4
INDEKSIMI VLERËSIMI DHE PROMOVIMI I PËRFSHIRJES SË KOMUNITETEVE LOKALE NË ADMINISTRIMIN E ZONAVE TË MBROJTURA Parqet Dinarike – rrjeti i zonave të mbrojtura të Dinarideve janë krijuar në fund të vitit 2014 me seli në Podgoricë në bazë të marrëveshjes politike të 8 vendeve të Harkut Dinarik – Big Win II. Organizata është e përkushtuar në ngritjen e vlerave natyrore dhe kulturore të zonave të mbrojtura të Dinarideve, promovimin e tyre, përkrahjen dhe ndërlidhjen regjionale, përmes zbatimit të parimit të menaxhimit të mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Në bashkëpunim me partnerët nga regjioni, Parqet Dinarike kanë nisur një sërë iniciativash kyçe, me qëllim të forcimit të partneritetit në mes të zonave të mbrojtura dhe përfaqësuesve të komu- niteteve lokale, bazuar në parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të ak- torëve lokal. Përmes këtyre aktiviteteve synohen të arrihen qëllimet vijuese: Avancimi i bashkëpunimit në mes të zonave të mbrojtu- ra dhe komuniteteve lokale në vendet e Harkut Dinarik; Krijimi i strukturave/mekanizmave të përhershëm të komunikimit dhe avancimit të funkcionalitetit të bash- këpunimit ekzistues në mes të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe sektorit privat në zonat e mbrojtura; Stimulimi i qasjes prokative në zonat e mbrojtura përmes përfshirjes së përfaqësuesve të komunitetit lokal në proceset e vendimarrjes (planifikim, zbatim, monitorim dhe vlerësim të politikave të cilat ndikojnë në menaxhimin e zonave të mbrojtura). NIVELI I LARTË I NDËRVEPRIMIT, BASHKËPUNIMI DHE NDJENJA E KOMUNITETIT NË MES TË ZONAVE TË MBROJTURA DHE KOMUNITETEVE LOKALE PARAQESIN PARAKUSHT PËR MENAXHIM TË MIRË ME PARQE DHE ARRITJE TË SYNIMIT TË ZHVILLIMIT TË QWNDRUESHËM. DREJTUESIT E ZONAVE TË MBROJTURA, ME PWRKRAHJE TË KOMUNITETIT LOKAL DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE, PLOTËSOJNË FUNKCIONE BAZË ME MË TEPWR EFIKASITET NË: MBROJTJE TË BIODIVERSITETIT, RUAJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE DHE TRADITËS, SI DHE AVANCIM DHE VALORIZIM TË VLERAVE ARSIMORE, SHPIRTËRORE, ESTETIKE, SHËNDETËSORE, REKREATIVE, TURISTIKE DHE TË TJERA TË ZONAVE TË MBROJTURA.

INDEKSIMI - Parks Dinarides · Projektet e aprovuara zbatohen në shtatë vende të regjionit Dinarik, ku krijohen partneritete te reja në mes të më tepër se tridhjetë zonave

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: INDEKSIMI - Parks Dinarides · Projektet e aprovuara zbatohen në shtatë vende të regjionit Dinarik, ku krijohen partneritete te reja në mes të më tepër se tridhjetë zonave

INDEKSIMI VLERËSIMI DHE PROMOVIMI I PËRFSHIRJES SË KOMUNITETEVE LOKALE NË ADMINISTRIMIN E ZONAVE TË MBROJTURA Parqet Dinarike – rrjeti i zonave të mbrojtura të Dinarideve janë krijuar në fund të vitit 2014 me seli në Podgoricë në bazë të marrëveshjes politike të 8 vendeve të Harkut Dinarik – Big Win II. Organizata është e përkushtuar në ngritjen e vlerave natyrore dhe kulturore të zonave të mbrojtura të Dinarideve, promovimin e tyre, përkrahjen dhe ndërlidhjen regjionale, përmes zbatimit të parimit të menaxhimit të mirë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në bashkëpunim me partnerët nga regjioni, Parqet Dinarike kanë nisur një sërë iniciativash kyçe, me qëllim të forcimit të partneritetit në mes të zonave të mbrojtura dhe përfaqësuesve të komu-niteteve lokale, bazuar në parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe pjesëmarrjes aktive të ak-torëve lokal. Përmes këtyre aktiviteteve synohen të arrihen qëllimet vijuese:

Avancimi i bashkëpunimit në mes të zonave të mbrojtu-ra dhe komuniteteve lokale në vendet e Harkut Dinarik;

Krijimi i strukturave/mekanizmave të përhershëm të komunikimit dhe avancimit të funkcionalitetit të bash-këpunimit ekzistues në mes të institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe sektorit privat në zonat e mbrojtura;

Stimulimi i qasjes prokative në zonat e mbrojtura përmes përfshirjes së përfaqësuesve të komunitetit lokal në proceset e vendimarrjes (planifikim, zbatim, monitorim dhe vlerësim të politikave të cilat ndikojnë në menaxhimin e zonave të mbrojtura).

NIVELI I LARTË I NDËRVEPRIMIT, BASHKËPUNIMI DHE NDJENJA E KOMUNITETIT NË MES TË ZONAVE TË MBROJTURA DHE KOMUNITETEVE LOKALE PARAQESIN PARAKUSHT PËR MENAXHIM TË MIRË ME PARQE DHE ARRITJE TË SYNIMIT TË ZHVILLIMIT TË QWNDRUESHËM. DREJTUESIT E ZONAVE TË MBROJTURA, ME PWRKRAHJE TË KOMUNITETIT LOKAL DHE ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE, PLOTËSOJNË FUNKCIONE BAZË ME MË TEPWR EFIKASITET NË: MBROJTJE TË BIODIVERSITETIT, RUAJTJE TË TRASHËGIMISË KULTURORE DHE TRADITËS, SI DHE AVANCIM DHE VALORIZIM TË VLERAVE ARSIMORE, SHPIRTËRORE, ESTETIKE, SHËNDETËSORE, REKREATIVE, TURISTIKE DHE TË TJERA TË ZONAVE TË MBROJTURA.

Page 2: INDEKSIMI - Parks Dinarides · Projektet e aprovuara zbatohen në shtatë vende të regjionit Dinarik, ku krijohen partneritete te reja në mes të më tepër se tridhjetë zonave

INSTRUMENTET PËR VLERËSIMIN

DHE PROMOVIMIN E PËRFSHIRJES SË

KOMUNITETIT LOKAL NË

MENAXHIMIN E ZONAVE TË MBROJTURA

Anëtarët e Parqeve Dinarike – rrjetit të zonave të mbrojtu-ra të Dinarideve kanë në dispozicion instrumentet vijuese:

I) Përcaktimin e indeksit të përfshirjes së komunitetit lokal në drejtimin e zonave të mbrojtura dhe hartimi i Planit të forcimit të kapaciteteve përmes procesit të INDEKSIMIT

II) Ofrimi i përkrahjes për zonat e mbrojtura në pro-movimin e indeksit të përfshirjes së komuniteteve lokale në menaxhimin e zonave të mbrojtura, përmes

II.1 Programit të granteve për zonat e mbrojtura dhe II.2 Projektit regjional edukativ „Rrjeti i Shkollave në Zonat e Mbrojtura“.

INDEKSIMI: Vlerësimi i përfshirjes së komunitetit lokal në menaxhimin e zonave të mbrojtura dhe hartimi i Planit të Forcimit të Kapaciteteve.INDEKSIMI është krijuar si një instrument unik për matjen dhe promovimin e përfshirjes së komunitetit lokal në drejtimin e zonave të mbrojtura. Metodologjia bazohet në mbledhjen e informacioneve mbi atë se si zonat e mbrojtura dhe përfaqësuesit e komunitetit lokal e vlerëso-jnë bashkëpunimin ekzistues të ndërsjellë, dhe në bazë të të dhënave hartojnë rekomandime dhe krijojnë nisma të reja.

Fushat prioritare në të cilat përcillet komunikimi dhe bashkëpunimi në mes të akterëve kyç jan:

Parqet Dinarike në bashkëpunim me zonat e interesuara të mbrojtura organizojnë punëtori njëdi-tore për zbatimin e hulumtimeve përmes komunikimit të drejtpërdrejt me drejtuesit dhe popullsinë lokale në terren. Në hulumtim përdoren dy pytësorë të strukturuar: njëri për përfaqësuesit e zonave të mbrojtura dhe tjetri për përfaqësuesit e komunitetit lokal. Në bazë të përgjigjeve të marra nga py-etësorët dhe në bazë të kritereve të përcaktuara paraprakisht për vlerësimin e nivelit të angazhimit të komunitetit, përcaktohet Indeksi i përfshirjes. Përpos këtij treguesi kuantitativ, përmes indek-simit gjithashtu mblidhen të dhëna nga intervistat me drejtuesit dhe diskutimet me përfaqësuesit e komunitetit lokal. Në bazë të këtyre të dhënave kuantitative dhe kualitative, përgatitet analiza me rekomandime për avancimin e kapaciteteve të drejtuesve dhe të komuniteteve dhe proceseve lokale që sjellë tek një bashkëpunim më i mirë – Plani për Krijimin e Kapaciteteve.

VENDIMMARRJA DHENDIKIM NËVENDIMMARRJE

PLANIFIKIMI IMENAXHIMIT

KOMUNIKIMI NËZONAT E MBROJTURA

EDUKIMI DHE ZHVILLIMI I KAPACITETEVE

* Lovren Orlović,. V., Kus Veenvliet, J., Partington, R, Fenten, Ë. Priručnik Metodologije za uključivanje lokalne zajednice u upravljanje zaštićenim područjima,ËËF Adria i Parkovi Dinarida, 2017, dostupno na ëëë.parksdinarides.org

ZHVILLIMISHO QROR

ZHVILLIMIEKONOMIK

TË DREJTAT DHE MUNDËSITË E BARABARTA

Page 3: INDEKSIMI - Parks Dinarides · Projektet e aprovuara zbatohen në shtatë vende të regjionit Dinarik, ku krijohen partneritete te reja në mes të më tepër se tridhjetë zonave

NË RAPORT TË DREJTUESVE DHE PËRFAQËSUESVE TË KOMUNITETIT LOKAL NDIKOJNË SHUMË FAKTORË: NGA NJËRA ANË KEMI MËNYRËN E MENAXHIMIT DHE NIVELIN E HAPJES SË ADMINISTRATËS, DHE KAPACITETET TEKNIKE, NJERËZORE DHE FINANCIARE PËR SIGURIMIN E PJESËMARRJES AKTIVE TË QYTETARËVE. E RËNDËSISË SË NJËJTË ËSHTË QASJA PROAKTIVE DHE VEPRIMI I PËRFAQËSUESVE TË KOMUNITETIT LOKAL, I CILI NË ANËN TJETËR VARET NGA NIVELI I EDUKIMIT, INFORMIMIT, VETËDIJËS QYTETARE, INTERESAVE EKONOMIKE DHE TË TJERA. NË FUND, KY RAPORT ËSHTË I KUSHTËZUAR EDHE NGA SITUATA SHOQËRORE, POLITIKE DHE EKONOMIKE NË RRËTHINË. TË GJITHA ASPEKTET E LARTËPËRMENDURA MIRREN PARASYSH GJATË PËRGATITJES SË PLANIT TË FORCIMIT TË KAPACITETEVE.

EDHE PSE NJË NGA REZULTATET KRYESORE TË PROCESIT TË INDEKSIMIT ËSHTË INDEKSI I PËRFSHIRJES – QËLLIMI I HULUMTIMIT NUK ËSHTË RENDITJA E ZONAVE SIPAS VENDEVE APO HAPËSIRAVE – POR KRIJIMI I IMAZHIT SA MË GJITHPËRFSHIRËS, SASIOR-CILËSOR MBI NEVOJAT E ZONAVE TË CAKTUARA TË HARKUT DINARIK DHE KOMUNITETEVE LOKALE PËR AVANCIM TË KAPACITETEVE TË BASHKËPUNIMIT DHE ZHVILLIMIT.

Cikli i parë i INDEKSIMIT – vlerësimit të përfshirjes së komu-niteteve lokale, është organizuar në vitin 2017-2018 në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Kroaci, Kosovë*, Maqedo-ni, Slloveni dhe Serbi. Në 66 zona të mbrojtura janë organizuar punëtori, tek numri më i madh i anëtarëve të rrjetit të Parqeve Dinarike. Gjithsej 930 persona kanë marrë pjesë, prej të cilëve 290 apo 31,20% kanë qenë gra.

Në bazë të rezultateve të marra, grupi i ekspertëve ka krijuar Planin për Forcimin e Kapaciteteve për përfshirje të mëtutjeshme të komunitetit në hapësirën e Harkut Dinarik, që ka qenë bazë për kri-jimin e Programit të Granteve për Zonat e Mbrojtura dhe Program-it Regjional Edukativ „Rrjeti i Shkollave në Zonat e Mbrojtura“.

PROGRAMI I GRANTEVE PËR ZONAT E MBROJTURA TË PARQEVE DINARIKE Për të kontribuar në rritjen e nivelit të përfshirjes së komunitetit lokal në menaxhimin e zonave të mbrojtura, përmes forcimit të partneritetit në nivel lokal dhe regjional, Parqet Dinarike në vitin 2018 kanë inicuar Programin e parë të Granteve për Zona të Mbrojtura, brenda së cilit janë aprovuar dhjetë iniciativa lokale dhe regjionale.

Projektet e aprovuara zbatohen në shtatë vende të regjionit Dinarik, ku krijohen partneritete te reja në mes të më tepër se tridhjetë zonave të mbrojtura, institucioneve dhe organizatave regjionale dhe lokale, kompanive private dhe prodhuesve lokal. Bartësit e projektit janë: NP Zeleni prsten, NP për Mbrojtje të Natyrës Mexhimurska priroda dhe Parku i Natyrës Zhumberak – Samoborsko gorje nga Kroacia, Parku Kombëtar Mavrova nga Maqedonia, Parku regjional Kozjansko dhe Krajinski park Tivoli nga Sllovenia, Parku i Natyrës Tikvara nga Serbia, Parku Kombëtar Shebenik – Jabllan-icë nga Shqipëria, Parku i Natyrës Blidinje nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe Parku i Natyrës Piva nga Mali i Zi.

Në regjion zbatohen aktivitete të ndryshme për përfshirjen e popullsisë lokale në procese të ven-dimmarrjes mbi zhvillimin shoqëror dhe ekonomik dhe mbrojtjen e vlerave natyrore dhe kulturore të parkut: përgatitja e udhërrëfyesit për përfshirje të publikut dhe themelim të forumeve lokale,

Page 4: INDEKSIMI - Parks Dinarides · Projektet e aprovuara zbatohen në shtatë vende të regjionit Dinarik, ku krijohen partneritete te reja në mes të më tepër se tridhjetë zonave

Programi edukativ regjional „Rrjeti i Shkollave të Zonave të Mbrojtura“Rezultatet e ciklit të parë të INDEKSIMIT kanë treguar që edukimi në zonat e mbrojtura është dalluar si një komponentë e rëndësishme e punës, si tek drejtuesit ashtu edhe tek komuniteti lokal. Konform kësaj, Parqet Dinarike dhe WWF kanë filluar projektin edukativ reg-jional „Rrjeti i Shkollave të Zonave të Mbrojtura“. Projekti realizohet në gjashtë zona të mbrojtura, anëtare të Parqeve Dinarike.

Synimi i këtij projekti është forcimi i bashkëpunimit në mes të shkol-lave lokale dhe zonave të mbrojtura, përmes përfshirjes së mësim-dhënësve në krijimin dhe promovimin e programeve edukative të zonave të mbrojtura, që me kohë do të sjellë deri tek mirëkuptimi më i madh i rëndësisë së mbrojtjes së natyrës tek të rinjtë, si dhe përf-shirjen e tyre aktive në këtë fushë. Secila prej gjashtë zonave të mbro-jtura të cilat janë përfshirë në projekt përbëjnë një ekip të përbërë nga përfaqësuesit e drejtuesve të cilët janë përgjegjës për programet edukative dhe nga dy mësimdhënës. Përmes krijimit të Rrjetit të Shkollave, do t’i mundësohet një numri më të madh të shkollave lokale të kenë pjesëmarrje aktive në planifikimin dhe zbatimin e programeve edukative në zonën e mbrojtur, si dhe zhvillimi i më-tutjeshëm të programeve edukative regjionale. Zonat e mbrojtura të përfshirja janë: Rezervati i Posaçëm Natyror „Obedska bara“ , Parku i Natyrës „Stara planina“, SHF „Dushan Vu-kasoviç Diogen“, Kupinovo dhe SHF „Vuk Karaxhiç“, Pirot (Serbi), pastaj Zonat e Mbrojtura të Kantonit të Sarajevës, Parku i Natyrës „Hutovo blato“, NP „Shkolla e Dytë Fillore“, Illixha/Hrasnica dhe „Kolexhi i Botës së Bashkuar“, Mostar (Bosnje dhe Hercegovinë); Parku Kombëtar „Lovçen“, Parku Kombëtar „Liqeni i Shkodrës“, SHF “Millan Vukotiç“, Gollubovci i SHF „Njegosh” Cetinje (Mal i Zi).

krijim të njësiteve mobile për të informuar popullsinë lokale në zona të largëta dhe të izoluara mbi aktivitetet e parkut, vënia në dispozicion dhe pajisja e hapësirave të parkut për prodhuesit lokal – për të përmirësuar kushtet për prodhim dhe plasim të përbashkët, ndërlidhja e ofertave të fermave familjare dhe sipërmarrjeve blerëse, trajnimi për guidat lokale malore, etj.

Është e rëndësisë së veçantë që në projekte janë të përfshirë pjesëtarët më të lëndueshëm të komu-niteteve: të rinjtë, të varfërit, të moshuarit, gratë, pakicat kombëtare. Në këtë mënyrë kontribohet në rritjen e shkallës së përfshirjes së komunitetit lokal në të gjitha fushat prioritare, nga vendimmarrja, edukimi, deri tek zhvillimi ekonomik dhe të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë anëtarët e komunitetit dhe të punësuarit në parqe.

BASHKOHUNI ME NE!

Cikli i dytë i INDEKSIMIT do të organizohet në periudhën nga marsi në korrik të vitit 2019.

Nëse dëshironi që zona juaj e mbrojtur të njihet si anëtare e rrjetit të Parqeve Dinarike e cila Kujdeset për Komunitetin Lokal, na kontaktoni:

Parqet Dinarike – rrjeti i zonave të mbrojtura të Dinarideve

Tel: +382 20 671 668Email: [email protected]://ëëë.parksdinarides.org

Ky aktivitet zbatohet si pjesë e projektit të partneritetit “Zonat e Mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit“, i cili drejtohet nga WWF Adria dhe financohet nga Agjencia NdërkombëtareZhvillimore Suedeze – SIDA

Švedska

Sverige