Upload
others
View
94
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Këshilli për Arsim dhe Aftësim Profesional
STANDARDI PROFESIONAL
Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit
Sektori: Ndërtimtari
Kodi:
Data e aprovimit:
Ky standard profesional është zhvilluar me mbështetje të Projektit KOSVET V- një
projekt i financuar nga BE menaxhuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian
dhe Projektit “Mbështetja e Arsimit Profesional VES III”, implementuar nga
SWISSCONTACT dhe financuar nga Swiss Cooperation Office (SCO) në Kosovë.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
Ekipi i zhvillimit:
Koordinatorë i ekipit ing . mak . ...
Ekipi verifikues:
Ing. ....
Ing....
Data e aprovimit ....
Valide prej ....
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
Profesioni: instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit
Përshkrimi i profesionit:
Instaluesi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për të realizuar pune me cilësi dhe konform kushteve teknike është i detyruar të njohë dhe të përdorë në mënyre efikase të gjitha materialet bazë dhe ato ndihmëse në ambiente civile .
Instaluesi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit ne sektorin e ndërtimit duhet të jetë ne gjendje të :
Lexon dhe interpreton skema dhe dokumentacionin teknik të instalimeve të rrjetit të ujit , rrjetit të shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Përgatitë skema të ndryshme të instalimeve të rrjetit të ujit , rrjetit të shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Përgatitë vendin e punës për instalime të rrjetit të ujit , rrjetit të shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Përcakton procedurat e punës në instalimet e rrjetit të ujit,shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Përzgjedhë veglat dhe pajisjet dhe materialet e duhura për instalime të rrjetit të ujit , rrjetit të shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Përdor dhe mirëmban veglat dhe pajisjet e punës në instalimet e rrjetit të ujit,shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Kryej matje dhe kuotime ne instalimet e rrjetit të ujit , rrjetit të shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Hap kanalet dhe vrimat për instalimet e rrjetit të ujit , rrjetit të shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Kryej punime per montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit me elemente bashkuese (rakorderitë )
Kryej punime për instalimin e rrjetit të brendshëm të kanalizimit me elemente bashkuese (rakorderitë)
Vendos dhe montoj pajisje sanitare ne objekte sociale e publike .
Monton dhe Instalon pompa në objekte sociale, publike dhe industriale
Monton dhe instalon depozita të ujit ne objekte banimi, publike dhe industriale.
Monton dhe instalon pajisje të mbrojtjes nga zjarri ne objekte të natyrës së ndryshme.
Vendos dhe monton boilerat ë llojeve të ndryshme
Bëjë kontrollin dhe provën në instalimet e rrjetit të ujit , rrjetit të shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Diagnostifikojë parregullsitë ne instalimet e rrjetit të ujit , rrjetit të shkarkimit dhe pajisjeve sanitare.
Hartojë listën e materialit dhe kostos se materialit
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
Zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë e të ruajtjes së mjedisit.
Instaluesi i ujësjellësit dhe kanalizimit duhet të ketë njohuri themelore të matematikes , hidraulikës, teknikes se ndërtimit dhe të funksionimit të skemave të ujësjellësit dhe kanalizimit , ndërtimit e funksionimit të pajisjeve që përdoren në Instaluesi i ujësjellësit dhe kanalizimit, metodat e kontrollit . Ai duhet të dijë vetitë e materialeve që përdoren në Instalimet e ujësjellësit dhe kanalizimit , metodat e llogaritjes se punimeve të thjeshta ,legjislacionin qe vepron në fushën e tij profesionale .
Qëndrimi i dëshiruar ndaj punës:
Instaluesi i ujësjellësit dhe kanalizimit duhet:
- të komunikojë në mënyrë korrekte , me shkrim dhe me gojë , për të shprehur mendimet e ndjenjat e tij dhe për të argumentuar opinionet për çështje të ndryshme .
- të angazhohet fizikisht , mendërisht dhe emocionalisht në zgjidhjen e situatave të ndryshme
problemore që do të ndeshet ne kontekstin profesional, personal dhe shoqëror .
- të respektoje rregullat dhe parimet e një bashkëjetese demokratike ne kontekstin e integrimeve lokale , rajonale dhe globale
- të manifestoj guxim dhe iniciative në marrjen e përgjegjësisë në të ardhmen .
- të respektoj parimet e punës në grup dhe të bashkëpunoj aktivisht në arritjen e objektivave të
pranuara.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
Nr. Funksioni Përshkrimi I funksionit
1 Përgatitja për fillimin e punës Ky funksion ka të beje me : punët përgatitore për të plotësuar kërkesat e instalimit të sistemeve dhe komponentëve, Përzgjedhjen e materialeve të duhura për punë, Mirëmbajtja e veglave të punës , Masat e mbrojtjes në punë dhe ruajtjes së mjedisit
2 Planifikimi i instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit
Ky funksion ka të bëjë me : Identifikimin e karakteristikave të punës për instalues të ujësjellësit( përgatitjen e një skice me dimensione dhe matje për pozicionimin e sistemeve dhe komponentëve sipas kërkesave të instalimit ), Planifikimin i dinamikes së punës(caktimin e detyrave të punës , afatet kohore për kryerjen e punëve, kontrollin e përmbushjes së detyrave të punës brenda afatit të caktuar).
3 Kryerja e llogarive për kryerjen e punimeve
Ky funksion ka të bëjë me : Kalkulimin e shpenzimeve të materialit, Kalkulimin e çmimit të shërbimit, Kalkulimin e çmimit të përgjithshëm të instalimit.
4 Kryerja e punimeve për hapjen e kanaleve dhe vrimave ne rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimit
Ky funksion ka të bëjë me : përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës , hapjen e kanaleve dhe vrimave , respektimin e rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes se mjedisit .
5 Kryerja punimeve për montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit
Ky funksion ka të beje me : përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës , Kryerjen punimeve për montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, kontrollimin e rrjetit dhe funksionalitetin e rrjetit.
6 Kryerja e punimeve për instalimin e rrjetit të brendshëm të kanalizimit
Ky funksion ka të beje me : përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës , Kryerjen punimeve për montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të shkarkimit , kontrollimin e rrjetit .
7 Montimi edhe instalimi i pajisjeve sanitare
Ky funksion ka të bëjë me : përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës , Instalimi i pajisjeve sanitare (elementeve) dhe elementeve tjera përcjellëse, Verifikimi i funksionalitetit të pajisjeve të instaluara, Përfundimi dhe dorëzimi i punës .
8 Instalimi i armaturave ,pompave ,depozitave të ujësjellësit dhe montimi pajisjeve të mbrojtjes nga zjarri
Ky funksion ka të beje me : Përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës, Instalimi – montimi i armaturave, pompave, depozitave ne rrjetin e brendshëm të ujësjellësit, montimin e pajisjeve të mbrojtjes nga zjarri, Verifikimi i funksionalitetit të pajisjeve të instaluara, Përfundimi dhe dorëzimi i punës
9 Mirëmbajtja dhe kontrolli
Ky funksion ka të bëjë me : Përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës, Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës, Konfirmon integritetin e sistemit të instaluar duke përdorë proceduar testuese pa zë, Kontrollimin e sasisë së materialeve të përdoruara kundrejt planit kalkulues
10 Mbrojtja ne punë dhe ruajtja e mjedisit
Ky funksion ka të bëjë me : Përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës, Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës, Konfirmon integritetin e sistemit të instaluar duke përdorë proceduar testuese pa zë, Kontrollon sasinë e materialeve të përdoruara kundrejt planit kalkulues
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
7
Funksioni: Përgatitja për fillimin e punës
Kjo njësi ka të bëjë me : Bënë punë përgatitore për të plotësuar kërkesat e instalimit të sistemeve dhe komponentëve, Përzgjedhjen e materialeve të duhura për punë, Mirëmbajtjen e veglave të punës , Masat e mbrojtjes në punë dhe ruajtjes së mjedisit
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Bën punë përgatitore për të plotësuar kërkesat e instalimit të sistemeve dhe komponentëve
Përgatit veglat për punë
Përzgjedh veglat , pajisjet për vendin e punës.
Përgatit vendin për punë
Vesh rrobat e punës
Përcakton nevojat për fuqi punëtore
Nxënësi /kandidati duhet të :
Analizon dhe interpreton kërkesat e instalimit të sistemeve dhe komponentëve.
Zgjedh komponentët korrekte të sistemeve dhe pajisjet e sigurta për instalim .
Të njohe zgjedhjen pajisjeve , veglave dhe materialeve korrekte për instalim dhe të konfirmon që ato përshtaten për qëllimin e menduar dhe se do të jenë të mundshme sipas kërkesës.
Aftësi për të vepruar në përcaktimin e llojeve të gypave dhe materialeve të nevojshme.
Puna në grup
Shkathtësi të mira në komunikim në gjuhën zyrtare me klient për planin e instalimit .
Përzgjedh materialet e duhura për punë
Përcakton llojet e materialeve për pune
Materialet janë në përputhje me kërkesat e instalimit
Kontrollon cilësinë e materialit
Mirëmban veglat e punës
Evidentimi i veglave , pajisjeve të dëmtuara – zëvendësimi , riparimi.
Pastrimi dhe lyerja i veglave pas çdo pune
Sistemi i veglave në vendet e caktuara
Zbaton masat e mbrojtjes në punë dhe ruajtjes së mjedisit
Siguron hapësirën e punës
Siguron pajisjet , veglat dhe materialet.
Kontribuon në evitimin e rreziqeve ndaj shëndetit
Kontribuon në mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirën e punës .
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
8
Kushtet e realizimit të funksionit:
Kryen planin e instalimit i referohen punëve përgatitore - Përgatitjes së veglave për punë ,përzgjedhjes së veglave , pajisjeve për vendin e punës ,përgatitjes së vendit për pune dhe veshjes se rrobave të punës .
- Mirëmbajtja e veglave të punës - i referohet mirëmbajtjes së veglave të punës në vendin e punës( Evidentimi i veglave , pajisjeve të dëmtuara – zëvendësimi , riparimi,Pastrimi dhe lyerja i veglave pas çdo pune ,Sistemimi i veglave në vendet e caktuara)
- Masat e mbrojtjes në punë dhe ruajtjes së mjedisit i referohet sigurimit të hapësirës së punës ,Sigurimit të pajisjeve , veglave dhe materialeve, mirëmbajtjen e pastërtisë në hapësirën e punës .
Kërkesat e vlerësimit Evidenca e performancës: evidenca se si kryhen aktivitetet, grumbullohen nëpërmjet vëzhgimit të kandidatit duke i bërë këto aktivitete( të përshkruara në funksion )në një situatë reale të punës. Kontrollimi i ambientit të punës /listë kontrolli.
Evidenca e njohurive : test me shkrim, pyetje dhe përgjigje me gojë për të demonstruar që nxënësi i ka kuptuar kërkesat e punës dhe rregullat në marrëdhënie me funksionet e përshkruara më lartë.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
9
Funksioni: Planifikimi i instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit Kjo njësi ka të bëjë me : Identifikimin e karakteristikave të punës për instalues të ujësjellësit( përgatitjen e një skice me dimensione dhe matje për pozicionimin e sistemeve dhe komponentëve sipas kërkesave të instalimit ), Planifikimin i procesit të punës(caktimin e detyrave të punës , afatet kohore për kryerjen e punëve, kontrollin e përmbushjes së detyrave të punës brenda afatit të caktuar).
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Identifikimi i karakteristikave të punës për instalues të ujësjellësit
Interpretoj dokumentacionin teknik
Përgatitë një skicë me dimensione dhe matje për pozicionimin e sistemeve dhe komponentëve sipas kërkesave të instalimit .
Përcakton renditjen e procedurave dhe aktiviteteve të punës për instalim .
Bej konsultime në gjuhë zyrtare me investitorin
Raporton ndonjë dëm apo defekt para instalues investitorit
Përcakton llojet e gypave , përmasat , vendosjet dhe elementet e të ujësjellësit
Nxënësi /kandidati duhet të:
Din si të matë dhe incizoj detajet e instalimit për qëllime fabrikate
Din si të vizatoje një skice instalimi
Din si të përdor dokumentin teknik
Njeh përmasat standarde të gypave
Njeh rregullat teknike për vendosjen e gypave
Njeh elementet e ujësjellësit
Njeh rregullat për vendosjen e elementeve të ujësjellësit
Njeh normat dhe rregullat për ekzekutimin e instalimit të ujësjellësit dhe
Aftësi për të lexuar dokumentacionin teknik, planifikim
Aftësi për të punuar një skice sipas kërkesave të instalimit
I përshtatshëm për punë ekipore
Komunikativ
Fleksibil
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që kryen
Njohja e gjuhëve të huaja.
Planifikimi i procesit të punës
Cakton detyrat e punës
Përcakton afatet kohore për kryerjen e punëve
Kontrollon përmbushjen e detyrave të punës brenda afatit të caktuar
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
10
kanalizimit
Planifikojnë dinamiken e punës
Kushtet e realizimit të funksionit: Planifikimi i instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit - i referohen përgatitjes së skicës së vizatimit , leximit të dokumentacionit teknik ,veglave për punë ,përzgjedhjes së veglave , pajisjeve për vendin e punës ,përgatitjes së vendit për punë, respektimit të normave dhe rregullave për ekzekutimin e instalimit të ujësjellësit dhe kanalizimit ,komunikimit në gjuhë zyrtare. Planifikimi i procesit të punës i referohet : detyrave të punës , afateve kohore për kryerjen e punëve ,Kontrollimit të përmbushjes së detyrave të punës brenda afatit të caktuar Kërkesat e vlerësimit Evidenca e performancës: vëzhgim i performancës në situatë reale të punës
Evidenca e njohurive : skice e vizatimit , test me shkrim i njohurive , pyetje dhe përgjigje me gojë , diskutim profesional.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
11
Funksioni: Kryerja e llogarive për kryerjen e punimeve Kjo njësi ka të bëjë me : Kalkulimi i shpenzimit të materialit, Kalkulimi i çmimit të shërbimit, Kalkulimi i çmimit të përgjithshëm të instalimit.
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Kalkulimi i shpenzimit të materialit
Përcakton sasinë , dimensionet dhe përmasat për materialet e furnizimit me ujë dhe kanalizim.
Përcakton sasinë , dimensionet dhe përmasat e të gjithë materialeve.
Njeh llogari të thjeshta ekonomike (njeh strukturën dhe llojet e shpenzimeve, normativën e materialeve bazë dhe ndihmëse shpenzuese , normativat kohore të punës.
Aftësi për të llogaritur vëllimin e punimeve dhe çmimin e shërbimeve
I përshtatshëm për punë ekipore
Komunikativ
Fleksibil
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që kryen
Njohja e gjuhëve të huaja.
Njohe bazat themelore të matematikës
Kalkulimi i çmimit të shërbimit
Përcakton vëllimin e punimeve
Përcakton çmimin e shërbimeve
Përcakton vlerën për shpenzime të pa parashikuar
Kalkulimi i çmimit të përgjithshëm të instalimit
Përpilon listën e të gjithë materialeve , sasinë dhe çmimin e tyre
Përcakton çmimin total të materialit për instalimin
Kushtet e realizimit të funksionit: Kryerja e llogarive për kryerjen e punimeve i referohet : kalkulimit të çmimit të shërbimeve dhe çmimit të përgjithshme të instalimeve (Përpilimit të listës së të gjithë materialeve , sasinë dhe çmimin e tyre, përcaktimit të çmimit total të materialit për instalim.) Kryerja e punimeve i referohet punimeve të cilat duhet të kryhen gjatë : planifikimit , instalimit- montimit, kontrollit , vërjes në funksion të pajisjeve. Kërkesat e vlerësimit Evidenca e performancës: evidenca se si kryhen aktivitetet, grumbullohen nëpërmjet vëzhgimit të kandidatit duke i bërë këto aktivitete(të përshkruara në funksion)në një situatë reale të punës. Kontrollimi i ambientit të punës /listë kontrolli.
Evidenca e njohurive : test me shkrim, pyetje dhe përgjigje me gojë për të demonstruar që nxënësi i ka kuptuar kërkesat e punës ,diskutim profesional.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
12
Funksioni: Kryen punime për hapjen e kanaleve dhe vrimave në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimit Kjo njësi ka të bëjë me : përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës , hapjen e kanaleve dhe vrimave , respektimin e rregullave të sigurimit teknik dhe ruajtjes se mjedisit .
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës
Përzgjedh veglat dhe pajisjet të sigurta të cilat plotësojnë kërkesat e sigurisë dhe shëndetit për hapjen e kanaleve .
Njohe veglat , pajisjet e punës - ndërtimin e tyre dhe mirëmbajtjen e tyre
Njohe punët ndërtimore.
Njohe teknikat dhe rregullat për hapjen e kanaleve dhe vrimave .
Përdorimit të veglave dhe pajisjeve të ndryshme për hapjen e kanaleve dhe vrimave .
I përshtatshëm për punë ekipore
Komunikativ
Fleksibil
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që kryen
Njohja e gjuhëve të huaja
Hapja e kanaleve,vrimave të ndryshme në vende të ndryshme të punës
Punon në mënyrën të sigurt në të gjitha kohët në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet tjera relevante për sigurinë në punë dhe shëndetin .
Cakton kuotat për hapjen e kanaleve ,vrimave
Përdorë vegla të përshtatshme për hapjen e kanaleve dhe vrimave .
Kontrolli i kualitetit të punës
Zbaton normat dhe rregullat për ekzekutimin – hapjen e kanaleve dhe vrimave të ujësjellësit dhe kanalizimit
Kontrollon hapjen e kanaleve dhe vrimave sipas skicës së instalimit
Konsultim me personat adekuat (përgjegjësit )
Raporton ndonjë dëm apo ndonjë defekt para instalimit personit adekuat
Kushtet e realizimit të funksionit: Hapja e kanaleve dhe vrimave në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimit i referohet punimeve të cilat duhet të kryhen në objektet private , shoqërohet për hapje të kanaleve dhe vrimave në rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimit, vendosjes së gypave në kanale , fiksimit të gypave . Veglat dhe pajisjet e punës për hapjen e kanaleve dhe vrimave : dalta , çekani, nivelizues , metër , flex elektrik dore , pikamer elektrike , veshje pune, syza , dorëza pune, shkalle , burgi filetuese etj
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
13
Konsultim me personat adekuat (përgjegjësit ) i referohet punëdhënësit, supervizorit , shefit në objektin punues . Kërkesat e vlerësimit Evidenca e performancës: evidenca se si kryhen aktivitetet, grumbullohen nëpërmjet vëzhgimit të kandidatit duke i bërë këto aktivitete( të përshkruara në funksion )në një situatë reale të punës. Kontrollimi i ambientit të punës /listë kontrolli.
Evidenca e njohurive : test me shkrim, pyetje dhe përgjigje me gojë për të demonstruar që nxënësi i ka kuptuar kërkesat e punës, diskutim profesional .
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
14
Funksioni: Kryen punime për montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit Kjo njësi ka të bëjë me : përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës , Kryerjen punimeve për montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit, kontrollimin e rrjetit dhe funksionalitetin e rrjetit.
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës
Përzgjedh veglat dhe pajisjet të sigurta të cilat plotësojnë kërkesat e sigurisë dhe shëndetit.
Punon në mënyrë të sigurt sipas rregullores dhe udhëzimeve zyrtare për sigurinë në punë dhe shëndetin.
Njoh llojet e gypave qe përdoren në rrjetin e brendshëm të furnizimit.
Të njohe të gjitha llojet e rakorderive per të gjitha lloje të gypave
Të njohe të gjitha proceset dhe mënyra të bashkimit të gypave me rakorderi përkatëse
Përdorimit të veglave dhe pajisjeve në varësi të kërkesave.
Instalon sisteme të rrjetit të ujësjellësit dhe elementeve duke përdorur metoda të punës që i përgjigjen kërkesave të klientit /industrisë
Aftësi për të kontrolluar testuar rrjetin e instaluar
I përshtatshëm për punë ekipore
Komunikativ
Fleksibil
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që kryen
Njohja e gjuhëve të huaja
Shkathtësi të mira ne komunikim ne gjuhen zyrtare me klient për planin e instalimit .
Kryen punime për montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit
Pozicionon , monton dhe lidhë komponentët për t’ju përgjigjur kërkesave të dizajnimit të sistemit.
Shtrinë dhe përgatitë punën me gypa
Lidhe komponentët me shërbimet e sistemit duke përdor metodat që përputhen me kërkesat e industrisë /klientit
Ben procese të instalimit duke zvogëluar dëmet klientëve dhe mjedisit të punës .
Raporton çfarëdo kushte që ndikojnë në progresin e instalimit nga personat relevant
Korrigjon masat gjatë procesit të instalimit dhe skicën e vizatimit nëse është e nevojshme .
Kontrollimi i rrjetit të instaluar
Kontrollon dimensionet , masat dhe korrigjon pozicionet e komponentëve të sistemit
Përdorimi i testeve pa zë për të konfirmuar integritetin e sistemit të instaluar
Kushtet e realizimit të funksionit:
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
15
Kryen punime për montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të ujësjellësit- i referohet mënyrës së montimit të gypave , kushteve teknike të punës në proceset dhe mënyrat e bashkimit të gypave me rakorderire përkatëse si lidhjen e gypave të zinkuar me filetë , lidhjen e gypave të çelikut me saldim , lidhjen e gypave plastike me ngrohje , lidhjen e gypave pvc me ngjitje , lidhjen e gypave të bakrit me ngjitje me kallaj, lidhjen e gypave alumino-plastike me presim , mënyrat dhe përcaktimi i veglës për lirim ose shtrëngim , izolimin e gypave , fiksimin dhe shtrëngimin e gypave në mur . Kryerjes së testimit të rrjetit që ka ndërtuar për të përcaktuar dhe shmangur defektet e mundshme . Veglat dhe pajisjet i referohet veglave për shtrëngim dhe mbajtje , veglat për matje dhe kontroll , veglat dhe pajisjet për punime axhusterie , veglat për saldim dhe ngjitje , veglat dhe pajisjet tjera ndihmese.
Veglat Paisjet Materialet
- Laps - Letër - Gomë - Metra të ndryshëm - Vizore me nonius - Nivelues - Këndmatës - Lavjerrës - Sharre hekuri dore - Çekiç (çekan) - Komplet burgish - Komplet daltash - Komplet çelësash - Çelësa francez - Çelësa anglez - Çelësa papagall - Sajlla për tërheqjen e gypave - Komplet daresh - Komplet kaçavidash - Brisk vidi - Teletub - Thikë pastruese për çeshmet - Thikë - Brisk për pastrim buzësh të gypit - Shpatull
- Tavolinë pune - Trapano elektrik dore - Mengene - Flex elektrik dore - Gur fleksibel - Komplet frezash - Filetuese elektrike - Filetuese me dore - Burgi filetuese - Pikamer elektrik - Shkallë - Skela - Dorëza pune - Syza mbrojtëse - Veshje pune - Fshesë - Çantë veglash - Kaset veglash - Aparati për presim të gypave alumino –
plastike - Pompe mekanike me presion - Aparat për ngjitje termike të gypave
polipropilen , pvc - Pompa e silikonit - Barometra për matjen e shtypjes
- Gyp i zinktuar . - Pjesët fasonike per gypat e zinktuar: Teshtik. Kthesa 90°, ura , mufa , nipple
kapak , holender . kthesa 92 °, kryq , reduktues - Materjali per mbeshtjelljen e filetës shtup (konop)
- Lenda hidroizoluese për lyerjen e filetës - spreji ose vaji për hapjen e filetës - materialit përforcues i gypave: cementi, gipsi
- Mbajtëset për përforcimin e gypave të jashtëm në mure
- Ngjyra për ngjyrosjen e gypave - Materiali për termoizolimin e gypave - Gyp plastike Ø të ndryshme për sistem
“Giacomini “ - Kolektorët për sistemin xhakomini - pjesët fasonike të sistemit “Giacomini “ - kutia shpërndarëse për kolektorë - mbajtëset për kokat e zeza të sistemit
“Giacomini “ - trakë për fiksimin e gypave ne dysheme - mbajtëse për vendosjen e kolektorëve në kutin
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
16
- Fangell - Gërshër - Gershër per plastik - Kazma - Lopata - Prerese për goma ne forme tubi - Dalta për sistemin italian
shpërndarëse - traka per fiksimin e kolektorëve në kutinë
shpërndarëse - Gyp plastike Ø të ndryshme për sistem
alumino -plastike - Rakorderitë për alumino -plastike
Kërkesat e vlerësimit
Evidenca e performancës: evidenca se si kryhen aktivitetet, grumbullohen nëpërmjet vëzhgimit të kandidatit duke i bërë këto aktivitete( të përshkruara në
funksion )në një situatë reale të punës. Kontrollimi i ambientit të punës /listë kontrolli.
Evidenca e njohurive : test me shkrim, pyetje dhe përgjigje me gojë për të demonstruar që nxënësi i ka kuptuar kërkesat e punës ,diskutim profesional.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
17
Funksioni: Kryen punime për instalimin e rrjetit të brendshëm të kanalizimit Kjo njësi ka të bëjë me : përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës , Kryerjen punimeve për montimin e gypave të rrjetit të brendshëm të shkarkimit , kontrollimin e rrjetit.
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës
Përzgjedh veglat dhe pajisjet të sigurta të cilat plotësojnë kërkesat sigurisë dhe shëndetit.
Punon në mënyrë të sigurt sipas rregullores dhe udhëzimeve zyrtare për sigurinë në punë dhe shëndetin.
Njeh ndërtimin dhe përdorimin e veglave për punë me gypat e shkarkimit e tyre .
Njeh llojet dhe dimensionet standarde të gypave të shkarkimit dhe elementet lidhëse për montim .
Njohë metodat apo teknikat e punës në varësi e sistemit të kërkuar.
Njeh materialet për përforcimin e gypave në kanalet përkatëse.
Përdorimit të veglave dhe pajisjeve në varësi të kërkesave.
Instalon sisteme të rrjetit të shkarkimit dhe elementeve duke përdorur metoda të punës që i përgjigjen kërkesave të klientit /industrisë
Aftësi për të kontrolluar testuar rrjetin e instaluar
I përshtatshëm për punë ekipore
Komunikativ
Fleksibil
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që kryen
Njohja e gjuhëve të huaja
Shkathtësi të mira ne komunikim ne gjuhen zyrtare me klient për planin e instalimit .
Kryen montimin e gypave plastike të shkarkimit
Pozicionon , monton dhe lidhë komponentët për t’ju përgjigjur kërkesave të dizajnimit të sistemit.
Shtrinë dhe përgatitë punën me gypa
Lidhë komponentët me shërbimet e sistemit duke përdor metodat që përputhen me kërkesat e industrisë /klientit
Bënë procese të instalimit duke zvogëluar dëmet klientëve dhe mjedisit të punës .
Raporton çfarëdo kushte që ndikojnë në progresin e instalimit nga personat relevant
Korrigjon masat gjatë procesit të instalimit dhe skicën e vizatimit nëse është e nevojshme
Kontrollimi i rrjetit të instaluar
Kontrollon dimensionet , masat dhe korrigjon pozicionet e komponentëve të sistemit
Përdorimi i testeve për të konfirmuar integritetin e sistemit të instaluar
Kushtet e realizimit të funksionit:
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
18
Kryen punime për instalimin e rrjetit të brendshëm të kanalizimit - i referohet mënyrës së montimit të gypave, kushteve teknike të punës në proceset dhe mënyrat e bashkimit të gypave me rakorderire përkatëse , fiksimin dhe shtrëngimin e gypave ne mur . Kryej testimin e rrjetit që ka ndërtuar për të përcaktuar dhe shmangur defektet e mundshme . Veglat dhe pajisjet i referohet veglave për shtrëngim dhe mbajtje , veglat për matje dhe kontroll , veglat dhe pajisjet për punime axhusterie, veglat dhe pajisjet tjera ndihmëse. Materiali i referohet : Pjesët fasonike të gypave të kanalizimit : teshtik , braga , kthesa 45°, kthesa 90°, reduksion, goma për bashkimin e gypave të – kanalizimit -, Mbajtëset e plastikës për përforcimin e gypave të kanalizimit Kërkesat e vlerësimit Evidenca e performancës: evidenca se si kryhen aktivitetet, grumbullohen nëpërmjet vëzhgimit të kandidatit duke i bërë këto aktivitete(të përshkruara në funksion)në një situatë reale të punës. Kontrollimi i ambientit të punës /listë kontrolli.
Evidenca e njohurive : test me shkrim, pyetje dhe përgjigje me gojë për të demonstruar që nxënësi i ka kuptuar kërkesat e punës ,diskutim profesional.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
19
Funksioni: Montimi dhe instalimi i pajisjeve sanitare Kjo njësi ka të bëjë me : përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës , Instalimin e pajisjeve sanitare (elementeve) dhe elementeve tjera përcjellëse, Verifikimin e funksionalitetit të pajisjeve të instaluara, Përfundimi dhe dorëzimi i punës .
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës
Interpretoj informacionin e dhëne ne lidhje me punën dhe burimet.
Zgjidhni sasinë e nevojshme dhe cilësinë e burimeve për metodat .
Metodat e punës për instalimin e pajisjeve sanitare:
Të njohe aparatet sanitare dhe kushtet e montimit të tyre si dhe normat e kuotave të furnizimit dhe të shkarkimit për çdo aparat sanitar
Instalimi i pajisjeve sanitare me pajisje ndihmëse për të hendikepuarit .
Largimi i njësive ekzistuese
Montimi i njësive
Pozicionimi i njësive
Pajisjet sanitare dhe funksionaliteti i tyre
Teknikat e thjeshta të matjes për gjatësi ....
Aftësia për të vepruar me veglat dhe pajisjet e veçanta për instalimin e pajisjeve sanitare.
Instalimi i pajisjeve sanitare me pajisje ndihmëse për të hendikepuarit .
Puna në grup
Shkathtësi të mira ne komunikim ne gjuhën zyrtare me klient për planin e instalimit .
Instalimi i pajisjeve sanitare (elementeve) dhe elementeve tjera përcjellëse .
.
Kryen punën në mënyrë efikase për specifikimet e kërkuara .
Punon në mënyrë të sigurt në të gjitha kohët, në përputhje me rregulloret dhe udhëzimet tjera relevante për sigurinë dhe shëndetin.
Respekto rregullat përkatëse për të kryer punë, ruajtur praktikat e sigurta të punës dhe minimizon rreziqet.
Minimizon rrezikun e dëmtimit në përputhje me procedurat e organizimit
Bën lidhjen e gypave të ujit (furnizim dhe shkarkim ) me pajisjet sanitare në përputhje me procedurat përkatëse dhe shëndetësore .
Instalimi i pajisjeve sanitare me pajisje ndihmëse për të hendikepuarit .
Ben lidhjen me rrjet elektrike , kur është e nevojshme në përputhje me procedurat përkatëse
Verifikimi i funksionalitetit të pajisjeve të instaluara.
Aplikon teknikat përkatëse të verifikimit
Riparimi i parregullsive në përputhje me procedurat
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
20
përkatëse .
Përfundimi dhe dorëzimi i punës .
Puna e plotë brenda kohës së caktuar për të plotësuar nevojat e profesioneve tjera /ose të klientit
Raporton mbi ngjarje të veçanta që tejkalojnë nivelin e kompetencës dhe të vendimit.
Lidh furnizimet e ujit të nxehtë dhe të ftohtë
Kushtet e realizimit të funksionit: Montimi dhe instalimi i pajisjeve sanitare i referohet kuzhinave, aparateve sanitare , pajisjet në banjo si: boiler ,lavaman, dush pjata, wc, bide , , kushtet e montimit të tyre si dhe normat e kuotave të furnizimit dhe të shkarkimit për çdo aparat sanitar . Instalimi i pajisjeve sanitare me pajisje ndihmëse për të hendikepuarit . Llojet e aksesoreve i referohet mbajtëses se sapunit, mbajtëses së peshqirit mënyrat e montimit të tyre . Pajisjeve të kuzhinës i referohet lavapjatit enëlarësja varësisht prej llojit (me një vrime apo dy gropa) mënyrën e montimit , kuotat e montimit , defektet dhe mënyrën e eliminimit të tyre. Sifonat i referohet sifonave të llojeve të ndryshme të përdorshme ne aparatet sanitare, montimit dhe eliminimit të defekteve ne to. Kërkesat e vlerësimit Evidenca e performancës: evidenca se si kryhen aktivitetet, grumbullohen nëpërmjet vëzhgimit të kandidatit duke i bërë këto aktivitete( të përshkruara në funksion )në një situatë reale të punës. Kontrollimi i ambientit të punës /listë kontrolli. Evidenca e njohurive : test me shkrim, pyetje dhe përgjigje me gojë për të demonstruar që nxënësi i ka kuptuar kërkesat e punës ,diskutim profesional.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
21
Funksioni: Instalimi i armaturave të ujësjellësit dhe montimi i pajisjeve për mbrojtje nga zjarri (hidrantëve) Kjo njësi ka te bëjë me : Përzgjedhjen e resurseve për metodat e punës, Instalimi – montimin i armaturave, pompave, depozitave ne rrjetin e brendshëm të ujësjellësit, instalimin dhe montimin e pajisjeve për mbrojtje nga zjarri,Verifikimin e funksionalitetit të pajisjeve të instaluara, Përfundimi dhe dorëzimi i punës.
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës
Përzgjedh veglat dhe pajisjet të sigurta të cilat plotësojnë kërkesat e sigurisë dhe shëndetit.
Njeh ndërtimin e veglave dhe përdorimin e tyre .
Njohe të gjitha llojet e armaturave .Të njohe të gjitha mënyrat e montimit të tyre dhe kushtet e montimit dhe riparimit të tyre .
Njeh pompat e llojeve të ndryshme , mënyrat e montimit ,defektet ne pompa dhe mënyrën e riparimit të tyre .
Njeh depozitat e llojeve te ndryshme , mënyrat e montimit ,defektet ne rezervuare dhe mënyrën e riparimit te tyre .
Njeh hidrantët e llojeve te ndryshme , mënyrat e montimit ,defektet ne hidrantë dhe mënyrën e riparimit te tyre .
Aftësia për te vepruar me veglat dhe pajisjet e veçanta për instalimin – montimin armaturave, pompave, hidrantëve ne rrjetin e brendshëm te ujësjellësit.
I përshtatshëm për punë ekipore
Komunikativ
Fleksibil
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që kryen
Njohja e gjuhëve të huaja
Shkathtësi të mira ne komunikim ne gjuhen zyrtare me klient për planin e instalimit .
Instalimi – montimi i armaturave, pompave ,depozitave ne rrjetin e brendshëm të ujësjellësit
Kryen punën ne mënyrë efikase për specifikimet e kërkuara .
Punon ne mënyrë të sigurt ne të gjitha kohët , ne përputhje me rregulloret dhe udhëzimet tjera relevante për sigurinë dhe shëndetin.
Respekto rregullat përkatëse për të kryer pune , ruajtur praktikat e sigurta të punës dhe minimizo rreziqet.
Instalimi i pajisjeve ndihmese
Përzgjedh dhe përdorë veglat dhe pajisjet e punës të posaçme .
Instalimi dhe montimi i pajisjeve për mbrojtje nga zjarri (hidrantëve
Kryen punën ne mënyrë efikase për specifikimet e kërkuara .
Punon ne mënyrë të sigurt në të gjitha kohët , ne përputhje me rregulloret dhe udhëzimet tjera relevante për sigurinë dhe shëndetin.
Respekto rregullat përkatëse për të kryer pune , ruajtur praktikat e sigurta të punës dhe minimizo rreziqet.
Instalimi dhe montimi pajisjeve për mbrojtje nga zjarri (hidrantëve)
Përzgjedh dhe përdorë veglat dhe pajisjet e punës të
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
22
posaçme .
Verifikimi i funksionalitetit të pajisjeve të instaluara.
Apliko teknikat përkatëse të verifikimit
Riparimi i parregullsive ne përputhje me procedurat përkatëse .
Përfundimi dhe dorëzimi i punës .
Puna e plotë brenda kohës se caktuar për të plotësuar nevojat e profesioneve tjera /ose të klientit
Raporto mbi ngjarje të veçantë që tejkalojnë nivelin e kompetencës dhe të vendimit.
Lidhe furnizimet e ujit të nxehtë dhe të ftohtë
Kushtet e realizimit të funksionit: Instalimi i armaturave të ujësjellësit i referohet mënyrës se montimit të armaturave mbyllëse, kushtet e montimit dhe riparimit te tyre (sraqineskave , valvoles se moskthimit, dhe ventilit te sigurisë), instalimit te armaturave matëse, rregulluese dhe filtruese i referohet mënyrës se montimit, kushteve të montimit dhe riparimet e tyre. ( montimi i filtrave të rrjetit, valvolave të bojlerit, ventileve , reduktuesit të presionit, ujëmatësit kontaktor). Instalimi i pompave të ujësjellësit i referohet pompave të llojeve të ndryshme, mënyrat e montimit , defektet ne pompa dhe mënyra e riparimit të tyre.(instalimi i impianteve elektrike për thithjen dhe shtytjen e ujit, instalimi i impianteve elektrike për krijimin e shtypjes se ujit ne ndërtesa ) Instalimi i depozitave të ujit i referohet depozitave të llojeve të ndryshme , mënyrat e montimit, defektet mënyrat e riparimit dhe kushtet optimale të shfrytëzimit.(montimi i depozitave me vetërrjedhje dhe me rrjedhje të detyruar.) Instalimi dhe montimi i pajisjeve për mbrojtje nga zjarri (hidrantët) - i referohet mënyrës se montimit , kushteve të montimit dhe riparimet e tyre. Kërkesat e vlerësimit Evidenca e performancës: evidenca se si kryhen aktivitetet, grumbullohen nëpërmjet vëzhgimit të kandidatit duke i bërë këto aktivitete( të përshkruara në funksion )në një situatë reale të punës. Kontrollimi i ambientit të punës /listë kontrolli.
Evidenca e njohurive : test me shkrim, pyetje dhe përgjigje me gojë për të demonstruar që nxënësi i ka kuptuar kërkesat e punës ,diskutim profesional.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
23
Funksioni: Kontrolli përfundimtare i punimeve Kjo njësi ka të bëjë me : Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës, Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës, Konfirmon integritetin e sistemit të instaluar duke përdorë proceduar testuese pa zë, Kontrollon sasinë e materialeve të përdoruara kundrejt planit kalkulues
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Përzgjedhja e resurseve për metodat e punës
Përzgjedh veglat dhe pajisjet të sigurta te cilat plotësojnë kërkesat e sigurisë dhe shëndetit.
Njeh ndërtimin e pajisjes për testim të rrjetit dhe përdorimin e tyre .
Din vargun e testeve të përdorura për të konfirmuar funksionalitetin dhe saktësinë e sistemeve dhe komponentëve dhe si të përdorë vargun e pajisjeve testuese me saktësi.
Aftësia për të vepruar me veglat dhe pajisjet e veçanta për të kontrolluar – testuar ne rrjetin e brendshëm të ujësjellësit dhe kanalizimit
I përshtatshëm për punë ekipore
Komunikativ
Fleksibil
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që kryen
Njohja e gjuhëve të huaja
Shkathtësi të mira ne komunikim ne gjuhen zyrtare me klient për planin e instalimit.
Kontrollon dimensionet , masat dhe korrigjon pozicionet e komponentëve të sistemit
Kontrollon pozitën e sistemeve dhe komponentëve sipas skicës se instalimit
Kontrollon funksionimin e sistemeve
Kontrollon lidhjen e furnizimit me ujë dhe kanalizimin .
Teston rrjedhjen e ujit brenda gypave furnizues të ujit dhe kanalizimit.
Konfirmon integritetin e sistemit të instaluar duke përdorë proceduar testuese .
Ben shtypje me ujë
Kontrollon çdo lidhje për pikje duke prekur
Kontrollon qe shtypja të jetë konstante pas një ore të kontrollës me shtypje.
Kontrollon sasinë e materialeve të përdoruara kundrejt planit kalkulues
Kontrollon dhe numëron materialet e përdorura kundrejt skicës se vizatuar dhe listës se materialeve.
Përcakton ndryshimet dhe shpjegon arsyet për ndryshim
Korrigjon listën e materialeve dhe koston totale të materialeve ku është e duhur
Kushtet e realizimit të funksionit: Kontrolli përfundimtare i punimeve - i referohet kontrollit të dimensioneve , masave dhe korrigjimit dhe pozicioneve të komponentëve të sistemit, konfirmimit të integritetin të sistemit të instaluar duke përdorë proceduar testuese , Kontrollit të sasisë e materialeve të përdoruara kundrejt planit kalkulues.
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
24
Kryej testimin e rrjetit të ndërtuar për të përcaktuar dhe shmangur defektet e mundshme . Veglat dhe pajisjet i referohet veglave për matje dhe kontroll .(metri , nivelizuesit , barometrat , test pompat për testimin e rrjetit të ujit) Kërkesat e vlerësimit Evidenca e performancës: evidenca se si kryhen aktivitetet, grumbullohen nëpërmjet vëzhgimit të kandidatit duke i bërë këto aktivitete( të përshkruara në funksion )në një situatë reale të punës. Kontrollimi i ambientit të punës /listë kontrolli.
Evidenca e njohurive : test me shkrim, pyetje dhe përgjigje me gojë për të demonstruar që nxënësi i ka kuptuar kërkesat e punës ,diskutim profesional .
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
25
Funksioni: Mbrojtja ne pune dhe ruajtja e mjedisit Kjo njësi ka të bëjë me : mirëmbajtjen e sigurisë dhe shëndetit ne vendin e punës, evitimin e rreziqeve shëndetit dhe sigurisë , Përdorimin e pajisjeve , veglave dhe materialeve ne mënyrë të sigurt, Mirëmbajtjen e pastërtisë ne hapësirën e punës.
Aktivitetet kyçe (+ rezultatet e punës)
Kriteret e performancës Njohuritë e nevojshme për të kryer funksionin
Shkathtësitë Shkathtësitë kyçe të shoqëruara me funksionin kryesor
Kontribuon ne mirëmbajtjen e sigurisë dhe shëndetit ne vendin e punës
Monitoron hapësirën e punës me frekuence të mjaftueshme për të identifikuar rreziqet potenciale për shëndetin
Identifikon rreziqe potenciale me saktësi
Ndërmerr veprime ne vend për ti parandaluar rreziqet e identifikuar
Raporton rreziqet potenciale qartë dhe me saktësi
Lëshon paralajmërime të qarta të gjithë atyre qe janë ne rrezik
Merr veprime parandaluese gjatë aktiviteteve të punës për të siguruar sigurinë e pronës se klientit
Njohe rreziqet potenciale të shoqëruara me vargun e aktiviteteve punuese, dhe mjetet për ti zvogëluar rreziqet .
Të njohe treguesit e rreziqeve .
Të njohe drejtat , detyrat dhe përgjegjësit për të siguruar shëndetin dhe sigurinë.
Të njohë cilat paralajmërime,alarmime verbale dhe vizuele janë të kërkuara.
Identifikimin rreziqeve potenciale me saktësi
Përdorimin pajisjeve , veglave dhe materialeve ne mënyrë të sigurt.
Përdorimin e mjeteve të ndihmës së parë
Menaxhimin e situatave të renda për rreziqet
I përshtatshëm për punë ekipore
Komunikativ
Fleksibil
Tolerant
I arsyeshëm
I vetëdijshëm për punën që kryen
Njohja e gjuhëve të huaja
Shkathtësi të mira ne komunikim ne gjuhën zyrtare me klient për planin e instalimit .
Kontribuon ne evitimin e rreziqeve shëndetit dhe sigurisë .
Identifikon rreziqet e shëndetit dhe sigurisë me saktësi dhe implementon procedura të duhura për të frenuar rreziqet me shpejtësi.
Merr veprime me shpejtësi për të parandaluar lëndime dhe dëmtime
Raporton njerëzit përgjegjës me shpejtësi për rreziqet, për menaxhimin e situatave
Përdorë veshje korrekte dhe pajisje sigurimi të nevojshme per mbrojtjen siç duhet nga rreziqet dhe ne përputhje me direktivën dhe mënyrat të cilat nuk e rrisin rrezikun për vete dhe të tjerët
Pajtohet me paralajmërimin e rreziqeve dhe shenjave paralajmëruese ne lokacionet e punës
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
26
Pezullon aktivitetet dhe evakuon vendin e punës menjëherë përmes daljeve emergjente nëse është e nevojshme
Raporton lidhur me incidentet e qartë, ne mënyrë korrekte dhe komplete
Njohe vargun e veglave dhe pajisjeve për instalim apo pune mirëmbajtëse
Masat paraprake të sigurisë duke përfshirë përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale .
Të din rendësin e pastërtisë ne hapësirën e punës .
Të njohe cilat materiale punuese të përdoren , dhe si të përdoren ne mënyrë të sigurt .
Si të identifikohen dhe trajtohen pajisjet , veglat dhe materialet e dëmtuara.
Trajtimin e mbeturinave ne mënyrë të sigurt sipas karakteristikave të saj .
Perdor pajisjet , veglat dhe materialet ne menyre te sigurt
Monitoron pajisjet , veglat dhe materialet me frekuenc te mjaftueshme per te identifikuar rrziqet ne shendet dhe siguri
Merr masa parandaluese te pershtatshme para perdorimit te pajisjeve , veglave dhe materialet per te mbrojtur veten dhe te tjeret
Kontrollon dhe konfirmon para perdorimit pershtatjen per perdorim te ndonje pajisje ,vegle dhe materiali te nevojshem.
Perdore pajisjet, veglat dhe materialet ne menyre te qendrueshme sipas instruksioneve dhe praktika ma te mira
Identifikon dhe raporton mungesen , demtimin apo mosfunksionimin e pajisjeve , veglave dhe materialeve te punes , me saktesi.
Miremban pajisjet , veglat dhe materialet ne ate standard, i cili i ploteson kerkesat e shendetit dhe sigurise .
Mirëmban pastërtinë në hapësirën e punës.
Mban hapësirat e punës te pastra dhe në rregull
Trajton mbeturinat ne mënyrë te sigurt sipas karakteristikave te saj
Trajton dhe transporton materialet , pajisjet , veglat dhe substancat ne mënyrë të sigurt dhe i deponon ato ne mënyrë të sigurt ne kontejner e duhur dhe ne hapësirat e destinuara.
Përdorë ndonjë tesh mbrojtëse të nevojshme dhe pajisje siguruese ne mënyrë korrekte, e pastron atë pas përdorimit dhe i deponon me mënyrë të sigurt
Largon mbeturinat dhe pa pastërtitë pasi qe është punuar dhe
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
27
i deponon ato ne lokacionet e duhura
Kushtet e realizimit të funksionit:
Mbrojtja ne pune - i referohet mirëmbajtjes se sigurisë dhe shëndetit ne vendin e punës, evitimin e rreziqeve të shëndetit dhe sigurisë , Përdorimit të pajisjeve , veglave dhe materialeve ne mënyrë të sigurt. Në mjetet dhe pajisjet përsonale për mbrojtje në punë bëjnë pjesë:
1. mbrojtja e kokës , 2. mbrojtja e veshëve, 3. mbrojtja e syve dhe fytyrës, 4. mbrojtja e duarve, 5. mbrojtja e këmbëve, 6. mbrojtja e lëkurës, 7. mbrojtja e trupit dhe barkut, 8. mbrojtja e trupit në përgjithësi, 9. mbrojtja nga rënia në thellësi dhe nga lartësitë dhe 10. mbrojtja nga goditja elektrike
Ruajtja e mjedisit- i referohet mirëmbajtjes se pastërtisë ne hapësirat e punës. Në mjedisin e punës hynë:
1. ndikimet në vendin e punës, 2. mbikëqyrja e gjendjes, 3. qëllimi dhe krijimi i testimit të mjedisit të punës, 4. rregullat me të cilat kontrollohet vendi i punës, 5. dokumentacioni përcjellës teknik, 6. mikroklima e mjedisit punues, 7. zhurma dhe vibrimet , 8. masa e plurizimit, 9. ndriçimi, 10. rrezatimi jonizues dhe mosjonizues, 11. dëmtuesit kimik, 12. dëmtuesit biologjik dhe
EU KOSVET V - Development of Quality Assurance, Accreditation and Development of NQA & NQF in Kosovo An EU-funded project managed by the EC Liaison Office to Kosovo
28
13. ndërmarrja e masave lidhur me këto ndikime.