Upload
others
View
9
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER)
Dragiša Mijačić
Jasna Žarković
Dragiša Mijačić
Marija Milenković
2017
Ky studim është përgatitur në kuadër të projektit të financuar përmes grantit për veprime të vogla
të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë. Pikëpamjet, gjetjet, konkluzionet apo rekomandimet janë të
autorëve dhe nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Ambasadës së Zvicrës.
Institucionet dhe entet publike të Republikës së Serbisë në veri të
Kosovës
ÇFARË E ARDHME NA PRET?
Korrik 2017
ÇFARË E ARDHME NA PRET? PËRMBAJTJA
PËRMBAJTJA
HYRJE ...................................................................................................................................... 1
ARSIMI .................................................................................................................................... 3
Institucionet parashkollore ............................................................................................................................ 3
Shkollat fillore ................................................................................................................................................ 3
Shkollat e mesme ........................................................................................................................................... 5
Shkollat e larta dhe universitetet ................................................................................................................... 7
Funksionimi i sistemit arsimor ....................................................................................................................... 8
SHËNDETËSIA ......................................................................................................................... 10
Institucionet shëndetësore .......................................................................................................................... 10
Funksionimi i sistemit shëndetësor.............................................................................................................. 11
MIRËQENIA SOCIALE ............................................................................................................... 13
Institucionet dhe entet e kujdesit social ...................................................................................................... 13
Funksionimi i kujdesit social ......................................................................................................................... 14
INSTITUCIONET TJERA TË REPUBLIKËS SË SERBISË .................................................................... 16
Ndërmarrjet publike të Republikës së Serbisë ............................................................................................. 16
ÇFARË E ARDHME NA PRET? SHKURTESAT
LISTA E SHKURTESAVE
KA Krahina autonome
ARE Agjencia e regjistrave ekonomikë
sh.a. Shoqëria aksionare
EPS Elektroekonomia e Serbisë
BE Bashkimi Evropian
InTER Instituti për zhvillim ekonomik territorial
NPK Ndërmarrja publike komunale
NPBK Ndërmarrja publike banesore komunale
NP Ndërmarrja publike
NPVK Ndërmarrja publike për veprimtari komunale
MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës
OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara
SHF Shkolla fillore
TVSH Tatimi i Vlerës së Shtuar
SPI Fondi republikan për sigurim pensional dhe invalidor
RS Republika e Serbisë
EP Ekonomia Pyjore
UN-Habitat United Nations-Habitat
UNMIK Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë
ÇFARË E ARDHME NA PRET? HYRJE
1
HYRJE
Marrëveshja e parë për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, i njohur në
publik si Marrëveshja e Brukselit, është nënshkruar në prill të vitit 2013 në Bruksel, me ndërmjetësim
të Bashkimit Evropian. Mes tjerash, ai rregullon fillimin e integrimit të institucioneve serbe në
komunat e veriut të Kosovës1 në sistemin kushtetues-juridik të Kosovës, ndërsa hapi i parë në këtë
proces ishte mbajtja e zgjedhjeve të Kosovës në komunat në fjalë.
Janë të shumta sfidat sa i përket implementimit të Marrëveshjes së Brukselit, prandaj edhe katër vite
pas nënshkrimit të saj nuk është arritur implementimi i të gjitha 15 pikave që ajo i përmban. Marrë
parasysh që ende nuk është formuar Komuniteti/Asociacioni i komunave serbe, në shumë
institucione të veriut të Kosovës është mbajtur sistemi juridik-institucional i Republikës së Serbisë.
Kjo është e vërtetë në veçanti në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, por edhe
gjyqësorit, financave publike, bujqësisë dhe fushave tjera.
Në praktikë është vërtetuar se negociatat në Bruksel nuk kanë qenë transparente, ndërsa rezultatet e
tyre kanë qenë të panjohura për qytetarët, në veçanti për qytetarët e veriut të Kosovës. Zgjidhjet e
miratuara gjithashtu nuk kanë përkuar me pritjet e popullatës vendore. Prandaj, shpesh mund të
dëgjohen zëra se si qytetarët e veriut të Kosovës duan të jenë më aktivisht të përfshirë në procesin e
negociatave dhe duan të diskutohet për tema të cilat janë qenësore për mbijetesën e tyre. Në këtë
kontekst duhet kuptuar edhe këtë hulumtim, i cili para së gjithash ka për qëllim që t’i kontribuojë
negociatave në Bruksel, duke hapur debate publike në temën e ardhmërisë së institucioneve
ekzistuese në veri të Kosovës të cilat funksionojnë në sistemin e Republikës së Serbisë, reciprocitetit
në shërbimet të cilat këto institucione i ofrojnë për qytetarët, si dhe për fatin e të punësuarve në këto
institucione publike.
Lëndë e këtij hulumtimi janë organet shtetërore, ndërmarrjet dhe entet tjera publike themeluese e së
cilave është Qeveria e Republikës së Serbisë dhe njësitë lokale të vetëqeverisjes në veri të Kosovës,
të cilat vazhdojnë të jenë aktive në katër komunat e veriut të Kosovës me shumicë serbe: Mitrovicë
e Veriut,2 Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Gjatë hulumtimit kujdes i veçantë i është kushtuar
sektorit të arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, por janë trajtuar edhe sektorë tjerë. Në këtë
punim është analizuar edhe mënyra e organizimit të institucioneve të sektorit publik në këto sfera në
Kosovë. Institucionet dhe ndërmarrjet publike të cilat pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit
në vitin 2013 janë integruar në sistemin juridik të Kosovës, siç janë policia, dogana, mbrojtja civile
dhe Telekomi i Serbisë, nuk janë trajtuar në këtë hulumtim.
Gjatë realizimit të hulumtimit janë shfrytëzuar kryesisht metodat kualitative. Hap i parë në këtë
hulumtim ishte grumbullimi i të dhënave nga burimet sekondare, para së gjithash ligjeve,
dokumenteve strategjike dhe raporteve mbi punën e institucioneve relevante sipas sistemeve juridike
të Serbisë dhe Kosovës. Gjithashtu, janë grumbulluar edhe të dhënat relevante për ndërmarrjet
publike të cilat janë publike në Agjencinë e Regjistrave Ekonomikë të Republikës së Serbisë. Në
1 Në hulumtim në vend të emërtimeve Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë, Kosmet, Kosovë* se
Republika e Kosovës, shfrytëzohet vetëm emërtimi Kosova, i termi më i përhapur në diskursin publik. 2 Për qëllime të këtij hulumtimi emërtimi Mitrovica e Veriut i referohet pjesës veriore të qytetit të Mitrovicës,
përveç kur kemi të bëjmë me emërtim të një institucioni të caktuar, p.sh. komuna e Mitrovicës së Kosovës.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? HYRJE
2
bazë të analizës së dokumentacionit të lartpërmendur janë sajuar strukturat e organeve shtetërore,
ndërmarrjeve dhe enteve publike që funksionojnë nën kornizën e sistemit juridik serb në veri të
Kosovës. Me qëllim të verifikimit të të dhënave të grumbulluara janë organizuar intervista me
përfaqësues të institucioneve dhe akterë tjerë të cilët kanë njohuri mbi temat të cilat i trajton
hulumtimi. Marrë parasysh ndjeshmërinë e temës, shumica e të intervistuarve kanë kërkuar të mbesin
anonim.
Punimi është ndarë në pesë kapituj, i pari nga të cilët jep një pasqyrë të gjendjes së arsimit, i dyti
mbulon fushën e shëndetësisë, i treti mirëqenien sociale, i katërti fushat tjera, ndërsa i pesti trajton
institucionet lokale dhe ndërmarrjet publike të tyre. Në fund të punimit është dhënë edhe konkluzioni
dhe referencat me burimet të cilat janë shfrytëzuar në punim.
Hulumtimin e ka realizuar Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER) gjatë vitit 2017, me
përkrahje të Ambasadës së Zvicrës në Kosovës. Është me rëndësi të theksohet se qëndrimet e
paraqitura në këtë studim janë të autorit dhe nuk përfaqësojnë qëndrime të Ambasadës së Zvicrës në
Kosovë.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? ARSIMI
3
ARSIMI
Institucionet parashkollore
Në territorin e katër komunave të veriut të Kosovës ekzistojnë gjashtë institucione parashkollore.
Numri më i madh i tyre është në Leposaviq, gjithsej tri, edhe atë: institucioni parashkollor “Gëzimi
ynë” në Leposaviq, “Bambi” në Soçanicë dhe “Fëmijëria e lumtur” në Leshak. Komunat tjera e kanë
nga një institucion parashkollor. Në Mitrovicën e Veriut funksionon institucioni parashkollor
“Danica Jaramaz”, në Zveçan “Dreni”, në Zubin Potok “Fëmija jonë”. Puna e këtyre institucioneve
kryesisht financohet përmes buxheteve komunale.
Tabela 1. Numri i institucioneve parashkollore në veri të Kosovës dhe numri i punonjësve në to
Komuna Institucionet parashkollore Numri i
fëmijëve
Numri i
edukatorëve
Numri i
punonjësve
Mitrovica
e Veriut Institucioni parashkollor „Danica Jaramaz” 523 46 86
Zveçan Institucioni parashkollor „Dreni” 313 24 54
Zubin
Potok Institucioni parashkollor „Fëmija jonë” 240 39 59
Leposaviq
Institucioni parashkollor „Gëzimi ynë”
Leposaviq
390 43 97
Institucioni parashkollor „Bambi” Soçanicë 110 8 38
Institucioni parashkollor „Fëmijëria e lumtur”
Leshak 207 15 49
Gjithsej 1783 175 383
Burimi: Informata të marra nga bashkëbiseduesit gjatë intervistave
Shkollat fillore Në veriun e Kosovës arsimi fillor zhvillohet në 16 shkolla. Në to japin mësim rreth 500 mësimdhënës
dhe të njëjtat ndiqen nga rreth 4100 nxënës. Sipas të dhënave nga viti shkollor 2015/2016, numri i
nxënësve për mësimdhënës është 16.1, ndërsa mesatarisht klasat kanë nga 7.7 nxënës (Tabela 2).
Numri më i madh i shkollave fillore (7) dhe nxënësve (1588) ndodhen në territorin e Mitrovicës së
Veriut.
Në Mitrovicën e Veriut punojnë SHF “Shën Sava” dhe “Branko Radiçeviq” dhe pesë shkolla fillore
të cilat pas vitit 1999 janë zhvendosur nga pjesa jugore e qytetit dhe pjesë tjera të qarkut të Mitrovicës
në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën.3 Të dhënat tregojnë se në vitin shkollor 2015/2016 tri shkolla
të cilat janë zhvendosur nga pjesa jugore e qytetit i kanë pasur më pak se dhjetë nxënës, ndërsa
mësimi në to është zhvilluar në dy klasë. Numri i nxënësve për mësimdhënës në këto shkolla ka qenë
1 ose më pak se 1.
Pas Mitrovicës së Veriut, numri më i madh i nxënësve në veri të Kosovës është i regjistruar në
Leposaviq (gjithsej 1170). Në territorin e kësaj komune funksionojnë tri shkolla fillore: SHF
3 Ato janë SHF Desanka Maksimoviq, SHF Velko Banasheviq, SHF Predrag dhe Miodrag Mihajlloviq, SHF
Dositej Obradoviq, dhe SHF Vllado Qetkoviq.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? ARSIMI
4
“Leposaviqi”, SHF “Stana Banaçin” në Leshak dhe SHF “Vuk Karaxhiq” në Soçanicë. Në këto tri
shkolla mësimi është i organizuar në gjithsej 82 klasë. Numri mesatar i nxënësve për klasë është
14.3, që është më i vogël se numri mesatar i nxënësve për veriun e Kosovës.
Në territorin e Zveçanit ekzistojnë tri shkolla fillore: SHF “Vuk Karaxhiq” në Zveçan, SHF “Banoviq
Strahinja” në Banjskë dhe SHF “Shën Sava” në Zherovnicë. Në vitin 2015/2016 shkollën fillore në
Zveçan e kanë vijuar gjithsej 684 nxënës, ndërsa në këtë nivel kanë punuar 94 mësimdhënës.
Në komunën e Zubin Potokut arsimi fillor zhvillohet në SHF “Jovan Cvijiq” që ndodhet në
vendbanimin e Zubin Potokut, në SHF “Bllagoje Radiq” në fshatin Zupçë dhe në SHF “Petar Koçiq”
në fshatin Bërrnjak. Në vitin 2015/2016 në Zubin Potok është regjistruar numri më i ulët i nxënësve
për mësimdhënës (5.7) nga të gjitha komunat e veriut të Kosovës. Në fakt, në këtë komunë shkollimin
fillor e kanë vijuar 659 nxënës ndërsa me ta kanë punuar 116 mësimdhënës.
Tabela 2. Të dhënat nga shkollat fillore në veri të Kosovës për vitin shkollor 2015/2016
Komuna Shkolla fillore Numri i
klasave
Numri i
nxënësve
Numri i
mësimdhën
ësve
Numri i
nxënësve për
mësimdhënës
Numri i
nxënësve për
klasë
Mitrovica
e Veriut
SHF Shën Sava 33 828 68 12,2 25,1
SHF Branko
Radiçeviq
24 573 46 12,5 23,9
SHF Dositej
Obradoviq
7 91 27 3,4 13,0
SHF Vllado
Qetkoviq
4 85 8 10,6 21,3
SHF Predrag dhe
Miodrag
Mihajlloviq
2 2 6 0,3 1,0
SHF Desanka
Maksimoviq
2 5 5 1,0 2,5
SHF Velko
Banasheviq
2 4 5 0,8 2,0
74 1588 165 9,6 21,5
Leposaviq
SHF Leposaviq 34 662 67 9,9 19,5
SHF Stana
Baçanin
31 360 61 5,9 11,6
SHF Vuk
Karaxhiq
17 148 33 4,5 8,7
82 1170 161 7,3 14,3
Zveçan
SHF Vuk
Karaxhiq
28 519 55 9,4 18,5
SHF Banoviq
Strahinja
6 46 16 2,9 7,7
SHF Shën Sava 8 119 23 5,2 14,9
42 684 94 7,3 16,3
Zubin
Potok
SHF Jovan
Cvijiq
32 527 52 10,1 16,5
SHF Petar Koçiq 16 55 42 1,3 3,4
SHF Bllagoje
Radiq
8 77 22 3,5 9,6
ÇFARË E ARDHME NA PRET? ARSIMI
5
56 659 116 5,7 11,8
Gjithsej 254 4101 536 7,7 16,1
Burimi: Kartoni arsimor i shkollës fillore, të dhënat e hapura të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe
Zhvillimit Teknologjik, në dispozicion në faqen www.opendata.mpn.gov.rs, www.bit.ly/2ryIipN
Shkollat e mesme Në territorin e veriut të Kosovës, rrjetin e institucioneve të arsimit të mesëm e përbëjnë 10 shkolla të
mesme të cilat vijohen nga 2174 nxënës e në të cilat mësim japin 454 mësimdhënës. Të dhënat
statistikore për vitin 2015/2016 tregojnë se në to ka nga 15.9 nxënës për klasë, ndërsa numri mesatar
i nxënësve për mësimdhënës është 4.8 (Tabela 3).
Në sipërfaqen e Mitrovicës së Veriut ndodhen katër shkolla të mesme profesionale dhe dy gjimnaze.
Numri më i madh i nxënësve të këtij niveli (485) vijojnë shkollën e mesme mjekësore “Desa
Tomoviq”, në të cilën mësimi zhvillohet në katër drejtim profesionale: teknik dentar, teknik mjekësor
– infermieri, teknik i farmacisë dhe teknik i fizioterapisë. Shkolla mjekësore e ka edhe konviktin në
Mitrovicën e Veriut.
Në shkollën teknike “Mihailo Petroviq Allas” zhvillohen shtatë drejtime profesionale të cilat gjatë
vitit shkollor 2015/2016 i kanë ndjekur 280 nxënës.4 Nga shtatori i vitit 1999, ndërtesa e kësaj shkolle
shfrytëzohet edhe gjimnazi dhe shkolla teknike e Vushtrrisë, të cilën gjatë vitit 2015/2016 e kanë
ndjekur 78 nxënës në 8 klasë. Të dhënat statistikore tregojnë që gjimnazi dhe shkolla teknike e
Vushtrrisë kanë numrin më të vogël të nxënësve për mësimdhënës (1.9, respektivisht 1.5). Gjimnazi
i Vushtrrisë ka drejtimin gjuhësor, ndërsa shkolla teknike drejtimin e teknikut të makinerisë së
automjeteve motorike.
Gjithashtu, gjatë vitit 1999 nga pjesa jugore e qytetit në pjesën veriore janë zhvendosur edhe shkolla
e ekonomisë-tregtisë dhe gjimnazi. Në gjimnaz mësimi zhvillohet në dy drejtime (shoqëror-gjuhësor
dhe natyror-matematikor), ndërsa shkolla e ekonomisë-tregtisë ka katër drejtime: teknik i ekonomisë,
teknik i drejtësisë, tregtar dhe administrator financiar.
Shkolla e mesme “Nikolla Teslla” në Leposaviq ka katër drejtime të shkollimit profesional
(autoelektrikë, teknik i ekonomisë, teknik kompjuterik dhe teknik mekanik për ndërtime
kompjuterike) si dhe një drejtim i arsimimit të përgjithshëm (drejtimi natyror-matematikor). Përveç
kësaj shkolle, ekziston edhe shkolla bujqësore e Prishtinës në Leshak, me tri drejtime: teknik i
veterinës, bukëpjekës dhe teknik i ushqimit.5 Këto dy shkolla gjatë vitit shkollor 2015/2016 janë
ndjekur nga 413 nxënës e në to kanë dhënë mësim 85 mësimdhënës.
Në shkollën e mesme në Zveçan ekzistojnë tri drejtime: teknik i laboratorit, teknik sanitar-ekologjik
dhe teknik i shtypit. Gjatë vitit shkollor 2015/2016, këtë shkollë të mesme e kanë vijuar 221 nxënës,
ndërsa në mësimin e kanë mbajtur 43 mësimdhënës.
4 Drejtimet: teknik i arkitekturës, automekanik, elektromekanik për pajisje teknike dhe ftohëse, elektroteknik i
energjetikës, instalues, teknik mekanik për ndërtime kompjuterike dhe teknik i trafikut rrugor. 5 Shkolla e Bujqësisë është zhvendosur nga Prishtina në Leposaviq në vitin 1999.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? ARSIMI
6
Në Zubin Potok gjendet shkolla e mesme e përzier “Grigorije Bozhoviq” e cila gjatë vitit shkollor
2015/2016 kishte 215 nxënës të ndarë në 16 klasë. Në këtë shkollë punonin 54 mësimdhënës. Shkolla
e mesme në fjalë ka dy drejtime profesionale (automekanik dhe teknik i elektronikës-kompjuterikës)
dhe dy drejtime të gjimnazit (natyror-matematikor dhe shoqëror-gjuhësor).
Në Mitrovicën e Veriut ekziston edhe shkolla fillore dhe e mesme e muzikës “Miodrag Vasileviq”
(20 klasë me 267 nxënës në vitin 2015/2016). Përveç kësaj, fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta
kanë në dispozicion arsimin fillor dhe të mesëm në shkollën e posaçme “Bozhuri i Kosovës”. Gjatë
vitit 2015/2016 këtë shkollë e kanë vijuar gjithsej 18 nxënës të ndarë në 4 klasa. Këto dy institucione
arsimore janë zhvendosur nga ana jugore e qytetit dhe janë të vetmet të këtij lloji në veri të Kosovës.
Tabela 3. Të dhënat për shkollat e mesme në veri të Kosovës për vitin shkollor 2015/2016
Komuna Shkolla e mesme Numri i
klasave
Numri i
nxënësve
Numri i
mësimdhë
nësve
Numri i
nxënësve
për
mësimdhë
nës
Numri i
nxënësve
për klasë
Mitrovica
e Veriut
Gjimnazi 12 244 39 6,3 20,3
Gjimnazi i
Vushtrrisë 4 37 20 1,9 9,3
Shkolla e
ekonomisë-tregtisë 15 238 44 5,4 15,9
Shkolla e
mjekësisë me
konvikt “Desa
Tomoviq”
20 485 85 5,7 24,3
Shkolla teknike
Mihailo Petroviq
Alas
21 280 56 5,0 13,3
Shkolla teknike
Vushtrri 4 41 27 1,5 10,3
76 1325 271 4,9 17,4
Leposaviq
Shkolla e mesme
Nikolla Teslla 20 311 53 5,9 15,6
Shkolla e bujqësisë
Prishtinë 10 102 33 3,1 10,2
30 413 86 4,8 13,8
Zveçan Shkolla e mesme 15 221 43 5,1 14,7
15 221 43 5,1 14,7
Zubin
Potok
Shkolla e mesme
Grigorije Bozhoviq 16 215 54 4,0 13,4
16 215 54 4,0 13,4
Gjithsej 137 2174 454 4,8 15,9
Burimi: Kartoni arsimor i shkollave të mesme, të dhënat e hapura të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe
Zhvillimit Teknologjik, në dispozicion në faqen www.opendata.mpn.gov.rs, http://bit.ly/2tob2mH,
http://bit.ly/2rMCtt5, http://bit.ly/2sLljeV
ÇFARË E ARDHME NA PRET? ARSIMI
7
Shkollat e larta dhe universitetet Në veri të Kosovës mbi 10000 studentë vijojnë arsimim akademik dhe profesional në gjithsej 13
institucione të arsimit të lartë (shkolla të larta dhe fakultete) të Universitetit të Prishtinës. Shumica e
këtyre institucioneve janë zhvendosur këtu dhe nëpër Serbinë qendrore nga Prishtina dhe pjesë tjera
të Kosovës pas vitit 1999. Megjithatë, në fund të vitit 2001, me vendim të Qeverisë së Republikës së
Serbisë (G. Zyrtare e RS Nr. 60/01), Mitrovica e Veriut është caktuar seli e përkohshme e
Universitetit të Prishtinës.
Në territorin e Mitrovicës së Veriut arsimimi akademik zhvillohet në gjashtë fakultete të Universitetit
të Prishtinës, edhe atë: Fakultetin e shkencave teknike, Fakultetin e shkencave natyrore-
matematikore, Fakultetin e mjekësisë, Fakultetin filozofik dhe Fakultetin ekonomik. Gjatë vitit 2016,
6424 studentë kanë studiuar në Mitrovicën e Veriut, gjë që përbën rreth dy të tretat e studentëve në
të gjitha katër komunat e veriut të Kosovës. Në Mitrovicën e Veriut janë të vendosur edhe Rektorati
i Universitetit të Prishtinës dhe Qendra Studentore Prishtina. Numri i të punësuarve në të gjitha këto
institucione të arsimit të lartë (pa Qendrën Studentore Prishtina) është 946, nga të cilët 670 janë staf
akademik. Për Qendrën Studentore Prishtina numri maksimal i përcaktuar për vitin 2017 është 209.6
Tabela 4. Të dhënat mbi institucionet e arsimit të lartë në Kosovë për vitin 2016
Komuna Institucioni i
arsimit të lartë
Numri i
studentëve
Numri i
punonjësv
e
akademik
ë
Numri i
punonjësve
joakademik
ë
Numri i
punonjësv
e
Numri i
studentëve
për
mësimdhënës
Mitrovicë
e Veriut
Fakulteti i
shkencave
teknike
1030 139 64 203 7,4
Fakulteti i
shkencave
natyrore-
matematikore
726 94 27 121 7,7
Fakulteti i
mjekësisë 1879 206 75 281 9,1
Fakulteti juridik 1036 40 20 60 25,9
Fakulteti
filozofik 1346 152 40 192 8,9
Fakulteti
ekonomik 407 36 22 58 11,3
Rektorati 3 28 31
6424 670 276 946 9,6
Leposaviq
Shkolla e lartë
teknike
profesionale nga
Ferizaj
315 20 9 29 15,8
Shkolla e lartë
teknike
profesionale nga
Peja
963 46 32 78 20,9
6 Vendimi për numrin maksimal të të punësuarve me afat të pacaktuar në sistemin e organeve shtetërore,
sistemin e shërbimeve publike, sistemin e krahinës autonome të Vojvodinës dhe sistemin e njësive lokale të
vetëqeverisjes për vitin 2017 (G. Zyrtare e RS Nr. 61/2017).
ÇFARË E ARDHME NA PRET? ARSIMI
8
Fakulteti i
pedagogjisë 445 35 16 51 12,7
Fakulteti i sportit
dhe kulturës
fizike
549 28 16 44 19,6
Fakulteti i
bujqësisë 324 59 29 88 5,5
2596 188 102 290 13,8
Zveçan
Shkolla e lartë
profesionale 453 23 23 46 19,7
Fakulteti i arteve 288 84 24 108 3,4
741 107 47 154 6,9
Gjithsej 9761 965 425 1390 10,1
Burimi: Institucionet e arsimit të lartë, të dhënat e hapura të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit
Teknologjik, në dispozicion në faqen www.opendata.mpn.gov.rs, http://bit.ly/2toDcy1, http://bit.ly/2sP3s7I,
http://bit.ly/2rZPcE7, http://bit.ly/2rZSg37
Në Leposaviq ekzistojnë dy shkolla të larta profesionale: Shkolla e lartë profesionale nga Ferizaj dhe
Shkolla e lartë profesionale nga Peja.7 Përveç kësaj, në Leposaviq punimet i zhvillojnë edhe tri
fakultete të Universitetit të Prishtinës: Fakulteti i pedagogjisë, Fakulteti i sportit dhe kulturës fizike
dhe Fakulteti i Bujqësisë. Gjatë vitit 2016, në Leposaviq kanë qenë të regjistruar 2272 studentë, nga
të cilët më së shumti në Shkollën e lartë profesionale nga Peja (963). Në Zveçan ndodhen Shkolla e
lartë profesionale dhe Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës, të cilët gjatë vitit 2016 i kanë
pasur 741 studentë. Në Zubin Potok nuk ka të vendosura as fakultete as shkolla të larta që janë pjesë
e Universitetit të Prishtinës.
Funksionimi i sistemit arsimor Në institucionet arsimore të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës vazhdon të realizohet
planprogrami i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Qeverisë së Republikës
së Serbisë.8 Planprogrami mësimor i këtyre institucioneve nuk është i akredituar në sistemin arsimor
të Kosovës. Përveç planprogramin mësimor, sistemi serb dhe kosovar i arsimimit dallon edhe për
nga karakteristikat tjera. Për shembull, shkolla fillore në sistemin e Serbisë zgjatë tetë vite dhe e
mesmja katër, ndërsa në sistemin e Kosovës arsimimi fillor zgjatë 9 vite e i mesmi 3.
Niveli i decentralizimit të sistemit arsimor gjithashtu dallon. Sipas legjislacionit serb9 komunat kanë
kompetenca mbi edukimin dhe arsimimin parashkollor, ndërsa sipas legjislacionit kosovar ato kanë
përgjegjësi edhe për organizimin e arsimit fillor dhe të mesëm. Në fakt, nga viti 2008, sistemi arsimor
kosovar është në proces të decentralizimit dhe bartjes së përgjegjësive nga niveli qendror në atë lokal,
si dhe nga komunat tek shkollat. Me ligjin për arsimin në komuna (Nr. 03/L-068) janë zgjeruar
kompetencat e komunave sa u përket të tri niveleve të arsimimit, përfshirë ndërtimin e objekteve,
regjistrimin dhe pranimin e nxënësve, punësimin në institucione arsimore, zgjedhjen e drejtorëve të
institucioneve arsimore, pagesat e të punësuarve, trajnimin e mësimdhënësve, mbikëqyrjen dhe
7 Shkolla e lartë teknike profesionale nga Ferizaj pas vitit 1999 është zhvendosur në Zveçan, ndërsa aktualisht
selia e saj ndodhet në Leposaviq. 8 Shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në veri të Kosovës u ofrohet arsim fillor që zhvillohet sipas planprogramit
të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës në tri komuna: Leposaviq (Bistricë), Zveçan
(Lipë, Boletin dhe Zhazhë) dhe Zubin Potok (Çabër). 9 Ligji për bazat e sistemit të arsimimit dhe edukimit (G. Zyrtare e RS Nr. 72/2009, 52/2011 dhe 55/2013).
ÇFARË E ARDHME NA PRET? ARSIMI
9
inspektimin e arsimit, etj. Me qëllim të implementimit të këtyre kompetencave, nëpër komuna janë
themeluar drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa është duke u punuar në ngritjen e kapaciteteve për
realizim të kompetencave komunale nga kjo fushë.10
Legjislacioni i Kosovës nga fusha e arsimit gjithashtu mundëson arsimimin në gjuhën serbe duke
shfrytëzuar planprogramin mësimor dhe mjetet shkollore të nxjerra nga ministria serbe e arsimit,
shkencës dhe zhvillimit teknologjik, me kusht që materiali mësimor t’i paraqitet për shqyrtim
Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Kosovës dhe që kjo e fundit të mos
ketë vërejtje sa i përket shfrytëzimit të tyre. Me ligje të Kosovës, Mitrovica e Veriut gëzon
kompetenca të zgjeruara në fushën e arsimit të lartë, sepse me to përcaktohet që kjo komunë
“autorizohet që të ofrojë arsimim të lartë, përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve
arsimore, punësimin e kuadrit arsimor, realizimin e pagave dhe trajnimin e punonjësve arsimorë dhe
administrativë (neni 21 i Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale).
Gjithashtu, ligjet e Kosovës përcaktojnë që arsimtarët të jenë të licencuar nga MASHT-i, si dhe
raportin e lejuar mes mësimdhënësit dhe nxënësit, që për shkollë fillore dhe gjimnaz është 1:21.3 për
komunitetin shumicë dhe 1:14.2 për komunitetin pakicë. Për shkolla profesionale, ky raport është
1:17.2 për komunitetin shumicë dhe 1:11.5 për komunitetin pakicë.11 Është evidente që në shkollat
fillore të cilat punojnë në veri të Kosovës ky raport është bindshëm nën maksimumin e përcaktuar
me ligjet e Kosovës, për shkak se numri mesatar i filloristëve kundrejt mësimdhënësve është 7.7,
ndërsa i nxënësve të shkollave të mesme është 4.8.
Arsimi në veri të Kosovës financohet kryesisht nga buxheti i Qeverisë së Serbisë. Në sistemin e
Kosovës, pagat e stafit mësimdhënës financohen nga Qeveria e Kosovës, ndërsa investimet kapitale
mund të financohen me grante nga MASHT-i dhe/ose buxhetet komunale. Kësisoj, nga buxheti i
Qeverisë së Kosovës ndahen linjat për pagat e punonjësve arsimorë në veri të Kosovës. Përveç kësaj,
MASHT-i ka përkrahur renovimin e tri objekteve shkollore në Mitrovicë dhe katër objekteve në
komunën e Zveçanit, në bazë të një memorandumi të mirëkuptimit të nënshkruar mes MASHT-it dhe
komunave veriore.12
10 Plani strategjik i arsimit në Kosovë 2017-2021 (2016), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 0 11 Udhëzimi Administrativ Nr. 22/2013, numri maksimal i nxënësve për klasë dhe raporti nxënës –
mësimdhënës. 12 Përmbledhje e raportit të punës të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin 2016, në faqen:
http://bit.ly/2sRcjms
ÇFARË E ARDHME NA PRET? SHËNDETËSIA
10
SHËNDETËSIA
Institucionet shëndetësore
Shërbimet shëndetësore në veri të Kosovës ofrohen nga katër institucione: Qendra shëndetësore
Mitrovicë e Veriut, Shtëpia e shëndetit Zveçan, Enti për shëndetësi publike dhe Barnatorja Mitrovicë.
Në këto institucione ofrohet mbrojtja primare dhe sekondare shëndetësore për qytetarët e komunave
të veriut të Kosovës.
Tabela 5. Të dhënat mbi institucionet dhe entet shëndetësore në veri të Kosovës në vitin 2017.
Komuna Institucionet publike Numri i
punonjësve
Numri maksimal i
punonjësve
Mitrovicë e Veriut Qendra Shëndetësore Mitrovicë 135113 1350
Mitrovicë e Veriut Spitali i Përgjithshëm 975
Mitrovicë e Veriut Shtëpia e shëndetit Mitrovicë 154
Leposaviq Shtëpia e shëndetit Leposaviq 137
Zubin Potok Shtëpia e shëndetit Zubin Potok 85
Mitrovicë e Veriut Enti për shëndetësi publike 95 120
Mitrovicë e Veriut Barnatorja Mitrovicë 80 77
Zveçan Shtëpia e shëndetit Zveçan 13814 137
Mitrovicë e Veriut Fondi për sigurime shëndetësore 32 -
Gjithsej 1696
Burimi: Informata të marra nga bashkëbiseduesit gjatë intervistave dhe nga Vendimi për numrin maksimal të
të punësuarve me afat të pacaktuar në sistemin e organeve shtetërore, sistemin e shërbimeve publike,
sistemin e Krahinës Autonome të Vojvodinës dhe sistemin e qeverisjes lokale për vitin 2017 (G. Zyrtare e RS
Nr. 61/2017)
Mbrojtja shëndetësore primare realizohet nëpër shtëpitë e shëndetit të komunave në veri të Kosovës.
Shtëpitë e shëndetit në Mitrovicë, Leposaviq dhe Zubin Potok janë njësi organizative të Qendrës
Shëndetësore Mitrovicë, ndërsa Shtëpia e shëndetit në Zveçan funksionon si institucion i pavarur.
Ndihma emergjente mjekësore ofrohet si shërbim në Shtëpitë e shëndetit në Mitrovicë dhe Zveçan.
Shtëpia e shëndetit në Mitrovicë ka pesë ambulanca (Banjskë, Zherovnicë, Suhadoll, Gojbulë dhe
Banjskë – Vushtrri). Shtëpia e shëndetit në Leposaviq ka ambulanca në Leshak, Soçanicë,
Bellobërdë, Vraçevë dhe Borçan, ndërsa ajo në Zubin Potok ka rrjet të zhvilluar të ambulancave në
10 vendbanime.15 Shtëpia e shëndetit në Zveçan ka ambulanca në Zhitkoc dhe Graboc. Niveli
sekondar i kujdesit shëndetësor ofrohet nga Qendra Shëndetësore e Mitrovicës me 700 shtretër
13 Numri i punëtorëve me kontratë pune i përcaktuar në planet kadrovike për vitin 2014 ishte 1415. Burimi:
Procesverbali i kontrollit të obligimeve kontraktuale të Qendrës Shëndetësore në Mitrovicë (2015), Fondi
Republikan i Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Serbisë, në faqen: http://bit.ly/2tgt0u3. 14 Numri i punëtorëve me kontratë pune i përcaktuar në planet kadrovike për vitet 2013 dhe 2014 ishte 155.
Burimi: Procesverbali i kontrollit të obligimeve kontraktuale të Shtëpisë së Shëndetit në Zveçan (2015), Fondi
Republikan i Sigurimit Shëndetësor të Republikës së Serbisë, në faqen: http://bit.ly/2sX4v2C. 15 Ambulancat gjenden në vendbanimet Zupçë, Bërrnjak, Banjë, Dren, Lluçkarekë, Bube, Crepulë, Çeçevë dhe
Suhogërllë dhe Banjë të Skenderajit.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? SHËNDETËSIA
11
spitalor.16 Numri i gjithmbarshëm i të punësuarve në këto institucione është 1351, nga të cilët 975
janë të punësuar në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Barnatorja e Mitrovicës është institucion i pavarur shëndetësor me dy pika në Mitrovicë dhe nga një
në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Nga viti 2006 në Mitrovicë ekziston edhe Enti i Shëndetësisë
Publike Prishtinë – Mitrovicë.17
Përveç këtyre institucioneve shëndetësore, në territorin e veriut të Kosovës ekziston edhe filiale e
Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Republikës së Serbisë, me zyra në Prilluzhë, Zubin
Potok, Leposaviq dhe Zveçan.18 Më 31.12.2016 sigurim obligativ shëndetësor kanë gëzuar 46346
qytetarë nga territori i mbuluar me veprimtari të filialit të Mitrovicës. Mbikëqyrja sanitare dhe
shëndetësore në fushën e mbrojtjes së qytetarëve për tërë veriun e Kosovës kryhet nga inspeksioni
sanitar republikan me seli në Mitrovicë të Veriut.
Funksionimi i sistemit shëndetësor Institucionet shëndetësore në veri të Kosovës funksionojnë nën ombrellën e sistemit arsimor të
Republikës së Serbisë. Nga viti 2007, mbrojtja shëndetësore primare është kompetencë e njësive
lokale të vetëqeverisjes, prandaj sipas legjislacionit serb shtëpitë e shëndetit dhe barnatoret mund të
themelohen nga njësitë e vetëqeverisjes lokale. Në rast se njësia e vetëqeverisjes lokale nuk mund të
sigurojë mjete të mjaftueshme për të marrë përsipër kompetencat nga kujdesi shëndetësor primar,
shtëpitë e shëndetit mund të funksionojnë si njësi përbërëse të qendrave shëndetësore.19 Pikërisht kjo
ka ndodhur me shtëpitë e shëndetit në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat kanë vazhduar të
funksionojnë nën ombrellën e Qendrës Shëndetësore të Mitrovicës. Përjashtim përbën Shtëpia e
shëndetit në Zveçan që është ndarë si institucion i pavarur shëndetësor. Financimi i institucioneve
shëndetësore në veri të Kosovës kryhet përmes Fondit republikan për shëndetësi, me kontribut të
vogël nga buxhetet komunale.
Legjislacioni i Kosovës ngjashëm përcakton tri nivele të kujdesit shëndetësor.20 Shëndetësia primare
ofrohet në qendrat kryesore të mjekësisë familjare dhe njësitë përbërëse të tyre (qendrat e mjekësisë
familjare dhe ambulancat e mjekësisë familjare). Niveli i dytë i kujdesit shëndetësor ofrohet nga
spitalet e përgjithshme dhe të specializuara dhe qendrat shëndetësore përkatëse, ndërsa niveli terciar
ofrohet në institute klinike-universitare.
Sipas sistemit kosovar, komunat janë përgjegjëse për sigurimin dhe menaxhimin e shëndetësisë
primare, e për këtë qëllim ato i kanë formuar drejtoritë komunale për shëndetësi. Në komunat e
Kosovës shëndetësia primare financohet përmes grantit për shëndetësi të cilin komunat e marrin nga
buxheti qendror.21 Nga komunat e veriut të Kosovës, Mitrovica e Veriut gëzon kompetenca të
zgjeruara për ofrim të shëndetësisë sekondare në bazë të ligjit të Kosovës për Vetëqeverisje Lokale
16 Udhëzimi për planin e rrjetit të institucioneve shëndetësore (G. Zyrtare e RS Nr.42/2006, 119/2007, 84/2008,
71/2009, 85/2009, 24/2010, 6/2012, 37/2012, 8/2014 dhe 92/2015) 17 Burimi: www.zjzkm.rs. 18 Burimi: http://rfzo.rs/index.php/organizacija-info/orgjedinice/filijale-ispostave. 19 Ligji për mbrojtjen shëndetësore (G. Zyrtare e RS Nr. 107/2005, 72/2009 - Ligjet, 88/2010, 99/2010,
57/2011, 119/2012, 45/2013 - Ligjet, 93/2014, 96/2015 dhe 106/2015). 20 Ligji Nr. 04/L-125 për shëndetësinë 21 Strategjia sektoriale për shëndetësinë (2016), Ministria e Shëndetësisë e Kosovës
ÇFARË E ARDHME NA PRET? SHËNDETËSIA
12
(neni 20). Për momentin, komuna e Mitrovicës së Veriut, ngjashëm sikur komunat tjera veriore, nuk
i ka themeluar drejtoritë komunale të shëndetësisë.
Në Kosovë ende nuk ekziston një sistem i sigurimeve shëndetësore. Me ligj22 është paraparë që
sigurimi i detyrueshëm shëndetësor të realizohet përmes Fondit për sigurim shëndetësor, funksionimi
i së cilit pritet në vitin 2017. Veprimtaria në fushën e shëndetësisë realizohet nën patronatin e
Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Kosovë.
22 Ligji Nr. 04/L-249 për sigurimet shëndetësore.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
13
MIRËQENIA SOCIALE
Institucionet dhe entet e kujdesit social
Në mjediset serbe në Kosovë, Republika e Serbisë ofron shërbime të kujdesit social përmes tetë
qendrave për punë sociale dhe një qendre ndërkomunale për punë sociale.2324 Në Mitrovicë të Veriut
ndodhet Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Mitrovica, e cila përveç kësaj komune e mbulon
edhe Zveçanin, Pejën, Istogun dhe Rahovecin. Përveç kësaj, në Mitrovicën e Veriut është zhvendosur
edhe Qendra për Punë Sociale e Skenderajt, ndërsa edhe dy qendra për punë sociale ndodhen në
Zubin Potok dhe Leposaviq.
Sipas të dhënave të Entit për Kujdes Social të Republikës së Serbisë, në periudhën mes viteve 2009
dhe 2012, numri mesatar i të punësuarve në të gjitha qendrat për punë sociale në Kosovë është 136,
ndërsa numri mesatar i përdoruesve në periudhën 2009-2015 ishte 16085.25 Sipas këtyre të dhënave,
Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale Mitrovica punëson 27 punonjës, ndërsa numri maksimal i
punonjësve është 30 (Tabela 6). Numri maksimal i punonjësve në Qendrën për Punë Sociale në Zubin
Potok është 9, ndërsa aty aktualisht janë të punësuar 24 persona. Në Qendrën për Punë Sociale në
Leposaviq punojnë 12 persona.
Tabela 6. Të dhënat nga qendrat për punë sociale në veri të Kosovës
Komuna Qendra për punë sociale Numri i
punonjësve
Numri maksimal
i punonjësve
Mitrovicë e Veriut Qendra Ndërkomunale për Punë
Sociale 27 30
Mitrovicë e Veriut Qendra për Punë Sociale Skenderaj26 - 8
Leposaviq Qendra për Punë Sociale Leposaviq 12 11
Zubin Potok Qendra për Punë Sociale Zubin Potok 24 9
Gjithsej 63 58
Burimi: Informata të marra nga bashkëbisedues gjatë intervistave dhe Vendimi për numrin maksimal të të
punësuarve me afat të pacaktuar në sistemin e organeve shtetërore, sistemin e shërbimeve publike, sistemin e
Krahinës Autonome të Vojvodinës dhe sistemin e njësive të vetëqeverisjes lokale për vitin 2017 (G. Zyrtare
Nr. 61/2017)
Përveç qendrave për punë sociale, katër organizata komunale të Kryqit të Kuq të Serbisë luajnë rol
aktiv në fushën e kujdesit social për qytetarët e veriut të Kosovës: Kryqi i Kuq i Mitrovicës, Kryqi i
Kuq i Zveçanit, Kryqi i Kuq i Zubin Potokut dhe Kryqi i Kuq i Leposaviqit. Këto organizata
komunale të kryqit të kuq funksionojnë nën ombrellën e Organizatës Krahinore të Kryqit të Kuq të
Kosovës. Veprimtaria e tyre përfshin shpërndarjen e ndihmës humanitare (ushqimit, veshmbathjes
23 Qendra për punë sociale Prishtinë, Qendra për punë sociale Mitrovicë – Zveçan, Qendra për punë sociale
Leposaviq, Qendra për punë sociale Zubin Potok, Qendra për punë sociale Skenderaj, Qendra për punë sociale
Vushtrri, Qendra për punë sociale Shtërpcë, Qendra për punë sociale Kamenicë. 24 Raporti i punës së qendrave për punë sociale në vitin 2015 (2016), Enti Republikan për Mbrojtje Sociale. 25 Raporti i sintetizuar për punën e qendrave për punë sociale në Serbi në vitin 2012 dhe 2014, Enti Republikan
për Mbrojtje Sociale. 26 Gjatë hulumtimit nuk janë grumbulluar të dhëna për numrin e të punësuarve në Qendrën për punë sociale të
Skenderajt.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
14
dhe mjeteve sanitare), realizimin e aktiviteteve preventive, popullarizimin e dhënies së gjakut dhe
punë të ngjashme në domenin e kujdesit social.
Zyra për Kosovë e Qeverisë së Republikës së Serbisë gjithashtu i ofron ndihmë popullatës më të
rrezikuar në veri të Kosovës, edhe atë në formë të: ndihmës familjeve të të kthyerve, ndihmës
familjeve të personave të humbur dhe të rrëmbyer dhe ndihmës emergjente.27 Përveç kësaj, Zyra për
Kosovë, në bashkëpunim me komunat e veriut, kryen edhe punë lidhur me rinovimin e shtëpive dhe
strehimin e të kthyerve, personave të zhvendosur brenda vendit dhe kategorive më të kërcënuara të
popullatës.
Kur bëhet fjalë për sigurim social, qytetarët e katër komunave të veriut i realizojnë të drejtat e tyre
nga lëmi i sigurimit pensional dhe invalidor përmes filialit të Fondit Republikan për Sigurim
Pensional dhe Invalidor në Mitrovicë dhe në dy njësitë e tij në Zubin Potok dhe Leposaviq. Numri i
gjithmbarshëm i punonjësve në filialin e SPI në Mitrovicë është 33. Sipas të dhënave të këtij filiali,
në prill të vitit 2017 ka pasur gjithsej 8328 përfitues të pensionit.28
Funksionimi i kujdesit social
Në veri të Kosovës, qendrat për punë sociale janë institucione të kujdesit social që kryejnë punë të
përcaktuara në Ligjin për kujdesin social të Republikës së Serbisë (G. Zyrtare e RS Nr. 24/2011) dhe
me aktet nënligjore relevante. Themeluese të qendrave për punë sociale janë njësitë e vetëqeverisjes
lokale ndërsa të njëjtat mund të themelohen në territor të një apo më shumë komunave, siç është rasti
i qendrës ndërkomunale për punë sociale në Mitrovicë. Qendra për punë sociale kryen punët të cilat
i besohen nga ana e ministrisë kompetente të Republikës së Serbisë, ndërsa obligohet që për punën
e vet t’i raportojë Entit Republikan për Kujdes Social. Puna e Qendrës kryesisht financohet nga
buxheti i Republikës së Serbisë.
Sipas legjislacionit kosovar, komunat gëzojnë kompetencat për të ofruar kujdesin shëndetësor për
qytetarët. Në nivel qendror, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është përgjegjëse për politikat
e kujdesit social dhe për kornizën ligjore përkatëse. Deri në vitin 2009 qendrat për punë sociale kanë
qenë nën kompetencë të kësaj ministrie, ndërsa pas nënshkrimit të bashkëpunimit mes Ministrisë së
Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së
Ekonomisë dhe Financave në janar të vitit 2009, qendrat për punë sociale kaluan nën kompetencë të
komunave. Prandaj, e drejta për të themeluar qendra për punë sociale u takon komunave, të cilat janë
edhe përgjegjëse për ofrim të shërbimeve sociale dhe familjare në territorin e tyre. Qendrat ofrojnë
ndihmë sociale për familjet, në pajtim me skemën e ndihmës sociale, ndërsa parashihet që punën e
tyre ta menaxhojnë organet komunale për kujdes social.29 Në komunat e veriut të Kosovës janë
themeluar qendra për punë sociale sipas sistemit të Kosovës dhe qendra për punë sociale që
funksionojnë në bazë të sistemit serb.
27 Raporti i punës së Zyrës për Kosovë për vitin 2016 (2017), Zyra për Kosovë. 28 Buletini statistikor mujor IV/2017 (2017), Fondi Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor. 29 Ligji Nr. 04/L-096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/15 mbi skemat e ndihmës sociale në
Kosovë.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
15
Kur bëhet fjalë për punën e Kryqit të Kuq, Ligji për Kryqin e Kuq të Serbisë përcakton se
organizatave komunale të kryqit të kuq u delegohen autorizime publike, ndërsa për realizimin e tyre
ndahen mjete nga buxhetet komunale apo të Republikës së Serbisë.30 Në bazë të kësaj, Zyra për
Kosovë përkrahë aktivitetet e organizatave komunale të Kryqit të Kuq në veri të Kosovës, në kuptim
të mbulimit të pagave për punonjësit e tyre.31 Në Kosovë gjithashtu funksionon edhe Kryqi i Kuq i
Kosovës i cili u ndihmon organeve kosovare në shpërndarje të ndihmës humanitare, ndërsa mjetet
për punën e tij i ndanë Qeveria e Kosovës.
Sistemi pensional i Kosovës është i organizuar në tri nivele: pensioni themelor, pensionet në bazë të
kursimeve pensionale dhe pensionet shtesë të punëdhënësit dhe punëmarrësit. Pas konfliktit të
armatosur në Kosovë, në vitin 1999 u ndërpre funksionimi i sistemit pensional dhe humbën evidencat
e kontributeve të sigurimit pensional. Për shkak të kësaj gjendje, është vendosur një sistem i ri
pensional në Kosovë i cili të gjithë qytetarëve mbi moshën 65-vjeçare u jep pensionin bazë. Niveli i
dytë i sigurimit pensional bazohet në kursimet individuale, që paguhen çdo muaj në formë të
kontributeve për sigurim pensional për punonjësit. Niveli i tretë është ai i pagesave shtesë nga
punëdhënësi apo individi të cilat kryhen në baza vullnetare.32 Jo sikur sistemi pensional kosovar,
fondi republikan i sigurimit pensional dhe invalidor i Serbisë ua paguan pensionet përdoruesve të
mëhershëm të fondit në Kosovë përmes filialit të vet në Mitrovicën e Veriut.
30 Ligji për Kryqin e Kuq të Serbisë (G. Zyrtare e RS Nr. 107/2005) 31 Raporti i punës së Zyrës për Kosovë për vitin 2016 (2017), Zyra për Kosovë 32 https://www.rks-gov.net/sr-latn-cs/qytetaret/beneficionetasistenca/pages/pensioni.aspx
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
16
INSTITUCIONET TJERA TË REPUBLIKËS SË SERBISË
Ndërmarrjet publike të Republikës së Serbisë Republika e Serbisë është themeluese e një sërë ndërmarrjeve publike dhe shoqërive tregtare të cilat
veprojnë në territorin e veriut të Kosovës. Një prej tyre është shoqëria tregtare me përgjegjësi të
kufizuara për blerje strategjike dhe shpërndarje të produkteve bujqësore “Metohia” me seli në
Mitrovicën e Veriut. Në vitin 2013, Republika e Serbisë e ka themeluar shoqërinë tregtare “Metohia”
me qëllim të blerjes dhe shpërndarjes së produkteve bujqësore nga banorët serbë dhe joshqiptarë,
shpërndarjes së produkteve ushqimore bazike tek kjo popullatë dhe planifikimit të implementimit të
programit të zhvillimit të bujqësisë në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës.33 Sipas evidencës
së Agjencisë së Regjistrave Ekonomikë, ndërmarrja Metohia ka gjithsej shtatë punonjës.
Në veriun e Kosovës afaron edhe Ndërmarrja publike për zhvillim dhe avancim të informimit përmes
mediave elektronike në gjuhën serbe në Krahinën Autonome të Kosovës “Mrezha-Most” e themeluar
në vitin 2010.34 Kjo ndërmarrje publike, me seli në Beograd, kryen veprimtari që kanë për qëllim
koordinimin dhe ofrimin e ndihmës për mediat elektronike që emitojnë program në gjuhën serbe në
Kosovë. Nën ombrellën e kësaj ndërmarrjeje publike funksionojnë dy stacioneve televizive (TV Most
në Zveçan dhe TV Puls në Shillovë) dhe dy radio stacione (Radio Mitrovica dhe Radio Graçanica).
Numri i gjithmbarshëm i punonjësve në këtë ndërmarrje publike është 147.35
Në Zubin Potok ndodhet edhe selia e Ndërmarrjes publike për furnizim të ujit dhe prodhim dhe
shpërndarje të energjisë elektrike Ibri, e cila është themeluar me vendim të Qeverisë së Serbisë në
vitin 2002 me qëllim të menaxhimit të hidrosistemit Ibër-Lepenc. Ndërmarrja publike Ibri
funksionon në bazë të legjislacionit të Serbisë dhe nuk njihet nga sistemi i Kosovës. Përveç saj, me
hidrosistemin Ibër-Lepenc menaxhon edhe Ndërmarrja Publike Ibër-Lepenc me seli në Prishtinë.
Punët në fushën e mbrojtjes dhe menaxhimit të pyjeve i kryen Ekonomia Pyjore Ibri në Leposaviq,
që funksionon nën ombrellën e NP Serbiashume me seli në Beograd. Si pjesë e Ekonomisë Pyjore
Ibri në Leposaviq funksionojnë dy drejtori: në Leposaviq dhe Zubin Potok. NP Serbiashume
pjesërisht ndihmon funksionimin e EP Ibri në Leposaviq në pajtim me vendimin e Këshillit Drejtues
të NP Serbiashume Nr. 24/2004-2, të datës 1 mars 2004.36 Numri i gjithmbarshëm i punonjësve në
EP Ibri nga Leposaviqi është 102. Në sistemin e Kosovës, organi përgjegjës për menaxhim të tokave
pyjore private dhe publike dhe me pyjet në parqet nacionale është Agjencia e Pyjeve e Kosovës, e
cila funksionon nën Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Nga viti 2010, sipas
Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-040, komunat gëzojnë kompetenca të deleguara nga ana e
Agjencisë që konsistojnë në mbrojtjen e pyjeve dhe lëshimin e lejeve për prerje të pyjeve publike
dhe private. Megjithatë, në Leposaviq dhe Zubin Potok komunat kanë marrë përsipër nga Agjencia
vetëm kompetencat për lëshim të lejeve për prerje të pyjeve private në territorin e tyre.
33 Vendimi për themelimin e shoqërisë tregtare me përgjegjësi të kufizuar për blerjen strategjike dhe
shpërndarjen e produkteve bujqësore “Metohia” nga Mitrovica (G. Zyrtare e RS, Nr. 27/2013 dhe 38/2013). 34 Vendimi për themelimin e ndërmarrjes publike për zhvillim dhe avancim të informimit përmes mediave
elektronike në gjuhën serbe në Krahinën Autonome të Kosovës (G. Zyrtare e RS Nr. 38/10). 35 Burimi: Agjencia për Regjistra Ekonomikë të Republikës së Serbisë. 36 Programi vjetor afarist i ndërmarrjes publike për menaxhimin e pyjeve Serbiashume për vitin 2017, në faqen:
http://bit.ly/2u9Ji8Y
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
17
Në veri të Kosovës ekzistojnë tri ndërmarrje që janë pjesë e Elektroekonomisë së Serbisë (EES):
Termocentralet e Kosovës, Mihjet Sipërfaqësore të Kosovës dhe Elektrokosmet Prishtina. Në web-
faqen e EPS-së theksohet se nga mesi i vitit 1999, EES nuk ka kontroll mbi punën e këtyre
ndërmarrjeve, d.m.th. “nuk menaxhon me kapacitetet elektroenergjetike dhe minerare në territorin e
Kosovës.”37 Në programin afarist trevjeçar të NP EES për periudhën 2017-2019, theksohet se këto
tri ndërmarrje gjatë vitit 2016 i kanë pasur 4097 punonjës.38 Ndërmarrja publike për shpërndarje të
energjisë elektrike “Elektrokosmet Prishtina” furnizon energjinë elektrike në katër komunat e veriut
të Kosovës dhe ka 634 punëtorë.39 NP Elektrodistribucioni, që është pjesë e JP Elektrokosmet
Prishtina, ndodhet në Mitrovicën e Veriut, ndërsa ka edhe njësi punonjëse në Zubin Potok dhe
Leposaviq. Në shtator të vitit 2013 është arritur edhe “Marrëveshja për energjinë” si pjesë e
Marrëveshjes së Brukselit, me të cilin është arritur pajtimi që Kosova t’i mundësojë EES-së
themelimin e ndërmarrjes për tregtim dhe furnizim të energjisë elektrike në veri të Kosovës, edhe atë
në pajtim me legjislacionin e Kosovës.40 Aktualisht është duke u implementuar marrëveshja nga
fusha e energjisë dhe regjistrimi i ndërmarrjes „EPS trgovina” sh.a. dhe „Elektrosever” sh.a.41
Ndërmarrja “Infrastruktura e hekurudhave të Serbisë” sh.a. menaxhon rrjetin hekurudhor në veri të
Kosovës, që ndodhet në territorin e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.
Infrastrukturën hekurudhore e përbëjnë tri stacione në Leposaviq (Sllatina e Ibrit, Leposaviq dhe
Leshak), tri stacione në Zveçan (Zveçan, Vallaç, Banjskë) dhe një në Mitrovicën e Veriut. Gjatë vitit
2013 është ndërtuar edhe stacioni hekurudhor në Mitrovicën e Veriut dhe është aftësuar hekurudha
Zveçan – Mitrovicë e Veriut, gjë që ka mundësuar që në tetor të vitit 2013 të rivendoset trafiku i
rregullt hekurudhor në relacionin Kralevë – Mitrovicë e Veriut. Nga marsi i vitit 2008 deri në tetor
të vitit 2013, trafiku hekurudhor në këtë relacion ishte ndërprerë. Sa i përket infrastrukturës rrugore,
Ndërmarrja Publike “Rrugët e Serbisë”, përmes zyrës së saj në Mitrovicën e Veriut, ushtron
veprimtarinë e vet në kuptim të mirëmbajtjes dhe ndërtimit të rrugëve në veri të Kosovës.
Në veri të Kosovës shërbimet postare i ofron njësia punuese rajonale e Ndërmarrjes Publike “Postat
e Serbisë” me seli në Graçanicë, përmes postave të veta në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan
dhe Zubin Potok. Në këtë njësi rajonale për Kosovë funksionojnë 31 posta42 me gjithsej 232
punonjës.43 Përveç shërbimeve postare, NP Postat e Serbisë kryen edhe pagesat për përdoruesit e
fondit republikan të SPI. Nga ana tjetër, në sistemin e Kosovës shërbimet postare i ofron Posta e
Kosovës sh.a., por kjo ndërmarrje nuk ka rrjet të zhvilluar postar në katër komunat e veriut. Deri tani
nuk ka bashkëpunim mes NP Postat e Serbisë dhe Postës së Kosovës sh.a.
37 Burimi: Ndërmarrja publike Elektroekonomia e Serbisë. 38 Programi trevjetor afarist i Ndërmarrjes Publike Elektroekonomia e Serbisë për vitet 2017-2019 (2017),
Ndërmarrja Publike Elektroekonomia e Serbisë, në faqen: http://bit.ly/2uiRtNs 39 Burimi: Agjencia për Regjistra Ekonomikë të Republikës së Serbisë 40 Konkluzionet e ndërmjetësuesit të BE-së në implementimin e marrëveshjes për energji të vitit 2013, në faqen
e Zyrës për Kosovë: http://www.kim.gov.rs/lat/p20.php 41 Raporti për avancimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës për periudhën tetor 2016 – prill 2017 (2017),
Qeveria e Republikës së Serbisë, në faqen: http://bit.ly/2txK3p2 42 Komunat e Kosovës në të cilat ndodhen postat e NP Postat e Serbisë janë: Graçanicë, Gjilan, Dragash, Istog,
Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë,
Shtërpcë, Viti, Vushtrri, Zubin Potok dhe Zveçan. Burimi: http://bit.ly/2uIF6fN 43 Informatori i punës (2017), Ndërmarrja Publike Postat e Serbisë, në faqen: http://bit.ly/2tzz5B5
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
18
Institucionet publike të Republikës së Serbisë
Financat publike
Drejtoria Tatimore e Republikës së Serbisë ka një degë në Mitrovicë të Veriut dhe pastaj zyrat në
Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, derisa ka edhe katër sportele tjera në komunat tjera në Kosovë.44
Në degë dhe sportele organizohen veprimet në lidhje me të ardhurat publike në pajtim me
legjislacionin serb. Qarkullimi ndërmjet Republikës së Serbisë dhe kosovës rregullohet me
rregulloret e QEverisë së Republikës së Serbisë të vitit 201345, sipas të cilave tatimi mbi vlerën e
shtuar (TVSH) nuk llogaritet dhe nuk paguhet mbi qarkullimin e mallrave që tatimpaguesit e TVSH-
së bëjnë nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës. Në kuadër të sistemit kosovar, tatimi mblidhet
përmes Administratës Tatimore të Kosovës, e cila ka zyrë rajonale në Mitrovicën e Jugut.
Ndërmarrjet dhe organizatat e veriut të Kosovës që kanë status të personit juridik sipas legjislacionit
kosovar janë të obliguara të shlyejnë detyrimet e tyre tatimore tek Administrata Tatimore e Kosovës.
Ministria e Financave e Republikës së Serbisë ka edhe një degë të Drejtorisë së Thesarit. Selia e
kësaj filiale është në Mitrovicën e Veriut, derisa përfaqësitë ndodhen në Leposaviq, Zubin-Potok,
Prishtinë, Gjilan dhe Shtërpce. Përmes degës në Mitrovicë të Veriut, bëhen edhe veprimet në lidhje
me pagesat publike dhe statistikat financiare. Në veri të Kosovës gjendet edhe Banka Popullore e
Serbisë e cila kryen veprimtarinë e saj përmes degës në Kragujevc dhe sportelit në Mitrovicë të
Veriut.
Ekonomia
Në Mitrovicën e Veriut është vendosur edhe njësia organizative e Agjencisë për Regjistra Biznesi
e Republikës së Serbisë, e cila mundëson që subjektet afariste në Kosovë të regjistrohen sipas ligjeve
të Republikës së Serbisë. Në anën tjetër, subjektet afariste që duan të funksionojnë brenda sistemit
të Kosovës paraqiten në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit në Kosovë, përmes qendrës komunale
për regjistrim të ndërmarrjeve të komunës së Mitrovicës së Veriut.46 Në fakt, sipas Ligjit për
vetëqeverisje lokale nr. 03/L – 040, pushteti qendror i ka deleguar kompetencën komunave sa i përket
regjistrimit të ndërmarrjeve dhe subjekteve të tjera afariste, kështu që regjistrimi bëhet në qendra
komunale. Në komunat e veriut të Kosovës, ende nuk funksionon plotësisht regjistrimi i subjekteve
afariste.
Shërbimi Kombëtar i Punësimit i Republikës së Serbisë ka Shërbimin Krahinor të Punësimit në
Mitrovicë të Veriut, e cila përcjell punën e degës „Mitrovica e Kosovës”, degës “Prishtina” në
Graçanicë, si dhe degës “Gjilani” në Ranillug. Dega “Mitrovica e Kosovës” ka njësitë e veta
44 Përfaqësitë e Drejtorisë Tatimore: Graçanica, Leposaviq, Ranillug, Shillovë, Shtërpce, Zubin Potok dhe
Zveçan. Burimi: Informatori për Punë (2017), Drejtoria Tatimore e Ministrisë së Financave të Republikës së
Serbisë. 45 Rregullorja për zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në territorin e Krahinës Autonome të
Kosovës për periudhën e vlefshmërisë së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244; Rregullorja për
zbatimin e Ligjit për Akcizat në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës për periudhën e vlefshmërisë së
Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244; si dhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e
Rregullores për kushtet e posaçme për qarkullimin e mallrave me Krahinën Autonome të Kosovës. 46 Komuna e Mitrovicës së Veriut është formuar më 2013, pas mbajtjes së zgjedhjeve të para lokale sipas
ligjeve të Kosovës në veri të Kosovës. Para kësaj, në Mitrovicën Veriore ka funksionuar Zyra Administrative
në Mitrovicën Veriore.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
19
organizative në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Vushtrri, Skënderaj dhe Istog.47 Shërbimi Krahinor
i Shërbimit Kombëtar për punësim ka gjashtë të punësuar, derisa filiala “Mitrovica e Kosovës” ka 36
punëtorë.48 Sipas të dhënave të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Kosovë ka pasur 22149 të
papunë në fund të vitit 2016, prej të cilëve 8340 janë regjistruar në degën “Mitrovica e Kosovës”.49
Përveç veprimtarisë së vet të rregullt në fushën e punësimit dhe sigurimit në rast papunësie, Shërbimi
Kombëtar i Punësimit kryen edhe punët e deleguara të pagesës së kompensimeve të përkohshme.50
Këtë lloj kompensimi e gëzojnë “ata që më së voni deri më 9 qershor 1999 kanë qenë në marrëdhënie
pune në ndonjërën prej organizatave apo ndërmarrjeve shoqërore në territorin e KA të Kosovës, si
dhe që nuk marrin paga në atë bazë, nuk kanë krijuar marrëdhënie të re pune, nuk kanë kushtin për
pensionim, nuk kanë realizuar të drejtën e kompensimit monetar për periudhën e papunësisë si dhe
nuk realizojnë të hyra në bazë të punës apo pronës”.51 Gjatë vitit 2016, Shërbimi Kombëtar i
Punësimit ka paguar mesatarisht 15284 kompensime të përkohshme mujore në këtë bazë.52
Në sistemin e Kosovës, të dhënat e papunësisë dhe ndërmjetësimit në punësim bëhen në kuadër të
zyrave komunale të punësimit dhe qendrave rajonale të punësimit, të cilat funksionojnë nën
mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. Në veri të Kosovës funksionon zyra
rajonale e Mitrovicës, nën të cilën funksionojnë edhe zyrat e punësimit në Leposaviq, Zubin Potok
dhe Zveçan.53
Bujqësia
Në veri të Kosovës vepron edhe Shërbimi Profesional Bujqësor “Mitrovica e Kosovës” të cilën e
ka themeluar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë Ujore e Republikës së Serbisë me
qëllim të avancimit të prodhimtarisë bujqësore në zonën e Qarkut të Mitrovicës së Kosovës. Pra, ky
shërbim profesional vepron në hapësirat e komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Zubin Potok,
Leposaviq, Vushtrri dhe Skënderaj. Kushtet dhe funksionimi i pozitave këshilluese në fushën e
bujqësisë përcaktohen me Ligjin për kryerjen e punëve profesionale dhe këshilluese në fushën e
bujqësisë (“Gazeta Zyrtare RS, nr. 30/10). Puna e shërbimit profesional bujqësor “Mitrovica e
Kosovës” organizohet në shërbimet e agrikulturës, blegtorisë, pemëtarisë dhe mbrojtjes së bimëve,
ndërsa shërbimet ofrohen nga katër të punësuar. Deri në vitin 1999, shërbimi profesional ka qenë i
vendosur në jug të Mitrovicës, derisa sot gjendet në pjesën veriore të qytetit.54
47 Informatori i Punës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit (2017), Shërbimi Kombëtar i Punësimit, gjendet
tek: http://bit.ly/2tM7POt 48 Në degën e Mitrovicës punojnë 27 punëtorë me afat të pacaktuar, si dhe 9 me afat të caktuar. Burimi: Ibid. 49 Raporti i punës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2016 (2016), Shërbimi Kombëtar i Punësimit,
gjendet tek: http://bit.ly/2uar3Q1 50 Kompensimi i përkohshëm paguhet në bazë të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë 05 nr.: 02-
4586/2003-001, të datës 17 korrik 2003, si dhe Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë 05 nr.: 120-
6051/2010 të datës 26 gusht 2010. 51 Rekomandimi i Avokatit të Popullit për Shërbimin e Punësimit në lidhje me pagesën e kompensimeve të
përkohshme, 15.09.2015. 52 Raporti i punës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2016 (2016), Shërbimi Kombëtar i Punësimit,
gjendet tek: http://bit.ly/2uar3Q1 53 Nën zyrën rajonale të Mitrovicës funksionojnë edhe zyra e punësimit në komunat Skënderaj dhe Vushtrri.
Burimi: Raporti vjetor “Puna dhe punësimi” për vitin 2015 (2016), Divizioni për Punë dhe Punësim, Ministria
e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, gjendet tek: http://bit.ly/2u8LLjx 54 Burimi: Shërbimet këshilluese dhe profesionale bujqësore të Serbisë, https://www.psss.rs
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
20
Legjislacioni kosovar gjithashtu përkufizon punën e shërbimeve këshilluese për bujqësi.55 Në kuadër
të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ekziston Divizioni për Shërbime
Këshilluese dhe Profesionale, e cila organizon punën e shërbimeve këshilluese dhe mbështet punën
e qendrave informative komunale këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. Në periudhën e kaluar,
ministria e linjës ka nxitur transformimin e zyrave këshilluese komunale për bujqësi në qendra
informative e këshilluese komunale për bujqësi dhe zhvillim rural, ashtu siç edhe është paraparë me
Strategjinë për shërbime këshilluese në fushat e bujqësisë dhe zhvillimit rural 2012-2016. Në
komunat veriore të Kosovës, ende nuk është funksional ofrimi i shërbimeve këshilluese në fushat e
bujqësisë dhe zhvillimit rural sipas sistemit kosovar.
Kultura
Kur flitet për institucionet në fushën e kulturës, në veri të Kosovës gjenden institucionet që janë
zhvendosur nga territoret me shumicë shqiptare pas vitit 1999. Arkivi Historik “Mitrovica” është
vendosur në Zveçan, derisa Enti Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës
“Prishtina” dhe Qendra Kulturore Krahinore “Prishtina” janë vendosur në Leposaviq. Arkivi
historik kujdeset për mbrojtjen e fondit arkivor në territorin e komunave: Mitrovica e Kosovës,
Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Skënderaj dhe Vushtrri,56 derisa mbajtja e regjistrave lokalë dhe
mbrojtja e të mirave kulturore në Kosovë janë detyrim i Entit Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve
Kulturore “Prishtina”.57 Ministria e Kulturës siguron kushtet e punës së këtyre institucioneve dhe
mbikëqyr realizimin e programeve të mbrojtjes së të mirave të paluajtshme kulturore në Kosovë.
Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për numrin maksimal të të punësuarve për afat
të pacaktuar për vitin 2017, Enti Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore “Prishtina” mund
të ketë më së shumti 16 të punësuar, Arkivi Historik “Mitrovica e Kosovës” 7, derisa Qendra
Kulturore Krahinore “Prishtina” 5.58
Drejtësia
Në veri të Kosovës, sistemi i drejtësisë së Republikës së Serbisë përbëhet nga: Gjykata Themelore
në Mitrovicë, Gjykata e Lartë në Mitrovicë, Gjykata për Kundërvajtje në Mitrovicë,
Prokuroria Publike Themelore në Mitrovicë si dhe Prokuroria e Lartë Publike në Mitrovicë.59
Tabela 7. Numri maksimal i të punësuarve në organet e drejtësisë për vitin 2017 në veri të Kosovës
Komuna Organi i drejtësisë Numri i të
punësuarve
Mitrovica e Veriut Gjykata Themelore në Mitrovicë 87
Mitrovica e Veriut Prokuroria Publike Themelore në Mitrovicë 10
Mitrovica e Veriut Gjykata për Kundërvajtje në Mitrovicë 48
Zveçan Gjykata e Lartë në Mitrovicë 34
55 Ligji nr. 04/L-074 për shërbimet këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural 56 Aktvendimi për vendosjen territoriale të arkivave (“Gazeta Zyrtare RS” nr. 7/96). 57 Aktvendimi për vendosjen territoriale të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore (“Gazeta Zyrtare
RS” nr. 48/98). 58 Vendimi për numrin maksimal të të punësuarve për afat të pacaktuar në sistemin e organeve shtetërore,
sistemin e shërbimeve publike, sistemin e krahinës autonome të Vojvodinës dhe sistemin e vetëqeverisjes
lokale për vitin 2017 (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 61/2017) 59 Harta e gjykatave dhe prokurorive në Republikën e Serbisë, gjendet tek:
http://www.mpravde.gov.rs/nova_mreza_sudova.php
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
21
Zveçan Prokuroria e Lartë Publike në Mitrovicë 7
Gjithsej 186
Burimi: Vendimi për numrin maksimal të të punësuarve për afat të pacaktuar në sistemin e organeve
shtetërore, sistemin e shërbimeve publike, sistemin e krahinës autonome të Vojvodinës dhe sistemin
e vetëqeverisjes lokale për vitin 2017 (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 61/2017)
Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Lartë Publike janë vendosur në Zveçan, derisa organet tjera të
drejtësisë gjenden në Mitrovicën e Veriut. Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për
numrin maksimal të të punësuarve në institucionet publike, parashihet që organet e përmendura të
drejtësisë të kenë, për vitin 2017, gjithsej 186 të punësuar, prej të cilëve më së shumti lejohen për
Gjykatën Themelore (87, Tabela 7).
Gjatë vitit 2013 ka filluar procesi i integrimit të organeve të përmendura të drejtësisë në sistemin e
drejtësisë së Kosovës. Në fakt, me nënshkrimin e Marrëveshjes së parë mbi parimet e normalizimit
të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, të njohur si “Marrëveshja e Brukselit:, kanë filluar
edhe bisedimet në fushën e drejtësisë. Në bazë të pikës 10 të kësaj marrëveshjeje (drejtësia), në shkurt
të vitit 2015, është nënshkruar edhe Marrëveshja për Drejtësinë, derisa në nëntor të vitit 2016 janë
miratuar edhe Konkluzionet e Ndërmjetësit të BE-së për Drejtësi, me të cilat janë dakorduar hapat
për përfundimin e integrimit të organeve të drejtësisë.60 Me marrëveshjen e drejtësisë është dakorduar
si vijon: që do të ekzistojë një Gjykatë Themelore dhe një Prokurori Themelore për rajonin e
Mitrovicës, si dhe që Gjykata Themelore në Mitrovicë të ketë disa objekte (në Mitrovicë të Jugut dhe
atë të Veriut), si dhe të ketë degë në Zubin Potok, Leposaviq, Skënderaj dhe Vushtrri, si dhe që Dega
e Gjykatës së Apelit do të ketë selinë në Mitrovicë të Veriut.61 Deri më sot është konfirmuar lista e
gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ që do të integrohet në sistemin e drejtësisë, si
dhe vijojnë bisedimet për çështjet e mbetura në këtë fushë.62
Kadastri i paluajtshmërive
Në veri të Kosovës ekziston edhe Shërbimi për Kadastrin e Paluajtshmërive “Mitrovica e
Kosovës” me seli në Zveçan, si dhe Shërbimi për Kadastrin e Paluajtshmërive “Leposaviq” në
Leposaviq, të cilat funksionojnë në kuadër të Entit Gjeodezik Republikan të Serbisë. Shërbimi i
kadastrit të paluajtshmërive “Mitrovica e Kosovës”, si dhe dega përkatëse e Shërbimit të Kadastrit
në Zubin Potok, mbulojnë territoret e komunave Mitrovica e Kosovës, Zveçan, Skënderaj dhe Zubin
Potok.63
Pas ngjarjeve të vitit 1999, i gjithë dokumentacioni kadastral nga territori i Kosovës u zhvendos drejt
Krushevcit, derisa Qeveria mori vendim për ndalimin e regjistrimit të ndryshimeve në këtë
dokumentacion, me qëllim të ruajtjes së të dhënave pronësore.64 Në anën tjetër, në vitin 2000 u
themelua Agjencia Kadastrale e Kosovës nga ana e UN-Habitat-it, pas të cilës u formuan edhe zyrat
kadastrale komunale.65 Megjithatë, pas zhvendosjes së dokumentacionit kadastral në Serbi, u paraqit
60 Raporti i progresit për dialogun Beograd-Prishtinë për periudhën tetor 2016 – prill 201 (2017), Qeveria e
Republikës së Serbisë, gjendet tek: http://bit.ly/2txK3p2 61 Burimi: http://www.kim.gov.rs/p06.php 62 Ibid. 63 Informatori i Punës (2017), Enti Gjeodezik Republikan, gjendet tek: http://bit.ly/2v9mJhS 64 Informatori i Punës për vitin 2014 (2014), Zyra për Kosovë 65 Burimi: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mmph-rks.org/sr/Kosovska-Agencija-za-Katastar
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
22
problemi i mungesës së të dhënave të azhurnuara në kadastrin kosovar, gjë që përfundimisht ka sjellë
vështirësimin e realizimit të të drejtave pronësore të qytetarëve.
Për të zgjidhur këtë çështje të të dhënave kadastrale, përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës
nënshkruan Marrëveshjen Teknike për Kadastrin, në shtator të vitit 2011, si pjesë e bisedimeve të
Brukselit. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, Beograd mori përsipër obligimin që të bëjë transferimin e
evidencës kadastrale për territorin e Kosovës.66 Në mars të vitit 2016, përfundoi digjitalizimi i
dokumentacionit kadastral që në vitin 1999 është zhvendosur drejt Serbisë.67 Megjithatë, deri më sot
nuk janë zgjidhur të gjitha çështjet që janë definuar me marrëveshje, si dhe priten bisedime të
mëtejme për fushën e kadastrit.
Institucionet tjera të Republikës së Serbisë
Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës është qendra rajonale e drejtorisë shtetërore të
Republikës së Serbisë me seli në Mitrovicën e Veriut. Sipas Rregullores për qarqet administrative
(“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 15/2006), qarku administrativ i Mitrovicës së Kosovës kryen veprimtarinë
shtetërore për territorin e komunave: Vushtrri, Zveçan, Zubin Potok, Mitrovica e Veriut, Leposaviq
dhe Skënderaj. Qarku administrativ ka kompetencë për: zgjidhjen e çështjeve administrative në
shkallë të parë, gjegjësisht ankesat ndaj vendimeve të shkallës së parë të bartësve të kompetencave
publike, mbikëqyrjen e punës së bartësve të autoritetit publik dhe mbikëqyrjen inspektuese.68 Me
punën e qarkut administrativ udhëheq udhëheqësi, derisa bashkëpunimi me komunat realizohet
përmes Këshillit të Qarkut Administrativ. Struktura organizative e qarkut administrativ përbëhet nga
udhëheqësi i qarkut administrativ, shërbimi profesional i qarkut administrativ me 7 të punësuar, si
dhe 11 shërbime inspektimi me gjithsej 27 udhëheqës dhe inspektorë.69 Në kuadër të këtij qarku
administrativ funksionojnë shërbimet inspektuese në fushën e tregtisë (inspektorati i tregut),
shëndetit (inspektorati shëndetësor, sanitar), energjisë (inspektorati elektro-energjetik), bujqësisë dhe
mbrojtjes së mjedisit (inspektorati veterinar, inspektorati bujqësor, inspektorati ujor, drejtoria për
mbrojtjen e bimëve, inspektorati për mbrojtjen e mjedisit jetësor), punësimit (inspektorati i punës) si
dhe arsimit (inspektorati i arsimit).70
Përveç këtij qarku administrativ, Qeveria e Serbisë ka krijuar edhe katër qarqe të tjera administrative
sipas Rregullores për Qarqet Administrative (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 15/2006), si dhe atë: Qarku
Administrativ i Kosovës, Qarku Administrativ i Pejës, Qarku Administrativ i Prizrenit, si dhe Qarku
Administrativ Kosovë-Moravë. Me ardhjen e misionit të UNMIK-ut në vitin 2000, u bë ndarja e re
administrative sipas të cilës Kosova do të kishte shtatë qarqe administrative: Qarku i Gjakovës,
Gjilanit, Mitrovicës së Kosovës, Pejës, Prishtinës, Prizrenit dhe Ferizajt.
66 Në këtë bazë, Enti Gjeodezik Republikan ka fituar mbështetje financiare përmes Projektit të BE-së “Këmbimi
i të dhënave kadastrale mes Beogradit dhe Prishtinës”. Burimi: Raporti i progresit në dialogun mes Beogradit
dhe Prishtinës për periudhën prill – tetor 2015 (2015), Qeveria e Republikës së Serbisë, gjendet tek:
http://bit.ly/2vb57Ca 67 Raporti i progresit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës për periudhën prill – tetor 2016 (2016), Qeveria
e Republikës së Serbisë, gjendet tek: http://bit.ly/2wIdVM 68 Kompetencat e qarkut administrativ përkufizohen me Ligjin për Administratën Shtetërore (“Gazeta Zyrtare
RS”, nr. 79/2005, 101/2007, 95/2010 dhe 99/2014) si dhe Rregulloren për Qarqet Administrative (“Gazeta
Zyrtare RS” , nr. 15/2006). 69 Burimi: http://www.kosovskomitrovackiokrug.rs/organizaciona-struktura/ 70 Burimi: www.kosovskomitrovackiokrug.rs/organizaciona-struktura/
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
23
Në veri të Kosovës, përveç qarqeve administrative, veprimtari profesionale për qëllimet e Qeverisë
së Republikës së Serbisë kryen edhe Zyra për Kosovën. Qeveria e Republikës së Serbisë më 2013
ka themeluar këtë zyrë me Rregulloren për Zyrën për Kosovë (“Gazeta Zyrtare RS” nr.75/12, 123/12
dhe 100/13) për të kryer punë profesionale për nevojat e Qeverisë dhe ministrive të linjës që kanë të
bëjnë me funksionimin e institucioneve të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës.71
Kjo Zyrë kryen punë që kanë të bëjnë me: arsimin, shëndetësinë, politikat sociale, kulturën,
infrastrukturën, telekomunikacionin, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, sistemin e vetëqeverisjes
lokale, veprimtarinë e Kishës Ortodokse Serbe, ndihmën për personat e zhvendosur brenda vendit,
si dhe punë të tjera në veprimtarinë e saj. Në pajtim me buxhetin e Republikës së Serbisë, Zyra bën
transferimin e mjeteve për pagesën e pagave personale në organet e administratës, ndërmarrjet
publike dhe institucionet, themelues të të cilave janë komunat në territorin e Kosovës.72 Përveç
këtyre, Zyra ka rol të rëndësishëm në procesin e bisedimeve me Bashkimin Evropian në lidhje me
kapitullin 35, i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Puna e Zyrës organizohet në shtatë sektorë, në pajtim me kompetencat e deleguara, si dhe katër byro
të Zyrës me seli në Mitrovicë, Graçanicë, Gjilan dhe Kralevë. Zyra për Kosovë në vitin 2014 ka pasur
66 të punësuar, derisa numri maksimal i lejuar për të punësuar, sipas vendimit të Qeverisë për vitin
2017 është 71.7374
71 Burimi: www.kim.gov.rs 72 Raporti i Punës së Zyrës për Kosovë në periudhën janar-dhjetor 2016 (2017), Zyra për Kosovë 73 Informatori i Punës për vitin 2014 (2014), Zyra për Kosovë 74 Vendimi për numrin maksimal të të punësuarve për afat të pacaktuar në sistemin e organeve shtetërore,
sistemin e shërbimeve publike, sistemin e krahinës autonome të Vojvodinës dhe sistemin e vetëqeverisjes
lokale për vitin 2017 (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 61/2017)
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
24
NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE DHE INSTITUCIONET LOKALE
Njësitë e vetëqeverisjes lokale
Me miratimin e Rezolutës 1244/99 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999,
u vendos edhe administrata e UNMIK-ut75 si dhe erdhi deri tek tërheqja e organeve shtetërore të
Republikës së Serbisë nga trevat me popullatë shumicë shqiptare. Megjithatë, në komunat e veriut të
Kosovës, njësitë e pushtetit lokal kanë ruajtur kornizën institucionale ekzistuese si dhe kanë vazhduar
të funksionojnë sipas ligjeve të Republikës së Serbisë.76 Kështu, në këto komuna kanë vazhduar të
funksionojnë pushtetet lokale si persona juridikë në sistemin e Republikës së Serbisë, përfshirë këtu:
Komuna e Mitrovicës së Kosovës, Komuna e Leposaviqit, Komuna e Zveçanit dhe Komuna e
Zubin Potokut, që së bashku kanë 392 të punësuar (Tabela 8).
Tabela 8. Numri i të punësuarve në administratën komunale në sistemin e Serbisë
Njësia e pushtetit lokal Numri i të punësuarve
Komuna Mitrovica e Kosovës 110
Komuna Leposaviq 95
Komuna Zveçan 67
Komuna Zubin Potok 120
Gjithsej 392
Burimi: Informatat e marra nga bashkëbiseduesit në intervista
Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit më 2013 dhe mbajtjes së zgjedhjeve të para lokale në
veri të Kosovës sipas ligjeve të Kosovës, në nëntor të të njëjtit vit ka filluar procesi i formimit të
pushteteve lokale në pajtim me ligjet e Kosovës. Me këtë proces, janë miratuar statutet e reja të
komunave, me të cilët janë formuar njësitë e vetëqeverisjes lokale në sistemin juridik të Kosovës.
Megjithatë, me aktin e zgjedhjeve nuk ka ardhur deri tek bartja e administratave lokale nga sistemi
serb, e as nuk janë formuar drejtoritë komunale sipas sistemit të Kosovës.77 Ngjarjet e përmendura
kanë sjellë deri tek gjendja që në secilën komunë në veri të Kosovës ekzistojnë dy administrata
komunale, njëra që punon me ligje të Serbisë dhe udhëhiqet nga kryetari i organit të përkohshëm,
emëruar nga Qeveria e Republikës së Serbisë, si dhe e dyta që punon me ligje të Kosovës dhe që
udhëhiqen nga kryetarët e komunave të zgjedhur në zgjedhjet lokale të Kosovës.
Kur bëhet fjalë për kornizën ligjore që aplikohet në lidhje me funksionimin e komunave, Republika
e Serbisë dhe Kosova kanë të miratuar ligjet për vetëqeverisje lokale, të cilët dallojnë në masë të
caktuar, më së pari në kuptimin e përmasave të kompetencave. Me Ligjin për vetëqeverisje lokale i
Republikës së Serbisë (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 129/2007 dhe 83/2014 – projektligji) janë definuar
kompetencat e komunave në pajtim me Kushtetutën, që kanë të bëjnë me: miratimin e programeve
zhvillimore, planeve urbane, buxhetit dhe pasqyrave përfundimtare, kryerjen e veprimtarive
komunale, themelimin e institucioneve dhe organizatave në fushën e arsimit fillor, kulturës,
shëndetësisë primare, mirëqenies sociale, etj.
75 UNMIK - United Nations Mission in Kosovo (Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë) 76 Vetëqeverisja lokale në veri të Kosovës: loja “në mes dy zjarresh” (2017), InTER – Instituti për Zhvillim
Territorial Ekonomik 77 Ibid.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
25
Në anën tjetër, sipas Ligjit të Kosovës nr. 03/L –040 për Vetëqeverisjen Lokale, komunat kanë gamë
më të gjerë të përgjegjësive, sidomos në kuptimin e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, por
edhe fushave tjera. Komunat në Kosovë, përfshirë edhe tri komunat në veri të Kosovës (Zubin Potok,
Leposaviq dhe Zveçan) kanë mandat që të merren me arsimin parashkollor, fillor dhe të mesëm,
derisa komuna e Mitrovicës së Veriut ka kompetenca të zgjeruara në sigurimin e arsimit të lartë. Kur
flitet për shërbimin shëndetësor, komunat në Kosovë si dhe tri komunat e përmendura të veriut të
Kosovës kanë përgjegjësi për sigurimin e shërbimit shëndetësor primar, derisa komuna Mitrovica e
Veriut ka kompetencë të zgjeruar në ofrimin e mbrojtjes shëndetësore sekondare. Në fushën e
mirëqenies sociale, komunat në Kosovë kanë kompetencë të plotë për ofrimin e ndihmës sociale në
territoret e tyre.
Kur flitet për procesin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës, Marrëveshja e Brukselit parasheh
formimin e Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. 78 Bashkësia e komunave
serbe do të duhej të ushtronte mbikëqyrje mbi fushat e zhvillimit ekonomik, arsimimit, shëndetësisë,
planifikimit urban e rural, me mundësi të ushtrimit të kompetencave të tjera që i besohen nga pushteti
qendror në Kosovë.79 Edhe pse formimi i Bashkësisë është një prej pikave më të rëndësishme të
Marrëveshjes, ende nuk ka filluar themelimi i saj.
Ndërmarrjet publike të njësive të vetëqeverisjes lokale
Katër komunat veriore në Kosovë kanë themeluar nëntë ndërmarrje publike, të cilat funksionojnë në
pajtim me ligjet e Republikës së Serbisë. Komuna e Mitrovicës së Kosovës është themeluese e katër
ndërmarrjeve publike që ofrojnë shërbimet e furnizimit të ujit, grumbullimin e mbeturinave, tokën
ndërtimore dhe veprimtarinë banesore në këtë komunë. Ndërmarrja publike komunale Ujësjellësi
“Ibar” siguron furnizimin me ujë dhe merret me pastrimin dhe grumbullimin e ujërave atmosferike
dhe të zeza.80 Ndërmarrja e dytë publike komunale që vepron në këtë komunë është Ndërmarrja
Publike Komunale “Standard”, që është themeluar për grumbullimin e mbeturinave dhe
mirëmbajtjen e hapësirave publike. Në kuadër të kësaj ndërmarrjeje veprojnë edhe njësitë punuese
“Čistoća” (Pastrimi), “Toplana” (Ngrohtorja), “Hortikultura“, “Pijaca” (Tregu), “Tehnička služba”
(Shërbimi Teknik) dhe “Parking servis”.81 Sipas të dhënave në dispozicion nga Agjencia për
Regjistra Publikë për vitin 2015, Ndërmarrja Publike Komunale Ujësjellësi “Ibar” punëson 83
punëtorë, derisa Ndërmarrja Publike Komunale “Standard” 140 të tillë.
Më tej, Ndërmarrja Publike “Drejtoria për Tokë Ndërtimore dhe Rrugë” është e autorizuar që
të merret me hartimin e projekteve ndërtimore, ndërtimin e rrugëve, përçojave me gypa, si dhe
rrënimin e objekteve, vendosjen e instalimeve elektrike dhe veprimtari të tjera të ngjashme, duke
kryer këtë punë me 15 punëtorë.82 Në fushën e mirëmbajtjes së hapësirave banesore dhe afariste,
Komuna e Mitrovicës ka themeluar Ndërmarrjen Publike “Drejtoria për Hapësira Banesore dhe
78 Marrëveshja e parë për parimet e normalizimit të marrëdhënieve, gjendet tek: www.kim.gov.rs/p03.php 79 Ibid. 80 Vendimi për ndryshimin e Vendimit për ndryshimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike “Ndërmarrja
Publike Komunale Ujësjellësi Ibar Mitrovicë” (2014), Organi i përkohshëm i Komunës së Mitrovicës 81 Vendimi për ndryshimin e Statutit të Ndërmarrjes Publike Komunale “Standard”“ Mitrovicë (2016), Organi
i Përkohshëm i Komunës së Mitrovicës 82 Vendimi për ndryshimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike “Drejtoria për Tokë Ndërtimore dhe
Rrugë”, Mitrovicë (2016), Organi i Përkohshëm i Komunës së Mitrovicës
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
26
Afariste“, derisa është themeluese edhe e ndërmarrjes “Ndërmarrja shoqërore për urbanizëm,
projektim dhe inxhiniering e urbanizëm”, e cila punëson tetë punëtorë.83
Në Zveçan ekziston Ndërmarrja Publike Komunale Banesore “Zveçan”, e themeluar për ofrimin
e shërbimeve komunale e banesore, si: grumbullimi dhe depozitimi i mbeturinave, furnizimi me ujë,
ndërtimi i objekteve banesore dhe të tjera, vendosja e instalimit elektrik, sistemeve ujësjellëse dhe
komunale, si dhe veprimtari të tjera të ngjashme.84 Sipas të dhënave në dispozicion nga ARP, kjo
ndërmarrje publike ka pasur 48 punëtorë në vitin 2015, derisa në bazë të gjetjeve të këtij hulumtimi,
aktualisht ka 54 të punësuar.
Komuna Zubin Potok ka themeluar Ndërmarrjen Publike për Veprimtari Komunale “Ibar”
kryesisht për pastrimin dhe shpërndarjen e ujit të pijes, si dhe grumbullimin dhe depozitimin e
mbeturinave.85 Përveç këtyre, komuna është themeluese e Ndërmarrjes Publike “Drejtoria për Tokë
Ndërtimore, Rrugë dhe Zhvillim”, e cila siguron rregullimin, shfrytëzimin, avancimin dhe
mbrojtjen e tokës ndërtimore, si dhe organizon mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve dhe objekteve
publike në territorin e kësaj komune.86 Këto dy ndërmarrje në total punësojnë rreth 110 punëtorë,
prej të cilëve rreth 80 janë të punësuar në ndërmarrjen “Ibar”, ndërsa 30 në Drejtori.
Punët komunale në komunën e Leposaviqit i kryen Ndërmarrja Publike Komunale “24 nëntori”.
Kjo ndërmarrje publike ofron shërbimet e ujësjellësit, mirëmbajtjes së pastërtisë dhe hapësirave
publike.87 Sipas të dhënave nga faqja e ARP-së, ndërmarrja “24 nëntori” punëson 67 punëtorë. Për
mirëmbajtjen e tokës ndërtimore dhe rrugëve është e obliguar ndërmarrja “Drejtoria për Tokë
Ndërtimore dhe Rrugë”, që aktualisht ka të punësuar 12 punëtorë.
Ndërmarrjet e përmendura publike funksionojnë në kuadër të legjislacionit të Serbisë. Sipas Ligjit
për ndërmarrje publike (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 15/2016), ndërmarrja publike kryen veprimtari me
interes të përgjithshëm, si dhe mund të themelohet nga Republika e Serbisë, krahina autonome apo
njësitë e vetëqeverisjes lokale. Ky Ligj i ri për ndërmarrjet publike, i cili ka hyrë në fuqi në mars të
vitit 2016, ka sjellë ndryshime në fushën e udhëheqjes, menaxhimit, planifikimit, raportimit dhe
kontrollit mbi ndërmarrjet publike. Për këtë arsye, komunat e veriut të Kosovës kanë pasur për
detyrim të përafrojnë aktet themeluese të ndërmarrjeve publike me dispozitat e ligjit të ri. Ky Ligj
parasheh që komunat të emërojnë drejtorin e ndërmarrjes publike, të ushtrojnë mbikëqyrje mbi
afarizmin e ndërmarrjes, të japin pëlqimin për programin e punës, si dhe sipas nevojës, të sigurojnë
kushtet për kryerjen e papenguar të veprimtarisë së ndërmarrjes.
Në Ligjin e Kosovës për Ndërmarrje Publike (Ligji nr. 04/L-111, Ligji nr. 03/L-087, Ligji nr. 05/L-
009), janë renditur ndërmarrjet publike që janë në pronësi të Qeverisë apo të komunave. Sipas këtij
ligji, Qeveria është e autorizuar të ndryshojë listën e ndërmarrjeve publike dhe të klasifikojë “çdo
83 Burimi: Agjencia për Regjistra Afaristë të Republikës së Serbisë 84 Statuti i Ndërmarrjes Publike Komunale dhe Banesore “Zveçan” Zveçan (2016), Organi i përkohshëm i
komunës së Zveçanit 85 Vendimi për përafrimin e funksionimit të ndërmarrjes publike “Ibar” Zubin Potok me Ligjin për Ndërmarrje
Publike (2016), Organi i Përkohshëm Komunal Zubin Potok 86 Vendimi për ndryshimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike “Drejtoria për Tokë Ndërtimore, Rrugë
dhe Zhvillim” (2013), Organi i Përkohshëm Komunal Zubin Potok 87 Vendimi për përafrimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike komunale “24 nëntori” Leposaviq me
Ligjin për Ndërmarrje Publike (2016), Organi i Përkohshëm Komunal Leposaviq
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
27
ndërmarrje për të cilën vërtetohet që 50% apo më shumë, drejtpërdrejt apo tërthorazi, është në pronësi
publike të Republikës së Kosovës dhe/ose njërit apo më shumë autoriteteve publike të Republikës së
Kosovës...”. Në listën e ndërmarrjeve publike lokale gjenden edhe ndërmarrjet vijuese publike që
veprojnë në katër komunat veriore: Ndërmarrja për mbeturina “JKP Standard” Mitrovicë,
Ndërmarrja për Mbeturina “JKSP Zveçan” Zveçan; Ndërmarrja për Ujësjellës e Mbeturina “Ibar”
Zubin Potok; Ndërmarrja për mbeturina “24 Nëntori” Leposaviq; si dhe Stacioni i Autobusëve
Mitrovicë, Stacioni i Autobusëve Leposaviq, Stacioni i Autobusëve Zubin Potok dhe Stacioni i
Autobusëve Zveçan.
Sipas legjislacionit kosovar, komunat kanë të drejtë të themelojnë ndërmarrje publike lokale në
pajtim me “Rregulloren nr. 02/2013 për kriteret e formimit të ndërmarrjeve publike lokale dhe
pjesëmarrjen e komunave në bordet e drejtorëve të kompanive rajonale të ujit”. Të gjitha ndërmarrjet
publike, qofshin ato në pronësi të Qeverisë së Kosovës (ndërmarrjet publike qendrore) apo të
komunave (ndërmarrje publike lokale) duhet të themelohen si shoqëri aksionare. Punën e
ndërmarrjeve publike lokale e mbikëqyrin komunat, të cilat plotësisht mbajnë përgjegjësi për
veprimtarinë e tyre.88
Institucionet publike të njësive të vetëqeverisjes lokale
Pushtetet lokale në veri të Kosovës janë themelues të institucioneve kulturore. Në Komunën e
Mitrovicës funksionon Qendra Kulturore “Dragica Žarković”, e cila realizon disa programe:
dramën, folklorin, letërsinë, filmin, artin figurativ, muzikor dhe amator. Numri total i të punësuarve
në këtë institucion është 17.89 Kjo komunë ka themeluar edhe Institucionin e Muzeut të Qytetit
dhe Bibliotekën “Vuk Karaxhiq”, të cilët gjithashtu funksionojnë në sistemin e Republikës së
Serbisë.
Komuna e Leposaviqit është themeluese e Qendrës së Kulturës “Sava Dečanac”, veprimtaria
kryesore e të cilës është organizimi i manifestimeve kulturore në Leposaviq, Leshak dhe Soçanicë.
Në kuadër të këtij institucioni funksionon edhe Shoqëria Kulturore-Artistike Kopaonik. Qendra
Kulturore “Sava Dečanac” punëson gjithsej 28 punëtorë. Gjithashtu, komuna ka themeluar edhe
Bibliotekën Popullore “Shën Sava”.
Në Zubin Potok ekziston institucioni i kulturës Shtëpia e Kulturës “Stari Kolashin”. Deri në fillim
të vitit 2017, ky institucion ka funksionuar si ndërmarrje publike për veprimtari gazetare, botuese,
informuese dhe kulturore “Stari Kolashin”, deri sa janë bërë ndryshime në statusin juridik nga
ndërmarrja publike në institucion.90 Në kuadër të Shtëpisë së Kulturës “Stari Kolashin”, funksionon
edhe biblioteka “Petar Petroviq Njegosh”. Numri total i punëtorëve në këtë institucion është 20.
Kur flitet për sistemin e Kosovës, sipas Ligjit nr. 02/L-57 për institucionet kulturore në Kosovë,
themelues të institucioneve kulturore mund të jenë: Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Ministria
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, komuna apo ndonjë person tjetër fizik a juridik, nëse kjo lejohet
88 Propozim Koncept-Dokumenti për ndërmarrje publike (2017), Ministria e Zhvillimit Ekonomik, gjendet tek:
http://bit.ly/2vD5rJn 89 http://kckm.org/o-nama/ 90 Aktvendimi për shlyerjen nga Regjistri i Subjekteve Tregtare të Ndwrmarrjes Publike për Veprimtari
Gazetare, Botuese, Informuese e Kulturore “Stari Kolashin” Zubin Potok (2017), Agjencia për Regjistra
Tregtarë
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
28
shprehimisht me ligj. Komuna mund të themelojë institucion të nivelit lokal, derisa disa komuna
mund të themelojnë institucionin e nivelit ndërkomunal.
Në fushën e sportit, në komunat veriore të Kosovës ekzistojnë disa institucione që funksionojnë
brenda sistemit të Republikës së Serbisë. Komuna e Mitrovicës ka themeluar Institucionin për
Sport, Rini dhe Shërbime të Specializuara, e cila është përgjegjëse për organizimin e ngjarjeve
sportive, manifestimet kulturore dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara për personat me nevoja
të veçanta. Numri i përgjithshëm i të punësuarve në këtë institucion është 47. Gjithashtu, në këtë
komunë ekziston edhe Qendra Sportive “Mitrovica”.
Qendra Sportive Rekreative “Mokra Gora” është themeluar nga komuna e Zubin Potokut dhe
është përgjegjëse për organizimin e ngjarjeve të ndryshme sportive dhe garave për nxënës të
shkollave fillore e të mesme, si dhe për mirëmbajtjen e objekteve sportive në këtë komunë. Qendra
Sportive-Rekreative “Mokra Gora” punëson 30 punëtorë.
Në komunën e Leposaviqit ekziston Organizata Sportive-Turistike “Leposaviq”, e formuar me
qëllim të avancimit dhe zhvillimit të sportit dhe turizmit. Organizatat është përgjegjëse për
organizimin e ngjarjeve dhe manifestimeve sportive, bashkëpunimin dhe ofrimin e ndihmës për
klubet sportive, por edhe promovimin e potencialeve turistike të Komunës së Leposaviqit. Në
territorin e Leposaviqit ekzistojnë 23 klube sportive, të regjistruara në Ministrinë për Rini dhe Sport
të Republikës së Serbisë.
Në sistemin serb, institucionet në fushën e sportit mund të themelohen, në pajtim me ligjin që
rregullon shërbimet publike, nga Republika e Serbisë, krahina autonome dhe pushteti lokal. Komunat
që funksionojnë në sistemin e Kosovës, sipas ligjit nr. 2003/24 për sportin, duhet të formojnë fondet
vetanake për financimin e sportit.91 Gjithashtu, është paraparë që komunat të kenë të krijuara drejtori
për sport, rini e kulturë, që janë përgjegjëse për organizimin e ngjarjeve e manifestimeve sportive.
91 Ligji nr. 2003/24 për Sportin, gjendet tek: http://bit.ly/2vmBgH3
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
29
KONKLUDIM
Populli serb në Kosovë ka qëndruar në këto hapësira më së shumti duke iu falënderuar institucioneve
të Republikës së Serbisë, të cilat për gjitha këto vite pas Marrëveshjes së Kumanovës92 veprojnë në
komunat e veriut të Kosovës. Veprimtaria e këtyre institucioneve është posaçërisht e rëndësishme në
fushat që kanë rëndësi qenësore për mbijetesën e popullatës, para se të gjithash në fushën e arsimit,
shërbimit shëndetësor dhe social, si dhe organizimit të vetëqeverisjes lokale, por edhe në sfera të
tjera të rëndësishme për funksionimin e shoqërisë.
Siç është parë në rezultatet e këtij hulumtimi, institucionet e Qeverisë së Republikës së Serbisë
ofrojnë numër të madh të shërbimeve për qytetarët e veriut të Kosovës, shfrytëzues të të cilëve janë
jo vetëm popullata lokale e katër komunave veriore, por edhe serbët dhe jo-shqiptarët nga pjesë tjera
të Kosovës.93 Në fushën e arsimit, janë 48 institucione aktive të cilat vijohen nga rreth 18,000 nxënës
dhe studentë. Nëntë institucione shëndetësore dhe barnatore shërbejnë rreth 50,000 qytetarë të veriut
të Kosovës,94 si dhe qytetarë të kombësisë serbe dhe jo-shqiptare nga pjesët tjera të Kosovës. Të
gjitha qendrat për punë sociale në Kosovë gjatë vitit mbulojnë rreth 16,000 shfrytëzues. Fondi
Republikan për Sigurime Pensionale dhe Invalidore i Republikës së Serbisë në veri të Kosovës gjatë
muajit paguan pensione për 8328 pensionistë, derisa shërbimet e degës së Shërbimit Kombëtar të
Punësimit i shfrytëzojnë 8340 qytetarë. Institucionet tjera të Republikës së Serbisë gjithashtu kanë
rol të rëndësishëm, secili në fushën e vet përkatëse.
Institucionet e Republikës së Serbisë gjithashtu luajnë rol të rëndësishëm në punësimin e njerëzve
nga veriu i Kosovës. Vlerësohet që në veri të Kosovës, në këto institucione punojnë rreth 8,000
njerëz.95 Duke pasur parasysh edhe familjet e tyre, arrijmë deri tek fakti që në veri të Kosovës,
ekzistenca e rreth 35-40,000 personave drejtpërdrejt varet nga pagat që marrin nga Qeveria e
Republikës së Serbisë, gjë që praktikisht përbën rreth 80% të të gjithë banorëve të veriut të Kosovës.
Në dialogun e Brukselit ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës, nën lehtësimin e
Bashkimit Evropian, nuk i është kushtuar vëmendje e theksuar gjetjes së zgjidhjes institucionale e
juridike për funksionimin e mëtejmë të këtyre institucioneve në veri të Kosovës (por edhe
komuniteteve të tjera serbe në Kosovë, ku gjendja është e ngjashme apo e njëjtë). Zgjidhja
përfundimtare do të duhej gjetur në kuadër të Bashkësisë/Asociacionit të Komunave Serbe, e cila do
të duhej të merrte përsipër kompetencat e institucioneve të Republikës së Serbisë që aktualisht
funksionojnë në Kosovë. Bisedimet për formimin e Bashkësisë/Asociacionit janë politizuar tejet
shumë, kështu që nuk shihet ndonjë zgjidhje e shpejtë e këtij problemi. Megjithatë, duke pasur
parasysh rëndësinë dhe rolin që institucionet e Republikës së Serbisë kanë tek serbët dhe jo-
shqiptarët, jo vetëm në veri por edhe në pjesët tjera të Kosovës, nevojitet një qasje që ka dozë të
92 Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës (9 qershor 1999), u ndaluan veprimet ushtarake të NATO-s
ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë, si dhe u krijuan kushtet për miratimin e Rezolutës 1244/99 të Këshillit
të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me të cilën u vendos edhe Misioni i Administratës së Përkohshme të
Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK. 93 Shumë serbë dhe jo-shqiptarë nga pjesët tjera të Kosovës rregullisht vinë në veri për të shfrytëzuar shërbimet
e institucioneve publike të Republikës së Serbisë. 94 Nuk ekzistojnë të dhëna zyrtare mbi popullatën e veriut të Kosovës, por sipas vlerësimeve të InTER-it, ai
numër do të mund të ishte rreth 50,000 95 Kur kësaj shifre i shtohen 4097 punëtorë që janë në listën e pagave të EPS-së, fitohet shifra prej 12100
personave që drejtpërdrejt varen nga institucionet e Republikës së Serbisë në Kosovë.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? MIRËQENIA SOCIALE
30
shtuar serioziteti e përgjegjshmërie, si dhe ofrimi i një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që përfundimisht
do të definonte statusin dhe të ardhmen e këtyre institucioneve në Kosovë, gjë kjo që do të
kontribuonte në mbijetesën e qëndrueshme të komunitetit serb (dhe jo-shqiptar) në Kosovë.
ÇFARË E ARDHME NA PRET? REFERENCAT
31
REFERENCA
Literatura
Udhëzimi Administrativ nr. 22/2013, Numri maksimal i nxënësve për klasë dhe raporti
mësimdhënës-nxënës http://masht.rks-gov.net/uploads/2016/01/22-2013-ua-1.pdf
Institucionet e arsimit të lartë, të dhënat e hapura të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe
Zhvillimit Teknologjik, gjendet tek http://bit.ly/2toDcy1, http://bit.ly/2sP3s7I,
http://bit.ly/2rZPcE7, http://bit.ly/2rZSg37
Raporti Vjetor “Puna dhe punësimi”, për vitin 2015 (2016), Divizioni për Punë dhe Punësim,
Ministria e Punës dhe Mbrojtjes Sociale, gjendet tek: http://bit.ly/2u8LLjx
Programi vjetor i punës së Ndërmarrjes Publike për Menaxhim të Pyjeve “Srbijašume” për vitin
2017, gjendet tek: http://bit.ly/2u9Ji8Y
Ligji nr. 03/L - 068 për arsimin në komuna
Ligji nr. 03/L - 040 për Vetëqeverisjen Lokale
Ligji nr. 04/L-074 për Shërbimet Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Ligji nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike
Ligji nr. 04/Z - 096 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemat e ndihmës
sociale në Kosovë
Ligji nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087për Ndërmarrjet Publike
Ligji nr. 04/L - 125 për Shëndetësinë
Ligji nr. 04/L - 249 për Sigurimet Shëndetësore
Ligji nr. 05/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike,
ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-111
Ligji nr. 2003/24 për Sportin
Ligji për Administratën Shtetërore („Gazeta Zyrtare RS”, nr. 79/2005, 101/2007, 95/2010 dhe
99/2014)
Ligji për Mbrojtjen Shëndetësore („Gazeta Zyrtare RS”, nr. 107/2005, 72/2009 – L.sh. 88/2010,
99/2010, 57/2011, 119/2012, 45/2013 – L.sh 93/2014, 96/2015 i 106/2015)
Ligji për Ndërmarrjet Publike („Gazeta Zyrtare RS”, nr. 15/2016)
Ligji për Vetëqeverisje Lokale në Republikën e Serbisë („Gazeta Zyrtare RS”, nr. 129/2007 dhe
83/2014 – L.sh.)
Ligji për kryerjen e shërbimeve këshilluese dhe profesionale në fushën e bujqësisë (“Gazeta
Zyrtare RS”, nr. 30/10)
Ligji për bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 72/2009, 52/2011 dhe
55/2013)
Ligji për Mbrojtjen Sociale („Gazeta Zyrtare RS”, nr. 24/2011)
Ligji për Kryqin e Kuq të Serbisë („Gazeta Zyrtare RS”, nr. 107/2005)
Konkluzionet e Ndërmjetësit të BE-së në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Energji të vitit
2013, të qasshme në faqen e internetit të Zyrës për Kosovë: http://www.kim.gov.rs/lat/p20.php
Procesverbali për kontrollin e kryer mbi detyrimet kontraktore në Shtëpinë e Shëndetit në Zveçan
(2015), nga ana e Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Republikës së Serbisë,
gjendet tek: http://bit.ly/2sX4v2C
Procesverbali për kontrollin e kryer mbi detyrimet kontraktore në Qendrën Shëndetësore
“Mitrovica” (2015), nga ana e Fondit Republikan për Sigurime Shëndetësore të Republikës së
Serbisë, gjendet tek: http://bit.ly/2tgt0u3
ÇFARË E ARDHME NA PRET? REFERENCAT
32
Raporti i progresit për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, për periudhën prill-tetor 2015
(2015), Qeveria e Republikës së Serbisë, gjendet tek: http://bit.ly/2vb57Ca
Raporti i progresit për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, për periudhën tetor 2016 – prill
2017 (2017), Qeveria e Republikës së Serbisë, gjendet tek: http://bit.ly/2txK3p2
Raporti i punës së Zyrës për Kosovë, për periudhën janar-dhjetor 2016 (2017), Zyra për Kosovë
Raporti i punës së Zyrës për Kosovë për vitin 2016 (2017), Zyra për Kosovë
Raporti i punës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2016 (2016), Shërbimi Kombëtar
i Punësimit, gjendet tek: http://bit.ly/2uar3Q1
Raporti i punës i qendrave për punë sociale në vitin 2015 (2016), Enti Republikan për Mbrojtje
Sociale
Informatori i Punës (2017), Ndërmarrja Publike “Posta e Serbisë”, gjendet tek:
http://bit.ly/2tzz5B5
Informatori i Punës (2014), Zyra për Kosovë
Informatori i Punës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit (2017), Shërbimi Kombëtar i Punësimit,
gjendet tek: http://bit.ly/2tM7POt
Informatori i Punës (2017), Drejtoria Tatimore e Ministrisë së Financave së Republikës së
Serbisë
Informatori i Punës (2017), Enti Gjeodezik Republikan, gjendet tek: http://bit.ly/2v9mJhS
Vetëqeverisja lokale në veri të Kosovës: Loja “mes dy zjarreve” (2017), InTER – Instituti për
Zhvillim Territorial Ekonomik
Plani lokal i veprimit mjedisor i Komunës së Leposaviqit 2016-2021 (2016), Komuna Leposaviq
Vendimi për ndryshimin e Vendimit për ndryshimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike
“Ndërmarrja Publike Komunale Ujësjellësi Ibar Mitrovicë” (2014), Organi i përkohshëm i
Komunës së Mitrovicës
Vendimi për numrin maksimal të të punësuarve për afat të pacaktuar në sistemin e organeve
shtetërore, sistemin e shërbimeve publike, sistemin e krahinës autonome të Vojvodinës dhe
sistemin e vetëqeverisjes lokale për vitin 2017 (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 61/2017)
Vendimi për themelimin e ndërmarrjes publike për zhvillim dhe avancim të informimit me anë
të mediave elektronike në gjuhën serbe në Krahinën Autonome të Kosovës (“Gazeta Zyrtare
RS”, nr. 38/10)
Vendimi për themelimin e shoqërisë tregtare me përgjegjësi të kufizuar për blerjen strategjike
dhe distribucionin e produkteve bujqësore “Metohija” Mitrovicë, (“Gazeta Zyrtare RS”, nr.
27/2013 dhe 38/2013 - korr.).
Vendimi për ndryshimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike “Drejtoria për Tokë
Ndërtimore dhe Rrugë”, Mitrovicë (2016), Organi i Përkohshëm Komunal Mitrovicë
Vendimi për ndryshimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike “Drejtoria për Tokë
Ndërtimore, Rrugë dhe Zhvillim” (2013), Organi i Përkohshëm Komunal Zubin Potok
Vendimi për ndryshimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike “Standard” Mitrovicë (2016),
Organi i Përkohshëm Komunal Mitrovica e Kosovës
Vendimi për përafrimin e aktit themelues të Ndërmarrjes Publike komunale “24 nëntori”
Leposaviq me Ligjin për Ndërmarrje Publike (2016), Organi i Përkohshëm Komunal Leposaviq
Vendimi për përafrimin e funksionimit të ndërmarrjes publike “Ibar” Zubin Potok me Ligjin për
Ndërmarrje Publike (2016), Organi i Përkohshëm Komunal Zubin Potok
Marrëveshja e parë mbi parimet e normalizimit të marrëdhënieve, gjendet tek:
www.kim.gov.rs/p03.php
ÇFARË E ARDHME NA PRET? REFERENCAT
33
Propozim Koncept-Dokumenti për ndërmarrje publike (2017), Ministria e Zhvillimit Ekonomik,
gjendet tek: http://bit.ly/2vD5rJn
Rekomandimi i Avokatit të Popullit për Shërbimin e Punësimit në lidhje me pagesën e
kompensimeve të përkohshme, 15.09.2015.
Zbatimi i paradigmës së re të zhvillimit të qëndrueshëm të zonave të vërshuara në gjetjen e
zgjidhjes përfundimtare për statusin e Hidrosistemit “Ibër-Lepenc” (2015), Instituti për Zhvillim
Territorial Ekonomik
Karta arsimore e gjimnazeve, shkollave profesionale dhe të përziera, të dhënat e hapura të
Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, gjendet tek http://bit.ly/2tob2mH,
http://bit.ly/2rMCtt5, http://bit.ly/2sLljeV
Karta arsimore e shkollës fillore, të dhënat e hapura të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe
Zhvillimit Teknologjik, gjendet tek www.bit.ly/2ryIipN
Përmbledhje e raportit të punës së Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për vitin
2016, gjendet tek: http://bit.ly/2sRcjms
Rezoluta 1244/99 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
Aktvendim për shlyerjen nga Regjistri i Subjekteve Afariste të Ndërmarrjes Publike për
Veprimtari Gazetare, Botuese, Informuese dhe Kulturore “Stari Kolašin” Zubin Potok (2017),
Agjencia për Regjistra Tregtarë
Aktvendim për përcaktimin e territoreve të arkivave („Gazeta Zyrtare RS”, nr. 7/96)
Aktvendim për përcaktimin e territorit të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore („Gazeta
Zyrtare RS”, nr. 48/98)
Strategjia Sektoriale Shëndetësore 2017-2021 (2016), Ministria e Shëndetësisë së Kosovës
Raportet e sintetizuara të punës së qendrave për punë sociale në Serbi në vitin 2012 dhe 2014,
Enti Republikan për Mbrojtje Sociale
Buletini Statistikor Mujor IV/2017 (2017), Fondi Republikan për Sigurime Pensionale dhe
Invalidore
Statuti i Ndërmarrjes Publike Komunale dhe Banesore “Zveçan” Zveçan (2016), Organi i
Përkohshëm Komunal Zveçan
Strategjia e Zhvillimit Ekonomik të komunës Zveçan 2014-2016 (2013), komuna Zveçan
Strategjia e Zhvillimit të komunës Zubin Potok 2013-2017 (2013), komuna Zubin Potok
Plani strategjik i arsimit në Kosovë 2017-2021 (2016), Ministria e Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë
Programi trevjeçar i punës së Ndërmarrjes Publike “Elektroprivreda Srbije” (Elektro-Ekonomia
e Serbisë) për vitet 2017-2019 (2017), ndërmarrja publike “Elektroprivreda Srbije”, gjendet tek:
http://bit.ly/2uiRtNs
Rregullorja 02/2013 për kriteret e formimit të ndërmarrjeve publike lokale dhe pjesëmarrjen e
komunave në bordet e drejtorëve të kompanive rajonale të ujit
Rregullorja për zbatimin e Ligjit për Akcizat në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës për
periudhën e vlefshmërisë së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së;
Rregullorja për zbatimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar në territorin e Krahinës
Autonome të Kosovës për periudhën e vlefshmërisë së Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit
të OKB-së
Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet e posaçme për qarkullimin
e mallrave me Krahinën Autonome të Kosovës
Rregullorja për Zyrën për Kosovë („Gazeta Zyrtare RS”, nr.75/12, 123/12 dhe 100/13)
ÇFARË E ARDHME NA PRET? REFERENCAT
34
Rregullorja për planin e rrjetit të institucioneve shëndetësore (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 42/2006,
119/2007, 84/2008, 71/2009, 85/2009, 24/2010, 6/2012, 37/2012, 8/2014 dhe 92/2015)
Rregullorja për qarqet administrative („Gazeta Zyrtare RS”,, nr. 15/2006)
Faqet e internetit
Agjencia për Regjistra Tregtarë: http://apr.rs
Enti për Shëndetësi Publike Prishtinë – Mitrovicë: http://www.zjzkm.rs
Ndërmarrja Publike “Elektroprivredna Srbije”: http://www.eps.rs
Ndërmarrja Publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë” a.d: http://infrazs.rs
Ndërmarrja Publike “Posta e Serbisë”: http://www.posta.rs
Ndërmarrja Publike „Rrugët e Serbisë”: http://www.putevi-srbije.rs
Zyra për Kosovë: http://www.kim.gov.rs/index.php
Qarku i Mitrovicës: http://www.kosovskomitrovackiokrug.rs/o-okrugu/
Qendra Kulturore Dragica Zharkoviq: https://kckm.org/o-nama/
Harta e gjykatave dhe prokurorive në Republikën e Serbisë, gjendet tek:
http://www.mpravde.gov.rs/nova_mreza_sudova.php
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik: http://opendata.mpn.gov.rs
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: http://mmph-rks.org
Banka Popullore e Serbisë: https://www.nbs.rs/internet/latinica/index.html
Shërbimi Kombëtar i Punësimit i Republikës së Serbisë: http://www.nsz.gov.rs/live/o-
nama/nsz-danas
Komuna Zveçan: http://www.opstinazvecan.rs
Komuna Zubin Potok: http://www.zubin-potok.org.rs
Komuna Mitrovicë: http://www.kosmitrovica.rs
Komuna Leposaviq: http://www.leposavic.net
Shërbimet këshilluese dhe profesionale bujqësore të Serbisë: https://www.psss.rs
Drejtoria tatimore e Republikës së Serbisë: http://www.poreskauprava.gov.rs
Portali qeveritar i Kosovës: https://www.rks-gov.net
Fondi Republikan për Sigurim Shëndetësor: http://rfzo.rs/index.php/organizacija-
info/orgjedinice/filijale-ispostave
Universiteti në Prishtinë: http://www.pr.ac.rs
Drejtoria e Thesarit: https://www.trezor.gov.rs