20
C M Y K E MËRKURË 8 DHJETOR 2010 WWW.TEMA.AL Gazetë e përditshme Numër 2926 | Viti X 30 LEKË POLITIKA Sondazhi: 90 % e shqiptarëve thonë se politikanët janë mbi ligjin 7 POLITIKA BE porosit Kosovën: Mos i bëni zgjedhjet si në Shqipëri 7 EKONOMIA ERE: Nuk rritet çmimi i dritave. Por CEZ sërish do i marrë paratë tona 10 SOCIALE Haxhinasto “hap” shkollën në dhjetor 11 Frika e ringjallur më 8 Dhjetor 2010! Shkodra e përmbytur dhe lexuesi Olldashi Dhjetori shembi sistemin komunist, tani detyrë është demokracia Bota çuditet me shkollën kineze E ardhmja e euros EDITORIAL OPINION OPINION OPINION OPINION Nga Mero Baze [email protected] Dje në mbrëmje kryeministri i parë i Shqipërisë pas-komuniste, Aleksan- dër Meksi, promovoi një libër, në të cilën ka përmbledhur dokumente të Lëvizjes së Dhjetorit, lindjes dhe funksionimit të Partisë Demokra- tike si dhe fakte që kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Në ceremoninë e organizuar në Universitetin Evropian të Tiranës, ishin qindra protagonistë të Lëvizjes së Dhjetorit. Kishte ish- ministra të qeverisë së Partisë Demokratike, ish- deputetë të saj, ish- zyrtarë të saj, njerëz të thjeshtë që kontribuuan në Dhjetor, por që nuk u morën më me politikë, dhe studentë të UET. Por... 8 Nga Fatmir Toçi Në dy raste të njëpasnjëshme, mi- nistri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Oll- dashi, është shfaqur në disa kanale televizive tejet i shqetësuar ... 8 Nga Bardhyl Ukcamaj Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që realizoi ndryshime sistemesh poli- tike (shembjen e regjimit ... 8 Nga Mustafa Nano Në një shkrim të gazetës New York Times i bëhet jehonë pjesëmarrjes së Kinës në një testim ndërkombëtar të nivelit arsimor... 9 The Economist Tregjet financiare shpërfillen 85 miliard euro si paketë ndihme fi- nanciare ofruar për Irlandën më 28 Nëntor... 9 Komentoni në webfaqen tonë www.tema.al LIBRI 5 MISIONI I PAMBARUAR I 8 DHJETORIT! Nga Aleksandër Meksi Promovohet libri “Dhjetor ’90- Dokumente & Materiale” Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, i fejuari i vajzës së Topallit, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris N jë i ri pak vjet mbi 20 vjeç, i fejuari i vajzës së Jozefina Topallit, është emëruar në ambasadën shqiptare në Parisë, në sektorin e Kulturës. Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris. Emërimi duket se është nxitur nga fakti që vajza e zonjës Topalli është studente në Francë dhe më këtë rast bashkëjetesa me një djalë që punon në ambasadën... 3 AKTUALITETI INTERVISTA 6 Rajerson: E kam mbështetur PD, por ajo duhet të demokratizohet Flamuri dështon me skenarin e 8 Dhjetorit ANTENA BRENDA FAMILJES FAQE 2 Jozefina emëron të fejuarin e vajzës në ambasadë në Paris QEVERIA: QYTETARËT E SHKODRËS DO I KENË VARKAT PA PAGESË 4

Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

C M Y K

e mËrkurË 8 dhjeTOR 2010www.Tema.al

Gazetë e përditshmeNumër 2926 | Viti X

30lekË

politika Sondazhi: 90 % e shqiptarëve thonë se politikanët janë mbi ligjin 7

politika BE porosit Kosovën: Mos i bëni zgjedhjet si në Shqipëri 7

ekonomia ERE: Nuk rritet çmimi i dritave. Por CEZ sërish do i marrë paratë tona 10

Sociale Haxhinasto “hap” shkollën në dhjetor 11

Frika e ringjallur më 8 Dhjetor 2010!

Shkodra e përmbytur dhe lexuesi Olldashi

Dhjetori shembi sistemin komunist, tani detyrë është demokracia

Bota çuditet me shkollën kineze

E ardhmja e euros

EDITORIAL

OpInIOn

OpInIOn

OpInIOn

OpInIOn

nga Mero [email protected]

Dje në mbrëmje kryeministri i parë i Shqipërisë pas-komuniste, Aleksan-dër Meksi, promovoi një libër, në të cilën ka përmbledhur dokumente të Lëvizjes së Dhjetorit, lindjes dhe funksionimit të Partisë Demokra-tike si dhe fakte që kanë të bëjnë me ndryshimin e sistemit në Shqipëri. Në ceremoninë e organizuar në Universitetin Evropian të Tiranës, ishin qindra protagonistë të Lëvizjes së Dhjetorit. Kishte ish- ministra të qeverisë së Partisë Demokratike, ish- deputetë të saj, ish- zyrtarë të saj, njerëz të thjeshtë që kontribuuan në Dhjetor, por që nuk u morën më me politikë, dhe studentë të UET. Por... 8

nga Fatmir Toçi

Në dy raste të njëpasnjëshme, mi-nistri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Oll-dashi, është shfaqur në disa kanale televizive tejet i shqetësuar ... 8

nga Bardhyl Ukcamaj

Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që realizoi ndryshime sistemesh poli-tike (shembjen e regjimit ... 8

nga Mustafa nano

Në një shkrim të gazetës New York Times i bëhet jehonë pjesëmarrjes së Kinës në një testim ndërkombëtar të nivelit arsimor... 9

The Economist

Tregjet financiare shpërfillen 85 miliard euro si paketë ndihme fi-nanciare ofruar për Irlandën më 28 Nëntor... 9

Komentoni në webfaqen tonë www.tema.al

libri 5

miSioni i pambaruar i 8 Dhjetorit!nga Aleksandër Meksi

Promovohet libri “dhjetor ’90- dokumente & materiale”

Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, i fejuari i vajzës së Topallit, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris

Një i ri pak vjet mbi 20 vjeç, i fejuari i vajzës së Jozefina Topallit, është emëruar në ambasadën

shqiptare në Parisë, në sektorin e Kulturës. Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris.

Emërimi duket se është nxitur nga fakti që vajza e zonjës Topalli është studente në Francë dhe më këtë rast bashkëjetesa me një djalë që punon në ambasadën... 3

AKTUALITETI

intervista 6rajerson: e kammbështetur pD, porajo duhet tëdemokratizohet

Flamuri dështonme skenarine 8 Dhjetorit

antena BREnDA familjesFaqe 2

Jozefina emëron të fejuarin e vajzës në ambasadë në paris

Qeveria: QytetarËt e ShkoDrËSDo i kenË varkat pa pageSË

4

Page 2: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

2 `

.12.20108

e mëRkuRë gazeTa Tema

Flamuri ka marrë përsipër të bëjë protokollin e festës së 8 Dhjetorit. Kjo ishte mënyra e vetme që të mblidhte dhe faturat për festën. Por problemet që i dolën aq papritur, ia nxinë jetën.

Duke qenë se e mori lehtë, desh t’u bënte ndonjë surprizë njerëzve të Partisë.

- Po e marr me radhë, tha, duke e filluar nga ai burri.

Kishte vendosur të bënte një skenar ku gjithë njerëzit më të rëndësishëm të pushtetit të deklaronin se si kishin qenë me studentët më 8 Dhjetor 1990.

E nisi me atë burrin. “Sali Berisha më 8 Dhjetor në

mbrëmje po shikonte televizorin, kur një komshi e njoftoi se diçka po ndodhte në Qytetin Studenti. Ai mbylli TV, mori pardesynë dhe doli jashtë. U nis me rrëmbim drejt Qytetit Studenti në këmbë, pa pyetur për shiun e ftohtë që kish nisur të binte...”

Këtu i duheshin disa detaje. - Më mirë ta pyes vetë, tha. I

bëri telefon.- I duhet këtij skenaristit diçka

për natën e 8 Dhjetorit, ku ke qenë ti dhe si ke vajtur tek stu-dentët, e pyeti Flamuri.

- Nuk kam qenë në Shqipëri më 8 Dhjetor Flamur. Atë natë kam udhëtu nga Italia në Shqipëri. Jo, nuk kam qenë.

Flamuri ngeli me gisht në gojë. - Po s’ka qenë ky, ç’më duhen

të tjerët, tha me vete. Dhe i ra vizë fletës. Pastaj u pendua. Po vazhdoj me të tjerët, tha.

Vazhdoi me Ridvanin si njeriun më të afërt që ka.

“Ridvan Bode ishte në konviktin e tij në Universitetin Bujqësor në Kamzës. I sapoardhur nga

Librazhdi në Institutin e Kamzës si pedagog i ri, Ridvani sapo mori vesh që studentët në Tiranë kanë dalë në rrugë, filloi të trokasë në dhomat fqinje që të zgjonte studentët pas-universitarë dhe pedagogët...”

Ngeci dhe këtu.- Kë të pyes unë për Kamzën,

tha, prit se do gjej njeri. Ju kujtua kryetari i Lëvizjes Studentore në Kamëz. E mori me siklet se nuk i kanë marrëdhëniet e mira, ngaqë e kanë degdisur në një zyrë pa rëndësi në një Ministri.

- Më shpjego pak, tha, si i ka mobilizuar studentët Ridvan Bode në Dhjetor 1990?

- Ta tregoj unë, i tha ai. Në mëngjes, kur ne e kishim ndarë mendjen që do niseshim për në Qytet Studenti, na thanë se ka një mbledhje aty tek këndi spor-tiv. Na thanë që janë mbledhë studentë dhe pedagogë. Shkuam dhe ne se menduam që do bëhej nisje e organizuar. Po ç’të shih-nim. Në krye të tyre ishte Ridvani, të cilin ne nuk e njihnim. Po fliste me zë të lartë dhe tundte gishtin.

- Nuk shkelim ne mbi gjakun e dëshmorëve, thoshte, dhe mbi të mirat që na ka bërë partia. Pastaj ngriti një bust allçie që ishte aty dhe u nis në krye të studentëve pas-universitarë dhe disa peda-gogëve duke shëtitur para gjithë godinave të studentëve.

- Çfarë thua mo burrë? Unë të them si u bashkua me ju, i tha Flamuri.

- A më pyete për ’90-ën, a për ‘95-ën, i tha Bislimi.

- Për ‘90-ën, i tha Flamuri.- E më ‘90-ën ishte kështu siç

thashë. Më ‘95-ën pastaj ia çoi Moza Vokshit Doktorit, na e bëri

drejtor doganash dhe pas një viti ministër.

S’i doli gjë dhe kjo.Filloi për Jozefinën. Nisi të

shkruajë... “Jozefina Topalli ishte nga intelektualet e reja në Shko-dër. Më 9 Dhjetor në mëngjes, ajo mësoi për protestën e studentëve në Tiranë dhe nuk shkoi më në punë. Duhet me organizu intelek-tualët në Shkodër, tha. Ata vijshin çdo natë tek shtëpia e saj dhe bëjshin biseda kundër komuni-zmit. Jozefina ishte mbrujtë nga ato biseda, shumë prej të cilave mund të gjenden dhe sot në arkivën e Degës së Brendshme në Shkodër. Të nesërmen Jozefina...”

Këtu ngeci. I duhej dikush me i thënë ndonjë fakt për Jozefinën.

Mori një themelues të vjetër të PD-së në Shkodër. Ja lexoi pjesën që kishte shkruar për Jozefinën dhe iu lut t’i thoshte diçka të re se donte t’i bënte një skenar për festën.

- Ça di unë çfarë ke shkru ti mor Flamur, i tha ai, por më 1990-ën Jozefina nuk ishte intelektuale se nuk kishte shkollë të lartë. Më pas e ka pasë marrë natën. Në atë kohë ishte tek Instituti i Misrit dhe Orizit si sekretare e Drejtorit.

- Po nuk ka qenë pro intelek-tualëve, tha Flamuri.

- S’di a pro a kundër ka kenë me menje të vet, veç nuk ka qenë intelektuale atëhere. Më pas asht ba, kur u punësu në universitet si kancelare. Dhe krejt Shkodra po e pëson prej kësaj punet se ata që i kanë vënë nota asaj janë ba krejt drejtora dhe ata që kanë marrë nota vetë janë krejt pa punë.

Flamuri ia mbylli telefonin. Nuk duronte dot gjëra të tilla. Ngeli keq. Dilema për të vazhduar më

tej iu shua. S’kish më kuptim. Veten e vet po nuk e nxirrte dot si kryesor se ai në atë kohë kishte vetëm një ëndërr, të kalonte kufi-rin fshehurazi për në Kosovë, për të blerë speca.

E la me aq. I dërrmuar u shtri të flinte me shpresë se do shikonte ndonjë ëndërr që do t’ia hiqte mërzinë e skenarit të 8 Dhjetorit.

Kjo është një rubrikë humori e gazetës TemA. Personazhet edhe episodet e përshkruara janë produkt artistik

tema.al Salla e djeshme në UET, ku

ish- kryeministri i parë i qeve-risë së Partisë Demokratike festonte me miq dhe prota-gonistë të Lëvizjes së Dhjeto-rit, pa thuajse asnjë element që përfaqësonte pushtetin, është tregues i qartë i cilësisë së lirisë që kemi prodhuar për këto 20 vite. Duke riprodhuar tiparet e shtetit klasor, në raport me biznesin, në raport me intelektualët, në raport me median dhe sidomos në raport me qëndrimin që shoqëria mban ndaj pushtetit të tij

MERO BAzE 8

3-4

5

6-7

8-9

10

12-13

14-15

16-17

18-19

Aktualiteti

Libri

Politika

Komente

Ekonomia

Rajoni

Bota

Sporti

@TemA

Flamuri dështon me skenarin e 8 Dhjetorit

Index: www.tema.al

antena BREnDA familjes

Page 3: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

politika

FAq

E 3-

4

e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

aktualitetQeveria: Qytetarët e shkodrës do i kenë varkat pa pagesë 4

Dhjetori 2010 i gjen më të ndarë se kurrë dhjetoristët e ’90 5

Jozefina emëron të fejuarin e vajzës në ambasadë në ParisëBëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, i fejuari i vajzës së Topallit, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris

Një i ri pak vjet mbi 20 vjeç, i fejuari i vajzës së Jozefina Topallit, është emëruar në ambasadën

shqiptare në Parisë, në sektorin e Kulturës. Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris.

Emërimi duket se është nxitur nga fakti që vajza e zonjës Topalli është studente në Francë dhe më këtë rast

bashkëjetesa me një djalë që punon në ambasadën shqiptare lehtëson in-frastrukturën e jetës së tyre në Paris.

Ministria e Jashtme në Tiranë e kondirmon normalisht emërimin, ndërsa nuk ka asnjë zyrtar të konfir-mojë nëse Luiz Ejlli ka bërë ndonjë

konkurs, apo ka konkurruar sipas rre-gullave të Komisionit të Shërbimit Civil. I ri, i papërvojë në diplomaci, edhe CV-në e vetme të tij si këngë-tar e ka të sfumuar tani si dhëndër i kryetares së parlamentit.

Reagimet rreth emërimit të tij janë të shumta, bile thuhet se dhe në Mi-nistrinë e Jashtme ka pasur një farë

hezitimi, por Ilir Meta ka vendosur gjithçka dhe i ka lënë vetëm forma-litetet ministrit aktual.

Emërimi bie në sy në një kohë kur pushteti po akuzohet përditë e më shumë për lidhje nepotike dhe qeve-risje familjare. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është zëri më i ashpër në parlament kundër opozitarëve që

kritikojnë korrupsionin apo lidhjet nepotike, dhe ndoshta do t’i duhet të shkëputet paksa nga avokatia për Berishën për t’i bërë tashmë avoka-tin emërimit të dhëndrit të saj si di-plomat pa përvojë në Paris, në një kryeqytet shumë delikat sa i përket cilësisë dhe përvojës që duhet të ketë trupi diplomatik.

Kryeministri Berisha priti dje ambasadorin e ri të SHBA-ve në Ti-ranë. Pasi i uroi suksese

në misionin e tij në Shqipëri, krye-ministri i shprehu ambasadorit Arvizu mirënjohjen e qeverisë për ndihmën, përkrahjen dhe mbësh-tetjen e vazhdueshme që SHBA i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe në të gjitha fushat. Në për-fundim të takimit kryeministri Be-risha dhe ambasadori Arvizu thanë

një prononcim të shkurtër për shtyp, ku theksi u vu në situatën e vështirë që po kalon veriu i vendit për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit. Kryeministri Berisha u shpreh “In-formova ambasadorin për të gjitha përmasat e përmbytjeve në veri, por edhe në zonat e tjera të vendit, e falënderova për aktin e bujarisë dhe ndihmën që ambasada ka akorduar në mbështetje të këtyre zonave si kundër diskutuam gjerësisht mbi zhvillimet në Shqipëri”.Nga ana e

tij, Ambasadori Arvizu shprehu shqetësim për situatën e vështirë që po kalon vendi dhe theksoi se SHBA është e gatshme ti përgjigjet nevojave të popullit shqiptar. “Dua të nënvizoj shqetësimin tim perso-nal dhe atë të popullit amerikan dhe qeverisë sime për situatën e përm-bytjeve në Shqipëri. Pa dyshim është një situatë shumë e vështirë dhe një shqetësim i madh është se reshjet kanë filluar relativisht më herët në sezon. Zakonisht fillojnë në janar,

këtë vit filluan në dhjetor, gjë që përbën një shqetësim. Ne kemi mo-nitoruar situatën nga shumë afër dhe duam të përgjigjemi sa më shumë që është e mundur ndaj nevojave të popullit shqiptar. Dua të lavdëroj autoritetet shqiptare për përpjekjet e deritanishme, të cilat janë shumë mbresëlënëse” u shpreh Ambasa-dori Amerikan. Në fund të fjalës së tij, ambasadori Arvizu shprehu ga-tishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve.

Ambasadori amerikan me Berishën: Shqetësim për përmbytjet

Ambasadori i OSBE: Bashkëpunim për të kapërcyer përmbytjet

“Një situatë që ndodh herë pas here”, e ka konsideruar gjendjen e krijuar nga përmbytjet, ambasadori i OSBE në Tiranë. Nga Gjirokastra, ku ndodhet për një vizitë 2 ditore, diplomati i huaj u ndal tek situata e përmbytjeve duke apeluar për bashkëpunim si mjet i vetëm për kapërcimin e gjendjes e cila vijon të jetë e rëndë veçanërisht në Shko-dër. “Situata e përmbytjeve është një situatë që ndodh herë pas here dhe kjo kërkon bashkëpunim sa më të mirë nga të gjitha palët. Mendoj se tashmë kanë filluar diskutimet në parlament, siç janë diskutimet për buxhetin dhe ky është një hap për përmirësimin e situatës.” u shpreh ambasadori Eugen VVol-lfarth. I pyetur për përgatitjet parazgjedhore, Ambasadori OSBE vlerësoi sërish se bashkëpunimi do të garantonte mbarëvajtje të procesit. “Procesi elektoral dhe zgjedhjet janë shumë të rëndë-sishme për Shqipërinë dhe misionin e OSBE prandaj puna jonë është të bashkëpunojmë me njësitë e qeverisjes lokale për të përgatitur listat e zgjedhësve sa më të mira.” u shpreh ai. Në lidhje me këtë çës-htje, ambasadori VVollfarth zhvilloi takime me drejtuesit vendorë. Kryeministri Berisha merr pjesë në mbledhjen e Komitetit Ndërmi-nistror të Emergjencës Civile, në prefekturën e Shkodrës.

Topi vlerëson kontributin e Kryqit te Kuq

Presidenti Topi ka vlerësuar kontributin që Kryqi i Kuq Shqiptar po jep në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet, kryesisht ne veri të vendit. Gjate takimit të zhvilluar me kreun e Kryqit të Kuq shqiptar Shyqyr Subashi, presidenti Topi shprehu gatishmërinë për të vijuar dhe rritur akoma edhe më tej bashkëpunimin dhe koordinimin në mbështetje të punës vullnetare dhe humanitare. Nga ana e tij, Kreu i Kryqit të Kuq shqiptar informoi presidentin lidhur me masat që janë ndërmarrë në këtë situatë të rënduar dhe strategjive për fur-nizimin me ushqime dhe veshm-bathje, ardhjen në ndihmë dhe asistencën psiko-sociale e solidari-tetin njerëzor për të gjitha familjet, sidomos ato më në nevojë. Subashi siguroi se organizata e pavaruar që ai drejton do të vazhdojë të kryejë misionin e saj edhe nëpërmjet bashkëpunimit në rritje me përfa-qësitë e vendeve të tjera të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli është zëri më i ashpër

në parlament kundër opozi-tarëve që kritikojnë korrupsio-

nin apo lidhjet nepotike, dhe ndoshta do t’i duhet të shkë-putet paksa nga avokatia për Berishën për t’i bërë tashmë

avokatin emërimit të dhëndrit të saj

Page 4: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

aktualiteti

FAq

E 4

Shkodra vazhdon të jetojë ditë të vështira, edhe pse për të dytën ditë me radhë niveli i liqenit është ulur sërish.

Gjendja ka njohur një përmirësim të lehtë, por emergjenca mbetet ende si në qytet dhe në zonën e Nënshkodrës. Aktualisht ndodhen nën ujë 13700 hektarë, ndërsa nuk ka ndryshuar numri i banesave që janë të përm-bytura. Disa komuna janë ende të izoluara, ndërsa 8 lagje të qytetit janë të përfshira nga uji. Forcat e ushtrisë kanë vijuar dhënien e ndihmës, edhe pse jo te gjithë banoret kane mundur ta përftojnë atë. Disa banorë janë an-kuar për mënyrën e shpërndarjes së ndihmave, pasi thonë se po abuzohet. Ndërkohë në hidrocentrale gjendja

duket disi më e mirë, pasi edhe niveli i prurjeve ka rënë.

Kryeministri Berisha vizitoi sërish dje Shkodrën, ku mori pjesë në mbledhjen e Komitetit Ndërminis-tror të Emergjencës Civile.

Duke folur aty, Berisha tha se kjo përmbytje ndodh njëherë në 150 vjet. Në janar ai tha se një përmbytje e tillë ndodh njëherë në 100 vjet.

“Së pari, edhe një herë dëshiroj të përshëndes dhe të përgëzoj shumë përzemërsisht qytetarët e Shkodrës, të nën Shkodrës dhe rrethinave për trajtimin me gjakftohtësi të situatës natyrore më dramatike që vendi ka përjetuar, ndofta në 150 vitet e fundit, të fatkeqësisë natyrore të përmasave më të mëdha, me të cilën Shqipëria është përballur në tërë ekzistencën e shtetit shqiptar,” tha Berisha.

Berisha kërkoi nga qytetarët që të

vetorganizohen për të shpërndarë ndihmat. Për këtë qellim bashkia e Shkodrës ka kontraktuar 35 varka, përveç atyre të ushtrisë ne mënyrë që banorët e izoluar në qytet të sh-mangin pagesat për lëvizjet me varka.

“Në të gjithë këtë përpjekje, për të cilën edhe një herë unë dua të shpreh vlerësimin më të madh, është e pa-mundur që në çdo rast, për çdo pro-blem, ne të kemi mundur të japim zgjidhje. Një ditë, duke parë mediat, një qytetar ankohej se i kishin sjellë vetëm dy bukë. Unë, duke treguar mirëkuptim për kërkesën e tij, dua ta garantoj se ka pasur qytetarë që

kanë mbetur pa asnjë bukë, sepse çfarëdo që të bëhet në një situatë të tillë emergjence, me gjithë dëshirën e madhe, do ta kesh ndoshta prakti-kisht të pamundur të çosh bukën tek gjithsecili. U ndala në këtë moment, sepse tani një moment shumë i rën-dësishëm për ne është një rrjetëzim sa më i plotë e total për furnizimin me bukë, ujë e ushqime. Por kjo kërkon një përgjegjësi qytetare më të lartë dhe Shkodrës nuk i ka munduar kurrë përgjegjësia qytetare. Unë u bëj thirrje banorëve të organizohen mbi bazë pallati, sepse është lënduese, në qoftë se ushqimin e marrin vetëm ba-norët e apartamenteve të kateve të para e të dyta dhe ai që ndodhet në katin e pestë të mbetet pa bukë e ujë. Ndaj thirrja imë është të ngrihemi në lartësitë e përgjegjësisë qytetare, përgjegjësia më fisnike e njeriut. Përgjegjësia qytetarë është ajo që të detyron të mos mendosh vetëm për vete, por edhe për tjetrin, edhe për hyrjen tjetër, pallatin, rrugicën dhe qytetin. Ndaj të ngrihemi në këtë lartësi dhe ne do të furnizojmë pa asnjë vështirësi çdo familje, kudo që ndodhet, me gjërat më të nevojshme,” tha Berisha.

Kryeministri tha se pavarësisht in-vestimeve, Shkodra nuk do jetë kurrë jashtë rrezikut.

“Kam kënaqësi t’i informoj qyte-tarët e Shkodrës se një seri projektesh janë në fillim pothuaj imediat. Do të ishte jo realiste në qoftë se mendohej se në harkun kohor një vjeçar, kjo

qeveri do të mund t’i jepni përgjigje afatmesme e afatgjatë problemit të përmbytjes. Por dua të garantoj qyte-tarët e Shkodrës e mbarë Shqipërisë se kjo qeveri ka punuar me seriozi-tetin më të madh, për t’i dhënë për-gjigje afatmesme e afatgjatë proble-meve të përmbytjeve të kësaj zone. Por, natyrisht, nuk mund të them kurrë se një zonë e një mrekullie të tillë tokësore e ujore do të dalë 100 përqind jashtë rrezikut, sepse nuk ekziston kjo. Shpesh marr shembull Rhine, sepse ky lum kalon në shte-tin më të fuqishëm të Europës dhe një ndër më të fuqishmit e botës. Kanë bërë investimet më kolosale dhe sërish Rhine del e përmbyt jo pak dhe kjo jo se nuk i janë bërë ndërhyrje. Brenda muajve të parë të vitit që vjen do të fillojë ndërtimi i By pass-it të Shkodrës, projekti për të cilin ka përfunduar tërësisht. Pro-jekti i By pass-it u rishqyrtua për t’u shndërruar në argjinaturë. Ky është një projekt i kushtueshëm, faktikisht, është si të ndërtosh një urë 13 kilo-metra të gjatë, madje në disa aspekte edhe më i komplikuar. Projekti i By pass-it është i përfunduar. Para këtij projekti, kishte ide të tjera. Përmbytja e vjetshme ishte një mësim, nga i cili ne duhej të konkludonim për të bërë një pritë, e cila do të presë aq sa mund të presë. Sigurisht, kërkohet edhe një sistem të fuqishëm pompash për eva-dimin e ujërave të qytetit, pasi ato ek-zistojnë pavarësisht liqenit,” u shpreh kryeministri.

Qeveria: Qytetarët e Shkodrës do i kenë varkat pa pagesë

Kontraktohen edhe 35 varka për të shmangur abuzimet me pagesat që bëjnë qytetarët. berisha thotë se kjo përmbytje ndodh njëherë në 150 vjet. ajo e janarit ndodhte njëherë në 100 vjet

Grupi parlamentar i Par-tisë Socialiste akuzon qe-verinë se nuk mori masat në kohën e duhur për pa-

randalimin e situatës së përmbytjeve. Grupit PS e përqendroi diskutimet e sotme në situatën kritike të përm-bytjeve që kanë përfshirë jo vetëm Shkodrën, por edhe disa qytete të tjera të vendit. Nën temën “Buxheti i ri kundër moçalizimit te Shqipërisë” PS kërkon rishikimin e buxhetit 2011. Deputetët socialistë, të cilët përfaqë-sojnë banorët e zonave të përmbytura akuzuan qeverinë për “ineficence” në parandalimin e situatës së përm-bytjeve. Duke bërë një panoramim të situatës ne zonat e përmbytura depu-tetet socialiste thane se qeveria nuk mori ne kohen e duhur masat për pa-

randalimin e situatës. Kreu socialist, Edi Rama në fjalën e tij deklaroi se kjo përmbytje është rezultat i braktis-jes prej 20 vitesh nga qeveria dhe jo fatkeqësi natyrore. “Vetëm fatkeqësi natyrore nuk është kjo që ndodh në mënyrë të përsëritur, që është e jash-tëzakonshme në përmasa, dhe fatke-qësisht po bëhet e zakonshme sepse është momenti i ballafaqimit me fali-mentimin e shtetit dhe të një politike të vjetër injorante e cila ka mbërritur sot në kulmin e fuqisë së vet shkatër-ruese”- tha Rama. Kreu i PS akuzoi qeverinë se ka fshehur dëmin real të përmbytjeve dhe ka paraqitur vetëm një fraksion të saj. „ Sipas standardeve evropiane dëmi i shkaktuar vetëm në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës, ku janë përmbytur 14 mijë ha, po ta

marrim me një vlerë 5 mijë euro për hektar tokë, jemë në 1 milionë 700 mijë euro, rreth 55 milionë euro dëmi i banesave bizneseve”. Rama deklaroi se PS është e gatshme të votojë një pr/buxhet të ri të vitit 2011, ku të cak-tohen fondet e duhura për paranda-limin e përsëritjeve të përmbytjeve, rrëshqitjeve të dherave. Rama tha se pikërisht argjinatura e Torovicës, dhe që rrezikohej të cahej është rasti më konkret pr të thënë se “nuk vepër e zotit por e qeverisë. Sipas Ramës, problemet në argjinaturën që ndan Shkodrën me Lezhën u shfaqën edhe në përmbytjet e janarit të shkuar dhe akuzoi shtetin se gjatë gjithë këtyre muajve nuk mori asnjë masë për të ndërhyrë. “Jam i bindur se nëse Nikoll Lesi, zv ministri i Kulturës

nuk do të kishte qëndruar atje ditë natë dhe nuk do të ishin hedhur gurë, argjinatura do ishte shkatër-ruar”- deklaroi Rama. Edhe deputeti socialist Gjovalin Kadeli akuzoi qe-verinë se nuk ka vënë dorë kurrë në argjinaturën e Torovicës, dëmtimi i të cilës do të “shkatërronte totalisht gjithë Lezhën, duke e kthyer pas 20 vjet. Ai shtoi më tej se argjinatura vazhdoi të mbetet një rrezik i madh pasi “në të materialet inerte që janë hedhur nuk kanë kushte teknike dhe “do të jetë e rrezikshme nëse do kishte sërish rritje të nivelit të ujit dhe res-hje të tjera. Sipas Kadelit qeveria ka pasur kohë që të rregullonte argjina-turën por nuk ka vënë dorë kurrë. Kreu i PS-së shpreh shqetësimin se në Shqipëri po rishfaqet fenomeni

i kënetëzimit jo vetëm në Shkodër, Lezhë, Fushë Krujë por dhe në qyte-tit më poshtë. Sipas Rames në zonat bregdetare dhe fushore ka filluar të shfaqen sindromat e “sëmundjes së paraluftës së dytë botërore. Shqipërisë i mungojnë “infrasktrukturat shken-core” qe sugjerojnë dhe parandalojnë këto fenomene dhe ndaj te cilit ky “vend rrezikohet nëse nuk mbrohet” .“Shqipëria është e pambrojtur karshi urisë me modeste të ujit, në raport me përmasat e ujrave që sistemi i ngritur i kanalizimeve përballonte pa asnjë problem. Rama bën me shkak “inek-zistencën e shtetit hidraulik” dhe mungesën e “infrastrukturës shken-core që sugjerojnë dhe parandalojnë këto fenomene ndaj te cilit ky vend rrezikohet nëse nuk mbrohet”

Përmbytjet, Grupi PS: Të rishikohet buxheti ‘11

«Përmbytja e vjetshme ishte një mësim, nga i cili ne duhej të konkludonim

për të bërë një pritë, e cila do të presë aq sa

mund të presë»

Page 5: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

5e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

FAq

E 5

Blerina Gjoka

Të thinjur, me kostume e kollare, me fytyra plot vetëbesim, me karriera të ndryshme por jo larg po-

litikës, studentë e pedagogë të dhje-torit 1990 që u bënë protagonistë të ndryshimit të historisë së Shqipërisë u mblodhën dje në një sallë që dhe

pse e madhe dukej e vogël nën bisedat dhe përqafimet e tyre. Dukeshin aq shumë dje në mbrëmje të mbledhur për një provim libri të themeluesit të PD-së dhe kryeministrit të parë të pluralizmit Aleksandër Meksi. Por në të vërtetë ishin pak. Shumë miq të tyre nuk ishin aty. Dhjetoristët që luf-tuan për demokracinë pas 20 vitesh nuk guxuan të ishin bashkë dhe pse

jetojnë në një vend që duhet te ishte demokratik. Ata që mungonin janë ata që janë sot në pushtet, që janë sot pranë PD-së, partisë që themeluan të gjithë bashkë duke synuar përmbus-hjen e një misioni, vendosjes së demo-kracisë dhe shembjen një herë e mirë jo vetëm të sistemit komunist por dhe të mentalitetit komunist, pjellë e atij sistemi. Të vetmit që guxuan dhe u

rikthyen sërish aty në mesin e atyre me të cilët marshuan më 8 dhjetor 1990 nga qyteti “Studenti”, ishin Shaban Memia dhe Bislim Ahmetaj, që të dy mbajnë poste drejtorësh në administratën e sotme të së djathtës. Prania e Gazmend Oketës, deputet aktual i PD-së ishte gjithashtu një përjashtim nga radhët e deputetëve e funksionarëve aktualë të PD-së që për

të mos krijuar mëri nuk kanë guxuar të shkelin në atë takim të zhurmshëm në ambientet e UET-së, ku libri i Mek-sit ishte vetëm një pretekst për tu parë dhe një herë bashkë. Oketa tashmë e ka vijëzuar profilin e tij si antikonfor-misti i fundit në grupin demokrat, ku prej kohësh është i vetmi që thotë fjalën e tij dhe kur ajo bie ndesh me qëndrimin e kryetarit të partisë. Ai dukej si delja e zezë mes dhjetoris-tëve dhe ish-funkisionarëve të tjerë të PD-së ndër vite, qe dje dukeshin më shumë se kurrë, të gjithë të zhgënjyer nga partia për të cilën luftuan në atë dhjetor të paharrueshëm, nga partia së cilës i mveshën më shumë idealizëm dhe misione se sa mund të mbante siç e tregoi koha. Ata shohin nuk e di nëse me hidhërim apo jo se në atë parti që ata i vunë emrin pas një lufte të fituar bindshëm me push-tetin komunist që nuk donte të largo-hej lehtë, si një bishë që lufton deri në frymën e fundit, jo vetëm kanë mbe-tur pak nga ata me të cilët luftuan në atë kohë, por ka shumë nga ata që ishin në anën e kundërt në atë kohë. Mungonin shumë themelues të asaj lëvizje dhjetori, që nga kreu i qeverisë

Sali Berisha, Arben Imami apo Arben Demeti, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Blendi Gonxhe. Gjithashtu mungoi nuk di për çfarë arsye Eduard Selami që ndodhet këto ditë në Tiranë dhe pse siç thanë organizatorët e takimit të djeshme pjesëmarrja e tij ishte e pritshme. Por ishin Mitro Çela, Preç Zogaj, Reshep Uka, Merita Zaloshnja, Mimoza Feraj, e cila ashtu si Selami ka udhëtuar nga SHBA për të qenë këtë dhjetor në Shqipëri, Afrim Krasniqi,etj. Në ditët në vazhdim do të shohim pjesën tjetër të medaljes, kur në festat e paralajmëruara nga PD-ja për të kujtuar themelimin e partisë dhe lëvizjen studentore, do të shfaqen protagonistët dhe jo-protagonistët. Nuk do të ishte çudi që të ishte dhe Fatos Nano mes tyre, ish- kryeministri i Partisë së Punës, për shkak të miqësisë së hapur që ka shfaqur me Berishën. Dhjetori i 2010 ka bashkuar Nanon me Berishën dhe ka ndarë dhjetoristët. Do të festojnë ata që janë sot në pushtet dhe që mesa duket nuk i lidh më asgjë me ata që ishin dje në atë takim që nisi si një promovim libri, por u kthye në një aktiv politik.

Dhjetori 2010 i gjen më të ndarë se kurrë dhjetoristët e ’90

nga Aleksandër Meksi

Jemi mbledhur për t’i paraqi-tur publikut të interesuar këtë libër, por besoj se kjo për shu-më prej nesh është njëherazi

dhe një përkujtim i atyre pesë ditëve të Dhjetorit dhe vazhdimit të tyre, kur së pari studentët, të mbështetur më vonë dhe nga qytetarët e Tiranës, sfiduan regjimin pa frikë dhe pa ju nënshtruar dredhive e dhunës, duke e mposhtur dhe arritur një fitore të madhe pluralizmin politik dhe par-tinë e parë antikomuniste Partinë Demokratike. Pikërisht protagonis-tëve të atyre ditëve që ndryshuan historinë ju kushtohet ky libër.

Për vetë natyrën e tij libri paraqet dokumente dhe materiale që lidhen me lëvizjen studentore dhe krijimin e Partisë Demokratike, me reagimin e pushtetit diktatorial komunist për të nënshtruar studentet dhe për t’i devijuar protestat e tyre nga kërkesa për pluralizëm politik, që mbarte në vetvete rrëzimin e diktaturës.

Dokumentet dhe materialet që po publikojmë japin mundësinë të

vendosim saktësisht në kohë ngjar-jet, të njohim protagonistët e atyre ditëve historike, të orientohemi për kërkime të mëtejshme që lidhen me ndodhitë e asaj periudhe historike, për sa kohë që janë gjallë dëshmi-tarët të cilët dëshirojnë të f lasin. Dhe dëshmitë apo kujtimet janë të besueshme kur thonë të vërtetën të gjithë të vërtetën dhe vetëm të vër-tetën, por dhe kur gjejnë vërtetim në dokumentacionin autentik. Ato marrin vlerë me botimin e doku-mentacionit dhe duhen për një in-terpretim më të plotë të tij. Një pjesë e mirë e tyre janë të publikuara, të tjera janë të mirëpritura. Ky libër do të ishte një ndihmesë dhe për to.

Publikimi i dokumentacionit his-torik do të pamundësoj hamendjet apo dhe të pavërtetat. Ky ka qenë dhe synimi i ynë në përgatitjen e këtij botimi, që mbështetur në do-kumente autentike, t’i japi lexuesit madje dhe studiuesve të periudhës, një tablo të asaj që ndodhi, por jo opinionet apo kujtimet e protago-nistëve, gjithashtu të dobishme, të dhëna në kohë të ndryshme shpesh

dhe jo të njëjta. Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmo-jnë, do të nxisin dhe të kontribuojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër ko-munizmit dhe për përmbysjen e diktaturës, nga studentët e Univer-sitetit të Tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lë-vizje qytetarët e Tiranës të të gjitha shtresave.

Por po aq të nevojshme janë dhe materialet dokumentare si dhe kujtimet, që lidhen me ndodhitë e periudhës nga rrëzimi i Murit të Berlinit dhe vrasjes së diktatorit ko-munist Çaushesku deri në prag të Dhjetorit, e në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë sidomos me pseudopluralizmin ramizian dhe farsën e shoqatave si subjekt elek-toral dhe pseudo protestat për për-mirësime kushtesh dhe ato ekono-mike, të cilat studentët i refuzuan me zgjuarsi dhe pjekuri, duke i ha-pur rrugë pluralizmit politik. Gji-thashtu ne mendojmë se botimet me kritere shkencore të materialeve, kujtimet dhe studimet nuk duhet

të ndalen në këto kufij kohor, por të vijnë deri në ditët tona që tran-zicioni të njihet realisht me arritjet mangësitë, mossukseset dhe aspekte të tjera që e karakterizojnë.

Kjo punë nuk do të ishte e mun-dur të realizohej pa ndihmën dhe kontributin e mjaft miqve të cilët unë i falënderojë nga zemra për punën dhe gatishmërinë e tyre. Jash-të çdo dyshimi do të ishin të mirë-pritura vërejtjet dhe sugjerimet për përmirësimin e kësaj pune në një ribotim eventual. Të mirëpritura do të ishin dhe më shumë dokumente të tjera që pasurojnë njohjen e kësaj periudhe.

Sigurisht që mirënjohja e ime ës-htë dhe për Universitetin Europian të Tiranës, shtypshkronjën “Onufri” dhe personalisht Henri Çilin, për gatishmërinë e shprehur dhe që po e shohim të konkretizuar sot, në botimin cilësor e të menjëhershëm të librit. Me urimin gjithashtu që të vijohet me botime të kësaj gjinie dhe studime për tranzicionin.

*Fjala në promovimin e librit “Dhjetor ’90 - Dokumente & Materiale” në UET

Misioni i pambaruar i 8 Dhjetorit!

«Këto materiale të pakundërshtueshme do të ndihmojnë, do të nxisin dhe të kontribuojnë në shkrimin e saktë të atyre ditëve të lavdishme të revoltës kundër komunizmit dhe për përmbysjen e diktaturës, nga studentët e Universitetit të tiranës dhe të mbështetjes që i dhanë qysh në fillim kësaj lëvizje qytetarët e tiranës të të gjitha shtresave»

libri

Komisioni nismëtar i partisë Demokratike

Blendi Gonxhe

Shinasi Rama

Arben Lika

Alma Bendo

Azem Hajdari

Gramoz Pashko

Prec Zogaj

Sali Berisha

Arben Imami

Eduard Selami

Arben Demeti

Aleksander Meksi

Genc Ruli

Edmond Budina

Merita Zaloshnja

Bardhyl Reso

Blendi Gonxhe

Tefail Malshyti

Penel Hoxha

Sokrat Nesturi

Ilir Myftari

Mitro Çela

Arben Meçe

Oketa tashmë e ka vijëzuar profilin e tij si antikonformisti

i fundit në grupin demokrat, ku prej kohësh është i vetmi që thotë fjalën e tij dhe kur

ajo bie ndesh me qëndrimin e kryetarit të partisë

Page 6: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

6 e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

politika

FAq

E 6-

7

Bisedoi: Laura KondiVOA

Disa muaj pas fillimit të lëvizjes demokratike, në Shqipëri shkoi për-faqësuesi i Shteteve të

Bashkuara në vend, më pas ambasa-dori i parë amerikan pas komuniz-mit, William Ryerson. Zoti Ryerson flet për disa nga momentet që i kanë lënë atij mbresë gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitet 1991-1994. Ai thotë se Shqipëria ka bërë shumë përparim që atëherë dhe komenton mbi tran-zicionin e vështirë nëpër të cilin ka kaluar vendi.

Zëri i Amerikës: Si u pritën në Sh-tetet e Bashkuara fillimet e lëvizjes demokratike të Shqipërisë 20 vjet më parë?

Nuk besoj se ato u vunë re nga shumë njerëz, përveçse në Depar-tamentin e Shtetit, ku njerëzit inte-resoheshin më tepër për Ballkanin në përgjithësi. Dihej shumë pak për Shqipërinë, ajo ishte si një pikë e bardhë në hartë. Dhe e kam thënë edhe më parë, se përsa i përket poli-tikës së jashtme amerikane, Shqipëria nuk kishte asnjë lloj rëndësie; në se Shqipëria do të ishte zhdukur në valët e detit ndoshta do të shqetësoheshin; ndoshta vetëm si një vend në kufi me Kosovën. Kjo është e pakëndshme të thuhet, por është e vërtetë. Në mar-rëdhëniet tona me jashtë Shqipëria nuk kishte asnjë lloj rëndësie.

Ju shkuat fillimisht në Shqipëri në prill të vitit 1991, në një kohë të vës-htirë, cilat ishin përshtypjet e para që patët?

Unë shkova fillimisht për një mi-sion 30-60 ditësh, me funksionin e pranisë amerikane atje. Pas asaj që ndodhi më 2 prill në Shkodër, filli-misht unë u trondita nga masakra, pastaj nga varfëria, nga pisllëku, njerëz të veshur keq, të paushqyer mirë. Kujtoj një ushtar të ri, të gjatë, që ecte në bulevard dhe që kishte një pallto që nuk ishte për trupin e tij, me palën të grisur. Pashë një vetëshërbim afër sheshit Skënderbej dhe mendova, “Ndoshta mund të shkoj e të ha mën-gjes”. U afrova dhe ndjeva një erë të keqe. Dhe ky ishte kryeqyteti. Men-doni se si mund të ishte periferia.

Ju keni qenë diplomat karriere dhe keni pasur rastin të vizitoni një nu-mër vendesh. Ishte Shqipëria ndrys-he nga këto vende që ju i kishin vi-

zituar më parë?Pyetja që i bëra vetes ishte: “A jam

në Evropë?”. Unë kisha shërbyer krye-sisht në Evropë, dhe nuk kisha parë shumë vende të tjera, me përjashtim të disa vizitave 1-javore në Najrobi dhe Nju Delhi, pra nuk kisha parë shumë vende të varfra të botës. Pran-daj i bëra pyetjen vetes: “A është këtu Evropë?” Po, ishte.

Kur erdhi Sekretari amerikan i Sh-tetit James Baker në qershor të vitit 1991 në Shqipëri, atij ju bë një pritje madhështore nga populli shqiptar, kujtoj mitingun e Tiranës, ku ishit dhe ju i pranishëm. A e prisnit ju një pritje të tillë, apo ishte ajo një surprizë për ju dhe për zotin Baker?

Më tepër ishte surprizë për Sekre-tarin Bejker, se sa për mua, se unë e nuhasja se çdo ndodhte. Unë filli-misht isha i shqetësuar për gjendjen e sigurisë. Chris (Hill) erdhi dhe na çuan në një miting në Kavajë. Unë shkoja çdo ditë tek sindikata dhe thoja, më falni, në se këta bastardë do t’i dëmtojnë këta njerëz, bota do ta marrë vesht dhe ata do të duhet të më vrasin mua, (gjykimi im i ishte se nuk do të më vrisnin) dhe më thanë: mos u shqetëso zoti Rajerson, trenat punojnë dhe ne do të sjellim njerëz dhe atëhere mendova “ka për të qenë e madhe”. Nuk e prisja të kishte kaq shumë njerëz. Unë kam qenë gjatë vizitës së JF Kenedit në Berlin, isha me shërbim, isha i ri atëherë; ishte e njëjta gjendje emocionale. Xhejms Bejker u çudit dhe madje u befasua. Kujtoj fjalimin e tij. Një politikan shumë i lartë që ishte në podium me Bejkerin, tha pasi foli Bejkeri, se ishte

hera e parë në jetën e tij që ai ndjeu se mund të f litej lirshëm në vend. Ai punonte në Komitetin Qendror. Efekti ishte si një vetëtimë dhe i dha energji situatës.

Ju keni qenë ambasador i SHBA në Shqipëri nga viti 1991 deri në 1994. Cilat janë disa nga ngjarjet që ju kanë lënë më tepër mbresë?

Dashuria e jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara. Më kanë pyetur vazhdimisht, “a ishte e vështirë puna në Shqipëri?” por unë them: “Jo, nuk ishte, të paktën nuk ishte për mua. Unë u bëra objekti i kësaj dashurie për Amerikën, që nuk ishte për mua personalisht, por unë isha përfaqë-suesi i saj, prandaj shfaqej ndaj meje. Pashë një përparim shumë të madh, me zgjedhjet e marsit 1992, të cilat ishin të parat zgjedhje të drejta dhe të lira në Shqipëri. Ato të 1991-ishit nuk ishin as të lira, as të drejta, pavarë-sisht se si i cilësuan ato disa evropianë. Mbaj mend kur Presidenti Berisha bisedoi në telefon me Presidentin Xhorxh Bush në Shtëpinë e Bardhë, ishte një moment i veçantë. Më kanë lënë mbresë individët që kam takuar gjatë qëndrimit tim atje dhe u habi-ta së tepërmi se sa i njohur isha. Në fillim ishte pak e vështirë. Kur mora në telefon Shefin e Zyrës së Protokol-lit ditën që arrita në prill, i thashë: pres me kënaqësi ditën kur të shkoj në Parlament, për të dëgjuar debatin dhe ai më tha: “Jo nuk mund të shkosh!” “Si nuk mund të shkoj? - i thashë, - në Uashington mund të shkosh në Kongres dhe të dëgjosh seancat.» Atëherë i thashë: ”Unë protestoj, qeveria ime proteston”. Atë pasdite

takova Gramoz Pashkon dhe ai më tha “Jam i sigurt që nesër do të jesh në Parlament” . Unë i thashë se do të doja shumë. Ai më tha: “Do të shohim në se kemi me të vërtetë një Parla-ment të lirë, apo jo”. Të nesërmen në mëngjes më morën në telefon dhe më thanë: “Mund të vish në Parlament dhe të marrësh me vete edhe përk-thyesen”. Dhe më falënderuan shumë diplomatë të tjerë në Tiranë, që nuk kishin mundur të hynin në parë në parlament.

Dhe që atëherë ju shkonit rregul-lisht në Parlamentin e Shqipërisë…

Unë shkoja atje në çdo kohë. Haja drekë dhe darkë në Dajti shpesh dhe prej andej shkoja...

Shqipëria tani është anëtare e NATO-s, në pritje të një ftese për anëtarë-sim në BE. Megjithatë, atje vazhdon të këtë një politikë konfliktualiteti, ju si i përjetoni këto zhvillime?

...Jam në dijeni, që është një gjend-je konfliktuale. Por aktualisht edhe ne në Amerikë nuk po ofrojmë një shembull më të mirë. Ne këtu duhet të kemi një bashkëpunim më të madh se sa kemi tani. Është diçka e mrekul-lueshme që Shqipëria është në NATO. Po të ma kishit thënë këtë në vitin 1990, do t’ju thosha: “Jeni e droguar”? E vetmja gjë që më vjen keq është që Safet Zhulali nuk arriti ta shikojë këtë, sepse ajo ishte ëndrra e tij. Mendoj se është e rëndësishme për Shqipërinë se para së gjithash, është një ekspozim më i madh ndaj Perëndimit dhe drejt BE-së. Shqipëria ka nevojë të bëjë më tepër brenda vendit për ta bërë këtë hap. Refuzimi i kohëve të fundit ishte

një vendim shumë i ashpër. Një fillim i mirë për këtë mendoj se do të ishte një demokratizim i plotë brenda Par-tisë Demokratike. Ju e dini që unë e kam mbështetur Partinë Demokra-tike. Por mendoj se ajo duhet të ketë demokraci brenda radhëve të saj. Një njeri, një votë, votim i fshehtë. Kështu mund të ecet përpara. Ndoshta edhe partitë e tjera do ta pasojnë atë dhe do të bëjnë të njëjtën gjë.

Shpesh thuhet se Shqipëria po për-jeton një tranzicion të zgjatur. Si-pas jush, çfarë është bërë mirë dhe çfarë mund të ishte bërë më mirë në Shqipëri gjatë këtyre viteve?

Nuk është për t’u çuditur. Ju e dini, ju keni qenë atje, e dini si ka qenë vendi më parë. Çfarë mund të ishte bërë më mirë? Ndoshta një mundësi mund të kishte qenë të hapeshin të gjitha dosjet. Kjo kishte rreziqet e veta, siç pati thënë i ndjeri Pjetër Arb-nori: «Po sikur të mësosh se kunata të ka spiunuar tek sigurimi? Ndoshta Si-gurimi e ka frikësuar dhe ajo mund të jetë detyruar të ketë thënë se ke qenë spiun». Sigurimi po ashtu, mund të ketë sajuar dosje të kësaj natyre. Kjo kishte rreziqet e veta dhe nuk mendoj se dikush nga jashtë do të gjykonte mirë se çfarë rruge duhej ndjekur.

E kam fjalën tek korrupsioni, psh korrupsioni i lartë që thuhet se ka tek radhët e zyrtarëve.

Kris Hill dhe unë shpesh thoshim: Perandoria osmane i ka rrënjët të thella në Ballkan. Kjo është e lehtë të thuhet. Ajo që nevojitet sipas meje, është që gjykatat të jenë plotësisht të pavarura. Nevojiten gjykatës të mirë, të cilët të jenë të ndershëm dhe kjo nuk është e lehtë, sepse edhe ndaj tyre ushtrohet presion. Shqipëria është një vend i vogël. Të gjithë e njohin njëri tjetrin. Kjo është shumë e vështirë të realizohet. Por Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe unë jam shumë i lumtur për këtë.

A keni ndërmend të shkoni një ditë në Shqipëri?

Kam thënë se po. Dua të jem atje për 100 vjetorin e pavarësisë në vi-tin 2012. Dhe ndoshta deri atëherë, ndërtesa e Parlamentit do të jetë dhe duhet të tjerë në Bulevard dhe Monu-menti i atij njeriu të tmerrshëm që njihet si Piramida, do të jetë hequr. Mendoj se ajo nuk është aspak funk-sionale edhe nga brenda, një tendë gjigande prej guri, e pakuptimtë.

Rajerson: E kam mbështetur PD, por ajo duhet të demokratizohet si parti

ambasadori i parë amerikan pas komunizmit thotë se vendi duhet të hapë dosjet. rajerson mbështet ndërtimin e një parlamenti aty ku është tani piramida

Page 7: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

FAq

E 7

politika

Instituti për Studime Ndërkombëtare publikoi dje një sondazh mbi pjeku-rinë demokracisë shqiptare

dhe shtetit ligjor, 20 pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Nga anketa që u shtri në mijëra njerëz në 10 qy-tetet më të mëdha të vendit doli se pas rrëzimit të diktaturës shoqëria shqiptare ka përparuar ndjeshëm në disa nga liritë njerëzore. Për shembull; 75 për qind e qytetarëve mendojnë se liria e shprehjes është e lartë, 80 për qind e tyre shprehen se liria fetare është e lartë, ndësa 80 për qind e të anketuarve shprehen se Shqipëria është një vend demo-kratik, por 20 për qind mendojnë të kundërtën.

Sipas këtij studimi, qytetarët mendojnë se shteti dhe demokra-cia shqiptare pengohet nga vetë ud-hëheqësit e saj. Kështu 35 për qind e të anketuarve mendojnë se pro-blemi kryesor është etja për push-tet e forcave politike, 25 për qind janë politikanët kryesorë të partive të mëdha me mosmarrëveshjet e tyre, dhe 20 për qind shprehen se problem kryesor është mungesa e zgjedhjeve të lira.

Sa i takon ekonomisë - 50 për qind e njerëzve mendojnë se si-tuata ekonomike tani është më e mirë, ndërsa 35 për qind e tyre mendojnë se është e keqe. Madje këta të fundit pohojnë se nuk janë të kënaqur me rrugën që ka marrë ekonomia.

Studimi i Institutit për Studime Ndërkombëtare nxori se pas 20

vjet demokraci, vetëm 7 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me

mënyrën se si rishpërndanë pronat në Shqipëri, ndërsa 70 për qind e

të anketuarve nuk janë të këna-qur me rishpërndarjen e pasurive, sepse sipas tyre këtu kanë ndikuar ligjet e këqija, korrupsioni në gjy-kata dhe nëpër bashki.

Po çfarë mendojnë njerëzit për shtetin ligjor pas 20 vjetësh tranzi-cion dhe demokraci?

Sipas anketimit, rreth 60 për qind e të pyeturve, mendojnë se ligji në Shqipëri nuk zbatohet, ndërsa 75 për qind shprehen se në vend va-zhdojnë veprimtari të paligjshme.

Qytetarët e anketuar për këtë studim pohojnë se ligji nuk zbato-het në shkallë të gjerë, sepse disa grupime të mëdha mendojnë se janë mbi ligjin. Rreth 90 për qind e qytetarëve shprehen se grupimi kryesor mbi ligjin janë politikanët. Pas politikanëve, në grupimet që shkelin ligjet, me 60 për qind të të

anketuarve, renditen kriminelët, të pasurit, policët dhe njerëz me lidhje në zyra të pushtetshme.VOA

Sondazhi: 90 % e shqiptarëve thonë se politikanët janë mbi ligjin

sipas studimit të realizuar në 10 qytetet më të mëdha, qytetarët mendojnë se shteti dhe demokracia shqiptare pengohet nga vetë udhëheqësit e saj

Bashkimi Evropian po-rosit kosovarët se sytë e bashkësisë ndërkombë-tare do të jenë të kthyer

drejt tyre të dielën dhe se zgjedhjet janë një test i madh dhe rast i mirë për Kosovën për t’u dëshmuar si një shtet serioz.

Udhëheqëset e delegacionit të Par-lamentit Evropian që do të vëzhgo-jnë zgjedhjet e së dielës në Kosovë Doris Pack dhe Ulrike Lunacek, kanë bërë thirrje për një dalje sa më ma-sive të qytetarëve në këto zgjedhje, në mënyrë që të demonstrojnë se kosovarët janë të gatshëm të marrin në duart e tyre shtetin e tyre të ri. Në një konferencë shtypi në Bruksel ato janë shprehur të bindura që ko-sovarët do të dinë t’i organizojnë si

duhet këto zgjedhje dhe të evitojnë parregullsitë, ndërsa Këshilli Qen-dror i Zgjedhjeve do të ketë përgje-gjësinë kryesore.

Doris Pack tërhoqi vërejtjen për partitë politike në Kosovë që të mos bëjnë gabimet, të cilat bëhen në Shqipëri. “Besojnë se ata nuk do të kenë guxim të bëjnë çfarë bëhet në Shqipëri sepse e shohin se çfarë pasojash ka Shqipëria nga kjo”.

“Nëse zgjedhjet do të jenë të rre-gullta, nëse Këshilli Zgjedhor dhe ne vëzhguesit e themi këtë, atëherë askush nuk guxon të mos e pranojë rezultatin“ u shpreh Doris Pack. Ajo tha se sipas të gjitha gjasave, asnjë parti nuk do të jenë në gjendje pas këtyre zgjedhjeve të qeverisë vetë, por do të ketë koalicione mes shu-

më partive, prandaj duhet të kenë kujdes që me sjelljet e tyre të mos i bëjnë dëm Kosovës. Ajo u shpreh optimiste se në Kosovë nuk do të për-sëriten raste që ndodhin në zgjedhjet në Shqipëri, ku gjithmonë kontesto-hen zgjedhjet.

Ulrike Lunacek, raportuese e Par-lamentit Evropian për Kosovën, e cila ka qëndruar javën e shkuar në Kosovë për të parë përgatitjet për procesin zgjedhor, tha se partitë poli-tike duhet të heqin dorë nga ndërhy-rjet në media dhe të mos bëjnë kur-rfarë presionesh apo manipulime ndaj qytetarëve për të fituar vota.

Parlamenti Evropian, siç u konfir-mua dje në Bruksel, do të ketë një delegacion vëzhgues prej shtatë anë-tarësh në Kosovë nga dita e premte

dhe do të ndahen në dy ekipe vëzh-guese. “Do të përqendrohemi në zonat ku në të kaluarën ka pasur tentime për parregullsi,” ka thënë Lunacek, duke shtuar se para se të japin vlerësimet e tyre, ky delegacion do të kontaktojë edhe me vëzhgue-sit e tjerë të zgjedhjeve, sidomos me Demokracinë në Veprim, e cila do të ketë 4800 vëzhgues në dy ndërrime.

Këto dy deputete të Parlamentit Evropian e kanë përshëndetur faktin se në këto zgjedhje ka edhe tri sub-jekte të reja politike që garojnë. Po ashtu, kanë shprehur optimizmin që edhe serbët e Kosovës në një nu-mër sa më të madh të dalin në këto zgjedhje. “Për fat të keq Beogradi ka qëndrim negativ ndaj pjesëmarrjes së serbëve në këto zgjedhje, por sh-

presojmë se përkundër kësaj një nu-mër i madhe i serbëve të Kosovës do të vendosin vet për fatin e tyre dhe të dalin në votime”, është shprehur Doris Pack. Ajo tha se mund të ketë probleme me hapjen e vendvoti-meve në veri të Kosovës.

Faktin që do të ketë dhjetëra- mi-jëra vëzhgues vendorë në këtë zgjed-hje, një delegacion nga Parlamenti Evropian dhe një vëzhgim diplo-matik i “Diplomatic watch dog” po ashtu, sikur edhe delegacione të par-lamenteve të vendeve anëtare të BE-së, Doris Pack dhe Ulrike Lunacek e kanë quajtur si garanci se zgjedhjet do të kalojnë mirë dhe Kosova do ta kalojë një provim të rëndësishëm të pjekurisë së sajë politike si shtet.“Koha Ditore”

BE porosit Kosovën: Mos i bëni zgjedhjet si në Shqipëri

Sa i takon ekonomisë - 50 për qind e njerëzve mendojnë se situata ekonomike tani është më e mirë, ndërsa 35 për qind e tyre mendojnë se është e keqe. Madje këta të fundit pohojnë se nuk janë të këna-qur me rrugën që ka marrë ekonomia

Page 8: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

8 e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

FAq

E 8-

9Komentoni në webfaqen tonë www.tema.al

opinione&editoriale

...megjithëse të gjithë ndjeheshin mirë me njëri- tjetrin, ajo që binte në sy ishte se nuk kishte asnjë njeri nga shumica zyrtare që sot do të shti-ret sikur feston 8 Dhjetorin, ditën e vrasjes së frikës mbi diktaturën.

Unë e kuptoj që Sali Berisha ka aq mllefe dhe kapadaillëk primitiv në kokën e tij sa të mos shkojë në krah të ish- kryeministrit të tij dhe njerëzve më të cilët ka nisur rrugëtim jo-komu-nist në politikë. Kuptoj dhe një tufë njerëzish që s’kanë asnjë lidhje as me Dhjetorin dhe as me PD, që janë në atë parti rastësisht për të bërë ndonjë

lek. Por nuk kuptoj çfarë i pengon të shkojnë në një ceremoni të thjeshtë njerëzore shumë njerëz të pushtetit të sotëm që ishin protagonistë të Lë-vizjes së Dhjetorit dhe janë sot pjesë e pushtetit. Ç’e pengon për shembull Arben Imamin, Neritan Cekën, Ar-ben Demetin, Astrit Patozin, Genc Rulin... Natyrisht frika nga Berisha dhe shijet e tij për 8 Dhjetorin. Dhe kur tremben këta që kanë një status politik në PD, ç’pret për zëvendësmi-nistra apo drejtorë të thjeshtë të kësaj administrate, që e konsiderojnë një takim të tillë, qoftë dhe kulturor, si

vepër “antiparti”.Por problemi është përtej këtij

protokolli të tredhur nga frika e pus-htetit të ri. Problemi është se 20 vjet pas rënies së komunizmit, Berisha ka arritur të krijojë një kulturë komu-niste të re dhe në raportet njerëzore mes shqiptarëve. Sot një protagonist i Lëvizjes së Dhjetorit, që nuk është pjesë e pushtetit apo që nuk është dakord me Berishën, urrehet nga ajo parti më shumë se një anëtar i Partisë së Punës së asaj kohe që tani mund të jetë me PS, PD apo LSI. Kultura e ndarjes klasore që Berisha ka kulti-

vuar dhe tashmë po funksionon vetë në këtë vend, është bilanci më tragjik i 8 Dhjetorit 1990 në vitin 2010. 20 vjet më pas shqiptarët ndjehen të ndarë në njerëz të lirë dhe njerëz të frustruar. Në ndryshim nga komunizmi, njerë-zit e lirë 20 vjet pas 8 Dhjetorit janë njerëzit që nuk janë në pushtet, dhe të frustruar ata që janë në karriget e pushtetit.

Salla e djeshme në UET, ku ish- kryeministri i parë i qeverisë së Partisë Demokratike festonte me miq dhe protagonistë të Lëvizjes së Dhjetorit, pa thuajse asnjë element që përfaqë-

sonte pushtetin, është tregues i qartë i cilësisë së lirisë që kemi prodhuar për këto 20 vite. Duke riprodhuar tiparet e shtetit klasor, në raport me biznesin, në raport me intelektualët, në raport me median dhe sidomos në raport me qëndrimin që shoqëria mban ndaj pushtetit të tij. Sali Berisha i ka bërë një atentat të rëndë 8 Dhjetorit të vitit 1990. Ai e ka varrosur atë në rrënojat e frikës së njerëzve të pushtetit për të komunikuar me miqtë e tyre, me bashkëkohësit e tyre, me njerëzit e lirë me të cilët nuk i ndan asgjë, përveç një emri: Sali Berishës.

Frika e ringjallur më 8 Dhjetor 2010!

Bardhyl Ukcamaj

Lëvizja Studentore e Dhjeto-rit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që realizoi ndryshime sistemesh politike (shembjen e regjimit bunker në Europë) në mënyrë paqësore. Eshtë aksioni politik më pro- europian, që nga Rilindja Kombëtare. Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të, legjitimoi të drejtën e pluralizmit politik në Shqipëri.

Kjo lëvizje në të gjitha aspektet ishte një revolucion për sho-qërinë; ishte paqësore e liberale në një shtet të dhunës dhe urre-jtjes; ishte elitare në një mbretëri të mediokritetit; ishte patriotike e pro-europiane brenda kufijve të një shteti anti-perëndimor. Kjo lëvizje në gjurmët e Rilindjes Kombëtare përcaktoi aksiomën e shqiptarëve të shekullit të ri: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Naltësimi i kësaj ngjarje his-torike në kujtesën tonë kolek-tive na nderon e ndihmon si bashkësi e ndergjegjsueme për të sotmen e të nesërmen tonë. Nderimi i ngjarjeve dhe figurave të rëndësishme të kujtesës sonë historike është i dobishëm në shumë aspekte. «Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monu-mente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhajvet të vet», shkruante Luigj Gurakuqi.

Ne, ish- studentët dhe pedago-gët e Universitetit të Tiranës dhe universiteteve të tjera, arritëm një sukses historik për popullin shqiptar, por edhe për qytetëri-min europian. Rrëzuam një prej diktaturave më të egra dhe shem-bëm një nga regjimet më barbare të kontinentit. Jam i lumtur si nje-ri nga mijëra luftëtarët e lirisë së

Dhjetorit 90-të për çfarë i afruam atdheut kur më së shumti i duhej. Dhe e bëmë me një përgjegjësi e dinjitet të lartë qytetar.

Liria kolektive nuk mund të fito-het e garantohet me revolucion, por fitohet e drejta e individëve për të luftuar e punuar për liritë e tyre e të shoqërisë në të cilën jetojnë. Në Dhjetorin e 90-ës, në dekadën e fundit të shekullit të XX-të, të bashkuar rreth idealit të lirisë së përbashkët, fituam të drejtën për të luftuar për liritë individuale, e kjo betejë duhet të vazhdojë.

Shoqëria shqiptare e ka arki-vuar në histori të shkuarën komu-niste (së paku si sistem). Sot jeto-jmë në një shoqëri të hapur. Në ditët e sotme elita shqiptare ka detyrimin t’i afrojë një shërbesë të re shoqërisë: Ushqimin e përditshëm të demokracisë në hapësirat ballkanike ku jetojnë shqiptarët; fuqizimin ekonomik dhe shëndoshjen e identitetit kombëtar. Sot e nesër, së bashku për një shoqëri plotësisht evro-piane, në të gjithë hapësirën e atdheut tonë.

*New York, dhjetor 2010

Dhjetori shembi sistemin komunist, tani detyrë është demokracia

në vEnD Të nJë REAGIMI

këtë sektor. Pa dyshim që vajtja ime në Shkodër nuk do t’i linte pa vizituar edhe disa prej librarive të këtij qyteti, për të parë fatin e tyre pas vërshimit të ujërave. Por z. Olldashi ka harruar një hollësi të rëndë-sishme, që ma hoqi mua mundësinë për t’i vizituar këto librari: ashtu si pjesën më të madhe të qytetit të Shkodrës, si pjesën më të madhe të njësive tregtare dhe bizne-seve të të gjitha llojeve, edhe libraritë ishin të përmbytura nga uji. Dhe nuk kishte se ç’të shikoje në këto librari, edhe pse për të shkuar deri aty duhej patjetër të pajtoje një varkëtar, e jo nga ata të ushtrisë sepse ata ishin pak, vetëm 23 vetë për 14.000 hektarë të përmbytur, por nga ata që kanë gjetur një punësim të ri, në atë të gondolierit, si në Venecian e famshme.

Z. Olldashi, dhe jo vetëm atij nga klani që e kanë zënë rob Shqipërinë, i bën përs-htypje që deputetët e opozitës ndodhen pranë njerëzve në nevojë në një zonë si Shkodra, të cilën akoma e kujtojnë si një bastion të tyre, dhe mendojnë se me mashtrime e demagogji mund të luajnë akoma me ndjenjat e tyre. Harron z. Oll-dashi se Shkodra ka zgjedhur 5 përfaqësues të PS në Kuvendin e Shqipërisë, nga 11 de-putetë që ka i gjithë Qarku i kësaj zone. Një shifër që ka ardhur vazhdimisht në rritje, pikërisht prej mashtrimit, mos-vëmendjes dhe papërgjegjshmërisë ndaj problemeve jetike të popullsisë së kësaj treve. Dhe kaq e dukshme është kjo papërgjegjshmëri, sa edhe kur Shkodra zhytej çdo ditë e më tepër në ujë, kryeministri i këtij vendi në mbledhjen mediatike të qeverisë ishte më shumë i shqetësuar për mungesën e fla-mujve në rrugët e Tiranës me rastin e për-vjetorit të pavarësisë, se sa për shkodranët që kishin filluar luftën për mbijetesë nga përmbytjet; edhe kur nga zonat e rrethuara nga uji erdhi lajmi i zi për një fëmijë që nuk mundi t’i kalojë 3 muajt, kryeministri i këtij vendi, duke anatemuar me fjalor rru-gësh kreun e opozitës, përcaktonte masat se si duhet të jetë në të ardhmen protokolli i festave zyrtare edhe për pushtetin vendor. Nga të paktat gjëra që i ka mbetur pa u bërë “në kujdesin e tij të veçantë” (!)

Shakaja, si gjithmonë, e shpëlarë e z. Olldashi më bëri t’i kujtoj atij dhe qeve-risë në të cilën bën pjesë se përmbytja e përsëritur në Shkodër është një pasojë, dhe pasoja gjithmonë e ka një shkak. Dhe për shkakun tashmë janë bindur të

gjithë shqiptarët, në mënyrë të veçantë shkodranët, në fytyrat e të cilëve këto ditë sheh vetëm trishtim, frikë e pasiguri për të ardhmen. Mjafton të hapësh televizionin në çdo kanal që të shkon dora, apo të shfle-tosh gazetat kryesore të ditës. (Pa dyshim këtu bën përjashtim zëdhënësi qeveritar i RTSH-së dhe ndonjë kanal tjetër që thith të gjitha “reklamat” qeveritare). Dhe nuk e kemi fjalën për komentet e gazetarëve në studio apo të dërguar në terren, por për zërin e dëshpëruar të njerëzve që detyro-hen të largohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë pas mundin e djersën e një jete, pro-nat dhe gjënë e gjallë, vetë shpresën për të ardhmen.

Z. Olldashi, ajo që po ndodh sot në Shko-dër është një krim.

Së pari, krimi është ekonomik, për vetë dëmet që ka shkaktuar dhe faturën në rritje që po i kushton ekonomisë së mjerë shqip-tare. Por ju sot, duke na kujtuar libraritë, na kujtuat se krimi është edhe kulturor, edhe psikologjik e shpirtëror. Dhe bashkë me rrezikun që u kanoset çdo çast mijëra njerëzve krimi merr përmasa humanitare.

Z. Olldashi, ju i keni kthyer në show me-diatik vajtjet e ardhjet në Shkodër, me mje-tet e shpenzimet e shtetit, jo si ne të opozi-tës që gjendemi gjithmonë pranë njerëzve me shpenzimet tona. Madje edhe kur na sakatohen edhe ato pak të ardhura që mar-rim nga puna jonë në Kuvend. Dhe kjo nën kujdesin e veçantë të znj. Jozefinë. Është vendi t’ju bëjmë me dije se edhe mbledhjet e kabinetit që i keni transferuar në Shkodër janë bërë burim humori e barsoletash ndër shkodranët, që nuk ta përtojnë, edhe pse fati i zi, me një qeveri si kjo e juaja, u ka rënë mbi krye. Ta kalosh ditën kafeneve e mejhaneve në pjesën e thatë të Shkodrës, aty, rreth e rreth bashkisë e prefekturës ku thuren veçse intriga e vritet koha me për-gojime, të dalësh para kamerave çdo dy orë duke u marrë më shumë me “opozitën që shkaktoi katastrofën”, ky është kontributi juaj për zgjidhjen e situatës në Shkodër.

Dhe padyshim që në kafene e në me-jhane do ta kalonit ditën, sepse derën e librarive ju nuk keni si ta dini. Do të ishte lajm nëse ju do të hynit në ndonjë librari në këto ditë të zymta në Shkodër. Madje, nëse do të ndodhte, atë ditë mediat nuk do të merreshin me përmbytjet, por me laj-min e padëgjuar deri më sot se z. Olldashi është parë të hyjë në një librari.

Shkodra e përmbytur dhe lexuesi Olldashi

nga Fatmir Toçi

Në dy raste të njëpasnjëshme, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Tele-komunikacionit, Sokol Olldashi, është shfaqur në disa kanale televizive tejet i shqetësuar për vizitën e një grupi depute-tësh të Partisë Socialiste në qytetet e Lezhës e të Shkodrës, të cilët fare natyrshëm, jo vetëm si deputetë, por edhe si shtetas të zakonshëm të këtij vendi, donin të shihnin nga afër se ç’po ndodh me banorët fatkeq të kësaj treve në mënyrë periodike, dhe se çfarë mund të bëhet për minimizimin e pasojave të fatkeqësisë, si dhe sensibilizi-min e të gjithë shqiptarëve (dhe jo vetëm të shtetit dhe të strukturave shtetërore) për të ndihmuar njerëzit në nevojë të kësaj zone.

Ka qenë fare e natyrshme pas kësaj vizite, një prononcim për median e interesuar që të dëgjonte edhe zërin e një përfaqësuesi të opozitës për atë që po ndodh në Shko-dër. Por edhe pse prononcimi ka qenë tejet informativ, mjaft i rezervuar për kritika e akuza ndaj qeverisë dhe mjaft i ndjes-hëm për gjendjen fizike dhe shpirtërore të njerëzve në kufijtë e dëshpërimit, duket që z. Olldashi i ka djegur ca si shumë dhe ka nxituar në disa media për të “zbuluar” shkakun e vërtetë të udhëtimit tim drejt Shkodrës, që (sipas tij) ishte kontakti me libraritë e Shkodrës për të mbledhur lekët e librave të shitur. Në fakt, Shtëpia Botuese që unë drejtoja para se të mandatohesha si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ka hapur akoma një librari të sajën në qytetin e Shkodrës, siç ka bërë në disa qytete të tjera të Shqipërisë, edhe pse kjo ambicie është akoma në programet e saj. Por këtë nuk ka si ta dijë z. Olldashi, pasi nuk bën pjesë në njerëzit afër librit, dhe kjo vihet re lehtë nga kultura e dialogut dhe komu-nikimit, të cilën e demonstron vend e pa vend, në konferenca shtypi, studio deba-tesh, prononcime, por edhe në Kuvendin e Shqipërisë ku kërkon të bëjë protagonistin, veçanërisht kur ndodhet në sallë shefi i tij shpirtëror.

Gjithsesi, më erdhi mirë që z. Olldashi e paska mësuar që jam shumë i lidhur me librin. Libri dhe libraritë janë shtëpia ime e përhershme, vendi ku ndihem më mirë, pasi kam mbi 20 vjet që punoj në

Page 9: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

9e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema opinion

nga Mustafa nanorespublica.al

Në një shkrim të gazetës New York Times i bëhet jehonë pjesë-marrjes së Kinës në një testim ndërkombëtar të nivelit arsimor (65 kanë qenë vendet që kanë marrë pjesë). Është fjala për një testim të financuar nga OECD-ja me seli në Paris (Organization for Economic Cooperation and Development – Organizata për Zhvillimin dhe bashkëpunimin Ekonomik), në përbërje të së cilës janë fuqitë e mëdha indus-triale të botës; ky testim synon të bëjë matjen e përgatitjes së nxënësve, dhe pas kësaj të bëjë një vlerësim të eficiencës së sistemeve edukative të vendeve të ndryshme. Nxënësit kinezë, të cilët janë zgjedhur nga shkollat e Shanghait (një metropol me gati 20 milionë banorë, të ardhur nga të gjitha anët e Kinës) “kanë lënë pa mend” organizatorët e testit, pasi kanë rezultuar të jenë më të

përgatiturit. Në të gjitha lëndët kryesore: matematikë, shkenca, lexim.

Sa për të pasur një ide, në lëndën e matematikës, nxënësit e Shanghait morën mesatarisht 600 pikë, ata të Singaporit 562, ata të Gjermanisë 513, dhe ata të Shteteve të Bashkuara 487. Në lëndën e leximit, kinezët ishin të parët, gjithashtu, me 556 pikë, të ndjekur nga fqinjët e tyre aziatikë, koreanët, me 539. SH-BA-të janë në vendin e 17-ë me 500 pikë, dhe po aty rrotull, janë vende të perëndimit, si Holanda, Belgjika, Norvegjia, Gjermania, Franca, Britania, etj. Në lëndët e shkencave, kinezët janë si gjithmonë të parët me 575 pikë. Pastaj vjen Finlanda me 554. Amerikanët janë në vend të 23-të, me 502 pikë, pranë Polonisë, Irlandës, Norvegjisë, Francës, etj.

Në renditjen përfundimtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultojnë “të 23-at apo 24-tat”,

thotë Arne Duncan, ministri amerikan i Arsimit. “Në lëndën e matematikës, jemi të 30-t”, shton ai. Në fakt, e theksuam edhe më sipër, në vend të parë janë ata, të njëjtët, 15-vjeçarët e Shanghait, duke lënë në vend të dytë ata që janë dalluar vazhdimisht në harkun e viteve të fundit, nxënësit e Singapo-rit, që është një vend aziatik, gjithashtu. “Kjo është një zile alarmi. Ne mund të bëjmë sikur s’ka ndonjë gjë në këtë mes, por është mirë t’i dalim së keqes për-para: sistemi ynë parauniversitar është me probleme”, përfundon i shqetësuar ministri amerikan, i cili, si të gjithë amerikanët, e ka të vështirë të jetojë me idenë se vendi i tij mund të jetë në shkallët e ulëta të tabelës së klasifikimit.

Befasia përballë kësaj perfor-mance ka të bëjë me mosnjohjen e sistemit arsimor kinez, dhe në këtë mes “faji” është i izolimit

kinez. E megjithatë, të tjerë janë vënë në punë për të shpjeguar suksesin e “të parëve të klasës”. Nga thelbi i këtij sistemi që jep këto rezultate, perëndimorët kanë zënë të veçojnë 1. theksin që i vihet përgatitjes adekuate të mësuesve, dhe 2. kohës më të paktë që harxhohet për veprim-tari extra-curriculare, siç janë ato sportive; e shumta e kohës shkon për studim. Dhe është pikërisht ky përfundim që më bëri t’i referohem shkrimit të gazetës new-york-eze me titull “Top Test Scores From Shanghai Stun Educators”; më saktë, pjesa e parë, d.m.th pika 1: përgatitja e mësuesve. Parë në tërësi, por sidomos në një optikë perspek-tive, kjo është thembra e Akilit e sistemit arsimor shqiptar. Janë të panumërta problemet e arsimit tonë, por mbi të gjitha qëndron problemi i përgatitjes, kualifiki-mit e trajnimit të mësuesve. Në kohë të komunizmit, atëherë

pra, kur këtej nga anët tona sundonte një regjim i ngjashëm (po jo shumë, të kuptohemi) me këtë të Kinës së sotme, sistemi arsimor ishte i ideologjizuar dhe i huazuar në mënyrë jo dhe aq kreative nga bota sovjetike, por ngrihej, amá, mbi një shtyllë të fortë: mësues të zotë. Studentët e shkollave që prodhonin më-sues rekrutoheshin e zgjidheshin nga grupi i maturantëve më të mirë. Ndërsa sot është krejt e kundërta. Nxënësit më të dobët të gjimnazeve e kanë të gatshme zgjedhjen: bëhen mësues. A nuk do ishte mirë të mendohej për ta ndryshuar këtë situatë? A nuk do të ishte e udhës, që të kish stimuj e përfitime të llojeve të ndryshme për të gjithë nxënësit e dhjetave, që do të preferonin të studionin për shkenca, fizikë, matematikë, mjekësi, e degë të tjera që tanimë preferohen më pak? Ju duket si model enverist? Jo, është model kinez.

Bota çuditet me shkollën kineze

E ardhmja e eurosThe Economist

Tregjet financiare shpër-fillen 85 miliard euro si paketë ndihme financiare ofruar për Irlandën më 28 Nëntor. Ofri-met nuk janë bërë vetëm për Irlandën, por edhe për Portu-galinë, Spanjën, Italinë madje edhe Belgjikën. Euro po fun-doset – përsëri. Ndërkohë që një shpëtim i dëshpëruar ndjek tjetrin, zotimet këmbëngulëse të liderëve të Bashkimit Euro-pian që shkëputja nga monedha e përbashkët është e pamen-dueshme dhe e pamundur ka humbur forcën e saj bindëse. Dhe kjo ka bërë që shumë të kenë pikëpyetjen e madhe nëse euro do të shpëtojë. E vërteta kundër kësaj është se qyteta-ret europiane nuk munden më të jetojnë me këtë shaka. Në periferitë e Europës disa mezi presin të kalojnë vitet e masave të rënda shtrënguese të nevo-jshme për rrogat dhe çmimet që të bëhen konkurruese. Në vendet me dominancë gjermane njerëzit janë velur duke paguar për mungesën e përgjegjësisë së vendeve të tjera dhe ata janë të frikësuar se si kreditorë, ata do të vuajnë në qoftë se Banka Qendrore Europiane zhvlerë-son borxhet e prapambetura. Thellë- thellë fshihet dyshimi se kjo është një dramë të cilën Euro-zona është e dënuar ta jetojë herë pas here. Kështu që pse mos të largohemi që tani?Historia financiare është e mbushur me ngjarje ku kanë ndodhur kthesa nga e pamen-dueshmja tek e pashmangshmja

me shpejtësi marramendëse: Britania e Madhe hoqi dorë nga standardi i arit në vitin 1931, Argjentina braktisi dollarin e saj në Janar 2002. Por një shkatër-rim i euros do të sillte një kosto teknike, ekonomike dhe politike të paprecedentë. Një shkë-putje mund të ndodhe në një ose në dy mënyra. Një ose me shumë anëtarë të dobët (Greqia, Irlanda, Portugalia, ndoshta Spanja) mund të largohen, me qëllimin për të zhvlerësuar monedhën e tyre të re. Ose një Gjermani e nevrikosur, poten-cialisht e ndjekur nga Holanda dhe Austria, mund të vendosin ta flakin euron dhe të rivendosin markën që më pas do te rivlerë-sohet. Në secilin rast, kostoja do ishte e pallogaritshme. Si fillim, vështirësitë teknike të rivendosjes së një monedhe të re kombëtare, riprogramimi i kompjuterëve dhe makinave të shitjes, prerja e monedhave dhe printimi i kartëmonedhave janë gjigante (tre vjet përga-titje janë dashur për Euron). Çdo paralajmërim se një vend me probleme po bëhet gati të largohet do të çonte shterim të depozitave, dobësim i mëtejs-hëm për bankat me probleme. Kjo do të rezultonte në kontrolle të kapitalit dhe ndoshta në limi-tim të tërheqjeve bankare, që si pasojë do të mbyste tregtinë. Të ikurit do të privohen nga finan-cat e huaja, ndoshta për vite të tera, vuajtje të mëtejshme për ekonomitë e tyre. Llogaritjet do të ishin vetëm pak më mirë nëse e ikura do ishte Gjermania. Përsëri, do të kishim shterim

bankash në Europë për shkak se depozitat do largoheshin nga vendet me probleme, duke çuar në prezantimin e kontrolleve të reja mbi kapitalin. Edhe nëse bankat gjermane do të fitonin depozita, asetet e saj në vendet e tjera të Europës do të kishin rënie të ndjeshme në vlerë. Mos harroni se Gjermania është kre-dituesja më e madhe e sistemit. Dhe e fundit, eksportet e Gjer-manisë duke qenë përfitueset më të mëdha në një monedhë të përbashkët, mund të vuajnë nga rritja e ndjeshme e Markës. Në qoftë se arsyet ekonomike për të rrezuar Euron duken të rre-zikshme, politika rrezikon që të provokojë një reaksion zinxhir i cili do të kërcënonte sistemin e një tregu të vetëm po ashtu edhe të BE-së vetë. Bashkimi Eu-ropian dhe Euro kanë shërbyer si vend ankorimi për Gjerma-ninë e pas luftës. N.q.s ajo do të braktiste monedhën, do ta linte Eurozonën vetëm për tu mbrojtur, kështu që angazhimi i saj do ishte fort i dyshuar. Nëse një vend i dobët do të largohej, duke vënë në rrezik jo vetëm bankat e Europës, por edhe vetë monedhën e përbashkët, ai do të bëhej një vend i rrezikshëm edhe për fqinjët e tij. Në mo-mentin që kontrolli i kapitalit në Europë do të vihet në rregull, për të do jetë e vështirë të jetë aktiv në tregtinë ndër kufitare me Europën. Rënia e tregut të përbashkët, i cili ka bërë gjithçka për të mbajtur Europën të bashkuar, do të kërcënonte edhe vetë BE-në. Sidoqoftë shumë shtete mund të jenë pen-

duar tashmë që i janë bashkuar Euros, por për ta lënë atë nuk bën shumë kuptim. Nga ana tje-tër fakti që ajo duhet të mbije-tojë, nuk do të thotë se patjetër do të mbijetojë. Edhe pse liderët europiane lëvizin përpara dhe me shpejtësi, ekziston mundësia e dështimit. Liderët europianë kanë qenë të ngadaltë dhe të ndrojtur në përgjigjet e tyre ndaj presioneve që kanë ardhur nga tregu. Greqia dhe tani Irlanda i kanë detyruar ata me pahir drejt paketave të shpëtimit. Me shumë vonesë ata kanë kuptuar se disa shtete jo vetëm që kanë nevojë për kredi për të shpëtuar, por nuk janë as në gjendje të sh-lyejnë detyrimet e tyre. Që do të thotë se një pjesë e dhimbjes do të bjerë mbi mbajtësit e bonove. Është më e lehtë për tu arritur tani që qeveritë e Euro-zonës kanë rënë dakord që çështjet e borxhit të brendshëm pas 2013-ës duhet ti përmbahen pikave me veprim të përbashkët, gjë e cila ndalon bllokimin e mar-rëveshjeve të investimit. Irlanda e ka aplikuar tashme “qethjen” tek mbajtësit e bondeve të tyre, kështu që ato janë të ndaluar ta bëjnë këtë tek mbajtësit krye-sorë të bondeve. Ky lloj diskuti-mi është pa diskutim jo popullor ne tregje. Për më tepër humbjet janë të mundshme n.q.s in-vestitorët do të dallohen mes çështjeve të borxhit të brends-hëm. Në vendet me deficit, kriza gjithashtu ka krijuar kushte për kosto të lartë në të ardhmen në lidhje me bërjen e refor-mave për punësim dhe tregjet e produkteve, dhe për sistemin

e mirëqenies sociale, të cilat do të humbin në konkurrencë. Edhe nëse largohen nga Euro, këto vende duhet ti ndërmarrin këto hapa. Në vetvete, reforma jo vetëm që duhet të rivitalizojë ekonomitë në agoni, por gji-thashtu të krijoje në të ardhmen shanse dhe siguri për moned-hën e përbashkët. Reforma do të ishte më e lehtë nëse shtetet me surplus (si Gjermania) do të bënin më tepër për të rritur kërkesën e tyre të brendshme. Si përfundim, në qoftë se Euro do të mbijetojë, shtetet kredi-tuese duhet të japin më shumë ndihmë për shtetet me deficit. Ata mund ta bëjnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose Banka Qendrore Europiane mund ti furnizojë me likuiditete bankat e nivelit të dytë, ose të blejë bono thesari para se ato të ulen shumë. Gjermania nuk është aspak dakord me idenë e ndihmave të tjera për ven-det debitore – duke shkaktuar kështu ngadalësi në miratimin e paketave të shpëtimit dhe duke penalizuar mbajtësit e instru-menteve financiare. Mungesa e vullnetit nga ana e Gjermanisë për të subvencionuar vendet me probleme është e kuptueshme; por e kundërta është akoma më keq. Shkatërrimi i Euros nuk ësh-të gjë e pamendueshme, thjesht ka shumë kosto. Për shkak se liderët europianë refuzojnë të përballen me mundësinë se kjo mund të ndodhe do dështojë në marrjen e masave të nevojshme për ta shmangur atë.

Përktheu: Verdi Norja*balkanpress.net

Page 10: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

10 e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

ekonomia

FAq

E 10

C M Y K

Sërish do jemi ne që do të paguajmë çmimin e rritur të energjisë, por në mënyrë të tërthortë pasi KESH do e shesë më lirë energjinë

Roberto Saviano, njeriu që po bëhet i famshëm në gjithë botën për de-noncimin e mafias në

Itali, i pyetur nga në televizion shqip-tar para disa kohësh, tha se njerëzit nuk janë shumë të ndërgjegjësuar për veprimet e mafias për shkak se ajo nuk i prek direkt në xhepat e tyre. Por në mënyrë indirekte, përfitimet merren nga qytetarët.

Dje Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që të mos rrisë çmimin e energjisë për qytetarët. Mediat për-gjithësisht e kanë shitur si një arritje për shqiptarët. Por, kompania CEZ nuk do të preket nga ky vendim. Fitimet e saj nuk do të ulen, për sh-kak se çmimi me të cilin do të blejë energji nga KESH do të jetë shumë më i ulët. CEZ sërish do përfitojë, KESH do humbasë. Indirekt paratë e shqiptarëve do të shkojnë sërish tek kompania çceke.

vendimi i EREKur CEZ hyri në tregun shqiptar

me kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë, u botua dhe një aneks i marrëveshjes së saj me shtetin shqip-tar, që parashikonte rritje të çmimit të energjisë për të paktën pesë vite. Pasi bleu një ndërmarrje shtetërore problematike, CEZ nuk mund të pranonte të mos kishte fitimet e ga-rantuara. Në kulmin e përmbytjeve dhe pakënaqësive sociale, ERE nuk mund të merrte një vendim që do ishte një bombë sociale. Ndaj ka gjetur një mënyrë të tërthortë për të marrë paratë e taksapaguesve shqiptare.

“Pas përfundimit të këtij procesi tejet transparent, duke analizuar me paanësi dhe pa asnjë qëndrim preferencial aplikimet e Kompanive, Bordi i Komisionerëve të ERE-s, ven-dosi të miratoje të njejtën strukturë tarifash për çdo grup të klientëve tarifore si ajo ekzistuese. ERE edhe përgjate vitit 2011 vendosi të ruajë të njëjtat çmime si dhe sistemin tarifor me dy blloqe si një masë tranzitore duke lënë në fuqi një çmim prej 7.70 leke/kvvh për konsumin deri 300 këh, dhe për konsumin mbi 300

kvvh një çmim prej 13.50 lekë për kvvh. ERE mendon se kjo strukturë dekurajon shfrytëzimin e energjisë elektrike për ngrohje dhe gatim dhe këto dy shërbime mund të garanto-hen nga bu-rime alter-native me kosto kon-k u r r u e s e . Gjithashtu mbajtja e një strukture të tillë është kërkuar me këmbëngulje dhe nga të gjitha palët e interesuara: Shoqata e Konsumatorëve, Avokati i Popul-lit, METE, etj, shprehur secila në seancën publike dëgjimore të datës 18.11.2010. Në këtë vendimarrje ERE ka synuar të vendosë ekuili-brat ndërmjet interesave të investi-torëve, konsumatoreve dhe shtetit duke përcaktuar çmime të përbal-lueshme nga konsumatoret e të gji-tha kategorive, të lejojë kompanitë

të kryejnë investimet dhe të marrin të ardhurat e nevojshme për ushtri-min e veprimtarisë në përputhje me legjislacionin në fuqi,” thuhet në vendimin e ERE-s.

Por ndërsa qytetarët janë mbro-jtur, paratë e shtetit nuk janë dhe aq të garantuara. Sipas Entit, KESH, kompania publike, e cila aktualisht ia shet energjinë CEZ-it me 2.03 lekë për kilovat orë, vitin tjetër do e shesë atë me vetëm 1.48 lekë.

qeveriaZv/kryeministri Ilir Meta, njëko-

hësisht ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, tha në një konferencë për shtyp se vendimi i ERE tregon se

qeveria mbron qytetarët. “Do të dëshiroja ta nisja këtë

komunikim me një vlerësim dhe përshëndetje të vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me

diskutimin dhe mira-timin e tarifave bazë të energjisë elektrike për çdo grup konsu-matorësh. Është e qartë nga diskutimi

lidhur me kërkesat e bëra nga kom-panitë e interesuara që ky vendim i Entit Rregullator të Energjisë merr në konsideratë dhe mbron konsu-matorin, e në mënyrë të veçantë konsumatorin familjar, çka është theksuar vazhdimisht edhe nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, por çka ka qenë dhe prioritet kryesor i qeverisë. Në këtë drejtim unë besoj se ky vendim tregon qartë edhe profesionalizimin dhe integritetin e ERE, dhe njëko-

hësisht i bën të pavlefshme të gjithë ato spekulime të bëra prej kohësh në media, thjesht për arsye politike. Dua të konfirmoj se politika jonë, edhe në të ardhmen, do të jetë ajo e mbrojtjes së konsumatorit, jo ve-tëm përmes tarifave dhe çmimeve, të cilat duhet të jenë sa më pranë kostove reale, por njëkohësisht edhe për të mbrojtur konsumatorin nga çdo abuzim tjetër, i cili cenon inte-resat e tij. Mbrojtja e interesave të konsumatorit për ne do të vazhdojë të jetë prioritet kryesor edhe në të ardhmen,” tha Meta.

Shoqëria civileNjë grup sindikatash dhe Lëvizja

MJAFT kishin paralajmëruar një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë. Sipas tyre, me shumë gjasë do kishte rritje të çmimit të energjisë. Por, meqë ERE vendosi ndryshe, ky grupim i shoqërisë civile e ka përshëndetur vendimin.

“Lëvizja Mjaft! dhe një grup Sindi-katash- organizatore të protestës për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, përgëzojnë ven-dimin e Entit Rregullator të Ener-gjisë (ERE), i cili mori parasysh ne-vojat dhe kërkesat e qytetarëve dhe nuk miratoi rritjen absurde dhe të rrezikshme, të kërkuar nga kom-pania CEZ. Ne besojmë se me këtë vendim të drejtë dhe të paanshëm, ERE përforcoi rolin e saj si institu-cion i pavarur, duke dhënë garanci për trajtimin e rasteve që përbëjnë shqetësim qytetar në sektorin ener-gjetik,” thuhet në deklaratën e këtij grupimi. Por në deklaratë kërkohet transparencë nga CEZ për investi-met, humbjet në rrjet dhe marrëd-hëniet me qytetarët. “Nga ana tjetër, ky grupim qytetar do të vazhdojë të mbikëqyrë me kujdes procesin në vazhdim të kompensimit dhe do të jetë i gatshëm për çfarëdolloj reagi-mi ndaj keqmenaxhimit të këtij pro-cesi, siç ka ndodhur kohët e fundit. Gjithashtu, kërkojmë nga kompania CEZ që të tregojë transparencë mbi investimet e bëra, humbjet e preten-duara, ndjekjen ligjore të shkelësve dhe mbi të gjitha, në marrëdhëniet e saj me qytetarët, përderisa barra bie pikërisht mbi këta të fundit. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në çështje të interesit publik, për të cilat institucionet përkatëse nuk tregojnë angazhim dhe përgjegjësi,” përfundon deklarata e grupimit të shoqërisë civile.

në kulmin e përmbytjeve dhe pakënaqësisë sociale, përdoret një marifet për të ulur zemërimin qytetar ndaj rritjes së çmimit të energjisë

ERE: Nuk rritet çmimi i dritave. Por CEZ sërish do i marrë paratë tona

«mbrojtja e interesave të konsumatorit për ne do të vazhdojë të jetë prioritet kryesor edhe në të ardhmen»

tha meta

Bujar Nepravishta

Page 11: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

11FA

qE

11 sociale

C M Y K

e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

Tre muaj më pare, qeveria shqiptare nuk kishte tetë milionë lekë të vjetra për të nisur arsimimin e fëmijëve

shqiptarë në gjuhën shqipe në Greqi. Dje, ministri Haxhinasto deklaroi se do të dhuronte 5600 libra për këta fë-mijë, edhe pse ata kanë nisur tashmë shkollën pas dhurimit të kryer nga organizma të shoqërisë civile.

Gjatë takimit, ministri Haxhinasto falënderoi pjesëmarrësit për kontri-butin e çmuar në promovimin e gju-hës dhe kulturës shqipe në vendet ku jetojnë dhe siguroi se qeveria shqip-tare do të vijojë me përparësi progra-min për mbështetjen e diasporës.

“Ajo që për ne ka marrë një rëndësi të veçantë, është arsimimi në gjuhën shqipe i fëmijëve, të rinjve dhe të re-jave që janë në emigracion. Për këtë qëllim Ministria e Jashtme, në sajë dhe të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, realizon dërgimin në Greqi, Itali dhe në Bri-taninë e Madhe të 5600 librave shkol-lorë për fëmijët e emigrantëve. Në bashkëpunim me MASH po bëhet gati një sasi librash për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë tekste duke filluar nga abetarja, f letore didaktike, tekste të matematikës dhe lëndëve të tjera, për klasa të ndryshme të mësimnxënies.” – tha ministry I Jashtëm.

Sipas tij, për mbarëvajtjen e mësi-mit plotësues të gjuhës shqipe është bashkëpunuar me shumë shoqata të shqiptarëve, sidomos me Shoqatën e Mësuesve Emigrantë në Greqi për të evidentuar fëmijët shqiptarë të mos-hës shkollore në qytete të ndryshme të Greqisë, së cilës iu refuzua në mua-jin tetor një sasi librash me vlerë më të vogël se 8 milionë lekë të vjetra.

Haxhinasto informoi përfaqësuesit e diasporës për hapat e ndërmarrë në drejtim të pajisjes së emigrantëve me pasaporta biometrike, njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përpjekjet për hapjen e qendrave kulturore në diasporë. “Në Greqi është përgatitur infrastruktura e nevojshme për pa-jisjen e qytetarëve shqiptarë me pa-saporta biometrike dhe ky shërbim do të ofrohet në Itali dhe në vende të tjera.” – tha ministri i Punëve të Jashtme.

Para tre muajsh, kryetari I Këshillit Pedagogjik të Mësuesve Shqiptarë në Greqi, z. Jovan Mëhilli kishte thënë se arsimi shqip rrezikohet dhe se madje qeveria shqiptare po I bënte atentat

gjuhës duke mos dhënë librat e ne-vojshme.

“Kërkesat tona për tekste shkollore kanë qenë për; Abetare dhe Paraa-betare, tekste të Gjuhës Shqipe, kom-plete mjetesh mësimore për Ciklin e Ulët; programe të unifikuara për mësimin plotësues të Gjuhës Shqipe; metodika në ndihmë të mësuesit; re-gjistra, harta, amza etj. Kërkesat tona nuk janë të mëdha, por dua të theksoj së akoma më e madhe është rëndësia e tyre, sepse me këto libra mundë-sohet mësimi i Gjuhës Amtare për fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Kështu realizohet një e dre-jtë themelore kushtetuese, lidhur me mësimin e Gjuhës së Nënës dhe

njëherazi, ruhet identiteti i tyre kom-bëtar. Këtë mision, sa fisnik aq edhe atdhetar, përpiqen të realizojnë qin-dra mësues emigrantë shqiptarë në Greqi, që krahas punës së përditshme, u zhvillojnë vullnetarisht (pa asnjë pagesë) fëmijëve bashkëkombës mësimin e Gjuhës Shqipe. Prandaj ne mësimdhënësit e shqipes me të drejtë u drejtohemi drejtuesve të Mi-nistrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Jashtme që të plotësojnë urgjentisht kërkesat tona për tekste e mjete mësi-more, me dëshirën e mirë që viti më-simor 2010-2011 të nis normalisht, dhe se çdo vonesë është mungesë për-gjegjësie prej tyre” – kishte deklaruar atëherë Mëhilli.

tre muaj pas nisjes së vitit akademik dhe rrezikut për dështimin e mësimit të shqipes te fëmijët e emigrantëve, ministria e jashtme kujtohet të japë libra, të dhuruara…

Haxhinasto “hap” shkollën në dhjetor

Spazmat tek foshnjet ndodhin rrallë, dhe shpesh pa u kuptuar. Kjo është ar-syeja që ato mbeten të pa dia-

gnostikuara. Përvojat tregojnë se pa një ndërhyrje të hershme, fëmijët me spazma të tilla mbeten të pazhvilluar dhe mund të vdesin si pasojë e drid-hjeve a etheve të forta. Dy prindër në Arizona e dinin se kishin vetëm një rrugë për të shpëtuar foshnjen e tyre, dhe e shfrytëzuan.

Evan Stauff është fëmijë 10 mua-jsh nga North Bend i Oregonit. Ai ka ekipin e tij që e ndihmon të shëro-het. Familja i ka ardhur nga larg për

t'u kujdesur ta marrë veten pas një operimi jo të zakonshëm në qen-drën mjekësore Ronald Reagan në Los Anxheles, më shumë se 1 mijë kilometra larg. Gjatë procedurës së quajtur hemispherektomi, kirurgët i hoqën Evanit një pjesë të trurit dhe shkëputën tërësisht lidhjet e anës së majtë me anën e djathtë të trurit.

Nëna e tij thotë se operimi ishte alternativa e vetme e trajtimit, që djali të ketë mundësë të zhvillohet e të rritet. Evan vuan nga spazma foshnjore dhe pas dridhjeve të forta, truri i tij humbet çdo informacion; ai harron çdo gjë që ka mësuar dhe

i duhet të fillojë nga e para sikur të kishte lindur sot.

Pajisjet në spital zbuluan se spazma të tilla Evan i përjetonte disa herë në ditë. Doktor Gary Mathern thotë se sikur dridhjet të mos ishin ndaluar, Evan nuk do të ishte në gjendje të njihte prindërit e vet, po ashtu ai do të harronte të fliste dhe nuk do të ishte në gjendje të ecte.

Doktor Mathern thotë se pjesa e majtë e trurit të Evanit nuk ishte for-muar si duhej, prandaj heqja e kësaj pjese ishte e vetmja rrugë për ndaljen e spazmave. Mjekët thonë se Evan ës-htë foshnje, 10 muajshe, dhe truri i

një fëmije të tillë ka aftësi ta kompen-sojë humbjen e anës së majtë.

Doktor Mathern dhe kolegët e tij kanë kryer këtë vit16 operacione të tilla. Evam u operua me 24 nëntor, dhe nuk ka më spazma. Përveç plagës kirurgjike në kokë, askush nuk mund të thotë se Evan është operuar në tru. Lidhur me ndonjë pasojë anësore të operacionit, ekspertët thonë se ka të ngjarë që Evan të ketë një humbje të lehtë të aftësive motorike dhe në vi-zionin periferik në anën e të djathtë. Por mjekët besojnë se Evan do të jetë në gjendje të rritet dhe të jetojë një jetë normale.

Si të ruajmë shikimin

Një studim i ri sugjeron se rritja e konsumimit të acideve omega-3 yndyrore, mund të zvogëlojë prirjen e zhvillimit të ‘degjenerimit makular senil’- shkaktarit kryesor të humbjes së shikimit te perso-nat e moshuar.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Johns Hop-kins gjatë një viti kanë për-cjellë ushqimin e konsumuar te 2.391 pjesëmarrës në studim, të moshave ndërmjet 65 dhe 84 vjeçare.

Rezultatet kanë treguar se ‘degjenerimi makular senil’ është shumë e shpeshtë te njerëzit të cilët konsumo-jnë shumë pak peshk dhe shumë pak ushqime të tjera që përmbajnë acide omega-3 yndyrore.

Shkencëtarët pohojnë se studimet e mëparshme kanë treguar prani të përqendrimit të lartë të acideve omega-3 yndyrore në retinën e syrit.

Ndërkaq, eksperimentet me kafshë kanë treguar se acidet omega-3 yndyrore zvo-gëlojnë dukshëm rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve tjera të syrit.

Mbipesha dhe osteoporoza

Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha tru-pore pengon dobësimin e kockave ose osteoporosën, por kjo ide tashmë sfidohet nga një studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës veriore.

Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave.

Shkencëtarët morën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para me-nopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendë-sisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dh-jam një grua kishte në pjesën e barkut, aq më i ulët ishte densiteti i kockave të saj. Në këtë epokë kur mbipesha shihet si epidemi, kjo do të thotë se yndyrnat dhjamore në bark shtojnë edhe më shumë rrezikun jo vetëm për sëmundje të zemrës dhe diabete, por edhe për osteo-porozë.

Operacioni në tru ndal spazmën foshnjore

Ilir Meta dhe Edmond Haxhinasto

Page 12: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

12 e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

rajoni

FAq

E 12

-13

“Serbia duhet të njohë Ko-sovën, nëse do të anëtarëso-het në BE”, citohet të ketë thënë ndihmës sekretari i

Ministrisë së Jashtme Franceze për Evropën, Roland Galharague, në bi-sedë me zyrtarë amerikanë në fillim të këtij viti.

Sipas një telegrami të datës 22 shkurt 2010 të ambasadës amerikane në Paris, të botuar nga Wikileaks, ndihmës sekretari i Ministrisë së Jashtme Franceze për Evropën, Ro-land Galharague, në takime të ndara me ndihmës Sekretarin për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Alexan-der Vershbow dhe zëvendës Sekre-tarin e Shtetit për çështje evropiane, Spencer Boyer, ka kërkuar bashkë-punimin e qeverisë amerikane me BE-në, për të dekurajuar serbët nga propozimi i një rezolute për Kosovën në Kombet e Bashkuara, në fillim të vitit. Zoti Galharague citohet të ketë thënë se ministri i Jashtëm serb, Jere-miç «duket se beson që Serbia mund të fitojë përsa i përket Kosovës dhe të fitojë hyrjen në BE. Duhet t’i themi se kjo nuk është e vërtetë.»

Sipas shpjegimit në telegram, BE deri tani (shkurt 2010) ka mbajtur qëndrimin se çështja e Kosovës dhe anëtarësimi i Serbisë në BE, nuk ishin të lidhura zyrtarisht.

«Nuk kishte kushtëzim formal,» tha Galharague, duke shtuar se ser-bët tani e kuptojnë se për të qenë anëtar të BE-së, ata duhet eventua-lisht të njohin Kosovën. Për më tej, ka thënë Galharague, para se serbët të

anëtarësohen në BE, ata do të duhet të zgjidhin çështjet kyçe me Kosovën në fushat e drejtësisë, policisë, doga-nave, transportit, bujqësisë, si dhe dallimet rreth emrave dhe termino-logjisë.Në telegramin e botuar nga Wikileaks thuhet se «mënyra më e

mirë për Serbinë që të adresojë çës-htjet që kanë të bëjnë me Kosovën, është duke punuar me EULEX-in.

«Ndonëse në fund të fundit,» ka përsëritur zoti Galharague, «Serbia duhet të njohë Kosovën, nëse dëshi-ron të anëtarësohet në BE».

Dokumenti i Wikileaks: Serbia duhet të njohë Kosovën për të hyrë në BE

në telegramin e botuar nga Wikileaks thuhet se «mënyra më e mirë për serbinë që të adresojë çështjet që kanë të bëjnë me Kosovën, është duke punuar me eUleX-in.«ndonëse në fund të fundit,» ka përsëritur zoti Galharague, «serbia duhet të njohë Kosovën, nëse dëshiron të anëtarësohet në be»

Sfida e marrjes së një vize në Kosovë

Vështirësitë për të marrë një vizë janë tejet të mëdha, thonë qyte-tarët. Megjithatë, radhët e gjata para ambasadave të vendeve evro-piane në Prishtinë janë të pashmangshme. Ardiana Ismajli, qytetare, thotë se ka aplikuar disa herë për vizë Shengen. Ajo shprehet e pakë-naqur me trajtimin që iu bëhet aplikuesve për të marrë një vizë. “Disa herë kam aplikuar për vizë. Herë-herë ma kanë dhënë, por edhe shpes-hherë më kanë refuzuar. Kryesisht na injorojnë, nuk na presin mirë, nuk na trajtojnë si duhet, kërkojnë shumë dokumente”, shprehet ajo. Besim Beqaj, ministër në dorëheqje për Integrime Evropiane, thotë se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha parakushtet që kërkohen për li-beralizimin e vizave. “Ne kemi njoftuar Brukselin dhe presim hapa kon-kretë. Ne presim me te drejtë që këtë strategji ta marrim sa më shpejt. Kemi bërë edhe planin tonë operacional, që Kosova deri në vitin 2011, t’i plotësojë kushtet për hyrjen në Listën e Bardhë të Shengenit”, thotë Beqaj. Eksperti për çështje të migracionit, Rifat Blaku, thotë se arsye e një regjimi të tillë vizash për qytetarët e Kosovës, është edhe qëndrimi ilegal i tyre jashtë shtetit. “Një numër i qytetarëve ka ndjekur rrugën ilegale dhe tashmë në shumë shtete ata janë në pritje për lejimin e qëndrimit apo ndoshta edhe për kthim”, thotë Blaku. Sipas autorite-teve të rendit, këtë vit janë identifikuar mbi 250 raste të falsifikimit të dokumenteve për të udhëtuar jashtë shtetit. Baki Kelani, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë se në bashkëpunim me policinë kufitare, kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i kapin personat në fjalë. “Kemi evidentuar mbi 250 raste të falsifikimit të dokumenteve. Numri i personave në hyrje ka qenë 153, ndërsa në dalje 111 persona me dokumente të falsifikuara”, sqaron Kelani. Sidoqoftë, sipas zotit Beqaj, fundi i vitit 2011 do të jetë koha kur, siç thotë ai, do të plotësohen të gjitha kushtet e parapara për liberalizimin e vizave.

Kukan: zgjedhjet, test për demokracinë e Kosovës

Eduard Kukan, kryesues i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, do të marrë pjesë në misionin e monitorimit të zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, i cili viziton Kosovën për zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit. “E mirëpres mundësinë e institucioneve të Kosovës dhe veçanërisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të organizuar zgjedhjet në periudhë kaq të shkurtër. Unë pres që ata do të janë në gjendje të garantojnë rregullsinë e zgjedhjeve,” ka thënë Kukan me këtë rast. «Procesi zgjedhor do të jetë një test i rëndësishëm për parimet demokratike në Kosovë. Prandaj, shpresoj se zgjedhjet më 12 dhjetor do të mbahen në mënyrë të ndershme dhe transparente, në pajtim me standardet ndërkombëtare,” shtoi Kukan. Ai ka thënë se fushata e ndershme është një pjesë e rëndësishme e procesit zgjed-hor dhe të gjithë aktorët politik, sipas tij, kanë rastin të dëshmojnë pjekurinë e tyre politike dhe respektin për vlerat demokratike evro-piane në këto zgjedhje. “Vetëm përfaqësuesit legjitim të zgjedhur nga një proces i lirë dhe i ndershëm mund të zgjidhin sfidat që janë para popullit të Kosovës”, ka nënvizuar ai. Kukan po ashtu ka inkurajuar elektoratin e Kosovës të japin votën e tyre dhe të marrin përgjegjësinë për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

Ambasadorët e vendeve të Kuintit në Prishtinë i kanë dhënë mbështetje Komisionit Qendror

Zgjedhor lidhur me përgatitjet që po bën për organizimin e zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Ndonëse brenda një kohe të shkur-tër, KQZ-ja, sipas ambasadorëve të Kuintit, ka arritur të kryejë një proces të mirë përgatitor.

A m b a s a d o r i a m e r i ka n n ë Prishtinë, Kristofer Dell, tha se qyte-tarët me votën e tyre do të vendosin për përbërjen e re të institucioneve.

Ai u shpreh i kënaqur me përgatitjet e zgjedhjeve.

“Qytetarët e Kosovës nuk kanë pse të ankohen më 12 dhjetor. Ata duhet të japin vullnetin e tyre duke votuar atij që i besojnë”, theksoi ambasadori Dell.

“Populli i Kosovës duhet të jetë krenar, pasi institucionet e Kosovës ia dolën që t’i arrijnë standardet ndërkombëtare brenda një afati shumë të shkurtër”, tha Dell.

“KQZ-ja e ka kryer punën e vet, kurse tashti varet edhe nga qytetarët e Kosovës, që edhe ata ta kryejnë punën

e tyre, si dhe nga partitë politike, që ta respektojnë vullnetin e qytetarëve”, theksoi ambasadori amerikan.

Ai nuk deshi t’i komentojë disa zh-villime gjatë fushatës, përfshirë edhe gjuhën që në disa raste përdoret nga partitë politike.

Dell tha se nuk u përket ambasa-dorëve që t’i komentojnë deklaratat e partive politike gjatë fushatës, pasi sipas tij, u takon qytetarëve të Koso-vës që ta vlerësojnë sjelljen e partive dhe të votojnë për ata kandidatë e parti politike, të cilave u besojnë më 12 dhjetor.

I të njëjtit mendim ishte edhe am-basadori gjerman në Prishtinë, Hans-Diter Shtajnbah.

“Votuesit janë ata që përcaktohen se kujt t’i besojnë dhe ata këtë do ta bëjnë të dielën”, tha ambasadori Sh-tajnbah.

Sipas tij, përgatitja e mirë e zgjed-hjeve është motivim edhe për elekto-ratin që të dalë në votime.

Nga ana e saj, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se të gjithë përfa-qësuesit ndërkombëtarë në Kosovë e kanë mbështetur fuqishëm procesin zgjedhor.

“Të gjithë ambasadorët dhe përfa-qësuesit ndërkombëtarë kanë qenë të kënaqur me performancën e KQZ-së deri më sot, e gjithashtu edhe me planin operacional, i cili është për-funduar me sukses deri në ditën e sotme”, tha Daka.

Gara e 12 dhjetorit zhvillohet për 100 vende në Parlamentin e Kosovës, në të cilën janë përfshirë 29 subjekte politike. Ndërsa 20 vende të tjera në Parlament janë të rezervuara para-prakisht për pakicat, dhjetë për atë serbe dhe po aq për komunitetet e tjera pakicë.

Kuinti, mbështetje procesit zgjedhor

Page 13: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

1e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema rajoni

Arbër vllahiuBBC

Kryetari i Lidhjes De-mokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i ka deklaruar BBC-së, se bisedimet me

Serbinë për çështjet e interesit të përbashkët, nuk janë çështje vetëm e një individi, por e qeverisë dhe Parlamentit të ardhshëm të Kosovës dhe e një bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike në vend.

Ai tha se bisedimet duhet të ud-hëhiqen nga fituesi i zgjedhjeve të 12 dhjetorit dhe nuk e fshehu synimin që LDK-ja, të cilën e drejton, të fitojë zgjedhjet.

Sipas tij, bisedimet do të zhvillohen vetëm për çështje teknike dhe jo për statusin e Kosovës dhe tërësinë tokë-sore të saj.

Zoti Mustafa ka kundërshtuar koalicionin e ardhshëm më Partinë Demokratike, i cili, siç tha, do të ishte i dëmshëm për Kosovën dhe do të ngulfaste edhe demokracinë në vend.

Ai tha se LDK-ja është e gatshme që të kalojë në opozitë, nëse qytetarët e Kosovës nuk do ta votonin atë si par-tinë e parë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi bisedën me kreun e LDK-së, Isa Mustafa dhe fillimisht i kërkoi një vlerësim për fushatën zgjedhore në Kosovë pak ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Mendoj se në përgjithësi fushata po shkon mirë. Ne po prezantojmë programin tonë në takimet që kemi me elektoratin dhe komunitetin në tërësi. Është një pranim shumë i mirë dhe një interesim shumë më i madh se sa ka qenë në zgjedhjet locale, por edhe në zgjedhjet e kaluara.

Unë konsideroj së është një fushatë mjaft tolerante dhe sigurisht që ka edhe qasje kritike për probleme të ndryshme, por shpresoj se nëse kës-htu vazhdon deri në fund, ne do të arrijmë që ta përfundojmë me sukses fushatën dhe mbetet vetëm ta pra-nojmë rezultatin, i cili do të jepet si verdikt i qytetarit.

Keni kërkuar kohë më parë që të shtohet numri i vëzhguesve në qen-drat e votimit. Pse gjithë ky shqetë-sim për ditën e zgjedhjeve?

Shqetësimi ka qenë që nga fillimi, sepse zgjedhjet janë të parakohshme, mundësia për përgatitje të mira si-gurisht nuk ka qenë e mjaftueshme.

Në një moment të tillë nuk kemi një prani të subjekteve të tjera poli-tike në qeverisjen e Kosovës dhe Koso-vën e qeveris vetëm një parti dhe kjo është PDK. Ajo tani ka edhe pozitën e presidentit të shtetit, edhe të krye-ministrit, edhe të qeverisë që është shkarkuar, por ende vazhdon të funk-sionojë dhe në këtë rrafsh, edhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në një demokraci megjithatë lyp-set një kontroll dhe një monitorim shumë më i madh i zgjedhjeve, për arsye të mundësisë që zgjedhjet të

manipulohen dhe për këtë arsye unë kam kërkuar edhe nga përfaqësuesi i BE-së, Zyrës Civile Ndërkombëtare dhe nga EULEX-i, që të kenë një prani më të madhe.

Kam kërkuar edhe nga përfaqësue-sit e ambasadave të ndryshme që janë në Kosovë dhe nga Komisioni Evro-pian, që të kenë një prani më të mad-he dhe të kemi edhe prani më të mad-he të komunitetit të brendshëm dhe shoqërisë civile, si dhe subjekteve të tjera që mund të monitorojnë zgjed-hjet, sepse për ne është me rëndësi që zgjedhjet të dalin të suksesshme. Dhe për të dalë të suksesshme, ato meritojnë të monitorohen, në mënyrë që legjitimiteti i tyre të mos jetë i kontestuar. Ky ka qenë qëllimi themelor imi dhe motivi ës-htë këtu.

Moto e juaj për zgjedhjet është fi-torja. Por si do ta arrijë LDK-ja këtë fitore pas gjithë asaj që ka ndodhur, pasi edhe ajo ka qenë pjesë e qeve-risjes në Kosovë, të cilën ju sot po e kritikoni?

Ne kemi një mobilizim mjaft të madh të LDK-së. Në asnjë rast ne nuk i kemi ikur përgjegjësisë sonë lidhur me pjesëmarrjen tonë në qeverisje. Por unë gjithnjë kam konsideruar se pjesëmarrja jonë ka qenë minore edhe në pikëpamje të buxhetit, të ekzekutimit të buxhetit, por edhe të zhvillimit të projekteve, por gji-

thashtu edhe të vendosjes lidhur me kompanitë publike dhe menaxhimit me këto kompani publike.

Për aq sa i takon përgjegjësi LDK-së, unë mendoj se LDK-ja duhet ta marrë atë dhe të jetë shumë transparente në këtë përgjegjësi. Por konsideroj se çdo koalicion i mëtejmë me PDK-në dhe çdo lidhje e mëtejme në një koalicion të pabarabartë, ashtu siç ka funksio-nuar në periudhën e kaluar, do të ishte i dëmshëm jo vetëm për LDK-në, por i dëmshëm edhe për Kosovën, për arsye se ai do ta ngulfaste demo-kracinë dhe do ta ngulfaste shtetin e Kosovës, i cili duhet të zhvillohet

ndryshe në të ardhmen.

Pra, ju jeni të gatshëm që pas 12 dhjetorit, LDK-ja të shkojë edhe në opozitë?

Po. Unë e kam shprehur edhe pu-blikisht këtë, e kam shprehur edhe në media dhe përpara elektoratit të LDK-së dhe kam thënë se: nëse ne dalim të parët, atëherë do të bëjmë koalicion me partitë politike që kanë program të ngjashëm dhe që do të kenë ofertë të ngjashëm.

Pra, me partitë me të cilat ne do të arrinim pajtueshmëri sa i përket njerëzve që ata do t’i japin për qe-verinë e ardhshme, sepse nuk do të

pranojmë figura të cilat nuk janë të pastërta dhe nuk janë kompetente për të hyrë në punët e qeverisë.

Ndërkaq, nëse jemi të dytët, atëherë si të dytë do të dalim në opozitë. Këtu do të vendos elektorati dhe do të ven-dos LDK-ja.

Nëse na përkrahin, atëherë do të na përkrahin që të jemi të parët dhe nëse dalim të dytët, atëherë duhet ta dijmë se si të dytët do të jemi në opozitë dhe unë e shoh rolin e opozitës si një rol shumë të rëndësishëm të LDK-së, sepse ne do të bëjmë një presion de-mokratik, në mënyrë që institucionet të funksionojnë ashtu siç duhet.

Edhe ju po flisni për një qeverisje me duar të pas-tërta. Ky fenomen është përmendur kohët e fundit. Pse duhet të flitet për një qeverisje të tillë, kur demo-

kracia e nënkupton një gjë të tillë?Ne kemi patur vërejtje, që men-

doj se janë të bazuara nga raportet e Komisionit Evropian lidhur me një prani të madhe të korrupsionit, mos-funksionimin e ligjit në Kosovë dhe është e domosdoshme që qeveria e ardhshme të punojë në eleminimin e këtyre dukurive. Sepse me këto duku-ri jo vetëm që do të kemi problem për t’u anëtarësuar në Evropë, por do të kemi problem edhe që qeveris-jen ta çojmë më tutje dhe vendin ta zhvillojmë.

Kjo, për faktin se do të krijohen pabarazi sociale përbrenda dhe si-gurisht që do të rrezikojmë edhe

funksionimin e shtetit. Kjo kërkon që të bëhet domosdoshmërisht. Unë nuk e mendoj këtë të jetë vetëm karakteristikë e Kosovës, meqë ëstë karakteristikë, deri diku e vendeve në tranzicion, mirëpo ne duhet të kujdesemi për problemin tone, pa u marrë me të tjerët.

Ky problem ekziston në Kosovë dhe qeveria e ardhshme domos-doshmërisht duhet të jetë qeveri, e cila do të mendojë për qytetarin, qe-veri e cila buxhetin do ta shpenzojë për nevojat e komunitetit dhe të qy-tetarëve dhe asesi një qeveri që vjen të bëjë biznes me paratë e buxhetit, ose që ka për qëllim të pasurohet me paratë e buxhetit.

Ata që duan të zhvillojnë biznesin, do t’u hapim mundësinë të merren me biznesin, por edhe të rrezikojnë për biznesin që bëjnë.

Nëse f itoni zgjedhjet, jeni të gatshëm të hyni në bisedime me Beogradin zyrtar?

Ne jemi të gatshëm të hyjmë, por vetëm për çështjet teknike dhe jo për çështjet që prekin statusin e përcak-tuar të Kosovës, jo për çështjet që pre-kin sistemin kushtetues të Kosovës dhe jo për çështjet që prekin tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës. Për këto nuk do të bisedojmë me as-kënd.

Me Serbinë do të bisedojmë për çështje teknike, për çështje të lëvizjes së qytetarëve tanë, për çështje të kthi-mit të dokumentacionit kadastral, kthimit të të pagjeturve dhe kemi shumë çështje që edhe me Serbinë dhe me vendet e tjera fqinje, kemi nevojë të ulemi e t’i diskutojmë.

Ka patur kërkesa që një prej figu-rave që do të duhej të takohej me presidentin Tadiç, të jetë kryemi-nistri në dorëheqje, Hashim Thaçi. Jeni të gatshëm që së bashku t’i bëni bisedimet me Serbinë?

Reagimet kanë qenë të tilla, sepse është menduar se ai do të vazhdojë të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës.

Tani kryeministri do të përcakto-het varësisht nga rezultatet që do të dalin nga këto zgjedhje. Mendoj se bisedimet duhet t’i udhëheqë ai që do ta fitojë qeverisjen dhe ai që do të jetë në krye të të qeverisë. Unë nuk e paragjykoj këtë.

Unë mendoj se LDK-ja do të fitojë kësaj radhe, mirëpo mbetet që kjo të vërtetohet me verdiktin e qytetarëve të dielën.

Konsideroj së kjo nuk është çështje vetëm e një individi dhe një partie, por do të jetë çështje e qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës dhe sigurisht, më shumë e Parla-mentit të Republikës së Kosovës, por natyrisht edhe e një bashkëpunimi shumë të ngushtë me të gjitha sub-jektet politike në Kosovë. Kjo, sepse bisedimet e tilla duhet të kenë një bazë më të gjërë të marrëveshjeve dhe të mirëkuptimit të brendshëm.

Isa Mustafa: Nuk bëjmë koalicion me PDK-në

«me partitë me të cilat ne do të arrinim pajtueshmëri sa i përket njerëzve që ata do t’i japin për qeverinë e

ardhshme, sepse nuk do të pranojmë figura të cilat nuk janë të pastërta dhe nuk janë kompetente për të hyrë

në punët e qeverisë»

Page 14: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

1 e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

FAq

E 14

-15 botaArrestohet në Londër themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange

Themeluesi i Wikileaks-it, Julian Assange, është arres-tuar dje në Londër, pas lëshi-mit të një urdhër arresti nga

autoritetet suedeze.Australiani 39-vjeçar akuzohet nga

Suedia për një krim seksual, të cilin ai kundërshton ta ketë kryer. «Ai akuzo-het nga autoritetet suedeze për detyrim të paligjshëm, për ngacmim seksual dhe për përdhunim, të cilat mendo-het të kenë ndodhur të gjitha në gusht të vitit 2010,» tha policia në Londër, nëpërmjet një deklarate. Meqenëse nuk dihej deri tani se ku ndodhej, urdhëri i arrestit ndaj Assangeu ishte lëshuar në mungesë. Në rast arrestimi, ishte thënë se Assange do t’u dorëzohej autorite-teve suedeze. Julian Assange e përdori Suedinë si bazë për Wikileaks, sepse aty ka rregulla mjaft të forta për mbrojtjen e lirisë së shtypit. Assange shkoi në Sto-kholm me ftesë të Partisë së Piratëve, e cila i kishte premtuar se në të ardhmen

do t’i merrte në mbrojtje serverat e Wi-kileaks. Më 14 korrik 2010, ai u njoh në Stokholm me dy femra, që e denoncuan rreth një javë më pas në polici për përd-hunim. Më 18 gusht Assange kërkoi leje qëndrimi dhe pune në Suedi. Dy ditë

më pas, prokurorja Maria Jellstrand lëshoi në bazë të denoncimit të dy femrave, urdhër arrestin në mungesë. Një ditë më pas prokurorja Ewa Finne e anuloi këtë urdhër. Disa ditë më vonë Assange u mor në pyetje nga policia dhe prokurorja Marianne Ny lëshoi sërish urdhër arrestin. Në protokollin e marr-jes në pyetje nga policia, Assange kishte thënë se atë natë kishte bërë disa herë seks me njërën prej femrave në fjalë. Ai theksoi se kishte përdorur prezerva-tivë. Njëra prej grave thotë se nuk kishte përdorur prezervativë. Ajo thotë se i kishte refuzuar ndonjëherë përpjekjet e Assanges për t’iu afruar seksualisht, por në një mënyrë të tillë që nuk kishte qenë tepër e qartë. Në një intervistë ai pati thënë se nuk e ka të qartë, nëse kemi të bëjmë me një larje hesapesh për arsye personale apo politike, por se sapo të mbledhë dëshmi dhe materiale për këtë, do të dalë sërish në publik.

Assange kundërshton ekstradimin në suediThemeluesi i uebsajtit Wikileaks, Ju-

lian Assange, ka deklaruar para gjykatës

së do të kundërshtojë ekstradimin në Suedi. Themeluesi i Wikileaks mohon akuzat për ngacmime seksuale dhe përdhunim, akuza të ngritura nga dy gra ne Suedi. Ndërsa gjykata refuzoi kërkesën e Assange për lirim me kusht. 39-vjeçari nga Australia do të mbahet në paraburgim, teksa javën e ardhshme iu caktua një seancë dëgjimi. Assange deklaroi para Gjykatës së Magjistraturës në qytetin e Westminsternit se, ai do ta kundërshtojë me të gjitha mënyrat ekstradimin e tij në Suedi. Nëse gjykata e Qarkut konfirmon se mandat arresti është i ligjshëm, Assange mund të eks-tradohet në Suedi. Por, procesi mund të zgjasë me muaj, veçanërisht tani që Assange ka paralajmëruar se do të kun-dërshtojë ekstradimin. Gjatë dëgjimit të plotë, i cili do të zgjasë disa javë, Assange do të ketë mundësinë të japë argumen-tet e tij kundër ekstradimit.

Arrestimi nuk ndikon në publikimin e dosjeve

Një zëdhënësi i WikiLeaks-it tha se arrestimi i Assange ishte sulm mbi li-

rinë e mediave, por kjo nuk do ta ndalë publikimin e më shumë dokumenteve sekrete. Porositë e fundit diplomatike të publikuara nga WikiLeaks-i, trego-jnë se lufta e Rusisë me Gjeorgjinë në vitin 2008, kishte ndikuar që NATO-ja t’i forcojë planet e saj për mbrojtjen e shteteve balltike dhe Polonisë. Doku-mentet tregojnë për planin sekret të quajtur “Shqiponja Mbrojtëse”, i cili ishte përgatitur për mbrojtjen e Esto-nisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, kundër kërcënimeve nga forcat ruse. Gjatë raportimit për dokumentet e publikuara, e përditshmja britanike “Guardian” thekson se kjo është hera e parë, që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, që dihet se aleatët perëndimorë kishin përgatitur plane speciale ushta-rake për mbrojtjen e pjesëve të Evropës Lindore nga kërcënimi potencial rus. Sipas gazetës, nëntë divizione ushtarake të NATO-s, amerikane, britanike, gjer-mane dhe polake, ishin të parapara për operacione luftarake, në rast të ndonjë agresioni të armatosur nga Rusia. Më tutje theksohet se për Poloninë, Shte-tet e Bashkuara kishin ofruar vendos-jen e forcave speciale detare në portet e Balltikut dhe vendosjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në territorin e Polonisë.

Sipas dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks-i, planet ushtarake nuk do të duhej të diskutoheshin publikisht, pasi ato mund të çonin në një “rritje jo të domosdoshme” të tensioneve ndër-mjet NATO-s e Rusisë.

Sipas burimeve të informuara nga e përditshmja “Guardian”, liderët e NATO-s e kishin mbështetur planin në heshtje në samitin e fundit në Lisbonë të Portugalisë, muajin e kaluar.

më 14 korrik 2010, ai u njoh në stokholm me dy femra, që e denoncuan rreth një javë më pas në polici për përdhunim. assange deklaroi para Gjykatës së magjistraturës në qytetin e Westminsternit se, ai do ta kundërshtojë me të gjitha mënyrat ekstradimin e tij në suedi

Më shumë se një vit nga mëkëmbja e dobët ekonomike, niveli i papunësisë vazhdon

të jetë gati 10 përqind. Miliona ame-rikanë kanë qënë pa punë për një vit apo më shumë, duke përjetuar një ngarkesë financiare dhe emocionale nga kjo situatë. Në Pensilvani, me-naxheri i shitjeve, Greg Rosen, tani i papunë, ka shkurtuar shumë shpen-zimet, që nga ushqimet tek ilaçet, dhe nuk mund të mbështesë më nënën e tij. Shumë të papunë janë të acaruar.

«Kam kërkuar për punë çdo ditë

dhe s’kam gjetur asgjë», deklaron ai. Presidenti Barak Obama i ka kërkuar shpesh kongresit të zgjasë përfitimet federale për të papunët. «Kemi për-gjegjësinë t’i ndihmojmë ata të jeto-jnë dhe të mbështesin familjet, derisa të gjejnë punë», ka deklaruar shpesh Obama. Por Kongresi po bëhet gati për një tjetër betejë të zgjatjes së përfitimeve, si ajo në korrik, kur re-publikanët kundërshtuan përfitime të mëtejshme, nëse nuk shkurtohen shpenzimet me të njëjtën masë. Li-gjvënësi republican, Çarls Ustan, shprehet: «Projektligji para nesh sot

është zgjatja e nëntë e asistencës së papunësisë, që nga mesi i vitit 2008. Me zgjatjen e tyre nëntorin e kaluar, asnjë nga këto zgjatje përfitimesh nuk është paguar. Ato kapin shifrën e 135 miliardë dollarëve, duke iu shtuar borxhit prej 14 trilionë dol-larësh». Analistët theksojnë se asis-tenca për papunësinë duhet të jetë e përkohshme, por reçesioni i vështirë dhe rimëkëmbja e ngadalshme eko-nomike, ka bërë që shumë amerikanë të mbështeten në këto programe për një kohë të gjatë. Ekonomisti dhe ish-zyrtari amerikan i thesarit, Erik

Toder, shprehet: «Njerëzit thonë – nuk duhet t’i dekurajosh njerëzit të kërkojnë punë, duke ju dhënë atyre të ardhura të mira. Ekziston ndjenja se tani papunësia nuk është 10 për-qind, ngaqë njerëzit nuk po kërkojnë punë. Niveli i lartë i papunësisë ka ar-ritur aty ku është, pasi nuk ka punë». Zoti Toder shton se të papunët shpen-zojnë zakonisht të gjitha përfitimet që marrin, duke stimuluar ekono-minë në tërësi. Zgjatja e asistencës së papunësisë është një nga shumë çështjet që demokratët shpresojnë të zgjidhin në sesionin e fundit të vitit.

Miratimi i tij konsiderohet i mundur në Dhomën e Përfaqësuesve, por është me pikëpyetje në Senat, ku republikanët mund të përdorin mo-cione proceduriale për të bllokuar legjislacionin. Disa të papunë kanë shtuar në të kaluarën protestat për të zgjatur përfitimet dhe thonë se janë gati ta bëjnë këtë përsëri – edhe me koston e krenarisë së tyre. «Nuk jam e mësuar më këtë gjendje. Nuk dua t’ju lutem njerëzve,» thotë një protes-tuese. Shumë ekonomistë presin që niveli i papunësisë të qëndrojë mbi 9 përqind për disa muaj me rradhë.

SHBA, në rrezik asistenca për papunësinëpër shumë amerikanë

Republika e Irlandës përga-titet për buxhet të vështirë

Republika e Irlandës është e ven-dosur të zbulojë më shumë detaje të buxhetit të kursimit.

Ministri irlandez i Financave, Brian Lenihan, po planifikon shkurtim të shpenzimeve me 16 miliardë euro, duke realizuar kështu buxhetin më të vështirë në historinë e vendit. Kjo është pjesë e marrëveshjes për sigurimin e një pakete me 85 miliardë eurove nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Mone-tar Ndërkombëtar. Shkalla e shkur-timeve dhe trajtimi i krizës nga ana e qeverisë është kritikuar rëndë , teksa në ambientet e jashtme të parlamentit pritet të mbahet një demostratë.

Stambolli, vendtakimi i ardhshëm i Iranit me fuqitë e mëdha

Irani dhe fuqitë kryesore të botës kanë rënë dakord për bisedime të mëtejshme lidhur me programin bërthamor të Iranit. Takimi do të mbahet gjatë muajit janar në Stam-boll. Ky takim do të ndjekë bisedi-met dyditore të Gjenevës, të cilat komisionerja për Marrëdhëniet me Jashtë e Bashkimit Evropian, Ashton i quajti si “substanciale”. “Megji-thatë,- theksoi ajo -, Irani duhet të ketë përputhje me detyrimet e tij ndërkombëtare”. Nga ana tjetër, kryenegociatori iranian, Saeed Xhalili, theksoi se Irani në bisedimet e ardhshme nuk do të diskutojë lid-hur me ndërprerjen e pasurimit të uraniumit. Ndërkohë që presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të ngrijnë sanksionet kundër vendit të tij. Në takimin e Gjenevës morën pjesë Xhalili, Ashton, si dhe përfa-qësuesit e SHBA-ve, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë.

themeluesi i Wikileaks mohon akuzat për ngac-mime seksuale dhe përd-hunim, akuza të ngritura

nga dy gra ne suedi

Page 15: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

15e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema bota

Fondi për shpëtimin e shte-teve të eurozonës nuk do të zgjerohet. Për këtë u morën vesh ministrat e Financave

të eurozonës në Bruksel. Para takimit ishte sugjeruar rritja e shumës, që sot arrin 750 miliardë euro.

Obligacione të përbashkëta të shteteve të eurozonës: këtë ide hod-hën në një artikull gazete presidenti i eurogrupit Jean-Claude Juncker dhe ministri italian i Financave, Giulio Tremonti. Me këtë, ata ranë në një fole gjarpërinjsh. Shumica e përfa-qësuesve të vendeve me gjendje bux-hetore të qëndrueshme i refuzojnë obligacionet në euro, sepse atëherë atyre do t’u duhej ndoshta të pagua-nin norma më të larta interesi, sesa tani. Vendet më të paqëndrueshme

nga ana tjetër do të përfitonin, sepse norma e tyre e interesit do të ulej.

Ndër kundërshtarët bën pjesë edhe ministri austriak i Financave, Josef Proll. «Nuk bën që ato vende si Austria, që kanë ekonomi të disi-plinuar, që ndjekin edhe një rrugë të vështirë për ta mbajtur vendin në sta-bilitet, në fund të rrugës të paguajnë plus», deklaroi ai. Kancelarja Angela Merkel ishte shprehur në Berlin po ashtu kundër obligacioneve të për-bashkëta në euro. Ajo i sheh normat e ndryshme të interesit si shenjë të një konkurrence të shëndoshë dhe disiplinuese.

Në mënyrë po kaq të ndezur po diskutohet pyetja, nëse mekanizmi i krizës ka ende mjete të mjaftueshme, në rast se përveç Irlandës do të kenë

nevojë për ndihmë financiare edhe vende të tjera. Prej kohësh Portu-galia, por edhe Spanja, e cila është ekonomikisht shumë më e rëndë-sishme, konsiderohen si kandidatë të mundshëm. Por Klaus Regling, shefi i mekanizmit të krizës, u përpoq të qetësonte.

«Ndonjëherë dëgjoj dhe lexoj, se mekanizmi i krizës nuk mjafton. Kjo nuk është e saktë. Mjetet për Irlandën janë relativisht të pakta, krahasuar me mundësitë e kredid-

hënies që ka mekanizmi. Ka mjete të mjaftueshme, që në rast nevoje të përballohen edhe raste të tjera», po-hoi ai. Por ndaj deklaratave të tilla është përhapur ndërkohë njëfarë mosbesimi. Pak para ngritjes së fon-dit të shpëtimit, Regling kishte thënë se, me gjasa mjetet financiare nuk do të kërkoheshin kurrë. Më pas Irlanda i tregoi atij të kundërtën.

Ndërkaq, ministri gjerman i Finan-cave, Wolfgang Schauble, u përmbajt në Bruksel mjaft me komente mbi

temat e diskutueshme. Ai këshillon tani për qetësi dhe përmbajtje.

Sidoqoftë, për momentin Portu-galia nuk gjendet nën ombrellën e shpëtimit, siç parashikonin shumë veta disa ditë më parë. Në këtë kënd-vështrim, Këshilli i Ministrave nuk mori vendime dramatike, por çës-htjet e përballimit dhe shmangjes së krizave në të ardhmen përmbajnë shumë lëndë shpërthyese. Grindja do të plasë më e vonëta në samitin tjetër të BE-së javën e ardhshme.

Fondi i shpëtimit të Euros nuk do të shtohet

Rusia-poloni forcojnë lidhjet ekonomike

Rusia dhe Polonia nëns-hkruan një numër mar-rëveshjesh, që kanë si synim thellimin e lidhjeve ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev dhe homologu i tij polka, Bronislav Komo-rovski, ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëves-hjeve në Varshavë në fillim të një vizite dyditore të udhëheqësit rus.

Dy qeveritë, që për de-kada kanë pasur mosmar-rëveshje për një numër çës-htjesh politike, nënshkruan marrëveshje për tregëtinë, energjinë dhe investimet, përfshirë një pakt për të bashkëpunuar në pastrimin e ndotësve toksikë në Detin Balltik. Presidenti polak shprehu gjithashtu mbës-htetjen për anëtarësimin e Rusisë në Organizatën Botërore të Tregëtisë.

Zoti Medvedev është udhëheqësi i parë rus që viziton Poloninë që prej tetë vjetësh. Udhëtimi i tij vjen si pjesë e një lëvizjeje më të gjerë për të përmirë-suar marrëdhëniet e Rusisë me perëndimin. Muajin e kaluar, Medvedev dhe vendet e NATO-s, përfshirë Poloninë, ranë dakord të diskutonin bashkëpunimin për sistemin e mbrojtjes nga raketat, një çështje për të cilën Moska ka rezerva të mëdha.

Presidenti amerikan, Barak Obama, njoftoi një marrëveshje dypartiake me republikanët për va-

zhdimin e aplikimit të sistemit aktual të taksave për të gjithë ame-rikanët, ndërkohë që do vazhdojë kompesimi qeveritar për të papunët dhe ndihmesa për biznesin e vogël dhe forcimin e ekonomisë.

Kompromisi vjen mbas një jave të ngjeshur me bisedime mes Shtë-pisë së Bardhë dhe republikanëve në Kapitol Hill për çështjen e taksave, miratuar nga Kongresi në vitin 2001 dhe 2003 në presidencën e George W.Bush.

Republikanët kërcënuan se do të ndalnin punën e Senatit në këtë fund

viti, nëse nuk do të mernin garancitë se ulja e taksave do të përfshinte edhe klasën e pasur amerikane, që është 2% e amerikanëve, si dhe klasën e mesme. Për muaj të tëra, presidenti Obama këmbënguli se përfshirja e të pasurve në paksimin e përhershem të taksave, do të ishte e padrejtë për klasën e mesme amerikane dhe do të shtonte me 700 miliardë dollarë defiçitin qeveritar.

Ajo që presidenti e qujti kornizë e marrëveshjes, ka të bëjë me një zgjatje të përkohëshme prej 2 vitesh të pakësimit të taksave si në kohën e ish-presidentit Bush, duke vazhduar me përfitimet e papunësisë dhe për 13 muaj, dhe duke ulur taksat për pu-nonjësit, për të inkurajuar bizneset

që të marrin më shumë punonjës të rinj. Duke cilësuar ato që ai i qua-jti ndasi të vërteta dhe të thella mes demokratëve dhe republikanëve, Obama tha se ai vendosi që të ecte përpara, për të’i dhënë fund një qor-rsokaku, i cili mund të vazhdonte edhe vitin e ardhshëm. Obama tha:

E di se ka disa njeërz në partinë time dhe në partinë tjetër, të cilët do të donin që më mirë të zgjaste kjo betejë, se të arrihej kompromisi.

Por unë nuk do të lejojë që familjet punëtore anemabnë këtij vendi ta pë-sojnë për shkak të luftës politike këtu në Uashongton. Unë nuk dëshiroj të lejoj ekonominë tonë që të zmbrap-set, teksa ne po përpiqemi që të dalim nga recesioni shkatërimtar”.

Preisdenti foli mbas negociatave të ngjeshura, të udhëhequra në Sh-tëpinë e Bardhë nga zv/presidenti Xho Bajden dhe sekretari i Thesarit, Timothy Geithner.

Obama u takua gjithashtu mbrëmë vonë në darkë me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pe-losi, udhëheqësin e demokratëve në Seanat, Harry Reid dhe demokratë të tjerë, të cilët sipas njoftimeve, e kanë shtyrë atë që mos të përkrah kompro-misin. Në Kapitol Hill, demokratët dhe republikanët kanë theksuar se marrëveshja nuk është ende përfun-dimtare. Ligjvënësit do të zhvillo-jnë bisedime shtesë me Shtëpinë e Bardhë, dhe kompromisi do të jetë subjekt i votimit, si në Dhomën e Për-

faqësusesve, dhe në Senat. Presidenti tha se ai ka besimin që gjatë dy viteve të ardhshme, ndërsa amerikanët kanë bërë tashmë zgjedhjen e vështirë për të ulur defiçitin buxhetor prej 1.3 tri-lion dollarësh, do të jetë e qartë se ky sistem aktual taksash nuk mund të vazhdojë më tej. Por për momentin, ai tha se komropmisi është kritik për mbështetjen e rimëkëmbjes ekono-mike të vendit. Presidenti tha se ai do një marrëveshje përfundimtare dhe miratimin e kongresit përpara se ligj-vënësit të largohen nga Uashingtoni për pushimet e Krishtlindjeve.

Obama u zotua se fokusi i tij vitin e ardhshëm do të jetë rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Obama arrin një marrëveshje me republikanët për çështjen e taksave

Këshilli i Ministrave nuk mori vendime dramatike, por çështjet e përballimit dhe shmangjes së krizave në të ardhmen përmba-

jnë shumë lëndë shpërthyese

Page 16: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

16 e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema

FAq

E 16

-17

sporti

Njëmbëdhjetë, nga dymbëdhjetë skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll, u kanë borx-

he lojtarëve të tyre. Dhe kjo mund të mos jetë e keqja më e madhe e lojtarëve. Shumica prej tyre kanë të firmosura kontrata amatore me klu-bet dhe në raste të tilla, lojtarët nuk ka kush t’i mbrojë, as edhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), shkruan “Koha Ditore”.

Zyrtarët e FFK-së thonë se Fede-rata mbron vetëm ata futbollistë me kontrata profesionale dhe për shumën që kanë deklaruar në Fede-ratë me rastin e hedhjes së firmës. Të tjerët i llogarit amatorë dhe nuk merret me ta. Por edhe kjo mbrojtje nuk është e plotë.

«Për ne paraqesin obligim ve-tëm kontratat profesionale dhe ato i mbrojmë», ka thënë sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Aktualisht, vetëm Besa e Pejës ka kryer të gjitha obligimet financiare ndaj futbollistëve. Në klubet e tjera, kryesitë e klubeve u kanë borxh lo-jtarëve nga një, deri në tri paga, siç është rasti në skuadrën kampione të Kosovës, Trepçë.

Në të vërtetë, në Kosovë ka tri lloje kontratash: një, profesionale, ku çdo gjë është transparente mes palëve; dy, amatore, ku nuk tregohet shuma, por vetëm kohëzgjatja dhe të tjera detaje jo shumë të rëndësishme dhe tre, pa kontrata fare, që në Kosovë ka me bollëk.

Por edhe ata futbollistë që kanë kontrata profesionale nuk janë shu-më në përparësi karshi të tjerëve me kontrata amatore apo pa to fare.

Zyrtari në administratën e FFK-së, Adem Çollakaj, thotë se Federata nuk mund të bëjë shumë për futbollistët që kanë kontratë profesionale në rast të mospagesës nga klubi, përveçse t’i bëjë ata lojtarë të lirë dhe të gjejnë

një skuadër tjetër.«Klubet e Superligës i kanë

dorëzuar të gjitha kontratat për futbollistët e tyre, por shumica e futbollistëve nuk kanë nënshkruar kontrata profesionale dhe ne mbro-jmë vetëm ata futbollistë që kanë kontrata profesionale, pra, kur fut-bollisti bashkë me zyrtarin e klubit v i jnë në FFK për ta vërtetuar kontratën. Në rast se klubet u mbe-sin borxh dhe nuk i paguajnë brenda 60 ditëve, atëherë futbollisti ka të drejtë ta shkë-pusë kontratën», ka thënë Çollakaj. «Nuk mund t’i mbrojmë në mënyra të tjera, pasi klubet dhe menaxherët e futbollistëve nuk paguajnë përqin-djen e caktuar për Federatën, ashtu

siç ndodh në federatat botërore, por edhe ne e kemi në plan që nga viti tjetër, të marrim edhe këtë përqindje, për të mbrojtur më pas lojtarët dhe klubet», pohon ai.

Këtë edicion, të paktën në katër skuadra ka pasur bojkote të fut-bollistëve për shkak të mospagesës,

ndonëse pagat janë zvogëluar duks-hëm në krahasim me sezonin e ka-luar. Një futbollist i kampiones në fuqi, Trepça, që ka preferuar të flasë në kushte anonimiteti, thotë se nuk

ka kontratë profesionale. Ai tregon se i ka shkuar mendja edhe te më e keqja, mosmarrja e pagave kurrë.

«Ende askush nuk na ka kontak-tuar për pagat që na ka klubi borxh. Në përfundim të sezonit na kanë premtuar se do të na japin, por në rast se nuk na japin, atëherë ne nuk

kemi çka të bëjmë, veçse të largohemi, pasi nuk mund të shtyhemi për tri rro-ga. Kjo është e keqja e kësaj pune kur nuk ke kontratë profesio-nale dhe nuk di se ku të mbështetesh. Gjithçka mund të ndodhë në Kosovë.

Mund edhe të mos na japin fare, por marrëveshjet që kemi bërë janë që ato që të na jepen me kohë», ka thënë futbollisti i Trepçës në kushte anonimiteti.

Futbollistët kosovarë mekontrata amatore

Botërori i Klubeve, pa alkol dhe puthje

Tifozët që do të udhëtojnë në Abu Dhabi për të parë nga afër Botërorin e Klubeve, duhet t’u përshtaten rregullave të myslimanëve. Ata duhet të mos pinë alkool dhe të mos puthen në rrugë gjatë kohës së Botërorit të Klubeve, që nis me 8 dhjetor dhe përfundon pas dhjetë ditësh. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, kurse këtë e ka konfirmuar edhe e përditshmja e këtij vendi, «Emarat Al-Yom». «Organizatorët kanë përpiluar një listë për t’ua shpërndarë tifozëve që do të vijnë nga shtetet e tjera, duke u shpjeguar gjërat e ndaluara. Ndër to është edhe pirja e alkoolit dhe puthja në publik», shkruan gazeta emirate. Organizatorët gjithashtu kanë paralajmëruar se do të ndalo-jnë edhe përdorimin e drogës dhe nëse tifozët nuk pajtohen me rregullat e tyre, atëherë do të ketë edhe arrestime. «Jemi shtet mysliman dhe kemi rregullat e traditat tona, që nuk guxojnë të thyhen. Besoj se një gjë e tillë nuk do t’i acarojë tifozët, të cilët do të pajtohen me kërkesat që kemi për ta», ka thënë zëdhënësja e Këshillit organizativ, Shaza al-Rumaithy. Në botërorin e klubeve do të marrin pjesë skuadrat si Inter, Internacional, Seongham, Mazembe, Pachuca, Hekari United dhe Al-Wahda.

Shevçenko: pas “Euro 2012” do lë futbollin

Futbollisti ukrainas, Andrej Shevçenko, fi-tues i Topit të Artë 2004, bëri të ditur se do të lërë futbollin pas “Euro 2012”, kompeticion që do të zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni. She-vçenko u bë i njohur me Dinamon e Kievit (ekip tek i cili është rikthyer sërish në vitin 2009) kur në vitin 1999 arriti deri në gjysmë-finalen e Ligës së Kampioneve, ku u eliminua nga Bajerni i Mynihut. Më pas, sulmuesi ukrainas luajti shtatë sezone me Milanin, ku u shndërrua në një yll të futbollit botëror dhe shënoi 127 gola. Në 2006 u shit tek Çelsi dhe pas dy sezonesh të dështuara në Londër, u kthye sërish tek Milan në formë borxhi.

Shevçenko ka debutuar që në moshën 17-vjeçare me kombëtaren ukrainase, duke shënuar 45 gola në 100 ndeshje.

Shvajnshtajger: Bajerni, më i fortë se Dortmundi

Kampioni aktual i Gjermanisë, Bajern Mynih, ka vuajtur për të gjetur formën më të mirë këtë sezon, ndërsa sipas mesfushorit Bastian Shvajnshtajger, bavarezët janë shumë më të mirë se lideri i Bundesligës, Dortmund. “Unë ende mendoj se Bajerni është më i mirë se Dortmundi. Unë vërtet nuk kam parë asnjë ekip si duhet këtë sezon dhe çuditërisht ata janë mbi ne. Nuk dua të them se Dortmundi ka luajtur keq, pasi ky nuk është rasti. Ata janë mjaft cilësorë. Ata kanë stil mjaft agresiv të lojës dhe vrapojnë shumë. Ata ia kanë arritur t’i fitojnë ndeshjet ku nuk kanë luajtur dhe aq mirë, përderisa ne barazuam. Ata kanë pasur shumë fat. Ne kemi mundur t’i mposhtim mi-dis Dortmundit më herët gjatë sezonit. Ndeshja e vetme ku nuk i merituam tri pikët ishte ndaj Mainzit”, ka thënë Shvajnashtajger.

në të vërtetë, në Kosovë ka tri lloje kontratash: një, profesionale, ku çdo gjë është transparente mes palëve; dy, amatore, ku nuk tregohet shuma, por vetëm kohëzgjatja dhe të tjera detaje jo shumë të rëndësishme dhe tre, pa kontrata fare, që në Kosovë ka me bollëk

Mesfushori i Barce-lonës, Ksavi Hernan-dez, një nga kandida-tët për fitimin e Topit

të Artë, së bashku me shokët e tij të ekipit të Barcelonës, Andres Iniesta dhe Lionel Messi, theksoi se “futbolli po tregohet i drejtë me Barcelonën”.

“Ky është një triumf i Barcelonës, i filozofisë së saj. Çmimin ta marrë

kush të dojë, mjafton që është lojtar i Barcelonës. Topi i Artë i këtij viti është për Barcelonën”, deklaroi Ksavi në një intervistë për 'El Periódico de Catalunya'. “Në njëfarë mënyre, unë, Iniesta dhe Messi, mishërojmë idetë futbollistike të Krujf, Reksak dhe të gjithë atyre njerëzve që kanë ndjekur këtë filozofi futbolli”, vazhdoi Ksavi.

“Barcelona del në fushë për të lua-

jtur futboll të bukur dhe sulmues. Kjo është mënyra e saj e lojës. Nuk po them që mënyrat e tjera nuk janë të mira, por triumfi i Barcelonës, ose i një ekipi tjetër si Barcelona, është shumë mirë për futbollin në për-gjithësi”, deklaroi Ksavi.

Në fund, mesfushori spanjoll foli edhe për të gjithë ata lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në listën finale për

fitimin e Topit të Artë: “Ka shumë të tjerë që meritojnë çmimin. Kasijas e meriton. Pike, Pyjol, Buskets apo Forlan gjithashtu. Për të mos folur për Shnajder, i cili fitoi tre trofe me Interin vitin e kaluar. Më vjen keq, por nga ana tjetër më bëhet qejfi që vlerësohet filozofia e Barcelonës: të sulmosh pa komplekse dhe të kërkosh fitoren në të gjitha ndeshjet.”

Ksavi: Futbolli po tregohet i drejtë me Barcelonën

nuk mund t’i mbrojmë në mënyra të tjera, pasi klubet dhe menaxherët e futbollistëve nuk paguajnë përqin-djen e caktuar për federatën, ashtu siç ndodh në fede-ratat botërore, por edhe ne e kemi në plan që nga viti tjetër, të marrim edhe këtë përqindje, për të mbrojtur

më pas lojtarët dhe klubet

Page 17: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

1e mëRkuRë, 8 dhjeTOR 2010gazeTa Tema Sporti

Skuderia austriake nuk e ka pritur mirë rrëfimin e Mark Veberit mbi dëmti-min në shpatullën e djathtë,

që e detyroi të garojë në gjendje jo optimale në katër garat e fundit të sezonit.

“Nuk dinim gjë për librin, jo më për shpatullën e dëmtuar - ka thënë bosi i skuderisë, Kristian Horner -. Ës-htë një dëmtim që nuk duket të ketë pasur ndikim në paraqitjen e tij, por

sidoqoftë duhet ta kishim ditur. Është zhgënjyes fakti që Marku nuk na tha asgjë”, theksoi Horner për tabloidin britanik “Daily Telegraph”.

Libri të cilit i referohet drejtuesi i skuderisë kampione bote është “Up Front – 2010, A Season To Remem-ber”, që Veber sapo e ka publikuar në vendin e tij dhe ku rrëfen se katër garat e fundit të sezonit i zhvilloi i dëmtuar, pas një incidenti me bi-çikletë. Në momentin e dëmtimit,

australiani udhëhiqte kampionatin me 11 pikë avantazh ndaj ferraristit Fernando Alonso dhe 21 ndaj shokut të skuadrës, Sebastian Vetel. Gjerma-ni në fund u shpall kampion bote.

Aq më tepër që për Veberin ky nuk është i pari incident i këtij lloji. Në nëntor të 2008-ës, në Tasmania, piloti australian u godit nga një makinë, ndërkohë që po stërvitej me biçikletë. Përplasja i shkaktoi dëmtim në këm-bën dhe në shpatullën e djathtë.

Dëmtimi i Veberit, zemërohet Red Bulli: Duhej të na tregonte

Milan-Ajaks, Ronaldinjo sërish në stol

Për të disatën herë në këtë sezon, Ronaldinjo duket se do të ngrohë stolin e Milanit. Për sfidën me Ajaksin, nga pankina do ta nisë edhe Ibra. Robinjo titullar. Megjithëse e ka siguruar kualifi-kimin dhe nuk ka asnjë objektiv, Milani do të zbresë në fushë për të zhvilluar një ndeshje të rëndësishme. Masimiliano Alegri, në konferencën e shtypit para takimit me Ajaksin, i fundit në grupin G, mendon rotacionin në formacion, për t’i dhënë mundësi disa prej futbollistëve të çlodhen. Ronaldinjo me shumë gjasa do ta nisë nga stoli dhe kjo nënkuptohet edhe nga fjalët e teknikut italian. Por kjo jo për faktin e zgjedhjeve teknike, por për shkak se braziliani vuan nga një dëmtim I lehtë. “Ronaldinjo nuk u stërvit dje. Sot do të bëj një vlerësim të fundit. Nëse është mirë, do të luajë përkrah Robinjos. Ibra nuk do të jetë titullar”, deklaroi trajneri i Milanit. Alegri tenton të mbajë lart vëmendjen e lojtarëve të tij në të gjitha frontet, duke filluar nga kampionati. Fillimi i vitit tjetër pritet të jetë mjaft i ngjeshur me ndeshje. “Gjatë janarit, deri më 2 shkurt, duhet të luajmë tetë ndeshje. Në fakt, nëntë, nëse do të ketë grevë në dhjetor. Prandaj është jetike të jenë të gjithë lojtarët në dispozi-cion, përfshirë Paton, që rikthehet nga dëmtimi”, pohoi Alegri.

Del piero: nuk duhet t’i shkëputemi Milanit

Fitorja e Juventusit në Katania ka qenë shumë më e rëndësishme se sa tre pikët e fituara. Kështu shprehet kapiteni i bardhezinjve, Alesandro Del Piero, që nëpërmjet faqes së tij personale në inter-net ka shprehur gjithë gëzimin për fitoren. Për më tepër që kjo fi-tore vinte pas një ndeshje të vështirë dhe zhgënjyese si ajo në Poz-nan, që i kushtoi Juventusit për më tepër edhe eliminimin nga Liga e Europës. “Gëzimi ynë pas ndeshje me Katanian ishte evident dhe të gjithë e panë atë kur festuam bashkë me tifozët tanë. Të gjitha fitoret vlejnë tre pikë, por ka disa fitore të cilat vlejnë më shumë se tre pikë, për vetë momentin në të cilat ato vijnë. Ne vinim nga bara-zimi në Poznan, që na kushtoi eliminimin nga Liga e Europës dhe ishim të ndërgjegjshëm se duhet të fitonim për moralin, por mbi të gjitha për të mbajtur ritmin e Milanit, që kishte fituar. Ja përse tre pikët e marra ndaj Katanias ishin mjaft të rëndë, aq më tepër që në fushën e vet Katania nuk humbiste asnjë ndeshje prej një viti dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen ndaj nesh përse nuk humbiste. Nuk ishte e lehtë që të fitonim dhe për këtë duhej një Juventus cinik, i fortë dhe kompakt, karakteristika këto që nuk duhet t’i humbasim tani e tutje, pasi na presin shumë ndeshje të rëndësishme, si ajo e së dielës kundër Lacios, e cila ndodhet para nesh në klasifikim.

pavel nedved: Kam kujtime të bukura nga Lacio

Pavel Nedved është njeriu që do ta përjetojë më me emocion ndeshjen e së dielës mes Juventusit dhe Lacios. Kjo, për faktin se karriera e çekut ka qenë e ndarë mes këtyre dy ekipeve, edhe pse kulmin e arriti tek bardhezinjtë, ku mori edhe Topin e Artë dhe tashmë është drejtues i lartë tek ky klub. “Tek Lacio kam kaluar 5 vite fantastike, madje arrita që të fitoja edhe një titull kampion. Shpresoj që të kem lënë një kujtim të bukur tek tifozët e Lacios”, është shprehur Nedved.

Çeku ka pohuar se të djelën pret një ndeshje të fortë dhe lufta-rake. Natyrisht, Nedved shpreson dhe uron që ndeshja të fitohet nga bardhezinjtë.

Deklaratat e ish-kapi-tenit dhe legjendës së Milanit, Paolo Maldini në drejtim të francezit

Johan Gurguf, nuk i kanë lënë një shije të mirë babait të francezit, Kristian Gurguf. Ky i fundit, që ës-htë njëkohësisht edhe trajneri i Lo-rient në Francë, ka sulmuar ashpër Milanin, por edhe Paolo Maldinin, i cili kishte akuzuar rëndë djalin e tij. Maldini u shpreht pak ditë më parë për mediat franceze, se Gurguf kishte gabuar në çdo gjë tek Milani. Sillej shumë keq me shokët e ekipit, arrinte vonë në stërvitje, nuk vihej në dispozicion të grupit, bënte të “buku-rin” në stërvitje dhe për këtë arsye pësonte ndërhyrje të rënda. Dhe për

më tepër, sipas Maldinit, nuk fliste dhe as nuk tentonte që të mësonte italisht. Në një pikë ai u izolua nga ekipi dhe më pas ndodhën gjëra të rënda, që sipas Maldinit, Grugufi e di se për çfarë bëhet fjalë. Të gjitha këto pretendime të Paolo Maldinit janë hedhur poshtë nga ana e bababit të Gurgufit, i cili ka replikuar ashpër me ish-kapitenin kuqezi dhe klubin e Milanit. “Milani është një ‘familje’, ku çdo gjë është politike. Ançeltoi drejtonte ekipin, por duhet të them që ai ishte një trajner politik. Pastaj kishte ndërhyrje dhe inf luenca të tmerrshme. Ka gjëra skandaloze që di, por që nuk mundem t’i tregoj. Është një fakt ndërkohë që Xhenaro Gatuzo ndërhynte shumë ashpër në

stërvitje ndaj Johanit, ndoshta nuk e bënte me qëllim, por është faji i tij që im bir e mbylli sezonin para kohe”, shprehet Kristian Gurguf. Ky i fundit i përgjigjet ashpër edhe Paolo Maldi-nit. “Im bir zhvillonte dy orë leksione për të mësuar gjuhën italiane dhe pas dy muajsh arriti që të fliste italisht shumë mirë. Në stërvitje arriti vonë vetëm dy herë gjatë dy viteve që qën-droi në Milano. Nëse ndodhesh 50 ki-lometra larg qëndrës së stërvitjes, kjo dhe mund të të ndodhë ndonjëherë. Dhe pastaj shihni Ronaldinjon, që bën jetë qejfi dhe nate pothuajse çdo ditë, duke shkelur rregullat e ekipit. Dhe ndaj tij nuk merret asn jë masë. Nëse Maldini i ka thënë vërtet këto fjalë, atëherë do të thotë se ndaj Jo-

hanit ka pasur një komplot, sepse im bërë është një djal me strukturë dhe formim kulturor shumë të lartë, gjë që në ambientin e Milanit nuk du-rohej”, ka përfunduar babai i Johan Gurgufit. Francezi qëndroi për dy vite tek Milani dhe atëherë krahasohej si Zinedin Zidani i ri. Por Gurguf nuk shkëlqeu kurrë tek Milani, edhe për faktin se nuk iu dha shumë mundë-sia, pasi konkurrenca ishte shumë e madhe dhe për të zënë një vend në formacionin titullar, ai duhej të luftonte me brazilianin Kaka, që në ato momente ishte lojtari më i mirë në botë. Për këtë arsye, pas dy vjet qëndrimi në Milano, Gurguf vendosi që të kthehej në Francë, ku arriti që të gjente formën e tij më të mirë dhe

arriti që të udhëhiqte Bordonë drejt titullin kampion, pas shumë vitesh mungese. Tashmë Gurguf ka kaluar tek Olimpik Lion. Por kohët e fun-dit, në mediat franceze ka dalë edhe një tjetër çështje, e cila natyrisht nuk mund t’i pëlqejë as Gurgufit dhe as të jatit të tij, që nuk është shprehur për këtë çështje. Mediat franceze kanë bërë me dije se dyshohet që Gurguf të jetë homoseksual. Për më tepër, si-pas këyre mediave, ai ka pasur edhe të dashur brenda në ekipin e Bordosë. Bëhet fjalë për sulmuesin Çamak, i cili aktualisht luan për anglezët e Arsenalit. Aktualisht as Gurguf dhe as Çamak nuk janë shprehur për këtë çështje, duke bërë në këtë mënyrë që thashethemet ndaj tyre të vazhdojnë.

Babai i Gurguf: Milani, ekip politik, Johanit ju bë një komplot

Page 18: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

TemA faqe 18-19

Urat më të bukura në botë Më poshtë paraqiten disa nga urat me

te bukura ne botë.1.Ura Helix: Shtrihet në zonën

Marina në Singapor dhe është urë për këmbësorë, e cila lidh Marinan Jugore me atë Qendrore. Është hapur në 24 prill 2010. E ndërtuar në trajtën e një spirali ADN-je, ura është simbol i rinovimit dhe rritjes.

2. Ura e Bosforit, Turqi: është një nga dy urat të cilat lidhin De-tin e Zi me Detin Marmara. Njëra anë shtrihet në pjesën evropiane, në zonën Ortakoy dhe ana tjetër në pjesën aziatike, në zonën Beylerbey. Është hapur më 30 tetor 1973. Që nga data kur është përfunduar, ka qenë një nga katër urat më të gjata të va-rura në botë, por duke filluar nga viti 2010, radhitet e gjashtëmbëdhjeta.

3. Ura Henderson Wave, Singa-por: Në trajtën e një vale, ura lidh pa-rkun Mount Faber me parkun Telok

Blangah Hill të Singaporit. Njihet si ura më e lartë për këmbësorë. Ndërsa gjatësia është 274 metra.

4. Ura Golden Gate, SHBA: Një urë e varur, e shtrirë në fillim të gjirit San Françisko në Kaliforni, mbi ngus-hticën Golden Gate. E njohur si ura e shtatë e varur në botë për nga gja-tësia, Golden Gate ka një gjatësi prej 2,73 km dhe largësia në mes këmbëve është 1,28km. Ndërsa lartësia arrin në 235 m. Ura e pajisur me gjashtë korsi për kalimin e automjeteve lidh San Françiskon me Marin County.

5. Ura Millau Viyaduk, Francë: Ura e cila mundëson lidhjen në mes

Francës dhe Spanjës është ndërtuar mbi lumin Tarn. Ka një gjatësi 2 460 m dhe gjerësi 32 m, qëndron mbi 7 këmbë betorname. Këmbët e Viyaduk janë ndërtuar në lartësi të ndryshme, që variojnë nga 77m, në 246m.

6. Ura Gateshead Milenyum, An-gli: Shtrihet në qytetin Newcastle, mbi lumin Tyne. Ndërtimi i saj ka pasur një kosto prej 22 milion paun-dësh. Ura, e cila u hap më 17 shtator 2001, ka një gjatësi 126 m, gjerësi 8 m dhe një lartësi 50 m.

7. Ura ne dy kullat binjake, Kuala Lampur-Malajzi: Njihet si

ndërtesa më e madhe në botë, në pe-riudhën mes viteve 1996 -2003 . Ura prej çeliku, me një lartësi 170 m, lidh katet 41 dhe 42 të kullave. Gjatësia e saj shkon në 58 m, ndërsa pesha e saj është 750 tonë. 1700 biletat për të vizituar urën fillojnë të shpërn-dahen në mëngjes në orën 8.30 dhe mbarohen brenda 2 orëve. Është ura dykatëshe më e lartë në botë.

8. Ura Kullë, Angli: është ndër-tuar mbi lumin Thames dhe është hapur në vitin 1894. Nga sipër ka dy rrugë për këmbësorë, kurse poshtë një rrugë për automjetet, të dyja të lidhura me anë të dy kullave.

Shkencëtarët theksuan se banimi buzë rrugëve krye-sore nxit lindjen para kohe.

E përditshmja britanike “The Telegraph” njofton se studiue-sit e Okayama Graduate School of Medicine, pohuan se gratë shtatzëna, të cilat jetojnë 200m larg rrugës krye-sore, rrezikohen 50% më shumë të lindin para javës së 37-të. Krahas kësaj, në studimin ku përfshihen më shumë se 14 mijë lindje, thuhet se risku i lindjes para javës së 32-të është 60 %, ndërsa para javës së 28

risku rritet deri në 80%. Specialistët japonezë mendojnë se pas kësaj rri-tjeje qëndron ajri i ndotur. Sipas Or-ganizatës Botërore të Shëndetësisë, rreziku i lindjes para kohe shfaqet para fillimit të javës së 37-të. Në Angli dhe shtete të tjera të zhvilluara, shu-mica e fëmijëve të porsalindur janë të shëndetshëm, pavarësisht se lindin disa javë më parë. Sa më herët të lindë fëmija, aq më e ulët është mundësia e jetesës. Mesatarja e jetesës në javën e 27-të është 55-80 %, në vartësi të peshës së fëmijës. Fëmijët premature

kalojnë probleme shëndetësore afa-tgjata. Vitin e kaluar, në Angli janë regjistruar 36 mijë lindje premature. Në studimin e realizuar gjatë viteve 1997-2008 në qytetin Shizuoka, me një popullsi prej 700 mijë banorësh, studiuesit analizuan 14 mijë e 226 persona që bënë lindje normale. Gru-pi kërkues fiksoi në hartë shtëpitë e nënave, për të parë lidhjen me rrugët kryesore. Në fund bënë të ditur se 15 % e grave që kishin jetuar 200m larg rrugës kryesore kishin lindur para javës së 37-të.

përse sulmojnë peshkaqenët?

Prej fillimit të vitit, në të gjithë botën llogariten 90 persona, viktima të sulmeve nga peshkaqenët. Brigjet më të rrezikshme janë në Ame-rikë, Australi dhe Afrikë të Jugut. Viktima e fundit megjithatë është regjistruar në Sharm el Sheik dhe autoritetet lokale nuk kanë lejuar më pushuesit që të hidhen në ujërat e Detit të Kuq. Sipas disa kë-rkuesve, që i referohet agjencia “Reuters”, afrimi jonormal në brigje i peshkaqeneve mund të jetë pasojë e varfërimit të faunës detare, që vjen prej peshkimit klandestin. Siç bën të ditur biologu italian, Marino Vacchi, sulmi ndaj njerëzve është një mënyrë normale e reagimit të peshkaqeneve kur u sulmohet territori i tyre. Po ashtu, peshkaqenët po zhduken, sepse pasi kapen nga peshkatarët, u pritet një pjesë e trupit dhe më pas hidhen sërish të gjallë në det.

Jolie , jo operacioneve plastike

Angelina Jolie ka thënë se ajo nuk i është nënshtruar asnjë ndërhy-rje kozmetike. Duke folur për “Daily Mail”, aktorja e filmit ´Tourist´ po ashtu ka thënë se ajo as nuk e ka në plan të bëjë ndonjë ndërhyrje plastike në të ardhmen. «Nuk kam pasur asnjë dhe nuk mendoj se do të kem», ka shpjeguar aktorja 35-vjeçare. «Por nëse kjo e bën dikë të lumtur, atëherë kjo iu takon atyre. Unë nuk jam në lëkurën e dikujt tjetër për të ditur se çfarë i bën ata të ndjehen më mirë. Por nuk plani-fikoj ta bëj te vetja», ka shtuar Jolie.

Dhuratat në vendin e punës

Te ne, në botën zyrtare ende nuk është ndërtuar tradita e dhurimit. Atëherë, në çfarë rastesh mund të jepet dhurata “zyrtare”?

Dhurimi dedikuar të punësuarve, qoftë për mirëseardhje, qoftë për ndarje të ndonjë çmimi, kurorëzimi, ose lindjes së fëmijës, ende nuk është bërë gjë e zakonshme. Mirëpo, dhurimi në disa situata mund të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve afariste. Këtu hyjnë dhuratat dedikuar partnerëve afaristë, kur dëshironi të uroni ndonjë jubilee, ose t’i falënderoheni për përfundim të suksesshëm të punës së për-bashkët. Po kështu, gjest i mirë është nëse dikujt me anë të dhuratës t’i uroni shërim të shpejtë. Për këtë mund të shërbejë diçka fare e thjeshtë, sepse te dhurata më e rëndësishmja është kujdesi. Me anë të dhurimit mund të uroni fillimin e ri të një pune, mund të përtëritni miqësitë e vjetra, të hapni «dyert e mbyllura»...

Çfarë nuk duhet dhuruar? Dhuratat tepër personale, parfumet dhe kozmetika duhet lënë për persona të dashur, jashtë botës zyrtare.

Çfarë janë valët e nxehtësisë dhe si të pengohen?

Në menopauzë, valët e nxehtësisë shfaqen te 75 për qind të grave. Disa gra kanë valë të nxehtësisë disa muaj, ndërsa disa pesë vjet e më gjatë. Te shumica e grave shfaqen 4 deri 5 herë në ditë, ndërsa te disa madje edhe çdo dhjetë minuta. Valët drejtpërdrejt i shkakton rënia e nivelit të estrogjenit, që mund të ndikojë në termostatin e trurit, kështu ndodh rritja e përnjëhershme, por e shkurtër e temperaturës trupore. Trupi këtë temperaturë mundohet ta lëshojë me djersitje, që mund të shoqërohet me të rrahurat e zemrës dhe marramendje.

Sulmet e nxehtësisë zakonisht zgjasin ndërmjet një dhe tri minu-tave, që janë shenjat më klasike të klimakteriumit dhe arsyeja më e shpeshtë për shkak të së cilës gratë kërkojnë ndihmën mjekësore.

Këshillohet shmangia e kafeinës, koka kolës, çajeve dhe çokollatës së nxehtë. Shërimi hormonal i largon, ose i zvogëlon valët e nxehtë-sisë që në muajin e parë të përdorimit.

Aspirina ul rrezikun e vdekjes nga kanceri

Një dozë e vogël aspirine në ditë, 75 miligramë, do të reduktonte kuotën e vdekjeve që vijnë nga kanceri.

Një studim i kryer në Universitetin e Oksfordit dhe në qendra të tjera, ka zbuluar se kuota e vdekjeve do të ulej të paktën me një të pestën.

Studimi i publikuar në “Lancet”, është testuar tek mbi 25 mijë pa-cientë, shumica e të cilëve nga Mbretëria e Bashkuar.

Por ekspertët thonë se rezultatet tregojnë se efekti i aspirinës mund të shoqërohet me rrezikun e hemoragjive.

Aspirina është e njohur si një ilac që redukton rrezikun e atakut kardiak dhe rrahjeve të shpeshta të zemrës tek ata persona që kanë probleme të tilla.

Kujdes lindjet para kohe!

Ura prej çeliku, me një lartësi 170 m, lidh katet 41 dhe 42 të

kullave. Gjatësia e saj shkon në 58 m, ndërsa pesha e saj është

750 tonë. 1700 biletat për të vizituar urën fillojnë të shpër-

ndahen në mëngjes në orën 8.30 dhe mbarohen brenda 2

orëve

Page 19: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

19TemAFergie, autobus privat për turnetë

Fergie udhëton e ndarë nga grupi i saj, “Black Eyed Peas”, pasi ata preferojnë të festojnë, ndërsa bukuroshja dëshiron rutinë normale.

Anëtarja e “Black Eyed Peas”, e cila është e martuar me aktorin Josh Duhamel, preferon që të jetë e qetë gjatë udhëtimeve, një absurditet ky për kolegët e saj, të cilët natë e ditë festojnë. “Unë kam një autobus personal për turnetë në SHBA. Unë kam ekipin tim në një autobus, sepse unë nuk dal dhe aq me djemtë e tjerë. Kur iu bashkova grupit, unë tentova të mbahesha, por jam vajzë dhe tentoj të jem zonjushë. Nuk mund të dal aq shumë sa djemtë”, theksoi Fergie.

Djali i Lennon, i frikësuar nga fama

Djali i John Lennonit, Sean, ka zhvilluar një lloj frike nga fama, që kur u vra babai i tij para 30 vitesh.

Legjenda e “The Beatles” u vra para banesës së tij në Nju Jork më 8 dhjetor 1980, ndërsa djali i tij pranon se tragjedia ka nxitur një efekt tek ai, duke e bërë atë më të tërhequr nga dëshira për t’u bërë i famshëm. “Kam frikë nga fama, këtë mund t’ua thotë edhe psikologu im. Megji-thatë, unë jam parimisht një muzikant”, ka thënë Sean, duke shtuar se njerëzit e shikojnë me sy të gabuar, duke menduar se ai dëshiron të bëhet si babai i tij, gjë që, sipas Sean Lennon, nuk është e vërtetë.

pema false kineze ndot sa një makinë

Një pemë Krishlindje plastike që është prodhuar në Kinë, ndot am-bientin po aq sa një makinë. Sipas ekspertëve, një pemë e tillë ka ma-teriale metalike dhe plastike të dëmshme. Po ashtu, këto lloj pemësh konsumojnë energji në procesin e prodhimit. Në total, për prodhimin e një peme false çlirohen në ajër 23 kilogramë anidrid karbonik. Mos har-roni që një pemë plastike kërkon plot 200 vjet për t’u degraduar më pas në ambient. Pema natyrale e kultivuar shpenzon energji për fertilizimin dhe punën e kopshtarëve, por ama gjatë periudhës së rritjes 5-6 vjeçare thith dioksid karboni dhe çliron oksigjen për 45 persona. Ndaj, këshilla në këtë prag festash është që të përdorni për shtëpinë, ambientin tuaj, një pemë natyrale. Përpiquni që në hapësirat e lira të jeni vullnetarë për mbjelljen e pemëve dhe nëse keni kopshte pranë shtëpisë, kush-tojini vëmendje gjelbërimit, pasi ju bën mirë për mushkëritë dhe jetën tuaj.

Cameron Diaz: nuk dua t’ia di për moshën

Cameron Diaz, 38 vjeçe dhe me ndonjë rrudhë të vogël, nuk shqetë-sohet aspak për moshën. Aktorja ka qenë në Romë për të prezantuar “The Green Hornet”, filmi në 3D i Michel Gondry. “Nuk jam aspak e shqetësuar për moshën, është diçka mbi të cilën gjithnjë bëj shaka. Madje, mendoj se dikush duhet të gënjejë kur e pyesin, që më pas t’i thonë se mbahet mirë”, deklaroi Diaz.

prindërit e Kate përfitojnë para nga e bija

Të gjitha vajzat ëndërrojnë të bëhen princesha dhe nuk ka asgjë të keqe që një princeshë të bëjë një festë të sajën. Me këtë reklamë është shfaqur së fundmi agjencia e prindërve të Kate Middleton, vjehërrit e ardhshëm të princit William dhe krushq të Mbretëreshës Elisabetë II. Mbi prindërit e Middleton bie akuza e shfrytëzimit të martesës së vajzës së tyre për të përfituar para. Agjencia e tyre organizon festa kryesisht për fëmijë.

Gjysmë milioni dollarë për botimin e parë të himnit amerikan

Një kopje e botimit të parë të tekstit dhe muzikës së himnit amerikan, i është shitur në ankandin e organizuar nga “Christie’s”, për çmimin 500.500 dollarë një blerësi, i cili dëshiroi të mbetej anonim, njoftoi “Reuters”, duke shtuar se çmimi ka kaluar të gjitha parashikimet. Par-titura e këngës së vitit 1814 të autorit Francis Scott Key, është shtypur në dy faqe, ndërsa shtëpia e ankandeve e përshkroi si ikonë e vërtetë të historisë amerikane. Fjala është për njërën prej 11 kopjeve të shtypura në botimin e pare, të cilat gjenden në pronësi private, ndërsa kopjet tjera ruhen nëpër institucione, ose biblioteka të universiteteve. Kënga për herë të parë u publikua në Baltimore, ndërsa është inspiruar nga sulmi i flotës britanike në Fort Mchenry, flamuri i së cilës valoi gjatë tërë bombardimit. Kjo këngë u bë himn zyrtar në vitin 1931.

Nuk jeni të kënaqur, nuk arrini asgjë, nuk keni kohë për veten tuaj. Këtë mund ta

ndryshoni. Jeta juaj mund të jetë e bukur,e mbushur dhe e thjeshtë, nëse iu përmbaheni disa rregullave. Më poshtë janë disa rregulla për jetë kualitative dhe të lumtur.

Çdo ditë kaloni disa minuta në qetësiQëndrimi në qetësi për disa minuta

çdo ditë, duke mos menduar, është përbërësi i fshehtë i jetës së lumtur dhe të suksesshme. Shndërrojeni këtë gjë në veprim të përditshëm. Çdo ditë ndani së paku dhjetë minuta për veten tuaj. Uluni në një vend të qetë, mos mendoni për të kaluarën, e as për të ardhmen. Përqendrohuni vetëm në frymëmarrjen tuaj. Kjo nuk është as joga, e as meditim, janë vetëm disa minuta të qeta për veten tuaj. Nëse e bëni këtë akt çdo ditë, do të vëreni se shumë shpejt do t’u përmirësohet kualiteti jetësor.

Ushtroni mendjen dhe trupinUshtrimet e përditshme iu mbajnë

fizikisht dhe mendërisht të zgjuar. Ushtrimet fizike e mbajnë trupin tuaj fleksibil, të fortë dhe të shëndoshë. Po ashtu, ushtrimet ndikojnë edhe në mendje. Madje, vetëm ecja në ajër të pastër do t’u bëjë të ndjeheni mirë.

Mos hani shumëKjo është sfida më e madhe për

shumicën e njerëzve. Një fjali thotë: ‘Ti je ajo që ha’, dhe është pikërisht kështu, sepse ushqimi tregon shu-mëçka për veten tuaj. Atë që hani, kur e hani dhe si hani, janë faktorë të rëndësishëm, të cilët janë të lid-hur me jetën shpirtërore, fizike dhe psikike. Është shumë me rëndësi që ushqimi i shëndetshëm dhe i balan-cuar të jetë stili juaj jetësor. Jo vetëm që nuk do të keni probleme me kilo-gramët e tepërt, por do të ndjeheni shumë më mirë edhe fizikisht, edhe psikikisht. Zgjidhni punën e cila iu “fle” në shpirt

Për jetë kualitative është shumë me rëndësi që të bëni punën të cilën e dëshironi. Nëse nuk jeni të kënaqur me vendin e punë suaj dhe nëse puna juaj nuk iu “fle” në shpirt, atëherë duhet të kërkoni një tjetër punë dhe tjetër ambient pune, i cili do t’iu motivojë. Që të jeni produktiv dhe të përmbushur emocionalisht, duhet ta dëshironi punën tuaj.

Mbani miqësitëJeta është shumë më e bukur kur

jetohet pranë personave të dashur, me familje dhe miqësi. Mësohuni t’i vlerësoni miqtë tuaj. Respektoni njerëzit rreth jush dhe zhvilloni af-

tësitë komunikuese, me qëllim që të ndërtoni dhe të mbani miqësi kuali-tative. Miqtë i japin domethënie të veçantë jetës suaj.

Flini mjaftueshëmMe gjumë ripërtërini energjinë.

Kushtoni kujdes që të flini së paku tetë orë në ditë. Gjumi i thellë, re-laksues dhe i qetë, është i dobishëm edhe për mendjen, edhe për trupin. Nëse keni shprehi të pashëndetshme të gjumit, atëherë do të shqetësoheni shpesh, do të ndiheni të lodhur dhe të pakënaqur. Çdo ditë flini në orë të njëjtë, sepse gjumi i rregullt do t’i japë dimension tjetër jetës suaj.

Gjashtë rregulla të thjeshta për jetë të lumtur

Dhënia e gjirit mund të jetë e pakëndshme për nënën, e sidomos kur foshnja e porsalindur

ka dy dhëmbë. Patricia Caulfield (25 vjeçe) nga Liverpuli vërejti se vajza e saj e porsalindur ka dy dhëmbë të bardhë si margaritarë, vetëm një ditë pas lindjes në spitalin Ormskirk.

Caulfiled tha se kishte vërejtur dhëmbët e përparmë në pjesën e poshtme të nofullës së foshnjës, menjëherë pas lindjes, ndërsa të nesërmen, kur po i jepte gji, ndjeu një dhimbje dhe pa se dhëmbët i kishin dalë tamam foshnjës.

“Gjyshja më ka thënë se kjo është vërtetë një gjë e rrallë”, tha Patricia.

Vogëlushja Faye tash është dyjavës-he dhe dhëmbët i janë rritur edhe më shumë. Te shumica e fëmijëve dhëm-bët e parë paraqiten vetëm pas gjash-të muajsh pas lindjes. Bashkëshorti i Patricias po ashtu ishte i habitur, por ai mahitet duke thënë se e ka më të lehtë, pasi nuk ka nevojë t’i japë gji vajzës, shkruan “Daily Mail”.

Vajza lind me dy dhëmbë

Page 20: Jozefina emëron të fejuarin e OpInIOn Dhjetori shembi ... fileLëvizja Studentore e Dhjetorit 1990-të është i vetmi aksion politik i shqiptarëve në historinë e njohur, që

C M Y K