78
K urflasinsytë urflasinsytë urflasinsytë urflasinsytë urflasinsytë Maniela HOXHOLLI Poezi Poezi Poezi Poezi Poezi K urflasinsytë urflasinsytë urflasinsytë urflasinsytë urflasinsytë

K Ur Flasin Sytë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Kur flasin sytëur flasin sytëur flasin sytëur flasin sytëur flasin sytë

Maniela HOXHOLLI

PoeziPoeziPoeziPoeziPoezi

Kur flasin sytëur flasin sytëur flasin sytëur flasin sytëur flasin sytë

Page 2: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Vëllimi poetik nga

Maniela Hoxholli

RedaktoreDr. Vjollca LUBONJA

Korrektore letrareEvis HIZMAJ

Arti kompjuterikTina THIMO

C Autorja

Botimi i parë 2009

Përgatiti për botimShtëpia Botues “ELVE”

Rr. “BUDI”, P. 85/6, Ap. 10, TiranëTel. & Fax. 2450326Cel. 0692348835

Page 3: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Me shumë dashuridjalit tim David.

Ti je dielli im!

Page 4: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Zbulim i heshtur

Vala e vështrimit tëndmbi çdo siluetë kalon,

veç jo mbi mua.

Ujëvara e mendimit tëndmbi çdo frymëmarrje rrëshqet,

veç jo mbi mua.

Spektri i ndjenjave të tuate asnjë krijesë tjetër nuk duket,

veç mbi mua.

Por kjo vlen kaq pak.Ndjenjat s’jetojnë dot vetëm

për një kohë të gjatë …

4

Page 5: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

5

Të lutem

Mos më shiko më.Nuk dua që të shohësh mërzitjen time.

Mos më fol më.Nuk dua që t’i dish brengat e mia.

Mos m’u afro më.Nuk dua që të kuptosh ndrojtjen time.

Largohu,të të ndiej se të kam afër !…

Page 6: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

6

Pranë syve të kaltër

Ëndrrat romantikena përkundin nën reflekset e natës,qetësojnë stresin e imazheve,treten në ngrohtësinë e misterit,përçojnë pafundësisht harmoninë

e ndjesive…

Dhe në vorbullën që na ndanlë figuracionin e saj më të bukur:Realitetin në formë ëndrre …

Page 7: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Përpëlitje e nxehtë

Rreze të imta bien mbi ty,erëra shkretëtire të qarkojnë,ngadalë të afrohen diej të fshehtë,ngadalë të përçojnë llava të mjegullta.

Digjesh nga ngrohtësia e trishtimit dhe e mëkatit...

Po digjesh vetëdhe prapë të tjerë vazhdon të djegësh …

7

Page 8: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Veshje mospërfillëse

I vështrojsytë e tu të errët, të pajetë,fytyrën tënde të zbehtë, të pashpresë,mendimet e tua të vrazhda, të ngatërruara,ndjenjat e tua të vakta, të shkatërruara.

Të admirojqë të gjej në jetë, kaq indiferentedhe pse mes të gjallëve, je një i vdekur …

8

Page 9: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Dëshirë egoiste

Lërmë të të vështroj sytë,sytë që s’u magjepsën asnjëherë prej meje.

Lërmë të qaj në krahët e tu,në krahët që s’më përqafuan kurrë.

Lërmë të ëndërroj në botën tënde,në botën që s’më bëri kurrë të sajën.

Lërmë...që të mund të të lë!

9

Page 10: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Lodhja e së shkuarës

Kujtoja drithmën e vetmisë sime,sillja ndërmend terrin e pikëllimit tim.Kujtoja ftohtësinë e vdekjes,sillja ndërmend zhgënjimet pambarim.

S’e di sesi harrova të të kujtoja Ty,kryehidhërimi im.Ndoshta e shkuaras’donte të ma rikthentedhimbjen që më shkaktoikur të humba Ty …

10

Page 11: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Ditë dhe netë të trishtuara

Netët e errëta i kam frikë,sidomos kur fillojnë të zbardhen.Ditët e ndritshme më trishtojnë,por më tepër, kur nisin të errësohen.Ndryshueshmërinë ditë – natëpërpiqem ta largoj tejqë të mos kem më frikë.

Trishtimi im kërkon të godasëtë bukurën dhe të shëmtuarënpa dëmtuar asnjërënose duke i prishur të dyja! …

11

Page 12: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Psherëtimë

Kur errësira të hyjë në tunelet e ditës,një shkëndijë e purpurt do të zgjojë hënën.E kjo shkëndijë je Ti.

Kur vuajtjet të mpleksen në vatrën e shpirtrave,një ylber i artë do të sjellë në jetë optimizmin.E ky ylber je Ti.

Kur vdekja të përshpërisë në jetën e një njeriu,një ëngjëll i bukur do t’i japë frymëmarrje qielli.E ky ëngjëll je Ti.

Je kaq larg e përsëri i sjell mrekullitë pranë...Po pranë nesh, kush mund të të sjellë ty vallë?

12

Page 13: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Kur i përkas mërzitjes

Drita rozë largohet nga unë.E ndiej trishtimin e saj të vakët.Meteorë blu bien rreth meje,rrënqethem nga idejae përplasjes së tyre mbi mua.Mendime të errëta rebelohen brenda meje,përjetoj lëvizjen e tyre egoiste dhe sfiduese.

Do të ndeshem me to përherëpërderisa janë të tilla …

13

Page 14: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

14

Më thuaj

Çfarë mund të bëj që të takoj imazhin tënd përsëri?

Indiferent si fati i të dështuarëveti shumëfishon linjën e largësisë.Të ftohta si ngricat e poleveas ëndrrat s’ma japin më këtë mundësi.

Si mund të të kem pranë meje edhe njëherë?T’i njoh sërish të fshehtat e bukurisë mahnitësesi rrëshkitja e lotit ylber…T’i kuptoj trillet e fantazisë shfrenuese,vezulluese si perla në zinxhirin e përjetësisë...

Zhurmshëm vazhdon të heshtësh ….

Më thuaj atëherë, si mund të të harroj?Nëse do të mundem të të harroj !….

Page 15: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Dua padashur

Dua të të largoj nga parku i qetësisë sime,më shqetëson vranësia që sjell ti mbi të.

Dua të të përcjell përtej liqenit të ngrohtësisë sime,më acaron furtuna që vjen bashkë me ty.

Dua të të them lamtumirë në rrugën e ndarjes,më mërzisin dyshimet e tua si mjegull vjeshte.

E di që asgjë e tillë s’do të ndodhë.Unë thjesht dua …

15

Page 16: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Monotoni e përkohshme

Një muzikë e vjetër dëgjohet diku larg,tepër e mplakur për t’u pëlqyer.Hapa balerinësh ndjekin ritmin e saj,e pamundur të të bëjnë përshtypje.Buzëqeshje përkëdhelëse gërvishtin lehtë ajrin,përsëritja e tyre në shekuj tashmë të nervozon.Të puthura të dashuruarish pikturohen në

peizazhin e ditës,ato s’mund të ringjallin më jetën e dobësuar.

Monotonia ka fikur sinjalete çdo mrekullie që ndodhte më parë ….

16

Page 17: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

17

Poshtërsi

T’u nënshtrovapër të parë një buzëqeshje te ti.

U çorrapër të më thënë një fjalë gri.

Dhimbja më çliroi lotëtpër të parë në sytë e tu meteorët.

Dhe kur e lumtur t’u afrovati provokove një trazirëdhe më the:

“Lamtumirë!”

Page 18: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Dashuria ime e parë

Dashuria ime e parë …një dritë qiellorepas një errësire të gjatë;një dallgë ndjenjashnë brigjet e lumturisë njerëzore;një melodi ngazëllyese

në sallonin e moshës së artë.

Dashuria ime e parë …e mbetur në gjurmët e luginave të ngrira,e mbytur në honet e errëta të oqeanit,e perënduar në skllavërinë e panoramave

të krisura …

Dashuria ime e parë ….ke kohë që ke vdekur.Tani s’je më asgjëkundi.Të urryen, të mohuan, të vranë …

18

Page 19: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Natë emocioni

Fytyra ndriçohej lehtë,shpirti dridhej në fluturim,fishekzjarret shpërthenin si vullkane

dritash…Gëzim... Frikë…Pastaj muzikë…Një ëndërr nisi të jetojë…

19

Page 20: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Humbje

Humbën ato ditë të bukuranë terrin e përjetshëm të natës.Ikën tepër larg.U bënë të pakapshme.

Ato ditë të veçanta, si ishuj të rrallëhumbën në hapësirat e oqeanitU fundosën shumë thellë,s’i gjej dot kurrë.Muzika e jetës u shpërbë në tingëllima

memece.Humbi ditëve e viteve, viteve e ditëvedhe s’e dëgjoj dot më.

20

Page 21: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Shpresë

Dashurinë e mori qielli,natyrën e fundosi deti,shpirtin e varrosi toka.

Po ëndrrat ku janë?A jetojnë më?

Ëndrrat janë tepër të mëdha për të vdekur.Shpresat që ato lindin, emocionin e jetës, përpiqen të ngjallin …

21

Page 22: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Të shoh

E shoh lindjen tënde të brishtësi gonxhe në tokën e gjallë të ndjenjave;pamjen tënde medituesesi pikturë në atelienë e ndritshme të qiejve;brendësinë tënde të dlirësi thesar në paprekshmërinë e bekimeve.Të shoh

dashuria ime e parë …

Shoh kuriozitetin në guaskën e ndrydhjes,enigmën në mërgimin e jehonës,pasigurinë në portën e ndërgjegjes.Të shoh

dashuria ime e vetme ….

Shoh vuajtjen tënde në qerthullin e pasionit,skeletin tënd në shtratin e pafajësisë,shenjtërimin tënd në ngjizjen hyjnore.Të shoh

dashuria ime e përjetshme.

Të shoh brenda meje,të shoh kudo jashtë meje,të shoh përherëdashuria ime e parë,

e vetme, e përjetshme …

22

Page 23: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

23

Pak qetësi

Do të flesh i qetësi një konfigurim planetinë skemën e qiellit.

Do të flesh i qetëpa dashur t’ia dishpër lotët e mbetur në tentativë,qirinjtë e pandezur në kisha,sekretet e dergjura në errësirë…

Do të flesh i qetëpa menduar sërishpër stinët e gjallëruara në peisazhe,trofetë e arritura në vite,dashurinë e premtuar mbi këtë tokë…

Pak qetësi…Nesër fillon dita përsëri …

Page 24: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Donte jeta …

Si morën fund kështu ditët tona?Zgjoheshim nën vezullimet e ngrohta të diellit.Ecnim në udhët e pafundme që koha formonte.Luanim të lumtur në çdo park që jeta na dhuronte.Përqafoheshim ngrohtësisht si juga pranverore.

Si morën fund kështu netët tona?Sodisnim vezullimet e yjeve pafund.Vallëzonim në pistat e ndezura nga muzika.Përkundeshim mbi balonat ëndrrimtare.Putheshim furishëm si dallgët e detit.

Si mbaruam kështu së jetuari së bashku?Ndoshta pa dashjen tënde,ndoshta pa dashjen time,ndoshta donte jeta …

24

Page 25: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Zbrazëti

Rrugëve të thinjura nga boras’më shoqëron asnjëri.

Udhëve të pashkelura nga mallkimis’më pret asnjë bekim.

Maleve të shkarravitura nga skiatorëts’takoj më magjitë.

Podiumeve të pushtuara nga manekinets’gjej asnjë model.

Teatrot e rrënuara nga tragjeditës’më sjellin melankolinë.

Shfaqjeve të përfshira nga entuziazmis’u kuptoj suksesin.

Nën dhé, ti jeton mes të vdekurve.Unë vdes mes të gjallëve, mbi dhé!Çdo gjë tjetër le të ndodhë…S’më ndikojnë veçantitë.Për mua, tani s’ka më asgjë rëndësi …

25

Page 26: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Paraja

Paraja!Sekreti i udhëve të arta

për ne të varfërit e botës.Lindja e mëngjeseve të shpresës

për ne të plagosurit e shekujve.Brilanti i kurorave të magjishme

për ne të paralizuarit e kohës.Pasqyra e ëndrrave të përjetshme

për ne protagonistët e heshtjes.Dhe kur ashtu të mjeruar ishim,me zërin e vetvetes thoshim:

“Ah, sikur ta kishim!”Paraja!Pagjumësia e netëve të gjata

për ne vipat e kazinove.Frika e së ardhmes plot ankth

për ne kolosët e botës.Intriga e vilave të bardha

për ne të pasurit e epokës.Tharma e kronikave të zeza

për ne pulset e Tokës.

Dhe kur ashtu të fuqishëm ishim,brenda nesh thoshim:

“Ah, sikur të mos e kishim!”

26

Page 27: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Të pres

Pa ty i dashur,e vetmuar më tepër se çdo i braktisur

ndihem,e trishtuar më tepër se çdo jetim jam,e harruar sikur s’ekzistoj,e mpirë si një trup në agoni.

Të pres ty,dashuria ime,

ëndrra ime …

Pa ty,as mund të vdes …

27

Page 28: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

28

E pambrojtur

Mërdhijduke ndjerë ngrohtësinë.

Trishtohemduke përjetuar gëzimin.

Heshtduke bërë dashuri.

Harrojduke përbuzur kujtimin.

E pambrojturmes ftohtësisë së ngjarjeve …

Page 29: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Një çadër e zezë

M’u afrove me konturin tënd krejt të zbrazurMë përkëdhele me duart e tua

të skicuara me violencëMë puthe me buzët e zhveshura, me ironi tallurMë kujtove kohërat e ngujuara në harresë.

Të largova me gjithë kundështinë e qenies simeTë kujtova vitet dyshuese për vetekzistencëTë thashë se s’mund ta harroja atë braktisjeTë fola, të fola... por, si gjithmonë s’ta plagosa

dot zemrën!

Më bëre sërisht të nënshtruarMë gënjeve me seriozitet në tretjeMë hodhe çengelat e figurës sate të robëruarMë mundove, më shkatërrove derisa më bëre

skllave deri në vdekje!

29

Page 30: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Lotë me ngjyra

I druhem gjithmonë refleksit të syritAi mund të më mohojë

dëshira të sapolindura.

Vazhdimisht i rri largvyshkjes së vështrimit

Ajo errëson romancat e emocionevetë mitura.

Lotit i fshihem përherëAi është me ngjyra …

30

Page 31: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Natë e bukur

Është natë e bukur.Errësira tretet me borën e maleve,njësoj si ngjyrat në krahët e një fluture.

Është natë e bukur.Avionët çajnë në qiellin e pafunde dritat e tyre shfaqen si yje të këputur.

Është natë e bukur.Era pështjell mbrëmjen e ftohtë,si shalli supet e një vajze të lumtur.

31

* *

*

**

**

*

*

**

Page 32: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

32

Karuseli

Karuseli lëviz shpejt e ngadalëedhe kur të qeshurat e fëmijëve qiellin çajnë.

Karuseli lëviz shpejt e ngadalëedhe kur në kapsulat e tij njerëz qajnë.

Karuseli lëviz shpejt e ngadalëedhe kur provon tek ai ndjesi të rrallë.

Karuseli lëviz shpejt e ngadalëçfarëdo ambjenti të ketë pranë ...

Page 33: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Ç’mendojnë për të?

A mendojnë se qe neutrale,neutrale që s’i intereson askujt?

A mendojnë se qe si dritë e bardhë,si një dritë që s’kthehet në spektër?

A mendojnë se qe si ëngjëll,si një ëngjëll që përjeton agoni?

S’hyj në botën e opinionit,prandaj s’e di.

33

Page 34: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

34

Kohë të varfra moderne

Shkruaj me një laps të zi,që në nëntrup bubullonzjarr që të shndërron në hi.

Kur e vendos lapsin mbi letër,ai lëshon gjurmët që i lë vera vreshtës …

I çuditshëm lapsi i poetit,por më e habitshme letra e shpirtit të tij,që s’do ta pranojë realitetin …

Page 35: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

35

Lotë mbi zjarre diellore

U lodha me parakalimet e jetësU lodha me buzëqeshjet e natyrësU lodha me provokimet e humnerësU lodha me reflektimet e pasqyrësU lodha me heshjen e qetësisëU lodha me dridhjen e frikësU lodha me ëndrrat e mrekullisëU lodha me opozitat e politikës.

E megjithatë, sërisht duhet të jetojnën klithjet që lanë ferri e parajsa

kur u pagëzuan,përderisa nuk janë lodhur ato me mua!...

Page 36: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Letërsia

Arti i shkrimit ngriti themeletnë shkretëtirat e lagështa,në plejadat me qirinj të zjarrtë,në galeritë e botës moderne,në koordinatat që zgjaten përtej nesh …

Arti i shkrimit përcaktoi rrjedhën e jetësnes korenteve më ekstreme,për t’i falur njerëzimitngjyrat më të ndezura të shpërthimitnga tërmetet më të paimagjinueshme të universit.

36

Page 37: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Një kryq bukurisë dhe lumturisë

Qielli u ngjyros me të purpurtë,pemët hodhën të gjelbrën mbi vete,zogjtë u kthyen shëndeverë,lulet çelën sythat e ylbertë.

Fiskajat e mendimeve u mbushën me optimizëm,ndjenja braktisi çdo notë të rëndomtë.

Dhe në fund,kjo pikturë, pa pesimizëm,u plotësua me një kornizë të zezë!

37

Page 38: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

S’më doje më

Vështrova fotografinë tënde,të putha,buzët m’u plasaritën.Preka fytyrën tënde,duart m’u rrudhën.Të shikova ngultas,lotët më trishtuan sytë.

Ti …s’më doje më.

38

Page 39: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Mendoj për ty

Ditën …mendoj për ty

dhe flakën e ndjenjave të miae shoh te dielli …

Natën …mendoj për ty

dhe flakën e ndjenjave të miae shoh te yjet …

Mendoj për ty ditënMendoj për ty natënTi për mua …

s’mendon kurrë !…

39

Page 40: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Kur mbytesh nga dhimbja

Po të prisja në aeroportnën hënën e lagur me lotë.Herë bëja ecejake, derdhesha në padurim,herë bëhesha e heshtur, e mpirë.

Dhe këtu ngeli poezia ime,s’vazhdoi dot,

sepse shpeshherë dhimbja të bën të ngecëshe të thotë: Vazhdo me lotë!

40

Page 41: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Dashuria

Dashuria – një shandan madhështori varur në universin e mrekullive,një shandan me gurë të çmuar,

që krisen shpejt …..Dhe po u thye …Ç’mendoni ju se mbetet pastaj?

41

Page 42: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Peisazh natyre shpirtërore

Gjethet e pemëve po grisen,bien mbi qirinjtë që po fiken.

Spektri po rrëzohet i heshturdhe bie mbi mjegullën e fjetur.

Unënë nxehtësinë globale,

Tinë heshtje polare.

42

Page 43: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Ti

Ti ishe ai që ma bëje jetën më të bukur,që më bëje të ndihesha si në “World Disney”

Por ti një ditë më hidhërove pamasë,ma errësove mjedisin përreth.

Megjithatë, s’munde të më fikje.Universi tokësor për mua ka dritadhe ai qiellor ka yje! …

43

Page 44: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Dashuri e pastër

Kalova mendiminnë hapësirën e yjeve.

Hodha vështriminnë fasadën e diejve.

Ngula lapsinnë kuadratet e izomerëve.

Dhe shkrova historinë tonënë faqet e pergamenëve.

44

Page 45: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Vetmi e pashmangshme

U nisëm në një udhëtim të dy bashkë,secili mbi një pulëbardhë.Fluturonim drejt ëndrrave të kaltra,drejt yjeve që s’bëheshin kurrë meteorë,drejt një bote me kopshte trëndafilash,drejt parajsës me melodi qiellore…

Po fluturonim lart, shumë lart...Dhe në çastin kur po kapnim mrekullitë,pulëbardha jote, hidhërueshëm filloi të qajë...

45

Page 46: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Dashuri e ndaluar

Përhumbje dritashnë netë të trishta u vijëzuan.Shkëlqime hijeshnë muzgje verore u ndriçuan.

Dhe të gjitha këto u krijuanpër të më thënë se dora e ndjenjës sime,kishte kapur një mollë të ndaluar …

46

Page 47: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

E bardha na bashkoi, e zeza na ndau

Kështjella e ëndrrave ishte e bardhë,pasqyrë e nisjes sonë të parë.

Kupola ishte krejt e zezësi krateri i fundit që u ndez.

47

Page 48: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Dashuria – Enigmë

Molekulat e lotit zbritën shkallëtpër t’u ulur nën fokusin e syve të mi.Gjurmët e tyre ngritën kujtimet, dallgët,që harresa i kishte murosur në vetmi.

Lotët tradhëtuan në padurim.S’i rezistuan fshehtësisë,

asaj humbëtire.Ndaj tretën zinxhirin e fundit që i mbantepër të treguar një histori të bukur dashurie…

48

Page 49: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Opozitë ndjenjash

Sa herë vinte përvjetori i njohjes sonë,në vazo vendosja trëndafila të bardhë

me ngjyrë të kuqe.Por, një ditë, ti e krise vazon …dhe vure në të trëndafila të kuq

me ngjyrë të bardhë.

49

Page 50: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Plagët e së kaluarës

I hodhe lapsat që zbukuroninkuarcet e veçanta të syve artistikë,

I dogje rimelet e shtrenjtënë flakët e pasionit tënd të rrudhur,

I zhduke buzëkuqët që rikthenin në botëshekujt lirikë,

I përvëlove solucionet e sallonevenë rrugët e një vullkani të shthurur.

Shpirti yt qau i mrekulluarnga bukuritë natyrore.

Harmonia e sinqeritetit të tijgjeti imunitet në një fytyrë të rrallë.

Por legjendën e tragjedisë së brendshmes’mundi ta shndërronte në kthjelltësi përrallore.Dashuria e braktisur e kishte shkatërruar mirësinë

shumë vite më parë ...

50

Page 51: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Nënë

Dielli shkrihet mbi buzët e tuadhe u jep nuanca të veçanta fjalëve që thua.Bota brilante fsheh ngjyrën në sytë e tudhe të jep optimizmin për të mbijetuar.Errësira vegimtare rrëzohet mbi flokët bludhe të jep hijen qiellore prej perëndeshe.Konstelacionet e yjeve bien në shpirtin tënddhe hyjnizojnë emrin:

NËNË!

51

Page 52: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Ç’ekuilibrim

Një zog i bukur sfidon stalagmitet e qiellitdhe më pas vjen në dritaren time.Ashtu papritur filloj miqësinë me të

e kjo lidhje mund të vazhdojë pafundësisht …

Ah, sikur të ndodhte kështu edhe me njerëzit!

Ndonjëherë, edhe vetë shpirtin po t’ua japësh, të harrojnë përjetësisht …

52

Page 53: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Shkela

Shkela në gjurmë të zezaShkela në dhoma të zezaShkela në fusha të zezaShkela në ëndrra të zeza

Shkela në gjithçka të zezëDhe s’u nxiva asnjëherë!

53

Page 54: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Ç’është njeriu?

Rrethohemi nga një mantel hyjniusi dhunti a si mister,por përsëri pyesim:

“Ç’është njeriu?”

Një diell i shkëlqyer në sistemEnergji që shkëmben ndjenja të zjarrtaDritë që zgjidh të panjohurën në një problem,Vezullim ndriçues për mendimet e vakta.

Njollë e zezë që vret.Eklips që tret mes kuadratesh jeteHije që të thotë: “Hesht!”Natë që të kthen në sozi vdekjeje.

Qiell i zi i çarë nga retëFushë e mbytur nga thikaZog i plagosur nga një shigjetëGuvë ku nuk hyn dot drita.

Por … përsëri është pas një mantel hyjniu …ndaj pyesim aq shpesh:

“Ç’është vallë njeriu?”

54

Page 55: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Me zërin e shpirtit

Dy pika lotë u krijuan në sytë e mi.

Ashtu të vetmuar erdhën tek ti e çelën mbi varr dy trëndafila të bukur.

Me zërin e shpirtit ata do të flasin çdo ditë që do të vijë …

55

Page 56: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Lumturi e hidhur

Për ty ndezi Olimpin e shpirtit,Akordoi lumturinë në kitarën e jetës tënde,U fal në altarin e besimitDhe u tret në tragjizmin e bohemës …

Për të, ti këpute lulet e botës tjetër,Le mënjanë indiferentizmin e adoleshencësHodhe dritë në pishtarët e përjetësisëDhe rimove akustikat grishëse

në më të bukurat planete …

U deshët të dy kaq shumë, kaq shumë …

Por, për përjetimin e vërtetë të shpirtit tuaj, njëri-tjetrit s’i folët kurrë...

56

Page 57: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Nëse gjeni …

Nëse gjeni metatezën e lumturisëNëse gjeni kuptimin e metaforësNëse gjeni alabastrin e madhështisëNëse gjeni shëmbëllimin e ëngjëlloresNëse gjeni piruetën e peisazhitNëse gjeni akuarelin e shkëndijësNëse gjeni fletë-lëvizësen e mallitDo të njihni botën e çiltër të fëmijës!

57

Page 58: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Jeto me mua

Trenat e lamtumirës do të udhëtojnëmbi gjurmët e plagëve.

Vetëtimat e keqardhjes do të burgosennë enigmën e harresës.

Stacionet e përjetësisë do të zbukurohennga mëkatarët e talentuar

Atëherë ti do të zbresësh katetnë kullën e dashurisë …

Të lutem, jeto me mua edhe një orë, edhe një ditë!

Të lutem të harrosh se ëndrrat s’realizohen!Të lutem të besosh setë dashuruarve s’ua mbyllin dot sytë! …

58

Page 59: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Dashuri me keqardhje

Ndeza qirinjtë më të thjeshtë,por më të bukurit

për ditëlindjen tënde të fshehtë.

Hapa katalogët më të brishtë,por më të fundit

për të zgjedhur një dhuratë të shenjtë.

Iu afrova telefonit,për të të kujtuar se të prisjadhe kuptova

se qirinjtë duhej t’i fikja …

59

Page 60: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Idhull

Galaktika gradoi krahët e saje nën flakën e një melodrame të dyanshmeato u rrotulluan herë shpejt, herë ngadalë.

Blloku i ndjenjave shpërthyese dhe të brishtahapi fletëtdhe dëshirat fluturuan tek ëngjëjt vegimtarë …

Dielli plastifikoi natyrshëm llavën e tijmbi këto valëzime trupore

për t’i dhënë ekzistencave të magjishmeentuziazmet e pafundme qiellore.

Dhe krahët u ngritën hyjnishëmmes fishekzjarreve,

mes triumfeve,mes lumturive,

për të të lartësuar ty mrekullishtme unifikimin e së vetmes rreze përjetësie ….

60

Page 61: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Shpirti

E hapa sërisht dritën e abazhuritE ripërsërita mbylljen e saj

për të lënë një fjollë tjetër tym duhaninë atë distancë të vogël

që më linte përherë autoditari...

61

Page 62: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

1. Zbulim i heshtur..................................................... 4 2. Të lutem................................................................... 5 3. Pranë syve të kaltër............................................... 6 4. Përpëlitje e nxehtë................................................... 7 5. Veshje mospërfillëse............................................... 8 6. Dëshirë egoiste........................................................ 9 7. Lodhja e së shkuarës............................................... 10 8. Ditë dhe netë të trishtuara..................................... 11 9. Psherëtimë................................................................ 1210. Kur i përkas mërzitjes............................................ 1311. Më thuaj................................................................... 1412. Dua padashur........................................................ 1513. Monotoni e përkohshme...................................... 1614. Poshtërsi.................................................................. 1715. Dashuria ime e parë............................................... 1816. Natë emocioni......................................................... 1917. Humbje.................................................................... 2018. Shpresë.................................................................... 2119. Të shoh.................................................................... 2220. Pak qetësi................................................................ 2321. Donte jeta................................................................ 2422. Zbrazëti.................................................................... 2523. Paraja........................................................................ 2624. Të pres...................................................................... 2725. E pambrojtur........................................................... 2826. Një çadër e zezë...................................................... 2927. Lotë me ngjyra........................................................ 3028. Natë e bukur........................................................... 3129. Karuseli.................................................................... 32

PërmbajtjaFaqja

62

Page 63: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

30. Ç’mendojnë për të?................................................. 3331. Kohë të varfra moderne......................................... 3432. Lotë mbi zjarre diellore.......................................... 3533. Letërsia..................................................................... 3634. Një kryq bukurisë dhe lumturisë......................... 3735. S’më doje më............................................................ 3836. Mendoj për ty........................................................... 3937. Kur mbytesh nga dhimbja...................................... 4038. Dashuria................................................................... 4139. Peisazh natyre shpirtërore..................................... 4240. Ti................................................................................ 4341. Dashuri e pastër........................................................4442. Vetmi e pashmangshme.......................................... 4543. Dashuri e ndaluar.................................................. 4644. E bardha na bashkoi, e zeza na ndau.................... 4745. Dashuria – Enigmë................................................... 4846. Opozitë ndjenjash.................................................... 4947. Plagët e së kaluarës................................................. 5048. Nënë.......................................................................... 5149. Ç’ekuilibrim.............................................................. 5250. Shkela......................................................................... 5351. Ç’është njeriu?.......................................................... 5452. Me zërin e shpirtit.................................................... 5553. Lumturi e hidhur..................................................... 5654. Nëse gjeni …............................................................ .5755. Jeto me mua.............................................................. 5856. Dashuri me keqardhje............................................. 5957. Idhull......................................................................... 6058. Shpirti...................................................................... 61

Faqja

63

Page 64: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

“Poezitë janë me të vërtetë një univers ipakrahasueshëm. Mund t’i quaj pa frikë korpuse tëmadhërishme të zemrës …”

Irena

“Maniela, megjithese nje shkrimtare në hapat epara drejt botës letrare, i përket kontinentit te ritë letërsisë moderne e filozofike, një kontinenti që,megjithesë e re, ajo ka ditur t’ia zbulojë dëshirat,shqetësimet, ëndrrat …”

Klorinda

“Mund ta pranojmë letersinë e saj si një dallgëqë ka nxjerrë shprehje të një realizmi magjik, tëmrekullueshëm, fantastik …”

Ledia

“Me këtë libër Maniela ka gdhëndur emrin e sajnë shtëpinë letrare të kohës …”

Marsel

“Ëndërrimi, si pjesë e pandashme e jetëssonë,duket se vjen në formën e një vullkani nëpoezitë e këtij vëllimi dhe llava e tij bën që seciliprej nesh t’i ndjejë e vlerësojë ndjenjat...”

Matilda

Disa mendime për...

“Këtë botim mund ta shohim nga këndvështrimetë ndryshme e mund të kuptojmë se personazhen egjejmë herë të frikësuar, herë të vetmuar e nëdyshim, por, më shumë ajo është e dashuruar dhe erilindur në pasqyrat e shumta që veshin muret plotvizione jete të poezisë së saj...” Anila

64

Page 65: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Page 66: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Page 67: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Page 68: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Page 69: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Page 70: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Page 71: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Page 72: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Page 73: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Page 74: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Page 75: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Page 76: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli

Page 77: K Ur Flasin Sytë

��� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ������� ������ ����

Page 78: K Ur Flasin Sytë

Maniela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela HoxholliManiela Hoxholli