27
Përmbledhje Sipas vlerësimeve të BQK-së, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2014 u karakterizua me rritje vjetore prej 2.7 përqind, bazuar kryesisht në rritjen e konsumit. Pozicioni i investimeve dhe neto eksportet janë vlerësuar të kenë kontribuar negativisht në rritjen ekonomike. Parashikimet për vitin 2015 tregojnë për një rritje të përshpejtuar ekonomike prej 3.5 përqind. Sektori bankar në mars 2015 është karakterizuar me rritje vjetore të përshpejtuar të aktivitetit kreditor prej 4.3 përqind (2.4 përqind në mars 2014). Në anën tjetër, depozitat shënuan rritje më të ngadalshme vjetore prej 5.9 përqind (7.1 përqind në mars 2014), kryesisht si pasojë e rënies së theksuar të normës së interesit në depozita. Normat e interesit në kredi dhe depozita kanë vazhduar rënien edhe gjatë vitit 2015. Mesatarja e normës së interesit në kredi në mars 2015 ishte 8.9 përqind, ndërsa mesatarja e interesit në depozita ishte 0.8 përqind. Sektori bankar i Kosovës u karakterizua me përmirësim të cilësisë së portofolit kreditor, përderisa mars 2015 pjesëmarrja e kredive jo performuese në gjithsej kreditë u zvogëlua në 8.1 përqind (8.6 përqind në mars 2014). Sektori bankar vazhdon të ketë pozitë të kënaqshme edhe për sa i përket nivelit kapitalizimit dhe likuiditetit, cilat janë përforcuar akoma më shumë në mars 2015 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sektori fiskal gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore. Sa i përket të hyrave buxhetore, është shënuar rritje më e lartë e të hyrave vendore, përderisa kuadër shpenzimeve, rritja e kategorisë së pagave e mëditjeve dhe kategorisë së subvencioneve e transfereve ka ndikuar shpenzimet e përgjithshme qeveritare të shënojnë rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2015, sektori i jashtëm është karakterizuar me rritje të deficitit të llogarisë rrjedhëse dhe kapitale. Në kuadër të llogarisë rrjedhëse, deficiti në tregtinë e mallrave gjatë kësaj periudhe ka shënuar një përmirësim të lehtë (1.3 përqind), përderisa bilanci pozitiv i shërbimeve dhe të ardhurave parësore u zvogëluan (2.9 përkatësisht 27.5 përqind). Me zvogëlim të bilancit pozitiv u karakterizua edhe llogaria e të ardhurave dytësore (2.7 përqind), rënie kryesisht i atribuohet zvogëlimit të transfereve qeveritare ndërkohë që remitencat kanë shënuar rritje të konsiderueshme. Deri në mars 2015, eksportet shënuan rritje prej 13.5 përqind, përderisa importet u karakterizuan me rritje prej 0.9 përqind. Aktiviteti ekonomik në tremujorin e parë të vitit 2015 rezultoi të jetë mbështetur nga dy burime të rëndësishme të rritjes ekonomike në vend, remitencat dhe IHD-të. Çmimet kanë vazhduar të shënojnë rënie. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, norma mesatare e deflacionit ishte 0.4 përqind (0.2 përqind inflacioni në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar). Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë Nr. 10, Tremujori I/2015 BOTUES: ©Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar. Adresa: 33 Garibaldi, Prishtinë 10000, Tel: ++381 38 222 055, Fax: ++381 38 243 763; Adresa Elektronike: [email protected]; Përdoruesit e të dhënave kërkohen të citojnë burimin. Çdo korrigjim i nevojshëm bëhet në versionin elektronik. Ky publikim përfshinë të dhënat në dispozicion deri më 31 dhjetor 2014.

10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

3

Përmbledhje

Sipas vlerësimeve të BQK-së, ekonomia e Kosovës

gjatë vitit 2014 u karakterizua me rritje vjetore prej

2.7 përqind, bazuar kryesisht në rritjen e konsumit.

Pozicioni i investimeve dhe neto eksportet janë

vlerësuar të kenë kontribuar negativisht në rritjen

ekonomike. Parashikimet për vitin 2015 tregojnë për

një rritje të përshpejtuar ekonomike prej 3.5 përqind.

Sektori bankar në mars 2015 është karakterizuar me

rritje vjetore të përshpejtuar të aktivitetit kreditor

prej 4.3 përqind (2.4 përqind në mars 2014). Në anën

tjetër, depozitat shënuan rritje më të ngadalshme

vjetore prej 5.9 përqind (7.1 përqind në mars 2014),

kryesisht si pasojë e rënies së theksuar të normës së

interesit në depozita. Normat e interesit në kredi dhe

depozita kanë vazhduar rënien edhe gjatë vitit 2015.

Mesatarja e normës së interesit në kredi në mars

2015 ishte 8.9 përqind, ndërsa mesatarja e interesit

në depozita ishte 0.8 përqind. Sektori bankar i

Kosovës u karakterizua me përmirësim të cilësisë së

portofolit kreditor, përderisa në mars 2015

pjesëmarrja e kredive jo performuese në gjithsej

kreditë u zvogëlua në 8.1 përqind (8.6 përqind në

mars 2014). Sektori bankar vazhdon të ketë pozitë të

kënaqshme edhe për sa i përket nivelit të

kapitalizimit dhe të likuiditetit, të cilat janë

përforcuar akoma më shumë në mars 2015 krahasuar

me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sektori fiskal gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 u

karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve

buxhetore. Sa i përket të hyrave buxhetore, është

shënuar rritje më e lartë e të hyrave vendore,

përderisa në kuadër të shpenzimeve, rritja e

kategorisë së pagave e mëditjeve dhe kategorisë së

subvencioneve e transfereve ka ndikuar që

shpenzimet e përgjithshme qeveritare të shënojnë

rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën e

njëjtë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë të vitit 2015, sektori i jashtëm

është karakterizuar me rritje të deficitit të llogarisë

rrjedhëse dhe kapitale. Në kuadër të llogarisë

rrjedhëse, deficiti në tregtinë e mallrave gjatë kësaj

periudhe ka shënuar një përmirësim të lehtë (1.3

përqind), përderisa bilanci pozitiv i shërbimeve dhe të

ardhurave parësore u zvogëluan (2.9 përkatësisht

27.5 përqind). Me zvogëlim të bilancit pozitiv u

karakterizua edhe llogaria e të ardhurave dytësore

(2.7 përqind), rënie që kryesisht i atribuohet

zvogëlimit të transfereve qeveritare ndërkohë që

remitencat kanë shënuar rritje të konsiderueshme.

Deri në mars 2015, eksportet shënuan rritje prej 13.5

përqind, përderisa importet u karakterizuan me rritje

prej 0.9 përqind. Aktiviteti ekonomik në tremujorin e

parë të vitit 2015 rezultoi të jetë mbështetur nga dy

burime të rëndësishme të rritjes ekonomike në vend,

remitencat dhe IHD-të.

Çmimet kanë vazhduar të shënojnë rënie. Gjatë

tremujorit të parë të vitit 2015, norma mesatare e

deflacionit ishte 0.4 përqind (0.2 përqind inflacioni në

periudhën e njëjtë të vitit të kaluar).

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë Nr. 10, Tremujori I/2015

BOTUES: ©Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar.

Adresa: 33 Garibaldi, Prishtinë 10000, Tel: ++381 38 222 055, Fax: ++381 38 243 763; Adresa Elektronike: [email protected];

Përdoruesit e të dhënave kërkohen të citojnë burimin. Çdo korrigjim i nevojshëm bëhet në versionin elektronik.

Ky publikim përfshinë të dhënat në dispozicion deri më 31 dhjetor 2014.

0

2

4

6

8

10

12

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Page 2: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

1

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

PËRMBAJTJA

PËRMBLEDHJE ------------------------------------------------------------------------------------------------------- i

Eurozona dhe Ballkani Perëndimor ------------------------------------------------------------------------- 04

Ekonomia e Kosovës -------------------------------------------------------------------------------------------- 07

Sektori Real--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 07

Sektori Fiskal ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 09

Sistemi Financiar -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 11

Sektori Bankar ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 11

Fondet Pensionale ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------ 20

Institucionet Mikrofinanciare ------------------------------------------------------------------------------------------------------ 21

Kompanitë e Sigurimit -------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 23

Tregu i Letrave me Vlerë ---------------------------------------------------------------------------------------------------------- 24

Sektori i Jashtëm -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 25

GRAFIKËT DHE TABELAT ------------------------------------------------------------------------------------- 04

Figura 1. Norma e kreditimit ndër bankar EURIBOR dhe norma e financimit e ECB-së --------------------------- 04

Figura 2. Çmimi i naftës “brent crude” ------------------------------------------------------------------------------------------ 06

Figura 3. Çmimi i arit --------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 06

Figura 4. Indeksi i çmimeve të ushqimit ---------------------------------------------------------------------------------------- 06

Figura 5. Norma e këmbimit e euros-------------------------------------------------------------------------------------------- 06

Figura 6. Rritja reale e PBB-së --------------------------------------------------------------------------------------------------- 07

Figura 7. Norma e inflacionit, ndryshimi vjetor në përqindje -------------------------------------------------------------- 07

Figura 8. Lëvizja e çmimeve sipas komponentëve -------------------------------------------------------------------------- 08

Figura 9. Indekset e çmimit të konsumit, prodhimit dhe importit --------------------------------------------------------- 08

Figura 10. Regjistri i bizneseve -------------------------------------------------------------------------------------------------- 09

Figura 11. Struktura e ndërmarrjeve të reja ----------------------------------------------------------------------------------- 09

Figura 12. Asetet e sistemit financiar në Kosovë ---------------------------------------------------------------------------- 11

Figura 13. Asetet e bankave komerciale --------------------------------------------------------------------------------------- 11

Figura 14. Trendi i rritjes së kredive dhe depozitave ----------------------------------------------------------------------- 12

Figura 15. Vlerat dhe ndryshimet vjetore të kredive të reja --------------------------------------------------------------- 12

Figura 16. Vlerat dhe ndryshimet vjetore të kredive ------------------------------------------------------------------------ 13

Figura 17. Kreditë sipas sektorëve ekonomik -------------------------------------------------------------------------------- 13

Figura 18. Rritja vjetore e kredive sipas sektorëve ekonomik ------------------------------------------------------------ 14

Figura 19. Struktura e maturimit të kredive ----------------------------------------------------------------------------------- 14

Page 3: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

2

Figura 20. Ndryshimi vjetor i depozitave në bankat komerciale ---------------------------------------------------------- 15

Figura 21. Struktura e depozitave në bankat komerciale ------------------------------------------------------------------ 16

Figura 22. Struktura e depozitave sipas maturimit -------------------------------------------------------------------------- 16

Figura 23. Struktura e depozitave të afatizuara ------------------------------------------------------------------------------ 16

Figura 24. Mesatarja e normave të interesit ---------------------------------------------------------------------------------- 17

Figura 25. Normat mesatare të interesit për kreditë e ndermarrjeve ---------------------------------------------------- 17

Figura 26. Normat mesatare të interesit për kreditë e ekonomive familjare ------------------------------------------- 18

Figura 27. Normat mesatare të interesit për depozita ---------------------------------------------------------------------- 18

Figura 28. Të hyrat dhe shpenzimet e bankave komerciale -------------------------------------------------------------- 19

Figura 29. Treguesit e profitabilitetit -------------------------------------------------------------------------------------------- 19

Figura 30. NPL-të dhe provizionet për humbje nga kreditë --------------------------------------------------------------- 20

Figura 31. Rritja vjetore e gjithsej kredive dhe kredive jo performuese------------------------------------------------- 20

Figura 32. Asetet e fondeve pensionale dhe rritja vjetore ----------------------------------------------------------------- 20

Figura 33. Asetet e institucioneve mikrofinancialre ------------------------------------------------------------------------- 21

Figura 34. Struktura e kredive të institucioneve mikrofinanciare sipas maturitetit ----------------------------------- 21

Figura 35. Mesatarja e normave të interesit në kredi të institucioneve mikrofinanciare ---------------------------- 22

Figura 36. Struktura e letrave me vlerë të Qeverisë ------------------------------------------------------------------------ 22

Figura 37. Norma e interesit të letrave me vlerë të Qeverisë sipas maturimit ---------------------------------------- 24

Figura 38. Eksportet, importet dhe bilanci tregtar --------------------------------------------------------------------------- 25

Figura 39. Remitencat -------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 26

Figura 40. Struktura e investimeve të huaja direkte ------------------------------------------------------------------------- 26

Tabela 1. Treguesit e zgjedhur makroekonomik ---------------------------------------------------------------------------- 28

SHKURTESAT:

ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës

BQK Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

CAR Treguesit e Mjaftueshmërisë së Kapitalit (angl. Capital Adequacy Ratio: CAR)

CHF Franku Zvicerran (angl. Swiss Franc: CHF)

CPI Indeksi i Çmimeve të Konsumit (angl. Consumer Price Index: CPI)

EJL Evropa Juglindore

EUR Valuta Euro (angl. Euro currency)

FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar

GBP Poundi Britanik (angl. The Pound Sterling)

IHD Investimet Huaja Direkte

IPI Indeksi i Çmimit të Importit (angl. Index Price Index: IPI)

NPL Kreditë Jopërformuese (angl. Non-Performing Loans: NPL)

NRER Norma Reale Efektive e Këmbimit

PBB Produkti i Brendshëm Bruto

ROAA Kthimi Mesatar në Asete (angl. Return on Average Assets: ROAA)

ROAE Kthimi Mesatar në Kapital (angl. Return on Average Equity: ROAE)

RWA Asetet e Peshuara ndaj Rrezikut (angl. Risk Weighted Assets: RWA)

USD Dollari Amerikan (angl. United States Dollar)

WEO World Economic Outlook

Page 4: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

4

Eurozona dhe Ballkani Perëndimor

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, eurozona u

karakterizua me një ritëm të shpejtuar të rritjes së

aktivitetit ekonomik, duke tejkaluar rrezikun e

recesionit. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të

kaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e

eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa,

krahasuar me tremujorin paraprak, norma reale e

rritjes ekonomike ishte 0.4 përqind. Rritja e

aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë të vitit 2015

ishte e koncentruar në ekonomitë qendrore të

eurozonës, veçanërisht në Gjermani, Itali Spanjë dhe

Francë. Aktiviteti ekonomik është mbështetur

kryesisht nga sektori i prodhimit dhe shërbimeve, që

u karakterizuan me rritje gjatë tremujorit të parë të

vitit 2015. Sinjalet për përforcim të aktivitetit në

eurozonës gjatë vitit 2015 mbështeten kryesisht në

çmimet e ulëta të naftës në tregjet ndërkombëtare, gjë

që pritet të reflektohet në rritje të besueshmërisë së

konsumatorëve dhe rrjedhimisht të kërkesës së

brendshme. Gjithashtu, rritja e aktivitetit ekonomik

pritet të mbështetet nga rritja e vazhdueshme e

eksporteve të eurozonës, si rezultat i zhvlerësimit të

euros, si dhe nga pakoja e masave të reja të lehtësimit

sasior që ka ndërmarr Banka Qendrore Evropiane

(BQE) që nga muaji mars 2015.

Sipas BQE-së, në mars 2015, eurozona u karakterizua

me normë deflacioni prej 0.1 përqind, krahasuar me

deflacionin prej 0.3 përkatësisht 0.6 përqind sa ishte

në muajin shkurt përkatësisht janar. Të dhënat

fillestare sugjerojnë se shkalla e inflacionit në

eurozonë pritet të mbetet tejet e ulët apo edhe

negative në muajt në vijim, përderisa në fund të vitit

2015 pritet ngritje graduale e shkallës së inflacionit.

Për vitin 2015 në tërësi, FMN ka parashikuar një

normë të inflacionit prej 0.1 përqind. Rritja graduale e

shkallës së inflacionit pritet të nxitet kryesisht nga

ndikimi i politikave lehtësuese monetare në kërkesën

e përgjithshme në eurozonë, ndikimi i normës së ulët

të këmbimit të euros, si dhe pritjet për rritje graduale

të çmimeve të naftës.

Në mars 2015, BQE filloi programin e lehtësimit

sasior, program nën të cilin pritet të realizojë blerje të

obligacioneve të qeverive evropiane dhe letrave të

tjera me vlerë të institucioneve evropiane në shumën

prej 60 miliard euro në muaj. Emetimi i parasë së re

në ekonominë evropiane ka kryesisht synim evitimin

e deflacionit dhe rikthimin e normës së inflacionit afër

cakut të BQE-së, duke stimuluar kreditimin bankar

për bizneset dhe ripërtërirë ekonominë evropiane. Në

implementimin e programit të propozuar të Bankës

Qendrore Evropiane për lehtësimin sasior fillimisht

ishin diskutuar si rreziqe të mundshme

pamjaftueshmëria potenciale e obligacioneve

qeveritare në dispozicion për të përmbushur zotimin

0.00%

0.50%

1.00%

1.50%

2.00%

2.50%

3.00%

2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015

12m 1m Norma e rifinancimit e ECB-së, (boshti i djathtë)

Figura 1. Norma e kreditimit ndërbankar EURIBOR

Burimi: Euribor (2014) dhe ECB (2014)

Page 5: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

5

për blerje në vlerë prej 60 miliardë euro në muaj, si

dhe rreziku që mund të vijë nga ndërmarrja e rritur e

rrezikut nga investitorët, duke rrezikuar kështu

stabilitetin financiar si pasojë e rënies së mëtejme të

normave të interesit. Megjithatë, në muajt e parë të

lansimit të këtij programi, është vënë re një

rikuperim i ekonomisë së eurozonës, përderisa

zyrtarët e lartë të BQE-së kanë deklaruar se politikat

e lehtësuara monetare do të plotësohen edhe me

politika të planifikuara makro-prudenciale për të

siguruar mirëmbajtjen e stabilitetit financiar.

Në mars 2015, BQE mbajti të pandryshuar normën

bazë të rifinancimit. Megjithatë, pritjet për lasimin e

programit të gjerë stimulues që nga janari 2015 dhe

lansimi i tij nga marsi i këtij viti kanë ndikuar në

rënien e normave 1 mujore dhe 3 mujore të interesit

të kreditimit ndërbankar Euribor. Në mars 2015,

normat 1 mujore të Euribor kanë rënë në mesatarisht

-0.010 përqind nga 0.023 përqind në dhjetor 2014. Në

anën tjetër, normat mesatare për periudhën 12-

mujore kanë shënuar rënie në mesatarisht 0.212

përqind në mars 2015, nga mesatarja prej 0.329

përqind në dhjetor 2014.

Performanca e aktivitetit ekonomik në Ballkanin

Perëndimor në tremujorin e parë të vitit 2015

vlerësohet të ketë shënuar përmirësim. Në kuadër të

vendeve ballkanike, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina

dhe Mali i Zi u karakterizuan me rritje të aktivitetit

ekonomik gjatë kësaj periudhe, të mbështetur

kryesisht nga sektori i ndërtimit, prodhimi industrial

dhe investimet. Ngjashëm me vitin 2014, Serbia

vazhdoi të karakterizohet me tkurrje të aktivitetit

ekonomik, kryesisht si pasojë e rënies së konsumit

privat dhe investimeve. Sipas parashikimeve të FMN-

së, vendet në Ballkanin Perëndimor presin të

shënojnë një rritje mesatare të PBB-së prej 2.8

përqind në vitin 2015. Mali i Zi pritet të

karakterizohet me normën më të lartë të rritjes

ekonomike prej 4.7 përqind, përderisa Serbia pritet të

jetë vendi i vetëm që do shënoj një rënie ekonomike

prej 0.5 përqind.

Vendet e Ballkanit Perëndimor në muajt e parë të

vitit 2015 u karakterizuan me presione të dobëta

inflacioniste, ndikuar kryesisht nga çmimet e

ushqimit dhe energjisë në nivel global. Me përjashtim

të Shqipërisë dhe Serbisë, që u karakterizuan me një

shkallë mesatare të inflacionit prej 1.8 përkatësisht

0.5 përqind në tremujorin e parë të vitit 2015, të

gjitha vendet e tjera të rajonit shënuan deflacion.

Maqedonia u karakterizua me shkallën më të lartë të

deflacionit në tremujorin e parë të vitit 2015 (1.3

përqind), pasuar nga Bosnja e Hercegovina (0.8

përqind), Kosova (0.4 përqind) dhe Mali i Zi (0.3

përqind).

Çmimi ndërkombëtar i naftës

Çmimi i naftës (brent crude)1 në tremujorin e parë të

vitit 2015 shënoj rënie vjetore prej rreth 50.0 përqind

krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rënia më e madhe e çmimit të naftës është shënuar

në janar 2015, ndërkohë që muajt në vazhdim janë

karakterizuar me ngritje të lehtë të çmimit të naftës

(figura 2).

1 ‘Brent Crude’ paraqet klasifikim tregtar për naftën e prodhuar në detin e veriut si përfaqësues

i nivelit të çmimit të naftës në nivel global.

Page 6: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

6

Me rënie të çmimit gjatë tremujorit të parë u

karakterizuan edhe metalet e arit (figura 3). Çmimi i

arit ishte për rreth 5.8 përqind më i ulët krahasuar

me tremujorin e parë të vitit 2014. Rënia më e madhe

e çmimit të arit është shënuar në muajin mars 2015,

ku 1 njësi ari (njësia matëse ekuivalente me 31.1

gram ari quhet “troy oz”) kanë kushtuar rreth 11.8

përqind më lirë se sa në muajin mars 2014.

Trendi i rënies së çmimeve të ushqimit ka vazhduar

edhe në tremujorin e parë të vitit 2015. Krahasuar me

periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, indeksi i çmimeve

të ushqimit shënoi rënie prej mesatarisht 15.4

përqind, përderisa indeksi i çmimeve të drithërave

shënoi rënie për mesatarisht 13.4 përqind (figura 4).

Norma e këmbimit të euros kundrejt valutave

kryesore gjatë tremujorit të parë të vitit 2015

kundrejt periudhës së njëjtë të vitit 2014 është

zhvlerësuar. Zhvlerësimin më të madh euro e ka

shënuar ndaj dollarit amerikan me 17.7 përqind,

pasuar nga frangu zviceran me 12.4 përqind dhe

sterlina britanike me 10.2 përqind.

20

40

60

80

100

120

140

20

09

M0

1

20

09

M0

4

20

09

M0

7

20

09

M1

0

20

10

M0

1

20

10

M0

4

20

10

M0

7

20

10

M1

0

20

11

M0

1

20

11

M0

4

20

11

M0

7

20

11

M1

0

20

12

M0

1

20

12

M0

4

20

12

M0

7

20

12

M1

0

20

13

M0

1

20

13

M0

4

20

13

M0

7

20

13

M1

0

20

14

M0

1

20

14

M0

4

20

14

M0

7

20

14

M1

0

20

15

M0

1

Figura 2. Çmimi i naftës 'brent crude', në USD për barel

Burimi: Banka Botrore (2015)

400

600

800

1,000

1,200

1,400

1,600

1,800

2,000

20

09

M0

1

20

09

M0

4

20

09

M0

7

20

09

M1

0

20

10

M0

1

20

10

M0

4

20

10

M0

7

20

10

M1

0

20

11

M0

1

20

11

M0

4

20

11

M0

7

20

11

M1

0

20

12

M0

1

20

12

M0

4

20

12

M0

7

20

12

M1

0

20

13

M0

1

20

13

M0

4

20

13

M0

7

20

13

M1

0

20

14

M0

1

20

14

M0

4

20

14

M0

7

20

14

M1

0

20

15

M0

1

Figura 3. Çmimi i arit, në USD për troy oz

Burimi: Banka Botrore (2015)

100.0

120.0

140.0

160.0

180.0

200.0

220.0

240.0

260.0

280.0

20

09

M0

1

20

09

M0

4

20

09

M0

7

20

09

M1

0

20

10

M0

1

20

10

M0

4

20

10

M0

7

20

10

M1

0

20

11

M0

1

20

11

M0

4

20

11

M0

7

20

11

M1

0

20

12

M0

1

20

12

M0

4

20

12

M0

7

20

12

M1

0

20

13

M0

1

20

13

M0

4

20

13

M0

7

20

13

M1

0

20

14

M0

1

20

14

M0

4

20

14

M0

7

20

14

M1

0

20

15

M0

1

Indeksi i çmimeve të ushqimit Indeksi i çmimeve të drithrave

Burimi: FAO (2015)

Figura 4. Indeksi i çmimeve të ushqimit dhe indeksi i çmimeve të drithrave

80.0

85.0

90.0

95.0

100.0

105.0

110.0

115.0

120.0

125.0

0.4

0.6

0.8

1

1.2

1.4

1.6

Jan

Pri

Korr

Te

t

Jan

Pri

Korr

Te

t

Jan

Pri

Korr

Te

t

Jan

Pri

Korr

Te

t

Jan

Pri

Korr

Te

t

Jan

2010 2011 2012 2013 2014 2015

EUR/GBP EUR/CHF EUR/USD EUR/RSD (boshti i djathtë)

Figura 5. Norma e këmbimit të euros

Burimi: BQK (2014)

Page 7: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

7

Ndaj lekut shqiptar dhe denarit maqedonas euro ka

shënuar zhvlerësim të lehtë gjatë tremujorit të parë

2015 (0.2 përkatësisht 0.1 përqind), ndërsa ndaj

dinarit serb ka shënuar vlerësim prej 5.0 përqind

(figura 5).

Ekonomia e Kosovës

Sektori Real

Norma reale e rritjes ekonomike në Kosovë për vitin

2014, sipas vlerësimeve të BQK-së ishte 2.7 përqind

(figura 6). Rritja ekonomike për vitin 2014 bazohet

kryesisht në vlerësimet për rritjen e konsumit,

përderisa investimet dhe neto eksportet vlerësohet të

kenë kontribuar negativisht. Për vitin 2015, pritet që

ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me

përshpejtim të rritjes ekonomike, e cila pritet të arrijë

në 3.5 përqind. Ky përshpejtim i rritjes ekonomike

pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme dhe

investimet.

Të dhënat deri në mars 2015 paraqesin një rritje më

të lartë të konsumit, i cili është ndikuar nga rritja e

kredive konsumuese, rritja e kategorisë së pagave dhe

mëditjeve qeveritare si rrjedhojë e rritjes së pagave

prej 25 përqind në prill të vitit të kaluar, pastaj

subvencioneve dhe transfereve, etj. Gjithashtu, rritjen

e konsumit e kanë përkrahur edhe remitencat, të cilat

në tremujorin e parë të vitit 2015 kanë shënuar rritje

vjetore prej 21.7 përqind.

Në anën tjetër, investimet publike deri në mars të

vitit 2015 kanë shënuar rënie prej 20.2 përqind,

ndërkohë që investimet e huaja direkte (IHD) kanë

shënuar rritje për 103.8 përqind. Aktiviteti i sektorit

privat është përkrahur edhe nga kreditë e sistemit

bankar për ndërmarrjet të cilat në tremujorin e parë

të vitit 2015 kanë shënuar rritje prej 2.9 përqind.

Niveli i çmimeve në Kosovë, shprehur nëpërmjet

indeksit të çmimeve të konsumit (angl: Consumer

Price Index: CPI), gjatë tremujorit të parë të vitit

2015 është karakterizuar me deflacion prej 0.4

përqind krahasuar me inflacionin prej 0.2 përqind në

periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (figura 7).

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2015, komponentët e

CPI-së si rryma, gazi dhe lëndët tjera djegëse

shënuan rritje të çmimit për 5.3 përqind, pijet

4.4

2.8

3.4

2.7

3.5

0.0

0.5

1.0

1.5

2.0

2.5

3.0

3.5

4.0

4.5

5.0

2011 2012 2013 2014* 2015*

Figura 6. Rritja reale e PBB-së, në përqindje

* Të dhënat për vitin 2014 dhe 2015 paraqesin vlerësimet dhe parashikimet e BQK-së

Burimi: ASK (2015)

-0.6

1.4

3.4

5.4

7.4

9.4

11.4

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qe

rsho

rK

orr

ikG

ush

tS

hta

tor

Te

tor

Nënto

rD

hje

tor

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qe

rsho

rK

orr

ikG

ush

tS

hta

tor

Te

tor

Nënto

rD

hje

tor

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qe

rsho

rK

orr

ikG

ush

tS

hta

tor

Te

tor

Nënto

rD

hje

tor

Janar

Shkurt

Mars

Prill

Maj

Qe

rsho

rK

orr

ikG

ush

tS

hta

tor

Te

tor

Nënto

rD

hje

tor

Janar

Shkurt

Mars

2011 2012 2013 2014 2015

Burimi: ASK (2015)

Figura 7. Norma e inflacionit, ndryshimi vjetor në përqindje

Page 8: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

8

alkoolike dhe duhani 2.6 përqind dhe veshmbathja 2.0

përqind. Me rritje prej 1.5 përqind u karakterizuan

edhe çmimet e ushqimit dhe pijet joalkoolike të cilat

përfaqësojnë rreth 40.9 përqind të shportës së

konsumatorit kosovar, përderisa në tremujorin e parë

të vitit 2014 çmimet e ushqimit dhe pijeve joalkoolike

patën shënuar rënie prej 1.4 përqind (figura 8). Në

anën tjetër, rënie me e theksuar e çmimeve u

evidentua tek shërbimet e arsimit për 28.0 përqind,

shërbimet e transportit për 9.2 përqind dhe restoranet

dhe hotelet për 3.2 përqind. Rënia e çmimit të

shërbimeve arsimore i atribuohet vendimit të vitit të

kaluar të qeverisë për zbritjen e pagesës për 50

përqind për studentët e universitetit publik, ndërsa

rënia e çmimeve të shërbimeve të transportit i

atribuohet kryesisht rënies së çmimit të derivateve të

naftës.

Lëvizja e çmimeve në Kosovë është e ngjashme me

lëvizjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare si pasojë

e varësisë së lartë të ekonomisë së Kosovës nga

importet. Kjo tregohet edhe nga sjellja e ngjashme e

indeksit të çmimeve të importit me CPI-në (figura 9).

Çmimet e importi 2 në vitin 2014 shënuan rënie

mesatare prej 0.5 përqind (0.2 përqind rritje në vitin

2013). Në kuadër të çmimeve të importit, çmimet e

produkteve bimore dhe këpucëve kanë shënuar rritjen

më të lartë me 24.1 përkatësisht 17.0 përqind, pasuar

nga metalet bazë me 12.1 përqind, ndërsa çmimet e

tekstilit kanë shënuar rënien më të lartë të çmimeve

me 24.0 përqind pasuar nga mjetet e transportit me

7.4 përqind, produktet minerale me 6.9 përqind dhe

artikujt ushqimor me 6.7 përqind rënie.

Indeksi i çmimeve të prodhimit në vitin 2014 shënoi

rritje mesatare vjetore prej 1.6 përqind ndërkohë që

në vitin paraprak kishte shënuar rritje prej 2.4

përqind. Rritja e çmimeve ishte më e theksuar te

prodhimi i produkteve kimike me 39.9 përqind dhe

prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij me 12.9

përqind. Në anën tjetër, rënia e çmimeve të prodhimit

më së shumti ishte evidente te prodhimi i pajisjeve

elektrike me 17.1 përqind, pasuar nga nxjerrja e

xehes së metalit me 15.2 përqind, prodhimi i letrës

dhe produkteve prej letrës me 10.2 përqind.

2 Bazuar në kalendarin e publikimeve të ASK-së indeksi i çmimeve të importit për tremujorin e

parë të vitit 2015 do të publikohet me 16 qershor 2015 ndërsa dy ditë më vonë do të publikohet

indeksi i çmimeve të prodhimit për tremujorin e parë të vitit 2015.

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

2011 2012 2013 2014 2015

Pijet alkoolike dhe duhani Rryma, gazi dhe lëndët tjera djegëse

Veshmbathja Ushqimi dhe pijet joalokoolike

Transporti

Figura 8. Lëvizja e çmimeve sipas komponentëve, ndryshimi vjetor në përqindje

Burimi: ASK (2015)

90

95

100

105

110

115

120

125

130

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

2011 2012 2013 2014 2015

Çmimet e konsumit Çmimet e prodhimit Çmimet e importit

Figura 9. Indekset e çmimeve të konsumit, prodhimit dhe importit

Burimi: ASK (2015)

Page 9: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

9

Rënia e çmimeve në industrinë nxjerrëse dhe rritja e

tyre në industrinë përpunuese është kryesisht

rezultat i lëvizjeve në treg. Indeksi i qarkullimit

industrial, 3 i cili paraqet ecurinë në treg, për

industrinë rrjedhëse ka shënuar rënie mesatare prej

8.4 përqind në vitin 2014 ndërkohë që indeksi i

qarkullimit industrial për industrinë përpunuese

është rritur për 7.3 përqind.

Sa i përket regjistrimit të ndërmarrjeve është shënuar

rënie e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara si dhe

rritje e numrit të ndërmarrjeve të mbyllura. Numri i

ndërmarrjeve të reja të regjistruara në tremujorin e

parë të vitit 2015 ishte 2,582 që është për 329

ndërmarrje më pak se sa në tremujorin e parë të vitit

2014, ndërsa u mbyllën 501 ndërmarrje apo 65

ndërmarrje më shumë se sa në periudhën e njëjtë të

vitit paraprak (figura 10).

Edhe në tremujorin e parë të vitit 2015 dominuan

ndërmarrjet e regjistruara në tregti me 784

ndërmarrje të reja, prodhimtari me 276 ndërmarrje,

bujqësi me 255 ndërmarrje dhe hoteleri me 253

3

Publikimi “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë” për mars 2015 do të publikohet me 29

qershor 2015

ndërmarrje (figura 11). Pothuajse te të gjithë sektorët

e rëndësishëm të ekonomisë është shënuar rënie e

numrit të bizneseve të regjistruara me përjashtim të

bujqësisë dhe ndërmarrjeve me aktivitet të

informacionit dhe komunikimit të cilat kanë shënuar

rritje prej 50 përkatësisht 24 ndërmarrje më shumë se

sa në tremujorin e parë të vitit 2014.

Sektori Fiskal

Të hyrat primare buxhetore4 në tremujorin e parë të

vitit 2015 arritën vlerën bruto prej 293.2 milionë euro.

Nëse përjashtohen 7.6 milionë euro kthime të TVSH-

së dhe tatimeve tjera nga Dogana e Kosovës dhe

Administrata Tatimore e Kosovës, atëherë të hyrat

primare buxhetore shënojnë vlerën neto prej 285.6

milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 4.7

përqind. Në të njëjtën periudhë, shpenzimet primare

buxhetore5 arritën vlerën prej 299.3 milionë euro që

paraqet rritje prej 17.4 përqind krahasuar me

periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rrjedhimisht,

4 Në kuadër të të hyrave primare nuk janë përfshirë të hyrat nga huamarrjet, pranimet nga

grantet e përgjithshme të donatorëve dhe pranimet e depozitave. 5 Në kuadër të shpenzimeve primare nuk përfshihen pagesat e borxhit, pagesat nga grantet e

përcaktuara të donatorëve dhe kthimet nga fondet e depozitave.

-1000

-500

0

500

1000

1500

2000

2500

3000

3500

Mar

Qe

r

Shta

Dhje

t

Mar

Qe

r

Shta

Dhje

t

Mar

Qe

r

Shta

Dhje

t

Mar

Qe

r

Shta

Dhje

t

Mar

2011 2012 2013 2014 2015

Biznese të reja Biznese të mbyllura

Figura 10. Regjistrimi i bizneseve, jo kumulative

Burimi: ASK (2015)

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

2012TM1

2012TM2

2012TM3

2012TM4

2013TM1

2013TM2

2013TM3

2013TM4

2014TM1

2014TM2

2014TM3

2014TM4

2015TM1

Bujqesi Prodhim Ndertimtari Tregti Hoteleri Transport Patundshmeri

Figura 11. Struktura e ndërrmarrjeve të reja

Burimi: ASK (2015)

Page 10: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

10

gjatë kësaj periudhe, buxheti i Kosovës regjistroi

deficit primar prej rreth 13.7 milionë euro krahasuar

me suficitin primar prej rreth 17.9 milionë euro në

tremujorin e parë të vitit 2014.

Sa i përket strukturës së të hyrave buxhetore, vërehet

rritje e të hyrave të mbledhura nga tatimet vendore të

cilat arritën vlerën bruto prej 84.0 milionë euro. Nëse

përjashtohen kthimet e administratës tatimore prej

6.9 milionë euro, atëherë të hyrat neto nga tatimet

vendore shënuan rritje prej 16.7 përqind dhe arritën

vlerën prej 77.0 milionë euro. Të hyrat e mbledhura

nga tatimet kufitare arritën vlerën bruto prej 167.2

milionë euro që janë për 1.4 përqind më të larta se sa

në tremujorin e parë të vitit 2014. Të hyrat kufitare

neto, të cilat përjashtojnë kthimet e doganës prej 0.6

milionë euro arritën vlerën prej 166.6 milionë euro. Të

hyrat jo-tatimore arritën vlerën prej 10.3 milionë euro

që paraqet një rritje vjetore prej 3.4 përqind. Në anën

tjetër, të hyrat vetanake (niveli qendror dhe lokal)

shënuan rënie për 3.2 përqind duke arritur vlerën

prej 23.2 milionë euro.

Sa i përket shpenzimeve, pagat e mëditjet dhe

subvencionet e transferet shënuan rritje krahasuar

me tremujorin e parë të vitit 2014, ndërsa shpenzimet

kapitale dhe mallrat e shërbimet shënuan rënie.

Investimet kapitale, të cilat në tremujorin e parë të

vitit 2015 përfaqësuan rreth 10.7 përqind të gjithsej

shpenzimeve, shënuan vlerën prej 31.9 milionë euro

që paraqet rënie prej 20.2 përqind. Shpenzimet

qeveritare për mallra dhe shërbime kanë shënuar

rënie për 11.8 përqind dhe kanë arritur vlerën prej

34.4 milionë euro. Në anën tjetër, shpenzimet

qeveritare për paga dhe mëditje kanë shënuar rritje

prej 20.5 përqind dhe kanë arritur vlerën prej 126.5

milionë euro. Subvencionet dhe transferet po ashtu

kanë shënuar rritje për 30.4 përqind dhe kanë arritur

vlerën prej 92.6 milionë euro. Rritja e këtyre dy

kategorive në krahasim me vitin e kaluar i atribuohet

faktit se vendimi qeverisë për rritjen e pagave dhe

pensioneve i vitit të kaluar ka filluar të zbatohet pas

tremujorit të parë të vitit 2014.

Në tremujorin e parë të vitit 2015, vërehet një

ekzekutim më i mirë i shpenzimeve të planifikuara

(17.3 përqind e planit vjetor) krahasuar me periudhën

e njëjtë të vitit 2014 (15.8 përqind e planit vjetor).

Pagat dhe mëditjet si dhe subvencionet dhe transferet

shënuan nivel më të mirë të realizimit krahasuar me

planin, ndërsa shpenzimet kapitale u realizuan në

masën prej 6.9 përqind të planit vjetor krahasuar me

shkallën prej 7.8 përqind të realizimit në tremujorin e

parë të vitit 2014. Në anën tjetër, realizimi i të hyrave

buxhetore arriti nivelin prej 18.1 përqind të planit për

vitin 2015, që është nivel i ngjashëm me periudhën e

njëjtë të vitit paraprak.

Borxhi publik, në mars 2015, ka arritur në 622.1

milionë euro nga 582.9 milionë euro sa ishte në fund

të vitit 2014, ndërsa si përqindje e PBB-së ka arritur

në 10.7 përqind nga 10.6 përqind sa ishte në vitin

paraprak. Kjo rritje prej 6.7 përqind e borxhit publik,

i atribuohet kryesisht rritjes së borxhit të brendshëm

ndërkohë që borxhi i jashtëm ka mbetur pothuajse i

pandryshuar.

Page 11: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

11

Sistemi Financiar

Në mars 2015, vlera e aseteve të sistemit financiar të

Kosovës arriti në 4.69 miliardë euro, duke shënuar

rritje vjetore prej 10.1 përqind. Kjo rritje i atribuohet

kryesisht rritjes së aseteve të fondeve pensionale dhe

bankave komerciale, sektorë këta që dominojnë asetet

e sistemit financiar. Sektori i sigurimeve, ai

mikrofinancair, dhe i ndihmësve financiar,

pavarësisht zgjerimit të aktivitetit, kishin kontribut

të vogël në rritjen e gjithsej aseteve të sistemit (figura

12).

Sektori Bankar

Asetet

Vlera e gjithsej aseteve të sektorit bankar në mars

2015 arriti në 3.25 miliardë euro që përkon me një

rritje vjetore prej 6.5 përqind (figura 13). Rritja ishte

më e ngadalësuar në krahasim me vitin paraprak

kryesisht si rezultat i ngadalësimit të rritjes të

depozitave, që përfaqësojnë burimin kryesor të

financimit të aktivitetit bankar.

Struktura e aseteve të sektorit bankar, në mars 2015

ishte e ngjashme me periudhën e njëjtë të vitit

paraprak. Me rritje të pjesëmarrjes u karakterizuan

kategoritë e bilancit me bankat tjera dhe parasë së

gatshme dhe bilancit me BQK, ndërsa me rënie të

lehtë të pjesëmarrjes në gjithsej asetet u

karakterizuan kategoria e kredive dhe ajo e letrave

me vlerë. Rritja e pjesëmarrjes së kategorisë së parasë

së gatshme dhe bilancit me BQK krahasuar me vitin e

kaluar ishte kryesisht reflektim i ngadalësimit të

rritjes së letrave me vlerë dhe të bilancit me bankat

tjera, që u reflektua edhe në investimet e sektorit

bankar në sektorin e jashtëm në këto dy instrumente.

Kategoria e bilancit me bankat tjera u karakterizua

me rritje vjetore prej 15.6 përqind, e cila është

dukshëm më e ulët se sa rritja prej 42.5 përqind në

mars 2014, kryesisht si pasojë e rritjes më të ulët të

depozitave të afatizuara të mbajtura në bankat jashtë

vendit gjatë kësaj periudhe. Investimet në letra me

vlerë, në mars 2015 arritën vlerën prej 400.7 milionë,

duke shënuar rritje vjetore prej 2.1 përqind, që është

dukshëm më e ulët se rritja prej 42.5 përqind e vitit

paraprak. Ky zhvillim ishte kyesisht si rezultat i

rënies vjetore prej 23.3 përqind (rritje 31.6 përqind në

Bankat Komerciale,

69.3%

Fondet pensionale,

25.1%

Institucionet mikrofinanciare,

2.4%

Kompanitë e sigurimeve,

3.0%

Ndihmësit financiar, 0.2%

Figura 12. Asetet e sistemit financiar të Kosovës, në përqindje (mars 2015)

Burimi: BQK (2015)

6.8%

7.6%

7.7%

6.5%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

16%

18%

20%

0

500

1,000

1,500

2,000

2,500

3,000

3,500

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Paraja e gatshme dhe bilanci me BQK Bilanci me bankat tjera

Investimet në letra me vlerë Kreditë bruto dhe lizingu

Asetet (fikse dhe të tjera) Ndryshimi Vjetor i Aseteve

Figura 13. Asetet e bankave komerciale, ndryshimet vjetore, në milionë euro

Burimi: BQK (2015)

Page 12: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

12

mars 2014) të investimeve në letra me vlerë të

qeverive të huaja, të cilat edhe përbëjnë 50.9 të

portfolios së investimeve. Normat e pafavorshme të

interesit në letrat me vlerë të qeverive të huaja kanë

ndikuar që bankat të zvogëlojnë investimet jashtë

vendit në këtë instrument. Investimet në letra me

vlerë të Qeverisë së Kosovës në mars 2015 përbënë

49.0 përqind të gjithsej portfolios së investimeve në

letra me vlerë dhe shënuan rritje vjetore prej 54.4

përqind. Nga kjo shihet se bankat vazhdojnë të

favorizojnë investimet në letra me vlerë në tregun

vendor, gjë e cila kryesisht reflekton normat më të

larta të interesit që ofrojnë këto instrumente të

investimeve.

Kreditë

Gjatë tremujorit të parë 2015, kreditë vazhduan të

përshpejtojnë ritmin e rritjes. Në mars 2015, gjithsej

kreditë arritën vlerën 1.90 miliardë euro, që paraqet

rritje vjetore prej 4.3 përqind (2.4 përqind në mars

2014) (figura 14). Duke arritur vlerën prej 216.3

milionë euro, gjithsej kreditë e reja të lëshuara gjatë

tremujorit të parë 2015 u karakterizuan me rritje

vjetore prej 8.4 përqind. (figura 15).

Rritja e aktivitetit kreditor, sipas anketës për

kreditimin bankar, i atribuohet kryesisht ofertës më

të lehtësuar bankare gjatë periudhës shtator 2014 –

mars 2015, përderisa kërkesa për kredi vlerësohet të

ketë mbetur përgjithësisht e pandryshuar gjatë kësaj

periudhe. Bankat deklaruan standarde më të

lehtësuara kreditore për ndërmarrjet dhe për kreditë

konsumuese gjatë kësaj periudhe. Sa i përket shkallës

së aprovimit të kredive, bankat deklaruan të kenë

mbajtur një qasje më të lehtësuar përgjithësisht për

NVM-të.

Në gjashtë muajt e ardhshëm (mars-shtator 2015),

oferta kredituese e bankave, shprehur përmes

standardeve të aplikuara kreditore pritet të mbetet

përgjithësisht e pandryshuar. Megjithatë, një numër i

bankave kanë deklaruar se presin lehtësim te

standardeve kreditore për NVM-të, përderisa

pothuajse të gjitha bankat deklaruan se presin

lehtësim deri në një masë të standardeve kreditore që

do të aplikojnë për ekonomitë familjare (kredi

0%

4%

8%

12%

16%

20%

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

2011 2012 2013 2014 2015

Norma vjetore e rritjes së depozitave Norma vjetore e rritjes së kredive

Burimi: BQK (2015)

Figura 14. Trendi i rritjes së kredive dhe depozitave, në përqindje

-10.6%

0.2%

21.9%

8.4%

-15%

-10%

-5%

0%

5%

10%

15%

20%

25%

0

50

100

150

200

250

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Vlera e kredive të reja Ndryshimi vjetor i kredive të reja

Figura 15. Vlera dhe ndryshimi vjetor i kredive të reja, në milionë euro

Burimi: BQK (2015)

Page 13: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

13

konsumuese dhe kredi për blerje të shtëpive). Sa i

përket shkallës së aprovimit të kredive, bankat presin

qe shkalla e aprovimit të kredive në gjashtë muajt e

ardhshëm të mbetet përgjithësisht e pandryshuar,

megjithëse një qasje më të lehtë në financim bankar

pritet të kenë NVM-të dhe ekonomitë familjare.

Për dallim nga gjashtëmujori i kaluar kur kërkesa për

kredi ishte përgjithësisht më e ulët, në periudhën

mars/shtator 2015, bankat kanë deklaruar se presin

një rikuperim të kërkesës për kredi. Kërkesa për

kredi pritet të jetë më e lartë nga NVM-të, por edhe

nga ndërmarrjet e mëdha. Kërkesë më të lartë bankat

presin edhe nga ekonomitë familjare.

Rritja e gjithsej kredive deri në mars 2015 kundrejt

periudhës së njëjtë në vitin paraprak kryesisht i

atribuohet rritjes së theksuar prej 10.8 përqind të

kredive ndaj ekonomive familjare (3.5 përqind në

mars 2014). Me rritje u karakterizuan edhe kreditë

ndaj ndërmarrjeve, të cilat poashtu u karakterizuan

me përshpejtim të rritjes në 2.9 përqind në mars 2015

(2.2 përqind në mars 2014) (figura 16).

Struktura e kredive ndaj ndërmarrjeve sipas

veprimtarive ekonomike vazhdon të dominohet nga

kreditë e destinuara për tregti me pjesëmarrje prej

53.2 përqind, pasuar nga prodhimtaria me 12.2

përqind dhe ndërtimtaria me 8.2 përqind. Sektori i

bujqësisë vazhdon të ketë çasje më të ulët në

financimin bankar, me pjesëmarrje prej 3.9 përqind

në gjithsej kreditë për ndërmarrjet (figura 17).

Gjatë tremujorit të parë 2015, kreditimi ndaj të gjithë

sektorëve të ekonomisë shënoi rritje, përjashtuar

sektorin e ndërtimtarisë i cili vazhdon të

karakterizohet me rënie të kreditimit. Kreditimi i

sektorit të bujqësisë u karakterizua me rritjen më të

theksuar krahasuar me sektorët tjerë. Kreditë ndaj

sektorit të bujqësisë në mars 2015 shënuan rritje

vjetore prej 9.4 përqind krahasuar me rënien prej 1.6

përqind në mars 2014. Rritja është rrjedhojë e uljes së

theksuar të normave të interesit të ofruara nga

bankat dhe njëkohësisht rritjes së theksuar të numrit

të bizneseve në këtë sektor.

17.1%

6.2%3.5%

10.8%

8.8%

3.8%2.2%

2.9%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

16%

18%

-100

100

300

500

700

900

1,100

1,300

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Kreditë për ekonomitë familjare Kreditë për ndërmarrje

Ndryshimi vjetor për ekonomitë familjare Ndryshimi vjetor për ndërmarrje

Figura 16. Vlerat dhe ndryshimet vjetore të kredive, në milionë euro

Burimi: BQK (2015)

Tregti, 53.2%

Prodhim, 12.2%

Ndërtim, 8.2%

Shërbime financiare, 5.9%

Bujqësi, 3.9%

Tjera, 16.6%

Figura 17. Kreditë sipas sektorëve ekonomik, në përqindje (mars 2015)

Burimi: BQK (2015)

Page 14: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

14

Kreditë për sektorin e tregtisë shënuan rritje vjetore

prej 3.7 përqind (1.6 përqind në mars 2014). Rritja e

kreditimit ndaj sektorit të tregtisë është nxitur nga

rritja e aktivitetit tregtar të Kosovës me vendet tjera

dhe rënia e normave të interesit në kredi, gjë që mund

të ketë rritur kërkesën për kredi. Rritje shënuan edhe

kreditë për sektorin e prodhimtarisë të cilat në mars

2015 shënuan rritje vjetore prej 5.5 përqind. Sektori i

ndërtimtarisë ishte i vetmi sektor që vazhdoi të

karakterizohet me rënie të kreditimit. Në mars 2015,

kreditë ndaj sektorit të ndërtimtarisë shënuan rënie

vjetore prej 9.0 përqind (figura 18). Duke marë për

bazë rënien e numtit të ndërmarrjeve të reja të

regjistruara në këtë sektor, zvogëlimi i kreditimit

mund të reflektojë rënien e aktivitetit në këtë sektor.

Sipas afatit të maturimit, struktura e gjithsej kredive

mbetet kryesisht e ngjashme me vitet paraprake dhe

vazhdon të dominohet nga kreditë afatmesme,

gjegjësisht kreditë me afat ‘mbi 1 deri në 5 vite’

(figura 19).

Krahasuar me vitin paraprak, vërehet rënie e

pjesëmarrjes së kredive afatshkurtëra (‘deri në 1 vit),

përderisa është rritur pjesëmarrja e kredive

afatmesme dhe kredive afatgjata (‘mbi 5 vite’).

Rritja e pjesëmarrjes së kredive afatgjata në gjithsej

kreditë mund të reflektojë lehtësimin e standardeve

kreditore dhe kushteve të kreditimit nga ana e

bankave.

________________________________________________

Aktiviteti kreditues i sektorit bankar u karakterizua

me ritëm të përshpejtuar të rritjes gjatë tremujorit të

parë 2015. Rritjen më të lartë e shënuan kreditë për

ekonomitë familjare. Në kuadër të kredive për

ndërmarrjet, të gjithë sektorët e ekonomisë regjistruan

rritje të kreditimit, përveç sektorit të ndërtimtarisë.

Struktura e kredive sipas afatit të maturimit tregon

për rritje të pjesëmarrjes së kredive me afat të gjatë

maturimi.

__________________________________________________

Detyrimet

Në mars 2015, struktura e detyrimeve të sektorit

bankar të Kosovës vazhdoi të dominohet nga

depozitat, që paraqesin burimin kryesor të financimit

për bankat komerciale në Kosovë. Kategoria e dytë

për nga pesha në strukturë mbetet ajo e mjeteve

vetanake e cila në mars 2015 shënoi rritje vjetore prej

19.9 përqind (3.9 përqind në mars 2014). Rritja ishte

si rezultat i profitit të bartur nga viti i kaluar dhe

-15%

-10%

-5%

0%

5%

10%

15%

20%

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Prodhim Bujqësi Tregti Ndërtim

Burimi: BQK (2015)

Figura 18. Rritja vjetore e kredive sipas sektorëve ekonomik

21.5% 23.3% 25.3% 21.4%

48.9% 47.8% 46.2%47.2%

29.6% 28.8% 28.5% 31.4%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Deri ne 1 vit Mbi 1 deri 5 vite Mbi 5 vite

Figura 19. Struktura e maturimit të kredive

Burimi: BQK (2015)

Page 15: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

15

profitit të akumuluar gjatë tre muajve të parë të vitit

2015.

Kategoria e cila shënoi rritjen më të lartë në kuadër

të detyrimeve ishte bilanci nga bankat tjera që shënoi

rritje vjetore prej 35.6 përqind në mars 2015. Ndërsa,

borxhi i ndërvarur, në mars 2015 shënoi rënie vjetore

prej 16.0 përqind krahasuar me rritjen e theksuar

prej 81.5 përqind në mars 2014, kryesisht si rezultat i

ngritjes së nivelit të kapitalizimit bankar me rritjen e

fitimit të akumuluar në vitin 2014 .

Depozitat

Gjithsej depozitat në sektorin bankar në mars 2015

arritën vlerën 2.57 miliardë euro, duke shënuar rritje

prej 5.9 përqind (7.1 përqind në mars 2014) (figura

20).

Faktori kryesor që mund të ketë ndikuar në

ngadalësimin e rritjes së depozitave mund të jetë

rënia e theksuar e normës së interesit në depozita që

po karakterizon sektorin bankar. Ndikim në

ngadalësimin e rritjes së depozitave mund të ketë

pasur edhe rritja e emigrimit nga Kosova në muajt e

parë të vitit 2015. Struktura e depozitave në sektorin

bankar vazhdon të dominohet nga depozitat e

ekonomive familjare, të cilat përbëjnë 74.0 përqind të

gjithsej depozitave.

Kategoria e dytë për nga pesha në strukturë është ajo

e depozitave të ndërmarrjeve me pjesëmarrje prej 20.3

përqind në gjithsej depozitat (figura 21).

Në mars 2015 norma vjetore e rritjes së depozitave të

ekonomive familjare ishte 6.3 përqind, që është më e

ulët se sa rritja në vitin paraprak (7.2 përqind në

mars 2014). Ngadalësimi i rritjes përkon me rënien e

theksuar të normës së interesit në depozita në mars

2015 krahasuar me mars 2014. Ndërsa, depozitat e

ndërmarrjeve kanë përshpejtuar ritmin e rritjes duke

u rritur për 5.1 përqind në mars 2015 (4.7 përqind në

mars 2014). Rritja e depozitave të ndërmarrjeve mund

të jetë ndikuar nga rritja e normës së interesit në

depozitat e ndërmarrjeve në mars 2015 krahasuar me

mars 2014.

Kategoria e depozitave tjera (depozitat e jo-

rezidentëve, organizatave jo-qeveritare, etj.) shënoi

rritje vjetore prej 3.6 përqind në mars 2015 (15.2

përqind në mars 2014).

8.8% 8.7%7.1%

5.9%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

16%

18%

0

500

1,000

1,500

2,000

2,500

3,000

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Depozitat Ndryshimi vjetor

Figura 20. Ndryshimi vjetor i depozitave në bankat komerciale, në milionë euro

Burimi: BQK (2015)

5.4% 4.3% 4.3% 3.6%

13.7% 13.6% 14.0% 14.5%

72.7% 73.6% 73.7% 74.0%

4.9% 5.4% 5.9% 5.7%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

KTF KTP KJF Ekonomitë familjare Të tjera

Figura 21. Struktura e depozitave në bankat komerciale

Burimi: BQK (2015)

Page 16: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

16

Struktura e depozitave sipas maturitetit ka

ndryshuar krahasuar vitin paraprak kur ajo

dominohej nga depozitat e afatizuara. Në mars 2015,

pjesa më e madhe e depozitave ishin në formë të

depozitave të transferueshme, të cilat përbënë 49.2

përqind të gjithsej depozitave.

Depozitat e afatizuara përbënë 29.1 përqind ndërsa

ato të kursimit 21.7 përqind (figura 22).

Zvogëlimi i theksuar i pjesëmarrjes së depozitave të

afatizuara në strukturën e gjithsej depozitave u

ndikua nga rënia e theksuar e normave të interesit në

depozita, gjë që mund të ketë dekurajuar afatizimin e

depozitave nga depozituesit.

Në kuadër të strukturës së depozitave të afatizuara,

në periudhën raportuese vihet re rritje në pjesëmarrje

të depozitave me afat të gjatë maturimi ‘mbi 2 vite’

dhe në ato afatmesme ‘mbi 1 deri në 2 vite’. Ndërsa

depozitat afatshkurta ‘deri 1 vit’ kanë zvogëluar

pjesëmarrjen në strukturën e depozitave të

afatizuara. Këto lëvizje jenë ndikuar nga normat e

interesit, të cilat janë më të larta në depozitat me afat

më të gjatë maturimi krahasuar me normat në

depozitat me afat më të shkurtër maturimi (figura

23).

Në mars 2015, depozitat vazhduan të rriten por me

ritëm më të ngadalshëm krahasuar me vitin paraprak.

Kapitali vetanak, që përfaqëson kategorinë e dytë më të

madhe në kuadër të detyrimeve, shënoi rritje të

theksuar në mars 2015 kryesisht si rezultat i rritjes së

theksuar të profitit të sektorit bankar gjatë vitit.

Normat e Interesit

Normat e interesit në kredi dhe depozita kanë

vazhduar rënien edhe gjatë tremujorit të parë 2015.

Në mars 2015, norma mesatare e interesit në kredi u

zvogëlua në 8.9 përqind nga 11.2 përqind në mars

31.5% 33.3% 37.5%49.2%

51.5% 50.9% 44.6%29.1%

17.0% 15.8% 17.9% 21.7%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Depozitat e Transferushme Depozitat e afatizuara Depozitat e kursimit

Figura 22. Struktura depozitave sipas maturimit, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

53.9%

69.3%61.1%

46.4%

29.1%

13.5%19.5%

22.4%

17.0% 17.2% 19.4%31.2%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Deri 1 vit Mbi 1 deri në 2 vite Mbi 2 vite

Figura 23. Struktura e depozitave të afatizuara

Burimi: BQK (2015)

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

0%

2%

4%

6%

8%

10%

12%

14%

16%

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

2011 2012 2013 2014 2015

Normat e interesit në kredi

Normat e interesit në depozita (boshti i djathtë)

Dallimi kredi-depozita

Figura 24. Mesatarja e normave të interesit, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

Page 17: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

17

2014. Rënia mund të jetë ndikuar nga presioni i

konkurrencës bankare dhe zvogëlimit të kostos së

financimit të aktivitetit bankar. Në depozita, norma

mesatare e interesit u zvogëlua në 0.8 përqind nga

1.7 përqind sa ishte në mars 2014. Rënia konsiderohet

kryesisht rrjedhojë e prezencës së mjaftueshme të

likuiditetit në sektorin bankar.

Në mars 2015, dallimi në mes të normës së interesit

në kredi dhe depozita u zvogëlua në 8.1 përqind nga

9.5 përqind sa ishte në mars 2014, si rezultat i rënies

më të theksuar të normës së interesit në kredi

krahasuar me rënien në depozita (figura 24).

Trendi rënës i normave të interesit në kredi është

shprehur si në kreditë ndaj ndërmarrjeve, ashtu edhe

në ato ndaj ekonomive familjare. Norma mesatare e

interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve në mars 2015

u zvogëlua në 8.9 përqind nga 11.3 përqind sa ishte në

mars 2014. Në kuadër të ndërmarrjeve, rënia më e

theksuar u shënua në kreditë investuese me maturim

‘mbi 1 vit’, të cilat në mars 2015 zbritën në 8.3

përqind nga 11.4 përqind në mars 2014 (figura 25).

Sipas veprimtarisë ekonomike, rënia e normës së

interesit ishte më e theksuar në kreditë ndaj sektorit

të bujqësisë dhe shërbimeve. Norma mesatare e

interesit në kreditë ndaj sektorit të bujqësisë u

zvogëlua në 11.1 përqind në mars 2015 nga 15.9

përqind në mars 2014, ndërsa për sektorin e

shërbimeve u zvogëlua në 9.0 përqind nga 11.0

përqind në mars 2014. Sektori i industrisë vazhdon të

ketë normën më të ulët të interesit në kredi prej 8.7

përqind në mars 2015 (9.8 në mars 2014).

Në mars 2015, norma mesatare e interesit në kreditë

ndaj ekonomive familjare u zvogëlua në 8.9 përqind,

nga 11.1 përqind sa ishte në mars 2014. Sipas qëllimit

të përdorimit, normat e interesit në kreditë

konsumuese shënuan rënien më të madhe, në 9.0

përqind në mars 2015 (11.3 përqind në mars 2014),

përderisa norma e interesit për kreditë hipotekare u

zvogëlua në 8.2 përqind (9.3 përqind në mars 2014)

(figura 26).

Sa i përket normave të interesit në depozita, vërehet

një rënie e theksuar e interesit në depozitat e

ekonomive familjare nga 1.7 përqind në mars 2014 në

0.7 përqind në mars 2015 (figura 27). Ndërsa, norma

mesatare e interesit në depozitat e ndërmarrjeve u

5%

7%

9%

11%

13%

15%

17%

19%

21%

23%

Mars

Qers

hor

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qers

hor

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qers

hor

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qers

hor

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

2011 2012 2013 2014 2015

Investuese deri në 1 vit Investuese mbi 1 vitTë tjera deri në 1 vit Të tjera mbi 1 vit

Figura 25. Normat mesatare të interesit për kreditë e ndërmarrjeve, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

7%

9%

10%

12%

13%

15%

16%

18%

Mars

Qers

hor

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qers

hor

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qers

hor

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qers

hor

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

2011 2012 2013 2014 2015

Kreditë për ekonomitë familjare Kreditë konsumuese

Kreditë hipotekare

Figura 26. Normat mesatare të interesit për kreditë e ekonomive familjare, në përqind

Burimi: BQK (2015)

Page 18: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

18

rrit në 1.0 përqind në mars 2015 nga 0.5 përqind në

mars 2014.

Performanca e sektorit bankar

Profiti i sektorit bankar edhe gjatë tremujorit të parë

2015 shënoi rritje të theksuar krahasuar me vitet

paraprake. Neto profiti i realizuar deri në mars 2015

shënoi vlerën 19.9 milionë euro, krahasuar me vlerën

prej 9.8 milionë euro të regjistruar deri në mars 2014.

Rritja e profitit është kryesisht rezultat i zvogëlimit të

shpenzimeve, përderisa të hyrat shënuan rritje të

lehtë.

Të hyrat e sektorit bankar deri në mars 2015 arritën

vlerën 59.7 milionë euro dhë shënuan rritje vjetore

prej 0.4 përqind. Struktura e të hyrave vazhdon të

dominohet nga të hyrat nga interesi me 79.2 përqind,

pasuar nga të hyrat nga jo-interesi me pjesëmarrje

prej 20.1 përqind, dhe pjesa e mbetur nga të hyrat nga

rivlerësimi.

Deri në mars 2015, të hyrat nga interesi shënuan

rënie vjetore prej 1.0 përqind. Kjo rënie i atribuohet

zvogëlimit të hyrave nga interesi në kredi kryesisht si

rrjedhojë e rënies së normave të interesit në kredi. Të

hyrat nga jo-interesi deri në mars 2015 shënuan rritje

vjetore prej 3.1 përqind, dhe kishin kontributin

kryesor në rritjen e gjithsej të hyrave. Në kuadër të të

hyrave nga jo interesi, të hyrat nga tarifat dhe

komisionet dhe të ardhurat tjera operative shënuan

rritje vjetore prej 3.3 përqind përkatësisht 0.6

përqind.

Vlera e gjithsej shpenzimeve të sektorit bankar deri

në mars 2015 arriti në 39.7 milionë euro, e cila është

për 20.0 përqind më e ulët krahasuar me periudhën e

njëjtë të vitit paraprak. Zvogëlimi i gjithsej

shpenzimeve në masë të madhe ishte rezultat i

reduktimit të shpenzimeve të interesit, që shënuan

rënie vjetore prej 53.3 përqind. Në kuadër të

shpenzimeve të interesit, shpenzimet për interesin në

depozita shënuan rënie vjetore prej 59.5 përqind, që

kryesisht reflekton zvogëlimin e normës së interesit

në depozita.

Gjithashtu, kontribut në zvogëlimin e gjithsej

shpenzimeve kishe edhe reduktimi i shpenzimeve të

jo-interesit, të cilat shënuan rënie vjetore prej 37.1

përqind. Në kuadër të tyre, rënien më të madhe

0.0%

0.5%

1.0%

1.5%

2.0%

2.5%

3.0%

3.5%

4.0%

4.5%

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

2011 2012 2013 2014 2015

Interesi në depozitat për ekonomitë familjareInteresi në depozitat për ndërmarrje

Figura 27. Normat mesatare të interesit për depozita, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

88.0%89.8%

83.6%

66.6%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

0

10

20

30

40

50

60

70

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Në p

ërq

ind

je

Të hyrat Shpenzimet Shpenzimet/të hyrat (boshti i djathtë)

Figura 28. Të hyrat dhe shpenzimet e bankave komerciale, në milionë euro

Burimi: BQK (2015)

Page 19: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

19

vjetore prej 45.9 përqind shënuan shpenzimet për

provizione. Rënia e vlerës së gjithsej kredive jo-

performuese ka ndikuar në ndarjen më të ulët të

provizioneve për humbjet e mundshme nga kreditë.

Ndërsa, shpenzimet e përgjithshme dhe

administrative, që përfaqësojnë pjesën më të madhe

të gjithsej shpenzimeve, shënuan një rritje vjetore

prej 2.2 përqind deri në mars 2015.

Rritja e lehtë e të hyrave dhe zvogëlimi i theksuar i

shpenzimeve ka ndikuar që raporti i shpenzimeve

ndaj të hyrave të sektorit bankar të përmirësohet

dukshëm. Në mars 2015, ky indikator u zvogëlua në

66.6 përqind, krahasuar me 83.6 përqind sa ishte deri

në mars 2014 (figura 28). Po ashtu, profiti i realizuar

deri në mars 2015 ka ndikuar që Kthimi në

Mesataren e Aseteve (ROAA) të përmirësohet në 2.5

përqind, nga 1.9 përqind sa ishte në 2014, përderisa

Kthimi në Mesataren e Kapitalit (ROAE) u

përmirësua në 23.6 përqind, nga 20.2 përqind sa ishte

në 2014 (figura 29).6

6

ROAA dhe ROAE për vitin 2015 janë të anualizuara me performancën e sektorit bankar deri

në mars 2015.

__________________________________________________

Profiti i sektorit bankar ka vazhduar të rritet edhe

gjatë tremujorit të parë 2015. Zvogëlimi i theksuar i

shpenzimeve, sidomos shpenzimeve të interesit dhe

atyre për provizione, paraqesin kontribuesin kryesor në

rritjen e gjithsej profitit të sektorit bankar. Në anën

tjetër, të hyrat shënuan vetëm një rritje të lehtë.

__________________________________________________

Treguesit e shëndetit financiar

Sektori bankar i Kosovës vijon të karakterizohet me

nivel të ulët të kredive jo performuese dhe nivel të

kënaqshëm të mbulueshmërisë së tyre me provizione.

Në mars 2015, pjesëmarrja e kredive jo performuese

në gjithsej kreditë u zvogëlua në 8.1 përqind nga 8.6

përqind sa ishte në mars 2014 (figura 30). Në rënien e

normës së NPL-ve mund të ketë ndikuar përshpejtimi

i rritjes së kreditimit gjatë kësaj periudhe mirëpo

edhe rënia vjetore prej 1.2 përqind e vlerës së kredive

jo performuese krahasuar me rritjen prej 15.5 përqind

të shënuar në mars 2014 (figura 31). Mbulueshmëria

me provizione e kredive jo performuese në mars 2015

u përmirësua në 116.4 përqind krahasuar me 114.6

përqind në mars 2014.

0.7% 0.9%1.9%

2.5%

7.1%

9.4%

20.2%

23.6%

0%

5%

10%

15%

20%

25%

0

10

20

30

40

50

60

70

80

90

2012 2013 2014 2015

Në p

ërq

ind

je

Në m

ilio

eu

ro

Profiti ROAA (boshti i djathtë) ROAE (boshti i djathtë)

Figura 29. Treguesit e profitabilitetit

Për 2015 treguesit e profitabilitetit janë llogaritur duke u bazuar në performancën deri në Mars 2015

Burimi: BQK (2015)

-10%

10%

30%

50%

70%

90%

110%

130%

150%

0%

1%

2%

3%

4%

5%

6%

7%

8%

9%

10%M

ars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

Qe

rsho

r

Shta

tor

Dhje

tor

Mars

2010 2011 2012 2013 2014 2015

NPL Provizionet për humbje nga kreditë (boshti i djathtë)

Figura 30. NPL dhe provizionet për humbje nga kreditë, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

Page 20: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

20

Sektori bankar vazhdon të ketë nivel të mirë të

kapitalizimit. Treguesi i Mjaftueshmërisë së Kapitalit

(CAR) arriti në 18.7 përqind në mars 2015 nga 17.4

përqind sa ishte në mars 2014. Përforcimi i

kapitalizimit të sektorit bankar kryesisht i atribuohet

profitit të realizuar nga bankat në vitin 2014 si dhe

fitimit të akumuluar gjatë tre muajve të parë të vitit

2015. Sektori bankar vazhdon të ketë pozicion të

kënaqshëm të likuiditetit. Në mars 2015, raporti i

kredive ndaj depozitave ishte 73.9 përqind, kurse

raporti i mjeteve likuide ndaj gjithsej detyrimeve

afatshkurtra qëndroi në 44.2 përqind në mars 2015.7

Fondet pensionale

Asetet e sektorit pensional në mars 2015 arritën

vlerën prej 1.17 miliardë euro, duke shënuar rritje

vjetore prej 23.1 përqind (figura 32).

Struktura e aseteve të sektorit të pensioneve vazhdon

të jetë e ngjashme me periudhat paraprake. Fondi i

Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) menaxhon

99.5 përqind të gjithsej aseteve, ndërsa pjesa e mbetur

7 Rregullorja përkatëse e BQK-së kërkon që raporti i mjeteve likuide ndaj detyrimeve

afatshkurtra të mos jetë më i ulët se 25 përqind.

prej 0.5 përqind menaxhohet nga Fondi Slloveno–

Kosovar i Pensioneve (FSKP).

Asetet e FKPK-së gjatë tremujorit të parë 2015 kanë

vazhduar të rriten si rezultat i arkëtimeve të reja të

kontributeve pensionale dhe kthimit pozitiv në

investime. Në mars 2015, vlera e gjithsej aseteve të

FKPK-së arriti në 1.17 miliardë euro, duke shënuar

rritje vjetore prej 23.2 përqind. Deri në mars 2015,

FKPK ka realizuar 54.8 milionë euro kthim bruto nga

investimet, që paraqet kthimin me vlerën më të lartë

të arritur gjatë një tremujori të vetëm. Ndërsa, vlera e

kontributeve të arkëtuara deri në mars 2015 arriti në

32.7 milionë euro me rreth 482.0 mijë kontribues.

Në ditën e fundit të muajit mars 2015, çmimi i

aksionit arriti në 1.35 euro (1.22 euro në mars 2014).

Gjithashtu, edhe FSKP-ja u karakterizua me rritje të

aktivitetit dhe performancës gjatë tremujorit të parë

2015. Në mars 2015, vlera e gjithsej aseteve të FSKP-

së arriti në 6.1 milionë euro, duke shënuar rritje

vjetore prej 10.6 përqind. Rritja kryesisht i atribuohet

kthimit nga investimet, që deri në mars 2015 arriti në

208.3 mijë euro. Në ditën e fundit të marsit 2015,

9.8%

32.9%

15.5%

-1.2%

13.5%

3.8% 2.4% 4.3%

-5%

5%

15%

25%

35%

45%

55%

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Norma e rritjes së NPL-ve Norma e rritjes së gjithsej kredive

Burimi: BQK (2015)

Figura 31. Rritja vjetore e gjithsej kredive dhe kredive joperformuese, në përqindje

22.6%

24.5%

19.2%

23.1%

0%

5%

10%

15%

20%

25%

30%

0

200

400

600

800

1,000

1,200

1,400

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

rqin

dje

mil

ion

ë e

uro

Gjithsej asetet Rritja vjetore (boshti i djathtë)

Figura 32. Asetet e fondeve pensionale dhe rritja vjetore

Burimi: BQK (2015)

Page 21: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

21

çmimi i aksionit të FSKP-së arriti në 151.41 euro

(140.81 euro në mars 2014).8

Institucionet mikrofinanciare (IMF)

Gjithsej asetet e sektorit mikrofinanciar në mars 2015

arritën vlerën prej 113.5 milionë euro, që paraqet një

rritje vjetore prej 1.9 përqind krahasuar me rënien

prej 1.5 përqind në mars 2014 (figura 33).

Vlera e gjithsej kredive arriti në 75.2 milionë euro në

mars 2015, duke shënuar rritje vjetore prej 1.3

përqind (rënie vjetore prej 2.0 përqind në mars 2014).

Rritja e gjithsej kredive ishte rezultat i rritjes së

kredive për ndërmarrjet, në cilat në mars 2015 ishin

për 8.0 përqind më të larta krahasuar me mars 2014.

Ndërsa, kreditë ndaj ekonomive familjare shënuan

rënie vjetore prej 1.8 përqind. Rënia e kreditimit ndaj

ekonomive familjare mund të jetë ndikuar nga

konkurrenca prej sektorit bankar duke marrë

parasysh që kreditimi bankar për ekonomitë familjare

gjatë kësaj periudhë ka shënuar rritje të theksuar.

8

Vlera bazë e aksionit të FSKP-së është 100 për dallim nga ajo e FKPK-së që është 1.

Sipas sektorëve ekonomik, pothuajse të gjitha

kategoritë e kreditimit në mars 2015 u karakterizuan

me rritje. Kreditë ndaj sektorit të shërbimeve të cilat

përbëjnë 45.8 përqind të gjithsej strukturës, u

karakterizuan me rritje vjetore prej 5.8 përqind (rënie

vjetore prej 1.7 përqind në mars 2014). Kreditë ndaj

sektorit të industrisë, të cilat janë kategoria e dytë

për nga pesha në strukturë, shënuan rritjen më të

theksuar vjetore prej 16.7 përqind në mars 2015

krahasuar me rënien vjetore prej 6.0 përqind në mars

2014. Në kuadër të sektorit të industrisë, kreditë për

ndërtimtari u karakterizuan me rritje vjetore prej

14.3 përqind në mars 2015, për dallim nga sektori

bankar, ku kreditimit i kësaj veprimtarie vazhdon të

zvogëlohet. Me rritje u karakterizua edhe kategoria e

tretë për nga madhësia që përbëhet nga kreditë ndaj

bujqësisë, të cilat shënuan rritje vjetore prej 3.1

përqind në mars 2015 (rënie prej 14.9 përqind në

mars 2014).

Struktura e kredive të IMF-ve sipas afatit të

maturimit vazhdon të jetë e ngjashme me vitet e

kaluara, duke u dominuar nga kreditë me afat të

mesëm maturimi. Në mars 2015, kreditë me afat

maturimi ‘mbi 1 deri 5 vite’ në mars 2015 kishin një

-8.4%

-7.5%

-1.5%

1.9%

-13%

-10%

-7%

-4%

-1%

2%

5%

8%

100

105

110

115

120

125

130

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Në p

ërq

ind

je

Në m

ilio

eu

ro

Gjithsej asetet Rritja vjetore (boshti i djathtë)

Figura 33. Asetet e institucioneve mikrofinanciare dhe rritja vjetore

Burimi: BQK (2015)

17.9% 17.4% 17.1% 14.2%

81.4% 81.9% 82.4% 85.5%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Deri në 1 vit Mbi 1 deri 5 vite Mbi 5 vite

Figura 34. Struktura e kredive të institucionevemikrofinanciare sipas maturitetit, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

Page 22: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

22

pjesëmarrje prej 85.5 përqind në gjithsej kreditë,

pasuar nga ato me maturim ‘deri 1 vit’ me 14.2

përqind dhe ‘mbi 5 vite’ me 0.3 përqind (figura 34).

Vlera e lizingjeve në mars 2015 arriti në 22.8 milionë

euro, duke shënuar një rritje vjetore prej 2.3 përqind.

Lizingjet për ekonomitë familjare u karakterizuan me

rritje vjetore prej 78.7 përqind kryesisht si rezultat i

rritjes së lizingut hipotekar. Ndërsa, lizingjet për

ndërmarrje shënuan rënie vjetore prej 31.2 përqind në

mars 2015 kryesisht si rrjedhojë e zvogëlimit të

lizingut financiar – kredive hipotekare, dhe lizingut

për blerjen e pajisjeve.

Zgjerimi i aktivitetit kreditues të IMF-ve u mbështet

nga rritja e huazimeve prej sektorit të jashtëm, që

përfaqësojnë burimin kryesor të financimit të

aktivitetit të këtij sektori. Në mars 2015, huazimet e

IMF-ve arritën vlerën prej 82.4 milionë euro, që

paraqet një rritje vjetore prej 1.5 përqind (rënie prej

2.1 përqind në mars 2014).

Institucionet mikrofinanciare vazhdojnë të

karakterizohen me nivel relativisht të ulët të kredive

jo performuese dhe nivel të kënaqshëm të

provizioneve për mbulimin e kësaj kategorie të

kredive. Në mars 2015, pjesëmarrja e kredive jo

performuese në gjithsej kreditë u përmirësua në 5.2

përqind, në krahasim me normën prej 5.8 përqind sa

ishte në mars 2014. Gjithashtu, edhe mbulueshmëria

e kredive jo performuese me provizione u përmirësua

në 114.4 përqind në mars 2015 krahasuar me nivelin

prej 106.3 përqind në mars 2014.

Sektori mikrofinanciar vazhdon të karakterizohet me

norma më të larta të interesit në kredi, në krahasim

me normat që ofrohen nga sektori bankar. Mesatarja

e normës efektive të interesit në kreditë e lëshuara

nga IMF-të në mars 2015 ishte 24.1 përqind (24.1

përqind në mars 2014).

Mesatarja e interesit në kreditë ndaj ekonomive

familjare në mars 2015 ishte 24.5 përqind, që paraqet

nivel të ngjashëm me periudhën e njëjtë të vitit të

kaluar. Kurse, mesatarja e interesit në kreditë ndaj

ndërmarrjeve në mars 2015 ishte 23.2 përqind

krahasuar me mesataren prej 18.4 përqind sa ishte në

mars 2014 (figura 35).

Në kuadër të kredive ndaj ndërmarrjeve, norma

mesatare e interesit në kreditë ndaj sektorit të

bujqësisë dhe industrisë në mars 2015 u zvogëlua në

24.9 përqind përkatësisht 23.9 përqind (26.0 përqind

përkatësisht 24.3 përqind në mars 2014). Kurse,

norma mesatare e interesit në kreditë ndaj sektorit të

shërbimeve u rrit në 23.6 përqind nga 22.2 përqind në

mars 2014. Zvogëlimi i normave të interesit për

sektorin e bujqësisë dhe industrisë mund të ketë

pasur efekt pozitiv në rritjen e kreditimit për këto dy

15%

17%

19%

21%

23%

25%

27%

29%

Mars 2012 Mars 2013 Mars 2014 Mars 2015

Për ndërmarrjet Për ekonomitë familjare

Figura 35. Mesatarja e normave të interesit në kredi të institucioneve mikrofinanciare, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

Page 23: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

23

kategori në mars 2015 krahasuar me periudhën e

njëjtë të vitit të kaluar.

Sektori mikrofinanciar deri në mars 2015, regjistroi

profit neto prej 359.8 mijë euro kundrejt humbjeve

prej 243.1 mijë euro të shënuara në periudhën e njëjtë

të vitit paraprak. Performanca pozitive financiare

ishte rrjedhojë e rritjes së të hyrave krahas zvogëlimit

të shpenzimeve.

Në mars 2015, sektori mikrofinanciar realizoi të hyra

në vlerë prej 4.9 milionë euro, që paraqet rritje vjetore

të konsiderueshme prej 6.0 përqind krahasuar me

rënien prej 12.1 përqind të shënuar në mars 2014. Në

anën tjetër, shpenzimet arritën vlerën prej 4.6 milionë

euro në mars 2015 duke shënuar rënie vjetore prej 6.6

përqind. Rënia ishte kryesisht si rezultat i zvogëlimit

të shpenzimeve për provizionet për humbjet e

mundshme nga kreditë.

Rrjedhimisht, Kthimi në Mesataren e Aseteve (ROAA)

u përmirësua në 1.3 përqind (1.1 përqind në vitin

2014), ndërsa Kthimi në Mesataren e Kapitalit

(ROAE) u përmirësua në 4.6 përqind (4.3 përqind në

vitin 2014).9

Kompanitë e sigurimit

Gjithsej asetet e sektorit të sigurimeve në mars 2015

shënuan rritje vjetore prej 7.3 përqind, duke arritur

vlerën 141.9 milionë euro. Në kuadër të gjithsej

aseteve, sigurimet jo-jetë përfshijnë 127.4 milionë

euro, ndërsa sigurimet jetë 14.5 milionë euro.

Vlera e primeve të shkruara gjatë kësaj periudhe

arriti në 21.4 milionë euro, që paraqet një rritje

9 ROAA dhe ROAE për vitin 2015 janë të anualizuara me performancën e sektorit deri në

mars 2015.

vjetore prej 16.0 përqind. Primet e sigurimit jo-jetë

kanë gjeneruar 20.7 milionë euro, ndërsa ato të

sigurimit jetë 0.6 milionë euro. Vlera totale e dëmeve

të paguara deri në mars 2015 arriti në 8.2 milionë10

euro, prej të cilave 5.6 milionë euro janë dëme të

paguara në kuadër të sigurimit të përgjegjësisë ndaj

palës së tretë.

Deri në mars 2015, sektori i sigurimeve regjistroi

humbje në vlerë prej 246.0 mijë euro, krahasuar me

humbjet prej 73.8 mijë euro të vitit paraprak.

Sigurimi jo-jetë vazhdon të karakterizohet me humbje

krahas performancës pozitive financiare të sigurimit

jetë. Deri në mars 2015, sigurimi jo-jetë kishte

humbje prej 371.7 mijë euro krahasuar me humbjet

prej 347.8 mijë euro gjatë periudhës së njëjtë të vitit

paraprak. Kurse, sigurimi jetë regjistroi profit në

vlerë prej 125.7 mijë euro nga 274.0 mijë euro deri

në mars 2014.

Operimi me humbje i sektorit të sigurimeve ndikoi në

përkeqësimin e indikatorëve të profitabilitetit si

Kthimi në Mesataren e Aseteve (ROAA) dhe Kthimi

në Mesataren e Kapitalit (ROAE). ROAA u

përkeqësua në -0.7 përqind (-0.2 përqind në vitin

2014) kurse ROAE në -2.1 përqind (-0.7 përqind në

vitin 2014).11

__________________________________________________

Sektori pensional vazhdoi të ketë performancë të mirë

financiare dhe zgjerim të aktivitetit. Deri në mars

2015, sektori pensional shënoi rritje rekorde të kthimit

bruto nga investimet. Sektori mikrofinanciar u

karakterizua me rritje të aktivitetit dhe rritje të fitimit

10

Duke përjashtuar dëmet e paguara nga Byroja Kosovare e Sigurimit. 11

ROAA dhe ROAE të anualizuara me performancën e sektorit deri në Mars 2015

Page 24: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

24

neto gjatë kësaj periudhe. Kurse, sektori i sigurimeve

shënoi rritje të aktivitetit, mirëpo u karakterizua me

dobësim të performancës financiare.

Tregu i letrave me vlerë

Gjatë periudhës janar-mars 2015, shuma e letrave me

vlerë të emetuara të Qeverisë së Kosovë arriti në 100

milionë euro krahasuar me vlerën prej 116.4 milionë

në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rënie u

ndikua prej ofertës së zvogëluar nga Qeveria e

Kosovës, e cila zvogëloi shumën e letrave me vlerë të

emetuara, më konkretisht ato me maturim prej 91

dhe 182 ditësh.

Deri në mars 2015, kalendari i publikuar për letra me

vlerë ka pasur gjithsej 5 ankande. Prej të cilave, 1 me

afat maturimi 91 ditë, 1 me afat maturimi 182 ditë, 2

me afat maturimi 364 ditë, si dhe 1 ankand me afat

maturimi dy vjeçar. Krahasuar me vitet e kaluara,

kemi një orientim më të madh drejtë emetimit të

letrave me vlerë me afat më të gjatë maturimi (figura

36).

Kjo zhvendosje, u ndikua nga ana e ofertës dhe

normave të interesit më të larta në instrumentet

afatgjata.

Që nga fillimi i emetimit të letrave me vlerë në vitin

2012, shuma e ofertuar vazhdimisht ka tejkaluar

shumën e shpallur në ankande prej Departamentit të

Thesarit në kuadër të Ministrisë së Financave. Në

mars 2015, raporti në mes të shumës së ofertuar dhe

asaj të shpallur në ankande ishte 1.9 herë më i lartë

që është raport i ngjashëm në mars 2014. Rritja e

përshpejtuar e kreditimit bankar gjatë tremujorit të

parë 2015 si dhe ngadalësimi i rritjes së depozitave

mund të kenë ndikuar që kërkesa për letra me vlerë

nga bankat të mos shënojë rritje të mëtutjeshme.

Ndikim të ngjashëm mund të ketë pasur edhe

zhvendosja e një pjese të konsiderueshme të mjeteve

të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës nga

BQK-ja në sektorin e jashtëm.

Norma mesatare e interesit në letrat me vlerë në

periudhën janar-mars 2015 ishte më e lartë (1.8

përqind) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit

paraprak (1.2 përqind). Zhvendosja e emetimit të

letrave drejt atyre me maturim afatgjatë ka ndikuar

100.0%

40.5%

12.9% 10.0%

59.5%

61.3%

20.0%

17.2%

50.0%

8.6%20.0%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

70%

80%

90%

100%

Janar - Mars 2012 Janar - Mars 2013 Janar - Mars 2014 Janar - Mars 2015

91 ditë 182 ditë 364 ditë 731 ditë

Figura 36. Struktura e letrave me vlerë të Qeverisë sipas maturimit, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

3.7%

0.8%0.5%

0.7%

1.2%1.0%

2.0%

1.4%

1.7%

2.4%

2.8%

0%

1%

1%

2%

2%

3%

3%

4%

4%

Janar - Mars 2012 Janar - Mars 2013 Janar - Mars 2014 Janar - Mars 2015

91 ditë 182 ditë 364 ditë 731 ditë

Figura 37. Normat e interesit të letrave me vlerë të Qeverisë sipas maturimit, në përqindje

Burimi: BQK (2015)

Page 25: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

25

që norma mesatare e interesit gjatë kësaj periudhe të

jetë më e lartë krahasuar me periudhën paraprake

(figura 37).

Sektori i Jashtëm

Në tremujorin e parë të vitit 2015, deficiti në llogarinë

rrjedhëse dhe kapitale kishte vlerën 50.0 milionë

euro, që tregon për një rritje krahasuar me deficitin

prej 34.3 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të

vitit paraprak. Përkeqësimi i bilancit të llogarisë

rrjedhëse dhe kapitale në tremujorin e parë të vitit

2015 kryesisht i atribuohet rritjes së deficitit në

llogarinë rrjedhëse gjatë kësaj periudhe. Në kuadër të

llogarisë rrjedhëse, deficiti në tregtinë e mallrave ka

shënuar një përmirësim të lehtë prej 1.3 përqind,

përderisa llogaria e shërbimeve dhe të ardhurave

parësore u karakterizua me zvogëlim të bilancit

pozitiv prej 2.9 përkatësisht 27.5 përqind krahasuar

me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Gjithashtu,

bilanci pozitiv i llogarisë së të ardhurave dytësore

ishte më ulët për 2.7 përqind, i cili kryesisht i

atribuohet zvogëlimit të transfereve qeveritare

ndërkohë që remitencat kanë shënuar rritje të

konsiderueshme.

Deficiti i llogarisë së mallrave arriti vlerën prej 386.6

milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2015, që

paraqet një rënie prej 1.3 përqind krahasuar me

periudhën e njëjtë të vitit paraprak (figura 38).

Gjithsej eksportet në mars 2015 arritën vlerën 74.7

milionë euro, që përkon me një normë vjetore të

rritjes prej 13.5 përqind. Rritja e eksporteve gjatë

kësaj periudhe kryesisht i atribuohet rritjes së vlerës

së eksporteve të metaleve bazë, si kategoria me

peshën më të lartë në kuadër të gjithsej eksporteve të

vendit, rritjes së eksporteve të plastikës dhe gomës,

si dhe eksporteve të produkteve ushqimore.

Në mars 2015, sasia e mallrave të eksportuara u

karakterizua me një rritje vjetore prej 16 përqind, për

dallim nga rënia vjetore prej 4 përqind me të cilën

ishin karakterizuar në vitin paraprak.

Vlera e gjithsej importeve në Kosovë, në mars 2015,

arriti në 461.3 milionë euro, që paraqet një rritje

vjetore prej 0.9 përqind. Në kuadër të gjithsej

importeve, me rritje u karakterizuan kategoria e

makinerive dhe pajisjeve elektrike, produktet

ushqimore, kategoria e mjeteve të transportit, etj. Si

rezultat i rritjes më të shpejtë të vlerës së eksporteve

në shkurt 2015, shkalla e mbulueshmërisë së

importeve me eksporte u rrit në 16.2 përqind, nga

14.4 përqind sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit

paraprak.

Kategoria më e madhe në kuadër të të hyrave të

llogarisë së të ardhurave parësore mbeten të hyrat

nga kompenzimi i punonjësve, gjegjësisht të hyrat nga

-700

-500

-300

-100

100

300

500

700

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015

Eksportet Importet Bilanci Tregtar

Figura 38. Eksportet, importet dhe bilanci tregtar, në milionë euro

Burimi: ASK (2015)

Page 26: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë, Nr. 10, Tremujori I/2015

26

të ardhurat e punonjësve Kosovar jashtë vendit.12 Në

tremujorin e parë të vitit 2015, të hyrat nga

kompenzimi i punonjësve arritën vlerën prej 53.7

milionë euro, një rritje krahasuar me periudhën e

njëjtë të vitit paraprak prej 11.6 përqind.

Remitencat, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë

më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave

dytësore, vazhdojnë të kontribuojë në ngushtimin e

deficitit të llogarisë rrjedhëse. Vetëm në tremujorin e

parë të vitit 2015, vlera e remitencave të pranuara në

Kosovë arriti vlerën prej 159.3 milionë euro, një rritje

prej 21.7 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të

vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë të vitit 2015, vlera e IHD-ve u

karakterizua me rritje krahasuar me periudhën e

njëjtë të vitit paraprak. IHD-të arritën vlerën prej

87.1 milionë euro, një rritje krahasuar me vlerën prej

42.7 milionë euro të shënuar në periudhën e njëjtë të

vitit paraprak. Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me

rritje të vlerës u karakterizuan të dy kategoritë,

12

Kompensimi i punonjësve përfshinë pagat, mëditjet dhe beneficionet e tjera të paguara për

punëtorët jorezident në vend, apo të pranuara nga punëtorët rezident jashtë vendit. Në këtë

kontekst, përfshinë punëtorët sezonal apo punëtorët tjerë afatshkurtër (më pak se një vit) dhe

punëtorët kufitar të cilët qendrën e interesit ekonomik e kanë në ekonominë e tyre.

kapitali dhe fondi i investimeve në aksione dhe

investimet në instrumentet e borxhit.

Sektorët që përfituan më shumë nga rritja e IHD-ve

ishin sektori i patundshmërive, qiradhënies dhe

aktiviteteve tjera biznesore, si dhe sektori i

shërbimeve financiare.

-10

-5

0

5

10

15

20

25

0

50

100

150

200

250

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

2010 2011 2012 2013 2014 2015

Dërgesat e emigrantëveNdryshimi vjetor (në përqindje, boshti i djathtë)

Figura 39. Remitencat, në milionë euro

Burimi: BQK (2015)

-30

-10

10

30

50

70

90

110

130

150

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

TM

2

TM

3

TM

4

TM

1

2010 2011 2012 2013 2014 2015Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione Instrumentet e borxhit

Figura 40. Struktuar e investimeve të huaja direkte sipas komponenteve, në milionë euro

Burimi: BQK (2015)

Page 27: 10arberhhoti.weebly.com/uploads/1/9/4/8/19483867/tm1_2015.pdfkaluar, në tremujorin e parë të vitit 2015, ekonomia e eurozonës shënoi rritje prej 1.0 përqind. Ndërsa, krahasuar

Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB)/1 4,402.0 4,814.5 5,058.7 5,326.6 5,517.7

Konsumi 4,516.5 4,975.5 5,320.4 5,539.3 5,901.8

Investimet 1,450.6 1,632.4 1,465.1 1,470.9 1,331.3

Neto Eksportet -1,565.2 -1,793.3 -1,726.8 -1,683.6 -1,715.4

Rritja reale e PBB-së/1 3.3 4.4 2.8 3.4 2.7

Konsumi 2.5 3.0 2.6 2.2 6.1

Investimet 10.9 7.9 -12.9 -0.3 -7.6

Neto Eksportet 7.5 3.7 -12.1 -3.6 5.0

Llogaria Rrjedhëse/2 -515.7 -658.4 -380.2 -339.4 -441.0

Importi i Mallrave 2,040.8 2,363.7 2,332.0 2,287.0 2,372.3

Eksporti i Mallrave 299.2 316.5 281.9 291.5 320.8

Importi i Shërbimeve 398.3 368.9 317.6 320.3 434.5

Eksporti i Shërbimeve 574.3 625.2 641.4 632.5 770.6

Remitencat/2 584.3 584.8 605.1 620.8 693.8

Gjithsej kreditë/2 1,458.7 1,698.1 1,763.4 1,805.8 1,882.3

Gjithsej depozitat/2 1,936.8 2,104.0 2,279.1 2,449.0 2,537.5

Buxheti i Kosovës/3

Gjithsej të hyrat primare 1,128.5 1,283.3 1,284.3 1,315.0 1,331.9

Gjithsej shpenzimet primare 1,264.7 1,382.2 1,441.0 1,468.7 1,463.6

Deficiti primar -98.7 -73.0 -119.3 -153.7 -131.6

Rritja ekonomike reale/4

Globale 5.4 4.2 3.4 3.4 3.4

Eurozona 2.0 1.6 -0.8 -0.5 0.9

Vendet në zhvillim të Evropës 4.8 5.4 1.3 2.9 2.8

1/ Agjensia Statistikore e Kosovës për vitet 2010-2013

2/ Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

3/ Ministria e Financave

4/ Fondi Monetar Ndërkombëtar

Pjesët e hijezuara paraqesin vlerësime dhe parashikime të BQK-së

©Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar.

Ndryshimi në përqindje

Tabela 1. Treguesit Kryesor Makroekonomik

Në milionë euro (vlera nominale)

Ndryshimi në përqindje, në terma real

Në milionë euro (vlera nominale)

Në milionë euro (vlera nominale)

Në milionë euro (vlera nominale)