Upload
dinhduong
View
277
Download
8
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
DEPARTAMENTI EKONOMIKS
KAPITALI HUMAN PËRBALLËSFIDAVE TË SISTEMIT BANKAR NË
SHQIPËRI
Punoi UdhëheqësArbi Agalliu Prof. Dr. Shkëlqim Cani
Tiranë 2013
Faqe | 2
Për Alis
Faqe | 3
Temë disertacioni
Faqe | 4
Abstrakt
Ekonomia shqiptare këto dy dekadat e fundit është ballafaquar me probleme të shumta.
Ndryshimi i sistemit, nga ai totalitar dhe i centralizuar, drejt ekonomisë së tregut u shoqërua me
ngjarje të cilat patën ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë. Mungesa e eksperiencës
në lidhje me ekonominë e tregut të lirë e bëri edhe më të vështirë ndryshimin e sistemeve. Një
nga sektorët, i cili gjatë kësaj periudhe tranzicioni pësoi një ndryshim rrënjësor ishte sistemi
bankar. Para viteve 1990, në Shqipëri nuk ekzistonte një sistem bankar i mirëfilltë. Në ato vite
sistemi bankar ngrihej mbi ide planovike. Pas rënies së regjimit komunist, bankave në Shqipëri
iu është dashur të bëjnë një rrugë të gjatë e plot pengesa, për të arritur këtu ku ndodhen sot.
Pikërisht, këto probleme dhe sfidat me të cilat është përballur dhe po përballet sistemi bankar
shqiptar, do të jenë objekt i këtij punimi. Do të analizohen gjithashtu politikat e ndjekura nga
sistemi bankar për të parë nëse kanë qenë të përshtatshme apo jo, me qëllim përmirësimin e tyre
në të ardhmen.
Një vend të rëndësishëm në këtë punim do t’i kushtohet kapitalit human, i cili është një nga
faktorët kryesor që ndikon në zhvillimin ose jo të sistemit bankar. Do të analizohet se si ndikon
motivimi i kapitalit human në performacën e sistemit bankar. Do të shikojmë se cilët janë
faktorët që ndikojnë në motivimin dhe kënaqësinë e punonjësit.
Pjesë e punimit do të jetë edhe analiza e një modeli ekonometrik në lidhje me motivimin e
kapitalit human në sistemin bankar shqiptar. Ky model ngrihet mbi bazën e anketimit të kryer në
disa prej bankave më të rëndësishme të sistemit bankar në Shqipëri.
Metodologjia e përdorur në këtë punim është një gërshetim i analizës teorike, i analizës mbi
situatën reale, si dhe trajtimi i një modeli ekonometrik, në mënyrë që përfundimet e nxjerra dhe
rekomandimet të jenë sa më të sakta.
Fjalët kyç: Sistemi bankar, kapitali human, motivim, performancë.
Faqe | 5
Falenderime
Shpesh herë, duke lexuar disertacione të ndryshme, pjesa e falenderimeve më dukej një
formalitet i radhës. Por, në momentin kur përfundova punimin, kuptova se pa ndihmën e
nevojshme, ky punim do të ishte thuajse i pamundur. Në këtë këndvështrim, është një detyrim
moral dhe jo formalitet, falenderimi i atyre personave që më kanë ndihmuar përgjatë gjithë punës
time.
Së pari, dëshiroj të falenderoj udhëheqësin tim, njeriun e mirë dhe të thjeshtë Prof. Dr. Shkëlqim
Cani. E falenderoj për çdo mendim të dhënë, vërejtje të bërë dhe për përkushtimin e tij.
Së dyti, falenderoj të gjithë pedagogët e Departamentit Ekonomiks të Fakulteti Ekonomik,
Universiteti i Tiranës, për mbështetjen e sinqertë dhe të pa kursyer ndaj meje.
Së treti, falenderoj koleget dhe miqtë e mi, të cilët nëpërmjet vërejtjeve dhe sugjerimeve janë
bërë pjesë e këtij punimi. Duke filluar nga Prof. Dr. Adrian Civi, Prof. Dr. Luljeta Minxhozi,
Prof. Dr. Engjëll Pere. Gjithashtu për ndihmën e pakursyer në materiale akademike dhe jo vetëm,
Dr. Elvin Meka, Dr. Anilda Bozdo si dhe Dr. Edlira Gjuraj. Një falenderim i veçantë shkon për
pedagogen Teuta Xhindi, për ndihmën e saj në analizën statistikore të punimit.
Falenderoj gjithashtu edhe familjen time, e cila është mbështetja më e madhe dhe motivi për të
ecur përpara.
Së fundmi falenderoj Zotin për gjithçka që më ka dhënë.
Faqe | 6
Përmbajtja
KAPITULLI 1
HYRJE.....................................................................................................................................fq 13
1.1 QËLLIMI I PUNIMIT........................................................................................................fq 14
1.2 OBJEKTIVAT E PUNIMIT...............................................................................................fq 15
1.3 HIPOTEZA.........................................................................................................................fq 16
1.4 RËNDËSIA E PUNIMIT....................................................................................................fq 17
1.5 METODOLOGJIA E PËRDORUR....................................................................................fq 18
1.6 RËNDËSIA E METODAVE KËRKIMORE......................................................................fq 19
1.7 AVANTAZHET E METODOLOGJISË SË PËRDORUR.................................................fq 20
1.8 PËRMBLEDHJE E KAPITULLIT.....................................................................................fq 21
KAPITULLI 2
KONCEPTE TEORIKE DHE VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SISTEMIN
BANKAR..................................................................................................................................fq 23
2.1 HYRJE.................................................................................................................................fq 23
2.2 PËRKUFIZIMI I BANKËS DHE SISTEMIT BANKAR..................................................fq 24
2.3 BANKA DHE ROLI I SAJ NË EKONOMI.......................................................................fq 28
2.4 TIPET E BANKAVE DHE KARAKTERISTIKAT E TYRE............................................fq 30
2.5 KRIJIMI DHE ZHVILLIMI I SISTEMIT BANKAR........................................................fq 34
2.6 PËRMBLEDHJE E KAPITULLIT.....................................................................................fq 40
KAPITULLI 3
KONCEPTE TEORIKE DHE VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI KAPITALIN
HUMAN...................................................................................................................................fq 42
3.1 HYRJE.................................................................................................................................fq 42
3.2 PËRKUFIZIMI I KAPITALIT HUMAN (BURIMEVE NJERËZORE)............................fq 43
3.3 KAPITALI HUMAN DHE INSTITUCIONI BANKAR....................................................fq 46
Faqe | 7
3.4 MOTIVIMI I KAPITALIT HUMAN..................................................................................fq 49
3.5 PËRMBLEDHJE E KAPITULLIT.....................................................................................fq 55
KAPITULLI 4
ECURIA E SISTEMIT BANKAR NË SHQIPËRI..............................................................fq 57
4.1 HYRJE.................................................................................................................................fq 57
4.2 ZHVILLIMET KRYESORE NË EKONOMINË BOTËRORE DHE EKONOMINË
SHQIPTARE.......................................................................................................................fq 58
4.3 KRIJIMI DHE ZHVILLIMI I SISTEMIT BANKAR NË SHQIPËRI...............................fq 62
4.4 PARAQITJA STRUKTURORE E SISTEMIT BANKAR NË SHQIPËRI........................fq 68
4.5 RREZIQET NË SISTEMIN BANKAR DHE MANAXHIMI I TYRE..............................fq 72
4.6 SISTEMI BANKAR SHQIPTAR KRAHASUAR ME SISTEMIN BANKAR TË DISA
VENDEVE TË TJERA.......................................................................................................fq 81
4.7 PËRMBLEDHJE E KAPITULLIT.....................................................................................fq 90
KAPITULLI 5
PROBLEMET DHE SFIDAT E SISTEMIT BANKAR NË SHQIPËRI...........................fq 92
5.1 HYRJE.................................................................................................................................fq 92
5.2 KREDITË E KËQIJA DHE PROBLEMET NË PROCESIN E KREDITIMIT.................fq 93
5.3 KOLATERALI DHE PROBLEMET QË AI SHFAQ......................................................fq 105
5.4 RËNDËSIA E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SISITEMIN BANKAR, SI DHE
PROBLEMET E TIJ...........................................................................................................fq108
5.5 SHTRIRJA GJEOGRAFIKE E SISTEMIT BANKAR....................................................fq 117
5.6 KULTURA EKONOMIKE DHE LIDHJA ME PRODUKTET DHE SHËRBIMET
BANKARE........................................................................................................................fq 121
5.7 PARANDALIMI DHE PASTRIMI I PARAVE...............................................................fq 126
5.8 ASPEKET OPERACIONALE DHE MOSFUNKSIONIMI I BURSËS SË LETRAVE ME
VLERË..............................................................................................................................fq 127
5.9 PËRMBLEDHJE E KAPITULLIT...................................................................................fq 129
Faqe | 8
KAPITULLI 6
KAPITALI HUMAN NË SISTEMIN BANKAR SHQIPTAR.........................................fq 131
6.1 HYRJE...............................................................................................................................fq 131
6.2 RËNDËSIA E KAPITALIT HUMAN..............................................................................fq 132
6.3 KAPITALI HUMAN NË SISTEMIN BANKAR SHQIPTAR........................................fq 136
6.4 ARSYET E LARGIMIT NGA PUNA TË KAPITALIT HUMAN SI DHE PROBLEMET E
TIJ......................................................................................................................................fq 140
6.5 MOTIVIMI I KAPITALIT HUMAN NË SISTEMIN BANKAR SHQIPTAR...............fq 146
6.6 PËRMBLEDHJE E KAPITULLIT...................................................................................fq 156
KAPITULLI 7
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME.......................................................................fq 158
ANEKSE................................................................................................................................fq 165
BIBLIOGRAFIA...................................................................................................................fq 178
Faqe | 9
TABELAT
Tabela 1. Kreditimi i brendshëm i sektorit bankar (% e GDP) në disa shtete të ndryshme......fq 39
Tabela 2. Tregues makroekonomik të vendeve të ndryshme....................................................fq 59
Tabela 3. Disa tregues makroekonomik për disa nga vendet e rajonit......................................fq 60
Tabela 4. Tregues makroekonomik të Shqipërisë ndër vite......................................................fq 61
Tabela 5. Pesha specifike e secilës bankë në sistemin bankar shqiptar.....................................fq 65
Tabela 6. Ecuria e totalit të aktiveve të sistemit bankar dhe raporti ndaj PBB-së.....................fq 66
Tabela 7. Indeksi H (Herfindahl) i përqendrimit të aktiveve, depozitave dhe kredisë..............fq 67
Tabela 8. Rezultati neto në miliardë lekë i sistemit bankar shqiptar.........................................fq 68
Tabela 9. Klasifikimi i kredisë në % ndaj tepricës së kredisë...................................................fq 73
Tabela 10. Struktura e tepricës së kredisë sipas monedhës (në %)...........................................fq 74
Tabela 11. Kredia sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit (në mld lekë)..............................fq 74
Tabela 12. Kredia sipas degëve të ekonomisë (në %)...............................................................fq 75
Tabela 13. Struktura e tepricës së kredisë sipas afatit (në %)...................................................fq 76
Tabela 14. Llojet e kolateraleve të shpërndara sipas sektorëve dhe monedhave......................fq 76
Tabela 15. Ecuria e depozitave për tre monedhat kryesore........................................................fq78
Tabela 16. Ecuria e treguesit kredi ndaj depozita......................................................................fq 79
Tabela 17. Kreditë e humbura ndaj totalit të kredive (në %)....................................................fq 82
Tabela 18. Kredia dhe indeksi i informacionit..........................................................................fq 83
Tabela 19. Indeksi i forcës së të drejtave ligjore.......................................................................fq 85
Tabela 20. Kapitali i bankës ndaj aseteve (në %)......................................................................fq 86
Tabela 21. Interesi i depozitave (në %).....................................................................................fq 87
Tabela 22. Interesi i kredisë (në %)...........................................................................................fq 88
Tabela 23. Norma e kreditimit minus normën e depozitës (Spread) (në %).............................fq 89
Tabela 24. Kreditimi sipas sektorëve të ekonomisë..................................................................fq 97
Tabela 25. Kreditë e raportuara në sistem...............................................................................fq 102
Tabela 26. Kërkime në Regjistrin e Kredive nga subjektet raportuese...................................fq 103
Tabela 27. Shpërndarja gjeografike e degëve dhe agjencive bankare brenda territorit të
Republikës së Shqipërisë në fund të vitit 2011 sipas prefekturave.........................................fq 117
Tabela 28. Mbulimi me shërbime bankare.............................................................................fq 118
Faqe | 10
Tabela 29. Treguesit e shtrirjes së rrjetit të bankave në fund të vitit 2011..............................fq 119
Tabela 30. Shpërndarja e punonjësve në sistemin bankar shqiptar.........................................fq 136
Tabela 31. Lidhja gjini – edukim e të anketuarve...................................................................fq 169
Tabela 32. Lidhja gjini – vite eksperience në punë e të anketuarve........................................fq 169
Tabela 33. Lidhja moshë – edukim e të anketuarve................................................................fq 170
Tabela 34. Lidhja gjini – moshë e të anketuarve.....................................................................fq 170
Tabela 35. Lidhja moshë – vite eksperience në punë e të anketuarve.....................................fq 170
Tabela 36. Lidhja edukimi – vite eksperience në punë e të anketuarve..................................fq 171
Tabela 37. Përgjigjet e të anketuarve mbi mënyrën e përzgjedhjes së stafit...........................fq 172
Tabela 38. Përgjigjet e të anketuarve mbi trajnimin dhe zhvillimin.......................................fq 173
Tabela 39. Përgjigjet e të anketuarve mbi projektimin e punës..............................................fq 174
Tabela 40. Përgjigjet e të anketuarve mbi pagat dhe shpërblimet...........................................fq 175
Tabela 41. Përgjigjet e të anketuarve mbi kënaqësinë në punë...............................................fq 176
Faqe | 11
GRAFIKËT
Grafiku 1. Përgjigjja e individëve mbi parashikimin e jetës së tyre ekonomike.......................fq 95
Grafiku 2. Përgjigjja e bizneseve mbi parashikimin e veprimtarisë së tyre ekonomike...........fq 96
Grafiku 3. Kostot e produkteve dhe shërbimeve në sistemin bankar shqiptar........................fq 122
Grafiku 4. Përgjigjet e të anketuarve mbi mënyrën e përzgjedhjes së stafit...........................fq 172
Grafiku 5. Përgjigjet e të anketuarve mbi trajnimin dhe zhvillimin........................................fq 173
Grafiku 6. Përgjigjet e të anketuarve mbi projektimin e punës...............................................fq 174
Grafiku 7. Përgjigjet e të anketuarve mbi pagat dhe shpërblimet...........................................fq 175
Grafiku 8. Përgjigjet e të anketuarve mbi kënaqësinë në punë...............................................fq 176
Faqe | 12
FIGURAT
Figura 1. Modelet e sistemeve financiare..................................................................................fq 24
Figura 2. Funksioni kryesor i institucionit bankar.....................................................................fq 26
Figura 3. Skema e thjeshtuar e “Teorisë së Jetëgjatësisë”.........................................................fq 52
Figura 4. Struktura e sektorit bankar dhe financiar në Shqipëri................................................fq 70
Faqe | 13
KAPITULLI 1
HYRJE
Ekonomia është një shkencë, e cila me zhvillimet e saj ka treguar se shpesh herë është e
paparashikueshme. Ky fakt e bën ekonominë një nga fushat më interesante dhe njëkohësisht një
ndër më të vështirat për t’u trajtuar. Dinamika e ngjarjeve që zhvillohen në botën ekonomike,
sidomos sot në epokën e globalizimit, sjell që edhe ekonomistët të nxitojnë në parashikimet që
ata bëjnë dhe në rekomandimet që ata japin. E më tej, kjo çon në veprime e masa të gabuara, të
cilat kanë veçse një rezultat që të gjithë e njohim me termin “krizë ekonomike”. Kriza financiare ,
e cila më pas u shndërrua në krizë ekonomike, me fillimet e saj në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës në fund vitin 2007, ka rritur nevojën për të pasur një sistem ekonomik të ngritur mbi
baza të shëndosha dhe të studiuara mirë. Gjithmonë e më tepër po bëhet e nevojshme që
veprimtaria ekonomike të jetë e monitoruar në mënyrën e duhur për të shmangur, apo për të
përballuar me sukses si kriza financiare, ashtu edhe ekonomike. Për të pasur sukses në
menaxhimin e krizave, por edhe të problemeve të ndryshme ekonomike, përveç njohurive të
avancuara mbi këtë fushë dhe mundësive reale për t’u përballur me to, duhet që nga e kaluara të
nxirren mësimet e duhura. Ashtu si po ndodh edhe sot në botën financiare ku ngjarjet e viteve të
fundit shërbyen si një leksion i mirë për ekonomistët kudo në botë, të cilët rendën pas fitimeve
marramendëse dhe harruan kontrollin mbi institucionet financiare që ata drejtonin.
Pikërisht mbi këtë filozofi ngrihet edhe ky punim, të nxjerrim mësimet e duhura nga e kaluara në
mënyrë që të përballojmë me sukses të ardhmen, e cila është vështirë për t’u parashikuar,
sidomos në një vend si Shqipëria, ku jo rrallë herë teoritë dhe rregullat e ekonomisë “dalin jashtë
loje”.
Ky punim është fokusuar te ndërmjetësit financiar në Shqipëri, e më konkretisht tek sistemi
bankar, pasi ky sistem është edhe përfaqësuesi kryesor i ndërmjetësve financiar shqiptar. Sistemi
bankar shqiptar, i cili është një nga sektorët e ekonomisë së Shqipërisë më efiçent dhe i
organizuar mirë, pavarësisht krizës ekonomike, ka rezultuar i suksesshëm duke treguar
qëndrueshmëri në ecurinë e tij ndër vite. Por, edhe ky sektor i ekonomisë shqiptare është
përballur me probleme të shumta gjatë rrugëtimit të tij. Atë e presin sfida të mëdha dhe në të
Faqe | 14
ardhmen. Pikërisht këto probleme dhe sfidat e sistemit bankar shqiptar do të jenë në qendër të
këtij punimi.
Gjithashtu, një vend të veçantë do të ketë edhe trajtimi i kapitalit human në sistemin bankar në
Shqipëri. Zhvillimet në botën ekonomike kanë treguar se rëndësia e kapitali human në sistemin
bankar dhe jo vetëm, është pa diskutim absolute. Është kapitali human ai, i cili e drejton një
bankë, apo një institucion të zakonshëm drejt suksesit, ose e çon atë në faliment. Për këtë arsye,
kapitali human kërkon një trajtim të veçantë, aq më tepër kur dihet se në realitetin shqiptar
kapitali human ballafaqohet me probleme dhe sfida nga më të ndryshmet.
Nga ana tjetër, përpara se të nisësh një studim duhet përcaktuar qartë se çfarë literature do të
përdoret, se cila do të jetë metodologjia që do të zbatohet dhe cilat janë hapat që do të ndiqen.
Kjo, në mënyrë që studimi të jetë rezultativ, të përbush pritshmërinë dhe të çojë në vërtetimin e
hipotezës. Në këtë kapitull, do të hidhet një vështrim mbi metodologjinë e përdorur, si dhe do të
evidentohen instrumentet kërkimore, të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e këtij punimi.
Sot, zhvillimi i metodave kërkimore si dhe shtimi i teknikave kërkimore janë një avantazh i
padiskutueshëm për studiuesin, i cili tashmë ka mundësi përzgjedhje metodologjie për studimin e
tij. Ajo çka ngelet në dorë të studiuesit, është përzgjedhja e metodës më të mirë dhe më efikase
për studimin e tij.
Por, nuk duhet harruar fakti se jo rrallë herë mungesa e të dhënave dhe informacionit mbi fushën
kërkimore, bën që të ndryshojë edhe metodologjia e punimit. Në realitetin shqiptar, mungesa e
informacionit për fusha të ndryshme studimore është edhe më e theksuar. Kjo bënë që shumë
studiues, akademik por edhe studentë të jenë të kufizuar në përdorimin e metodave të ndryshme
kërkimore.
1.1 QËLLIMI I PUNIMIT
Qëllimi kryesor i këtij punimi është dhënia e rekomandimeve për përmirësimin e situatës së
sistemit bankar në Shqipëri. Për të arritur në fazën finale, pra në dhënien e rekomandimeve, ky
punim ka disa synime të rëndësishme ku mund të përmendim:
Faqe | 15
Evidentimin e problemeve dhe sfidave me të cilat është përballur sistemi bankar në
Shqipëri. Në këtë mënyrë, do të nxirren mësimet e duhura dhe do mund të bëhen më
saktë parashikimet për të ardhmen në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare.
Grupimi dhe nxjerrja në pah e problemeve, bën të mundur krijimin e një “harte
problemesh” e cila do të ndihmojë në menaxhimin e situatave të ngjashme në të
ardhmen, si dhe e përgatit sistemin bankar për sfidat me të cilat mund të përballet.
Të analizojë politikat e ndjekura nga sistemi bankar dhe për të parë nëse kanë qenë të
përshtatshme apo jo. Për më tepër, do të shikohet se si mund të përmirësohen këto
politika në të ardhmen. Shpesh herë ndodh, që një problem të përkeqësohet kur nuk
merren masat e duhura dhe në kohën e duhur. Kështu që politikat të cilat ndjekin bankat,
duhet të jenë në përputhje të plotë me situatat në të cilat ato ndodhen, me pritshmërinë që
ato kanë, si dhe të bazuara tek problemet që i shqetësojnë.
Të studiojë rolin e kapitalit human në sistemin bankar shqiptar, si një faktor kyç për
zhvillimin e këtij sistemi. Të shikohet nëse ekziston një lidhje midis motivimit të
kapitalit human dhe performancës së një banke. Motivimi i kapitalit human është tepër i
rëndësishëm sidomos në sektorin bankar. Janë pikërisht stafet bankare, ato të cilat e
udhëheqin bankën drejt suksesit, ose e drejtojnë atë në kolaps financiar. Pikërisht, për
këtë arsye, kapitali njerëzor duhet pasur në konsideratë të vazhdueshme.
Pasi të kemi evidentuar dhe analizuar pikat e mësipërme, vetëm atëherë mund të japim
rekomandime të sakta dhe me vlerë, duke shpresuar në një ndikim pozitiv në situatën aktuale ku
operon sistemi bankar shqiptar.
1.2 OBJEKTIVAT E PUNIMIT
Ndër dy objektivat kryesore të këtij punimi mund të përmendim: së pari, analiza e literaturës në
lidhje me fushën kërkimore dhe me qëllimet e këtij punimi, dhe së dyti analiza e situatës reale.
Pra, çfarë ndodh konkretisht në sistemin bankar shqiptar. Në këtë mënyrë, do të mund të kemi
një tablo të plotë të problemeve dhe sfidave me të cilat është përballur, po përballet dhe do mund
të përballet në të ardhmen sistemi bankar shqiptar.
Faqe | 16
Për sa i përket trajtimit të literaturës do të këtë një ndarje të tillë:
Së pari, do të analizohet literatura kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me sistemin
bankar.
Së dyti, do të analizohet literatura kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me kapitalin
human në sistemin bankar.
Në lidhje me trajtimin praktik do të këtë një ndarje të tillë:
Së pari, do të bëhet një përshkrim i shkurtër historik mbi sistemin bankar në Shqipëri.
Së dyti, do të analizohet situata aktuale e sistemit bankar në Shqipëri.
Së treti, do të bëhet evidentimi i problemeve dhe sfidave me të cilat përballet sistemi
bankar shqiptar.
Së katërti, do të evidentohen problemet dhe sfidat me të cilat përballet kapitali human në
sistemin bankar shqiptar.
Së pesti, do të bëhet një analize krahasimore midis bankave, për të kuptuar më mirë
efiçiensën dhe produktivitetin e politikave të përdorura.
Së gjashti, do të kryet një analizë empirike mbi motivimin e kapitalit human në sistemin
bankar. Kjo analizë, do të bazohet në një model ekonometrik të ndërtuar mbi pyetësorë
të plotësuar në disa prej bankave më të mëdha në tregun bankar shqiptar.
Së shtati, analizimi i informacionit të mbledhur, qoftë ky sasior apo statistikor, në lidhje
me fushën e studimit.
Si përfundim, objektivi kryesor është nxjerrja e përfundimeve dhe dhënia e rekomandimeve mbi
problematikat e trajtuara, të cilat janë dhe objekt studimi.
1.3 HIPOTEZAT
Ky punim ngrihet mbi bazën e një hipoteze themelore e cila është:
“Sistemi bankar shqiptar ka pasur zhvillimin e duhur përgjatë këtyre viteve (1991 –
2012)”
Faqe | 17
Përgjatë punimit do të analizohen problematikat dhe sfidat me të cilat është përballur sistemi
bankar në Shqipëri. Bazuar në rezultatet e analizës mbi problemet dhe sfidat e sistemit bankar në
Shqipëri, do të dalim në përfundimin nëse sistemi bankar shqiptar ka patur apo jo zhvillimin e
duhur.
Ashtu si kemi përmendur edhe më sipër, një vend të veçantë në këtë punim do të këtë edhe
kapitali human në sistemin bankar. Analiza, mbi këtë pjesë do të suportohet edhe me një model
ekonometrik, i cili ndërtohet për të vërtetuar edhe hipotezën tjetër që është:
Në kënaqësinë (motivimin) e punonjësve ndikojnë faktorë si “paga dhe shpërblime”,
“projektimi i punës”, “trajnimi dhe zhvillimi” si dhe “përzgjedhja e stafit”.
Vërtetimi i këtyre hipotezave do të jetë dhe sfida e këtij punimi.
1.4 RËNDËSIA E PUNIMIT
Ky punim mendohet të këtë një rëndësi të veçantë, sepse përveç faktit që përmbledh problemet
dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi bankar në Shqipëri, jep dhe rekomandimet për të
kaluar me sukses këto probleme. Për më tepër, parashikimi i sfidave që e presin sistemin bankar
në të ardhmen, është një element i rëndësishëm për menaxhimin e tij.
Nga ana tjetër, evidentimi i problemeve të stafeve bankare është një kontribut i vlefshëm, i cili
mund të shfrytëzohet mjaft mirë nga grupet e interesit.
Ky punim, mund t’i shërbej menaxherëve të sistemit bankar, menaxherëve të kapitalit human në
sistemin bankar, si dhe punonjësve të sistemit bankar, në mënyrë që me mësimet e nxjerra nga
ballafaqimi me problemet e deritanishme, të mund t’i përballojnë me sukses sfidat në të
ardhmen.
Gjithashtu, ky punim mund t’i shërbej studiuesve të tregut bankar në Shqipëri, akademikëve dhe
studentëve të kësaj fushe, të cilët përveç përdorimit të këtij punimi për arsye studimore, mund ta
përdorin edhe si një guidë të mirë për një tjetër punim të ngjashëm.
Faqe | 18
Si përfundim, ky punim mund të përdoret edhe nga individë të thjeshtë apo të fushave të tjera për
të marrë informacionin e nevojshëm mbi funksionimin e sistemit bankar, problemet dhe sfidat e
tij, si dhe motivimin e kapitalit human në sistemin bankar.
1.5 METODOLOGJIA E PËRDORUR
Metodat shkencore përgjithësisht ndahen në dy grupime kryesore: në metoda induktive dhe në
metoda deduktive. Me metodë induktive do të kuptojmë nisjen nga një rast i veçantë për të
përgjithësuar me pas fenomenin, ndërsa me metodë deduktive do të kuptojmë të kundërtën, pra
nga e përgjithshmja për të kaluar në një rast specifik apo të veçantë. Një pjesë e mirë e këtij
studimi, sidomos trajtimi i problemeve dhe sfidave të kapitalit human në sistemin bankar
shqiptar bazohet në metodën induktive.
Në këtë punim ka një gërshetim instrumentesh kërkimorë të përdorur. Si fillim, është përdorur
përshkrimi apo metoda narrative për të dhënë një informacion teorik, dhe jo vetëm mbi tregun
bankar dhe kapitalin human. Kjo kombinohet me instrumente krahasimore, në mënyrë që
konkluzionet e nxjerra të jenë sa më të sakta.
Më pas, kalohet në analizë shifrash dhe faktesh për të dhënë në këtë mënyrë një tablo më të saktë
të situatës aktuale të sistemit bankar shqiptar dhe kapitalit human.
Metodologjia e përdorur bazohet në alternimin e të dhënave primare dhe sekondare. Të dhënat
primare janë siguruar nëpërmjet pyetësorëve të plotësuar në sistemin bankar. Këta pyetësorë janë
plotësuar në bankat më të mëdha në vend, të cilat zënë mbi 80% të tregut bankar. Pyetësorët janë
plotësuar nga stafet bankare në qytetet kryesore të Shqipërisë si Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier,
Vlorë, Korçë dhe Shkodër.
Një pjesë e mirë e informacionit është siguruar edhe nëpërmjet intervistave me akademikë, me
ekspertë të fushës financiare e bankare, me drejtues të bankave të nivelit të dytë, me punonjës
dhe ish-punonjës të Bankës Qendrore. Këtu më ka ndihmuar edhe eksperienca personale disa
vjeçare në fushën e kontrollit të brendshëm të sistemit bankar. Sa më sipër, kanë ndihmuar në
Faqe | 19
mbledhjen e informacionit primar, i cili më pas është përdorur për realizimin e modelit
ekonometrik. Ky model shërben për të vërtetuar hipotezat e studimit.
Ndërsa për informacionin sekondar kanë shërbyer literatura të ndryshme, për të cilat është
hulumtuar në Bibliotekën Kombëtare, në atë të Universitetit të Tiranës në Fakultetin e
Ekonomisë dhe në bibliotekën e Universitetit Europian të Tiranës. Gjithashtu kanë shërbyer
raportet vjetore të bankave të ndryshme, raportet vjetore të Bankës Qendrore, buletine
ekonomike, si dhe libra akademikë të ndryshëm mbi fushën studimore.
Një tjetër burim i pashtershëm informacioni kanë qenë edhe bibliotekat elektronike të
universiteteve të ndryshme perëndimore, adresat e ndryshme elektronike të institucioneve
financiare ndërkombëtare, si dhe informacione zyrtare në lidhje me sistemin bankar.
Punimet akademike si kërkimet shkencore, punime konferencash apo dhe leksione mbi fushën
kërkimore, kanë plotësuar kuadrin e burimeve sekondare.
Të dy tipet e informacioneve, si ai primar dhe ai sekondar, kanë shërbyer në analizat e kryera në
këtë studim, si dhe kanë ndihmuar metodologjinë e përdorur për të parë se cilat janë problemet e
sistemit bankar në Shqipëri dhe se si mund ta përmirësojmë situatën.
1.6 RËNDËSIA E METODAVE KËRKIMORE
Përdorimi i metodave kërkimore është i një rëndësie të veçantë, sidomos sot ku përzgjedhja e
përpunimi i informacionit është gjithmonë e më i vështirë, për shkak të shtimit dhe rritjes së
frekuencës së këtij të fundit.
Zhvillimet ekonomike, si dhe ngjarjet e këtyre viteve të fundit, kanë ndikuar ndjeshëm në jetën e
ekonomistëve duke i bërë ata më vigjilent e të kujdesshëm në veprimtarinë e tyre. Pasojat e
krizës ekonomike kanë bërë që shumë studiues të rishikojnë modelet ekonomike të ngritura deri
më tani. Studimet e tregjeve financiare dhe jo vetëm, treguesit makroekonomikë si inflacioni,
papunësia e Produkti i Brendshëm Bruto kërkojnë metoda më të avancuara kërkimore. Në këtë
mënyrë, edhe përfundimet e nxjerra dhe rekomandimet e dhëna do të jenë më efikase dhe më të
Faqe | 20
sakta. Pra, kompleksiteti dhe intensiteti i ngjarjeve ka bërë që edhe rëndësia e metodave të
kërkimit të rritet ndjeshëm, duke i dhënë atyre një prioritet të veçantë.
Zgjedhja e metodologjisë kërkimore, që do të përdorej në këtë punim ishte një sfide më vete, aq
më tepër duke ditur rëndësinë e instrumenteve kërkimorë dhe lidhjen që kanë këto me cilësinë e
punimit.
Për këtë arsye, përgjatë këtij punimi gjen një gërshetim metodash e instrumentesh kërkimorë
duke i’u dhënë këtyre rëndësinë që mbartin, si mjet për të perfeksionuar punimin.
1.7 AVANTAZHET E METODOLOGJSË SË PËRDORUR
Përdorimi i njërës apo tjetrës metodë kërkimore, kushtëzohet nga shumë faktorë. Një nga
faktorët, mbi të cilin bazohen shpesh herë studiuesit, janë avantazhet që mund të sjellë përdorimi
i njërës metodë apo tjetrës.
Edhe në këtë punim, janë marrë në konsideratë avantazhet që vinin si pasojë e metodologjisë së
përdorur.
Metoda përshkruese apo narrative ndihmon në dhënien e një panorame teorike në lidhje me
fushën studimore. Në këtë punim, kjo metodë përbën pikërisht këtë avantazh. Shoqëruar kjo edhe
me instrumente krahasues bën të mundur që informacioni të strukturohet në atë formë e mënyrë
që të japë ato çfarë pritet nga punimi. Pra, këto metoda ndihmojnë dhe janë me vlerë, pikërisht
për të shtruar aspektin teorik dhe për të bërë një paraqitje të pastër e të saktë të kornizës teorike
dhe jo vetëm.
Nga ana tjetër, përdorimi i analizës së shifrave bën të mundur që konstatimet mos të ngelen
vetëm në aspektin teorik, por të shtrihen edhe atë real, pra praktik. Në këtë punim, i bëhet një
analizë e hollësishme rezultateve financiare të sistemit bankar duke evidentuar kështu “fuqinë” e
këtij tregu.
Ndërsa modeli ekonometrik i përdorur ka një tjetër rëndësi, pasi vërtetimi i hipotezave me anë të
tij nuk lë vend për diskutime të mëtejshme, duke bërë që konkluzionet e nxjerra të jenë sa më
Faqe | 21
afër realitetit, si dhe rekomandimet të shërbejnë në përmirësimin e situatës. Ky është një
avantazh i theksuar i përdorimit të modeleve ekonometrike.
Ndërsa në fund, por jo me pak të rëndësishme, janë dhe avantazhet e përdorimit të pyetësorëve
(anketave) dhe intervistave. Shpesh herë, mungesa e informacionit të detyron që të heqësh dorë
nga një studim, apo një tjetër. Një mjet efikas dhe alternativë është përdorimi i pyetësorëve dhe
intervistave. Në këtë mënyrë, mund të rikuperohet ai deficit informacioni, sidomos në Shqipëri
dhe aq më tepër në lidhje me problemet dhe sfidat e kapitalit human në sistemin bankar.
Avantazh i anketimit dhe i pyetësorëve është se informacioni merret direkt nga grupet e interesit
dhe jo nga të tretët. Sidomos intervistat jo formale shpesh të ndihmojnë të kuptosh më mirë
realitetin, sepse në raste të tilla të intervistuarit mund të shprehen “pa dorashka” në lidhje me
pyetjet e bëra.
Këto avantazhe ishin edhe arsyeja kryesore e përzgjedhjes së metodologjisë së përdorur në këtë
punim.
1.8 PËRMBLEDHJE E KAPITULLIT
Në këtë kapitull u hodh një vështrim i përgjithshëm mbi punimin. U evidentuan se cilat janë
qëllimet dhe objektivat kryesore të punimit. Nga ana tjetër, parashtrimi i hipotezave ishte
gjithashtu pjesë e këtij kapitulli. Në këtë mënyrë, gjithkush mund të di se cilat janë pritshmëritë e
punimit. Nga ana tjetër u trajtua edhe rëndësia që ka ky studim, duke evidentuar se cilët janë
grupet e interesit dhe në çfarë sektori të ekonomisë mund të ketë ndikim.
Gjithashtu u hodh një vështrim i përgjithshëm mbi metodologjinë e përdorur. U evidentuan se
cilat ishin arsyet për përzgjedhjen e metodave të përdorura, si dhe cila ishte literatura e
shfrytëzuar nga këto metoda.
Mungesa e informacionit në lidhje me fushën studimore shpesh herë përcakton dhe
metodologjinë e përzgjedhur nga studiuesi.
Faqe | 22
Më tej u fol për rëndësinë e metodave kërkimore dhe cili është impakti i tyre në cilësinë e
punimit. Në fund arritëm në përfundimin se metodologjia kërkimore ka një rëndësi të veçantë
dhe primare në fushën studimore, akademike dhe jo vetëm.
Evidentimi i avantazheve të metodave kërkimore të përdorura ishte një tjetër çështje e trajtuar në
këtë kapitull. Përpara përzgjedhjes së metodës kërkimore, ndër faktorët përcaktues janë dhe
avantazhet e metodologjisë që do të zgjidhet për tu përdorur.
Faqe | 23
KAPITULLI 2
KONCEPTE TEORIKE DHE VËSHTRIM I PËRGJITHSHEM MBI
SISTEMIN BANKAR
2.1HYRJE
Zhvillimi i një punimi shkencor, qoftë ky një prezantim konference, një artikull për publikim në
revistë shkencore, e aq më tepër një punim doktorature, kërkon me doemos përpunimin e
literaturës (trajtimin e aspektit teorik) që ka lidhje me fushën studimore. Ky moment është tepër i
rëndësishëm dhe shumë domethënës për të vazhduar më tej studimin. Duhet theksuar se
rezultatet e studimit, punimit, varen më së shumti edhe nga kërkimi teorik që zhvillon autori për
përzgjedhjen e literaturës me të mire, si dhe evidentimin e atyre çfarë janë arritur deri më tani në
lidhje me fushën studimore. Nëse kjo bëhet me kujdes, atëherë krijohen lehtësira për të shpjeguar
probleme dhe fenomene të ndryshme të trajtuara në punim, si dhe bëhet e mundur shmangia e
plagjiaturës pa dashje.
Në këtë kapitull, do të trajtohen shkurtimisht disa nocione teorike që lidhen drejtpërsëdrejti me
fushën studimore, pra me bankën dhe sistemin bankar. Në këtë mënyrë, qartësohet kuptimi i
terminologjisë së përdorur, si dhe i hapet rrugë trajtimit praktik të temës për të realizuar kështu
një punim të kompletuar në marrëdhënien e rëndësishme teori – praktikë.
Për më tepër, do të tregojmë se cili është roli që luan banka dhe sistemi bankar në ekonomi. Do
të evidentojmë atributet që ka banka në zhvillimin makroekonomik të një vendi. Do të trajtojmë
shkurtimisht rëndësinë e bankës si ndërmjetës financiar për të kuptuar pse sistemet financiare të
shumë vendeve të zhvilluara mbështeten tek banka si institucion.
Gjithashtu, pjesë e këtij kapitulli do të jetë dhe një vështrim i përgjithshëm mbi sistemin bankar.
Historiku si ka lindur banka dhe cili ka qenë rrugëtimi i saj deri më sot, do të ketë një vend të
veçant në këtë kapitull.
Faqe | 24
Si përfundim mund të themi se ky kapitull do të na jap nocionet teorike të nevojshme për të
qartësuar idetë mbi bankën dhe sistemin bankar, si dhe një historik të shkurtër të zhvillimit të
këtij sistemi.
2.2 PËRKUFIZIMI I BANKËS DHE SISTEMIT BANKAR
Sistemet financiare sot në botë janë zhvilluar me hapa galopante, duke bërë që menaxhimi i tyre
të jetë tepër i vështirë, por edhe fitim prurës në të njëjtën kohë. Literatura njeh faktin se sistemet
financiare ngrihen mbi bazën e dy komponentëve të rëndësishëm, siç është tregu financiar dhe
tregu bankar (E. Meka 2012). Stuart I. Greenbaum dhe Anjan Thakor në librin e tyre të shkruar
më 1997, me titull “Contemporary Financial Intermediation” shpjegojnë mjaft qartë sistemin
financiare dhe rolin e bankës në këtë sistem.
Në figurën e mëposhtme tregohet skematikisht se ku bazohen modelet e sistemeve financiare.
Figura 1. Modelet e sistemeve financiare
Kjo skemë tregon qartë rëndësinë e bankës në modelet e sistemeve financiare, sidomos në ato
vende ku sistemi financiar ngrihet duke u bazuar mbi bankën e jo mbi tregun financiar.
Evoluimi dhe ndryshimi në konceptimin e bankës si institucion ka bërë që edhe përkufizimet se
çfarë kuptojmë me bankë të ndryshojnë apo të modifikohen. Sot zhvillimi i bankës si institucion,
Modelet e sistemevefinanciare
Bazuar në tregunfinanciar
Bazuar në bankën siinstitucion
Faqe | 25
por edhe shtimi i produkteve dhe shërbimeve që ajo ofron, bën që përkufizimi i saj në një fjali të
vetme të jetë i vështirë. Aq më tepër që sot kemi edhe disa lloje bankash, ku për secilën prej tyre
ekziston një përkufizimin. Shto këtu edhe faktin që shumë ekonomistë të ndryshëm, për të qenë
individualë dhe unik në atë çfarë thonë, përkufizimin mbi bankën e modifikojnë vazhdimisht
duke shtuar apo hequr pjesë në varësi të zhvillimit të bankës në vetvete.
Xavier Freixas dhe Jean Charles Rochet në librin e tyre të titulluar “Microeconomy of Banking”,
në vitin 2008, e përkufizojnë bankën në këtë mënyrë:
“Banka është një institucion aktiviteti i së cilës konsiston në dhënien e kredive dhe marrjen e
depozitave nga publiku”
Pavarësisht nga sa më sipër, nga studimi i literaturës por edhe konsultimi me ekspert të fushës
financiare, hulumtimi në adresa zyrtare të institucioneve më të fuqishme bankare rezulton se
pothuajse të gjithë bien dakord në një përkufizim të përgjithshëm mbi bankën.
Pranohet unanimisht se banka është një institucion financiar,1 i cili mbledh fonde duke
pranuar depozita dhe më pas këto fonde i përdor për kredidhënie.
Stuart I. Greenbaum dhe Anjan Thakor në librin e tyre të shkruar më 1997, me titull
“Contemporary Financial Intermediation” në trajtimin që i bëjnë ndërmjetësve financiar i
përkufizojnë këto të fundit shprehimisht: “Ndërmjetësit financiar janë njësi të cilat
ndërmjetësojnë midis poseduesve dhe përdoruesve të kapitalit financiar”.
Pra, banka si një ndërmjetës financiar pranon depozita nga individ apo subjekte të ndryshme të
cilët kanë tepri likuiditeti dhe një pjesë të këtyre fondeve i kanalizon në aktivitet kreditues për
ato individ apo subjekte të cilët kanë mungesë likuiditeti. Ky është edhe aktiviteti kryesor i një
banke. Duke u bazuar te ky aktivitet derivon edhe përkufizimi i përgjithshëm i bankës të cilin e
përmendem më sipër.
Bankat sot ofrojnë produkte dhe shërbime të ndryshme, përveç pranimit të depozitave dhe
aktivitetit kredidhënës, të cilat zhvillohen me ritmin e zhvillimit të ekonomive në vendet
respektive. Bankat në vendet e zhvilluara kanë një shumëllojshmëri produktesh duke qëndruar
1 Banka është një ndërmjetës financiar. Në Shqipëri banka aktualisht është ndërmjetësi kryesor financiar.
Faqe | 26
me afër klientëve dhe duke plotësuar gjithmonë e më tepër nevojat e tyre. Ndërsa në vendet në
zhvillim ku bënë pjesë edhe Shqipëria, bankat bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të shtuar
produktet dhe shërbimet por mungesa e kulturës financiare nga popullata si dhe kushtet e
kufizuara ekonomike bëjnë që bankat të hasin vështirësi në shitjen e produkteve dhe shërbimeve
të tyre.
Megjithëse sot institucionet bankare janë në dinamikë të vazhdueshme duke zhvilluar aktivitetin
dhe veprimtarinë e tyre, përsëri në thelb i ato mbeten parimit bazë, atij të ndërmjetësimit
financiar duke bërë rialokimin e fondeve.
Nëse do të bënim një paraqitje skematike të funksionit kryesor të bankës do të ishte si me poshtë:
Figura 2. Funksioni kryesor i institucionit bankar
Nëse supozojmë se pranimi i depozitave dhe kredidhënia janë aktivitetet e vetme të bankës
atehere fitmi i saj do të llogaritet si diferencë e normës së kredisë me ate te depozitës. E paraqitur
kjo në forme ekuacioni do të ishte:
= −Ku Π është fitimi i bankës, iy është interesi që paguan huamarrësi për fondet e marra hua nga
banka ndërsa ix është interesi që përfiton depozituesi për fondet e depozituara në bankë.
Banka si institucion përveç funksionit kryesor si ndërmjetësues financiar ka edhe funksione të
tjera. Këto funksione varen së tepërmi edhe nga karakteristikat që ka ekonomia ku operon banka.
Bazuar në teorinë bashkëkohore të bankingut (X. Freixas; J. C. Rochet 2008) këto funksione
grupohen në 4 grupe kryesore të cilat janë:
BANKA
Individ apo subjekte me teprilikuiditeti, depozitojnë paraduke përfituar një normë x interesi
Individ apo subjekte memungesë likuiditeti, marrinhua duke paguar një normëy interesi
Faqe | 27
I. Ofron akses në sistemin e pagesave
II. Transformon asetet
III. Manaxhon riskun
IV. Përpunon informacionin dhe monitoron huamarrësin
Këto funksione janë trajtuar shpesh herë gjatë viteve të ndryshme nga autor të ndryshëm. Duke
filluar që prej Gurley dhe Shaw në 1960, Geschnerkon 1962, Mayer 1988, Greenwood dhe
Jovanovic 1990, Hellwing 1991, Merton 1992, Kindleberger 1993, Edwards dhe Ogilvie 1995,
Allen dhe Gale 1995 e duke përfunduar me Xavier Freixas dhe Jean Charles Rochet 2008 kanë
argumentuar duke i dhënë kuptim funksioneve të bankës si institucion financiar.
Përkufizimi i sistemit bankar është bërë edhe nga studiues e autorë të ndryshëm shqiptar.
“Banka është institucion financiar ndërmjetësimi, që shërben në vendosjen
e ekuilibrave të nevojshëm për para, midis subjekteve sufiçitare dhe atyre
defiçitare në ekonomi. Në planin juridik banka përcaktohet si “një person
juridik që kryen veprime bankare”. “Bankë” është person juridik që
pranon dhe grumbullon depozita ose fonde të tjera të ripagueshme për
publikun dhe jep kredi, paradhënie, hua ose investon për llogari të saj,
sipas liçencës së dhënë nga autoriteti mbikëqyrës. Sipas këndvështrimit të
prodhimit, banka konsiderohet si një firme që përdor kapitalin fizik dhe
punën për të prodhuar produkte.” (Sh. Cani 2010)
Ndërsa përkufizimi i sistemit bankar është më i thjeshtë. Në të gjithë literaturën e shqyrtuar
përgjithësisht pranohet se:
“Me sistem bankar do te kuptojmë tërësinë e bankave të cilat operojnë në një vend të caktuar
duke ushtruar aktivitetin e tyre normal”
Ose një përkufizim tjetër alternativë për sistemin bankar mund të jetë:
“Tërësia e llojeve të ndryshme të bankave me lidhje të ndërsjellta me njëra-tjetrën dhe me
funksione të caktuara përbën sistemin bankar të një vendi.” (Sh. Cani 2010)
Faqe | 28
Në Shqipëri, sistemi bankar përbëhet nga 16 banka të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në të gjithë
territorin nëpërmjet degëve dhe agjencive bankare respektive. Rrjeti i bankave në Shqipëri ka
ardhur duke u konsoliduar nga viti në vit, si dhe duke u shtrirë gjithmonë e më tepër në territorin
shqiptar. Një sistem bankar i konsoliduar është një ndihmë e madhe për ekonominë e një vendi,
sidomos në kushtet kur kjo e fundit ka nevojë për likuiditet.
2.3 ROLI I BANKËS NË EKONOMI
Banka ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të një vendi. Zhvillimi botëror
ekonomik dhe financiar do të ishte thuajse i pamundur nëse sistemi bankar nuk do të ekzistonte.
Rëndësia dhe roli i sistemit bankar në ekonominë e një vendi është në varësi të karakteristikave
që ka ekonomia e vendit respektivë. Në një vend me ekonomi të centralizuar e planovike
rëndësia dhe roli i sistemit bankar, është i ndryshëm nga ai i një vendi ku mbizotëron ekonomia e
tregut të lirë.
Roli kryesor i një banke (sistemit bankar) është ai i ndërmjetësimit financiar duke bërë
shpërndarje të fondeve nëpërmjet sistemit depozitë – kredi. Në këtë mënyrë, banka i ofron tregut
likuiditetin e duhur duke bërë të mundur financimin si të projekteve të shoqërive tregtare, enteve
të ndryshme publike e jo vetëm por edhe shpenzimet e individëve të veçantë. Për më tepër,
sistemi bankar luan rol të rëndësishëm në ekonomi duke realizuar katër transformime, (S. M.
Frost 2004) të cilat ndihmojnë me pas në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë së vendit së bashku
me sistemin bankar. Këto 4 transformime, sipas Stephen M. Forst janë:
I. Transformim i rrezikut të kredimarrjes
II. Transformim i rrezikut të likuiditetit
III. Transformim i rrezikut të normës së interesit
IV. Transformim i afateve të maturimit
Të katër këto transformime ndihmojnë thellësisht sistemin bankar për të pasur një zhvillim të
qëndrueshëm, si dhe i japin këtij sistemi besueshmërinë e nevojshme për te operuar në treg. Për
Faqe | 29
më tepër, këto transformime e forcojnë edhe më tej rolin që sistemi bankar luan në zhvillimin
ekonomik të vendit.
Mënyrat e investimit (të financimit) në një ekonomi mund të jenë të shumëllojshme, por ato
përmblidhen në tre grupime kryesore (S. M. Frost 2004) të cilat janë:
I. Investimet e drejtpërdrejta, të cilat bazohen në marrëdhënien investues individual –
huamarrës individual.
II. Bankat, të cilat bazohen në sistemin depozitë – hua.
III. Tregjet e letrave me vlerë, të cilat bazohen në marrëdhënien shumë investues individual
– shumë huamarrës individual.
Ndërmjetësimi i sistemi bankar ndihmon në reduktimin e disa probleme të cilat shfaqen në
investimet e drejtpërdrejta (S. M. Frost 2004). Ndër problemet kryesore mund të përmendim (S.
M. Frost 2004):
Përputhshmëria: Bankat sigurojnë një përputhshmëri interesash të investitorit dhe
përdoruesit të fondeve. Institucionet bankare kanë mundësi reale për të financuar
shuma të mëdha, ndryshe nga një investim individual i drejtpërdrejtë. Pasja e disa
depozitave individuale mund të ndihmojë në krijimin e fondeve të mjaftueshme për të
financuar një biznes, sado i madh ai qoftë. Në këtë këndvështrim, sistemi bankar bën
të mundur një përputhshmëri më të mirë midis kërkesës dhe ofertës për fonde.
Likuiditeti: Sistemi bankar të krijon mundësinë e zgjedhjes së formës së investimit
duke të dhënë mundësinë e likuiditetit në çfarë do kohe. Fleksibiliteti në afatet e
maturimit, mundësia e prishjes së depozitës përpara afatit si dhe luhatshmëria në
normën interesit në lidhje me depozitat, e bëjnë bankën një institucion financiar që të
krijon mundësi likuiditeti në çfarë do kohe.
Rreziku i palëve të treta: Në përgjithësi, sistemi bankar2 mbart rrezikun e fondeve të
dhëna hua, pra të aktivitetit kredidhënës. Banka, si institucion financiar shqyrton
mundësin e humbjes së fondeve të dhëna hua duke kryer provigjonimin sipas
rregulloreve në fuqi. Nga ana tjetër, banka siguron depozituesin për kthim të plotë të
2 Në Shqipëri aplikohet nga të 16 bankat e nivelit të dytë.
Faqe | 30
fondit të vendosur në depozitë së bashku me interesin përkatës të fituar nga aplikimi i
depozitës. Pra, banka mbart rrezikun e huadhënies dhe siguron depozituesin për
investimin që ai kryen.
Ekonomia e shkallës: Sistemi bankar, përgjithësisht dallohet nga ekonomitë e shkallës
që do të thotë, pavarësisht madhësisë së fondeve të marra hua apo transaksioneve të
kryera, kostot e tyre (komisionet bankare) janë relativisht fikse.
Diversifikimi: Numri i huadhënieve në sistemin bankar është relativisht i lartë. Ky
numër i madh i kredidhënies bën që edhe rreziku për humbjen e tyre te jetë i
diversifikuar. Në këtë mënyrë, përveç sigurisë së investimit të kryer nga ana e bankës
rritet edhe besueshmëria e sistemit.
Sistemi bankar është një hallkë e rëndësishme e zinxhirit të indikatorëve që ndikojnë në rritjen
dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Sistemi bankar ka një ndikim të drejtpërdrejtë në injektimin e
likuiditetit në ekonomi, i cili shërben si oksigjen për bizneset sidomos sot, në vorbullën e krizës
ekonomike. Kjo i jep një rëndësi të veçantë rolit që luan sistemit bankar në ekonomi.
Por, institucioni bankar nuk ka ndikim vetëm në mikroekonomi. Roli i tij është thelbësor në
makroekonominë e vendit. Industria bankare jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në
Shqipëri është një nga industritë e shërbimit që ka me tepër ndikim në Prodhimin e Brendshëm
Bruto të vendeve përkatëse. Kjo dëshmohet mjaft qartë në raportet vjetore të bankave qendrore të
shteteve të ndryshme të vendeve të zhvilluara.
Në këtë mënyrë, mund të themi se sistemi bankar luan një rol pa diskutim të rëndësishëm si në
mikroekonominë e një vendi, ashtu edhe në makroekonominë e tij.
2.4 TIPET E BANKAVE DHE KARAKTERISTIKAT E TYRE
Sjellja e bankave ndaj klientëve, si dhe mënyra e organizimit e tyre, është e lidhur ngushtë me
modelin e sistemit financiar, me karakteristikat e ekonomisë, si dhe me tipin e bankës. Sot, në
ekonominë moderne njihen disa tipe bankash, ku secila prej tyre ka karakteristikat përkatëse.
Faqe | 31
Organizimi dhe klasifikimi i sistemit bankar bëhet sipas tre grupimeve kryesore (K. Matthews;
J. Thompson 2008) (E. Meka 2011) të cilat janë:
I. Sipas rolit, tipit të pronësisë dhe klientëve të synuar.
II. Sipas orientimit të klientelës.
III. Sipas gamës së produkteve dhe shërbimeve të ofruara.
Grupimi i parë, pra sipas rolit, tipit të pronësisë dhe klientëve të synuar përgjithësisht përbëhet
nga tre komponentë kryesorë (E. Meka 2012) të cilët janë:
Bankë tregtare (Commercial Bank)
Shoqata dhe unione kursim – krediti (Save and Loan)
Bankë kursimesh (Savings)
Banka tregtare, ose si njihen ndryshme banka biznesi kanë në qendër të veprimtarisë së tyre
aktivitetin kreditues, transaksionet bankare, pagesat e çeqeve, pranimin e fondeve në formën e
depozitave, letra-garancitë për palët e treta, ruajtjen e dokumenteve dhe sendeve me vlerë duke
përdorur safe – boxes3, investimet në tregjet financiare dhe jo vetëm, këmbimet valutore, etj (S.
M. Sheffrin 2003).
Shoqatat dhe unionet e kursim – kreditit, përgjithësisht kanë objektiv financimin për të suportuar
zhvillimin e komunitetit (S. M. Sheffrin 2003). Në përgjithësi, shoqatat dhe unionet e kursim
kreditit janë të vendosura në vendet në zhvillim, duke gjetur terren të përshtatshëm për financime
të cilat lidhen me zhvillimin e komunitetit.
Bankat e kursimeve aktivitet të tyre primarë kanë pranimin e depozitave. Këto tipe bankash
plotësojnë funksionin e tyre edhe me ndonjë veprimtari tjetër të thjeshtë bankare. Bankat e
kursimit kanë fillesat e tyre në Anglinë e vitit 1697 e më pas në Francën e 1765. Më pas, ato e
shtrinë aktivitetin e tyre edhe në vende si në Hamburg të Gjermanisë në 1778 dhe Bernë të
Zvicrës në 1787.
3 Safe box – janë kuti, te cilat janë te organizuara në formë kasaforte ku klientë të bankës i përdorin për të vendosursende me vlerë. Në këtë mënyrë, bëhet e mundur ruajtja e tyre. Në sistemin bankar shqiptar përdorimi i safe – boxesështë i kufizuar si pasojë e kultures financiare të klienteve por edhe kostos për të patur një te tillë.
Faqe | 32
Ndërsa grupimi i dytë, sipas orientimit të klientelës, përgjithësisht përbëhet nga dy komponentë
(K. Matthews; J. Thompson 2008) kryesor të cilat janë:
Banka Retail4
Banka Wholesale
Banka Retail, karakterizohet nga ofrimi i shërbimit të pranimit të depozitave dhe aktivitetit
kreditues për individët dhe bizneset e vogla, duke i bërë këto tipe bankash të operojnë si
ndërmjetës financiarë të mirëfilltë5. Aktiviteti kredidhënës i këtyre bankave bazohet në kredi me
shuma të vogla, por në një numër të madh individësh dhe biznesesh të vogla. Kjo bën që shuma
totale e përdorur për aktivitetet kredituese të jetë e lartë.
Ndërsa bankat “Wholesale”, ndryshe nga bankat “Retail” operojnë me një numër më të vogël
(kufizuar) klientësh, por në shuma monetare më të mëdha. Përgjithësisht, minimumi i shumës
monetare që mund të vendoset depozitë është 250.000$ dhe të merret kredi është 500.000$6.
Përgjithësisht, bankat “Wholesale” janë karakteristike për vendet e zhvilluara duke qenë se edhe
aftësitë për të paguar shuma të mëdha është më e lartë në këto vende.
Përsa i përket grupimit të tretë të organizimit dhe klasifikimit të sistemit bankar, pra sipas gamës
së produkteve dhe shërbimeve të ofruara, njihen dy nënndarje kryesore (K. Matthews; J.
Thompson 2008) të cilat janë:
Bankë universale
Bankë investimesh
Bankë universale, do të quajmë atë banke e cila kryen pothuajse të gjitha aktivitetet bankare dhe
është në të njëjtën kohë bankë tregtare dhe bankë investimesh.7 Pra, me banke universale do të
kuptojmë atë bankë, e cila operon në të gjithë hapësirën e shërbimeve financiare duke kryer
shërbimet normale të aktivitetit bankar si depozita, aktivitet kreditues, transferta, pagesa të
4 Retail në shqip do të përkthehej “me pakicë”. Kjo nënkupton se kjo bankë trajton klientet e vegjël në lidhje mefondet e përdorura.5 Kent Matthews dhe John Thompson, Economics of Banking, kapitulli 4, fq 55, viti botimit 3 June 20086 Kent Matthews dhe John Thompson, Economics of Banking, kapitulli 4, fq 56, viti botimit 3 June 20087 Investment banking - Is there a future; Sep 18th 2008, The Economist
Faqe | 33
ndryshme etj (K. Matthews; J. Thompson 2008). Banka tipike universale gjejmë me tepër në
Gjermani dhe Japoni, por edhe në vende të tjera ku sistemi bankar është i zhvilluar.
Edhe bankat universale, në vetvete ndahen në 4 tipe të ndryshme (Saunders; Walters 1994),
(Walters 2003). Bankat universale, duke ofruar një mori shërbimesh dhe produktesh kanë aftësi
që të tërheqin rreth tyre një numër të konsiderueshëm klientësh (Benston 1994) duke i bërë këto
banka më të preferuara, krahasuar me tipet dhe format e tjera bankare.
E kundërta ndodh me bankat e investimeve, të cilat janë të fokusuara me tepër në kryerjen e
investimeve të ndryshme, të cilat i sjellin bankës fitimin e kërkuar. Bankat e investimeve
asistojnë dhe ndihmojnë individët, shoqëritë tregtare dhe qeveritë për të rritur asetet e tyre
monetare, duke marre pjesë në aktivitete financiare (DePamphilis; Donald 2008).
Pra, shihet qartë se kemi një larmishmëri të tipeve të bankave duke e bërë tregun e tyre (sistemin
bankar) një treg potencial dhe të vështirë për ta menaxhuar. Gjithsesi, është e nevojshme të
ripërmendim edhe njëherë faktin se lloji i ekonomisë se vendit ku operon banka si institucion, ka
ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën e organizimit të bankës duke e bërë këtë të fundit të ketë
sjellje dhe karakteristika ndryshme nga njëri vend në tjetrin.
Sot njihen 2 lloj sistemesh bankare: (Sh. Cani 2010)
I. Sistemi monobankar i cili është sistem i ndërtuar me një nivel. Ky sistem është
përgjithësisht i aplikueshëm në vendet me regjime totalitare. Në qendër të këtij sistemi
ekziston vetëm një bankë, e cila operon si bankë qendrore dhe tregtare në të njëjtën kohë.
II. Sistemi i ndërtuar me dy nivele, konsiston në ekzistencën e Bankës Qendrore me të gjithë
të drejtat e detyrimet e rregulluara me ligj, bankat tregtare dhe banka të tjera.
Aktualisht, në Shqipëri funksionon sistemi bankar me dy nivele. Sistemi bankar me dy nivele rrit
efiçiensën e tregut bankar duke bërë që banka të jetë më pranë nevojave dhe problemeve të
klientëve.
Faqe | 34
2.5 KRIJIMI DHE ZHVILLIMI I SISTEMIT BANKAR
Krijimi i bankës si institucion është tepër i hershëm. Studiues të ndryshëm japin ide dhe
publikojnë fakte për krijimin dhe zhvillimin e sistemit bankar, duke krijuar jo rallë herë
konfuzion në lidhje me këtë çështje. Po kështu, ndodh edhe kur diskutohet për origjinën e emrit
“BANKË”. Studiues të ndryshëm japin versione të ndryshme. Më poshtë, janë paraqitur tre nga
versionet e deritanishme, të cilat konsiderohen edhe më të besueshmet.
Versioni i parë, pohon se origjina e emrit bankë mund të vijë nga “Middle English”8 (bench
counter9,) e cila e ka huazuar si një kombinim nga “Middle French”10 (banque), nga italishtja e
vjetër (banca) dhe nga “Old High German”11 (banc). Këto “Bench Counter”, të mbuluara me një
mbulesë të gjelbër u përdoren gjatë periudhës se Rilindjes12 në Firence të Italisë dhe ku individët
mund të kryenin transaksionet e tyre, kryesisht këmbime. (M. Albuquerque; G. Bell 1855)
Një version i dytë, pohon se fjala bankë vjen nga greqishtja e lashtë13. Një monedhe argjendi e
gjetur në Trapezus, koloni Helene në Detin e Zi, përmban një ikonë e cila tregon aktivitetin e
këmbimit të parasë ,si dhe një tavolinë bankieri. Kjo monedhë e gjetur, i përket periudhës 350 -
325 përpara Krishtit dhe sot ruhet në “British Museum” në Londër. Në greqishten e sotme
“Trapeza” do të thotë bankë, por në të njëjtën kohe edhe tavolinë (tryezë).
Versioni i tretë, argumenton se origjina e fjalës bankë vjen nga fjala “byaya – onka” në gjuhën
Sanskrit14, ku byaya do të thotë shpenzim dhe onka do të thotë kalkulim. Kjo fjalë mendohet të
këtë lindur rreth viteve 500 para Krishtit15.
Historia e sistemit bankar zë fill me atë që quhet “Banka e Merkanteve”16 gjatë viteve 2000
përpara Krishtit në Assyria 17 dhe Baniloni. Zbulimet arkeologjike tregojnë se ka pasur një
8 Me “Middle English” ose “Anglishtia e mesme” do të kuptojmë anglishten e periudhës gjatë viteve 1066 – 1470, ecila shërbeu si zhvillim i anglishtes së vjeter në anglishten normale, e cila flitet edhe sot.9 Tavolina apo stola ku në të mund të këmbeje para.10 Me “Middle French” ose “Frengjishtia e mesme” do të kuptojmë frengjishten e periudhës gjate viteve1340 –1611.11 Me “Old High German” ose “Gjermanishtja shumë e vjeter” do të kuptojmë gjermanishten e periudhës gjatëviteve 500 – 1050.12 Lëvizje kulturore gjate shekullit te 14 – 17 në Itali, përqedruar më tepër në qyetetin e Firences.13 www.wikipedia.com – origjina e emrit ” Bankë”14 Sanskrit është gjuhe historike e vjetër Indo – Arjane.15 www.wikipedia.com – origjina e emrit “Bankë”
Faqe | 35
aktivitet të tillë edhe në Greqinë e lashtë gjatë pushtimit të Perandorisë Romake, në Kinë, Egjipt
si dhe në Indi18 . Në vazhdimësi, Merkantet zhvilluan aktivitetin e tyre duke sjellë më pas
institucionalizimin e bankës, sidomos në shtete si Italia apo Anglia. (S. L. Thrupp 1989)
Në historinë moderne, banka lidhet me periudhën e Rilindjes në Itali, e konkretisht në Firence,
Vencia dhe Xhenova. Pavaresisht faktit se banka e parë që njihet në mënyrë zyrtare është Banka
e Venecias e krijuar në shekullin e XII, kanë qenë familjet Bardi dhe Peruci në qytetin e
Firences, ato të cilat dominuan dhe zhvilluan tregun bankar në Italinë dhe Evropën e shekullit të
XIV (Hoggson. N. F. 1926). Megjithatë, ishte Giovanni Medici ai që në 1397 themeloi “Medici
Bank” duke e bërë bankën me të njohur dhe me të zhvilluar jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë.
(Goldthwaite. R. A. 1995).
Si e përmendem edhe me sipër, Banka e Venecias ishte banka e pare institucionale e krijuar me
një kapital prej 5.000.000 dukat19 (H. C. Sleight, 1831). Kjo bankë kishte si aktivitet kryesor
huadhënien, depozitimin, letrat tregtare si dhe transaksionet nëpërmjet çeqeve. Banka e Venecias
do të pasohej në 1407 nga Banka e Xhenoves, e njohur si “Bank of Saint George” (J Braithwaite,
P Drahos 2000). Kjo bankë, ndryshe nga Banka e Venecias, aktivitet kryesor do të kishte
depozitimin e fondeve.
Edhe shumë banka, të cilat lindën me vonë, u bazuan kryesisht në aktivitetin depozitues dhe jo
kreditues, duke shmangur në këtë mënyrë riskun e humbjes se shumës së dhënë hua.
Zhvillimi i tregut bankar në Italinë e Veriut (në zonën e Lombardisë) ndikoi në krijimin dhe
zhvillimin e bankave si Banka e Barcelonës, Banka e Amsterdamit apo banka të tjera në shtete si
Gjermani, Poloni, Angli, Francë etj. Për sa i përket bankave në Francë, pranohet se kanë pasur
mungesë pavarësie krahasuar me vendet e tjera, aq me tepër me bankat në Angli.
Në 1694, William Paterson propozon krijimin e Bankës së Anglisë. Kjo bankë u ngrit mbi
parime moderne duke kryer “pa kuptuar” funksionet e një banke qëndrore (J. Collier 2007). Me
16 Merkant janë individ të cilët tregtojnë produkte të prodhuar nga të tjerët duke siguruar një fitim nëpërmjet këtyretransaksioneve.17 Sot veriu i Irakut.18 www.wikipedia.com – Historia e “Bankës”19 Monedhë e asaj periudhe
Faqe | 36
pas bankat private në Angli, patën një periudhë të ndritur, megjithëse Banka e Anglisë ruante
rolin e saj monopol sidomos në emetimin e bankënotave.
Në këtë periudhe të rëndësishme ishin edhe bankat në Skocinë e vitit 1600 -1800. Bankat në
Skoci, veçanërisht “Bank of Scotland” me 1695, apo “Royal Bank of Scotland” me 1727, ishin
inovatore në produktet bankare (E Meka 2011). “Cash Accounts”20 ishte një prej produkteve
bankare i përdorur nga këto banka, i cili pati sukses duke krijuar një bazë zhvillimi për produkte
të ngjashme të përdorura me vonë. Për me tepër, Skocia përmendet edhe për ekonomistin John
Law21, i cili hodhi i pari idenë e vendosjes së tokës si kolateral për huamarrje. Shqetësues në atë
periudhë ishin edhe kreditë me probleme. Për të mbajtur nën kontroll këtë fenomen, por edhe për
të stabilizuar aktivitetin kreditues John Law ishte pionier i atyre që u quajtën “Land Banks”, pra
Bankat e Tokës.
Shumë banka, të cilat u krijuan në Evropë nuk rezistuan kohës. Disa falimentuan, disa të tjera
ndryshuan emër dhe pronarë, por pati edhe nga ato të cilat vazhdojnë edhe sot aktivitetin e tyre
normal. Të tilla mund të përmendim, bankën “Monte dei Paschi di Siena22” e themeluar në 1472
në Siena të Italisë, “Berenberg Bank” e themeluar në 1590 në Hamburg të Gjermanisë si dhe
“Sveriges Riksbank” e themeluar në 1668 në Suedi (V. Boland 2009).
Banka si institucion nuk pati zhvillim vetëm në Evropë por edhe në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës. Bankat në Shtetet e Bashkuara të Amerikes patën ndikim të konsiderueshëm nga
bankat angleze. Kjo duket mjaft qartë në organizimin dhe funksionimin e bankës së parë në
Shtetet e Bashkuara te Amerikës, e quajtur “Bank of North America” e themeluar në Filadelfia të
Pensilvanisë në vitin 1781 (J. Collier 2007). Kjo bankë u shoqërua edhe me krijimin e bankave të
tjera, si për shembull “First Bank of the United States” në periudhën 1791 – 1811. “First Bank of
United States”, e krijuar nga Aleksandër Hamilton, e cila kishte karakteristika të një banke
qëndrore, zotërohej 20% nga shteti dhe pjesa tjetër përbehej nga kapital privat (A. H. Kelley; W.
A. Harbison; H. Belz 1983). Për një periudhë 5-vjeçare, si pasojë e zgjerimit monetar inflacionist
20 Produkte bankare të përdorura fillimisht nga bankat në Skoci përgjatë viteve 1600 -1700. Këto produkte ngjasojnësë tepërmi me overdraftet e përdorura sot nga sistemi bankar.21 Ekonomist i njohur Skoces i cili më para kuptonte vetëm këmbimin dhe se paraja në vetvete nuk është mirëqënie.Mirëqënia e një kombi pohonte Law varet nga tregtia. John Law lindi ne 1671 në Endiburg të Skocis dhe vdiq më1729 në Venecia, Itali.22 Monte dei Paschi di Siena aktualisht është banka e tretë në Itali me afërsisht 3000 degë, 30.000 punonjës dhe 4.5milion klient vetëm në Itali.
Faqe | 37
të “First Bank of the United States”, u krijuan 18 banka tregtare duke e bërë tregun bankar të
konkurrueshëm (Anna Coxe Toogood 1984).
Në vazhdën e krijimit të bankave në SHBA mund të përmendim edhe “Second Bank of the
United States” (BUS), me president Nicholas Biddle, e cila e shtriu aktivitetin e saj përgjatë
periudhës Shkurt 1816 – Janar 1836 (Hammond 1947). Një tjetër bankë e rëndësishme e krijuar
në vitin 1871 në New York ishte J. P. Morgan, e cila dhe sot rezulton një nga bankat me të
fuqishme e të rëndesishme në botë. Tregu bankar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, filloi të
zgjerohej me ritme të shpejta duke e konsoliduar dhe sofistikuar sistemin bankar nga viti në vit.
Sot, bankat kudo në botë, sidomos në SHBA dhe Evropë, janë zhvilluar ndjeshëm si dhe kanë
ndryshuar konceptimin e të bërit banking pavarësisht se në thelb institucioni bankar qëndron i
“njëjtë”. Pavarësisht faktit se bankat në Evropë, SHBA apo dhe në vende të tjera u goditën rendë
nga kriza financiare (e me pas e transformuar në krizë ekonomike) ato mbartin një histori
suksesi. Bankat kanë qenë dhe do të jenë “mushkëritë” e ekonomisë sidomos në ato shtete ku
ekonomitë e tyre përdorin kryesisht sistemin bankar. Bankat përgjatë shekullit të XX dhe këtë
fillim shekulli të XXI kanë qenë injektueset kryesore të likuiditetit në ekonomitë e vendeve
respektive. Bankat kanë qenë institucionet që me financimet kanë ndihmuar rritjen ekonomike të
vendeve të ndryshme.
Sot në Evropë dhe SHBA, operojnë banka të fuqishme të cilat kanë ndikime të konsiderueshme
në ekonomitë e vendeve respektive. Për disa prej këtyre bankave mund të themi se drejtojnë
ekonomitë e vendeve të tyre. Globalizimi i ekonomisë ka rritur se tepërmi nevojën dhe rëndësinë
e sistemit bankar në botë.
Nga ana tjetër, ecuria e bankave në vite është shoqëruar edhe me kriza monetare dhe financiare.
Ndër më kryesoret mund të përmendim (A Cicivi 2011):
Rënien e sistemit bankar në Venecia më 1499
Kriza monetare në Angli më 1550 – 1690
Kriza e Tulipanëve në Holandë me 1637
Shembja e bursave në Angli më 1720
Inflacioni francez më 1720
Faqe | 38
Kriza e vitit 1792 – Wall Street
Paniku i parë bankar në botë më 1797 (kriza monetare)
Depresioni ekonomik më 1893
Hiperinflacioni në Gjermani në vitin 1923
Depresioni i madh i vitit 1923
Kriza e Sistemit Monetar Evropian (nis në vitin 1790 dhe vazhdon për disa vite)
Kriza në Meksike në 1994 (Efekti Tekila); Argjentinë në 2001; Brazil në 2002
Kriza financiare globale e 2008 (krizë ekonomike botërore)
Si përfundim mund të themi se pavarësisht se në historinë e tyre bankat janë shoqëruar me kriza
të ndryshme, ato kanë ditur t’i kalojnë ato duke u bërë sërish institucione të besueshme.
Zhvillimi i sistemit bankar ka bërë që ekzistenca e tij të jetë tepër e domosdoshme, sidomos në
një periudhë globalizimi si kjo e ditëve tona.
Për të treguar rëndësinë e institucionit bankar, zhvillimin e tij si dhe ndikimin në ekonomi po
paraqesim më poshtë disa të dhëna zyrtare të publikuara nga Banka Botërore. Këto të dhëna
tregojnë se si kreditohet ekonomia nga sektori bankar duke vlerësuar në përqindje kundrejt
Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky vlerësim shpesh quhet “kredia e brendshme”.
Kredia e brendshme e dhënë nga sektori bankar, përfshin kreditimin e të gjithë sektorëve të
ekonomisë nga bankat, por në vlera bruto. Përjashtim bëjnë vetëm kreditë ndaj qeverisë e cila
shprehet në vlera neto.
Faqe | 39
Tabela 1. Kreditimi i brendshëm i sektorit bankar (% e GDP) në disa shtete të ndryshme.
Burimi: Banka Botërore
Duket qartë rëndësia e sektorit bankar në kreditimin e ekonomisë botërore, megjithëse si pasojë e
krizës financiare – ekonomike shihet një reduktim i këtij treguesi për dy vitet e fundit. E
megjithatë këto të dhëna tregojnë se si është zhvilluar sektori bankar që prej krijimit të tij duke u
bërë injektuesi kryesor me likuiditet i ekonomisë botërore. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për
sektorin bankar në Shqipëri, i cili është injektuesi kryesor me likuiditet i ekonomisë sonë. Vihet
re nga tabela se kreditimi i brendshëm është në nivele relativisht mesatare, duke pasur rritje të
këtij treguesi nga viti në vit. Madje krahasuar me vendet e rajonit si Maqedoni, Mali i Zi, Serbi,
CountryName 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
World 159.48 163.51 162.08 162.11 162.30 160.69 154.69 169.12 167.41 165.31Albania 47.04 46.85 45.43 48.59 54.51 62.06 66.06 67.96 67.11 69.15Argentina 62.42 50.63 45.40 38.26 30.81 28.52 24.45 27.96 29.18 31.31Australia 100.78 104.70 109.08 113.58 118.94 135.86 143.26 143.73 147.57 145.86Austria 122.22 121.56 122.28 130.27 129.62 126.90 130.85 140.86 137.47 135.07Belgium 112.00 107.93 102.16 103.43 108.60 111.67 113.05 118.78 117.02 117.34Bosnia &Herzegovina
27.52 31.40 33.94 39.92 55.69 61.86 67.25 52.95 64.99 57.70
Brazil 74.49 74.02 72.61 74.48 86.59 92.24 96.90 95.84 95.22 98.31Bulgaria 23.07 28.63 34.55 40.23 40.73 55.64 64.26 69.63 70.94 71.37Chile 89.36 87.87 86.86 80.36 78.72 85.26 85.86 69.57 66.03 71.18China 143.46 151.88 140.37 134.30 133.48 127.78 120.80 145.08 146.28 145.48Croatia 53.90 55.21 57.62 63.68 69.39 71.65 74.47 76.40 82.20 88.40Cyprus 191.61 191.13 187.91 191.23 204.33 224.19 280.12 302.94 315.75 330.13CzechRepublic
40.56 46.59 42.96 41.65 46.66 51.28 55.58 60.55 62.87 68.00
Denmark 155.53 161.40 164.77 178.24 190.00 205.19 209.55 221.88 215.28 206.03Finland 62.92 66.87 69.52 77.48 82.40 85.13 87.91 98.01 100.76 100.41France 103.45 105.37 106.11 109.01 115.07 122.05 124.35 128.79 132.71 133.47Georgia 20.08 20.02 18.95 21.47 23.75 31.07 32.67 32.93 33.18 34.29Germany 143.09 141.71 138.74 137.16 131.73 124.68 126.63 133.09 131.97 125.89Greece 99.58 93.84 95.41 106.61 108.91 113.83 115.87 115.61 145.48 148.55Hungary 53.12 57.49 58.08 62.27 68.38 75.65 80.93 81.35 81.71 75.74India 57.09 55.75 57.58 58.36 60.87 60.81 67.67 70.37 72.98 75.12Italy 96.32 102.04 102.92 107.43 111.59 128.17 132.01 141.58 155.41 156.93Japan 302.41 311.93 308.09 317.65 309.63 299.58 302.40 329.84 328.96 340.93Luxembourg 97.80 94.30 98.09 127.43 151.59 182.91 183.56 189.82 185.91 171.61Macedonia,FYR
16.58 16.77 20.26 19.40 22.78 33.37 41.32 43.54 48.50 46.71
Mexico 36.47 33.21 31.78 32.05 34.87 37.21 37.25 43.71 45.06 45.48Mozambique 12.22 10.25 8.14 8.30 8.08 10.06 13.95 22.58 25.63 24.86Netherlands 153.08 160.20 169.74 176.64 177.70 197.58 195.99 224.07 212.12 211.08Poland 37.16 38.42 37.60 37.42 42.04 46.27 59.94 61.42 63.53 66.21Portugal 137.81 138.08 139.23 143.96 155.25 165.59 177.69 195.06 209.07 203.97Serbia 17.32 20.29 25.25 29.13 25.74 31.71 40.28 47.97 57.64 55.03Slovenia 43.64 47.48 56.09 65.41 73.11 81.81 87.09 93.36 97.39 94.73Sweden 106.25 106.22 108.18 117.45 122.24 130.44 134.60 144.14 142.33 142.73Switzerland 167.38 172.04 173.46 177.01 181.58 184.89 181.77 193.05 191.05 191.97Turkey 47.47 42.77 41.36 45.63 45.77 49.26 52.54 63.02 69.63 69.43UnitedStates
198.80 214.43 221.53 225.44 235.52 244.43 222.04 234.87 232.85 233.28
Faqe | 40
Bosnje dhe Hercegovinë si dhe Kosovë, shto këtu Poloni, Republikën Çeke, Gjeorgji dhe
Meksikë, mund të themi se ky tregues në Shqipëri është në nivele më të larta.
Për me tepër, nëse bëjmë krahasim edhe me vende të tjera si për shembull Bullgari, Turqi,
Slloveni, Hungari apo dhe Indi e Kili shikojmë se jemi në të njëjtin nivel për sa i përket këtij
treguesi.
2.6 PERMBLEDHJA E KAPITULLIT
Ky kapitull trajtoi në mënyrë të përmbledhur dhe të shkurtuar disa aspekte teorike në lidhje me
bankën dhe sistemin bankar.
Së pari, u njohëm me përkufizimin e bankës dhe sistemit bankar. Pamë se ekzistonin disa
përkufizime për institucionin bankar, por përgjithësisht pranohet se banka është një institucion
financiar i cili mbledh fonde duke pranuar depozita dhe më pas këto fonde i përdor për
kredidhënie. Gjithashtu përkufizuam edhe sistemin bankar.
Së dyti, treguam rolin që ka banka në ekonominë e një vendi, si në planin mikroekonomik, ashtu
dhe në atë makroekonomik. Arrijmë në përfundimin se banka ka një rol tepër të rëndësishëm dhe
të “pa zëvendësueshëm” sidomos në ato vende të cilat bazohen në ekonomi tregu.
Së treti, u njohëm me tipet e bankave dhe karakteristikat e tyre. Evidentuam disa nga tipet
kryesore të bankave dhe karakteristikat e tyre. Treguam që në varësi të ekonomisë mund të
ndryshojnë dhe karakteristikat e bankës në vetvete, në mënyrë që të pozicionohet më mirë në
treg.
Së katërti, hodhëm një vështrim telegrafik mbi historinë se krijimit të bankës. Treguam se si
institucioni bankar ka evoluar dhe është zhvilluar që prej krijimit të tij, e deri në ditët e sotme.
Gjithashtu, përmendëm shkurtimisht krizat kryesore që kanë shoqëruar bankën përgjatë historisë
se tyre. Në këtë pjesë u përmendën shkurtimisht se cilat janë momentet kyçe të ecurisë së bankës
ndër vite.
Faqe | 41
Si përfundim, mund të themi se ky kapitull krijoi bazën e nevojshme teorike për të trajtuar dhe
kuptuar kapitujt në vazhdim.
Faqe | 42
KAPITULLI 3
KONCEPTE TEORIKE DHE VESHTRIM I PERGJITHSHEM MBI
KAPITALIN HUMAN
3.1 HYRJE
Pjesë e rëndësishme dhe e pa ndashme e këtij punimi është edhe kapitali human. Rëndësia që ka
kapitali human në institucionet bankare si dhe ndikimi i tij në performancën e një banke, janë
pjesë thelbësore të këtij disertacioni. Në këtë këndvështrim duhet domosdoshmërisht të bëhet një
trajtim i veçantë i koncepteve teorike në lidhje me kapitalin human apo ndryshe kapitalin
njerëzor (burimet njerëzore).
Sot, suksesi i një organizate a institucioni, sado i vogël qoftë, është i lidhur ngushtë me kapitalin
human që disponon. Një kapital human profesional, i përshtatshëm, i kualifikuar dhe mbi të
gjitha i motivuar, përbën bazën më të mire për të pasur sukses në rezultatet e një organizate. Në
këtë këndvështrim edhe bankat duhet të kenë punonjës profesional e të motivuar, në mënyrë që
performanca e tyre të jetë në nivele të kënaqshme.
Shumëllojshmëria e individëve në një banke, të cilët kanë karaktere dhe tipare të ndryshme dhe
shpesh herë të kundërta, e bëjnë tepër të rëndësishëm dhe jetik mënyrën e trajtimit dhe
menaxhimit të kapitalit human.
Përpara se të trajtojmë kapitalin human në sistemin bankar shqiptar, duhet krijuar më parë baza
teorike, kështu që në këtë kapitull, do tregojmë se çfarë kuptojmë me kapital human (burime
njerëzore) dhe rëndësinë që ai ka në jetën e një banke. Do të shikojmë shkurtimisht teoritë në
lidhje me menaxhimin e burimeve njerëzore, zbatimi korrekt i të cilave sjell suksesin në
organizate. Përgatitja e punonjësve për suksesin e organizatës, bankës në rastin tonë, nëpërmjet
trajnimit është një pikë tjetër të rëndësishme e këtij kapitulli. Eksperiencat me të mira botërore
por edhe literatura kryesore në këtë fushë, pohon duke argumentuar se trajnimet e vazhdueshme
rrisin profesionalizmin e rrjedhimisht edhe rezultatet e punonjësit.
Faqe | 43
Njohja me teoritë kryesore të motivimit, do të jetë një çështje kryesore e këtij kapitulli. Literatura
thekson se një staf i motivuar ka prirje të jetë më efiçient, produktiv dhe i ndershëm në punën që
ai kryen.
Njohja me nocionet dhe konceptet kryesore teorike, sidomos me ato të motivimit, do ta bëjë më
të kuptueshëm këtë punim, si dhe do të na ndihmojë në dhënien e konkluzioneve dhe
rekomandimeve në lidhje me kapitalin human në sektorin bankar në Shqipëri.
3.2 PËRKUFIZIMI I KAPITALIT HUMAN (BURIMEVE NJERËZORE)
Sot literatura njeh disa përkufizime për sa i përket kapitalit human23, por që në thelb kanë
pothuajse të njëjtën qasje. Përkufizimi i kapitalit human mund të ndryshojë nga një vend në një
vend tjetër në bazë të karakteristikave ekonomike që paraqet vendi. Për shembull, ndryshe shihet
kapitali human në një vend me ekonomi tregu dhe ndryshe në një vend me ekonomi të
centralizuar.
Shpesh studiues të ndryshëm e shohin kapitalin human si një aset të njësisë (organizatës), aset i
cili përmban aftësi, eksperiencë si dhe kapacitetin e nevojshëm për të kryer një detyrë të
ngarkuar apo të sipërmarrë. Por, nga ana tjetër, ka individë të cilët e shohin kapitalin human si
një anë mekanike të organizatës dhe jo si një kapital, i cili kontribuon ndjeshëm në suksesin ose
jo, të njësisë ekonomike.
Një përkufizim interesant i kapitalit human i cili shkon paralelisht edhe me zhvillimet e fundit
social – ekonomike është:
“Kapitali human është stoku (sasia) i kompetencave, dijes, atributit personal e social, përfshi
kreativitetin, mëshiruar të gjitha këto në aftësinë për të kryer punë dhe për të prodhuar vlera
ekonomike” (M. Simkovic, 2012)
Një përkufizim tjetër interesant që i bëhet kapitalit human është:
23 Shpesh herë autorë të ndryshëm përdorin burimet njerëzore apo kapitalin njerëzorë, në vend të kapitalit human.
Faqe | 44
“Me kapital human do të kuptojmë punonjësit e një organizate, të cilët kanë përvoja gjykimi,
inteligjence, aftësi për të ndërtuar marrëdhënie si dhe për të depërtuar në çështjet që trajtojnë”
(R. A. Noe; J. R. Hollenbeck; B. Gerhart; P. M. Wright; 2011, fq. 3)
Edwin A. Locke në librin e tij “Principles of Organizational Behavior” pohon se: “Kapitali
human është një nga asetet me të mëdha që disponon një organizatë, e cila investon në mënyrë
të pa kursyer për këtë kapital” (2003, fq. 43)
Shikojmë në këtë përkufizim se kapitalit human i jepet shumë rëndësi duke pohuar se organizata
investon pa kursyer. Në kapitujt e ardhshëm do të shikojmë që realiteti i kapitalit human në
sistemin bankar në Shqipëri është ndryshe. Bankat në Shqipëri janë të kursyera për sa i përket
investimit në kapitalin human. Organizatat në botë shpenzojnë me miliarda dollarë për të trajnuar
punonjësit e tyre (Bassi; V. Buren 1998). Shumë teori theksojnë fort faktin se investimi në
kapitalin human nëpërmjet edukimit (trajnimit) rrit produktivitetin, si dhe zhvillon ekonominë
(M. Simkovic, 2012).
Ekzistojnë teoricienë dhe ekonomistë që kapitalin human e shikojnë nën “obmrellen” e kapitalit
intelektual. Dean R. Spitzer në librin e tij “Performance Measurement” shkruan:
Një nga format më me vlerë të aseteve të paprekshme është kapitali intelektual, i cili është i
ndarë në tre kategori: kapitali organizativ (patentat, të drejtat e autorit, marka, infrastruktura,
kultura), kapitali në lidhje me marrëdhënien midis palëve (marrëdhënia me klientët, oferta,
partneret, konkurrentët, qeveria, komuniteti) dhe kapitali human (aftësitë, njohuritë dhe
qëndrimet e punonjësve, talentet). (2007, fq. 220)
Një këndvështrim pothuajse të njëjtët me Dean R. Spitzer kanë edhe Edvinsson e Malone (1997)
si dhe Sveiby (1997). Këta autorë e shikojnë kapitalin human si pjesë përbërëse të kapitalit
intelektual.
Një tjetër përkufizim mbi kapitalin human vjen nga teoricieni dhe ekonomisti Michael
Armstrong në librin e tij “Strategic Human Resource Management”, në të cilin ai pohon se:
“Kapitali human i një organizate konsiston tek njerëzit të cilët punojnë në organizatë dhe të
cilëve ju përket suksesi i saj”. (2008, fq. 19)
Faqe | 45
Vihet re se në këtë përkufizim kapitali human lidhet me suksesin e organizatës. Nga ana tjetër,
nuk duhet harruar se është kapitali human ai që mund ta çojë drejt falimentit (dështimit) një
organizatë.
Një tjetër këndvështrim i kapitalit human vjen në përkufizimin e mëposhtëm:
“Kapitali human përfaqëson faktorin human në një organizatë; kombinimin e inteligjencës,
aftësive dhe ekspertizës që i jep organizatës karakterin e saj të veçantë. Elementët human të
një organizate, janë ata të cilët janë të aftë të mësojnë, ndryshojnë, të aftë të jenë kreativ dhe
nëse janë të motivuar në mënyrën e duhur, mund t’i sigurojnë organizatës jetë të gjatë në treg.
Kapitali human duhet konsideruar aseti kryesor i organizatës dhe kjo e fundit duhet të
investojë në kapitalin human në mënyrë që të mbijetojë dhe rritet” (Bontis 1999).
Nga përkufizimi shihet qartë, se motivimi qenka pjesë e rëndësishme për një marrëdhënie të
suksesshme kapital human – organizatë. Për këtë arsye, motivimi i kapitalit human në sektorin
bankar në Shqipëri është një pjesë e rëndësishme e këtij punimi.
Ndër vite, shumë studiues nga fusha të ndryshme e kanë trajtuar kapitalin human dhe rëndësinë e
tij. Nga të parët, i cili lidhi zhvillimin ekonomik me kapitalin human ishte A. W. Lewis në 1954
në veprën e tij “Economic Development with Unlimited Supplies of Labour”. Arthur Cecil
Pigou24, ishte një tjetër autor, i cili e pa kapitalin human me një sy kritik duke parë edhe anët
negative të tij. Më pas, termi “kapitali human” filloi të trajtohej në literaturën e ekonomisë
moderne neoklasike me përfaqësues Jacob Mincer25. Së bashku me Mincer ishte edhe Gary
Becker26, që njihen si studiuesit më të mire të cilët trajtuan lidhjen midis kapitalit human dhe
ekonomisë. Madje, libri i botuar nga Gary Becker në vitin 1964 i titulluar “Human Capital”, ishte
një referencë nga shumë studiues të brezave të mëvonshmen në lidhje me kapitalin human. Në
këtë libër, Becker e shikonte kapitalin human një faktor tepër të rëndësishëm në të gjitha fushat,
sidomos në atë të ekonomisë. Ai arsyetonte dhe konkludonte në një lidhje të drejtë midis
zhvillimit të kapitalit human (arsimi, trajnimi, etj) dhe produktivitetit (prodhimit) në ekonomi.
24 Arthur Cecil Pigou, “A Study in Public Finance” 1928.25 Jacob Mincer u njoh për trajtimin që i bëri kapitalit human në artikullin “Investment in Human Capital andPersonal Income Distribution” publikuar në “The Journal of Political Economy” në vitin 195826 Së bashku me Jacob Mincer ishin përfaqësues së “Chicago School of Economics”
Faqe | 46
Sot, teoritë moderne të rritjes ekonomike, e shikojnë kapitalin human si një faktor të rëndësishëm
në rritjen ekonomike27.
T.W. Schultz ishte një tjetër studiues që trajtoi kapitalin human dhe impaktet që ai ka në
zhvillimin ekonomik, ndërsa Fitz-enz (2000) si dhe Bontis & Fitz-enz (2002) e vendosin
kapitalin human të parin për nga rëndësia në një organizatë.
Përkufizimet e sipër-përmendura qartësojnë konceptimin mbi kapitalin human. Kjo do të na
ndihmojë për të trajtuar më pas ndikimin që ka kapitali human në performancën e një organizatë
dhe me konkretisht në sistemin bankar në Shqipëri.
Në çështjet që vijojnë, do të plotësohet kuadri teorik duke dhënë bazën e nevojshme për analizën
që do t’i bëhet modelit të ndërtuar në lidhje me kapitalin human në sistemin bankar shqiptar.
3.3 KAPITALI HUMAN DHE INSTITUCIONI BANKAR
Në çështjen e sipërtrajtuar treguam disa nga përkufizimet që studiues dhe ekonomistë të
ndryshëm i kanë bërë kapitalit human duke evidentuar lidhjen që ai ka me ekonominë. Ndërsa në
këtë çështje, do të tregojmë lidhjen që ekziston midis kapitalit human dhe bankës, duke u bazuar
në literaturën e shqyrtuar.
Jo vetëm përvoja, por edhe studime të ndryshme e shikojnë tepër të fortë lidhjen midis kapitalit
human dhe sistemit bankar. Në përgjithësi, nëse kemi kapital human konkurrues, sidomos në
lidhje me raportimet bankare, kemi një performancë më të mire të institucionit bankar në këtë
drejtim. (Suresh Cuganesan, Tyrone Carlin dhe Nigel Finch 2006)
Daniela Harangus në artikullin e saj “Rëndësia e kapitalit human në sistemin bankar”, tregon
qartë se faktori kryesor që ndikon në fitimin e një banke është kapitali human. Daniela Harangus
pohon se për të vlerësuar performancën e një banke, duhet marrë në konsideratë cilësitë e
kapitalit human dhe profesionalizmi i treguar prej tyre. Në këtë kontekst, Harangus argumenton
27 Eric Hanushek & Ludger Woessmann; “The role of cognitive skills in economic development” Shtator 2008,Journal of Economic Literature, Nr 46, ff. 607-668.Rindermann, Heiner; “Relevance of education and intelligence at the national level for the economic welfare ofpeople” Mars 2008, Intelligence, Nr 36, ff. 127-142.
Faqe | 47
se marrëdhënia e mire midis stafit të një banke krijon besim tek klienti, i cili nuk i kushton
vëmendje vetëm produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka, por edhe si kjo e fundit vjen
tek klienti nëpërmjet punonjësve të saj.
Sot, zhvillimi teknologjik, zhvillimi i tregjeve të ndryshme si dhe procesi i globalizimit, bëjnë që
kapitali human dhe menaxhimi i tij të kenë akoma me tepër rëndësi (O. Kayode 2012). Në këtë
këndvështrim, sistemi bankar sot në botë mund të konsiderohet si “një i vetëm”. Më shumë
përforcohet kjo ide nëse shikojmë ndërveprimin dhe aktivitetet që bankat në shtete të ndryshme
kryejnë me njëra-tjetrën, duke i dhënë vitalitet transaksioneve që klientët e tyre performojnë.
Pra, rëndësia e një kapitali human dhe cilësor është domosdoshmëri në një epoke globalizimi.
Marrëdhënia me klientin ka qenë gjithmonë e “shenjtë” për bankën. Shumë teori moderne
pohojnë se klienti është “mbret”, ndërsa disa teori të tjera (kryesisht në vendet aziatike) e quajnë
klientin “Zot” të organizatës. Në këtë pikëpamje edhe bankat mundohen të kenë marrëdhënien
më të mirë të mundshme me klientët, duke qenë se janë ata të cilët e mbajnë në “këmbë” një
bankë. Studiues të ndryshëm shikojnë një lidhje të rëndësishme midis kapitalit human të një
banke dhe klientit. Ka një lidhje të fortë midis cilësisë se kapitalit human dhe kënaqësisë së
klientit (Anderson; Sullivan, 1993). Cilësia e shërbimit është përkufizuar në shumë versione nga
studiues të ndryshëm, gjithsesi duke evidentuar lidhjen e fortë që ka kapitali human me cilesinë e
shërbimit (Brown 1993), (Cronin; Taylor 1992). Kënaqësia e klientit, është e lidhur ngushtë me
shërbimin që i ofrohet, pavarësisht se banka që zgjedh klienti për të operuar varet edhe nga
vendndodhja e saj (Anderson 1976), (Laroche; Taylor 1988), (Thwaites; Vere 1995).
Përgjithësisht ato banka, që janë lehtësisht të aksesueshme janë edhe më të frekuentuara (Hart
1990). Ekzistojnë tre mundësi nëse klienti përballet me ndonjë problem në bankën ku ai vepron.
Së pari, klienti mund ta ndërrojë bankën me një bankë tjetër, pra ai ti ndërpres marrëdhëniet me
të. Se dyti, klienti t’i kundërvihet bankës dhe së treti të hesht duke vazhduar ti qëndrojë besnik të
njëjtës bankë (Hirschman, 1970). Pra, si përfundim kapitali human ka një rol kyç në kënaqësinë e
klientit kundrejt bankës (Ahmed & Amir 2011). Kjo shpreh edhe njëherë kujdesin që duhet të
tregojë banka si institucion për stafin e vet.
Bankën dhe kapitalin human i lidh dhe një tjetër element tepër i rëndësishëm, siç është “moral
hazard”, apo ndryshe rreziku moral. Si në çdo fushe tjetër të jetës edhe në sektorin bankar ka
Faqe | 48
sjellje imorale të një pjesë të caktuar të stafit, të cilët mundohen që me veprime jo të ndershme të
thyejnë rregullat dhe të përfitojnë padrejtësisht. Veprimet abuzuese janë akoma me të shpeshta
në vendet në zhvillim (aktualisht Shqipëria) duke pasur parasysh problemet social – ekonomike
që ka shoqëria në vende të tilla. Por, nga ana tjetër mund të themi me bindje se edhe në vendet e
zhvilluara rastet e abuzimit nga stafet bankare nuk janë të rralla. Autore të ndryshëm lidhin dhe
krizën e fundit financiare me “moral hazard”, duke evidentuar kapitalin human si një faktor
parandalimi ose gjenerimi krizash financiare (Sheila C Dow 2010).
Shumë studime, evidenca dhe statistika tregojnë se zhvillimi i kapitalit human sjell stabilitet në
sektorin bankar, sidomos në ekonomitë e vendeve në zhvillim, ekonomitë në tranzicion apo ato
postkomuniste (M. W. Armenta 2007). Madje, banka të ndryshme jo vetëm të vendeve në
zhvillim, por edhe atyre të zhvilluara si për shembull, Deutsche Bank në studimin e publikuar në
1 Gusht 2005, deklaron se kapitali human është çelësi për zhvillimin ekonomik e rrjedhimisht
edhe për sektorin bankar. Ky studim shtrihet dhe bën parashikime deri në 2020-ën, duke theksuar
se kapitali human është faktori kyç për rritjen ekonomike, e cila do t’i krijojë mundësinë që
bankat të kenë më tepër likuiditet.
Një kapital human profesionist (me cilësitë e duhura) shihet si i vetmi element, i cili mund të
sjellë në mënyrë të padiskutuar një performancë pozitive dhe në rritje të sistemit bankar (M. R.
Cabrita; N.Bontis 2008)
Si përfundim mund të themi se lidhja e kaptalit human me sistemin bankar është e shumfishtë
dhe tepër e rëndësishme. Pra, të gjitha studimet tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis
kapitalit human dhe sistemit bankar. Por pyetjet që mund të ngremë në këtë rast janë: Çfarë e
pengon kapitalin human të jetë në nivelet e kërkuara? Çfarë e bënë bankën të mos zgjedh
kapitalin human të përshtatshëm dhe profesional? Këto pyetje do të gjejnë përgjigje në trajtimin
që do t’i bëjmë problemeve dhe sfidave me të cilat përballet kapitali human në sektorin bankar
në Shqipëri. Megjithëse, një gjë mund ta themi me plotë bindje që në këtë moment: kapitali
human duhet të këtë shkollimin e duhur, të trajnohet vazhdimisht dhe mbi të gjitha të jetë i
motivuar, në mënyrë që të ketë një performance të mirë duke ndihmuar bankën në arritjen e
objektivave të saj.
Faqe | 49
3.4 MOTIVIMI I KAPITALI HUMAN
Në këtë çështje do të trajtojmë shkurtimisht disa nga teoritë kryesore të motivimit, duke qenë se
motivimi i kapitalit human ka ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rëndësishëm në rezultatet e punës
se kryer nga punonjësit. Njohja me këto teori, do të na ndihmoje se pari për të bërë një analize
me të mire kapitalit human në sistemin bankar shqiptar, se dyti për të kryer interpretimin e
modelit ekonometrik të përdorur në këtë punim dhe se treti për të dhënë rekomandimet e
nevojshme. Ashtu si argumentuam edhe në çështjet e mësipërme, motivimi i kapitalit human ka
një impakt të menjëhershëm në performimin e punës se tyre, duke i bërë punonjësit me efiçient e
produktivë.
Shumë studiues dhe kërkues në fushën e motivimit të kapitalit human kanë nxjerre teori të
ndryshme në lidhje me motivimin. Në vazhdim, do të përmblidhen ato teori të cilat i kanë
rezistuar kohës duke qenë të suksesshme.
Teoria e parë, që do të trajtojmë në lidhje me kapitalin human është “Teoria e Psikologjise
Sociale dhe Personalitetit” (1930) e Kurt Lewin28. Kurt Lewin disa nga teoritë e tij, pavarësisht
faktit se kishin të bënin me motivimin apo sjelljen organizative, i shprehu në formë grafike si dhe
në formula matematikore. Teorinë e tij e “Psikologjise Sociale dhe Personaliteti”, Lewin e
shprehu me formulën e mëposhtme:
B = f (P, E)
Ku: B – sjellja; f – funksion; P – personi (individi); E – mjedisi në të cilin punoni individi.
Lewin, me anë të kësaj formule argumentoi se sjella e një individi është një funksion midis
ndërveprimit të personit dhe mjedisit ku ai operon. Pra, nëpërmjet teorisë së tij, Lewin
argumentoi se sjellja e një individi varet ngushtë nga karakteri dhe aftësitë që ky individ ka si
dhe mjedisi në të cilin ky individ kryen punën e tij. Nëse individi ka cilësi të mira në profesion
ashtu dhe në karakter dhe nëse këto cilësi do të shoqërohen nga një ambient i përshtatshëm për
të kryer detyrat e tij, atëherë perfomanca e këtij individi në punën që bën do të jetë në nivele të
28 Kurt Lewin, hebre me origjinë, jetoi përgjatë viteve 1890–1933 në Gjermani e më pas deri në fund të jetës së tijmë 1947 në SHBA. Lewin u njoh për psikolog, kërkues dhe teoricien. Ka dhënë kontribut të çmuar në fushën emotivimit dhe sjelljes orgnizative.
Faqe | 50
larta. Ambientin e punës Lewin nuk e lidh vetëm me kushtet e punës, por mbi të gjitha me
motivimin që i bëhet punonjësit. Pra, ai pohon se psikologjia sociale dhe personaliteti i individit
janë faktorë vendimtarë në performancën e punës që ky individ kryen. Por, psikologjia sociale
dhe personaliteti, ndikohen së tepërmi nga motivimi duke nxjerrë kështu në pah rëndësinë e
motivimit të kapitalit human dhe lidhjen që ka motivimi me performancën e punës se një
individi.
“Teoria e Motivimit të Arritur” (1950) e David Mcclelland29, është një tjetër teori e rëndësishme
për sa i përket motivimit të kapitalit human. Kjo teori ngrihet mbi parimin se motivimi i kapitalit
human është çelësi i zhvillimi të një biznesi dhe suksesit të tij. David Mcclelland, në teorinë e tij
shpreh lidhjen midis motivimit të kapitalit human edhe rritjes ekonomike. Mcclelland ka si pike
referimi në teorinë e tij teorinë e Max Weber dhe pasi e zhvilloi teorinë e tij, Mccelland arriti në
përfundimin se motivimi sjell zhvillim ekonomik. Ai e shikon motivimin si thelbësor për të
arritur rezultate efektive dhe të dëshiruara.
Frederick Herzberg30 me teorinë e tij “Motivation – Hygiene Theory” (1950). është një tjetër
studiues i cili i jep një rëndësi të veçantë kapitalit human. Motivimin Herzberg e lidh ngushtë me
rezultatet në punë. Gjatë studimit të tij, ai ka ngritur dy hipoteza kryesore:
Faktorët të cilat shkaktojnë qëndrime pozitive ndaj punës janë të ndryshëm nga faktorët
të cilët shkaktojnë qëndrime negative ndaj punës.
Faktorët dhe performanca, ose efektet personale të lidhura me sekuencat e ngjarjeve të
punës të shtrire në periudha afatgjata, ndryshojnë nga ato në periudha afatshkurtra.
Pas shumë fazash kërkimore, Herzberg pohon në lidhje me hipotezat e ngritura (të cilat janë dhe
thelbi i teorisë se tij) se ka disa faktorë që ndikojnë në kënaqësinë e punës dhe në jo kënaqësinë e
punës. Në lidhje me kënaqësinë e punës kemi këta faktorë: përfundimet e arritura, njohja, vet
puna (sfidat), përgjegjësit dhe avancimi (promovimi). Teoria pohon se kur të pestë këta elementë
janë prezentë, atëherë punonjësi ka ndjesi pozitive dhe ndihet i motivuar për të ecur përpara. Në
të kundërt, do të jetë i pa kënaqur në atë çfarë bën, si dhe i pa motivuar duke patur rezultate jo të
29 Lindur më 1917, Mcclelland ishte një nga kërkuesit dhe teoricienët me një kontribut të madh në fushën emotivimit të kapitalit human. Aktivitetin kryesor akademik e zhvilloi në Universitetin e Harvardit.30 Frederick Herzberg lindur më 1923 në Massachusetts, teoricien dhe studiues i motivimit të kapitalit human kapatur një karrierë të pasur akademike duke qenë pjesë e universiteteve më të mira në SHBA. Ka publikuar një numërtë konsiderueshëm artikujsh shkencor në Harvard Business Review në lidhje me kapitalin human.
Faqe | 51
dëshiruara. Herzberg, shton se ka edhe disa faktorë të tjere që ndikojnë në motivimin e stafit, si
për shembull politikat dhe praktikat e organizatës, mbikëqyrja, marrëdhëniet ndërpersonale
(sidomos me eprorët), kushtet dhe siguria në punë, shpërblimet dhe pagat. Ekzistence pozitive e
këtyre faktorëve e bëjnë stafin me të motivuar për të rritur rezultatet në punë. Pra, edhe sipas
kesaj teorie, motivimi është themeli për rezultate të mira në punën e kryer nga punonjësi.
Teoria e Jetëgjatësise (1960), është një tjetër teori me peshë për sa i përket motivimit të kapitalit
human. Kjo teori, e ndërtuar nga Victor Vroom31, Lyman Porter32 dhe Edward Lawler33 gjen një
përdorim të gjerë në organizata të ndryshme, të cilat kanë një numër të konsiderueshëm
punonjësish. Megjithëse, Vroom punoi i vetëm dhe me pas iu bashkëngjitën edhe Porter e
Lawler, kjo teori njihet si një kontribut i të treve së bashku. Thelbi i kësaj teorie është:
Nëse një punëtor shikon produktivitetin e lartë si një rrugë e cila të çon drejt arritjeve të
qëllimeve personale, atëherë punonjësi do të punojnë me produktivitet të lartë. Nga ana tjetër,
nëse punonjësi e sheh produktivitetin e ulët si një rruge për të arritur qëllimet e tij personale,
atëherë ai do të jetë një punonjës me rendiment të ulët.
Lyman Porter dhe Edward Lawler në plotësimin që i bën teorisë më 1965 argumentuan faktin se
performanca në punë është funksion i aftësive dhe motivimit.
Performanca = f ( Aftësi x Motivim)
Për t’u bërë edhe më e kuptueshme kjo teori shoqërohej edhe me një skemë të cilen po e
paraqesim më poshtë në mënyrë të thjeshtuar.
31 Lindur në Montreal, por më pas shpërngulet në SHBA ku dhe kryen PhD në “University of Michigan” në fushëne psikologjisë industriale. Njihet për kontributin e tij në fushën e motivimit të kapitalit human. Autor i disa librave eartikujve shkencorë.32 Lyman Porter lindur më 1930 në Indiana të SHBA-së. Në 1956 përfundon doktoraturën në fushën e psikologjisëindustriale.33 Lawler ka lindur më 1938 dhe diplomohet për psikologji më 1960 në Brown University. Kontribuues në fushën emotivimit të kapitalit human.
Faqe | 52
Figura 3. Skema e thjeshtuar e “Teorisë së Jetëgjatësisë”
Nga skema vihet re se motivimi të çon drejt kënaqësisë së përgjithshme dhe kur një punonjës
është i motivuar dhe ka një kënaqësi në lidhje me punën në nivele të larta atëherë edhe
perfomanca e tij do të jetë në nivele të larta. Për më tepër, krijimi i një marrëdhënie besimi midis
punëdhënësit e punëmarrësit, do të bënte që bashkëpunimi të ishte i gjatë (pra te këtë jetëgjatësi)
e frytdhënës dhe çelësi i një marrëdhënie jetëgjate është motivimi.
“Teoria e Barazise” (1960), e ndërtuar prej teoricienit J. Stacy Adams34 ka ndikuar fuqishëm në
motivimin e kapitalit human duke u përdorur gjerësisht në sektorë të ndryshëm. Në thelb të
“Teorisë së Barazisë” qëndron ideja se një forcë e madhe motivuese është barazia në trajtimin e
punonjësve, që në kushte të njëjta pune kanë rezultate përfundimtare të njëjta. Pra, nuk ka
diskriminim midis tyre. Sipas kësaj teorie, pagesa e tepërt (overpayment) ndaj një punonjësi nuk
duhet domosdoshmërisht të rris koston e tij, duke pasur parasysh faktin se primar është cilësia e
produktit (apo shërbimit) dhe jo sasia e tij. Nëse punonjësi do të paguhej mbi sasinë e prodhuar
duke mos marre parasysh cilësinë, kjo do të çonte në një përkeqësim të kësaj të fundit. Më
problematik do të jetë nëse ky standard përdoret në pozicione pune të tilla, si inspektim apo
kontrollor cilësie, duke sjelle tolerim në cilësi dhe përqendrim vëmendje vetëm në sasi. Për këtë
arsye, Adams thekson se duhet ruajtur një ekuilibër dhe një balancë (barazi) midis cilësisë,
sasisë, inputit dhe mbi të gjitha kapitalit human (individit) si përgjegjës për ecurinë e punës duke
rritur në këtë mënyrë motivimin e punonjësit, të cilin e sheh si zgjidhje të rëndësishme për një
performancë më të mire në të ardhmen.
34 J. Stacy Adams, i lindur më 1925, me “Teorinë e Barazisë” ka dhënë një kontribut të madh në lidhje memotivimin e kapitalit human. Pas një eksperience në kompanie “General Electric” si kërkues në fushën epsikologjisë, e kaloi pjesën e mbetur të jetës si pedagog dhe kërkues në “University of North Carolina”.
Motivimi
Përpjekjet në punë Rezultati i punës
Kënaqësia e përgjithshme
Faqe | 53
“Teoria e Karateristikave të Punës” (1970) e Richard Hackman35, Edward Lawler36 dhe Greg
Oldham37 është një tjetër teori mbi motivimin e kapitalit human e vlerësuar me pesë yje (me
rëndësi maksimale) nga kritikët e fushës studimore. Kjo e bën dhe të veçantë e të rëndësishme
këtë teori. Teoria e Karakteristikave të Punës ngrihet mbi bazën e disa parimeve:
Nëse individit i bëhet e besueshme se do të arrinte në një rezultat të rëndësishëm dhe me
vlerë pas përfundimit të një punimi, i bën ata që të ndryshojnë sjelljen e tyre duke i bërë
me të ndërgjegjshëm dhe të angazhuar.
Përgjithësisht rezultatet vlerësohen nga individi deri në atë masë sa ata ndihen të
plotësuar në nevojat e tyre fiziologjike e psikologjike, ose deri në atë masë sa individi
kënaq nevojat e tij. Kështu që organizimi dhe kushtet e punës duhet të jenë të ndërtuara
në atë mënyrë që të plotësojë kërkesat dhe nevojat e punonjësve, duke i motivuar ata dhe
në këtë mënyrë, bëhet e mundur realizimi eficcentë i punës duke realizuar pritshmëritë e
organizatës.
Përgjithësisht plotësimi i disa nga kushteve minimale të punës, si për shembull, siguria
fizike e punonjësit, mundësi zhvillimi, bërja e të ndjerit të vlefshëm apo ndonjë tjetër,
mund të jenë arsye të mjaftueshme për të kënaqur një individ, si dhe nxitës motivimi për
stafin në tërësi.
Për më tepër, Teoria e Karakteristikave të Punës, thekson se duhet patjetër që kryerja e punës të
shoqërohet me katër karakteristikat e mëposhtme në mënyrë që stafi të jetë i motivuar.
I. Autonomi në kryerjen e punës. Teoria argumenton se nëse një individ është i
pavarur në punën e tij, atëhere ai do të jetë me i ndërgjegjshëm në atë çfarë kryen
dhe më i motivuar gjithashtu.
II. Përshkrimi i qartë i detyrave. Kjo bën që punonjësi të dijë ku fillon dhe ku
mbaron përgjegjësia e tij për detyrën që kryen. Në këtë mënyrë, punonjësi është i
qartë për atë çfarë bën dhe priret që të këtë rezultate të mira.
35 Lindur më 1940 dhe një nga përfaqësuesit më me zë në lidhje me kapitalin human në “Universitetin e Harvardit”.36 Lindur më 1938, ka dhënë kontribut në disa nga universitetet më të mira në SHBA, sidomos në “University ofMichigan”.37 Lindur më 1947, doktoruar në “School of Industrial Administration” dhe kontribuues në fushën e motivimit tëkapitalit human.
Faqe | 54
III. Shumëllojshmëri e mjaftueshme në punë. Nëse puna që kryen një individ është
monotone, atëhere gjasat janë që puna e kryer të mos jetë eficientë. E kundërta do
të ndodhë nëse ka shumëlloshmeri aktiviteti në punën e një individi. Kryerja e një
pune jo monotone, e bën punonjësin që të ndihet i rëndësishëm për organizatën.
IV. Arritja e rezultateve të planifikuara. Rezultatet që priten duhet të jenë të ndërtuara
duke njohur më parë edhe aftësitë e punonjësit, duke mos kërkuar nga punë shtesë
apo ndihmë nga jashtë njësisë. Nëse arrihen rezultatet e planifikuara, punonjësi
ndihet mire dhe motivohet për më tej.
Nëse të gjitha çfarë thamë me lartë kombinohen me njëra-tjetrën dhe realizohen, atëherë
motivimi i kapitalit human do të jetë në nivele të larta, sikurse edhe performanca e tyre. Pra,
“Teoria e Karakteristikave të Punës” motivimin e shikon si një element tepër deçiziv dhe të
rëndësishëm për të arritur rezultatet e kërkuara nga organizata. Teoria e Karakteristikave të
Punës mund të shprehet edhe me anë të formulës së mëposhtme:
MPS = (Vd + Qd + Rd) x 3 x Pavarsinë x Rezultatet nga puna e kryer
Ku MPS – Pikët e motivimit potencial; Vd – Varieteti detyrave; Qd – Qartësia e detyrave; Rd –
Rëndësia e detyrave;
Edhe nëpërmjet kësaj formule mund të dallohen fare lehtë elementët që ndikojnë në motivim,
duke qenë se motivimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatet përfundimtare të organizatës.
Ka një sërë teorish në lidhje me motivimin e kapitalit human, pavarësisht se më sipër u
përmenden disa prej tyre. John B. Miner në librin e tij “Organizational Behavior 1”, libër prej të
cilit janë shkëputur edhe teoritë e lartpërmendura, trajton edhe disa teori të tjera në lidhje me
motivimin e burimeve njerëzore.
Të gjitha teoritë e motivimit në themel të tyre kanë parimin: “Një kapital human i motivuar
përkthehet në produktivitet, eficiencë e cilësi në punën e punonjësit si dhe një performancë me të
mirë të organizatës në tërësi”.
Faqe | 55
Për më tepër, motivimi i kapitalit human ka ndikim edhe në makroekonominë e vendit në mënyrë
indirekte duke i dhënë një zhvillim ekonomisë në tërësi, e duke krijuar në këtë mënyrë mundësi
likuiditeti për sistemin bankar, dhe jo vetëm.
3.5 PERMBLEDHJA E KAPITULLIT
Proçesi i hulumtimit në literaturën e kapitalit human paraqet një vështirësi të veçantë pasi janë të
shumtë autorët të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë fushë, e sidomos në motivimin e
kapitalit human. Por nga ana tjetër, përtej vështirësive, trajtimi i literaturës në lidhje me kapitalin
human dhe motivimin e tij, të bën të kuptosh se problemet që hasen në këtë fushë janë të shumta.
Ky kapitull na dha një vështrim të përgjithshëm mbi burimet njerëzore. Së pari, trajtuam disa nga
përkufizimet që i bëhen kapitalit human duke e parë nga disa këndvështrime. Vumë re se në
përgjithësi, pavarësisht nga autori që ka dhënë përkufizimin apo rrymës së cilës ai i përket, në
thelb, kapitali human apo ndryshe kapitali njerëzor, rezulton të jetë pothuajse i njëjtë.
Me tej u pa lidhja që ekziston midis kapitalit human edhe sistemit bankar, duke qenë se kapitali
human në sistemin bankar shqiptar është në fokus të këtij punimi. Për këtë arsye, duhej
domosdoshmërisht të trajtohej lidhja midis burimeve njerëzore dhe institucionit bankar. Studiues,
ekonomistë, teoricienë dhe autorë të ndryshëm bashkohen në idenë që kapitali human ka një
rëndësi të veçantë të sektorin bankar. Nëse banka zotëron punonjës profesionistë, të kualifikuar
dhe të ndërgjegjshëm në atë çfarë bëjnë, atëherë shanset për të patur rezultate të larta janë të
mëdha. E kundërta pritet nëse banka ka një staf jo adekuat dhe profesional.
Për më tepër, literatura argumenton se ekziston një lidhje e drejtë midis kualifikimit të stafit dhe
rezultateve të institucionit ku ata punojnë, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në ekonominë e
vendit në tërësi, pra kanë impakt makroekonomik.
Teoritë e motivimit të kapitalit human zunë një vend të rëndësishëm në këtë kapitull.
Nga përshkrimi që i bëmë teorive të motivimit u evidentua fakti se ekziston një lidhje e fortë
midis motivimit dhe rezultateve në performancën e punonjësit. Pothuajse të gjitha teoritë e
Faqe | 56
motivimit e pranojnë një fakt të tillë. Ndryshimi midis tyre është në lidhje me mënyrën e
motivimit të kapitalit human. Gjithsesi, faktorët të cilët ndikojnë më tepër në motivimin e
kapitalit human mund të përmendim pagesën, kushtet e punës, trajnimet në lidhje me profesionin,
përshkrimet e qarta të detyrave, trajtimin korrekt dhe të njëjtë për të gjithë punonjësit nga
punëdhënësi, etj. Të gjithë këta faktorë ndikojnë drejtpërsëdrejti në rezultatet e punonjësit, e
rrjedhimisht në atë organizatës, në rastin konkret të bankës.
Në këtë mënyrë, pasi kemi trajtuar literaturën në lidhje me bankën dhe kapitalin human, i hapet
rrugë trajtimit të kapitujve të tjerë, duke konkluduar me problematikat dhe sfidat e sistemit
bankar dhe kapitalit human në Shqipëri.
Faqe | 57
KAPITULLI 4
ECURIA E SISTEMIT BANKAR NË SHQIPËRI
4.1HYRJE
Në Shqipërinë e këtyre njëzet viteve të fundit kanë ndodhur ngjarje, të cilat kanë ndikuar si
pozitivisht, ashtu edhe negativisht në sektorin bankar. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për
ecurinë e kapitalit human, madje në këtë fushë ka pasur më tepër ngjarje e ndodhi të cilat e kanë
kushtëzuar zhvillimin e shumë sektorëve në ekonominë shqiptare, sektorë të cilët e kanë patur të
domosdoshëm profesionalizmin e kapitalit human.
Në këtë kapitull, do të bëjmë një paraqitje se si ka evoluar sistemi bankar në Shqipëri përgjatë
këtyre viteve. Zhvillimi i sistemit bankar, ka qenë tepër dinamik sidomos pas vitit 2000. Ardhja e
grupeve të njohura financiare në tregun bankar shqiptar dhe konsolidimi i bankave ekzistuese,
rriti konkurrueshmërinë midis bankave duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në zhvillimin e këtij
sistemi. Gjithsesi rruga e përshkruar nga bankat në Shqipëri ka qenë e shoqëruar me probleme
dhe sfida jo të vogla. Këto probleme dhe sfida do të trajtohen në kapitujt pasardhës.
Ecuria e sistemit bankar në Shqipëri është ndikuar ndjeshëm jo vetëm nga zhvillimi i ekonomisë
së Shqipërisë, por edhe nga zhvillimet ekonomike të vendeve të tjera, sidomos me ato të cilat
kemi partneritet në fushën e ekonomisë. Për këtë arsye, në këtë kapitull do të gjejë vend një
vështrim i përgjithshëm i situatës ekonomike në Shqipërisë si dhe asaj ndërkombëtare.
Të dhënat e publikuara në raportet e bankave të nivelit të dytë, në ato të Bankës Qendrore si dhe
në institucionet ndërkombëtare, tregojnë qartë se sistemi bankar shqiptar po kalon një moment
më të mirë krahasuar me vendet e tjera, e sidomos me ato fqinje. Megjithatë në konsideratë
duhen pasur rreziqet me të cilat mund të përballet sistemi bankar. Për këtë arsye, rreziqet e
sistemit bankar janë trajtuar në këtë kapitull së bashku me strukturën e sistemit bankar.
Faqe | 58
Evidencat që do të jepen në këtë kapitull do të shërbejnë për të patur një tablo sa më të qartë për
atë çfarë ndodh në sistemin bankar në Shqipëri. Kjo do të na ndihmojë të evidentojmë edhe
ndonjë problematikë të tregut bankar.
4.2 ZHVILLIMET KRYESORE NE EKONOMINE BOTERORE DHE
EKONOMINE SHQIPTARE
Ekonomia botërore që prej fund vitit 2007 e fillimit të vitit 2008, është futur në një vorbull
problemesh e sfidash të cilat kërkojnë zgjidhje efikase dhe të shpejta në kohë. Ekonomitë e
shteteve më të rëndësishme botërore përballen çdo ditë me të papritura dhe me ngjarje të cilat
kushtëzojnë ndjeshëm zhvillimin e tyre. Të gjitha institucionet zyrtare ndërkombëtare publikojnë
shifra dhe fakte që të bëjnë jo fort optimist, duke evidentuar qartë se si ritmet e rritjes ekonomike
janë ulur pothuajse në të gjithë botën.
Borxhi publik, është një tjetër faktor i rëndësishëm që po ndikon negativisht në tepër vende të
zhvilluara e sidomos në Eurozonë. Këtu mund të përmendim shtete si Spanja, Italia, Franca apo
dhe vende të tilla si Greqia, e cila ndodhet në një kolaps të vërtet ekonomik. Ky fenomen bënë që
bankat në këto shtete të jenë konservatore për sa i përket kreditimit të ekonomisë së tyre38.
Mirëpo kjo sjell ulje të shanseve për të pasur investitorë të huaj në Shqipëri, duke reduktuar në
këtë mënyrë mundësitë e investimeve të huaja direkte.
Në këtë çështje do të bëjmë një paraqitje të situatës aktuale të ekonomisë botërore dhe asaj
shqiptare. Të dhënat e përdorura, do të jenë të dhënat e publikuara në mënyrë zyrtare nga raportet
vjetore të “Bankës së Shqipërisë”, “Fondit Monetar Ndërkombëtar”, “Bankës Botërore” si dhe
institucioneve të tjera. Përgjithësisht është punuar me raporte të publikuar për vitin 2011, pasi
raportet vjetore në lidhje me vitin 2012 ende nuk janë publikuar.
Krijimi i një klime jo të përshtatshme ndaj zhvillimit ekonomik duket në mjaft tregues, sidomos
për vendet e zhvilluara, të cilat duhet të jenë dhe lokomotivë të ekonomisë botërore. Në tabelën e
38 Bëhet fjalë për bizneset në këto vende të cilat kanë munges likuiditeti duke kushtëzuar investimet e tyre
Faqe | 59
mëposhtme po paraqes disa të dhëna në lidhje me ndryshimet në PBB, në normën e papunësisë
dhe atë të inflacionit, për disa nga vendet më të zhvilluara sot në botë.
Tabela 2. Tregues makroekonomik të vendeve të ndryshme
Vendi
Ndryshimi i
PBBNorma e papunësisë Norma e inflacionit
2010 2011 2007 2008 2009 2010 2011 2007 2008 2009 2010 2011
SHBA 3.0 1.7 4.6 5.8 9.3 9.6 8.9 2.9 3.8 - 0.8 1.5 3.0
Eurozonë 1.9 1.53 7.5 7.5 9.4 10.0 10.3 2.1 3.3 0.3 1.6 2.73
Gjermani 3.6 3.01 8.4 7.3 7.5 6.8 5.9 2.3 2.8 0.2 1.1 2.3
Francë 1.4 1.72 8.3 8.3 7.6 9.7 9.7 3.0 3.6 0.1 1.5 2.1
Mbretëri e
Bashkuar2.1 0.9 6.1 6.7 9.4 8.0 8.02 2.0 3.2 2.2 3.3 4.5
Japoni 3.1 - 0.91 3.9 4.0 5.1 5.1 4.6 0.0 1.4 - 1.2 - 0.7 - 0.3
Burimi: Banka Qëndrore e Shqipërisë, Eurostat – Institutet statistikore të vendeve respektive, FMN (përpunimi iautori)
Tabela 2. na tregon fare qartë se kemi pasur një përkeqësim të disa treguesve kryesorë
makroekonomikë sidomos përgjatë viteve 2007 – 2010. Shikojmë se kemi një rritje të normës së
papunësisë në Eurozonë. Kjo do të thotë, më pak para në duart e konsumatorit dhe në të njëjtën
kohë më pak shpenzime. Kjo situatë e krijuar në vendet e lartë përmendura ka patur ndikim edhe
në Shqipëri.
Të dhënat zyrtare të Institutit Statistikor Europian, “Eurostat” tregojnë se në Eurozonë kemi një
ngadalësim të rritjes së ekonomisë. Përgjatë vitit 2011, ekonomia e Eurozonës shënoi një rritje
prej 1.5%, shifër kjo më e vogël krahasuar me 1.9% që ka qenë rritja ekonomike në vitin 2010.
Negativisht kanë ndikuar edhe problemet me borxhin publik që po hasin shumë shtete në
Eurozonë. Konsumatorët në shumë shtete të Eurozonës, si pasojë e pasigurisë në lidhje me
ecurinë e ekonomive të vendeve respektive kanë ulur ndjeshëm konsumin. Kjo do të thotë më
Faqe | 60
pak të ardhura për prodhuesit, rritje të papunësisë duke e futur ekonominë në recesion. E një
situatë e tillë prek padyshim sistemin bankar duke frenuar aktivitetin e tij.
Një situatë e tillë problematike e ekonomive të zhvilluara ka ndikuar negativisht në vendet e
rajonit. Në tabelën e mëposhtme po paraqes disa tregues makroekonomikë për disa nga vendet e
rajonit.
Tabela 3. Disa tregues makroekonomikë për disa nga vendet e rajonit
VendiNdryshimi i PBB Inflacioni vjetor Norma e papunësisë
2010 2011 2008 2009 2010 2011 2009 2010 2011
Itali 1.5 0.4 3.5 0.8 1.6 2.9 7.8 8.4 8.4
Greqi - 4.6 - 5.5 4.2 1.3 4.7 3.1 9.5 12.9 17.0
Maqedoni 1.8 3.0 8.3 - 0.8 1.6 3.8 32.1 32.0 31.2
Serbi 1.0 2.0 12.9 6.8 6.5 11.0 15.5 19.18 24.0
Kroaci - 1.2 0.8 5.8 2.2 1.1 2.2 14.9 11.8 13.0
Turqi 8.9 6.6 10.5 6.3 8.6 6.2 14.1 10.7 9.0
Kosovë 4.0 5.3 9.4 - 2.4 3.5 7.4 - - -
Shqipëri 3.5 2.7 3.4 2.2 3.6 3.5 12.7 13.5 13.3
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011
Shihet qartë se kemi një përkeqësim të disa prej treguesve kryesorë makroekonomikë në
pothuajse të gjithë shtetet e rajonit. Kjo situatë ndikon negativisht edhe në sektorin bankar duke
pasur parasysh marrëdhëniet tregtare me vendet e rajonit dhe më gjerë.
Megjithatë, sistemi bankar shqiptar u “mbrojt” nga kriza e likuiditetit, si pasojë e transferimit të
kapitalit monetar që emigrantët shqiptar bënë nga vendet e prekura nga kriza ku ata jetonin, drejt
vendit tonë.
Gjithashtu, edhe nga masat e marra nga institucionet përkatëse. Shqipëria përgjatë këtyre viteve
ka treguar stabilitet relativ makroekonomikë, pavarësisht përkeqësimit të disa treguesve.
Faqe | 61
Në tabelën 4 në vijim tregohet ecuria makroekonomike e Shqipërisë në vitet e fundit.
Tabela 4. Tregues makroekonomik të Shqipërisë ndër vite.
2007 2008 2009 2010 2011
Rritja reale e PBB-së (në %) 5.9 7.5 3.3 3.91 2.72
Numri i të punësuarve (në mijë) 939 974.1 899.3 916.9 929.92
Të ardhurat buxhetore (në % të PBB-së) 26.0 26.7 26.0 26.4 25.4
Shpenzimet buxhetore (në % të PBB-së) 29.5 32.3 33.0 29.5 28.9
Kursi mesatar i këmbimit Lek/Usd 90.4 83.9 95.0 103.9 100.84
Kursi mesatar i këmbimit Lek/Euro 123.6 122.8 132.1 137.8 140.34
Agregati M3 (paraja e gjerë) 13.7 7.7 6.8 12.5 9.5
Kredia për sektorin privat (fund periudhe) 48.3 32.2 11.7 10.6 10.4
Burimi: Banka Qëndrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Shohim nga të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë se kemi një përkeqësim të disa
treguesve midis viteve 2007–2011. Efektet e krizës ekonomike e financiare globale janë
reflektuar edhe në uljen e ritmeve të rritjes reale të PBB-së. Ky fenomen ka ndikuar si një efekt
domino në treguesit e tjerë makroekonomik të vendit sidomos përgjatë viteve 2008–2010. Pas
kësaj periudhe, shohim një përmirësim të lehtë të treguesve makro të ekonomisë sonë. Gjithsesi
efekti në sektorin bankar është ndjerë duke bërë që ky i fundit të ulë kreditimin e sektorit privat,
sektor i cili është përcaktues për rritjen ekonomike të Shqipërisë.
Si përfundim, mund të themi se situata ekonomike në botë, e sidomos në Eurozonë dhe rajon,
kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Pavarësisht faktit se ekonomia jonë nuk
është e integruar në tregjet financiare ndërkombëtare, efektet e krizës janë ende prezent ndonëse
në Shqipëri ato u ndjenë me vonesë. Në këtë këndvështrim, situata ekonomike nuk është fort e
favorshme për zhvillim dhe rritje të sektorit bankar, megjithëse për arsyet e lartpërmendura
likuiditeti nuk mungon në sistemin bankar shqiptar. Pra, kjo situatë aktuale ekonomike nuk jep
mundësi për zhvillimin e aktivitetit kreditues, por bën që likuiditeti monetar të mbetet i pa
investuar dhe të mbahet stok. Kështu që situata ekonomike nuk është në favor të zhvillimit të
sistemit bankar shqiptar, duke bërë që ky sistem të përballet me sfida dhe probleme të shumta të
cilat do të jenë subjekt trajtimi në kapitujt e ardhshëm.
Faqe | 62
4.3 KRIJIMI DHE ZHVILLIMI I SISTEMIT BANKAR NË SHQIPËRI
Aktivitetet monetare jo formale në Shqipëri kanë qenë të pranishme prej shekujsh, por ato filluan
të zyrtarizohen nga fundshekulli XIX. Është pikërisht kjo periudhë, që njihet edhe si zanafilla e
bankave në Shqipëri. Bankat e para, të cilat ushtruan veprimtarinë e tyre në territorin e
Shqipërisë kanë qenë Banka Otomane dhe Banka Bujqësore Turke (Sh. Cani 2010). Të dyja
këto banka, të ndërtuara me kontribut të Perandorisë Osmane pushuan së ekzistuari me shpalljen
e pavarësisë së Shqipërisë. Pas vitit 1912, pati disa tentativa për të krijuar bankën e parë të shtetit
shqiptar. Në vitin 1913, u mundësua krijimi i bankës së parë qendore pas marrëveshjes së arritur
midis Ismail Qemalit dhe dy përfaqësuesve (Karol Pitner dhe Oskar Pollak) te “Wienner Bak
Verein”39 dhe dy përfaqësuesve (Pietro Fenolio dhe Guido Ansbaher) të “Banca Commerciale
Italiana”. Por si rezultat i kushteve politike, si dhe Luftës së Parë Botërore, kjo bankë e pati të
pamundur të funksiononte (Sh. Cani 2010). Me ardhjen e Mbretit Zog në pushtet, u bë e mundur
krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë më 25 Mars 1925, të cilën e mori me koncesion një
grup financiar italian.
Me ardhjen e regjimit komunist në fuqi, Banka Kombëtare e Shqipërisë u shtetëzua, ashtu si
shumë aktivitete dhe institucione të tjera në atë periudhë në Shqipëri. Kështu më 13 janar 1945 u
krijua Banka e Shtetit Shqiptar. Kjo bankë, vepronte njëkohësisht si një bankë qendrore dhe
bankë tregtare duke kufizuar gjithë veprimtaritë bankare e financiare në një institucion të vetëm.
Viti 1991 e gjeti Shqipërinë me një sistem bankar me një nivel, ku operonin Banka e Shtetit
Shqiptar, Banka e Shtetit Shqiptar për Marrëdhënie me Jashtë (themeluar në muajin dhjetor
1990), Banka Bujqësore, si dhe më pas krijohen Banka e Kursimeve dhe Banka Kombëtare
Tregtare.
Me ndryshimin e sistemeve, pas rënies së regjimit komunist si në çdo fushë tjetër edhe sistemi
bankar u prek nga ndryshimet. Ndryshimi i parë thelbësor, ishte kalimi nga sistemi bankar me
një nivel, në sistem bankar me dy nivele. Gjithashtu me anë të ligjit nr. 7559 “Për Bankën e
Shqipërisë”, datë 22.04.1992 u zyrtarizua krijimi i Bankës Qendrore apo ndryshe Banka e
Shqipërisë.
39 Vepronte në emër të grupit bankar austro – hungarez.
Faqe | 63
Përgjatë viteve të para të ndryshimit të sistemit (1991- 1996), bankat në Shqipëri hasën vështirësi
nga më të ndryshmet duke bërë që zhvillimi i tyre të ishte jo ai i dëshiruari. Kjo, për shumë arsye
ku si më kryesoret mund të përmendim (Sh. Cani 2010):
Informaliteti i ekonomisë, e sidomos në tregjet financiare. Kjo përbënte një pengesë
serioze për kanalizimin e fondeve në sistemin bankar. Madje edhe sot ekziston një
fenomen i tillë, por në nivele më të ulëta.
Ekzistenca e shoqërive piramidale ka kushtëzuar gjithashtu zhvillimin e sistemit bankar.
Këto shoqëri duke ofruar interesa të larta për depozitimin e fondeve, bënë që shumë
individë e biznese të orientoheshin drejt tyre duke anashkaluar sistemin bankar, i cili
ofronte norma interesi disa herë më të vogla. Me falimentimin e shoqërive piramidale
filluan edhe lëvizjet e para në lidhje me përmirësimin e situatës. Ajo që rezultoi e
sukseshme ishte privatizimi i i bankave shtetërore.
Sot, në tregun bankar operojnë 16 banka të nivelit të dytë, nga 5 banka që ushtronin aktivitetin në
Shqipërinë e vitit 1997. Ky trefishim i numrit të bankave tregon zhvillimin që ka pasur ky sistem
përgjatë këtyre viteve, zhvillim i cili është shoqëruar me probleme dhe sfida të shumta. Bankat,
të cilat operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë janë (Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor
i Mbikëqyrjes 2011):
1. BANKA RAIFFEISEN SH.A. Licenca Nr. 2/1998, datë 11.01.1999. Miratuar mevendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 163, datë 11.12.1998.
2. BANKA E BASHKUAR E SHQIPËRISË SH.A. Licenca Nr. 3/1998, datë 11.01.1999.Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 165, datë11.12.1998.
3. VENETO BANKA SH.A. Licenca Nr. 5/1998, datë 11.01.1999. Miratuar me vendimin eKëshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 164, datë 11.12.1998.
4. BANKA KOMBËTARE TREGTARE SH.A. Licenca Nr. 6/1998, datë 11.01.1999.Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 162, datë11.01.1999.
5. BANKA TIRANA SH.A. Licenca Nr. 07, datë 12.09.1996. Miratuar me Vendimin eKëshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 9, datë 12.09.1996.
Faqe | 64
6. DEGA E BANKËS KOMBËTARE TË GREQISË, TIRANË. Licenca Nr. 08, datë25.11.1996. Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 4,datë 14.03.1996.
7. BANKA NDËRKOMBËTARE TREGTARE SH.A. Licenca Nr.09, datë 20.02.1997.Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 9, datë30.04.1996.
8. DEGA E BANKËS ALPHA – ALBANIA. Licenca Nr.10, datë 07.01.1998. Miratuar mevendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë Nr.01/03/96, datë 27.12.1997.
9. BANKA INTESA SANPAOLO ALBANIA SH.A. Licenca Nr.11, datë 10.08.1998.Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 105, datë10.08.1998.
10. BANKA PROCREDIT SH.A. Licenca Nr. 12, datë 15.03.1999. Miratuar me vendimin eKëshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 22, datë 03.03.1999.
11. BANKA EMPORIKI – SHQIPËRI SH.A. Licenca Nr. 14, datë 28.10.1999. Miratuar mevendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.105, datë 19.10.1999.
12. BANKA E KREDITIT TË SHQIPËRISË SH.A. Licenca nr. 15, datë 28.08.2002.Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 66, datë 28. 08.2002.
13. BANKA CREDINS SH.A. Licenca nr. 16, datë 31.3.2003. Miratuar me vendimin eKëshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 22, datë 26.03.2003.
14. BANKA SOCIETE GENERALE ALBANIA SH.A. Licenca nr. 17, datë 16.02.2004.Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqiprisë nr. 06, datë11.02.2004.
15. BANKA UNION SH.A. Licenca nr. 18, datë 09.01.2006. Miratuar me vendimin eKëshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 101, datë 28.12.2005.
16. BANKA E PARË E INVESTIMEVE, ALBANIA SH.A. Licenca nr. 19, datë06.07.2007. Miratuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr. 35,datë 27.06.2007
Në tabelën e mëposhtme bëhet një paraqitje e përgjithshme se çfarë peshe specifike zë secila
bankë në sistemin bankar shqiptar. Duket se të gjashtëmbëdhjetë bankat kanë pesha të ndryshme
specifike, ku pjesën më të madhe e zënë banka si Raiffeisen Bank apo Banka Kombëtare
Tregtare. Pjesa tjetër e tregut, ndahet nga bankat e tjera.
Faqe | 65
Tabela 5. Pesha specifike e secilës bankë në sistemin bankar shqiptar.
Fund viti 2011Bankat
Totali ibilancit
Burimet epërhershme
Kapitaliaksioner
Tepricae kredisë
Kredime
problem
Bonothesari
Letrame
vlerë
Totali idepozitaveTreguesi në
%BankaRaiffeisen
28.7 24.5 27.1 22.8 20.5 29.11 45.7 29.8
Banka eBashkuar eShqipërisë
0.6 0.5 0.6 0.4 1.0 0.00 - 0.5
Veneto Banka 1.2 2.7 3.0 1.8 0.5 0.1 - 0.9BankaKombëtareTregëtare
17.7 11.8 12.6 14.9 6.3 20.61 19.2 18.4
Banka Tirana 8.1 11.8 13.0 10.0 18.1 8.64 2.4 7.5BankaNdërkombetareTregëtare
0.8 1.2 1.4 0.4 0.3 0.75 1.3 0.7
Banka IntesaSanapoloShqipëri
11.3 11.5 12.0 9.1 12.7 15.00 16.0 11.6
BankaProcredit
3.6 4.9 4.2 4.4 2.0 4.05 0.6 3.5
BankaEmporikiShqipëri40
2.8 3.7 2.5 4.2 6.9 0.84 2.1 1.4
BankaKombëtareGreke
3.5 4.2 2.8 5.6 8.9 2.58 0.1 3.3
Banka AlphaShqipëri
6.2 6.0 4.4 7.1 13.2 8.03 4.5 6.7
Banka e Parë eInvestimeve
0.8 1.0 1.1 0.8 0.4 0.91 1.2 0.8
Banka eKreditit teShqipërisë
0.2 1.1 1.3 0.0 0.0 0.01 - 0.0
Banka Credins 7.6 8.7 7.1 10.9 5.7 2.86 1.3 7.7Banka SocieteGeneraleAlbania
5.0 4.6 5.0 5.5 2.6 4.59 4.0 5.1
Banka Union 2.1 1.8 2.0 2.1 0.9 1.93 1.6 2.1Totali 100 100 100 100 100 100 100 100
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Bankat sot kanë arritur një pjekuri të mjaftueshme e cila tregohet edhe me qëndrueshmërinë e
sistemit në tërësi. Sistemi bankar, pavarësisht se është vetëm një prej komponentëve të tregut
financiar, aktivitetet e tij përfaqësojnë afërsisht 84.8% të PBB-së41.
40 Aktualisht Credite Agricole Bank41 Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011, fq 119
Faqe | 66
Në tabelën e mëposhtme tregohet se si ka ecur totali i aktiveve të sistemit bankar ndër vite.
Tabela 6. Ecuria e totalit të aktiveve të sistemit bankar dhe raporti ndaj PBB-së.
Tregusit 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Totali i aktiveve (në miliardë lekë) 496.6 624.3 742.9 834.1 886.3 990.6 1,120.2
Totali i aktiveve/PBB (në %) 60.9 70.8 76.8 76.7 77.5 81.0 84.8
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Nga tabela 6, shihet se totali i aktiveve ka pasur rritje nga viti në vit, megjithëse në momente të
caktuara rritja ka qenë me ritme rënëse. Kjo ka ardhur si rezultat i zhvillimeve financiare e
ekonomike në tregjet ndërkombëtare ,si dhe problemet në ekonomitë e vendeve të rajonit. Të dy
këta komponentë në mënyre të drejtpërdrejtë ose jo, kanë ndikuar në zhvillimin e sistemit bankar
në Shqipëri.
Përgjithësisht, sistemi bankar në Shqipëri vijon të financohet nga depozitat dhe aktiviteti kryesor
mbetet kreditimi, megjithëse jo në nivelin e kërkuar (Banka Qendrore, Raporti Vjetor 2011). Nga
ana tjetër, nëse do të krahasojmë nivelin e kreditimit të vitit 2011, me atë të vitit 2010 duhet
theksuar se ka pasur rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Qendrore (Raporti Vjetor
2011) kredia përbën rreth 50% të totalit të aktivit në sistemin bankar. I njëjti burim, thekson se
portofoli i kredisë në sistemin bankar shqiptar është rritur me 75.35 miliardë lekë, ose me rreth
15.35% gjatë vitit 2011, krahasuar me rritjen prej rreth 44.45 miliardë lekësh ose me rreth
9.07%, gjatë vitit paraardhës. Rritja më e madhe e nivelit të kreditimit është shënuar në
tremujorin e fundit të 2011 me 4.35%.
Rritja e nivelit të kreditimit normalisht që shoqërohet edhe me ekspozim ndaj rrezikut të kredisë.
Raporti “kredi me probleme ndaj totalit të kredisë të sistemit bankar” ka ardhur në rritje. Nga
13.96% që ka qenë në fund të vitit 2010, rezulton të jetë 18.76% në fund të 2011 (Banka
Qendrore, Raporti Vjetor 2011) ose 23% në fundvitin 2012. Ky përkeqësim, vihet re si te kreditë
që u janë dhënë bizneseve, ashtu edhe te kreditë dhënë individëve. Pesha që zë kredia me
probleme në portofolin e kredisë dhënë bizneseve për vitin 2011 është 20.8%. Në vitin 2010, ky
tregues ishte 15.5%. Pra, vihet re një rritje jo e vogël e kredive me probleme. Ndërsa për
Faqe | 67
individët, ky tregues vlerësohet të jetë 15.8% në fund të 2011. Në fund të vitit 2010 ky tregues
ishte 11.7% (Banka Qendrore, Raporti Vjetor 2011).
Sikurse e përmendëm edhe më sipër, burim kryesor likuiditeti për bankat në Shqipëri janë
depozitat. Sistemi bankar shqiptar, me ndonjë përjashtim të vogël, nuk ka pasur ndonjëherë
probleme likuiditeti. Edhe sot në një kohë krize financiare e ekonomike, sistemit bankar shqiptar
vazhdon të ketë rritje të depozitave. Ato për vitin 2011 u rritën me 13% (Banka Qendrore,
Raporti Vjetor 2011), rritje kjo më e vogël se një vit më parë, por duke marr në konsideratë
zhvillimet ekonomike ndërkombëtare mbetet në nivele të kënaqshme. Për më tepër, struktura
valutore e depozitave në bankat shqiptare paraqitet e balancuar, ku pesha e depozitave në
monedhën e huaj ndaj totalit të depozitave ishte 49.9% në Dhjetor 2011 (Banka Qendrore,
Raporti Vjetor 2011).
Në periudhë turbulencash financiare, sistemi bankar duhet t‘i kushtojë një rëndësi të veçantë
problemit të përqendrimit në lidhje me aktivitetin depozitues dhe kreditues. Nëse përqendrimi
ruhet në nivele të lejuara, e bën bankën të operojë në treg më me lehtësi. Përqendrimi i aktiveve
të bankës, tek depozitat dhe kredia, që përfaqësohet nga indeksi Herfindahl (H), mund të thuhet
se ka qëndruar përgjithësisht në të njëjtin nivel sidomos në 4 – 5 vitet e fundit. Në tabelën e
mëposhtme tregohen vlerat që ky indeks ka marrë ndër vite në lidhje me aktivet, depozitat dhe
aktivitetin kreditues.
Tabela 7. Indeksi H (Herfindahl) i përqendrimit të aktiveve, depozitave dhe kredisë.
Treguesit 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Indeksi H (aktivet) 0.21 0.18 0.15 0.15 0.14 0.14 0.15
Indeksi H (depozita) 0.24 0.2 0.17 0.17 0.16 0.15 0.16
Indeksi H (kredia) 0.1 0.11 0.12 0.11 0.11 0.11 0.12
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Mjaftueshmëria e kapitalit, është një tjetër tregues i rëndësishëm për sistemit bankar. Sipas të
dhënave të Bankës së Shqipërisë, që prej Dhjetorit të 2008 e deri në Dhjetor të vitit 2010, kanë
pësuar një ulje të lehtë të raportit te mjaftueshmërisë së kapitalit. Megjithatë, në fund të vitit
Faqe | 68
2011 ky tregues u përmirësua në krahasim me vitin paraardhës duke arritur në nivelin 15.6% nga
niveli minimal rregullator prej 12%. Ky fakt dëshmon qëndrueshmërinë e sistemit bankar.
Sistemi bankar shqiptar, ka ulur ritmet e rritjes së tij në vitin 2011 dhe një gjë e tillë ka ndodhur
edhe për vitin 2012. Kjo për arsye të cilat i kemi përmendur më lartë, e që do të trajtohen
gjerësisht në kapitujt pasardhës. Këtu mund të theksojmë faktin se një nga faktorët e rëndësishëm
që ka ulur fitimet neto të sistemit bankar, kanë qenë edhe provigjinimet. Në tabelën e mëposhtme
tregohet rezultati neto në miliardë lekë i sistemit bankar për disa vite.
Tabela 8. Rezultati neto në miliardë lekë i sistemit bankar shqiptar.
Treguesit 2008 2009 2010 2011
Rezultati neto (pas tatimit) 7.33 3.54 6.72 0.71
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Pra, vihet re një ulje e rezultatit neto në vitin 2011 krahasuar me vitin paraardhës. Për më tepër,
dy treguesit e përfitueshmërisë të cilët janë RoAA dhe RoAE përllogariten të kenë vlera pozitive
respektivisht 0.07% dhe 0.76%. Megjithatë këto shifra kanë pësuar rënie në krahasim me vitin e
kaluar (2010) si rezultat i rënies së rezultatit financiar neto (Banka Qendrore, Raporti Vjetor
2011).
Në çështjet në vazhdim të këtij kapitulli, do të trajtojmë edhe tregues të tjerë të cilët do të na
plotësojnë tablonë mbi situatën aktuale të sistemit bankar. Normalisht që informacioni mbi
situatën aktuale të sistemit bankar nuk do të kufizohet vetëm në këtë kapitull, por ai do të
shoqërojë të gjithë temën në vazhdim.
4.4 PARAQITJA STRUKTURORE E SISTEMIT BANKAR NE SHQIPERI
Struktura e një banke, por edhe e sistemit bankar, paraqet një rëndësi të veçantë sidomos në
lidhje me hartimin e politikave për zhvillimin e institucionit bankar dhe për mbarëvajtjen e tij.
Sot në botë njihen përgjithësisht dy tipe strukturash organizative bankare, ku më e vjetra është
ajo që quhet “banka njësi” (Sh. Cani 2010). Ky tip strukture e koncepton bankën si një njësi të
vetme duke mos qenë e nevojshme për të pasur degë. Të gjithë transaksionet bankare, ofrimet e
shërbimeve dhe produkteve kryhen në një zyrë bankare të vetme. Nga ana tjetër, shumica e
Faqe | 69
bankave sot kanë paraqitje strukturore të tipit “banka me degë”. Ky tip strukture bën të mundur
që banka të ofrojë më mirë, më shpejtë dhe me çmime më të ulëta produktet dhe shërbimet e saj.
Në këtë formë strukturore banka i qëndron më afër klientit të saj.
Duhet theksuar fakti se të dy llojet e strukturave organizative të bankave drejtohen nga një bord i
vetëm (Sh. Cani 2010). Bankat, të cilat operojnë në tregun bankar shqiptar kanë strukturë
organizative të llojit “banka me degë”. Kjo strukturë organizative e ka rritur ndjeshëm eficcensën
e sistemit bankar shqiptar.
Aktualisht në territorin e Shqipërisë operojnë 534 degë dhe agjensi bankare (Raporti Vjetor i
Mbikëqyrjes 2011). Ky numër është në rritje krahasuar me fundin vitin 2010, ku në Shqipëri
ushtronin aktivitetin e tyre 529 degë dhe agjenci bankare. Në të njëjtën kohë një degë e një banke
ushtron aktivitetin e saj jashtë territorit të Shqipërisë. Përgjithësisht, në qytetet kryesore kemi dhe
numrin më të madh të degëve.
Mos shtrirja e rrjetit bankar në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë përbën edhe
një problem të rëndësishëm lidhur me zhvillimin e zonave “periferike”.
E rëndësishme, përveç strukturës organizative të një banke, është edhe struktura e tregut bankar,
pra sa banka operojnë në këtë treg dhe si është i strukturuar kapitali i tyre. Në figurën 4, tregohet
se si është i strukturuar sektori bankar dhe ai financiar në Shqipëri.
Paralelisht tregohet edhe përqindja e kapitalit aksioner, jo vetëm në sektorin bankar por edhe më
gjerë. Kjo na ndihmon për të pasur një ide më të qarta në lidhje me përbërësit e këtij tregu.
Faqe | 70
Figura 4. Struktura e sektorit bankar dhe financiar në Shqipëri.
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2011 (përshtatje e autorit)
Ashtu si tregohet edhe në këtë organigramë, Banka e Shqipërisë është institucioni zyrtar i cili
mbikëqyr jo vetëm sistemin bankar, por edhe subjektet financiare jo banka, zyrat e këmbimit
valutor, unionet e kursim kreditit, shoqëritë e kursim kreditit si dhe zyrat e përfaqësimit. Vihet re
se kapitali i sistemit bankar shqiptar përbëhet 81% me kapital privat të huaj dhe pjesa e mbetur
prej 19%, përbëhet nga kapitali privat vendas dhe i huaj.
Kapitali privat i huaj në sistemin bankar shqiptar ka një përqindje të lartë, krahasuar me atë
vendas.
Kjo mund të interpretohet në dy mënyra:
I. Së pari, kjo tregon se tregu shqiptar në këtë drejtim paraqet interes për investitorët e huaj.
Treguesit e tregut financiar shqiptar kanë qenë në ato parametra duke e bërë këtë treg
atraktiv për investimet e huaja. Kjo duket qartë edhe nga prania e grupeve të fuqishme
Banka eShqipërisë
Banka tregëtare(16)
Kapital privat tëhuaj 81%
Kapital privatvendas dhe të
huaj 19%
Subjektefinanciare jobanka (19)
Kapital privatvendas 53%
Kapitalshtetëror vendas
11%
Kapital privat ihuaj 26 %
Kapital privatvendas dhe i
huaj 10%
Zyra këmbimivalutore (301)
Kapital privatvendas 100%
Unione kursimkrediti (2) dheshoqëri kursimkrediti (124)
Zyrapërfaqësimi (1)
Faqe | 71
financiare (bankare) të huaja të cilat operojnë në Shqipëri. Në këtë mënyrë, kemi ndikim
të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit duke rritur shanset për të përmirësuar të gjithë
treguesit makroekonomike.
II. Këndvështrimi i dytë është paksa pesimist. Përqindja e ulët e kapitalit vendas në sektorin
bankar shqiptar vendos në pikëpyetje aftësinë e bizneseve shqiptare për të investuar në
sistemin bankar dhe për ta menaxhuar atë.
Ecuria e aktiveve dhe pasiveve si dhe struktura e tyre është një element tjetër i rëndësishëm dhe
domethënës në lidhje me zhvillimin e sistemit bankar. Aktivet e sistemit bankar shqiptar për vitin
2011, pësuan një rritje prej 13.1% krahasuar me një vit më parë. Në vlerë monetare kjo do të
thotë 129.5 miliardë lekë (Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2011). Për më tepër, ashtu si dhe lartë
përmendëm, portofoli kredive është rritur me 15.3% ose në vlerë monetare 75.3 miliardë lekë.
Kjo tregon se ritmet e rritjes, janë më të mëdha se një vit më parë. Duke u bazuar në Raportin
Vjetor të Mbikëqyrjes 2011 mund të themi së aktivet patën zhvillim dinamik. Një paraqitje e
përmbledhur jepet më poshtë:
Ka pasur rritje me 12.5% të veprimeve me thesarin dhe veprimeve ndërbankare. E
shprehur kjo në vlerë monetare, 37.1 miliardë lekë.
Ka pasur rritje të aktivitetit kreditues me 15.3% ose e shprehur në vlerë monetare 75.3
miliardë lekë.
Ka pasur rritje të veprimeve me letrat me vlerë, duke përjashtuar këtu bonot e thesarit të
Qeverisë Shqiptare, me 33.5 miliardë lekë ose 15.9%.
Nga ana tjetër edhe struktura e pasiveve ka pasur një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën
periudhë të një viti më parë. Duke u bazuar në Raportin Vjetor të Mbikëqyrjes 2011 ecurinë e
pasiveve mund ta paraqesim në mënyrë të përmbledhur si më poshtë:
Ka patur një rritje të veprimeve me thesarin dhe veprimeve ndërbankare afërsisht 17.8%,
ose në vlerë monetare me 10.9 miliardë lekë. Kjo ka ardhur përgjithësisht si rrjedhojë e
rritjes së bonove të thesarit dhe bono të tjera të pranueshme me 95.6% ose në vlerë
monetare 12.4 miliardë lekë, rritjes së depozitave nga bankat dhe institucionet financiare
Faqe | 72
me afërsisht 22.2%, ose në vlerë monetare 3 miliardë lekë. Nga ana tjetër, huatë e marra
kanë shënuar një rënie me 20.2% ose me vlerë monetare 6.1 miliardë lekë.
Veprimet me klientët kanë pësuar rritje me 13.2%, ose e shprehur në vlerë monetare
106.2 miliardë lekë.
Kanë pësuar rritje edhe burime e përhershme me 8.2%, ose në vlerë monetare 8.6
miliardë lekë.
Si përfundim mund të themi se, përveç strukturës organizative të sistemit bankar, rëndësi në
mirëfunksionimin e bankës ka edhe struktura e aktiveve dhe pasiveve. Nga të dhënat e treguara
më lartë shihet se kemi një përmirësim të tyre, megjithëse kushtet financiare dhe situata
ekonomike përgjithësisht nuk ka qenë në favor të zhvillimit të sistemit bankar. Në kapitujt e
ardhshëm do t’i trajtojmë më hollësisht problemet të cilat kanë kushtëzuar zhvillimin bankar në
Shqipëri.
4.5 RREZIQET NE SISTEMIN BANKAR DHE MANAXHIMI I TYRE
Ekzistenca e sistemit bankar varet nga disa faktorë, të cilët duhen menaxhuar me kujdes. Bankat
përgjatë rrugëtimit të tyre përballen me shumë rreziqe të cilat mund të jenë rreziqe sistematike
dhe jo sistematike, pra jo të diversifikueshëm dhe të diversifikueshëm. Në këtë këndvështrim i
duhet kushtuar një rëndësi të veçantë këtyre rreziqeve dhe menaxhimit të tyre, me qëllim që të
ruhet stabiliteti dhe qëndrueshmëria e sistemit bankar. Në sistemin bankar, përgjithësisht njihen
këto katër rreziqe kryesore:
I. Rreziku i kredisë
II. Rreziku i likuiditetit
III. Rreziku i tregut
IV. Rreziku operacional
Faqe | 73
Le t’i shohim tashmë shkurtimisht se si këto katër rreziqe janë përballuar nga sistemi bankar
shqiptar.
Rreziku i kredisë
Rreziku i kredisë është një nga rreziqet kryesore të aktivitetit bankar. Rritja e aktivitetit kreditues
bën që dhe rreziku i kredisë të rritet. Si pasojë e krizës financiare – ekonomike dhe problemeve
të shumta me të cilat po përballet ekonomia botërore, rrjedhimisht dhe ekonomia shqiptare ka
bërë që të shtohet numri i kredive me probleme. Ky është një fenomen, i cili po vihet re
gjithmonë e më tepër. Në tabelën e mëposhtme bëhet një paraqitje e cilësisë së aktiveve të
sistemit bankar shqiptar.
Table 9. Klasifikimi i kredisë në % ndaj tepricës së kredisë.
Klasifikimi i
kredisë
2009 2010 2011
T I T II T III T IV T I T II T III T IV T I T II T III T IV
Standard 86.0 85.7 82.5 83.2 80.8 81.2 78.7 79.0 73.8 73.1 73.2 73.8
Në ndjekje 6.5 5.6 7.8 6.4 7.6 6.6 7.5 7.0 11.5 9.9 8.5 7.4
Nënstandard 4.0 4.1 4.7 4.7 5.4 5.4 5.9 6.2 5.9 8.0 8.9 9.3
Të dyshimta 1.8 2.4 2.3 2.7 3.0 3.2 3.9 3.7 4.2 4.0 4.2 3.9
Të humbura 1.7 2.2 2.8 3.0 3.3 3.7 4.0 4.1 4.6 5.0 15.2 5.6
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Vihet re se nga viti në vit kemi një përkeqësim të situatës në lidhje me kreditë me probleme.
Faktorët, të cilët ndikojnë në këtë situatë do të jenë subjekte analize në kapitujt pasardhës.
Bankat, për të mbajtur nën kontroll rrezikun e kredisë janë munduar që ta diversifikojnë dhënien
e saj. Diversifikimi konsiston në disa aspekte ku mund të përmendim:
Diversifikimi i valutës në të cilën jepet kredia. (EUR, USD, LEKË)
Diversifikimi i qëllimit për të cilën jepet kredia. (Blerje pasurie të pa luajtshme, kapital
qarkullues, blerje pajisjesh, etj)
Diversifikimi i afatit të maturimit të kredisë.
Diversifikimi i përfituesit të kredisë. (Individ apo biznes)
Duke kryer diversifikimet e mësipërme sistemi bankar mundohet të reduktojë rrezikun e kredisë.
Faqe | 74
Table 10. Struktura e tepricës së kredisë sipas monedhës (në %).
Sipas monedhësDhjetor
2007
Dhjetor
2008
Dhjetor
2009
Dhjetor
2012
Mars
2011
Qershor
2011
Shtator
2011
Dhjetor
2011
Lekë 27.5 27.4 29.8 30.2 30.6 31.3 31.2 32.1
Valutë e huaj 72.5 72.6 70.2 69.8 69.4 68.7 68.8 67.9
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Nga tabela 10 vëmë re se kreditë në valutë zënë një përqindje më të madhe. Një gjë e tillë
kushtëzohet edhe nga tregu, në të cilin transaksionet e rëndësishme dhe me më vlerë të lartë
monetare përgjithësisht kryhen në valutë (p.sh., blerja e pajisjeve, pasurive të paluajtshme, etj).
Shto këtu edhe marrëdhëniet tregtare me jashtë. Ndërsa në tabelën e mëposhtme tregohet se si
është e shpërndarë kredia sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit.
Tabela 11. Kredia sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit (në mld lekë).
PërshkrimiDhjetor
2010
Pesha në
%
Dhjetor
2011
Pesha në
%
Ndryshimi
ne %
Kredia gjithsej 472.6 100 534.1 100 13.0
Kredia dhënë biznesit 330.4 69.9 392.5 73.5 18.8
Overdraft 108.3 22.9 123.6 23.1 14.1
Kapital qarkullues 55 11.6 71.0 13.3 29.1
Investime në blerje pajisjesh 88 18.6 100.6 18.8 14.3
Pasuri te paluajtshme 79.1 16.7 97.3 18.2 23.1
Kredia dhënë individëve 142.2 30.1 141.6 26.5 (0.4)
Overdraft 6.3 1.3 7.2 1.3 13.5
Konsum i mallrave jo të qëndrueshëm 16.2 3.4 17.9 3.3 10.2
Konsum i mallrave të qëndrueshëm 8 1.7 9.2 1.7 14.4
Pasuritë e pa luajtshme 100.2 21.2 99.9 18.7 (0.3)
Ushtrim aktiviteti 11.6 2.5 7.6 1.4 (34.6)
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Nga tabela 11, vihet re se kemi një shpërndarje të kredive të dhëna sipas subjektit dhe qëllimit të
përdorimit. Nga ana tjetër, shihet se peshën më të madhe në kredinë e dhënë bizneseve e ka
“overdraft” dhe pasohet nga kredia për “investime në blerje pajisjesh”. Ndërsa për kreditë dhënë
individëve peshën më të madhe e ka kredia për “investime për pasuri të paluajtshme”. Bankat,
aktivitetin e tyre kreditues mundohen ta shtrijnë në të gjithë sektorët e ekonomisë, ose në të
paktën ata sektorë të cilët janë rezultativë. Kjo për arsyen e thjeshtë të diversifikimit të aktivitetit
Faqe | 75
kreditues. Në tabelën 12. jepet e detajuar për vitet 2010 – 2011 kredia për sektorë të ndryshëm të
ekonomisë.
Tabela 12. Kredia sipas degëve të ekonomisë (në %).
PërshkrimiDhjetor
2010Dhjetor
2011Ndryshimi
në %
Kredi meprobleme/teprica ekredisëDhjetor ‘10
Kredi meprobleme/teprica ekredisëDhjetor ‘11
Ndryshiminë %
Bizneset 69.9 73.5 18.8 15.1 20.8 63.4Bujqësia, gjuetia dhesilvikultura
0.8 1.0 40.3 23.4 13.6 - 18.6
Peshkimi 0.2 0.2 14.7 18.9 6.9 - 58.4Industria nxjerrëse 1.4 1.2 - 2.4 13.7 12.9 - 8.2Industria përpunuese 10.0 10.8 22.6 15.2 21.3 71.9Prodhimi, shpërndarja energjisëelektrike, e gazit dhe e ujit
5.0 6.9 57.3 7.8 10.7 113.8
Ndërtimi 13.9 13.3 7.7 19.8 29.6 61.5Tregtia, riparimi i automjetevedhe artikujve shtëpiakë
24.1 24.5 14.7 13.8 21.3 76.6
Hotelet dhe restorantet 3.0 3.0 12.5 22.7 45.3 124.5Transporti, magazinimi dhetelekomunikacioni
2.3 2.3 14.1 23.0 15.2 - 24.6
Ndërmjetësim monetar dhefinanciar
2.2 2.1 7.3 0.2 1.0 468.9
Pasuritë e patundshme, dhëniame qira etj.
0.5 0.5 9.6 31.0 35.5 25.4
Administrimi publik 0.2 0.3 108.3 53.0 20.5 -19.5Arsimi 0.8 0.8 22.0 12.1 3.9 - 60.6Shëndeti dhe veprimtaritësociale
1.0 0.9 - 2.5 21.1 27.0 25.1
Shërbime kolektive, sociale dheIndividuale
2.6 3.1 38.7 12.2 8.7 - 1.2
Të tjera 1.8 2.4 45.5 3.9 11.8 335.1Individët 30.1 26.5 - 0.4 11.8 15.7 32.2Totali 100.0 100.0 13.0 14.1 19.5 55.5
Burimi: Banka Qëndrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Shpërndarja e aktivitetit kreditues në shumë degë të ekonomisë ul rrezikun që vjen nga ky
aktivitet. Nga tabela, vihet re se sektorët të cilët shfaqin problem me kreditë e marra janë ato të
“Ndërtimit”, “Industrisë përpunuese” dhe “Tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujve
shtëpiakë”.
Faqe | 76
Maturimi i afatit të kredisë është një tjetër element, i cili nëse diversifikohet me kujdes ul
rrezikun që vjen nga aktiviteti kreditues. Në tabelën 13, paraqitet se si ka ecur struktura e tepricës
së kredisë sipas afatit vitet e fundit.
Tabela 13. Struktura e tepricës së kredisë sipas afatit, në %.
Afati i maturimitDhjetor
2007
Dhjetor
2008
Dhjetor
2009
Dhjetor
2010
Mars
2011
Qershor
2011
Shtator
2011
Dhjetor
2011
Afatshkurtër 31.3 33.4 33.4 32.4 33.0 33.0 34.1 33.6
Afatmesëm 25.1 20 19.8 20.7 20.2 20.4 20.2 20.8
Afatgjatë 43.6 46.6 46.8 46.9 46.8 46.6 45.7 45.6
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Përgjithësisht bankat për të dhënë kredi kanë operuar mbi bazën e kolateralit që përgjithësisht ka
qenë 120% deri në 140% e vlerës së dhënë hua. Nga ana tjetër, ka patur edhe disa banka të cilat
për dhënien e kredive konsumatore nuk e kanë përdorur praktikën e kolateralit. Duhet sqaruar se
ka disa lloje kolateralesh, si për shembull kolateral në formën e pasurive të paluajtshme, të cilat
janë edhe më të shumta në numër, cash kolateral në formën e depozitave bankare me kusht apo
dhe disa tipe të tjera kolateralesh. Shumë kolaterale në formën e pasurive të paluajtshme të
konfiskuara nga banka, janë ende të pa shitura, e kjo si pasojë e rënies së fuqisë blerëse. Kjo
situatë krijon një mungesë likuiditeti dhe shndërrohet në një rrezik të madh për bankën. Në
tabelën 14, jepen llojet e kolateraleve të shpërndara sipas sektorëve dhe monedhave.
Tabela 14. Llojet e kolateraleve të shpërndara sipas sektorëve dhe monedhave.
Llojet e kolateralitIndividë Biznese Totali
Lekë Valutë Lekë Valutë Lekë Valutë
Pasuri të paluajtshme 54% 80% 46% 49% 49% 56%
Cash 3% 4% 2% 3% 3% 4%
Kolateral tjetër 9% 9% 26% 22% 20% 20%
Kredi e pakolateralizuar 34% 6% 26% 26% 29% 21%
Totali 100% 100% 100% 100% 100% 100%
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Faqe | 77
Nga u sa u tha më lartë, studimet e kryera nga Banka e Shqipërisë si dhe analiza stress – test
tregojnë se sistemi bankar është në gjendje dhe i aftë të përballojë situata edhe më të
përkeqësuara të veprimtarisë bankare. Kjo për arsye se sistemi bankar shqiptar zotëron një nivel
të kënaqshëm të kapitalit.
Rreziku i likuiditetit
Një tjetër rrezik me të cilin mund të përballet sistemi bankar, e sidomos në kohë krize
ekonomike, është rreziku i likuiditetit. Ky lloji rreziku është më evident në situata krize
ekonomike ku shpesh individët, bizneset apo çdo lloji tjetër subjekti ulin shpenzimet dhe
investimet e tyre. Kjo bën që në qarkullim të ketë gjithmonë e me pak sasi monetare, e si
rrjedhojë edhe sistemi bankar të ketë vështirësi likuiditeti. Është tepër e vështirë që në një
periudhë krizë ekonomike bankat të mund të rrisin nivelin e likuiditetit me anë të depozitave,
megjithëse kjo në sistemin bankar shqiptar u bë realitet. Arsyeja ishte transferimi i kapitalit
monetar të emigrantëve. Ata i transferuan kursimet e tyre nga vendet ku jetonin, të cilat tashmë
ishin prekur nga kriza ekonomike, në sistemin bankar shqiptar i cili shfaqte qëndrueshmëri dhe
besueshmëri duke i dhënë frymëmarrje bankave shqiptare në një moment tepër të vështirë.
Kështu që mund të themi se bankat në Shqipëri përgjatë vitit 2011 patën likuiditet të kënaqshëm
(Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2011). Nëse do të shohim me vëmendje të kaluarën e afërt të
sistemit bankar, mund të themi se ai ka prezantuar gjatë viteve të fundit një trend teprice
likuiditeti në monedhën vendase, krahasuar me likuiditet më të ulët në monedhë të huaj.
Ndërkohë, përgjatë vitit 2011 ky trend ka filluar të ndryshojë. Sipas Raportit Vjetor 2011 të
Mbikëqyrjes nga Banka Qendrore, likuiditeti në monedhë të huaj ka filluar të rritet dukë bërë që
raporti midis monedhave të përmirësohet. Aktualisht, depozitat ndahen në 49.9% në monedhë të
huaj dhe 50.1% në monedhë vendase. Ky fenomen sjell stabilitet dhe qëndrueshmëri në disa
tregues makroekonomikë.
Ashtu si e kemi përmendur edhe më sipër, burimi kryesor i “furnizimit” me likuiditet i sistemit
bankar vazhdon të jenë depozitat. Në fund të vitit 2011, në sistemin bankar shqiptar ishin të
depozituara 924 miliardë lekë.
Më poshtë, po paraqes në formë tabelë ecurinë e depozitave ndër vite, për të krijuar në këtë
mënyrë një tablo më të qartë mbi likuiditetin e sistemit.
Faqe | 78
Tabela 15. Ecuria e depozitave për tre monedhat kryesore.
Depozita Dhjetor 2008 Dhjetor 2009 Dhjetor 2010 Dhjetor 2011
Depozita ne ALL (në milionë lek) 367,255 376,216 417,963 462,645
Rënia/Rritja vjetore 8,961.0 41,746.8 44,681.4
Rënia/Rritja vjetore (%) 2.4 11.1 10.7
Depozita ne EUR (në milionë euro) 1,668 1,801.0 2,376.6 2,750
Rënia/Rritja vjetore 133.0 575.7 373.4
Rënia/Rritja vjetore (%) 8.0 32.0 15.7
Depozita ne USD (në milionë usd) 716 632 574 619
Rënia/Rritja vjetore (83.5) (58.5) 44.9
Rënia/Rritja vjetore (%) (11.7) (9.3) 7.8
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Nga tabela 15. vihet re se depozitat në Lekë dhe Euro kanë pasur rritje duke treguar se likuiditeti
në këto dy valuta nuk mungon. Ndryshe ka ndodhur me depozitat në USD (dollari amerikan) i
cili ka pësuar rënie të vazhdueshme prej vitit 2008 e deri në vitin 2010. Përgjatë vitit 2011,
depozitat në USD kanë pësuar rritje, por përsëri janë poshtë nivelit të vitit 2008. Gjithsesi
depozitat në sistemin bankar shqiptar konsiderohen në nivele të kënaqshme. Nga ana tjetër,
Banka Qendrore me anë të rregulloreve të saj mundohet të krijojë kuadrin rregullues për të
mbajtur nën kontroll rreziqet me të cilat mund të përballet sistemi bankar. Në këtë këndvështrim,
në fund të vitit 2011 Banka e Shqipërisë vendos në fuqi disa ndryshime në rregulloren “Për
administrimin e likuiditetit” 42 . Këto ndryshime konsistojnë në një vlerësim më të ulët të
kundërpalës për investimet në letra me vlerë të tregtueshme dhe të vendosjes jorezidente. Për më
tepër, kufizime të ngjashme u vendosën dhe për investimet në formën e depozitave apo llogarive
42 Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011, fq 38
Faqe | 79
rrjedhëse, si dhe huadhënies ndaj institucioneve jorezidente. Nga ana tjetër, u ndryshua edhe
kufiri minimal i treguesit rregullator të aktiveve likuide ndaj pasiveve afatshkurtra nga 20% në
25 %, si dhe fillimin e aplikimit të dy kufijve të ndara për treguesin në monedhën vendase dhe në
valutë të huaj. Bazuar po në Raportin e Mbikëqyrjes 2011 të Bankës Qendrore mund të themi se
bankat e nivelit të dytë iu përshtatën menjëherë ndryshimeve të kryera në rregullore, duke
zvogëluar në këtë mënyrë rrezikun ndaj likuiditetit.
Gjithashtu pozitiv është fakti se treguesi rregullator i aktiveve likuide ndaj pasiveve afatshkurtra
ka patur përmirësim. Në fund të muajit Dhjetor 2011, shënonte vlerën 33.1%, krahasuar me
30.6% (Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2011).
Një tregues tjetër i rëndësishëm në lidhje me likuiditetin është edhe raporti kredi ndaj depozita.
Në tabelën 16 jepen vlerat e këtij treguesi për vitet e fundit.
Tabela 16. Ecuria e treguesit kredi ndaj depozita.
Vitet Lekë Valutë Të githa monedhat
2006 17 70 38
2007 22 79 46
2008 30 104 62
2009 36 99 65
2010 35 86 60
2011 39 83 61Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Sipas tabelës së mësipërme vihet re se ky tregues paraqitet i qëndrueshëm përgjatë viteve. Si
rezultat i rritjes së depozitave gjatë vitit 2011, e shoqëruar kjo edhe me një rritje paksa më të
lartë të tepricës së kredisë, treguesit kredi ndaj depozita pësoi një rritje tepër të lehtë krahasuar
me një vit më parë. Pra në Dhjetor 2011, shënoi vlerën 61% krahasuar me 60% të një viti më
parë. Nga ana tjetër, vihet re se ky tregues ka vlera më të larta në valutë sesa në Lekë. Kjo tregon
strukturën e bilancit në sistemin bankar shqiptar.
Faqe | 80
Gjithashtu, për të ruajtur likuiditetin e nevojshëm në qarkullim, një pjesë të nevojave afatshkurtra
për likuiditet, bankat i kanë plotësuar nëpërmjet transaksioneve në tregun ndërbankar, si dhe me
anë të likuiditetit të injektuar nga Banka e Shqipërisë me anë të marrëveshjeve të anasjelltë të
riblerjes.
Rreziku i tregut
Në sistemin bankar shqiptar treguesit, apo parametrat në lidhje me rrezikun e tregut janë
përgjithësisht në nivele të kënaqshme. Së pari, mund të përmendim ekspozimin ndaj rrezikut të
normave të interesit. Matja e këtij rreziku me anë të mospërputhjes së aktiveve dhe pasiveve të
riçmueshme deri në tre muaj, arrin në 5.1% të aktiveve, që sjellin të ardhura ose në vlerë
monetare në shifrën prej 51 miliardë lekësh (Banka Qendrore, Raporti Vjetor Mbikëqyrës 2011).
Kjo nënkupton se sistemi bankar shqiptar ka një ekspozim të ulët ndaj rrezikut të ndryshimit të
normave të interesit. Ndërsa në lidhje me afatet më të gjata të maturimit mund të thuhet se
sistemi është më i ekspozuar, megjithëse stress test-et nuk japin rezultate shqetësuese.
Së dyti, edhe pozicioni i hapur valutor neto i sistemit bankar shqiptar jep një nivel të ulët
ekspozimi të sistemit bankar shqiptar ndaj rrezikut të kursit të këmbimit. Sipas Raportit Vjetor të
Mbikëqyrjes 2011 në Dhjetor 2011 pozicioni i hapur valutor neto arrin një shifër prej 3.88
miliardë lekësh “në blerje”, ose e shprehur kjo në përqindje do të kishim 3.94 % e kapitalit
rregullator të sistemit. Kjo është një shifër e cila nënkupton se sistemi bankar shqiptar është
ekspozuar në nivel tepër të ulët ndaj rrezikut të kursit të këmbimit sidomos nëse e krahasojmë
me kufirin maksimal rregullator prej 30% (Banka Qendrore, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2011).
Së treti, kapitali i nevojshëm për të mbuluar rreziqet e tregut zë vetëm 2.2% të kapitalit
rregullator (Banka Qendrore, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2011). Të gjithë këto të dhëna
tregojnë se edhe ndaj rrezikut të tregut, sistemi bankar shqiptar është i ekspozuar në nivele
minimale.
Rreziku operacional
Rreziku operacional deri në vitin 2010 nuk merrej parasysh si një rrezik i veçuar dhe potencial,
por shihej dhe trajtohej në kuadrin e rreziqeve të tjera që mbikëqyr Banka e Shqipërisë. Mirëpo
duke parë që veprimet operacionale të sistemit bankar u shtuan së tepërmi u mendua marrja e
masave edhe ndaj rrezikut operacional. Angazhimi i Bankës Qendrore ndaj rrezikut operacional
Faqe | 81
është bërë më konkret prej Janarit të vitit 2010. Kjo korrespondon me hyrjen në fuqi të strukturës
së re të Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë. Trajtimi i rrezikut operacional si
një rrezik i veçantë përputhet edhe me qasjen ndërkombëtare ndaj kësaj kategorie rreziku43. Sot
në tregjet bankare kudo në botë, rreziku operacional përfaqëson një nga rreziqet kryesore ndaj të
cilit institucionet bankare ekspozohen. Me vendimin nr. 03, datë 19.01.2011 të Këshillit
Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë është miratuar dhe ka hyrë në fuqi rregullorja “Për
administrimin e rrezikut operacional” duke bërë kështu që i gjithë sistemi bankar t’i kushtojë
vëmendjen e duhur rrezikut operacional. Kjo rregullore nëpërmjet instrumenteve të shprehur në
të, nëpërmjet përkufizimit, përcaktimit të kushteve minimale organizative dhe krijimit të një
sistemi raportimi në Bankën e Shqipërisë, ka rritur në mënyrë të ndjeshme mbrojtjen ndaj
rrezikut operacional në sistemin bankar (Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
2011).
4.6 SISTEMI BANKAR SHQIPTAR KRAHASUAR ME SISTEMIN
BANKAR TË DISA VENDEVE TË TJERA
Sistemi bankar shqiptar paraqitet si një sistemi i konsoliduar, pavarësisht uljes së ritmit të rritjes
së tij këto vitet e fundit. Por, për të pasur një tablo më të qartë mbi bankat në Shqipëri duhet
krahasuar sistemi ynë bankar me sistemet bankare të vendeve të ndryshme, qofshin këto vende
në zhvillim ose jo. Më poshtë po paraqesim në tabelë disa tregues të sistemit bankar në Shqipëri
dhe të disa shteteve të tjera në mënyrë që krahasimi të jetë edhe më i lehtë. Përgjithësisht të
dhënat janë marrë nga publikimet e Bankës Botërore.
43 Këtu mund të përmendim Basel II.
Faqe | 82
Tabela 17. Kreditë e humbura ndaj totalit të kredive (në %).
Vendi 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Albania 4.6 4.2 2.3 3.1 3.4 6.6 10.5 13.9 14.4Argentina 17.7 10.7 5.2 3.4 2.7 2.7 3.0 1.8 1.5Australia 0.3 0.2 0.2 0.6 0.6 1.3 2.0 2.2 2.2Austria 3.0 2.7 2.6 2.7 2.2 1.9 2.3 2.8 2.7Belarus 3.7 2.8 3.1 2.8 1.9 1.7 4.2 3.5 3.1Belgium 2.6 2.3 2.0 1.3 1.2 1.7 3.1 2.8Bosnia andHerzegovina
8.4 6.1 5.3 4.0 3.0 3.1 5.9 11.4 11.7
Brazil 4.1 2.9 3.5 3.5 3.0 3.1 4.2 3.1 3.2Bulgaria 3.2 2.0 2.2 2.2 2.1 2.5 6.4 11.9 13.5Canada 1.2 0.7 0.5 0.4 0.4 0.8 1.3 1.2 1.1China 20.4 13.2 8.6 7.1 6.2 2.4 1.6 1.1 1.1Croatia 8.9 7.5 6.2 5.2 4.8 4.9 7.8 11.2 11.5CzechRepublic
4.9 4.0 3.9 3.6 2.7 3.2 5.2 6.2 5.6
Finland 0.5 0.4 0.3 0.2 0.3 0.4 0.6 0.6 0.5France 4.8 4.2 3.5 3.0 2.7 2.8 3.6 4.2 2.7Germany 5.2 4.9 4.0 3.4 2.7 2.9 3.3Greece 7.0 7.0 6.3 5.4 4.5 5.0 7.7 10.4 11.5Hungary 2.6 2.7 2.3 2.6 2.3 3.0 6.7 9.7 10.4Italy 6.7 6.6 5.3 4.9 4.6 4.9 7.0 7.8Luxembourg 0.5 0.3 0.2 0.1 0.4 0.6 0.7 0.2 0.3Macedonia,FYR
22.4 17.0 15.0 11.2 7.5 6.7 8.9 9.0 9.1
Montenegro 5.2 5.3 2.9 3.2 7.2 13.5 21.0 3.2Netherlands 2.0 1.5 1.2 1.7 3.2 2.8 2.7SlovakRepublic
3.7 2.6 5.0 3.2 2.5 2.5 5.3 5.8 5.8
Slovenia 3.7 3.0 2.5 2.5 1.8 1.8 2.3 3.6Spain 1.0 0.8 0.8 0.7 0.9 2.8 4.1 4.6Sweden 1.9 1.1 0.8 0.8 0.6 1.0 2.0Switzerland 1.3 0.9 0.5 0.3 0.3 0.5 0.4UnitedKingdom
2.5 1.9 1.0 0.9 0.9 1.6 3.5 4.0
UnitedStates
1.1 0.8 0.7 0.8 1.4 3.0 5.4 4.9 4.7
Burimi: Banka Botërore
Në tabelën 17, jepet treguesi “kreditë e humbura ndaj totalit të kredive” i shprehur në përqindje.
Sa më i lartë të jetë ky tregues, aq më problematike është dhe situata në lidhje me kreditë e
këqija. Vëmë re se ky tregues ka pasur një përmirësim përgjatë viteve 2003, 2004 dhe 2005. Por
pas vitit 2005 e në vazhdim, ky tregues është përkeqësuar vazhdimisht duke arritur në vitin 2011
vlerën 14.4%. Nëse shohim me kujdes tabelën, vëmë re se në Shqipëri ky tregues ka vlera më të
lartë krahasuar me ato të vendeve të tjera. Madje edhe shtetet e rajonit si p.sh., Bosnja dhe
Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia apo dhe Greqia e kanë në përqindje më të vogël
këtë tregues krahasuar me Shqipërinë. Në këtë këndvështrim, mund të themi se sistemi bankar
Faqe | 83
shqiptar duhet të tregohet i vëmendshëm për sa i përket kredive me probleme, sidomos në një
periudhë krize e cila favorizon shtimin e kredive të këqija. Por, nga ana tjetër kjo nuk do të thotë
që sistemi bankar shqiptar të reduktojë kredidhënien.
Një tjetër krahasim me disa vende të tjera do ta bëjmë edhe për indeksin e informacionit. Ky
krahasim bëhet në tabelën 18. Indeksi i informacionit është një tregues i cili merr vlera nga 0 deri
në 6, ku 0 do të thotë nivel i ulët i informacionit, ndërsa 6 do të thotë nivel i lartë i informacionit.
Kur themi informacion, kemi parasysh informacionin mbi procesin e kredimarrjes nga individi,
transparencën e regjistrit të kredisë duke e bërë procesin e kredimarrjes më të lehtë. Ky tregues
është tepër i rëndësishëm, pasi transparenca dhe informacioni ndihmojnë konsumatorët
(individët dhe bizneset) që të bëjnë zgjedhje të sakta në lidhje me kreditë që ata marrin. E nëse
bëjnë zgjedhje të sakta, rritet edhe mundësia që kreditë të paguhen rregullisht. Nga tabela 18,
vihet re se sistemi bankar shqiptar paraqet qëndrueshmëri, por pa progres në vite në lidhje me
këtë indeks duke u renditur përkrahë sistemeve bankare të vendeve të zhvilluara si për shembull
Danimarkës, Finlandës, Francës apo dhe Suedisë.
Tabela 18. Kredia dhe indeksi i informacionit.
Viti 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Albania 4 4 4 4
Angola 3 3 3 3 3 3 3 4Azerbaijan 4 4 4 5 5 5 5Bolivia 5 5 6 6 6 6 6 6
Bosnia andHerzegovina 5 5 5 5 5 5 5 5
Botsëana 4 4 4 4 4 4 4 4Brazil 5 5 5 5 5 5 5 5Bulgaria 3 4 5 6 6 6 6 6China 2 2 4 4 4 4 4 4Croatia 3 3 4 4 5Czech Republic 4 5 5 5 5 5 5 5Denmark 4 4 4 4 4 4 4 4Finland 4 4 4 4 4 4 4 4France 4 4 4 4 4 4 4 4Georgia 3 4 6 6 6 6Germany 6 6 6 6 6 6 6 6Greece 4 4 4 4 4 5 5 5Hungary 5 5 5 5 5 5 5 4India 2 3 4 4 4 4 4Indonesia 2 2 2 3 4 4 4 4
Faqe | 84
Burimi: Banka Botërore
Në tabelën 19 tregohet një tjetër indeks, ai i forcës së të drejtave ligjore. Ky indeks tregon se sa
kolaterali dhe rregullat bankare (në lidhje me falimentimin) mbrojnë të drejtat e huamarrësve dhe
huadhënësit në mënyrë që të lehtësojnë procesin e kreditimit. Ky indeks merr vlera nga zero
(forca e të drejtës ligjore është e ulët) deri në dhjetë (forca e të drejtës ligjore është e lartë). Nëse
ekzistojnë dhe funksionojnë mirë rregullat dhe procedurat në lidhje më problemet që mund të
shfaqen nga aktiviteti kreditues, atëherë ky aktivitet do të jetë më rezultativ duke rritur përfitimet
e bankës dhe të klientëve të saj. Gjithashtu, në këtë indeks përfshihet edhe fleksibiliteti me
kolateralin, fleksibilitet i cili është i domosdoshëm për të rregulluar marrëdhënien bankë – klient.
Ky indeks për sistemin bankar shqiptar ka vlerën 9 nga 10 që është maksimumi. Kjo i rendit
bankat shqiptare, përkrah atyre të vendeve të zhvilluara si Danimarka, Irlanda apo dhe SHBA.
Nga ana tjetër, ky indeks për bankat në Shqipëri është më i lartë edhe se i bankave në vende si
Kanada, Gjermani, Suedi apo dhe Zvicër. Ndërsa nga vendet e Ballkanit vetëm bankat e Malit të
Zi renditen më mirë se bankat shqiptare. Sistemet bankare në vende si Bosnja dhe Hercegovina,
Italy 6 6 5 5 5 5 5 5Japan 6 6 6 6 6 6 6 6Kenya 2 2 4 4 4 4 4Kosovo 5 5 5Lithuania 3 6 6 6 6 6 6 6Macedonia, FYR 3 3 3 3 4 4 4 6Mongolia 3 3 3 3 3 3 3 4Montenegro 4 4 4 4Mozambique 3 3 3 3 4 4 4 4Norëay 4 4 4 4 4 4 4 4Panama 6 6 6 6 6 6 6 6Paraguay 6 6 6 6 6 6 6 6Portugal 4 4 4 4 4 4 4 4Serbia 4 4 4 4 5 5 5Slovenia 3 3 3 2 4 4 4 4Spain 5 5 5 5 5 5 5 5Sri Lanka 4 4 4 3 5 5 5 5Sweden 4 4 4 4 4 4 4 4Switzerland 5 5 5 5 5 5 5 5Thailand 4 4 5 5 5 5 5 5
Trinidad andTobago 3 3 4 4 4 4 4
Turkey 5 5 5 5 5 5 5 5
United States 6 6 6 6 6 6 6 6
Faqe | 85
Maqedonia, Kosova, Greqia, Bullgaria madje dhe Italia e kanë indeksin e forcës së të drejtave
ligjore më të ulët sesa bankat në Shqipëri.
Tabela 19. Indeksi i forcës së të drejtave ligjore.
ShtetiPeriudha
2007 2008 2009 2010 2011Albania 9 9 9 9 9Argentina 4 4 4 4 4Australia 9 9 9 9 9Austria 7 7 7 7 7Belarus 2 2 2 3 3Belgium 6 6 6 6 6Bosnia andHerzegovina
5 5 5 5 5
Brazil 3 3 3 3 3Bulgaria 8 8 8 8 8Canada 7 7 7 7 7China 5 6 6 6 6Croatia 7 7 7 7 7Cyprus 9 9 9 9Czech Republic 7 6 6 6 6Denmark 9 9 9 9 9Finland 8 8 8 8 8France 7 7 7 7 7Germany 8 7 7 7 7Greece 4 4 4 4 4Hungary 7 7 7 7 7Ireland 9 9 9 9 9Italy 3 3 3 3 3Kosovo - - 8 8 8Luxembourg 5 5 5 5 5Macedonia,FYR
7 7 7 7 7
Montenegro 10 10 10 10 10Portugal 3 3 3 3 3Poland 8 8 9 9 9Serbia 7 7 7 7 7Slovenia 5 4 4 4 4Sweden 7 7 8 8 8Switzerland 8 8 8 8 8Turkey 4 4 4 4 4UnitedKingdom
10 10 10 10 10
United States 9 9 9 9 9Burimi: Banka Botërore
Raporti i kapitalit të bankës me totalin e aseteve, i shprehur në përqindje, është një tjetër element
mbi të cilin kemi kryer krahasimin e sistemit bankar shqiptar me sistemet bankare të disa
shteteve të ndryshme. Me kapital të bankës do të kuptojmë kontributin e aksionerëve (në fonde),
Faqe | 86
fitimet e pa shpërndara, rezervat monetare të përgjithshme dhe të veçanta si edhe provigjonimet.
Ndërsa me totalin e aseteve do të kuptojmë totalin e aseteve monetare dhe fizike. Pra, të gjitha
pasuritë financiare dhe jo financiare. Në tabelën 20, është paraqitur ky raport për disa shtete.
Sipas kësaj tabele, vihet re se bankat në sistemin bankar shqiptar paraqiten në nivel mesatar
krahasuar me disa nga vendet kryesore të rajonit dhe më gjerë.
Tabela 20. Kapitali i bankës ndaj aseteve (%)
ShtetiPeriudha
2007 2008 2009 2010 2011Albania 7.6 8.6 9.6 8.5 9.1Argentina 13.7 12.9 13.3 11.9 11.2
Australia 5.0 5.4 5.7 5.75.7
Austria 6.5 6.3 7.0 7.5 7.5Belarus 16.0 18.6 16.7 13.7 10.8Belgium 4.1 3.3 4.5 5.0 -Bosnia andHerzegovina
13.0 14.1 15.2 17.6 18.0
Bulgaria 7.7 8.5 10.8 10.5 10.6China 5.7 6.0 5.6 6.1 6.1Croatia 12.5 13.5 13.9 13.9 14.2Denmark 6.2 5.5 5.5 5.5 6.5Finland 7.9 6.2 6.4 5.5 5.3France 4.1 4.2 4.6 4.4 -Greece 6.8 4.8 6.5 6.9 6.3Germany 4.3 4.5 4.8 4.3 4.6Hungary 9.2 9.4 9.8 10.0Lithuania 7.9 9.2 7.9 8.9 -Luxembourg 5.0 4.8 5.5 5.2 5.3Macedonia,FYR
11.4 11.5 11.4 10.6 11.0
Montenegro 8.0 8.4 11.0 10.6 10.5Poland 8.0 7.9 9.0 9.1 -Portugal 6.5 5.8 6.5 6.4 6.8SlovakRepublic
8.0 8.2 9.6 9.7 9.8
Slovenia 8.4 8.4 8.3 8.2 -Spain 6.7 5.9 6.4 6.2 -Sweden 4.8 4.7 5.0 - -Switzerland 4.6 4.8 5.6 5.4 -UnitedKingdom
5.5 4.4 5.4 5.4 -
United States 10.3 9.3 10.9 11.1 11.3Burimi: Banka Botërore
Në tablën 21, është paraqitur një tjetër element, ai i interesit të depozitave. Nëse bëjmë një
krahasim të interesave të depozitave midis vendeve të paraqitur në tabelën 21, do të vëmë re se
Faqe | 87
bankat në Shqipëri ofrojnë interesa për depozitat në nivel mbimesatar. Kjo do të thotë se politika
monetare e ndjekur nga Banka Qendrore është politikë anti inflacioniste. Për më tepër, ky fakt e
bën bankën institucion më atraktiv për depozitimin e fondeve duke rritur kështu likuiditetin.
Tabela 21. Interesi i depozitave (%).
Vendet
Periudha
2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Albania 7.73 8.54 8.38 6.61 5.09 5.23 5.66 6.80 6.77 6.42Argentina 16.16 39.25 10.16 2.61 3.76 6.42 7.97 11.05 11.60 9.17Australia 3.86 3.70 3.51 3.85 3.89 4.06 4.53 4.73 3.08 4.21Belarus 34.18 26.85 17.44 12.72 9.23 7.68 8.31 8.53 10.68 9.09Belgium 3.40 2.60 1.65 - - - - - - -Bosnia andHerzegovina
- 4.53 4.03 3.72 3.56 3.69 3.56 3.49 3.60 3.16
Brazil 17.86 19.14 21.97 15.42 17.63 13.93 10.58 11.66 9.28 8.87Bulgaria 2.92 2.80 2.93 3.05 3.08 3.17 3.68 4.44 6.18 4.08Canada 2.25 0.83 1.10 0.78 0.79 1.83 2.08 1.50 0.10 0.05Croatia 3.23 1.89 1.53 1.87 1.71 1.72 2.34 2.82 3.20 1.76Cyprus 5.68 4.58 3.57 3.75 3.81 3.36 3.44 - - -Czech Republic 2.87 2.00 1.33 1.28 1.17 1.19 1.32 1.61 1.27 1.08Denmark 3.30 2.40 2.40 - - - - - - -Finland 1.94 1.49 - 1.03 - - - - - -France 3.00 3.00 2.69 2.25 2.15 2.44 2.85 3.67 1.92 1.46Germany 3.56 2.65 - - - - - - - -Greece 3.32 2.76 2.48 2.29 2.23 - - - - -Hungary 8.40 7.41 10.98 9.09 5.17 7.45 6.81 9.92 5.82 4.92Italy 1.96 1.43 0.95 - - - - - - -Kosovo - - - 2.75 3.12 3.11 4.00 4.42 3.98 3.38Macedonia,FYR
9.97 9.56 7.97 6.54 5.23 4.66 4.88 5.89 7.05 7.07
Madagascar 12.00 12.00 11.50 15.19 18.75 22.30 16.50 11.50 11.50 10.50Montenegro - - - 4.87 4.84 5.06 5.08 3.82 3.81 3.70Netherlands 3.10 2.77 2.49 2.31 2.34 2.98 3.89 4.37 2.60 2.35Romania 26.87 19.23 11.02 11.54 6.42 4.77 6.70 9.51 11.99 7.31Slovenia 9.81 8.24 5.95 3.82 3.18 2.80 3.60 4.05 1.40 -Spain 3.08 2.50 - - - - - - - -Sweden 2.10 2.26 1.51 1.00 0.79 - - - - -Switzerland 1.68 0.43 0.17 0.21 0.52 1.40 2.13 0.16 0.08 0.08Turkey 74.70 50.49 37.68 24.26 20.40 21.65 22.56 22.91 17.65 15.27Burimi: Banka Botërore
Më poshtë, në tabelën 22, është paraqitur informacion mbi normën e interesit të kreditimit për
disa shtete dhe se si kjo normë ka ndryshuar në vazhdimësi që prej vitit 2000. Nga tabela, vihet
re qartë se norma e interesit të kreditimit në sistemin bankar shqiptar është në nivele të përafërta
me ato të vendeve të rajonit si për shembull Kosovë, Kroaci, Bullgari, Mali i Zi apo dhe Serbi.
Faqe | 88
Kjo normë interesi, e cila është e varur edhe nga norma bazë e interesit e vendosur nga Banka
Qendrore, reflekton gjithashtu një politikë anti inflacioniste. Por nga ana tjetër norma të larta
interesi për kreditim frenojnë investimet duke reduktuar në këtë mënyrë edhe rritjen ekonomike
të vendit. Ndërsa, për vendet e zhvilluara vihet re se në 10 – 11 vitet e fundit kanë patur një
normë interesi për aktivitetin kreditues në nivele të ulëta duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin
biznesit, pasi ky i fundit mund të marr hua fonde me një kosto të ulët.
Tabela 22. Interesi i kredisë (%).
ShtetetPeriudha
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Albania 22.10 19.65 15.30 14.27 11.76 13.08 12.94 14.10 13.02 12.66 12.82 12.43Argentina 11.09 27.71 51.68 19.15 6.78 6.16 8.63 11.05 19.47 15.66 10.56 14.09Australia 9.27 8.66 8.16 8.41 8.85 9.06 9.41 8.20 8.91 6.02 7.28 7.74Belarus 67.67 46.97 36.88 23.98 16.91 11.36 8.84 8.58 8.55 11.68 9.22 13.58Belgium 7.98 8.46 7.71 6.89 6.70 6.72 7.49 8.57 9.21 9.50 - -Bosnia andHerzegovina
30.50 - 12.70 10.87 10.28 9.61 8.01 7.17 6.98 7.93 7.89 7.43
Brazil 56.83 57.62 62.88 67.08 54.93 55.38 50.81 43.72 47.25 44.65 39.99 43.88Bulgaria 11.34 11.11 9.21 8.54 8.87 8.66 8.89 10.00 10.86 11.34 11.14 10.63Croatia 12.07 9.55 12.84 11.58 11.75 11.19 9.93 9.33 10.07 11.55 10.38 9.68Cyprus 8.00 7.52 7.15 6.95 7.57 7.09 6.69 6.74 - - - -CzechRepublic
7.16 7.20 6.72 5.95 6.03 5.78 5.59 5.79 6.25 5.99 5.89 5.72
Denmark 8.08 8.20 7.10 - - - - - - - - -Finland 5.61 5.79 4.82 4.13 3.69 - - - - - - -France 6.70 6.98 6.60 6.60 6.60 - - - - - - -Germany 9.63 10.01 9.70 - - - - - - - - -Greece 12.32 8.59 7.41 6.79 - - - - - - - -Hungary 12.60 12.12 10.17 9.60 12.82 8.54 8.08 9.09 10.18 11.04 7.59 8.32Iceland 16.80 17.95 15.37 11.95 12.02 14.78 17.91 19.29 20.14 18.99 10.26 7.70Italy 7.02 7.29 6.54 5.83 5.51 5.31 5.62 6.33 6.84 4.76 4.03 4.60Kosovo - - - - 14.77 14.00 14.57 14.06 13.79 14.09 14.31 13.86Macedonia,FYR
18.93 19.35 18.36 16.00 12.44 12.13 11.29 10.23 9.68 10.07 9.48 8.87
Montenegro - - - - - - 11.15 9.20 9.24 9.36 9.53 9.69Netherlands 4.79 5.00 3.96 3.00 2.75 2.77 3.54 4.60 4.60 1.98 1.75 2.00Romania 53.85 45.40 35.43 25.44 25.61 19.60 13.98 13.35 14.99 17.28 14.07 12.13Serbia 6.30 34.50 19.71 15.48 15.53 16.83 16.56 11.13 16.13 11.78 17.30 17.17Slovenia 15.77 15.05 13.17 10.75 8.65 7.80 7.41 5.91 6.66 5.95 - -Spain 5.18 5.16 4.31 - - - - - - - - -Sweden 5.83 5.55 5.64 4.79 4.00 3.31 - - - - - -Switzerland 4.29 4.30 3.93 3.27 3.20 3.12 3.03 3.15 3.34 2.75 2.73 2.72UnitedKingdom
5.98 5.08 4.00 3.69 4.40 4.65 4.65 5.52 4.63 0.63 0.50 0.50
UnitedStates
9.23 6.92 4.68 4.12 4.34 6.19 7.96 8.05 5.09 3.25 3.25 3.25
Burimi: Banka Botërore
Faqe | 89
Nëse do të bëjmë diferencën midis normës së kreditimit (të shprehur në tabelën 22) dhe asaj të
depozitës (të shprehur në tabelën 21) do të përfitojmë atë element që në gjuhën financiare quhet
“spread”. Në tabelën 23, është paraqitur ndryshimi i spread-it ndër vite (2000 – 2010) për disa
shtete. Është e logjikshme që spred-i, do të varet nga ecuria e normës së interesit të kredisë dhe
depozitës. Bankat në Shqipëri paraqesin një ecuri të spred-it të qëndrueshme, me disa luhatje të
vogla nga viti në vit edhe pse kërkesat tona nga konkurrenca në rritje synon në pritshmëri në ulje
të këtij spread-i. Kjo bën që edhe zhvillimi ekonomik të jetë më i qëndrueshëm dhe konstant.
Tabela 23. Spread (Norma e kreditimit minus normën e depozitës) (%).
ShtetiPeriudha
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010
Albania 13.80 11.93 6.77 5.90 5.15 7.99 7.71 8.44 6.22 5.89 6.40Argentina 2.75 11.54 12.43 8.99 4.16 2.40 2.21 3.08 8.42 4.05 1.39Australia 4.20 4.80 4.46 4.90 5.00 5.17 5.35 3.67 4.18 2.94 3.07Belarus 30.12 12.79 10.03 6.53 4.19 2.13 1.16 0.27 0.03 0.99 0.12Belgium 4.40 5.06 5.11 5.24 - - - - - - -Bosnia andHerzegovina
15.83 - 8.17 6.85 6.56 6.05 4.32 3.62 3.49 4.33 4.73
Bulgaria 8.24 8.19 6.40 5.61 5.82 5.58 5.72 6.32 6.42 5.16 7.07Canada 3.79 3.56 3.38 3.59 3.22 3.62 3.99 4.02 3.23 2.30 2.55Croatia 8.33 6.32 10.95 10.05 9.87 9.48 8.22 7.00 7.25 8.35 8.62Cyprus 1.50 1.84 2.57 3.38 3.82 3.29 3.34 3.30 - - -CzechRepublic
3.74 4.32 4.73 4.62 4.74 4.60 4.41 4.46 4.64 4.72 4.81
Denmark 4.93 4.90 4.70 - - - - - - - -Finland 3.98 3.85 3.33 - 2.66 - - - - - -France 4.08 3.98 3.60 3.91 4.35 - - - - - -Germany 6.23 6.45 7.04 - - - - - - - -Greece 6.18 5.27 4.66 4.31 - - - - - - -Hungary 3.11 3.71 2.76 -1.37 3.73 3.37 0.63 2.28 0.26 5.21 2.67Italy 5.19 5.33 5.11 4.88Kosovo - - - - 12.02 10.89 11.46 10.06 9.36 10.11 10.93Macedonia,FYR
7.75 9.38 8.80 8.03 5.90 6.91 6.63 5.36 3.79 3.03 2.42
Madagascar 11.50 13.25 13.25 12.75 10.31 8.25 7.20 28.50 33.50 33.50 38.50Montenegro - - - - - - 6.10 4.12 5.42 5.55 5.83Netherlands 1.90 1.90 1.19 0.51 0.44 0.43 0.56 0.71 0.23 -0.61 -0.60Romania 20.74 18.53 16.19 14.41 14.07 13.19 9.21 6.65 5.48 5.29 6.76Slovenia 5.72 5.24 4.93 4.80 4.83 4.63 4.61 2.32 2.61 4.54 -Sweden 3.68 3.45 3.38 3.28 3.00 2.53 - - - - -Switzerland 1.29 2.62 3.50 3.10 2.99 2.60 1.63 1.02 3.18 2.67 2.65
Burimi: Banka Botërore
Përgjatë këtij seksioni, duke u bazuar në tabelat e paraqitura, bëhet një krahasim dhe paralelizëm
mbi sistemin bankar shqiptar dhe të disa shteteve kryesore. Në këtë mënyrë, mund të kemi një
Faqe | 90
pamje më të qartë të zhvillimit të bankave në Shqipëri, pasi krahasimi me vetveten shpesh nuk
është mënyra e duhur për të parë zhvillimin real që ka një institucion apo sektorë/degë e caktuar.
4.7 PERMBLEDHJA E KAPITULLIT
Ky kapitulli është ndërtuar me qëllimin për të na dhënë një informacion të përditësuar rreth disa
çështjeve, duke filluar me situatën ekonomike botërore e duke përfunduar te sistemi bankar
shqiptar. Kapitulli nisi me trajtimin e zhvillimeve kryesore në ekonominë botërore dhe atë
shqiptare. Përgjatë kësaj çështje u vu re se ekonomia botërore, si dhe ajo shqiptare janë duke
kaluar një moment të vështirë si rezultat i krizës financiare – ekonomike që ka prekur sot mbarë
globin. Efektet e krizës kanë kushtëzuar ndjeshëm zhvillimin ekonomik botëror si dhe atë
shqiptar. Ritmet e ulëta të zhvillimit (ose mos zhvillimi) në shumë sektorë të ekonomisë vendase
dhe asaj të huaj kanë ndikuar negativisht edhe në sektorin bankar duke e bërë edhe më të vështirë
punën e bankave.
Krijimi dhe zhvillimi i sistemit bankar në Shqipëri ishte një tjetër çështje e trajtuar në këtë
kapitull, gjatë së cilës u bë një paraqitje e shkurtër se si është krijuar dhe zhvilluar sistemi bankar
në Shqipëri. Ajo që vlen të ripërmendet është se aktualisht në Shqipëri operojnë grupe të
rëndësishme financiare botërore si për shembull “Intesa San Paolo”, “Societe General” apo dhe
“Credit Agricole”. Aktualisht në Shqipëri operojnë 16 banka të nivelit të dytë me një shtrirje prej
534 degësh në të gjithë territorin44 . Sistemi bankar shqiptar pavarësisht situatës së vështirë
ekonomike ka paraqitur qëndrueshmëri relative në ecurinë e tij duke garantuar rritje në të
ardhmen. Nga ana tjetër, u evidentua një nga problemet kryesore të sistemit bankar shqiptar që
janë kreditë me probleme. Ky fenomen nuk është shqetësues vetëm për banka në Shqipëri, por
edhe në vendet e tjera. Megjithatë për këtë problem, si dhe probleme e sfida të tjera të sistemit
bankar, do të diskutojmë në kapitullin pasardhës.
Pjesë tjetër e rëndësishme e këtij kapitulli ishte dhe evidentimi i strukturës së sistemit bankar
shqiptar. Njohja me këtë strukturë na ndihmon që të bëjmë një analizë më të saktë të problemeve
me të cilat po përballen bankat në Shqipëri.
Nga ana tjetër, u paraqitën edhe rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar shqiptar.
44 Raporti Vjetor 2011 I Bankës së Shqipërisë.
Faqe | 91
Si rreziqe kryesore për një bankë parashtruam këto katër:
I. Rreziku i kredisë
II. Rreziku i likuiditetit
III. Rreziku i tregut
IV. Rreziku operacional
Secili nga prej tyre u trajtua në mënyrë të veçantë dukë dhënë një tablo më të qartë rreth tyre.
Në fund të këtij kapitulli u krye dhe një analizë e shkurtër krahasimore midis sistemit bankar
shqiptar dhe sistemit bankar të vendeve të ndryshme në Europë dhe më gjerë. Ky krahasim ishte
i nevojshëm për të parë se si pozicionohen bankat që operojnë në Shqipëri krahasuar me bankat e
shteteve të tjera. Si konkluzion të kësaj çështje mund të them se sistemi bankar shqiptar është në
nivele relativisht të kënaqshme si dhe i krahasueshëm më bankat në vendet e rajonit, por sipas
rastit edhe në ato të zhvilluara.
Në kapitujt pasardhës, të cilët janë dhe thelbi i këtij punimi, do të përqendrohemi në analizën mbi
sfidat dhe problemet e bankave në Shqipëri si dhe kapitalit human.
Faqe | 92
KAPITULLI 5
PROBLEMET DHE SFIDAT E SISTEMIT BANKAR NË SHQIPËRI
5.1 HYRJE
Problemet dhe sfidat e sistemit bankar shqiptar janë të shumta dhe dinamike, pra ndryshojnë me
kalimin e kohës. Synimi i këtij kapitulli është të evidentojë disa nga problemet dhe sfidat
kryesore me të cilat janë ballafaquar bankat në Shqipëri në të shkuarën si dhe po përballen
aktualisht. Pra, në mënyrë të përmbledhur do të paraqesim disa nga problemet kryesore të
sistemit bankar shqiptar, shoqëruar kjo me rekomandimet respektive. Nga ana tjetër, mund të
themi se bankat të cilat parashikojnë saktë dhe shpejtë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen priren
që të kenë sukses. Për këtë arsye, përgjatë këtij kapitulli do te bëhet edhe një parashikim se cilat
mund të jenë sfidat e sistemit bankar shqiptar në të ardhmen.
Sikurse u tregua edhe në kapitujt paraardhës, kriza financiare – ekonomike që po kalon sot mbarë
ekonomia botërore ka krijuar një klimë jo të favorshme për zhvillimin ekonomik, si dhe
zhvillimin e sistemit bankar. Pra, kjo situatë negative rrit më tepër sfidat me të cilat duhet të
përballet sistemi bankar shqiptar.
Problemet me të cilat po ballafaqohen bankat në Shqipëri janë të shumta, duke filluar që nga
problemet e kredive të këqija, e duke përfunduar me kulturën ekonomike të konsumatorit
shqiptar. Të gjithë këto probleme kushtëzojnë zhvillimin normal të bankave në Shqipëri. Nga ana
tjetër, duhet pranuar se bankat shqiptare kanë kaluar me kujdes dhe maturi barrierat e shumta të
cilat kanë hasur gjatë viteve.
Problemet mund t’i ndajmë në dy kategori, në probleme të tregut bankar dhe probleme të vet
bankës. Problemet e tregut përballohen në mënyra të ndryshme nga banka të ndryshme. Kjo varet
nga specifikat e vet bankës. Megjithëse të dy këto kategori problemesh shoqërojnë njëra tjetrën.
Për të pasur rezultate sa më të sakta dhe për të evidentuar sakt problemet që realisht ka sistemi
Faqe | 93
bankar shqiptar, kam zhvilluar edhe një anketim me klientë të sistemit bankar (individë dhe
biznese), si dhe stafin bankar të disa prej bankave më të mëdha në Shqipëri. Në vazhdim të
kapitullit, do të trajtojmë në mënyrë të detajuar problemet kryesore të bankave në realitetin
shqiptar.
5.2 KREDITË E KËQIJA DHE PROBLEMET NË PROCESIN E
KREDITIMIT.
Kreditë me probleme sot janë kërcënimi kryesor i qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të sistemit
bankar. Numri i kredive të këqija është rritur që prej fillimit të krizës financiare – ekonomike.
Megjithë përpjekjet që po bëjnë bankat e nivelit të dytë së bashku me Bankën Qëndrore, kreditë
e këqija janë përsëri në nivel shqetësues. Në informacionet e dhëna më sipër treguam se si është
situata e kreditimit në sistemin bankar shqiptar dhe se si është gjendja e kredive të keqija. Nëse
shikojmë tabelën 10 në kapitullin 5, ku tregohet klasifikimi i kredisë në përqindje ndaj tepricës së
kredisë, do të vëmë re se prej fillimit të vitit 2009 dhe deri në fund të 2011 janë rritur kreditë e
humbura. Vlera maksimale arrihet në tre mujorin e tretë të 2011 me 15.2 %. Nga ana tjetër,
kreditë e klasifikuara në kategorinë “standard” kanë pësuar ulje që prej vitit 2009 e deri ne tre
mujorin e dytë të vitit 2011. Megjithëse muajt e fundit këta tregues rezultojnë të përmirësuar,
kreditë me probleme ngelen shqetësimi kryesor për bankat. Bazuar te “Raporti Vjetor i
Mbikëqyrjes 2011” sektorët të cilët shfaqen më problematik në lidhje me kreditë mund të
përmendim: “Tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujve shtëpiakë”, “Ndërtimi”, “Industria
përpunuese” dhe “Hotelet dhe restorantet”. Bazuar përsëri tek “Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes
2011” mund të themi, se kreditë me probleme në valutë paraqiten më keq krahasuar me kreditë
me probleme në lekë, respektivisht 19.6% përkundrejt 16.9 % të total portofolit të kredive me
probleme.
Nga ana tjetër, duhet evidentuar fakti se kredia me probleme brenda portofolit të kredisë në
valutë, të klasifikuar si e pambrojtur ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, zë 18.89% të totalit.
Bankat në Shqipëri kanë diversifikuar deri diku destinacionin e dhënies së kredive, sikurse kanë
diversifikuar edhe kredimarrësin, megjithatë ka disa kredimarrës të mëdhenj. Sipas “Raporti
Faqe | 94
Vjetor i Mbikëqyrjes 2011” evidentohet një rritje e peshës së secilit prej grupeve të 10, 20, 50
dhe 100 kredimarrësve më të mëdhenj ndaj totalit të kredive të sistemit. Afërsisht 91.82% e
aktivitetit kreditues që iu është dhënë 10 kredimarrësve më të mëdhenj është e klasifikuar si
kredi e rregullt, pra standarde dhe në ndjekje. Ndërsa janë klasifikuar në kategorinë
“nënstandarde” 6.16% dhe në kategorinë “të dyshimta” 2.02%. Nëse e krahasojmë me të njëjtën
periudhë të një viti më parë, mund të themi se kemi një përkeqësim të lehtë të situatës. Për të
mbajtur situatën e kredive të këqija nën kontroll Banka Qendrore kryen vazhdimisht analizat
“stress – test”.
Por cilët janë faktorët që kanë rritur numrin e kredive të këqija? Shumë studiues dhe ekonomistë
e shohin krizën financiare–ekonomike si shkaktarin kryesor për krijimin e një situate të tillë.
Kriza financiare–ekonomike realisht është një nga faktorët kryesor që ndikojnë negativisht në
lidhje me kthimin e kredive, por nuk duhet të lëmë jashtë vëmendjes edhe faktorë të tjerë të
rëndësishëm të cilët kanë ndikuar jo pak në situatën e krijuar në sistemin bankar shqiptar. Faktori
krizë është trajtuar gjerësisht, kështu që nuk e shikoj si një vlerë e shtuar ritrajtimin e efekteve të
tij në këtë temë. Ato që vlejnë dhe duhen trajtuar, janë disa faktorë të tjerë të cilët nuk kanë pasur
vëmendjen e duhur si rezultat i ngjarjeve të ndodhura nga kriza financiare – ekonomike. Nga ana
tjetër, këta faktorë para shfaqjes së krizës nuk janë marr shumë në konsideratë pasi dhe kreditë
me probleme kanë qenë të pakta.
Për të evidentuar faktorët, apo thënë ndryshe arsyet të cilat gjenerojnë kredi me probleme, përveç
anketimit të përgjithshëm të kryer, jam bazuar në intervista të kryera si me stafet bankare, ashtu
dhe me klientët e bankave. Për më tepër, edhe intervistat me ekspertë të fushës bankare kanë
qenë tepër rezultative për evidentimin e këtyre faktorëve. Le të fillojmë trajtimin e tyre me
radhë45.
Problemet ekonomike të kredimarrësit si pasojë e keqparashikimit për të ardhmen.
Përgjithësisht një individ kredimarrës e merr huanë me idenë se do ta rikthejë atë duke paguar
rregullisht këstet pranë bankës përkatëse. Aq më tepër një biznes, duke ditur se marrëdhënia me
bankën do të jetë e vazhdueshme, ndryshe nga një individ i cili mund të mos e ndjej koston e
mospërdorimit të sistemit bankar. Me aplikimin e regjistrit të kredisë askush nuk dëshiron që t’i
45 Faktorët janë trajtuar në një radhë të rastësishme. Renditja e tyre nuk tregon rëndësinë që ata kanë.
Faqe | 95
ketë të mbyllura dyert e bashkëpunimit me bankën sidomos për sa i përket aktivitetit kreditues.
Për këtë fakt, të gjithë duhet të biem dakort se në përgjithësi një individ ose biznes e merr
kredinë me bindjen se do të jetë i rregullt në pagesën e kësteve duke bërë të mundur shlyerjen e
plotë të shumës së marr hua në fund të periudhës.
Por çfarë e shtyn një individ të caktuar apo biznes, që të mos e paguaj detyrimin që i ka
institucionit bankar? Përgjigja është e thjeshtë. Problemet ekonomike janë ato të cilat bëjnë që
kredia e marrë të mos paguhet apo të vonohen pagesat e kësteve. Jeta ekonomike e shumë
kredimarrësve ka dalë jashtë parashikimeve të tyre fillestare duke bërë që ata të mos kenë më
mundësi për të paguar në kohë këstet e kredisë të cilën kanë marrë. Kjo është vërejtur edhe në
anketimin e kryer me 150 biznese dhe 200 individ të cilët kanë marr kredi. Pyetja e cila ngrihej
në anketë ishte: - A keni gabuar në parashikimin e aktivitetit tuaj ekonomik për të ardhmen të
kryer në momentin që keni marr kredi? Bëhet fjalë që parashikimi është kryer përpara se të
merrej huaja nga banka. Kjo pyetje kishte mundësi përgjigjesh:
□ Po, kam gabuar në parashikim.
□ Jo, nuk kam gabuar në parashikim.
Nga përgjigjet e marra nga pyetësori rezultoi se 112 biznese dhe 128 individë pohonin se kishin
gabuar në parashikimin për të ardhmen e tyre ekonomike. Kjo bëri që ata të shfaqnin probleme
në shlyerjen e detyrimeve ndaj bankës. Rezultatet e marra nga pyetësori janë paraqitur më poshtë
në mënyrë grafike.
Grafiku 1. Përgjigja e individëve mbi parashikimin e jetës së tyre ekonomike
64%
36%
Individë
Po, kam gabuar në parashikim.
Jo, nuk kam gabuar në parashikim.
Faqe | 96
Burimi: Autori
Pra, shikojmë se 64% e individëve të pyetur pohojnë se kanë gabuar në parashikimet mbi
situatën e tyre ekonomike për të ardhmen. Kjo ka bërë që ata të gjenden në një moment të
vështirë në lidhje me shlyerjen e kredisë së marrë.
Ndërsa përgjigjja e bizneseve të pyetura paraqitet në grafikun e mëposhtëm.
Grafiku 2. Përgjigja e bizneseve mbi parashikimin e veprimtarisë së tyre ekonomike
Burimi: Autori
Vihet re se rreth 75% e bizneseve pranojnë se kanë gabuar në parashikimet për të ardhmen. Një
fenomen i tillë ka ndikuar negativisht për sa i përket shlyerjes së detyrimeve që kanë ndaj
bankave.
Mungesa e saktësisë në parashikime lidhet edhe me fenomene të tjera, si probleme të tregut
(kriza financiare – ekonomike) apo mungesa e kulturës ekonomike te individët dhe
moskonsultimi me ekspertët ekonomikë për sa i përket bizneseve. Pra, keqparashikimi mbi
aktivitetin ekonomik ka bërë që te individi apo njësia ekonomike të ketë probleme financiare –
ekonomike duke rritur në këtë mënyrë numrin e kredive të këqija.
Në tabelën e mëposhtme tregohet kreditimi sipas sektorëve të ekonomisë. Vihet re se kreditë e
marra nga bizneset në fund vitit 2011 përfaqësojnë 73.5% të totalit të portofolit të kredive ndërsa
individët 26.5%. Problemet ekonomike që ata kanë pasur janë reflektuar në shtimin e kredive të
këqija. Nga tabela 24, duket qartë se treguesi “Kredi me problem ndaj teprica e kredisë” ka
75%
25%
Biznese
Po, kam gabuar në parashikim.
Jo, nuk kam gabuar në parashikim.
Faqe | 97
pësuar rritje në vitin 2011 krahasuar me vitet paraardhëse. Për bizneset, ky tregues kap vlerën
20.8% në fund të 2011, ndërsa për individët 15.7%.
Tabela 24. Kreditimi sipas sektorëve të ekonomisë46.
Përshkrimi Dhjetor 2010Dhjetor
2011
Kredi meprobleme/teprica ekredisë
Dhjetor ‘10
Kredi meprobleme /teprica ekredisë
Dhjetor ‘11Bizneset 69.9 73.5 15.1 20.8Bujqësia, gjuetia dhe silvikultura 0.8 1.0 23.4 13.6Peshkimi 0.2 0.2 18.9 6.9Industria nxjerrëse 1.4 1.2 13.7 12.9Industria përpunuese 10.0 10.8 15.2 21.3Prodhimi, shpërndarja energjisë elektrike, egazit dhe e ujit
5.0 6.9 7.8 10.7
Ndërtimi 13.9 13.3 19.8 29.6Tregtia, riparimi i automjeteve dhe artikujveshtëpiakë
24.1 24.5 13.8 21.3
Hotelet dhe restorantet 3.0 3.0 22.7 45.3Transporti, magazinimi dheTelekomunikacioni
2.3 2.3 23.0 15.2
Ndërmjetësim monetar dhe financiar 2.2 2.1 0.2 1.0Pasuritë e patundshme, dhënia me qira etj. 0.5 0.5 31.0 35.5Administrimi public 0.2 0.3 53.0 20.5Arsimi 0.8 0.8 12.1 3.9Shëndeti dhe veprimtaritë sociale 1.0 0.9 21.1 27.0Shërbime kolektive, sociale dheIndividuale
2.6 3.1 12.2 8.7
Të tjera 1.8 2.4 3.9 11.8Individët 30.1 26.5 11.8 15.7Totali 100.0 100.0 14.1 19.5
Burimi: Banka Qendrore e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2011 (përshtatje e autorit)
Si përfundim mund të themi se problemet ekonomike të kredimarrësit, janë një arsye e fortë që
ata të mos paguajnë rregullisht këstet e kredisë, apo të mos e paguajnë farë atë. Ndërsa rastet kur
një individi apo një biznes merr kredi me idenë për të abuzuar, pra për të mos e paguar atë, duket
të jenë të pakta.
Abuzimi i kredimarrësit.
Megjithëse të rralla, ekzistojnë raste kur një individ apo biznes merr kredi me idenë apo synimin
për të mos e paguar atë. Ky fenomen është më tepër prezent në ditët e sotme, duke pasur
parasysh edhe vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet konsumatori e biznesi shqiptar dhe
46 Ripërshtatje e tabelës 12.
Faqe | 98
është më shumë i përhapur në sektorin e ndërtimit. Dihet që një nga bizneset e prekura më rëndë
nga zhvillimet e fundit ekonomike është industria e ndërtimit. Shumë ndërtues kanë ende të pa
shitura mjaft apartamente dukë bërë që të kenë mungesë likuiditeti, shkak ky për të mos paguar
detyrimet që njësia ka. Pasi kanë ezauruar çdo mundësi për të përmirësuar situatën e tyre
financiare, ata e shohin sistemin bankar si alternativë të vetme shpëtimi47, dhe ky është momenti
i abuzimit nga ana e tyre. Ata aplikojnë për të marr një kredi me bindjen se nuk do të kenë
mundësi për ta paguar atë. Pasi kanë marr kredinë duke vendosur kolateral apartamente apo
prona të cilat nuk kanë mundur ti shesin, shkëpusin marrëdhënien me bankën. Në këtë mënyrë
ata konsiderojnë të “shitura” këto apartamente e prona. E njëjta gjë ndodhë dhe me individë të
ndryshëm. Ata marrin kredi duke lënë kolateral prona të cilat dëshirojnë t’i shesin, por nuk mund
ti shesin për shumë arsye. Pasi marrin kredinë këta individë shkëpusin marrëdhëniet me bankën.
Pavarësisht faktit se “shitja” në këtë mënyrë rezulton me një çmim më të ulët se ai i tregut, rreth
40% më e ulët48, individët dhe bizneset janë të gatshëm që të abuzojnë në një formë të tillë. Kjo
si pasojë e kushteve të tyre jo të mira financiare.
Madje nëse shikojmë më kujdes Tabelën 24, do të vëmë re se është pikërisht sektori i ndërtimit ai
i cili ka një vlerë shumë herë më të lartë të treguesit “Kredi me probleme ndaj teprica e kredisë”
krahasuar me sektorët e tjerë të ekonomisë shqiptare. Në fund të vitit 2011, ky tregues kap vlerën
29.6% duke pësuar një rritje të konsiderueshme nëse e krahasojmë me 19.8% që ka qenë në fund
të vitit 2010.
Si përfundim, mund të themi se abuzimet me kredimarrjen kanë qenë, janë dhe do të jenë pjesë e
marrëdhënies klientë – bankë, pavarësisht shkaqeve dhe arsyeve që e çojnë klientin në një
veprim të tillë. Nga ana tjetër, bankat bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të evidentuar klientët
të cilët kanë prirje për të abuzuar me kredinë e marrë duke mos e paguar atë.
47 Shumë biznese punojnë më “klering”. Për shembull një ndërtues duke mos patur likuiditet të mjaftueshëm për tëpaguar hidraulikun për punimet e kryera në ndërtimin e tij, i ofron një apartament. Hidrauliku nga ana tjetër dukemos marr para “cash”, për të blerë materialet e nevojshme ofron punën e tij falas. Në këtë mënyrë krijohet njëvorbull “borxhesh” dhe një ngërç financiar që është tepër vështirë për tu zgjidhur.
48 Për të marr një kredi përgjithësisht kolaterali i vendosur duhet në vlerën e 140% të shumës që do të merret hua.Për të reduktuar këtë humbje shpesh herë kredimarrësi bënë pakt me vlerësuesin e pasurisë i cili vlerëson pronën qëvendoset kolateral për ta mbivlerësuar atë. Në këtë mënyrë, jo të rralla janë rastet kur kemi mbivlerësim tëkolateralit.
Faqe | 99
Abuzimi i analistit të kredisë dhe mos profesionalizmi i tyre.
Në sistemin bankar shqiptar janë të punësuar një numër i konsiderueshëm punonjësish. Secili
prej tyre, duke qenë se përfaqëson edhe një pozicion të caktuar, ka rëndësinë e vet të pa
diskutueshme. Mirëpo, janë disa pozicione të cilat kanë një rëndësi të veçantë në organigramën e
një banke. Ndër të tjera mund të veçojmë analistin e kredisë apo sic quhet ndryshe edhe oficer
kredie. Por pse është i rëndësishëm pozicioni i analistit të kredisë? Përgjigjja është e thjeshtë.
Është analisti i kredisë ai që përgatit rastin për aplikimin e kredisë të një individi apo biznesi49.
Në këtë këndvështrim analisti i kredisë duhet të jetë një investigues i mirë, përveç faktit që është
ai i cili plotëson gjithë dokumentacionin e nevojshëm për aplikimin për kredi sipas procedurave
dhe rregullave në fuqi. Them se duhet të jetë investigues i mirë pasi duhet të dallojë mirë tre
situatat e mëposhtme:
I. Rastet kur klienti abuzon, pra ka idenë e mos pagimit të kredisë më vetëdije të plotë.
II. Rastet kur klienti nuk është në gjendje të paguaj kredinë, pavarësisht se ai mund të
plotësojë dokumentacionin e nevojshëm të kërkuar nga banka. Pra, ai mund të jetë në
gjendje të kryejë disa pagesa këstesh, por pas një periudhe kohe mund të shfaqë vështirësi
në përmbushjen e detyrimeve.
III. Rastet kur klienti është në gjendje që të paguajë rregullisht detyrimet e tij.
Realisht në sistemin bankar shqiptar analistët e kredisë, përgjithësisht, merren vetëm më
plotësimin nga ana formale të dokumentacionit që nevojitet për aplikimin e kredisë. Ata shpesh
herë nuk investigojnë në mënyrën e duhur për të kuptuar më tepër rreth klientit dhe situatës së tij
financiare. Dhe kjo është më evidente në rastet kur janë individët ata që aplikojnë për kredi.
Ndërsa në rastet kur aplikanti është një biznes situata është edhe më problematike, pasi shumica
e bizneseve punojnë me dy bilance. Kjo do të thotë se ata mbajnë një bilanc zyrtar për autoritetet
shtetërore (tatim – taksat), duke reflektuar një situatë të përkeqësuar financiare e cila është jo
reale, me qëllim uljen e detyrimeve ndaj shteti. Nga ana tjetër, bizneset mbajnë dhe një bilanc
konfidencial, apo ndryshe e quajtur “fletorja e zezë”. Ky bilanc, sipas tyre, paraqet situatën reale
financiare të biznesit. Kështu që analisti i kredisë duhet të tregohet i vëmendshëm për të dalluar
49 Përgjithësisht në sistemin bankar shqiptar ka një ndarje midis aplikimit për kredi nga një individ dhe nga njëbiznes. Pra, janë analistët e kredisë ata të cilët trajtojnë rastet e aplikimeve për kredi nga një individ dhe nga njëbiznes.
Faqe | 100
dhe kuptuar sesa real është ky bilanc. Problemi serioz qëndron në faktin se shpesh herë analistët
e kredisë drejtojnë bizneset drejtë falsifikimit apo modifikimit të bilanceve konfidenciale në
mënyrë që të përmbushin kushtet e vendosura nga banka për të marrë kredi. Ky abuzim dhe
papërgjegjshmëri e analistit të kredisë, domosdoshmërisht më vonë do të jetë kosto për bankën
duke gjeneruar kredi të këqija.
Gjithashtu problematik shfaqet edhe niveli i tyre profesional. Jo rrallë herë gjejmë analist kredie
pa shkollimin e duhur. Kjo e bën të vështirë që ata të bëjnë një analizë financiare të saktë të
bizneseve dhe individëve që aplikojnë për kredi.
Si përfundim, mund të themi se abuzimi dhe mungesa e profesionalizmit, dhe aq më tepër
kombinimi i të dyjave, kanë pasoja tepër negative për aktivitetin bankar duke bërë që në të
ardhmen afatshkurtër të rritet numri i kredive me probleme.
Dhënia pa kriter e kredive duke synuar maksimizimin e fitimit.
Sistemi bankar shqiptar deri në vitin 2008 ndiqte një politikë liberale në lidhje me procesin e
kreditimit. Kjo duket qartë edhe në raportet vjetore të Bankës së Shqipërisë. Duke qenë se deri në
fund të vitit 2007 dhe fillim të vitit 2008 ekonomia botërore, e sidomos ajo shqiptare njihte
zhvillim si dhe bizneset vendase ishin në një situatë të mirë financiare, bankat nuk shihnin arsye
përse kredimarrësit të mos e paguanin kredinë. Nisur nga ky fakt, si dhe duke patur objektiv
kryesor maksimizimin e fitimit, bankat të paktën deri në vitin 2008, mund të themi se kanë dhënë
kredi pa “kriter”. Pra, abuzohej në përmbushjen e kritereve të cilat duhen plotësuar për të marrë
një kredi, ose ato plotësoheshin në mënyrë formale. Ky abuzim i vet bankave nga dëshira për të
fituar më tepër por edhe për tu pozicionuar më mirë në tregun bankar, do të kthehej në një
“bumerang” për vet sistemin bankar shqiptar. Nëse do të bazohemi në raportet vjetore të Bankës
Qendrore, por edhe të vet bankave te nivelit të dytë, kredi me probleme rezultojnë me tepër ato
kredi të cilat janë të disbursuara pikërisht në këtë periudhë.
Mosha e re e sistemit bankar shqiptar.
Sistemi bankar shqiptar është relativisht i ri, sidomos nëse e krahasojmë me sistemet bankare të
vendeve të zhvilluara. Për më tepër, në aktivitetin kreditues nuk është se ekziston ndonjë
eksperiencë e madhe e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së portofolit te kredisë dhe në
Faqe | 101
mirëmenaxhimin e tij. Nga ana tjetër, vëmë re se gjysma e portofolit të kredisë, duke u bazuar në
publikimet e Bankës së Shqipërisë, përfaqësohet nga kredia për shtëpi. Duke patur parasysh se
kreditë për shtëpi përgjithësisht kanë një shtrirje kohore 15 – 25 vite, moshën e sistemit bankar
shqiptar si dhe faktin teorik se kreditë fillojnë të shfaqin probleme mbas 1/3 së jetë së tyre (A.
Bozdo; 2012, fq. 1), jemi në gjendje të kuptojmë arsyen përse pikërisht në këtë moment është
rritur numri i kredive me probleme. Pra, ka ardhur koha kur kreditë e marra kanë kaluar
përgjithësisht 1/3 e jetës së tyre50 . Po përse 1/3 e jetës së kredisë? Sepse një kredimarrës
përgjithësisht merr kredi përveç nevojës që ai ka, edhe për të paguar këstet e para. Nëse
kredimarrësi nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të shlyer detyrimet ndaj bankës, ai mund të
përdore një pjesë të kredisë për të paguar këto këste. Mirëpo me kalimin e kohës limitohet
pagesa në këtë mënyrë, duke bërë që të shfaqen problemet e para.
Pra si përfundim, mund të themi se mosha e re e sistemit bankar shqiptar ka “fshehur” deri tani
problemet e kredive.
Korrupsioni bankar.
Një tjetër arsye e cila gjeneron kredi të këqija është edhe korrupsioni bankar. Por çfarë do të
kuptojmë me korrupsion bankar? Me korrupsion bankar do të kuptojmë devijimin e qëllimshëm
nga politikat dhe procedurat e bankës për të përfituar në mënyrë të pa ndershme. Korrupsioni
bankar kryhet nga stafi bankar. Për shembull, shpesh herë në dyert e bankës trokasin persona të
cilët nuk përmbushin asnjë kusht për të marr kredi. Këta persona për të përfituar kredinë në
mënyrë të pandershme i ofrojnë punonjësit bankar një përqindje të caktuar të shumës që kërkojnë
të marrin hua, nëse ky punonjës i realizon marrjen e kredisë. Kjo kredi e dhënë në kushte të tilla
shpesh herë kthehet në një kredi me probleme.
Nga intervistat e klientëve të ndryshëm të bankave, të stafeve bankare (sidomos kontrolli i
brendshëm) si dhe të ekspertëve të fushës, rezulton se ky fenomen është mjaft i përhapur, aq më
tepër sot kur bankat kanë ulur ritmet e kreditimit të ekonomisë.
50 Duhet të kemi parasysh faktin se shumica e kredive të këqija i përkasin atyre të disbursuara deri në 2008. Prapikërisht në periudhën kur kishim aprovim “pa kriter” të kredive.
Faqe | 102
Personat të cilët mendohen si më të prekur nga korrupsioni bankar janë analistët e kredisë,
drejtorët e degëve si dhe analistët e riskut. Janë pikërisht këta tre elementë të cilët mund të
modifikojnë fakte dhe shifra në mënyrë që rasti, i cili aplikon për të marr kredi të rezultojë një
rast që plotëson kushtet e vendosura nga banka.
Nga ana tjetër, mendohet se edhe punonjës të niveleve të larta, pjesë e menaxherëve kryesorë të
bankës, të jenë të implikuar në një marrëdhënie të tillë korruptive, sidomos kur bëhet fjalë për të
kredituar sektorin e ndërtimit. Pra, fenomeni i korrupsionit në sektorin bankar është një fenomen
i cili kthehet në një kosto për bankën në të ardhmen.
Regjistri i Kredive
Regjistri i Kredive ka ndihmuar ndjeshëm sistemin bankar duke evidentuar rastet e kredive me
probleme. Gjithashtu nga viti në vit, që prej fillimit të funksionimit të tij në vitin 2008, po
përdoret gjithmonë e më tepër. Në tabelën e mëposhtme paraqiten kreditë e raportuara që prej
vitit 2008.
Tabela 25. Kreditë e raportuara në sistem.
Viti Kreditë e raportuara
2008 262,368
2009 291,137
2010 320,813
2011 349,350Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2011.
Pra, shihet qartë se si ka ardhur në rritje numri i kredive të raportuara. Nga tabela 25 vihet re se
në vitin 2008 ka patur 262,268 raste të kredive të raportuara. Në vitin 2011, ky numër rezulton të
jetë rritur me 86,982 raste, duke shkuar në një total prej 349,350 raste.
Nga ana tjetër, ka pasur gjithmonë e më tepër subjekte që përdorin regjistrin e kredive. Më
poshtë, në tabelën 26 tregohet se si ka evoluar numri i kërkimeve në Regjistrin e Kredive nga
Faqe | 103
subjektet raportuese. Edhe ky tregues ka pësuar rritje që prej vitit 2008. Në vitin 2011 ky tregues
kapi vlerën prej 322,570 kërkime.
Tabela 26. Kërkime në Regjistrin e Kredive nga subjektet raportuese.
Viti Kërkime në Regjistrin e Kredive nga subjektet raportuese
2008 88,875
2009 171,146
2010 198,229
2011 322,570
Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2011.
Por çfarë masash duhen marrë me qëllim përmirësimin e situatës? Në një situatë të tillë nuk
mund të marrësh një masë të vetme, por duhen kryer reforma të gjithanshme në sistemin bankar
e sidomos më atë segment brenda bankës që merret me procesin e kreditimit.
Së pari, banka duhet të jetë në gjendje të dallojë dhe të kuptojë mirë situatën financiare të
kredimarrësit duke evidentuar dhe shmangur në këtë mënyrë abuzuesit. Vizitat në bizneset që
aplikojnë për kredi të mos jenë vizita “rutinë dhe formale”, por të investigohen në mënyrën e
duhur për të kuptuar sa më tepër rreth tij.
Së dyti, dhënia e përgjegjësisë së plotë analistëve të kredisë për rastet që ata trajtojnë. Kur themi
përgjegjësi të plotë, kemi parasysh këto dy raste:
I. Kur kredia paguhet rregullisht dhe qëndron në kategorinë “standard” mund të përdoren
politika motivuese ndaj analistit të kredisë, i cili ka trajtuar rastin.
II. Gjithashtu, edhe kur kredia nuk paguhet apo kthehet në një kredi me probleme është analisti
i kredisë ai që duhet të mbajë përgjegjësinë kryesore.
Pra, duhet krijuar mundësia që analisti i kredisë të ketë një portofol kredie të tij dhe të ketë
përgjegjësi të plotë për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e këtij portofoli. Duhet zhvendosur
vëmendja nga komiteti i kredisë drejt analistit të kredisë. Duke i dhënë përgjegjësi analistit të
Faqe | 104
kredisë dhe duke e motivuar atë, ai do të shkëputet nga analizat formale dhe do të ketë nxitës për
të përmirësuar punën e tij. Kjo do të përkthehet për bankën në më pak kredi të këqija në të
ardhmen si dhe në ulje të mundësive për abuzim nga analistët e kredisë. Politika të tilla vihen re
në bankat më të mëdha botërore sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (A. Bozdo; 2012,
fq. 2)
Së treti, trajnimi i analistëve të kredisë. Nëse abuzimi i analistëve të kredisë do të shmangej deri
diku nëpërmjet motivimit dhe dhënies së përgjegjësive, trajnimi i vazhdueshëm i tyre do të
reduktonte gabimet e paqëllimshme të cilat gjithashtu gjenerojnë kredi me probleme në të
ardhmen. Trajnimi i stafeve bankare, e sidomos i analistëve të kredisë, duhet të shikohet si një
detyrim nga secila bankë. Për më tepër, vëmë re se analistët e kredisë jo vetëm që nuk trajnohen
por shpesh herë nuk kanë edhe shkollimin apo kualifikimin e duhur.
Së katërti, duhet pasur kujdes në dhënien e kredive. Kjo nuk do te thotë që bankat të frenojnë
kreditimin pasi në të ardhmen kjo do ta dëmtonte sistemin bankar duke qënë se në treg do të ketë
mungesë likuiditeti. Nëse tregohet kujdes i veçantë në dhënien e kredive, atëherë ka premisa për
të pasur në të ardhmen një portofol cilësor kredie. Nga ana tjetër, duhet që bankat të menaxhojnë
me kujdes të madh portofolin aktual të kredisë. Kjo nënkupton ristrukturim të kredive me
probleme duke i dhënë mundësi të reja biznesit, pra duke e ndihmuar biznesin pasi falimentimi i
tij nuk do ti shërbente bankës. Për më tepër, shihet si domosdoshmëri dhënia e asistencës së
nevojshme bizneseve të cilat janë në vështirësi financiare. Kjo do të thotë se në raste të caktuara,
banka mund të jetë një konsulent financiar për bizneset të cilat kanë marrë kredi dhe kanë
vështirësi në pagesën e saj.
Gjithashtu banka nuk duhet të udhëhiqet nga parimi i maksimizimit të fitimit duke abuzuar më
dhënien e kredive. Mbi të gjitha, duhen zbatuar me rigorozitet të gjitha politikat dhe procedurat
të institucionit bankar dhe të autoriteteve mbikëqyrëse. Rishikimi i këtyre politikave dhe
procedurave duhet kryer në vazhdimësi për të eliminuar hapësirat që mund të krijohen si pasojë e
problemeve të cilat shfaqen nga dinamika e zhvillimit e të gjithë komponentëve që ndikojnë në
sistemin bankar.
Së pesti, diversifikimi i portofolit të kredisë është një element tepër i rëndësishëm. Duhet që
bankat të diversifikojnë portofolin e kredisë së tyre duke mos u përqendruar vetëm në një sektor
Faqe | 105
të ekonomisë. Shpesh herë bankat fokusohen në ato sektorë të cilët mund të shfaqin stabilitet për
momentin, duke anashkaluar faktin se e ardhmja është pasiguri. Në këtë këndvështrim, është
mirë që të ketë diversifikim më të madh.
Së gjashti, duhen marrë masa ekstreme për rastet e evidentuara të korrupsionit në sistemin
bankar. Duhet krijuar një regjistër i përbashkët për të gjithë bankat e sistemit bankar në lidhje me
stafin bankar. Në këtë regjistër duhet të evidentohet e gjithë ecuria e punonjësit të bankës duke
nxjerrë në pah anët pozitive apo negative të tij. Në këtë mënyrë, lëvizjet e personave jo të
përshtatshëm në sistemin bankar do të jenë të vështira. Deri më tani ekziston “letër
rekomandimi” apo “vlerësimi i stafit”, por që rezultojnë të jenë thjesht formale.
Së shtati, ulja e normës së interesit për kredinë. Banka e Shqipërisë përgjithësisht ka mbajtur
normën bazë të interesit në nivele të ulta. E megjithatë norma e interesit të kredisë nuk ka ecur në
sinkron me normën bazë të interesit të vendosur nga Banka Qendrore. Kjo ka bërë që kosto e
kredisë të jetë e lartë duke e vështirësuar pagesën e kësteve nga ana e kredimarrësit. Kjo rrit
shanset që kredia të mos paguhet. Në këtë mënyrë, rekomandohet normë më e ulët interesi në
mënyrë që kredimarrësit t’i krijohet frymëmarrja e nevojshme sidomos në periudhë krize. Në të
kundërtën e kësaj, bankat kanë mbajtur gjithmonë norma të larta interesi për kredinë sidomos sot
kur është rritur numri i kredive me probleme. Normat e larta të interesit i shërbejnë bankës për të
fituar më tepër me qëllim mbulimin e humbjeve nga kreditë e këqija.
Nëse të gjithë këto masa aplikohen me seriozitetin e duhur, atëherë do të kemi përmirësim të
situatës në lidhje më kreditë me probleme.
5.3 KOLATERALI DHE PROBLEMET QË AI SHFAQ
Për të marrë një kredi duhet që kredimarrësi të garantojë bankën për kthimin e saj. Kjo realizohet
së pari, duke plotësuar të gjitha kushtet financiare të kërkuara nga banka. Së dyti, duke vendosur
për llogari të bankës një pronë ose depozitë. Rasti i parë, pra prona e cila lihet në emër të bankës,
quhet kolateral. Ndërsa rasti i dytë, pra depozita e cila lihet përsëri në emër të bankës quhet
Faqe | 106
“cash” kolateral. Por jo rallë të dyja rastet futen nën ombrellën e termit kolateral. Përgjithësisht
kolaterali duhet të jetë rreth 140% e vlerës e cila do të merret kredi.
Aktualisht 76% e portofolit të kredive në sistemin bankar shqiptar, në fund të Dhjetorit 2011,
është dhënë duke u bazuar në kolateral (Raporti Vjetor i Mbikqyrejs 2011). Vihet re se kjo
përqindje është më e ulët nëse do ta krahasojmë më fund Dhjetorin e vitit 2010 ku kreditë e
kolateralizuara zinin 79% të portofolit të kredisë në sistemin bankar shqiptar. Bazuar në Raportin
Vjetor të Mbikqyrjes 2011, vihet re fakti se 53% e kredive të kolateralizuara kanë përdorur
pasuritë e paluajtshme si kolateral. Gjithashtu, bazuar te i njëjti burim mund të themi se kredia në
valutë është e kolateralizuar më mirë se portofoli i kredisë në monedhën vendase. Në përqindje
ato janë respektivisht 79% kundrejt 71%. Nëse do ta krahasojmë me një vit më parë do të vëmë
re se kemi një rënie të kredisë së kolateralizuar në valutë prej 5 pikë përqindjeje, ndërkohë që për
monedhën vendase ky tregues paraqitet i përmirësuar me 4 pikë përqindjeje.
Aplikimi i kolateralit me të vërtetë siguron bankën në një farë mënyre, por nga ana tjetër
penalizon disa subjekte apo individë të cilët mund të përmbushin kushtet financiare por nuk
zotërojnë asete për t’i lënë kolateral. Kjo është fatale për bizneset të cilët kanë nevojë likuiditeti,
si dhe frenon zhvillimin e tyre.
Një problem tjetër, i cili bëhet shkak për frenimin e procesit të kolateralizimit është edhe
mungesa e hipotekave për shumë pasuri të paluajtshme. Mungesa e hipotekës e bën të pamundur
që një pronë të vendoset kolateral. Kjo i krijon vështirësi një individi apo firme për të marrë
kredi duke krijuar kështu mungesë likuiditeti.
Gjithsesi, nga ana tjetër, shtimi i kredive të këqija bën që bankat të jenë përpara dilemës të
ekzekutimit të kolaterali apo jo. Banka e Shqipërisë kërkon nga bankat e nivelit të dytë që të
fillojnë procedurat për ekzekutimin e kolateralit. Kjo do të bënte që pesha specifike, që kreditë
me probleme kanë ndaj tepricës totale të kredisë të ulej (A.Bozdo; 2012, fq 1) . Aktualisht,
raporti i kredive me probleme ndaj tepricës totale të kredisë kap shifrën 20.57% (Banka e
Shqipërisë, Prill 2012). Ky tregues ka pësuar një rritje të konsiderueshme nëse e krahasojmë me
nivelin 18.76% që kishte në fund Dhjetor të 2011. Nga pikëpamja teorike duket sikur zgjidhja e
vetme e problemit të kredive të këqija ngelet ekzekutimi i kolateralit. Mirëpo kjo nuk është aq e
lehtë sa duket, sidomos në këtë periudhë kur kemi ulje drastike të shitjeve të pasurive të
Faqe | 107
paluajtshme. Për më tepër, ashtu si e përmendëm dhe më lart, jo të gjithë kreditë janë të siguruara
me kolateral.
Ekzekutimi i kolateralit nga ana e bankës do të ishte fatale për biznesin, i cili është në vështirësi
likuiditeti. Pra kjo nuk e ndihmon bankën pasi do të gjenerojë një situatë edhe më problematike
në ekonomi duke bërë që gjendja të rëndohet në të ardhmen e afërt. Kështu që banka duhet të jetë
e kujdesshme duke krijuar mundësi për rigjenerim të biznesit dhe jo ta “shtyjë” atë drejtë
falimentimit.
Por cila është një nga arsyet që disa banka nxitojnë të ekzekutojnë kolateralet e kredive me
probleme? Është korrupsioni bankar, për të cilin folëm më sipër. Skema e cila funksion në këtë
rast është e tillë: Pasi merret vendimi i gjykatës për ekzekutimin e kolateralit ai del në shitje në
ankand. Nëse në ankandin e parë nuk ka oferta për blerjen e kolateralit bëhet përsëri një ankand i
dytë, por këtë herë prona ofrohet për shitje me një çmim më të ulët se herën e parë. Ky proces
vazhdon deri në gjetjen e një blerësi. Nga stafet bankare në bashkëpunim me përmbaruesit këto
ankande zhvillohen në mënyrë formale duke paracaktuar blerësit. Gjithashtu mungesa e ofertave
për blerjen e kolateralit kushtëzohen nga faktor të jashtëm, në mënyrë që të mungojnë në
ankandet e fillimit me qëllimin e vetëm uljen e çmimit të kolateralit të vazhdueshëm. Sipas
intervistave me punonjës bankarë, ekspertë të sistemit bankar dhe klientë të ndryshëm të cilët
denoncojnë këto veprime jo te drejta, rezulton se shpesh kolateralet e nxjerra në ankand blihen
nga vetë punonjës të bankës. Shpesh herë kolateralet shiten me një çmim më të ulët se shuma e
marr kredi.
Për më tepër, ekzekutimi i të gjithë kolateraleve në të njëjtën kohë nga sistemi bankar mund të
ulë çmimin e pasurive të paluajtshme si dhe mund të “ngop” tregun duke bërë që të mos ketë më
shitje të tyre (A. Bozdo; 2012, fq. 1).
Kjo bën që të ezaurohej pa sukses mundësia e fundit për të shlyer detyrimet ndaj bankës.
Gjithashtu, kjo do të rëndonte më tepër situatën në sektorin e ndërtimit i cili është një nga
kredimarrësit më të mëdhenj dhe njëkohësisht dhe më problematiku. Për këtë arsye, ekzekutimi i
kolateraleve nuk duhet bërë në të njëjtën kohë, por në mënyrë graduale dhe në kohën e duhur
duke pasur prioritet ndihmën e kredimarrësit në mënyrë që të rigjallërohet aktiviteti i tij.
Faqe | 108
5.4 RËNDËSIA E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË SISTEMIN BANKAR
SI DHE PROBLEMET E TIJ.
Ashtu si e treguam edhe në kapitujt e mësipërm, sistemi bankar në Shqipëri përgjatë gjithë këtyre
viteve ka demonstruar rritje dhe qëndrueshmëri financiare. Vlen të ritheksojmë edhe një herë
faktin se bankat në Shqipëri krahasuar me ndërmjetësit e tjerë financiar, qofshin këta me kapital
të huaj apo vendas, kanë një performacë shumë më të mirë. Dita ditës bankat po i gjenden më
pranë klientit duke u shtrirë më gjerë në gjithë territorin e Shqipërisë, si dhe duke ofruar më tepër
produkte e shërbime. Por, që një bankë të ketë ecuri pozitive, përveç faktit që i duhet një staf
drejtues tepër i kualifikuar dhe cilësor, duhet me doemos edhe prania e një kontrolli të
brendshëm rigoroz e profesional.
Nga kriza globale po nxirren mësime të cilat na ndihmojnë të përmirësohemi. Nëse bazohemi në
fakte dhe statistika vëmë re që shpërblimet më të “majme” në sistemin bankar i marrin
menaxheret ekzekutivë. Kjo ka bërë që menaxherëve jo rrallë herë t’iu interesojë vetëm rritja e të
ardhurave të bankës dhe jo mënyra se si rriten këto të ardhura. Rritja e të ardhurave ka ndikim të
drejtpërdrejtë në shpërblimet dhe bonuset që menaxheret do të përfitonin. Si pasojë, janë vënë re
devijime nga politikat dhe procedurat e brendshme dhe të jashtme të bankës. Kështu që sot,
duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje forcimit të sistemit të kontrolleve, sidomos kontrollit të
brendshëm. Dhe vet kontrolli i brendshëm duhet t’i kushtojë një rëndësi të veçantë kapitalit
human.
Po përse kapitalit human? Përgjigja është e thjeshtë. Sot teknologjia ka bërë që gabimet në
sistemin bankar të mos ekzistojnë ose të jenë shumë afër zeros. Kështu që rëndësi kanë hedhësit
e të dhënave në sistemet teknologjike. Rekrutimi, motivimi, shpërndarja dhe menaxhimi i
kapitalit human është tejet i rëndësishëm. Kapitali human është ai që e zhvillon ose e çon drej
falimentit një bankë. Kështu që në këtë prizëm stafi bankar në tërësinë e tij paraqet një aset të
domosdoshëm për mirëmenaxhim dhe kontroll. Për këtë arsye, në këtë pjesë vendosa të flas për
auditimin e sistemit bankar, por edhe vëmendjen që auditimi duhet t’i kushtojë kapitalit human,
si dhe marrëdhënien midis auditit dhe menaxherëve të bankës si një raport domosdoshmërisht i
rëndësishëm dhe konstruktiv nëse ka bashkëpunim të frytshëm. Gjithsesi për kapitalin human do
të flasim më gjerësisht në kapitullin pasues.
Faqe | 109
Konkurrenca në sistemin bankar është një element mjaft i rëndësishëm. Numri relativisht i lartë i
bankave në Shqipëri krahasuar me tregun, numri i vogël i klientëve potencialë si dhe tregu i
kufizuar, bëjnë që sistemi bankar shqiptar të ketë në vetvete një konkurrencë të fortë. Shtimi i
konkurrencës bën që të shtohen edhe produktet që ofrojnë bankat. Në tregun bankar shqiptar
ofrohen përgjithësisht të njëjtat produkte. Diferencimi bëhet në marrëdhënien që banka krijon me
klientin, si dhe me emrin që ajo ka në treg. Kështu që menaxherët e bankave për t’i shërbyer sa
më shpejte klientit dhe për të arritur targetin, shpesh herë devijojnë nga politikat dhe procedurat e
brendshme të bankës. Devijime kanë edhe nga politikat dhe procedurat urdhëruese të Bankës së
Shqipërisë si dhe të institucioneve të tjera mbikëqyrëse të sistemit bankar shqiptar. Në këtë pikë
lind nevoja e forcimit të sistemit të kontrolleve.
Sistemet e kontrolleve sigurohen nëse bankat punojnë sipas politikave dhe procedurave në fuqi.
Kjo arrihet në bazë të kontrolleve që këto sisteme kontrolli ushtrojnë. Në sistemet e kontrollit
bëjnë pjesë: (Sh. Cani 2010)
Mbikëqyrja Bankare (Banka e Shqipërisë).
Kontrolli i brendshëm.
Auditi i jashtëm.
Dihet se banka ka si qëllim kryesor maksimizimin e fitimit. Maksimizimi i fitimit bëhet i mundur
nëpërmjet mirë-administrimit bankar. Në vetvete mirë-administrimi bankar ka të bëjë me
minimizimin e risqeve, uljen e kostos totale te aktivitetit si dhe rritjen e të ardhurave. Kështu që
mund të themi se ekziston një lidhje e drejtë midis një sistemi të fortë kontrolli dhe mirë-
administrimit bankar. Përpara se të kalojmë te problemet që ka kontrolli i brendshëm po paraqes
shkurtimisht një përmbledhje të mbikëqyrjes bankare dhe kontrollit të jashtëm.
Mbikëqyrja bankare është një nga detyrimet kryesore që ka Banka e Shqipërisë. Për këtë arsye
është krijuar edhe ligji “Për Bankën e Shqipërisë” si dhe ligji “Për Sistemin Bankar në
Republikën e Shqipërisë”. Departamenti i Mbikëqyrjes bankare filloi të nxirrte rregulloret e para
në vitin 1993–1994. Por kriza e vitit 1997, shitimi i numrit të bankave si dhe futja e grupeve të
fuqishme bankare në Shqipëri, janë shenja se Mbikqyrja Bankare nga Banka Qendrore duhet të
jetë edhe më e fuqishme dhe e kujdesshme. (Sh. Cani 2010). Ajo duhet të kryejë kontrolle të
vazhdueshme dhe në mënyrë të pavarur. Mbikëqyrja Bankare nuk ka vetëm një rol identifikues
Faqe | 110
por edhe parandalues të problemeve të sistemit bankar. Kështu që mund të themi se qëllimi
kryesor i Mbikëqyrjes Bankare nga Banka Qendrore është ruajtja e stabilitetit financiarë, si dhe
në të njëjtën kohë ruajtja e interesave të klientëve duke kontrolluar sistemin bankar në të gjitha
drejtimet.
Mbikëqyrja bankare nga Banka e Shqipërisë ka në vetvete disa misione, të cilat në realitetin
shqiptar bëhen sfida të vërteta. Kështu mund të themi se misionet kryesore të mbikëqyrjes janë
(Banka e Shqipërisë 2012):
Të bëjë seleksionimin e ndërmjetësve financiar (bankave) të cilat hyjnë në treg. Pra të
lejohen vetëm ato banka të cilat plotësojnë kushtet në mënyrë rigoroze dhe kanë një
kapital të mjaftueshëm për të menaxhuar situatat e papërshtatshme.
Të kontrollojë në mënyrë efektive dhe periodike të gjitha bankat më mënyrë që të
shmangen abuzimet, të ruhet stabiliteti financiar dhe mbi të gjitha të mbrohet publiku që
investon në këto banka. Mbikëqyrja nga Banka e Shqipërisë duhet të sigurohet që
plotësohen të gjitha standarde kombëtare dhe ndërkombëtare për mirëfunksionimin e
bankave.
Një mision tjetër mjaft i rëndësishëm është që të trajtojë me efektivitetin e duhur bankat
të cilat shprehin vështirësi likuiditeti apo shfaqin probleme të ndryshme, në mënyrë që të
mbrohet klienti si dhe të sigurohet një vazhdimësi e bankës.
Realizimi i këtyre objektivave bëhet edhe më i vështirë duke ditur problematikat e shumta që ka
tregu shqiptar.
Ndër problematikat kryesore të tregut shqiptar mund të përmendim:
1. Informaliteti, sado që mund të jetë ulur vitet e fundit, është akoma në nivele të larta. Kjo
bën që marrëdhëniet e bankës me biznesin të jenë të ndërlikuara përderisa këta të fundit
ende punojnë me dy bilance.
2. Tregu i vogël dhe mungesa e likuiditetit është një arsye tjetër që i bënë menaxherët e
bankave të devijojnë nga politikat dhe procedurat për të realizuar targetin e vendosur.
3. Etika profesionale përbën një tjetër element shqetësues. Mungesa e etikës profesionale të
një pjesë të caktuar të stafit bankar mund të çojë në abuzime me pozicionin e punës.
Të tre këto problematika e bëjnë edhe më të vështirë mbikqyrjen e sistemit bankar nga Banka e
Shqipërisë.
Faqe | 111
Kontrolli i jashtëm është struktura e tretë që plotëson sistemin e kontrollit. Duhet që një bankë,
minimalisht një herë në vit, t’i ushtrohet një kontrolli të vazhdueshëm nga auditorët e jashtëm të
cilët shqyrtojnë gjendjen e saj nëpërmjet kontrollit të pasqyrave financiare, aseteve të bankës si
dhe përputhshmërisë së tyre me standardet e kontabilitetit kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Dhe
nëse çdo gjë është në përputhje të plotë, auditorët e jashtëm certifikojnë pasqyrat financiare të
bankës.
Nëse rezulton se rekomandimet e kontrollit të ushtruar në një banke nga Banka e Shqipërisë, nga
kontrolli i brendshëm dhe ai i jashtëm janë në përputhje me njëri tjetrin mund të themi me bindje
se sistemi i kontrollit ka funksionuar dhe se kontrolli i ushtruar ka nxjerr në pah probleme reale.
Kalojmë tani te kontrolli i brendshëm, problemet dhe sfidat e tij.
Kontrolli i brendshëm është një tjetër hallkë e sistemit të kontrollit. Kontrolli i brendshëm ka si
qëllim kryesor mbikqyrjen e zbatimit e të gjitha udhëzimeve, politikave dhe procedurave të
aprovuara të brendshme të bankës. Pra, kontrolli i brendshëm ka si synim të identifikojë dhe
parandalojë risqet ndaj të cilave mund të ekspozohet banka. Mbi të gjitha, duhet të sigurohemi se
kontrolli i brendshëm kryen veprimtarinë e tij jashtë çdo lloj ndikimi apo presioni. Njësia e
kontrollit të brendshëm merr vendime në mënyrë të pavarur duke bërë në këtë mënyrë që dhe
vendimet të jenë sa më të drejta dhe korrekte. Pavarësia e tij bën të mundur dhënien në mënyrë të
pavarur të rekomandimeve, si dhe krijon siguri në aplikimin e kuadrit ligjor dhe normave
rregullative.
Qëllimi kryesor i punës së kontrollit të brendshëm është mbrojtja e interesave të aksionereve dhe
klientëve të bankës. Kjo realizohet duke kontrolluar apo inspektuar departamentet, sektorët si
dhe njësitë e bankës për tu siguruar që veprimtaria e tyre të jetë kryer brenda kuadrit ligjor si dhe
bazuar në rregullat dhe politikat e brendshme të bankës dhe institucioneve mbikëqyrëse. Bazuar
në literatura të ndryshme, në intervistat e kryera me auditor të bankave në sistemin bankar
shqiptar si dhe në eksperiencën personale si kontrollues i brendshëm në një nga bankat e nivelit
të dytë në Shqipëri, mund të them se detyrat kryesore të kontrollit të brendshëm janë:
Kontrolli i departamenteve, sektorëve dhe njësive të ndryshme të bankës sipas strukturës
organizative.
Faqe | 112
Dhënia e sigurisë mbi implementimin e sistemeve të monitorimit e kontrollit të riskut për
veprimtarinë financiare dhe operuese të bankës.
Kontrolli i regjistrimeve kontabël dhe regjistrimeve të tjera të bankës mbi
përputhshmërinë e tyre me parimet kontabël, si dhe kontrolli i sistemeve të informacionit.
Përmbushjen nga banka të standardeve mbi mjaftueshmërinë e kapitalit, likuiditetit,
risqeve të mëdha, risqeve të tregut duke u mbështetur në rregulloret përkatëse të Bankës
së Shqipërisë si dhe në rregulloret e brendshme të vet bankës ku ushtrohet ky funksion.
Dhënia e konkluzioneve në lidhje me rezultatet e kontrolleve të kryera, duke përfshirë
çështjet e shqyrtuara, shkeljet dhe rekomandimet.
Përgatitja e raporteve periodike për Bordin Drejtues dhe Komitetin e Kontrollit.
Vepron si pikë kontakti në marrëdhëniet me autoritetet mbikëqyrëse si dhe asiston në të
gjitha kontrollet e kryera nga autoritetet mbikëqyrëse.
Pra si përfundim, mund themi se kontrolli i brendshëm shërben për të ndihmuar bankën dhe
stafin e saj që të arrijë qëllimet pa pasur devijime nga politikat dhe procedurat në fuqi. Kryen me
efektivitet monitorimin e riskut dhe rrezikut si dhe siguron kontrolle periodike dhe jo vetëm, për
të minimizuar risqet e mundshme. Gjithashtu ka bashkëpunim të ngushtë me bordin drejtues te
bankës, me menaxherët ekzekutivë, me Bankën e Shqipërisë si dhe me auditorët e jashtëm.
Sidomos në sektorin bankar, kontrolli i brendshëm shqetësohet për çdo ngjarje që mund të krijojë
hapësira për mashtrime financiare. Kështu ai kthehet në një mbikëqyrës të mënyrave që përdorin
menaxherët e bankave për të realizuar fitimet dhe targetet për tu arritur. Në vazhdim, do të flasim
për rëndësinë e audituesve në veprimtarinë financiare të bankave, si dhe do të renditen disa nga
problemet kryesore që shqetësojnë audituesit e bankave tona.
Le të analizojmë tani problemet me të cilat përballet kontrolli i brendshëm.
Problemi kryesor që has kontrolli i brendshëm në sistemin bankar shqiptar është keqkuptimi i tij.
Ajo pjesë e stafit e cila është e pa kualifikuar mjaftueshëm dhe jo profesioniste e shikon
kontrollin e brendshëm si një barrierë, si një pengesë, në punën e tyre. Dhe ky është gabimi më i
Faqe | 113
madh që ndodh, pasi kjo çon në një situatë ku mungon bashkëpunimi, ku mungon komunikimi
dhe si përfundim do të kemi konflikte jo konstruktive. Mund të themi se një sfidë e kontrollit të
brendshëm është dhe keqkuptimi i tij. Domosdoshmërisht, për të pasur një bashkëpunim të
frytshëm me auditin e brendshëm, si dhe për të pasur një ecuri pozitive të bankës duhet ta shohim
kontrollin e brendshëm jo si një pengesë, por një partner kryesor, duhet ta shohim atë në anën e
bankës, në shërbimin e saj dhe në të mirë të interesit të përbashkët.
Kështu që bankat duhet të fillojnë e ta shohin auditin si partner zhvillimi për ta. Bankat duhet të
presin prej auditit komunikim të drejtpërdrejtë dhe korrekt, besueshmëri dhe profesionalizëm.
Gjithashtu nga ana tjetër, rekomandimet e auditit duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme në
mënyrë që implementimi i tyre të jetë i shpejtë dhe efikas.
Nga intervistat e zhvilluara me auditues të disa prej bankave evidentuam problematikat e
mëposhtme:
Mungesa e politikave dhe procedurave
Mungesa e politikave dhe procedurave për disa veprimtari bankare bën që kontrolli i brendshëm
të ketë vështirësi në përmbushjen e detyrave të tij. Gjithashtu ka raste kur përshkrimi i detyrave
të punonjësit është evaziv dhe i paqartë. Duke munguar politikat dhe procedurat ose duke qënë të
paqarta, kontrollori e ka tepër të vështirë për të evidentuar se kush është përgjegjës për
parregullsitë e gjetura në veprimtarinë bankare. Për më tepër, para se hartuesit e politikave dhe
procedurave të bankës t’i ndërtojnë ato duhet që të konsultohen me kontrollin e brendshëm. Nga
vëzhgimi i kryer dhe intervistimi i kontrollorëve të ndryshëm rezulton se në shumë pak banka
ndodh kjo. Arsyet duket se janë të ndryshme. Mund të vijnë si pasojë e mungesës së kualifikimit
të nevojshëm të personave që e bëjnë këtë detyrë, situatës në të cilën gjendet institucioni bankar,
e deri te faktorë të qëllimshëm për të shmangur përgjegjësitë apo për të përfituar në mënyrë jo të
drejtë. Fakti është që mungesa të tilla përbëjnë boshllëqe jo pak të rëndësishme që vështirësojnë
punën e kontrollit të brendshëm.
Mungesa e trajnimeve në fushën e kontrollit të brendshëm
Trajnimet profesionale në kontrollin e brendshëm janë të domosdoshëm duke ditur rëndësinë e
tij. Në lidhje me këtë çështje rezulton se ka një mungesë të theksuar për sa i përket trajnimeve në
Faqe | 114
fushën e “Teknologjisë së Informacionit”. Në shumicën e bankave mungojnë kontrolluesit e
teknologjisë së informacionit. Këtë detyrë e bëjnë kontrollorë të ardhur nga banka mëmë.
Mungesa e kualifikimeve dhe trajnimeve në këtë fushe është tejet problematike për strukturën e
kontrollit të brendshëm, pasi kjo fushë është shumë sensitive në ecurinë e veprimtarisë së një
banke. Ky fakt sjell një tjetër vështirësi në kryerjen e punës së kontrollit të brendshëm.
Mangësi në bazën ligjore
Një tjetër problem që vështirëson punën e tyre janë mungesat apo boshllëqet në bazën ligjore.
Ndër të tjera evidentohet fakti se nuk ka një ligj apo rregullore të detyrueshme për zbatim nga
bankat e nivelit të dytë në lidhje me konfliktin e interesit. Më qartë, megjithëse logjikisht dhe
parimisht, për të evituar konfliktet e interesit, nuk duhet të lejohet që në një bankë të punojnë
persona me lidhje familjare midis tyre, praktikisht kjo nuk ndalohet. Numri i personave të
punësuar në të njëjtën bankë që kanë lidhje familjare është i lartë.
Mungesa e pavarësisë (de facto)
Struktura e auditimit të brendshëm51 është e pozicionuar nën “Bordin e Aksionerëve” dhe mbi
“Drejtorin e Përgjithshëm”. Ky pozicionim në organigramë i jep kontrollit të brendshëm të
drejtën të ushtrojë aktivitetin e tij të pa ndikuar dhe të pavarur nga faktorë të tjerë të institucionit
bankar. Por, pavarësisht se nga ana ligjore (de juro) kontrolli i brendshëm e gëzon të drejtën e
pavarësisë, në realitet nuk ndodh kështu. Shpesh herë kontrolli i brendshëm ndikohet nga
menaxherët ekzekutivë të bankës të cilët kërkojnë ndryshimin e gjetjeve në raportet finale të
hartuara nga specialistët e kontrollit të brendshëm. Ky është një problem mjaft serioz, i cili
kërkon vëmendje të madhe nga bordi i aksionerëve.
Vështirësi komunikimi me punonjësit
Ky problem, të cilin e cekëm edhe pak më lartë, vazhdon ta vështirësojë punën e kontrollit të
brendshëm. Duhet pranuar se të drejtat që gëzon kontrolli i brendshëm i krijon punonjësve të tij
komoditetin e nevojshëm për marrjen e informacion për të cilin kanë nevojë. Shto këtu faktin
edhe të pozicionimit të tij në organigramë. Por shpesh herë punonjës të ndryshëm të institucionit
bankar e paralelizojnë rolin e kontrollorit me rolin e një polici. Pra pozicioni i kontrollorit shihet
51 Paraqitur në aneks 1.
Faqe | 115
nga pjesa tjetër e punonjësve të bankës si kërcënues. Mungesa e profesionalizmit të theksuar të
disa prej punonjësve bankarë krijojnë vështirësi komunikimi me kontrollin e brendshëm.
Ashtu si e përmendëm edhe në fillim të kësaj çështje, një detyrë të cilës duhet t’i kushtojë tepër
vëmendje kontrolli i brendshëm është kontrolli i kapitalit human. Kapitali human luan rolin
kryesor në mirëfunksionimin e një banke. Nëse kemi një staf të kualifikuar dhe profesionalë do
të jemi të bindur se implementimi i politikave, procedurave dhe strategjive do të jetë më i
thjeshtë dhe më efikas. Pra, nëse stafi është profesionist dhe i mirëtrajnuar merr përsipër kryerjen
e punës me përkushtim dhe me korrektësi. Kjo çon në një performancë më të mirë të bankës dhe
më tej në zhvillimin e saj. Por ajo që na shqetëson sot ka të bëjë me mënyrën e përzgjedhjes së
stafit.
Përzgjedhja e stafit nuk duhet të bëhet mbi baza subjektive apo mbi interesa të ngushta të
personave të caktuar. Nuk mundet që për përfitime personale të përzgjidhen persona jo të
përshtatshëm për një vend të caktuar pune. Sistemi bankar shqiptar nuk mund të ngelet peng i një
stafi jo të kualifikuar dhe jo efiçient. Kjo jo vetëm që lë jashtë këtij sistemi persona të cilët
meritojnë të jenë në të, por edhe demotivon atë pjesë të stafit i cili është profesionist. Demotivimi
bënë që mos të kemi rezultate pozitive si dhe puna e kryer të mos jetë efiçente.
Mënyra e përzgjedhjes së stafit duhet të jetë standarde për të gjithë. Të gjithë kandidaturat duhet
të kalojnë filtra të caktuar për të përzgjedhur kështu më të mirin. Testet, intervistat si dhe
referencat janë të domosdoshme në përzgjedhjen e një stafi. Vetëm një mënyrë efikase dhe
korrekte përzgjedhje do të bënte të mundur që në sistemin bankar stafi të ishte efiçient dhe i
motivuar për të punuar pasi dhe konkurrenca do të ishte më e lartë.
Dhe të gjitha këto duhet të jenë objekt kontrolli nga auditi i brendshëm dhe jo vetëm. Mënyra e
rekrutimit, trajnimit dhe motivimit të stafit bankar duhet audituar në mënyrë periodike duke bërë
të mundur që në këtë drejtim të mos ketë probleme.
Aktualisht kontrollet janë më tepër të fokusuara në aspektet financiare apo dhe në asetet fizike
dhe jo në kapitalin human, i cili në vetvete përbën një aset tepër të rëndësishëm. Kështu që rritja
e kontrollit në kapitalin human bënë të mundur që në periudha afatshkurtra dhe afatmesme
përzgjedhja e stafit të jetë efiçente dhe korrekte si dhe zhvillimi i bankës të jetë i sigurt.
Faqe | 116
Krijimi i politikave dhe procedurave për rekrutimin e stafin e bënë akoma më të thjesht
kontrollin e këtij procesi. Kontrolli i brendshëm mund të bazohet në një sërë elementësh për të
siguruar një kontroll të saktë dhe të sigurt të një stafi bankar. Ndër këta elementë mund të
përmendim:
1. Raportet periodike të kontrollit. Çdo departament, njësi apo sektor kontrollohet në
mënyrë periodike nga kontrolli i brendshëm. Çdo kontroll i ushtruar përfundon me një
raport mbi njësinë e kontrolluar. Është ky raport që shpreh (me notë ose jo) performacën
që ka njësia respektive. Kështu që nëse një raport tregon nota pozitive për njësinë, kjo
vjen si rezultat i stafit të vet njësisë. Pra, një vlerësim i përgjithshëm mbi performacën e
stafit mund të merret nga raportet periodike të kontrollit.
2. Testime te ndryshme. Auditi i brendshëm mund dhe duhet të performojë edhe testime të
ndryshme për atë pjesë të stafit e cila konsiderohet e rëndësishme për ballafaqimin e
bankës me klientët (drejtorët e degëve, shërbimi i klientit, etj), apo dhe ajo pjesë e stafit
që konsiderohet strategjike për ecurinë pozitive të bankës.
3. Anketime me klientët. Klienti është pika rreth të cilës “rrotullohet” banka. Kështu që si një
element kyç duhet me doemos marrja e opinionit të tij për stafin bankar. Anketa të
ndryshme mund të zhvillohen nga auditi i brendshëm për të kuptuar nevojat dhe
pakënaqësitë që klienti ka në lidhje me bankën dhe stafin e saj. Këto anketa mund të
bëhen në mënyrë periodike gjatë kohës kur kontrollohen degët bankare, kohë gjatë së
cilës auditi ndodhet në kontakt me klientin.
4. Monitorimi i aplikimeve. Pranë një banke mund të jenë të shumta aplikimet për një
pozicion pune, por duhet të sigurohemi se të gjithë ata që aplikojnë merren parasysh dhe
shqyrtohen si kandidat të mundshëm për tu punësuar. Pra, auditi duhet të sigurohet se të
gjithë aplikimet që bëhen në bankë për punësim do të shqyrtohen. Kjo kërkon krijimin e
një adrese poste elektronike të përbashkët midis burimeve njerëzore dhe kontrollit të
brendshëm në mënyrë që ky proces të monitorohet me kujdes.
Të gjithë këta elementë mund të ndihmojnë në përzgjedhjen e një stafi profesional si dhe
eliminimin e të gjithë atyre punonjësve, të cilët nuk janë të përshtatshëm për pozicionin që ata
mbajnë.
Faqe | 117
5.5 SHTRIRJA GJEOGRAFIKE E SISTEMIT BANKAR
Sistemi bankar shqiptar ka një shtrirje në qytetet kryesore. Ai është më tepër i fokusuar në zonat
e zhvilluara dhe aty ku numri i bizneseve është më i madh. Në tabelën e mëposhtme po paraqes
shtrirjen aktuale që ka sistemi bankar shqiptar, pra ku janë të përqendruar kryesisht bankat. Duke
evidentuar prefekturat apo qytetet ku ato operojnë, mund të analizojmë edhe arsyet përse ato nuk
janë të pranishme në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Në termat teknikë përgjithësisht shtrirja
bankare apo ndryshe rrjeti bankar quhet “network”.
Tabela 27. Shpërndarja gjeografike e degëve dhe agjencive bankare brenda territorit të
Republikës së Shqipërisë në fund të vitit 2011, sipas prefekturave.
BR BKT BBSH BV BT DBKG BNT DBA BISP BPC BE BKSH BC BSG BU BPI
Berat6 2 0 0 1 1 0 3 0 2 0 0 1 2 2 1
Dibër3 1 0 0 0 0 0 2 0 0 0 0 2 2 0 0
Durrës8 6 1 1 6 2 1 3 5 6 2 0 6 3 3 1
Elbasan9 4 0 0 3 1 0 3 1 2 1 0 1 3 1 1
Fier8 3 1 1 4 2 2 4 2 3 2 0 3 5 3 1
Gjirokastër7 2 0 0 3 1 0 4 1 1 2 0 0 3 0 0
Korçë9 3 0 0 5 3 0 3 1 4 1 0 1 4 2 1
Kukës3 1 0 0 1 1 0 1 0 1 0 0 1 0 1 0
Lezhë5 3 0 1 3 1 0 2 1 2 2 0 1 3 2 0
Shkodër5 4 1 1 2 1 0 2 1 2 1 0 1 2 1 1
Tiranë32 23 3 4 24 12 6 15 17 15 10 2 21 13 13 2
Vlorë8 5 0 1 4 2 0 4 2 3 3 1 2 4 1 1
Totali103 57 6 9 56
27 9 46 31 41 24 3 40 44 29 9
Burimi: Raporti vjetor i mbikëqyrjes 2011.
Nga tabela e mësipërme vëmë re se numri më i madh i degëve bankare është i përqendruar në
prefekturën e Tiranës më 212 degë. Më pas renditet prefektura e Durrësit, Fierit dhe Vlorës,
Faqe | 118
respektivisht me 54, 44 dhe 41 degë bankare. Ndërsa në prefekturat e tjera numri i degëve
bankare është akoma më i vogël.
Numri i popullsisë për bankë apo degë bankare është një element tjetër i cili vlerëson se sa pranë
klientit është sistemi bankar shqiptar. Në tabelën e mëposhtme tregohet pikërisht raporti “numër
popullsie / bankë” si dhe “numër popullsie / degë bankare”. Të dy këto raporte, si “numër
popullsie / bankë” ashtu dhe “numër popullsie / degë bankare” tregojnë se që prej vitit 2005
pothuajse nuk ka ndryshim ose ndryshimi është tepër i vogël. Pra kemi pothuajse të njëjtin numër
degësh bankare për popullsi. Madje edhe ai ndryshim fare i vogël vjen më tepër si pasojë e
ndryshimit (uljes) të numrit të popullsisë.
Ajo që ka ndryshim është raporti “popullsi – staf bankar”. Vihet re se ky raport që prej vitit 2005
gjithmonë e më shumë po përmirësohet. Pra kemi gjithmonë e më tepër punonjës në sistemin
bankar. Megjithatë kjo nuk do të thotë se bankat gjenden më afër konsumatorit apo klientit sepse
se gjatë vitit 2011 janë hapur vetëm 5 degë bankare në të gjithë Shqipërinë.
Tabela 28. Mbulimi me shërbime bankare.
Viti
2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Numëri i popullsisë (000) 3,149 3,152 3,170 3,193.9 3,195 na 2,831.7
Numëri i popullsisë për:
- Bankë 185,235 185,424 197,013 199,619 199,688 176,984
- Njësi bankare 12,596 10,722 7,945 6,250 6,097 5,303
- Punonjës banke 905 752 615 492 499 422
Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti vjetor i mbikëqyrjes 2011.
Ndërsa në tabelën 29 janë të paraqitura të gjitha bankat me degët dhe agjencitë e tyre respektive
në territorin e Shqipërisë si dhe jashtë saj. Gjithsej kemi 434 degë bankare në Shqipëri dhe vetëm
1 jashtë saj. Gjithashtu kemi edhe 100 agjenci bankare të cilat janë të gjitha brenda territorit të
Shqipërisë. Pra në total kemi 534 degë dhe agjenci bankare brenda territorit të Shqipërisë,
megjithëse 212 prej tyre janë të pozicionuara në prefekturën e Tiranës.
Faqe | 119
Tabela 29. Treguesit e shtrirjes së rrjetit të bankave në fund të vitit 2011.
Nr BankatNr. i degëve
brenda vendit
Nr. i
agjencive
Nr. i degëve
jashtë Shqipërisë
Nr. i degëve e
agjencive gjithsej
1Banka Raiffeisen 103 103
2 Banka Kombëtare Tregtare 53 4 1 58
3 Banka e Bashkuar e Shqipërisë 4 2 6
4 Banka Veneto 9 9
5 Banka e Tiranës 52 4 56
6 Dega e Bankës Kombëtare të Greqisë 5 22 27
7 Banka Ndërkombëtare Tregtare 9 9
8 Dega e Bankës Alfa 46 46
9 Banka Intesa Sanpaolo, Shqipëri 17 14 31
10 Banka ProCredit 24 17 41
11 Banka Emporiki 13 11 24
12 Banka e Kreditit të Shqipërisë 1 2 3
13 Banka Credins 34 6 40
14 Banka Societe Generale Albania 44 44
15 Banka Union 15 14 29
16 Banka e Parë e Investimeve 5 4 9
Total 434 100 1 535
Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti vjetor i mbikëqyrjes 2011.
Por cili është problemi që bankat kanë pozicionuar degët e tyre kryesisht në qytetet dhe zonat më
të zhvilluara të Shqipërisë? Përqendrimi i bankave në disa qytete dhe në disa të tjera jo, krijon
pabarazi midis bizneseve dhe individëve. Kjo bën që ata individë dhe biznese të cilët kanë
Faqe | 120
dëshirë apo domosdoshmëri përdorimin e sistemit bankar dhe jetojnë në ato zona ku nuk ofrohet
shërbimi bankar, të penalizohen. Mund të mendohet si normale që bankat fokusohen në ato
qytete dhe zona ku kanë fitime më të larta si dhe mundësi për të zhvilluar aktivitetin e tyre. Por
nëse mendojmë për fitimin në periudhë afatgjatë duhet që bankat të shtrihen në të gjithë territorin
e Shqipërisë. Është tepër e vështirë që një zonë të zhvillohet ekonomikisht duke mos patur
shërbimin bankar pranë. Largësia e bankës nga qendrat e banimit duhet të jetë sa më e vogël, në
mënyrë që të reduktojë kostot e lëvizjes si dhe të ulë rrezikun e transportit të parasë “cash”, pra
fizikisht. Marrëdhënia klientë-bankë është një marrëdhënie simbiotike. Në këtë këndvështrim
duhet pranuar së një prezencë e bankave në të gjithë territorin e Shqipërisë do të ishte një
mbështetje e madhe për bizneset dhe individët të cilët duan të zhvillojnë një aktivitet ekonomik.
Kjo në periudhë afatgjatë përkthehet në përfitim për bankën, duke qenë se aktivitetet ekonomike
kanalizojnë transaksionet e tyre në sistemin bankar.
Si përfundim mund të themi se bankat nuk janë prezente në të gjithë territorin e Shqipërisë. Kjo
bën që të frenohet zhvillimi i këtij sistemi duke mbajtur jashtë tij klientë potencialë. Është
problematik fakti që zona të caktuara nuk kanë zhvillimin e duhur, për t’i krijuar mundësinë
sistemit bankar të zhvillohet edhe më tej. Nga ana tjetër, edhe mos prezenca e bankave ndikon në
moszhvillimin e këtyre zonave.
5.6 KULTURA EKONOMIKE DHE LIDHJA ME PRODUKTET E
SHËRBIMET BANKARE
Rëndësia e sistemit bankar dihet pasi ai është injektuesi kryesor i likuiditetit në ekonominë tonë.
Duke qenë se në Shqipëri sistemi bankar është ndërmjetësuesi kryesor financiar, duhet trajtuar
me kujdes zhvillimi i këtij sistemit si një mundësi e mirë për një rritje të qëndrueshme të
ekonomisë në tërësinë e vet. Sistemi bankar shqiptar është një sistem i ri krahasuar me sistemet
bankare të vendeve të zhvilluara. Në Shqipëri ky treg pati një zgjerim vetëm dekadën e fundit.
Megjithatë, të dhënat tregojnë se sistemi bankar shqiptar ka patur një ecuri pozitive e të
qëndrueshme, duke treguar stabilitet edhe gjatë periudhës së krizës. Ashtu si përmendëm e
treguam edhe më lart, rritja e kredive të këqija ekuilibrohet deri diku me rritjen e depozitave nga
Faqe | 121
emigrantët, të cilët së fundmi iu besojnë bankave në Shqipëri. Pra, situata e rënduar ekonomike e
vendeve fqinje, sidomos ajo e Greqisë, ka ndikuar pozitivisht në lëvizjen e kapitalit monetar
(likuiditet i domosdoshëm) drejt sistemit bankar në Shqipëri. Kjo sasi likuiditeti monetar duhet
thithur nga bankat dhe duhet shfrytëzuar në mënyrën e duhur. Kështu që duhet një bashkëpunim i
mirë bankë – klientë. Por a e kanë klientët kulturën ekonomike të nevojshmë për të zhvilluar
marrëdhënien me institucionin bankar?
Përpara se të trajtojmë kulturën ekonomike të një individi (edhe në rastet kur ky drejton një
aktivitet ekonomik) dhe lidhjen që ka me produktet dhe shërbimet bankare, po evidentojmë
shkurtimisht se si paraqitet situata e produkteve dhe shërbimeve bankare në sistemin bankar
shqiptar.
Në fillimet e veta sistemi bankar shqiptar shfaqej i varfër me produkte dhe shërbime. Ato që
ofroheshin në vitet e para të ekzistencës së sistemit bankar shqiptar ishin më tepër depozita dhe
kredi bankare. Pra, njerëzit shkonin në një bankë ose për të vendosur një depozitë ose për të
marrë kredi. Me zhvillimin e këtij sistemi, sidomos pas vitit 200052, edhe ato çfarë ofronte
sistemi bankar patën një zhvillim të rëndësishëm. Tashmë njerëzit përveç depozitës dhe kredisë
po përdorin gjithmonë e më tepër produkte dhe shërbime të tjera bankare. Ashtu sikurse bankat
gjithmonë e më tepër po ofrojnë produkte dhe shërbime të larmishme. Një problem i konstatuar
në lidhje me produktet dhe shërbimet është kostoja e lartë e tyre. Shpesh herë bankat në Shqipëri
kanë kosto tepër të lartë për produktet dhe shërbimet e tyre. Shto këtu edhe faktin e të ardhurave
që kanë individët në Shqipëri. Për shembull, disa banka për të hapur llogari rrjedhëse53 pranë tyre
të kërkojnë që në llogari të vendosësh një shumë të caktuar parash, që në gjuhën teknike quhet
“minimum balance”. Imagjinoni një çift pensionistësh që presin një shumë prej 100 Euro nga
fëmija i tyre emigrant, duhet të vendosë si “minimum balance” 20 apo 30 Euro. Apo kostot e
larta të transfertave bankare për biznese të ndryshme. Kjo frenon shumë individë dhe biznese për
ta përdorur sistemin bankar. Ata për të shmangur këto kosto përdorin mënyra jo formale të
transferimit të kapitalit. Por, kjo është një kosto për sistemin bankar i cili humb shansin të afrojë
52 Nga raportet vjetore të Bankës së Shqipërisë vihet re se prej vitit 2000 e në vazhdim sistemi bankar ka patur njëzhvillim të konsiderueshëm duke arritur kulmin në vitin 2008.53 Llogari rrjedhëse është një llogari bankare e cila shërben për të kryer pagesa prej saj si dhe të presësh fonde nëformë transfertë bankare nga të tretët. Ndërsa trasnfertë bankare do të kuptojmë kur një individ apo njësi ekonomikena transferon fonde në llogarinë tonë, si dhe anasjelltas.
Faqe | 122
pranë tij këta individë të cilët më pas mund të përdorin produkte apo shërbime që ofrojnë bankat
duke u kthyer më pas në klientë.
Nga anketimi i kryer me 200 individë të ndryshëm është vërejtur se 78% e tyre (156 individ)
pohojnë se sistemi bankar ka kosto të lartë të produkteve dhe shërbimeve që ai ofron. Ata shohin
si tepër të lartë normën e interesit të kredisë, kartës së kreditit apo dhe komisionet e ndryshme
për shërbimet e ofruara. Më poshtë po paraqes në formë grafike rezultatet e anketimit. Ndërsa
15% e tyre, pra 30 individë, mendojnë se produktet dhe shërbimet në sistemin bankar shqiptar
kanë kosto të përballueshme. Vetëm 7% e tyre, pra 14 individë, mendojnë se produktet dhe
shërbimet në sistemin bankar shqiptar kanë kosto të ulët.
Grafiku 3. Kostot e produkteve dhe shërbimeve në sistemin bankar shqiptar
Burimi: Autori
Kështu që bankat duhet të marrin në konsideratë uljen e kostove të produkteve apo shërbimeve
që ato ofrojnë. Përtej kësaj bankat duhet t’i zhvillojnë edhe më tepër ato ç’ka ofrojnë. Pra të ketë
produkte dhe shërbime për të gjithë kategoritë e individëve dhe bizneseve duke iu krijuar
mundësinë atyre që të gjejnë veten në bankë dhe të bëhen pjesë e saj.
Le të kalojmë tani te kultura ekonomike dhe si ndikon ajo në zhvillimin e produkteve dhe
shërbimeve bankare.
78%
15%
7%
Kostot e produkteve dhe shërbimeve në sistemin bankarshqiptar
Produktet dhe shërbimet e sistemitbankar shqiptar kanë kosto të lartë
Produktet dhe shërbimet e sistemitbankar shqiptar kanë kosto tëpërballueshme
Produktet dhe shërbimet e sistemitbankar shqiptar kanë kosto të ulët
Faqe | 123
Marrëdhënia kryesore e një banke me klientin (konsumatorin) kryhet nëpërmjet shërbimeve dhe
produkteve bankare. Sa më të zhvilluara e të larmishme të jenë shërbimet dhe produktet bankare,
aq më të mëdha janë shanset që banka të ketë një numër më të madh klientësh. Nga ana tjetër,
sistemi bankar duhet të zhvillojë ato shërbime dhe produkte që janë në përputhje me preferencat
dhe mundësitë financiare të konsumatorit. Kjo në vendet e zhvilluara funksionon më së miri,
duke i nxitur bankat në shtimin e shërbimeve dhe produkteve që ato ofrojnë, si dhe duke rritur në
këtë mënyrë konkurrencën mes tyre. Bankat në Shqipëri, sidomos vitet e fundit, kanë shtuar
produktet dhe shërbimet që ato ofrojnë, por krahasuar me shërbimet dhe produktet që ofrohen
nga bankat në vendet e zhvilluara, sistemi bankar shqiptar është ende mbrapa.
Bazuar në raportet e vet bankave si dhe të Bankës së Shqipërisë, ashtu si e përmendëm më lartë
dy nga produktet bankare më të përdorura janë depozitat dhe kreditë. Në sistemin bankar
shqiptar kemi një përdorim të kufizuar të shërbimeve dhe produkteve që ofrohen dhe fokusim të
konkurrencës ndërbankare kryesisht në kushtet e kredive dhe të depozitave. Pyetja që shtrohet
është: - Pse shërbimet dhe produktet e ofruara nga sistemi bankar në Shqipëri ndodhen në një
situatë të tillë dhe pse shumë shërbime dhe produkte bankare në Shqipëri nuk gjejnë “treg”?
Përgjigja është e thjeshtë. Ndër të tjera, ka dhe një mungesë kulture ekonomike të konsumatorit
shqiptar!
Konsumatori shqiptar në përgjithësi ka një kulturë modeste ekonomike, e për më tepër një
kulturë shumë modeste të përdorimit të sistemit bankar dhe kjo për disa shkaqe.
Së pari, vet historia e Shqipërisë, ku në të kaluarën e saj nuk gjejmë ndonjë moment
ku shqiptarët të kenë qenë përdorues aktiv të ndërmjetësve financiarë, pavarësisht
formave të këtyre ndërmjetësve.
Së dyti, mundësitë ekonomike të konsumatorit shqiptar në përgjithësi kanë qenë të
kufizuara, ashtu si vazhdojnë të jenë edhe sot për një pjesë të mirë të tyre. Vihet re se
marrëdhëniet me bankën kanë përgjithësisht ata persona që merren me aktivitete
fitimprurëse.
Së treti, fenomeni i firmave “piramidale” ka rrënjosur në mendjen e konsumatorit
shqiptar mosbesimin e “dorëzimit” të parasë, qoftë edhe në një institucion financiar.
Faqe | 124
Këto tre aspekte, por edhe të tjera, kanë bërë që konsumatori shqiptar të mos ketë kulturën
ekonomike të nevojshme që të kanalizojë nëpërmjet sistemit bankar transaksionet e tij. Nga ana
tjetër, vërehet se dhe brezi i ri në Shqipëri ka mungesë thelbësore të kulturës ekonomike, një fakt
problematik ky kur mendohet se të rinjë janë potencialë për klient të sistemit bankar në një të
ardhme të afërt.
Nga një anketimi kryer në Prill 2012 me 400 studentë të Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin
e Tiranës si dhe në Universitetin Europian të Tiranës doli se:
81% e tyre apo ndryshe 324 individë nuk kanë informacion se sa banka të nivelit të dytë
operojnë në Shqipëri.
24% e të rinjve të anketuar apo ndryshe 96 prej tyre pohojnë se nuk kanë nevojë për
sistemin bankar si dhe nuk i njohin produktet dhe shërbimet që sistemi bankar ofron.
74 % apo ndryshe 296 individë nuk mund të përmendin më tepër se 3 shërbime ose
produkte që ofron sistemi bankar.
90% e tyre apo ndryshe 360 individë nuk kanë informacion mbi koston e produkteve dhe
shërbimeve bankare.
10% e studentëve, pra 40 individë pohojnë se prindërit e tyre përdorin sistemin bankar
për të kryer transaksione (minimalisht pagesa faturash të ndryshme), ndërkohë që, vetëm
37 studentë punonin gjatë kohës së studimeve.
70% e studentëve të anketuar, pra 280 studentë pohojnë se kanë shkuar minimalisht një
herë në një sportel banke dhe kjo për të paguar detyrimin për studimet e larta, ose për të
shoqëruar ndonjë të afërm të tyre.
Duke parë rezultatet e kësaj ankete natyrshëm lind pyetja: Nëse këta të rinj që kryejnë studimet
në fushën e ekonomisë në kryeqytetin e Shqipërisë, ku ndodhet edhe numri më i madh i bankave
nuk kanë informacionin bazë mbi sistemin bankar, atëherë cili do të jetë niveli i pritshëm i këtij
informacioni në qytete të tjera të vendit si dhe tek të rinjtë që nuk kanë ndonjë lidhje të veçantë
me fushën e ekonomisë?
Nisur nga kjo mungesë informacioni tek të rinjtë gjykohet që bankat duhet të bëjnë më tepër, për
të sensibilizuar konsumatorin shqiptar, sidomos brezin e ri, pasi ata do të jenë pashmangmërisht
klientët e tyre në një të ardhme të afërt. Kështu, të gjitha bankat në Shqipëri duhet të
Faqe | 125
konsiderojnë ndërmarrjen e nismave të përbashkëta, për të injektuar një frymë të re, atë të frymës
së kulturës ekonomike. Ato duhet të zhvillojnë takime periodike me konsumatorin me qëllim
informimin e tij, pasi vetëm spotet publicitare nuk mjaftojnë, por duhen shfrytëzuar kanale dhe
metoda të tjera alternative, për rritjen e kulturës ekonomike të konsumatorit shqiptar. Pavarësisht
nga kosto që shoqëron këtë sipërmarrje, ajo patjetër do të sjellë më tepër klientë në dyert e
bankave. Bankat nuk duhet të shohin maksimizimin e fitimit vetëm si objektiv afatshkurtër, por
duhet të koordinojnë përpjekjet e tyre, në mënyrë që përpara të kenë një të ardhme të sigurt, që
garantohet vetëm duke pasur një popullatë me kulturë ekonomike dhe bankare. Kjo do t’u shtojë
atyre klientelën, si dhe do t’u japë mundësi të zhvillojnë dhe ofrojnë më shumë shërbime e
produkte të reja, për të maksimizuar fitimin.
5.7 PARANDALIMI I PASTRIMIT TË PARAVE
Me globalizimin e ekonomisë që po ndodh sot, sistemi bankar po përdoret gjithmonë e më tepër.
Kjo rrit mundësinë që këtë sistem ta përdorin edhe persona të implikuar në terrorizëm, në trafik
droge apo qeniesh njerëzore, si dhe në veprimtari të tjera të paligjshme. Për të parandaluar këto
aktivitete por edhe pastrimin e parave bankat ndërmarrin masa të caktuara, madje kanë ngritur
edhe zyra të posaçme54. Por cilat janë përgjithësisht detyrat e kësaj zyre? Nëse i përmbledhim
shkurtimisht detyrat e zyrës së “Pajtueshmërisë” apo siç quhet ndryshe zyra e “Përputhshmërisë”
do të thoshim:
Përgatit dhe zbaton procedurat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e
terrorizmit.
Identifikon rastet kur nuk zbatohen politikat dhe procedurat nga stafi bankar në lidhje me
luftën kundër terrorizmit dhe pastrimit të parave.
Ndjek aktivitetin bankar të personave të ekspozuar politikisht.
Jep opinion mbi produktet e reja që ofrohen.
Verifikon nëse kemi kontrolle të kryera në mënyrë sistematike nga njësitë e kontrollit
duke verifikuar përputhshmërinë me dispozitat ligjore, rregulloret e brendshme,
standardet etike dhe profesionale në bashkëpunim me zyrën ligjore.
54 Zyra e Pajtueshmërisë ose në anglisht “Compliance Office” është zyra që merret me parandalimin e pastrimit tëparave.
Faqe | 126
Kontrollon veprimtarinë bankare të drejtuesve të lartë, oficerëve dhe menaxherëve të
bankës si dhe stafit bankar.
Kryhen trajnime të stafit bankar për të përmirësuar aftësinë e tyre në lidhje me
evidentimin e transaksioneve bankare që kryhen nga persona të dyshimtë apo të
ekspozuar politikisht.
Monitoron transaksionet bankare me shuma monetare të konsiderueshme.
Monitoron përputhshmërinë e të dhënave personale.
Bashkëpunon me organet respektive shtetërore (Banka Qendrore, Ministria e Financave,
Prokuroria, etj) në lidhje me parandalimin e pastrimit të parasë dhe luftën kundër
terrorizmit.
Në shtetet e zhvilluara dhe lufta e sistemit bankar kundër pastrimit të parave është më e zhvilluar
dhe më e konsoliduar. Kjo për faktin se edhe institucionet e tjera që bashkëpunojnë me sistemin
bankar së bashku me këtë të fundit janë të zhvilluara dhe kanë përvojën e duhur. Në Shqipëri, ky
lloj kontrolli është në hapat e tij të parë. Kjo bën që efikasiteti të mos jetë në maksimum.
Bazuar në intervista të kryera me drejtues së zyrës së “Pajtueshmërisë” si dhe bazuar në situatën
ekonomiko–politike në Shqipëri mund të themi se ekzistojnë disa probleme të cilat frenojnë
mirëfunksionimin e zyrës së “Pajtueshmërisë”. Ndër problemet kryesore mund të përmendim:
Zyra e “Pajtueshmërisë” ka një kohë të vogël që funksionon. Pra, nuk ka eksperiencën e
nevojshme për të ushtruar detyrat e saj në mënyrë efikase.
Situata politike në vend nuk krijon kushtet e duhura për të patur bashkëpunimin më të
mirë të mundshme të sistemit bankar me institucionet shtetërore (Ministria e Financave -
Zyra e Parandalimit të Pastrimit të Parasë, Prokuroria, etj) në lidhje me parandalimin e
pastrimit të parave.
Korrupsioni nxit frenimin e zhvillimit të procesit kontrollit për parandalimin e pastrimit
të parasë nëpërmjet sistemit bankar.
Mos kualifikimi i duhur i stafit bankar për të implementuar politikat dhe proçedurat për
parandalimin dhe pastrimin e parave.
Influenca politike për sa i përket veprimtarisë bankare që kryejnë personat e ekspozuar
politikisht.
Faqe | 127
Këto probleme bëjnë që lufta mbi parandalimin e pastrimit të parave nëpërmjet sistemit bankar të
vështirësohet dhe të mos jetë efikase. Megjithatë, së fundmi implementimi i disa masave të marra
nga komponentët që ndikojnë në luftën kundër parandalimit të pastrimt të parasë, ka ndikuar
pozitivisht duke dhënë shpresë për të ardhmen.
5.8 ASPEKTET OPERACIONALE DHE MOS FUNKSIONIMI I BURSËS
SË LETRAVE ME VLERË
Bankat në Shqipëri, sikurse edhe në shtetet e tjera, janë të fokusuara më tepër në dy veprimtari,
atë të depozitimit dhe të kreditimit. Gjithashtu ato i kushtojnë vëmendje edhe veprimtarisë së
investimit ku në realitetin shqiptar bankat investojnë më tepër në bono thesari. Duke qënë se këto
aktivitete (kreditimi dhe investimi në letra me vlerë, kryesisht bono thesari) japin pjesën më të
madhe të fitimit të bankës, lihen pas dore veprimtarit operacionale të bankës. Në veprimtaritë
operacionale mund të përmendim transaksionet e ndryshme bankare si për shembull transfertat
bankare, komisionet bankare, pagesat për të tretët (telefon, gjoba, energji elektrike), këmbimet
valutore, etj.
Nga intervistat e ndryshme me punonjës të bankave (sidomos auditor), por edhe nga eksperienca
personale në sistemin bankar shqiptar më rezulton se aspekteve operacionale nuk iu kushtohet
vëmendja e duhur duke qenë se të ardhurat prej tyre janë më të ulta krahasuar me të ardhurat që
gjenerohen nga aktiviteti kreditues dhe investimet në letra me vlerë. Mirëpo nëse një bankë nuk
ka të zhvilluar aspektin operacional, atëherë do të ketë edhe pakënaqësi në radhët e klientit. Kjo
pakënaqësi do të ulë numrin e klientëve të bankës duke reduktuar në këtë mënyrë edhe klientët
potencialë të interesuar për depozitim fondesh apo huamarrje.
Pra duhet kushtuar një vëmendje e veçantë në lidhje me aktivitetin operacional të bankës në
mënyrë që të jetë sa më atraktive dhe afër klientit.
Nga ana tjetër, mosfunksionimi i bursës ka ndikuar negativisht në sistemin bankar shqiptar.
Mosekzistenca e një tregu letrash me vlerë e fokusojnë veprimtarinë investuese të bankës
përgjithësisht në bono thesari. Në këtë mënyrë mundësitë e diversifikimit të portofolit janë tepër
të ulëta. Kjo rrit rrezikun në sistemin bankar në lidhje me mënyrën e investimit. Sipas shumë
Faqe | 128
raporteve të institucioneve ndërkombëtare financiare vihet re mjaft qartë se në ato vende ku është
e zhvilluar bursa e letrave me vlerë edhe sistemi bankar është tepër i zhvilluar. Pra ekziston një
lidhje e drejtë midis ekzistencës dhe funksionimit të bursës së letrave me vlerë dhe zhvillimit të
sistemit bankar.
Ashtu si përmendëm më lartë mosfunksionimi i bursës ka kushtëzuar mënyrën e investimit të
bankave në Shqipëri, të cilat janë fokusuar përgjithësisht në investimin në bono thesari.
Për më tepër funksionimi i bursës do të krijonte kushte të përshtatshme për zhvillim të
mëtejshëm dhe rritje ekonomike. Kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në sistemin bankar. Më
shumë klientë për bankën dhe më tepër likuiditet në qarkullim janë rezultate të një ekonomie të
zhvilluar dhe një rritje ekonomike. Kështu që funksionimi i bursës ka impakt pozitiv tepër të
rëndësishëm në sistemin bankar.
5.9 PËRMBLEDHJE
Sistemi bankar shqiptar përballet me probleme dhe sfida të shumta të cilat ndikojnë
drejtpërsëdrejti në zhvillimin e këtij sistemi. Evidentimi i këtyre problemeve dhe sfidave është
domosdoshmëri në mënyrë që të merren masat e duhura për ti përballuar me sukses. Problemet e
bankave mund të jenë nga më të ndryshmet, por në këtë kapitull u përqendruam në problemet
thelbësore të cilat duhen menaxhuar me kujdesin maksimal në mënyrë që të mos cënohet
zhvillimi i sistemit bankar.
Një nga problemet kryesore të sistemit bankar shqiptar dhe jo vetëm, është menaxhimi i kredive
të këqija. Pra, sesi duhen menaxhuar këto kredi dhe ajo që është më e rëndësishme, si duhet të
veprojmë për të ulur kreditë e këqija. Ajo që evidentuam ka të bëjë më faktin se duhet
përmirësuar dhe mirëkontrolluar procesi i kreditimit duke kredituar vetëm ata të cilët plotësojnë
kushtet e vendosura nga autoritetet përkatëse. Gjithashtu edhe përmirësimi i nivelit të analistëve
të kredisë ishte një tjetër element që duhet të merret në konsideratë. Gjatë zhvillimit të kësaj
çështje u evidentuan edhe faktorë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë uljen apo rritjen e kredive
të këqija.
Faqe | 129
Kolaterali është një tjetër problem shqetësuese i sistemit bankar. Më sipër analizuam përse është
mirë që të mos ekzekutohen në të njëjtën kohë kolateralet. Pra, manaxhimi i kolateralit duhet
bërë me kujdesin e duhur për të shmangur problemet që mund të gjenerojnë në tregun e pasurive
të paluajtshme, si për shembull ulja e çmimit të apartamenteve. Kjo do të kishte një impakt
negativ si në sistemin bankar, në industrinë e ndërtimit, ashtu dhe në makroekonominë shqiptare.
Kontrolli i sistemit bankar është një çështje tjetër e rëndësishme që u trajtua në këtë kapitull.
Mosfunksionimi ashtu si duhet i kontrollit të brendshëm në një bankë sjell shumë pasoja negative
për të. Plotësimi i kushteve për të patur një kontroll efikas dhe realist ndikon në zhvillimin e
bankës si institucion financiar. Kontrolli i bankës duhet të kryhet sipas të gjitha politikave dhe
procedurave në fuqi duke siguruar në këtë mënyrë paanshmëri dhe seriozitet. Gjithashtu,
rekomandimet e nxjerra nga kontrolli i brendshëm duhen implementuar në mënyrë rigoroze nga
banka.
Shtrirja gjeografike e sistemit bankar është një çështje sensitive që shqetëson jo vetëm bankën,
por edhe ata klientë të cilët nuk e kanë afër institucionin bankar. Sipas analizës që bëmë në këtë
çështje, treguam se është e nevojshme që sistemi bankar të gjendet kudo në territorin e
Shqipërisë. Kjo do të kishte ndikim pozitiv në të ardhmen duke pasur parasysh marrëdhënien
simbiotike që ekziston midis bankës dhe klientit të saj.
Një tjetër problem që shqetëson realisht sistemin bankar sot është kultura ekonomike e
konsumatorit shqiptar. Vihet re se shqiptarët janë mosbesues kundrejt institucioneve financiare
nisur nga përvojat negative që kanë pasur në të kaluarën. Ky mosbesim i kombinuar dhe me
mungesën e kulturës ekonomike sjell pengesa serioze në zhvillimin e sistemit bankar. Banka e ka
tepër të vështirë të zhvillojë produktet dhe shërbimet e saj kur klientët potencialë nuk kanë
kulturë ekonomike.
Parandalimi i pastrimit të parave dhe lufta kundër terrorizmit është një nga sfidat e reja të
sistemit bankar, i cili po bënë përpjekje serioze në këtë drejtim. Megjithatë duhet pranuar se ka
disa faktorë të cilët e vështirësojnë punën e bankave në lidhje me parandalimin e pastrimit të
parave nëpërmjet sistemit bankar.
Faqe | 130
Së fundmi, aspektet operacionale dhe mos funksionimi i bursës së letrave me vlerë ishte një tjetër
çështje e trajtuar në këtë kapitull. Të dy këto komponentë shfaqen si sfida që sistemi bankar
duhet të ballafaqojë suksesshëm.
Problemet dhe sfidat e sistemit bankar shqiptar mund të jenë të shumta, por nëse merren masa
për problemet dhe sfidat e përmendura në këtë kapitull atëherë do të kemi një përmirësim
dukshëm të situatës. Zhvillimi i sistemit bankar varet shumë nga zgjidhja që do të marrin këto
probleme.
Faqe | 131
KAPITULLI 6
KAPITALI HUMAN NË SISTEMIN BANKAR SHQIPTAR
6.1 HYRJE
Rëndësia e kapitalit human, sidomos në sektorin bankar, tashmë është e pranuar unanimisht.
Problemet që ka sot sistemi bankar shqiptar janë të lidhura pandashmërisht me kapitalin human,
sikurse dhe zgjidhjet e këtyre problemeve. Në këtë këndvështrim menaxhimi sa më i mirë i
kapitalit human duhet të jetë prioritet për këdo institucion bankar. Më sipër treguam teoritë të
cilat tregojnë një lidhje pozitive midis motivimit të kapitalit human dhe performancës së
institucionit ku këta punonjës punojnë. Pra, sa më shumë ti motivojmë punonjësit, aq më tepër
priren ata që të japin rezultate të larta në punën e tyre.
Nisur nga kjo në këtë kapitull do të tregojmë dhe një studim të kryer me punonjësit e sistemit
bankar shqiptar. Studimi tregon se sa të motivuar dhe të kënaqur janë punonjësit e sistemit
bankar shqiptar. Gjithashtu evidentohen edhe problemet kryesore të punonjësve në bankat
shqiptare.
Pjesë e rëndësishme e këtij kapitulli do të jenë gjithashtu edhe arsyet e largimit nga puna të
punonjësve. Nëse punëdhënësi di me saktësi se cilat janë problemet e punëmarrësit, atëherë ai do
të mund të shmangë largimin e tij nga puna. Është kosto e konsiderueshme për një njësi
ekonomike, sidomos për bankën, largimi i një punonjësi.
Manuela W. Armenta në artikullin shkencor “The Financial Sector and Economic Development;
Banking on the Role of Human Capital” pohon se:
“Punonjësit bankarë me aftësi profesionale dhe kompentetë në punën e tyre kontribuojnë në
stabilitetin e sektorit bankar. Për fat të keq, vendet në zhvillim vuajnë nga mungesa e
profesionistëve dhe punonjësve të aftë. Një situatë e tillë rrezikon lidhjen pozitive midis
liberalizimit ekonomik dhe rritjes ekonomike. Për këtë arsye, është e domosdoshme dhe urgjente
që shtetet në zhvillim të zhvillojnë politika që rregullojnë marrëdhënien midis kërkesës dhe
Faqe | 132
ofertës në lidhje me kapitalin human. Politika të tilla duhet të zhvillojnë punonjësit në dy
aspekte, në atë akademik dhe atë praktik.”
Kjo do të thotë se edhe trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm i kapitalit human, është tepër i
rëndësishëm sidomos sot në periudhën e globalizimit ekonomik.
Kështu që në këtë kapitull, do të trajtojmë kapitalin human si faktorin kyç për zhvillimin e
sistemit bankar.
6.2 RËNDËSIA E KAPITALI HUMAN
Kapitali human është tepër i rëndësishëm për shumë arsye. Ashtu sikurse kemi përmendur edhe
më lart, është kapitali human ai i cili e zhvillon ose jo një njësi ekonomike. Aq më tepër kur
flasim për sistemin bankar në Shqipëri, i cili operon në një treg tepër të vogël dhe të kufizuar ku
operojnë 16 banka. Kjo e bën këtë treg tepër kompetitiv dhe agresiv, kështu që me doemos
menaxhimi i bankave duhet të kryhet nga profesionist të vërtetë. Ato njësi ekonomike, në rastin
tonë banka, që kanë kapital human të kualifikuar dhe profesionist kanë më tepër mundësi që të
tërheqin më shumë klient. Në këtë këndvështrim, duhet që bankat të kujdesen për punonjësit e
tyre duke i zhvilluar ata gjithmonë e më tepër.
Studimet e fundit55 tregojnë se ndaj zhvillimit të kapitali human duhet treguar një kujdes i
veçantë duke ditur rëndësinë e tij në zhvillimet ekonomike e sociale, sidomos sot në epokën e
globalizimit.
Ndryshe nga disa vite më parë, kur tregjet ishin te mbyllura dhe njësive ekonomike në mënyrë
natyrale i’u krijoheshin kushtet e favorshme për zhvillim pasi konkurrenca ishte e vogël, sot
zhvillimet teknologjike dhe zhvillimi ekonomik kërkon specialistë të mirëfilltë për çdo proces
pune, sidomos në sistemin bankar. Nëse vite më parë një individ mund të kryente disa punë por
edhe të kontrollonte të tjerët, sot kjo nuk është e mundur pasi zhvillimi i proceseve të punës është
55 Studime të kryera nga MLab (Management Lab) tregojnë rëndësinë e kapitalit human dhe domosdoshmërinë ezhvillimit të tij në mënyrë që të zhvillohet edhe njësia ekonomike. MLab është njësi jo fitimprurëse që kryenstudime të ndryshme në lidhje me zhvillimin e menaxhimit. MLab është themeluar nga dy profesor, Gary Hamel dheJulian Birkinshaë si dhe e ka selinë e saj në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Faqe | 133
tepër i lartë saqë vetëm specialisti përkatës mund ta menaxhojë atë. Në këtë këndvështrim, banka
duhet të nxisë dhe përkrahë zhvillimin profesional dhe akademik të stafit të tij. Në realitetin
shqiptar, të cilin do ta trajtojmë më poshtë, nuk ndodh kështu. Madje shpesh herë bankat i
frenojnë punonjësit e tyre që të kualifikohen duke mos kuptuar që kapitali human është aseti më
me vlerë që mund të kenë.
Një nga autorët dhe studiuesit më me zë në fushën e kapitalit human dhe jo vetëm, Theodore W.
Schultz56 në librin e tij “The American Economic Review” (1961), argumenton mjaft qartë
rëndësinë e investimit në kapitalin human. Në këtë libër, Schultz tregon lidhjen që ekziston midis
zhvillimet të kapitalit human dhe zhvillimit të njësisë ekonomike si dhe rritjes ekonomike të
vendit. Pra e parë dhe në pikëpamjen makro, investimi në kapitalin human ndikon mjaft në
zhvillimin ekonomik.
Nga ana tjetër, Deutsche Bank, një nga bankat më të zhvilluara në botë, në studimet e saj
publikon se zhvillimi i kapitalit human është çelësi i suksesit për institucionin bankar. Më parë ai
zhvillon ekonominë, e rrjedhimisht dhe tregun bankar. Një bankë me punonjës të kualifikuar e ka
shumë herë më të lehtë të përballojë situata të vështira si dhe të zhvillohet me hapa galopante.
Dumitru Alina Mihaela së bashku me Varuicu Nicoleta, të dy akademikë dhe mësimdhënës, në
punimin e tyre shkencor “Strategjitë e kapitalit human në sistemin bankar” kanë treguar se
investimi në kapitalin human në sistemin bankar sjell zhvillim për bankën në të ardhmen.
Dumitru Alina Mihaela dhe Varuicu Nicoleta në analizën teorike që bëjnë nxjerrin në pah se:
“Burimet njerëzore konsiderohen si një nga burimet më të rëndësishme në mjedisin global
(Barney 1991). Për të përmirësuar situatën ekonomike dhe rritur produktivitetin, njësia ka nevojë
të zhvillojnë kapitalin human. Për këtë arsye, pra zhvillimin e njësisë nëpërmjet kapitalit human,
duhen përdorur teknikat e duhura (HR Youndt; Snell; Dean & Lepak 1996). Kapitali human i
zhvilluar përbën një avantazh konkurrues për çfarë do lloji firme (Barney 1991).
Shumë autorë dhe studiues argumentojnë se njohuritë (zhvillimi i kapitalit human) janë burimi
kryesor i zhvillimit të njësive ekonomike (Drucker, 1993; Stewart, 1997; Sveiby, 1997; Bontis,
1999, Bounfour and Edvinsson, 2005; O’Donnell 2006, M. R. Cabrita & N. Bontis 2008). Shumë
56 Theodore William Schultz (30.04.1902 – 26.02.1998); Në vitin 1976 së bashku me William Arthur Lewis fitojnëçmimin Nobel në shkencat ekonomike. Autor i disa librave dhe shumë artikujve shkencorë.
Faqe | 134
studime të kryera vërtetojnë se ka një lidhje tepër të fortë midis kapitalit human cilësor dhe
performancës së biznesit (bankës) (Bontis, 1998; Bontis, Keow and Richardson, 2000; M. R.
Cabrita & N. Bontis 2008).
Pra, shumë modele tregojnë ekzistencën e lidhjes së fortë të zhvillimit të kapitalit human me
zhvillimin e njësisë ekonomike (bankës në rastin tonë). Kjo është tepër evidente sidomos për
vendet në zhvillim ku një ndryshim i vogël në menaxhim dhe në njohuri sjell ndryshime të
mëdha në rezultate, duke pasur një korrelacion pozitiv. Një grup studiuesish (Fethi Calisir,
Cigdem A. Gumussoy, Faruk Cirit, A. Elvan Bayraktaroglu) në punimin e tyre “Kapitali
intelektual në zhvillimin e bankave” 57 e shohin të fortë lidhjen midis kapitalit human
(intelektual) dhe përmirësimit të shërbimit bankar. Ata shprehen nëpërmjet formulave të
mëposhtme:
VAIC = HCE + SCE + CEE
Ku
VAIC – Vlera e shtuar nga kapitali intelektual e cila shprehet si shumë e komponentëve të
mëposhtëm:
HCE – Efikasiteti i kapitalit human
SCE – Efikasiteti i strukturës së kapitalit
CEE – Efikasiteti i kapitalit të punësuar
VA = I + DP + D + T + M + R + WS
VA – Vlera e shtuar, e cila shprehet si shumë e komponentëve të mëposhtëm:
I – interesi i shpenzuar nga kompania
DP – shpenzimet e zhvlerësimit
D – dividendi i paguar nga kompania
57 Studimi i kryer për tregun bankar në Turqi. Aplikohet mjaft mirë edhe për vendet në zhvillim.
Faqe | 135
T – taksat
M – kapitali i aksionerëve në të ardhura neto
R – të ardhurat
WS – shuma e pagave
CEE = VA / CE
Ku:
CE – kapitali i punësuar
HCE = VA / HC
Ku:
HC – kapitali human
SC = VA – HC
Ku:
SC – struktura e kapitalit
SCE = SC / VA
Pra vihet re se efiçensa e strukturës së kapitalit (si dhe performaca e njësisë ekonomike) lidhet
ngushtë me zhvillimin e kapitalit human.
Të njëjtën gjë tregojnë dhe mjaft modele të tjera (Shil Sh. 2006) të aplikuara në vendet në
zhvillim.
Pra, rëndësia e kapitalit human është e padiskutueshme. Në çështjet në vazhdim do të shikojmë
se si paraqitet situata e kapitalit human në sistemin bankar shqiptar. Gjithashtu do të tregojmë
edhe studimin e kryer me kapitalin human në sistemin bankar shqiptar.
Faqe | 136
6.3 KAPITALI HUMAN NË SISTEMIN BANKAR SHQIPTAR
Bankat në Shqipëri kanë të punësuar një numër të konsiderueshëm punonjësish. Nga viti në vit
numri i punonjësve në sistemin bankar vazhdon të rritet. Përjashtim bën vetëm viti 2009 dhe
2010 ku pati një ulje të lehtë si pasojë e krizës ekonomike që preku mbarë globin. Në fund të vitit
2011, në sistemin bankar figurojnë të regjistruar 6714 punonjës, gati dyfishi i punonjësve që
ishin në vitin 2005.
Në tabelën e mëposhtme tregohet se si ka ndryshuar ndër vite numri i punonjësve në sistemin
bankar.
Tabela 30. Shpërndarja e punonjësve në sistemin bankar shqiptar
2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Numri i bankave 17 17 16 16 16 16 16
Numri i punonjësve 3,479 4,189 5,155 6,493 6,404 6384 6714
Numri i degëve / agjencive brenda vendit 250 294 399 511 524 529 534
Numri mesatar i punonjësve për: 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
Bankë 205 246 322 406 400 399 420
Njësi bankare 14 14 13 13 12 12 13
Burimi: Banka e Shqipërisë, Raporti vjetor i mbikëqyrjes 2011.
Nëse do të bëjmë një mesatare të punonjësve për bankë, atëherë do të vëmë re se në fund të vitit
2011 kemi mesatarisht 420 punonjës për bankë, ose ndryshe 13 punonjës për njësi bankare.
Sistemi bankar shqiptar është një nga punëdhënësit më të mëdhenj sidomos për studentët të cilët
mbarojnë fakultetin e ekonomisë, të paktën deri në fund të vitit 2008. Në sistemin bankar
gjenden të punësuar jo vetëm individë të cilët kanë edukim në fushën e ekonomisë, por edhe në
fusha të tjera. Shpesh herë edhe në vende pune specifike që kërkon një individ me njohuri të
thella ekonomike, gjen punonjës me shkollim jo ekonomik. Ky fenomen ndikon negativisht në
punonjësit e tjerë dhe në sistemin bankar gjithashtu. Të flasësh për kapitalin human në sistemin
Faqe | 137
bankar është tepër e vështirë. Është e vështirë sepse informacioni që të ofrohet nga bankat është
tepër i kufizuar. Bankat në Shqipëri nuk janë transparente në lidhje me publikun për sa i përket
punonjësve të tyre. Shumica e bankave nuk publikojnë informacione lidhur me stafin e tyre. Nga
investigimi i kryer në faqet zyrtare në internet të 16 bankave, por edhe raportet vjetore është
vërjtur se përgjithësisht ato japin informacion të mangët në lidhje më kapitalin human, pra për
punonjësit e tyre. Më poshtë po paraqes në mënyrë të përmbledhur se çfarë informacioni jep
secila prej bankave për punonjësit e tyre.
Banka Raiffeisen: BIO58 për anëtarët e bordit drejtues; numrin e punonjësve të ndarë në
përqindje sipas gjinisë; moshën mesatare të stafit;
Banka Kombëtare Tregtare: BIO për anëtarët e bordit drejtues, drejtuesit e lartë dhe
komitetin e auditit; numrin e punonjësve;
Banka e Bashkuar e Shqipërisë: Emrat e anëtarëve të bordit drejtues;
Banka Veneto: Emrat e anëtarëve të bordit drejtues, drejtorit dhe zëvendës drejtorit të
përgjithshëm si edhe emrat e anëtarëve të komitetit të auditit;
Banka e Tiranës: Emrat e anëtarëve të bordit drejtues dhe komitetit drejtues;
Dega e Bankë Kombëtare të Greqisë: Emrat e anëtarëve të bordit drejtues;
Dega e Bankës Alpha: Emrat e anëtarëve të bordit drejtues dhe drejtuesit e drejtorisë
qendrore; numri i punonjësve;
Banka Intesa San Paolo Shqipëri: BIO e anëtarëve të këshillit drejtues; emrat e drejtuesve
të drejtorisë qendrore;
Banka ProCredit: BIO e drejtuesve ekzekutivë dhe drejtuesit e lartë.
Banka Credite Agricole: Emrat e anëtarëve të bordit drejtues dhe drejtuesit e drejtorisë
qendrore;
Banka e Kreditit të Shqipërisë: Emrat e anëtarëve të bordit drejtues dhe drejtorit të
përgjithshëm;
Banka Credins: Emrat e anëtarëve të këshillit drejtues, drejtuesve të lartë, drejtuesit e
drejtorisë qendrore si dhe drejtuesit e degëve; numrin e punonjësve;
58 Informacion i përmbledhur, pothuajse një paragraf, në lidhje me edukimin dhe eksperiencat në punë.
Faqe | 138
Banka Societe Generale Albania: Emrat e drejtuesve të drejtorisë qendrore; numri i
punonjësve i ndarë sipas gjinisë; përqindjet e punonjësve me arsim te mesëm, të lartë dhe
pas universitar;
Banka Union: Emrat e drejtuesve të lartë të bankës dhe drejtuesit e drejtorisë qendrore;
numrin e punonjësve;
Banka e Parë e Investimeve: BIO e anëtarëve të këshillit drejtues dhe drejtuesve të
drejtorisë ekzekutive.
Pra vihet re se bankat nuk ofrojnë një informacion të plotë rreth punonjësve. Përveçse emrave të
bordit drejtues apo dhe të ndonjë drejtorie qendrore, ato nuk japin informacion tjetër. Do të ishte
tepër me vlerë dhe transparente sikur bankat të publikonin emrat e të gjithë stafit bankar së
bashku me jetëpërshkrimin e tyre (Curriculume Vitae). Kjo do të rriste besimin e publikut dhe do
të bënte që ajo bankë e cila ka staf më të kualifikuar të vlerësohet më tepër. Pikërisht për këtë
arsye kjo nuk ndodhë. Sipas intervistave, anketimit të kryer dhe eksperiencës personale rezulton
se bankat nuk janë të interesuara të publikojnë emrat dhe jetëpërshkrimin e punonjësve të tyre.
Kjo për arsyen e thjeshtë sepse shumë prej tyre nuk kanë kualifikimin apo shkollimin e duhur.
Në këtë këndvështrim, bankat janë tepër hermetike dhe e konsiderojnë këtë një informacion tepër
konfidencial. Nëse një bankë do të kishte punonjës të shkolluar në universitetet më të mira, të
kualifikuar profesionalisht, të mirë trajnuar atëherë nuk kanë pse të hezitojë për ta publikuar këtë
informacion. Por, shpesh ndodh e kundërta. Punonjësit nuk kanë shkollimin e duhur për punën
që bëjnë. Ata nuk janë të kualifikuar mjaftueshëm dhe kjo ul reputacionin e institucionit bankar.
Bankat minimalisht duhet të publikojnë emrat e të gjithë punonjësve dhe të tregojnë arsimin
përkatës për gjithsecilin.
Më poshtë po paraqes një informacion më të detajuar për punonjësit e disa bankave, banka të
cilat zënë dhe pjesën më të madhe të tregut bankar. Ky informacion është marr në mënyrë zyrtare
për disa banka dhe në mënyrë individuale për disa të tjera. Është vënë re se nuk ka bashkëpunim
për të publikuar shkollimin respektiv të çdo punonjësi. Bankat për të cilat kam mundur të siguroj
informacion janë:
Raiffaisen Bank: 1375 punonjës; 1031 femra dhe 344 meshkuj; mosha mesatare prej 35.3
vjetësh; 1237 punonjës me arsim të lartë;
Faqe | 139
Banka Kombëtare Tregtare: 965 punonjës; 627 ferma dhe 338 meshkuj; 61 punonjës me
arsim të mesëm; 844 punonjës me arsim të lartë; 54 punonjës me Master; 6 punonjës me
Doktoraturë;
Banka e Tiranës: 463 punonjës; 319 femra dhe 144 meshkuj; 55 punonjës me arsim të
mesëm; 396 punonjës me arsim të lartë; 11 punonjës me Master; 1 punonjës me
doktoraturë;
Dega e Bankës Kombëtare Greke: 265 punonjës; 182 ferma dhe 83 meshkuj; 5 punonjës
me arsim të mesëm; 216 punonjës me arsim të lartë; 44 punonjës me Master;
Dega e Bankës Alpha: 384 punonjës; 236 femra dhe 148 meshkuj; 7 punonjës me arsim
të mesëm; 303 punonjës me arsim të lartë; 67 punonjës me Master; 7 punonjës me
doktoraturë;
Banka Intesa San Paolo Shqipëri: 550 punonjës; 91 punonjës me arsim të mesëm; 418
punonjës me arsim të lartë; 41 punonjës me Master;
Banka Credit Agricole Albania: 254 punonjës në total; 160 femra dhe 94 meshkuj; 15
punonjës me arsim të mesëm; 215 punonjës me arsim të lartë; 24 me Master;
Banka Credins: 578 punonjës; 411 femra dhe 167 meshkuj; 75 punonjës me arsim të
mesëm; 439 më arsim të lartë; 61 punonjës me Master; 3 punonjës me doktoraturë;
Banka Societe Generale Albania: 387 punonjës; mosha mesatare prej 33.46 vjetësh; 263
femra dhe 124 meshkuj; 34 punonjës me arsim të mesëm; 301 punonjës me arsim të lartë;
52 punonjës me Master.
Nga këto të dhëna vëmë re se kemi një numër të konsiderueshëm punonjësish me arsim të
mesëm. Pra 343 punonjës nga 3846 punonjës të bankave të marra në shqyrtim. Afërsisht 9 % e
totalit të punonjësve janë më arsim të mesëm. Kjo shifër është relativisht e lartë, sidomos në
realitetin shqiptar ku numri i personave të cilët mbarojnë një shkollë të lartë është shumë herë më
i madh se sa vendet e punës që ofrohen. Në këtë këndvështrim nuk ka përse të ketë punonjës me
arsim të mesëm, pavarësisht se për çfarë pozicioni pune bëhet fjalë.
Nga ana tjetër, ka dhe një pikëpyetje të madhe mbi përputhjen e pozicionit me shkollimin e
kryer. Mosdhënia e informacionit nga ana e bankave të jep të drejtën të hamendësosh se nuk
kemi një përputhshmëri të shkollimit të kryer me pozicionin e punës. Ka shumë persona të
Faqe | 140
shkolluar në fusha si letërsi, shkenca sociale apo gjuhë të huaj që kryejnë punën e një analisti
kredie, apo dhe detyra të tjera ku domosdoshërisht duhet një formim ekonomik59.
Si përfundim, mund të themi se informacioni mbi kapitalin human në sistemin bankar shqiptar
pothuajse mungon. Bankat nuk janë aspak transparente me publikun në lidhje me punonjësit. Kjo
e bën shumë të vështirë që të nxjerrësh një konkluzion për kapitalin human në sistemin bankar.
Por, nisur nga fakti se bankat nuk publikojnë të dhëna për stafet e tyre dhe janë hermetike lidhur
me këtë çështje mund të themi se kapitali human në sistemin bankar shqiptar lë për të dëshiruar.
Kjo evidentohet edhe nga intervistat dhe anketimi i kryer me punonjës së bankave. Bankat
reduktojnë kostot e tyre duke mbajtur punonjës të pa kualifikuar dhe pa shkollimin e duhur.
Duke qenë se përgjithësisht detyrat në sistemin bankar janë tepër mekanike dhe të kontrolluara
nga sistemi i informacionit, atëherë banka redukton kostot duke punësuar persona që ndoshta nuk
kanë shkollimin e duhur por që pranojnë të paguhen më pak.
6.4 ARSYET E LARGIMIT NGA PUNA TË KAPITALIT HUMAN DHE
PROBLEMET E TIJ
Sikurse treguam edhe në çështjet e mësipërme, kapitali human ka një rëndësi të veçantë, jo
vetëm në sektorin bankar, por kudo. Përgjithësisht një individi të sapo punësuar i nevojitet një
kohë e caktuar për t’u përshtatur, për të kuptuar dhe mësuar proceset e punës, aq më shumë kur
flitet për sektorin bankar ku gabimet do të ishin fatale. Kështu që largimi i një punonjësi nga
vendi i punës, (flasim këtu për dorëheqje) nuk është aspak në favorin e bankës, madje është kosto
për të. Është kosto pasi institucionit do t’i duhet të gjejë zëvendësuesin e tij (jo gjithmonë është e
lehtë për të gjetur personin e duhur), ta trajnojë, dhe të kuptojë që ka gjetur personin e
përshtatshëm apo jo. E gjithë kjo kërkon kohë dhe para, pra kosto. Shto këtu faktin se nga
punonjësi i larguar mund të ketë rrjedhje informacioni konfidencial, sidomos nëse ai punësohet
në një nga bankat konkurrente. Nga ana tjetër, punonjësit e larguar mund të orientojnë edhe
klientët e ish-bankës së tyre drejt bankës së re ku janë punësuar. Edhe kjo është një kosto për
bankën, e cila pavarësisht faktit se punonjësit vazhdojnë të largohen, ajo vazhdon të mos bëjë
59 Kjo evidentohet nga intervistat me punonjës të ndryshëm si dhe nga anketimi i kryer.
Faqe | 141
përpjekjet e nevojshme për të reduktuar këtë fenomen. Pra, punonjësit lëvizin sa në një bankë në
tjetrën, duke u munduar të pozicionohet sa më mirë.
Por cilat janë arsyet reale që një punonjës largohet nga puna. Ka shumë arsye, për të cilat do të
flasim në vazhdim të këtij kapitulli duke evidentuar edhe realitetin e kapitalit human në sistemin
bankar shqiptar. Por para se të shkojmë aty është e udhës të paraqes rezultatet e kryera nga një
studim60 në lidhje më atë çfarë mendojnë eprorët apo menaxherët e lartë për largimin nga puna të
punonjësve. Studimi përfshin 19.500 punonjës nga 18 kompani të ndryshme përgjatë viteve 1996
– 2003. Ja rezultati61:
89% e menaxherëve mendojnë se punonjësit largohen për më tepër para, ndërsa vetëm
11% e tyre mendojnë se punonjësit largohen për arsye të tjera.
Në realitet, në bazë të studimit, vetëm 12% e punonjësve largohen për para ndërsa 88% e
tyre largohen për arsye të tjera.
Pra, vihet re se nuk është paraja arsyeja kryesore që nxit largimin e punonjësve nga puna, por
paska arsye të tjera.
Nga anketimi që kam kryer jam munduar të evidentojë arsyet kryesore të largimit nga puna të
kapitalit human, por përpara se të shkojmë aty po rendis disa arsye të përgjithshme që çojnë
punonjësin në dorëheqje. Ja cilat janë këto arsye62:
Mosngritja në përgjegjësi.
Puna nuk është njësoj si u premtua në fillim.
Marrin vesh se do të transferohen.
Zëvendësohet eprori dhe ka konflikte me eprorin e ri.
Kur i kërkohet të bëj diçka jo etike.
Kur kompania po bën diçka jo etike.
Pasurimi i papritur.
Një episod ngacmimi seksual.
60 Studimi i kryer nga Instituti “Saragota” në bashkëpunim më shërbimet e burimeve njerëzore të kompanisë tënjohur të auditimit “PRICEWATERHOUSECOOPERS”.61 Leigh Branham, “7 arsyet e fshehta pse punonjësit largohen”, 2005, fq 1762 Leigh Branham, “7 arsyet e fshehta pse punonjësit largohen”, 2005, fq 31, 32, 38, 39
Faqe | 142
Një episod ngacmimi racor apo fetar.
Një ofertë e pa pritur dhe e mirë nga jashtë kompanisë.
Mos dhënia leje për arsye familjare.
Konflikte me eprorin.
Një vlerësim i ulët për punën.
Pasiguri për të ardhmen e kompanisë.
Epror/drejtues të pandershëm dhe të pasjellshëm.
Humbja e besimit te drejtuesit e lartë.
Ngarkesë e madhe në punë.
Probleme shëndetësore.
Orare jo elastike pune.
Trajnim i pamjaftueshëm dhe i papërshtatshëm.
Gjatë anketimit të kryer në lidhje me motivimin e kapitalit human në sistemin bankar shqiptar,
për të cilin do flasim në seksionin pasardhës, të anketuarve ju dha edhe lista e arsyeve të largimit
nga puna të punonjësve. Atyre i’u kërkua që të zgjidhnin se për çfarë arsye ata do te largoheshin
nga puna. Nga të gjitha arsyet e më sipërme, 5 rezultuan më të zgjedhurat. Ato janë si më poshtë:
1. Mosekzistenca e mundësisë për t’u ngritur në përgjegjësi.
2. Mosvlerësimi ose vlerësimi më pak.
3. Mbingarkesa dhe orare të zgjatura të punës.
4. Konflikte me eprorin.
5. Vendi i punës nuk paraqet më interes.
Në vazhdim po trajtojmë secilën prej tyre.
Mosekzistenca e mundësisë për t’u ngritur në përgjegjësi.
Një shprehje e Maks Deprit63 thotë se:
63 Leigh Branham, “7 arsyet e fshehta pse punonjësit largohen”, 2005, fq 161
Faqe | 143
“Në fund të fundit, e rëndësishme është që të kemi parasysh se nuk mund të bëhemi ashtu siç
duam të bëhemi duke mbetur kështu siç jemi.” Kjo shprehje përputhet më së miri me mentalitetin
njerëzor, i cili përgjithësisht dëshiron të ketë gjithmonë e më tepër pushtet dhe të ardhura.
Punonjësit e sistemit bankar i shohin tepër të vakta mundësitë për t’u promovuar apo ngritur në
përgjegjësi. Ata pohojnë se kanë shumë kohë në një pozicion pune dhe nuk kanë gjetur hapësirën
e nevojshme për t’u promovuar për më tej. Shpesh herë punëdhënësi nuk dëshiron të
eksperimentojë me punonjësin e tij duke mos e promovuar atë. Pra, banka nuk priret që ta
promovojë punonjësin pasi nuk dihet se si ai do të përshtatet me punën (detyrën) e re dhe nga ana
tjetër, bankës do t’i duhet të gjejë një tjetër punonjës për pozicionin e ngelur vakant. Kështu që
kjo është kosto për bankën dhe në këtë mënyrë ajo e ka më të thjeshtë që të mos rrezikojë me
këto lëvizje duke mos iu dhënë mundësinë e promovimit punonjësve të saj. Kjo është edhe një
nga arsyet kryesore që punonjësit largohen nga banka. Për më tepër, jo të rralla janë rastet kur
banka për të mos prishur ekuilibrat e brendshëm punëson në pozicione vakante persona nga
jashtë saj, duke mos marrë në konsideratë stafin që ajo ka. Kjo rrit mosbesimin e punonjësve te
punëdhënësi i tyre. Ata nuk ndihen të përkrahur dhe në këtë mënyrë ata rrisin përpjekjet për të
gjetur një punë në bankat konkurrente. Më shumë këtë fenomen e ndjejnë ata punonjës të cilët
punojnë ndershmërisht dhe i japin shumë njësisë bankare nga vetja e tyre.
Mosvlerësimi ose vlerësimi më pak.
Shpesh herë kapitali human ndihet i pa vlerësuar ose më pak i vlerësuar se sa realisht meriton.
Këtu bëhet fjalë për dy raste:
Së pari: Kur punonjësi paguhet më pak se sa ai mendon se meriton.
Bazuar nga intervistat e kryera, rezulton se ekzistojnë raste kur punojnës të cilët kanë kualifikime
jo të mjaftueshme paguhen më tepër se punonjës që kanë kualifikime të shumta dhe një shkollim
disa herë më të mirë, pavarësisht se kanë të njëjtin pozicion pune. Kjo për faktin se këta punonjës
mund të jenë të afërm apo miq të klientëve të fuqishëm të bankës. Nga ana tjetër, ekzistojnë raste
kur punonjësi nuk e krahason veten me punonjës të tjerë, por ndihet jo i paguar drejtë në lidhje
me punën që bën. Pra, ata mendojnë që puna që kryejnë dhe kontributi që ata japin për bankën
nuk është e vlerësuar drejtë nga punëdhënësi. Kështu që një pagesë e ulët e bën punonjësin të
Faqe | 144
ndihet i nënvlerësuar e nxit atë që të largohet nga vendi i punës, ose minimalisht të punojë i
pamotivuar.
Së dyti: Kur ndihet i nënvlerësuar në lidhje me mënyrën e sjelljes së eprorit dhe menaxherëve të
tjerë ndaj tij.
Punonjësit e intervistuar pohojnë se jo gjithmonë bëhet fjalë për para. Ata pranojnë se shpesh
herë ndihen të nënvlerësuar, apo të lënë jashtë vëmendjes nga sjellja e eprorëve të tyre dhe ky
fakt i bën të ndihen keq. Për më tepër, ata argumentojnë se eprorët gjithmonë mundohen të gjejnë
diçka jo pozitive apo të bërë gabim në punën e tyre, pavarësisht se ajo mund të jetë kryer në
mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithashtu, vihet re se në vlerësimin e performancës asnjëherë
punonjësit nuk vlerësohen pozitivisht për të gjithë komponentët. Gjithmonë do të ketë diçka që
do t’i mbajë ata të pavlerësuar maksimalisht. Punonjësit argumentojnë se eprorët e bëjnë këtë për
dy arsye. E para që punonjësi të mos kërkojë rritje page dhe promovim dhe së dyti për të
justifikuar punën e tyre. Madje, ata shtojnë se eprorët jo rrallë herë ndjejnë frikë se mos ndonjë
prej punonjësve mund t’i zerë vendin e punës dhe për këtë arsye ata ulin vlerësimet e
punonjësve. Nigel Nikloson64 thotë se: “ Menaxheri duhet ta konsiderojë punonjësin jo si një
problem që duhet zgjidhur, por si një person që duhet kuptuar.” Pra punonjësit kërkojnë më tepër
komunikim dhe marrëdhënie më humane më eprorin e tyre. Ata duan që të ndihen të vlerësuar, të
paktën nga ana morale nëse nga ajo monetare nuk është e mundur.
Kështu që nënvlerësimi i tyre, apo mosvlerësimi i nxit punonjësit të largohen nga vendi i punës.
Mbingarkesa dhe orare të zgjatura të punës.
Në pamje të parë, puna në bankë duket komode dhe tepër e bukur, por në realitet ajo ka
vështirësi jo të pakta. Shumica e pozicioneve të punës në bankë janë të lidhura pandashmërisht
më punën në kompjuter. Punonjësit e intervistuar pohojnë se kalojnë pjesën më të madhe të ditës,
rreth 7 orë, përpara kompjuterit. Kjo është një mbingarkesë për këta punonjës, e cila e shoqëruar
me problemet e mësipërme si, nënvlerësimi apo mosmarrja në konsideratë për të ecur në karrierë,
kthehet në një fenomen demotivues për punonjësin. Këto mbingarkesa përgjithësisht vërehen te
punonjësit që punojnë në njësi si financë, audit, risku apo edhe njësi të tjera ku puna e tyre ka
64 Leigh Branham, “7 arsyet e fshehta pse punonjësit largohen”, 2005, fq 123
Faqe | 145
përgjegjësi të lartë dhe kërkon përqendrim të madh. Mbingarkesë fizike dhe mendore kanë edhe
punonjësit të cilët kanë një target për të realizuar. Atyre ju duhet të lëvizin gjatë gjithë kohës në
terren për të siguruar klientë në mënyrë që të përmbushin targetin e vendosur nga menaxherët e
lartë.
Mbingarkesave ju shtohet edhe fakti se shpesh herë punonjësit janë të detyruar të punojnë jashtë
orarit zyrtar, pra me orë të zgjatura, duke mos u paguar për këtë. Madje ata pohojnë se puna
jashtë orarit është kthyer në rutinë. Oraret e zgjatura të punë janë vështirë të pranohen nga
punonjës të cilët janë familjarë, sidomos kur puna jashtë orarit kthehet në një fenomen të
përditshëm.
Shpesh mbingarkesat dhe puna jashtë orarit kthehen në një problem shqetësues për punonjësit,
duke i’u rritur atyre pakënaqësitë kundrejt bankës. Për këtë arsye, ata janë të prirur të largohen
duke dhënë dorëheqjen në momentin e parë që i’u krijohet mundësia. Shpesh mbingarkesat dhe
puna jashtë orarit kthehen në një problem shqetësues për punonjësit.
Konfliktet me eprorin.
Konfliktet me eprorin apo mospasja e një marrëdhënie normale me të, është një tjetër arsye që
punonjësit largohen nga vendi i punës. Duke qenë se punonjësit në punë kalojnë një pjesë të
konsiderueshme të ditës, normalisht do të dëshironin të kishin marrëdhënie sa më të mira si me
kolegët, ashtu edhe me eprorin. Mirëpo jo gjithmonë ndodh kështu. Jo rrallë herë punonjësit
konfliktohen me eprorin për arsye të ndryshme. Sipas intervistave me punonjës të sistemit bankar
shqiptar, rezulton se shpesh herë eprorët diferencojnë punonjësit. Pra eprorët, disa prej
punonjësve i ngarkojnë më tepër me punë ndërsa disa të tjerë jo, pavarësisht se punonjësit mund
të kenë të njëjtin pozicion pune dhe detyra për të kryer. Ky trajtim i diferencuar bën që të lindin
pakënaqësi në radhët e punonjësve, ndaj të cilëve abuzohet e rrjedhimisht do të lindin konflikte.
Nga ana tjetër, eprorët shpesh janë jo mendje hapur e bashkëpunues si dhe hakmarrës ndaj
punonjësve që i kundërshtojnë. Ata nuk pranojnë mendime ndryshe dhe kundërshtimet në lidhje
me çështjet e punës i konsiderojnë si qëndrime personale ndaj tyre. Për këtë arsye eprorët
mundohen të bëjnë çmos që t’i largojnë punonjësit, të cilët ndajnë mendime ndryshe nga ata,
pavarësisht se punonjësit mund të kenë plotësisht të drejtë. Mirëpo pushimi nga puna i një
punonjësi me apo pa të drejtë, mund t’i kushtojë bankës kështu që eprorët bëjnë përpjekje që t’i
Faqe | 146
detyrojnë punonjësit të japin dorëheqjen. Ata punonjës të cilët nuk mund të përballojnë dot
stresin, presionet dhe ngarkesën në raste të tilla dorëhiqen, ndërsa të tjerë vazhdojnë luftën e
heshtur me eprorin e tyre.
Vendi i punës nuk paraqet më interes.
Nëse në rastet e mësipërme largimi nga puna është i detyruar, në një farë mënyre, nga faktorë të
jashtëm, në këtë rast është një zgjedhje e vet punonjësit. Përgjithësisht, punonjës të cilët kanë
mbi 5 vite në një pozicion pune në sistemin bankar, pohojne se vendi i tyre i punës tashmë nuk
paraqet më interes për ta. Kjo për faktin se këta punonjës nuk kanë çfarë të mësojnë më tepër dhe
në këtë mënyrë puna iu kthehet në monotoni. Kështu që ata janë prirur për të lënë vendin e
punës. Por, ky fenomen vihet re më tepër tek ata punonjës të cilët nuk janë në poste drejtuese apo
kanë paga relativisht të ulëta krahasuar me pagat në sistemin bankar. Ndërsa tek ata punonjës, të
cilët janë në pozicione manaxheriale dhe ekzekutive ,përgjithësisht nuk kemi një sjellje të tillë.
Kjo fashë e punonjësve pohon se pavarësisht periudhës së gjatë që kanë në një pozicion të
caktuar, kjo nuk ka ndikuar absolutisht në interesin që ata kanë mbi punën. Madje ata pohojnë se
interesi është rritur me kalimin e viteve. Nga ana tjetër, ka punonjës të cilët gjenden rastësisht në
një pozicion të caktuar dhe jo se e kanë zgjedhur me dëshirë. Për këta punonjës vendi i punës
nuk paraqet asnjë interes, por e kanë pranuar si të vetmen alternative punësimi. Kjo kategori
punonjësish është e prirur që të largohet nga puna në momentin më të parë të mundshëm.
Arsyet e lartpërmendura, të cilat çojnë në largimin e kapitalit human nga puna, janë në thelb edhe
problemet kryesore që shqetësojnë punonjësit bankar sot në Shqipëri. Duhet që kapitali human të
trajtohet më kujdesin dhe seriozitetin e duhur, në mënyrë që ai të mos largohet, pasi largimi është
kosto për bankën.
6.5 MOTIVIMI I KAPITALIT HUMAN NË SISTEMIN BANKAR
SHQIPTAR
Në kapitullin katër pamë lidhjen që ekzistonte midis motivimit të kapitalit human dhe
performancës së institucionit bankar. Kemi një lidhje të drejtë midis motivimit, kënaqësisë së
Faqe | 147
punonjësit, me rezultatet në punën që ai kryhen. Pra, sa më i motivuar të jetë punonjësi, aq më
mirë ai punon dhe aq më rezultate të larta jep. Mund të themi se motivimi dhe kënaqësia në punë
e bënë punonjësin produktiv dhe efiçentë. Nëse kemi punonjës produktivë dhe efiçentë
rrjedhimisht edhe institucioni (banka) ku ata punojnë do të jetë produktive dhe efiçente. Do të
ketë rezultate më të mira. Teoritë e motivimit e tregojnë dhe e vërtetojnë këtë lidhje pozitive
midis motivimit dhe performacës. Nga ana tjetër, nuk mund të lëmë pa përmendur lidhjen që
ekziston midis bankës, kapitalit human në sistemin bankar dhe klientit. Përzgjedhje e bankës nga
një individë bëhet kryesisht mbi besueshmërinë që ka ky individë ndaj bankave. Klienti zgjedh
atë bankë që i duket më e besueshme. Mirëpo besimi krijohet dhe zhvillohet nga performanca e
bankës, teknologjia e saj dhe mbi të gjitha nga punonjësit që banka ka. Është pikërisht ky
punonjës që ka marrëdhënie në baza ditore me klientin bankar dhe është pikërisht detyra e tij që
të ngrejë lartë vlerat dhe cilësitë e bankës duke krijuar ndoshta dhe marrëdhënie personale me
klientin. Kështu që banka si institucion nuk ka asnjë interes që të prezantohet jo në mënyrën e
duhur me klientin. Banka dëshiron që punonjësit e saj, të cilët janë në marrëdhënie pune me
klientët, të mbrojnë gjithmonë bankën që ata përfaqësojnë dhe të mos shfaqin kurrë shenja
pakënaqësie ndaj bankës. Nëse një punonjës banke, flet keq për bankën e tij tek një klient,
atëherë si mund të presim që ky i fundit të ketë besim të banka. Dhe që kjo të mos ndodhë, banka
duhet ta motivojë punonjësin e saj duke i rritur atij kënaqësinë në lidhje me vendin e punës. Dhe
kjo kënaqësi përcillet më tej nga punonjësi tek klienti duke i shërbyer atij më mirë dhe duke
krijuar një atmosferë të përgjithshme pozitive.
Për të evidentuar se sa i motivuar është kapitali human në sistemin bankar shqiptar, kam kryer
një anketim me punonjësit e bankave në Shqipëri duke përdorur më pas metodat ekonometrike
për të analizuar përfundimet dhe nxjerrë konkluzionet. Por, si fillim mund të them se shpesh herë
kapitali human në sistemin bankar është i pa motivuar, madje i keqtrajtuar në jo pak raste. Ky
abuzim nga ana e bankave, vjen si pasojë e rritjes së numrit të atyre personave, që mbarojnë një
shkollë të lartë dhe kërkojnë punë dhe reduktimit të mundësisë së punësimit.
Pra, kemi mos përputhje të kërkesës dhe ofertës për punë65. Kjo nxit edhe një fenomen tepër
negativ si ai i korrupsionit të kapitalit human në sistemin bankar.
65 Shumë individë kërkojnë të punësohen, por ka pak mundësi punësimi.
Faqe | 148
Më poshtë po paraqes në mënyrë të detajuar studimin e kryer.
Thelbi i studimit ishte që të studionte në mënyrë të pavarur dhe të paanshme motivimin e
kapitalit human në sistemin bankar shqiptar. Pyetja kërkimore e ngritur në këtë studim është:
A është i motivuar (kënaqur) kapitali human në sistemin bankar shqiptar?
Nga gjithë analiza teorike konkluduam se motivimi (kënaqësia) bën që punonjësit përveç faktit
që nuk largohen nga vendet e punës, (e cila do të ishte kosto për bankën) të jenë më produktiv
dhe efiçent, kështu që dhe banka do të ketë performancë më të mirë.
Kështu që rezultatet e këtij studimi do të na ndihmojnë për të vërtetuar edhe hipotezën e punimit
se:
“Motivimi i kapitalit human në sistemin bankar ka efekt të rëndësishëm në performancën e
sistemit bankar”
Metodologjia e përdorur në studim
Për t’i dhënë përgjigje pyetjes kërkimore, si dhe për të vërtetuar hipotezën e punimit kemi
shfrytëzuar të dhënat e mbledhura nga një pyetësorë. Pyetësori u realizua me punonjësit e
sistemit bankar të disa bankave. Pyetësorët nuk u plotësuan në të 16 bankat, por në 9 prej tyre, të
cilat disponojnë edhe pjesën më të madhe të tregut. Bankat e përzgjedhura për t’u plotësuar
pyetësorët janë:
Raiffaisen Bank
Banka Kombëtare Tregtare
Banka e Tiranës
Dega e Bankës Kombëtare të Greqisë
Dega e Bankës Alpha
Banka Intesa San Paolo Shqipëri
Faqe | 149
Banka ProCredit
Banka Credite Agricole
Banka Societe Generale Albania
Përgjithësisht për plotësimin e pyetësorëve është parë e arsyeshme kontakti individualë me
punonjësit. Në këtë mënyrë, shmanget presioni që mund të ushtrohet nga eprorët e tyre, apo
menaxherët ekzekutivë me qëllim deformimin e përgjigjeve për të mbrojtur interesat e bankës.
Nga ana tjetër, janë plotësuar pyetësorë edhe nga menaxherë të nivelit të lartë në mënyrë që të
kemi një shpërndarje sa më të mirë.
Për plotësimin e pyetësorit u përdorën teknikat e zgjedhjes së rastit të thjeshtë për zgjedhjen e
punonjësve. Pyetësori u plotësua në zyrat qendrore të këtyre bankave, si dhe në 45 degë bankare
në 7 qytete kryesore të Shqipërisë si Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
Për këtë studim u plotësuan 380 pyetësor. Po përse 380 dhe jo më pak apo më shumë? Për të
përcaktuar numrin e pyetësorëve që duheshin plotësuar u përdor formula e Taro Yamane66. Sipas
kësaj formule, numri i elementeve të zgjedhjes, mund të llogaritet si më poshtë:
n = ∗ku :
N është numri i elementeve të popullatës
n është numri i elementeve të zgjedhjes
e është niveli i rëndësisë
Në rastin konkret e = 5 %. (95% i rëndësishëm)
66 Statisticien, autor i teorisë së “Zgjedhjeve (kampionëve) elementare”.
Faqe | 150
Duke ditur se në sektorin bankar punojnë rreth 6714 punonjës67, llogarisim në bazë të formulës
së mësipërme, numrin e elementeve të zgjedhjes:
n = ∗( . ) = 377.5
Nga 380 pyetësorë të plotësuar, 30 rezultuan të pa vlefshëm. Kështu që përpunimi i të dhënave
në programin kompjuterik SPSS u bë për 350 pyetësor. Një kopje e pyetësorit të përdorur në këtë
anketim paraqitet në aneksin 2 të këtij punimi.
Pyetësorët mbulonin këto çështje (elementë):
Përzgjedhja e punonjësve
Pra, me mënyrën se si përzgjidhet stafi i ri dhe se si rekrutohen punonjësit e rinj. Përzgjedhja e
stafit është një element tepër i rëndësishëm. Nëse përzgjedhja bëhet sipas rregullave dhe
procedurave në fuqi, atëherë mundësitë për të përzgjedhur punonjës me vlera janë të mëdha.
Nëse përzgjedhja bëhet bazuar në faktorë subjektivë dhe interesa personale të përzgjedhësit
atëherë punonjësit e rinj mund të mos jenë efiçent dhe produktivë. Kjo mënyrë përzgjedhje rrit
edhe pakënaqësitë tek punonjësit ekzistues duke i demotivuar ata dhe duke ulur kënaqësinë e tyre
në lidhje me punën.
Trajnim – zhvillimi
Trajnimi është element thelbësor në përgatitjen profesionale të kapitalit human. Sa më tepër
trajnime, aq më shumë zhvillohet nga ana profesionale një punonjës. Në përgjithësi në sistemin
bankar shqiptar kryen më tepër trajnime të tipit “on job training” që do të thotë punonjësit e rinj i
mësojnë apo trajnohen në punë e sipër, duke u mbikëqyrur nga ndonjë punonjës më i vjetër.
Ndërsa trajnimet e të mirë organizuara dhe e profesionale janë më të rralla.
Përshkrimi i punës
Përshkrimi i punës ka të bëjë me atë që në gjuhën profesionale quhet “job description”, pra
përshkrimi i qartë i detyrave që duhet të kryejë punonjësi. Sot, në sistemin bankar shqiptar ka
67 Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2012, fq 22.
Faqe | 151
banka që nuk i kanë të mirë përshkruara qartë detyrat dhe të drejtat e punonjësit. Kjo krijon
konfuzion në zhvillimin e proceseve të punës dhe lë evaziv rastet kur duhet evidentuar punonjësi
përgjegjës, kur një detyrë nuk është realizuar sipas rregullave dhe procedurave në fuqi.
Paga dhe shpërblimi
Shpesh pagat dhe shpërblimet janë motivuese për një punonjës në sistemin bankar shqiptar.
Rritja e vazhdueshme e pagës, si dhe pagesa në mënyrë të drejtë e punonjësve bazuar mbi merita
dhe vlera, i motivon punonjësit. Gjithashtu edhe shpërblimet e ndryshme kanë të njëjtin impakt
tek punonjësit.
Kënaqësia në punë
Kënaqësia në punë është elementi më i rëndësishëm, i cili ndikon më pas në performancën e
punonjësit dhe bankës tërësi.
Bazuar në qëllimet e këtij punimi të dhënat e mbledhura i’u nënshtruan më pas analizës regresive
me SPSS, për të parë dhe analizuar lidhjen mes faktorëve të shqyrtuar.
Përpunimi i tyre u bë me qëllim që :
Të shihej se sa ndikojnë elementët si përzgjedhja e punonjësve, trajnim–zhvillimi,
përshkrimi i punës dhe sistemi i pagave e shpërblimeve në kënaqësinë e punonjësve në
punë.
Të jepen konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse.
Për të parë se si ndikon kënaqësia e punonjësit (motivimi) te përformanca e tij dhe te jetëgjatësia
e punonjësit në organizatë janë kryer disa studime të shoqëruara me modele të ndryshme
ekonometrike. Më poshtë po rendim disa prej tyre, studime nga ku ka zanafillën edhe studimi në
këtë punim.
Studimi me titull “Modeling link between internal service quality in human resources
management and employees retention: A case of Pakistani privatized and public sector
Faqe | 152
banks”; me autor pedagogët Muhammad Asif Khan, Kashif Ur Rehman, Ijaz Ur Rehman,
Nadeem Safwan dhe and Ashfaq Ahmad.
Studimi me titull “Intellectual capital performance of commercial banks in Bangladesh”;
me autor profesorin Shubhankar Shil.
Studimi me titull “Intellectual Capital in Development and Investment Banks of Turkey”;
me autor pedagogët Fethi Calisir, Cigdem A. Gumussoy, Faruk Cirit, A. Elvan
Bayraktaroglu
Studimi me titull “Human resource strategies within the banking system in economic
recession situation”; me autor pedagogët Dumitru Alina Mihaela dhe Varuicu Nicoleta.
Pra, në vendet në zhvillim ashtu si dhe Shqipëria, ky model është i sukseshëm për matjen
motivimit (kënaqësisë) të kapitalit human në sistemin bankar. Të gjithë këto studime, veçanërisht
i pari, kanë ndihmuar në konceptimin dhe formulimin e pyetësorit dhe studimit të kryer në këtë
punim.
Instrumentet dhe matjet
Për të analizuar dhe vlerësuar mendimin dhe opinionin e punonjësve mbi faktorët e mësipërm
dhe për të parë nëse kanë lidhje me kënaqësinë në punë apo motivimin u veprua si më poshtë:
Për të analizuar faktorin “Përzgjedhja e punonjësve”, u shqyrtuan këto elemente:
Dëshira për të punuar: Ka të bëjë me faktin nëse merret apo jo parasysh nga punëdhënësi
dëshira për punë e një individi , kandidat për një vend vakant pune.
Pjesëmarrja e menaxherëve: Ka të bëjë me faktin se marrin apo jo pjesë menaxherët
respektivë në përzgjedhjen e stafit, apo thjesht kjo kryhet nga përfaqësues të zyrës së
burimeve njerëzore si diçka rutinë.
Standardizimi i procedurave: Ka të bëj me faktin se zbatohen apo jo politika të njëjta
rekrutimi për të gjithë, apo ka standarde të ndryshme për individë të ndryshëm.
Kontrolli i njohurive: Ka të bëjë me faktin se kontrollohen njohuritë e punonjësve
përpara se të punësohen apo jo.
Faqe | 153
Për të analizuar faktorin “Trajnim – zhvillim”, u shqyrtuan këto elemente:
Trajnime të përgjithshme mbi bankën: Ka të bëjë me faktin se a zhvillojnë punonjësit
trajnime në lidhje me veprimtarinë bankare në përgjithësi apo jo. Nuk është e
mjaftueshme që një punonjës banke të njohë mirë punën e tij, por gjithashtu duhet që ky
punonjës të ketë informacionin e nevojshëm se si funksionon banka e tij.
Trajnime specifike për postin: Ka të bëjë me faktin nëse zhvillohen trajnime në lidhje me
pozicionin e punës së një punonjësi, apo ai trajnohet “on job training”, pra i mëson gjërat
në punë e sipër.
Trajnime specifike sipas performancës: Shpesh herë punonjës të ndryshëm kanë mangësi
në punën e tyre duke pasur një performacë më të dobët krahasuar me të tjerët. Kjo
kategori punonjësish ka nevojë të zhvillojë trajnime për të përmirësuar punën dhe
perfomancën gjithashtu.
Takime informuese mbi tregjet bankare: Duhet që një punonjës bankar të di zhvillimet
dhe çfarë ndodhë në sistemin bankar shqiptar dhe të vendeve që kanë ndikim në sistemin
bankar shqiptar. Informacioni gjithmonë është mundësi zhvillimi.
Për të analizuar faktorin “Përshkrimin e punës”, u shqyrtuan këto elemente:
Materiale dhe procedura – Përshkrimi i qartë i punës: Ka të bëjë me faktin se sa të qarta i
kanë punonjësit detyrat e tyre.
Bashkëpunimi i lartë: Ka të bëjë me faktin se sa bashkëpunim ka midis departamenteve,
sektorëve, njësive apo dhe divizioneve. Nëse bashkëpunimi është më i lartë, atëherë edhe
rezultatet dhe kënaqësia do të jetë në nivele të larta.
Automatizimi i detyrave: Ka të bëjë me faktin se detyrat e tyre janë të automatizuara, apo
ka nevojë për vendimmarrje personale dhe kreativitet.
Aftësi për të thjeshtuar detyrat: Ka të bëjë me faktin nëse ekziston mundësia për të
thjeshtuar punën, apo çdo gjë është e mirëpërcaktuar dhe nuk mund të lëvizësh nga
kornizat e saj.
Faqe | 154
Për të analizuar faktorin “Pagat dhe shpërblimet”, u shqyrtuan këto elemente:
Paga dhe shpërblime të krahasueshme me tregun: Ka të bëjë me faktin nëse janë apo jo
pagat dhe shpërblimet përgjithësisht të njëjta si në bankat e tjera, për të njëjtin pozicion
pune.
Paga dhe shpërblime më të larta se tregu: Ka të bëjë me faktin se a janë apo jo pagat dhe
shpërblimet përgjithësisht më të larta se në bankat e tjera, për të njëjtin pozicion pune.
Vlerësimi i performancës: Ka të bëjë me faktin se merret apo jo parasysh vlerësimi i
performancës në shpërblimet dhe pagën që merr punonjësi.
Paga ka rritje të përvitshme: Ka të bëjë me faktin se ka apo jo rritje të përvitshme page,
së paku me normën e inflacionit.
Për të analizuar faktorin “Kënaqësi në punë” u shqyrtuan këto elemente:
Trajtimi i drejtë dhe korrekt nga punëdhënësi: Trajtohet korrekt apo jo punonjësi nga
punëdhënësi në të gjitha aspektet.
Liri veprimi dhe pavarësi në kryerjen e punës: Ka të bëjë me faktin se ka apo jo liri në
kryerjen e punës, apo kushtëzohen nga faktorë të jashtëm të cilët reduktojnë pavarsinë e
punonjësit në lidhje më mënyrën e punës.
Mundësi zhvillimi, rritje pozicioni: Mundësitë që një punonjës të rritet në përgjegjësi dhe
të ketë mundësi karriere brenda bankës.
Kënaqësia e përgjithshme në nivele të larta: Nëse punonjësi ka kënaqësi të përgjithshme
në nivele të larta në lidhje me punën që ai kryen dhe ambientin që e rrethon.
Për të kryer këto matje me anë të pyetësorit u përdor sistemi me 5 shkallë i Likertit68, nga 1–
absolutisht nuk jam dakord deri në 5 plotësisht dakord.
68 Rensis Likert (5 Gusht 1903 – 3 Shtator 1981). I diplomuar në Ekonomiks në Universitetin e Michian 1926.Mbrojti Doktoraturën në Universitetin e Kolombia. Krijimi dhe zhvillimi i shkallëve të matjes me 5 njësi (5 pika) ebëri atë të njohur.
Faqe | 155
Rezultetet dhe diskutimet
Rezultatet e analizës regresive, të dala nga përpunimi i të dhënave në programin kompjuterik
SPSS, janë paraqitur në tabelat (1), (2) dhe (3) në aneks 3.
Referuar tabelës (2), konkludojmë se variablet e zgjedhur si të pavarur, në tërësi, ndikojnë tek
variabli i varur ( significance F = p = .000).
Variabiliteti i shpjeguar i ndryshores së varur (kënaqësia e punonjësit) nëpërmjet ndryshoreve të
pavarura (paga dhe shpërblimet, projektimi i punës, trajnimi dhe zhvillimi si dhe përzgjedhja e
stafit) është në masën = 41.2 %, relativisht i kënaqshëm. Kjo tregohet tek tabela (1) (Adjusted
R Square).
Nga tabela (3), bazuar në rezultatet e shtyllës Significance, që do të thotë tek vlerat e p,
konkludojmë se: nga të gjithë variablet e pavarur, paga dhe shpërblimet, projektimi i punës si
dhe trajnimi dhe zhvillimi, ndikojnë tek variabëli i varur (kënaqësia e punonjësit), kjo sepse
rezulton se p < 5 %. Nuk mund të themi të njëjtë gjë për variabëlin: përzgjedhja e stafit, sepse
rezulton p = 7.2% > 5 %.
Kështu që për të patur punonjës të kënaqur dhe motivuar duhet të trajtojmë me kujdes elementë
si:
Paga dhe shpërblimet
Projektimi i punës
Trajnimi dhe zhvillimi
Ndërsa variabëli “përzgjedhja e stafit”, nuk ka ndonjë ndikim domethënës tek kënaqësia e
punonjësit.
Në anekset 4 dhe 5 janë paraqitur edhe rezultatet e pyetësorit. Përgjigjet e përftuara nga plotësimi
i pyetësorit i kam paraqitur gjithashtu në mënyrë grafike, për të qenë më të qarta dhe për të pasur
lehtësi në interpretimin e tyre.
Faqe | 156
Megjithatë si përfundim të kësaj çështje mund të themi se, përgjithësisht punonjësit në sistemin
bankar shqiptar nuk janë të motivuar. Ata në një farë mënyrë pranojnë kushtet e ofruara nga
banka duke qenë se ato janë përgjithësisht më të mirat krahasuar me punëdhënësit e tjerë që
operojnë në fushën e ndërmjetësve financiarë dhe jo vetëm. Nëse i krahasojmë me kompanitë e
sigurimeve, me fondacionet e ndryshme ekonomike, apo dhe me firma private që kryejnë
aktivitet ekonomik, përgjithësisht bankat kanë kushte pune disa herë më të mira. Shto këtu dhe
faktin që në një vit kemi shumë të diplomuar në fushën e ekonomisë dhe pak vende vakante, bën
që bankat të abuzojnë me punonjësit e tyre.
6.6 PËRMBLEDHJE
Kapitali human në sistemin bankar është tepër i rëndësishëm. Duke qënë se banka është
institucion besimi, ajo duhet të ketë punonjësit më të mirë të mundshëm duke rritur kështu
besimin tek klientët e saj aktualë dhe potencialë. Duhet që institucioni bankar të kujdeset për
punonjësin e tij duke i rritur vlerat nëpërmjet trajnimeve dhe duke e motivuar nëpërmjet
plotësimit të kushteve dhe kërkesave që punonjësit kanë. Teoritë e ndryshme, por edhe praktika
ka treguar se një kapital human i motivuar dhe i kënaqur rrit performancën e bankës. Mirëpo në
sistemin bankar shqiptar, kapitali human përballet me probleme të ndryshme, probleme të cilat
shpesh herë e detyrojnë të largohet nga vendi i punës. Ndër problemet kryesore mund të
përmendim:
1. Mosekzistenca e mundësisë për t’u ngritur në përgjegjësi.
2. Mosvlerësimi ose vlerësimi më pak.
3. Mbingarkesa dhe orare të zgjatura të punës.
4. Konflikte me eprorin.
5. Vendi i punës nuk paraqet më interes.
Këto probleme duhen trajtuar me seriozitetin e duhur dhe me përkushtim nga menaxherët
ekzekutivë dhe drejtuesit e sistemit bankar shqiptarë, në mënyrë që në të ardhmen të kemi
punonjës më të motivuar. Vetëm kështu, ata do të jenë më produktivë dhe nuk do të kërkojnë të
largohen nga vendi i tyre i punës. Kjo do të ishte në fakt një ulje kostoje për bankën, pasi largimi
i punonjësit nga banka dhe zëvendësimi i tij mbart kosto për institucionin bankar.
Faqe | 157
Për më tepër, nga studimi i kryer rezulton se përgjithësisht kapitali human në sistemin bankar ka
pakënaqësi në lidhje më pagën, me trajnimet, me diskriminimin që bëhet mes tyre, me
mundësinë e pakta të ngritjes në përgjegjësi etj. Kjo ka bërë që ata të jenë të pakënaqur me
ambientin ku punojnë dhe punën që bëjnë.
Si përfundim mund të them, se përgjithësisht punonjësit në sistemin bankar do të largoheshin nga
puna nëse gjejnë një mundësi tjetër punësimi. Kjo më tepër për punonjësit e bankave në qytetin e
Tiranës, sepse nëpër qytete të tjera puna në bankë është një nga më të mirat krahasuar me
mundësitë që të ofron tregu i punës nëpër rrethe.
Faqe | 158
KAPITULLI 7
KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
Konkluzionet dhe rekomandimet kanë rëndësi të veçantë në një punim. Nga ky punim nxjerrim
konkluzionet e mëposhtme:
Sistemi bankar shqiptar ka pasur përgjatë këtyre viteve një ecuri përgjithësisht pozitive. Kjo
tregohet nga raportet e ndryshme të institucioneve mbikëqyrëse të sistemit bankar, kombëtarë
dhe ndërkombëtarë. Zhvillimi i sistemit bankar shqiptar ka qenë me ritme relativisht të larta,
sidomos krahasuar me vendet e rajonit. Madje, sistemi bankar shqiptar është i krahasueshëm
edhe me sistemet bankare të vendeve të zhvilluara, në disa elementë të tij.
Mirëpo në të njëjtën kohë, bankat në Shqipëri janë ballafaquar me probleme dhe sfida nga më të
ndryshmet përgjatë viteve 1991 – 2012. Ndër problemet kryesore të sistemit bankar shqiptar
përmendëm:
Kreditë e këqija dhe problemet në procesin e kreditimit.
Kreditë me probleme sot, përbëjnë një shqetësim jo vetëm të bankave në Shqipëri, por kudo.
Pasojat e krizës ekonomike, si dhe faktorë të tjerë si keqparashikimet për të ardhmen, abuzimet e
kredimarrësit dhe analistit të kredisë, mosprofesionalizimi i analistit të kredisë, dhënia pa kriter e
kredive, korrupsioni bankar apo dhe mosha e re e sistemit bankar shqiptar.
Problemet me kolateralin.
Ekzekutimi i të gjithë kolateraleve të sekuestruar në emër të bankës do të zhvlerësonte tregun e
pasurive të paluajtshme. Nga ana tjetër, mungesa e certifikatës së pronësisë ndikon negativisht në
vendosjen e pronës si kolateral, duke frenuar kështu procesin e kreditimit.
Problemet e auditimit të brendshëm.
Evidentuam se jo rrallë herë audituesit janë nën presion mbi kontrollet që ata ushtrojnë. Mungon
realisht pavarësia e audituesve në disa prej bankave në Shqipëri. Gjithashtu, audituesit përballen
edhe me probleme të tjera, si mungesa e politikave dhe procedurave, mungesa e trajnimit të
auditorëve, mangësi në bazën ligjore apo dhe vështirësi komunikimi me punonjësit.
Faqe | 159
Shtrirja gjeografike e sistemit bankar shqiptar.
Bankat në Shqipëri janë të vendosura kryesisht në qytetet kryesore. Pra, mungojnë degët bankare
në zona të cilat ndoshta nuk kanë zhvillimin e duhur. Ky fakt është diskriminues për disa biznese
apo individë që dëshirojnë të përdorin sistemin bankar, por që ndodhen në zona të tilla.
Kultura ekonomike e individëve dhe lidhja me produktet dhe shërbimet bankare.
Në realitetin shqiptar vihet re një kulturë tepër modeste ekonomike. Shpesh individët janë
mosbesues ndaj institucionit bankar. Kjo ndikon negativisht në zhvillimin e bankës dhe
produkteve dhe shërbimet bankare.
Aspektet operacionale dhe mosfunksionimi i bursës se letrave me vlerë
Veprimtaria operacionale e një banke është tepër e rëndësishme. Shpesh bankat në Shqipëri
shfaqin probleme në aspektet operacionale. Menaxhimi i kësaj veprimtarie është i vështirë duke
ditur dhe volumin e madh të punës që kërkon. Për më tepër, mosfunksionimi i bursës së letrave
me vlerë redukton mundësitë e zhvillimit të sistemit bankar me ritme të larta si dhe e mban atë të
diferencuar në treg në lidhje me njësitë e tjera ekonomike.
Gjithashtu edhe problemet e vet tregut janë burim problemesh për sistemin bankar. Ndër
problemet kryesore të tregut në Shqipëri mund të përmendim:
1. Infromaliteti, i cili bën që marrëdhëniet e bankës me biznesin të jenë të ndërlikuara
përderisa këta të fundit ende punojnë me dy bilance.
2. Tregu i vogël dhe problemet ekonomike të individëve dhe bizneseve ndikojnë
menaxherët e bankave të devijojnë nga politikat dhe procedurat për të realizuar targetin e
vendosur.
3. Mungesa e etikës profesionale të bizneseve si dhe të stafit bankar shpesh herë.
Në këtë punim u evidentuan gjithashtu edhe problemet që ka sot kapitali human në sistemin
bankar shqiptar, probleme të cilat i demotivojnë punonjësit dhe shpesh detyrojnë ata të largohen
nga puna. Ndër problemet kryesore, të cilat i demotivojnë punonjësit dhe nxisin largimin e tyre
nga puna mund të përmendim:
Faqe | 160
Mosngritja në përgjegjësi.
Puna nuk është njësoj si u premtua në fillim.
Konflikte me eprorin.
I kërkohet të bëj diçka jo etike.
Një vlerësim i ulët për punën.
Epror/drejtues të pa ndershëm dhe të pa sjellshëm.
Ngarkesë e madhe në punë e cila nuk shpërblehet.
Orare të zgjatura pune.
Trajnim i pamjaftueshëm dhe i papërshtatshëm.
Të gjitha këto probleme e demotivojnë punonjësin. Sipas shumë teorive, por edhe realitetit
praktik, një punonjës i pa motivuar nuk nxitet të jetë produktiv dhe efiçent të punën e tij. Për më
tepër, në raste të tilla punonjësit kërkojnë të largohen.
Sipas studimit të kryer stafi bankar shqiptar nuk ka një motivim në nivel të kënaqshëm. Madje
shpesh herë, ai ndihet i nënvlerësuar. Punonjësit bankarë në Shqipëri pohojnë se ndihen të pa
motivuar dhe se banka i shfrytëzon shumë më tepër se për çfarë ata paguhen. Ata gjithashtu
argumentojnë se punëdhënësi i diskriminon dhe nuk tregon barazi në sjellje dhe shpërblime ndaj
tyre. Për më tepër, studimi i kryer tregon se në kënaqësinë e punonjësit bankar në Shqipëri, ndër
të tjera, ndikojnë në mënyrë domethënëse faktorët e mëposhtëm:
Paga dhe shpërblimet
Projektimi i punës
Trajnimi dhe zhvillimi
Një bankë me punonjës të pa motivuar, sidomos në periudhë afatmesme dhe afatgjatë, do të
tregojë jo qëndrueshmëri dhe probleme në arritjen e rezultateve.
Faqe | 161
Bazuar në problemet dhe sfidat e sistemit bankar shqiptar të lartpërmendura mund të japim këto
rekomandime:
Bankat në Shqipëri duhet të hartojnë dhe implementojnë politika dhe strategji të qarta dhe të
përshtatshme në lidhje me ecurinë e tyre për periudha afatmesme dhe afatgjata. Ato duhet të
marrin masa efikase në lidhje me problemet që ato përballen.
Në lidhje me kreditë e këqija, duhet që bankat të punësojnë punonjës profesionist,
sidomos analistët e kredive, dhe ti motivojnë ata. Në këtë mënyrë, do të ulet korrupsioni
bankar dhe abuzimi i analistëve, ç’ka gjeneron kredi të këqija. Gjithashtu duhen shtuar
kontrollet mbi njësitë që janë përgjegjëse për procesin e kreditimit. Në mënyrë specifike
për sa i përket kredive të këqija do të rekomandoja:
Së pari, banka duhet të jetë në gjendje të dallojë dhe të kuptojë mirë situatën financiare të
kredimarrësit duke evidentuar dhe shmangur në këtë mënyrë abuzuesit. Vizitat në
bizneset që aplikojnë për kredi të mos jenë vizita “rutinë dhe formale”, por të
investigohen në mënyrën e duhur për të kuptuar sa më tepër rreth tij.
Së dyti, dhënia e përgjegjësisë së plotë analistëve të kredisë për rastet që ata trajtojnë.
Së treti, trajnimi i analistëve të kredisë.
Së katërti, duhet pasur kujdes në dhënien e kredive. Kjo nuk do të thotë që bankat të
frenojnë kreditimin, pasi në të ardhmen kjo do ta dëmtonte sistemin bankar duke qënë se
në treg do të ketë mungesë likuiditeti. Nëse tregohet kujdes i veçantë në dhënien e
kredive, atëherë ka premisa për të pasur në të ardhmen një portofol cilësor kredie. Nga
ana tjetër, duhet që bankat të menaxhojnë me kujdes të madh portofolin aktual të kredisë.
Kjo nënkupton ristrukturim të kredive me probleme duke i dhënë mundësi të reja
biznesit, pra duke e ndihmuar biznesin pasi falimentimi i tij nuk do ti shërbente bankës.
Për më tepër, shihet si domosdoshmëri dhënia e asistencës së nevojshme bizneseve, të
cilat janë në vështirësi financiare. Kjo do të thotë, se në raste të caktuara banka mund të
jetë një konsulent financiar për bizneset të cilat kanë marrë kredi dhe kanë vështirësi në
pagesën e saj.
Faqe | 162
Gjithashtu, banka nuk duhet të udhëhiqet nga parimi i maksimizimit të fitimit duke
abuzuar më dhënien e kredive. Mbi të gjitha, duhen zbatuar me rigorozitet të gjitha
politikat dhe procedurat të institucionit bankar dhe të autoriteteve mbikëqyrëse. Rishikimi
i këtyre politikave dhe procedurave duhet kryer në vazhdimësi, për të eliminuar hapësirat
që mund të krijohen si pasojë e problemeve, të cilat shfaqen nga dinamika e zhvillimit e
të gjithë komponentëve që ndikojnë në sistemin bankar.
Së pesti, duhet që bankat të diversifikojnë portofolin e kredisë së tyre duke mos
përqendruar vetëm në një sektor të ekonomisë.
Së gjashti, duhen marrë masa ekstreme për rastet e evidentuara të korrupsionit në
sistemin bankar. Duhet krijuar një regjistër i përbashkët për të gjithë bankat e sistemit
bankar në lidhje më stafin bankar. Në këtë regjistër duhet të evidentohet e gjithë ecuria e
punonjësit të bankës duke nxjerrë në pah anët pozitive apo negative të tij. Në këtë
mënyrë, levizjet e personave jo të përshtatshëm në sistemin bankar do të jenë të vështira.
Deri më tani ekziston “letër rekomandimi” apo “vlerësimi i stafit”, por që rezultojnë të
jenë thjesht formale.
Së shtati, ulja e normës së interesit për kredinë. Rekomandohen norma më të ulëta
interesi, në mënyrë që kredimarrësit ti krijohet frymëmarrja e nevojshme sidomos në
periudhë krize.
Bankat nuk duhet të nxitohen në ekzekutimin në të njëjtën kohë të kolateraleve të
subjekteve apo individëve, të cilët nuk kanë mundur të paguajnë kredinë. Kjo zhvlerëson
tregun e pasurive të paluajtshme duke ndikuar negativisht në kredimarrësin kryesor në
sistemin bankar shqiptar që është industria e ndërtimit.
Auditimi i brendshëm duhet të ushtrojë funksionin e tij si një njësi e pavarur dhe jashtë
çdo ndikimi apo presioni. Gjithashtu, audituesit duhen trajnuar vazhdimisht për të qenë
parandalues të fenomeneve negative ne bankë.
Për çdo veprimtari bankare duhet të ketë politika dhe procedura të sakta dhe të qarta. Kjo
do të rrisë përgjegjësinë si dhe do ta bëjë më të lehtë procesin e punës.
Faqe | 163
Bankat duhet të jenë prezent me degët e tyre në të gjithë teritorin e Shqipërisë. Kjo mund
të jetë kosto për bankën në periudha afatshkurtra, por në periudha afatmesme dhe
afatgjata do të gjenerojë të ardhura.
Bankat, të gjitha së bashku duhet të ndikojnë vazhdimisht në përmirësimin e kulturës
ekonomike të individëve dhe bizneseve. Ato duhet të ndërmarrin nisma edukative dhe
informuese ndaj publikuar duke nxitur kanalizimin e fondeve nëpërmjet sistemit bankar.
Bankat nuk duhet të kufizohen në spotet publicitare mediatike, por duhet të jenë më pranë
publikut duke e edukuar atë nga pikëpamja ekonomike.
Banka duhet të përmirësojë aspektet operacionale të saj. Kjo arrihet duke përdorur
politika dhe procedura të përshtatshme dhe praktikat më të mira botërore. Gjithashtu
trajnimi i vazhdueshëm i stafit ndihmon në përmirësimin e veprimtarisë operacionale.
Gjithashtu, bankat duhet të jenë më aktive për të nxitur funksionimin e bursës si një
mundësi zhvillimi alternativ të tregut bankar shqiptar.
Tepër e rëndësishme për bankat sot është marrëdhënia që duhet të kenë me punonjësit e tyre.
Kapitali human në banka duhet motivuar nga këto të fundit. Bankat duhet të kuptojnë se aseti më
i rëndësishëm për to është kapitali human.
Por si mund ti motivojnë bankat punonjësit e tyre? Në bazë të studimit të kryer, rekomandohet si
më poshtë:
Përzgjedhja e punonjësve dhe promovimi i tyre të kryhet mbi baza objektive. Duhet pasur
parasysh dëshira e tyre për punë, duhen kontrolluar njohuritë e tyre si dhe të ketë politika
dhe procedura standarde për të gjithë.
Banka duhet të kryejë trajnime periodike për të zhvilluar stafin. Duhet të ketë trajnime të
karaktereve të ndryshme, duke filluar nga trajnime të përgjithshme mbi bankën, trajnime
për pozicionin specifik të punës si dhe trajnime në bazë të performacës. Për më tepër,
banka duhet të krijojë mundësinë e informimit të stafit të saj mbi ecurinë e tregjeve
bankare, apo ndodhive ekonomike të cilat ndikojnë në sistemin bankar shqiptar.
Banka duhet të ketë të mirëpërshkruar detyrat dhe të drejtat e çdo punonjësi. Politikat dhe
procedurat e brendshme të bankës duhet të jenë tepër të qarta dhe pa hapësira spekulative.
Faqe | 164
Banka duhet të paguajë punonjësit e saj në mënyrë të drejtë duke i bërë ata të ndihen të
vlerësuar për punën që bëjnë. Banka, nuk duhet të krijojë konflikte dhe pakënaqësi midis
stafit duke paguar në mënyrë të pabarabartë (diskriminuese) punonjës, të cilët kanë të
njëjtin pozicion dhe ndajnë të njëjtën detyrë. Performanca e punonjësve duhet të merret
parasysh në pagën që ai merr. Gjithashtu, paga duhet të ketë rritje të përvitshme,
minimalisht me normën e inflacionit.
Banka duhet të trajtojë drejtë dhe korrekt kapitalin human. Duhet t’i krijojë atij kushtet
për të qenë të lirë dhe kreativë gjatë kryerjes së punës.
Banka duhet të krijojë kushtet dhe mundësitë që stafi të zhvillohet dhe të ketë rritje në
karrierë. Për këtë, duhet të merret parasysh kontributi i punonjësit në institucionin bankar.
Nëse realizohen dhe implementohen rekomandimet e mësipërme situata në sistemin bankar do të
përmirësohet. Do të kemi një sistem bankar me më pak probleme dhe një kapital human të
motivuar. Kapitali human i motivuar apo i kënaqur në punën që bën është faktor ndryshimi
pozitiv, zhvillimi, produktiviteti dhe performance të lartë.
Faqe | 165
Aneks 1
Faqe | 166
Aneks 2
PYETËSOR
Seksioni 1: Informacion i përgjithshëm
Gjinia: Femër □ Mashkull □
Mosha: Nën 30 vjec □ 30 – 39 □ 40 – 49 □ Mbi 50 vjec □
Edukimi: Shkollë e mesme □ Universitet □ Master □ Doktoraturë□
Vite eksperience ne pune: Nen 5 vite □ 5 – 10 □ 11 – 15 □ Mbi 15 vite □
Seksioni 2: Përzgjedhja e stafit. Sa vlerësohen elementet e mëposhtëm gjatë përzgjedhjes sëstafit të ri.
1-absolutisht nuk jam dakord; 2-nuk jam dakord; 3-pjesërisht dakord; 4-dakord; 5-plotësisht dakord
1 2 3 4 5
Dëshira per te punuar.Pjesëmarrje e menaxherëve në përzgjedhje.Standardizimi i procedurave të përzgjedhjes.Kontrolli i njohurive të nevojshme për punë.
Seksioni 3: Trajnimi dhe zhvillimi i stafit. A aplikohen elementet e me poshtem?
1-absolutisht nuk jam dakord; 2-nuk jam dakord; 3-pjesërisht dakord; 4-dakord; 5-plotësisht dakord
1 2 3 4 5
Trajnime të përgjithshme në lidhje me bankën në tërësi.Trajnime specifike për pozicionin e punës.Trajnime specifike në varësi të vlerësimit të performancës.Takime informuese mbi situatën e tregjeve bankare.
Seksioni 4: Projektimi i punës. Mendoni se në punën qe ju kryeni kanë vend elementet emëposhtëm?
1-absolutisht nuk jam dakord; 2-nuk jam dakord; 3-pjesërisht dakord; 4-dakord; 5-plotësisht dakord
1 2 3 4 5
Materiale dhe procedura të specializuara. Përshkrimi i detyrave është i qartë.Bashkëpunimi (me koleg, me njësi dhe departamente te tjera) është i lartë.Automatizimi i detyrave.Aftësi për të thjeshtuar detyrat.
Faqe | 167
Seksioni 5: Paga dhe shperblimi.
1-absolutisht nuk jam dakord; 2-nuk jam dakord; 3-pjesërisht dakord; 4-dakord; 5-plotësisht dakord
1 2 3 4 5
Pagat dhe shpërblimet janë të krahasueshme me tregun.Pagat dhe shpërblimet janë shumë më lartë se tregu.Vlerësimi i performances merret parasysh për shpërblime.Paga ka rritje të përvitshme, (të paktën sa norma e inflacionit).
Seksioni 6: Kënaqësia e punonjësit.
1-absolutisht nuk jam dakord; 2-nuk jam dakord; 3-pjesërisht dakord; 4-dakord; 5-plotësisht dakord
1 2 3 4 5
Trajtim i drejtë dhe korrekt nga punëdhënësi.Liri veprimi dhe pavarësi në kryerjen e punës.Mundësi zhvillimi brenda bankës. Mundësi rritje në pozicion.Kënaqësia e përgjithshme është në nivele të larta.
Faqe | 168
Aneks 3
TABELA (1)
Model SummaryModel R R Square Adjusted R
SquareStd. Error ofthe Estimate
1 .647a .418 .412 .76702625a. Predictors: (Constant), Përzgjedhja e stafit , Trajnimidhe zhvillimi, Projektimi i punës, Paga dhe shpërblimet
TABELA (2)
ANOVAa
Model Sum ofSquares
df MeanSquare
F Sig.
1Regression 146.026 4 36.507 62.051 .000b
Residual 202.974 345 .588Total 349.000 349
a. Dependent Variable: Kënaqësia e punonjësitb. Predictors: (Constant), Përzgjedhja e stafit , Trajnimi dhe zhvillimi,Projektimi i punës, Paga dhe shpërblimet
TABELA (3)
Coefficientsa
Model UnstandardizedCoefficients
StandardizedCoefficients
t Sig.
B Std. Error Beta
1
(Constant)-1.800E-016
.041 .000 1.000
Paga dhe shpërblimet .186 .046 .186 4.051 .000Projektimi i punës .172 .058 .172 2.979 .003Trajnimi dhe zhvillimi .347 .065 .347 5.380 .000Përzgjedhja e stafit .104 .058 .104 1.804 .072
a. Dependent Variable: Kënaqësia e punonjësit
Faqe | 169
Aneks 4
Tabela 31. Lidhja gjini – edukim e të anketuarve.
Gjinia * Edukimi Crosstabulation
Count
EdukimiTotalShkollë e mesme Universitet Master Doktoraturë
Gjinia Femër 32 155 84 2 273
Mashkull 14 41 22 0 77Total 46 196 106 2 350
Vihet re se nga 350 të anketuar, 273 janë të gjinisë femër, ndërsa pjesa tjetër prej 77 janë
meshkuj. Edhe sipas të dhënave zyrtare rezulton se në sistemin bankar shqiptar ka më tepër
femra se meshkuj. Shumica e të anketuarve kanë pasur vetëm shkollim të lartë. Më pak janë ata
të cilët kanë qenë me Master, sikurse ka pasur edhe vetëm me shkollë të mesme. Ndërsa me
doktoraturë nga të gjithë të anketuarit, rezultojnë vetëm 2 persona të gjinisë femërore.
Tabela 32. Lidhja gjini – vite eksperience në pune e të anketuarve.
Nga tabela 32 shikojmë se shumica e të anketuarve, 220 prej tyre, kanë pasur eksperiencë pune
në sistemin bankar 5–10 vite. Më pas kemi 60 të anketuar me 11 – 15 vite eksperiencë pune, 54
të anketuar me eksperiencë nën 5 vite, dhe vetëm 16 me mbi 15 vite pune në sistemin bankar.
Gjinia * Vite eksperience në punë Crosstabulation
Count
Vite eksperience ne pune
TotalNën 5 vite 5 – 10 11 – 15 Mbi 15 vite
Gjinia Femër 32 194 41 6 273
Mashkull 22 26 19 10 77
Total 54 220 60 16 350
Faqe | 170
Tabela 33. Lidhja moshë – edukim e të anketuarve.
Sipas tabelës 33, mund të themi se shumica e të anketuarve, 196 prej tyre, janë nën moshën 30
vjeç. Kjo tregon moshën e re që ka kapitali human në sistemin bankar.
Tabela 34. Lidhja gjini – moshë e të anketuarve.
Gjinia * Mosha Crosstabulation
Count
Mosha
TotalNen 30 vjeç 30 – 39 40 – 49 Mbi 50 vjec
Gjinia Femër 173 84 15 1 273
Mashkull 23 33 12 9 77
Total 196 117 27 10 350
Nga tabela 34 kuptojmë se shumica e femrave të anketuara kanë qënë nën moshën 30 vjeç.
Tabela 35. Lidhja moshë – vite eksperience në punë e të anketuarve.
Mosha * Vite eksperience në punë Crosstabulation
Count
Vite eksperience në punë
TotalNën 5 vite 5 – 10 11 – 15 Mbi 15 vite
Mosha Nën 30 vjeç 49 129 18 0 196
30 – 39 5 87 24 1 117
40 – 49 0 4 18 5 27
Mbi 50 vjeç 0 0 0 10 10
Total 54 220 60 16 350
Mosha * Edukimi Crosstabulation
Count
Edukimi
TotalShkolle e mesme Universitet Master Doktorature
Mosha Nen 30 vjec 9 141 45 1 196
30 – 39 26 42 48 1 117
40 – 49 10 4 13 0 27
Mbi 50 vjec 1 9 0 0 10
Total 46 196 106 2 350
Faqe | 171
Tabela 36. Lidhja edukimi – vite eksperience në punë e të anketuarve.
Edukimi * Viteeksperience ne puneCrosstabulation
Count
Vite eksperience ne pune
TotalNen 5 vite 5 – 10 11 – 15 Mbi 15 vite
Edukimi Shkollë e mesme 9 13 19 5 46
Universitet 33 129 24 10 196
Master 12 78 15 1 106
Doktoraturë 0 0 2 0 2
Total 54 220 60 16 350
Faqe | 172
Aneks 5
Përzgjedha e stafit
Tabela 37. Përgjigjet e të anketuarve mbi mënyrën e përzgjedhjes së stafit.
Përzgjedhja e stafit
Niveli i përgjigjesDëshira për te
punuarPjesëmarrja emenaxhereve
Standardizimi iprocedurave
Kontrolli injohurive
Absolutisht nuk jam dakord 7 18 53 98Nuk jam dakord 34 41 92 147Pjesërisht dakord 208 179 148 85Dakord 89 101 37 18Plotësisht dakord 12 11 20 2
Grafiku 4. Përgjigjet e të anketuarve mbi mënyrën e përzgjedhjes së stafit.
Bazuar në tabelën dhe grafikun e mësipërm, vihet re se shumica e të anketuarve, 82% e tyre,
pohojnë se nuk kryhet kontroll i njohurive për ata të cilët fillojnë punë. Madje, afro 42% e tyre
mendojnë se procedurat e përzgjedhjes nuk janë standarde për të gjithë kandidatët për punësim,
duke treguar diskriminim midis tyre.
0
50
100
150
200
250
Deshira per tepunuar
Pjesmarrja emenaxhereve
Standartizimi Iprocedurave
Kontrolli Injohurive
Absolutisht nuk jam dakort
Nuk jam dakort
Pjeserisht dakort
Dakort
Plotesisht dakort
Faqe | 173
Trajnimi dhe zhvillimi
Tabela 38. Përgjigjet e të anketuarve mbi trajnimin dhe zhvillimin
Trajnimi dhe zhvillimi
Niveli i përgjigjesTrajnime te
përgjithshmembi bankën
Trajnimespecifike për
postin
Trajnimespecifike sipasperformances
Trajnimeinformuesembi tregjet
bankareAbsolutisht nuk jam dakord 81 23 75 108Nuk jam dakord 162 48 138 225Pjesërisht dakord 71 186 124 15Dakord 21 57 13 2Plotësisht dakord 15 36 0 0
Grafiku 5. Përgjigjet e të anketuarve mbi trajnimin dhe zhvillimin
Bazuar në tabelën dhe grafikun e mësipërm shikojmë se 70% të të anketuarve pohojnë se nuk
kryen trajnime të përgjithshme mbi bankën. Gjithashtu, 95% e të anketuarve pohojnë se banka
nuk kryen trajnime informuese mbi tregjet bankare dhe 61% e tyre pohojnë se nuk kryen
trajnime specifike në varësi të performancës.
0
50
100
150
200
250
Trajnime tepergjithshmembi banken
Trajnimespecifike per
postin
Trajnimespecifike sipasperformances
Trajnimeinformusesembi tregjet
bankare
Absolutisht nuk jam dakort
Nuk jam dakort
Pjeserisht dakort
Dakort
Plotesisht dakort
Faqe | 174
Projektimi i punës
Tabela 39. Përgjigjet e të anketuarve mbi projektimin e punës.
Projektimi i punës
Niveli i përgjigjesMateriale dhe procedura.Përshkrimi i punës i qartë
Bashkëpunimii lartë
Automatizimii detyrave
Aftësi për tëthjeshtuar
detyrat.Absolutisht nuk jam dakord 62 80 10 49Nuk jam dakord 80 97 33 67Pjesërisht dakord 147 98 104 184Dakord 34 44 151 26Plotesisht dakord 27 31 52 24
Grafiku 6. Përgjigjet e të anketuarve mbi projektimin e punës.
Bazuar në tabelën dhe grafikun e mësipërm, rezulton se 51% e të anketuarve pohojnë se nuk
kanë bashkëpunim midis kolegëve. Kjo rrit pakënaqësitë dhe ul motivimin. 88% e të anketuarve
pohojnë se detyrat që ata kryejnë janë të automatizuara. Kjo do të thotë se monotonia është në
nivele të larta. Pra, nuk ka vend për kreativitet. Edhe ky fakt gjithashtu i demotivon punonjësit.
020406080
100120140160180200
Materiale dheprocedura.
Pershkrimi Ipunes i qarte
Bashkepunimii larte
Automatizimi idetyrave
Aftesi per tethjeshtuardetyrat.
Absolutisht nuk jam dakort
Nuk jam dakort
Pjeserisht dakort
Dakort
Plotesisht dakort
Faqe | 175
Paga dhe shpërblimet
Tabela 40. Përgjigjet e të anketuarve mbi pagat dhe shpërblimet.
Grafiku 7. Përgjigjet e të anketuarve mbi pagat dhe shpërblimet.
Bazuar në tabelën dhe grafikun e mësipërm, rezulton afro 77% e të anketuarve pohojnë se pagat
dhe shpërblimet që ata marrin nuk janë të krahasueshme me tregun. Madje 92% pohojnë se janë
pagat që ata marrin nuk janë më të larta se tregu. 96% e tyre pohojnë se vlerësimi i performancës
nuk merret parasysh për pagat dhe shpërblimet që ata marrin. Për më tepër, 97% e punonjësve të
anketuar pohojnë se paga e tyre nuk ka rritje të përvitshme.
Të gjitha këto e bëjë punonjësin më pak të motivuar dhe rrjedhimisht edhe më pak produktiv dhe
eficent.
0
50
100
150
200
250
Paga dheshperblime tekrahasueshme
me tregun
Paga dheshperblime melarte se tregu
Merretparasysh
vleresimi Iperformances
Paga ka rrtijete pervitshme
Absolutisht nuk jam dakort
Nuk jam dakort
Pjeserisht dakort
Dakort
Plotesisht dakort
Paga dhe shpërblimet
Niveli i përgjigjesPaga dhe shpërblimete krahasueshme me
tregun
Paga dheshpërblime melartë se tregu
Merret parasyshvlerësimi I
performances
Paga ka rritjete përvitshme
Absolutisht nuk jamdakord
82 109 127 171
Nuk jam dakord 185 212 209 167Pjesërisht dakord 68 27 14 11Dakord 11 2 0 1Plotësisht dakord 4 0 0 0
Faqe | 176
Kënaqësia e punonjësit
Tabela 41. Përgjigjet e të anketuarve mbi kënaqësinë në punë.
Kënaqësia e punonjësit
Niveli i përgjigjesTrajtimi drejtedhe korrekt nga
punëdhënësi
Liri veprimi dhepavarësi ne
kryerjen e punës
Mundësizhvillimi,rritje
pozicioni
Kënaqësia epërgjithshme ne
nivele te lartaAbsolutisht nuk jam dakord 21 66 54 92Nuk jam dakord 47 84 77 107Pjesërisht dakord 164 147 138 89Dakord 66 32 48 47Plotesisht dakord 52 21 33 15
Grafiku 8. Përgjigjet e të anketuarve mbi kënaqësinë në punë.
Bazuar në tabelën dhe grafikun e mësipërm rezulton rreth 56% e punonjësve janë të pakënaqur
nga puna e tyre. Për më tepër, 38% e tyre mendojnë se nuk kanë mundësi për rritje në pozicion.
0
20
40
60
80
100
120
140
160
180
Trajtimi drejtedhe korrekt nga
punedhenesi
Liri veprimidhe pavaresi ne
kryerjen epunes
Mundesizhvillimi,rritje
pozicioni
kenaqesia epergjithsme nenivele te larta
Absolutisht nuk jam dakort
Nuk jam dakort
Pjeserisht dakort
Dakort
Plotesisht dakort
Faqe | 177
Aneks 6
Bankat Aksionerët Pjesëmarrja nëkapital në % Pronësia Origjina e
kapitalitVendi i
origjinës
Banka RaiffeisenRaiffeisen International Bank-Holding AG
100 Privat I huaj Austri
Banka KombëtareTregëtare
Çalik Finansal Hizmetler A.S. 100 Privat I huaj Turqi
Banka e Bashkuare Shqipërisë
Banka Islamike e Zhvillimit (IDB)Jeddah
55.00 Privat I huajArabiaSaudite
Shamil Bank of Bahrein 20.00 Privat I huajMbretëria
eBahreinit
Dallah Albaraka Holding 10.00 Privat I huajArabiaSaudite
Business Fokus SDN BHD 6.34 Privat I huaj Malajzi
Individë 6.17 Individë I huajArabiaSaudite
Saudi Brothers Commerce Co. 2.50 Privat I huajArabiaSaudite
Banka Intesa SanPaolo Albania
Intesa Sanpaolo S.p.A (ISP) 98.61 Privat I huaj ItaliShoqëria Italiane për Ndërrmarjete Huaja S.p.a (SIMEST)
1.39 Privat I huaj Itali
Banka e TiranësPiraeus Bank 96.70 Privat I huaj GreqiDafnila Sa 1.30 Privat I huaj GreqiIndividë 2.00 Individë I huaj Greqi
Banka Kombëtaree Greqisë, DegaTiranë
National Bank of Greece 100 Privat I huaj Greqi
Dega e BankësAlpha, Albania
Alpha Bank, Greece 100 Privat I huaj Greqi
Banka Veneto Veneto Banca Holding S.c.p.A. 100 Privat I huaj Itali
Banka ProcreditProCredit Holding A.G. 80.00 Privat I huaj GjermaniCommerzbank AG 20.00 Privat I huaj Gjermani
BankaNdërkombëtareTregtare
Financial Group ICB Holding 100 Privat I huaj Zvicër
Banka Emporiki -Shqipëri69 Emporiki Bank Greqi 100.00 Privat I huaj Greqi
Banka e Kreditittë Shqipërisë
3 Individë 100 Privat I huaj Kuvajt
Banka Credins
13 Individë 74.34 Privat Vendas ShqipëriBUSHATI sh.p.k. 0.32 Privat Vendas ShqipëriB.F.S.E. Holding B.V. 22.17 Privat I huaj HollandëSekretariati Zviceran i Shtetit përÇështje Ekonomike (SECO)
3.17Publik –Privat
I huaj Zvicër
Banka SocieteGenerale, Albania
Societe Generale 87.47 Privat I huaj Francë8 Individë 12.53 Privat Vendas Shqipëri
Banka Union
Banka Evropiane për Rindërtimdhe Zhvillim (EBRD)
12.50 Privat I huaj Angli
Unioni Financiar i Tiranës 83.13 Privat Vendas Shqipëri2 individë 4.38 Privat Vendas Shqipëri
Banka e Parë eInvestimeve,Shqipëri
First Investment Bank, Bulgaria 100 Privat I huaj Bullgari
69 Aktualisht Credite – Agricole Bank. Me kapital 100% francez.
Faqe | 178
BIBLIOGRAFIA
Agalliu A, (2012), “Sistemi bankar shqiptar përballë krizës eknomike”, research paper, scientific
journal – “Economicu”, fq 199, nr 8, ISSN: 2223 – 6295, Tiranë.
Agalliu A, (2012), “Kultura ekonomike dhe lidhja me shërbimet e produktet bankare në
Shqipëri”, academic article, “Bankieri Magazine – Albanian Association of Banks” fq 39, nr
4, ISSN: 2225 – 2959, Tiranë.
Agalliu A, (2011), “Ekonomia dhe Punëdhënësi”, artikull, gazeta “Shqip” - 16.03.2011, Tiranë.
Ahmad A, Khan M. A, Rehman K. U, Rehman I. U, Safëan N, (2011),“Modeling link betëeen
internal service quality in human resources management and employees retention: A case of
Pakistani privatized and public sector banks.”, research paper, academic journal - “African
Journal of Business Management”, volumi 5 (3), ISSN 1993-8233.
Ahmed I, Amir M, (2011), “Service Quality; Service Features; and Customer Complaint
Handling As the Major Drivers of Customer Satisfaction in Banking Sector of Pakistan”,
research paper, International Review of Business Research Papers, volumi 7, nr 1.
Allen M. R, White P, (2007), “Strategic management and Human Resource Management” -
“Oxford Handbook of Human Resource Management”, ed Peter Boxall, John Purcell and
Patrick Wright, Oxford University Press, Oxford, UK.
Armenta M. W, (2011), “The Financial Sector and Economic Development: Banking on the Role
of Human Capital”, research paper, Norman Paterson School of International Affairs,
Carleton University.
Armstrong M, (2008), “Strategic Human Resource Management – A Guide to Action”, fq 5 – 85,
fourth edition, Kogan Page Limited, ISBN 978 0 7494 5375 6, London, UK.
Faqe | 179
Arrazola M, Hevia J, (2007), “An aggregated index of human capital”, research paper, Economic
Buletin, volumi 10 (1), fq 1 – 11, URL: http://economicsbulletin.vanderbilt.edu data e
aksesit 06.06.2012.
Austin, Robert D, (1996), “Measuring and Managing Performance in Organizations”, Dorset
House.
Avolio, Bruce, Boas, Dov, Dvir, Eden, Taly, Shamir, (2002), “Impact of Transformational
Leadership on Follower Development and Performance: A Field Experiment”, research
paper, fq 734 – 744, Academy of Management Journal, volumi 45.
B. Little J, Rhodes L, “Të kuptojmë bursën”, botimi i katërt, botues Hegla’s Screts - Morava,
ISBN: 978 – 99956 – 816 – 2 – 3.
Bain K, Howell P, (2005), “The economics of money, banking and finance”, fq 71 – 159, A
European text.
Banka e Shqipërisë (2006), Raporti Vjetor 2005, Banka e Shqipërisë, Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2007), Raporti Vjetor 2006, Banka e Shqipërisë, Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2008), Raporti Vjetor 2007, Banka e Shqipërisë, Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2009), Raporti Vjetor 2008, Banka e Shqipërisë, Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2010), Raporti Vjetor 2009, Banka e Shqipërisë, Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2011), Raporti Vjetor 2010, Banka e Shqipërisë, Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2012), Raporti Vjetor 2011, Banka e Shqipërisë, Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2006), Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Bankare 2005, Banka e Shqipërisë,
Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2007), Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Bankare 2006, Banka e Shqipërisë,
Tiranë.
Faqe | 180
Banka e Shqipërisë (2008), Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Bankare 2007, Banka e Shqipërisë,
Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2009), Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Bankare 2008, Banka e Shqipërisë,
Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2010), Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Bankare 2009, Banka e Shqipërisë,
Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2011), Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Bankare 2010, Banka e Shqipërisë,
Tiranë.
Banka e Shqipërisë (2012), Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes Bankare 2011, Banka e Shqipërisë,
Tiranë.
“Banking challenges in the 21st centery”, research paper, Preston University Peshawar’s
Seminar.
Barry M, Flynn, Francis J, Staw, (2004), “Lend Me Your Wallets: The Effect of Charismatic
Leadership on External Support for an Organization”, research paper, fq 309 – 330,
Strategic Management Journal, volumi 25.
Bayraktaroglu A. E, Calisir F, Cirit F, Gumussoy C. A, (2011), “Intellectual Capital in
Development and Investment Banks of Turkey”, research paper.
Becker B. E, (2001), “The HR Scorecard”, Harvard Business School Press, USA.
Becker G. S, (1964), “Human Capital: A Theoretical and Empirical Analysis, With Special
Reference to Education. Chicago”, third edition 1993, University of Chicago Press ISBN
978-0-226-04120-9, US.
Bharu K. K, Muhammad N. M. N, (2009), “Intellectual Capital Efficiency and Firm’s
Performance: Study on Malaysian Financial Sectors”, research paper, International Journal
of Economic and Finance, volumi 1, nr 2, www.çsenet.org/journal.html, data e aksesit
02.03.2012.
Faqe | 181
Bossidy L, Charan R, (2002), “Execution: The Discipline of Getting Things Done”, Crown
Business.
Bowles S, Gintis H, (1975). "The Problem with Human Capital Theory – A Marxian Critique,"
American Economic Review, 65(2), fq 74 – 82.
Bozdo A, (2012), “Çfarë po ndodh sot me kreditë e këqia të sistemit bankar”, research paper, fq
1 – 2.
Bozod A, (2012), “Kolaterali, zgjidhja e vetme e problemeve të kredisë në sistemin bankar?”,
research paper fq 1.
Branham L, (2005), “7 arsyet e fshehta pse punonjësit largohen”, B1 Advertising / Botimet
Max, ISBN: 978-99956-23-03-6
Briscoe D. R, Schuler R. S, (2004), “International Human Resources Management”, second
edition, Routledge, ISBN 0-203-67977-6, New York, USA.
Cani Sh, (2010), “Cikël leksionesh – Ekonomi Zhvillimi – Paraja dhe Banka”, Universiteti
Tiranës, Fakulteti Ekonomisë.
Carlin T, Finch N, Cuganesan S, “The Practice of Human Capital Reporting Among Australian
Financial Institutions”, research paper, scientific journal – “Journal of Finance and
Açountancy”, fq 1.
Ceridian UK Ltd. (2007) (PDF). Human Capital White Paper – 27.02.2007.
Civici A, (2010), “Kriza financiare apo globale”, UET Press, ISBN 978-99956-39-25-9, Tiranë.
Civici A, (2011), “Iluzionet monetare – Mashtrimet e mëdha”, Ombra GVG, ISBN: 978 – 9928 –
06 – 001 – 3, Tiranë.
Cummins T. G, Worley C. G, (2005), “Organization Development and Change, South-Western
Publishing”, Mason, OH
Faqe | 182
Davila T, Epstein M. J, Shelton R, (2006), “Making Innovation Work: How to Manage It,
Measure It, and Profit from It”, Wharton School Publishing, USA.
De Jonghe O, (2009), “Back to the Basics in Banking? A Micro-Analysis of Banking System
Stability”, research paper, Journal of Financial Intermediation, volumi 4, Ghent University,
Belgjikë.
Dumitru M. A, Varuicu N, “Human resource strgtegies within the banking system in economic
recession situation”, research paper, The Bucharest Academy of Economic Studies Faculty
of Management.
Egan J, (2006), “Doing the decent thing: CSR and ethics in employment”, IRS Employment
Review, fq 9–16, 858, 3 November.
Fabozzi F, Modigliani F, (2009), “Capital Markets – Institutions and Instruments”, fq 19 – 59,
fourth edition.
Frost S.M, (2004), “The Bank Analyst’s Handbook, Money, risk and conjuring tricks”, Securities
Markets and Financial Intermediation, fq 3 – 14.
Freixas X, Rochet J. Ch, (2008) “Microeconomy of Banking”, Kapitulli 1 – General
Introduction, fq 1.
Gerhart B, Hollenbeck J. R, Noe R. A, Wright P. Ë, (2011), “Fundamentals of Human Resource
Management”, fq 2 – 292, fourth edition, McGraw-Hill/Irwin, ISBN 978-0-07-353046-8,
New York, USA.
Greenbaum S. I, Thakor A.V, (2007), “Contemporary Financial Intermediation”, fq 41 – 74,
second edition.
Goldthwaite R, (1980), “The Building of Renaissance Florence: An Economic and Social
History", The Johns Hopkins Press Ltd, London, UK.
Harangus D, “The importance of human capital in bankaing”, research paper, University of
Timisoara, Tibiscus.
Faqe | 183
Hanushek E, Woessmann L, (2008), “The role of cognitive skills in economic development”,
research paper, Journal of Economic Literature, volumi 46, fq 607 – 668.
Haughton L, (2004), “Jo cfarë thua, por cfarë bën”, Sepktër / Botimet Max, ISBN: 99943 – 37 –
50 – 5.
Heiner, Rindermann, (2008), “Relevance of education and intelligence at the national level for
the economic welfare of people” research paper, volumi 36, fq 127 – 142.
Herzberg F, (1950), “Motivation – hygiene theory”, Library of Congress Cataloging in
Publication Data, Neë York, US.
Homan K, Koslowski P, Luetge Ch, (2007), “Globalization and Business Ethics Law Ethics and
Economics”, Ashgate Publishing Company, ISBN-13 978 0 7546 4817 8, Burlington, USA.
Hollenbeck J, Wright P, Gerhart B, (2011), “Fundamentals of Human Resource Management”,
Fourth Edition, McGraë-Hill Companies, Incorporated, USA.
Hoggson N, (1926), “Banking Through the Ages”, Cosimo publications, New York, US.
Itzkoff S. W, (2003), “Intellectual Capital in Twenty First Century Politics”, research paper,
ISBN 0 – 913993 – 20 – 4.
Jacobs B, (2010), “Human Capital, Retirement and Saving”, research paper, Tinbergen Institute,
Netspar and CESifo, Erasmus University Rotterdam.
Jensen R. T, (2010), “Economic opportunities and gender difference in human capital;
Experimantal evidence for India”, research paper, NBER working paper series, NBER
Working Paper No. 16021, Cambridge, UK. http://www.nber.org/papers/ë16021, data e
aksesit 28.12.2011.
Kayode O, (2012), “Impact of Globalization on Human Resource Management”, research paper,
Science Journal Publication – “Science Journal of Business Management”, volumi 2012 (3),
article id sjbm – 219, ISSN: 2276-6278, http://www.sjpub.org/sjbm.html, data e aksesit
03.06.2012.
Faqe | 184
Keynes J. M, (1936), “Teoria e përgjithshme e punësimit, interest dhe parasë”, ribotim Plejad
(2006), ISBN: 99943 – 903 – 4 – 1, Tiranë.
Kochan T. A, (2007), “Social legitimacy of the HR profession, in Oxford Handbook of Human
Resource Management”, Oxford University Press, Oxford, UK.
Locke. E. A, (2003), “Handbook of principles of OB”, Blackwell Publishing, fq 46, e - ISBN
9780631215066, Oxford, UK.
Lewin K, (1930), “Field Theory and Experiment in Social Psychology: Concepts and Methods”,
American Journal of Sociology, volumi 44, nr 6, fq 868 – 896.
Lind D, Marchal W, Wathen S, (2005), “Statistical techniques in Business Economics”, The
McGraw-Hill, New York, US.
Marks K, (1867), “Kapitali”, vëllimi i parë, ribotim (2002), shtëpia botuese Fan Noli,Tiranë.
Masiukiewucz P, (2010), “Crisis threat and banking reform”, research paper, scientific journal -
“Perspectives of Innovations, Economics & Business”, volumi 6 (3), fq 52 – 56, ISSN:
1804-0527 (online) 1804-0519 (print), Warsaw School of Economics, Poland.
Meka E, (2007), “Bursa e Tiranës si Treg Kapitalesh në Shqipëri”, temë disertacioni, Universiteti
Tiranës.
Meka E, (2012), “Cikël Leksionesh – Tregu bankar dhe institucionet e tij”, Universiteti Europian
i Tiranës.
Miner J.B, (2005), “Organizational Behavior 1 - Essential theories about motivation and
leadership”, fq 37 – 184, M.E. Sharpe Inc, ISBN 0-7656-1523-1, Neë York, USA.
Mishkin S, (2004), “ECONOMICS OF MONEY, BANKING AND FINANCIAL MARKETS”
fq 229 – 232, seventh edition.
Morck R, Yavuz M, Yeung B, (2009), “Banking system control, capital allocation, and economy
performance”, research paper, NBER working paper series, NBER Working Paper No.
15575, Cambridge, UK.http://www.nber.org/papers/w15575, data e aksesit 13.12.2011.
Faqe | 185
McWilliams A, Siegel D. S, Wright P. M, (2006), “Corporate social responsibility: strategic
implications”, research paper, Journal of Management Studies, fq 1 – 12, volumi 43 (1).
Mçlelland D, (1987), “Human Motivation”, Cambridge University Press, UK.
Osk A, (2001), “Efficiency of the financial intermediaries and economic growth in CEEC”,
research paper, ISSN 1406 – 5967, Tartu University Press, Order No 562.
Philipp Hartmann P, Straetmans P, Vries C, (2007), “Banking System Stability: A Cross-Atlantic
Perspective”, research paper, scientific journal “National Bureau of Economic Research”,
titulli i volumit “The Risks of Financial Institutions”, University of Chicago Press, ISBN: 0-
226-09285-2, volume URL: http://www.nber.org/books/care06-1, data e aksesit 13.12.2011
Philippon Th, Reshef A, (2009), “Wages and human capital in the U.S. financial industry: 1909 -
2006”, research paper, NBER working paper series, NBER Working Paper No. 14644,
Cambridge, UK. http://www.nber.org/papers/w14644, data e aksesit 28.12.2011.
Pigou A. C, (1928), “A Study in Public Finance”, academic research.
Rose P. S, (2000), “Money and Capital Markets. Financial Institutions and Instruments in a
Global Marketplace”, McGraw-Hill, seventh editionn, Boston, USA.
Rosen Sh, (1987), "Human capital", The New Palgrave: A Dictionary of Economics, fq 681 -
890, volumi 2.
Reinhart C. M, Rong Qian R, Rogoff K. S, (2010), “On graduation from default, inflation and
bank crisis: Elusive or illusion”, research paper, NBER working paper series, NBER
Working Paper No. 16168, Cambridge, UK. http://www.nber.org/papers/w16168, data e
aksesit 22.12.2011.
Scholtens B, Wensveen D, (2003) “The theory of financial intermediation: An essay on what it
does (not) explain”, research paper, ISBN 3-902109-15-7, SUERF, Viena, Austri
Schultz T. W, (1961), “Invest in human capital”, fq 1 – 17, The American Economic Review,
Volumi 51, Nr 1.
Faqe | 186
Shil Sh, (2006), “Intellectual capital performance of commercial banks in Bangladesh”, research
paper, School of business - Independent University, Bangladesh.
Spitzer D. R, (2007), “Performance measurement and organizational suçess”, fq 220 – 253,
Amacom, ISBN-10: 0-8144-0891-5, New York, USA.
Taplin R, (2008), “Outsourcing and Human Resource Management”, Routledge, ISBN 0-203-
93395-8, New York, USA.
Uppal R.K, (2011), “Banking Sector Reforms: Policy Implications and Fresh Outlook”, research
paper, scientific journal – “Information Management and Business Review”, volume 2 (2),
fq 55-64.
Warburg P. M, (1914) “Defects and Needs of Our Banking System”, fq 7 – 22, volumi 4, nr 4,
Academy of Political Science NY, http://www.jstor.org/stable/1171781, data e aksesit
28.12.2011.
Wood S, (1996), “High commitment management and organization in the UK”, research paper,
scientific journal – “International Journal of Human Resource Management”, fq 41–58,
volumi 7 (1).
Younger J, Smallwood N, Ulrich D, (2007), “Developing your organization’s brand as a talent
developer”, Human Resource Planning, fq 21–29