5
DITARI NGA – KEPI RODONIT – DURRËS – 2013 Nisja për ekspeditën në Kepin e Rodonit, gjegjësisht ekskurzionin gjer në Durrës, që do zgjasë prej 04.05.2013 gjer më 05.05.2013, është bërë të shtunën më 04.05.2013 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 6.00, ndërsa kthimi të dielen më 05.05.2013 në ora 23.00. Pjesëmarrës ishim gjithsej 50 veta, dhe 2 fëmijë shtesë. Udhëtuam përmes Agjencionit “ Shpati Tours “, gjegjësisht me Hasanin - vozitës. Ishim 20 çifte dhe dhjetë individ, me strukturë të kombinuar. Udhëtuam nëpër kohë shumë të mirë në relacionin: Gjakovë - Prizren – Vërmicë – Qafë të Morines – Kalimash – Gjiri i Lalzit – Kepi Rodonit. Duke prezentuar Listën për udhëtim të organizuar të cilën e kisha përgatitur si zakonisht, doganen e kaluam pa asnjë problem. Udhëtuam për mrekulli, duke zhvilluar biseda, bërë humor dhe dëgjuar muzikë. Rrugës jemi ndalur në restorantin Eri për të pirë nga një kafe, prandaj dhe në ora 12.00 pasi që e kaluam hyrjen për në Gjirin e Lalzit, mbërritëm tek Kepi Rodonit. Autobusi është parkuar tek lëndina afër kishës së Shën Ndout, për shkak se rruga e papërshtatshme nuk jepte mundësi për qarkullim të mëtutheshëm. Aty në lëndinën e gjelbëruar dhe nën hijen e një arre e cila gjendej afër kishës jemi vendosur të gjithë. Nën atë arrë disa janë akomoduar dhe nuk kanë marshuar, ndërsa Bujari, Dervishi, Genci, Suphiu dhe disa të tjerë qëndruan aty sepse aty do të ndizej skara dhe përgatitej ushqimi. Bujari kishte marrur përsipër që për të gjithë të siguronte dhe përgatiste në skarë kofsha pule dhe qebapa. Dervishi dhe Genci kishin siguruar skarën, ndërsa Suphiu si zakonisht do të ketë përkujdesjen rreth zjarrit dhe gjërave tjara. tjerët, gjithsej 35 veta, pasi që aty ndërruam rekuizitat, në ora 12.30 minuta vazhduam për në brigjet e Kepit të Rodonit. Shtegtimi nëpër kurrizin e Kepit të Rodonit nuk ishte aq i mundimshëm, por mjaft i papërshtatshëm, sepse nuk kishte shteg të definuar dhe nevoitej që të shtegtohej përmes shkurreve. Ashtu duke i vështruar me vëmendje ato brigje të bukura të detit, të gjithë në kolonë njëri pas tjetrit, gra dhe burra, pas një gjysmë ore shtegtimi mbërritëm në skajin apo majen e kepit. Ajo pikë nuk kishte më shumë se 40 metra lmd. Ishte një pikë strategjike prej nga shiheshin të dy anët e bregdetit. Nga njëra anë shihej Ulqini dhe Velipoja, ndërsa nga ana tjetër Gjiri i Lalzit që ishte gadi ngjitas me kepin, si dhe Durrësi me plazhet e tija. Në atë majë nuk qëndruam shumë, sepse nuk ishte vend i përshtatshëm për qëndrim. Përsëri përmes shkurreve jemi kthyer

Kepi Rodonit - Durrës - Shqipëri

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Kepi Rodonit - Durrës - Shqipëri - 04-05.05.2013

Citation preview

Page 1: Kepi Rodonit - Durrës - Shqipëri

DITARI NGA – KEPI RODONIT – DURRËS – 2013

Nisja për ekspeditën në Kepin e Rodonit, gjegjësisht ekskurzionin gjer në Durrës, që do zgjasë prej 04.05.2013 gjer më 05.05.2013, është bërë të shtunën më 04.05.2013 nga Hotel Pashtriku – Gjakovë në ora 6.00, ndërsa kthimi të dielen më 05.05.2013 në ora 23.00.

Pjesëmarrës ishim gjithsej 50 veta, dhe 2 fëmijë shtesë. Udhëtuam përmes Agjencionit “ Shpati Tours “, gjegjësisht me Hasanin - vozitës. Ishim 20 çifte dhe dhjetë individ, me strukturë të kombinuar.

Udhëtuam nëpër kohë shumë të mirë në relacionin: Gjakovë - Prizren – Vërmicë – Qafë të Morines – Kalimash – Gjiri i Lalzit – Kepi Rodonit. Duke prezentuar Listën për udhëtim të organizuar të cilën e kisha përgatitur si zakonisht, doganen e kaluam pa asnjë problem. Udhëtuam për mrekulli, duke zhvilluar biseda, bërë humor dhe dëgjuar muzikë. Rrugës jemi ndalur në restorantin Eri për të pirë nga një kafe, prandaj dhe në ora 12.00 pasi që e kaluam hyrjen për në Gjirin e Lalzit, mbërritëm tek Kepi Rodonit. Autobusi është parkuar tek lëndina afër kishës së Shën Ndout, për shkak se rruga e papërshtatshme nuk jepte mundësi për qarkullim të mëtutheshëm.

Aty në lëndinën e gjelbëruar dhe nën hijen e një arre e cila gjendej afër kishës jemi vendosur të gjithë. Nën atë arrë disa janë akomoduar dhe nuk kanë marshuar, ndërsa Bujari, Dervishi, Genci, Suphiu dhe disa të tjerë qëndruan aty sepse aty do të ndizej skara dhe përgatitej ushqimi. Bujari kishte marrur përsipër që për të gjithë të siguronte dhe përgatiste në skarë kofsha pule dhe qebapa. Dervishi dhe Genci kishin siguruar skarën, ndërsa Suphiu si zakonisht do të ketë përkujdesjen rreth zjarrit dhe gjërave tjara.

Të tjerët, gjithsej 35 veta, pasi që aty ndërruam rekuizitat, në ora 12.30 minuta vazhduam për në brigjet e Kepit të Rodonit. Shtegtimi nëpër kurrizin e Kepit të Rodonit nuk ishte aq i mundimshëm, por mjaft i papërshtatshëm, sepse nuk kishte shteg të definuar dhe nevoitej që të shtegtohej përmes shkurreve. Ashtu duke i vështruar me vëmendje ato brigje të bukura të detit, të gjithë në kolonë njëri pas tjetrit, gra dhe burra, pas një gjysmë ore shtegtimi mbërritëm në skajin apo majen e kepit. Ajo pikë nuk kishte më shumë se 40 metra lmd. Ishte një pikë strategjike prej nga shiheshin të dy anët e bregdetit. Nga njëra anë shihej Ulqini dhe Velipoja, ndërsa nga ana tjetër Gjiri i Lalzit që ishte gadi ngjitas me kepin, si dhe Durrësi me plazhet e tija.

Në atë majë nuk qëndruam shumë, sepse nuk ishte vend i përshtatshëm për qëndrim. Përsëri përmes shkurreve jemi kthyer prapa, por tani zbritëm aty poshtë tek Kalaja e Skenderbeut, e cila gjendej në skajin e detit dhe mu në rranzën e kepit. Nga ajo kala me vlera historike nuk kishte mbetur asgjë me rëndësi, përveç disa mureve të rrënuara të saj. Aty në plazhin e kalasë u ulëm për t’u freskuar dhe pushuar. Unë, Xhelali dhe Valoni jemi larë me plotë kënaqësi pasi që uji ishte mjaft i nxehtë. Pa u vonuar shumë nga aty kemi vazhduar për tek shokët ku do na priste dreka. Në ora 14.00 mbërritëm tek shokët. Porsi ata edhe ne u akomoduam nën hijen e arrës. Pasi që ushqimi ishte i gatshëm, shokët menjëherë dhe me plotë vullnet na kanë shërbyer për të ngrënë. Në atë natyrë të gjelbëruar dhe ato brigje të bukura të detit kemi ngrënë me një oreks të madh, ngase edhe ushqimi ishte tejet i shijshëm. Pas që jemi ngopur dhe kemi pushuar shkuam për t’a vizituar kishën e Shën Ndout, e cila kishte nja 200 metra nga aty. Tek kisha kishte edhe vizitorë të tjerë të cilët gjer aty vinin me vetura. Kisha në fjalë ishte e renovuar dhe ishte në gjendje të mirë. Në plazhin e kishes disa nga ne edhe janë larë. Në atë plazh gjendej një tunel i cili të argumentonte se ai vend në të kaluarën ka qenë bazë ushtarake.

Ishte ora 15.30 minuta kur nga aty jemi nisur për në Durrës, gjegjësisht për Golem në hotelin “ Elba “. Tek hoteli mbërritëm në ora 17.00, por edhepse hoteli në fjalë ishte i rezervuar një javë më parë gjërat kishin ndryshuar, sepse nga paburrëria dhe pabesia pronari i hotelit për shkak të interesave të tija kishte vendosur mysafirë të tjerë. Kjo gjë shumë na shqetësoi e sidomos shoferin – Hasanin, i cili e kishte bërë rezervimin, por ç’të bëjmë, na është dashur që të vendosemi në një hotel tjetër. Gjatë kohës gjersa Hasani po kërkonte ndonjë hotel tjetër, ne kemi qëndruar dhe pushuar në terasën e hotelit Bonita, ku ishin të vendosur maturantët nga Gjimnazi i Gjakovës, të cilët aty kishin ardhur dy ditë më parë për të bërë ekskurzionin e maturës. Aty jemi

Page 2: Kepi Rodonit - Durrës - Shqipëri

takuar me Bulen, Andin si dhe të gjithë profesorët dhe nxënësat tjerë të cilët në ato çaste po bënin plazhë.

Pas shumë hulumtimeve që Hasani kishte bërë, më në fund kishte arritur që të siguroi qëndrimin për të gjithë ne në hotelin “ Kadrijas “, i cili gjendej në qytetin e Durrësit. Për shkak se kjo ishte fundjava e parë pas festës së 1 Majit, Durrësi ishte përplotë me mysafirë kosovar, prandaj dhe sigurimi i fjetjes ishte mjaft problematik.

Në ora 20.00 kemi shkuar në hotelin Kadrisa, dhe të gjithë sipas radhës jemi sistemuar dhe akomoduar. Ishte një hotel solid, i cili na i plotësonte kërkesat tona. Porsa jemi pastruar menjëherë në ora 21.00 jemi nisur për në Bonita, sepse përmes Muhamedit të Shpati Toursit e kishim rezervuar darkën. Kemi darkuar shumë mirë dhe nën tingujt e muzikës së gjallë, të cilët muzikantë kishin ardhur enkas për ne. Atë mbrëmje këndimit iu kemi bashkangjitur edhe ne. Disa këngë i kam kënduar edhe unë së bashku me shokë. Është krijuar një atmosferë mjaft e hareshme. Ashtu duke ngrënë, kënduar dhe vallëzuar kemi qëndruar gjer në ora një pas mesnate. Nga aty jemi kthyer në hotel, ku disa nga ne e kemi vazhduar ndejen në terasen e hotelit edhe për pakë kohë, dhe pastaj kemi shkuar për të fjetur.

Pasi që të gjithë ishim mjaft të lodhur duket se kemi fjetur qetë dhe pa asnjë problem. Disa më herët e disa më vonë në orët e hershmë të mëngjesit të së dieles, 05.05.2013, jemi zgjuar dhe kemi pirë kafen në terasën e hotelit. Pasi që të gjithë jemi mbledhur dhe i kemi dorëzuar çelësat e hotelit, ashtu siç kishim planifikuar, në ora nëntë me autobus jemi nisur për në hotelin Bonita për të ngrënë mëngjesin. Në terasën e Bonites me shumë oreks kemi ngrënë mëngjesin dhe menjëherë kemi vazhduar shetitjen nëpër plazhin e bukur të Golemit. Gjatë shetitjes takuam shumë gjakovar, të cilët kishin ardhur për të pushuar në këtë fundjavë. Unë me Lumen e takuam edhe Nezhdetin ( mikun tim ) i cili kishte ardhur me familje për të pushuar në këtë fundjavë festive, e që atyre iu kishte bashkangjitur edhe Alba. Pasi që bëmë mbi një orë ecje kemi shkuar në molin e plazhit për t’u freskuar me nga një pije. Ashtu së bashku gra dhe burra kemi qëndruar duke pushuar dhe biseduar mbi një orë. Nga moli jemi kthyer tek plazhi i Bonites, ku ishte edhe vendqëndrimi jonë. Aty jemi vendosur për t’u rrezitur dhe larë gjatë gjithë ditës.

Pasi që Hasani na e kishte rezervuar drekën në Bonita, aty kemi drekuar. Pas drekës përsëri kemi vazhduar relaksimet nëpër restorante dhe plazhë. Unë së bashku me Lumen këtë pjesë të kohës e kaluam në terasën e Bonites, duke ndejur dhe biseduar së bashku me Bulen dhe Bedriun, drejtorin e Gjimnazit. Aty përsëri u takuam me Andin dhe shumë shokë të tij. Pasi që jemi përshëndetur me shumë nga profesorët dhe nxënësit, në ora 18.00, kemi filluar rrugën e kthimit për në Gjakovë. Gjatë rrugës jemi ndalur për nga një kafe në restorantin Kastrati, dhe përsëri kemi vazhdur udhëtimin tonë të mrekullueshëm dhe përplotë humor e kënaqësi, për të mbërritur në ora 23.00 në Gjakovë.

Përgjithësisht ishte një ekskurzion mjaft i mirë dhe me përjetime të ndryshme, gjatë së cilit vizituam Kepin e Rodonit i cili kishte një pozitë interesante e cila ka bërë që në atë vend që nga kohërat e lashta të ndërtohen objekte strategjike.

Shoqëria e zgjedhur si dhe koha e mrekullueshme që na përcolli ato ditë, bënë që ne të kalojmë për mrekulli dhe të kënaqemi.

Përfundimisht kaluam:Relacioni: Gjakovë – Kalimash – Kepi Rodonit - Durrës 280 km. ( kaluar për 6.00 + 1.30

= 7.30 minuta – kuptohet me pauza ).Udhëtim me autobus: 7.30 minuta + 5.00 = 12.30 minuta.Marshimi në Kepin e Rodonit:Ecje këmbë: 1.20 minuta ( 0.40 + 0.40 )Ecje gjatësi rrugore: 2 km. ( 1 + 1 )Ecje këmbë m/lmd: 40 m/lmd ( 0 - 40 )

Përshkroi : Ilir LytaSHBA “ Pashtriku “ Gjakovë

Gjakovë, më 05.05.2013

Page 3: Kepi Rodonit - Durrës - Shqipëri