20
Keshilli i Qarkut Kukes

Keshilli i Qarkut Kukes

  • Upload
    others

  • View
    17

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Keshilli i Qarkut Kukes

Keshilli i Qarkut Kukes

Page 2: Keshilli i Qarkut Kukes

Situata mjedisore ne qarkun e Kukesit. Në qarkun e Kukësit me gjithë përmirësimet e

dukshme në pastrimin e largimin e mbetjeve urbane dhe inerte, menaxhimi i tyre vazhdon të paraqesë vështirësi.

Aktualisht është kjo situatë:

Page 3: Keshilli i Qarkut Kukes

Bashkia Kukes.

Në vitin 1997 ne bashkine Kukës u ndërtua një landfill me ndihmën e projektit gjerman KFV.

Afati përdorimit të këtij landfilli ishte parashikuar per 10-15 vjet. Landfilli funksionoi deri në vitin 2007, kohë në të cilën u mbyll mbasi u mbush më shumë se kapaciteti mbajtës.

Sasia vjetore e mbetjeve urbane është rreth 4800 tone ose 400 tone ne muaj. Me mbylljen e landfillit, mbetjet filluan të depozitohen në territorin e komunës Kolsh në vendin e quajtur Suka e Mamzit.

Me gjendjen aktuale sheshi ploteson kushtet minimale te depozitimit te tyre.

Page 4: Keshilli i Qarkut Kukes

Vend-depozitimi aktual i mbetjeve urbane ne bashkine Kukes

Page 5: Keshilli i Qarkut Kukes

Vend-depozitimi mbetjeve inerte ne bashkine Kukes

Page 6: Keshilli i Qarkut Kukes

Vend-depozitimi i mbyllur i mbetjeve urbane ne Bashkine Kukes

Page 7: Keshilli i Qarkut Kukes

Në vitin 1999, në Bashkinë Kukës u përcaktua sheshi dhe u ndërtua një vend-grumbullim për mbetjet inerte (materiale nga ndërtimet, dhe rikonstruksionet), financuar nga projekti “Oxfam” i cili ka operuar ne qytetin e Kukesit qe nga viti 1999, në vendin e quajtur bregu mbi Bozhe. Ky vend grumbullim vazhdon të funksionojë.

Sasia vjetore e mbetjeve inerte është rreth 2000m3. .

(shifer kjo e marre nga Bashkia).

Mirembajtja e vend-depozitimit te mbetjeve inerte aktualisht behet nga ‘’Marsi’’ sh.p.k.

Page 8: Keshilli i Qarkut Kukes

Bashkia Krume-Has.

Në vitin 1997 ne bashkinë Krumë u ndërtua një landfill me ndihmën e projektit gjerman KFV.

Afati përdorimit të këtij landfilli ishte parashikuar për 10-15 vjet. Landfilli funksionoi deri në vitin 2008, kohë në të cilën u mbyll mbasi u mbush më shumë se kapaciteti mbajtës.

Aktualisht depozitimi i mbetjeve bëhet në vendin e quajtur Qaf-Barak 2 km larg qytetit Krume.

Sheshi është i pa miratuar dhe sipas gjendjes aktuale nuk i plotëson asnjë standart për këtë qëllim.

Sasia vjetore e mbetjeve urbane është rreth 2000 ton.

Shërbimi i pastrimit grumbullimit dhe depozitimit të mbetjeve bëhet nga vetë Bashkia.

Page 9: Keshilli i Qarkut Kukes

Vend depozitimi i mbyllur ne bashkine Krume

Page 10: Keshilli i Qarkut Kukes

Bashkia ‘’Bajram Curri’’

Ne kete Bashki eshte ndertuar nje landfill në vendin e quajtur

Koj ne dalje te qytetit Bajram Curri.

Menaxhimi i mbetjeve bëhet me sipërmarrje nga nje firme private.

Sasia vjetore e mbetjeve urbane ne kete bashki eshte 1800 tone ne vite.

Page 11: Keshilli i Qarkut Kukes

SITUATA NE KOMUNAT E QARKUT

Aktualisht eshte percaktur vend-depozitimi i mbetjeve urbane ne te gjitha Komunat .

Organizimi i grumbullimit, transportimit, depozitimit dhe asgjësimit të mbetjeve paraqet një numër vështirësish dhe një kosto të konsiderueshme financiare

Page 12: Keshilli i Qarkut Kukes

Sistemet për grumbullimin dhe heqjen e mbetjeve janë të pamjaftueshme dhe jo shumë efikase

Mungon informacioni mbi sasinë dhe përbërjen e mbetjeve i cili do të ndihmonte në përcaktimin e alternativave më të përshtatshme teknike

Shërbimi i pastrimit, grumbullimit të mbetjeve dhe sistemet e menaxhimit nuk janë bashkëkohore

Nevojitet urgjentisht një projekt për të trajtuar mbetjet urbane dhe inerte. Burimet financiare dhe teknike për këtë sektor kanë qenë gjithmonë dhe

vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme Mungon ndërgjegjësimi publik rreth trajtimit të mbetjeve dhe rreth kostos së

dëmit që shkaktohet nga keqmenaxhimi.

Sektori po përballet me problemet e mëposhtme:

Page 13: Keshilli i Qarkut Kukes

Në qarkun e Kukësit aktualisht ndodhet 8(tete) varreza makinash ku ma problematike eshte ajo përgjatë rrugës Kukës Morin në fshatin Shtiqën në vendin e quajtur Mali i Beqës.Kjo varrezë është në administrim privat dhe e pa liçensuar.

Sipas aktit-normativ nr.3 date 07.09.2011 jane bere te gjitha akt-

kontrollet e duhura dhe iu eshte lene detyre per heqjen e tyre.

Page 14: Keshilli i Qarkut Kukes

Hapat qe duhet te merren

1 • Duhet ti kushtohet rëndësi edukimit mjedisor ne shkolla. • Organizimi i fushatave informuese dhe ndërgjegjësimit

2

• Hartimi i një plani monitorimi i cili të përfshijë NJQL-të dhe

Inspektoratin Sanitar

Plan

i M

onito

ron

• veçorinë dhe natyrën e mbetjeve • ndotjen e tokës bujqësore • ndotjen e ajrit • ndotjen e ujit • ndikimin në florën dhe faunën në zonën përreth • informimin publik

Page 15: Keshilli i Qarkut Kukes

SITUATA NE ZONAT TURISTIKE

Në qarkun e Kukësit si destinacione turistike janë: - Lugina e Valbonës Komuna Margegaj,

- Zona e Shishtavecit komuna Shishtavec.

Në të dy këto Komuna nuk ka shërbim për menaxhimin e mbetjeve. Mbetjet hidhen në mënyrë të pakontrolluar duke krijuar probleme të

shumta në mjedis

Page 16: Keshilli i Qarkut Kukes

Te gjitha këto zona dhe i gjithë brezi ndërkufitar dallohen për

pasuri dhe larmi të biodiversitetit dhe

shumllojshmëri të florës dhe faunës, gjë e cila ia shton më

shumë vlerat ekologjike turistike e shkencore

E lidhur ngushtë me pyllin është edhe bota shtazore.

Këtu takohen Biomonumente dhe Gjeomonumente shume te veqanta per zonen, si dhe disa monumente natyrore

karakteristike .

Problemi i brezave të gjelbërt dhe monumenteve te natyres

vazhdimisht ka shqetësuar opinionin e specializuar,

sidomos institucionet përgjegjëse në rang vendor

dhe kombëtar dhe punonjesit e këtyre

institucioneve, për ruajtjen e këtyre pasurive nga dëmtimet

Page 17: Keshilli i Qarkut Kukes

SHKAQET E DËMTIMIT:

Demtimi i pyjeve nga prerjet në zonat ndërkufitare si në zonën e Zapodit, Shishtavecit, (rrethi i Kukësit) në zonën e Cahanit e Pogajve (rrethi i Hasit) , në zonën e mbrojtur të Valbonës etj, ku individë të ndryshëm kanë dëmtuar pyllin në të dy anët e kufirit me pretendimin e pronësisë mbi atë pjesë të pyllit. Dëmtime të mëdha janë vërejtur edhe nga rënia e zjarreve në të dy anët. Shkaqet kanë qenë të ndryshme nga pakujdesia ose edhe të qëllimshme, për hapje kullotash, shfrytëzim më të lirshëm të pyllit. Duhet të theksojmë se nga viti 1997 e në vijim gjuetia ka marrë përmasa të mëdha, ku përveç gjuetisë me mjete të ligjshme po bëhet gjueti edhe me armë luftarake. Si pasojë e kësaj gjuetie janë rrezikur shumë këto specie: derri i egër, kaprolli, dhia e egër, lepuri, ujku etj. Gjithashtu në Qarkun e Kukësit vijnë edhe gjuetarë nga rrethe të tjera të vendit si dhe gjuetarë nga vendet fqinjë e më gjërë. Gjuetia bëhet e pa kontrolluar dhe pa pasur parasysh llojet që nuk duhen të bëhen objekt i gjuetisë.

Page 18: Keshilli i Qarkut Kukes

Një problem tjetër ndërkufitar për mjedisin është kontrolli dhe manaxhimi i ujrave që përshkojnë të dyanët e kufirit siç janë Drini i Bardhë, Drini i Zi, Lumi Luma etj të cilët ushqejnë edhe basenin Liqenit të Fierzës. Shpeshherë vërejmë me shqetësim mbulimin e sipërfaqes ujore me mbetje të ndryshme kryesisht mbetje plastike (shishe, këpucë, mbetje spitalore etj), kjo më e dukshme në periudhat rritjes së nivelit të ujrave. Problem tjetër i ndotjes së ujrave është derdhja e ujrave të zeza pa kaluar më parë në impiante dekantimi e përpunimi paraprak. Më e dukshme kjo është në ujrat e Drinit të Bardhë, mbasi ky lum përshkon një sërë qendrash të mëdha banimi në të dy anët e kufirit si: Pejën , Gjakovën, Prizrenin, Kukësin etj. Konstojmë raste të dëmtimit masiv të gjallesave ujore në të dyanët si rrjedhojë përdormit të metodave dhe mjeteve të pa ligjshem në gjuetinë peshkut (gjueti me lëndë eksplozive, rrymë elektrike, kimikate etj) kjo më e theksuar në ujrat e basenit të Liqenit të fierzës. Kjo lloj gjuetie ka sjellë rënien e popullatave të peshkut. Më e ndjeshme është për krapin, balgjërin, e karasin. Gjithashtu përdorimi i lëndëve plasëse dhe kimikateve ndikon edhe në shendetin e njerezve që e konsumojnë këtë produkt sidomos gjeneratat e reja (larvat e rasatet).

Page 19: Keshilli i Qarkut Kukes

Nr Vendi Ndotesi kryesor

1 Miniera e bakrit Gjegjan Kukes Stoqet e minerealit dhe sterilet qe permbajne element kimik ndotes Arsenik etj ndotin token dhe liqenin e Fierzes.

2 Ish Uzina e bakrit Rexhepaj Kukes Stoqe te medha sterili (Skorje ) me permbajtje silikat hekuri dhe element te demshem Arsenik etj,demtim toke dhe Liqeni.

3 Miniera dhe fabrika e pasurimit te kromit Kalimash Kukes

Ndotje nga minerali e sterilet si dhe ujrat siperfaqesore e nentoksore.

4 Miniera dhe fabrika e pasurimit te bakrit Golaj Has .

Sterile me permbajtje arsenopiriti qe ndotin ujrat siperfaqesore dhe nentoksore deri liqenin e Fierzes.

5 Minierat e kromit Perollaj, Vlahen Has. Ndotje e tokes nga minerali dhe sterilet dhe ujrat nentoksore dhe siperfaqesore.

6 Minierat e kromit ne Kam Tropoje . Ndotje e tokes nga minerali dhe sterilet ,si dhe ujrat siperfaqesore dhe nentoksore.

LISTE E PIKAVE TE NXEHTA MJEDISORE, OBJEKT I PROJEKTIT PER QARKUN KUKES.

Page 20: Keshilli i Qarkut Kukes

Faleminderit