67
1 KOL TROMARA KONTRIBUT PËR KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS PËRMBYSJES PERANDORISË OSMANE Hartuar nga Doc. Ing. PETRAQ KOSTA VASIL Dhjetor 2013

KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë OSMANE

  • Upload
    zelda

  • View
    74

  • Download
    8

Embed Size (px)

DESCRIPTION

KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë OSMANE Hartuar nga Doc. Ing. PETRAQ KOSTA VASIL D hjetor 2013. Në figurën e mëposhtme tregohet fshati malor Qytëzë i Devollit, vend lindja e Kol Tromara – s. - PowerPoint PPT Presentation

Citation preview

Page 1: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

1

KOL TROMARA KONTRIBUT PËR KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS PËRMBYSJES

PERANDORISË OSMANE Hartuar nga Doc. Ing. PETRAQ KOSTA VASIL

Dhjetor 2013

Page 2: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

2

Në figurën e mëposhtme tregohet fshati malor Qytëzë i Devollit, vend lindja e Kol

Tromara – s.

Page 3: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

3

Nga tregimet e nënës time pata mësuar se familja Tromara jetonte në fshatin Qytezë, dhe se i gjith populli Shqiptar jetonte nën sundimin Osman. “Familja Tromara” dallohej në përkushtimin për rilindjen kombëtare të Popullit Shqiptar.

Shumë më vonë mësova se qëllimi i këtij përkushtimi ishte kultivimi idesë të krijimit të shtetit Shqiptar, sidomos duke ngritur lart simbolin e figurës të “GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEU”.

Në figurën e më poshtme po tregoj skemën e familjes Tromara, me sa kam mundur të informohem, personi kresor i origjinës kësaj familjeje në Qytezë kishte qënë Spiridon Tromara, gjyshi nënës time, ndërsa i ati Nënës Spiro Tromara. Spiroja që kur ka qënë djalë shumë i vogël, dhe që praktikisht ishte rritur në fshatin Qytezë, natyrisht kishte ndigjuar për origjinën e familjes së vet, si e shpërngulur nga Komuniteti Sulit dhe që ndodhej në afërsi të Janinës.

Page 4: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

4

THANAS TROMARA~ 1845 ÷ ~ 1888

DHIMITËR TROMARA~ 1851 ÷ ?

SPIRIDON TROMARA~ 1815 ÷ ~ 1860

Origjina e Familjes Spiridon Tromara

Page 5: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

5

Fshati Qytezë, që përbën edhe origjinën e familjes Tromara, është krijuar së bashku me fshatrat Dardhë, Sinicë dhe Sul, dhe ndodhen në shpatin Verior të Malit Gramoz. Popullata e këtyre fshatrave është shpërngulur nga krahina e Sulit, që ndodhet në Veri Perëndim të Janinës, rreth vitit 1803. Komuniteti Suliot pati mundur të qëndronte Autonom i pa varur nga Perandoria Osmane deri në vitin 1803, pra edhe pas vdekjes të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Perandoria Osmane kishte bërë shumë pëpjekje, në periudhën 1700 – 1800, për të mposhtur rezistencë Suliote, duke vepruar deri me rreth 10 ekspedita të fuqishme te drejtuara nga pashallarë të Perandorisë Osmane, por që nuk kishin mundur të mposhtnin lehtë rezistencën Suliote.

Së fundi komunitet suliot, u mposht nga ekspedita e dytë e Ali Pashë Tepelenës, me pushtet në Janinë, i cili shkatëroi rezistencën Suliote. Shumë suliotë u detyruan të shpërngulen nga krahina Sulit në territore të Shqipërisë dhe të Greqisë sotme (shih *Suliotët).

Page 6: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

6

• Ky informacion më kishte mbetur në mëndje, dhe më dukej se ndoshta kjo mund të shpjegonte karakterin e theksuar patriotik të familjes Tromara.

• Me kalimin e kohës kur ardhi periudha e “Internetit”, së fundi fillova të kerkoj: “Çfarë ka ndodhur vallë me Suliotet?”.

• Pikërisht, duke kërkuar ngjarjet historike, u binda për faktin që “Familja Tromara kishte sakrifikuar shumë, edhe jetë të familjarëve të tyre, për një çeshtje të rëndësishme kombëtare”.

• Më poshte po paraqes shkurtimisht çfarë konstatova nga interneti për të kuptuar bërthamën e përgjigjes që më dha shkurt Prof. NikoLaco “… jemi të shpërngulur nga Suli…”

Page 7: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

7

Suliotët patën vendosur një konfederatë autonome, në një zonë mjaft të gjërë me një numur mjaft të madh fshatrash, në një zonë malore të Epirit, ku ata mundnin t’i rezistonin me sukses regullave imponuese Osmane. Në kulmin e fuqisë tyre, në pjesëen e dytë të 1700 – ës, komuniteti Suliot vlerësohej deri në 12,000 banorë me 60 fshatra.

Perandoria Osmane, tentoi shumë herë të pushtonte territoret e Konfederatës Suliote. Konfliktet e para midis Sulioteve dhe Osmanëeve, kanë ndodhur edhe para vitit 1635, të cilat ishin zmbrapsur me sukses.

Në përgjithësi këto luftime duhet të kenë ndodhur pas vdekjes të Gjergj Kastrioti Skenderbeut:

Page 8: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

8

1) Në vitin 1731 Haxhi Ahmed, Pasha i Janin - ës, mori urdhër nga Sulltani t’i nënështrojë Suliotët, por ai u mund, duke humbur nga ushtëria e vet 8,000 njerëz.

2) Në vitin 1754, Mustafa Pasha humbi gjithashtu ushtërinë e vet.3) Në vitet vijuese, Mustafa Koka angazhoi 4,000 ushtarë ndërsa

Bekir Pasha 5,000. Në fund të fundit, ata dështuan të mposhtin Suliotët.

4) Më 1759, Beu Dost, Komandant i Delvinës, u mund nga Suliotët.5) Në vitin 1762, Mahmud Agaj nga Margariti, governori Artës,

pësoi të njëjtin fat.6) Në vitin 1772 , Sulejman Tsapari sulmoi Suliotët me një ushtëri

9000 vetash, por gjithashtu dështoi.

Page 9: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

9

7) Në vitin 1775, Kurt Pasha dërgoi një ekspeditë ushtarake në Sul, e cila edhe ajo dështoi.

8) Kur Ali Beu u emërua Pasha i Janinës, në vitin 1788, tentoi për 15 vjet rresht të shkatërojë Suliotët.

9) Në përpjekjen e vitit 1792, armata e Ali Pashës me 3,000 njerëz pavarësisht se u shpërbë, në këtë betejë, ai mundi të kapi mjaft robër, midis të cilëve më i rëndësishmi ishte Foto Xhavello, i biri Llambi Xhavellos. Suliotët luftuan me trimëri nën komandën e Jorgji Boçarit, Llambi Xhavellos dhe Dhimo Dhrakos. Bile edhe gratë në komandën e Llambi Xhavellos muarrën pjesë në luftë. Në këtë betejë u vranë 2,000 ushtarakë të Ali Pashës që kryenin jo vetëm detyrime të urdhërave Osmane por edhe të synimeve të tij. Suliotë u vranë vetëm 74 njerës të armatosur.

Page 10: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

10

Suliotët patën mbështetje nga Europa duke marrë armatime ndihma që furnizoheshin nga porti “Parga”, që e zotëronte në atë periudhë Rusia, Franca që zotëronte Korfuzin dhe Anglia. Franca mbështeste më shumë Ali Pashën i cili nuk donte të vepronte nën urdhërat e Perandorisë Osmane.

Në përgjithësi fuqitë e mëdha Europiane, i shikonin jo vetëm Ali Pashën por edhe Suliotët si faktorë dobësues të Perandorisë Osmane. Kur politikanët Anglezë e kthyen strategjinë, në favor të Perandorisë Osmane, me qëllim që të konsolidonin forcat e tyre kundër Napoleonit, ata ia pezulluan ndihmat edhe Suliotëve.

Kjo ka qënë edhe një nga shkaqet që gjatë rrethimeve të fundit filluan t’i lodhin Suliotët, pra pa mbështetjen e mjaftueshme të jashtme.

Page 11: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

11

Ndërkaq, Suliotët e mbetur në Sul, më 1802 u grumbulluan së bashku në Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit dhe vendosën: ose të fitojnë ose të vdesin. Suliotët e mbetur numuroheshin në rreth 2,000 njerëz të armatosur.

Drejtuesit kryesore ishin: Foto XHavella, Dhimo Dhrako, Tushi Zerva, Suxho Nika, Gogo Dagli, Janaq Seho, Foto Mara, Xhavara Veiko Pano, Zigur Diamandi, dhe Jorgo Buzo.

Suliotët i kishin fituar të gjitha betejat me Ali Pashën. Por, në këto kushte, vendosën të ndërtojnë kështjella në fshatrat për rreth Sulit, për t’u pregatitur që t’u rezistojnë rrethimeve për kohë zgjatje më të madhe.

Suliotët rezistuan me mungesa të mëdha ushqimore dhe municionesh, por ata nuk mund të vazhdonin më gjatë, për derisa edhe një tradhëtar i quajtur Pelo Gusi, i cili ndihmoi të hyjnë në Sul. Suliotet u tërhoqën në kështjellën “Qafa Kuxhi”, ku luftuan betejën e tyre të fundit deri më 7 Dhjetor 1803.

Page 12: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

12

Pra Familja Boçari që vitin 1802 për arësye politike, u largua nga Suli dhe u detyrua të zhvillojë bisedime me Ali Pashën. Eventualisht Komuniteti Sulit praktikisht po kapitullonte. Ali Pasha iu premtoi Suliotëve t’i linte të lirë, së bashku me gjithë pasurinë e tyre, bile edhe me gjithë armët e tyre për të shkuar në ishujt Jonianë. Por, në këtë kohë ushtëria Osmane filloi t`i sulmojë Suliotët, që tashmë ishin dobësur, me qënëse nuk u ndihmuan nga Ali Pashë Tepelena, sipas premtimeve që ai u kishte bërë.Në këto kushte shumë Suliotë mundën të shkonin në Portin Parga, i cili në këtë kohë ishte nën kontrollin Rus. Shumë Suliotë qëndruan në Parga, ndërsa shumë të tjerë u larguan nëpër ishujt Jonianë si dhe nëpër zona të thella malore, një pjesë e tyre edhe në tokat e Shqipëris sotme.

Page 13: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

13

Konkretisht më 12 Dhjetor, 1803, Suliotët kishin kapitulluar për mbrojtjen e trojeve të pavarura të Komunitetit Suliot. Ai që mbeti i fundit në Kuxhi, ishte një murg i quajtur Samuel. Ai, i vuri zjarrin magazinave të barutit, gjë që u shoqërua me një eksplodim masiv, dhe që i kushtoi atij edhe jetën.

Gjithashtu në këtë kohë, në 16 Dhjetor 1803, ndodhi edhe Vetëvrasja e Famëshme, e ashtuquajtura “Valleja e Zalongos” (La Dance de Zalongo), ku 22 gra Suliote që kishin rënë në grackën e trupave armike, kryen vetëvrasjen për të mos u kapur të gjalla.

Këtë xhest vetëvrasjeje, në përputhje me traditën, ato e kryen duke vallzuar e kënduar, dhe duke u hedhur njëra pas tjetrës në rëpirë.

Ky xhest me famë botërore u përjetësua falë piktorit (Ary Scheffer

lindur më 1795 dhe që vdiq në vitin 1858). Ai e kreu pikturën simbolike për: “Valleja Zalongo e Grave Suliote”. Ai në krijimin e pikturës, imagjinoi gjendjen shpirtërore të tyre që e flijuan nëpërmjet vetëvrasjes heroike. Piktura me vaj është realizuar në vitin 1827 në “canvas”, e cila ndodhet në “Musée du Louvre” në Paris, Francë.

Page 14: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

14

“Valleja Zalongo e Grave Suliote”

Page 15: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

15

Pikërisht në këto kushte duhet të jenë çvendosur edhe Suliotët në Shpatin Verior të malit Gramoz, duke krijuar fshatrat Dardhë, Sinicë dhe Qytezë.

Çvendosje të Suliotëve janë kryer edhe në zona të tjera shqiptare sidomos gjatë brigjeve malore të Lumit të Vjosës.

Në vitin 1807, kur forcat Ruse u larguan nga ishujt Jonianë, dhe u zevëndësuan nga ato Franceze. Napoleon Bonaparti krijoi njësi Suliote Regjimentin Shqiptar “Le Regimment Albanais”.

Shumë Suliotë kanë marrë pjesë edhe në fushata të ndryshme: si në Napoli 1805, në Tenedos në vitin 1806, në Dalmaci, si edhe gjatë mbrojtjes të Lefkada - s në vitin 1807.

Gjatë kësaj periudhe Perandoria Osmane po dobësohej në zonat e Ballkanit Jugor.

Kur shënjat e fillimit të kryengritjeve kundër pushtimit Osman u bënë evidente, Ali Pasha pa një mundësi për të relizuar Epirin si një shtet të pavarur.

Page 16: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

16

Për këtë ide të tij, më 1820, ai thiri Suliotët për ndihmë. Ata, pranuan idenë e krijimit të pavarur si edhe t’a mbështesin atë, pavarësisht se ai kishte qënë armiku i tyre i mëparshëm, dhe shkaktari eliminimit të komunitetit të Sulit. Megjithatë ata e pranuan idenë e tij, duke menduar se ai do të vepronte në mënyrë të ngjashme si Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjithashtu Suliotët mendonin se armiku kryesor ishte Perandoria Osmane, e pranuan pa hezitim të luftojnë kundër Sulltanit të atëhershëm, që përbënte shkaktarin kryesor të shkatërimit të shqiptarëve pas vdekjes të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pra Suliotët ëndëronin të ringjallnin unitetin kombëtar.

Por zhvillimet e shpërbërjes të Perandorisë Osmane po ndodhnin me shpejtësi të tillë sa kjo marëveshje me Ali Pashën rezultoi shumë e shkurtër.

Në këto caste Europa e sidomos Anglia synonte kryesisht të realizonte kryengritjen për independencën e Greqisë. Por forcat kryengrtëse greke ishin të pamjaftueshme që të fitonin dhe të realizonin independencën.

Page 17: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

17

Në këto kushte, Suliotët tashmë megjithse të larguar nga trualli tyre dhe të shpërndarë, nuk e haruan asnjëherë kauzën e tyre për independencë të komunitetit tyre.

Fuqitë e mëdha Europiane, i shikonin Suliotët si një faktor dobësues të Perandorisë Osmane. Kur politikanët Anglezë e kthyen strategjinë, në favor të Perandorisë Osmane, me qëllim që të konsolidonin forcat e tyre kundër Napoleonit, ata ia pezulluan ndihmat Suliotëve për të vepruar për independencën e tyre.

Atëhere Suliotët patën mbështetje më shumë nga Europa duke marrë edhe ndihma furnizimi nga porti “Parga”, por në përgjithësi nga Rusia dhe Franca, të cilët i mbështesnin Suliotet me më shumë armatime.

Page 18: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

18

Porti “Parga” sot në Greqi Epir (Çamëri)

Page 19: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

19

Lordi Byron, Filo Helen i njohur Europian, vulllnetar dhe Krye Komandant ushtrisë Greke në Perëndim të Greqisë, duke e parë se forcat greke nuk ishin në gjendje të fitonin vetë independencën e greqisë, ai u përpoq t`i integrojë edhe Suliotët në të njëjtën armatë me atë të Grekëve. Në këto kushte, Suliotët duke luftuar për të mposhtur sundimin osman, pranuan të impenjohen me gjithë fuqinë e tyre, duke shpresuar jo vetëm për indipendencën e Greqisë, por të fitimit edhe të independencës komunitetit tyre.Lideri Suliotëve Marko Boçari dhe Kiço Xhavella u bënë gjeneralë të dalluar fushatës të kësaj lufte.

Page 20: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

20

Ndërkaq, shumë Suliotë humbën edhe jetën e tyre, sidomos kur mbronin Qytetin e Mesolongit.

Ata u bënë herojtë kryesorë të fitimit independencës Greqisë, jo vetëm me udhëheqësit luftarakë më të shquar, por edhe me shumicën e fuqisë kryesore luftuese.

Ky impenjim i suliotëve e bëri realitet veprimin për të përfunduar sa më parë Indipendencën e Greqisë, e cila u realizua më 25 Mars të vitit 1825.

Nga ushtëria greke u pranua roli thelbësor i Suliotëve, dhe në Mesolongi ndërtuan përmendoren e eroit kryesor të indpendencës Greqisë Marko Bocari.

Page 21: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

21

Page 22: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

22

Grekët, Mesolongin e quajtën Qytet i Shënjtë pasi përcaktoi edhe Ditën e Independencës të Greqisë, të cilën e pasqyruan edhe në pikturën e treguar më poshtë, me titull “Rrethimi Mesolonghit“, pikturë e Theodoros Vryzakis e vitit 1855, me rastin e 20 vjetorit të fitimit të indipendencës të Greqisë.

Pra, grekët ia atribuan në rradhë parë “Zotit që e realizoi indipendencën e tyre”. Në fakt merita kryesore e Independencës të Greqisë ishte ndihma heroike jo vetëm e udhëheqsave ushtarakë por edhe e ushtërisë suliote.

Kjo duket qartë edhe nga kjo pikturë. Por grekët u mjaftuan duke kryer vetëm përmendoren e heroit Marko Xhavella, të cilin sipas interesit tyre e quajtën si një “Arvanitas Grek”!

Page 23: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

23

Page 24: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

24

Në fakt, me fitimin e betejës vendimtare në Mesolongi, kryeqytet i Greqisë u shpall Napflio, që vazhdoi te jetë nga viti 1829 deri në vitin 1834 kryeqytet dhe mandej e tashmë Athina. Napflio është një port shumë i bukur në jugë të gadishullit Peloponez, ku ndodhet edhe monumenti kryesor i suliotit “Marko Bocari”, pasi suliotët kishin fituar të drejta në përputhje me kontributin kryesor të arritur për Indepedencën e Greqisë.

Në këtë kryeqytet, në kuvendin e parë të shtetit grek u votua lidhur me gjuhën kryesore qe duhej përdorur, dmth se cila gjuhë duhej të ishte kryesorre: Gerqishteja apo gjuha Arvanitase (Shqipja). Votimi rezultoi vetëm me një votë më shumë, që të ishte gerqishteja.

Page 25: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

25

Në vitin 1854, Lordi Byron, u përpoq t`i integrojë Suliotët në një armatë të regullt të Greqisë. Por Suliotët nuk fituan ato të drejta në përputhje me kontributin kryesor të arritur për indepedencën edhe të komunitetit tyre Greqisë.

Përpjekja e ture u krye në kohën kur zhvillohej “Lufta e Krimesë”. Një numur oficerësh ushtarakë, me prejardhje Suliote, të udhëhequr nga Kiço Xhavella, muarr pjesë në një revolte, që synonte të kundërshtonte eliminimin e egzistencës të komunitetit suliot, duke i bashkuar me Greqinë si grekë. Por kjo revoltë dështoi në Epir.

Ndërkaq, deri më 1909, ushtëria Turke mbante një bazë në kështjellën e Qafës, por së fundi më 1913, gjatë Luftës Ballkanike, Otomanët e humbën Epirin dhe pjesa jugore e rajonit u bë pjesë e shtetit Grek.

Page 26: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

26

Në Epirin e komanduar prej sitemit të regullave Osmane, identiteti kombëtar nuk luante ndonjë rol për klasifikimet e shoqërive lokale, ndërsa ishte besimi fetar faktori çelës që klasifikonte komunitetet lokale.

Në përputhje me këtë, komunitetet Muslimane në Epir klasifikoheshin si Turq, ndërsa ato Ortodokse, siç ishin Suliotët, klasifikoheshin si Greke.

Sipas burimeve pohuese, Suliotët kishin më saktë një identitet të fortë lokal. Etnikisht ata ishin Shqiptarë, që rridhnin nga dega Çame e Toskërisë.

Nga pikpamja fetare ata i përkisnin Kishës Kostandinopojës, që përbënte një pjesë të gjërë të Kishës Ortodokse Greke.

Page 27: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

27

Kjo ka penguar dhe vazhdon të pengojë krijimin e bashkimit të komuniteteve, qofshin ato me fe kristiane apo myslimane. Europa e ka zhdukur rolin e fesë si bazë e kombësisë. Por Greqia insiston në mënyrë kategorike këtë sistem modern. Ajo përpiqet të vecojë pjesën kristiane nga ajo myslimane të cilën për arsye politike pas luftës dytë botërore e dëboi nga greqia pjesën myslimane ose atë që njihet me emrin e Camërisë.

Kjo gjendje vazhdon edhe në kohën e hartimit të këtij shkrimi, duke u thelluar për origjinen e komunitetit suliot, dhe që reflekton në thelbin edhe të Kol Tromarës.

Unë si pasardhës i Familjes Tromara nga nëna ime, po përpiqem të paraqes rolin e figurës dhe aktivitetit të Kol Tromarës, në pjesën e parë të këtij shkrimi për independencën e Shtetit Shqiptar.

Page 28: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

28

THANAS TROMARA~ 1845 ÷ ~ 1888

Kol Tromara1882 - 1945

Spiro Tromara~ 1860 ÷ ~ 1904

KOSTANDINA TROMARA~ 1851 ÷ 1913

Rista Tromara1875 ÷ ~ 1950

Origjina e Familjes Thanas Tromara

Page 29: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

29

Kol Tromara çvendoset nga fshati Qytezë në Qytetin e Korçës në moshë mjaft të re. Shkak i kësaj çvendojeje ishte, largimi familisht i vëllajt të tij Spiro Tromara nga Fshati Qytezë, që përmblidhet më hollësisht si më poshtë:

Në kohën kur Spiro Tromara jetonte me familjen e tij në fshatin Qytezë, si gjithë farefisi tij dallohej në përkushtimin për rilindjen kombëtare të Popullit Shqiptar. Si Spiro Tromara ashtu edhe Kol Tromara përpiqeshin për të kultivuar idenë e krijimit të shtetit Shqiptar, sidomos duke ngritur lart simbolin e figurës:

“GJERGJ KASTRIOTI “SKENDERBEU”Në kohën e largimit nga Qyteza, i gjith populli Shqiptar jetonte nën

sundimin Osman. Qyteza ndodhej afër fshatrash që disa prej tyre kishin adaptuar jo vetëm fenë nga Ortodokse në Islame, por njëkohësisht pranonin dhe synonin që populli shqiptar

Page 30: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

30

duhej të integrohej plotësisht me atë të Perandorisë Osmane.Ngjarja ndodhi konkretisht:Një ditë, Spiro Tromara ishte duke kaluar afër një proi të fshatit

Qytezë. Në këtë cast, kaloj hipur në kalë i armatosur një bej i fshatit Bozhigrad. Ai njihej për qëndrimet kundërshtuese të shqiptarizmit.

Ai, e ndali SpiroTromarën dhe e kërcënoi të mos bënte propagandë për “SHQIPERI të PAVARUR”, si edhe të mos përdorte aspak figurën Skënderbeut për të nxitur banorët e fshatrave për rreth që t’i bashkoheshin ideve të “Rilindjes Kombërtare”.

Ndërkaq Spiro Tromara iu përgjigj që ne jemi Shqiptarë ne duhet të krijojmë “Shtetin Shqiptar”.

Beu u tërbua, dhe ai pasi i thotë që ne “Jemi Turq!” nxori koburen t’a vriste Spiro Tromarën.

Page 31: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

31

Spiro Tromara ishte trim. Ai veproi me shpejtësi, jo vetëm që ja rembeu nga dora armën por edhe e zbriti nga Kali. Beu u përpoq t’a kërcënonte me fjalë, por e kuptoi që Spiros nuk kishte çti bënte, morri kalin dhe para se të largohej, i tha:

“Ti kaur i dreqit! Ti dhe familja jote, do të zhdukeni nga faqja e dheut”.

Beu nuk hoqi dorë. Ai përpiqej t’a vriste Spiro Tromarën, duke angazhuar për këtë qëllim edhe qajallarët e vet.

Ky synim e bindi Spiro Tromarën, që beu po vrojtonte lëvizjet e tij. Jetesa në fshatin Qytezë i qe bërë praktikisht e rrezikëshme, bile jo vetëm për vehten, por edhe për familjen e tij.

Spiro Tromara, vendosi t`a tërhiqte familjen e tij nga Qyteza. Ai u vendoset në Korçë duke marre jo vetem familjen e vet por edhe vëllan e tij më të vogël Kol Tromarën.

Page 32: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

32

Vasil Tromara 1889 ÷ 1924

Athina Tromara 1895 ÷ 1993

SPIRO TROMARA~ 1860 ÷ ~ 1904

NDINA DIMASHI~ 1876 ÷ 1927

Familja Spiro Tromara

Page 33: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

33

Kol TromaraKol Tromara çvendoset në Qytetin e Korçës në moshë mjaft të re.

Shkak i kësaj çvendojeje ishte, largimi familisht i vëllajt të tij Spiro Tromara.

Kol Tromara kreu mësimet fillore në Korçë dhe më tej gjimnazin në Greqi. Pas përfundimit të shkollës së mesme kthehet në Korçë, ku punon si farmacist. Ai kishte edhe prirje krijuese për vjersha sidomos me karakter patriotik. Ideali jo vetëm i Kol Tromarës, por edhe i gjith farefisit Tromara, ishte synimi Suliotëve për ripërtëritjen e idealeve të Gjergj Kastriotitit Skënderbeut, për një Shqipëri Etnike të Pavarur.

Kol Tromara vazhdimisht përsëriste në mendjen e tij refrenin:

Page 34: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

34

“Sa të Rrojë Gjithësia”

Sa te rrojë gjithësia,Sa të rrojë gjithë dheu,Do të rrojë Shqipëria,

Edhe emri mëmëdheut.

Nëno ty të le shëndenë,Se shqipëria po më thret,Falmë nënë pra bekimin, Se trumbeta po më thërret.

Page 35: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

35

Në këtë periudhe të fillimit të shekullit 20 – të, kish filluar në shkallë të gjërë emigacioni n`Amerikë. Kol Tromara shkoi atje edhe ai si emigrant.

Në këtë periudhe, n`Amerikë emigrantët Shqiptarë kishin filluar edhe atje një aktivitet për të krijuar “Pavarësinë e Shtetit Shqiptar”.

Në këto kushte Kol Tromara gjeti një terren të përshtatshëm dhe filloi të angazhohet në mënyre shumë aktive, për të fituar Independencën e Shqipërisë nga Perandoria Osmane.

Për të vënë në dukje pjesmarjen e tij në këtë aktivitet, më poshtë përmblidhet aktiviteti kryesor i tij, i paraqitur nga shkrimi më poshtëm:

Page 36: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

36

Në vitin 1906 filloi botimin “GAZETA KOMBI”. Gazeta kishte nevojë për fonde. Kristo Kirka së bashku me Andrea Panin, Kol Tromarën, Elia Tromarën, Sotir Nokën, Ilo Zdrulin, e të tjerë, filluan të mbledhin në mënyrë vullnetare fonde të dhuruara nga Shqiptarë emigrantë të Amerikës, me qëllim për t`a realizuar konkretisht këtë botim.Në vitin 1907 u krijua në Boston shoqëria "Besa-Besën". Kol Tromara zgjidhet nga diaspora Shqiptare si sekretar ikësaj shoqërie. Dy vjet më vonë në vitin 1909, u themelua dhe filloi të botohej “GAZETA DIELLI”. Organizatorë të kësaj gazete të rëndësishme ishin Faik Konitza dhe Kristo Floqi, ndërsa mbikqyrës të DIELLI – it: Paskal Aleksi, Elia Tromara e

Kosta Vasil, ndërsa edhe redaktor FAIK KONICA.

Page 37: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

37

Në vitin 1912, në këto shoqata u perfshinë edhe dy shoqata të tjera të reja, “FLAMURI KRUJËS KOMBËTARE” dhe “DALLËNDYSHE”.

Me qënëse u bënë shumë shoqata, lindi nevoja e krijimit të një federate të vetme, për të cilën pati mjaft mendime që nuk po shpinin në formën e duhur të përfshirjes e të gjith këtyre shoqatave, me qëllim që të koordinonin sa më mirë çështjen kombëtare pan – shqiptare.

Këtu çfaqet edhe roli Kol Tromarës, I cili dha një ide për një marëveshje e të gjitha këtyre shoqatave, nën organizimin e një shoqate koordinuese të përbashkët, pikërisht në formën e një federate. Kjo ide u pëlqye nga të gjitha shoqatat, dhe krijoi kushte për krijimin më 28 Prill të vitit 1912 të “Federata Pan Shqiptare Vatra”.

Zyrtarë të përkohëshëm të “VATRËS” u zgjodhën:Sekretar: At Fan Noli;

Arkëtar: Llambi ChikoziManaxher i DIELLI – it: Kristo Kirka

Page 38: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

38

Krijimi Federatës Pan Shqiptare Vatra pati një rëndësi të madhe me vlerë historike për çështjen Shqiptare.

Në fotografinë vijuese kam paraqitur një kopje të kësaj mledhjeje historike në të cilën u aprovua kjo federatë. Këtë fotografi e kishte sjellë me vehte nga Amerika në Shqipëri babaj im Kosta Vasil.

Page 39: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

39

Krijimi Fedratës Pan Shqiptare VATRA në Amerikë më 28 Prill të vitit 1912

Page 40: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

40

Faik Konitca

Elia Tromara Llambi Çikozi Kosta VasilAt Fan Noli

Paskal Aleksi

Kristo Floqi

Page 41: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

41

Kryetar i kuvendit të Vatrësu zgjodh: Kol Tromara. Arkëtar: Koli Pançe Sekretar: Loni KristoNën Redaktor: Andon Frashëri

Komisioni Kuvendit VatraKomisioni Bashkimit Vatrës u përbë nga Kristo Dako, Fan Noli, Hamit Lumi, Sadik Lekdushi, dhe Redaktor Bahri Omari.Me në krye:At Fan Noli – in, Faik Konica - n dhe Paskal Aleksi - n.

“Kuvendi Vatra u njoh gjithashtu zyrtarisht nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Page 42: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

42

Ndërsa më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin me shqiponjën dy krenare, duke shpallur edhe Shtetin e Pavarur Shqiptar.

Kjo ngjarje historike gëzoi gjithë shqiptarët në botë duke përfshirë edhe emigrantët shqiptarë të Amerikës.

Kol Tromara i cili kishte prirje për të krijuar vjersha, si ato me karakter patriotik të theksuar patriotik “Për Mëmëdhenë”, i frymëzuar edhe nga kjo fitore historike e shprehu nëpërmjet një vjershe tjetër simbolike, drejtuar heroit tonë kombëtar “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEUT”.

Page 43: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

43

“Ngritja e Flamurit në Vlorë“

Ngrehu, Skënderbe, nga varri,Ngrehu të shikosh Shqipërinë,

Ngriti flamurin në Vlorë.

Vetë Ismail Qemali,T`a plotësoi porosinë, Që fitoi prapë lirinë.

Ashtu siç e ngrite Ti,Qindra vjet si sot në Krujë,Me guxim dhe me plot bujë.

Sa të rrojë Gjithësia,Sa të rrojë Gjithë Dheu,Do të rrojë Shqipëria.

Page 44: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

44

Kol Tromara emigrant Shqiptar në Boston të Amerikës në Dhjetor 2912

Page 45: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

45

Kuvendi Vatra

Në vitin 1916 Kol Tromara zgjidhet kryetar i "Vatrës“. Ai themeloi të ashtuquajturën “Banda Vatra“.

Pas krijimit të Vatrës u propozua të krijohej Kuvendi Vatra. Por, pati debate mendimesh kundërshtuese të kryetareve të shoqatave, sidomos midis Kristo Dakos dhe Fan Nolit. Së fundi ata u muarrën vesh midis tyre të bashkëpunojnë si shokë dhe ushtarë për të njëjtin qëllim, duke vepruar sipas udhezimeve të një “Komisioni” me kryetar të pa anshëm të pranuar “Kol Tromara”. Kështu u bë i mundur krijimi më 26 Korrik të vitit 1916, Kuvendi Vatrës, me pjesëmarrjen e 48 degëve, që u përfaqësuan me 36 delegatë. Fan Noli e cilësoi këtë arritje si një “Kuvend historik”.

Për të organizuar më tej Kuvendin e Vatrës në vitin 1917 Kol Tromara themeloi të ashtuquajturën “Banda Vatra“.

Page 46: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

46

Pregatitja e Kuvendit Vatrës për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris

Duhet vënë në dukje se Austro – Hungaria kishte ndihmuar në vitet 1913 – 1914 të ruante një pjëse të territorit të Shqipërisë për t`iu krijuar shqiptarëve Shtetin aktual Shqiptar, në bazë të Traktatit të Londrës. Me qënëse Serbia dhe Greqia ndihmoheshin prej forcave aleate të perëndimit kundra Austro – Hungarisë dhe Turqisë, territoret e Shqiptarëve rrezikoheshin të pushtoheshin nga Serbia dhe Greqia.

Në këto kushte, Shqiptarët e Amerikës po zhvillonin një lëvizje shumë aktive për të shpëtuar territoret e Shqiptarëve për të mos rënë nën pushtimin e këtyre dy fqinjeve. Pikërisht në këto kushte kur zhvillohej Lufta e Parë Botërore, jetonte si emigrant edhe Kol Tromara n`Amerikë.

Page 47: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

47

Në vitin 1917 në New York botohej gazeta “Përparimi” nga Shqiptarët e Amerikës.

Në këtë periudhë në Europë Lufta e Parë Botërore dukej se po fitohej kundra Austro – Hungarisë dhe Gjermanisë. Lufta po vazhdonte edhe brenda territoreve të Austro – Hungarisë. Gjendja dukej se Austro – Hungaria dhe Gjermania po e humbisnin shansin për të fituar.

Page 48: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

48

Pavarësisht nga këto arritje për Pavarësinë e Shqipërisë gjendja në trojet shqiptare ishte shumë kritike!... Procesi dekompozimit të Perandorisë Osmane brenda territoreve shqiptare, kishte krijuar në prag të Luftës parë Botërore, në periudhën 1913 – 1914, një gjendje rreziku të përcaktimit të kufijve të Shqipërisë në formë të cunguar dhe po rrezikonte edhe egzistencën e përgjithëshme të shtetit shqiptar. Fqinjët tanë Sërbia dhe Greqia praktikisht kishin hyrë edhe në trojet shqiptare të shqipërisë sotme.

Page 49: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

49

Me gjithë mbështetjen e fortë të Austro – Hungarisë, e cila përpiqej të ruante me çdo kusht territoret e Shqipërisë sotme, Lufta e Parë botërore po e shkatëronte praktikisht Austro – Hungarinë dhe Konferenca e Paqes që po pregatitej të zhvillohej në Paris, përbënte një rrezik të madh edhe për krijimin e Shtetit Shqiptar.

Në këto kushte pikërisht Shqiptarët e Amerikës u përpoqën me të gjitha fuqitë e tyre për të ruajtur të paktën pjesën e Shqipërisë që egzistoi deri në kohën e sotme.

Se çfarë roli luajtën Shqiptarët e Amerikës, shtjellohet edhe në librin e “Vehbi Bajramit” nga i cili do të trajtoj vetëm rolin e KOl Tromarës.

Page 50: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

50

Në Këto kushte, Kol Tromara shkroi së bashku me Loni Kriston letrën e famshme:

PËR SHQIPËRINE TË JAPIM QESEN DHE SHPIRTIN

Kjo thirje drejtuar shqiptarëve të Amerikës, e kryer dhe e botuar në gazetën “Përparimi” në Qershor të vitit 1917 në New York, kishte për qëllim të krijonte mundësi që në Paris të dërgohej një delegacion për të mbrojtur çështjen Shqiptare nga coptimi territoreve dhe përvehtësimi tyre prej fqinjëve Grekë dhe Serbë.

Kjo bëri të mundur të dërgoheshin në Paris Fan Noli, Faik Konica dhe Kol Tromara, të cilët mbrojtën Shqipërinë dhe mundësuan angazhimin edhe të Amerikës për këtë qëllim.

Page 51: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

51

Prandaj, Kol Tromara së bashku me Loni Kristo, muar inisiativën t`i drejtohen emigrantëve shqiptarë të Amerikës nëpërrmjet një letre drejtuar të gjithë emigrantëve shqiptarë të ndihmojnë në këtë moment historik për të shpëtuar trojet shqiptare që të mos bien në duart e fqinjëve. Meqënëse kjo përbënte një inisiativë historike, po jap më poshtë përmbajtjen e kësaj letre në formën e nje thirjeje drejtuar shqiptarëve t`Amerikës për të ndihmuar shqipërinë, të cilën e botuan në gazetën “Përparimi që në Qershor të vitit 1917, me titull:

VETËM SHQIPTARËT E AMERIKËS TË SHPËTOJNË SHQIPËRINE

Ne vendosëm të mbledhim vetëm para për shpëtimin e Shqipërisë e azgjë tjetër!...

Page 52: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

52

Për mbajtja e kësaj letre ishte si më poshtë:

Cili shqiptar i mirë që i dhimset Atdheu i mjeruar nuk e don çlirimin dhe sigurimin e trojeve të gjëra të Shqipërisë?

Cili shqiptar i mirë që i dhimben vëllezrit e robëruar nuk don që të kemi Kosovën, Toskërinë e Çamërinë?

Cili shqiptar i mirë nuk jep jo vetëm qesen por edhe shpirtin e tij për qëllimin e shenjtë?

Ai që rri e i diskuton këto pyetje nuk është shqiptar i mirë dhe s`kemi punë me këta.

E vetmja pyetje që mund të bëjnë atdhetarët është: KUR dhe SA? KUR? Me 3 Qershor. SA? Sa të mundeni!

Page 53: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

53

Hollësitë pse ne vendosëm të veprojmë kështu janë:Të gjithë e shoqërisht si në kohë lufte, me flamurin përpara një tok

këtu e një tok atje, si tabore të një ushtërie, që mblidhen kur i thërret trumbeta e detyrës!...

Jepni aq sa do t`i jepni mjekut për një të sëmurë që ndodhet në shtratin e vdekjes!...

Çe doni paranë kur të na i rrëmbejnë vatanë?!...Në botë vriten me miliona, harxhojnë me miliarda, lëftojnë me sqep e

thoj për atdheun e tyre. Digjen e shkretohen për të shpëtuar vehten dhe familjet e tyre nga robëria dhe armiku!… Shikoni Grekët dhe Shqetë si kanë mprehur dhëmbët!...

Ndërsa ne, mund t`a mbarojmë detyrën tonë vetëm me ca para. Shqipëria është e sëmurë e në rrezik. E shkelur, e djegur, e plagosur,

e neveritur, e pa mbrojtur dhe me shpirtin ndër dhëmbë, e duke thënë: “Kam Djemtë n`Amerikë. Ata do të më e shpëtojnë”….

Ashtu siç thoshte Korça kur u dogj nga zjarri dhe e rrëzoi tërmeti, dhe ngushëllohej! “I kam Djemtë Kurbetlli në Misir e në Vllahi”!

Page 54: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

54

” Jemi ne ata që mund të shpëtojnë Shqipërinë nga robëria dhe coptimi, dhe t`i japim atdheut tonë lirinë dhe kufijtë e saj kombëtare, nga Veriu, nga Lindja, nga Jugu dhe nga Perëndimi. Ne mund t`a rruajmë Shqipërinë e përcaktuar nga Kongresi Londrës, duke e siguruar atë nga Kongresi Paqes që po pregatitet të zhvillohet në Paris, pra të rimarrim copat e atdheut që na rëmbyhen fqinjët lakmonjës, dhe ne mandej të mund t`ia sigurojmë Shqiptarëve këtë bazë fillestare. . . . Zoti n`a zgjodhi ne Shqiptarët e Amerikës si shpëtimtarë të Shqipërisë”.

Page 55: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

55

Na ka dalë nami se kemi para, e shoqëri të mëdha, çdo se flemë veçse me një ëndër e me një dëshirë, me një qëllim të shpëtojmë Shqipërinë.

Dhe tani, po n`a e këndojnë këngën jo vetëm fëmijët e vegjël por edhe gurrët e sokakut, duke i dhënë gajret Nënës Shqipëri në shtrat të vdekjes, me fjalën: “Mbaju Nëno , mos kij frikë se ke djemtë n`Amerikë!”....

Dhe ajo e zeza ve veshin mos i vijnë djemtë nga Amerika t`a shpëtojnë!....

Kryetari Kol Tromara

Sekretari Loni Kristo

Boston 22 Maj 1917

Page 56: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

56

Libri “Shqiptarët e Amerikës”, me autor Vehbi Bajrami botuar në vitin 2003:

(Disa materiale marrë nga ky libër të cilat m`i dërgoi nga Amerika motra ime Valentina, Unë mendova të përfshij vetëm ato që venë më në dukje rolin e

KOL TROMARËS).

• Në vitin 1918, KOL TROMARA ishte zgjedhur për të dytën herë kryetar i “Federatës Vatra”. Konferenca Ndërkombëtare e Paqes ishte planifikuar të fillonte në Janar të vitit 1919 në Paris .

Në këto kushte, Kol Tromara intensifikon aktivitetin e tij për të aktivizuar diasporen e emigranteve të mund të thonë atje fjalën e tyre. Pra duheshin dërguar në Paris delegatë të shqiptarëve të Amerikës në këtë konferencë.

Page 57: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

57

Është për t`u përgëzuar xhesti patriotit Z. Dr. Turtulli i marrë si shëmbull që u botua në Gazetën Dielli, për t`iu përgjigjur thirjes të botuar në Gazetën Përparimi.

Xhesti patriotik e fisnik i Dr. Turtullit, i cili u shpreh se Shqipëria e pret shpëtimin dhe sigurinë nga ne, duke vepruar sipas Faik Konicës që duhen dërguar delegatë në Europë dhe këta t`i thërasin Europës për të drejtat tona. “Këta delegatë të organizuar të venë në Konferencën e Paqes dhe atje të kërkojnë një Shqipëri të lirë me kufijt e saj etnikë, dhe pastaj të kthehen në Shqipëri që t`a sigurojnë Shqipërinë dhe Shqiptarët”.

Meqënëse, duhet të udhëtojnë nga Amerika në Francë, të marrin pjesë në Konferencën e Paqes dhe të kthehen në Shqipëri, për këtë duhen para. Sipas “Dr. Turtullit nevoiten 40,000 Dollarë dhe unë do të ve një gur themeltar të kësaj shume, prandaj po jap $1,000”.

Page 58: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

58

Kuvëndi Vatrës i vitit 1918, zgjodhi përsëri kryetar Kol Tromarën, sekretar Ndreko Stavro, redaktor Bahri Omarin, kurse si nën redaktor Andon Frashërin.

Me qënëse emigrantët Shqiptarë kishin plotësuar paratë e nevojshme për të dërguar delegacionin në Paris, funksionet e Kol Tromarës i u ngarkuan për vitin 1919, Kristo Kirkës i cili u zgjodh zevëndës kryetar i vatrës, kur Kol Tromara ishte pranuar të përfaqësonte së bashku me Fan Nolin dhe Faik Konitcën emigrantët shqiptarë të Amerikës në Konferencën e Paqes në Paris, dhe pas përfundimit të Konferencës Paqes, do duhej të shkonin në Shqiperi, me përjashtim të Faik Konitcës I cli duhej të kthehej n`Amerikë, për të drejtuar kryesinë e vatrës.

Përfaqësonjësit e Shqiptarëve të Amerikës do të shtronin e do të votonin për ngritjen e një Komiteti, nën drejtimin e Faik Konicë – s, me qëllimin e organizimit se si do të përdoren këto para, për të krijuar mundësinë e dërgimit dhe përballimit të shpenzimeve për pjesëmarrje, të delegatëve që do të zgjidhen nga ky Komitet, për të përfaqësuar Shqiptarët në Konferencën e Paqes që do të organizohet në një të afërme të afërt në Francë.

Page 59: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

59

Delegatët përfaqësues në Konferencën e Paqes në Paris:Fan Noli, Faik Konitca dhe Kol Tromara.

Page 60: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

60

Delegatët e zgjedhur u përpoqën me gjith forcat e tyre për t`ia bërë të kjartë domosdoshmërinë e mbrojtjes dhe krijimin e trojeve të tyre mbrenda shtetit shqiptar tashmë jo vetëm të asaj të njohur në Konferencën e Londrës por edhe të trojeve të tyre jashtë shqipërisë : Kosovën, Çamërinë, troje në Maqedoni, në Malin e Zi e në Greqi.

Por, me ndihmën e Aleatëve kryesorë në Europë, Serbia e Greqia kërkonin edhe gjithë Shqipërinë e sotme!...

Me ndihmën Shteteve të Bashkuara t`Amerikës e Sidomos të Presidentit saj Wilson, i cili insistoi që Shipëria me kufij siç u vendos në Konferencën e Londrës me doemos duhet të mos prekej nga fqinjët.

Page 61: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

61

Kthimi në vitin 1919 nga Parisi në Shqipëri Kol Tromarës dhe Fan Nolit

Me Perfundimin e Konferencës Paqes në Paris, u njojt pavarësia e Shtetit Shqiptar, me kufij ato të aprovuara në Traktatin e Londrës. Pjesa me e madhe truajve shqiptare mbetën në duart e fqinjëve. Në këto kushte u kthyen nga Parisi Fan Noli dhe Kol Tromara.

Por edhe në këto kushte Shqipëria nuk i kishte të precizuara plotësisht kufijtë edhe të kësaj shqipërie të cunguar.

Përveç kësaj organizimi shtetit shqiptar duhej rigjeneruar atje ku e la qeveria e Ismail Qemalit. Prandaj u krye në vitin 1920 Kongresi Lushnjës, ku u vendos një qeveri me kryeqytet Tiranën. Në këtë Kongres mori pjese edhe Kol Tromara si edhe një përfaqësues i Qarkut të Korçës.

Eshtë për tu përmëndur edhe vendosja e qarkut të Korcës për të marrë pjesë Qarku I Korçës si përbërje territoriale e shqipërisë. Në këtë rast flamurin përpara bashkisë Korçës e ngriti patrioti shquar Vasil Tromara.

Page 62: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

62

Më 1920, Qeveria e dalë nga Kongresi Lushnjës e caktoi Kol Tromarën Prefekt të Gjirokastrës. Gjatë kësaj periudhe Kol Tromara, së bashku me Kapitenin Koco Muka, Komandant i xhandërmarisë për qarkun e Gjirokastrës, zbuluan komplotin e atentatit të Gjeneral Telinit, që kryente rolin e kryetarit të caktimit të kufijve të Shqipërisë Jugut, pas mbarimit të luftës Parë Botërore. Në këtë kohë në Shqipëri caktoheshin kufijt e Shtetit Shqiptar në përputhje me Traktatit të Londrës.

Kur caktoheshin edhe kufijtë e Shtetit Shqiptar, Kol Tromara mori pjesë në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920 si delegat i Qarkut të Korçës.

Ndersa vasil Tromara u ngarkua nga qeveria shqiptare si krye komandant I xhandermerise ne bilisht si zone kufitare me Greqine, edhe ne kushtet kur cktohej precizimi kufijve midis shqiperise dhe greqise.

Page 63: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

63

Në 24 Qershor të vitit 1924 u vra Vasil Tromara nga Demir Beu i Poloskës, gjatë kohës që ai kishte për detyrë kryesore mbrojtjen e Qarkut të Korçës, duke armatosur dhe organizuar forca vullnetare..

Me këtë brengë në zemër u rrit e u burrërua djali tij Genci Tromara. Ai ndigjonte shpesh prej bashkëkohësve të të atit mbi trimëritë e këtij të fundit në luftrat e shumta me pushtuesit osmanë. Genci betohej se do të ndiqte deri sa të vdiste, rrugën e ndritur që i la ati dhe i stërgjyshërve të tij. . .

Por veglat e armikut dhe dora tradhtare e bejlerëve antikombëtarë ia shkurtuan jetën Gencit 25 vjeçar, pikërisht ditën që u larguan forcat okupuese Gjermane nga Qyteti Korçës, duke i ndërprerë rrugën që i shtroi i ati dhe të linte edhe ai gjyrmë të arta në favor të Shqipërisë.

Page 64: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

64

Në Qershor të vitit 1924 gjendja në Shqipëri po acarohej edhe brenda parlamentit. Mund të ve në dukje rastin e atentatit që ju krye Kryeministrit Ahmet Zogu nga deputeti Beqir Valteri. Vrasja e Patriotit Vasil Tromara ne Bilisht të Qarkut të Korçës, etj!. . .

Këto ndodje krijuan të ashtuquajturën atë që u emërtua edhe si Lëvizja e Qershorit, e cila shkaktoi edhe aratisjen e Ahmet Zogut në Serbi!. . .

Në këtë kohë që Ahmet Zogu u largua nga Shqipëria në Serbi, parlamenti u kryesua nga Fan Noli. Me Krijimin e Qeverisë Noli, Kol Tromara emërohet anëtar i Asamblesë Kushtetuese në Qershor të vitit 1924, duke u bërë një përkrahës aktiv i Fan Nolit.

Page 65: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

65

Dështimi Lëvizjes së Qershorit, ndodhi kryesisht nga dy ngjarje të rëndësishme: Vrasja e Bajram Currit nga përkrahësit e Ahmet Zogut dhe atentati në brendësi të ndërtesës parlamentit nga përkrahësi Fan Nolit Beqir Valteri.

Një nga gabimet e Qeverisë të Fan Nolit, ishte njohja nga Parlamenti Shqiptar të Qeverisë Komuniste Ruse. Ky veprim përbëri edhe shtetin e parë demokratik parlamentar të të gjithë botës, që njohu marrjen e pushtetit me dhunë në Rusi. Këtë gabim e shfrytëzoi Ahmet Zogu i cili me dhunë rimori frenat e shtetit Shqiptar, duke u bërë edhe kryeministër i shtetit.

Më 1925 pas dështimit të Lëvizjes së Qershorit, me rikthimin e Ahmet Zogut në Dhjetor të vitit 1924, Kol Tromara si edhe me përkrahës të tjerë të Fan Nolit u larguan nga Shqipëria.

Për të dënuar përkrahësit e Qeverisë të Fanolit, Ahmet Zogu organizoj një Gjyq në Mungesë të atyre që ishin arratisur. Kol Tromara dënohet në mungesë nga regjimi i Ahmet Zogut me 15 vjet burg.

Page 66: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

66

Konkretisht, Gjykata e Diktimit (Fondi 256, viti 1926, Dosja 144, faqe: 143 deri 150 dhe 551 deri 156), formuloi akuzën për faje krimi:

a) si pjesëtarë e bashkëpunëtorë me komitetetin “Grupi i Bashkimi Kombëtar” (GBK) i kryesuar nga Sotir Peci, Ali Këlcyra, Xhemal Bushati e Angjelin Çuma;

b) Si pjesëtarë e bashkëpunëtorë me komitetin “Grupi i Kuq” (GK) i kryesua nga Fan Noli dhe Mustafa Kruja;

c) Se kanë bërë propagandë të dëmshme kundër regjimit me anë të shtypit ( fletoret: Shqiponia e Re në Bukuresht, Liria Kombëtare e Emigrantit );

d) Se kanë vepruar kundër Statutit dhe Shkelqësisë së Tij Kryetarit të Republikës, me qëllim që të prishin qetësinë e të ndryshojnë formën e Regjimit të vendosur nga Asamblea Kombëtare.

e) Në bazë të nenit 4 të ligjit ndëshkimor për faje politike, që parashikon dënim me 15 deri 101 vite burg ose me vdekje, vendosi të japë dënimet për të akuzuarit e mëposhtëm:

Page 67: KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë  OSMANE

67

1 Kasem Qafëzezi GBK Kolonjë me vdekje në mungesë

2 Sejfi Vllamasi GBK Kolonjë me vdekje në mungesë

3 Ismail Tatzati GK Kurvelesh me vdekje në mungesë

4 Mustafa Kruja GK Kruje me vdekje në mungesë

5 Qazim Koculi GBK Vllore me vdekje në mungesë

6 Mustafa Maksuti GBK Gjirokaster 101 vite burg në mungesë

7 Shefqet Korëa GK Korce me vdekje në mungesë

8 Azis Çami GBK Vlore Cameri 25 vite burg në mungesë

9 Ibrahim Dedei GBK Elbasan 25 vite burg në mungesë

10 Bari Omari GBK Gjirokaster 25 vite burg në mungesë

11 Qazim Mulleti GBK Tirane 15 vite burg në mungesë

12 Hysni Peja GBK Shkoder Kosove 15 vite burg në mungesë

13 Rexhep Mitrovica GBK Shkoder Kosove 15 vite burg në mungesë

14 Andon Sadedini GBK Shkoder 15 vite burg në mungesë

15 Ibrahim Karbunara GBK Lushnje 15 vite burg në mungesë

16 Kol Tromara GBK Korce 15 vite burg në mungesë

17 Lame Borshi GK Borsh 15 vite burg _

18 Etem Vlora - Vlore I pafajshëm _

19 Leke Margjini - Mirdite I pafajshëm _

20 Koste Paftali - Durres I pafajshëm