16
BE: TE ‘DJEGURIT’ NGA VETINGU, MOS TE BEHEN AVOKATE! ÇMIMI 30 LEKË VITI VIII - NR. 158(2371) E PREMTE, 06-07-2018 www.shqiptarja.com Cyan magenta yellow black FAQE 2-3 Sa është masa e përfitimit dhe sa ulen të ardhurat kur merret pensioni para kohe Si merret pensioni para se të mbushni moshën EKSPERTI: CILET PALLATE JANE ME TE RREZIKUAR NGA TERMETET INTERVISTA F 6 F 8 FAQE 4-5 Zbulohet dokumenti: Ekspertët e EURALIUS i kërkuan Kuvendit të ndalojë magjistratët e përjashtuar nga reforma të hyjnë në sistem si mbrojtës ligjorë. Votimi shtyhet Kërkon anulimin e dënimit, ja lista e dëshmitarëve Vjedhje 8 mln lekë, burg për ish-kreun e bashkisë Krujë SOT “FINALJA E PARAKOHSHME” MES BRAZILIT E BELGJIKES F 9 F 10 F 16 IZET HAXHIA PëRFAQëSUESI I PD BOTERORI 2018 nga Adriatik Doçi TREGJET E VALUTAVE MONEDHAT VIRTUALE, AMF: KINI KUJDES NGA SKEMAT E REJA PIRAMIDALE Çfarë duhet ditur dhe nga çfarë duhet ruajtur në xhunglën informatike botërore të parave F 7 PENSIONET TEATRI, MAZHORANCA MIRATON LIGJIN, OPOZITA NIS PROTESTAT Godina e re do të ndërtohet. Zgjatet pa fund seanca në Kuvend që opozita të bojkotonte - për herë të parë në histori - eventin e lamtumirës të ambasadorëve të SHBA e BE EKSKLUZIVE KOMISIONI I LIGJEVE INJORON QENDRIMIN E BRUKSELIT

komisioni i ligjEVE injoron qEndrimin E BruksEliT BE: T E ‘dj Eguri … · 2019. 7. 17. · BE: T E ‘dj Eguri T’ nga V ETingu, mos TE BEhEn aVokaTE! Çmimi 30 Lekë Viti VIII

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • BE: TE ‘djEguriT’ nga VETingu, mos

    TE BEhEn aVokaTE!

    Çmimi 30 Lekë Viti VIII - Nr. 158(2371) e premte, 06-07-2018 www.shqiptarja.com

    Cyan magenta yellow black

    ► FaqE 2-3

    Sa është masa e përfitimit dhe sa ulen të ardhurat kur merret pensioni para kohe

    si merret pensioni para se të mbushni moshën

    EkspErti: CilEt pallatE janE mE tE rrEzikuar nga tErmEtEt

    intErvista

    ► F 6

    ► F 8

    ► FaqE 4-5

    zbulohet dokumenti: Ekspertët e Euralius i kërkuan kuvendit të ndalojë magjistratët e

    përjashtuar nga reforma të hyjnë në sistem si mbrojtës ligjorë. votimi shtyhet

    kërkon anulimin e dënimit,

    ja lista e dëshmitarëve

    Vjedhje 8 mln lekë, burg për

    ish-kreun e bashkisë krujë

    soT “Finalja E parakohshmE” mEs BraziliT E BElgjikEs

    ► F 9

    ► F 10

    ► F 16

    izET haxhia

    përFaqësuEsi i pd

    BoTErori 2018

    nga Adriatik Doçi

    TrEgjET E ValuTaVE

    monEdhaT VirTualE, amF: kini kujdEs nga skEmaT E rEja piramidalEÇfarë duhet ditur dhe nga çfarë duhet ruajtur në xhunglën informatike botërore të parave

    ► F 7

    pEnsionET

    TeATri, MAzhorAncA MirATon ligjin, opoziTA nis proTesTATGodina e re do të ndërtohet. Zgjatet pa fund seanca në Kuvend që opozita të bojkotonte - për herë të parë në histori - eventin e lamtumirës të ambasadorëve të SHBA e BE

    EkskluziVE

    komisioni i ligjEVE injoron qEndrimin E BruksEliT

  • 2 E prEmtE, 6 korrik 2018www.shqiptarja.com

    “Mos vazhdoni këtu me procedurë fasadë, se nuk do t’i lini rrugë tjetër qytetarëve pastaj t’ju trajtojnë siç trajtohet çdo fasadë kriminale. Dhe mos u zgërdhini, hajdutër!”.

    Basha

    ‘TeaTri’ në Kuvend

    Basha: O hajdutër, po pastroni 200 mlionë euro të drogës

    Gjuha e papranueshme në Parlament, Taulant Balla kërkon ndëshkim disiplinor për Lulzim Bashën

    -Berisha: Të vijë këtu ai kryehajduti juaj.-Balla: Mbaj gojën ti mbaj gojën.-Ahmetaj: Nuk i do qejfi të vijë.

    Replikat në KuvendDebatet, akuzat dhe paralajmërimet rreth projektit për teatrin e ri dhe negociatat kanë dominuar dje seancën plenare. Që në nisje të seancës, deputetët opozitarë kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të ishte prezent në sallë. Kryetari i PD, Lulzim Ba-sha ka kërkuar seriozitet dhe përgjigje për pyetjet që opozita ka ngritur mbi çështjen e teatrit. “Që t’u bësh pyetje këtyre hajdutëve që kemi mbrapa, me kryehajdutin që nuk ka ardhur akoma, është e kotë. Por LSI insiston akoma, insiston. Ka bërë pyetje. Keni sjellë një projektligj me urgjencë, për të vjedhur Teatrin, për të pastruar 200 milionë euro të drogës, po përdorni procedurën me urgjencë. Emergjencën tuaj për të vjedhur e ka kuptuar gjithkush, edhe ata qindra mijëra qytetarë dhe artistë që po protestojnë jashtë. Mos u zgërdhini! Hajdutë qepeni gojën! Por, që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës ç’kuptim ka ky Parlament? Ç’kuptim ka që të vazhdojmë këtu, në qoftë se be-delët e kryehajdutit vijnë dhe as nuk i përgjigjen pyetjeve të opozitës?”, tha Basha. Kreu i PD i bëri thirrje mazhorancës që të reflektojë. “Çfarë kujtoni se jeni ju more? Çfarë mendoni, nga e keni marrë pushtetin? Mendoni se ata kriminelë dhe ato lekë droge që ju kanë dhënë pushtetin do t’ju mbrojnë deri në fund? Po i vini flakën Parlamentit. Thirrni mendjes! Thirrini mendjes! Në krevat me krimin. Tenderat me krimin. Tani doni ta shndërroni dhe këtë Parlament në mënyrë përfundimtare në një teatër të krimit. Prandaj nëse nuk ka këllqe ajo siç nuk kishte në komisione, nëse s’ka këllqe ky tjetri, le të vijë ai, ideatori I vjedhjes 200 milionë euro të japë përgjigje këtu. Kush jeni ju që e trajtoni opozitën si dekor, si fasadë? Pyetjet janë të qarta, janë konkrete. Dilni këtu e përgjigjuni pyetjeve! Mos vazhdoni këtu me procedurë fasadë, se nuk do t’i lini rrugë tjetër qytetarëve pastaj t’ju trajtojnë siç trajtohet çdo fasadë kriminale. Dhe mos u zgërdhini, hajdutër!”, u shpreh kreu i PD.

    TaulanT BallaPas Bashës, i menjëhershëm ka ardhur reagimi i

    kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili kërkoi mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të marrë masa ndëshkimore. “Përdorin në Kuvend një gjuhë të papranueshme nga Kodi i Etikës. Unë i mirëkuptoj përfaqësuesit e opozitës që kauzat e tyre janë fashitur në betejat me mullinjtë e erës. Këta persona të papërgjegjshëm nuk mund të lihen jashtë vëmendjes. Më lejoni të them se për deputetin par-afolës do t’i kërkoj Byrosë së Kuvendit për marrjen ne masave disiplinore. Nëse opozita ka ardhur për të marrë pyetje, përgjigjet i kanë marrë në Komi-sionet Parlamentare”, u shpreh Balla. Ndërkaq, pas Ballës ka reaguar deputeti i LSI, Luan Rama, i cili mbështeti kërkesën e Bashës. “Z. kryetar, nuk është nevoja për ta provokuar këtë seancë, përgjigja ndaj pyetjeve është minimum i etikës së Kuvendit. Le të zhvillojmë një seancë normale. Z. kryetar gjykoj se nuk ka arsye që të mos iu përgjigjen pyetjeve. I kanë kapacitetet intelektuale për t’ju përgjigjur pyetjeve”, pohoi Luan Rama.

    EdmOnd SpahOKryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edmond

    Spaho ka thënë se seanca duhet të ndërpritet. “Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte ministër Kulture, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni seancën dhe të sillni Ramën këtu, mender kryeministri të jetë këtu. Thirreni burracakun që nuk pati kurajën të firmostë vendimin e Këshillit të Ministrave, ia la zëvendëses, sa kohë i ka hyrë detit në këmbë të ketë kurajën e të vijë këtu, të përgjigjet e të japë gjithë shpjegimet e nevojshme, me korrierë e me bedelë nuk behet kjo punë”, pohoi Spaho.

    “Përdorin në Kuvend një gjuhë të papranueshme nga Kodi i Etikës. Më lejoni të them se për deputetin parafolës do t’i kërkoj Byrosë së Kuvendit për marrjen ne masave”. disiplinore.

    Balla

    nga foltorja e kuvendit, Kryetari i Grupit Parla-mentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se godina e Teatrit Kombëtar do të bëhet. Sipas Ballës e gjithë kjo tymnajë e ngritur nga Luli dhe Saliu nuk është për Teatrin Kombëtar, ata nuk kanë hallin e teatrit. “Problemi i Lulit e Saliut me shokë është se ata e shohin automatikisht çdo lajm të mirë për shqiptarët si një lajm të keq për opozitën, sikurse një javë më parë patë lajmin e mirë për negociatat”, tha Balla. Gjithashtu Balla në fjalën e tij ka renditur edhe njëherë të gjitha rastet kur opozita ka protestuar për të gjitha projektet e mëdha në kryeqytet, të cilat më vonë janë kthyer në histori suksesi. Balla ka ironizuar edhe deputeten e PD, Albana Vokshin. “Për Vokshin dua të them që nuk ka rezerva nafte poshtë tokës së teatrit. Janë bërë studimet znj. Vokshi se ti ku ka toka nafte i turresh e para, por fajet i paçim ne për mungesën e transparencës së kontratave të naftës”, u shpreh Balla.

    Berisha: vjedhje e paimagjinueshme e edi ramës

    Basha-Ballës: Jeni përgjuar nga shërbimet e huaja në Selanik

    Balla-vokshit: nuk ka rezerva naftë poshtë tokës së teatrit

    Ish-kryeministri Sali Berisha aku-zon pasardhësin e tij, Edi Rama se po vjedh Teatrin Kombëtar përmes projektligjit që synon shembjen e atij ekzistues dhe ndërtimin e të riut. Sipas Berishës, pas shemb-jes së Teatrit Kombëtar fshihet një vjedhje e paimagjinueshme e kryeministrit. “Në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare. Në mënyrë të paimagjinueshme, jashtë çdo kodi, rregulli dhe morali, në një kohë kur BE hodhi poshtë kërk-esën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i shtyu ato për në fund të vitit 2019 dhe – iu garantoj gjer në gjysmën e dytë të 2012-it, këtu do të jemi – në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, të Teatrit Kombëtar, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëje në tërësi po veçanërisht ndaj çdo gjëje në artin e kulturës shqiptare, pasi vetë, i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar, shkar-ravit gjithë jetën pa prodhuar dot një sukses të vetëm”, tha Berisha.

    Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Taulant Balla është përgjuar nga shërbimet e huaja për 3.4 mln eurot e sekuestruara në “Toyota Auris” në Portin e Durrësit 10 ditë më parë. “Derrkuci i Toyota Auris, jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke bërë pazare me Bacën në Selanik. Jeni përgjuar nga shërbimet e huaja duke dhënë garanci. Ua kanë vënë kryqin nga Berlini në Romë, por kryqin e madh do t’ua vënë shqiptarët”, u shpreh Basha. Megjithatë kjo deklaratë e Bashës është e veshur me mister. Pyetja që ngrihet është cilat janë shërbimet e huaja që kanë preferuar të ndajnë informacion sekret me kryetarin e opozitës dhe jo me autoritetet ligjzbatuese shqiptare. Gjithsesi, Balla i është përgjigjur Bashës duke i thënë se priste për t’u përballur para drejtësisë, pasi kreu i grupit të PS i ka bërë dy kallëzime penale Bashës, për nxjerrje të sekretit si dhe për shpifje.

    ‘TEaTrI’

    KrEu I pd

    dEKlaraTa

    Lu-Vlahutin pritje ‘lamtumire’, Basha ‘ngujohet’ në KuvendStrategjia e PD, Zgjatje të seancës për të bojkotuar ambasadorët

    ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, dhe ai i SHBA, Don-ald Lu, kanë organizuar mbrëm-jen e sotme një pritje ‘lamtumire’, në fund të mandatit të tyre në vendin tonë. Report Tv mësoi se pritja e kryediplomatëve të BE dhe SHBA nisi në orën 20:00, në rezidencën e BE, ku mes të ftuarve ishin edhe përfaqësuesit e lartë të partive politike dhe qeverisë. Ndërkohë, Partia Demokratike vendosi të mos marrë pjesë në këtë pritje të fundit të diplomatëve më të rëndësishëm në vend, duke mbajtur ‘peng’ të gjithë deputet në një seancë maratonë në Kuvend për projektin për Teatrin Kom-bëtar. Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi, se nuk do

    të ishte i pranishëm në pritjen e ambasadorëve, duke shtuar se do të qëndronte në Kuvend. Kujtojmë se PD, me në krye Lulzim Bashën, dhe LSI, me në krye Monika Kryemadhin, kanë sulmuar gjatë gjithë kohës dy ambasadorët Lu e Vlahutin. “Do të jem në seancën parlamentare, pasi kjo është më e rëndësishme”, tha Basha. Ndërkaq, Report Tv zbuloi arsyen e seancës maratonë të kësaj të enjteje në Kuvend nga Partia Demokratike. Pikërisht pritja e organizuar nga ambasadorët Lu dhe Vlahutin është bërë shkak i një seance të gjatë, e cila ka nisur që prej orës 10:00 dhe vijoi deri vonë, pasi PD kërkoi që deputetët të mos jenë të pranishëm në prit-jen e lamtumirës.

  • 3www.shqiptarja.com

    E prEmtE, 6 korrik 2018‘TeaTri’ në Kuvend

    Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në Parlament, duke iu referuar çështjes së parlamentit, u shpreh se Rama po grabit pronën publike me ligj. “Sot ti me paratë e drogës mbyll gojën e televizioneve. Sot ti me paratë e drogës blen pronarët e televizioneve. Sot me paratë e drogës mbyll gojën e deputetëve. Sot me paratë e drogës mbyll go-jën e Prokurorisë. Sot me paratë e drogës mbyll gojën e policëve. Sot me paratë e drogës mbyll

    gojën e dëshmitarëve. Por gojën e shqiptarëve të cilët nuk te besojnë më, nuk ke për ta mbyllur dot sepse ti je vetëm. Dhe duhet ta dish që paraja nuk është shok i mirë. Paraja është shok i keq që të merr në qafë dhe të hedh atje ku ti nuk pret dot. Tani po i kthehem ligjit hajdut të Edi Ramës. Ky është një ligj që për hir të së vërtetës grabit hapur pronën publike. Tashmë mbasi mbaroi së vjedhuri me përqindjet e tij, fillon dhe grabit me ligj”, u shpreh Kryemadhi.

    Mazhoranca miraton ligjin për teatrin, PD bllokon foltoren

    Ministri Ahmetaj: Teatri i ri do jetë 8 herë më i madh, nuk preket prona shtetëroreP

    a s n j ë d e b a t i maratonë prej 12 orësh, shoqëruar me rezistencën e opozitës brenda dhe

    jashtë Parlamentit, Kuven-di i Shqipërisë ka miratuar me 75 vota pro projektin për ndërtimin e teatrit të ri. Pak para procesit të votimit, Partia Demokratike, me anë të kryetarit të grupit parlam-entar Edmond Spaho, kërkoi edhe një herë që të tërhiqej nisma. Kërkesa e Spahos u mbështet edhe nga kryetari i grupit parla-mentar të LSI, Petrit Vasili. Teksa shumi-ca parlamen-tare vijoi pro-cedurën e mi-ratimit, opozita pushtoi foltor-en e Kuvendit, duke tentuar t ë b l l o k o n -te procesin e votimit. Depu-tetët e Partisë Demokratike hodhën kar-tonët e votimit në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ve-prim të cilin Rama e lexoi si një votë pro projektit për ndërtimin e teatrit të ri. Projektligji që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri dhe shembjes së godinës aktuale mori 75 vota, ndërsa deputetët e opozitës brak-tisën sallën e Parlamentit, duke iu bashkuar protestës së artistëve, shoqërisë civile dhe simpatizantëve të tyre, jashtë parlamentit. Tashmë e vetmja mundësi që ligji për teatrit të rikthehet sërish në Kuvend është Presidenti i Re-publikës Ilir Meta. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje presiden-tit Meta, përkatësisht bash-këshortit të saj që t’u shlyejë shqiptarëve borxhin e ardhjes

    së Edi Ramës në pushtet, duke kthyer ligjin për teatrin. Deri më tani nuk ka asnjë sinjal nga Presidenca mbi vendim-marrjen për këtë ligj.

    ahmETaj: TEaTrI I rI dO jETë 8 hErë më I madh

    Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka dhënë detaje për projektin e

    ndërtimit të Teatrit të Ri Kom-bëtar. Nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur 40 pyetjeve të LSI, Ahmetaj tha se Teatri i Ri do ketë një sipërfaqe 8 herë

    më të madh se ai aktual dhe do të ndërtohet në të njëjtin vend ku ndodhet ai ekzistues. Sipas tij, prona shtetërore nuk preket, ndërsa buxheti i shtetit nuk do

    Pas një debati maratonë prej 12 orësh, shoqëruar me rezistencën e opozitës brenda dhe jashtë Parlamentit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 75 vota pro projektin për ndërtimin e teatrit të ri.

    Votimi

    shpenzojë as edhe një qindarkë. “Prona e teatrit është 5522 metra katrorë. Brenda kësaj prone ka ndërtesën e teatrit që është 1126 metra ndërtim. Çfarë po ndodh me këtë pronë? Kjo pronë i ngelet sërish shtetit edhe si metra katrorë tokë. Çfarë merr në këmbim shteti, teatri, qytetarët? Teatri i ri do ketë 9000 m2, në funksion të artit, nga 1126 metra jo funksionale që janë tani. Pra, 8 herë më shumë. Buxheti i shtetit harxhon 0 lekë dhe merr 9000 m2 truall. Qytetarët përfitojnë të njëjtën pronë, por më të madhe. Ak-torët do përfitojnë katër salla të reja. Prona e Teatrit ngelet e pacenuar, përfitojmë 8 herë më shumë m2 në favor të qytetarëve dhe artistëve. Ku shkoi Teatri? Teatri do të jetë atje, më i mirë nga sa është aktualisht. Janë 97 mln euro, shumëfishohet vlera e pronës”, tha ministri.

    ShpjEgImI I mInISTrITShpjegimi i ministrit erdhi

    pas insistimit të LSI, konkret-isht deputetëve Nasip Naço dhe Luan Rama për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth Teatrit se pse kërkon qeveria ta shembë dhe të negociojë në një kompani private, pa garë, për një Teatër të Ri me kulla përreth. “Vlera e pronave shtetërore truall, e përcaktuar në zonën e projek-tit, sipas çmimit të referencës së miratuar me vendimin nr. 89/2016, të Këshillit të Minis-trave, është rreth 500 milionë lekë. Në pamundësi për të realizuar zhvillimin publik me fonde buxhetore, ky propozim siguron që të merret më e mira e bashkëpunimit ndërmjet pro-narëve (shtetëror dhe privatë), publikut, investitorit: duke maksimizuar vlerën e asetit publik apo privat që kanë në dispozicion; duke optimizuar vlerën e zhvillimit në qendër të Tiranës dhe të nevojës publike për teatër e shërbime të tjera; duke maksimizuar vlerën e financimit të sipërmarrjes; duke transferuar të gjitha risqet te zhvilluesi”, pohoi ministri.

    “Prona e Teatrit ngelet

    e pacenuar, përfitojmë 8

    herë më shumë m2 në favor të

    qytetarëve dhe artistëve. Ku shkoi Teatri?

    Teatri do të jetë atje, më i mirë

    nga sa është aktualisht. Janë

    97 mln euro, shumëfishohet vlera e pronës”.

    Ahmetaj

    deputeti i PS, Vullnet Sinaj gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një teatër të ri modern. Ai tha se e keqja qe kemi kaluar, që nuk kemi shumë godina të vjetra, nuk do të thotë të kapemi pas kësaj, pasi nuk është Coloseu. Sinaj theksoi se opozitës i erren sytë për pushtet, ndërsa e akuzoi se mbushi Tiranën me kioska dhe se një pjesë e tyre kanë mbetur akoma tek mendimet komuniste të pronës së përbashkët. “Opozita është e pa qartë dhe e pabindur. Edhe ju e keni kuptuar që ai teatër duhet rrëzuar, unë do të kuptoja vetëm nostalgjinë e artistëve që kanë luajtur në atë skenë, i respektoj ata, por duhet të më kuptojnë edhe mua që vota ime do të jetë pro ndërtimit të një teatri ri”, tha Sinaj.

    vullnet Sinaj: Koha të ndërtojmë një teatër të ri modern

    Kryemadhi-ramës: Ta dish që paraja nuk është shok i mirë

  • 4 E prEmtE, 6 korrik 2018www.shqiptarja.comKapoT e drogëSa

    NJOFTIM

    Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044 500 278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

    Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-1, të pasurive të paluajtshme në pronësi të Sovjet Mehmeti, Zurha Mehmeti si më poshtë:

    - Në datë 20.07.2018 ora 16:00. -Apartament, ZK 8641, me sip. 52 m2, me adresë Lagja nr.2 Rr “V.Pandi” Sarandë, me çmimin fillestar 2,776,800 lekë.-Truall+Ndërtese, ZK 1119, me sip. 124 m2, me adresë Rr “Sokrat Kalivopulli” Bistrice, Delvinë, me çmimin fillestar 2,156,640 lekë.

    KlEmEnT BalIlI / Rama: Policia e bëRi dRejtoR

    rama i përgjigjet Lu-së: Kapja e Balilit nuk është e lehtëKryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në aktivitetin “Forca e Ligjit në veprim”, i është përgjigjur kritikave të ambasadorit amerikan Donald Lu për mosarrestimin e Klement Balilit. Rama u shpreh se herët apo vonë Balili do të kapet, por arrestimi i tij nuk i lehtë. “Unë e mirëkuptoj shqetësimin që nënvizoi për nuk e di të disatën herë miku ynë ambasadori lidhur me një nga profilet më të larta të krimit të organizuar dhe pa diskutim që arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri dhe do të jetë një suk-ses i madh. Por mos harrojmë që nuk ishte 40 vjet më parë, vetëm pak vite

    rama “Sot është në kërkim

    dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët më

    herët se vonë ai do të kapet, edhe pse

    nuk është e lehtë siç tregojnë edhe

    shembujt e Amerikës apo Italisë kur bëhet

    fjalë për profile të tilla”.

    më parë ky ishte drejtor. Ishte drejtor i lidhur politikisht dhe politikisht i pro-vuar drejtor dhe çuditërisht jo drejtor peshkimi, por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe patjetër që në bashkëpunim me partnerët më herët se vonë ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë siç tregojnë edhe shembujt e Amerikës apo Italisë kur bëhet fjalë për profile të tilla”, u shpreh Rama. Më tej, kryeministri Rama u ndal tek ndryshimet në Policinë e Shtetit. “Policia e Shtetit është përgjegjëse për të garan-tuar paprekshmërinë e kujtdoqoftë, dhe ndëshkimin e kujtdoqoftë. E nëse flasim për prekshmërinë, nuk ka qenë shumë

    vite më parë por 4 vite më parë, kur shqiptarët ndaheshin në të prekshëm dhe të paprekshëm. Kanë qenë vetëm 4 vite më parë koha kur deputetët dhe ministrat mund të zbarkonin mbi çdo trotuar të Republikës së Shqipërisë, të paprekur. Ka qenë vetëm 4 vite më parë koha kur nevoja për të zbatuar ligjin ishte utopi. 4 vite më parë kur raporti me ligjin kalonte përmes përkatësisë së tyre politike dhe nivelit të influencës së tyre në shoqëri. 4 vite më parë, kur Policia e Shtetit tradhtohej tek policia. Kur kriminelët merrnin vesh se kishte një operacion për ta para se të zhvillo-hej”, pohoi Rama.

    donald lu: prokuroria, policia e qeveria dështuan me Balilin“Balili bos i fuqishëm i krimit me lidhje politike, paaftësi ose mungesë vullneti për ta arrestuar”

    Kreu i PDBasha-Lu: ‘peshqit e

    mëdhenj’ janë pranë jush

    Kryetari i PD, Lulzim Basha ka akuzuar sërish maxhorancën dhe kryeministrin Edi Rama nga foltorja e Kuvendit për lidhje me krimin e organizuar. Basha nuk kurseu as ambasadorët e huaj në vendin tonë (indirekt ambasadorin amerikan Donald Lu) kur u shpreh se me deklaratat për “peshqit e mëdhenj” ata po gënjejnë veten. Sipas Bashës, “peshqit e mëdhenj” janë çdo ditë pranë ambasadorëve si dhe në sallën e Kuvendit. “Zotërinj ambasadorë, mos gënjeni veten, pe-shqit e mëdhenj janë pranë jush në çdo dalje zyrtare e në Parlament. Rama është një politikan i kapur dhe i korruptuar. Fillimi i të gjitha ndrys-himeve është largimi i Ramës”, tha Basha.

    adriatik doçiTiRANe

    Ambasadori amer-ikan në Tiranë, Donald Lu, ka ar-tikuluar dje një deklaratë të fortë, teksa tha se prokuroria, policia dhe qeveria shqiptare nuk kanë vullnet për të arrestuar Kelment Balilin, i quajtur ndryshe si ‘Eskobari i Ball-kanit’. Në ditët e fundit të mandatit, Lu tha se mosar-restimi i Balilit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar si kreu i një bande të fuqishme të trafikut të drogës, është dështim i prokurorisë, policisë dhe qeverisë. Lu u shpreh se Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike, duke theksuar se ka pasur paaftësi ose mungesë vullneti për ta arrestuar. Am-basadori amerikan e bëri këtë deklaratë gjatë aktivitetit për

    përjetshëm. Ai është bos i fu-qishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Por nuk ka pasur aftësi apo vullnet për ta arrestuar vetë Balilin”, tha Lu. Ndërkaq, ambasadori theksoi disa arritje gjatë tetë muajve të fundit. “Shumë ka ndodhur në 8 muaj, e shumë ka mbetur për t’u bërë. Mbështes arres-timin e Met Kananit në Turqi, banda e tij u kap në Turqi. Dogana shqiptare zbuluan kokainë kolumbiane të Arbër Çekajt. Disa nga anëtarët e bandës së tij janë arrestuar. Kryebashkiaku Fran Frrokaj dhe ish-kryebashkiaku Elvis Roshi po gjykohen. Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha, po gjykohen në gjykatë. Hetimi penal kundër ish-ministrit Saimir Tahiri po vazhdon. Janë shumë në një kohë të shkurtër, por duam të shohim rezultatet, të ndiqen penalisht, të dënohen dhe të futen në burg. Ky do të ishte sukses”, u shpreh ambasadori.

    paralajmërImI Ambasadori amerikan

    në Tiranë, Donald Lu, ka paralajmëruar kokat e krimit se do t’u ngushtohet laku i drejtësisë. Lu iu referua këtu avancimit me procesin e Vetingut, i cili do të sjellë ngritjen e organeve të SPAK-ut, të projektuara për të luftuar krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. “ONM ka thënë se do përfundojë këtë verë kalimin në Vetting. Kjo do të sjellë krijimin e shpejt të KLP, KLGJ, SPAK-ut dhe BKH. Ne kemi konfirmuar burimet. Kokat e krimit duhet të kenë frikë. Drejtësia për ta po vjen. Qeveria ka pranuar sfidën serioze që ka Shqipëria për luftimin e krimit të organi-zuar. Duam rezultate konkrete, duhet të ndiqen penalisht dhe të dënohen kriminelët. Askush nuk është mbi ligjin. I bëj thirrje Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe policisë për të vazhduar luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë”, shtoi Lu.

    Forcën e Ligjit ku morën pjesë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. “Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokuror-isë dhe policisë, për të arrestuar Klement Balilin. DEA punoi me policinë greke për të arrestuar disa anëtarë të bandës së Balilit në Greqi. Më pas gjykatat greke e dënuan Balilin me dënim të

    ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në aktivitetin Forca e Ligjit, ka thënë se Policia e Shtetit po zhvillon operacione dhe hetime në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të vendeve të huaja. Xhafaj tha se policia e Shtetit është duke zbatuar detyrën. “Siç na është pohuar në takimet me jashtë vendit na është pohuar forcimi i bashkëpunimit. Po zhvillojmë operacione dhe he-time të përbashkëta. Në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Raporti njeh dhe vlerëson pro-gresin e Shqipërisë në këto fusha. Rekomandimet janë që të vijojë puna e nisur. Ne jemi duke i lexuar me vëmendje vlerësimet e raportit. Ju siguroj se ato do të gjejnë mbështetje. Masa dhe pritshmëri deri në qershor 2019. Siç kemi bërë dhe më herët, kam kënaqësi t’ju kërkoj komente. Ky dokument është në punim e sipër pas kontributit tuaj. Të nderuar pjesëmarrës, lufta kundër krimit nuk është sipërmarrje e thjeshtë. Kërkon sakrifica njerëzore, t’ju jemi mirënjohës atyre që përballen çdo ditë me krimin. Politika e pozi-cionuar përballë policisë, duhet të vlerësojë punën e tyre. Kjo politikë me papërgjegjshmëri sulmon policinë, edhe kur rezultatet e operacioneve janë të mëdha. Mirëpresim dëshmi konkrete”, tha Xhafaj. Sipas ministrit, është opozita që sulmon Policinë e Shtetit pavarësisht nga rezultatet e operacioneve të Policisë. “Po hetojmë bandat kriminale. Këto rezultate që paraqesim sot në këtë takim duan se-riozitet dhe sakrifica. Duan të na zmbrapsin. Burra dhe gra që shërbejnë në Policinë e Shtetit dhe drejtuesit, kanë treguar profesionalizëm, kjo ka bërë që të rritet besimi. Rreth 63% e qytetarëve kanë besim tek policia. Politika ka interesa të ngushta lidhur me punën e policisë, i komenton sipas interesit politik”, shtoi Xhafaj.

    “Hetime dhe aksione të rëndësishme

    me ndërkombëtarët”

    Xhafaj:

  • 5www.shqiptarja.com

    E prEmtE, 6 korrik 2018përpLaSJa e heShTur

    Përmbarimi Gjyqësor Privat “Jon 2014”, me permbaruese Jonida Ujkashi do të zhvillojë Ankandin e dyte për pasurine “Apartament”, me sipërfaqe 63 m2 e rregjistruar ne ZVRPP Durres, Zona Kadastrale: 8514, Numri i Pasurisë: 2/304+1-36, Vol. 24 Faqe 140 ne pronesi te Ndu Shtjalshi dhe Sejrie Zgura. Çmimi me të cilin fillon shitja e kësaj pasurie është në vlerën 3,248,000 (tre milion e dyqind e dyzet e tete mije ) lek . Ankandi i dyte zhvillohet me datë 30.07.2018 , ora 16:00 në ambientet e Zyrës se permbaruese gjyqesore private Jonida Ujkashi me adresë: Rr.”Myslym Shyri, vila nr.8/1,kt.4,Tiranë, nr.kontakti 0699381883 .

    shPallJe aNKaNDI i i iNJOFTIM

    Për informacione mund të kontaktoni nr Tel. 044 500 278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

    Shoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Blv. “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora” Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedurës Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-3, të pasurive të paluajtshme në pronësi të Kiço Gurma dhe Magdalini Gurma, lënë garanci për bankën SGAL.

    • Në datë 27.07.2018 ora 16:30-Truall, ZK 8641, me siperfaqe. 1155 m2, me adresë Lagja nr. 4, Sarandë, me çmimin fillestar 58,311 Euro.

    adriatik doçi TiRANe

    Ekskluzive BE: Të ‘djegurit’ nga Vetingu të mos

    bëhen avokatë Komisioni i Ligjeve injoron qëndrimin e Brukselit për projektligjin e avokatëve Komisioni i Pavarur i Kual-ifikimit, organi bazë i

    Vetingut, ka vendosur që të konfirmojë në detyrë gjyqtaren pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Brati. Vendimi i komisionit ka ardhur pas një hetimi të thel-luar mbi pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profe-sionale. Zonja Alma Brati i ka kaluar me sukses të tre testet, ku komponenti kryesor ishte ligjshmëria e pasurisë. “Komi-sioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvil-limit të seancës dëgjimore më datë 04.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, znj.Alma Brati, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.07.2018, ven-dosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alma Brati, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi i arsyet-uar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Genta Tafa (Bungo) relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar, do t’u njof-tohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Ape-limit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, njofton KPK. Dy ditë më parë, Komisio-ni i Pavarur i Kualifikimit i kualifikimit konfirmoi në detyrë edhe kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun. Ky vendim prodhoi reagime të forta nga ana e opozitës, e cila kërkoi shkarkimin e zonjës Marku.

    VEndImI

    gjyqtarja alma Brati konfirmohet në detyrë Misioni i Bash-kimit Evropian në Tiranë, EU-RALIUS, i cili asiston autorite-

    tet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, është pozicionuar kundër lejimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të përjashtuar nga drejtësia për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, që të ushtrojnë profesionin e avokatit. EURA-LIUS i ka kërkuar Kuvendit që të ndalojë me ligj gjyqtarët dhe prokurorët e ‘djegur’ nga Vetin-gu, për t’u kthyer në gjykata, tashmë si avokatë. Propozimi i EURALIUS reflektohet në një raport të Komisionit të Ligjeve për projektligjin për profesionin e avokatit. Fil-limisht, Komisioni i Ligjeve e pranoi një propozim të tillë, por befas, ndryshoi mendje disa ditë më pas, duke u pozicionuar në anën e avokatëve dhe të gjyqtarëve e prokurorëve që po shkarkohen dhe do të shkar-kohet nga detyra, kryesisht për mosjustifikimin e pasurive me dokumentacion ligjor. “Një çështje tjetër e diskutuar në Komision lidhet me faktin nëse si kriter për fitimin e titullit profesional të avokatit do të përfshihej sugjerimi i misionit EURALIUS, sipas të cilit kandi-dati për fitimin e titullit avokat nuk duhet të jetë shkarkuar nga një funksion publik me

    vendim të organit disiplinor kompetent”, thuhet në raport. Më tej, në raport sqarohet qëndrimi kundër i Dhomës së Avokatisë dhe të formulimin e neneve nga Komisioni i Ligjeve, i cili hedh poshtë propozimin e EURALIUS. “Lidhur me këtë sugjerim, Dhoma e Avokatisë u shpreh me rezerva ndaj këtij propozimi, pasi profesioni i avokatit është një profesion i lirë, i vetërregulluar në ush-

    trimin e të cilit nuk mund të përjashtohen personat e larguar nga ushtrimi i funksionit me vendim të një organi adminis-trativ, duke sjellë në vëmendje se është gjykata që në vendimin e formës së prerë mund të japë si dënim plotësues, heqjen e të drejtës për ushtrimin e një ve-primtarie, si dhe faktin që masa displinore i nënshtrohet afateve të parashkrimit. Komisioni lid-hur me këtë çështje, vendosi që formulimi të jetë sipas draftit integral të rakorduar ndërmjet relatorit dhe propozuesit, sipas të cilit kandidatët për avokat nuk duhet të jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale sipas rasteve të përcaktuara nga pikat “i” deri “iii” të germës “dh” të nenit 13”, thuhet në raport.

    KrITErET ndaluESE Misioni i Bashkimit Evro-

    pian në Tiranë, EURALIUS, ka propozuar edhe disa kritere të tjera ndaluese, të cilat janë pranuar si dhe janë reflektuar në nenin 13 të projektligjit për profesionin e avokatit. Kështu për të fituar titullin ‘avokat’, shtetasi nuk duhet të jetë dën-

    uar me vendim gjyqësor të formës së prerë për një vepër penale të kryer me dashje, për të cilën nuk është rehabilituar; për një vepër penale të kryer me pakujdesi, për të cilën nuk është rehabilituar dhe që cenon figurën dhe integritetin e profesionit si dhe për një vepër penale të kryer me dashje, për

    të cilën është rehabilituar, por vepra penale cenon figurën dhe integritetin e profesionit të avokatit. Gjithashtu shteta-si nuk duhet të ketë marrë masën disiplinore të heqjes së titullit të avokatit me vendim të Komitetit Disiplinor, me përjashtim të rastit kur kjo masë disiplinore është shuar.

    VEndImI / PRokuRoRi me PasuRi të dyshimtë

    Fitoi para në bixhoz, KPK shkarkon prokurorin KalociKomisioni i Pavarur i Kual-ifikimit ka shkarkuar dje nga detyra prokurorin e Ape-lit të Tiranës, Luan Kaloci. Kaloci rezultonte me burime kontradiktore të pasurisë. Në deklarimin e bërë në vitin 2003 për blerjen e një dyqani ai ka specifikuar si burim të ar-dhurash 5.2 milionë lekë të fit-uara në baste sportive. Ndërsa në vitin 2017, për të njëjtën pronë, deklaronte të ardhura nga shitja e një banese në Elbasan. Trupa e KPK e për-bërë nga Xhensila Pine, Val-bona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja vendosi shkarkimin e prokurorit. “Komisioni i Pa-varur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të doku-mentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 03.07.2018 për subjektin e rivlerësimit, z.Luan Kaloçi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 05.07.2018, ven-dosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Luan Kaloçi, prokuror pranë

    Prokurorisë së Apelit Ti-ranë. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupa gjykuese e kryesuar nga znj.Valbona Sanxhaktari, znj. Xhensila Pine relatore, znj. Etleda Çiftja anëtare, do t’u njofto-het subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve. Ky vendim mund të ankimohet pranë Ko-legjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të ven-dimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK. Sipas IDKPI, gjyqtari Kaloçi nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, pasi ka mospër-puthje me deklarimet në vite. KPK deklaron se ka mospër-puthje pasi prokurori ka bërë deklarim të rremë, duke sqa-ruar se kishte fituar edhe një shumë prej 5,2 milionë lekësh në një loto sportive. Analiza

    e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kon-trollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Kaloçi ishte pjesë e listës prioritare të Vettingut si njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

    Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar dje nga detyra prokurorin e Apelit të Tiranës, Luan Kaloci. Kaloci rezultonte me burime kontradiktore të pasurisë.

    Vendimi

    detajet

    EuralIuSEURALIUS është pozicionuar kundër lejimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të përjashtuar nga drejtësia për shkak të veprimit të ligjit të Vetingut, që të ushtrojnë profesionin e avokatit.

    KOmISIOnI I lIgjEVEKomisioni i Ligjeve fillimisht e pranoi një propozim e EURALIUS, por befas disa ditë më pas, ndryshoi mendje, duke u pozicionuar në anën e avokatëve dhe të gjyqtarëve e prokurorëve që po shkarkohen dhe do të shkarkohet nga detyra.

    Raporti i Komisionit të Ligjeve ku shpjegohet qëndrimi i EURALIUS

  • 6 E prEmtE, 6 korrik 2018www.shqiptarja.comLëKundJeT SizmiKe

    Pallatet pas viteve ’90, si dhe ata që po ndërtohen aktual-isht janë të sigurta nga lëkundjet siz-mike. Drejtori i Insitutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, në një intervistë për Report TV, tha dje se risk paraqesin banesat e ndërtuara përpara viteve 1963 dhe 1978.

    Tërmetet e ndodhura pardje në vendin tonë kanë shqetësuar jo pak të gjithë qytetarët. Shqetësimi i per-sonave që banojnë apo puno-jnë në ndërtesa të larta është edhe më i madh. Por cila është siguria teknike që kanë bane-sat sot? Në një intervistë për Report Tv drejtori i Insitutit të Ndërtimit, Agron Hysen-lliu, tregon se cilat ndërtesa paraqesin më shumë rrezik

    TiRANeAktiviteti

    Goditja e fuqishme e së mërkurës u pasua nga tërmete të vegjël

    Tërmetet s’mund të parashikohen, por ndërtuesit duhet të marrin masa

    në 24 orët që pasuan tërme-tin e së mërkurës janë janë shënuar 412 aktivitete sizmike, me intensitet të ulët dhe thuajse të pandjeshëm.

    Mëngjesin e djeshëm, tërmeti me intensitet më të lartë ka qenë ai i orës 6 të mëngjesit, 3.9 sipas shkallës Rihter, përsëri me epiqendër në zonën e Gjirit të Lalzit. Dr.Edmond Dushi, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave, tha se aktiviteti sizmik vijon të jetë aktiv. “Vijon të jetë në të njëtën zone, me të njëjtat karakteristika si tërmet dhe in-tensiteti i goditjeve ka ardhur duke u zvogëluar; nuk kemi më atë shpeshtësi që kishim, por ka qenë më i rrallë dhe i distancuar në kohë, nuk kanë qenë aq të shpeshta. Zona është ende aktive, por ka zona të tjera tektonike ngjitur, dhe, nisur nga fakti që aktiviteti ka ardhur duke u zvogëluar, qoftë në magnitudë, qoftë në frekuencë të ndodhjes së ngjarjeve, mendoj që në këtë moment është duke u shuar”, shtoi ai.

    E në panik, pas lëkundjeve të parë njerëzit kanë ten-dencën të lënë shtëpinë apo vendin e punës për të nxituar të dalë në ambientet e jashtë të godinës. Në fakt ekspertët rekomandojnë që në raste të tilla të ruhet qetësia, dhe të mos tentoni të dilni. Ja çfarë këshillon Edmond Dushi: “Në ndërtesat e larta duhet kujdes, pasi nuk lejohet përdorimi i ashensorit; duhet të kenë

    parasysh që shkallët janë problematike. Shpeshherë, tërmetet janë ndjekin njëri-tjetrin në mënyrë shumë të menjëhershme, ndaj duhet të presim në zonat që janë më të mbrojtura, si pjesa e sheshpushimeve, që janë më të mbrojtura në raport me pjesët

    e tjera që kanë muraturë. Por, edhe të sigurohen mirë që goditja ka përfunduar, pastaj të vazhdojnë të zhvendosen, gjithmonë nga shkallët”.

    pSE ndOdhIn TërmETET?Toka jonë është një planet

    në zhvillim dhe proceset e

    ndryshme natyrore janë të vazhdueshme dhe të pan-dalshme. Veprimtaria e tyre shkatërrimtare ka bërë që njeriu të thellohet në studimet e tyre për të arritur që të bëjë parashikime të mundshme për të minimizuar dëmet, të paktën për të kursyer jetë

    njerëzish. Në Shqipëri, rreth 40 vjet më pare, u krijua In-stituti i Sizmologjisë, që sot mban emrin Insituti i Gjeosh-kencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Në Shqipëri kanë ndodhur shumë tërmete. Ato janë studiuar nga specialistët sizmologë dhe janë rajonizuar

    zonat me sizmicitet të lartë e mesatar. Në hartën e intens-iteteve maksimale janë dalluar zonat me intensitet të vrojtu-ara maksimalisht IX, VIII, VII dhe VI ballësh të shkallës MSK-1992. Zonat IX ballëshe janë zona të vatrave të tërme-teve të fuqishëm, intensiteti maksimal i të cilave ka qenë IX ballë (ose më shumë).

    Tërmetet nuk mund të parashikohen, por, duke qenë të përgatitur nga rajonizimet e kryera, mund të merren masa efektive, për të mos pasur katastrofa të dhimbshme. Studiuesit tyre kanë përgatitur hartat sizmike për të shprehur rajonizimin e sizmicitetit në Shqipëri, duke evidentuar zonat më të rrezikshme për tërmete, ose për t’u treguar konstruktorëve të ndërtimit se duhen marrë masa konstruk-tive për t’u bërë ballë dukurive të mundshme të tërmeteve.

    Eksperti: ja cilët pallate janë më të rrezikuar nga tërmetet në vend

    Drejtori i Institutit të Ndërtimit flet për Report TV për sigurinë teknikenë rastin e lëkundjeve sizmike dhe çfarë duhet bërë me to.

    prOBlEmaTIKa“Në objektet më të riskuara

    janë ato para viteve ‘63 sepse teknologjia e ndërtimit në atë kohë nuk njihet dhe intens-iteti për llogaritjen e këtyre objekteve është më i ulët. Në konceptin tonë si inxhinier, të gjitha objektet që paraqesin problematikë duhet të bëhet një check up i tyre për të parë sjelljen në kushtet e një tërmeti që mund ti rrezikojë”, tha Agron Hysenlliu, drejtori i Insitutit të Ndërtimit.

    SIgurIaPallatet e ndërtuara pas

    viteve ’90 janë më të sigurta teknikisht. Drejtori Hysenlliu jep këtë shpjegim. “Në konceptin tim si inxhinier dhe projektues, ndërtimet pas viteve ‘90 janë ndërtime cilësore dhe nuk kanë nevojë për panik, pavarësisht numrit të kateve dhe teknologjia e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe të vetë objektit është rritur jashtë mase”.

    maSaTNga ana tjetër, Agron Hy-

    senlliu bën me dije se disa gjëra kryesore që duhet të

    kenë parasysh inxhinierët për-para ndërtimit të objekteve. “Ata duhet të kenë parasysh të zbatojnë me rigorozitet kushtet teknike, standartet shtetëore, aerokodet. Kjo është tepër e rëndësishme në ndërtimin e një objekti. Përpara se të kryhet një objekt në terrrenin përkatës, çdo projektues është i detyruar të marrë nga Shërbimi i Gjeolog-jisë ose entet private studimin gjeologjik dhe hidrologjik të zonës, njëkohësisht pranë Institutit Sizmologjik, siz-mologjinë e zonës”, përfundoi Agron Hysenlliu. Ditët e fundit Shqipëria u përfshi nga një valë lëkundjesh sizmiolog-jike. Sipas sizmologëve, këto lëkundje mund të vijojnë edhe në ditët në vijim por me magnitudë më të ulët.

    TeknologjiaNdërtimet pas viteve ‘90 janë ndërtime cilësore dhe nuk kanë nevojë për panik, pavarësisht numrit të kateve dhe teknologjia e prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe të vetë objektit është rritur jashtë mase

    KontrolliSipas

    mendimit të ekspertit

    ndërtues, në të gjitha

    objektet ndërtimore,

    sidomos banesa, që paraqesin problema-tikë duhet

    të bëhet një check up

    për të parë sjelljen në kushtet e

    një tërmeti që mund t’i

    rrezikojë

    Drejtori i Insitutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu

  • 7www.shqiptarja.com

    E prEmtE, 6 korrik 2018TregJeT moneTare

    Për informacione mund të kontaktoni nr Tel.044500278 ose adresën e-mail: [email protected] [email protected]

    NJOFTIMShoqëria Përmbarimore “Bailiff Services Albania” sh.p.k, me adresë Bulevardi “Gjergj Fishta” Pallatet “Gora’ Kulla 2, Kati 2, Ap 9, Tiranë, në zbatim të dispozitave të Kodit të Procedures Civile, njofton se do të kryej procedurat për shitjen në ankand-3, të pasurive të paluajtshme në pronësi të Mentor Jamaku dhe Aida Jamaku, si më poshtë:

    - Në datë 20.07.2018 ora 16:30. - Truall me sip. 3,078.63 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 659,443 Euro.- Truall me sip. 212,68 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 45,556 Euro.- Truall me sip. 1,716.26 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 367,623 Euro.- Truall me sip. 156,36 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 33,492 Euro.- Truall me sip. 1,101.20 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 235,877 Euro.- Truall me sip. 232,71 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 49,847 Euro.- Truall me sip. 1420 m2, ZK 8270, me adresë Tiranë, me çmimin fillestar 304,164 Euro.

    Kompania mediatike Shqiptarja.con kërkon të punësoje agjent marketingu që plotëson kriteret e mëposhtme :

    TË JETË I GATSHËM PËR

    TË PUNUAR NË TERENPERSONAT E INTERESUAR TË DËRGOJNË CV E TYRE

    NË KËTË ADRESË:

    [email protected]

    VLERËSOHET TË KETË NJOHURI TË GJUHËVE TË HUAJA

    DHE TË KETË PËRVOJË PUNE

    TË KETË ARSIM

    TË LARTË

    OFERTË PUNËSIMI

    monedhat virtuale, amF paralajmëron

    për skema të reja piramidale

    Çfarë duhet ditur dhe nga çfarë duhet ruajtur në teknologjitë e reja

    Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka parala-jmëruar edhe më parë mbi mundësinë e oper-imit të skemave mash-truese piramidale, duke përdorur emetimet e monedhave virtuale me ofertë fillestare apo të ashtuqua-jtura (ICO). Në kuadrin e edukimit financiar Autoriteti paralajmëron investitorët të tregojnë shumë kujdes, pasi emetimi i monedhave virtuale me ofertë fillestare (ICO), si rregull nuk është subjekt i ndonjë forme rregullimi dhe, rrjedhimisht, nuk është subjekt mbikëqyrjeje. Këto lloj instrumentesh së bashku me zhvillimet e fundit në teknolog-jinë financiare mund të përdoren për të promovuar apo nxitur edhe zhvillimin e skemave mashtruese piramidale apo Ponzi.

    Në këto kushte, investitori nuk gëzon të njëjtin nivel mbrojtjeje

    sikurse në rastin e produkteve fi-nanciare të ofruara nga subjekte të licencuara dhe të mbikëqyrura.

    ÇFarë janë në përgjIThëSI SKEmaT pIramIdalE apO pOnzI

    Një skemë piramidale/Ponzi është një investim mashtrues, promovuesi i të cilit premton pagesën e fitimeve të caktuara investitorëve ekzistues duke përdorur fondet që sigurohen nga kontributet e investitorëve të rinj. Organizuesit e këtyre skemave shpesh herë, mashtrojnë investitorët duke u premtuar, se mund të investojnë fondet e tyre në mundësi investimi të cilat premtojnë fitime të larta, me

    pak ose aspak rrezik.Në shumë skema piramidale/

    Ponzi, shpesh herë në vend që të angazhohen në aktivitet të ligjshëm investues, mashtruesit fokusohen në tërheqjen e fondeve të reja për të paguar investitorët e vjetër.

    Ashtu si ndodh shpeshherë, or-ganizuesit e këtyre skemave mund të përdorin inovacionet e fundit

    teknologjike, për të nxitur inves-titorët dhe për t’u premtuar atyre fitime të larta.

    Rritja e përdorimit të monedhave virtuale në tregjet globale mund të nxisë mashtruesit të tërheqin inves-titorët në skema Ponzi/piramidale, duke i nxitur ata të investojnë në kriptomonedha të caktuara, si për shembull në kriptomonedha që dalin për herë të parë në treg (ICO), por jo vetëm. Këto skema zakonisht premtojnë kthime të larta si mundësi për tu futur të parët në një industri që po rritet shumë shpejt.

    KujdES!Investimi në një monedhë virtuale

    me ofertë fillestare, (ICO) mund të rezultojë si investim në një skemë mashtruese. Të gjitha këto skema kanë disa karakteristika të përbashkëta si:

    dEKlarOjnë FITImE Të larTa duKE mOS përmEndur rrEzIKun E InVESTImIT

    Në fakt, investimet që ofrojnë fitime të larta zakonisht kanë më tepër rrezik për investitorët. Të gjithë investitorët kur marrin vendimin për të investuar diku, janë të ekspozuar ndaj rrezikut mbi humbjen e parave të tyre.dEKlarOjnë FITImE Të qëndruEShmE dhE Të VazhduEShmE

    Të gjitha investimet karakteri-zohen si rregull nga luhatshmëria, sidomos investimet me një shkallë të lartë kthimi kanë luhatshmëri më të lartë. Investimet, të cilat premtojnë kthime të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, pavarësisht ndryshimeve të kushteve të tregut, mbartin rrezikun të rezultojnë në investime mashtruese.

    OFrOjnë KOmISIOnE për Të TërhEqur njErëz Të rInj në SKEmë

    Shumë skema Ponzi/Piramidale mund të paguajnë komisione shtesë ndaj një investitori me qëllim që ai të tërheqë njerëz të tjerë në skemë.

    Ojektivi i tyre është rritja e pjesëmarrjes në skemë, në mënyrë që me fondet e investitorëve të rinj të paguhen investitorët më të vjetër

    në skemë.Duhet të jeni shumë skeptikë kur

    ju bëhen oferta të tilla, pasi mund të bëheni pjesë e skemës.

    STraTEgjI KOmplEKSE Të InVESTImEVE

    Është e rekomandueshme të hiqni dorë nga investime të cilat nuk i kup-toni ose për të cilat mund të mos ju jepet një informacion i plotë.

    prOBlEmE mE dOKumEnTacIOnIn

    Kini kujdes kur ju premtojnë një investim, por ju justifikohen me arsyen se ju nuk mund të shihni të gjithë informacionin mbi investimin. Kërkoni një informacion me shkrim të plotë dhe të detajuar.

    Në një emetim të mirëfilltë te letrave me vlerë, emetuesi është i detyruar t’i paraqesë investitorëve një dokument që quhet “Prospekt”, i cili përmban informacion të de-tajuar në lidhje me emetimin si dhe rreziqet që shoqërohen nga investimi në atë instrument.

    Në rastet e (ICO), ky dokument shpeshherë mungon.

    VëShTIrëSI në marrjEn E pagESaVE

    Të jeni dyshues kur nuk paguheni në kohën e përcaktuar sipas parashi-kimit, ose kur keni vështirësi për të dalë nga investimi. Promovuesit e skemave piramidale shpeshherë i inkurajojnë viktimat të mos dalin nga investimet e tyre, duke premtuar fitime akoma më të larta, në qoftë se ata i riinvestojnë fondet e tyre.

    rritja e përdorimit të monedhave virtuale në tregjet globale mund të nxisë mashtruesit të tërheqin investitorët në skema ponzi/piramidale, duke i nxitur ata të investojnë në kriptomonedha të caktuara

  • 8 E prEmtE, 6 korrik 2018www.shqiptarja.comiSSh

    Si merret pensioni para se të mbushni moshën

    prOdhImIuShqImI

    rritet 3-fish brenda tre vjetësh sasia e djathit të prodhuar në vend

    Bllokohen 86 kilogram peshk i ardhur nga greqia në Sarandë

    Brenda një periudhë tre vjeçare, Shqipëria ka trefishuar sasinë e djathit të fortë që prodhon. Referuar shifrave të INSTAT, sasia e djathit të fortë që është prodhuar në vitin 2017 është 918 ton, me një rritje prej 385 ton më shumë në krahasim me 2016 (533 ton). E në krahasim me vitin 2015, rritja është me 734 ton më shumë (284 ton). Ndërsa sa i përket djathit gjysëm të fortë, sasia e tij ka shënuar ulje në tre vitet e fundit. Nga 4.478 ton në vitin 2015 e 4334 ton në vitin 2016 sasia ka shkuar në 4.094 ton në vitin 2017. E sa i përket djathit të butë, sasia e prodhuar ka shënuar rritje në tre vitet e fundit. Në vitin 2015 sasia e djathit të butë të prodhuar ishte 8.092 ton, në 2016 8.101 ton ndërsa në vitin2017 8.256 ton. Ndërkohë prodhime të tjera si gjizë qumështi, salcë kosi kanë shënuar dyfishim në një periudhë tre vjeçare. Në vitin 2015 u prodhuan 679 ton, në 2016 1.334 ton dhe në 2017 1.445 ton.

    ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet ne varësi, me fillimin e sezonit turistik, i kanë intensifikuar masat dhe aksionet për garantimin e sigurisë ushqimore në vend. Në këtë kuadër, AKU-ja i ka shtuar më shumë aksionet dhe kontrollet për produktet ushqimore dhe njësitë tregtare, veçanërisht në zonat bregdetare, ku dhe numri i pushuesve është më i madh. Mbrëmjen e ditës së djeshme, në kuadër të këtij aksioni, AKU Sarandë, në rrugën nacionale Sarandë -Ksamil, vendi i quajtur Manastir, ka bllokuar një sasi prej 86 kg peshk, i pashoqëruar nga dokumentacioni përkatës. Nga kontrolli rezultoi që si fatura dhe kuponi tatimor i paraqitur trupës së inspektorëve të AKU-së ishin fiktive. Sasia e konfiskuar ndodhej në automjetin me targë AA 231 EJ dhe dyshohej se vinte kontrabandë nga Greqia. Subjekti u gjobit me 100.000 lekë. Menjëherë u krye bllokimi dhe asgjesimi i sasisë së konfiskuar. Ky akt u krye në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mjedisit. Ministria e Bujqësisë garanton të gjithë pushuesit se do të vazhdojë t’i forcojë dhe thellojë masat dhe aksionet, për t’u siguruar atyre një sezon sa më të sigurtë veror.

    varfëria

    Jetonin në mjerim, familja shpëton pas publikimit nga Report TVMerr premtimin për riskonstruksionin e banesës, veç ndihmës ekonomike

    Familja Memoci në fshatin Budull të Krujës jetonte me 4 pjesëtarë dhe në një varfëri të skajshme. Por, pas publikimit të rastit të tyre në Report TV duket se gjërat në familjen e tyre po ndryshojnë për mirë. Shërbimi Social Shtetëror duke ndjekur ras-tin e familjes Memoci transmetuar nga Report TV ka kryer menjëherë vlerësimin socio-ekonomik të famil-

    jes, nga i cili është konstatuar se familja jeton në gjendje të vështirë ekonomike dhe banesa e tyre është e amortizuar. Duke u mbështetur në rezultatet e vlerësimit socio-ekonomik Shërbimi social shtetëror ka orientuar kryefamiljarin për plotësimin e doku-mentacionit dhe aplikimin në skemën e ndihmës ekonomike. Përveç ndihmës ekonomike, banesa e familjes Memoci

    është përfshirë në listën e banesave që do rikonstruktohen nga Bashkia Krujë dhe pritet që shumë shpejt të nisin punimet për t’i siguruar edhe kësaj familjeje një banesë me kushte të përshtatshme jetese. Familja Memoci jeton me vetëm 10 mijë lekë në muaj të cilat i merr i biri i tyre invalid, ndërsa kryefamiljari është i paaftë për të punuar pasi vuan nga një sëmundje nervore.

    Masa e përfitimin dhe sa ulen të ardhurat kur merrni pension para kohe

    Çdo individ mund të marrë pension pleqërie përpara se të mbushë moshën që kërkon ligji për sigurimet shoqërore. Ligji pë sigurimet shoqërore parashikon që mund të merret pensioni i pleqërisë, por me një kush, pensioni reduktohet me 0.6%. “Masa e pensionit të reduktuar të ple-qërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduk-tuar gjatë gjithë kohës së përfiti-mit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pen-sioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të mua-jve të përfitim-it të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mu-jor të redukti-mit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të re-duktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhi-mi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë

    62 vjeç e 8 muaj. Sipas Insti-tutit të Sigurimeve Shoqërore për të përfituar pension të re-duktuar duhet që edhe të mos kryeni vempritari ekonomike si i punësuar apo punëdhënës. “Personat që kanë periudha sig-urimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Nëse nuk kryejnë veprimtari ekonomike

    si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pension-it të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit”, - thotë ISSH në shpjegimin për l logarit jen e pensionit para mbushjes së moshës. Nëse një burrë që ka plotësuar vitet e sigurimit do të përfitonte një

    pension prej 22 mijë lekësh, duke e kërkuar 3 vite para kohe do të marrë një ulje prej 4750 lekë dhe pensioni i tij do të jetë 17 mijë e 250 lekë. Nëse i njëjti person e kërkon 2 vite para se të mbushë moshën, pensioni do ti ulet më 3 mijë e 100 lekë dhe do të përfitojë 18 mijë e 900 lekë.

    me 06 %, që është koeficienti i miratuar)”, - thuhet në ligjin për sigurimet shoqërore.

    ShEmBujTNëse keni plotësuar vitet e

    sigurimit duke derdhur kon-

    tribute me pagën minimale apo si i vetpunësuar në bujqësi dhe kërkoni të përfitoni 1 vit para se të mbushni moshën, atëherë pensioni juaj do të jetë 1 mijë lekë më i ulët. Nga 14 mijë e 500 lekë do të përfitoni 13 mijë e 500

    lekë. Ky pension sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të jetë i njëjtë gjatë gjithë kohës së përfitimit, por mund të rritet kur indeksohet apo rriten pen-sionet nga Këshilli i Ministrave. Këtë pension mund të përfitojnë

    të gjithë të moshuarit që kanë plotësuar kushtet deri në 3 vite para se të mbushin moshën. Gratë mund ta kërkojnë duke filluar nga mosha 58 vjeç e 6 muaj, ndërsa burrat mund të kërkojnë nëse kanë mbushur

    Këtë pension mund të përfitojnë të gjithë të moshuarit që kanë plotësuar kushtet deri në 3 vite para se të mbushin moshën. Gratë mund ta kërkojnë duke filluar nga mosha 58 vjeç e 6 muaj, ndërsa burrat mund të kërkojnë nëse kanë mbushur 62 vjeç e 8 muaj

    Kush e merrNëse keni plotësuar

    vitet e sigurimit duke derdhur

    kontribute me pagën minimale apo

    si i vetpunësuar në bujqësi dhe kërkoni

    të përfitoni 1 vit para se të mbushni

    moshën, atëherë pensioni juaj

    do të jetë 1 mijë lekë më i ulët

    Zbritja

  • 9www.shqiptarja.com

    E prEmtE, 6 korrik 2018doSJa “haxhia”

    haxhia ankohet në apel, kërkon të heqë dënimin me 25 vite

    Ish-bodigardi i Sali Berishës rendit argumentat, për të marrë pafajësinë

    lISTa E dëShmITarëVE Të KërKuar nga haxhIa

    Sali LushaGenc PolloFisnik SinaZenel NezaMentor DajaSami SulaErl MuratiGenci PepoKujtim YzoPëllumbesh GjoniMarjan GrykaGuxim BiberajAgim LoguJaho MulosmaniIsmet HaxhiajIsamedin HaxhiaYlli RakipiGenci BurimiMajlinda PopoviçFatos KlosiAlfred Peza

    Dhurata SinaArben RakipiArdian VishaAgim SelimiShkëlzen LushajLad MustafaIlir CanoFatos NanoElvis GjeçiAfrim KrasniqiDem DollapiCek ProzhlloniNehat KullaPetro KoçiAstrit MuldakaJemin GjanaSpartak PoçiJozefina TopalliVili MinarolliShkëlzen SushaBesim Ymaj

    Pas zbardhjes së ven-dimit nga gjykata e kryeqytetit, që i njeh të drejtën e riven-dosjes në afat dosjes së Izet Haxhisë, ky i fundit nuk ka humbur kohë, teksa dje ka depozituar ankimimin në Gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësinë dhe zhbërjen e dënimit me 25 vite burg, si një nga autorët e vrasjes së Azem Hajdarit. Izet Haxhia dhe avokati i tij, Bashkim Nikolla, rendisin argumentet se përse kërkojnë pafajësi. Ata, veç Sali Berishës, kërkojnë të thirren një listë e gjatë dëshmitarësh, mes tyre politikanë, gazetarë dhe personazhe publike të asaj kohe, ku bien në sy emri i ish-kryeministrit Fatos Nano, ish-kryeprokurori Arben Raki-pi dhe ish-prokurori Ardian Visha, ish-deputetja Jozefina Topalli, asokohe nënkryetare e PD, ish-ministri i Brendshëm Petro Koçi dhe ish-“gjenerali i Tiranës”, Nehat Kulla.

    42 dëShmITarë mES TyrE EdhE VIp

    Lista prej 42 emrash ka në përbërje të saj edhe per-sonazhe të njohura të kohës, që janë edhe sot aktivë në jetën publike dhe politike. Haxhia, në ankimimin e tij, rendit dy pyetje për Sali Berishën, ku i thotë se përse e donte të vdekur Azem Hajdarin, atë - pra Izetin - dhe dy vëllezërit e Izet Haxhisë. Po ashtu, Izet Haxhia kërkon që të rihapen kërkimet edhe për gjetjen e autorëve të tjerë të dyshuar për vrasjen e Azem Hajdar-it, zbardhjen e tabulateve telefonike të personave që kanë interes për këtë çësht-je, bllokun e shënimeve të ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta. Avokati dhe Izet Haxhia kërkojnë që të gjitha provat shkresore t’i

    nënshtrohen hetimit gjyqësor, poa ashtu si dhe kronikat e regjistruara të gazetarit Artan Hoxha. Ai kërkon bisedën e regjistruar me diktofon të gazetarit Ylli Rakipi në mo-

    mentin që Berisha i shkoi në spital të plagosurit Zenel Neza.

    Ky ankimim është depozit-uar dje dhe administrata e Gjykatës së Apelit do të shpallë trupën gjykuese dhe datën kur

    do shqyrtohet kërkesa.

    gjyKImI në mungESë, aSnjë prOKurë

    Sipas avokatit mbrojtës, vërtetohet se gjykimi i kësaj

    çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e

    ka përfaqësuar në gjykimin në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime para organeve proceduese. Më tej, Izet Haxhia, liston edhe shkresën që Ministria shqiptare e Jashtme u ka dërguar autoriteteve turke në kërkesën për ekstradim. Sipas kërkesës, autorite-tet shqiptare i kanë dhënë garanci shtetit turk se Izet Haxhia do të rigjykohet kon-form legjislacionit shqiptar, në respekt edhe të drejtave të njeriut.

    KIShTE FalSIFIKuar paSapOrTën

    I kërkuar për vrasje në Itali tentoi të kalonte kufirin, arrestohet 42-vjeçaripolicia Kufitare në Rinas ka bërë të mun-dur arrestimin e një 42-vjeçari, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me leje kalimi me të dhëna të falsifi-kuara. Policia ka bërë të mundur identifikimin e shtetasit Muhamed (Bledar) Leka, 42 vjeç, banues në Lushnje, i cili ishte i shpallur në kërkim për “Vrasje me dashje e kryer në bash-këpunim”, i dënuar me 12 vjet e 2 muaj burg. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rre-thit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 18.11.2003, ka bërë njohjen e vendimit penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda të Veronës në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj

    burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”. Shtetasi Muhamed Leka erdhi si pasagjer nga jashtë shtetit me

    leje kalimi me emër tjetër, por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të do-kumentacionit, kanë shfaqur dyshime dhe, pas një intervistimi profesional, të kryer nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezul-toi se ishte person në

    kërkim për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”. Shtetasi i mësipërm ju dorëzua Komisariatit të Policisë Lushnje për veprime të mëtejshme.

    ngjarja në gjIrOKaSTër

    ngjarja në dIVjaKë

    mbante peng prej një vitinjë 17-vjeçare, kapet 40-vjeçari

    aksident me pasojë vdekjen,makina përplas 65-vjeçarin

    një 40-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se, prej 12 dhjetorit të vitit të kaluar, ka rrëmbyer një 17-vjeçare dhe e mban peng. I arrestuari është Shpëtim Muharremi 40 vjeç banues në Levan të Fierit. Arrestimi i tij u bën pas denoncimit të prindërve, në fund të vitit të kaluar, për rrëmbimin e bijës, e cila ende nuk është gjetur. Policia deklaron se vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shpëtim Muharremi akuzohet për rrëmbim ose mbajtje peng të personit. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

    një aksident ka ndodhur në fshatin Mërtish të Div-jakës, ku një makinë tip “Benz” ka aksidentuar një 65-vjeçar. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën, ku mësohet se ka ndërruar jetë. Shyqyri Toshkollari është personi që humbi jetën në këtë aksident.

    Izet Haxhia në seancën e gjyqitAzem Hajdari

  • 10 E PREMTE, 6 KORRIK 2018www.shqiptarja.com

    Bashkisë Krujë iu akordua fond emergjence nga ana e Ministrisë së Brendshme për sistemimin e përroit, me qël-lim shmangien e përmbytjeve në vijim. Por, edhe pas sistem-imit, situata e përmbytjeve nuk ishte shmangur dhe kjo u evidentua në dimrin e vitit 2015, kur zona u përmbyt sërish. Në këto kushte, Bash-kia Krujë dorëzoi kallëzimin në Prokurori, e cila zhvilloi hetimet. Në bazë të vepri-meve proceduriale, rezultoi se ish-kryetari i Bashkisë, Shkëlzen Hoxha, në mars 2015 ka njoftuar 5 firma për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit për sistemimin e përroit. Nga shqyrtimi i procedurave, rezultoi se 2 prej 5 kompanive të ftuara, nuk u ishte bërë i ditur afati i dorëzimit të dokumentacionit. Këto dy kompani nuk morën

    pjesë në tender, për shkak të mungesës së dijenisë për datën.

    NJË DITË PARA ZGJEDHJEVE

    Ndërkohë, nga 3 kompanitë e tjera, u shpall fituese “Regli” shpk”. Sistemimi i përroit ishte parashikuar të përfundonte brenda dy muajve, pikërisht në maj 2015. Por, rezulton se ai është përfunduar dhe marrë në dorëzim në 24 qershor 2015, një ditë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat Shkëlzen Hoxha rezultoi humbës. Projekti, i cili sipas dokumentacionit, të nënshkruar nga ish-kryebash-kiaku, ishte përfunduar brenda parametrave, rezultoi më pas, nga hetimi i Prokurorisë, se kishte mangësi të theksuara, shmangie nga projekti fillestar dhe ulje të ndjeshme të kostove të parashikuara.

    Vodhën 8 mln lekëdënohet me 2 vite

    burg, ish-bashkiakui PD në Krujë

    Shkëlzen Hoxha dhe Njazi Prençi abuzuan mefondet e emergjencave civile për një përrua

    Prokuroria e Apelit pranë Krimeve të Rënda i kërkon Gjykatës së Lartë të mira-tojë “arrestin me burg” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Rekursi i Akuzës është depozituar këtë të enjte në Gjykatën e Lartë, ndërsa ende nuk ka një datë se kur do të shqyrtohet kjo kërkesë. Ky rekurs i proku-

    rorisë së Apelit vjen pas dy humbjeve që prokuroria ka patur në gjykatë për hetimet ndaj ish-ministrit Tahiri. Shkalla e parë dhe gjykata e apelit pranë krimeve kanë rrëzuar dy herë kërkesën për caktimin e arrestit me burg dhe bllokimit të pasaportave. Një herë u miratua arresti në shtëpi, që u rrëzua në Apel dhe

    njëherë bllokimi i pasaportave i cili po ashtu u rrëzua në Apel dhe hetimet ndaj Saimir Tahirit po kryhen në gjëndje të lirë. Ish-ministri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka kryer korrupsion në kuadër të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, i përfshirë në trafikun e canabisit dhe armëve nga

    Shqipëria drejt Italisë. Vetë Tahiri i ka mohuar këto akuza, duke e cilësuar hetimin si një farsë dhe sulm politik ndaj tij. Ndërkohë, më 17 korrik përfundon edhe afati hetimor për hetimet ndaj ish-ministrit dhe prokuroria duhet, ose t’i drejtohet gjykatës me një akuzë, ose do të kërkojë sërish zgjatje të hetimeve.

    Dy operacione kundër drogave të forta janë finalizuar ditën e djeshme në qytetet e Vlorës dhe Sa-randës. Gjatë operacionit në qytetin e Vlorës, janë sekestruar 59 doza heroinë, 23 doza kokainë dhe një sasi lekësh cash, ndërkohë që janë arrestuar në flagrancë

    tre shtetas dhe dy të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë. Në pranga ka përfundu-ar shtetasi Dashamir Ademi, 28 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në flagrance, duke i shitur heroinë shtetasve D.B., dhe M.L., të cilët do të procedohen në gjend-je të lirë. Ndërsa Policia

    e Sarandës ka arrestuar shtetasit Silvjo Hoxhallari, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Jurgen Hoxha, 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u kapën me 23 doza koka-inë. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Nga shqyrtimi i procedurave, rezultoi se 2 prej 5 kompanive të ftuara, nuk u ishte bërë i ditur afati i dorëzimit të dokumentacionit, duke bërë shmangien e tyre në garën e prokurimit

    SHMANGIA

    Në bazë të veprimeve proceduriale rezultoi se ish-kryetari i Bashkisë, Shkëlzen Hoxha, në mars 2015 ka njoftuar 5 firma për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit për sistemimin e përroit

    5 KOMPANITË

    Të gjithë këta persona akuzohen se kanë abuzuar me fondin e emergjencës, i cili u është akorduar për “Sistemimin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë, me vlerë 20.520.000 lekë me Tvsh”

    205 MILIONË LEKË

    Elton QynoTIRANE

    Ish-kryebashkiaku i PD në Krujë Shkëlzen Hox-ha është gjetur fajtor dhe dënuar me dy vite burg, pasi, gjatë gjy-kimit, është provuar se ai ka abuzuar me një tender për sis-temimin e një përroi në Krujë. Treshja gjykuese me kryesues Ded Miri dhe Alfred Gjoni e Marçela Shehu, pavarësisht se dënoi ish-kryebashkiakun e Krujës, vendosi t’i pezullojë dënimin me burg, duke e lënë në shërbim prove për një pe-riudhë 4-vjeçare. Njëherësh, gjykata ka urdhëruar t’i hiqet e drejta Shkëlzen Hoxhës për të ushtruar funksione publike për një periudhë trevjeçare. Shqiptarja.com mëson nga burime pranë gjykatës së Krujës se mes të dënuarve është dhe Njazi Prençi, ky i fundit vëllai i Shemsi Prençit, ish-drejtorit të Emergjencave Civile, të shkarkuar pak ditë më parë nga ministrja e Mbro-jtjes Olta Xhaçka. Njazi Prençi në këtë proces është marrë i pandehur nga prokuroria, pasi ishte administratori i kom-panisë “Regli”, e cila kishte fituar tenderin në Bashkinë Krujë, për të kryer sistemimin e përroit, investim ky, që syn-onte të shmangte përmbytjet. Prençi është gjetur fajtor dhe dënuar me dy vite burg, por ashtu si dhe për ish-kryebash-kiakun, gjykata ka vendosur t’i pezullojë burgun për një afat 4-vjeçar. Veç Prençit, gjyka-ta ka dënuar me 5 milionë lekë të reja gjobë kompaninë

    “Regli”, ndërkohë që refuzoi të pranojë kërkesën e proku-rores Mirela Kostaqi (Kapo) që të konfiskojë llogarinë bankare të kësaj kompanie. Në këtë dosje penale kanë qënë të pandehur dhe më pas dënuar dhe ish-zyrtarët e bashkisë Krujë si Xhuma Roshi, Indrit Fida dhe Spartak Shehu. Të gjithë këta persona akuzohen se kanë abuzuar me fondin e emergjencës, i cili u është akorduar për “Sistem-

    imin e përroit, lagjia nr.1, Ura e Madhe-Krujë, me vlerë 20.520.000 lekë me Tvsh”. Për këtë rast, prokuroria ka nisur hetimin në bazë të një kallëzimi të Bashkisë Krujë, të dorëzuar në fund të vitit 2015.

    VJEDHJA 8 MILIONË LEKËNga hetimi i Prokurorisë së

    Krujës ka rezultuar se vlera në terren e investimit në këtë pro-jekt është shumë më e vogël, duke arritur në konkluzionin

    se ish-kryetari i Bashkisë dhe administratori i kompanisë, që fitoi procedurën e prokurimit, kanë vjedhur mbi 8 milionë lekë të reja. Bashkia Krujë ka konstatuar problematikën në terren, pas ankesave të qytetarëve të ndryshëm. Sipas shqetësimit publik, në dimrin e vitit 2014, zona Ura e Mad-he-Krujë u përmbyt nga shirat e shumtë.

    Në pranverën e vitit 2015, pak para zgjedhjeve lokale,

    PROKURORIA DO ISH-MINISTRIN NË BURG

    NGJARJA NË VLORË E SARANDË

    Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon arrest për Tahirin

    U kapën në flagrancë meheroinë, 3 persona në pranga

    Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur kthesa e Grecallisë. Një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një person, Petraq Shanka, 60-vjeç, i cili u transportua menjëherë për në spitalin rajonal të Fierit, por fatkeqësisht nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes, ku edhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit, i cili shkaktoi aksidentin. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

    NGJARJA

    Fier, përplaset nga mjeti,humb jetën 60-vjeçari

    ABUZIMI

    Shkëlzen Hoxha

  • 11www.shqiptarja.com

    E PREMTE, 6 KORRIK 2018

    Hetimi për shpërthim tritoli zbuloikorrupsionin e pedagogëve Elbasan

    Elton QynoTIRANE

    Një hetim i nisur nga prokuroria e Tiranës për zbulim-in e një ngjarjeje, që kishte të bënte me shpërthimin e një sasie tritoli në Elbasan, ka sjellë zbulimin e korrupsionit në Universitetit të Elbasanit. Përgjimet e prokurorisë së këtij qyteti nxjerin në dritë se pedagogët kanë qënë në koordinim të plotë me sekserët dhe studentët, duke u marrë para atyre, në këmbim të një note kaluese. Nga përmbajtja e bisedave del qartë se deka-ni Albert Riska dhe shefja e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi nuk kishin figurën e pedagogut dhe mësonjësit, por të një xhambazi, që i kon-sideronte studentët si mjet për të përfituar para gjatë sezonit të provimeve. Por jo vetëm kaq. Në përgjime rezulton se Riska dhe Lumi koordinojnë njëri me tjetrin kriteret e një konkursi për të marrë në punë një pedagog, të cilin e kishin paracaktuar për ta punësuar. I gjithë konkurimi për këtë pjesë ka qënë fik-tiv, pasi në përgjime del se pedagogu ishte paracaktuar për të fituar nga Lumi dhe Riska. Gjithashtu, në bisedat e tjera të përgjuara rezulton se shefja e departamentit të gazetarisë Elvira Lumi u thotë studentëve që, pasi kanë dalë nga provimi, ta plotësojnë fletoren jashtë ambjenteve ku zhvillohej provimi dhe më pas t’ia dorëzonin asaj dorazi, ose me njerëz të tjerë, me qëllim që të kalonin. Kuptohet që fletoret plotësoheshin në kafenetë afër Universitetit dhe më pas dorëzoheshin.

    Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se rënia në gjurmë të tyre ka ndodhur krejt rastë-sisht, pasi prokurori i Elbasan-it Ritvan Suka ishte duke mba-jtur në vëzhgim e përgjim një të ri nga Gostima e Cërrikut, Marius Calja. Ky i fundit ishte i dyshuar për shpërthimin me tritol të një biznesi dhe mba-jtjes së lëndëve plasëse. Por, gjatë bisedave të përgjuara, ai interesohej tek persona të tjerë për të marrë një notë kaluese në një provim në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Elbasanit. Po kështu, Marius Calja rezulton se kontaktonte me studentë të tjerë, duke luajtur rolin e sek-serit mes tyre dhe personave të tjerë, të cilët kontaktojnë pedagogët me qëllim marrjen e notave kaluese në provime të ndryshme kundrejt pagesave në shuma të mëdha. Gjatë përgjimeve të një sërë num-rash telefonikë ka rezultuar se numri 06962XXX përdorej nga një person me emrin

    versitetin e Elbasanit. Në një bisedë telefonike të përgjuar, Petrit Kodra merr përsipër që, kundrejt pagesave, t’i mundësojë një personi, i cili ishte i njohuri i personit nën hetim Marius Calja, marrjen e një diplome të shkollës së mesme, duke mos qënë asn-jëherë prezent gjatë procesit mësimor. Ndërkohë, Petrit Kodra bisedon me Admirim Kala, ish-kandidat për depu-tet i LSI në qarkun e Elba-sanit dhe Kala rezulton se i kërkon Kodrës që të ndërhyjë tek një pedagoge, me qëllim vendosjen e notës kaluese për një studente, pasi marrja e këtij provimi e mundëson për të hyrë në provimin e diplomës. Studentja kishte pranuar të paguante, pasi i duhej patjetër provimi. Për të mbaruar këtë punë, Kodra bisedon me dekanin Albert Riska, por nuk ka mundur të zgjidhë gjë dhe, për pa-sojë, sasia e parave, që është dhënë nga studentja, është kthyer mbrapsht. Një gjë të tillë e faktojnë dhe komuni-kimet mes Petrit Kodrës dhe Admirim Kalas. Madje, në një tjetër rast, Kodra ndërhyn tek Lumi dhe Riska, të cilët marrin përsipër të kalojnë në provim një studente që s’ka qënë fare prezent, jo vetëm në leksione, por as edhe në Shqipëri.

    Tashmë thuajse të gjithë personat e arrestuar nga prokuroria e Elbasanit janë liruar nga qelia, ndërkohë që hetimet ndaj tyre vijojnë. Dy pedagogët Riska dhe Lumi janë pezulluar nga rektori i universitetit.

    “Titi”. Nga policia gjyqësore është kërkuar vëzhgimi i këtij personi, me qëllim identifi-kimin e tij dhe personave të tjerë, me të cilët Titi kishte kontakte, pasi, nga përgjimet, ky luante rolin e sekserit ndërmjet studentëve dhe per-sonave të ndryshëm, duke ndërhyrë tek pedagogët për të

    marrë nota kaluese. Nga tran-skriptimi i bisedave telefonike të përgjuara rezultoi se Titi ishte shtetasi Petrit Kodra dhe mbante kontakte të vazhdueshme me pedagogët Elvira Lumi dhe dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Albert Riska. Nga hetimi rezultoi se studenti

    Marius Calja ishte ngelës dhe duhej të përsëriste provimet në sezonin “vjeshtë 2017”. Ai bisedoi me shtetasen Erjola Calja, e cila i mer përsipër bisedimin me disa pedagogë, me qëllim marjen e provi-meve. Po kështu, Marius Calja, bisedon dhe me shteta-sin Adem Ngjela, ku temë e

    diskutimit ka qënë marrja e provimeve kundrejt pagesave dhe nga biseda rezulton se Ngjela i merr përsipër se do të takonte disa të afërm të pedagogëve, me të cilët ai kishte provim. Më pas Calja është lidhur me sekserin Pe-trit Kodra, i cili kishte njohje me shumë pedagogë në Uni-

    Një 41-vjeçar me precedent penal është arrestu-ar nga policia, pasi, përmes mashtrimit, u ka marrë tre personave një milion euro. I arrestuari nga operacioni “LUCIA” është Klodian Ciruna, 41 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal po për mashtrim. Sipas policisë së Tiranës, Klodian Ciruna u ka marrë tre personave me inicialet P.K., L.D. dhe B.H. një shumë prej 1.000.000 euro, me premtimin se do t’u siguronte leje ndërtimi. Për të bindur personat, të cilëve u kishte marrë shumën, ai u premtonte se operonte me një nga studiot e Avokatisë në Milano (duke dërguar e-maile false në emër të studios dhe personave të tjerë). Gjithashtu, njofton policia, për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, Ciruna ka bërë kontrata noteriale fictive, si dhe ka krijuar përkohësisht një kompani “Call Center”, me aktivitet në fushën e shitblerjeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, si dhe jashtë saj, të cilën më pas e ka mbyllur. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur, për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda”.

    OPERACIONI “LUCIA”

    Një milion euro mashtrimme leje ndërtimi, arrestohet41-vjeçari Klodian CirunaNjë 63-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Bulqizës, pasi ka kanosur me armë disa persona, mes tyre 3 punonjës të Drejtorisë së Shërbimit Pyjor.

    Bajram Disha, 63 vjeç, ka qëlluar me armë pas një konflikti me punonjësit e shërbimit pyjor. “Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku shtetasi Bajram Disha, 63 vjeç, banues në fshatin

    Dushaj, sapo ka parë shërbimet e policisë duke përfituar edhe nga terreni malor është larguar me shpejtësi. Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se shtetasi Bajram Disha, pas një konflikti për motive pronësie ka kanosur me armë zjarri , shtetasit Y.B, R.D, K.Ll, punonjës të Drejtorisë së shërbimit pyjor, Bashkia Bulqizë dhe disa punëtorë të një firme private”-thuhet në njoftimin e policisë.

    NGJARJA NË BULQIZË

    Kanosi me armë 3 punonjëstë Shërbimit Pyjor,shpallet në kërkim 63-vjeçari

    UNIVERSITETI

    Albert RiskaElvira Lumi Marius Çalja

    Ja si prokuroria ra në gjurmët e grupittë sekserëve që mernin para për një pesë

  • 12 E PREMTE, 6 KORRIK 2018www.shqiptarja.com

    shfaqjeve. Ndërsa hyn brenda “Turbinës”,

    në korridoret e populluara nga skulpturat, rruga drejt skenave tea-trale krijon një lidhje harmonike me spektaklin apo ekspozitën që ofron.

    Artistët shprehen se janë të gëzuar që diplomat e tyre do prezan-tohen në këtë skenë. “Skena e re tek “Turbina” na ofron një ndjesi të re artistike.”, shprehet Marcela LLana, e cila vjen në këtë ekspozitë me një vepër interesante që duket s’e ka të domosdoshme të qëndrojë në një hapësirë të zgjeruar. Bëhet fjalë për tri

    nudo tepër të shëndosha, e megjithatë artistikisht joshëse.

    VEPRA NË SKULPTURË E MARCELA LLANËS

    Nudoja është gjithmonë një temë e vështirë, dhe studimi për të merr një rëndësi të madhe në Universitetin e Arteve. Për Marcela Llanën, zgjedhja e punimit të diplomës është një Nudo Formoze Oversized, por që mbi të gjitha është e bukur. Ka 2 arsye përse ajo e

    bëri këtë zgjedhje, së pari: në historinë e artit janë të shumtaë rastet kur artistët kanë zgjedhur të bëjnë objekte të punës së tyre “lakuriqësinë” e femrës. Nudot e femrave në skulpturë kanë ecur pa-ralelisht me njeriun si kulte riprodhimi që sigurisht janë edhe të tilla. Vepra e saj, pavarësisht si konceptohet është krijuar për të treguar një femër formoze që shkëlqen, që rrezaton, që është e lumtur, por që sigurisht ka dhe aftësine të krijojë jetë. Është quajtur lakuriqësi sepse përtej nuditetit ekziston një prirje për ta parë femrën të zhveshur nga mistikja, nga ajo që është hermetike

    gjë të cilën e imponon shoqëria sot. Se dyti, ne rrjedhën e kohës sho-

    qëritë kane krijuar modele që duhen ndjekur, por pa patur kritere të mirëpërcaktuara pranimi.

    VEPRA E OSMAN ZAMANITPuna e tij e diplomës konsiston në

    “Punën pa Fryt”, duke iu referuar Mitit të Sizifit. Në mit procesi vjen si pasojë e dënimit, ndërsa në ditët e sotme paralelizohet në punët e pafrytshme

    që detyrohemi të bëjmë të shtyrë nga presioni i ditës dhe i ashtuquajturi kapitalizëm. Miti është koherent dhe në ditët e sotme dhe Osmani e ka paraqitur si lojë rrotulluese në të njëjtin bosht veprimi. Dënimi që iu është transmetuar dhe në brezat e tjerë atyre që do të vinin pas. Edhe pse jo koshiente edhe pa bere asgjë të dënueshme ne tashmë e mbajmë mbi supe dhe rëndon akoma. Është e ngjeshur si hija poshtë këmbëve tona, pra ne jemi të dënuar të përsërisim vetveten. Ndaj në thelb ne jemi po të njëjtë me paraardhësit tanë. Mund të

    ndryshojmë mënyrë jetese, kushtet mirëqenien, por prapë mbetemi të njëjtë.VEPRA E ANXHELA HIDRIT

    Gravitet- një fenomen apo forcë e natyrës, e cila të gjitha objektet me vëllim dhe peshë i tërheq në qendër të tokës. Ajo çka e individualizon çdo njeri te rrugëtimi i tij e në kohë, historia që ai lë pas, eksperiencat që kalon, vendi ku rritet dhe zhvil-lohet psikologjikisht. Të gjitha këto

    “Turbina” kthehet në qendër graviteti për katër artistë të rinj

    Mesazhet e 5 veprave të 4 studentëve të artit: Marcela Llana, Osman Zamani, Anxhela Hidri e Erald Paci.

    Punët e diplomave të para brenda hapësirave fantastikeKëto që shihni janë 5 vepra të 4 studentëve të Universitetit të Arteve, të cilët do të mbrojnë diplomën këto ditë të nxehta korriku. Dyert për ekspozitën e tyre, tashmë janë tej e tej e tej të hapura. Katër artistë kanë startuar tek qendra e re e artit “Turbina” për të ekspozuar krijimtarinë në hapësira që nuk i kishin imagjinuar më parë.

    Studentët e degës Atelier Skulp-ture Qeramike: Marcela Llana, Osman Zamani, Anxhela Hidri dhe Erald Paci ndihen të lehtësuar me hapësirat e reja. Veprat e tyre kanë pushtuar mjediset e jashtme dhe katin e dytë të qendrës multi-funkisonale të artit “Turbina” që nga data 2 korrik dhe do të jenë të ekspozuara deri në datën 16 korrik deri në orën 20.30.

    Që nga dita e hënë, kur u pro-movua qendra e re e artit nga kryem-inistri, Edi Rama, dhe ministrja e Kul-turës, Mirela Kum-baro, studentët e arteve pamore janë ndjerë të gëzuar. Ata shprehen se tek “Turbina” veprat e tyre shfaqen shumë më tërheqëse dhe me vlerat origjinale që kanë. Ekspozita e katër studentëve u mundësua nën dre-jtimin e skulptorit të shquar prof. Sadik Spahija dhe lektorit Ergys Krisiko.

    Vetëm një vit më parë, kjo ndërtesë që sot mban emrin “Turbina” ishte një gërmadhë, me makineri që nuk funksiononin, me një gjysmë oborri të mbushur me rrangulla e makina. Nuk shërbente për asgjë. Sot është kthyer në skenën më të re artistike të kryeqytetit. Ekspozita e studentëve ka mundësi të shtrihet në të gjitha mjediset e saj, pavarësisht se kati i dytë i ndërtesës i dedikohet artit vizual dhe artistëve, që do të gjejnë aty ambientet e tyre të punës përpara

    përcaktojnë atë që ai është sot. Mbi idenë e universit, unë krijova uni-versin tim, kujtimet dhe mendimet e mija. “No Gravity” qëndron si një kub statik i palëvizshëm, duke krijuar kështu idenë e një kujtimi i cili ka lënë gjurmë në mendjen e saj, dhe sado vite që të kalojë ai kujtim do mbetet aty. “No Gravity “ mundohet të imitojë këtë kujtim, që mund të jetë dhe i shumë individëve të tjerë. Ashtu siç funksionojnë në vetvete të shumtë kujtime, mendime dhe ndjenja. Ajo është një pjesë e saj intime që më përket vetëm mua. Një copëz kujtimi i shkëputur nga mendja e saj e kthyer ne 3Dimensionalitet. Anxhela, transmeton një fragment në kohë e cila tanimë nuk ekziston, por është e gjallë në mes të qin-drave kujtimeve apo imazheve fotografike që truri arkivon. Donte të përcillte le të themi diçka intime me sinqeritetin e një fëmije. Krijoi diçka me bazën e emocionit që të ketë po ketë qëllim.

    DY VEPRAT E ERALD PACITVepra 1: E ka titulluar “Unë

    jam”. Frymëzimi dhe krijimi i kësaj vepre ka lindur nga pena dhe simbolika e saj. Duke e analizuar si objekt, pena është ura lidhëse midis mendimit dhe formës se tij fizike(të shkru-ar). Kjo gjë lidhet me karakterin e tij, pasi e sheh që e gjen më shumë veten në punë dhe kërkon që veprat të shprehin atë që Eraldi ndonjëherë nuk mundem ta thotë me fjalë.

    Vepra 2: Frymëzi-mi i kësaj vepre lidhet drejtpërdrejt me shek-ullin ku po jetojmë, me zhvillimet gjithnjë e me teknologjike që po ndërthurin jetën tone. Gjithnjë e më

    shumë e sheh këtë si një mungese të komunikimit midis qenieve njerëzore, ku gjithçka është bërë më e ftohtë, ku emocionet iu kanë lënë hapësirë ekraneve të celulareve apo PC-ve për t’u shprehur. Për këtë arsye në forme ironike, ai kërkon që vepra e tij të bëhet simbolika e një obelisku, në këtë rast “Obelisku i fjalës së shekullit të 21-të”, ku të gjitha informacionet përthithen dhe vdesin në hapësirën që nuk shprehen.

    Dhurata HamzaiTIRANE

    Marcela Llana-Nudo Formoze OversizedErald Paci-Unë jam Erald Paci-Obelisku i fjalës së shekullit të 21-të

    Osman Zamani-Punë pa Fryt Anxhela Hidri-No Gravity

    EKSPOZITA

  • 13www.shqiptarja.com

    E PREMTE, 6 KORRIK 2018

    Aktorët ende të ndarë, pro e kundër

    ngritjes së Teatrit të ri Kombëtar

    Ndërsa rritet numri i aktorëve që janë pro Teatrit të Kombëtar, dje ka vijuar protesta për

    kundërshtimin e projektligjit për ndërtimin e tij

    PROTESTA PARA KUVENDIT

    Është e para herë në his-torinë e Teatrit Kombëtar që aktorët shqiptarë për-ballen në “zjarrin”e dy qëndrimeve të kundërta. Ndërkohë që edhe më i madh po bëhet numri i atyre që janë pro pro-jektit të Teatrit të ri Kombëtar, nuk mungojnë aktorët që janë kundër. Tashmë të ndarë në bindje nga kolegët e tyre, këta aktorë po gjejnë mbështetjen e Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për vijimin e protestave që kanë nisur në muajin mars, të drejtuar nga Aleanca e Artistëve dhe sindikatat e tyre, që të mos shembet Godina e Teatrit Kombëtar, kur poli-tika ende nuk ishte përfshirë në këto protesta. Pasi një pjesë e artistëve u bindën se godina e Teatrit Kombëtar nuk mund të rikonstru