Upload
others
View
4
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 1
“STOP TRAFIKIMIT! SË
BASHKU MUND TË
BËJMË MË SHUMË!”
Është tashmë motoja e të
gjitha iniciativave që janë
ndërmarrë nga Zyra e
Koordinatorit Kombëtar.
Vetëm duke forcuar
zinxhirin institucional dhe
bashkërenduar punën me të
gjithë aktorët dhe partnerët
ne mund të arrijmë rezultate
të prekshme.
Që prej 4 tetorit
2013, qeveria shqiptare ka
emëruar një Koordinator të
ri Kombëtar për Çështjet e
Luftës kundër Trafikimit të
Qenieve Njerëzore, Zj.
Elona Gjebrea (Hoxha), e
cila emërohet në këtë
pozicion pas një
eksperience të gjatë me
shoqërinë civile. Ashtu siç
u përmend edhe në fjalën e
Kryeministrit të Shqipërisë,
Z. Edi Rama, me rastin e
Ditës Europiane kundër
Trafikimit të Personave në
19, tetor 2013, përzgjedhja e
Koordinatores Kombëtare
ndër aktorët kombëtarë,
është shprehje e një vullneti
të ri për t’iu qasur edhe
këtij problem shumë
kompleks me një vizion të
ri.
Në programin e ri qeverisës,
qeveria Shqiptare
angazhohet intensivisht
dhe në mënyrë të
qëndrueshme në goditjen e
trafikimit të qenieve
njerëzore, në respekt të
plotë të ligjeve të vendit
dhe të angazhimeve të saj
ndërkombëtare. Për të
përmbushur këtë prioritet
ajo është e gatshme të
angazhojë të gjitha burimet
e duhura njerëzore, teknike
dhe financiare për një
bashkëpunim të plotë dhe
efektiv me partnerët
rajonalë e ndërkombëtarë
në luftën trafikimit qoftë ky
i brendshëm apo
ndërkufitar.
Koordinatori Kombëtar Antitrafik Buletin Informativ 2013 Nr. 1
“Përzgjedhja e Zëvendësministres së Brendshme
ndër aktorët kombëtarë të përpjekjes së
përgjithshme të shoqërisë për të folur me zërin e
vet, është shprehje e një vullneti të ri për t’iu qasur
edhe këtij problem shumë kompleks me një vizion
të ri.”
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 2
Konferenca “Stop
Trafikimit! Së bashku
mund të bëjmë më
shumë”
Në Ditën Evropiane
kundër Trafikimit të
Personave – datë 19 Tetor,
2013 nën kujdesin e veçantë
të Zyrës së Koordinatorit
Kombëtar u organizua
konferenca “STOP
TRAFIKIMIT! SË BASHKU
MUND TË BËJMË MË SHUMË!”.
Ky event u përshëndet nga
Kryeministri i Shqipërisë,
Sh.T.Z. Edi Rama, Ministri i
Punëve të Brendshme, Z.
Saimir Tahiri,
Koordinatorja Kombëtare
kundër Trafikimit të
Personave, Zj. Elona
Gjebrea, Ambasadori i
Delegacionit Evropian në
Shqipëri, Sh.T.Z. Ettore
Sequi, Ambasadori i
Prezencës së OSBE-së në
Shqipëri, Sh.T.Z. Florian
Raunig, Zëvendës
Ambasadori i Shteteve të
Bashkuara të Amerikës në
Shqipëri, Z. Henry V.
Jardin, Koordinatori
Rajonal për Ballkanin
Perëndimor të IOM, Z.
Gianlucca Rocco,
Koordinatorja e
Përhershme e OKB-
së/Përfaqësuesja e
Përhershme e PNUD-it, Zj.
Zineb Touimi – Benjelloun,
Kryetarja e Koalicionit
Kombëtar të Strehëzave
Antitrafik, Zj. Brikena Puka,
Drejtori Ekzekutiv i
Fondacionit “Vodafone
Albania”, Z. Albi Greva,
Drejtori Kombëtar i
organizatës World Vision,
Z. Rein Dekker. Në
konferencë kishte të ftuar si
nga institucionet shtetërore,
ashtu edhe nga shoqëria
civile, të cilët artikuluan
angazhimin e tyre serioz sa
i përket përpjekjeve
antitrafik në shkallë vendi,
duke mbështetur iniciativat
reciproke në kuadër të
axhendave prioritare
respektive.
Spoti i shfaqur me rastin e
Ditës Evropiane kundër
Trafikimit të Qenieve
Njerëzore
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 3
http://www.youtube.co
m/watch?feature=player
_embedded&v=KvQNYC
4veg4
Beteja ndaj Trafikimit
dhe Teknologjia
Celulare: “Raporto-
Shpëto” Mobile App
Ministria e Punëve të
Brendshme, Fondacioni
Vodafone Albania dhe
World Vision Albania
nënshkruan në 19 tetor
2013 Memorandumin e
Mirëkuptimit “Për adresimin
e trafikimit të personave
përmes teknologjisë celulare”.
Ky aplikim synon
ndërgjegjësimin publik mbi
trafikimin e personave,
rritjen e partneritetit me
komunitetin për
parandalimin dhe luftën
kundër trafikimit, rritjen e
numrit të identifikimeve
fillestare të viktimave të
mundshme të trafikimit si
dhe aksesin e shpejtë për
ndihmë dhe informacion të
viktimave të trafikimit. Ky
aplikacion gjen përdorim
në një gamë të gjerë
Androidësh, përfshi edhe
smartfonat më pak të
kushtueshëm. Nëpërmjet
këtij aplikacioni nën moton
“Raporto -Shpëto” kushdo
mund të telefonojë në
Linjën e Gjelbër të
Trafikimit.
Trajnim i organizuar me
përdoruesit për fazën pilot
Ministria e Punëve të
Brendshme mbështetur
nga Programi World Vision
Albania dhe Fondacioni
Vodafone Albania, më datë
24 dhjetor 2013, në
ambientet e Hotel “Tirana
International” organizuan
një trajnim për 80
përdoruesit e fazës pilot të
projektit “Adresimi i
Trafikimit të Qenieve
Njerëzore me anë të
Zgjidhjeve të Teknologjisë
Celulare” për aplikimin për
smart phone “Raporto!
Shpëto!”.
Përmes telefonisë celulare,
publiku i gjerë, përfshirë
këtu edhe viktimat e
trafikimit, do të mund të
denoncojnë rastet përmes
një lidhjeje direkte me
autoritetet përkatëse. Në
këtë mënyrë ndërhyrja në
ndihmë të viktimave të
trafikut pritet të jetë më e
shpejtë. Ky aplikim lejon
mundësinë e telefonimit
pranë linjës së gjelbër
ekzistuese, si edhe dërgimit
të rastit nëpërmjet sms.
Gjithashtu, ky aplikim jep
informacione të
përgjithshme mbi
fenomenin e trafikimit,
legjislacionin në fuqi, si
edhe një listë të gjerë
shërbimesh për të gjitha
kategoritë në nevojë.
“Ky aplikacion është një
ide inovatore e vënies së
teknologjisë në funksion të
identifikimit, referimit dhe
asistimit të shpejtë të
viktimave të trafikimit.
Është i thjeshtë për t’u
përdorur dhe kemi
pritshmëri të larta nga kjo
fazë pilotimi”, u shpreh
Zonja Elona Gjebrea,
Zëvendësministre e Punëve
të Brendshme, njëkohësisht
Koordinatore Kombëtare
për Çështje të Luftës
kundër Trafikimit të
Personave.
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 4
Tryezë e rrumbullakët
me Grupin e
Ekspertëve të
Trafikimit - GRETA
Më datë 24.10.2013, në
ambientet e Hotel Tirana
Internacional, u mbajt një
tryezë e rrumbullakët për
rekomandimet e raportit të
Grupit të Ekspertëve për
Masat kundër Trafikimit të
Personave (GRETA),
organizëm i Këshillit të
Evropës. Përveç
diskutimeve mbi
rekomandimet e GRETA-s
kjo tryezë kishte për qëllim
edhe identifikimin e
çështjeve dhe nevojave për
të cilat GRETA mund
asistojë Shqipërinë në
përmbushjen e
rekomandimeve në zbatim
të Konventës së Këshillit të
Evropës për Masat kundër
Trafikimit të Personave
ratifikuar me Ligjin nr. 9642,
datë 20.11.2006.
Takimi u organizua nga
Koordinatori Kombëtar
Antitrafik me mbështetjen e
Njësisë Antitrafik në
Ministrinë e Punëve të
Brendshme dhe të
Sekretariatit Ekzekutiv të
GRETA-s. Përveç anëtarëve
të MKR-së, AP-së, në takim
ishin të pranishëm edhe
përfaqësues të
Institucioneve të Pavarura,
Organizatave
Ndërkombëtare, Strehëzave
dhe OJF.
Në fund të kësaj tryeze nga
të pranishmit u
identifikuan edhe pesë
çështjet kryesore ku
nevojitet edhe ndërhyrja
dhe asistenca e Këshillit të
Europës, konkretisht:
kompensimi i viktimës;
identifikimi i meshkujve
viktima të trafikimit; kërkime
mbi fenomenin e trafikimit të
brendshëm; pozita e viktimës
në procesin penal, si dhe
bashkëpunimi ndërkufitar me
vendet e destinacionit.
Për gjetjet e tryezës dhe
format e mundshme të
asistencës që KiE mund t’i
ofrojë Shqipërisë, GRETA
do t’i përcjellë
Koordinatorit Kombëtar
Antitrafik një raport të
detajuar.
Njësitë e Lëvizshme
një hap përpara drejt
identifikimit proaktiv
Ngrihen 3 Njësitë e para
Lëvizëse (Mobile Units) në
Tiranë, Vlorë dhe Elbasan
për identifikimin fillestar të
viktimave të trafikimit
bazuar në indikatorët
parësorë dhe dytësorë të
PSV-ve. Këto Njësi
përbëhen nga 2 punonjës
socialë secili prej
Koalicionit Kombëtar të
Strehëzave Antitrafik (“Të
Ndryshëm dhe Të
Barabartë” në Tiranë,
“Tjetër Vizion” në Elbasan
dhe “Vatra” në Vlorë). Që
prej muajit nëntor 2013,
bashkëpunimi me policinë
në drejtim të identifikimit
fillestar është përmirësuar
në sajë të marrëveshjeve të
bashkëpunimit të lidhura
ndërmjet Drejtorive
Rajonale të Policisë dhe
Strehëzave të përmendura
më lart në kuadër të
projektit të Njësive
Lëvizëse.
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 5
Koordinatori
Kombëtar në një
takim prezantues me
Prefektët
Zëvendësministrja e
Punëve të Brendshme,
njëkohësisht Koordinatorja
Kombëtare për Çështje të
Luftës kundër Trafikimit të
Personave, Zj. Elona
Gjebrea (Hoxha) organizoi
më 26 nëntor, 2013 në
mjediset e Ministrisë së
Punëve të Brendshme, një
takim informues me
Prefektët e të 12 qarqeve të
vendit.
Ky takim i parë prezantues
u fokusua në dy drejtime
kryesore: në rolin e
Institucionit të Prefekti si
përfaqësuesi më i lartë i
qeverisë në nivel vendor
dhe ndërlidhës për të gjitha
institucionet dhe fushat që
ndiqen nga ministritë e
linjës, por edhe më gjerë, si
dhe në cilësinë tij si Kryetar
i Komiteteve Rajonale
Antitrafik. Për sa i takon
drejtimit të dytë, Prefekti si
kryetar i Komitetit Rajonal
Antitrafik duhet të luajë një
rol aktiv për parandalimin
e trafikimit nëpërmjet
identifikimit të problemeve
parësore në nivel rajonal,
vlerësimit të gjendjes si dhe
përcaktimit të nevojave
specifike të qarkut.
Në këtë takim u theksua
gjithashtu nevoja për një
koordinim më të mirë në
nivel qarku të të gjitha
strukturave shtetërore me
anëtarësi në Tryezat
Teknike të Komiteteve
Rajonale respektive, si dhe
rëndësia e partneritetit
konstruktiv me organizatat
jofitimprurëse që veprojnë
në qark për një qasje
proaktive ndaj çështjes së
trafikimit.
Në mbyllje të takimit u lanë
detyra specifike për të
rivitalizuar funksionimin e
Komiteteve të
lartpërmendura, si edhe për
të forcuar bashkëpunimin
dhe bashkërendimin mes
vetë anëtarëve të KRAT-eve,
dhe këtyre të fundit dhe
Koordinatorit Kombëtar
për Çështje të Luftës
kundër Trafikimit të
Personave. Ky takim do të
pasohet nga takime
individuale në çdo qark për
të asistuar strukturat lokale
me koordinimin e
aktivitetit antitrafik në nivel
qarku.
Ngrihet Task Forca
për Monitorimin e
Zbatimit të
Mekanizmit Kombëtar
të Referimit
Në 29 tetor, 2013 në takimin
e parë konsultativ me
anëtarët rinj të Mekanizmit
Kombëtar të Referimit, u
diskutua një gamë e gjerë
shqetësimesh dhe
zgjidhjesh lidhur me
trafikimin dhe aksionin
kundër tij, gjithashtu u
ngrit edhe Task Forca për
MKR-në, e cila zhvilloi
takimin e saj të parë më 11
nëntor 2013. Në këtë takim
anëtarët e Task Forcës
vlerësuan të rëndësishëm
hartimin e një plani të
përbashkët pune për
ndjekjen e të gjitha
shqetësimeve apo
vështirësive që lidhen me
trajtimin e rasteve konkrete
të trafikimit.
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 6
Integrimi i viktimave
të trafikimit në tregun
formal të punës
Në datë 31 tetor 2013, në
kuadër të mbylljes së
projektit “Rritja e (ri)
integrimit të viktimave të
trafikimit ne tregun formal të
punës”, Koordinatorja
Kombëtare ishte e ftuar të
përshëndeste workshop-in
e organizuar nga
Organizata “Të ndryshëm
dhe të barabartë” në hotel
Tirana International Hotel.
Qëllimi i këtij projekti që ka
filluar të zbatohet në tetor
të vitit 2012 ishte
mbështetja e të paktën katër
viktimave të trafikimit të në
përpjekjet e tyre për t’u
riintegruar në tregun
formal të punës. Ndërsa,
objektivat specifike të tij
ishin krijimi i mundësive
për trajnim në kompani të
sektorit privat; rritja e
bashkëpunimit midis
ofruesve të shërbimeve për
viktimat dhe sektorit
privat; ndërmjetësimi me
kompani biznesi private
për të mundësuar
punësimin e përfitueseve
dhe në të njëjtën kohë
trajnimi i viktimave në
punë duke siguruar rrogat
e përfituesve për një
periudhë 6-mujore, si dhe
rritja e përfshirjes së
biznesit në parandalimin e
trafikimit dhe ndihmën
ndaj viktimave të trafikimit.
Diskutime të hapura
me shoqërinë civile
për Bordin e
Shoqërisë Civile
Koordinatorja Kombëtare
Antitrafik organizoi një
takim me përfaqësues të
shoqërisë civile më datë 15
nëntor 2013. Ky takim
shërbeu veçanërisht në
drejtim të shkëmbimit të
informacionit, informimit të
ndërsjellë dhe propozimeve
të vlefshme në drejtim të
përmirësimit të punës në
kuadër të ngritjes së një
mekanizmi/rrjeti
organizatash të shoqërisë
civile në mbështetje të
nismave qeveritare
antitrafik. Në këtë takim
pati një dakordësi për
iniciativën e ndërmarrë për
krijimin e një Grupi
Këshillimor të Shoqërisë
Civile kundër Trafikimit të
Qenieve Njerëzore, ku fjalët
kyçe janë koordinim,
platformë me dyer të
hapura dhe riintegrim i
viktimave.
Takimi solli së bashku
koalicionet më të mëdha të
shoqërisë civile me rol kyç
në fushën e parandalimit të
trafikimit të personave dhe
mbrojtjes e asistencës ndaj
viktimave/viktimave të
mundshme të trafikimit,
organizata vendase dhe
ndërkombëtare në mbrojtje
të të drejtave të njeriut,
grave, vajzave dhe fëmijëve
viktima të dhunës,
organizata aktive në
advokaci, etj. Pjesë e këtij
takimi ishin edhe
akademikë nga
universitetet publike dhe
jo-publike, si edhe të ftuar
të tjerë. personave.
Qëllimi i kësaj strukture
është monitorimi dhe
vlerësimi i pavarur i
veprimtarisë së të gjitha
agjencive shtetërore në
fushën e luftës kundër
trafikimit të personave, si
dhe ofrimi i alternativave të
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 7
ndërhyrjes dhe veprimit
antitrafikim parë në
optikën e shoqërisë civile,
duke konsoliduar kështu
bashkëpunimin midis
shtetit dhe shoqërisë civile
nëpërmjet ndërtimit të
mekanizmave të
përbashkët të ndërveprimit
mbështetur në një qasje
multidisiplinare dhe
transparente.
Në vijim të takimit të datës
15 nëntor në Ministrinë e
Punëve të Brendshme u
zhvillua takimi i dytë me
Shoqërinë Civile për
konkretizuar idenë e
ngritjes së një Grupi
Këshillimor të Shoqërisë
Civile kundër Trafikimit të
Qenieve Njerëzore. Edhe ky
takim i dytë u moderua nga
Koordinatorja Kombëtare
për Çështjet e Luftës
kundër Trafikimit të
Personave, njëkohësisht
Zëvendësministre e Punëve
të Brendshme znj. Elona
Gjebrea. Gjatë diskutimit në
këtë takim, duke marrë në
konsideratë edhe interesin
e shprehur nga vetë
pjesëmarrësit u vendos
ngritja e Grupit Këshillimor
të Shoqërisë Civile, me
fokus të veçantë adresimin
e çështjeve të luftës kundër
trafikimit të personave. Ky
Grup Këshillimor do të ketë
si objekt të punës, ndër të
tjera, edhe orientimin e
politikave dhe energjive të
përbashkëta, sipas
prioriteteve dhe nevojave
reciproke.
“Bashkëpunimi me
shoqërinë civile në të gjithë
veprimtarinë e MPB, në
veçanti për çështjet e
parandalimit dhe luftës
kundër trafikimit të
personave mbetet një parim
dhe filozofi pune”, tha
zëvendësministrja Gjebrea.
Duke njohur aftësitë dhe
mundësitë e aktivistëve të
shoqërisë civile, është rënë
dakord për krijimin e
hapësirave për këta të
fundit si mundësi për
kapacitete të shtuara dhe
alternativa mendimi dhe
veprimi, si edhe për
shkëmbimin e
informacionit të
vazhdueshëm.
“Kjo strukturë besohet se
do të shmangë
problematikat dhe
vështirësitë e krijuara në
bashkëpunimin e shoqërisë
civile me institucionet
shtetërore duke garantuar
një bashkëpunim të
qëndrueshëm dhe
konstruktiv”, thanë
përfaqësues të OJF-ve.
Grupi Këshillimor i
Shoqërisë Civile do të ketë
12-15 anëtarë, nga
organizata që ushtrojnë
aktivitet në kujdesin e
fëmijëve, që ofrojnë
shërbim për viktimat e
trafikut, apo organizata
aktive në drejtim të
mbrojtjes së të drejtave të
njeriut.
Ministria e Punëve të
Brendshme do të mbështesë
funksionimin e Grupi
Këshillimor, përfshirë edhe
lehtësimin e komunikimit
me të gjitha agjencitë
shtetërore dhe jo-shtetërore.
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 8
Ministri i Punëve të
Brendshme në një
bashkëbisedim me
studentë të Fakultetit
të Shkencave Sociale
Në datën 2 dhjetor, 2013,
Ministri i Punëve të
Brendshme dhe
Koordinatorja Kombëtare
Antitrafik, së bashku me
Fakultetin e Shkencave
Sociale dhe Organizatën
“Të ndryshëm dhe të barabartë”
organizuan një takim
ndërgjegjësues me studentë
dhe pedagogë të Fakultetit
të Shkencave Sociale mbi
respektimin e të drejtave të
viktimave të trafikimit në
Shqipëri nën Sloganin “T’i
japim fund stigmës”. Ky
takim kishte formën e një
forumi ku stafi akademik
dhe studentë të Shkencave
Sociale mundën të ndanin
mesazhe sensibilizuese mbi
trajtimin jodiskriminues
ndaj viktimave si dhe të
shkëmbejnë mendime për
mënyrat bashkëkohore të
trajtimit të viktimave të
trafikimit.
Ndër të tjera, ky takim
synoi jo vetëm
ndërgjegjësimin e
studentëve dhe stafit
pedagogjik mbi fenomenin
e trafikimit, dinamikën dhe
pasojat e tij tek personat
drejtpërdrejtë të prekur,
por edhe mbi rolin e
rëndësishëm që pedagogët
dhe studentët e këtij
Fakulteti kanë dhe do të
luajnë në të ardhmen në
përmirësimin e politikave
shtetërore dhe ofrimin e
shërbimeve cilësore ndaj
viktimave të trafikimit
duke dhënë një kontribut
konkret, të drejtpërdrejtë në
rimëkëmbjen dhe
riintegrimin afatgjatë të
viktimave të trafikimit.
“Lufta kundër trafikimit jo
vetëm një qasje policore”
Për më shumë fjala e
Ministrit të Punëve të
Brendshme drejtuar
studentëve.
http://www.punetebrendshm
e.gov.al/al/multimedia/video-
galeri/tahiri-lufta-kunder-
trafikut-jo-vetem-nje-qasje-
policore&page=1
Koordinatori
Kombëtar në një
Tryezë Konsultimi me
Komitetet Rajonale
Antitrafik në Vlorë
Në kuadër të parandalimit
dhe luftës kundër trafikimit
të personave, si dhe
fuqizimit të Komiteteve
Rajonale Antitrafik,
Zëvendësministrja e
Punëve të Brendshme, në
bashkëpunim me
Organizatën
Ndërkombëtare për
Migracionin (IOM),
organizuan në Vlorë, më 14
nëntor 2013, një tryezë të
rrumbullakët konsultimi
me Komitetet Rajonale të
Vlorës, Gjirokastrës dhe
Fierit mbi praktikat më të
mira të përqasjes ndaj
trafikimit dhe viktimave të
këtij krimi.
Fokusi i takimit ishte
identifikimi proaktiv i
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 9
rasteve të trafikimit të
brendshëm, duke përfshirë
rastet e trafikimit të
fëmijëve dhe meshkujve,
veçanërisht praktikat më të
mira të identifikuara deri
më tani nga vetë Komitetet.
Organizimi i takimeve të
tilla me aktorë të
rëndësishëm të luftës
kundër trafikimit në nivel
vendor i jep një frymë të re
bashkëpunimit
institucional mes qeverisjes
qendrore, institucioneve
shtetërore në nivel lokal
dhe shoqërisë civile,
sidomos për çështje kaq të
ndjeshme dhe të prekshme,
siç janë të drejtat e
viktimave të trafikimit.
Në takim
Zëvendësministrja e
Punëve të Brendshme,
njëkohësisht edhe
Koordinatore Kombëtare
për Çështje të Luftës
kundër Trafikimit të
Personave, Zj. Elona
Gjebrea, si edhe Prefekti i
Vlorës, Z. Besnik Dervishi,
shprehën angazhimin për
forcimin e urave lidhëse të
bashkëpunimit midis 2
niveleve të qeverisjes atij
qendror dhe vendor.
Mesazhi se “së bashku mund
të bëjmë më shumë” përçon
angazhimin serioz dhe të
qenësishëm për një qasje
gjithëpërfshirëse në
parandalimin dhe luftën
kundër trafikimit të
personave.
Takim i Komitetit
Shtetëror kundër
Trafikimit të
Personave
Nën drejtimin e Ministrit të
Punëve të Brendshme Z.
Saimir Tahiri më datë 20
dhjetor 2013 u zhvillua
mbledhja e Komitetit
Shtetëror të Luftës Kundër
Trafikimit të Personave, në
përbërje të të cilit janë
përfaqësues të disa
ministrive dhe
institucioneve të pavarura.
Lufta kundër trafikimit të
personave është një ndër
prioritetet e kësaj qeverie
dhe si e tillë, për t’u
përballuar me këtë sfidë,
qeveria është angazhuar të
investohet me të gjitha
burimet e duhura njerëzore,
teknike dhe financiare për
të ndryshuar situatën ku
ndodhemi.
“Aktualisht jemi në një
situatë jo shumë të
favorshme për Shqipërinë
dhe rrjedhimisht,
riorganizimi dhe
funksionimi i Komitetit
Shtetëror për Luftën
kundër Trafikimit të
Personave kërkon një
angazhim maksimal dhe
gjithëpërfshirës për të dalë
nga renditja e vendeve
problematike”, tha Ministri
i Punëve të Brendshme Z.
Saimir Tahiri, në takim.
Problematikat e ndeshura
aktualisht janë të
shumëllojshme dhe prekin
të gjitha drejtimet e
veprimit kombëtar
antitrafik, si ndjekja penale,
mbrojtja dhe asistimi i
viktimave të trafikimit, pa
përjashtuar ndërgjegjësimin
dhe parandalimin e
fenomenit.
“Për sa i takon situatës
aktuale, ajo nuk është
shumë inkurajuese. Në të
gjitha vlerësimet që i bëhen
Shqipërisë lidhur me
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 10
përpjekjet kundër këtij
fenomeni, duket qartazi që
ende sot nuk kemi një
sistem funksional për
trajtimin në përputhje dhe
në respektim të
standardeve
ndërkombëtare për të
luftuar dhe parandaluar
trafikimin e personave në
Shqipëri”, u shpreh
Zëvendësministrja e
Punëve të Brendshme dhe
Koordinatore Kombëtare
kundër Trafikimit të
Personave Znj. Elona
Gjebrea (Hoxha).
“Trafikimi nuk duhet të
konsiderohet si një çështje
që i përket vetëm policisë.
Ai kurrsesi nuk mund të
jetë përgjegjësia e një
institucioni të vetëm,
përkundrazi përballja me të
kërkon një qasje
multidisiplinare dhe
kontributin e secilit prej
nesh, pavarësisht nga roli
dhe pozicioni ku
ndodhemi”, deklaroi
ministri Tahiri.
Në këtë takim u vendos që
Komiteti të mblidhet
rregullisht, sipas një rendi
dite të parapërcaktuar dhe
të funksionojë mbi bazën e
një kalendari pune.
Komiteti nuk mblidhej që
nga data 1 korrik 2011,
ndryshe nga sa
parashikohet në Vendimin
e Këshillit të Ministrave.
Ndër çështjet e tjera të
diskutuara në takim ishte
përcaktimi i qartë i rolit dhe
detyrave të KSHLKTP. Për
këtë qëllim po shikohet
mundësia e hartimit të një
Projekt-Vendimi të ri
Këshillit të Ministrave, i cili
do të mundësojë zgjerimin
e anëtarësimit të këtij
Komiteti, si edhe mirë-
përcaktimin e funksionit të
tij.
Nga aktiviteti i
Komiteteve Rajonale
Antitrafik
Në vijim të takimit
konsultativ me
Koordinatoren Kombëtare
Zj. Gjebrea të mbajtur në
Tiranë në 26 nëntor, 2013,
prefektura e Elbasanit
organizoi takimin e parë të
Komitetit Rajonal Antitrafik
të qarkut të Elbasanit.
Takimi që u zhvillua në
datë 10.12.2013 në Elbasan
drejtohej nga Prefekti i
qarkut, Z. Arben Kamami
në cilësinë e Kryetarit të
Komitetit dhe kishte për
qëllim prezantimin e
anëtarëve të rinj të
Komitetit, si dhe
diskutimin mbi
riorganizimin e punës së
KRAT në përputhje me
detyrat e përcaktuara në
Urdhrin për Krijimin e
Komiteteve Rajonale, si dhe
pritshmëritë dhe prioritetet
qeveritare në fushën e anti-
trafikimit.
Të pranishëm në takim
ishin anëtarët e Komitetit si
dhe të ftuar të tjerë si
Prokurori i Rrethit,
përfaqësues të bashkisë
Elbasan dhe përfaqësues të
shoqërisë civile, përfshirë
edhe drejtuesin e Qendrës
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 11
“Tjetër Vizion”. Pas fjalës së
hapjes, Prefekti theksoi
nevojën për vijimin sa më
parë të punës së Komitetit
dhe Tryezës Teknike, si dhe
përditësimin e kontakteve
të aktorëve antitrafik në
nivel qarku për të vijuar më
tej me hartimin e një Plani
Rajonal Veprimi, bazuar në
një analizë të situatës së
trafikimit në nivel qarku.
Të pranishmit vlerësuan
organizimin e këtij takimi
dhe u shprehën të gatshëm
për të forcuar urat e
bashkëpunimit dhe
angazhimin e tyre kundër
trafikimit të personave.
Takimi dhe nevoja për
konsolidimin e
bashkëpunimit për çështjen
e luftës kundër trafikimit
në nivel vendor u vlerësua
edhe nga Prokurori i
Rrethit dhe përfaqësuesit e
shoqërisë civile.
Në fund të takimit u ra
dakord që Komiteti të
mblidhet sërish pas një
muaji për të diskutuar më
konkretisht për planin
rajonal të veprimit dhe
prioritetet kryesore të luftës
kundër trafikimit të
personave në qarkun e
Elbasanit.
Takime të ngjashme janë
planifikuar të zhvillohen
me Komitetin Rajonal të
Tiranës dhe Lezhës, në datë
19 dhjetor, 2013
respektivisht në
prefekturën e Tiranës dhe
atë të Lezhës. Disa prej
pikave të axhendës së
këtyre takimeve janë
detyrat që përcakton
Urdhri i Prefektit për
riorganizimin e Komitetit
në qarkun përkatës;
miratimi i Planit të
Veprimeve dhe Rregullores
për organizimin dhe
funksionimin e Komitetit
Rajonal, si dhe raportimi
dhe dorëzimi i
informacionit nga Komiteti
mbi aktivitetet e zhvilluara,
si dhe të dhëna statistikore
për periudhën Janar-
Dhjetor 2013 në nivel qarku.
Takimi me Komitetin
Rajonal Antitrafik të
Qarkut të Tiranës
Më datë 19.12.2013 u
zhvillua një takim i
Komitetit Rajonal Antitrafik
(KRAT) të Qarkut të
Tiranës me pjesëmarrjen e
të gjithë anëtarëve të
Komitetit. Në takim ishte e
pranishme edhe
Zëvendësministrja e
Brendshme/Koordinatorja
Kombëtare për Luftën
kundër Trafikimit të
Personave Znj. Elona
Gjebrea.
Takimi u drejtua nga
Prefekti i Tiranës z. Sadi
Vorpsi, në cilësinë e
kryetarit të KRAT Tiranë, i
cili në fjalën e tij e vuri
theksin tek fakti se trafikimi
është një fenomen
shqetësues dhe zhvillohet
atje ku gjen terren sidomos
i ndihmuar edhe nga
gjendja sociale apo
probleme të tjera që krijojnë
vulnerabilitet. Prefekti
shprehu gatishmërinë e tij
për të kontribuar në luftën
kundër trafikimit, kryesisht
duke u fokusuar tek
parandalimi, puna me
njerëzit në nevojë dhe në
veçanti fëmijët. Për këtë
qëllim Prefekti garantoi për
marrjen e masave për
bashkërendimin e punës
me të gjitha strukturat që
janë pjesë e Komitetit.
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 12
Në fjalën e saj Znj. Gjebrea
falenderoi Komitetin për
organizmin e këtij takimi
duke e konsideruar si hap
të rëndësishëm në drejtim
të konsolidimit dhe
konstituimit të KRAT-it si
struktura kryesore për
koordinimin e përpjekjeve
antitrafik në nivele vendor.
Zëvendësministrja ftoi
pjesëmarrësit që të jenë sa
më aktiv dhe gjatë procesit
të analizës së situatës. Gjatë
fazës së raportimit vjetor
duhet të përcjellin
rekomandime dhe
sugjerime për përmirësimin
e punës në kuadër edhe të
hartimit të Strategjisë së Re
për Luftën kundër
Trafikimit të Personave. Në
veçanti për qarkun e
Tiranës duhet hartuar një
plan pune, i cili të adresojë
të gjitha nevojat dhe
problematikat që ka qarku
duke marrë në konsideratë
edhe faktin se Qarku i
Tiranës ka specifika për sa i
përket numrit të madh të
popullsisë por edhe
karakteristikave që kanë
zona të veçanta urbane dhe
rurale. Trafikimi i
personave është një
fenomen që shkon përtej
formave të njohura të
shfrytëzimit seksual, por
është aktual edhe
shfrytëzimi për punë, heqje
organesh etj., që në shumë
raste shfaqet edhe në
formën e trafikimit të
brendshëm. Në takimet e
KRAT-it dhe të Tryezës
Teknike duhet të trajtohen
raste konkrete, për të cilat
duhen gjetur edhe zgjidhjet
e duhura. Pjesë e punës
duhet të jetë edhe ngritja e
një mekanizmi vendor
referimi duke u bazuar në
Mekanizmin Kombëtar të
Referimit.
Në vijim të fjalës së saj
Zëvendësministrja renditi
prioritetet kryesore të
punës së KRAT – Tiranë
dhe bëri apel për një
bashkërendim dhe
angazhim maksimal për të
ndryshuar situatën dhe
renditjen e bërë Shqipërisë
nga Departamenti
Amerikan i Shtetit “Tier II
whatch list”.
Në vijim fjalën e morën
edhe anëtarët e Komitetit
Antitrafik të cilët shprehën
gatishmërinë për
bashkëpunim dhe
kontribut në tryezat
antitrafik. Në fjalën e tyre
anëtarët e Komitetit sollën
në vëmendje rolin e madh
që ka arsimi dhe shkollat në
parandalimin e fenomenit
të trafikimi, rregullimin e
statusit të punonjësit social
si dhe përmirësimin e
bashkëpunimit me të gjitha
strukturat/agjencitë e
përfshira në veçanti me
pushtetin vendor. I
pranishëm në takim ishte
edhe Zëvendësdrejtori i
Policisë Bashkiake Tiranë, i
cili në emër të Bashkisë
Tiranë u shpreh i gatshëm
për bashkëpunim dhe për
koordinim më të mirë të
punës në të ardhmen.
U diskutua edhe për
funksionimin e tryezës
teknike antitrafik si
strukturë në nivel
ekspertësh, ashtu edhe për
nevojën e ngritjes së
nënkomiteteve në nivel
nënprefekture ose Rrethi.
Ndërkohë vetë KRAT –
Tiranë në bashkëpunim dhe
me mbështetjen e ZKKA-së,
pas përditësimit të
kontakteve do të planifikojë
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 13
një takim me tryezën
teknike i cili do të pasohet
nga një takim tjetër në
formë trajnimi.
Statistika për
viktimat/viktimat e
mundshme të
trafikimit
Janar - qershor 2013
Viktima fëmijë VT/VMT fëmijë: 30 (21 F dhe 9 M)
VT fëmijë: 6 (femra)
VMT fëmijë: 24 (15 F dhe 9 M)
VT/VMT 0-14 vjec: 13 (6 F dhe 7 M)
VT/VMT 14-18: 17 (15 F dhe 2 M)
Romë: 5 F dhe 4 M
Egjiptian: 4 femra
Të tjerë: 12 F dhe 2 M (një i huaj)
Për 3 fëmijë mungon informacioni.
Viktima të rritur Femra: 29
Meshkuj: 0
VMT: 16
VT: 13
Rom: 3
Egjiptian: 2
Të tjerë: 23 (2 të huaj)
Për një person mungon info.
Identifikime nga Njësitë
Lëvizëse1: (periudha 1 qershor 2013-20 nëntor
2013)
NJL Vlorë: 12
NJL Tiranë: 5
NJL Elbasan: 7
Total: 24 persona
1 Njësitë lëvizëse identifikojnë
viktima të mundshme të
trafikimit
0
5
10
15
20
25
30
Femije Te
rritur
VT
VMT
0
5
10
15
20
25
30
35
VT
VMT
Total VT/VMT Të rritur dhe fëmijë:
59
Koordinatori Kombëtar Antitrafik | 14
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
Zyra e Koordinatorit Kombëtar
Adresa : Sheshi: “Skënderbej”, nr. 3,
Tiranë
Shqipëri
Tel & Faks: 00355 4 223 3540/539
e-mail: [email protected]
http://www.punetebrendshme.gov.al/al/antitrafiku
Për më shumë informacion apo pyetje të mundshme mbi trafikimin e personave mund të adresoheni në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme apo të na kontaktoni në adresën e mëposhtme.