12
FILIALI I POSTAVE Posta Shqiptare Filiali Shkodër, merr pjesë në Panair INTERVISTA Posta Shqiptare dhe ISSH, marrëveshje për shpërndarjen e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët AKTIVITETE Posta Shqiptare pjesë e projektit “Babagjyshi Poli i Veriut” Dedikojani karrierën tuaj Postës Shqiptare FILATELIA Pullat e Krishtlindjeve, në këtë sezon festiv DOSIER Eqerem Çabej dhe Posta Shqiptare Pulla Postare e Postës së Kosovës shpallet më e bukura në botë POSTAT HOMOLOGE Tel +355 4 2222 315 e-mail: [email protected] / [email protected] www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adresa: Rr. Rreshit Çollaku Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania

Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

  • Upload
    others

  • View
    27

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

FILIALI I POSTAVE

Posta Shqiptare Filiali Shkodër, merr pjesë

në Panair

INTERVISTA

Posta Shqiptare dhe ISSH, marrëveshje për shpërndarjen e shpërblimit të festave të fundvitit

për pensionistët

AKTIVITETE

Posta Shqiptare pjesë e projektit “Babagjyshi Poli i

Veriut”

Dedikojani karrierën tuaj Postës Shqiptare

FILATELIA

Pullat e Krishtlindjeve,

në këtë sezon festiv

DOSIER

Eqerem Çabej dhe

Posta Shqiptare

Pulla Postare e Postës së Kosovës shpallet më e

bukura në botë

POSTAT HOMOLOGE

Tel +355 4 2222 315 e-mail: [email protected] / [email protected]

www.postashqiptare.al Kryeredaktore: Emona Mara Adresa: Rr. Rreshit ÇollakuKutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania

Page 2: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

2 E Premte 29 Dhjetor 2017POSTIERI

Posta Shqiptare dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore, marrëveshje për shpërndarjen e shpërblimit të festave

të fundvitit për pensionistëtPosta Shqiptare sh.a. dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore nënshkruan sot marrëveshjen, ku Posta Shqiptare merr përsipër shpërndarjen e shpërblimit të festave të fundvitit për pensionistët.Për të mos krijuar probleme në shpërndarjen e pensioneve është hartuar një grafik, i cili do të mundësojë shpërndarjen pa probleme të këtij shpërblimi deri në fund të Dhjetorit. Sipas grafikut, të gjithë përfituesit do të kenë mundësi të tërheqin shumë e caktuar, duke filluar nga dita e nesërme, 15 Dhjetor deri më datë 30 Dhjetor 2017.Pensionistët që e tërheqin pensionin pranë bankave të nivelit të dytë, shpërblimi i fundvitit do t’u kalohet në llogarinë bankare të çelur për kreditimin e pensionit mujor. Kalimi i shpërblimit në llogarinë bankare do të bëhet në datën 20.12.2017.GRAFIKU i PAGESAVEPagesa e Shpërblimit vazhdon të kryhet në zyrat postare të shpërndarjes së pensioneve në të gjithë vendin, procedurë e cila ka filluar nga data 15 deri më datë 30.12.2017, si më poshtë:• Më datë 15 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1 dhjetor 2017. • Në datën 18 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 4 dhjetor.• Në datën 19 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 5 dhjetor.

• Në datën 20 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 6 dhjetor.• Në datën 21 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7 dhjetor.• Në datën 22 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 8 dhjetor.• Në datën 25 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët qe tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11 dhjetor.• Në datën 26 Dhjetor

tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në ketë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 12 dhjetor.• Në datën 27 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 13 dhjetor.• Në datën 28 Dhjetor tërhoqën shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 14 dhjetor.• Në datën 29 Dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe raste te tjera që nuk janë paguar sipas grafikut në ditët më përpara.• Për pensionistët që e

tërheqin pensionin në zyrat postare në fshatra, shpërblimi do të paguhet sipas datave të shpërndarjes së pensioneve, duke filluar nga data 20 Dhjetor e në vazhdim.Nga ky vendim do të përfitojnë gjithsej 648 916 persona. Përkatësisht, do ta përfitojnë shumën prej 3 000 lekësh 498 242 persona që përfitojnë pensione urbane pleqërie, invaliditeti dhe familjar, 132 530 persona që përfitojnë pensione fshati, pleqërie, invaliditeti e familjar, 11 876 persona që përfitojnë pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi, 4018 persona që përfitojnë trajtimin e veçantë financiar të ish punonjësve të nëntokës dhe ish punonjësve të ndërmarrjeve të industrisë ushtarake si dhe 2 250

personat që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posatshëm për Merita të Veçanta sipas dispozitave të ligjit 4171, datë 13.9.1966, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë” apo që marrin pension social sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar .Të gjithë ata që nuk do të mund ta tërheqin këtë shpërblim deri më 30 dhjetor do të mund ta marrin atë bashkë me tërheqjen e pensionit në muajin janar e në vazhdim gjatë vitit 2018.

Page 3: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

3E Premte 29 Dhjetor 2017 POSTIERI

Posta Shqiptare pjesë e projektit “Babagjyshi Poli i Veriut”

Jemi në periudhën më të bukur të vitit, ku çdo gjë duket se shkëlqen më shumë se kurrë. Dritat, zbukurimet, ngjyrat, atmosfera festive ndihet kudo, e kush më shumë se fëmijët janë të lumtur për ardhjen e vitit të ri pasi ata presin dhe dhuratat tradicionale. Kompania Connext Sh.P.K në bashkëpunim me shoqatën “URA” në prag të festave të fundvitit, ka prezantuar projektin “Babagjyshi Poli i Veriut” i cili konsiston në plotësimin e kërkesave për dhuratë të fëmijëve nga i gjithë vendi. Në mbështetje të projektit të kompanisë Connext Sh.P.K janë ofruar shumë subjekte private të cilat do të jenë donatorë të dhuratave të fëmijëve.Fëmijët do të dërgojne një zarf (letër),nëpërmjet Postës Shqiptare në adresë të kompanisë , dhe mbas shortit të organizuar nga kjo kompani, fëmijëve do ti dërgohet dhurata në shtëpi.

Shpërndarja e këtyre dhuratave do të realizohet nga Posta Shqiptare e cila mund të sigurojë shërbimin korrier për shpërndarjen e dhuratave për fëmijët, nëpërmjet shërbimit postar ekspres brenda territorit të Shqipërisë.Shërbimi postar ekspres i brendshëm mbështetet nga një logjistikë dhe organizim i përsosur në rrjetin postar të shtrirë në 553 zyra postare në të gjithë territorin e vendit. Përfituesit nga ky rrjet shërbimi janë aktorë të shoqërisë shqiptare dhe i përkasin të gjitha niveleve duke filluar nga individët e thjeshtë e deri tek bizneset, organizatat, institucionet,etj.Projekti “Babagjyshi Poli i Veriut” të cilit i është bashkangjitur dhe Posta Shqiptare synon sensibilitetin për të intensifikuar atmosferën festive duke dërguar buzëqeshje pikërisht tek fëmijët, për buzëqeshjen e të cilëve, shoqëria jonë ka më shumë nevojë.

Posta Shqiptare Filiali Shkodër, merr pjesë në Panairin e Punës dhe Biznesit

Posta Shqiptare Filiali Shkodër, ka marrë pjesë në Panairin e Punës dhe Biznesit, ku ishin pjesëmarrës institucione shtetërore, institucione financiare dhe biznese të shumta. Qëllimi i aktivitetit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit vendor, bizneseve dhe punëkërkuesve, me qëllim promovimin e forcës aktive të punës dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve sipas sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Për të dytin vit radhazi pjesëmarrës në këtë panair ishte edhe Filiali i Postës Shkodër me stendën e tij, ku u bë i mundur promovimi i shërbimeve që ofron Posta Shqiptare.

Panairin e Punës dhe të Biznesit e vizitoi edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Voltana Ademi, e cila u ndal edhe te stenda e Postës Shqiptare. Në bashkëbisedimin me Drejtorin e Filialit Shkodër z. Paulin Ndoja, znj. Ademi theksoi rëndësinë e Postës Shqiptare si një nga institucionet më kryesore dhë më të rëndësishme me të cilat Bashkia bashkëpunon. Gjithashtu, ajo shprehu mbështetjen e saj në zgjerimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve.Fluksi i personave që vizituan stendën e Postës Shqiptare ishte shumë i lartë. Vizitorët u shprehën se ndjehen të kënaqur nga shërbimet e Postës Shqiptare, ndërkohë që

kompania është e angazhuar për të zgjeruar dhe përmirësuar më tej cilësinë e shërbimit.Gjithashtu, punonjësit e Postës Shqiptare pjesëmarrës në Panairin e Punës dhe të Biznesit, vizituan stendat e institucioneve dhe bizneseve të tjera pjesëmarrëse në panair, ku promovuan shërbimet postare që ofron Posta Shqiptare dhe mundësinë e bashkëpunimit. Panairi ishte një pikë e mirë e promovimit të shërbimeve që Posta Shqiptare ofron dhe vendosjes së kontakteve me bizneset dhe institucionet e tjera që operojnë në Rrethin e Shkodrës dhe më gjerë, me të cilët u diskutua për mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit.

Page 4: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

4 E Premte 29 Dhjetor 2017POSTIERI

“Dedikojani karrierën tuaj Postës Shqiptare nëpërmjet punës”

Ju renditni rreth 40 vite punë në Postën Shqiptare.Si i kujtoni fillimet tuaja në Postë?Dita e parë e punës time ka mbetur në kujtesën time si një moment shumë i rëndësishëm dhe i pa harruar.Ishte data 1 dhjetor e vitit 1975, dita kur unë fillova punë në Drejtorinë e Postë Telekomuikacionit në Rrethin e Pukës. Ishte një ditë dimri shumë e ftohtë me ngrica dhe acar që nuk e kisha përjetuar ndonjëherë. Sapo zbrita nga autobuzi i linjës Shkodër - Pukë rreth 50 metra larg shikoj një burrë rreth të dyzetave që po vinte rastësisht në dretimin tim. Për shkak të të ftohtit dhe temperaturave të ulëta që shkonin deri në -10 gradë, njerëzit lëviznin shumë pak. Ky ishte i pari person që takoja në qytetin e Pukës, i cili menjëherë më ftoi për një kafe edhe për t’u ngrohur meqenëse ishte shumë ftohtë. Ai mbante me vete një çantë lëkure me disa zarfe. Pasi u përshëndetëm e pyeta ku është Drejtoria e Postë Telekomunikacionit sepse unë do të filloj punë në atë ndërmarrje. U ngrit në këmbë dhe më përqafoj duke më thënë mirëserdhe, unë jam shpërndasi i Postës dhe telegrameve këtu në qytetin e Pukës. Më vonë mësova sa shumë e donin qytetarët e Pukës këtë person që punonte çdo ditë, 10 deri në 12 orë. Respekti për këtë punonjës të postës dhe për të gjithë punonjësit e tjerë mbeti në kujtesën time i pa harruar dhe më nxiti të punoj pa u lodhur në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë Shqiptare. Ju e keni të vështirë të besoni, por ka ndodhur, që një postëmbartës në një zonë të vështirë malore transportonte postën i shoqëruar nga ujqërit e maleve. Punova në Drejtorinë e Postelekomunikacionit në Pukë për rreth 8 vite. Aty mësova konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve në ditë shumë të vështira, punova për krah tyre duke mësuar shumë gjëra të vlefshme për punën, për drejtimin dhe për profesionin.

Gjatë karrierës tuaj në Postën Shqiptare ju keni mbajtur edhe pozicionin Drejtorit të Përgjithshëm të saj. Sa e vështirë ka qenë për ju të menaxhoni një kompani komplekse dhe me një staf të madh si Posta Shqiptare?Karriera ime në drejtimin e zhvillimin e shërbimeve postare ka filluar në vitin 1983 kur unë u ngarkova me detyrën e Drejtorit të Shërbimit Postar. Në atë periudhë si e gjithë jeta edhe ekonomia shqiptare ishte e centralizuar, por dua të them se shërbimi postar ndonëse kontrollohej nga shteti, për arsye të marrëdhënieve ndërkombëtare të domosdoshme me shumë vende të botës ishte më i liberalizuar dhe më i hapur dhe duhej përshtatur në marrëdhënie me shumë vende të botës për realizimin e tyre.

Si ka ndikuar në ecurinë e Postës Shqiptare ndryshimi politik

Intervista

Intervista me z.Fadil Smajlaj

në Shqipëri gjatë viteve 90?Si për të gjithë ekonominë shqiptare edhe shërbimet postare patën shumë ndryshime në strukturën e tyre që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme të cilat ne mundëm ti parashikojmë dhe ti përshtasim.Siç dihet me mijëra qytetarë shqiptarë i’u drejtuan vendeve perëndimore afër dhe larg Shqipërisë. Shumë familje, shumë të rinj dhe të reja, shumë intelektualë u larguan nga Shqipëria, për një jetë më të mirë. Drejtues dhe Specialistë të Postës Shqiptare konkluduan se pas një periudhe 6 mujore të largimit, të parashikonin një rritje shumë të shpejtë të trafikut postar ndërkombëtar. Duheshin përcaktuar ambiente të veçata e mjete transporti për përballimin e fluksit të objekteve postare. Gjendja ishte shumë e vështirë, ambientet për ruatjen e administrimin e tyre na mungonin, siç mungonin edhe mjetet e transportit. Parashikimet tona shumë shpejt u bënë realitet. Mbi 120 mijë koliposta mbërritën në Shqipëri për një periudhë shumë të shkurtër, ku kapaciteti ynë ruajtës dhe transportues ishte për rreth 10.000 koli në vit. Kolipostat e nisura me rrugë ajrore, grumbulloheshin në Aeroportin e Budapestit dhe duke qenë se shoqëria ajrore MALEV nuk kishte kapacitete transportuese, ato filluan të vijnë me transport tokësor me kamiona nga Budapesti. Fluksi më i madh ishte ai me transport tokësor, kryesisht me origjinë nga vendet e Europës Perëndimore. Pikat tona

ndërkombëtare të këmbimit të dërgesave me koliposta ishin Pogradeci dhe Shkodra. Për transportin e kolipostave nga këto dy qytete në drejtim të Tiranës u angazhuan automjete të parqeve të transportit të Shkodrës dhe të Pogradecit.

Si mund të na e përshkruani shkurtimisht krijimin e ndërmarrjes së Postës Shqiptare në vitin 1992 pas ndarjes se saj nga PTT?Në axhendën e Drejtorisë së Përgjithshme të PTT-ve që në vitin 1989 ishte parashikuar ndarja e Postës nga Telekomunikacioni, ndarje e cila u realizua në vitin 1992. Kjo ndarje ishte një moment shumë i vështirë, por i domosdoshëm për Postën Shqiptare, ndarje e cila ishte realizuar thuajse në të gjitha vendet europiane.

Cilat ishin vështirësitë e momentit?Gjendja ekonomike e Postës Shqiptare të asja kohe ishte shumë e vështirë, kishte një llogari rrjedhëse thuajse të boshatisur, shumë zyra postare duhej të mbylleshin pasi kishin mbaruar fuksionin e tyre, për pasojë me qindra punonjës duheshin larguar nga puna.

Çfarë masash u morën për stabilizimin e gjendjes?Së pari u bë riorganizimi në tërësi i ndërmarrjes Posta Shqiptare. Administrata e Drejtorisë së Përgjithshme u organizua në 4 drejtori

me 22 punonjës gjithësej dhe në filialet e saj u ruajt i njëjti proporcion si ai i Drejtorisë së Përgjithshme.Së dyti u bë riorganizimi i rrjetit postar si dhe u përcaktua një strategji e qartë për riorganizimin e shërbimeve postare dhe futjen e shërbimeve të reja, që në atë periudhë ishin shumë të domosdoshme.Së treti u riorganizua qendra tranzite ku përfshihej edhe transporti i postës.Së katërti, ju drejtuam për ndihmë vendeve mike. Për këtë u shfrytëzuan edhe marrëdhëniet shumë të mira që ne kishim me shumë administrata postare të vendeve të ndryshme europiane.

Cili ishte rezultati?Rezultati erdhi shumë shpejtë. Nga Posta Mbretërore e Anglisë mbërrijnë katër kamionë me ndihma të ndryshme kryesisht materiale dhe si dhuratë katër automjete.Të gjitha administratat postare që na kishin detyrime financiare na i likuiduan ato menjëherë dhe disa administrata të tjera na falën detyrimin që kishim ndaj tyre. Shumë i rëndësishëm ishte reagimi i SH.B.A-ve, e cila likuidoi detyrimin për shumë vite, ku për arsye të marrëdhënieve të hershme nuk kishte bërë asnjë likuidim, sepse nuk ishte kërkuar nga administrata shqiptare.Ajo që dua të theksoj me forcë ishte ndihma e administratës postare të Zvicrës, e cila solli në Posten Shqiptare gjithçka që i duhej shërbimit postar me një vlerë prej më shumë se 1 milion dolloar, ku me kryesoret ishin dhurimi i 55 automjeteve për transportin e postës, rreth 2000 uniforma pune për punonjësit e postës, shumë paisje e mobileri shërbimi, ndihmë e cila përfundimisht i zgjati jetën shërbimit postar në Shqipëri. Për këtë arsye drejtues e punonjës të postës Shqiptare, Postën zviceriane duhet ta konsiderojnë gjithmonë një mik të përheshëm, sepse edhe shumë shërbime në marrëdhëniet ndërkombëtare i dedikohen specialistëve të kësaj poste.

Ndër synimet që ju i keni vendosur vetes gjatë kohës kur mbanit pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, a ju ka mbetur ndonjëri prej tyre i parealizuar?Mendoj se çdo synim dhe objektiv që i kam venë vetes e kam realizuar.

Si mund të na e përshkruani jetën tuaj midis karrierës dhe familjes?Karriera ime nuk mund të realizohej pa mbështetjen dhe sakrificën e familjes time, të cilës i mbetem borxhli për të gjithë jetën. Duhet shkruar shumë gjatë për sakrificën e familjes time e në veçanti të bashkëshortes time.

Sa e pranishme është Posta Shqiptare në bisedat me miqtë dhe të afërmit tuaj?Unë nuk dëshiroj të flas shumë për Postën në biseda me miqtë dhe të afërmit e mi, por janë ata që më detyrojnë të bisedojmë

për Postën, sepse tani çdo njeri dhe çdo familje ka nevojë për shërbimet postare.

Si mendoni, a po zbehet tradita e letrës së shkruar fizike nga risitë e mëdha teknologjike që po jetojmë?Ky është një diskutim që ka filluar që vitet 1990, por të shkruarit në letër ka shekuj që ka filluar dhe për shekuj do të mbetet, pavarësisht risive teknologjike. Kjo ka ndodhur edhe tek ne, por po ti hedhim një sy statistikave do të shikojmë se rritja e numrit të objekteve postare çdo vit vjen duke u rritur. Asnjëherë nuk duhet menduar se teknologjia mund ta zëvendësojë letrën e shkruar, përkundrazi ajo e stimulon këtë. Ajo që bie më shumë në sy është përdorimi i kartolinave. Por edhe kjo ka një ndryshim. Nëse kartolinat deri në fund të viteve ’90 përdoreshin kryesisht për urimet e vitit të ri, sot kartolina ka përdorim gjithëvjetor si për urime ditëlidje, për festa të ndryshme, për martesa e shumë e shumë ngjarje të tjera të gëzueshme familjare e individuale.

Çfarë emocionesh përjetoni tashmë që kontributi juaj në Postën Shqiptare do të përfundojë me daljen tuaj në pension?Emocionet janë të mëdha, por janë edhe të natyrshme, ato janë të shumta për një periudhë 40 vjeçare. Gjithnjë e kam ndjerë veten të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë punonjësit e Postës Shqiptare ndër vite, të cilët janë me mijëra dhe do të vazhdoj pafundësisht t’i nderoj dhe ti respektoj kudo që të jenë.

Duke qenë se ju vini nga një eksperiencë shumë vjeçare në këtë institucion, sipas jush si ka ndryshuar Posta Shqiptare ndër vite?Është shumë e vështirë të pasqyrosh shkurt ndryshimet në Postën Shqiptare, por janë disa elementë tregues të përmirësimit të cilësisë së shërbimit postar, të cilët unë do t’i paraqes shumë shkurt.-Letër falenderimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës XH.W BUSH për Postën Shqiptare me rastin e emetimit të pullës postare shqiptare në nder të vizitës së tij në Shqipëri më 10 Qershor 2007.-Çertifikata e Artë e Cilësisë akorduar Postës Shqiptare nga Bashkimi Postar Ndërkombëtar (UPU), dorëzuar në Katar në vitin 2012. Ky është vlerësimi më i lartë që i bëhet një administrate postare, për arritjet më të larta në shërbimin postar. Deri tani shumë pak vende të botës e kanë marrë këtë vlerësim nga UPU-ja.-Dekorimi i Postës Shqiptare nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të Postës Shqiptare.

Cili është mesazhi juaj për të gjithë punonjësit e rinj të Postës Shqiptare?Dedikojani karrierën tuaj Postës Shqiptare vetëm nëpërmjet punës.

Page 5: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

5E Premte 29 Dhjetor 2017 POSTIERI

Gjatë gjithë historisë njerëzore emigrimi ka qenë një shprehje e guximshme e vullnetit të individit për të kapërcyer vështirësitë dhe për të jetuar një jetë më të mirë. Kjo ka nxitur në masë të madhe njerëzit me dëshirë dhe kapacitet për të lëvizur në vende të tjera.Krahasuar me popullsinë në vendin e origjinës, emigracioni shqiptar mund të cilësohet si ndër më të mëdhenjtë në botë. Sot diaspora shqiptare është e pranishme në shtetet Europiane, Kanada, Australi, Azi dhe Afrikë. Në shumicën e vendeve mikpritëse shqiptarët kanë themeluar organizatat e tyre. Shifrat e larta të të ardhurave nga emigracioni në Shqipëri kanë ndikuar pozitivisht në uljen e varfërisë familjare. I parë nga një këndvështrim pozitiv, emigrimi ka shërbyer si një valvul shpëtimi në vorbullën e përkeqësimit të kushteve ekonomike. Dërgesat e emigrantëve kanë luajtur rol thelbësor në kontrollin e bilancit ekonomik negativ të vendit, ndërsa emigrantët e kthyer kanë ofruar eksperiencë të vlefshme në profesione të ndryshme. Nga ana tjetër, humbja e fuqisë punëtore të kualifikuar, infrastruktura e mbingarkuar e zonave urbane dhe shpopullimi

18 Dhjetor, Dita Ndërkombëtare e Emigracionit

Posta Shqiptare emeton pullën e posaçme

i një pjese të dëshmojnë për katastrofën sociale që shkaktoi kjo dukuri. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Emigracionit, Posta Shqiptare, me iniciativë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, emetoi pullën e posaçme postare, me tematikë “Emigracioni dhe diaspora shqiptare në Ditën Ndërkombëtare të Emigracionit’.Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare në “Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve”, shpërndarjnë informacion mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Page 6: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

6 E Premte 29 Dhjetor 2017POSTIERI

Paguaj faturën e ujit në çdo zyrë të Posta Shqiptare sh.a !

www.postashqiptare.al

Page 7: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

7E Premte 29 Dhjetor 2017 POSTIERI

POSTA SHQIPTARE JU URON GËZUAR FESTAT!

Page 8: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

8 E Premte 29 Dhjetor 2017POSTIERI

Pullat e Krishtlindjeve, tematika kryesore në këtë sezon festiv

Engjëjt që mbrojnë, ndihmojnë dhe kujdesen për ne janë të mirëpritur veçanërisht gjatë periudhës së Krishtlindjeve me mesazhet e tyre të miqësisë dhe përkujdesjes. Për të festuar Krishtlindjet këtë vit posta e Suedisë ka emetuar një pullë të re nën tematikën “Nga krahët e engjëllit”, pullë e cila ka pesë seri me pamje të ndryshme. Përshëndetjet e Krishtlindjeve të këtij viti do të realizohen nga krahët e engjëjve. Kartolinat e Krishtlindjeve mbartin në vetvete një pozicion unik si mënyra më popullore për të dërguar përshëndetjet e Krishtlindjeve dhe në bazë të statistikave tetë nga dhjetë suedezë dëshirojnë të marrin kartolinat e Krishtlindjeve përmes postës. Një përshëndetje me shkrim dore hedhur në kutinë postare të dedikuar me një pullë sezonale të Krishtlindjeve vlerësohet shumë sepse tregon se sa i përkushtuar është dërguesi. Për shumë persona, festa e vërtetë e Krishtlindjeve nis kur vijnë kartolinat e para me urime. Kjo ka qenë arsyeja që shumë administrata postare kanë emetuar pulla nën këtë tematikë festive. Posta e Lukseburgut ka emetuar pullën me tematikë “Dimër dhe Krishtlindje”. Tema “Dimër dhe Krishtlindje” është përshtatur në mënyrë ideale me atmosferën festive plot drita dhe dashuri që transmetohet në këtë fundvit. Dizenjuesja japoneze Kumiyo Maurel i këtij emisioni pullash na çon në një botë tjetër. Nëpërmjet dizajneve të tyre ajo përpiqet të tregojë një histori duke i ilustruar ato. Ka shumë për të zbuluar në dizajnet e këtij edicioni special të këtij viti me pullat e Krishtlindjeve. Kjo pasi për Europianët, Krishtlindjet tradicionalisht janë një festë familjare, ndërsa japonezët e shohin si “Një festim të dashurisë” me miqtë dhe kolegët, ku japonezët shpresojnë të takojnë atë person të veçantë me të cilin do të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre. Në këtë atmosferë festash edhe posta e Austrisë ka emetuar pullën e saj festive. Yjet plot shkëlqim dhe flokët e dëborës janë ndër simbolet më popullore që përdoren për zbukurimet e Krishlindjeve, por ajo çfarë i është shtuar dizajnit të pullave të Postës Austriake janë dhe gurët Swarowski, shkëlqimi i të cilëve reflekton të gjithë ngjyrat e ylberit. Kjo pullë mendohet të jetë një ndër dhjetë pullat më të bukura dhe të veçanta për 2017. Ndërsa Posta e Letonisë ka zgjedhur veprat e Alberts Kronenberg për të paraqitur në dizajnet e pullave të saj të Krishtlindjeve, pasi ai është një ndër shkrimtarët dhe ilustruesit e librave për fëmijë. A. Kronenbergs ilustroi rreth 130 libra, përfshirë ato të shkruara prej tij. Libri i parë për fëmijë nga artisti i mirënjohur, “Bariu i vogël” me tekstin e autorit doli në vitin 1931. Gjithashtu me dizajne të punimeve të tij është përgaritur dhe zarfi i ditës së parë si dhe karneti, si pjesë e këtij emisioni pullash. Ndërsa Posta e Kanadasë vjen me pullat e saj me tematikë “Kafshët e Krishtlindjeve” si dhe me një pullë me tematikë fetar, bazuar në pikturën e Louise Méthé, e cila tregon “Adhurimin e barinjve”, e cila gjendet në Galerinë e Arteve të Ontarios. Atribuuar artistit italian Tommaso di Stefano Lunetti (1495-1564), kjo kryevepër e krijuar me kujdes u bazua në ungjillin e Lukës, në të cilin engjëjt shpallën lindjen e Jezusit. Kjo administratë postare që prej vitit 1964 ka emetuar çdo vit pullën me tematikë festat e fundvitit. Pullat e Krishtlindjeve tashmë janë bërë një traditë e dashur për zemrat e njerëzve. Edhe këtë vit, kanadezët mund të postojnë duke zgjedhur pulla që kanë imazhe të shenjta ose laike.

Page 9: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

9E Premte 29 Dhjetor 2017 POSTIERI

DHL dhe sipërmarrës të tjerë bashkojnë forcat në Ditën e Inovacionit

të DHL për vitin 2017

Më tepër se 180 lider të zinxhirit të furnizimit, partnerë të industrisë dhe inovatorë, u mblodhën në Qendrën e Inovacionit të DHL në Gjermani.DHL mblodhi së bashku kryesuesit dhe iniciatorët e llogjistikës dhe teknologjisë në Ditën e saj të Inovacionit, e cila festohet çdo vit në Gjermani. Kompeticionet, sesionet interaktive dhe kumtesat e spikatura propozuan modele të reja sociale për transportin dhe krijuan një ripërfytyrim të së ardhmes së teknologjisë së industrisë. Pjesëmarrësit i`u përgjigjën kërkesës së DHL-së për një model roboti të lëvizshëm, i cili do të përdorej për grumbullim, si edhe për prezantimin e ideve të inkorporimit të teknologjisë në ekonomi. Sfidën Robotike e fitoi Kompania Vecna nga SHBA, ndërkohë që shoqëria Parcelly po nga SHBA fitoi kategorinë e Sfidave të Ekonomisë. Idetë shumë të mira të sipërmarrësve të kompanive “Shark Tank” dhe KWIK u shpallën fituese, ndërsa shoqërisë PACCAR Parts i`u akordua çmimi i bashkëpunimit me DHL për zgjedhjen më inovative ndaj klientit. “Forcat kryesore të dixhitalizimit dhe globalizimit po i japin një formë të re botës tonë dhe DHL është angazhuar në proçesin e inovacionit, gjë që e bën më të lehtë këtë transformim dhe na përgatit më mirë për këto ndryshime. Ne nuk mundëm të gjenim një mënyrë më të mirë se sa kjo, për t`i bërë bashkë mendjet më kreative, për të diskutuar mundësitë e pafund që shtrihen përpara nesh. Ne përgëzojmë të gjithë fituesit që na çuan një hap më afër të ardhmes së llogjistikës,”

tha Matthias Heutger, Zv.President i Zgjidhjeve dhe Inovacioneve në DHL.

Ekselenca nëpërmjet inovacionit.

Nga marsi deri në shtator të këtij vitit, DHL, pranoi aplikime nga e gjithë bota, të cilat propozonin prototipe të robotëve autonomë që mund të përdoreshin për grumbullimin e objekteve në magazina, si edhe, për ndarjen e ekonomisë në logjistikë. Finalistët u zgjodhën nga Drejtuesit e Lartë të DHL, duke nxjerrë tre finalistë për çdo kategori sfidash. Konkuruesit prezantuan zgjidhjet e tyre përpara një zinxhiri prej 180 profesionistësh. Fituesit u zgjodhën me votim direkt nga audienca.Gjatë konkurimit për Sfidën Robotike, e cila u zhvillua në bashkëpunim me Kompaninë DELL EMC, finalistët nga

Singapori, Zvicra dhe SHBA, demonstruan direkt prototipet e tyre. Robotët u dizenjuan që të kontrollojnë magazinën në mënyrë të pavarur dhe të grumbullojnë kutitë e madhësive të ndryshme nga raftet dhe ti vendosin ato në karroca dore. Kompania Piece Picking Robot nga Vecna, më bazë në SHBA, fituese e kësaj sfide, mori një çmim prej 15`000 Eurosh si dhe fitoi mundësinë për të marrë pjesë në provën e konceptimit që do bëhej bashkë me DHL.“Ne jemi të entuziazmuar që prototipi ynë u provua se është ai i duhuri, për të kapërcyer provën e grumbullimit të automatizuar si dhe për të parë se sa larg mund të shkojnë robotët tanë, nëpërmjet partneritetit tonë me DHL”, tha Daniel Theobald nga kompania Vecna.Kompania Dell EMC ishte

bashkë-financuese e Ditës së Inovacionit të DHL për këtë vit. Si një kompani më gjurmë të konsoliduara në shpërndarjen e zgjidhjeve inovative në proçesin e transformimeve të IT, ajo është mirë pozicionuar që të ndihmojë liderët e së ardhmes për të eksploruar horizonte të reja në stadin më të lartë të robotëve dhe të llogjistikës,- tha Timmy O’Dwyer, Zv.Presidenti i Operacioneve Globale. Kurse, Z. Limerick Site, Menaxher në Dell EMC, tha: “Si një nga kompanitë më të mëdha në botë përsa i përket zgjidhjeve inovative, kjo ishte një mundësi fantastike për EMC për të bashkë-financuar këtë inisiativë. Ne besojmë se Inovacioni është bërthama e transformimit dixhital dhe ne jemi krenarë të jemi pjesë e kësaj sfide robotike.”Finalistët e Sfidës së

Ekonomisë, po ashtu, prezantuan zgjidhje frymëzuese që synojnin të rimenduarin e statusquos (gjendjes ekzistuese) të akses-it dhe pronësisë. Ndërmjet më shumë se 60 aplikimeve nga mbarë bota, kompania Parcelly zuri vendin e parë për platformën e saj, e cila koordinon paketat e përshtatshme të rënies së bizneseve lokale me kohën e ngritjes.Shtyrja e kufijve të logjistikësDHL nxorri në pah edhe zgjidhjen më inovative për klientin e vitit të kaluar. Michiel Greeven, Zv.President i Shitjeve për Evropën në DHL Express, bëri një prezantim të veçantë në nder të PACCAR Parts, duke evidentuar rolin e tyre në zhvillimin e një sistemi të tillë ridimensionimi të teknologjisë, në bashkëpunim të ngushtë me skuadrën e inovacionit të DHL. Dita e Inovacionit të DHL paraqet një mundësi shumë të mirë, për të mbledhur së bashku, një herë në vit, liderët e zinxhirit të furnizimit, inovatorët dhe partnerët e industrisë. Po ashtu, ajo shërben si mjet për të shtyrë më tej kufijtë e llogjistikës dhe teknologjisë. Në këtë ditë, audienca shikon direkt demonstrimet e prototipeve të reja nëpërmjet seminareve interaktive, duke votuar fituesit e sfidave dhe duke bërë shkëmbimin e ideve. Sfidat e DHL për 2017 u fokusuan në çështjet sociale, si dhe ato të teknologjisë dhe sipërmarjes. Kjo ditë i`u jep shansin mendjeve të ndritura nga mbarë bota, të ekspozojnë idetë e tyre, të cilat mund të ndryshojnë relievin e industrisë së logjistikës.Burimi: Posta Gjermane-DHL

Page 10: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

10 E Premte 29 Dhjetor 2017POSTIERI

Dosier “Gjuha është pasqyra më e qartë e

kulturës së një kombi”

Eqerem Çabej është një ndër përfaqësuesit më të shquar të gjuhësisë shqiptare. Ai lindi më 7 gusht 1908 në Gjirokastër, ku mori dhe mësimet e para. Pasi kreu gjimnazin në Klagenfurt të Austrisë, ndoqi studimet e larta për gjuhësi krahasuese indoevropiane dhe albanologji në Universitetin e Gracit e më pas në Universitetin e Vjenës. Në Vjenë, Çabej ndoqi mësimet e Paul Kretschemer , Karl Patsch, Nobert Jokl etj. Nën drejtimin e Jolk në 1933 dorëzoi disertacionin e doktoratës dhe diplomohet Doktor në Filozofi. Studimet e tij hulumtonin mbi gjenezën e gjuhës shqipe nga ilirët te shqiptarët, vendin dhe formimin e shqipes, marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera, veçorinë e strukturës gjuhësore të arbëreshëve të Italisë, studime të cilat patën jehonë në rrethet shkencore të kohës. Pas kthimit në atdhe në 1943 refuzon postin e Ministrit të Kulturës në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Punoi si mësues në disa shkolla të mesme e më pas në Institutin e Shkencave, ku ishte ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë Pedagogjik dy vjeçar, si dhe pedagog në Universitetin e Tiranës e në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë. Veprimtaria shkencore e Eqerem Çabej u shtjellua kryesisht në gjuhësi, por u shtri dhe në folklor, etnografi, histori të letërsisë. Një rëndësi tepër

të madhe ka puna e studimet e tij në problemet dhe prejardhjen e gjuhës shqipe, marrëdhëniet e saj me gjuhët e tjera indoevropiane dhe me gjuhët ballkanike. Disa nga veprat e tij janë Hyrje në Indoevropianistikë, Studime etimologjike në fushën e shqipes, Hyrja në historinë e gjuhës shqipe, Fonetika historike e shqipes, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Meshari i Gjon Buzukut, etj. Në

studimet e tij Eqerem Çabej argumentoi prejardhjen ilire të gjuhës shqipe dhe rëndësinë e saj. Vend zënë studimet etimologjike dhe leksikologjike historike, dialektologjia e onomastikës si edhe kodifikimi i gjuhës letrare. Eqerem Çabej ka dhënë një ndihmë të çmuar me një varg sqarimesh etimologjike gjatë hartimit të Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980. Që prej viteve 30-të të shekullit

të kaluar deri më sot, Çabej ka qenë dhe mbetet figura shqiptare më e njohur në botën e huaj shkencore në fushën e gjuhësisë. Në punën e tij Çabej shtjellon tezën e tij se: “Gjuha është pasqyra më e qartë e kulturës së një kombi”. Për kontributin në fushën e gjuhësisë Eqerem Çabej është dekoruar me urdhrin Nderi i Kombit. U nda nga jeta në Romë në vitin 1980. Universiteti

i Gjirokastrës si dhe disa shkolla të mesme në Shqipëri dhe Kosove mbajnë emrin Eqerem Çabej. Posta Shqiptare e ka vlerësuar figurën e Eqerem Çabej me një emision filatelik të veçantë. Emisioni është ai i vitit 1998 në 90 vjetorin e lindjes. Zarfi i ditës së parë emetuar në datë 07.08.1998 është i përbërë nga dy pamje. Njëra pamje ka vlerën 60 lekë dhe pamja e dytë ka vlerën 80 lekë.

Eqerem Çabej dhe Posta Shqiptare

Page 11: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

11E Premte 29 Dhjetor 2017 POSTIERI

cmyk

Gjatë muajit Nëntor, në Elbasan dhe më pas në Tiranë, pranë ambienteve të Qendrës Tregtare Univers u hap ekspozita “Fragmente të Historisë së Shtetit Shqiptar përmes Kartëmonedhave”. Kjo ekspozitë me karakter edukativ, nëpërmjet një koleksioni të rrallë kartëmonedhash shqiptare, pjesë e koleksionit të z.Julian Demeti,synon të informojë publikun e gjerë mbi vlerat historike, kulturore dhe numizmatike të ilustruara në kartëmonedhat shqiptare.Ky koleksion u shoqërua edhe me objekte mbështetëse si kartolina, gazeta e revista të kohës, duke ofruar një pasqyrim më të plotë të evoluimit kulturor dhe numizmatik ndër vite në Shqipëri.“Rëndësia e kësaj ekspozite qëndron në faktin se realisht bëjmë dy veprime shumë të mira: e para zhvillojmë

Posta Shqiptare mbështet ekspozitën “Fragmente të Historisë Shqiptare Përmes

Kartëmonedhave” edukimin nëpërmjet kulturës duke paraqitur veçanërisht kartëmonedhat lokale të cilat janë një koleksion shumë i rrallë,si dhe shumë objekte të tjera që do mundohem t’jua tregoj nëpërmjet ekspozitës. Së dyti nëpërmjet këtij aktiviteti kemi mundësi të bëjmë edhe një vepër të mirë duke ndihmuar një qendër që kujdeset për fëmijët në nevojë.” tha Demeti.Të gjitha objektet u pasqyruan përmes stendave të Postës Shqiptare, e cila gjithmonë mbështet aktivitetet e Shoqatës së Koleksionistëve. Posta Shqiptare përpos gamës së shërbimeve që ofron për qytetarët e vendit, ka mbështetur gjithmonë aktivitetet me karakter historik apo kulturor, duke synuar ndërgjegjësimin e të rinjve lidhur me historinë dhe vlerat e monedhës dhe pullës kombëtare, si një e mirë publike dhe pjesë integrale e kulturës së një vendi.

Pulla Postare e Postës së Kosovës “Shenjtërimi i Nënës Terezë” shpallet më e bukura në botë

Pulla postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” është zgjedhur pulla më e bukur postare në botë, me tematikë fetare. Kjo përzgjedhje është bërë nga organizata International Philatelic Prize “Saint Gabriel”.Kjo pullë postare është hedhur në qarkullim nga Posta e Kosovës vitin e kaluar, në prag të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku.Në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë nga vende të ndryshme, çmimi për pullën më të bukur i është dorëzuar kryeshefit

ekzekutiv, Sejdi Hoxha.Ai ka falenderuar jurinë ndërkombëtare dhe të gjithë të pranishmit duke theksuar se ky çmim është një lajm i mirë jo vetëm për Postën e Kosovës, por edhe për të gjithë qytetarët e vendit.“Ne jemi shumë krenarë për këtë shpërblim ashtu siç jemi krenar me Shën Terezën”, ka thënë ai.Autore e pullës postare për Nënën Terezë është producentja Diana Toska, ndërkaq dizajni i saj është realizuar nga Hilminjeta Apuk.

Page 12: Kutia postare 100 Kodi postar 1001 Tiranë - Albania Posta ... · konkretisht të gjitha llojet e shërbimeve të Postës dhe Telekomunikacionit. U njoha me sakrificat e punonjësve

12 E Premte 29 Dhjetor 2017POSTIERI

Mesatarisht 800 persona në ditë vizitojnë zyrat postare qëndrore!

Kontaktoni Posten Shqiptare

Kujdesi Ndaj Klientit

Nga e Hëna në të Enjte nga ora 08:00 – 16:30 dhe të Premten nga ora 08:00 -14:00Tel: 0682044727 / 0682044707

e-mail: [email protected]

Tel: +355 4 2222 315 (Centrali i Drejtorise së Pergjithshme)www.postashqiptare.al

Emona Mara – Kryeredaktore Stafi: Venetike Merkaj Emilian Tashi Rezarta Dobrovoda Grisilda Lami Besnik Anxhaku Enkela Memaçi