29
1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton mbledhjen: Niko Peleshi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto - Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar(Komision për dhenie mendimi) Marrin pjesë: Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Eglantina Gjermeni, Ilir Beqaj, Arlind Çaçani, Tatjana Nurce, Andrea Marto, Zef Shtjefni, Halil Jakimi, Kujtim Gjuzi, Ilir Ndrazhi, Adrit Konomi, Nimet Musaj, Dritan Bici dhe Ilir Pendavinji. Mungojnë: Rrahman Rraja, Lefter Koka, Klajdi Qama dhe Halit Valteri. Të ftuar: Artan Shkreli - Zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Teuta Balili Drejtor në Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë Ervin Duraj - Përgjegjës Sektori në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Elson Thana Specialist në Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë

KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

1

KUVENDI

Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit

PROCESVERBAL

Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Projektligji “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT”

(ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto - Romano, Durrës,

miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe

shoqërisë koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar” (Komision për

dhenie mendimi)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Besnik Baraj, Arben Pëllumbi, Robert Bitri, Eglantina Gjermeni, Ilir

Beqaj, Arlind Çaçani, Tatjana Nurce, Andrea Marto, Zef Shtjefni, Halil Jakimi, Kujtim Gjuzi,

Ilir Ndrazhi, Adrit Konomi, Nimet Musaj, Dritan Bici dhe Ilir Pendavinji.

Mungojnë:

Rrahman Rraja, Lefter Koka, Klajdi Qama dhe Halit Valteri.

Të ftuar:

Artan Shkreli - Zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Teuta Balili – Drejtor në Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Ervin Duraj - Përgjegjës Sektori në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Elson Thana – Specialist në Ministrisë e Infrastrukturës dhe Energjisë

Page 2: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

2

HAPET MBLEDHJA

Niko Peleshi – Mirëdita!

Fillojmë me mbledhjen e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe

Mjedisit të datës 28.04.2020, ora 11:34. Sot kemi një pikë në rendin e ditës, shqyrtimin e

projektligjit “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim,

shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto - Romano, Durrës, miratuar me

ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë

koncesionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)”, të ndryshuar”.

Relator është zoti Arben Pëllumbi. Kemi të ftuar nga ministria respektive, Ministria e

Infrastrukturës dhe Energjisë, zotin Artan Shkreli, zëvendësministër, drejtoren, zonjë Teuta

Balili, zotin Ervin Duraj, dhe zotin Elson Thana, të cilët janë gjithashtu, pjesëmarrës online,

pra janë në linjë.

Pa humbur kohë po i kaloj fjalën relatorit, zotit Pëllumbi, i cili mund të bëjë

prezantimin e këtij projektligji ose mund t’ua kalojmë fjalën për prezantim përfaqësuesve të

ministrisë, besoj, zotit Shkreli.

Zoti Pëllumbi?

Atëherë, derisa të lidhet zoti Pëllumbi, po i jap fjalën zotit Shkreli, për të bërë një

prezantim të shkurtër të projektligjit të sotëm.

Artan Shkreli – Mirëdita të gjithëve!

Ju falënderoj për ftesën dhe për mundësinë që ne të relatojmë këtë ndryshim të

projektligjit “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit”. Pra, ky është një

koncesion, tashmë i dhënë dhe ndryshimi do të thotë që bëhet një zgjerim i termave të

kontratës të koncesionit të formës “BOT” të një porti të llojit MBM, në portin Porto Romano,

Durrës, i miratuar me ligjin nr. 104/ 2015, midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

dhe shoqërisë koncesionare “Porti MBM”, Multy Buoy Mooring, të ndryshuar. Fillimi i

projektaktit ka të bëjë me miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit, të këtij koncesioni

BOT që është nënshkruar në korrik të vitit 2015 dhe miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me

ligjin nr. 104/2015, për miratimin e koncesionit BOT, që është ndërtim, shfrytëzim dhe

transformim i një porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës, midis Ministrisë së

Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare, që është pikërisht “Porti MBM”, si

dhe i ndryshuar me ligjin nr.13/2018. Ky është thelbi. Shoqëria “Porti MBM”, ka paraqitur

Page 3: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

3

kërkesën, (është kërkesë e shoqërisë) në këtë rast në Ministrinë e Infrastrukturës dhe

Energjisë, për ndryshime në kontratën koncesionare.

Qëllimi i kësaj kërkese është krijimi i kushteve nga autoriteti kontraktor që

koncesionari të shfrytëzojë, pra ata kërkojnë që kushtet t’i krijojmë ne për shfrytëzimin

maksimalisht të kapacitetit të portit që ata përdorin sot, ndryshime të cilat nuk do të kenë

efekte financiare për buxhetin e shtetit, në kuptimin e ndryshimit të ligjit, jo në kuptimin e

vijimësisë së punës, përkundrazi, ndryshimet do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave që do të

depozitohen nga shoqëria koncesionare në buxhetin e shtetit nëpërmjet, fee-së, pagesës

koncesionare.

Ndryshimet e propozuara nuk kanë për qëllim ndryshimin e kushteve të tjera

thelbësore të kontratës koncesionare, me përjashtim të zgjerimit të objektit thelbësor të kësaj

kontrate. Shoqëria “Porti MBM” ka paraqitur këtë kërkesë dhe synon të arrijë përmirësimin e

ofrimit të shërbimeve nga koncesionari në zbatim të kontratës koncesionare të zbatuar me

ligjin nr. 104/2015, i ndryshuar. Ajo kërkon marrjen e masave për parandalimin e ndotjeve

ose më mirë të themi efekti do të jetë parandalimi i ndotjeve detare gjatë operacioneve të

ngarkim-shkarkimit të mjeteve lundruese, marrjen e masave për operimin e sigurt të mjeteve

lundruese brenda territorit të portit, flitet gjithmonë për portin në, Porto Romano, rritjen e të

ardhurave që do të depozitohen në buxhetin e shtetit nëpërmjet mbledhjes së tarifës së fee-së

koncesionare në zbatim të nenit 13, të kontratës koncesionare. Nga ana e autoritetit

kontraktues është shqyrtuar kërkesa e kësaj shoqërie, e cila vlerësohet e argumentuar,

pikërisht me synimin e përmirësimit të shërbimeve të ofruara, gjë që sjell përmirësime,

rregullime të situatës reale në terren.

Projektligji është në përputhje të plotë me politikat e Këshillit të Ministrave për

zhvillimin e kapaciteteve depozituese portuale, rritjen e transparencës si dhe të bashkëpunimit

me biznesin. Gjithashtu, ky projektligj është në përputhje të plotë me Strategjinë Sektoriale të

Transportit, si dhe të planit tonë të veprimit 2016-2020, ku në prioritetin strategjik është rritja

e qëndrueshme për tregjet detare dhe portuale, si dhe objektivi tjetër, rehabilitimi dhe

modernizimi i infrastrukturës dhe shërbimeve portuale, praktikisht, prioritetet strategjike 2

dhe 2.1, të cilat parashikohen në pikën 3, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës së

koncesionit Porti MBM, në këtë rast. Ky projektligj nuk është parashikuar në programin e

përgjithshëm analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e

Ministrave gjatë këtij viti.

Page 4: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

4

Shoqëria koncesionare “Porti MBM” me shkresën e saj nr.24/01 e protokolluar më

datë 24.2.2020, ka paraqitur propozimin për shtesë në kontratën e koncesionit, të miratuar me

ligjin nr.104/2015, të ndryshuar.

Shkurtimisht kërkesa e shoqërisë koncesionare bazohet në shfrytëzimin maksimal të

kapaciteteve të portit, që ata aktualisht përdorin, përmirësimin e shërbimeve të ofruara, gjë që

sjell edhe përmirësime dhe rregullime të situatës reale në terren të portit, të cilat reflektohen

dhe në përmirësime të aneksit 1/1 të kontratës së koncesionit, të ndryshuar, në shkresën e

shoqërisë për ndryshime të kontratës dhe konkretisht shtesë në nenin 3 të saj, duke qenë se

aktualisht Porti MBM ka kapacitete të mjaftueshme të akuatoriumit të tij të basenit ujor, të

këtij porti dhe akostuese, si në terminalin verior, ku përpunohen mjetet lundruese që

transportojnë hidrokarbure, ashtu edhe në argjinaturën jugore, e cila shërben si një liman i ri,

pra argjinatura jugore që mban erën e jugut dhe që përmbyll akuatoriumin.

Shoqëria koncesionare kërkoi nga autoriteti kontraktor që në argjinaturën jugore të

përpunojë mjete lundruese që transportojnë mallra. Kjo do të sillte shfrytëzimin e plotë të

kapaciteteve të portit, i cili sot shfrytëzohet vetëm nga njëra anë dhe do të ofronte një shërbim

më të specializuar për klientët, më të pastër dhe me kosto më të ulët.

Sipas aneksit 1.1, të paraqitur nga shoqëria, janë pasqyruar rregullime të situatës reale

në terren dhe konkretisht te pjesa e dytë përcaktohen edhe koordinatat e paraqitura ku

ndodhet salla e kontrollit të distributorit shpërndarës. Referuar sipërfaqes operacionale në

tokë dhe përmirësimit të shërbimeve të kryera në aneksin 1.1, janë reflektuar të dhënat

përkatëse për sipërfaqen e shfrytëzuar, si dhe vendndodhja e kalatave ku do të akostohen dhe

përpunohen mjetet lundruese.

Në pjesën e tretë dhe të katërt të aneksit 1.1, një aneks që duhet të jetë i bashkangjitur

materialeve që ju keni në dosje, janë përcaktuar dhe koordinatat gjeografike të argjinaturave

përkatëse, pra për çfarë bëhet fjalë këtu.

Po ashtu, shoqëria koncesionare në kërkesën e saj, si dhe në të gjitha komunikimet

gjatë negocimit të shtesës së kontratës, ka mbajtur qëndrimin se shtesa ka për qëllim vetëm

shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit, përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve,

mbrojtjen e mjedisit detar nga ndotja, forcimin e sigurisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës

së Porto Romanos, e cila së shpejti do të jetë zonë e lirë doganore. Besoj se të gjithë të

nderuarit në këtë tavolinë e dinë që Porto Romano është në një proces shndërrimi, për t’u

bërë edhe zona e parë ekonomike, le të themi, e lirë në vend.

Kërkesa e shoqërisë koncesionare për shtesë të kontratës koncesionare parashikohet

dhe në ligjin e posaçëm të koncesionave dhe partneritetit publik, ligji nr.125/2013, “Për

Page 5: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

5

koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Në nenin 31, të këtij ligji,

“Ndryshimi i kontratës së koncesionit”, pra, duke u mbështetur te ky ligj, si të thuash është

operuar në këtë rast, parashikohet se; së pari, kontratat e parashikuara me këtë ligj mund të

ndryshohen duke i shtuar kontratës një aneks, me kusht që kjo mundësi të parashikohet në

dokumentacionin e tenderit dhe në kontratë.

Së dyti, ndryshimet në kontratë bëhen nga autoriteti kontraktues dhe koncesionari,

partneri privat me marrëveshje.

Së treti, ndryshimet në kontratë mund të bëhen me iniciativën e të dyja palëve

kontraktuese, veçanërisht në rastet e mëposhtme: a) kur rrezikohet siguria kombëtare dhe

mbrojtja e vendit, rrezikohet mjedisi, natyra dhe shëndeti i njerëzve; b) kur humbet objekti i

kontratës ose kur ekziston një pamundësi objektive për përdorimin e tij në rastin e forcës

madhore; c) gjatë ndryshimit të kuadrit ligjor; ç) në raste të tjera që çojnë në ndryshimin e

situatës reale ose ligjore për përdorimin e objektit apo ofrimin e shërbimeve, në realizimin e

kontratës.

Në vlerësimin e kuadrit ligjor të këtij koncesioni, si dhe propozimin e bërë nga

shoqëria koncesionare, ministria ka gjetur të argumentuara kërkesat e shoqërisë, që kërkon

plotësimin e ofrimit të shërbimeve duke përfshirë në këtë shërbim edhe anijet që

transportojnë mallra të tjera ndaj klientëve, pra jo vetëm hidrokarburet në këtë rast, si dhe

përmirësimin e situatës reale në terren. Në këtë mënyrë do mundësohet shfrytëzimi maksimal

i kapaciteteve të portit. Autoriteti kontraktues, pasi konstatoi se shtesa e propozuar nuk

ndryshon kushtet thelbësore të kësaj kontrate, të cilat janë të përcaktuara në dispozitat e

kontratës koncesionare dhe kanë shërbyer si bazë për garën e bërë për përzgjedhjen e

koncesionarit fitues, propozon vijimin e procedurës për propozim në Këshill të Ministrave të

projektligjit dhe miratimin e shtesës së kontratës koncesionare.

Ky propozim që bëjmë ne është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe

legjislacionin në fuqi për koncesionet. Në bazë të shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 31, të

ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik/privat” parashikohet mundësia e

ndryshimit të kontratave koncesionare në marrëveshje midis palëve, në rast se përballen me

çaste që çojnë në ndryshimin e situatës reale për përdorimin e objektit në realizimin e

kontratës.

Projektligji nuk ka për qëllim përafrimin e ndonjë acquis të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, ky projektligj konsiston në miratimin e shtesës së kontratës, pra ky është

thelbi, koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim), të një porti të llojit

MBM në Porto Romano, Durrës, midis Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe

Page 6: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

6

shoqërisë koncesionare “Porti MBM”. Shtesa e kontratës është e përbërë nga pjesa

përshkruese, si dhe përmban gjithsej 3 nene, të shoqëruara nga aneksin 1.1.

Natyrisht, neni thelbësor është ndryshimi i këtij neni që kërkojmë. Pra, neni 1 i

kontratës shtesë bën reflektimin ose në fund të pikës 3.1, të nenit 3, “Objekti i koncesionit”,

të kontratës së koncesionit të ndryshuar, shtohet fjalia: “Koncesionari mund të ngarkojë,

shkarkojë dhe përpunojë në këtë port anije që transportojnë mallra të tjera.” Ky është thelbi i

këtij projektligji që ne po diskutojmë këtu.

Neni 2 bën ndryshimin e aneksit 1/1, të kontratës së koncesionit, të ndryshuar me

aneksin 1.1. Në këtë aneks janë bërë disa qartësime në përmbajtje, si dhe janë pasqyruar

rregullime të situatës reale në terren, pra si do të funksionojë kjo përtej aspektit ligjor, në

teren. Te pjesa e dytë është përcaktuar te koordinatat e paraqitura ku ndodhet salla e kontrollit

të distributorit shpërndarës. Referuar sipërfaqes së operacioneve në tokë për përmirësimin e

shërbimeve të kryera, janë reflektuar të dhënat përkatëse për sipërfaqen e shfrytëzuar, si dhe

vendndodhja e kalatave ku do të akostohen dhe përpunohen mjetet lundruese.

Në pjesën e tretë dhe të katërt të aneksit 1.1 janë përcaktuar dhe koordinatat

gjeografike të argjinaturës përkatëse, për të cilën folëm pak më lart.

Te neni 3 janë dispozitat e fundit që lidhen me hyrjen në fuqi dhe numrin e kopjeve

që nënshkruhet kontrata.

Për zbatimin e projektligjit ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,

bashkë me institucionet përkatëse të saj të varësisë që kanë të bëjnë me këtë ndryshim ligjor.

Projektligji është hartuar nga strukturat përgjegjëse të Ministrisë së Infrastrukturës dhe

Energjisë dhe është dërguar për mendim në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë,

Ministrinë e Drejtësisë, si dhe në Avokaturën e Shtetit.

Zbatimi i projektligjit nuk shoqërohet me shpenzime shtesë financiare për buxhetin e

shtetit. Dua të shtoj që bashkë me mua këtu, ndoshta e tha edhe kryetari, zoti Peleshi,

ndodhen edhe ekspertë të ministrisë, përveç zonjës Teuta, ndodhen edhe ekspertë, teknikë, në

mënyrë që të ezaurojnë të gjitha sqarimet për pyetjet që mund të kenë anëtarët e komisionit.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Shkreli!

Kemi tani prezent dhe zotin Pëllumbi, relatorin, edhe zotin Baraj, edhe zotin Beqaj, i

cili ndodhet fizikisht në sallë. Para se t’i jap fjalën zotit Pëllumbi, relatorit, në qoftë se ka

diçka për të shtuar në prezantim, zoti Gjuzi ka kërkuar fjalën për procedurë, si gjithmonë.

Zoti Gjuzi.

Kujtim Gjuzi - Faleminderit, zoti kryetar!

Page 7: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

7

Jemi në linjë besoj?

Niko Peleshi – Po, dëgjohesh qartë.

Kujtim Gjuzi - Së pari unë jufalënderoj për mbledhjen e radhës të komisionit dhe dua

të informoj të gjithë publikun, sepse, si konservator që jam, dua që mbledhjet të bëhen direkt,

sepse dyshoj te COVID-19.

Ndërkohë, në lidhje me procedurat për çështjen e portit të Porto Romanos, për

zgjerimin e tij, mendoj se nuk duhet të bëhet i nxituar, prandaj po ju them që jam kundër

kësaj lëvizjeje, sepse sipas Kryeministrit, jemi në atë që quhet pandemi, emergjencë COVID-

19 dhe të zgjerojmë portin, për t’i hequr pjesë portit shtetëror dhe t’ia japim një koncesionari

në këtë moment, unë mendoj se këto lloj procedurash duhet të jenë më të reduktuara.

Ju falënderoj, zoti kryetar!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Gjuzi!

Zoti Pëllumbi.

Arben Pëllumbi - Ju faleminderit, kryetar!

Kërkoj ndjesë që hyra pak me vonesë, po ishte një çështje teknike sa u zgjidh.

E dëgjova me shumë vëmendje zëvendësministrin dhe e falënderoj për të gjithë

shpjegimin shumë të detajuar dhe të gjerë që i bëri këtij projektligji, si dhe ndryshimeve që

paraqiten në këtë kontratë koncesionare. Sikurse e tha edhe zëvendësministri, qëllimi është

përdorimi i një pjesë të këtij porti për përpunimin e anijeve që transportojnë produkte të tjera,

përveç hidrokarbureve. Duke vazhduar me atë që tha zoti Gjuzi, meqenëse ma ngacmoi pak

bisedën, “Porti MBM” në Porto Romano, nuk do t’i heqë apo do t’i marrë punë portit

shtetëror të Durrësit, përkundrazi do ta lehtësojë atë, kryesisht për mallra që vijnë rifuxho dhe

që sjellin një lloj ndotje në qytet, për këtë arsye, në këtë aspekt është i mirëpritur transferimi i

disa lloj produkteve të caktuara mallrash rifuxho për të vajtur në një port si ky i Porto

Romanos, i cili nesër do të jetë edhe zonë e lirë, por mbi të gjitha do të sjellë një nivel sado të

ulët të rritjes së pastërtisë në portin e Durrësit.

Dua shkurtimisht të them se si ka qenë ecuria e kësaj kontrate, e cila është aprovuar

në vitin 2015, me ligjin nr.104 dhe ka pësuar një ndryshim në ligjin nr.13, në vitin 2018,

relator i të cilit kam qenë edhe unë, ku shoqëria koncesionare ka kërkuar, për arsye

teknologjike, të bëjë një shtrim argjinature për mbështetjen e tubave duke parë që deti gjatë

kushteve të funksionimit u krijonte probleme dhe shtuan një dallgëkthyes. Mesa duket, ky lloj

investimi ka krijuar edhe një kalatë tjetër jugore, e cila sot mund të shfrytëzohet edhe për

përpunimin anijesh të tjera dhe që sjell një përmirësim, si të situatës në portin e Durrësit,

ashtu edhe të tarifave dhe fee-ve koncesionare që mund të marrë shteti nga ky investim. Në

Page 8: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

8

këtë aspekt, unë besoj që është i mirëpritur dhe ne të gjithë duhet ta votojmë dhe ta

mirëpresim këtë gjë.

Dua të bëj disa pyetje, sepse në vitin 2018, ne si ligjvënës, si deputetë, kemi lënë disa

detyra kontrolli dhe dua të di se si ato janë zbatuar... (Ndërpritet zëri)

Investimi prej 4 milionë e 300 mijë dollarësh, i cili ishte pikërisht shtesa e kontratës

në vitin 2018, a është realizuar plotësisht sikurse në ligjin nr.13?

E dyta. A kemi ndryshime të tarifave koncesionare, sepse në atë kohë ne kemi thënë,

edhe për efekte të ligjit të konkurrencës, që tarifa koncesionare nuk duhet të ndryshonin, dhe

besoj se koncesionari e ka marrë përsipër këtë gjë, megjithatë, dua të di si është sot situata? A

ka pësuar ndryshime tarifash koncesioni?

Nga krahu tjetër, kemi pasur një situatë në port, ka një grykëderdhje të një hidrovori,

i cili sjell aluvione dhe koncesionari duhet ta mirëmbajë këtë gjë. Si është sot situata në

grykëderdhje të hidrovorit? Pra, a e ka mbajtur koncesionari premtimin për përmirësimin e

situatës në grykëderdhje?

Gjithashtu, ajo gjë që kam pasur edhe atëherë shqetësim dhe vazhdoj ta kem edhe sot,

është se në afërsi të portit është një objekt kulturor i kategorisë së parë, është një mur

venecian, i cili duhej edhe të mbrohej, edhe të mirëmbahej, dua të di, aq informacion sa mund

të keni, në çfarë kushtesh është sot dhe nëse koncesionari i ka kushtuar vëmendjen e duhur

këtij objekti kulturor apo jo?

Faleminderit, nuk kam gjë tjetër!

Kujtim Gjuzi – Zoti kryetar.

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Pëllumbi!

Zoti Gjuzi!

Kujtim Gjuzi – Kam një replikë me zotin Pëllumbi.

Niko Peleshi – Replikë nuk ka kuptim, në qoftë se keni ndonjë gjë për projektligjin.

Kujtim Gjuzi – Po, kam.

Ju lutem, kryetar, të paktën për respekt, meqenëse jam për herë të parë, po i them

zotit Pëllumbi se në projektligj nuk parashikohen materialet rifuxho, aty bëhet fjalë për një

gamë të gjerë problematikash në importimin apo në vendosjen në këtë port, i cili si fillim

është nisur për të qenë vetëm për hidrokarburet.

Faleminderit, zoti kryetar!

Niko Peleshi – E kanë kërkuar fjalën zoti Marto, zoti Baraj dhe zoti Beqaj, që e kam

këtu.

Andrea Marto - Faleminderit, zoti kryetar!

Page 9: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

9

Kam tri pyetje. Pyetja e parë: A është bërë studim i thelluar mjedisor, a do të ketë

ndikim në mjedisin e gjerë ndërhyrja e plotë?

E dyta, kjo është amendimi ose ndërhyrja e dytë në kushtet e koncesionit, a do bëhet

efektiv pa ndërhyrje tjeter apo do kemi edhe ndërhyrje në vijim?

E treta dhe më e rëndësishme: të gjitha këto ndryshime bëhen pasi është përcaktuar

koncesioni, nuk e komprometon procesin kjo?

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit!

Zoti Baraj.

Besnik Baraj – Faleminderit dhe përshëndetje të gjithëve, meqenëse u futa për herë të

parë!

Kam dy pyetje, më saktë. Po t’i lexosh, i përmendi edhe zoti Shkreli, tri janë arsyet

pse ka ardhur në komision për ta rishikuar: përmirësimi i ofrimit të shërbimeve të

koncesionarit, marrja e masave për parandalimin e ndotjeve detare dhe marrja e masave për

operim të sigurt të mjeteve lundruese. Po t’i shikosh, këto janë fare të përgjithshme, që

normalisht duhej të kishin qenë kritere që në marrëveshjen e parë kur janë bërë. Kjo do të

thotë që fare mirë nesër mund të sjellin po këto tri arsye: marrjen e masave shtesë për

parandalimin e ndotjeve detare, marrjen e masave shtesë për operim të sigurt të mjeteve

lundruese, kritere që duhej të ishin dje, kanë ardhur sot dhe do të jenë edhe nesër. Pra, janë

kriteret themelore kur realizohet një kontratë koncesionare. Mos vallë kontrata koncesionare

herën e parë nuk është bërë shumë e studiuar, pra nuk janë parë me kujdes të gjitha këto

kritere, që janë themelore?

Pyetja e dytë ka të bëjë me atë që e preku pak a shumë zoti Marto, është një gjë, që,

sigurisht, duhet bërë vlerësimi i ndikimit në mjedis. Por, nga ana tjetër, meqenëse kam një

përvojë, sepse kam marrë pjesë në një monitorim dhe ajo që ishte themelore dhe është po e

tillë, e cila është edhe një problematikë kritike mjedisore, është që gjatë punimit në porte të

kësaj natyre, veçanërisht pranë një zone të kontaminuar me pesticide, njëkohësisht edhe me

bikromat natriumi, që ka qenë një hot spot për dekada në Shqipëri dhe që është inkapsuluar,

por prurjet që kanë shkuar atje, ku e përmendi dikush, te hidrovori, janë në sedimentet e

bregdetit shqiptar. Ndaj, në mënyrë padiskutueshme duhet një monitorim shumë serioz nga

një ekip tejet serioz dhe profesionist për impaktin e punimeve në mjedisin detar, në ujë, në

kolonën e ujit, në vegjetacionin dhe në faunën e zonës. A është marrë parasysh kjo gjë nga

ministria dhe cili është ekipi që e monitoron këtë?

Faleminderit!

Page 10: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

10

Niko Peleshi – Faleminderit!

Po ia kaloj fjalën tani zotit Beqaj, i cili ndodhet fizikisht këtu dhe ka gjithashtu pyetje

drejtuar ministrisë. Ndjesë, pak sekonda sa të kalojmë videon!

Zoti Gjuzi? Edhe një herë, ju lutem, se ishit...

Kujtim Gjuzi – Kam një emergjencë në një familje dhe më duhet të lëviz. Më jep

leje?

Niko Peleshi – Dakord.

Kujtim Gjuzi – Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit juve!

Ilir Beqaj – Përshëndetje!

Kam pyetje për prezantuesit e projektligjit.

Pyetja e parë: kur është filluar kjo ide, ka qenë koncesion i kërkuar, apo i pakërkuar?

Pyetja e dytë: në momentin kur ne e miratojmë dhe fillon të zbatohet kjo shtesë

marrëveshjeje, le të themi në një kohë të ardhshme, në volumin e përgjithshëm se çfarë do të

përpunojë ky port, sipas studimit të fizibilitetit, sa mendohet se do të zënë mallrat e tjera,

përveç hidrokarbureve, që kanë qenë origjina e fillimit të kësaj procedure?

Pyetja e tretë: diversifikimi i mallrave që përpunohen do ta zgjerojë edhe të gjithë

lidhjen e pjesës, ku është porti, me të gjithë Shqipërinë. Çfarë nevojash shtesë për

infrastrukturë publike ka zgjerimi i këtij destinacioni? Vërtet kolegu Pëllumbi tha që ky nuk i

merr punë portit të Durrësit, por, në fund të fundit, totali i mallrave që vijnë në Shqipëri në

rrugë detare do të shpërndahet apo do të rishpërndahet ndërmjet kapaciteteve portuale që ne

kemi në të gjithë Shqipërinë?

Ne shpresonim përpara pandemisë që këto do të vinin në rritje, mund të kemi si e

gjithë bota një tkurrje disamujore, por shpresojmë që vitin tjetër të fillojmë ta rimarrim këtë

fluks.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Beqaj!

A ka pyetje të tjera?

Ilir Beqaj – Më falni, edhe një pyetje!

Zëvendësministri na prezantoi, sipas ligjit, rastet kur kontratave u bëhen amendime

dhe na citoi të gjithë legjislacionin. A mund të më thotë cilës prej atyre shkronjave i përket ky

amendim konkret?

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Beqaj!

Ka pyetje të tjera nga anëtarët e komisionit? E kanë kërkuar fjalën? Jo.

Page 11: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

11

Atëherë, zoti Shkreli, fjala është për ju. Ju lutem, sqarojini përgjigjet e pyetjeve sipas

radhës!

Artan Shkreli – Më dëgjoni?

Niko Peleshi – Po, dëgjoheni mirë.

Artan Shkreli – Në rregull.

Atëherë, për t’iu përgjigjur pyetjes së zotit Gjuzi lidhur me zgjerimin e portit, i cili

nuk duhet bërë i nxituar, ky ishte komenti që bëri zoti Gjuzi, dhe nuk duhet zvogëluar

kapaciteti i portit në Durrës në këtë rast, meqenëse për zgjerimin flasim për Porto Romanon,

pikërisht nuk duhen bërë këto gjëra në kohë pandemie, lidhur me këtë dua të them që

zgjerimi i portit të Porto Romanos, në rastin konkret i kalatave për të cilat po flasim, nuk

është që do të bëhet me marrjen e këtij vendimi. Kjo është bërë përpara pandemisë, është

përfunduar. Ndoshta do të bëhet ndonjë punim për sa u përket shesheve të punimit, por për sa

i përket kalatës nga njëra anë, e cila ka shërbyer qoftë si argjinaturë, ku duhej të

mbështeteshin tubacionet, qoftë edhe për ujërat e jugut, kjo është një punë e përfunduar dhe

akuatoriumi është i përfunduar. Kështu që në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një vendim, i

cili do të çojë në zgjerimin e portit apo në krijimin e kalatave të reja. Por, me sa arrita të

kuptoj, më shumë se pyetje, ky ishte më tepër një sugjerim nga ana e zotit Gjuzi.

Pastaj relatori ka bërë disa pyetje nëse është realizuar shuma 4,3 milionë dollarë, e

cila, sipas marrëveshjes së bërë në vitin 2018, duhej të ishte realizuar dhe nëse kemi

ndryshime të tarifave koncesionare. Këto janë pyetje specifikisht ta lidhura me rishikimin e

kontratës së vjetër në raport me kontratën e re, kështu unë do të kërkoja t’i kalohej fjala

zonjës Teuta Balili, e cila është edhe drejtoresha e koncesioneve dhe e kontratave të kësaj

natyre, pasi kjo ka të bëjë edhe me praktikat e ndjekura në vazhdimësi. Në qoftë se më lejoni,

zoti kryetar, t’ia kaloj fjalën zonjës Balili?

Niko Peleshi – Zonja Balili, ju lutem.

Teuta Balili – Përshëndetje!

Referuar kontratës bazë, e miratuar në vitin 2015, vlera që koncesionari parashikonte

të investonte në këtë koncesion, referuar nenit 16 të kontratës, arrinte në shumë 10 milionë e

200 mijë dollarë. Me ndryshimin e kësaj kontrate në vitin 2018, vlera e rishikuar e kësaj

kontrate, vlera e investimit të saj, do të rritej në vlerën 4 milionë e 300 mijë dollarë. Kjo

vlerë, e parë në vitin 2018, është investuar nga ana e koncesionarit.

Referuar vlerësimit të ndikimit në mjedis, ajo është miratuar në vitin 2015 me hyrjen

në fuqi të kontratës, me miratimin e kësaj kontrate në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë,

si dhe me VNM-në e thelluar në vitin 2018.

Page 12: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

12

Referuar pyetjes, nëse kjo procedurë koncesioni ka nisur si rezultat i një propozimi të

kërkuar nga ana e autoritetit kontraktues apo si propozim i pakërkuar nga subjekti ofertues

ekonomik, dua të sqaroj se kjo procedurë ka nisur si një propozim i pakërkuar i subjektit

Adriatic Petroleum Platform për marrjen me koncesion, me partneritet publik-privat, me

qëllim menaxhimin dhe zhvillimin teknologjik të ndërtimit, të shfrytëzimit dhe të transferimit

të portit të llojit MBM.

Niko Peleshi – Pra, është i njëjti subjekt që e ka kërkuar kontratën si propozim të

pakërkuar, ka bërë propozimin?

Teuta Balili – Atëherë, koncesionari fitues ka formuar shoqërinë koncesionare (ashtu

sikurse e parashikon edhe ligji i koncesioneve, është edhe në kontratë), e cila objekt të

aktivitetit të saj ka pikërisht objektin që është bërë edhe procedura e koncesionit, pra ndërtim,

shfrytëzim dhe transferim të portit të llojit MBM në Porto Romano, Durrës.

Niko Peleshi – Ka përgjigje të tjera? Janë ezauruar të gjitha pyetjet?

Artan Shkreli – Jo, jo. Mund të vazhdoj me përgjigjet?

Niko Peleshi – Po, zoti Shkreli.

Artan Shkreli – Një pyetje tjetër ishte për sa i përket grykëderdhjes së hidrovorit, ku,

natyrisht, kërkohet mirëmbajtje. Grykëderdhja e hidrovorit, për fat të keq, nuk është një

grykëderdhje, e cila evakuon ujë. Ujërat e tepërta mblidhen në zonën e Kënetës së Durrësit,

po themi, apo ujëra që depozitohen në këtë kënetë, sidomos në rastet e reshjeve dhe ngritjes

së nivelit të ujërave sipërfaqësore, por, sikurse e përmendi më lart edhe zoti Baraj, ky ujë vjen

shpesh i ndotur, pasi ndotjet që vijnë edhe nga qyteti i Durrësit, përfundojnë pjesërisht në

këtë zonë, natyrisht, edhe në këtë grykëderdhje. Kështu që kjo ngelet një nga hot spot-et për

t’u atakuar jo vetëm në kuptimin e rrezikut të ndotjeve dhe të mbetjeve, të cilat janë izoluar,

por edhe të ndotjeve të reja, të cilat vazhdojnë.

Paralelisht me këtë është një program qeveritar, i cili po zhvillohet edhe me Fondin

Shqiptar të Zhvillimit, i cili ka në pikësynimin e tij zhdukjen e një hot spot-i të rrezikshëm,

siç është pika e mbeturinave, e mbetjeve të ngurta urbane në Porto Romano, që është pak më

tutje nga kjo, dhe shndërrimin e asaj zone nëpërmjet ndërtimeve të landfilleve. Do të jenë në

një zonë, e cila nuk do të lejojë rrjedhjet nga njëra anë dhe infiltrimet e rrezikshme. Kështu që

të dyja këto investime ndihmojnë njëri-tjetrin nga kjo pikëpamje.

Për sa i përket hidrovorit, edhe hidrovori vetë ka dy hipoteza. Njëra nga hipotezat

është përmirësimi i parametrave të hidrovorit ekzistues dhe rikonstruksioni i kësaj godine, e

cila ka pësuar pak dëme edhe nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe po shikohet edhe një

hipotezë e spostimit të hidrovorit më në veri, duke shfrytëzuar të njëjtin rrjet infrastrukturor

Page 13: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

13

të saj, në mënyrë që grykëderdhja e hidrovorit jo vetëm të jetë e kontrolluar me rastin e

punimeve të reja, po u spostua hidrovori, dhe kjo është një hipotezë në tryezat tona, por

natyrisht të eliminojë edhe mundësinë e derdhjes së hidrovorit në basenin në fjalë.

Për sa i takon çështjes së murit romak, i cili i ka dhënë edhe emrin Porto Romanos,

është një atribut i Ministrisë së Kulturës, e cila, natyrisht, ka qenë aktive edhe në procesin e

zhvillimeve qoftë të zonës së lirë, qoftë të zhvillimeve portuale që bëhen në Porto Romano.

Nga praktika rezulton se Ministria e Kulturës vendos kushtet e saj para se të japë miratimin

për këtë, ku shpeshherë u kërkohet operatorëve ekonomikë të zonës, edhe në rastin e njerëzve

që kërkojnë koncesione apo kërkojnë leje ndërtimi, mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë

kulturore që gjenden aty pranë.

Unë nuk jam në gjendje në këtë moment të them nëse ekziston një akt-marrëveshje e

firmosur aktualisht ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe koncesionarit. Do të informohem pas

mbledhjes, por di që kjo praktikë përdoret në pothuajse 99% të rasteve, kur ka një kërkesë të

kësaj natyre dhe ku ka monumente kulture pranë. Kjo është një praktikë rutinë e Ministrisë së

Kulturës, kam qenë vetë anëtar i Këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe gjithmonë ndodhte.

Por këtë dua ta them me siguri, ndaj do të informohem më mbrapa.

Lidhur me pyetjet e zotit Marto për një studim të thelluar mjedisor, sigurisht është

bërë studimi i thelluar mjedisor dhe vlerësimi i mjedisit në këtë rast, sikurse thashë edhe

problematikën që përmenda pak më sipër, janë pikërisht gjëra. të cilat kanë të bëjnë me këtë

studim.

Duhet të themi diçka, që mallrat që do të përpunohen me zgjerimin e kësaj kontrate

koncesionare janë më pak ndotëse sesa koncesioni i hidrokarbureve, në kuptimin në rastin e

rrjedhjeve apo të moszbatimit të procedurave, megjithatë, u nënshtrohet termave të njëjtë të

rreptësisë, sikurse edhe në rastin e koncesionit të parë.

Është amendim i dytë si koncesion, kjo është e vërtetë, por duhet thënë që në të dyja

rastet jemi brenda kuadrit ligjor. Kërkesat mbështeten mbi aktet që e lejojnë zgjerimin e

koncesioneve. Kështu që nga ana e ministrisë është parë i arsyeshëm pranimi i kësaj gjëje.

Nuk duhet të harrojmë diçka, që ka lidhje edhe me pyetjet pse bëhen amendime, pasi

është përcaktuar koncesionari, akuatoriumi në rastin në fjalë ka një thellësi deri në 13 metra

në raport me portin e Durrësit, i cili sot është rreth 7 metra deri në 8 metra. Nuk mund të

manovrojnë anije me tonazhe të rënda, të cilat shpeshherë detyrohen që të shkarkohen pa u

futur në port, një pjesë e madhe e tyre, duke rritur kostot e shkarkim-ngarkimit. Këtu

akuatoriumi është shumë i thellë, madje edhe projekti që do të bëhej me bankën për thellimin

e akuatoriumit të portit të Durrësit parashikonte një thellësi deri në 11 metra, që është një

Page 14: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

14

kosto shumë e madhe po ta çonin të paktën në 11 metra, ndërkohë që këtu jemi në 13 metra

që e lejon realisht futjen e anijeve me fondale të mëdha dhe manovrimin brenda akuatoriumit

me të gjithë parametrat e manovrimeve që bëjnë anijet e rënda, gjë e cila nuk mund të ndodhë

në portin e Durrësit.

Dua të bëj me dije vetëm një gjë, që të paktën në këtë nivel shtese kontrate flitet për

shkarkim-ngarkim të mallrave rifuxho. Duhet të themi që këto mallra, pavarësisht kushteve të

kontrollit, kanë një ndotje më të lartë sesa mallrat e paketuara. Kjo do të thotë se eliminimi i

tyre nga porti i Durrësit është një imperativ në raport me qendrën e rënduar që ka porti i

Durrësit, i cili ndodhet në zemër të qytetit të Durrësit dhe është një nga ndotësit e mëdhenj të

këtij qyteti; këtë e di çdo durrsak. Flas këtu për ndotjen e ajrit me microparticella-t gjatë

shkarkimit, ndotjen e ujërave, të cilat e afektojnë direkt qytetin, kryesisht edhe ndotjet zanore.

Kështu që është një ndotje e shumëfishtë në këtë pikëpamje. Edhe sikur të rrinte nën nivelin

ekzistues, minimalisht ne e spostojmë në një zonë, e cila ka densitet shumë të ulët në

pikëpamjen e banorëve.

Lidhur me pyetjet e zotit Baraj, marrja e masave për ndotjen, masat që këtu flitet se do

të merren, madje që duhej të ishin marrë më përpara, është një pyetje shumë e saktë, madje

më tepër sesa pyetje është një vërejtje shumë e saktë, besoj që këtu u përsëritën të njëjtat

terma, jo në kuptimin e faktit që janë terma rutinë dhe duhen përsëritur, por për të thënë që

zgjerimi i kapacitetit në procesin e shkarkim-ngarkimit të shoqërisë koncesionare zbaton të

njëjtët terma në raport me mjedisin që ka edhe baza e koncesionit që ka qenë në herën e parë.

Të gjitha punimet në pikëpamjen mjedisore janë monitoruar nga Ministria e Mjedisit

për të parë nëse zbatohen kushtet ekzistuese në koncesion ose jo.

Lidhur me pyetjet e zotit Beqaj nëse kur është bërë koncesioni herën e parë, ka qenë

ose jo i kërkuar, në dijeninë time, por mund të më korrigjojë edhe zonja Balili, ka qenë një

koncesion i kërkuar nga koncesionari në këtë rast.

Lidhur me pyetjen e dytë dhe të tretë të zotit Beqaj se sa është volumi i mallrave të

tjera që parashikohen, flas në nivel kuantitativ, si dhe për volumin e mallrave, do t’ia le

zonjës Balili, meqenëse flitet për çështje kuantitative shifrore, ndërsa po i përgjigjem tani

pyetjes së zotit Beqaj nëse do të krijojë nevojë për infrastrukturë publike të mëtejshme,

meqenëse do të rritet volumi i ngarkim-shkarkimeve në Porto Romano. Kjo, natyrisht, do të

krijojë volum, por do të jetë një ngarkesë suplementare në infrastrukturën e brishtë që është

sot dhe që lidh Porto Romanon me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Në planet e qeverisë shqiptare është përmirësimi i rrjetit rrugor që lidh Porto

Romanon me rrjetin autostradal të Shqipërisë.

Page 15: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

15

Në buxhetin e ARRSH-sëpër vitin 2020, edhe pse nuk e di çfarë ka ndodhur me

ndryshimet për shkak të situatës së COVID-it, është parashikuar që këtë vit të përfundohet

ndërtimi i rrugës së asfaltuar deri në Porto – Romano, e cila ka mbetur në mes. Rruga do të

jetë me parametra më të mirë sesa ekzistuesja, pra, flitet edhe për rregullimin e rrugës

ekzistuese, por përveç kësaj po shikohet edhe mundësia e një zgjatimi, vendim që nuk është

marrë akoma, të hekurudhës Tiranë – Durrës në Sukth. Domethënë, në Sukth të ketë një

dalje, e cila të çon në Porto Romano në mënyrë që të bashkohet me rrjetin hekurudhor në

mënyrë që për shumicën e mallrave, qofshin rifuxho apo me kontenierë, natyrisht edhe

hidrokarburet, të mund të ulen shumë kostot nëpërmjet lidhjes direkte me infrastrukturën

hekurudhore.

Tani do të doja t’ia lëfjalën zonjës Balili.

NikoPeleshi – Më fal, që të ndërpres, por zoti Beqaj ka edhe një pyetje që mund të

jetë relevante në raport me pyetjet e kaluara. Kështu që, po ia kaloj fjalën zotit Beqaj dhe më

pas vazhdojmë me zonjën Balili ose me ju për përgjigjet.

Po, zoti Beqaj.

Ilir Beqaj –Meqenëse ky ka qenë një koncesion i pakërkuar dhe vazhdon të jetë i

tillë, a e keni marrë paraprakisht opinionin e Autoritetit të Konkurrencës?

Niko Peleshi – Po.

Artan Shkreli – Do të përgjigjet zonja Balili.

Niko Peleshi – Po, zonja Balili.

Arben Pëllumbi – Kryetar, mund të bëj një ndërhyrje?

Niko Peleshi – Po, zoti Pëllumbi.

Arben Pëllumbi – Meqë jemi në të njëjtën linjë, unë shtrova edhe një pyetje pak më

përpara. Unë pyeta në mënyrë të drejtpërdrejtë a kanë ndryshuar tarifat koncesionare apo jo,

sepse kemi pasurnjë problem në vitin 2018në raport me Autoritetin e Konkurrencës. Kështu

që, nëse ka mundësi, dua një përgjigje për pyetjen time.

NikoPeleshi – Po, zonja Balili.

TeutaBalili – Tarifat koncesionare nuk kanë ndryshuar. Për sa i përket pyetjes për

Autoritetin e Konkurrencës, e keni fjalën për këtë shtesë të propozuar të kontratës?

Ilir Beqaj – Po.

Teuta Balili – Atëherë, kjo shtesë e propozuare kontratës ka shkuar për mendim në

Ministrinë e Financave dhe tek Avokati i Shtetit. Tek Autoriteti i Konkurrencës nuk ka

shkuar pasi ne nuk kemi një shërbim që do të ofrohet vetëm nga kjo shoqëri koncesionare.

Ndërkohë, kemi një shërbim që tashmë ofrohet në treg nga shoqëri të tjera. Njëkohësisht, për

Page 16: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

16

shkaktë kapaciteteve që kjo shoqëri koncesionare aktualisht ka për shfrytëzimin maksimal të

kapaciteteve të këtij porti, prej kësaj shoqërie është propozuar edhe shtesa në gamë ne

shërbimeve që kjo ofron dhe për mallra të tjera.

Për sa i përket procedurës, si ka nisur, unë eshpjegova edhe më parë që ky është një

propozim i pakërkuar. Përsa i përket pyetjes tjetër, se sa përlind të aktivitetit mendohet që do

të zërë ngarkim-shkarkimi i këtyre mallrave të tjera, mendohet rreth 20% - 25%. Megjithatë

kemi të bëjmë me një kërkesë-ofertë. Kështu që, varet sado të kërkohet nga operatorët në treg

ky shërbim te kjo shoqëri koncesionare. E rëndësishme është që kjo shoqëri koncesionare, për

kapacitetet aktuale që porti ka, është e gatshme për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të

portit, zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe të ofrojë edhe këtë shërbim për këto mallra të

tjera.

Niko Peleshi – Faleminderit!

Ka pyetje të tjera për t’u përgjigjur, zoti Shkreli, apo mbaruam?

E kalojmë edhe një herë fjalën tek anëtarët e komisionit nëse ka pyetje apo diskutime.

Po, zoti Bitri.

Robert Bitri – Unë jam shumë dakord që kapacitetet e porteve në Shqipëri të rriten.

Ashtu siç e tha zoti Beqaj dhe me aq sa unëdi, rruga për të shkuar në Porto – Romano nuk

është në nivelin e një rruge që mund të mbajë kapacitete shumë të mëdha të mjeteve të

transportit. Duke mos qenë e planifikuar dhe e mirëmenaxhuar, mos vallë sistemi ynë rrugor

do të prishet nga rritja e kapacitetet ttë këtij porti, i cili në qoftë se sot pranon vetëm mjetet

për transportin e karburanteve, nesër me futjen e mallrave rifuxho, për të cilat në Shqipëri

deri tani nuk ka kontroll të mirë të tonazheve të makinave, mund të prishen rrugë ekzistuese

që nuk janë planifikuar për të mbajtur kapacitete tonazhesh shumë të larta? Atëherë do të na

duhet të bëjmë edhe mirëmbajtjen e tyre. Ky që merr sot shtesën e portit nuk mban

përgjegjësi, por vështirësitë i heq populli, qeveria dhe banorëte asaj zone. Kjo është pyetja e

parë.

Për këtë shtesë që ne do të japim është planifikuar që duhet një rrugë tjetër, jo vetëm

për ndikimin që do të ketë në sistemin rrugor, por në të gjithë sistemin e asaj zone turistike.Të

mos harrojmë edhe ndikimin që ai do të ketë në sistemin e kullimit të tokave bujqësore të asaj

zone. Hidrovori nuk është ndërtuar kot në atë zonë. Ngritja e nivelit të rërës nuk do të bëj gjë

tjetër veçse do ta prishë. Moskontrolli i nivelit të hidroforit bën lëvizjen dhe ngrënien e

tokave ose në të majtë, ose në të djathtë.

Page 17: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

17

Ngaeksperiencaqë unë kam në rrethin e Fierit, rritjae nivelit të rërësnë njërin krah ka

ndikuar derinë përmbytjen e të gjithë plazhit të Semanit në Fier, i cili ka ekzistuar para 40

vjetëve, por sot jo, sepse deti është të futur në tokë rreth 1 kilometër.

Janë menduar këto kur është kërkuar kjo shtesë dhe këto veprime të këtyre porteve, të

cilat në pamje të parë duket sikur janë normale, sepse do të shtoj tonazhin dhe ai si individ ka

të drejtë të kërkojë, sepse nëpërmjet investimeveqë ka bërë kërkon të marrë përfitimetmë të

mëdhatë këtyre investimeve? Pra, ne si shtet dhe si ligjvënës, përpara se të ngremë dorën për

rritjen e kapacitetit të këtij porti, i kemi llogaritur të gjitha pasojat që ai do të ketë në mjedis

dhe ndikimin që do të ketë në sistemin e rrugëve për atë zonë banimi?

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Bitri!

Dua t’u kërkoj anëtarëve të tjerë dhe përfaqësuesve të tjerë që të bëjmë pak ekonomi

kohe, natyrisht duke respektuar të drejtën e gjithsecilit për të marrë kohën dhe përgjigjet që i

takojnë, sepse jemi jashtë orarit të planifikuar në grafik. Pas nesh ka mbledhje një komision

tjetër, kështu që, ju lutem të bëjmë pak ekonomi kohe dhe të mos përsërisim pyetjet dhe as

përgjigjet.

Zoti Shkreli, përgjigjuni sa më shkurt.

Një pjese të pyetjeve të zotit Bitri ju u keni dhënë përgjigje, por përmendini edhe një

herë shkurt.

Artan Shkreli – Për sa i përket pyetjes së parë për infrastrukturën jo adekuate

ekzistuese, është shumë e vërtetë që infrastruktura ekzistuese është shumë e dobët, pothuajse

e nivelit rural, duke përjashtuar një pjesë rruge që nuk është më e kalueshme, por e theksova

edhe më parë që kjo infrastrukturë do të rregullohet deri në Porto – Romano. Pra, ka hyrë në

planet e qeverisë për vitin 2020 dhe buxheti përkatës është miratuar. Pra, nuk është një plan,

por është duke u bërë realitet. Nëse ka pasur ndonjë frenim në procedura, kjo ka ndodhur

vetëm për efekt të COVID-it, por tani që institucionet janë duke filluar punën, do të rifillojë

edhe praktika përfillimin e procedurave për bërjen e rrugës.

Kuptohet që kur flitet për Porto-Romanon, për hir të së vërtetës, flitet për një kalatë

relativish tmodeste dhe jo për qindra apo mijëra anije me tonazhe të rënda në raport me

thellësinë që ofrojmë ne sot nëpërmjet këtij porti, pra jo në kuptimin e porteve të mëdha të

Europës. Kështu që, këtu nuk kemi praktika për të cilat mund të kemi hezitime.

Nuk duhet të harrojmë që Porto-Romano është përcaktuar nga qeveria shqiptare si një

zonë e lirë ekonomike, e cila do të ketë kapacitete pune shumë më të mëdh asesa kalatat për

të cilën po flasim, të cilat do të kërkojnë një dendësim të rrjetit infrastrukturor shumë më të

madh. Ky është edhe motivi që bashkë me implementimin e kësaj zone ekonomike ka një

Page 18: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

18

sërë operatorësh që kanë shfaqur interes shumë të madh. Në rastin tonë nuk flasim për

operatorin koncesionar, që është një minorancë absolute në raport me ata që kanë kërkuar të

hyjnë dhe që po hyjnë. Kështu që, kjo ka çuar edhe në një reflektim për të ndërtuar edhe një

infrastrukturë paralele përveç infrastrukturës hekurudhore, siç e thashë më sipër. Gjithashtu,

janë projektet edhe për zhvillimin e zonës ekonomike, e cila është ngjitur me këtë zonë, nuk

është diku larg, të cilat kanë vlerësimet e ndikimit në mjedis të përcaktuara dhe të miratuara

për ekonomi të veçanta në rrugën e miratimit. Pra, shikohet si një zonë tërësore, jo vetëm në

rastin e këtij porti MBM që po diskutojmë sot.

Me këtë doja t’i jepja përgjigje njëkohësisht edhe pyetjes nëse është planifikuar në

pikëpamjen e ndotjes që krijon, meqenëse zona turistike është relativisht afër. Kam parasysh

që zoti Bitri flet për gjirin e Lalzit, që është një zonë turistike e mirëfilltë me një kapacitet në

rritje kohët e fundit, e cila ndodhet në veri të Porto-Romanos. Dua të them që midis kësaj

zone që flasim ne dhe kësaj zone turistike ndodhet kjo zonë e zhvillimit të lirë ekonomik, që

ka kushte të rrepta për sa i përket çështjes së futjes së detit apo të tokës, si edhe zona tampon

midis kësaj zone ekonomike dhe pjesës ku fillon më pas zona turistike.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Shkreli!

Dritan Bici – Kërkoj fjalën, zoti kryetar.

Niko Peleshi – Keni pyetje apodiskutim?

Dritan Bici – Dua të them dyfjalë.

Niko Peleshi – Dakord, fillojmë me diskutimet.

Fjalën e ka zoti Bici. Më pas e ka kërkuar fjalën për diskutim zoti Beqaj.

Dritan Bici – Ju përshëndes të gjithëve!

Parimisht unë jam dakord me këtë shtesë kontrate, sepse, me sa duket, koncesionari

ka fuqi për të kryer edhe punime të tjera, sepse u tha që do të rrisë kapacitetin përpunues për

mallra të tjera përveç hidrokarbureve. Parimisht unë jam dakord, sepse sa më shumë njësitë

tilla shërbimi portale të ketë Shqipëria, aq më mirë është.

Ne jemi marrë me këtë edhe një herë tjetër më parë, kur ka qenë kryetar komisioni

zoti Shalsi dhe kemi miratuar shtesa për punime, që faktikisht ishin kryer. Në atë kohë unë

kam thënë që, meqenëse ne jemi Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit,

pse të mos zhvillonim mbledhjen atje dhe të shikonin me sytë tanë punën që bëhej, sepse në

ato momente një ish– ministër, që ishte anëtar i komisionit, ka thënë që malet e Krujës janë

shembur dhe janë ngritur në Porto-Romano. Neve nau desh të miratonim punime që ishin

kryer më parë.

Page 19: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

19

Meqenëse jemi Komisioni i Veprimtarive Prodhuese, punimet e të cilit zhvillohen

edhe në natyrë, unë mendoj që kjo mbledhje të zhvillohet atje, për të parë me sytë tanë se

çfarë kërkon të bëjë koncesionari dhe çfarë duhet të miratojmë ne. Aty nuk është vetëm një

problem. Dakord, e shtojmë kapacitetin, ai le të punojë, vendit i bëhet mirë, sepse zhvillohet,

por problemet aty janë ekonomike, mjedisore, konkurrence dhe shumë e shumë probleme të

tjera.

Mirë do të ishte që bashkë me ne, si deputetë të komisionit, të ishin edhe përfaqësuesit

e Autoritetit Portual të Durrësit, të Vlorës, të Sarandës dhe të Shëngjinit dhe të flisnim për

problemet që aty ka pasuredhe si port për hidrokarburet, por edhe për këtë shtesën tjetër që

bëhet.

Më parë kanë qenë disa deputetë të tjerë që kanë miratuar koncesione, siç është

koncesioni i Aeroportit të Rinasit, i cili u rëndon shqiptarëve në mënyrë të jashtëzakonshme.

U bë një koncesion i pamenduar mirë dhe prandaj shqiptarët vuajnë edhe sot e kësaj dite

çmimin më të lartë të udhëtimit në Ballkan.

Unë e përshëndes këtë shtesë, por ne si deputetë duhet t’i shikojmë gjërat me sytë

tanë, sepse unë personalisht nuk e kam parasysh çfarë bëhet dhe çfarë duhet të miratojmë ne

konkretisht. Nuk është ndonjë gjë e keqe që të diskutojmë atje dhe të marrim vendime, edhe

në prani të autoriteteve të tjera portale, por edhe në prani të grupeve të interesit. Unë jam pro

dhe do ta miratoj.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Bici!

Fjalën e kazoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Kam disa opinione për çfarë na u tha nga përfaqësuesit e ministrisë.

E para, unë mendoj që në gjenezë çdo propozim i pakërkuar duhet tëmarrë edhe

opinionin e Autoritetit të Konkurrencës. Nëse përfaqësuesja e ministrisë ka atë pozicion me

praktikat e konkurrencës, i bie që Autoriteti i Konkurrencës të mos ekzistojë fare, sepse

drejtoresha dha opinionin e vet dhe tha që nuk ka nevojë të shkojë atje për një arsye të

caktuar. E dinë ata ka apo jo probleme me konkurrencën. Në qoftë se e dini ju, ai autoritet

duhet të shkrihet. S’kemi pse e mbajmë kot.

E dyta, zoti Shkreli, nëse mundeni, të paktën si studim fizibiliteti, unë sugjeroj që nga

Porto- Romano të shikoni mundësinë e një aksi të drejtpërdrejtë që del në Kodër- Thumanë,

sepse kështu vetëm vazhdojmë ta komplikojmë nyjën e Vorës për të gjithë lëvizjen e

Shqipërisë nga Veriu në Jug.

Page 20: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

20

Tani vijmë te kontrata. Në vlerësimin tim ne po i ndryshojmë objektin kontratës. Nuk

ishte port hidrokarburesh dhe po i rrisim 30%, 50% apo 100% kapacitetin. Kush merret me

transport mallrash e di shumë mirë çfarë është kontenieri, çfarë është malli rifuxho dhe çfarë

janë hidrokarburet. I gjithë ekonomiksi i këtyre tri elementeve është i ndryshëm. Kështu që,

për mendimin tim, ne po ndryshojmë objektin e kontratës dhe për më tepër, siç u tha këtu, të

paktën po ndryshojmë me 20% - 25% përmasat financiare të kontratës. Do të thotë që, nëse

gara do të ishte bërë para 3 vjetëve, me port miks mund të kishim pasur komplet konjukturë

tjetër në ofertat që do të kishin ardhur që atëherë.

Për sa më sipër, unë vetë nuk e mbështes këtë ndryshim të kontratës. Mund të bëj

vetëm një kompromis, nisur nga ajo çfarë tha zoti Shkreli, në qoftë se operatori merr përsipër

ta ndërtojë ai degëzimin hekurudhor nga linja klasike Tiranë - Durrës deri në port. Që të

përdorim para publike sot me këtë siklet që kemi për të ndërtuar segmentin hekurudhor, nuk

jam dakord.

Faleminderit!

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Beqaj!

Artan Shkreli – Mund të ndërhyj një sekondë?

Niko Peleshi – Po, zoti Shkreli. Më pas e ka fjalën zoti Baraj.

Artan Shkreli – Për sa i përket ndryshimit të zgjerimit të hapësirës së kontratës,

sikurse e thashë më sipër, kjo mbështetet në termat e vetë kontratës që do të kërkojë

ndryshim.Çdo ndryshim kontrate mundet që para 3 vjetëve të kishte qenë ndryshe,

përndryshe nuk do të duhej ndryshuar kurrë çdo ndryshim kontrate.

Këtu nuk flitet për një thyerje të konkurrencës, e kemi thënë një herë që çdo operator

ka kërkesat e veta. Kjo po shndërrohet në një zonë ekonomike të madhe, nuk e imagjinon dot

njeri që Porto Romano, ku ka pasur zhvillime të niveleve protuale me kalata të ndryshme dhe

ku janë disa operatorë, të ngelet si një port rudimental, i cili me këto dy zgjatime që, në

njëfarë mënyre, kanë qenë argjinatura, që ne po kërkojmë t’i shfrytëzojmë sa më mirë për të

lehtësuar peshën edhe në portin e Durrësit, si dhe orët e pritjes së anijeve që janë në gjendje

skandaloze dhe këta do të paguajnë të njëjtat fee që i paguajnë shtetit, u shkarkua në një port,

apo një tjetër.

Gjithsesi doja të thosha që nuk ishte ky thelbi i diskutimit. Për mua është shumë mirë

nëse ekziston mundësia që ta bëjë privati hekurudhën (zgjatimin), por cili privat, se këtu nuk

është se do të përfitojë, po ta bëjë ky privat do ta ekskluzivonte për portin e vet, ndërkohë që

këtu po kërkohet të studiohet një mundësi e lidhjes së një zone ekonomike të lirë, që do të

krijohet, ku do të ketë me dhjetëra operatorë që do të lidhen me rrjetet nacionale qoftë

Page 21: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

21

rrugore, qoftë hekurudhore. Pra, në këtë pikëpamje nuk është kaq e thjeshtë, nuk është se një

njeri ka bërë një ishull dhe i takon atij të lidhet me tokën, se ishulli është i tij.

Niko Peleshi - Zoti Beqaj ka një ndërhyrje.

Ilir Beqaj – Kam përshtypjen se zëvendësministri nuk ma kuptoi propozimin, ai ta

ndërtojë dhe të ngelet pronë publike. Negocioni ju, se ju jeni palë negociuese! I thoni “A do

të bësh portin? Na bëj edhe hekurudhën dhe na e jep neve!”.

Artan Shkreli – Kush do ta përdorë këtë pastaj, operatorët e tjerë ekonomikë, që nuk

kanë dhënë asnjë lekë, që mund të fitojnë disa herë më tepër nga ai, se janë aty?

Ilir Beqaj – E gjithë Shqipëria.

Artan Shkreli – Jo, nuk funksionon kështu.

Ilir Beqaj – Nga e di ti? Negocio një herë, se ti nuk ke negociuar! Unë po të them

negocio, pastaj vjen ai dhe të thotë “Jo nuk bëhet kështu”!

Artan Shkeli – Unë do të shkoj të negocioj, por negocimi duhet të ketë parim, nuk

mund të negociosh pa parime dhe parimi është që nëse duhet ta bëjnë privatët hekurudhën,

gjë për të cilën jam shumë dakord, duhet ta bëjnë operatorët që ndodhen në zonë. Nuk mund

t’ia ngarkosh një operatori, këtë jam duke thënë, përderisa do ta përdorin edhe operatorët e

tjerë.

Ilir Beqaj – Ai po vjen me një propozim të pakërkuar.

Artan Shkreli – Unë e kam negociuar dhe është një sugjerim i drejtë, e thashë që do

ta negociojmë, por nuk do të negociohet me një operator, por me të gjithë grupin e

operatorëve, që ndodhen aty.

Ilir Beqaj – Jo, jo unë po ju propozoj: ai ka ardhur me një propozim të pakërkuar, pra

nuk i kemi thënë ne të na e bëjë këtë gjë. Që ajo të vihet në funksionim, ju e pranuat që ka

nevojë për ndërhyrje në infrastrukturën publike, dhe ju sollët hekurudhën si një nga kanalet e

transportit multimodal. Ai ka ardhur nuk kemi shkuar ne tek ai. Ai tha se ka bërë një investim

të madh për një dallgëthyese, më doli një kalatë më shumë dhe dua ta shfrytëzoj më mirë.

Shumë mirë, ta shfrytëzojë më mirë, po ia japim këtë mundësi, pastaj negocimi nuk mbaron

aty, se ne mund t’i ulim fee-në koncesionare, mund t’i zgjasim afatin, sepse ka shumë gjëra

që negociohen kur bëhet fjalë për një plan biznesi afatgjatë.

Megjithatë ky është një sugjerim, po të mos e pranoni, vazhdoni të bëni si të doni.

Artan Shkreli – E kuptoj çfarë thatë, por ajo që po thosha unë është një tjetër gjë.

Ilir Beqaj – Unë po ta jap propozimin tim, ti merru me propozimin tim, mos thuaj një

gjë që mendoni ju, si ministri. Atë që e keni menduar e keni sjellë në projektligj, ose hiqeni

dhe ejani mendime të reja.

Page 22: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

22

Artan Shreli – Dakord, por do ta them edhe timen. Nëse ky njeri kërkon një lidhje

me kapacitete me 15%, ose në rastin më të mirë me 20% i bie që të bëjë një hekurudhë një

operator i vetëm. Ju mund të kërkoni që ai të bëjë edhe një rrugë ajrore, që të mos ndërpresë

prodhimin bujqësor, por nuk bën sens të negociojë një gjë që nuk bën sens.

Ilir Beqaj – Bën sens se negociata nuk ka filluar.

Artan Shkreli – Ai e ka bërë kalatën, zoti Beqaj, është miratuar.

Ilir Beqaj – Negociohet tarifa, afatet, pra ka shumë aspekte negocimi, është

kompleks.

Artan Shkreli - Po e them edhe një herë që jam dakord ta negociojmë, por që

negocimi të ketë sukses, se mund të firmosim një negocim të pasuksesshëm dhe t’i themi “Jo

nuk ta japim, nëse nuk pranon”, sepse atij nuk i del llogaria për të bërë një hekurudhë për

15% shtesë dhe ai thotë “Dakord, po vazhdoj atë që kam dhe ju rrini me këtë sistem rrugor

që keni”.

Ilir Beqaj – Dëgjoje një herë se ai mund të thotë “Që të bëj hekurudhën dua edhe 1,

2, 3 gjëra”, mos e paragjyko pa filluar!

Artan Shreli – Dakord, por është më e arsyeshme që në këtë diskutim të rëndësishëm

të them se hekurudha nuk është një infrastrukturë e parëndësishme apo një rrugë e

zakonshme. Të futen sa më tepër operatorë që janë të interesuar, se nuk është vetëm ky, janë

shumë operatorë të interesuar për hekurudhën. Natyrisht që do të ulemi dhe do t’i diskutojmë.

Ilir Beqaj – Në këtë rast mund të flasim për një tjetër koncesion, nuk merremi me

këtë punë, mund të jetë projekt krejt më vete.

Niko Peleshi – Zoti Shkreli, një pyetje. Kemi të bëjmë me një propozim të pakërkuar,

siç u sqarua edhe nga përgjigjja e pyetjes së zotit Beqaj, dhe pavarësisht se propozimet e

pakërkuara vijnë nga vetë i interesuari, pra nga operatori, i nënshtrohen një gare, të paktën me

sa dijeni kam nga legjislacioni. Si e keni zgjidhur nga pikëpamja juridike në këtë rast? Keni

bërë një garë, apo gara është shmangur dhe, nëse është kështu, ku jeni bazuar? Mbase zonja

Balili mund ta sqarojë më mirë.

Po, zonja Balili.

Teuta Balili - Po flasim për vitin 2015, kur ka nisur kjo procedurë koncesioni....

Niko Peleshi – Po flasim për vitin 2020, po flasim për këtë shtesë kontrate.

Teuta Balili – Ju lutem, po flasim për një procedurë koncesioni në të cilën fillon

garën dhe kjo nis si një propozim i pakërkuar, pra propozim të pakërkuar kemi vetëm në

rastin e procedurës së koncesionit dhe sigurisht në vitin 2015, në bazë të këtij propozimi të

pakërkuar ka nisur edhe gara me botimin në faqen zyrtare konform dokumenteve standarde.

Page 23: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

23

Niko Peleshi – Ju lutem, mos u kapni me 2015-ën, se nuk po flas për atë vit, por po

flas për një të drejtë tjetër, që i jepet me këtë shtesë kontrate operatorit. Pra, jepet një e drejtë.

Kjo e drejtë jepet me garë, apo pa garë?

Teuta Balili – Referuar ligjit të koncesioneve, kontratës koncesionare dhe

legjislacionit në tërësi, si për prokurimet edhe për koncesionet, garë kemi vetëm në rastin e

fillimit të procedurës. Kur jemi në një kontratë, kemi ndryshime të kësaj kontrate, të cilat nuk

hyjnë në garë, por në diskutime mes palëve.

Niko Peleshi – Kjo është një kontratë me një objekt të ri tani, pra ne po diskutojmë

ndryshimin e objektit.

Teuta Balili – Jo.

Niko Peleshi – Sipas kësaj që thoni ju i bie që një koncesionar fiton një të drejtë

modeste, me një kontratë koncesioni, dhe më pas mund ta shtojë këtë kontratë me shtesa

kontratash pas një propozimi të pakërkuar pa pasur nevojë për garë dhe kjo mund të vazhdojë

pa fund.

Teuta Balili – Jo, nuk është pa fund, pasi në legjislacionin e koncesionit është e

mirëpërcaktuar që shtesa e kontratës nuk mund të jetë më shumë së 30% e shërbimit fillestar,

kështu që nuk mund të jetë pa fund shtesa dhe ndryshimi i një kontrate.

Niko Peleshi – Kemi të bëjmë me një ndryshim të objektit.

Ilir Beqaj – Ky është komplet shërbim i ri.

Teuta Balili – Objekti i koncesionit është ngarkim-shkarkim i mjeteve lundruese, që

transportojnë hidrokarbure të madhësive 20 mijë tonë, si dhe për transportimin e

hidrokarbureve me zhytje 8 mijë tonë.

Niko Peleshi – Atëherë ne po shtojmë një objekt të ri.

Teuta Balili – Shtesa në pikën 3/1 të nenit të kontratës është për mallrat shtesë, pra

objekti ngarkim-shkarkim dhe transportim është i njëjti.

Niko Peleshi – Jo, objektin nuk e lexuat të gjithin, objekti është ngarkim-shkarkim i

hidrokarbureve, ky është objekti i parë. Tani po i shtojmë këtij objekti një objekt tjetër. Ky

objekt i ri që po shtohet, pra kjo hapësirë e re të drejtash koncesionare, a i është nënshtruar

një procedure bazuar te ligji i koncesioneve, apo jo? Ka pasur garë, apo jo?

Teuta Balili – Nuk mund të ketë garë në një procedurë koncesioni, e cila është

finalizuar me kontratë. Tani po flasim për ndryshim shtesë në këtë kontratë. Nëse do të kemi

një propozim të pakërkuar përtej kësaj kontrate, atëherë do të kemi një procedurë koncesioni,

por nuk jemi në këto kushte.

Niko Peleshi - Kush ka për të bërë diskutime të tjera?

Page 24: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

24

Po, zoti Shtjefni.

Zef Shtjefni – Nuk kam për të diskutuar, sepse pak a shumë diskutimet dolën, por

doja të dija çfarë vlere ka kjo shtesë kontrate, se nuk doli vlera?

Niko Peleshi – Faleminderit!

Kush ka diskutim tjetër?

Zoti Baraj.

Besnik Baraj - Niko, unë pata një moment ndërprerjeje dhe nuk e mora vesh

shqetësimin, por po jap një sugjerim. Nëse duam të ruajmë standardet qeverisëse të ndikimit

në mjedis, ndjeshmëritë ndaj mjedisit, duhet që patjetër, duke respektuar të gjitha normat e

shteteve anëtare të BE-së dhe të legjislacioneve të tyre, jo vetëm europian, por shumë më

gjerë, duhet që patjetër të kryhet monitorimi i të gjithë sistemit aty gjatë procesit të punës. Ju

kujtoj se lindani dhe dikromati i natriumit janë jashtëzakonisht toksikë, përveçse

kancerogjenë. Prej gati 20 vjetësh për shkak të ujërave dhe shpëlarjeve nga zona e Porto

Romanos, tamam aty ku do të bëhet porti, janë transportuar këto substanca kimike

jashtëzakonisht toksike.

Mos harroni se Porto Romano ndodhet mes dy zonave mjaft të frekuentuara nga

njerëzit si plazhe. Ato janë depozituar në vite në sedimentet e zonës, por për shkak të

ndërhyrjeve ato riaktivizohen dhe behën prapë mjaft aktive, duke përfunduar në zinxhirin

ushqimor bio etj. Kështu që e ritheksoj edhe një herë, nga eksperienca që kam, që duhet bërë

një monitorim permanent ditor dhe nuk është me kosto shumë të madhe. Këtë gjë duhet ta

bëjë vetë kompania, madje të jetë edhe transparente me raporte javore apo mujore për të

informuar Ministrinë e Mjedisit dhe publikun.

Kaq kisha.

Faleminderit!

Niko Peleshi – A ka diskutim tjetër?

Dritan Bici – Desha edhe një herë fjalën, zoti kryetar.

Niko Peleshi – Zoti Bici, më pas edhe një herë zoti Beqaj.

Dritan Bici – Duke parë që këtu problemet janë shumë komplekse dhe shumë të

rëndësishme, mendoj se kjo shtesë kontrate nuk mund të diskutohet me video-konferencë,

sepse është e pamundur të flasim për të gjitha këto probleme, por edhe për problemet që janë

hasur. Ideja ime është ta shtyjmë në një mbledhje ku të jemi të pranishëm të gjithë dhe të

diskutojmë jo kështu në situatë emergjence me video-konferencë.

Faleminderit!

Page 25: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

25

Besnik Baraj - Niko, kam edhe një pyetje. Kompania në fjalë nga e ka origjinën? A

është shqiptare, apo e huaj?

Niko Peleshi – Zoti Bici, kemi më shumë se një orë që diskutojmë, plus që nuk kemi

kufizime në shqyrtimin e projektligjeve online apo fizike. Nuk besoj se na pengon gjë përveç

kohës së grafikut, që na bën presion për ta mbyllur sa më shpejt.

Zoti Shkreli do t’u japë përgjigje pyetjeve të zotit Baraj.

Artan Shkreli – Kërkuat një sugjerim, prandaj do ta përcjell edhe unë sugjerimin që

procesi i punës të jetë i monitorueshëm, duke e vënë në termat që duhet ta bëjë vetë firma. Po

flitet për procesin e punës ngarkim-shkarkim, se te porti është bërë kalata, domethënë

fizikisht aty është mbyllur çdo gjë.

Niko Peleshi – Edhe një pyetje bëri zoti Baraj lidhur me studimin e ndikimit në

mjedis. Ju thatë që ka një studim të ndikimit në mjedis, por mbase duhet ta elaboroni edhe një

herë, sepse zoti Baraj e ritheksoi edhe një herë pyetjen e tij.

Artan Shkreli – Po, ekziston vlerësimi i mjedisit nga Ministria e Mjedisit, gjithashtu

para se të vijë në Kuvend, vlerësimi i ndikimit në mjedis i është nënshtruar edhe oponencës

së Ministrisë së Mjedisit konkretisht, kështu që këto janë dokumentet që disponojmë.

Niko Peleshi – A ka diskutim tjetër?

Dritan Bici – Kryetar, kam një pyetje.

Niko Peleshi – Urdhëroni!

Dritan Bici - Nuk e kuptova mirë zëvendësministrin që tha se fizikisht puna aty ka

mbaruar. Mos vallë ne duhet të bëjmë thjesht miratimin ligjërisht?

Niko Peleshi – Zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Po e nis me kolegun Bici.

Kam përshtypjen se këtu nuk kërkohet leje për shumë punime shtesë, por kërkohet

leje për të bërë aktivitet ndryshe nga aktiviteti i objektit të kontratës, prandaj unë ngul këmbë

që kjo nuk është shtesë kontrate, se këtu po ndryshon objekti, sepse po të shohim nenin 1 të

ndryshimit i referohet neni 3 pika 1. Aty e lexoi zonja Teuta dhe thuhet “Mjete lundrimi, që

transportojnë hidrokarbure”, shtesa thotë “edhe për mallra të tjera”. Nga hidrokarbure, në

mallra të tjera nuk është shtesë në kontratë, por është objekt i ri kontrate, se po të kishte qenë

kështu do ta kishte marrë ai që në fillim, por për mallra të ndryshme dhe nuk do të ishte

kufizuar të hidrokarburet, do të kishte bërë “mallra të ndryshme” ku do të përshinte

hidrokarbure, rifugio, kontenierë dhe çfarëdo. Pra, nga port specifik po kalojmë në port

universal, që është objekt i ri kontrate.

Page 26: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

26

E dyta, vërtet ai në kalatë nuk do të bëjë ndryshime, por do të bëjë patjetër ndryshime

në vinça dhe minimalisht këto ndryshime në vinça janë investim, që do të thotë: siç keni, ju e

dini më mirë zonja Teuta, nenin 16 të kontratës, ku keni disa shifra investimesh 10 milionë, 2

milionë, na thoni këtë here: sa është investimi shtesë? Një port rifugio, që merret me grurë,

me krom, apo me çimento, vërtet kalatën ku ankorohet anija e ka njësoj, por teknologjinë e

shkarkimit ndryshe e ka hidrokarburi e ndryshe malli që është i ngurtë.

Niko Peleshi – Ia kalojmë fjalën zonjës Balili, për të sqaruar çështjet që parashtroi

zoti Beqaj.

Teuta Balili – Po e nis me pyetjen e parë për sa i përket shërbimit shtesë, apo objektit

të kësaj kontrate, e cila duhet bërë me procedurë të re. Sikurse e thashë edhe më parë, është e

parashikuar në legjislacionin për koncesionet që mund të ketë objekt shtesë të kontratës së

koncesionit pa kryer një procedurë të re për dhënien e koncesionit.

Ilir Beqaj – Më gjej pak nenin e objektit shtesë të ligjit të koncesioneve!

Teuta Balili – Neni 33, ligji nr. 125/2018, i ndryshuar.

Ilir Beqaj – Ju lutem, ma lexo çfarë thotë për objektin shtesë, jo për shtesën e

kontratës! Më lexo ku të lejon ai nen objektin, që ta dëgjojë i gjithë komisioni!

Teuta Balili – “Autoriteti kontraktues mund t’i japë koncesionarit pa kryer një

procedurë të re për dhënien e koncesionit, punë, ose shërbime shtesë, të cilat nuk janë

përfshirë në kontratën bazë, por për shkak të rrethanave të paparashikuara bëhen të

nevojshme për kryerjen e punës, të shërbimit të përshkruar në kontratë, të cilat autoriteti

kontraktues ia ka dhënë koncesionarit me kusht që kontrata t’i jepet koncesionarit që kryen

punën dhe shërbimin që është objekt i kontratës.

Ilir Beqaj – Unë të falënderoj shumë, sepse na sqarove të gjithëve se kjo nuk është

shtesë! Ne atë nen thuhet se në qoftë se kur ka filluar të bëjë punën nuk ka parashikuar që për

të përmbushur misionin kontratës i duhet diçka, ne ia shtojmë tani. Ai vetë thotë se më ka

dalë një kalatë bosh, ta shfrytëzoj edhe për disa gjëra të tjera. Pra, ju, me atë që na lexuat, na

ndriçuat më mirë se kjo është një gjë e re dhe nuk është shtesë.

Teuta Balili- Ajo që ju sqarova është se nëpërmjet kësaj shtese mund të bëhet kjo

shtesë kontrate pa kryer një procedurë të re koncesioni.

Ilir Beqaj – Jo pra, zonjë, se ju sapo e lexuat, e dëgjuam të gjithë. Nëse në kohën e

fillimit nuk kisha qenë i aftë të parashikoja që për të përmbushur kontratën më dolën rrugës

edhe disa gjëra të reja, unë kërkoj shtesë. Me të drejtë thuhet se nuk ka garë, sepse unë dua

një shtesë për të përmbushur qëllimin që është bërë gara. Këtu zgjerohet qëllimi i garës, sepse

shkoi nga karburantet te gjithçka. Ju e lexuat.

Page 27: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

27

Teuta Balili – Po flasim për një shërbim. Referuar kontratës së koncesionit, në pikën

1,32 të përkufizimeve të kësaj kontrate cilësohet: “Shërbime do të thotë veprimtaria që kryhet

nga koncesionari, siç përcaktohet në nenin 25 të kontratës”, ku parashikohet që koncesionari

do të sigurojë që projekti të jetë në përputhje...

Koncesionari do të zbatojë projektin dhe do të ofrojë shërbimet në përputhje me

politikën e sigurisë, planet e cilësisë, standardet e parashikuara në dokumentet e tenderit,

nivelin e aftësive profesionale, kujdesin, mbikëqyrjen, kontrollin, të cilat mund të priten nga

një shoqëri profesioniste me përvojë në dhënien e shërbimeve.

Ilir Beqaj – Edhe një herë pra, për naftën.

Arben Pëllumbi - Ta hedhim në votim.

Niko Peleshi – Po.

Faleminderit për diskutimet!

Faleminderit përfaqësuesve të ministrisë për sqarimet!

Do t’ia kaloj fjalën zoti Pëllumbi, nëse është dakord, meqenëse është relatori, që të na

bëjë një rezume të të gjitha çështjeve dhe një propozim si e mendon.

Arben Pëllumbi – Faleminderit!

Atëherë, situatën pak a shumë të gjithë e kemi të qartë. Porti ka filluar në vitin 2015.

Me ndryshimet koncesionare që ne i kemi bërë në vitin 2018, është krijuar mundësia e një

kalate shtesë të paparashikuar në vitin 2015, e cila sot mund të shfrytëzohet. Sigurisht, nuk

mund të shfrytëzohet dot më për hidrokarburet, sepse është e pamundur, por mund të

shfrytëzohet për produkte të tjera. Kjo është ajo që na kërkohet. Ne ose e aprovojmë, ose

nuk e aprovojmë, nuk kemi mundësi të tjera. Pra, ose ia japim këtë të drejtë... Ai investimin e

ka bërë, është investimi prej 4 milionë e 300 mijë eurosh shtesë, i cili ka ardhur për arsye

teknologjike, sepse tubat ku do të shkarkoheshin anijet kishin krijuar probleme dhe u krijua

mbrojtja me argjinaturën, ku mbështeten këta tuba dhe një dallgëkthyes, që sot ka krijuar

mundësinë e një kalate shtesë. Prandaj, ne mund ta shfrytëzojmë këtë investim të këtij

koncesionari për të lehtësuar punën në portin e Durrësit dhe njëkohësisht për t’i dhënë

mundësi pastrimit të ambientit, duke transferuar disa produkte rifuxho në këtë lloj porti. E

vetmja gjë për të cilën unë kam një lloj dyshimi dhe nuk e dëgjova të thuhet ishte nëse do të

punohet me të njëjtat fee dhe nëse e kemi parashikuar në këtë kontratë që kostot e

shkarkimeve të jenë të njëjta me portin e Durrësit për të mos cenuar ligjin e konkurrencës,

pra ky koncesionar do të punojë me të njëjtat tarifa, siç punon atje, apo ia kemi lënë të lirë t’i

vendosë vetë? Ideja që kemi është kjo: ose e kalojmë kështu, ose nuk e kalojmë fare dhe nuk

ia japim këtë të drejtë. Ai investimin e ka bërë, vazhdon ta shfrytëzojë portin sipas asaj

Page 28: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

28

kontrate koncesionare që ka dhe të vazhdojë të bëjë punën e vet. Ne mundet të mos ia

aprovojmë, por në kushtet kur ai investim është bërë, në kushtet kur porti i Durrësit ka nevojë

për kapacitete shtesë shkarkimesh mallrash, produktesh rifuxho, kur anijet presin në radhë,

kur anijet mund të jenë të tonazhit të caktuar dhe nuk arrijnë dot të hyjnë në portin e Durrësit,

ku për hir të teknologjisë si është ndërtuar ai port ka thellësinë e vet, dhe për hir të ambientit,

gjykoj se mund ta shqyrtojmë me një lloj prioriteti këtë kërkesë të ardhur.

Nuk jam shumë i qartë në këtë aspekt, por besoj se zoti Beqaj e ka një lloj të drejte,

që, për operatorin që do të veprojë dhe do të kryejë veprimtarinë atje, mund të kishte një lloj

gare.

Objekti, pa diskutim, ndryshon. Objekti nuk është ai i pari, pra nuk janë shkarkim

hidrokarburesh, por është një produkt tjetër. Janë mallra që vijnë me anije, por është komplet

tjetër malli që kërkon investime shtesë në atë port në lidhje me procedurat e shkarkimit të

këtij produkti. Ne ose duhet ta shfrytëzojmë këtë investim tashmë të bërë për portin e

Durrësit dhe ndotjen e ambientit në Durrës, për aq sa mund ta lehtësojmë, ose nuk e

shfrytëzojmë, nuk ia japim. Ai investimin e ka bërë, e ka menduar vetë. Unë nuk kam

propozim tjetër.

Niko Peleshi – Faleminderit, zoti Pëllumbi!

Në fakt, edhe fryma, nëse më lejoni ta ripërsëris, nuk është kundër investimit. Pa

dyshim që të gjithë e përshëndetën si iniciativë për të krijuar një hapësirë të re në këtë port.

Natyrisht, diskutimet ishin për ta sqaruar edhe se si është trajtuar nga pikëpamja ligjore, nga

pikëpamja mjedisore, sepse është e drejta dhe detyrimi i çdo anëtari që të mirëinformohet

para se të vendosë.

Unë jam dakord me fjalën e zotit Pëllumbi, që kemi të bëjmë me një investim, i cili

shton vlerë, shton të ardhura në buxhetin e shtetit dhe nuk e rëndon atë. Le të qëndrojmë te

qasja e ministrisë ose zgjidhja që ministria i ka bërë. Nuk jemi juristë dhe nuk është detyra

jonë të japim zgjidhje ekzekutive, por për të ngacmuar dhe për të kërkuar të dimë nëse

ministria e ka konsultuar siç duhet kuadrin ligjor për të lidhur këtë kontratë. Natyrisht, kjo

është e drejta jonë dhe zonja Balili na sqaroi dhe duket e bindur në zgjidhje.

Para se të kalojmë në votim, a keni ndonjë mendim tjetër?

Atëherë kalojmë në votimin në parim të projektligjit. Kush është pro? Kundër? Nuk

ka. Abstenim? 3 abstenime.

Miratohet në parim.

Kalojmë te neni 1. Kush është pro? Kundër? 1 është kundër. Abstenim? 1 abstenim.

Miratohet.

Page 29: KUVENDI PROCESVERBAL Drejton mbledhjen: Niko Peleshi ... · 1 KUVENDI Komisionit i Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit PROCESVERBAL Tiranë, më 28.04.2020, ora 11:30 Drejton

29

Kalojmë te neni 2. Kush është pro? Kundër? 2 janë kundër. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Kalojmë në miratimin në tërësi të projektligjit. Kush është pro? Kundër? 1 Kundër.

Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Faleminderit!

Rishihemi në orën 17:00. Ndjesë për orën e vonë, por oraret janë shumë të ngjeshura!

Arben Pëllumbi - Do ta miratojmë sot projektligjin?

Niko Peleshi - Po. Informacioni që kam është se duhet të jetë në seancë dhe do të

synojmë ta miratojmë sot projektligjin për pyjet, nëse ju do të bini dakord.

Ne jemi komision përgjegjës, kështu që do të kemi edhe raportet e komisioneve të

tjera për mendim, që do të na ndihmojnë dhe do të na e lehtësojnë punën.

Faleminderit!

Takohemi pasdite.

MBYLLET MBLEDHJA