203
Leksione te Mbuleses se Tokes MBULESA E TOKËS SHQIPTARE Klasifikim & Simbologji Ndryshimet përparuese në Shqipëri, janë përcjellë me një lëvizje shndrruese në Mbulesën dhe Përdorimin e Tokës, në sajë të një zhvillimi ndërtimor, shumëqëllimor, në veprimtaritë e jetës qytetore, bujqësisë, pronësisë së tokës, transportit, pylltarisë, telekomunikacionit, bimësisë në përgjithësi, ujrave etj. Ky univers, në lëvizje, në hapësirë e në kohë, përveç anës së disiplinimit ligjor, kërkon edhe marrëveshje plotësuese, në fusha të ndryshme studimore, që kanë lidhje me përcaktime, standarde, terminologji për kuptimësine dhe ndërveprimin informativ të përbërësëve të Mbulesës së Tokës dhe Përdorimit të saj. Duke analizuar dhe krahasuar literaturën teknike, studime dhe publikime të ndryshme, vihet re se këto marrëveshje mungojnë. Ndërkaq, statistikat, publikimet, termat, vijojnë të mos kenë një emërues të përbashkët. Mbulesa e Tokës është teatri jetës së gjallë dhe verprimtaria njerëzore ka lidhje të drejtpërdrejtë, me këtë univers në shndrrim dhe informacionet për to, janë si lënda e parë e planëzimit dhe monitorimit të domosdoshëm . Shqipëria është një vend i vogël, e në këtë periudhë të erës së ndryshimeve, ndërveprimi, ndërkuptimi, marrëveshja janë si lëndë lidhëse, në tërësinë e veprës shndrruese, për të lehtësuar ecjen përpara të shoqërisë, në standarde moderne .

Leksione te Mbuleses se Tokes · Web viewPërbërësit e mjedisit, në fakt, janë përbërës të MT dhe gjendja e tij është gjëndje e kësaj mbulese. Faktorët ndikues si: zhvillimi

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Leksione te Mbuleses se Tokes

MBULESA

E

TOKËS SHQIPTARE

Klasifikim&

Simbologji

Ndryshimet përparuese në Shqipëri, janë përcjellë me një lëvizje shndrruese në Mbulesën dhe Përdorimin e Tokës, në sajë të një zhvillimi ndërtimor, shumëqëllimor, në veprimtaritë e jetës qytetore, bujqësisë, pronësisë së tokës, transportit, pylltarisë, telekomunikacionit, bimësisë në përgjithësi, ujrave etj. Ky univers, në lëvizje, në hapësirë e në kohë, përveç anës së disiplinimit ligjor, kërkon edhe marrëveshje plotësuese, në fusha të ndryshme studimore, që kanë lidhje me përcaktime, standarde, terminologji për kuptimësine dhe ndërveprimin informativ të përbërësëve të Mbulesës së Tokës dhe Përdorimit të saj. Duke analizuar dhe krahasuar literaturën teknike, studime dhe publikime të ndryshme, vihet re se këto marrëveshje mungojnë. Ndërkaq, statistikat, publikimet, termat, vijojnë të mos kenë një emërues të përbashkët. Mbulesa e Tokës është teatri jetës së gjallë dhe verprimtaria njerëzore ka lidhje të drejtpërdrejtë, me këtë univers në shndrrim dhe informacionet për to, janë si lënda e parë e planëzimit dhe

monitorimit të domosdoshëm. Shqipëria është një vend i vogël, e në këtë periudhë të erës së ndryshimeve, ndërveprimi, ndërkuptimi,

marrëveshja janë si lëndë lidhëse, në tërësinë e veprës shndrruese, për të lehtësuar ecjen përpara të shoqërisë, në standarde moderne .

.Renditja, klasifikimi, përcaktimi i qartë i përbërsve të Mbulesës së Tokës, mënyra e vlerësimit të tyre, si dhe hartografimi i herëpashershëm, jep një pasqyrë me vlera, për çdo degë të ekonomisë, dhe secilin përdorues, për

të identifikuar dhe përshtatur mundësitë e studimeve të ndryshme.Tokën, Mbulesën e saj, të cilën ata e kishin dashur si jetën, në vitet e para të lëvizjes për demokraci, përpak e harruan, prishën e shkatërruan ndërtime, kanale, blloqe frutore, qëndra bujqësore, prenë pyje, mbyllën miniera e në turma të dhunshme "në emër të lëvizjes së lirë" iu lëshuan qyteteve të mëdha dhe Ultësirës Perëndimore pa asnjë farë rregulli, duke zënë prona e hapësira që nuk u takonin, ndërtuan banesat e tyre, pa asnjë studim qytetor, duke

sjellë një "boom demografik" të paparë, e të pa kontrolluar.

Ndryshimet e ndodhura, kanë me vete një mendësi e cila përgjatë kësaj lëvizjeje duhet të përshtatet me hopet cilësore dhe sasiore që ka përcjellë koha. Shqipëria është në periudhë integrimi të domosdoshëm. Prandaj edhe

ndryshimet e ndodhura në teknologjitë e reja të studimeve të natyrës dhe të shoqërisë, duhet të jenë të pranishme. GIS (Sistemeve të Informacioneve Gjeografike, etj.) kërkojnë një ridimensionim të bazës së të dhënave (data-base) të

përbërësëve të MT. Prandaj një prirje për njëjësim të tyre, riklasifikim sipas kërkesave të kohës është një përafrim, me përparësi dobiprurëse, për të gjitha degët e ekonomisë .

Kur nevojat e kohës, kërkojnë numerizim të bazës topografike dhe të dhënave të tjera, përdorimi dhe ndërthurja e vëzhgimeve, studimeve, interpretimeve të imazheve satelitore, fotografive ajrore, regjistrimi të pasurive të paluajtshme etj., kërkojnë një përfshirje dhe standardizim të përvojave të gjersotme dhe ndërthurje me teknologjitë

e reja .

Ky vënt,q’ësht’i rrethuarë

me këto kufi,është Shqipëria,

mëmëdheu ynë i dashurë.Është një nga

më të bukurat’e vendevett’Evropësë.Është malësi,

ka male të lartëme shkembënj të rreptë e të çkrepëtuarë,

po edhe me pllaja të mveshura, me pylle të dëndurë, me ujra

të ftohtë, me trape që mbajnë dëborënënë verë, me lule të bukura,

me barëra q’ushqejnë bagëtinëe shërojnë njerëzinë,

me metale që flenë nën dhetëka fusha të gjera,

nëpër të cilatrjedhinë lumenj, që kur ështëkryerë bota

e tëhu.”

Sami Frashëri” Shqipëria , ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë”

Pasqyra 1 MBULESA E TOKËS

I.1.SHQIPËRIA“ Duke sjellë një dhuratë të bukur, Toka lindi sëpari njeriun

dhe Arkadia lindi Pellazgun e Shënjtë, shumë më parë se hënën”PINDARI, “ Karmina”, fragmente të zgjedhura.

Në hartën e sotme, Shqipëria i përngjan një gjetheje bimore, uniforme, të varur në meridianin 20o, me kreun që pothuajse është i njëjtë me fundin e saj, e ashpër dhe e butë, e gjelbër dhe e përtërirë, burimore dhe detare, e shtrirë

veri-jug; në Evropën Juglindore dhe në perëndim të Gadishullit të Ballkanit. Pozicionimi gjeografik është midis koordinatave 39o 38’ dhe 42o e 39’, të gjerësisë veriore dhe 19o e

16’ e 21o e 04’ të gjatësisë lindore. Largësia e saj prej Ekuatorit deri në Polin e Veriut është pothuajse e njëjtë.

Gjerësia GjeografikeVerioreJugore

Gradë, minuta

42o 39’39 o 38’

Fshati

VermoshKonispol

Rrethi

Malësi e MadheSarandë

Gjatësia GjeografikeLindore

Perëndimore

Gradë, minuta 21 o 40’ 19 o 16’

FshatiVërnikSazan

RrethiDevollVlorë

Vendshtrirja e Shqipërisë, përkon me nyjen e koridoreve që

lidhin Mesdheun me Ballkanin dhe Azinë Juglindore. Luginat lumore që zbresin nga verilindja në jugperëndim, sapo takojnë vijën bregdetare, fillojnë e ngjiten sërish, përmes vargmaleve, deri në lartësitë e Alpeve Shqiptare, me pamje të rralla natyrore, si një shënjtëri e vërtetë, gjer atje ku ndodhen strukturat gjeologjike, të

truallit shqiptar të Albanideve. Shqipëria, me reliev malor (lartësia mesatare, 708 metra; dy

herë më e madhe se mesatarja

Pasqyra 2

LartësItë Njësia e matjes

gjithsej

0deri

99

100deri299

300deri599

600deri999

1000deri

1499

1500deri

1999

Mbi2000

Gjithsej Km2 28.748

4.661 3.94 5.316 6.601 5.821 2.069 340

% 100 16.2 13.7 18.5 23 20.2 7.2 1.2

e Evropës)[1] me vargmalet që shtrihen: Veriperëndim e Juglindje, ka klimë mesdhetare, të brezit subtropikal, dhe një diellzim me

ndriçim mesatar, në Tiranë, 2560 orë në vit.Ajo përshkohet nga ujorë jetëdhënës, lumenj, përrenj, burime, me toka të llojllojshme e bimësi që vesh 35 % të të gjithë sipërfaqes, me 3200 lloje bimësh ( 29 % të llojeve të Florës Evropiane)[18], me

drurë e shkurre mesdhetare

Pasqyra 3. Lumenjtë kryesorë.

Lumi Gjatësia Sipërfaqja, km 2 Lartësia mesatare

Drini ( si rrjedhëujore dhe liqene

artificialë( 285 14 173 97.1

Semani 281 5 649 863Vjosa 272 6 706 855

Shkumbini 181 2 444 753Mati 115 2 441 746

Erzeni 109 760 435

me gjelbërim të përhershëm, e faunë të veçantë. Ky mbulim i tokës shqiptare, në këtë truall të lashtë historik edhe pse ka ndryshime të natyrshme në hapësirë e kohë, në thelb, ka mbetur plot jetë, prej

sëshkuarës, në të sotmen e drejt ardhmërisë së tij.

Pasqyra 4.Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare të Shqipërisë, në km[60]

Gjithsej Tokësore

Detare Lumore Liqenore

Gjatësia e përgjithëshm

e1094 657 316 48 73

Pasqyra 5.Liqenet kryesore[60]Liqeni Sipërfaqja

Km 2Lartësia mbi

nivelin e detit, në metra

Thellësia më e madhe, në

metra.Liqene natyrore

Liqeni i Shkodrës

368.0 5 9

Liqeni i Ohrit 362.6 695 287Liqeni i Prespës 285.0 8530 35

Liqeni i Butrintit

16.3 21

Liqene artificiale Liqeni i Fierzës 72.6 295 128Liqeni i Vaut të

Dejës24.7 74 52

Liqeni i Ulzës 12.5 129 61Liqeni i Komanit 13.0 170 96

Pasqyra 6. Malet kryesore

MALI Lartësia në Vargu malor Rrethi

metraKORABI 2571 Vargu lindor DibërJEZERCA 2694 Alpet e Shqipërisë Shkodër

RADOHIMA 2570 Alpet e Shqipërisë ShkodërGRAMOZI 2523 Gramozi Kolonjë

GJALLICA E LUMËS

2487 Vargu lindor Kukës

NËMËRÇKA 2485 Dhembel Nëmërçkë

Përmet

TOMORRI 2417 Tomorri BeratKORITNIKU 2396 Vargu Lindor Kukës

MALI I THATE 2288 Mali iThatë KorçëSHEBENIKU 2253 Kurrizi qëndror ElbasanLUNXHERIA 2155 Dhembel-

NëmërçkëGjirokastër

DHEMBELIÇIKA

20802045

Dhembel- Nëmërçë

Vargu detar.

PërmetVlorë

Mbulesa e Tokës Shqiptare, është syprina e gjallë e cila nuk shpaloset thjesht, si një teatër natyror i hapur për t’u përshkruar, por në radhë të parë, si hapësirë, në çdo pjesë të saj: ( shtrirje, shtresë, arë, banesë, rrugë, urë, shkëmb, blerim, pemë), kur të thirret, të përkufizohet apo të përdoret; të ketë emërin e njohur, të dallueshëm, të kuptueshëm, të sistemuar dhe klasifikuar, jo vetëm

nga studiuesi por dhe përdoruesi.

Vështrim i përgjithshëm mbi Mbulesën e TokësNjë përvojë e gjatë në studimet për shkencat e tokës, ka sendërtuar tanimë koncepte, ligjësi, përkufizime të konsoliduara në fushën e veprimtarisë së gjërë, ndaj natyrës në rrugën e zhvillimit ekonomik e shoqëror.. Fakti që Shqipëria, kaloi prej sistemit të mbyllur, në hapjen me botën dhe zhvillimet demokratike, i jep udhë ndryshimeve moderne, por në asnjë mënyrë, nuk mohon arritjet e mëdha që janë bërë në fushat e studimeve gjeografike, gjeologjike, hartografike, bujqësisë, mjedisit, urbanistikës, transportit e telekomunikacionit etj., të cilat nuk kanë ecur në troje bosh, por hap

pas hapi, në njohje e sipër, kanë lënë gjurmë jetësore zhvillimi. Në këtë shteg ia vlen të trajtohet edhe Mbulesa e Tokës, jo

thjesht si term i ri, por si një zhvillim real i projekteve të sotme dhe mundësive për studime e njohje të përbashkëta, vendore, rajonale e

ndërkombëtare. Terminologjia e përdorur deri më sot në literaturën shqiptare

të shkencave që merren me Tokën, është rrotulluar në koncepte të

tilla si “gjeografi”, “terreni”, “elementët topografikë të terrenit”, “mjedisi gjeografik” “pejsazhi gjeografik”, “areal gjeografik” e të

tjera . Termat e përdorura janë nga burime të ndryshme dhe në

përgjithësi, të llojllojshme, herëherë kontradiktore. Por nuk ia vlen të hulumtohet për këtë koncept, kur sot përvoja e bashkësisë

ndërkombëtare priret t’i njëjësojë këto terma madhore .Mbulesa e Tokës (MT) dhe Përdorimi i Tokës (PT) janë futur në Shqipëri pas viteve 90-të, prandaj në të gjithë literaturën e sotme,

nuk e gjen ende këtë term . Informacioni për Mbulesën e Tokës, kërkohet në shumë

aspekte e sidomos për politikat e përdorimit dhe planëzimit, për statistikat studimore në monitorim dhe modelim të ndryshimeve mjedisore, në të gjitha nivelet e sotme zhvillimore në Shqipëri, që synojnë nevoja urgjente të përparimit ekonomik, të mbrojtjes së

mjedisit, biodiversitetit etj. “ Mbulesa e Tokës është veshja e dukshme (bio) fizike e

sipërfaqes së Tokës. Ajo përbëhet nga shtresa e dherave natyrore të zhveshura, bimësia, ujrat dhe ndërtimet e kryera nga veprimtaria e

njeriut.”[11] Kësilloj, këto aspekte përfshihen në të njëjtin term, duke na

dhënë gjendjen ekologjike dhe dukjen fizike të syprinës së Tokës.Toka ky mantel biofizik dhe burimi themelor i masës dhe energjisë, me përbërsit burimorë të jetës është gjithnjë në komunikim me njeriun, e thërret atë për veprimtari studimore, planëzuese, investuese e monitoruese për ta zotëruar, sepse zhvillimi dhe eksplorimi i saj s’ka fund. Përkufizimi i MT është kryesor, jo vetëm

me kuptimësinë e saj, por dhe nga dallimi prej termit tjetër:

“ Përdorimi i Tokës (PT) karakterizohet nga statusi i gjendjes dhe vlerësimit të potencialeve burimore që ka një sipërfaqe e caktuar gjeografike në vështrim të llojshmërisë, të përdorimit, të planëzimit, menaxhimit të këtyre burimeve për të plotësuar kërkesat e

shoqërisë njerëzore tani dhe në të ardhmen.”[11] Ky përkufizim bën edhe lidhjen midis MT dhe veprimtarisë që

kryhet në këtë mjedis. Të dy termat që u trajtuan shkurt më sipër, jo vetëm që duhen njohur dhe pasqyruar në literaturë, jo thjesht në aspektin formal, por në sajë të koncepteve moderne që kanë sot studimet botërore. Kësilloj, një prirje për të rishikuar klasifikimin e tanishëm, nuk është një lëvizje “kopjuese” por nevojë për standardizim të të dhënave si dhe për një përafrim njohës të përbashkët të institucioneve shkencore dhe prodhuese në Shqipëri,

në aspektin e MT dhe PT .

I.3. Rëndësia e të dhënave të MT“ Nëse vendoset një teknologji e re e përparuar

e Remote Sensing, hartografimit dixhital dhe Sistemeve të Informacioneve Gjeografike,

të gjitha këto, mund të shërbejnë si baza për përmiresimin ekonomik të Shqipërisë

dhe zhvillimin e saj mjedisor”.Manfred BUCHROITHNER

MTë dhënat e MT janë si anatomia e njeriut, pa njohjen e së cilës, nuk i bëhet dot asnjë ndërhyrje trupit dhe jetës. tabloja e studimit që bëhet mund të jetë e mirë “ për vete”, por nuk është e ndërkuptueshme për të tjerët. Në kohën e sotme, teknologjitë janë kaq gjithëpërshirëse, saqë, nuk mund të pajtohen me terma e kode të shpërndara që s’e gjejnë dot vendin në “bazën e të dhënave” që

është dhe shtrati i Sistemeve te Informacioneve Gjeografike (GIS) Nevojat inventarizuese

“ Kushdo është në favor të mbrojtjes së mjedisit

Kushdo është në favor të një jete të ndershme

Po ç’ndodh vallë, kur këto dy vlera vijnë

në kundërdshti me njëratjetrën ? ”

Herbert BOHLMAN, Mary Jane DUNDAS Klasifikimi i përbërsëve të MT ka rëndësi shumëqëllimore për çdo agjensi që modelon, planizon në një mjedis të caktuar. Aktualisht në Shqipëri paraqiten dy anë, të cilat ngërthehen njëra me tjetrën:

Interesi i përdoruesëve të agjensive dhe institucioneve që merren me informacionet e MT

Ndikimi i njohjes së klasifikimit.

Një ndër qëllimet e paraqitjes së një emërtese dhe klasifikimi të ri për MT shqiptare ka të bëjë me studimin, njohjen dhe inventarizimin e tanishëm të sipërfaqeve dhe burimeve natyrore e njerëzore në Shqipëri, për një mbareshtrim shkencor të mjedisit. Kështu çdo interpretim që u bëhet fotografimeve ajrore si dhe imazheve satelitore duhet të ketë bazën njohëse, përqasëse me atë ç’ka ndodhet në natyrë, duke përdorur një metodologji të suksesshme hartografike. Dihet se Shqipëria në vitin 1996 u përfshi në Projektin “CORINE” [9] si një Projekt Europian për pasqyrimin e mbulesës biofizike me ndryshimet e ndodhura në Europë. Shkalla e përzgjedhur, 1:400,000 dhe 1:500,000 ishin shkallë europiane dhe të dhënat, po kështu, të përgjithshme, nëse meret parasysh saktësia. Sot, tek ne, të gjitha studimet e fizibilitetit, në përgatitjen e projekteve bëhen mbi harta të mëparshme, ndërkohë që metodat fotogrametrike dhe ato të imazheve satelitore janë jo vetëm të kohës, por lejojnë krijimin e bazës së të dhënave, për analiza të gjithanshme. Të gjitha programet europiane që kanë të bëjnë me MT mbështeten mbi tri kolona kryesore:

Mbështetje dhe zhvillim të politikave në aplikimet mjedisore dhe përbërësit e Mbulesës së Tokës.

Përtëritje e vijueshme e bazës së të dhënave, të lidhura me rrjetin e vendeve europiane dhe botërore.

Analiza dhe studime të MT dhe PT, për ndreyshimet e tyre në nivel europian.Mbështetje dhe zhvillim të politikave në aplikimet mjedisore dhe përbërësit e MT. Tri kolonat e mësipërme mbajnë përsipër objektivat kryesorë për prodhimin, shpërndarjen dhe menaxhimin e informacionit, për politikat e zhvillimit mjedisor, planëzim të tokës, menaxhim të ujrave, menaxhim të rrugëve, inventarizim të pyjeve dhe kullotave etj. Për të qartësuar edhe më mirë nevojën e rishikimit të klasifikimit të MT do të radhisim më poshtë disa çështje kryesore të Politikës së Komunitetit Europian që lidhen me të:

Vlerësimi strategjik mjedisor për transportin transeuropian CORINE: (Coordination of Information on the Environement - Koordinim i Informacionit për Mjedisin Europian ).

Studimi i perspektivave të zhvillimit hapsinor europian .

]Ruajtja e natyrës dhe informacioni i MT që lidhet me të.

Të dhënat për ujrat e brendshme, si burime natyrore të përfshira në MT dhe analiza të Sistemeve të Informacioneve Gjeografike (GIS)

Të gjitha këto lypin një trajtesë të re dhe përmirësim të emërtesave klasike.I.5.Monitorimi i ndotjeve të mjedisit

“Ne theksojmë rolin e rëndësishëm të një shpoqërie të mirëinformuar, duke iu krijuar

mundësi publikut dhe individëve që të ndërmarin nisma për përmirësimin e mjedisit.

Për këtë qëllim ne zotohemi të nxitim ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut në fushën

e mjedisit si dhe në informimin e tijpër ndikimin e politikave, projekteve dhe

programeve për mjedisin”[32]

KARTA E PARISIT PËR NJË EVROPË TË RE Analiza e mjedisit ngatërrohet shpesh me pejzazhin gjeografik, ndëkaq as që përmendet fare MT me përbërësit e saj. Përbërësit e mjedisit, në fakt, janë përbërës të MT dhe gjendja e tij është gjëndje e kësaj mbulese. Faktorët ndikues si: zhvillimi ekonomik, ndërhyrja njerëzore e pakontrolluar, gjendja fizike në natyrë, marin përparësi në këto studime. Gjendja e mjedisit, që është edhe ajo e MT trajton: ajrin, ujorët dhe ekosistemet e tyre, dherat dhe ekosistemet e tyre, pyjet e kullotat dhe ekosistemet e tyre, biodiversitetin. Ndotja e mjedisit në Shqipëri është bërë një dukuri shqetësuese për MT. Edhe para viteve 90-të ai kishte filluar të jepte ndikimin e tij. Këtu mund të përfshihen ndotjet në ish qendrat industriale, në disa përrenj e lumenj që kalonin në zonat naftëmbajtëse si: Semani, Vjosa, Gjanica, apo dhe të atyre që kalonin në zona të mineraleve. Po kështu edhe sipërfaqet bujqësore, si rrjedhojë e përdorimit të pastudiuar të pesticideve solli ndotje të dherave. Pas viteve 90-të, ndodhi ndërprerja e veprimtarisë prodhuese industriale, mbetja e të cilave krijoi ndotje të mëtejshme. Ndotja, sidomos e shkaktuar nga veprimtaria industriale ka sjellë dëme dramatike në mjedis. Braktisja e vendbanimeve është kërcënim real ndaj Florës dhe Faunës. Urabanizimi i shpejtë dhe pa kriter, ka ndikuar gjithashtu, dukshëm, në sajë të mungesës së infrastrukturës sociale. Mungesa e legjislacionit solli që në shumë raste të krijoheshin dhe ndërrmarje të cilat me prodhimet e tyre ta ndotnin më tej mjedisin. Po kështu kanë ndikuar shumë edhe mbeturinat qytetëse, shtimi i transportit dhe përdorimi i karburanteve etj. Shtesa e mbetjeve qytetëse është pjesë e rritjes së ndotjeve. Sipas investigimit dhe analizave del se kjo sasi është më shumë se 255 kg për banorë në vit. Nevojat urgjente për të marrë masat e duhura për reduktimin, menaxhimin dhe përpunimin e tyre, vijojnë të jenë probleme për t’u zgjidhur. Këtyre mbetjeve u shtohen edhe ato industriale. Ndërkohë, një rrezik i lartë toksik ende ekziston në disa zona si Fier, Porto Romano etj. Ndotja atmosferike është një dukuri tjetër që përbën shqetësim qytetës. Përmbajtja e pluhurit në ajër, sidomos në zonat qytetëse, tejkalon normat shtetërore, ndërsa shumimi i automjeteve që përdorin naftën e ka shtuar në vijim, praninë e lëndëve të gazta prej burimeve të lëvizshme. Ujorët si pjesë e MT, lidhur me treguesit e pastërtisë , cilësisë dhe ndotjes, kanë klasifikimin e tyre. Mbi 80% të ujorëve shqiptarë plotësojnë kriteret e një cilësie të mirë[60]. Po disa lumenj si Gjanica, Ishmi vijojnë të mbeten të ndotur. Në lumenjtë: Mat, Ishëm, Erzen, Seman e Shkumbin, nga shkarkimi lëndëve të lëngëta qytetëse, ndotja është shtuar. Eshtë e domosdoshme që ekosistemet natyrore të përputhen e të bashkëjetojnë, po kaq natyrshëm me sistemin e klimës. Kjo ka lidhje me “stabilizimin e përqëndrimit të gazeve serë në atmosferë, në një nivel të tillë që të mund të pengojë ndërhyrjen e rrezikshme antropogjenike me sitemin e klimës.”( Konventa Kuadër e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike). Mjedisi ndotet, pejsazhet prishen dhe MT pëson ndryshime jo në favor të jetës së njeriut, por në të kundërt të saj. Në këtë vështrim, informacionet gjeografike për MT dhe ndotjen e saj bëhen më të sakta dhe më të hapura për bashkësinë. Monitorimi mund të kryhet, vetëm kur të dhënat vlerësohen me teknologjitë moderneDegradimi i tokës

Degradimi i tokës, përbën një tjetër dukuri të njohur. Procesi i degradimit të tokës i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në prodhimin bujqësor mbasi në të përfshihen degradim i tokës, erozion i përshpejtuar, rrëgjim i vijueshëm i bimësisë natyrore etj. Këtu ndikojnë: lloji i tokave, pjerrësia e relievit, klima e ndryshueshme, etj. Veç faktorëve natyrorë, edhe faktori i veprimit njerëzor ka ndikimin e tij të dukshëm në erozionin (gërryerjen) e tokave. Në dhjetvjetshin e fundit , vetë shqiptarët i bënë një atentat të vërtetë, natyrës së tyre, jetës dhe burimeve natyrore. Këtu, përmendim: prerjet dhe zhdukjet bimore pa kriter, mospërdorimi i bimëve të përshtatshme, mënyra e punimit

dhe kullimit me teknologji të papërshtatshme, depozitimet e kimikateve, rënia e shpeshtë e zjarreve, e këto sëtoku, po ndikojnë në përgjithësi në degradimin e MT. Sipas studimeve, erozioni është nga 100 deri 1000 herë më i madh se në vendet e tjera europiane.Humbja e tokës bujqësore nga erozioni llogaritet të jetë nga 20 ton/ha deri në 70 ton/ha, në vit. Sasia e materialeve të ngurta që depozitohet në det përllogaritet në mbi 60 milion ton në vit.

Erozioni detar, në shumë pjesë të vijës bregore, është me efekte të dukshme. Me shumë interes për t’u investiguar janë grykëderdhjet e lumenjëve: Seman, Vjosë, Shkumbin, Buna, në gjirin e Lalëzit, plazhin e Semanit, Patok etj. Lidhur me parandalimin e veprimit intensiv të kësaj dukurie nuk ka ndërhyrje të organizuara e të studiuara siç do të ishin: mbulim bimor i planëzuar, rregullim i regjimit ujor dhe kullimit, ndërhyrjet në veprat hidroteknike, përdorim i kontrolluar i plehrave, studimet gjeologjike dhe

gjeomorfologjike etj.Është e domosdoshme që të përdoren përparësitë që sjellin imazhet

satelitore ( Remote-Sensing) në këto studime. [29]

1.7 .Studimet qytetoreS a herë, vitet e fundit , institucione shqiptare dhe të huaja i

janë kushtuar me shqetësim, studimit të lëvizjes së lirë të popullsisë, “ boom-it demografik të ndodhur” dhe pasojave të tij. Një

dekadë si kjo që kaluam ishte dhe përvojë për të njohur se si duhet komunikuar me natyrën, se si i largohesh qytetërimit kur mbi të

veprohet në mënyrë spontane. Në dukje, përshtypja është se zhvillimi troket dhe “liria “ sjell këto energji që shfaqen e dalin prej “

fjetjes”, por në fakt ato janë shfaqje të kundërta dhe anarkike. MT shqiptare pësoi një goditje të vërtetë dhe dëmet e saj e kanë

ndikimin shumë të gjatë, në kohë e hapsirë. Pamja hartografike ndryshoi “magjishëm”. Fytyra e Shqipërisë jepte dy tablo të

kundërta: dyndjen në zonat qytetore dhe veshjen e natyrës pa kriter e rregullsi, me një shpejtësi marramanedëse, sidomos në drejtim të

Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë; lënien në harresë dhe braktisjen e pejsazheve fshatare të zonave verilindore, trojeve,

arave, kullotave, pyjeve, minierave, rrugëve. Kështu, u shfaqën për një kohë të shkurtër, kioskëzimi i

qyteteve të mëdha, mbushja e rrethinave qytetore me ndërtime pa projekte dhe infrastrukturë, masakra arkitektonike, shqetësimi i vijueshëm e i shtuar në furnizimin me ujë dhe energji elektrike, rrëgjimin e sipërfaqeve të gjelbëra. E gjithë kjo, erdhi si rrjedhojë e mosfunksionimit ideor të zhvillimit, mungesës së përvojës në udhën e demokracisë. MT shqiptare ndryshoi e u bashkëshoqërua me

probleme të ardhmërisë.

I.8. Pamja natyrore e MT dhe simbologjia“ Merni parasysh imazhet pamore

për shëmbull,ne jetojmë në një rënie të reshjeve pamore”

Italo KALVINO

Atë, ç’ka shikojmë në natyrë, përceptimi dhe ndijimi ynë i na i sjell, me format, shtrirjet lartësore e horizontale, ngjyrimet dhe lidhjet e tyre të ndërsjellta, të cilat përbëjnë edhe një pjesë të njohjes sonë empirike. Kështu, dallojmë ndërtesat e rrugët, shkëmbinjtë përmidis bimësisë së dendur, livadhet dhe pemët e rralla, tokat-ara dhe kullesat e relievit (formave të tokës) etj. Kjo përbën dallimin e arësyes sonë. Më tej, abstragimi që e kërkon analiza, paraqitja e zvogëluar për nevoja të projekteve, të sipërfaqeve të ndryshme në hulumtim, risjell kërkesa të reja, për të gjetur një gjuhë të përshtatshme dhe të përbashkët, si dhe shënja (simbole) që u përgjigjen përbërsve të MT. Gjuha e hartës dhe e imazhit ka rol të madh intelektual. Po të jetë ky komunikim i ndërkuptueshëm, atëherë analiza merr jetë, përshpejtohen proceset zhvillimore, këkohen cilësi dhe përtëritje. Imazhet satelitore, shfaqen përditë, me saktësi, ngjyra, ndryshime, krahasime. Imazhi e ka gjuhën e vet e cila duhet të sillet në gjuhën e hartës së MT. Imazhet vijnë , qarkullojnë, por ende në Shqipëri, nuk ka një qëndër për interpretimin e tyre. Kemi institucione që meren vesh ndërmjet tyre me gjuhën e mëmës, po nuk meren vesh me gjuhën e teknikës. Me të parën, bashkohen, me të dytën ndahen. Ky absurd duhet të

shmanget.

I.9.Vrojtimi në natyrë dhe paraqitja hartografike“Përmes historisë, njerëzimi, është munduar ë paraqesë

çfarë shihte dhe kuptonte prej imazheve që i shfaqeshin.Çdo gjë ,e vizatuar që në faqet shkëmbore të shpellave,në kanavacë, në monitorët e kompjuterave,

kanë shprehur perceptimet e botës përreth.Hartat, kanë qënë një prej rrugëve që tregojnë lidhjen e ndersjellët midis njerëzve dhe mjedisit të tyre.Qytetet, rrugët, lumenjtë, malet, luginat, deri atje

ku toka, takon detin, është vizatuar në atë pamje të modeluar,për shekuj”.

Thierry TOUTIN Përvoja hartografike për krijimin e hartave dhe planeve me

shkallë të ndryshme është një realitet tanimë i njohur. Shqipëria ka arritur të ketë realizuar një Rrjet Gjeodezik Kombëtar të saktësisë së lartë, që i ka shërbyer hartografimit. Po kështu, baza topografike kombëtare (hartat 1:10,000 – 1:1,000,000) të përfunduara dhe përtërira periodikisht nga Instituti Gjeografik Ushtarak i Shqipërisë, përveçse janë një pasuri e madhe studimore, kanë krijuar një shtrat të përshtatshëm, ku çdo lloj tjetër hartografimi tematik i MT (gjeografik, pyjor, mjedisor, kadastral etj) të mundësohet me vrojtime të pjesëshme. Në dikastere të ndryshme, janë krijuar harta tematike për pyjet, hidrometerologjinë, gjeologjinë, klimën si dhe harta të ndryshme fizike. Por vrojtimet në MT, nxjerrja e të dhënave,

kuptimësia, kategorizimi i tyre në shumë raste nuk është i njëjtë. Mbledhja e informacionit, nga burime të ndryshme: vrojtim dhe rilevim i drejtëpërdrejtë, interpretim i fotografive ajrore, imazheve satelitore, të cilat për specialistë të degëve të ndryshme të ekonomisë janë të pavarura, duhet të kenë në fakt një prurje të dhënash, që përveç veçorive tematike, të kenë vlerë si për një degë të caktuar, dhe po kaq të adoptueshme të jenë edhe për degë të

tjera. Paraqitja dhe shkalla hartografike është e varur nga: ndarja, klasifikimi shtrirja hapsinore dhe mundësia e paraqitjes

hartografike.

I.11.Hartografimi i MT në shkallën 1:25,000, simbolet, gjuha e hartës.

“ natura est simper sibi consana”“natyra është gjithnjë e ngjashme me vetveten“

VOLTER “A language is,

in a sense, a philosophy”“ Gjuha është, në një farë mënyre, filozofi”

KLUCKHOLN Studimet e sotme të MT, varen nga tematika e veçantë, si dhe

nga gjeometria dhe saktësia e detajeve që kërkon shkalla e hartës 1:25,000. Pra, studimet kërkojnë më shumë dhe më mirë. Për kushtet tona, projekti i realizimit të MT në shkallën 1:25,000 dhe zbatimi i saj do të ishte me vlera të mëdha për përdoruesit e fushave të ndryshme. Duke patur në dispozicion hartat e shkallës 1:25,000, në letër, në format vektorial, si dhe modelin trepërmasor të relievit, pra bazën topografike dhe numerike (dixhitale), hapet rruga për një përtëritje të përbërësve të MT duke përdorur metodat

fotogrametrike si dhe të imazheve satelitore .Prandaj, emërtimi i gjërave, i detajeve të hapësirës, duhet të jenë të ndërkuptueshëm sepse në këtë mënyrë hyjnë shumë më mire, e shumë më lehtë, në analizë, e jo vetëm nga një njeri, por dhe nga bashkësia tjetër e studiuesve. Përfytyroni një hartë. Ajo ka ardhur në këtë model të zvogëluar nëprmjet bartjes gjeometrike të objekteve në një shkallë të caktuar, e në fakt, përbën një marrëveshje. Në pamjen e saj është MT, ndarjet, format, kufijtë, ngjyrat e të dhëna të tjera plotësuese. Ajo është hartuar, sjellë, vizatuar me simbole si pjesë e kësaj marrëveshjeje. Ky informacion me statistikat e tij i shumon vlerat kur ofron realitetin pa shformime, dhe në të kundërt, mund t’i sjellë të dhënat, joreale dhe si rrjedhojë,

të papërdorueshme .MT e prurë në këtë model hartografik është, gjithsesi, në një lloj sistemi, për t’u kuptuar, ndarë dhe njohur nga përdoruesit e saj, që prej më të voglit detaj deri tek të përgjithshmit. Ka një lidhje, rend,

emërtesë dhe klasë, që natyrshëm, plotësojnë njëratjetrën .

Në Projektet e tanishme shqiptare, të cilat janë të shumta, përfitimet nga hartografimi i MT në këtë shkallë do të kishin vlera të

tjera si: Më shumë detaje, më shumë saktësi. Sipërfaqet e ndërtuara nga veprimtaria njerëzore, të

cilat kanë një ndikim të madh në mjedisin shqiptar, do të paraqiteshin më qartë dhe më me saktësi, në kohë dhe hapësirë.

Statistikat bujqësore, industriale që kërkohen nga përdoruesit e shumtë, do të ishin më të sakta.

Dallueshmëri më të madhe, në ndryshimet që ndodhin me pyjet dhe kullotat, si dhe me bimësinë gjysmënatyrore, të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e natyrës.

Mundësia shkallore, do të japë njohje më të mirë të sipërfaqeve të vogla private të kultivuara, pranë shtëpive të banimit,

Përtëritja e hartave të shkallës 1:25,000 aktualisht po bëhet me metodën fotogrametrike, duke përdorur formatin dixhital. Kjo do të jetë më e lehtë, në krijimin e një baze të dhënash funksionale, e cila duhet t’i përshtatet një emërtese të re, të njohur jo vetëm nga ata që merren me Programet Kombëtare, por edhe ata që interpretojnë dhe përtërijnë hartat me ndryshimet që po ndodhin në MT shqiptare vitet e fundit.

Përbërësit e MT mund të pasqyrohen në harta të ndryshme e shkallë të ndryshme. Kjo do të varej nga natyra, lloji, saktësia dhe tematika që studiohet. Në këtë vështrim, përzgjedhja e një harte topografike, në një shkallë të caktuar duhet të gjykohet nga aftësia e detajeve që na duhen për studime dhe ndjekja e tyre gjithnjë në lëvizje.

Për MT, në studime Botërore e Rajonale përdoren kryesisht harta të shkallëve të vogla si 1:250,000, 1:500,000 dhe 1:1,000,000. Ndërkohë, në kushtet e Shqipërisë, si një vend i vogël, është plotësisht e mundshme që studimet të bëhen në harta më të detajuara e mandej mund të barten në shkallë të ndryshme, më të vogla të karakterit tematik. I.12. Hartografimi, me përdorimin e imazheve satelitore.

“Pa imazhet satelitore, kërkimet ekologjike si dhe studimet e gjithanshme

të ndryshimeve globale do të ishin pakuptim si ,dhe shumë vendime politike

rajonale. Imazhet satelitore përdoren me qëllim për të krijuar strukturën e përdorimit

të tokës, ndryshimet e regjistrit, të vendosë koncepte zhvillimore dhe strategji

mbi bazë t ë informacioneve të marra”Livio MARELLI

Megjithëse në Shqipëri ka një bazë të mirë hartografike, përsëri përmes ndryshimeve që po ndodhin, të cilat nuk mund të kapen dhe pasqyrohen kaq shpejt, hartografimi nëpërmjet imazheve satelitore dhe asaj fotogrammetrike paraqiten si metoda te e kohës dhe një përvojë e provuar. Nuk është vetëm problemi, që të interpretohen imazhet satelitore dhe të përtërihen hartat që do të duhen pastaj për zhvillimin ekonomik e social në një spektër të gjerë, por janë përparësitë që marrin krijimi i një baze të dhënash në Sistemet e Informacioneve Gjeografike, mbasi nëpërmjet tij krijohen baza, për studim e vlerësim në shumë drejtime: për

projekte, planëzime, monitorime në nivel kombëtar .Prodhimi përfundimtar është, në fakt, një prodhim dixhital, i cili është i përdorshëm dhe shumë i manipulueshëm. Të dhënat satelitore ofrojnë një material burimor informativ cilësor dhe sasior mbi ndryshimet në natyrë, në MT dhe përzgjedhjen e sipërfaqeve të shfrytëzueshme nga shoqëria njerëzore. Nëpërmjet tyre interpretohen një shumësi përbërësish natyrorë dhe njerëzorë, si: topografi, dherat, bimësia, ujorët natyrorë dhe artificialë, krahasime dhe dallime, nga degradimi e ndryshimi i përdorimit njerëzor etj. Përparësitë e përdorimit të imazheve satelitore kanë të bëjnë me një informacion objektiv, të freskët, përsëritës. Reflektimi i MT në pamjet satelitore paraqitet me të gjithë ngjyresat dhe interpretimi i

tyre mund të sjellë një informacion të bollshëm .

LEKSIONI I DYTE

KLASIFIKIMI I PËRBËRËSËVE TË MT NË PËRSHTATJE ME KËRKESAT BASHKËKOHORE TË STATISTIKAVE.

Klasifikimi i pastër dhe i njohur prej të gjithëve do të sjellë mundësi për grumbullimin e të dhënave të sakta për Mbulesën e

Tokës. Ndodh që studime dhe përgjithësime të tilla bëhen, veçmas .Sëpari

do të duhej që terminologjia dhe klasifikimet në shkallë kombëtare, të ishin të njëjta. Në të gjithë statistikat që jepen për MT, ato nuk

përkojnë me klasifikimet themelore dhe standarte ndwrkombwtare.Sedyti Sistemet e Informacioneve Gjeografike (GIS) nëpërmjet

programeve, sjellin aplikime shumë të favorshme për bashkësinë, në veprimet e shpejta dhe vendimmarrjet më të studiuara. Aspekti gjithpërfshirës, tani, përherë e më shumë duhet të priret për kah

mëndja e studiuesëve shqiptarë, pas izolimit të madh.Setreti

Përpunimi i të dhënave ka programe të fuqishëm, ndërkohë që projektet për mjedisin, ndërtimin turizmin, transportin , përbëjnë përparësi në studimet e sotme. Kësisoj, të dhënat hapsinore duke përfshirë imazhet satelitore, fotografitë ajrore, modelet trepërmasore të relievit po japin mundësi të mëdha, në vlerësimet e sotme të MT. Ato po bëhen mjete të rëndësishme për vendimarrje

SekatertiNë këtë kuptim, edhe klasifikimi në MT duke qënë parësor nëpërmjet një filozofie pragmatiste do të sillte një përzgjedhje të studiuar të të dhënave dhe vendosje të tyre në vendin e duhur, ku

projektohet, vëzhgohet dhe hapet udha e së ardhmes.

I.14.Trajtimi terminologjik i MT në literaturën shqiptare

“ Qëllimet më të larta të shoqërisë nuk mund të ngrihen vetëm përmes

veprimeve individuale të pakoordinura”Mancur OLSEN

Në hullinë e ndërmarrë për njejësim dhe standardizim të ndarjes dhe klasifikimit të përbërsve të MT është e nevojshme të hedhim një vështrim mbi trajtimin e gjersotëm në literaturën tonë jo vetëm teknike po dhe atë enciklopedike. Që në fillim bie në sy

mungesa e njejësimit dhe standardizimit .Në literaturën e njohur gjeografike, gjeologjike, bujqësore, qytetore, turistike, të cilat janë themel njohës teorik në fushat e tyre, ka një trajtim që brendapërbrenda tij na përcjell njëjësim lëndor, që tanimë ka marrë formë. Po në këtë ekspoze të bie në sy, me shqetësim, një

trajtim i ndryshëm, me përkime por edhe mospërkime .

”Toka Bujqësore” dhe diskutim rreth saj Në bazë të ligjit nr 7501, datë 19.07.1991, për tokën, në

Republikën e Shqipërisë Toka ndahet në[4]: -toka bujqësore e zënë nga bimët e arave, pemëtoret, vreshtat, dhe

ullishtat, kudo që ndodhen në fshatra, qytete, e qëndra të tjera të banuara, pavarsisht nga madhësia e tyre;

-toka të zëna me pyje, kullota e livadhe; -toka jobujqësore: të cilat janë të zëna nga ndërtimet ekonomike,

socialkulturore, njësitë e Forcave të Armatosura dhe oborret e tyre etj, toka të zëna nga ndërtimet e banimit, tokat në përdorim të përgjithshëm (rrugët, autostradat, aerodromet, hekurudhat, sheshet, parqet, lulishtet, fushat sportive, varrezat: vende shkëmbore, rërat bregdetare, plazhet, tokat me ujë (liqenet, rezervuarët, hauzet) kanalet e ndryshme, lumenjtë, përrenjtë, zallishtet, kënetat , sheshet e monumenteve me interes historik

dhe arkeologjik.

bujqësore dhe jo

bujqesore

Drufrutoret janë pjesë e MT si bimësi e kultivuar. Ato janë gjithashtu pjesë e kultivuar bimore nga njeriu brenda tokës bujqësore.

Mbi llojin e tokave Ja nje klasifikim:

brezi i tokave të sistemit kodrinor bregdetar brezi i tokave të maleve të ulta brezi i tokave të maleve të mesme brezi i tokave të maleve të larta

Sipas FAO-s:

:Fluvisols, Gleysols, Regosols, Lithosols, Rankers, Renzinas, Chernozems,Kastenozems, Greyzems, Phaozems( meadoë chernozems), Vertisols, Cambisols( Broënearths), Arenosols, Luvisols, Pseudogleys,Planosols, Podzolis Siols, Acrisols,

Halomorphic Soils, Histosols ( Fenny Soils. Mbi bimësinë, në përgjithësi.

Ndarjet e mëdha të kateve bimore[18] jepen si më poshtë: Shkurret dhe pyjet (Makjet, Shibljaku) Pyjet mesdhetare (Pisha e egër,Ilqi,

Bulgër,Valanidh,Bungëbutë,pyje me esenca, gjethegjera të përziera)

Dushqet (Pyjet e bungut, pyjet e shpardhit, pyjet e gështënjës, pyjet e qarrit, pyjet e shkozëbardhës)

Ahishtet (Ahishtet, Breshtat, Arnishtet) Kullotat alpine

Pak më ndryshe janë trajtimet ne Gjeografinë Fizike të Shqipërisë[1]:

Zona e shkurreve mesdhetare ose e makjes-shibljak

Zona e dushkut

Zona e ahut

Zona e kullotave she shkurreve subalpine.Krahasimi i mësipërm do të japë ndryshimin dhe mungesën e njëjësimit.

1.14 .d. Pyjet“ Se çfarë po bëjmë ne, me pyjet e Botës, shikoni si në pasqyrë ,

se ç’po i bëjmë vetes sonë dhe njëritjetrit”World Development Report, 2003

P yjet janë bimësi natyrore dhe pasuri e madhe kombëtare .kuptimësinë e ndërfutur të shkurreve, në pyje. Kurse kullotat dhe livadhet, që janë pjesë e shkorretave, në disa burime jepen si të

veçantë në disa të tjerë, jo .Në Shqipëri fondi pyjor, përbëhet nga pyjet shtetërorë , komunalë dhe privatë. Të parët konsiderohen si pronë të shtetit ndërsa ata komunalë kanë veçori se mund të jepen në përdorim të përbashkët

të fshatit apo dhe disa fshatrave të komunës.

pasqyrë e strukturës së fondit pyjorPasqyra 10

Emërtimi Sipërfaqja në ha

%

Pyje halorë 172.580 16.43Pishë e

zezë107.740

Bredh 16.230Pishë

mesdhetare35.550

Të tjera halore

13.600

Pyje gjethore 598.990 57.04Ah 197.970Lis 329.240

Plep 830Të tjerë gjethorë

70.950

Pyje me shkurre

278.720 26.53

Mare 60.500Shkozë 91.110Të tjerë shkurre

127.110

Gjithsej 1,050,290 100% sipërfaqja e fondit pyjor ndahet:

pyje të larta (halorë, gjethorë) pyje të ulët shkurre

ndërkohë që ne institucionet pyjore përdoren “ pyje të pjekur, të tejpjekur, pyje e shkurre fletore.”

Zonat e mbrojtura

Kullotat dhe livadhet kullotë natyrore

pyjet dhe shkurret ndërsa shkurret e rralla në përgjithësi konsiderohen si kullota dhe simbolin e kanë të njëjtë.

Mbi relievin“zonat malore dallohen nga energjia, coptimi dhe pjerrësitë e

mëdha të shpateve ,”“zonat kodrinore të cilat në përgjithësi dallohen për copëtim të

madh horizontal dhe energji mesatare të relievit,” “fushat janë të sheshta por takohen dhe me reliev të vallëzuar dhe

copëtuar”

Rajone malore Rajone të gropave Rajone të kodrave Rajoni i Ultësirës Perëndimore Bregdeti i ulët

Në vështrim të pjerrësive: Pjerrësi mesatare 10 deri 20% I pjerrët 20 deri 30% Pjerrësi e madhe: 30 deri 40% Shumë i pjerrët 40 deri 60% Greminor më shumë se 60%

Po ka ndryshime ne tekste dhe institucione te tjera.

NDËRTIMI GJOELOGJIK I SHQIPËRISË

I.14.h. Hidrografia apo Ujrat

“ pasuri ujore” “larmi e madhe hidrografike e shprehur në shumllojshmërinë e objekteve ujore”

“Hidrografi ”

I.14.i. Për Transportin Kategoria e parë: më shumë se 1500 njësi automjete në

24 orë. Kategoria e dytë: nga 1500-800 automjete në 24 orë.

Kategoria e tretë: nga 800-200 automjete në 24 orë. Kategoria e katërt: më pak se 200 njësi automjete në 24

orë.Ndërsa në literaturën për qarkullimin e automjeteve [Kodi Rrugor]

paraqitet klasifikimi si më posht: Autostradë. Rrugë interurbane kryesore. Rrugë interurbane dytësore. Rrugë urbane kryesore. Rrugë urbane dytësore. Rrugë lokale.

Ndryshe ndodh ne tekste te tjera

I.15.Përdorimi i Tokës, si pjesë e Mbulesës së Tokës Dy burimet më të mëdha të botës janë: Toka dhe informacioni

mbi të. Përdorimi i tokës është pjesë e MT. I marrë në shqyrtim, përdorimi tokës lidhet me veprimtarinë e njeriut në MT, marëdhënien e tij me të, shndrrimin, sistemimin dhe

mbarështrimin e tokës për ta shfrytëzuar e përdorur .

Sistemi i Informacionit të Përdorimit të Tokës në Shqipëri .

Në PT dhe klasat përkatëse, kanë rëndësi se ç’funksion ka një sipërfaqe e caktuar dhe ç’veprimtari kryhet në të . Funksioni është vet, qëllimi ekonomik. Ndërkohë, veprimtaria, përcaktohet nga ndërthurja e veprimeve që rezultojnë në një lloj të caktuar prodhimi

që ka lidhje me nivelet më të detajura të klasifikimeve

Përcaktimi klasave duhet të jetë, logjikisht i besueshëm, si dhe funksional për t’i shërbyer shumë aplikimeve në fushë të vlerësimit të tokës, të ujitjes, të rrjetit rrugor, erozionit ( gërryerjes ) etj. Këto klasa, duhet të jenë të gjithpërfshira në grupin e klasave, në nivel

kombëtar

. Në Shqipëri, projektet që merren me PT vijojnë të marrin në shqyrtim e t’i gozhdojnë të dhënat e tyre në katër kategori kryesore: Bujqësi, Pyje, Kullota & Livadhe si dhe përdorimet jobujqësore të tokës. Po a nuk janë vallë: pylltaria, kullotat dhe livadhet pjesë e

bujqësisë ? Edhe këtu mospërkimet vijojnë të jenë të pranishme

KLASIFIKIM I I RI Mbulesa e Tokës ka një shumësi përbërësish që ndahen e

zhvillohen në të. Për këtë arsye duhet të bëhet një klasifikim logjik, funksional, i kuptueshëm dhe i interpretueshëm. Ndarja bazë duhet të jetë e përshtatur si në ndarjen dhe klasifikimin e sotëm të përbërsve të MT ashtu dhe në ndërthurje me konceptimet e reja të

studimeve gjithëpërfshirëse rajonale dhe ndërkombëtare .

Klasifikimi i përbërsve të MT është i rëndësishëm në pikëvështrim të nevojave të studimeve gjithpërfshirëse të bimësisë rajonale dhe

ndërkombëtare .

Baza e të dhënave të tanishme për MT, në nivelin europian ofron jo vetëm një trajtim që bëhet në vendet e Komunitetit Europian, por dhe një model përqasës me mundësi përdorimi e shfrytëzimi në Shqipëri. Standardi që jepet këtu për emërtesën e përbërësve të MT

ka tri nivele. Niveli i parë dhe ndarja kryesore me pesë përbërës:1.Sipërfaqet artificiale 2.Sipërfaqet bujqësore3.Sipërfaqet pyjore natyrore e gjysëmnatyrore4.Ujorët

Përvoja e sotme botërore, studimet në fushën e sistemeve të

klasifikimit të MT japin këtë ndarje:

a)Sipërfaqe të punueshme dhe menaxhueshme.b)Bimësi natyrore dhe gjysëm natyrorec)Sipërfaqe ujore të punueshmed)Bimësi natyrore dhe gjysëmnatyrore rregullisht ujoree)Sipërfaqe të ndërtuara nga veprimtaria njerëzoref)Hapësira të zhveshurag)Ujorë të veprimtarisë njerëzoreh)Ujorë natyrorë

Këto janë tetë tipet kryesore të MT të cilat do të trajtohen më poshtë.

Niveli i parë i dallimit

Prania/mungesa e bimësisë

Me bimësi

Me bimësi:Kjo klasë lidhet me ato sipërfaqe që kanë mbulesë bimësie në sëpaku: 4% dhe në një rrjedhë kohore prej katër muaj në vit. Mbulesa përbëhet nga gjallesa si : ( pyje, shkurre), barishtorë( forbe, graminorë) ose një ndërthurje e tyre; apo kur nuk ka gjallesa të

tjera: myshqe e likene.Prania/mungesa e

bimësisë

Pa bimësi

Pa bimësi:Kjo klasë përfshin sipërfaqe që kanë një mbulesë bimësie të përgjithëshme më pak se 4%, në një rrjedhë kohore më shumë se 10 muaj në vit; e në mungesë të drurëve pyjorë apo barishtorëve, të ketë më pak se 25%

mbulesë nga myshqet e likenet.

Niveli i dytë i dallimit.

Me bimësi

Në tokë

Sipërfaqe bimësie që rritet në tokë.

Bimësia është e ndikuar drejtpërdrejtë nga kushtet e shtresës edapike të tokës, pra e ndikimit biologjik të kushteve të tokës, në bashkësinë natyrore të bimëve si lagështia apo

përbërja e saj.Pa bimësi

Në tokë

Sipërfaqe toke pa bimësi.Mbulesa ndikohet drejtpërdrejtë nga kushtet

edapike tokësore.

Me bimësi

Konditat edapikeNë sipërfaqe ujore

Sipërfaqe bimësie, në ujëMjedisi është i ndikuar dukshëm nga prania e ujit. Uji, është kësisoj një faktor zotërues dhe përcaktues në zhvillimin natyror të bashkësisë bimore që rritet në këtë sipërfaqe. Këtu përfshihen: kënetat, lagunat, gotullat, moçalishtet dhe të gjithë sipërfaqet, ku uji është i pranishëm. Kjo klasë përfshin, në tërësi

bimët notuese.Pa bimësi

Konditat edapikeSipërfaqe ujore

Sipërfaqe pa bimësi, në syprinë ujore.Mjedisi është i ndikuar dukshëm nga prania e

ujit për një periudhë të gjatë të vitit.

Edapik: “Ndikimi biologjik i kushteve të lagështisë dhe përbërjes së tokës, në mjedisin natyror rrethues të bashkësisë bimore.”

Më poshtë po shpjegohen tetë tipet kryesore të MT që i takon dhe nivelit të tretë të këtij klasifikimi.

SIPËRFAQET E PUNUESHME DHE TË MENAXHUESHME.

...Përfshihen në një klasë që i referohet hapësirave natyrore të punuara e të trajtuara, të mbjella me bimë bujqësore që kërkojnë veprimtarinë e njeriut. Kultivimi i bimëve bujqësore bëhet në hapësira kohore të ndërprera dhe stinore, kur bimët mbillen e prodhimet mblidhen (vilen) mandej toka plugohet dhe përkohësisht mbetet pa bimësi (ose me forma fillestare) duke ia lënë vendin rimbjelljes e rikultivimit. Këto janë sipërfaqet e tokave-ara. Në këtë klasë përfshihen në përgjithësi: të mbjellat, drufrutorët, sipërfaqet me kultura teknike( bimësi aromatike- eterovajore), lulishte, parqe

qytetore, kopshte pranëbanesore.

Bimësi natyrore dhe gjysëmnatyrore: Bimësia natyrore është bashkësi bimësh që ndodhen në një

sipërfaqe biogjeografike të caktuar të cilat janë në ekujlibër me forcat biotike (pra të organizuara jetësore) dhe forcave abiotike (të

dukurive fiziko-kimike, jo biologjike si: klima, gjeologjia etj) në tërësinë e përbërësve të një ekosistemi.

Bimësia gjysmënatyrore nuk trajtohet nga njeriu por ndikohet nga veprimtari e tij. Në këtë ndarje, hyjnë edhe sipërfaqet e kultivuara që mbasi braktisen nga veprimtaria e njeriu thehen në lëndina. Nëpër ugare rriten edhe bimë (jo artificiale) të cilat janë të

përkohshme dhe futen në këtë ndarje.

Sipërfaqe ujore të punuara, me toka të mbuluara rregullisht nga uji . Këto sipërfaqe kanë bimësi që mbillet apo kultivohet në

sipërfaqe ujore, për t’u vjelë apo korrur si prodhim bujqësor. Të tilla janë sipërfaqet ku mbillet oriz .

Bimësi natyrore dhe gjysëmnatyrore në sipërfaqe ujore ose rregullisht të mbuluara nga uji .

Kjo ndarje përfshin sipërfaqet tranzitore midis sistemeve të pastra ujore dhe ku prania e ujit është mbi të ose pranë syprinës, apo toka është e mbuluar nga uji kënetor. Bimësia është hidrofite. Në këtë ndarje përfshihen edhe kënetët, moçalet, ligatinat, ku përqëndrimi i lartë i kripës parandalon rritjen e hidrofiteve. Mbulesa bimore është e ndikuar në mënyrë të dukshme nga prania e ujit. Sipërfaqe bimore natyrore ujore, përkufizohet si biotope “njësi gjeografike më të vogla në të cilat konditat mjedisore (dherat, klima) dhe organizmat bashkëshoqëruese.janë uniforme”; ku mbulesa bimore është në ekujlibër me ndikimin e forcave biotike dhe abiotike. Bimësia gjysëmnatyrore ujore, përcaktohet si bimësi e cila nuk është kultivuar nga njeriu, por që ndikohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga veprimtaria njerëzore(urbanizimi,bujqësia,

minierat etj.).

Abiotik: “ Përbërësit jo të gjallë të planetit, si: tokat, shkëmbinjtë, ujrat, ajri, drita dhe lëndët ushqyese.”

I.17.e.Hapësira artificiale dhe sipërfaqet bashkëshoqëruese : Përfshin sipërfaqe që kanë mbulesë artificiale të krijuar nga

veprimtaria e njeriut (qytetet, qytezat, fshatrat, transporti), industria, industria nxjerrëse (minierat, guroret), sheshet e

hedhurineve etj.

Hapësira të zhveshura: Sipërfaqe që nuk kanë mbulesë artificiale si rezultat i

veprimtarisë njerëzore. Këto sipërfaqe përfshijnë ato që nuk kanë mbulesë bimore( më pak se 4%). Në këtë ndarje përfshihen

shkëmbinjtë, rërat dhe shkretëtirat.

Ujorët artificialë : Përfshijnë sipërfaqet e mbuluara me ujë të krijuara si rrjedhojë e

veprimtarisë projektuese e ndërtuese të njeriut (ujmbledhës, kanale, liqene artificialë etj.)

I.17.h.Ujorët natyrorë, borë dhe akull: Kjo ndarje përfshin sipërfaqet natyrore që janë mbuluar nga uji,

të tillë si: oqeanet, detet, liqenet, lagunat, kënetat lumenjtë, përrenjtë, burimet ,borë, akull, si një nga përbërësit kryesorë të

jetës së gjallë .

*Ekosistemi:”një sistem kompleks i organizmave të gjallë (bimë, kafshë, mikroorganizma) sëtoku me mjedisin e tyre abiotik (të dukurive fiziko-kimike, jobiologjike, dherat, uji, ajri) që funksionon bashkërisht në qarkullimin e bimëve ushqyese si dhe krijimin e rrjedhës së energjisë që formon biomasën. Një njësi e sipërfaqes së tokës apo ujit me organizmat që jetojnë sëtoku në të njëjtin mjedis

fizik në një bashkëveprim të ndërsjellët midis tyre”.

Ndarja dhe emërtesa që u dha më sipër i takon nivelit të tretë të dallimit, ku klasifikimi është parë në vështrimin të pranisë së bimësisë, kushteve edapike dhe mbulesës artificiale që në fakt përbëjnë edhe tre kriteret e klasifikimit, për të tetë tipet e MT. A është vallë i pranueshëm, klasifikimi kryesor i dhënë më sipër , në

kushtet e Shqipërisë? Kjo do të trajtohet më poshtë.

Klasifikim ri.

...“ndryshimi është ndrrimi, rregullimi i diçkaje, renditje e pjesëve të saj,krijimi i diçkaje që nuk ekzistonte më parë dhe rënia ose

shpërbërje e saj”.Samuel Enoch STUPHF

“ Klasifikimi është I thjeshtë diçka që ju , vërtetësisht duhet

të bëni”F.C. BAUDEN

1.Sipërfaqe të punueshme dhe të menaxhueshme.2.Bimësi natyrore dhe gjysëmnatyrore.3.Sipërfaqe artificiale dhe bashkëshoqëruese4.Sipërfaqe të zhveshura5.Ujorët

Kjo është ndarja kryesore dhe emërtesa bazë. Prej saj do të rrjedhin nëndarjet e tjera të cilat do të shtjellen më tej. Ajo jep mundësi që duke ruajtur përkufizimet dhe termat në aspektin gjithpërfshirës ndërkombëtar të klasifikohen nëndarjet e tjera të

cilat i përshtaten kushteve të vendit tonë.

SIPËRFAQET E PUNUESHME DHE TË MENAXHUESHME.

II.1. Parime të PERGJITHESHME.

“Bota, çfardo që të mendonim, të frikësuar nga madhësia e saj, dhe pafuqia

jonë ndaj saj, të nxehur nga indifernetizmi i saj, kundrejt vuajtjeve

të veçanta të njerëzëve, kafshëve a ndoshta edhe të bimëve, se në fund

të fundit nga e dimë me siguri, se bimët nuk vuajnë, çfardo që të mendonim, për hapësirat e saj, të tejpërshkuara

nga rrezatimi i yjeveWislwa SZYMBORSKA

A duhet të përdoret ” e kultivuar”, apo “ e punuar”? Duke u tërhequr prej prirjes së shqipes termi i “ i punuar” duket

se është më i afërt dhe i përshtatshëm, mbasi ai lidhet me rrënjën e kësaj fjale të gjuhës sonë :“PUNË” prej së cilës: “

e punuar” do të thotë : “ e lëruar për t’u mbjellë”. Ndërkaq: “ e kultivuar” është sjellë prej erërash latine dhe e ardhur

në shqip vonë, ajo do të thotë, sërish:“e mbjell një bimë…”Sikundër duket termi “ e punuar “ e gëzon plotësisht

qytetarinë. Në tërësi, në terminologjinë e MT, sipërfaqet e punueshme,

janë pjesë e tokës bujqësore. Në to hyjnë edhe sipërfaqet e drufrutorëve ( pemëtoret). Këto hapësira janë të trajtuara nga veprimtaria e njeriut. Kjo përbën rëndësi për ndarjen dhe hartografimin e tyre të saktë. Bimësia e mbjellë, ndryshon qartazi nga bimësia natyrore dhe gjysmënatyrore. Ndryshimi i menjëhershëm bëhet në vështrim të asaj që vet tokat (dherat) janë natyrore, ndërsa puna e njeriut, projektet, menaxhimi, trajtimi, ndarja dhe përkujdesja i bën këto hapësira të dallueshme, në plugim, mbjellje, rritje të bimëve të arave, ngjyrim dhe llojshmëri bimore, qarkullim bujqësor etj. Ky dallim bëhet në vrojtimin dhe rilevimin e drejtpërdrejtë, në interpretimin e fotografive ajrore, të imazheve satelitore. Në konceptin: sipërfaqe të punueshme, në tërësi janë hapësirat e tokës-arë, me kufij të identifikuar shtrirje hapësinore. Si mbulesë bimore janë speciet e bimëve të arave

(drithërat etj.), pemëtoret, apo dhe ato industriale. Sipërfaqet e menaxhueshme hyjnë tek ato të kultivuara, të

punueshme, sepse ato kanë brenda veprimin e njeriut për rritjet bimore siç mund të jenë: parqet, kopshtet private pranëbanesore, sipërfaqet e gjelbra publike, fushat e sportit etj. Ndër sipërfaqet e punueshme dhe të menaxhueshme pra, futen dhe ato bimë të trajtuara nga njeriu si lloje të ndryshme pemësh (drufrutorë, apo pemë zbukurimi, drurë gardhorë, fidanishte etj. ). Në këto sipërfaqe përcaktimet dhe përkufizimet lidhen me llojin, pemën, trungun, kurorën, lartësinë dhe shpërndarjen e tyre hapësinore. Pemëtoret

në tërësi formojnë shpesh një bllok të dallueshëm dhe interpretueshëm, pasi ndodhen në një hapësirë të rregullt e të menaxhuar. Ndërsa lidhur me termin “ Sipërfaqe të menaxhueshme “ ato ndërfuten tek : sipërfaqet e punueshme , por që shpesh, tek ne, nuk janë të qarta, nuk janë të dallueshëm dhe statistikat ndërfuten në tregues të tjerë. Janë të njohura: “Parku publik”, “ Sipërfaqet pushimore”, “ Sipërfaqet e gjelbra”, “ Lulishtet”, “kopshtet pranbanesore” por ato duhet te gjejnë vendin e duhur në

klasifikim, pasi që të gjitha janë sipërfaqe që menaxhohen.

Foto 1 .

Foto ajrore 2

Në sipërfaqet e menaxhueshme përfshihet dhe bimësia, brenda sipërfaqeve të banimit e përmidis tyre. Këto janë copëzime e fragmente bimësie të menaxhuar. Ndër to bëjnë pjesë: parqet që në tërësi duken si natyrore, por shpërndarja e tyre (e drurëve) janë të trajtuara, për dobitë që sjellin e bartin si dhe të projektuara me qëllim të caktuar. Në hapësira midis, ka lulishte, bar, pemë zbukuruese në grumbuj të shpërndarë si drurë ( ose pemë) apo

shkurre.

Ne rimin hapësinor, përmasat marin rëndësi të veçantë, sepse kanë të bëjnë me dallueshmërinë e saktë të sipërfaqeve, ndarjeve të tyre në llojshmëri, në shkallën e hartës që krijohet. Siç u tha më lart, në nëndarjet që paraqesim për sipërfaqet e punueshme dhe të menaxhueshme ndërthuren edhe drufrutorët, kulturat teknike, që janë pjesë e bimësisë si dhe sipërfaqet ujore të punuara që janë pjesë e sipërfaqeve ujore. Ndërsa, nëndarja e veçantë të kopshteve pranëbanesore të cilat asqë janë dukur ndonjëherë në statistikat tona, përbëhen pjesërisht nga sipërfaqe arë të mbjella me zarzavate, me bar, drufrutorë apo drurë zbukurimi pranë shtëpive të

banimit.

Ato mund të jenë në hapësirat qytetore ose dhe ato fshatare. Nuk ka sesi të trajtohet kopshti pranbanesor sëtoku, me sipërfaqen artificiale dhe ndërtimore. Na duket se, një nëndarje e tillë, në vështrimin statistikor është e domosdoshme për të njohur ndryshimet e ndodhura dhe për të dalluar një sipërfaqe të veçantë

me rëndësi për t’u trajtuar .

Sa i përket drufrutorëve, në kuptimin e përgjithshëm janë pjesë e bimësisë, por ndryshim i rëndësishëm në kultivim dhe menaxhim i bën që të përfshihen në sipërfaqet e punueshme dhe të menaxhueshme, duke mos harruar origjinën e tyre natyrore. Ndërkaq, lulishtet, parqet, fushat e sportit për herë të parë e gjejnë përfshirjen në sipërfaqet e punueshme dhe të menaxhueshme me argumentin, tanimë të njohur, se ato janë pjesë e kultivimit të luletërisë zbukuruese qytetore, e pranishme në të gjitha mjediset, e

që zë sipërfaqe të veçanta dhe me vlera.

Edhe lulet mbillen, trajtohen, menaxhohen, qarkullohen dhe një pjesë e tyre mund te jetë stinore, një ose dyvjeçare dhe

shumëvjeçare. Përfytyroni se ç’ka ndodhur me sipërfaqet e lulishteve dhe në

tërësi të gjelbërimit në Tiranë dhe qytete të tjerë, kur ato u prishën dhe humbën poshtë kioskave që formuan sipërfaqe artificiale të përkohshme, duke “zaptuar” hapsirat me jëtën e gjelbër.Po ndryshimet ndodhën, përsëri shumë shpejt, kur këto hapësira iu nënështruan një prishje të re, për një çlirim të këtyre hapsirave, duke sjellë lulishtet që u kultivuan dhe u ritrajtuan. Këto sipërfaqe nuk ishin të vogla e të papërfillshme. S’mund të jetë e tillë , përshëmbull , trupi ujor Lanës dhe dybrigjoret e saj, përmidis Tiranës , që rierdhi me nje trajtim të ri, si sipërfaqe gjelbër, përmes asaj prishjeje të madhe të ndërtimeve frymëzënëse që e patën mbuluar dhe ndotur, asisoj Lanën. Vetëm gjatë vitit 2002-2003, Tiranës, nga dybrigjoret e çliruara të Lanës, iu rikthyen afërsisht 100 ha lulishte, si pjesë e gjelbërimit jetësor. Duke sjellë, vetëm këtë shëmbull, kujtojmë se, në MT së kryeqytetit asqë ka ndonjë emërtim të tillë, që duhet të përcillet me treguesit e tij, në hartën e MT së Tiranës, për të zënë vendin e tyre në lëvizjen që pëson hapsira qytetore, në një bazë të re të dhënash, për t’u marrë parasysh, në

menaxhimin qytetor. Ajo që do të veçonim

të sqarojmë se Toka – arë është pjesë e tokave në rruzullin tonë, duke nënkuptuar ato sipërfaqe që punohen e kultivohen, por që në vështrim të llojit të tyre janë pjesë e tërësisë së klasifikimeve të njohura. Pra, tokat – ara, janë shkëputje cilësore, por si llojshmëri ato i përkasin klasifikimit të përgjithshëm. Në këtë kuptim, llojshmëria e tokave si një shtresë bazë, ku gjëllin bota e gjallë, i përket edhe bazës së bimësisë natyrore e gjysëmnatyrore, hapësirave artificiale e bashkëshoqëruese, bimësisë natyrore e

gjysëmnatyrore në sipërfaqet ujore.

Nisur, nga ajo që sipërfaqet ujore të punueshme kryesisht “orizore”, janë të pakta lehtësisht mund të përfshihen në sipërfaqet e kultivuara ,duke i shmangur si një ndarje e veçantë e emërtesës

kryesore. Mjafton që në hartën e MT dhe në informacionet e bazës së të dhënave ato të kenë vendin e tyre. Lidhur me bimësinë, drufrutorët dhe kulturat teknike që bëjnë pjesë në të, për informacionin që grumbullohet, është shumë më e përshtatshme të jenë, përbërës të sipërfaqeve të punueshme dhe menaxhueshme. Por mund të ndodhë që një pjesë ( psh: e bimëve aromatike ) nuk kultivohen por janë në gjendjen , si në natyrë, e në këtë rast ato

përfshihen në bimësinë natyrore ose gjysëmnatyrore.

Në praktikën shkencore por edhe thjesht për interesaindustriale dhe tregëtare bimët aromatike mund te mbillen e kultivohen ( kërpi, liavnda , rozmarina etj), atëherë ato janë pjesë e sipërfaqeve të punueshme. Siç është vënë në dukje në paragrafët e mëparshëm, shkalla e hartës në sajë të përmasës më të vogël që mundësohet në paraqitje grafike, sjell sipërfaqen përkatëse të matshme dhe të analizuar.Kështu në konceptin e klasifikimit ndërkombëtar dallohen sipërfaqe me më pak se 2 ha që për shkallën 1:25 000 mund të jetë me përmasa 4m/m x 8m/m = 32m/m2. Përmasa e lejon lexueshmërinë në hartë edhe më të vogël se sa vlera e mësipërme. Kategoria e dytë është ajo 2 ha – 5 ha dhe ajo e tretë më shumë se 5 ha. Një vështrim tjetër me shumë interes është ai i shmangjes së copëtimit të sipërfaqeve të punueshme që përbën vetëm prirje për humbje dhe dhe jo përfitim të rezultateve të punës. Vet, krijimi i tregut të tokës bujqësore kërkon një formësim të qartë të pronave,

duke iu shmangur fragmentimit[41].

Në klasifikimin e sipërfaqeve të punueshme dhe të menxhueshme, ujitja do të konsiderohet si nje tegues i rëndësishëm. Deri ne vitin 1990, ujitej 60 % e sipërfaqes së punuar. Ky ishte një tregues shume i lartë, po të merret parsysh relievi ndryshimor i Shqipërisë. Ndërkaq kullimi është një tregues tjetër i veprës njerëzore mbi MT për të ndërtuar kanale kulluese, kullime qeramike, argjinatura mbrojtëse në zonat bregdetare etj. Stacione pompimi ( hidrovore ) janë ndertuar në Zonen e Ultësirës Perëndimore për kullim, të cilat kanë qënë dhe mbeten vepra me vlerë po të mendojmë se ç’ndodh me rastin e përmbytjeve. Për sipëfaqet e mbjella me drithëra ka rëndësi të dalin në pah cilësitë, lloji i tokës, lartësitë, pjërrësitë,

dukuri të erozionit, ujshmëria etj.II.2.a.Gjallesat

Gjallesat përbëjnë një kriter kryesor në klasifikim por në rastin e sipërfaqeve të punueshme dhe të menaxhueshme duhet të bëhet dallimi që sjell qarkullimi i bimeve dhe rritja e tyre. Sikundër u përmënd në kreun e parë, në përkufizimet e përbërësëve kryesorë të MT, sipërfaqet e punuara shpesh klasifikohen nga lloji i specieve

bimore[39] që kultivohen ose nga ndikimi i veprimtarisë njerëzore që menaxhon, përgatit kushte më të mira për mbjelljen, punimin, ujitjen dhe rritjen e bimëve si dhe nga vet llojshmëria e tyre. Këto sipërfaqe, mund të ndodhen në zona të ndryshme të relievit apo nën ndikimin natyror ( kur është fjala për ujitjen apo natyrshmërinë e rënies së shirave) por, sigurisht, edhe nën menaxhimin njerëzor, pra nën ndikimin e veprimtarisë njerëzore. Në vështrim të kuptimit dhe ndarjes së tyre, nuk mund t’i shkëpusësh nga sipërfaqet me

bimësi gjysëmnatyrore, ku ndikimi i njeriut është i pranishëm .

Gjallesat janë bashkësi bimore që kanë, në përgjithësi, tipare morfologjike të përcaktuara.

Në këtë aspekt siç dihet meren parasysh: -vet koncepti “ gjallesë ”-kush ndër gjallësat zotëron në një sipërfaqe të caktuar?

Për klasifikimin e tyre duhet njohur:-vijimësia e prodhimit-simetria e degëve e bimëve drunore (për të ndarë pemët nga

pemët shkurrore)-tërësia e tipareve të bimëve barishtore (për të ndarë graminorët

nga jograminorët)

PEMËT“Një i marrë, nuk sheh të njëjtën pemë

sikundër e sheh, një i mënçur ”W. BLAKE

Në sipërfaqet e punueshme dhe menaxhueshme zotëron termi:”pemë” për ta dalluar atë prej drurëve pyjorë dhe drurëve të shkurreve . Sa herë që përdoret fjala: “ pemë “ do të kuptohen

drufrutorët (pemëtaria).

Pema përkufizohet si një bimë drunore e qëndrueshme me një trung të vetëm e të përcaktuar si dhe një kurorë të formuar.

Pemët formojnë një bllok të dallueshëm dhe janë të mbjella, e të punuara në një rregullsi vendosjeje, në hapësira të caktuara ( këtu kujtojmë të gjithë kopshet frutore me llojshmëri të ndryshme,

fidanishtet...)

Kategoria e pemëve përfshin: pemë frutore fletëgjera , pemë frutore halorë dhe fidanishte. Pemët fletore, iu referohen atyre llojeve që bëjnë pjesë në grupin botanik Agnjiospermae,[39] të cilat përfshijnë në të njejtën kategori si speciet përherë të gjelbëra si dhe

ato gjetherënëse.

Pemët halore, iu referohen atyre llojeve që bëjnë pjesë në grupin botanik të Gymnospermae të cilat kanë gjethe tipike halore që

mund të jenë përherë të gjelbra ose gjetherënëse.

Pemët me gjethe përherë të gjelbëra, iu referohen bimëve shumëvjeçare të cilat nuk mund të ekzistojnë kurrë pa gjethnajën e

gjelbër.

Pemët gjetherënëse iu referohen atyre bimëve shumëvjeçare të cilat janë pa gjethe në një periudhë të caktuar të vitit. Rënia e gjetheve ndodh dhe lidhet zakonisht me stinën e pafavorshme, për

pemët, siç është dimri.

Pemët shkurrore. Pemët shkurrore të sipërfaqeve të menaxhueshme që u

takojnë disa llojeve të veçanta drufrutorësh kanë dallim nga drurët shkurrorë që u takojnë bimësisë natyrore dhe gjysëmnatyrore.

Ato janë bimë shumëvjeçare, me trungje të qëndrueshëm, por pa ndonjë trung qëndror të veçantë dhe ato mund të jenë edhe si pemë

frutore duke u futur, në drufrutorë.

Mënyra e rritjes mund të jetë, jo gjithëherë, e drejtë, por natyrshëm, e përkulur, afër tokës e me ndërthurje të degëve, njëra me tjetrën. Në këtë rast duhet të kuptohet se termi “ shkurre” gjen vend natyrshëm edhe për drufrutorët. Në këtë kategori hyjnë: boronicat, lajthitë, kulumbritë por edhe bimët kacavjerrëse si vet hardhia dhe pjergullat tipike shqiptare, çajrat, stafidhet dhe manaferrat. Edhe për shkurret, ashtu sikundër për pemët ( drufrutorët) dallimi i shkurreve bëhet për llojshmërinë e tyre si : fletorë, halorë, përherë të gjelbër dhe gjetherënës përkufizimet e të

cilëve u dhanë më sipër .

Bimët graminore barishtore, janë përbërës kryesorë për sipërfaqet e punueshme. Ato janë familje bimësh njëthelbore, kryesisht, barishtore, me kërcell të rrumbullakët, zakonisht fyl brenda e të

nyjëzuar,me lule të grumbulluara në kalli, e në trajtë fshese.

Në to futen drithërat: ( misri, gruri, elbi, tërshra, thekra, orizi etj), por ka edhe bimë jograminore, pra, specie që nuk i përkasin barërave sipas përcaktimit të tyre taksonomik. Shumë specie të tilla mbulojnë sipërfaqet ujore në një sasi të madhe të biomasës. Bimët rrënjore dhe tuberore tipike për vendin tonë janë: bizelet, fasulet,

koçkullat, thjerrëzat etj.

II.2.d. Gjallesat në sipërfaqet e menaxhueshme.

Asnjëherë nuk i gjejmë të trajtuara, në ndonjë statistikë, sipërfaqet bimore në zonat qytetore, apo sikundër quhen sipërfaqet e gjelbëra qytetore. Ato rrethohen dhe janë brenda sipërfaqeve me ndërtime e duken si pjesë të izoluara, grumbuj të gjelbër të cilët janë si burimet jetësore brenda qëndrave qytetore. Në këtë

vështrim, dallojmë : Parqet ku gjallesat që dominojnë mund të jenë drunorët:

( pemë frutore apo drurë pyjorë zbukurues) Parklulishtet në të cilat ka hapsira të kultivuara me lule si dhe

grupe pemësh shkurrore , zbukurimi apo frutore. Lëndinat e sheshet e gjelbra të cilat dominohen nga

graminoret ose jograminoret. Përmidis tyre ka drurë, radhoj drurësh ( pemësh), apo shkurrësh të natyrave të ndryshme. Të gjitha këto sipërfaqe të pranishme në qytetet dhe fshatrat tona duhet të njihen, trajtohen, maten dhe vendosen në MT si pjesë e sipërfaqeve të punueshme dhe të menaxhueshme. Në statistikat tona, duke mos patur të dhëna të sakta, ato shpesh fshihen brenda sipërfaqeve artificiale si bashkëshoqëruese.

II.2.e.Përmasa dhe shpërndarja hapsinore Aspekti hapsinor ka rëndesinë e tij, sepse ai ka të bëjë me

përmasat në natyrë. Sa është tokë e ujitur dhe jo e ujitur, sa është tokë e mekanizuar dhe jo e mekanizuar, sa është me kullim dhe jo me kullim , sa është kopsht frutor dhe sa është lajthi apo dafinë, sa është park apo lulishte, sa është kopsht pranëbanesor? etj. Të gjitha këto kanë të bëjnë me shpërndarjen dhe gjendjen hapësinore. Përmasa fushore ka lidhje jo me madhësinë e bimëve që rriten por

me shpërndarjen e tyre horizontale. Kështu kemi: Sipërfaqe më pak se 2 hektarë Sipërfaqe, 2-5 hektarë Sipërfaqe më shumë se 5 hektarë.

Shpërndarja hapsinore, ka lidhje me rregullimin hapsinor horizontal të sipërfaqeve fushore të bimëve, tokës arë etj. Dallimi bëhet midis sipërfaqeve të vijueshme dhe atyre të shpërndara. Shpërndarja hapsinore matet duke marë në konsideratë largësinë

midis një fushe ( një sipërfaqeje të kufizuar) me një tjetër. Shpërndarje hapsinore e vijueshme, do të konsiderohet një

prodhim a bimë në një sipërfaqe, e vështruar si mbulesë që vijon, pa ndonjë ndërpreje. E tillë, do të quhet një sipërfaqe a fushë kur

mbulimi zë më shumë se 50 % të hapësirës së punueshme.

Në këtë rast, njësia hartografike e MT mund të jetë e vetme ( brenda njësisë së hartografuar, sipërfaqet fushore zënë më tepër se 80 %). Por ato mund të jenë edhe të përziera ( këto sipërfaqe zënë 51-80 % të njësisë së hartografuar). Në përgjithësi, kur këto sipërfaqe fushore zënë 51-80 % të njësisë së hartografuar, sipërfaqja midis, mund të konsiderohet si pjesë e sipërfaqes së

punueshme.

E shpërndarë grumbuj- grumbuj dhe e shpërndarë e izoluar, konsiderohet e tillë, kur brenda sipërfaqeve të punueshme ka edhe lloje të tjera të MT. Kur përqindja e përmasave fushore është më shumë se 20% dhe më pak se se 50 % konsiderohet e shpërndarë grumbuj-grumbuj. Kjo do të thotë që njësia e hartografuar është një klasë e përzier e MT së sipërfaqes së kultivuar me një tjetër klasë, të saj. Nëse njësia është e përbërë nga dy klasë të MT, klasa e sipërfaqes së punueshme është zakonisht si një klasë dytësore, brenda njësisë së përzier dhe të dy përbërësit duhet të përcaktohen qartë, në legjendën e hartës që krijohet (psh: 60 % e bimësisë gjysëmnatyrore dhe 40 % e e vet përmasës së tokës-arë). Kur përqindja e përmasës fushore është më shumë se 10 % dhe më pak se 20 % atëherë ajo quhet e shpërndarë e izoluar. Kjo do të thotë që njësia e hartografuar është një klasë e përzier e MT, ku klasë dominuese nuk është përcaktimi “ e shperndarë e izoluar” Ky është i vetmi rast kur një klasë , duke përshirë më pak se 20% është e

pranishme në njësi të hartografuar, të përzier .

Rastet e treguar më sipër kanë të bëjnë me mënyrën e interpretimit dhe dallueshmërinë që bëhet në sajë të përvojës dhe burimit të të dhënave duke bërë ndarjet përkatëse, në fotografitë ajrore apo

imazhet satelitore.

Këtu duhet të dalë qartë se sa është mundësia e shkallës për të paraqitur përmasat që zënë këto sipërfaqe.

NDËRTHURJA BIMORE. Në një sipërfaqe të caktuar, një prodhim apo një bimë mund

të jetë e vetme por mund të jetë edhe e ndërthurur me të tjerat. Kjo është ndërthurja bimore.

dallimi bëhet me bimën e vetme apo grupin e bimëve. Bimë e vetme, prodhim i vetëm, zakonisht quhet edhe njëkulturë

(monokulturë). Ajo i referohet një sistemi të kultivimit në të cilin një specie bimore e vetme mbulon tërë hapsirën që studiohet e që i

përket një sistemi: njëkulturë ( monokulturë).

Në rastet e bimëve tona të arave, kuptohet se mbulimi bimor, është jo i përhershëm, por stinor ose vjetor e kjo varet nga lloji i bimëve apo drithrave që mbillen. Në raste të tjera siç mund të përmenden

drufrutorët, vijimsia është shumëvjeçare.

Grupim bimor, do të kuptohet kur në një sipërfaqe kultivohen dy ose tre prodhime ( bimë) të cilat rriten njëherej ose më ndonjë periudhë

mbulimi, në të njejtën sipërfaqe .

Sistemi i grupimit bimor mund të nënndahet më tej: një prodhim shtesë ose më shumë se një prodhim ( bimë ) shtesë. Ato mund të specifikohen prej vet gjallesave dhe përkimin, me kohën e tyre të mbjelljes dhe kultivimit sikundër edhe me prodhimin e bimës

kryesore, në këtë sipërfaqe.

MBULESA BIMORE që lidhet më veprimtarine UJITËSE. Në studimet që bëhen për tokën e punueshme, një nga cilësitë

dhe kriteret ndarëse është edhe përmirësimi i tyre nëpërmjet veprimtarisë njerëzore sepse ajo ka vlerë praktike, për dallimet:

a) Toka nën kushtet natyrore të reshjeve që ka të bëjë me ato hapësira e sipërfaqe të cilat janë tërësisht “ me sytë nga qielli “, çka

do të thotë, jashtë një sistemi përmirësues ujitjeje dhe kullimi.b)Toka me rezervë ujore pas përmbytjeve që ka të bëjë me sipërfaqe të veçanta, sidomos në fushë, kur ato përmbyten duke u mbathur me aluvione të reja, të përcjella në sipërfaqe dhe ujra që ngopin nëntokën, me krijim rezervash të reja ujore, nëntokësore për

kultivimin e bimëve.

c)Toka me sistem ujitjeje dhe kullimi, janë ato të cilat ndikohen dhe përmirësohen nëprmjet veprimtarisë së menaxhuar të njeriut dhe të një sistemi rregullues të furnizimit me ujë, për vaditje që i shtohet, mandej reshjeve natyrore. Kjo kategori e tokës nënndahet sipas metodave të ujitjes (mënyrat e ujitjes janë :me përmbytje, me

brazda, me rrëshqitje, në formë shiu) .

MBULESA E TOKËS SË PUNUAR QË LIDHET ME FAKTORIN:“QARKULLIM BUJQËSOR”

Në sistemin e klasifikimit të sipërfaqeve të punueshme dhe të menaxhueshme qarkullimi bujqësor është një tregues cilësor që ka të bëjë me ndrrimin e kulturave bujqësore në hapsirë dhe në kohë,

me qëllim rritjen e prodhimit dhe të pjellorisë.

Qarkullimet bujqësore mund të realizohen në tokat-ara të cilat janë relativisht homogjene. Kur një kulturë mbillet përherë në të njëjtën tokë, pra kemi monokulturë, atëherë kjo tokë: “ do të lodhet”, do të “ mërzitet “ dhe rendimenti do të jetë i ulët. Qarkullimi i bimëve të arave, për një specilist dhe studiues, duhet të jetë e qartë se ku është shtrirja vendore e qarkullimit, se vetëm

kështu edhe pasqyrimi do të bëhet i saktë. Në këtë qarkullim mund te vendosen disa kultura .

Qarkullimi i dytë, bëhet përsëri në fusha, në toka me ujë, por të rënda nga përbërja mekanike, me renditje 11 vjeçare .

Qarkullimi tretë bëhet në tokat kodrinore me renditje 5 vjeçare .

Mbulesa e tokës së punuar .“Fshatari ndjen tingujt e erës,që zgjojnë nga gjumi vreshtën.

Tingujt e fletës së misrit në arë, valën e artë të grurit.Tingujt e ujit në brazda, këngën e thëllëzës pas gurit.Cicërimën e zogjve në kopsht.Fshatari njeh nervat e arës me grurëPara tij, bota e madhe mer frymë.Cakton diagnozën e bimës në është e sëmurë”.

Dritero AGOLLI Ll oji i bimëve të mbjella përbën një dallim për ndryshimin që

ka midis bimëve ushqimore dhe bimëve joushqimore.Bimët e arave sipas termave që përdoren rëndom tek ne konsiderohen bimët barishtore që kultivohen nga njeriu në tokën-arë e këtu bëjnë pjesë: bishtajorët, bimët zhardhokore, perimet, bimët industriale(kulturat teknike) dhe bimët foragjere. Ato ndahen në : bimë ushqimore ,bimë

industriale . Në përgjithësi vijon të përdoret një klasifikim më i detajuar siç

paraqitet më poshtë:drithëra, bimë bishtajore, kultura perimesh, bimë tekstile, bimë vajore, bimë narkotike dhe aromatike, bimë sheqerore, bimë zhardhokore dhe bimë foragjere. Brenda klasfikimeve të para, që trajtuam më sipër, ndarjet dhe grupimet janë të ndryshme. Siç mund të shihet, këtu grupohen të gjithë të mbjellat, pavarësisht se ne ç’grupim hyjnë, drithëra, bimë industriale etj. Në drithëra, për kushtet e vendit tonë kemi: grurë , misër, oriz, thekerr, elb, tërshërë, mel, etj. Në bimët zhardhokore, dallojmë : pataten. Në bimët bishtajore bëjnë pjesë :fasule, qiqër, thjerza, koçkulla,, bizele, urov, burxhak etj. Në perime bëjnë pjesë :domate, spec, lakër, lulelakër, tranguj, sallatë, pjepër, kunguj etj. Në bimët tekstile bëjnë pjesë : pambuk, lin, kërp etj.Në bimët vajore bëjnë pjesë : luledielli etj. Në bimët narkotike,

eterovajore dhe aromatike bëjnë pjesë : trumza )livanda ,(borziloku, kamomili, mëndra, aniçeja, finoku, valeriana

etj. Në bimët sheqerore, në vendin tonë dallohet: panxharsheqeri. Në bimët foragjere bëjnë pjesë: hasëll, tagjitë ( ushqim kokërr).

Ndarjet e mësipërme janë kryesisht nga literatura bujqësore. Më poshtë jepet terminilogjia dhe ndarja që bëhet nga INSTAT-i: kulturat kryesore të bimëve të arave, (Grurë misër, thekërr, elb,

tërshërë, drithëra të tjera), patate, fasule.Në bimë industriale: duhan, pambuk, panxharsheqeri, luledielli, sojë,

bimë eterovajore, bimë të tjera industriale.Në perime:Domate, speca, lakër, tranguj, perime të tjeratë njoma.

Në sera: në plastmas, në xhama.Bostan , pjepër.

Në foragjere: foragjera njëvjeçare dhe shumëvjeçare.Gjithçka që u radhit më sipër, gjithpërfshihet në: Bimët e arave. “Kulturat drufrutore” përdoret si një term që përmbledh në vete: pemët frutore (mollë, dardhë kumbulla, fiq, arra , të tjera); e si të tjera në kulturat drufrutore janë: ullinj, agrume, vreshta, fidanishte.

Paraqitja e bërë më sipër është një klasifikim tradicional shqiptar.

Ndarjet sipas FAO: drithëra (misër, mel , tërshërë, oriz, thekërr, grurë etj) rrënjorë dhe tuberorë (patatja etj) bishtajorë e perime (fasule, lakër, lulelakër, karrota, tranguj,

thjerrza, sallatë , pjepër, qepë, bizele, kunguj, domate etj. në frutorë bëjnë pjesë :mollë, dardhë, kajsi, qershi, portokalle,

limoin, qitro, fik, rrush, lajthi, pjeshkë, ftua,kumbull, ananas, arrë , bajame etj.

në tagjira bëjnë pjesë: lloji i tagjisë si bar apo fasulorë e kokërr.

në bimë që përdoren për pije e stimulantë, bëjnë pjesë : çaji , duhani etj

në bimë industriale bëjnë pjesë : pambuk, vaj recini, kërp. ulli, luledielli, fasule soje etj

Disa prej bashkësisë së drurëve të zbukurimit janë :akacie, eukaliptus, pishë , plep, mimozë etj .

Nga krahasimi që mund të bëhet vihet re se klasifikimi i bërë në kushtet e vendit tonë është i zbatueshëm dhe i pranueshëm.

PRANIA E UJRAVE

Ujrat stinore kanë rëndësi të njihen e të përshkruhen si cilësi të sipërfaqeve të punueshme për të nxjerë në pah se si është gjendja e ujrave në/ose pranë sipërfaqes së tokës në periudhën e

kultivimit të bimëve.

Nënndarjet: gjysëm të vijueshëm, të përkohshëm ( stinorë) dhe të mbuluar nga uji.

Klasa e emërtuar si (Gjysëm) të vijueshëm, konsiderohet ajo, kur sipërfaqja është e mbuluar nga uji për një periudhë kohe, por që nuk është e lidhur me ndonjë stinë të veçantë por që mund të ketë lidhje

me përmbytjet.

.

Klasa e emërtuar: e përkohëshme ose stinore, mbulohet rregullisht nga uji, ku mbulesa ujore nuk qëndron apo mbetet për

një periudhë të gjatë kohe, por për një stinë të veçantë.

E mbuluar nga uji do të përkufizohet në ato raste kur: shtresa ujore është e lartë në/ose pranë sipërfaqes. Këto sipërfaqe, gjithashtu, mund të jenë rastësisht të mbuluar nga uji, por karakteristika

kryesore e tyre, është niveli i lartë i shtresës ujore.

VEPRIMTARIA NJERËZORE PËR UJITJEN APO KOHËN E MBJELLJES SË BIMËVE

Ujitja ngelet si tregues themelor. Bujqësia që është e varur nga kushtet klimatike (reshjet) dhe gjithnjë e pakomanduar siç janë po kështu edhe sipërfaqet që përmbyten, sipërfaqet pas përmbytjeve. Kjo duhet të meret parasysh në klasifikimin e sipërfaqeve të

punueshme. Në ndikim të ujitjes kemi ndarjet: Sipërfaqet ku rritja dhe zhvillimi i kulturave bëhet nën

ndikimin e plotë të reshjeve Sipërfaqe të përmbytura ku në sajë të infiltrimit të ujrave e

krijimit të rezervës së brendshme të tyre si dhe pranisë së aluvioneve ofrohen natyrshëm, kushte të reja për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

Sipërfaqe të ujitshme.Të trija këto kategori duhen pasqyruar në hartat e MT si të PT për të gjetur, planëzuar dhe zbatuar bindshëm përmirësimet e mëtejshme

të prodhimit. Ujitja , kullimi dhe mekanizimi janë janë pjesë e trajtimit njerëzor

të MT.Shpërndarja jopërpjesëtimore e reshjeve në vendin tonë gjatë vitit dhe niveli shumë i ulët i tyre në periudhën më të domosdoshme për bujqësinë kanë bërë që ujitja të jetë si një lloj kryefjale për bujqësinë. Në klasifikimin e sipërfaqeve të punueshme dhe menaxhueshme, ujitja do të konsiderohet si nje tegues i

rëndësishëm .

Tokat, në vështrimin sipërfaqësor të tyre.

“ Tokë” apo “ Dhe”?. Qyshkur, vallë filloi të përdoret “ Tokë” për “ Dhe”?.Samiu ynë përdor “ dheshkronjë “ për “ gjeografi”,

“dhekërkonjë “ për “gjeologji” .

“Korja e rruzullit tokësor në tërësinë e saj, a në një pjesë të caktuar, shtresa e sipërme e kësaj koreje,lëndë e fortë a e shkrifët që përbën koren e rruzullit tonë...” dhe i bardhë ...dhe i kuq, dhe hedhur...shkarjet e dheut etj.Për: “ Tokë”: “ Planeti ynë, si një nga

planetet e sistemit diellor... etj.

Si kuptimësi të dytë:radhitet, po i njëjti përkufizim, si për “ dheun”e shpjeguar më lart. Nga përqasja del se gjithë kjo literaturë për tokat, llojin e tyre, padrejtësisht është gjithëpërfshirë të termi i Planetit. Megjithatë, shumë fjalë të cilat kanë zënë vend është vështirë t’i

zëvëndësosh. Aspekti siperfaqësor ka të bëjë në përgjithësi me dukjen e

jashtëme të tyre. Si të tilla mund të radhisim:-Sipërfaqe të zhveshura( shkëmbinj), që janë sipërfaqe shkëmbore

në vijueshmëri dhe me ndonjë thyerje të veçantë të materialit të tyre. Pjesë të tij mund te jenë edhe të veshura me bimësi të ulët e

me xhepa dherash të mbetura, në jo më shumë se 4%.

Sipërfaqe të dherave, që kanë të bëjnë me atë klasë e cila përfshin materiale të paqëndrueshme natyrore në syprinën e tokës, të ardhura prej lëvizjeve të materialeve amnorë origjinë, si rrjedhojë e veprimit të erës lagështirës , temperaturës apo edhe të veprimit të dikurshëm apo të tanishëm të mikro dhe makroorganizmave.

Gurorët, të cilët në sipërfaqen e tokës zënë nga 5-40 % të dherave. Kjo klasë mund të aplikohet në ndërthurje të sipërfaqeve të dherave dhe rërave lëvizëse.

Shumëgurorët, të cilët përbëjnë nga 40-80% të sipërfaqeve të dherave.Edhe kjo klasë mund të aplikohet me siperfaqe të dherave dhe rërave lëvizëse.

Hekurore/kore laterite, të cilat janë të pasura me hekur që është si një lloj “ çimentoje” Kjo klasë përmban sasi shumë të vogla të lëndëve organike.

Petrokalçike, të cilat janë të çimentuara nga karbonati i kalciumit dhe rrënjët nuk penetrojnë dot në këto shtresa.

Petrogipsike, që janë të çimentuara nga gipset dhe ku rrënjët nuk penetrojnë dot në këto shtresa.

PROFILI I DHERAVE

“Tokë e fortë, e gjallë që të lindëte dëshirën ta gërmoje.Kam pirë ujë, kam ngrënë fruta.Kam zhytur duart në gjethnajën e erës

Me një vështrim të gjerë. Ku bota rilidëte”.Odiseas ELITIS

Ndërtimi i dherave ka cilësitë e tij. Sot në botë ka studime dhe përgjithësime të cilat janë të njohura kudo, nëpërmjet përshkrimeve të përcjella nga një përvojë e gjatë studimesh dhe me një shpërndarje hapsinore të përcaktuara qartë, në çdo cep të globit. Harta e Tokave të Botës e paraqitur në vitin 1988 përmban brenda saj llojshmërinë tipike të tokave sipas një shtrirje të saktë dhe legjende të mirënjohur prej përdoruesëve. Ne fjalorthin e shpjegimeve të termave, janë përfshirë në mënyrë të grupuar klasifikimi i përgjithshëm i FAO-s ndërkohë që specialistët e Institutit të Studimit të Tokave kanë konfirmuar vetëm ato lloj tokash që

hasen në Shqipëri. Këto lloj tokash janë:Histosole, Arenosole, Vertisole, Fluviosole, Gleisole, Leptosole, Regosole, Kambisole, Solonece, Kastenozome, Luvisole, Solonçoke, Andosole, Faenozeme,Ferrosole, Rendozima, Podzol-Luvisole,

Çernozome.

II.5.Përdorimi i tokës bujqësore.

Funksioni kryesor i tokës është prodhimi bujqësor, prodhimi i ushqimit dhe drithrave nga bimët. Punimi i

tokës, mbjellja, korrja , krasitja, ujitja janë veprimtari stinore të mbarështrimit. A parqiten, vallë të gjitha këto në MT? Jo, kjo është e pamundur, pasi përmes stinëve vijnë ndryshimet të cilat mund të vihen re vetëm kur merren imazhe satelitore të freëskëta. Si, MT mund të parqitet kufiri i arës, apo i kullotës por specifikimet e mbjelljes me : misër, grurë apo oriz mund të bëhën vetëm me legjenda të përkohshme mbi këto imazhe. Përdorimi i tokës bujqësore ndahet: në përdorim, jo në përdorim.Përdorimi ka një kriter tjetër të rëndësishëm: kohëzgjatjen, e sipas saj kemi: të përhershëm: ( drufrutorët, agrumet, ullinjtë, vreshtat, kopshtet pranëbanesore ); të përkohshëm: ( drithërat, perimet,

perime në serra, luletëria, luletëri në serra ). Në tokë bujqësore të papërdorëshme në përgjithësi përfshihen: djerrinat.

KRITERI KLIMATIK SI CILËSI MJEDISORE.

Shqipëria bën pjesë në brezin klimatik subtropikal me lagështirë. Klima është një ndër treguesit e rëndësishëm mjedisorë të klasifikimit të MT, mbasi e tërë jeta e botës së gjallë, varet edhe prej kushteve klimatike. Zonimi agro-eklologjik ka të bëjë me përcaktimin e dy çështjeve kryesore: temperaturat dhe periudhën

kohore të rritjes së bimëve. Shqipëria ka rajonizimin klimatik si vijon:

1. Zona mesdhetare fushore: ( veriore, qëndrore, jugore )

2. Zona mesdhetare kodrinore: (veriore, qëndrore, juglindore, jugperëndimore)

3. Zona meshetare paramalore: (veriore, jugore).4. Zona mesdhetare malore: ( veriore, lindore, juglindore,

jugore)Në litaraturën botërore sygjerohen këto klasë:

E thatë: në të cilën periudha e rritjes së bimëve është e kufizuar në: 1-59 ditë.

Gjysëm e thatë: në të cilën periudha e rritjes së bimëve është e kufizuar në: 60-119 ditë

E lagësht-gjysëm e thatë: në të cilën periudha e rritjes së bimëve është e kufizuar në: 120-179 ditë.

Pak e lagësht: në të cilën periudha e rritjes së bimëve është e kufizuar në: 180-239 ditë.

E lagësht: në të cilën periudha e rritjes së bimëve është e kufizuar në: 240-349 ditë.

GËRRYERJA. Gërryerja është dukuri mjedisore me ndikim në MT. Ajo ka të

bëjë me shkatërrimin e kores së tokës shpërbërjen dhë largimin e grimcave prej shtresave nga verpimi i ujit dhe erës.

Gërryerja ujore kanë të bëjë më veprimin e ujrave si rrjedhojë e reshjeve të atmosferës, shkeputjeve e thërrmijave dhe copëzave dhe lëvizje të tyre, krijim të formave të vogla si mikroreliev. Kjo gërryeje mund të jetë, uniforme mbulesore, e njëjtë, pa ndonje krijim formash të vogëltha të cipës së tokës, vetëm se zhvendosje të grimcave dherore, në pjerrësi dhe ulje relative e lartësisë së vendit që grryhet. Ajo mund dtë jetë , gjithashtu, çarëse, kur ujrat gjejnë shtresa të dobët vende vende dhe krijojnë, në fillim kanale dhe çarina të vogla, e më tej, prej veprimit të vijueshëm, i thellojnë dhe zgjerojnë ato. Një gërryerje e tillë është kur, kjo thellësi arrin deri në 30 cm e këto çarina mund të sheshohen prej punimit normal të tokës. Gërryerja mund të jetë gjithashtu kur veprimi zhvendosës dhe hapës ujrave kalon madhësinë e 30 cm duke formuar çarina më të thella e kanale të cilët nuk mund të sheshohen nga punimi që i bëhët tokës. Veprimet e ujrave krijojnë gjithashtu rrëshqitjet e mëdha të tokës si rrjedhojë e veprimit të tyre në nënshtresën e dherave të duke krijuar një mjedis rrëshqitës me ndikim në pjesë të veçanta të MT. Rrëshqitjet ndodhin në përgjithësi pa rënies

intensive të reshjeve të dëndura.

KLASIFIKIMI I SIPËRFAQEVE TË PUNUESHME DHE TË MENAXHUESHME

Emërtesa kryesore Nënklasifikimet

Sipërfaqet e punueshme:

TOKA-ARA TOKA ME KULTURA DRUFRUTORE. ORIZORE SIPËRFAQE TË GJELBRA QYTETORE. LULISHTE KOPSHTE PRANËBANESORE DJERRINA

Sipërfaqetë menaxhueshme

PARQE LËNDINA BLERIMORE QYTETORE FUSHAT SPORTIVE

Klasifikim për përdorimin e tokës bujqësore

TOKA BUJQËSORE NË PËRDORIM

TOKA BUJQËSORE JO NË PËRDORIM

Tokat bujqësore në përdorim TOKA BUJQËSORE NË PËRDORIM TË PËRHERSHËM

TOKA BUJQËSORE NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM

Pasqyra 23

Toka bujqësore në përdorim të përhershëm

DRITHËRAT

PERIMET

PERIME NË SERRA

LULETËRI

LULETËRI NË SERRA

Toka - ara Toka të mbjella me bimët e arave: ( grurë, misër, thekërr, mel, elb, tërshërë, drithra të tjera ), patate.

Toka të mbjella me bimë industriale: ( duhan, pambuk, panxharsheqeri, luledielli, sojë, bimë eterovajore, regjëse, ngjyruese, vaj recini, kërp, çaji )

Toka të mbjella me perime: ( fasule domate, speca, lakër, karrota, tranguj, thjerza., sallatë, pjepër, qepë, bizele, kunguj)

Serra: ( në palstmas, në xham ) Toka të mbjella me foragjere: ( foragjere

njëvjeçare, foragjere shumëvjeçare )

Toka me kultura drufrutore: Toka me pemë frutore: ( mollë , dardhë ,

kumbulla, fiq, arra, qershi, kajsi, hurma, arra, pemë frutore të tjera.)

Toka me ullinj: ( Ullinj të tejpjekur, ullinj të rinj ).

Toka me agrume: ( portokalle, limonë, qitro, mandarinë).

Toka me vreshta: ( vreshta, pjergulla në pemë )

Toka me fidanishte.

Sipërfaqet e punueshmenë vështrim të ujitjes.

Sipërfaqe të punueshme që ujiten. Sipërfaqe të punueshme nën ndikimin e

reshjeve natyrore.

Sipërfaqet e punueshmedhe

menaxhueshme të klasifikuara sipas gjallesave:

Pemë Pemë shkurrore Barishtorë ( graminorë )

Klasifikimi për llojin e pemëve apo drurëve, sipas llojit të gjetheve:

Pemë gjethegjelbëra Pemë gjetherënëse Pemë fletëgjera Pemë halore.

Klasifikimi i sipërfaqeve të punueshme dhe menaxhueshme, nisur nga shpërndarja hapsinore

Sipërfaqe të punueshme , të vijueshme Sipërfaqe të punueshme, të shpërndara.

Klasifikimi i sipërfaqeve te punuara dhe menaxhuara, nisur nga ndërthurja bimore.

Sipërfaqe të punueshme dhe menaxhueshme njëbimore Sipërfaqe të punueshme dhe menaxhueshme shumë bimore

(pemë, pemë shkurrore, barishtorë)

Klasifikimi i sipërfaqeve të punueshme sipas pranisë ujrave

Sipërfaqe rregullisht të ujitshme. Sipërfaqe nën ndikimin e reshjeve natyrore. Sipërfaqe ujore të punuara ( orizoret)

Klasifikimi i sipërfaqeve të punuara sipas praktikës së qarkullimit bujqësor:

Qarkullim bujqësor i qëndrureshëm dhe i lirë Qarkullim bujqësor ciklik dhe jociklik Qarkullim bujqësor i vijueshëm dhe jo i

vijueshëm

Klasifikimi sipasmënyrës

së ujitjeve

Sipërfaqe, kur ujitja bëhet me përmbytje. Sipërfaqe, kur ujitja bëhet me brazda. Sipërfaqe, kur ujitja bëhet me rrëshqitje. Sipërfaqe kur ujitja bëhet në formë shiu.

BIMËSIA NATYRORE DHE

GJYSËMNATYRORE BIMËSIA

B imësia është një nga përbërësit kryesorë të jetës së gjallë dhe të MT. Ajo përbën tërësinë e llojit të bimëve dhe shoqërimet bimore në një sipërfaqe të caktuar. Këtu përjashtohen bimët kriptogame (bakteret, algat, kërpudhat, likenet). Bimësia e llojit mesdhetar, është e përhapur kudo, po më shumë në zonën e ahishteve e kullotave alpine. Ato janë të shpërndara nga ranishtet bregdetare deri në Alpe dhe formojnë disa zona bimësie të pyjeve dhe shkurreve mesdhetare (makje, dushkaja, ahishte). Flora e Shqipërisë përbëhet nga 160 familje, 50 rende dhe nga më shumë se 3200 llojesh. Këtu hyjnë; bishtajorët, graminorët, trëndafilorët,

kompozitorët, buzorët.Në vështrim të shpërndarjes vertikale njihet kjo ndarje :

PYJET DHE SHKORRETAT MESDHETARE

DUSHKAJAT

AHISHTET

KULLOTAT ALPINE.

BIMËSIA NATYRORE

Bimësia natyore përkufizohet si bashkësi bimësh që ndodhen në një sipërfaqe biogjeografike të caktuar të cilat janë në ekujlibër me forcat biotike ( pra: të organizmave jetësore) dhe forcave abiotike( pra: të dukurive fiziko-kimike, jobiologjike, klima, gjelogjia

etj), në tërësinë e përbërësëve të një ekosistemi.

III.1.b.Bimësia gjysëmnatyrore Bimësia gjysëmnatyrore, përkufizohet si bashkësi bimore me

origjinë amnore natyrore që në përgjithësi nuk kultivohet nga veprimtaria njerëzore por që në periudha të caktuara, fillimore, po edhe herë pas here, trajtohet dhe ndikohet nga kjo veprimtari. Në këtë ndarje hyjnë edhe pyjet e rinj që kultivohen nga njeriu( vetëm sa mbillen) e mandej ata gjithëpërfshihen në bashkësinë bimore natyrore. Në këtë përtëritje dallimet janë shumë të vogla, ose asfare, mbasi përbërja e specieve dhe proceset ekologjike e mjedisore përshtaten me gjendjen amnore të tyre. Këtu përfshihen edhe sipërfaqe të tjera të kultivuara që mbasi braktisen nga veprimtaria e njeriut, kthehen në lëndina, apo dhe të tjera që prej mbikullotjes pësojnë ndryshime të mëdha.Nëpër ugare rriten edhe bimë (joartificiale) të cilat janë të përkohshme dhe futen në këtë

ndarje.

Të përgjithshme Në bimësinë natyrore dhe gjysëmnatyrore, bimët si gjallesa

kanë cilësi të përcaktuara morfologjike si dhe të përbashkëta. Dallimi bëhet nga cilësia e rrënjëve dhe kërcellit (trungut). Kështu:

ndahen drurët nga barishtorët, ndërkohë: simetria e degëve i ndan drurët nga shkurret etj. Lartësitë janë tregues tjetër për të ndarë drurët e pyllit, me drurët e shkurreve. Për to ka përkufizime të

ndryshme në shtete dhe autorë të ndryshëm.

KRITERE DHE DALLUESHMËRI KLASIFIKIMI PËR BIMËSINË NATYRORE DHE GJYSËMNATYRORE.

P ër klasifikimin në tërësi meren parasysh disa cilësi që bëjnë dallimet në nivele të ndryshme ndarëse. Këto cilësi janë:

Cilësi mjedisore :-klima, relievi( format e tokës), lartësia mbidetare, lloji i tokave,

lithologjia dhe erozioni( gërryerja) Cilësi teknike të veçanta:

-aspekti floristik, tipi i bimëve të mbjella

III.4.Gjallesat

Për bimësinë natyrore dhe gjysëmnatyrore, ashtu sikundër

edhe për sipërfaqet e punueshme duhen marrë në konsideratë: gjallesat, dhe kush zotëron prej tyre në këtë sipërfaqe. Gjallesa është një grup bimësh që kanë tipare morfologjike të përcaktuara dhe të përbashkëta. Gjallesat, kanë të bëjnë me tiparet bimore, pra

në pamjen e dukshmërinë e tyre. Drunorët dallohen në drurë pyjorë dhe shkurre te cilat po kështu

dallohen nga: graminorët, myshqet dhe likenet. Në literaturën shqiptare, për bimësinë ekziston ndarja e dy grupeve kryesore të

bimëve: Kriptogamet ( bimët pa lule, baktere, alga, kërpudha, likene,

myshqe, fiere) Fanerogamet (bimët me lule dhe farë) të cilat ndahen, gjithashtu

në: Farëveshura dhe Farëzhveshura Një ndarje tjetër e rëndësishme është:

Bimë barishtore që riprodhohen me spore, me embrion , pa kotiledon.

Bimë barishtore të drunjëzuara që riprodhihen me farë, me embrion një ose dykotiledone.

Drurë ose shkurre me rrëshirë, me vezëza jo të mbyllura, me një vezore në shtyllëz e krezë( farëveshura-Gymnospermae)

Farëzhveshurat, kanë kërcell të drunjëzuar, gjethet në trajtë halash ose luspash, me vendosje të këmbyer, rrallë të përkundërta ose qerthullore, me prani të boçeve, organe ndërmjetëse midis lules

dhe lulesës. Farëveshurat ( Angjiospermae ) janë bimë me farë të veshur, me

kërcell barishtor të zhvilluar mirë, një, dy ose shumëvjeçare si dhe bimë të drunjëzuara. Sistemi rrënjor tek farëveshurat, përveç funksionit kryesor që është fiksimi i bimës, thithja e ujit dhe kriprave minerale, kryen funksionin edhe të indit rezervë,( panxhari, karrota)

Nisur prej cilësive të trungut ( kërcellit), apo rrënjëve, bëhet gjithashtu dallimi prej: drunorëve

në barishorë. Bimë pa kërcell apo rrënjë të qëndrueshme mbi tokë dhe

që u mungon një ndërtim i paepur janë një shkallë tjetër bimësie, ku hyjnë graminorët si barëra, e bimë fletëngushta, të përafërta me to.

Myshqet dhe likenet janë grup bimësh pa gjethe e kërcell apo rrënjë, por me organe fletore e gjethore.

Një kriter tjetër është edhe simetria e degëve. Prej kësaj rrjedh mandej dhe vet mbulesa bimore e cila dallohet si e dëndur, e rrallë dhe e shpërndarë. Veç kësaj është e rëndësishme të përcaktohet se kush zotëron ndër gjallesat dhe si janë ato, të rendituara. Kështu po të nisemi prej drurëve si nivel më i lartë, do të zbresim në shkurre e

deri tek graminoret.

DRUNORËT “Pema e caktuar për t’u prerë akoma merte frymë. Prerja e pemës

është ekzekutim. I mungon vetëm ceremonia. E plagosur në anë, pema u shëmb,

duke shtypur me peshën e vdekjes, barërat, bimët e imta, të dobta ...rrënjët punëtore akoma nuk po e ndjenin, humbjen e trungut e të

kurorës”.Tadeus ROZEUITS

Shpjegimet janë të domosdoshme të bëhen për të grumbulluar informacione njohëse të sakta, aq më tepër, kur bëhet fjalë për botën e gjallë me bimësi, në format më të arrira, e të pjekura, siç janë drunorët. Vet bimësia, në këtë rast është një përzjerje e gjallesave të ndryshme, që mund të jenë: drurë pyjorë a drurë shkurresh që mund të ndodhen të përzierë ose të ndarë, apo me shtresa (kate), ndërkohë që vet drurët shumëvjeçarë kanë trung, degë dhe kurorë, sipër saj. Ne po e përdorim termin: drurë pyjorë dhe drurë shkurresh vetëm si një dallim i drunorëve, në

ndarjet që rrjedhin prej saj, derisa kemi klasat: pyje dhe shkurre. Drunorët përcaktohen si bimë shumëvjeçare me rrënjë e

trung, degë, prej të cilave lindin sythet e rritjes e të zhvillimit. Varësia prej madhësise së trungut dhe simetrisë së degëve, çon mandej, tek ndarja prej drurëve të pyllit për tek drurët e shkurreve. Drurët pyjorë në vështrim terminologjik, duhet të dallohen nga vet

përkufizimi i pemës e cila tek ne në tërësi përdoret për drufrutorët, ndërsa në konceptin pyll përdoret: drurë .

Dru pyjor përkufizohet si nje bimë drunore shumëvjeçare me nje trung të vetem e të përcaktuar qartë dhe me një kurorë gjithashtu të përcaktuar që është e lartë, sëpaku tre metër. ( në burime të ndryshme ky kufi nuk është i njëjtë). E rëndësishme është, të bëhet dallimi nga drurët e një pylli dhe drurët te shkurreve. Që të dyja ato janë pjesë e vijueshme e njëratjetrës por që ndikon llojshmëria e

tyre.

PYLL Për të shmangur trajtimin e pyllit si bimësi natyrore e

gjysëmnatyrore me tokën pyjore nuk ka nevojë të jepen argumente të shumtë, mbasi konceptimi është i qartë në gjendjen e tyre fizike

.Në ligjin shqiptar për pyjet thuhet: “resurset pyjore që përbëhen nga tokë e destinuar për pyll dhe tokë me bimësi pyjore”. Këtu përcaktimi është më i drejtë. Përcaktimi i pyllit në nivel europian na ofron përkufizimin e mëposhtëm: ”Tokë që ka më shumë se 10% mbulesë të kurorës së pemëve (ose një nivel të barzvlershëm të bimësisë ) dhe sipërfaqe më të madhe se 0.5 ha. Drurët duhet të arrijnë një lartësi jo më të vogël se 5 metër, në maturinë e tyre. Pylli mund të përkufizohet edhe si formacione të mbyllura pyjore, ku drurët e kateve të ndryshme dhe bimësia nën to, mbulojnë një përqindje të lartë të sipërfaqes së tokës, ose nga formacione të hapura pyjore, me një mbulesë të vijueshme bimore në të cilën mbulesa e kurorës së pemëve i kalon 10 %. Bashkësitë e reja natyrore dhe gjithë sipërfaqet e krijuara për qëllime pyjore të cilat duan akoma të arrijnë një dëndësi kurore prej 10% dhe lartësi peme të maturuar prej 5 metër, përfshihen në pyll, njësoj sikundër edhe sipërfaqet që normalisht formojnë pjesë të pyllit, por që janë përkohësisht në rritje e që pritet të kthehen në pyll.” ( UN-ECE/FAO 1997 ). Vihet re se edhe në përcaktimin europian, për pyllin përdoret kryefjala: tokë që ka vetëm karakter dallues përdorimi dhe

kuptimësi të pastër, të bimësisë, që rritet mbi tokë.

SHKURRET Shkurret janë bime shumëvjeçare me trunginë të përcaktuar,

por jo të veçantë, shumë degësh me lartësi më të vogël se 5 metër. Gjallesa bimore siç u përmend më sipër është e përcaktuar prej tipareve të saj. Kështu ndodh që në rastin kur, drurët ndahen në drurë pyjorë në drurë shkurresh ashtu sikundër bimët barishtore ndahen dhe dallohen në forbe dhe graminorë si dhe më tej: myshqet dhe likenet. Për të ndarë drurët e pyllit me ato të shkurreve është kushti i lartësisë që siç u trajtua: drurët e pyllit kanë lartësi më të madhe se 3 metër dhe kur janë më të ulët se kaq, ato klasifikohen si shkurre. Po ky rregull nuk nuk është i pranueshëm në të gjitha rastet mbasi psh: në zonat jugore shqiptare

ku rriten makjet mund te ndodhë që mareja, edhe pse futet në shkurre të ketë kushte rritjeje, që mer formën e drurëve pyjore, më të lartë se 5 metër, e po kështu mund të sillet shëmbulli i mretit apo dhe ilqes, kur nuk mund të përdorësh kriterin e lartësisë, për ndarjen përkatëse. Në literaturën shqiptare pyjet, gjithëherë trajtohen sëtoku me shkurret. Po, në fakt pylli ka llojin, shtatin, tiparet e tij që ndryshojnë nga shkurret. Ai ka dhe ndarjen e qartë

hartografike.

BarishtorëtB arishtorët janë të përkufizuar si bimë pa kërcej dhe rrënjë të qëndrueshëme dhe pa një strukturë të përcaktuar qartë. Ato ndahen në: forbe dhe graminorë.[39] Bimësia në barishtorët është një përzierje e ndërthurur dhe e koklavitur e gjallesave të shumëllojshme. Bimësai barishtore shqiptare si llojshmëri është e

larmishme, në të gjitha zonat. Bimët ujore, rriten në nënshtresën ujore dhe e tërë struktura

e tyre përqëndrohet tek uji. Në ujrat buzë deteve Adriatik dhe Jon, në moçalishtet dhe baltovinat bregore, për kushtet ekologjike , rriten bimësi origjinale dhe e pasur, halofite që kanë kërcell dhe gjethe mishtore.

Bimë mbiujëse (notuese) janë të përcaktuara si të pa qëndërzuara, por që notojnë lirshëm mbi syprinën e ujit

GRAMINORËT Graminorët janë familje natyrore bimësh, kryesisht

barishtorë,[39] një ose shumëvjeçare, njëthelbore, me kërcell të rrumbullakët, zakonisht fyl brenda dhe të nyjëzuar, me lule të grumbulluara në kalli a në trajtë fshese si: grami, gruri, misri, thekrra, elbi etj., si dhe të gjithë llojet e të tjera fletëngushta, të barërave si bashkëshoqërime, në livadhe e kullota. Graminorët, në

Shqipëri përbëjnë, 180 specie rreth 450 gjini.[56] Ata ndahen: Poaoideae ( drithra dhe bimë foragjere) Panicoidae ( misri etj) Likenet dhe myshqet janë organizma të përbërë prej një

bashkëshoqërimi simbiotikbimëve pa gjethe dhe algave. Ato gjenden përmidis shkëmbinjëve dhe vet trupit të drurëve që rriten në kushte të teskajshme mbijetese. Përfytyroni, kërpudhat e drurëve që rriten rëndom, në

pyjet tona.Myshqet, janë një grup bimësh foto-autotropike, pa gjethe të vërteta, pa rrënjë dhe kërcell po me organe gjethore e kërcellore. Myshqet dhe likenet në tërësi konsiderohen si sipërfaqe për t’u marrë në konsideratë, në një klasë, kur kjo mbulesë është deri në

20.%

MBULESA DHE KONCEPTI I BIMËSISË SË DENDUR.

Denduria lidhet me kurorat e pemëve dhe afërinë e tyre. Kur kurorat puthiten (këto kurora mund të jenë të drurëve dhe shkurreve), ato krijojnë një mbulesë syprinë të gjelbër, shtrirja e së

cilës është më shumë se 70%. të një sipërfaqeje të caktuar. Por, mund të ndodhë që largësia

midis pemëve, në mos është tangent, ka një largësi e cila mund të jetë sa 1/6 e vet kurorës dhe në këtë rast bimësia drunore e pyllit të jetë përsëri e dendur. Mbulesa mund të konsiderohet si një përpjestim e një sipërfaqeje të veçantë të tokës, shtresës ose syprinës ujore e mbuluar prej bimësisë së arrirë në nivelin më të madh të perimetrit horizontal të secilës bimë, në një shtresë (kat) të caktuar. Mbulesë bimore e dëndur do të quhet, ajo shtresë e përcaktuar qartë e gjallesave që mbulon më shumë se (70-60%) të një sipërfaqeje të dhënë. Një mbulesë e përbërë, nga drurë pyjorë dhe drurë shkurresh i kanë kurorat e tyre të ndërthurura e kërleshura njëra me tjetrën, që takohen ose kanë hapësirë të vogël ndarëse, mids tyre. Kjo hapësirë ndarëse e vogël, midis dy perimetrave nuk duhet të jetë më tepër se 1/6 e madhësisë së diametrit mesatar të kurorave. Kurorat mund të formojnë shtresë të njëtrajtshme apo dhe jo të njëtrajtshme. Nëse bimët, që rriten në një sipërfaqe të caktuar, me kurorat që takojnë njëratjetrën, meret me mend se kurorat e drurëve, janë të rrumbullakta ( ose përafërsisht kështu) dhe kjo mbulesë e tëndës së tyre duhet të jetë përafërsisht 70 %. Megjithatë realiteti në pyjet tona është i shumëllojshëm dhe tënda, herë ndërthuret, e herë ka hapësira ndarëse midis, e të gjithë rastet, janë të pranishme. Prandaj dhe në shtresën e tëndave të kurorave, caku më i ulët i bimësisë së dëndur është deri në 60 %. Dallimi bëhet midis sipërfaqes së dëndur ( më shumë se 60-70 % ), të rrallë (70-60 % deri 20-10 %) dhe të shpërndarë (20-10% deri në 1 %). Kjo kategori, më tej mund të ndahet në: të rrallë: (70-60 %) deri 40 % dhe shumë të rrallë (40% ) deri ( 20-10 % ). Në rastin e bimësisë drunore, me mbulesë midis ( 70-60 %) dhe 40 % , drurët qëndrojnë pothuajse së bashku dhe, prej një largësie, ata mund të shfaqen e të rriten sërish, në vijimësi. Mbulesa e rrallë është një sipërfaqe e dhënë që dallon qartaz bimësinë, kur kurorat e drurëve zakonisht nuk ndërthuren, nuk kërleshen apo takohen, por kanë hapësirë dritë midis tyre dhe largësia e perimetrave të kurorave është deri në dyfishin e diametrit mesatar të tyre. Për barishtorët, të cilat kanë karakter stinor, duhet të theksojmë që mbulesa e tyre do të merret në kondsideratë, kur zhvillimi i bimëve, është në nivelin e tij më të lartë. Duke trajtuar bimësinë me dëndësi mesatare, nisur nga klasifikimet e gjersotme tek ne, një koncept i tillë nuk ekziston, mbasi klasifikimi është i përgjithësuar dhe i reduktuar në trajtesën i dëndur dhe i rrallë, duke shmangur nënndarje të tjera. Një ndarje e tillë duhet të kapërxehet, për faktin se grumbullimet e informacioneve, duhet të jenë më të imta, për analizat dhe interpretimet ekonomike të vlerave të MT. Kjo, është me rëndësi për njohjen e këtij shkallëzimi në interpretimin

të imazheve satelitore, fotografive ajrore dhe nxjerjen e të dhënave prej tyre. Konceptimi i bimësisë së rrallë (pyje apo shkurre) lidhet përsëri me largësinë midis kurorave. Kur kjo largësi është më tepër se sa dyfishi i diametrit të kurorave mesatare atëherë kemi bimësi të rrallë. Bimësi tepër e rrallë: (për pyjet dhe shkurret) do të konsiderohet e tillë kur në një sipërfaqe të dhënë mbulimi i drurëve është deri në 4%. Mbulesa bimore është e shëprndarë kur mbulimi ka vlera: (20-10%). Në rastin e mbulesës bimore të shpërndarë largësia midis dy perimetrave të gjallesave është më shumë se

dyfishi i diametrit mesatar të perimetrit.

III.6. Lartësia Lartësia matet prej tabanit syprinor të dheut, deri në lartësinë

mesatare të formës së gjallesës, që studiohet. Por mund të ndodhë që në një sipërfaqe, të ketë edhe disa drurë që kalojnë shumë mbi lartësinë mesatare, e në këtë rast ato konsiderohen si shfaqje të veçanta. Në vendin tonë ka përcaktime të ndryshme për lartësinë e drurëve të pyjeve, shkurreve dhe barishtorëve. Një ndër to është

edhe ndarja sipas së cilës: drurët kanë një gjani prej 30-3 metër, ( në disa raste

drurët e pyllit kanë kufirin e lartësisë prej 5 metër.) Shkurret kanë një gjani prej 5-0.3 metër Barishtorët kanë një gjani prej: 3 –0,2 metër ( e më të

vogël se kaq )

III.7. Shpërndarja hapësinore Shpërndarja lidhet me përhapjen e bimësisë duke shprehur një

aspekt ekologjik apo dhe degradim të sipërfaqeve bimore e llojeve të veçanta bimësisë: ( psh:bimësi e shpërndarë në sipërfaqe të thata, gjurmë kultivimesh bujqësore brenda pyjeve, degradim, në sajë të prerjeve e mbikullotjes së blegtorisë në këto sipërfaqe etj.) Ato mund të jenë të vijueshëm apo të fragmentuar, bimësi e shpërndarë, djerrina, bimë bujqësore, shkurrëza apo kullotë e lirë. Kjo ndarje duhet bërë jo thjesht për qëllimin hartografik, por për njohjen e një realiteti sa më të imët të MT, analizave dhe ndryshimeve të ndodhura në të. Shpërndarja hapësinore nuk duhet të ngatërrohet me Mbulesën e cila në të vërtetë përcakton dhe përkufizon rregullimin hapësinor të gjallesave ( drurë, shkurre, barishtorë) ndërsa brenda saj vet, mbulesa, jep qartë se si është gjëndja e shtrirjes së llojeve të veçanta të strukturës së bimësisë( dmth : pyll i rrallë, pyll i dëndur).Të gjithë interpretuesit duhet të kuptojnë brenda termit: bimësi: dallimet përkatëse ( psh:bimësi e shpërndarë në sipërfaqe të thata, gjurmë kultivimesh bujqësore brenda pyjeve, degradim në saje të prerjeve e mbikullotjes së blegtorisë në këto sipërfaqe etj.) Në një njësi të hartografuar, kur më tepër se 80% e saj është me bimësi që vazhdon atëherë, ajo përfshihet në termin “bimësi e vijueshme”, pra ajo ka vijimësi mbi tërë sipërfaqen, me një rregullsi dhe pa ndërhapësira thyerjeje. Ndërkohë kur kjo bimësi, në sipërfaqen e

hartografuar është më tepër se 20%, por më pak se 80% ajo përfshihet në termin “bimësi e fragmentuar”. Në realitetin bimor shqiptar, takohen raste të strukturës bimore, kur pylli i dendur mbulon më shumë se 50%, të një sipërfaqeje të caktuar, ndërkaq që përbërësi tjetër i cili mund të jetë: bimë arash ka sipërfaqe më të vogël se 50% dhe më të madhe se 20%. Në këtë rast mbizotëron pylli i dendur por i fragmentuar me sipërfaqe të bimëve të arave. Kur struktura bimore e tipit pyll i dendur, mbulon më pak se 50%, por më shumë se 20% të sipërfaqes, ndërsa përbërësi tjetër, që mund të jetë përsëri bimë arash është më tepër se 50%, ky rast shfaq një përzjerje të të dy këtyre përbërësve, ku mbizotërues është, sipërfaqja e bimëve të arave. Kur përbërësit janë: pyll i dendur i fragmentuar, në masën 70%, bimë arash, që zë 15% dhe sipërfaqe të zhveshura, që zë përsëri 15%, atëherë përzjerja është tri llojesh. Llojshmëritë e mësipërme lidhen me mbulesën e dendur (pyll i dendur i vijueshëm, pyll i dendur po i fragmentuar).[39] Lloji i fragmentuar mund të vërehet si rryp bimor që përzgjatet apo grumbull drurësh. Ky tregues ka të bëjë, me shpërndarjen horizontale hapsinore të bimësisë, në një sipërfaqe të caktuar që merret në studim. Ajo ndahet në: të vijueshëm, të fragmentuar dhe grumbuj-grumbuj. Në fakt, shpërndarja hapsinore bimore është një koncept neutral i përzgjedhur, vetëm për të përshkruar statusin e

bimësisë: si një klasifikim që niset nga qëllimi i pasqyrimit hartografik

të mbulesës bimore dhe si e tillë, i tërë përfytyrimi i saj merret si paraqitje në hartë.

kjo shpërndarje del shumë e qartë, gjatë interpretimit të imazheve satelitore ose edhe të fotografimeve ajrore të zakonshme duke dhënë një informacion ekologjik suplementar ( aspektin e zhvillimit e ndikimit njerëzor mbi bimësinë natyrore.)

Një formacion drunor i dëndur ( pyll i dëndur) i cili haset në tërë hapësirat pyjore të vendit tonë, mund të jetë i vijueshëm ose i fragmentuar e kjo varet nga shtrirja hapësinore, në një njësi që hartografohet. Prandaj, e vështruar në aspektin përmasor, shpërndarja hapsinore është e lidhur me shkallën e hartës ku do të parqiten përbëresit, ( për rastin tone shkalla: 1 : 25 000). Për të përcaktuar këtë shpërndarje ka një referim natyror ( atë që e sheh në natyrë) sipas përmasave reale sipërfaqësore, të formacionit të bimësisë, në një pejsazh homogjen, por në aspektin praktik, ke të bësh me dukjen e shperndarjes hapësinore në fotografi ajrore e imazhe satelitore që interpretohen, të cilat duke qënë në shkallë të ndryshme, kanë përmasa të ndryshme. Njëjësimi i tyre do të bëhet, kur ato do të vijnë në hartë, pas interpretimit dhe përpunimit, duke u përcjellë në shkallën e zgjedhur, ku sipërfaqja më e vogël e hartografuar e grumbujve dhe e fragmenteve bimorë nuk mund të jetë më e vogël se 1 mm2 ose 625 m2=0.625 dynym. Kur struktura e një bimësie të caktuar ka vijimësi ajo mbulon më shumë se 80 %, brenda sipërfaqes më të vogël të hartografuar. Kur struktura e një bimësie të caktuar ka shpërndarje të fragmentuar, ajo

mbulon më shumë se 20 %, por më pak se 80%, brenda sipërfaqes më të vogël të hartografuar.Le të parqesim tri raste:

Kur struktura e llojit të bimësisë ( psh: pyll i dendur) mbulon më shumë se 50% të sipërfaqes dhe elementi tjetër ( tokë-arë) më pak se 50 % e më shumë se 20 % , në këtë rast, sipërfaqja është e përzier me pyll të dendur të fragmentuar, si një element kryesor dhe zotërues.

Kur struktura e llojit të bimësisë ( psh: pyll i dendur) mbulon më pak se 50 %, por më shumë se 20 % të sipërfaqes dhe elementi tjetër ( toka-arë), mbulon më shumë se 50 %. Në këtë rast klasa është e përzier, por zotëron: toka –arë

Kur njësitë sipërfaqësore përmbajnë tre përbërës: ( pyll i dendur i fragmentuar, tokë-arë dhe sipërfaqe të zhveshur ), ajo është përsëri njësi e përzier.

Në këtë rast mund të ndodhë që pylli i dendur i fragmentuar në: 70 %, toka arë në 15 % dhe sipërfaqja e zhveshur 15 % dhe përsëri ajo do të konsiderohet si njësi e vetme hartografike e pyllit të dendur të fragmentuar. Përbërësit e bimësisë së vijueshme ose të fragmentuar lidhen me mbulesën e dendur ose të rallë, ( psh : pyll i vijueshëm i dendur, pyll i dendur i fragmentuar). Fragmentimi mund të jetë rrypor ose vetmor. Në hapësirën shqiptare ka shumë shëmbuj, por më tipike vlejnë të përmenden rryporet, në krahun jugperëndimor të Malit te Gjerë, mbi Delvinë si një shëmbull konkret ilustrues, apo për rastin qelizor siç mund të jenë shkurret grumbullore të veçuara, midis kurizoreve ranore pranbregore në

Ultësirën Perëndimore.Shpërndarja hapsinore, grumbuj-grumbuj, lidhet në përgjithësi me mbulesën bimore të shpërndarë dhe është karakteristike për të, e po kështu ajo u shkon për shtat në përgjithësi pyjeve ( drurë pylli, drurë shkurresh ). Gjallesat barishtore ( forbet, graminorët) kanë shpërndarje në hapësirë por kjo varet shumë nga prania ose jo e sipërfaqes së pyllit apo të shkurreve. Grumbuj bimorë gjatësorë të shkurreve të dendura ( tipike në Shqipëri është përralli, mreti, shkoza), ndodhen sëtoku me mbulesën e bimësisë

barishtore.Ndarje të tjera paraqiten: shkurre të fragmentuara / barishtorë , ose barishtorë/shkurre

Rregulli që u citua më sipër i cili merret parasysh në këtë rast është që shkurret të konsiderohen si përbërës kryesor. Barishorët mund të radhiten si të parë vetëm kur prania e drunorëve, (pyll, shkurre) është e vogël. Tipi i strukturës bimore duhet të konsiderohet i fragmentuar kur : përmasat e copëzave apo grumbujve bimorë janë midis 1 /15 dhe ½ së njësisë më të vogël që hartografohet. Këto copëza e grumbuj mund të zvogëlohen derisa të bëhen sa vet gjallesa ( druri apo shkurreje. Bimësi e vijueshme do të konsiderohet ajo mbulesë bimore e rrallë apo e dëndur, kur është e shpërndarë uniformisht, tej e ndanë sipërfaqes me rregullsi e pa ndonjë ndërhapësirë të shkëputur. Pyjet veriorë, pyjet e shkurreve të dëndura në jug dhe shkurret e rralla uniforme, janë shumë të pranishme në hapsirën shqiptare. Bimësia e fragmentuar mund të jetë e rrallë ose e dëndur por ajo shpesh është e ndërprerë nga fragmentime rrypore dhe vetmore. Bimësia: grumbuj-grumbuj është shfaqja në natyrë e bimësisë në formën e drurëve pyjorë apo të shkurreve të rritura në grupe. Kur bimësia barishtore është e

pranishme, në hapësirat midis, del edhe më mirë ne pah, shfaqja e grumbujve bimorë .

III.8.Ujrat stinore Ujjrat stinore me praninë e tyre ndikuese, lidhen me jetën e

gjallë të bimësisë natyrore dhe gjysëmnatyrore. Kjo ka të bëjë me vijimësinë e ujrave në /apo brenda tokës, sipërfaqen e së cilës ata

mbulojnë.Këto mund të jenë: )-gjysëm (të qëndrueshme që do të thotë më shumë se katër muaj

në vit,pra më shumë se sa një stinë.-të përkohshme ose stinore ( më pak se sa katër muaj por më

shumë se dy muaj në vit ose përgjatë një stine)III.9.Lloji i gjetheve Ll oji i gjetheve lidhet me pyjet dhe shkurret. Ky dallim tregon llojin “fletore” “halore” dhe bimë pa gjethe.

Fletore (gjethorë), konsiderohen drurë e shkurre të grupimit botanik të Angjiospermae, të gjelbra. Ato mund të jenë gjithnjë të gjelbra , gjetherënëse por edhe jogjetherënës.

Halorë, konsiderohen drurë e shkurre të grupimit botanik Gjymnospermae, që kanë gjethe tipike të formës halore siç vihet re në vendin tonë: pisha e bredhi. Ato janë pemë konifere gjithnjë të gjelbra.

Jofletorë, konsiderohen ato kategori bimësh pa gjethe, ose gjethet janë shumë të vogla apo të rrëgjuara. Në to fotosinteza, kryhet nga organe të tjera si kërcelli, degët e rrënja.

Por drurët pyjorë dhe drurët shkurrorë, brenda tyre kanë praninë e të dy apo tre llojeve si: halore + fletore, apo gjetherënës dhe gjethegjelbër. Në të dy rastet duhet të përcaktohet se kush është ai lloj që mbizotëron. Në përgjithësi, mbizotërimi i llojit, ka një mbulesë më shumë se 25% të sipërfaqes.Pra:fenologjia e gjetheve ka

lidhje,nëse ato janë:-gjethegjelbër, gjetherënës, të përzier, gjysëmfletorë e

gjysëmhalorë. Në të gjitha rastet secila ndarje mer përprësi kur llojshmëria,

brenda sipërfaqes është më e madhe se 75 % të saj. Në rastin e përzier duhet të merret parsysh që përbërësit të zënë sëpaku 25 %

të sipërfaqes që studiohet.

Fenologjia: studimi i dukurisë periodike të gjelbërimit, nisma e rritjes dhe ndryshimi blerimor i bimëve që ka lidhje me ndryshimet stinore,

temperaturën periudhën e ndriçimit etj.[11]

Foto ajrore 14. Pamje pyjesh të dëndur.

Foto ajrore 15. Mali i Gjerë. Reliev karstik. Dallim i qartë i shtresave gjeologjike. Në vijim dhe simbiozë me këto shtresa: rritjet e

radhojëve të drurëve pyjorë si një shfaqje të mrekullisë natyrore.

III.10.Shtresëzimet (katet) bimore Shtresëzimi bimor është përbërës aktiv në dallueshmërinë e

ndërtimit të klasëve bimore që do të thotë se nuk është thjeshtë një mjet përshkrimor i klasës. Kurorat mund të formojnë një tendë të rregullt ose dhe të parregullt.Tenda do të quhet e rregullt kur lartësitë e drurëve të pyllit (shkurreve) janë afërsisht të njëjta e uniforme. Mbulesa e tendës së tyre të përbashkët është afërsisht 78%.[39] Ndërsa kur ka ndryshime në lartësi prej grumbujsh apo pemësh të veçanta ato krijojnë kësisoj një shtresë tjetër. Në shtresën e një tende të dëndur kufiri më i ulët i bimësisë së dendur është rreth 60%. Shpërndarja hapsinore, konceptohet si një vlerësim në mbulimin horizontal të bimësisë. Ndërkohë, vlerësimi dhe ndarja vertikale lidhet me lartësitë e bimëve, shtresëzimet brendapërbrenda (katet). Kjo lidhet edhe me llojshmërinë. Në pyjet tona hasen raste të shumta kur shtresa e parë (kati i parë që është edhe kryesor) përbëhet nga drurë pyjorë, e ndërkohë edhe shtresa e dytë është përsëri drurë pyjorë. E njëjta dukuri mund të jetë edhe me shkurret, të cilat brenda vetes janë me dy shtresa (kate).Një ndërthurje shumë e përhapur është kur shtresa kryesore është drurë pyjorë ndërsa shtresa e dytë është shkurre, e cila haset rëndom. Heraherës mbi tendën kryesore të pyllit të dendur shfaqen, pemë të veçanta të larta, ose grumbuj drurësh të cilat përbëjnë një shtresë të veçantë e të dallueshme. Në pyje mund të kemi tre shtresa. Drurë pyjorë, drurë pyjorë dhe drurë shkurresh. Për shkurret në tërësi janë dy shtresa. Shumë raste hasen edhe kur kati i poshtëm i shkurreve janë shkurrëza. Në pyjet tanë të dëndur, studiuesi apo përdoruesi, edhe pse e mer me mend se poshtë kurorëdëndësisë se drurëve të pyllit, ka edhe shkurre dhe barishtorë, përsëri si element përcaktues mbetet shtresa e drurëve pyjorë të dëndur. Asgjë nuk mund të interpretosh dot në mënyrë hapësinore, as në fotografi e as në imazhin satelitor, përveç kurorave bimore, të dukshme. Kështu edhe pse e njohim praninë e përbërësëve të tjerë të MT, përcaktojmë dhe paraqesim, vetëm njërin prej tyre: ( psh: drurët e dëndura), ndërsa barishtorët vetëm mund t’i përshkruajmë. Në një kuptim më praktik duhen njohur dy

lloje të shtresëzimeve (kateve) bimore: kur shtresa e dytë është e njëjtë me gjallesat e shtresës

kryesore, ( pra :drurë-drurë, ose shkurre-shkurre) kur shtresa e dytë përbëhet nga lloje të tjerë, të

gjallesave ( psh: drurë pyjorë,drurë shkurresh)Rasti i parë, i dhënë më sipër, kërkon shpjegime të detajuara, për llojin e drurëve, ndërthurjen e tyre etj. Këtu duhet të shtojmë, si të rëndësishme, se të dy këto shtresa janë qartësisht të dallueshme, njëra prej tjetrës. Kushtet kryesore që meren në shqyrtim për

shtresëzimin bimor mund të radhiten si më poshtë:

Për drurët me tri shtresa, duke përfshirë atë që është kryesore, drurë të dëndur, me një shtresë të dytë që priret të kalojë nga drurë të dëndur tek të rrallë si dhe nga një shtresë e tretë: drurë të shpërndarë, të dallueshëm, në lartësi nga të tjerat. Ky do të konsiderohet si : pyll shumështresor (shumëkatësh), me shfaqje drurësh të lartë të shpërndarë.

Kur shtresa (kati) kryesor është drurë të dëndur ose drurë të rrallë dhe një shtresë e dytë e drurëve të shpërndarë, ku lartësia e shtresës së dytë është më e madhe ( dmth:shfaqje drurësh të lartë, të shpërndarë)

Për shkurre, numëri i shtresave me përbërje të së njëjtave gjallesa është dy, duke përfshirë shtresën kryesore.

Për barishtorët ka vetëm një shtresë. Kur shtresa kryesore është drurë pyjorë dhe mbulesa është e

rrallë, atëherë është e pamundur të kemi të njëjtën gjallesë me mbulesë të rrallë, me prirje tek e dëndura, me lartësi të ndryshme, si një shtresë të dytë,

)dmth: drurë të lartë të rrallë me drurë të shkurtër të rrallë, është e pamundur(

Nëse shtresa kryesore është shkurre dhe mbulesa është e dëndur ose e rrallë, atëherë është e pamundur të kemi të njëjtën gjallesë, me mbulesë të rrallë me prirje për tek e dëndur me lartësi të ndryshme, si një shtresë e dytë. I vetmi përjashtim nga ky rregull është kur shtresa e dytë përbëhet prej shkurrëzash.

Nëse mbulesa e shtresës kryesore është drurë të dëndur ose shkurre të dëndura atëherë, nuk meret në konsideratë ndonjë shtresë tjetër barishtorësh.

Nëse shtresa (kati) kryesore është shkurre ose barishtorë vetëm shtresa e pemëve meret ne konsideratë.

Fig 16.Nënklaset e pyjeve duke marrë parasysh katet e pyllit:16.a.pyll shumëkatësh16.b.pyll me shkurre.16.c. pyll shumëkatësh e me shfaqje të rralla drurësh shumë të

lartë.

16.d. Pyll me shkurre dhe shfaqje drurësh shumë të lartë.1.16.e. Pyll me shfaqje të rralla drurësh të lartë.

Fig 17. Nënklasat : pyll i rrallë me lloje të tjerë.17.a. Pyll i rrallë më shkurre të rralla17.b.Pyll i rrallë me barishtorë.17.c. Pyll i rrallë , me shkurre të rralla dhe shfaqje drurësh të lartë.17.d. Pyll i rrallë me barishtorë dhe shfaqje drurësh shumë të lartë.

Fig 1818.a.Shkurre të dëndura me shfaqje drurësh të rrallë, të lartë.18.b. Shkurrëza, me shfaqje shkurresh të rralla, të larta.18.c.Shkurrëza, shkurre dhe shfaqje drurësh të rrallë, të lartë.

Fig 1919.a.Shkurre të rralla, barishtorë me shfaqje drurësh të rrallë , të

lartë.19.b.Shkurre me barishtorë dhe shfaqje të drurëve shkurrorë të

lartë19.c. Shkurre me shfaqje drurësh pyjorë dhe shkurre të larta.

Fig 20

20.a.Barishtorë me shkurre20.b.Shkurrëza me shfaqje drurësh të rrallë , të lartë.20.c.shkurre me shfaqje shkurresh të rrallë, të lartë.

Fig 2121.a.Kullotë me shfaqje drurësh të rrallë.21.b. Kullotë me shkurre të rralla.

21.c.Kullotë me shkurre të rralla dhe drurë të rrallë.

III.11. KLASIFIKIMI I BIMËSISË NATYRORE DHE GJYSËMNATYRORE

Pasqyra 32

1.Bimësia Bimësi natyrore Bimësi gjysëmnatyrore

Pasqyra 33

2 .Klasifikimi i bimësisë në vështrim të gjallesave.

Pyje Shkurre Shkurrëza Barishtorë.

Pasqyra 34

3.Klasifikimi i bimësisë sipas lartësisë së drurëve Drurë pyjorë kur lartësia e tyre

është më e madhe se 5 metër Drurë shkurresh, kur lartësia e

tyre është më e vogël se 5 metër.

Pasqyra 35

4.Klasifikimi i bimësisë sipas dendurisë dhe

mbulesës.( pyje, shkurre, barishtorë)

Të dëndur Të rrallë Të shpërndarë

Pasqyra 36

5.Klasifikimi i bimësisë sipas shpërndarjes

hapsinore.5.1.Për pyjet:

Pyll i dëndur Pyll i rrallë Pyll i shpërndarë Pyll i vijueshëm i dëndur Pyll i vijueshëm i fragmentuar Pyll i fragmentuar i dëndur Pyll i fragmentuar rrypor Pyll i fragmentuar grumbuj-

grumbuj.

Pasqyra 37

5.Klasifikimi i bimësisë sipas shpërndarjes

hapsinore.5.2 .Për shkurret

Shkurre të dëndura Shkurre të rralla Shkurre të shpërndara. Shkurre të fragmentuara, rrypore Shkurre të fragmentuara, grumbuj –grumbuj.

Pasqyra 38

6.Në vështrimin e moshës së sipërfaqeve pyjore:

Pyje te rinj Pyje të pjekur ( të lartë ) Pyje të tejpjekur ( të ulët )

Pasqyra 39

7.Klasifikimi i bimësisë në vështrim të pranisë së ujrave në /ose pranë

syprinës së tokës.

Bimësi natyrore dhe gjysëmnatyrore me praninë ujore gjysëm të përhershëm (në më shumë se katër muaj të vitit, ose më shumë se një sti

Bimësi natyrore dhe gjysëmnatyrore me praninë ujore , të përkohshme ose stinore(më pak se katër muaj të vitit ose përgjatë një stine)

Bimësi natyrore dhe gjysëmnatyrore, në sipërfaqe ujore.

Pasqyra 40

8.Klasifikimi i bimësisë në vështrimin blerimor Bimë shumëvjeçare përherë të gjelbëra

Bimë njëvjeçare të gjelbëra. Bimë stinore të gjelbëra. Bimë gjetherënëse

Pasqyra 41

Për bimësinë në përgjithësi

9.Klasifikimi i bimësisë në vështrim të llojit të

gjetheve.

Për bimësinë, në përgjithësi Bimësi fletëgjerë Bimësi halore

Për pyjet: Pyll fletorë Pyll halorë Pyll i përzier

Për shkurret: Shkurre fletore Shkurre halore Shkurre të përziera.

Pasqyra 42

Bimësi: kur kati kryesor dhe kati i dytë janë drurë

10.Klasifikimi i bimësisë në vështrim të kateve të

bimësisë.

pyjorë.

Bimësi: kur kati kryesor dhe kati i dytë janë : drurë

shkurresh. Bimësi: kur kati kryesor është drurë pyjorë dhe kati

i dytë; shkurre

Bimësi barishtore, si kat përdhes.Për pyjet

Kati i pyllit të dëndur Kati i dytë i pyllit të dëndur me prirje për rrallësi. Pyll shumëkatësh, me shfaqje të drurëve të lartë të

veçuar.Për shkurret:

Kati i shkurreve të dëndura Kati i shkurreve të dëndura të ulta.

Pasqyra 43

11.Shpërndarja vertikale e bimesisë shqiptare

Zona e pyjeve dhe shkorretave Mesdhetare Zona e dushkajave Zona e ahishteve Zona e kullotave alpine

Pyjet dhe shkurret ( Makjet, Shibljaku)

Pyjet mesdhetare (Pisha e e gër, Ilqi, Bulgër, Valanidh, Bungëbutë,Pyje me esenca gjethegjera të përziera)

Dushkajat (Pyjet e bungut, Pyjet e shpardhit,Pyjet e gështënjës, Pyjet e qarrit, Pyjet e shkozëbardhës)

Ahishte t( Ahishtet, Breshtat,Arnishtat)

Pasqyra 44

12.Klasifikimipër përdorimin

e pyjeve

Pyje që përdoren për industri Pyje që përdoren për dru zjarri Pyje të mbrojtur si parqe kombëtare dhe

mjedisore: Pyje në vështrimin shlodhës.

Pasqyra 45

13.Klasifikim në përdorimin e Kullotave & Livadheve

Kullota natyrore Livadhe

Pasqyra 46

14.Kullotat natyrore Shkurre natyrore

Bar natyror

Pasqyra 47

15.Klasifikimi i kullotave e livadheve, shoqërimeve

bimore të tyre

Kullota, shkorreta, djerrina (lëndina) të zonës së pyjeve dhe shkurreve mesdhetare

Kullota , shkorreta, djerrina (lëndina) të zonës së dushkajave.

Kullota, shkorreta , livadhe të zonës së Ahut, në Krahinën malore Qëndrore e Veriore.

III.12. Kritere përpiluese hartografike

A.Për aq sa lejon shkalla e hartës 1:25 000 sipërfaqet me bimësi tregohen sipas shtrirjes dhe formës që ato kanë në natyrë.

B.Tiparet e bimësisë, të radhitura më sipër me përjashtim të pemëve të rralla (të shpërndara) tregohen kur përmasa e

sipërfaqes është 2,5m/m x 2,5m/m në shkallën e hartës.C.Kur livadhet ose grumbujt e bimësisë janë shumë të vogla për

t’u paraqitur në hartë atëherë një ndërthurje apo përfshirje e të dy përbërësve është e lejuar brenda përmasës së cituar më lartë. Përmasat më të vogla, paraqiten si grumbuj pemësh ose

pemë të rralla.D.Sipërfaqet e vogla të bimësisë, ndënë përmasën 2,5m/m x

2,5m/m, si dhe kur ndërthuren në sipërfaqe të mëdha të ndonjë tipi tjetër të bimësisë simbolizohen njëlloj sikundër

sipërfaqet e mëdha.E.Rrypat e ngushtë të bimësisë më të vegjël se 1,25m/m x

1,25m/m në gjerësi nuk paraqiten. Përjashtim bëhet në ato raste kur hapësira është e varfër me bimësi. Në këto raste ato

përbëjnë rëndësi orjentimi.F.Sipërfaqet me radhoj bimësie (drurë, shkurre etj) përgjat

rrugëve të cilat kanë rëndësi në aspektin, për orjentim, pasqyrohen.

G.Rrypat e pyjeve të prerë (apo korijet pyjore) më të vegjël se 25 metra në gjerësi tregohen me përmasë deri 0,5 m/m, ndërsa ato më të mëdha paraqiten në shkallë. Kur pjesët e pyjeve të prerë janë të shumtë në sipërfaqe dhe që portretizimi i tyre ka rëndësi për përdoruesin e hartës ato

paraqiten duke bërë edhe shkrimin sqarues.H.Secila sipërfaqe e veçantë e pyjeve përmban simbolin ose

simbolet e llojit ose të llojeve të pemëve që përfshihen në të. Një sipërfaqe e veçantë është e përcaktuar si e shkëputur ose jo në vazhdimshtrirje me sipërfaqe tjetër pyjore, si dhe në rastin kur e gjithë sipërfaqja është, dukshëm, e përcaktuar me një kufi ndarës gjatësor. Secila sipërfaqe pyjore duhet të

përmbajë së paku një simbol prej llojit të pemëve që përfshihen në të.

I.Kur sipërfaqja pyjore, përfshin në vete një lloj druri pyjor, por e shpërndarë aty këtu dhe me shkëputje ku shfaqet lloji tjetër i drurëve kur sipërfaqja është më e madhe se 20 m/m2 në shkallë të hartës, në këtë rast si symbol, do të jetë ai lloj që

zotëron gjithë sipërfaqen pyjore.J.Kur sipërfaqa pyjore përfshin në vete të dy llojet, si ato

fletore(gjethorë) dhe halorë, por që nuk ka një kufi të përcaktuar, nëse sipërfaqa në shkallë të hartës është mbi

20mm atëherë; kur njëri prej llojit të pemëve përbën 75% ose më

tepër simboli tregohet për tërë sipërfaqen. kur të dy llojet e drurëve pyjorë janë të

shpërndara afërsisht në mënyrë të barabartë, simboli i të dy llojeve tregohet për tërë sipërfaqen.[53]

III.13. FJALORTH SHPJEGUES I TERMAVE TË BIMËSISE

Në vendin tonë llojshmëria e bimëve është e ndryshme dhe

nga më të pasurat në rajon Bimë aromatike: bimë që përpunohen për të nxjerrë esenca aromatike. Ato janë pjesë e bimësisë gjysëmnatyrore me përhapje të gjerë në Shqipëri. Ndër këto bimë shfrytëzohen: pisha e zezë, pisha e egër, bredhi, dafina, mareja, rigoni, dëllinja e kuqe, mendra

e egër, sherbela etj.

Bimë endemike: si gjini e familje bimësh që rriten vetëm në një mjedis gjeografik të kufizuar. Flora e Shqipërisë është e pasur me bimë endemike. Këtu përmendim dafinën (në zonën e shkurreve mesdhetare) gështenja e kalit (dru i familjeve të gështenjave të egra që ndeshen në gryka lumenjsh); boshtra (shkurre gjetherënëse, familje ullinore që ndeshet në Shqipërinë e mesme).

[18]

Bimët mjekësore: lloje bimësh që përdoren për parandalimin, lehtësimin e mjekimin e sëmundjeve. Shfrytëzohen kryesisht në gjendje të tharë. Flora Shqiptare ka mbi 300 bimë mjekësore si dafina, sherbela, murriza, boçka, tatulla, kamomili, hithri, mëllaga

etj.

Bimë ngjyruese: që përmbajnë lëndë kimike me veti ngjyruese. Këtu përmendim: vërriri, degët e cërmëdelit, frashëri, trëndafili etj.

Bimë regjëse: nga të cilat nxirret tanimi, që ka veti rrudhëse. Këtu përmendim: valamidhin e bardhë, të kuq, të hinjtë që gjenden në dushkaja. Për nxjerrje tanimi përdoren edhe shqemja, cëmërdeli,

gjethet e xinës, qelbsi etj

PYLL. Lloj bimësie i cili përbën një bashkësi drunore, shkurresh apo

llojshmëri të tjera, barërash, myshqesh, likenesh – duke përfshirë gjithashtu faunën dhe mikroorganizmat, që sëtoku janë përbërës biologjikisht të ndërlidhur në zhvillimin e tyre. Ky grupim i dendur drurësh ka sipërfaqe më të madhe se 0,5 >ha (FAO) dhe me mbulesë tënde më shumë se 10%. Pyjet janë përbërës vendimtarë të MT, që ndikojnë në mirëqënien e bashkësisë njerëzore, duke qenë themel për jetën në tokë me funksionet e tij ekologjike si rregullues i natyrshëm i klimës dhe burimeve ujore, banesave, bimëve e kafshëve. Pyjet janë burim furnizimi në një spektër të gjerë për lëndët drusore, ushqim për njerëzit dhe blegtorinë, bimëve mjekësore, sikundër edhe si hapësirë rikrijimi e përtëritjeje shpirtërore. Drurët duhet të jenë të aftë të arrijnë lartësinë më të vogël deri në 3 metër në pjekuri të tyre. Pylli mund të jetë natyror ose dhe i krijuar nga trajtimi i veprimtarisë së njeriut, siç janë fidanishte dhe pyje të rinj të kultivuar për të krijuar pyjet e ardhshëm. Në sipërfaqet pyjore bëjnë pjesë edhe rrugët pyjore, brezat pyjorë mbrojtës, koridorët pyjorë kundër zjarrit, pyjet e parqeve kombëtare, rezervatet natyrore, sipërfaqet pyjore me karakter shkencor, historik, kulturor dhe shpirtëror (FAO). Në të përfshihen gjithashtu, sipërfaqe farore si pjesë të vet pyllit. Në Shqipëri, gjatë tranzicionit të vështirë drejt shoqërisë demokratike, në sajë të mungesës së ligjit si dhe të shpërdorimit të lirisë dhe lëvizjes së lirë të popullsisë, pyjet pësuan një dëmtim të

jashtëzakonshëm, në prerje dhe keqtrajtim të tyre. PYLL FLETOR

Lloj pylli ku mbizotërojnë drurë të specieve fletore, në më shumë se 75% të kurorëdëndësisë së tyre. Në këtë formacion bimor përfshihen edhe nënkate të shkurreve. Këtu përfshihen ato drurë dhe shkurre që në vështrimin botanik klasifikohen si Angjiospermae. Ato mund të jenë përherë të gjelbër kur drurët dhe gjithnaja e tyre qëndrojnë me blerim gjatë gjithë vitit. Sipas llojshmërisë së drurëve

pyjet gjethorë mund të jenë edhe gjetherënës.PYLL HALOR

Lloj pylli koniferë, ku mbizotërojnë drurë të specieve halore në më shumë se 75% të kurorëdendësisë së tyre, përfshirë edhe nënkatin e shkurreve. Këto pyje janë të përbërë kryesisht nga pishat, bredhat, arni. Ndodhen në përgjithësi në lartësi të maleve. Në vendin tonë këto lloj pyjesh hasen në Malet e Shqipërisë Qëndrore dhe Veriore. Pyjet halorë mund të jenë përherë të gjelbër. Halorët konsiderohen drurë e shkurre të grupimit botanik të Gjymnospermae, me gjethe tipike halore, me fara të futura në boçe.

PYLL I PËRZIER

Lloj pylli, ku as fletorët as halorët nuk përbëjnë më shumë se 75% të kurordendësisë së tyre. Në vendin tonë pylli i përzier

përbëhet nga përzierja e ahut me pishën dhe arnin me dushkun.

PYLL I DENDUR

Pylli i dendur karakterizohet nga denduria dhe afëria e kurorave të pemëve të cilat ndërthuren, puthiten ose janë tangent njëra me tjetrën. Mbulesa syprinore e këtij lloj pylli, përbën një shtrirje më shumë se 70%, të një sipërfaqeje të caktuar. Por mund të ndodhë që largësia midis pemëve, në mos është tangent, të ketë largësi midis tyre sa 1/6 e vet kurorës mesatare të drurëve, e në këtë rast përsëri pylli të jetë i dendur. Drurët e kateve apo nënkateve të ndryshme mbulojnë sipërfaqe të mëdha që arrin, në më shumë se 40% të njësisë që hartografohet. Këta pyje mund të jenë të trajtuar ose të pa trajtuar nga njeriu.

PYLL ME DENDËSI MESATARE. Ky lloj pylli i ka kurorat e pemëve që nuk takohen, nuk

ndërthuren njëra me tjetrën dhe largësia midis tyre është deri në madhësinë e dyfishit të diametrit mesatar të kurorave. Po të jetë se diametri mesatar i kurorave është 15 metra, atëherë deri në

largësinë 30 metër pylli do të quhet me dendësi mesatare.PYLL I RRALLË

Lloj pylli, ku largësia midis kurorave të tij është më e madhe se sa dyfishi i diametrit mesatar të tyre. Kësilloj, sipërfaqet pyjore me shtresë drurësh nuk janë të vijueshëm, por të ndërprerë dhe me mbulesë së paku në masën 10% dhe jo më shumë se 10%. Në ndërhapësirat e drurëve ka vazhdimisht nja shtresë bari, shkurresh

të rralla që lejojnë kullotjen.PYLL I RI

Lloj pylli i kultivuar dhe trajtuar nga veprimtaria e njeriut, me qëllim të krijimit të sipërfaqeve të pyjeve të arrirë, të ardhshëm. Lartësia e drurëve të tij ndryshon nga, 0,4 metër, deri kur ai merr pjekurinë e duhur, në lartësinë 5 metër. Këtu përfshihen edhe

fidanishtet e llojeve të ndryshme.PYLL I DEGRADUAR

Lloj pylli, kur për arësye të ndryshme natyrore (sëmundje bimore), të moshës së vjetër, të ndërhyrjes së veprimtarisë së njeriut, ka humbur cilësitë e tij të zhvillimit dhe që ka nevojë të ripërtërihet, të zëvendësimit të tij gradual prej pylli të vjetër, në pyll

të ri.PYLL I RRËZUAR

Lloj pylli, që për shkaqe të ndryshme të veprimit natyror (gërryerja, era, rrëshqitjet), përbëhet me drurë të rrëzuar. Sipërfaqet e tilla, më vonë kanë nevojë për ndërhyrje të

veprimtarisë së njeriut, për ripërtëritje.PYLL I DJEGUR

Sipërfaqe me pyje masive, të cilat janë djegur prej zjarreve dhe kanë mbetur të dukshëm vetëm trungjet e tyre. Në stinën e parë të djegies në tërësi, zhduket jo vetëm shtresa e drurëve por dhe gjithë bashkësia bimore brenda pyllit, duke krijuar një mjedis të virgjër, për një fillim të ri rritjeje dhe përtëritjeje. Brenda sipërfaqeve të tilla pyjore, në fillim çelin, zgjohen e rriten barërat, shkurrezat, shkurret e mandej një pjesë e drurëve, por pa arritur asnjëherë gjendjen e tij të parë. Në raste të veçanta mund të bëhet në mënyrë

të kontrolluar, një diegje e mbeturinave natyrore apo artificiale të pyllit.

PYLL I PRERË

Sipërfaqe pyjore me drurë të prerë prej ndërhyrjes së programuar të veprimtarisë së njeriut apo të faktorëve të pa programuar dëmtues e spontanë, që ndryshojnë pamjen e pyllit duke tërhequr trungjet, degët e materialet e tjera, për qëllime të ndryshme, duke lënë vetëm prerjet fundore të trungjeve të prerë, ku

me kohë fillon përsëri rritja dhe zhvillimi bimor.

Foto 22. Hapësirë në vijim të Jonufrës, mbi Tragjas, posht majës së Qiromanges.Pyll i fragmentuar, ( i rrallë, i dëndur, grumbuj – grumbuj), kullota masive me shkurre të rralla e shkurrëza.Në planin më të afërt të fotografisë: sipërfaqe gjineshtre, me lulëzim të

verdhë. Mbi lëndinë : pjesë pemëtoreje.

Foto 23. Pjesë e maleve Akrokeraune. Prej majës së Qores, pyll i rrallë, shkurrnajë e rrallë, kullota malore, fragmente grumbullore të pyllit të dëndur me pishë. Më poshtë : pyje të djegur, kullota,

sipërfaqe gurore.

PYLLËZIM Mbjellje fidanash në sipërfaqe të vijimësisë së tokave pyjore

për krijim të pyjeve të rinj, përshtatur konditave ekologjike.

PYLL ARTIFICIAL Sipërfaqe pylli e krijuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet

mbjelljes së farave apo fidaneve.

PYLL KOPSHTOR Pyll, me prerje drurësh të madhësive dhe moshave të

ndryshme, me kurora ndryshimore në lartësi e vemdosje njëra mbi tjetrën, të cilat formojnë profile të valëzuara, të çrregullta. Në këto lloj pyjesh, planet e mbarështrimit parashohin zbatimin e prerjeve

kopshtore, ose regjim trajtimi trungishteje nën rrallim.

PYLL MJEDISOR MBROJTËS. Pyll i destinuar, kryesisht për qëllime mbrojtëse si ndaj

dukurisë së erozionit (grryerjes), ndikimit të erërave, çrregullimet në rrjedhat e burimet ujore, në përshtatje me të cilat i nënështrohet

edhe trajtimeve silivikulturore të veçanta.

PYLL PRODHUES. Pyll që ka si funksion kryesor prodhimin e materialit drusor, në

shërbim të të cilit bëhet menaxhimi dhe sigurohet mbritshmëria e tij. Nga këto pyje nxiret lëndë drusore me interes për tregëtinë dhe

menaxhimi bëhet i programuar për këtë qëllim.

PYLL-PARK Pyll që si qëllim kryesor ka shlodhjen e argëtimin e njerëzëve. Është i menaxhuar. Ka infrastrukturë të

brendshme të tij: si rrugë, monumente, çezma, pushimore etj.PYLL SHTETËROR.

Pyje që i përkasin ose janë pronë e shtetit të cilët mbarështrohen nga organet pyjore shtetërore.PYLL VENDOR

Pyll që i përket një bashkësie vendore: ( komune, fshati, bashkësie fetare apo shoqatave të ndryshme) nga mbarështrimi i të cilëve përfitojnë anëtarët e bashkësisë.

BREZ PYJOR MBROJTËS Radhua pylli i sistemuar prej veprimtarisë së njeriut, me shtrirje gjatësore e gjerësi deri 20 metër, ( po edhe më të

vogël) i cili kryen rolin mbrojtës nga veprimi i faktorëve natyrorë (erërat, erozioni etj)GRUMBULL I VEÇUAR DRURËSH

Drurë të llojeve të ndryshëm, grumbuj-grumbuj, larg njëri-tjetrit që zënë sipërfaqe jo më të madhe se 40 m2 e që kanë karakter orjentues .

DRURË TË VEÇUAR ORJENTUES Drurë (pemë) të veçuara, të larta, tipike, të cilat në përgjithësi kanë karakter orjentues.

KORIDOR PYJOR Hulli e hapur në sipërfaqet pyjore, me gjerësi nga 4 deri në 20 metër, e krijuar sipas një studimi dhe plani të

programuar për të parandaluar përhapjen e zjarreve, në masivet pyjore. Në përgjithësi koridoret pyjorë janë paralele njëri me tjetrin dhe largësia midis tyre arrin në qindra metra. Vendosja e hapja e koridoreve pyjorë, varet edhe nga

karakteri dhe format e relievit ku ndodhen sipërfaqet .RRUGË PYJORE

Rrugë që kalojnë përdis koridoremive pyjore të cilat shërbejnë jo vetëm për veprimtarinë e njeriut në ekonominë pyjore, por edhe për të lidhur një qëndër ose një parcelë pyjore me një parcelë tjetër. Këto rrugë mund të

kenë karakter stinor ose edhe të përmirsuara.REZERVAT NATYROR

Sipërfaqe pyjore që për interesa ekologjike, shkencore, shoqërore, historike dhe shpirtërore përjashtohen nga shfrytëzimi për qëllime ekonomike si për shëmbull për kullotë, prerje dhe mbrohen me akte ligjore e nënligjore për të ruajtur vlerat e tyre natyrore dhe të gjendjes së tyre të egër.Ato janë sipërfaqe toke, ujorë, bimorë (Park pyjor),

të cilat zotërojnë ekosisteme të veçanta, tipike dhe për vlerat etyre kanë karakter kombëtar.Fotografi ajrore 24: Pylli i Divjakës. Dallueshmëri e pyllit të lartë dhe atij të ulët., thyerje hapësinore të kënetëzimit të

kalueshëm me bimë ujëse, rrugët pyjore. Dallimi i sipërfaqeve të bardha së kripshmërisë syprinore të tokës. Ngastrat

e sistemuara në mbarim të pyllit.Foto 25. NëLurë

REZERVAT PYJOR Sipërfaqe pyjore me cilësi të larta gjenetike dhe riprodhimi që gëzon statusin e zonave të mbrojtura.Janë

sipërfaqe farore, si pjesë të vet pyllit.SHKURRE

Bimë drusore, me kërcenjë drunorë por jo trungje, të degëzuara qysh prej bazës së tyre, që rriten deri në lartësinë 5 metër. Ato bëjnë pjesë në bimët shumëvjeçare dhe nuk kanë ndonjë kurorë të përcaktuar si dhe ndonjë ndarje të rregullt të kurorës nga kërcelli. Në shkurre janë të pranishme bimësi e llojit të makjeve, të cilat janë formacion bimor i dendur, i përbërë nga lloje shkurresh në toka silicore e mjedise mesdhetare. Shkurret mesdhetare janë bimësi drurëngjashme, përherë të blerta, të dendur, me shumë degë, të përdredhura, të ndërthurura në të cilat veçohen nga prania e kaçubeve, gëmushave, drizave aromatike ku më tipike janë: mareja, xina, shqopi, prralli,

shkoza, mreti, ilqeja, mersina, dafina, gjineshtra, frashëri etj.SHKURRE TË RRALLA

Bimësi shkurresh, grumbuj - grumbuj, të shpërndara pa ndonjë rregull apo kriter në mënyrë natyrore, kur largësia midis grumbujve njëri nga tjetri është më e madhe se dyfishi i diametrit të grumbullit mesatar të shkurreve.

Në hapsirat midis sipërfaqes janë të mbuluara nga bimë barishtore, shkurrëza etj, që mund të përdoren për kullotë.SHKURRE TË DENDURA

Bimësi shkurresh të vazhduara, të ndërthurura, pa hapsira drite midis tyre, që krijojnë një sipërfaqe masive të mbuluar prej shkurrnajës. Shkurret mund të jenë të llojit halore, fletore dhe të përzierë.

SHKURRËZA Formacion bimor drusor i ulët, me lartësi jo më tepër se 0.5 metër, të degëzuara, të shtrira në syprinë të

tokës. Këto lloje mund të jenë: bezgë, sherebel, ferrë etj. Shkurrëzat në përgjithësi janë të rralla.LIVADH

Sipërfaqe toke të veshura,me shoqërime e llojshmëri bimore, barishtore, me mbizotërimin graminoresh, të rritura në një mjedis ekologjik që përdoren për kullotë nga bagëtitë ose kositen për mbledhje bari. Livadhet lindin ku barishtorët mezofilë shumëvjeçarë, mbijetojnë në llojet bimore të tjera. Për livadhet krijohet një mjedis i cili mund të jetë natyror ose dhe i përmirësuar nga njeriu. Në tërësi ato janë sipërfaqe natyrore, por nën ndikimin e veprimtarisë së njeriut, mbasi përzgjidhen, trajtohen dhe kositen. Sipas periudhës së shfrytëzimit ato ndahen në verore, vjeshtore dhe dimërore. Në vëndin tonë ato mund të jenë në zona kodrinore, malore dhe alpine, por ka dhe raste të tjera që ato ndodhen dhe në zona fushore.Livadhet e vërteta që kositen dhe që kanë tipar shqiptar të veçantë, ndodhen në Alpet Shqiptare, Bjeshkët e Namuna, por ato nuk mungojnë edhe në zona të tjera. Livadhet nuk i përkasin fondit të tokës së

punueshme, apo fondit pyjor.SIPËRFAQE ME KALLAMA

Sipërfaqe me bimë shumëvjeçare të vendeve të lagështa, me kërcell të fortë, të lartë, të drejtë me nyje e bosh përbrënda dhe me gjethe të gjata e kashtore. Kallamishta rriten kryesisht në zonat bregdetare të Ultësirës

Perëndimore të Shqipërisë ose anës lumenjve. Këto sipërfaqe quhen edhe kallamishte.SIPËRFAQE ME ZHUKË

Sipërfaqe me lloj xunkthi që ka rrënjë të gjera, me fije të holla e të gjata që dalin drejtpërdrejt nga rrënjët dhe mbarojnë me një krekëz të mbushur me fara e me gjëmba. Rriten kryesisht në zonat bregore të detit dhe anës

lumenjve. Këto sipërfaqe quhen edhe zhukishte.KULLOTA:

Sipërfaqe bimore, ku bagëtitë kullosin, ushqehen në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kësilloj, mbulesa bimore që përdoret për ushqimin e bagëtisë ndahet në : kullota që shfrytëzohen nga bagëtia për kullotë dhe Livadhe ( shih) që përdoren për kositje. Kullota është tip bimësie, shkurre me shoqërime barishtore shumëvjeçare, me kushte të përshtatshme lagështie dhe ngrohtësie, regjim të ajrit dhe ushqimit mineral. Të gjithë shkorretat, në fakt, janë kullota.

Shoqërimet bimore kryesore të kullotave janë: kullota, shkorreta, të zonës së pyjeve Mesdhetare. Kullota, shkorreta, të zonës së dushkajave. Kullota, shkorrata, të zonës së ahut, dhe Alpine, në Krahinën Malore Jugore. Kullota, shkorreta , të zonës së ahut, në Krahinën Malore Qëndrore dhe Veriore.

BIMËSIA KULLOSORE Bimësia e kullotave dhe livadheve (Bimesi kullosore) është pjesë e pasurisë së natyrës. Ato jane grupe

bimore , bashkëshoqëruese që përbëhen nga : graminorë, bishtajorë, dhe të ndryshëm

PARK KOMBËTAR Zonë e mbrojtur dhe e administruar për ruajtjen e ekosistemeve, për qëllime rikrijuese. Ato mund të jenë :

zona natyrore tokësore dhe të Ujorëve (liqene, lumenj etj ) Pesë shkallët e mbrojtjes së zonave natyrore janë:

-në të gjithë hapsirën shqiptare-në pejsazhet tokësore dhe ujorëve-në Parqet Kombëtare.-në vendbanimet e specieve dhe zonave të menaxhuara.-në rezervatet natyrore me përdorim të kufizuar dhe monumentet e natyrës.

MONUMENT NATYROR. Zonë e mbrojtur dhe e administruar për konservimin e tipareve të veçanta kulturore, tipike e të rralla të

natyrësPEJSAZHE TOKËSORË , UJORË TË MBROJTURA

Zona të mbrojtura dhe administruara për ruajtjen e pejsazheve natyrore shqiptare, tokësore apo ujore. Zona, ku ndërveprimi njerëzor me natyrën ka krijuar një dallim të veçantë me vlera të larta ekologjike, si dhe të

bukurive natyrore të cilat shoqërohen edhe me nje diversitet të latë biologjik.KREU I KATËRT

SIPËRFAQET ARTIFICIALE DHE BASHKËSHOQËRUESET“ Lindja e një kulture jetese minatore,në saje të krijimit të kushteve

artificiale të jetës dhe punës, nëpërmjet zëvëndesimit të dritës së diellit

me dritën elektrike, të ajrit që qarkullon lirshëm, me ajrin e kondicionuar,

të hipjes dhe zbritjes prej niveleve, të ndryshme të globit, me anë të ashensorëve.

Pallatet shumëkatëshe, janë miniera të kthyera me kokë lart, pra, me drejtim, jo nga

qëndra e tokës, por nga qielli. Kemi të bëjmë, po me të njëjtin largim,

nga sipërfaqja e tokës. Është kultura e punës minatore që solli kulturën

e jetesës urbane në pallate shumëkatëshe.”

Sipas: Ljuis MEMFORDUrbanist amerikan

IV. 1. Vështrim i përgjithshëm

Këto sipërfaqe përbëjnë syprinën artificiale të MT e krijuar prej veprimtarisë njerëzore. Këtu përfshihen të gjitha ndërtimet qytetore dhe ato të banimit në fshat (rurale) të cilat janë të ndërtuara kryesisht me materiale të padepërtueshme, si ndërtesa, rrugë, sheshe. Sëtoku me to janë janë sipërfaqet bashkëshoqëruese si: kantiere ngarkim-shkarkimi, ku grumbullohen dhe trajtohen materiale, hedhurina dhe të gjithë minierat, etj. Sipërfaqet artificiale mund të përkufizohen sipas formës dhe dëndësisë së tyre.[ 39 ] Karakteristikat e mbulesës janë vendimtare në përshkrimin e MT në aspektin e syprinës dhe të përbërjes së materialeve. Në përgjithësi siç është trajtuar edhe në përkufizimet kryesore, ky mbulim sipërfaqësor rezulton të jetë krijim dhe ndikim i drejpërdrejtë i veprimtarisë njerëzore dhe ai përfshihet edhe në termat e

Përdorimit të Tokës. Sipërfaqet ndërtimore, karakterizohen nga mungesa e MT

natyrore origjinale, por që mund të jenë edhe sipërfaqe ujore të ndryshme, shpesh me një mbulesë të padepërtueshme. Këto sipërfaqe mund të ndahen në: gjatësore dhe jo gjatësore. Në gjatësore përfshihen: sistemet e transportit, komunikimit apo furnizimit, të ndërtuara në struktura gjatësore me qëllim që të lidhin vendbanime, apo qendra të tjera. Perimetrat e tyre dhe materialet e mbulesës, në përgjithësi janë të përcaktuara. Sipërfaqet industriale mund të jenë jogjatësore e të padepërtueshme që lidhen me

ndërtime humane për tregun, industrinë, aeroportet, portet etj. Denduria e ndërtimeve artificiale në lidhje me sipërfaqet

rrotull nëpërmjet dëshifrimit, interpretimit dhe vizatimit paraqiten ndarazi. Sipërfaqet qytetare (këtu përfshihen edhe fshatrat tip qytet) janë perimetrorë (shtrirje sipërfaqësore) të mbuluara nga struktura të padepërtueshme që lidhen me njëra-tjetrën me rrugë.

Elementët gjatësorë si rrugë, hekurudha, tubacione etj., janë të pranishme, por nuk janë tipare mbizotëruese. Brenda sipërfaqeve të ndërtuara, ndërthuren edhe sipërfaqe të gjelbra që lidhen me ndërtesat dhe rrotull tyre si kopshte, lulishte etj. Për disa konceptime që kanë të bëjnë me ndërtime të veprimtarisë njerëzore është e domosdoshme të sqarohen cilësitë përkatëse, pasi e parë si një term i përgjithshëm, të duket se trajtimi tërësor do të ngatërronte, çdo sipërfaqe, që ka ndërtuar e ridimensionuar njeriu, duke sjellë brenda saj: ndërtim, tokë të punuar, rrugë, kanal, hekurudhë, sipërfaqe ujore të menaxhuar, kopsht banesor, park etj. Prandaj, në termin e mësipërm ndajshtimi “artificial” është shumë i rëndësishëm të kuptohet si një mbulim i sipërfaqes natyrore, bërë me materiale ndërtimore të forta, të qëndrueshme, të padepërtueshme nga uji[39] ose pak të depërtueshme, që me cilësitë e tyre, jo vetëm kanë ndryshuar trajtat natyrore të MT, por përbëjnë veçori të nevojës së jetës e të veprave të qytetërimit

njerëzor.

IV.2. Kritere dhe dallime për sipërfaqet artificiale dhe bashkëshoqërueset.

Aspekti sipërfaqësor: ka të bëjë me përshkrimin dhe gjendjen e mbulesës së këtyre sipërfaqeve. Këtu kemi dy nënndarje:

Sipërfaqe të ndërtuara Sipërfaqe të pandërtuara.

Sipërfaqe të ndërtura, janë ato sipërfaqe të cilat karakterizohen nga zevëndësimi i mbulesës origjinale natyrore ose gjysëmnatyrore apo dhe mbulesë ujore, prej një shtrese artificiale shpesh të

papërshkueshme nga uji. Kjo klasë, mandej ndahet në: Gjatësore Jogjatësore

Sipërfaqe artificiale gjatësore janë ato kategori që kanë lidhje me transportin, komunikimin, ose sistemin furnizues që është i ndërtuar në mënyrë gjatësore, me qëllim që të lidhen dy qëndra apo

vendbanime. Nënndarja bëhet në: rrugë, hekurudha, vija të ndërlidhjes dhe të komunikimit, tubacione të ndryshme etj.

Sipërfaqet e tyre janë të ndërtuara me materiale të forta artificiale si: beton, asfalt, gurë , dhe i fotë i ngjeshur ose dhe përzierje e

këtyre materialeve.

IV.3.Rrugët Rrugët janë të ndërtuara me material pak a shumë uniform që

krijon një ndërtim e strukturë gjatësore e cila mbulon sipërfaqen e tokës në një largësi, ku gjatësia gjithnjë është më e madhe se

gjerësia . Vet rrugët ndahen në : të shtruara të pashtruara.

Të parat janë të mbuluara më mjë material artificial, për të forcuar shtresën e syprinës së tokës, kurse të pashtruarat janë vetëm material të ngjeshur ose të shtruar me material të pakonsoliduar, siç

është psh: çakulli. IV.4.Hekurudhat Hekurudhat janë të ndërtuara me një ndërthurje materialesh

( dru, çakull, beton, hekur) për të krijuar një strukturë gjatësore të veçantë.

IV.5.Vijat e komunikimit ( ndërlidhjes), elektrike dhe tubacionet Këto vija, janë të ndërtuara mbi sipërfaqe, si një ndërthurje me

elementë të tillë si : shtylla me konstruksion hekuri ose betoni, antena, blloqe betoni, dhe përbërës gjatësorë: tela( kablla), tuba. Si shëmbuj shumë të njohur, janë vijat e ndërlidhjes telefonike dhe ato

të transmetimit të energjisë elektrike.

IV.6.Sipërfaqet ndërtimore jogjatësore Këto sipërfaqe janë: ndërtimore artificiale të cilat mbulojnë

syprinën e tokës me materiale të forta, të papërshkueshme nga uji ( beton , asfalt, pllaka, gurë të shtruar, mermere, hekur etj ) Në to

kemi këto nënndarje: industriale qytetore( banimi ) dhe

të tjera.Nënndarja bëhet duke u bazuar në elementët që përbëjnë këtë

mbulesë toke .Në sipërfaqet industriale hyjnë të gjithë sipërfaqet jogjatësore që kanë lidhje me tregëtinë, zejet, shërbimet qytetore, industrine, ( psh : aeroportet, fabrikat , uzinat, punishtet, shitoret, magazinat, portet

etj )

IV.7. Sipërfaqet qytetore “ Vendin e praktikave e të ndarjes dyjare;

-hapësira urbane

-hapësira rurale

e ka zënë gjithnjë një koncept edhe më indërlikuar dhe human ai i natyralizimit

ekologjik të hapësirave urbane dhe i urbanizimit të hapësirave rurale”

Nga një konferencë urbane

S ipërfaqet qytetore janë dhe ato më të shumtat që kanë karakter jogjatësor por të shtrirë në gjerësi , të lidhur midis tyre me rrugë e rrugina, të ndërtuar më materiale te forta e të papërshkueshme , që janë në përgjithësi qëndrat e banimit Kjo klasë që është ndër më të rëndësishme e që ka të bëje drejtpërdrejt me jetën njerëzore dhe rregullimin banesor zakonisht ndërthuret në mënyrë të natyrshme me sipërfaqet e bimësise dhe të gjelbërimit në përgjithësi, me kopshtet pranëbanesore, lulishtet, lëndinat, pemët e veçuara të zbukurimit. Dendësia e sipërfaqeve artificiale mund të jetë:

Dendësi e lartë Dendësi e mesme Dendësi e ulët.

Ky kriter është i aplikueshëm si për sipërfaqet e banimit ashtu dhe ato industriale.

Kur sipërfaqet e zëna me materiale ndërtimi të forta dhe të papërshkueshme përbëjnë më shumë se 75 % të sipërfaqes së përgjithshme, atëherë ato quhen, me dendësi të lartë

Kur sipërfaqet e zëna përbëjnë nga 50-75% të sipërfaqes së përgjithshme, atëherë ato quhen me dendësi të mesme.

Kur sipërfaqet e zëna, përbëjnë më pak se 50 % të sipërfaqes së përgjithshme, atëherë ato quhen me dendësi të ulët.

IV.8.Sipërfaqet artificiale të pandërtuara Sipërfaqet artificiale të pandërtuara, kanë të bëjnë me ato

sipërfaqe, ku mungojnë materialet origjinale mbulesore, natyrorë ose gjysëmnatyrorë si dhe sipërfaqe ujore.Ato nënndahen në: depozita hedhurinash në të cilat mbulesa e tokës është

e mbushur me materiale prej burimesh të jashtëme, siç janë mbeturinat.

Kantieret dhe sheshet në të cilat mbulesa e tokës, hapet, grryhet apo shfrytëzohet nga veprimtaria e njeriut për nxjerjen e lëndëve inerte, e në tërësi minierat.

IV.9.Përbërësit ndërtimorë qytetorë. Nëse do të renditeshin tërësia e objekteve të sipërfaqeve

artificiale dhe bashkëshoqëruese, një bashkësi e gjatë e cila në fakt është dhënë e plotë në simbologjinë përkatëse në pjesën e dytë e këtij botimi. Më poshtë janë radhitur nënndarjet kryesore, si

bashkësi objektesh që paraqiten në hartën e MT. Shtëpitë dhe apartamentet e banimit Aerodromet ( Aeroportet) Qëndra të shkencës, edukimit dhe arsimimit. Qëndra tregëtare Sipërfaqe të tjera tregëtare ( magazina, tregëti me shumicë

e pakicë, shitore të veçanta) Qëndra kulturore, pushimi dhe shlodhjeje. Sipërfaqe kryesore industriale (fabrika, uzina, kombinate,

miniera, industri përpunimi, për lëndë drusore, qymyre, kimikate etj )

Vende historike Spitale Qëndra dhe infrastruktura të furnizimit me ujë. Industri e lehtë ( projektim, montim, përpunim , paketim

prodhimesh etj ) Vendvendosjet e njësive te Forcave të Armatosura. Sipërfaqet portuale me të gjithë bashkëshoqëruesit. Ndertimet hidroenergjitike Ndërtimet e telekomunikacionit Objektet fetare dhe të kultit. Shkolla

Qëndra të përpunimit të mbeturinave qytetore dhe ujrave të zeza.

Objektet sportive. Rrejti i transportit dhe qëndrat e tij stacione, parqe

makinash etj ) e të tjera.

Foto26, Tirana, qëndër, v 1957

Foto 27, Tirana, qëndër , 1999

IV.10. Qëndrat e banimit dhe ndërtesat T ermi “qendër banimi” ka të bëjë me qytete, qyteza, fshatra,

ngulime ndërtimore, ferma dhe vende të tjera ku jetojnë bashkësi njerëzish. Në sajë të tipareve kulturore, ekonomike, klimatike e politike të qëndrave të banimit si karakteristikë për trajtimin

hartografik të tyre janë: Dendësia relative ose përqëndrimi i ndërtesave,

përmasat e tyre, rrugët etj. Simetria e ndërtesave dhe degëzimet rrugore. Format arkitektonike dhe urbanistike, tipet e materialit

që përdoren.Konsiderata e parë dhe kryesore kur grumbullohen informacione për përpilimin e tipareve të qendrave të banimit është dallueshmëria e

karakteristikave të tyre.

IV.10.a. Klasifikimi i qendrave të banimit. N ë hartat që prodhohen sipas standarteve të NATO-s

bëhet ky klasifikim[53]: 1 000 000 – 500 000 banorë. 25 000 – 1 000 000 banorë. 5000 – 25 000 banorë. më pak se 5000 banorë.

Ndarja e mësipërme vlen për vende të zhvilluara. Për vendet në zhvillim përdoret klasifikimi i mëposhtëm:

më shumë se 100 000 banorë. 50 000 – 100 000 banorë. 10 000 – 50 000 banorë. 2000 – 10 000 banorë. më pak se 2000 banorë.

V.10.b.Sipërfaqet e banimit

N ë vendin tonë, me vendime të posaçme janë përcaktuar nën përkufizimin “qytet” qendra të populluara nga 1000 banorë deri mbi 500 000 banorë. Duke patur përcaktime emëtimesh të veçanta, dallimi bëhet nga kategorizimi si kryeqytet, qytet i kategorisë së

parë, qytet i kategorisë së dytë, qytet i kategorisë së tretë .

Shumica e qyteteve të kategorisë së dytë e të tretë, kanë në tërësinë e tyre një pjesë sipërfaqe më intesive, të dendur, të vjetër, rrugë të ngushta, çati vijuese ose një mbi një dritare që i dallojnë në vendin tonë. Këto veçori paraqiten dhe duhet të dallojnë. Po kështu, qendrat e banimit të tipit qytetor ka pjesë industriale e tregëtare, sipërfaqe me ndërtime banimi për komunitete të ndryshme ( të shtetit, të shërbimeve të huaja diplomatike, fetare etj), ngulime

tipike apartamentesh etj.

IV.11. Kërkesat e dendësisë: Kriteri i dëndësisë së ndërtesave është kryesor për të bërë ndarjen në : sipërfaqe banimi me ndërtesa të dëndura dhe me ndërtesa të cilat mund të paraqiten veçmas me simbolet përkatëse. Pra, në hartat tona të shkallës 1 : 25 000, dënduria e sipërfaqeve të banimit, kur ndërtesat janë të ngjituara, shumë pranë njëratjetrës, parqiten me simbole me ngjyra, duke dhënë kufijtë e rrugëve apo konturet periferikë, ndërsa në rastin tjetër me vizatimin e simbolit të ndërtesave .

Foto 28. Kalaja e Gjirokastrës. Rrethina, mure tipike kështjellore, kulla e sahatit, sharapollet. Përmidis: skena e koncerteve. Jashtë kalasë, në veri : bimë simbiotike në syprinën e rrethinës murore. Bar

e shkurre mbi rrugën qytetëse.

Foto 29. Saranda: Hapësirë detare pranëbregore. Qyteti. Mbi të dallohen sipërfaqet e shkurreve të rralla, shkurrëzave në kullota,

fragmente grumbuj-grumbuj të pyjeve të rinj të menaxhuar.Në plan të parë: sipërfaqe artificiale e ndërthurur me rrethinë dhe

lulishte. Anash dallohen: shkurre të rralla ( bezga )

IV.12.Kërkesat e përmasave Kërkesat e përmasave që përdoren në paraqitjen e sipërfaqeve të banimit të dendura janë kur ato kalojnë kufijtë 2,5 m/m x 2,5 m/m. Kufijtë e sipërfaqeve të banimit me dëndësi të madhe duhet të përkojnë me tipare gjatësore të hartës si rrugë, rrugina, përrenj, hekurudha. Në raste të tjera, duhet të përcaktohet qartaz në natyrë ky kufi për ta vizituar atë me saktësi.IV.13.Tipet e veçanta të banimit

T ipet e fshatrave që jepen në simbolet përkatëse janë veçanërisht të përcaktuara dhe të identifikuara pa formën e tyre. Në vendin tonë kemi fshatra me ndërtesa të shpërndara ose grumbuj grumbuj përhapur në një sipërfaqe të madhe. Ato vizatohen e simbolizohen në çdo ndërtesë apo grup ndërtesash të veçanta që pastaj të gjitha përbëjnë fshatin. Por në shumicën e rasteve fshatrat janë të sistemuara, me rrugica në brendësi dhe me plan rregullues. Për paraqitjen e qendrave ekonomike është e rëndësishme të njihet tipi i tyre, ndërtesat kryesore, ndërtesat ndihmuese që janë për kafshët (stalla, plevica, depo etj) por që brenda tyre janë dhe shtëpitë e banimit të fermerëve (fshatarëve). Për fermat përdoren kryesisht simbolet e veçanta për: ndërtesa, stalla, depo dhe ndërtesa banimi.

V.13.a.Ndërtesat Në konceptin përcaktues të ndërtesës do të kuptojmë: një strukturë e mbuluar, me karakter permanent jetësor, e rrethuar nga të katër anët, që shërben për të jetuar apo për magazinim, për fabrika punishte, si strehë për kafshët dhe për qëllime të tjera. Në rajonet qytetore të banimit ndërtesat janë të ndërtuara me metal, gur, tullë etj., por në rajone të tjera më pak të zhvilluara qendra e banuar përbëhet nga kombinime të materialeve të ndërtimit të natyrave të ndryshme (të forta, të lehta). Hapësira më e vogël midis dy ndërtesave, të cilat paraqiten me simbole është: 0,2 m/m që në shkallën në natyrë ka largësinë: 5 m. Në raste kur takohen denduri e grumbull ndërtesash dhe të duhet të zhvendosësh ndonjë ndërtesë, për të shmangur afrimin minimal, mund të kryhet vizatimi i zhvendosur që të mos kalojë 0,5 m/m. Zhvendosje të ndërtesave në vizatim mund të bëhen edhe përgjatë rrugëve, hekurudhave, pasi siç është thënë simboli i tyre vizatohet më i madh se sa është në të vërtetë. Hapësira e lirë së paku 0,2 m/m (0,008in) lihet ndërmjet rrugës dhe simbolit të ndërtesës kur tehu i fundëm i ndërtesës nga vija e rrugës është më i madh se 6 m [53].IV.13.b.Ndërtesa të rëndësisë së veçantë Ndërtesat të cilat kanë rëndësi të veçantë në aspektin e të dhënave ekonomike, të rëndësisë kulturore, fetare, të pamjes orjentuese të saj, të pamjes ndërtimore, vizatohen me simbole të veçanta ose me ngjitje simbolike standarde. Nëse ka dëndësi të ndërtesave të tilla, ato nuk paraqiten të gjitha, por përzgjidhen, më të spikaturat. Në ndërtesat e rëndësishme radhiten: ndërtesa fetare dhe objekte kulti, spitale, shkolla, tërësi kryesore industriale, ndërtesa qeveritare: ( vendqëndrim e vendpunim, parlament, kryeministri, ministri, prefekturë, qark. rreth, komunë, bashki, dogana, posta) qëndra të organizmave ndërkombëtare, qëndra komunikimi, qëndra dhe institucione ushtarake me instalimet përkatëse, muzeume, kështjella, komisariate të policisë, burgjet, ndërtesa historike dhe objektë të veçanta përkujtimore, institucione pyjore etj. IV.14. Përbërës dhe tipare të tjera kulturore T ermi i tiparit kulturor do të kuptohet si krijim, kudo në qytetërimin e sotëm, të gjithçkaje që është ndërtuar prej njeriut, për jetën e tij humane. Të tilla janë: rrugët, hekurudhat, qendrat e banimit të cilat u trajtuan në kreun e parë. Tiparet kulturore janë të lidhura drejtpërdrejtë me tiparet fizike të natyrës dhe të zhvillimit ekonomiko-shoqëror. Përzgjedhja e tyre dhe vizatimi në hartën e shkallës 1:25 000, varet nga mundësitë e shkallës, por edhe nga rëndësia që ka çdo objekt.

Rrjeti rrugorTë përgjithshme Rrugët bëjnë pjesë në hapësirat artificiale të krijuara nga veprimtaria e njeriut. Ato lidhen me zhvillimin ekonomik dhe kulturor të vendit tonë duke qënë një pjesë e rëndësishme veprimi e lëvizjeje mbi MT. Deri tani, në Shqipëri, për rrugët ka klasifikime të ndryshme, të cilat në një vlerësim kritik u paraqitën në kreun e parë. Paraqitja e tyre në hartën e shkallës 1:25 000, jep mundësinë për të patur një përfytyrim të qartë mbi kalueshmërinë, llojin e shtresës, gjërësinë, pjerrësinë e gjithë karakteristikat e tjera. Tërësia e rrugëve, mundëson bashkimin e qëndrave të banuara, shkëmbimin e produkteve qarkullimin e mallrave industriale e bujqësore, në lidhjen dhe komunikimin me zonat e thella. Këto të dhëna kanë karakter të gjerë dhe merren parasysh në analizat përkatëse.

Dhjetvjetëshi i fundit ka qënë përpjkja për një frymëmërrje tjetër që lidhet me arteriet shqiptare të transportit. Projektet, diku ishin të gatshme, diku u riideuan, e ato morën emëra të tjerë, në përfytyrime koridoresh si: “ Koridori i Tetë”, “Rruga : Durrës- Prishtinë”, e cila nuk do të zgjerojë vetëm qarkullimin mbi Mbulesën e Tokës shqiptare, por do të lëvizë, në hapësirë-koridorin e saj, ajrin jetësor amnor, si lidhje e shënjtë e gjakut iliro-shqiptar në rajon dhe lidhjeve, më tej, me Evropën e qytetëruar. Këto vjetë është ndjerë, se sa vlerë kanë patur informacionet për MT në përgjithësi, për koridoret në studim , si dhe të dhëna të tjera që lidhen me zhvillimin e visoreve ku do të kalojnë rrugët që nuk janë “zhvillim në vete” por “zhvillim shumë përmasor i MT”. Për të gjitha këto zona në studim ,

kanë munguar hartat e MT dhe vijimi i studimeve është bërë me vrojtime te drejtpërdrejta, të cilat e kanë rritur koston e projkteve .

Infrastruktura rrugore përbën një rrjet mushkëror që përthith, pastron, hap, zgjeron frymëmërrjen e re të Shqipërisë. Ajo nuk është thjesht: “Sipërfaqe artificiale, asfalti, betoni e hekuri” po është zgjerim me ritme të larta, i një kulture të re qytetëse, është “zvogëlim largësishë”, ecje dhe lëvizje e vet jetës. Afrohen largësitë, me shtetet fqinjë, me qëndrat tregëtare ekonomike, turistike që sëtoku i shërbejnë zhvillimit. Koha thërret nivele sipërore, të ndërtimeve rrugore siç janë: autostradat të cilat në pamje të parë të duket se janë rrjedha të shpejta kumunikimi që po braktisin qëndra të mëdha qytetesh ekzistuese; po ato nuk e shmangin për asnjë çast, kujdesin që do të tregohet edhe për rrugët automobilistike të klasave më të ulta që nuk do të lihen në harrim por do t’i

nënështrohen një përmirësimi të vijueshëm.Përparimi prish sipërfaqe e ringre të tjera. Syprina e tokës ndryshon. Ajo matet sëpari për t’u prishur e mandej rimatet për të hapur një projket të ri. Autostrada që sa ka filluar si studim: Thumanë- Rinas- Ura e Beshirit- Monumenti i Pezës- Peza e Madhe-Gjyslykone-Rostej-Karinë-kalim mbi Shkumbin-Dushk i Madh, është projkti më i ri që paraqitet si nivel i ardhmërisë së rrjetit infrastrukturor rrugor, i

Shqipërisë moderne. Të gjitha informacionet për rrjetin rrugor, të vjetra apo, ato

nga më të rejat nuk janë vetëm për specialistë të instituteve dhe ministrive. Ato nevojiten, për më shumë se kaq. Ato nuk gjenden të reflektuara në vjetarët statistikorë. Ende nuk ka statistika se, ç’sipërfaqe zënë në MT, pjesët e kalueshme të tyre, kanalet anësorë, veprat e artit etj. Një projekt i komunitetit Europian “ Road-data”( “ Të dhënat rrugore”) është në veprim si një nevojë paraqitjeje dhe informacioni i cili kërkohet në mënyrë të pandërprerë, por që në Shqipëri, këto të dhëna nuk menaxhohen dhe nuk grumbullohen për njohje dhe përpunim, çka kërkon që institucionet përkatëse, të gjëjnë rrugët e duhura të përfshirjes në projekt i cili nuk është formal por si një mëndësi e re e novojës, së shpërmnadrjes së të dhënave dhe përfitimit të përvojave të reja,

prej tyre.IV.15.b. Kategorizimi i rrugëve Rrugët automobilistike në vështrim të dëndësisë së lëvizjes, rëndësisë ekonomike, politke dhe administrative sipas : shih: (“Kushtet teknike të projektimit dhe të zbatimit të rrugëve automobilistike, Tiranë 2003 ), ndahen :

Autostrada

Rrugë, të tipit të komunikacionit

Rrugë të zakonshme

Foto 30. Rrugë inetrqytetëse e katëgorisë së dytë.

Foto 31. Leqet e famshme të Hotit. Format gjarpërore, përmes relievit të pjerrët me sipërfaqe gurore e fragmente shkurresh të

dëndura.

Në përcaktimet që jepen për to thuhet se : “ Autostrada dhe rrugë të tipit të komunikacionit ( kat. I dhe kat. II ) janë rrugët me trafik, vetëm për automjete, ku përjashtohet lëvizja e traktorëve, qerreve, karrove, biçikletave dhe këmbësorëve. Rrugët e tipit të komunikacionit ndahen në këto kategori:

Autostrada, me dendësi shumë të lartë trafiku mbi: 12 000 – 15 000 automjete njësi në 24 orë, si Trafik Mesatar Ditor ( TMD ).

Tipi i parë: ( 3+3 ) kalime , mbi 20 000 automjete njësi në 24 orë.Tipi i dytë: ( 2 + 2 ) kalime , mbi 12 000- 20 000 automjete njësi në 24 orë.

Kategoria e parë: Rrugë automobilistike që kanë rëndësi të madhe ekonomike, administrative, kulturore dhe me dëndësi lëvizjeje të madhe, në fillim ose në perspektivë.

Kategoria e dytë: Rrugë automobilistike që kanë rëndësi të madhe ekonomike, administrative, kulturore e me dëndësi lëvizjeje të madhe, në fillim dhe në perspektivë.

Kategoria e tretë: Rrugë automobilistike që kanë rëndësi të madhe ekonomike, administrative, kulturore dhe me dëndësi lëvizjeje mesatare.

Kategoria e katërt: Rrugë automobilistike që kanë rëndësi vendore ekonomike, administrative, kulturore me dëndësi lëvizjeje, të pakët.

Kategoria e pestë: Rrugë automobilistike më dëndësi lëvizjeje të pakët, si fillimisht ashtu dhe në perspektivë

Po të krahasohen me kategorizimin e rrugëveë që jepet në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, përkufizimet janë të ndryshme. Bashkësia qytetore, ka nevojë të njohë llojshmërinë e rrugëve, me të dhënat e nevojshme dhe simbiologjinë e tyre, në harta. Për këtë njejësimi është themelor. Si një ndarje e përgjithshme ekziston ky kategorizim:

Rrugë që kanë bazament të fortë, me kalueshmëri gjatë gjithë stinëve të vitit.

Rrugë që kanë bazament natyror, me kalueshmëri gjatë gjithë stinëve të vitit.

Rrugë që kanë bazament natyror të butë, me kalueshmëri, vetëm në stinën e thatë.[52]Më poshtë po jepet klasifikimi i rrugëve automobilistike sipas kushteve teknike:

Rrugë, me më shumë se dy kalime.

Rrugë, me dy kalime

Rrugë, me një kalim

Rrugë e kalueshme natyrore ku lëvizin automjetet e vogla.Klasifikimi i përgjithshëm është ky:

Rrugë kombëtare të klasit të parë [Autostrada]

Rrugë kombëtare të klasit të dytë [ Rrugë ndërqytetëse kryesore]

Rrugë kombëtare të klasit të tretë [Rrugë ndërqytetëse dytësore]

Rrugë automobilistike me bazament natyror me bazament natyror të përmirësuar (gurë,

zhavorr)

Rrugë automobilistike me bazament natyror

Rrugë qerresh

Rrugë kafshare

Rrugë këmbësore

Udhëza

IV.16. Kritere klasifikimi dhe veçori pasqyrimi hartografik Në përcaktueshmërinë e gjerësisë së rrugës meret parasysh vetëm gjerësia e pjesës së kalueshme.

Rrugë, me më shumë se dy kalime: do të konsiderohet ajo e cila është ndërtuar në së paku 8.2 m e gjerë.

Rrugë, me dy kalime: do të konsiderohet ajo e cila është konstruktuar në së paku 5.5 m e gjerë.

Rrugë, me një kalim: një rrugë e konstruktuar deri 2.5 m e gjerë

Rrugë, e kalueshme natyrore: në të cilën mund të kalojnë automjete të vogla. Kjo rrugë është e gjerë 1.5 m por më e vogël se 2.5 m [53]

IV.16.a. Bazamenti dhe numëri i kalimeve.

1. Me bazament të fortë dhe kalueshmëri në të gjitha stinët e vitit.

a. Autostradab. Dy ose më shumë kalimec. Njëkalimshe2. Me bazament të butë dhe kalueshmëri, në të gjitha stinët e vitit

a. Dy ose më shumë kalime b. Njëkalimshe3. Me bazament të butë dhe kalueshmëri në stinët e thata

Nëse një rrugë mund të klasifikohet në më shumë se një kategori, për klasifikimin e saj përzgjidhet kategoria më e ulët. Kjo përfshin rrugët me kalime me konstruksione të ndryshme. Megjithatë, kjo rrugë i përket një kategorie të caktuar, por që përmban intervale, të një kategorie tjetër e klasifikuar tërësisht në kategorinë e cila është mbizotëruese.IV.16.b. Rrugë në ndërtim e sipër Rrugët në ndërtim e sipër, tregohen, kur klasifikimi është i njohur dhe rruga është e pranuar se do të mbarojë brenda kohës që harta do të publikohet. Në këtë rast, ajo duhet të simbolizohet si rrugë e përfunduar. E tillë do të pranohet edhe kur kalon një kohë e shkurtër, për publikimin e hartës. Kur klasifikimi njihet, por koha e përfundimit të rrugës, nuk dihet e saktë, ajo simbolizohet si e rregullt me shënimin “në ndërtim”. Nëse njihet viti, kur do të përfundojë rruga, atëherë shënohet “në ndërtim, përfundon 2004”. Kur klasifikimi i rrugës nuk njihet bëhet shënimi “klasifikim i panjohur”.IV.16.c. Rrugët në Projekt Rrugët në projekt paraqiten nëse vijat e hapura, të trashura apo piketuara duken në natyrëIV.16.d.Rrugët private Rrugët private konsiderohen ato rrugë të cilat mirëmbahen nga fonde private. Nëse një rrugë private ka lidhje me sistemin rrugor kombëtar, ajo përfshihet në klasifikimet e trajtuara më sipër.

Rrugët private, të cilave u mungon vijimësia, por që kanë destinim në objekte të njohura utilitare, kultutore, si: varreza, parqe pushimi u shënohet në simbole shkrimi sqarues “sipërfaqe e butë, stinë e thatë”IV.16.e.Rrugët bashkuese dhe rrugët në qendrat e banimit Midis rrugëve bashkuese dhe atyre në qëndrat e banimit janë këto dallime:a. Një qendër banimi presupozon një sipërfaqe të zhvilluar, kundrejt një projekti të studiuar, e cila përmban rrugë kryesore por edhe rrugë dytësore.b. Disa ndërtesa që ndodhen përgjatë rrugës nuk përbëjnë qendër banimi për të skicuar rrugët , bile edhe kur sipërfaqja ka emrin gjeografik.c. Rrugët, duke përfshirë edhe rrugët e qerreve, rrugët këmbësore të cilat ndodhen brenda qendrave të banimit,

simbolizohen si rrugica.IV.16.f. Rrugët bashkuesea. Rrugët bashkuese janë arteriet kryesore qytetare për vijimësinë e trafikut me qendrat e banimit.b. Përcaktime të rrugëve qytetore që simbolizohen si rrugë bashkuese i referohet materialit burimor, duke përfshirë këtu edhe fotografinë ajrore.c. Rrugët bashkuese, simolizohen prej shënjës së simbolit standard të rrugës qytetore dhe dallohet si e tillë vetëm nga mbushja e ngjyrave të saj.d. Rrugët bashkuese vizatohen në shkallë, nëse gjerësia e tyre e kalon 0,25m/m në shkallën e hartës që përpilohet.e. Shiritat mesorë tregohen vetëm kur gjërësia e rruginës së vizatuar është të paktën 1,0m/m në shkallë.IV. 16.g. Rruginat qytetore

Rruginat qytetore simbolizohen nga simboli përkatës pa marrë parasysh tipin e konstruksionit të saj. Ky konceptim përfshin edhe rrugët e qerreve dhe rrugët këmbësore.

Ndërmjet sipërfaqeve të vogla qytetore, të cilat janë pjesë përbërese e sipërfaqeve të mëdha qytetore, rrugët të cilat nuk janë rrugë bashkuese simbolizohen si rruginat qytetore. Këtu bëjnë përjashtim, rrugët e qerreve dhe rruget këmbësore, të cilat ruajnë simbolizimin e tyre normal.

Të gjitha rruginat qytetore vizatohen në shkallë nëse gjërësia e vizatuar në shkallën përkatëse kalon gjerësinë e simbolit të përshkruar.

IV.16.h. Emrat e rrugëve.

Emërtimet e rrugëve, tregohen për të gjitha arteriet kryesore.

Shkrimi i emërtimeve parapëlqehet të vendoset, përgjatë pjesës së sipërme të simbolit të rrugës.IV.16.i. Shënjat rrugore

Shenjat janë përcaktimi zyrtar i numëruar që identifikon rrugët ndërkombëtare, kombëtare dhe rrugët sekondare. Rrugët sekondare përfshijnë rrugët nën juridiksionin e shteteve, rretheve, prefekturave ose ndarjeve të njëjta administrative.

Simbolet e shenjave rrugore parapëlqehen të qëndërzohen mbi rrugë, të vendosura paralel me vijën fundore të kornizës. Në raste të tjera simbolet vendosen përgjatë rrugës.

IV.16.j. Sheshet Këto tipare tregohen dhe vizatohen nëse përmasat e paraqitura në shkallën e hartës 1:25 000 e kalojnë gjërësinë e rrugëve apo rrugëve qytetëse, që hyjnë në qendër të banimit.IV.16.k. Rrethi i trafikut Rrethi i trafikut është një pikë bashkimi i rrugëve dhe rruginave qytetore në një vend rrethor ku drejtohet trafiku. Kur lejojnë përmasat në shkallën ai vizatohet në formën e tij natyrore. Në raste të tjera ai nuk paraqitet. IV.16.l.Paraqitja e karakteristikave Rrugët automobilistike të paraqitura me dy vija, kanë të pasqyruar karakteristikën: gjërësinë e pjesës së asfaltuar ose shtruar me gurë, gjërësinë nga bankina në bankinë dhe materialin me të cilin është shtruar. Numrat që përfaqësojnë gjerësinë, shkruhen në metra të plotë, ndërsa materiali me të cilin është shtruar rruga, me shkronja të mëdha të alfabetit latin.IV.17. Hekurudhat.I.17.a. Të përgjithshme Hekurudhat janë pjesë e sipërfaqeve artificiale të ndërtuara nga veprimtaria e njeriut. Ato klasifikohen dhe simbolizohen sipas largësisë së shinave, numrit të tyre. Hekurudhat mund të jenë në veprim (funksionale) dhe që nuk janë në veprim (jofunksionale). Ato mund të jenë të elektrifikuara dhe jo të elektrifikuara.Largësia normale midis shinave, pranohet e përzgjedhur në veçanti nga çdo shtet. Në Shqipëri përdoret largësia 1,52 m IV.17.b. Veçori hartografike V ijat hekurudhore janë të dukshme dhe të interpretueshme me lehtësi si në fotografitë ajrore ashtu dhe në imazhet satelitore. Numri i linjave në hekurudhë paraqitet me vija, që vendosen në çdo kuti të bardhë të simbolit.

Gjatë paraqitjes së hekurudhave në stacione dhe atyre në sipërfaqe të uzinave, hekurudha kryesore paraqitet sipas pozicionit të saj në natyrë me shenjën përkatëse, ndërsa tërësia e rrugëve të tjera në segmente njëshe duke pasqyruar trajtën e vendit që zë hekurudha.Nëse ndërtesat e stacionit të trenit, magazinat dhe ndërtime të tjera mund të shprehen në shkallën 1: 25000, atëherë vizatimi i tyre bëhet sipas pozicionit, në natyrë duke i shoqëruar me shkrimet sqaruese.

IV.18. KLASIFIKIMI I SIPËRFAQEVE ARTIFICIALE DHE BASHKËSHOQËRUESE.

Pasqyra 48Klasifikimi kryesor Sipërfaqe artificiale të banueshme

Sipërfaqe artificiale të pabanueshme.

Pasqyra 49

Klasifikimi i qëndrave të banimit

Qytete

Fshatra

Lagje

Bashkësi ndërtimore qytetore

Qyteza pushimore e turistike.

Pasqyra 50

Klasifikimi iqendrave të banuara

sipasstandardeve të NATO-s

Me popullsi: 1000 000- 500 000 banorë.

Me popullsi: 25 000- 1000 000 banorë

Me popullsi:: 5000- 25 000 banorë.

më pak se 5 000 banorë.

Pasqyra 51

Klasifikimi i sipërfaqeve artificiale sipas

përvijimit ndërtimor

Sipërfaqe artificiale gjatësore

Sipërfaqe artificiale jogjatësore.

Pasqyra 52

Klasifikimii

sipërfaqeve artificiale gjatësore

Rrjeti rrugor

Rrjeti hekurudhor

Rrjeti i telekomunikacionit

Rrjeti i furnizimit me energji elektrike.

Rrjeti i furnizimit me ujë.

Rrjeti i tubacioneve të naftës e të gazit.

Pasqyra 53

Klasifikimii

sipërfaqeveartificiale

jogjatësore

Sipërfaqe artificiale qytetore

Sipërfaqe artificiale fshatare.

Sipërfaqe artificiale industriale

Sipërfaqe artificiale tregëtare

Pasqyra 54

Klasifikimi isipërfaqeve artificilae

jo të banueshme

Sipërfaqe të nxjerjes së lëndëve të para, miniera etj.

Sipërfaqe të depozitimeve të lëndëve hedhurinë.

Pasqyra 55

Klasifikimii

sipërfaqeve artificialeindustriale

Fabrika

Uzina

Kombinate

Aeroporte

Porte

Punishte

Pasqyra 56

Klasifikimii

sipërfaqeve artificialetregëtore.

Qëndra tregëtare

Magazina mallarash e shërbimesh

Tregëtore qytetore, madhore ( supermarket-e )

Shitore

Pasqyra 57

Klasifikimi i sipërfaqeve

Sipërfaqe artificiale me denduri të lartë. ( më shumë se 75% e syprinës së përgjithëshme )

artificialesipas dendësisë së

syprinave të padepërtueshme.

Sipërfaqe meë denduri mesatare. (50-75% e syprinës së përgjithëshme)

Sipërfaqe artificiale me denduri të ulët.(më pas se 50 % e syprinës së përgjithëshme.)

Pasqyra 58Klasifikimi i

rrjetit rrugor

sipas Kodit Rrugor të

Republikëssë

Shqipërisë.

Autostradë Rrugë interqytetëse,

kryesore Rrugë interqytetëse,

dytësore Rrugë qytetëse,

kryesore. Rrugë qytetëse,

dytësore. Rrugë vendore.

Pasqyra 59

Klasifikimi i rrugëve automobilistike sipas kushteve teknike të projektimit.

Autostrada

Rrugë, të tipit të komunikacionit

Rrugë të zakonshme

Pasqyra 56

Klasifikimii

sipërfaqeve artificialetregëtore.

Qëndra tregëtare

Magazina mallarash e shërbimesh

Tregëtore qytetore, madhore ( supermarket-e )

Shitore

Pasqyra 57

Klasifikimi i sipërfaqeve artificiale

sipas dendësisë së syprinave të

padepërtueshme.

Sipërfaqe artificiale me denduri të lartë. ( më shumë se 75% e syprinës së përgjithëshme )

Sipërfaqe meë denduri mesatare. (50-75% e syprinës së përgjithëshme)

Sipërfaqe artificiale me denduri të ulët.(më pas se 50 % e syprinës së përgjithëshme.)

Pasqyra 58Klasifikimi i

rrjetit rrugor

sipas Kodit Rrugor të

Republikëssë

Shqipërisë.

Autostradë Rrugë interqytetëse,

kryesore Rrugë interqytetëse,

dytësore Rrugë qytetëse,

kryesore. Rrugë qytetëse,

dytësore. Rrugë vendore.

Pasqyra 59

Klasifikimi i rrugëve automobilistike sipas kushteve teknike të projektimit.

Autostrada

Rrugë, të tipit të komunikacionit

Rrugë të zakonshme

IV.19. FJALORTH SHPJEGUES I TERMAVE TË SIPËRFAQEVE ARTIFICIALE E BASHKËSHOQËRUESE

QYTET

Vendbanim i madh e tërësor, me sipërfaqe ndërtimore artificiale, që karakterizohen nga mungesa e mbulesës natyrore origjinale, por e ndërtuar kryesisht me materiale të padepërtueshme, me shtrirje të gjerë hapësinore, i ndërtuar sipas një sistemi të studiuar qytetor që bart jo vetëm vlera njerëzore në mënyrën e jetesës, por edhe shërbime të shumanshme publike të ekonomisë moderne të organizuar, të administrimit të institucioneve

kryesore, të kulturës dhe historisë në përgjithësi.

Foto 32. Berat. Në krahë të djathtë : lagja Goricë. Pamje tipike, qytetore me vlera historike. Përmbi lagje: pyll e shkurre të dëndura. Sipërfaqe e zhveshur shkëmbore e shoqëruar me shkurre e shkurrëza. Përkrah Osumit: rrugët qytetëse, brigjet lumore, bimësia shkurrore midis brigjeve, zallishtja dhe pamja e Urës së Goricës. Në veri: pejsazh e greminës shkëmbore, me rritje simbiotike të shkurreve dhe një faltore orthodokse, si e mbirë nga shkëmbi. Në

sfond: Mali i Shpiragut.

Foto 33. Ura historike e Mesit, mbi lumin Kir, Shkodër.Trupi i urës, hapësirë ujore e lumit, zallishtja në breg, brigjet me

bimësi.

FSHAT

Qëndër e vogël banimi, ku njerëzit merren kryesisht me bujqësi, blegtori dhe shërbime të tjera të jetës fshatare. Ai paraqet një grup shtëpishë, në një territor me përmasa të vogla, në vështrim të shtrirjes së tij hapësinore. Në jetën e sotme, fshatrat si vendbanime bujqësore kanë ndryshuar dhe ndryshojnë hap pas hapi, duke futur në jetën e tyre industrinë e vogël, artizanatin, turizmin etj. Bashkësia e disa fshatrave përbën një komunë. Fshati vet ka administrimin dhe shërbimet e veta të brendshme.

KRYEQËNDËR Qëndra më kryesore e banimit në një hapësirë të caktuar

(komunë, rreth, prefekturë), ku janë vendosur institucionet administrative, kulturore, politike , arsimore më të rëndësishme si dhe që dallohet për një pozitë ekonomiko-shoqërore të

rëndësishme, me ndikim në të gjithë hapësirën.

KRYEQYTET Kryeqëndra e Shqipërisë, kryeqëndra e shtetit, ku janë

përqëndruar gjithë institucionet politike, legjislative ekzekutive ( qeverisësë), arsimore, kulturore dhe shkencore. Kryeqyteti shpallet me nje dekret të veçantë të Kuvendit të Shqipërisë.Tirana,

është Kryeqytet që nga viti 1929.

NDËRTESË BANIMI Ngrehinë e ngritur, ndërtuar e modeluar, për banim apo si

vend pune. Me konceptin përcaktues të ndërtesës së banimit do të kuptohet një strukturë e mbuluar me karakter jetësor, e rrethuar, në të katër anët. Por ndërtesa mund të ketë edhe karakter industrial, apo si strehë për kafshët. Përmasa, forma, pozicioni, përbërja e lëndëve që e ndërtojnë atë janë të ndryshme. Ndërtesë orjentuese: ngrehinë në një qendër banimi e dallueshme në vështrim vertikal e

strukturor që shërben si orjentim .NDËRTESË BANIMI, ME STRUKTURA TË LEHTA DRUSORE.

Ngrehinë banimi ose ndërtesë pune, e cila është e ndërtuar me struktura të të ndërthurura të lëndëve drusore si: trarë, dërrasë, të ndërtuara me thurje lëndësh drusore të imta e të mbuluara me kashtë, që ndodhen kryesisht jashtë qëndrave të mëdha të banuara, sidomos në periferi të fshatrave, në pyje, kullota fshatare, ku ndodhen stanet e blegtorisë etj. Këto ndërtesa mund të jenë edhe

dy osë tre katëshe. Në përgjithësi ato nuk i rezistojnë zjarrit.NDERTESE BANIMI,ME GURË E TULLA.

Ngrehina banimi apo ndërtesa shërbimi e pune, e cila ndërtohet sipas një modeli arkitekturor dhe planimetrive të caktuara, me gurë, tulla, apo parafabrikime strukturash betonarmeje, me përmasa të llojllojshme dhe lartësi të ndryshme.Këto ngrehina, si struktura ndërtimore, me përjashtim të infraskturës së brendshme, i rezistojnë zjarrit. Bashkësia e këtyre ndërtesave, pozicionimi, lidhja e tyre përbën një bllok, një lagje, një fshat, një qytet. Këto ndërtesa mund të jenë njëkatëshe apo shumëkatëshe. Në periferi ato mund të jenë në formën e vilave, ndërsa në blloqet brenda qyteteve, kryesisht janë në formë të

pallateve, kullave.NDËRTESË BANIMI ME STRUKTURË TË LEHTË DRUSORE ME OBORR.

Ngrehinë banimi ose ndërtesë pune, e cila është e ndërtuar me struktura të të ndërthurura të lëndëve drusore si: trarë, dërrasë, binarë, sipas një modeli apo planimetrie banimi, të përzgjedhur apo studiuar nga vet banori apo bashkësia e banorëve, që është e rrethuar me oborr në sipërfaqe e formë të ndryshme.Thurima e oborrit mund të jetë me mur, me apo metalike, me gardhe të gjelbër, me lëndë drusore etj. Oborri ka hyrjen, rruginat, sipërfaqen

e kopshtit, pemët apo kopsht, brenda thurimës.NDËRTESË BANIMI ME GURË E TULLA, ME OBORR

Ngrehinë banimi apo ndërtesë shërbimi e pune, e cila ndërtohet sipas një modeli arkitekturor dhe planimetrive të caktuara, me gurë, tulla, apo parafabrikime strukturash

betonarmeje, me përmasa të llojllojshme dhe lartësi të ndryshme, por që kanë oborr.

ZBULIME ARKEOLOGJIKE. Vende të hapura, mbi sipërfaqe apo edhe ndërsipërfaqësore

pas gërmimesh që kanë karakter arkeologjik, e lidhur me hulumtime historike të vendbanimeve të hershme, me monumente të kulturës së popujve. Ato mund të jenë objekte të veçanta (varr, kullë, bazilikë, çezmë, fragmente muri), apo vazhdimësi objektesh që japin mandej përfytyrimin e një vendbanimi të lashtë me tërë përbërësit e tij. Shtrirja e tij mund të jetë në zona kodrinore e fushore. Në Shqipëri ka shumë zbulime arkeologjike, të cilat mbulojnë sipërfaqe që bartin vlera të mëdha historike, në Apolloni, Bylis (Hekali i

sotëm), Durrës, Butrint etj.MONUMENTE KULTURE.

Vepra arti, të cilat për ndërtimin, gjetjen dhe pozicionimin e tyre, bartin vlera historike të kulturës sonë popullore. Ato janë kryesisht objekte të veçanta të zbuluara dhe të vizitueshme si

harqe, ura, varre, amfiteatre etj.MONUMENTE KULTURE (NDËRTESA)

Ndërtesë e lashtë apo tërësi ndërtesash, që bëjnë pjesë në sipërfaqet kulturore, të cilat si gjetje ruajnë vlera të mëdha historike e kulturore të popullit e të jetës së tij. Kanë karakter monumental, arkitekturor, e të vizitueshëm, prandaj ruhen, mirëmbahen, restaurohen në mënyrë të vazhdueshme. Të tilla në Shqipëri janë ndërtesa të bazilikave të lashta, akropoleve, kishave, ansambleve të ndërtesave karakteristike popullore etj. Monumentet e kulturës mbrohen me ligj. Në Shqipëri funksionon edhe Instituti i

Monumenteve të Kulturës.MONUMENTE NATYRORE

Objekte, dukje mbisipërfaqësore, të cilat janë krijuar vetiu e në kohë, si rrjedhojë e veprimit zhvillimor të natyrës e të dukurive të saj, që për formën, pozicionimin, orjentimin e trajtën estetike spontane, kanë karakter monumental. Të tilla janë, pemë të veçanta shekullore, pamje shkëmbinjësh, ku relievi i tyre i përngjason punimit artistik, gur të veçuar, shpella etj. Ato janë të vizitueshme, ruhen dhe pranë tyre kryhen ndërtime infrastrukture, për qëllime turistike.Të tilla janë psh : Guri i Kamjes , Guri i Prerë, Rrapi i

Leskovikut etj.RRENOJA

Mbeturinë e një ndërtese apo bashkësi ndërtesash të rrëzuara, të cilat ruajnë formën dhe planimetrinë e tyre sipërfaqësore. Heraherës, ato quhen edhe gërmadha dhe mund të përbëjnë, jo vetëm një ndërtesë, por edhe pjesë të qëndrave të banuara e grumbull rrënojash me rrugica, kalldrëme e përbërës të tjerë të

vendbanimit të dikurshëm.

BLLOQE ME NDËRTESA TË QËNDRUESHME ZJARRDURUESE. Grup ndërtesash të qëndrueshme e zjarrëduruese pranë njëra

tjetrës, me sistem qytetor e arkitekturor të studjuar, me rrugë e

rrugica përmidis si dhe rrethime anësore që krijojnë një tërësi ndërtimore të dallueshme e tërësore. Blloqet mund të jenë, me ndërtesa banimi apo shërbimi e pune, si ato: të uzinave, fabrikave,

shitoreve etj .BLLOQE ME NDËRTESA NË STRUKTURA TË LEHTA DRUSORE (JO

ZJARRDURUESE) Grup ndërtesash jozjarrduruese, të ndërtuara me struktura

drusore, me një rregullsi e sistem të caktuar arkitekturor e qytetor, me rrugë e rrugica përmidis që krijojnë një tërësi ndërtimore e cila

mund të jetë banimi apo shërbimi.BLLOQE ME NDËRTESA TË RRËNUARA

Tërësi rrënojash (gërmadhash) që janë pjesë e dikurshme e qëndrës së banimit apo të shërbimit, me format, rrugicat, rrethinat e shtrirjen e tyre planimetrore, që japin përfytyrimin e bllokut

sipërfaqësor, të dukshëm e të interpretueshëm.KËSHTJELLA

Vend i rrethuar me mure të lartë e të trashë, i pajisur me sharapolle e bedena e me mjete të tjera për t’u mbrojtur. Vend i fortifikuar me tërësi ndërtimesh, në brendësi të tij, që ka karakter historik e kryesisht përbën rrethina të fortifikuara, të lashta si banesa të mbrojtura, feudale mesjetare. Kështjellat mund të jenë të ruajtura në mënyrë tërësore ose në raste të tjera edhe fragmentare e të pjeshme. Në Shqipëri ka kështjella e fortifikime të llojeve, formave, madhësive dhe periudhave historike të ndryshme. Kështjella që ruajnë pamjen tërësore të tyre janë ato të Krujës, të Gjirokastrës, Rozafës (Shkoder) etj. Të tjera si e Bylisit (Hekalit të

sotëm) e Skënderbeut (Kepi Rodonit) etj. janë fragmentare .

Foto 34. Kalaja e Rozafës, Shkodër. Pamje e relievit jugperëndimor të saj. Në krye: muret dhe bedenat. Pamja trungkonike e kodrës që mbështetet në buzë të Drinit dhe Bunës. Mbulesë gurore me shkurrëza e drurë të rrallë. Në rrëzë: kisha. Drini e cek sapak në anën perëndimore. Hapësirë ujore me shkurre, tipike lumore, në të

dy anët.

Foto 35. Kalaja e Petrelës e parë nga ana perëndimore e saj.Në majë: kalaja e ngritur mbi shkëmbinj. Poshtë: sipërfaqe me ullishte. Ara të vogla rrypina-rrypina, me ledhe e gardhe ndarës,

bimësi natyrore, shkarje argjilore.

FSHATRA ME NDËRTESA TË SHPËRNDARA. Qendra banimi fshatare, tërësia e të cilave përbëhet nga

ndërtesa banimi të ndërtuara larg njëra-tjetrës, pa ndonjë planimetri të sistemuar po kryesisht si ndërtime të vendosura në mënyrë spontane, që sëtoku japin dukjen e tipit të fshatrave, me ndërtesa të shpërndara. Pjesa më e madhe e fshatrave të Shqipërisë përfshihen

në këtë tip dhe shtëpitë janë në formën e kullave, të uniteteve të banimeve fshatare (rurale), me rrethim që lidhen e komunikojnë me fqinjët nëpërmjet rrugëve apo rrugicave këmbësore të

pasistemuara.FSHATRA ME NDËRTESA TË SISTEMUARA

Qendra banimi fshatare, të ndërtuara me shtëpi pranë njëra-tjetrës, me një konceptim planimetrie e vendosje të studjuar, me rrugë e rrugica që lidhen e komunikojnë njëra me tjetrën, me pamje, afërsisht, të njëjësuar dhe shërbime humane të organizuara mirë. Ky tip, i takon ndërtimeve fshatare, të kohëve më të reja. Shtëpitë mund të jenë të tipeve të ndryshme, në formën e vilave apo të ndërtesave, me më shumë se një kat, por vendosja dhe lidhja e tyre

i përket një rregullsie shtrirje e ndërtimi.FSHATRA TIP QYTETORE

Qëndra banimi fshatare, por konceptimi, arkitektura dhe urbanistika e vendosjes së ndërtesave të banimit është bërë tërësisht në ngjashmëri me planimetritë qytetore.Tipi i ndërtesave, mund të jetë njëkatëshe, por dhe blloqe shumëkatëshe. Lidhja, vijimësia, komunikimi dhe organizimi i shërbimeve njerëzore, është i tipit qytetor dhe fshatrat i përngjasojnë qyteteve të vogla, veçse sipërfaqja që zënë nuk është e konsiderueshme. Në Shqipëri tipe të tilla hasen pranë ish fermave të dikurshme shtetërore, minierave,

uzinave të mëdha, e qendrave turistike.FSHATRA TURISTIKE

Qëndra banimi, të ndërtuara, pranë vendeve turistike, malore, fushore apo bregdetare, ndërtesat e të cilave janë, vendosur kryesisht për qëllime turistike. Vlera e vizitueshmërisë së tyre, apo e banimit në to, mund të ketë thjesht karakter historik, ose në raste të tjera vendosja e tyre, bëhet në hapësira natyrore të vizitueshme nga turistët, në zona alpine, të burimeve ujore, të rivierës shqiptare etj. Në ditët e sotme, në hullinë e zhvillimit të turizmit, fshatrat bregdetare të rivierës, gjithnjë e më tepër, në pjesë të veçanta të

tyre, po marrin formën e fshatrave turistike.TYMTARE TË UZINAVE, FABRIKAVE, QËNDRAVE INDUSTRIALE.

Ndërtim i posaçëm, në brendësi apo periferi të uzinave, fabrikave e tërësive industriale, në formë gypi apo koni, e herëherë paralelopipedi të ndërtuar me tulla e skelete metalike, vertikalisht prej sipërfaqes së tokës në lartësi, për të tërhequr tymrat e gazrat që krijohen nga industria e për t’i shpërndarë ato në shtresa më të larta të ajrit. Materiali i ndërtimit, lartësia, forma dhe përmasat janë të ndryshme dhe varen nga madhësia e kapaciteti i objekteve industriale dhe sasia e tymrave që ata krijojnë, të cilat duhet të

shpërndahen në hapësirë.UZINA, FABRIKA, TËRËSI INDUSTRIALE ME TYMTARE.

Uzinat janë komplekse ndërtimore, ndërmarrje të mëdha industriale të mekanizuara, me reparte të ndryshme brenda tyre, ku prodhohen mjete, pajisje, prodhime e përpunime të lëndëve të para në fushën e mekanikës, metalurgjisë, automobilave, metaleve, të plehrave kimikë, naftës e të gazit etj. Fabrikat janë tërësi

ndërtimore, me disa reparte brenda tyre, të lidhur njeri me tjetrin, ku përpunohen lëndë e përgatiten prodhime të gatshme për t’u përdorur, ose nxirren prodhime gjysëm të gatshme që mandej përpunohen. Në krahasim me uzinat, fabrikat janë më të vogla dhe më të lehta, se në tërësi ato nxjerrin: prodhime ushqimore, sapun, lëkurë, qelq, letër, tulla, çimento etj. Uzinat e fabrikat në tërësi kanë tymtarë të formave dhe madhësive

të ndryshme.ZONA TË NXJERRJES SË MINERALEVE

Zona të shfrytëzimit dhe nxjerrjes së mineraleve që përfshin vendet për marrje rëre, gurorët, mineralet e ndryshme, minierat sipërfaqsore. Këtu përfshihen edhe kavot e zhavorrit. Në këto zona nxirren jo vetëm minerale, por edhe mund të kryhen përpunime

fizike, kimike e termike të tyre .MINIERA NË SHFRYTËZIM

Xehe të ndërtuara në formën e gropës apo të hapjes tunelore si dhe të pusit vertikal, në tërësi, në brendësi të tokës, në thellësi të ndryshme ku nxirren minerale. Ato janë komplekse ndërtimore, të projektuara për t’u realizuar nën tokë, sipas studimeve gjeologjike, për t’u gjetur e shfrytëzuar burimet natyrore të mineraleve si: qymyrguri, bakër, krom, hekur nikel, bitume, fosforite, bitume, kripë etj. Në tërësi fillesa e minierës me sipërfaqen e tokës është në formën e pusit, grykës së tunelit, apo gropës, ndërsa në thellësi është një labirinth i tërë i degëzuar e i sistemuar për nxjerrjen e mineraleve në shtresë, shtrirje dhe thellësi të ndryshme. Në hyrje të minierave ka ndërtesa të ndryshme deri edhe në formë qyteze, ku punon administrata, shërbimet, përpunim-grumbullimet, transporti

etj. Minierat mund të jenë në shfrytëzim ose jo në shfrytëzim.MINIERA QË NUK JANË NË SHFRYTËZIM

Miniera, të cilat për një kohë janë lënë pa shfrytëzim si rrjedhojë e shterimit të burimit natyror, të prishjes, shembjes ose të

pritjes pët fillim punimesh në faza të tjera.VENDSHFRYTËZIM SIPËRFAQËSOR I PASURIVE TË NGURTA

NATYRORE. Vend ku shtresat e mineraleve apo pasurive të tjera

natyrore janë në sipërfaqe dhe për shfrytëzimin e tyre kryhen punime nxjerrëse drejtpërdrejt, duke hapur e gërmuar dheun. Punimet nxjerrëse, grumbulluese e shfrytëzuese kryhen vijimësish, sipas shtresave e projekteve, në sipërfaqe e thellësi të ndryshme, duke krijuar në natyrë hapësira të gërmuara e të zhvendosura, grumbullim, përzgjedhje, sistemim të tyre, rrugë e sheshe për transport. Pamjet e krijuara ngjajnë me prishje të syprinave natyrore të mbulesës së tokës dhe shtimin e elementëve të rinj të shkaktuar nga njeriu siç janë rrëzimat e greminat e karjerave shfrytëzuese, grumbullime të pasurive të ngurta, rrugë, dekovile,

transportues për proceset e mëtejshme të shfrytëzimit .VENDPËRPUNIM I TORFIT

Vend, sipërfaqe në zona fushore, kënetore e moçalore, ku haset, nxirret, përpunohet torfi, kjo lëndë me ngjyrë të murrme në

të zezë, që formohet nga kalbëzimi i vazhdueshëm i mbeturinave të bimëve, që mandej grumbullohen në shtresa të ngjeshura, me mundësi shfrytëzimi si qymyr apo si pleh. Sipërfaqet e vendpërpunimit të torfit, kufizohen, përpunohen dhe mandej, transportohen. Në brendësi të këtyre sipërfaqeve ka një

infrastrukturë të nevojshme shfrytëzimi.PUSE NAFTE DHE GAZI PA KULLA

Vrima të thella që hapen pingul ose pjerrtas, të pajisur me gypa e me mjete të tjera, të posaçme për të nxjerrë naftë e gaz. Puset e naftës nxjerin atë lëndë të vajshme dhe me ngjyrë të murrme, me erë të rëndë e që shërben si lëndë djegëse, ose nëpërmjet përpunimeve të mëtejshme përftohen benzina, vajguri, parafina etj. Puset e gazit nxjerrin nga nëntoka atë lëndë, pa ngjyrë dhe të padukshme që në trysninë dhe temperaturën e zakonshme është në gjëndje fizike si ajri e si avulli dhe përdoret për djegie e ndriçim si gazi natyror, gazi metan, gaz i djegshëm. Puset e naftës e të gazit mund të jenë pa kulla e ndërtime të tjera kur ata dalin nga

nëntoka si rrjedhojë e vetrysnisë së tyre të brendshme.PUSE NAFTE E GAZI ME KULLA

Puset e naftës dhe gazit mund të jenë me kulla kur pranë tyre ose në afërsi, kryhen vendosje pajisjesh mekanike, motorike, pompimi dhe përbërës të tjerë, për të nxjerrë nga thellësitë e nëntokës naftën apo gazin duke mundësuar prurjen e këtyre lëndëve në sipërfaqe, shpërndarjen nëpërmjet gypave e

grumbullimin e tyre në rezervuarë të posaçëm. Kullat kanë ndërtim dhe lartësi të ndryshme. Janë të dukshme dhe

mundësojnë veprimin e futjes së gypave apo nxjerrjen e tyre, pastrimin dhe pompimin shpërndarës të lëndëve.

Foto36 : Hapësira të sipërfaqeve të punuara në Mallakastër. Toka ara, me ledhe tipike, ullinj dhe pemë të veçuara, rrugë rurale

( fshatare) dhe puse të fushave naftëmbajtëse.

ÇPIME GJEOLOGJIKE Hapje vrimash e pusesh nëntokësorë ose afër sipërfaqësorë,

që kanë të bëjnë më kërkimin fillestar të shtresave gjeologjike për studimin e tyre, për marrjen e kampionëve të mineralit apo shkëmbinjëve. Ato shërbejnë për kërkimin dhe përcaktimin e vendburimeve të mineraleve të dobishëm, në shtresat e tokës. Çpimet dallohen në syprinën e tokës prej vendit të dukshëm dhe të hapur, hedhurinave të materialeve të ngurta, rrotull dhe afrimin e rrugëve që kanë shërbyer për afrim në kohë të kryerjes së

punimeve.DEPO KARBURANTI

Vënd i posaçëm, i ndërtuar sipas kriteresh e kërkesash të përpikta, ku ruhen e grumbullohen për shpërndarje e shfrytëzim të mëvonshëm lëndët djegëse të lëngëta (benzin apo naftë) që përdoren, mandej, për të vënë në punë motorët me djegie të

brendshme. Depot e karburantit mund të jenë të madhësive e formave të ndryshme, mbi sipërfaqësore dhe nën sipërfaqësore. Në zonat naftëmbajtëse dhe uzinat e përpunimit të naftës ato përbëjnë, bashkësi deposh të lidhura njëra pas tjetrës, të siguruara, të rrethuara dhe me një infrastrukturë të përshtatshme për natyrën e ruajtjes së tyre nga rreziku i zjarreve si dhe rrugët e afrimit të

mjeteve. PIKA TË FURNIZIMIT ME KARBURANT

Vende të ndërtuara posaçërisht për mbajtje karburanti, me instalime pajisjesh dhe me infrastrukturën e nevojshme për pritje të automjeteve, furnizimin e shpejtë dhe në çdo kohë, ditën apo natën. Pikat e furnizimit me karburant, mund të ndërtohen në vende të ndryshme, pranë uzinave të përpunimit të naftës e gazit, pranë fushave naftë-gazmbajtëse, por kryesisht përgjatë rrugëve

automobilistike, në qytete, fshatra, aeroporte, porte detare etj.HIDROCENTRALE

Central që prodhon energji elektrike, duke shfrytëzuar energjinë e rënies së ujit, i ndërtuar me të gjithë infrastrukturën e pajisjeve të tij, si kompleksin e makinerive, rrjetin e brendshëm të komandimit, tubacionet e rënies së ujit, tunelet e shkarkimit, rrugët dhe mjediset komunikuese brenda përbrenda, pajisjet e shpërndarjes deri tek nënstacionet kryesore fillimtare, duke realizuar kësisoj prodhimin e energjisë. Këto objekte ndërtohen pranë lumenjve, përrrenjve apo dhe larg tyre, duke shfrytëzuar digat e ngritura për grumbullimin e ujit dhe sigurimin e lartësisë së nevojshme hidroteknike. Ato kanë fuqi të ndryshme nga qindra Kilovatë deri në milionë Kilovatë. Në Shqipëri janë ndërtuar shumë hidrocentrale, të cilët kanë peshën më të madhe të prodhimit të energjisë elektrike. Ndër hidrocentralet më të mëdhenj mund të përmendim: atë të Fierzës, Komanit, Vaut të Dejës, Shkopetit,

Tiranës etj.CENTRALE ELEKTRIKE

Qëndër e pajisur me mjetet dhe pajisjet e duhura që prodhon energji elektrike nga lloje të tjera energjie duke përdorur lëndët djegëse. Sipas burimit të lëndës që përdoret ato konsiderohen termocentrale, centrale atomike (bërthamore) me fuqinë e erës,

diellit etj.KABINA TË TRANSFORMATORËVE

Ndërtim, i cili nëpërmjet pajisjeve që ka brenda, realizon ngritjen ose uljen e tensionit të rrymës elektrike. Pamjet e jashtme të kabinave janë në forma e ndërtime paralelopedike me lartësi deri në 4 – 5 metra, në vende të veçanta, me shënja të jashtme dalluese, me linjat që sjellin rrymën në pajisjet transformuese dhe, që

mandej, e marrin për ta rishpërndarë.NËNSTACIONE ELEKTRIKE

Qëndër me pajisje elektrike e ndërtuar pranë burimeve energjitike ose në çdo vend tjetër, projektuar dhe vendosur në mënyrë uniforme, në një hapësirë të caktuar, ku shndërrohet tensioni nga i lartë në të ulët ose anasjelltas. Nënstacionet elektrike

shërbejnë, për njësim energjitik, të të gjithë rrjetit duke bartur një vlerë shumë të madhe kombëtare në furnizimin me energji elektrike të gjithë popullatës. Vendshtrirja dhe madhësia e tyre janë të ndryshme. Ato përshkohen nga linja të tensionit të lartë apo të ulët

që sjellin energjinë (rrymën) dhe e marrin atë të shndërruar.RADIOSTACIONE Tërësi aparatesh e pajisjesh të ndryshme, që shërbejnë për përhapjen dhe marrjen e valëve të radios. Dhënia dhe marrja e tingujve, e fjalëve, dhe e sinjaleve, në largësi me anë të valëve elektromagnetike, që përhapen në hapësirë me antenë janë procese teknike që kryhen në Radiostacione. Ndër to janë edhe qëndrat me administratorë, bashkësinë teknike, që bën të mundur hartimin e programeve të ndryshme dhe realizimin e tyre. Radiostacionet mund të jenë marrës apo dhënës.

ANTENA RADIOTELEVIZIVE. Përçues e bashkësi paisjesh me teknologji bashkëkohore, që

lidhen me qendrat e radiotelevizioneve e që shërbejnë për të përhapur ose për të kapur valët elektromagnetike në të cilat përçohen tinguj, fjalë, sinjale, figura. Ato përhapen nga kabllo që lidhen e bashkëshoqërohen teknikisht nga studio të transmetimit deri në trupin e antenave, të cilat kanë forma dhe përmasa të ndryshme. Antenat mund të jenë të vetmuara ose në formë grumbulli. Ndërtohen në pika hapësinore të larta, të dukshme dhe me lidhje mbulesore me fqinjët për të realizuar përhapjen uniforme dhe mbulimin e sipërfaqeve të transmetimit. Antenat mund të jenë të funksionit civil dhe ushtarak. Në to bëjnë pjesë edhe ato të

telefonisë celulare.AERODROME, AEROPORTE

Fusha me pista e pajisje të tjera të nevojshme, që lidhen e mundësojnë një funksionim të njëjësuar për ngritjen e uljen e avionëve (aeroplanëve) dhe mjeteve të tjera fluturuese. Ato ndërtohen me pista e vija të projektuara e zbatuara për kapacitete të caktuara dhe kërkesa teknike për nisje dhe ulje të avionëve, për një trajtim publik dhe ekonomik të lëvizjes së udhëtarëve dhe mallrave si dhe për drejtimin e kontrolluar të avionëve. Ato përfshijnë infrastrukturën hyrëse, sheshet e parkimit, terminalet, pistat, kullat e komandimit, fanarët sinjalizues, antenat etj. Ato mund të jenë të madhësive të ndryshme me funksion kombëtar (ose vendor) dhe vijave ajrore ndërkombëtare të karakterit ushtarak dhe civil, të helikopterëve si dhe avionëve të tjerë special. Aeroportet klasifikohen edhe sipas gjatësisë së pistës dhe numrit të tyre që

lidhet me aftësinë e uljengritjeve të avioneve.PISTA PËR ULJE TË AVIONËVE.

Brez i gjerë, i gjatë, i ndërtuar në një hapësirë me kërkesa të përpikta strukturore të vendpozicionit, të shtresës së betonit, ashpërsisë dhe lëmuetësisë së tij, që t’i shërbejë uljes dhe ngritjes së avionëve në aerodrome (aeroporte) ku bëhet lëvizja e udhëtarëve apo e mallrave. Pistat e fluturimit kanë formën, gjerësinë, gjatësinë si dhe orjentimin e tyre të lidhura me kërkesat teknike të uljes dhe ngritjes së avionëve si dhe dëndësisë së

fluturimeve.SHARRË UJI

Pajisje, mjet, me përmasa e trajta të ndryshme, që ka si pjesë kryesore trupin, rripin dhe diskun prej çeliku me dhëmbëza, që së toku vihet në lëvizje me forcën e rënies së ujit në një vend të caktuar ku sharrohen, priten, sistemohen trupa drurësh dërrasa e

lëndë të tjera drusore.MULLI

Makinë, tërësi pajisjesh të thjeshta, që shërbejnë kryesisht për të bluar drithin. Midis pajisjeve kanë rëndësi, dy gurët e mëdhenj (mokrat), të rrumbullakët të vendosur mbi njëri-tjetrin nga të cilët i sipërmi rrotullohet, ose nga fuqia e rënies së ujit, ose prej lëvizjes së pajisjeve mekanike me motorr. Tërësia e pajisjeve vepron brenda një ndërtese, e cila mund të ketë forma e madhësi të ndryshme.Ka makina (mulli) që shërbejnë për thërmimin apo shtypjen e ullinjëve dhe të vet gurëve. Në zona kodrinore e malore, që janë kryesisht fshatare, hasen me shumicë mullinjtë e ujit që shfrytëzojnë forcën e rënies së ujrave. Si pjesë të tyre përmendim vijën e ujit, pellgun grumbullues, portën, grykën, tubin e rënies së ujit, filaqinë ku janë

fletët që vihen në lëvizje dhe koshi i mullirit.MULLI ME ERË

Ndërtim i posaçëm, që duke shfrytëzuar forcën lëvizëse të erës, kryen veprimin e blojes së drithrave, ullinjëve etj. Mulliri me erë ndërtohet në vende ku vijimisht ka prirje për erërat në shpate kodrash e malesh, në gryka luginore që kanë dalje në komunikimin hapësinor me fushën. Pjesët e tij janë, kulla, fletët lëvizëse (velat) dhe ndërtesa tek e cila transmetohet mandej në mënyrë mekanike

lëvizja rrotulluese e pajisjeve të blojës.FURRA GËLQERORE

Ndërtim i veçantë në trajtën e një koni, apo paralelopipedi, hera-herës si të një kubeje, e zbrazët nga brenda, ku vepron energjia e zjarrit, por përsipër janë vendosur gurë gëlqerorë të përzgjedhur që pas shkrirjes e djegies së tyre formohet e përftohet lënda e ngurtë që duke u shuar me ujin, krijon gëlqeren. Kaminat e gëlqeres janë ndërtime artizanale të bëra nga njeriu në formën e gropave konike të hapura në tokë, të veshura përbrenda me sërë gurësh gëlqerorë të posaçëm e të thurur në formën e qemereve deri në syprinë, ku krijohet kupola e kubeja e gurëve që do të digjen. Djegia bëhet kryesisht duke përdorur dru ose qymyr. Kaminat mund të jenë edhe për pjekjen e tullave dhe tjegullave apo për përgatitjen

e qymyrit të drurit.KARIERË GURI

Vend i hapur në natyrë i punuar me mjete të mekanizuara, nga njeriu që shërben për nxjerje të gurëve të cilët mund të

përdoren për ndërtim apo përgatijtje të gëlqeres.KARIERË PËR NXJERJEN E MERMERIT

Vend e sipërfaqe, i zbuluar dhe i hapur në natyrë, ku nxiret mermeri.

FURRA PËR PËRGATITJEN E QYMYRDRURIT Vend në formë grope të madhësive të ndryshme, e ndërtuar dhe e

përgatitur për të përftuar lëndën djegëse të ngurtë në trajtë coprash

të zeza, që del nga djegia e ngadaltë e me pak ajër e drurit, qymyrdrurit ose thëngjillit. Në to përgatiten e përftohen qymyre të

thatë, qymyr kalem, qymyr dushku etj .MBETJE HEDHURINASH INDUSTRIALE :

Grumbullime mbetjesh, pirgje hedhurinash industriale, pirgje mineralresh apo lëndësh të tjera të ngurta, të cilat ndodhen në periferi të qëndrave qytetore apo rurale ( fshatare), pranë uzinave, fabrikave, minierave etj, para se t’i nënshtrohen përpunimeve të mundshme apo zhvendosjeve. Sipërfaqet që zënë, si dhe lartësitë e

grumbujve janë të ndryshme.KULLA GURI OSE BETONI

Ndërtesë e vogël, e ngushtë, e lartë e ngritur me strukturë guri, apo në raste të tjera prej betoni, që shërben kryesisht si vrojtore, dhenie e marrje sinjalesh komandimi etj. Format dhe lartësitë e tyre janë të ndryshme. Ato mund të shërbejnë si kulla sahatësh zbukurimorë, të qyteteve apo qendrave të tjera, këmbanash të kishave, objekteve të qyteteve historike, manastireve etj. Kulla të tilla, hasen edhe në kufijtë shtetërorë, në bregdet, në

aeroporte porte detare etj.KULLA DRURI

Ndërtime të vogla, të ngushta, të larta përgatitur kryesisht në struktura druri, të cilat shërbejnë për vrojtim. Ato, hera-herës mund

të jenë ndërtime të përkohshme.KULLA INDUSTRIALE

Ndërtim i qëndrueshëm, i lartë, jo shumë i gjerë, me formë cilindrike apo trung koni, që ngrihen në zona industriale për qëllime të ndryshme të bartjes së lëndëve të para, të proceseve, ftohjeve në uzinat kimike etj. Ndërtimi i tyre mund të jetë metalik, beton ose ndërthurje me elementë të tjerë dhe me teknologji të posaçme ku bëhet fjalë për procese fiziko – mekanike. Të tilla kulla hasen në

metalurgji, termocentralet në uzinat e plehrave etj.MURE GURI, BETONARMEJE DHE THURJE METALIKE

Mure guri, konsiderohen rrethime të ndërtuara me gurë, që qarkojnë, ndajnë apo mbrojnë ndërtesa banimi, qëndra të ndryshme njerëzore dhe ekonomike, prona etj. Lartësia dhe trashësia e tyre është e ndryshme. Lidhja e tyre bëhet zakonisht me llaç apo baltë. Mure tulle, do të kuptohet si ndërtim i sistemuar e ngitur me tulla të lidhura me llaç apo baltë. Mure betonarmeje, do të kuptohet si ndërtim me betonarme, i forcuar me shufra hekuri, në forma e madhësi të ndryshme. Thurje metalike, do të kuptohet rrethim apo qarkim i një sipërfaqe e ndërtuar si thurje metaliku, e përmasave

formave dhe përbërjeve të ndryshme.MUR HISTORIK

Mure të larta, me fortësi dhe forma të ndryshme, që shërbejnë si rrethime të forta, mbrojtëse, të trasha, të paisura me sharapolle e bedena e mjete të tjera që shërbejnë për mbrojtje, në një kohë të gjatë. Të tilla janë muret ekzistuese historike të kështjellave tona të njohura e të ndërtuara në kohë të ndryshme si:

Kështjella e Krujës, e Petrelës, e Gjirokastrës, e Elbasanit etj.

GARDH ME TEL Thurimë e ndërtuar dhe e ngritur nëpërmjet telave metalikë të

llojeve të ndryshme, që shërben për të qarkuar e thurur ndërtesa banimi, prona, kopshte, ara, oborre etj.

ARGJINATURË Ledh i madh me përbërje kryesisht dheu, i ngjeshur fort, i

sistemuar, i zgjatur, i ngritur në formën e pritës përgjatë lumenjve, përrenjëve apo detit, për të ndaluar veprimin dhe vërshimin e

ujrave, për mbrojtjen e tokave nga përmbytja.Një pjesë e lumenjve të vendit tonë, porsa zbresin në zonat fushore të Ultësirës Perëndimore, përbëjnë rrezik të vijueshëm për përmbytje. Për këtë arsye, përgjatë vijave bregore në largësi 40 – 50 metra janë ndërtuar argjinatura, lartësia e të cilave arrin deri në 4 metër dhe gjerësia mesatare në kreun e tyre 3 metër. Si argjinatura më karakteristike janë ato të lumit Seman, të Matit, Drinit e

Shkumbinit.KISHË

Ndërtesë e fesë kristiane (katolike dhe ortodokse) ku zhvillohen shërbesat fetare. Në këto ndërtime të klerit të krishterë, drejtohet jeta shpirtërore fetare e besimtarëve, me ritet e caktuara dhe organizimet e tyre përkatëse.Në kishë kryhen zakonisht edhe ritet e lindjeve, martesave dhe vdekjeve. Kisha ka këto pjesë: ndërtesa kryesore, hyrja, kulla, këmbanorja, pjesa qëndrore e ndënjes, pjesa lindore e kishës rrotull altarit, që përdoret nga

priftërinjtë dhe kori i kishës, dhoma për takimet e faljeve, varret.XHAMI

Ndërtesë e klerit mysliman në të cilën kryhen ritet e shërbesat e fesë islame. Ajo konsiderohet faltore e myslimanëve. Ka formë të veçantë dhe karakteristike, të dallueshme dhe të orjentuar sipas rregullash të ndërtimeve të klerit islam.Pjesët e xhamisë janë: hyrja, ndërtesa kryesore, rrethina, minareja, salla e kryerjes së riteve, vendi i faltores së hoxhës, hajati. Madhësitë e xhamive janë ndryshme. Ato konsiderohen si vende të shenjta me një arkitekturë të përzgjedhur në hullinë e traditave islame. Komplekset e mëdha të xhamive kanë shumë minare. Orjenitmi i gjysmëhënës, e cila qëndron në kreun sipëror të minaresë, bëhet vazhdimisht kah

pozicioni gjeografik i Qabesë.TEQE

Ndërtesë e veçantë e sektit mysliman të Bektashinjve apo sektit shelerë, e ndërtuar si vend ceremonishë dhe ritesh të të njëjtit tarikat. Në vendet ku vepron bektashizmi, ndërtesat e teqeve janë të madhësive të ndryshme, ndërsa forma e tyre ka veçorinë dalluese të kupolës kryesore, në lartësi më të mëdhe se tërë kompleksi i teqesë, e lyer zakonisht me një ngjyrë të gjelbër.

Faltoret e Bektashinjve nëpër fshatra, kanë forma më të thjeshta.

Foto 37. Tyrbja e Abas Aliut , në Tomorr.

Foto 38. Kishë në veri.

MANASTIR Institucion fetar, i fesë së krishterë, me ndërtim të veçantë

dhe karakteristik, me prona, komplekse dhe ndërtesa banimi rreth një kishe qëndrore, i pozicionuar kryesisht larg zonave të banuara. Në Manastir kryhen rite fetare, jetojnë sipas rregullash të caktuara, murgj e murgesha. Manastiri ka si pjesë të tij murin rrethues, sipërfaqen e varrezës, pozicioni i kishës qëndrore, kulla, mjediset e

banimit, të studimit, të mbledhjeve.FALTORE

Vend i veçantë, i ndërtuar enkas për falje të besimtarëve të një kulti fetar. Faltoret në tërësi nuk kanë ndërtimin apo formën e kishave, xhamive dhe teqeve, por janë më të thjeshta, në vende që konsiderohen të shenjta, jo gjithherë në qëndra të banuara po jashtë tyreSERRA Ngehinë e lehtë e mbuluar me xham ose me lëndë plastike të tejdukshme në të cilën rriten në të ngrohtë, bimë të ndryshme. Ato, heraherës konsiderohen perimore të mbuluara. Po mund të jenë edhe serra lulesh. Në Shqipëri, serrat përdoren kryesisht për të rritur perimet, të cilat dalin në treg më herët se sa ato që përkojnë me periudhën e caktuar stinore. Kur janë në sipërfaqe të mëdha ndërtimi i tyre bëhet i rregullt me projekt, lartësi dhe drejtim të llogaritur për mbulimin me xham, lidhjen e brezave, komunikimin e tyre e pajisje të tjera. Ato mund të jenë serra diellore apo dhe serra me ngrohje. ZGJOJE BLETËSH Sipërfaqe e rrethuar, ku vendosen kosheret e bletëve në një zonë të përshtatshme për mbarështrimin e trajtimin e tyre, kullotjen në natyrë, mbledhjen e nektarit apo polenit nëpër lule, për të bërë mjaltin dhe dyllin. Zgjojet, gjatë stinës së luleve zhvendosen nga një vend në një tjetër, ndërsa në stinët e tjera ato grumbullohen në zgjoje, pranë kopshteve të shtëpive të banimit. ZYRA PYJORE Ndërtim në zonat pyjore, në hyrje apo brendësi të tyre, në kryqëzime rrugësh pyjore e qendra të dallueshme që shërben si vendqëndrim i punonjësve të pyjeve, për trajtuesit e mbarështruesit, rojet dhe personelin tjetër që ka lidhje me mbarështrimin dhe ruajtjen e pyjeve. Ka formën e një ndërtese të zakonshme me rrethinën, hyrjen, sipërfaqet eksperimentale të fidanëve dhe anekse të tjera. Në zonat alpine, zyra pyjore ka formën e çatisë karakteristike të pjerrët për rrëshqitjen e borës prej syprinës së saj.POST TELEKOMUNIKACIONI Ndërtim që i përket sistemit të telekomunikacionit, ku kryhen veprime që kanë të bëjnë me shërbimin postar, dërgim të telegrameve, fakseve, materialeve, të të hollave, pakove dhe marrjen e tyre, të shpërndarjes së gazetave, të kryerjes së shërbimeve telefonike etj.KABINA TELEFONIKE Kthinë e vogël apo ndarje e ndërtuar në mënyrë të posaçme, që ka brenda pajisjet telefonike, lidhjet e tyre apo rrjetin e hyrjedaljeve të abonentëve e që shërben si vendkontroll i linjave. Kabina mund të jetë edhe thjeshtë, një kthinë ku kryhen biseda telefonike në mjedise të ndryshme, ndërtimi i së cilës i ngjan një strehe, ku ndodhen aparatet për realizimin e bisedave nga qytetarët. Përmasat e tyre janë të vogla sa për një apo dy persona që kryejnë shërbimin përkatës. STACION METEREOLOGJIK Qendër e posaçme, vend ku ndodhen pajisjet dhe aparaturat me të cilat përftohen të dhëna e grumbullohen informacione të rëndësishme mbi gjendjen fizike të atmosferës dhe dukuritë që zhvillohen në të. Të dhënat metereologjike janë: erërat, shirat, lagështira e ajrit. Prej tyre parashikohet gjendja e motit jo vetëm nga të dhënat që interpretohen prej matjeve por edhe krahasimet me informacionet rajonale dhe ato botërore.

ELEKTROPOMPË Ndërtim i posaçëm që mban brenda një makinë apo pajisje të veçantë e cila shërben për të nxjerrë ujin, nga një vend me nivel më të ulët, në një vend me nivel më të lartë. Pajisja në fakt është një pompë e cila punon me energjinë elektrike. Elektropompa ndërtohet pranë lumenjve, rezervuarëve (ujmbledhësave), përrenjëve apo kanaleve e burimeve dhe shërbejnë në të shumtën e rasteve për të përcjellë ujin për ujitje ose si pompë e ujit të pijshëm. Elektropompat janë me madhësi e fuqi të ndryshme. VARR I VEÇUAR

Gropë e hapur në tokë për të futur të vdekurin. Varri i veçuar mund të bart një histori të lashtë si dhe paraqet rëndësi orjentimi dhe është i njohur dhe i dallueshëm si vend, prej shenjave të tij të jashtme të cilat vijojnë të ruhen. Zakonisht ndodhen në zona të

largëta prej qendrave të banuara.VARREZË

Sipërfaqe e vend ku janë varrosur të vdekurit, të vendosur në mënyrë të sistemuar dhe të mirëmbjatur nga bashkësia. Ajo ka rrugët që afrohen, rrethimin prej thurje metalike apo muri, rrugicat

dhe parcelat në brendësi dhe gjelbërimin e kultivuar.VARREZË DËSHMORËSH

Sipërfaqe e vend i përzgjedhur dhe i sistemuar nga bashkësia, sipas një projekti arkitektonik të studiuar, ku varrosen dëshmorët dhe martirët e atdheut. Ajo bëhet shpesh vend pelegrinazhi dhe vizite përkujtimore nga breznitë, për të kujtuar bëmat dhe sakrificat në historinë e përpjekjeve të popullit, duke rritur krenarinë kombëtare. Varrezat e dëshmorëve ndërtohen në vende zotëruese, me peisazh të bukur e të gjelbëruar. Brenda tyre ka vepra arti që shërbejnë si simbole të krenarisë e të mbijetesës kombëtare. Ato kanë rrethim të veçantë, gjelbërim të kultivuar, rrugica e sheshe peligrinazhi e në raste të tjera një monument

simbol, ku përgjithësohet heroizmi i të rënëve.MONUMENT, SHTATORE, LAPIDAR

Monumenti është një vepër artistike, skulpturë apo kombinim tjetër i kompozuar me ndërtim plotësues zbukurues, i lartë e i ndërtuar në vende të vizitueshme. Në raste të tjera ai mund të jetë edhe përmendore. Shtatore, është një bust i bërë në skulpturë që përkujton një figurë të njohur të historisë, kulturës etj. Lapidari është një përmendore me përmasa të ndryshme e ngritur në vende historike për të përkujtuar ngjarje të shënuara në historinë e atdheut, për një figurë të caktuar apo bashkësi figurash. Ndërtimi e forma janë të ndryshme, e në tërësi varet nga përmasat e vet figurave apo ngjarjeve që përkujtohen. Lapidari ka ngrehinën, pllakën me shkrimin përkujtimor e cila mund të shoqërohet edhe me

skulpturë.VATHË

Vend i rrethuar me gardh të lehtë apo thurje e lehtë metalike, me një shesh të hapur, me një livadh, lëndinë apo korije e prerë, ku rrinë bagëtia, zakonisht në kohën e verës. Në raste të tjera, vatha thuret edhe brenda arave, ku bagëtia mund të plehërojë. Vathat gjatë të gjitha stinëve dallohen në mjedisin ku

janë ndërtuar mbasi ato heraherës ripërtërihen për të kryer funksionin e tyre.

VIJA TELEFONIKE DHE TELEGRAFONIKE AJRORE Lidhje e përzgjatur e vijave telefonike dhe pajisjeve të

ndërmjeme, përbërë prej telash të posaçëm, të mbështetura mbi shtylla druri apo përbërje tjetër,të cilat transmetojnë sinjalet, tingujt, nga një vend në vendin tjetër, nga një abonent tek një tjetër, nga një central telefonik, në një tjetër. Tërësia e vijave telefonike e telegrafike përbën një lloj ndërlidhjeje dhe komunikimi me tel dhe rrymë elektrike. Në shtylla kalojnë tufa telash. Shtyllat janë larg

njëra tjetrës nga 30 – 50 metra.VIJA TELEFONIKE DHE TELEGRAFIKE NËNTOKËSORE Lidhje e përzgjatur e tufës së telave telefonikë e telegrafikë por e shtrirë dhe e vendosur nëntokë. Në periferi të qendrave të banuara zakonisht hapen kanale me madhësi të ndryshme dhe në segmentet midis, ndodhen puseta të thjeshta me anë të të cilave identifikohen vijat dhe pozicionimi i tyre, për t’i gjetur ato me lehtësi.Në brendësi të qendrave të banuara të tipit qytetor apo fshat, këto vija janë të shtrira sipas një planimetrie të rregullt e të njohur si pozicionim, të vendosura në kanalizimet nëntokësore, ku zakonisht kalojnë e shpërndahen rrjetet inxhinierike qytetore. Në zona e vende të caktuar tufat e prcjellsave telefonikë kalojnë në kabina të posaçme për lidhje, kontroll dhe shpërndarje tek abonentët.

VIJA ELEKTRIKE TË ZAKONSHME NËNTOKËSORE Lidhje e linjave elektrike të zakonshme me tufën e telave të

izoluar që kalon nëntokë dhe transmeton energjinë nga burimet kryesore të rrymës, stacionet dhe nënstacionet elektrike, kabinat deri tek konsumatori. Brenda qendrave të banuara vijat elektrike kalojnë në kanalet nëntokësore apo komplekset tunelore të rrjeteve inxhinierike, ndërsa jasht tyre, kanalet janë më të thjeshtë. Daljet e tufës së telave në sipërfaqe bëhen nëpërmjet pusetave të posaçme e kabllove ajrore për ta çuar energjinë tek konsumatori. Linja telegrafonike mund të jetë edhe nënujore, kur kabllot shtrihen në

thellësi ujore të liqeneve, ujëmbledhësve e deteve.

VIJA ELEKTRIKE E ZAKONSHME

Lidhje e përzgjatur e tufës së telave elektrike, që përcjellin rrymën elektrike dhe kalojnë nëpër shtylla me madhësi të ndryshme duke transmetuar energjinë nga burimet kryesore, nënstacionet apo kabinat tek konsumatori. Shtyllat elektrike të zakonshme janë të larta deri në 10 metër, por në zonat rurale mund të jenë edhe më të vogla. Largësia midis tyre arrin 50 metër. Shtyllat mund të jenë prej druri apo betoni të centrifuguara. Lidhja e telave nga një shtyllë në një tjetër bëhet duke i kaluar ato në izolantët përkatës. Linja elektrike mbi Mbulesën e Tokës zënë vend vetëm në pozicionin e

gropës dhe shtyllës në të, mbasi tufa e telave përkalon në hapësirë .VIJA TË TENSIONIT TË LARTË NË SHTYLLA METALIKE OSE BETONI

Lidhje të përcjellsave të posaçëm (kabllo) të rrymës elektrike të tensionit të lartë që transmetojnë energjinë nga burimet kryesore të saj, stacionet e nënstacionet në tërë hapësirën e përcjelljes dhe të konsumimit. Në përgjithësi ato kanë karakter gjithvendor duke u

konsideruar si pjesë të ndërtimeve shpërndarëse të energjisë elektrike me rëndësi të veçantë kombëtare. Lartësia e shtyllave elektrike arrin deri në 35 metra, ndërsa ndërtimi i tyre bëhet në skelete metalike të parapërgatitura e të montuara në natyrë me bazamente betoni të qëndrueshme sipas kërkesave të përpikta teknike. Kabllot kalojnë nga një shtyllë në një tjetër nëpërmjet izolatorëve. Përzgjatja hapsinore e kabllit midis shtyllave ka harkun e tij të rëndesës, i cili në lidhje me sipërfaqen e tokës ose konfiguracionet bimore e ndërtimore nuk duhet të jetë më e afërt se 25 metër. Vijat e tensionit të lartë, ku ato shërbejnë si shpërndarëse e nergjisë prej nënstacioneve elektrikë në zonat rurale mund të

ndërtohen me struktura më të thjeshta të shtyllave prej betoni .GAZSJELLËS MBITOKËSORË DHE STACIONE KOMPRIMIMI

Sistem gypash, kombinuar me pajisje të tjera që shërbejnë për të çuar gazin nga burimi deri në qendrat e përpunimit të tij (uzina e qendra industriale) apo deri në shërbimin përkatës pranë qendrave të banimit. Për gazsjellësin mbitokësor tubat shtrihen mbi sipërfaqe sipas një traseje e projekti të ideuar dhe zbatuar në natyrë, me kthesat kryesore, me pusetat e kontrollit, degëzimet dhe afrimin e rrugëve. Në hapësirën, midis, vendosen dhe ndërtohen stacionet e pompimit të cilat mundësojnë ngjeshjen, shtypjen e gazit e lëvizjen e tij përgjatë gypave. Gazsjellsat mund të jenë një gypësh, dy gypësh a më shumë, të cilët shtrihen paralel njëri me

tjetrin .GAZSJELLËS NËNTOKËSOR DHE STACIONE KOMPRIMIMI

Gazsjellës por i ndërtuar dhe i vendosur nën tokë, me kanale, trasetë e të cilave hapen më parë në bazë të projekteve përkatëse. Thellësia e kanaleve varet nga trashësia e gypave ndërsa shtresa e dheut prej prerjes së sipërme të gypave deri në sipërfaqe nuk është më pak se 0,5 metër. Gazsjellsat i kanë përmasat e gypave të ndryshëm e mund të jenë me dy gypa ose sisteme gypash. Largësia prej nga sillet gazi mund të jetë e ndryshme, por në raste të veçanta gazsjellsit mund të jenë të shtrirë nga një shtet në një shtet tjetër apo dhe traskontinentalë. Gazsjellsat janë vepra të rëndësishme të energjisë. Gjurmët ë tyre pasqyrohen në harta me koordinata të sakta e pozicionimi i tyre në natyrë është i identifikueshëm, pasi ka një brez mbi ta të papunueshëm. Në vende të caktuara ka puseta kontrolli. Përmidis, në largësi të projektuara

më parë, janë ndërtuar stacionet e komprimimit.NAFTËSJELLËS MBITOKËSOR DHE STACIONE POMPIMI

Tërësia e gypave dhe e pajisjeve të tjera që i bashkëshoqërojnë, të shtrirë mbi sipërfaqen e tokës që mundësojnë lëvizjen dhe transportimin e naftës nga vendburimi për në uzina të përpunimit apo deri në rezervuarët dhe sheshet e ngarkimit. Naftësjellësit mund të jenë me një gyp ose me më shumë. Përmasat e gypave janë të ndryshme. Traseja e kalimit të tyre studiohet dhe përcaktohet më parë. Kalimi i tyre varet nga relievi, por në tërësi

vendosen përgjatë luginave e hapësirave fushore pranë rrugëve automobilistike. Ato janë vepra energjitike të rëndësishme, prandaj ruhen dhe kontrollohen herëpashere. Në hapësira midis, vendosen stacionet e pompimit që mundësojnë lëvizjen e naftës në gypa. Në Shqipëri ka naftësjellës të ndryshëm që degëzohen në të gjithë

hapësirën e fushave naftëmbajtëse deri në destinacionet e tyre.NAFTËSJELLËS NËNTOKËSOR DHE STACIONE POMPIMI

Naftësjellës me gyp apo sisteme gypash të futura nëntokë. Kanalet nëntokësorë dhe trasetë e tyre studiohen në natyrë, piketohen dhe zbatohen sipas projekteve përkatëse ku merr rëndësi përzgjedhja e vendkalimit, shmangia e rreziqeve, mundësia e riparimit të tyre. Thellësia e kanaleve është e ndryshme, por është e rëndësishme që lartësia e shtresës nga pjesa e sipërme e gypave deri në sipërfaqe të tokës të jetë jo më e vogël se 0,5 m. Traseja e naftësjellësit është e identifikueshme, mbasi brezi i tokës përgjatë shtrirjes është e papunueshëm, i pastruar nga bimësia dhe i kontrollueshëm. Në hapësirat midis, sipas projektit vendosen

puseta dhe stacione pompimi.AUTOSTRADË

Rrugë automobilistike interqytetëse ose qytetëse e rezervuar për qarkullimin e një kategorie të caktuar mjetesh, me motorr. Shtresa e syprinës së saj është me materiale të forta si: asfalt apo beton. Autostrada është e ndërtuar në të paktën dy korsi (kalime ) për çdo kah lëvizjeje. Çdo kah lëvizje me dy kalime është jo më pak se 8.5 m e gjerë. Autostrada ka karenxhata të pavarura ose të ndara me trafik ndarës të pakapërcyshëm, pa kryqëzime në nivel dhe e pajisur me rrethim dhe sisteme ndihmëse për përdoruesin, gjatë gjithë gjatësisë së saj, e dallueshme dhe me sinjale të veçanta të fillimit dhe mbarimit, e pajisur me korsi të veçanta shpejtësie, ngadalësimi dhe emergjence. Autostrada përgjatë saj ka zona

shërbimi dhe parkimi.RRUGË AUTOMOBILISTIKE KOMBËTARE E KLASIT TË PARË

Rrugë me karrenxhata të pavarura e të ndara me trafikndarës, të pakapërcyeshme që për çdo kah ka të paktën korsi lëvizjeje me bankina të shtruara me asfalt. Ajo është e dallueshme nga sinjalet e fillimit dhe të mbarimit, e rezervuar për një kategori të caktuar mjetesh motorike dhe pa kryqëzim në nivel. Kjo lloj rruge ka zona shërbimi dhe parkimi. Rruga Tiranë-Durrës, sot për sot,

konsiderohet si rrugë automobilistike e klasit të parë.RRUGË AUTOMOBILISTIKE KOMBËTRARE E KLASIT TË DYTË

Rrugë interqytetëse që lidh qendrat e mëdha të banuara dhe ato ekonomike të vendit tonë, të paktën një korsi për çdo kah lëvizje dhe me bankina anësore që ka shtresë të sipërme asfalti ose asfaltobetoni. Në këto lloj rrugësh kryhet lëvizje intensive e automjeteve të çdo lloj tonazhi e madhësie. Gjërësia e kësaj rruge është e konstruktuar në jo më pak se 8.2m. Rrugë me karrenxhata

të pavarura, të ndara me trafikndarës, me të paktën dy korsi. RRUGË AUTOMOBILISTIKE QYTETËSE, KRYESORE

Rrugë me karrenxhata të pavarura, të ndara me trafikndarës, me të paktën dy korsi për çdo kah lëvizjeje dhe mundësisht një korsi e rezervuar për mjetet e transportit publik. Kjo rrugë është me bankina të shtruara me asfalt dhe trotuare me kryqëzime në nivel, të pajisura me semafor si dhe me zona e breza anësor të parashikuara për qëndrimin e mjeteve. Një rrugë e tillë tipike është në Tiranë “Rruga e Kavajës” , prej :”21 Dhjetori” deri tek “ Qyeti i

Nxënësëve ”RRUGË AUTOMOBILISTIKE QYTETËSE DYTËSORE

Rrugë me karrenxhatë ku në të paktën ka dy korsi lëvizjeje, me bankina të shtruara dhe trotuare, me zona të parshikuara për qëndrim e të pajisura me korsi manovrimi jashtë karrenxhatës. Një

rrugë tipike qytetëse dytësore në Tiranë është “Rr. M. Shyri”RRUGË AUTOMOBILISTIKE E KLASIT TË TRETË

Rrugë automobilistike qytetëse ose interqytetëse më gjerësi jo më të vogël se 5.5m më një karrenxhatë, me një korsi për çdo kah lëvizjeje, pa trafikndarës. Këto rrugë lidhin fshatra me qendra të

mëdha qytetare dhe janë të shtruara me asfalt.RRUGË AUTOMOBILISTIKE ME BAZMENT NATYROR TË PËRMIRËSUAR

Rrugë të profiluara me gjërësi 3-6 m, me bazament natyror por të mirëmbajtura, të menaxhuara me shtrim guri ose zhavorri dhe sipas rastit me tombino e kanale anësore. Automjetet lëvizin në pjesën më të madhe të vitit. Këto rrugë kanë karakter lokal, të

përhapura në të gjithë vendin.RRUGË ME BAZAMENT NATYROR

Janë rrugë me gjërësi deri në 3 m që kanë shtresë natyrore, të fortë (gurë, zhavor) por të papërmirësuara. Në to mund të qarkullojnë automjetet me tonazh të vogël, kryesisht në zonat

fshatare me karakter stinor.RRUGË NË NDËRTIM E SIPËR Rrugët në ndërtim e sipër, tregohen, kur klasifikimi është i njohur dhe rruga është e pranuar se do të mbarojë brenda kohës që harta do të publikohet. Në këtë rast, ajo duhet të simbolizohet si rrugë e përfunduar. E tillë do të pranohet edhe kur kalon një kohë e shkurtër, për publikimin e hartës. Kur klasifikimi njihet, por koha e përfundimit të rrugës, nuk dihet e saktë, ajo simbolizohet si e rregullt me shënimin “në ndërtim”. Nëse njihet viti, kur do të përfundojë rruga, atëherë shënohet “në ndërtim, përfundon 2004”. Kur klasifikimi i rrugës nuk njihet bëhet shënimi “klasifikim i panjohur”.RRUGË NË PROJEKT

Rrugët në projekt paraqiten nëse vijat e hapura, të trashura apo piketuara duken në natyrë RRUGËT PRIVATE Rrugët private konsiderohen ato rrugë të cilat mirëmbahen nga fonde private. Nëse një rrugë private ka lidhje me sistemin rrugor kombëtar, ajo përfshihet në klasifikimet e trajtuara më sipër. Rrugët private, të cilave u mungon vijimësia, por që kanë destinim në objekte të njohura utilitare, kultutore, si: varreza, parqe pushimi u shënohet në simbole shkrimi sqarues “sipërfaqe e butë, stinë e thatë” RRUGËT BASHKUESE DHE RRUGËT NË QËNDRAT E BANIMIT Midis rrugëve bashkuese dhe atyre në qëndrat e banimit janë këto dallime:a. Një qendër banimi presupozon një sipërfaqe të zhvilluar, kundrejt një projekti të studiuar, e cila përmban rrugë kryesore por edhe rrugë dytësore.b. Disa ndërtesa që ndodhen përgjatë rrugës nuk përbëjnë qendër banimi për të skicuar rrugët , bile edhe kur sipërfaqja ka emrin gjeografik.

c. Rrugët, duke përfshirë edhe rrugët e qerreve, rrugët këmbësore të cilat ndodhen brenda qendrave të banimit, simbolizohen si rrugica.

RRUGËT BASHKUESE a. Rrugët bashkuese janë arteriet kryesore qytetare për vijimësinë e trafikut me qendrat e banimit.b. Përcaktime të rrugëve qytetore që simbolizohen si rrugë bashkuese i referohet materialit burimor, duke përfshirë këtu edhe fotografinë ajrore.c. Rrugët bashkuese, simolizohen prej shënjës së simbolit standard të rrugës qytetore dhe dallohet si e tillë vetëm nga mbushja e ngjyrave të saj.d. Rrugët bashkuese vizatohen në shkallë, nëse gjerësia e tyre e kalon 0,25m/m në shkallën e hartës që përpilohet.e. Shiritat mesorë tregohen vetëm kur gjërësia e rruginës së vizatuar është të paktën 1,0m/m në shkallë.RRUGINAT QYTETORE

Rruginat qytetore simbolizohen nga simboli përkatës pa marrë parasysh tipin e konstruksionit të saj. Ky konceptim përfshin edhe rrugët e qerreve dhe rrugët këmbësore.

Ndërmjet sipërfaqeve të vogla qytetore, të cilat janë pjesë përbërese e sipërfaqeve të mëdha qytetore, rrugët të cilat nuk janë rrugë bashkuese simbolizohen si rruginat qytetore. Këtu bëjnë përjashtim, rrugët e qerreve dhe rruget këmbësore, të cilat ruajnë simbolizimin e tyre normal.

Të gjitha rruginat qytetore vizatohen në shkallë nëse gjërësia e vizatuar në shkallën përkatëse kalon gjerësinë e simbolit të përshkruar.

SHENJAT RRUGORE

Shenjat janë përcaktimi zyrtar i numëruar që identifikon rrugët ndërkombëtare, kombëtare dhe rrugët sekondare. Rrugët sekondare përfshijnë rrugët nën juridiksionin e shteteve, rretheve, prefekturave ose ndarjeve të njëjta administrative.

Simbolet e shenjave rrugore parapëlqehen të qëndërzohen mbi rrugë, të vendosura paralel me vijën fundore të kornizës. Në raste të tjera simbolet vendosen përgjatë rrugës.

SHESHET Këto tipare tregohen dhe vizatohen nëse përmasat e paraqitura në shkallën e hartës 1:25 000 e kalojnë gjërësinë e rrugëve apo rrugëve qytetëse, që hyjnë në qendër të banimit.RRETHI I TRAFIKUT Rrethi i trafikut është një pikë bashkimi i rrugëve dhe rruginave qytetore në një vend rrethor ku drejtohet trafiku. Kur lejojnë përmasat në shkallën ai vizatohet në formën e tij natyrore. Në raste të tjera ai nuk paraqitet.

RRUGË PA KRYE Janë rrugë në qytete apo fshatra, të sistemuara që dalin nga

rruga qytetëse dhe priren për të hyrë në periferi të blloqeve të banimit, por që nuk takohen me vija të tjera rrugore. Kësilloj, ato janë të ndërprera prej objektesh të tjera dhe nuk kanë krye. Hasen

në shumë qendra të banuara të cilat kanë një urbanizim të paarrirë.PIKË NDRYSHIMI NË NUMRIN E KALIMEVE

Janë pika në hapësirën e rrugës ku ndryshon numri i kalimeve, nga një në dy ose e kundërta.

TREGUES RRUGOR NDËRKOMBËTAR Janë shënja rrugore si përcaktim zyrtar i numëruar që

identifikon rrugët ndërkombëtare (për rastin tonë ato Europiane, të cilat janë vendosura përgjatë rrugëve dhe janë informacion rrugor i

rëndësishëm për drejtuesit e automjeteve dhe për orjentim.)TREGUES RRUGOR KOMBËTAR

Janë shënja rrugore kombëtare të vendosura përgjatë rrugës që identifikon llojin e rrugës, objektivin mbërritës, sasinë e

kilometrave etj. TREGUES RRUGORË

Tabela, shenja, ndërtime të posaçme që vendosen në rrugët automobilistike, për të treguar drejtimin e kalimit, të shpërndarjes së vijave, të pjerrësisë, rrezikshmërisë, të objekteve të shërbimit rrugor, të objekteve të shërbimeve humane në rrugë, të kilometrazhit, të qyteteve apo qëndrave më të afërta të banimit. Tabelat mund të jenë me struktura metalike, gur, me ndriçim fosforeshent apo thjesht me ndriçim elektrik dhe shkrimet e

nevojshme në to.GUR KILOMETRIK

Bllok i vogël betoni, i përgatitur paraprakisht, për t’u vendosur në tokë, në bankinat e rrugëve automobilistike, për të treguar largësinë në kilometra, prej një qendre kryesore nga nisen vijat e transporteve rrugore. Guri kilometrik ngrihet nga niveli i bankinës në lartësinë 0,40 m, ndërsa 0,60 m futet në tokë. Shkrimi i kilometrave në të bëhet i qartë, i dallueshëm dhe fosforeshent. Në Shqipëri llogaritja e kilometrave bëhet duke u nisur nga Tirana. Në rrugët tona automobilistike që nuk janë rikonstruktuar, ndodhen ende gurët kilometrikë. Në rrugët e reja ato do të ndryshohen duke u përfshirë në tregues rrugorë, në informacion më të qartë, i

kombinuar me një ndriçim të dallueshëm lehtësisht .MBIKALIM

Një ndërtim i veçantë në formë ure për kalimin e automjeteve, mbi një rrugë tjetër që është nën nivelin e saj, zakonisht në kryqëzim rrugësh apo hekurudhash (kujto mbikalimet,

tek Plepat në Durrës).RRUGË QERRESH

Janë rrugë natyrore me përmirësim spontan, me kalim përgjatë kufijve të arave, kanaleve, të rrahura nga kalimi stinor, që

shërbejnë për kalimin e qerreve në zonat dhe hapësirat fshatare.RRUGË KËMBËSORE DHE KAFSHARE

Janë rrugë, traga e të cilave në mënyrë të natyrshme kalon në vende të përshtatshme ku qarkullojnë lirshëm këmbësorët duke u lidhur me objekte, zona, sipërfaqe apo pika të veçanta, të krijuara nga nevoja e veprimtarive njerëzore kryesisht në zona rurale (fshatare), në korije, sipërfaqe shkurresh, lëndinash, pyjesh, përgjatë arash e objektesh të tjera të MT. Këto rrugë në tërësi janë të përshtatshme edhe për kalimin e kafshëve të ngarkuara në zonat

fshatare.UDHËZA

Paraqesin degëzimet e veçanta të udhëve të verbëra, të vogla, ende të paarira e të paformuara mirë, në shpate, korije, qafa, vetëm për kalimin e këmbësorëvenë kryerje të shërbimeve në trajtimin e blegtorisë, të nxjerrjes së lëndëve drusore etj. Në këto

udhëza nuk kalojnë dot kafshët e ngarkuara.URË

Ndërtim prej druri, guri ose metali, që lidh dy anët e një lumi, të një kanali, përroi dhe që shërben për të kaluar mbi të njerëz, kafshë, mjete transporti. Simbolet e urave heraherës zmadhohen për gjatësitë e tyre, me qëllim që ky tipar i rëndësishëm të dalë në

pah. Gjatësia më e vogël e vizatuar e një ure është 1.5 m/m në shkallë të hartës 1: 25 000. Kuptohet, simboli e mbulon saktësinë dhe përmasën reale të urës. Ato trgohen kudo, ku lidhen me rrjetin rrugor dhe ndërprerjen e tyre me ujorët. Urat në rrjetin rrugor, ndryshe nga urat këmbësore iu shënohet materiali i ndërtimit dhe kufizimi i lëvizjës. Të gjitha urat më të mëdha se 1.5 m/m në shkallë vizatohen me përmasat e tyre. Një urë që kryhen dy funksione, për

rrugën dhe hekurudhën, vizatohet me të njëjtin simbol.URË NË AUTOSTRADË

Urë me përmasa të mëdha që përkon me përmasat e autostradës (shih) me konstruksion betoni e betonarmeje.

URË BETONARME Urë në kalim ujorësh, që lidh rrugët e llojeve të ndryshme nga

bregu në breg, me përmasa që përkojnë me ato të rrugëve, por e ndërtuar me konstruksion betonarmeje. Në hartë këtyre lloj urash u shënohet informacion i rëndësishëm p.sh. 250-8/30 B që do të thotë:(Në emërues 250 m –gjatësia, 8 m- gjërësia, me numërues 30

ton, peshëmbajtja, ndërsa B ( betonarme))URË ME ELEMENTË TË LUNDRUESHËM

Urë që lidh dy brigje. Ka karakter të përkohshëm, është e lëvizshme dhe qëndron mbi elementë të lundrueshëm, në syprinën

ujore.URË METALIKE

Urë që lidh dy brigje, me konstruksion metalik, njëkalimshe ose dykalimshe.

URË GURI Urë që lidh dy brigje. Ka një konstruksion të veçantë e

ndërtuar me harqe e kolona guri, i vihet karakteristika “G”URË HISTORIKE

Ura me karakter historik, të ndërtuara në periudha të ndryshme, në lashtësi, në mesjetë që bartin vlera të kulturës

ndërtimorë popullore.

URË NË RRUGË QERRESH Urë që lidh kryesisht dy brigje përrenjsh apo kanalesh e

ndërtuar me konstruksion betoni, guri apo metalike, me qëllim kalimin e qerreve, të kafshëve dhe njerësve

TOMBINO Urë e përmasave më të vogla që shërben për kalimin e ujrave

poshtë rrugës, me konstruksion më të vogël se 3m, me forma kryesisht tubore me elemete të parafabrikuar betoni e llogaritur për të përballuar peshëmbajtjen e automjeteve që kalojnë në rrugë si

dhe për sasinë e ujit që kalon në të .URË KËMBËSORE

Ndërtim prej guri, druri ose metali me përmasa të vogla, mbi përrenj, kanale, vija uji, apo pellgje të kësaj natyre që shërbejnë për

të kaluar vetëm njerëz .TUNEL NË RRUGË

Rrugë që hapet nën tokë, duke shpuar tejpërtej një mal, kodër etj, për të kaluar auromjetet apo trenat. Në raste të tjera tunelet kalojnë vija e rrjedha të mëdha uji. Tuneli ka portalin e hyrjes e të daljes. Në hyrje e brëndësi ai ka ndërtime të ndryshme si: betonime mbajtëse, kanale anësore, vendkalime të tubacioneve

apo pajisjeve të ajrimit etj .TRAP

Mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar zakonisht me trungje të lehtë ose me dy lundra të vogla, mbi të cilat ndërthuren dërrasa që formojnë një shesh të gjërë. Ai mund të jetë trung druri ose dërrase

të lidhura bashkë, me të cilat kalohet një lum.VA

Vend i ceket në një lum, ku zakonisht ky hapet më gjërë në shtratin e tij dhe ku mund të kalohet me këmbë për të dalë në anën

tjetër .MURE GURI, TULLE, ANËS RRUGËVE

Ndërtime anës rrugëve në formën e mureve prej guri e tulle të cilat përkojnë me fundet e rrugëve.

TELEFERIK Mjet për mbërritjen e udhëtarëve apo lëndëvë e mallrave të

ndryshme nga një vend në vendin tjetër, zakonisht prej lartësive të ulëta drejt lartësive të mëdha që hasen kryesisht në vise malore. Teleferikët mund të jenë me karakter turistikë dhe ekonomikë. Ata përbëhen nga kabina të madhësive të ndryshme, të lidhura e të montuara në një kavo të madhe e të fuqishme metalike që lëviz në

sajë të mekanizmave të posaçëm në formën e motorrave.LUGJE PËR TRANSPORTIMIN E MATERIALEVE DRUSORË

Ndërtime me dru ose kombinim tjetër i thelluar në formën e lugut apo koritës, përgjatë shpateve kodrinorë apo malore, në lugina që shërbejnë për transportimin edhe zhvendosjen e lëndëve drusore të grumbulluara në lartësi dhe të sjella në vengrumbullime apo vendpërpunime të reja. Hasen shpesh në veprimtarinë e shpyllëzimit në zonat malore dhe tepër malore të vendit tonë,

ndërtuar për qëllime të lehtësimit të transportit të lëndëve drusore.TREGUES HEKURUDHOR

Tabela, shenja, ndërtime të posaçame që vendosen në hekurudha, sheshe ngarkimi, porte për të treguar drejtimin, kthesat,

tunelet, stacionet etj.NDRIÇUES ( SEMAFOR )

Pajisje e posaçme me drita me ngjyra të ndryshme, që shuhen e ndizen, e cila vendoset në udhëkryq ose stacionet e trenave për të rregulluar qarkullimin e mjeteve. Ato vendosen edhe në sheshe ngarkimi apo edhe porte detare. Në bregdet ato kanë

funksionin e shenjëdhënies për anijet dhe mjetet e tjera lundruese. HEKURUDHË NË VEPRIM

Një hekurudhë në veprim konsiderohet e tillë kur ajo së paku është në përdorim, me mirëmbajtje teknike të rregullt dhe permanente. Dekovilet konsiderohen gjithashtu hekurudha të

ngushta.

HEKURUDHË QË NUK ËSHTË NË VEPRIM Hekurudhë që nuk është në veprim dhe që nuk mirëmbahet,

pra jo funksionale. Ato, hera herës quhen dhe hekurudha të braktisura. Si të tilla, edhe pse nuk janë në përdorim kanë bazamente, shina, binarë, ura etj dhe me një riparim të shpejtë

mund të futen në veprim.HEKURUDHË E SHKATËRRUAR (PRISHUR)

Hekurudhë e shkatërruar (prishur) konsiderohet ajo që me çdo riparim që mund t’i bëhet, kërkon ndërtime themelore për tu

vënë në funksionim.HEKURUDHË NË NDËRTIM

Hekurudhë në ndërtim konsiderohet ajo në të cilën kanë filluar punimet për t’u zbatuar në natyrë.

HEKURUDHË E ÇMONTUAR Hekurudhë e çmontuar konsiderohet ajo në të cilën traseja,

urat, shinat janë të shkatërruara. Në këtë rast trseja e kësaj lloj hekurudhe mund të trajtohet në hartë si të ishte rrugë .

EMËRTIMET E HEKURUDHËS Emërtimet e hekurudhës shënohen paralel me shenjën ose po

të jetë e undur përgjatë segmenteve të drejta të simbolit të hekurudhës. Emërtiminuk shkurtohet. Urat e hekurudhës, tunelet,

mbikalimet paraqiten me simbolet përkatëse.HEKURUDHË ME NJË KALIM

Hekurudhë që është ndërtuar vetëm me dy shina mbi strukturën e njohur të trasesë kompakte, të binarëve dhe të përbërësve të tjerë, në të cilën mund të kalojë vetëm një lokomotivë

me trenin në tërësi.HEKURUDHË ME DY OSE MË SHUMË KALIME

Hekurudhë që është e projektuar dhe ndërtuar, që të ketë çifte shinash, për dy ose më shumë kalime të trenave. Në këtë rast, traseja është projektuar dhe ndërtuar që të mund të realizojë kalimin paralel vajtje-ardhje të trenave, me hapësirë midis tyre pa

krijuar asnjë rezik për mpleksjen duke krijuar lirshëri kalimi .HEKURUDHË E NGRITUR MBI SIPËRFAQEN E TOKËS

Hekurudhë e cila, në varësi të kushteve të sipërfaqeve që kalon i përgatitet traseja e ngritur nga niveli i tokës me ndërtime të parafabrikuara shtyllash e pilotash mbi të cilat kalon e tërë struktura e hekurudhës [kujtoni hekurudhën në segmentin: Levan në drejtim

të urës së Mifolit]STACIONE HEKURUDHORE

Qëndra të ndalimit të trenave, shkëmbimit të tyre, të ndërtuara me të gjithë infrastrukturën e nevojshme të: ndërtesës së stacionit, kabinave të komandimit, sallës së udhëtarëve, pikave të sinjalizimit, sheshe të ngarkim shkarkimit etj. Stacionet hekurudhore tregohen me një simbol të përshtatshëm e cila varet nga vendodhja e stacionit. Flamujt e qëndrimit, vendqëndrimit dhe tipare të tjera të njëjta me to, trajtohen si stacione, vetëm në ato raste, kur ato përfshijnë një ndërtesë permanente të stacionit, platformë të qëndrimit të pasagjerëve. Ndërtesat rrotull, ngrehinat e sinjalizuara,

ndërtesat e rojave dhe ndërtesa të tjera plotësuese në hekurudhë, simbolizohen si ndërtesa. Hekurudhat në qendrat e banimit simbolizohen në mënyrë normale. Në raste të vendeve tepër të

ngushta ato ndërpriten për të vazhduar më tej .HEKURUDHË E ELEKTRIFIKUAR

Hekurudhë, në të cilën lëvizja e trenit, në tërësinë e tij, realizohet nga lidhja e lokomotivës me sistemin elektrik. Përsipër trasesë së hekurudhës, në mënyrë paralele por në një nivel mbi lartësinë e lokomotivës dhe vagonave kalon rrjeti i kabllove elektrikë, i ndërtuar me saktësi për të krijuar lirshëm lidhjen e lokomotivës. Elektrifikimi i hekurudhës tregohet me shkrimin

sqarues “elektrifikuar” i cili shënohet paralel me vijat e saj.HEKURUDHË E ELEKTRIFIKUAR ME DY OSE MË SHUMË KALIME

Hekurudhë e projektuar dhe e ndërtuar me dy ose më shumë çifte shinash (për kalime) por e elektrifikuar .

PIKË KOMANDIMI Vend qëndror, i ndërtuar dhe i pajisur me aparate dhe

mekanizma të tjerë për komandimin e trenave gjatë qëndrimit dhe lëvizjes së tyre .

SHESH NGARKIM SHKARKIMI Sipërfaqe e ndërtuar e shtruar dhe e mbuluar pjesërisht, e

pajisur me vendndarje për grumbullime rruajtje të mateerialeve që shkarkohen dhe ngarkohen nga trenat.

MBUSHJE DHE GËRMIM Hapësira të gërmuara të dherave e të shkëmbinjëve natyrorë

përgjat trasesë ku kalon vija hekurudhore që sipas rastit janë gërmim: kur hekurudha kalon përmidis vendit të gërmuar në një nivel më të ulët dhe nga të dy anët dallohen rrëzimet artificiale të hapura dhe të ndërtuara nga veprimtaria e njeriut, dhe në mbushje: kur hekurudha kalon mbi nivelin real të tokës dhe traseja e saj është e ndërtuar, e mbushur, e ngjeshur më materiale të ndryshme si

argjil, zhavorr etj. DEKOVIL Hekurudhë me binar të ngushtë mbi të cilin kalon një tren i

vogël për të mbajtur materiale të ndryshme. Zakonisht haset në miniera .

DEKOVIL I ELEKTRIFIKUAR Hekurudhë me binar të ngusht ku kalon një tren i vogël, por

i elektrifikuar.

KREU I PESTË

SIPËRFAQET E ZHVESHURA“ ...menjëherë toka u fundos, aty ku tani, shtrihet brezi i pamasë i

oqeanit të kaltër dhe mbuloi brazdat me valën e kripur .Dhe çdo ditë batica e eterit dhe rrezeve të diellit, me goditje të vazhdueshmenë skajet e jashtme të saj, e detyronte tokën, të ngjeshej gjithnjë e

më shumë nga të gjitha anët. Kështu që, sa më shumë kondesohej e mblidhej toka në qëndër të saj, nga këto goditje, aq më shumë

bulëzoi kripa nga trupi i saj, e rriti detin dhe liqenet, aq më shumë u rrokullisën jashtë dhe ikën larg, trupa të shumtë të nxehtësisë

dhe ajrit larg tokës,

kondensuan hapësirën pafund dhe vezulluese të qiellit “ .LUKRECIV.1 Vështrim i përgjithshëm Le të përfytyrojmë formën fizike të tokës pa mbulesën e saj: (bimësinë, ujorët, hapësirat e ndërtuara nga veprimtaria e njeriut) dhe do të dalë një “nudo” e madhe e planetit tonë, pa mantelin jetësor të tij. Kjo “nudo”, ka format e saj të gdhendura natyrore, që na shfaqen në format e tokës. Sipërfaqet e zhveshura, të mbetura, janë pa mbulesën bimore apo ndërtimore ose kanë forma të ulta të bimësisë. Përbërja dhe llojshmëria e sipërfaqeve të zhveshura, është lëndë e gjeologjisë, shkencave të tokës, të gjeomorfologjisë [39]. Për to, përdoren termat teknike si: shkëmbinj granitikë, rëra, etj. Njohja e tyre teorike, duhet ndërthurur me njohjen praktike në natyrë gjatë interpretimit, analizës dhe paraqitjes hartografike. Ndarja e kufijve, formave, llojshmërisë së tyre është themelore, aq më tepër që duke qenë përbërës natyrorë të MT, kanë një jetëgjatësi shumë të madhe dhe njohja e shtrirjes hapësinore si dhe cilësive paraqet interes për shfrytëzimin dhe analizën e tyre. Dukja e tyre në interpretim, shtrirja, ngjyra, forma, janë ato që të bëjnë të perceptoshë dhe arsyetoshë, për të nxjerrë përfundime, ndërsa matjet, grumbullimi i informacioneve mbi cilësitë, për t’i paraqitur me mënyrë shkrimore apo simbologjike në hartë apo legjendë, sjell vlerat e njohjes dhe të shfrytëzimit.

Aspekti gjeologjik dhe gjeomorfologjik i sipërfaqeve të zhveshura kërkon në veçanti trajtim disiplinor tematik, ndërsa në rastin e paraqitjes së përgjithshme topografike, e rëndësishme është ndarja, kufizimi, llojshmëria dhe përcjellja në hartë të informacioneve, të qënësishme, sasiore-cilësore. Në sipërfaqe të zhveshura të qëndrueshme, nuk mund të gërmohet dot me vegla pune si kazma, lopata etj. Ato mbeten përsëri të forta edhe kur lagen. Në këto sipërfaqe mbizotërojnë shkëmbinj që vazhdojnë ose mund të jenë dhe të fragmentuar. Si

nëndarje mund të jenë: shkëmbinj, zhavor, gur, popla, rëra etj.V. 2. Shkëmbinjtë

“Në lindje, në kreshtën e Gurit të Prerë duket një grykë e thellë

në pjesën më të ngushtë të saj, gjendet një shkëmb i fuqishëm

dhe rrumbullak që vihet re, thujase 20 kilometër larg.

Legjenda thotë se guri ka rënë nga qielli, për të lajmëruar

në të katër anët, se paqja dhe bekimi i kishin braktisur.

Ndofta ai është një meteorit…”

EQEREM BEJ VLORA

( Ditar. Nga Berati në Tomorr e kthim. 1906”

Shkëmbinjtë,

me shtrirjen e tyre, prej origjinës, kanë dalë prej thellësisë apo kanë mbetur mbi syprinë të Tokës, janë vijim i formave të saj, ndërkohë prej përbërjes, ata janë të zhveshur, pra: një mbulesë që nuk ka fare bimësi ose ka forma shumë të ulta të saj. Është e rëndësishme, të sqarohet, gjithashtu, se ç’kuptim bart tanipërtani termi “shkëmbinj”. Në përgjithësi, për këtë term ka një kuptim vulgar duke e interpretuar si shfaqje formash të relievit (Formave të Tokës) si gurë apo masive të tij, të fortë, mbitokësore, si një masë e ngjeshur e dukshme me përmasa të ndryshme që mund të shtrihen si breza, masive, të thyer, gremina, të copëzuar etj. Por në një kuptim më të thellë e më shkencor, shkëmbinjtë janë masë minerale dhe ata në përbërje dhe origjinë të tyre, kanë të njëjtin emër, pavarësisht nga madhësia: që prej masiveve deri tek “shkrep” “gurë” “zall” “gurishte” “rëra” “rrëzimat ranore” deri tek thërmijat

argjilore e që të gjitha e kanë origjinën tek “etërit” e tyre, shkëmbinj. Foto 39. Pamje nga Alpet e Shqipërisë

Foto 40 . Nëmërçka

Shkëmbinjtë janë sipërfaqe të zhveshura që shfaqen në natyrë si të forta (të qëndrueshme), por edhe jo aq të forta (të paqëndrueshme). Pra, jo vetëm shkëmbinjtë janë të shumëllojshëm, por dhe shfaqja e tyre në sipërfaqe është e ndryshme. Kështu, në llojshmëri ata ndahen në: shkëmbinj acidë, alkalinë, bazikë, autoktonë, të butë,

copëzorë, ekstruzivë, endogjenë, fosfatikë, fragmentarë, të karstit, kristalinë, metamorfikë, të përshkueshëm,

rezistentë, sedimentarë, ultrabazikë e të tjerë[21]. Shpjegimi i tyre do të bëhet në Fjalorthin përkatës.V.3.Vështrimi sipërfaqësor . Sipërfaqet e zhveshura të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme.

Sipërfaqet e zhveshura mund të jenë të qëndrueshme dhe të paqëndrueshme. Në dukjen e tyre sipërfaqësore kemi: syprina të qëndrueshme, dhe të paqëndrueshme. Syprina të qëndrueshme të sipërfaqeve të zhveshura përbëhen nga shtresa te forta , të qëndrueshme dhe pjesë të saj. Kjo syprinë është gati e padepërtueshme dhe e pagërmueshme me kazmë apo lopatë, gjithashtu materiali i ashpër mbetet po kaq i fortë edhe kur laget[39]. Mbi këtë syprinë, ka rritje të gjallesave të formave të ulta por që nuk mund të quhen mbulesë bimore e qëndrueshme

Shkëmbinj të zhveshur, si një lloj ndarjeje përmbajnë sipërfaqe të cilat janë të dominuara nga një syprinë shkëmborë e qëndrueshme ose dhe e mbuluar prej fragmentesh shkëmbore ku hyjnë: gurë copëzorë, çakull, zall.

Ndërkohë, vet syprina shkëmbore, mund të jetë edhe me çarina e krisje të materialit bazë e përmidis mund të ketë edhe pjesë të pakta dherash, rritje myshqesh e formash të ulta, të përkohëshme të gjallesave.

Për zhavorret, zall, gurë ka nënndarje që varen kryesisht prej fragmenteve te materialit. Kështu: Zhavorri përcaktohet si copëzorë materialesh që kanë një përmasë më të vogël se 6 cm. Zall, përkufizohen si copëzorë materialesh me përmasa midis 6 dhe 20 cm. Popla-Gurë, përkufizohen si fragmente materialesh me përmasë midis 20 dhe 200 cm.

Përveç llojeve të përshkruara më sipër ka edhe shtresa toke të veçanta ose syprina të tilla që janë ngurtësuar në saje të proceseve fizikë dhe kimikë. Fortësia e tyre në syprinë, është e qëndrueshme dhe ato janë të

padepërtueshme nga uji dhe penetrimi i rrënjëve bimore . Të tilla janë edhe :

lateritet, si toka të cilat janë të pasura me hekur e të “çimentuara” prej tij, të pranishme në vendin tonë.

petrokalçike, janë të çimentuara prej karbonatit të kalçiumit. petrogipsike, janë të çimentuar prej gipsit .

Syprina të paqëndrueshme të sipërfaqeve të zhveshura përkufizohen, si të mbuluara me materiale të cilët nuk janë të fortë dhe të qëndrueshëm. Këtu bëjnë pjesë dherat e zhveshura të cilat si materiale të paqëndrueshëm krijojnë një syprinë të formuar nga copëzimi dhe thërrmijimi i shkëmbinjëve amnorë dhe mikroorganizmave, e si rrjedhojë e temperaturave apo lagështisë formojnë këtë shtresë të veçantë që mund të jetë: gurore ( kur syprina është e mbuluar me gurë midis: 5-40 % të sipërfaqes së dhënë ) dhe shumëguroe ( kur kjo mbulesë është prej 40-80 % të sipërfaqes). Në këtë klasë futen edhe rërat si pjesëza të vogla të shkëmbinjëve amnorë të cilat lëvizin , zhvendosen prej erërave duke patur edhe format e tyre të veçanta. Sipërfaqet mund të jenë të formuara si: rërë –rërë ose dhera-dhera.

Ndryshimi, këtu ndodh prej origjinës amnore: rërë apo dhera. Për rërat: në përgjithësi dallohen format e: dunave,

barhaneve, parabolikeve, gjatësoreve etj ndërsa për llojshmërinë, në vendin tonë , përgjatë plazheve detarë takohen forma të vogla dhe të përkohëshme të tyre. Aspekti syprinor i sipërfaqeve të zhveshura, përshkruan tokën më shumë se sa MT, sepse në të vërtetë toka “e zhveshur” nuk është e mbuluar nga ndonjë shtresë natyrore ( gjysëmnatyrore) ose artificiale. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm, për këto sipërfaqe. Ato janë pjesë virgjine e vet “nudos” së përfytyruar në shtrirjen e saj tej e ndanë, pa mbulesën, e fustanin shumëngjyrorë, të veshur që është pjesa e

lulëzuar e jetës së Tokës.Foto 41. Në kepin e Rodonit. Ngrehinë relievi.. Shfaqje e sipërfaqes së zhveshur, shkëmb shtufor. Përkrah, shkurre mesdhetare.Në

këmbë të ngrehinës së relievit: bar, shkurrëza.

Foto 42. Kanion me vlera mbresëlënëse natyrore, në luginën e lumit Osum

)Lengarica .(Rënie e thiktë shkëmbore, si e gdhëndur, në 90 gradë.Në sheshinën sipërore të kanionit: shkurre. Në pjesën jugore

të lumit: sipërfaqe bimësie, me shkurre të dëndura.

Foto 43. Pamje e kreshtës jugore të Malit të Tomorrit.V.4. Sipërfaqe shkëmbore të paqëndrueshme Këto sipërfaqe përbëhen nga materiale që nuk janë të qëndrueshme e të forta. Ato mund të gërmohen me kazma e lopata. Ndër to bëjnë pjesë: dhera të zhveshura dhe rëra. Dherat e zhveshura, konsiderohen materiale të paqëndrueshme si rrjedhojë e ndikimit të faktorëve të kohës (efekti i lagështirës dhe temperaturës), të krijuara nga shkëmbinjtë. Dherat e zhveshura gurore, konsiderohen ato: kur 40%-80% e sipërfaqeve të tyre, janë të përziera me thërrmija gurore. Rërat, konsiderohen sipërfaqe të mbuluara prej copëzash dheu të forta, të krijuara e shkëputura me kohë prej shkëmbinjëve. Këto pjesëza mund të lëvizin rregullisht nga veprimi i erës. Rërat mund të përshkruhen si duna, barhane. Dunat mund të jenë: yllore, gjatësore, gjysëmhënore, tërthore dhe valore [39]. V.5. Trajtimi i tipareve të veçanta topografike Mbi reliev, si pjesë e vijimit të tyre janë sipërfaqet e zhveshura. Në hartë, paraqitja e tyre nuk është veçuar, por e montuar, natyrore që nëpërmjet leximit simbolik, marrim të dhëna për sipërfaqet e zhveshura. Shqipëria, si vend malor, është tipike, për llojshmëri shkëmbinjësh dhe sipërfaqesh të zhveshura. Kështu, merr rëndësi, paraqitja e tyre, jo vetëm në shtrirjen horizontale, por dhe në përmasën e tretë, atë lartësore. Paraqitja me izohipse e formave të tokës, ndërpritet, në sipërfaqet e zhveshura të cilat jepen me simbole, por lexueshmëria lartësore jep saktësisht pozicionin e tyre. Paraqitja me izohipse e pikave më të larta të kodrave, maleve, kreshtave dhe kurrizoreve bashkuese duhet të jepen me një vëmendje dhe kujdes të veçantë, sepse këto tipare relievore, janë zakonisht shumë të rëndësishme. Ato përcaktojnë rrjedhën e ujrave dhe ujëndarëset në pjerrësitë, faqet e kurrizoret. Në raste të veçanta ato shërbejnë si kufi ndërkombëtar apo kufij të tjerë civilë, nga ku ka shikim zotërues e kontrollues, në shpërndarje dhe vendosje të rrugëve të komunikimit. Kur terreni është relativisht i rrafshët si dhe me një shtrirje të gjerë, përdorimi i përshtatshëm i izohipseve ndihmëse, siguron shpesh një portretizim të mirë të tipareve të relievit. Shumica e formave të vështira të terrenit, ka të bëjë me reliev nëpër kreshta të thikta që bien në lartësi midis një ose dy izohipsesh. Izohipset që paraqesin majat e kreshtave tregohen në pozicionin e tyre të vërtetë dhe nuk zhvendosen, bile dhe atëherë kur hapësira nuk lejon vizatimin. Rëniet e thikta të terrenit përgjatë kreshtave të pjerrta mund të portretizohen me simbolin e rrëzimit apo skarpatit. Izohipset që përcaktojnë majat e kreshtave të thikta lejohet që deri në një farë vendi të paraqiten me viajt përkatëse dhe mandej për shkak të shndërrimit të menjëhershëm në rrëzime e rrëpira ato bashkohen dhe më tej simbolizohen me shenjën e rrëzimit apo të skarpatit.V.6. Lartësitë e shkruara a. Një numër i caktuar i lartësive që shkruhen në hartë, i shërben përfytyrimit sa më të plotë të relievit. Praktikisht, shkrimi i lartësive numerike, bëhet me studim dhe me përzgjedhje për t’i përcaktuar, plotësuar më mirë, tiparet e relievit.b. Pikat ku shkruhen lartësitë janë në vende karakteristike që përkojnë në pika të dukshme, orjentuese, zotëruese dhe

me lexueshmëri të lartë si: ndërprerje rrugësh, përrenjsh, hekurudhash, ishuj të vegjël etj.c. Në raste kur këto pika mungojnë atëherë për të përcaktuar paraqitjen e relievit, nëpërmjet interpolimit të

izohipseve mund të përcaktohen lartësi që t’i shtohen konfiguracionit të relievit.d. Lartësia më e epërme, në secilën hartë duhet të dalë në pah e më dukshëm. Kur, lartësi të tilla nuk ka, atëherë ato

mund të nxirren nëpërmjet interpolimit.e. Lartësitë numerike shkruhen zakonisht në maja të kodrave, të maleve, të kokojave, qafave, gurëve dhe

shkëmbinjëve të veçuar etj.f. Kur informacioni lartësor njihet dhe prania e tij në paraqitjen e relievit jep dukshëm tiparet, atëherë këto vlera

tregohen: në bashkime rrugësh në bashkime hekurudhash pikat e larta në pjerrësi të autostradave dhe hekurudhave në sipërfaqet e rrafshta por masive

në fundet e groporeve (depresioneve) në sipërfaqet ujore të liqeneve dhe ujëmbledhësve në bashkime përrenjsh

V.7. Kuptimi i termit “RELIEV” dhe “FORMA E TOKËS” Në një konceptim të përgjithshëm, prakitk, format e tokës përbëjnë pamjen reale të Tokës në të tërë

sipërfaqen e saj natyrore të valëzuar. Meqënëse ujrat janë pjesë e MT atëherë përfytyrimi i formave të Tokës përfshin edhe vijimin e formave nën syprinën e oqeanit Botëror. Ato përshkruhen nëpërmjet morfologjisë së tyre dhe jo prej

origjinës. Në literaturën shqiptare gjeografike, hartografike e në përgjithësi të shkencave të Tokës përdoret termi “reliev”. Ky

term, i cili nuk është origjinal (pra i gjuhës sonë) është bartur në fillim, kryesisht prej gjuhëve latine dhe më vonë prej literaturës teknike ruse. Në shpjegimin e këtij termi, trajtimi ka të bëjë me pamjen fizike të të ulurave dhe të ngiturave të Tokës, pra të formave natyrore të saj. Por ky kuptim nuk është i njëjtë me fjalorët teknikë të literaturës perëndimore, ku në tërësi termi “reliev” ka të bëjë vetëm me diferenca të lartësive midis dy pikave. Nuk shtrohet problemi se cilin term të përdorim, as edhe heqim ndonjë të tillë, që është përdorur deri më sot, kur ai mund të ketë marrë të drejtën e “qytetarisë” por vetëm të sqarohet se “relievi” nuk përfshihet në MT dhe se vetëm Sipërfaqet e zhveshura si vijim i formave fizike, janë pjesë e saj. Mbi Format e Tokës që janë lartësitë, pjerrësitë, të thelluarat, të

ngrituarat, majat, kurrizet etj dhe vishet manteli i magjishëm i MT.

V.8.Klasifikimi i ndërtimit gjeologjik të Shqipërisë

Pasqyra 65

Kuaternari (Holocen, Pleistocen)Terciar (Pliocen, Miocen, Oligocen, Eocen, Paleocen)

Mesozoik ( Kretar, Jurasik, Triasik)Paleozoi (Permian, Karbonifer, Devonian, Silurian, Ordovician, Kambrian )

Prekambrian

Pasqyra 66

a. Formimet e paleozoitit të poshtëm (rreshpet filitike argjilo-siliciare, alverolitike, kuarcite, ranore të

metamorfizuara, gëlqerorë të mermerizuar dhe më pak vullkanidë të përbërjes bazike dhe acide.) b.Formimet triasike-jurasike e kretake (shkëmbinjë gëlqerorë, ofiolitikë)

vullkanidë(ultrabazikë/gabro, mesataro-acidë/diorite kuarcore, vullkanikë bazikë e më pak mesataro-acidë)

terrigjeno-copëzorë(brekçe, konglomerate ofiolitike, rreshpe argjilo-mërgalore)( c.Formimet e terciarit ( shkëmbinj terrigjenë e më pak nga gëlqerorë. Shkëmbinjtë terrigjenë( flishi, argjilo-ranorë-

konglomerate e më pak gëlqerorë mërgolorë) d.Formimet e Kuaternarit (shkëmbinj magmatikë, metamorfikë, karbonate e më pak ata terrigjenë( ranorë, argjila,

konglomerate).

V.9.Harta gjeologjike e Shqipërisë Harta gjeologjike e Shqipërisë është hartuar dhe përpiluar në bazë të punimeve shumëvjeçare të kryera nga

Gjeologët shqiptarë. Këto kanë qënë punime shumë komplekse që përfshinin: studime gjeologjike, gjeofizike të kryera deri në mesin e viteve tetëdhjetë që sollën dhe krijimin e kësaj harte.Baza gjeologjike e kësaj harte është prërgatitur nga institucione të ndryshme të cilat para viteve nëntëdhjetë kishin emërtimet e mëposhtëme: Instituti i Studimeve dhe Projektimeve te Gjeologjisë, Instituti Gjeologjik i Naftës, Ndërmarjet Gjeologjike dhe Gjeofizike te sistemit Industri-miniera e të energjitikës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Qëndra Sizmiologjike dhe Ndërmrja Gjeologji-

Gjeodezi. Baza topografike është marrë, si zakonisht, prej një modeli hartografik shumë të saktë, nga Institutit Topografik i Ushtrisë, i cili asokohe kishte pergatitur hartën e shkallës 1: 200 000. Eshte nje punim i detajuar. meqënëse, simbolet e përdorura në këtë hartë , tanimë janë të njohura nga specilistët, në botimin tonë i kemi pranuar si te përshtshme edhe për harta të tjera temtike gjeologjike në shkallën 1 : 25 000 që mund të përgatiten në

të ardhmen.Më poshtë përfshihen përbërësit në sistemin: Kuaternar, Sistemin Neogjenik, Sistemin Paleogjenik, Sistemin Kretak,

Sistemin Jurasiuk, Sistemin Triasik, si dhe shkëmbinjte ofiolitikë jurasikë.Pasqyra 67.Sistemi Kuaternar:

Depzitime detare. Rëra, surëra, zhavore.

Depozitime aluviale. Zhavore, rëra, surëra, suargjila.

Depozitime proluviale. Popla, zhurre, çakëll, argjila etj.

Depozitime kënetore. Argjila, suargjila, surëra, torfa.

Depozitime deluviale. Argjila, suargjila, surëra, e material tjetër copëzor.

Depozitime të sotme , të përziera, ( aluvione kënetore) etj.

Depozitime proluviale.Popla, brekçe ranorë, argjila.

Depozitime akullnajore,. Popla, brekçe, argjila.

Depozitime koluviale. Brekçe shpati.

Depozitime aluviale.Popla, zhavore , rëra.

Depozitime të përziera, ( aluvione, proluvione)

Pasqyra 68, Sistemi Neogjenik

Depzitime detare. Rëra, surëra, zhavore.

Depozitime aluviale. Zhavore, rëra, surëra, suargjila.

Depozitime proluviale. Popla, zhurre, çakëll, argjila etj.

Depozitime kënetore. Argjila, suargjila, surëra, torfa.

Depozitime deluviale. Argjila, suargjila, surëra, e material tjetër copëzor.

Depozitime të sotme , të përziera, ( aluvione kënetore) etj.

Depozitime proluviale.Popla, brekçe ranorë, argjila.

Depozitime akullnajore,. Popla, brekçe, argjila.

Depozitime koluviale. Brekçe shpati.

Depozitime aluviale.Popla, zhavore , rëra.

Depozitime të përziera, ( aluvione, proluvion

Oligoceni i sipërm. Flish argjilo-ranor, me shtresa gëlqerorësh ranorë masivë,

argjila dhe qymyre

Oligoceni i mesëm.Flish argjilo-alevrolito-ranor, konglomerate gëlqërorë koralorë,

mergele dhe qymyre

Oligoceni i Poshtëm. Flish alevrolito-argjilo-ranor

Eocen-Oligoceni. Gëlqerorë organogjenë

Eoceni i Sipërm. Flish ritmik ranoro-alevrolitor dhe horizonte e pako

konglomeratike.

Eoceni i mesëm. Flish alverolito-ranor me ndërshtresa gëlqerorësh foraminiferike

dhe konglomeratesh.

Eoceni i pandarë.Gëlqerorë, gëlqerorë mergelorë

Paleoceni.Gëlqerorë.

Pasqyra 69, Sistemi kretak.

Kretaku i sipërm.-paleogeni. Mastriktian-paleocen-eoceni. Flish alevrolito-ranoro-mergelorë dhe gëlqeror

mergelorë

Kretaku i sipërm. Mastriktiani.Ndërthurje flishoidale argjilo-ranoro-gëlqerorë.

Kretaku i sipërm. Senoniani. Gëleqrorë me hipurite, gëlqerorë me globotrunkana.

Kretaku i sipërm. Turoniani. Gëlqerorë me hondrodonte , gëlqerorë.

Kretaku i sipërm i pandarë.Gëlqerorë me rudiste, gëlqerorë të dolomitizuar, gëlqerorë pllakorë me

globotrunkana.

Krataku i Poshtëm-Kretaku i sipërm, Albian-cenomaniani.Gëlqerorë me rudite, gëlqerorë, mergele

radioralitike, ndërthurje flishoidale, mergeloro-ranorikë.

Barremian-aptiani. Gëlqerorë mergelorë.

Neokomiani.Gëlqerore, dolomite.

Kretaku i Poshtëm i pandarë. Gëlqerorë, gëlqerorë konglomeratikë, konglomerate, rreshpe argjilo-silicore.

Krataku i pandarë. Gëlqerorë, gëlqerorë konglomeratikë, gëlqerorë pllakorë me silicorë.

Pasqyra 70. Sistemi Jurasik.

Titonian-cenomaniani. Depozitime flishoidale ranoro-mergelorë.

Titonian-kretaku i poshtëm. Depozitime flishoidale mergeloro-ranoro-gravelitiko-konglomeratikë.

Titonian-kretaku i poshtëm. Përzierje( melanzh) sedimentare- tektonike ofiolitike, matriksi

konglomeratiko-mergelorë, copa shkëmbinjësh ofiolitikë gëlqerorësh, silicorësh etj.

Tetonian-kretaku i poshtëm.Depozitime flishoidale argjilo-copëzorë , argjilite, ranorë, konglomerate, copa

shkëmbinjësh ofilitikë, gëlqerorësh, silicorësh etj.

Sistemi Jurasik. Jurasiku i sipërm-kretaku i poshtëm. Rreshpe, mergelorë, gëlqerorë, radiolaritikë, gëlqerorë me

kalpionelide.

Jurasiku i Sipërm. Titoniani. Gëlqerorë me klypeina, dolomite

Jurasiku i sipërm. Kimerixhiani. Gëlqerorë me hidrozoa e korale gëlqerorë me silicorë.

Jurasiku i sipërm. Gëlqerorë, silicorë, radiolaritikë, rreshpe argjilore

Juarsiku i sipërm. Seria vullkanogjeno-sedimentare. Vullkanite bazike me ndërshtresa silicorësh

radiolaritikë, rreshpe silicore-argjilore etj.

Amfibolite dhe rreshpe kuarc-mikore.

Jurasiku i sipërm. Vullkanite bazikomesatarë-mesataroacide, hialoandezito bazalte( spilite

mikrolitike), keratofire kuarcore, xham vullkanik e lloje të tyre piroklastike.

Juarsiku i mesëm i sipërm. Vullkanite bazike: bazalte( diabazë), variolite, bazalte (spilite),

bajamore,jastëkore e llojet e tyre piroklastikë.

Jurasiku i mesëm i sipërm.Gëlqerorë, olitike, dolomite, gëlqerorë radiolaritikë me bivalve pelagjike,

silicorë radiolaritikë.

Juarsiku i mesëm. Gëlqerorë.

Jurasiku i poshtëm i mesëm.Gëlqerorë radiolaritikë, mergele, silicore radiolaritike.

Juarsiku i poshtëm.Gëlqerorë të dolomitizuar, gëlqerorë me lithiotis, gëlqerorë nyjorë me amonite,

mergele me posidonie.

Jurasiku i pandarë. Gëlqerorë, gëlqerorë pllakorë me silicorë, gëlqerorë nyjorë me amonite , silicorë.

Pasqyra 71 Sistemi Triasik

Triasiku i sipërm –jurasiku i poshtëm. Gëlqerorë me megalodonte, gëlqerorë stromatolitikë,

dolomite, gëlqerorë radiolaritikë me silicorë radiolaritikë.

Triasiku i sipërm. Gëlqerorë me megalodonte, gëlqerorë stromatolitikë, dolomite.

Triasiku i mesëm-jurasiku i poshtëm. Gëlqerorë pllakorë me silicorë.

Triasiku i mesëm. Ladiniani. Gëlqerorë algorë, dolomite, gëlqerorë të zinj , silicorë, gëlqerorë

radiolaritikë me silicorë dhe tufite.

Triasiku i mesëm. Aniziani. Vullkanite bazike(diabaze olivinike me titanaguit), vullkanite

mesataroacide, acide( trahiliparite andezitodacite), tufe, ndërshtresa silicore dhe gëlqerorë.

Triasiku i mesëm. Aniziani. Gëlqerorë, dolomite, gëlqerorë nyjorë, rreshpe argjilo-karbonatike,

silicorë radiolaritikë, tufite.

Triasiku i mesëm. Gëlqerorë neritikë, gëlqerorë nyjorë me silicorë, ndërshtresa vullkanitesh bazike

dhe mesataro-acide . Vullkanite bazike.

Triasiku i poshtëm. Gëlqerorë, rreshpe argjilorë, ranorë, konglomerate.

Triasiku i poshtëm.Vullkanite bazike me ndërshtresa silicorësh radiolaritikë

Pasqyra 72. Paleozoi

Permian –traiasiku. Evaporite( gipse, anhidrite dhe kripëra)

Permian-triasiku i poshtëm. Konglomerate, ranorë të kuqërremtë-hiri.

Permiani. Gëlqerorë me fuzulindë, ranorë, konglomerate, rreshpe argjiloro-silicore të zeza.

Karbonian-triasiku i poshtëm. Gravelite, ranorë, konglomerate turbiditike.

Karbonian-permiani.Ranorë, konglomerate, rrallë gëlqerorë radiolaritikë, rreshpe mergelore etj.

Devoniani. Gëlqerorë të mermerizuar , gëlqerorë pllakorë me silicorë, rreshpe silicoro-argjilore.

Ordovikian-devoniani.Porfire kuarcore, injimbrite, trahiandezite.

Ordovikian-devoniani : rreshpe me graptolite, rreshpe argjilo-silicore filitike, alevrolitike, ranorike,

rrallë gëlqerorë me krinoide. Kuarcite.

Dacite andezite

Granite, granodiorite.

Dacite andezite etj.

Pasqyra 73.Shkëmbinj ofiolitikë jurasikë

Kompleksi i dajkave paralele në ofiolitet.

Plagjiogranite.

Diorite kuarcore.

Gabro, gabronorite, norite.

Serpentinite

Shkëmbinj ultrabazikë plagioklazikë, troktolite.

Piroksenite.

Lercolite e verlite

Dunite.

Harcburgite

Harcburgite dhe rrallë dunitë të freskët.

Të tjerë. Monconit – sienitë

Lamprofire

Gabrodiabazë

V.10. Litologjia Materiali amnor origjine mund te identifikohet sikunder edhe mosha e materialit amnor gjeologjik. Ne

literaturën perkatese gjeologjike shqiptare ne teresi ruhen te gjithe termat nderkombetare. Vetem disa prej tyre jane shqipëruar si :baltë, argjile, mermere etj.

Dallohen tre grupe kryesore : Shkëmbinjtë vullkanikë, shkëmbinjtë sedimentarë dhe ata metamorfikë.

Pasqyra 74. Litologjia Materiali amnor origjine mund te identifikohet sikunder edhe mosha e materialit amnor gjeologjik. Ne

literaturën perkatese gjeologjike shqiptare ne teresi ruhen te gjithe termat nderkombetare. Vetem disa prej tyre jane shqipëruar si :baltë, argjile, mermere etj.

Dallohen tre grupe kryesore : Shkëmbinjtë vullkanikë, shkëmbinjtë sedimentarë dhe ata metamorfikë.V. 11. Klasifikimi i relievit ( formave te tokës)

Pasqyra 75

Klasifikimi i relievit shqiptarnë vështrim

të modelimit të tij.

Reliev i zonave malore. Reliev i zonave së gropave. Reliev i zonave kodrinore. Reliev i Ultësirës Bregdetare.

Pasqyra 76

Klasifikimi i relievit shqiptarnë vështrimine copëtimithorizontal

Reliev me copëzim horizontal të vogël )deri 1km/km2(

Reliev me copëzim horizontal mesatar (1-3km/km2) Reliev me copëzim horizontal të madh (3-5 km/km2) Reliev me copëzim horizontal shumë të madh (mbi 5km/km2).

Pasqyra 77

Klasifikimi i relievitshqiptar në

vështrim të energjisësë tij

Reliev, me energji shumë të vogël (100m/km2 Reliev, me energji mesatare (100-300 m/km2) Reliev, me energji të lartë (300-500m/km2) Reliev, me energji shumë të lartë (mbi 500 m /km2)

Pasqyra 78

Klasifikimi i relievit shqiptar

në vështrimtë veçorive

morfologjike

Reliev strukturoro-gërryes Reliev karstik Reliev lumor. Reliev gërryes-denudues. Reliev akullnajor Relievi bregdetar.

Klasifikim e të relievit sipas studimeve të FAO [ UNEP/ISSS/ISRIC/FAO, 1995]

Pasqyra 79

Klasifikim në vështrim të rrafshësisë Rrafshultë, Rrafshnaltë, Fushëgropë, Reliev me pjerrësi te vogël, Shtrat luginor.

Pasqyra 80

Klasifikimi i relievitnë vështrim të ndryshimeve

në lartësi

I rrafshët, me prirje për forma pothuajse të rrafshta : 0 – 2 % Valëzim i butë, me prirje për forma të valëzuara: 2 – 10 % Forma relievi rrokullisëse: 10 – 15 % Reliev kodrinor: 15 – 30 % Reliev malor: më shumë se 30 %

Pasqyra 81

Klasifikimi i relievit në vështrimin ekologjik

)sipas lartësive(

1. Më pak se 50 – 300m më pak se 50 m 50 – 100 m 100 – 300 m

2 .300 – 1500 m, 300-600 m 600-1000 m

1000-1500 m 3 1500 - 3000 m

1500-2000 m 2000-2500 m 2500-3000 m

Pasqyra 82

Klasifikimi ekologjik i relievitsipas:”INSTAT”

0 – 99 m, 100 – 299 m, 300 – 599 m, 600 – 999 m ,1000-1499 m, 1500 – 1999 m , mbi 2000 m

V.11. KLASIFIKIMI I SIPERFAQEVE TË ZHVESHURA

Pasqyra 83

Klasifikimii

sipërfaqeve të zhveshuranë vështrimin syprinor të tyre.

Sipërfaqe të zhveshura të qëndrueshme Sipërfaqe të zhveshura të paqëndrueshme.

Pasqyra 84

Klasifikimii

sipërfaqeve të zhveshuratë qëndrueshme

Shkëmbinj të vijueshëm, të qëndrueshëm Popla, Gurë, Zhavor Hardpane Hekurite/Laterite Petrokalçike Petrogipsike

Pasqyra 85

Klasifikiminë vështrim të përmasave

Gurë-Popla: nga 20-200 cm Zall : nga 6-20 cm Zhavor: < 6 cm.

V.12. FJALORTH I TERMAVE TË SIPËRFAQEVE TË ZHVESHURA

“ Përfytyroni udhëtimin tuaj në Alpet e Shqipërisë dhe pamjet e asaj skene të madhërishme të natyrës, brenda së cilës

ndodhen e ndërthuren në një pejsazh të magjishëm, sipërfaqet bimore, me ato të shkëmbinjëve të zhveshur, në larmi

formash e ngritjesh, gdhëndiesh natyrore, shfaqje pamjesh, shtresash gjeologjike, majash të thepisura që shohin

poshtë: lugje me borë të përjetëshme, shtigje thepinore ku varen katarakte ujore, visore kullotash alpine, përkrahë të

cilave shpërthejnë gurgullueshëm gurrat e Okolit; e matanë Jezercës e Radohimës burimet e Valbonës, flasin ilirisht.

Tokë e mbuluar dhe e zbuluar njëkohësisht”.

RELIEVI“Fusha na bën baltë

Mali bën fortunë”. POPULLI

“Shqipëria , kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore”

Faik KONICA Relievi është tërësia e të ngriturave dhe të ulurave të sipërfaqes së tokës, pamja e tokës, me format e saj

të larmishme: male, kodra, ultësira, lugina. Kësilloj kemi reliev malor, reliev i thyer, reliev fushor etj.

Reliev i thyer: është pamje, tërësi formash, me morfologji të thiktë, e ashpër, me të prera, të çara. Reliev karstik: haset në zonat e përbëra nga gëlqerorët, ku ndikojnë dhe veprojnë proceset e tretjes (të

karstit), ku formohen forma të shumëllojta si luginëza të vogëla, hinka, guva, puse karstike. Në Shqipëri, dukshëm dallohet relievi kodrinor të Belshit, të Malit me Gropa, në Malin e Gjerë etj.

Foto ajrore 44. Mali me Gropa. Reliev tipik karstik. Gropore të shumta. Sipërfaqe kullosore. Sipërfaqe gurore, me bimësi të rrallë.

Foto ajrore 45. Pamje e një pjese të Alpeve të Shqipërisë. Sipërfaqe të zhveshura, tipike ,shkëmbore.

Reliev morenik: që ka të bëjë me forma të relievit të formuara nga depozitimet morenike, të grumbulluara kryesisht në rrëzë të shpateve malore prej akullnajave. Mandej, kanë veprauar procese të tjera, të jashtme. Relievi akullnajor shfaqet bukur në Alpet e Shqipërisë, në Malin e Tomorit.

Reliev eolian: që ka të bëjë me një pamje, model, formë të krijuar prej veprimit të erës. Ky veprim mund të jetë grryes apo transportues. Përgjatë bregdetit Adriatik shfaqen duna të vogla ranore që janë të tipit eolian.

PJERRËSI TË MËDHA Janë rënie të thikta, me pjerrësi të menjëhershme, të cilat ndajnë formacionet tokës në nivele të ndryshme. Ato janë rrëzime, më të mëdha se sa një baraslartësi relievi (me shkallë 1:25 000, baraslartësia është h=10m)

SUKAT KULMORE, FORMACIONET KULMORE SHKËMBORE Janë shkëmbinj me rënie pothuajse perpendikular, nga të gjitha anët. Ato mund të jenë simetrike, këndore,

me formë rëniesh, gremina (rrëpira) e nuk vizatohen dot me izohipse por me simbole (vini re tek Alpet e Shqipërisë). Në pika më të larta të këtyre sukave vendosen lartësi të shkruara të cilat e pasurojnë informacionin lartësor.

FORMACIONE KARSTIKE Sipërfaqe në rajone me shkëmbinj gëlqerorë, me pamje të ndryshme, me të cilat topografia e MT ka në

përbërje: thyerje, thelloma, humbella, shëmbje argjilore, zgavra, pirgje, përrenj që humbin në thellësi etj., si dukuri të karstit. Por mund të ketë në sipërfaqe edhe shfaqje të burimeve të vogla që humbin sakaq, e shfaqen më tej në formë

prrenjsh të vegjël. Në Shqipëri dukuri të karstit ka në disa zona.SHKËMBINJ Shkëmbinjtë janë masa të forta, minerale natyrore që përmbajnë të njëjtën origjin dhe ndërtim . Ato klasifikohen sipas përshkushmërisë, origjinës dhe përbërjes. Shkëmbinjtë shfaqen në mbulesën e tokës në forma dhe lloje të ndryshme. Ato mund të jenë: të butë (të formuar nga proceset mekanike, nga argjilat dhe nga grimcat ranore).[21]

Fosfatikë, që përmbledhin fosfatikët, gëlqerorët.

Copëzorë, të formuara nga fragmente të çimentuara e të ngjeshura. Bazikë, me origjinë vullkanike e që ka në përbërje alumin, kalçium sodë, magnezium, fosfatium. Të tilla janë

shkëmbinjtë në rajonet minerare të Bulqizës, Kuksit, Prrenjasit etj. Koherentë: qëndrueshmëria e tyre ndaj erozionit varet nga shpejtësia e largimit (heqjes) dhe pjerrësia. Të

tilla në Shqipëri janë argjilet . Sedimentare: Të formuar nga perceptimi kimik. Kështu formohen shkëmbinjtë ranorë (zona kodrinore të

Rrogozhinës, Ndroqit) Gëlqerore: të formuar nga organizmat e recifit që gjënden me shumicë në të gjithë hapësirën shqiptare.

SHKËMBINJ ACIDË Shkëmbinj vullkanikë të përbërë kryesisht prej mineralit të silicit ose silikateve të tilla si mika

SHKËMBINJ BAZIKË

Shkëmbinj bazikë me përbërje silici në më pak se 52% dhe më shumë se 45% të oksidit bazik. Oksidet bazike mund të jenë të aluminit, hekurit, kalciumit, sodës, magneziumit dhe potasiumit. Ndër to kujtojmë: bazaltët,

doritet, gabrot.SHKËMBINJ TË BUTË

Shkëmbinj të formuar nga proceset mekanike në funksion të grambometrisë. Të tillë janë argjilat e alevrolitet, formuar nga grimcat më të vogla ranore të eroduara e transportuara nga uji, era etj. Përzjerja e grimcave

të tilla, në madhësi të ndryshme formon shkëmbinjtë e butë.SHKËMBINJ COPËZORË

Shkëmbinj të përbërë, copëzorë, të fragmentuar, të çimentuar e të ngjeshur.SHKËMBINJ EKSTRUZIVË

Shkëmbinj vullkanikë të formuar nga derdhja e llavës në sipërfaqe, duke u ngurtësuar.SHKËMBINJ FOSFATIKË

Shkëmbinj që përfshijnë fosforitet, gëlqerorët fosfatikë dhe akumulime të jashtëqitjeve të zogjve. Fosfori përftohet dhe nga minerali i apatitit si dhe nga skoriet bazike. Fosforet janë ndër tre elementët kryesorë ushqyes të

bimëve.SHKËMBINJ FRAGMENTARË

Shkëmbinj të përbërë prej fragmenteve të njohura të shkëmbinjëve të llojeve të tjerë, të çimentuar sëbashku.

SHKËMBINJ TË KARSTEZUAR Shkëmbinj gëlqerorë dhe gipsorë ku kanë vepruar proceset karstike që kanë formuar hinka, luginëza,

puse, guva karstike. Në Shqipëri ata zënë rreth 25% të të gjithë sipërfaqes.SHKËMBINJ KOHERENTË

Shkëmbinj të formuar nga copëtimi i shkëmbinjëve që janë larguar, në funksion të granulometrisë së coprave dhe proceseve morfoklimatike. Qëndrueshmëria e këtyre shkëmbinjëve ndaj erozionit varet nga shpejtësia e heqjes dhe largimit të copëzave si dhe pjerrësia. Në zonat kodrinore të Shqipërisë hasim dëndur lloje të tilla si: flishet,

argjilorët etj.SHKËMBINJ KRISTALINË

Shkëmbinj me përbërje mineralesh në formë kristaline, të zhvilluar nëpërmjet ftohjes prej një gjendjeje të rrjedhshme (magme) ose i metamorfizmit.

SHKËMBINJ METAMORFIKE Shkëmbinj të formuar nga bashkimi i shkëmbinjve endogjenë me ata sedimentarë (shiste, gëlqerorë,

mermerët) si pasojë e ndryshimeve që ndodhin prej temperaturave dhe trysnive të larta.SHKËMBINJ TË PËRSHKUESHËM

Shkëmbinj që lejojnë kalimin e ujrave për shkak të porozitetit të tyre ose të qënjes së tyre të përshkrueshëm (shkumësi), gëlqerorët, karboniferët, kuarcitet, ranorët, konglomeratet, zhavoret.

SHKËMBINJ REZISTENTË Shkëmbinj të cilët mund t’i rezistojnë alterimit dhe erozionit, për shkak të fortësisë së tyre, kompaktësisë,

çimentimit, mungesës së çarjeve dhe të përbërjes së tyre kimike.SHKËMBINJ SEDIMENTARË

Shkëmbinj me origjinë klastike ose organogjene, të formuar nga perceptimi kimik. Në gjeomorfologji, shkëmbinjtë e butë trajtohen si të formuar nga copëtimi i shkëmbinjëve të tjerë. Materiali i copëtuar transportohet nga uji, era, akulli. Kështu janë formuar ranorët, shistet etj., të cilët janë të çimentuar. Shkëmbinjtë sedimentarë organogjene janë formuar nga akumulimi, çimentimi i mbetjeve të organizmave shtazorë, bimorë. Shkëmbinjtë gëlqerorë janë formuar nga organizmat e recifit (gëlqerorët e koraleve)

SHKËMBINJ ULTRABAZIKË Shkëmbinj vullkanikë që përmbajnë më pak se 5% silic më shumë se 55% oksid bazik, kryesisht të silikateve, të ferromagneziumit oksidet metalike, sulfidet etj.

SHKËMBINJ TË VEÇUAR

Shkëmbinj me kokrriza të vogla dhe përbërje homogjene që mund të jenë ndarë në blloqe, në të gjitha drejtimet dhe paraqiten në blloqe me përmasa të mëdha .

Foto 46. Shpellë.

Foto 47. Pamje përrallore e ngrehinave shkëmbore me forma të gdhëndura natyrore, në Alpe.

Foto 48. Ishulli i Eremitit, Liqeni i Prespës.

QAFAT Formë e relievit midis dy ngritjeve dhe uljeve të ballpërballshme. Lehtësojnë kalimin nga një pjesë e

territorit në një tjetër. Qafa, në Shqipëri ka në të gjithë relievin kodrinor-malor p.sh Qafa e Llogarajit, e Thanës, e Qarrit e Krrabës, e Morinës e Buallit etj.

SHKREP I VEÇUAR Shkëmb i veçuar, i ndarë nga blloqet shkëmbinjorë të mëdha, i shkëputur, i rrëzuar dhe i mbetur në një

formë natyrore të dukshme dhe orientuese.GUR I VEÇUAR I DALLUSHËM

Gur i shkëputur nga shkëmbi, apo shkrepi që ka zënë vënd në mënyrë të veçantë, që është i dallueshëm, jo me përmasa të mëdha por që është objekt i identifikueshëm dhe orientues.

KANION Grykë e thellë, vertikale, e thiktë, në fund të së cilës rrjedh një përrua apo lum, ose mund të jetë luginë e

thatë. Shfaqet në tërë ato raste kur rrjedhat ujore dhe shtresat e tokës kanë kapacitet të ndërsjellët grryes (eroziv). Kanioni formohet kur vëndi ngrihet gradualisht si veprim i izostasisë, ndërsa lumi apo përroi është i aftë të çajë shkëmbin apo shtresa të tjera të tokës. Në Shqipëri, kanione tipike janë ato të lumit të Lengaricës, Bluçës, Shkopetit

etj.GRUMBUJ GURËSH

Vënde me grumbullim gurësh, të rrumbullakosur, me diametër më të vogël se 30 cm apo rreth kësaj përmase, që për pozicionin e tyre janë të dallueshëm dhe orientues.

GURISHTE Hapësirë me gurë të vegjël të grumbulluar në mënyrë natyrore, të cilat formojnë një tërësi sipërfaqësore.

Zakonisht, ndodhen në fund të shpateve kodrinore apo malore, përgjatë brigjeve të lumenjve në fundin e përrenjve dhe heraherës në brigjet detare me plazhe, kryesisht ranore. Në raste të tjera këto hapësira gurishtesh ndërpriten nga

bimësi apo kurrizorë argjilorë.GURORO – RANORË

Hapësirë e përzjerë me gurë të vegjël, të grumbulluar dhe ranishte, që formojnë një tërësi sipërfaqësore, e paraqitshme në shkallë të hartës. Sipërfaqe të tilla ndodhen kryesisht midis brigjeve të lumenjve apo përrenjve, si dhe

në brigjet e deteve dhe të liqeneve malore.STOM RANOR

Rrip toke e ngritur në formë bregoreje apo kurrizoreje, në një rrafshinë të përbërë nga ranishte. Ai mund të jetë, heraherës breg i vogël, i cili ngrihet edhe ulet në forma të ndryshme, i krijuar nga veprimi i erës. Stomet janë kryesisht në sipërfaqet e ranishteve të bregdeteve.

KURRIZ RANOR Haset në sipërfaqet e ranishteve të bregut të deteve me plazh dhe të sipërfaqeve fushore që vijnë pas tyre,

në formën e kurrizoreve të përzgjatura në një drejtim paralel me vijën e ujit, të krijuara nga veprimi i erës dhe valëve të detit. Heraherës, kurrizoret ranore, ndërpriten e mandej vijojnë përsëri, duke u ndërthurur me stome ranore të lartësive dhe formave të ndryshme. Kësisoj, ato formojnë një reliev ranor të ngritur prej rrafshinës së rërës në

bregdet.RANORË

Lloj dherash, në formë të shkëmbinjëve sedimentarë, të kokrrizuara prej kuarci e shpesh me feldshpate e minerale të tjera, të lidhura, të çimentuara, të ngjeshura, në formë shkëmbi. Ranorët klasifikohen si: gëlqerorë, silic, hekuror, dolomitik. Ngjyra ndryshon nga kafe e errët apo e kuqe, tek gri në të bardhë. Ngjyra e verdhë shpjegohet nga përmbajtja e hekurit, shkalla e hidratimit apo oksidimit. Ranorët janë të përhapur në vendin tonë në: Kodrat e Krrabës,

Kodrat e Rrogozhinës, Kodrat e Ndroqit.RANISHTE

Grumbullim i butë i materialit ranor, llumor, përgjat bregdetit apo brigjeve të lumenjve të mëdhenj, nivelit të liqeneve, midis vijës së rrymës dhe pikës më fundore të arrirë të ujit. Ranishtja përbëhet kësisoj me ranorë, duna

ranorë, kurrizore ranore të zhvendosura, të ndërprera nga sipërfaqe të vogla bimësie apo leshterikësh .GROPË ARTIFICIALE

Formë e thelluar me përmasa të ndryshme, e hapur nga njeriu në mënyrë artificiale, për mbajtje uji apo grumbullime të tjera prodhimesh apo objektesh, për shuarje gëlqere, për mbajtje plehu etj. Në raste të tjera dhe në

stinën e thatë këto gropa mund të jenë edhe bosh.GROPË NATYRORE

Thellime e thelloma në sipërfaqe të tokës, me përmasa dhe forma të ndryshme, të formuara nga veprime komplekse natyrore, herë të thella e herë të cekëta, me bazë të thikta, të pjerrta apo dhe konike.

GUVA Një vrimë natyrore apo tejhyrje në tokë, shpellë, me forma dhe përmasa të ndryshme, herë me përzgjatje të

rregullt por edhe me kthesa e labirinthe, herë me vrima vertikale të cilat mandej kthehen horizontalisht. Guvat e shpellat mund të kenë edhe karakter historik.

NGREHINË KULMORE Reliev në formë ngritëse, vertikale, të dukshme në përbërje të të cilit janë shkëmbinj të llojeve të

ndryshme, apo dhera të forta të çimentuar e të lidhur fort duke i bërë ballë agjentëve atmosferikë. Kombinohet heraherës me bimësi, por që nuk paraqitet dot në hartat topografike me izoipse për shkak të formave të veçanta

ngitëse drejt 90o vertikal. Ngehinat e relievit janë të madhësive të ndryshme.GROPË KARSTIKE

Zgavra e gropa të vogla e të mesme, në zona karstike, në gëlqerorë të përshkueshëm, në infiltrim të ujrave nëntokësore të formuara si rezultat i tretjes së shkëmbinjëve. Gropa karstike ka në malin me Gropa, në Dumre etj. Në

to mund të shfaqen edhe burime të vogla që zhduken.BREZ SHKËMBOR ME RËNIE TË DYANSHME

Një pjesë shkëmbore në formë brezi, që zhvillohet e ndjek formësimin e tij në vijë të drejtë me zigzake apo dhe rrethore që është i dallueshëm dhe shumë orjentues. Brezi shkëmbor është i llojeve të ndryshme siç janë edhe

vet shkëmbinjtë. Brezi shkëmbor mund të jetë me rënie të dyanshme, kësisoj ka edhe shkëmbinj përkatës.BREZ SHKËMBOR ME RËNIE TË NJËANSHME

Një pjesë shkëmbore në formë brezi, me rënie të thikta dhe pjerrësi të menjëhershme, që zhvillohet e ndjek formësimin e tij në vijë të drejtë, me zigzake apo dhe rrethore, që është i dallueshëm dhe shumë orjentues. Brezi shkëmbor është i llojeve të ndryshme siç janë edhe vet shkëmbinjtë. Brezi shkëmbor mund të jetë edhe me

rënie të njëanshme.GREMINË MASIVE SHKËMBORE

Rrëpira shkëmbore me shpate të pjerrët, si pjesë e masivit shkëmbor të vazhduar e të pashkëputur, ndonjëherë e fragmentuar, por përgjithësisht e përbërë prej shkëmbinjësh. Ato kanë forma komplekse me suka kulmore shkëmbore. Brenda tyre ka edhe çarina e thelloma të formave të ndryshme. Ato janë dukuri frakturash (thyerjesh) mbi koren e tokës e shoqëruar me zhvendosje shtresash shkëmbore. Zhvendosja është zakonisht ,në

drejtim paralel me thyerjen.SHËMBJE DHEU

Argjila, lloj shkëmbinjësh sedimentarë me përqindje të lartë të flishit e baltës e materiale të tjera, të imta llumrash. Shëmbja e dheut është shkëputje e këtyre llojeve të shkëmbinjëve dhe sipas pjerrësisë zë masiv sipërfaqeje të mbuluar me copëzime argjilore (dheu) dhe grimca fundore të rrëshqitshme. Shëmbje dheu hasen në të gjitha zonat

shqiptare malore dhe kodrinore. Por ato më tipiket janë në masivin kodrinor të Pezës, Krrabës, Peqinit, Mallakastrës etj.

SHËMBJE GURORE Shkëputje e rënie e gurëve dhe pjesëve copëzore të tyre nga trupi i shkëmbinjëve. Ato janë sipërfaqe me

fragmente dhe pjesë gurore të rëna nga masivet dhe që heraherës janë të përziera edhe me fragmente argjilore, ranore (dheu). Rënia e materialeve copëzorë, shkëmborë apo argjilorë,gjatë shpatit bëhet për efekt të gravitetit e të

rritjes së mbipeshës ng ujrat.SHKARJE, RRËSHQITJE

Lëvizje e shkëputje e tokës, me përmasa të mëdha që fillon zhvendosje në shpat, në luginë. Kjo dukuri ndodh në të gjitha ato raste, ku si ndikim kryesor janë veprimet e ujrave nëntokësore, krijimi i kushteve për rrëshqitje

të tokës dhe graviteti. Në raste të tjera shkarjet janë produkt i veprimeve tektonike.LUGJE ME BORË TË PËRHERSHME

Sipërfaqe me bore, në lugjet e maleve (kryesisht Alpeve të Shqipërisë) me borë të përjetshme, të qëndrueshme, ku bora e re bie mbi borën e vjetër. Në raste të tjera lugjet me borë të përhershme vërehen edhe në

gjerësitë jugore, kryesisht në pjesë të sipërfaqeve ku nuk hyn dielli.

RRËZIME NATYRORE TË RELIEVIT

Janë shkëputje uniforme e relievit që ka zënë vend në dy nivele, ku i sipërmi është pjesa meme, prej së cilës, prej efekteve tektonike apo rrëshqitëse është kryer shkëputja, ndërsa e poshtmja është niveli i ri që ka zënë vend e me kalimin e kohës, ka marrë formë natyrore. Vijimi i kësaj shkëputjeje ka formën e një rrëzimi i cili paraqitet me një vijë të dhëmbëzuar të relievit që ka marrë një pozicion natyror.

RRËKE, KULLESË, ÇARINË

Gjurmë e rrjedhës ujore, natyrore, si pasojë e së cilës, prej përshkueshmërisë së shtresave , krijohen ullukë naytrorë (çarina) përgjatë vijave e drejtimeve të rrjedhës në forma të dallueshme, që për shkak të humbjes përsëri të ujrave ngelet gjurma e rrëkesë apo e kullesës. Ato mund të jenë tipare të tilla si thelloma luginore, që vijnë si rezultat i erozionit. Madhësitë e tyre janë të ndryshme e në bazë të tyre ato shkojnë deri në formën më të vogël të kullesës e

rrëkesë .VETULLORE Forma natyrore që përzgjaten në drejtim të niveleve të njëjta të relievit, përgjatë brigjeve të lumenjve, në formën e vetullave me një rënjë të menjëhershme po të formësuara më vete me bimësi dhe pa rrezik për veprimin eroziv (të gerryerjes). Ato mund të jenë tarraca (brezare) lumore në fusha aluvionale të mbetura prej tërheqjes së lumit, kur ai zhvendoset nga njëra anë e luginës në anën tjetër, nga një nivel më i lartë në një më të ulët. Materialet përbërëse të tyre janë depozitime shkëmbore të imta, të çimentuara që lidhen midis tyre. Vetulloret mund të kenë rrënjë të njëanshme ose të dyanëshme. Në rastin e parë ato janë forma tipike të brezareve natyrore dhe të ledheve në tokat ara të luginave.

KREU I GJASHTË UJORËT

“ Haj, bilbil, se vëndi jonë, ka liqere e anëdetesh

Nëpër bimëzat e tyre, po vërej si qan e tretesh”

Lasgush PORADECI

VI .1.Vështrim i përgjithshëm Në vendin tonë literatura teknike e ka bërë të sajën termin “hidrografi” me të cilën nënkupton ujrat. Kështu hidrologjia si shkencë e ujrave qëndron, si kupolë e saj. Nëpër fjalorët e has fjalën “Hidrologji” por jo atë “Hidrografi” i cili nuk shpjegohet as në fjalorin e termave gjeografike, ndërkohë që është kryefjalë e kreut të Hidrografisë në ndonjë tekst të tanishëm të Gjeografisë Fizike të Shqipërisë. Në ndonjë tekst është përdorur në vend të “ hidrografi”, fjala shqipe ujrat, që është shumë e përshtatshme, pasi është shumë herë më e kuptueshme të thuhet “ujra natyrore” se sa hidrografi natyrore apo ujra artificiale se sa hidrografi artificiale. Në Shqipëri, në sferën ushtarake është futur termi “hidrografi” , për të kuptuar studimin e ujrave detare, me qëllime lundrimore. Ujorët janë një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë dhe një ndër përbërësit kryesorë të MT. Rrjedhat ujore lumore që lëvizin prej verilindjes në jugëperëndim deri sa derdhen në pellgun e deteve Adriatik dhe Jon, duken sikur përsëri fillojnë të ngjiten gjer në lartësitë e Alpeve të Shqipërisë, prej andej nga burojnë, si marëdhënie e tipareve jetësore të tyre. Rrjeti ujor lumor shqiptar ka dënduri të madhe (1.4km/km2). Ato, përbëhen, kryesisht nga shtresa terrigjene: ( flishe, molasa ) dhe magmatikë[1] Denduria më e vogël, gjendet në pellgjet ujore të Bunës , Drinit të bardhë që kalojnë në shtresa gëlqerorë me dukuri karstike e qarkullim intensiv nëntokësor.

Nevoja e studimeve e gjen sot shumë të përshtatshme që ujrat të ndahen e klasifikohen në dy nëndarje të mëdha “natyrore” dhe “artificiale” të cilat edhe u shpjeguan në kreun e parë të këtij libri. Nuk ka një studim të imët, se sa sipërfaqe, zënë ujrat në përbërje të të gjithë sipërfaqes së MT, së Shqipërisë. Nuk gjejmë një klasifikim kryesor për të dhënë statusin e ujrave natyrorë dhe atyre të grumbulluara dhe menaxhuara nga veprimtaria njerëzore, të ujrave rrjedhëse etj. Mungesa e një klasifikimi kryesor, ka bërë që trajtimet të jenë në ndarjet klasike: dete, liqene,

lumenj, përrenj, lagunat bregdetare, liqenet artificiale, kanale ujitës e kullues. Studime të shumta janë kryer për mbulesën ujore. Në Shqipëri ekziston edhe Instituti Hidrometereologjik, i

cili merret me hulumtimin shkencor të ujrave. Deri më sot janë përcaktuar një varg ligjësishë të pasurive ujore të vendit tonë. Ujrat shqiptare janë: ujra të brëndshme, detare, sipërfaqësore si dhe shtresa ujëmbajtës të cilat, nuk i

përksain MT . Në Republikën e Shqipërisë Rezervat ujore janë pronë shtetërore, e këtu përfshihen : shtetërit dhe brigjet e

lumenjëve , përrenjëve apo rrjedhave të tjera të përherëshme apo të përkohëshme, liqeneve , hauzeve, lagunave, rezervuarëve natyrorë apo artificialë, ishujt dhe grumbullimet e rërës, gurëvë e dherave, në shtretet e lumenjëve, liqeneve dhe rezervuarëve si dhe formacionet gjeologjike të ujrave nëntokësore. Si simbiozë, sëtoku me ujorët, janë edhe të gjithë objeketet hidroteknike si: diga, sistemet e ujitjes, kullimit, lundrimit, ujësjellësit dhe kanalizimet përkatëse të cilat në fakt janë sipërfaqe artificiale, po në këtë rsat ato janë bashkëshoqëruese të ujorëve E tërë kjo bashkësi e renditur, e përbërësëve, është pjesë e domosdoshme që duhet të klasifikohet. Në MT, shtretet natyrorë të ujrave, që rrjedhin apo që nuk rrjedhin, mbulojnë tokën dhe niveli i tyre më i madh matet deri aty ku këto ujra kapërderdhen anash[4]. Ujrat kanë edhe një shtrat të rrjedhës e cila përbën atë sipërfaqe e vëllim që ka lidhje me

vëllimin mesatar ujor gjatë një sezoni reshjesh mesatare vjetore, 25 vjeçare. Në rastin e liqeneve, shtretet e tyre kanë një përcaktim tjetër që lidhet me sipërfaqen e mbuluar me ujë,

në një nivel më të lartë, e në një shtrirje kohore 25 vjeçare. Ndërkohë, brigjet e ujrave janë edhe kufi i përcaktuar i sipërfaqes së tyre në MT që përbën një vijë kufizuese, përgjatë vijës bregore të deteve, liqeneve lumenjeve, përrenjëve, ujmbledhësave, lagunave etj. Por kjo vijë, edhe pse është kufi ndarës i mbulesës, paraqet vështirësi për menaxhim të brigjeve, pasi është e nevojshme, që të ketë një rryp kufizues që tanimë nuk është një vijë po sipërfaqe e cila mund te ketë gjerësi të ndryshme që varet nga lloji i sipërfaqeve ujore si dhe nga pjerrësia e relievit. Kështu në brigjet e pjerrët, ky rryp ka një gjerësi prej 5 metër, në drejtim normal me tokën, prej brinjës së sipërme të shtratit natyror, ndërsa për brigjet e sheshta kjo gjerësi është deri në 20 metër. Në këtë rast, sipas ligjit[4], kjo sipërfaqe përdoret për qëllime publike, me dispozita të veçanta. Rrypat anësore të tokës pranë brigjeve mund të arrijnë edhe deri ne 100 metër në drejtim normal me tokën, nga brinja e sipërme e shtratit natyror në rastet kur relievi është i pjerrët dhe kjo gjerësi arrin deri në 200 metra, nga vija më e lartë 25 vjeçare e ujit për rastet e brigjeve të sheshta. Më sipër vihet re se si në ligj, jepen kaq shumë detaje për pjesën bregore të ujrave dhe MT, sa do të ishte një mësim entuziast për hartuesit e teksteve që duhet të japin tipare klasifikuese të cilat mungojnë në këto botime. Pra, prirjet janë të shkëputura dhe atyre u mungon një emërues i njohur, i përbashkët. Në përgatitjen e hartave të MT, ndarja dhe pozicionimi hartografik i ujrave nuk ka vetem nje kuptim fizik të përcaktuar në një moment të dhënë, por me të lidhen

edhe të gjithë masat jetësore të përdorimit të tij, për të cilat mund të krijohen harta të veçanta, me zonat mbrojtëse sanitare përqark burimeve, si për ujrat sipërfaqësore dhe atyre nëntokësore. Njohja e këtyre zonave, ka rëndësi sidomos, kur është fjala për ujin e pijshëm, ku duhet të përcaktohen edhe zonat mbrojtëse të afërta, brenda të cilave janë të ndaluara ndërtimet e çdo lloji, dhe në to, nuk mund të kryhet veprimtari bujqësore dhe blegtorale, apo të shkarkohen ujrat e zeza etj. Por zona të tjera mund të mbrohen edhe si shkak i rrezikshmërisë së tyre për shëndetin të cilat janë të deklaruara si të dëmshme për interesat publike. Ndërkohë, për ndonjë interes ekologjik, basene apo rrjedha ujore, shpallen shpesh edhe si zona të mbrojtjes së veçantë për shkak të tipareve të tyre natyrore siç mund të jene llixhat tona të mrekullueshme ne Elbasan, Peshkopi, Saradoporos, Banjë (Përmet) etj, apo vendburime natyrore me interes turistik si: Syri i Kaltër etj. Ndryshimet e ndodhura ne periudhën e tranzicionit, në shumë raste, kanë qënë drastike. Kjo ka sjellë mosnjohje të këtyre hapësirave me rëndësi jetësore në MT duke moskontrolluar se ç’bëhet me mbulesën bimore në brigje , me materialet inerte ( rërë , zhavor, gurë), se si duhet treguar kujdes për shfrytëzimin e plazheve, për mbrojtjen e fundit të detit, të liqenve, lagunave, të dunave apo kurrizoreve ranore, të brigjeve të pjerrta etj. Deri tash, këto veçori nuk janë të përcaktuara qartazi në MT dhe prandaj mbrojtja e tyre nuk ka se si të bëhet e suksesëshme. Në trajtimin e mbulesës ujore, burimet biologjike marin rëndësi të veçantë. Ketu futet edhe akuakultura e cila merret me mbarështrimin e organizmave ujorë, që mund të jenë të gjallë ose jo, shtazorë apo bimorë, të ngrënshëm a të pangrënshëm, ku uji është mjedis natyror jetese i tyre. Në këtë vështrim mbulesa ujore kërkon një klasifikim dhe ndarje të saktë të këtyre përbërëseve me rëndësi natyrore dhe ekonomike. Zonat ekologjike me vlerë janë përsëri të mbrojtura. E tillë është Laguna e Kravastasë dhe e Parkut të madh të Divjakës si një ekosistem natyror, veçanërisht i mbrojtur sipas konventave ndërkombëtare. Në këtë ekosistem natyror përfshihen : Pisha e Divjakës me një sipërfaqe prej 1162 hektarë, zona e Kularit prej 815 hektarë dhe e gjithë sipërfaqja lagunore,

rrotull, prej 3967 hektarë.VI .2. Klasifikimi i ujorëve të Shqipërisë

Ujorët ndahen në : ujorë natyrorë, ujorë artificialë.Ujorët natyrorë janë: ujorë sipërfaqësorë, ujorë nëntokësorë.

Ujorët sipërfaqësorë: Dete, Lumenj, Liqene, Laguna, Përrenj, Kanale

Detet e e Shqipërisë: Deti Adriatik, Deti Jon.

Lumenjtë kryesorë të Shqipërisë: Drini i Zi, Drini i Bardhë, Drini, Mati, Ishmi , Erzeni, Shkumbini, Devolli

, Osumi, Semani, Drinos, Vjosa.

Liqenet ndahen në : Liqene tektoniko-karstike ( liqeni i Ohrit, liqeni i Prespës, liqeni i Shkodrës) Liqene akullnajore (të Balgjajt, të Dabërdolit, të Shebenikut etj.) Liqene karstike ( liqenet e Dumresë etj.) Ujorët nëntokësorë ndahen në: Ujra nëntokësore të cekëta, ujra arteziane, ujra të poro-çarjeve,

burimet karstike ( burimet e Bistricës, të Viroit, të” Ujit të zi “të Këlcyrës, të “ Ujit të Ftohtë” të

Tepelenës, të Okolit, të Selitës etj.). burimet buzëdetare e nëndetare, burimet minerale termale, ujrat

sulfurore, ujrat jodo-bromunore.

Lagunat e Shqipërisë janë: Laguna e Karavastasë, laguna e Nartës, laguna e Vilunit, lagunat e Lezhës,

laguna e Patogut, laguna e Pashalimanit. laguna e Butrintit.

Ujorët artificialë ndahen: liqene artificialë, ujëmbledhësa artificialë, kanale, pishina, rezervate pesh

Liqenet artificialë: Liqeni i Fierzës, liqeni i Vaut të Dejës, liqeni i Komanit, Liqeni i Ulzës.

Ujorët natyrorë dhe artificialë siç edhe u paraqit në ndarjen kryesore të MT i kemi propozuar që të jenë sëtoku si dy nënklasë të së njëjtës ndarje kryesore. Ujorët dhe përbërsit e tyre kanë vlera ekonomike për veprimtarinë njerëzore. Mundësitë e transportit në sipërfaqet ujore janë një tregues tjetër shumë i rëndësishëm. Nëpërmjet lumenjve, përrenjve, liqenet e izoluar, shërbejnë si objekte me vlera të madha transporti. Të gjithë përbërsit e ujorëve që tregohen në hartë, janë të lidhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë me natyrën fizike dhe ekonomike të sipërfaqeve që pasqyrohen. Ato tregojnë dukshëm edhe gjëndjen dhe sasinë e burimeve ujore. Ujorët natyrorë, përfshijnë sipërfaqet ujore natyrore, si liqenet, lumenjtë, përrenjtë, burimet. Në klasifikimin e propozuar prej nesh, kënëtat, nuk janë lënë si një ndarje e veçantë, por ato janë ndërfutur në Ujorët, mbasi vet natyra e kënetave ( lagunave shqiptare ) ka karakter bregdetar. Ato nuk janë këneta të brendshme me ujë të ëmbël, por të kripura. Duke qënë, prani reale, ujore lagunore, shume tipike dhe ku niveli i tyre edhe pse ka lidhje me dukurinë e baticë-zbaticës, është i përhershëm, nuk përbën

ndonjë shkak thelbor që ato të veçohen prej ujorëve natyrorë. Studimi dhe pasqyrimi i tyre në hartat e MT ka edhe veçanti. Këtu, radhiten rastet e sipërfaqeve kënetore, stinore ( gjatë dimrit, kur në saje të dallgëzimit detar shfaqen në vijën bregdetare sipërfaqe kënetore të përkohëshme) të cilat në verë kthehen në mçalishte, vende vende, me një

shtresëz shumë të hollë ujore , e me bimë tipike që rriten në to . Ujorët artificialë, janë sipërfaqe ujore të grumbulluara, trajtuara, shfrytëzuara nga veprimtaria njerëzore.

Ato mund të jenë liqene artificiale, ujmbledhësa (rezervuarë) për ujitje, kanale kulluese apo ujitës, puse, çezma, pishina etj., të cilat si përbërës të MT, janë të shumtë, të dallueshëm nga pamja e ujit sipërfaqsor, dukja fizike dhe

shpërndarja hapsinore. Në ujrat artificiale, duhet të merret në konsideratë: aspekti kohor që lidhet me përkohësinë apo dhe

jetëgjatësinë e vijimësive të ujit sepse ato mund të jenë me ndryshime stinore dhe kjo duhet të njihet e të plotësohet me shënime të tjera informative në hartë. Këto sipërfaqe lidhen e ndërthuren me objekte të tjera artificiale si diga, veshje kanalesh, porta, mure mbajtëse, skeletina metalike, etj. Vështrimi kohor është shumë i rëndësishëm, pasi ujrat janë pjesë lëvizëse dhe ata zënë në hapësirë një sipërfaqe të caktuar por në kohë, si rrjedhojë e shumë faktorëve ndryshon, siç ndryshon një: lum, përrua, kanal, ujmbledhës, gropë ujore etj. Përkohshmëria nuk e cënon klasifikimin e tyre. Në tërësi në literaturën tonë, ky tip i mbulesës së tokës vetëm sa përshkruhet duke i konsideruar se ato do të

ekzistojnë përgjithmonë të pandryshuara, gjë e cila nuk është e drejtë. Ujrat nëntokësorë përbëjn një pasuri tjetër të nënmbulesës së tokës që shfaqen në syprinë duke gjallëruar

jetën me të gjithë përbërësit e saj. Ato ndahen në të cekëta dhe arteziane. Ujra e cekëta janë të përhapura në tërë vendin. Reshjet e atmosferës janë ndikimi kryesor për nivelin dhe sasinë e këtyre ujrave. Ndërkohë ujrat arteziane si

ujra të thella, janë nëntokësore:-ujra të poreve të cilat takohen në shtresa të shkrifta, të tipeve të zhavoreve dhe rërave.-ujra të poroçarjeve[1] të cilat lidhen me shkëmbinjë kokrrizorë të çimentuar dobët, në të cilët ujrat nëntokësore

lëvizin nëpër poret dhe çarinat e tyre. Burimet karstike janë të pranishme me shkëmbinjtë karbonatikë [ gëlqerorë, dolomite, dhe sufatikë( gjipse, anhidrite ) ] të kartsëzuar.Burimet karstike janë burimet kryesore të ujit të pijshëm në

Shqipëri.VI. 2. Gjendja fizike

Gjendja fizike në përgjithësi ka të bëjë me atë se në ç’formë gjendet ujori që studoihet pra : a është lum , përrua, liqen, det , burim apo gropë ujore.Këtu duhet të dallojmë gjithashtu sipërfaqet me borë të përhershme që

gjenden në skaje të izoluara edhe në Alpet Shqiptare, sado të vogla që janë.VI .3. Vjueshmëria

Ky tregues lidhet me vijimësinë e ujit në sipërfaqe. Nga përvoja në krijimin e hartave topografike, del se një vijë ujore në natyrë mund të paraqitet si e plotë, kur ajo qëndron në gjendjen e vrojtuar deri në nëntë muaj në vit. Ndryshimet që ndodhin, kuptohet, janë përkohshmeri që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike të cilat heraherës edhe mund të përsëriten. Vetëm se kjo dallueshmëri duhet njohur dhe marrë parasysh. Vijimësia ujore, ka lidhje me reshjet dhe klimën e ndryshueshme të vendit tonë por jo më pak, prej veprimit njerëzor në ndërtimin e pritave, pompave, sifoneve dhe strukturave të tjera. Ujorë të përhershëm do të konsiderohen, gjithherë, kur mbulesa ujore e tyre qëndron e tillë, më shumë se nëntë muaj të vitit. Ujorë jo të përhershëm do të jenë ata kur vijimësia ujore është,

në më pak se nëntë muaj të vitit.VI . 4. Niveli i detit

Rritja dhe ulja e nivelit të ujit në dete, përcillet prej dukurise së baticë-zbaticës që përsëritet dy herë në ditë e shkakëtuar prej tërheqjes së hënës. Gjatë studimeve që kanë të bëjnë me klasifikimet e tokave, në bregdetin tonë, del e domosdoshme që të bëhet një ndarje e veçantë për zona të veçanta, si dhe për të gjitha zonat, ku ky ndikim është i dukshëm, mbasi është krejt ndryshe, në zonën e Lagunës së Karavastasë, e ndryshe në zonën e plazhit të Semanit apo të plazhit të Shëngjinit. Nivelet e ujit, në zonën bregdetare pësojnë ndryshime përmes baticë-zbaticës. Gjania mesatare ditore e tyre është 30-40 cm. Nivelet më të larta ujore vihen re, gjatë vjeshtës dhe dimrit ndërsa ato

më të ulta, gjatë stinës së verës.Këto nivele ndikohen edhe prej erërave që fryjnë nga deti në tokë e ndërsjelltas. VI .5.Thellësia

Thellësia është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me Mbulesën e Tokës. Ajo është një tipar i rëndësishëm mbasi përcakton se sa i thellë është ujori përkatës, sa vëllim mund të ketë, dhe ç’ndryshime mund të ndodhin në

kohë? Të gjitha këto të dhëna vëzhgohen dhe hetohen në natyrë, si pjesë e vlerësimit dhe klasifikimit të këtyre sipërfaqeve. Klasifikimi bëhet në këto nënndarje :

të thellë, ( kur niveli mesatar i thellësisë, gjatë pranisë së ujrave është më tepër se 2 metër), gjysëm të thellë, ( kur niveli i ujrave, më i ulët se 2 metër, jep mundësinë që bimët-ujore rrënjore të

veçanta të rriten. cektinë,(kur thellësia mesatare ujore është më pak se dy metër.)

VI.6.Ujshmëria e lumenjëve të ShqipërisëPasqyra 87

L U M I Vëllimi i rrjedhës Wro 106 m 3

%

DRINI I BARDHË 2.151 5.2%

DRINI I ZI 3.721 9.0%

DRINI( DERDHJE BUNË) 11.100 26.9%

BUNA ( NË DALJE TË LIQENIT ) 10.092 24.5%

BUNA ( ME DRININ) 21.444 52.0%

MATI 3.248 7.9%

ISHMI 0.659 1.6%

ERZENI 0.571 1.2%

SHKUMBINI 1.940 4.7%

DEVOLLI 1.561 3.8%

OSUMI 1.025 2.5%

SEMANI 3.010 7.3%

DRINOJA 1.340 3.2%

VJOSA 6.150 15.6%

BISTRICAPAVLLA

0.753 1.8%0.227 0.6%

VI .7. Prurjet e ngurta “ Ku ka përmbytje, ka dhe baltë

Ku ka vërshim , ka dhe llum”.Fjalë e urtë

Prurjet e ngurta kanë ndikim shumë të madh, jo vetëm thjesht, në probleme gjeomorfologjike por edhe vet në aspektet mjedisore, siç është erozioni ( gërryerja ) apo depozitimi

)mbushja .(Prurjet e ngurta janë zhvendosje në kohë dhe hapësirën ujore të lëndëve thërrmijore të shkëmbinjëve amnorë të cilat herë lëvizin me ujin, apo mbeten në fundin e tij. Gjatë përmbytjeve aluvionet dalin anash trupit ujor duke mbushur e depozituar syprinën e tokës. Rrjedhja e ngurtë e lumenjëve të Shqipërisë është shumë e madhe. Kushtet natyrore, ndihmojnë për një grryerje ( erozion) të fuqishëm[1 ] Prurja mesatare shumëvjeçare e ngurtë e lumenjëve shqiptarë është 1650 kg/sek e cila barazohet me një sasi aluvionesh prej: 53.25 milionë tonë. Prurjet e ngurta ndikojnë gjithashtu në faunën dhe florën. Për lumenjtë shqiptarë ka studime të shumta dhe të detajuara për prurjet e ngurta të tyre. Kushtet natyrore të Shqipërisë ndikojnë për një gërryerje të lartë dhe të vijueshme. Prurjet e ngurta janë të ndryshme. Turbullira e ujit shprehet në gr/m3 . Për të gjithë lumenjtë e Shqipërisë ajo është 1669 gr/m3. Përqëndrimi i prurjeve të ngurta, në lumenjtë tanë është i dukshëm dhe i matshëm. Në literaturën dhe studimet përkatëse prurjet e ngurta shprehen në gr/m3. Ndërsa në studimet përgjithësuese dhe standarde të FAO-s

klasifikimi i kësaj dukurie bëhet duke u shprehur në mg/litër[39]. Lumenjtë shqiptarë bartin edhe aluvionet fundore të cilat llogariten në 12.5 milionë m3 .

Lidhur me prurjet e ngurta klasifikimi i rrjedhjeve lumore duhet të bëhet sipas standartit të njohur ndërkombëtare duke marë për bazë treguesin mg/l

)miligram për litër.( prurje të ngurta më pak se 300 mg/l prurje të ngurta nga 300-2000 mg/l

përqëndrim i lartë i prurjeve të ngurta, nga 2000-6000 mg/l

përqëndrim shumë i lartë i prurjeve të ngurta, në më shumë se 6000 mg/l

Pasqyra 88. Rrjedha e ngurtë në lumenjtë kryesorë të Shqipërisë

L U M I Aluvionetwp(lo3/ton)

Lëndë fundoreLowF/ton

Lënda e tretur në ujë:WK(lo3/ton)

DRINI I ZI 2081 420 970

DRINI I BARDHË 1400 210 623

DRINI 13825 2270 1550

MATI 2021 505 721

ISHMI 2020 510 260

ERZENI 3180 795 202

SHKUMBINI 5800 1450 614

DEVOLLI 8711 2610 607

OSUMI 3590 1080 316

SEMANI 13200 3300 929

DRINOJA 637 125 509

VJOSA 6710 1680 2160

VI .8 .Cilësia e ujrave, në vështrim të përbërjes kimike. Ujorët lumorë të Shqipërisë, në mënyrë tërësore kanë mineralizim mesatar. Në vështrim të joneve kryesore,

ujrat e lumenjëve shqiptarë hyjnë në klasën e kalçiumit dhe pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë jonet bikarbonatike. Përmbajtja e mineralizimit rritet në rrjedhjen e poshtëme të lumenjëve. Cilësia e ujrave përkufizohet si përqëndrim i përgjithshëm i lëndëve të tretshmë në ujë (Sasi e përgjithshme e lëndëve të tretura) shprehur në pjesë

për milion(pm) të përqëndrimit të përgjithshëm të lëndëve të tretshme, sipas klasifikimit të mëposhtëm: i virgjër dhe i freskët: kur përmbajtja është më e vogël se 1000 pm, përmbatje e lehtë : 1000-3000 pm, përmbajtje mesatare: 3000-10000 pm, kripshmëri e lartë :10 000-35 000 pm dhe: ujë i kripur, në masën prej më shumë se 35 000 pm të përqëndrimit të përgjithshëm të lëndëve të

tretshme në ujë [39 ]VI. 9. Vija bregore

a. Ujrat baticore e me dallgë tregojnë një cak natyror të tipareve ujore duke marrë parasysh nivelin më të lartë ekzistues në një kohë të caktuar.

b. Në ujrat jo baticore, vija bregore është vija e kontaktit real të ujit me tokën në hapsirën kohore në më shumë se 6 muaj. Kjo vijë do të quhet edhe caku normal i ujit.

c. Vijat bregore të ishujve përcaktohen me të dhënat e njëjta ujore që përdoren edhe për vijat e tjera bregore.

d. Duhet të jepen dhe pasqyrohen dallueshmëria midis brigjeve natyrore dhe atyre të përmirësuara apo ndërtuara nga dora e njeriut.

e. Një vijë bregore e përcaktuar, konsiderohet e tillë kur pozicioni i saj si dhe forma ka një dallim të qartë.f. Një vijë bregore e papërcaktuar ose e pavëzhguar mirë është e tillë që pozicioni i saj si dhe forma janë

subjekt gjithnjë me ndryshim ose që nuk janë përcaktuar mirë.VI.10. Klasifikimi i ujorëve Pasqyra 89

Klasifikimi i ujorëve Ujorë natyrorë Ujorë artificialë

Pasqyra 90

Klasifikimi në vështrimtë gjendjes së tyre fizike

Ujë Borë e përjetëshme

Pasqyra 91

Klasifikimi i ujorëvenatyrore

Dete Liqene Lumenj Përrenj Laguna ( këneta)

Pasqyra 92

Klasifikimi në vështrimtë vijueshmërisë

Ujorë të përhershëm Ujorë të përkohshëm. Ujorë baticorë.

Pasqyra 93

Klasifikimi në vështrimtë përbërjes së

shtreteve.

Shkëmbinj Dhera Rëra

Pasqyra 94

Klasifikimi në vështrimtë thellësisë

Ujorë të thellë Ujorë me thellësi mesatare. Ujorë të cekët

Pasqyra 95

Klasifikiminë vështrim

të cilësisë sëujrave

Ujorë të virgjër dhe të freskët Ujorë me kripshmëri të lehtë Ujorë me kripshmëri mesatare Ujorë me kripshmëri të lartë Ujorë me kripshmëri shumë të

lartë.

Pasqyra 96

Klasifikiminë

vështrimtë prurjevetë ngurta

Ujorë me prurje të ngurta < 300 mg/l Ujorë me prurje të ngurta nga300-2000 mg/l Ujorë me prurje të ngurta 2000-6000 mg/l Ujorë me përqëndrim shumë të lartë të prurjeve të ngurta

VI. 11. FJALORTH SHPJEGUES I TERMAVE TË UJORËVE

DETET

Deti ADRIATIK është ujori mbret i Shqipërisë.Adriatiku dhe Joni janë mbështjellore e qarkim, fundor perëndimor të jetës së gjallë e Mbulesës së Tokës Shqiptare. Ujrat territoriale janë si pjesë e studimeve të kësaj mbulese ujore si shelf dhe vijëtakimi i tokës me detin. Thellësitë ujore shelfore fillojnë prej bregut e gjithnjë e më thellë, gati , njëtrajtshëm, arrinjë në drejtim të Skkodrës, 130 metër . Ndërsa në Adriatikun e jugut, kjo thellësi arrin deri në 1600 metër, atje ku Otrantoja si një prag i nënujshëm e ndan atë prej detit Jon.

Deti JON lag pjesën juperëndimore të Shqipërisë. Thellësitë e tij arrijnë në 3000-4000 metra. Riviera shqiptare që mbështillet me këto ujra të pastra, të thella e me ngjyrim blu shfaq një pejzazh të mrekullueshëm natyror.

LIQENET Janë thellime e gropore relievi në sipërfaqen e tokës, plotpërplot me ujë, me hapësirë të madhe. Liqeni

mund të jetë erozional (gërryerës), karstik, akullnajor,etj. Në raste të tjera ai mund të jetë i ndërtuar nga veprimtaria njerëzore prej digave e pritave të ndërtuara, uji i grumbulluar i të cilëve përdoret për ujitje, prodhim energjie etj. Në Shqipëri ka shumë liqene artificialë, por më të mëdhenjtë janë në lumenjtë Drin e Mat. Liqenet mund të jenë akullnajorë. Shëmbëllimet e tyre janë në liqenet e Allamanit, të Alpeve, të Lurës,të Dajtit, që janë formuar si veprim i grumbullimit të ujrave ndërmjet shpateve të luginave dhe kufijve të dikurshëm të akullnajave. Në Shqipëri, në zona të veçanta, si në Dumre hasen liqenet karstike, të cilat janë gropore ujembledhëse të formuara, në sipërfaqe karstike.

Liqenet kanë rëndësi të dallohen nëse ata janë të ëmbël apo të kripur, duke përdorur shkrimet sqaruese .Liqenet mund të karakterizohen si të përhershëm, të përkohshm dhe të thatë.

a. Një liqen ose një pellg përmban ujra në një hapësirë kohore më gjatë se 6 muaj. Vija bregore mund të jetë e përcaktuar ose jo e përcaktuar dhe i përkon nivelit ekzistues e normal (mesatar) të ujrave.

b. Një liqen i përkohshëm përmban ujë, mesatarisht, në më pak se 6 muaj të vitit. Vija bregore përkon me caqet periferike, të fundme, të tipave të vendit (shpesh vija e bimësisë shumëvjeçare) e cila përcaktohet me një simbol

që tregon vijën e papërcaktuar, apo të pavëzhguar saktë.c. Një liqen apo pellg i thatë përmban ujra për një periudhë të shkurtër kohe; vija bregore trgohen dhe përcaktohen

me shënjë (simbol) të vijës bregore të papërcaktuar apo jo e vëzhguar mirë. Në këtë kategori trajtohen sipërfaqet kripore apo bazike (alkalike) të cilat shoqërohen edhe me shkrime sqarues.

d. Një liqen kripor është ose i përhershëm ose i përkohshëm. Ai simbolizohet njëlloj si liqenet dhe pellgjet e tjerë, veçse shënohet si shkrim sqarues (krip). Veç kësaj mund të vendoset edhe emërtimi.

e Një rezervuar (ujmbledhës), me një vijë bregore natyrore është në fakt një liqen artificial i formuar, nga ndërprerja e lëvizjes së ujrave dhe grumbullimi i tyre në një vend të caktuar me diga, penda apo ndërtime të tjera. Ai përgatitet me një vijë bregore permanente e natyrore e cila vizatohet në stadin normal (mesatar) të nivelit të ujrave

të rezervuarit (ujëmbledhësit).Liqeni i OHRIT, është liqen tektoniko-karstik ndër më të veçantët në Ballkan. Ka një sipërfaqe prej : 362.6

km2Shtrirja e tij është veri jug. 114.4 km2 i takojnë Shqipërisë dhe 251.2 km2 i përkasin FYROM-it. Thellësia mesatare është 138 metër dhe ajo më e larta: 295 metër. Pellgu ujëmbledhës i tij ka një syprinë prej 1414 km2 dhe lartësi mesatare mbidetare afërsisht 1000 metër. Prej liqenit të Ohrit, buron Drini i Zi. Në të hyjnë edhe ujrat e tëpërta

nëpërmjet burimeve të shumtë nëntokësorë ( Shën Naumit, Drilonit, Tushemishtit) dhe prej liqenit të Prespës.Liqeni i PRESPËS, është liqen tektoniko-karstik. Ai përbëhet nga Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël. Sipërfaqja e përgjithëshme është 329 km2. Sipërfaqja e përgjithëshme e pellgut ujmbledhës është 1425 km2. Prespa e Madhe ka 285 km2 dhe Prespa e Vogël : 44 km2. Lartësia mesatare mbidetare është 1184 metër. Thellësia më e madhe e tij është deri në 54 metër, ndërsa ajo mesatare: 18 metër. Vëllimi ujor arrin në: 5.2 miliardë m3. Në

perudhën dimërore Prespa e Madhe dhe Prespa e Vogël, komunikojnë njëra me tjetrën. Ngjyra e ujrave është e kaltër në blu.

Liqeni i SHKODRËS, është më i madhi liqen në Ballkan me sipërfaqe 368 km2, nga të cilat 149 km2, i përkasin Shqipërisë dhe 219 km2, Republikës së Sërbisë dhe Malit të Zi. Pellgu ujëmbledhës i tij ka një sipërfaqe prej 5180 km2 dhe një lartësi mbidetare prej 77 metër. Liqeni i Shkodrës ushqehet nga reshjet si dhe ujrat nënëtokësorë. Në të derdhen : Moraça me të dy degët : Zeta dhe Cemi dhe përrenj të tjerë si : Përroi i Thatë, Përroi i Banushit, përroi i

Rrjollit etj.Shkarkimi i ujrave bëhet nëpërmjet lumit Buna.

Liqenet AKULLNAJORE: Liqenet akullnajore ndodhen në lartësitë mbidetare 1500 metër. Ata kanë karakter alpin dhe janë liqene të

cirqeve akullnajorë, në Alpet e Shqipërisë dhe në Krahinën Malore Qëndrore. Prej tyre dallojnë: Liqenet e Balgjajt, të

Dabërdolit, të Lurës, të Valamares. të Shebenikut etj.Liqenet KARSTIKE

Liqenet karstike janë të formuar në shtresa të gëlqerorëve dhe gjipseve si rrjedhojë e dukurisë së karstit. Ndër më përafqësuesit e liqeneve karstike janë ata të Pllajës së Dumresë. Tetëdhjetë liqenet e Dumresë janë pa rrjedhje. Furnizimi ujor i tyre bëhet prej reshjeve të atmosferës. Liqenet më të mëdhenj janë: liqeni i Çestijes (97.6 ha ), liqeni i

Seferanit (88 ha ) liqeni i Degës etj. Thellësitë e tyre nuk priren në më shumë se 10 metra.Liqenet ARTIFICIALE

Në mbulesën ujore shqiptare liqenet artificiale kanë filluar të ndëtohen pas viteve 50-të të shekullit të XX-të. Ato sollën tipare të reja të shndrrimeve natyrore prej veprimtarisë së njeriut. Në to bëjnë pjesë liqenet artificialë hidroenergjitikë dhe ujëmbledhësit për ujitje e furnizim të qyteteve e qendrave ekonomiuke me ujë. Në Shqipëri janë

ndërtuar mbi 700 ujëmbledhës për ujitje që zënë një sipërfaqe prej 40 km2 .Liqeni i FIERZËS.

Shtrihet nga diga e hidrocentralit të Fierzës e deri në Kukës. Kjo sipërfaqe ujore futet edhe në luginën e Drinit të Bardhë. Ka një sipërfaqe prej 72.5 km2 dhe një vëllim ujor: 2.7 miliardë m3, si dhe thellësi më të madhe prej biefit të poshtëm të digës së Fierzës: 128 metër. Trupi ujor i liqenit ka mbushur formën natyrore të luginës së Drinit dhe të luginave të tjera duke krijuar një gjethe gjigande ujore, të një sipërfaqeje ujëmbledhjeje prej 11 829

km2. Lartësia mbidetare e liqenit është 295 metër.Liqeni i VAUT TË DEJËS.

Është ndërtuar më 1971 me qëllim grumbullimin e ujrave për qëllime hidroenergjitike. Ka një sipërfaqe prej 24.7 km2 dhe një vëllim ujor prej 580 milionë m3. Thellësia më e madhe është 52 metër.

Liqeni i ULZËS Është ndërtuar mbi lumin Mat. Ka një sipërfaqe prej 13.5 km2 dhe një vëllim ujor prej: 240 milionë m3.

Liqeni i KOMANIT. Përkon me hidrocentralin me të njëjtin emër.Lartësia e tij është 133 metër dhe vëllimi ujor: 450 milionë

m3.

LUM

Rrjedhë ujrash, në një shtrat të caktuar që priret drejt pjerrësive, në rënie relievi të vijueshëm, drejt luginave, liqeneve, deteve. Është rrjedhë natyrore ujëshumë, e përherëshme që del nga një burim, që vjen e formohet nga rrjedhat bashkuese të shumë përrenjëve, e duke kaluar e rënë në një shtrat mes brigjesh, ecën nëpër relieve të ndryshëm gjersa takohet me detin ose me një lum tjetër më të madh. Rrjedha ujore e lumit është ujëëmbël. Një lum ka pellgun e tij që përfshin hapësirën gjeografike prej së cilës mblidhen ujrat që përbëjnë atë. Kufiri i pellgjeve lumore përkalon nëpër kreshtat e maleve, që ndahen prej pellgjeve lumore fqinjë. Lumi përbëhet nga rrjedha ujore, hapësira

midis brigjeve apo shtrati dhe brigjet.Foto 49. Vjosa. Shtrati ujor. Në të dy krahët zallishte e lumit. Përmidis zallishtes , shkurrëza lumore. Në pjesën veriore: tokat –ara me të mbjella dhe ngjyrime bimësh të stinës. Brigjet e lumit, me

radhojë shkurresh. Në krahun jugperëndimor, pyll i dëndur. Në sfond: Mali i Golikut.

Foto 50. Pamje mbresëlënëse në Liqenin e Fierzës, pranë Kukësit. Luginore liqenore, e futur, sipas konturimit të relievit me nivelin

rënës, të dukshëm, të ujit , në kohë thatësire.Tej brigjeve: sipërfaqe me shkurre të dëndura. Qarkimi ujor, në

kepin që i ngjan një fustanelle. Në krahë të djathtë, një galeri kromiDRINI

Drini ka qënë më i gjati dhe ujëshumi i lumenjëve të Shqipërisë, i formuar nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Në kohën tonë shtrati i tij rron në thellësi të liqeneve hidroenergjitikë të Vaut të Dejës, të Komanit dhe Fierzës. Në literaturën gjeografike shqiptare Drini ende vijon të shpjegohet e të përshkruhet si në gjeografitë e viteve tridhjetë të këtij shekulli, ndërkohë kur ndryshimi i Drinit është ai, më mbresëlënësi në të gjithë gadishullin e Ballkanit. Drini është shtrati atëror i lindjes së liqeneve hidroenergjitikë. Drini i tanishëm është veçse pjesa fundore e spektaklit të tij të dikurshëm, sapo zbriste në fushë, prej biefit të poshtëm të digës së Vaut të Dejës deri në Bunë. Ndërkaq Drini i Zi ka rrjedhën lumore deri në Surroj, ku ai e ndal vrullin dhe përqafohet e zbutet ne vijën fundore liqenore të Fierzës. Drini i Bardhë është rrjedhë lumore, vetëm matanë kufirit të sotëm të shtetit shqiptar, duke sjellë fytyrën e tij prej rrafshit të

Kosovës.BUNA

Lumi fushor verior i Shqipërisë, që buron nga liqeni i Shkodrës. Është 44 km i gjatë dhe me pjerrësi prej 0.08 %. Buna është lumi më i ri Shqipërisë dhe që ka një deltë të vërtetë, të përbërë prej disa degëzimesh të ndara në ishujth lyshterorë. Sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës është: 5179 km2 ndërsa prurja mesatare shumëvjeçarë është 320

m3sek.MATI

Mati, buron nga mali i Kaptinës dhe është i gjatë 144 km. Ka një sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës prej: 2441 km2. Në rrjedhën e mesme të tij ai njësohet me liqenin e Ulzës. Në Mat, derdhet Fani që formohet nga bashkimi Fanit të Vogël dhe Fanit të Madh. Prurja mesatare shumëvjeçare e tij, në derdhjen në det është: 103 m3/sek. Ujrat e Matit nuk kanë turbullirë për t’u vënë në dukje. Vëllimi i aluvioneve pezull është: 2 milionë tonë. Ujrat e tij në tërësi kanë

mineralizim të ulët rreth 22 mg/l.ISHMI

Ishmi ka një sipërfaqe ujëmbledhëse prej 673 km2 dhe i ka burimet malore përgjatë vargut malor: Krujë-Dajt. Ai përbëhet nga tre degë: Lumi i Zezës, i Tërkuzës dhe ai i Tiranës. Prurja mesatare e tij është 30 m3 /sek dhe prurje të

ngurta: 45.3 kg/sek. Ishmi ka mineralizim të ujrave, kryesisht me bikarbonate [1] 354 mg/l.ERZENI

Erzeni ka një gjatësi prej 109 km dhe një pellg ujëmbledhës: 760 km2 si dhe lartësi mesatare mbidetare: 435 metër. Ai buron në perëndim të Malit me Gropa, nga malësia e Shëngjergjit. Pasi del nga gryka e Skoranës ai përket rrafshin fushor deri sa derdhet në det, në gjiun e Lalëzit. Erzeni ka prurje mesatare shumëvjeçare: 18 m3/sek [20].

Erzeni dallohet për gërryerje të madhe.SHKUMBINI

Shkumbini ka një gjatësi prej 181 km dhe pellg ujëmbledhës 2444 km2. Lartësia mesatare mbidetare është 753 metër.Ai buron nga shpatet përëndimore të malit të Valamares dhe të Gurit të Kamjes. Degët prurëse që përbëjnë rrjetin ujor kryesor të Shkumbinit janë: përroi i Dushnës, i Bushtricës, i Radinicës, i Rrapunit dhe i Gostimës. Në Shkumbin derdhen burime karstike: ( i Spatharës, i Xhyrës, Gurra e Bërzeshtës dhe burimi i Krastës së Madhe). Prurja mesatare shumëvjeçare e tij është 61.5 m3/sek. Prurjet e ngurta, pezull që sjell Shkumbini arrijnë një mesatare prej 5.8 milionë tonë. Ujrat e tij kanë një mineralizim mesatar 317 mg/l. Shkumbini derdhet në det, në veri të Lagunës së

Karavastasë.SEMANI

Semani, “apsusi” i lashtë, e merr këtë emër, në Kozarë të Beratit ku bashkohen dy lumenjtë dhe degët kryesore të tij: Osumi dhe Devolli. Gjatësia e tij është 281 km dhe pellgu ujëmbledhës: 5949 km2[1]. Ai është lumi më

shtegëtues që ka përshkuar e ndikuar në shekuj, në jetën e fushës së Myzeqesë. Rrjeti ujor i tij ka ujshmëri të lartë dhe prurja mesatare shumëvjeçare është 95.7 m3/sek. Sasia e lëndëve të ngurta, pezull, që sjell Semani është 13.2 milinë tonë. Mineralizimi i ujrave të tij është në përgjithësi e lartë: 440 mg/l. Semani derdhet në det në veriperëndim

të fshatit Seman.OSUMI

Osumi është degë e Lumit Seman. Gjatësia e tij është 161 km dhe pellgu ujëmbledhës ka një sipërfaqe prej 2150 km2. Prurja mesatre e tij është 32.5 m3 /sek. Zë fill e buron nga mali i Rungajës dhe duke përshkuar visore malore hyn në Gropën e Kolonjës, duke marrë me vete përrenjë, që rrjedhin nga Mali i Gramozit. Më tej ai hyn në gryka të

ngushta, tipike, siç janë kanionet mbrësëlënëse të tij.DEVOLLI

Devolli është dega kryesore e lumit të Semanit. Ai buron nga mali i Badaroshës në anën juglindore të Moravës. Ka një gjatësi: 196 km dhe pellg ujëmbledhës prej 3130 km2. Lartësia mesatare mbidetare është 960 metër dhe prurja mesatare shumëvjeçarë e tij është 49.5 m3/sek. Prej Vidohovës ai përshkon fushën e Devollit të Sipërm e mandej

fushën e Korçës. Prej, Maliqit, Devolli hyn në luginën mesmalore, midis grykave të shumta deri sa zbret në fushë.VJOSA

Vjosa apo Aos-i i lashtë buron nga malet e Pindit të Greqisë. Është lumi i dytë i madh i Shqipërisë, me gjatësi prej 272 km dhe pellg ujëmbledhës 6706 km2. Lartësia mesatare mbidetare është: 855 metër [ 20 ]. Në fshatin Perat, hyn në Shqipëri. Mbledh në vete degë përrenjësh e burime të shumtë malorë. Në Këlcyrë, fillon një kanion madhështor rreth 13 km i gjatë, duke çarë e ndarë malin e Trebeshinës nga mali i Dhëmbelit dhe Malin e Shëndëlliut nga mali i Golikut. Në Mezhgoran, Vjosa mer ujrat burimore “ Syri i Zi” e në jug të Dragotit takon Drinon. Burime të shumtë futen në të, me një bukuri natyrore të rrallë dhe cilësi të lartë mineralizimi si: (Nepravishta, Viroi, Picar; Uji i Ftohtë, për Drinon), e më tej: Kalivaç e Poçem. Prurja mesatre shumëvjeçare është 195 m3/sek dhe sasia e lëndëve të ngurta

pezull: 6.7 milionë tonë[ 20]. Ujrat e Vjosës kanë mineralizim mesatar prej 335 mg/l.Fotografi ajrore: Derdhja e Vjosës.

Derdhja e Vjosës. Rrjedha ujore. Sipërfaqe ranore. Në krahun e djathtë: lagunë e cila krijohet vetëm gjatë stinës së

dimrit.Pylli i Poros dhe rrugët përmidis.

LUM NËNTOKËSOR Lum i zhdukur që futet e humbet në tokë, kryesisht në gëlqerorë apo forma tokësore të përshkueshme nga

ujrat.Uji kalon kryesisht nëpërmjet thellomave, çarinave tokësore, duke i përshkuar dhe zgjeruar ato, për të dalë mandej, në sipërfaqe. Lumenjtë klasifikohen me gjerësi në më shumë se 25 m: 18m - 25m dhe më të vegjël se 18 m.

PËRRUA Rrjedhë ujore e vogël, e ngushtë, fillimore e buitjes së ujit dhe lëvizjes zbritëse të tij, nga lartësitë prej kodrave,

maleve, shpateve, luginave, herë me rrëmbim, herë pa rrëmbim, me prirje për t’u derdhur në një përrua më të madh, në lum, liqen apo det. Përroi mund të jetë edhe i thatë, kur vija ujore e tij, në stinën me thatësirë, humbet, zhduket duke ngelur pas një përroskë e rrëke e thatë. Po ky lug, prroskë, rrëke, në stinën ujëshumë formohet si vijë ujore në

rrjedhën e përroit.PËRRUA NËNTOKËSOR

Vijë ujore e ngushtë e përroit, i cili sapo takon në shtresa gëlqerore e kollaj të përshkueshme humbet në tokë. Mandej, pas lëvizjes e veprimeve nëntokësore ato shpesh shfaqen sërish mbi sipërfaqe me një ujë të pastër dalë prej

thellomave e çarinave të tokës.PËRRUA i THATË

Vijë ujore në lugina, me karakter stinor. Ato janë me ujë veçse, kur është dimër dhe në stinë shirash. Si rrjedhojë e erozionit ekziston dhe një shtratth i vogël i tyre,me vijë të përcaktuar mirë.Një përrua apo një lum i përhershëm konsiderohet i tillë kur vija apo sipërfaqja ujore e tij ekziston në mbi 6 muaj të

vitit. Vija bregore përcaktohet nga stadi normal (mesatar) i ujrave në natyrë, nëse në raste daljeje nga shtrati të

përrenjve apo lumenjve në mënyrë periodike, krijohen sipërfaqe të përmbytjeve atëhere mund të jepet shkrimi

sqarues “përmbytje”

Përrenjtë gërshetorë -janë të tillë që ujrat ndahen e grumbullohen me një tërësi vijore gjatë rrjedhës së tyre. Këto

dukuri kanë të bëjnë me vendshtresat ku kalon uji, depozitimet e sjelljeve apo aluvioneve. Format kryesore të tyre

duhet të paraqiten dhe vizatohen për të dhënë tiparin dallues të përrenjve apo lumenjve.Përrenjtë dhe lumenjtë meandrorë (me gjarpërime), formohen nga cilësitë e tokës dhe formacioneve ku kalojnë.

Rrotullime dhe gjarpërime të tilla vihen re në të gjithë përrenjtë dhe lumenjtë që sapo dalin e futen në zonat fushore

të vendit tonë.Një përrua i përkohshëm apo i thatë përmban ujra në më pak se 6 muaj në vit. Në raste të tjera përroi

konsiderohet me ujë vetëm kur bien shira e mandej ai përsëri kalon në gjëndje të thatë.Përrenjtë që humbin në

natyrë janë dukuri ujore rrjedhëse ku vija ujore për shkak të shtresave të tokës humbet e zhduket nën këto shtresa.

Është e rëndësishme paraqitja e vëndit ku bëhet zhdukja apo humbja e vijës ujore.Përrenjtë nëntoksorë rrjedhin ndën tokë. Është e rëndësishme paraqitja e pikës së zhdukjes së vijës ujore që ka lidhje

me fillimin e takimit me MT.Foto 51. Lumi Cem, Tamarë. Rrjedha lumore. Brigjet gurore më bimësi të rrallë. Arat , si ngastra të veçanta, të ndara me gardhe, apo rrypore drurësh. Një urë e varur dhe një ndërtesë e veçuar. Në

të dy krahët e lumit : shkurre të dëndura.

Foto 52. Përrenj malorë në Shëngjergj të Tiranës. Mbulesë toke e llojllojshme. Pyll i dëndur, shkurre të dëndura, sipërfaqe të zhveshura argjilore, rrugë këmbësore, ujor artificial. Ara të ngushta,

të mbjella, përgjatë përrenjëve.

KANALE Thellim me përmasa të caktuara i krijuar nga veprimi njërëzor që mund të përdoret për ujitje, shkarkim, lundrim,

etj.Kanalet e kullimit kanë synimin për zhvendosjen e ujrave, për kullim, tharje. Përmasat e tyre mund të jenë të ndryshme e sipas nevojës së projektimit e realizimit. Kanalet mund të jenë edhe shkarkuese që pas mbledhjes së ujrave nga kanale të dyta, apo të treta, i derdhin ato në basene ujëmbledhëse apo hidrovore. Kanale shkarkues janë

dhe ato që shkarkojnë ujrat nga digat e hidrocentraleve. Shkarkimet mund të bëhen me vetrrjedhje ose motorpompa.KANALE KORITË

Ndërtime kanalesh në elementë të parapërgatitur prej betoni, apo prej druri, në formë të koritave, e ulluqeve të mëdha, të ngritura nga sipërfaqja e tokës mbi kolona që shërbejnë për zhvendosjen e transportimin e ujrave në vënde

për ujitje apo shërbime të tjera humane.KANAL NË NDËRTIM

Vija e hapur e kanalit të ardhëm që kalon nëpër trasenë e projektuar më pare, por që nuk e ka marrë formën përfundimtare, përmasat dhe funksionimin e duhur.

Kanal i lundrueshëm ose një përrua apo lum i kanalizuar në përgjithësi përdoren për cilësi lundrimi ose përdorime të

tjera. Kanale të tilla, më të gjerë se 25 m vizatohen në shkallë. Përdoren në përgjithësi simbole të përshtatshëm. Nëse

ato janë në ndërtim e sipër apo në riparim, dhe ato vihen në punë gjatë kohës që harta do të publikohe, atëhere ato

konsiderohen të lundrueshëm .Kanal në ndërtim është i tillë, kur në të punohe, sipas një projekti të caktuar dhe që do të vihet në veprim. Në raste të

tilla kur harta do të publikohet më vonë, ai vizatohet me shënjën (simbolin) e kanalit në veprim. Por kur nuk ka gjurmë

të qarta në natyrë atëhere mund të vendoset shkrimi sqarues “përcaktim i përafërt”Kanal dyvijor i përhershëm është një ndërtim hidroteknik i bërë nga dora e njeriut më i gjerë se 25m, i cili kontrollon

dhe disiplinon lëvizjen e ujrave. Kanal njëvijor i përhershëm ka po atë përcaktim siç u bë më sipër, veçse kur gjerësia

është më e vogël se 25 m. Përrenjtë që përdoren për drenime të kënetave apo të sipërfaqeve që përmbyten,

përcaktohen si kanale të përhershëm. Kanali është i përkohshëm kur ai është ndërtuar nga njeriu dhe përmban ujra

në më pak se 6 muaj.

Në një rrjet të kanaleve kulluese, kanalet kryesore furnizuese janë zakonisht të përhershëm. Kanalet më të vegjël ushqyes mund të jenë të përhershëm ose të përkohshëm.

TUBACIONET UJORE Një tubacion mund të jetë kanal natyror ose artificial, i cili zhvendos ujrat për qëllime të ndryshme, industriale,

ekonomike etj. Të tilla janë: sifonet, kanalet ujore, kanale koritë, tubacionet e ndryshme, qyngjet e posaçme ujore. Të gjitha këto mund të jenë mbitokësore ose nëntokësore .

KANALET UJORE NDËRTIMORE ( VIJADUKTET) Janë ndërtime për kalueshmëri të ujit. Ndërtimi i tyre bëhet me tulla, gurë, beton apo kalime tunelore nëpër

shtresa të tokës. Një kanal ujor mund të ketë formën e shkronjës V dhe ka për qëllim të zhvendos ujrat në një gradient kostant. Përdoren në miniera, kullime. Dallueshmëria e përbërësve të mësipërm bëhet duke vendosur shkrime sqaruese. Për kanalet ujore nëntoksore që janë tubacione, tregohen vijat kryesore të tyre, vijat e furnizimit në drejtim të fshatrave dhe qëndrave të tjera të banuara, ndërsa degëzimet në shtëpi të veçanta nuk paraqiten. Në raste të qartësimit të tyre jepet shkrimi sqarues “tubacion nëntoksor”. Kanalet në tunele simbolizohen sipas hullimit të kalimit

të tuneleve.PUS

Gropë e thellë, e hapur në truall, në përgjithësi e ngushtë dhe në trajtë të rrumbullakët, me faqe të pingulta, e veshur me gurë të vendosur në radhë, apo në tuba të parafabrikuara betoni, që e gërmuar deri në thellësi, has shtresën ujore e cila e grumbulluar, nxiret dhe përdoret për t’u pirë, apo për shërbime të tjera ekonomike. Thellësia e puseve është e ndryshme. Ajo varet, se sa thellë janë shtresat ujore që duhen nxjerë dhe përdorur. Në përgjithësi në zonat fushore puset janë të cekët e në zonat e platformave malore e kodrinore ndërtohen në thellësi. Puset mund të

jenë të përhershëm dhe të përkohshëm . Qëndra e simbolit duhet të përkojë me qëndrën e pusit. Nëse ekziston emri ai duhet të shkruhet në hartë me

emërtimin përkatës. Shkrimi sqarues duhet të përmbajë të dhëna të tilla si: alkaline, mineral, ipijshëm etj. Gropat

ujore, burimet në formë çezmash, puse arteziane, shatrivanet tregohen dhe shoqërohen me shkrim sqarues.PUS ME LEVË

Pus, ku merret ujë nga një thellësi me një mekanizëm me levë që nëpërmjet një tubi që arrin deri në nivelin e ujit në thellësi me pompë thithëse nxiret uji në forme rrjedhjeje.

PUS ARTEZIAN Pus që arrin në nivelin e ujrave Freatike, të cilat duke qënë në presion hidrostatik dalin në sipërfaqe spontanisht,

pa përdorur pompa thithëse PUS KARSTIK

Vrimë e thellë në terrene karstike që janë karakteristike në Dumre, Malin me Gropa, Malin e Gjerë etj.ÇISTERNË

Një depozitë ose një ndërtim tjetër artificial, i cili ndërtohet për qëllim të grumbullimit të ujrave. Çisternat nëntokësore simbolizohen si puset.

BURIM Një rrjedhë natyrore e ujit prej brëndësisë së tokës, e përhershme ose e përkohëshme. Trajtimi hartografik i

burimeve është i njëjtë me atë të puseve të përshkruar më parë .BURIMET KARSTIKE

Këto burime janë të lidhura me shkëmbinjtë karbaonatikë ( gëlqerorë, dolomite) dhe sulfatikë: (gjipse, anhidrite) të karstëzuar. Shqipëria ka mbi 110 burime karstke me prurje mesatare mbi 100l/sek secili[1]

Burimet e Bistricës, dalin në shpatin perëndimor të malit të Gjerë. Burimi kryesor si një mrekulli natyrore ka emrin e famshëm: Syri i kaltër. Përreth tij ka burime të tjerë që tanipërtani shfrytëzohen për të dy hidrocentralet e Bistricës.

Viroi i Gjirokastrës. Shfaqet në anën lindore të malit të Gjerë, me prurje mesatare prej 17 m3 /sek. Në vere prurjet zvogëlohen deri në tharje .

“Syri i Zi i Këlcyrës” buron nga mali i Trebeshinës dhe Lunxherisë. Një grup i tërë burimesh shfaqen nga Këlcyra deri në urën e Dragotit. Por “Syri i Zi” i Këlcyrës është burimi më tipik, me prurje 9 m3/sek.

Uji i Ftohtë i Tepelenës, buron nga vargu i malit të Buzës së Bredhit përmes shtresave gëlqeroro-flishe, në lartësinë mbidetare, 300 metër. Prurjet e tij janë 100-200 l/sek.

Burimet e Okolit ndodhen në Theth, në lartësinë mbidetare 850 metër. Prurja e tyre është 1000 l/sek. Ato dalin midis Radohinës dhe Shtegut të Dhënëve, midis shtresave gëlqerore e të rreshpeve.

Burimi i Selitës shfaqet në rrëzë të Malit me Gropa, përmes shtresave të masivit gëlqeror të zonës përreth. Lartësia mbidetare është 981 metër. Ushqimi kryesor ujor, janë reshjet e atmosferës e kryesisht, bora. Prurjet vjetore arrijnë

520 l/sek.Burimet buzëdetare dhe nëndetare shfaqen në buzë të detit ose në brendësi. Burime të tilla janë: Ujë i Ftohtë , Vlorë-

Jonufër, Karaburun, Rrëza e Kanalit, gjiri i Spilesë, ( Himarë), të Hostonit( midis Borshit dhe Qeparoit).KËNETË

Hapësira me ujra të kripura ose ujra gati të njelmëta, të cilat në mënyrë të përhershme ose stinore të përkohëshme janë të mbuluara nga uji. Bimësia është tipike, kryesisht zhukë, xunkthë, kallamishte. Kënetat mund të jenë të kripura (në bregdet) ose me ujë të ëmbël (në brëndësi të vendit). Të parat janë krijuar si rrjedhojë e zvogëlimit të gjireve të detit dhe mbetjes së sipërfaqeve ujore. Ndërsa ato që ndodhen në brëndësi janë krijuar si veprim i vërshimeve të lumenjve, përrenjve në zonat fushore e rrafshnalta. Këneta mund të jetë me sfagnum (lloj myshku) kur

në sipërfaqe të saj del një bimësi e degraduar si lloje myshqesh prej të cilave krijohet trashësia e torfës.LAGUNË

Laguna është sipërfaqe ujore regjimi i sëcilës krijohet nënnndikimin e drejpërdrejtë të kushteve fizikoi-gjeografike të tokës dhe detit[gjeo] që e përkon atë. Në fakt ato janë pjesë të detit dhe ai sëtoku me sterenë është krijuesi i tyre. Laguna ka ujë të kripur dhe lidhet me detin me një ose më shumë kanale. Ato krijohen dhe shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ndahen prej detit me rrypa të ngushtë ranorë. Regjimi ujor i tyre varet nga dënduria e ujëkëmbimit te detit-at me si lagunën – bijë, rrjedhojë e dukurisë së baticë-zbaticës. Në zbaticë ky komunikim ndërpritet ndërsa në baticë, me ngritjen e nivelit të ujit detar rivendoset lidhja që i jep jetë lagunës. Mjedisi që krijohet në këto: ”gjire”

origjinale është i veçantë dhe tipik: në tokë, në klimë, në bimësi e faunë, pra në tërë ekosistemin që ato krijojnë.Laguna e KARAVASTASË: është më e madhja dhe më tipikja ndër lagunat e Shqipërisë. Ka një sipëqrfaqe prej 41.8 km2, me gjatësinë më të madhe: 10.6 km dhe gjerësinë më të madhe: 5.9 km. Rrypi ndarës i saj prej detit është krijuar si rrjedhojë e veprimit mbushës të prurjeve të lumenjëve: Seman dhe Shkumbin dhe të veprimit të detit. Prurjet e ujit gjatë procesit të ujëkëmbimit lagunë-det dhe ndërsjelltas arrijnë në 20-30 m3/sek. Lidhet me detin nëpërmjet tre kanaleve të shkurtër, ndër të cilët ai, në veri, është i trajtuar nga veprimtaria e njeriut. Kripshmëria gjatë verës, në pjesën perëndimore të lagunës është 48-490/00. Në anën lindore kjo kripshmëri arrin mesatarisht: 600/00. Laguna e

Karavastasë konsiderohet zonë e mbrojtur me ligj.Laguna e BUTRINTIT, i përket hapësirës detare ujëkëmbyese të Jonit. Ajo mund të quhet edhe si liqen-lagunë. Ka origjinë të dyfishtë e mund të konsiderohet edhe si një liqen tektonik tipik[ gjeo]. Mbushjet e ngurta të lumit Pavëll , në kohë e hapësirë, krijuan rrypin ranor, që e ndan atë nga deti nëpërmjet një kanali që të jep përshtypjen sit ë jetë natyror. Ky është kanali i Vivarit me gjatësi 2.9 km. Ka një sipërfaqe prej 16.3 km2 dhe një vëllim ujor: 210 milionë m3

ujë ]gjeo .[Gjatësia veri-jug është 7.1 km ndërsa gjerësia: 3.3 km. Ujëkëmbimi aktiv, midis lagunës dhe detit, është 150

m3/sek. Masa ujore e saj përbëhet nga: shtresa sipërfaqësore ( 7 metër) dhe ajo e thellë. Kripshmëria e ujrave të shtresës sipërfaqësore ndryshon nga 150/00 në verë dhe 330/00 në dimër.

Laguna e NARTËS, ka një sipërfaqe prej 45 km2. Është krijuar si rrjedhojë eprurjeve të ngurta të lumit Vjosë. Pjesa veriore e saj, gati sa 1/3 e sipërfaqes së përgjithëshme është trajtohet si kripore. Lidhet me detin nëpërmjet dy kanaleve të shkurtër. Brigjet veriorë janë të ulët. Në jugperëndim ajo kufizohet me Kodrat e Zvërnecit. Prurjet e ujit

gjatë procesit të ujëkëmbimit lagunë-det arrijnë deri 1-5 m3/sek./

Laguna e VILUNIT, ka një sipërfaqe prej 160 ha. Ajo ndodhet ne jug të fushës së Velipojës. Është krijuar prej dukurisë mbushëse të prurjeve të ngurta të lumit Buna. Komunikimin me detin e bën nëpërmjet një kanali natyror.

Lagunat e LEZHËS, janë: e Kënellës, e Merxhanit, e Kunë-Vainit, etj. Ato ndodhen në të dy anët e grykëderdhjes së Gjadrit ( Drini i Lezhës) që ka ndikuar në krijimin e tyre. Ndër to laguna e Kënellës, furnizohet edhe me ujra

nëntokësore.Laguna e PATOGUT, ndodhet ndërmjet grykëderdhjeve të Lumenjëve Mat dhe Ishëm. Ka një sipërfaqe prej 5 km2.

Lidhet me detin me dy kanale, ndër të cilët ai më në veri është artificial.

Laguna e PASHALIMANIT, ( Dukatit), ndodhet në bregun e fushës së Dukatit me sipërfaqe prej 150 ha. Ajo është formuar nga prurjet e ngurta të përroit të Dukatit. Me detin lidhet nëpërmjet dy kanaleve.

KËNETË E PAKALUESHME Këto këneta (Karavastaja, Narta etj) kanë thellësi më të madhe se 0.25 metra dhe nuk mund të kalohen, veçse

me përdorim të mjeteve.KËNETË E KALUESHME ME VËSHTIRËSI

Këto këneta janë me thellësi deri 0.25 metër, kanë një shtresë nënujore të qëndrueshme dhe mund të kalohen me vështirësi duke përdorur çizme apo veshje të tjera të veçanta.

KËNETË E KALUESHME Janë moçalishte, kryesisht në bregdet, me bimësi në nivel të ulët ujore, mbi vijën e kulmit të baticës që mbulohet

nga uji në mënyrë periodike, si rrjedhojë e veprimit të baticë - zbaticës. Në pjesë të veçanta të moçalit, uji mund të qëndrojë gjatë gjithë vitit. Moçalishtet janë të prirura për t’u përmbytur nga ujrat e detit. Moçalishtja torfike,

simbolizohen ashtu sikundër kënetat, por që u jepet shkrimi sqarues “Moçale torfik” ose “prerje torfike”. Tregohet

simboli si dhe shkrimi sqarues.VIJA BREGORE

Vija kufizuese ujore e detit , lumit, përroit, e cila merret zakonisht në nivelet më të larta të tyre. Këto vija bregore në përgjithësi mbarojnë atje ku fillon bregu i përroit, lumit, liqenit, i cili mund të jetë pa plazh, me fuqi të menjëherëshme të erozionit vertikal (thik) ose me plazh. Për lumenjtë dhe përrenjtë, në periudhat ujëshumë, hapësira midis brigjeve anësore zihet tërësisht.Në periudhat kohore të thata, zbulohen shtretet me syprina zhavori,

gurë, ranishteje e aluvionale.VIJA BREGORE TË PAQËNDRUESHME

Vijat bregore të deteve, liqeneve, lumenjve, që kanë ndryshime të përhershme në gjëndjen e tyre. Në rastin e deteve ato konsiderohen gjithnjë për paqëndrueshmëeri, si shkas i dukurisë së baticë – zbaticave, i rrymave e faktorëve të tjerë. Paqëndrueshmëri bregore kemi gjithherë, në gykderdhjet e lumenjëve kryesorë të Shqipërisë si: Semani, Shkumbini. Ndërkohë, po e njëjta gjëndje paraqitet dhe në gotullat e kënetat perëndimore sidomos për veprim të përhershëm të zbaticë - zbaticave, ku zakonisht shfaqen edhe vijat e bregdetit të përmbytur pranë

kënetave dhe lagunave.VIJA BREGORE TË PAPËRCAKTUARA

Vija bregore të deteve, liqeneve, kënetave me një konfigurim të papërcaktuar qartë, që vjen si rrjedhojë e paqëndrueshmërisë së vijave ujore.

CEKËTINË DHE SOPE BREGORE Vend i cekët në bregdet, në bregliqen apo breglum i formuar nga veprimi dhe ndryshimi që sjellin

materialet e depozituara, rrymat ujore, duke krijuar kësisoj cekëtinat e lumit, cekëtinat e liqenit, cekëtinat e detit. Heraherës cekëtinat dalin mbi ujë në formën e sopeve bregore.

CEKËTINA GURORE Sipërfaqja ujore e cekët, në bregdet, në bregliqen e në breglum i formuar nga material guror, si rrjedhoje e

natyrës së brigjeve dhe tufanit, e veprimit të rrymave ujore e prurjeve të ngurta të lumenjëve.CEKËTINA SHKËMBOR

Sipërfaqja bregore e cekët, në shtresa të së cilës janë formacione shkëmbore që mbulohen e zbulohen si rrjedhoje e dukurisë së zbaticë - baticës në dete.

RRËZIMA NË BRIGJE PA PLAZH ME PLAZH Përbërës relievi në brigjet e përrejnjëve, lumenjëve, liqeneve dhe deteve që shfaqet si një rënie e

menjëherëshme dhe thepisje deri në nivelin më fundor të ujit në brigje, i dallueshëm dhe me lartësi mbi 0,5 metër. Rrëzimat bregore mund të jenë pa plazh, kur vija ujore përputhet në mënyrë të njëmëndët me fundin e rrënjës së bregut rrëzimor, pa krijim hapësire rëre, apo zhavori. Në këto hapësira rryma ujore është me goditje të përherëshme dhe veprim të vijueshëm në të gjitha stinët e vitit. Rrëzimat bregore mund të jenë dhe me plazh, pra me një hapësirë rëre, zhavori apo guroreje ku mund të kalohet dhe niveli i ujit është i tërhequr, në të shumtën e rasteve, në stinën e

thatë. Në stinën ujëshumë ndodh që këto hapësira mbushen.PËRRENJ TË KANALIZUAR

Janë sistemime përrenjsh, që sapo zbresin në fushë, kanalizohen nëpërmjet ndërtimesh, të projektuara më pare, me qëllim shfrytëzimi të tyre, për ujitje dhe nevoja të tjera njerëzore. Përrenjtë e kanalizuar, në tërësi, janë të

drejtë, me ndërtime veprash arti, rrugëkalime anësore ura etj.PËRRENJ DHE KANALE ME ARGJINATURA

Rrjedha ujore të përrenjve dhe kanaleve, që për shkak të nivelit sipërfaqësor ku kalojnë, kanë nevojë të sistemohen nga njëra anë, ose nga të dyja anët me argjinatura, për të mbrojtur nga vërshimi i tyre në pjesën e tokave, niveli i të cilave në krahasim me vëndkalimin ujor është më i ulët. Kësilloj rrjedha e kanaleve kalon e detyruar

dhe e sistemuar përkrah një argjinature ose paralel me dy argjinaturat anësore.KANALE TË THATË

Kanale të thatë, konsiderohen shtegkalimi i ujrave të sistemuara, të cilat mund të kenë ujë vetëm në stinët e shirave, ose në raste të tjera, kur në to përcillen ujra prej ujëmbledhsave për ujitje.

LUMENJ DHE KANALE ME ARGJINATURA Vija ujore lumenjësh, përrenjësh, kanalesh të cilët për shkak të mbrojtjes nga veprimi i tyre vërshues,

kalojnë midis ndërtimesh të argjinaturave, të cilat janë ngrehina në formë ledhesh dheu apo pende të ngjeshur, për të mbrojtur vërshimin e ujrave. Argjinatura mund të jetë e njëanshme ose e dyanshme. Ato kanë madhësi të ndryshme. Shumica e lumenjëve tanë, sapo dalin në hapësirat e fushave të Ultësirës Perëndimore, disiplinohen me ndërtime

argjinaturash deri në derdhjen e tyre në det.KANALE ME RRËZIMA ANËSORE

Vija ujore të kanaleve kullues ose ujitës – të cilët kalojnë midis rrëzimave anësore, të cilat mund të jenë ose natyrore ose të ndërtuara nga njeriu. Lartësia e rrëzimave ndryshon nga 0,5 metër deri në 7 metër e më shumë. Midis vijës së rrëzimës dhe sipërfaqes ujore, mund të ketë hapësirë ose ato mund të përputhen njëra me tjetrën. Përcaktimi i saktë i rrëzimave me përmasat e tyre, në MT si dhe karakteristikave (lartësi dhe lloji i rrëzimave) paraqet rëndësi të

veçantë.VAH

Pjesë cekëtine në lum, ku për shkak të relievit nënujor, krijohet mundësia për të kaluar sipërfaqen ujore me lehtësi.

LUNDËR (TRAP) Mjet i thjeshtë lundrimi, i ndërtuar prej druri, që vihet ne lëvizje me lopata ose me shtagë. Ajo ka formën e

barkës së vogël të ngushtë dhe heraherës të gjatë, me fund të sheshtë. Në raste të veçanta lëvizja e saj drejtohet nëpër një kavo e varur midis dy brigjeve tek e cila lidhet lundra, e cila lëviz tërthor lumit përmjet lopatave dhe shtysës

së shtagës së lundërtarit. Lundra në gjuhën popullore thuhet si trap, por kuptimi dhe funksionimi është i njëjtë.URË

Ndërtim prej druri, guri dhe metali që lidh dy anët e një përroi, kanali, lumi dhe që shërben për të kaluar mbi të njerëz, kafshë dhe mjete transporti.

URË KËMBËSORE Ndërtim prej druri ose në raste të tjera prej guri që lidh dy anët e një përroi, kanali dhe shërben për të

kaluar pengesën nga njerëzit (këmbësorët). Në përgjithësi është ndërtim i lehtë.URË GURI, HISTORIKE

Ndërtime të veçanta, të hershme, në funksion ose që janë zbuluar si monumente ndërtimore të lashta, që për veçoritë dhe vlerat njohëse, kanë karakter historik, e në të shumtën e rasteve, trajtohen si monumente kulture e historie.Në vëndin tonë ura guri historike ka shumë. Ato janë të shpërndara në të gjitha viset shqiptare, në qytete,

fshatra, rrugë të lashta (si EGNATIA ) etj.URË E VARUR

Ndërtim i lehtë, si kombinim i kavove metalike dhe përbërës të tjerë prej druri, përmidis, që lidhin dy brigje të lumenjve, përrenjve apo kanioneve. Në tërësi kavot mbështetëse e lëvizëse, lidhen e pozicionohen në të dy brigjet në shtylla e kolona të themeluara e çimentuara me truallin. Në urat e varura kalojnë kryesisht këmbësorë por në raste

të tjera, kur ndërtimi është më i fortë dhe më i sigurtë, mund të kalojnë edhe kafshë pune.DIGË

Ndërtim nga veprimtaria njerëzore, për të shmangur rrjedhat e ndryshme ujore, për ta përqëndruar dhe sistemuar atë.

Digat shërbejnë për grumbullim uji për ujitje, prodhim energjie etj. Digat janë të llojeve të ndryshme. Kryesisht varen nga lloji i materialit të ndërtimit. Të tilla janë: diga argjilore, guroro - argjilore, betonarmeje. Forma e digës është si një trung piramide katërkëndëshe me bazën e poshtëme të madhe dhe baza e sipërme e vogël, ku është dhe syprina e saj e kalueshme dhe e pakalueshme. Në Shqipëri digat e mëdha hidroenergjitike janë ndërtuar në hidrocentralet e Shkopetit, Vaut të Dejës, Komanit, Fierzës, që kanë përmasa të mëdha dhe grumbullojnë sasi të mëdha uji, ku sipërfaqet arrijnë në qindra km2. Përmbytjet e tokave bujqësore apo çdo mjedisi tjetër kanë ndikim mbi klimën, faunën e florën. Dallueshmëria e tyre është në vështrim të materialit (dheu, guri apo të betonuara). Në vështrim të

pjerrësisë, dallohen nëse janë vertikale apo me pjerrësi të njëtrajtshme. Foto 53. Diga e Komanit.

Foto 54. Pamje në Rodon. Kep tipik. Brigje abrazivë. Rrypinë ranore në breg. Mbi kurrizore: bimësi shkurresh.

DIGA NËNUJORE Digë e ndërtuar kryesisht me materiale të padepërtueshme (betonarme) e cila shërben si nënshtresë e

ngrehinës së digës që ndërpret ujrat e shumta dhe përsipër lejon një pjesë të tyre të kalojë.PENDE

Pendat dhe ndërtime të ngjashme me to, kanë tipare të njëjta me ndërtimet si prita uji me pjerrësi anësore. Rëndësi ka lloji i materialit.

SHPËRNDARËS UJI. PORTAT E UJIT NË LUMENJ E KANALE Ndërtime hidroteknike, prej betoni apo pllakash metalike të vendosura në përrenj, lumenjë të ngushtë apo

kanale që jo vetëm e ndërpresin dhe grumbullojnë ujin por e komandojnë dhe e shpërndajnë atë të racionuar, në drejtimet e duhura dhe sipas nevojave të veprimtarisë njerëzore. Ato lozin rolin e portave të ujit. Format dhe përmasat e tyre janë të ndryshme. Ato varen nga përmasat e objekteve ujore dhe destinimi i tyre. Shpërndarësit

ndërtohen në kanale tharës dhe ujitës.HIDROVORE

Ndërtim apo tërësia ndërtimore e veprave ujore që zhvendosin ujin nga nivele të ulta, kryesisht në fushat prandetare, ku disnivelet janë shumë të vogla dhe kur prurjet e kanaleve në kohë vërshimesh janë të mëdha dhe të papërballueshme për lëvizjen natyrshëm, të ujrave. Hidrovori ka ndërtesën, pampat dhe pajisjet e tjera, linjat elektrike, rrugët afruese etj. Ato ndërtohen në kanale kryesorë që mbledhin ujra prej degëzimeve të kanaleve të tjerë

VIJË BREGORE DHE UJORE Vija ujore mesatare dhe e qëndrueshme e stinës verore në liqen, lumenj, dhe përrenj, ndërkohë për detet

niveli me i lartë i sipërfaqes ujore i arrirë gjatë veprimit të baticës. Të gjitha ndryshimet e mëdha të sipërfaqeve ujore gjatë vërshimeve, stinëve ujëshumë dhe dallgëzimeve të mëdha si rrjedhojë e erërave dhe dukurive të stuhive,

konsiderohen të përkohëshme, pa vijushmeri dhe të papërcaktuara në vështrimin hartografik.VIJË BREGORE E PËRFORCUAR

Vijë ujore detare në të cilën bëhen ndërtime të veçanta me gurë apo betonarme, për të shmangur veprimin e dukurisë së dallgëzimit të lartë në dete, apo të pengimit të ujrave lumore, në vërshimin e tyre të mundshëm.

Përforcimi bëhet sipas studimesh paraprake dhe vlerësimesh të rreziqeve dhe parandalimit të tyre.UJVARË

Rënia e ujit nga lart, nga disa metra, në dhjetra metra lartësi, përgjatë rrjedhës së një lumi apo një përroi. Lartësia e ujvarave, varet nga forma dhe shtresa e relievit, apo e shkëmbit që e ndërpret rrjedhën ujore. Ujvarat e mëdha quhen edhe katarakte. Ujvarat e vogla quhen edhe pragje (shih prag) që janë kryesisht në përrenj. Ujvara

karakteristike në Shqipëri janë: Ujvara e Grunasit (Alpe) e Gunës (Tepelenë).PRAG

Një formë ndërprerëse e rrjedhës ujore të përroit apo lumit, që konsiderohet edhe si ujvarë e vogël. Pragjet janë kryesisht në përrenj dhe nuk i kalojnë 2 metër lartësi.

POSTË HIDROMETRIKE Ndërtim i veçantë në dete, liqene, lumenj apo përrenj i ndërthurur me paisje e aparate matës për studimin

dhe njohjen e luhatjeve të niveleve ujore të dhëna, të cilat shërbejnë në studimin e veprimit kohor të ujrave, në shfrytëzimin e tyre me përfitime ekonomike dhe për të marrë masa për shmangie të dëmeve që mund të sjellin ujrat. Në vijat ujore të deteve, për studimin e nivelit mesatar të tyre përdoren hidrometra të saktësisë dhe qëndrueshmërisë së lartë, mbasi prej të dhënave të tyre ndërtohen matematikisht nivelet mesatare detare shumëvjeçare që merren si fillesë për sistemimin e lartësive të një shteti. Në Shqipëri ekzistojne tre hidrometra të tillë: në Shëngjin, Durrës dhe Sarandë. Për lumenjtë dhe përrenjtë, hidrometrat janë të thjeshtë, me lata të shkallëzuara të cilat në kohë të caktuara

u lexohen lartësitë e arrira të ujrave. Në përgjithësi ato vendosen në vende të qëndrueshme dhe pranë urave.TUB UJSJELLSI (UJSJELLËS)

Gypa prej metali, të formave dhe përmasave të ndryshme që shërbejnë për të kaluar e transportuar ujin e pijshëm në qëndra banimi apo ato ekonomike. Tërësia e gypave, e ndërtimeve në to, vendosja e paisjeve të

ndryshme, stacionet e grumbullimit e të shpërndarjes përbëjnë ujsjellsin.UJSJELLËS NËNTOKËSOR

Tërësi gypash dhe e ndërtimeve në to, si dhe e paisjeve të ndryshme, të futura nën tokë që shërbejnë për transportimin e ujit të pijshëm në qëndra banimi dhe ato ekonomike. Hapja e trasesë dhe përmasat e kanaleve nëntokësore janë të ndryshme dhe varen nga përmasat e gypave që përzgjidhen për transportimin e sasisë ujore në objektin e caktuar. Përmbi tokë, në vënde të caktuara projektohen dhe vendosen poste kontrolli të domosdoshme për raste sigurie e rindërtimi. Në vëndin tonë, për ujësjellsat me karakter madhor, që kalojnë midis malesh e sistemesh kodrinore, hapen tunele të gjatë siç është ai i ujrave që vijne në Tiranë, prej burimeve të Shën Marisë, duke u tunelizuar përmidis malit të Dajtit. Gjurma sipërfaqësore e ujsjellsit nëntokësor mund të dallohet dhe interpretohet

nga bimesia që rritet përgjatë trasesë, e cila shfaqet më e çelur në sajë të freskisë së truallit, ku kalojnë gypat.DEPO UJI

Ndërtim i posaçëm për mbajtje e grumbullim uji, në formë paralelopipedi ose cilindri, i ndërtuar në thellësi të tokës apo dhe në syprinë të saj, me materiale guri apo betonarme të kombinuara me përbërës të tjerë. Madhësitë e tyre janë të ndryshme. Ndërtimi, hidroizolimi, aparetet e brëndëshme, hyrja dhe dalja e gypave transmetues të ujit bëhen sipas një teknologjie të pranueshme për ruajtjen e cilësisë së ujit dhe mosshkaktimin e çarjeve apo rjedhjeve. Depozitimi i ujit bëhet me qëllim ruajtje, për një rishpërndarje të kontrolluar për t’u përdorur më vonë. Në përgjithësi

ato ndërtohen në pika të larta të relievit dhe kanë lidhje me gjithë kompleksin e ujësjellsit.GROPE SHIU

E thelluar, me përmasa të ndryshme, që mund të jetë krijuar në tokë vetëm, ose forma e saj është e kushtëzuar nga format natyrore të relievit, në të cilën qëndrojnë për një kohë të gjatë ujrat e shiut. Format e saj janë krejtësisht natyrore, shpeshherë në formë cirkore e groporesh konike, me bazë të vogël. Ato mund të shfrytëzohen

për nxjerjen dhe përdorimin e ujit për qëllime të ndryshme.BURIM

Një shfaqje natyrore e ujrave nëntokësore, në sipërfaqe, shpesh me presion ose me vetrrjedhje, me derdhje ose filtrim të ngadalshëm. Gjendja e tyre varet nga natyra, karakteri i shtresës së tokës, të përshkueshme apo të papërshkueshme së shkëmbinjve, e të relievit në tërësi. Burimi konsiderohet dhe fillesa e një përroi apo lumi. Kjo fillesë, është rrëke që mandej rritet e rritet, gjersa bëhet përrua e lum. Burimi mund të jetë i përhershëm ose i përkohshëm. Ndryshimi i prurjeve, vjen si rrjedhojë e luhatjeve të reshjeve dhe e lartësisë së ujrave afër sipërfaqes.

Shqipëria është e pasur në burime të llojeve dhe madhësive të ndryshme.ÇEZMË

Ndërtim me gypa apo lug, ku pas një grumbullimi të burimit natyror, rrjedh në mënyrë të sistemuar uji që përdoret për qëllime të ndryshme. Çezma mund të jetë edhe fund i gypave transportues të ujsjellsit që për nevoja të komunitetit sjellin ujin në zona, e vënde të veçanta. Zakonisht në burimet natyrore nëpër fshatra asaj i ndërtohet një

depozitë e vogël, një mjedis i përshtatshëm për mbushje të ujit, me ball të punuar bukur dhe ornamente të tjera.BURIM i UJIT MINERAL(GURRA TERMALE- LLIXHA)

Dalje natyrore e ujrave nëntokësore që kanë temperatura të larta, mbi 21OC e në përbërje të tyre kanë lloje kriprash minerale të tretura. Burime të tilla kanë vlera të rëndësishme mjeksore për organizmin e njeriut, në shërimin e sëmundjeve të organeve të brëndëshme dhe të lëkurës. Pranë këtyre burimeve ndërtohen vëndet e posaçme, në tipin e qëndrave mjeksore, për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Në Shqipëri ka burime të ujrave minerale e termale si në Leskovik (Sarandoporos), në Elbasan, Peshkopi, Bilaj të Krujës etj. Burimi ka simbolin e tij, ndërsa llixha, simbolin e ndërtesës dhe rregullimit rrethimor të qëndrës së kurimit. Ato përmbajnë gas sulkfuror ( H2S) si dhe kripëra

dhe gaze të tjera, të tretura.Llixhat e Elbansanit, shfaqen mbi tokë, me gati 20 burime me prurje të ndryshme[ gjeo] nga depozitimet flishore të

oligocenit. Ujrat e këtyre llixhave kanë temperaturë të lartë ( 52-58oC) me përmbajtje 600-700 mg/l lëndë minerale .Llixhat e Peshkopisë, shfaqen në syprinë me dy burime sulfurore, me temperaturë (35-43.5o C) dhe prurje 14l/sek. Ato janë buronja të Korabit dhe dalin prej shtresave të gjipseve të tij. Këto ujra përmbajnë 600 mg/l H2S dhe 3800-

4500 mg/l lëndë minerale si ujra kaliumi dhe sulfati.Llixhat e Leskovikut, shfaqen në buzë të kufirit me Greqinë, në Sarandoporos, 10 km në juglindje të qytetit të

Leskovikut.Ato dalin prej shtresave shkëmbore flishore të oligocenit. Temperatura e tyre lëviz nga 28-40o C.Burimet e Bënjës, shfaqen 8 km në verilindje të Përmetit. Ato dalin, prej shkëmbinjëve të paleogjenit në të dy brigjet e lumit të Lengaricës. Të katër burimet e krahut jugor kanë temperaturë prej 23-25o C. Katër burimet e krahut veriperëndimor, kanë temperaturë deri 30 o C. Ujrat e këtyre burimeve përmbajnë deri në 1700 mg/l lëndë

minerale.Burimet e Bilajt shfaqen në syprinën e tokës prej shtresave molasike tortoniane të luginës së Ishmit. Përmbjnë lëndë

minerale (Ca, K, Mg, Na, Fe) dhe kanë një temperaturë prej 55 o C.Burimet e GLINËS, ndodhen në fshatin Glinë të Gjirokastrës. Kanë prurje të lartë dhe përmbajnë 100

mg/l kripëra minerale.MOLE DHE BANKINA

Pendë me mure të trashë, që ngrihet në hyrje të një limani për të mbrojtur anijet nga dallgëzimi i detit. Në mole, që konsiderohen si pjesë kryesore e limaneve, qëndrojnë anije dhe mjete të tjera lundrimore.

DALLGËTHYESE Pendë që ndërtohet, pranë porteve, për të pritur dhe ulur veprimin natyror të dallgëzimeve të mëdha të detit,

që mund të lënë pasoja me forcën e tyre shkatëruese. Vet dallgëzimi i detit dhe veprimi i tij, lind nevojën e ndërtimit të dallgëthyesit. Ajo ka të bëjë me rritje të shpejtë të nivelit të detit, sipas lartësisë së parashikuar, mesatare, në

drejtim të tokës. Dallgëzimet e detit mund të shkaktojnë përmbytje në zonat fushore bregdetare.GROPË SHELFORE

Gropore në tokën nënujore, me forma dhe përmasa të ndryshme e cila përgjithësisht ka ndërtim natyror, por që nga veprimi i rrymave detare apo dallgëzimet ka prirjen që të ndryshojë. Paraqitja e tyre në harta bëhet

kryesisht pranë brigjeve detare.GUR MBIUJOR

Lëndë minerale e fortë dhe e patretshme në ujë ose mbi të, por e thyeshme, që gjëndet në brendësi ose në sipërfaqe të tokës, si një masë e ngjeshur ose pjesë të veçanta, me përmasa të ndryshme. Kur shtresat e gurëve nënujorë, ndodhin që shfaqen në pika më të larta të tyre, në nivelin e syprinës ujore, ato konsiderohen me rëndësi paraqitjeje dhe orientimi dhe janë gurë mbiujor. Ata mund të hasen në sipërfaqet pranëbregore të deteve dhe

liqeneve.GUR NËNUJOR

Gur (shih) që janë poshtë shtresës ujore por që ndodhen pranë saj, që kanë vlerë njohëse dhe paraqitëse, si pengesë apo me informacione të natyrave të ndryshme.

SHKËMBINJ NËNUJOR Formacione shkëmbore të forta, të formave dhe të madhësive të ndryshme që ndodhen nën ujë, në

sipërfaqet pranbregore të deteve dhe liqeneve, me rëndësi paraqitjeje dhe orientimi.FENER DETAR

Paisje me dritë të fortë, e vendosur me një vënd të dukshëm dhe orientues, me brigjet detare. Ai mund të vendoset zakonisht edhe në ndërtime, në formë kullash metalike, apo guri e betonarmeje, të lartë si shënjë dalluese

me çel - mbyll dritë standarte, përhapja e së cilës është orientim e drejtim tragues me vlera për anijet dhe mjetet lundruese në përgjithësi, kur ato lundrojnë natën. Fenerat detarë konsiderohen me vlera gjithvendore dhe trajtohen e

mirëmbahen nga shërbimi Hidrografik i Forcave Detare.FENER DETAR ME BOVË

Fener detar që ka vlera orientimi, kur anijet ose mjetet e tjera lundruese, lundrojnë natën e që është i vendosur mbi bova.

BOVËPaisje metalike, në formën e një ene të zbrazët që zakonisht është një fuçi, apo trajtë tjetër që rri mbi syprinën ujore të liqenit apo detit. Qëndrimi i saj në një pozicion dhe vend të caktuar bëhet i mundur përmjet lidhjes së saj në pjesën e poshtme me një kavo, fundi i së cilës futet në shtresën e truallit detar apo liqenor që të mos lëvizë. Në det ato zakonisht vendosen pranë brigjeve dhe kanë karakter orientimi. Në liqene ato mund të vendosen edhe si shënja ndarëse të kufijve shtetërorë, kur vija kufitare kalon përmbi sipërfaqen e tyre ujore. Të tilla janë bovat në Liqenin e Ohrit, të Prespës, dhe Shkodrës. Në raste të tjera bovat mund të jenë të mëdha dhe pranë tyre mund të

lidhen e mbështeten përkohësisht anije të vogla.KRIPORE

Sipërfaqja ku prodhohet kripa e gjëllës, nga uji i detit. Ato janë në formën e gjoleve, ku uji i kripur në proçesin e pandërprerë të avullimit, krijon kripën. Kriporet kufizohen, trajtohen dhe kanë infrastrukturën e ngastrave të tyre, të prodhimit, grumbullimit dhe shpërndarjes së kripës. Nëpërmjet kanaleve uji çohet në gropa e ngastra të rrethuara. Në lagunat bregdetare shqiptare të cilat janë të cekta dhe me kripësi të lartë (30 - 40 për mijë), janë krijuar

kriporet që vijojnë ende të prodhojnë e përpunojnë kripën e gjellës, si në Nartë edhe në Kavajë.Fotografi ajrore 55. Kripore e Vlorës. Sipërfaqe e kanalizuar dhe e sistemuar, mbushje ujore e kripur e ngastrave të

kripores, argjinaturë e rrugë afruese.GOTULLA

Sipërfaqja ujore të përkohshme, e krijuar në grykderdhjet e lumenjve p.sh. Seman, Shkumbin etj në brëndësi prej veprimit të baticë - zbaticës e të dallgëzimit detar që sjell ujin. Në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë ka shumë gotulla emërtimi i të cilave ruhet nga banorët vendas. Prania e tyre për shkak të ndryshimit të

grykderdhjeve të lumenjve me hapësira të gjata kohore, duken në shumë vënde bregdetare në formën e moçaleve.KUFIJTË

KUFIRI SHTETËR

Ndarje e përcaktuar në natyrë, me karakter ligjor e në bazë të marrëveshjeve me fqinjëthe ato ndërkombëtare që ndan një vend, nga një vend fqinj duke u konsideruar si kufi i një shteti.

Pozicioni i kufirit shtetëror është një vijë e përcaktuar qartë, me koordinata, e sendërtuar në natyrë, me pikat kryesore apo të kthesave, me piramida kufitare të ndërtuara sipas marrëveshjeve ndërkombëtare apo ato

ndërshtetërore.Vijat e kufirit shtetëror kalojnë kryesisht në meset e ujndarësve apo ujmbledhësve (luginave), përmidis vijave ujore të përrenjëve apo lumenjëve. Heraherës, ato janë në vija të drejta, fundet e të cilave përcaktohen me

koordinata.Në hapësirat ujore të liqeneve, këto vija sendërtohen me pikat fundore të tyre të përcaktuara me koordinata e në raste të tjera, përmidis, të shunjëzuara me bova ujore të pozicionuara nga ana gjeodezike.Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë, i përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare mbetet po ai i vitit 1913 – i pozicionuar nga ana topografike nga Komisioni Ndërkombëtar qysh prej vitit 1923 – 1924. Aktualisht ekziston një

Komision Ndërshtetëror kufitar midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë.PIRAMIDË KUFITARE

Shenjë kufitare, në formën e një blloku apo të një shtylle, heraherës në formën e trupit gjeometrik të piramidës, e ndërtuar prej çimentoje apo materiali tjetër të fortë që vendoset si shenjë ndarëse në kufirin midis dy

shteteve .

Piramidat kufitare miratohen dhe sendërtohen sipas projekteve të përbashkëta ndarë nga vëzhgimi korrekt i komisioneve ndërshtetërore. Piramidat kufitare mund të jenë: kryesore dhe ndërmjetëse. Të parat janë me përmasa më të mëdha, ndërsa të dytat më të vogla. Në të gjitha rastet, vendosja e tyre bëhet në pozicion topografik të përcaktuar me koordinata, në të dy sistemet gjeodezike të shteteve kufitare. Pozicionimi zyrtar, ndërkombëtar është i

reflektuar në dokumentet kryesore të kufijve shtetëror, me përshkrime, fotografi, harta e detaje plotësuese.POSTË KUFIRI

Vënd i posaçëm dhe i përzgjedhur, në formën e ndërtesës, pranë vijës kufitare, që ka karakter ushtarak dhe ku jetojnë, veprojnë rojet e kufirit, ku qëndron njësia përkatëse kufitare, e cila vëzhgon dhe ruan kufirin shtetëror.

KUFIRI ADMINISTRATIV I QARQEVE Vijë ndarëse, e përcaktuar në natyrë, në mënyrë të përafërt që tregon kufirin e Qarqeve të Republikës së Shqipërisë. Kufiri Administrativ i Qarqeve përfshin, gjithësisht, kufijtë periferikë të asaj bashkësie rrethesh që e

përbëjnë atë. Qarqet janë ndarja më e madhe administrative në Republikën e Shqipërisë.KUFIRI ADMINISTRATIV I RRETHEVE

Vijë ndarëse, e përcaktuar në natyrë si kufi pronash të periferive të rretheve që ndahen në vështrimin administrativ me rrethet fqinjë.

Rrethi, si ndarje administrative është bashkësi e komunave që administrohen brenda përbrenda. Kufiri anësor përkon me kufirin e pronave të fshatrave periferikë të një rrethi.

KUFIRI ADMINISTRATIV I KOMUNAVEVijë ndarëse e bashkësisë së fshatrave që përbëjnë një komunë. Ajo përkon me kufirin periferik të fshatrave

të fundëm të komunës, si kufi pronash të periferive që ndahen me pronat e fshatrave të komunës fqinjë.KUFIRI ADMINISTRATIV I FSHATRAVE

Vijë ndarëse, si vijë periferike e pronave të fermerëve që përbëjnë ndarjen më të vogël administrative të një fshati. Kjo vijë, përcaktohet në mënyrë të saktë në natyrë nëpërmjet matjeve dhe Regjistrimit të Pronave të

Paluajtshme të fermerëve.SHTOJCE 2ELEMENTE MATEMATIKE DHE GJEODEZIKE

PIKË ASTRONOMIKEShenjëzim në formë pike apo kryqëzim vijash, të gdhendura ose të hequra mbi metal të vendosur në trupin e një blloku të lartë e të dukshëm që mbart matematikisht koordinatat astronomike të përcaktuara e të llogaritura me metoda të ndryshme. Këto koordinata janë : A (drejtimi i azimutit gjeografi, a: këndi i drjtimit). Pikat astronomike përcaktohen sipas metodash të ndryshme me vrojtim të trupave qiellorë, yjeve apo planeteve e orbitat e tyre

pozicionojnë në mënyrë të saktë një pikë të sipërfaqjes së tokës në lidhje me këta trupa.Orjentimi astronomik është parësor. Pas kësaj vijnë edhe orjentimet e tjera: gjeodezike (koordinata gjeodezike),

gjeografike (koordinata gjeografike), ortogonale (koordinata këndrejtë).Dhjetëvjeçari i fundit solli ndryshime të rëndësishme në përcaktimet astronomike , me vrojtimin e orbitave të

satelitëve që lëshohen në hapësirë.Në Shqipëri, pika astronomike e Tiranës është konsideruar si pikë bazë e orjentimit të rrjetit të trikëndëzimit shtetëror. Në fillim ajo ka qenë pranë kryqëzimit të rrugës që shkon për në Durrës me rrugën që të nxjerr në ish

kombinatin “Josif Pashko.”Në vitin 1970 – 1971 për orjentimin e rrjetit gjeodezik shtetëror të rindërtuar ajo u vendos në Kamëz në formën

e një blloku mbi të cilin është qëndra e pikës.PIKË GJEODEZIKE E KONTROLLIT HORIZONTAL

Shenjëzim në formë pike, apo ndërprerje vijash, mbi një masë metalike të qëndrueshme dhe të veçantë (bronz), e cila është e futur në trupin e një blloku të çimentuar, i vendosur në tokë, në thellësi të sigurta për moslëvizje e me përmasa gropash të ndryshme, që bart në vete koordinatat e një pike të përcaktuara me metoda të triangolacionit, triletaracionit, apo GPS (Sisteme të Pozicionimit Global)Pika gjeodezike e kontrollit horizontal, veç pikës apo kryqit të gdhendur që bart përbërësit matematikë, ka monumentin ndërtimor, bllokun e qendrave (sipër dhe poshtë) të futur në tokë, shenjën e orjentimit pamor në formë shtylle, piramide metalike apo bllok betoni, të cilat shërbejnë për vendosje të instrumentave ose aparateve matës dhe

pamjen orjentuese e vëzhgimore instrumentale prej së largu. Trualli i tokës rrotull pikës hapet me kanale katrore, nuk shfrytëzohet apo punohet pasi bart vlera të mëdha orjentuese në natyrë.

Pikat gjeodezike të kontrollit horizontal ndërtohen në vende orjentuese të shpërndara në mënyrë uniforme në hapësirat fushore, kodrinore dhe malore.

PIKË GJEODEZIKE E KONTROLLIT LARTËSOR (NIVELIMI)Shenjëzim në formë pike ose ndërprerje vijash të gdhendura apo harkim gjysmërrethor i kokave matelike të

përgatitura për të sendërtuar lartësitë e pikave nga niveli i detit mesatar të një vendi apo të një kontinenti.Pikat gjeodezike të kontrollit lartësor quhen edhe pika të nivelimit, të cilat mund të jenë të Rrjetit Shtetëror

të Nivelimit ose thjesht pika nivelimi që përdoren për qëllime teknike.Bartja e shenjës bëhet në : repera që ndërtohen në trup metalik të futur në blloqe betoni, në gropa me përmasa të

ndryshme me sigurinë e qëndrueshmërisë. Reperat janë: repera toke, ose repera në ndërtime të qëndrueshme.Veç reperave që konsiderohen si pika kryesore nivelimi, sendërtimi i lartësive bëhet edhe në marka që janë

forma standarte të miratuara më parë, prej metali që futen në mure, në ndërtesa, ura dhe ndërtime të tjera.Reperat e tokës rrotull qendrës kanë kanalizim 1,5 x 1,5 m për të dalluar dhe ruajtur .

PIKË GJEODEZIKE E POZICIONIMIT GLOBAL (GPS)Shenjëzim pike ose ndërprerje vijash në trup metalik të formësuar, i cili futet në një bllok betoni, në përgjasim të trungut të piramidës gjysma e së cilës futet në tokë për qëndrueshmëri dhe gjysma tjetër ngrihet mbi

sipërfaqen e tokës për matje si dhe për orjentim vëzhgimor, së largu.Pika sendërton koordinatat, ndërsa tërësia e ndërtimit të trupit të përshkruar më lartë përbën objekt me

rëndësi për shfrytëzim të mëtejshëm, orjentim, sipërfaqja e së cilit ruhet me ligj.PIKA GJEODEZIKE TË KONTROLLIT HORIZONTAL NË NDËRTESA

Pika ose ndërprerje vijash në trup metalik të formësuar, i cili futet në një bllok betoni në përgjasim të trungut të piramidës, gjysma e së cilës vendoset mbi taraca ndërtesash. Qendrat e tyre lidhen me trupin e ndërtesës

dhe sendërtojnë koordinatat e saj.PIKA GJEODEZIKE TË KONTROLLIT LARTËSOR NË NDËRTESA

Pika ose ndërprerje vijash në trup metalik të formësuar, i cili futet në një bllok betoni në përgjasim të trungut të piramidës gjysma e së cilës bartet në taraca ndërtesash, qëndra (marka ose reperi) lidhen qëndrueshëm me trupin e ndërtesës dhe sendërtojnë matematikisht përbërësin e lartësisë nga niveli i detit. Pika sendërton koordinatat, ndërsa tërësia e ndërtimit të trupit të përshkruar më lartë përbën objekt me rëndësi për shfrytëzim të

mëtejshëm, orjentim, sipërfaqja e së cilit ruhet me ligj.PIKA GJEODEZIKE TË KONTROLLIT HORIZONTAL NË NDËRTESA

Pika ose ndërprerje vijash në trup metalik të formësuar, i cili futet në një bllok betoni në përgjasim të trungut të piramidës, gjysma e së cilës vendoset mbi taraca ndërtesash. Qendrat e tyre lidhen me trupin e ndërtesës

dhe sendërtojnë koordinatat e saj.PIKA GJEODEZIKE TË KONTROLLIT LARTËSOR NË NDËRTESA

Pika ose ndërprerje vijash në trup metalik të formësuar, i cili futet në një bllok betoni në përgjasim të trungut të piramidës gjysma e së cilës bartet në taraca ndërtesash, qëndra (marka ose reperi) lidhen qëndrueshëm

me trupin e ndërtesës dhe sendërtojnë matematikisht përbërësin e lartësisë nga niveli i detit.

BIBLIOGRAFI

1. Akademia e Shkencave.( Qëndra e Studimeve Gjeografike): Gjeografia Fizike e Shqipërisë, Tiranë 19902. Agolli Sh. “Bujqësia Shqiptare në vite”, Tiranë 20003. Ahmetaj H, “ Bimët aromatike”, Tiranë 1984.4. “Akte ligjore mjedisore në Shqipëri” . Qëndra Rajonale e Mjedisit, Tiranë 2000.5. Aliaj Sh. “Sizmotektonika dhe kriteret e rajonizimit sizmik të Shqipërisë”, Tiranë 19836. Aliaj Sh.” Etapat dhe stadet e zhvillimit te relievit në vendin tonë.” Buletin i shkencave Gjeologjike , nr 2, 1973.7. B. Lothar, “ Satellite Remote Sensing. Forest Atlas of Europe”, 1995.

8. Buzo K. “ Bimësia e kullotave” Tiranë , 1991.9. Buttner G. e të tjerë, “ Land cover-land use mapping, ëithin the European CORINE program” paper in workshop “

Remote Sensing for environmental data in Albania: A strategy for integrated management” Tirana, 2000.10. Coardin, L. M. …Classification of wetlands and deepwater habitats of United States, 1979.11. Dictionary of Natural Resource Management, 199612. Di Gregorio, A. 1995& Jansen L J. M. 1997. A neë concept for a land Cover Classification System.13. Di Gregorio A, Jansen, L “Land Cover Classification System” Rome. 2000.14. Demiri M. “ Botanika”, Tiranë , 1990.15. Demiri M. ” Gjeografia e bimëve”, Tiranë 1973.16. European Soils Bureau, 1997, Georeferenced Soil Database for Europe.17. FAO, Soil Map of the world, 1990.18. Flora e Shqipërisë, Tiranë 198919. Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe20. Fjalori Enciklopedik Shqiptar21. Fjalori i Termave Gjeografike22. Ford-Robertson, 1971, Terminology of Forest Science .23. Frashëri S. “ Shqipëria , ç’ka qënë , ç’është dhe ç’do të bëhetë” . Rilindja, 1981.24. Gusho Y. : “Shfrytëzimi i pyjeve”, Tiranë, 1984.25. Instituti Hidrometereologjik, “Klima e Shqipërisë” ( manual agrometereologjik) 198026. Instituti hidrometereologjik. Klima e Shqipërisë, ( manual i reshjeve ), 197527. Instituti hidrometereologjik. Hidrologjia e Shqipërisë, Tiranë , 1985.28. Jansen L, “ Legjenda e përdorimt të tokës “ , Projekti 2 i përdorimit të tokës. Draft jozyrtar. Tiranë 2003,29. Hill J, “ Resource Assessments and Land Degradation Monitoring with Earth Observation Satellits”, paper, in

workshop: “ Remote Sensing for Environement data in Albania: A strategy for Integrated management.” Tirana , 2000.

30. Harta gjeologjike e Shqipërisë, Tiranë 1983.31. Harta e Tokave të Shqipërisë, Tiranë 1985.32. Karta e Parisit ( Karta e Parisit për një Evropë të re “), Tiranë 1991.33. Konferencë Kombëtare : “Bujqësia Shqiptare në Tranzicion”, Tiranë 2001.34. Kristo V. ”Gjeomorfologjia me bazat e gjeologjisë”. Tiranë , 1981.35. Kristo V.”Erozioni ujor dhe kushtet e zhvillimt të tij në vendin tonë”, Përmbledhje studimesh, Tiranë, 1978.36. Kuechler, A . Ë...1988, Handbook of Vegetation Science37. Kotro M. Glossary of Forestry terms.Tiranë, 200038. Konecni G. “ Mapping form the space” Remote Sensing for Environement data in Albania. Tirana 2000.39. Land Cover Clasification System ( Food and Agriculture Organization of the United Nations, Rome , 2000.40. Laziq B : “ Kultivimi i perimeve”, Prishtinë , 1984.41. Lushaj Sh…,” Fragmentimi dhe konsolodimi i tokës”, Tiranë 2003.42. Mitrushi I. “Drurët dhe shkurret e Shqipërisë”, Tiranë , 195443. Mitrushi I. “Dendroflora e Shqipërisë”, Tiranë , 1956.44. “Njëqind e një tregime të zgjedhura nga Bibla”, Berlin , Ohio 199945. Papa A. “Gjeologjia dhe gjeomorfologjia e shelfit shqiptar të Adriatikut “. Studime Gjeografike, 1, 1985.46. Qiriazi. P. “Gjeografia e Shqipërisë ( Kurs leksionesh) , pjesa e parë” , Tirane 1986.47. Qiriazi.P. “Veçori morfologjike të relievit të Shqipërisë”, 1991.48. Qosja . R “ Porosia e Madhe” , Tiranë 1989.49. Stumpf .E. S. “ Filozofia, historia & problemet” Tiranë, 2002.50. Sh. Spaho...”Pedologjia”, Tiranë, 1986.51. Shënjat konvencionale të hartave të shkallës 1 : 25 000, Botim i ITU, Tiranë 197852. Shënjat konvencionale të hartave të shkallës 1 : 10 000, Botim i ITU, Tiranë 1981

53. Simbolet e hartave topografike të shkallës 1 : 50 000 ( Standarde të NATO-s ) Botim I IGUS, Tiranë 1999.54. Shqipëria në shifra, INSTAT. Tiranë 2002.55. Terpstra V, Keneth D., “ The Cultural Environment of International Bussines”, Ohio,1985.56. Topuzi L. “ Botanika e Përgjithshme” , Tiranë 1997.57. Uçi A. “ Mitologjia, Folklori, Letërsia “Tiranë , 198258. Veshi L ...”Pedologjia”, Tiranë , 198659. Veshi L...” Bazat e Bujqësisë”, Tiranë 197860. Vjetari Statistikor- Statistical Yearbook. Tiranë 200361. Vlora, Eqerem Bej, Ditar ( Nga Berati në Tomorr dhe kthim), Sarajevo , 1911.62. Volter, “ Shpirtçiltri, Zadigu, Kandidi”, Tiranë, 1990.63. UNEP/FAO,Report of UNEP/FAO Expert meeting on harmonizing Land Cover and Land Use Classifications, Geneva

1993.61.World Development Report 2003:

NË VEND TË PASTHËNIES.Dr. Charles TROENDLE

MBI UNIFIKIMIN E TERMINOLOGJISË PËR MBULESËS SË TOKËS. Problemi qëndron, në atë se çdo njeri dëshiron të përdorë një përkufizim për Mbulesën e Tokës dhe Përdorimin e

Tokës që ka më tepër kuptimësi dhe është më i përshtatshëm për përdorimin e tyre. Por është vështirë të biesh, njëmëndje. Siç e keni verejtur edhe në literaturë, nuk ka një grup të përbashkët përkufizimesh. Ka mundësi që edhe ju, në një farë mënyrë të krijoni një grup të ri. Shqetësimi im është që procesi i zhvillimit të përkufizimeve të bëhët në mënyrë sistematike. Përshëmbull: një përkufizim i tokës pyjore është : toka që ka një përqindje të caktuar të

sipërfaqes

)10,20,30% (të mbuluar nga lloje drurësh. Një përkufizim tjetër i tokës pyjore mund të mbështetej në një minimum tjetër sipërfaqeje bazë. Meqënëse pyjet mund të priten, digjen, shkatërrohen nga insekte e sëmundje etj., ndoshta duhet të përfshini idenë e aftësisë, në përkufizim si në formulimin që vijon: “ Toka, që është tani, apo që është e aftë

të jetë në të ardhmen, të paktën, e mbuluar në 20 %”. Unë nuk mendoj se është një çështje kritike, nëse toka duhet të jetë 20 apo 30% e mbuluar me drurë që të quhet pyll, për aq kohë sa përkufizimi përdoret në mënyrë të qëndrueshme i lidhur me përkufizimet e tjera dhe që varet edhe me përdorimin ose vlerën e tokës. Mbasi të përcaktoni se çfarë dëshironi të quani : pyll, atëherë ju mereni me çështjen, se sa e madhe duhet të jetë njësia e sipërfaqes, në mënyrë që të pranohet ( 0.1 ha , 0.5 ha ) si një njësi pylli. Sipërfaqja më e vogël që mund të përcaktohet nga një përkufizim është në të shumtën e rasteve, një pasqyrim i gabimit në matje, pra që varet nga madhësia e njësisë më të vogël që hartografohet, kufizimet në menaxhim etj., se sa një kufizim biologjik; mbasi kufizimet mund të ndryshojnë. Kufijtë, pronësia, etj., lujanë pak rol në përkufizimin e mbulesës, por krijon një kufizim jashtëzakonisht kritik në menaxhim. Përkufizimet e tjera të mbulesës duhet të jenë të qëndrueshme. Toka me bar mund të përkufizohet në mënyrë të ngjashme dhe, për të qënë tokë me bar, duhet të ketë më pak se 20% drurë dhe 20 % shkurre. Po kështu duhet gjykuar edhe për përdorimin e tokës . Toka kullotë, është tokë pyll, shkurre apo bar

etj., është tokë që kullotet dhe nuk është një lloj i veçantë i mbulesës. Kullotja, ashtu sikundër edhe prerja e pyjeve, kultivimi bujqësor, është një përdorim toke dhe duhet të ndahet si përdorimi mbizotërues i tokës dhe jo si pjesë e përkufizimit të mbulesës së tokës. Përkufizimet tuaja dhe baza e të dhënave të inventarit që ju krijoni duke përdorur përkufizimet në të cilat ju do të arrini, duhet të jenë hierarkike. Kjo është një pikë kritike, mbasi dihet që ju planifikoni të përdorni GIS ( Sistemet e Informacioneve Gjeografike). Përshëmbull, ju do të dëshironi të vlerësoni tokën pyll në bazën tuaj të të dhënave. Sëpari do të lokalizonit të gjithë tokën e klasifikuar si tokë pyll, mbështetur në përkufizimin tuaj për pyllin. Mbështetur në atributet (cilësitë) dytësore për secilën njësi të hartografuar, ju mund të dëshironi, të bëni ndarjen sipas pronësisë , llojeve, dëndësisë së grumbujve, klasës së moshës apo: ( i prerë , jo i prerë , i kullotur, jo i kullotur), etj. Ekipi juaj ka një sfidë reale përpara për të arritur në një grup përkufizimesh që të përshkrujanë se çfarë ka mbi tokë, në mënyrë që të jetë e dobishme për aplikimet që mund të bëhen mbi burimet natyrore. Ne nuk

kemi arritur ta bëjmë këtë gjë shumë mirë në SHBA, por ju keni tash avantazhin që nuk të bëni të njëjtat gabime.