20

LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR
Page 2: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

LETËR E MARRËVESHJES MES QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

DHE QEVERISË SË KOSOVËS

X LM origjinale Ndryshim i LM Ballina e ndryshimit të LM Numri i LM origjinale Data e LM origjinale: 31 korrik 2009 Numri i Ndryshimit:

Palët e lartpërmendura përmes kësaj letre pajtohen reciprokisht të kryejnë projektin në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë dokument dhe kushtet e përcaktuara në elementet e marrëveshjes të paraqitura në vazhdim:

X Përshkrimi i projektit X Dispozitat standarde Shtojca A Shtojca B

Kjo LM ose Ndryshim i LM më tej i nënshtrohet kushteve të marrëveshjes në vijim mes dy Qeverive sipas modifikimeve dhe plotësimeve: Asnjë

Fondi i zotuar i projektit përmes linjës buxhetore me këtë marrëveshje: $ 5,656,528 Fondi i projektit i vënë në dispozicion për zotim nga INL me këtë marrëveshje $ 10,346,177 Fondi i përgjithshëm i projektit të zotuar më herët në postë gjatë këtij viti fiskal $ 0 Fondi i përgjithshëm i projektit të zotuar më herët nga INL gjatë këtij viti fiskal $ 0 Fondi i përgjithshëm i projektit i zotuar për programin e vendit gjatë këtij viti fiskal $ 16,002,705

Vlera, shuma dhe këstet $5,656,528 19118/91022.0000 0203 Data e fundit e zotimit 30 shtator 2010 Dëshmia se fondet janë në dispozicion Zyrtari për Menaxhim financiar 07/03/2009 (nënshkrimi) (data)

Për Qeverinë e Kosovës Për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (nënshkrimi) (nënshkrimi) Skender Hyseni Tom Yazdgerdi Ministër i Punëve të Jashtme I ngarkuari me punë (Charge d’Affaires) Data: 31 korrik 2009 Data: 31 korrik 2009

Page 3: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

SHPËRNDARJA E FONDEVE NGA PROJEKTI

Financimi i zotuar i projektit në LM mes Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Kosovës

Numri i projektit Titulli i projektit Shuma e përgjithshme

IN13KV02 Sistem Menaxhimit të Informacioneve në Organet e Zbatimit të Ligjit

$5,031,528

IN41KV03 Sundim i Ligjit dhe Mbështetje për Institucionet e Sektorit të Drejtësisë

$625,000

Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $5,656,528

Fondet për projektin të zotuara nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Narkotikë

Ndërkombëtarë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit në Uashington, D.C.

Numri i projektit Titulli i projektit Shuma e përgjithshme

Këshilltarët policorë të EULEX-it (2) $746,180

Mbështetje në fushën e sundimit të ligjit për institucionet e sektorit të drejtësisë

$1,100,000

Menaxhimi i integruar i kufijve $1,571,270

Zhvillim policor, llogaridhënie dhe burime njerëzore

$1,677,040

Hetimet komplekse penale/Bashkëpunimi mes policisë dhe prokurorëve

$1,345,753

Sistemi i Menaxhimit të Informacioneve në Organet e Zbatimit të Ligjit

$816,737

Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve

$3,089,197

Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177

Page 4: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

LETËR E MARRËVESHJES MBI ORGANET E RENDIT MES

QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS I. E PËRGJITHSHME Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, (tash e tutje secila prej tyre një “Palë” dhe së bashku, “Palët”) pajtohen të themelojnë dhe të mbështesin programe dhe aktivitete të cilat do të mbështesin demokratizimin, qeverisjen e mirë, reformën ligjore dhe decentralizimin, dhe të vënë themelet e integrimit eventual të Kosovës në strukturat Euro-Atlantike, të sigurisë rajonale dhe atyre ekonomike. Veprimet që do të ndërmerren dhe burimet të cilat do të sigurohen nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (QSHBA) dhe e Qeverisë së Republikës së Kosovës (QRK) në mbështetje të kësaj Letre të Marrëveshjes (“LM”) janë të paraqitura në vazhdim dhe përbëjnë zotimin e paluhatshëm të secilës Palë. Fondet e dhuruara nga QSHBA sipas kushteve të kësaj LM janë të specifikuara në një faqe përmbledhëse dhe një totali prej $16,002,708. Financimi në të ardhmen i projekteve të radhitura në këtë dokument nga QSHBA varet nga fondet në dispozicion të autorizuara dhe të përvetësuara në mënyrën e duhur, përparimi i kënaqshëm drejt qëllimeve të projektit dhe miratimi nga Departamenti i Shtetit i SHBA-ve. II. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT DHE MATJET E PËRFORMANCËS QSHBA, përmes Byrosë së Departamentit të Shtetit të SHBA-ve për Narkotikë Ndërkombëtarë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit (INL) do të mbështesë projektet për Trajnime Anti-Krim dhe Asistencë Teknike që janë modeluar për të themeluar/rritur shkathtësitë dhe mundësitë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në: Menaxhimin e Integruar të Kufijve, Zhvillimin e Policisë, Llogaridhënien, Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Forcimin e Bashkëpunimit mes Policisë dhe Prokurorisë, Sistemet e Menaxhimit të Informatave në Organet e Rendit, Sundimin e Ligjit dhe Mbështetje për Institucionet e Drejtësisë dhe Sundimin e Ligjit dhe Zbatimin e Ligjit. Drejt këtyre qëllimeve, QSHBA dhe QRK do të marrin veprime dhe do të zotojnë mjete në baza vjetore sipas autorizimeve nga proceset e tyre përkatëse për mbështetjen e kësaj LM. Aktivitetet që bien brenda kësaj marrëveshjeje do të përfshijnë, por nuk do të kufizohen brenda tyre: reformën ligjore; zhvillimin e policisë, reformën e azilit, imigrimin, zbatimin e ligjit, trajnimet për prokurorët e gjykatësit, operacionet e ndalimit, rritjen e kapaciteteve të personave që merren me anti-trafikim, bashkëpunimin ndëretnik, reformën institucionale dhe asistencën me teknika komplekse të hetuesisë. Projektet po ashtu do të kultivojnë bashkëpunimin bilateral, multilateral e rajonal në aktivitetet e zbatimit të ligjit në luftë kundër trafikimit dhe terrorizmit. Palët mund të rrisin, ndryshojnë ose të ndërpresin projektet e marra përsipër në lidhje me këtë LM me pëlqimin me shkrim të Palëve. Projektet e tilla do të respektojnë afatet dhe kushtet e kësaj LM.

Page 5: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

1) Menaxhimi i Integruar i Kufijve Në partneritet me një implementues të përzgjedhur, Byroja për Narkotikë Ndërkombëtarë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit (INL) e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të sigurojë asistencë teknike për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) dhe Policinë e Kosovës për të zhvilluar legjislacionin, rishikuar strukturën organizative dhe për të zhvilluar procedura standarde operacionale me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të zbatimit të ligjit brenda shërbimit të imigrimit në Policinë Kufitare. INL do të punojë me MPB dhe sipas nevojës me departamentet e KP për të krijuar të dhëna qeveritare duke ndarë së bashku procedurat për rastet e imigrimit, azilit dhe shtetësisë dhe për t’u mundësuar organeve të zbatimit të ligjit qasje në informacione të rëndësishme. INL do të punojë me policinë kufitare për të miratuar dhe zbatuar procedurat standarde për të verifikuar dokumentet e veturave, të mirave materiale dhe personave që hyjnë në Kosovë. INL do të punojë në bashkëpunim të ngushtë me QK, EULEX, KE dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për të mbështetur krijimin e mbrojtjes nga falsifikimi i dokumenteve, ruajtjen e sigurisë së të dhënave personale në Regjistrin Civil dhe sistemet e tjera të integruara të TI dhe t’i ofrojë Policisë Kufitare instrumentet dhe trajnimet për të identifikuar dhe kapur dokumentet e falsifikuara. INL do të mbështesë Policinë Kufitare në implementimin e strategjisë së saj për Menaxhimin e Integruar të Kufijve (që është hartuar në maj të vitit 2009) dhe do të punojë me QK për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkufitar dhe për të forcuar partneritetet rajonale në fushën e zbatimit të ligjit. Veprimet që duhet ndërmerren nga QK përfshijnë:

• Të sigurojnë për policët dhe këshilltarët e imigrimit të INL qasje në autoritetet e duhura brenda Policisë së Kosovës, Policisë Kufitare dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

• Të bashkëpunojnë me këshilltarët nga INL në identifikimin e pjesëmarrësve për programe të trajnimit dhe të caktojnë prioritetet për nevojat për pajisje të cilat nuk përmbushen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës.

• Të miratojnë legjislacionin dhe të sigurojnë financimin e nevojshëm për të themeluar një organ të zbatimit të ligjit që to të shqyrtojë kërkesat dhe të zbatojnë vendimet në rastet e azilit dhe të shtetësisë.

Matjet e performancës:

• Trajnimi gjithëpërfshirës dhe zbatimi i procedurave do të rezultojë në një rritje prej 20 % të numrit të identifikimit të dokumenteve të dyshimta dhe/ose të kapura në kufi gjatë kohëzgjatjes së kësaj marrëveshjeje.

• Zhvillimi i një shërbimi të imigrimit që do të rezultojë në një rritje prej 10% të numrit të ndalimit të të huajve pas dyshimit të bazuar të kyçjes ose synimit për t’u angazhuar në aktivitete ilegale gjatë viteve 2009-10.

2) Zhvillimi i policisë, llogaridhënies dhe menaxhimi i burimeve njerëzore

INL do të ndihmojë Ministrinë e Punëve të Brendshme të zhvillojë procedurat e saj administrative, me theks të veçantë në themelimin e një sistemi transparent të rekrutimit, promovimit dhe disiplinës së oficerëve dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit. INL do të punojë me

Page 6: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

MPB për të zhvilluar provime të kompetencës dhe një proces për promovime në bazë të meritës për të siguruar integritetin e procesit të rekrutimit që nga rekrutimet e para e nëpër të gjitha radhët e policisë. Po ashtu, INL do të mbështesë MPB, përderisa ajo zhvillon kapacitetet në Sektorin e Emërimeve të Policisë ose Komisionit Disiplinor dhe themelon një bord shumetnik për zhvillimin e trajnimeve dhe planprogrameve policore. INL do të punojë me MPB, PK dhe organizatat ndërkombëtare të zbatimit të ligjit për të forcuar marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe për të identifikuar mundësitë për të marrë pjesë në forumet rajonale të zbatimit të ligjit. Veprimet për QK:

• Të zhvillojë dhe zbatojë kërkesat gjithëpërfshirëse policore dhe testuese për rekrutim, promovim dhe shërbime të specializuara të stafit për zbatimin e ligjit.

• Të themelojë një bord shumetnik për mbikëqyrje të trajnimeve policore dhe zhvillim të planprogrameve.

• MPB dhe KP të marrin pjesë në trajnime dhe seminare ndërkufitare të zbatimit të ligjit dhe të kërkojnë akreditimin në organizatat rajonale të zbatimit të ligjit.

Matjet e performancës

• Brenda një viti të zbatimit të programit, MPB duhet të ketë themeluar procedurat dhe standardet për rekrutim, promovim dhe disiplinë për personelin e zbatimit të ligjit dhe do të ketë themeluar procedurat standarde operative për departamentet kyçe brenda Policisë së Kosovës (përfshirë përshkrimin e vendeve të punës për Zëvendës Gjeneralët Policorë brenda Policisë së Kosovës) dhe MPB-së.

• Deri kah mesi i vitit 2010, MPB dhe personeli kyç i Policisë së Kosovës do të kenë marrë pjesë në 10% më shumë nisma rajonale të zbatimit të ligjit krahasuar me periudhën paraprake prej 12 muajsh dhe do të kenë arritur marrëveshje bashkëpunimi me vendet fqinje.

3) Forcimi i bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorisë

Ky projekt synon të forcojë bashkëpunimin mes policisë dhe prokurorisë në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve komplekse, përfshirë trafikimin me njerëz, krimin e organizuar, narkotikët dhe korrupsionin përmes krijimit të gupeve punuese (task-forcave) dhe mekanizmave të tjerë përkatës. Këto grupe punuese do të mundësojnë trajnime të përbashkëta të përqendruara në teknika të hetimeve, mbledhje të dëshmive dhe përpilim të raporteve të incidentit dhe të lehtësojnë të kuptuarit më të plotë të kodit dhe procedurave penale, që çojnë te një nivel më i lartë i ndjekjes penale dhe dënimit. Veprimet për QK:

• Organet e zbatimit të ligjit dhe institucionet e drejtësisë në Kosovë do të punojnë me INL për të identifikuar policët dhe prokurorët të cilët do të marrin pjesë në grupet punuese të specializuara dhe trajnime të përbashkëta të policisë dhe prokurorisë dhe to të zotojnë mjete të mjaftueshme për të kryer hetimet dhe për të ndjekur rastet penalisht.

Page 7: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

• QK do të bëjë çdo përpjekje për të mbajtur në radhët e veta policët dhe prokurorët me kualifikime të larta, sidomos ata të cilët janë caktuar në grupe punuese dhe ata të cilët marrin pjesë në trajnime intensive.

4) Sistemi i Menaxhimit të Informatave në organet e zbatimit të ligjit

QSHBA, përmes INL dhe partnerëve të saj implementues, do të mbështesë MPB-në dhe PK për të përmirësuar menaxhimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e të dhënave nga fusha e zbatimit të ligjit. Gjatë tërë rrjedhës së këtij projekti, INL do të vlerësojë arkitekturën dhe sistemet ekzistuese të teknologjisë informative për menaxhimin e të dhënave, politikave dhe procedurave, bashkëpunimin me institucionet e zbatimit të ligjit, përfshirë EULEX, bazuar në një strategji gjithëpërfshirëse për menaxhimin e të dhënave dhe do të mbështesë krijimin e një rrjeti që është në gjendje të shpërndajë të dhënat për zbatimin e ligjit nëpër sektor. Veprimet për QK:

• Të hartojë dhe zbatojë legjislacion që mundëson ruajtjen e centralizuar të të dhënave nga fusha e zbatimit të ligjit dhe të ndajë ato informacione mes organeve relevante qeveritare. Aktualisht, palët qeveritare identifikohen si: Ministria e Punëve të Brendshme – Shërbimi Policor i Kosovës, Shërbimi Shtetëror Kufitar, Shkolla Policore dhe Shërbimi i Imigrimit, Ministria e Drejtësisë, Gjykatat, Prokuroritë, Gjykatësit dhe Shërbimi Korrektues; Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

• Të zhvillojë bazat ligjore për qendrën e të dhënave të sundimit të ligjit nga mbarë Kosova si një agjenci ekzekutive.

• Të pajtohet që individët brenda kësaj agjencie ekzekutive të jenë të verifikuar si duhet në nivelet më të larta (me mbikëqyrje nga bashkësia ndërkombëtare).

• Të zhvillojë legjislacionin dhe procedurat për mbrojtjen e të dhënave (të kufizojnë qasjen në informacione vetëm brenda entiteteve të QK që duhet t’i dinë ato dhe të mbrojnë privatësinë e qytetarëve dhe integritetin e të dhënave).

• Të iniciojnë dhe të kompletojnë memorandume të mirëkuptimit (MM) me palët qeveritare (të radhitura më lart) për ruajtjen dhe menaxhimin e të dhënave.

• Të sigurojnë një objekt të përshtatshëm në të cilin të vendoset qendra e të dhënave dhe të marrin përsipër mirëmbajtjen e objektit dhe sistemit të menaxhimit të të dhënave sipas një afati kohor që do të përcaktohet nga INL, QK dhe implementuesi i projektit të TI.

• T’i sigurojnë ekipit implementues të TI në fushën e sundimit të ligjit nga QSHBA qasje të plotë në qendrën e të dhënave gjatë kohëzgjatjes së projektit.

• Të identifikojnë personelin që do të operojnë dhe mirëmbajnë objektin e ruajtjes së të dhënave dhe rrjetin e organeve të zbatimit të ligjit në bashkëpunim me INL dhe ekipin implementues të TI.

• Të bëjnë çdo përpjekje, përfshirë legjislacionin e ri sipas nevojës, për të rregulluar një program garues të pagave, dhe për të joshur dhe mbajtur profesionistët e trajnuar dhe të kualifikuar të nevojshëm për të ruajtur përpjekjet e QSHBA në afat të gjatë.

• Të përcaktojnë vendin e duhur për instalimin e shtyllave në rajone.

Page 8: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

• Të marrin rolin udhëheqës në bashkërendim me EULEX-in, QSHBA dhe KE me qëllim të shmangies së dyfishimit të sistemeve të propozuara dhe të përpjekjeve për të përmirësuar menaxhimin e të dhënave për qëllime të zbatimit të ligjit.

5) Sundimi i Ligjit dhe Mbështetje për Institucionet e Drejtësisë

QSHBA, përmes INL dhe partnerëve të saj implementues do të sigurojë trajnime dhe asistencë teknike për profesionistët ligjorë, studentët e juridikut dhe institucionet e sektorit të drejtësisë penale, për të kultivuar reformën ligjore dhe për të siguruar asistencë legjislative dhe analiza të kodit dhe të procedurave ligjore. INL do të ofrojë asistencë teknike dhe trajnime për Zyrën e Prokurorit Special të Kosovës, Zyrën e Kryeprokurorit, Këshillin Prokurorial dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të rritur kapacitetet operacionale dhe për të përmirësuar ndjekjen dhe gjykimin e krimeve serioze. INL dhe partnerët e saj do të punojnë me prokurorët për të përmirësuar shkathtësitë e tyre mbrojtëse dhe për të rritur njohuritë e tyre për kodin dhe procedurat penale të Kosovës. INL do të punojë me Institutin Gjyqësor të Kosovës për të zhvilluar një planprogram të vazhdueshëm të arsimimit juridik që rrit njohuritë e prokurorëve për instrumentet hetuese në dispozicion për ndjekjen penale të krimeve komplekse dhe do të zhvillojë një program për trajnimin e trajnerëve në shkathtësitë e mbrojtjes gjyqësore. INL po ashtu do të punojë me Zyrën e Prokurorit për të rritur shkathtësitë e tyre hetuese dhe për të lehtësuar një bashkëpunim më të ngushtë me SHPK-në gjatë hetimeve. Veprimet për QK:

• Të sigurojë qasje tek personeli i duhur prokurorial dhe gjyqësor. • Të sigurojë vende të përshtatshme për trajnime dhe të ofrojë mbështetje për iniciativat e

trajnimit. • Të punojë me INL dhe implementuesit për të përzgjedhur kandidatët e duhur për të

marrë pjesë në trajnime dhe të mbështesë në implementimin e reformave të nevojshme institucionale.

• Të sigurojë pjesëmarrjen e prokurorëve dhe policëve në aktivitete të përbashkëta siç janë trajnimet dhe grupet punuese.

• Të përpiqet të mbajë prokurorët të cilët përfitojnë trajnime të specializuara dhe t’i caktojë ata prokurorë në ato fusha të specializuara për të paktën tri vjet pas trajnimit.

• Të themelojnë përkrahje për viktimat-dëshmitarët në zyrat e prokurorëve – duke filluar nga ZPSK.

Matjet e performancës

• Gjykatësit dhe prokurorët zbatojnë si duhet kodin e procedurave penale në rastet që ata gjykojnë. Rastet gjyqësore monitorohen dhe puna verifikohet përmes raporteve të OSB-së dhe OJQ-ve.

• Prokurorët dhe gjykatësit do të lehtësojnë vendosjen me kohë për rastet që janë hetuar, ndjekur penalisht dhe të cilat kanë rezultuar me burgim; siç dëshmohet nga gjykimi i suksesshëm i rasteve të trafikimit me njerëz, krimit të organizuar dhe narkotikëve.

Page 9: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

(aty ku është e përshtatshme) 6). Sundimi i Ligjit dhe Zbatimi i Ligjit Për të siguruar vazhdimin dhe qëndrueshmërinë e duhur të planifikimeve dhe për të ruajtur fleksibilitetin për t’u përgjigjur në nevojat emergjente brenda qëllimeve të përgjithshme të demokratizimit, sundimit të ligjit dhe zbatimit të ligjit, siç përshkruhet më lart, dhe siç përcaktohet nga marrëveshja e ndërsjellë për vazhdimin e këtyre programeve, ose aktiviteteve nga programe shtesë në vitet e ardhshme. Në të gjitha aspektet e programit të përvijuara më lart, INL do të koordinojë me QSHBA dhe ofruesit ndërkombëtarë të asistencës, përfshirë USAID, EULEX, për të rritur në maksimum efikasitetin e programeve mbështetëse në fushën e sundimit të ligjit që operojnë në Kosovë. INL do të caktojë një Zyrtar Transnacional për Çështje të Krimeve (TCAO) në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, me qëllim të mbikëqyrjes dhe bashkërendimit të realizimit të këtyre programeve dhe për të siguruar përgjigjen e programeve të QSHBA-ve ndaj nevojave aktuale. IV. PLANI I VLERËSIMIT Përfaqësuesit e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të takohen të paktën çdo muaj për të shqyrtuar përparimin drejt arritjes së synimeve dhe objektivave të projektit. Përparimi do të vlerësohet në përputhje me matjet e suksesit të përshkruar më lart. Informacionet që do të merren në konsideratë në kryerjen e këtij vlerësimi do të përfshijnë tregues si të cilësisë ashtu edhe të sasisë (kualitativ dhe kuantitativ). QSHBA do të mbështetet në punën e QK në mbledhjen dhe sintetizimin e të dhënave të nevojshme për të përcjellë përparimin drejt këtyre synimeve dhe objektivave. Një raport do të përgatitet bashkërisht për të përmbledhur rezultatet e këtyre vlerësimeve. Këto vlerësime bëhen përveç monitorimit të vazhdueshëm të programeve dhe aktiviteteve të kryera nga personeli relevant i të dy qeverive. V. DISPOZITAT STANDARDE 1. Fondet

A. Pagesa e fondeve të QSHBA do të bëhet për sigurimin e pronës, pajisjeve, furnizimeve,

materialit (tash e tutje bashkërisht si “pronë”) dhe shërbimeve. B. Për fondet e zotuara nga QSHBA të cilat nuk shpenzohen brenda dymbëdhjetë muajsh pas

mbylljes së vitit fiskal të QSHBA në të cilin vit është nënshkruar LM, QSHBA mund të tërheqë zotimin. Një zgjatje e kësaj periudhe mund të bëhet nga INL.

C. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të kontribuojë për projektin/et në LM duke siguruar fondet adekuate për shpenzimet normale administrative dhe shpenzime të tjera të ndërlidhura për personelin e Kosovës. Këto shpenzime përfshijnë pagesën e qirave dhe shërbimeve, shpenzimet e telefonit, pagat dhe përfitimet (përfshirë edhe sigurimet shëndetësore e të tjera), mëditjet dhe shpenzimet e udhëtimit brenda Kosovës, pajisjet dhe uniformat e personelit dhe p;r rekrutimin dhe mbajtjen e personelit kompetent.

D. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të bëjë ato përpjekje të arsyeshme sipas nevojës për të siguruar se fondet ose mbështetja tjetër e ofruar sipas kësaj LM nuk shfrytëzohen në ndonjë mënyrë për të mbështetur trafikimin e drogës.

Page 10: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

2. Titulli Titulli i tërë pronës, të siguruar nga fondet e ndara nga QSHBA sipas kësaj LM, do t’i takojë Qeverisë së Republikës së Kosovës, përveçse nëse është specifikuar ndryshe. 3. Prona dhe personeli A. Prona (1) Prona e siguruar për Qeverinë e Republikës së Kosovës përmes fondeve të ofruara nga

QSHBA përdoret për të shtyrë para qëllimet dhe synimet e kësaj LM. Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të kthejë te QSHBA, ose t’i rimbursojë te QSHBA çmimin origjinal të blerjes së çdo prone që ajo siguron përmes fondeve nga QSHBA, e cila nuk shfrytëzohet në përputhje me këtë dispozitë. Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të autorizojë ri-eksportimin, transferimin, huazimin, shitjen ose formave të tjera të heqjes dorë ndaj pronës së siguruar sipas kësaj LM pa autorizimin paraprak me shkrim të QSHBA. Fondet që dalin nga ri-eksportimi, transferimi, huazimi, shitja ose heqja dorë nga ndonjë pronë e siguruar ose financuar nga QSHBA për Qeverinë e Republikës së Kosovës sipas kësaj LM duhet të përdoret për të shtyrë para objektivat e kësaj LM.

(2) Për tërë pronën e siguruar ose financuar përmes kësaj LM, Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i japë llogari Ambasadës së SHBA-ve në po atë mënyrë sikur prona të ishte siguruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me fonde të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

B. Personeli

(1) Para se bursat, mbështetja financiare për studime, ose pjesëmarrje në trajnime të sigurohen

ose financohen nga kjo LM për personelin e propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, secili person duhet patjetër të ofrojë një vërtetim, siç përshkruhet në Shtojcën e kësaj LM, se ai/ajo nuk janë burgosur pas ndonjë kundërvajtjeje me narkotikë dhe se nuk kanë qenë të implikuar në trafikimin e narkotikëve gjatë dhjetë vjetëve të fundit.

(2) Me qëllim që të ruhen përfitimet maksimale nga investimet në trajnime, Qeveria e Republikës së Kosovës pajtohet për të mbajtur personelin që kanë pranuar trajnime të ofruara ose të financuara nga kjo LM të paktën dy vjet pas përfundimit të atij trajnimi. Kjo dispozitë mund të shfuqizohet nëse ashtu pajtohen Palët me shkrim.

4. Monitorimi dhe vlerësimi A. Secila palë duhet të ketë të drejtën: (1) të ekzaminojë çdo pronë të siguruar ose financuar

nga ajo Palë sipas kësaj LM për të përcaktuar që ajo pronë po shfrytëzohet në përputhje me kushtet e kësaj LM; dhe (2) për të kontrolluar dhe audituar çdo raport ose të dhëna në lidhje me fondet, pronën ose shërbimet e ofruara ose të financuara nga ajo Palë sipas kësaj LM për të përcaktuar se ato fonde, pronë dhe shërbime po shfrytëzohen në përputhje me kushtet e kësaj LM.

B. Palët duhet të monitorojnë përparimin e zbatimit të kësaj LM, përfshirë shfrytëzimin e fondeve, pronës dhe shërbimeve të siguruara ose të financuara nga kjo LM të paktën në

Page 11: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

baza vjetore. Secila palë duhet të caktojë personel të kualifikuar për të marrë pjesë në procesin e monitorimit dhe vlerësimit.

C. Secila Palë duhet të furnizojë tjetrën me informacionet e nevojshme për të vlerësuar efikasitetin e operacioneve të projektit sipas kushteve të kësaj LM. Me rastin e përfundimit të secilit projekt, duhet të lëshohet një raport përfundimtar. Ky raport duhet të përmbajë një përmbledhje të kontributeve për projektin nga QSHBA dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, një regjistër të aktiviteteve të kryera dhe të dhënat përcjellëse.

5. Ligjet e zbatueshme A. Secila Palë duhet të shpenzojë fonde dhe të mbështesë operacionet e projektit në përputhje

me ligjet dhe rregulloret e saj në fuqi. B. E tërë prona e ofruar ose financuar nga QSHBA sipas kësaj LM do të sigurohet në SHBA

dhe do të sillet nga Shtetet e Bashkuara, përveçse nëse thuhet ndryshe në këtë LM, ose në ndonjë tjetër shtojcë të projektit, ose nëse autorizohet ndryshe nga QSHBA.

6. Taksat A. Prona dhe fondet Çdo pronë ose fond i paraqitur ose siguruar në Kosovë nga QSHBA ose nga ndonjë person ose entitet (duke përfshirë por duke mos u kufizuar brenda kontraktuesit dhe dhuruesit) të financuara nga QSHBA si pjesë e, ose në lidhje me këtë, LM do të lirohet nga çdo taksë, pagesë për shërbime dhe investime ose kritere të depozitimit dhe kontroll të qarkullimit në Kosovë. Importi, eksporti, blerja, përvetësimi, shfrytëzimi ose largimi i ndonjë prone të tillë ose fondeve në lidhje me këtë LM do të lirohen nga të gjitha tarifat, ngarkesat doganore, taksat për import e eksport, taksat mbi përvetësimin ose blerjet ose heqjen nga përdorimi, taksat mbi vlerën e shtuar dhe çdo taksë tjetër ose pagesë të ngjashme në Kosovë. B. Personeli i QSHBA I tërë personeli i punësuar drejtpërsëdrejti ose tërthorazi nga QSHBA dhe i caktuar nga QSHBA për të kryer detyra në Kosovë në lidhje me këtë LM dhe pjesëtarët shoqërues të familjeve të tyre do të lirohen nga të gjitha taksat në të hyra dhe taksa mbi sigurimin social përkitazi me të hyrat e fituara gjatë kohës sa janë në Kosovë, si dhe nga taksa mbi pronën ose mbi pronën e patundshme ose personale që ndodhet në Kosovë dhe që synohet për përdorimin për nevojat e tyre personale. Ky personel dhe pjesëtarët shoqërues të familjeve të tyre do të trajtohen njësoj në lidhje me pagesën e detyrimeve doganore dhe të importit për gjësendet personale, pajisjet dhe furnizimet e importuara në Kosovë për përdorim nga ana e tyre, siç është arritur pëlqimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës për agjentët diplomatikë të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë. C. Shërbimet kontraktuese Çdo kontraktues me shtetësi jo-kosovare, përfshirë çdo firmë konsulente, çdo personel me shtetësi tjetër pos asaj kosovare i financuar sipas kësaj LM dhe që është i pranishëm në Kosovë për të kryer punë në lidhje me këtë LM, çdo pronë ose transaksion që lidhet drejtpërsëdrejti me

Page 12: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

këto kontrata dhe çdo transaksion për sigurimin e mallrave i financuar sipas kësaj LM, do të lirohet nga të gjitha taksat, tarifat, detyrimet ose ngarkesat tjera të aplikuara në Kosovë. D. Aranzhimet tatimore të parashikuara nga paragrafët B dhe C nuk vlejnë për qytetarët ose banorët permanentë të Kosovës që aktualisht janë në Kosovë në lidhje me këtë LM. 7. Statusi i personelit të QSHBA në Kosovë A. Qeveria e Republikës së Kosovës do të pranojë personat e caktuar nga QSHBA për të përmbushur përgjegjësitë e QSHBA sipas kësaj LM. Pas njoftimit të duhur nga QSHBA, Qeveria e Republikës së Kosovës do t’u japë punonjësve nga QSHBA privilegjet dhe imunitetet që u akordohen stafit administrativ dhe teknik të QSHBA dhe të cilët janë caktuar te Ambasada e SHBA-ve. B. Privilegjet dhe imunitetet e parapara me paragrafin A nuk vlejnë për qytetarët ose banorët permanentë të Kosovës që aktualisht janë të pranishëm në Kosovë në lidhje me këtë LM. 8. Të drejtat e njeriut Palët pajtohen se mbrojtja e të drejtave të njeriut është një element i rëndësishëm i kësaj LM. Për këtë qëllim, Palët e kuptojnë se: A. Asistenca e QSHBA për përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të kontrolluar krimin kushtëzohen me mbrojtjen aktive të të drejtave të njeriut në Kosovë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, dhe B. Në përputhje me ligjet dhe politikat e Shteteve të Bashkuara, asnjë asistencë nga QSHBA ose fond nuk do të sigurohet përmes kësaj LM për ndonjë njësi ose për shfrytëzim nga ndonjë njësit i forcave të sigurisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës nëse QSHBA ka dëshmi të besueshme se ajo njësi ka bërë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, përveçse nëse QSHBA vendos që Qeveria e Republikës së Kosovës po merr masa efektive për t’i sjellë pjesëtarët përgjegjës të njësitit të forcave të sigurisë para drejtësisë. Palët e kuptojnë se “masat efektive” nënkuptojnë që Qeveria e Republikës së Kosovës po kryen një hetim të besueshëm dhe se individët e implikuar përballen me veprimet e duhura disiplinore ose ndjekje penale të paanshme në harmoni me ligjin e Kosovës. 9. Dispozitat përfundimtare A. Kjo LM hyn në fuqi pas nënshkrimit nga përfaqësuesit e autorizuar e të dy Palëve. B. Modifikime në këtë LM mund të bëhen sipas pajtimit të Palëve dhe do të nxirren si ndryshime të kësaj LM. C. Secila nga Palët mund ta përfundojë këtë LM duke i dhënë palës tjetër një njoftim me shkrim 90 ditë më herët duke njoftuar për qëllimin e tyre për ta ndërprerë atë. QSHBA mund të pezullojë obligimet e saj sipas kësaj LM tërësisht ose pjesërisht pas dërgimit te Qeveria e Republikës së Kosovës të një njoftimi me shkrim që hyn menjëherë në fuqi. D. Pavarësisht nga procedurat e njoftimit të përcaktuara në Paragrafin C, QSHBA rezervon të drejtën të ndërpresë çdo ose tërë asistencën e ofruar sipas kësaj LM menjëherë pas njoftimit, ose të ndërmarrë çdo masë tjetër të përshtatshme, nëse një agjenci e Qeverisë së Republikës së Kosovës, tek e cila ose përmes së cilës ofrohet asistenca sipas kësaj LM, ose një individ kyç i

Page 13: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

një agjencie të tillë, ose një përfitues i bursës, pagesave ose trajnimeve të siguruara ose financuara sipas kësaj LM, është kuptuar të jetë dënuar për vepër penale me narkotikë, ose të jetë ose ketë qenë i angazhuar në trafikimin e drogës. Trafikimi i drogës përkufizohet si çfarëdo aktiviteti i ndërmarrë në mënyrë të paligjshme për të kultivuar, prodhuar, përpunuar, shpërndarë, shitur, financuar ose transportuar, ose për të asistuar, nxitur, komplotuar ose bërë marrëveshje të fshehta me të tjerët për aktivitete të paligjshme, përfshirë shpëlarjen e parave (që përkufizohet si proces përmes së cilit fitimet nga aktivitetet kriminale transportohen, transferohen, transformohen, shndërrohen ose përzihen me fondet e fituara në mënyrë të ligjshme, me qëllim të fshehjes ose të maskimit të natyrës së vërtetë, burimit, zhdukjen, lëvizjen ose pronësinë e këtyre fitimeve), të ndërlidhura me narkotikë ose droga psikotrope, ose pararendës kimik të tyre, ose substanca të tjera kontrolluese. Një kundërvajtje për përdorim narkotikësh përkufizohet si shkelje e, ose e komplotit për të shkelur, ndonjë ligji ose rregulloreje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një Shteti, Distriktit të Kolumbisë, ose të ndonjë territori tjetër të SHBA-ve, ose një vendi të huaj, që ka të bëjë me narkotikë ose droga psikotrope ose substanca të tjera kontrolluese. E. Pavarësisht nga përfundimi i kësaj LM, obligimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës sipas Seksionit V, Paragrafit 3 të kësaj LM që lidhet me shfrytëzimin e pronës, do të vazhdojnë të zbatohen pa iu referuar kohës, përveçse nëse Palët pajtohen ndryshe me shkrim. F. Si kusht për sigurimin e vazhdueshëm të tyre, një auditim i fondeve mund të kryhet sipas diktimit nga kërkesat e raportimeve të vazhdueshme të mbikëqyrjes së Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. E lidhur në Prishtinë, Kosovë, në dy kopje, me 31 gusht 2009. Nënshkrimi Nënshkrimi Për Qeverinë e Për Qeverinë Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Republikës së Kosovës

Page 14: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

DËSHMI NGA PJESËMARRËSI

KUNDËRVAJTJET ME NARKOTIKË DHE TRAFIKIM TË DROGËS

1. Përmes kësaj dëshmoj se gjatë dhjetë vjetëve të fundit:

a. Nuk kam qenë i dënuar për ndonjë shkelje, ose komplot për shkelje, të ndonjë ligji ose rregulloreje të Shteteve të Bashkuara, ose të ndonjë vendi tjetër, që ka të bëjë me narkotikë ose droga psikotrope ose substanca të tjera kontrolluese.

b. Nuk jam e as nuk kam qenë trafikues i paligjshëm i ndonjë droge të tillë ose substancave kontrolluese.

c. Nuk jam dhe me dije nuk kam ndihmuar, nxitur, komplotuar ose bashkëpunuar fshehtë me të tjerët për trafikim të paligjshëm të ndonjë droge ose substance të tillë.

2. Jam i vetëdijshëm se Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara (DSH) mund të ndërpresë trajnimin tim nëse vërtetohet se kam qenë i implikuar në kryerjen e të lartpërmendurave gjatë dhjetë vjetëve të fundit ose gjatë trajnimit tim të financuar nga DSH.

Nënshkrimi________________________ Emri: _____________________________ Data: _____________________________

Page 15: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

NJOFTIM

1. Sipas marrëveshjes mes QSHBA dhe Kosovës, kërkohet që ju ta

nënshkruani këtë Dëshmi.

2. Nëse bëni një dëshmi të rreme, ju do t’i nënshtroheni ndjekjes penale sipas ligjeve të zbatueshme.

Page 16: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

LETËR E MARRËVESHJES MES QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

DHE QEVERISË SË KOSOVËS

LM origjinale X Ndryshim i LM Ballina e ndryshimit të LM LM origjinale # 2009-01 Data e LM origjinale: 31/07/2009 Ndryshimi #: 01

Palët e lartpërmendura përmes kësaj letre pajtohen reciprokisht të kryejnë projektin në përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë dokument dhe kushtet e përcaktuara në elementet e marrëveshjes të paraqitura në vazhdim: Përshkrimi i projektit Dispozitat standarde Shtojca A Shtojca B

Kjo LM ose Ndryshim i LM më tej i nënshtrohet kushteve të marrëveshjes në vijim mes të dy Qeverive sipas modifikimeve dhe plotësimeve: _____________________________

Fondi i projektit i ndarë për Ambasadën e SHBA-ve dhe i zotuar nga kjo Marrëveshje: $ 7,684,256 Fondi i projektit i vënë në dispozicion për zotim por që mbahet nga INL në Uashington $(1,100,000) Fondi i përgjithshëm i projektit i siguruar më këtë marrëveshje $ 6,584,256 Fondi i përgjithshëm i projektit i siguruar për programin e vendit gjatë këtij viti fiskal $22, 589,961

Vlera, shuma dhe këstet $7,684,256 - 19118/910220000 - 0203 Data e fundit e zotimit 30 shtator 2010 Dëshmia se fondet janë në dispozicion Zyrtari për Menaxhim financiar (nënshkrimi) (data)

Për Qeverinë e Kosovës Për Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (nënshkrimi) (nënshkrimi) Skender Hyseni Christopher Dell Ministër i Punëve të Jashtme Ambasador Data: 14 shtator 2009 Data: 14 shtator 2009

Shtator 2009

Page 17: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

SHPËRNDARJA E FINANCIMIT TË PROJEKTEVE Financimi i projektit i zotuar sipas një Marrëveshjeje mes

Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës

Fondet e ndara për Ambasadën e SHBA-ve Shuma e caktuar 1989110220000 Kësti 0203

Numri i projektit Titulli i projektit Shuma e përgjithshme

IN41KV03 Sundim i ligjit dhe mbështetje për institucionet e sektorit të drejtësisë1

$1,100,000

IN13KV04 Sundim i Ligjit dhe Zbatim i Ligjit $6,584,256

Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $7,684,256

Fondet e mbajtura në INL Uashington për zotim Shuma e caktuar 1989110220000 Kësti 2079 Numri i projektit Titulli i projektit Shuma e

përgjithshme

IN41KV03 Sundimi i ligjit dhe mbështetje për institucionet e sektorit të drejtësisë

$ (1,100,000)

Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $ (1,100,000)

Shtator 2009

1 Luteni të keni parasysh se këto fonde të programit; $1,100,000 për Sundimin e Ligjit dhe Mbështetje për

Institucionet e Drejtësisë ishin të radhitura në LM origjinale dhe në listën e përmbledhjes dhe duhej të zotoheshin në Uashington, por tash po zotohen në Postë. Shuma e përgjithshme e fondeve të reja (fondet që nuk janë përfshirë në LM origjinale dhe në listën përmbledhëse) është $6,584,256.

Page 18: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

MODIFIKIMI/NDRYSHIMI I LETRËS SË MARRËVESHJES SË NËNSHKRUAR ME 31 KORRIK 2009 MES

QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1. E PËRGJITHSHME Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (QSHBA), e përfaqësuar nga Ambasadori Christopher Dell, dhe Qeveria e Republikës së Kosovës (QK), e përfaqësuar nga Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Jashtme, bashkërisht pajtohen të modifikojnë dhe ndryshojnë letrën e marrëveshjes mes QSHBA dhe QK, të nënshkruar me 31 korrik 2009 (“Marrëveshja”) në aspektin si në vijim: 1: Të zotohen $6,584,256 për përpjekjet në fushën e Sundimit të Ligjit dhe Zbatimit të Ligjit, për të përfshirë trajnimet Anti-Krim dhe Asistencën Teknike. Këto fonde do të shfrytëzohen për të vazhduar projektet dhe për të mbështetur objektivat siç përshkruhen në Letrën e Marrëveshjes (LM) origjinale, të nënshkruar me 31 korrik 2009. Këto fonde po ashtu mund të përdoren për të mbështetur aktivitetet dhe objektivat e programit të ri. Këto vendime do të bëhen në konsultim me QK, Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe Departamentin e Shtetit në Uashington, DC, dhe do të marrin në konsideratë disa faktorë: vlerësimin e programit aktual të INL, aktivitetet e donatorëve të tjerë ndërkombëtarë, prioritetet e reja ose të ndryshuara të asistencës së QSHBA dhe prioritet aktuale të QK. Programet INL mbështesin zhvillimin e Sundimit të Ligjit dhe Zbatimit të Ligjit dhe këto fonde dedikohen për projekte të cilat mund të përfshijnë, por të cilat nuk do të kufizohen brenda tyre; sundimin e ligjit, zhvillimin e institucioneve të drejtësisë, menaxhimin kufitar dhe përforcimin e autoriteteve që merren me imigrim, hetimet komplekse kriminale dhe bashkëpunimin mes policisë dhe prokurorisë, zhvillimin e sistemit të menaxhimit të informatave në fushën e zbatimit të ligjit, policinë në komunitet, uljen e kërkesës, kulturën e ligjshmërisë, drejtësinë për të mitur, shërbimin korrektues dhe fushat e tjera të reformës të përcaktuara nga INL dhe Departamenti i Shtetit në konsultim me QK dhe Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe palët e tjera të kyçura. Këto konsultime do të fillojnë në vitin fiskal 2010 (FY10). INL do të marrë në konsideratë kryerjen e programeve ekzistuese dhe përparimin drejt matjeve të performancës dhe treguesve të tjerë të suksesit, si dhe çdo ndryshim tjetër të rëndësishëm që ndikon në realizueshmërinë ose domosdoshmërinë e programit. INL po ashtu do të marrë në konsideratë asistencën nga donatorët e tjerë që janë aktivë në Kosovë. Gjatë këtyre konsultimeve, dhe pas identifikimit të programeve specifike, INL do të punojë me QK për të caktuar synimet dhe matjet e performancës për aktivitete të caktuara. 2: Të zotohen $1,100,000 për financime në Sundimin e Ligjit dhe Mbështetje për Institucionet e Drejtësisë. Aktivitetet e përshkruara në LM origjinale do të vazhdojnë dhe këto fonde do të shfrytëzohen për aktivitete që plotësojnë përpjekjet e asistencës në fushën e sundimit të ligjit (RLA) dhe që kontribuojnë në ndërtimin e kapaciteteve të zyrtarëve dhe institucioneve të sektorit të drejtësisë.

Page 19: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

INL, në konsultim me Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, QK, Këshilltarët Ligjorë Rezidentë dhe Departamentin e Shtetit në Uashington, do të përcaktojnë projektet dhe aktivitetet e caktuara që mbështesin synimet dhe objektivat për Sundimin e Ligjit dhe Mbështetjen për Institucionet në Sektorin e Drejtësisë, siç përshkruhen në LM origjinale (pjesa 5). Aktivitetet do të përqendrohen në kultivimin e bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorëve në hetimin e krimeve serioze, forcimin e zyrës së prokurorit, ngritjen e kapaciteteve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe trajnime të tjera dhe asistencë teknike me qëllim të mbështetjes së institucioneve të sektorit të drejtësisë në Kosovë. Përshkrimi i plotë i projektit dhe qëllimeve të projektit është i paraqitur në Pjesët II dhe III më poshtë. Të gjitha obligimet e tjera, kriteret dhe kushtet e përfshira në letrën e marrëveshjes të datës 31 korrik 2009, mbesin të aplikueshme dhe plotësisht në fuqi. II. PËRSHKRIMI I PROJEKTIT Programi për trajnime dhe asistencë teknike në fushën e sundimit të ligjit dhe zbatimit të ligjit kundër krimit është i modeluar për të rritur kapacitetet e QK për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet, për të mbrojtur sigurinë publike, për të reaguar ndaj thirrjeve për ndihmë nga qytetarët, për të ruajtur dhe kontrolluar kufijtë, për të mbledhur dhe ndarë të dhënat dhe informacionet mbi kriminelët dhe aktivitetet kriminale, për të marrë pjesë në nismat rajonale për zbatim të ligjit dhe për siguri, për të luftuar krimin e organizuar, për të rritur dënimet e kriminelëve, sidomos për krime serioze. Programi po ashtu do të rrisë kapacitetet brenda Policisë së Kosovës për të rekrutuar, trajnuar, promovuar, zhvilluar dhe mbajtur stafin e përkushtuar ndaj ruajtjes së sundimit të ligjit në Kosovë. Asistenca e projektit do të ofrohet përmes këshilltarëve të përhershëm dhe të kohëpaskohshëm me ekspertizë teknike relevante, asistencë teknike, trajnime, pajisje, udhëtime studimore dhe grante. Aktivitetet e programit do të përkufizohen më në hollësi bazuar në konsultimet mes zyrtarëve të Ambasadës së SHBA-ve dhe të QK dhe do të finalizohen pas rishikimit dhe vlerësimit të përparimit të programeve aktuale të INL drejt matjeve të performancës, si dhe nevojave aktuale dhe atyre që paraqiten siç përcaktohen nga QK, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë dhe Departamenti i Shtetit në Uashington. Do të merren në konsideratë edhe rekomandimet e ardhshme nga një Rishikim në Agjencitë e Sektorit të Drejtësisë i kryer në Kosovë në qershor 2009. Drejt atij qëllimi, QSHBA dhe QK do të ndërmarrin veprime dhe do të ndajnë mjete në baza vjetore sipas autorizimeve nga proceset e tyre përkatëse legjislative për të mbështetur këtë përpjekje. Sigurimi i fondeve nga QSHBA pas vitit aktual fiskal varet nga përparimi i kënaqshëm drejt

përmbushjes së synimeve të projektit dhe fondeve në dispozicion të autorizuara dhe të

përvetësuara në bazë vit-pas-viti nga Kongresi i SHBA-ve dhe të miratuara nga Departamenti i

Shtetit i QSHBA, Byroja për Narkotikë Ndërkombëtarë dhe Çështje të Zbatimit të Ligjit (INL).

III. Synimi i projektit dhe verifikimi i të arriturave

Page 20: LETËR E MARRËVESHJES - mfa-ks.netshqip).pdf · Menaxhim i Programeve, Mbështetjes dhe Operacioneve $3,089,197 Përmbledhje Totali i të gjitha projekteve $10,346,177 . LETËR

Synimi i programeve të QSHBA-ve për Trajnimet dhe Asistencën Teknike Anti-Krim në Kosovë është të ndërtohen palë homologe efektive, bashkëpunuese dhe afatgjate në Kosovë me agjencitë për zbatimin e ligjit të SHBA-ve. Programet punojnë për të krijuar operacione efektive në fushën e zbatimit të ligjit me njësi të specializuara, legjislacion dhe sisteme të sektorit të drejtësisë penale që kultivojnë sundimin e ligjit dhe janë të harmonizuara me standardet e pranuara evropiane dhe ndërkombëtare. Programet i njoftojnë zyrtarët e Kosovës me teknikat e shfrytëzuara nga agjencitë në SHBA për kryerjen e hetimeve penale dhe parandalimin e përhapjes së krimeve trans-nacionale. Programet paraqesin instrumente ligjore dhe hetuese që përdoren me të madhe nga agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA gjatë kryerjes së hetimeve dhe theksojnë rolin e zbatimit të ligjit në përforcimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave individuale dhe në luftimin e aktiviteteve terroriste globale. Përparimi drejt përmbushjes së këtyre synimeve të projektit do të matet me rritjen e numrit të rasteve bashkërisht të hetuara nga policia dhe prokurorët, numrin e rasteve të sjella para drejtësisë dhe të gjykuara dhe numrin e dënimeve nga krimet serioze. Progresi po ashtu do të matet me zhvillimin dhe shfrytëzimin e planprogramit të ri dhe/ose të rishikuar, miratimin e standardeve të promovimit bazuar në meritë, pjesëmarrjen në forumet rajonale të luftimit të krimit, numrin e shtuar të ndalimit të të mallrave ilegale, të vjedhura ose nga tregu i zi, ndaljen e narkotikëve dhe armëve, arrestimin e kriminelëve në kufi, si dhe rritjen e numrit të arrestimeve dhe burgimeve të atyre që janë të implikuar në trafikim me njerëz. Përparimi po ashtu duhet të matet me rritjen e shfrytëzimit të grupeve punuese dhe shpikjeve të tjera në teknikat e hetimeve dhe lidhjen e demonstruar mes hetimeve të përmirësuar dhe mbledhjes së dëshmive si dhe rritjen e shkallës së burgosjeve. Caqet e vërteta për këto të arritura do të caktohen gjatë vitit të parë fiskal të programit, pas një vlerësimi të gjendjes aktuale dhe pas hartimit të planeve më të hollësishme për programin që duhet jetësuar. IV. Vlerësimi i programit Zyrtarët nga QSHBA, përfshirë drejtorin e INL, menaxherin e programit ICITAP, Këshilltarin Ligjor Rezident nga ODPAT dhe këshilltarët e tjerë do të takohen me zyrtarë të QK në baza tremujore për të diskutuar përparimin dhe shënimet nga këto takime do të shpërndahen te palët përkatëse. Veç kësaj, një raport vjetor me shkrim do të përgatitet dhe do të sigurohet për palët përkatëse. E lidhur në dy kopje, në Prishtinë, në ditën e 14-të të shtatorit 2009. Për Qeverinë e Për Qeverinë Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Republikës së Kosovës Nënshkrimi Nënshkrimi Christopher Dell Skender Hyseni Ambasador Ministër i Punëve të Jashtme