113
1 LIRIDON SULEJMANI HEROLI ND OSMANI DUGAGJIN LATIFI QAMIL AVDILI FATLUME AVDIU FISNIK AZEMI FLORENT AZEMI

Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature (material i dobishem - m.d)

Citation preview

Page 1: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

1

• LIRIDON SULEJMANI • HEROLI ND OSMANI • DUGAGJIN LATIFI

• QAMIL AVDILI • FATLUME AVDIU • FISNIK AZEMI

• FLORENT AZEMI

Page 2: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

2

Parathënie :

I dashur lexues , në dorë ke skriptën e përpiluar nga një grup nxënësish maturantë. Në vitin e

kaluar pra në vitin 2011 kur edhe ne ishim maturantë gjithnjë na brengoste fakti se si t‟i

mësonim vetëm ato që na kërkoheshin si përgjigje gjat provimit të maturës , kurse krahas kësaj

ne kishim librat e gjuhës dhe letërsisë shqipe të cilët brenda tyre kishin përmbajtje të detajuar .

Duke u gjendur para këtij fakti dhe duke pasur dëshirë për një mësim selektiv të asaj e cila me të

vërtetë kërkohej , mes nesh si grup nxënësish lindi një pyetje se çfarë të bënim lidhur me

letërsinë ngase në të siç do të vëreni edhe vetë më poshtë kishte një numër të madh autorësh , një

numër të madh veprash , një numër të madh rrymash letrare si të vendit ashtu edhe të huaj ,

pastaj kësaj i shtohet edhe numri i madh i veprave letrare të shpjeguara detajisht . Ne meqë

kishim këtë problem vazhdimisht mes temash që debatonim kishim edhe si të mësonim më lehtë

në gjuhë shqipe . Duke parë pyetjet që parashtroheshin në provimet paraprake që ishin dhënë

viteve të kaluara nga ministria e arsimit , pastaj duke e marrë këtë mendim dhe duke e krahasuar

me atë se çka realisht përmbanin librat , ne si grup nxënësish të një klase , një ditë nga ditët e

shkollës vendosëm që të përpilojmë këtë skriptë . Këtu brenda këtij teksti do të gjeni shpjegime

mbi rrymat letrare , mbi veprat e autorëve , mbi ideologjinë e secilit nga drejtimet apo thënë më

drejtë do të gjeni të gjitha ato mësime që përfshihen në materialin mësimor të gjuhës dhe

letërsisë shqipe që nga viti i parë e deri në vitin e katërt në gjimnazin e reformuar mirëpo në një

format të reduktuar . Këtu kur themi format të reduktuar duhet të kihet parasysh fakti se nga

teksti i vërtetë që përmbahet në libër janë hequr shpjegimet e përsëritura e të detajura thellë gjë

e cila nga aq sa ne kemi mundur të kuptojmë nuk kërkohen nëpër provime . Përqendrimi ynë më

tepër është i orientuar në emra , data , përkatësisht në pjesën numerike dhe atë teorike që është

nga më e kërkuara . Këtu në tekstet paraqiten së pari rryma letrare e përshkruar nga bartësit

respektivisht autorët me emra , pastaj vitet kur paraqitet , vendi ku paraqitet , zhvillimet politike ,

qëllimi i rrymës , autorët , biografitë e tyre të konkretizuara me vite , vende lindjeje , shkollime ,

pastaj veprat e tyre të paraqitura janë në formë listash , e pas kësaj veprat e tyre ku janë dhënë

informata konkrete pra personazhe , zhvillime ngjarjesh të përgjithësuara , arsyet etj . Pra nga

kjo ne skemi bërë gjë tjetër përpos që kemi vendosur të gjithë atë material në një skriptë si kjo ku

qasja në informacionin e dëshiruar është më konkrete dhe më e shpejtë . Lexuesit i drejtohemi

me një kërkesë faljeje mjaftë të sinqertë lidhur me gabimet e mundëshme drejtëshkrimore të bëra

brenda tesktit që për mungesë kohe nuk mundëm ti evitojmë dhe aq sa duhet . Nxënësit i

drejtohemi me urdhërin e përvojës që ta lexojë skriptën nja pesë a gjashtë herë , nga fillimi deri

në fund , dhe së bashku në kombinim me atë që ka mësuar më pare me shumë sukses do të

ballafaqojë sfidën e provimit të matures në pjesën e letërsisë së gjuhës shqipe . Teksti në fjalë

gjatë përpilimit është ndarë në grupe me nga dy ose një person që për hirë të mundit të dhënë do

i përmendim edhe emrat e atyre që e bënë këtë punë jo me pak vlerë : materialin e vitit të parë e

kanë përpunuar nxënësit Qamil Avdili dhe Herolind Osmani , materialin e vitit të dytë e ka

përpunuar nxënësi Liridon Sulejmani , materialin e vitit të tretë e ka përpunuar Dugagjin Latifi

me asistencë të Fatlume Avdiut kurse materialin e vitit të katërt e kanë përpunuar Fisnik Azemi

dhe Florent Azemi. Ju dëshirojmë lexim të vëmendshëm dhe suksese në provim.

Page 3: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

3

MATERIALI MËSIMOR I VITIT TË PARË

LETËRSIA E VJETËR SHQIPTARE

Fillon në shek. XVI (Marin Barleti) deri më 1836 (Milosao, J. De Rada). Para kësaj faze kemi

fazën e dëshmive:

1. Dëshmia e Guilem Adeas (1332) , letra e Skenderbeut dërguar princit të Torontos (1460) dhe

M. Barleti Rrethimi I Shkodrës;

2. Dëshmia e Pal Engjëllit (1462), fjalorthi i Arnold Von Harfit (1497) dhe Perikopeja e ungjillit

( shek. XV-XVI).

Pal Engjëlli (1417-1470)

Ishte Nga Drishti, kryepeshkop i Durrësit, diplomat dhe këshilltar i Skenderbeut. Në kuvendin e

8 Nëntorit 1462 në kishën e Shën Trinisë së Matit shkroi veprën Rregullat, ku gjendet

Formula e Pagëzimit (afabet latin dhe Italian, dialekti gegërishte) , të cilën historiani Nikolla

Jorga (rumun) e zbuloi në bibliotekën Laurentiana (Firence).

Arnold Von Harfi

Ishte nga Kolni (Gjermani), kalorës që u ndal në Ulqin,Durrës dhe Sazan (ishte nisur për

Palestinë). Nga nevoja për komunikim në fjalorth (shqip- gjermanisht) shënoi: 26 fjalë, 8

shprehje dhe 12 numërorë , kishte perdorur alfabetin latin-gotik. Më 1860 e zbuloi Von Grote.

Anonimi i Perikopesë së ungjillit (përkthim i tekstit biblik)

Autori (sipas Kolë Ashtës është shqiptar, sepse bën më shumë gabime në gjuhën greke se shqipe

alfabet grek), përktheu një tekst të shkurtër biblik Ungjilli i Shën Mateut, kaptina XVI , 62-66.

E zbuloi Spiridon Lambrosi (bibliotekën e Milanos), 1906.

HUMANIZMI

Humanizmi u ngrit kundër shtypjes feudale për të ndërtuar një rend të ri shoqërorë- ekonomik,

kundër errësirës kishtare dhe pushtetit të kishës. Në këtë periudhë fillon edhe zëvendësimi i

prodhimeve zejtare në ato manifakturale dhe u krijua edhe shtresa e borgjezisë (manifakturistë,

bankierëve e financierëve .Ku në vend të dogmave fetare (nihilizmi, fanatizmi, asketizmi) lindi

vështrimi kritik duke u bazuar në arsyen e mendjes së njeriut. Humanistët luftonin për lirinë

personale e lirinë e fjalës. Ata shfytëzuan kulturën greko-romake dhe folklorin, përdorinin

gjuhën kombëtare e pjesërisht latine. Humanizmi lindi në Itali, pastaj në Spanjë, Francë, Angli,

Gjermani, Shqipëri etj.

Humanizmi në letërsinë shqiptare- dallojmë dy faza:

1. Atë brenda territorit shqiptar (deri më 1479)

2. Atë jashtë territorit (fillon prej 1479- gjatë tërë shek. XVI).

Faza e parë është pak e njohur, në të dytën kemi humanistë që shkruajtën për: luftërat e

Skenderbeut e të Shkodrës ( Marin Barleti, Marin Becikemi dhe Martin Segoni); gjeografinë e

Shqipërisë ( Martin Segoni); filozofi, poezi, astronomi (Gazulli, Tomeu dhe Maruli). Këta ishin

doktorë të shkencave e akademik, edhe profesorë në universitetet si të Padovës e të Breshias.

Page 4: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

4

BIOGRAFIA E HUMANISTIT MARIN BARLETI

Lindi: (1460-1463), Shkodër ( sipas dok. në noterin e Padovës, dhe nga një testament I vitit

1501).

Shkollimi: mësimet e para nga ndonjë qendër humaniste, të mesmet në Venedik.

Aktivitetet: meshtar në Shkodër.

KRIJIMTARIA E HUMANISTIT MARIN BARLETI

Në veprën e tij ka letra që dergojnë kundërshtarët, dialogje të palëve luftuese, fjalime të gjata,

përskrime të natyrës dhe personazheve. Barleti ka shkruar vepra për Skënderbeun. Ato vepra

janë: “Rrethimi I Shkodrës” dhe “Historia e Skënderbeut”.

ANALIZA E VEPRËS HISTORIA E SKËNDERBEUT

Rëndësia: rol të madh edukativ në brezat e ardhshëm pse i ka edukuar në frymën patriotike , si ta

duan dhe mbrojnë atdheun. Kjo vepër ka vlerë edhe për idetë humaniste ku çmon mendjen dhe

gjykimin njerzor. E afirmon konceptin e lirisë politike të njëriut. Nga Barleti tradhëtarët quhen

“qytetar të fëlliqur” dhe bukëshkalë. Barleti njeh lufra të drejta, që janë mbrojtëse dhe padrejta

që janë okupuese. Ndahet në 13 libra ose kaptina.

Tema: jeta dhe luftrat e Skënderbeut.

Personazhet:

Skënderbeu- pamje ideale, intelektual, ka kultura të huaja,ushtarak dhe me portrete si etik,

psikologjik.

Ballaban Pasha - renegat shqiptar,

Ali Pasha, Mehmeti i II , sulltan Murati II, Mustafa Pasha- armiq.

Subjekti:Pjesën më të madhe ua kushton luftrave të Skënderbeut kundër Perandorisë Osmane që

fillojn pas kuvendit të Lezhës (mars 1444). Në qershor 1444 zhvilloi luftën e parë kundër Ali

Pashës ( në fushën e Torviollit, afër Dibrës), pastaj me Mustafa Pashën, më 1450 me sultan

Muratin e II, Krujë ( ky sultan vdes në Edrene, 1451), mundi edhe Mehmetin e II (birin e

Muratit II), në Krujë, pastaj pësoi edhe Ballaban Pasha (renegat shqiptar). Skënderbeu korri

suksese edhe në Itali, 1461, i ndihmoi Ferdinandit (djalit të mikut të tij Alfonsit V. Skënderbeu

vdes më 17 janar 1468. Kjo vepër ka vlerë edhe për idetë humaniste ku çmon mendjen dhe

gjykimin njerzor. E afirmon konceptin e lirisë politike të njëriut. Nga Barleti tradhëtarët quhen

“qytetar të fëlliqur” dhe bukëshkalë. Barleti njeh lufra të drejta, që janë mbrojtëse dhe padrejta

që janë okupuese

Vendi i ngjarjes: Krujë, Dibër dhe Itali.

Page 5: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

5

BIOGRAFIA E HUMANISTIT GJON BUZUKU

Lindi : nuk dimë asgjë, për vendlindjen, sipas Norbert Jokli (austriak) dhe Marko La Piana

(arbëresh) thuhet se është nga pjesa verilindore; ndërsa sipas Justin Rrotës dhe Eqrem Qabej

është nga pjesa veriperëndimore.

Aktivitetet: meshtar i një kishe.

KRIJIMTARIA LETRARE

E shkroi vetëm veprën Meshari dhe nuk është një vepër origjinale por e përkthyer.

ANALIZA E VEPRËS MESHARI

Rëndësia : më i pari monument i literaturës shqiptare, pa këtë vepër nuk mund ta studionim

fonetikën, morfologjinë e dialektologjinë historike të gjuhës shqipe. Gjuha është gegërishte

arkaike. Alfabeti është latin por pesë shkrojnja janë të huazuara nga ai gllagolitik i sllavëve të

bosnjës.

Tema: vargje nga bibila.

Vecori: nga 220 faqe I kshin mbetur 188 kur e gjeti Gjon Kazasi( e quajti Meshari), pa kopertinë.

Për vendbotimin ka mendime të ndryshme si p.sh. Tivar, Shkodër, Obod dhe më I besueshëm

Venedik. Sipas E. Qabej është përkthyer nga: gjuha latine, italiane dhe sërbe.

Dallimi: tip i veprave fetare që përbëhet nga libri i orëve dhe nga i mesharit, ka edhe disa lloje

poezish si himne dhe psalme.

BIOGRAFIA E HUMANISTIT PJETËR BUDI

Lindi: 1556, Gur të Bardhë të Matit.

Shkollimi: rrethin familjar.

Aktivitetet: në moshë 21 punoi si meshtar në Kosovë e Maqedoni.

1599 vicar i përgjithshëm i kishave të Sërbisë (shërbeu 17 vjet).

1616 shkoi në Vatikan (pas Kuvendit të Prokuplës) për disa kërkesa, nuk pati sukses.

1618 në Romë, botoi 4 vepra.

1621 I shkruan një letër kardinal Gocadinit,organizimin e kryengritjeve.

1622 (Shqipëri ) ipeshkv i Sapës, mban mbledhje për ndalimin e veprimtarëve të huaj që ishin

antikombëtar.

Vdiq: dhjetor 1622 (aksidentalisht duke kapërcyer lumin Drin, ndërsa I. Zamputi thotë se ishte

komplot).

Page 6: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

6

KRIJIMTARIA LETRARE

1. Doktrina e kërshtenë, Romë 1618;

2. Pasëqyra e t‟rrëfyemit, Romë 1621 (përkthim nga latinishtja)

3. Rituali roman, Romë 1621;

4. Kush thotë meshë këtë kafshë duhet me shërbyem, Romë 1621.

ANALIZA E VEPRAVE TË PJETËR BUDIT

Tipi i ligjeratës është Budi është prozator dhe poet. Proza është e përkthyer nga italishtja dhe

latinishja dhe origjinale. Budi ka shkruar 3 200 vargje. Poezitë janë me motive:

1. Biblike- dhiata e vjetër dhe e re (vëllavrasja- Kaini vret Abelin; motivin e vajeve- Shën Mëria

vajton Krishtin)

2. Personale- të poetikës letrare: aktit të frymëzimit, krijimit dhe zgjedhjes së motivit.

Budi përdor vargun tetërrokësh dhe alfabetin e Buzukut.

BIOGRAFIA E HUMANISTIT FRANK BARDHIT

Lindi:1606, Kallmet të Zadrimës,

Familja: e shquar e Bardhajve,

Shkollimi: mësimet e para në familje, 1628 në Loreto, 1633 në kolegjin e propagandës Fide të

Romës. 1635 kreu studimet.

Aktivitetet:

1636 ipeshkv në Sapë e Sardë,

1642 kërkoi të mbahet gjyq për vrasjen e Budit, u dëshpërua nga vendimi I gjyqit.

Është shkenctari i mirëfilltë i shek. VII.

Vdiq:1643.

KRIJIMTARIA LETRARE

1. Dictionarium latino-epiroticum (fjalor latinisht-shqip), Romë 1635;

2. Gjergj Kastrioti Venedik 1636

ANALIZA E Dictionarium latino-epiroticum

Në parathënie jep dy motive se pse e shkroi:

1. Kombëtar- ti ndihmoj gjuhës shqipe që kishte filluar të humbej,

2. Religjioz - ti ndihmoj priftërinjtë që përmes këtij fjalori të përkthejnë cdo libër që u bie

në dorë.

Page 7: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

7

Është e tipit 2 gjuhësor por del edhe 4 gjuhësorë si latinisht, italisht, shqip, turqisht. Ai shënon

emrat në të pashquar, foljet në paskajore. Në pjesën e dytë ka pjesë gramatikore si: numërorët,

ndajfoljet, lidhëzat, pasthirrmat dhe pjesë nga folklori, 113 proverba dhe 2 biseda. Ka 2544 fjalë.

ANALIZA E VEPRËS Gjergj Kastrioti…

E shruar latinisht dhe flet për Skënderbeun në formë të një apologjie ku dëshmon origjinën e

Skënderbeut dhe mohon boshnjakun Tomko Marnaviqi. Ndahet në 2 pjesë:

1. Origjinën e familjes së Marnaviqëve,

2. Origjinën e familjes së Kastriotëve.

Në apologji shfrytëzon veprat e Barletit, Becikemit; të huajve si Sabelikos dhe Orbinit.

Përdor alfabetin e Buzukut dhe Budit

BIOGRAFIA E HUMANISTIT PJETËR BOGDANI

Lindi:1628, Gur të Bardhë të Hasit të Prizrenit

Familja: e përmendur që ka nxjerrë mjaft intelektual.

Shkollimi:mësimet e para në familje, i vazhdoi në Kolegjin Ilirik të Loretos, studimet i vazhdon

më 1654 në Kolegjin e Propagandës Fide të Romës ( me ndihmën e Andrea Bogdanit), 1656

diplomon për teologji dhe filozofi.

Aktivitetet:

Pas shkollimit të lartë punoi si peshkop në shkodër dhe administrator i Tivarit. U arrestua më

1671 por nga burgu e nxorrën Pepë dhe Nikollë Kastori ( veprimtari politike kundër perandorisë

osmane).

1677 emërohet ipeshkv në Shkup ( me kërkesë e Andrea B. dhe me urdhrin e Papës.

1682 strehohet në Dubrovnik, kthehet në Shkup më 1683.

1689 I bashkohet generalit austriak Pikolomilit me 6000 ushtarë.

Vdiq:1689, dhjetor, Prishtinë.

KRIJIMTARIA LETRARE E HUMANISTIT PJETËR BOGDANI

-Cuneus Prophetarus (ceta e profetëve), 1685, Padovë.

-Krijimi I Rrozullimit, poezi refleksive

-Jeta e dhjetë sibilave dhe kankat e tyne.

Përdori alfabetin e paraardhësve, është I pari që shënon shkronjën ë me symbol të vecantë. Në

poezi përdor vargun 11 rrokësh, strofa tetëvargjëshe, me rimën ab, ab, ab, cc.

ANALIZA E VEPRËS ÇETA E PROFETËVE

Fillon me një parathënie , Të primtë përpara letërarit. Në këtë parathënie shpreh brengën për

gjndjen politike-kulturore të popullit shqiptar I robëruar, flet për arsimin e lartë ku thotë se duhet

të hapen këtu shkolla të larta e mos të shkojnë përtej detit, flet edhe për pasurimin e gjuhës me

fjalë plaka dhe fjalë të reja dhe të mos huazoje nga popujt përreth.

Vazhdon me tekstin themelorqë ndahet në dy pjesë.

Në pjesën e parëflet për imanencën e Zotit që ai e quan Hyji, fuqinë e tij dhe se krijoi gjthëcka

madje edhe njeriun.

Page 8: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

8

Në pjesën dytë flet për Jezu Krishtin, nënën e tij, për fëmijërin e tij, ndërtimin fizik dhe psikik,

edhe për vendimin që të martirizohet. Në vepër ka fragmente me temë kombëtare ku thotë se

Cesar Augustit që ka dashur ti ketë vetëm shqiptarë se janë trima e të fortë. Flet për Vuce Pashën

që humbi nga Kelmendasit. Përmend toponime si Prizrenin, Pashtrikun etj.

BIOGRAFIA E HUMANISTIT JUL VARIBOBA (arbëresh)

Lindi: 1724,Mbusat, rrethi i Kozencës

Shkollimi: në kolegjin arbëresh Shën Benedeto Uliano.

Aktivitetet:

1751- rektor I kolegjit Shën Benedeto Uliano ( u shkarkua sepse opinion arbëresh u ankua te

Papati).

Shkoi në Mbusat të punojë si prift. Mbante korin me vajzat e fshatit të cilat këndonin këngë për

Shën Mërin që i thurrte ai. U shkarkua për arsyen e nnjejtë “ sepse propagandonte katolicizmin e

arbëreshëve.

Vdiq:1788, Romë.

KRIJIMTARIA LETRARE

Shkroi veprën origjinale por me personazhe të huazuara nga bibla “Gjella e Shën Mërisë

Virgjër”.

ANALIZA E VEPRËS GJELLA E SHËN MËRISË VIRGJËR

Rëndësia: vepër origjinale, poetike.

Mënyra e botimit: 1762 në Romë.

Personazhet:

Shën Bambini (Krishti)

Shën Mëria- nëna e Krishtit.

Subjekti: është e ndarë në dy pjesë:

1. Flitet për Shën Mërinë, e cila dallon nga personazhi biblik, sepse Shën Mëria e Varibobës

është një nënë e vertetë, fshatare dhe grua e rëndomtë, ajo gëzohet kur njen se është

shtatëzënë, vepron sit ë gjitha nënëat, e lidhë, e zgjidhë, i jep sisë, e lëmon, e shtrëngon

në kraharor, e puthë, e mban në duar, edhe kur fillon të rritete ajo i këndon ninulla, e quan

pëllumb, brengoset për të dhe vajton kur martirizohet përderisa ajo Biblike është

indiferente, nuk i jep sosë, nuk kujdeset për të, nuk afrohet ta shikojë dhe nuk e pranon se

është fëmija i saj.

2. Flitet për dy modele të Krishtin: kur flet për fëmijërin e tij është real e natyror dhe

vazhdon deri kur martirizohet, ai luan me shokët si fëmijë i rëndomt, i do shokët dhe e

duan, i sjellin dhurata shokët dhe i ndihmon të ëmës në punët e shtëpisë; prej martirizimit

deri në vdekje tregohet sipas Biblës.

Page 9: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

9

Vecori: vepra vuan nga proliksiteti, pjesët nuk janë të lishura mirë dhe ndihen zbrastira ndërmjet

tyre. Ka përdorur metaforën, krahasime, epitete. Përdor varg të larmishëm nga 5-14 rrokësh.

Gjuha është me bazë popullore por ka edhe shumë italinizma.

Vendi i ngjarjes: fshat.

ALAMIADA SHQIPTARE

Zhvillohet nga fillimi i shek. XVIII gjatë tërë shek. XIX. Më parë është quajtur letërsia me

alfabet arab dhe letërsia e bejtexhinjve. Letërsinë shqiptare e pasuroi me motiv të reja si:

poetikës letrare, nostalgji, patriotizëm , moral-estetik, social dhe fetar. Nezim Frakulla botoi

veprën e parë arstistike në letërsinë tonë Divanin (1730-1735). Përdorën gjuhën shqipe, paraqitën

forma letrare fetare si: ilahi, elife, mevlude; jofetare si: poemat, kasidet, gazelet, humored,

satirat, divanet. Përdorën ligjeratën poetike dhe zhvilluan lloje të ndryshme të vargjeve e të

strofave, veçmas distihët e katrenat.

BIOGRAFIA E ALAMIADISTIT HASAN ZYKO KAMBERIT

Lindi:1743, Starje të Kolonjës.

Shkollimi:medresen në lindje.

Aktivitetet: 1789 mercenari Ali Pashë Tepelenës në luftën e Smederevës.

Vdiq:mendohet për vitin 1810

KRIJIMTARIA LETRARE

Sipas temave ndahahet në temë : fetare dhe jofetare (laike).

Temë fetare:

1. “ilahi”, 1749

2. përmbledhje poezish “Mexhnua”, “ Mevludi” etj.

Temë jofetare:

Poezitë: Paraja, Bahti im, Trahani, Lufta Mbretërore (Seferi humajun), Gratë e va, Gjerdeku i

vashës, Munafiku, Ty bota ta kanë zili dhe Vasijetname.

ANALIZA E POEZISË PARAJA

Rëndësia: është me motiv social dhe më e rëndësishmja e kësaj periudhe.

Personazhet: personazhet jan të shtresave të ndryshme.

1. feudalët (mbreti,vezirët, pashallarët, tregtarët, zejtarët)

2. klerikët (i pari i fesë, myftiu, myderrisi, kyrët e vaizët)

3.të varfërit (servilët, mundqarët, sahanlëpirësit, pakurrizorët)

Subjekti: flitet për veprimet, sjelljet e njerëzve që të aarijnë deri te para. Ku dy shtresat e para

zhvillojnë luftë pa kompromis, ndërsa e treata veprojnë kundër ndërgjegjes, moralit, karakterit

për të fituar para.

Qëndrimi i autorit: Shkrimtari dy grupet e para i satirizon dhe ironon ndërsa për shtresëne tretë i

vjen keq për jetën e tyre.

ANALIZA E POEZISË BAHTI IM (FATI IM)

Subjekti: flitet për jetën e poetit dhe eksperiencën e njeriut në jetë. Shtron pyetje shoqërisë se

kush duhet ta bëjn të lumtur një njeri: ryshfeti, paskrupulliteti, hipokrizia etj; apo dituria,

Page 10: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

10

intelegjenca, puna sakrifica. Të parat i kishte shtresa feudale dhe për këtë arsye atë qeveri e quan

zaife, hokabaza, pijanece, e të sëmurë.

ANALIZA E DISA TJERA POEZIVE

Trahani-shpreh keqardhjen për barinjtë e bujqit që hanë të njejtin ushqim , edhe atë 12 muaj në

vit, trahanin. Edhe në këtë poezi bën ironi e sarkazëm për të pasurit.

Lufta mbretërore: flet për mercenarizmin dhe luftat feudale i quan si mshtruese,cvlitëse,

rrënuese.Gratë e va dhe Gjerdeku i vashës: trajton temën e gruas së ve në shoqëri e cila bëhet

edhe burra për fëmijët e tyrë. Trajton fatin e vajzave që prindërit i fejojnë me kë të duan ata.

BIOGRAFIA E MUHAMED KYÇYKUT

Lindi:1782, Konispol, Gjirokastër .

Familja: mbeti herët pa baba u rrit nga ungji i tij.

Shkollimi: medresen në Konispol, në Kairo studioi.

Aktivitetet: hoxhë dhe muderriz në Konispol, merret me krijimtari përkthyese, përpilues tekstesh

dhe krijues origjinal.

Vdiq:1844, Konispol.

KRIJIMTARIA LETRARE E MUHAMED KYÇYKUT

Shkroi vepra me tematik fetare dhe jo fetare.

Fetare:

-Kaside byrda (përkthyer nga arabishtja)

-Mevlud (origjinale).

Jofetare:

Poezitë:

- Gurbetlinjtë

- Bekriu

- Zaptimi i Misolongut

Poema:

- Erveheja, 1818-1820

- Jusufi e Zylejhaja.

ANALIZA E VEPRËS ERVEHEJA

Në këtë vepër është e paraqitur jeta e një gruaje e quajtur Erveheja. Përvec bukurisë ka edhe

mencurinë. Gjthcka shkonte mir derisa burri i saj shkon në kurbet, kunati i saj dëshiron ta bëjë të

tijën por nuk mundështe sepse hasi në vigjilencën dhe moralin e Ervehesë. Erveheja është edhe

humaniste kur e shpëton nnga litari një të huaj duke i paguar 400 dukatë. Veprës ia humbin

vlerën artistike disa fenomene psh kur anija përmbyset dhe shpëton vetëm ajo, bëhet mjek i syve.

Page 11: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

11

Letërsia Botërore

Apo ajo e pgjitshme, është degë e shkencës mb letërsinë. Përfsin veprat letrare të të gjitha

kohëvedhe të të gjithë popujve. Ka kritere teorike-letrare se cila vepër mund të integrohet në let.

Botërore. P.sh. vepra që shquhen me idetë, mendimet e porositë dhe veprat që kanë përsosmëri si

nga përmbajtja ashtu edhe nga forma.

Miti dhe Mitologjia Mitet- janë tregime ose rrëfime për qeniet hyjnore si perënditë dhe gjysëmperënditë, për qeniet

njerëzore si heronjë dhe fenomene natyrore.

Mitologji- quajmë tërësinë e tregimeve dhe rrëfimeve për ngjarjet nga jeta e perëndive dhe e

hyjnive, e heronjëve dhe e fenomeneve natyrore.

Mitet ndahen në 3 cikle: teogonike, kozmogonike, heroike

Teogonike- flasin për historinë e perëndive.

Kozmogonike- flasin për zanafillën dhe krijimin e botës.

Heroike- flasin për heroizmat e trimave legjendarë, të njerëzve viganë ose të njerëzve

gjysëmperëndi. Të tillë janë: Gilgameshi,gjysëmperëndi, lufton kundër Humbabës, sjell paqe

dhe lumturi te njerëzit e një krahine.

Çdo popull ka mitet e tyre p.sh: të faraonëve, sumero-asiro-babilonase, kineze, indiane, greke,

romake, shqiptare etj.

Letërsia Mesopotamase

Mesopotamia shtet i lashtë në Lindjen e Mesme I krijuar që në mijëvieçarin e pestë p.e.r , la një

kulturë material dhe shpirtërore të pasur.

Kult. shpirtërore u zhvillua së pari në gjuhën sumere. Sumerët,popull indoevropian,nga India e

Irani. E ruajtën gjuhën e tyre në rrasa guri dhe në pllaka argjili e shkruar me shkronja të veçanta,

sot të zbuluar afër Bagdadit.

Gjuha dhe populli sumer u shuan në mijëvjeçarin e dytë p.e.r, kulturën dhe shkrimin e vazhduan

asiro-babilonasit, prandaj kjo let. ndryshe quhet let. sumere-asiro-babilonase. Kjo let. është me

përmbajtje religjioze dhe laike, ka qenë i zhvilluar edhe epi, më të njohura janë: Zbritja e Inanës

në botën nëntokësore, Epi për Lugalbandën, Rrëfimi për përmbytjen etj.

Page 12: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

12

Epi i Gilgameshit

Së pari i krijuar në gjuhën sumere, aty nga shek. XXII deri në shek. XVIII p.e.r.

Tregimet për Gilgameshin, të njohura në gjithë Lindjen e Mesme, por nuk I dihet autori.

NDËRTIMI

I ndarë në 12 këngë, sipas temave e ndajmë në 2 pjesë

TEMA E PARË

Kjo pjesë shkon deri në këngën VIII, ka si temë luftën që bën njeriu kundër së keqës njerëzore

Subjekti: Gilgameshi personazh kryesor i epit, me prejardhje hyjnore (2/3) dhe njerzore (

1/3).

Themelues i Urukut, dhe mbret i saj. Krijues i një mbretërie të pasur, ishte një sundimtar i

vrazhdë që nuk pyeste shumë për popullin, veçmas i mundonte të rinjt, nuk i linte të bashkohen.

Perënditë i pranuan ankesat e popullit, dërgojnë një krijesë hyjnore Enkidujin, i cili e humbi

betejën kundër Gilgameshit. Më vonë këta dy bëhen vëllezër dhe bashkëluftëtarë.

Këta dy luftuan kundër një të keqe, Humbabës, krijesë hyjnore që i tmerronte njerëzit e një

krahine. Këta dy korrën fitore në këtë betejë me ndihmën e hyjnive të Shamashit (zotit të

diellit), dhe të Ninibit (hyjit të luftës).Gilgameshi dhe Enkiduji luftuan për të mirën e

përgjithshme e jo personale.

TEMA E DYTË

Fillon nga kënga e IX e deri në fund, ka si temë fikën nga vdekja dhe nga bota e nëndheshme dhe

përpjekjen për të gjetur pavdekësinë. Konsiderohet si tema kryesore e epit të Gilgameshit.

Subjekti: Është si vazhdim i pjesës së parë, por me përmasa shqetësuese, vdekja e Enkidujit.

Vdekjen e Enkidujit Gilgameshi e përjetoi rëndë, dhe që në atë moment koncepti i epit merr një

kaje tjetër, jo të luftës dhe të guximit, por atë të nënshtrimit dhe të frikës nga vdekja. Me vdekjen

e Enkidujt Gilgameshi kuptoi domosdoshmërinë e vdekjes, se edhe ai një sit duhej të vdiste.

Gilgameshi mbante iluzione se Enkiduji do të zgjohet, e mbajti 6 ditë të pavarrosur,të 7 dha

urdhër për ta varrosur. Atij i mbeti vetëm një shpresë, gjyshi i tij Utnapishtimi, i cili e kishte

fituar pavdekësinë me barkën e tij që shpëtonte njerëz. Gilgameshi me shumë vështirësi arriti te

gjyshi i tij, ai ia tregon një bari në fund të detit, mirëpo ai bari nuk ishte bari për ta fituar

pavdekësinë por në të cilin ishte i vendosur rinia dhe fuqia,edhe këtë nuk arrin ta merr sepse para

tij e merr një gjarpër. Tani e kupton se edhe ai një dit duhet të vdesë dhe kthehet në Uruk, i

kërkon priftërinjëve të shkoj në botën e nëndheshme që ta takoj Enkidujin. Bisedon me hijen e

tij, dhe e kupton tmerrin që e pret.

Vepra e Gilgameshit mbetet një porosi e madhe për të gjithë njerëzit,se njeriu është i vdekshëm.

Page 13: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

13

Homeri

BIOGRAFIA

Thuhet se ka jetuar ndërmjet shek XI p.e.r dhe shek. IX p.e.r por disa thojn prej shek IX deri VII

p.e.r.

Shkrimtar i parë i letërsisë arkaike, i vë themelet e let. Greke.

Shkenca që merret me Homerin dhe veprat e tij quhet Homerologji.

Dy poemat e tij heroike Iliada dhe Odiseja

NDËRTIMI (Iliada)

Zhvillohet lufta në 51 ditët e fundit

Lexuesi e di ngjarjen deri në ditën e 10

Ka 15.700 vargje e ndarë në 24 libra, në bazë të alfabetit grek.

POEMA ILIADA

Tema: Poem heroike, tregohet për trimat e mëdhenj të luftës së Trojës dhe për luftën në mes

grekëve dhe trojanëve.

Subjekti: Shkaktar i luftës, hipokrizia e mbreti të Trojës Parisit , i biri i mbretit Priam. Parisi si

mik i Menelaut (vëllau i Agamenonit), i rrëmbeu shumë pasuri dhe gruan Helenën, me këtë

gjest të bërë nga Parisi filloi lufta 10 vjeçare greko-trojane.

Kryepersonazh i Iliadës është Akili, biri i mbretit Pelejës dhe i biri i perëndeshës së detrave

Tetidës. Ngjarja e veprës fillon me hidhërimin e Akilit – Agamenonit, Agamenoni ia rrëmbeu

vajzën e Krisit dhe e bëri robresh. Agamenoni pranon ta lëshoj vajzën e Krisit si kompenzim

rrëmben robreshën e Akilit Briseidën. Agamenoni dëshiron të kthehet në Greqi por pengohet

nga Odise.

Përçarjet e grekëve i shfrytëzonin trojanët duke marrë iniciativ për të dalur jashtë kalasë.

Parisi në duel me Menelaun, fituesi e merr Helenën. Parisin e shpëton Afërdita. Hektori lufton

me Ajaksin, e shpëton Apoloni.

Lufta ndikon edhe tek perënditë të cilët ndahen në dy tabore, me grekët dhe kundër tyre, mirëpo

Zeusi ia ndalon perëndive të marrin pjesë në këtë luftë.

Hektori (sypatremburi,grauja e tij Andromaka), del në luftë me Petroklin( shuku i ngusht i

Akilit, i cili ia kishte dhënë veshjet e tij) mirëpo ky vritet nga Hektori. Akili i zemëruar del në

dyluftim me Hektroin i cili e mundi atë, me ndihmën e perëndeshës Athina, e cila kinse ishte me

Hektorin i ndihmoj Akilit.

Si hakmarrje Akili ia lidh kokën për qerre dhe e tërheqë rreth kalasë ku e shohin prindërit e

Hektorit.

Me këngën XXIII bëhet varrimi i Petroklit. Me këngën XXIV, Priamai babai i Hektori i bie në

gjunjë Akilit t‟ia marr kufomën të birit, Akili ia jep hhe i premton 12 ditë armëpushim Ngjarja

përfundon me varrimin madhështor të Hektorit.

Page 14: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

14

POEMA ODISEA

Tema: Flitet për kthimin e burrit në shtëpi, në momentin kur gruaja e tij duhej të martohej me

një burrë tjetër, dhe burri i vërtet e ndërpret martesën.

Subjekti: Odiseu mbreti i Itakës bashk me një grup luftëtarësh marrin rrugën për tu kthyer në

Itakë. Gjatë rrugës së kthimit Odiseu haset në shumë pengesa të ngyrosura me mitologji, ku

ndikojnëe edhe perënditë.

Posejdoni, zoti i detit, ia çon anijen në ujdhesën e nimfës Kalipso,e cilado ta përvetësojë për

burrë në kohën kur Penelopës gruas së Odiseut, shumë mësitë e duan dorën e saj. Biri i Odiseut,

Telemaku i cili ka dalë ta kërkojë të atin, në rrugë takohet me heronjtë e trojës: Menelaun dhe

Helenën, por jo me Agamenonin sepse atë e kishte vrarë gruaja e tij.

Kalipsa me urdhërin e perëndive e lëshon Odiseun, Posejdoni përsëri ia shkatërron anijen.

Nausika i gjen në breg të detit dhe i çon në pallat ku aty takohet me Demodikun i cili këndon

këngë për luftën e Trojës. Grekët ndërtojnë një kalë të drunjt, në brendin e kalit fshehib qindra

luftëtarë dhe Odiseun, Trojanët e fusin kalin brenda kalasë. Natën dalin luftëtarët dhe e shktrojnë

trojen deri në themele.

Nëpërmjet 4 këngëve Odiseu tregon ngjarje dhe takime të çuditshme ku tregon kthimin nga

Troja.

Së pari arrin në ishullin e Lotofagëve, pastaj shkojnë te kiklopët ku Polifemit ia nxhjerin të

vetmin sy dhe e verbojnë. Depërton në botën e nëndheshme ku takohet me nënën, Agamenonin,

Akilin. Kalon nëpër ngushticën e Skilës dhe Kardibës ku i humb 6 shok dhe 6 tjerë të cilët i

kishin mbetur e vazhdon rrugën Kur arrin në Itakë ai vishet si lypës, takohet me Telemakun birin

e tij, ku aty mbyti të gjithë mësitët. Më në fund vendoset paqja dhe qetësia në Itakë me mbreti ne

dikurshëm Odiseun.

PERSONAZHET

Personazhe e Homerit paraqiten në situata të ndryshme, prandaj pasqyrojnë edhe një diapazon të

gjërë të realitetit.

Akili- hero i madh i epikës greke, ka një dihotomi të veçantë: di të dashurojë dhe të urrejë me të

njejtën fuqi, di të hakmerret dhe të ngushëllohet për të njejtët njerëz.

Hektori- gjithashtu hero i madh, në anën e Trojës, me karakter të fortë, nuk pranon të tërhiqet

nga fronti i luftës edhe pse e pa vetën në rrezik,sepse iu duk vdekja më e ëmbël dhe e ndreshme

në fushën e betejës, paraqitet pak më i kompletuar, është burrë e prind i kujdesshëm.

Agamenoni- ka pozitë të lartë në kierarkinë ushtarake sepse i takonte klasës aristokrate.

Andromaka- gruaja e Hektorit,e kujdesshme që krijon familje të lumtur, e do burrin dhe e

parandjenë tragjikën që do ti ndodhë në të ardhmën.

Odiseu- si personazh e cilëson maturia dhe mprehtësia në veprime, përfaqëson njeriun e kohës,

atë të tregtarit dhe të lundërtarit. Ai ka dashurinë ndaj atdheut dhe asnjëherë nuk e harroi Itakën

dhe gruan.

Penelopa- është gruaja ideale në kohën e Homerit të cilën e cilëson bukuria deh mençuria.

Mungesa e burrit e afirmoi edhe më tepër si shtëpiake e mirë, penelopa mbeti simbol i gruas së

bukur.

Page 15: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

15

SAFO

Në letësrsinë greke paraqitet një formë e re letrare, ku paraqiten lirika dhe dramaturgjia, në

tematikën përmbajtësore pasqyrohet më tepër realiteti.

BIOGRAFIA

Gruaja e parë poete e lindur në Lesbos, jetoi në shek. VI p.e.r,

Bijë e një aristokrati, u martua me një aristokrat, kishte një vajzë.

Largohet nga Lesbosi për në Sicili, kishte formuar shoqatën e femrave, të cilën e quantë, shtëpia

e shërbtorëve të muzave.

Poezitë e Safos janë të lidhura me dashurinë e një femre ndaj në mashkulli, Safo ishte për një

bukuri të jashtme por edhe të brendshme, e cila thotë: ,,I bukur është ai i cili është i madh në

shpirt‟‟. Safo paraqitet në një vazo greke me shirit në dorë, kah ajo fluturon Erosi me një

mbishkrim ,, i pafat‟‟. Kjo simbolik ka edhe mitin për Safon se ajo ka përjetuar një dashuri të

pafat me Faonin, të cilin e krijoi Afërdita. Safo nga dëshprimi që nuk arriti t‟ia rrëmbej zemrën,

ajo u hodh nga shkëmbinjtë në valët e detit, ngjarja mbaroi tagjikisht.Safo njihet si poete e

epitalmeve. Janë të ruajtura 2 këngë të tilla Kori I dhe Kori II

KORI I

Trajtonë pozitën shumë deprimues dhe degraduese, të një vajze të pamartuar, të virgjëreshës, të

cilën e krahason me një lule shumë të bukur, mirëpo kjo vajzë nuk është si të tjerat, kjo vajzë

karakterizohet me virgjinitet të humbur nga bariu, ku nga një vajzë e tillë ikin meshkujt. Poetja

kërkon shpëtim për një virgjëreshë të tillë, kërkon shpëtim nga Hymena , perëndesha e

bashkëshortësisë dhe e dasmës për t‟i ndihmuar vajzës.

KORI II

Me motiv autonimik, lumturinë e femrës që vë kurorë në rini. Këtë e krahason me një element

produktiv që me frytet e saja i gëzohen të tjerët (hardhinë). Për poetën martesa ngjall 2 ndjenja:

dashurinë e burrit dhe kënaqësinë e prindërve.Edhe në këtë poezi poetja e fton Hymenën që të

vazhdojë me kurorëzimet e të rinjëve.

EPITALAMI I AFËRDITËS Dallohen 3 komponenta që shprehin vuajtjet e femrës: vokacioni, epiteti, thirrja

Me vokacionin o frontstolisura, o hyjneshë e madhe, o e lumtur e madhëron Afërditën

(hyjneshën e dashurisë).Me epitet si : Afërdita e amshuar, hyjneshë e madhe, fytyrë hyjnore, me

të cilat e ngre më lart personalitetin e saj. Me thirrjet : këtu eja

Zhvillohet dialogu në mes Afërditës dhe poetës. Pjesa e dialogut të Safos flet përdashuri të

plagosur, ku dashnori i ka ikur dhe nuk i kthehet, të cilën e lëndon moralisht.

EPITALAMI PASION DASHURIE

Flet për cfilitjet e femrës që nuk gjen dashuri, për vuajtjet që janë fizike e psikike që shoqërohen

deri në vdekjeSafo është autore e një strofe të veçantë Safike, Përbëhet: 1katren, 3 vargjet e para

i ka në vargun 11 rokësh, vargun e 4 në 5rrokësh.

Page 16: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

16

Eskili

Fazën e let. Greke atë klasike e karakterizojnë dy nënfaza: zhvillimi i poezisë lirike shek. VII-VI

p.e.r Zhvillimi i tagjedisëdhe komedisë dhek. V-Ivp.e.r

Lindja e tragjeisë e të komesië e kushtëzojnë 2 momente: festat e Dionizit (perëndisë së verës),

lulëzimi i shoqërisë demokratike greke. Festat e Dionizitmbaheshin në pranverë dhe vjeshtë.

Korifeu- kishte rolin e tregimtarit të ngjarjes, ndërsa kori këndontë këngë lirike.

Lulëzimi i demokracisë luajti rolë në zhvillimin e tragjedisë dhe komedisë, u krijuan kushte për

krijimi ne teatrit grek: skena orkestra dhe publiku.

BIOGRAFIA

Krijoi tragjeditë e para, njihet ,,baba i tragjedisë”, për nga vlerat ,,gjeni i tragjedisë”.

Ka lndur në Leuzinë afër Athinës, 525 p.e.r me prejardhje aristokrate, por mbështeti

demokracinë.

Tragjeditë e para, në moshën 40 vjeçare, tragjedia e parë Persët.

Eskili thoshte se demokracia është më e pranueshme se monarkia, lindin mospajtime mes Eskilit

dhe Athinës, ku më 458 u luajt në athinë trilogjia ,, Orestina”, ku u ngritën akuza të rëndadhe u

detyrua të largohet nga Athina, shkon në Sicili, vdes në vitin 456 p.e.r

Për vdekjen e tij ekziston një legjend. Një ditë duke ndenjurnë fushë, kalon një shqiponjë ku

mendon se koka e tij tullace është shkëmb, e lëshon breshkën dhe bie në kokën e Eskilit, dhe

kështu vdes Eskili.

KRIJIMTARIJA LETRARE Nga 90 sipas disave apo 70sipas disave, vetëm 7tragjedi janë të ruajtura, mirëpo nga 72 tragjedi

ka fragmente dhe dihen titujt

Ndahet në 3 faza:

faza e hershme (Lutëset, Persët

faza e mesme (Të shtatët kundër Tebes, Prometeu i mbërtyer)

faza e fundit (Orestina)

PERSËT

Tema: Lufta e Persëve kundër Grekëve

Subjekti: Është trilogji, i largohet legjendave, i zavendëson me ngjarje bashkëkohore, ku merr

pjesë edhe vet. Kjo luft zhvillohet në krye me Kserksin, biri i Darit, ngjarja zhvillohet në

oborrin e Persëve. Tragjedia fillon me kori ne pleqëve persianë, që e lëvdojnë mbreitn dhe

ushtrinë persiane.

Nëna e Kserksit sheh ëndrra të tmerrshme, Dari flet për humbje të mdha, që vjen si rezultat i

krenarisë së tepruar të Kserksit. Ngjarja religjioze dhe porosia morale e përcjellin fati ne ngjarjes.

Ngjarja nuk zhvillohet para spektatorëve por përmes lajmëtarit i cili e kumton humbjen ose

fitoren.

TË SHTATAT KUNDËR TEBES

Këtu personazhi kryesor merr një rol dominues, roli i korit zvogëlohet duke ia zënë vendin

prologu,

Në tragjedinë Orestia fut edhe personin e tret

Page 17: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

17

PROMETEU I MBËRTHYER

Tema: Flet për kundërshtimin e Zeusit nga Prometeu, që të mos zhduk racën njerëzore.

Subjekti- Prometeu është një nga titanët e mëdhenj që ia mbajti anën Zeusit deri në momentin

kur Zeusi dëshiroj të sjellë në racë tjetër tënjerëzve dhe në atë moment e kundërshtoi Zeusin.

Zeusi e angazhoi Hefesin, të birin, perëndinë e zjarrit. Zeusi i dhuroi 2 veçori alegorike:

Pushtetin dhe Forcën. Prometeu lidhet për shkëmbi, rri si rojtar i vetmuar dhe në një pozitë

shumë të keqe.

Prometeu i dhuroi njerëzimit zjarrin, i bëri njerëzit që të njohin ciklet natyrore, i bëri njerëzit që

të shohin edhe psekishin sy, të dëgjojnë, zbuloi numratme të cilat i dha mundësi të zhvillohet

shkenca, zbuti kafshët etj, të gjitha këto përkundër dëshirës së Zeusit.

Zeusi me gjithë forca e tij ngriti një stuhi, e cila stuhi e rrëzoi shkëmbin ku ishte lidhur prometeu

dhe ra në det.

Zeusi u tregua i vrazhd edhe ndaj gruas së tij-Herës

Fig. Prometeu ka simbolik njeriun që lufton kundër tiranisë për t‟i dhënë njerëzimit vlerat më të

nevojshme në jetë.

ARISTOFANI

Në këtë kohë lind edhe komedia, fjala komedi nga gre. Komodia, do të thotë këngë e komosëve

(grumbullimi i njerëzve të papunë). Edhe komedia lindi në Athinë në kohën e festave të

Dioniseve. Aristoteli thotë se : tragjedia lindi nga këngët ditirambike, ndërsa komedia nga

këngët follike.

BIOGRAFIA

Lindi në Athinë në vitin 445p.e.r në një familje treftare

Të gjitha temat e komedive janë të lidhura me ngjarjet politike, shoqërore e kulturore.

Vdiq në vitin 388 p.e.r në moshë të re

La një numër të madh komedish, prej 44-50, sot njohim 11 prej tyre.

KOMEDIA KALORËSIT

Me temë plolitike, flet kundër liderit të partisë demokratike radikale- Kleonit.

KOMEDIA ZOGJTË

Tema: Përmes fantazisë të krijoi një jetë të lumtur e të pasur, për një pavarësi të njeriut nga

plotëfuqia.

Subjekti: Dy pleq nga Athina largohen atdheu të pakënaqur, shojnë në një vend imagjinar në

Pupëz, me veti kishin marr pulatë egra dhe sorra. Njërit i bie ndërmend ta krijoi polisin e

zogjëve ku njerëzit dhe perënditë do ti sundonin zogjtë. Zogjtë të shqetësuar vijnë me

maska,sepse në vendin e tyre kishin ardhur armiqt e tyre-njerëzit. Pas fjalimit të mbajtur nga

Page 18: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

18

njëri prej pleqve arrijnë marrveshje me zogjtë ta formojnë qytetin mes qiellit dhe tokës, emrin

Terqyqari (Nefalokokijati). Në këtë qytet do të pranohen njerëz të shquar, por edhe poetin e

varfur, Herakliti, Posejdoni, Tribali. Komedia përfundon kur Zeusi e marton të bijen me njërin

prej qytetarëve.

KOMEDIA BRETKOSAT

Paraqitet në kohën e shkatërrimit të shtetit detar Athinës pas luftës së Peloponezit.

Tema: Problemin e kritikës letrare, mes Eskilit dhe Euripidit në prezenc të Dionisit.

Subjekti: Secili i bën shkut vërejtje estetike-letrare, ku secili mbrohet me kundërargumente.

Euripidi e kritikon Eskilin mbi psikologjinë e personazheve, ku pozixioni i tyre gjithmonë është i

mbuluar, me fytyra të mbuluara, të heshtur, Eskili i përgjigjet se në tragjedinë e Euripidit dalin

persona të këputur, me rrecka, gojëprishur e çalamnë.

Euripidi thotë se Eskili i lë pa subjekt si në tragjedinë Orestia, Eskili hedhë poshtë këtë vlerësim

duke cituar 3 vargjet e para. Euripidi konstaton se në ato 3 vargje ka më shumë se 20 gabime.

Në fund sipas vlerësimit të Dionizit, në rolin e gjykatësit, dueli përfundon me fitore të Eskilit.

Aristofani në komeditë e tij shprehu një satirë të fuqishme, të guximshme dhe realepër gjendjen

politike-shoqërore në Athinë.

LETËRSIA ROMAKE

Zhvillohet pas gjysmës së dytë të shek. III p.e.r , në kohën kurletërsia klasike greke ishte në

përfundim e sipër, konsiderohet si vazhdim i let. greke. Let. romake zhvillohet në rrethana

politike e shoqërore njejt si ajo greke, vetëm se në një periudhë më të vonë kohore. Shoqëria

romake ka kaluar nga ajo fisnore, në atë klasore, në atë skllavopronare, me polisin ku

mbizotëronin antagonizmat.

Letërsia romake, zhvillohet nëpër dia periudha, e cila ndahet në dy epoka kryesore: në epokën e

let. republikane që arrin derin në vitin 30 p.e.r , epokën e let. mbretërore që fillon nga vitet 30

p.e.r vazhdon deri më 476 p.e.r

Secilën epokë e ndajmë në disa periudha. Epokën e parë e ndajmë në 3 periudha

a) Periudha e parë letrare, fillon në mesin e shek. III, në kohën e helenizmit të let.

romake, kur polisi shllavopronar e zgjeroi pushtetin në tërë italinë, zhvillohen himnet e

kultit, këngët e vajeve, këngët triumfale, fjalët e urta etj.

b) Periudha e shekullit të parë të let. romake, zhvillohet deri në mesin e shek. II, Koha

kur formohet polisi antik. Në këtë periudhë krijues e kemi Plautin me 20 komedi,

Eniusin nga Kalabria italo-grek, konsiderohet si Homeri romak, i përpunoi tragjeditë dhe

komeditë greke: Terenci nga Kartagjena, shkroi 6 komedi dhe Katoni,llogaritet si

histogra e orator.

c) Periudha e shek. të fundit të republikës, zhvillohet nga gjysma e dytë e shek. II deri në

vitet 30 p.e.r . Në këtë kohë kemi luftra të ashpra sociale, kryengritja e robërve si ajo e

Spartakut, këtu kemi edhe diktaturën e Cezarit. Në këtë periudh zhvillohet filozofia dhe

Page 19: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

19

retorika, paraqitet publicistika, këtu dallojmë: Ciceronin me veprat e tij : Mbi oratorinë,

Bruti dhe oratorët e lavdishëm, Letra miqve, Atika etj. , Katuli- poet i shquar i

epigrameve, elegjive retorike et.

Epokën e dytë e ndajmë në:

a) Periudhën e kalimit nga republika në mbretëri, prej viteve 30 p.e.r deri në vitin 14 e.r,

koha kur sundon Augusti, Më të njohur të kësaj periudhe janë: Virgjili, Horaci- satiristi

më i madh i kësaj periudhe, Ovidi-poeti elegjiak, Tibuli-poet i dashurisë, Tit Livi orator e

moralist.

b) Periudha e letërsisë bretërore e Romës, zhvillohet nga shek. I deri në shek II, u quajt

edhe si periudha e bronztë e let. romake, Më të njohur janë: Petronie-prozator; Fedrie-

fabulist, Kuintiliani-retorist, Marciali-me epigramet, Plini i Ri-orator produktiv, Juvenali-

satirist, Taciti etnografë dhe teorik i oratorisë.

c) Letërsia e vonë romake, Nga shek. II e deri në shek V, kur shkatërrohet perandoria

romake. Krijuesit më të njohur të kësaj periudhe janë: Frontoni, Aula Geli, Apuli etj. G

Gjat shek. V let. romake kalon në letërsi romake mesjetare.

PUBLIE VIRGJIL MARONI

BIOGRAFIA

Lindi në vitin 70 p.e.r në Mantue- Italia Veriore.

Nga një familje e qytetarëve të lirë, Babai me zejatri

U shkollua në Kremona dhe Milano. Në Romë dhe Napoli studioi retorikën dhe shkencat.

Punoi si avokat, por për shkaqe objektive e la , dhe filloi të merret me poezi.

Si poet ishte nën ndikimin e lirikës satirike dhe epikuerane (i la më së shumti përshtypje).

Ishte nën ndikimin e Teokritit.

Vdiq në vitin 90 p.e.r

VEPRAT

Bukoliket

Gjeorgjike ( Bujqësia)

Eneida

BUKOLIKET

Vepra e parë e tij 42-41 p.e.r

Në këtë vepër zhvillohen gara të këndimit se kush thotë poezi më ë gjata, apo më të shkurtra,

këndoheshin këngë për dashurinë.

Virgjili pati sukses me këtë vepër dhe u pranua në rrethin e Augustit.

GJEORGJIKE (Bujqësia)

Në këtë vepër punoi 7 vjet

Page 20: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

20

Tregohet veprimtaria e tërësishme e fshatit. Vepra ndahet në 4 pjesë: bujqësia, pemtaria me

vreshtarinë, blegtoria dhe bletoria.

Në poemë dy fenomene lëvizin ritmikisht: drita dhe hija.

ENEIDA

Veprat e Homerit i kishte si shembull dhe dëshiroi ta përpiloi një epope për heronjt romak duke u

mbështetur në mitologji.

Poema Eneida ka 12libra e ndanë në 2 pjesë:

Në pjesën e parë flet për udhëtimet e Eneutnga Troja nëpër Kartagjen, Butrint, Sicili e Romë, i

përgjigjet pjesës së dytë të Homerit-Odisea

Në pjesën e dytë flet: kur ngjarja vendoset në Lacio, kur Eneu lufton kundër Mezencit, dyluftimi

i Euralit dhe Turnit, zemërimi i Nisit për vrasjen e shokut të tij Euralit, i përgjigjet veprës së dytë

të Homerit- Iliadës.

Eneu me flotën e tij duke iu afrua Italisë nga Troja, Junina ia shkatërron flotën me stuhin e

dërguar, të cilët kishin arritur afër Kartagjenës. Këtë qytet e krijoi Didona, grua mjaft energjike,

të cilës ia kishin vrarë burrin.

Eneu fillon t‟ia trego ngjarjen Didonës, të cilës i vjen shumë keq për vuajtjet e Eneut dhe i lind

një simpari, dhe nuk dëshiron të largoet nga Kartagjena. Kur Eneu largohet nga Kartagjena,

Didona bën vetvrasje, bie nga shkëmbi.

Rrugës për Sicili, eneu Ndalet në Butrint takohet me Andromakën, gruan e Hektori. Eneu zbretë

edhe në Kumë, Sicili, ku janë profecitë e Apolonit dhe të Sibilave,depërton në botën e

nëndheshme, takohet me të atin Ankizi, e takon Didonën, ajo si flet.

Nga Kumi shkon në Lacio ku fillojnë luftimet, Eneu e merr rolin e Akilit, lufton kundër

Mezencit. Zhvillohet luftë në mes italikëve dhe trojanëve.

Junina kërkon që trojanët të përzihen me latinët, dhe këto dy fise ta pranojnë traditën dhe gjuhen

italiane. Eneu bën dyluftim me Turin, i cili vritet, ashtu si Hektori nga Akili.

Epopeja heroike Eneida idealizon periudhën antike romako- talike, në prani të elementeve

mitologjike

Page 21: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

21

MATERIALI MËSIMOR I VITIT TË DYTË

PANORAMË E RILINDJES(ROMANTIZMIT) KOMBËTARE SHQIPTARË

Për këtë formacion teorik-letrar të shek XIX kemi dy shprehje terminologjike i pari ,,Letërsia e

Rilindjes Kombëtare‟‟(i përdorur më herët nga rilindësit shqiptar) dhe i dyti ,,Letërsia e

Romantizmit Kombëtar‟‟(i përdorur botërisht).Kjo rrymë zhvillohet në rrethana të shek.XIX kur

populli gjendej nën sundimi e Perandorisë Osmane , si pasoj nuk zhvillohej

ekonomia,kultura,arsimi si te popujt tjerë që gëzonin lirinë politike.Perandoria Osmane në fillim

të shek XIX në saje të lëvizjes si faktor rrëmues i brendshëm dhe në saje të zhvillimit të

ekonomisë monetare ajo tanimë fillon të quhet si ,,I sëmuri i Bosforit‟‟ngase dobësohet

shumë.Nga ky dobësim në territoret shqiptare u formuan dy pashallëqe , ajo e Bushatasve të

Shkodrës dhe ajo e Ali Pashë Tepelenës në Janinë.Këtu përkundër që u fuqizuan , e Ali Pashë

Tepelenës u shkatërrua më 1821 kurse e Bushatasve më 1831.Themelet e portës së lartë u

lëkundën edhe nga reformat e Tanzimatit më 1839 , shfaqen kryengritje shqiptare kundër

reformave që provokuan krijimin e Lidhjes së Prizrenit(qershor 1878).Kongresi i Berlinit nuk i

merr parasysh kërkesat e shqiptarëve,përkundër kësaj i shkëputen territore trungut shqiptar dhe i

dhurohen Malit të Zi , Sërbisë , Bullgarisë dhe Greqisë.Lidhja e Prizrenit formon formacione

ushtarake për mbrojtje territoresh.Ajo ekzistoi 3 vjet.U shkatërrua nga Fuqitë e mëdha ,

Perandoria Osmane , vetëdija e ulët kombëtare.Lidhja e Prizrenit u kushtoi rëndësi hapjes së

shkollave,përpilimi i platformës së qartë.Veprat që shërbyen për ngritjen e ndërgjegjes

kombëtare ishin : ,,Letërqarkorja‟‟ e Naum Veqilharxhit , shkruar 1846, shtron konceptin e

lëvrimit të gjuhës.,,Përmbledhje këngësh popullore dhe rapsodish shqiptare‟‟ e Zef Jubanit ,doli

si vepër e parë e folklorit shqiptar që dëshmon për rezistencën e popullit shqiptar kundër turqive

me këngë.

,,Bleta shqiptare‟‟(1878) e Thimi Mitkos , shpreh shpirtin e pasur krijues të popullit shqiptar.Kjo

vepër ishte thikë kundër propagandës greke se populli shqiptar nuk ka histori, nuk ka kulturë,nuk

ka gjuhë e as shpirt krijues aq të pasur për të shprehur një botë të tërë shpirtërore si edhe popukt

tjerë.,,E vërteta për Shqipërinë dhe shqipëtarët‟‟(1879) e Pashko Vasës , i kushtohet opinionit të

huaj sidomos atij diplomatik, për ti treguar të vërtetën për Shqipërinë.,,Shqipëria çka qenë çështë

dhe çdo të bëhet‟‟-traktat largpamës , për mjerimin politik,ekonomik,kulturor,arsimor e shoqëror

të Shqipërisë së shek XIX.Në pjesën e tretë tregon rrugët që janë përmes iluminizmit

kombëtar,poashtu ai zhdaravit idetë dhe mendimet e disave të cilët nuk mund ta paramendonin

shqipërinë të ndarë nga Turqia.Kjo letërsi fillon me poemën ,,Këngët e Milosaos‟‟(1836) e

Jeronim De Radës e cila me prosedenë , gjuhën dhe koncepcionet mbi historinë e nis këtë

formacion dhe mbaron me Baba Tomorri të Andon Zako Çajupit e cila ka temë sociale të shtruar

në poezitë e 14 vjeç dhëndërr dhe i ndërpret temat romantike dhe fillon me realizmin.Kjo letërsi

zhvillohet mes viteve 1836-1902 ndahet në atë prej fillimit deri te Lidhja e Prizrenit (1878) dhe

atë prej Lidhjes së Prizrenit e deri më 1902.Në etapën e parë kemi gazetën e parë Arbëreshi i

Italisë , poemën Këngët e Milosaos,në etapën e dytë kemi më shumë shkrimtarë dhe

vepra.Romantizmi shqiptar vazhdon gjatë deri në fund të shek XIX kurse ai botëror deri në

gjysmën e dytë të shek XIX.Si veçori të romantizmit janë : karakteri patriotic,popullor,politik

dhe kombëtar,gërsheton iluminizmin që ka qenë i nevojshëm për të gjithë,heronjtë romantikë

europianë largohen nga rrethi shoqëror në shenjë revolte kurse ata shqiptar i kthehen të kaluarës

Page 22: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

22

së lavdishme,i kundërvihen realitetit,robërisë me tendencë që ta ndryshojnë.Tematika : bën

evokimin e të kaluarës së shkëlqyeshme historike të shek XV , ngjall krenarinë për kontributin që

i ka dhënë populli shqiptar vendeve të Europës,rrah tema filozofike,shoqërore,erotike ,

peizazhiste,fetare .Karakteristikë tjetër është mbledhja e këngëve popullore marrin tema syzhe

,përmbajtje, figuracion dhe metrikë nga folklori.Më tepër spceifizohet poezia lirike,për

formacionin stilistik të realizmit që në letërsinë e realizmit europian u shpreh më tepër me

prozë.Kemi përdorim të alfabeteve si ,,I stambollit i shoqërisë ,,Bashkimi‟‟ , I shoqërisë

,,Agimi‟‟ por ky prb u zgjidh në Manastir më 1908.Shkolla shqipe kish pasur edhe më parë si në

Kurbin(1632),në Pdhanë(1638),në Blinisht(1639),Naimi dhe Samiu mundësuan që të nxirret leje

dhe më 7 mars 1887 në Korçë të hapet shkolla e parë shqipe,pastaj në Kolonjë ,

Pogradec,Prizëren etj që më 1909 të hapet edhe normalja e Elbasanit.Mësues të parë ishin

Pandeli Sotiri,Papa K.Negovani,Gj.Qiriazi,S.Qiriazi-Dako,M.Logoreci.Për përpilimin e teksteve

u formuan Shoqëria e Stambollit(1879) nga Sami Frashëri , P.Vasa , J.Vreto,I.Qemaili etj.Formoi

variantin e abetares së dhënë nga Sami Frashëri me emrin Alfabetare.Më 1881 Jani Vretua

fromoi degët e kësaj lidhje në Bukuresht,në Egjipt dhe në Sofje.Më 1886 dega e Bukureshtit e

themeloi shtypshkronjën e parë në gjuhën shqipe,ku po atë vit në atë shtypshkronjë u botuan 10

vepra.Më 1848 J.D.Rada me titull Arbëresh i Italisë , në etapën e dytë më 1879 doli në Athinë

gazeta ,,Zëri i Shqipërisë‟‟ i Anastas Kulluriotit,më 1888 ,më 1883 J.de Rada në Kozencë nxorri

revistën ,,Flamuri i Arbërit‟‟ , më 1884 në Stamboll doli revista Drita-Dituria,më1888 në

Bukuresht nga N.Naço revista Shqiptari,më 1897 F.Konica nxorri revistën Albania,më 1897

A.Lorekio në Itali nxorri revistën ,,Kombi shqiptar‟‟.Poashtu shumë revista u hapën në fillim të

shek XX.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) JERONIM DE RADA

Lindi:më 1814 në fshatin Maki,Kozencë

Shkollimi:mësimet e para i mori në Kolegjin e Shën Adrianos,në kolegj u njoh me idetë

përparimtare të Revolucionit Borgjez të Francës të vitit 1789,kolgjin e kreu më 1883,pushoi një

vit ngase ishte shëndetligj,filloi të mbledhë këngë popullore,më1834 , u regjistrua në fakultetin

juridik në Napoli

Aktivitetet: Qyteti i la përshtypje,u njoh me lëvizjen politike të rinisë së Napolit.Lexoi

shkrimtarë antik , romantikë europian dhe italian.Më 1836 erdhi në pushime në vendlindje me

veprën e parë të botuar Këngë e Milosaos.Ishte aktiv në lëvizjen për të përmbysur dinastinë e

burbonëve,lëvizja nuk pati sukses,u dënua me gjashtë muaj burg,pasi u lirua ishte shum i

varfër,punoi si mësues privat në një shtëpi aristokrte të Napolit.

Vdiq:1903 në vetmi të plotë dhe me brengën e madhe për fatin e mëtejmë të arbëreshëve.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT) J.DE.RADA

1.VEPRA POETIKE

1.Poema liriko-epike Këngë e Milosaos ,1836,Napoli

2.Poema epiko-lirike Serafina Topia , 1839,Napoli , e ripunoi dhe boti me titull të ndryshuar :

,,Një pasqyrë e jetës njerëzore‟‟Coroliano Calabro 1843.

3.Poema epike Skanderbeku i pafan , 1872

2.VEPRA DRAMATIKE

1.Numidët ,tragjedi 1846

Page 23: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

23

2.Sofonizma,tragjedi 1891

3.VEPRA SHKENCORE

1.Parimet e estetikës,1861

2.Rapsodi e një poemi arbëresh ,1866

3.Shkronjat dhe gramatika e gjuhës shqipe , 1894

4.Autobiologjia , 1898-1899

5.Testamenti politik , 1902.

ANALIZA E POEMËS EPIKO-LIRIKE SERAFINA TOPIA

Botuar më 1839 si Këngë e Serafina Topisë dhe më 1897 si Një pasqyrë e jetës njerëzore.Tema

është romantike , gërshetohet dashuria ndaj të zgjedhuri-zgjedhurës me dashurinë ndaj atdheut ,

këtu ngadhënjen dashuria ndaj atdheut , sakrifikohet dashuria nda femrës apo mashkullit , për hir

të dashurisë ndaj atdheut.Serafina , bja e Ndre Topisë dhe mbesa e Gjergj Arianit Topisë ,

sakrifikon dashurinë që ka ndaj Bozdarit , nipit të Skenderbeut dhe martohet me Nikollë

Dukagjinin , duke e respektuar fjalën e prindërve se kjo martesë do të ndihmonte në bashkimin e

forcave kombëtare kundër armikut.Elementet lirike të poemës janë : lindja e dashurisë mes dy të

rinjëve , Serafinës dhe Bozdarit,ëndrrat vajzërore,frika se mos del diçka që do ta pengojë e ta

prishë këtë dashuri e cila konfrontohet në rastin kur marrin vesh prindërit e Serafinës tek e cila

dominon arsyeja mbi ndjenjën apo më mirë thënë detyra ndaj atdheut kundër pasionit të

dashurisë , kur prindërit e Serafinës me pëlqimin e së bijës së vet , vendosin ta fejojnë me

Nikollë Dukagjinin , fisnik i Veriut që do të ndikonte në bashkimin e Veriut të tyre me Jugun e

Topiajve për të luftuar armikun e përbashkët , turkun , Bozdari , dashnori i parë i Serafinës , pasi

e vret një turk , largohet nga atdheu , më vonë kthehet , merr vesh për gjënë që i ka ndodhur merr

vesh për tolerancën e Serafinës .Bozdari zemërohet ashu si Akili i Iliadës së Homerit , aq sa nuk

intervenon kur po e digjnin të gjallë Evodën me djalin e saj turqit.Në dasmën e Skëndërbeut

takohet Nikolla me Bozdarin , te Serafina ndodh ajo që i përtëritet dashuria ndaj Bozdarit dhe në

konfliktin që lind mes Nikollës dhe Bozdarit , Serafina mban anën e Nikollës këtu vërehet morali

i bashkëshortes dhe i nënës që e mban anën e Nikollsë. Në konflikt intervenon edhe Skenderbeu ,

me autoritetin e tij i ndan të rinjtë dhe e shkuan konfliktin , te masa paraqiten revolta kundër

konflikteve individuale, kur kërkohet unitet pët të luftuar kundër armikut të

përbashkët.Evokohen kujtime nga lufta para ardhjes së Skëndërbeut. Serafina është romantike ,

ka dashuri të zjarrtë ndaj atdheut,përballon ndarjen nga dashuria e parë,është dashnoe e

zjarrtë,patriote po ashtu ka edhe shpirt krijues sepse ajo është autore e këngës për Radavanin ku

flet për një dashuri pikëlluese dhe tragjike.Idenë e bashkimit kombëtar e theksojnë të gjitha

personazhet kurse Skëndërbeu i takon mendimit se duhet të luftojnë shqiptarët duke u mbështetur

në forca vetanake këtu në mënyrë të tërthortë i bëhet kritikë vendeve perëndimore që nuk

ndihmuan asgjë edhe pse Skennderbeu luftoi shum për Evropën në kohën kur gjendja e saj ishte

më kritike.Bozdari është personazh romantik kur lufton kundër një ushtari turk dhe kalorsiak kur

shpëton një vajzë të panjohur,kontravers kur dashurinë ndaj atdheut e përzien me dashurinë ndaj

të dashurit-të dashurës,e torturon veten,vajton buzë detit,zbraz hidhërimin duke dashur të shprehë

dashuri ndaj Olimpisë.Radavani është antitezë e Bozdarit,ka dashuri konstante ndaj atdheut ,

dashuri ideale naj femrës , nuk largohet nga atdheu edhe kur i shkatërrohet lumturia me humbjen

e së dashurës Parailës.Dialogët dhe monologët lirikë janë tipare të ligjeratës poetike të kësaj

poeme.Kemi idealizim të skajshëm të Skëndërbeut.

Page 24: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

24

ANALIZA E POEMËS SKANDERBEKU I PAFAN

Këtu kemi personazhe të njejta si te Serafina Topia.Kemi shfaqje të qëndresës shqiptare kundër

osmanëve gjatë shek.XV.Ngjarje që zhvillohen brenda 26 viteve të vendosura në krahina të

njohura të Shqipërisë , si Krujë ,Shkodër ,Dibër ,Elbasan , Mirditë,Himarë etj.Skenderbeu nuk

është personazh kryesor por popullata pas vdekjes së Skëndërbeut nga ku e mer edhe emrin

Skenderbeu i pafat.De Rada pasqyron të madhërishmen , tragjiken e kohës së Skëndërbeut ,

vepra e vetme e romantizmit shqiptar që e pasqyron aq gjërë periudhën e lavdishme me : motivin

patriotik , atë të çlirimit të vendit me luftë të armatosur e gërsheton me motivin shoqëror,të

çlirimit nga shfrytëzimi feudal dhe me të drejtën që njeriu të vendosë vetë për fatin personal për

të qenë i lumtur.Skenderbeu që lëviz si hije gjithkund vendos për gjithçka , simbolizon njeriun i

cili sakrifikon të sotmen dhe të nesërmen,personalen dhe familjaren për të mirën kombëtare dhe

bëhet si prototip për të gjithë shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare.Radavani dhe Astiri janë

personazhe të dashura nga poeti sepse përmes tyre autori shpreh ide , Radavani i thotë dukës së

Venedikur se për fatin e atdheut duhet të vendosin vetë shqiptarët , kurse Astiri është i

tmerrshëm në luftë saqë prijësi osman nuk guxon ti dalë në dyluftim.Shtohet galeria e femrave ,

Imotea që shquhet për pastërti morale dhe guxim e mbyt pashanë turk duke i thënë jam arbëreshe

,Agata që ik nga Shkodra kur ajo pushtohet nga turqit , Frosina që intimisht e dashuron

Skenderbeun por pati një fat të mbrapshtë,Goneta një femër e dhembshme,Gravilla një femër e

ëmbël dhe delikate,Viola e bukur dhe e etshme për pasuri,Vantisana princeshë turke ,personalitet

i fuqishëm me ndjesi për njerëzit dhe me përgjegjësi.Këto poema kanë ndikim poezinë popullore.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) ANTON SANTORIT

Lindi : më 1918 në Shën Katerini , Kozencë

Familja: e varfër

Shkollimi:

1835 regjistrohet në Kolegjin Shën Benedeto

1842-1858 vazhdon në manastirin Shën Marko Arxhentanos

Aktivitetet: ishte orator i mirë dhe për këtë arsye u ftua në qarqe fetare në Romë , pjesën më të

madhe të jetës ishte famulltar, kishte krizë materiale , ishte drugdhendës

Vdiq:në Shën Jak , Kozencë 1894.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)ANTON SANTORI

Ndikim në krijimtarinë e tij kishte Jeronim De Rada.Shkroi në gjuhën italiane dhe shqipe.Shkroi

novela(këtu shkruan për jetën e fshatarëve arbëresh,dukuritë shoqërore-morale) , romane(këtu

paraqet gjendjen e rënëdë sociale në të cilën janë të detyruar të jetojnë arbëreshët dhe elementet

entografike e folklorike , në romane gjejmë frazeologjizma dhe shprehje proverbiale) ,

drama(autori i parë që ka shkruar një dramë në gjuhën shqipe) , satira , fabula , shkencë ,

gramatikë , poashtu mblodhi këngë popullore. 1846-47 në gazetën e De Radës botoi

përmbledhjen e parë poetike ,,Il Canzionere albanese‟‟.Studiuese i krijimtarisë santoriane është

Rexhep Qosja.Krijimtaria e tij ndahet në :

1)Vepra me tematikë jashtëfetare :

Page 25: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

25

1.Përmbledhja poetike,,Këngëtorja arbëreshe‟‟ 1846-47

2.Poema ,,Valle e haresë së madhe‟‟ 1848 në gazetën Shqipëtari i Italisë i J.D.R

3.Poema ,,I burgosuri politik‟‟ italisht shqip,1850

4.Romani ,,Bija e mallkuar‟‟ italisht , 1858

5.Drama ,,Emira‟‟ në tre akte në Flamuri i Arbërit 1886-87

2)Vepra me tematikë fetare :

1.Poema ,,Rozari i Shën Mërisë Virgjër‟‟ 1649

2.Përmbledhje e lutjeve , këngëve liturgjike ,,Kërshteu shenjtëruarë‟‟1855

3)Të mbetura në dorëshkrim

1.Romane:Sofia Kominiate ,shqip,italisht;Ushtari shqiptar,italisht

2.Novela:Panaino e Delia;Kolluqi e Serafina;Miloshini;Virgjeria;Guidhja e Kusari

3.Melodrama:Pjetër Shtertori;Miloshini e Pjetër Shini;Malia

4.Drama:Sofia;Klementina

a)Tragjedi:Jarobiam

b)Komedi:Kallogrea kalloqare

5.Letërsi popullore:Përmbledhje këngësh popullore , Përralla nga Ezopi

6.Vepra gjuhësore:Gramatika e gjuhës shqipe , Fjalor italisht-shqip

7.Poemë:Ushtari arbëresh

ANALIZA E POEMAVE TË RILINDASIT(ROMANTIKUT) ANTON SANTORI

Valle e haresë së madhe ,poemë,botuar më 1848.Poemë që përshëndet kushtetutën e re që ish

sjellë në Itali e cila sipas Santorit do të përmirësojë jetën e Arbëreshëve që vuanin nga dinastia e

Burbonëve.Tiparet romantike të veprës vërehen në optimizmin dhe utopinë që shfaq autori për

kushtetutën.

I burgosuri politik ,poemë , italisht . Gërsheton idetë romantike si ; jeta e të burgosurit , arratisja ,

takimi me të birin , vrasja e shoqes dhe e të bijës nga armiqtë.Gërsheton edhe idetë demokratike

si ; mirkuptimi në mes njerëzve.

Poezitë satirike-humoristike janë më të arrira se poemat.Japin pamje nga përditshmëria dhe

porosi morale.Për nga tematikat satirat ndahen në:

a)dukuri politike - burokracia (Propagandisti)

b)dukuri sociale - varfërinë (Varfanjakja e gjorë)

c)tipare negative karakterologjike – vjedhjen , gënjeshtrën,llafosjen,përtacinë,

koprracinë,hipokrizinë

ANALIZA E DRAMËS EMIRA

Rëndësia:Paraqet dramën e parë në gjuhën shqipe.Ka shkallëzim xhelozie dhe intrige,ndërtim të

konflikteve,dialog të gjallë,kompozicion dhe ndërtim struktural të rrallë.

Mënyra e botimit:Pjesërishtë , vetëm tri aktet e para më 1886 kurse si tërësi më 1984 nga

Françesko Solano.

Tema:

a) Një ngjarje nga jeta e arbëreshëve të kohës së shkrimtarit,dhuna që ushtrojnë cubat në një

fshat arbëresh dhe përpjekja e pushtetit legjitim që ta shpëtojë popullatën nga kjo e keqe e madhe

që banorëve të Piciljes ua ka vështirësuar jetën.

b) Dashuria mes dy të rinjëve

Page 26: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

26

Dallimi:Autori nuk i kthehet të kaluarës(një prej tipareve të romantizmit) por kapet për realitetin

e kohës.

Personazhet:kanë tipare romantike

Emira - e dashura e Mirianit(plotësisht pozitiv;e çiltër,e sinqertë,besnike)

Miriani - i dashuri i Emirës

Gjergji - babai i Mirianit

Bardhi – babai i Emirës

Albenci – vëllai i Mirianit

Kalina – vajza e dashuruar në Mirianin

Kallonjeri – djali i dashuruar në Emirën(plotësisht negativ;intrigant,xheloz,agresiv)

Subjekti:Flitet për një dashuri që pengohet nga :

a) Faktori i jashtëm – fushata e cubave

b) Faktori i brendshëm – xhelozia që paraqitet te personazhet

a)Faktori i jashtëm – fushata e cubave :Cubat i kishin djegur tërë pasurinë (i djegin shtëpinë dhe i

marrin bagëtinë) Gjergjit.Gjergji(i ati i Mirianit) e dinte pozitën e tij inferiore ndaj Bardhit(të atit

të Emirës).Gjergji kërkoi nga Bardhi që ta prishë miqësin respektivisht martesën mes Emirës dhe

Mirianit.Bardhi kundërshton në mënyrë mjaft intelektuale duke kundërpropozuar që të vazhdojë

miqësia sikurse nuk ka ndodhur asgjë.

b)Faktori i brendshëm – xhelozia që paraqitet te personazhet:Kalina dhe Kallonjeri poashtu

ndikonin në prishjen e dashurisë mes Mirianit dhe Emirës.Kalina ishte shoqja e ngushtë e Emirës

e cila ishte dashuruar në Mirianin , kurse Kallonjeri i cili e donte Emirën (të dashurën e Mirianit)

ishte një hipokrit që shpif te cubat për Mirianin (duke qenë i shtyrë nga Kalina).Miriani

shqetësohet tepër.Intriga e Kallonjerit vazhdon ai tenton ta bind Emirën ta pranojë dashurinë e tij

madje don edhe ta rrëmbejë.Emirën nga rrëmbyerja e shpëton Albenci(vëllai i Mirianit) i cili e

plagos Kallonjerin.Kallonjeri për hakmarrje e padit Gjergjin dhe Mirianin te pushteti si

bashkëpunëtor të cubave.Miriani dhe Gjergji lirohen në mungesë të fakteve.Cubat e mbysin në

fund Kallonjerin.Në aktin e fundit Miriani dhe Emira martohen poashtu edhe Kalina me

Albencin.

Qëndrimet e autorit:

1)qëndrimi realist(atmosferën dhe veprimet e cubave)

2)qëndrimi romantik(ndjenja e dashurisë dhe pengimi i saj)

3)qëndrimi sentimental(zgjidhja përfundimtare e konfliktit)

Vendi i ngjarjes : Natyra përmes barinjëve , bareshave,blegtorëve.

Të ndërfutura:këngët , vallet , traditat,ritet familjare,përshkrimet etnografike(akti V)

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) PASHKO VASA

Lindi : më 1825 në Shkodër

Shkollimi:autodidakt dhe mësoi shumë gjuhë të huaja

Aktivitetet: 17 vjeçar punon si sekretar në konsullatën angleze në Shkodër(5 vjet).

1848 viziton Romën dhe Venedikun ku ishte epror ushtarak në luftën e popullit Italian kundër

zgjedhës austriake.(në fund italianët e larguan nga Venediku me dhunë).

1850 viziton Stambollin ku u punësua në Ministrinë e Jashtme të Turqisë(pasi dinte një sërë

gjuhësh të huaja). 1862 kthehet

në Shkodër në kohën e kryengritjeve të mëdha në Malësi.

Pastaj kthehen në Stamboll e më vonë kryen shërbime administrative në Bosnjë e Hercegovinë

Page 27: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

27

dhe në Mal të Zi

Ishte poashtu aktivist i shoqërisë së Stambollit së bashku me Naimin , Vretuan etj. I

vdes e shoqja së bashku me katër fëmijë. Më 1883

emërohet guvernator në Liban.

Vdiq:1892 në Liban

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT) PASHKO VASA

Te ky shkrimtar paraqiten dy prej tipareve të romantizmit e që janë : 1)malli për atdhe dhe

2)konceptimi i idelogjisë kombëtare.

Veprat e Pashko Vasës janë :

1.Romani autobiografik ,,Burgimi im‟‟,italisht ,(1850)

Përshkruan : kohën e qëndrimit të tij në Venedik , pjesmarrjen e tij në luftën e Italianëve kundër

Austrisë , sundimin mbretëror , sundimin republikan dhe qëndrimin e tij demokratik

2.Vëllimi i poezive ,,Trëndafila e gjemba‟‟,italisht(1873)

Përshkruan : shpirtin e lënduar të vetë autorit,pikëllimin për vdekjen e parakohëshme të gruas

dhe katër fëmijëve , për atdhetarizmin , për problematika.

Tema : universale ,,vdekja‟‟

Ndërtimi: Vasa tregohet njohës i vargut , i strofës , frazeologjisë ,figuracionit/

3.Artikullin e gjërë të botuar në Alfabetare ,,Shqypnija dhe shqyptarët‟‟(1879)

Përshkruan:lashtësinë e popullit shqiptar e të gjuhës shqipe

4.,,E vërtata për Shqipërinë dhe shqiptarët‟‟(1879) , frengjisht

5.Poezia ,,Mori Shqypni , e mjera Shqypni‟‟

Kuriozitet:është poezia më e njohur e Rilindjes(romantizmit) kombëtare.

6.Romani ,,Bardha e Temalit‟‟(1890),frëngjisht.

7.Pashko Vasa , Vepra I,II,III,IV , RILINDJA Prishtinë (1989)

ANALIZA E POEZISË ,,MORI SHQYPNI , E MJERA SHQYPNI’’

Rëndësia : shërbeu për aktualizimin e premisave(parakushteve) që shtronte lidhja e prizrenit pasi

edhe vetë poezia u përpilua më 1880 (në kulm të Lidhjes së Prizrenit).Për shkak të temës që

trajtonte poezia shërbeu si platformë politike.

Tema: vepra ka tredimenzionalitet tematik dhe përbëhet nga tema e së kaluarës , së tashmes dhe

e së ardhmes së popullit shqiptarë.

Dallimi:Autori i kthehet të kaluarës(një prej tipareve të romantizmit) duke u kapur edhe në

realitetin e kohës.

Personazhet: vetë populli

Subjekti: Poeti duke u shërbyer me 1)figuracion të pasur simbolik dhe 2)gjuhën e poetikës

popullore depërton në ndërgjegje të njeriut shqiptar dhe thërret që të mendojmë për atë që

stërgjyshërit na e kanë lënë trashëgim.Te poezia paraqitet një kontrast mes të tashmes dhe të

kaluarës(,,Kush të ka qit<e tashmja> me krye në hi/Ti ke pas ken<e kaluara> ni zoj e ran).

Qëndrimi i autorit: Ai thërret në unitet(në një besë për bashkim kombëtarë) sidomos duke folur

për atë ndarje që ka shkaktuar : vllavrasja , përçarja kombëtare dhe fetare , poshtërimi familjar ,

degradimi e turpi.

Ideja:Pavarësimi i popullit shqiptarë dhe ecja përpara

Page 28: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

28

ANALIZA E ROMANIT ,,BARDHA E TEMALIT’’’

Rëndësia: Mëton të jetë romani i parë në letërsinë shqipe edhe pse është i shkruar në frengjisht.

Mënyra e botimit:I botuar në Paris (1890), në fillim nuk bëri bujë mirëpo pasi u përkthye më

1969 në shqip atëherë bëri jehonë të madhe edhe në popullin shqiptarë.

Tema: temat e kësaj vepre mund ti ndajmë në :

a)tema bazë: ,,Dashuria e dy të rinjëve që nuk mund të realizohet ashtu siç ata dëshirojnë,por në

linja të kundërta,prandaj ka përfundim tragjik‟‟

b)tema dytësore : konfrontimet mes shqiptarëve dhe sundimtarëve

c)tema tretësore : konfrontimet mes të rinjëve që janë kundër të resë dhe të rinjëve që janë për të

renë ngaqë janë lodhur nga zakonet e egra dhe nga fanatizmi.

Dallimi: Vepra ka ton romantik

Personazhet:

Bardha – një vajzë nga një familje aristokrate e Shkodrës , e martuar me Lulin dhe e dashuruar

në Aradin

Luli – prijësi i malësisë së Temalit , i martuari me Bardhën.

Aradi – bashkmoshatar dhe i dashuri i Bardhës poashtu edhe vrarës i të dashurit të motrës së tij .

Pashai i Shkodrës – mercenar dhe bashkëpunëtor i pushtuesit

Osman Pasha – mercenar dhe bashkëpunëtor i pushtuesit

Jak Kola – luftëtar për çështjen kombëtare

Personazhet ndahen në personazhe që janë :

a) për të rejën (për çrrënjosjen e traditave dekadente) e ata janë:

Aradi dhe Anuli

b) për të vjetrën(për traditën , për zakonet).

Pashai i Shkodrës , Osman Pasha , Luli , Jak Kola.

c) personazhe që e vuajnë të vjetrën :

Bardha , Drandja , motra e Aradit

Subjekti: Bardha nën ndikimin e prindërve të saj(nëna dhe i vëllai) e pa dëshirën e vet martohet

me Lulin ngase ai ishte prijës në malësinë e Temalit( e kështu do të lidhej miqësi me një familje

të fuqishme dhe me influencë nga paria e malësisë).Bardha menjëherë ballafaqohet me

përçmimin e vjerrës ndaj saj dhe arrogancën e burrit të saj ngase këtu ballafaqoheshin mentaliteti

fshatar i Bardhës dhe mentaliteti aristokrat i Lulit dhe i vjerrës së Bardhës.Pas 1 viti Bardha

kthehet në shtëpi.Bardha pas kalimit të një kohe dashurohet me Aradin.Aradi vinte nga një

familje që ndiqej nga pushteti ngase famlija e Aradit kish vrarë të motrën ngase ajo ish dashuruar

pa lejen e prindërve në një të ri të cilin e poashtu e kishte vrarë Aradi.Bardha gjendej në një

udhëkryq ngase po të dashurohej me Aradin prindërit nuk do e linin të martohet me të ngase

familja e tij ndiqej nga pushteti , në anën tjetër me Lulin kishte konflikt mentalitetesh . Tashmë

ose duhej të vritet Luli nga Aradi që të realizohej dashuria ose të vritet Bardha nga xhelozia e

Lulit.Ndodh më tragjikja që e ëma e Lulit e vret nusen(Bardhen) natën.

Vendi i ngjarjes :Shkodër dhe Malësi

Page 29: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

29

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) GAVRIL DARA I RI

Lindi : më 1826 në Palac Adriano të Siqelisë.

Familja : intelektuale e cila letërsisë shqiptare i kish dhënë një përmbledhje këngësh popullore

arbëreshe.Ai ishte nip i Gavril Darës Plakut dhe bir i Andrea Darës

Shkollimi:Mësimet e para i mori në kolegjin arbëresh të Palermos.Në Palermo kreu edhe

drejtësinë.

Aktivitetet:

1871-74 shkoi në Romë ku drejtoi gazetën Reforma të arbëreshit F.Krispi

1874 – kthehen i pakënaqur në Gjirgjendi ku merret me studime shkencore dhe letrare.

Vdiq: më 1885 në gjendje të rëndë ekonomik

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT (ROMANTIKUT) GAVRIL DARA I RI

Krijimtaria a Darës së Ri është në gjuhën italiane.Krijimtaria e tij ndahet në letrare dhe

shkencore .

1.Veprat letrare

1.Përmbledhja ,,Disa poezi‟‟ 1847

2.Poema ,,Ana Maria Kominiate‟‟ 1864

3.Poezia e gjatë ,,Të zezat tona‟‟ 1870

4.Poema romantike ,,Kënka e sprasme e Balës‟‟ botuar pjesërisht në revistën Arbëri i ri(Palermo

1887) dhe si libër (1906).

2.Vepra shkencore :

1.Mbi tipografinë e Gjirgjendit (1863)

2.Topografia e Palac Adrianos , botuar në revistën Flamuri i Arbërit (1887)

ANALIZA E POEMËS ,,KËNKA E SPRASME E BALËS’’

Rëndësia:Është një ndër veprat më të njohura të romantizmit shqiptar që i shëmbëllen edhe

romantizmit europian.

Mënyra e botimit:Kjo vepër është krijuar duke mbledhur këngë popullore që më pastaj autori do i

fusë në ndëritm të veprës.

Tema: Subjekti trajton dy tema :

1)Dashuria ndaj atdheut

2)Dashuria ndaj gruas

Dallimi Në këtë vepër nuk zhvillohet luftë e brendshme e personazheve por kemi vetëm

përpjekje për të përputhur divergjencat e ndjenjave.

Personazhet:

Skenderbeu – kryehero i shqiptarëve

Bala – rrëfimtarja që rrëfen tregimin(që aludohen në Homerin e shqiptarëve)

Nik Peta – romantik(pjesmarrës në luftërat e Skenderbeut),dashurohet në e parë,detyrën ndaj

atdheut e ve mbi dashurinë,nisen në luftë për,,zulm e varr‟‟.

Pal Golemi – romantik(pjesmarrës në luftërat e Skenderbeut),dashurohet në e parë , ka tipare

kalorsiake ngase kërkon që pazmorja dhe shpata ti varen mbi pemë që tua fusin zjarrin armiqëve,

edhe ky niset në luftë për zulm e varr.

Page 30: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

30

Mara – e dashuruara në Nikun ,trimëreshë që nuk lejon ti hidhet në dorë armikut.

Subjekti : Bëhet fjalë për trjatimin e dy temave paralel atë të dashurisë ndaj së dashurës dhe

dashurisë ndaj atdheut. Tema e dashurisë shfaqet me Marën e cila është një vajzë e dashuruar në

Nikun.I ati i saj ia imponon një kurthë Pal Golemit nga e cila e shpëton vetë Mara.Ajo pasi që

dëgjon që Nik Peta ka vdekur në luftë bën vetëvrasje dhe vdesFlitet për një zënkë në një ndejë në

mes Pal Golemit dhe Nik Petës për Marën të cilën zënkë e qetëson Skenderbeu me famën dhe

trimërinë e tij.Tema e luftës paraqitet me atë se edhe Nik Peta edhe Pal Golemi merrnin pjesë në

luftërat e Skenderbeut edhe atë me parollën ,,Zulm e Varr‟‟.Lufta që përmendet është ,,Lufta e

Valkalit‟‟.Siç shihet në këtë vepër të marrë nga letërsia popullore flitet për : grindjen e dy të

rinjëve për një femër,rrëmbimi i vazjës nga duart e armikut , kthimi i unazës nga ana e burrit që

ajo të martohet , amaneti i luftëtarëve që vdesin në luftë,mbirja e pemës.Në vepër përmendet

edhe Moisi Golemi që rri i vetmuar me kokë ulur për kompleksin e fjalorit.

Ndërfutje: Këtu flitet për atë se hëna , zogu i lajmërojnë personazhet për veprimet e armiqëve.

Koha e ngjarjes: Shek XV

Porosia:,,Vetëm me luftë të armatosur mund të çlirohet atdheu‟‟(ideja konsiston në atë se robëria

ishte pengesë edhe në rrjedhjën normale të jetës).

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) ZEF SEREMBE

Lindi : më 1884 në Strigari , Kozencë

Familja: me prejardhje fshatare dhe e varfër

Shkollimi:

Mësoi në kolegjin Shën Adriano(mësues e pati De Radën) dhe pasiqë i ati i Serembes ishte

pjesmarrës i lëvizjes kundër dinastisë së Burbonëve pas rrëzimit të saj i ati i Serembes dënohet

me vdekje në mungesë dhe për rrjedhojë edhe Serembe detyrohet ta ndërpresë shkollimin.

Aktivitetet:

1848- rrëzohet lëvizja e italianëve kundër Burbonëve , në të cilën lëvizje bën pjesë si aktivist

edhe i ati i Serembes . Babai i Serembes(Mikelangjeli) dënohet nga ana e pushtetin që kishin

Burbonët me vdekje në mungesë.Lëvizja e re kundër Burbonëve ishte për vendosjen e

domkracisë dhe për përmirësimin e gjendjes ekonomike.Kjo gjë pati ndikim të madh në

personalitetin dhe psikologjinë e Serembes ngase familja u varfërua shum dhe Serembe u detyrua

ta ndërpresë shkollimin.

1860-e kemi vdekjen e së dashurës të cilën e kishte njohur përderisa po lëvizte nëpër fshatrat

arbëreshe për mbledhje të këngëve popullore , e cila vajzë kishte shkuar për shkak të rrethanave

politike-ekonomike për të jetuar në Brazil .Në Brazil pas një kohe ajo kishte ndërruar jetë.Më

1875 Zefi nën ndikimin e Dora Distrias e cila ishte një fanse e poezisë së tij e cila kishte folur me

princin e Brazilit që ti bënin pritje , Zefi vizitoi Brazilin , me shpirtin e tij romantic vizitioi edhe

varrin e së dashurës dhe e gjithë kjo gjë poashtu përsëri ndikoi mjaftë rëndë në gjendjen psiko-

shpirtërore të autorit.Kur u kthye jetoi si një i varfër.

Serembe jetoi në kohën e lëvizjes për bashkimin e Italisë me në krye Garibaldin.

Në kohën kur i ati i Serembes përndiqej nga pushteti , Serembe shëtiste në fshatrat e Kalabrisë e

Siqelisë për të mbledhur traditën , folklorin,zakonet.

Vdiq:më 1901 në Sao Paolo , Brazil në gjendje psikike shum të rëndë.

Page 31: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

31

KRIJIMTARIA LETRARE E ROMANTIKUT(RILINDASIT) ZEF SEREMBE

Serembeja si nxënës i De Radës pati ndikim të madh Deradian.

1860 – shkroi poezinë e parë ,,Për lirinë e Venetisë‟‟shfaq përcaktimet ideologjike me atë se

krahason Garibaldin me Skenderbeun,poashtu në poezi entuziazmohet me pjesmarrjen e

arbëreshëve në lëvizjen e Garibaldit.

1883 – botoi përmbledhjen ,,Poezia italiane dhe kënkë origjinale të përkthyera‟‟, në këtë vepër

mallkon Brazilin që i shkaktoi humbje aq të mëdha(ngase e dashura e tij pasi që kishte shkuar në

Brazil kish vdekur).

Në poezitë e mëvonshme flet për : shpresën , gëzimin , optimizmin , protesta , akuza nda

padrejtësisë etj.

1893 – botoi baladën në italisht ,,Ushtari i kthyer‟‟.

1894 – i shkruan De Radës për një vepër prej 400 faqesh që flet për historinë e Shqipërisë.

1897 – botoi poezinë ,,Zotit‟‟ , në Buenos Ajres .

1898 – botoi vjershën ,, Për vdekjen e Pjetër Irjanit.

Poetika e veprave të Serembes dallohet me karakterin lirik.Lirika e tij ndahet në patriotike dhe

dashurore.

ANALIZA E LIRIKËS PATRIOTIKE TË ZEF SEREMBES

Në lirikë patriotike flet për ndjenja patriotike , dashuri ndaj atdheut të të parëve ,për të ardhmen e

arbëreshëve etj.Këtu bëjnë pjesë vjershat si : ,,Rrotullupë‟‟(vrull) , ,,Detari‟‟ , ,,Zonjës Elena

Gjikë‟‟ , ,,Për lirinë e Venetisë‟‟.

,,Rrotullupë‟‟- botuar 1860 , ish në moshë 16 vjeçare, flet për fatin e atdheut, poashtu flet edhe

për një luftë të hapur kundër turkut që ,,na la pa mëmëdhe‟‟.Në poezi paraqitet edhe vrulli i tij

rinor dhe preokupimi i tij emocional shfaqet veçmas në dy strofat e para të poezisë.Në vjershë

shtrohen 3 drama : 1)dobësia e lëvizjes kombëtare , 2)drama e arbëreshëve që kanë mbetur pa

atdhe , 3) harresa tashmë kish filluar ta mbuloj kujtesën historike të arbëreshëve.Flet për atë se

Arbëria tashmë nuk ishte e pavarur dhe si e tillë nuk mund t‟i ndihmonte bashkatdhetarëve.

,,Ditari‟‟- flitet për një luftëtarë që ishte nisur në luftë kundër armikut , luftë që e kish pritur gjatë

kohë , në këtë rrugë për luftë se ndal as vajza që tani qan , te ky luftëtar mbizotëron dashuria ndaj

atdheut ngase ai i përgjigjet thirrjes ,,vatra na thërret‟‟.Nga e dashura kërkon që kur të kthehet ti

vendoset flamuri në trarin e shtëpisë.Flamuri për të është sikur nusja.Figura e luftëtarit të

përkujton Teutën , Agronin e figura të lashta të historisë shqiptare.

,,Zonjës Elena Gjikë‟‟-botuar 1870 , këtu poeti e ndërton figurën e romunes me prejardhje

shqiptare me të cilën krenohen arbëreshët , sidomos me formimin e saj intelektual , me pozitën e

saj , siç paraqet edhe autori si një unazë që lidh dhe si një yll i lirisë që ndriçon.Poashtu në këtë

poezi autori brengoset me mosaftësinë e Arbëreshëve për t‟u ndihmuar bashkëatdhetarëve , flet

për ata si Xhavella , Bubullima , Boçari e shum shqiptarë të tjerë që kishin luftuar për Greqinë

kurse tashmë për vetë mëmëdheun skishte asnjë burrë për të luftuar dhe për ta liruar nga zgjedha

turke.

,,Për lirinë e venetisë‟‟- shkruar 1860 , flet për luftën çlirimtare të Venedikut , të cilën luftë e

udhëhoqi Garibaldi. Peoti gjithashtu u del në krah arbëreshëve që marrin pjesë në lëvizjen e

Garibaldit duke shpresuar në ndihmën e Garibaldit ndaj shqiptarëve saqë Garibaldin e krahason

me figura të larta shqipe si Skenderbeu.

Page 32: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

32

ANALIZA E LIRIKËS DASHURORE TË ZEF SEREMBES

Serembe konsiderohet si liriku më i madh i lirikës dashurore.Në këtë lëmi ka shkruar shumë

poezi.Dashuria e Serembes është dihotomike , me fillim të shkurtër ku shfaq dëshirat

ëndërrimtare , me një vazhdim deri në finale , dhe me një përfundim të hidhur , me

helme,dhembje e psherëtima ngase kemi dashuri të parealizuar.Dashuria e parealizuar u bë shkak

që poeti të lektiset të vuajë e të traumatizohet , të përgjerohet duke krijuar një lirikë madhështore

të dashurisë.

Për sa i përket dihotomisë së parë , fillimit të shkurtër të dashurisë ku shfaqen ndjenjat dhe

dëshirat ëndërrimtare kemi këto poezi:

1)Kënka e dashurisë së parë

2)Kënka e gëzueshme

3)Fytyra e asaj

Dashuria e parë te Serembeja ka nota romantike , lind në kontaktin e parë , ky kontakt ralizohet

në kishë , poeti e paraqet portretin e vajzës , kontaktin e parë , vazhdimin e asaj dashurie me

intenzitet dhe për këtë frymëzohet sidomos nga folklori arbëresh.Në moshën kur shumë poetë

fillojnë që të merren më tepër me motive filozofike Serembeja vazhdon që përsëri të rrahë

motivin e dashurisë.Poezia e tij Seremben e dërgon në helme,vetmi , dhembje , psherëtima ,

trauma , lektisje , në kontraste si gaz-vaj,gaz-psherëtima, megjithatë nuk zhytet në kotësi për bën

analizë të hollë të psikologjisë së dashurisë.Serembe shquhet për aftësinë e mbajtjes së ekuilibrit

të kontrasteve mes brengës së poetit dhe mospërfilljes së vajzës.

,,Kujtim‟‟- është poezi e cila qëndron në krye të erotikës shqiptare.Dashurinë Serembe e shpreh

nëpërmjet kujtimeve imagjinative të tij .Në atë gjendje përderisa vetë poeti po fanitej gjen forcë

të plotësojë portretin e dashurisë së tij që i kish vdekur duke krijuar iluzione se ,,vasha mu kthye

nga tjetri dhe‟‟ , por kur e sheh autori gjendjen e tij përsëri bën kthesë në realitet duke thënë

,,sngrihet Bardhusha që te varri fle‟‟.

BIOGRAFIA E RILINDASIT (ROMANTIKUT) NAIM FRASHËRI

Lindi : më 25 maj 1846 në Frashër Dangëlli

Familja: Naimi ishte vëllai i mesëm i Abdylit dhe Samiut , bir i Halit dhe Emine Frashërit.

Shkollimi:

Mësimet e para i mori në gjuhën turke-arabe-persiane te hoxha i fshatit , gjithashtu mësoi edhe

individualisht edhe nga vepra Hadikaja e Dalip Frashërit.Fshati zhvilloi te Naimi shpirtin

meditues e skofiar dhe ndjenjën e humanizmit.

1865 – Abdyli pas vdekjes së të atit , Naimin së bashku me vëllaun e vogël Samiun i shpërngul

në Janinë për të vazhduar mësimet në gjimanzin ,,Zosimea‟‟.N; gjimanz mësoheshin frengjishtja

, greqishtja e vjetër , anglishtja e italishtja. Abdyli u zuri vëllezërve një mësues privat për të

mësuar gjuhën turke-arabe-persiane që më vonë do i shërbejë Naimit për kryerjen e disa

funksioneve në ministrinë e arsimit të Turqisë. Janina i impresionoi vëllezërit ngase ishin ende të

gjalla dëshmitë për Ali pashë Tepelenën.

Aktivitetet:

1870 – shkon në Stamboll për të kërkuar punë , nuk mundi të qëndroj për shkak të mospëlqimit

të atmosferës anadollake dhe sëmundjes së tuberkulozit .Kthehet dhe punësohet në Berat ,

Sarandë . 1877 – gjendja përsëri i keqësohet dhe shkon për mjekim në Austri . Viziton

Page 33: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

33

përkrenaren e Skenderbeut .Gjat lidhjes së Prizrenit u angazhua në degën e Janinës.1882 –

definitivisht Naimi vendoset në Stamboll.Gjeti punë atje si nëpunës në ministrinë e arsimit të

turqisë.Kurrë më nuk do të kthehet në vendlindje deri në vdekje.1884- si nëpunës në ministrinë e

arsimit nxorri lexe për një revistë në gjuhën shqipe me emrin ,,Drita‟‟ më vonë u quajtë

,,Dituria‟‟.1887- nxorri poashtu leje për hapjen e shkollës së parë legjitime në gjuhën shqipe e

cila hapet më 7 mars 1887 në Korçë.

Naim Frashëri vdiq më 19 nëntor 1900 në moshë 54 vjeçare.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT) NAIM FRASHËRI

Në fillim shkroi turqisht dhe persisht.Prej 1886 do të botojë në shqip.Naimi në e parë është poet

lirik por shkruan edhe poezi epike.Sipas motiveve krijimtaria e tij poetike ndahet në :

1)Poezi me motive atdhetare

2)Poezi me motive dashurore

3)Poezi me motive filozofike

ANALIZA E POEZIVE ME MOTIVE ATDHETARE

Te Naimi , erotika , filozofia , historia , konceptet fetare u nënshtrohen një agensi të përbashkët e

që është ,,atdheu‟‟.Te ai kemi poezi dhe poema atdhetare.Poezitë atdhetare janë shpërndarë në

disa vepra dhe ato janë : Atdheu , Shqipëria , Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve , Për se? Gjuha jonë

, Korça , Shpreh , Tradhtarët.

Poezitë me motive atdhetare janë:

,,Atdheu‟‟ – është poezia e parë patriotike e Naimit.Shkruar në gjuhë të huaj.Këtu jep

definicionin përkufizues rreth nocionit ,,atdhe‟‟ .Poezia përfundon me ligjeratën lutëse dhe

uruese.

,,Shqipëria‟‟- këtu atdheun e shquan si territor ku jetojnë shqiptarët si tërësi entike dhe

historike.Kur i drejtohet lashtësisë kombëtare për dëshmimin e autokratisë vërehet karakteri

romantik i Naimit.Ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në poezi e kërkon nëpërmjet arsimimit dhe

gjuhës.

,,Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve‟‟ – poemth i shkruar në greqisht.Tema ,,atdheu‟‟. Flet me frikë

për fatin e Shqipërisë.Flet për bindjet negative që kanë popujt dhe vendet ballkanike e europiane

rreth Shqipërisë dhe shqipëtarëve.Kërkon poashtu ndryshimin e atyre bindjeve se është interes i

përbashkët.

,,Shpreh‟‟- shkruar në shqip.Motivi i kësaj poezie është i ri ,,besimi në të ardhmen e lirë të

atdheut‟‟.Parashtron kërkesën për dritën iluministe që do të ndriçojë mendjen shqiptare.Ai beson

se ,,vetëm dritë e diturisë përpara do na shpjerë‟‟.

,,Për se?‟‟- poezi që shpreh besimin për një të ardhme të ndritur të shqiptarëve.

,,Gjuha jonë‟‟- shpreh shenjtërinë e gjuhës që sipasi tij duhet të respektohet si Perëndia.Këtu

paraqitet kërkesa e Naimit që të shkruhet gjuha që ish e nevojshme për kohën.

,,Korça‟‟ – kjo poezi lidhet me hapjen e shkollës së parë shqipe në Korçë.

,,Shkëndijë e diellit ndaj manushaqes‟‟ – flet për gjendjen potilike të Shqipërisë dhe për rrugët e

shpëtimit të saj.Manushaqja është metonimi për Shqipërinë kurse rrezet e diellit tregojnë rrugën

drejt së ardhmes.(arsimimi).Në pjesë të parë dominon nota elegjiake kurse në të dytën kemi

meditime filozofike.

Page 34: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

34

,,Tradhtarët‟‟ – këtu Naimi përplaset me njerëzit e tëhuajsuar kombëtarisht. Anatema e kësaj

poezie është ,,Bukë e mëmëdheut zëntë , tradhtarët e pabesë.

Poemat me motive atdhetare janë:

,,Bagëti e Bujqësi‟‟ – në këtë vepër romantikja paraqitet nëpëmjet proklamimit të natyrës

shqiptare.Ka dy tema kryesore: 1) bagëtinë dhe 2)bujqësinë. Bagëtia ka të bëjë me jetën baritore ,

paraqitet bukuria e tufës së dhenëve , baresha me llërët e përveshur , stopani , shtërpari , loja e

shqerrave me mëmat e tyre që ka subjekt lirik në atë se paraqitet atdheu me bijtë e tij.Bujqësia ka

të bëjë me bujkun , fushat pjellore , bimësinë , pemëtarinë , shpesërinë dhe që të dyja edhe

bagëtija edhe bujqësia e plotësojnë kultin e natyrës që himnizohet si një ,,jetë ideale‟‟.Në pjesën

e parë flet për migrimin e shqiptarëve në vendet e huaja(pët mërgimtarin) , për lypësin (gjendjen

e vështirë ekonomike në Shqipëri).Në paralelizëm shtrohet edhe dashuria ndaj atdheut.Në pjesën

e dytë flet për udhëtarin(këtu shfaq traditën shqiptare të mikëpritjes) që ka mbetur përjashta dhe

për vajin e një nëne me të bijën që vajtojnë vajzën dhe motrën e vdekur(shfaqet tema e

panteizmit).Naimi duke u nisur nga paradigma patriotike thërret fshatarët që të mos shkojnë në

qytet.Poashtu paraqet autori edhe mallin për vendlindjen.Në vepër kemi shpërthime lirike dhe

prirje filozofike.Trajtat ligjërimore të poemës janë:urimet ,lutjet , mallkimet.Figura që përdor më

së shumti është apostrofa mandje disa e quajnë poemën si një ,,apostrofë e madhe‟‟.

,,Historia e Skenderbeut‟‟ – poemë ku evokohet e kaluara e lavdishme e shek XV.Poema është

një epope për Skenderbeun.Figurën e Skenderbeut në vepër më së shumti e dallon atdhedashuria

ngase luftërat e tij janë me karakter atdhetar.Skenderbeun në vepër e cilëson mençuria ,

humanizmi dhe fizikumi.Tema është historike.Gërshetohet miti , gojëdhënat , emrat e

personazheve , toponimet , emrat e popujve etj.Rëndësia e tyre është në formimin e ndërgjegjes

kombëtare.

ANALIZA E POEZIVE ME MOTIVE DASHURORE

Këtu Naimi zbulon botën meditive dhe konceptin origjinal të poetit mbi dashurinë.

,,Vasha nazemadhe dhe me të ecur të këndshëm‟‟ – poezi , shpreh botën intime të Naimit.Poeti

në këtë rast na paraqitet si përceptues dhe vështrues romantik i bukurisë femërore.Këtë bukuri që

ai e quan hyjnore e shpreh me metaforat si (sytë-yje,balli-hënë, faqet, flokët-dritë qiejsh).Poeti

nuk flet për dashuri të përjetuar.Poezia mbyllet me një reminishencë filozofike se ,,ska asgjë të

përjetshme , se bukuria dhe djalëria vjen e shkon dhe ndërrohen gjërat‟‟.Bukuria sipas Naimit

është kategori estetike dhe shfaqje hyjnore.Bukuria hyjnore te femra shfaqet më plastike dhe e

mbuluar vetëm nga bukuria.Gjërat që Naimi përcepton janë : gusha , kraharori , sytë , balli ,

pulpat , llërët , qëpallat , këmbët , duart dhe ato i paramendon si të veçantat e të

përgjithshmes.Sipas tij nga bukuria lind dashuria kurse dashuria nuk mund të ekzistojë pa qenë

bukuria.Bukurinë Naimi e shfaq në dy rrafshe në atë 1)hyjnor apo filozofik dhe 2)tokësor apo

njerëzor.

,,Bukuria‟‟- shpreh bindjet folozofike-panteiste për bukurinë se ,,bukuria nuk është privilegj i

femrës por i gjithë asaj që e përceptojmë në natyrë.Dashurisë tokësore të Naimit i mungojnë :

partneriteti dhe reciprociteti.Për Naimin ka rëndësi vetëm objekti i dashurisë apo vendi ku do ta

dredh dashurin , atij nuk i intereson se sa femra do tia kthej atë dashuri.,,Kënaqet vetëm duke

parë por jo edhe duke shijuar‟‟.Për Naimin ka rëndësi , plaga , lektisja , viktimizimi sesa

gëzimi,kënaqësia,lumturia që sjell dashuria e kontaktit.(këtu edhe shfaqet romanticiteti i tij).Ai

ka dashuri platonike ngase dashnores nuk ia dimë emrin,kohën,vendin , identitetin.Te e dashura e

Naimit kemi mungesë të tipareve fiziologjike si , pamja e fytyrës,trupit , botës psikike ,

Page 35: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

35

temperamentit , prirjeve , karakterit , emocionet , reflekset ngase e gjithë kjo ndodh sepse ai

është vetëm vështruesi jashtëm i femrës.

ANALIZA E POEZIVE ME MOTIVE FILOZOFIKE

Naimi ishte i pari që futi në letërsinë tone poezinë filozofike.Filozofia e Naimit ka dy burime,

burimin fetar(kuranin dhe biblën) dhe burimin shkencor(shkencat ekzakte).Ai në njërën anë

pranon imanencën e Zotit kurse në anën tjetër poashtu pranon teorinë e Darvinit për prejardhjen

e njeriut , teorinë e Laplasit për sistemin heliocentric.Motivi filozofik i poezisë naimiane bazohet

në : 1)imanencën e Zotit , 2)në natyrën dhe ligjet e saj dhe 3) në njeriun.

1)Imanenca e Zotit – e përmend edhe në poezitë dashurore edhe në atdhetare.Ai Zotin e paraqet

si krijues të gjithçkaje që ekziston në tokë.Ai mendon se Zoti është krijues i gjithë asaj që

ekziston nën dhe mbi tokë.Konceptin e gjithëkrijuesit për Zotin e lidh me atë se ai shfaqet kudo

që i kthen sytë dhe me këtë vërejmë ndërlidhjen e Naimit me teorinë filozofike të panteizmit.Ai

flet për atë se Zoti e krijoi njeriun si qenie më të përsosur , i dha mendjen , arsyen, të folurit , por

sipas Naimit njeriu vetë duhet ta formojë moralin.Sipas Naimit Zoti mund të sjellë bashkimine

shqiptarëve dhe këtu ndërlidhet edhe dëshira patriotike e Naimit.

2)Natyra dhe ligjet e saj- ai e sheh natyrën në dy aspekte 1)vegjetativ dhe 2)filozofik.Aspekti

vegjetativ paraqitet në poemën idilike Bagëti e Bujqësi dhe është autor i një rëndësie të veçante

ngase ishte i pari që natyrës shqiptare i bëri një vepër të veçantë.Mirëpo në aspektin filozofik

Naimi parashtron një sërë pyetjesh duke nisur nga : Çështë natyra? , Cilat janë ligjet e saj?Ku

është fillimi dhe mbarimi i natyrës apo i kozmosit?Ku është vendi dhe roli i njeriut në natyrë?

,,Filozofi‟‟- shpreh mahnitjen e tij me ligjet që sundojnë në natyrë , ai impresionohet nga yjet ,

fenomenet e funksionimit të natyrës , me atë se bota është pa krye , pa fund dhe pa anë.

,,Qielli‟‟- poezi ku poetin e befason shkëlqimi i yjeve , kaltëria , bukuria e qiellit .

,,Gjuha e zemrës‟‟ – shpreh atë se ,, vetë natyra në mënyra të ndryshme flet për fshehtësitë e

veta‟‟.Në këtë vepër nuk flet autori por për autorin flet trëndafili , bilbili , reja , lumi , malet ,

fushat , yjet dhe gjuha me të cilën flasin është gjuha e zemrës për të cilën autori kërkon ta

kuptojnë të gjithë.

,,Qershori‟‟- natyrën e paraqet si një rreth që përsëritet dhe kurrë nuk qetësohet p.sh pas dimrit

vjen pranvera , pas ditës vjen nata , pas të mirës vjen e keqja.

3)Njeriu – këtu Naimi ndërton koncepte vetanake për njeriun.Atë e vështron nga pozita të

ndryshme si pozita filozofike , pozita e poetit dhe pozita e personalitetit.Për Naimin njeriu ashtu

si natyra në bazë të përsëritjes rrethore bëhet i pavdekshëm dhe i përjetshëm.(sipas aspektit

filozofik).Poashtu për Naimin ai(njeriu) paraqet qenie emocionale ku ballafaqohen : lumturia –

pikëllimi , gëzimi-dëshpërimi , dëshira – dhuna .(sipas aspektit poetik dhe personal).

,,Pranvera‟‟-shpreh lumturinë që sjell pranvera , ringjalljen e natyrës , lumturinë e varfanjakëve

dhe jetimëve , pikëllimin për varrin e mikes e në mot ndoshta edhe për varrin e tij.

,,Mbi trupin e bijës sime vdekur‟‟ ^ ,,Në vdekje të vëllait‟‟ – shprehin dhembën e Naimit për

humbjen e disa prej anëtarëve të familjes.

,,Fjalët e qiririt‟‟- ka simbolikë të : krijuesit , humanistit dhe filozofit.Qiriri simbolizon vetë

autorin por edhe shumë patriotë e atdhetarë që vetë ishin djegur për të bërë dritë për popullin

shqiptarë.Rëndësia e Naimit ka rëndësi të madhe për motivin filozofik shqiptar që për kohën

ishte i varfër.

Page 36: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

36

BIOGRAFIA E RILINDASIT (ROMANTIKUT) SAMI FRASHËRI

Lindi: 1850,Frashër.

Familja : fëmijë I Halit dhe Emine Frashërit.

Shkollimi: mësimet e para te hoxha fshatit,të mesmen në gjim.Zosimea –Janinë ku mësoi

shkencat humanitare dhe natyrore.

1871-shkon në Stamboll,bie në kontakt me intelektual shqiptarë si : Jani Vreto K.Kristoforidhi

etj.

1874- u internua për 1 vjet në Tripoli,Libi.

1877-kryetar i Komitetit shqiptar Stamboll.

Bashkë me P.Vasën shkroi memorandum kundër vendimeve të padrejta të Kongresit për

territoret shqiptare.

1878-boton gaz.:Zëdhënësi i Lindjes” ku kritikon P.Osmane dhe konferencën e Berlinit.

1879-formon “Shoqërinë e Stambollit” dhe zgjidhet kryetar.

Vdiq:1904,Stamboll.

ANALIZA E TRAKTATIT POLITIK ,,SHQIPËRIA ÇKA QENË ÇËSHTË DHE ÇDO

TË BËHET’’

Ndërtimi: e ndarë në 3 pjesë.

Ideja: rruga ër shpëtimin e atdheut që mbështetet me varg faktorësh:

Tërësia territoriale,veçoria gjuhësore faktet historike.

Flet për lashtësinë e popullit shqiptar me luftërat e zhvilluara në Iliri dhe Epir të kohës së

Gencit,Teutës,Pirruas etj.dhe lavdinë që vjen si rezultat i lashtësisë.

Faktor kryesor që shqiptarët të kenë shtet është gjuha e përbashkët shqipë dhe tërësia territoriale

që ishin mjaft të rëndësishme si factor mbrojtës nga pushtuesit.

Për ta realizuar vlerën e së drejtës dhe të jetuarit të lirë,Samiu e sheh përmes organizimit

gjegjësisht Lidhjes së Prizrenit me çka i dëbon pretendimet e shteteve shovinistë ndaj territoreve

shqiptarë.

Në këtë traktat,projekton të ardhmen e Shqipërisë,si një shtet borgjez që mbështet pronën private

dhe parashihte formimin e Këshillit të pleqve në vend të presidentit.

Zhvillimin ekonomik e sheh të zhvilluar në të gjitha degët,arsimimin dhe kulturën me dimension

të ri,ku arsimin e ulët e shihte si të detyrueshme,të mesmen dhe universitar të zhvilluar.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) ZEF SQIROI

Lindi:1865,Hora,Sicili.

Shkollimi:mësimet e para në Seminarin arbërresh-Palermo,studion let.greko-romake dhe

drejtësinë në kolegjin e Garribaldit.

1887me Frano Petën boton revistën “Arbëri i ri”.

1890-diplomon në drejtësi,emërohet docent i let.antike në “Garibaldi”.

1900-profesor i gj. Dhe let.shqipe në Instituin Oriental,Napoli.

Page 37: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

37

1913-merrë pjesë në Kongresin e Trieshtes.

Vdes:1927,Napoli.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT) ZEF SQIROI

Veprat letrare:

1887- Versi(përmbledhje poetike,italisht).

1891-Mili e Hajdhia(poemë idilike).

1894-Kënkat e luftës(poezi,italisht).

1900-Te dheu i huaj(poemë).

Veprat folklorike:

1887-Raspodi arbëreshe

1890-Këngë tradicionale të kolonive arbëreshe në Sicili.

1901-Këngë popullore shqiptare.

1923-Këngë të përshpitshme të kolonive arbëreshëve në Sicili.

Dorëshkrime:

Vistari(poemë historike).

Këthimi(poemë).

Mino(poemë lirikë).

ANALIZA E POEMËS ,,TE DHEU I HUAJ’’

Poema ,,Te dheu i huaj‟‟ është poemë historike-kombëtare dhe shoqëroro-psikologjike.Poema ka

dy variante një të vitit 1900 me 10 këngë dhe një të mbetur në dorëshkrim me 9 këngë.

Shpjegimet fillojnë në këngën e II dhe zgjasin deri në këngën e X.

Tendencat e autorit:të zgjasë kontekstin kohor ku paraqet edhe periudhën e lavdishme në shek

XV por edhe periudhën e bashkëkohësisë së tij shek XIX.Ai mundohet të prishë konvencën e

respektimit të kronologjisë së ngjarjes me atë se ai nuk ka bartës të ngjarjes por vetë ai(një

familje arbëreshe,,familja e autorit‟‟) mëton të jetë personazhi real e jo imagjinar që do të

shtjellojë historinë dhe të tashmen e arbëreshëve. Anëtarët e familjes së tillë arbëreshe marin

shpjegime për : Moisi Golemin , Gj.M.Topinë , Bushatasit , Ali pashë Tepelenën , Skenderbeun ,

Rrethimin e Shkodrës,gojëdhënën e Rozafës , për Donikën dhe përfundon me urim për paqen në

përgjithësi.Dallimi qëndron në atë se ai nuk flet vetëm për të madhërishmen heroike të popullit

shqiptar të kohës së Skenderbeut por edhe për fatin tragjik arbëresh , për të shëmtuarën arbëreshe

që kanë jetuar pa atdhe, për atë se gjithnjë e më pak tek arbëreshët dëgjohet gjuha shqipe ,

gjithnjë e më pak respektohet traditat , ritet familjare , ritet fetare , zakonet dhe për gjithë këtë ai

fajson 2 faktorë : 1) shkëputjen nga trualli atëror dhe 2)mostolerancën e vendasve(italianëve)

ndaj ardhacakëve.Poetin nuk e mundon vetëm e kaluara dhe e tashmja arbëreshe ai preokupohet

edhe për të ardhmen duke shtruar pyetje : Po sikur arbëreshët t‟i lënë shtëpitë e tyre në Arbëri e

të kthehen në Shqipëri(atdheun e të parëve) a do t‟i gjejnë shtëpitë e të parëve atje ku do të

vendoseshin?.Ai ngel me dëshirën që atdheu të lirohet nga turku i zi.Poemës i mungon

subjekti.Nuk kemi personazh qendror dhe nuk ka përshkrim të botës emocionale të personazhit

kryesor nga vetë mosprezenca e tij.Poeti ka prirje lirike shpreh ngjarje ,mendime,ndjenja

etj.Mesazhi i kësaj vepre është : ,,Aspiratat e arbëreshëve për një atdhe të lirë të të parëve dhe

idenë për një jetë të lumtur e të barabartë në të ardhmen me tërë popujt paqedashës.

Page 38: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

38

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT)NDRE MJEDA

Lindi:1886,Shkodër.

Familje: të varfër.

Shkollimi: shkollë fetare-Shkodër,pastaj1899 ndoqi kurs pedagogjik-Valenci dhe Kraljevicë.

1884-47- studion Fakultetin Filozofik –Romë dhe teologjinë në degën e Krakovit.

1902-themelon shoqërinë “Agimi”

Merrë pjesë në kongresin e Orientalistëve – Romë.

1908- pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit.

1916-anëtar i Komisionit letrarë – Shkodër.

Punoi : 1920-24 deputet i Parlamentit të Shqipërisë,1930 – professor i shqipes në Shkodër.

Vdes: 1937,Shkodër.

KRIJIMTARIA POETIKE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)NDRE MJEDA.

Njihet si poet,studiues i gjuhësisë folklorit,gramatikës,historisë etj.

Veprat letrare:

1917-Juvenilia (përmbledhje poetike,Vjenë).

1928 – Lissus (poemë,Shkodër).

1937-Lirija(poemë,Shkodër).

1939-Scodra(poemë,Shkodër).

Veprat shkencore

1904-Pallatalet në gjuhën shqipe,Leiden.

Këndime për shkollat e para të Shqypnisë.

1932- Poetët e mëdhenj të Italisë.

1934-Shkollë e jetë(antologji,Shkodër).

1936-Dromca toponomastike.

1942-Fjalorth i ri.

ANALIZA E VEPRËS JUVENILIA

Mjeda ngaqë kanë një vlerë të madhe artistike vjersha dhe poema e tij janë të pakëta,kurse të

gjitha ato i ka përmbledhur në veprën Juvenilia e botuar në Vjenë 1917.Me termin (Juvenus-rini)

ai ka dashur të tregojë se poezitë i ka shkruar në moshë rinore.

,,Vaji i bylbylit‟‟ – poema dhe krijimi i parë i Mjedës , shkruar në moshë 21 vjeçare. Në rrafshin

simbolik ,,bylbyli i privuar nga liria e fluturimit‟‟ është Shqipëria e robëruar (e në këtë rast edhe

vetë autori ngase shum intelektualë shqiptarë ishin detyruar të largoheshin nga atdheu për shkaqe

politike)kurse ,,privuesi i lirisë‟‟ është perandoria osmane.Poema ndahet në katër pjesë dhe si

trajtë ligjerimi ka dialogun.Në këngën e parë shfaq gjendjen e Shqipërisë pas kongresit të

Berlinit me grishjen(ftesën) që i bën bilbilit të dalë më nga kafazi se kish ardhur koha me atë që

thotë ,,a çilë kafazi‟‟.Në këngën e dytë tregohen shkaqet e vazhdimit të qëndrimit të

bylbylit(Shqipërisë) në kafaz(në robëri).Shkaqet ishin objektiv : pushtuesi dëshiron ta mbajë në

sundim më të gjatë dhe shkaku subjektiv : se Shqipëria ishte e paaftë që ta sjellë vetë lirinë.Në

këngën e tretë simbolika zbërthehet me atë se përmendet atdheu(bylbyli) dhe vetë autori(unë).Me

Page 39: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

39

bylbyl përpos që nënkuptojmë Shqipërinë nxjerrim në pah edhe simbolikën se fjala bylbyl

nënkupton edhe vetë poetin i cili bënte pjesë në një varg intelektualësh që dhuna e pushtuesit i

kish detyruar të largohen nga atdheu(tipar i romantizmit).Në këngën e katërt kemi ndërhyrje të

meditimeve filozofike se ,,pas dimrit vjen pranvera‟‟ , lirgjerata kalon nga e përgjithshmja në të

veçantën.

Tiparet e përgjithshme-Mjeda varësisht nga disponimi ndryshon: vetë disponimin nga elegjiak në

optimizëm , ndryshon vargun nga pesërrokësh në shtatërrokësh ,pastaj nga shtatërrokëshi në

tetërrokësh e në fund përfundon me dhjetërrokësh.

,,I tretuni‟‟- shpreh mallin e autorit për atdhe.I treturi simbolizon mërgimtarin që e mundon malli

për vendlindje. Kjo poemë përbëhet nga pesë këngë , në këngën e parë paraqitet i treturi në

mërgim , në të dytën vendi ku ka mërguar , në të tretën meditimet e mërgimtarit dhe në këngën e

katërt biseda imagjinare me lejlekun dhe në këngën e pestë biseda me nënën në ëndërr ku

veçohet qortimi i nënës për ,,kthim në vendlindje‟‟.

ANALIZA E POEMËS ANDRRA E JETËS ZOGA

Kjo poemë dallon ngase ka procede romantike dhe realiste.Ndahen në 3 pjesë në varësi të

personazheve që jan 1)Trina , 2)Zoga dhe 3)Lokja.Në pjesën e parë paraqet tabllon romantike me

përshkrimin e natyrës nëpërmjet elementeve si ,,dy qershia të lidhura në një rrëfanë ose si dy

molla të kputuna nga një degë‟‟, ku qershitë janë njëra paraqet popullin shqiptar që jeton në

Arbëri kurse tjetra popullin shqiptar që jeton në Shqipëri , rrëfana e paraqet atdheun e të parëve ,

kurse dy mollat poashtu e paraqesin njëra arbëreshët kurse tjetra shqiptarët e shqipërisë kurse

dega e paraqet atdheun e të parëve.Simbolika shfaqet edhe me këngën e gjelit në fund të pjesës

së parë që tregon mbarimin e një gjëje dhe fillimin e një gjëje tjetër.Në këngën e dytë shfaqet një

vajzë e re e quajtur Trina e cila vdes.Nëna e kësaj vajze është Lokja.Dhembjen për vdekjen e

vajzës Lokja e përjeton thellë pa e shfaqur haptazi ngase kjo tragjedi nuk shprehet me nota

sentimentale si elegjitë e vajtimit,referencat fetare për të vetmen arsye që të mos e brengoste

vajzën e vogël të quajtur Zoga me ritualin e vdekjes. Kjo shfaqet me atë se Lokja prap punon ,

moliset , lufton për ekzistencën e familjes.Në këtë këngë(të dytë të quajtur Zoga) shfaqet jeta e

pasvdekjes së Trinës ku bartëse e veprimit bëhet Zoga.Shfaqet përsëri natyra me bylbylat ,

zymbylat , dallëndyshet , zgjoi i bletëve , lëvruesi etj dhe të gjitha këto e paraqesin simbolikën e

asaj se ,,jeta vazhdon‟‟.Në vazhdim kemi paraqitjen e ëndrrës(një prej elementeve më të njohura

të romantizmit) ku si ëndërrimtare është Zoga.Zoga në ëndërr sheh dy bylbyla të vendosur njëri

në degë të trëndafilit kurse tjetri në degë të zymbylit.Simbolika e kësaj ëndrre është , zogjtë janë

Zoga dhe i ,,dashuri i saj i ardhshëm‟‟ d.t.th kjo simbolizon lindjen e dashurisë.Mjeda si tipar

dallues ka se i largohet folklorizmit që ishte tipar I shkrimtarëve arbëresh p.sh njohja e të rinjëve

, martesa , lindja e fëmijës të gjitha këto ai i shmang. Në pjesën tretë paraqitet ajo se për dikë

jeta është e hidhur mbaron para kohe kurse për dikë tjetër ajo është e ëmbël dhe vazhdon pa

probleme.Poashtu na del në pah mungesa e djalit që do të ishte ndihmë fizike për Loken , Zogën

dhe nipin.Trina-simbolizon rininë e papërjetuar,Zoga-simbolizon vazhdimsinë e jetës kurse

Lokja – simbolizon shkallën dhe peshën e dhembjes që të sjell jeta.Poema ska koncept

kohor.(nuk mund ta vendosim në një kohë të caktuar historike), poashtu ajo nuk ka koncept

komunikativ.(familja paraqitet si tepër e izoluar nga rrethi shoqëror).

Page 40: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

40

ANALIZA E POEMAVE TINGËLLIMORE

Mjeda ka tri poema tingëllomore e ato janë:Liria , Lissus dhe Shkodra.Këto poema për nga

ligjerata poetike përbëhen nga tingëllimat dhe prandaj quhen poema tingëllimore.

,,Liria‟‟-shkruar më 1901,përfunduar më 1911 dhe botuar më 1937(në kohën më aktuale të lirisë

së popullit shqiptarë).Tema:Domosdoshmëria e lirisë për popullin shqiptar.Tema e tillë shtrohet

në mënyrë asociative ngase flet për lirinë që fituan amerikanët të udhëhequr nga Xh.Uashingtoni

luftë kjo me kolonizatorët anglez dhe këtu asocon me luftën që duhet ta fitojnë me forcë edhe

shqiptarët.

,,Lissus‟‟- i përkushtohet Lezhës , respektivisht historisë së saj : periudhës ilire(të paraqitur në

nëntë tingëllimat e fundit) dhe periudhës së Skenderbeut.(në tri tingëllimat e fundit).Autori me

këtë vepër dëshiron të dëshmojë se liria për shqiptarët ka një histori të gjatë dhe është

tradicionale.Liria sipas Mjedës i ka sjellur begatinë dhe lumturinë vendit e banorëve , sigurinë

dhe qetësinë e tyre shpirtërore.Jeta e banorëve në lirinë e së kaluarës që e paraqet Mjeda

hymnizohet me atë se ai dasmat në liri i krahason me festat e Bahut , të Venerës dhe Afërditës.

Vargu që përdor Mjeda është njëmbëdhjetërrokësh.Në këtë vepër dominon historia.

,,Scodra‟‟-I përkushtohet qytetit më të lashtë ,Shkodrës.Në këtë vepër dominon gojëdhana dhe

mitologjia.Lashtësia e qyteti në vepër argumentohet me pasqyrim të jetës mitologjike dhe me

pasqyrimin e një shkëlqimi të jashtëzakonshëm pastaj me futjen e qenieve të jashtëzakonshme si

objekte sakrale dhe publike që u ngjasojnë përrallave ose përfytyrohen si Orakuj dhe perëndi që

kundërshtohen si në Olymp.Poeti ndërfut malin e Taraboshit që paraqet malin e shenjtë shqiptar

në krahinën e Shkodrës dhe dëshminë më besnike të mitit.Në këtë mal ishin zhvilluar edhe

luftëra mes ilirëve dhe grekëve në anën e të cilëve kishin qenë perënditë greke.Tipari klasik i

Mjedës shprehet me atë se ,,kërkon flijim për themelimin e qytetit‟‟ sidomos me shembullin ,,

Afërdita për fli Rozafën lyp‟‟.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) A.Z.ÇAJUPI

Lindi: 1866,Sheper të Zagorisë,Gjirokastër.

Familje: fshatare.

Shkollimi: fillor në shkollë greke, të mesmen në kolegj fetar- Aleksandri,pastaj studimet

fakultetin e drejtësisë-Gjenevë.

1893-kthehet në Kavallë,pastaj shkon në Egjipt.

1898-u paraqit në gazetën “Shqipëria”-Bukuresht ku trajton çështjen e alfabetit të përbashkët për

shqiptarët.

1919- shkruan memorandum te shoqëria shqiptare “Misiri” drejtuar Konferencës Paqësore të

Versajës.

Po atë vitë i vdes e ëma dhe i biri,Stefani, që ia prishë disponimin me çka tërhiqet nga jeta

politike.

1928-formon shoqërinë “Shoqëria e miqve”.

Vdes:1930,Helipolis,Kajro.

Page 41: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

41

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)A.Z.ÇAJUPIT

Lexoi shumë klasicistët francezë me çka ndikuan në veprat e tij.

Shumica e veprave të tij kanë mbetur dorëshkrim,më vonë ato botohen nga Sofokli Çapi dhe

tjera nga Institui Historik i Shqipërisë.

1898- Duke kërkuar një alfabet(artikull).

1902-Baba Tomorri(përmbledhje poetike,Kajro) – bën kthësë në letërsin shqiptare prej

romantizmit në realizëm.

1908-Konstitucioni në Turqi(artikull,Kajro).

1914-Klub i Selanikut(artikull-pamflet,Egjipt).

1921-Përalla(përkthim,Helipolis,Egjipt).

1922-Lulet e Hindit(përkthim,Kajro).

Vepra të botuara nga tjerët

1937-Pas vdekjes (komedi,Kajro).

1937-Burri dheut(tragjedi,Kajro).

1966- Besa-Besë, Historia e një familjeje dhe Mysafirët e Çajupit.(tregime,frengjisht përkthyer

në shqip,Tiranë).

1971- Dhe neve të krishterë jemi – artikull.

Dorëshkrime të humbura :

Detyra-dramë.

Këngë e vame (vjersha për L.II.Bot).

ANALIZA E POETIKËS SË ANDON ZAKO ÇAJUPIT

Andon Zako Çajupi krijoi nën ndikimin e Naim Frashërit.Nisi si i fundit në rrugën e romantizmit

dhe si i pari në rrugën e realizmit shqiptar e kjo kthesë ndodh me veprën e tij të njohur ,,Baba

Tomorri‟‟.Motivacionet e poetikës së tij janë : patriotike , erotike dhe shoqërore.Shkroi edhe

dramaturgji.

1.Poetika me motiv patriotik: Këtu Çajupi si novitet (risi) paraqitet me atë se ndërton kultet

kombëtare historike atë pellazgjik dhe ilirik, të personaliteteve mesjetare si Skenderbeu , të

prijësve e të kryengritësve si Zenel Gjonleka , Rrapo Hekali , Bilbilenjtë,të njerëzve të kulturës si

Naim Frashëri , të Papa Kristo Negovanit.Ai kontriboi edhe në ngritje të vetëdijes kombëtare

përmes dy agenseve :1)duke treguar dobësitë e lëvizjes dhe 2)duke treguar rrugët për shpëtimin e

saj.

,,Baba Tomorri‟‟ – tregon se dobësi e lëvizjes është përçarja fetare dhe vetëdija e flashkët

kombëtare e shqiptarëve dhe si rrugë është bashkimi dhe ngritja e vetëdijes.

,,Robëria‟‟-tregon dobësinë tjetër që është pozita politike e Shqipërisë , robëria që shumëkush

nuk e kuptonte ose nuk donte ta kuptojë dhe të gjithë këtë e shfaq me metaforat që thotë për

Shqipërinë si ,,e gjorë‟‟ , ,,mjergull‟‟ , ,,gazep‟‟ ,, errësirë‟‟etj.Çajupi e lëndon sedrën kombëtare

duke shkruar fjalë në poezinë e tij sikur i thotë Sulltani ,,Nuk më bën dot gjë shqiptari nga

zgjedha ska për të dalë‟‟.

Këtu kemi edhe rrugën e shpëtimit se duhet të kuptojë shqiptari robërinë dhe gazepin e

Shqipërisë.Poashtu autori luan edhe rolin e afirmuesit të krenarisë kombëtare përmes poezive si

,,Mëmëdheu‟‟ ku e shpjegon nocionin mëmëdhe dhe me poezinë tjetër si ,,Ku kemi lerë‟‟ tregon

Page 42: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

42

për përbërësit e vendlindjes ku i sheh dy kategori njerëzish në ata që janë jashtë atdheut që jan të

përmalluar për atdheun dhe në ata që janë brenda dhe smund të bëjnë asgjë por madje edhe

luftojnë për të huajt.(çajupi paraqet mal në Shqipëri).Për ngritjen e vetëdijes kombëtare përdor

dy tipe të poezisë ,,Baladën‟‟ dhe ,,Romancën‟‟.Kemi baladën elegjiake ,,Vaj‟‟ ku nëna qan të

djalin se kishte shkuar të luftoj madje jo për shqiptarët po për një popull të huaj, dhe romancën

,,Atdheu dhe dashuria‟‟ ku flet për dy vëllezër konfesionesh të ndryshme.Çajupi në poezitë e tij

përdor satirën,ironinë,sarkazmin.Pastaj kemi poezitë ,,Sulltani‟‟ ku bën portretizimin e tij si një

figurë makabre e sadiste dhe poezinë ,,Punërat e perëndisë‟‟ që i drejtohet perëndisë duke e

pyetur pas të gjitha gjërave që krijove ,,çdeshe që krijove turqinë‟‟

ANALIZA E POEZISË ME MOTIVE EROTIKE

Motivi erotik ka këto forma të paraqitjes : koncepti erotik,estetik,patriotic,sensual dhe

shoqëror.Konceptin erotik dhe estetik e paraqet nën ndikim e Naimit.Sipas Çajupit koncepti i

erotikës duhet t‟i nënshtrohet interesit kombëtarë.Poezia ,,Atdheu dhe dashuria‟‟-shpreh

sakrifikimin e dashurisë për interesin kombëtar apo idenë se dashuria ndaj atdheut duhet të jetë

më e fuqishme se dashuria ndaj femrës.Këtë veprim e bën Jorgji me të vëllanë e tjetërsuar

konfeksionalisht.Erotika sensuale pasqyron botën psikike më të thellë të heroit lirik,erotika

sensuale e Çajupit ka disa faza : erotika intime , erotika e idealizuar dhe erotika tragjike.Erotika

intime pasqyron biografinë erotike të autorit me poezi që janë rrëfime të sinqerta me plot

sentimente,femra nuk është personazh imagjinar,ka emër ,,Mara‟‟ , ka dashuri reciproke,është

naive,në kontekst të figurave autori përdor vetëm krahasimin që ka për burim folklorin.Erotika e

idealizuar,heronjtë janë të moshës madhore , ndjejnë nevojë për njëri tjetrin , fillon me nota më

reale,heroi lirik tashmë vendos dialog me të dashurën,pasi janë tashmë të rritur reciprociteti në

dashuri fillon të zbehet.,,Kopshti i dashurisë‟‟- është himni më i bukur që poeti i thurr

dashurisë,bukurisë dhe lumturisë.Erotika tragjike(pikëlluese) i përkushtohet tragjikes së vetë

autorit,vdekjes së gruas së tij Evgjenisë.Me këtë motiv ka shkruar elegjinë ,,Vaje‟‟-elegjia më e

njohur në gjuhën tonë.Elegjia fillon me qetësi relative emocionale , kemi përfytyrime të cilan e

ngjallin elegjinë por ato ndodhin pas qetësisë.Në vazhdimsi përdor vokacion të veçantë , shton

ritmin e vargut dymbëdhjetë rrokësh , me cenzurë të rregullt në rrokjen e gjashtë.Tensioni

emocional rritet gradualisht nga retrospektiva e pasur me kujtime,me kujtimin më të madh

,,djalin‟‟.Mllefi ndaj dy kërkesave më absurde që përdor autori mund të lejohej vetëm nga një

poet,mlledi ndaj shoqes së vdekur që s‟i dëgjon lutjet e tij të djalit ndaj perëndisë, që e ndau

shpirtin nga zemra , nënën nga djali.I deprimuar poeti kridhet në referenca filozofike mbi kurnitë

e botës dhe kuptimësinë e ekzistencës së njeriut.,,14 vjeç dhëndërr‟‟-komedi që shenjëzon dy

shtresa;1)martesat moshash të ndryshme dhe 2)jetën bashkëshortore të korruptuar nga shtresat

feudale.Kjo shfaqet në pjesën ,,Nuk marrë nuse për sisë po për punët e shtëpisë‟‟ ngase Tan aka

zgjedhur një nuse 20 vjeçare për djalin 14 vjeç.Shenjëzon bigaminë e shtresës feudale,format e

incestit siç tregohen në poemën ,,Baba Musa lakuriq‟‟.

ANALIZA E POEZIVE ME TEMATIKË SHOQËRORE

Në lirikë shoqërore kemi veprën ,,Baba Tomorri‟‟- vepër ku me një ligjeratë poetike,fillon

periudhë e re në letërsinë tonë-atë të procedimit realist dhe kështu shkëputet nga

romantizmi(rilindja).Temën shoqërore Çajupi e zgjeron në veprën ,,Baba Musa Lakuriq‟‟. Në

veprat me tematikë shoqërore ai trajton kurbetin i cili ishte plaga më e rrezikshme për shqiptarët

Page 43: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

43

në shek XX sepse krijonte një psikologji specifike te njerëzit që largoheshin por edhe te ata që

ishin ngelur në shtëpi në pritje të kurbetçinjëve.Çajupi si djalë kurbetçiu ishte edhe vetë

kurbetçi.Ai duke e njohur mirë temën e kurbetit,i ndikuar madje edhe nga letërsia popullore

shkroi poezinë ,,Kurbeti‟‟-pëmes kësaj balade popullore,zbulon faktorët eksternë dhe interne të

këtij fenomeni.Sipas tij kurbeti është rrugë njëkahëshem, fati i kurbetçinjëve është tragjik ,

tragjikja shprehet me atë se largohen nga familja dhe vendlindja duke krijuar trauma te vetja dhe

te të tjerët.Flet për atë se sado që të fitojë materialisht dhe intelektualisht ai(kurbetçiu) prap ka

humbur se shkakton tragjikë morale , psikike dhe fizike në familje dhe kjo humbje nuk

kompensohet me asgjë.Personazhi kryesor është Mitrua i cili kthehet pas 20 vjetësh nga kurbeti ,

e vret të birin pse mendon se ishte dashnor i gruas , gruan që e pa në ,,corpus delicti‟‟ dhe e

gjitha kjo është si pasojë e asaj se : Mitrua gjatë kohë kish qëndruar në kurbet ai së pari e kish

vrarë veten moralisht dhe psikologjikisht dhe të dyja këto gjatë riatdhesimit gërshetohen për të

formuar një vrasje fizike në familjen që e priste kthimin e tij.Porosia e kësaj vepre është

,,Shpërblimi moral dhe psikologjik për të gjithë ata që marrin rrugën e kurbetit‟‟.Çajupi këtë

vepër e formon nga dy këndvështrime nga ai romantik dhe ai realist.Si romantik shfaqet mendimi

se gruaja mund t‟i shërbejë atdheut , mund të jetë dashnore dhe grua ideale , të ketë bukuri të

veçantë fizike dhe mendore , kurse si realist shfaqet me atë se gruaja ka pozitë inferiore ndaj

burrit , poezitë të rëndë në familje , gruan e shikon si objekt vetëm brenda shtëpisë , si krah të

vetëm pune për fushë dhe si indivit të ozurpuar nga zakonet prapanike që i kanoset dhunë

familjare si fizike ashtu edhe seksuale.

,,Fshati im‟‟-nxjerr në pah pozitën diskriminuese të gruas në familje , përmes një dialogu

impresiv ai arrin të depërtojë në psikologjinë e gruas së stërmunduar që edhe pse hesht flet më

shumë që do të fliste një narracion poetik i revoltuar nga pesha e punës.Veprimi artistik madje i

poetit vërehet në atë se pozitën inferiore të gruas e shfaq përmes një heshtje gjë që flet edhe për

parazitizmin e burrit që freskohej ndë hije.

POETIKA E VEPRAVE DRAMATURGJIKE

Dramat e Çajupit janë ,,14 vjeç dhëndërr‟‟ , ,,Pas vdekjes‟‟ dhe ,,Burri i dheut‟‟.Çajupi është i

pari që në komedi futi tematikën shoqërore-politike.Komeditë kanë procedeun realist-kritik.,,14

vjeç dhëndërr‟‟- e botuar në ,,Baba Tomorri‟‟ ka për temë ,,martesat e parakohëshme të djemve

14 vjeçarë me vajza 20 vjeçare‟‟.Nëntemë ka ,,mbingarkesën e gruas me obligime familjare „‟ ,

nëntemë tjetër është ,, kurbeti‟‟ , pastaj ,,degjenerimi moral i shtresave feudale‟‟, ,,bestitnytë „‟ ,

,,paragjykimet‟‟.Në skenën e parë komedia fillon me humor (humori paraqet fenomenin primar

të artit skenik) , dhe përfundon me humor të idhët në formë tragjikomike.Skena hapet me Tanën ,

grua e kthejllët , llafazane me Vagjelin , burrë indiferent dhe flegmatik.Pas një bisede mes burrit

dhe gruas Tana shtron temën kryesore të komedisë ,,të marrë pëlqimin e burrit për ta martuar

djalin 14 vjeçar Gjenin , me një vajzë 20 vjeçare të quajtur Marigonë.Tana duke qenë në dijeni se

burri nuk do ta pranonte lehtë propozimin ajo ish përgatitur në përgjigjet që duhet ti japë që ta

arrijë qëllimin kryesorë.Si kundërargumente Tana përdor martesën e vet asaj me Vangjelin ,

përdori pastaj përbuzjen për beun,mosinteresimin e tij për martesën e djalit.Kur biseda ndërronte

në favor të Vangjelit, Tana siç thuhet edhe në tekst ,,hesht tri herë – për ta zbutur dy

herë‟‟(Vangjelin).,pastaj si argument përdor përtacinë e burrit , akuzon se të gjitha punët i ngelin

asaj për ti kryes , përdor argumentin se tashmë ajo ish plakur , se shtëpia kërkonte një dorë pune

etj etj.Vangjeli përfaqëson fshatarin e asaj ane që nuk ka asnjë profesion dhe që nuk punon asgjë,

që rri nën hije dhe bën muhabete të kota, dembel dhe parazit poashtu edhe qesharak me fjalët që i

Page 44: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

44

thotë së gruas.Komizmi në komedi shpërthen nga bisedat. Në pamjen e dytë skenike plotësohet

figura e Tanës me pamje nga mulliri , në bisedat që kalojnë në grindje mes Tanës dhe grave të

tjera ku këtu shkrimtari na nxjerr në pah një frazeologji shumë të pasur të sharjeve,urimeve dhe

përgëzimeve.Në pamjen e tretë rolin e Tanës në rrjedhje të dasmës e marrin dasmorët dhe

dhëndrri.Paradoksi arrihet kur në dhomë ngel vetëm nusja dhe dhëndrri , e veçmas në fjalët e

dhëndrrit dhe përgjigjet e nuses e cila gjë shpreh ironinë më të madhe të martesave të

tilla.Komedia ,,Pas Vdekjes „‟ ka temë shoqërore-politike,shpreh luftën kundër

oportunistëve,konformistëve ,demagogëve,për shqiptarët që po përkrahnin xhonturqit kinse për

interesa kombëtare por që realisht ishin kundër kombit.Kemi Dr Adhamudhin i cili është një prej

përkrahësve të xhonturqive.Ky përpilon një abetare përmes të cilës vetëdemaskohet me atë që

thotë të përdoret alfabeti latin mirëpo të shkruhet nga e djathta në të majtë për të mos zemëruar

xhonturqit. Karakterin e Adhamudhit na e zbulon shërbëtori i tij Zeneli i cili perfidikisht zbulon

karakterin e tij nga i cili zbulim dalin një sërë situatash qesharake.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) A.S.DRENOVA

Lindi: 1872,Drenovë.

Pseudonimi: Asdren

Shkollimi:shkollimin fillor në vendlindje,gjimnazin e vazhdon vetëm 2 vite se i vdes i ati.

1885- emigron në Rumani për të siguruar ekzistencën e familjes,takon Nikolla Naçon dhe u

angazhua si përkthyes të gazetës së tij.

Regjistron në Akademinë Tregtare por nuk iu përgjigj afiniteteve të tij, më vonë Fakultetin e

Shkencave Politike që e ndoqi deri në fund.

Formon shoqërinë “Qarku i studentëve shqiptarë (Shpresa) – Bukuresht me çka zhvillohen

veprimtari kulturore,letrare nga Th.Mitko,E.Gjika etj.

1901- boton poezinë e parë te rev.Albania.

Punoi : 1912 - emërohet sekretar i Komisionit letrar të L.Gurakuqit.

1912- pjesëmarrës në Kongresin e Trieshtes.

1914-delegat i kolonisë së Bukureshtit në Shqipëri.

1922-34-punon në konsullatën shqiptare – Bukuresht.

1937-kthehet në Shqipëri,largohet i dëshpëruar se nuk gjen mikpritje që e meritonte.

Vdes: 1947,Bukuresht.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)A.S.DRENOVA

Krijon vepra për një kohë 40 vjeçare të llojit poezi dhe proza.

Vepra:

1902 – Dy tri fjalë për oxhakësinë ( artikull – Bruksel)..

1902 – Kujtime nga Shqipëria (artikull) rev.Albania

1904 – Rreze dielli ( vjersha lirike) Bukuresht.

1905 – Çështja e alfabetit (artikull).

1912 – Ëndrra e lotë ( vjersha) Bukuresht.

1912 – Parësia shqiptare – (artikull).

1925 – Naim Frashëri,idealist shqipëtar (artikull,Graz).

1930 – Robëria dhe liria(artikull).

Dorëshkrim : Këmbana e Krujës(vjersha).

Page 45: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

45

POETIKA E VEPRAVE LETRARE TË ASDRENIT

Ai gërsheton romantizmin shqiptarë me atë europian duke e bërë këtë lidhje veçmas përmes

simbolizmit që që sishte karakteristikë e romantizmit shqiptar.Motivacioni i poetikës asdreniane

është : atdhetar-shoqëror, erotik , peisazhist dhe mediativ.

ANALIZA E LIRIKËS ATDHETARE – SHOQËRORE

Romanticizmi asdrenik vërehet në atë se ai i kthehet të kaluarës së lavdishme për të ngjallur te

bashkëatdhetarët ndjenjën e patriotizmit dhe krenarisë së dinjitetit kombëtar.Ai prek poashtu

sedrën kombëtare me faktin se shumë shqiptarë kan kontribuar në lirinë e grekëve , serbëve ,

romunëve ,turqive duke u dhënë atyre prijës e heronjë kurse nuk janë të zotë për lirinë e kombit

të tyre.,,Ëndrra e lot‟‟- Asdreni këtu i largohet traditës dhe bën ngritje cilësore të lirikës duke

bërë një këndvështrim të ri të problematikës atdhetare mirëpo prap se prapë nuk është i liruar

plotësisht nga retorika dhe patetika.Ligjerata poetike shprehet përmes himneve dhe marsheve për

t‟iu përgjigjur atmosferës dhe kohës që kërkonte luftë për liri.Në këtë shembull kemi poezitë

,,Betimi mbi flamur‟‟ dhe ,,Këngë bashkimi‟‟.Në vëllimin e tretë ,,Psallme murgu‟‟ – afirmohet

ndjeshmëria e lirikut mediativ dhe duke qenë se i drejtohet të gjithë njerëzve poezia merr

karakter univerzal poashtu ai i largohet retorikës dhe patetikës duke u afruar ndaj letërsisë

popullore sidomos nga futja e tij në dhembje dhe pikëllim.Në këtë shembull kemi poezitë : ,,Në

mërgim‟‟ , ,,Mallëngjim‟‟ , ,,Mall vëllazëror‟‟ , ,,Letër prej katundit tim‟‟ etj.Asdreni poashtu e

paraqet edhe faktin se shqiptari gjatë robërisë së gjatë osmane , ishte në pozitë inferiore politike ,

pozitë inferiore sociale , në një zgripc si për ekzistencën e tij ashtu edhe të familjes.Ai shpreson

se liria do të përmbush të githa llojet e robërisë me liri sociale , me pozitë më të lakmueshme

politike , sociale dhe ekzistenciale.Personazhet e poezisë së Asdrenit janë bujku dhe bariu,

përkundër ,,oxhakësisë‟‟(pushtetarëve).,,Lulëkuqja‟‟-shpreh udhëzimin e Asdrenit për një luftë të

dyfishtë e para për çlirim kombëtar dhe çlirim social.Lulëkuqja-Shqipëria , fletët-shqiptari ,

ngjyrat-liria kombëtare dhe sociale , kjo e paraqet edhe veçantësinë e simbolikës asdreniane.

ANALIZA E LIRIKËS ME MOTIV EROTIK

Erotika e Asdrenit influencohet nga Naimi dhe Çajupi.Tek Asdreni vërehet prirja për të kaluar

nga karakteri erotiko-përshkrues (që paraqet bukurinë e jashtme) ku pikërisht këtu vërehet

influencë e lartëpërmendur në erotike-mediative(që paraqet bukurinë e brendëshme).Në pjesën e

erotikës përshkruese dashuria frymëzohet nga jeta e fshatit , nga kujtimet personale të autorit

dhe nga poetika e poezisë popullore.Përshkruhet bukuria e jashtme,fizike e femrës dhe e

mashkullit gjithmonë në terminologjinë përshkruese të bukurisë përdoren terme nga folklori dhe

krijimtaria popullore.p.sh vajza ka gushën e bardhë , faqet si dardhë,buzët ngjyrë

trëndafili,ndërsa trimi sytë si zjarr,shtatin e lartë , të bukur etj.Në pjesën e erotikës mediative

poeti ia lë vendin bukurisë shpirtërore, dhe largohet përshkrimit të dashurisë mes dy të

rinjëve,por përshkruan bukurinë e tyre.Malli për të dashurën dhe vuajtjet për të nuk vijnë nga

dashuria por nga bukuria që ka vajza.,,Ballada e bariut‟‟- shpreh dashuri fatkeqe,të

parealizuar,që del diçka që ndikon në mosparaqitjen e dashurisë reciproke.Flitet për

përgjërime,lektisje,dëshira dhe përfytyrimet e një bariu që është i dashuruar në një vajzë me

Page 46: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

46

prejardhje mbretërore.Ajo reflekton bukuri madje edhe hyjnore por jo dashuri, dhe nga këtu del

se ata janë të barabartë në potencën erotike po sjanë të barabartë në reflektimin e dashurisë.

ANALIZA E LIRIKËS ME MOTIV PEIZAZHIST

Ky lloj i lirikës peizazhiste i ka munguar letërsisë së Rilindjes.Ajo ka qenë e paraqitur si e

gërshetuar në poezinë atdhetare,erotike,shoqërore por si ekzistim më vehte ka munguar.Asdreni

është i pari që shkruan poezi me motiv peizazhist si vepër të veçantë.Ai këtë lirikë e veçon si

grup më vehte në çdo përmbledhje.Në ,,Rreze dielli‟‟ i sistemon si ,,Këngë fushore‟‟ në ,,Psalme

murgu‟‟ i quan ,,Ngjyra ylberi‟‟ , në ,,Ëndrra e lot‟‟ si ,,Natyra‟‟.Në përshkrime peizazhiste ai

përshkruan : peizazhe të fshatit , të vendlindjes,të stinëve,të ylberi,të perëndimit të diellit,kohës

me shi,luleve,një dite prilli e një muaji etj.Ato nuk përshkruajnë vetëm natyrën,por kemi edhe

përshkrime utilitare apo përshkrime të çdo gjëje brenda natyrës.Në këtë lirikë shkrihet natyra dhe

poeti ngase poeti paraqitet si individ që ndjen madhështinë e natyrës.Pranvera për autorin është

stina më e bukur pse atë e karakterizon përtëritja , vera është stinë mjaft optimiste se në të

prodhohet buka, vjeshta e pasur pse vilen vreshtat e mblidhen prodhimet tjera si rezult i punës së

njeriut dhe dimri që sjell acarin.Të gjitha stinët autori i sheh me parandjenjë pozitive kurse

ngjyrat që i shfaq janë mjaft të ndritëshme.Njeriu në veprat peizazhiste nuk brengoset për

problemet atdhetare , dashurore apo filozofike ai është në harmoni të plotë me natyrën.

ANALIZA E POEZIVE MEDITATIVE

Poezia e këtillë e Asdrenit trajton probleme filozofike si : jeta,vdekja,shpirti,morali etj.Edhe këto

poezi janë të veçuara p.sh në ,,Rreze dielli‟‟ me titull ,,Mendimtare‟‟ , në ,, Ëndrra e lot‟‟ me titull

,,Mendime‟‟ , në ,,Psalme murgu‟‟ me titull ,,Vallja e jetës‟‟.,,Lumtësia‟‟- persiat idenë se kur

njeriu mund të krijojë bindjen se e ka arritur lumturinë ideale , lumturinë e kërkuar sa e sa vjet:

kur të arrijë nivelin maksimal në realizimin e kërkesave , aq sa të mos ketë nevojë për asgjë nga

askush por këtu poeti përsëri e shfaqë atë ciklin se po ta ndërpresë krijimtarinë nuk ka motiv ,

nxitje dhe frymëzim e kjo përsëri krijon në palumturi.,,Një ëndërr‟‟-flet për paranë si faktor

mundues i të gjithë njerëzve.Kamja sipas autorit i hap të gjitha rrugët, i realizon të gjitha dëshirat

, kurse skamja të mundon me atë se nuk të mundëson të realizosh as ndjenjën më natyrore-

dashurinë.Ai nuk përdor vetëm vizionin real por bën një veprim romantik që është të përdorurit e

vizionit imagjinativ të quajtur ëndërr.Në ëndërr sheh veten në maje të pyllit nga e vështron botën

dhe jep vlerësime për atë që sheh .Maja e pyllit është simbol i qetësisë shpirtërore dhe i niveleve

të larta intelektuale,kurse realiteti është fati tragjik që e ka gozhduar poetin.,,Vërtetësia e

gjërave‟‟- vepër ku botën reale dhe imagjintative mundohet t‟i shkrijë në një , gëzimin –

dëshpërimin , vuajtjet dhe mundimet etj.Fenomeni i parasë e krijon bindjen për një pasuri të

përhershme e ajo mund të zhduket për një moment,dhe kur zhduket atëherë nevoitet kundërvenie

ndaj të ligës,të keqes,të pavërtetës etj.,,Lumtësia e shpirtit‟‟- shpreh dilemën e autorit për atë se

zëri i ndërgjegjes i flet për lumturi krijuese jetësore.Ai iu drejtohet të tjerëve por problemi për të

cilin u drejtohet e bren edhe atë.Shpreh depresionin e tij të vetmisë por edhe pesimizëm.

PANORAMË E HUMANIZMIT DHE RENESANCËS

Humanizmi është lëvizje e gjërë letrare-artistike, shkencore-filozofike e kohës së re që i

përmbysi konceptet feudale-kishtare për të ndërtuar një concept të ri shoqëror-ekonomik,letraro-

Page 47: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

47

artistik.U paraqit në shek XIV,zhvillimin më të lartë e arriti në shekXVI.Ndryshimet që ndodhën

ishin ekonomia natyrore u shëndrrua në mallore.Zbulimet gjeografike ishin : në fund të shek XV

krijohen kushte për zbulime të kontinenteve të reja dhe të rrugëve detare për kontinentet e

panjohura , të cila do të sillnin përfitime të mëdha dhe të shpejta , Kolombo zbulon kontinentin e

Amerikës , V.De Gama zbulon rrugën detare për në Indi , Magelani bën udhëtimin detar rreth

Tokës ,duke dëshmuar praktikisht se Toka është e rrumbullakët.Zbulimet teknike ishin: zbulimi i

barutit,busolla etj.Njeriu i mesjetës mendonte dhe vepronte vetëm për të krijuar një kënd sa më të

volitshëm për botën e amshuar,u nënshtrohej dogmave fetare , e ndiente veten të pafuqishëm , të

pavlefshëm dhe si të përkohshëm, ish deprimuar , nuk interesohej fare për ndryshime shoqërore ,

politike dhe ekonomike , humanizmi kërkonte një njeri të ri ,një ideologji të re , të liruar nga

dogmat një njeri që beson në fuqitë e tij fizike dhe mendore që do ta shpiejë drejt zhvillimit kjo

ndikoi në lindjen e disiplinave shkencore si

astronomia,anatomia,fiziologjia,zoologjia,botanika,,fizika në të cilat qendër e vëzhgimeve u bë

njeriu dhe zhvillimi i tij.Humanizmi u mbështet në antikitetin greko-romak,u shfrytëzuan veprat

artistike dhe filozofike origjinale ,kjo lëvizje u quajt si renesansë që do të thotë rilindje.Rilindja

përfshin shum lëmenj të krijimtarisë njerëzore.Letërsia e renesancës në qendër të vëmendjes dhe

tematikës kishte njeriun,kaloi nga tema fetare në atë jashtëfetare,stigmatizoi hipokrizinë fetare , u

thellua në antikitet në pasqyrimin e botës reale të njeriut,morën nga antikiteti stilin,kultivuan

forma të reja të shprehjes letrare si këngën lirike,epike,poemën,prozën,dramën,komedinë dhe

tragjedinë.Së pari u përhap në Itali pastaj në Francë,Spanjë,Angli,Holandë,Gjermani,Shqipëri

etj.Në Itali ishin D.Aligieri ,F.Petrarka,Xh.Bokaçio,në Francë F.Rable,Ronsari , në Angli

Shekspiri, në Spanjë Servantes në Holandë Erazmi i Roterdamit , në Shqipëri Marin Barleti.Në

art e kemi Leonardo Da Vincin , Mikelanxhelo Buonarotin , Rafaelin etj.

BIOGRAFIA E RILINDASIT(ROMANTIKUT) DANTE ALIGIERI

Lindi: 1265,Firencë.

Familje: intelektuale dhe tw pasur.

Shkollimi: studimet i kreu në vendlindje,interesohet për letërsinë e antikitetit si :

Homeri,Sokrai,Ovidi,Virgjili etj.

Italia në kohën e Aligierit ishte e përçarë në principata,në Firencë zhvillohej luftë politike mes

Guelfëve – që mbronin pushtetin e Papës dhe Gibelinët – mronin pushtetin perandorak.

Lufta përfundoi me fitoren e guelfëve.

Ato ndahen në 2 grupe të tjera : të zinj(ithtarë të papës) dhe të bardhë(ithtarë të perandorit) që

përfundon me fitoren e të zinjve,me çka e detyron Aligerin të largohet nga Firenca për 20 vjet

për të mos u kthyer më.

Vdes: 1321,Ravenë.

KRIJIMTARIA LETRARE E RILINDASIT(ROMANTIKUT)DANTE ALIGIERI

1292- Jeta e Re (vepër poetike).

1304- Gostia (vepër e papwrfunduar).

Monarkia (traktat politik).

1308-21 Komedia Hyjnore(vepër poetike).

Page 48: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

48

ANALIZA E KOMEDISË HYJNORE

1.Krijimi dhe burimi i veprës

Danteja këtë vepër e koncipoi në Firencë,por intensivisht e punoi në mërgim që nga viti 1315

deri më 1321.E quajti komedi sepse në kohën kur jetoi Dante kështu quheshin të gjitha ato vepra

që fillonin me peripeci dhe mbaronin me hepiend.Vepra u quajt hyjnore jo ngaqë në të kishte

ndërhyrje ferare-shenjtore por nga ajo se pas 2 shekujsh ende nuk ka arritur ndonjë shkrimtarë të

paraqesë një vepër aq të menduar e komplete si ajo prandaj iu dha epiteti hyjnore.Këtë komedi e

cilësojnë dy komponenta krijuese 1) origjinaliteti përmbajtësor dhe stilistik dhe 2)gërshetimi

mjeshtëror e shkrirja në një tërësi e burimeve që Aligieri i ka pasur nga antikiteti apo lashtësia ,

nga filozofia e antikitetit , filozofia bashkëkohore,nga platforma politike e lëvizjes bashkëkohore

ku ka qenë pjemarrës edhe Danteja.

2.Ndërtimi formësor

Është e ndarë në 3 pjesë të barabarta : Ferri , Purgatori dhe Parajsa.Secila pjesë ka 33 këngë,

bashkë me këngën e parë si hyrje , vepra ka 100 këngë.Është e shkruar në strofa tercina , me nga

tri vargje njëmbëdhjetërrokëshe.Poetit I dalin përpara tre bisha: Luciferi ka tri gojë.Këtu shfaqet

numri tre si numër karakteristik.Vendi i ngjarjes është bota e amshuar.Botën e amshuar poeti e

koncepton në formë të rrathëve koncentrik.Rrathët koncentrik shkojn në drejtime të kundërta.Në

Ferr ku janë të vendosur mëkatarët , rrathët koncentrik, sa vijnë e ngushtohen , me drejtim nga

lartë posht , kurse në Purgator dhe Parajsë , ku janë të vendosur njerëzit e pastruar nga mëkatet

dhe të shenjtët, rrathët sa vijnë e zgjerohen , me drejtim nga poshtë lart.Rrathët koncentrik të

Ferrit kanë nga një brez ku janë të vendosur mëkatarët përpos rrethit të shtatë (3 breza),rrethit të

tetë(10 breza), rrethit të nëntë(4 breza).

3.Shresimet kuptimore

Temën dhe idenë e shtrimë në dy rrafshe : 1)mistik-religjioz dhe 2)alegorik-shoqëror-politik.

Në rrafshin 1)mistik-religjioz , është që t‟u tregojë njerëzve se rruga e ndërtimit të karakterit , të

moralit , të etikës duhet të jetë sipas parimeve tjera nga ato që praktikonin nga bashkëkohasit e

Aligierit.

Në rrafshin 2)alegorik-shoqëror-politik , është se udhëtimi i tij imagjinar në botën e mashuar

bëhet për t‟u folur bashkëkohasve se me veprimet e tyre shoqërore dhe politike të gabuara

pengojnë bashkimin e italisë dhe i sjellin shoqërisë e kombit dëme të mëdha.Pradaj nga konteksti

kohor përkon distanca të ndryshme kohore.

4.Subjekti i poemës

Poema nuk ka subjekt themelor.Poeti tregon udhëtimin e tij imagjinar në botën e amshuar , duke

i shfaqur ngjarjet nga jeta e përditshme në të cilën jetonte edhe vetë autori dhe kështu paraqet

kërkesën e tij përpërmirësimin e asaj shoqërie.Ngjarjet , bisedat , konfliktet njihet historikisht por

edhe emocionet , përjetimet,meditimet janë të njeriut të kësaj bote.Ky udhëtim nis me Ferrin ,

kjo pjesë e veprës është më e gjatë dhe ka vlera më të mëdha.Danteja këtu komunikon me

bashkëkohësinë duke i dhënë asaj kritikë mjaft të ashpër,pa i kursyer shtresat e privilegjuara.Në

këngën e parë shkritmari na hedh në botën e amshuar.Përmes pyetjeve dhe përgjigjeve të

mëkatarëve na dëshmon për të keqen e së tashmes.Në këtë udhëtim imagjinar Danteja gjendet në

një pyll të dendur e të errët që në aspektin religjioz personifikon njeriun e mbushur mëkate, e në

aspektin alegorik personifikon Firencën e tij të përçarë në shumë parti të armiqësuara mes

vete.Këto parti ishin ajo e guelfëve dhe e gibelinëve, ose e të bardhëve dhe e të zinjëve.Poeti nga

Page 49: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

49

kjo kodër vëren një kodër tjetër që shkëlqen nga rrezet e planetit.Kjo në rrafshin fetar simbolizon

perspektivën e Firencës, apo perspektivën e njeriut të çliruar nga veset e këqija.Duke e kaluar

pyllin Dantes ia zënë rrugën tre bisha : pantera – me simbolikë mëkatet e njeriut në moshën e

rinisë, luani-mëkate e lakmisë së njeriut për pushtet të bëra në moshë të rritur, ujkonja-mëkatet e

njeriut lakmitar të parasë.Po e njejta në rrafshin alegorik simbolizon : pantera-luftën përçarëse të

partive politike të Firencës dhe dëmet që sjell ajo , luani-Firencën që e pengonte bashkimin e

Italisë , dhe ujkonja – simbolizon papën e pangopshëm.Danten nga kjo errësië e shpëton

Virgjili.Virgjili është simbol i urtësisë, i arsyes dhe i njohurive shkencore të njeriut të kësaj

bote.Virgjilin e dërgon Beatriçeja.Virgjili e përcjell Danten nëpër tërë rrathët e Ferrit dhe të

Purgatorit , kurse në Parajsë e udhëheq Beatriçeja sepse Virgjili ishte pagan dhe nuk mund ta

shoqëronte edhe në Parajsë.Në Ferr dhe Purgator Danteja përderisa udhëhiqej nga Virgjili dëgjon

britma,ulërima,vaje,kuje,mallkime të cilat më tepër e shqetësojnë poetin vizionar se sa poetin

pagan.Përpara Ferrit janë të vendosur ata që skanë bërë as mirë as keq sepse ata skanë qenë as

me Zotin as kundër Tij.Pasi kalojnë lumin Ankeron dy udhëtarët hyjnë në Ferr, ku mëkatarët

janë të ndarë varësishtë nga shkalla e mëkatit.Në rrethin e parë janë të vendosur paganët dhe

fëmijët e papagëzuar si Homeri , Sokrati , Platoni ,Aristoteli etj(për këta ka respekt për aspektin

shkencor por për aspektin fetar nuk i pëlqen).Në rrethin e dytë janë vendosur mëkatarët e

epsheve dhe tradhëtarët e besnikërisë bashkëshortore.(Pëlqen dashurinë por jo tradhtinë

bashkëshortore).Këtu paraqitet si më e famshme historia e Françeskës që martohet me një çilimi

të shëmtuar, e tradhton të burrin me atë se bën dashuri me vëllanë e burrit Paolën.Në rrathët tjerë

më të ngushtuar poeti e takon Ferinatin,Ferinati ishte kundërshtar partiak i Dantes(i guelfëve)

dhe i cili dy herë i kishte thyer guelfët.Ferinati kish penguar djegjen e Firencës dhe kish vdekur

krenar për atë që kish bërë.Në rrethin e tretë Danteja vendos papët e kohës , Bonificin VIII, i cili

më 1300,organizoi pelegrinazh jo për çështje fetare po për të grabitur popullatën ngase kishën e

kish bërë vend tregtie e pazarllëqesh të ndyta e poshtëruse.Në rrethin e nëntë të rezervuar për

mëkatarët më të mëdhenj ku mundimet janë më të mëdha ngase mëkatarët i mundon akulli që

vjen nga krahët e Luciferit.Këtu kemi të paraqitur Kont Ugolinin i cili ishte kryetar i Pizës, një

kohë ra në konflikt me nipin Ninon . Armiqësinë e shfrytëzon kryepeshkopi Ruxheri , e akuzon

Ugolinin si tradhtar e turma e dënon që ai bashkë me dy djemtë e me dy nipërit të vdesë nga uria

në një kullë të vetmuar.Në purgator pastrohen shpirtërat,përmes pendesës.Purgatori ka shtatë

rrathë,ku njerëzit vuajnë mëkatet si : krenaria,smira,idhnimu,zymtia,grykësia dhe

epshi.Mëkatarët vazhdimisht ngriten në shkallë deri sa të arrijnë Parajsën tokësore , për të

fluturuar pastaj në Parajsën qiellore.Në udhëtimin nga Parajsa tokësore në Parajsë qiellore e

shoqëron Danten Beatriçeja.Parajsa ka vetëm tre rrathë, të cilët i vënë në lëvizje tre grupe

qiejsh,gjithësej nëntë qiej.Në qiellin e fundit është e vendosur Perëndia , prej ku buron dashuria.

ANALIZA E ROMANIT DON KISHOTI E MIGUEL SERVANTESIT

Spanja e shek XVI përjetonte krizë ekonomike për shkak të fuqizimit monetar dhe krizë morale

nga avanturizmi kalorisak.Ky avanturizëm vinte nga leximi i romaneve kalorsiake që atë kohë e

kishin vërshuar Spanjën.Romanet lexoheshin me të madhe madje njerëzit gjërat që i lexonin

mundoheshin ti veprojnë në jetën e përditshme si ngjarje të imagjinuara.Ky lexim i romaneve

kish ndikuar aq shumë madje edhe në ekonominë e shtetit ngase te njerëzit ishte mbjellur ideja se

fare pa punë e pa bërë asgjë po u bëre si personazhet e romaneve kalorsiake mund të bëhesh

brenda natës person i pasur.Këtë ish munduar ta ndalonte edhe mbreti Karlo V por skish

mundur.Atë që nuk e arriti as mbreti arriti ta bënte Dante Aligieri me verpn e tij Don

Page 50: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

50

Kishoti.Tema dhe ideja e romanit i bëjnë kritikë të ashpër shoqërisë feudale të Spanjës.Ky roman

me temë dhe vlerë estetike ngrihet mbi romante kalorsiake.Konsiderohet roman antikalorsiak.I

ironizon , parodizon romante kalorsiake.Shkruan roman kalorsiak ku ballafaqon subjektivitetin e

personazheve kalorsiake me realitetin objektiv dhe ky ballafaqim po që është absurd aq sa ishin

edhe veprimet e personazheve të këtyreve romaneve.Njerëzit që lexonin romante kalorisake

frymëzoheshin me idenë se po të bëhen kalorës , po tu ndihmojnë të doptëve, po ti shpëtojnë të

munduarit , po ti zgjidhin problemet e të varfërve e po të bëjnë të gjitha këto në fund rrjedhimisht

si personazhe kalorsiake sa hap a mbyll sytë do të bëheshin të pasur.Rregullat për tu bërë kalorës

ishin: ta ndërrojë emrin e fëmijërisë me një emër të personazheve kalorsiake (emri Don

Kishoti),të sigurojë veshje , mburrojë , me helmetë , me shpatë , me mamuze(merr një tas të

berberit dhe e përdor si helmetë), ta zgjedhë kalin e veçantë dhe ti vejë një emër nga romanet

kalorsiake,të zgjedhë dashnoren e tij , për hir të së cilës do të niset në një rrugë të gjatë e të

lavdishme(ajo ishte e quajtur Dulçineja e Tobozës m një fshatere e thjeshtë që ruan lopët), të

marrë një shërbëtorë që do ti shënoj si histori të gjitha gjërat (Sanço Panço i cili ishte shërbëtor

por ai nuk shkoi nga dëshira për të shënuar gjërat kalorsiake që do bënte Kishoti por atë e

mashtruan vetë fjalët e Kishotit se ,,po të shkonte pas tij do të bëhej i pasur).Groteska evitohet

me përballjen që bën kryepersonazhi dhe me inciativat që i merr ai për ti bërë dikujt mirë.Nga

kjo përleshje fiton realja kundër ireales . Më bindës është ballafaqimi me realitetin si mullinjtë e

erës , me divat , kundër të cilëve duhet të luftojë që ti mposht , bujtinën më të thjeshtë e sheh si

kështjellë, tasin e berberit si helmetë të shkëlqyeshme, të burgosurit si kalorës të shtypur , dhentë

si ushtarë , gruan në kolonë si princezën e grabitur dhe pas luftës ai del i humbur , lëndohet nga

flatrat e mullinjëve, pëson në bujtinë , me dhentë , me të burgosurit etj pse ia shkundin vetëdijen

kalorsiake.

ANALIZA E TRAGJEDISË HAMLETI E VILLIAM SHEKSPIRIT

Kjo vepër veçohet me ideale humaniste , meditime filozofike,stil të përsosur dhe përjetime

estetike.Historinë e familjes Hamleti së pari e shënoi Sakson Gramatiku në fund të shek XII , më

1580 u dha në teatër londinez Hamleti e shkruar nga Tomas Kidi .Shekspiri krijoi variantin

origjinal me këtë temë.Paraqitjen e kësaj tragjedie e paralajmëron tragjedia Jul Cezari .Cezari ka

tiparet e një mbreti , diktatori dhe antipatiku por në vepër një prej personazheve të veprës ,,Jul

Cezari‟‟ i quajtur Markoni thotë se ai është njeri i ndershëm.Hamleti para vetes shtron pyetjen

nëse historia dhe shekspiri e dënuan vrasjen e Cezarit diktator nga Bruti republikan atëherë si do

të ndryshohet e keqja kur diktatura nuk dënoher po republika.Nis me atmosferë të rëndë, pushteti

kot mundohej që të mbush arkën e zbrazur tërësisht, kemi drama të përgjakshme angleze të

kohës , të cilat së bashku u reflektuan në tragjedinë Hamleti.Ngjarja nuk vendoset në Angli por

në Danimarkë mirëpo pikësynimi i poetit lehtë mund të hetohet.(se ai në mënyrë të tërthortë flet

për Anglinë).Tema e veprës është ,,Lufta e pamëshirshme që bëhej në Anglinë e kohës së

Shekspirit për të rrëmbyer fronin mbretëror.Kemi konflikt brendafamiljar .Në ndërfutje kemi

temat si komplotet , ruajtja e nderit , rikthimi i fronit mbretëror , intrigat , hipokrizitë etj.Kemi

hakmarrje për babanë e vrarë temë kjo e njohur qysh në krijimtarinë e antikitetit.Ideja e poetit

konsiston në atë që shteti të udhëhiqet nga një monark i kulturuar.Hakmarrja këtu nuk është

dukuri individuale por shoqërore.Hamleti ishte bir i mbretit të Danimarkës, studion në Vitenberg

të Gjermanisë.Merr lajmin e papritur të vrasjes së të atit,kthehet menjëherë në Danimarkë me

shokun e ngushtë Horatin.Pas një muaji e ëma i martohet me xhaxhain Klaudin.I ati Hamletit i

shfaqet në ëndërr duke i thënë se duhet të hakmerret kundër xhaxhait i cili e ka helmuar vëllanë

Page 51: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

51

që tia marrë fronin dhe tia rrëmbejë gruan.Ai nuk bën hakmarrje direkte dhe mësim direkt të së

vërtetës dhe kështu Hamleti organizon shfaqje teatrale në pallat që të mat pulsin e xhait.Kur në

skenë mbytet mbreti duke i futur vaj në vesh Klaudi (xhaxhai), se fsheh dot reagimin e

vet.Hamleti pati rast ta vrasë por se bën , bën sikur e vret të ëmën por e vret Pollonin , babain e

Ofelias (të dashurës së tij).E dashura tmerrohet , por i vëllai Laerti për këtë vrasje e akuzon

Klaudin.Mbreti urrejtjen e Laertit ndaj tij e kthen ndaj Hamletit.Organizohet dyluftim mes

Hamletit dhe Laerti.Shpatën e Laerit e helmon dhe kupën për fituesin e bëri me

helm.(Klaudi).Hamleti plagose me shpatën e helmuar të Laertit, por edhe ky plagose nga Hamleti

dhe në çastet e fundit e pranon komplotin e Klaudit.Gertruda (e ëma e Hamletit) dhe mbretëresha

e pi gotën me helm dhe vdes, Klaudin e vret Hamleti dhe e pengon Horatin që ta pijë gotën me

helm me kush që ta lajmërojë botën për këtë ngjarje tmerruese.Tregjedia ngërthen në vete

korrupsionin , moralin e shthurrur të klasës udhëhqëse të kohës së autorit.Klaudi krahasohet me

delen që lë kasollen e maleve për tu ntrashur në moçale.

PANORAMË E KLASICIZMIT

Vjen pas humanizmit.Trashëgon kultin e antikitetit,koncepton norma dhe rregulla të reja ,

veçohet Nikolla Boallo, u paraqit në Francë në shek XVII dhe pastaj u përhap në tërë

Europën.Franca e atij shekulli udhëhiqte me tërë Europën,në saje të ndërtimit të monarkisë

absolute të Luigjit XVII,mer rolin udhëheqës të qytetërimit europian,Luigji e forcoi pushtetin

qendror , veçmas policinë që shtypte kryengritjet fshatare që kërkonin çlirim nga feudalizmi,ai

rriti autoritetin e vet , të tjerët e konsideronin si mbreti diell,kurse ai për veten thoshte se shteti

jam unë.Luigji XIV mbuloi me përkrahje të madhe stimulative që u dha krijuesve dhe artistëve

të njohur të kohës , i mblodhi në oborrin e vet , stimulonte me shpërblime ,

dekorta,ofiqe,tituj,pensione të majme dhe kështu oborri i tij në Versajë dhe në Sen Zhermen u bë

qendra e letërsisë dhe e arteve dhe u quajtën letërsi dhe arte oborrtare.Parimet Nikolla Boallo i

paraqiti në veprën Arti poetik,kurse Dekarti në aspektin letrar ai është kundër universalizmit dhe

lirizmit subjektiv e emocional të humanizmit,kërkon përshkrim individual kundër atij të

përgjithshëm dhe logjik kundër atij emocional.Ata bënë seleksionim në artin romak , e morën

cezarizmin romak e jo atë republikan, i përgjigjej monarkisë së Francës,mbretërit e tragjedive më

tepër u përngjanin Cezarit ose Lekës së Madh dhe kishin virtyte romake jo greke.Përsosën stilin

artistik duke e bërë atë të qartë dhe të saktë.Poetika e klasicizmit i ndante veprat në : të larta si

tragjedia,epopeja,oda,himni të cilat pasqyronin jetën e monarkëve,princërve,fisnikëve që

zhvillohej në oborret mbretërore dhe të ulta si komedia,satira,fabula,epigrami,idilia etj ku

pasqyrohej jeta e qyteteve ose banorëve të tyre .Kemi modifikime në dramaturgji ku ndahet në tri

njësi : të kohës që ngjarjet zhvillohen brenda 24 orëve,të vendit që ngjarja niste dhe përfundonte

në një vend , të veprimit që vepra të ketë në ngjarje kryesore.Ata kërkojnë ekzistimin e një kufiri

të dukshëm mes tragjikes dhe komikes , të lartës dhe të ultës , të madhërishmes dhe të

shëmtuarës që ato të mos ngatërrohen dhe të mos afrohen.

BIOGRAFIA DHE KRIJIMTARIA LETRARE E KLASIKUT MOLIERI

Zhan Batist Pokëlen

Lindi: 1622,Paris.Pseudonimi : Molieri.Shkollimi:iloor në vendlindje,të mesmen në shkollë

fetare jezuite,drejtësinë në universitet që nuk e tërhoqi aspak ky profesion.1643- lë punën e

avokatit dhe i përkushtohet teatrit.Formon trupën teatrale,me to shëtit tërë Francën për 15 vjet ku

Page 52: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

52

njohu jetën e popullit,veset,pasionet dhe karakteret e njerëzve.1658- lë trupën,kthehet në

Paris,pas një kohe jep shfaqje në Luvër : tragjedi të Kornejit dhe komedi të veten ku ia tërheq

vëmendjen mbretit Luigji.1665-shfaqet sëmundja e tuberkulozit.Punoi: si actor,regjisor dhe

komediograf.Vdes: 1673,nuk varroset solemnisht,porn ë fshehtësi të madhe.

Krijimtaria letrare e Molierit.Shquhet si komediografi i parë i klasicizmit.1661-Shkolla e

burrave(komedi).1662- Shkolla e grave(komedi).1664-Tartufi(komedi).1665-Don

Zhuani(komedi).1666-Mizantropi(komedi).1668-Koprraci(komedi).1670-Borgjezi

fisnik(komedi).1673-I sëmuri imagjinar(komedi).

ANALIZA E KOMEDISË TARTUFI E MOLIERIT

Për herë të parë u shfaq në oborrin mbretëror të Varsajës, më 12 maj 1664.Kleri dhe aristokracia

u dëshpëruan pa masë dhe intervenuan që të ndryshohet emri në ,,Mashtruesit‟‟ dhe ta ndërrojë

veshjen Tartufit nga klerik në civil. Pas variantit të tretë më 1669 u lejua shfaqja.Tema e

komedisë është ,,hipokrizia e stesës klerikale që mundohet të pasurohet në mënyrë shumë të

shpejtë,duke shfrytëzuar besimin që kanë të tjerët për profesionin e tyre të shenjtë dhe

mendjelehtësinë e shtesës borgjeze që një kohë bëhet viktimë e hipokrizisë klerikale.Subjekti i

veprës përbën ballafaqimin e dy shtresave shoqërore asaj klerikale dhe feudale e cila dobësohej

gradualisht si ekonomikisht edhe politikisht dhe në atë borgjeze e cila fuqizohej në mënyrë të

pandalshme.Autori mban anën e shtresës së re asaj borgjeze.Orgoni , një borgjez i kohës në

mënyrë naive i beson Tartufit që ta marrë në shtëpi vetëm për të ndihmuar një krerik të

ngratë.Fëmijët me gruan në e parë , Damisi dhe Mariana , dhe gruaja e dytë , Elmira , nuk janë

dakort në sinqeritetin e babait , por nuk mund ta kundërshtojnë .Me ardhjen etij harmonia

familjare zë e prishet.Hipokrizia e Tartufit kuptohet nga të gjithë kuptohet përpos nga Orgoni.Ai

ai shkruan pasurinë e Tartufit në shenjë të mirëkuptimit dhe sinqeriteti që tregon . Don t‟ia japë

vajzën.Marianën për grua edhe pse ajo ishte e fejuar.Në këtë akt të fundit intervenon gruaja e

Orgonit , Elmira e cila i tregon për hipokrizinë e Tartufit.Orgonin e fsheh Elmira nën tavolinë

dhe i tregon për takimin e fshehtë me Tartufin dhe kështu Orgoni pranon hipokrizinë dhe pranon

gabimin e tij .Kështu e largon nga shtëpia por tani e mbron shteti se ai paraqitet si pronar

formal.Intervenon shteti dhe arrestohet Tartufi.Në shtëpi kthehet qetësia.Personazhet ndahen në

dy grupe : që nuk kuptojnë hipokrizinë si zonja Pernelë dhe pasaniku Orgon dhe ata që e

kuptojnë hipokrizinë e Tartufit si Damisi,Kleanti ,Dorina .

BIOGRAFIA DHE KRIJIMTARIA E KLASIKUT ZHAN RASIN

Zhan Rasini.Lindi:1639,Ferte-Mion,Francë.Familje:nëpunësish me titullin e

bujarit.Shklollimi:shkollë fetare janseniste,1651-55 studion në manastirin Port-Royal(mëson

latinishten,greqishten lexonte Homerin,Sofokliun,Virgjilin dhe konsiderohet njohës më i mirë i

Biblës),vitin e fundit e vazhdon në Paris 1658-59 ku bie në kontakt me klubet letrare.1664-njihet

me Molierin që i ndihmon në shfaqjen e veprave.Vdes: 1699,varroset në Port-Royal.

Krijimtaria letrareNjihet si tragjedian më i mirë klasikë.-Tebaida(tragjedi).1665-Aleksandri i

madh(tragjedi).1665-Ndërgjyqësinë(komedi).1667-Andromaka(tragjedi).1669-

Britaniku(tragjedi,temë nga historia romake).1670-Berenisa(tragjedi,temë nga historia

romake).1672-(Bajaziti ,temë nga historia turke).1674-Ifigjenia në Aulidë(tragjedi,temë nga

historia greke).1677-Fedra(tragjedi).

Page 53: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

53

ANALIZA E TRAGJEDISË ANDROMAKA

Tema e kësaj vepre është historike(luftë greko-persiane).Trajton ngjarje menjëherë pas luftës së

Trojës.Si personazhe kemi Orestin,djalin e Agamemnonit , Hermionën , bijën e Helenës , Pirron ,

birin e Akilit , dhe Andromakën , gruan e Hektorit .Rasini i drejtohet antikitetit ngase e tërhiqte

humanizmi,poetika,vërtetësia e ngjarjeve .Andromaka ishte e veja e heroit të Trojës në anën e

persianëve,Hektorit , i cili ishte simbol i heroizmit , viktimizimit personal për të mbrojtur

qytetin.Hektorin e vrau Akili.Andromaka këtu tregohet nënë e dhembshme për fëmijët e vet ,

madje tregohet vejushë e pangushëllueshme ngase përkundrejt kërcënimeve ajo do ti mbete

besnik burrit të saj të mëparshëm.Këtë e rrëmben biri i Akilit (Pirrua) dhe e dërgon në oborrin

mbretëror në Butrint, që një ditë të martohet me të,edhe pse Pirrua ishte i martuar me

Hermionën,por poashtu Andromaka nuk dëshironte të martohej me djalin e vrasësit të burrit të

saj.Pirrua së pari nuk dëshironte të dëgjonte për Hermionën dhe së dyti e kërcënonte

Andromakën se po nuk u martua me të ai do ia vriste asaj djalin e saj të vetëm.Ajo vendosi të

martohej me Pirron me kusht që të betohet se nuk do e vrasë djalin e saj dhe kishte në mendje që

në momentin e martesës të bëjë vetëvrasje.Hermiona e nxit Orestin ta vrasë Pirron nga xhelozia

që sdeshte të martohej me të fejuarën dhe vetëvritet Hermiona nga dhimbja e vdekjes së Pirros se

nuk besonte se Oresti do e kryente një akt të tillë edhe pse vetë i kish thënë.Andromakën e

cilësojnë : qëndruaeshmëria morale,viktimizimi , vendosmëria për të refuzuar çdo ndihmë që

ofronin mbretërit.

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT JOHAN VOLFGANG GËTE

Lindi: më 1749 në Frankfurt mbi Majnë.

Familja : Intelektuale(fisnik)

Arsimimi : Kishte mësues privat , në moshën 16 vjeçare regjistori drejtësinë në Universitetin e

Lajpcigut.Si student shkroi poezi.Vitin e fundit të studimeve shkoi në Strasburg për të kryer

studimet.Aty gjeti një lëvizje ,,stuhi e sulm‟‟ dhe të ashtuquajturit ,,Gjeni të egra‟‟.Në këto

lëvizje flitej për Biblën,Homerin,Osianin,Shekspirin. Pasi kreu studimet 3 vjet punoi avokat në

qytetin Veklar.Më 1775 Gëten e ftoi duka i Vajmarit që të krijojë në oborrin e tij mbretëror,në

oborr punoi si administrator i punëve shtetërore.Më 1794 Gëteja njiher me Shilerin dhe së

bashku me Herderin e përbënin grupin e gjenive të egra.

Vdiq më 1832 me 140 vepra të kryera.

KRIJIMTARIA LETRARE E ROMANTIKUT JOHAN VOLFGANG GËTE

,,Gici i Berlihingenit‟‟ dramë 1773

,,Vuajtjet e Verterit‟‟ roman 1774

,,Prometheu‟‟

,,Fausti‟‟ , tragjedi

,,Elegji romake‟‟ përmbledhje poezish

,,Egmont‟‟ – dramë

,,Efigjenia në Tauridë‟‟

,,Hermani e Doroteja‟‟

Page 54: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

54

ANALIZA E TRAGJEDISË FAUSTI

Fausti si personazh ka qenë magjistar që ka jetuar në shek XVI.Ai shëtiti Gjermanin ,

Italinë,Holandën , Zvicrën , bëri shum mrekulli , futi frikën te njerëzit , sidomos te princërit , për

mrekullitë dhe pushtetin.Për këtë magjistar kish shkruar dramaturgu anglez Marlou në shek XVI

në veprën ,,Historia tragjike e doktor Faustit‟‟.Më vonë për të shkroi Lesingu , pas Gëtes Henri

Hajne etj.Ideja lindi që më 1772 kur Gëte dëgjoi për legjendën popullore për Johan Faustin si

alkimist,astrolog e magjistar.Tragjedia nis me Kushtim , vazhdon me Paralojë dhe mbaron me

Prolog në qiell.Tragjedia ndahet në dy pjesë : në të parën paraqitet jeta individuale e Faustit ,

kurse në të dytën jeta shoqërore e tij.Tragjedisë i mungon uniteti i veprimit(ngjarja

kryesore).Ngjarjet në tragjedi i bashkon ideja themelore.Ajo konsiderohet si poemë simbolike

dhe filozofike.Tragjedia ka , monologje,këngë korale,poezi lirike,analiza psikologjike,meditime

filozofike ,stile të ndryshme etj.Shpreh mendimet e autorit dhe lëvizjet e kohës(opinionin

gjerman të kohës).Tragjedia fillon me monologun e Faustit.Në monolog ai flet për veten duke

treguar se ka kryer (studiuar),filozofinë,drejtësinë,mjeksinë,teologjinë,pohon madje se është

doktor në këto shkenca por shpreh pakënaqësinë se s‟ka arritur ende në njohje absolute të së

vërtetës dhe nga dëshira për të vërtetën ai jepet pas magjisë me shpresë se mund të zbulojë

fshehtësinë e natyrës.Gabimi më i madh i Faustit dhe i njerëzve të shekullit të tij ishe se ata e

shkatërruan fenë për tu mbështetur në arsyen dhe racion e njeriut.të bindur se ajo mudn tu

shpjegojë ligjet e natyrës.Fausti në këtë rast mendon se shkenca mund ti shpjegojë fenomenet

jashtëshkencore.Rrugën e hulumtimit të natyrës ai e parasheh përmes magjisë.Rruga e magjisë

është mes shkencës dhe fesë,përmes metafizikës që i sheh dukuritë jashta përvojës.Fausti hap

librin e Nostradamusit,thërret Shpirtin e tokës në ndihmë por ai e përbuz.Fausti i

dëshpëruar,afron te buzët kupën e helmit për ti dhënë fund jetës,në at çast dëgjon jehonën e

këngëve fetare gjermane që këndohen ditën e pashkëve në kishë , i kujtohet fëmijëria,lojërat dhe

këngët që ka kënduar edhe vetë ai dhe heq dorë nga vetvrasja.Pastaj Fausti shëtit me nxënësin e

tij Vengerin,fshatarët e përshëndesin,ndalet pastaj në një gur që ia kujton të kaluarën, kur bënte

lutje dhe agjërime e ishte i gatshëm për fe.Kthehet në shtëpi një qen se le të qetë,shqipton një

lutje magjike , kafsha kthehet në fytyrë studenti,shfaqet Mefistofeli.Ky e fton Faustin të heq dorë

nga mendimet filozofike dhe të jepet pas argëtimeve , gëzimeve të jetës por doktori spranon.E

merr Mefistofeli e dërgon në bodrumin e Auerbahut , në Lajpcig , ku sheh studentë të dehur dhe

gaztorë.Më pastaj Mefistofeli e dërgon te magjistarja, kjo e bën 20 vjeç më të ri.Fausti

dashurohet në Margaritën , me dashuri ideale dhe reciproke por me fajin e tij mbaron

tragjikisht.Në pjesën e dytë Fausti vepron në dobi të njerëzimit,mer inciativë të hapë toka buke

për të ushqyer njerëzit,vdes i lumtur.Mefistofeli i thërret djajtë që ta dërgojnë në ferr por vijnë

engjëjt dhe e dërgojnë në qiell edhe pse Fausti gjithmon u mundua për të mirën e

njerëzimit.Fausti është përfaqësues tipik i intelektualëve gjermanë të kohës..Mefistofeli është

inkarnim i djallit që tregohet si mik i njeriut.Margarita është personzhi poetik i tragjedisë.

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT XHORXH GORDON BAJRONI

Lindi:më 1788 në Londër

Familja: Fisnike

Page 55: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

55

Shkollimi:U shkollua në një shkollë të fëmijëve të pasur vazhdon studimet në Universitetin e

Kembrixhit.Studion gjuhën dhe letërsinë klasike greko-latine,historinë e vjetër atë të

Lindjes.Lexon shkrimtarë francize të shek XVIII m Volterin , Rusonë.

Aktivitetet:I ati së bashku me të u vendos në Skoci,në Albred , natyra dhe njerëzit që dinin

legjenda më von do i shërbejnë për veprat që do të koncipojë.Si fëmijë lëndoi këmbën dhe mbeti

tërë jetën i çalë,kish temperament eksploziv,i paqëndrueshëm dhe me kompleksin e

inferioritetit.Kish të ëmën zemrake.Në moshë dhjetë vjeçare trashëgoi pasuri pasurinë familjare

nga kushëriri i tij me titullin e lordit.Pasi kreu fakultetin u paraqit në parlamentin anglez më

1809,në dhomën e Lordëve.Më 1809 u largua nga Anglia , nisi turne për në

Portugali,Spanjë,Malti,Greqi,Turqi dhe Shqipëri.Më 1812 kthehet në Angli.Gruaja me fëmijën e

posalidur i kërkon divorc,ndahet me pikëllim shkon në Zvicërr.Nga Zvicrra kalon në Itali.Mori

pjesë në luftën greke ashtu si shkrimtari shqiptar Marko Boçari .Vdiq në Greqi nga sëmundja e

Malaries më 1824.

KRIJIMTARIA LETRARE E ROMANTIKUT XH.G.BAJRONI

,,Orët e prehjes‟‟ 1807 , përmbledhja e parë me vjersha , shpreh simpati për lëvizjen demokratike

dhe urrejtje kundër aristokracisë.

,,Bardët anglezë dhe redaktorët skocezë‟‟ këtu i kundërpërgjigjet dhe kritikon nivelin e gazetarisë

dhe emra të mëdhenj si Valter Skotin.

,,Udhëtimet e Çajld Haroldit‟‟

,,Pirrati‟‟

,,Gjauri‟‟

,,Nusja e Abidos‟‟

,,Rrethimi i Korintit‟‟ katër të fundit të botuara më 1812-16

,,Strofa për Augustenë‟‟

,,Kur u ndamë ne të dy‟‟

,,Letra Augustës‟‟

,,Ëndërr‟‟

,,Errësirë‟‟

,,Don Zhuani‟‟ kryevepër e papërfunduar.

ANALIZA E VEPRAVE TË BAJRONIT

Çajld Harold është poemë romantike-individualiste.Është ditar poetik i Bajronit, e ka mbajtur

gjatë udhëtimeve të tij.Ka katër këngë me mbi pesëqind strofa.Dy këngët e para kanë

parathënie,Çajldi këtu tregon se vepra është rezult i imagjinatës së tij kjo vërehet se në tri këngët

e para flet në vetën e tretë kurse në këngën e katërt flet në vetën e parë sikur të fliste për

vetëveten.Poema fillon me Haroldin, hero romantik,i ri i ngopur nga dëfrimet,kënaqësitë,zhurma

e jetës , largohet nga vendi i vet dhe i mërzitur e i dëshpëruar shkon të kërkojë zbavitje në vendet

e huaja.Ai donte të thyente monotoninë apo më mirë thënë ,,të mbyllet në vete pas ,,unit‟‟ të

vet.Niset të shkojë në vende pa liri politike dhe me një të kaluar historiketë

shkëlqyeshme.Viziton Portugalinë , pastaj Spanjën ,ku ende freskonte robëria dhe dhuna e

pushtuesve francezë nën udhëheqjen e Napoleonit.Ai nuk mund të kuptojë si një popull i

lavdishëm siç ishin dikur spanjollët tani ishin në robëri.Këtë robëri e shfaq me monolog dhe nxit

spanjollët me gjuhë poetike ,pyetje retorike,epitete,eksklamacione,zëvendësimin e lirisë dhe

Page 56: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

56

dhunën,me padrejtësinë,me të keqen dhe kërkon ndërrim të gjendjes.Haroldi viziton Albulenën,ia

përkujton luftën spanjollo-angleze dhe asaj franceze.Viziton Seviljen , qytetin e vetëm të

lirë,zhgënjehet me vendasit se skanë dëshirë e vullnet për të luftuar kundër armikut.Viziton

Andaluzinë , Kadizin , Morenën , entuziazmohet nga qendresa ndaj pushtuesëve.Ai shfaq

romantizmin me shfaqjen e ,,heroizmit të një populli të thjeshtë‟‟.Shfaq heroizmin e një heroine

nga Sirakuza , një femër pa emër , preardhje fisnore , e dalë nga populli.Ajo vepron si romantike

ngase di të këndojë dashurisë , kur e thërret atdheu ajo e lën kitarën dhe rrëmben pushkën për të

lufutar armikun.Në këngën e dytë përshkruan vizitën në Greqi dhe Shqipëri.Viziton Greqinë , del

në Bosfor, në Stamboll,përshkruan bukurinë e natyrës,fatin e mbrapshtë grek , virtytet e popullit ,

u përkujton grekëve të kaluarën pasi flet për luftën greko-turke që ndodh në periodin 1809-

1811,flet për popullin duke thënë se grekët nuk janë popull që janë pajtuar me robërinë , por ai

kërkon që grekët vetë të punojnë për lirinë e tyre e jo të prisin nga dikush tejtër.Poashtu vizitoi

Shqipërinë jugore , konkretish Janinën , Himarën , Ali Pashën.Nga vizita e impresionon : natyra

shqiptare,njerëzit me të gjitha komponentat.Tregon se e njeh historinë shqipëtare të periudhës së

lavdishme.Flet për vargmalet që i duken si amfiteatër,shkëmbijtë e pyjet që formojnë harmoninë

e plotë.Vrojton kompleksitetin e shqiptarit , aspektin moral , psikologjik , folklorik ,

kulturor.Kontakti me shqiptarët i lë mbresa sidomos mikëpritja , pastaj vallet që hedhin

shqiptarët etj.Flet për pozitën e vështirë të gruas shqiptare në familjen patriarkale, thotë se e

cilëson bukuria fizike dhe besnikëria .Flet për këngët , vallet

,veshjet,këngët(tamburxhi,tamburxhi).Poashtu Haroldi në këngën e tretë flet për Zvicrën e vitit

1816,pas humbjes së Napoeleonit në Vatërlo.Shëtit Alpet ,Begjikën lumin Rajna.Shpreh

shqetësimin për Europën që lufta e Vatërlos e kishte bërë tragjedi të njerëzimit.U këndon

humanistëve si Rusoi,Volteri , bijës së tij Adës.Në këngën e katërt flet për qëndrimin e tij të

fundit në Itali 1817 ,shpreh keqëardhjen e tij për gjendjen e fundit të Italisë duke e krahasuar me

antikitetin e lashtë romak që ish i lavdishëm për kohën.U këndon edhe këtu humanistëve si

Cezari,Ciceroni,Dante,Bokaçio,Petrarkës,Galileut,Mikelanxhelos,Tasos etj.

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT ALEKSANDËR SERGEJEVIÇ PUSHKIN

Lindi:Mosë më 1799

Familja:Fisnike

Shkollimi:Mësimet e para i mori tek edukatorët francez,mësoi frengjishten,lexoi letërsinë e

klasicizmit francez.Gjyshja si fëmijë i tregonte përralla të bukura dhe kështu e futi në krijimtari

popullore.Më 1811 regjistrohet në liceun e fisnikëve në Carskoje Selo,liceu ishte çerdhe e

mendimeve revolucionare,flitej për nevojën e ndërrimeve në Rusi.Si i ri shpërtheu dëshira për

poezi , në provim mature recitoi poezi para Darzhavinit i cili pas poezisë tha ,,Ky është poeti i

ardhshëm i Rusisë‟‟.

Aktivitetet :Më 1817 u punësua si nëpunës në Petërburg.Pushkini u bë anëtarë i lëvizjes

dekabriste që kërkonte reforma dhe heqjen e bujkrobërisë,shpërthen me urrejtje e zemërim

kundër aristokracisë ruse dhe padrejtësive shoqërore.Shkroi poezitë ,,Lirisë‟‟ ,

,,Çadajeviç‟‟,,Fshatit‟‟ dhe u bë me nam në mesin e të rinjëve.Cari nga ky veprim i Pushkinit u

acarua dhe kërkoi që ai të ndëshkohet me internim,me ndërhyrjen e shkrimtarëve rusë të asaj

kohe dënimi iu ndryshua duke e transferuar në jug të Rusisë në Kaukaz.Prej 1820-1823 qëndroi i

internuar.Krijon vepra nën ndikim të Bajronit.Shpirti revolucionar nuk i pushon , internohet në

Mihajllovsk më 1824.Më 25 dhjetor 1825 para Sheshit të Pallatit shpërtheu lëvizja dekabriste

dhe cari e pyet se çdo të kishte bërë po të kishe qenë jashtë ai thotë do të isha përbri shokëve të

Page 57: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

57

mi.Viti 1827 shënon fundin e internimit më 1827 çlirohet nga pesimizmi.Më 1831 u martua nuk

pati jetë të qetë.Më 1837 e prekën rëndë nderin familjar u përgjigj me dylufim ndaj një oficeri

dhe nga plagët vdes më 1837.Vdiq si 38 vjeçar.

ANALIZA E POETIKËS LETRARE TË PUSHKINIT

Shkroi poezi lirike me motivacion patriotik, shoqëror ,erotik dhe peizazhist.,,Liria‟‟- ndër poezitë

e para,në moshën 18vjeçare,shpreh mendimet e reja progresive,bëri jehonë të madhe në qarqet

aristokrate dhe cariste.Me pjekuri pasqyron fytyrat kundërshtimore të shoqërisë njerëzore kudo

në botë: tiraninë me jetën e pallatëve , ku sundojnë tmerret , llahtaria , që mbahen me ligje të

rrepta dhe me dhunë dhe skllavërinë burrërore .Poeti është optimist në shprishjen e kësaj dhune

që mbahet me kamxhik e pranga dhe ai këshillon carët që me kohë ta lënë popullin e lirë se

nesër i pret fundi i turpshëm.,,Fshati‟‟-shpreh tabllo nga idila fshatare , nga privimi I fshatarit

nga liria ekonomike , v;shtron n; griplan me kopshtijet , livadhet ,brigjet , kodrinat , tufën e

dhenëve, plevicën dhe në detaje si aroma e sanës , gurgullima e rrëkeve,ushtima e mullirit që

spushon , valza mbi liqenin e qetë.Jetën e fshatit nuk e sheh të shkëputur nga tërësia e raporteve

shoqërore.Pushkini mbetet poet i dashurisë , erotikës dashurore , për të cilën poeti ka konsiderata

të mëdha , sidomos për botën intime që reflektohet por edhe për forcën shtytëse që është burim i

jetës , shpresë për të ardhmen dhe forcë përsëritëse e gjenetikës familjare.,,A.P.Kernës‟‟- ia ka

kushtuar Ana Kernës , një vajze që e ka vizituar në Mihajllovks.Shpreh një disponim të dyfishtë

të poetit : disponimin e ngrysur , të zymtë e plot andralla, me brenga e mërzi , kujtimet e

mbuluara nga një mjegull , një jetë tërësisht e zbrazur.Poezia ka qartësi të madhe , shprehje

poetike,ndjenja të sinqerta etj. ,,Mbrëmje dimërore‟‟- paraqet poezi peizazhiste, ku jep modele të

mrekullueshme të peizazheve të vjeshtës dhe dimrit rus.

ANALIZA E ROMANIT EUGJEN ONJEGIN

Romani ndër të parët i shkruar në vargje.Edhe pse i takon epikës kemi mjaft pjesë lirike të

ndërfutura dhe paraqet një vepër të ngjizur epiko-lirike.Lirika shfaqet me atë kur Pushkini e

shpreh haptazi qëndrimin e tij përmes personazheve , narracionit të shkrimtarit , përshkrimeve të

natyrës , analizës psikologjike të personazheve , digresioneve të ngjarjeve.Tema e romanit është

,,jeta ruse , ajo e fshatit dhe e qytetit rus në fillim të shekullit XIX .Bjelinski , studiues i thellë i

veprës së Pushkinit,thotë se shumësia e temave e emërton këtë roman si ,,enciklopedi të jetës

ruse të vitetve 20 të shek XIX‟‟.Rrethanat politike –shoqërore-ekonomike të Rusisë së shek XIX

ishin : zhgënjimi i masave popullore pas fitores historike kundër Napoleonit , vazhdimi i sistemit

shoqëror të bukërobërisë,lëvizja revolucionare e rinisë së kohës për ndryshimin e gjendjes

ekonomike dhe të sistemit-politik-shoqëror,dëshpërimi nga mossuksesi për ndryshime , tërheqja

dhe mbyllja në vetvete për shkak të pamundësisë dhe të paaftësisë për ta ndryshuar gjendjen

,ndikimi i kulturave të huaja në rrjedhat e kulturës ruse etj.Autori i bën tri kategorive të

aristokracisë , asaj provinciale , asaj të Moskës dhe asja të Petërburgut.Shoqërisë ruse e cila

karakterizohej nga prapambeturia intelektuale , konservatorizmi,parazitizmi dhe individualizmi e

indiferentizmi.Personazhe kryesorë janë: Onjegini,Tatjana,Lenski.Onjegini,përfaqësues i

aristokracisë së Pëtërburgut ,si fëmijë u edukua nga mësues francez,shkollën e kish vend dëfrimi

e loje,mësoi përciptazi letërsinë greke-romake,mësoi gjuhë frenge por edhe sjelljen e shfrenuar

aristokrate,kalonte jetë mondane , të zbrazur e plot dëfrime.Kjo jetë pa ndonjë qëllim të caktuar e

bëri të mbyllet në vete , merret me poezi,lexon vepra , kupton se ska talent,sgjen dot

motive,shkatërrohet psikikisht, e takon xhaxhai i tij dhe kërkon nga Onjegini që të bëhet

Page 58: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

58

pasardhës i tij.Vepron si romantik ,dëshiron të shkojë në një vend tjetër , largohet nga qyteti ,

shkon të jetojë në shtëpinë e xhaxhait në fshat nga revolta dhe pakënaqësia,trashëgon pasurinë ,

tenton të bëjë reforma për përmirësimin e gjendjes së bujkërobërisë së fshatarëve.Onjegini ishte i

pakënaqur me politikën e carit rus,njihet me Lenskin , djalosh ky me formim intelektual,krijon

miqësi,bën dyluftim me të dhe e vret,dashurohet në Tatjanën , vajzë me virtyte të larta,Tatjana

martohet fillon të shfaq Onjegini dashurinë ndaj saj , ajo nuk ia kthen dhe pason katastrofa e

tij.Tatjana dallon nga Onjegini , është e rritur në frymën e traditës popullore , me përralla ,

tregime , legjenda etj.Ajo përfaqëson rininë përparimtare ruse , dëshiron të bëjë ndryshime.Kur e

takon Onjeginin pëlqen idetë përparimtare dhe revolucionare të tij , i shfaq dashuri përmes një

letre , din më von pasi martohet ti thotë jo Onjeginit ngase ky kërkon të çkurorëzohet .Lenski

përfaqëson aristokracinë provinciale

BIOGRAFIA E ROMANTIKUT VIKTOR HYGO

Lindi : më 1802 në Bezanson,Francë lindore

Familja:Intelektuale, i ati general i Napoleon Bonapartës , e ëma grua aristokrate rojaliste.Si

fëmijë jetoi në Francë ,Spanjë dhe Itali.

Aktivitetet: Shërbeu si ushtarak i Napoleonit,më 1812 kthehet në Paris vazhdon jetën me

familjen,regjistrohet në kolegjin Kordie.Më 1817 mer pjesë në konkursin e Akademisë Franceze

ku mer vendin e parë.Studioi në fakultetin politeknik dhe përfundoi në drejtësi.Më 1841 u bë

anëtarë i akademisë Franceze.Më 1848 u zgjodh Hugo në parlament nga Luigj Napoleoni III,nipi

i Bonapartës.Vdiq më 1885

KRIJIMTARIA LETRARE E VIKTOR HYGOSË

,,Bug-Zhargal‟‟-botuar më 1820 . vepra e parë , roman

,,Oda e poezi të ndryshme‟‟-botuar më 1822

,,Kromuel‟‟ – dramë , nuk u luajt asnjëherë,traktat dhe manifest për romantizmin.I hedh poshtë

rregullat e klasicizmit dhe ndërton ato të romantizmit.Kërkon ndërrimin e përmbajtjes

tematike,formës letrare,të futen ngjarje nga jeta e gjallë e aktuale,të shprishen rregullat e ngurta

të dramës etj.

,,Ernoni‟‟- dramë 1830 zhvillon betejë mes romantizmit dhe klasicizmit.

,,Katedralja e Parisit‟‟ , roman 1831

,,Mbreti dëfren‟‟

,,Vepra dhe fjalët‟‟ libër gjykon qëndrimin e qeversië dhe i mbron kryengritësit

,,Historia e një krimi‟‟

,,Napoleoni i vogël‟‟

,,Ndëshkimet‟‟

,,Soditjet‟‟

,,Të mjerët‟‟

,,Njeriu që qesh‟‟.

,,Viti 93‟‟ roman flet për ngjarjet e vitit 1793 , pas revolucionit borgjez.

,,Legjenda e shekujve‟‟

,,Arti i të qenurit gjysh‟‟

Page 59: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

59

ANALIZA E VEPRAVE TË VIKTOR HYGOSË

Hygo në aspektin tipologjik la vepra të gjinisë: lirike,epike dhe dramaturgjike.

ANALIZA E POEZISË LIRIKE

Romantizmi si formacion teorik-letrar karakterizohet me favorizimin e shprehjes së botës së

brendshme të poetit apo të personazhit,këtë gjë romantikët e shprehin përmes vargut. Hygo

dallohet si poet.Fillon me poezi lirike intime,vazhdon me sociale dhe kurorëzon me atë

meditative dhe satirike.,,Oda dhe balada‟‟- fillon me këtë vepër lirika intime, ,,Orientalet‟‟ ,

,,Këngët e rrugëve dhe të pyjeve‟‟ ,,Arti I t; qenit gjysh‟‟ , ,,Katër erërat e shpirtit‟‟, ,,Soditjet‟‟-

vazhdon lirika sociale dhe me veprat ,,Legjenda e shekujve‟‟ , ,,Ndëshkimet‟‟- kurorëzon me

lirikën meditative dhe satirike. .,,Oda dhe balada‟‟- me poezinë ,,E vluara e trumbjetarit‟‟ , kemi

erotikë baladeske flet për vajzën që në kolonën e ushtarëve të kthyer nuk e sheh të fejuarin e saj.

,,Orientalet‟‟- flet për luftën e popujve të vegjël për tu çliruar nga robëria , në këtë rast populli

grek. Poezia ,,Djali‟‟ tregon pasojat e robërisë,tregon sakrificën e një fëmije të moshës rinore për

liri. ,,Soditjet‟‟-botuar 1856 , monument i poezisë francize , i ngra paradokset e kohës në nivel

letrar,sidomos ato të intelektualëve që kundërshtonin konceptet e romantizmit,shkencëtarëve të

akademisë francize si Dyval , Hygo u jep përgjigje : I përgjigjem një aktakuze,Shkruar më 1846 ,

Shkruar më 1885 etj. ,,Legjenda e shekujve‟‟- ka tri vëllime,poemë epike , shpreh persiatje

meditative , urrejtjen ndaj tiranëve dhe despotëve , ide kjo e paraqitur më 1850 , në kohën kur

Luigj Napoleoni III suprimoi republikën për të vendosur më vonë perandorinë.Ai këtu paraqet

historinë e njerëzimit , dy fronte markante , të tiranëve dhe despotëve që nga fillimet e shoqërisë

njerëzore.Hygo tregohet romantik , realist , pse shërbehet me fantazinë dhe idealizmat.

,,Legjenda e shekujve‟‟-shpreh tredimenzionalitet kohor , kohën e vjetër , të mesme dhe të

re.Autori shpreh qëndrim antimonarkist , pse nuk ka sundimtar që të mos jetë tiran e despot për

popullin e vet.Këtu kemi këto poezi ,,Mbreti ziliqar‟‟ , ,,Mbreti mosmirënjohës‟‟ , ,,Mbreti i

dyshimtë‟‟ , ,,Mbreti i poshtër‟‟ , ,, Mbreti intrigant‟‟ , ,,Mbreti hajdut‟‟ , ,, Mbreti matuf‟‟ , ,,

Mbreti frikacak‟‟ , ,, Mbreti që zgërdhihet‟‟ , ,, Mbreti kriminel‟‟.Poezitë me përmbajtje

demokratike janë ,,Njerëzit e varfër‟‟ , ,,Ndërgjegja‟‟ , ,,Doozi në gjumë‟‟ , ,,Mbreti i vogël‟‟.

,,Ndëshkimet‟‟- demaskon figura e personit më të urryer nga Hygo ajo e Luigji Napoleonit

III,atë e akuzon si sundimtar që ka rrëmbyer pushtetin në mënyrë të paligjshme , sundimtar që

mba pushtetin me dhunë dhe egërsi , sundimtar që merr nëpër këmbë dëshirat e popullit,poeti për

këtë gjë ishte ngritur të flasë edhe në parlament që ta mbrojë demokratizimin nga perandorizmi,

poezi e këtij vëllimi është ,,Ultima verba‟‟ ku u drejtohet të gjithë të arratisurve , që të mos

pushojn e të luftojnë për Republikën(njëri nga të arratisurit ishte edhe vetë).Në poezinë ,,Nox‟‟

nxjerr trradhtinë si fakt që varros republikën.Në poezinë ,,Kujtimet e natës së Dhjetorit‟‟ shpreh

portretin sadis dhe kriminel të komplotistëve.Në poezinë ,,Lux‟‟ shpreh dëshmi e optimizëm për

ardhmërinë e ndritshme të botës.

ANALIZA E ROMANIT TË MJERËT

Page 60: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

60

Viktor Hygo në këtë roman glorifikon historinë franceze të shek XIX, i merr në mbrojtje qeniet e

mitura , të keqtrajtuara dhe të nëpërkëmbura.Ka dy variante të romanit ,,Të mjerët‟‟ , njëri i vitit

1845 që i sjell Hygos titullin e akademikut në Akademinë Franceze dhe tjetri i vitit 1860 që i

sjell titullin e fisnikut derisa ishte në mërgim në Belgjikë,botuar më 1862.Ideja e romanit

mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfëra , të

tregohet se si gruaja humb dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe tregohet se si

atrofia(venitja , rrëgjimi) e fëmijëve vjen nga varfëria e skajshme e cila ia ngulfat jetën dhe

ekzistencën.Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.Në episodin e parë kemi ngjarje

nga Zhan Val Zhani dhe prifti i Denjit , Murjeli.Zhani është i dënuar me burg ,ngase kish bërë

vjedhje dhe ishte një skamnor që skishte siguruar as kafshatën e gojës , ligji e dënon me burg , ai

arrit të ikë nga burgu , strehohet te prifti i Denjit , prifit me humanizmin e tij e pranon , mirëpo

Zhani natën ia vjedh priftit shandanët e argjenda , ik nga prifti , xhandarët e zënë hajnin , prifti

nuk deklaron se i janë vjedhur shandanët dhe kjo e shpëton Zhanin , ai magjepset me

zemërgjerësinë e priftit dhe kjo gjë ndikoi në ndërrimin e tij nga karakteri i Zhanit si hajn në një

njeri të ndershëm që jeton me mundim dhe djersën e vet. Në episodin e dytë : e ndërron emrin në

Madlen , pasi kish ndryshuar karakter bëhet kryetar i një vendi të vogël,ballafaqohet me një rast

të rëndë social me atë të Fantinës , dënohet si prostitute , kryetari i komunës Madlen e liron ,

prostituta ishte poashtu e keqtrajtuar nga polici Zhaver.Fantina kishte një vajzë të quajur Kozetë ,

vajzë ilegjitime , për të siguruar bukën e ëma ish marrë me prostitucion dhe kjo qe arsyeja pse e

liron Madleni.Madleni u bë objekt për gjyqin e vendasit që kërkonin të dinin për biografinë e tij ,

Madleni e zbulon veten kur gjyqi duhej ta dënonte Shamatien të akuzuar për vjedhje duke

dyshuar se ai ishte Zhan Val Zhani , dhe në fund ai i tregon gjyqit se vetë ai ishte Zhan Val

Zhani.Shamatien e lirojnë nga akuza për vjedhje.Në episodin e tretë kemi Kozetën si shërbëtore

në një familje të pasur , e cila ishte pasuruar duke ju faleminderuar plaçkitjeve që ishin bërë në

luftën e Vatërlosë,Zhan Val Zhani arrestohet , dërgohet në burg , kur mendohej se kish vdekur

duke ikur kanaleve të Parisit ai arrin te familja e Tenerdierëve , e shpëton Kozetën nga kthetrat e

familjes ku punonte , e fsheh së pari në një shtëpi pastaj në manastir.Në episodin e katërt Zhan

Val Zhani vendoset në rrugën Plumet , ndërron emrin në Foshëlëvon , njihet me Mariusin , i cili

kishte orientime republikane , Mariusi dashurohet në Kozetën , Fushëlëron arrestohet nga

Zhaveri , por ai përsëri arrin të shpëtojë.Epopeja e rrugës Sent Deni është një ndër ngjarjet më

kulminante të lëvizjes revolucionare , më 1832 buçet kryengritja në rrugën Sent Deni.Mbi

barrikada është edhe Zhan Val Zhani së bashku me Mariusin dhe Gravoshin , të gjithë nën

komandën e studentit Enzholras.Zhan Val Zhani si i burgosur me punë të rëndë , ia fal jetën

policit Zhaver , e shpëton Mariusin e plagosur rëndë i cili më vonë martohet me Kozetën.Zhan

realizon premtimin e dhënë Fantinës , kur vdes në vetmi , mbi kokën e tij ndriçojnë shandanët

dhe argjenta e priftit Myrjel.Zhan Val Zhani është i burgosur , i persekutuar , simpatik për

lexuesin, i nënçmuar.Prifti Myrjel është kuptues i psikologjisë së Zhanit , Fantina femër e

persekutuar , e poshtëruar nga shoqëria dhe ligji,femër fatkeqe.Kozeta paraqet personazhin më të

përkryer i viktimës së pafajshme,shërbëtore.Gravoshi , djalë i mbarë i braktisur nga familja ,

jeton në qytet të madh kur merr pjesë në lëvizje revolucionare , bëhet viktimë tragjike e

romanit.Mariusi është borgjez i ri plot ideale revolucionare , lufton kundër monarkisë.Zhaveri

është fytyra më negative që mbaron me vdekje.

Page 61: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

61

Page 62: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

62

MATERIALI MËSIMOR I VITIT TË TRETË

Panoramë e letërsisë moderne shqiptare

Letërsia e kësaj periudhe njeh 2 tendenca : modernen dhe avangarden artistike.

Letërsia moderne karakterizohet me hibriditetin e formave dhe strukturave stilistike ku ndihen

elementet e romantizmit,simbolizmit,futurizmit etj.

Zbulohen koncepte të së bukurës,harmonisë,hudhet patetizmi romantic dhe shprehet disponimi

kritik ndaj dukurive shoqërore.

Kultivohen poemat e gjata-epopetë,balada,trioleti,romanca,oda,himni,poezi

lirike,romani,melodrama,komedia,tragjedia,zhvillohen format e prozes: eseu,fejtoni,artikujt

letrarë.Mblidhet dhe botohet letërsia gojore,përkthehen shkrimtarë botërorë etj.

Biografia e modernistit Gjergj Fishta

Lindi : 23 tetor 1871,Fishtë të Zadrimes.

Mësimet e para në Kuvendin e Troshanit,studimet në Bosnjë.

25.02.1894-shugurohet si prift.

Punoi : mësues në seminarin e Troshanit.

1899,Janar-themelon shoqërinë “Bashkimi”-Shkodër.

1908-Kryetar i komisionit të Alfabetit-Manastir.

1916-themelon Komisinë Letrare(me L.Gurakuqin).

1913-1944 botohet revista “Hylli I Dritës”

1921-Gjim.”Illyricum”-Shkodër.

Njihte Homerin,Virgjilin,Danten.

Pjesëmarrës në: Konferencën Paqësore të Paris-1919, Asamblenë e Kombeve të Bashkuara Nju

Jork-1922, Athinë-1930, Bukuresht-1931, Stamboll-1913.

Dekoratat :”Mearif”(1912-P.Osmane), “Ritterkreuz(1912-A.Hungaria), “Lector Jubilatus(1929-

Francë), “Phoenix(1931-Greqi), Anëtar i Akademisë së Italisë (1939).

Krijimtaria letrare e modernistit Gjergj Fishta

Përdori vargje të ndryshme:7-rrokëshin,9-rrokëshin,11-rrokëshin,strofa alkeike,sofike.

Këndon sipas parimit të Horacit(Castigat ridendo - dënon duke qeshur).

Personazhet e veprave janë huazur nga historia biblike,let.klasike,romake e helene.

1905-1937 Lahuta e Malcisë (vepër epike me 30 këngë)

1907-Anzat e Parnasit (satirë)

1909-Pika Voeset (ose Vallja e Parrizit)

1913-Mrizi i zanave (vepër epike)

1922-Gomari i Babatasit (satirë)

1911-Shqiptari i gjytetnuem (melodramë)

1909-Vllaznia(dramë)

Page 63: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

63

1929-Shën L.Gonzaga (melodramë).

1914-Juda Makabe(tragjedi), Ifigjenia në Aulli(tragjedi).

Mojsi Golemi e Deli Cena (vepër epike)

Poemë për Skenderbeun(sipas Barletit)

Analiza e veprës “Lahuta e Malcisë”

Ndërtimi:E ndarë në 3 njësi tematike.,shkruar me vargje tetrrokëshe e ndërtuar në formë të

epopesë.

Studime brenda letërsisë kombëtare dhe nga shkrimtarë të huaj (studimi i Maksimilian

Lambercit) ku tregohen ndërlidhjet artistike të Lahutës me Iliadën e Homerit dhe Eneidën e

Virgjilit. Për këtë Fishta njihet si “Homeri shqiptar”

Tema:Lahuta e Malcisë shtjellon ngjarjet e viteve 1858, 1878, 1912 që kanë temë të përbashkët

:fatin e shqiptarëve te fuqitë botërore.

Subjekti :përshkruhet konflikti dramatik të ngjarjeve historike,këndohet trimëria e shqiptarëve si

:Marash Ucit,Oso Kukës,Abdyl Frashërit,Ali Pashë Gucisë, që me aktet e tyre fitojnë veti mitike

si të: Mujit,Halilit,Gjergj Elez Alisë etj.Vepra shpreh imazhin e plotë të shqiptarëve të cilët i

lartëson me elemente etnografike që dallohen gjatë historisë sonë, si :

besa,solidariteti,besimi,nderi,keqtrajtimi nga fqinjët dhe fuqitë e mëdha për qëllime

personale.Fishta si rrëfimtar aktiv,shpalos me zanat kujtimet gjatë historisë,gëzohet e vuan

bashkë me personazhet që me ngjarjet,aktet luftarake të tyre krijon strukturën e veprës ndërsa me

zakonet e doket,qeniet mitike krijon funskionimin e botës së begatshme shqiptare.vepra paraqet

ngjarje,ndodhi e personazhë konkretë,qe krijojnë realitet fiktiv për të forcuar vetëdijen historike.

Biografia e modernistit Faik Konica

Lindi:15 mars 1876,Konicë.

Shkollimet:mësimet e para në Konicë,të mesmen në kolegj Saverien-Shkodër,Liceun

Perandorak(Gallatasaraj-Stamboll) dhe Dizhon-Francë.

Studimet -Filologji Romane-Paris dhe i mbaroi në U.Harvard,1912.

Njihte rrethë 15 gjuhë.25 mars 1897-1909 boton revistën”Albania”(shqip e freng.)

1909-jeton në Amerikë,mirret me diplomaci,njëkohësisht drejton rev.”Dielli”-Boston.

1912-njëri nga 4 themeluesit e Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”.

1919-përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në Uashington.

5 janar 1924- zgjidhet deputet në Parlamentin Shqiptar,e refuzon më 2 mars 1924.

Vdes: 15 dhjetor 1924 në Boston,dëshira tij ishte të varrosej më Shqipëri,por nuk iu

plotsua,mbahet në frigorifer nga shoket deri më 15 shtator 1948,ku varroset në Boston.

4 maj 1995-rivarroset në Parkun e Madh,Tiranë.

Krijimtaria letrare e modernistit Faik Konica

Ndahet në 2 periudha:

I. 1897-1909 kohën e rev.Albania,shpreh kërkesat për let.kombëtare.

II.1920-1923-periudhën e proceseve të vështira politiko-shoqërore.

Page 64: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

64

1895-Shqipëria dhe Turqit(broshurë politike-frengjisht).

1899-1901-“Albania e vogël”(shtojcë politike për “Albania” –shqip e freng).

20 mars 1911-Trumbeta e Krujës(fletore,3 faqe shqip,1 anglisht).

8.08.1912-17.11.1918-Jeta e Skënderbeut(sipas Barletit,ndarë në 25 pjesë)

1915-Gjermania dhe Shqipëria(broshurë politike në freng).

1922-Katër përrallat nga Zullulandi(cikël tregimesh).

1923-Nën hijen e hurmave(përkthim nga 1001 netët arabe).

16.gusht-dhjetor 1924-Dr.Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit(25 pjesë,fillim romani

si sui generis).

1928-Shqipëria si m‟u duk(reportazh ne 25 numra).

1935-1939- hartohet Shqipëria-kopsht i Evropës Juglindore(vepër eseistike-

10ese,anglisht)botohet 1957 nga Mc.Bridge Comp.-Neë York. –shprehë mozaikun e

kulturës,historisë dhe botës shpirtërore të shqiptarëve.

Analiza e esesë“Shqipëria si m’u duk”

Përshkruan gjendjen që sheh pas 16 vjet mërgimi,të shoqërisë shqiptare që ishin të zhytur në

jetën anadollake,apati për punë plogështi orientale dhe armiqtë që pengonin progresin në

Shqipëri që përfaqësonin 3 tipa njerëzish :

I.Ekspertët –nëpunës që nuk di tjetër,pos të sjell dëme me anë të shpifjeve e padrejtsive në

shoqëri shqiptare.

II.Robotët – paraqet njeriun pa kokë që vepron mekanikisht, që edhe shpreh aparatin burokratik

të Mbretërisë shqiptare.

III.Levantet – njerëzit snobë që tallen me traditat e zakonet e vendit dhe poshtëron fjalën

shqipe.

Analiza e tregimit “Katër përrallat e Zullulandit”

Tema: është në plan satirik, përshkruhen problemet dhe shqetsimet të njohura për shqiptarët që

janë të zhvendosura në Afrikë te populli i Zullulandit me kulturë origjinale dhe plot energji qe

bijnë pre e demagogëve dhe fjalëve boshe të Sepias.

Personazhet : Denisulla Sepia- njeri intrigant, interesxhi i cili mashtron zullutë për interesa

personale.

Pligu-atdhetar me plot virtyte udhëheqës ideal për zullutë pasi njeh psikologjin e tyre, i qetëson

ata kur e humbin kontrollin nga vazet e këngëve dhe ritualëve të ndryshme.

Analiza e romanit “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurasit”

Nxitje për këtë vepër merrë nga vrasja e dy amerikanëve më v.1924 në Mamuras nga njerëzit e

Zogut.

Tema:paraqet sintezë të fuqishme mes realitetit dhe heroit përparimtar – Dr.Gj. i cili është njeri i

mjekësisë moderne të Europës ( që studioi në Rusi e Suedi).

Jeta tij jipet në 2 etapa : qëndrimi jashtë atdheut ku edhe e priste karierë me perspektivë dhe

koha e kthimit në Shqipëri për të bërë rimëkëmbjen e popullit,por posa të zbresë te porta Durrësit

në vend të moralit e ligjit,ai ballafaqohet me paditurinë,mjerimin,varfërinë,dhunë qe kishin qenë

të shtruara nga njerëzit hajdutë të ministrit Salemboza.

Page 65: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

65

Personazhët: Dr.Gjilpëra një intelektual shqipëtar që e karakterizon vendoshmëria dhe urrejtja

ndaj paditurisë ku edhe fiton respect për mendimet e pavarura.

Dr.Dhalla dhe Dr.Emrullahu – mjekë që me mentalitetin ballkanik e anadollak paraqesin

mjeksinë e prapambetur.

Ministri Salemboza-tiran anadollak,prepotent e i zgjuar që drejton fatin e vendit.

Personazhë tjerë: Muhedin agai,Zylfikar agai,polici doganes,Ali Bibiu,suedezja

Ingridi,Arifeja,nusja Vera,plaku marteshanas.

Biografia e modernistit Fan Stilian Noli.

Lindi:në Ibrik Tepe në Edrene-Turqi,6 janar 1882.

Shkollimi: fillor në shkollë greke,gjimnazin në Keshan,studimet e filozofisë i filloi në Athinë por

si mbaroi.

1908-shkon në Amerikë studion historinë në U.Harvard deri më 1912 ,më vonë shugurohet prift

dhe angazhohet për ndarjen e Kishës Ortodokse shqiptare nga ajo greke që njihet në Patriarkun e

Konstantinopolit më 12.IV.1937.

Studion muzikën në Konservatorin e Nju-Inglendit.

1934-temë diplome pat poemën simfonike Scanderberg.

1947-me studimin “Bet‟hoveni dhe Revolucioni Francez”doktoron në muzikë.

Punoi si qerraxhi,sufler,artist në teatro,më vonë si diplomat e burrë shteti.

1927 nëntor-merrë pjesë si anëtar I delegacionit të Ballkanit me rastin e 10vjetorit të

“Revolucionit Socialist të Tetorit “- në BRSS.

Vdes: 1965.

Krijimtaria letrare e modernisit Fan Stilian Noli.

Noli përdori motive nga bibla dhe mitologjia(greke dhe kishtare).

Njihet si themelues i elegjisë politike.

Krijimtaria tij ndahet në 2 faza:

Faza e parë që zgjat deri më 1930 ku merret me poezi,dramë dhe publicistikë.

Faza e dytë nga 1931 kur heq dorë nga politika dhe mirret me muzikë dhe histori.

Veprat:

1907-Israelitë dhe Filistinë(dramë 3aktëshe)

1921 dhe 1947 punuar 2 herë-Historia e Skënderbeut(prozë).

1960-Autobiografia(anglisht,shkrim në prozë).

1947-Albumi(vëllim poezish).

Përkthimet:. ndahen në 2 pjesë:

I.1909-1913 përkthen vepra kishtare për nevojat e Kishes Autoqefale Shqiptare.

II.Përkthen veprat e klasikëve dhe humanistëve botërorë si :

Martesa me pahir-Molieri

Vanina Vanini-Stendali(novelë).

Armiku I popullit-Ibzen(dramë).

Zonja Ingra e Ostrotit-Ibzen(dramë).

Otello-Shekspiri(tragjedi).

Jul Cezari-Shekspiri(tragjedi)

Hamleti-Shekspiri(tragjedi)

Page 66: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

66

Makbethi-Shekspiri(tragjedi).

Don Kishoti-Servantesi(roman)

Përkthimet i përcjell me shënime kritike - Introdukta ku bëri vlerësimin kritik dhe nënvizoi

vlerat e posaçme të tyre.

Analiza e drames “Israelitë e Filistinë”

Motivi i dramës është huazuar nga Bibla.

Tema: Është quajtur “Skelet drame” se tregon konflikt të zbehtë fetar mes monoteizmit dhe

politeizmit.

Subjekti: Konflikti zhvillohet mes Israelitëve në krye me Samsonin që donin me anë te urtësisë

dëshironin filistinëve t‟ia impononin fenë e tyre.

Samsoni i cili posedon fuqi të mbinatyrshme,mashtrohet nga vajza Dalila që e vë në gjumë dhe

zbulon sekretin e fuqisë së tij,ndërkohë lidhet nga filistinët në tempull dhe festojnë fitoren,por

atij i kthehet fuqia dhe vret filistinët me c‟rast bindet se forca është arma e vetme për imponim të

fesë sic e këshilloi plaku Rabin.

Analiza e vëllimit “Albumi”

Shumica e vjershave janë marzhe dhe satira politike.

Vjershat si “Sulltani dhe Kabineti” “Shën Pjetri në mangall” “Marshi I barabajt” “ Kënga e

Salep Sulltanit” shprehë situatën politike të kohës ku kritikon Ahmed Zogun.

Poezia “Rent,or Marathonomak” është poezi që i kushtohet revolucionit,trajton problemin

social në Shqipëri.

Poezia “Anës lumenjve” me anë të antitezës,simboleve përshkruan ndjenjën e nostalgjisë në

trajtë monologu.

Biografia e modernistit Mid’hat Frashëri

Lindi: Janinë,u rrit në Stambollë.

Pseudonimet: Lumi Skëndo,Mali Kokojka.

Familje: bir i Abdyl Frashërit dhe nipi i dy figurave të shquara shqiptare: Naim dhe Sami

Frashëri.

Punoi: 1905-1910 drejtor për çështje politike në administratën osmane në vilajetin e Selanikut.

1912-ministri i parë për punët botërore,konsull i përgjithshëm-Beograd.

1920-kryetar i Delegacionit shqiptar në konferencën e Paqes-Paris.

1923-1926-ambasador i Shqipërisë në Greqi.

1942- udhëheqës i Ballit Kombëtar.

Aktivitete: ndihmoni në botimin “Kalendari Kombiar “-Sofje.

1908-1910- botoi fletoren e përjavshme “Lirija”-Selanik.

Drejtori punimet në kongresin e Manastirit.

1909-boton revistën mujore “Diturija”,1916- revista shpërngulet në Bukuresht,1926-1929- në

Tiranë.

Gjatë L.II.Botërore internohet në Rumani.

5 maj 1916- drejton revistën “L‟independence albanaise” –Bukuresht.

Hapi librari në Tiranë(mbi 20.000 vëllime – më e madhja në Shqipërinë e atëhershme).

1944- shpërngulet në Itali,pastaj në Angli.

Page 67: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

67

Vdes: 3 tetor,1949,Nju Jork.

Krijimtaria letrare e modernistit Mid’hat Frashëri.

Veprat joletrare:

1901-Istori e shkrimit shqip

1910-Këndimet për shkollat e para –Selanik.

1912-Istori e Mbretërisë Otomane –Stamboll.

1915-Letra mi një udhëtim në Zvicrrë.

1924-Plagët tona-Tiranë(traktat politik,61 faqe).

1926-Kalendari Kombiar.

Naim Be Frashëri (kritikë letrare).

Studimet:

Pritmi i Shqipërisë(shqip)

Shqiptarët dhe sllavët (frengjisht).

Përkthimet :

1898-Gjylom Telli i Lamartinit(Sofje)

1900-Bëj-e të mirën pa hith-e në det nga Fanz Hofmani.

1909-pjesë të Robinson Kruzos – Daniel Defos.

1923-Psikologji e edukates – nga Gustav le Bon.

Analiza e kritikës letrare “Naim be Frashëri”

E shkruar me pseudonimin Kokojka.

Shkruar në formë të esesë,ku jipen të dhënat e jetës,shkollimit,menyra e sjelljes,pershkruhet

atmosfera kohore,politike,shoqërore në të cilën përfshihet Naimi.

Kokojka,këtë jetëshkrim të Naimit e vrojton në 2 aspekte:

-aspekti i ndërlidhjes me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe synimeve të saj,ku Naimi ishte pakëz

skeptik rreth tyre.

-aspekti bashkëpunimit me krijuesit shqiptarë dhe kolonitë shqiptare të Italisë,Sofjes,Bukureshtit

etj.

Analiza e traktatit politik “Plagët tona”

Shtron problemin e mënyrës së organizimit të shoqërisë shqiptare.

Mid‟hat Frashëri,ringjalljen e botës shqiptare e sheh në hartimin e një programi me çka do i

ndaloj përçarjet dhe do bëj përmbushjen e kërkesave të shoqërisë.

Analiza e studimit “Shqiptarët dhe sllavet”

Në mënyrë shkencore,demografike dhe etnografike përmbys tezat më shpifëse të të huajve se

shqiptarët paraqiten sit ë egër e të paqytetëruar.

Analiza e vëllimit “Hi dhe Shpuzë”

Prozat në këtë vëllim janë në : proza poetike,novella dhe kujtime.

Trajton tema si : njohja dhe adhurimi i Shqipërise – e përpunuar në tregimet :

Page 68: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

68

Ay Mal –ku plaku gjatë ngjitjes në malin e Tomorrit e këshillon nipin ta dojë atdheun,ku

njëkohësisht ia përshkruan topografinë shqiptare nga Janina deri në Kosovë.

Plaku i Ylynecit – ballafaqon dashurinë atdhetare,dëshirën për jetë dhe katastrofën njerëzore,ku

simbolikisht shfaqet fëmija në djepin shkruar – Shqipëria,i cili luhatet midis jetës dhe vdekjes.

Tema e mërgimit : tregimet “Udhëtimi”, “Kënga”dhe “Po kthehenë”.

Tema e gjakmarrjes: tregimet “Pika lot” dhe “ Or e fundit”.

Tema e besës –tregimi “Si vdiq Selman Todorusha- vetëvrasja e nuses për fjalën e dhënë kunatit

se e don shumë dhe se do sakrifikoj gjithçka për të.

Biografia e rilindasit Lasgush Poradeci

Lindi: 27 dhjetor 1899,Pogradec.

Familja: zanatcinjsh.

Shkollimi: mësimet fillore në vendlindje,të mesmet në Athinë e Manastir.

Studioi Filologjinë Romane dhe Gjermane në Grac dhe Artet e Bukur në Bukuresht.

Aktivitete : punoi si professor i artit në gjimnazinë në Tiranë dhe si përkthyes në Institutin e

Shkencave dhe në Shtëpinë Botuese – Tiranë.

Vdiq : 12 nëntor,1987.

Krijimtaria letrare e rilindasit Lasgush Poradeci.

Është poet që përdori simbolin dhe metaforën.

Përdori me përpikmëri rimën dhe ritmin.

Strofa është 4vargëshe,vargu 6,10,12 dhe 8rrokësh( më i përdorshëm).

Trajtoi 3 rrathë poetik:

1.Rrethi Shoqëror: i cili gjindet te cikli Vallja e Dherit/Zemra e Dherit.

Këtu shpreh qëndrimin e vet melankolik identifikues dhe dëshprues për gjendjen shpirtërore të

vendasve të tij që nuk morrën kurrëfarë mësimi nga e kaluara historike e heronjve të Shqipërisë.

Te vjershat “Mëngjesi” “Korrik” “Mbarim vjeshtë” “Dimër” pëshkruan jetë të pastër të

vendlindjes së tij,Pogradecit,pasqyron jetën e bujkut dhe bariut.

Te vjersha”Naim Frashëri” përmes ironisë polemizon me poetët të cilët nuk tregojnë kujdes për

gjuhën,e cila ka qenë më e pastër në kohën e Naimit se sa tani në kohën e Lasgushit.

2. Rrethi i dashurisë :gjindet te cikli “Vallja e Yjeve”/Ylli i Zemrës.

Në këtë rreth tematik nuk shpreh vetëm ndjenjat dhe përjetimet intime të dashurisë,por edhe

qëndrimin poetik ndaj disa dukurive të jetës shoqërore që lidhen me dashurinë.

Motivi i kësaj poezie përmban elemente të let.gojore dhe popullore.

Ndjenjat të dashurisë L.P i shpreh ndaj Motrës,Shoqes dhe Vashës.

Poezitë të këtij cikli janë : “Balladë” “E mora shoqëzen” “Kënga” “Sytë e lumtur”

“Eja motër” “Vallja e luleve” etj.

Analiza e poezisë “Kroi i fshatit tonë “

Tema : është kroi si vendtakim i të rinjve dhe shfaqjes së dashurisë së tyre.

Ndërtimi : i ka tiparet e një poemthi lirik dhe është e ndarë në 3 pjesë.

Subjekti : në pjesën e parë pamjen e jashtme fizike të vashave që shkojnë për të mbushur ujë.

Në pjesën e dytë përshkruan vajtjen e trimave në krua për të këmbyer ndonjë fjalë me vashat.

Page 69: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

69

Në pjesën e tretë pëshkruan dashurinë e të rinjve që e identifikon me rrjedhën dhe shijen e ujit të

kroit.

3.Rrethi filozofik : gjindet te cikli “Vallja e përjetësisë/Zemra e Përjetësisë” dhe “Vallja e

vdekjes/Zemra e vdekjes”.

Në këtë rreth tematik trajton problematikën e krijimit të botës dhe të njeriut që e sheh të

shkallëzuar nëpër disa faza.

Në fillim është krijuar material pastaj shpirti.

Cikli i zhvillimit kalon në fazat : lënda,fryma,ndjenja,njeriu,përjetësia.

Me identifikimin e Zotit përmes vetëharrimit Lasgushi shpjegon procesin krijues poetik,që e

sheh si proces të përjetshëm që përsëritet vazhdimisht.

Procesi realizohet me trupin që nëpërmjet shijimit,prekjes,nuhatjet ndërlidhet me botën,zemra

me anë të pamjes dhe dëgjimit kontakton me botën,kurse shpirti qartësohet me vetëdijësimin.

Poezitë të këtij ciklii janë :“Gjeniu i anijes” “Lundra dhe flamuri” “Vdekja e Nositit”.

Biografia e rilindasit Ali Asllani

Lindi:1882,Vlorë

Familja:intelektualësh.

Shkollimi:mësimet fillore i mori në Vlorë,të mesmet në Janinë dhe të lartat(shkencat politiko-

shoqërore dhe administrative) në Stamboll.

Punoi: si administrator në Perandorinë Osmane,ministër,diplomat në qeverinë e Zogut,përkthyes

në Institutin e Shkencave.

Vdiq:1966.

Krijimtaria e rilindasit Ali Aslani

Veprat e tij nga 1902 i shënon në gj.turke.

1913-1914 fillon të shkruaj në shqip.

1930-boton vjershat “Dasma shqiptare” dhe “Vajza shqiptare”.

1933-1942 – krijon poemen “Hanko Halla”(4 pjesë,25 këngë) e cila botohet në revistën Minerva.

1964 – Vajzat dhe dallendyshet(përmbledhje poezish).

1966-Kur merr zjarr rrufeja (përmbledhje poezish).

U shqua si poet lirik dhe satirik,me poezitë e tij i kritikon zakonet,satirizoi politikanët dhe

mentalitetin e vjetëruar.

Përdori krahasimet,sarkazmin,simbolet,liperbolat dhe fjalë turke,arabe,greke për ti tipizuar

personazhet.

Poezia tij ndahet më 3 motive:

1.Motivi patriotik-në këtë pjesë,përshkruan vjershat përkushtimore(për heronj) dhe shpreh

disponimin e tij ndaj dukurive shoqërore-politike të kohës.

2.Motivi shoqëror-i thekson bartësit e dukurive të jetës së përditshme në sistemin feudal-

borgjez si : pashain,again,beun,moralin fetar,hipokrizinë etj.

Në këtë tip të poezisë jep përshkrime reale të jetës aristokrate,pamjen e saloneve të stolisura dhe

mënyren e ahengjeve aristokrate.

Vjersha “Nastradini-Musolini” përmjet anekdotave fantastike të Nastradinit ngrihet kundër

ndërhyrjes ushtarake të Italisë së Musolinit në Ballkan.

Page 70: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

70

Poezia “Hakërrim”- i demaskon politikanët me patriotizëm të rrejshëm që bashkëpunojnë me

okupatorin.

Vjersha “Imam efendiu”-përqeshet Imami i cili njëlloj si patriarkalët të tjerë shkon nëpër

ahengje,gëzime për të mbushur barkun,ndërsa ku ndahet mejdani është i paaftë për të reaguar.

3.Motivi i dashurisë - ndahet në 2 faza të poezisë erotike:

I. Faza e rinisë – ku i këndon dashurisë me hov rinor.

II.Faza e pleqërisë- disponimin e tij e shpreh me kujtime dhe shqetsime.

Poezia e A.A ka elemente të lirikës gojore të vendbanimit ku përshkruhet pamja fizike e femrës.

Te vjershat : “Gugu-guguftu” , “Vidi-vidi pëllumbeshë”,Katër stina,katër çapa”

“Dallëndyshet dhe vajzat” etj. krahasohet bukuria e femrës me bukurinë e kozmosit(yjet

hënën) me botën bimore dhe shtazore(lulja,thellëza,sorkadhja),me qenie hyjnore(engjujt

xhindet).

Analiza e poemës – Hanko Halla.

Tema: Kundërshtimi i përparimit dhe qytetërimit nga ana e H.H

Subjekti: Veprimi i poemës është në formë të vetërrëfimit të H.H.

Kontaktin e parë me botën e re e ka me lajmësin,i cili kërkon mbesën për grua,ndërsa kontaktin e

dytë me të renë e vet me çka bie në konflikt.

H.H me anë të vetërrëimit tregon për aspiratat e veta dhe shpreh qëndrimin kritik ndaj botës së

re,jo nga pozita e një të padituri por nga mospajtimi me pozitën klasore.

Në fund ajo vet bindet se ka marrë fund koha e iluzioneve të saja dhe porosity të birin ti kërkojë

fajle nusës për konfliktin e mëparshëm.

Personazhet: Hanko Halla – kryepersonazh i poemës,jeton me nostalgjinë e së kaluarës

patriarkale dhe don ta kthejë të renë mbrapa.

Personazhë tjerë: nusja ,i biri,prifti,mjeku,harbuti dhe lajmëruesi.

Biografia e modernistit Ernest Koliqi

Lindi: 20 maj,1903,Shkodër.

Familje: patriotike.

Shkollimi:1918-1921- kolegj të Bergamos dhe Milano-Itali.

1933-regjistrohet në Universitetin e Padovës.

1937-diplomon me temën “Epika popullore shqiptare”.

Aktivitete:1923- me Anton Harapin,Nush Topallin themelon revistën “Ora e maleve”.

1924-pjesëmarrës në Shoqërinë patriotike “Bashkimi” krijuar nga Avni Rrustemi.

Strehoi Norbert Joklin(albanalog austriak) nga duart e nazistëve.

1940-themelon revistën “Shkëndija”-Tiranë.

1957-1973- ndihmon botimin e revistës letrare“Shejzat”-Romë(botohet 16 vjet rradhazi)

U internua 5 vite në Tuzlë,B.e Hercegovinë,se ishte në listën e revolucionerëve të ndjekur nga

forcat e Ahmet Zogut.

Punoi: sekretar personal i Luigj Gurakuqit,sekretar në Ministrinë e Brendshme,mësues në

Shkollë tregtare –Vlorë,professor në gjimnazin Shkodër.

1939-emërohet në katedrën në gjuhë dhe letërsi shqipe – Romë,pastaj ishte ministër i arsimit dhe

hap shkolla shqipe në Kosovë,Maqedoni Shqipëri.

Page 71: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

71

1942-1943-kryetar i Inst.të studimeve Shqiptare.

1944-profesor i Albanologjisë në Universitetin e Romës.

Vdes: 15 janar 1975,Romë.

Krijimtaria letrare e modernistit Ernest Koliqi

Njihet si poet,prozator,përkthyes,dramaturg,studiues letrar.

Krijimtaria e tij njeh 2 faza :

I- deri në L.II.Botërore (mbrenda 2 dekadave )

Veprat : 1924-Kushtrimi i Skënderbeut (poemë dramatike ),kushtuar shokëve të A.Rrustemit.

1929-Hija maleve(novelë).

1933-Gjurmat e stinëve(poezi lirikë)

1935-Tregtar flamujsh(novelë).

1936-Symfonia e Shqypeve(poemth).

Përktheu: poetët italianë si : Danten,Petrarkën,Tasson,Montin,Manconin etj. i botoi në 2 vëllime

me emrin “Poetët e Mëdhenj t‟Italisë ( vëll.i I-1932, vëll i II-1935).

II. Pas L.II.Botëror.

Veprat:

1959-Kangjelet e Rilindjes (vëllim poezish,7pjesë e krijuar në stilin e De Radës).

1960-Shija bukës mbrume(roman).

Analiza e poemthit “Symfonia shqypeve”

E ndërtuar në 4 pjesë: parailire,ilire të Arbërit dhe shqiptare.Në to i këndohet mitologjisë dhe

historisë shqiptarëve ku tregon se kultura është thelbi i themelimit të kombit.

Te tregimet: “Hija e maleve”, “Tregtar Flamujsh”, “Pasqyrat e Narçizit” tema kryesore është

: ndehja e mentalitetit kanunor dhe atij qytetar.

Analiza e novelës “Gjaku”

Tema: transformimi i jetës shqiptare i cili kalonte nëpër pengesa të pakalueshme pas fundit të

Luftës së dytë Botërore.

Kjo temë është punuar nga gjithë rilindasit shqiptarë si pasojë e ndeshjes së traditës zakonore dhe

patriarkalizmit,ndërsa te let.evropiane vjen si pasojë e ideologjive politike si : nazismi,fashizmi

etj.

Analiza e tregimit “Tregtar Flamujsh”

Tema: konflikti mes poetit Hilush Vilza dhe tregtarit Gaspër Tragaçit.

Subjekti: paraqitet mospajtim mes poetit i cili fantazon idealen të bukurën për të

cilin,poezia,flamuri dhe traditat kombëtare janë të shenjta,ndërsa për tregatin krijimet kombëtare

janë vetëm përralla sepse ai kapët për flamuri si send përfitimi e jo si symbol kombëtar.

Page 72: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

72

Biografia e modernistit Mitrush Kuteli

Lindi:1907,Pogradec.

Pseudonimi:Dhimitër Pasko.

Studimet: filloren në Pogradec,mesmen në Selanik, të lartat –Bukuresht(shkencat

ekonomike,doktoroi më 1934).

Zhvilloi aktivitet në koloninë shqiptare – Bukuresht.

Punoi: në Min. e Financave dhe guvernator në Banken Rumune.

1942-në vendlindje merret me ekonomi,letërsi.

Vdes:1967,Tiranë.

Krijimtaria letrare e modernistit Mitrush Kuteli.

Krijimtaria tij ndahet në 2 faza:

-paraluftës ku merret me krijime letrare,kritika letrare dhe vepra origjinale.

-pas L.II.Bot. boton poezi dhe merret me përkthime si : M.Gorkun,M.Ostrovskin,Emineskun etj.

Si rrëfimtar afirmohet rreth viteve 1925-1940

Trajton tema shoqërore(motivin e gurbetit,kundërthëniet shoqërore) dhe historike(tregon të

kaluarën e popullit shqiptar).

Veprat:

1937-“Netë shqiptare”(tregime,novela).

1943-Ago Jakupi.

1944-Shënime letrare(kritikë).

1944-Poetë e detraktrë(shkrimë letrarë)-kushtuar reagimit të Kristë Malokit që bëri ndaj

vështrimit kritik letrar të Kutelit(Shënime letrare).

Baltë nga kjo tokë(poezi).

Dha kontribut për zhvillimin e kritikës letrare analitike.

Sukses të madh ka te kritika publicistike dhe vështrime letrare.

Analiza e kritikes “Shënime letrare”

Bënë vështrimin e autorëve shqiptarë si : L.Poradeci,F.Noli,veprat e M.Gramenos etj.

Në vështrim të krijimtarisë të L.Poradecit,vështrimet i ndan në 2 pjesë:

vështrimi i parë – analizon rimën,ritmin,fjalorin dhe fonologjinë.

vështrimi i dytë – analizon përmbajtjen e veprave të tij dhe ndalet te problemi i

kozmogonisë,filozofisë së jetës dhe vdekjes.

Në vështrim të krijimtarisë së Nolit,shtron problemin e afrimimit si poet,gazetar,orator,teolog

dhe përkthyes të veprave letrare e kishtare.

Biografia e modernistit Etëhem Haxhiademi.

Lindi: 1902,Elbasan.

Page 73: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

73

Shkollimi:fillor në vendlindje,gjimnazin klasik në Insbruk-Austri.

Studion shkencat politike në Berlin,Vjenë.

Punoi: nëpunës në administratën shtetërore : Luzhnjë,Berat,Gjirokastër,zgjedhet anëtar i Inst.të

studimeve Shqiptare.

Merrë pjesë në konferencën e Mukjes si anëtar i Ballit Kombëtar.

1947-arrestohet nga komunistët dhe dënohet me vdekje si armik i popullit.

Vdes: 1965,Burrel.

Krijimtaria letrare e modernistit Etëhem Haxhiademi.

Filloi me shkrime si student.

Veprat :

1932-Lyra(poezi origjinale).

1931-Uliksi(tragjedi).

1931-Akil(tragjedi).

1931-Aleksandri(tragjedi).

1934-Pirrua(tragjedi).

1935-Skënderbeu(tragjedi).

1936-Diomedi(tragjedi).

1939-Abeli(tragjedi).

Tragjeditë kanë subject të huazuar nga letërsia antike greke – Iliada dhe Odisea-

Homerit(Uliksi,Akili),kultura lashtë shqiptare(Aleksandri,Pirrua),historia re

kombëtare(Skënderbeu),mitologjia biblike(Abeli).

Tek tragjeditë,i përmbahet strukturës pesëaktëshe të klasicistëve francezë dhe vargjet i shkruan

në 11rrokësh.

Analiza e tragjedisë “Skënderbeu”

Tema: tradhtia e Moisi Golemit dhe intrigat e gruas së tij,Zanfinës.

Subjekti: edhepse në fillim flet për heroizmin e Skënderbeut,në zhvillim të veprës mbizotëron

tragjizmi i luftës për pushtet dhe i tradhtisë.

Hidhërimi ia turbullon arsyen Zanfinës,dëshiron të hakmerret ndaj Skënderbeut,se e ka ndarë nga

burri i saj,Karol Muzak Topia dhe ia jep për grua motren e vet,Mamicën.

Pas kësaj e shtyn Hamzain ta tradhtojë Skënderbeun.

Vepra mbyllet me vetëvrasjen e heroinës kryesore,Zanfinës.

Analiza e dramës “Abeli”

Tema: rrëfim për lindjen e formave të para të dashurisë,mëkatit,vrasjes,fajit dhe veseve të këqija

njerëzore.

Vepra nuk posedon zhvillim dramatik por më shumë ballafaqohen botëkuptimet e personazheve

sesa veprimet e tyre.

Dramën e sajojnë 4 personazhë që fuqishëm korrespodon me mitin biblik për Adamin,Evën dhe

djemtë e tyre Abelin e Kainin.

Page 74: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

74

Dramën e shkakton Kaini,djali i madh i cili është bujk i vyeshëm,falënderues i vetëvetes,por që

nuk gjen gald e kënaqësi se shqetësohet nga qëndrimi pospërfillës i së ëmës dhe njëanshmërisë

që ka ndaj Abelit,djalit më të vogël.

Ngarkesa psikologjike bën që gjatë zhvillimit të dramës ti përfitojë tiparet : smirë,xhelozi,prishë

harmoninë e familjes dhe përfundon me vrasjen e Abelit,ku e shtyn nga shkëmbi në humnerë.

Eva- si figurë është e ngurtë,përfiton tiparet : pamëshirshme,zemërgurë,pakompromisë ku me

fajlen e dashurisë është priviligjuese ndaj Abelit dhe ashpër ndaj Kainit.

Në asnjë moment nuk i përfill vërejtjet e drejta të Kainit dhe këshillat e mira të Adamit.

Adami- në vlerësim të dashurisë,mirësisë është më i drejtë,arsyeshëm për dallim nga Eva.

Në fillim vërehet një brrejtje ndërgjegjeje se më parë ka anuar dashuria atnore nga Abeli por

pastaj korrigjohet,pranon fajin dhe angazhohet ta bashkojë familjen.

Abeli – e rikujton figurën qëndrore nga Bibla,Jezu Krishtin.

Deri në fund shquhet për virtyte: gojëëmbël,skofiar,solidar,tolerant,zemërgjërë që janë maja

moralit e etikës.

Është kundër qortimit më të vogël që i bëhet Kainit nga prindërit,orvatet ta korrigjojë Kainin dhe

angazhohet për përmisimin e marrëdhënieve mbrendafamiljare.

Biografia e modernistit Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni.

Lindi: 23 tetor,1911,Shkodër.

Familje:tregtare.

Shkollimi: fillorë në Shkodër,mësimet i vahzdon në Tivar,përfundon seminarin teologjik të

Manastirit(1932).

Punoi: 1933-mësus në fshatin Vrakë dhe Pukë(1937).

Rruga Vrakë-Shkodër ia keqëson shëndetin,se u prekë nga tuberkulozi.

1937 dhjetor- niset për t‟u kuruar në Itali.

Vdes: 26 gusht,1938,Itali.

Krijimtaria letrare e modernistit Migjeni.

1934-boton shkrimet e para,bashkëpunim me revistën “Ilyria” dhe “Bota e re”.

1936-Vargjet e lira(përmbledhje poezish).

Poezia dhe proza Migjenit u bë shprehëse e fusiqshme e pakënaqësisë ndaj realitetit,urrejtjes ndaj

dhunës,mashtrimit politik dhe hipokrizisë.

Veprat e tij shprehin p[rotestën e hapur,optimizmin e thellëmëndrrën për botë të re.

Analiza e vëllimit me poezi “Vargjet e lira” Vëllimin e hapte me vjershën “Parathënia e parathënieve” ku gëzohet për çlirimin e skllavërisë

shpirtërore.

Vjershat i ndanë në 6 cikle:

Cikli i parë - Kangët e ringjalljes,shpreh gëzimin për lindjen e “Njeriut të Ri” prej atyre të

varfërve të mos jenë më skllevër të tiranëve por zot të vetes, ku njeriu të jetë I lirë se në atë

mënyrë mund të shpërthejnë energjitë dhe aftësitë njerëzore.

Në të gjitha ndryshimet,njeh si protagoniste rininë që është më e pastra,më e bukura pjesë e

shoqërisë.

Page 75: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

75

Cikli i dyte-Këngët e mjerimit nis me vjershën “Poema e mjerimit” ku i demaskon institucionet

fetare,si fajtore të asaj shoqërie që pjell mjerimin ku edhe shprehet protesta ndaj saj.

Pavarësisht dhembjes që krijohet,në fund të poezisë ka tone optimiste se koha do të dijë t‟i

qetësojë këto dhembje.

Cikli i tretë - Kangët e perendimit sjell imazhin e L.II.Bot. ku me krizën ekonomike dhe plagët

shoqërore paraqet një botë që po rrëshqet drejt greminës së shkatërrimit.

Cikli i katërt - Kangë më vete sjell imazhin e L.II.Botërore.

Cikli Kangët e Rinisë dhe Kangët e fundit janë më intime dhe më shprehëse të poetit.

Te këto 2 cikle : sjell imazhin e një dashurie rinore,dëshira për të shijuar gjithçka të bukur etj.

Në 8 vjershat e fundit që iu shtohen vëllimit,ndihet pesimizmi dhe trishtimi i poetit për jetën.

Vjershat: “Rezignata” , “Trajtat e Mbinjeriut” trajton motive filozofikepër ekzistencën e

njeriut,botën etj.

Mendimi në këto vjersha është i trubullt por kanë të përbashkët optimizmin dashurinë për

njeriun,për të bukurën etj.

Prozat e Migjenit

Sipas strukturës i ndan në skica,novela dhe tregime por i quan novelëza.

Sipas temës që trajton ndahen në 2 grupe : motive nga fshati dhe qyteti.

Motive nga fshati: vjershat : “Luli i vocër” , “Zeneli”, “Puthja e cubit” - përshkruan botën

edhe ambiciet e fëmijëve.

Vjershat: “A do qymyr zotni”, “Historia e njënës nga ato”, “Qershiat”, “Legjenda e

misrit” – pasqyron jetën e malësorëve,dëshirën për jetë përkundër vështirësive jetësore dhe

mjerimit social.

Motive nga qyteti : vjershat : “Zoti të dhashtë”, “Një refren i qytetit tem”- përshkruhet

mjerimi i lypësve,që akuzohen për hajdutë,protesta e lypësit kundër regjimit të kohës dhe jeta e

mjerueshme e punëtorëve.

Biografia e modernistit Sterjo Spasse

Lindi:në fshatin Gllomoboc 1914

Familja:fshatare me prejardhje maqedonase

Shkollimi:filloren në Korcë,të mesmen në Normalen e Elbasanit,studimet e pedagogjisë në

Firencë të Italisë,të letërsisë në Moskë(1958-1960)

Vdes:12 shtator 1989 në Tiranë.

Krijimtaria letrare e modernistit Sterjo Spasse

Krijimtaria e Spasses është mjaft vëllimore,përveq shkrimeve pedagogjike-didaktike që do t‟i botoj

në revista,boton tregime,novella dhe romane.

Proza rrëfimore ndahet në: pamflete,skica alegorike,tregime dhe novela ku shpreh pakënaqësinë

ndaj realitetit shoqëror,shqetësimi për njeriun e shtypur.

Spasse trajton shumë tema aktuale të periudhës që i përket si:jetën e rëndë të shtresave të

shtypura,temën e kurbetit ,dukuri shoqërore të jetës patriarkale,të zakoneve të vjetruara dhe

botkuptimeve prapanike,martesat sipas moshave të papërshtashme,martesave me pahir,bestytnisë

Page 76: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

76

shekullore,ndarjes së të rinjve,poligaminë e shumë të tjera të cilat i përshkruam në

tregimet,prozat,pamfletet,novelat dhe dy romanet e tij.

Veprat :

1929-“Kush duron ,trashëgon”,shkrimi i parë i tij,flet për talentine shkrimtarit të ardhshëm.

1930-“Zëri i zemrës së trëndafilit”-përmes trëndafilit të lënduar përshkruan pastërtinë morale e të

varfërve.

1933-“Përralla e lumit”-qejfeve dhe ahengjeve të të pasurve ia kundërvë dergjen e të uriturve

nëpër trotuare.

1934-“Kurorë rinie”-novelë

1934-“Në krahët e një femre”-novelë

1944-“Nusja pa duvak”-novelë

1943-“Nga jeta në jetë-pse?!-(roman i mohimit)

1944-“Afërdita”-(roman i pohimit).

“Bota u c‟thurr”(pamflet)-

“Skandal-jo aspak”(pamflet)-luftojnë korrupsionin dhe moralin e klasës sunduese

“Pellgu”-(prozë)-ngritet kundër kalbësirave shoqërore,që shtypin pamëshirë të varfërit.

“I mërguari”(tregim)-do ta përshkruaj nostalgjinë,dashurinë e mërgimtarëve për vendilindjen

dhe për këngët e vashave.

“Dashuri e pafat”(tregim)

“Përmbi varrin e dashnorit”(tregim)

“Në pragun e vdekjes”(tregim)

“Bujku”(novelë)

“Nusja”(novelë)

“Shemra”(novelë)

“Te korijëza”(novelë)

“A do ta shoh”(novelë)

Analiza e romanit të mohimit “Nga jeta në jetë-pse?!”

Trajton tri Tema kryesore:jetën,dashurinë dhe vdekjen.

Subjekti: Kryepersonazh është Gjon Zaveri,i cili pasi ka mbaruar studimet është kthyer ne

vendlidnje dhe është kacafytur me ambientin që jeton.Prindërit e fejojnë me Afërditën ,mirëpo ai

është i pakënaqur nga martesa e tij.

Konflikti i tij është më tepër konflikt filozofik,mediativ sesa konflikt aktiv,që kërkon zgjidhje të

lumtur.Ai sillet vazhdimisht rreth të njejtit problem:te jetosh apo të mos jetosh,dhe i jep përparësi

të dytës,pasi nuk shihte zgjidhje fatlume..Duke u përpjekur të gjejë zgjidhjen e këtij problemi

ndërmjet vetvetes dhe ambientit,ai sëmuret “mentalisht” dhe shpëtimin e gjen në vetëvrasje.

Gj.Z e mundojnë shumë probleme të jetës shoqërore të kohës:çthurrja e rinisë dhe

intlektualëve,qytetrimi borgjez,zakonet patriarkale,martesat me para,anaalfabetizmi i

femrës,bixhozi etj.

Personazhe tjerë : Afërdita,Pola,Zonja P.Gjenci,Z.Nasi,etj. që kanë të njëjtën sëmundje të Gj.Z

dhe bëhen viktimë e problemeve të pazgjidhura të shoqërisë së kohës

Heroi i romanit me qëndrimin mohues ndaj realitetit shoqëror,tërhoqi vëmendjen e lexuesve dhe

bëri jehonë të madhe ,sepse fatalizmi dhe tragjika e Gj.Z shprehte mospajtim me gjendjen

shoqërore të sistemit shoqëror.

Analiza e romanit të pohimit “Afërdita”

Page 77: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

77

Tema: kontributi i mësueses për edukimin dhe arsimimin e fshatarsisë.

Subjekti:Afërdita Skenderaj një mësuese fshati,në roman shpreh optimizmin,vullnetin e plotë dhe

dëshirën e madhe për punë.

Ngjarja vendoset në dy fshatra Grykas dhe Pishas, të armiqësuar vite më parë, në te cilin punon

Afërdita.Pas shumë peripetive dhe mundit të pakursyer ajo arrin të kryej një mission të

lartë:bashkon të dy fshatrat duke zhdukur armiqësitë e moçme rreth një qëllimi të përbashkët dhe

me ndihmën e tyre ndërton shkollën e re në mes dy fshatrave.

Figura e idealizuar e Afërditës bëri që të bëj jehonë të madhe në qarqet intelektuale dhe ky

roman të luaj rol pozitiv në punën pedagogjike të mësuesvë.

Biografia e modernistit Esad Mekuli

Lindi: 17 dhjetor,1916,Plavë.

Shkollimi:fillorë në Plavë,të mesmen në gjimnazin e Pejës,studimet e larta në Beograd(fakultetin

e veterinarisë ku edhe doktoron).

1941 prill- arrestohet dhe dërgohet në burgun e Gllavnjaçës.

Punoi: redactor i revistës shkencore e letrare “Jeta e re” revistës për fëmijë “Gazeta e

Pionjerëve”,revistën “Përparimi”.

Vdes:6 gusht,1993,Prishtinë.

Krijimtaria letrare e modernistit Esad Mekuli.

Njihet si autor i lirikave refleksive e patriotike.

Ishte i inspiruar nga ambienti i vendlindjes ku kishte padrejtsi të shumta nacionale që

ushtroheshin ndaj popullit shqiptar dhe mbizotëronte mjerimi social.

Krijimtaria tij ndahet në 2 faza :

I. Para L.II.Botërore

Veprat :

Kangët e rojtarit të hekurudhës (poemë,20 këngë).

Sharaxhinjtë (poezi).

Me të dëbuarit(poezi).

Letra birit të vdekun(poezi).

Shqiptari të këndon Metohi(përmbledhje poezish,të mbetura në dorëshkrim).

Vjershat: “Okupacioni”, “Kushtrimi”, “Dashunia”, “Pisha në shkëmb”, “Landovicës” si temë

kanë : gëzimin për fitore ndaj okupatorëve,dëshira për pavarsi dhe liri.

II.-pas L.II.Botërore karakterizon fryma t patosit kolektiv,entuziazmi revolucionar dhe toni

agjitues.Poeti shpreh ndjenjën e kënaqësisë për “jetën e re” dhe “lirinë e fituar”,por prezente

është edhe ndjenja e dhembjes,injoranca,feja dhe protesta ndaj padrejtsive.

Veprat: 1955-Për ty (libra me poezi).

1966-Dita e re(libra me poezi).

1971-Avsha Ada(libra me poezi).

1973-Vjersha(libra me poezi).

1981-Brigjet(libra me poezi).

Page 78: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

78

Vjershat: “Ashtë ditë”, “Atdheut”, “Edhe na njerëz jemi”, “Shqiptari këndon”, “Liri-nuk

të kemi njohtë” – shpreh ndjenjën se me ardhjen e një ideologjie të caktuar në pushtet do të

eliminohen paknaqësitë,padrejtësitë dhe diskriminimet klasore.

Poezitë: “I varuni i këndon lirisë”, “Porosia e nanes”, “Dhimbje” -në formë proteste këndon

kundër proceseve gjenocidale që bëheshin ndaj shqiptarëve nga ana pushtetit serb.

Lirika erotike e modernistit Esad Mekuli

Veprat: “Andrra e jetës” , “Vejume” , “Dashuria ime” etj.

Analiza e poezisë “Dashuria ime”

Këndon për një dashuri të dëshiruar me zemër ose të p[ërjetuar,ku me ngjyra emocionuese

shpreh xhelozinë e tij dhe e fsheh thellë në zemër.

Lirika peisazhiste

Sipas tij,natyra është vend ku njeriu iu largohet vuajtjeve,brengave të njerëzit e varfër.

Janë të shpeshta pamjet piktoreske të Plavës,Bjeshkëve të Nemuna të Rugovës dhe shumë

liqenjve,lumenjve,bjeshkëve etj.

Veprat: “Mbramja”, “Në natyrë”, “Muzgu në qytet” etj.

Analiza e sonetit “Mbramja”

Poeti këndon për rrënien e muzgut mbi fshat dhe për qetësinë e thellë të natës që pllakoset mbi

“suka e fusha”.

Analiza e librës me poezi “Avsha Ada”.

Përmban 11 vjersha të cilët janë të llojeve të ndryshme si : elegjiake,sociale,refleksive etj.

Psh. Vjersh : “Nata në Madrid”, “Butrinti”, “Kukës i ri” , “Avsha Ada” etj.

Në vjershën “Avsha Ada”-poeti flet për një ishull në detin Marmara ku jetojnë turq e grekër,të

cilët kanë probleme të shumta sociale,historike,ekzistenciale të ngjajshme me atë të popullit

shqiptar.

Këto vjersha,poeti i pasuron me paralelizma e aluzione të shumta historike dhe aktuale që

përmbajnë mesazhe të rëndësishme.

Panoramë e letërsisë moderne botërore.

Realizëm rrjedh nga lat.realismus që dmth.realitet,vërtetësi.

Realizmi si drejtim u paraqit në vitet 30 të shek.19 në vendet ku ishin të theksuara

kundërthëniet shoqërore(let.franceze,angleze,ruse)kurse më dobët në vendet ku është paraqitu

uniteti kombëtar(let.gjermane,italiane etj).

Realizmi përshkruan realitetin e përdishëm njerëzor ndërsa heronjtë paraqiten të të gjitha

shtresave shoqërore : kurtizana,rrugaçë,oborrtarë dhe jetojnë në locale të ndryshme si :

taverna,rrugica,bordello,lokale nate etj.

Shkrimtarët nuk iu nënshtrohen ndjenjave dhe pikëpamjeve të veta,sepse e vërteta është

preokupim kryesor.

Page 79: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

79

Realizmi njeh 3 faza: i hershëm që karakterizohet me enigmatikën

fabulatikve(Dikensi),komentet moralizuese(Balzaku),digresionet lirike(Gogoli).

Realizmi i zhvilluar-personazhi motivohet më shumë sociologjikisht dhe bëhet determinues i

marrëdhënieve shoqërore.

Në këtë fazë krijojnë vëll.Gorki,Floberi,Thekeri,Turgenjevi etj.

Realizmi i lartë- paraqiten format e reja shprehëse si : moralizmi te Tolstoji,problematika

ideo-filozofike te Dostojevski etj.

Biografia e realistit Honore de Balzak

Lindi :Tur të Francës 1799

Familje: mikroborgjeze,babai bir i fshatarve,e ëma parisiene

Studimet: në një kolegj,interesohej për filozofinë

Kryen studimet për drejtsi

Nga përvoja e fituar në zyra avokatie, krijoj romanet me episodet mbreslenese nga prapaskenat

e gjyqsisë

Vdes :1850.

Krijimtaria letrare e realistit Honore de Balzak.

Shumë voluminoze,thuhet se “pas Zotit më së shumti ka krijuar Balzaku”.stili i tij shquhet për

qartësi dhe precizitet

Ndahet në 3 periudha :

I - zgjat 10 vite,stërvitet në fushën e magjisë së artit ,boton “Shuanët” dhe “Fiziologjia e

martesës”

II -vitet ‟30 ,boton :Lëkura prej shagreni,Fajdexhiu Gobsek,Evgjeni Grande,,Kolonel

Shaberi,Xha Gorio të gjitha i përmbledh në një tërsi me titull “Komedia njerzore”.

III -Vitet ‟40 –përfundon romanet “Iluzionet e humbura” dhe “Shkëlqimi e mjerimi I

kurtizanave Komedia njerzore-histori të shoqërisë franceze,strukturë solide me 2500 personazhe.

Ndahet në tri seri të mëdha :

1.Studime për zakonet –ndahet në 6 cikle:skena të jetës

private,provinciale,parisiene,politike,ushtarake dhe fshatare

2.Studime filozofike-studime nga fusha të ndryshme të mendimit,të fesë,të moralit etj

3.Studime analitike-vetëm vepra me karakter të monografive

Analiza e romanit Xha Gorio

Tema: prek shtresat e ulëta te popullësisë që si gjithmonë lidershipit shtetëror dhe aristokracisë

nuk i bënë fare për to.

Subjekti: sa bizar aq edhe morbid,veprimi zhvillohet në Paris në nje pansion i së vejës Voker një

lloj vendstrehimi pë të varfrit.

Këtu rrefehet për babanë fatkeq,fatkeqsia e të cilit bëhet aq më e madhe sa dhe dashuria ndaj dy

bijave të tij.

Page 80: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

80

Xha Gorio dikur tregtar shumë i pasur por tani ka falimentuar sepse shkrin tër pasurinë e tij për ti

martuar bijat e tij prej nje dere te madhe (njërën e bën baroneshë kurse tjetrën konteshë).Ai i

kishte llastuar shumë bijat e tij pas vdekjes së nënës së tyre Anastasinë dhe Delifinen.Vajzat të

cilat nuk pranojnë të atin qe ti vizitoj,ato shkojn dhe e vizitojnë në pansion në at vend te zymte e

të pistë,por jo për tu cmallur por për ti zhvatur atij edhe të hollat e fundit që i kan mbetur,vijne

me pallavra dhe mirsjellje të rrejshme,babai i mjere nuk do të arrij të parashohë se vajzat e tij

nuk do ti shkojnë as në varrim.

I vetmi njeri te cili ka humanitet është Ezhen Rastinjak,provincialist që ka ardhur të studjojë në

Paris,por njeri pa përvojë dhe do te haste me të verteten e shemtuar se me ndershmeri asgjë nuk

fitohet dhe ai do ti kanoset shoqerise duke pranuar sfiden e dashurisë nga zonja Nysengen për te

hyrë ne rrethin e shtresave te larta.

Ai është njeriu i cili aspak nuk kurseu të hollat e tij për varrimin e Xha Gorios ,por ishte dhe

njeriu i vetëm që kishte simpati ndaj këtij plaku përderisa të tjeret janë tallur me nëncmim dhe

urrejtje,ai e përcjell në varr Gorion dhe qan seriozisht nga pikëllimi.

Vepra Xha Gorio është shkruar për 120 ditë ,dhe së pari është botuar në Revynë

parisiene,kyrevepër e Balzakut dhe njëra ndër veprat më të lexuara të tij.

Biografia e realistit Gystav Flober

Lindi: 12 dhjetor 1821,Ruan ,Francë

Familja:babai kirurg ,e ëma bijë mjeku

Shkollimet:të mesmen në vendlindje,1841 në Paris studimet për drejtësi ,pas 2 viteve detyrohet

t‟i ndërpres për shkak të një sëmundjeje nervore

Vdes: 8 maj,1880.

Veprimtaria letrare

-1835 fillon të shkruaj trëgime e t‟i botojë në gazetat letrare,tregimin e parë e boton në moshën

16 vjece .

-1839 librin e parë ,novelën filozofike “Smarth”.

“Kujtimet e një të marri”është vepër me elemente autobiografike që përkon me periudhen kur u

desh t‟i ndërpres studimet për shkak të sëmundjes nervore(ku trajton temën e heroit që

dëshprohet thellë për shkak të nje dashurie ideale e mistike që nuk realizohet dot).

- “Nëntor”(roman)-shpreh keqardhjen për lumturinë e shkuar dhe pasionin e zjarrtë për

dashurinë fizike ndaj femrës.

-“Tundimi I Shën Antuanit”(roman)-gjatë udhëtimeve në pellgun e Mesdheut dhe Lindjen

arabe 1849-1851.

1862 - “Salambo” (roman historiko-arkeologjik)-grumbullon material pas vizitave tremujore të

rrenojave të Kartagjenës, ku ringjallet një kulturë e rrënuar qysh në lashtësi.

1877-“Tri tregime”(roman) trajton antikën,mesjetën dhe periudhën moderne.

“Edukimi ndjenjave (roman) - tematizohet edukimi sentimental-fiziologjik dhe shoqëror-politik

i rinisë franceze si dhe ndikimi i korozionit të kohës mbi iluzionet rinore.Në qendër të romanit

është Frederik Moroja,ai është pjesmarrës i revulucionit që dështon dhe nga ky shkak pëson

zgjënjim të thellë,çdoherë që ndërmerr dicka vendimtare në jetë ose ështe e parakohshme ose e

Page 81: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

81

vonuar asnjëherë në kohë dhe e suksesshme.Labirinthi i qytetit e çon Frederikun gjithmon në

vende të njejta ,prandaj edhe pse roman i udhëtimit të le përshtypjen e qëndrimit në një vend.

Analiza e romanit “Zonja Bovari”(1855).

Tema: Martesa fatkeqe dhe tradhtia në martesë.

Subjekti: Ngjarjet zhvillohen në provincë aty ku konservatorizmi ushqehet me thashetheme e ku

liria e individit shihet si krim që duhet dënuar me vdekje.

Aty jeton dhe vet heroina e romanit Ema e cila ëndërron për vende të largëta dhe jetë plot

aventura,ishte shum e ndikuar nga romanet trivilale me temë dashurie,pranon të martohet me

Sharl Bovarin(me shpresë se do t‟i përmbushen ëndrrat për një jetë të lumtur joprovinciale).

Sharli e adhuronte fuqishëm gruan e tij por njeri me vlera mesatare shfryrjet e tij dashurore

paraqiteshin në orar të rregullt kohe,njeri i mire bashkëshort dhe baba i mirë por të gjitha këto

nuk do ta kënaqin shpirtin e shfrenuar të Emës.

Ajo një ditë fillon ta jetojë ëndrrën e vet dhe bëhet prishabesë në martesë,tradhtinë e parë që do

ta bëj do të jetë me Leonin në të cilin dashurohet thellë,njeri mediokër por kjo e përfytyron si

burrë të përkryer,mirëpo nuk zgjat shumë dhe ai e lë.

Pastaj vjen takimi me Rudolfin të cilit i hudhet në përqafim ngasë pandeh se ai është burri që do

ta bëjë të lumtur.Mirëpo edhe pse Ema e joshte me bukurinë dhe elegancën e saj për të ajo ishte

vetëm një dashnore rasti.

Sharli e fal dhe mëtutje e dashuron,Ema bëhet e dëgjueshme ,nënë dhe bashkëshorte e

mirë,shkon në kishë,mirëpo gjatë një vizite në teatër takohet përsëri me Leonin dhe ato e rifillojn

lidhjen e tyre të dashurisë,ajo përsëri fillon ta urrejë burrin ta lë anash fëmijen dhe harxhon para

deri në fund,bie në borxhe të mëdha dhe si e çoroditur kërkon ndihmë nga Leonid he Rudolfi

,por të dy i a kthejnë shpinën.

Gremiset në një gjendje të rëndë shpirtërore e stresuar hyn në një barnatore dhe para pronarit

Justin ha helm arseniku,shkon në shtëpi fillojnë dhembjet në lukth,vjell gjak dhe në mënyrë të

këtillë e përfundon jetën e saj.

Pas vdekjes së saj Sharli ndjehet i pikëlluar dhe i humbur,jeton në modesti me te bijën e tij

Bertën.

Fjodor Mihajloviq Dostojevski

Lindi:1821,Moskë

Familja: babai nje tiran i vogel,mizor,vritet në rrethana të panjohura,e ëma e shkolluar.

Si djalosh i ri kur doli nga bota e errët e jetimores,kaloi vitet e para të jetës bashkë me

vëllanë,fëmijëria e tij ishte e fikur tërësisht.Pas kryengritjes në 1848 edhe në Rusi erdhi deri te

një valë reaksionesh,pushteti mori masa drastike ndaj pjestarëve ku ndër to ishte edhe

Dostojevski,në momentin e fundit të ekzekutimit atij i lexohet një aktvendimi ku dënimi me

vdekje i kthehet në 8 vjet burg.

Vdes: 9 shkurt 1881

Krijimtaria e realistit Dostojevski

Dostojevski ka regjistër të pasur karakteresh të cilët bartin në vete një shqetsim dhe janë të rrahur

nga mjerimi dhe poshtërimet.

Page 82: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

82

Ai synonte që letërsia e tij të jetë edhe filofozi,politikë,religjion dhe shkencë.

Në romanet e tij nuk ka “melodizëm fjalësh” dhe “shkëlqim letrar” por ka begati të zbërthimit

psikologjik.

Te romanet nuk ka peisazhe,përshkrimet e natyrës janë të varfëra,kurse interieret të errëta,të

varfëra siç janë banesat,shtëpitë e ndotura kuartet e lëna pasdore ku jetojnë heronjtë e tij si

studentët e varfër,inelektualët të poshtëruar e të fyer.

I urren maniret libreske dhe shablonet,dhe me fjalë karakteristike e zhvillon dramacitetin jetësor

në roman.

Veprat:

1844-“Njerëzit e mjerë” (studim mjeshtror roman me letra që i a hap rrugën e lavdisë)

1862-“Shënimet nga shtëpia e vdekur”,përshkruan 4 vitet e dhunshme në Siberi ku kaloi në

shoqëri me hajdutët dhe vrasësit,përshkruan robërine e vet të gërshetuar më tmerr,edhe vet

mbreti dënes mbi këtë liber.

1866-“Krimi e ndëshkimi”,”Idioti”,”Shpirtat e kqinj” dhe “Kumarxhiu”(vepra te botuara gjatë

qëndrimit në vende të huaja).

1879-1880-“Vëllezërit Karamazov”(roman)

Analiza e romani “Idioti”

Përmes kthesash dramatike thekson një varg të tërë çështjeve të përgjithshme etiko-morale dhe

diskutime për shoqërinë ruse të asaj kohe,heroi i romanit është princ Mishkini,epileptik naiv,në

mënyrë të pakuptueshme dhe si ndonjë i shenjtë,ai mban në vetvete një varg të tërë virtytesh

njerzore:vetëmohimin,sinqeritetin,ndjeshmërinë,gatishmërinë që të sakrifikohet për lumturinë e

tjetrit.

Analiza e romanit “Vëllezërit Karamazov”.

Edhe kjo është një vepër me ngarkesë të madhe filozofike dhe me ide qëndrore:shthurja e

shoqërisë dhe familjes ruse.Fabula kriminalisitke për vrasjen e plakut Fjodor Karamazov (ku

vrasësi nuk dihet një kohë të gjatë) i nënshtrohet zbulimit të karaktereve të tre djemve të tij,të

cilët jo vetëm që ndryshojnë nga vetit e tyre psikike,ato kanë edhe botëkuptime të ndryshme.

Krahas Dimitrit –njeri i ndershëm ,i pasionuar dhe gjaknxehtë por i prirur nga veset

Ivani –amoralist racional dhe rebel kunder fesë

Alosha-moralist i qetsuar

Dhe gjysmëvellai i tyre ,shërbëtori Smerdjakov,i cili edhe e vret plakun Karamazov

Zosima- është bartës i pikëpamjeve ungjillore dhe mësues i murgut Alosha.

Analiza e romanit “Krimi e ndëshkimi”-1866

Tema : Vrasja e fajdexheshës nga studenti Raskolnikov.

Subjekti: Edhe ky roman është i ndërtuar mbi fabulën e një vrasjeje.Heroi i romanit është

studenti i mjeksisë Rodion Romanovic Raskolnikov i cili ka kryer një krim,ai ka vrarë

fajdexheshën me paramendim

Fajdexhesha është një krijesë e cila jeton mbi fatkeqësine e tjetrit,kurse rethanat në te cilat është

gjendur Raskolnikovi(varfëria,mjerimi)e kan shtyrë ta vrasë atë me sëpatë.Raskolnikovi mendon

Page 83: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

83

se njerëzve të jashtzakonshëm çdoherë u është lejuar t‟i crrënjosin parazitët ,të cilët e bëjnë

shoqërinë e padrejtë.

Nuk kalon shumë kohë dhe Raskolnikovi bindet se ka gabuar rënde,edhe qeniet më të dashura

për të i nëna dhe motra i bëhen të huaja.

I izoluar dhe i vetmuar ne konflikte të brendshme me vetveten i a pranon Sonjës se në fakt nuk e

ka vrarë fajdexheshën por veten,Sonja e bind t‟i dorzohet policisë ,ai i penduar dhe i përulur

thellë ,duke kërkuar ngushëllim tek ndëshkimi dhe ungjilli,bie vet në duart e policisë

Biografia e realistit Sharl Bodëler

Lindi: 9 prill,1821,Paris.

Familja:babai tij vdes,kur ishte 7vjeç,gjë që e pikëllon shumë.

Pas martesës së sërishme të nënës me gjen.Opiku,nga zemra tij zhduket gëzimi dhe jetën e sheh

si tërbim,mallkim dhe me përbuzje,ku çdo ditë rritet mllefi ndaj nënës dhe dëshira për të

pushkatuar gjen.Opikun.

I përcjellur me ndjenjë vetmie,lëshohet në bohemi,prostitucion dhe bie në borxhe të mëdha.

15 mars 1866- viziton kishë,që shembet përdhe dhe ia paralizon gjymtyrët.

Vdes: gusht 1867,Bruksel.

Krijimtaria letrare e rilindasit Sharl Bodëler.

Bodëler është poet,eseist,kritik arti.

Vepra tij shënon fundin e romantizmit dhe fillimin e drejtimit të ri-simbolizmit ndërsa poezia tij

paraqet pikënisje të poezisë muzikore-shpirtërore.

Ishte poet i bashkimit të kundërthënieve: racionalen me iracionalen,nevojën për rend dhe për

aventurë,shtysat e errëta të qenies dhe logjikës së fortë.

Veprat:

1857 – Lulet e së keqes(libër me poezi).

Kuriozitete estetike(kritika mbi artin)

1841-“Albatros”(vjershë).

Arti romantik(kritika letrare).

Ditar intim(shënime letrare).

Parajsat artificiale(monografi mbi drogat).

1869-Splini i Parisit(proza poetike,botuar pas vdekjes).

Analiza e librit me poezi “Lulet e së keqes”

Ka rrethë 100 poezi,në gjyq akuzohet për imoralitet dhe satanizëm,poeti detyrohet ti cenzurojë

disa poezi.

Në vepër menjëherë bie në sy kundërthënia ndërmjet së bukurës që ka symbol lulet dhe së keqes

që ka symbol satanin.

Në planin e moralit,vepra është revoltë kundër borgjezisë,ku në poezi janë të pranishëm refuzimi

dhe kundërshtimi të drejtuar nga ligjet në fuqi,ku edhe qëndron themeli i shoqërisë.

Botën e sheh me pesimizëm,me zymtësi,i këndon satanit,dashurive të ndaluara me “gratë e

mallkuara” jetën e sheh si bashkim të hyjnores dhe satanikës,madhërishmes dhe banales.

Page 84: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

84

Përmban poezi të shkruara për qytetin,ku i përshkruan rrugët e errëta të qytetit së pari në

papastërtinë e tij,baltën,pervezitetin që paraqet bukuri e së shëmtuarës dhe për gjendjen e

mjerueshme të të varfërve,që skamja i ka hedhur rrugëve.

Analiza e vjershës “Albatros”.

Është krijuar nga një udhëtim në Indi,me çka është mahnitur nga shpendi i detit albatrosi.

Me anë të metaforëve,poeti përmes albatrosit gjegjësisht fatit të shpendit krenar e të lirë. Të

kapur nga marinarët ku në kovertën e anijes e përdorin për humor e argëtim,e simbolizon edhe

krenarinë dhe tragjedinë e vet ndaj shoqërisë, e cila nuk e pranon, e ngatërron dhe e ngujon

poetin.

Biografia e realistit Lev Nikollajeviç Tolstoi.

Lindi: 9 gusht,1828,Jasnaja Poljana-Moskë.

Familje: vjetër fisnike,mbet jetim në moshën 9vjeçare.

Studimet: 1844-regjistron univerzitetin Kazan,ndikohet nga librat e Zhan Zhak Ruso.

1847- lë universitetin pa diplomuar.

1851- me vëllanë Nikollain,hyn në luftë kundër pushtuesve.

1862-martohet me Sonja Andrejevna Behr.

Vdes:nëntor 1910,në qyt.Astapovo.

Krijimtaria letrare e rilindasit Lev Nikollajeviç Tolstoi.

Karriera tij fillon më 1852,krijimtaria Tolstojit kap 16 romane të mëdha dhe numër të

konsiderueshëm tregimesh.

Veprat:

1852- Adoleshenca (novel)

1854-Fëmijëria(novel)

1855-1856 Tregimet e Savastopolit – prezentohen mbresat e luftës së Krimesë.

1856-Rinia(novel).

1863-Kazakët(novel)

1912-Haxhi Murati(novel-flet për carizmin rus kundër popujve të Kaukazit).

1863-1869 – Lufta dhe paqja(roman historik).

1873-1877 – Ana Karenina(roman).

1884-1886-Vdekja e Ivan Iliçit(novel).

1889-Sonata e Krejcerit(roman)-flet për shpërbërjen e familjes oborrtare ruse.

1899-Ringjalla(roman)

1900-Pushteti i errësirës(dramë)

1900-Kufoma e gjallë(dramë)

Analiza e romanit “Ana Karenina”

Ndërtimi: e komponuar në 2 libra(secila ka 4 pjesë).

Page 85: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

85

Në librin e parë ka 2 veprime paralele që ndodhin njëkohësisht:njëri veprim e përcjell

bashkëshorten jobesnike të Kareninit,Anën që e tradhton Karenin dhe martesa e Levinit me Kitin

që përmes martesës dhe familjes vinte te kënaqësia personale.

Në librin e dytë : flet për Anën e cila humb kontrollin mbi ndjenjat e veta dhe e dënon Vronskin

me çka bën vetëvrasje.

Tema:martesa e Anës me Kareninin,tradhtia e saj dhe pasojat nga ky akt.

Subjekti: Ana,një grua e arsyeshme,besnike dhe e mençur,martohet me Kareninin të cilët lindin

djalin Serjozhin që e dojnë shumë.

Ana me pasione të mëdha për të arritur te kënaqësia personale e tradhton Kareninin me kontin

Vronski me çka humb ndjenjën e realitetit nga dashuria e tepërt ndaj tij,fillojnë problemet

martesore me Kareninin dhe vendos që ta lë atë dhe fëmijën për të jetuar me Vronskin.

Pas këtij akti ajo refuzohet nga shoqëria,fillon të ndryshojë bëhet xheloze ndaj Vronskit,dhe nuk

pajtohet me faktin se ka lënë gjithçka për tu bërë përditshmëri e tij.

Ana e dikurshme stabile dhe e qetë,tani bëhet histerike,skeptike që vazhdimisht grindet me

Vronskin dhe duke mos gjetur lumturinë,bën vetvrasje nën rrotat e trenit duke i shkaktuar

dhembje Vronskit i cili edhe më tutje ishte i dashuruar në të.

Analiza e romanit historik “Lufta dhe paqja”

Ndërtimi: përbëhet prej IV vëllimeve.

I – Na njeh me aristokratët rusë : Andrea Bollkonski,Ellena Kurgini,Pjer Bezuhovi etj.

II – jep skena të kryeqytetit,sidomos të familjeve Bezuhov,Rostov dhe Bollkonski.

III dhe IV – jipen përshkrime të luftës së Borodinos,skena nga djegia e Moskës që përmbyllen

me një skenë të qetë të familjes Bezuhov.

Tema: lufta patriotike e popullit rus kundër ushtrisë franceze të Bonapartës.

Ngjarjet janë prej 1805 nga lufta e Borodinos deri 1820 deri te kryengritja e Dekabristëve.

Jeta e personazhëve është dhënë bindshëm,portretet janë komplete deri në hollësi ndërsa gjuha

është karakteristike: një është gjuha e aristokracisë,tjetër gjuha e spahinjve dhe e treta – gjuha

fshatarëve.

Në vepër nuk ka personazh kryesor,sepse hero kryesor paraqitet vet populli.

Personazhët historikë(Napoleoni,Kutuzovi) janë vënë krahas atyre fiktiv të fisnikëve rusë si :

Knjaz Andrej Bollkonski – shok i mirë,kritik,racionalist i guximshëm që ngreh moralin e

ushtarëve në luftë,por plaga në betejë shkakton ndryshime të botëkuptimeve për jetën dhe humb

vullinetin për veprime të mëdha me çka bie në depression shpirtëror.

Pjer Bezuhovi- i drejtë,joegoist i cili sakrifikon ndjenjat e veta për lumturinë e të tjerëve.

Në fillim arsyeton çdo gjest të Bonapartës,por me zhvillimin e ngjarjeve ndërron mendim dhe

don të bëjë atentat ndaj Bonapartës për ta shpëtuar Rusinë,por kapet nga armiqtë francezë.

Natasha Rostova – me fëmijëri pa brenga dhe e gëzuar në rini është në kërkim të lumturisë së

vet me çka dashurohet në Bezuhovin dhe martohet me të duke arritur lumturinë e jetës.

Tushini-ushtar i vogël me vullnet të hatashëm,për të cilin lufta shëndrrohet në lojë,me çka

gëzohet dhe enthuziazmohet praën të vdekurve në fushëbetejë ,por më vonë këndellet nga

realiteti – urdhi për tërheqje nga lufta.Ptalon Karataevi- naiv i urtë,i qetë i cili asgjë të mirë nuk

ka parë në jetë të vet dhe të keqen e ka pranuar si diçka shumë normale.

Page 86: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

86

MATERIALI MËSIMOR I VITIT TË KATËRT

Letërsi moderne

Modernizmi paraqitet si shkak: i paknaqësisë ndaj krijimtarisë tradicionale, atmosferës së zymtë

shpirtërore, etj. Modernistët preokupohen me të qenësishmen, kaosin, gjetjen e njeriut të ri (i cili

i kthehet esencës së vet).

Drejtimet e modernizmit: futurizmi, ekspresionizmi, dadaizmi, kubizmi, imazhizmi,

ekzistencializmi; janë drejtime që shpejt lindin dhe shpejt shuhen (zgjasin pak).

Biografia e modernistit Xhejms Xhojs

Lindi: më 2 shkurt 1882 në Dublin.

Familja: shumë fetare dhe nacionaliste.

Shkollimi: mësimet e para ne një kolegj jezuit(të cilin e braktis për shkaqe financiare),

vazhdon shkollimin falas në një kolegj tjetër.

1898 regjistrohet në Kolegjin Universitar të Dublinit(studion letërsi dhe filozofi angleze,

franceze dhe italiane).

Për shkak të kundërthënieve me shoqërinë dhe religjionin më 1902 braktis Dublini dhe vendoset

fillimisht në Trieshtë,pastaj jeton edhe në Romë Paris,Zyrih. Zhytet në borxhe pasi ka bërë rreth

30 operacione në sy.

Vdiq: më 1941.

Krijimtaria letrare e Xhejms Xhojs

Është themelues i modernizmit. Përdor “përroin e ndërgjegjes”, teknikë e cila fshin raportin

rrëfimtar-lexues, me ç‟rast e bën këtë të fundit të jet protagonist i veprave të tij.

1900-Ese për dramën “Fantazmat” e Henrik Ibsen

1907-“Muzikë kamertale” (përmbledhje me 36 poezi)

1914-“Dublinasit” (përmbledhje me 15 novela)

1916-“Portreti i artistit në rini”(roman)

1922-“Uliksi”(roman)

1939-“Zgjimi i Fineganit”(roman)

Page 87: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

87

Analizë e romanit “Portreti i artistit në rini”

Tema: konsiderohet vepër autobiografike pasiqë përshkruan jetën e Stefan Dedalusit

(kryepersonazh) që nga fëmijëria e hershme e gjer në moshën 20 vjeçare, që është krejt e njejt

me atë të Xhejms Xhojs.

Paraqiten përvojat dhe konfrontimet gjithnjë e më të ashpra me realitetin shoqëror të cilin

detyrohet ta braktis për të nisur një jetë të re,me çka edhe përfundon ky libër.

Analizë e romanit “Uliksi”

Ndërtimi: konsiderohet deri diku vazhdim i romanit “Portreti i artistit në rini”.

Vepra ka 700 faqe pasiqë autori paraqet gjithëçka (që nga banalitetet deri te botëkuptimet

politike, religjioze etj) që ka ndodhur brenda 18 orëve (për këtë arsye libri ka 18 episode) të datës

16 qershor 1904.

18 episodet janë të ndara në 3 pjesë: I. 3 episode për Stefan Dedalusin, II. 12 episode për

Leopold Blumin dhe III. 3 episode për rikthimin e S.D. dhe L.B. nëpër shtëpitë e veta.

Uliksi konsiderohet si paralele ironike e Odiseut të Homerit, poashtu edhe personazhet e tij

Blumi-Odiseu, Dedalusi-Telemaku, Moli-Penelopa (besnike) dhe si Kalispoja (provokative).

Por është quajtur edhe si parodi e këtij epi, psiqë te vepra Uliksi është krijuar një anti-Odise, nuk

ka madhështi por vetëm përshkrime të përditshmërisë.

Subjekti: agjenti tregtar, me origjinë çifute L.B. bredh nëpër Dublin duke shkuar në vende të

ndryshme dhe duke takuar njerëz të ndryshëm(pjesmarrja në varrim, lindja e një mikeshe,

shkuarja me shoqëri të dehurish në shtëpi publike, takimi me S.D. etj)

Është i martuar me Molin e cila është me origjinë spanjolle.

Moli gjatë ditës pret në shtëpi dashnorin e saj për të cilin L.B. është në dijeni por e miraton në

heshtje pasi edhe ai takohet me një dashnore. Ata kanë një vajzë e cila nuk jeton me ta, kanë

pasur edhe një djal i cili ka vdekur.

Nga dëshira për të gjetur djalë L.B.(babai fiktiv) takohet me S.D.(djali fiktiv).

Stefan Dedalusi është mësues në një shkollë private por atë ditë ai e braktis punën për të bredhur

rrugëve të Dublinit, ku edhe e takon L.B., të cilin e zëvendëson me babain e tij pijanec dhe

badiavxhi. Libri përfundon me monologun e Molit.

Personazhet: gati të gjithë personazhet e XH.XH. janë pasiv me sjellje shumë cikrrimtare dhe

instinktive.

Leopol Blum: 38 vjeçar, babai me origjinë çifute nga Hungaria.

Është një mikroborgjez i sjellshëm dhe i friksuar, i butë dhe i ëmbël, baba dhe burrë i

kujdesshëm. Me dhimbje kujton babain dhe e vajton djalin(i vjen keq që s‟lë trashëgimtar).

Sipas veprimeve del një mediokër, ka dituri të pa sistemuara dhe është skeptic ndaj fesë.

Stefan Dedalus: 22 vjeçar. Kujton marrdhëniet e këqia me babain, farefisin, shokët.

Arrogant, tejambicioz, i ftoht dhe i pasigurt.

Moli Blum: bëhet e gjallë me monologun e saj(60 faqe).

Është një krijesë e paditur, e kufizuar me punë amvisërie dhe me epshe të shfrenuara.

Biografia e modernistit Franc Kafka

Page 88: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

88

Lindi: më 3 korrik 1883 në Pragë.

Familja: babai tregtar i pasur çifuto-çek i cili kishte dominim të plotë në familje gjë që ndikon në

karakterin e Kafkës (inferior, heziton, i pasigurt).

Shkollimi:

1901- regjistron studimet nga gjermanistika dhe drejtësia.

1906- diplomon duke marrë titullin doktor në drejtësi.

Aktivitetet:

1908-1922- punon në një ent sigurimesh.

Vdiq: më 1924 nga tuberkulozi në një sanatorium afër Vjenës.

Krijimtaria letrare e modernistit Franc Kafka

Kafaka është themelues i ekspresionizmit. Ai i ka dhënë vulë rrëfimit modern. Librat e tij flasin

për besimin e humbur të njeriut në njeri dhe mosmarrveshjet me shoqërin. Ato ende

konsiderohen enigmatike. Veprat e Kafkës duken si “të pakryera”,jo mirë të komponuara dhe me

stil jo të përkryer. Dominante mbetet aftësia e tij për të shpikur situata të padurueshme dhe

saktësia rigoroze e përshkrimit të tyre, e jo zhvillimi i fabulës apo analizat psikologjike të

personazheve. Koha dhe hapësira e kanë humbur kuptimin .

1912-“Përshkrimi i një beteje”

1913-“Soditje”

1919-“Letër babait”/”Mjeku i fshatit”(përmbledhje me tregime)

1924-“Artisti i agjërimit”

1925-“Procesi”

1926-“Kështjella”

1927-“Amerika”

1951-“Ditari”

Analiza e romanit “Procesi”

Tema: është procesiumi i një akuze të ngritur ndaj kryepersonazhit Jozef K. .

Subjekti: një mëngjes ende pa u zgjuar nga shtrati i hyjnë në dhomë inspektorë të policisë bashkë

me disa nëpunës të vegjël të bankës ku punok J.K., dhe e arrestojnë. Fabula vazhdon më

përpjekjet e Jozedit për të zbuluar se kush dhe pse e akuzon, a ka ndonjë mënyr për t‟i shpëtuar

gjyqit, gjurmimet për fajin, arsyetimet për pafajsi, etj. Procesi rrjedh pa zë dhe pandërprerë në

ambiente krejt të zakonshme dhe që nuk nxisin dyshime (pansion, bankë, tavane, korridore, etj)

Vepra përfundon me ekzekutimin e Jozef K. .

Personazhet: nuk ka kurrëfarë kryengritje apo revoltë nga ana e personazheve, ata vetëm

përjetojnë dhe konstatojnë.

Jozef K. : është një nëpunës banke . Gëzon respect në shoqëri. Duket se është krenar, por në

shpirt e ndien veten mëkatar (është treguar jokorrekt me femrat dhe i rrept me vartësit e tij).

Sillet sikur ka humbur orientimin. Gjurmon dhe analizon veprimet e veta, ku ka gabuar, si ta

ndreq gabimet, etj. Kërkon ndihmë dhe merr shpjegime që nuk e kënaqin. Pa bërë zë

(kryengritje) e pranon denimin.

Personazhe të tjerë: gjyqtari, komisari, avokati, hetuesi, xhaxhai, prifti, piktori, xhelatët, rojet.

Page 89: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

89

Biografia e modernistit Ernest Heminguej

Lindi: më 21 korrik 1898 në Oak Park-Illinois.

Familja: intelektuale, nëna e tij ishte e rrept (me çdo kusht donte që Ernesti të bëhej

violonçelist), ndërsa me babain (vetëvrasja e të cilit e traumatizon) kishte marrdhënie të mira.

Shkollimi: nuk ka dashur të harxhoj kohë për arsim universitar.

Shëtit: Evropën,Amerikën,Afrikën,Kinën.

Aktivitetet: ka punuar si reporter dhe luftëtar në: Luftën e Parë Botërore,luftën greko-turke,luftën

civile spanjolle,Luftën e Dytë Botërore.

Vdiq: më 1961, duke e përfunduar jetën me vetvrasje nga depresioni i madh.

Krijimtaria letrare e modernistit Ernest Heminguej

Ka shkruar kryesisht në prozë: novela dhe romane. Tematikat e tij sillen rreth njerëzve të “brezit

të humbur”,zhgënjimit pas luftrave, etj.

1926-“Dhe dielli ngrihet po ashtu“ (roman-zhgënjimi i të rinjëve dhe rënia në depresion nga lufa

dhe idealet e tradhëtuara)

1929-“Lamtumirë armë!” (roman-përfundimi tragjik i dashurisë së oficerit amerikan Fredrik

Henri dhe infermieres angleze Katerinë Kerkli)

1932-“Vdekje mbasdite”

1935-“Kodrat e gjelbra të Afrikës”

1939-“Kolona e pestë“ (dramë) / “Për kë bie këmbana” (roman)- nga lufta civile në spanjë)

1952-“Plaku dhe deti” (roman)

Analizë e novelës “Plaku dhe deti”

Tema: këtë vepër ia kushtoi pasionit të tij (peshkimit). Tematizohet edhe qëndrimi stoik deri në

fund të luftës.

Ndërtimi: ka më pak se 100 faqe. Ndahet në tre segmente përmbajtësore.

Subjekti: 1. segmenti hyres-flet për Santiagon (një peshkatar plak i vetëm, i cili për 84 ditë ka

peshkuar, pa sukses, në ujrat e rrymës së Golfit), peshkatarin e vogël Manolino,përshkrimi i

kasollës së plakut,bisedat e tyre, etj, 2.segmenti kryesor-dalja e Santiagos për peshkim në ditën e

85-të me ëndrrën për të kapur një peshk të madh, të cilin pas një lufte të mundimshme e zë dhe e

lidh për barke. Kur niset nga bregu fillojnë sulmet e peshkaqenëve, me të cilët lufton që ta ruaj

peshkun. Pas tri ditë e dy netë luftë me peshkaqenët kthehet në breg me skeletin e peshkut,

3.segmenti përfundimtar-plakun e rraskapitur në kasoll e viziton Manolino i cili pandërpre qan

dhe habitet nga skeleti i madh.

Gjuha dhe Stili- një prozë me analiza të holla psikologjike,shprehje të thjeshta, ku mbisundon

monologue i brendshëm,ku ka shumë pak segmente narrative dhe përshkrime.

Dallohet rreptësia dhe thjeshtësia përshkrimore.

Personazhet- në pamje të parë duken të ftoht. Pa komentuar futet në situate të ndryshme

psikologjike duke zbuluar identitetin e vet. Janë fjalëpak dhe shumica përjetojnë ndonjë traumë

(tradhëti dashurie, zhgënjim nga lufta).

Na sjell edhe personazhe kurajoz dhe burrëror.

Page 90: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

90

Santiago- është një plak fillikat vetëm, pa pronë, i varfër, por ngusht i lidhur me detin. Pëson

disata të rënda në peshkim por lufton deri në fund. Edhe pas dështimit nuk dorëzohet.

Biografia e modernistit Alber Kamy

Lindi: më 7 nëntor 1913 në Mondovi-Algjeri.

Familja: e varfër dhe varfëria rëndohet me vdekjen e babait më 1914.

Shkollimi: filloren në Balkar, gjimnazin në Algjer, studimet e filozofisë në Universitetin e

Algjerit.

Aktivitetet: si student themelon trupën teatrore, punon si dramaturg, aktor, përkthyes;pas

studimeve, sa qendron në Algjeri, punon si aktor dhe gazetar.

1939- vendoset në Paris ku punon si gazetar.

Merr pjesë në Luftën e Dytë Botërore dhe gjatë kësaj kohe themelon gazetën “Lufta”, redaktor i

së cilës mbetet dri më 1954.

Arritjet: më 1957 merr çmimin Nobel.

Vdiq: sëmuret nga tuberkulozi por vdes më 4 janar 1960 në një aksident automobilistik.

Krijimtaria letrare e modernistit Alber Kamy

Romansier, dramaturg, eseist. Krijimtaria e tij lidhet me nocionin e absurdit. Pasqyron problemet

dhe situatat morale të njeriut bashkëkohor të shekullit XX.

Për kundër ekzistencializmit që thot se për njeriun nuk ka rrugëdalje tjetër veç vuajtjes, Kamy

rrugëdaljen e kërkon në një parim aktivist-kryengritja ndaj së keqes.

1937-“E mbrapshta dhe e mbara” (libër me ese)

1939-“Dasëm” (libër me ese)

1942-“I huaji” (roman),disa muaj më vonë “Miti për Sizifin” (ideja filozofike e romanit I huaji)

1944-“Keqkuptimi” (dramë) / Kaligula (dramë)

1947-“Mortaja” (roman-vlerësohet si Romani më i mirë i vitit)

1948-“Gjendje shtetrrethimi” (dramë)

1950-“Të drejtët” (dramë)

1954-“Vera“ (lbër me ese)

1956-“Rënia“ (libër me ese)

1958-“Internim dhe mbretëri” (përmbledhje me novela)

Analizë e romanit “I huaji”

I vogël për nga vëllimi, thjeshtë për nga ligjërimi.

Tema: fatkeqsitë e një njëriu i cili i shtyrë nga rrethanat e përfundon jetën si kriminel.

Kamy vë në pah situate jetësore, kur ekzistenca e njeriut përjetohet si absurd.

Ndërtimi: ndahet në dy pjesë me njëmbëdhjetë kapituj.

Subjekti: në pjesën e parë zbulohet jeta e rëndomtë e kryepersonazhit Mërso. Ai gjendet përballë

situatave para të cilave ndjehet i pafuqishëm, çka e bën të mos i jap kuptim jetës së vet.

Veprimi fillon me telegramin që merr nga Shtëpia e pleqve që e njofton me vdekjen e së ëmës.

Këtë lajm ai e prêt me gjakftohtësi, nuk derdh as një pikë lot, fle rrugës për në Marengo (qyteti

ku gjendet Shtëpia e pleqve), para kufomës pi cigare dhe kafe, kotet, refuzon të shohë nënën për

Page 91: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

91

herë të fundit, fill pas varrimit shkon të lahet në plash, lëshohet në aventura dashurie me ish-

daktilografen e zyrës së tij,etj.

Tensionimi dramatik fillon me takimet e shpeshta të Mërsoit me fqinjin e tij Rajmondin, i cili

kërkon mendim nga Mërsoi se si t‟i hakmerret gruas që e tradhëton. Një ditë vëllau i gruas së

Rajmondit (Arabi) bashk me një shok e përcjellin Rajmondin që t‟i hakmerren për shkak të

ofendimit të rënd që Rajmondi ia bën gruas. Një ditë tjetër Mërsoi bashk me Rajmondin i takojnë

dy arabët dhe fillojnë të rrihen. Rajmondi do ta vras vëllaun e së shoqes por Mërsoi e bind të mos

e bëj dhe ia merr revolen. Arabët tërhiqen. Po atë ditë Mërsoi, i shyrë nga të nxehtit shkon të

freskohet “te shkëmbi praën burimit të vogël”, ku takohet me arabin i cili e nxjerr thikën për ta

trembur Mërson, por ky e gjuan katër herë me revole.

Në pjesën e dytë të romanit flitet për procesin gjyqsor të Mërsoit ku shpallet për kriminel dhe

dënohet me vdekje. Poashtu kjo pjesë paraqet rekapitulim të jetës së tij që nga varrimi i nënës

deri te vrasja e arabit e parë nga këndi i prokurorit mbrojtës, kryetarit të gjygjit dhe

dëshmitarëve.

Në fillim Mërsoi qëndron indiferent, pas shqiptimit të denimit ai rebelohet, nuk mund të pajtohet

me akëtvendimin dhe me vdekjen që ia sjell ai. Pranon se deri më tani për të gjitha çështjet ka

patur mendim të gabuar, por pas shqiptimit të vendimit është i preokupuar me dy gjëra: me

agimin dhe me lutjen për falje. Tani është aktivisht i motivuar dhe i sigurt në vete.

Perzonazhet: janë revoltues dhe kryengritës

Mërso: përfaqëson njeriun absurd. Nuk është në gjendje t‟i harmonizojë dëshirat dhe mardhëniet

e tij me shoqërinë. Nuk mërzitet pa shkak për gjëra si: vdekja ,dashuria dhe martesa. Nuk shet

hipokrizi dhe demagogji. Nuk synon karrierë, nuk vuan nga ambicie të sëmura dhe paragjykime,

dhe nuk është xheloz. Te ai shohim “historinë e një njeriu,i cili pa qenë hero,pranon të vdes për

të vërtetën”.

Biografia e modernistit Frederiko Grsia Lorka

Lindi: më 5 qershor 1898 në Fuente Vakueros-Granadë.

Familja: bujq të pasur.

Shkollimi: 1923-studimet e drejtësisë në Universitetin e Granadës.

Aktivitetet: ka formuar trupën teatrore “Barraka‟‟.

Ka jetuar në Madrid në “Shtëpinë e studenëtve‟‟(qendër intelektuale dhe artistike ne Spanjë), ku

njihet me Salvador Dalin, Rafael Albertin, etj.

1936- themeloi “Lidhjen e intelegjencës antifashiste”.

Vdiq: më 19 gusht 1936, me pushkatim, si një nga viktimat e para të fashizmit, dhe i digjen librat

në sheshin Karmen në Granadë.

Krijimtaria letrare e modernistit Frederiko Grsia Lorka

Krijimtaria poetike e Lorkës

Poezia e Lorkës është e rrënjosur thellë në tokën spanjolle. Ajo sublimon folklorin muzikor

spanjoll, fjalën poetike popullore, legjendat dhe gojdhënat, por edhe realitetin e Spanjës

bashkëkohore në njërën anë. Është e ndërtuar nga imazhet, ngjyrat, pejzazhet, kundërmimet e

Andaluzisë, etj, të cilat paraqiten si simbole dhe metafora përmes të cilave gufojne erupcione

zjarri epshesh dhe dridhje.

Page 92: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

92

Krijimtaria dramatike e Lorkës

Lorka edhe në fushën e dramës mbetet poet. Edhe drama ka të njejtin burim frymëzimi, si

poezia- traditën spanjolle. Në to trajtohen tema e dashurisë dhe vdekjes, si dhe tema nga e

kaluara historike dhe aktualiteti spanjoll.

1919-“Mbresa dhe pejzazhe” (libër me poezi)

1920-“Magjia e fluturës” (dramë)

1921-“Libri me poezi” (libër me poezi)

1927-“Së pari poezia” (libër me poezi) / Mariana Pineda(dramë)

1928-“Romancë cigane” (libër me poezi)

1930-“Këpuctarja e çuditshme” (dramë)

1931-“Poezitë e Kante Hondos” (libër me poezi)

1933-“Dasama të përgjakura” (dramë)

1934-“Erma” (dramë)

1935-“Vajtimi për Injacio Sançez Mehijas” (libër me poezi)

1936-“Këngët e para” / “Gjashtë këngë galiciane” (libra me poezi)

Biografia e modernistit Horhe Luis Borhes

Lindi: më 1899 në Buenos Aires

Familja: intelektuale. Gjushja angleze çka bëri që ai ta mësojë anglishten paralel me

spanjollishten.

Shkollimi: të mesmen e kryen në Gjenevë (pasi që me familjen jeton në Zvicër nga 1914-1921).

Aktivitetet: 1956- profesor i letësisë angleze në Universitetin e Buenos Airesit.

1957- ndan çmimin ndërkombëtarë për letërsi, bashk me Beketin.

Ligjëron në SHBA, Prais, Londër, Oksford, Kembrixh.

Vdiq: më 1986 në Gjenev.

Krijimtaria letrare e modernistit Horhe Luis Borhes

Veprimtarinë e fillon me shkrimin e vargjeve. Frymëzohet nga hapsira dhe atmosfera e qytetit të

lindjes. Një herë përfshihet në veprimtaritë e poetëve avangardist, por me fillimin e viteve 30-ta,

Borhesi i tejkalon shkajsmëritë avangarde për të krijuar “estetikën e intelegjencës”. Motivet

Argjentinase, nga mjdisi urban është njëri nga mjetet përmes të cilit ai shprehë vizjonin e vet për

botën. Temat filozofike flasin për kozmosin, kaosin, labirinthin, për prejardhjen e njeriut, tema

nga përdithmëria, i këndon qytetit, poetëve dhe filozofëve, etj.

Është mjeshtër i ironisë dhe ndërrimit të perspektivës.

Proza mund të klasifikohet në tri lloje: tregime, parabol dhe ese. Ajo del nga erudicioni i begatë

që ka marrë nga veprat filozofike, historike, psikologjike, etj.

Shkruan variantet e veta të teksteve të huaja, gjithmonë duke i cekur burimet.

Fikcione: është libri më i vlefshëm me tregime i Borhesit. Përbëhet nga dy përmbledhje:

Kopshtivi i shtigjeve të degëzuara dhe Çpikësit. Trajtohen temat si: vdekja, pavdekshmëria,

amshimi, koha,kozmosi, etj.

Esetë e tij shtrojnë tema të perthithura nga letërsia, historia, teologjia, filozofia. Më të njohura

janë esetë për Homerin, Servantesin, Floberin, Kafkën, etj.

1919-“Ritmet e kuqe” (poezi)

“Përgjim për Buenos Airesin” (poezi)

Page 93: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

93

1925-“Hëna e afërt” (poezi)

1941-“Kopshiti i shtigjeve të degëzuara” (tregime)

1944-“Çpikësit” (tregime)

1929-“Shënimi “San Martin” ” (poezi)

1969-“Lavdi hijes” (poezi)

1972-“Ari i tigrave” (poezi)

Biografia e modernistit Gabriel Garsia Markes

Lindi: më 6 mars 1927 në Arakataki-Kolumbi.

Familja: u rrit nga gjyshërit pasi prindërit i kishte të varfër.

Shkollimi: u shkollu në Barankia, Bogota, Kartahen.

1947-studimet në Fakultetin juridik në Bogotë.

Aktivitetet: punon si gazetar(1955-Gjenevë, korrespondent i gazetës El Espektador; 1959-Nju

Jork/Meksikë, korrespondent i gazetës Prensa Latina),në Romë ndjek ligjeratat në Qendrën e

filmit eksperimental.

Shëtit: Parisin, Çekosllovakinë, Polonin, Bashkimin Sovjetik, etj.

Arritjet: 1982-çmimi Nobel, 1971-Universiteti Kolumbia, Nju Jork, e shpall doktor nderi.

Krijimtaria letrare e modernistit Gabriel Garsia Markes

E fillon krijimtarinë me shkrimin e tregimeve. Në romanet e tij sintetizohen mitet perditshmeria

aventurat dhe krijon personazhe që jetojnë mes ëndrrës dhe realitetit. Monologu i brendshëm,

stili barok, i ngjashëm me romanin kalorsiak spanjoll.

“Gjethet e rëna“ (La hojarsca)(roman- shenjon udhëtarët të cilët rrjedhat e kohërave moderne i

kanë sjellë në Makondo- për herë të parë i përmendur në prozën e Markesit).

1958- “Kolonelit s‟kishte kush t‟i shkruajë” (roman)

1975-“Vjeshta e patriarkut” (roman)

1985-“Dashuria në kohën e kolerës” (roman)

“Gjenerali në labirinthin e vet”

”Njëqind vjet vetmi”

Analizë e romanit “Kolonelit s’kishte kush t’i shkruajë” Subjekti: ka qenë i paramenduar të jetë një nga kapitujt e romanit “Moment i keq”. Koloneli plak

e i varfër që e ka humbur djalin e vetëm në luftën qytetare, e pret letrën me të cilën do të sillet

vendimi për pensionin e tij si veteran lufte. Letra nuk vjen pasi ka humbur në labirinthin e

burokracis shtetërore. Koloneli nuk heq dorë nga pritja dhe lëshohet në iluzione. E vetmja gjë që

ka mbetur nga djali është gjeli i aftësuar për luftë, të cilin koloneli e ushqen mirë dhe e përgatit

për përleshje në arenën lokale, ku duhet të fitojë mbi të gjithë gjelat e rrethinës. Vendin e kaplon

Page 94: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

94

një entuziazëm: gjeli është symbol i shpresës së përbashkët. Përkundër mjerimit dhe urisë,

koloneli refuzon t‟ia shesë gjelin një pasaniku.

Analizë e romanit “Vjeshta e patriarkut”

Subjekti: është vështrimi i autorit për pushtetmbajtësit e egër, të vrazhdë, dinak, të prishur.

Përmes gjashtë kapitujve autori paraqet rrëfimin për jetën e një diktatori, i cili me një qeverisje

tiranike, e shkatërron vendin duke e future në borxhe. Rikonstruktohet periudha e gjatë e

qeverisjes së Patriarkut, aventurat e tij të dashurisë tentimet për grushtshtet, etj. Diktatori vdes i

vetmuar në pallatin e tijë ku për shumë ditë askush nuk ka guxuar të hyjë, ndërkaq zogjtë

kërmëngrënës e kanë coptuar kufomën.

Ideja:pushteti absolute e shkakton vetminë absolute të atij që e posedon.

Analizë e romanit ” Gjenerali në labirinthin e vet”

Subjekti: është roman historik që bën fjalë për shtatë muajt e fundit të jetës së gjëneralit Simon

Bolivari,i cili i mundur nga kundërthëniet politike e lëshon pallatin dhe emigron në Santa Marta.

Analizë e romanit ”Njëqind vjet vetmi”

Subjekti: historia e librit fillon në mars të 1952 gjatë një udhëtimi me nënën në Arackataka, fshati

i tij i lindjes. Në këtë vepër përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Buendia dhe e fshatit

Macondo, themeluar prej saj në zemrën e Kolumbisë. Gjashtë breza, jetët e të cilëve gërshetohen

në Makondo (jashtë botës, mes reales dhe fantazisë, mes së vërtetës dhe legjendës, mes misterit

dhe ezoterizmit). Nga kryeplaku i familjes dhe themeluesi i Macondo-s, Hose Arkadio Buendia

deri tek fëmija i fundit me të cilin mbyllet romani kalon një shekull. Duke u martuar Hose

Arkadio me kushërirën e tij Ursula, të gjashta brezat jetojnë të mbytur nga supersticioni dhe nga

frika e fëmijëve me bisht derrkuci. të pakta janë çastet e lumtura në jetën e Mokando-s, shpesh

herë i trazuar nga lufta civile, lulëzimi ekonomik, shfrytëzimi, katastrofat natyrore dhe

shkatërrimet nga dora e njeriut. Jeta që zhvillohet në faqet e romanit nuk është vetëm ajo e fshatit

por e gjithë Amerikës Latine. Personazhet e historisë janë të shumtë: nipër, fëmijë, vëllezër,

me hidhërimet e tyre, ndryshimet e gjeneratave, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave

dhe mençurinë e grave të Makondos. Derisa arrijmë në fund, ku tërë fshati shkatërrohet nga një

ciklon tropikal. Një shekull kohë ka patur në disponim familja Buendia për t‟u përmirësuar, por

supersticionet dhe karakteret e degjeneruara të personazheve pengojnë çdo përmirësim.

Shpesh herë personazhet e romanit kanë të njëjtat emra dhe është e lehtë për lexuesin

të gabohet.Markesi është pararendësi i “realizmit magjik” në letërsinë latino-amerikane dhe atë

botërore të viteve 900.

Biografia e modernistit Petro Marko

Lindi: më 1913 në Dhërmi të Himarës

Shkollimi: filloren në vendlindje, të mesmen në një shkollë tregtare në Vlorë.

Aktivitetet: gjatë shkollës së mesme bashkpunoi me shum gazeta dhe revista. Me ndihmën e disa

shokëve, si:Asim Vokshi, Vasil Shanto, etj, punon në redaktimin dhe botimin e revistës letrare

“ABC”. Merr pjesë në luftën qytetare në Spanjë ku poashtu punon për botimin e revistës

“Vullneti i lirisë”.

Page 95: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

95

Vdiq: më 1992 në Tiranë.

Krijimtaria letrare e modernistit Petro Marko

Në formë direkte e aktualizoi motivin social, temën e luftës dhe mjerimit. Duhet theksuar se arti

i tijë pësonte nga ideologjitë dhe tezat utilitariste, gjëra të cilat i shpreh në shkrimet e tij letrare.

Veprat e tijë mbeten të zbehta dhe steriotipe. Punimet e para i boton në revistat “Java”, “Ora”,

“Demokratia”, ejt. Poezitë e botuara në revista do t‟i përmbledhë në një vëllim, ”Horizont”. Më

se shumti atë e rëndojnë skematizmi në ndërtimin e personazheve, përmbajtjet shabllonike dhe

angazhimi i theksuar ideologjik.

Fjalët në poezinë e Markos janë revoltuese dhe kumbuese, toni është deklerativ dhe sundon

shprehja plot afsh për vdekjen e një sitemi të kalbur shoqërorë.

Poetika e veprës së Petro Marko ndahet ne dy pjes, të ceilat nuk i përshkon ndonjë prerje e

posaçme; dallohen: 1.faza para vitit 1937 dhe 2. faza pas vitit 1937.

”Horizont” (përmbledhje me poezi)

1964-“Rrugë pa rrugë” (përmbledhje me skica dhe tregime-shkruar gjatë viteve 30)

1956-“Hasta la vista” (roman)

“Stina e armëve” (roman)

“Qyteti i fundit” (roman)

“Arë në mal” (roman)

“Ultimatumi” (roman)

“Shpella epiratëve” (roman për fëmijë)

“Guna mbi tela” (dramë)

“Niku i Martin Gjinit” (dramë)

“Urata, dhia dhe perëndia” (përmbledhje me tregima-trajtohet motive social).

Analizë e romanit “Hasta la vista”

Tema: është marrë nga lufta qytetare e Spanjës e vitit 1936.

Subjekti: paraqitet jeta dhe veprimet e vullnetarëve shqipëtar, heroizmi dhe solidariteti.

Përvec këtyre trajtohet edhe motive i dashurisë. Paraqiten tabllo lufte, episode aksionesh,

luftimesh frontale, bombardime, vrasje, plagosje, etj. Autori i shpie personazhet e veta në situate

të ndryshme, pa treguar se si reflektohet e gjith kjo në botën shpirtërore të tyre.

Ideja: është se njerëzit i bashkon lufta e përbashkët e së keqes. Njëkohësisht autori u ngre një

përmendore trimave shqipëtarë që vullnetarisht morrën pjesë në luftë.

Personazhet: figura qendrore janë Gori Gjinleka dhe Anita të cilët biejnë në dashuri me shikim të

parë, dashuri e cila ndërpritet me kthimin e Gorit në Shqipëri.

Gori Gjinleka: paraqitet portreti i tij fizik, është trim,flijohet për shokët e vet, njeri me ideoligji

dhe me ndjenja. Për të realizuar idenë e tij është në gjendje ta harroj edhe Anitën që aq shumë e

donte.

Pucelli: njeri praktik, luftëtar garibaldian me origjinë Italiane, gjithmonë është optimist. Ai

lufton jo pse e do luftën por pse e do lirinë. Dallohen dialogjet mes Pucellit dhe Xhemal Kadës.

Biografia e modernistit Jakov Xoxa

Lindi: më 1922 në Fier

Vdiq: më 1979

Page 96: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

96

Krijimtaria letrare e modernistit Jakov Xoxa

Xoxa i ka takuar një formacioni stilistik letrar i quajtur “realizmi socialist”, karakteristikë e të

cilit stil është përshkrimi i detajuar.

1949-“Novela”

1958-“Novela”

1964-“Lumi i vdekur” (roman)

1971-“Juga e bardhë” (roman)

1980-“Lulja e kripës” (roman)

Tregimet: “Arka e thyer”, ”Agimi partizan”, ”Kapedani” ,”Gjeti ustai ustanë”, ”I urituri”,

”Shembëllimi”, ”Vjeshta e Xheladin Beut”, ”Natë kollozhegu”, etj.

Proza tregimtare e Jakov Xoxës

Sipas tematikave që trajtojnë tregimet e Xoxës ndahen në dy dimensione kohore: 1. koha e

kaluar (dominon motive social), 2. koha e luftës (theksohet ideja e sakrificës dhe e fitores së

madhe kombëtare).

Për nga nfërtimi ndahen në: 1. tregime të shkurtra me subjekt të thjesht (“Arka e thyer”, ”Agim

partizan”, etj), 2. tregime që anojnë kah novella (“Kapedani”, etj), 3. novelat (“Gjeti ustai

ustanë” etj).

Vendi ku nodhin ngjarjet në tregimet e tij është Myzeqeja. Autorin e preokupojnë fat i

fshatarësisë, problemet shoqërore, padrejtësitë, etj.

Analizë e romanit “Lumi i vdekur”

Tema: Roman shoqëror ku dëshmohet sprova e njeriut tonë brenda kundërthënieve të mëdha

klasore e shoqërore. Duke përdorur mjete te artit realist autori rrok situata të skajshme historike

dhe sociale, nëpër të cilat jeton njeriu ynë i varfër. Jepen gjendja e konflikteve, përpjekjeve për

një jetë më të mirë e plot aspirata tjera. Në këtë vepër poashtu përfshihet një periudhë e caktuar

historike (1928-1940). Kjo botë shpaloset nga Xoxa përmes gradacionit, një narracioni të shtruar,

shumë përshkrimeve, digresioneve dhe retardimeve.

Subjekti: Përshkruhen fatet, raportet konfliktore e historiko-shoqërore të tërë jetës kombëtare

përmes fatit të tri familjeve, me çka ngritet ideja e madhe e qëndresës së fortë ndaj dhunës dhë të

keqes në përgjithësi. Romani është i shtruar në dy binarë kryesor:

1. Fati i familjes Shpiragu. Rrëfimi prap degëzohet në dy linja tjera: vuajtjet e familjes

(fshatarësisë) dhe dashuria e Vitës dhe Adilit.

- Si pasojë e vërshimit të lumit dhe nga grabitja e tyxharëve kjo familje mbetet pa mjete për

jetesë. I shtyrë nga këto rrethana Pilo Shpiragu detyrohet të mbështetet te beu të cilit ia dorëzon

edhe vajzën, Vitën, e cila nuk pajtohet me këtë akt të babait dhe për këtë shkak arratiset bashkë

me të dashurin e saj Adilin. Pas kësaj Shpiragajt dëbohen duke mbetur pa strehë.

2. Vuajtjet e familjes së Koz Dynjasë. Kjo familje përjeton një fat të njejt me atë të Shpiragajve

me preteksin se i kanë përkrahur reformat e Fan Nolit, para ardhjes së Ahmet Zogut. Këtu

pasqyrohet edhe rezistenca dhe kryengritja e kësaj familje ndaj armikut klasor, beut, klerit dhe

formave tjera të pushtetit shfrytëzues.

Romani flet edhe për një fakt historik: atë të ndjekje së Sulejman Tafilit nga monarkia jugosllave

dhe vendosjes së tij, bashkë me familjen, në fushat e Myzeqesë.

Shpërngulja e familjes Tafili nga Kosova në Myzeqe u bë nga shkaku se Xhaferi, vëllau i vogël i

Sulejmanit, kishte vrarë një serbomadh pasiqë ai e kishte sharë rënd Xhaferin. I detyruar që t‟i

Page 97: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

97

ikë denimit familja Tafili migron, në mënyrë që të ruaj vetveten, dinjitetin dhe krenarinë e

trashëguar nga të parët.

Personazhet: Nuk dalin në skenë me bujë të madhe por rezistojnë në heshtje dhe tregohen të

përmbajtur. Ata jepen si mëshirim i jetës dhe i imagjinatës.

Në këtë roman shohim tipa cinikë dhe të paskrupullt (vëllezërit Gjanica), shtypës dhe intrigantë

(Suat bej Vërmodha), injorantë dhe të egër (qahallarët e beut), dallkaukë (Kolë Shpërvjeli),

punëtorë e lakmiqarë (Pilo Shpiragu), guximtarë e dredharakë (Koz Dynjaja), sedërtar (Sulejman

Tafili), romantikë e naivë (Vita), të vrullshëm në ndjenja (Adili).

Pilo Shpiragu: Jepen veçoritë e tij fizike, morale dhe psikike

Suat bej Vërmodha: Klasifikohet si personazh negative te i cili personifikohet pushteti i egër

klasor i tipit anadollak, poashtu pasqyrohen figura e tij imorale dhe fragmente nga jeta e tij.

Kolë Shpërvjeli: Kryeplaku i fshatit. Figurë e ngjashme me Suad bej Vërmodhin. Ai është

personifikim i demagogut, oportunistit dhe konformistit, që përkrah çdo pushtet për të ruajtur

pozitën e vet.

Sulejman Tafili: Nga figurat më të skalitura. Ai simbolizon patriotizmin e shëndoshë popullor.

Shquhet për burrëri, urtësi, drejtësi dhe dinjitet të pacënuar në çfarëdo situate që bie.

Adili: Djali i Sulejman Tafilit. Shkrimtari e jep si sintezë dhe simbol të guximit dhe bukurisë. I

kundërvihet realitetit të ngryst shoqëror. Provon shumë intriga nga njerëzit, burgoset, merr pjesë

në demonstrata kundër Italisë fashiste, etj. Flijohet për dashurinë ndaj Vitës dhe dashurinë ndaj

atdheut.

Vita: Jepet me ngjyra romantike. Besimin dhe dashurinë e saj nuk mund ta pengojë asgjë. Ka një

bukuri të rrallë. Përkatësia klasore dhe dashuria me një kosovar me besim tjetër fetar, janë

rrethana që e ngatërrojnë fillin e jetës saj. Në çdo hap ngatërrohet nga paragjykimet,

thashethemet, xhelozia dhe mëria. Është e gatshme të flijohet për një të nesërme më të mirë,

prandaj dhe arratiset bashkë me Adilin, duke mohuar çdo gjë të botës ku jetonte.

Gjuha dhe stili: Gjuha popullore dhe ajo e krijimtarisë gojore e përbëjnë burimin e pashtershëm

të këtij romancieri të shquar. Ajo është e gjallë, metaforike dhe emotive. Shpreh të vërtetat e fatit

njerëzor. Jep atmosfera të rënda përmes animizmit. Përdor më tepër aluzionin, metaforën,

simbolin, alegorinë dhe ironinë. Një element impresiv në romanet e Xoxës është peizazhi.

Biografia e modernistit Martin Camaj

Lindi: më 21 korrik 1925 në Temal i Dukagjinit.

Shkollimi: shkollën jezuite në Shkodër, studimet e romantikës në Beograd dhe Romë. Doktoron

me temën “Meshari i Gjon Buzukut” ,në Romë.

Habiliton me temën “Fjalëformimi në gjuhën shqipe” ,në Munih.

Aktivitetet: Punoi në Beograd dhe Romë. Nga viti 1961 vendosë të jetojë përgjithmonë në Munih

të Gjermanisë.

Vdiq: më 19 mars 1992 në Munih dhe u varros ne Langrisë.

Krijimtaria letrare e modernistit Martin Camaj

Ka botuar 25 vepra të lëmive të ndryshme.

1953-“Një fyell ndër male” (poemth)

1954-“Kanga e vërrimit” (vjersha)

1958-“Djella” (roman)

Page 98: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

98

1964-“Legjenda” (vjersha)

1967-“Lirika mes dy moteve” (vjersha)

“Dranja” (novelë)

1981-“Shkundullina” (novelë)

1987-“Karpa” (roman)

1991-“Pishtarët e natës” (novelë) / “Në hijen e gjarpnit” (vjersha)

Tri fazat poetike të Martin Camajt

Veprimtaria e Camajt shtrihet në një periudhë kohore pesëdhjetvjeçare dhe realizohet ne poezi

dhe prozë. Provon disa forma poetike: vjershën,poemthin,tregimin,novelën dhe romanin.

Krijimtaria letrare e Camajt ndahet në tri periudha: 1. periudha e fillimeve poetike për ta gjetur

fizionominë e vet (deri më 1967), 2. periudha e kuptimësisë dhe shprehmërisë poetike (deri më

1978), 3. periudha e thellësisë më të madhe kuptimore dhe e nivelit më të lart poetik. Studiuesi i

Camajt, Anton Berisha, thekson se ai dallohet me thellësinë e vrojtimit dhe kompleksitetin e

shqiptimit të jetës dhe botës së brendshmë të njeriut tonë.

Poezia e Martin Camajt

U përkthyr ne disa gjuhë, ndër to: gjermanisht,anglisht,italisht.

Ajo kalon vazhdimisht në përsosje. Camaj është poet i pasqyrimit të kundërthënieve, të kontrasit

ndërmjet të kaluarës së lindur dhe të ardhmes së pasigurtë. Në njërën anë është jeta e egër dhe

primitive e malësorit në anën tjetër janë përpjekjet e tij për t‟u përfshirë në rrjedhat e jetës

bashkëkohore. Shkruan për dashurinë dhe krenarinë e malësorit për jetë të bujshme, por edhe për

dhembjet dhe dëshpërimin e tij.

Një fyell ndër male: përmbledhja e parë ku flet për jetën blegtorale, me freskinë e gjallimit

malësor, që është në kundërshtim me ashpërsinë e jetës.

Kanga e vërrimit: duke kaluar në klimën e butë fushore, autori shpirtërisht është edhe më i

shqetësuar për jetën e bashkatdhetarëve te vet të zhytur në botkuptimin e zakoneve fisnore.

Lahuta e vjetër: paraqet shkëputjen nga tradita kreshnike e malsorit ne fusharak e cila nuk bëhet

në mënyrë të natyrshme. Lahuta metaforikisht shërben për të lidhur të kaluarën me të tanishmen.

Në hijen e gjarprit: ndahet në dy tërësi Nema dhe Buelli. Paraqitet shqetësimi i autorit për të

kaluarën dhe të tanishmen. Leksema nëma nënkupton brendinë e njeriut, pakuptimësinë,

tragjikën që e cilëson botën tonë, etj. Simbolika e buallit degëzohet në disa drejtime, nuk lidhet

vetëm me të keqen, por nënkupton edhe përballimin. Bualli ka përmasa demonike dhe konkrete.

Përmes poezisë së tij Camaj tenton të ngrit vetëdijen kombëtare.

Proza e Martin Camajt Shkrimet e para i ka botuar në gazetat: Rilindja, Flaka e vëllazërimit, Jeta e re, etj, kurse libra

nisi të botoj nga viti 1958.

Edhe këtu pasqyrohet jeta e malësorit. Heroi i veprës së tij është vazhdimisht në lëvizje dhe në

kërkim të së panjohurës, duke kërkuar këtë të panjohur, ai vazhdimisht bëhet viktimë e saj.

Biografia e modernistit Kasëm Trebeshina

Lindi: më 8 gusht 1926 në Berat.

Shkollimi: në vendlindje dhe në Normalen e Elbasanit.

Aktivitetet: 1942-përfshihet në lëvizjen e rezistencës, nga çka e ndërpreu shkollimin. Studimet e

nisura në vitet 1948/1949 në Institutin e Lartë të Teatrit “A.Ostrovski” të Shën Peterburgut (për

shkak të mosmarrveshjeve politike, nuk i përfundoi kurrë). Largohet nga Partia Komuniste dhe

Lidhja e Shkrimtarëve. 1953-burgoset për herë të parë dhe deri më 1988 u dënua tri herë.

Page 99: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

99

Jeton dhe vepron në Tiranë.

Krijimtaria letrare e modernistit Kasëm Trebeshina

Është e shtrirë në tri gjinitë letrare: dramaturgji, prozë, poezi; si dhe letërsi shkencore. Veprat e

tij i boton pas vitit 1990. Më 1961 i është botuar vetëm vëllimi me poezi “Artani dhe Min‟ja ose

hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër i Frederiko Garsia Lorkës. Ka botuar një

numër të vogël veprash (18 vëllime poetike, 42 pjesë teatrale, 22 romane e novela, vëllime

tregimesh, shkrime politike, polemike e kujtime) por ka 82 tituj në dorëshkrim.

1991-“Stina e stinëve” (novelë)

1992-“Legjenda e asaj që iku” / “Koha tani, vendi këtu”

1993-“Qezari niset për në luftë” / ”Rruga e Golgotës”

1994-“Lirika dhe satira” / ”Mekami” (melodi turke)

1995-“Histori e atyre që nuk janë”

1996-“Hijet e shekujve” / “Ëndrra dhe hija” (dramë)

“Tiranozauri” (dramë)

“Fshati mbi shtatë kodrina”

Krijimtaria e tij ndahet në tri periudha.

1.Periudha e parë: Krakteristike për këtë periudhë është novela “Stina e stinëve” dhe romani

epope në pesë vëllime “Kënga shqiptare”. Trebeshina vet këtë periudhë e quan “periudha e

realizmit socialist”.

Stina e stinëve: Është cilësuar si rrëfim i fëmijërisë në mjedisin shqiptar ku fenomenet reale i

nënshtrohen përshtypjeve naïve të fëmijës në fazën e pubertetit dhe vlerësimeve serioze.

Përshkrimi i ngjarjeve prek tema të ndaluara për kohën: bukuria femërore dhe përjetimi i saj.

Trebeshina futet thellë në zonat e përjetimeve të brendshme dhe instinktet njerëzore i ngre në

kult. Ai përshkruan zgjimin e instinkteve mashkullore të kryepersonazhit, Hiqmetit, momente të

jetës në shkollë, në fshat, rrahja e nxënësve mes vete, kafshimi i vajzës nga qeni, zënka me

Sikun, rrëfimet për xhindët, larja e vajzave në përrua, simpatia e parë, përjetimi i parë seksual,

biseda me plakun, lopa e Sofës, dhunimi i Kristinës, vrasja e fshatarëve, poshtërimi i qehajait,

pjekja psikike dhe fizike e personazhit, vdekja e babait, vetëdijësimi i personazhit, largimi nga

fshati dhe vajtja në luftë. Subjekti përfshihet brenda një vere, por me prapavështrim

(retrospektivë) përshkruhen edhe ngjarje tjera.

2.Periudha e dytë: Fillon në vitin 1955. Trebeshina bën një kthesë në veprat e tij. Vendos të krijoj

një botë fantastike me personazhe real ose të krijojë botë reale të populluar me fantazma. Të tillë

janë: Odin Mondvalsen, Histori e atyre që nuk janë, Meteoriti i Kotvanit, etj.

Odin Mondvalsen: Për ta pasqyruar sa më realisht absurdin shqiptar të shtetit totalitar,

Trebeshina shkruan për dhunën dhe “shpërlarjen e trurit” që ushtronte pushteti mbi intelektualët.

Subjekti: Kryepersonazhi Odin Mondvalsen një i sëmurë psikik, i vendosur në një spital

psikiatrik burgu, shpalon botën përshkrimore të kësaj novele.

Ka humbur lidhjet me realitetin. Kthehet në botën reale vetëm kur kujton Dashnoren, por vdekja

e sajë e kthen përsëri në gjendje passive, indiferente dhe të pa interesuar. Ai nëpërmjet imazheve

artistike udhëton në katër anët e botës “duke qëndruar në vend hiç pa lëvizur”. Bashkpersonazhe

janë: mjekët, hetuesi, sekretari, policë sekret, gjykatës.

Ngjarja ndodh në Mars, ku Odini mendon se ka zbarkuar nga hëna. Aty arrestohet si spiun,

merret në pyetje për t‟u zbuluar identiteti i tij. Para personazhëve tjerë flet si i çmendur, por

Page 100: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

100

guxon të arsyetojë, të shfaq mendime filozofike e të gjykojë. Koha e zhvillimit të subjektit është

koha e absurdit komunist.

Histori e atyre që nuk janë:

Subjekti: është i ndërtuar mbi moralin e prishur të sistemeve shoqërore totalitare. Njeriu i kësaj

drame përjeton poshtërime fizike e shpirtërore nga më të ultat, që në fund të arrijë me guxim

mbinjerëzor të ngritet në shkallën më të lartë të moralit njerzor. Heroi i Trebeshinës është i

gatshëm të vet shkatërrohet për një pozicion më te lartë të moralit, duke u shëndrruar nga

antiheroi minor në hero tragjik.

3.Periudha e tretë: Lufta e trojës, Tiranozauri, Mekami

Fshati mbi shtatë kodrina (Kapriçio shqiptare): është novela më e ngulitur në traditën

shqipëtare por edhe e mbarsur me elementin e absurdit. Tipike e “realizmit simbolik”.

Subjekti: përjetimet e Rrapo Hardhisë në formë të një ditari.

Ideja: Përmbushja e detyrës jetësore bëhet me kohë, derisa ke fuqi dhe shpirt.

Tiranozauri: dramë filozofike, përmes së cilës i bëhet autopsi diktaturës. Paraqitet realiteti i

kobshëm me problemet, idetë, mesazhet, kundërthëniet dhe rrëmimin e njeriut në sistemet

totalitare.

Rruga e Golgotës: është një simvolik e Luftës së Dytë Botërore. Romani thyen kornizat e

realizmit socialist. Shpalos një luht të dhimbshme mes dy forcave shqiptare: nacionaliste dhe

internacionaliste. Veprimi zhvillohet brenda tre ditëve dhe nxjerr një pamje të L.D.B., që paraqet

Golgotën shqiptare prej kohave më të hershme e gjer më sot. Autori përqëndrohet në përshkrimin

e brendshëm të personazheve, duke e shmangur përshkrimin e jashtëm. Poashtu pasqyron

shkatërrimin moral që i shtyn njerëzit të bëjnë krime ndaj të tjerëve dhe ndaj vetes.

Personazhet ndahen në dy blloqe: personazhet e thjeshtë dhe të sinqertë , kundër të cilëve janë

intrigantët të cilët parapërgatisin pushtetin përbri kufomave pa i vrarë ndërgjegjja.

Gjuha dhe stili: Trebeshina është i kursyer në përshkrime, ndërsa del mjeshtri i dialogut dhe i

nëntekstit, vazhdon të krijojë në traditën e Mitrush Kutelit.

Biografia e modernistit Dritëro Agolli

Lindi: më 1931 në Menkulas, Devoll.

Shkollimi: filloren në vendlindje, të mesmen në gjimnazin e Gjirokastrës, studioi letërsi në Shën

Peterburg.

Aktivitetet: punoi si gazetar në gazetën “Zëri i popullit”, ka qenë Kryetar i Lidhjes së

Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, 30 vjet deputet në Kuvendin Popullor të Shqipërisë

Krijimtaria letrare e modernistit Dritëro Agolli

I përket brezit të shkrimtarëve të brezit të dytë të “realizmit socialist”, por Agolli bashkë me

Kadarenë u desht të krijonin sipas dy metodave: realizmit socialist dhe modernes hermeneutike.

Është e shtrirë në disa gjini: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash.

Tematizon jetën e bujkut dhe bariut, fshatarit dhe studentit, malësorit dhe fusharakut, por edhe

për nga e kaluara e lavdishme historike e kombit tonë. Përcillet nga kritika letrare, bile kritokohet

për ironi dhe aludime anti-ideologjike.

Heroi i tij lirik është malësori i cili jepet pas çdo gjëje të mirë të kësaj bote, por edhe di t‟i

qëndrojë ballëlart vdekjes. Ai del si hero i dramës së madhe të së kaluarës shqiptare, njeriu i

shtypur dhe i revoltuar, i uritur e i robëruar, i goditur e i pagjunjëzuar, njeriu i parmendës së

drunjtë dhe i mauzerit, i varfër por me shpirt të lirë dhe krenar, me ndjenja të zjarrta

Page 101: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

101

atdhedashurie, që shpesh e ka detyruar ta lër parmendën e ta rrëmbej dyfekun. Heroi lirik i

Agollit është në kundërshtim, nga njëra anë me elementin e prapambeturisë patriarkale të

trashëguar nga e kaluara, nga ana tjetër me lakminë e ambiciet dhe me pseudomodernizmin.

Është njeri i ndjenjave të shëndosha, që ka për ideal atë që është reale dhe nuk rron as në ëndërr e

as në shprea.

Në veprat e tij Agolli është një “unë ” ku gjen veten bujku,punëtori,intelektuali,luftëtari,etj

Librat e Agollit u përkthyen në shumë gjuhë botërore.

Poezia Proza

1958-“Në rrugë dola” 1964-“Zhurma e erërave të dikurshme”(tregime)

1961-“Hapat e mia në asfalt” 1970-“Komisari Memo”(roman)

1965-“Shtigje malesh dhe trotuare” 1975-“Njeriu me top”(roman)

1964-“Devoll-Devoll” 1980-“Trandafil në gotë”(roman)

1968-“Mesditë” “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”(roman)

1969-“Baballarët” “Hundëleshi”(ose “Kalorësi lakuriq” ,roman)

1974-“Nënë Shqipëri” “Dështaku”(roman)

1977-“Fjala gdhendë gurin” “Baladë për një grua”(dramë)

1985-“Udhetoj i menduar” “Fytyra e dytë”(dramë)

1993-“Pelegrini i vonuar” “Mosha e bardhë”(dramë)

1995-“Lypësi i kohës”

1999-“Fletorkat e mesnatës”

.Analizë e romanit “Njeriu me top”

Tema: Ka të bëj me luftën partizane.

Subjekti: Në qendër të vëmendjes është hakmarrja e kryepersonazhit Mato Gruda, i cili është “në

gjak” me fisin e Fizëve. Një ditë Mato gjen një top të braktisun nga ushtria italiane, të cilin e

ruan për hakmarrje. Ai pas kapitulimit të Italisë fashiste strehon edhe një ushtar italian,

Auguston, të cilin Mato e quan Agush. Prej tij mësohet ta përdor topin. Është kohë lufte. I

kompleksuar nga hakmarrja, Matoja nuk është në gjendje të bëjë dasinë politike. Herën e parë

gjuan shtëpinë e Fizëve, por nuk e godet dhe zhgënjehet. Herën e dytë, i zemëruar nga vrasja e

shokut të tij Murat Shtagës, Mato lë anash interesin personal para interesave të larta kombëtare

dhe i bashkohet partizanëve. Ai e tërheq topin zvarrë deri te vendi ku partizanët i kishin zënë

pritën gjermanëve.

Analizë e romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” Tema: Është roman satirik i cili vë në lojë byrokracinë, hipokrizinë dhe servilizmin.

Subjekti: Regjistrohen deri në hollësi ironike figurat e Zylos, një drejtor i sektorit për çështje

kulturore, dhe vartësit të tij Demkës. Kthesë në karrierën e shokut Zylo vjen kur atij i kërkohet të

shpreh pikëpamjet e veta për një pjesë teatrale. Shoku Zylo është një karaker universal që mund

të ndeshet në çdo shoqëri e në çdo epokë. Rrëfimi i romanit është i veshur me humor popullor.

Page 102: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

102

Personazhet: Ndërveprimi i personazheve është i përafërt me të Don Kishotin dhe Sanço Pançon.

Në fillimi është Sançoja që habitet me lajthitjet e të zotit, por në fund ai vet e humbet sensin e

realitetit.

Zylo: Është një burokrat i qetë e i heshtur. Imponimi i tij bëhet me zë të ulët. Veprimet e tij janë

gjithmonë qëllimmbara por e çojnë në gabime qesharake. Ai nuk ka dijeni për sëmundjen që ka,

për këtë fakt lexuesit i vjen keq. I vesh vetes atribute të pamerita dhe personalitetin e vet e jeton

me seriozitet, ndërsa të tjerët mezi e mbajnë të qeshurën.

Demka: është qesharak dhe i mjerë. Dikur njeri me talent, por me kalimin e kohës i nënshtrohet

vullnetit të eprorit.

Biografia e modernistit Adem Gajtani Lindi: më 1935 në Besianë.

Shkollimi: filloren dhe gjimnazin në Prishtinë, studioi juridikun në Beograd në fillim, pastaj e

vazhdoi në Shkup.

Aktivitetet: i përkushtohet gazetarisë, punon si korrespondent i Rilindjes nga Shkupi, dhe redakor

i rubrikës kulturore ne gazetën Flaka. Ka përkthyer vepra nga gjuha maqedone në shqip dhe e

kundërta.

Vdiq: më 1982 në Shkup.

Krijimtaria letrare e modernistit Adem Gajtani Veprimtaria e tij kap 15 tituj. Temat e tij sillen rreth dashurisë për jetën, njeriun, këngën, etj. Në

poezinë e Gajtanit paraqiten imazhe nga qyteti e fashti dhe hapsirat ku jeton e vepron njeriu ynë.

Ndërtimi bëhet me nota të reales, të sociales, dhe aty-këtu, me ngjyrime romantike të së kaluarës.

Ka shkruar vetëm një përmbledhje me tregime-“Malbrezet”. Janë 12 tregime të botuara nëpër

gazeta e revista gjatë viteve 1959-1963. tregimet ndahen sipas një simetrie: 6 të parave u prin

mestitulli Malbrezet e qëndresës, kurse 6 të dytave Malbrezet e dashurisë.

Në to shtjellohen subjekte nga Lufta e Dytë Botërore, të përshkuara nga një notë intime erotike.

1961-“Drita në zemër”

1962-“Dielli i mbramjes,dielli i mëngjezit”

1964-“Dryni i heshtjes”

1966-“Goca e detit”

1968-“Ti këngë,ti zog i largët”

1972-“Lule më lule”

1973-“As dru,as zog-dashuri”

1974-“Unazë”

1975-“Në ëndërr kënga”

1977-“Amfora e fundosur”

1978-“Kuq”

1980-“Kënga e mjellmës”

1982-“Gejzeri i blertë”

1982-“Malbrezat” (tregime)

Biografia e modernistit Ismail Kadare

Page 103: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

103

Lindi: më 28 janar 1936 në Gjirokastër.

Shkollimi: Studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Fkultetin e Filologji-Historisë dhe në Institutin

Gorki në Moskë.

Aktivitetet: punoi si gazetar te “Zëri i popullit” dhe ”Drita”, drejtoi revistën “Le letters

albanaises”. “Doctor honoris” i Universitetit të Tiranës, të Gjirokastrës e të Prishtinës. Kandidat

shumëvjeçar i çmimit Nobel. Anëtar i Akademisë së Skencave të Shqipërisë, i Akademisë së

Shkencave të Gjermanisë dhe i Akademisë Franceze të Shkencave Morale.

Në fund të viteve ‟90 u largua së bashku me familjen nga Shqipëria dhe u vendos në Paris, por

nuk i ndërpreu lidhjet me atdheun.

Krijimtaria e modernistit Ismail Kadare

Provoi shumë lloje gjinishë: poezi-vjersha e poema, prozë-romane, novela e tregime, ese,

studime, reportazhe, shkrime për fëmij, pjesë teatrale, etj. E preokupojnë problemet të cilat i

kanë edhe populli i tij.

Poezia e tij synon simbolin, është e drejtpërdrejtë, e angazhuar dhe hyjnizuese. Ajo hyjnizon

historinë dhe qëndresën e kombit shqiptar, lavdinë dhe bëmat e të parëve, njësoj siç hyjnizon

Partinë dhe veprat e saj, i këndon jetës intime, dashurisë, punëtorit, fabrikave, uzinave, gjithnjë

duke i parë në syrin shoqëror. Një burim i pashterrshëm frymëzimi për poezinë e tij është

periudha e lavdishme e “motit të madh” me Skenderbeun në krye, gjuha shqipe dhe etnosi

shqiptar.

Proza e Kadaresë përqëndrohet rrethkëtyre temave: liria e njeriut dhe liria krijuese e intelektualit

të nëpërkëmbur nga pushtetarët, qëndresa dhe mbijetesa e njeriut, parasëgjithash shqiptar, pastaj

ballkanik, evropian e botëror, pra, universal.

Kjo luftë për ekzistencë personale funksionon në dy plane: 1. historik dhe 2. aktual.

1. Në planin historik - ka kapur pikat kulminante të historisë së popullit shqiptar.

2. Në planin aktual – projekton momente që meritojnë të afirmohen te brezat e ardhshëm.

Pikëvrojtimi i Ismail Kadaresë është përqëndruar rreth shtatë periudhave kulmore të historisë së

popullit shqiptar, çka bën që vepra e tij të ndahet në shtatë rrathë tematik

I. Trajton tema nga e kaluara e hershme historike, dhe gërshetohet në paralelizëm me historinë e

popujve tjerë (grekët, egjiptianët). Piramida , Përbindëshi , Prometeu , E bija e Agamemnonit ,

Eskili, ky humbës i madh , Ura me tri harqe , Kush e solli Doruntinën.

1. Prometeu - është një skicë. Përmes saj autori, tashmë i larguar nga poezia deklarative,

himnizuese, erotike ; e i kthyer kah proza psiko-analitike; duke shfrytëzuar mitologjinë greke

ripunon idenë e protestës, urrejtjes e mosnënshtrimit ndaj diktatorit. Urrejtja që shpreh populli

ndaj diktatorit është e njejtë si urrejtja e Prometeut ndaj Zeusit.

2. Piramida - është roman me 17 kapituj. Autori flet për ndërtimin e “piramidës”, Muzeu i

Enver Hoxhës në Tiranë. Është roman historik sepse rrëfen për ndërtimin e piramidës së Keopsit

në Egjipt, por që porosia përcillet me alegori, dhe duhet lexuar si alegori politike.

Keopsi ishte betuar se nuk do të ndërtonte piramidë si faraonët e tjerë, por bindet nga kryeprifti

Hemiunu. Kështu egjiptianët katërmijëvjeçar e gjysëm më parë iu vunë punës në ndërtimin

absurd të piramidës në shkretëtirë, njësoj si shqiptarët e Ismail Kadaresë që përveshën llërët për

të ngritur qindra e mijra bunkerë betoni anembanë vendit dhe një mauzole mermeri për faraonin

e tyre.

Page 104: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

104

3. Përbindëshi - roman i cili u cenzurua për 25 vjet. Në të flitet për përpjekjen tinzare të futjes së

tradhëtisë në një qytet me një furgon të vjetër. Analogjia me Kalin e Trojës është e dukshme, si

edhe aludimi në gjendjen politike në Shqipëri.

4. Eskil, ky humbës i madh - është studim mbi jetën dhe veprën e dramaturgut të madh të

antikitetit. Në veprën e tij autori gjen edhe shumë elemente nga tradita shqiptare, si besa në

tragjedinë Orestia.

5. Ura me tri harqe - roman ku trajtohen përçarjet e feudealëve shqiptar, e cila krijon kushte të

volitshme për depërtimin e të huajve nga Lindja e Perëndimi. Ngjarja vendoset në shekullin XV.

6. Kush e solli Doruntinën - romani ku poetizohet besa e shqiptarëve. Veprimi i romanit

shtjellohet në Shqipërinë mesjetare. Kapiten Stresi është i ngarkuar të shkruaj një raport dhe të

mbyll çështjen e ardhjes së Doruntinës nga Bohemia, vdekjes së saj dhe të nënës, dhe hapjen e

varrit të Konstandinit. Fjala është për një nënë me nëntë djem dhe një vajzë, të cilën dëshirojnë ta

martojnë larg. Nëna nuk bindet deri sa Konstandini i jep besën se do ta sjellë Doruntinën sa herë

që ajo dëshiron. Në luftë vdesin të nëntë djemt. Nëna digjet për ta parë doruntinën, por s‟ka kush

t‟ia sjellë. Mallkon Konstandinin e vdekur pse dha besën kur nuk është në gjendje ta mbajë.

Konstandini i mbetet besnik fjalës, ndonëse i vdekur,ngrihet nga varri, e shalon kalin, e gjen

motrën dhe ia sjell nënës.autori përcjell mesazhin se: besa si e mund jetën e nënshtron edhe

vdekjen.

II. Tematizohet periudha e mesjetës së vonë me gjithë karakteristikat përcjellëse. Formimi i

kombit shqiptar dhe ngjarje tjera historike. Tri këngë për Kosovën, Kështjella.

7. Tri këngë për Kosovën - është triptik novelistik i Kadaresë. Ka parasysh Betejën e Kosovës

(1389). Kjo ndodhi i ka shërbyer autorit të persiatë rreth mosmarrëveshjes disa shekullore

shqiptaro-serbe. Jepet të kuptohet se në këtë “kolektiv ballkanik” shqiptarët gjithmonë kanë dal

të mashtruar dhe janë bërë pre e “dashamirësisë” së rrudhjes së pandërprerë si troje, si etnos, si

komb dhe si qenie njerëzore.

8. Kështjella - roman me temë të historisë së popullit shqiptar dhe mitit kombëtar shqiptar-

kalasë, si simbol i qëndesës dhe i mbijetesës. Flitet për kështjellën e kohës së Skenderbeut, e cila

pa sukses mbahet e rrethuar nga ushtria e Perandorisë Osmane. Si te Gjenerali i ushtrisë së

vdekur, edhe këtu Shqipëria shihet me sytë e një të huaji – pashait turk Tursun Pasha.

Skendërbeu është jasht mureve të kështjellës, është strehuar maleve dhe vazhdimisht i vie në

ndihmë të rrethuarve duke i sulmuar çadrat e ushtrisë rrethuese të Perandorisë. Kështu ushtria e

Tursun Pashait nga një ushtri rrethuese kthehet në një ushtri të rrethuar.

Ky roman u kuptua si aludim në ngjarjen e kohës, atë të Portës së Lartë me Kremlinin.

III. Tematizohen ngjarjet e periudhës së pushtimit osman. Hankonatët, Pashallëqet e mëdha,

Komisioni i festës, Nëpunësi i pallatit të ëndrrave, Sjellësi i fatkeqësisë.

9. Hankonatët / Breznia e Hankonatëve - roman ku përshkruhet trungu familjar i familjes së

Hankonatëve nga Gjirokastra. Vihet në dukje zelli, paragjykimet, konfliktet, rivaliteti, ngritja dhe

dështimi i kësaj familje në një periudhë dyshekullore.

10. Pashallëqet e mëdha / Kamarja e turpit - roman ku përshkruhet personaliteti kontradiktor i

Ali Pashë Tepelenës dhe etja e tij për pushtet e lavdi. Veprimi i romanit zhvillohet në plan

kronologjik dhe përqëndrohet kryesisht rreth vrasjes së Ali Pashë Tepelenës dhe sjelljen e kokës

së tij në Stamboll nga Unxh Hatai. Pjesa tjetër e jëtës së Ali Pashë Tpelenës ndërtohet me anë të

prapavështrimit.

11. Komisioni i festës - romani ka marr shkas nga ardhja e Mehmet Rashid pashës, më 1830 në

Manastir, për t‟i shuar kryengritjet shqiptare dhe shpalli amnisti të përgjithshme. Me këtë rast

Page 105: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

105

ftoi 500 kryengritës, gjoja për të festuar amnistinë, porn ë të vërtet i vrau të gjithë. Veprimi i

romanit ndërtohet nga shikimi i kampit të armikut.

Ky roman na porositë që kundër pabesive të armikut duhet patur vigjilencë dhe unitet për ta

mbrojtur lirinë e kombit.

12. Nëpunësi i pallatit të ëndrrave / Pallati i ëndrrave - është një roman ku shihet se si një

shtet totalitar bën kontrollin e shpirtrave, kanalizon opinionin dhe bën shpërlarjen e trurit.

Në të përpunohen dy tema kryesore: degjenerimi i Perandorisë Osmane dhe qëndresa e vitaliteti i

popullit shqiptar.

Linja e parë e veprimit ndërtohet rreth punës së Mark Alemit në Tabir Saraj, ku ishte caktuar të

merrej me grumbullimin dhe shpjegimin e ëndrrave të shtetasve të sulltanit

Linja e dytë ndërtohet në formë të një polemike shkencore rreth eposit heroik shqiptar dhe

pozitës që ai duhet të ketë në gjirin e folklorit ballkanik.

Vjedhësi i gjumit perandorak është varianti diaboli i këtij romani.

13. Sjellësi i fatkeqësisë - roman me temë nga periudha e Perandorisë Osmane, por që aludon në

gjendjen aktuale në Shqipëri. Bën fjalë për shqetësimin e Sulltanit se një gjysmë milioni shtetase

të tij evropiane nuk mbuloheshin me ferexhe. Ai ngarkon Haxhi Miletin që ti sjellë ato në

malësitë e thella të Shqipërisë. Haxhiu përfundon misionin, por kur kthehet në Orman Çiflig

arrestohet dhe jetën e kalon në burg. I lihet lexuesit të përfundojë se Haxhiun e zu mallkimi i

grave të Ballkanit, apo u bë pre e ndonjë intrige politike.

IV. Kap një periudhë më të re. kadare përmbledh veprën letrare që kap gjysmën e parë të

shekullit njëzet. Viti i mbrapshtë, Prilli i thyer, Dosja H, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe.

14. Viti i mbrapshtë - roman që flet mbi ngjarjet e vitit 1914, koha e sundimit gjashtëmujor të

princit gjerman Vilhem Vid.

15. Dosja H - përshkruhet udhëtimi id y studiuesve të huaj Maks Roth dhe Vili Norton, të cilët

vijnë në Shqipëri për të mbledhur dhe regjistruar në gramofon këngë të eposit heroic shqiptar.

Hulumtojnë për ndonjë lidhe mes eposit homerik me eposin heroik shqiptar, i cili akoma

këndohej nga malësorët shqiptar dhe sllavët e jugut. Ky udhëtim iv ë në dyshim autoritetet

shqiptare, sidomos nënprefektin e zonës, i cili angazhon agjentin Dulë Baxhaja t‟i përcjellë të

huajt. Veprimi zhvillohet në Hanin e Rashtbuallit. Në popull përhapet dyshimi se ata janë spiun.

Hani bastiset dhe materialet e tyre asgjësohen.

16. Prilli i thyer - roman i cili rrok temën e gjakmarrjes. Përshkruhet me hollësi forca e kanunit

në jetën e malësorëve. Veprimi vendoset në vitet e ‟30-ta dhe ndërtohet në dy linja.

Linja e parë flet për një malësor, Gjorg Berisha, i cili është i detyruar nga familja dhe të afërmit

ta vrasë vrasësin e vëllait të vet nga fisi i Kryekuqes. Krahas tragjizmit theksohet dëshira e

njeriut të thjeshtë, si viktimë e kanunit, për ta gëzuar jetën. Shkrimtari depërton thellë në

psikologjinë e këtij personazhi. Berisha nuk pajtohet me kanunin dhe nuk gjen forcë ta

kundërshtoj e ta dënojë.

Linja e dytë është ajo e udhëtimit të çiftit Besian dhe Diana Vorpsi në Malësi në Orosh.

Përshkruhet edhe dashuria midis Gjonit dhe Dianës, rrugët e të cilëve kryqëzohen në një pikë,

kur Gjorgu shkonte për ta takuar qehajain e gjakut, dhe kur Diana po kalonte muajin e mjaltit në

malësi të Veriut nga insistimi i të shoqit,shkrimtarit Besian Vorpsi.

17. (30.3) Klorësi me skifter - flitet për mënyrën e zhdukjes dhe ekzekutimit të kundërshtarëve

politik në dy qeveri:fashiste dhe komuniste.Nje arkitekt gjerman,në llogari të italianëve

projekton një bujtinë gjuetie në veri të Shqipërisë ,e cila përveç solemniteteve të rastit do të

kishte edhe një funksion tjetër: zhdukjen e kunërshtarëvë politikë.

Page 106: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

106

18. Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe - Kadare duke folur për Migjenin ,flet edhe për

periudhën letrare në të cilën ai ka krijuar, e cila i çeli udhë letërsisë shqiptare duke u larguar nga

tradita e romantizmit kombëtar.

V. Tema nga Lufta e Dytë Botërore. Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Nëntori i një kryeqyteti,

Kronikë në gur.

19. Kronikë në gur - roman i cili përshkruan ngjarje të Luftës së Dytë Botërore në Gjirokastër.

Veprimi projektohet nga pozita e një fëmije. Libri ka 18 kapituj dhe 1 epilog. Mendohet që në

këtë roman të jenë dhënë elemente nga fëmijëria e Kadaresë.

20. Nëntori i një kryeqyteti - në këtë roman përshkruhet lufta partizane për çlirimin e Tiranës

nga pushtuesit gjerman më 1944.

VI. Janë vepra letrare që i bëjnë jehonë ngjarjeve sociale, politike, ekonomike, kulturore e

historike të gjysmës së dytë të shekullit XX deri më 1990. Dimri i madh (Dimri i vetmisë së

madhe), Dasma, Lëkura e daulles, Emblema e dikurshme, Muzgu i perëndive të stepës, Krushqit

janë të ngrirë, Koncert në fund të dimrit, Shkaba, Lulet e ftohta të marsit, Historia e Lidhjes së

Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, përballë pasqyrës së një gruaje, Ikja e shtërkut, Hija,

Pasardhësi, Ftesë në studio, Nga një dhjetor në tjetrin, Pesha e kryqit.

21. Dasma - roman i cili i kushtohet temës së përditshmërisë dhe propaganës politike.

22. Lëkura e daulles - roman që trajton aktualitetin dhe afirmon normat e reja morale.

Bartëse e subjekti është Katrina me dasmën dhe historinë e saj.

23. Emblema e dikurshme - roman me temë aktuale, ku shtrohet problem ii gjetjes së naftës në

Lindjen e Afërt dhe lufta mes Izraelit dhe shteteve arabe. Bartës i veprimit është gjeologu

Bardhyl Krasta, i cili përfaqëson njeriun me karakter të fort dhe këmbngulës në punë dhe për ta

zbuluar të vërtetën.

24. Dimri i madh - është variant i zgjeruar i romanit “Dimri i vetmisë së madhe”, ku

përshkruhen ngjarjet e vitit 1960-1961. Është viti i prishjes së marrdhënieve mes Shqipërisë dhe

Bashkimit Sovjetik, me ç‟rast ndërpriten marrdhëniet ekonomike e politike dhe shumë student

detyrohen t‟i ndërprejnë studimet. Veprimi i romanit vendoset në Kremlin dhe Tiranë dhe bartës

i veprimit është gazetari Besnik Struga. Ai ngarkohet ta shoqërojë delegacionin shqiptar, si

përkthyes në Moskë.

Lëndën e këtij romani Kadare e herri nga procesverbalet e bisedimeve dhe nga kujtimet e Enver

Hoxhës, portreti i të cilit është shumë lajkatues në këtë roman, çka bëri që të forcohej pozita e

Kadaresë në parti.

25. Muzgu i perëndive të stepës - roman ku përshkruhen vitet e Kadaresë si student në Institutin

Gorki, para prishjes së marrdhënieve sovjete-shqiptare. Paraqet degjenerimin e sistemit rus dhe

historinë e dashurisë së një studenti shqiptar me një ruse.

26. Krushqit janë të ngrirë – roman kushtuar statutit të Kosovës në Jugosllavi. Veprimi i

romanit zhvillohet në Kosovë, ku ishte vendosur shtetrrethimi si rezultat i demonstrative të mars-

prillit të vitit 1981. autori niset nga mitologjia shqiptare për të përshkruar proceset e montuara

politike, arrestimet, burgosjet, vrasjet. Në epiqendë është jeta e Teuta Shkrelit , mjeke kirurge në

një spital të Prishtinës. Ajo në punë ballafaqohet me një varg intrigash dhe inkriminimesh.

Ndodhet në një udhëkryq, dhe zgjedh të ndjekë rrugën e besnikërisë ndaj popullit të vet e ndaj

profesionit, në vend të besnikërisë pasive ndaj shtetit.

27. Koncert në fund të dimrit - roman ku pasqyrohen ngjarjet e vitit 1978, në kohën e prishjes

së marrdhënieve mes Shqipërisë dhe Kinës. Personazhet janë të njejtë me të romanit Dimri i

madh, vetëm tani janë 17 vjet më të vjetër.

Page 107: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

107

28. Shkaba - roman që flet për qytetthin e imagjinuar e të lënë pasdore dhe një kafebar të

rrezbitu, ku janë mbledhur “të rënët”, ”të rrëzuarit”,”të zbriturit”

29. Lulet e ftohta të marsit - roman ku trajtohet motive i hakmarrjes. Pikënisje e romanit është

mitologjia përrallore e djalit gjarpër- dy formave të jetës. Veprimi zhvillohet rreth

kryepersonazhit Mark Gurabardhi, piktor dhe dashnor i modeles që pikturon.

30. Përballë pasqyrës së një gruaje titull i 3 romaneve: Kalorësi me skifter, Historia e Lidhjes

së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë,përballë pasqyrës së një gruaje, Ikja e shtërkut.

31. (30.1) Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptar,përballë pasqyrës së

një gruaje - roman i cili sjell para lexuesit mënyrën e funksionimit të LShASh, levë e PPSh deri

më 1990. përshkruhen shkrimtarët e realizmit socialist, të cilët janë prirur për shpinëkërrusje dhe

miratim pa diskutim të çdo vendimi që vinte nga lart, port ë zellshëm në thurrjen e intrigave në

kurriz të kolegëve. Përballë tyre qëndron prostitute, tek e cila shkrimtarët kthejnë pas çdo

mbledhje dhe joshen nga bukuria e Margaritës, e cila nuk çan kokën për plenume e kongrese, por

vetëm për mijralekëshin e shfryerjes së epsheve. Kadare tallet me të gjitha breznitë e

shkrimtarëve dhe artistëve, pa përjashtuar edhe veten.

32. (30.2) Ikja e shtërkut - roman kushtuar Lasgush Poradecit. Përshkruhet fat ii gjeniut në një

shoqëri diktatoriale. Në roman ndeshen diktatori me poetin.

33. Hija / Shënime të një kineasti të dështuar - subjekti i romanit ndërtohet mbi përpjekjen e

një kineasti francez që dëshiron të bëj film mbi Shqipërinë dhe shqiptarët e periudhës së Enver

Hoxhës. Jepen përshtypje të kineastit gjatë qëndrimit në Shqipëri.

34. Pasardhësi - roman që sjell në kujtesë një nga enigmat më të mëdha në historinë e

Shqipërisë, vdekjen e mistershme të Mehmet Shehut, pasardhës i Enver Hoxhës, trupi it ë cilit u

gjet me një plumb në zemër natën e 13 dhjetorit në dhomën e tij të gjumit.

35. Ftesë në studio - përmbledhje me 32 vjersh, disa përkthime nga autorë grekë, kinezë, frengë,

rumunë, rusë; si dhe një radhë refleksionesh për artin dhe kulturën e asaj kohe.

36. Nga një dhjetor në tjetrin - roman ku autori shpreh impresionet e veta për gjendjen e

Shqipërisë nga dhjetori 1989 deri në dhjetorin e vitit 1990.

37. Pesha e kryqit – roman ku zbulohen ankthet dhe vuajtjet e intlektualëve në regjimin Stalinist

të Enver Hxhës. Është vazhdim i Ftesë më studio, dhe bashk me Nga një dhjetor në tjetrin,

paraqet një lloj trilogjie politike letrare.

VII. Lënda e romaneve te këtij rrethi është ekzili i shqiptarëve. Jeta, loja dhe vdekja e Lul

Mazrekut.

38. Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman që trajton temën e arratisjeve pas vitit 1990,

kur njerzit iknin dhe vriteshin në kufi. Romani është përshkruar me groteskë, humor të zi e

tragjizëm, realizëm magjik ballkanas, shqiptar e universal. Dialogjet janë të gjalla.

Ismail Kadare në studimet e tij përpun çështjen e letërsisë gojore shqiptare, sidomos të baladave

dhe eposit heroik shqiptar. Më të njohura janë Autobiografia e popullit në vargje, Mbi episodin e

kreshnikëve.

Analiza e romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Tema: qëndresa e popullit shqiptar në ndeshje me një ushtëri pushtuese dhe fat ii kobshëm i kësaj

ushtrie në truallin shqiptar. Trajtohen edhe tema nga përditshmëria.

Subjekti: Kjo vepër konsiderohet kryevepër e prozës shqiptare të realizmit socialist.

Shtjellohet ardhja e një gjenerali dhe një prifti në Shqipëri, për t‟i mbledhur eshtrat e një ushtrie

të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ata kalojnë nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë të pas

Page 108: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

108

njëzet vjetëve paqe. Ardhja e tyre u kujton banorëve ushtarët e vrarë, por edhe baballarët, nënat,

vëllezrit, motrat dhe shokët e rënë nga dora e ushtarëve të këtyre dy ushtarakëve. Gjenerali me

përcjellësin e tij gjurmojnë nëpër tokën shqiptare, ku i presin vendësit mikpritës, të cilët e dinë se

ata janë oficerët që para njëzet vjetësh u sollën fatkeqësi dhe shkatrrime. Gjenerali ka pritur të

takoj njerëz të egër e barbarë, por ngjet e kundërta, sa më shumë njef popullin shqiptar, aq më

shumë ka dashamirësi dhe vetkritikë.

Personazhet:

Plaka Nicë: personifikon nënat e martirizuar dhe urrejtjen e pashuar të popullit ndaj agresovrëve.

Në gjestin simbolik të hudhjes së eshtrave në këmbët e gjeneralit, gjykon dhe ekzekuton denimin

për kolonelin Z.

Gjenerali: është prototip i ushtarakëve me dëshira për pushtime. Ai është në konflikt të mprehtë

me popullin shqiptarë. Vjen në Shqipëri me krenari, por krenaria dhe solemntiteti e lënë shpejt.

Ai provon se sa e rëndë është të ndeshesh kudo me disfatën e turpshme, dëshmit e së cilës i

mbledh nëpër mijëra thaës najloni. E trondit fund ii hidhur dhe qesharak i armatave “të

pathyeshme”, të cilat u katandisën të ruanin pulat nëpër shtëpitë e fshtatarëve shqiptarë, duke

bërë “leckë” dinjitetin e Italisë pushtuese.

Prifti: paraqet tipin tjetër të armikut të egër të popullit shqiptarë. Ai u pasqyrua në karakter të

gjallë me ngjyra psikologjike. Prifti e shoqëron gjeneralin jo vetëm si fetar, por edhe si specialist

për çështjet shqiptare, që zotëron mirë gjuhën shqipe dhe hiqet si njohës i së kaluarës,

psikologjisë dhe mentalitetit shqiptar. Gjykimeve të tij për shqiptarët, traditat dhe zakonet e tyre,

mundohet t‟u vërë një bazë filozofike.

Koloneli Z: mbetet si një personazh fantazmë, përmendet shpesh, por s‟del asnjëherë, veçse në

fund shohim eshtrat e tij në një thes të vjetër. Ai ka vrarë burrin e plakës Nicë dhe ia ka dhunuar

të bijën katërmbëdhjetëvjeçare.

Koloneli Z realizohet në dy plane: përshkrimi i nënës së tij e nxjerr si zemër të mirësisë. Ndërkaq

përshkrimi i plakës Nicë nxjerr në pah anën e vërtetë të njeriut bishë, edhe për shqiptarët edhe

për ushtarët e tij, si komandant i “Batalionit blu” që ishte.

Biografia e modernistit Anton Pashku

Lindi: më 8 janar 1937 në Grazhdanik, Prizren.

Shkollimi: filloren në vendlindje, të mesmen në Prishtinë.

Aktivitetet: gazetar, më vonë edhe redaktor i rubrikës së kulturës dhe redaktor i botimeve, në

Rilindje.

Vdiq: 1 nëntor 1995 në Prishtinë dhe u varros në vendlindje/

Krijimtaria letrare e modernistit Anton Pashku

Anton Pashku konsiderohet themelues i letërsisë moderne shqipe. Ka shkruar tregime, një roman

dhe dy drama. Temat e tij ngrihen mbi tabanin e letërsisë dhe historisë kombëtare. Pashku nuk e

lufton mitin, por e afirmon dhe krijon mite të reja. Në tregimet e tij dallohen tre rrathë tematik:

dashuria, vetmia (ku shprehet dhembja për përmbysjen vlerave morale të njeriut) dhe dhuna

(përshkruhet dhuna e luftës dhe shprehet qëndrimi injorues i autorit ndaj dhunës nëpërmjet

ironisë,humorit të zi dhe groteskës).

Analizë e romanit “Oh”

Page 109: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

109

Në këtë roman komunikojnë koha aktuale, koha mitike dhe një kohë e ardhme si utopi negative.

Romani “Oh” ndihmoi shprishje e konvencave tradicionale të ndërtimit të rrëfimit në prozën

tregimtare dhe ndërtimin e figurshëm të realitetit përshkrimorë. I mungojnë shumë karakteristika

të prozës rrëfimore klasike: fibula, lidhja syzheore, rrjedha njëdimensionale e rrëfimit,

këndvështrimi i fiksuar i autorit, kategoria e mirëfiklltë e kohës. Romani është i shkruar në vetën

e parë. Rrëfimi i ngjarjeve strukturohet si dialog i Burrit-rrëfimtarit me bashkëbiseduesen “e

pranishme”.

Dallojmë dy kohë: kohën e personazhit-subjektive (koha e ndodhive të romanit, e gjatë 1 ditë)

dhe kohën e botës rrëfimore të romanit-objektive (koha e ndodhirave në botën romaneske, që kap

periudhë kohore dymijëvjeçre).

Romani “Oh” është roman “hermaetik”, apo antiroman.

Subjekti: Njeriu i vetmuar, në dhomën e errët, është kredhur në mendime. Në dhomë është gruaja

por ajo nuk merr pjësë në shqetësimin e tij.

Tragjika dhe absurdi dalin në Iliri dhe manifestohen përmes tradhëtisë, vrasjes, e vëllavrasjes,

shpifjeve. Ato përsëriten edhe në periudhat e mëvonshme historike.

Ideja: Me anë të këtij romani autori synon ta godasë vetëdijen kombëtare.

Analizë e dramës “Gof” Subjekti: Ngjarja e dramë vendoset në vitin 1939, në kohën e pushtimit fashist në Shqipëri.

Autori veçon tri veti reagimesh individuale: Lulashin, Luluan dhe Lulanin. Kur pushtohet atdheu

ata mbesin të ngujuar në një shtëpi të braktisur dhe aty reagojnë secili në mënyrën e vet. I pari

është në agoni, i dyti i dehur dhe i treti lucid. Personazhet denoncojnë njëri-tjetrin për ligësi dhe

zihen për të gjetur shtegdalje.

Biografia e modernistit Azem Shkreli

Lindi: më 1938 në Shkrel, Rugovë.

Shkollimi: filloren në Nakëll të Pejës dhe Haxhaj të Rugovës. Normalen dhe studimet në Degën e

Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.

Aktivitetet: gazetar në “Rilindje”, drejtor i Teatrit Popullor Krahinor, kryetar i Shoqatës së

Shkrimtarëve të Kosovës, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Jugosllavisë, drejtor i Kosova-

Filmit në Prishtinë.

Vdiq: më 27 maj 1997 në varrezat e Prishtinës.

Krijimtaria letrare e modernistit Azem Shkreli Ka shkruar poezi, proza, drama, skenarë filmash.

Poezia

1960-“Bulëzat” 1961-“ Karvani i bardhë” (roman)

1963-“Engjujt e rrugëve” 1997-“Karvani i bardhë-i riu” (roman)

1969-“E di një fjalë prej guri” 1965-“Sytë e Evës” (tregime)

1977-“Nga bibla e heshtjes” / “Vjersha” 1968-“Fosilet” (dramë)

1981-“Pagëzim i fjalës” 1983-“Varri i qyqes” (dramë)

1986-“Kënga e hutinit”

1990-“Nata e papagajve”

Page 110: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

110

1993-“Muri përfundi shqipeve” / “Shtatë nga ata”

2001-“Rrënjë të gurta”

Poezia Dallohen tre rrafshe tematik, të cilët nuk bëjnë ndonjë dallim të prerë: lirika e dashurisë,

atdhetare dhe refleksive.

Në poezinë e Azem Shkrelit bashkëjetojnë dy tema kryesore: tema e lirkës subjective dhe tema e

peizazhit natyror e shpirtëror të ambientit shqiptar.

Ditët e rinisë e të fëmijërisë i sheh si bukuri të vendëlindjes. Këto venerime më pas do të kthehen

në vrojtime kundër shkaktarëve të prishjes së paqes.

Ndihet një ndikim i fortë i “poetit të mjerimit”.

Poeti ndjen nevojë t‟i drejtohet bashkëkohësisë për rolin që duhet të ketë ndaj brezave të

ardhshëm, ta zgjojë ndërgjegjen, urtinë njerëzore për paqe.

Analizë e romanit “Karvani i bardhë”

Tema: Është një realizim kompozicional që shmang klishetë e deriatherëshme dhe një sintezë

mes romanit të personazhit dhe romanit psikologjik. Shkreli me këtë roman i bën portret Dyl

Mehmetit, një malësor Rugovas. I bindur për drejtësinë e veprimeve të veta është kundër

ndryshimeve.

Parimi dhe vlera e tij jetësore është vdekja burrërore nga plumbi i pushkës.

Subjekti: Ngjarja vendoset në Rugovë. Romansieri zbulon madhështinë e rrejshme të

protagonistit.

Dyl Mehmeti personazh gjysmëlegjendar që ka pirë ujë dhe gjak malesh, zbulohet si njeri që nuk

ka dashur t‟i ndërroj flamujt sipas motit. Mirëpo, pikërisht i biri, Shpendi, është aty për ta

përkujtuar të atin se koha e Dyl Mehmetëve ka perënduar. Dyl Mehmeti do ta ndjej veten të

thyer, port ë papushtetshëm dhe do t‟ia marrë vetes jetën.

Jeta do ta vazhdojë rrjedhën e vet në vazhdën e re, me Shpendin, i cili është i vetëdijshëm se me

luftën e fundit “as toka, as njerëzit nuk janë më ata që ishin”.

Te romani “Karvani i bardhë”, Dyl Mehmeti pastrohet nga shpifjet dhe sajesat e kohës.

Ideja: Lufta që fitohet doemos vjen nga një varg betejash të humbura.

Me këtë roman Shkreli synon ngritjen e vetëdijes së njeriut, e veçanërisht atij shqiptar.

Përshtatja për skenë e këtij romani është dama Fosilet.

Analizë e dramës “Varri i qyqes”

Është e ndërtuar mbi bazën e tregimeve “Sytë e Evës” dhe “Helmeta”.

Subjekti: Gjergji bashkë me Marinë, duke kaluar pran varrit të të birit Gjinit, që kishte rënë në

luftë. Gjergji vret mendjen: ku dhe si i vdiq djali? Frikohet mos ka vdekur si qyqar.

Maria është e vetmja dëshmitare e vdekjes së mistershme, e cila tregon ngjarjen, pas shumë

vitesh insistim nga ana e Gjergjit.

Kullën ku ishte ngujuar Gjini partisan e djeg armiku. Pas disa ditësh te vend ii kullës gjenden dy

palë eshtra. Njëra palë e Gjinit, tjetra e gjermanit. Askush nuk e di se cilat të kujt janë, prandja

varrosen pranë njëri-tjetrit. Gjergjin e mundon fakti se varri i Gjinit del me eshtra të përzier, pra

varr i qyqes. Dyshimin e shton e dhëna se Gjini ka bërë dashuri me vajzën e Aleksit, dashuri kjo

Page 111: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

111

që shenjëzon bashkëjetesën e njerëzve me përkatësi të ndryshme kombëtare. Këto dilemma e

bëjnë tekstin të ndërlikuar. Bëhet fjalë për tre, të zhdukur, kurse në hirin e kullës zbulohen vetëm

dy palë eshtra.

Çka fsheh Maria?

Biografia e modernistit Ali Podrimja

Lindi: më 1942 në Gjakovë.

Shkollimi: filoren dhe gjimnazin në vendlindje. Studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin

e Prishtinës.

Aktivitetet: punoi në gazetën “Rilindja”, bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat shqipe,

është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Krijimtaria letrare e Ali Podrimes

Vargu i tij orientohet drejt simbolit e alegorisë.

Poezia e tij është poezi lirike e frymëzuar nga problemi i ekzistencës së popullit shqiptar, e lidhur

thellësisht me fatin historik e politik të njeriut shqiptar.

Përpunon tri fusha tematike, të cilat i përgjigjen tre faktorëve: dy janë të jashtëm-të huajtë (njëri

është fqiu pushtues, i cili me vete sjell dhunë; kurse tjetri është i trupëzuar në indiferencën dhe

dyfytyrësinë e Evropës plakë) dhe një i brendshëm (që janë puthadorët, gjarpërinjtë, kameleonët,

minjtë, ushujzat e larot e tyre, të cilët për një rrotë veture-thotë poeti,shesin fatin e kombit.).

Përballë të këtyre tri kategorive të së keqes Ali Podrimja vendos qëndresën heroike shqiptare.

Në veprimtarinë e tij dallohen tri faza krijuese: nismëtare, të formimit e të kalitjes dhe fazën e

pjekurisë artistike.

I. Thirrje, Shamijat e përshëndetjeve, Dhimbë e bukur. Në këto vëllime autori është i magjepsur

nga e kaluara historike e kombit. Preken edhe probleme si: mërgimi politik dhe ekonomik,

problemi social, i punës, etj.

II. Sampo, Torzo, Folja, Credo, Sampo 2, Drejtpeshimi, Lum Lumi. Autori është gjithnjë i

preokupuar me fatet e kombit dhe të Kosovës. Në këtë fazë gërshetohen përjetimet intime të

përditshmërisë së poetit. Shprehja poetike e Podrimes pasurohet edhe me ironi dhe groteskë.

Lum Lumi - përmbledhje me poezi. Poeti është i preokupuar me problemin e të keqes në histori,

me çka dëshmon se ajo nuk është zbulim i të sotmes, por trashëgim nga lashtësia.

Page 112: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

112

Të jetosh - Shqetësohet për dekadencën morale të njeriut në ditët e sotme. Podrimja është i

prirur drejt dëshirës për krijimin dhe afirmimin e mitit të qëndrueshmërisë.

Të keqeno - i kushtohet motivit të dashurisë.

Nuk kam bërë kurrgjë për Lumin - është karakteristike për pleksjen e personales dhe

kolektives në një ind të vetëm. Autori e ndjen veten të fajshëm se nuk ka bërë të pamundurën për

Lumin, të birin, edhe pse është përpjekur të bëjë gjithçka që është e mundshme. Ky është edhe

një qortim i prindit, i cili kurrë nuk kënaqet me ato që ka bër për pasardhësin e vet.

III. Fund i gëzuar, Zari, Në bisht të sorrës, Buzëqeshje në kafaz, Burgu i hapur, Harakiri, Ishulli

Aabania, Dielli i zi, Libri që nuk mbyllet.

Fund i gëzuar - e kaluara jepet përballë të sotmes. Përmes të kaluarës poeti synon të ndikojë në

të sotmen dhe të ardhmen. Objekt trajtimi janë fati, krenaria, drama dhe tragjika e popullit

shqiptar, e njeriut tonë në histori.

Poezi

1961-“Thirrje”

1963-“Shamijat e përshëndetjeve”

1967-“Dhimbë e bukur”

1969-“Sampo”

1971-“Torzo” / “Hija e tokës”

1973-“Foleja”

1976-“Credo”

1978-“Poema”

1980-“Sampo 2”

1981-“Drejtpeshimi”

1982-“Lum Lumi”

1988-“Fund i gëzuar”

1990-“Zari”

1994-“Në bisht të sorrës” / “Buzëqeshje në kafaz”

1998-“Burgu i hapur”

1999-“Hrakiri” / “Ishulli Albani”

2000-“Dielli i zi”

2001-“Libri që nuk mbyllet”

Page 113: Letersia e Gjuhes Shqipe e reduktuar per provim mature

113