272
Botime shkollore Albas Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” Përgatitur nga: Zoica Tashi

Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

  • Upload
    hadan

  • View
    3.025

  • Download
    185

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

1

Botime shkollore Albas

Libër mësuesi për lëndën

“Edukim figurativ 1-5”

Përgatitur nga:Zoica Tashi

Page 2: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

2

Botues: Latif AJRULLAIRita PETRO

Redaktore përgjegjëse:Rudina ÇUPI

Redaktore letrare:Jorina KRYEZIU

Arti grafik:Gjergji KOLLUMBI

© Albas, Tiranë 2009Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtëpia Botuese AlbasNë Tiranë: Rr. Budi, Pall. “Clasic Constuction”, zyra n. 2Tel/Fax: ++ 355 4 2379184e-mail: [email protected]ë Tetovë: Rr.Ilindenit, nr.105Tel: 044 344047e-mail: [email protected]ë Prishtinë: Rr.Eqrem Çabej, nr.47Tel: 038 5457139e-mail: [email protected]

Page 3: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

3

HYRJE

Duke ndjekur hap pas hapi nevojat e shkollës për tekste në ndihmë të mësuesit, Shtëpia jonë Botuese po punon që të plotësojë një zbrazëti që ka në bibliotekat e mësuesve, veçanërisht të arsimit fi llor, për materiale ndihmëse për dhënien e “djathtësive”, si: Edukim fi gurativ, Edukim muzikor etj.

Në këtë kuadër këtë vit shkollor po vëmë në dispozicionin tuaj Librin e mësuesit Edukimi Figurativ për klasat 1-5, i cili është hartuar duke u mbështetur në programin e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, si dhe te Fletorja e punës për nxënësit e këtyre klasave, e ngjashme me një tekst praktik mësimor, ku janë dhënë modele të gatshme dhe gjysmë të gatshme për çdo koncept që trajtohet në program dhe që zbërthehet në librin e mësuesit.

Në këtë libër mësuesi do të gjejë për çdo klasë planin mësimor, të zbërthyer në tematika, linja, objektiva, teknika, mjete e orë, si dhe modele për çdo temë mësimore, të cilat janë shtjelluar në përputhje me udhëzimet, rregullat, standardet dhe metodat e mësimdhënies, të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë deri në klasën e pestë.

Qëllimi i lëndës së Edukimit fi gurativ është formimi i përshkallëzuar i nxënësve me artin pamor (fi gurativ), për të njohur, krijuar dhe analizuar vepra artistike, për të komunikuar ide, duke përdorur forma të ndryshme arti dhe për të lidhur artin me veprimtarinë jetësore. Realizimi i këtij qëllimi është shtjelluar në orët e mësimit nëpërmjet teknikave, metodave, mjeteve të ndryshme dhe gjashtë linjave, si:

baza materiale, procese dhe teknika, elemente dhe parime, histori dhe kulturë, analizë, interpretim, vlerësim, lidhje ndërlëndore me jetën dhe mjedisin.Këto linja përbëjnë bazën për të arritur objektivat kryesorë të të mësuarit. Shpeshherë

linjat ndërthuren dhe plotësojnë njëra-tjetrën.

Page 4: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

4

Këto modele mësimi janë pjesë e një përvoje konkrete mësimdhënieje të kësaj lënde, të cilat çdo mësues, me aftësitë e tij krijuese dhe improvizuese është i aftë t’i shfrytëzojë e të krijojë modele të reja që mbështeten në përvojën e tij në bashkëveprim me nxënësit dhe krahinën ku ata jetojnë dhe në nivelin e shkollës apo të klasës ku jep mësim. Pra, mbi bazën e këtyre modeleve, mësuesi mund të marrë shembuj të tjerë nga natyra, nga mjedisi që i rrethon, duke i përshtatur me moshën e nxënësit.

Në këtë libër mësuesi, është mbajtur parasysh rimarrja e koncepteve bazë nga një klasë në një klasë (parimi linear koncentrik), duke i kushtuar kujdes dhënies të saktë të koncepteve themelore, si: vizatimi i trupave afër-larg (perspektiva), dallimi i vijës së horizontit, dallimi i ngjyrave të ftohta e të ngrohta dhe tonaliteteve të tyre, gjithashtu punimi me akuarel, tempera, pastel, teknika e veçantë e tyre, duke krijuar kontraste e tonalitete ngjyrash, ritmi, uniteti etj. Nëpërmjet teknikave dhe metodave mbahet parasysh që të zhvillohen prirjet dhe imagjinata e nxënësve gjatë punës në grup dhe individualisht, të fi tohen shprehi dhe shkathtësi në përdorimin e mjeteve, të nxitet mendimi kritik i nxënësve për vlerat e artit pamor në përgjithësi dhe për edukimin e tyre për të shijuar të bukurën në art dhe në jetën e përditshme, si dhe për t’i vënë para sprovave për të krijuar edhe vetë në teknika të ndryshme.

Një vend i rëndësishëm në aspektin e mësimdhënies i lihet stimulimit të nxënësit, përmes vlerësimit dhe vetëvlerësimit, gjë që i jep kënaqësi dhe nxit zhvillimin e përvojës dhe imagjinatës, si dhe dashurinë për lëndën e Edukimit fi gurativ.

Shpresojmë që ky botim dhe Fletoret e punës që e shoqërojnë, të jenë sa më të dobishëm për ju. Mirëpresim çdo mendim dhe sugjerim nga ana juaj.

Page 5: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

55

Edukim figurativ

1

Page 6: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

6

Nr.

Linja

Objek

tivat

e kap

itullit

Tema

mës

imor

e për

çd

o orë

mës

imi

Tekn

ikaMj

etet m

ësim

ore

1.El

emen

te dh

e par

ime

Të id

entifi

kojë

ngjyr

at ba

zë.

Ç’ës

htë E

dukim

i fi gu

rativ

?Bi

sedë

, vëz

hgim

Mjete

ilustr

uese

2.Ba

za m

ateria

le, pr

oces

e, tek

nika

Të pë

rdor

ë mjet

e të n

drys

hme n

ë orë

n e vi

zatim

it.Nj

ohja

dhe p

ërdo

rimi i

mjete

ve të

punë

sBi

sedë

, vep

rimtar

i pr

aktik

eLa

psa m

e ngjy

ra, a

kuar

ele,

pene

la3.

Elem

ente

dhe p

arim

eTë

përca

ktojë

ngjyr

at e f

tohta

dhe t

ë ngr

ohta.

Rreth

i i ng

jyrav

eAk

uare

lAk

uare

le, pe

nela

4.Ba

za m

ateria

le, pr

oces

e, tek

nika

Të pu

nojë

me te

knikë

n e ko

lazhit

.Kr

ijimi m

e ngjy

rat e

mës

uara

, kola

zhi

Kolaz

hAk

uare

le, pe

nela,

paste

la,

lapos

tila5.

Elem

ente

dhe p

arim

eTë

përd

orë l

lojet

e viza

ve pë

r të v

izatua

r obje

kte.

Llojet

e vij

ave

Bise

dë, v

eprim

tari

prak

tike

Mjete

ilustr

uese

, laps

a HB,

penë

6.El

emen

te dh

e par

ime

Të vi

zatoj

ë por

tretin

e ve

t.Au

topor

treti

Viza

timMj

ete ilu

strue

se, la

psa H

B, pe

në7.

Elem

ente

dhe p

arim

eTë

përd

orë l

lojet

e vija

ve: e

drejt

ë, e t

hyer,

e lak

uar.

Në sh

eshin

spor

tivVi

zatim

Laps

a, lap

sa m

e ngjy

ra8.

Elem

ente

dhe p

arim

eTë

viza

tojë o

bjekte

nga n

atyra

me f

orma

gjeo

metrik

e.Pik

turë –

form

at na

tyrore

dhe a

to gje

ometr

ikePi

kturë

, bise

dë,

vepr

imtar

i pra

ktike

Mjete

ilustr

uese

, laps

a HB,

pene

la

9.Ele

mente

dhe p

arime

, tema

tika

Të m

odelo

jë me

plas

telinë

kafsh

ë të n

drys

hme.

Arus

hi dh

e këly

shi

Skulp

turë

Plas

telinë

10.

Elem

ente

dhe p

arim

eTë

viza

tojë p

eizaz

he, d

uke b

ërë d

allim

in ha

pësir

ë-tok

ë.Pe

izazh

– ob

jektet

afër,

larg

Piktu

rëLa

psa,

pene

l, aku

arel

11.

Elem

ente

dhe p

arim

eTë

viza

tojë p

eizaz

he du

ke bë

rë da

llimin

hapë

sirë-

tokë.

Peiza

zh –

objek

tet af

ër, la

rgPi

kturë

Laps

a, pe

nel, a

kuar

el12

.El

emen

te dh

e par

ime

Të vi

zatoj

ë obje

kte ng

a naty

ra.

Flutur

aVi

zatim

Laps

a, lap

sa m

e ngjy

ra, la

posti

la13

.El

emen

te dh

e par

ime

Të pë

rcakto

jë llo

jet e

sipër

faqev

e.Llo

jet e

sipër

faqev

e në o

bjekte

ndrys

hme

Bise

dë e

vëzh

gimMj

ete ilu

strue

se

14.

Baza

mate

riale,

proc

ese,

teknik

aTë

përdo

rë ma

terial

e të n

drysh

me pë

r kriji

min e

sip

ërfaq

eve.

Sipë

rfaqja

në pr

oces

in kri

jues

Ngjyr

osje

Laps

a, lap

sa m

e ngjy

ra, p

astel

a

Prog

rami

sinte

tik dh

e ana

litik i

lënd

ës E

dukim

fi gur

ativ 1

35 ja

vë x

1 orë

në ja

vë =

35 or

ëBa

za m

ateria

le

4 or

ëEl

emen

te dh

e par

ime

14

orë

Tema

tika

3 or

ëHi

stori d

he ku

lturë

4

orë

Anali

zë, in

terpr

etim,

vler

ësim

3

orë

Orë t

ë lira

2

orë

Page 7: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

7

15.

Elem

ente

dhe p

arim

eTë

viza

tojë o

bjekte

tridi

mens

ionale

(tre

përm

asor

e).

Natyr

ë e qe

të me

fruta

Piktur

ëLa

psa,

lapsa

me n

gjyra

, pen

ela16

.El

emen

te dh

e par

ime

Të vi

zatoj

ë for

ma rr

ethor

e dhe

veza

ke m

e dy n

gjyra

.Gj

erda

niPik

turë

Laps

a, lap

sa m

e ngjy

ra, p

enela

17.

Elem

ente

dhe p

arim

eOr

ë e lir

ë (pe

izazh

nga n

atyra

)Le

tër vi

zatim

i, letë

r me n

gjyra

18.

Tema

tika

Të pë

rdor

ë sim

bole

të nd

ryshm

e për

të dh

ënë n

jë ide

.Ka

rtolin

ë për

festë

n e në

nës

Tekn

ikë e

përzi

erë

19.

Tema

tika

Të pë

rdor

ë në s

hërb

im të

temë

s mate

riale

të nd

ryshm

e.Çf

arë dë

shiro

n të b

ëhes

h kur

të rrit

esh?

E lirë

Sipa

s dës

hirës

20.

Anali

zë, v

lerës

im, in

terpr

etim

Të kr

ahas

ojë pu

nën e

tij m

e të s

hoku

t. Të a

naliz

ojë,

të vle

rëso

jë dh

e të i

nterp

retoj

ë pun

ën e

vet d

he at

ë të

shok

ut.

Anali

zë e

punim

eve

Bise

dëPi

ktura

të nj

ë artis

ti, nx

ënës

i

21.

Tema

tika

Të pë

rdor

ë sim

bole

për t

ë dhë

në nj

ë ide

.Ob

jektet

e mi

a të p

refer

uara

Piktu

rëLa

psa,

lapos

tila22

.Hi

stori,

kultu

rëTë

iden

tifi ko

jë for

mat e

artit

shqip

tar.

Zbuk

urime

t në a

rkitek

turën

e qy

tetit t

imBi

sedë

, vëz

hgim

Ilustr

ime n

ga ve

pra t

ë ndr

yshm

e23

.Hi

stori,

kultu

rëTë

dallo

jë ob

jektet

artis

tike n

ë një

mjed

is të

caktu

ar.Vi

zitë n

ë qen

dër t

ë qyte

titEs

kursi

on24

.An

alizë

, vler

ësim

, inter

preti

mTë

vizit

ojë ob

jekte

që ja

pin ku

ptimi

n e lë

vizjes

.Lo

jërat

popu

llore

– A. B

uza (

lëvizj

a në

piktur

ë)Bi

sedë

e Ilu

strua

r

25.

Elem

ente

dhe p

arim

eTë

mod

elojë

me pl

astel

inë ob

jekte

me pë

rmas

a të

ndrys

hme.

Fami

lja im

e – pë

rmas

atSk

ulptur

ë ose

pik

turë

Sipa

s tek

nikës

26.

Histo

ri, ku

lturë

Të da

llojë

me fo

rmat

e artit

shqip

tar te

karn

avale

t.Ma

ska

Kolaz

h, pik

turë,

vizat

Letër

, laps

a, pe

nela,

letër

me

ngjyr

a27

.Hi

stori,

kultu

rëTë

dallo

jë me

form

at e a

rtit sh

qiptar

te ka

rnav

alet.

Mask

aKo

lazh,

piktur

ë, viz

atLe

tër, la

psa,

pene

la, le

tër m

e ng

jyra

28.

Baza

mate

riale,

proc

ese,

teknik

aTë

puno

jë me

stam

pa të

thjes

hta.

Krijim

i i sta

mpav

e të t

hjesh

taSta

mpim

iPl

astel

inë, p

irun,

lapsa

, pata

te29

.Ba

za m

ateria

le, pr

oces

e, tek

nika

Të kr

ijojë

me st

ampa

një p

amje

nga n

atyra

.Na

ta me

yje –

Vinc

ent v

an G

ogBi

dedë

e ilu

strua

r (ko

ntras

ti në p

iktur

ëVe

pra p

ërka

tëse m

e kon

trast

30.

Lidhje

t ndë

rlënd

ore

Të vi

zatoj

ë kafs

hë të

ndrys

hme s

htëpia

ke.

Kafsh

ëtGr

afi kë

Laps

HB

31.

Lidhje

t ndë

rlënd

ore

Të m

odelo

jë me

letër

punë

dore

mer

iman

gën n

ë rrje

të.Me

riman

ga dh

e rrje

taVi

novil

Vino

vil, le

tër e

trash

ë viza

timi

32.

Lidhje

t ndë

rlënd

ore

Të m

odelo

jë me

letër

punë

dore

mer

iman

gën n

ë rrje

të.Me

riman

ga dh

e rrje

taVi

novil

Vino

vil, le

tër e

trash

ë viza

timi

33.

Anali

zë, v

lerës

im, in

terpr

etim

Të tr

egojë

me f

jalë t

eknik

ën, p

roce

set, m

jetet.

Gjëz

a fi gu

rativ

eBi

sedë

e Ilu

strua

rMj

ete ilu

strue

se34

.Lid

hjet n

dërlë

ndor

eTë

krijo

jë ilu

strim

e të t

hjesh

ta ng

a për

ralla

t dhe

nga

tregim

et etj

.Ilu

strim

i i një

përra

lleTe

knikë

e lirë

35.

Orë e

lirë

Page 8: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

8

OBJEKTIVAT PËR ÇDO LINJË

Linja I. BAZA MATERIALE, PROCESET, TEKNIKAT (4 orë)

Nxënësi duhet të dallojë, të përzgjedhë dhe të përdorë materiale, mjete, procese e teknika.Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të përdorë shumëllojshmëri mjetesh e materialesh, si: lapsa, lapsa me ngjyra,

penela, akuarele, vinovil, gërshërë, letër punëdoreje, letër vizatimi, tekstile, plastelinë etj.

Të punojë në teknikën e kolazhit dhe me stampa të thjeshta. Të përdorë materiale të ndryshme për krijimin e sipërfaqeve të ndryshme.

Linja II. ELEMENTE DHE PARIME (14 orë)

Nxënësi duhet të dallojë e të përdorë elementet dhe parimet e artit në punimin e tij.Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të dallojë e të përdorë ngjyrat bazë. Të përcaktojë ngjyrat e ngrohta dhe ato të ftohta, duke krijuar me to. Të përdorë llojet e vijave: e drejtë, e thyer, zigzage, e lakuar, e trashë, e hollë. Të dallojë format e fi gurave: katrore, drejtkëndore, trekëndore, rrethore,

vezake. Të përcaktojë ndryshimet mes formave gjeometrike dhe formave natyrore,

duke krijuar me to. Të përcaktojë llojet e sipërfaqeve. Të vizatojë vijën e horizontit duke bërë dallimin hapësirë - tokë. Të paraqesë perspektivën me anë të vendosjes së objekteve afër - larg. Të krijojë ilustrime të thjeshta, si p.sh., të një përralle, vjershe, tregimi, libri.

Linja III. TEMATIKA (3 orë)

Nxënësi duhet të shqyrtojë, të përzgjedhë dhe të përdorë shumëllojshmëri temash, simbolesh, idesh nga jeta e tij vetjake.Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të përzgjedhë tema nga veprimtari të jetës së tij, si: loja, mësimi, familja,

festat etj. Të përdorë simbole të ndryshme për të dhënë një ide, koleksion me pulla,

vizatimi i fl amurit kombëtar etj. Të përdorë materiale të ndryshme në shërbim të temës bazë.

Page 9: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

9

Linja IV. HISTORIA DHE KULTURA (4 orë)

Nxënësi të kuptojë “Edukimin figurativ” në lidhje me historinë dhe kulturën.Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të identifi kojë forma të artit shqiptar, si: karakteristikat e arkitekturës së

ndërtesave, të veshjeve, të qëndisjeve, të zbukurimeve të mjediseve. Të dallojë atë që është artistike në arkitekturë e mjedis, si: në shtëpitë, në

këndin e lojërave etj.

Linja V. ANALIZA, INTERPRETIMI, VLERËSIMI (3 orë)

Nxënësi duhet të vëzhgojë, të përshkruajë, të analizojë, të interpretojë dhe të vlerësojë punimet e tij dhe të shokut.Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të vëzhgojë e të diskutojë për forma të ndryshme të artit, duke paraqitur

ilustrime të pikturave, skulpturave, si dhe t’i përgjigjet pyetjes: “Çfarëdëshiron?”.

Të shpjegojë në punën e tij e të shokut si janë përdorur elementet e artit. Të krahasojë punimin e tij me të shokut dhe të bëjë dallimin mes tyre. Të paraqesë punimin e tij përpara klasës dhe të tregojë me fjalët e veta

teknikën, proceset, mjetet që ka përdorur.

Linja VI. LINJA NDËRLËNDORE DHE ME MJEDISIN (5 orë)

Nxënësi duhet të bëjë lidhjet mes arteve pamore dhe disiplinave në jetën e përditshme.Në këtë linjë nxënësi duhet të jetë i aftë: Të diskutojë për rolin e artit në jetën e tij të përditshme. Të diskutojë për rolin e artit në festa, veshje, dekorime (zbukurime). Të shpjegojë ndikimin e artit në jetën e tij emocionale. Të gjejë të përbashkëtat midis artit dhe njohurive në lëndët e tjera.

Page 10: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

10

Mësimi 1 Tema: Ç’është Edukimi fi gurativ?

Hapi I Bisedë.Bisedojmë me nxënësit duke i nxitur ata me anë të pyetjes: - A e dini ju se cilat janë lëndët mësimore që do të zhvillohen në klasën e parë?

I emërtojnë së bashku. Mësuesi/ja i shkruan titujt e lëndëve në tabelë me shkronjat e mëdha të shtypit. Theksohet emërtimi i saktë i lëndëve. Bëhet një koment i shkurtër për secilën lëndë, duke treguar rëndësinë dhe vlerën e saj në jetë. Përqendrohet te lënda e Edukimit fi gurativ, rëndësia dhe roli që ka ai në edukimin artistik. Vazhdohet biseda duke u drejtuar nxënësve pyetje të ngjashme:

- A dini të vizatoni? - Çfarë ju pëlqen të vizatoni? - Çfarë nuk mund të vizatoni?Pra,në orën e Edukimit fi gurativ ju do të njiheni me mjete dhe mënyra të ndryshme

për të realizuar krijime sipas dëshirës dhe imagjinatës suaj.

Hapi II. DiskutimeVendosim përballë nxënësve tre libra të hapur me përralla. I pari është pa ilustrime, i

dyti me ilustrime bardhezi, i treti me ilustrime me ngjyra. Lexohen titujt e përrallave nga mësuesi/ja në të tre librat.

- Në cilin libër e kuptoni më shpejt se si janë personazhet? (Në librin me fi gura.)- Cili libër ju tërheq më shumë? (Ai me fi gura me ngjyra.)- Kush i ka vizatuar fi gurat? (Piktori.)Abetarja, Matematika dhe Edukata Shoqërore janë librat tuaj, nga të cilët do të mësoni

shumë gjëra. Hapeni Abetaren te shkronja A. Që ju të mësoni më lehtë ta lexoni shkronjën, pranë saj shikoni fi gura, emri i të cilave fi llon me A. Ja, provojeni: thoni emrat e fi gurave që shihni. Po kështu veprohet edhe në matematikë, ku numrat shoqërohen me vizatime.

Pra, gjatë gjithë vitit Edukimi fi gurativ do ta keni si shok, sepse ai do t’ju mësojë shumë gjëra të bukura, mësimet do t`ua bëjë më të lehta dhe më tërheqëse.

Teknika: Bisedë, vëzhgim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të zbulojë rëndësinë e Edukimit fi gurativ si pjesë e

edukimit artistik në shkollë. Të shprehë mendimet dhe emocionet e veta për lëndën

e Edukimit fi gurativ në lidhje me lëndët e tjera. Të dallojë ngjyrat bazë.

Materiale ilustruese: libra me përralla me dhe pa ilustrime, lloje të ndryshme ngjyrash, libra shkollorë.Mjete pune: Edukimi fi gurativ 1, *Fletore pune, fl etë vizatimi, laps HB, gomë, lapotila.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

* Në vazhdim do të quhet Fletore pune.

Page 11: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

11

Hapi III. Konceptet, ngjyrat bazëNë dorë mbajmë një tufë lapostilash me ngjyra. - Çfarë janë këto? Si quhen? (ngjyra) - A njihni ju mjete të tjera, që përdoren për ngjyrosje? - Cilat janë ngjyrat që ju njihni?Sot do të mësojmë ngjyrat bazë. Vizatojmë në tabelë tre katrorë dhe i ngjyrosim me

të kuqe, të verdhë dhe blu. • Thoni një frutë që ka ngjyrë të kuqe. (molla, qershia etj.)E vizatojmë qershinë në tabelë dhe nxënësi vizaton në fl etë. - Çfarë bëmë? (vizatuam me laps) - Çfarë ngjyre ka qershia? - Çfarë forme ka qershia?• Thoni një frutë me ngjyrë të verdhë. (banania, dardha, limoni) - Çfarë forme ka limoni? Vizatohet në tabelë dhe ngjyroset.Po kështu vazhdohet edhe me ngjyrën blu. (deti, qielli, lulja etj.) - Pra, cilat janë ngjyrat bazë? (e kuqe, e verdhë, blu) - A i gjejmë këto ngjyra në natyrë? (thuhen disa shembuj) Shpjegojmë se nga bashkimi i ngjyrave përftohen ngjyra të tjera. Por këto do të

mësohen hap pas hapi gjatë vitit mësimor.Mësuesi/ja i fton nxënësit të bëjnë një krijim. U shpjegon radhën e punës: në fi llim

mendohet fi gura, pastaj vizatohet me laps dhe në fund ngjyroset.Vlerësohen nxënësit për pjesëmarrjen në bisedë e diskutime.

Detyrë: Vizatoni një fi gurë që ju pëlqen dhe ngjyroseni atë.

Mësimi 2 Tema: Njohja dhe përdorimi i mjeteve të punës

Teknika: Bisedë, veprimtari praktike

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: T’i emërtojë mjetet e punës, duke i veçuar sipas llojit

të teknikës. Të tregojë me fjalë përdorimin e mjeteve të punës.

Të kryejë një punim duke përdorur këto mjete pune.

Materiale ilustruese: laps HB, lapsa me ngjyra, penela, akuarele, vinovil, gërshërë,

letër vizatimi, letër punëdore, tekstile, plastelinë, gomë.

Mjete pune: Fletore pune, letër vizatimi, letër me ngjyrë, laps, gomë, loje ngjyrash, plastelinë.

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Page 12: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

12

Hapi I. BisedëMësuesi/ja i njeh nxënësit me mjetet e punës që do të përdoren në orën e Edukimit

fi gurativ. Mjetet vendosen në një tavolinë përballë nxënësve, duke i emërtuar së bashku me nxënësit dhe duke shpjeguar funksionin e tyre.

Funksioni i mjeteve të punës është sipas teknikës ku përdoren (pra, sipas mënyrës së të punuarit). P.sh., teknika e vizatimit punohet me lapsa HB, por edhe me mjete në formën e lapsit, si pastelat etj. Vizatimi me laps është hapi i parë i një krijimi.

- Lapsi i zi përdoret për të vizatuar në letrën e vizatimit. - Goma përdoret për të fshirë vijat e gabuara. - Për të ngjyrosur përdoren teknika të ndryshme, si: lapostilat, pastelat, akuarelet. - Mbi letrën e bardhë të vizatimit vizatohet dhe ngjyroset. - Letra me ngjyrë (letra punëdore) përdoret për të krijuar fi gura me prerje,

palosje e ngjitje. - Me anë të gërshërës presim letrën, fi jen etj. - Plastelina përdoret për të modeluar forma e fi gura të ndryshme objektesh, kafshësh, njerëzish etj. - Tekstilet e ndryshme përdoren në teknikën e kolazhit. - Teknika e kolazhit realizohet nga ngjitja e copave të letrës ose të materialeve të tjera me forma e ngjyra të ndryshme. Hapi II. VeprimtariMësuesi/ja ngjit në tabelë një letër të bardhë dhe nxënësve u shpërndan fl etë

vizatimi. Ata provojnë të vizatojnë me laps të zi, p.sh.: një lule, duke përdorur gomën për të prishur gabimet. Me lapostila ngjyrosin petalet e lules, gjethet dhe bishtin. Kështu mund të vazhdohet edhe me vizatime të tjera, si: shtëpi, lodra, kafshë etj. Për ngjyrosje përdoren lapsa druri, lapustila, pastela etj. Përdorimi i akuarelit demonstrohet nga mësuesi/ja në fl etën e ngjitur në tabelë (p.sh. pema).

U shpërndahet nxënësve nga një letër e kuqe. Mësuesi/ja i porosit të bëjnë kujdes, duke i mësuar si të kapin gërshërët dhe si t’i përdorin ato. U kërkon nxënësve të presin letrën në formën e fl amurit, duke e palosur letrën më dysh. Pasi ta presin, me anë të vinovilit ata do ta ngjitin atë në letrën e vizatimit.

Më pas, mësuesi/ja u drejton nxënësve pyetje, si: - A ju pëlqejnë kafshët? - Cila kafshë ju pëlqen më shumë? Pse? - A keni kafshë në shtëpi? Pastaj u kërkon nxënësve të modelojnë me plastelinë një objekt që u pëlqen.

Hapi III. Analiza Mësuesi/ja u tregon nxënësve se sot ata punuan për të provuar mjetet e punës. U drejton atyre pyetjet e mëposhtme: - Ç’mendoni për punimet tuaja? - Me çfarë ju pëlqen të punoni më shumë? - Cilat mjete ngjyrosjeje ju pëlqen të përdorni më shumë? (lapsa druri, lapustila, akuarele, pastela etj.)? Pse?

Zhvillimi i mësimit

Page 13: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

13

Teknika: Lapostila, akuarelObjektivat:

Materiale ilustrimi: ngjyra të ndryshme, modele vizatimi ku dallohen ngjyrat, pamje me ngjyra të theksuara.

Mjete pune: Fletore pune, letër vizatimi, lapostila.

- Cili prej jush e ka prerë më bukur fl amurin? - Kush e ka ngjyrosur më bukur? - Kush e ka modeluar më bukur me plastelinë kafshën e tij më të dashur?

Nxënësit vërejnë punimet e njëri-tjetrit dhe bëjnë krahasime dhe vlerësime.Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve të punës sipas teknikave

dhe përdorimin e tyre.

Integrimi: Aftësim teknologjik: Njohja dhe përdorimi i mjeteve të punës, si: letra, ngjitës, plastelina etj.

Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të renditë disa nga llojet e ngjyrave që njeh. Të përcaktojë ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta. Të ngjyrosë rrethin e ngjyrave.

Mësimi 3 Tema: Rrethi i ngjyraveLinja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Evokim. Bisedë, stuhi mendimeshMësuesi/ja fton nxënësit të fl asin rreth ngjyrave dhe së bashku i dallojnë ato në mjedisin përreth e në natyrë. Cilat janë ngjyrat që njihni?Mësuesi/ja me anë të pyetjeve përpiqet të nxitë përgjigje të sakta, por edhe argëtuese:

- Çfarë ngjyre ka deti? - Po dielli? - Po gjethet? - Po toka? - Po karota?

- Po goma? - Po bluza e... ? - Po fl okët e ...? - Po era?

vjollcërozë

e kaltër

e gjelbër

portokalli

e verdhë

e kuqe

Ngjyrat

(Shembujt merren kryesisht nga objektet përreth.)

Detyrë: Vizatoni tre rrathë. Ngjyroseni njërin me lapsa druri, tjetrin me lapostila, tjetrin me akuarel.

Ngjyrat e ngrohta

e kuqe portokalli e verdhë

Ngjyrat e ftohta

blu e gjelbër vjollcëe kuqekkuq blu e gjelbëre gjelbëre gjelbërportokalliportokalliportokalli e verdhëdhëdhë vjollcëëë

Bazuar në përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja ndërton në tabelë skemën e mëposhtme:

Page 14: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

14

Realizimi i kuptimit. Të nxënit në bashkëpunim Mësuesi/ja për çdo nxënës vizaton një rreth (me rreze 8 cm) në një fletë vizatimi. Rrethi ndahet në gjashtë pjesë të barabarta. Vijat ndarëse mblidhen në qendër të rrethit.Udhëzohen nxënësit që të kryejnë procesin e ngjyrosjes, duke u bazuar te modeli i

ngjyrave. Ata mund të përdorin akuarel, por edhe lapostila sipas dëshirës. Ngjyrosja do të fi llohet nga ngjyrat e ngrohta. Udhëzohen nxënësit për përdorimin e akuarelit: laget peneli, vendoset mbi ngjyrë, me të bëhet ngjyrosja e pjesës në rreth.Pastaj peneli pastrohet dhe vijohet me ngjyrën tjetër e kështu me radhë, derisa të jenë ngjyrosur të gjitha pjesët e rrethit. Gjatë kohës së ngjyrosjes mësuesi/ja pyet: - Me çfarë ngjyre po ngjyros? (me portokalli) - Ajo është ngjyrë e ftohtë apo e ngrohtë? (e ngrohtë) - A kemi ngjyra të tjera të ngrohta? Cilat janë ato?Po kështu veprohet edhe për ngjyrat e ftohta. Këshillohen nxënësit që të ngjyrosin brenda vijës.Refl ektimi: Vëzhgo – krahaso – vlerëso.Grupohen punimet e nxënësve sipas teknikave: akuarel, lapostila dhe lapsa druri. Duke vërejtur rrethin e ngjyrave të secilit, diskutohet se cili e ka ngjyrosur më bukur. Nxënësve u drejtohen pyetjet: - Cilat janë ngjyrat e ngrohta? - Cilat janë ngjyrat e ftohta?nxënësve u kërkohet të sjellin disa shembuj nga natyra.

Shënim:Rrethi i ngjyrave është konceptuar në këtë mënyrë:

Por, mund të vizatohet edhe kështu:

Janë ngjyra të ngrohta, sepse burojnë nga e kuqja dhe japin ndjesinë e diellit, zjarrit. Këtu hyjnë ngjyrat: e kuqe, e verdhë, portokalli etj. Janë ngjyra të ftohta, sepse burojnë nga bluja dhe japin ndjesinë e ujit, e dritës

së hënës. Këtu hyjnë ngjyrat: jeshile në blu, blu, vjollcë etj.

e kuqeportokallie verdhë

blue gjelbërvjollcë

e kuqe

portokalli

e verdhë

blu

vjollcë

e gjelbër

Detyrë: Vizato rrethin e ngjyrave dhe luaj me të.

Në etapën e refl ektimit nxënësi mund ta presë rrethin me gërshërë dhe në mes të vendosë një laps dhe ta rrotullojë, duke e shndërruar në lojë.

Page 15: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

15

Mësimi 4 Tema: Krijimi me ngjyrat - kolazh

Teknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifi kojë ngjyrat e mësuara. Të ndërtojë një kolazh duke përdoruar mjetet e punës. Të shpjegojë krijimin e tij dhe të shokëve, duke përcaktuar

ngjyrat e përdorura.Materiale ilustruese: peizazhe, lapsa, ngjyra, fl etë vizatimi.

Mjete pune: Fletore pune, lapostila, lapsa ngjyrash, pastela, akuarel etj.

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxitja Mësuesi/ja rikujton bashkë me nxënësit njohuritë e marra orën e kaluar rreth ngjyrave.Ju mësuat të vizatoni dhe ngjyrosni rrethin e ngjyrave. - Cili thotë emrat e ngjyrave me të cilat ngjyrosi rrethin? (Pyeten disa nxënës që të ngulitet mirë emri i ngjyrës.)Tani që ju i njihni mirë ngjyrat, radhitini ato mbi bankë sipas radhës së vendosjes te

rrethi (tregohet rrethi i ngjyrosur nga nxënësit).Mësuesi/ja tregon disa sende ose fi gura që kanë ngjyra të ndryshme dhe kërkon nga

nxënësit që të marrin në dorë lapsin që ka ngjyrën e sendit që ai/ajo tregon.

Hapi II. VeprimtariaRadhiten mbi bankë të gjitha llojet e ngjyrave (pastela, lapostila, lapsa druri). Udhëzohen

nxënësit që të ndërtojnë, të formojnë fi gura të ndryshme me këto ngjyra, duke formuar kështu një kolazh ngjyrash. Nxënësi do të ndërtojë me anë të lapsave apo mjeteve të tjera të punës për të krijuar fi gura, dhe ngjyrat do t’i përshtaten fi gurës.

Me anë të pyetjeve nxiten nxënësit të veprojnë. - Çfarë forme ka shtëpia? Merrni lapsat me ngjyra dhe formoni një katror. - Çfarë forme ka çatia? Formoni çatinë në formën e trekëndëshit me lapsin e kuq.Kështu do të veprohet edhe për objektet e tjera si: dera, dritarja, pema etj.

Hapi III. AnalizaNxënësit do të kalojnë me radhë dhe do të shikojnë punimet mbi tavolinën e secilit.

Pas kësaj ata do të diskutojnë për punën e vet dhe të shokut, si dhe për ngjyrat që kanë përdorur për fi gurat e ndryshme.

Page 16: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

16

Hapi I: Nxitja Mësuesi/ja zhvillon me nxënësit një bisedë rreth llojeve të vijave që kanë mësuar në

lëndën e matematikës: vijë e drejtë, e lakuar, e lakuar e mbyllur, e thyer etj. Shpjegon se po të vërejmë me kujdes objektet (p.sh.: trekëndorin, katrorin, trungun e pemës, gjethet, petalet e luleve, malet etj.) ato kufi zohen nga lloje të ndryshme vijash, të cilat së bashku, krijojnë një formë të caktuar, p.sh., dielli kufi zohet nga një vijë e lakuar e mbyllur, rruga kufi zohet nga dy vija të drejta etj.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krijimet e tyre, dallimin e ngjyrave, zbatimin e teknikës së kolazhit me sende.

Integrimi:

Matematikë. Krijimi i fi gurave gjeometrike, stilizimi i tyre në formën e shtëpisë, pallateve, rrugës etj.

Mësimi 5 Tema: Llojet e vijave

Teknika: Bisedë, veprimtari praktike

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa lloje vijash. Të përcaktojë formën e vijave të mësuara në objektet përreth. Të përdorë lloje të ndryshme vijash për të vizatuar objekte.

Materiale ilustruese: trupa dhe fi gura gjeometrike, sende, lodra, pamje e foto.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, gomë, lapostila, fl etë vizatimi.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Vizatojmë në tabelë me shkumës duke shpjeguar. Më pas vizatojmë disa lloje vijash në tabelë, duke emërtuar llojet e tyre: vijë e drejtë, e thyer, zigzage, e përkulur, e trashë, e hollë, e lakuar, e pikëzuar, e kryqëzuar etj.

- Si quhet ngjyra që ke vendosur te pema? - Çfarë ngjyrash ke përdorur te shtëpia?Përgëzohen nxënësit për krijimet e tyre.

Page 17: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

17

Hapi II. Veprimtaria Mësuesi/ja tregon fi gura të ndryshme gjeometrike, duke shpjeguar se me anë të vijave ne mund të vizatojmë objekte të ndryshme.

- Çfarë vijash përdoren për të vizatuar këto fi gura? - Çfarë vijash na shërbejnë të vizatojmë një shtëpi? - Provoni të vizatoni pemën. Për të vizatuar pemën a na shërben vija e mbyllur?Nxënësi vizaton me dorë të lirë disa fi gura dhe shpjegon vijat: dy vija të drejta tregojnë rrugën; dy vija të lakuara formojnë syrin, peshkun; vijat e lakuara formojnë valët e detit, majat e maleve etj.

► Vizatoni pemën, zogun, shiun, dinozauerin.

Nxënësit përdorin mjetet që dëshirojnë si: lapostila, pastele etj.

Hapi III. Analiza Nxiten nxënësit të gjejnë objekte në klasë e të dallojnë këto vija të ndryshme nga ato që mësuan. Pyetjet mund të jenë të larmishme e të këndshme, p.sh.: - Çfarë vijash do të përdorni për të vizatuar fl okët e Pamelës? (të drejta) - Po për fl okët e Stelës? (fl okë kaçurrelë – vija të lakuara) - Po për të vizatuar pantallonat? Po kapelën?Diskutohet për vizatimet që kanë bërë nxënësit, duke bërë çdo herë emërtimin e vijave.

Shënim:Vizatimet e nxënësve do të vijojnë gjatë gjithë orës së mësimit, edhe kur mësuesi/ja është duke shpjeguar, pra nxënësi do të jetë në veprim. Vizatimet do të jenë me dorë të lirë, jo me vizore, mund të jenë të vogla ose të mëdha, ashtu si i koncepton nxënësi. Fleta e tij do të jetë e mbushur me lloje vijash. E rëndësishme është që nxënësi t’i emërtojë ato.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin dhe dallimin e llojeve të vijave.Integrimi:Matematikë. Vijat, format, krijimi i fi gurave të rregullta gjeometrike me anë të vijave.

Detyrë: Ndahet klasa në 3 grupe: Grupi I - vizatoni makarona (të paziera dhe të ziera);Grupi II - vizatoni vezë (të zier dhe të skuqur);Grupi III - vizatoni patate (të skuqura e të ziera);duke përdorur vijat që mësuat.

Page 18: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

18

Evokim: Diskutim për njohuritë paraprakeShpjegohet kuptimi i fjalëve portret, autoportret:

• portret – vizatim i fytyrës ose kokës së një njeriu, • autoportret – vizatim i portretit tënd.- Çfarë duhet të mendojmë kur fl asim për një portret? (forma dhe tiparet e fytyrës)- Çfarë forme ka fytyra? (e rrumbullakët, vezake etj.)- Cilat janë tiparet e fytyrës të shokut/shoqes së bankës? (sytë, buzët, hunda, veshët etj.)- Cilat janë të veçantat që e dallojnë këtë portret nga një portret tjetër? (tiparet,

ngjyra e syve, forma e fytyrës)Ja cilat janë tiparet e një portreti: Mësuesi/ja i shkruan në tabelë me shkronja shtypi

dhe nxënësi fl et dhe i tregon te shoku.

fl okët balli

sytë

buzët

veshët

mjekra

Portreti

hunda

faqet

vetullat

Të veçantat e një portreti

fl okët

sytë

fytyra

formangjyra

formangjyra

vezakee rrumbullakët

Realizimi i kuptimit. Punë e drejtuarMësuesi/ja nxjerr para klasës tre nxënës që janë të veçantë nga njëri-tjetri (me fl okë të verdhë, me fl okë kafe, me sy blu, me sy të zinj, imcak, buçko etj.). Vihen në dukje të veçantat e këtyre portreteve. Më pas u thuhet nxënësve: Tani ju do të vizatoni autoportretin tuaj. Thoni cilin tipar të portretit tuaj e keni të ndryshëm nga shoku i bankës. Llojet e vijave që mësuat do

Mësimi 6 Tema: Autoportret

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë portretin e tij me fjalë të thjeshta, duke vënë në dukje të veçantat. Të vizatojë autoportretin e tij nëpërmjet vijave. Të shprehë mendimin e vet rreth punës së tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: foto të ndryshme portretesh.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, gomë, ngjyra druri.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Page 19: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

19

t’ju shërbejnë për të vizatuar autoportretin tuaj. - Ç’vijë do të përdorni për formën e fytyrës? Po për sytë, buzët, vetullat, veshët etj.?Mësuesi/ja orienton nxënësit se në fillim vizatohet forma e fytyrës dhe pastaj tiparet e saj: sytë, hunda, goja, veshët; më pas qafa dhe fl okët. Mund të ngjyrosen fl okët,

Refl ektimi: Vëzhgo dhe krahasoVendosen autoportretet në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë “Turin e galerisë” për të vëzhguar dhe diskutuar rreth punimeve. - Cili nga autoportretet i ngjason më shumë origjinalit? - Çfarë i mungon këtij autoportreti? - Çfarë vijash ke përdorur në vizatimin tënd?Në ekspozitën e klasës vendosen punimet më të mira.

Shënim:Gjatë kësaj ore mësuesi/ja nuk mund të presë që nxënësi të vizatojë një autoportret të përkryer, pavarësisht nga shpjegimi i gjerë i temës. Fëmija e kësaj moshe di të bëjë një sy rrumbullak, një fytyrë rrumbullake, veshë të mëdhenj etj. Por rëndësi ka që ai të dijë se çfarë është portreti dhe autoportreti dhe të vendosë tiparet në fytyrë. Secili prej fëmijëve mund të mbajë para një fotografi të vetën, ku të shikojë tiparet e tij dhe t’i vizatojë ato. Për t’i ardhur në ndihmë nxënësit, janë modelet në Fletore pune.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për përshkrimin dhe vizatimin e një autoportreti dhe për

përdorimin e llojeve të vijave.

Integrimi:

Abetare: Zhvillimi i të folurit, përshkrimi i portretit.

Page 20: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

20

Hapi I. NxitjaMësuesi/ja zhvillon një bisedë të lirë me nxënësit rreth lojërave sportive, duke treguar

edhe pamje nga mjediset sportive: stadiumet, fushat e volejbollit, basketbollit, tenisit, pingpongut etj. Aktivizohen nxënësit me anë të pyetjeve:

Emërtoni disa lojëra sportive. (futboll, basketboll, tenis, hendboll, bejsboll etj.) - Si quhet vendi ku zhvillohen lojërat sportive? (kënd sportiv, shesh sportiv, stadium etj.) - Si janë sheshet sportive? - A ndryshojnë ato sipas lojërave sportive? - Si është sheshi sportiv i lojës së futbollit? - Cili nga ju ka shkuar me babanë në stadium për të parë një ndeshje futbolli?

Hapi II. Veprimtaria Mësuesi/ja kujton së bashku me nxënësit llojet e vijave që kanë mësuar: e drejtë, e

thyer, e lakuar, e lakuar e mbyllur etj., si dhe fi gurat gjeometrike në matematikë. Pastaj e vizaton fushën e futbollit në tabelë, ndërsa nxënësit në fl etë vizatimi.

- Çfarë forme ka sheshi sportiv? (drejtkëndësh) - Çfarë vijash do të përdoren për të vizatuar? (të drejta, të thyera)Puna vazhdon hap pas hapi. Caktohen vendet e portave në të dyja anët e sheshit. Në

mes fusha ndahet me një vijë të drejtë dhe në qendër nga një vijë rrethore, ku vendoset topi në fi llim të lojës. Në distancë nga porta janë vizatuar edhe dy drejtkëndësha, që lejojnë zbatimin e rregullave të lojës. Pasi vizatohet sheshi sportiv tregohet se rreth këtij sheshi ka një hapësirë në formë rrethore, ku ushtrohen atletët dhe zhvillohen garat e atletikës. Më tej janë vendet ku rrinë shikuesit. Rreth e rrotull ka edhe fl amuj sportiv. Ngjyrosja do të bëhet me lapsa druri. Fusha e gjelbër dhe vijat me një ngjyrë të errët.

Mësimi 7 Tema: Në sheshin sportiv

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një shesh sportiv duke folur për formën, sendet, objektet, vendet e lojtarëve etj. Të vizatojë një shesh sportiv, duke përdorur llojet e vijave:

e drejtë, e thyer, e lakuar etj. Të përdorë ngjyrat për të ngjyrosur vizatimin. Të shprehë mendimet për vizatimet e shokëve dhe të tijin.

Materiale ilustruese: pamje ose foto të shesheve sportive.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, gomë, lapsa druri me ngjyra.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Page 21: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

21

Hapi III. Analiza Pasi vendosen punimet në këndin e klasës, nxënësit diskutojnë rreth tyre. Ata duhet të fl asin për llojet e vijave të përdorura dhe për format gjeometrike që krijohen nga bashkimi i këtyre vijave.Vlerësohen dhe inkurajohen të gjithë nxënësit për punët e kryera.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin e llojeve të vijave si dhe për krijimin e fi gurave të rregullta, si sheshi sportiv.

Mësimi 8 Tema: Format natyrore gjeometrike

Integrimi:

Matematikë: Përdorimi i llojeve të vijave për të ndërtuar fi gura të rregullta gjeometrike.

Teknika: Bisedë, veprimtari praktike

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë ndryshimet mes formave natyrore dhe atyre gjeometrike. Të ilustrojë format natyrore dhe gjeometrike me shembuj nga natyra. Të krahasojë duke interpretuar me fjalë format natyrore dhe gjeometrike në vizatimin e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: forma gjeometrike kartoni, sende të ndryshme, (sende konkrete ose fi gura): gjethe, lule, gurë, guaska etj.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, vizore, lapostila.

Linja: Elemente dhe parime

Page 22: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

22

Evokimi: Diskutim për njohuritë paraprakeZhvillohet një bisedë me nxënësit për të përcaktuar ndryshimin midis formave

natyrore dhe atyre gjeometrike. Kujtojmë së bashku:

katrori trapezi

rrethidrejtkëndori

Formatgjeometrike

trekëndori

Format natyrore i ka krijuar natyra. Këto forma janë të ndryshme nga format gjeometrike.

Figurat gjeometrike janë forma të rregullta dhe janë krijuar nga dora e njeriut.

Realizimi i kuptimit. Vëzhgo, plotëso, analizo - Ku jeni njohur me format gjeometrike? (në lëndën e matematikës) - A mund t’i përdorim këto forma për të krijuar forma objektesh? (Po) - Çfarë formash do të përdorim për të vizatuar shtëpinë? (katrorin, trekëndëshin,

drejtkëndëshin)Nxënësit vizatojnë në fl etë, ndërsa mësuesi/ja në tabelë. - A mund të vizatoni disa forma natyrore?Mësuesi/ja sugjeron të vizatojnë pranë shtëpisë një pemë, disa male në sfond,

diellin, barin, lulet, gjethet e rëna etj. Pasi t’i vizatojnë format nxënësit duhet t’i ngjyrosin me lapostila.

Refl ektimi: Marrëdhëniet pyetje-përgjigjePunimet e përfunduara të nxënësve vendosen në tabelë dhe diskutohet rreth tyre. - Në cilin objekt keni përdorur forma gjeometrike? Cilat janë ato? - Cilat objekte kanë forma natyrore? - Ku ndryshon forma e katrorit nga forma e gjethes?

Të gjithë nxënësit shprehin mendimet e tyre për punët e kryera, duke bërë dallimin e formave gjeometrike nga ato natyrore.

Zhvillimi i mësimit

mali gjethja

pemadielli

Format natyrore

fruti

lulja

fl utura guri

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për emërtimet dhe dallimet mes formave gjeometrike dhe atyre

natyrore.Integrimi:

Matematikë. Format gjeometrike, dallimi i tyre në natyrë.

Page 23: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

23

Hapi I. NxitjaOra e mësimit fi llon me një bisedë rreth kafshëve. Bisedohet për kafshët e pyllit,

kafshët shtëpiake, kafshët e kopshtit zoologjik, kafshët e ujit etj. Mësuesi/ja fl et për domosdoshmërinë e mbrojtjes së kafshëve të egra, që ato të mos zhduken. Më pas mësuesi/ja i fton nxënësit të përqendrohen tek ariu, duke e përshkruar atë nga pamja fi zike, si e ka: trupin, kokën, sytë, veshët, turirin, gjymtyrët etj. Përshkrimi bazohet te fi gurat, por edhe te modelet lodra.

Në këtë vizatim a shikoni forma natyrore të ngjashme me ato gjeometrike? Cilat?

Mësimi 9 Tema: Arushi dhe këlyshi

Teknika: Skulpturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë ariun nga kafshët e tjera dhe ta përshkruajë atë me hollësi. Të përdorë plastelinën për të modeluar arushin. Të shprehë mendimin e tij rreth modelimeve.

Materiale ilustruese: modele kafshësh, foto kafshësh, kafshë lodër (arush).

Mjete pune: Fletore pune, plastelinë ose argjilë, laps, kunja dhëmbësh, karton.

Linja: Elemente dhe parime - tematika

Zhvillimi i mësimit

Hapi II. VeprimtariaMësuesi/ja u shpjegon se këtë herë nxënësit do të përdorin plastelinën për të

modeluar arushin dhe këlyshët e tij (skulpturë). Ai/ajo i orienton ata të zgjedhin ngjyrën që i ngjan më shumë gëzofi t të arushit. Në fi llim modelohet trupi, duke e rrumbullakosur

Page 24: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

24

Hapi I. Nxitja Zhvillohet një bisedë rreth peizazhit: Peizazhi është pamja e natyrës që shikon. Në

natyrë ne shohim tokën ku qëndrojnë objektet dhe hapësirën përreth. • Përmend disa objekte nga natyra.

Në natyrë ka objekte të formave të ndryshme. Ato ndodhen afër ose larg. • Thuaj një objekt që ke më afër dhe një tjetër që ke më larg.

plastelinën mes duarve, duke i dhënë një formë paksa vezake. Më pas modelohen gjymtyrët e arushit dhe koka. Ato ngjiten me trupin me anë të kunjave prej druri. Për të lëmuar vendet e ndryshme të trupit përdoret vizorja. Pastaj, me anë të majës së lapsit ose të kunjave gërvishtim sytë, hundën, gojën dhe më pas vijëzohet “gëzofi ” i arushit, në mënyrë që të marrë një pamje natyrore. Kështu veprohet edhe me këlyshët e arushit.

Hapi III. Analiza Lihen nxënësit të diskutojnë rreth punëve të tyre. - Ç’formë ka koka e arushit? - Si i ka veshët arushi?

- Çfarë mjetesh përdorët për të modeluar arushin? - A ka ndryshim midis arushit dhe këlyshit?

Nxënësit e vendosin modelimin mbi një fl etë kartoni dhe secili shpreh mendimin e tij për modelimin e vet e të shokëve. Vlerësohen dhe përgëzohen nxënësit për punën e tyre.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e plastelinës dhe për krijimin e formave.Integrimi:Abetare: Përshkrimi i kafshëve dhe dëshira për t’i mbrojtur ato.

Mësimi 10 Tema: Peizazhi, objektet afër - larg (ora I)

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë elementet e një peizazhi. Të vizatojë në peizazh objektet afër-larg për të dhënë idenë e perspektivës. Të përshkruajë krijimin e tij dhe të shokëve duke përmendur fjalët: afër, larg, vijë horizonti etj.

Materiale ilustruese: pamje peizazhi, modele vizatimi etj.

Mjete pune: Fletore pune, fl etë vizatimi, laps HB, gomë.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Page 25: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

25

- Si duket shtëpia në mal në krahasim me një shtëpi afër nesh? - Cila të duket më e madhe? - Si duket një zog që fluturon larg dhe si duket ai kur e kemi pranë?

Hapi II. Veprimtaria Nxiten nxënësit të fl asin për rastet kur kanë udhëtuar, kur kanë bërë ekskursione në

natyrë, duke u drejtuar pyetje, si: - Si duken pemët në fi llim dhe në fund të rrugës? Pemët afër janë më të mëdha se

ato në fund të rrugës (larg). Po kështu duken edhe pallatet, lumi etj. Në peizazhin tonë mund të përfshijmë objekte, si: pemët, rrugët, fushat, malet, shtëpitë, qielli, retë etj.

Mësuesi/ja udhëzon nxënësit se si vizatohen objektet afër-larg në një peizazh.Përcaktojmë objektet që do të përfshijmë në peizazhin tonë, p.sh.: pemët, shtëpitë, rrugën.Pasi kemi plotësuar vizatimin e pemëve, mbushim peizazhin me objekte të tjera.

Pranë pemëve kalon rruga ose lumi (që ndjek linjën e perspektivës). Në anë të rrugës mund të vizatohen shtëpi, fusha dhe malet në sfond që mbyllin peizazhin dhe krijojnë vijën e horizontit.

Udhëzohen dhe ushtrohen nxënësit të vizatojnë sipas rregullave që u thanë më sipër, por lihen të lirë që të shfrytëzojnë edhe imagjinatën e tyre. Vizatimet kryhen vetëm me laps HB.

Hapi III. Analiza Në fund, nxënësit vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit dhe bëjnë krahasime e vërejtje. Sipas rastit, duke u mbështetur në vizatimet e fëmijëve, mësuesi/ja konkretizon njohuritë nëpërmjet pyetjeve: - Si duken objektet larg? - Si duken objektet afër në krahasim me ato larg?Rregullohen gabimet e lapsit duke i fshirë me gomë, në mënyrë që vizatimi të jetë gati për orën e dytë, kur do të ngjyroset. Vizatimet vendosen në dosjen e secilit.

Page 26: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

26

Hapi II. Veprimtaria U kërkohet nxënësve të ngjyrosin peizazhin që kanë realizuar orën e parë. Bashkë

me ta mësuesi/ja rikujton edhe një herë ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta të mësuara te mësimi “Rrethi i ngjyrave”.

Më pas u shpjegon atyre se objektet afër i kanë ngjyrat më të bukura dhe më të theksuara se objektet larg. Ndërsa objektet larg ngjyrosen me ngjyra të lehta dhe të zbehta. Përcaktohen pak a shumë ngjyrat për objekte të veçanta:

- Çfarë ngjyre kanë pemët? Po trungu i pemës, po fushat, malet, qielli, rruga etj...dhe nxënësit nisin punën për të ngjyrosur peizazhin. Mësuesi/ja mund të vendosë në tabelë modelin e përgatitur, që nxënësit të orientohen më lehtë. Gjithashtu, mësuesi/ja kryen vëzhgime, ndërhyn dhe ndihmon sa herë që nxënësit hasin vështirësi apo kanë paqartësi.

Udhëzohen nxënësit si të bëjnë përzierje ngjyrash, për t’iu afruar sa më shumë ngjyrave të natyrës. Nxënësi punojnë të pavarur.

Hapi I. Nxitja Mësuesi/ja nis një bisedë rreth vizatimit (peizazhit) të kryer në orën e parë. - Cilat janë objektet që ju keni vizatuar? - Cilat janë më afër? Po më larg? - Cilat objekte janë më të mëdha? - Pse duken më të vogla objektet që janë më larg? - Tregoni me gisht vijën e horizontit në vizatimin tuaj. - Si quhet vizatimi që ju bëtë? (peizazh)

Mësimi 11 Tema: Peizazh, objektet afër - larg (ora II)

Teknika: Pikturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë objektet e planit afër-larg në vizatimin e tij. Të përdorë ngjyrat për ngjyrosjen e objekteve në peizazhin e tij. Të fl asë lirshëm rreth krijimit të tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: foto, modele peizazhi.

Mjete pune: Fletore pune, ngjyra të ndryshme: lapostila, akuarele, pastele etj.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

e kuqe

portokalli

e verd

hëe kuqe blu

vjollcë (lejla) e gjelbër (jeshile)

e verdhë blu

Page 27: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

27

Hapi III.Pikturat vendosen në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë “Turin e galerisë”. Mësuesi/

ja i orienton nxënësit të veprojnë me rregull, të fl asin me radhë e të jenë të lirshëm në të shprehur, t’i thonë qartë mendimet e tyre, edhe kur u duken jo të përshtatshme (nxiten edhe më të turpshmit). Diskutimi përqendrohet te ngjyrat e përdorura, tek objektet e ndryshme. Disa prej pyetjeve që shoqërojnë diskutimin mund të ishin:

- Çfarë tregojnë trupat afër-larg (idenë e perspektivës, thellësisë). - Çfarë ngjyrash ke përdorur në objektet afër? - Çfarë ngjyrash ke përdorur në objektet larg? - Cilat ngjyra ke përzier? Çfarë ngjyre ka dalë?Vlerësohet puna e nxënësve, duke vendosur në ekspozitën e klasës punimet më të

arrira artistikisht.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për dhënien e idesë së perspektivës nëpërmjet vizatimit të

fi gurave afër-larg dhe për përdorimin e ngjyrave.Integrimi:Abetare: Zhvillimi i të folurit rreth natyrës.

Mësimi 12 Tema: Flutura

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë fl uturën nga pamja e jashtme. Të vizatojë një fl utur, duke përdorur llojet e vijave që ka mësuar (e lakuar, e lakuar e mbyllur etj.) Të shprehë mendime dhe emocione për vizatimin e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje e foto me fl utura dhe vizatim ose ilustrime të fl uturës.

Mjete pune: Fletore pune, lapsa HB, lapsa me ngjyra, lapustila.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Bisedë, stuhi mendimeshMësuesi/ja nxit nxënësit të fl asin rreth natyrës dhe elementeve të saj. Vihet theksi te

gjallesat dhe në mënyrë të zgjeruar te fl utura. - Cilat janë gjallesat e natyrës? Përmendni disa prej tyre (njerëzit, kafshët,

shpendët, bimët, kandrrat etj...)

Page 28: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

28

- Po fl uturat ç’janë? - Ç’dini për to? - Kush nga ju ka kapur një fl utur? - Pse nuk duhet t’i dëmtojmë fl uturat? Më pas, mësuesi/ja u kërkon nxënësve ta përshkruajnë fl uturën, duke u ndalur te

karakteristikat e saj, të cilat i nxjerr në pah me anë të pyetjeve: - Në ç’formë i ka krahët, kokën, trupin fl utura? - Si i ka këmbët fl utura? - A ka antena mbi kokë? - Sa fl atra ka fl utura? - Ç’ngjyrë kanë fl atrat e saj? - A keni dëshirë të vizatoni një fl utur?Mendimet e nxënësve mësuesi/ja i shkruan në tabelë.

Realizimi i kuptimit. Të nxënit në bashkëpunim Mësuesi/ja demonstron disa pamje ose vizatime të fl uturës, duke i përshkruar ato

me fjalë. Bën një vizatim në tabelë, duke treguar format e fl uturës. Udhëzon nxënësit si të vizatojnë fl uturën: në fi llim vizatohet koka, pak a shumë në formë të rrumbullakët, pastaj trupi, pak i stërgjatur ose në formë vezake. Anash kokës vendosen sytë dhe brirthët (antenat). Anash trupit vizatohen krahët. Dy krahët e parë janë më të mëdhenj dhe dy të tjera më të vegjël. Format e krahëve të fl uturave janë të ndryshme dhe me ngjyra të ndryshme.

Nxënësit lihen të lirë që të zgjedhin vetë llojin e fl uturës dhe ngjyrat e dëshiruara.Pas vizatimit nxënësit bëjnë ngjyrosjen me lapsa druri ose lapustila.Në Fletoren e punës nxënësit kanë të modeluar fl uturën të cilën e plotësojnë dhe më

pas e ngjyrosin sipas dëshirës.

Refl ektimi. Vëzhgo dhe krahasoVendosen punimet në këndin e klasës dhe nxënësit vëzhgojnë me kujdes, duke bërë

edhe sugjerime. Nxiten nxënësit të fl asin, të tregojnë llojet e vijave që kanë përdorur gjatë vizatimit, veçoritë e secilit vizatim:

- Çfarë ngjyre ka fl utura jote? Pse? - Pse ke vizatuar lulen? (sepse fl utura shkon lule më lule)Mësuesi/ja vlerëson punën e nxënësve.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë perceptuese të nxënësve ndaj insekteve, mënyra se si i vizatojnë

ato dhe përdorimi i ngjyrave të larmishme.Integrimi:Abetare: Zhvillimi i të folurit dhe i perceptimeve ndaj natyrës dhe gjallesave.

ka dy brirthë(antena)

ka 4 krahë Flutura ka kokë

shumëngjyrësheka këmbë

Page 29: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

29

Hapi I. BisedëMësuesi/ja zhvillon me nxënësit një bisedë për t’i njohur ata me temën: Llojet e

sipërfaqeve. “Të dashur nxënës ne sot do të bëjmë një shëtitje në “Kopshtin botanik” (ose në një park) për të vëzhguar llojet e sipërfaqeve në natyrë.

Mësimi 13 Tema: Llojet e sipërfaqeve

Teknika: Bisedë, vëzhgim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë llojet e ndryshme të sipërfaqeve, për të bërë dallimin midis tyre. Të përcaktojë me të prekur llojet e sipërfaqeve (e ashpër, e butë, e lëmuar, e rrafshët etj.). Të vizatojë mbi një sipërfaqe të caktuar dhe të dallojë llojin e saj.

Materiale ilustruese: pamje të ndryshme nga natyra.

Mjete pune: dosje me letër të bardhë, lapsa, ngjyra.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit (kjo temë zhvillohet në natyrë)

Hapi II. VeprimtariaPasi nxënësit janë kënaqur me natyrën, kanë luajtur, kanë vrapuar, kanë prekur

objekte, mblidhen grup dhe nis biseda me ta. - Çfarë shikoni përreth? (barin, pemët, lulet, gjethet e rëna, trungje të prera, gurë,

ujin e liqenit, tokën, rrugën etj.) - Të gjitha këto gjëra si ju duken kur i shikoni? (të bukura, të mira, na kënaqin etj.) Por, nëse ne do t’i prekim, do t’i kuptojmë më mirë. Uluni dhe prekni barin. - Si ju duket? I ashpër apo i butë? - Si mund ta vizatojmë barin? (fi je-fi je)Shkojmë te pema. Prekni trungun e pemës. - Si ju duket? (i ashpër) Pra, lëkura e trungut të pemës është e ashpër. - Si mund ta vizatojmë trungun e pemës? (me vija të lakuara dhe të shkëputura) - Si është forma e trungut të pemës? (e rrumbullakët ose në formë cilindri, në fund

është më i gjerë dhe ka rrënjët në tokë, lart vjen duke u ngushtuar dhe ka degë e gjethe)Merrni një nga gjethet që ka rënë në tokë. - Si ju duket sipërfaqja e gjethes kur e prekni? (e lëmuar, e valëzuar) - A e kanë të gjitha pemët gjethen njëlloj? (jo, ndryshon forma dhe ngjyra, por

ndonjëherë edhe sipërfaqja (gjethja e fi kut))

Page 30: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

30

Hapi III. AnalizaBëhet përmbledhja e njohurive të fi tuara: - Emërtoni disa objekte me sipërfaqe të ashpër:....................................... - Emërtoni disa objekte me sipërfaqe të butë: .......................................... - Emërtoni disa objekte me sipërfaqe të lëmuar:.......................................Në përfundim nxënësit ulen dhe vizatojnë barin, gjethet, pemët në një fletë të bardhë mbështetur mbi dosje. Vizatimi të bëhet vetëm me laps.

Hapi I. NxitjaRikujtohen llojet e sipërfaqeve që nxënësit mësuan nga shëtitja në park, në “Kopshtin

Tani shkojmë te trungu i prerë i pemës. Vendosni dorën mbi trungun e prerë. - Si është sipërfaqja e tij? Çfarë dalloni aty? - A ndryshon ngjyra e sipërfaqes nga lëkura e trungut? Po sipërfaqja?Provojmë të vizatojmë mbi trungun e prerë. Nxënësit ndahen në grupe dhe ngjyrosin

mbi trung, për të provuar sipërfaqen e ashpër. Ngjyrosja do të dalë e vijuar, sepse sipërfaqja është e ashpër. Në varësi të kohës mund të vazhdohet me objekte të tjera.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë perceptuese ndaj llojeve të sipërfaqeve në natyrë e kudo, si dhe

vizatimi i tyre. Integrimi:Abetare. Përshkrimi i natyrës nga kontakti me të.

Mësimi 14 Tema: Sipërfaqja në procesin krijues

Teknika: Ngjyrosje mbi një sipërfaqe të ashpër

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë llojet e sipërfaqeve. Të përdorë objekte të ndryshme për identifi kimin e llojeve të sipërfaqeve në vizatim. Të tregojë llojet e sipërfaqeve në punët e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: vizatime të ndryshme ku janë përdorur sende me sipërfaqe të ndryshme.

Mjete pune: Fletore pune, lapsa HB, lapsa me ngjyra, pastela, sende të ndryshme metali ose lëkure që kanë në sipërfaqen e tyre një shkrim ose gdhendje.

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Zhvillimi i mësimit

Detyrë: Orës tjetër të vizatimit sillni sende të ndryshme, si: monedha, stema, zbukurime me gdhendje, togëza etj.

Page 31: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

31

Hapi II. VeprimtariaNxënësve u është dhënë si detyrë të sjellin sende, si: monedha të llojeve të ndryshme, stema, kapakë shishesh me shkronja apo gdhendje, tokëza, çelësa, dryna, vazo, zbukurime me sipërfaqe të gdhendura etj. Mësuesi/ja u kërkon t’i vendosin sendet që kanë sjellë mbi bankë dhe t’i emërtojnë ato. Në bazë të sendeve të sjella përcaktohen edhe veprimet e pyetjet: Merrni në dorë një monedhë 50-lekëshe. Prekni me gisht sipërfaqen e saj. - Çfarë ndjeni? Është e ashpër apo e lëmuar?

Provoni të ngjyrosni mbi të: vendosni letrën e bardhë mbi monedhë, merrni në dorë një laps me ngjyra ose pastel, mbajeni në pozicionin gjysmë të shtrirë dhe lëvizeni majtas-djathtas për të ngjyrosur. Do të shikoni se mbi letër ka dalë forma e monedhës suaj.Kështu vazhdohet me të gjitha sendet e tjera, në fi llim duke i prekur dhe pastaj duke punuar mbi letër. Nxënësit mund të përdorin ngjyra të ndryshme për modele të ndryshme. Ngjyrosja mbi këto sipërfaqe del më në pah kur përdoren ngjyra të errëta (të ftohta).Mësuesi/ja sugjeron të vendosin letrën mbi mur dhe të ngjyrosin, duke bërë krahasimet e sipërfaqeve. - Çfarë pamje jep ajo? - Po të ngjyrosim mbi tabelën e zezë? (të lëmuar) Mësuesi/ja ndihmon nxënësit të përfundojnë punimet e tyre.

botanik”: pasi prekët me dorë objekte e sende të ndryshme,çfarë mësuat? - Si e kishte sipërfaqen trungu i pemës? (të ashpër) - Si e kishte sipërfaqen gjethja e pemës? (të lëmuar) - Si e kishte sipërfaqen bari? (të ashpër) - A patë ndonjë objekt tjetër me sipërfaqe të ashpër? (trungun e prerë)

Hapi III. Analiza Nxënësit kënaqen me punën e tyre, sepse vizatimet janë të ndryshme. Kështu, një monedhë ka dalë me ngjyrë të kuqe, blu ose të gjelbër. Nga eksperimentet, provat që ata bënë, dalin në konkluzionin se sipërfaqet e ashpra lënë gjurmë në letër. Diskutohet me nxënësit rreth punimeve. Ata shprehin mendimet e tyre, por edhe vërejtje aty ku ka. Punët vendosen në dosjen e secilit nxënës.

Detyrë: Ngjyrosni mbi sipërfaqe të ndryshme (p.sh.: mbi copa tekstilesh, mbi shporta, mbi rrjeta teli të imta, mbi letër të zhubrosur etj.).

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të punuarit dhe dallimin e sipërfaqeve.

Page 32: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

32

Hapi I. NxitjaZhvillohet një bisedë e shkurtër me nxënësit rreth llojeve të frutave dhe frutat që parapëlqejnë më shumë. - Emërtoni disa lloje frutash. (molla, dardha, rrushi, banania, luleshtrydhja etj.) - Çfarë forme ka molla? Po dardha? - Çfarë ngjyre kanë ato? - Cila frutë ju pëlqen më shumë? Pse? - Çfarë dini për frutat? (janë të shijshme, kanë vitamina, janë të ushqyeshme etj.)

Hapi II. VeprimtariaMësuesi/ja vendos mbi tavolinë disa fruta, si: mollë, dardhë, banane, rrush etj.

Vendi duhet të jetë i dukshëm për të gjithë nxënësit. Është e domosdoshme që sfondi të jetë i çelët, në mënyrë që të dallohet sa më mirë forma, ngjyra e objekteve (frutave). Shpjegohet se natyrë e qetë do të thotë objekte në qetësi. Udhëzohen nxënësit të vizatojnë fruta, duke i kujtuar të përdorin vijat që kanë mësuar.

Më pas, shpjegojmë se frutat (si çdo objekt) kanë vëllim dhe formë. Në fl etë ky vëllim realizohet me anë të ngjyrave, për shembull: molla është e kuqe, por duke errësuar pak ngjyrën aty ku bie hija (e kuqe + kafe) ose duke e zbehur atje ku bie drita (e kuqe e lehtë) do të krijohet vëllim dhe forma tredimensionale e objektit (mollës). Kështu këshillohen nxënësit të veprojnë edhe për frutat e tjera.

Përdorimi i llojit të ngjyrave (lapostila apo penela) lihet sipas dëshirës së nxënësit.

Hapi III. AnalizaOrganizohet “Turi i galerisë”: punimet vendosen në këndin e klasës dhe më pas

diskutohet rreth tyre:

Mësimi 15 Tema: Natyrë e qetë me fruta

Teknika: Pikturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë fruta të llojeve të ndryshme, duke i përshkruar nga forma, ngjyra. Të vizatojë një natyrë të qetë me fruta.

Të përziejë ngjyrat për t’i dhënë vëllim formës tridimensionale (trepërmasore) të objektit.

Materiale ilustruese: lloje frutash natyrore, pamje e vizatime me fruta (natyrë e qetë).

Mjete pune: Fletore pune, lapsa HB, lapsa me ngjyra, lapustila ose akuarele.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Page 33: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

33

Hapi I. NxitjaZhvillojmë një bisedë me nxënësit për stolitë, si elemente zbukurimi që përdoren nga femrat. Shpjegohet fjala bizhuteri: sende zbukurimi, stoli.Në dorë mbajmë një gjerdan dhe ua tregojmë nxënësve jo vetëm duke e parë, por

edhe duke e prekur atë. - A keni parë ndonjëherë gjerdan? - Kush e përdor? (mami, motra, tezja, halla) - Çfarë forme ka? Çfarë ngjyre ka? - Çfarë ju bën përshtypje te gjerdani? (format, ngjyrat)Mësuesi/ja shpjegon se format e gjerdanit mund të jenë: rrethore, vezake, me kënde etj.

Format rrumbullake fi llojnë të vogla dhe vijnë duke u zmadhuar deri në mes dhe shkojnë përsëri duke u zvogëluar deri në fund. Tregohen në gjerdanin që kemi në dorë.

- Çfarë keni vizatuar? (një natyrë të qetë me fruta) - Çfarë frutash keni vizatuar? - Çfarë ngjyrash keni përdor?

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin dhe ngjyrosjen e natyrës së qetë me fruta.Integrimi:Abetare. Zhvillimi i të folurit, përshkrimi i frutave.

Mësimi 16 Tema: Gjerdani

Teknika: Pikturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë gjerdanin e mamit me fjalët e tij. Të vizatojë forma vezake dhe rrethore me ngjyra. Të ruajë format dhe madhësitë zbukurimeve të gjerdanit gjatë vizatimit. Të shprehë mendime për punën e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: modele gjerdanësh, foto, pamje bizhuterish (stolish).

Mjete pune: Fletore pune, lapsa, lapsa me ngjyra, lapustila, akuarele, penel.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Page 34: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

34

Hapi II. VeprimtariaU paraqesim nxënësve gjerdanë të ndryshëm, duke i ftuar ata t’i prekin. Ndjesia

me anë të prekurit dhe të parit përcjell emocion te nxënësit, duke krijuar energji për realizimin me saktësi të vizatimit. Nxënësit familjarizohen me formën, vëllimin dhe ngjyrën e gjerdanëve. Ndërkohë, mësuesi/ja bën 2-3 vizatime në tabelë, sipas formave të gjerdanit që u përmendën. Vendosen edhe fotot me modelet.

Ushtrohen nxënësit të vizatojnë gjerdanin. Nxënësi e zgjedh vetë formën e elementeve të gjerdanit. Pasi e vizatojnë me laps, e ngjyrosin sipas dëshirës dhe me mjetet që disponojmë.

Hapi III. AnalizaPunimet vendosen në murin e klasës dhe të gjithë diskutojnë e japin mendimin e tyre

rreth vizatimeve, ngjyrave dhe formave të gjerdanit.

Hapi I. Nxitja. Së bashku me nxënësit rikujtojmë njohuritë e marra rreth peizazhit dhe elementeve të tij (perspektiva, vija e horizontit, përmasat dhe ngjyrat e objekteve).Peizazhi paraqet pamje nga natyra. - Çfarë dini të vizatoni ju nga natyra? (shtëpi, mal, pemë, diell, zog, fushë... etj.) - Çfarë ju ka bërë përshtypje në natyrë kur keni dalë shëtitje me prindërit ose kur keni qenë në plazh pranë detit? Kujtoni pak stinët, si janë ato?

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për zgjedhjen e modelit të gjerdanit, vizatimin dhe ngjyrojen e tij.

Mësimi 17 Tema: Peizazh nga natyra

Teknika: Pikturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë objekte nga natyra. Të krijojë një peizazh duke kombinuar elementet e natyrës me imagjinatën. Të komentojë pikturën e tij dhe të shokëve me fjalë të thjeshta.

Materiale ilustruese: pamje nga natyra, peizazhe të vizatuara.

Mjete pune: Fletore pune, letër vizatimi, lapsa me ngjyra, lapostila ose akuarele.

Linja: Orë e lirë

Zhvillimi i mësimit

Page 35: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

35

Hapi II. VeprimtariaParaqesim disa pamje nga natyra dhe vizatojmë në tabelë elemente të peizazhit (mund të jenë: një fushë me lule, një fl utur mbi lule, disa pemë në sfond, qielli blu, dielli mbi male etj.) Nxënësit ushtrohen të punojnë një peizazh. Ata lihen të lirë t’i zgjedhin vetë elementet e peizazhit që do të vizatojnë. Mësuesi/ja vetëm sugjeron. Pas vizatimit nxënësit përdorin ngjyrat që dëshirojnë, duke rikujtuar ato që janë thënë në temat e mëparshme për to. Kujtoni mbresat që ju kanë lënë shëtitjet në park ose ditët e pushimeve në plazh.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për fantazinë e përdorur në peizazh, në ngjyra.Integrimi:Gjuhë shqipe. Zhvillimi i të folurit. Përshkrimi i natyrës.

Hapi III. Analiza. Punimet vendosen në murin e klasës dhe vërehen me kujdes nga të gjithë nxënësit, të cilët do t’i komentojnë ato, duke u nxitur nga mësuesi/ja. - Cilat janë elementet që ke përdorur në peizazhin tënd? - I ke parë këto objekte në natyrë apo i ke imagjinuar? - Çfarë ngjyrash ke përdorur në pikturën tënde?Nëse e shikon të favorshme mësuesi/ja mund të fl asë pak edhe për vijën e horizontit dhe ta komentojë, duke marrë si shembull ndonjë vizatim nga nxënësit.Punimet më të mira vendosen në ekspozitën e klasës.

Mësimi 18 Tema: Kartolinë për festën e nënës

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë materiale, forma e fi gura të ndryshme për të krijuar një kartolinë. Të krijojë me fantazi një model kartoline për nënën. Të tregojë siguri në përdorimin e mjeteve të punës, për të pasur sa më shumë sukses në krijimtari. Të shprehë mendime rreth punës së tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: kartolina të llojeve të ndryshme dhe punime nxënësish.

Mjete pune: Fletore pune, letër e bardhë vizatimi, letër me ngjyra, lapustila,

ngjitës, gërshërë etj.

Linja: Tematika

Page 36: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

36

Evokimi: Bisedë, stuhi mendimeshMësuesi/ja nxit nxënësit të flasin rreth festave, mendimet e të cilëve i shkruan në tabelë: - Cili nga ju mund të përmendë disa emra festash? - Çfarë marrim dhe çfarë japim për festa? - Kur është festa e nënës? - Çfarë bëni ju për festën e nënës? - A i shkruani kartolinë nënës për ta uruar? - Me çfarë pamjesh e zgjidhni kartolinën? - Cili është urimi që i bëni nënës?

vizita tortë

luleputhje

dhurata

ëmbëlsira

drekë e shijshme

Festa e nënës

Realizimi i kuptimit: Imagjinatë e drejtuarZhvillohet një bisedë me nxënësit:Sot ju vetë do të krijoni një kartolinë për nënën. Në fi llim kartolinën do ta përgatitim dhe

pastaj do ta shkruajmë. Paloseni kartonin në dy pjesë të barabarta. Kujdes! Cepat duhet të puthiten mirë. Më pas diskutohet rreth pëlqimeve që kanë nxënësit për zbukurimet që do t’i bëhen kartolinës.

Për ilustrim mësuesi/ja merr një rast, kur kartolinën do ta zbukurojmë me lule, duke i orientuar nxënësit si bëhet.

Në fi llim nxënësit zgjedhin ngjyrën e lules. Pastaj vizatojnë me laps një nga petalet e lules, (mësuesi/ja vizaton një ose disa forma në tabelë). Duke iu përmbajtur vijës së vizatuar, letra punëdore pritet me gërshërë. Në bazë të këtij modeli nxënësit presin të tjera (zakonisht edhe 4 petale të tjera), të cilat i ngjisin në kartonin e palosur. Për mesin e lules pritet një formë e rrumbullakët me ngjyrë tjetër duke e ngjitur në qendër. Pastaj, me lapostil të gjelbër vizatohet bishti i lules. Gjethet mund të priten nga letra e gjelbër dhe ngjiten në bishtin e lules.

Pasi kemi mbaruar me ngjitjet mund të vazhdohet me zbukurime të tjera. Me lapustila mund të vizatohen fi gura (simbole) të ndryshme, si: yje të vegjël, pika, vija, zemra etj., të shpërndara rreth e qark lules. Zbukurimet (pika, vija, lule të vogla, zemra etj.) mund të përdoren edhe në faqen e brendshme të kartolinës, por pa e ngarkuar shumë atë.

Pasi ka përfunduar zbukurimi i kartolinës, në faqen e brendshme të saj shkruhet urimi: “NËNË, GËZUAR FESTËN!”

Refl ektimi: Vëzhgo dhe krahasoKartolinat vendosen mbi tavolinë të hapura. Të gjithë nxënësit vëzhgojnë kartolinat e njëri-tjetrit dhe shprehin mendimet e tyre. Diskutohet rreth ngjyrave dhe estetikës së punimit, po ashtu edhe rreth urimeve dhe situatës festive të dhënies së kartolinës.

Detyrë: Bëni një kartolinë për ditëlindjen e babit.

Zhvillimi i mësimit

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve dhe formimin e kartolinës.Integrimi:Aftësim teknologjik. Përdorimi i letrës, gërshërës, ngjitëses etj.

Page 37: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

37

Mësimi 19 Tema: Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?

Teknika: E lirë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë profesionet dhe të përmendë disa prej tyre. Të përzgjedhë profesionin që i pëlqen më shumë. Të përshkruajë profesionin dhe mjetet e punës që përdoren. Të vizatojë një mjet të profesionit të zgjedhur.

Materiale ilustruese: mjete të ndryshme pune sipas profesioneve ose foto të ndryshme, vizatime.

Mjete pune: Fletore pune, letër vizatimi, laps HB, ngjyra, lapostila, pastela, ngjyra druri, akuarele etj.

Linja: Tematika

Zhvillimi i mësimit

Evokimi: Bisedë, stuhi mendimesh Njohim nxënësit me temën e mësimit (profesionet) dhe i ftojnë në një bisedë rreth

saj: Duhet të dimë se çdo punë që kryhet ka një emër. Ai quhet “profesion”. Të gjithë prindërit tuaj e kanë një profesion.

- Ç’profesion ka babi yt? Po mami? Edhe ju kur të rriteni do të keni një profesion. - A dëshironi të keni të njëjtin profesion si prindërit tuaj? (po, jo) - Çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni?Plotësojmë skemën në tabelë, duke shkruar mendimet e nxënësve.

Pasi janë zgjedhur profesionet, kërkohet përshkrimi i veshjeve dhe mjeteve që përdoren për të punuar, duke bërë dhe dallimin midis tyre.

futbollist mësues

policaviator

Profesione

kuzhinier

mjek

etj.

Realizimi i kuptimit: Imagjinatë e drejtuarNxënësit do të përqendrohen te profesioni i zgjedhur. I orientojmë ata që me vizatim

tëparaqitin kuptimin e një profesioni që iu pëlqen. Marrim rastin e nxënësit që ka zgjedhur profesionin e mjekut. Ai mund të vizatojë një njeri të veshur me përparëse të bardhë me stetoskopin e varur në qafë (ose duke vizituar një fëmijë).

Page 38: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

38

Ata që kanë dëshirën të bëhen: mësues, balerinë, kuzhinierë, aktorë etj., që të japin përshtypjen e profesionit, do të vizatojnë veten të veshur me veshjet që njihen si të profesionit përkatës, po ashtu edhe mjetet e punës apo mjedisin e punës.

Nxënësit lihen të lirë të zgjedhin profesionin që dëshirojnë.Ngjyrat përdoren sipas dëshirës.

Refl ektimi: Vëzhgo dhe krahaso. LojëVendosen punimet në tabelë dhe nxënësit vërejnë me kujdes punimet e secilit, duke

shprehur mendimet.Në vazhdim organizohet një lojë: ngrihet një nxënës para klasës dhe bën imitime me

lëvizje të një profesioni dhe shokët duhet ta gjejnë. Ai që e gjen i pari fi ton lojën. Kështu mund të vazhdohet me të gjithë nxënësit, gjithnjë në varësi të kohës.

Detyrë: Bëj një vizatim për të treguar një profesion.

Hapi I. BisedëKujtojmë se në orën e parë nxënësit janë porositur që të bëjnë nga një punim artistik

sipas dëshirës në teknikën e dëshiruar, si: pikturë (portret, peizazh ose natyrë të qetë), vizatim (me pastel, akuarel, lapostila), modelim me plastelinë, kolazh etj.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për zgjedhjet e profesioneve dhe paraqitja e tyre në vizatim.Integrimi:Gjuhë shqipe. Përshkrimi i profesionit.

Mësimi 20 Tema: Analiza e punimeve

Teknika: Bisedë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të paraqesë punimin e tij përpara klasës, duke treguar me fjalë të thjeshta teknikën, proceset dhe mjetet që ka përdorur. Të shpjegojë punën e tij e të shokut si janë përdorur elementet e artit (forma, ngjyra). Të krahasojë punimin e tij me të shokut.

Materiale ilustruese: piktura të një artisti, të nxënësve më të rritur.

Mjete pune: Fletore pune, piktura të vetë nxënësve të teknikave të ndryshme.

Linja: Analizë, vlerësim, interpretim

Zhvillimi i mësimit

Page 39: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

39

Hapi II. Diskutim - analizëPërgëzohen nxënësit për punimet e tyre, ndahen në grupe dhe nisin diskutimet rreth

llojit të punimeve. Grupi i pikturës vendos punimet para klasës në mënyrë të dukshme. Çdo nxënës i grupit bën paraqitjen e punës së vet. Flet për emërtimin e pikturës, teknikën që ka përdorur, mjetet me të cilat ka punuar. Ai fl et edhe pse i pëlqen puna e tij. Tregon edhe pëlqimet e tij për ngjyrat dhe teknikën e punës, për motivin nga i cili është frymëzuar, nga imagjinata ose jeta e përditshme.

Kështu do të veprohet për të gjitha grupet, duke prezantuar punimet dhe duke folur rreth tyre.

Nxënësit do të bëjnë krahasimin e punëve të tyre me të shokëve dhe vlerësimin e punimeve më të mira. Zgjidhen 2 ose 3 punimet më të bukura, të cilat do të vendosen në ekspozitën e shkollës.

Hapi III. Loja-problemëPunimet e nxënësve janë vendosur përpara klasës, ndërsa nxënësit janë të ulur në

bankat e tyre. U drejtohemi nxënësve: - Për të parë se sa të vëmendshëm ishit dhe sa mirë i vëzhguat punimet e

shokëve, do të bëjmë “lojën - problemë”.Jepen detaje të një punimi dhe kërkohet të gjendet autori (emri i nxënësit) dhe punimi

të cilit i përkasin ato detaje. - P.sh.: “Është peizazh, shikohet deti, qielli, dielli, çadra, por mungojnë njerëzit”.

Nxënësit shikojnë me vëmendje punimet, sepse aty mund të ketë disa peizazhe plazhi. Pasi gjendet punimi dhe autori, nxënësi del përpara klasës dhe tregon punën.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për larminë e teknikave të përdorura në punimet e tyre dhe për

mënyrën e të analizuarit të një punimi.

Integrimi:

Abetare. Zhvillimi i të folurit gjatë përshkrimit të punës, pasurimi i fjalorit shprehës nga arti fi gurativ (ngjyra, teknika, peizazhe).

Në këtë mënyrë ora fi llon duke vëzhguar punimet e nxënësve, të cilët i grupojnë ato sipas teknikës së punimit: grupi i pikturave, i skulpturave, i kolazheve etj.

Page 40: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

40

Hapi I. Nxitja Nxënësit vendosin sendet e tyre mbi bankë. Bëhet vëzhgimi i objekteve dhe u kërkohet nxënësve që të bëjnë emërtimin e tyre, ku dhe përse përdoren, pse u pëlqejnë dhe i veçojnë nga sendet e tjera etj. Pastaj biseda përqendrohet te jeta e përditshme. - Cilin objekt lojë pëlqeni më tepër? (topi, litari, kukulla, makina etj.) - Kur ju jeni në mësim, cilin objekt pëlqeni? (stilolapsin, librin etj.) - Cilat objekte ju tërheqin kur jeni në festa? (torta, fishekzjarrët, veshjet etj.) - Cili objekt na bën të dallohemi se jemi shqiptarë? (fl amuri shqiptar)Në këtë rast mund të mund të tregohet edhe një koleksion pullash ose kartolinash dhe t’u shpjegohet se ç’është një koleksion (grumbullim dhe sistemim i gjërave të pëlqyera të një lloji që kanë lidhje mes tyre).

Hapi II. VeprimtariaJu, nxënës, na treguat shumë gjëra që i keni për zemër, me të cilat luani, argëtoheni

dhe ndieni kënaqësi. Ndaj ju mund të zgjidhni objektin që ju pëlqeni dhe vizatojeni atë. Mund të përdorni mjete e materiale të ndryshme, si: lapsa, ngjyra, plastelinë, letër, gërshërë etj. Nxënësit përmendin disa prej sendeve të pëlqyera, p.sh., vajzat zakonisht pëlqejnë kukullat. (Era thotë se ka një shami të bukur të qëndisur në të katër cepat, që ia ka dhuruar gjyshja etj.), ndërsa djemtë pëlqejnë përveç lodrave edhe sende, si: çelësa, kaçavida, topin, pazëllat etj.

Lihen nxënësit të lirë të punojnë me motivin dhe teknikën që kanë zgjedhur.

Mësimi 21 Tema: Objektet e mia të preferuara

Teknika: Pikturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë objekte të parapëlqyera nga veprimtaria e jetës së tij, si: familja, mësimi, festat, loja etj. Të përdorë materiale të ndryshme për të bërë një krijim për objektin e tij të parapëlqyer. Të përshkruajë punimin e tij dhe të shokëve me fjalë të thjeshta.

Materiale ilustruese: sende të ndryshme të preferuara (koleksion pullash,

fi gurën e fl amurit kombëtar etj.).

Mjete pune: Fletore pune, lapsa, ngjyra, lapostila, pastel, letër vizatimi.

Linja: Tematika

Zhvillimi i mësimit

Page 41: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

41

Hapi III. Analizë - DiskutimPasi mbarojnë, nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë punimet dhe t`i tregojnë njëri-

tjetrit për objektet e dashura. Pyeten nxënësit për materialet e përdorura, emërtimin e objektit dhe pse i pëlqen, çfarë ka të veçantë ai etj.

Punimet vendosen në dosjen e secilit.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për shfrytëzimin e materialeve të ndryshme për të realizuar

objektin e parapëlqyer dhe për prezantimin e punimit me anë të të folurit.Integrimi:Abetare: Zhvillimi i të folurit, përshkrimi i objekteve, pasurimi i fjalorit.

Mësimi 22 Tema: Zbukurimet në arkitekturën e qytetit / fshatit tim

Teknika: Bisedë, vëzhgim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifi kojë format e artit shqiptar në vende e mjedise të ndryshme. Të dallojë anën artistike të arkitekturës e të mjedisit rrethues. Të shprehë me fjalë të thjeshta mendimin e tij për zbukurimet në arkitekturën e qytetit / fshatit ku banon.

Materiale ilustruese: Ilustrime nga vepra të ndryshme arti, pamje e foto nga qyteti.

Mjete pune: Fletore pune.

Linja: Histori dhe kulturë

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëMësuesi/ja zhvillon një bisedë të hapur me nxënësit, duke i bërë sa më pjesëmarrës

në bisedë. Të dashur nxënës, juve të gjithëve ju ka rastisur që të shikoni mjediset e qytetit kur keni dalë shëtitje me prindërit.

- A ju duket i bukur qyteti juaj? Pse? - Cilat mjedise ju pëlqejnë më shumë? - Cilat ndërtesa ju bëjnë përshtypje nga mënyra e ndërtimit të tyre? Pse? - A janë të gjitha ndërtesat njësoj? - A ju kanë bërë përshtypje disa nga ndërtesat e qendrës së qytetit janë më të zbukuruara se të tjerat? E dini për se shërbejnë ato? - A i dalloni shkollat nga ndërtesat e banimit? Nga se?

Hapi II. DiskutimeShpjegojmë se arkitektura ka të bëjë me ndërtimin, vendosjen dhe zbukurimin e

ndërtesave apo të veprave të tjera.Mësuesi/ja vendos në tabelë pamjet dhe fotot nga mjedise të ndryshme nga krahina ku

Page 42: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

42

ata jetojnë, duke ndihmuar kështu nxënësit të sjellin ndërmend mjediset e qytetit / fshatit të tyre. Në fillim bisedohet rreth pamjeve të shtëpive të vjetra të qytetit / fshatit. Aty vërehet forma e ndërtesave njëkatëshe ose dykatëshe, me çati dhe me mur rrethues e porta të mëdha.

Më pas tregohen pamje nga ndërtesat e reja. Pallatet e larta dhe të bukura të lyera me ngjyra. E veçanta qëndron në arkitekturën e ndërtimit në forma të ndryshme, gjithashtu dhe te ballkonet e zbukuruara, të cilat i japin bukuri të veçantë pallatit.

Hapi III. Mendime - krahasimeNë sajë të pamjeve që u shfaqën dhe përvojës së tyre, nxënësit nxiten që të japin

mendimin për arkitekturën e qytetit të tyre. - Cila pjesë e qytetit/fshtatit tuaj ju pëlqen më shumë? (qendra, lagja ku banon)

Hapi I. Njohja Njohim nxënësit me përmbajtjen e ekskursionit dhe rrugën që do të përshkojmë: Sot do të bëjmë një vizitë në qendrën e qytetit tonë. - E dini ku ndodhet qendra e qytetit? - Cili prej jush banon aty afër?

Mësimi 23 Tema: Vizitë në qendër të qytetit

Teknika: Eskursion

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa ndërtesa në qendrën e qytetit / fshatit. Të dallojë anën artistike të formave të jashtme të ndërtesave. Të përshkruajë duke i krahasuar ndërtesat e vjetra me të rejat.

Materiale ilustruese: Vëzhgimi i formave të jashtme të ndërtesave të vjetra e të reja.

Linja: Histori e kulturë

Zhvillimi i mësimit

Nxiten nxënësit të tregojnë për pallate të larta, për shkolla e institucione të tjera me rëndësi: spitale, dyqane, stadiume. Nxënësit tregojnë edhe për lagjen a rrugën e tyre. - Si quhet lagja jote? Ku banon ti? - Çfarë forme ka banesa ku jeton ti? Pse të pëlqen? - Çfarë e bën atë të veçantë nga banesat e tjera? (forma, ngjyrat, vendi ku është ndërtuar)

Nxënësit shprehin mendimet me një gjuhë të thjeshtë.

Vlerësimi: Vlerësohen aftësitë për të dalluar zbukurimet në arkitekturën e qytetit.Integrimi:Abetare. Aftësitë për të shprehur lirshëm, zhvillimi të folurit. Edukatë qytetare. Qyteti im.

Page 43: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

43

Hapi II. BisedëNë orën e mëparshme mësuesi/ja ju tregoi disa pamje nga qyteti/fshati dhe sot ju po

i shikoni ato vetë. Gjatë rrugës pamë ndërtesa të vjetra dhe të reja, ndërsa tani jemi në qendër të qytetit.

(Në rastin kur eskursioni bëhet në qendër të Tiranës: Përballë jush ndodhet “Pallati i Kulturës”. Këtu shfaqen koncerte të ndryshme artistike. Djathtas është “Sahati” dhe “Xhamia”. Afrohuni dhe shikoni me kujdes zbukurimet e mureve të jashtme të tyre. Më tej shikoni ndërtesat e ministrive dhe të Bashkisë së Tiranës. Ato kanë një formë të veçantë të mureve, dritareve e dyerve. Tani do të shikojmë Muzeun Historik Kombëtar. Ai duket gjigant dhe brenda tij ka sende dhe objekte të ndryshme, që fl asin për historinë e lashtë të popullit tonë. Në qendër të qytetit ju shikoni dhe Monumentin e Heroit Kombëtar, Skënderbeut. Pranë ndodhet Banka e Shqipërisë, aty ku shqiptarët mbajnë kursimet e tyre. Nxënësit ecin drejt ndërtesës së Universitetit të Tiranës. Vërejnë me kujdes formën e tij, muret, dritaret, dyert, shkallët e mëdha etj.)

Hapi III. DiskutimPas vëzhgimit nga afër të objekteve arkitekturore të qendrës së qytetit, nxënësit

fl asin, duke i emërtuar ato. - Cila ndërtesë ju duk më e bukur ose më e veçantë? Pse? - Ç’pamje kishin shtëpitë e vjetra në krahasim me të rejat? - Cila nga këto të dyja ka më shumë punë artistike në format e saj? - Çfarë të veçantash kanë ndërtesat e ministrive nga ndërtesat e tjera? (forma,

ngjyra, madhësia, dekorimet e mureve) - I vutë re muret e “Xhamisë”? Si ishin lyer ato? Po te “Sahati”, çfarë ju bëri më shumë përshtypje? Krahasoni çatitë e këtyre dy objekteve.Biseda mund të vazhdojë edhe për shumë gjëra të tjera, varet nga koha.

Do të vëzhgojmë formën e jashtme të disa ndërtesave që ndodhen në qendër të qytetit. Porositen nxënësit që rrugës të ecin të kapur përdore, dy e nga dy, të sillen mirë, të mos pengojnë kalimtarët e tjerë e të mos i largohen njëri-tjetrit.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vëzhgimin dhe përshkrimin e objekteve të qytetit, dallimin e ndërtesave, emërtimin e tyre.

Integrimi: Abetare. Zhvillimi i të folurit, pasurimi i fjalorit.Edukatë qytetare. Qyteti im, lagja ime, sjellje qytetare.

Shënim: Këtu jepet një shembull, por ora e mësimit do zhvillohet mbi bazën e banimit të nxënësve. Për këtë mësuesi/ja i del për detyrë që t’i njohë më parë nxënësit me arkitekturën e vendit ku jeton dhe më pas të sjellë shembuj nga qytete të mëdha, duke bërë krahasime (këtë mund ta realizojë nëpërmjet fi gurave të Fletores së punës ose fotove apo kartolinave që tregojnë objekte të rëndësishme arkitekturore të disa prej qyteteve tona më me traditë, duke bërë kështu edhe krahasimet për të treguar veçoritë arkitekturore të këtyre qyteteve (p.sh. Shkodër, Berat, Gjirokastër, Korçë etj.).

Kur fl asim për arkitekturën e ndërtesave në fshat duhet të kemi parasysh pamjen e ndërtesave të vjetra dhe të reja. Karakteristikë e ndërtesave të vjetra është ndërtimi me gurë, janë të ulëta (por mund të jenë edhe të larta në disa zona), me mur të trashë, me çati me rrasa guri (në Veri). Shtëpitë e reja (njëkatëshe ose dykatëshe) zakonisht ndër-

Page 44: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

44

Hapi I. BisedëZhvillohet një bisedë për të njohur nxënësit me temën e mësimit.

- Ç’ju kujton fjala profesion? - Emërtoni disa profesione. - Cili prej jush ka dëshirë të bëhet piktor kur të rritet? - Çfarë pune bën piktori? - Cilat janë mjetet me të cilat punon piktori? - Ku punon piktori? (në studio) - A keni piktura në shtëpi? Cili piktor i ka bërë?

Sot do të fl asim rreth tablosë me titull “Lojërat popullore” të piktorit shqiptar Abdurrahim Buza.

Mësimi 24 Tema: “Lojërat popullore” - Abdurahim Buza

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalët e tij tablonë “Lojërat popullore”. Të përcaktojë teknikën, format, ngjyrat, mjetet me të cilat është realizuar piktura. Të vizatojë objekte që japin formën e lëvizjes në përmasa të zmadhuara.

Materiale ilustruese: piktura përkatëse në përmasa të zmadhuara.

Mjete pune: Fletore pune, lapsa, lapostila, letër vizatimi.

Linja: Analizë, vlerësim, interpretim

Zhvillimi i mësimit

tohen me tulla, çati me tjegulla me forma të ndryshme. Modelet e shtëpive me ballkone, me shkallë të mbuluara nga jashtë, porta me avlli etj.

Edhe në qytete ka ndërtesa të reja dhe të vjetra. Ndërtesat e vjetra janë të ulëta, të ndërtuara me gurë ose tulla, të suvatuara. Spikatin modelet e ndërtesave me çardak etj. Ndërsa shtëpitë e reja janë pallate shumëkatëshe me modele dhe arkitekturë të shumëllojshme.

Si në qytet, dhe në fshat, arkitektura e ndërtesave që janë institucione pune (zyra, ministri, pallate kulture, shkolla, kopshte etj.) ndryshon nga shtëpitë e banimit. Ato zakonisht janë më të larta e më të zbukuruara se shtëpitë. Kanë dyer të gdhendura, dritare me harqe, mund të jenë të skalitura me forma të ndryshme (dekorative) të punuara me dru, mure të zbukuruara me detaje të ndryshme. Çdo element është i zbukuruar, duke përbërë kështu një tërësi arkitekturore.

Këto elemente janë të ndryshme në krahina të ndryshme, por që tregojnë se janë ndërtuar nga duar mjeshtërore e që janë perfeksionuar ndër vite. Ato janë pjesë e traditës dhe kulturës shqiptare.

Page 45: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

45

Hapi II. Diskutime - AnalizaTregojmë (në përmasa të zmadhuara)

tablonë “Lojërat popullore”, të cilën e kemi vendosur në tabelë përpara nxënësve. Pa bërë asnjë shpjegim pyesim nxënësit:

- Çfarë shikoni?U kërkojmë të përqendrojnë vëmendjen

te tabloja dhe të fl asin ashtu si e ndiejnë. Ata mund të shprehen: Ne shikojmë disa njerëz të veshur me kostume popullore, duke ushtruar lojëra të ndryshme popullore. Këta njerëz janë burra, gra dhe fëmijë.

Vëreni me kujdes. - A dini ju të luani ndonjërën prej

lojërave që shikoni në tablo? (Po, Jo) - A mund të emërtojmë disa prej

lojërave? - Çfarë ngjyrash ka përdorur piktori për të

pikturuar kostumet popullore të burrave. Po të grave? - Në cilën pjesë të kostumit të burrave ka përdorur ngjyrën e kuqe? (vetëm te brezi) - Po te kostumi i vajzave? (te shamia, te jeleku dhe përparëset) Shikoni me kujdes. - Çfarë kanë veshur në këmbë valltarët? Çfarë forme kanë këpucët dhe si quhen? - Ku i shikoni ngjyrat e ngrohta? Po ngjyrat e ftohta? - Çfarë ngjyre ka sfondi? (e gjelbër e errët) - Çfarë ngjyre quhet ajo? (e ftohtë) - Çfarë teknike ka përdorur piktori? Çfarë ngjyrash? - Çfarë mjetesh? (pikturë, ngjyra vaji, penela)Pas përgjigjeve të nxënësve (të cilët mësuesi/ja i ndihmon për detajet e veshjeve

kur nuk i njohin), mësuesi/ja bën përmbledhjen e mendimeve: Në tablo paraqiten fi gura njerëzish në lëvizje. Aty përfshihen modelet e lojërave popullore të të gjitha krahinave të Shqipërisë, gjë që piktori e shpreh edhe në llojet e kostumeve.

Flitet pastaj edhe për ngjyrat, format, teknikat, proceset, të cilat u përmendën edhe më lart.

Hapi III. Intepretim - A keni dëshirë të imitoni piktorin? Atëherë zgjidhni njërën prej fi gurave të tablosë dhe vizatojeni atë ose çfarëdolloj fi gure tjetër që jep kuptimin e lëvizjes. - Cilat janë objektet që lëvizin? (njeriu, makina, kafshët, insektet, zogu, biçikleta etj.)

Nxënësit lihen të lirë të bëjë një vizatim skicë shumë të thjeshtë.Më fund të orës diskutohet rreth skicave të nxënësve, ku secili tregon punën e tij.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të folurit rreth tablosë dhe për paraqitjen e lëvizjes me vizatim.

Integrimi:Abetare. Zhvillimi i të folurit me fjalor të thjeshtë artistik.

Page 46: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

46

Hapi I. NxitjaBëhet kontrolli i mjeteve të punës, për të cilat nxënësit janë poorsitur orën e kaluar. Secili

ka sjellë mjetet e tij të preferuara për realizimin e temës. Duke marrë për bazë dëshirën e nxënësve për teknikën që do të përdoren, grupohen nxënësit në dy grupe:

- grupi i parë, do të punojë me ngjyra në fl etë vizatimi, - grupi i dytë, do të modelojë me plastelinë.Biseda zhvillohet e përbashkët. - Cilët janë pjesëtarët e familjes sate? (unë, babi, mami, motra, vëllai) Përshkruhen të gjithë pjesëtarët e familjes nga nxënësi. - Cili është më i gjatë ju apo motra (vëllai)? - Po më i (e) shëndoshë? (Përdoren fjalët më i gjatë, më i shkurtër, më i shëndoshë,

më i dobët etj.) - A luani ju së bashku? A dilni shëtitje me prindërit?

- Çfarë ju pëlqen të bëni kur jeni të gjithë bashkë?

Hapi II. VeprimtariaMësuesi/ja udhëzon secilin grup për punën që do të kryejë. Grupi i parë, që do të përdorë teknikën e pikturës, duhet të ketë parasysh se fi gura

në fi llim duhet të vizatohet. Jepen disa udhëzime në tabelë për të vizatuar trupin e njeriut, bëhet vizatimi në tabelë, pastaj ngjyroset sipas dëshirës.

Grupi i dytë do të punojë në skulpturë. Me anë të plastelinës ata do të modelojnë trupin e njeriut (pjesëtarët e familjes). Mund të fi llohet nga koka. Çfarë forme ka ajo? Pastaj modelohet trupi dhe, më pas gjymtyrët. Me majën e lapsit do të modelohen tiparet e fytyrës etj. Figurat e modeluara vendosen mbi një fl etë kartoni.

Nxënësi i vendos fi gurat ashtu si do, duke paraqitur një moment të veçantë të jetës në familje, si: në shëtitje, në një festë, në piknik, në udhëtim, në plazh etj.

Mësimi 25 Tema: Familja ime - përmasat

Teknika: Pikturë ose skulpturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë pjesëtarët e familjes, duke përdorur konceptet: i madh, i vogël, më i gjatë se, më i shkurtër se etj. Të paraqesë me vizatim ose modelim familjen e tij. Të shprehë mendime për punën e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje e foto të pjesëtarëve të familjes, fi gura njerëzish lodër.

Mjete pune: a) Fletore pune, fl etë vizatimi, laps HB, gomë, ngjyra etj. b) plastelinë, spatul, vizore, karton etj.

Linja: Elemente dhe parime

Zhvillimi i mësimit

Page 47: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

47

Hapi III. AnalizaPunimet e nxënësve të grupit të skulpturës vendosen mbi tavolinë, ndërsa pikturat në tabelë. Nxënësit nxiten që të flasin rreth punimeve të tyre dhe të shokëve. - Çfarë ke vizatuar ti? (veten, mamin, babanë, vëllanë, motrën) - Çfarë ke modeluar ti? (pjesëtarët e familjes sime) - A keni paraqitur ndonjë moment kur keni qenë të gjithë bashkë?

- Cili është ai çast? (ditëlindja ime). - Në cilën teknikë ke punuar? (më pëlqen plastelina) Po ti? (më pëlqejnë ngjyrat)Vlerësohen punimet e nxënësve.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për aftësinë e shprehjes së ndjenjave për familjen dhe mënyra

e punimit të përmasave.

Integrimi:Abetare. Zhvillimi i të folurit, aftësitë komunikuese.Edukatë shoqërore. Unë dhe familja ime.

Mësimi 26 Tema: Maska (ora I)

Teknika: Kolazh, pikturë, vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një festë me maska ose një përrallë duke

parë foto e pamje të ndryshme. Të përzgjedhë maskën e personazhit që do të imitojë. . Të përdorë letrën për të krijuar formën artistike të maskës.Materiale ilustruese: pamje e foto të festave me maska, pamje me personazhe përrallash.

Mjete pune: Fletore pune, letër, lapsa, penela, karton me ngjyrë, maska ilustruese, tekstile, vinovil, gërshërë etj.

Linja: Histori dhe kulturë

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëZhvillojmë një bisedë rreth temës. Ndërkohë në tabelë kemi vendosur disa pamje nga festat me maska. - Çfarë shikoni në këto pamje? - Ku i keni parë këto fi gura? Cila është veshja e tyre? - Në cilin qytet të vendit tonë zhvillohet Festa e karnavaleve? - Çfarë vendosin njerëzit në fytyrë? Si bëhen maskat? Pse përdoret maska? - A dëshironi dhe ju të bëni një maskë? Maskat përdoren edhe në Teatrin e Kukullave. Aktorët maskohen si kafshët.Zgjidhni modelin tuaj. Vendosni mbi bankë mjetet e punës.

Page 48: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

48

Hapi II. Secili nga nxënësit përcakton sipas dëshirës maskën e tij (luan, lepurush, shtrigëetj.). Mësuesi/ja udhëzon hap pas hapi krijimin e maskës. Për shembull, për të bërë maskën e lepurushit do të veprojmë në këtë mënyrë: • Vendosim letrën ose kartonin e bardhë mbi bankë. • Me laps të zi vizatojmë fytyrën e lepurushit. Forma e kokës pak vezake, 2 veshë të gjatë, hundë të vogël, sy të rrumbullakët dhe gojë të hapur me dy dhëmbë të mëdhenj e të stërgjatë dhe mustaqet. • Pas skicimit, do të përdorim gërshërët për të prerë formën, duke ndjekur pjesët e vijëzuara. Mësuesi/ja i ndihmon nxënësit në prerjet e pjesëve të vështira, si: sytë, goja, hunda. • U jepet formë pjesëve anësore të maskës, bëjmë ngjyrosjen e maskës me ngjyrat që kemi menduar (lapostila, pastel apo akuarele). • Pasi bëhet ngjyrosja kartoni lihet të thahet.

Hapi III. Vëzhgohen punimet, diskutohet dhe shfaqen mendime rreth tyre për të bërë ndonjë korrigjim të vizatimit, të prerjes dhe ngjyrosjes. Tregohen si shembull punët më të mira. Punët vendosen në dosjen e secilit.

Hapi I. NxitjaVendoset mbi bankë maska e përgatitur orën e mëparshme. Vërehen me kujdes dhe rregullohet ndonjë gabim. Bisedohet me nxënësit rreth fi gurës në maskë. Figura nuk është përfunduar, sot do të punoni me tekstile e sende të ndryshme për t’i dhënë pamjen e duhur: - A ka mustaqe lepurushi? Ku? Çfarë mund të përdorim për to? (fi je) Kalohet te forma e syve, e gojës, e veshëve etj., duke mirëpritur sugjerimet e nxënësve.

Mësimi 27 Tema: Maska (ora II)

Teknika: Kolazh, pikturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të punojë në mënyrë artistike një maskë. Të përdorë letër ose tekstile të ndryshme për zbukurimin e maskës. Të imitojë një personazh karnavalesh.

Të shprehë mendime dhe vlerësim për punën e vet dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje ku demonstrohen maskat.

Mjete pune: Fletore pune, vinovil, gërshërë, tekstile, sende të ndryshme.

Linja: Histori dhe kulturë

Zhvillimi i mësimit

Page 49: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

49

Hapi II. VeprimtariaPriten me gërshërë disa fi je të zeza në gjatësi të barabartë për të bërë mustaqet e lepurushit, duke i ngjitur ato në të dyja anët e hundës. Pastaj, pritet forma vezake e syve. Po kështu, vazhdohet me gojën, hundën, dhëmbët etj. Përdoren ngjyrat për të kufi zuar formën e syve, të hundës dhe gojës së hapur. Te veshët ngjiten disa fi je të bardha nga brenda, te mjekra. Në fund vendoset llastiku për të mbajtur të puthitur maskën në kokë.

Hapi III. AnalizaNxënësit vendosin maskat e bëra vetë në fytyrën e tyre dhe bëjnë “festën me maska” në klasë. Imitohen personazhet e përrallave. Zgjiedhen disa nxënës (3-4) në juri të cilët vlerësojnë maskat dhe japin çmime për maskat që janë punuar më bukur. Nxënësit shpjegojnë se si i punuan ata maskat, çfarë materialesh përdorën, pse u

pëlqen maska e tyre.

Vlerësim:Vlerësohen për punimin e maskës dhe përdorimin e materialeve të ndryshme.

Integrimi: Abetare: Imitimi i kafshëve.

Mësimi 28 Tema: Krijimi i stampave të thjeshta

Teknika: Stampim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë mjete të ndryshme për të bërë një stampë të thjeshtë. Të krijojë një stampë me plastelinë.

Materiale ilustruese: mjete të ndryshme stampimi, modele të bëra me stampë.

Mjete pune: Fletore pune, plastelinë, patate, kunja druri, thikë ose pirun plastik, lapsa, ngjyra të ndryshme.

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaMësuesi/ja prezanton temën e mësimit. Vendosen mjetet e punës mbi bankë dhe mësuesi/ja bën një koment të vogël për të gjitha mjetet dhe përdorimin e tyre. U tregohen nxënësve mjetet e stampimit: patate, plastelinë të përgatitur dhe modele

fi gurash me stampim. Pyeten nxënësit: - A keni dëshirë edhe ju të bëni një stampë?

Page 50: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

50

Hapi III. InterpretimiMe anë të stampave të krijuara nxënësi punon i pavarur për të krijuar një punë artistike me stampa. P.sh.: Mikeli, me anë të fl amurëve me ngjyra të ndryshme krijoi një stadium ku luhen lojëra sportive. Xhesi, me anë të stampave të lules dhe fl uturës bëri një lulishte të vogël me shumë lule dhe fl utura. Ana bëri një natë me hënë dhe yje. Tedi bëri peshqit në det. Ledia bëri vjeshtën me gjethet që bien. Pra, duke përdorur stampën me ngjyra të ndryshme mund të realizohet një krijim artistik. Secili fl et për mënyrën e krijimit me stampë. Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

Hapi II. Veprimtaria Sot do të mësojmë se si bëhet një stampë e thjeshtë me plastelinë dhe me patate.Zgjidhni fi gurat që dëshironi, për shembull mund të bëjmë stampën e fl amurit (fl amur festash me formë katrore dhe trekëndore). Të gjithë e dimë formën e fl amurit dhe pjesët e tij përbërëse bishti dhe forma katrore ose trekëndore. Veprojmë së bashku. - Merrni plastelinën dhe i jepini formën e kubit. - Mbi njërën faqe vizatoni me kunja druri ose me majën e lapsit formën e fl amurit. - Pastaj, me anë të thikës ose pirunit, hiqni pjesët e tepërta të sfondit, por pa e prekur fl amurin. Pasi sigurohemi që punën e kemi kryer mirë, përdorim tempera ose akuarele (i hedhim në një enë) dhe e ngjyejmë në to stampën. Me të stampojmë në letër. Nxënësi lihet i lirë që të krijojë modele sipas dëshirës.Kështu mund të veprojmë edhe me stampën me pataten. Ajo pritet në dy pjesë vizatohet fi gura dhe gdhendet me thikë, duke lënë vetëm fi gurën. Nxënësi është i lirë të zgjedhë vetë formën e stampës që do të bëjë me pataten, e cila mund të jetë: zemër, lule, gjethe, fl utur, diell, yll, hënë etj.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë e nxënësve për të krijuar mjete stampimi dhe për realizimin e

fi guracioneve të ndryshme me stampë.

Integrimi:

Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve: plastelinë, letër, kunja; aftësia për të krijuar me to.

Page 51: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

51

Hapi I. BisedëNjihen nxënësit me temën e mësimit dhe veprën e piktorit rreth së cilës do të bisedohet. (Në Fletoren e punës nxënësit vërejnë me kujdes pikturën “Nata me hënë” e Van Gogut.) Lihen nxënësit të vëzhgojnë në heshtje pikturën dhe të shprehin mendimet e tyre.Për t’i kujtuar pyesim: - Çfarë dallojmë në një vepër arti? (teknikën, vijat, format, ngjyrat e ftohta e të

ngrohta, kontrastin, hapësirën etj.)

Hapi II. Analizë e veprës Vepra vendoset përballë nxënësve në format të zmadhuar (kopje me kompjuter, me ngjyra). Kjo që paraqitet në fi gurë është Nata me yje e piktorit Vinsent Van Gog. - Kur e shikoni këtë pikturë, çfarë ju bën më shumë përshtypje? (hëna, yjet, ngjyra blu, ngjyra e verdhë etj.) - Çfarë tregon ngjyra blu? (qiellin) - Ku është përdorur ngjyra e verdhë? (te yjet, hëna, dritat e shtëpisë etj.) - Çfarë objektesh të tjera shikoni në pikturë? (malet, pemët, ndërtesa me forma të ndryshme etj.) - Çfarë teknike ka përdorur piktori? (pikturë) - A ka përdorur vija piktori? (po) - Emërtoni disa lloje vijash që shikoni aty. (rrethore, harkore, e lakuar...) - Cilat janë ngjyrat e ftohta që ka përdorur piktori në tablo? Po ngjyrat e ngrohta? - Çfarë ju pëlqen më shumë te kjo vepër?Mësuesi/ja bën përmbledhjen e mendimeve të nxënësve për veprën, duke i saktësuar ato e duke theksuar kontrastin e ngjyrave (blu me të verdhë).

Mësimi 29 Tema: Nata me yje – Vinsent van Gog

Teknika: Bisedë e ilustruar (kontrasti në pikturë)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalë të thjeshta një vepër arti. Të analizojë një pikturë duke përmendur teknikën, formën, ngjyrat, kontrastin, hapësirën etj. Të imitojë piktorin për të bërë një krijim me ngjyra e stampa, ku kontrasti të jetë i dukshëm.

Materiale ilustruese: Vepra përkatëse ose diçka tjetër ku paraqitet kontrasti.

Punime të nxënësve më të rritur ose pamje e foto.

Mjete pune: Fletore pune, akuarel, penel, lapustila, stampa.

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Zhvillimi i mësimit

Page 52: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

52

Hapi III. Interpretim - A keni dëshirë të imitoni piktorin? (po)

- Çfarë do të ngjyrosim me ngjyrën blu? (qielli) - Po me ngjyrë të verdhë ose të bardhë? (yjet, hënën)Ngjyrosim me ngjyrën blu fl etën e vizatimit dhe e lëmë të thahet. Me laps (ose me stampë) vizatojmë yjet dhe hënën në fl etën e punëdores me ngjyrë të verdhë. Pastaj i presim me gërshërë dhe i ngjisim në qiellin blu të errët, të cilin e ngjyrosëm pak më parë. Me anë të pikave me lapostila mund të krijojmë dritën që shpërndahet rreth yjeve dhe hënës. Lihen nxënësit të lirë që të përdorin mjete e forma të ndryshme.Më pas nxënësit diskutojnë rreth punimeve. Kërkohet që të shprehet me fjalor arti si: kontrasti në krijimin tim ka dalë më i theksuar.

Hapi I. Mësuesi/ja fton nxënësit në një bisedë të këndshme rreth kafshëve.

- Çfarë dini për kafshët? - Ku jetojnë kafshët e buta? - Ku jetojnë kafshët e egra? - Pse quhen kështu?

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë shprehëse me gjuhën e artit dhe shkathtësia dhe dëshira për të

realizuar një krijim duke pasur si motiv shembullin e piktorëve të mëdhenj.Integrimi:Aftësim teknologjik: Përdorimi i letrës, stampës, gërshërës.

Mësimi 30 Tema: Kafshët

Teknika: Grafi kë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një kafshë që njeh. Të vizatojë fi gurën e një kafshe me teknikën e grafi kës. Të krahasojë për vizatimin e tij dhe të shokëve duke dhënë pëlqimin e tij.

Materiale ilustruese: pamje, fi gura kafshësh, lodra, modele të punuara me grafi kë.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB.

Linja: Lidhjet ndërlëndore

Zhvillimi i mësimit

Page 53: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

53

Shkruhen në tabelë disa emra kafshësh që thuhen nga nxënësit: ujku, dhelpra, ariu, ketri, lopa, qengji etj. - Përmendni emrat e disa kafshëve që janë personazhe përrallash.

- A keni dëshirë të vizatoni kafshën që pëlqeni më shumë?Për të vizatuar një kafshë sot do të përdorim teknikën e grafi kës, që do të thotë të

punosh vetëm me laps, pra; “bardhezi”.

Hapi II. VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit të zgjedhin kafshën që u pëlqen. Pasi përshkruhet kafsha nga ana fi zike, duke theksuar të veçantat që e dallojnë atë nga të tjerat, vendosim nxënësit në punë për të vizatuar me laps. Këshillohen nxënësit që vizatimi të mos jetë në përmasa shumë të vogla, por mesatare. Gjatë punës nxënësit mbështeten te fi gurat, fotot ose kafshët-lodra që kanë marrë me vete dhe që i kanë mbi bankë, por mund të shfrytëzojnë edhe imagjinatën e tyre. Lodrat e pelushit që janë pak më të mëdha vihen para klasës, në mënyrë të dukshme për të gjithë, e që mund të shërbejnë si modele. Këshillohen nxënësit që, për të vizatuar gëzofi n e kafshëve duhet të përdorin llojin e vijave ose të pikave që kanë mësuar më parë. Vizatimi bëhet vetëm me laps të zi. Kujtohen nxënësit që të vendosin theksin me anë të vijave ose edhe me dritëhije te sytë, hunda, veshët, te këmbët, vijat e gëzofi t etj.

Hapi III. AnalizaTë gjithë nxënësit vendosin vizatimet e tyre në këndin e klasës. Vizatimet vërehen nga nxënësit dhe lihen të lirë të bisedojnë për to, duke dhënë mendimet e tyre. - Cila është kafsha që ke vizatuar ti Kristi? - Çfarë di ti për të? Si i ka sytë? Veshët? Bishtin? etj. - Çfarë teknike ke përdorur? (grafi kë)Pse të pëlqen?Kështu mund të pyeten të gjithë nxënësit. Gjithashtu, nxënësit pyeten për të dhënë pëlqimin e tyre për vizatimet më të mira. Ato vendosen në ekspozitën e klasës.Punimet vendosen në dosjen e secilit.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë e nxënësve për përdorimin e teknikës së grafi kës dhe elementet

e saj: theksi, vijat etj.

Page 54: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

54

Hapi I. NxitjaNxënësit janë porositur të sjellin figura ose merimangë-lodër. Mësuesi/ja vendos

pamjet në tabelë ose e vizaton atë. Kështu nis biseda me nxënësit. - A keni parë merimanga? Ku? (në revista, në përralla, në televizor, në natyrë) - Si e kanë trupin to? Sa këmbë kanë? - Çfarë ngjyre e ka trupin merimanga? - Si e thurin rrjetën? Ç’formë ka ajo? - Si ushqehet? A dini ndonjë përrallë për merimangat?

Hapi II. VeprimtariaNe sot do të punojmë merimangën dhe rrjetën e saj. Thamë se merimangat mund

të jenë të zeza, të bardha, gri ose kafe e errët. Mbi letrën e punëdores (të zezë, gri, kafe) vizatojmë merimangën. Forma e kokës së merimangës është pak a shumë e rrumbullakët, ndërsa trupi në formë vezake, këmbët janë të holla.

Mësuesi/ja bën vizatimin në tabelë, duke shpjeguar format e trupit të merimangës, pastaj e vizaton në letër dhe bën prerjet që nxënësit të shikojnë dhe ta kuptojnë më mirë.

Këshillohen nxënësit që të punojnë me kujdes me gërshërët.

Hapi III. AnalizëFormat e prera të merimangës vendosen në dosje, së bashku me fl etën e vizatimit,

pasi është biseduar me nxënësit rreth modelit të krijuar. Punimi: “Merimanga në rrjetë” do të përfundohet orën e dytë.

Mësimi 31 Tema: Merimanga dhe rrjeta (ora I)

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë merimangën duke e parë në fi gurë. Të krijojë me letër punëdore merimangën. Të vlerësojë punën e tij dhe të shokut, duke bërë krahasime.

Materiale ilustruese: foto, merimangë-lodër.

Mjete pune: Fletore pune, gërshërë, letër punëdore, letër vizatimi, vinovil, laps, ngjyra, pamje të ndryshme.

Linja: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Zhvillimi i mësimit

Page 55: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

55

Hapi I. NxitjaVendosen mbi bankë mjetet e punës, fl eta e vizatimit dhe mbi të, forma e prerë e

merimangës. Bisedohet rreth tyre. Korrigjohet ndonjë gabim që është bërë në prerjen e formës së merimangës. Nxiten nxënësit të fl asin për rrjetën e saj.

Dikush nga nxënësit mund të ngrihet dhe me ndihmën e mësuesit/es vizaton në tabelë rrjetën e merimangës që mund të ketë parë.

Mësimi 32 Tema: Merimanga në rrjetë (ora II)

Teknika: Aplikacion

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vizatojë me anë të vijave rrjetën e merimangës. Të përdorë vinovilin për të ngjitur formën e prerë të merimangës mbi rrjetë. Të fl asë për punimet, duke bërë krahasime dhe vlerësime.

Materiale ilustruese: foto të merimangës në rrjetë.

Mjete pune: Fletore pune, vinovil, lapostila, gërshërë etj.

Linja: Lidhjet ndërlëndore

Zhvillimi i mësimit

Hapi II. VeprimtariaNxënësit nisin vizatimin mbi fl etën e bardhë me laps të zi. Caktohet një pikë në mes

të fl etës. Nga kjo pikë hiqen disa vija të tjera si rreze. Pastaj, vizatohen vija të tjera, që i presin vijat (rrezet), duke ardhur rreth e qark nga qendra, në skaje. Pasi kemi vizatuar me laps rrjetën, marrim lapostilën me ngjyrë gri, kafe ose të zezë dhe e kalojmë mbi vijat e lapsit. Pastaj, me anë të vinovilit, ngjisim merimangën në pozicionin që e duam. Mund të ngjiten edhe dy merimanga me ngjyra të ndryshme ose edhe ndonjë insekt tjetër që merimanga përdor si ushqim.

Hapi III. AnalizaPunimet e nxënësve vendosen në murin e klasës dhe soditen me vëmendje nga të

gjithë nxënësit.Diskutohet dhe jepen mendime për punët e secilit. - Cila punë ju pëlqen më shumë? Pse? - Çfarë vijash përdorët për të vizatuar rrjetën? (e drejtë, e thyer) - Çfarë mjetesh përdorët për të realizuar këtë krijim? Përzgjidhen krijimet më të mira.

Page 56: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

56

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë për përdorimin e mjeteve të punës dhe krijimin e fi gurës së

merimangës në mënyrë artistike.Integrimi:Aftësim teknologjik: Përdorimi i letrës, gërshërës, vinovilit.Abetare: Tregimi i ngjarjeve që kanë të bëjnë me personazhin.

Për mësuesit që janë të pasionuar për orën e Edukimit fi gurativ. Tema Merimangadhe rrjeta mund të realizohet kështu:

Në një fl etë kartoni me ngjyrë të errët: të zezë, blu, të gjelbër, një pamje natyre, p.sh., degë peme (sfondi sipas dëshirës) me anë të vinovilit vizatohet rrjeta e merimangës, mbi të ngjitet merimanga e prerë dhe lihet të thahet. Vinovili kur thahet, krijon transparencë dhe volum dhe kështu jepet ideja e fi jeve të holla dhe të tejdukshme të merimangës. Po ashtu, merimangës mund t’i ngjiten fi je me ngjyra, për të krijuar pushin e lëkurës së saj.

Më lart nuk është trajtuar ky model, sepse nxënësit janë të vegjël dhe nuk punojnë aq mirë sa do të duhej me “vinovilin”. Lihet sipas dëshirës.

Mësimi 33 Tema: Gjëza fi gurative

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë me kujdes të dhënat, për të gjetur fi llimin e punës. Të bashkojë pikat me vija, sipas rregullit. Të zbulojë gjëzën fi gurative, duke e emërtuar dhe të fl asë për të. Të diskutojë me shokët duke shkëmbyer përvojë.

Materiale ilustruese: pamje me gjëza fi gurative nga revistat për fëmijë, pazëll, gjëza e përgatitur në fl eta për të gjithë nxënësit.

Mjete pune: Fletore pune, laps, ngjyra.

Linja: Analiza, vlerësime, Interpretime

Hapi I. Nxitja Nxitim bisedën me nxënësit, duke paraqitur temën e mësimit. U tregojmë nxënësve një pazëll (lojë formuese me fi gura). Pyesim: - A dini të luani me pazëll? - Çfarë keni zbuluar nga kjo lojë? (fi gurën që fshihet tek ato) - Çfarë fi gurash keni ndërtuar me pazëll? - A ju pëlqen kjo lojë?Tregojmë fi gura nga revistat që janë krijuar me pika dhe vija. Nxënësit tregojnë se këto i kanë parë dhe punuar në revista dhe te libri i matematikës. - A ju pëlqejnë vizatimet me gjëza?

Zhvillimi i mësimit

Page 57: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

57

Hapi II. VeprimtariaShpërndajmë mbi bankë fl etët e përgatitura për secilin nxënës me gjëzën fi gurative. - Atëherë, më thoni çfarë shikoni në fl etë? (pika, numra, shkronja)Kjo është një gjëzë.

Shikoni me vëmendje, nga duhet të fi llojmë punën? Çdo pikë do të bashkohet me një tjetër me anë të një vije, të gjitha pikat do të bashkohen me vija dhe, në qoftë se do të ndjekim rregullin e duhur, do të formohet një fi gurë. Në qoftë se gabojmë rregullin, fi gura nuk del e saktë dhe gjëza nuk zbulohet. Nxënësit duhet të gjejnë se puna fi llon nga pika me numrin 1 2 e me radhë. Pasi mbaron lidhja e pikave dhe gjëza zbulohet, nxënësit lihen të lirë që ta ngjyrosin sipas dëshirës.

Hapi III. Analiza Nxënësit vështrojnë punët e njëri-tjetrit dhe japin mendimet e tyre. Pyesim: - Cili ishte rregulli i gjëzës? - Çfarë fi gure formuat? - Pse Albit nuk i ka dalë mirë fi gura? (Ai ka gabuar te pika 8...) - A ju pëlqen gjëza? Çfarë dini për gjëzën?Përzgjidhen punët e realizuara më mirë nga bashkimi i vijave dhe ngjyrosja.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë dhe intuita e fëmijëve për të zgjidhur enigmën.Integrimi:Matematika: Vijat, format, numrat, rregullat e gjëzës.

Page 58: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

58

Hapi I. Nxitja Nxënësit janë porositur një ditë më parë që të sjellin libra ose revista me përralla, lodraose kukulla që simbolizojnë një personazh përralle, të cilat i vendosin mbi bankë.Rreth tyre nis biseda e nxitur nga pyetjet: - A ju pëlqejnë përrallat? Çfarë mësoni prej tyre? - Në cilën lëndë keni mësuar të lexoni përralla? - Cilat përralla dini të tregoni? - Cilat janë personazhet e saj? - Cili personazh ju pëlqen më shumë? Pse?Shfl etohen revistat dhe librat që nxënësit kanë sjellë.

Hapi II. VeprimtariaJu shikoni se çdo libër që tregon një përrallë shoqërohet me ilustrime të personazheve ose vendeve ku zhvillohet ngjarja. - A do t’ju pëlqente një libër përrallash pa ilustrime? Pse? Tani do të bëjmë së bashku një ilustrim përralle. Zgjidhni përrallën dhe personazhin që doni të vizatoni. Disa nga personazhet mund të jenë: Kësulëkuqja, ujku, Borëbardha, xhuxhët etj.Nxënësit vizatojnë në fl etën e vizatimit dhe më pas e ngjyrosin me ngjyrat që duan.Gjatë punës, mësuesi/ja i udhëzon nxënësit dhe i këshillon sipas rastit të vështirësisë që ata mund të hasin.

Hapi III. AnalizaSecili prej nxënësve fl et për ilustrimin, tregon pse ka zgjedhur atë personazh dhe atë përrallë dhe çfarë i pëlqen aty. Gjithashtu do të tregojë teknikën e përdorur, llojet e vijave dhe ngjyrat.Pas kësaj diskutohet për lidhjet midis artit fi gurativ dhe lëndëve të tjera. Punimet e nxënësve vendosen në dosjet e secilit.

Mësimi 34 Tema: Ilustrimi i një përralle

Teknika: Teknikë e lirë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifi kojë disa personazhe nga përralla të ndryshme. Të bëjë një ilustrim nga përralla që i pëlqen.

Materiale ilustruese: libra e revista me përralla.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, lapustila, akuarele etj.

Linja: Lidhjet ndërlëndore

Zhvillimi i mësimit

Page 59: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 1”

59

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë për të zgjedhur personazhin dhe dhënien e cilësive të tij në

përshtatje me përmbajtjen.Integrimi:Abetare: Zhvillimi i të folurit, analiza e personazheve.

Objektivat. Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë krijimet më të bukura për në ekspozitë, të bëra gjatë vitit shkollor. Të zbukurojë punimet me kornizë. Të vendosë punimet në ekspozitë sipas një rregulle dhe kulture estetike. Të diskutojë dhe të vlerësojë punimet e ekspozuara.Mjete pune: Punimet e nxënësve gjatë vitit, letra me ngjyra, ngjitëse, ngjyra etj.

Mësimi 35 Tema: Ekspozita e klasës (orë e lirë)

Hapi I. NxitjaNxirren punimet e nxënësve nga dosjet dhe vendosen mbi tavolinat e tyre. Vështrohen me kujdes nga shokët dhe mësuesi/ja. Bëhet përzgjedhja e punimeve, të cilat do të vendosen në ekspozitë. Zgjedhja e punimeve bazohet në vizatimin e saktë, ngjyrat, teknikat e ndryshme të përdoruara etj.

Hapi II. VeprimtariaPunimet e zgjedhura mund të vihen në korniza të bëra me karton me ngjyra ose letër punëdore. Vendoset piktura mbi karton, duke e ngjitur me vinovil, pastaj kartoni pritet, duke lënë 2 cm anash pikturës. Kjo është korniza më e thjeshtë për nxënësit. Korniza prej kartoni mund të vishet me letër me ngjyra para se të ngjitet me pikturën.

Hapi III. AnalizaVendosja e punimeve në ekspozitë do të bëhet sipas teknikave (peizazhet, natyrat e qeta, portretet, vizatimet, skulpturat, kolazhet etj).Të gjithë nxënësit japin kontributin e tyre që ekspozita të dalë sa më e bukur dhe tërheqëse. Në ekspozitë përfshihen punimet e të gjithë nxënësve, të çfarëdolloj niveli.

Hapi IV. Nxënësit luajnë rolin e vizitorit duke bërë “Turin e galerisë”. Ato do të bëjnë edhe ftesa për nxënësit e klasave të tjera, për të parë ekspozitën e tyre.Bëhen diskutime dhe vlerësime për punimet e nxënësve në veçanti.

Zhvillimi i mësimit

Page 60: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

60

Edukim figurativ

2

Page 61: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

61

Nr.

Tem

a m

ësim

ore

Obj

ektiv

atLi

nja

Tekn

ikaM

jete

tO

rë1

Vija

t, llo

jet e

vija

veTë

për

dorë

lloje

vija

sh p

ër

të k

rijua

r fi g

ura

e ob

jekt

e.El

emen

te d

he p

arim

eBi

sedë

Laps

, lap

ostila

, pen

el,

akua

rele

1 or

ë

2Vi

zatim

i i një

peiz

azhi,

dis

kutim

dhe

vler

ësim

i efe

ktit

të vi

jave

Të sh

pjego

jë ef

ektin

e vi

jave

në kr

ijimin

e tij.

Elem

ente

dhe

par

ime

Viza

timLe

tër v

izatim

i, la

psa,

pa

stel

a, a

kuar

ele

etj.

1 or

ë

3Pe

izazh

Të v

izato

jë n

jë p

eiza

zh m

e im

agjin

atë

duke

për

doru

r llo

je v

ijash

dhe

kom

bini

me

ngjyr

ash.

Elem

ente

dhe

par

ime

Viza

timLa

ps, l

apos

tilë, p

aste

la e

tj.1

orë

4Di

skut

im p

ër p

unën

Të p

ërsh

krua

jë p

unën

e ti

j dh

e të

sho

kut,

përd

orim

in

e lin

jave

dhe

të n

gjyr

ave.

Anal

izë, i

nter

pret

im,

vlerë

simBi

sedë

1 or

ë

5Ko

lazh

me

form

a or

gani

ke

dhe

gjeo

met

rike

Të k

rijoj

ë nj

ë ko

lazh

me

form

at o

rgan

ike d

he

gjeo

met

rike.

Elem

ente

dhe

par

ime

Kola

zhLe

tra m

e ng

jyra,

gër

shër

ë,

ngjitë

s et

j.2

orë

6Sh

tëpi

a m

e le

tër

– tre

përm

asor

eTë

krij

ojë

obje

kte

trepë

rmas

ore

në le

tër.

Elem

ente

dhe

par

ime

Tekn

ikë e

rzie

rLe

tër k

arto

ni, t

ela,

ngj

itës

etj.

2 or

ë

P

rogr

ami s

inteti

k dhe

anali

tik i l

ëndë

s

E

dukim

fi gur

ativ I

I

35 j

avë x

1 or

ë/jav

ë = 35

orë

1. Ba

za m

ateria

le, pr

oces

e, tek

nika

4

orë

2. El

emen

te dh

e par

ime

17

orë

3. Te

matik

a

3

orë

4. Hi

stori d

he ku

lturë

4 or

ë5.

Anali

zë, in

terpr

etim,

vler

ësim

3

orë

6. Lid

hja nd

ërlën

dore

me j

etën d

he m

jedisi

n

3 o

rë7.

Orë n

ë disp

ozici

on

1

orë

Page 62: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

62

7Kë

shtje

llaTë

iden

tifi k

ojë

kara

kter

istika

t e v

eçan

ta

të k

ësht

jella

ve n

ëpër

mje

t m

odel

imit.

Hist

ori d

he k

ultu

rëSi

pas

dësh

irës

Plas

telin

ë1o

8Ko

mpo

zim m

e ka

fshë

Të k

rijoj

ë fi g

urën

e n

kafs

he p

ërm

es te

knikë

s së

ko

lazh

it.

Elem

ente

dhe

par

ime

Kola

zhCo

pa, p

enj,

pam

buk,

ng

jitëse

1 or

ë

9Ng

jyra

të n

groh

ta d

he të

fto

hta

Të id

entifi

koj

ë ng

jyrat

e

ngro

hta

dhe

të ft

ohta

dhe

ef

ekte

t e ty

re.

Elem

ente

dhe

par

ime

Bise

dëAk

uare

le1

orë

10Pe

izazh

vje

shte

Të p

ërdo

rë n

gjyr

at e

ng

roht

a dh

e të

ftoh

ta n

ë nj

ë pe

izazh

vje

shte

.

Baza

mat

eria

le, p

roce

se

e te

knika

Akua

rele

2 or

ë

11Pe

izazh

dim

riTë

për

dorë

tekn

ika të

nd

rysh

me

për t

ë ng

jyros

ur

peiza

zhin

.

Baza

mat

eria

le, p

roce

se

e te

knika

Bise

dëLa

post

ila, a

kuar

ele

etj.

2 or

ë

12“M

otra

Ton

e”, K

olë

Idro

men

oTë

ana

lizoj

ë dh

e vle

rëso

një

vepë

r arti

.Hi

stor

i dhe

kul

turë

Ilust

rim1

orë

13Fë

mijë

t në

rresh

tTë

viza

tojë

fëm

ijët n

ë rre

sht n

ë m

ënyr

a të

nd

rysh

me.

Elem

ente

dhe

par

ime

Lapo

stila

ose

laps

a m

e ng

jyra

2 or

ë

14O

bjek

te s

imet

rike

me

letë

r të

pre

rëTë

krij

ojë

fi gur

a sim

etrik

e m

e le

tër.

Elem

ente

dhe

par

ime

(bar

aspe

sha)

Letra

me

ngjyr

a, la

psa,

rshë

rë1

orë

15Bi

sedë

për

një

vepë

r ar

ti: “N

ëna

me

dy fë

mijë

” Ab

durra

him B

uza

Të vë

zhgo

jë pë

r të

kupt

uar

“thek

sin” n

ë një

tablo

.El

emen

te d

he p

arim

e (th

eksi)

Bise

dëIlu

strim

e1

orë

16Na

taTë

krij

ojë

kont

rast

përm

jet n

gjyr

ave.

Elem

ente

dhe

par

ime

(kon

trast

i)Te

mpe

ra2

orë

17Nj

ohja

me

mot

ive

popu

llore

qilim

at

shqi

ptar

ë

Të d

allo

jë s

tile d

he te

knika

ndr

yshm

e në

pun

ime

qilim

ave

shqi

ptar

ë.

Lidhja

ndë

rlënd

ore

me

jetën

dhe

mjed

isin

Bise

dë e

ilu

stru

arIlu

strim

e, a

lbum

e1

orë

Page 63: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

63

18Kr

ijim d

ekor

ativ

me

mot

iveTë

shp

jego

jë p

ërm

bajtje

n dh

e m

otivi

n në

krij

imin

e

tij.

Elem

ente

dhe

par

ime

(har

mon

ia)

Viza

timLa

psa,

lapo

stila

2 or

ë

19Po

rtret

i i Sk

ënde

rbeu

t në

pikt

urë

dhe

skul

ptur

ëTë

ana

lizoj

ë fo

rmën

, te

knikë

n, n

gjyr

at n

ë nj

ë ta

blo.

Anal

iza, i

nter

pret

imi,

vlerë

simi

Bise

dëIlu

strim

e m

e ve

pra

nga

auto

rë të

ndr

yshë

m1

orë

20Vi

zitë

në G

aler

inë

e Ar

teve

Të b

ëjë

lidhj

en e

edu

kimit

fi gur

ativ

me

hist

orin

ë dh

e ku

lturë

n.

Hist

ori d

he k

ultu

rëEk

skur

sion

1 or

ë

21Po

rtret

e m

e ve

shje

ndry

shm

eTë

për

cakt

ojë

ndry

shim

et

në p

ortre

te e

ves

hje.

Hist

ori d

he k

ultu

rëE

lirë

1 or

ë

22Kr

ijimi i

një

revis

teTë

krij

ojë

një

revis

të d

he

të s

hpje

gojë

tem

atikë

n e

saj.

Tem

atika

E pë

rzie

rFl

etor

e, fo

to n

ga re

vista

ndr

yshm

e, p

unim

e të

nx

ënës

ve

2 or

ë

23Pl

anim

etria

e s

htëp

isë o

se

e sh

kollë

sTë

viza

tojë

pla

nim

etrin

ë e

shko

llës

me

anë

simbo

leve

.

Tem

atika

E pë

rzie

rFl

etor

e, fo

to n

ga re

vista

ndr

yshm

e, p

unim

e të

nx

ënës

ve

1 or

ë

24Ilu

strim

i i nj

ë pë

rralle

Të s

hfry

tëzo

jë im

agjin

atën

r të

ilust

ruar

një

rrallë

.

Lidhja

ndë

rlënd

ore

me

jetën

dhe

mjed

isin

Past

ela

1 or

ë

25Di

skut

im-s

hpje

gim

dhe

m

broj

tja e

pun

ësTë

ana

lizoj

ë, m

broj

te d

he

vlerë

sojë

pun

ën e

tij.

Anal

izë, i

nter

pret

im,

vlerë

simBi

sedë

Krijim

et e

nxë

nësv

e1

orë

26Kr

ijim, d

uke

iu re

feru

ar

mje

disit

na rr

etho

nTë

bëj

ë nj

ë kr

ijim p

ër

mje

disin

, mbë

shte

tur n

ë dë

shirë

n dh

e pë

rvoj

ën e

tij.

Lidhja

ndë

rlënd

ore

me

jetën

dhe

mjed

isin

Tekn

ikë e

rzie

r1

orë

ëO

rë n

ë di

spoz

icion

1 or

ë

Page 64: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

64

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Bisedë, veprimtari praktike

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë e të emërtojë llojet e vijave duke demonstruar. Të krijojë fi gura duke përdorur vija të ndryshme. Të shpjegojë efektin e vijave në krijimin e tij dhe të shokëve.

Materiale Ilustruese: Modele vizatimi për të dalluar vijat.

Mjetet e punës: Fletore pune, laps, pastela, penela, akuarele etj.

Hapi I. Nxitja - A ju pëlqen të bëni fi gurë në xhamin me avull? Ç’fi gura bëni?

Del një nxënës në tabelë dhe vizaton rreth e qark formën e pëllëmbës. Mësuesi/ja e pyet: - Ç’lloj vije përdore?

- Po nëse një pulë i ka këmbët me baltë, ç’lloj gjurme lë mbi dysheme? (e vizaton) - Ç’lloj vije përdorëm?Bëjmë një re dhe shiun (me vijë të ndërprerë) ose yllin dhe hënën.

- Ç’lloj vijash përdorëm në të dyja rastet?Së bashku me nxënësit rikujtojmë njohuritë e marra rreth llojeve të vijave duke i

demonstruar në tabelë. -Nga klasa e parë ju keni mësuar të vizatoni disa lloje vijash. Cilat janë ato?-Pra, vijat janë të ndryshme. Edhe mjetet që përdorim për të bërë vijat janë të

ndryshme, p.sh.: lapsi e bën vijën të hollë, pasteli më të plotë, ndërsa peneli më të trashë. (Këto vija demonstrohen nga mësuesi/ja në letër.)

Hapi II. VeprimtariaMe anë të vijave të ndryshme ne krijojmë fi gura të ndryshme. - Përdorim vijat e drejta për të vizatuar rrugën, shinat e trenit, ndërtesat etj. - Përdorim vijën e lakuar të mbyllur për të vizatuar diellin, frutat, topin etj. - Përdorim vijën e thyer të mbyllur për të vizatuar fi gura gjeometrike: katrorin,

trekëndëshin etj. - Përdorim vija zigzage, për të vizatuar majat e maleve etj. - Përdorim vija të lakuara e të trasha (me pastela), për të vizatuar ylberin etj.Kështu mund të vazhdohet të konkretizohen llojet e vijave në fi gura të ndryshme, të

cilat nxënësi i zgjedh sipas dëshirës. Vizatimet mund të bëhen me lapostila me ngjyra.

Mësimi 1 Tema: Llojet e vijave

Zhvillimi i mësimit

Page 65: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

65

Hapi III. AnalizaNxënësit do të diskutojnë për përdorimin e llojeve të vijave në vizatimet e tyre. Duke

i interpretuar figurat që ata kanë realizuar, duhet të thonë për secilën se ç’vija kanë përdorur dhe pse. Ata mund të shprehen: “Kam përdorur vijën e lakuar në vizatimin e hënës, vijën e drejtë në vizatimin e rrugës” etj., vijën e lakuar në vizatimin e lumit.”

- A mund të vizatojmë retë me vijë të thyer? - A mund të vizatojmë ylberin me vija të drejta? Pse? (nuk i përshtatet formës) etj.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për emërtimin e saktë të vijave dhe përdorimin e saktë të tyre

në krijimin e fi gurave.

Integrimi:Matematikë: llojet e vijave, fi gurat gjeometrike.Matematikë: përdorimi i llojeve të vijave dhe të fi gurave gjeometrike.

Detyrë: Duke përdorur vija të ndryshme bëni tri lloje gjethesh: - gjethen e zambakut, - gjethen e kumbullës, - gjethen e rrushit.

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë lloje të ndryshme vijash për të vizatuar objekte. Të vizatojë një peizazh me anë të vijave. Të shpjegojë si janë përdorur vijat dhe të tregojë efektin e tyre në vizatimin e objekteve në punën e tij dhe të shokut.

Materiale ilustruese: Peizazh me lapostila ku vijat të jenë të dallueshme.

Mjetet e punës: Fletore pune, letër vizatimi, lapsa, pastela, penel, akuarel etj.

Mësimi 2 Tema: Vizatim i një peizazhi

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaBisedohet me nxënësit rreth llojeve të vijave dhe efektin që japin ato në krijimin e

formave të objekteve. - Peizazhet e cilës stinë ju pëlqejnë më shumë? Pse?

- Cila stinë ka më pak ngjyra? Pse? - Çfarë vijash përdorim për të vizatuar një pemë në dimër?

Page 66: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

66

Hapi II. VeprimtariaKlasa ndahet në dy grupe. - Grupi i parë, me pastela ose lapostila, do të vizatojë një ditë me shi. Mendoni se shiu bie mbi një fushë me bar. Çfarë ngjyre dhe forme ka bari?Me pastelin e gjelbër vizatohen fi jet e barit në forma dhe pozicione të ndryshme:

të lakuara, të përthyera, të drejta, të shkëputura, duke krijuar larmi vijash. Mund të përdoren 2-3 ngjyra të gjelbra. Me pastelin e kaltër ose gri vizatohen pikat e shiut që mund të jenë vija të drejta, të shkëputura, pika të ndryshme etj. Po ashtu mund të vizatohen çadra, pellgu etj.

- Grupi i dytë do të punojë me penel dhe akuarel. Mbi kartonin e përgatitur më parë me ngjyrë gri ose me blu (jo shumë të errët) do të vizatohet me penel një ditë dimri me dëborë. Si janë pemët në dimër? Pse?

Merrni me penel ngjyrën kafe dhe me vija të trasha vizatoni trungun e pemëve, pastaj me majën e penelit vizatoni degët e pemëve të zhveshura me vija më të holla. Pastrojeni penelin dhe ngjyjeni në të bardhë. Duke çukitur me majën e penelit mbi letër bëni fl okët e dëborës që mbulojnë vendin gjithandej. Mund të vizatoni edhe një njeri prej dëbore.

Hapi III. AnalizaDrejtohen nxënësit të fl asin rreth efektit të vijave në peizazhet e tyre.

- Çfarë vijash përdorët për të vizatuar shiun? - Çfarë vijash punuat me penel? (e trashë, e drejtë)

- A mendoni se vijat ndikojnë në krijimin e formave të ndryshme? - Çfarë ndieni kur punoni me vijat për të ndërtuar në fi gurë? (kënaqësi) - A ndikojnë mjetet e punës për të ndërtuar vija të ndryshme? Tregojini ato në punën tuaj.

Vlerësimi:Nxënësit vlerësohen mbi bazën e përdorimit të vijave dhe të mjeteve në krijimin e

fi gurave në një peizazh, për përcaktimin e efektit të vijave në krijim.

Integrimi:Matematikë: Përdorimi i llojeve të vijave.Gjuhë shqipe: Të shprehurit qartë dhe saktë në përshkrimin e punës së tyre.

Detyrë: Nxënësit mund të zgjedhin sipas dëshirës njërën prej temave. 1. Vizatoni qytetin duke përdorur vetëm vija të drejta. 2. Vizatoni fshatin duke përdorur vetëm vija të lakuara.

- Si mund ta vizatojmë shiun? - Çfarë vijash përdoren për të vizatuar retë? Po ylberin? - Si mund ta vizatojmë dëborën? Çfarë vijash duhen përdorur? - Çfarë vijash dalloni te njeriu prej dëbore? (ilustrohen të gjitha në tabelë)

Page 67: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

67

Linja Elemente dhe parime

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë elemente të natyrës me fjalë të thjeshta. Të vizatojë një peizazh duke përdorur imagjinatën. Të shpjegojë format dhe ndjesitë që krijohen me anë të vijave dhe ngjyrave të kombinuara.

Materiale ilustruese: kartolina, foto, pamje të ndryshme nga natyra.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, lapostila, pastel etj.

Hapi I. NxitjaNxiten nxënësit të fl asin për natyrën. - Çfarë shikoni në natyrë? - Ç’pamje ju ka bërë përshtypje dhe ju ka lënë mbresa?

Në tabelë vendosenr disa pamje që tregojnë natyrën. Përshkruhen ato nga nxënësit me fjalë të thjeshta.

Mjafton që nxënësi të radhitë disa elemente të natyrës, si: mali, pema, fusha, shtëpia, deti, varkat, zogjtë dhe të mendojë se si t’i vendosë në peizazh etj.

Mësimi 3 Tema: Peizazh

Zhvillimi i mësimit

Hapi II. VeprimtariaTheksojmë se me anë të vijave mund të krijojmë format e objekteve të natyrës, të

cilat do të përfshihen në peizazh. Atëherë, çfarë vije përdorim për të vizatuar malin, pemën, fushën, lulen etj.?

Udhëzojmë nxënësit që të vizatojnë një peizazh, duke u bazuar në përvojën dhe imagjinatën e tyre. Në fi llim do të përdoret lapsi për të vizatuar peizazhin. Pastaj do të bëhet ngjyrosja e tij me ngjyrat e duhura. Theksohet që të ruhet forma e objektit edhe gjatë ngjyrosjes, të bëhen kombinime ngjyrash. Nxënësi mund ta emërtojë krijimin e tij sipas dëshirës: Peizazh vere, Në plazh, Piknik në malin e Dajtit etj.

Hapi III. AnalizaVëzhgohen punimet e njëri-tjetrit nga vetë nxënësit dhe jepen mendime.Secili shpjegon punën e vet, duke treguar ç’lloje vijash e, ngjyrash ka përdorur dhe

ndonjë element që i pëlqen më shumë.- Çfarë ndien kur shikon një peizazh?

Bëhen vlerësime nga vetë nxënësit për peizazhin më të bukur.Punët më të bukura vendosen në ekspozitën e klasës.

Page 68: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

68

Linja: Analizë, interpretim, vlerësim

Teknika: Bisedë

Objektivat: Në fund të orës së nësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë një punë artistike me syrin e piktorit. Të diskutojë për teknikën, llojet e vijave, ngjyrat, idetë dhe emocionet që përcjellin ato në një krijim artistik. Të krahasojë punën e tij me të shokut duke i analizuar ato. Të vlerësojë punën e tij dhe të shokut duke bërë analizën.

Materiale ilustruese: Krijime të nxënësve.

Hapi I: NjohjaU shpjegojmë nxënësve se do të bëjmë diskutimin, analizën dhe vlerësimin e

krijimeve të tyre me syrin e piktorit.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin e bukur të elementeve të peizazhit, për ngjyrat

dhe realizimin e punës.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i natyrës dhe i ndjesisë që krijon ajo kur e vizatojmë.

Detyrë: Vizatoni një peizazh që ju pëlqen dhe silleni në klasë.

Mësimi 4 Tema: Diskutim për punën

Zhvillimi i mësimit

Syri i piktorit vëzhgon: teknikën, ngjyrën, vijat, hapësirat, saktësinë e vizatimit etj.

Punimet vendosen në mur ose tabelë, në vend të dukshëm nga të gjithë, të grupuara sipas tematikës, p.sh.: peizazhet, portretet, vizatimet me kafshë, krijimet me imagjinatë, aplikacionet, kolazhet etj. Punimet duhet të kenë të shkruar në cep të fl etës emrin e nxënësit dhe titullin. Çdo nxënës do të bëjë prezantimin e punës së tij para shokëve: si e ka titulluar krijimin e vet, duke e përshkruar shkurt atë. Nxënësit lihen të lirë t’i vëzhgojnë punimet për 3-4 minuta.

Page 69: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

69

Hapi III: VlerësimiPasi janë analizuar të gjitha punët, vlerësohen dhe pastaj përzgjidhen 8-10 punë

nga të gjitha teknikat, duke bërë edhe krahasimin mes tyre nga vetë nxënësit.Hapi IV: Loja-problemëNë tabelë vendosen 8-10 punët e zgjedhura për lojë. Mësuesi/ja jep disa detaje nga

punët që janë shfaqur në tabelë dhe nxënësi do të gjejë emërtimin e punës dhe emrin e atij që e ka punuar. Më pas, në vend të mësuesi/es, detajet i thonë nxënës të tjerë. Fitojnë ata nxënës që janë më të shkathët (e të saktë) në gjetjen e përgjigjes.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për punët e kryera dhe për analizën me syrin e piktorit, pra për

të gjitha elementet dhe parimet bazë të një krijimi.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Mënyra e përshkrimit, pasurimi i fjalorit artistik.

Detyrë: Orën e ardhshme do të sillni disa forma gjeometrike dhe disa forma natyrore (lule, gjethe, gurë, fara etj.). Lulet dhe gjethet mund t’i vendosni në faqet e një libri, që të thahen.

Hapi II: Bisedë - DiskutimPasi nxënësit janë njohur me punën e secilit, nis diskutimi për teknikën, llojet e vijave, ngjyrat e përdorura. Përveç pyetjeve që bën mësuesi/ja, organizohen nxënësit në grupe për t’i bërë pyetje shokut. Pyetjet, të cilat bëhen gjithmonë duke vëzhguar punën, mund të jenë të tilla: - Ç’teknikë keni përdorur në krijimin tuaj? (peizazh, portret, kolazh etj.) - Nga jeni frymëzuar? - Në cilat objekte keni përdorur vijën zigzage? - Tregoni një objekt që keni vizatuar, ku keni përdorur vijën e lakuar, vijën e drejtë, vijën e trashë ose vijën e hollë etj. - Çfarë ngjyrash keni përdorur? Po Andi? - A janë vendosur drejt objektet në vizatimin e Frankës? - Çfarë teknike ka përdorur ajo? - Çfarë ju pëlqen më shumë në krijimin e Esterit? - Çfarë do të donit të ndryshonit në punën e saj? - A ju pëlqen piktura? - Çfarë ndieni kur shikoni një punë artistike? - Përse i përdorim pikturat? A keni piktura në dhomën tuaj? Po në klasë a kemi?

Page 70: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

70

Hapi II: VeprimtariaOrganizojmë nxënësit për të punuar. Në tabelë demonstrojmë se si mund të vizatohen

gjethet, duke pasur edhe modelin natyror përballë. Formën e gjethes mund ta vizatojmë me ngjyrë të gjelbër, të verdhë, kafe, portokalli

në fl etët e verdha, duke krijuar kështu larmi ngjyrash.Ndërsa për vizatimin e formave natyrore përdorim dorën e lirë, për format gjeometrike

përdorim vizore. Ngjyra të ndryshme përdoren edhe për format gjeometrike.Udhëzojmë nxënësit që të përdorin gërshërën për të prerë format e vizatuara.Format e prera mund të jenë në madhësi të ndryshme.

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë format natyrora nga format gjeometrike. Të vizatojë në letër forma dypërmasore. Të përdorë gërshërët për të prerë format e vizatuara.

Materiale ilustruese: kolazh me forma organike e gjeometrike ose në një karton me forma të ngjituraMjete pune: Fletore pune, laps, vizore, letër punë dore, gërshërë, forma natyre (organike).

Mësimi 5 Tema: Kolazh me forma natryrore dhe gjeometrike (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaUdhëzojmë nxënësit të vendosin mbi bankë mjetet që kanë sjellë. Duke pasur

parasysh njohuritë e marra nga klasa e parë, nxisim nxënësit të radhisin në një vend format gjeometrike (petëzat) dhe në një vend tjetër format natyrore (gjethe me forma të ndryshme, petale lulesh, bar etj.).

Aktivizojmë nxënësit: Merrni në dorë një formë gjeometrike dhe emërtojeni atë. - Çfarë dallon te kjo formë? - Kush e ka krijuar atë? - A njihni forma të tjera gjeometrike? (Po) Cilat janë? Merrni në dorë një formë natyrore. - Çfarë dalloni te kjo formë? A janë të gjitha gjethet njësoj? - Cili e ka krijuar atë? - Ku ndryshon ajo nga format gjeometrike?Në tabelë kemi vendosur një karton të bardhë, ku janë ngjitur disa forma gjethesh me

ngjyra të ndryshme dhe disa forma gjeometrike. Nxënësit përcaktojnë dhe emërtojnë format.

Page 71: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

71

Hapi III. AnalizaNxënësi do të vendosë me rregull në dosjen e tij të gjitha format e prera, të cilat do

t’i përdorë në orën e dytë për të krijuar një kolazh me to.

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës nxënësi të jetë i aftë: Të krijojë nëpërmjet teknikës së kolazhit. Të kombinojë format organike me ato gjeometrike. Të shpjegojë krijimin e tij dhe të shokëve.

Materiale Ilustruese: Kolazh i përgatitur.

Mjete pune: Fletore pune, format e prera, ngjitës, letër vizatimi, lapsa

të llojeve të ndryshme.

Mësimi 6 Tema: Kolazh me forma organike dhe gjeometrike (ora II)

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaVendosen format e prera nga ora e parë mbi fl etën e vizatimit. U kërkohet nxënësve

që, duke bërë lëvizje të formave, të krijojnë fi gura me imagjinatë. Secili të krijojë atë që mendon dhe dëshiron.

- Çfarë mund të ndërtoni me format gjeometrike? (një shtëpi, një anije) - Cilat forma do të përdorni? (katrorin dhe trekëndëshit) - Si mendoni për trungun e pemës, çfarë forme ka? - Nëse përdorim gjethet pranë drejtkëndorit, a mund të formohet pema?Fusha mund të jetë një drejtkëndor i madh i gjelbër. Mbi të mund të kenë rënë gjethet

e pemëve me ngjyra të ndryshme. Në sfond mund të duken majat e maleve në formë trekëndëshi. Sipër maleve mund të jetë dielli (në formë rrethi) etj. Nxënësit, sipas fantazisë, mund ta krijojë kolazhin me tema të ndryshme, p.sh.: një portret vajze apo djali me anë të formave organike dhe (ose) gjeometrike.

Hapi II. VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit që të punojnë për të krijuar fi gura të ndryshme. Në tabelë

paraqesim modele të ndryshme të përgatitura kolazhesh që nxënësit të krijojnë idenë e punës, po jo t’i kopjojnë ato. Pasi tregohen modelet, hiqen nga tabela, sepse nuk duhet t’i kopjojnë, por t’i krijojnë vetë. Nxënësit shfrytëzojnë imagjinatën dhe përvojën e tyre..

Nxënësi, sipas fantazisë, mund ta ngjyrosë gjethe me akuarele duke e përdorur si stampë. Më pas gjurmën që lë gjethja e lëmë të thahet dhe pastaj e presim.

Page 72: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

72

Vlerësimi:Nxënësit vlerësohen për dallimin që u bëjnë formave gjeometrike dhe organike, si

dhe për realizimin e bukur të teknikës së kolazhit.IntegrimiMatematikë: fi gurat gjeometrike, përmasat.Aftësim teknologjik: përdorim i letrës, gërshërës, ngjitëses.Gjuha shqipe: përshkrimi i formave organike dhe gjeometrike, emërtimi i tyre.

Detyrë: Krijoni në teknikën e kolazhit një punim, ku të përdoren forma natyrore dhe gjeometrike.

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë nga natyra disa forma trepërmasore. Të vizatojë në letër formën e hapur të trupit sipas përmasave të dhëna. Të presë me gërshërë formën e vizatuar të trupit trepërmasor.

Materiale ilustruese: trupa gjeometrikë, model shtëpie.

Mjete pune: Fletore pune, karton me ngjyrë, gërshërë, laps, vizore.

Hapi I. NxitjaVendosni përballë nxënësve disa trupa gjeometrikë. Rikujtojmë nga matematika

se trupat kanë tri përmasa: lartësi, gjerësi, gjatësi. Aktivizojmë nxënësit të fl asin rreth formave dhe trupave gjeometrikë, duke bërë lidhjen fi gurë-trup:

- fi gurat shtrihen në plan, ndërsa trupat në hapësirë, - fi gurat janë dypërmasore, trupat janë trepërmasorë. Vizatohen në tabelë format e përmendura dhe sillen shembuj objektesh nga mjedisi

rrethues që ngjasojnë me këto forma e trupa gjeometrikë.

Mësimi 7 Tema: Shtëpia me letër, trepërmasore (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Hapi III: AnalizaVendosen punimet në murin e klasës. Duke parë punimet e njëri-tjetrit nxiten nxënësit të

fl asin rreth formave dypërmasore (organike e gjeometrike) dhe të bëjnë dallimin midis tyre. - Klajdi mund të na shpjegosh krijimin tënd? - Çfarë ke krijuar me format natyrore? Emërtoji ato. - Çfarë ke krijuar me forma gjeometrike? Emërtoji ato. - Në cilën pjesë të krijimit tënd i ke ndërthurur të dyja format: gjeometrike

dhe natyrore?

Page 73: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

73

Hapi II: VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit të vizatojnë mbi letër ose mbi karton me ngjyrë formën e hapur

të kubit, ashtu si e kanë mësuar në lëndën e matematikës. Në tabelë japim përmasat e sakta: brinja 10 cm. Vizatimi kryet me vizore, që përmasat e brinjëve të jenë të sakta. Nxënësit, pasi i vizatojnë format, i presin ato me gërshërë.

Duhet të bëhet kujdes që gërshëra të kalojë mbi vijën e lapsit.Pastaj, sipas udhëzimeve të mësueses/it, nxënësit vizatojnë dhe presin një piramidë

me bazë katrore, e cila do të përdoret si çati për shtëpinë. Meqenëse kjo është pak e vështirë, lihet në dëshirën e nxënësve. Por, për të ndihmuar nxënësit, mësuesi/ja përdor forma të punës shabllon.

Pasi priten format e dëshiruara, ato palosen që të marrin formën e trupit gjeomterik.

Hapi III. AnalizaKontrollohen format e prera dhe ndihmohen nxënësit që janë më pak të shkathët.

- Sa katrorë ka forma e hapur e kubit? Format e prera të trupave vendosen në dosjen e secilit, sepse do shërbejnë për t’u

ngjitur në orën e dytë.

Linja: Elemente parime

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të krijojë objekte trepërmasore me letër. Të përdorë trupat gjeometrikë për të ndërtuar një shtëpi. Të vlerësojë punën e tij dhe të shokëve.Materiale ilustruese: trupa gjeometrikë, shtëpi e ndërtuar me karton.

Mjete pune: Fletore pune, format e prera të trupave, ngjitës, lapostila,

sende të ndryshme zbukurimi.

Mësimi 8 Tema: Shtëpia me letër, trepërmasore (ora II)

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNjohim nxënësit me etapat e punës. U kërkohet të vendosin mbi bankë formën e

hapur të kubit. U shpjegohet që kjo formë e hapur të bëhet trup, duhet të ngjisim brinjët e tij me njëra-tjetrën. Orientojmë nxënësit sesi duhet të kryhet procesi i ngjitjes. Më parë bëhet palosja me duar drejt vijës së lapsit, trupi merr formë dhe pastaj ngjitet.

Hapi II: VeprimtariaNën udhëzimet e mësuesit/es, nxënësit mundohen të kryejnë procesin e ngjitjes së

formës së prerë të kubit dhe të piramidës.

Tregojmë formën e një shtëpie me karton. Nxënësit emërtojnë trupat gjeometrikë që janë përdorur për ndërtimin e kësaj shtëpie, duke shpjeguar ndërtimin e saj.

Page 74: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

74

Hapi III: AnalizaPunimet vendosen mbi tavolinë dhe vërehen nga të gjithë nxënësit.Diskutohet rreth tyre duke vlerësuar punimin më të bukur dhe më të saktë nga ana e

formave trepërmasore dhe ngjyrave të zgjedhura nga secili nxënës.Diskutohet rreth pyetjeve: - Sa përmasa kanë trupat gjeometrikë? - Sa përmasa kanë fi gurat gjeometrike? - Cilët trupa përdoren për ndërtimin e një shtëpie? - Çfarë forme ka dritarja? - Çfarë forme ka dera? - Në këtë rast, dritarja dhe dera janë fi gura apo trupa gjeometrikë? Pse?

Detyrë: Ndërtoni me kuti kartoni shtëpinë (koliben) e bubit.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit nga mënyra e punimit të formave trepërmasore, si dhe për

dallimin e tyre në natyrë dhe krijimin e objekteve me to (shtëpi).

Integrimi:Matematikë: trupat gjeomterikë dhe fi gurat gjeometrike, përmasat.Aftësim teknologjik: prerja e letrës me gërshërë dhe ngjitja.Gjuhë shqipe: përshkrimi i shtëpisë dhe i punës për ndërtimin me anë të trupave.

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifi kojë karakteristikat e veçanta të ndërtimit të një kështjelle duke e vëzhguar atë. Të modelojë një kështjellë me plastelinë. Të shpjegojë dhe të krahasojë punën e tij me të shokëve.

Materiale ilustruese: Foto a ilustrime kështjellash, krijime nga nxënës e të rritur.

Mjete pune: Fletore pune, plastelinë, thika plastike, karton etj.

Pasi është kryer ngjitja, me lapostila bëhet vizatimi i dritareve dhe dyerve të shtëpisë në kub. Ndërsa në piramidë, e cila do të përdoret si çati, vizatohet forma e tjegullave me harqe dhe vendoset një oxhak në formën e një cilindri.

Kur mbarohen vizatimet, piramida ngjitet mbi kub për të formuar shtëpinë.Nëse e vendosim këtë shtëpi mbi një bazament kartoni, vizatojmë shkallët dhe rrugën.Shënim:Për të dhënë idenë e dyerve e të dritareve, sipas fantazisë dhe dëshirës, nxënësit

mund të ngjisin dhe letër punëdore.

Mësimi 9 Tema: Kështjella

Page 75: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

75

Hapi I: Nxitja- A keni ndërtuar kështjella prej rëre kur keni qenë në plazh? Në çfarë forme?- A kanë ato ndonjë gjë të përbashkët me kështjellat e vërteta? Në tabelë, përballë nxënësve, vendosim pamje të ndryshme me kështjella, si ajo e

Durrësit, e Beratit, e Shkodrës, e Gjirokastrës, e Krujës, e Sarandës etj.Nxitim nxënësit të vëzhgojnë me kujdes dhe të thonë të veçantat e këtyre ndërtimeve

shumëvjeçare. U tregohet se këto kështjella kanë shërbyer për t’u mbrojtur nga armiku. Karakteristikë e tyre është muri i lartë dhe i trashë, i ndërtuar me gurë të mëdhenj, dritaret në formë harku, me bedena etj. Po kështu është ndërtuar edhe muri rrethues i tyre.

- Keni parë ndonjë fi lm ku shfaqen kështjellat?- Si mendoni, përse muret e kështjellave janë të larta e të trasha?- Po bedenat për çfarë shërbenin?

Zhvillimi i mësimit

Hapi II: VeprimtariaVendosim kartonin me ngjyra si bazament, mbi të cilin do të modelohet kështjella.

Në fi llim ndërtohet muri i trashë, sillet në formë harku dhe pastaj modelohen bedenat. Me anë të thikës plastike bëhet prerja e drejtë e bedenave në formën e kubeve. Pasi është modeluar kështjella, me majën e thikës mund të gërvishtet muri i kështjellës për të dhënë idenë e gurëve ose dritareve të vogla (të cilat shërbenin për të vrojtuar ose për të vendosur armën), formën e dyerve të mëdha në hyrje etj. Secili prej nxënësve mund të shfrytëzojë imagjinatën e tij në krijimin e detajeve të kështjellës.

Nëse dëshirojnë, nxënësit mund të përdorin edhe teknikën e relievit për modelimin e kështjellës. Shtrihet plastelina mbi karton dhe vizatohet kështjella. Pastaj hiqen pjesët e tepërta.

Në fund modelohet një fl amur i kuq (i vogël) dhe vendoset mbi kështjellë.

Hapi III. AnalizaPunimet e mbaruara vendosen mbi bankë dhe nxënësit bëjnë krahasimin, diskutimin

dhe shpjegimin e punimeve të tyre. - Çfarë mjetesh përdore për ndërtimin e kështjellës?- Çfarë të pëlqen më shumë te puna jote? - Çfarë do të doje të shtoje? etj.

VlerësimiVlerësohen nxënësit për përdorimin e mirë të plastelinës dhe për modelimin e saktë

të një kështjelle.

Integrimi:Histori: Përshkrimi i kështjellave.

Detyrë: Sillni në klasë kafshë prej pelushi.

Page 76: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

76

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë pamjen fi zike të një kafshe që i pëlqen. Të krijojë përmes teknikës së kolazhit fi gurën e një kafshe. Të përshkruajë krijimin e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: sende e fi gura kafshësh prej pelushi.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, fl etë vizatimi, ngjyra, ngjitëse vinovili,

fi je me ngjyra të ndryshme, pambuk, gërshërë, sende të ndryshme etj.

Hapi I: NxitjaNxënësit janë porositur një ditë më parë që të marrin me vete modele kafshësh prej

pelushi, të cilat i vendosin mbi bankë. Ndërkohë, në tabelë mësuesi/ja vendos disa fi gura kafshësh të egra dhe të buta. Nxiten nxënësit që të diskutojnë rreth tyre, për ndërtimin trupor, përshtatjen e jetës me mjedisin, mënyrën e të ushqyerit.

Mendimet shkruhen në tabelë në formën e një “stuhi mendimesh”.

Hapi II: VeprimtariaSecili nxënës zgjedh një ose dy kafshë që pëlqen. Udhëzohen nxënësit që të vizatojnë

kafshën me laps në letër. Është e rëndësishme që në vizatim nxënësit të vënë në dukje shenjat e veçanta të kafshës që e dallojnë atë nga të tjerat. Për delen veprohet kështu: mbi vijën e lapsit që shënon trupin e deles lyhet kalohet me vinovil (përveç kokës, veshëve dhe këmbëve). Pastaj merret pambuk ose lesh sintetik dhe ngjitet mbi vinovil (shtresa të holla). Pasi bëhet kjo punë, me lapostilën kafe ose gri, vizatohen: koka, veshët, hunda, sytë, goja dhe këmbët e deles.

Nëse zgjidhet një kotele, përdoren fi je të zeza ose gri etj.

Hapi III: AnalizaVendosen punët e përfunduara në murin e klasës. Çdo nxënës shpjegon krijimin e

tij. Nxënësit vëzhgojnë punimet dhe japin mendime për to, duke vlerësuar punën më të mirë.

- Pse të pëlqen kjo kafshë? - Çfarë di ti për të?

- Çfarë mjetesh ke përdorur për krijimin tënd?

Mësimi 10 Tema: Kompozim me kafshë

Zhvillimi i mësimit

Page 77: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

77

Detyrë: Bëni një krijim sipas teknikës së kolazhit. P.sh., për iriqin, përdorni gjysmë patateje dhe ngulni kunja druri i mbi to.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për aplikimin e teknikës së kolazhit.

Integrimi:Dituri natyre: Emërtimi i kafshëve, identifi kimi i mënyrës së jetesës, pamja fi zike, të

ushqyerit, rëndësia e tyre.Gjuhë shqipe: Tregohet për kafshët si personazhe përrallash.

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Bisedë, vëzhgim

Objektivat: Në fund të orës mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë natyrën për të kuptuar ngjyrat. Të identifi kojë në natyrë ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta. Të përshkruajë me fjalë çfarë shikon në natyrë.

Materiale ilustruese: pamje peizazhi, krijime.

Mjete pune: Fletore pune, lapostila, akuarele.

Mësimi 11 Tema: Ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tabelë vendosim disa pamje të ndryshme, të cilat janë zgjedhur për të demostruar

ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta. Nxitim nxënësit fl asin rreth ngjyrave: Në klasën e parë kemi mësuar ngjyrat e ftohta e të ngrohta: - Cilat janë ngjyrat e ftohta? (bluja, jeshileja, lejlaja). - Po ngjyrat e ngrohta? (e kuqja, e verdha, portokallia) - Duke vëzhguar pamjet në tabelë, a mund të tregoni ku janë përdorur ngjyrat që

thamë më lart? - Në cilën pamje ka më shumë ngjyra të ngrohta? - Në cilat objekte i shikoni ngjyrat e ftohta?

- Përcaktoni ngjyrat e ngrohta me anë të lapostilave. (Nxënësit zgjedhin dhe tregojnë ngjyrat e ngrohta.)

- Përcaktoni ngjyrat e ftohta me akuarele.

Page 78: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

78

Hapi II: Veprimtari, vëzhgim në natyrëDalim me nxënësit në natyrë, në oborrin e shkollës ose në rrugët pranë saj, për të

vëzhguar natyrën. - Në cilën stinë jemi tani? (në vjeshtë) - Vëzhgojini me kujdes pemët. Si janë ato? - Ç’po ndodh me gjethet? Çfarë ngjyre kanë ato? - Ku gjendet ngjyra e verdhë? - Çfarë ngjyre ka bari? Çfarë ngjyre ka dheu? - A janë këto ngjyra të ftohta? - Si ju duken gjethet e verdha mbi barin e gjelbër? - Ju pëlqen kombinimi i ngjyrave të ngrohta me ato të ftohta?Gjeni një kombinim tjetër duke vëzhguar. - Vëzhgoni qiellin blu, a ka re atje lart? Si duken ato? Krahasojini ngjyrat. - Si do ta ngjyrosni diellin në një qiell blu? Pse?Pra, kjo është stina e vjeshtës në të cilën mbizotërojnë më shumë ngjyrat e ftohta. - Imagjinoni stinën e pranverës, si do të ishte natyra? - Çfarë ngjyrash do të mbizotëronin ?

Hapi III: Analiza, përshkrimUdhëzohen nxënësit të vëzhgojnë pamjen që kanë përballë dhe ta përshkruajnë atë,

duke identifi kuar ngjyrat e ftohta dhe ato të ngrohta.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për identifi kimin e saktë të ngjyrave në të ftohta dhe të ngrohta.

Integrimi:Gjuhë shqipe: mënyra e të folurit dhe e përshkrimit të natyrës, duke gërshetuar

gjuhën me ngjyrat.

Linja: Baza procese teknika

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë stinën e vjeshtës nëpërmjet ngjyrave. Të krijojë një peizazh vjeshte duke përdorur ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta. Të shpjegojë krijimin e tij dhe të shokut.

Materiale ilustruese: pamje peizazh ose krijim.

Mësimi 12 Tema: Peizazh vjeshte (ora I)

Detyrë: Bëni një krijim duke përdorur ngjyrat e mësuara.

Page 79: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

79

Hapi I. NxitjaAktivizojmë nxënësit të flasin për stinën e vjeshtës, duke u bazuar në orën e

mëparshme, ku ata vëzhguan ngjyrat në natyrë. - Në cilën stinë jemi? - Cilat janë karakteristikat e vjeshtës? - Cila stinë ju pëlqen më shumë? Pse? - Cilat ngjyra bien në sy më shumë në vjeshtë? - Si mund ta vizatoni vjeshtën? Thoni disa elemente të vjeshtës që doni t’i vizatoni në peizazhin tuaj.

Hapi II. VeprimtariaSot do të vizatoni një peizazh vjeshte, p.sh.: “Shëtitje në vjeshtë”, “Shtegtimi i zogjve”,

“Pemët në vjeshtë” etj. Mos harroni se në vjeshtë fi llojnë edhe shirat. Ju jeni të lirë të zgjidhni peizazhin tuaj. Sot do të vizatoni në letër vetëm me laps HB. Mundohuni të ruani largësinë e objekteve nga njëri-tjetri, madhësinë dhe harmoninë midis tyre.

Hapi III. AnalizëLihen nxënësit të lirë të vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit, duke bërë vërejtje dhe

krahasime. Këto bëhen edhe nga mësuesi/ja për ta ndihmuar dhe orientuar nxënësin në punën e tij. Vizatimet e përfunduara vendosen në dosjen e secilit nxënës, për t’u vazhduar me ngjyrosjen orën e dytë.

Hapi I. NxitjaNxitim nxënësit të rikujtojnë teknikën e akuarelit. - Si do ta ngjyrosni peizazhin? - A i keni të gjitha mjetet e duhura? - Çfarë ngjyrash do të përdorni? Nxënësit këshillohen të mos pengojnë njëri-tjetrin gjatë punës.Ndihmohen nxënësit të krijojnë kombinime ngjyrash si: kafja me të verdhën (druri me

gjethet), bluja me të verdhën (qielli me diellin) etj.

Zhvillimi i mësimit

Mësimi 13 Tema: Peizazh vjeshte (ora II)

Hapi II. VeprimtariaUdhëzohen nxënësit të fi llojnë nga puna. Në fi llim do të hidhen ngjyrat e para në çdo objekt

të peizazhit. Pastaj, për t’i dhënë formë dhe hapësirë objekteve, bëhet përzierja e ngjyrave.Kontrasti realizohet nëpërmjet ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta.

Mjete pune: Fletore pune, akuarele, laps HB, gomë, letër vizatimi, gotë me

ujë dhe pecetë e thatë për të pastruar penelin.

Page 80: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

80

Hapi III. AnalizaNë fund të orës (5-6 minuta) vendosen punimet në murin këndin e klasës dhe të

gjithë nxënësit i vëzhgojnë ato. Pyesim nxënësit: - Cilat janë ngjyrat që keni përdorur? Pse? Cilat ngjyra keni kombinuar? - Si e keni titulluar peizazhin tuaj? Pse? - A jeni i kënaqur me punën tuaj? - Cila punë ju pëlqen më shumë?Nxënësit nxjerrin krijimin më të mirë.

Vlerësimi:Vlerësohet përdorimi i ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta dhe mënyra e punës me akuarel.

Gjithashtu vlerësohen aftësitë njohëse dhe shprehëse të nxënësve për vjeshtën.

Integrimi:Dituri natyre: Stinët e vitit, karakteristikat.Gjuhë shqipe: Mënyra e të shprehurit në përshkrimin e natyrës.

Linja: Baza, procese, teknika

Teknika: Teknikë e lirë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifi kojë karakteristikat e veçanta të stinës së dimrit. Të krijojë një peizazh dimri. Të shpjegojë punën e tij dhe të shokëve.

Materiale Ilustruese: pamje dimri ose krijim.

Mjete pune: Fletore pune, laps, lapostila, akuarele, pastela etj.

Hapi I: NxitjaNë tabelë kemi vendosur disa pamje të stinës së dimrit. Përqendrojmë vëmendjen e

nxënësve dhe inkurajojmë ata fl asin rreth stinës së dimrit. - Çfarë shikoni në fi gurë?

- Si e dalloni stinën e dimrit nga stinët e tjera? - Thoni disa karakteristika dalluese për stinën e dimrit. - Çfarë ju pëlqen më shumë nga stina e dimrit? - Si vishen njerëzit? Si është qielli? Si është ndriçimi i diellit? Pse?

Mësimi 14 Tema: Peizazh dimri (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Mund të lihet puna 2-3 minuta që të thahen ngjyrat, për të realizuar më pas dritën dhe hijen e objekteve.

Çdo gjë lihet në dëshirën dhe imagjinatën e nxënësve.

Page 81: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

81

- A ka zogj? - Si janë pemët në dimër? Të gjitha pemëve u bien gjethet? - Thoni një pemë që rri e gjelbër edhe në dimër. (bredhi, pisha) - Ku e përdorim bredhin? Në cilin muaj festohet Viti i Ri? etj.

Hapi II. Veprimtaria Sot do të vizatoni një peizazh dimri. Si mendoni, çfarë elementesh mund të futni në peizazhin tuaj? Nxënësit lihen të shfaqin mendimin e tyre (qielli me re, re të errëta, pemë të përkulura

nga era e fortë, fëmijë me shall, shtëpi të mbuluara me dëborë, male të larta me dëborë, bredha të mbuluar me dëborë, njeri prej dëbore etj.)

Udhëzohen nxënësit që të fi llojnë të vizatojnë me laps peizazhin dimëror. Në vizatim mund të përfshihen tri-katër elemente. Nxënësi duhet t’i vizatojë mirë elementet e zgjedhura, sepse e ndihmon atë të ngjyrosë bukur.

Hapi III.AnalizaNdërkohë diskutohet me nxënësit: - Çfarë elementesh vizatuat në peizazhin tuaj? (pemë, shtëpi....) - Po ti Ledia? (njeri prej dëbore, re të zeza) etj.Vizatimet e kryera vendosen në dosjen e secilit.Ngjyrosja e vizatimit do të bëhet në orën e dytë.

Hapi I: NxitjaBashkë me nxënësit kujtojmë teknikat e akuarelit, të lapostilave, të pastelave,

sepse secili nxënës do të punojë me atë teknikë që i pëlqen dhe që e bën më mirë. Përqendrohemi te ngjyrat. Ndërkohë në tabelë kemi vendosur një ose dy piktura të bëra vetë ose nga nxënës të rritur me teknikat e përmendura më sipër. (Ato janë vetëm orientuese, jo për kopjim)

Ju tashmë i njihni ngjyrat e ngrohta dhe ato të ftohta. - Si mendoni çfarë ngjyrash ka stina e dimrit? - Cilat ngjyra janë në kontrast me peizazhin që shikoni? etj.

Hapi II. VeprimtariaMeqenëse dëbora është pak e vështirë që të ngjyroset, veprohet në këtë mënyrë:Për të krijuar imazhin e dëborës ngjyrosja do të fi llojë me kontrast, pra nga bluja e

qiellit. Udhëzojmë nxënësit të marrin ngjyrën blu dhe të ngjyrosin qiellin, në disa vende edhe retë. Në këtë mënyrë dalin në pah konturet e bardha të maleve, majat e pemëve, çatitë e shtëpive të mbuluara me dëborë. Hapësirat e reve lihen bosh, per t’u ngjyrosur më pas me gri. Pas kësaj ngjyrosen pjesët e errëta ose të hijes së objekteve, për të nxjerrë në pah bardhësinë e dëborës. Pasi mbarohet me ngjyrat e errëta, jepen disa ngjyra të ngrohta te shtëpitë ose te njeriu prej dëbore etj.

Mësimi 15 Tema: Peizazh dimri (ora II)

Page 82: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

82

Hapi III. AnalizaVendosen peizazhet në murin e klasës dhe bëhet “Turi i galerisë”. Pastaj nxënësit

shpjegojnë punën e tyre për format, elementet dhe ngjyrat e përdorura. Mund të pyesim: - Çfarë ju pëlqen më shumë në krijimin tuaj? - Cili peizazh ju pëlqen më shumë? Pse? - Tregoni ngjyrat që formojnë kontrastin (blu e bardhë, e kuqe e bardhë) ngjyrat e

ngrohta dhe ato të ftohta etj.

Detyrë: Bëni një peizazh stinor.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e ngjyrave të ftohta, dallimi i kontrastit, punimi

me teknika të ndryshme. Gjithashtu vlerësohen aftësitë njohëse për karakteristikat dalluese të stinës.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i ngjyrave të natyrës.Dituri natyre: Dallimi i karakteristikave të stinës.

Linja: Histori dhe kulturë

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalë të thjeshta portretin “Motra Tone”. Të përcaktojë teknikën, ngjyrat, format dhe veshjen e gruas në tablo. Të krahasojë portretin “Motra Tone” me portretin e një gruaje në ditët e sotme. Të bëjë lidhjen e artit fi gurativ me historinë dhe kulturën.

Materiale ilustrimi: foto të pikturës “Motra Tone”, foto të piktorit Kol Idromeno dhe piktura të tjera të tij.

Hapi I. Njohja me veprën Mësuesi/ja pyet: - A keni veshur ndonjëherë veshje popullore? Me ç’rast? Si ju është

dukur vetja? Theksojmë se zhvillimet e artit dhe kulturës së popullit janë të hershme. Njohim nxënësit

me portretin e piktorit Kol Idromeno dhe fi gurën e tij si piktor gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Një nga punimet e tij më të mira është piktura “Motra Tone” - portret.

- Kjo që shikoni është vepra e këtij piktori e punuar në vitin 1883, e titulluar “Motra Tone”. Në atë kohë piktori ishte 23 vjeç, ndërsa motra e tij ishte 24 vjeç.

Mësimi 16 Tema: “Motra Tone” – Kol Idromeno

Zhvillimi i mësimit

Page 83: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

83

Piktura paraqet një grua nga qyteti i Shkodrës, e re, e veshur me kostum popullor, me fytyrë e duar plot jetë, me një vështrim të ndrojtur, por krenar. Ajo është mbështjellë me maraman (napë) të bardhë transparente, rrethuar me veshje të qëndisura e të zbukuruara, karakteristikë e veshjes popullore shkodrane. Portreti përshkohet nga ngjyra të ngrohta.

Disa nga veprat e tij të tjera janë: Fshatari dhe Zadrima, Portret malësori, Fshatari dhe Postriba etj. Veprat e tij frymëzoheshin nga jeta e përditshme e popullit, e njerëzve të thjeshtë.

Hapi II: Diskutim - Çfarë shikoni në tablo? - Si titullohet ajo? - Cili është piktori? - Çfarë teknike ka përdorur piktori? - Çfarë vijash dalloni në pikturë? - Përcaktoni në tablo ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta. Përshkruani portretin e gruas. Imitoni pozicionin e duarve. - Çfarë vini re në shikimin e saj? - Përshkruani veshjen e gruas në portret. - Cilës krahinë i përket ky kostum popullor? - A keni parë kostume të tjera popullore? Ku? - Kur përdoret veshja popullore sot? (në festa) Pse? - Çfarë tregon kostumi popullor? (Historinë dhe kulturën e popullit tonë në kohëra

të ndryshme.) - Cilës kohë i përket kjo pikturë? (periudhës së Rilindjes) - Si vishen nënat dhe vajzat në ditët e sotme?Ndërkohë, vendosim në tabelë 2-3 portrete të grave dhe vajzave në ditët e sotme të

veshura ndryshe. Pyesim: - Cili është ndryshimi midis këtyre fotove?Hapi III. Provo vetenPlotësoni skemën. - Çfarë mësove rreth pikturës

“Motra Tone” të piktorit Kol Idromeno?Ndahet klasa në 4-5 grupe dhe për

çdo grup jepen dy elemente të skemës për t’i plotësuar:

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e përshkrimit të veprës së artit, përcaktimin e kohës, vendit, ngjyrave, teknikës, shprehjes së portretit etj.

autorikoha

viti

vendi

gjinia e artitngjyrat teknika

Motra Tone

portretishikimi

veshja

Nxënësit plotësojnë skemën dhe japin përfundimet me zë. Fiton grupi që i ka

plotësuar të gjitha pikat saktë.Integrimi: Histori-Kulturë: koha e pikturës; zhvillimi i artit dhe kulturës së popullit tonë

në kohëra; veshja popullore.

Page 84: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

84

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë vendosjen e fëmijëve në rresht në disa mënyra. Të vizatojë fëmijët në rresht. Të përdorë imagjinatën në krijimin e tij.

Materiale ilustrimi: pamje, foto skica.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, gomë, vizore.

Hapi I. NxitjaNë tabelë kemi vendosur disa foto që tregojnë mënyra të ndryshme fëmijësh në

rresht. Nxitim nxënësit për të folur me anë të pyetjeve. - Çfarë shikoni në fi gurë? (nxënës në rresht) - Ku janë rreshtuar ata? (para shkollës) - Po në këtë foto si janë rreshtuar nxënësit? (Po shkojnë në shëtitje të kapur për dore.) - Po ju ku rreshtoheni? (para shkollës) - Po në orën e Edukimit fi zik si rreshtoheni? (nga më i gjati te më i

shkurtri) etj. Ngremë 5-6 nxënës të demonstrojnë rreshtime para klasës. Një herë me pamje nga

klasa (rreshtimi merr drejtimin e perspektivës), pastaj në shtyllë njeri pas tjetrit.

Hapi II. VeprimtariaMund të jepen dy mënyra rreshtimi. Caktohen dy pika të baraslarguara në fl etën

e vizatimit dhe bashkohen me një vijë të drejtë me vizore. Kjo vijë do të shërbejë për vizatimin e fëmijëve në një drejtim, për të dhënë konceptin e rreshtimit para shkollës. Vizatimi i rreshtimi në orën e fi zkulturës do të fi llojë nga më i gjati deri te më i shkurtri. Vijat ndihmëse do të ndihmojë nxënësin në vizatimin e saktë të fi gurës. Por nxënësi lihet i lirë ta zgjedhë vetë temën, sepse fëmijët vendosen në rresht edhe në koncerte e festivale, kur bëjnë një vizitë në qytet, kur kalojnë në një rrugë të ngushtë etj.

Mësimi 17 Tema: Fëmijët në rresht (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Hapi III: VëzhgimeNxënësit vërejnë e sugjerojnë punën e njëri-tjetrit, korrigjojnë veten, duke rregulluar

gabimet në vizatimin me laps. Vizatimet duhet të jenë gati për orën e dytë, në të cilën ata do të ngjyrosin.

Page 85: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

85

Mësimi 18 Tema: Fëmijët në rresht (ora II)

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Lapustila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë ngjyra të ndryshme për të ngjyrosur vizatimin e tij. Të zbatojë rregullat e ngjyrosjes me anë të vijave. Të shprehë aftësi për të vlerësuar punën e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: fi gura simetrike të përgatitura me letër

Mjete pune: Fletore pune, lapostila, lapsa me ngjyra, pastela etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaVëzhgohen vizatimet e kryera nga ora e parë. Secili ka vizatuar sipas dëshirës dhe

imagjinatës së tij. Bëhet zgjedhja e ngjyrave me të cilat do të punohet. Pyeten nxënësit si e kanë titulluar krijimin e tyre. (Fëmijët në koncert, Fëmijët shkojnë shëtitje, Ora e Edukimit fi zik etj.).

Hapi II. VeprimtariaKujtojmë rregullat e ngjyrosjes me anë të vijave. Vijat do të bëhen në një drejtim, që

ngjyra dhe objekti të marrë formën e duhur. Nxënësit mund të përdorin lapostila, pastela ose lapsa me ngjyra. Zgjedhja e toneve të ngjyrave do të bëhet nga vetë nxënësit, për të realizuar imagjinatën dhe dëshirën e tyre.

Hapi III. AnalizaVendosen punimet në tabelë dhe diskutohet rreth tyre. Secili bën shpjegimin e punës

së tij, çfarë ka vizatuar, ku ndodhen fëmijët, si e ka emërtuar krijimin, çfarë ngjyrash ka përdorur etj. Gjatë vëzhgimit mund të bëhen edhe kritika ose sugjerime ndaj punëve të shokëve, për vizatimin dhe ngjyrosjen.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për mënyrën e vizatimit dhe për përdorimin e ngjyrave.

Detyrë: Vizatoni zogjtë shtegtarë.

Integrimi:Edukim fi zik: Rreshtimi dhe njohuritë që merren për rreshtimin në këtë lëndë.Gjuhë shqipe: Përshkrimi i pamjes së rreshtimit.

Page 86: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

86

Linja: Elemente dhe parime - baraspesha

Teknika: Letra me ngjyra

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa objekte që kanë drejtëz simetrie. Të krijojë fi gura simetrie me letër të prerë me gërshërë. Të shprehë mendimet dhe emocionet për punën e tij.

Mjete pune: Fletore pune, lapsa, letra me ngjyra, gërshërë.

Hapi I. NxitjaAktivizojmë nxënësit në bisedë rreth fi gurave simetrike, me të cilat janë njohur në orën

e matematikës. Nxënësit thonë disa emra: gjethja, molla, katrori, drejtkëndëshi. Shtojmë se drejtëz simetrie kanë edhe format natyrore, edhe format gjeometrike. Marrim shembuj nga nxënësit për të dyja rastet. Disa prej formave vizatohen në tabelë.

Hapi II. VeprimtariaSot do të krijojmë disa objekte simetrike me letër të prerë. Mund të zgjedhim disa

nga format (natyrore dhe gjeometrike) që përmendëm më parë ose ndonjë objekt tjetër. Nëse do të zgjedhim gjethen do të veprojmë kështu:

• Zgjedhim ngjyrën. • E palosim letrën duke bërë kujdes që faqet të puthiten mirë. • Në njërën anë të letrës, duke nisur nga vija e palosjes, vizatojmë me laps vetëm

njërën anë të gjethes, gjysmën e saj (mos harroni bishtin e gjethes).Pastaj, pa e hapur letrën, e presim me gërshërë, duke kaluar mbi vijën e lapsit. Nëse

hapim letrën, do të shikojmë gjethen e krijuar. Kështu mund të veproni edhe me forma të tjera, si: fl utura, arushi, libri, lulja, zemra, vazoja, fytyra, format e ndryshme gjeometrike etj.

Mësimi 19 Tema: Objekte simetrike me letër të prerë

Zhvillimi i mësimit

Hapi III. AnalizaFormat e prera vendosen mbi një fl etë të bardhë por edhe mund të ngjiten për t’u parë më

mirë. Çdo nxënës tregon (duke emërtuar fi gurat e tij) dhe përcakton drejtëzën e simetrisë.- A kanë të gjitha objektet drejtëz simetrie? Thoni shembuj. (retë, njolla, format e

pazëllit etj.)- Kur një fi gurë quhet simetrike? - Si janë të dyja pjesët e fi gurës? (të barabarta)

Page 87: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

87

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për, dallimin e objekteve simetrike dhe për zbatimin e saktë të

gërshërës.

Integrimi:Matematikë: Simetria, fi gurat simetrike, drejtëza e simetrisë.Aftësim teknologjik: Përdorimi i letrës dhe i gërshërës.

Detyrë: Krijoni objekte simetrike në letër.

- Provojeni duke e palosur përsëri. Atëherë të dyja pjesët e fi gurës janë në baraspeshë.

Shënim:Nëse mësuesi/ja ka kohë të mjaftueshme, mund t’u shpjegojë nxënësve si bëhet një varg fi gurash simetrike. Një rrip letre paloset në formë fi zarmonike. Në njërën anë vizatohet vetëm gjysma e trupit të njeriut, duke bërë kujdes që duart të vijnë deri në pjesën tjetër të palosjes, në mënyrë që fi gurat të jenë lidhura më njëra-tjetrën.

Page 88: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

88

Linja: Elemente dhe parime - theksi

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalët e tij objektet që përfshihen në një vepër arti. Të vëzhgojë për të kuptuar “theksin” (ngjyrat, format) në këtë tablo. Të shprehë ndjenjat dhe emocionet që krijohen gjatë vëzhgimit të një vepre arti.

Materiale ilustrimi: Foto e tablosë “Nëna me dy fëmijë” dhe vepra të tjera të

autorit Abdurrahim Buza.

Hapi I. BisedëVendosim në tabelë foton e piktorit Abdurrahim Buza. Prezantojmë piktorin.Piktori A. Buza lindi në Shkup në një familje gjakovare në vitin 1905 dhe vdiq më 1986-n. Studioi në Shkodër, Tiranë, Elbasan e më pas në Itali. Buza ishte një nga

themeluesit e shkollës së parë të vizatimit në Tiranë në vitin 1933. Ai ka krijuar vepra të ndryshme me motive popullore folklorike, si: “Lojërat popullore”, “Shqipëria vallëzon”, si dhe vepra me temë nga lufta: “Partizani”, “Barrikadat e Tiranës” etj.)Ka marrë titullin “Piktor i merituar” dhe “Piktor i Popullit”. Veprat e tij (rreth 500) ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. - A njihni piktorë të tjerë shqiptarë?

Tema: Bisedë për një vepër arti “Nëna me dy fëmijë” Abdurrahim Buza

Mësimi 20

Zhvillimi i mësimit

Page 89: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

89

Hapi II. Njohja me veprënParaqesim në tabelë të fotokopje të zmadhuar të tablosë “Nëna me dy fëmijë”. Nxitim nxënësit të flasin rreth përshtypjeve të para që u përcjell vepra: - Çfarë shikoni në këtë tablo? - Cilat janë objektet që përfshihen në tablo? - Cili objekt ju pëlqen më shumë? - Cila është fi gura kryesore në këtë tablo? (nëna) - Ku e ka vendosur piktori fi gurën e nënës? (ndërmjet dy djepave) - Çfarë po bën ajo? Çfarë ka në djepa? - Ç’ndjenjë ju ngjallet kur shikoni këtë tablo?

Tani vëreni me kujdes ngjyrat e objekteve në tablo. - Cilat nga ngjyrat e ngrohta ka përdorur piktori në fi gurën e nënës? - Po te djepat ka përdorur ngjyra të ngrohta apo të ftohta? - Ku i shikoni ngjyrat e ftohta? - Cila është fi gura më e theksuar në tablo? (nëna) - Si mendoni cili është qëllimi i autorit në këtë tablo? - A ka gjëra që nuk i kuptoni në tablo?Mësuesi/ja bën përmbledhjen e mendimeve të nxënësve, duke i qartësuar ato.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit dhe përshkrimin e detajeve të pikturës.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Mënyra e përshkrimit dhe leximit të një vepre arti.

Histori: Figura e nënës dhe gruas shqiptare ndër vite.

Tema: Nata (ora I)Mësimi 21

Linja: Elemente dhe parime - kontrast

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalët e tij natën. Të përcaktojë disa elemente që përbëjnë natën. Të vizatojë natën, duke përdorur lloje të ndryshme vijash.

Materiale ilustrimi: pamje, foto, vizatime që tregojnë natën.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, gomë.

Page 90: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

90

Hapi I. NxitjaNxitim nxënësit të fl asin rreth temës me anë të pyetjeve: - Ç’ngjyrë ka dielli? A e ndryshon ai ngjyrën? - Po qielli ç’ngjyrë ka? A e ndryshon ai ngjyrën? Kur? - Si është ngjyra e qiellit në mëngjes, në perëndim? Po natën? - Cilat janë elementet që tregojnë natën? (ngjyra e qiellit, hëna, yjet). - Sa yje keni parë? - Në sa forma e keni parë hënën?Pas kësaj bisede tregohen pamje e foto të ndryshme që tregojnë natën, në mënyrë

që nxënësit të saktësojnë detajet (ndriçimin, errësirën).

Hapi II. Veprimtaria - Si mund ta vizatojmë natën? - Cilat do të jenë objektet dhe format, të cilat do të përdorni në krijimin tuaj?

(hëna, yjet, shtëpitë, dritat etj.)Udhëzojmë nxënësit që të kryejnë vizatimin me laps. Ata mund të shtojnë edhe

elemente të fantazisë së tyre në krijim (p.sh.: fi shekzjarrë, yje që bien etj.). Kujtojmë bashkë me ta llojet e vijave, me të cilat do të krijohen forma të ndryshme të objekteve (p.sh.: fi shekzjarrët mund të krijohen me anë të pikave me madhësi të ndryshme), drita e yjeve me vija të gjata dhe të shkurtra.

Hapi III. Bashkëbisedim, kooperim ideshNxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit dhe të shkëmbejnë mendime

për format e objekteve të vizatuara. Nxënësit mund të mund të pyesin njëri-tjetrin etj., të shkëmbejnë mendime për formën e hënës; si top, gjysmëhënë, hark i hollë etj. Vizatimet vendosen në dosjen e secilit, për të vazhduar ngjyrosjen në orën e dytë.

Tema: Nata (ora II)

Linja: Elemente dhe parime - kontrasi

Teknika: Tempera

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë teknikën me tempera për të ngjyrosur krijimin. Të krijojë kontrast me anë të ngjyrave. Të shpjegojë krijimin e tij.

Materiale ilustruese: Model i përgatituir ose pamje, foto.

Mjete pune: Fletore pune, tempera, penela (gotë me ujë, pecetë).

Zhvillimi i mësimit

Mësimi 22

Page 91: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

91

Hapi I: VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit që të fi llojnë ngjyrosjen nga ngjyrat e errëta, pra të ftohtat dhe

pastaj të kalojnë te ngjyrat e ngrohta (e verdha, e kuqja etj.) sipas objekteve.(Teknika e temperas dhe akuarelit është bërë e qartë në orët e mëparshme. Në

ndryshim nga akuareli, temperat e mbulojnë njëra-tjetrën.)Kontrasti duhet të krijohet midis blusë së errët të qiellit me të verdhën e ndritshme të

yjeve e të bardhën e hënës etj. Nxënësi lihet i lirë të shfrytëzojë imagjinatën e tij në krijim.Hapi II: AnalizaPunët e mbaruara vendosen në murin e klasës dhe nxënësit kalojnë para tyre për t’i

vëzhguar. Organizohen pyetje për të marrë mendime: - A ju pëlqeu puna që bëtë? - Çfarë ju pëlqen më shumë në punën tuaj? - Cilat ngjyra keni përdorur më shumë? Pse? - Ku e keni krijuar kontrastin? - Çfarë nuk arritët të bënit dot në këtë krijim? - Cila punë ju pëlqen më shumë? Pse? - Çfarë vijash përdorët për të vizatuar hënën, yjet etj?

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për realizimin e temës dhe përdorimin e teknikës së temperave.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Mënyra e të folurit në përshkrimin e natës.

Linja: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë objekte artistike për të dalluar të veçantat e artit shqiptar. Të dallojë stile dhe teknika të ndryshme të punimit të qilimit me motive shqiptare. Të skicojë forma të ndryshme motivesh, duke i parë në qilim.

Të vlerësojë punën artistike dhe traditën e kulturën e popullit shqiptar.

Materiale ilustruese: pamje ose foto, rrugica ose qilima me përmasa të ndryshme.

Mësimi 23 Tema: Njohja me motivet popullore në qilimat shqiptarë

Zhvillimi i mësimit

Detyrë: Gjeni skica, foto, fi gura ku shfaqen lloje të ndryshme të qilimave me motive shqiptare.

Page 92: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

92

Hapi I. VëzhgimNxënësit vendosin mbi bankë mjetet e tyre, si: skica, vizatime, foto, revista, ku

paraqiten pamje me qilima të ndryshëm. Po ashtu edhe mësuesi/ja i paraqet mjete të tilla para klasës. Nxënësit lihen të lirë për 5 minuta të vëzhgojnë pamjet e njeri-tjetrit dhe ato që janë vendosur në tabelë. Ata shprehin mendimin e tyre për punimet e ndryshme, për stilin e punës, për ngjyrat etj.

Hapi II. Bisedë e ilustruarPasi nxënësit kanë vëzhguar, ulen nëpër vende dhe nis biseda me ta. - Çfarë shikoni në foto? - A keni qilima në shtëpitë tuaja? - Përse përdoren ato? - Çfarë ngjyrash vini re? - E dini si punohen qilimat? Nga albumi me foto tregojmë tezgjahun dhe përshkruajmë mënyrën si punohet qilimi

me të. Qilimat punohen zakonisht me fi je leshi (ndërsa rrugicat punohen me tekstile, të cilat priten në rripa). Në album gjenden edhe ilustrime qilimash me motive të larmishme shqiptare. Motivet kanë forma të ndryshme gjeometrike, por të rregullta. Ato përsëriten duke dhënë kombinime formash dhe ngjyrash në harmoni me njëra-tjetrën. Këto motive popullore spikatin jo vetëm në qilimat, por edhe në veshjet popullore.

Kjo traditë ka vijuar nga shumë kohë më parë, duke vazhduar deri në ditët e sotme.Tregohen foto të tjera dhe bisedohet me nxënësit. - Çfarë formash ju bien në sy te ky qilim? - Cilat ngjyra ju tërheqin më shumë?Motivet mund të stilizohen në formën e lules, rombit, guaskës, trekëndëshit,

shqiponjës etj. Motivi popullor përbëhet nga forma organike dhe forma gjeometrike. Një element që e bën më të dallueshëm motivin popullor është dhe kombinimi i ngjyrave, veçori kjo e të gjitha trevave.

Hapi III. Vlerësimi për traditën - Si mendoni për traditën e popullit tonë?

- Pse tradita vazhdon të ruhet edhe në ditët e sotme? - Çfarë formash a fi gurash ju mbeten në mendje kur shikoni një qilim?

Mbi një fl etë të bardhë nxënësit skicojnë me laps forma të ndryshme motivesh, duke u mbështetur edhe në fotot apo ilustrimet e paraqitura (motive në formë rombi, viza zig-zage, në formë luleje, formë drejtkëndori etj.).

Hapi IV. Lojë - pazëllNdahet klasa në 4 grupe. Një përfaqësues nga secili grup vizaton dhe ngjyros një

motiv që vetë grupi e ka zgjedhur. (Mësuesi/ja kujdeset që të mos jetë i njëjti motiv për dy grupe.)

Page 93: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

93

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë ilustrimet për të zgjedhur modelin e motivit. Të krijojë një dekoracion me motive popullore. Të ruajë harmoninë e formave gjatë vizatimit.

Materiale ilustruese: pamje, foto të motiveve popullore, skica e vizatime të ndryshme.

Mjete pune: Fletore pune, laps HB, gomë, vizore.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë për të njohur motivin popullor, për të dalluar stile dhe teknika të

ndryshme në punimin e qilimit. Integrimi:Histori: Zhvillimi i artit popullor në vazhdimësi.

Tema: Krijim dekorativ me motive (ora I)

Hapi I. NxitjaKujtojmë se në orën e mëparshme nxënësit u njohën me qilimat me motive popullore.

Ndërkohë, në tabelë kemi vendosur modele motivesh të skicuara dhe foto qilimash.Nxitim nxënësit që t’i vëzhgojnë mirë fotot, skicat dhe të zgjedhin motivin që u pëlqen.Në përgjithësi kemi parë se motivi popullor është i ndërthurur me forma natyrore dhe

gjeometrike. Pyeten nxënësit për motivin e zgjedhur.

Hapi II. VeprimtariaPas përzgjedhjes, ju do të bëni një krijim dekorativ me motive popullore. Secili do të

punojë në mënyrën që i pëlqen, por fi gurat në dekoracion duhet të kenë harmoni midis tyre. Japim një shembull duke skicuar në tabelë, duke i këshilluar nxënësit të përdorin vizoret kur të punojnë në fl etë. Fleta mund të jetë një drejtkëndësh me përmasa 24 cm dhe 8 cm. Jashtë vijës së drejtkëndorit hiqet një vijë me 2 cm largësi rreth e qark, duke formuar kështu një kornizë. Drejtkëndëshi ndahet në katër pjesë të barabarta. Mbi këto vija ndarëse do të vizatohen rombe simetrike, të baraslarguar nga njëri-tjetri. Vijat ndarëse shërbejnë si vija të simetrisë boshtore të fi gurës, duke e bërë më të rregullt dhe harmonike. Brenda rombit të madh vizatohet një romb i vogël. Në kornizë, në mënyrë të rregullt, vizatohet një vijë zig-zage mbi të cilën do të vizatohet gjethja që do të shërbejë si kornizë e dekoracionit.

Ky ishte një model, po nxënësi lihet i lirë të zgjedhë vetë modelin e tij.

Pastaj vizatimin e presin në mënyrë të çrregullt. Duke formuar pazëlla. Copat e prera të motivit i jepen një grupi tjetër. Kështu bëhet këmbimi i pazëllave. Ai grup që e rindërton saktë dhe më shpejt fi gurën, fi ton edhe lojën.

Zhvillimi i mësimit

Mësimi 24

Page 94: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

94

Hapi III. VëzhgimiNxënësit vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit, duke shkëmbyer përvoja dhe duke dhënë

shpjegime. Pastaj vizatimet vendosen nëpër dosje, për t’u vazhduar orën e dytë.

Teknika: Lapostila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë ngjyrat për dekorin e vizatuar. Të ngjyrosë vizatimin duke krijuar harmoni midis ngjyrave e formave. Të shpjegojë përmbajtjen dhe motivin në krijimin e tij.

Mjete pune: Fletore pune, lapostila, pastela, lapsa etj.

Hapi I. NxitjaNxënësit vëzhgojnë disa modele vizatimesh që kemi vendosur në tabelë, duke dalluar

harmoninë midis ngjyrave, gjithashtu edhe ngjyrat në kontrast. Nxënësit vëzhgojnë dhe zgjedhin kombinime ngjyrash me fantazinë e dëshirën e tyre. Për 2-3 minuta ata vëzhgojnë nga afër modele të ndryshme: foto, pamje, jo për të kopjuar, por për të përfi tuar.

Hapi II. VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit të fi llojnë ngjyrosjen nga rombet e mëdha (p.sh. me ngjyrë

të verdhë), pastaj rombet e vogla (p.sh., me ngjyrë portokalli) dhe në mes të rombit të vogël një katror të vogël (p.sh., të kuq). Sfondi mund të jetë i gjelbër, ndërsa sfondi i kornizës mund të ngjyroset portokalli dhe gjethet me të gjelbër të theksuar. Kështu, ngjyrat janë në harmoni dhe kombinohen me njëra-tjetrën.

Asnjëherë nuk detyrohet nxënësi, por lihet i lirë të përdorë ngjyrat sipas dëshirës.

Hapi III. AnalizaKrijimet vendosen në murin e klasës dhe vëzhgohen me dëshirë nga nxënësit. Ata shpjegojnë krijimin e tyre dhe bëjnë krahasime me shokun. - Çfarë motivesh ke përdorur në krijimin tënd? - Cilat janë ngjyrat që ke përdorur për të krijuar harmoni? (e verdhë, e gjelbër, portokalli) - Pse ju pëlqen dekoracioni? Ku e keni parë të përdoret ai? (në qilima, rrugica,

sixhade etj.) - Çfarë të pëlqen më shumë në krijimin tënd? - Cila është puna më e bukur?

Tema: Krijim dekorativ me motive (ora II)Mësimi 25

Zhvillimi i mësimit

Page 95: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

95

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për zgjedhjen e motiveve dhe harmoninë e ngjyrave.

Integrimi:Matematikë: Përdorimi i vizores, përmasave, formave gjeometrike: rombi, katrori,

drejtkëndori.

Gjuha shqipe: Shpjegimi i krijimit, përdorimi i fjalorit artistik.

Tema: Portreti i Skënderbeut

Linja: Analizë, interpretim, vlerësim.

Teknika: Bisedë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë portretin e Skënderbeut duke e vëzhguar atë në një vepër arti. Të përdorë fjalor të thjeshtë artistik, për të identifi kuar elementet dhe parimet e artit fi gurativ. Të krahasojë dy punime artistike të fushave të ndryshme (pikturë, skulpturë).

Materiale ilustruese: portrete të Skënderbeut, buste të vogla.

Hapi I. Njohja - Lojë me pazëllNdajmë klasën në 5 grupe. Në çdo grup shpërndajmë nga një kuti me pazëll. Në

pazëll është fi gura e Skënderbeut e marrë nga revista e albume në pamje të ndryshme; portret, monument, luftëtar etj.

Nxënësit fi llojnë të ndërtojnë fi gurën pa e ditur se ç’është. Loja vazhdon derisa një grup e zbulon i pari fi gurën. U drejtojnë nxënësve pyetjet:

- Çfarë formuat me pazëll? A e njihni atë fi gurë?- Çfarë dini ju për Skënderbeun? (trim, luftëtar, hero, syshqiponjë, shtatlartë etj.)

Të gjitha mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë në formën “stuhi mendimesh”. - A dini ju vjersha për heroin? Këngë? Tregime? Histori?

Hapi II. DiskutimNë tabelë kemi vendosur foto e pamje të ndryshme të veprave për Skënderbeun,

buste të vogla etj. Disa prej punëve që shikoni këtu janë bërë nga artistët piktorë e skulptorë, të cilët

kanë punuar portretin e Skënderbeut. Monumenti i Skënderbeut në Tiranë është punuar nga tre skulptorë: Odhise Paskali, Janaq Paço dhe Andrea Mane.

Mësimi 26

Zhvillimi i mësimit

Page 96: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

96

Vëreni me kujdes këto vepra, të cilat janë punuar në gjininë e pikturës dhe në gjininë e skulpturës. Si e bëjmë dallimin midis tyre? Piktura ka formë dypërmasore, punohet me ngjyra, ka thellësi, hapësirë, kontrast. Shpjegojmë se skulptura ka volum dhe formë trepërmasore, preket nga të gjitha anët. Skulptura punohet me argjilë, me gdhendje, derdhet në allçi, në bronz, në gizë etj.

Vëzhgoni me kujdes portretin e Skënderbeut në pikturë. - Çfarë ju pëlqen më shumë?

- Çfarë ngjyrash, vijash, formash shikoni? - Cilat ngjyra e bëjnë të fuqishme fi gurën e Skënderbeut në pikturë? - Cilat punime ju tërheqin më shumë, ato në pikturë apo në skulpturë? Pse? - Çfarë ndjesie ju krijohet kur shikoni monumentin e Skënderbeut? - A krijon dritëhije skulptura? - Çfarë nuk shikoni në skulpturë? (ngjyrat) - Çfarë nuk prekni në pikturë? (volumin, formën trepërmasore) - Po të ishit piktorë ose skulptorë, si do ta punonit portretin e Skënderbeut? Pse? - Pse ju pëlqejnë veprat për Skënderbeun? - Për të bërë dallimin midis pikturës dhe skulpturës, mësuesi/ja bën pyetje njëkohësisht për të dyja gjinitë, në mënyrë që krahasimi të jetë i saktë.

Hapi III.U shpërndajmë 5 grupeve të nxënësve nga një fl etë, ku është shkruar nga një fjali

për Skënderbeun. Në fjali mungon një fjalë. Nxënësit do ta gjejnë dhe do ta shkruajnë në vendin e duhur, pastaj do ta vizatojnë atë. Ato fjalë do të jenë (shpata, mburoja, fl amuri, shtiza, kali). Nxënësi lexon fjalinë dhe tregon përdorimin e sendit të vizatuar nga heroi (vizatim shpate), p.sh.:

- Skënderbeu luftonte me shpatë.- Skënderbeu përdorte mburojë për t’u mbrojtur nga armiqtë. - Skënderbeu kthehej nga lufta me fi tore dhe fl amur në dorë. - Ushtarët e Skënderbeut luftonin me shtiza.- Kali i Skënderbeut ishte i bardhë dhe i shkathët.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit për historinë e Skënderbeut dhe

për dallimin midis dy gjinive: pikturë dhe skulpturë.

Integrimi:Histori: Historia e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

Page 97: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

97

Tema: Vizitë në Galerinë e Arteve

Linja: Histori e kulturë

Teknika: Ekskursion

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vizitojë Galerinë e Arteve për të kuptuar ndryshimet në kohë. Të bëjë lidhjen mes Edukimit fi gurativ me Historinë dhe Kulturën. Të komunikojë ide dhe mendime rreth vëzhgimit në galeri.

Hapi I. NjohjaNjohim nxënësit me ekskursionin që do të kryejmë në “Galerinë e Arteve”. I paraqesim

atyre qëllimin e kësaj vizite: njohja me punime artistike të gjinive të ndryshme të artit fi gurativ.I udhëzojmë të zbatojnë rregullat e të ecurit në rrugë dhe brenda në mjediset e galerisë. Të tregojnë më edukatë qytetare. Të mos preket asgjë me dorë. Të dëgjohet me vëmendje cicëroni ose mësuesi/ja. Të pyetet për gjërat që doni të dini etj.

Hapi II. VeprimtariaNë galeri nxënësi njihet me pikturat e kohëve të ndryshme (të së shkuarës dhe të së

sotmes) në gjini dhe teknika të ndryshme. Pra, në Galeri Arti ekspozohen dhe ruhen punë disavjeçare, përmbajtja e të cilave sjell jetën e njerëzve në të shkuarën dhe në të sotmen.

Udhëheqim nxënësit me rregull nëpër mjedise e ndryshme të galerisë. Prezantojmë gjininë e pikturës. U shpjegohet nxënësve se në galeri punimet organizohen në mënyra të ndryshme (përveç se sipas gjinisë), mund të renditen;

- sipas kohës kur janë punuar, - sipas tematikës, - sipas autorit.Bëhen shpjegimet e nevojshme dhe u jepet përgjigje pyetjeve të nxënësve. Më pas

vijojnë kompozimet. Pastaj prezantohen gjinitë e skulpturës. Bëhet shpjegimi i nevojshëm për çdo vepër arti, duke përmendur edhe emrin e autorit dhe titullin e veprës.

Hapi III. Analizë - A ju pëlqeu vizita në Galerinë e Arteve? - Çfarë patë atje? - Cilat punime ju pëlqyen më shumë, ato në pikturë apo ato në skulpturë? - A mund të thoni emrin e një piktori apo skulptori? - Ç’është Galeria e Arteve? Çfarë ekspozohet atje? - Thoni emrin e një tabloje që ju ka mbetur në mendje. Përshkruajni atë.

Zhvillimi i mësimit

Mësimi 27

Page 98: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

98

Integrim:Histori: Pasqyrimi i jetës shqiptare në tablo sipas periudhave.Edukatë shoqërore: Zbatimi i rregullave në rrugë e në mjedise publike.

Vlerësim:Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit dhe vëzhgimin e tablove apo

skulpturave.

Tema: Portrete me veshje të ndryshmeMësimi 28

Linja: Histori dhe kulturë

Teknika: E lirë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë portrete, duke përcaktuar ndryshimet në veshje dhe në kohë. Të vizatojë portrete me veshje të ndryshme. Të shpjegojë krijimin e tij, duke e lidhur Edukimin fi gurativ me historinë dhe kulturën.

Materiale ilustruese: pamje, foto të ndryshme me portrete me veshje të ndryshme.

Mjete pune: Fletore pune, lapsa HB, gomë, lapostila, pastela etj.

Hapi I. NxitjaVendosen në tabelë disa pamje që tregojnë njerëz të veshur sipas modës së kohëve

të ndryshme, p.sh.: një foto me veshje popullore, një me veshje të para disa viteve dhe një tjetër me veshje të ditëve të sotme. Nxitim nxënësit të fl asin rreth tyre.

- Çfarë shikoni në foto? - Cilat veshje ju pëlqejnë më shumë? - Çfarë mode tregon kjo foto? (modën e sotme) - Po kjo foto? (modën e një kohe të shkuar) - Si vishen prindërit tuaj sot? - A mund të vijmë në shkollë të veshur me veshje dasme? Pse? - A mund të fl emë me uniformën e shkollës? Pse? - A mund të shkojmë shëtitje me pishama? - A mund të shkojmë në këndin e lojrave me rroba banjo? - A mund të shkojmë në plazh me pushime veshur me xhup? Pse? - Pse kemi veshje të veçanta për çdo rast? - A ju pëlqejnë kostumet popullore? Kur i vishni ato? (në festa, koncerte)Ngremë 2-3 nxënës për të përshkruar veshjen e modës që u pëlqen.

Zhvillimi i mësimit

Detyrë: Sillni foto ku keni dalë për raste festash të ndryshme (mundësisht me veshje popullore).

Page 99: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

99

Hapi II. VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit që të zgjedhin veshjen që u pëlqen më shumë dhe të vizatojnë

një portret. Puna nis me vizatimin me laps. Nxënësi do të skicojë fi gurën me laps, duke theksuar veshjen, modelin e saj. Pasi të vizatojë çdo detaj, bëhet ngjyrosja e modelit me ngjyrat e zgjedhura nga vetë nxënësit. Gjatë ngjyrosjes duhet të theksohen të veçantat e veshjes.

Hapi II. AnalizaSecili nga nxënësit vendos punën e tij në murin e klasës dhe bën shpjegimin

për veshjen e zgjedhur. Ai tregon kohën, të cilës i përket kjo veshje, modën, stilin, karakteristikat e veçanta dhe pse i pëlqen. Do të tregojë gjithashtu se çfarë do t’i pëlqente të vishte, cila modë i pëlqen etj.

Detyrë: Sillni foto, gjeni fi gura të ndryshme që ju pëlqejnë, vjersha, tregime të ilustruara, kartolina, përshkruani pushimet, festat ose shkruani një letër, një fl etë ditari, një listë me librat letrarë më të lexuar ose foto të aktiviteteve të klasës,

të ekspozitave me punime të ndryshme etj., me qëllimin për të krijuar një revistë.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për teknikën e zgjedhur, modelin e veshjes dhe realizimin

artistik.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Mënyra e përshkrimit të veshjeve, kohës, vendit.Histori: Koha e përdorimit të veshjes, ngjarjet historike. Dallimi i kohës së shkruar

dhe të sotme në veshje, modë, stil.

Tema: Krijimi i një reviste (ora I)

Linja: Histori dhe kulturë

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë materiale nga revistat, gazetat, librat dhe

punimet e tij. Të përdorë mjetet, si: gërshërë, bisturi, ngjitës etj. Të radhitë të materialet e grumbulluara për revistën sipas imagjinatës së tij.

Materiale ilustruese: Revista të llojeve të ndryshme.

Mjete pune: Fletore pune, gërshërë, bisturi, lapsi, vizore, ngjitës.

Mësimi 29

Page 100: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

100

Hapi I. NxitjaMbi tavolinë vendosim disa revista dhe gazeta. Pyesin nxënësit nëse i njohin ato. - Kush e lexon gazetën në familjen tuaj? (babi, mami...). - Po revistën? (unë, mami, babi etj.) - Cila ju tërheq më shumë? (revista) Pse? (ka gjëra të bukura) - Ku ndryshon gazeta nga revista? Në gazetë pasqyrohen lajmet e ditës nga i gjithë vendi dhe bota, ndërsa revista

trajton rubrika të ndryshme nga jeta, si: jeta e personave të njohur, këshilla shëndeti, kuzhinë, veprimtari sportive, artistike, librat e rinj etj. Këto informacione shoqërohen me foto me ngjyra.

Mësuesi/ja i ndan nxënësit në grupe për të shfl etuar revistën. Pastaj, ata vendosin mbi bankë materialet, për të cilat janë porositur orën e kaluar.

Njihen me punën e veçantë që u duhet të zhvillojnë: si të hartojnë një revistë. Nxitim nxënësit të fl asin rreth informacioneve që përfshihen në një revistë, duke i lënë të lirë të shfaqin dëshirat dhe idetë që kanë për revistën e tyre. Por, përveç fotove, vjershave e krijimeve, që nxënësit kanë sjellë, revista ka nevojë edhe për një titull. Për këtë nxënësit sugjerojnë disa tituj, ndërkohë mësuesi/ja i shkruan në tabelë. Nga titujt e listuar, ata përzgjidhin titullin e revistës.

- A keni dëshirë të krijoni dhe ju një revistë të vogël?

Hapi II: VeprimtariHapni mbi bankë materialet dhe përzgjidhini ato. Përdorni gërshërët për të prerë,

fotot, pamjet e ndryshme. Mund të përdoret edhe lapsi e vizorja për të ndihmuar në prerjen e drejtë të kornizave. Përgatitni punimet tuaja: një vizatim, një krijim, vjershë ose përshkrim, duke e futur në kornizë me letër me ngjyrë.

Për zbukurimin e faqeve të revistës mund të priten me letër me ngjyrë forma lulesh, yjesh, fl utura zogjsh etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi III: AnalizaMaterialet e prera, vërehen me kujdes dhe bëhet një radhitje paraprake për faqet e

revistës. Secili punon sipas imagjinatës së tij.Ndihmojmë nxënësit me anë të pyetjeve: - Çfarë materialesh ke grumbulluar? - Cilat foto do të vendosësh në faqen e parë? - Si do ta titullosh revistën tënde? - Pse të pëlqen ky emër? Nga je frymëzuar? etj. - Çfarë do të shkuash për këtë fi gurë?

Nxënësit mund të sjellin për orën e dytë fl etat e revistës të ngjitura (të ndihmuar nga prindërit) dhe në klasë bëjnë vetëm ngjitjen e fi gurave dhe shkrimin për to.

Page 101: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

101

Tema: Krijimi i një reviste (ora II)

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të ngjitë materialet në faqet e revistës, sipas një tematike. Të zbukurojë kopertinën e revistës me një emër sipas dëshirës. Të shpjegojë tematikën e revistës së tij.

Mjete pune: Fletore pune, fl etë të bardha ose fl etore, ngjitëse, lapostila, materialet e përgatitura nga ora e parë.

Hapi I. NxitjaTërheqim vëmendjen e nxënësve, duke udhëzuar për renditjen dhe ngjitjen e materialeve

sipas një tematike të zgjedhur nga vetë nxënësit, sipas rëndësisë që ato përmbajnë. Duhet pasur kujdes për ngjitjen drejt dhe bukur të fotove e materialeve të ndryshme.

Hapi II. VeprimtariaÇdo nxënës fi llon nga puna për krijimin e revistës. Te çdo foto e ngjitur mund të

shkruhen përshkrimet e ngjarjeve që tregon fotoja e nxënësit. Pasi janë ngjitur të gjitha materialet, faqet e revistës mund të zbukurohen me lapostila me xixa, me format e prera të luleve, yjeve, fl uturave ose dhe me vizatime, pika, vija etj.

Pas këtyre i vjen radha kopertinës, ku është ngjitur fotoja më e bukur, shkruhet titulli i revistës si ka dëshirë secili.

Dikush mund ta ketë shkruar edhe në kompjuter me stil artistik, e pret dhe e ngjit.Fletët e revistës kapen me kapëse ose ngjitëse.

Hapi III. AnalizaSecili nxënës merr revistën e tij dhe bën shpjegimin e tematikave që ka zgjedhur,

duke shfl etuar faqet e saj. Prezantimi bëhet me anë të titullit. Ata mund edhe të lexojnë ndonjë nga shkrimet apo komentet që përfshihen në të.

Revista vendoset në dosjen e secilit.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e punimit dhe të zgjedhjes së tematikës për revistat.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Zgjedhja e përmbajtjes së revistës dhe gjuha e shkruar.Aftësim teknologjik: Përdorimi i materialeve, gërshërë, ngjitës, punim me letër etj.

Mësimi 30

Zhvillimi i mësimit

Page 102: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

102

Tema: Planimetria e shtëpisë ose e shkollës

Linja: Tematika

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë formën e shkollës duke vëzhguar foto të ndryshme. Të vizatojë planimetrinë e shkollës me anë të simboleve. Të shpjegojë vizatimin e tij duke emërtuar objektet.

Materiale ilustruese: Foto e shkollës dhe plani i vizatuar.

Mjete pune: Fletore pune, laps, gomë, vizore etj.

Mësimi 31

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxitja Vendosni përbri njëra-tjetrës në tabelë foton e shkollës dhe planin e vizatuar. Nxitni nxënësit të fl asin. - Çfarë shikoni në këtë foto? (një shkollë) - Çfarë forme dalloni? (kubi, kuboidi) - Si e dallojmë formën e një objekti? (nëpërmjet vijave) - Çfarë ka brenda në këtë shkollë që në këto foto ju nuk i shikoni? (klasa, drejtoria, koridore, palestra, salla e mbledhjeve, dentisti etj.) Tregojmë planin e vizatuar të shkollës. Ky është vizatimi i planit të kësaj shkolle.

- Ç’është plani? Plani është vizatimi i shkollës (objektit) i parë nga lart në drejtim vertikal. Ndryshe nga fotografi a, në plan nuk fl asim për lartësi (me një kub në dorë ose te vija e murit, mësuesi/ja tregon lartësinë). Me anë të planit mësohet për formën dhe përmasat e objektit, në rastin tonë të kla-save, korridoreve etj. Vërejmë, klasën. - Çfarë forme ka ajo? - Çfarë forme kanë muret, dyshemeja, tavani? - Në qoftë se do ta shohim nga lart, çfarë forme do të ketë klasa? ( ) Kujtojmë nga matematika që nga faqet e kubit ndërtojmë (vizatojmë) katrorin, nga faqet e kuboidit vizatojmë drejtëkëndëshin etj. Në qoftë se klasa ka formën e kubit, e parë nga lart ajo merr formën e katrorit. Ngremë disa nxënës në tabelë të vizatojnë forma nga faqet e kubit, kuboidit, piramidave etj. Numërojmë edhe një herë mjediset e shkollës sonë, për të krijuar idenë e formave dhe kështu emërtojmë format me fjalë simbol etj. Vizato-hen në tabelë. Pra, shpjegojmë se kështu ndërtojmë një planimetri të një ndërtese në një plan të sheshtë. Një plan i sheshtë është tabela e zezë, fl eta juaj, sipërfaqa e bankës etj.

Page 103: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

103

Hapi III. AnalizaTë gjithë nxënësit vërejnë punën e njëri-tjetrit dhe diskutojnë rreth tyre.Çdo nxënës do të bëjë shpjegimin e planit të vizatuar, duke treguar ku ndodhen

objektet, si: klasa e tij, palestra etj., duke treguar edhe format.

Detyrë: Sillni libra me përralla, me vjersha apo tregime që ju pëlqejnë më shumë.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për të kuptuarit e fjalës simbol në ndërtimin e në planimetrie, si

dhe për përdorimin e vizores dhe të matjeve të sakta.

Integrimi:Matematikë: Figurat gjeometrike, ndërtimi i tyre në plan me anë të përmasave.

Shpjegojmë dhe vizatojmë në tabelë të gjitha mjediset e shkollës, kufi zimi i tyre me njëri-tjetrin, klasat, korridoret etj. Detajet e planit, siç janë dritaret dyert, mësuesi/ja i vizaton në tabelë me anë të vijave. Theksojmë se të gjitha këto që përmendëm i referohen një shkalle zvogëlimi (të cilën do ta mësoni në klasën IV), sepse të gjithë e dini që një klasë apo shkollë nuk viza-tohet në letër me përmasat reale. Përmasat zvogëlohen dhe vizatohen me llogaritje të sakta. A e dini si quhet ky profesion? Arkitekturë. Arkitektura është një gjini e artit që merret me planimetrinë e objekteve. Për të kemi folur kur kemi parë arkitekturën e qytetit.

Hapi II. VeprimtariaAtëherë, të gjitha objektet që ndodhen në shkollën tonë, si: klasat, drejtoria, palestra,

dhoma e dentistit etj., ne do t’i vizatojmë në plan me anë të simboleve. Bëhet përcaktimi i përmasave dhe i formave katrore apo drejtkëndore, nga mësuesi/ja

që nxënësit të orientohen.Bëjmë modelin e planit të shkollës në tabelë dhe nxënësit orientohen me anë të

përmasave të dhëna nga mësuesi/ja me cm dhe vizore.Jashtë planit të shkollës mund të vizatohet plani i kopshtit, lulishtes ose i fushës së

basketbollit etj. Kush ka dëshirë mund të vizatojë edhe planimetrinë e shtëpisë së tij.

Page 104: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

104

Tema: Ilustrimi i një përralle, vjershe, tregimi sipas imagjinatës

Linja: Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Pastela

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë shkurt ngjarjen e një përralle ose tregimi, duke veçuar personazhet dhe vendin e ngjarjes. Të ilustrojë me vizatim një përrallë apo tregim sipas imagjinatës. Të shpjegojë ilustrimin e tij, duke e përshtatur me ngjarjen e zgjedhur.

Materiale ilustruese: Libra të ilustruara me përralla dhe tregime për fëmijë,

libri i gjuhës (kl. II). Mjete pune: Fletore pune, letër vizatimi, lapsa HB, ngjyra, lapostila, pastela etj.

Hapi I. NxitjaNxitim nxënësit të fl asin rreth përrallave e tregimeve apo vjershave të pëlqyera

më shumë nga ata. Në tabelë kemi radhitur libra me përralla dhe tregime, vjersha për fëmijë.

- Cila përrallë ju ka pëlqyer më shumë? Pse? - Cilat janë personazhet? - Ku është zhvilluar ngjarja? - Çfarë fi gurash do të zgjidhje ti për të ilustruar këtë përrallë?[Në varësi të vendit (pyll, kështjellë, lëndinë) apo të personazheve (breshkën dhe

lepurin; princeshën dhe bizelet ose dallëndyshen dhe milingonat etj.).]Dy-tre nxënës mund të tregojnë shkurt ngjarjen e një përralle, për të inkurajuar

nxënësit e tjerë joaktivë.

Mësimi 32

Hapi II. VeprimtariaU tregojmë nxënësve se për të ilustruar një përrallë duhet që të vizatohen personazhet

dhe vendi ku zhvillohet ngjarja. Japim shembuj në tabelë me ilustrime ose, nëse i kemi përgatitur fl etët më parë, ua paraqesim nxënësve.

Nxënësit vizatojnë në fl etë ilustrimet e përrallave që kanë zgjedhur. Udhëzohen që vizatimi t’i përshtatet ngjarjes. Nxënësit realizojnë vizatime të ndryshme sipas imagjinatës.

Në vazhdim të punës vizatimet ngjyrosen me lapostila dhe pastela dhe në fund të fl etës shkruhet titulli i përrallës, i tregimit apo i vjershës së zgjedhur, me shkrim të bukur me ngjyra.

Page 105: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

105

Hapi III. AnalizaVendosen punimet e nxënësve në murin e klasës. Të gjithë nxënësit vështrojnë me

kureshtje vizatimet e njëri-tjetrit.Secili do të shpjegojë vizatimin e tij dhe përrallën që ka zgjedhur.Mund t’ju drejtohen pyetje nxënësve. - Pse ke zgjedhur këtë personazh? - Çfarë të pëlqen te kjo përrallë?

Detyrë: Bëni ilustrimin e një vjershe që ju pëlqen në lëndën e “Gjuhës shqipe”.• Sillni në klasë punime tuajat të teknikave të ndryshme.

Vlerësimi:Nxënësi vlerësohet më shumë për përshtatjen e ilustrimit me ngjarjen dhe për

vizatimin e detajeve të ngjarjes (përrallë).

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përrallat, tregimet, vjershat dhe përmbajtja e tyre, mbresat që lënë ato

në kujtesën e fëmijëve.

Tema: Diskutim – shpjegim dhe mbrojtja e punës

Linja: Analizë, vlerësim, interpretim

Teknika: Bisedë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shpjegojë krijimin e tij me fjalë të thjeshta. Të identifi kojë teknikën, ngjyrat, llojet e vijave të përdorura, idetë dhe emocionet që përcjellin ato. Të mbrojë dhe vlerësojë punën e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: Krijime të nxënësve të teknikave të ndryshme.

Hapi I. NjohjaTë gjithë nxënësit janë njohur me krijimet e njëri-tjetrit dhe ulen në vendet e tyre. Në

këtë mënyrë nis diskutimi dhe shpjegimi i punës për secilin nxënës. Çdo nxënës do të bëjë shpjegimin e punës së tij: emërimin, materialet, teknikën, ngjyrat etj.

Për t’iu shmangur monotonisë mësuesi/ja zgjedh dy nxënës (një djalë e një vajzë)

Mësimi 33

Zhvillimi i mësimit

Page 106: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

106

Hapi III. Vlerësimi për njëri-tjetrinNxënësit duhet të shfaqin siguri te vetvetja për të vlerësuar punën e vet dhe të

shokut, sipas kërkesave të realizimit të një pune, p.sh.:Më pëlqen puna Olsit, sepse ka kombinime ngjyrash, ka lëvizje, hapësirë, lloje vijash.

Më pëlqen puna e Erit, sepse ka përdorur shumë mirë teknikën e akuarelit.Jepen çmime sipas teknikave.

Hapi IV. Loja problemëJepen detaje të një krijimi dhe kërkohet të gjendet autori dhe emërtimi i krijimit të

ilustruar.ShënimPër këtë orë nxënësi porositet ditë më parë për të sjellë krijime të teknikave të

ndryshme.Punët ekspozohen sipas teknikave: peizazhet, portretet, kolazhet, maskat, vizatimet,

akuarelet, pastelat etj.

dhe i vendos në rolin e gazetarit, për të marrë në intervistë shokët e shoqet e tyre. Disa pyetje do të ishin:

- Si e ke titulluar krijimin tënd? - Ku e ke gjetur frymëzimin? - Çfarë teknike të pëlqen më shumë? Pse? - Cilat ngjyra të pëlqejnë më shumë? - Çfarë të pëlqen më shumë në punën tënde? - Çfarë nuk ke arritur të bësh dot? - A ke kërkuar ndihmën e dikujt? - Çfarë kohe tregon krijimi yt? - Çfarë duhet të ketë një punë artistike që ajo të jetë e arrirë? (vizatim i saktë,

kombinim ngjyrash, hapësirë, kontrast etj.) - Ç’mendon për punën e shokut? Çfarë të pëlqen dhe çfarë jo?

Tema: Krijim: Mjedisi që na rrethonMësimi 34Linja: Analizë, vlerësim, interpretim

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të sjellë mendime dhe përvojë rreth mjedisit ku jeton. Të përzgjedhë atë pjesë të mjedisit që i pëlqen më shumë.

Page 107: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 2”

107

Hapi I. NxitjaNxitim nxënësit të flasin për mjedisin. Mjedisi është vendi ku jetojmë, çdo gjë që na

rrethon: shtëpia, shkolla, shëtitorja, kinemaja, rruga, këndi i lojërave etj. - Cila pjesë e mjedisit ju pëlqen më shumë? Pse?Lihen nxënësit të lirë të shprehin mendimet e tyre, përvojat, dëshirat dhe imagjinatat

për të ndryshuar diçka për ta bërë sa më të mirë, sa më të përshtatshëm për të jetuar mjedisin që na rrethon.

Hapi II. VeprimtariaJu mund të bëni një krijim artistik, duke u frymëzuar nga mjedisi përreth. Disa nga

temat mund të jenë: “Një shëtitje”, “Në parkun e lojërave”, “Shkolla ime”, “Klasa ime”, “Në Teatrin e Kukullave”, “Në rrugë”, “Stinët”, “Pushimet e mia”, “Udhëtimet” etj.

Krijimi do të realizohet me teknikën dhe mjetet që ju dëshironi.Udhëzohen nxënësit të fi llojnë punën pasi kanë zgjedhur idenë e tyre.

Hapi III. AnalizaEkspozohen krijimet në murin e klasës dhe vëzhgohen nga të gjithë nxënësit për

2-3 minuta.Nxënësit shpjegojnë punën e tyre, duke folur edhe për teknikën e zgjedhur, ngjyrat,

format, vijat etj.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për krijime të bukura, për teknikën e zgjedhur dhe për idetë e

shprehura në krijimin e tyre. Në mënyrë të veçantë vlerësohen ato nxënës që i kanë bërë ndryshime mjedisit.

Integrimi:Edukata shoqërore: Mjedisi që na rrethon, njohja, vlerat dhe ndryshimet për mirë

ndaj tij në të ardhmen.

Zhvillimi i mësimit

Të krijojë një punë artistike sipas dëshirës, duke u mbështetur në përvojën e tij. Të shpjegojë lidhjen mes artit fi gurativ dhe disiplinave të tjera në jetën e përditshme.

Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme mjedisi.

Mjete pune: Fletore pune, sipas teknikës (lapostila, akuarele, pastela, lapsa etj.)

Page 108: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

108108

Edukim figurativ

3

Page 109: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

109

Nr.

Objek

tivat

Tema

Linja

Tekn

ikaMa

terial

eOr

ë1

Të pë

rdor

ë në k

rijimi

n e tij

më s

humë

se

një llo

j form

e për

të nd

ërtua

r një

objek

t.Ma

ska

Elem

ente

dhe p

arim

e(B

aras

pesh

a)Ak

uare

lLa

psa,

akua

rel, p

enela

, mjet

e pa

strim

i2

2Të

krijo

jë ilu

zionin

e for

mës o

se vë

llimin

nëpë

rmjet

vijav

e. Të

përd

orë i

magji

natën

për t

ë kriju

ar

peiza

zhin

e qyte

tit, du

ke pë

rdor

ur llo

jet e

vijav

e: e l

akua

r, e tr

ashë

, e ho

llë.

Peiza

zh (p

ersp

ektiv

a)El

emen

te dh

e par

ime

(Kon

trasti

i n

gjyra

ve)

Temp

era,

akua

rel

Temp

era,

akua

rel, p

enel

1

3Të

krijo

jë ilu

zionin

e ha

pësir

ës në

krijim

et e

tij, në

përm

jet m

biven

dosje

s së fi

gurav

e.Ilu

strim

i i një

libri

Elem

ente

dhe p

arim

e (N

gjyra

t, nu

anca

t e ng

jyrav

e baz

ë)Vi

zatim

sipa

s ima

gjina

tësPe

nela,

përzi

erja e

ngjyr

ave m

e baz

ë të

bardh

ë e të

zezë

për n

uanc

ë1

4Të

përd

orë n

gjyra

për t

ë tër

hequ

r vë

mend

jen e

shiku

esit d

he pë

r të

theks

uar o

bjekti

n krye

sor.

Ferm

a e ka

fshëv

eEl

emen

te dh

e par

ime

(The

ksi,

përd

orim

i i ng

jyrav

e të k

undë

rta))

Viza

tim, k

olazh

(sipa

s mjet

it)Ma

terial

et sip

as dë

shirë

s2

5Të

dallo

jë ro

lin e

artit

në je

tën e

përd

itshm

e dhe

në m

jedisi

n ku j

eton.

Zbuk

urim

i i mj

edisi

t ku j

eton

Lidhje

t ndë

rlënd

ore m

e jetë

n dhe

mj

edisi

nAr

kitek

tura e

mjed

isit (

Rreg

ullim

i i o

borri

t të sh

kollë

s)Tr

upat,

rreg

ullim

i i lul

ishtes

me

mjete

t e ne

vojsh

me2

6Të

krijo

jë lëv

izjen

nëpë

rmjet

mb

ivend

osjes

së fi g

urav

e dhe

form

ave.

Komp

ozim

-për

dorim

i i mb

ivend

osjes

dhe p

ërsë

ritja e

ele

mente

ve

Elem

ente

dhe p

arim

e (L

ëvizj

a)Ak

uare

l, stam

pimAk

uare

l, pen

el, m

jete p

astrim

i, sta

mpa m

e fi gu

ra të

ndrys

hme

2

7Të

krijo

jë sip

ërfaq

en në

përm

jet vi

jave t

ë pë

rsëritu

ra dh

e hap

ësira

ve.

Fabr

ika e

miell

itEl

emen

te dh

e par

ime

(Sipë

rfaqja

e tru

pave

)Ko

lazh

Laps

a, pe

nela,

kokrr

a e gj

ethe

2

8Të

përzg

jedhë

për k

rijime

t e ve

ta tem

a ng

a fus

ha të

ndrys

hme p

ër të

përcj

ellë

një m

esaz

h të c

aktua

r.

Viza

tim si

pas ë

ndrrë

sTe

matik

a (int

erpr

etimi

i ide

së)

Sipa

s dës

hirës

Sipa

s dës

hirës

1

9Të

krijo

jë ilu

zionin

e for

mës

tredim

ensio

nale

(vëllim

in) m

bi një

sipë

rfaqe

dy

dimen

siona

le (fl e

tën e

vizati

mit).

Lagja

ime

Tema

tika,

skici

miGr

afi kë

, arki

tektur

ëMj

ete ilu

strue

se, la

psa,

letër,

pla

stelin

ë1

P

lani s

inteti

k dhe

anali

tik i l

ëndë

s Edu

kim fi g

urati

v III

3

5 jav

ë + 1

orë =

35 or

ëBa

za m

ateria

le, pr

oces

e, tek

nika

2

orë

Elem

ente

dhe p

arim

e

17 or

ëTe

matik

a

3 or

ëHi

stori e

kultu

4 or

ëAn

alizë

, inter

preti

m, vl

erës

im

3

orë

Lidhja

ndër

lëndo

re m

e jetë

n dhe

mjed

isin

3 or

ëOr

ë në d

ispoz

icion

1

orë

Orë e

lirë

2

orë

Gj

ithse

j 33 o

rë +

2 OD

= 35

orë

Page 110: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

110

10Të

dallo

jë dh

e të k

rijojë

nuan

cat e

ng

jyrav

e: të

ngro

hta, të

ftohta

. Të

përd

orë n

ë kriji

met e

tij m

ë shu

më se

një

lloj fo

rme p

ër të

ndër

tuar n

jë ob

jekt.

Piktu

ro sh

okun

ose s

hoqe

n tën

d/eBa

za m

ateria

le, pr

oces

e, tek

nika

(Për

dorim

i i lap

save

)Si

pas m

ateria

litLa

psa,

paste

le, ak

uare

le,

lapos

tila1

11Të

përzg

jedhë

e të

përd

orë m

ateria

le,

mjete

, pro

cese

e tek

nika,

duke

ko

munik

uar n

djenja

dhe e

mocio

ne.

Afre

sku –

piktu

rimi i

mure

ve të

kla

sës o

se të

shko

llës

Elem

ente

dhe p

arim

e (U

niteti

)Ak

uare

liAk

uare

l, shk

umës

a, pe

nel, m

jete

për p

astrim

3

12Të

përd

orë k

once

ptin e

plan

eve (

plani

I, II, I

II).

Fruta

t-për

dorim

i i pla

neve

I, II,

IIIEl

emen

te dh

e par

ime

(Hap

ësira

)Vi

zatim

Akua

rel, l

apsa

2

13Të

dallo

jë e t

ë për

dorë

tekn

ikat, s

i: ak

uare

l, stam

pim, te

mper

a, viz

atim,

ko

lazh,

gdhe

ndje,

mod

elim

të ba

ltës.

Shtam

ba e

zbuk

urua

r – po

çaria

Tema

tika (

kara

kteris

tikat

e qe

rami

kës s

onë)

Argji

lë, pl

astel

inë, b

isedë

Argji

lë, pl

astel

inë, m

odele

ilu

strim

i1

14Të

krijo

jë pë

rmes

thur

jes m

e lec

ka os

e me

fi je.

Motiv

popu

llor -

përd

orim

i i fi ll

it B

aza m

ateria

le, pr

oces

e, tek

nika

Teks

tilFij

e të n

drys

hme m

e ngjy

ra1

15Të

krijo

jë ilu

zionin

e for

mës o

se të

llimit n

ëpër

mjet

vijav

e.Or

ë në d

ispoz

icion

Fanta

ziEl

emen

te dh

e par

ime

(për

dorim

i i v

ijave

të nd

ryshm

e)Vi

zatim

, bise

dë e

ilustr

uar

Mater

iale i

lustru

ese,

lapsa

me

ngjyr

a1

16Të

dallo

jë tek

nikat

e ndr

yshm

e të

përd

orur

a në v

epra

të nd

ryshm

e arti,

si

dhe m

jetet

dhe m

ateria

let.

Hero

i - “V

ojo K

ushi”

Sali

Shij

aku

(pikt

urë)

“Skë

nder

beu”

Odh

ise

Pask

ali (s

kulpt

urë)

Anali

zë, in

terpr

etim,

vler

ësim

-

Tema

të nj

ëjta n

ga au

torë e

tek

nika t

ë ndr

yshm

e

Bise

dë e

ilustr

uar

Mater

iale i

lustru

ese

2

17Të

viza

tojë m

e dritë

-hije

një o

bjekt

të thj

eshtë

.Qy

teti im

–për

dorim

i i dr

itëhij

esEl

emen

te dh

e par

ime

(dhë

nia e

volum

it në n

jë pla

n)Vi

zatim

Laps

a, lap

ostila

2

18Të

dallo

jë lid

hjet m

es ed

ukim

it fi gu

rativ

, his

torisë

dhe k

ultur

ës.

Moda

-mën

yra e

mobil

imit t

ë sh

tëpisë

Histo

ri dhe

kultu

rë (k

arak

terist

ikat

e mob

ilieve

sipa

s per

iudha

ve)

Bise

dë e

ilustr

uar, v

izitë

Muze

un H

istor

ik, E

tnogr

afi k

Foto,

vide

o2

19Të

bëjë

lidhje

t mes

artit

fi gur

ativ d

he

disipl

inave

të tje

ra në

jetën

e pë

rdits

hme.

Fotog

rafi a

– një

mom

ent i

veça

ntë i j

etës s

ate.

Lidhje

t ndë

rlënd

ore m

e jetë

n dhe

mj

edisi

nFik

simi m

e apa

rat

Apar

at fot

ogra

fi k1

20Të

vëzh

gojë,

të pë

rshkru

ajë, të

anali

zojë,

inter

preto

jë dh

e të v

lerës

ojë pu

nime

të nd

ryshm

e.

Fotog

rafi të

dje d

he so

tAn

alizë

, inter

preti

m, vl

erës

im

- ng

jashm

ëritë

dhe n

drys

himet

nga p

ërdo

rimi i

tekno

logjiv

e të

ndrys

hme

Disk

utim

Mater

iale i

lustru

ese t

ë bër

a ng

a apa

rate

bard

hezi,

digji

tale,

me ko

mpjut

er ap

o me p

iktur

ë, viz

atim

1

21Të

shqy

rtojë,

të pë

rzgjed

hë dh

e të

përd

orë s

humë

llojsh

mëri t

emas

h, sim

boles

h, ide

sh ng

a jeta

e tij.

Kësh

tjella

/ shu

mëka

tëshe

tHi

stori d

he ku

lturë

(arki

tektur

a e

ndër

tesav

e)Bi

sedë

e ilu

strua

r, vep

rimtar

i pr

aktik

e (p

unë n

ë gru

p)Ar

gjilë,

plas

telinë

, foto,

vide

o nga

ve

ndi e

bota

(Kru

ja, B

erati

)2

22Or

ë e lir

ëPa

qja/ M

iqtë e

ujit

Diku

timPu

nimet

e nxë

nësv

e2

Page 111: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

111

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë pamjen e një maske, të cilën e ka parë në një shfaqje humori apo në festa karnavalesh. Të vizatojë formën e maskës që i pëlqen. Të shpjegojë natyrën e maskës (ndjenjën që ajo paraqet:

humor, hidhërim, urrejtje, gëzim etj.) nëpërmjet tipareve të saj.Materiale ilustruese: maska me pamje të ndryshme, pamje festash me maska.

Mjete pune: fl etore pune, lapsa, akuarel, penel, mjete pastrimi.

Hapi I. NxitjaNxiten nxënësit të fl asin rreth temës. Në tabelë kemi vendosur pamje nga festat e

karnavaleve dhe lloje të ndryshme maskash. - Çfarë kuptoni nga pamjet që shihni në tabelë? - Çfarë është maska? Kur përdoret ajo? - A keni përdorur ndonjëherë maskë? - Përveç maskës, çfarë të bën përshtypje në festën e karnavaleve? - Si janë veshur njerëzit? - A keni dëshirë të vizatoni një maskë?

Mund të zgjidhni modelin që ju pëlqen.

Hapi II. VeprimtariMaskat kanë forma të ndryshme. Çfarë forme do ta donit maskën tuaj?Nxënësit diskutojnë për format e maskave që pëlqejnë (me pamje kafshësh, lulesh,

personazhesh të trilluara (magjistarë, zana, përbindësha, shtriga), fytyra tipike njerëzish (p.sh.: fytyrë indiani, zbukurime të fytyrës me vija të ndryshme, klounë etj.). Nxënësit mund të marrin shembull edhe nga fi gurat e pamjet e vendosura në tabelë.

Nxënësit vizatojnë formën e dëshiruar të maskës, me laps në fl etën e vizatimit.Udhëzohen nxënësit të kenë parasysh gjatë vizatimit simetrinë boshtore të fi gurës

(pra, të dyja anët e fi gurës të jenë simetrike).

Hapi III. AnalizaNë 5 minuta e fundit nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë vizatimet e njëri-tjetrit, duke

shkëmbyer mendime, përvojë dhe vërejtje. Mësuesi/ja, duke u bazuar te vizatimet e nxënësve tërheq vëmendjen për mënyrën si e kanë realizuar nxënësit simetrinë e fi gurës, të tipareve etj. Pastaj vizatimet vendosen në dosjen e secilit nxënës, për t’u punuar orën tjetër.

Zhvillimi i mësimit

Mësimi 1 Tema: Maska (ora I)

Page 112: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

112

Linja: Elemente dhe parime - baraspeshaTeknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë ngjyrat për të ngjyrosur maskën. Të përdorë kontrastin e ngjyrave për t’i dhënë volum fi gurës. Të shpjegojë punën e tij dhe të shokëve, duke bërë krahasime.Materiale ilustruese: maska ilustruese.

Mjete pune: fl etore pune, lapsa, akuarel, penel, mjete pastrimi, lapostila.

Ja disa lloje maskash (tregojnë njerëz, kafshë, sende):

Mësimi 2 Tema: Maska (ora II)

Page 113: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

113

Vlerësimi:Në vlerësimin e nxënësve të kihen parasysh: Aftësia e nxënësve për të krijuar maskën. Realizimi i simetrisë boshtore në fi gurë. Përdorimi i kontrastit të ngjyrave, volumi, forma. Realizimi i ndjesisë së maskës (nëse e paraqet të gëzuar, të trishtuar etj.).

Integrimi:Matematikë: Simetria.Gjuhë shqipe: Zhvillimi i aftësive shprehëse, përshkrimi i një fenomeni jetik në krijimin e tij.

Hapi III. AnalizaVendosen punimet në murin e klasës. Nxënësit vëzhgojnë punët e njëri-tjetrit dhe

secili shpjegon krijimin e tij.Më pas u drejtohen pyetje, si: - Çfarë forme ka maska jote? - Pse të pëlqen kjo formë? E ke parë diku? (te përallat, festat me maska etj.) - Çfarë ngjyrash ke përdorur? Pse? - Cila nga krijimet e shokëve të pëlqen më shumë? - A do të kishe dëshirë t’i shtoje diçka maskës sate? Çfarë? - Çfarë ndjenje tregon maska jote?

Hapi II. VeprimtariBëhen gati mjetet e punës. Çdo nxënës ka përzgjedhur ngjyrat e preferuara për

maskën e tij. Në fi llim do të ngjyroset sfondi. Zgjidhet një ngjyrë e errët: blu, e zezë, kafe, e kuqe, vjollcë etj.

Pastaj çdo nxënës sipas modelit dhe vizatimit të tij do të ngjyrosë maskën.Udhëzohen nxënësit që peneli duhet të pastrohet sa herë të ndërrohet ngjyra. Mund

të bëhen edhe përzierje ngjyrash.Pasi është mbaruar ngjyrosja e fi gurës, lihet të thahet pak. Pastaj me anë të lapostilave

mund të bëhen disa theksime të vijave te tiparet e maskës: fl okët, sytë, veshët etj.

Hapi I. NxitjaInkurajojmë nxënësit që të përzgjedhin ngjyrat e përshtatshme për maskën e tyre.

Shpjegimi bazohet edhe te modelet ose vizatimet e bëra në tabelë.Theksohet se pavarësisht vizatimit të maskës, zgjedhja e ngjyrave bëhet, në mënyrë

që të krijojnë kontrastin e tyre, p.sh.: e kuqe me të zezë; e zezë me të verdhë ose larmi ngjyrash të theksuara etj. Kjo zgjedhje bëhet për efekt të krijimit të volumit të fi gurës.

Zhvillimi i mësimit

Detyrë: Bëni prerjen e maskës dhe silleni në klasë.

Page 114: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

114

Linja: Elemente dhe parime - kontrasti i përmasave

Teknika: Tempera, akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë peizazhin e qytetit duke dalluar objektet afër /larg. Të kompozojë peizazhin nëpërmjet formave, vijave dhe ngjyrave sipas imagjinatës. Të zbatojë rregullat e perspektivës për të dhënë thellësinë në peizazh dhe kontrastin e përmasave. Të shpjegojë punën e tij dhe të shokëve, duke bërë krahasime dhe vlerësime.Mjete pune: fl etore pune, tempera, akuarel, penel, lapostila etj.

Hapi I. NxitjaNxiten nxënësit të përshkruajnë qytetin e tyre, duke përdorur edhe imagjinatën.

Në tabelë vendosim disa pamje nga qyteti që tregojnë perspektivë. Nëpërmjet fi gurës vërejmë shpjegojmë vendndodhjen dhe përmasat e objekteve:

- Cila shtëpi është më larg? - Cila shtëpi është më afër? - Cila i ka përmasat më të mëdha? - Cila i ka përmasat më të vogla? - Pse objektet vijnë duke u zvogëluar? - Cilin objekt shikojmë të parin dhe cilin të fundit? U tregojmë nxënësve foton e një rruge me pemë ku

duket qartë perspektiva.Bëhen pyetje si më lart për objektet afër/larg, planin e parë,

planin e dytë, ngjyrat, format.

Mësimi 3 Tema: Peizazh (perspektiva)

Zhvillimi i mësimit

Hapi II. VeprimtariPërveç fotove që kemi në tabelë vendosim pranë tyre

modelin e vizatuar “peizazh me pemë”. Vizatimi është kryer sipas rregullave të perspektivës. Shpjegojmë se perspektiva na mëson t`i vizatojmë sendet ashtu si i sheh syri në natyrë. Sendet ose objektet që ndodhen më afër arrijmë t’i shohim me të gjitha hollësitë, kurse atyre që janë larg u shohim vetëm format ose siluetat. Më pas është horizonti.

Punojmë së bashku. Vizatoni me laps një drejtkëndësh me përmasat: AB = 16 cm BC = 20 cm. BA

CD

P

Page 115: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

115

Hapi III. AnalizaPër dy-tre minuta nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë punimet e tyre. Secili përshkruan

punën e tij, duke shpjeguar elementet e perspektivës, ngjyrat që ka përdorur për të treguar formën e objektit dhe thellësinë në peizazh.

- Cilat objekte të japin idenë e perspektivës? - Cilat objekte kanë përmasa më të mëdha, ato që ndodhen larg apo ato afër? - Si duken objektet në perspektivë? etj.Tregoni në peizazhin tuaj pemën që ndodhet në planin e parë, në planin e dytë etj.

Vendosni gishtin te vija e horizontit. Krahasoni pemët pranë vijës së horizontit me pemët në planin e parë etj.Nxënësit vlerësojnë punët e njëri-tjetri për ngjyrat dhe perspektivën. Krijimet më të

mira vendosen në ekspozitën e klasës.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë e nxënësve për vizatimin e objekteve në perspektivë, për

përdorimin e ngjyrave të ftohta e të ngrohta (për të dhënë thellësinë) dhe përdorimin e teknikës së temperave e akuarelit.

Pasi kryet saktë vizatimi, sipas

rregullave të perspektivës prishen

vijat ndihmëse të lapsit. Pastaj

nxënësi kryen procesin e ngjyrosjes

me anë të akuarelit, temperave

ose lapostilave. Tregohet kujdes

në planin e parë, ngjyrat janë më

të theksuara dhe në largësi, ngjyrat

vijnë duke u zbehur (të ftohta).

Mësuesi/ja vizaton në tabelë hap pas hapi së bashku me nxënësit.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i objekteve në natyrë.Matematikë: Përmasat, format e objekteve, zmadhimi, zvogëlimi i tyre.

Gjeni me vizore mesin e brinjës AB (8 cm). Vendosni vizoren mbi të dhe caktoni pikën e ikjes 15 cm. (P) Pika e ikjes bashkohet me vijë me pikat ABCD.

Më pas demostrohet në tabelë vizatimi i pemëve në perspektivë. Vijat na detyrojnë të vizatojmë objektet duke u zvogëluar. Udhëzohen nxënësit të mos dalin nga vijat.

BA

C P

Detyrë: Sillni në klasë një libër artistik që keni lexuar dhe që ju pëlqen.

Page 116: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

116

Linja: Elemente dhe parime - ngjyrat, nuancat bazë

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shprehë mendimet e tij për ilustrimet e një libër artistik (libri që i pëlqen). Të krijojë me imagjinatë fi gurat për të ilustruar përmbajtjen. Të shpjegojë krijimin e tij dhe të shokëve, duke bërë krahasime dhe ngjashmëri të fi gurës me përmbajtjen.Materiale ilustruese: libra për fëmijë.

Mjete pune: fl etore pune, lapsa, akuarel, penel, mjete pastrimi, lapostila,

letër vizatimi.

Hapi I. NxitjaNxënësit vendosin mbi bankë librat për të cilët janë porositur një orë më parë.

Organizojmë një bisedë, që nxënësi të shprehë mendimet për librin artistik, të thotë pse e pëlqen (pse e veçon atë nga librat e tjerë që ka lexuar).

- Pse ju pëlqejnë librat? - Çfarë mësoni nga ata? Thoni disa tituj librash që keni lexuar. - Cilat ju pëlqejnë më shumë, ato me ilustrime apo ato pa ilustrime? Pse? - Çfarë rëndësie i jep ilustrimi librit? - A ka libra, ilustrimet e të cilëve nuk ju kanë pëlqyer? Pse? - A keni menduar se si do t’i kishit ilustruar ju? - Si do të donit ju të ishte ilustrimi i librit “Shpella e piratëve”, “Udhëtim në kozmos”, “Kësulëkuqja”, “Borëbardha” etj.?

Mësimi 4 Tema: Ilustrimi i një libri

Zhvillimi i mësimit

Hapi II. Veprimtarit:Udhëzohen nxënësit që të zgjedhin librin ose ngjarjen, për të cilën do të bëjnë

ilustrimin sipas dëshirës, duke u mbështetur te ngjarja (vendi, personazhi).

Në fi llim do të bëhet vizatimi me laps dhe pastaj do të hidhen ngjyrat.Orientojmë nxënësit që të përdorin ngjyrat bazë: e kuqje, e verdhë, blu dhe nuancat

e tyre që dalin nga përzierjet: e gjelbër, vjollcë, portokalli etj. Nxënësi punon me tematikën që dëshiron.

Page 117: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

117

Hapi III. Analiza:Nxënësit vërejnë punët e njëri-tjetrit për 5 minuta, duke këmbyer mendime e përvoja.Pastaj, secili nga nxënësit do të shpjegojë krijimin e tij, duke e lidhur atë me

përmbajtjen. Tregohen kombinimet e ngjyrave, që janë përdorur dhe zgjedhja e fi gurës së ilustruar.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për zgjedhjen e fi gurës, lidhjen e saj me përmbajtjen dhe

përdorimin e ngjyrave.Integrimi:Gjuhë shqipe: Komenti i librit të lexuar. Rëndësia e librit për fëmijët.

Linja: Elemente dhe parime - theksiTeknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa nga kafshët që njeh. Të vizatojë disa kafshë, duke theksuar karakteristikat e veçanta të tyre. Të krijojë iluzionin e fermës nëpërmjet vizatimit të kafshëve.Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme të një ferme kafshësh, kafshë të ndryshme lodre prej plastike, druri, pellushi etj.Mjete pune: fl etore pune, laps, letër punëdoreje, gomë, gërshërë.

Mësimi 5 Tema: Ferma e kafshëve (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaNë tabelë kemi vendosur pamje dhe foto, të cilat tregojnë lloje të ndryshme kafshësh

dhe fermë kafshësh. Nxiten nxënësit të fl asin rreth tyre. Nxënësit vendosin në bankë kafshë të ndryshme prej lodre.

- Çfarë shikoni në fi gurë? Emërtojini ato. - Ku i keni parë kafshët? - Cilën kafshë keni dëshirë ta prekni me dorë? - Nga cila kafshë keni më shumë frikë? - Kafshët që rriten në fermë janë të egra apo të buta (shtëpiake)? - Si quhet vendi ku jetojnë kafshët e buta?

Page 118: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

118

Vazhdohet biseda duke përshkruar dhe dalluar karakteristikat e veçanta të disa kafshëve, duke bërë edhe krahasimin e tipareve të tyre.

Hapi II. VeprimtariaNxënësi do të lihet i lirë të vizatojë formën e kafshës në fl etë me ngjyra, p.sh., lopa

do të vizatohet te fl eta e punëdores me ngjyrë të zezë dhe fi gura tjetër te fl eta në ngjyrë kafe ose portokalli.

Kali vizatohet te fl eta e bardhë, e kuqe apo e zezë.Delja vizatohet te fl eta e bardhë, po kështu edhe lepuri.Gjatë punës udhëzohen nxënësit që të theksojnë karakteristikat e veçanta të kafshëve.

Hapi III. Përdorimi i gërshërësFigurat e vizatuara do të priten me gërshërë me kujdes. Format e prera vendosen në

dosje bashkë me mjetet e tjera, për të vazhduar në orën e dytë me teknikën e kolazhit.

Detyrë: Orën tjetër do të merrni këto mjete: gërshërë, ngjitës, letër me ngjyra,fi je të bardha, të zeza, të kuqe, sende të ndryshme, lapostila etj.

Linja: Elemente dhe parime - theksiTeknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë fi gurat nëpërmjet formave e karakteristikave të veçanta. Të theksojë objektin kryesor nëpërmjet teknikës së kolazhit dhe ngjyrave. Të shfaqë ndjenja e emocione gjatë shpjegimit të krijimit të tij.Materiale ilustruese: mjetet e orës së parë dhe modeli i përgatitur.

Mjete pune: fl etore pune, gërshërë, ngjitës, letër me ngjyra, fi je të bardha, të zeza, të kuqe, sende të ndryshme (pupla, fara etj.), lapostila.

Mësimi 6 Tema: Ferma e kafshëve (ora II)

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaVendosen mbi bankë mjetet e punës dhe format e prera të kafshëve që janë bërë

gati nga ora e parë. Nxiten nxënësit të fl asin rreth tyre: - Si e mendoni ju fermën e kafshëve? - Çfarë kafshësh ke vizatuar ti? Pse? - Cila nga këto kafshë të pëlqen më shumë? Pse?

Page 119: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

119

Hapi II. VeprimtariaZgjedhim fl etën ose kartonin me ngjyrën e dëshiruar (përgjithësisht mund të jetë

ngjyra e gjelbër, meqenëse kafshët e fermës janë kryesisht barngrënëse).Në fi llim mbi fl etë do të ngjiten format e kafshëve të prera më parë. Vendosja e tyre

duhet të jetë harmonike.Pastaj punohet mbi to, p.sh., lopa që është prerë me letër të zezë, bëhet laramane

me anë të disa copëza letrash të bardha që ngjiten mbi të. Po kështu mund të vazhdohet edhe me fi gurat e tjera.

Duke përdorur fi je të zeza ose të bardha krijohen jelet ose bishti i kalit. Delja ose qengji punohet me fi je të bardha ose me pambuk, duke i ngjitur në formë spiraleje. Kështu realizohet edhe fi gura e qenit ose e lepurit, e pulës, e gjelit etj. Figurat vizatohen më parë dhe pastaj kryhet procesi i ngjitjes së sendeve të ndryshme, sipas dëshirës së nxënësit.

Me anë të lapostilave punohen format e vogla, si: sytë, goja, veshët gjithashtu bari, lule, pemë etj.

Në fund krijimi rrethohet me një kornizë prej letre të prerë.

Hapi III. AnalizaPër 5 minuta nxënësit lihen të lirë të vërejnë krijimet e njëri-tjetrit, për të shkëmbyer

mendime dhe përvoja. Çdo nxënës shpjegon punën e tij dhe tregon fi gurën që i pëlqen më shumë, të cilën e ka theksuar në krijimin e tij, me anë të ngjyrës ose formës karakteristike.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e realizimit të teknikës së kolazhit, për përdorimin e gërshërës, dhe për mënyrën e ngjitjes së fi gurës.

Integrimi:Dituri natyre: Kafshët, mënyra e të ushqyerit dhe të jetuarit.Gjuhë shqipe: Përshkrimi dhe emërtimi i kafshëve, jeta e tyre në lidhje me njeriun.

Detyrë: Sillni në klasë fi danë lulesh dhe pemësh, pleh, vegla pune për mbjellje, ujitëse, dorashka etj.

Shpjegojmë se nëpërmjet teknikës së kolazhit do të realizojnë krijimin “Ferma e kafshëve”.

Tregohet një model i përgatitur.

Page 120: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

120

Linja: Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Arkitektura e mjedisit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shprehë mendimin e tij për zbukurimin e oborrit të shkollës. Të krijojë fi guracione artistike nëpërmjet luleve. Të japë ndihmesën e tij për të ndryshuar pamjen e një mjedisi.Materiale ilustruese: oborri i shkollës.

Mjete pune: fl etore pune, fi danë të ndryshëm lulesh dhe pemësh, pleh, ujë,

vegla pune, dorashka etj.

Hapi I. NxitjaOrganizojmë një bisedë me nxënësit për të identifi kuar mjedisin ku jetojmë: në shkollë,

shtëpi, lagje, qytet etj. Flasim për rolin e njeriut mbi mjedisin. Njeriu e ka ndryshuar mjedisin në përshtatje të nevojave të tij, por, a është bërë çdo ndryshim në mënyrën e duhur? Vihen në dukje gjërat që na pëlqejnë dhe ato që nuk na pëlqejnë.

- Si mund ta ndryshojmë atë pjesë të mjedisit që nuk na pëlqen? - Çfarë mendoni se duhet ndryshuar në oborrin e shkollës suaj? - Çfarë mungon aty? - Si mund ta zbukurojmë atë? - Po ta shihni këtë ndryshim në syrin e një artisti, si do t’i organizonit bimët?

Hapi II. Veprimtari praktikePasi nxënësit kanë dhënë mendimet e tyre se si duan ta ndryshojmë dhe ta

zbukurojnë lulishten e shkollës së tyre dilet në oborr. Përcaktohen disa nga punët që duhen bërë: disa lule janë tharë, disa duhen krasitur, disa janë mbjellë keq, korniza e lulishtes është prishur etj.

Ndahet klasa në grupe pune.1. Grupi I - do të pastrojë lulishten nga bimët e thara, gurët, barishte.2. Grupi II - do të shkulë me kujdes lulet që nuk janë të sistemuara mirë dhe të

mendojë se ku mund të mbillen, në mënyrë që lulishtja të duket sa më e organizuar.3. Grupi III - do të shkriftojë dheun me anë të veglave: kazmë, lopatë etj.4. Grupi IV - do të plehërojë dheun e punuar dhe do të caktojë vendin ku do të

mbillen lulet e reja (në një drejtim dhe largësi të barabartë).5. Grupi V - do të mbjellë lulet dhe fi danët e pemëve në vendet e caktuara, duke

treguar kujdes që të mbillen drejt dhe mirë.6. Grupi VI - do të merret me ujitjen e luleve dhe të pemëve.7. Grupi VII - do të grumbullojë mbeturinat në vendet e caktuara.

Mësimi 7 Tema: Zbukurimi i mjedisit ku jeton (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Page 121: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

121

Hapi III. AnalizaVërehet puna e kryer dhe jepen mendime për përfundimin e zbukurimit të mjedisit

në orën e dytë në vazhdim.

Detyrë: Gjatë javës do të kujdeseni për fi danët e mbjellë, duke i ujitur ato.

Linja: Linjat ndërlëndore me jetën dhe mjedisin merre me kopi nga ora I

Teknika: Arkitektura e mjedisit

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë imagjinatën në zbukurimin e mjedisit ku jeton. Të tregojë rolin e artit në jetën e përditshme në mjedisin ku jeton dhe në punën e krijuar nga vetë ai.

Materiale ilustruese: oborri i shkollës.

Mjete pune: fl etore pune, bojëra hidromat, gurë të vegjël ose copa tullash, furça.

Hapi I. NxitjaGrupohen nxënësit përpara lulishtes në të cilën punuan në orën e mëparshme dhe

shikojnë se si janë kujdesur për lulet gjatë javës. Mësuesi/ja u tregon se sot ata do të merren me kornizën e lulishtes.

- Çfarë mendimi keni? - Si duhet të jetë forma që të duket më bukur? - Çfarë do të përdorim? - Me çfarë ngjyre do t’i ngjyrosim gurët? etj. Merren parasysh mendimet e nxënësve dhe udhëzohen që të vendosin dorashkat.

Hapi II. Veprimtari praktikePër të kryer punët ndahen nxënësit në grupe që çdo nxënës të ketë mundësi për të

bërë diçka. Grupi I - do të vizatojë në tokë, me anë të kazmave të vogla, format e kornizës së

lulishtes. Pastaj do të vizatojë format rrethore dhe katrore rreth fi danëve e pemëve.Grupi II - do të vendosë gurët (të cilët zgjidhen të një madhësie të njëjtë) në format e

vizatuara, duke i puthitur ato mirë me tokën, në mënyrë që të mos lëvizin.Grupi III - do të lyejë gurët me bojë hidromat. Kornizat e lulishtes dhe katrorët e

pemëve do të ngjyrosen me ngjyrë të bardhë, ndërsa për format rrethore do të përdoren ngjyra të ndryshme: e verdhë, blu, e gjelbër etj.

Mësimi 8 Tema: Zbukurimi i mjedisit ku jeton (ora II)

Zhvillimi i mësimit

Page 122: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

122

Hapi III. AnalizaBisedohet me nxënësit për punën e bërë, duke krahasuar sesi ishte lulishtja më parë

dhe si u bë tani. - Pse duhet zbukuruar mjedisi ku jetojmë? - Në cilin mjedis ndiheni të çlodhur dhe të kënaqur? Pse? - Si mendoni për rolin e artit në jetën e përditshme? - Po ju, a mendoni se e ndryshuat pamjen e këtij mjedisi në mënyrë artistike? - Ku duket ajo? A jeni të kënaqur me punën tuaj? - Çfarë do të donit të bënit më shumë?

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për ndryshimin e mjedisit në mënyrë artistike.

Integrimi:Edukatë shoqërore: Mjedisi ku jetojmë, ndryshimi dhe mirëmbajtja e tij.Dituri natyre: Roli i njeriut në ndryshimin e natyrës.

Detyrë: Ndryshoni pamjen e dhomës suaj.

Linja: Elemente dhe parime

Teknika: Akuarel, stampim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një garë vrapimi, duke e imituar atë. Të vizatojë fi gura në lëvizje. Të krijojë nëpërmjet mbivendosjes së fi gurave në lëvizje dhe përsëritjes së elementeve.

Materiale ilustruese: pamje, foto të ndryshme ku tregohen gara vrapimi, gara noti, njerëz në ecje etj.Mjete pune: fl etore pune, laps, gomë, letër vizatimi, gërshërë etj.

Hapi I. NxitjaVendosen në tabelë pamjet dhe fotot e përgatitura që tregojnë njerëz në lëvizje, gara

të ndryshme sportive, atletikë, not etj.Mësuesi/ja bisedon me nxënësit për çka shikojnë nëpër fi gura. - Po ju, në cilën lëndë keni bërë gara vrapimi? - Cili doli i pari? - Si kryhet gara e vrapimit?

Mësimi 9Tema: Kompozim – Përdorimi i mbivendosjes dhe përsëritja e elementeve: “Gara e vrapimit” (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Page 123: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

123

Hapi II. VeprimtariaMbi letrën e vizatimit nxënësi do të vizatojë një ose dy fi gura në lëvizje në forma dhe

pozicione të ndryshme.Udhëzohen nxënësit që vijat e lapsit të jenë të lehta, në mënyrë që të kenë mundësi për

t’u korrigjuar.Pasi janë vizatuar fi gurat, mund t’i presim me gërshërë.Pastaj format e prera përdoren për të vizatuar fi gura të tjera në largësi të ndryshme,

në pozicione të ndryshme. Pra, me anë të shabllonit mund të krijosh mbivendosje të fi gurave duke i përsëritur ato.

Në këtë mënyrë, ju keni vizatuar fi gura në lëvizje. Kjo është një garë vrapimi sipas imagjinatës suaj.

Hapi III.Vizatimet me laps vendosen në dosjen e secilit për të vazhduar me ngjyrosjen në

orën e dytë.

Detyrë: Për orën tjetër merrni akualere, penela, mjete pastrimi, lapostila, stampa etj.

Linja: Elemente, parime

Teknika: Akuarel, stampim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë ngjyrat që do të përdorë në krijimin e tij. Të identifi kojë lëvizjen, formën, fi gurën nëpërmjet ngjyrës dhe mbivendosjen në krijim. Të shprehë ndjenja dhe emocione gjatë shpjegimit të krijimit të tij.

Mjete pune: fl etore pune, akuarel, penela, mjete pastrimi, lapsa, lapostila etj.

Mësimi 10Tema: Kompozim – Përdorimi i mbivendosjes dhe përsëritja e elementeve: “Gara e vrapimit” (ora II)

Ngremë dy nxënës para klasës për të bërë imitimin e garës së vrapimit. Tregojmë se të gjitha gjymtyrët e trupit lëvizin, pra marrin pozicione të ndryshme. Bëjmë dallimin e një fi gure në lëvizje me një tjetër, që qëndron pa lëvizur nëpërmjet

vizatimit me shkumës në tabelë ose me anë të nxënësve.

Page 124: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

124

Udhëzohen nxënësit që kompozimi të ketë pamjen e një këndi sportiv, pra përveç figurave të fëmijëve duke vrapuar, në sfond mund të ketë fëmijë të tjerë, që stimulojnë ata që janë në garë ose mjete sportive: rrjeta, topa, paralele etj.

Nxënësit duhet të mendojnë ngjyrat që do të përdorin për secilën fi gurë.

Hapi II. VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit që të punojnë me kujdes, duke hedhur në fi llim ngjyrat e para,

pastaj të fi llojnë të theksojnë ngjyrat, duke i përzierë ato. Të përdoren ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta, përzierja e të cilave i jep volum fi gurës. Ngjyrat do të përdoren edhe në sfond, për të plotësuar kompozimin. Pasi ngjyrat të jenë tharë, mund të përdoren stampa me fi gura të ndryshme, të cilat nxënësi i ka zgjedhur vetë, si: fl amuj sportiv, topa, drita etj.

Hapi III.Vendosen krijimet në murin e klasës dhe lihen nxënësit të lirë për disa minuta për

të parë punët e njëri-tjetrit. Secili nxënës shpjegon krijimin e tij dhe bën vërejtje dhe krahasime me punën e shokut. Tregon se cilën pjesë nuk e ka realizuar bukur dhe çfarë i pëlqen më shumë te puna e tij ose te puna e shokut.

Punimet më të arrira vendosen në këndin e klasës.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për kompozimin dhe realizimin e fi gurave në lëvizje, gjithashtu

edhe për përdorimin e teknikës së akuarelit e të stampimit.

Integrimi:Edukim fi zik: Dëshira për sportin, për një trup të bukur, për të marrë pjesë në garë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaÇdo nxënës bën gati mjetet e punës mbi tavolinë. Vërehen vizatimet e realizuara

nga ora e parë.

Page 125: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

125

Linja: Elemente dhe parime - sipërfaqja e trupave

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë fabrikën e miellit. Të vizatojë fi gura e objekte që ndodhen në fabrikën e miellit. Të krijojë sipërfaqen nëpërmjet pikave e vijave të përsëritura.

Materiale ilustruese: Pamje e foto të një fabrike mielli ose furrë buke etj.

Mjete pune: fl etore pune, laps, goma, vizore etj.

Hapi I. NxitjaBisedohet me nxënësit për procesin e prodhimit të bukës. Bëhet përshkrimi i pamjeve

në tabelë: - A keni blerë ndonjëherë bukë për familjen? - Ku e keni blerë? - Me çfarë bëhet buka? - Si prodhohet mielli? - Ku prodhohet mielli? - Ç’janë drithërat?Tregojmë fotot e pamjet e fabrikës së miellit. Përshkruhen ato me fjalë të thjeshta. - Çfarë shikoni më shumë? (thasë) - Çfarë mbajnë ata brenda? (kokrra gruri, misri, por edhe miell) - Si janë të vendosur thasët? (me rregull) - Çfarë forme ka gruri? Çfarë ngjyre? Kështu pyesim edhe për misrin, tërshërën, thekrën etj. - Cili nga ju përshkruan proceset e punës “të prodhimit të bukës”?

Hapi II. VeprimtariaUdhëzohen nxënësit që sot do të punohet vetëm me laps, gjithashtu jepen shembuj

në tabelë për vizatimin e thasëve të stivuar, e thasëve gjysmë të hapur ku duken kokrrat, gruri, misri, thekre dhe mielli.

Kujtojmë nxënësve sipërfaqet e buta, të ashpra që janë bërë në klasën II. - Si i dallojmë ato? (sipërfaqet dallohen me anë të të prekurit)

- Si i vizatojmë sipërfaqet? Do të përdorim vijat, pikat, hapësirat për të dhënë sipërfaqe të ndryshme.Nxënësi do të vizatojë sipas dëshirës fi gurat dhe elementet që dëshiron dhe ashtu

si ai i koncepton.

Mësimi 11 Tema: Fabrika e miellit (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Page 126: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

126

Hapi III. VëzhgimiVërehen vizatimet e nxënësve se si i kanë trajtuar ata sipërfaqet nëpërmjet vijave, pikave.Vetë nxënësit i bëjnë vërejtje njëri-tjetrit për punën dhe lavdërime për vizatime të bukura.Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar në orën e dytë me teknikën e kolazhit.

Detyrë: Merrni për orën tjetër fara të ndryshme gruri, misri, ngjitës, ngjyra, fi je etj.

Linja: Elemente dhe parime (sipërfaqe trupore)

Teknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë materialet e nevojshme. Të krijojë sipërfaqe të ndryshme nëpërmjet teknikës së kolazhit. Të shpjegojë teknikën dhe mesazhin që sjell krijimi i tij.

Mjete ilustruese: model i përgatitur.

Mjete pune: fl etore pune, sende e materiale të ndryshme, kokrra gruri, misri,

orizi etj., fi je, gërshërë, ngjyra, ngjitës.

Hapi I. NxitjaVendosen mjetet e punës në bankë dhe vizatimi i kryer orën e parë. Nxënësit zgjedhin

e përcaktojnë materialet e duhura për të realizuar teknikën e kolazhit.

Hapi II. VeprimtariaUdhëzohen nxënësit që punën ta nisin duke përdorur fi jet për të krijuar formën e thasëve

të stivuar dhe të atyre gjysmë të hapur. Fijet mund të jenë ngjyrë kafe, bezhë, të verdhë etj. - Në fi llim vendoset ngjitësi dhe mbi të fi ja. - Pastaj vazhdohet me kokrrat. Lyhet sipërfaqja me kujdes dhe i ngjiten kokrat

një nga një. Ngjitësi kalohet mbi vijat e lapsit. - Pasi lihen të thahen pak sendet e ngjitura, përdoret ngjyra. - Me anë të akuareleve mund të ngjyrosen kokrrat e orizit me ngjyrë portokalli në

të verdhë dhe kështu ato mund të japin sipërfaqen e kokrrave të grurit. - Me anë të lapostilave vijëzojmë format e ndryshme, pjesë nga fabrika, vendi ku

bluhet gruri etj. - Lihen nxënësit të lirë të krijojnë sipas imagjinatës.

Mësimi 12 Tema: Fabrika e miellit (ora II)

Zhvillimi i mësimit

Në përfundim të hapit të dytë mësuesi/ja mund t`u tregojë nxënësve me anë të fotove për mullirin me erë, më vonë shfrytëzimin e ujit për të vënë në punë mullirin dhe kështu, duke bërë krahasimin me ditët e sotme, deri te zhvillimi dhe moderizimi i jetës.

Page 127: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

127

Hapi III. AnalizaPër disa minuta nxënësit vëzhgojnë punët e njëri-tjetrit. Ata shpjegojnë krijimin e

tyre, teknikën, materialet e përdorura dhe ç’ndjesi i sjell kjo punë.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për realizimin e teknikës së kolazhit dhe përdorimi i ngjyrës.

Integrimi:Dituri natyre: Bimët, drithërat e bukës, proceset teknike.Edukatë shoqërore: Higjiena, modernizimi i industrisë.Histori: Mulliri me erë. Kohët e vjetra dhe sot.

Linja: Tematika - interpretimi i idesë

Teknika: Sipas dëshirës

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë temën që i pëlqen më shumë. Të përcjellë mesazhin e dëshiruar nëpërmjet një krijimi artistik. Të përdorë ngjyra e materiale të ndryshme për të realizuar krijimin. Të shpjegojë ëndrrën e tij.

Mjete ilustruese: foto profesionesh dhe procese pune.

Mjete pune: lapsa, goma, ngjyra të ndryshme, letër, letër me ngjyrë, gërshërë, ngjitës etj.

Hapi I. NxitjaBisedojmë me nxënësit rreth temës. - A keni ju ëndrra? - Cilat janë ato? - Çfarë dëshironi të bëheni në jetë? - Çfarë gjërash keni ju për zemër? - A keni ndonjë gjë të fshehtë për të treguar?Mos e thoni me fjalë, por nëpërmjet vizatimit.Të gjithë nxënësit fl asin për gjërat e tyre, për ëndrrat që duan të realizojnë etj.

Hapi II. VeprimtariaJu të gjithë keni nga një dëshirë, të cilën doni ta realizoni. Sot ëndrrën tuaj do ta

shprehni me vizatim. Duke u nisur nga dëshirat e nxënësve, mësuesi/ja i udhëzon ata

Zhvillimi i mësimit

Mësimi 13 Tema: Vizatim sipas ëndrrës

Page 128: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

128

sipas rastit për detajet: Griselda që ka dëshirë të bëhet një balerinë, veten do ta vizatojë me veshje baleti; Kristi do të bëhet natyralist, ai mund të vizatojë natyrën, lulet etj.; Marda që do të bëhet mjeke do ta vizatojë veten me përparësen e bardhë, me stetoskop, duke shkruar recetën ose duke i ndenjur pranë një të sëmuri.

Udhëzohen nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur për krijimin e tyre. Disa nxënës mund të krijojnë me fi gura të prera, duke i ngjitur në fl etë për të realizuar idenë e tyre. Vizatimet ngjyrosen sipas dëshirës, me teknikën e dëshiruar.

Hapi III. AnalizaLihen nxënësit të lirë të vërejnë krijimet e njëri-tjetrit e të diskutojnë se si e kanë

realizuar dëshirën e tyre nëpërmjet vizatimit apo kolazhit: - Mua më pëlqen të bëhem aviator kur të rritem, prandaj e kam vizatuar veten në

një aeroplan. - Mua më pëlqen sporti, ndaj e kam vizatuar veten duke skijuar.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për krijimet e tyre, për përdorimin e teknikave dhe analizën dhe interpretimet që i bëjnë ato krijimit të tyre dhe të shokëve.

Integrimi: Gjuhë shqipe: Përshkrimi i ëndrrës. Çdo të bëhem kur të rritem, dëshirat.

Linja: Tematika - skicimi

Teknika: Grafi kë, arkitekturë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë lagjen e tij. Të skicojë me laps në letër modelin e një lagjeje me objektet përkatëse. Të modelojë me plastelinë objekte trepërmasore, duke i vendosur mbi modelin e skicuar. Të shpjegojë në mënyrë të thjeshtë mendimin e tij krijues.

Mjete ilustruese: pamje e foto ku tregohen pjesë nga qyteti, lagje të ndryshme.

Mjete pune: fl etore pune, laps, letër vizatimi ose karton, lapostila, plastelinë,

spatul, kunja druri etj.

Hapi I. NxitjaInkurajojmë nxënësit të përshkruajnë lagjen e tyre: rrugët, pallatet, dyqanet, këndet

e lojërave për fëmijë, farmacitë, shkollat etj.

Zhvillimi i mësimit

Mësimi 14 Tema: Lagja ime

Page 129: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

129

- Si quhet lagja ku banon ti? - Si janë rrugët e lagjes sate? - Ka shumë pallate (shtëpi) e dyqane? - Në cilin kat banon ti? - A ka shkolla në lagjen tënde? - Çfarë objektesh të tjera ndodhen në lagjen tënde? - Këndi i lojërave është i bukur? - A ka pemë anash rrugës? - Të pëlqen lagja jote? - Çfarë do të doje të ndryshoje në të?Biseda shoqërohet me fi gura në tabelë.Hapi II. VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit të skicojnë me laps mbi karton modelin e lagjes së tyre (kartoni

mund të jetë edhe me ngjyra). Në fi llim vizatohet forma e rrugës, e drejtë, e harkuar, me kthesa etj. Pastaj anash rrugës do të përcaktohet vendi ku janë mbjellë pemët me katrorë të vegjël. Më pas përcaktohet vendi ku janë pallatet, dyqanet, lulishtet, shkolla, parkingu i makinave etj. Pasi skicohen me laps format e objekteve, me lapostil bëhen vijëzimet e kontureve të rrugës.

Hapi III. ModelimVendosim në një anë kartonin e skicuar dhe punojmë plastelinën. Me plastelinë do të

modelohen objektet trepërmasore: pallate, dyqane, shkolla, kopshte etj., duke u bazuar në përmasat e skicës në karton.

Modelimet vendosen mbi kartonin e skicuar në vendin e përcaktuar, në punë e sipër.Pasi përfundohet modelimi i pallateve, mund të modelohen makinat e vogla, të cilat

vendosen në parkime apo në rrugë, modelohet një kënd lojërash për fëmijë, një kënd sportiv, pemë, tabela të qarkullimit rrugor, vijat e bardha etj.

Në mënyrë që objektet të qëndrojnë drejt, përdoren kunjat e drurit. Me anë të spatulës pritet dhe modelohet plastelina.

Nxënësi lihet të punojë i lirë sipas imagjinatës së tij. Hapi IV. AnalizaVendosen mbi tavolinë maketet e krijuara nga nxënësit dhe vërehen nga të gjithë. Secili

bën shpjegimin e krijimit të tij, duke folur me gjuhë të thjeshtë artistike. U kërkohet nxënësve të tregojnë çfarë ndryshimi i kanë bërë lagjes së dyre dhe pse.Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të punuarit, për idetë, për dëshirën

për të ndryshuar në të mirë mjedisin ku jeton.

Integrimi:Matematikë: Format trepërmasore, trupat gjeometrikë.Edukatë shoqërore: Lagja ime, objektet dhe institucionet e ndryshme, ndryshimi i mjedisit.ShënimKjo temë mund të punohet edhe me grupe. Çdo pjesëtar i grupit mund të modelojë

një objekt që i pëlqen. Puna mund të jetë cilësore dhe më e shpejtë.Fjala maket bën pjesë në fjalorin e artit të skenografi së, që do të thotë punimi i

objekteve trepërmasore të një vendi.në përmasa të zvogëluara.

Page 130: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

130

Linja: Baza, procese, teknika - përdorimi i lapsave

Teknika: Lapsa me ngjyra, pastele

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifi kojë karakteristika të veçanta në përshkrimin e një portreti (shokut, shoqes). Të vizatojë një portret nëpërmjet formave e vijave të ndryshme. Të krijojë volum në portret nëpërmjet toneve e nuancave të ngjyrave të ngrohta e të ftohta. Të komunikojë ndjenja dhe emocione në shpjegimin e krijimit të tij.

Mjete ilustruese: fotografi , portrete fëmijësh të kryer nga nxënës të rritur me teknika të ndryshme.

Mjete pune: fl etore pune, lapsa me ngjyra, pastela.

Hapi I. NxitjaPër t’i çliruar nxënësit nga emocionet ora e mësimit fi llon me një lojë. Ngrihen

nxënësit nga bankat dhe u thuhet të lëvizin të lirë nëpër klasë përreth 2-3 minuta. Në momentin që mësuesi/ja thotë “ndal”, nxënësi do të kapë për dore shokun që ka pranë dhe do të qëndrojë në vend. Pastaj mësuesi/ja i nxit që të përshkruajnë portretin e njëri-tjetrit, duke u nisur nga forma e fytyrës, syve, hundës, gojës, fl okëve.

- Ç’gjë të veçantë ka shoku në portretin e tij? - Krahasoje me një tjetër ose me veten. Vëreni formën e fytyrës, të syve, hundës, gojës, veshëve, mjekrës etj.Pastaj përcaktoni ngjyrën e lëkurës, të syve, buzëve, fl okëve etj. Tregojmë në tabelë disa portrete të punuara nga nxënës të rritur, për të kuptuar se

si punohet një portret. Analizohen ato.Secili zgjedh shokun ose shoqen që do të ketë si model për të krijuar.

Hapi II. VeprimtariaShpjegojmë në tabelë vizatimin e një portreti, duke fi lluar nga forma e fytyrës, syve,

hundës, gojës e pastaj veshëve dhe fl okëve. Tani që jeni më të rritur duhet t’i kushtoni kujdes tipareve të fytyrës: syri mund të ketë formën e bajames, hunda nuk mund të vizatohet me një vijë harkore, por të vërehet mirë te modeli. Bëni kujdes kur të vizatoni gojën, buzët ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe vija e fytyrës ndryshon nga në varësi të fl okëve.Më pas demonstrojmë sesi duhet të përzihen ngjyrat, për të dhënë nuanca dhe volum me anë të dritëhijes. Ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta shkrihen me njëra-tjetrën për të krijuar tonalitete dhe volume.

Mësimi 15 Tema: Pikturo shokun ose shoqen tënde

Zhvillimi i mësimit

Page 131: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

131

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për vizatim të rregullt dhe përdorimi i ngjyrave të ftohta e të

ngrohta, si dhe për krijimin e volumit të formave të fytyrës me anë të dritëhijes.

Integrimi:Dituri natyre: Tiparet e njeriut, shqisat, roli i tyre.

Linja: Elemente dhe parime - uniteti

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë temën për të realizuar një afresk. Të përdorë imagjinatën krijuese për të skicuar në mur format e objektet e afreskut. Të krijojë unitet midis elementeve të vizatuara.

Mjete ilustruese: pamje e foto të ndryshme nga natyra.

Mjete pune: fl etore pune, laps plumbi ose karbon, akuarel, mjete pastrimi.

Hapi I. NxitjaU tregojmë se ç’është afresku: afresku është një vizatim, i cili punohet në mur me

përmasa më të mëdha se realja dhe realizohet me ngjyra të lëngshme, si: akuarel, tempera, guash etj.

Flitet rreth pamjeve e fotove që janë ofruar dhe kërkohet që nxënësit të japin mendimin e tyre për një temë, e cila do të realizohet nga nxënësit.

- Çfarë ju pëlqen më shumë në natyrë? (lëndina me lule, qielli i kaltër dhe zogjtë që fl uturojnë etj.)

Mësimi 16 Tema: Afresku – pikturimi i mureve të shkollës (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Në ngjyrosje do të përdoren pastelat ose lapsat e drurit, me të cilat nxënësit punojnë më lehtë. Tematika e përdorimit të lapsave me ngjyra do të jetë me vija të drejta dhe të lakuara, por që do të shkrihen me njëra-tjetrën, në mënyrë që vijat të mos dallohen.

Hapi III. AnalizaNxënësit vendosin krijimet në murin e klasës.Shpjegimi i punëve do të bëhet në formën e një loje, ku secili do të gjejë portretin e

vet, duke parë se cili i është afruar më shumë modelit origjinal. Nxënësit japin mendimet e tyre rreth punëve të shokëve. Portretet më të arrira artistikisht vendosen në këndin e klasës.

Page 132: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

132

Hapi II. VeprimtariaNdajmë nxënësit në 4-5 grupe. Çdo grup ka të përcaktuar pjesën e murit që do të

pikturojë. Udhëzohen nxënësit që të përqendrohen në dy tema p.sh.: “Lëndina e luleve” dhe “Dita e balonave”

Secili grup do ta realizojë temën sipas dëshirës dhe imagjinatës së tij, p.sh. njëri grup e koncepton lëndinën me luledele, tjetri me lulëkuqe ose me lule të verdha etj. Po kështu veprohet edhe me temën tjetër. Udhëzohen nxënësit të kryejnë më parë vizatimin e elementeve të afreskut me laps ose me karbon.

Grupet punojnë secili më vete, duke trajtuar temat e dëshiruara. Këshillohen të ruajnë harmoninë dhe unitetin midis objekteve të vizatuara.

- Cilat aktivitete që keni organizuar me klasën ju kanë lënë mbresë? (dita e balonave, 1 Qershori, Dita e verës, aktivitete sportive etj.)

Hapi III. NgjyrosjaPasi mendohet se vizatimi është kryer mirë, hidhen ngjyrat e para në afresk. Çdo

elementi të vizatuar i hidhet ngjyra përkatëse. Ngjyrat e para do të jenë ngjyrat bazë, të cilat janë pa përzjerje. Ato meren nga tavaloci në sasi të holluar dhe hidhen në objekt. Pastaj afresku lihet të thahet që të jetë gati për orën e dytë, ku ngjyrat në bazë të efektit të përzierjeve (ngjyrat e dyta), do të japin tonalitete dhe përfundimin e afreskut.

Linja: Elemente dhe parime - uniteti

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë teknikën e akuarelit për të ngjyrosur afreskun. Të përcjellë ndjenja e emocione nëpërmjet unitetit të ngjyrave. Të shpjegojë ndjesinë e krijuar kur vështron afreskun e tij.

Materiale ilustruese: pamje, foto nga natyra.

Mjete pune: fl etore pune, akuarel, penela, mjete pastrimi.

Mësimi 17 Tema: Afresku – pikturimi i mureve të shkollës (ora II)

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxitja për vëzhgimUdhëzojmë nxënësit që të vështrojnë me kujdes punën e kryer gjatë orës së parë. U

sugjerohet të gjejnë gabimet e mundshme në vizatim ose në ngjyrë dhe t’i korrigjojnë ato. Mund edhe të shtojnë diçka që mendojnë në çast dhe që e bën krijimin më të plotë.

Page 133: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

133

Hapi II. VeprimtariaTani mendohet mirë për ngjyrat e dyta, të cilat dalin nga përzierja e ngjyrave para se të

hidhen në afresk. Këto ngjyra do të japin edhe tonet përfundimtare të realizimit të afreskut.Udhëzojmë nxënësit që të bëjnë përzierje ngjyrash për të krijuar në objektet e vizatuara

harmoni dhe volum. Peneli duhet të pastrohet sa herë që vazhdohet me një ngjyrë tjetër.Uniteti i ngjyrave duhet të përshkruajë kompozimin. Në qoftë se lulet do të kenë

ngjyrë të kuqe, të verdhë, të bardhë, ngjyrat duhet të shpërndahen në mënyrë të njëllojtë në të gjithë kompozimin. Pra, nuk duhet të ndahet gjysma e kompozimit me lule të kuqe dhe gjysma tjetër me të verdha.

Nxënësit bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, përcaktojnë secili objektet që duan të vizatojnë, sipas imagjinatës së tyre.

Hapi III. AnalizaNë fund të punës nxënësit vërejnë me vëmendje afreskun e përfunduar, shkëmbejnë

mendime me njëri-tjetrin dhe bëjnë krahasime, vërejtje e lavdërime. Tregojnë emocionet e tyre për krijimin në afresk. Flasin për ngjyrat e ftohta e të ngrohta dhe kombinimet dheunitetin e tyre. Tregojnë për teknikën dhe ndjesinë që lë ajo gjatë punimit të afreskut në mur. Bëni krahasimin e punimit në fl etë dhe të punimit në mur.

- Çfarë ndryshimi dalloni? - Si janë përmasat e objekteve të vizatuara? - Në cilin punim u lodhët më shumë? Pse? Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

Ata diskutojnë për ndryshimin që ka mënyra e punimit të akuarelit në fl etë dhe në afresk.Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për punën në grup, për mënyrën e punimit në grup të afreskut,

përdorimin e teknikës së akuarelit.

Integrimi:Matematikë: Përmasat, forma dydimensionale.

Linja Elemente dhe parime

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë objektet në natyrë, duke perceptuar: formën, madhësinë, ngjyrat dhe planet. Të përdorë lloje vijash për të vizatuar më shumë se një formë. Të japë iluzionin e hapësirës nëpërmjet mbivendosjes së trupave në një plan.

Materiale ilustruese: fruta (natyrore) të llojeve të ndryshme të vendosura në një vend të dukshëm.

Mjete pune: fl etore pune, laps HB, gomë, ngjyra etj.

Mësimi 18 Tema: Frutat – përdorimi i planeve I, II, III (ora I)

Page 134: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

134

Hapi I. NxitjaFtohen nxënësit në një bisedë rreth frutave: ku rriten, si zhvillohen ato, të mirat e

vlerat ushqyese që kanë ato për njeriun. Secili nxënës zgjedh dhe përshkruan një frutë që i pëlqen, duke u fokusuar te forma, përmasat, ngjyra, p.sh., mollën:

- Ç’formë ka molla? - Çfarë vije do përdorim për ta vizatuar atë? - Nga se ndryshon molla me bananen? (nga forma, ngjyra) - Nga se ndryshon molla me kumbullën? (nga përmasat) - Ç’ngjyrë do përdorim për ta ngjyrosur? - Cili dëshiron ta vizatojë në tabelë?Të tjerë nxënës ngrihen e vizatojnë në tabelë fruta të ndryshme ashtu siç i dinë.

Hapi II. VeprimtariaNë një vend të dukshëm përballë nxënësve vendosim modelin dhe i shpjegojnë

nxënësve se kjo është një natyrë e qetë me fruta. Vëreni me vëmendje dhe thoni cilat fruta shikoni të parat (mollët, dardhat). Pra, frutat që shikoni të parat janë në plan të parë, po frutat që shikoni pas tyre, cilat janë? (bananet, pjeshkat). Këto fruta ndodhen në plan të dytë. Dallohet edhe plani i tretë me frutat e tjera ose sfondi. Trupat (frutat) do të vizatohen njëri pas tjetrit, në mënyrën e mbivendosjes për të krijuar hapësirë dhe thellësi.

Udhëzohen nxënësit që të kryejnë vizatimin e frutave sipas shpjegimit.

Vizatimi do të bëhet vetëm me laps në fl etën e vizatimit. Mësuesi/ja vizaton në tabelë duke shpjeguar.

Tërhiqet vëmendja herë pas here që nxënësi të vizatojë frutat ashtu si i shikon në modelin që ka përpara tij, për t’iu afruar sa më shumë realitetit.

Pra, vendosja e objekteve sipas planeve (I, II, III,) tregon mbivendosjen e tyre. Të gjitha këto fruta ndodhen në një plan, siç është sipërfaqja e tavolinës. Vija e bazamentit do t`ju ndihmojë që të kryeni mbivendosjen e trupave sipas planeve gjatë vizatimit. Krijoni hapësirë midis trupave që vizatoni.

Forma e frutës që ndodhet në planin e parë duket plotësisht, ndërsa fruti që është pas tij ndodhet në plan të dytë mund të duket vetëm pjesërisht, gjithashtu edhe frutat që ndodhen në plan të tretë (nëse ka) ose sfondi.

Nxënësit duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e vijave, për të dhënë formën e duhur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi III.Në 5 minutat e fundit të orës nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë nga larg punët e tyre

dhe të shokëve për të gjetur gabimet, por edhe për të këmbyer përvojë.Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar me ngjyrat në orën e dytë.

Page 135: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

135

Linja: Elemente dhe parime - hapësira

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë e planet në një natyrë të qetë nëpërmjet ngjyrave. Të krijojë tonalitete dhe nuanca ngjyrash gjatë kalimit nga njëri plan në tjetrin, për të ruajtur vëllimin e objektit. Të zotërojë aftësi për të vlerësuar punën më të mirë artistike.

Materiale ilustruese: natyrë e qetë me fruta (model natyror) dhe model i vizatuar.

Mjete pune: fl etore pune, laps, akuarel, lapostila etj.

Hapi I. NxitjaNxënësit vendosin vizatimet mbi bankë dhe bëjnë gati mjetet e punës. Vendoset

modeli natyror përballë nxënësve ashtu siç ishte në orën e parë.Nxiten nxënësit të fl asin për ngjyrat dhe planet në natyrën e qetë që shikojnë përballë.

Rikujtohen ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta dhe përzierja e tyre për të dhënë ngjyra të tjera.Vëreni modelin dhe përcaktoni ngjyrat në dritë dhe ngjyrat në hije. - Në cilin plan ndodhet ato? - Në cilin plan ngjyrat dalin më të theksuara?

Hapi II. VeprimtariaNë fi llim do të hidhen ngjyrat e para në çdo fi gurë të vizatuar.Puna fi llon nga sfondi, pastaj në planin e dytë dhe pastaj në planin e parë, ku ka dhe

shumë dritë.Pas kësaj duhet pritur që akuareli të thahet dhe fi llon hedhja e ngjyrave të dyta, duke

bërë përzierje për të gjetur ngjyrën e dëshiruar.Për të kaluar nga hija në dritë ngjyra sfumohet me penel gjysmë të thatë.Nxënësit punojnë të qetë sipas udhëzimeve. I kushtohet rëndësi sfondit dhe pjesës

së bazamentit ku janë vendosur frutat (tavolinë, pjatë, shportë etj.).U mësojmë nxënësve se në natyrën e qetë mund të përdoret ngjyra e bardhë dhe e

zezë për të krijuar tonalitete të ndryshme. P.sh.: ngjyra e kuqe kur përzihet me të bardhë jep një ton të purpurt, që molla e kuqe e ka në pjesën pranë dritës, ndërsa e kuqja me të zezën jep një ton të errët, që shërben në pjesën e mollës në hije të fortë etj.

Tonalitetet e hijeve shërbejnë për të krijuar hapësirë nëpërmjet objekteve.

Mësimi 19 Tema: Frutat – përdorimi i planeve I, II, III (ora II)

Zhvillimi i mësimit

Hapi III. AnalizaVendosen punët e përfunduara në murin e klasës dhe vëzhgohen nga nxënësit.Pasi bëhet vëzhgimi, nxënësit shpjegojnë punën e tyre. Flasin për planet, ngjyrat,

Page 136: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

136

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për realizimin natyrës së qetë me akuarel, për vizatimin e saktë

të frutave, për dallimin e planeve dhe për hedhjen e ngjyrave dhe tonalitetet e ngjyrave që krijohen sipas planeve.

Integrimi:Dituri natyre: Frutat, rëndësia e tyre për njeriun.Gjuhë shqipe: Përshkrimi i një fruti.

Detyrë: Bëni një natyrë të qetë me perime në teknikën e akuarelit. Sillni lloje të ndryshme shtambash, poçesh ose vazosh artistike (ose foto, pamje).

Linja: Tematika - karakteristikat e qeramikës sonë

Teknika: Bisedë, plastelinë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë karakteristikat e veçanta të një shtambe të zbukuruar. Të përdorë plastelinën për të modeluar një shtambë. Të ndërthurë teknikat për të zbukuruar shtambën. Të përfi tojë nga tradita artistike e popullit tonë, duke vlerësuar dhe punën e tij.Materiale ilustruese: lloje shtambash të zbukuruara, poçe, vazo artistike, foto, pamje etj.

Mjete pune: fl etore pune, plastelinë ose argjilë, kunja druri, vizore, spatul,

sende të ndryshme për zbukurim.

Hapi I. Nxitja, bisedëSë bashku me nxënësit kemi grumbulluar materiale për ilustrim, si: shtamba, vazo

artistike, poçe etj. Bisedohet me nxënësit rreth tyre, duke nxjerrë në pah formën, zbukurimin dhe përdorimin e tyre. Numëroni disa sende që keni në shtëpitë tuaja prej qeramike ose porcelani, tregoni funksionin e tyre. E rëndësishme është gjithashtu të theksohet mënyra e prodhimit të tyre, si prodhohen dhe nga cilët, cilat janë mjetet.

Mësuesi/ja fl et për qeramikën, e cila është e përhapur në vendin tonë. Punimi i qeramikës ka fi llime të hershme në vendin tonë. Njerëzit zbuluan se balta,

nëse piqej në temperatura të larta, ruante formën, kështu që ata e përdorën për nevojat

Mësimi 20 Tema: Shtamba e zbukuruar - poçeria

Zhvillimi i mësimit

teknikën e përdorur, çfarë nuk arritën të bënin, çfarë mendojnë se e kanë bërë më mirë etj.

Nxënësit do të vlerësojnë punën më të mirë artistike.

Page 137: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

137

e tyre, si p.sh., për enë kuzhine, shtamba etj., por i përdorën edhe për zbukurime. Në faqet e shtambave vizatonin figura kafshësh dhe njerëzish, pamja e të cilëve tregohej në lëvizje. Edhe sot shtambat e madhësive të ndryshme përdoren edhe për zbukurim.

Njerëzit e përdorin qeramikën për të prodhuar objekte të nevojës së përditshme, por edhe për sende zbukurimi. Qeramika përbëhet nga argjila, të cilës i jepet formë dhe më pas piqet në furra me temperaturë të lartë. Qeramika, pas ftohjes dhe pastrimit, ngjyroset dhe zbukurohet.

Hapi II. VeprimtariaU tregojmë nxënësve sesi mund të modelohet forma e një shtambe. Nxënësit zgjedhin

ngjyrën e dëshiruar të plastelinës ose mund të bëjnë edhe përzierje të tyre, duke krijuar një material me nuanca. Puna nis me bazamentin e poshtëm, i cili zakonisht ka formë rrethore të sheshtë. Mbi këtë formë fi llohet të ngrihen faqet e shtambës, natyrisht duke u mbështetur në modelin e përzgjedhur nga vetë nxënësi. Pasi është dhënë forma e dëshiruar, lëmohet sipërfaqja me anë të spatulës ose të vizores dhe në fund mund të vendosen vegjët.

Më pas shtamba mund të zbukurohet duke modeluar forma e fi gura me plastelinë me ngjyra, duke gdhendur mbi të forma e fi gura me anë të kunjave të drurit. Gjithashtu, për zbukurim mund të përdoren fi je ose fjongo.

Udhëzohen nxënësit që të punojnë sipas dëshirës dhe imagjinatës së tyre.

Hapi III. AnalizaNë tavolinat përpara klasës ekspozohen punët e përfunduara. Nxënësit lihen të lirë

t’i vëzhgojnë ato dhe të japin mendimin e tyre për shtambën e realizuar më bukur. Secili fl et për sendet dhe materialet që ka përdorur për zbukurimin e shtambës së tij.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e punimit të plastelinës dhe vlerat që ka qeramika në planin artistik dhe funksional.

Integrimi:Histori: Vlerat e kulturës artistike që ka populli ynë dhe tradita në vite (njohuri e

marrë nga pjesë të ndryshme të leximit).

Page 138: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

138

Mësimi 21 Tema: Motivi popullor – përdorimi i fi llit

Zhvillimi i mësimit

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Tekstil

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë përdorimin e fi llit në sende e materiale të ndryshme. Të krijojë me fantazi nëpërmjet fi llit, sende të veçanta zbukurimi ose veshje. Të zbulojë efektet artistike në përdorimin e fi llit, duke shpjeguar dhe krijimin e tij.

Materiale ilustruese: pamje e foto që tregojnë përdorimin e fi llit, veshje të ndryshme prej fi lli, sende zbukuruese etj.

Mjete pune: fl etore pune, fi je të ndryshme nga trashësia dhe ngjyra, shtiza,

grepa, shirita me ngjyra prej cope.

Hapi I. NxitjaTërhiqet vëmendja e nxënësve nga fotot e vendosura në tabelë. Këto foto e paraqesin

njeriun që në lashtësi, kur mbulohej me gjethe, kur vishej me lëkurën e kafshëve dhe më pas me veshje prej fi lli. Nxiten nxënësit që të fl asin rreth fotove. Mësuesi/ja bën një përmbledhje: në kohët e lashta njerëzit përdornin për veshje mjete rrethanore (gjethet e pemëve), më vonë përdorën lëkurën e kafshëve (mishin e të cilave e përdornin për ushqim). Por, me kalimin e kohës, nevoja për të jetuar e zhvilloi njeriun, përdorimi i fi llit tashmë është i nevojshëm. Filli prodhohet nga bimët, si: pambuku, kërpi, liri dhe quhet fi ll pambuku, kërpi, liri, ndërsa fi lli i leshit prodhohet nga leshi i deles, por ka edhe fi je të tjera, si: fi lli sintetik që prodhohet në mënyrë artifi ciale, fi ll mëndafshi (nga krimbi i mëndafshit). Tregohen fotot përkatëse për çdo fi ll.

Sot ka makineri moderne që prodhojnë veshje e pajisje me këto fi je. Gjyshet dhe nënat tuaja mund t`ju kenë thurur triko, çorapë, dorashka etj. Për këto punime ato kanë përdorur shtizat, gjilpërat, grepat, tezgjahët etj. (Kujtoni përrallën “Bukuroshja e fjetur” ku tregohet mjeti që përdoret për të thurur triko, çorapë etj.)

Nxirren para klasës nxënës që kanë veshur rroba me materiale të ndryshme. - Tregoni si janë prodhuar rrobat që keni veshur? - Çfarë materialesh janë përdorur?

Hapi II. Veprimtaria I ndajmë nxënësit në grupe sipas materialeve që kanë sjellë. Grupi I - do ta punojë fi llin me shtiza.

Page 139: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

139

Linja: Elemente dhe parime - vijat

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të realizojë një krijim duke përdorur fantazinë. Të interpretojë iluzionin e formës ose të volumit nëpërmjet vijave. Të shpjegojë dhe të vlerësojë krijimin e tij dhe të shokut.Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme, punime nga nxënës në vizatime e pikturë etj.Mjete pune: fl etore pune, lapsa ngjyrash, pastela etj.

Mësimi 22 Tema: Fantazi

Zhvillimi i mësimit

Grupi II - do të thurë qilimin me shirita lecke dhe fi lli.Grupi III - do ta punojë fi llin me grep.Grupi IV - do të thurë thekët e shallit.

Hapi III. AnalizaNë përfundim të punës grupet do të tregojnë punën e kryer dhe do të shpjegojnë

mënyrën e punimit të fi llit. Me punët e tyre nxënësit hapin një ekspozitë të vogël dhe e emërtojnë, p.sh., “Stilistët e vegjël”, “Duarartët” etj.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën dhe cilësinë e krijimit me anë të fi llit.

Integrimi: Aftësim teknologjik: Teknologjia e prodhimit të fi llit dhe thurjes (tezgjahu).

Detyrë. Bëni një punim me fi je.

Dimë që pemët, gurët, malet, lumenjtë, detet etj., i ka krijuar natyra. - Po kukullat, lodrat, përrallat kush i ka krijuar? (fantazia e njeriut) Fantazia e njeriut shpeshherë i ka kaluar edhe kufi jtë, p.sh., në shumë përralla

ose fabula kafshët fl asin, sendet sillen si njerëz etj. (Nxënësit sjellin shembuj të tjerë.) Fantazia mund të nxitet edhe nga nevojat e njeriut, (kujtojmë këtu Gishton ose Pinokun, që u krijuan nga dëshira për të pasur fëmijë, po kështu edhe qilimi fl uturues, llamba e Aladimit, shkopi magjik etj.).

Fantazia është e pranishme edhe në pikturë. Në vizatimet e hershme që njerëzit bënin në muret e shpellave, dallohen qenie me fytyrë njeriu dhe trup kafshe, si p.sh., sirenat.

Në mësimin e sotëm edhe ju do të krijoni vizatime sipas fantazisë suaj, duke u bazuar në gjërat që dëshironi.

Page 140: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

140

Hapi I. AnalizaAktivizojmë nxënësit të shprehin mendimet e tyre rreth temës. - A e dini si krijojnë piktorët?Në fi llim ata zgjedhin temën dhe pastaj krijojnë. Ata përdorin edhe fantazinë.Edhe ju sot duhet të krijoni me fantazi. Duhet të fantazoni për të krijuar forma e

objekte. Dhe për këto do t’u shërbejnë llojet e vijave që keni mësuar. - Ç’gjë apo ngjarje ju ka bërë më shumë përshtypje nga jeta juaj?

- A mund të krijonit një personazh të çuditshëm (p.sh. gjysmë kafshë, gjysmë njeri)? - Cili është objekti më i çuditshëm që keni parë? - Cili është personazhi vizatimor më i dashur për ju? Përpiquni ta vizatoni. - Cilat janë ato gjëra që i doni dhe nuk i keni arritur dot? - Si do ta krijonit ju natyrën nëse do të ishit arkitekti i saj? Me këto pyetje nxitim nxënësit që të zgjohet fantazia e tyre.

Hapi II. VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit që të zgjedhim motivin për të cilin do të krijojnë e të përdorin

fantazinë e tyre për të shprehur në letër atë çka ndjejnë.Përdoret lapsi i zi për skicimin dhe lapsat me ngjyra për të ngjyrosur, si dhe përzierja

e ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta për të krijuar volum. Dimë që mbi të verdhën po të ngjyrosim me blu del ngjyra e gjelbër, mbi të kuqen po të ngjyrosim të verdhë del portokallia etj.

Hapi III. AnalizaVendosen në tabelë krijimet e përfunduara. Secili do të shpjegojë krijimin e tij duke

treguar motivin, teknikën dhe mjetet e përdorura. Përzgjedhim krijimet më të bukura.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për krijimin me fantazi, përdorimi i vijave dhe ngjyrave.

Mësimi 23 Tema: Heroi “Vojo Kushi”, Sali Shijaku (pikturë)dhe “Skënderbeu”, Odhise Paskali (skulpturë) (ora I)

Linja: Analizë, interpretim, vlerësim (tema të njëjta nga autorë të ndryshëm)

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një vepër arti. Të dallojë teknikën dhe mjetet e përdorura për realizimin e veprës. Të krijojë ndjesi pozitive dhe të krenohet për heronjtë e vendit tonë, duke i shprehur ato me fjalë.Mateirale ilustruese: pamje e tablosë së piktorit Sali Shijaku “Vojo Kushi” dhe foto e monumentit të Skënderbeut ose fi gurën e tij.

Page 141: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

141

Hapi I. Bisedë - Çfarë kuptoni me fjalën hero? (shkruhet në tabelë fjala hero)

- Cilët janë disa heronj për të cilët keni dëgjuar? - Në cilën kohë ka jetuar heroi që ju përmendët? - Cilat duhet të jenë cilësitë e një heroi? - A doni t’u ngjani heronjve? Pse?Në tabelë vendosen dy pamje, të cilat tregojnë heronj të ndryshëm dhe janë të

punuara në teknika të ndryshme. I kërkohet nxënësve t’i vërejnë me kujdes dhe të mendohen për to. Heroi “Vojo Kushi” dhe “Skënderbeu”.

Hapi II. Analiza e veprësDy fotot që ju shikoni në tabelë janë të krijuara nga autorë të ndryshëm e me teknika

të ndryshme. Bëjmë prezantimin e autorëve dhe teknikave para nxënësve.Pra, vërejmë se fi gura e heroit është trajtuar nga artistë shqiptarë dhe në pikturë dhe

në skulpturë. Sot do të përqendrohemi te heroi “Vojo Kushi” i piktorit Sali Shijaku. Jepet shkurt historiku i jetës së heroit të Luftës Nacionalçlirimtare. Si shumë të rinj shpiptarë edhe V. Kushi dha jetën për lirinë e atdheut. Vojo Kushi u rrethua nga pushtuesit dhe s’kishte shpëtim. Atëherë ai kërceu mbi tank, hapi kapakun dhe hodhi bombën, duke u vrarë edhe vetë. Ky është një shembull heroizmi i popullit shqiptar për liri. Vëreni me kujdes tablonë.

- Çfarë shikoni në portretin e heroit? - Çfarë mban ai në dorë? - Çfarë ngjyrash ka përdorur piktori? - Çfarë nënkupton ngjyra e kuqe? - Si është trajtuar sfondi? - Pse ka ngjyra të ftohta në sfond? - A paraqitet fi gura e heroit në lëvizje? - Ku e dalloni këtë? - Cila ngjyrëmbizotëron te portreti i heroit? - Ku e dalloni urrejtjen që ka heroi? (në

portret dhe veprim)Tabloja ka përmasa të mëdha, është punuar

në teknikën e “vajit” përshkruhet me ngjyra të ngrohta dhe të ftohta, duke treguar lirinë dhe urrejtjen bashkë.

Sali Shijaku është një ndër artistët e shquar shqiptar. Veprimtaria e tij shtrihet në disa gjini, si: pikturë: peizazhe, portrete; afreske, po edhe në qeramikë të pikturuar dhe në skulpturë.

Zhvillimi i mësimit

Page 142: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

142

Hapi III. Lojë në çift (1)U shpërndajmë nxënësve fotokopje të tablosë “Vojo Kushi” dhe secili do të ndërtojë

lojën “pazëll” pastaj do ta këmbejë me shokun e bankës. Do të fi tojë ai që e ndërton më shpejt fi gurën.

Lojë (2) - Përshkruaj dhe imito heroin e përrallaveNdahet klasa në 4 grupe. Mësuesi/ja ka përgatitur 4 letra (bixhozi), në të cilat ka

shkruar nga një emër heroi (Robin Hudi, Batmani, Supermeni, Goku etj.). Kryetari i grupit tërheq letrën dhe zbulon personazhin që i ka rënë. Secili pjesëtar i grupit duhet të thotë një cilësi të atij heroi, ndërsa dy pjesëtarë që zgjidhen nga grupi, do ta imitojnë atë.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit dhe dallimi i gjinisë, teknikës, ngjyrave

në tablo, shprehja e gjendjes shpirtërore të heroit.

Integrim:Gjuhë shqipe: Njohuritë e marra nga orët e leximit.

Hapi I. BisedëNë orën e parë folëm për “heroin”. Edhe Skënderbeu është një hero. - Çfarë dini për Skënderbeun nga lënda e leximit, nga librat artistikë apo nga fi lmat? - Si quhet ndryshe Skënderbeu? - Nga e ka marrë këtë emër? (Mësuesi/ja tregon për Skënderbeun.) - Me cilët ka luftuar Skënderbeu? - Çfarë mban në kokë, si është veshur? - Pse mban shpatë në dorë? - Me çfarë luftohej në atë kohë? - Përshkruaj Skënderbeun nga pamja fi zike. - Ç`dini për kalin e Skënderbeut?

Hapi II. Analiza e veprësNë orën e parë folëm për gjininë e pikturës dhe

si trajtohej fi gura e heroit në pikturë. Ngjyrat ishin ato të cilat tregonin forcën dhe urrejtjen e heroit. Po në gjininë e skulpturës si kuptohet shprehja e heroit? Vëreni pamjen e monumentit të Skënderbeut dhe thoni çfarë shikoni. Përshkruani me fjalët tuaja pamjen e heroit.

- Pse duket madhështor? (Është pamja e heroit, përmasat e mëdha të kompozimit etj.)

- Pse duket trim? (është me shpatë në dorë, shikimin e ka të mprehtë, lëvizjet etj.)

- Pse duket sikur fl et? Pse duket sikur ecën?

Mësimi 23 Tema: Heroi “Vojo Kushi”, Sali Shijaku (pikturë)“Skënderbeu”, Odhise Paskali (skulpturë) (ora II)

Page 143: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

143

Hapi III. Provo njohuritëU shpërndajmë nxënësve nga një fletë të bardhë A4. Udhëzojmë nxënësit që të bëjnë

dallimin midis dy llojeve të artit: pikturë dhe skulpturë nëpërmjet metodës së pemës së mendjes. Duhet të përmenden mënyra e punimit, mjetet që përdoren etj.

.

Diagrami plotësohet nga nxënësit duke u ndihmuar nga mësuesi/ja.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për njohuritë rreth gjinive të artit pikturë-skulpturë dhe vlerat e tyre.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Heronjtë tanë të kohërave të ndryshme në veprat e artit. Përshkrim

nga pjesët e leximit.

(Është puna e përsosur që ka bërë skulptori për t`i dhënë jetë fi gurës së kompozuar.)Atëherë të gjitha këto janë cilësi të skulpturës dhe autorit Odhise Paskali që ka

realizuar me mjeshtëri këtë monument madhështor.Kjo vepër quhet monument, sepse ka përmasa të mëdha, gjithashtu quhet edhe

“statujë ekuestre”, sepse është skulptura e një fi gure me kalë, siç janë dy monumentet në Tiranë dhe në Krujë, ku paraqitet fi gura e Skënderbeut në kalë.

Odhise Paskali është një nga themeluesit e skulpturës shqiptare, i cili ka marrë titullin “Artist i Popullit”. Disa nga veprat e tij janë: “Flamurtari”, “Luftëtari kombëtar”, “I urituri”, “Skënderbeu” dhe shumë vepra të tjera.

penela pastel

ngjyravija

PikturaPiktura

akuarelvaj

ka sipërfaqe të sheshtë (formë dypërmasore)

bust punohet me spatull

në dru

Skulptura stekë

ka formë trepërmasore

në bronz

statujë

në mermer

Skulptura

në gur

SkulpturaTë

përbashkëta SkulpturaTë

përbashkëtaPiktura

lloje artiarte fi gurative

Page 144: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

144

Linja: Elemente dhe parime - dhënia e volumit në plan

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë qytetin e tij, duke përcaktuar objektet dhe elementet përbërëse. Të vizatojë me dritëhije një objekt të thjeshtë nëpërmjet vijave. Të shpjegojë efektin e dritëhijes për të krijuar vëllimin e një trupi trepërmasor.

Materiale ilustruese: pamje e foto qyteti, forma objektesh, ku dallohen qartë dritëhijet.Mjete pune: fletore pune, laps HB, gomë, pastela, lapostila etj.

Hapi I. NxitjaNxitim nxënësit të vëzhgojnë pamjet ku tregohet qyteti me rrugët, pemët, pallatet e larta etj.Përshkruhen pamjet, duke veçuar elementet dhe karakteristikat që përbëjnë një qytet.

- Ç’gjë të veçantë ka në arkitekturën e qytetit tonë? - Si janë pallatet, shtëpitë e ulëta, vilat, rrugët, lagjet etj.? - Ç’formë kanë pallatet?Ngremë disa nxënës në tabelë që të vizatojnë forma pallatesh me tri përmasa.Hapi II. VeprimtariaSot do të mësojmë sesi do të vizatojmë disa nga objektet e qytetit, duke përdorur

efektin e dritëhijes. Fillimisht objektet skicohen në letër. Sugjerojmë që vizatimi të jetë i thjeshtë, me pak elemente (objekte) për ta realizuar më lehtë dritëhijen e tyre.

Puna mund të nisë me vizatimin e një rruge, anash së cilës ka disa pemë, 2-3 pallate, ndërsa mbi male dielli të vizatohet përballë pallateve. Kjo do të na ndihmojë për dritëhijen.

Duhet të kujdesemi që pallatet të vizatohen mirë (përdoret vizorja) dhe me përmasa të rregullta. Mësuesi/ja tregon duke vizatuar në tabelë.

Këtë orë do të punohet vetëm me laps të zi.Pallatet do të vizatohen në tri përmasa në formën e kubit ose të kuboidit. Skicohen

detajet (dritaret, ballkonet, hyrja etj.).

Hapi III. AnalizaLihen nxënësit të lirë të vëzhgojnë punët e njëri-tjetrit, të marrin dhe të japin

mendime.- Cilat elemente nga qyteti zgjodhët për të vizatuar?

- Çfarë forme kanë pallatet? Me cilin trup gjeometrik ngjajnë? etj. - Në sajë të dritës së diellit, trupat ndriçohen. - Si quhet pjesa e trupit që nuk ndriçohet nga dielli? (hija)Vendosen punët në dosje për të vazhduar në orën e dytë procesin e dritëhijes me

atë të ngjyrave.

Mësimi 25 Tema: Qyteti im – përdorimi i dritëhijes (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Page 145: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

145

Hapi I. NxitjaVendosen mbi bankë vizatimet e kryera në orën e parë dhe mjetet e nevojshme.Shpjegojmë se hija dhe drita së bashku formojnë vëllimin e trupit (objektit). Hijet ekzistojnë si rezultat i ndriçimit të objektit nga dielli ose burime të tjera drite.Pjesa e trupit që mbulohet nga hija dhe që nuk ndriçohet nga drita quhet hija e

objektit mbi veten e vet, ndërsa hijet që bien mbi bazamentin mbështetës të objektit quhen hije të bartura ose të vetë objektit mbi sipërfaqen e mbështetur.

Tregohen nga modeli i përgatitur.

Hapi II. VeprimtariaDemonstrojmë në tabelë procesin e dritëhijes mbi një objekt të vizatuar. Tregojmë se

ka disa mënyra për trajtimin e hijes, si: duke e modeluar objektin me vija të drejta të holla ose të trasha ose vija të kryqëzuara ose me fërkim, pra, kur punohet vetëm me laps HB.

Udhëzohen nxënësit për të realizuar proceset e punës në krijimin e tyre. Fillohet lehtë dhe maja e lapsit mbahet në një drejtim. Ju mund të përdorni edhe pastelat ose lapsat me ngjyra. Dimë që ngjyrat e ftohta pasqyrojnë hijen, ndërsa ngjyrat e ngrohta kanë efektin e dritës, ngrohtësisë etj.

Mendoni ku bie drita, në cilën anë të objektit formohet hija. Ndërsa hija e pemëve do të bjerë mbi trotuar. Kështu veprohet edhe për objektet e tjera.

Hapi III. AnalizaVendosen në murin e klasës punët e përfunduara dhe vëzhgohen nga nxënësit në

mënyrë të lirë.Secili paraqet punën e tij duke treguar objektet, mënyrën sesi e ka trajtuar dritëhijen me

anë të ngjyrave.Japim mendime për punën më të realizuar.

Mësimi 26 Tema: Qyteti im – përdorimi i dritëhijes (ora II)

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për vizatimin e objekteve dhe trajtimin e procesit të dritëhijes mbi to.

Integrimi:

Matematikë, trupat gjeometrikë, forma trepërmasore, trupat në një plan.

Detyrë: Vizatoni një trup gjeometrik me dritëhije.

Page 146: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

146

Linja: Histori dhe kulturë - karakteristikat e mobilieve sipas periudhave

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë mobilimin e shtëpisë së tij. Të dallojë në kohë të ndryshme në (modën e mobilimit të shtëpisë). T’i japë rëndësi ndryshimit të modës dhe lidhjen me artin

fi gurativ.

Materiale ilustruese: fl etore pune, pamje, katalogë ose fl etë reklamash ku

tregohen shtëpi të mobiluara, prodhime të ndryshme mobiliesh etj.

Hapi I. Nxitja Përfshijmë nxënësit në bashkëbisedim duke i nxitur me anë të pyetjeve:- A keni dëshirë të visheni bukur? - Si veproni për këtë? - A është kjo një modë? - Çdo të thotë të ndjekësh modën? - Mendoni se fjala “modë” lidhet vetëm me mënyrën e veshjes? - Ku tjetër përfshihet fjala “modë”?- A jeni përfshirë dhe ju bashkë me prindërit për zgjedhjen e mobilieve të shtëpisë? - Si e keni mobiluar shtëpinë tuaj?Ngremë disa nxënës të bëjnë përshkrimin e mobilimit të shtëpisë.

Hapi II. BisedëNë tabelë kemi vendosur pamje e foto të kohëve të ndryshme të mobilimit të

shtëpive.Ju shpjeguat mobilimin e shtëpive tuaja në kohën e sotme dhe të gjithë i kishit të

rehatshme e për një jetesë më të mirë. Po ndër vite si ka qenë moda?Me anë të fotove bëhet kalimi nga njëra periudhë në tjetrën, duke treguar se me

rritjen e me zhvillimin e nivelit ekonomik, ndryshon edhe mirëqenia e njeriut dhe kjo pasqyrohet në jetën familjare që ai bën.

Në kohët e hershme, për të mbijetuar, njeriu krijonte sende dhe orendi shtëpiake ose mjete pune, mjete gjuetie. Me kalimin e kohës u rrit niveli i mirëqenies, kështu që sendet dhe orenditë shtëpiake krijohen në modele, forma dhe ngjyra të ndryshme, madje shumëfunksionale dhe jo vetëm për banim, por edhe për shkolla, zyra, turizëm etj.

Fotot tregojnë kohën kur në shtëpi kishte vetëm një tavolinë dhe një minder dhe deri në ditët e sotme, ku çdo gjë është e modernizuar.

Mësimi 27 Tema: Moda – mënyra e mobilimit të shtëpisë (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Page 147: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

147

Hapi III. Shkrimi i lirëNxënësve u shpërndahen foto me pamje të modës së sotme dhe kërkohet që ata të

zgjedhin mobiliet që u pëlqejnë.Në fletën e bardhë do të plotësojnë me fjalë skicën “Dhoma ime” duke zgjedhur

mobiljet e dhomës ashtu si i dëshirojnë.

krevat

kompjuter

tavolinëpune

raft librash

kukull të madhe

Dhoma ime

Pasi plotësohet skica, nxënësit e lexojnë duke shkëmbyer mendime. Përgëzohen nxënësit për mendimet e tyre.

Detyrë: Bëni mobilimin e shtëpisë ose të dhomës suaj, duke prerë e ngjitur në letër fi gura të orendive shtëpiake .

- A mendoni se arti fi gurativ lidhet me modën? - Ku e shikoni ju këtë?Para se të prodhohet një mobilieje nga makineria, skicohet në letër, jepen përmasat

e sakta dhe pastaj futet në prodhim.Tregojmë foto ku ndodhen tavolina, karrige, dollape druri të gdhendura me motive e

fi guracione të bëra nga dora e artistit të grupuara në moderne dhe klasike.- Cila modë ju pëlqen, ajo moderne apo klasike? Pse?

Kur themi mobilimi i shtëpisë nuk është fjala vetëm për mobiliet, sepse shtëpia ka edhe orendi të tjera. Numërojmë së bashku disa nga orenditë shtëpiake.

• Skema plotësohet në tabelë nga nxënësit.

kolltuk tryezë

bankëkarrige

Orendishtëpiake

dollap

etj.

Page 148: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

148

Linja: Histori dhe kulturë

Teknika: Vizitë në muze

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vizitojë Muzeun Historik. Të bëjë lidhjen e artit fi gurativ me historinë dhe kulturën. Të vlerësojë traditën, historinë dhe kulturën e popullit tonë ndër vite.

Materiale ilustruese: Muzeu Historik.

Hapi I. Bisedë paraprakeNjohim nxënësit me vizitën që do të bëjmë në muze në lidhje me temën: Moda

– mobilimi i shtëpisë. Tregohet shkurt se çfarë do të shikohet atje.Këshillojmë nxënësit për të treguar një edukate qytetare në mjedise publike.

Mësimi 28 Tema: Moda – mënyra e mobilimit të shtëpisë (ora II)

Zhvillimi i mësimit

Hapi II. Veprimtari - Vizita në muzeShoqëruesi i muzeut na shoqëron në të gjitha mjediset dhe shpjegon zhvillimin

ekonomik dhe kulturor të shoqërisë njerëzore të kohëve të ndryshme. Bien në sy mjediset e brendshme të shtëpive në fshat, të disa lloje të punëve që

kryeshin në fshat, gjithashtu edhe mënyra e veshjes. Ja, këtu shikojmë divane të mbuluara me velenxa leshi, qilima të punuar me tezgjah me motive popullore; në shtëpi ka oxhak, sofër, orendi prej druri etj; shikojnë disa lloje konstumesh popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë etj. Në të gjitha këto objekte dallohen motivet e artit popullor, si: në qëndisjet e tekstileve (perdet, mbulesat e tavolinave, çarçafët), gdhendjen e objekteve prej druri apo prej alumini etj.

Hapi III. Analiza - A ju pëlqeu vizita në muze?

- Çfarë patë atje? Cilat gjëra ju bënë më shumë përshtypje? - Aty ju patë gjëra të reja, u njohët me traditën, historinë, kulturën e popullit tonë. - A mbani ju në shtëpi sende të vjetra që kanë një kujtim nga e kaluara? (Po.) - Ku e gjeni lidhjen e artit fi gurativ me mobilimin e shtëpisë?Secili jep mendimin e tij. Pasi kanë vëzhguar me kujdes elementet e mësipërme, ata

përqendrohen në tiparet e artit popullor në këto objekte, p.sh., forma e oxhakut, motivet e qilimave, qëndismat e mbulesave, perdeve, motivet në enët e bakrit, drurit, baltës.

- Çfarë mësuat nga e kaluara dhe historia e popullit tonë? - Duke krahasuar mjediset e sotme shtëpiake me ato të së kaluarës, çfarë ndryshime

vutë re?

Page 149: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

149

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për mënyrën e të shprehurit dhe dallimin e modës në kohë, të

elementeve të traditës shqiptare në orenditë shtëpiake, për mendimin ndryshe për mobilimin e shtëpisë.

Vlerësimi për historinë, kulturën dhe traditën e popullit tonë.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Historia e zhvillimit të popullit ndër vite, tradita, kultura nga pjesët e leximit.Edukatë shoqërore: Zhvillimi i modës ndër vite, bashkë me njerëzimin. Kultura e

thjeshtë në kontrast me nivelet e tjera.

Shënim:Në pamundësi për të vizituar muzeun, mund të punohet me video, monitor etj.

Linja: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Fiksim me aparat

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë funksionet e një aparati fotografi k. Të prërdorë aparatin fotografi k për të fi ksuar një moment, shokun ose shoqen. Të shpjegojë efektin emocional që jep një fotografi dhe lidhjen me artin fi gurativ.Mjete ilustruese: fotografi të ndryshme, foto të secilit pjesëtar të familjes (nga nxënësit), albume.Mjete pune: fl etore pune, aparat fotografi k.

Mësimi 29 Tema: Fotografi a – një moment i veçantë i jetës sate

Hapi I. BisedëJu të gjithë keni bërë fotografi në momente të ndryshme të jetës suaj, në vende të

ndryshme ku keni udhëtuar. Fotografi të bëhen me anë të një pajisjeje të veçantë, që është aparati fotografi k. Çfarë dini për të? Aparati fotografi k është një mjet që shërben për të fi ksuar gjithçka që shihet, gjallesa, lule, sende, njerëz etj. Ai është dy llojesh: mekanik dhe digjital.

Fjala fotografi vjen nga greqishtja dhe do të thotë: “të vizatosh në dritë”.

Zhvillimi i mësimit

Detyrë. Sillni në klasë foto ose albumin tuaj fotografi k.

Page 150: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

150

Hapi II. Veprimtari – fi ksim me aparat - A keni fi ksuar çaste të veçanta të jetës suaj me aparat fotografi k?Tregoni disa çaste të tilla nga fotot tuaja dhe të familjes suaj.Të gjithë nxënësit zgjedhin nga fotot e tyre çastin më të pëlqyer dhe më mbresëlënës.

U kërkohet nxënësve që të lexojnë mbishkrimin që kanë bërë në foto.Dikush tregon ditën e parë të shkollës dhe kujton klasën e parë, përshtypjet e para

për mësuesen, klasën, bankën, shokët e rinj etj. - A keni dëshirë të fotografoni shokun tuaj?Atëherë nxënësit vendosen në çift dhe zgjedhin shokun apo shoqen që dëshirojnë.

Me radhë ata do të fotografojnë njëri-tjetrin. Vendi dhe pozimi zgjidhet vetë nga secili. Vazhdohet kështu me të gjithë nxënësit.

Në fund aparati dërgohet në një studio fotografi e ku stampohen fotot, të cilat do të shikohen në orën e ardhshme.

Hapi III. Lojë: Pema e familjesShpërndajmë nga një fl etë të bardhë për secilin dhe kërkohet që me anë të fotove që

ka secili të krijojnë “Pemën e familjes”, duke fi lluar nga mami, babi, fëmijët etj.

Shënim:Nëse koha në dispozicion nuk është e mjaftueshme, detyra përfundohet në shtëpi.

Vlerësim:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e aparatit fotografi k dhe të shprehurit e ndjenjave dhe emocioneve kur shikojnë një fotografi .

Integrimi:Dituri natyre: Ndërtimi dhe përdorimi i aparatit fotografi k, shembëllimi, roli i syrit.

Fotografi a e parë është prodhuar në vitin 1825 nga Niepche (shpikësi) në Francë. Në vitin 1858 ishte Pjetër Marubi (artist shkodran), ai që e solli fotografi në në

Shqipëri.Fotografi a realizohet bardhezi dhe me ngjyra. Përveç këtyre është edhe fotografi a artistike. Fotografi të pasqyrojnë çaste të

ndryshme nga jeta, tregojnë për moshën, persona, vendin ku është bërë; mbajnë mbishkrime dhe vendosen në albume.

Page 151: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

151

Linja: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Diskutim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë ndryshimin në kohë të fotografi ve. Të tregojë teknologji të reja në shërbim të fotografi së. Të vlerësojë punën e fotografi t, i cili na përcjell emocione nëpërmjet fotografi së.

Materiale ilustruese: fotografi bardhezi, me ngjyra, artistike, të bëra me kompjuter digjitale apo portrete me pikturë ose vizatim.

Hapi I. BisedëNë orën e Edukimit fi gurativ keni mësuar sesi vizatohet një portret dhe më pas

keni mësuar ta ngjyrosni. Në kohët kur ende nuk ishte shpikur aparati fotografi k, ishin piktorët ata që paraqitnin nëpërmjet vizatimit portretet e njerëzve të ndryshëm ose personaliteteve. Në vitin 1832 u shpik aparati i parë fotografi k, i cili ishte sa gjysma e njeriut. Ky aparat në çastin që fotografonte mbulohej me një copë të zezë, e cila luante rolin e dhomës së errët.

Zhvillojmë një bisedë me nxënësit rreth fotografi së dje dhe sot.Tregojmë dy fotografi , njëra bardhezi me format të vogël dhe tjetra me ngjyra, me

format më të madh. - Si mendoni, cilës kohë i përkojnë këto fotografi ? Si e dalloni kohën? (nga lloji i

letrës, nga prerja, nga ngjyra)Tregohen foto të tjera bardhezi që tregojnë momente të ndryshme nga jeta.

Hapi II. DiskutimNë fi llimet e saj fotografi a është realizuar bardhezi dhe më vonë u realizua me ngjyra.

Ju cilën lloj pëlqeni më shumë? Pse?Por në ditët e sotme teknologjia e fotografi së, ashtu si në të gjitha fushat, ka

përparuar. Sot fotografi mi realizohen me shumë aparate të tjera, duke e bërë sa më të lehtë fotografi min në çdo çast të jetës. Tani mund të fotografohet me kamera, me kompjuter, me aparat celular etj.

Tregojmë fotografi të bëra me aparate të ndryshme për të bërë dallimin midis tyre.Dikur, kur u shfaq fotografi a, u tha se piktura mori fund. Por jo, fotografi a nuk e

zëvëndëson pikturën. Secila ka vlerat e veta artistike.Fotografi a mund të shërbejë si mjet për të realizuar një pikturë.Tregojmë portrete në pikturë vizatim e pastaj bëjmë dallimin midis fotografi së.Përmendim se sot është rritur cilësia e letrës dhe e fi lmit, që çon në rritjen e cilësisë

së fotografi së.Aparati digjital u krijua në vitin 1990. Dallimi ndërmjet aparatit digjital dhe aparatit

me fi lm është se digjitali përfshin imazhe manipuluese, ndërsa aparati me fi lm ka si përbërës letrën fotografi ke dhe fi lmin.

Mësimi 30 Tema: Fotografi a dje dhe sot

Zhvillimi i mësimit

Page 152: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

152

Hapi III. AnalizëU shpërndajmë nxënësve fotografitë që i bënë vetë javën e kaluar. Secili merr foton e tij.Vërehen se si janë fotografuar, si është kapur çasti apo momenti, cilësia e fotografi së,

a ndodhet objekti në qendër. Pastaj me fotot bëhet një ekspozitë. Analizohen fotot nga cilësia dhe klasifi kohet “fotografi ” më i mirë dhe “çasti më i

bukur në fotografi”. Zgjedhja bëhet nga vetë nxënësit.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për njohuritë që shfaqin rreth fotografi së.

Linja: Histori dhe kulturë - arkitektura e ndërtesave

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë, për të kuptuar ndryshimin rreth arkitekturës së ndërtesave. Të njohë ndërtesat e periudhave të ndryshme kohore dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra. Të vlerësojë lidhjen e Edukimit fi gurativ me historinë dhe kulturën.

Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme ku paraqiten kala dhe kështjella, ndërtesa të llojeve të ndryshme.

Mësimi 31 Tema: Kështjellat – shumëkatëshet (ora I)

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëHapim një bisedë rreth profesionit të arkitektit, duke u demonstruar nxënësve pamje

të ndërtesave të ndryshme (vila, pallate, ndërtesa shumëkatëshe). - A keni ndërtuar kështjella me rërë buzë detit? - A keni dëgjuar për profesionin e arkitektit? - Cili prej jush dëshiron të bëhet arkitekt? - Me çfarë pune merret arkitekti? - Cilat janë mjetet e punës së arkitektit? - Si mendoni, këto ndërtesat e bukura dhe të larta kush i ka projektuar? - Ju si do ta donit banesën tuaj? - Si mendoni, a kanë ndonjë gjë të përbashkët piktori dhe arkitekti? (talentin) Nëse piktori trajton ngjyrën, arkitekti trajton formën dhe të dyja këto. Ngjyra dhe forma

tërheqin vëmendjen e shikuesit dhe zbukurojnë pamjen e një mjedisi apo fshati/qyteti etj.

Hapi II. DiskutimeVendosim në tabelë pamjet dhe fotot që tregojnë kala, kështjella dhe ndërtesa të

ndryshme karakteristike. Figurat përshkruhen me radhë nga nxënësit. Ata shprehin lirshëm atë çfarë dinë rreth tyre dhe çfarë zbulojnë, duke bërë krahasimin

e ndërtesave.

Page 153: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

153

Bëhet një historik i shkurtër për kohën kur janë ndërtuar kalatë dhe kështjellat, si janë ndërtuar ato dhe kush i ka ndërtuar. Bëhet dallimi midis arkitekturës së ndërtimit të kalave dhe kështjellave. Nëse kalaja është e ndërtuar në lartësi, male, kodra; kështjella mund të ndërtohet edhe në fusha. Të dyja kanë histori të njëjta. Duke treguar pamjet shikojmë se kalaja rrethon një qytet të tërë, ndërsa kështjella është e lartë shumëkatëshe, jetonin njerëzit e pasur, mbretërit etj.

Kalaja rrethonte qytetin me mur të trashë. Porta kryesore ishte e modifi kuar, kur ulej, ajo shërbente si urë për të dalë nga kalaja. Muri i trashë i kalasë shërbente për t`u mbrojtur nga armiqtë, ndërkohë brenda mureve zhvillohej jeta normale e banorëve të qytetit.

Muri ndërtohej me bedena me harqe katrore ose në formë zambaku etj. Vizatohen në tabelë format e tyre.

Disa nga kështjellat më të njohura në vendin tonë mund të përmendim: Kalaja e Petrelës (Tiranë), Kalaja e Krujës, Kalaja e Rozafatit (Shkodër), Kalaja e Beratit, Gjirokastrës etj.

Pasi fl et për kalatë dhe kështjellat e larta, mësuesi/ja u tregon nxënësve edhe për pallatet shumëkatëshe ku jetojmë sot.

- Sa kate është pallati/banesa ku jetoni? - Cili është pallati/banesa më i/e lartë në qytetin/fshatin tuaj?Ndërtesat e sotme janë më të bukura se më parë, sepse kanë funksionin e banimit

dhe jo atë të mbrojtjes nga armiqtë.

Hapi III. Loja me pazëllNdahet klasa në 4 grupe nxënësish. Secilit grup i jepet kutia me pazëlla.Pazëllat paraqesin kalanë e Beratit, të Shkodrës, të Krujës dhe kështjelën e Ali Pashë

Tepelenës. Poshtë fi gurës është emri i kalasë, e cila lexohet pasi është ndërtuar pazëlli. Stimulohet grupi që e gjen më shpejt fi gurën dhe emrin e kalasë.

Linja: Histori dhe kulturë - arkitektura e ndërtimeve

Teknika: Plastelinë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë, për të kuptuar ndryshimin rreth arkitekturës së ndërtesave. Të njohë ndërtesat e periudhave të ndryshme kohore dhe t`i dallojë ato nga njëra-tjetra. Të vlerësojë lidhjen e Edukimit fi gurativ me historinë dhe kulturën.Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme që tregojnë, kala dhe kështjella, bocet me pamje kështjelle.Mjete pune: fl etore pune, plastelinë, argjilë, kunja druri, karton letër me ngjyrë etj.

Detyrë: Mjetet që ju duhen për orën tjetër janë: plastelinë, kunja druri, letër me ngjyrë, karton etj.

Mësimi 32 Tema: Kështjellat – shumëkatëshet (ora II)

Page 154: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 3”

154

Hapi I. NxitjaInkurajojmë nxënësit për të krijuar ide të qarta mbi ndërtimin e kështjellave. Me anë

të fotove dhe vizatimeve në tabelë tregojmë formën e një kështjelle dhe gjërat e veçanta që ka kjo ndërtesë: lartësinë, dritaret, hyrjet në formë harku, muret e lartë me bedena në forma të ndryshme.

Tregojmë bocetin* prej argjile të kështjellës (e bërë nga mësuesi/ja), nxënësit e vëzhgojnë nga afër për të dalluar formën.

Zhvillimi i mësimit

Hapi II. VeprimtariaVendosim kartonin si bazament, ai mund të jetë edhe me ngjyrë. Mbi të do të

modelohet kështjella me plastelinë. Mbi karton mund të skicohet me laps forma e kështjellës ose kalasë, si: formë rrethore, gjysmëharku etj., dhe pastaj punohet me plastelinë. Pasi mbarohet muri rrethues, kunjat e drurit përdoren për të gdhendur formën e gurit në mure, të dritareve, të dyerve, si dhe për të vendosur mbi bedena fl amurin e kuq. Nxënësi është i lirë të krijojë fi gura sipas fantazisë së tij.

Kjo veprimtari kryhet nga nxënësit të ndarë në 4-5 grupe, ku secili kryen një veprim në grup.

Secili grup mund ta emërtojë sipas dëshirës kështjellën e tij.

Hapi III. AnalizaVendosen punët e përfunduara mbi tavolinë.Përfaqësuesi i grupit paraqit punën e grupit të tij. Tregon mënyrën e punimit dhe

të veçantat e kështjellës, materialet që ka përdorur. Pasi prezantohen të gjitha punët, bëhet vlerësimi i kështjellës më të bukur.

Vlerësim:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e plastelinës, për talentin e skulptorit.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Njohuritë e marra nga pjesët e leximit për kalatë dhe kështjellat.

* Bocet - skulpturë e vogël ose model i një ndërtese e bërë me plastelinë.

Page 155: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

155

Edukim figurativ 4

Page 156: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

156

Page 157: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

157

Page 158: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

158

Mësimi 1 Tema: Stampim

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Stampim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë mjete të ndryshme pune për të krijuar një stampë. Të krijojë një mjet stampimi me patate. Të stampojë në letër fi gurën e krijuar.Materiale ilustruese: stampa të krijuara nga sende të ndryshme, pamje me

fi gura të stampuara.

Mjete pune: fl etore pune, patate me madhësi mesatare, kunja druri, thikë plastike, letër, ngjyra të lëngshme.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaSot ne do të mësojmë sesi të krijojmë një mjet stampimi. Por, ç’është stampimi?Teknika e stampimit është krijuar nga piktorët dhe përdoret nga shumë artistë.

Përdoret gjithashtu edhe në stampimin e modeleve të tekstileve. Edhe librat me të cilat ju mësoni, fl etoret, revistat, gazetat, pra, shtypi siç themi në përgjithësi, bazohet në teknikën e stampimit (tregohen materiale ilustruese).

Stampimi lehtëson mundësitë e gjetjes së shumë formave, artisti i stilizon ato për t’i dhënë vlerë artit. Pra, piktori me një fi gurë stampe mund të bëjë një krijim artistik, p.sh., me formën e luleve në stampë, piktori krijon një fushë me lule me ngjyra të ndryshme.

Për të krijuar një stampë duhet të gjeni motivin dhe mjetin e përshtatshëm. Në këtë rast mjeti është patatja, ndërsa motivin ju mund ta zgjidhni sipas dëshirës, por mundohuni që të jetë një objekt i thjeshtë, të cilin dini ta bëni mirë.

Hapi II. Veprimtaria Për të krijuar një stampë me patate, në fi llim patatja duhet ndarë përgjysmë

(demonstrohet). Pasi ta keni gjetur motivin tuaj, p.sh.: peshku (vizatohet në tabelë), në anën e prerë të patates skicohet forma e peshkut me anë të kunjave të drurit. Pasi skicohet fi gura, pjesa anash vijës së fi gurës (e cila nuk nevojitet) hiqet, duke e gërvishtur ose duke e prerë. Puna kryhet me ngadalë që të mos prishet forma e fi gurës së vizatuar.

Pasi mbarohet stampa e peshkut, vazhdohet me gjysmën tjetër, në të cilat mund të vizatohen barishtet e funddetit, fl luskat që nxjerr peshku nga goja, valët e detit etj. Puna vazhdon me të njëjtën mënyrë si me stampën e peshkut.

Deri këtu ishte puna për krijimin e mjetit stampë. Por, për të parë sa bukur ka dalë forma e vizatuar, duhet të kryhet procesi i stampimit.

Hapi III. AnalizaPërballë vendosni letrën e bardhë, stampën dhe bojën. Merret stampa, ngjyhet me

Page 159: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

159

bojën që keni zgjedhur dhe stampohet në letër. Pasi stampuat peshkun, me stampën tjetër ju mund të krijoni mjedisin ujor. Ju mund ta provoni të stamponi peshq me ngjyra të ndryshme, duke përdorur edhe përzierje ngjyrash. Tani duket që keni bërë një punë të bukur.Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe kur ju zgjidhni elemente të tjera për stampimin tuaj,si p.sh.: lulet dhe barin, gjethet e vjeshtës, gurët e rrugës, zogjtë shtegtarë, anijet në det, makinat etj.

Nxënësit lihen të lirë që të stampojnë në mënyra të ndryshme. - A ju pëlqen teknika e stampimit? Pse? - A ishte e vështirë? - Kur u kënaqët më shumë, kur bëtë mjetin e stampimit apo kur stampuat?

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për zgjedhjen e motivit, për mënyrën e të punuarit të stampës

dhe të stampimit.

Integrimi:Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës: patate, thikë, letër etj.

Detyrë: Merrni me vete për orën tjetër sapun (kujdesuni të mos jetë shumë i fortë), sepse me anë të tij do të mësojmë teknikën e gdhendjes.

Mësimi 2 Tema: Gdhendje në sapun

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Gdhendje

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë modelin që do të gdhendë me sapun dhe mjetet që do të përdorë. Të krijojë një fi gurë të thjeshtë me anë të teknikës së gdhendjes. Të komunikojë emocione dhe ide për punën e tij dhe të shokut.Materiale ilustruese: fi gurina, modele të ndryshme të gdhendura në sapun ose skulpturë, fruta artifi ciale.Mjete pune: fl etore pune, sapun, copë metali më formën e thikës ose bisht luge ose thikë plastike, kunja etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaPër të tërhequr vëmendjen e nxënësve japim disa njohuri rreth teknikës së gdhendjes.

Gdhendja është një tjetër proces pune që kryhet nga artistët skulptorë. Me anë të gdhendjes i jepet formë materialit, e cila arrihet me anë të goditjes ose prerjes.

Page 160: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

160

Materiali punohet derisa merr formën e dëshiruar. Disa materiale ku përdoret gdhendja janë: druri, guri, mermeri. Ju sot do të gdhendni në sapun.

Më parë se të fillojë gdhendja duhet të zgjidhet modeli. - Çfarë modeli do të zgjidhni? Nxiten nxënësit që të mendohen për krijimin e tyre.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve të punës dhe për krijimin e një objekti

trepërmasor në gdhendje.

* Figurinë - skulpturë me përmasa të vogla e punuar me metal dru, allçi, qeramikë, që paraqet fi gurën e njeriut.

Hapi II. Veprimtaria Vendosen mjetet e punës mbi bankë, ndërkohë nxënësit zgjedhin motivin. Disa

motive do të ishin: frutat (dardha, rrushi, qershia); shtëpia, ibriku, shishja e parfumit kukulla, makina etj.

Udhëzojmë nxënësit të punojnë në masa të vogla, në mënyrë që ta kenë më të lehtë punën. Për të gdhendur sapunin mund të përdoret një bisht luge kafeje ose thikë plastike. Kur arrijmë te pjesët e imta të fi gurës, mund të përdoren kunjat e drurit për të gdhendur detajet.

Atëherë, për t`iu ardhur në ndihmë nxënësve, mësuesi/ja në tabelë vizaton disa forma fi gurash, si: dardha, ibrikë, kukulla, makina etj., gjithashtu thekson se më parë duhet fi ksuar fi gura, pastaj të bëhet gdhendja. Në qoftë se do të gdhendim dardhën, do të fi llohet gdhendja me thikë plastike nga bishti. Për t`i dhënë formë të rrumbullakët përdoret luga, për lëmimin e sipërfaqes përdoret bishti i lugës; dalta ose kunjat përdoren për pjesët e futura në brendësi, si bishti ose pjesa e fundit e dardhës.

Hapi III. AnalizaVendosen mbi tavolinë punët e përfunduara të nxënësve.Nxënësit bëjnë prezantimin e punës dhe tregojnë pse e kanë zgjedhur këtë motiv. - Cili mjet ju ka ndihmuar më shumë gjatë punës? - A ju pëlqen puna juaj? Pse? - Cila pjesë është realizuar më mirë? - Si do të donit ta realizonit më mirë? - Cila punë ju pëlqen më shumë? - A ju pëlqen skulptura?Stimulohen krijimet më të arrira.

Detyrë: Krijoni një fi gurinë që ju pëlqen me anë të gdhendjes.

Page 161: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

161

Mësimi 3 Tema: Peizazh me vija

Linja: Elemente dhe parime - vija

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vlerësojë vijat si elementi kryesor për të krijuar forma. Të vizatojë një peizazh nëpërmjet vijave. Të komentojë përdorimin e vijave, emocionet dhe idetë që përcjell në krijimin e tij.Materiale ilustruese: vizatime të kryera nga nxënës më të rritur (peizazhe, natyrë e qetë, portrete etj.Mjete pune: fl etore pune, laps HB, fl etë vizatimi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaAktivizojmë nxënësit në bisedë. Në klasën e parë, të dytë e të tretë kemi mësuar dhe

përsëritur llojet e vijave. Pra, elementi që na bën të kuptojmë formën është vija. Ajo është fi llestare dhe themelore. Vija formon fi gurën dhe vëllimin, duke vizatuar ose ngjyrosur.

Vijat janë të shumëllojshme dhe krijojnë gjendje të ndryshme emocionale. Vija horizontale krijon ndjenjë sigurie e qetësie. Vija vertikale tregon qëndrueshmëri. Vija diagonale tregon tension. Vija e harkuar tregon rrjedhshmëri. - A mund të emërtoni disa lloje të tjera vijash?

Demonstrohet vizatimi i vijave në tabelë nga nxënësit edhe me shembuj konkretë, si: forma e malit, e reve, e detit, e çadrës, e shtëpisë etj.

Me anë të llojeve të vijave ju demonstruat se mund të vizatojmë një peizazh.

Hapi II. Veprimtaria Me anë të vijave ju do të vizatoni forma e fi gura të ndryshme, duke krijuar një

peizazh.Tregojmë disa punime për të pasqyruar vizatimin me anë të vijave. Demonstrojmë

në tabelë modelin e një peizazhi, p.sh., si do të paraqiteshin me anë të vijave gjethet halore të një bredhi ose pishe, barishtet, lulet, vija harkore e maleve, vijat e kryqëzuara të fushave të mbjella, konturet e shtëpive, retë në qiell etj.

Po të njëjtat vija mund të përdorim edhe në një peizazh detar: për llojet e ndryshme të guaskave, gjurmët mbi rërë, valët e detit, anijet, kamerdaret, çadrat e plazhit etj.

Nxënësi mendon peizazhin e tij dhe fi llon të punojë në letër.Udhëzohen të përdorin vija të ndryshme: të drejta, horizontale, vertikale, të pjerrëta,

të lakuara, spirale, të trasha, të holla, të gjata, të shkurtra, të pikëzuara, të kryqëzuara etj., duke i lënë të lirë të punojnë sipas dëshirës dhe imagjinatës.

Page 162: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

162

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e llojeve të vijave për krijimin e formave të

ndryshme, ndërthurjen e vijave në peizazh, për fuqinë shprehëse të një vizatimi me vija.

Integrimi:Matematikë: drejtëza, gjysmëdrejtëza, segmenti, krijimi i fi gurave gjeometrike me

anë të vijave.

Hapi III. AnalizaPunët e përfunduara vendosen në murin e klasës dhe nxënësit lihen të lirë të bëjnë

“Turin e galerisë”. Secili komenton punën e tij dhe tregon efektin e elementit vijë, ndjenjat dhe emocionet

që krijohen prej saj. Stimulohen nxënësit që kanë arritur krijimin më të mirë.

Detyrë: Përdorni vijat në një krijim.

Mësimi 4 Tema: Dita e karnavaleve (ora I)Linja: Elemente dhe parime – formaTeknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një festë karnavalesh nëpërmjet pamjeve. Të vizatojë një maskë si element përbërës të festës së karnavaleve. Të presë format e maskës sipas linjave të vizatuara.Materiale ilustruese: pamje foto nga festa e karnavaleve, lloje maskash të ndryshme.Mjete pune: karton, laps, gërshërë, bisturi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaNxitim mendimet e nxënësve duke vëzhguar fotot e pamjet në tabelë. - Çfarë shikoni në këto pamje? (festën e karnavaleve). - Çfarë ju bien më shuam në sy? (veshja, maskat, ngjyrat) - Çfarë dini për festën e karnavaleve?Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe më pas shpjegohet.Karnavalet kanë origjinë të vjetër, ato janë huazuar nga njëri vend në tjetrin. Si,

p.sh., nga Italia Festa e karnavaleve u përhap në Spanjë, pastaj në Gjermani, Belgjikë etj. Shumë qytete të botës karnavalet i festojë në mënyrë tipike, me kostume parade,piknikë, fi shekzjarrë etj. Në Brazil ndodhet shkolla e Sambës, më e madhja e këtij lloji në botë. Atje përgatiten kërcimtarë dhe veshje nga më të ndryshmet për festën e karnavaleve.

Page 163: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

163

Si në shumë shtete të botës karnavalet erdhën edhe në Shqipëri. Qendra e kësaj feste ka qenë qyteti i Korçës. Çdo vit atje manifestohet Parada e

karnavaleve. Karnavalet shprehin jetën e përditshme të njerëzve me simbolizma të ndryshme dhe kjo duket te mënyra e veshjes dhe zbukurimi te kërcimi dhe muzika etj.

Hapi II. Veprimtaria Pra, thamë se elementet më të dukshme të karnavaleve janë maska dhe veshja. - Nëse do të donit të bënit vetë një veshje karnavalesh si do ta mendonit atë? Nxënësit përshkruajnë fi gurën dhe veshjen që mendojnë dhe maskën që do të

vendosin në fytyrë.- A keni dëshirë të përgatisim një maskë? Udhëzojmë nxënësit që të vizatojnë mbi karton me përmasat e fytyrës së tyre formën

e një maske. Këto maska mund të kenë formën e diellit, të një luleje, të një peme apo frute, të një kafshe, të personazheve të njohura për fëmijë, si: Spajdermeni, Gogu, Pokemoni, Batmani, Supermeni etj.

Lihen nxënësit të lirë të kryejnë vizatimin. U theksohet nxënësve se sytë e maskës duhet të vizatohen të mëdhenj, kurse forma e tyre mund të jetë vezake, rrumbullake, katrore etj. në mënyrë që të priten lehtësisht dhe pas prerjes të mund të shihet nëpërmjet vrimave.

Hapi III. Prerja e maskësPasi përfundon vizatimi, udhëzohen nxënësit që të kryejnë me gërshërë procesin e

prerjes së maskës, duke i kontrolluar dhe ndihmuar ata.Gërshëra do të kalojë me kujdes mbi vijën e lapsit, pa e prishur formën. Në fund

pritet forma e syve me gërshërë ose bisturi.Në përfundim modeli i maskës së papërfunduar vendoset në dosje për ta mbaruar

në orën e dytë.

Detyrë: Gjeni veshje të ndryshme dhe të përshtatshme për festën e karnavaleve (me dëshirë).

Mësimi 5 Tema: Dita e karnavaleve (ora II)

Linja: Elemente dhe parime – forma

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të bëjë tërheqëse maskën nëpërmjet theksit të ngjyrave, formës, tipareve. Të përdorë maskën e tij për të imituar karnavalet. Të komunikojë ndjenjat dhe emocionet që i përcjell kjo festë.

Materiale ilustruese: maska të përgatitura, pamje e foto.

Mjete pune: fl etore pune, ngjyra, lapostila, pastela, sende, letra me ngjyra, gërshërë, fjongo etj.

Page 164: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

164

Vlerësimi:Vlerësohet pasioni dhe impenjimi i nxënësve për të krijuar me fantazi dhe për

përdorimin e mjeteve të ndryshme.

Integrimi:Histori:Traditat kulturore dhe edukative të popullit tonë.Gjuhë shqipe: Përshkrimi i festës së karnavaleve.

Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve si: gërshërë, letrë, karton, ngjitës etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaDuke iu referuar pamjeve e fotove shpjegojmë që maskat e përdorura nga karnavalet,

përveç formës tipike, më tërheqëse i bëjnë ngjyrat, kombinimi dhe theksimi i tyre.Udhëzohen nxënësit të përdorin ngjyra të theksuara e në kontrast me njëra-tjetrën

p.sh. në maskën me formën e diellit me rreze mbizotëron ngjyra e verdhë, portokalli dhe e kuqe; te forma e lules theksohet forma e petaleve dhe ngjyra e tyre, forma e syve që ndodhet në zemrën e lules etj.

Po ashtu mund të përdoren edhe sende të tjera për ta bërë maskën më tërheqëse (fjongo, fi je, letra me ngjyra, tekstile, pupla).

Në përfundim të punës vendoset llastiku ose fjongoja, me të cilat lidhet maska pas fyryrës.

Hapi II. AnalizaPër të parë dhe për të gjykuar mbi punët e nxënësve bëjmë Paradën e karnavaleve.

Të gjithë nxënësit veshin rrobat që kanë përgatitur në shtëpi dhe vendosin maskën e tyre në fytyrë. Ndahet klasa në tri grupe.

Parada e karnavaleve bëhet me radhë për të tria grupet, pasi kanë hedhur shortin për radhën e paraqitjes për secilin grup. Për rolin e jurisë mund të ftohen tri nxënës nga klasa paralele ose të zgjidhen nga klasa me short.

Në fund të paradës zgjidhet grupi që u paraqit më bukur dhe vlerësohen tri maskat e veshjet më të arrira nga ana artistike.

Dy anëtarët e jurisë luajnë rolin e gazetarit, duke intervistuar pjesëmarrësit në paradë.

- Vetë e përgatite maskën? - Ku u frymëzove për të bërë atë maskë? - Çfarë të pëlqen më shumë në këtë festë të vogël? - Pse i pëlqen karnavalet? etj.Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

Page 165: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

165

Mësimi 6 Tema: Krijim me akuarel

Linja: Elemente dhe parime - ngjyra

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifi kojë ngjyrat bazë në natyrë dhe në mjedisin rrethues. Të pasqyrojë në krijim nuanca e tonalitete të ngjyrës nga më e çelura deri te më e errëta. Të shpjegojë krijimin e tij me fjalor të thjeshtë artistik.

Materiale ilustruese: pamje e foto peizazhi, ku të dallohen qartë nuancat e ngjyrave.

Mjete pune: fl etore pune, akuarel, mjete pastrimi, penela, letër.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxitja Nxitim nxënësit me anë të pyetjeve, të fl asim rreth pamjeve e fotove të vendosura

në tabelë. (p.sh., pamje nga katër stinët). - Çfarë shihni në këto pamje? (peizazhe stinore) - Cili peizazh ju pëlqen më shumë? Pse? - Cilat janë elementet e peizazhit që dalloni në këto pamje? (fusha, mali, pema,

qielli etj.) - Çfarë ngjyrash ju bien në sy në peizazhin e stinës së pranverës? (e verdhë, e

gjelbër, blu e kuqe etj.)Pra, ju identifi kuat ngjyrat bazë që janë: e kuqja, e verdha, bluja ose siç quhen ndryshe

ngjyra primare, sepse nëpërmjet kombinimeve të tyre krijohen ngjyra të tjera, si: portokalli, jeshile, kafe, vjollcë etj.

Por këto ngjyra kanë edhe tonalitetet e tyre, p.sh.: ngjyra blu ka tonalitet ngjyrash më të çelura, derisa arrin te ngjyra e errët blu. Po kështu edhe ngjyrat e tjera kanë tonalitetet e tyre nga më e çelura, deri te më e errëta. Demonstrohen në tabelë me anë të shkumësave me ngjyra ose me lapostila dhe me pamjet që keni afi shuar. Demonstrimi i tonaliteteve të ngjyrave bëhet në letër me penel e ngjyra, që nxënësit ta shikojnë të gjithë.

Hapi II. Veprimtaria Ju sot do të vizatoni një peizazh dhe ngjyrosja do të bëhet nëpërmjet teknikës së akuarelit.

Në fi llim do të skiconi me laps elementet e peizazhit dhe, pasi të jeni të sigurt për vizatimin, do të bëni ngjyrosjen. Synimi i krijimit të këtij peizazhi është përdorimi i tonaliteteve të ngjyrave (nga më e çelura te më e errëta), të cilat ju do t’i përdorni, p.sh., te qielli, ngjyra blu vjen më e errët lart e më e çelur pranë vijës së horizontit, te petalet e luleve, te malet etj.

Page 166: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

166

Mund të zgjidhni edhe perëndimin e diellit në det. Bëni kujdes në vizatimin e qiellit, sepse ai vjen si i përflakur rreth diellit të verdhë.

Përdorni imagjinatën për të krijuar.Për ngjyrat bazë (e kuqe, e verdhë dhe blu) tonalitetet arrihen duke i përzier me të

bardhën (për të krijuar tonalitetin më të celët) dhe me të zezën (për të arritur tonalitetin më të errët).

Hapi III. AnalizaPunët e përfunduara vendosen në tabelë edhe nxënësit lihen të lirë të vëzhgojnë

punimet e tyre, duke këmbyer mendime.Aktivizohen nxënësit me anë të pyetjeve që të fl asin rreth krijimeve: - A keni arritur të krijoni tonalitete ngjyrash? - Sa ngjyra jeshile keni përdorur te fusha? Po te qielli?

Si e arrite këtë ngjyrë? Çfarë ngjyrash përzjeve? - A kanë vetëm një ngjyrë lulet, gjethet, malet, deti, pemët, dielli?Secili tregon për punën e tij. Stimulohen krijimet më të arrira.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për krijimin dhe përdorimin e tonaliteteve të ngjyrave, teknikës së akuarelit.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i natyrës.

Shënim:Zgjodhëm temën e peizazhit, sepse atje nxënësi dallon më lehtë ngjyrat bazë dhe

tonalitetet e tyre.

Mësimi 7 Tema: Peizazh nga qyteti (ora I)

Linja: Elemente dhe parime – hapësira

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë objektet e një qyteti. Të përdorë cilësinë emocionale të vijës për të skicuar objekte trepërmasore në hapësirë. Të theksojë detajet për të veçuar objektet.Materiale ilustruese: pamje e foto me pamje nga qyteti.

Mjete pune: fl etore pune, letër vizatimi, lapsa HB, gomë.

Page 167: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

167

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaNxitim nxënësit që, duke u nisur nga pamjet, të bëjnë përshkrimin e tyre. Ndalemi tek

objektet që përbëjnë qytetin: pallate të ndryshme (shumëkatëshe, dykatëshe), qendra tregtare, shkolla, stadiume, lulishte e parqe lojërash, makina e njerëz etj.

- Si dallohet qyteti nga fshati? - Ku ju pëlqen të jetoni? Pse? etj.

Hapi II. Veprimtaria Në jetën e përditshme fjala “hapësirë” ka kuptimin e një shtrirjeje të pakufi zuar në të

gjitha përmasat. Në hapësirë gjenden shumëllojshmëri formash, largësish (distancash) ngjyrash. Në vizatimin tuaj ju do të paraqitni objekte të formave të ndryshme që përbëjnë peizazhin e një qyteti. Vizatimi do të kryhet me laps HB, me të cilin do të punohet lehtë për të pasur mundësi të korrigjohen vijat e gabuara.

Duke përdorur shumëllojshmëri vijash ju do të krijoni forma të ndryshme objektesh.Për t’i dhënë individualitetin çdo objekti duhet të futesh në detaje, p.sh., te forma e

ndërtesës dritaret, ballkonet, dyert etj., forma e rrugës, e pemëve, ndriçuesit e rrugës etj.Bëni kujdes kur të vizatoni objekte trepërmasore, kujtoni formën e kubit dhe krijoni

hapësirë, duke i vendosur objektet e vizatuara në largësi dhe harmoni me njëra-tjetrën. Zbatoni rregullat e vendosjes së objekte afër-larg në lidhje më përmasat e tyre.

- Si jepet hapësira në vizatim? - Si paraqiten objektet trepërmasore?

Hapi III. DiskutimeNxënësi përfundon vizatimin-skicë dhe e vendos në dosje për të vazhduar ngjyrosjen

në orën e dytë.Diskutohet rreth objekteve të vizatuara. Vetë nxënësit korrigjojnë njëri-tjetrin.

Mësimi 8 Tema: Peizazh nga qyteti (ora II)

Linja: Elemente dhe parime – hapësira

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë lapsa me ngjyra për të ngjyrosur peizazhin. Të krijojë kombinime e tonalitete ngjyrash për t’i dhënë volum dhe hapësirë objekteve. Të prezantojë krijimin e tij, duke komentuar objektet.Mjete pune: fl etore pune, lapsa me ngjyra, pastela.

Page 168: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

168

Hapi I. NxitjaNxënësit vendosin vizatimet-skicë mbi bankë. Nxitim nxënësit të vështrojnë me

qetësi dhe të tregojnë gabime në forma ose vija në ndërtimin e peizazhit, duan të heqin apo të shtojnë një objekt tjetër në hapësirë etj. Prishen vijat e tepërta dhe bëhet gati vizatimi për t’u ngjyrosur.

Zhvillimi i mësimit

Hapi II. Veprimtaria Ngjyrosja e peizazhit do të kryhet me lapsa me ngjyra ose pastela. Me anë të

përzierjes së ngjyrave do të krijoni vëllimin e trupit trepërmasor, do të nxirrni në pah pjesën e ndriçuar, do të theksoni ngjyrat në objektet, si: pemët, lulet, këndi i lojërave, qielli, dielli, zogjtë etj.

Me anë të ngjyrave të çelura do të krijoni hapësirë ndërmjet objekteve në natyrë, si: ngjyra e hapur e qiellit, ngjyra e gjelbër e fushës, hapësirë midis objekteve (pallateve). Ndërsa ngjyrat e errëta do të krijojnë vëllimin e objekteve etj.

Nxënësit lihen të lirë të shprehin aftësitë e veta krijuese, të krijojnë idenë e hapësirës nëpërmjet vendosjes së objekteve afër-larg, tonalitete të çelëta e të errëta të ngjyrave, dritëhijes etj.

Hapi III. AnalizaVendosen punët në tabelë dhe bëhet përshkrimi i tyre nga nxënësit. Tregojmë vijat e

përdorura, efektin e ngjyrave, idenë e hapësirës në punimet e tyre. - Çfarë ju ka pëlqyer më shumë në këtë punim? - Cila është e veçanta e peizazhit tuaj? - Pse pallati i parë është më i madh dhe i dyti më i vogël? - A tregon vendosje në hapësirë? Përzgjedhim krijimet më të arrira.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë e nxënësve për të krijuar hapësirë nëpërmjet vizatimit dhe

ngjyrave, si dhe aftësitë shprehëse.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Zhvillimi i aftësive komunikuese midis nxënësve.Dituri natyre: Ajri, hapësira, atmosfera, mjedise njerëzore, mjedise natyrore etj. Matematikë: Trupat trepërmasorë.

Page 169: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

169

Mësimi 10 Tema: Krijim i lirë

Linja: Elemente dhe parime – baraspesha

Teknika: Lapostila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të konceptojë efektin e baraspeshës në natyrë, duke dhënë shembuj. Të bëjë një krijim me fi gura e objekte, ku dallohet elementi i baraspeshës. Të shpjegojë punën e tij me fjalor të thjeshtë artistik.Materiale ilustruese: pamje nga natyra, fi gura me elemente të veçanta, si: lloje gjethesh, lulesh, fl uturash etj.Mjete pune: fl etore pune, letër vizatimi, vizore, lapostila.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaDuhet të dimë që piktori për të bërë një krijim, bazohet te motivi. Motivin mund ta

gjejmë në natyrë, në jetën e përditshme, te vetja, te njerëzit etj. Po, për të realizuar motivin piktori bazohet në disa elemente dhe parime të artit fi gurativ, si: hapësira, theksi, harmonia, simetria dhe baraspesha. Në artin fi gurativ me baraspeshë kuptojmë përsëritjen e elementeve në mënyrë të barabartë, duke u orientuar nga një pikë. Pra, themi se format e përdorura janë identike në të dyja anët e saj. Këtu bën pjesë edhe ritmi. Tregojmë një vizatim të një lëndine me lule që është realizuar me anë të stampës dhe shikojmë që lulet janë të vendosura njëlloj në të dyja anët e fushës, por ato janë edhe ritmike, se përsëriten.

Tani tregoni objekte në klasë ose nga natyra që tregojnë baraspeshë (gjethet e pemës, të luleve, fl utura, poçe artistike etj.).

Baraspesha krijohet edhe me anë të ngjyrës (fl utura).Shpjegimi shoqërohet me foto e vizatime në tabelë.

Hapi II. Veprimtaria Udhëzojmë nxënësit të gjejnë motivin për krijimin e tyre, ashtu siç bën piktori.

Nxënësit japin shembuj nga natyra: baraspesha mund të gjendet në një fl utur, krahët e saj të njëjta nga të dyja anët; në llojet e gjetheve (gjethe trëndafi li, rrushi, ahu etj.); në sendet, p.sh. vegjët e një shtambe, por edhe në peizazh, p.sh.: mund të kenë pemë ose ndriçues të vendosur njëlloj në të dyja anët e rrugës ose një lulishte mund të jetë e kompozuar njëlloj në të dyja anët e rrugicës që i kalon në mes.

Këshillohen nxënësit pas vizatimit të ngjyrosin krijimin, duke ruajtur elementet e baraspeshës.

Page 170: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

170

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për krijimet e tyre dhe zbatimin e elementit të baraspeshës në

formë dhe ngjyrë.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Vëzhgimi i elementeve të natyrës me syrin e piktorit dhe frymëzimi për

të përshkruar e për t’i kthyer në motiv.

Hapi III. AnalizaVendosen në këndin e klasës punët e përfunduara dhe nxënësit vëzhgojnë të lirë.

Ata shpjegojnë punët e tyre, tregojnë motivin dhe ku e kanë përdorur elementin e baraspeshës.

Vlerësohen punimet më të arrira nga vetë nxënësit.

Mësimi 11 Tema: Klouni (ora I)

Linja: Elemente dhe parime - theksi

Teknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një kloun nga pamja fi zike dhe të dallojë

efektin e humorit që krijon ai me anë të lëvizjeve. Të vizatojë fi gurën e klounit sipas imagjinatës. Të theksojë me vizatim veshjen dhe ngjyrat karakteristike të klounit.

Materiale ilustruese: foto e pamje ku tregohen shfaqje artistike të klounit, vizatimi i fi gurës së klounit.

Mjete pune: fl etore pune, laps HB, gomë, letër e trashë ose karton.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaVendosim në tabelë pamje e foto të ndryshme shfaqjesh artistike, ndër to edhe klounin.

Bisedojmë me nxënësit: - Cilat shfaqje artistike keni parë sivjet? - A keni parë shfaqje cirku? - Cili personazh ju ka bërë më shumë për të qeshur? Pse?- Si mund ta përshkruani klounin që keni parë në shfaqje? - Si vishet ai? Si e ndryshon fytyrën? - Cilat ju bëjnë për të qeshur, rrobat apo numrat e tij? (të dyja)- Cili nga ju dëshiron ta imitojë?

Page 171: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

171

Hapi II. Veprimtaria Sot ju do të vizatoni fi gurën e klounit mbi letër ose karton. Më parë do të mendoni

fi gurën me të gjitha hollësitë e tij dhe pastaj do ta vizatoni.Rikujtojmë karakteristikat e fi gurës së klounit: ka kokë të madhe, fl okë kaçurrelë, të

zinj ose të kuq, me ose pa kapelë, fytyrë rrumbullake, hundë të madhe, sy e vetulla të theksuara (të vizatuara), goja që qesh, pastaj pantallona me rripa me ngjyrë të theksuar, bluzë me vija e këpucë të mëdha etj.

Hapi III. Diskutime Vërehen punët e nxënësve nga mësuesi/ja dhe vetë ata, si dhe dallojmë se cili e ka

vizatuar klounin më qesharak. - Cila pjesë e fi gurës të bën për të qeshur? (hunda, goja, rrobat etj.)Pra, ju keni përdorur theksin në krijimin tuaj, që është një tjetër element i artit dhe

interpretohet nëpërmjet linjave më të dukshme apo ngjyrave më të forta, të cilat do t`i përdorni në orën e dytë.

Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar në orën e dytë.

Detyrë: Materiale që do të na duhen për orën e dytë: gërshërë, ngjitës, letra me ngjyra, sende të ndryshme: fara, fi je me ngjyra etj.

Mësimi 12 Tema: Klouni (ora II)

Linja: Elemente dhe parime - theksi

Teknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të realizojë fi gurën e klounit nëpërmjet teknikës së kolazhit. Të krijojë theksin në fi gurë me anë të ngjyrave dhe materialeve të ndryshme. Të shprehë ndjenja dhe emocione gjatë komentit të krijimit të tij.Mjete pune: fl etore pune, gërshërë, ngjitës, letër me ngjyrë, sende të ndryshme, fara, fi je me ngjyra, kopsa, lapostila etj.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për aftësinë e vizatimit të elementeve të fi gurës së klounit.

Tregohet fi gura e vizatuar në letër nga mësuesi/ja. Theksoni vizatimin e tipareve të fytyrës që të dalë në pah humori dhe të krijojë tërheqje

vëzhguese.Nxënësit lihen të lirë të kryejnë vizatimin mbi letër, ashtu si dëshirojnë.

Klouni

Page 172: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

172

Hapi I. NxitjaUdhëzojmë nxënësit që të bëjnë gati mjetet e punës. Shpjegojmë se figurën e klounit

do ta realizojmë me anë të teknikës së kolazhit. Kjo teknikë është e përhapur, dhe e përdorur mjaft nga artistët. Ajo realizohet nga ngjitja e copave të letrës apo materialeve të tjera me forma e ngjyra të ndryshme mbi një fi gurë të dhënë. Para se të fi lloni ngjitjen, duhet t’i mendoni format dhe ngjyrat, materialet dhe sendet e përshtatshme që duhen për realizimin e fi gurës së klounit.

Kujtojmë se theksi paraqitet jo vetëm nëpërmjet linjave e formave, por sidomos nëpërmjet ngjyrës.

Hapi II. Veprimtaria Udhëzojmë që procesi i prerjes dhe ngjitjes të kryhet njëkohësisht.Fillohet nga pjesët e mëdha. Vendosim pranë kartonin ku kemi vizatuar skicën e

klounit. Përcaktojmë ngjyrën e pantallonave (që shpesh janë të gjera). Në letrën me ngjyrë vizatohet forma e tyre dhe pritet me gërshërë, pastaj ngjitet mbi skicë (mund të jenë edhe kominoshe me dy ngjyra, sipas vijës vertikale të simetrisë së trupit). Po njëlloj veprohet edhe me bluzën. Pastaj priten shirita të hollë nga letrat me ngjyrë dhe ngjiten mbi bluzë, duke krijuar vija (që mund të vihen në mënyrë diagonale) ose pika. Vihen kopsat, jaka. Pastaj priten dhe ngjiten rripat e pantallonave. Kalojmë te çorapet e gjata me vija, këpucët, të cilat janë pak si të fryra, të rrumbullakosura në majë, mund të mbushen me fara ose fi je.

Ngjisim në formë spirale fi je të zeza, bëjmë fl okët, duke u munduar të ngjajnë kaçurrelë (ka dhe klounë që paraqiten tullacë në pjesën e sipërme të kokës dhe kanë fl okë vetëm anash). Mbi fl okë vendosim kapelën e prerë nga letra me ngjyrë, të cilën mund ta zbukurojmë me shirita ose topa. Sytë me fara, vetullat me fi je të zeza edhe gojën me fi je të kuqe, ndërsa në hundë vendoset një komçë e kuqe etj.

Në përfundim të ngjitjeve me anë të lapostilës së zezë mund të fi ksohen konturet e fi gurës, pra ato vende ku nuk arrihet dot me kolazh.

Hapi III. AnalizaPër 3-4 minuta lihen nxënësit të lirë të vëzhgojnë punimet e tyre të përfunduara dhe

të këmbejnë mendime. Vërehet se cili e ka krijuar klounin me pamjen më gazmore.Gjatë prezantimit të punës së tyre nxënësit tregojnë për atë pjesë të fi gurës që e

kanë bërë më të dukshme ose gazmore (hunda, pantallonat, këpucët, goja, sytë etj.). - Pse ju pëlqen klouni? - Çfarë gjërash ju tërheqin tek ai?Veçohen krijimet më të arrira.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për zbatimin e teknikës së kolazhit, kuptimin e theksit në

pikturë.Integrimi:Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve, i gërshërës, ngjitësit, letrës.

Page 173: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

173

Mësimi 13 Tema: Krijimi i një stampe dhe përsëritja në kuadrat

Linja: Elemente e parime - lëvizja

Teknika: Stampim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përgatisë një stampë me karton. Të krijojë fi guracione të ndryshme nëpërmjet stampimit të përsëritur në kuadrat. Të shpjegojë efektet e stampimit në krijim.Materiale ilustruese: modele stampash me karton dhe krijime me stampim.

Mjete pune: fl etore pune, karton, letër vizatimi, bojëra të lëngshme, gërshërë,

sfungjer, penela të trashë etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxitja U tregojmë nxënësve faqen e parë të një gazete, libri ose reviste. - A ju kujtohet se si realizohen fi gurat në këto objekte? (me stampim) - Cilët e përdorin këtë teknikë? (piktorët) - Çfarë krijon piktori me anë të stampimit? - Ju keni krijuar mjet stampimi? (po). Me çfarë? (me patate).Ju thatë se keni provuar të krijoni stampa me patate, por stampa mund të krijohet

edhe me karton.

Hapi II. Veprimtaria Shpjegojmë se si mund të krijohet një model stampimi me karton. Më parë do të

mendojmë motivin (modelin) dhe pastaj do ta vizatojmë atë mbi karton me laps. - Cili do të jepet motivi që do të zgjidhni ju?Nxënësit mund të thonë: fruta, lule, pemë, zogj etj., por ne do të zgjedhim modelin

që i përshtatet materialit, p.sh., bredhin dhe modelin e një shtëpie (pra, objekte që janë të theshta për t’u prerë). Mësuesi/ja i vizaton modelet në tabelë, ndërsa nxënësit në kartonin e tyre. Pas vizatimit kartoni pritet, por duhet bërë kujdes në prerje, sepse nga kartoni nuk do përdorim pjesën e brendshme të fi gurës, por pjesën e jashtme (atë që mbetet nga kartoni, pasi heqim formën e fi gurës së vizatuar). Pasi bëhet vizatimi në karton me laps, veprojmë me gërshërë për ta prerë fi gurën mbi vijat e lapsit, duke bërë kujdes të mos e prishim pjesën jashtë fi gurës. Stampimi do të punohet me anë të negativit.

Pas këtij procesi vendosim stampën (negativin) mbi fl etën e vizatimit. Me anë të sfungjerit ose penelit marrim bojë dhe bëjmë procesin e lyerjes mbi negativ. Pas lyerjes, negativi hiqet me kujdes dhe fi gura mbetet në letër. Theksojmë që të dyja fl etët duhet të

Page 174: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

174

jenë të fi ksuara mirë që të mos lëvizin, sepse prishet forma e modelit.Për të krijuar fi guracione të rregullta në formën e një dekori, veprojmë kështu:

vizatojmë në fl etën e vizatimit një drejtkëndësh, duke e ndarë në 4-5 kuti në madhësinë e stampës. Në këto kuti stampojmë fi gurat e përngjitura, duke i përsëritur ato. Ndryshohen edhe ngjyrat, duke krijuar kështu harmoni.

Në kuadratet e vizatuara në fl etët e vizatimit ju do të përsëritni stampën, një herë bredhin, njëherë shtëpinë dhe do të shikoni se do të dalë një fi guracion i bukur.

Nxënësit lihen të lirë që të krijojnë fi guracione të ndryshme, duke përdorur edhe ngjyra të ndryshme.

Hapi III. AnalizaNxënësit lihen të lirë të vërejnë punët e tyre dhe të vlerësojnë njëri-tjetrin.Shpjegojnë si e kanë krijuar stampën, fi guracionin me anë të përsëritjes, ngjyrat,

përdorimin e penelit apo të sfungjerit etj.Veçohen punët më të arrira artistikisht.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve të punës dhe krijime me anë të

stampës.

Integrimi:Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës si: gërshërë, letër, karton, bisturi,

vlera e tyre materiale dhe artistike.

Mësimi 14 Tema: Shkrim me stile të ndryshme: “Gëzuar ditëlindjen!”

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë mjete të ndryshme për të realizuar një shkrim artistik. Të krijojë një shkrim me stil të caktuar e në mënyrë argëtuese. Të komunikojë ndjenja dhe emocione nëpërmjet vijave, formave e ngjyrave në shkrimin e tij.

Materiale ilustruese: tituj librash, revistash, gazetash, posterash, reklamash etj., shkrime të realizuara në letër me stile të ndryshme.

Mjete pune: fl etore pune, laps, vizore, lapostila, letër vizatimi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaNgremë një nga një disa nxënës që të shkruajnë emrin e mësueses/it në tabelë. Bashkë

me nxënësit dalim në konkluzionin se shkrimet me të cilat është shkruar e njëjta fjalë

Page 175: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

175

(pra, emri i mësueses/it) ndryshojnë. Zhvillojmë një bisedë me nxënësit rreth modeleve të shkrimit. U tregojmë disa lloje shkrimesh që përdoren nga revista, gazeta, libra, postera,reklama etj. Kujtojmë së bashku me ta emrat e bankave, dyqaneve, të çantave (në të cilat stampohet emri i dyqanit, adresa etj.) emrat e institucioneve të ndryshme etj. Nëse ndonjë nga nxënësit ka veshur bluzë ku janë stampuar fjalë, del e demonstron. Po ashtu, shkrime të ndryshme hasim edhe në emërtimin e produkteve të shumëllojshme ushqimore, të sendeve të përdorimit të përditshëm (nxënësit japin shembuj duke u bazuar edhe në markën e ngjyrave, lapsave apo sendeve të tjera që përdorin në klasë) etj.

- Si e shikoni modelin e shkrimit në këto objekte? (të ndryshme) - Ku e shikoni ndryshimin?Pra ju patë forma të ndryshme shkrimi.

- Si i kemi shkruar shkronjat në klasën e parë? (shtypi, dore) Në disa raste themi që stili i shkrimit përgjithësisht i përshtatet përmbajtjes, por ka

edhe raste kur ai duhet të jetë sa më tërheqës. Çdo stil shkrimi realizohet me anë të llojeve të vijave. Lloji dhe zbukurimi i shkrimit e

bën më tërheqës objektin. - Nëse ju do të shkruanit një kartolinë urimi, çfarë modeli shkrimi do të përdorni? (të

zbukuruar)

Hapi II. Veprimtaria Fjala stil nënkupton mënyrën e të shkruarit. Stili i veçantë jepet nëpërmjet shkrimit të

veçantë të secilit prej jush që krijohet nga imagjinata ose përvoja juaj. Secili prej jush me mënyrën tuaj të të shkruarit, paraqet stilin e vet. Në stilin tuaj mund të përdorni gjithfarë elementesh për ta bërë shkrimin të veçantë dhe dallues nga të tjerët.

Ju sot do të provoni të shkruani një fjalë ose një grup fjalësh, një shprehje etj. me një stil të veçantë shkrimi. Fjalët do t’i zgjidhni vetë.

Në qoftë se do të shkruani fjalët: “Gëzuar ditëlindjen!”, çfarë fi gurash e vijash ju vijnë ndërmend që shkrimi të dalë sa më i bukur edhe tërheqës.

Ndërkohë në tabelë japim me vizatim disa lloje shkronjash me stile të veçanta, që nxënësit të orientohen.

Si fi llim, në fl etën e vizatimit, do të bëni dy vija të holla paralele (të cilat në fund fshihen), në mënyrë që shkronjat të dalin në një drejtim.

Shkronjat do të vizatohen me laps HB.

Shënim: Sipas fantazisë ata edhe mund t`i animojnë shkronjat, d.m.th. t`u japin atyre tipare njerëzore: sy, duar, hundë, fl okë etj.

Hapi III. AnalizaNë 4-5 minutat e fundit të orës mësimore, nxënësit shikojnë vizatimet e njëri-tjetrit

dhe fl asin për stilet e tyre, duke shtuar dhe rregulluar punimet.

Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për shfaqjen e stileve të ndryshme të shkrimit.

Gjuhë shqipe: Alfabeti shqip, bukurshkrimi e shkronjave.

Page 176: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

176

Mësimi 15 Tema:Shkrim me stile të ndryshme: “Gëzuar ditëlindjen!”

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë vija e forma për të plotësuar stilin e shkrimit. Të zbukurojë shkrimin me anë të ngjyrave. Të komunikojë mendimin e tij nëpërmjet stilit të shkrimit dhe përmbajtjes së fjalëve të shkruara.

Materiale ilustruese: shkrime me stile të ndryshme të realizuara në letër.

Mjete pune: laps, lapostila, vizore etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaHapen vizatimet dhe skicohen me kujdes nga nxënësit për të parë nëse kanë për të

rregulluar ose për të përfunduar vizatimin. Merren mendime nga shokët, nga mësuesi/ja për vija, forma, e modelet e ndryshme.

Hapi II. VeprimtariaMe anë të lapostilave do të bëhet stilimi i shkronjave. Shkronjat mund të mbushen me

ngjyra të ndryshme brenda, mund të stilohet brenda shkronjës, mund të bëhet mbushja me stile vijash të dendura të rralla, të përdredhura etj.

Ky stil lejon larmi formash, por edhe ngjyrash. Ilustrohet mendimi me modele të përgatitura.

Nxënësit janë të lirë të përdorin lloje të ndryshme mjetesh për të konkretizuar idetë dhe mendimiet e tyre dhe për ta bërë sa më shumë tërheqës e argëtues shkrimin.

Hapi III. AnalizaAfi shohen punimet e përfunduara në këndin e ekspozitës dhe për 3-4 minuta nxënësit

i shohin ato.Secili bën shpjegimin e krijimit të tij, duke përshkruar, stilin e shkrimit që ka përdorur

formën, modelin dhe lidhjen e përmbajtjes me stilin e shkrimit. Më pas, zgjidhen shkrimet më të bukura. Do të shohin se cili shkrim është më tërheqës dhe vetë nxënësit vendosin.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për gjetjen e motivit dhe stilin e të shkruarit, duke paraqitur

botën e brendshme shpirtërore nëpërmjet fjalëve të shkruara.Integrimi:Gjuhë shqipe: Alfabeti shqip, bukurshkrimi i shkronjave, zbërthimi i ndjenjave për

fjalët e shkruara.

Page 177: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

177

Mësimi 16 Tema: Në plazh (ora I)

Linja: Elemente dhe parime - kontrasti

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një ditë pushimesh, nisur nga përvoja e tij. Të vizatojë pamje nga plazhi, duke u bazuar në parimet e kontrastit. Të zbulojë që kontrasti jep thellësi.

Materiale ilustruese: pamje nga pushimet verore, foto të nxënësve.

Mjete pune: fl etore pune, letër vizatimi, laps HB, gomë.

Zhvillimi i mësimit

lojëra dielli

rëraçadra

PLAZH

deti

varka

Hapi I. NxitjaNxitim nxënësit me anë të pyetjeve për të kujtuar pushimet. - Në cilin vend i kaluat pushimet verore? - Ç’ju vjen ndërmendje kur kujtoni plazhin?

- Cilat gjëra ju kanë mbetur në mendje?- Si quhet deti ku ju pushuat? (deti Adriatik, Jon)- Si ishte bregu i detit? (me rërë, me guriçka, me guaska etj.)- Cilat ishin lojërat më të parapëlqyera? Po ushqimi?- Si ishte dielli, deti? Çfarë ngjyre i kishit çadrën? Po rrobat e banjës? A bëtë fotografi në plazh?

Nxënësit lihen të lirë të fl asin rreth përvojës së tyre, duke treguar dhe foto.

Hapi II. Veprimtaria Sot ju do të vizatoni një pamje plazhi, duke shfrytëzuar dhe përvojën tuaj. Në

vizatimin tuaj do të zgjidhni objektet që ju pëlqejnë më shumë, si: rëra, deti, varkat, çadrat, dielli, qielli, pulëbardhat etj. Duhet të keni parasysh se objektet afër duken më të mëdha se objektet larg.

Tregojmë në fi gurë ku një varkë është në breg të detit dhe tjetra në mes të detit. Çadra më afër është më e lartë se çadra larg. Po kështu, sjellim shembuj me pulëbardhat, njerëzit etj., duke i treguar edhe në fi gurë.

Shpjegojmë se kontrasti në mjedisin përreth e gjejmë në format: i hollë, i trashë; larg, afër; i madh, i vogël; i ri, i vjetër etj. P.sh: Në qoftë se do të vizatojmë detin, në breg një varkë dhe në mes të detit një varkë tjetër. Madhësia e këtyre varkave tregon kontrast, ndërsa largësia e varkës së bregut me atë që është në mes të tij tregon thellësi, sepse përmasat e objektit ndryshojnë afër-larg.

Nxënësit lihen të lirë të vizatojnë një ditë plazhi mbi bazën e këtyre parimeve.

Page 178: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

178

Mësimi 17 Tema: Në plazh (ora II)

Linja: Elemente dhe parime – kontrasti

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të zbatojë teknikën e akuarelit në krijimin e tij. Të përdorë kontrastin e ngjyrave të ftohta e të ngrohta, për ta bërë krijimin më tërheqës. Të transmetojë ide dhe mendime rreth krijimit të tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje e foto nga pushimet.

Mjete pune: fl etore pune, ngjyra akuareli, penela, mjete pastrimi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaUdhëzohen nxënësit që të shikojnë vizatimin e bërë në orën e parë për të zbukuar

gabime ose për të bërë rregullime me laps (shtohen ose hiqen elemente).Rikujtohen ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta, tonalitetet e ngjyrave të çelëta e të errëta,

përdorimi i penelit dhe i teknikës së akuarelit për të krijuar kontrast. Kontrasti krijohet edhe nëpërmjet ngjyrës: objektet që shikohen më afër kanë ngjyra

të ngrohta e tone drite, ndërsa në objektet larg ngjyrat zbehen dhe nuk ndriçohen.

Hapi II. Veprimtaria - Si do të ngjyroset deti?Përdorni tonalitetet e ngjyrës blu, nga më e errëta, deri te më e çelëta, duke e

përzierë me të bardhën. Përdoreni penelin në formën e valëve. Në kontrast me ngjyrën e detit është ngjyra e

verdhë e diellit dhe ngjyra e bardhë e shkumës së dallgës (përdorni tonalitetet të ngjyrës së verdhë me portokalli). Ngjyrosim çadrat e plazhit me ngjyra të theksuara.

- Po rëra çfarë ngjyre ka? Për të realizuar ngjyrën bezhë të rërës përzieni të verdhën me pak ngjyrë kafe. - Me cilin është ajo në kontrast? (me detit, me çadrat e plazhit, njerëzit etj.)

Hapi III DiskutimeDuke parë vizatimet skicë të njëri-tjetrit nxënësit bisedojnë dhe këmbejnë mendime,

se si i kanë vizatuar varkat, diellin, valët e detit, njerëzit në det ose në çadra etj.; tregojnë përdorimin e fi gurave në kontrast në krijimin e tyre.

Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar në orën e dytë.

Page 179: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

179

Hapi III. AnalizaPunët e përfunduara vendosen në këndin e klasës. Lihen nxënësit të lirë të bëjnë

“Turin e galerisë”. Nxënësit shpjegojë krijimet e tyre dhe tregojnë ngjyra në kontrast, forma, objekte etj. Veçohen krijimet ku spikat kontrasti dhe thellësia e objekteve, e

Varka që kemi afër ka ngjyra të ngrohta, sepse është në kontrast me blunë e detit etj.Ngjyra e detit në horizont zbehet, gjithashtu edhe e qiellit. - A mund të thoni pse? (Kujtoni ngjyrën e objekteve në perspektivë.) Nxënësit punojnë në mënyrë të pavarur për të përfunduar krijimin.Ngjyrat në kontrast janë të kundërta me njëra-tjetrën, si p.sh., e kuqe - e zezë, blu

- e bardhë, blu - e verdhë etj., nuk janë tonalitete.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për zbatimin e teknikës së akuarelit dhe të parimeve të artit

fi gurativ, kontrasti, thellësia.Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i natyrës komunikimi i qartë, emocional.

Mësimi 18 Tema: Qilimi me motive popullore (ora I)

Linja: Elemente dhe parime – ritmi

Teknika: Lapostila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë ritmin në natyrë apo në një vepër arti. Të vizatojë një qilim me motive popullore. Të përsërisë modelin, për të krijuar ritmin.

Materiale ilustruese: pamje e foto nga natyra ku duket modeli i përsëritur, pamje qilimash ose albume.

Mjete pune: fl etore pune, letër vizatimi, vizore, laps HB, gomë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaParaqesim përpara nxënësve pamje me modele qilimash. Nxitim nxënësit të fl asin

rreth tyre.- Çfarë shikoni në fi gurë?- A keni qilima në shtëpi?- Përse përdoren ata?- Si prodhohen qilimat? - Me çfarë materialesh bëhen qilimat?

Page 180: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

180

Hapi II. Veprimtaria Duke parë modelet dhe duke shfrytëzuar imagjinatën zgjidhni një motiv për qilimin

tuaj.Në fi llim do të ndërtoni me vizore një drejtkëndësh pak më të vogël se fl eta e vizatimit

(24 cm me 16 cm). Brenda tij (2 cm larg) do të ndërtoni një drejtkëndësh tjetër më të vogël. Brenda drejtkëndëshit të vogël mund të vizatoni motivin tuaj dhe ta përsëritni në mënyrë të rregullt brenda kuadrateve të vogla (modeli mund të jetë lule, gjethe, romb, trekëndësh etj.)

Përdorni vizore që motivi të dalë bukur dhe i baraslarguar. Në hapësirën anash drejtkëndëshit të vogël mund të vizatojë forma vijash me harqe, zigzage, në formën e një kornize. Ndërkohë që bëhet vizatimi, planifi kohen edhe ngjyrat. Në dy anësoret e ngushta qilimi ka thekë.

Hapi III. DiskutimiNë minutat e fundit të orës së mësimit nxënësit lihen të lirë të njihen me vizatimet e

njëri-tjetrit për të shkëmbyer mendim dhe përvojë.Vizatimet vendosen në dosje për të vazhduar orën tjetër.

Mësimi 19 Tema: Qilimi me motive popullore (ora II)

Linja: Elemente dhe parime - ritmi

Teknika: Lapostila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të krijojë ritmin nëpërmjet tonaliteteve të ngjyrave dhe kombinimeve të tyre. Të shpjegojë përsëritjen e modelit në funksion të ritmit, si në formë, edhe në ngjyrë. Të përcjellë përvojë nëpërmjet krijimit t tij.Materiale ilustruese: pamje e foto qilimash dhe vizatime të përgatitura.

Mjete pune: fl etore pune, laps, vizore, ngjyra, lapostila.

Bisedojmë me nxënësit për 2-3 minuta për vijat, format, ngjyrat që vënë re në qilim. Me anë të vijave janë krijuar format. Format përbëjnë modelin. Modeli është përsëritur dhe përsëritja ka krijuar ritmin. Përsëritje kemi edhe në forma dhe në ngjyrë (konkretizohet me pamjen).

- Motivet që shikoni në këto qilima, a kanë ngjashmëri me format natyrore? (gjethet, lulet etj.)

- A shikoni forma gjeometrike? (trekëndësh, katror, romb etj.)- A mund të thoni disa forma që përsëriten dhe krijojnë ritmin në natyrë? (lulet në

lëndinë, pallatet pranë rrugës, pemët, gjethet, makinat etj.)

Page 181: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

181

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaUdhëzohen nxënësit që të përfundojnë vizatimin e qilimit.Diskutohen ngjyrat, tonalitetet, kombinimet e tyre. Duhet të përcaktohen mirë ngjyrat,

që ngjyra e sfondit të kombinojë me ngjyrat e motivit.

Hapi II. Veprimtaria Ngjyrosja do të bëhet me anë të lapostilave. Në qoftë se keni zgjedhur motivin me

lule e gjethe dhe keni dëshirë të ngjyrosni lulet me këtë ritëm: e kuqe, blu, e kuqe, blu dhe gjethet të gjelbra, atëherë sfondi do të duhej i verdhë, sepse kështu do të kishte ndërthurje kontrastesh dhe qilimi do të ishte fi gurant. Në pjesën anësore, mund të përdoren tonalitete të tjera ngjyrash.

Nxënësit punojnë të pavarur për të realizuar krijimin.

Hapi III. AnalizaVendosen punët e përfunduara në murin e klasës dhe nxënësit lëvizin të lirë për t`i

vëzhguar ato.Secili shpjegon përdorimin e vijave, formave dhe ngjyrave, sesi i ka përdorur këto

për të krijuar ritmin. Pra, ju vizatuat një qilim me motive popullore.- Çfarë dini ju për punimin e qilimave?- Si quhet mjeti ku endet qilimi? (tezgjah)- Me çfarë endet qilimi? (me fi je pambuku e leshi me ngjyra dhe me trashësi të

ndryshme)- A do të donit një qilim në dhomën tuaj?- Me çfarë motivesh do ta pëlqeje? (motiv me lule e gjethe ose motiv me forma

gjeometrike etj.)Nxënësit tregojnë vizatimin e qilimit të tyre.- Cili është ritmi i motivit të përsëritur?- Çfarë ngjyrash keni përdorur? (të kuqen, të verdhën, dy blutë, dy të gjelbrat etj.) Stimulohen krijimet më të bukura.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për vizatimin e saktë të formave e modeleve për kombinimin

ose kontrastin e ngjyrave dhe zgjedhjen e motivit.

Integrimi:Aftësim teknologjik: Përpunimi i fi jes së qilimit, tezgjahu etj.Histori: Tradita dhe kultura e popullit tonë.

Detyrë: Vizatoni një qilim sipas dëshirës.

Page 182: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

182

Mësimi 20 Tema: Krijimi i një reviste (ora I)Linja: Tematika

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të punojë në grup për krijimin e një reviste. Të planifi kojë tematikën e revistës, duke shqyrtuar mendime me shokët e grupit. Të grumbullojë materiale të ndryshme, duke i përzgjedhur ato.Materiale ilustruese: revista e llojeve të ndryshme (jo vetëm për fëmijë),

aparat fotografi k.

Mjete pune: fl etore pune, laps, gërshërë, vizore, ngjitës, letër me ngjyrë, letër A4, punime të nxënësve, revista e foto etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaUdhëheqim nxënësit në bisedë, duke i nxitur ata të fl asin rreth revistave. Përveç librave shkollorë ju lexoni edhe libra artistikë. Librat artistikë janë të ndryshëm:

me tregime, me përralla, me poezi, me tregime shkencore etj. Por këto gjëra të bukura mund t’i gjeni edhe në revista.

- Cili nga ju lexon revista? - Si quhet revista që lexon ti? - Çfarë të ka pëlqyer te kjo revistë?

U tregojmë nxënësve modele revistash, duke i ndarë ato për të vegjël dhe për të rritur. Ndërkohë u kërkojmë nxënësve që të shikojnë revistën që kanë në bankë, duke e shfl etuar atë në çdo faqe dhe për të parë se si realizohet një revistë, ç’tematika trajton ajo, si është ilustruar.

Aktivizojmë nxënësit të fl asin rreth revistës, p.sh.: “Kjo është revista “Sirena e vogël”.Emrin e ka të shkruar bukur me ngjyra, kopertinën e ka të zbukuruar me foto fëmijësh. Interesante janë jo vetëm informacionet, por edhe ilustrimet. Në faqet e brendshme shikojmë gjëra të larmishme: tregime, përralla, vjersha, përshëndetje nga shkrimtarë, intervista, lojëra zbavitëse, gjëza, fotografi etj.”

Nxënësit japin mendimet e tyre edhe për revista të tjera.- Si mendoni nxënës, tani që ju jeni më të rritur, a mund ta bëni vetë një revistë?Gjatë gjithë vitit ju keni bërë punime të bukura në orën e Edukimit fi gurativ, por edhe

në lëndët e tjera, si në: Gjuhë shqipe, Dituri natyre, Histori etj. Ato do ju shërbejnë për të pasuruar revistën tuaj.

Hapi II. Veprimtaria Klasa ndahet në 5-6 grupe (në varësi të nxënësve në klasë). U shpërndahen

nxënësve në tavolina punimet e tyre të bëra gjatë vitit në orën e Edukimit fi gurativ

Page 183: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

183

Hapi III. AnalizaBëhet një rishikim i materialeve të përzgjedhura nga grupi dhe bëhen sugjerime

brenda grupit për të gjetur materialet e nevojshme. Materialet vendosen në dosje me rregull, për të vazhduar përfundimin e revistës në orën tjetër.

(nuk përjashtohet edhe ndonjë gjë e veçantë nga lëndët e tjera), sidomos vjersha e përshkrime nga lënda e gjuhës.

Punët në grup ndahen në këtë mënyrë: dy nxënës do të merren me seleksionimin epikturave dhe punimin e kopertinës, dy nxënës do të merren me punimet me plastelinëdhe kolazhet; njëri do të jetë gazetari, i cili do të bëjë intervista e përshkrime të punës së grupit, ndërsa një nxënës tjetër do të jetë fotografi , i cili do të fotografojë grupin dhe punët që bëhen, sidomos me plastelinë dhe kolazh, të cilat mund të vihen në faqet e revistës. Kjo ndarje është për të gjitha grupet.

Nxënësit fi llojnë nga puna, duke përzgjedhur materialet e duhura. Ndërkohë që punohet në grup, diskutohet edhe emri i revistës. Fotot e marra nga revista të tjera dhe vizatimet e pikturat e nxënësve zbukurohen me korniza prej letre me ngjyra, duke prerë shirita dhe duke i ngjitur ato. Fotografi bën foto të ndryshme sipas tematikës, për t’i pasur gati për orën e dytë.

Mësimi 20 Tema: Krijimi i një reviste (ora II)

Linja: Tematika

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të: Të zgjedhë një stil të veçantë shkrimi për të shkruar emrin e revistës. Të punojë me stil artistik dhe imagjinatë për ta bërë revistën tërheqëse ndaj shikuesit. Të reklamojë revistën e tij, duke e përshkruar atë.

Materiale ilustruese: revista për fëmijë me kopertina e shkrime të ndryshme.

Mjete pune: fl etore pune, letër të bardhë ose me ngjyrë për faqet e revistës, gërshërë, ngjitës, stampa, ngjyra, kapëse teli dhe të

gjitha materialet e përgatitura nga ora e parë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaUdhëzohen grupet e nxënësve të rishikojnë materialet e përgatitura dhe të bëjnë

zgjedhjen e emrit të revistës. Pasi vendoset emri me mirëkuptimin e të gjithë grupit zgjidhet letra dhe ngjyrat që do të përdoren, gjithashtu edhe stili i shkrimit.

Page 184: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

184

Hapi II. Veprimtaria Pasi mbarohet ballina (kopertina), fi llohet me ngjitjen e fotove e materialeve të

përgatitura nëpër faqet e revistës. Radha e punës ndiqet nga “gazetari”. Pasi ngjiten materialet, fi gurat dhe shkrimet, mund të bëhet zbukurimi i tyre me stampa e vizatime të vogla.

Te faqja e gjëzave dhe kurioziteteve vendosen fi gura të përshtatshme me përmbajtjen. Në njërën nga faqet e revistës mund të vendoset fotoja e grupit dhe gazetari shkruan për punën e tyre, duke i marrë në intervistë.

Pasi të gjitha faqet janë plotësuar me materialin e nevojshëm, vendosen numrat e faqeve. Më pas bashkohen të gjitha faqet dhe kapen me kapëse. Pastaj bashkohen me kopertinën dhe futen në shiritin plastik. Në këtë mënyrë themi se kemi krijuar një revistë.

Hapi III. AnalizaTë gjitha grupet vendosin revistën e tyre në një tavolinë. Në këtë mënyrë jepet

mundësia për të bërë krahasimin dhe prezantimin e të gjitha revistave të nxënësve.Nga secili grup caktohet nxënësi në rolin e gazetarit për të prezantuar revistën

dhe tematikën e saj. Më pas, gazetari merr në intervistë të gjithë grupin e tij, ku vetë nxënësit tregojnë për punën që bënë për realizimin e revistës. Kështu veprohet me të gjitha grupet.

Vihet re se kënaqësia e nxënësit ndjehet te roli që ka pasur në grup, si: piktor, skulptor, gazetar, fotograf etj.

Nga të gjitha revistat zgjidhet faqja më e bukur dhe lexohet nga një pjesëtar i grupit.Revistat vendosen në këndin e klasës.

Vlerësimi:Vlerësohet përkushtimi i nxënësve për të punuar në role të ndryshme edhe për

të realizuar krijimin e një reviste, në përdorimin e teknikave dhe materialeve të shumëllojshme.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përzgjedhja e materialeve, shkrimeve të vjershave e përshkrime,

zgjedhja e tematikës.

Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve, letër, gërshërë, plastelinë, ndërthurja e tyre me mjete të tjera.

Në kopertinë, përveç shkrimit të emrit, do të vendosen fi gurat që e bëjnë të veçantë dhe tërheqëse revistën p.sh.: fotoja e grupit ose diçka tjetër që vetë nxënësve u pëlqen ose që është më kryesore.

Page 185: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

185

Mësimi 22 Tema: “Dasma shkodrane” - Kol Idromeno

Linja: Tematika

Teknika: Diskutim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të vëzhgojë një vepër arti për t’u njohur me përmbajtjen e saj. Të analizojë pikturën duke përcaktuar teknikën, elementet dhe mjetet e përdorura. Të vlerësojë piktorin për talentin dhe historinë që sjell nëpërmjet elementeve të tablosë.

Materiale ilustruese: piktura “Dasma shkodrane” fotokopje me ngjyra e zmadhuar dhe foto nga vepra të tjera të autorit.

Mjete pune: fl etore pune, letër vizatimi, laps, lapostila.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëVendosim në tabelë pikturën “Dasma shkodrane” (fotokopje) dhe autorin Kol

Idromeno (autoportretin e tij fotokopje).Prezantojmë pikturën dhe autorin: Në klasën e dytë kemi njohur nga ky autor veprën “Motra Tone” (duke treguar fotot).

Pyeten nxënësit se çfarë u kujtohet për autorin dhe për veprën. Plotësohen mendimet nga mësuesi/ja. Veprat e piktorit Kol Idromeno i përkasin periudhës së Rilindjes (rreth viteve 1883). Disa emra të shquar të pikturës të asaj kohe janë: Spiro Xega, Ndoc Martini, Zef Kolombi etj. Piktori Kol Idromeno shquhet për paraqitjen e gjendjes psikologjike të portreteve dhe realizimin artistik të veprës.

Aktivizojmë nxënësit të fl asin. - Çfarë shikoni në këtë tablo?Nxiten nxënësit të tregojnë me fjalët të thjeshta për çdo element që shikojnë: njerëzit,

gratë, fëmijët, shtëpitë, mënyrën e ndërtimit të tyre, shkallët, pemët, rrugët, mënyra e veshjes së njerëzve etj.

Hapi II. Diskutime - analizaPasi njihen nxënësit me veprën në vija të përgjithshme hyjmë në detaje.Kur kemi folur për piktorët dhe veprat e tyre, kemi përmendur edhe motivin ku ata

bazohen për të krijuar një vepër. Atëherë, vëzhgoni me kujdes tablonë dhe gjeni cili ka qenë motivi i piktorit që e ka frymëzuar atë për të krijuar këtë vepër artistike. Përgjigjet do të jenë të ndryshme, qëllimi është që nxënësi të dallojë që motivi ka qenë një ditë dasme në qytetin e Shkodrës.

- Çfarë teknike ka përdorur piktori? (pikturë, ngjyra vaji) - Cilat janë fi gurat kryesore në këtë tablo? (gra të veshura me kostume popullore të

krahinës, fëmijë, burra, ndërtesa, rruga etj.)

Page 186: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

186

Pra, ju gjetët ndryshime midis ndërtesave, në mënyrën e organizimit të dasmës, në mënyrën e veshjes etj. Dhe të gjitha këto përbëjnë traditën e popullit tonë ndër vite. Ju e njihni këtë traditë nëpërmjet kësaj tabloje dhe kjo meritë i takon piktorit Kol Idromeno.

Hapi III. ArgëtohuJu të gjithë keni qenë pjesëtarë në një festë siç janë dasmat. Atëherë, mbi fl etën e

vizatimit do të vizatoni shpejt me laps ose lapostil një send që simbolizon dasmën p.sh.: unazën, buqetën me lule, vellon e nuses, kravatën e dhëndrit, makinën e zbukuruar, tortën, frutat, fi shekzjarrët, kurorën me lule etj. dhe me fjalë do të tregoni rolin që ky send ka në ditën e dasmës. Zhvillohet në formën e lojës, kush mbaron i pari del para klasës, tregon vizatimin dhe fl et rreth tij.

Vlerësimi:Vlerësohen për aftësinë pamore dhe logjike për të analizuar një vepër arti.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Mënyra e përshkrimit dhe të folurit me fjalor artistik.Histori: Kultura dhe tradita e popullit tonë ndër vite.

- Çfarë dalloni në portretet e njerëzve? (gëzim, kënaqësi etj.)- Ku e dalloni që aty po bëhet një dasmë? (njerëz të veshur bukur, të gëzuar etj.).

Identifi koni ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta, si janë ndërthurur ato në tablo (te veshjet e dasmorëve ngjyra blu me të bardhën, jeshilet dhe kapelat e kuqe, rruga, muret e shtëpive përshkohen nga ngjyra të ngrohta, aty ku ka dritë dhe pjesët e hijes mbizotërojnë ngjyra të ftohta, kombinime të jeshiles me blunë, e gjelbra e pemëve, tonalitete e blusë në qiell etj.)

Në tablo spikat thellësia dhe harmonia e fi gurave, ndjihen çaste qetësie dhe gëzimi.Krahasoni dasmat e ditëve të sotme me dasmën në tablo, shtëpitë në tablo me

shtëpitë e sotme, veshjen e njerëzve të paraqitur në tablo me veshjet në dasmat e sotme.

- Çfarë dalloni?

“Dasma shkodrane”, Kol Idromeno, vaj

Page 187: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

187

Mësimi 23 Tema: Kostume popullore shqiptare

Linja: Histori dhe kulturë

Teknika: Bisedë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të klasifi kojë veshjet si elemente të rëndësishëm të artit popullor. Të përshkruajë një veshje popullore shqiptare, duke dalluar të veçantat e saj. Të identifi kojë një veshje sipas krahinës ku përdoret, duke veçuar karakteristikat e saj.Materiale ilustruese: pamje e foto me veshje popullore të krahinave të ndryshme (mund të sigurohet një veshje origjinale e krahinës).Mjete pune: fl etore pune, fi gura kostumesh popullore të prera ose të vizatuara.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëZhvillojmë një bisedë me nxënësit rreth artit popullor.- Çfarë dimë deri tani për atin popullor?- Ku e keni hasur atë? (Në ndërtimin e shtëpive, në rregullimin e brendshëm të shtëpisë,

në punimin e qilimave, në enët e kuzhinës, në zbukurime e ndryshme të veshjeve etj.) Në tabelë kemi afi shuar pamje e foto të ndryshme me veshje popullore të krahinave

të ndryshme.Nxitim nxënësit të fl asin mbi përshtypjet që u lënë veshjet që shohin në fi gurë.

- Çfarë shikoni në këto foto?- A është veshja e tyre e njëllojtë?- Çfarë dini për veshjet popullore?

Të gjitha këto mësuesi/ja i shkruan në tabelë duke plotësuar grafi kun organizues, pemën e mendjes.

Veshja është një nga elementet më të rëndësishëm të artit popullor. Arti popullor ka ndryshuar nga një periudhë në tjetrën sipas kushteve në të cilën populli ynë ka jetuar. Veshjet karakterizohen nga një bukuri artistike dhe ndryshojnë sipas krahinës dhe

veshja popullore

krahina gjinia

materialetarti popullor

mosha

Page 188: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

188

gjinisë. Veshja popullore krahasohet me gjuhën shqipe dhe traditat e tjera kulturore.Kostumografi a është një simbolikë krahinore, veshjet janë ruajtur dhe përshtatur deri

në kohët e sotme nga Jugu në Veri. Veshjet janë një thesar i paçmuar për popullin tonë.

Hapi II. Diskutim - krahasimNë tabelë kemi vendosur tri veshje burrash dhe grash të krahinave të Veriut, të Jugut

dhe të Shqipërisë së Mesme. Angazhojmë nxënësit të vëzhgojnë dhe të gjejnë të përbashkëtat dhe të veçantat e

këtyre veshjeve. • Te kostumi i burrave të Shqipërisë së Jugut bie në sy fustanella e bardhë, këmisha

me mëngë të gjera, brezi i kuq me vija, qeleshja e bardhë, jeleku i qëndisur, çorapë të gjatë dhe këpucë me xhufka.

• Te kostumi i grave të Shqipërisë së Jugut veshja është prej kadifeje me ngjyrë të errët, fundi i është gjatë, i gjerë dhe i qëndisur rreth e përqark me fi je mëndafshi. Edhe xhaketat me mëngë të gjata e të gjera në fund, e qëndisur në të gjitha anët. Nën xhaketë është bluza e bardhë e qëndisur në gjoks me temina e lule. Në mes, një brez i ngushtë, në kokë lidhet një shami e qëndisur me ngjyrën e kostumit. Këpucët janë të zeza me majë, çorapë të bardhë dhe këmisha e bardhë nën fund.

Kështu përshkruhen edhe dy veshjet e krahinave të tjera për të dyja gjinitë. Përshkrimi bëhet së bashku me nxënësit. Është e rëndësishme që nxënësit të mbajnë mend gjërat më tipike të krahinave.

Shqipëria e Jugut – fustanellë, qeleshe, opinga me xhufka, përparëse e qëndisur. Shqipëria e Mesme – çitjane (dimi), takie, jelek leshi, zbukurime në kokë. Shqipëria e Veriut – xhubletë, pantallona shajaku, opinga me majë, zbukurime

tek femrat etj.Shumica e kostumeve, sidomos kostumet e grave janë punuar nga vetë ato, me stilin

e qëndisjes me rruaza e temina. Në përgjithësi veshjet popullore kanë larmi ngjyrash, sidomos te gratë.

- Po sot, a përdoren kostumet popullore? (po)Tregoni disa veprimtari ku përdoret veshja popullore.Në dorë marrim veshjen e krahinës ku jemi dhe fl asim për të, duke ua treguar të

gjithë nxënësve. Kostumi i vishet një nxënëseje (ose një nxënësi, nëse është veshje për djem), duke bërë kështu demonstrimin e tij nëpër të gjithë klasën.

Hapi III. LojëMbi bankë nxënësit kanë fi gurat e tyre të përgatitura me prerje ose vizatim. Mësuesi/

ja thotë: tregoni një veshje të krahinës së Jugut (të Veriut, të Shqipërisë së Mesme) nxënësi merr në dorë fi gurën e përgatitur nëse ka.

Pastaj ndahet klasa në tri grupe. Mësuesi/ja ka përgatitur disa fi gura kostumesh me ngjitje në formën e letrës së bixhozit. Ato mbahen të përmbysura mbi tavolinë. Thirren tre nxënës, një për çdo grup. Ata do të tërheqin letrën dhe do të gjejnë krahinën ku përdoret ajo veshje.

Page 189: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

189

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë përshkruese të nxënësve dhe dallimi i kostumeve sipas krahinës.

Integrimi:Histori: Kultura dhe tradita e popullit tonë.Gjuhë shqipe: Përshkrimi i veshjeve popullore.

Deri në fillim të shekullit XX kjo veshje është mbajtur në të gjitha trevat shqiptare, që nga Kosova e deri në Çamëri. Më pas ajo u kufi zua vetëm në fshatrat e Shqipërisë së Jugut.

Kostume popullore shqiptare Veshje burrash me fustanellë

mëngore e varur para

jeleku

mëngore e varur pas

të mbathura të gjata

lidhëset me xhufka të kallcave

feste e bardhë me një thumb në mes

këmishë me mëngë të gjata dhe të ngushta

këmishë e shkurtër me mëngë të gjata

brez i gjerë leshi dhe një tjetër mbi të prej lëkure e zbukuruar (ku

mbaheshin armët e brezit)

fustanella - fund i bardhë me shumë rrudha

kallca shajaku nga nyja e këmbës deri te gjuri

opinga lëkure me xhufka në majë

Tre nxënës të tjerë do të përshkruajnë veshjen. Por në letra të tjera ka vetëm një element të kostumit. P.sh.: këpucët me xhufka dhe nxënësi do të gjejë cilit kostum i përket.

Loja vazhdon me të gjithë nxënësit. Fiton grupi që jep përgjigjet më të sakta.

Page 190: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

190

- Futat kanë formë trapezi ose katërkëndëshi. Ajo që vihet para quhet paranik dhe është më e madhe, ndërsa ajo që vihet pas quhet mbrapanik dhe është më e vogël. Kjo veshje përdoret në rrethin e Pukës, Malësinë e Gjakovës, Rrafshin e Dukagjinit etj.

- Përparjet pëlqeheshin me ngjyra të errëta, si: e zezë, vishje, kafe.

mitani ose jeleku

brezi i punuar me disa ngjyra

futa ose përparje

çorapë deri te gjuri

shami e lidhur në kokë,

e zbukuruar në pjesën anësore

jeleku i qëndisurme temina

brekushe

opinga prej lëkure të zbukuruara

zbukurime te dorezat e këmishës

Veshje grash me dy futa

Page 191: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

191

zbukurimetë jelekut

zbukurime të këmishës

zbukurime të brakeshave

jelek ose xhamadan prej shajaku

këmisha me mëngë të gjata

pantallona ose brakesha të bëra me fi je leshi ose

pambuku

opinga prej lëkure me majë

Është përdorur në fshatrat e Zadrimës, në Shqipërinë e Mesme, në disa fshatra të Matit, Martaneshit, Mirditës, Librazhdit, Çermenikës etj.

qeleshe

brezi

Veshje burrash me brakesha (brekushe)

Page 192: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

192

Mësimi 24 Tema: Kopjimi i një veshjeje popullore

Linja: Histori dhe kulturë

Teknika: Lapostila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë veshjen popullore që shikon në fi gurë, duke identifi kuar elemente të saj. Të kopjojë një veshje popullore me stil artistik, duke theksuar

karakteristikat e tij të veçanta nëpërmjet formës, ngjyrës etj. Të diskutojë rreth krijimit duke vlerësuar traditën dhe kulturën e popullit tonë.

Materiale ilustruese: foto e pamje nga albume të veshjeve popullore, mundësisht nga disa krahina.

Mjete pune: fl etore pune, letër vizatimi, laps, gomë, lapostila, foto me

kostume popullore.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaNxitim nxënësit të fl asin rreth fotove të vendosura në tabelë, duke përcaktuar

krahinën dhe detajet që e karakterizojnë. Njëlloj veprohet edhe për fotot që kanë sjellë nxënësit, duke treguar ngjyrat dhe modelet e qëndisjes në këto veshje.

- Kush vishet sot me kostume popullore? (valltarët ose këngëtarët që interpretojnë këngë ose valle popullore, kur bëhen festa të traditës si: “Dita e verës”, festa kombëtare etj.)

- A keni dëshirë të vizatoni një veshje popullore? - Veshje të cilës krahinë ju pëlqejnë më shumë? (tregohen veshjet me foto)

Hapi II. VeprimtariaUdhëzohen nxënësit që të vizatojnë një veshje popullore, duke u mbështetur në

fi gurë. Fotot duhet të vendosen në vend të dukshëm nga nxënësit ose të ketë nga një në çdo bankë ose grup nxënësish. Secili është i lirë të zgjedhë veshjen e krahinës që i pëlqen. Në fi llim fi gura do të skicohet lehtë me laps. Duhet pasur parasysh të theksohen karakteristikat e veçanta të kostumit.

Pasi është skicuar saktë linja dhe forma e kostumit, do të bëhet ngjyrosja me lapostila. Po të vëreni me kujdes qëndisjet, ato kanë linja të harkuara e rrumbullake duke krijuar forma të buta dhe tërheqëse, ngjyrat janë në kontrast, që fi gura e qëndisur të bjerë në sy. P.sh. kostumi i Tiranës: jelek i kuq dhe qëndisje e bardhë ose e verdhë

Page 193: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

193

Hapi III. AnalizaVendosen punët e përfunduara në tabelë dhe lihen nxënësit të lirë të vëzhgojnë

krijimet e njëri-tjetrit dhe të këmbejnë mendime.Nxënësit do të prezantojnë punën e tyre, duke treguar modelin dhe karakteristikat e

veshjes dhe të krahinës ku përdoret.Tregohen format e qëndisjes dhe dhënia e tyre me anë të vijave e ngjyrave në

kontrast në krijimin e tij.Vlerësohen punimet e nxënësve dhe veçohen më të arrirat.

Integrimi:Histori: Veshjet popullore, kultura dhe tradita e popullit tonë ndër vite, artizanati popullor.

Vlerësimi:Vlerësohen aftësitë për të kopjuar një veshje popullore, përdorimi i vijave, formave,

ngjyrave.

Mësimi 25 Tema: Vizitë në Galerinë e Arteve

Linja: Histori dhe kulturë

Teknika: Ekskursion

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë të: Të manifestojë sjellje dhe edukatë qytetare në një mjedis publik. Të vëzhgojë me kureshtje krijime dhe vepra të artit shqiptar në galeri. Të komunikojë respekt dhe dëshirë për të njohur artin shqiptar dhe për njerëzit që bëjnë art.

Materiale ilustruese: Galeria e Arteve.

me fi je mëndafshi ose ari. Këto forma e ngjyra janë të gjitha në kontrast me njëra-tjetrën. Nxënësit punojnë të

pavarur krijimin e tyre.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëNjohim nxënësit me qëllimin e vizitës në Galerinë e Arteve. Shpjegojmë se në galeri

vendosen veprat e piktorëve dhe skulptorëve më të mirë që kanë një vlerë të madhe artistike dhe historike për njerëzit dhe vendin. Ato ruhen atje për një kohë të gjatë. Sot ne do të shikojmë disa nga këto vepra të piktorëve shqiptarë që ndodhen në Galerinë e Arteve. Gjatë vizitës në galeri mos harroni rregullat e edukatës qytetare. Duhet të bëni kujdes: asgjë nga objektet e paraqitura në mjediset e ndryshme nuk preken me dorë.

Page 194: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

194

Hapi II. VëzhgimUdhëheqim nxënësit së bashku me ciceronin në mjedise të ndryshme të galerisë.

Mësuesi/ja shpjegon fjalën ciceron. Tregohen vepra, piktura e skulptura nga autorë të ndryshëm, gjithashtu njihen me zhvillimin e artit shqiptar në periudha kohore të ndryshme.

Ndalemi përpara tablove dhe identifi kojmë linjat, format, ngjyrat, motivin e veprës etj.Gjithashtu, te skulpturat dallohet forma, vëllimi, qëndrimi, shprehja e veprës, ideja

dhe qëllimi i autorit. Fiksohen në mendje emra veprash dhe autorësh.

Hapi III. AnalizaPasi kthehen në klasë diskutohet për atë që panë në Galerinë e Arteve. Thonë emra

veprash dhe autorësh dhe shprehin pëlqimin e tyre.- Cila tablo ju pëlqeu më shumë? E cilit autor? Pse? - Cila skulpturë ju pëlqen më shumë? E cilit autor? Pse? - A kishte vepra artistike që nuk ju pëlqyen? - Çfarë do të donit të kishte më shumë një galeri që ju nuk e gjetët atje? - Çfarë vlerësimi keni për veprat dhe artistët shqiptarë? - Çfarë paraqitet në veprat e tyre?- A ndikojnë këto vepra në njohjen e historisë së popullit tonë? Pse?

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për shprehjen e qytetarisë në mjediset publike dhe vlerësimin

e veprave artistike të piktorëve shqiptarë.Integrimi:Histori: Zhvillimi i artit shqiptar ndër vite, vlerat e tij në njohjen e historisë.

Galeria e Arteve, Tiranë

Page 195: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

195

Mësimi 26 Tema: Diskutim “Mona Liza” dhe “Motra Tone”

Linja: Analizë, vlerësim, interpretim

Teknika: Diskutim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një vepër arti duke e vëzhguar atë. Të analizojë përdorimin e elementeve dhe parimeve në këtë vepër arti. Të interpretojë mendimin e tij rreth mesazhit të autorit. Të gjykojë e të vlerësojë një vepër arti.Materiale ilustruese: fotokopje e dy pikturave dhe e të dy autorëve: Leonardo da Vinçi, Kol Idromeno.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëPiktorët, në të gjitha kohët e vendet janë frymëzuar nga jeta e përditshme dhe në

qendër të krijimit të tyrekanë vënë njeriun.Në tabelë vendosim dy piktura, të realizuara nga dy autorë të ndryshëm: njëra vepër

është “Motra Tone” e piktorit shqiptar Kol Idromeno (për të kemi folur në klasën III), ndërsa tjetra është “Mona Liza” e piktorit italian Leonardo da Vinçi (lindur në Firence më 15 prill 1452 dhe vdekur në maj 1519. Ai ka lënë shumë vepra në pikturë dhe ndër to është “Mona Liza”, piktura më e famshme në botë e punuar me bojëra vaji.)

“Mona Liza” është punuar në vitin 1503 dhe sot ndodhet në muzeun e Louvrit në Paris.

• Piktori shqiptar Kol Idromeno (1860-1939) ka lindur në Shkodër. “Motra Tone” konsiderohet si kryevepra e pikturës sonë realiste.“Motra Tone” është punuar në vitin 1883 dhe sot ndodhet në Galerinë e Arteve në

Tiranë.

Hapi II. Diskutime – analizaPërshkrimi. - Çfarë shikoni në këto tablo? Nxënësit lihen të lirë të shprehin mendimin e tyre dhe më pas mësuesi/ja saktëson

mendimet. Të dyja veprat në qendër të tyre kanë portretin e një gruaje. Mona Liza paraqet një grua që vjen nga një shtresë e pasur, ka një pamje të butë dhe shprehje origjinale, paraqitet në gjysmëportret. Në sfond paraqitet një peizazh.

Motra Tone paraqet një grua të shtresave të mesme e qytetit të Shkodrës. Një grua e re me kostum karakteristik kombëtar, me fytyrë e duar plot jetë, me një vështrim anësor të ndrojtur (na fl et shumë për jetën e gruas shqiptare në atë kohë).

Page 196: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

196

Analiza. Si janë përdorur elementet dhe parimet e artit?Theksohet se autorët kanë ndërthurur mirë idenë me formën, kanë përdorur

kombinime dhe tonalitete ngjyrash të ngrohta dhe të ftohta. Portretet kanë psikologji, harmoni, thellësi. Kjo dallohet në portret: lëvizje, shikim, te sfondi që plotëson portretin dhe tablonë.

Në veprën “Motra Tone” spikatin më shumë ngjyrat e ngrohta në të gjithë veprën, ndërsa te “Mona Liza” ngjyrat e ngrohta janë përdorur më shumë në portret dhe te duart.

Interpretimi:Si e kuptoni mesazhin e autorit?Mesazhi i të dyja veprave, është të përcjellë botën e brendshme të gruas. Të dyja portretet kanë vlerë në ndikimin dhe rolin e gruas në shoqëri.

Gjykimi: Si i vlerësoni ju këto vepra arti?Nxënësit japin mendimet e tyre. Shtrojmë disa pyetje: - Çfarë ndjesie provoni kur shikoni këto vepra?Përcaktoni pjesën që ju tërheq më shumë.

- Ç’mendim përcjell te ju ky artist? - Kujt i drejtohet autori me veprën e tij? (rolit të gruas, shoqërisë) - A jeni dakord me mendimin e autorit? (gruaja është pjesë e shoqërisë dhe luan një rol kryesor në zhvillimin e saj) - Cili është mendimi juaj? - A ju pëlqen vepra? Pse?

Sfondi

Vështrimi

Duart

Veshja

i errët natyrë(peizazh)

i butë, gjysmë portret

i ndrojtur,anësor

gjallëri qetësi

ngjyra të ftohta

kostum popullor veshja paraqet shtresën shoqërore dhe vendin ku jeton

ngjyra të ngrohta

Page 197: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

197

Mësimi 27 Tema: Gjinitë e artit

Linja: Analizë, interpretim, vlerësim

Teknika: Bisedë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë gjinitë e artit fi gurativ dhe rolin e tyre në jetën e përditshme. Të interpretojë një model sipas një gjinie arti. Të shpjegojë krijimin e tij.Materiale ilustruese: pamje, foto, modele, krijime për të gjitha gjinitë e artit fi gurativ.

Mjete pune: fl etore pune, letër vizatimi, laps, lapostila, vizore, plastelinë.

Hapi III. Lojë me pazëllaNdahet klasa në 4 grupe. U shpërndahen nxënësve në tavolinë kutia me pazëlla të përgatitura nga mësuesi/ja

me dy veprat “Mona Liza” dhe “Motra Tone” pa treguar emrin e fi gurës.Fiton grupi që e ndërton më shpejt fi gurën dhe thotë menjëherë emrin e veprës dhe

të autorit.

Plotësodiagramin e Venit: Të përbashkëtat dhe të veçanta të dy tablove.

“Mona Liza” “Motra Tone”Të

përbashkëtat

Tregoni lëvizjen që bën syri juaj në këtë vepër (fi llon nga portreti, përhapet në gjithë tablonë).

sfond me peizazh

ngjyra të ftohta

shikim i butë

ngjyra të ngrohta në fi gurë dhe të ftohta në sfond

kostum popullor

shikim anësor

duar në lëvizje

tabloportret gruaje

teknika e ngjyrave të vajitpërdorimi i theksit në portret, te shikimi,te duart

siguri në qëndrim

Page 198: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

198

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëPamjet e përgatitura afi shohen me radhë në tabelë. Shikoni me vëmendje pamjet

dhe thoni çfarë dalloni. - A janë ato të gjitha njëlloj? - Ku ndryshojnë ato nga njëra-tjetra?Shpjegojmë: Këtu shikoni një pikturë, këtu një skulpturë, këtu një vizatim, më tej

një vizatim teknik, një fotografi , një reklamë e bërë me kompjuter etj. Të gjitha këto përbëjnë në vetvete gjini të ndryshme të artit fi gurativ. Pra, arti fi gurativ përmbledh artin tradicional, pikturën, skulpturën, vizatimin, arkitekturën, grafi kën, fotografi në, artin elektronik, dizajnin etj.

Piktura manipulon me vijat ose paraqitjen e një motivi të caktuar në një sipërfaqe të sheshtë. Fjalët demonstrohen me piktura dhe përmenden disa emra piktorësh: Kol Idromeno, Zef Kolombi, Guri Madhi etj. dhe disa vepra të tyre ose piktura të tjera.

Një pikturë realizohet në bazë të parimeve dhe elementeve të saj, si dhe teknikave: ngjyra vaji, tempera, akuarel, pastela, lapsa me ngjyra etj. Përveç pikturimit në telajo, si: kompozime, portret, natyrë e qetë, kemi edhe piktura murale, afreske.

Vizatimi është një nga format e shprehjes së artit pamor. Ai bazohet te linja e realizuar nëpërmjet lapsit, penës, gdhendjes etj. Sjellim shembuj, si: skica, karikatura, vizatim i studiuar etj.

Skulptura ka formë trepërmasore. Fjala skulpturë do të thotë formë. Skulptura ka hapësirë, vëllim, sipërfaqe, dritëhije, ngjyra etj. Punët me përmasa të mëdha në skulpturë quhen monumente. Përmenden disa monumente si: “Skënderbeu”, “Heronjtë e Vigut”, “Partizani” etj.

Arkitektura është arti i projektimit të ndërtesave. Ajo merret me përpunimin e hapësirës, vëllimit, formës, dritëhijes dhe elementeve abstrakte për të arritur në një përfundim estetik.

Ilustrohet me shembuj në tabelë.Arti elektronik është një formë tjetër e artit që e bën përdorimin e medies elektronike

më të gjerë, I referohet teknologjisë dhe medieve elektronike. Ai është i lidhur me informacione të artit dhe të medies.

Dizajni është arti i projektimit të objekteve të përdorimit të përditshëm si nga ana funksionale, dhe nga ana estetike. Tregohen shembuj dhe pamje si modele kolltukësh, karrigesh, enë kuzhine, forma telefonash, mobilie zyrash etj.

Mësuesi/ja bën edhe shpjegimin e fotografi së me shembuj.

Hapi II. VeprimtariaNdahet klasa në grupe: grupi i vizatimit, grupi i pikturës, grupi i skulpturës, grupi i

arkitekturës. Secili prej grupeve do të punojnë sipas dëshirës një krijim sipas gjinisë së artit që i është përcaktuar.

Page 199: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

199

Hapi III. AnalizaSecili grup diskuton për krijimin dhe thekson pse zgjodhi atë gjini arti, të bëjë

krahasime midis gjinive. Vlerësohen nxënësit.Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për emërtimin dhe dallimin e gjinive të artit, përcaktimin e saktë

të tyre nëpërmjet krijimit sipas gjinisë.

Integrimi:

Gjuhë shqipe: Mënyra e të shprehurit për artin fi gurativ.Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës.

Mësimi 28 Tema: Paketimi i dhuratave të Vitit të Ri (ora I)

Linja: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë festën tradicionale të Vitit të Ri dhe të fl asë për dhuratat e kësaj feste. Të përgatitë vetë e një pako me dhurata me anë të mjeteve të punës. Të vizatojë formën e kubit të hapur me përmasa të rregullta në karton.Materiale ilustruese: foto e pamje të festës së Vitit të Ri nga postera, kartolina, kalendarë apo revista etj., ku dallohen edhe dhuratat e paketuara; një paketim model nga mësuesi/ja.Mjete pune: fl etore pune, një fl etë kartoni (afërsisht 50 x 50), vizore, laps.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. NxitjaPërpara nxënësve vendosim posterin me pamje të babagjyshit të Vitit të Ri me thesin

e madh me dhurata. Nxiten nxënësit të fl asin rreth temës. - Ç’ju kujton kjo pamje? (festën e Vitit të Ri) - Çfarë sjell babagjyshi i Vitit të Ri? (dhurata) - Sa dhurata morët këtë vit? - A ju pëlqyen të gjitha? - Përveç dhuratave çfarë bëni natën e Vitit të Ri? (hamë, kërcejmë, këndojmë,

dalim në shesh, hedhim fi shekzjarrë)

Zgjedhja e motivit për tri grupet e para është më se e lehtë, ndërsa grupi i arkitekturës ndihmohet për të qartësuar idetë. Ata që kanë dëshirë edhe mund të modelojnë modele shtëpish ose t`i vizatojnë ato.

Page 200: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

200

Hapi II. VeprimtariaShikoni në pamjet në tabelë dhe thoni çfarë forme kanë pakot (dhuratat). Ato mund të

kenë formën e një kubi, kuboidi, cilindri etj. Ne sot do të përgatitim formën e kubit. - Çfarë dimë nga matematika për kubin? (ka 6 faqe, 12 brinjë etj.).Atëherë, me vizore dhe laps mbi karton do të vizatoni formën e hapur të kubit me

përmasa të rregullta. Në tabelë vizatohet forma e kubit dhe jepet përmasa: brinja = 12 cm (dimë që kubi i ka përmasat e barabarta).

Udhëzohen nxënësit të nisin vizatimin sipas përmasave dhe modelit të vizatuar në tabelë.

Nxiten nxënësit që të punojnë me rregull dhe saktësi.

Hapi III. AnalizaNxënësit kontrollojnë njëri-tjetrin për saktësinë e përmasave të kubit të vizatuar. I

jepet ndihmë nga shokët nxënësve që janë më pak të shkathët dhe të saktë, sepse nëse përmasat nuk janë të sakta, pakoja nuk del mirë.

Në fund të orës mblidhen kartonët e vizatuar dhe vendosen në vendin e caktuar për të vazhduar orën tjetër.

- Më thoni dhuratën që ju pëlqen më shumë nga ato që morët këtë vit? - A e dinit se çfarë kishte në pako? (jo) Pse? (ajo ishte e mbështjellë me letër

zbukurimi, ishte surprizë) - Si ju pëlqejnë dhuratat, të jenë surprizë apo t’i zgjidhni sipas dëshirës? Pra, dhuratat duken më të bukura kur ato janë të paketuara bukur dhe në mënyrë

tërheqëse. - A keni dëshirë të përgatitni vetë një pako? (po)

Mësimi 29 Tema: Paketimi i dhuratave të Vitit të Ri (ora II)

Linja: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të presë me gërshërë formën e skicuar të kubit. Të palosë me mjeshtëri faqet e kubit sipas vijave të lapsit. Të ndërtojë kubin me anë të procesit të ngjitjes.

Materiale ilustruese: forma e prerë e hapur e kubit, kubi i formuar.

Mjete pune: fl etore pune, gërshërë, vizore, vinovil.

Page 201: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

201

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. PrerjaI njohim nxënësit me veprimtarinë që ata do të zhvillojnë këtë orë – me prerjen e

formës së hapur të kubit. Prerja duhet të jetë e saktë dhe pa devijuar nga vija e lapsit.Udhëzohen nxënësit të punojnë ngadalë pa u nxituar, që forma të dalë e saktë.

Hapi II. PalosjaPasi është bërë prerja e formës së kubit, vendoset e shtrirë mbi tavolinë. Rregullohen

me gërshërë defektet e vogla që dalin gjatë prerjes.Para se të vazhdojmë me ngjitjen, kubit i jepet forma duke e palosur. Për këtë merret

vizorja dhe vendoset mbi brinjën e katrorit, përthyhet faqja e tij dhe punohet që të marrë formën e palosjes. Kështu veprohet për të gjitha brinjët. Në këtë mënyrë kubi mori formë.

Në këtë proces mësuesi/ja kujdeset t’i ndihmojë nxënësit në përthyerjen e saktë të faqeve të kubit, kur ata hasin vështirësi.

Hapi III. NgjitjaPasi i kemi dhënë formën kubit e kemi të lehtë për ta ngjitur. Me anë të vinovilit lyhen

anësoret e faqeve të kubit dhe puthiten me njëra-tjetrën. Ky proces duhet të punohet ngadalë, që ngjitja të kryhet në mënyrën e duhur.

Me anë të duarve mbahen të puthitura faqet e kubit që ngjitësi të thahet dhe të mos prishet forma e duhur. Nxënësit kujdesen për punën e tyre, derisa ngjitësi të thahet mirë.

Kubet e ndërtuara vendosen në një vend të caktuara për të vazhduar orën tjetër.

Mësimi 30 Tema: Paketimi i dhuratave të Vitit të Ri (ora III)

Linja: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë letrën për të mbështjellë pakon. Të zbukurojë paketimin, për ta bërë sa më tërheqës dhe të veçantë. Të diskutojë me shokët për punën e tyre dhe të bëjë vlerësime.

Materiale ilustruese: pako dhuratash, postera e fi gura nga ora e parë.

Mjete pune: fl etore pune, letër mbështjellëse, ngjitës, gërshërë, fjongo, kapëse.

Page 202: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

202

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. PaketimiNë klasë krijohet një atmosferë festive me anë të posterave dhe fi gurave që paraqesin

festën e Vitit të Ri. Në mes të klasës është vendosur pema e Vitit të Ri me zbukurime.Udhëzohen nxënësit për vazhdimin e punës. Tregohet dhurata e përgatitur nga

mësuesi/ja. Me një letër tjetër tregohet se si do të veprohet për të bërë mbështjelljen e pakos. Letra duhet të jetë më e madhe se pakoja që ta mbështjellë atë. Vendoset letra mbi tavolinë dhe në mes vendoset pakoja. Fillohet mbështjellja duke e tendosur letrën. Cepat përthyhen dhe puthiten mirë. Të gjithë cepat ngjitet me ngjitës-shirit.

Hapi II. ZbukurimiMe anë të letrës së mbetur ose edhe të shiritave me ngjyrë formohen modele

zbukurimi, si: fjongo, fl utura, forma lulesh, zemrash etj. Këto punime nxënësi i përgatit vetë sipas dëshirës dhe imagjinatës së tij. Me letër me ngjyrë ose karton pret modele në formën e lules ose të zemrës dhe mbi të shkruan një urim, duke e lidhur me fjongo.

Të gjitha zbukurimet, pasi janë përgatitur, ngjiten në pako, duke i dhënë asaj një pamje të veçantë.

Hapi III. AnalizaPasi mbarohen paketimet, ato vendosen pranë pemës së Vitit të Ri. Nxënësit lihen

të lirë që të vëzhgojnë punët dhe të tregojnë përvojën e tyre, duke shpjeguar ecurinë e punës në përgatitjen e dhuratës. Bisedohet me ta.

- Si ju duken dhuratat që ju vetë keni përgatitur? - A ju lodhi kjo punë apo ju dha kënaqësi? Pse? - A merrni dhurata të tjera përveç festës së Vitit të Ri? (Po, dhurata marrim edhe

për ditëlindje e për festa të tjera.)Në minutat e fundit nxënësit kapen për dore dhe këndojnë këngën e Vitit të Ri rreth

pemës.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për aftësinë për të punuar me materiale dhe teknika të ndryshme,

shijet estetike dhe artistike.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i festave, shprehja e ndjenjave dhe dëshirave.Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve, letër, karton, gërshërë, ngjitës etj.

Shënim:1. Kjo temë mund të trajtohet edhe duke punuar në grupe. Pakot mund të caktohen

në forma të ndryshme (p.sh.: grupi I - punon kubin; grupi II – punon kuboidin dhe grupi III - cilindrin, duke bërë që pakot të kenë forma të ndryshme).

2. Një mënyrë tjetër do të ishte që nxënësit të merrnin lodra dhe t’i mbështillnin ato me letër në forma e pamje të ndryshme, duke i lidhur me fjongo, në formën e karameles, në forma të çrregullta etj.

Page 203: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

203

Mësimi 31 Tema: Krijimii albumit fotografi k me njerëz të familjes

Linja: Lidhjet ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: E përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë çfarë di rreth albumeve fotografi ke, duke i përshkruar ato. Të përdorë materiale të ndryshme për të krijuar një album fotografi k të familjes. Të renditë fotografi të në album sipas një rregulli të caktuar. Të zbukurojë albumin sipas dëshirës, duke përdorur sende e mjete të ndryshme.

Materiale ilustruese: albume fotografi k dhe foto të tjera.

Mjete pune: fl etore pune, letër me ngjyrë A4, ngjitës, gërshërë, stampa, lapostila etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. Nxitja.Mbledhim disa fotografi nga ato që kanë sjellë nxënësit me vete. Tregojmë disa fotografi të nxënësve dhe pyesim: - Cilët janë këta fëmijë në fotografi ? (Ata do të thonë emrat e shokëve të klasës.) - A keni dëshirë të bëni shpesh fotografi ? - Ku i bëni ato, në studio fotografi ke, në natyrë apo në mjedise të ndryshme? - Ku i vendosni fotografi të? - A e keni fotografi në kur keni dalë për herë të parë? - Cila është fotoja e fundit që keni bërë? - Çfarë dini ju për albumet? Si janë ndërtuar ato? - A keni ju një album vetiak? Tregoni si është ai. - Si mendoni, a mund të ndërtojmë vetë një album me foto?E provojmë.

Hapi II. Veprimtaria Me anë të fl etëve me ngjyra formojmë albumin. Zgjedhim dy fl etë me ngjyrën e

preferuar që do t’i përdorim për kapak, pastaj në mes të tyre do të vendosim fl etët e tjera të brendshme. Madhësia e albumit përcaktohet sipas dëshirës ose sipas madhësisë së fotove. Me anë të kapëses ose të ngjitësit kapen fl etët dhe tendosen mirë, derisa ato të ngjiten. Ndërkohë që thahet ngjitësi, përgatiten fotot që do të ngjiten. Ato renditen sipas një radhe të caktuar (p.sh., mund të vendosen në fi llim fotot e secilit anëtar dhe në fund fotot e familjes ose mund të renditen në mënyrë kronologjike etj.). Fotot zgjidhen nga vetë nxënësit.

Page 204: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

204

Hapi III. AnalizaTë gjithë nxënësit paraqesin albumet e tyre, duke treguar pjesëtarët e familjes dhe

mënyrën e ndërtimit të albumit. Vlerësohen punimet më të bukura, duke i analizuar nga forma dhe punimi i rregullt, nga zbukurimi i albumit etj.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për përdorimin e mjeteve të ndryshme të punës, në krijimin e albumit.

Integrimi:Aftësim teknologjik: Përdorimi i letrës, i ngjitëses, i stampës etj.

Shënim:Këtu parashtruam mënyrën më të thjeshtë të bërjes së një albumi, por ka edhe

mënyra të tjera.Forma e albumit mund të jetë në formën e një luleje, të një zemre, të një frute etj.

Megjithatë, rruga hap pas hapi për të ndërtuar çdo lloj albumi është ajo e përshkruar më sipër: në fi llim priten fl etët në formën e dëshiruar dhe pastaj ngjiten, më pas vendosen fotot.

Gjithashtu, duhet të zgjedhin vetë tematikën e albumit p.sh.: nxënësit janë të lirë të krijojnë albumin e klasës me foto nga aktivitetet e ndryshme që kanë bërë në klasë dhe jashtë saj, të bëjnë albumin e festave, të udhëtimeve, të pushimeve etj.

Detyrë: Sillni fotografi të ndryshme nga albumi juaj në shtëpi.

Në këtë çast fi llon ngjitja e fotove në album. Hapen faqet me radhë dhe vendosen fotografi të. Pasi ngjiten fotot, mbyllet albumi dhe punohet kapaku i sipërm. Mbi të mund të shkruhet: “Albumi i familjes” dhe mund të zbukurohet me lule, me lapostila, me stampa, me petale ose gjethe të thara etj.

Po kështu mund të zbukurohen edhe faqet e brendshme të albumit, vendet e mbetura bosh nga fotot, mund të shkruhet data, vendi apo edhe ndonjë koment nga çasti kur është shkrepur fotoja. Ndërsa në pjesët e ngjitura të albumit mund të vendoset një shirit letre me ngjyrë me gjerësi 1 cm nga të dyja anët, jo vetëm për ta zbukuruar, por edhe për ta bërë më të fortë.

Page 205: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

205

Mësimi 32 Tema: Diskutim rreth fotografi ve

Linja: Analizë, interpretim, vlerësim

Teknika: Diskutim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë rolin e aparatit fotografi k dhe të fotografi së së prodhuar prej tij. Të përshkruajë çaste nga jeta nëpërmjet fotografi ve. Të vlerësojë çastin e pozimit përballë aparatit fotografi k.

Materiale ilustruese: pamje e postera të këngëtarëve, top modeleve, njerëzve të shquar.

Mjete pune: fl etore pune, albumi i familjes, foto të ndryshme, aparat fotografi k.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I. BisedëNxitim nxënësit të fl asin rreth fotove që janë vendosur në tabelë. Ata fl asin për

këngëtarët dhe fi gurat e tjera që njohin nëpërmjet fotove. Pyeten nxënësit: - Sa vlerë ka fotografi a në një moment të caktuar? Në këtë çast ne nuk mund t`i sjellimnë klasë të gjithë këta njerëz që i kemi në foto,

por, nëpërmjet fotografi së, ne i njohim dhe i kujtojmë ata. Ju keni dëshirë të takoni lojtarët e futbollit, si: Kaka, Ronaldinjo, Ronaldo etj., por nuk keni mundësi dhe mbani fotot e tyre në kartolina ose bluza etj.

- Në qoftë se kemi një pjesëtar të familjes larg si e kujtoni atë? (nëpërmjet fotografi së)Gjithë këtë punë të madhe dhe të bukur e bën aparati fotografi k që ju të gjithë e njihni

dhe e keni përdorur. Tregojmë aparatin fotografi k duke improvizuar shkrepje.

Hapi II. DiskutimeOrën e kaluar ju përgatitët “Albumin e familjes” me fl etë me ngjyrë e me zbukurime

të ndryshme dhe puna juaj doli shumë e bukur. Sot ju kemi sjellë edhe albumin tuaj, por edhe foto të tjera që i keni bërë në vende dhe çaste të veçanta. Për 2-3 minuta mund të shikoni fotot e njëri-tjetrit dhe të këmbeni mendime. Pra, nëpërmjet fotografi ve ju kujtoni momente dhe çaste të ndryshme nga jeta juaj, kur keni qenë të vegjël, deri tani. Vëreniveten tuaj si keni ndryshuar.

Shikoj se fotot tuaja janë shumë të bukura. Zgjidhni dy prej tyre, më të mirat dhe na tregoni çastin kur keni dalë, pastaj zgjidhni foton që tregon se jeni në një gjendje tjetër: të lumtur ose të mërzitur. Tregojeni këtë çast. Tani veçoni foton kur keni dalë ditën e parë të shkollës (në klasën e parë) dhe një foto të kohëve të fundit. Krahasojini. Si ju duket vetja?

Shikoni që fotot kanë përmasa të ndryshme. - Cilat ju pëlqejnë më shumë, fotot e zmadhuara apo ato të formatit normal? Pse?

Page 206: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

206

- I keni parë fotot e prindërve apo gjyshërve tuaj? Çfarë keni vënë re?Tani fotot janë me ngjyra, por duhet të dini se në fi llim fotot ishin pa ngjyra (bardhezi).

Tregohen foto pa ngjyra.- Cilat ju pëlqejnë më shumë? Pse?Merrni në dorë foton që tregon njërën nga ditëlindjet tuaja. Flisni rreth këtij momenti

të lumtur. Kujtoni dhuratat, tortën, festën. Pra, nëpërmjet fotove në kujtojmë çaste nga jeta jonë.

Zgjidhni një foto nga “Albumi i familjes” ku të jetë e gjithë familja. Çfarë emocionesh ju ngjall kjo foto? Flisni për këtë moment.

Fotografi të janë edhe mjet zbukurimi, futen në korniza dhe vendosen në mur. Pra, fotot nuk rrinë vetëm në album.

Hapi III. AnalizaSi mendoni, a ka rëndësi mënyra e pozimit që fotoja të dalë bukur? Pse? Tregoni një

rast tuajin ose të modeleve që njihni. A dini ju të pozoni bukur si modelet?Zgjidhni foton tuaj më të bukur dhe mbajeni në dorë. Sot do të zgjidhni fotozhenikët

e klasës.Tre nxënës zgjidhen si juri. Një nxënës (më i shkathëti) zgjidhet si fotograf, të tjerët,

me fotot e tyre në dorë do të pozojnë me radhë para fotografi t. Në fund juria do të shpallë dy “fotozhenikët” (një djalë, një vajzë) e klasës, duke u bazuar nga pozimi në çast, por edhe nga fotoja.

Fotografi duhet të bëjë pak humor, kur të fotografojë me aparat lodër ose me aparat të vërtetë, (improvizim).

Vlerësimi:Vlerësohet impenjimi dhe dëlirësia e nxënësve për të folur dhe për t’i dhënë rëndësi

fotografi së dhe çasteve të ndryshme të jetës që sjell fotoja.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i çasteve dhe kohëve të kaluara, duke u bazuar te fotografi a.

Ndryshimet në kohë. Pasurimi i fjalorit.

Page 207: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

207

TEMA NË NDIHMË TË MËSUESIT PËR T`I PËRDORUR PËR ORËT NË DISPOZICION

Orë e lirë Tema: Krijim i lirë

Teknika: Reliev (plastelinë)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të zgjedhë motivin që i pëlqen nga natyra. Të realizojë krijimin e tij nëpërmjet teknikës së relievit. Të përcjellë mendime dhe ide rreth teknikës së relievit nëpërmjet punës së tij.

Materiale ilustruese: pamje e foto nga natyra me pak elemente, krijime me plastelinë me teknikën e relievit.Mjete pune: karton me ngjyrë, laps, plastelinë me ngjyra, kunja druri, thikë plastike etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaInkurajojmë nxënësit që të fl asin rreth natyrës që i rrethon.

- Çfarë vëreni në natyrë? - Cilat janë objektet që ju bëjnë më shumë përshtypje? - A i keni parë mjellmat në liqen? (shoqërohet me foto).Dalloni elementet përbërëse të kësaj pamjeje. (mjellmat, liqeni, varkat, qielli, pemët etj.)

- Si mund të tregojmë mjellmat në liqen me atë të plastelinës? Për këtë do të përdorim teknikën e relievit. Relievi bën pjesë në gjininë e skulpturës. Ai realizohet mbi një sipërfaqe të sheshtë,

shikohet vetëm përballë nëpërmjet dritës që bie mbi të. Mbi këtë sipërfaqe të sheshtë plastelina shkrihet me duar dhe i jepet formë dhe vëllim me gishta. Përdorimi i teknikës së relievit është zbuluar që në kohë të hershme.

Hapi II: VeprimtariaFillohet nga puna për të realizuar relievin “Mjellmat në liqen”. Kartoni që do të

përdorim si bazament mund të ketë ngjyrë të verdhë, bojëqielli të hapur, gri etj. Ngjyra e kartonit mund të na shërbejë për të paraqitur hapësirën qiellore. Mbi karton vizatojmë me laps një katror, ku brenda tij do të vizatohen elementet e krijimit. Pra, me laps skicohet sipërfaqja e liqenit dy mjellmat përballë njëra- tjetrës, një varkë e vogël larg mjellmave, ndonjë pemë rreth liqenit, pastaj dielli dhe ndonjë zog që fl uturon. Por të gjitha këto elemente plotësuese lihen në dëshirën e nxënësit.

Page 208: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

208

Pasi kemi skicuar çdo element që duam, punojmë me plastelinën.Zgjedhim ngjyrat e liqenit, blu, gri dhe plastelinën e shtrijmë me duar deri te vija e

skicuar, nuk preket skica e mjellmave. Plastelina modelohet me gishta dhe me anë të thikës plastike për të dhënë pak

volum vende-vende. Për të krijuar dallgët e vogla modelohen forma harkore me anë të thikës plastike.

Pastaj me plastelinë të bardhë modelohet trupi i mjellmave, duke pasur kujdes qafën e gjatë. Krahët punohen me pak vëllim më shumë se trupi. Forma dhe ngjyra e sqepit të mjellmave të punohet edhe me anë kunjave të drurit.

Dielli punohet me plastelinë të verdhë e portokalli, e kështu me radhë për të gjitha elementet që vetë nxënësi ka zgjedhur.

Rol kryesor në këtë teknikë luajnë gishtat, të cilët do t’i japin formë objekteve, duke i shkritë në një plan. Vija katrore që bëmë në fi llim shërben për t`i dhënë formë të rregullt krijimit. Me anë të vizores rregullohet plastelina anësore, duke i dhënë formë të drejtë.

Hapi III: AnalizaEkspozohen mbi tavolinë punët e përfunduara. Nxënësit i vështrojnë ato duke

prezantuar punën e tyre dhe elementet përbërëse; tregojnë mënyrën e punimit të relievit dhe vështirësitë që hasën gjatë punës.

- Çfarë mjetesh përdore për të krijuar relievin me plastelinë? - Ku i hase vështirësitë? - Të pëlqen puna jote? - Cili punim të pëlqen më tepër? Cilën fi gurë ke realizuar më mirë në punën tënde? Përgëzohen nxënësit për punën e kryer. Relievet futen në qese të tejdukshme dhe

vendosen në mjediset e klasës.

Vlerësimi:Vlerësohet mënyra e krijimit me anë të teknikës së relievit dhe përdorimi i

plastelinës.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i motivit.Dituri natyre: Njohja dhe jeta e gjallesave në mjedise të ndryshme.

Page 209: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

209

Orë e lirë Tema: Përgatitja e një kornize

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë disa forma kornizash, duke treguar funksionin e tyre. Të krijojë një kornizë për fotografi në e tij, duke përdorur materiale e mjete të ndryshme. Të komunikojë mendime dhe ide rreth punës së tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje e foto kornizash ose modele kornizash të punuara ose të gatshme.Mjete pune: kartonë me ngjyra, letër me ngjyra, gërshërë, laps, gomë, ngjitës, fotografi vetjake, lapostila.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tavolinë janë vendosur disa forma kornizash me fotografi ose pamje të ndryshme.

Nxitim nxënësit që të fl asin rreth tyre. - Si quhen këto sende? - Çfarë forme kanë? - Përse shërbejnë? - A keni ju korniza në shtëpi? - Çfarë keni vendosur në to? - Po fotografi në tuaj ku e keni vendosur? Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe mësuesi/ja bën përmbledhjen me pak fjalë.

Kornizat ndërtohen me materiale të ndryshme: dru, plastikë, letër, metal etj. Në kornizë vendoset një pikturë një pamje, një fotografi etj.

Fotografi të nuk mbahen vetëm në album, por ato zmadhohen dhe futen në korniza të bukura, duke u përdorur si mjet zbukurimi në mjediset e shtëpive tona, në klasë, në mjedise pune etj. A keni dëshirë të ndërtoni vetë kornizën e fotografi së suaj?

Hapi II: VeprimtariaDiskutojmë rreth formave të kornizave. Ato mund të kenë formë katrore, drejtkëndore,

rrethore, vezake, në formë zemre etj. Zgjidhni formën që dëshironi për fotografi në tuaj. Po marrim shembullin e një kornize drejtkëndore.

Vendosim kartonin mbi tavolinë, ngjyra e të cilit zgjidhet sipas dëshirës. Në mes të tij do të vendoset fotografi a dhe me laps vijëzohet forma e fotografi së.

Page 210: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 4”

210

Pastaj fotografi a hiqet dhe lihet për në fund. Nga vija e lapsit maten 6 cm dhe vijëzohet forma tjetër e drejtkëndorit (më i madh se ai i fotografi së). Pas kësaj e presim me gërshërë formën e katrorit të madh. Mbi këtë bazament do të punohet korniza.

Në varësi të ngjyrës së bazamentit, zgjedhim një ngjyrë tjetër dhe presim katër shirita me gjerësi 3 cm. Këto shirita do të ngjiten si korniza mbi bazament, por kujdes te cepat, vija e bashkimit te copat duhet të jetë diagonale e katrorit. Planifi kojeni mirë me laps, priteni dhe pastaj ngjiteni.

Pasi është ngjitur korniza, e lëmë të thahet. Ndërkohë me copat e kartonit ose me letra me ngjyra priten fi gura të ndryshme pasi ato janë vizatuar me laps, si: forma lulesh, fl uturash, yjesh, zemrash nuse pashkesh, kërpudhash, zogjsh etj., që do të përdoren për zbukurimin e kornizës.

Pasi janë prerë këto forma, ngjiten mbi shiritin kornizë në mënyrë simetrike ose dhe asimetrike. Pastaj përgatitim mbajtësen e kornizës. Presim dy kartonë në formën e shigjetës rreth 10 cm gjatësi dhe i ngjisim të dyja për të qenë të fortë. Pastaj i ngjisim pas kornizës në mesin e saj. Forma e shigjetës do të mbështetet mbi tavolinë në pozicionin e një këndi.

Pasi mbaron dhe kjo punë bëjmë ngjitjen e fotografi së në mes të kornizës. Në katër anët e fotografi së mund të vizatohen me lapostila forma harkore të vogla.

Vlerësimi:Vlerësohet aftësia e nxënësve për të përdorur materiale e mjete të ndryshme pune,

për përshkrimin e punës së tyre dhe vlerësimin e punës së shokut.

Integrimi:Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve e materialeve të ndryshme,krijimin nëpërmjet tyre.

Hapi III: AnalizaVendosim kornizat e përfunduara mbi tavolinë. Nxënësit vështrojnë punët e njëri-tjetrit. Ata tregojnë proceset e punës dhe vështirësitë që hasin.

- Çfarë materialësh përdore për të krijuar kornizën tënde? - Të pëlqen puna jote? Cila të pëlqen nga puna e shokëve? - A do ta vendosësh në dhomën tënde këtë kornizë?Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

Page 211: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

211

Edukim figurativ

5

Page 212: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

212

Page 213: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

213

Page 214: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

214

Page 215: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

215

Mësimi 1 Tema: Biseda mbi teknikat e veprave të ndryshme të artit

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: BisedëBisedohet me nxënësit rreth bazës materiale që përdoret në orën e Edukimit

fi gurativ.Gjatë katër viteve ju keni mësuar të përdorni mjete të ndryshme për të realizuar një

krijim.Ngjyrat: lapsa me ngjyra (druri), lapostila, akuarele (penela të rrumbullakët, mjete

pastrimi), tempera (penela të sheshtë ose të rrumbullakët e mjete pastrimi), pastela.Plastelinë ose argjilë, ngjitës, vizore, gërshërë etj.

Emërtojmë së bashku disa prej tyre: (shkruhen në tabelë) lapsi, goma, letra e

vizatimit.Të gjitha mjetet demonstrohen nga mësuesi/ja. Pra, në sajë të mjeteve të punës

realizohen teknika të ndryshme në krijime artistike.

Hapi II: DiskutimNë tabelë janë afi shuar disa krijime që pasqyrojnë teknika të ndryshme, si: vizatim (me

laps), akuarel, tempera, kolazh, stampim, pastel, lapostil etj. Udhëzohen nxënësit që, duke vëzhguar, të gjejnë teknikën e përdorur në këto krijime.

- Çfarë di për teknikën e vizatimit? - Çfarë mjetesh përdoren? - Cili krijim është punuar me teknikën e akuarelit?

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Bisedë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të emërtojë disa mjete pune, që përdoren për të realizuar punë të ndryshme krijuese. Të identifi kojë disa lloje teknikash nëpërmjet krijimeve të ndryshme. Të diskutojë për teknikat e përdorura në vepra të ndryshme arti.

Materiale ilustruese: krijime të ndryshme të punuara në teknika të ndryshme (nga mësuesi/ja ose nxënës të rritur), krijime të vetë nxënësve, të cilat mund t`i kenë realizuar gjatë pushimeve verore, fotoja e

pikturës “Skënderbeu” e piktorit Spiro Xega dhe foto nga mozaiku “Bukuroshja e Durrësit”.

Mjete pune: Fletore pune, mjete pune të ndryshme.

Page 216: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

216

- Ç`di për këtë teknikë? Me cilat mjete realizohet ajo?- Çfarë ndryshimi ka midis teknikës së akuarelit dhe të temperave? - Si i dalloni ato? Cilat janë mjetet e punës?

- Ku ndryshojnë lapostilat nga lapsat me ngjyra (druri)? Si punohet me to? - Ç’mund të thoni për teknikën e kolazhit? Cilat janë mjetet? - Si realizohet një kolazh? - A realizohet lehtë një stampë? Sa lloje stampash keni mësuar? (me karton

dhe patate) A mund të përshkruani procesin e punës? - Si realizohet gdhendja? Cilat janë mjetet e punës? Ku dallon ajo nga modelimi

me plastelinë? (materiali, teknika e punës) Kështu mund të bëhen edhe shumë pyetje të tjera rreth teknikave. Tregoni teknikën dhe mjetet e punës që keni përdorur në krijimet tuaja.

Hapi III: Njohuri për teknika të rejaI bashkojmë krijimeve në tabelë pamjen e dy veprave të artit, pikturën “Skënderbeu”

e piktorit Spiro Xega dhe mozaikun “Bukuroshja e Durrësit” e kohës së hershme bizantine.

Përshkruhet pamja e tyre me elementet përbërëse: ngjyra, forma dhe tregohet teknika e përdorur.

Piktura “Skënderbeu” është punuar në teknikën e ngjyrave të vajit. Mjetet e punës janë penelat e sheshtë me madhësi të ndryshme, lënda e pastrimit. Piktura është realizuar mbi telajo të ndërtuar me beze të fortë. Ngjyrat e vajit përdoren mirë, mbrojnë njëra-tjetrën, fshihen, e ruajnë ngjyrën për një kohë të gjatë. Kryesisht piktura përshkohet nga ngjyra të ftohta e të ngrohta, fi gura e heroit mbi kalë është mbizotëruese. “Bukuroshja e Durrësit” është punuar me teknikën e mozaikut. Paraqet portretin

e bukur të një gruaje të zbukuruar me forma lulesh dhe gjethesh. Teknika e mozaikut është shumë e hershme, realizohet nëpërmjet bashkimit

të copave të vogla të grurit, mermerit ose qeramikës, gurë zalli. Ato ngjiten mbi një sipërfaqe të sheshtë, ngjyrat e materialeve zgjidhen nga piktori dhe kryhet puna. Mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” është më i vjetri i zbuluar në Shqipëri. Punime me mozaik kemi në Tiranë, Butrint, Apoloni, Shkodër etj.

Vlerësimi:Vlerësohet nxënësit për përcaktimin e teknikave të ndryshme dhe të mjeteve për

realizimin e saj.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Mënyra e të shprehurit me fjalor artistik rreth krijimeve të veprave të

ndryshme.Histori: Zbulime të veprave të artit që në kohë të lashtë.

Detyrë: Krijoni një punë me mozaik, duke përdorur lëvozhga veze ose copa letre (me ngjyrë) të prera me gërshërë në formë katrore.

Page 217: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

217

Mësimi 2 Tema: Shkrim me një stil të caktuar

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë mjetet e punës për të realizuar një shkrim. Të shkruajë fjalë me një stil të caktuar me anë të vijave e formave. Të shprehë mendime për punën e tij dhe të shokëve rreth stilit të shkrimit.

Materiale ilustruese: shkrime të ndryshme nga gazeta e revista, postera, realizimi me kompjuter i shkrimeve me stile të ndryshme.

Mjete pune: Fletore pune, vizore, laps, letër vizatim, lapostila.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tabelë kemi vendosur faqe gazetash e revistash, postera ku shkrimet me stile të

ndryshme dallohen qartë. Gjithashtu janë afi shuar edhe shkrime që janë realizuar në kompjuter, ku edhe aty bien edhe ngjyrat, kontrasti midis tyre, që e bëjnë të dallueshëm shkrimin.

Zhvillohet një bisedë me nxënësit për të bërë dallimin midis përmbajtjes së shkrimeve, por edhe dallimi i stileve të të shkruarit. Shkrimi i fjalëve mund të bëhet me shkronja të mëdha shtypi, me shkronja të vogla shtypi, por edhe me shkronja dore. Në ditët e sotme mund të realizosh me kompjuter stile të ndryshme shkrimi. (Tregohen modelet e përgatitura.) Për të realizuar një shkrim me dorë, duhet të përdorësh mirë mjetet e punës, si: letra, vizorja, lapsi.

Hapi II: VeprimtariaNë këtë orë mësimi do të mësoni të shkruani fjalë me shkronja të mëdha shtypi.

Duhet përdorur mirë vizorja dhe përmasat e caktuara që kërkon stili i shkrimit. - Si mendoni, çfarë fjalësh keni dëshirë të shkruani? Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë, si: atdheu im, shkolla ime, pranvera,

pushimet verore etj. Unë po marr shembull fjalën “Shqipëria”. Udhëzojmë nxënësit për të punuar. I sugjerohet që lapsi të mbahet lehtë, dhe mos të shtrëngohet. Mësuesi/ja orienton nxënësit duke punuar në tabelë. Shkrimi do të ketë formën dypërmasore. Ndërtojmë dy vija paralele të baraslarguara nga njëra-tjetra me 8 cm.

Pra, gjatësia e një shkronje do të jetë 8 cm.

Page 218: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

218

Rregullat e shkrimit do të jenë këto: çdo shkronjë do të jetë 3 cm e gjerë; dhe largësia midis shkronjave do të jetë 1 cm. Trashësia e shkronjës do të jetë 1 cm. Shkrimi fi llon nga shkronja e parë dhe përfundon te shkronja e fundit. Jepet shembulli i shkronjës së parë në tabelë. Theksohet se duhet treguar kujdes te përdorimi i vizores dhe punimi me dorë të lirë i pjesëve të rrumbullakëta të shkronjave, si: S, Q, P, R etj. Pasi mbarohet vizatimi me laps, nxënsit mund të ngjyrosin shkronjat me lapostila. Ngjyra lihet në dëshirën e tyre. Dhe në mbarimin të punës vijat ndihmëse të lapsit prishen me gomë.

Hapi III: AnalizaVendosim punët e përfunduara në murin e klasës dhe lihen nxënësit të lirë për t`i

vëzhguar ato.Nxitim nxënësit që të vërejnë me kujdes se cili i ka zbatuar më mirë rregullat e

shkrimit, të cilat u thanë më lart. Nxënësit pyeten: - A kanë të gjitha shkronjat një gjatësi? - A janë të baraslarguara nga njëra-tjetra? - A janë rrumbullakuar mirë format e shkronjave S, Q, P? - Cili/a ka shkruar më bukur? - Cili/a ka ngjyrosur më bukur?Shkrimet më të bukura vendosen në ekspozitën e klasës.

Vlerësimi:Vlerësohet puna e kryer sipas rregullave të një shkrimi me stil të caktuar.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Shkrimi i shkronjave të shtypit, kuptimi i fjalës së shkruar.Matematikë: Vijat, format dypërmasore, përmasat e shkronjave.

Shënim:a) Mësuesi/ja mund të kërkojë të shkruhen përmasa të ndryshme të shkronjave.b) Gjithmonë kemi në klasë nxënës të talentuar.Për këta nxënës sugjerohet që shkronjat t`i shkruajnë ose vizatojnë në formë

trepërmasore, të përdorin kontrastin në ngjyrë për të krijuar dritëhije dhe vëllim.

Page 219: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

219

Mësimi 3 Tema: Një ngjare e rëndësishme nga jeta ime (ora I)

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë me fjalë një ngjarje të rëndësishme nga jeta vetjake. Të vizatojë elementet përbërëse të ngjarjes. Të përdorë lloje të ndryshme formash e fi gurash për të dhënë imazhin e ngjarjes.

Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme që stimulojnë temën.

Mjete pune: Fletore pune, fl etë vizatimi, laps, gomë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tabelë kemi vendosur pamje për të stimuluar nxënësit në mendime, si: pamje

pushimesh, festa e ditëlindjes, foto nga dita e parë e shkollës, klasa e parë, udhëtim me traget, konkurse të ndryshme e çmime etj.

Vështroni pamjet dhe thoni, a ju kujtojnë ato diçka nga jeta juaj vetjake? -A ju kujtohen ngjarje që ju ka lënë mbresa e kujtime të veçanta në jetën tuaj?Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë në formën e titujve. Aktivizohen nxënësit

që të shprehen dhe të tregojnë ngjarje nga jeta e tyre.

Hapi II: VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit të përzgjedhin ngjarjen e tyre dhe ta ilustrojnë me anë të

vizatimit, të formave e fi gurave, për të dhënë imazhin e ngjarjes.- Diskutohen mendimet me nxënësit: Në qoftë se do të zgjidhni fetën e ditëlindjes (10-vjetorin), si do ta konkretizoni

ngjarjen? Ditëlindja përfytyrohet me ëmbëlsira, tortë të zbukuruar, qirinj, lule, dhurata, kartolina, me rroba të reja e të bukura, shokët dhe shoqet e klasës etj. Vizatoni disa nga këto elemente që përbëjnë festën e ditëlindjes. Në qoftë se të kujtohet dita kur mësove notin për herë të parë, atëherë do të

vizatosh detin, njerëzit duke notuar, kamerdaren, çadrat, rërën, varkat etj. Në qoftë se do të kujtohet një nga lojërat e fëmijërisë: “Shtëpia në pemë” elementet

përbërëse do të jenë: pema, shtëpia, shkallët, sende të ndryshme, fëmijët etj. Një tjetër motiv është “Pushimet në mal” - do të vizatohet një peizazh malor, pemë

të larta, gjelbërim, male të larta, shtëpi pushimi, kafshë etj.

Page 220: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

220

Pasi konsumohen këto mendime me nxënësit, ata fi llojnë punën për të vizatuar ngjarjen e tyre.

Hapi III: AnalizaNë përfundim të orës së mësimit, nxënësit lihen të lirë të vështrojnë vizatimet e njëri-

tjetrit. Ata bëjnë vërejtje dhe shkëmbejnë mendime rreth elementeve dhe formave që përbëjnë ngjarjen. Në fund të fl etës së vizatimit, nxënësit vendosin titullin e ngjarjes që kanë paraqitur dhe emrin e tij.

Vizatimet vendosen në dosjen e secilit, për të vazhduar në orën e dytë.

Detyrë: Mendoni për teknikën që do të përdorni për ngjyrosjen e krijimit dhe merrni mjetet e nevojshme: akuarel, lapostila, pastela.

Mësimi 3 Tema: Një ngjare e rëndësishme nga jeta vetjake (ora II)

Linja: Baza materiale, procese, teknika

Teknika: Me zgjedhje (akuarel, lapostil ose pastel)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përzgjedhë mjetet dhe teknikën për të realizuar krijimin. Të përdorë kontraste të ndryshme ngjyrash për të krijuar një gjendje emocionale. Të shpjegojë ngjarjen e tij vetjake nëpërmjet krijimit.Materiale ilustruese: pamje e foto në shërbim të temës.

Mjete pune: Fletore pune, akuarel, penela, lapostila, pastela etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaOra e mësimit fi llon me vëzhgimin e vizatimeve të kryera në orën e parë. Çdo nxënës

gjen dhe korrigjon gabime, heq ose shton elemente të tjera që plotësojnë ngjarjen e ilustruar. Ndërkohë, udhëzojmë nxënësit që të zgjedhin teknikën që dëshirojnë për të ngjyrosur krijimin. Ata mund të zgjedhin akuarelin, lapostilat apo pastelin.

Hapi II: VeprimtariaPasi është zgjedhur teknika, nxënësi bën gati mjetet e ngjyrimit në tavolinë.Jepen udhëzimet nga mësuesi/ja për çdo teknikë, ata që do të përdorin teknikën

e akuarelit, në fi llim do të hedhin ngjyrat e para dhe pastaj do të fi llojnë të studiojnë

Page 221: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

221

objektet me kontraste e dritëhije, duke përdorur ngjyrat e ngrohta e të ftohta, të cilat tashmë janë të njohura nga nxënësit. Lapostilat ndërthuren me teknikën e akuarelit për të vendosur theksin me anë të vijës.

b) Ngjyrimi me anë të lapostilave fi llohet nga ngjyrosja e objekteve, zgjidhet ngjyra me kujdes, për të dhënë dritën dhe hijen e objekteve. Gjatë ngjyrosjes me lapostil vijat duhet të jenë në një drejtim që ngjyra të krijojë tonalitetin e kërkuar. Të zgjidhet ngjyra me kujdes, sepse ngjyrat lapostil nuk e mbulojnë njëra-tjetrën.

c) Teknika e pastelit është e përdorshme nga fëmijët. Ngjyrat mund të përzihen me njëra-tjetrën për të dhënë tonalitete të ndryshme dritëhijeje dhe kontrasti.

Lihen nxënësit të lirë të përfundojnë krijimin e tyre sipas teknikës së zgjedhur.

Vlerësimi:Vlerësohet impenjimi i nxënësve për të krijuar mbi bazën e ngjarjeve vetjake,

realizimin e krijimit me anë të teknikave të ndryshme, përkimin e elementeve të krijimit me ngjarjen.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i ngjarjes, vendosja e theksit te çastet apo elementet që

lënë mbresa e kujtime në jetë, pasurimi i fjalorit.

Hapi III: AnalizaVendosim krijimet e përfunduara në murin e klasës. Nxënësit i vëzhgojnë të lirë dhe

diskutojnë mes tyre, duke u njohur nëpërmjet krijimit me ngjarjet e secilit.Mësuesi/ja tërheq vëmendjen duke i pyetur nxënësit me radhë. - Si e keni titulluar krijimin tuaj? - Cilat janë objektet që tregojnë për ngjarjen e zgjedhur? - Tregoni pjesën më të rëndësishme të ngjarjes. - Çfarë teknike keni përdorur në krijimin? - A mendoni se ia keni arritur qëllimit? - A dëshironi të vendosni krijimin tuaj në murin e dhomës si zbukurim ose si kujtim?Përzgjidhen punët më të arrira për ekspozitën e klasës.

Page 222: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

222

Mësimi 5 Tema: Shinat e trenit

Linja: Elemente dhe parime, perspektiva me një pikë ikje

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orë së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një udhëtim me tren. Të përdorë vijat për të vizatur shinat e trenit në perspektivë. Të tregojë në vizatimin e tij vendndodhjen e objekteve në perspektivë.

Materiale ilustruese: pamje ose foto të shinave të trenit (dhe e rrugëve të tjera: tokësore, detare, ajrore), mjete udhëtimi, modeli i vizatuar i shinave të trenit në perspektivë.

Mjete pune: Fletore pune, fl etë vizatimi, laps, vizore, gomë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tabelë kemi vendosur pamjen e një autobusi, aeroplani dhe trageti. Nxitim

nxënësit të fl asin me anë të pyetjeve:Emërtoni mjetet në fi gurë.- Çfarë dini për këto mjete, ku udhëtojnë ato? (në tokë, në ajër, në det)Pra, ju dalluat tri lloje rrugësh: rrugë tokësore, detare dhe ajrore. - Në cilat rrugë keni udhëtuar ju?Disa prej nxënësve tregojnë për udhëtimet e tyre.Tregojmë fi gurën e trenit. Emërtoni mjetin e udhëtimit.- A keni udhëtuar me tren? Tregoni për udhëtimin tuaj.- Ku ecën treni? (mbi shina) Si quhet rruga? (rrugë hekurudhore)- Tregojmë pamjen e shinave të trenit. Shpjegojmë ndërtimin e rrugës hekurudhore,

duke përmendur fjalët: binar, traversa, zhavorr, tabela sinjalistike, fenerë, ndriçues, stacionet, makinisti, faturino, policë treni që të shoqërojnë në udhëtim.

Hekurudhat janë ndërtuar disa vite pas çlirimit të Shqipërisë nga qindra të rinj me punë vullnetare. Treni ishte mjeti kryesor i udhëtimit të njerëzve nga njëri vend në tjetrin, ndërsa sot mjetet e udhëtimint janë të llojeve të ndryshme. Kjo tregon zhvillimin e shoqërisë.

Page 223: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

223

Hapi II: VeprimtariaSot do të vizatoni shinat e trenit në perspektivë me një pikë ikje. Perspektiva luan rol

të rëndësishëm në një krijim. Paraqitja e objekteve në perspektivë krijon hapësirë dhe thellësi. Perspektiva ndihmon në paraqitjen e saktë të objekteve në hapësirë.

Pra, perspektiva është teknika më e rëndësishme për paraqitjen e hapësirës.

- Si do të vizatohen shinat e trenit në perspektivë. Shpjegojmë në tabelë dhe nxënësit punojnë në fl etore. Ndërtoni një segment me vizore, paralel me vijën e fl etës. Caktoni një pikë C në

mes të segmentit. Caktoni pikën A dhe B në segmentet e baraslarguara nga pika C. Bashkojmë pikën A dhe B në një pikë ikje P, e cila ndodhet e baraslarguar nga pika C (lart, rreth 16-17 cm). Në këtë mënyrë duket se është ndërtuar një trekëndësh dybrinjënjëshëm. Po vijat vetëm na ndihmojnë për të vizatuar objektet në perspektivë. Nga pika e ikjes P ndërtohen me vizore dy vija të tjera të baraslarguara nga pikat A dhe B (6 mm) për të vizatuar formën e shinave. Midis shinave ndodhen traversat e drurit që kanë formë trepërmasore. Ato vizatohen me vizore të baraslarguara nga njëra-tjetra. Largësia ndërmjet tyre zvogëlohet gjithnjë deri sa arrin në pikën e ikjes. Shinat edhe drurët, pasi vizatohen, punohen pak me dritëhije me laps për të krijuar vëllim. Më pas midis traversave vizatohen format e guralecëve të vegjël, të cilët përbëjnë zhavorrin që forcon tabanin dhe peshën e shinave. Lihen nxënësit të lirë të përfundojë krijimin e tyre. Në fund të punës prishen vijat ndihmëse.

Hapi III: AnalizaLihen nxënësit të lirë për 2-3 minuta për të vëzhguar krijimet e njëri-tjetrit. Ata shkëmbejnë

mendime dhe tregojnë mënyrën e vizatimit të perspektivës. Mësuesi/ja pyet: Tregoni në vizatimin tuaj, cilat janë objektet afër dhe larg? Tregoni pikën e ikjes.

- Si ndryshon madhësia e objekteve, duke u afruar në pikën e ikjes, zmadhohen apo zvogëlohen? Pse? - A ka hapësirë dhe thellësi në krijim tuaj? - A bën pjesë pika e ikjes në vijën e horizontit? - Si duken objektet në horizont? (të zvogëluara dhe të zbehta) - A është hekurudha një rrugë tokësore? Inkurajohen nxënësit që kanë punuar më mirë perspektivën në shinat e trenit.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për zbatimin e rregullave të perspektivës në vizatim, për dallimin

e objekteve larg-afër, për krijimin e hapësirës dhe thellësisë me anë të perspektivës.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i udhëtimeve me mjete të ndryshme.Edukatë shoqërore: Rrugët dhe mjetet e udhëtimit. Matematikë: Ndërtimi i fi gurave me anë të vijave, emërtimi i tyre.

Page 224: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

224

Mësimi 6 Tema: Album fotografi k (ora I)

Linja: Tematika

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë ndërtimin dhe rëndësinë e një albumi fotografi k. Të përdorë mjete, forma e modele për të krijuar kopertinën e albumit të tij. Të saktësojë formën e kopertinës së albumit, nëpërmjet procesit të prerjes dhe të ngjitjes.

Materiale ilustruese: albume të ndryshme e fotosh, modele kopertinash të përgatitura me karton.

Mjete pune: Fletore pune, karton laps, lapostila, fotografi , letër e bardhë ose me ngjyra.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaZhvillojmë një bisedë me nxënësit rreth fotografi ve dhe albumit fotografi k. - A ju pëlqen të bëni fotografi ? - Cilat janë disa nga momentet që ju keni fotografuar? - Ku i mbani fotografi të? - Ç’është një album fotografi k? - Si është ndërtuar ai?Nxitim nxënësit që të fl asin për ndërtimin e një albumi fotografi k, duke marrë në dorë

albumin e tyre.Një album fotografi k është i ndërtuar nga kopertina dhe faqet e brendshme ku ngjiten

fotografi të. Albumi zakonisht ka formën e një libri. Albumet janë të rëndësishëm, sepse me anë të fotografi ve çdo njëri prej nesh ruan kujtime të veçanta nga jeta e tij. Sistemimi i fotove në album bën që ato të mirëmbahen dhe të ruajnë ngjyrat për një kohë të gjatë.

- A keni ju dëshirë të krijoni vetë formën e një albumi fotografi k, duke u frymëzuar me motive nga natyra?

Hapi II: Veprimtaria (vizatim) - Ç’mendoni ju për formën e albumit tuaj? - A do t’ju pëlqente një album me formën e një luleje, të gjethes, mollës, topit,

makinës, luleshtrydhes, të yllit të detit etj.?Tregohen disa modele të përgatitura ose vizatohen ato në tabelë. Nxënësi lihet i lirë

të zgjedhë modelin e pëlqyer. Në qoftë se do të zgjidhnin formën e lules për vajzat dhe

Page 225: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

225

formën e makinës për djemtë do të vepronin kështu: Madhësia e kartonit duhet të jetë sa dyfi shi i formatit të fotografi së. Palosim më dysh kartonin, duke puthitur cepat mirë. Shtrihen mirë me dorë vijat e palosjes, e cila do të shërbejë si fi llim i vizatimit. Vizatohet forma e një luleje me petalet e saj, gjithashtu edhe forma e makinës, kabina e sëcilës duhet të prekë vijën e palosjes. Gjatë vizatimit duhet të ruhet madhësia e fotografi së (Në qoftë se mësuesi/ja ka përgatitur modelin, e përdor atë si shabllon për të gjithë nxënësit.)

Hapi III: Procesi i prerjesPasi është përfunduar vizatimi i fi gurës në karton me të gjitha imtësitë dhe përmasat

e duhura (kontrollohen nga mësuesi/ja) nis procesi i prerjes me gërshërë. Prerja e fi gurës do të fi llojë nga vija e palosjes dhe do të priten njëkohësisht të dyja faqet. Te makina nuk do të pritet pjesa e sipërme e kabinës, por pjesët e tjera. Në përfundim të prerjes do të dalin dy forma të prera. Pastaj me letër vizatimi priten faqet e brendshme të albumit me përmasat e fotografi ve. Faqet e brendshme të albumit mund të jenë 8 ose 10 copë.

Ato vendosen brenda në album dhe lihen në dosje për të vazhduar proceset e tjera në veprimtarinë e orës së dytë.

Mësimi 7 Tema: Album fotografi k (ora II)

Linja: Tematika

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të aplikojë tonalitete të ndryshme ngjyrash për të vënë në dukje kopertinën e albumit. Të përfundojë krijimin e albumit fotografi k, duke i ngjitur fotot në stilin e vet. Të transmetojë mendime dhe ide rreth punës së tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: modele kopertinash të përgatitura me karton.

Mjete pune: Fletore pune, ngjyra, lapostila, pastela, ngjitës, stampa të ndryshme, letër me ngjyra, fjongo, fotografi vetjake.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: VeprimtariaPa humbur kohë, bisedohet me nxënësit rreth pamjes tërheqëse që duhet të ketë një

album fotografi k. Për këtë rëndësi ka forma dhe ngjyra. Forma është gjetur dhe tani duhet të zgjidhen ngjyrat. Kujtohen tonalitetet e ngjyrave, kontrastet e forta dhe nxënësi zgjedh mënyrën e vet për të punuar. Më parë se të fi llohet puna me ngjyrat, nxënësi duhet të përfundojë vizatimin edhe në kapakun tjetër që u formua pas prerjes. Modeli i vizatimit do

Page 226: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

226

të jetë i njëjtë. Pasi përfundon vizatimi punohet me ngjyrat. Makina mund të ngjyroset me ngjyrë të kuqe dhe gomat me të zezë. Në anën tjetër të kopertinës makina mund të jetë egjelbër me rrota të zeza dhe kupa gri. Ndërsa ngjyrosja e lules do të bëhet me tonalitet. Në majën e petaleve ngjyra do të jetë më e lehtë, në mes të petales ngjyra ka dritë dhe afër zemrës së lules petlat kanë ngjyrë më të theksuar, pra bën kontrast me ngjyrën e verdhë të mesit të lules, përdoren kombinime të tjera ngjyrash në kapakun tjetër.

Me gjithë sugjerimet që bëjmë, nxënësi lihet i lirë të zgjedhë vetë ngjyrat dhe kombinimet.

Hapi II: VeprimtariaPasi është mbaruar ngjyrosja e kopertinës, kalojmë në ngjitjen e faqeve të brendshme

të albumit, të cilat janë gati nga ora e parë. Fletët do të ngjiten vetëm nga pjesa e sipërme në mënyrë të barabartë nga të dyja anët e albumit. (Nëse do të përdorim letër ngjitëse nga të dyja anët, puna do të kryhet më shpejt vetëm për faqet e brendshme.) Pastaj merren fotografi të vetjake dhe ngjiten në faqet e albumit me vinovil vetëm në katër cepat.

Modeli i ngjitjes zgjidhet vetë nga nxënësit. Pasi është mbaruar ngjitja e fotove, mund të bëhet zbukurimi i pjesëve bosh të faqeve me anë të stampave. Me anë të fjongove me ngjyra mund të zbukurohet kopertina e albumit ose të shërbejë si lidhëse në pjesën e sipërme të kopertinës.

Hapi III: AnalizaTë gjithë nxënësit kanë vendosur albumet e tyre mbi tavolinë. Duke i lënë të lirë për

pak kohë ata do të shikojnë punën e secilit dhe do të këmbejnë mendime e përvojë.Nxënësit do të prezantojnë punë e tyre, duke folur për formën, ngjyrën dhe shijen artistike.

- Çfarë forme ka albumi yt? - Pse ke zgjedhur këtë formë? Sa faqe ka albumi yt? - Hapeni albumin tuaj te fotoja që ju pëlqen më shumë. - A mund t`i vini një emër albumit? Stimulohen nxënësit për krijimtarinë e tyre, e cila do t’iu shërbejë si kujtim në të ardhmen.

Vlerësimi:Vlerësohet puna e kryer në disa teknika për krijim e një albumi fotografi k.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i albumit fotografi k me gjuhë artistike.Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës: letër; karton; gërshërë, ngjitës.

Page 227: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

227

Mësimi 8 Tema: PeizazhLinja: Elemente dhe parime format dypërmasore

Teknika: Lapostila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë elementet përbërëse të një peizazhi. Të krijojë forma të ndryshme dypërmasore me anë të vijave dhe tonaliteteve të ngjyrave. Të shpjegojë ngjyrat, format në krijimin e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje e foto me peizazhe.

Mjete pune: Fletore pune, letër vizatimi, laps, lapostila.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaOrganizojmë një bisedë me nxënësit mbi përvojën e tyre dhe të pamjeve që ndodhen

në tabelë. - Çfarë shikoni në këto pamje? - A dallojnë ato nga njëra-tjetra? - Si mund t`i emërtojmë ato? (peizazh qyteti, peizazh fshati, peizazh malor,

peizazh me pamje deti etj.) Nxitim nxënësit të dallojmë elementet përbërëse të peizazheve në fi gurë. Pasi është

folur për të gjitha pamjet, përqendrohemi te peizazhi i fshatit.- Cilat janë elementet përbërëse të një peizazhi fshati, që e bëjnë atë të dallueshëm

nga të tjerët? (fushat, pemët, rrugët, shtëpitë, kodrat, malet etj.)- Shikoni me kujdes fushat në këtë fi gurë, si janë ato?

- Çfarë forme kanë ato? Dhe kështu diskutohet për çdo element të peizazhit.

Hapi II: Veprimtaria (vizatim)Sot do të vizatojmë një peizazh fshati ku format dypërmasore duken qartë. - Cili prej jush ka qenë në fshat? - A mund të na tregosh çfarë ke parë atje? Në peizazhin që do të vizatoni do të përqendroheni te këto elemente: rrugët e

fshatit, fushat pranë tyre të ndara në parcela, vijat ndarëse. Pemët në madhësi dhe forma të ndryshme, kodrat e ulëta dhe malet e larta, shtëpi të shpërndara etj.

Të gjitha këto konkretizohen me një skicë në tabelë. Theksohet se mund të përdoren parimet e perspektivës (objektet afër-larg) gjatë vizatimit. P.sh., vijat ndarëse të fushave, të rrugëve, mund të fi llojnë të gjera dhe vijnë duke u ngushtuar, kur arrijnë

Page 228: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

228

Vlerësimi:Vlerësohet vizatimi i formave dypërmasore me anë të vijave dhe përdorimi i

tonaliteteve të ngjyrave në objektet e peizazhit, dhënia e thellësisë me anë të parimeve të perspektivës.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përdorimi i fjalorit artistik për të përshkruar fshatin, qytetin, malet,

detin etj.Dituri natyre: Toka, prodhimet që merren prej saj.

te kodrat, pema më afër është e lartë, ajo më larg është më e ulët etj. Nxënësi lihet i lirë për të përfunduar vizatimin e peizazhit.

Hapi III: Veprimtaria (ngjyrosja)Pasi është mbaruar vizatimi me laps, nxënësit do të kryejnë ngjyrosjen e peizazhit

me lapostila.Kujtohen tonalitetet e ngjyrave, ngjyrat e objekteve afër dhe ngjyrat e zbehta të objekteve larg etj.

Mësuesi/ja mund të bëjë kombinime ngjyrash në tabelë, si: tonalitete të së gjelbrës, të blusë, të së kuqes etj.

Këto përdoren shumë mirë në ndarjen e parcelave të fushës, ku prodhimet janë të ndryshme dhe ngjyrat gjithashtu; p.sh.: fusha me grurë ka tonalitete ngjyrash: të verdhë, portokalli; fusha me bar, jonxhë ose tërfi l ka tonalitete të gjelbrash etj.

Hapi IV: AnalizaTë gjitha peizazhet e përfunduara vendosen në murin e klasës dhe vëzhgohen nga

nxënësit.Diskutohet me ta rreth krijimeve të tyre. - Cilat janë elementet që përfshihen në peizazhin tuaj? - Cilat elemente tregojnë forma dypërmasore? - Si e keni realizuar formën? (me anë të vijave dhe ngjyrës) - Çfarë ju pëlqen më shumë te peizazhi yt? - Po te peizazhi i shokëve?Përzgjidhen peizazhet më të realizuara për ekspozitën e klasës. Stimulojmë nxënësit

për punën e kryer.

Page 229: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

229

Mësimi 9 Tema: Dizajni i objekteve funksionale

Linja: Elemente dhe parime (forma trepërmasore)

Teknika: Plastelinë ose argjilë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të veçojë dhe të përshkruajë disa objekte funksionale nga jeta e përditshme e njeriut. Të ndërtojë objekte trepërmasore funksionale dhe estetikesipas parimeve të dizajnit. Të tregojë funksionin dhe estetikën e objekteve të krijuara prej tij dhe punës në grup.

Materiale ilustruese: pamje me mobilie, enë kuzhine, makina dhe sende e lodra fëmijësh.

Mjete pune: Fletore pune, plastelinë ose argjilë, karton, ngjitës (letër), kunja druri, vizore etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaDuke bashkëbiseduar me nxënësit rreth pamjeve e fotove, sendeve e lodrave që ata

kanë në bankë, dalim në përfundimin se njeriu në jetën e përditshme është i rrethuar nga objekte që janë të nevojshme për jetën, por janë edhe estetike. Është arti i dizajnit ai që projekton objekte të përdorimit të përditshëm.

Funksioni i artit të dizajnit në jetën e përditshme është i dyfi shtë. Objekti duhet të përmbushë anën praktike, por edhe estetike. P.sh., në qoftë se më duhen një palë syze dielli, unë zgjedh anën funksionale se më mbrojnë nga dielli, por i dua dhe të bukura, të më shkojnë me fytyrën. Po kështu mund të themi për mobilimin e shtëpisë.

Hapi II: Veprimtaria (punë me grupe)Ndahet klasa në katër grupe. Merret parasysh dëshira e nxënësve, kur bëhet ndarja

në grupe. Grupi i parë do të projektojë dhe modelojë dhe enët e kuzhinës. Grupi i dytë do të projektojë dhe modelojë mobiliet e dhomës së gjumit

(të fëmijëve). Grupi i tretë do të projektojë dhe modelojë sallonin e pritjes, kolltukët, divanet,

televizorin, tavolinë, sendet e zbukurimit etj. Grupi i katër do të projektojë dhe modelojë modele dhe tipa makinash të reja ose

të vjetra.Më parë se të fi llojë puna në grup bëhen të qarta rregullat dhe puna në grup. Në mes

Page 230: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

230

të tavolinës vendoset kartoni (katror ose drejtkëndësh), që do të shërbejë si bazament për të vendosur objektet e krijuara sipas një rregulli. Kryetari i grupit do të merret me caktimin e një pune për secilin nga pjesëtarët e grupit. P.sh.: për mobilimin e kuzhinës, njeri do të modelojë lugët dhe pirunët, tjetri tenxheret, pjatat, gotat, tjetri banakun, tjetri tavolinën e ngrënies etj. Në përfundim të punimeve të objekteve, nxënësit i vendosin ato sipas radhës së punës ose sipas funksionit që kanë ato për njeriun. Mund të përdoret letra ngjitëse për objektet që nuk qëndrojnë.

Hapi III: AnalizaTë katërta grupet shikojnë punën e secilit dhe japin mendimet dhe pëlqimin e tyre.Kryetari i grupit fl et për punën e grupit të tij, tregon objekte të ndryshme nga puna e

grupit që janë funksionale dhe estetike të modeluara në një formë ndryshe, jep mendimin dhe vlerëson pjesëtarët e grupit që kanë punuar më bukur.

Mësuesi/ja u bën pyetje grupeve rreth funksionit dhe estetikës së objekteve.- Në qoftë se një objekt është estetik, por jofunksional, a e ndihmon njeriun në punën

e tij të përditshme? Pse? - Si duhet të jenë objektet? Modelimet ruhen në mjediset e klasës.

Vlerësimi:Vlerësohet dëshira për të dhënë diçka ndryshe në modelimin e objekteve të artit, të dizajnit.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i objekteve me gjuhë artistike.Edukatë shoqërore: Pajisjet shtëpiake, funksioni i tyre.Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës.

Detyrë: Përcaktoni në grup ngjyrën e kartonit, me të cilin do të punoni orën tjetër.

Mësimi 10 Tema: Maket me karton i një hapësire të brendshme (ora I)Linja: Lidhja ndërlindore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë hapësirat e brendshme të një shtëpie. Të ndërtojë një maket me karton të një hapësire të brendshme. Të përdorë mjete e materiale të ndryshme, që ndihmojnë në funksion të punës.

Materiale ilustruese: pamje hapësirash të brendshme, si dhe orendi shtëpiake.

Mjete pune: Fletore pune, karton me ngjyrë, gërshërë, ngjitës.

Page 231: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

231

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaOrganizojmë bisedën duke i nxitur nxënësit të përshkruajnë hapësirat e brendshme

të shtëpisë së tyre: kuzhina, salloni i pritjes, dhomat e gjumit etj. Përqendrohemi jo vetëm tek objektet funksionale, por edhe tek ato sende që shërbejnë për zbukurimin e mjediseve shtëpiake. Nga biseda me nxënësit del se ata kanë njohje për projektimin e një hapësire të brendshme, Pra, dinë të dallojnë mjediset e brendshme dhe ato të jashtme të një shtëpie.

Hapi II: VeprimtariaNdahet klasa në katër grupe dhe secili nga grupet do të ndërtojë me karton hapësirën

e brendshme të një shtëpie.Grupi i parë - hapësirën e kuzhinës.Grupi i dytë - hapësirën e dhomës së gjumit.Grupi i tretë - hapësirën e sallonit të ndenjjes.Grupi i katërt - hapësirën e një panairi makinash.Nga të gjitha grupet zgjidhet ngjyra e kartonit që do të punohet.Maketi i hapësirës do të përbëhet nga tri faqet e murit dhe dyshemeja tri faqet e murit

kartoni të ketë përmasat 20 cm 30 cm. Përcaktohen nga mësuesi/ja përmasat. P.sh.: - Vizatohet forma e drejtkëndëshit në karton me vizore dhe pritet me gërshërë.

Ndërsa bazamenti ose dyshemeja duhet të pritet 2 cm më gjerë që do të shërbejë për ngjitjen e mureve mbi të.

Kartoni që do të shërbejë për murin përballë lihet ashtu si është. Ndërsa dy faqet anësore do të priten dy cm më të gjata, për të krijuar vendin ku do të puthiten me kartonin e paprerë. Kjo mund të ndihmohet edhe ngjitës me letër.

Pasi janë ngjitur tre kartonët, që shërbejnë si muret e hapësirës, vendosen ato mbi kartonin bazament dhe kryhet procesi i ngjitjes mbi të. Brinja fundore e mureve mund të paloset pak (1 cm) që të puthitet me bazamentin dhe për t`u ngjitur më mirë.

Ja disa pamje nga maketi i krijuar në një orë mësimore:

Page 232: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

232

Hapi III: DiskutimÇdo grup e vendos maketin e tij të përfunduar mbi dysheme. Ata kanë përdorur

ngjyra të ndryshme. Grupi diskuton dhe projekton se si do të vendosin objektet e orenditë brenda kësaj hapësire. Pjesëtarët e grupit ndajnë detyrat për orën tjetër, të cilët do të merren me projektimin dhe mobilimin e mjediseve të brendshme të shtëpisë.

Maketet vendosen në mjediset e klasës për të vazhduar orën tjetër.

Detyrë: Sillni në klasë: plastelinë, letër me ngjyrë, gërshërë, copa tekstilesh me ngjyra të ndryshme, sende, lodra etj.

Mësimi 11 Tema: Maket me karton i një hapësire të brendshme (ora II)

Linja: Lidhja ndërlindore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të projektojë objekte me plastelinë, letër e sende të ndryshme

që i shërbejnë funksionit të hapësirës. Të plotësojë hapësirën e brendshme me objektet e krijuara sipas një rregulli të caktuar funksional. Të përcjellë mendime dhe ide rreth punës së tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje me mjedise të brendshme ose orendi shtëpie.

Mjete pune: Fletore pune, plastelinë, letër me ngjyrë, gërshërë, copa tekstilesh me ngjyra, ngjitës, sende e lodra të vogla.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: BisedëUdhëzohen nxënësit të ulen pranë grupeve të caktuara nga ora e parë. Pranë tyre

kanë maketin e krijuar nga ora e parë dhe mjetet me të cilat do të vazhdojnë punën. Tërheqim vëmendjen e nxënësve, duke i kthyer pas në kohë.

- Kujtoni nga historia, si ishte mobilimi i shtëpive në kohët e mëparshme? - Cilat ishin orenditë e hapësirave që ju keni krijuar? Si ishte kuzhina, dhoma e

gjumit, dhoma e pritjes? A kishte makina? Si ishin ato? Flasin nxënësit rreth kësaj teme dhe bëjnë krahasimin e kohëve dhe ndryshimin e

shoqërisë njerëzore. Dhe tani të fi llojë puna për vendosjen në hapësirën e krijuar disa objekte, të cilat ju i keni krijuar dy orë më parë në temën “Dizajni i objekteve funksionale”. Secili grup projekton vendet dhe i vendos me rregull objektet.

Page 233: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

233

Secili nga nxënësit punon njërën nga këto objekte. Tapetet dhe rrugicat mund të punohen me copat e leckave, duke hequr fije ose edhe me letra me ngjyra.

Diskutohet me të gjitha grupet në këtë mënyrë dhe nxënësit vihen në punë për të përfunduar maketin e tyre.

Te grupi i makinave kërkohet që nxënësit të krijojnë sa më shumë tipa makinash dhe t`i radhitin ato me rregull dhe sipas ngjyrave. Mund të përdoren edhe makinat e vogla lodër. Në një letë shkruhet “Panairi i makinave” dhe ngjitet në faqen përballë.

Lihen nxënësit të lirë të krijojnë me fantazi.

Ja disa pamje nga maketi i krijuar në këtë orë mësimore:

Maketi mund të realizohet edhe për mjediset e brendshme të Kopshtit Zoologjik, ja një shembull:

Hapi II: VeprimtariaFlasim me grupin e parë. Njeri prej pjesëtarëve të grupit tregon objektet e vendosura

në hapësirën e kuzhinës, banak, enë kuzhine, tavolinë buke. Mësuesi/ja ndihmon me anë të pyetjeve:

- A ka divane ose karrige në kuzhinë? - Ku qëndron frigoriferi? - A shtrojmë tapet ose rrugica në kuzhinë? - A ka sende zbukurimi në kuzhinë?

Page 234: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

234

Hapi III: AnalizaVendosen katër maketet në tavolinat përballë nxënësve (ose në dysheme kur maketi

zë hapësirë të madhe). Caktohet nga një nxënës për secilin grup që të fl asë për punën e bërë nga grupi i tij. Pastaj pyeten të gjithë nxënësit:

- Çfarë pune ke bërë ti në grup? - Çfarë objekti ke modeluar, si e krijove? Të pëlqen puna jote? - Çfarë do të kishe bërë më shumë?Pastaj caktohen 4 nxënës, nga një për çdo grup, të cilët nuk do të fl asin për punën

e grupit të tyre, por për punën e një grupi tjetër. Secili do të konstatojë shkurt gjërat që i pëlqejnë, pra që janë punuar mirë dhe, për ato objekte që janë punuar keq, jep mendimin e tij ndryshe. Pastaj katër nxënës të tjerë, të marrë nga grupet, shkojnë në cepin e klasës dhe fshehtas përcaktojnë çmimet e maketeve, çmimin e parë, të dytë, të tretë, të katërt.

Maketet qëndrojnë në mjedisin e klasës.

Vlerësimi:Vlerësohet dëshira për të punuar me disa teknika dhe mjete të ndryshme për të

krijuar maketin me karton të një mjedisi të brendshëm.

Integrimi:Histori: Ndryshimet e mjediseve njerëzore në kohë, zhvillimi i shoqërisë njerëzore.

Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës, karton, letër, tekstile, gërshërë, ngjitës, plastelinë etj.

Edukatë shoqërore: Pajisjet shtëpiake, funksioni i tyre.

Mësimi 12 Tema: Kolazh me materiale të ndryshme

Linja: Elemente dhe parime - sipërfaqja

Teknika: Kolazh

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë formën dhe llojin e sipërfaqes të disa objekteve në natyrë. Të përdorë materiale të ndryshme për të krijuar sipërfaqen. Të shpjegojë përdorimin e teknikës së kolazhit në krijimin e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje, peizazhe me det, modele kolazhi.

Mjete pune: Fletore pune, karton, ngjitës, letër me ngjyrë, gërshërë, fara bimësh e lulesh, guaska të vogla, sende, pambuk etj.

Page 235: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

235

Hapi I: NxitjaTërhiqet vëmendja e nxënësve nëpërmjet pyetjeve. - Si mendoni, a kanë të njëjtën sipërfaqe të gjitha objektet në natyrë? - Si i dallojmë sipërfaqet? - Sa lloje sipërfaqesh njohim? (sipërfaqe e ashpër, e butë, e lëmuar, e kokrrizuar etj.) Sillni shembuj nga natyra për llojet e sipërfaqeve. Vështroni pamjen e peizazhit dhe

dalloni sipërfaqe të ndryshme, përshkruajini ato me fjalë. Në këtë peizazh dallojmë: detin, plazhin, ujin, rërën, guralecët, shkëmbinjtë, guaskat, varkat në det etj. Pra, ju të gjithë e keni parë detin dhe objekte të tjera pranë detit që i keni prekur, si: rëra, gurët, guaskat etj. Atëherë ju dini t`i dalloni sipërfaqet e tyre.

Hapi II: VeprimtariaSot do të krijoni sipërfaqe të ndryshme me anë të teknikës së kolazhit. Mendojmë

të krijojmë një peizazh me pamje deti. Më parë, mbi karton që ka madhësinë e një fl ete vizatimi, do të bëhet vizatimi i peizazhit në mënyrë të thjeshtuar: deti, rëra, shkëmbinj të vegjël gurët, varkat etj. Pasi është mbaruar vizatimi që keni menduar, do të punohet me materialet që keni grumbulluar.

Mund të fi llohet nga sipërfaqja e rërës. Për këtë mund të përdoren fara bimësh ose makarona supe. Në fi llim lyhet sipërfaqja me vinovil dhe mbi të vendosen sendet.

Kalohet te sipërfaqja e detit. Mund të përdoret një letër me ngjyrë blu, zhubroset fort dhe pritet në formën e vizatuar në karton. Pastaj shtrihet mirë dhe pranë rërës palosjet lihen pak të theksuara, për të krijuar imazhin e dallgëve. Këto manipulime të formës së dallgëve bëhen gjatë procesit të ngjitjes. Më pas merren fi je të holla pambuku dhe ngjiten mbi dallgë për të krijuar imazhin e shkumës së dallgëve. Me anë të fi jeve, farave të ndryshme mund të krijohen në breg disa gurë ose shkëmbinj. Varka në det mund të krijohet me anë të letrës ose të farave të kungullit dhe fi jeve. Dielli mendohet në formën e një komçe të verdhë që për rreze ka disa fi je portokalli. Me anë të pambukut krijohen disa re ose ndonjë pulëbardhë etj. Për të krijuar një çadër dielli ose një pemë, mund të përdoren petale lulesh ose gjethe dhe fi je me ngjyrë.

Hapi III: AnalizaEkspozohen punët e përfunduara në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë “Turin e

galerisë”.Çdo nxënës prezanton punën e tij dhe shpjegon mënyrën e punimit të kolazhit me

sende të ndryshme. - A ju pëlqen puna juaj? - Çfarë nuk arritët të realizoni në kolazhin tuaj? Pse?Përgëzohen nxënësit për punën e kryer dhe zgjidhen punët më të arrita për

ekspozitën e klasës.

Page 236: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

236

Vlerësimi:

Vlerësohet zgjedhja e shumëllojshmërisë së materialeve dhe realizmi i sipërfaqes me teknikën e kolazhit.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përdorimi i një fjalori artistik për të përshkruar objekte dhe sipërfaqe.

Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punës: letër, ngjitës, gërshërë, kartonë.

Mësimi 13 Tema: Dekorimi i klasë - me rastin e festës së Vitit të Ri

Linja: Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të japë mendimin e tij për dekorimin e klasës në raste festash. Të punojë në grup për dekorimin dhe zbukurimin e klasës. Të përdorë mjete e materiale të ndryshme për të përgatitur modele e zbukurime festash.

Materiale ilustruese: pamje festash, kartolina nga festa të ndryshme, pema e Vitit të Ri.

Mjete pune: Fletore pune, letër me ngjyrë, gërshërë, ngjitës, pambuk, spraj, lodra të vogla për të zbukuruar pemën, zbukurime të gatshme etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: BisedëNxiten nxënësit të fl asin për festën e Vitit të Ri, duke vështruar disa pamje e kartolina

që janë vendosur në tabelë. - Çfarë dini ju për këtë festë? Kur festohet Viti i Ri? Po Krishtlindjet? - Çfarë prisni ju nga babagjyshi i Vitit të Ri? - Çfarë përgatitjesh bëni ju në familje për këtë festë? Po në klasë? - Si mendoni ta zbukurojmë klasën për festën e Vitit të Ri? Dëgjohen mendimet e nxënësve.

Hapi II: VeprimtariaPër të zbukuruar klasën do të punojmë në grupe. - Grupi i parë: do të merret me zbukurimin e pemës së Vitit të Ri. Do të vendosen

materiale të gatshme, shirita me ngjyra, forma të prera me letër, lodra të vogla, pambuk etj.

Page 237: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

237

- Grupi i dytë: do të krijojë me pambuk babagjyshin e Vitit të Ri në një nga dritaret e klasës (më të dukshmen).

- Grupi i tretë: do të merret me letrën, duke krijuar forma e fi gura, shirita dhe do të dekorojë tavanin e klasës. Disa forma mund të jenë fl amuj festash me ngjyrë në formën e trekëndëshit, të cilat kalohen në një fi je dhe varen në cepat e murit. Nëpër fl amuj mund të shkruhet “Gëzuar Vitin e Ri”.

- Grupi i katërt: do të merret me tullumbacet, çdo tullumbace e fryrë do të ketë emrin e një nxënësi të klasës. Ato mund të varen midis fl amujve.

- Grupi i pestë: do të ketë tre nxënës, të cilët do të përdorin shkumësa me ngjyra për të shkruar bukur në tabelë “Gëzuar Vitin e Ri”. Tabela mbushet me vizatime të ndryshme, si: lule, yje, zemra etj.

- Grupi i gjashtë: tre nxënës të talentuar do të shkruajnë dhe krijojnë fi gura në xhamat e dritareve me bojë spraj.

- Grupi i shtatë: do të merret me estetikën e vazove të luleve dhe zbukurimin e perdeve me fjongo, lule e fl okë dëbore.

Nga të gjitha grupet caktohet njëri nga pjesëtarët për të grumbulluar mbeturinat që krijohen gjatë punës që klasa të mos bëhet rrëmujë.

Hapi III: AnalizaNë përfundim të punës për zbukurimin e klasës bëhet diskutimi dhe vlerësimi për

grupin që ka punuar më mirë, dhe më bukur. Mund të ftohen nxënës nga klasa të tjera. - Por është e rëndësishme, që klasa të mirëmbahet e të duket bukur.

Vlerësimi:Vlerësohet puna në grup dhe krijimi i fi guracioneve të ndryshme zbukuruese për festë.

Integrimi:Gjuha shqipe: Përshkrimi i festës së Vitit të Ri me fjalor artistik.Aftësim teknologjik: Përdorimi i mjeteve të punë letër, ngjitës, gërshërë etj.

Detyrë: Shkruani urimin tuaj për shokun/shoqen në një kartolinë.

Page 238: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

238

Mësimi 14 Tema: Krijimi me akuarel

Linja: Elemente dhe parime - vlera e ngjyrës, tonaliteti

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë natyrën, duke identifi kuar objekte, forma e ngjyra. Të krijojë një peizazh pranveror, duke përdorur tonalitete ngjyrash të përafërta. Të transmetojë mendime dhe ide rreth punës së tij dhe të shokëve, duke treguar vlerën e ngjyrës.

Materiale ilustruese: pamje e foto nga natyra, sidomos nga stina e pranverës.

Mjete pune: Fletore pune, fl etë vizatimi, laps, akuarel, mjete pastrimi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNxiten nxënësit nga pamjet në tabelë për të përshkruar natyrën.

- Cilën stinë ju kujtojnë këto pamje?Identifi kohen disa elemente përbërëse në këto pamje: fusha të gjelbëruara, lumenj që

rrjedhin nga malet, qielli i pastër, re të bardha, pemë të lulëzuara, lule shumëngjyrëshe, zogjtë nëpër pemë, dielli shkëlqen etj. Të gjitha elementet që u përmendën kanë forma të ndryshme.

- Çfarë ngjyrash ju bien në sy?Dalloni disa prej tonaliteteve të ngjyrave të përafërta (e verdhë-portokalli, dy të

gjelbra, dy blu, dy të kuqe të përafërta, rozë-vjollcë etj.) - Si e mendoni pranverën në fantazinë tuaj?

Hapi II: VeprimtariaUdhëzohen nxënësit që të kryejnë vizatimin e një peizazhi pranveror. Elementet

përbërëse të peizazhit do të zgjidhen nga vetë nxënësit. Disa sygjerime do të ishin: forma të ndryshme fushash e kodrash, duke përdorur vija të drejta e harkore për lumin që rrjedh përmes; disa pemë me lule të shpërndara; qielli i hapur, re të bardha, dielli i shndritshëm etj., mbi të cilat do të përdoren tonalitetet e ngjyrave: e gjelbra, blu,e verdha, vjollcë etj. Një sugjerim tjetër do të ishte pamje e një plantacioni pemësh frutore me lule të çelura, duke krijuar kështu tonalitete ngjyrash të ndryshme.

Pasi është kryer vizatimi, nxënësit do të fi llojnë të hedhin ngjyrat parësore në fl etë. Me kujdes duhet të planifi kohen tonalitetet e ngjyrave, në mënyrë që puna të jetë më e lehtë për t`u realizuar.

Page 239: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

239

Vlerësimi:Vlerësohet fantazia e nxënësit dhe përdorimi i teknikës së akuarelit, krijimi i

tonaliteteve të ngjyrave të përafërta.

Integrimi:Gjuha shqipe: Përshkrimi i natyrës me fjalor artistik.

Në hapin e dytë të punës ngjyrat do të fi llojnë të theksohen, duke bërë përzierje për të krijuar tonalitetin e dëshiruar.

Të përdoren ngjyrat e ngrohta dhe tonalitetet e tyre. Të bëhet kujdes për të realizuar dritën me anë të ngjyrave të ngrohta e të tonaliteteve

të tyre. Vlera e ngjyrës së një objekti përcaktohet nga përdorimi i saktë i tonaliteteve të saj në lidhje me dritën.

Hapi III: AnalizaKrijimet e përfunduara të nxënësve vendosen në tabelë. Ata i vëzhgojnë ato duke

përfi tuar nga stilet e njëri-tjetrit.- Çdo nxënës prezanton krijimin, duke përcaktuar elementet përbërëse të peizazhit,

format, ngjyrat dhe tonalitetet e krijuara. - A të pëlqen krijimi yt? - Cilin element e ke realizuar më mirë? - Çfarë nuk të pëlqen në krijimi tënd? - Çfarë të pëlqen më shumë te peizazhi i shokut? - Cilën stinë tregon ky peizazh? Si e kupton atë?Zgjidhen punimet më të realizuara për ekspozitën e klasës dhe përgëzohen të gjithë

nxënësit për punën e kryer.

Mësimi 15 Tema: Krijim me akuarel “Karnavalet”

Linja: Elemente dhe parime - vlera e ngjyrës, kontrasti

Teknika: Akuarel

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një festë karnavalesh, duke identifi kuar elementin kryesor “maskën”. Të krijojë një maskë, duke përdorur kontrastin e ngjyrave. Të shpjegojë gjendjen emocionale të krijuar nëpërmjet ngjyrave në maskën e tij.

Materiale ilustruese: pamje nga festat e karnavalesh dhe forma maskash.

Mjete pune: Fletore pune, karton, gërshërë, laps, akuarele, mjete pastrimi.

Page 240: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

240

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaShpërndajmë në tavolinat e nxënësve disa forma maskash të prera me karton. Në

tabelë janë vendosur disa pamje festash karnavalesh, cirku, përrallash, në të cilat maska të jetë e dallueshme. Inkurajojmë nxënësit për të biseduar dhe komente rreth pamjeve.

- Si quhet mjeti që ju keni në duar? (maskë)- Ku mendoni se përdoren maskat? (në cirk, në festa karnavalesh, në imitime

kafshësh në përralla, në festa me maska etj.)- Çfarë simbolizojnë maskat në shfaqje cirku? (klounin, fytyra të ndryshme njerëzish,

humorin)- Çfarë simbolizojnë maskat në festa karnavalesh? (forma të ndryshme, fytyra

njerëzish, tema të marra nga jeta e përditshme e njerëzve, si: forma e diellit, e luleve, e perimeve etj). Por në festen e karnavaleve, përveç maskës, njerëzit përdorin edhe zbukurime trupore, si në veshje apo kurorat që vënë në kokë, lojërat e kërcimet e veçanta gjatë paradës etj.

Si në shumë vende të botës, edhe në vendin tonë, festa e karnavaleve është bërë traditë kulturore. Në vendin tonë, Korça është një nga qytetet ku manifestohet çdo vit festa e karnavaleve.

- Me çfarë maske do ta mendonit veten tuaj në një festë karnavalesh? - Çfarë forme e dëshironi maskën? Nxënësit që kanë dëshirë mund të vizatojnë në tabelë forma të ndryshme

maskash.

Hapi II: VeprimtariaUdhëzohen nxënësit të vizatojnë në karton modelin e një maske, të krijuar vetë ose

duke përdorur si shabllon modelet e maskave që u paraqiten nga mësuesi/ja.Maska duhet të ketë formën e një fytyre: vezake, rrumbullake, katrore etj. E

rëndësishme është forma e syve dhe e gojës, të cilat krijojnë gjendje emocionale nëpërmjet formës dhe ngjyrës.

Në maskë mund të përfshihen edhe forma e veshëve të mëdhenj ose të gjatë, të vegjël, por edhe forma e fl okëve.

Pasi vizatohet maska, kalohet në procesin e ngjyrosjes. Bëhet kujdes në zgjedhjen dhe në kontrastin e ngjyrave. P.sh., në qoftë se sipërfaqen e përgjithshme të fytyrës do ta ngjyrosim me të verdhë, atëherë do të zgjedhim ngjyrat që janë në kontrast me të verdhën. Flokët mund të jenë të gjelbër, kaçurrelë, hunda e zezë, buzët të kuqe, rreth syve mund të jepen nuanca blu, vetullat të trasha e të zeza.

Shembull tjetër, në qoftë se formën e fytyrës e kemi vizatuar simetrike, atëherë edhe ngjyrosjen e bëjmë simetrike, njëra pjesë e fytyrës ngjyroset e zezë, ndërsa tjetra e kuqe. Tiparet do të ngjyrosen me ngjyrat e kundërta: në faqen e kuqe vetulla, gjysma e hundës dhe e gojës do të jenë të zeza, ndërsa mbi sipërfaqen e zezë tiparet do të ngjyrosen me ngjyrë të kuqe. Kombinime të tjera kontrastesh si këto mund të jenë: e

Page 241: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

241

zeza me të bardhë, e verdha blunë a me të zezën etj. Pas sugjerimeve nxënësi lihet i lirë të punojë me fantazinë e tij për të krijuar sa më shumë kontraste dhe gjendje emocionale.

Hapi III: Procesi i prerjesPasi është mbaruar procesi i ngjyrosjes nxënësi bën prerjen e maskës. Në fi llim

priten pjesët anësore të formës dhe pastaj kalohet në pjesën e syve, të cilat janë më delikate. Forma e syve mund të pritet lehtë me bisturi ose gërshërë të vogla me majë.

Pasi është mbaruar procesi i prerjes, provohen maskat në fytyrë për të parë nëpërmjet maskës. Më pas punët vendosen në mjediset e klasës për të vazhduar diskutimin rreth tyre në orën në vazhdim.

Vlerësimi:Vlerësohet puna e nxënësve për zgjedhjen e formës dhe krijimin e një maske,

realizimin i kontrastit për të krijuar gjendje emocionale.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i festave të ndryshme ku përdoren maskat, qëllimi i maskës

për të simbolizuar një personazh dhe humorin.

Shënim: Për të realizuar një maskë brenda orës së mësimit është kohë e shkurtër, sepse ora kalon nëpërmjet disa etapave, si: njohja, biseda, zgjedhja e modelit, vizatimi, ngjyrosja dhe prerja. Për këtë mësuesi/ja duhet patjetër të përgatitë vetë disa modele maskash që t’u bëjë nxënësve punën më të lehtë ose t’i porositë më parë ata që të sjellin nga shtëpia modelin e vizatuar të maskës së tyre por jo të ngjyrosur.

Mësimi 16 Tema: Analiza e dy krijimeve me akuarel

Linja: Analizë, interpretim dhe vlerësim

Teknika: Diskutim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të prezantojë krijimet e tij me akuarel. Të shpjegojë përdorimin e kontrastit dhe të tonaliteteve të ngjyrave në krijimet e tij. Të tregojë rolin e ngjyrave në krijimin e gjendjes emocionale në një maskë apo në një peizazh.

Materiale ilustruese: punimet në akuarel të nxënësve, maska dhe peizazhi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: BisedëKlasa merr pamjen e një ekspozite pikturash. Karriget vendosen në formë harku dhe

Page 242: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

242

punimet vendosen në një faqe muri përballë nxënësve. Ndërkohë nxënësit bëjnë “Turin e galerisë”. Më pas ata ulen në vendet e caktuara dhe kundrojnë nga larg krijimet e vendosura në mur.

Çdo nxënës afrohet pranë dy punimeve të tij: të peizazhit dhe të maskës dhe bën prezantimin e tyre, emërtimin, formën, elementet përbërëse, teknikën. P.sh.: Peizazhi im quhet “Një ditë pranvere”, ka formë dypërmasore, përbëhet nga këto

elemente: fusha, pema, mali, lumi etj., është realizuar me teknikën e akuarelit. Maska ka formë vezake, simbolizon fytyrën e një klouni, përfshin tiparet e fytyrës,

fl okët, veshët etj., është përdorur teknika e akuarelit.

Hapi II: Analizë, diskutimDiskutojmë me nxënësit tonalitetet e ngjyrave të përdorura në peizazh. Çfarë efekti i

japin ato objektit në formë e në vëllim. Ku i kemi përdorur tonalitetet e ngjyrave, në cilat objekte? Shikoni këtu ngjyrën e gjelbër! Kur përzihet me të verdhën, jep tonalitete të çelëta, kur përzihet me blunë jep tonalitete të errëta.

Ku i keni përdorur këto tonalitete? Tregohen elementet në krijimet e nxënësve. - Si mendoni për stinë e pranverës, a ndodhen në peizazhin e saj shumëllojshmëri

ngjyrash? Tregojini ato në krijimin tuaj. - Çfarë ndieni kur shikoni një peizazh të këndshëm plot ngjyra?Diskutojmë rreth maskave. Tërhiqet vëmendja e nxënësve te përdorimi i kontrastit

e ngjyrave. Nxënësit tregojnë ngjyrat që kanë përdorur në maskën e tyre? Pyeten nxënësit me rradhë:

- Cilat ngjyra përbëjnë kontrast në maskën tënde? A mendon se e ke realizuar qëllimin me maskën tënde?

- Çfarë do të doje t`i hiqje apo t`i shtoje maskës sate? -- Çfarë ndjenje të krijohet kur shikon maskën e krijuar vetë? (humor, kënaqësi etj.)- Çfarë materialesh keni përdorur për të realizuar punimet? - A dini tani të dalloni ngjyrat në kontrast dhe tonalitetet e tyre? A mund të përmendni disa? - A ka vlerë ngjyra në krijim? - A krijohen gjendje emocionale nëpërmjet ngjyrave në një krijim? - A e ndieni veten të sigurt me teknikën e akuarelit? Për të bërë diskutime dhe krahasime tregojmë peizazhe e maska të punuara nga

artistë të ndryshëm.

Hapi III: DemonstrimPërgëzohen nxënësit për krijimet dhe përzgjidhen më të mirat. Ata vendosin maskat

e tyre në fytyrë dhe demonstrojnë improvizime të ndryshme nga përrallat, pjesët e leximit, cirku ose parada e karnavaleve. Nxënësit demonstrojnë në grupe ose në çift.

Vlerësimi:Vlerësohen nxënësit për analizën dhe diskutimet me fjalor artistik rreth krijimeve të

tyre, duke dalluar ngjyrat në kontrast dhe tonalitetet, krijimin e gjendjes emocionale.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi dhe diskutimi rreth krijimeve me fjalor artistik, pasurimi i fjalorit.

Page 243: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

243

Mësimi 17 Tema: Bota nënujore (ora I)

Linja: Elemente dhe parime - theksi, perspektiva me dy pika ikje

Teknika: Akuarel (ose tempera)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shprehë mendimet e tij rreth botës nënujore. Të përcaktojë qendrën e interesit në krijimin e tij. Të zbatojë parimet e perspektivës me dy pika ikje gjatë vizatimit.

Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme të botës nënujore, sende, si: guaska, korale etj.

Mjete pune: fl etë vizatimi, laps, akuarele.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaBiseda me nxënësit nis nëpërmjet fotove e pamjeve, ku duket qartë bota nënujore,

si: peshq, breshka, oktapodë, zhytësi, alga, korale, anijet e mbytura.- Çfarë njohurish keni për botën nënujore?- Çfarë gjallesash jetojnë në ujërat detare apo oqeanike?- A ka kafshë të rrezikshme në thellësi të ujërave detare?- A keni dëgjuar për anije të mbytura? Ku ndodhen ato? (në fund të detit) - Çfarë dini për zhytësit? Cila është veshja e tyre? - Do t’ju pëlqente që një ditë të bëheshit zhytës dhe të zhyteshit në fund të oqeanit?

- Çfarë mendoni se do të shikoni?

Të gjitha këto që u thanë ju nuk i keni jetuar, por i keni lexuar ose i keni parë nga ekrani i televizorit. Në qoftë se do të bënit një krijim nga bota nënujore, çfarë do të vizatonit?

Hapi II: Veprimtaria (vizatim)Në tabelë janë shkruar disa nga elementet që do të përbëjnë krijimi i cili u diskutua

nga nxënësit në fi llim të orës. Përpara se të nisni vizatimin duhet të zgjidhini ato elemente nënujore që ju pëlqejnë më shumë. P.sh.: koralet, peshkaqenët, peshqit e ndryshëm, anijet e mbytura, zhytësit, shkëmbinjtë etj. Elementi i zgjedhur nga ju do të vizatohet në qendër të krijimit tuaj dhe ky përbën theksin në krijim ose qendrën e interesit. Pasi të vizatohet ky element, mbi bazën e tij do të vizatoni elementet e tjera në të dyja anët e tij, duke zbatuar parimet e perspektivës. Elementet e tjera do të vijnë duke u zvogëluar nga qendra e interesit, deri në pikën e ikjes, që ndodhet në anë të vizatimit. Perspektiva do të ketë dy pika ikjeje nga qendra e interesit (në të majtë, në të djathtë).

Page 244: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

244

Hapi III: AnalizaMësuesi/ja mund të dallojë nëse nxënësit nuk i kanë zbatuar rregullat e perspektivës

mirë dhe shpjegon gabimet e vizatimit.Nxënësit lihen të lirë të vështrojnë vizatimet e njëri-tjetri dhe të pyesin për qendrën

e interesit.

Marrim një shembull: në qoftë se unë kam vizatuar si objekt kryesor një korale të bukur e të madhe dhe pranë saj dy peshq, atëherë algat, shkëmbinjtë dhe peshqit e tjerë do të jenë me përmasa më të zvogëluara se koralja dhe peshqit që janë pranë saj. Objektet vijnë duke u zvogëluar deri në pikën e ikjes.

Kryhet skica në tabelë.Nxënësi lihet i lirë të vizatojë në fl etë sipas rregullave që u thanë më lart.

Mësimi 18 Tema: Bota nënujore (ora II)

Linja: Elemente dhe parime - theksi, perspektiva me dy pika ikje

Teknika: Akuarel (ose tempera)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përdorë teknikën e akuarelit në krijimin e tij. Të aplikojë kontrastin dhe tonalitete ngjyrash për të vënë në dukje qendrën e interesit. Të transmetojë mendime dhe ide rreth krijimit të tij dhe të shokëve, duke përmendur theksin dhe perspektivën me dy pika ikjeje.

Materiale ilustruese: pamje, foto e sende nga ora e parë.

Mjete pune: akuarel ose tempera, mjete pastrimi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaBisedohet me nxënësit rreth krijimit me vizatim në orën e parë. Pra, në krijimin tuaj ju vizatuat objektin kryesor, i cili përbën “theksin” në krijim dhe

objektet e tjera që mbushin vizatimin. Tani është radha e ngjyrave, me të cilat ju do të pasuroni krijimin. Me anë të kontrastit dhe tonalitetit të ngjyrave ju do të nxirrni në pah qendrën e interesit.

- Udhëzohen nxënësit të hedhin ngjyrat e para në fl etë. Kujdes, ruani dritën në qendrën e interesit.

Hapi II: Veprimtaria (ngjyrat)Hidhen ngjyrat e para, të cilat lihen 1 minutë të thahen dhe kalohet te krijimi i

nuancave e tonaliteteve të ngjyrave. Në qoftë se do të marrim shembullin e koraleve si qendër interesi, do të punohet kështu: Pjesa ku ndodhen koralet dhe dy peshqit do të

Page 245: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

245

jetë në dritë, prandaj do të përdoren ngjyrat e ngrohta, si p.sh.: peshqit mund të kenë ngjyrë portokalli, koralet me ngjyrë të verdhë ose të gjelbër të ngrohtë, disa fl luska përreth të ndritshme.

Ndërsa objektet përreth do të jenë pak të zbehta, ngjyra të ftohta, ngjyra e ujit të jetë pak në blu dhe gri e përzier, në kontrast me ngjyrën e bukur bojëqielli në qendër të krijimit. Peshqit do të kenë ngjyra si: jeshile e përzier me kafe ose gri, mbi të cilat nuk bie shumë dritë.

Pra, objekti që tregon theksin është më i dukshëm në formë dhe në ngjyrë, ndërsa objektet e tjera vijnë duke u zvogëluar në formë dhe të zbehur në ngjyrë.

Lihen nxënësit të lirë të përfundojnë krijimin e tyre.

Hapi III: AnalizaEkspozohen punët e përfunduara të nxënësve në murin e klasës dhe nxënësit bëjnë

“Turin e galerisë”. Çdo nxënës do të shpjegojë krijimin e tij, duke treguar qendrën e interesit dhe perspektivën me dy pika ikjeje. Pyeten nxënësit me radhë:

- Cilat elemente përbëjnë theksin në krijimin tënd? - Pse zgjodhe këto objekte? (më pëlqejnë) - Trego një objekt nga krijimi yt që tregon pikën e ikjes në perspektivë. - Çfarë ngjyrash ke përdorur për objektin e theksuar? - Çfarë ngjyrash ke përdorur në objektet e tjera? - A të pëlqen bota nënujore që ke krijuar vetë? - Çfarë nuk arrite të bëje më mirë? - Cili nga shokët/shoqet ka krijuar më bukur?Përgëzohen nxënësit për punën e kryer dhe përzgjidhen punimet më të mira.

Vlerësimi:

Vlerësohet puna e nxënësit për përcaktimin e qendrës së interesit me anët të formës dhe ngjyrës, zbatimi i parimeve të perspektivës me dy pika etj.

Integrimi:

Gjuhë shqipe: Përshkrimi rreth temës dhe përdorimi i imagjinatës.

Dituri natyre: Gjallesat në botën nënujore; peshqit, peshkaqenët, balenat etj.

Page 246: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

246

Mësimi 19 Tema: Poster - “Të drejtat e fëmijëve”

Linja: Elemente dhe parime - simetria, asimetria

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shprehë mendimin e tij rreth të drejtave të fëmijëve. Të përdorë simetrinë dhe asimetrinë për të krijuar një poster për të drejtat e fëmijëve. Të diskutojë rreth posterit, si dhe për lidhjen midis përmbajtjes dhe formës.

Materiale ilustruese: postera të përgatitura nga nxënës më të rritur ose postera të gatshëm nga aktivitete të ndryshme.

Mjete pune: fl etë vizatimi, fl etë me ngjyra, laps, lapostila, ngjitës, gërshërë,fi gura të prera nga revista, gazeta etj.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaI njohim nxënësit me posterat e afi shuar në tabelë, të cilat paraqesin aktivitete të

ndryshme shkollore dhe shoqërore. Midis tyre ka edhe postera për të drejtat e fëmijëve.Komentohet përmbajta e disa posterave nga nxënësit.

- Çfarë keni mësuar për të drejtat e fëmijëve në lëndën e Edukatës shoqërore? Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë.

Fëmijët kanë të drejtë: të arsimohen, të argëtohen, të kenë një familje, të kenë ëndrra, të shprehin fjalën e lirë, të ushqehen, të vishen, të kenë një emër, të kenë një shtëpi, të trajtohen me edukatë nga të rriturit, të kenë shoqërinë e tyre etj.

Pasi identifi kohen disa nga të drejtat e fëmijëve nis diskutimi se si mund të krijohet një poster me këto të dhëna. Mësuesi/ja pyet nxënësit se ç’është posteri.

Dëgjohen mendimet e nxënësve dhe më pas mësuesi/ja përmbledh mendimet duke shpjeguar.

Posteri është një letër e shtypur ose e projektuar me përmasa të ndryshme. Posteri mund të jetë dy llojesh: poster tekstual, kur në të ka vetëm fjalë të shkruara, të cilat kanë një përmbajte të caktuar ose poster grafi k, që përmban fi gurën dhe emërtimin në shërbim të fi gurës.

Posterat përdoren për shumë qëllime. Ato janë një mjet reklamimi i një ngjarjeje, si: politike, shoqërore, muzikore, kulturore. Posteri komunikon një mesazh, ai të bën të vetëdijshëm për të marrë pjesë në një veprimtari.

Page 247: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

247

Vlerësimi:Vlerësohet puna për krijimin e posterit, duke zbatuar parimet e simetrisë dhe

asimetrisë, lidhjen ndërmjet formës dhe përmbajtjes.

Integrimi:

Gjuhë shqipe: Zbërthimi i kuptimit të të drejtave me fjalor artistik.

Edukata shoqërore: “Të drejtat e fëmijëve”.

Hapi II: VeprimtariaNxënësit janë të lirë të zgjedhin një ose disa prej të drejtave të fëmijëve dhe të

krijojnë një poster. Mesazhi i tyre mund të përdoret edhe në vetën e parë, si p.sh: Unë kam të drejtë të argëtohem; Unë kam të drejtë të kem një shokë; Unë kam të drejtët të kem një emër etj.

Së bashku me nxënësit diskutohen disa forma posteri: me letrat me ngjyra mund të presim disa forma tullumbaceje dhe t`i ngjisim ato në fl etën e vizatimit në formën që na pëlqen, bishtat e tullumbaceve vizatohen me lapostil. Ato mbahen në dorë nga një fëmijë. Në çdo tullumbace ka të shkruar nga një të drejtë. Në këtë mënyrë mund të përdoren edhe fi gurat e balonave në qiell ose të varkave në det.

Nëse dikush do të përqëndrohet te një e drejtë, p.sh., Unë kam të drejtë të kem një familje, mund të vizatojë mamin, babin dhe veten në mes, dhe në dorë fëmija mban një lodër apo tullumbace, ku shkruhet e drejta: “Ne kemi të drejtë të jetojmë në paqe”, kjo e drejtë mund të simbolizohet me pëllumbat e bardhë, që në sqep mbajnë fjalët e shkruara.

Nxënësi lihet i lirë që të shprehë mendimin e tij me anë të posterit. I udhëzojmë nxënësit që gjatë vizatimit të fi gurave të përdorin simetrinë, që do të thotë se fi gurat janë në baraspeshë dhe asimetri kur shkrimi dhe fi gurat nuk janë në baraspeshë, por janë të shpërndara pa simetri. Posteri mund të krijohet edhe me fi gura të prera nga revista të ndryshme. Ngjitet fi gura e prerë në karton dhe shkruhen fjalët që ata dëshirojnë.

Hapi III: Analiza dhe diskutimi Të gjithë nxënësit ngjisin në mur posterat e përfunduar. Në fund të posterit shkruhet

emri i nxënësit që e ka punuar. - Bëhet diskutimi me nxënësit rreth krijimeve. Nxënësit tregojnë të drejtën e zgjedhur

dhe si e kanë stilizuar atë në art. Tregojnë ku kanë përdorur simetrinë apo asimetrinë dhe cilat fi gura i përmbushin këto parime.

Zgjidhen posterat që janë më të realizuar nga ana e formës dhe përmbajtjes dhe afi shonhet në këndin e shkollës “Të drejtat e fëmijëve”, ndërsa posterat e tjerë afi shohen në këndin e klasës. Përgëzohen nxënësit për punën e kryer.

Page 248: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

248

Mësimi 20 Tema: Ditëlindja ime (ora I)

Linja: Elemente dhe parime - lëvizja, uniteti

Teknika: Vizatim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë ditëlindjen e tij/e saj, duke veçuar çastin që i ka lënë më shumë mbresa. Të paraqesë me vizatim një moment nga ditëlindja e tij/e saj. Të japë idenë e lëvizjes nëpërmjet përsëritjes së vijave dhe formave.

Materiale ilustruese: pamje e foto nga ditëlindjet e nxënësve ose edhe foto të tjera.

Mjete pune: fl etë vizatimi, laps, gomë.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tabelë mësuesi/ja ka shkruar me shkumësa me ngjyra urimin “U bëfsh 100 vjeç”!.

Nxitim nxënësit me anë të pyetjeve të fl asin për ditëlindjen..- Ç’ju kujton ky urim?- A e festoni ju ditëlindjen çdo vit? - Kë ftoni në këtë festë? - A keni marrë dhurata? Cila ju ka pëlqyer më shumë? Pse? - Çfarë mund të kujtoni nga festa e ditëlindjes? (tortën, qirinjtë, të ftuarit, kartolinat,

dhuratat, fi shekzjarrët, rrobat e bukura, vendi ku është bërë festa)- A mund të veçoni momentin më të bukur të ditëlindjes? (fryrja e qirinjve, momenti

i urimeve duke trokitur gotat, momenti i hapjes së dhuratave, buqeta më e bukur, çasti kur vijnë shoqet dhe shokët, shtrimi i tryezës, qerasja e miqve etj.)

Këto momente tregohen duke i demonstruar me fotografi të e nxënësve, por edhe me foto të tjera të vendosura në tabelë.

Hapi II: Veprimtaria (vizatimi)- A mund të tregoni çastin më të bukur të ditëlindjes me anë të vizatimit? - Çfarë elementesh do të përfshini në krijimin tuaj? (torta e madhe e bukur me qirinj,

grup gotash duke u trokitur dhe mbi to fjalët e shkruara bukur “Gëzuar ditëlindjen!”) Mund të ndërthuren edhe elemente të tjera, si: buqeta me lule, dhurata, kartolina, zbukurimi me lule, gotat me pije të ndryshme, torta në mes, fi gura fëmijësh të vizatuar rreth tortës etj.

Pasi diskutohen mendimet me nxënësit, nis puna për të krijuar, duke shfrytëzuar edhe imagjinatën. Lëvizja dhe uniteti i vijave dhe formave do të jenë në çdo element të vizatuar, si p.sh.: torta ka unitet në formë dhe në vija, gjithashtu do të pasurohet edhe në ngjyra.

Page 249: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

249

Në qoftë se do të vizatohen disa fëmijë rreth tortës, kjo tregon unitet dhe lëvizje fi gurash ose tryeza e shtruar bukur, torta në mes dhe gotat, pirunët, pecetat, pjatat e shpërndara në tryezë në mënyrë të rregullt tregon unitet në lëvizje.

Hapi III: DiskutimNë dy-tre minutat e fundit të orës nxënësit vëzhgojnë krijimet e njëri-tjetrit. Gjatë

vëzhgimit nxënësi mund të përfi tojë dhe të rregullojë ose të marrë mendime nga shokët. Mendimet jepen edhe nga mësuesi/ja. Nxirren përfundime rreth elementeve, vijave e formave të krijuara nga nxënësit ku spikat lëvizja dhe uniteti, të cilat do të pasohen edhe nga ngjyra në orën në vazhdim.

Vizatimet vendosen në dosjet e secilit.

Detyrë: Merrni për orën tjetër ngjyrat që dëshironi të përdorni (akuarel, tempera, lapostila).

Mësimi 21 Tema: Ditëlindja ime (ora II)

Linja: Elemente dhe parime - lëvizja, unitetiTeknika: Me zgjedhje (akuarel, tempera, lapostila)

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të zgjedhë teknikën e dëshiruar për të ngjyrosur. Të krijojë unitet nëpërmjet ngjyrave në punën e tij. Të transmetojë mendime dhe ide nëpërmjet punës së tij dhe të shokëve rreth unitetit të ngjyrave.

Materiale ilustruese: pamje e foto festash ditëlindjesh të nxënësve.

Mjete pune: letër vizatimi, ngjyrat, mjete pastrimi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: BisedëDiskutohet me nxënësit teknika e ngjyrosjes: me akuarel, tempera ose lapostila. Në

vizatimin tuaj ju keni krijuar unitet dhe lëvizje nëpërmjet vijave dhe formave.Këtë unitet duhet ta ruani edhe në ngjyra. Me unitet të ngjyrave duhet të kuptojmë

shpërndarjen e ngjyrave në të gjithë krijimin pak a shumë njëlloj dhe jo në njërën anë të krijimit të dominojë ngjyra blu dhe në anën tjetër ngjyra e verdhë apo e kuqe etj. Ngjyrat duhet të jenë të ndërthurura me njëra-tjetrën, pra, unike.

Page 250: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

250

Vlerësimi:Vlerësohet puna për të krijuar lëvizje dhe unitet, duke përsëritur elementet, nëpërmjet

vijave, formave e ngjyrave në krijimin e nxënësve.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i çastit më të bukur të festës së ditëlindjes me fjalor

artistik.

Hapi II: Veprimtaria (ngjyrat)Nxënësit që punojnë me lapostila fi llojnë ngjyrimin sipas udhëzimeve më lart, ndërsa

ata që përdorin akuarel dhe tempera, hedhin ngjyrat e para, pastaj fi ksojnë ngjyrat dytësore, për t’u dhënë formë objekteve.

Udhëzohen nxënësit të bëjnë përzierje të ngjyrave të ftohta e të ngrohta, duke krijuar tonalitete të ndryshme në shërbim të formës ose unitetit, lëvizjes etj.

Nëse do të ngjyrosim tortën, vërejmë se ngjyrat e saj janë në unitet, sepse torta ka ngjyrë të njëtrajtshme në të gjitha pjesët e saj: e verdhë, e bardhë, krem, çokollatë etj.

Qirinjtë janë të vendosur në unitet në të gjithë formën rrethore të tortës, zbukurimet e tortës janë të njëtrajtshme dhe në unitet ngjyrash.

Përveç ngjyrës dhe formës së objekteve, nxënësit të përcaktojnë vendin ku mund të shkruajnë një urim “100 vjeç!” ose “Gëzuar ditëlindjen!”.

Nxënësit lihen të lirë të përfundojnë krijimin e tyre.

Hapi III: AnalizaEkspozohen krijimet e përfunduara në murin e klasës dhe nxënësit i vëzhgojnë ato

duke këmbyer mendime rreth tyre.Nxënësit prezantojnë punën e tyre dhe tregojnë çastin më të bukur të ditëlindjes,

duke përcjellë emocione.Gjithashtu, tregohet krijimi i unitetit nëpërmjet formave, vijave e ngjyrës. Kjo

konkretizohet me elemente nga krijimi i secilit.Lexohen urimet e shkruara nga vetë nxënësit.Përzgjidhen punimet më të arrira për ekspozitën e klasës.Përgëzohen nxënësit për krijimet e tyre.

Page 251: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

251

Mësimi 22 Tema: Njoftim ose reklamë

Linja: Elemente dhe parime - kontrasti

Teknika: Lapostila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të shkruajë një njoftim me një përmbajtje të caktuar. Të tërheqë vëmendjen e shikuesit nëpërmjet kontrastit me anë të vijave, formave e ngjyrave. Të tregojë efektin e elementeve (vijë, formë, ngjyrë) të përdorura në njoftimin e shkruar prej tij.

Materiale ilustruese: modele njoftimesh të shkruara në tabelë ose me letër.

Mjete pune: karton ose letër e formatit A3, laps, vizore, ngjyra, lapostila.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tabelë janë afi shuar disa njoftime të shkruara në letër dhe me shkumësa me

ngjyra. Udhëzohen nxënësit të lexojnë në heshtje dhe të tregojnë çfarë dinë për njoftimet nga lënda e Gjuhës shqipe.

- Çfarë dallojmë në një njoftim? Titullin e ngjarjes ose emërtimin, datën, orën dhe vendin ku do të kryhet veprimtaria.

- Ku vendoset njoftimi? Pse? - Cilat janë elementet që e bëjnë të dallueshëm njoftimin për kalimtarët? (shkrimi,

madhësia, ngjarja, përmbajtja) - A duhet treguar interes për njoftimet? Pse? Njoftimi shkruhet me pak fjalë. Japim disa njoftime.

Njoftim:Ditën e shtunë më 15.05.09, në orën 14:00, do të zhvillohet konkursi “Miku i librit” në

sallën e bibliotekës së shkollës.

Njoftim:Më dalë 10.06.09, në orën 10:00 në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto” do të zhvillohet

“Olimpiada e matematikës”.

Njoftim:“Konkursi i pikturës” do të zhvillohet nga data 01.09.09 deri më 30.09.09. Të

interesuarit të sjellin krijimet e tyre pranë Qendrës së Kulturës.

Page 252: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

252

Hapi II: VeprimtariaNdahet klasa në gjashtë grupe. I njëjti njoftim do të punohet nga dy grupe, për arsye

të zhvillimit të konkurrencës. Pasi merret detyra, pra, njoftimi, teksti i të cilit duhet të jetë i shkruar në tabelë ose

në copa letre (ose njoftimi krijohet nga vetë nxënësit), fi llohet nga puna.Në fi llim planifi kohet vendi i fjalës “Njoftim”, në mënyrë që të jetë i dukshëm, me

formë dhe ngjyrë të ndryshme nga teksti i mëposhtëm.Vijëzohet me laps fl eta për të bërë një shkrim të bukur dhe të rregullt. Emërtimi i

ngjarjes duhet të ketë ngjyrë tërheqëse që të bjerë në sy. Në qoftë se fjala “Njoftim” është shkruar me ngjyrë të kuqe dhe me shkronja të

mëdha, emërtimi i ngjarjes shkruhet me ngjyrë të gjelbër dhe pjesa tjetër e tij me ngjyrë të zezë (kartoni ka ngjyrë të verdhë), që të duket qartë kontrasti në ngjyrë dhe në formë.

Pasi mbarohet shkrimi, bëhet vizatimi i kuadratit dhe nëpër cepa mund të vizatohet ndonjë element që ka lidhje me përmbajtjen e njoftimit. Edhe kartoni mund të ketë forma të ndryshme, si: katror, drejtkëndësh, rrethor; forma e librit, e shigjetës etj.

Hapi III: AnalizaVendosen njoftimet e shkruara nga 6 grupet në tabelë. Njoftimet do të diskutohen

dy e nga dy për të parë se cili grup e ka paraqitur njoftimin më bukur dhe më tërheqës ndaj shikuesit.

Kryetari i grupit do të fl asë për ngjyrat, formën e shkrimit dhe kontrastin e krijuar. Ai njoftim që bie në sy menjëherë nga forma, ngjyra, kontrasti është më i arrirë.

Përgëzohen nxënësit dhe zgjidhen 3 njoftimet më të arrira nga 6 grupet.

Vlerësimi:Vlerësohet realizimi i kontrastit në një njoftim të shkruar nëpërmjet përdorimit të

vijës, formës e ngjyrës.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përmbledhja e një veprimtarie apo ngjarjeje me pak fjalë, dhënia e

sinjalit nëpërmjet njoftimit.

Detyrë: Krijoni një poster ose shkruani një njoftim sipas mendimit tuaj.

Page 253: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

253

Mësimi 23 Tema: Diskutim mbi punën e bërë

Linja: Analizë, interpretim dhe vlerësim

Teknika: Diskutimi

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të prezantojë punën e kryer prej tij nëpërmjet formës dhe përmbajtjes. Të diskutojë përdorimin e elementeve: vijë, formë, ngjyrë. Të komunikojë mendime dhe vlerësime për punën e tij dhe të shokëve, duke treguar efektin e tyre në mjedise të ndryshme.

Materiale ilustruese: punët e kryera nga nxënësit, postera dhe njoftime.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: BisedëTë gjithë nxënësit afi shojnë punët e tyre, posterat dhe njoftimet në muret e klasës.

Për disa çaste nxënësit i vëzhgojnë ato në qetësi. Më pas çdo nxënës do të bëjë prezantimin e punës, duke e emërtuar poster apo njoftim. Tregohet përmbajtja e tij dhe materialet që ka përdorur.

Hapi II: DiskutimOrganizojmë diskutime me anë të pyetjeve. - Çfarë dini për përgatitjen e një posteri? - Ku vendoset ai? - Çfarë materialesh përdoren për përgatitjen e tij? - Çfarë informacionesh mund të përcjellë një poster? - A komunikon posteri një mesazh? - Çfarë duhet për të përgatitur një njoftim? - Çfarë duhet të përmbajë një njoftim që të jetë i saktë nga përmbajtja? (datën,

orën, vendin, veprimtarinë) - A i keni plotësuar këto kushte në njoftimin tuaj?Pasi kemi marrë përgjigjet e pyetjeve nga të dyja grupet, kalojmë te diskutimi artistik.Për grupin e posterave pyetjet do të jenë rreth simetrisë dhe asimetrisë, formës dhe

përmbajtjes, dhënies së mesazhit nëpërmjet fi gurës artistike, si: pëllumbat, balonat, fi gurat e njerëzve, episode fi lmash, këngëtarësh. Pra, që posteri të jetë tërheqës, forma duhet t’i shërbejë përmbajtjes. Disa pyetje do të ishin:

- Ku tregohet simetria në posterin tënd? Po asimetria? - Cilin nga elementet ke përdorur për të tërhequr vëmendjen? - A përshtatet forma me përmbajtjen?Për grupin e njoftimeve do të kërkohej përdorimi i kontrastit, i cili shprehet në ngjyrë

dhe në formë. - Cilin nga këto elemente ke përdorur ti?

Page 254: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

254

Vlerësimi:Vlerësohet diskutimi i nxënësve me fjalor artistik, efekti i parimeve simetri-asimetri,

kontrasti në punën e krijuar.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i punës me një fjalor artistik, diskutimi rreth përmbajtjes.

Trego në njoftimin tënd kontrastin e ngjyrave, kontrastin e formës (madhësia ose forma e shkrimit).

Bëni dallimin midis posterit dhe njoftimit, tregoni efektin që transmetojnë ato në mjedise të ndryshme publike.

Hapi III: VlerësimiZgjidhen 4 nxënës për juri, nga dy për çdo grup. Ata do të zgjedhin 5 posterat më të

mirë, të cilët do të vendosen në këndin e shkollës dhe 5 njoftimet më tërheqëse. Posterat e tjerë dhe njoftimet e zgjedhura vendosen në këndin e klasës. Për vendosjen e tyre marrin pjesë të gjithë nxënësit, duke krijuar “Këndin e njoftimeve” dhe “Këndin e posterave”.

Mësimi 24 Tema: Kultura popullore, veshjet, objektet dhe motivet dekoruese (ora I)

Linja: Histori dhe kulturë

Teknika: Bisedë

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të identifi kojë objekte që përbëjnë kulturën popullore, duke treguar funksionin e tyre. Të përshkruajë motivet dekoruese (zbukuruese) të përdorura në objekte të ndryshme. Të përcaktojë lidhjen e artit fi gurativ me traditën dhe kulturën popullore.

Materiale ilustruese: pamje e foto me veshje popullore, modele qilimash, enë porcelani e bakri, si: tabaka, ibrikë, shtamba, lugë, çibukë; forma karrigesh e djepash për fëmijë, sende të ndryshme të siguruara nga nxënësit, foto të prera nga revista.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë klasë mund të krijohet një mjedis i vogël në formën e një ekspozite etnografi ke.

Pranë tabelës mund të vendoset një tavolinë e zbukuruar me mbulesë të qëndisur dhe mbi të të vendosen sende të ndryshme të siguruara nga nxënësit dhe mësuesi/ja.

*Etnografi a - merret me studimin e mënyrës së jetesës së popujve dhe me kulturën e tyre.

Page 255: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

255

Inkurajojmë nxënësit për të folur.- Çfarë dini ju për kulturën e popullit tonë?- Çfarë keni mësuar nga lënda e Historisë?Megjithëse në vendin tonë janë bërë luftëra të mëdha, populli nuk e harroi kurrë

gjuhën e tij, zakonet, kulturën dhe traditat. Ato janë ruajtur brez pas brezi dhe vijnë deri në ditët tona.

Hapi II: BisedëShpjegojmë dhe ilustrojmë nëpërmjet fi gurave e sendeve që kemi të ekspozuara. Kultura

popullore spikat në: veshjet, vallet, këngët popullore, objekte e ndërtesa të ndryshme.Veshjet popullore janë një nga aspektet e rëndësishme të mënyrës së jetesës, që

me larminë dhe variantet e tyre pasurojnë kulturën shqiptare. Theksojmë se veshja ishte një nevojë për të mbrojtur trupin nga faktorët klimatikë. Zhvillimi i modeleve të veshjes ka ecur paralelisht me zhvillimin historik, shoqëror e kulturor të njeriut, duke pasur si qëllim kryesor mbrojtjen e trupit dhe pastaj zbukurimet e tyre.

Veshjet u krijuan në përshtatje me stinën, me gjininë, me rastin kur përdoren, me moshën, profesionin, si dhe me shtresën shoqërore.

Elementet më të hershme të veshjeve konsiderohen llojet e shalleve që hidheshin krahëve, brezat, përparëset, kapuçonet etj.

Materialet që përdoreshin për të krijuar veshjen ishin: pëlhurë liri, leshi, pambuku e mëndafshi, që endeshin e qepeshin vetë brenda familjes. Veshjet popullore i dallojmë sipas krahinave të Shqipërisë:

Ndërsa në tabelë afi shohen foto të ndryshme me kostume popullore, me enë kuzhine, me modele qilimash e shumë pamje të tjera, që tregojnë kulturën popullore. Sendet mbi tavolinë mund të jenë: një çibuk; sende zbukuruese prej bakri; ibrikë, tabaka, sende prej druri; lugë, pirunë; shami të qëndisura, fi lxhanë e gota porcelani etj. (Nëse nuk arrihet të gjenden sende, përdoren vetëm pamje.)

Page 256: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

256

1. Veshje popullore të Shqipërisë së Veriut për të dyja gjinitë, p.sh.: veshja mirditore (tregohet figura dhe pjesët e veshjeve në tabelë).2. Veshje popullore të krahinave të Shqipërisë së Mesme për të dyja sekset, p.sh.:

veshja tiranase: tregohet fi gura dhe emërtohen pjesët e veshjes.3. Veshje popullore të krahinave të Shqipërisë së Jugut për të dyja gjinitë, p.sh!:

veshja dardhare; tregohet fi gura dhe emërtohen pjesët e veshjes.

Mësuesi/ja e ilustron shpjegimin e tipave të veshjeve me fi gura, tregon përbërësit dhe motivet popullore. Kultura e popullit tonë nuk dallon vetëm në veshje, por edhe në mobilimin e shtëpisë, në orenditë e brendshme, në mjetet e punës, në enët e kuzhinës etj.

Në mobilimin e mjediseve të brendshme të shtëpisë janë për t’u dalluar: shtretërit prej druri me parvaze të gdhendura, baule të zbukuruara ku mbaheshin rrobat, dhoma e miqve e shtruar me qilima e sixhade, përdorimi i velenxave, jastëkë të qëndisur, gdhendja me dru e tavaneve, e kapakëve të dollapëve, trapazanët etj.

Nga zbukurimet me gdhendje të drurit vlejnë për t’u përmendur djepet, format e karrigeve, instrumentet popullore (çifteli, mandolinë, fyell) çibukët, dorezat e shkopit.

Kultura popullore shfaqet edhe në modelimin e enëve të kuzhinës, si: enë prej druri, prej balte etj. Enët prej bakri dhe porcelani janë të zbukuruara me lule e motive (tregohen nga sendet që janë sjellë në klasë).

E veçantë është forma e shtambave prej balte, e qypave, e poçeve që kryesisht përdoreshin për të mbajtur ujin e pijshëm dhe ushqime të konservuara. Në këto enë balte bie në sy motivi popullor i kryer me gërvishtje ose me pikturë. Motivi ka formën e luleve, të gjetheve, të vijave harkore, të zigzageve e të pikave. Tipike është forma e modelimit të shtambës dhe vendosja me elegancë e dy veshëve anësorë. Tregojmë në fi gurë emërtime të tjera enësh balte, si: ibrik, bucelë, katruve etj.

Për të gjitha çka u tha më lart mësuesi/ja bën ilustrimin me fi gurën ose mjetin që ka siguruar, duke bërë dallimin e motiveve dekoruese në veshje e objekte të ndryshme të kulturës popullore.

Hapi III: DiskutimUdhëzohen nxënësit të marrin në dorë njërën prej fotove me veshje popullore që kanë

sjellë (ose i jepet nga mësuesi/ja) dhe të diskutojnë rreth tyre për gjithçka që dallojnë, ku është përdorur motivi dekorues etj. Në veshje dallojmë qëndisjet e ndryshme me rruaza, temina ose fi je mëndafshi, të vendosura në mëngë, jakë, pjesët e përparme të jelekut, në përparëse, sidomos te veshja e grave.

Tek orenditë e shtëpisë motivet dallohen te qëndisja e jastëkëve, e çarçafëve etj. - Ku e shikoni lidhjen e artit fi gurativ me kulturën popullore? (në formë, në ngjyrë,

në përmbajtje etj.)

Detyrë: Sillni në klasë për orën tjetër: lapostila, plastelinë, sende e fi gura me veshje popullore, sapun, për gdhendje, patate, copë, gjilpërë, fi je me ngjyra, grep etj.

Page 257: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

257

Mësimi 25 Tema: Kultura popullore, veshjet, objektet dhe motivet dekoruese (ora II)

Linja: Histori dhe kulturë - kopjimi i motiveve popullore

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të dallojë karakteristikat e veçanta të motivit popullor në disa veshje e objekte që përbëjnë kulturën popullore. Të pasqyrojë motivin popullor në krijimin e tij me anë të teknikave të ndryshme, duke nxjerrë në pah formën, ngjyrën, stilin artistik dhe funksionin. Të diskutojë rreth krijimit, duke vlerësuar traditën dhe kulturën e popullit tonë ndër shekuj.

Materiale ilustruese: pamje, foto, sende e veshje që përbëjnë kulturën popullore.

Mjete pune: fl etë vizatimi, lapostila, laps, plastelinë, sapun ose patate, thikë plastike, copë, fi je me ngjyra, gjilpërë, rruaza, temina, grep.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tabelë vendosen tri foto me tri modele veshjesh të ndryshme. Njihen nxënësit me

krahinën ku përdoret veshja dhe pjesët dekoruese të veshjes.

kostum popullor për burrakostum popullor për gra

Page 258: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

258

Theksohet motivi që është përdorur në qëndisjen e jelekut, të mëngëve, jakës dhe përparëses.

Pastaj kalohet tek objektet, si: sende zbukurimi, enë kuzhine. Përshkruhen motivet dekoruese, forma, ngjyra dhe funksioni. Mbi tavolinë nxënësi mund të mbajë edhe pamjet ose sendet që ka sjellë vetë.

- Çfarë mendimi keni për motivet dekoruese që shikoni në këto foto, të përdorura në objekte të ndryshme? (të bukura, kanë ngjyra, forma të veçanta, tërheqëse etj.)

- A keni dëshirë të bëni një krijim me motive popullore?

Hapi II: VeprimtariaNdahet klasa në tri grupe (grupi i pikturës, skulpturës dhe tekstilit). Grupi i pikturës do të punojë me lapostila në këtë mënyrë: çdo nxënës është i

lirë të zgjedhë veshjen dhe motivet e saj dhe të vizatojë një pjesë të veshjes, si: jelekun, përparësen, shallin, fustanellën, opingat, xhubletën etj., por, nëse ka dëshirë, mund ta vizatojë të gjithë veshjen. Në këtë mënyrë brenda grupit do të ketë krijime të ndryshme. Pas vizatimit përdoren lapostilat për të ngjyrosur. Nxënësit si model do të kenë fotot në tabelë ose fotot e gjetura vetë.

Grupi i skulpturës: Në këtë grup janë grumbulluar nxënësit që kanë mjetet: plastelinë, patate, sapun. Ky grup do të merret me modelimin dhe gdhendjen e sendeve të ndryshme, si: enë kuzhine, sende zbukuruese etj. Me plastelinë mund të modelohet shtamba, qypi, bucela, poçet, ibriku etj. Me sapun ose patate mund të gdhenden forma lugësh, pirunësh, çibukësh, modele armësh, forma e kokës së shkopit etj. Teknikat e modelimit të gdhendjes janë të njohura, prandaj nxënësit fi llojnë nga puna.

Grupi i tekstilit (qëndisje ose punë me grep): Mjetet e punës së këtij grupi janë: copa e bardhë, fi je me ngjyrë dhe gjilpërë, rruaza ose temina etj.

Mbi copën e bardhë do të vizatohet me laps një pjesë motivi e marrë nga veshjet popullore. Pastaj mbi vijën e lapsit do të kalojë qëndisja me gjilpërë me fi je me ngjyrë dhe me rruaza ose temina. Këtu mund të bëjë pjesë edhe punimi me grep. Nxënësit vazhdojnë të punojnë të qetë modelet e tyre.

Hapi III: AnalizaNë tabelë afi shohen pikturat e veshjeve, ndërsa në tavolinën pranë tabelës vendosen

modelimet, gdhendjet dhe qëndisjet. Nxënësit lëvizin duke vëzhguar krijimet e njëri-tjetrit. Të gjithë prezantojnë punën e tyre, duke treguar teknikën, motivin, format, ngjyrat, funksiononin, materialet e përdorura gjatë punës dhe mjetet e realizimit të saj.

- Ku e shikoni ju kulturën popullore? (te veshjet, objektet, orenditë shtëpiake, sendet zbukuruese etj.)

- Çfarë mësoni nga kultura popullore? (traditat, historinë e zhvillimit të popullit tonë ndër shekuj, ruajtjen e traditës etj.)

- A ka lidhje mes Edukimit fi gurativ dhe kulturës popullore? (po, te motivet, modelet e ndryshme të gdhendjes te forma, ngjyra, funksioni). Përgëzohen nxënësit për krijimet dhe jepen çmime. Të gjitha punimet vendosen në mjediset e klasës.

Page 259: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

259

Vlerësimi:Vlerësohet puna e nxënësve për të pasqyruar motivin popullor në krijimin e tyre me

anë të teknikave të ndryshme. Vlerësimi i traditës dhe kulturës së popullit tonë.

Integrimi:Gjuha shqipe: Përshkrimi i veshjeve popullore e objekteve të tjera.

Histori: Kultura dhe tradita e popullit tonë ndër vite.

Dituri natyre: Krahinat e Shqipërisë.

Mësimi 26 Tema: Arti i sixhadeve, qilimave

Linja: Histori dhe kulturë - endja dhe materiali

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përcaktojë proceset e punës së prodhimit të sixhadeve dhe qilimave në një punishte artistike. Të identifi kojë materialet dhe mjetet e punës me të cilat punohet qilimi dhe sixhadeja. Të dallojë motivet popullore në këto objekte dhe trajtimi i tyre me stil artistik.

Materiale ilustruese: pamje e foto të qilimave e sixhadeve dhe pamje të mjeteve të punës me tezgjah, fi je të ndryshme.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: Njohja me mjetet e punësNë tabelë afi shohen pamjet me anë

të të cilave do të njohim nxënësit me proceset e punës për krijimin e qilimave dhe sixhadeve.

qilim me motive populloreBisedohet me nxënësit rreth pamjeve.

- Çfarë shikoni në fi gurë?- Ku përdoren qilimat e sixhadet? A keni në shtëpitë tuaja? - Ku prodhohen ato? (në punishte artistike) - A ka në vendin tonë punishte të tilla? (në Krujë, Shkodër, Korçë)- Si quhet mjeti me të cilin punohet qilimi ose sixhadeja?

Paraqesim pamjen e një tezgjahu. Ai është i ndërtuar kryesisht me materiale druri.

Page 260: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

260

Hapi II: Bisedë rreth materialeve e ngjyraveMaterialet që përdoren për të punuar qilimat dhe sixhadet janë kryesisht prej leshi.

Fijet punohen në trashësi të ndryshme. Pastaj ngjyrosen dhe përdoren për të krijuar figura e forma me anë të ngjyrave. Në

qilima mbizotërojnë ngjyrat në kontrastet. Nëse sfondi është me ngjyrë të zezë, motivet kanë ngjyrë të kuqe, të verdhë, të bardhë etj., kur sfondi është i kuq, motivet janë me ngjyra blu, të verdha, të zeza, të gjelbra, të bardha etj. Punimi me thekë është stil tjetër punimi, ku qilimi përfshihet nga fi je të gjata mbi të dhe me ngjyra e motive në forma të ndryshme. Demonstrohen pamjet në fi gurë.

Hapi III: Motivi popullorPasi diskutuam materialet dhe ngjyrat, tani kalojmë te motivet e përdorura në qilima

e sixhade.Kryesisht në qilima motivet që bien në sy janë forma të krijuara nëpërmjet vijave,

si vijat zigzage, të cilat, duke u bashkuar me njëra-tjetrën formojnë formën e rombit. Gjithashtu, duke vendosur ngjyra në kontrast, krijojnë larmi formash dhe ngjyrash. Në mes të rombit zgjidhet ngjyra dalluese dhe vijat formojnë formën e një fl uture. Motive të tjera dalluese janë forma e luleve me petale karakteristike dhe gjethet e gjelbra. Këtu përdoren tonalitete ngjyrash te gjethet përdoren dy të gjelbra, te petalet dy ose tri tonalitete: vishnje, e kuqe, rozë dhe në zemër të lules, e verdhë ose e bardhë. Pra, tonalitetet dhe kontrasti ndërthuren.

Tregojmë foto e pamje ku dallohen ngjyrat format, vijat. U shpërndajmë nxënësve pamje e foto të prera nga revistat dhe ato do të diskutojnë për qilimin në foto rreth motivit të përdorur, do të dallojnë motivet e krijuara nëpërmjet vijave të tjera, si: vija e drejtë e ndërprerë, vijat që formojnë formën e halave të peshkut etj.

Vlerësimi:Vlerësohen njohuritë e marra rreth punimit të qilimave e sixhadeve, motivet, ngjyrat,

materialet, mjetet.

Mbi të janë lidhur disa fi je në mënyrë vertikale mbi të cilat të endet fi ja e leshit, e cila do të krijojë qilimin. Gjepat me fi je me ngjyra ndodhen në të dyja anët e tezgjahut, të cilat përdoren nga endësja për të krijuar motivet.

Me kalimin e kohës teknika e punimit të qilimave përparoi, ku puna kryhej me mjete mekanike më të modifi kuara, ndryshoi cilësia dhe shpejtësia e punës.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi me fjalor artistik i artit të sixhadeve e qilimave dhe i motivit

popullor.Histori: Tradita dhe kultura e popullit tonë.

Shënim: Kjo orë mund të realizohet edhe me një ekskursion në Krujë pranë punishteve artistike.

tezgjah

Page 261: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

261

Mësimi 27 Tema: Artistë shqiptarë dhe vepra e tyreLinja: Histori dhe kulturë

Teknika: Bisedë e ilustruar

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të tregojë interes ndaj artistëve shqiptarë dhe veprave të tyre. Të dallojë elementet përbërëse në një vepër arti, teknikat, ngjyrat, stilet e ndryshme dhe motivin e saj. Të përvetësojë nga artistët mënyrën e të krijuarit dhe të vlerësimit të një vepre arti që i reziston kohës.

Materiale ilustruese: foto të veprave të piktorit Vangjush Mio dhe të skulptorit Odhise Pakali.

Zhvillimi i mësimit

Vangjush Mio (piktor) lindi në Korçë më 3 mars 1891. Në moshën 17-vjeçare shkoi në Rumani dhe kreu shkollën e Arteve të Bukura në Bukuresht dhe studimet e larta i kreu në Itali. Ai pikturoi peizazhe e portrete, disa prej tyre janë: Portret plaku, Autoportreti, Liqeni i Ohrit, Pogradeci i vjetër etj. Ka marrë titullin “Artist i Popullit”. Shumë punime të tij ndodhen në Muzeun Kombëtar të Tiranës. Ishte një nga piktorët realistë.

Hapi I: Njohja me artistët dhe veprat e tyreSot do të marrin informacion rreth dy artistëve shqiptarë: piktorit Vangjush Mio dhe

skulptorit Odhise Paskali. Tregojmë portretet e tyre.- A njihni artistë të tjerë: piktorë e skulptorë, muzikantë, aktorë, balerinë, arkitektë,

fotografë? Thoni disa prej emrave të tyre. Shkruhen në tabelë emra artistësh të thënë nga nxënësit.

Odhise Paskali lindi në Përmet më 1903, ku mori mësimet e para. Në vitin 1920 ndoqi studimet në Fakultetin e Letërsisë dhe të Filozofi së në Universitetin e Torinos në Itali, ku u diplomua për Histori arti. Krahas studimeve, ai mësoi mjeshtërinë e skulpturës nga i famshmi Rubino. Odhise Paskali është nismëtari i shoqatës “Miqtë e artit” dhe bashkëthemelues i shkollës së vizatimit. Është i njohur në disa gjini arti, por më të njohur e bëri veprimtaria në fushën e skulpturës. Është autor i statujave të bronzit dhe skulpturave monumentale, krijoi monumente të fi gurave të heronjve dhe rilindësve, si dhe të njerëzve të thjeshtë.

Page 262: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

262

Hapi II: Veprat e autorëveDisa nga veprat e Odhise Paskalit janë: Malësori, Monumenti i Skënderbeut në Krujë

e Tiranë (me bashkautorë I. Paço; A. Hane), Shokët në Përmet, Luftëtari Kombëtar në bronz, I urituri në Romë, e shumë punime të tjera.

Në foto paraqesim skulpturën Luftëtari Kombëtar e derdhur në bronz, 320 cm. Është vendosur në bulevardin kryesor të qytetit të Korçës. Siç e shikoni në foto, paraqitet një luftëtar, me tipare të qarta shqiptare, ku theksohet jehona e gjithë patriotizmit tonë në shekuj. Dhe kjo dallon në gjithë portretin dhe tiparet e tij prej luftëtari, veshja karakteristike dhe arma në dorë. Pra, a mund të thoni motivin që ka frymëzuar skulptorin për të kryer këtë vepër?

Është vlerësuar si një nga krijimet më të çmuara të autorit dhe më të bukurat e gjitha skulpturave shqiptare.

Disa nga veprat e Vangjush Mios janë: “Natyrë e qetë me fruta”, “Vjeshta”, “Rrugë në Korçë” etj.

Tregojmë fotot e dy pikturave: “Natyrë e qetë me fruta”dhe “Vjeshta”. Të dyja pikturat përshkohen nga vërtetësia e ngjyrave, kontrasti, tonalitetet që krijohen mes pjesëve të ndriçuara nga dielli dhe ato në hije. Piktori ka punuar në teknikën e vajit. Motivet janë zgjedhur nga jeta e përditshme e njerëzve dhe tërheqja e veçantë ndaj natyrës.

Hapi III: Analizë- Çfarë dalloni në një vepër arti? (elementet përbërëse, format, vijat, ngjyrat, teknikën,

përmbajtjen, kontraste e tonalitete ngjyrash)- A ka ngjashmëri një vepër arti me objekte të zakonshme?- Cili është motivi i kësaj vepre? (e pikturës dhe skulpturës në fjalë)- Cilat elemente janë realizuar më bukur në këto vepra?- A e paraqet arti natyrën dhe jetën njerëzore?- Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet mes veprave të ndryshme të artit? - Çfarë ndjeni kur shikoni një vepër arti?

Loja-problemë:Jepen detaje të një vepre dhe kërkohet të gjendet vepra dhe autori kur ato janë të

ilustruara.

Vlerësimi:Vlerësohen njohuritë e marra për artistët dhe veprat e tyre nëpërmjet ilustrimeve.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Pasurimi i fjalorit me terma arti. Përshkrimi i një vepre arti me fjalor

artistik.

“Luftëtari Kombëtar”

“Vjeshta”

Page 263: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

263

Mësimi 28 Tema: Arkitektura e vendbanimit (ora I)

Linja: Lidhja ndërlindore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë arkitekturën e vendbanimit të tij, duke identifi kuar mjedise dhe objekte të ndryshme. Të përdorë materiale e mjete të ndryshme për të krijuar fi gura e objekte trepërmasore. Të punojë në grup për të realizuar objekte në funksion të maketit.

Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme nga vendbanimi ku jetoni.

Mjete pune: kartoni me ngjyra, letër, laps, vizore, lapustila, gërshërë, ngjitës.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaMe anë të pamjeve inkurajojmë nxënësit për të folur.- Çfarë shikoni në këto pamje? (një lagje qyteti)- Çfarë objekti vini re në këtë lagje? (shtëpi, pallate të lartë, shkolla, parqe, lulishte,

dyqane, pemë, rrugë, njerëz)Diskutohet edhe për pamje të tjera ku paraqiten qendra e qytetit, kënde lojërash,

institucione etj.- Si quhet lagja ku ju banoni? Identifi koni disa nga objektet që përbëjnë lagjen tuaj.- Si janë shtëpitë, pallatet? A ka dyqane, shkolla, rrugë gjelbërim, vend parkimi? - Cilat janë ato objekte që ju bëjnë përshtypje më shumë nga pamja, nga forma apo ngjyra? - Ç’gjëra të bukura ju tërheqin në lagjen tuaj? Po në qytetin tuaj? Po në qendrën e qytetit? - Çfarë nuk ju pëlqen dhe si do ta ndryshonit ju? Për të gjitha këto që ju thatë mbi vendbanimet tuaja, ju sot mund të projektoni

arkitekturën e vendbanimit tuaj me anë të një maketi të vogël.

Hapi II: VeprimtariaNdahen nxënësit në 4-5 grupe. Bashkohen tavolinat dhe nxënësit duhet të ulen në

rreth për efekt të komunikimit midis tyre rreth projektit të ndërtimit të arkitekturës së vendbanimit të tyre. Mundësisht asnjë nxënës i grupit nuk duhet të rrijë pa punuar. Në fi llim do të punohen format e pallateve me karton. Zgjidhen ngjyrat, vizatohen përmasat dhe pastaj kryhet prerja dhe ngjitja e kartonit dhe më pas, me lapostil, vizatohen format e dritareve ose të ballkoneve. Kjo mund të bëhet edhe me letra me ngjyrë, priten në forma katrore dhe ngjiten. Pallatet do të kenë forma kubesh dhe kuboidesh të larta, të ulëta etj.

Page 264: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

264

Dy nxënës të tjerë të grupit mund të ndërtojnë një minimarket, një shkollë, një farmaci apo spital.

Dy të tjerë do të ndërtojnë me karton të gjelbër forma pemësh të ndryshme. Dy nxënës të tjerë merren me ndërtimin e një këndi lojërash, duke prerë forma lodrash me karton, shilarës. Lihen nxënësit të lirë të punojnë me imagjinatë.

Hapi III: AnalizëNë minutat e fundit të orës nxënësit duke vëzhguar punën e kryer shkëmbejnë

mendime.Nxënësit diskutojnë dhe bëjnë planin për pasurimin e maketit të tyre. Mësuesi/ja

vëzhgon punën e çdo grupi dhe pyet rreth objekteve që ata kanë ndërtuar e jep mendime ndihmëse. Objektet e ndërtuara sistemohen në mjediset e klasës për t’i vazhduar në orën në vazhdim.

Detyrë: Punoni objekte të tjera në shtëpi në shërbim të maketit dhe sillini në klasë, Gjithashtu sillni edhe sende, lodra, makina në funksionon të maketit tuaj.

Mësimi 29 Tema: Arkitektura e vendbanimit (ora II)

Linja: Lidhja ndërlëndore me jetën dhe mjedisin

Teknika: Teknikë e përzier

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të ndërtojë maketin e vendbanimit të tij nëpërmjet objekteve të përgatitura vetë. Të krijojë mjedise të ndryshme me objekte e gjelbërim. Të shpjegojë punën e bërë në grup dhe inkurajimin për ndryshim.

Materiale ilustruese: pamje e foto të ndryshme nga vendbanimi ku jeton.

Mjete pune: objektet e përgatitrura nga ora e parë, sende të ndryshme në funksion të maketit, karton i madh i bardhë, lapostila, vinovil, ngjitës.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaBëjmë vendosjen e nxënësve në bazë të grupeve si në orën e parë. Dy tavolina

të bashkuara dhe përreth tyre nxënësit të ulur. Mbi tavolina vendoset letra e bardhë e madhe (ose karton i madh). Bisedohet me nxënësit pa fi lluar puna se si e kanë projektuar ata lagjen apo një pjesë të vendbanimit të tyre, të cilin do ta ndërtojnë me anë

Page 265: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

265

Vlerësimi:Vlerësohet puna e të gjithë grupeve dhe veçohen nxënësit që kanë punuar më mirë.

Vlerësohet edhe fantazia e nxënësve, dëshira e tyre për të krijuar dhe për të ndryshuar vendbanimin e tyre.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrim i arkitekturës së vendbanimit të tyre.Aftësim teknologjik: Përdorimi i materialeve të ndryshme dhe mjeteve të punës, letër,

karton, gërshërë, ngjitës etj.

të objekteve të ndryshme që vetë i kanë përgatitur. Udhëzojmë që puna të fi llojë kështu: Me laps, që në fi llim do të projektohet rruga kryesore e lagjes dhe rrugica të tjera. Pastaj skicohen vendet ku do të vendosen pallatet, dyqanet, rrugët etj. Të gjitha këto skicohen me shenja, pika e vija. Vijat e rrugës vizatohen me lapostila, pra vijat anësore dhe vijat e bardha, katroret e pemëve, vendi i semaforit, vendi i policit etj.

Hapi II: VeprimtariaPasi është bërë skicimi në bazament, është më e lehtë të vendosen objektet për

të plotësuar maketin e lagjes. Nxënësit punojnë në grup për të vendosur objektet në vendet përkatëse. Do të shfrytëzohen edhe sendet apo lodrat (makina, fi gura njerëzish etj.), që nxënësit kanë sjellë nga shtëpia. Për pemët dhe objektet e vogla mund të përdoret ngjitës për t`i fi ksuar në bazament. Nxënësi shfrytëzon të gjitha mundësitë e tij, imagjinatën dhe dëshirën për të krijuar diçka ndryshe në maketin e tij.

Hapi III: AnalizaPasi është përfunduar puna e çdo grupi veprohet kështu: Bashkohen në qendër të

klasës tavolinat së bashku me maketet, duke formuar kështu një qytet të tërë. Nxënësit rrinë përreth dhe vështrojnë maketin e krijuar nga ata vetë, pra, qytetin e tyre.

Çdo nxënës do të tregojë çfarë ka punuar dhe cili ka qenë mendimi i tij për ndryshme në projekt.

- Cilin objekt ke punuar ti? - Çfarë materialesh përdore? - Çfarë ke ndryshuar në objektet e tua? - Cilat objekte të pëlqejnë nga ato që janë në të vërtetë në lagjen tënde? - Çfarë objektesh përfshihen në maketin tënd? - Të pëlqejnë punimet e shokëve? - A ka ndonjë gjë të tepërt, apo që duhet shtuar ose ndryshuar në punën e

shokëve? - A mendoni se arkitektët janë artistë? Cili dëshiron të bëhet arkitekt?Maketi vendoset në mjediset e klasës.

Page 266: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

266

Mësimi 30 Tema: Krijim me stampa “Letrat e bixhozit”

Linja: Tematika

Teknika: Stampim

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë ndërtimin e letrave të bixhozit, duke diskutuar

fi gurat simbolike dhe funksionin e tyre në një lojë. Të punojë në grup për të krijuar një set letrash-lojë me anë të stampimit. Të shprehë mendime për punën në grup dhe kënaqësinë që ndjen gjatë lojës me letrat e krijuara vetë.

Materiale ilustruese: foto e pamje me grupe fëmijësh, duke luajtur lojëra të ndryshme, letra bixhozi.

Mjete pune: letër vizatimi ose karton, laps, vizore, gërshërë ose bisturi, tempera, penel i sheshtë, lapostila.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaNë tabelë janë vendosur pamje e foto, ku tregohen çaste nga lojëra të ndryshme

fëmijësh. Nxiten nxënësit që të fl asin për lojërat që shikojnë në fi gura, por edhe për lojën e tyre të preferuar. Mësuesi/ja shkruan në tabelë titujt e lojërave që thuhen nga nxënësit. Përqendrohemi te mjeti me të cilat realizohet loja, p.sh.: loja e futbollit ka topin dhe fushën, loja e shahut ka gurët e shahut, dhe kështu përbri lojërave mësuesi/ja shkruan në tabelë mjetin me të cilin kryhet loja. Mësuesi/ja merr në dorë kutinë me letrat e bixhozit dhe ua tregon nxënësve.

- Çfarë lojërash bëhen me këto letra? (xing, murlan, pesëkatësh etj.) - A dini ju t’i luani të gjitha këto lojëra? U shpërndahet nxënësve nga një letër

bixhozi secilit. Çdo nxënës do të përshkruajë letrën e tij nga forma, ngjyra, numri, fi gura simbol

dhe funksioni gjatë lojës së bixhozit, p.sh.: Unë kam letrën me numër 5. Ajo ka formë drejtkëndëshi me cepa të rrumbullakët, fi gura simbol është spathi ka 5 fi gura me ngjyrë të zezë. Pesa në lojë mund të këmbehet me 2 dhe 3 dhe vetë pesën etj.

Pasi fl asin të gjithë nxënësit për të fi ksuar llojet e fi gurave simbol të letrave, si: spathi, kup, maç, karro, pyesim nëse ata kanë dëshirë të krijojnë vetë letra bixhozi me anë të stampimit.

Page 267: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

267

Hapi II: VeprimtariaNdahet klasa në 4 grupe. Çdo grupi i shpërndahen letrat që do të ketë si model: Grupi i parë: do të krijojë letrat “spathi”. Grupi i dytë: do të krijojë letrat “maç”. Grupi i tretë: do të krijojë letrat “çupë”. Grupi i katërt: do të krijojë letrat “karro”.Përveç letrave nga 1 deri në 10 grupi do të krijojë edhe letrat “Çupë” “Fant” “Kërr”.Puna në grup do të organizohet kështu: mbi kartonin e bardhë do të vizatohen 12

forma drejtkëndëshi, e cila mund të realizohet duke përdorur si shabllon një letër bixhozi. Një nxënës i vizaton me laps dhe dy të tjerë i presin me gërshërë. Pasi krijohet forma, dy nxënës të tjerë shkruajnë me lapostil të zi numrat në dy cepat e letrës (diagonal). Në një karton tjetër, dy nxënës merren me vizatimin e modelit të fi gurës simbol, p.sh.: spathi, maç, kup, karro. Pasi e vizatojnë, merren me prerjen e fi gurës për të nxjerrë negativin, i cili do të përdoret për t’u stampuar me të të gjitha letrat. Në fi llim do të stampohen tri letrat: “Çupë” “Kërr” “Fant”. Vendoset negativi në cep të letrës, fi ksohet mirë, merret peneli i sheshtë, ngjyroset negativi me bojë të zezë temperash dhe kalohet lehtë mbi negativ.

Pasi është ngjyrosur e gjithë fi gura hiqet me kujdes dhe vazhdohet me cepin tjetër. Shkrimi i shkronjave në cepa K, Q, J realizohet me lapostil. Këto letra do t’u jepen nxënësve më të talentuar të grupit, që të kryejnë vizatimet e fi gurave. Pjesëtarët e tjerë të grupit merren me stampimet e fi gurave në 10 letrat e tjera.

Hapi III: AnalizëPër disa minuta nxënësit lihen të lirë të vështrojnë punën e kryer në çdo grup. Ata

japin mendime për punën e tyre dhe tregojnë hapin më të vështirë të punës, siç është prerja e stampës. Letrat e grupeve bashkohen.

- Sa letra janë gjithsej? (52 + dy xhola)- Si emërtohen letrat? - A ju kujtohet ndonjë person tjetër që letrat e bixhozit i përdor si mjet pune?

(magjistari)- A dini ju të bëni “truke” si magjistari? Disa nxënës mund të demonstrojnë. Zgjidhen katër nxënës nga një për çdo grup,

ulen në mes të klasës dhe të tjerët rrinë rreth e qark. Ata do të bëjnë një lojë me letrat e krijuara vetë. Do të jepen dy çmime, një për atë grup që fi ton lojën, dhe tjetri për grupin që ka krijuar letrat më të bukura.

Vlerësimi:Vlerësohet puna e nxënësve për përdorimin e mjeteve të punës, krijimit dhe punimin

me stampë dhe punën në grup.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i një letre bixhozi, shkrimi i shkronjave (K, J, Q).Matematikë: Numrat dhe fi gurat simetrike.

Page 268: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

268

TEMA NË NDIHMË TË MËSUESIT/ES PËR T`I PËRDORUR PËR ORËT NË DISPOZICION

Orë e lirë Tema: Pemë në dimër

Teknika: Tempera

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë stinën e dimrit duke identifi kuar forma, vija, ngjyra. Të përdorë kontraste e tonalitete ngjyrash për të krijuar pemët në dimër. Të komunikojë ndjesinë që krijojnë ngjyrat, format, vijat në krijimin e tij dhe të shokëve.

Materiale ilustruese: pamje e foto dimri, kryesisht me pak elemente, pemë, dëborë, rrugë etj.

Mjete pune: letër vizatimi, laps, gomë, tempera, penela, mjete pastrimi.

Zhvillimi i mësimit

Hapi I: NxitjaParaqesim përpara nxënësve pamje e foto të stinës së dimrit. Aktivizohen nxënësit

që të fl asin rreth tyre duke identifi kuar format, vijat dhe ngjyrat që shikojnë etj.- Këto ju i shikoni në pamje, po në imagjinatën tuaj si i mendoni pemët në dimër?

(të zhveshura, me ngjyra të errëta, degë të holla ose të trasha, pa gjethe, disa pemë të larta, disa të shkurtra, të drejta, të shtrembëruara). Pra, trupi i pemëve nuk është njëlloj ato ndryshojnë sipas llojit të pemës.

- Si do të dukeshin pemët kur dëbora fi llon të mbulojë vendin? - A keni dëshirë t’i krijoni ato me teknikën e temperave?

Hapi II: VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit që të vizatojnë në letrën e vizatimit me laps pemët në dimër

ashtu si ata i mendojnë, mund të marrin elemente edhe nga pamjet në tabelë.Disa elemente mund të ndërthuren kështu: një liqen i vogël që nuk është i mbuluar

nga dëbora. Në breg të tij dhe në anë të rrugës ndodhen 4-5 pemë të larta me trupa të ndryshëm: të drejtë, të shtrembër, me shumë degë, pa gjethe. Në anën tjetër të liqenit dallohen disa shtëpi të vogla dhe disa pemë të tjera të vogla.

Pasi është skicuar forma (me pak elemente për t’u punuar më lehtë), do të hidhen ngjyrat, duke i përcaktuar më parë ato. Vihet re se këtu do të mbizotërojnë ngjyrat e

Page 269: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

269

ftohta, si: blu, e zezë, e gjelbër e errët dhe disa tonalitete që do të dalin nga përzierja me ngjyrën e bardhë.

Liqeni do të ketë tonalitete të blusë, grisë, grisë në të bardhë, blu me kafe etj. Qielli do të pushtohet nga një gri pak e hapur, por edhe e përzier me blunë. Pastaj kalohet te pemët që janë në plan të parë. Në fi llim do të konturohet me penel të hollë forma e trungut, e degëve të mëdha e të vogla me ngjyrë kafe, pak të gjelbër të përzier. Diku do të ketë pak ngjyra të ngrohta, e bardhë me kafe në trung e degë. Pastaj me kafe dhe pak të zezë me penel të hollë kalohet përreth trungut deri te degëzat e vogla me vija të holla (nga pjesa e hijes). Pas kësaj, ngjyra e bardhë përzihet me bezhën (okër) dhe kalohet mbi trung dhe degë në vendet që ka zënë dëbora dhe në fund, për të krijuar kontrastin mbi këto tonalitete ngjyrash vetëm boja e bardhë e përzier me penel dhe vendoset vetëm në disa degëza ku dëbora duket më shumë, gjithashtu edhe në sipërfaqen e tokës përreth pemëve në breg të liqenit dhe konturet e rrugës. Në rrugë përdoret edhe ngjyra gri, shtëpitë dhe disa pemë në sfond do të kenë ngjyra të zbehta të përziera me të bardhën.

Hapi III: AnalizaNxënësit vendosin punët e përfunduara në tabelë dhe diskutojnë rreth tyre. Mësuesi/

ja u drejton pyetje:- Cilat janë elementet përbërëse në krijimin tuaj?- Ku i keni përdorur format, vijat? - Çfarë tonalitete ngjyrash ke përdorur? - Cilat ngjyra të krijojnë kontrastin?- A të pëlqen pema jote? - Çfarë ndien kur shikon krijimin tënd kaq të bukur? - Cili nga krijimet e shokëve/shoqeve të pëlqen?

Përgëzohen nxënësit dhe përzgjidhen krijimet më të mira.

Vlerësimi:Vlerësohet aftësia e nxënësve për të komunikuar mendime dhe ide rreth punës, për

përdorimin e kontrastit e tonaliteteve të ngjyrës.

Integrimi:

Gjuhë shqipe: Përshkrimi i stinës me gjuhë artistike.

Dituri natyre: Stinët, karakteristikat e tyre.

Page 270: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

270

Orë e lirë Tema: Veshja dhe moda

Teknika: Lapostila

Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësi të jetë i aftë: Të përshkruajë një veshje që i pëlqen më shumë për moshën e tij. Të krijojë një model me veshjen e preferuar. Të shpjegojë krijimin duke transmetuar mendime dhe ide rreth modës së veshjes.

Materiale ilustruese: pamje e foto me modele veshjesh për fëmijë në veprimtari të ndryshme.

Mjete pune: fl etë vizatimi, laps, gomë, lapostila, modele veshjesh të prera nga revistat.

Zhvillimi i mësimitHapi I: NxitjaParaqesim fi gurat në tabelë që nxënësit të ambientohen me to. Bisedohet rreth tyre.- Çfarë ju tërheq vëmendjen në këto fi gura? (veshje të ndryshme)- Çfarë dini ju për veshjet? - A vishen të gjithë njerëzit njëlloj?- Si ndryshojnë veshjet (sipas gjinisë, profesionit, moshës, veprimtarisë)- Po moda, a ka lidhje me veshjen?- Cilat profesione dallohen nga veshja? (polici, ofi ceri, mjeku, kuzhinieri, punonjëset

e bankave, nxënësit etj.)- Çfarë uniforme vishni ju në shkollë? - Çfarë rrobash vishni kur dilni ose të festoni? - Çfarë rrobash vishni në shtëpi? Pra, edhe veshja është një mjet komunikimi dhe ndryshon sipas veprimtarisë që kryen.- Si e dalloni mbretin në një fi lm? Po shërbëtorët? Po luftëtarët etj.Edhe ju fëmijët keni veshjet tuaja që i praktikoni sipas veprimtarisë suaj.- A e pëlqeni modën? - A ndryshon ajo çdo vit? - Cila është moda e fundit? - Çfarë ngjyrash preferoni? (ngjyra të theksuara, e kuqe, portokalli, gjelbër, blu etj.)- Cili nga djemtë do të përshkruajë veshjen që i pëlqen më shumë?Shënohen në tabelë disa prej tyre: veshje me xhins, veshje me këmishë dhe

pantallona doku, veshje sportive. - Cila nga vajzat do të përshkruajë veshjen e preferuar?Veshje me fustan me bel të shkurtër dhe me pala, veshje me fund xhins veshje me

minifund me geta etj.

Page 271: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5 ”

271

Vlerësimi:Vlerësohen krijimet e nxënësve dhe përzgjidhen më të mirat për ekspozitën e

klasës.Vlerësohet edhe aftësia për të përcaktuar një model veshjeje sipas shijeve të tij,

përdorimi i ngjyrave dhe i formave të ndryshme.

Integrimi:Gjuhë shqipe: Përshkrimi i veshjes dhe modës me fjalor artistik. Pasurimi i fjalorit.Edukatë shoqërore: Profesionet, veshja si mjet dallues.

Hapi II: VeprimtariaUdhëzojmë nxënësit të krijojnë modelin e tyre të preferuar të një veshjeje.Secili bën zgjedhjen sipas dëshirës të formës së veshjes.Më parë veshja skicohet në fl etë me laps dhe pastaj ngjyroset me lapostil. Ngjyrat

zgjidhen sipas dëshirës, duke krijuar kontraste ose kombinacione tonalitetesh. Në model nxënësi mund të vizatojë veten e tij ose një fi gurë tjetër, rëndësi ka të pasqyrojë veshjen.

Hapi III: AnalizaEkspozohen në tabelë punët e përfunduara të nxënësve.Secili bën prezantimin e modelit të tij, duke treguar formën, ngjyrat dhe funksionin

e tij praktik.- Si quhet veshja që të pëlqen? - Cilat janë pjesët përbërëse të saj? - Për ç’rast e përdor këtë veshje? - Çfarë ngjyrash ka në modelin tënd? Pse të pëlqen kjo veshje?- Çfarë do t’i shtojë ose do t’i hiqje kësaj veshjeje?- Cila veshje të pëlqen më shumë në modelet e shokëve?

Page 272: Libër mësuesi për lëndën “Edukim figurativ 1-5” arti figurativ 1- 5.pdf · Edukimi Figurativ për klasat 1-5, ... të përfshira në programet mësimore nga klasa e parë

Libër mësuesi “Edukim figurativ 5”

272

Edukimi fi gurativ 1 ............................................................................... 1- 59

Edukimi fi gurativ 2 .............................................................................. 60-107

Edukimi fi gurativ 3 ..............................................................................108-154

Edukimi fi gurativ 4...............................................................................155-210

Edukimi fi gurativ 5................................................................................211-271

Përmbajtja e lëndës