Upload
others
View
5
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Shiroka Shiroka ndodhet në këmbët e Malit të Taraboshit, në perëndim të Liqenit të Shkodrës, vetëm 5-6 km
larg qytetit. Ai ka qenë një fshat peshkatarësh, emri i të cilit ka ardhur nga shenjtori Shën Rroku i
Montpeliesë, ndihmës i të sëmurëve me murtajë. Në nder të tij është ngritur edhe Kisha e Shën Rrokut
ku festohet edhe dita me të njëjtin emër. Ndërsa 6 km më tej, në pjesën veriperëndimore të
Liqenit,ndodhet fshati Zogaj. Meqenëse kjo pjesë e bregut të Liqenit është vend kurativ balnear, me
mikroplazhe të ndërtuara mbi zhavorret, ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e vizitorëve të ndry-
shëm, sidomos të qytetarëve të Shkodrës në ditët e nxehta të verës. Duke parë gjithë këto vlera, edhe
mbreti i dikurshëm i shqiptarëve, Ahmet Zogu, pati ngritur në Shirokë një rezidencë verore.
Katundi i Shirokës është mjaft i vjetër dhe këtë mund ta vërtetojnë disa zbulime arkeologjike që janë
bërë në afërsi të tij, në vendin e quajtur “ullini i vetun”, në vitin 1959. Këtu u gjetën disa sëpata
bronzi, që ruhen në Muzeun e qytetit. Në Shirokë sot shohim përveç shtëpive të banuara, edhe
40 troje, të cilat fillojnë sapo lë Zarufen dhe shkojnë deri në ekstremin tjetër perëndimor. Këto troje
vazhdojnë edhe në mes të Zarufes dhe Urës së Bunës, e njohur dikur me emrin Kazenë.Toponimin e
këtij katundi (Shirokë) e gjejmë që në dokumentet e shkruara të vitit 1610 dhe në regjistra të ndry-
shme të viteve 1745, 1760, kurse si patronim e gjejmë në vitin 1416-17.Megjithatë, kjo zonë nuk
përmendet si një zonë shumë e spikatur, arkeologjike dhe historike. Për t’u përmendur janë kisha dhe
Vila e Zogut në lagjen Shirokë dhe xhamia në lagjen Zogaj.Një element shumë i spikatur arkitektonik
dhe historik mbetet vila madhështore eMbretit Zog, e ndërtuar e gjitha me gurë,karakteristikë e zonës.
Të gjitha shtëpitë e vjetra, disa dhjetëra vjeçare, si dhe shtëpitë e reja të ndërtuara në vitet e fundit,
janë ndërtuar me gurë të zonës, duke ruajtur vazhdimësinë e traditës.Një zonë tjetër me vlera të
veçanta është dhe pylli i selvive rreth lagjes Shirokë.
LIQENI I
SHKODRES
Shkodra Qytet unikal, me histori 2500-vjeçare, i vendosur buzë liqenit, i rrethuar nga tre lumenj. Ka pozitë
gjeografike të favorshme, që ruan vlera turistike.E banuar prej kohës së ilirëve, historikisht ka
qenë portë hyrëse në Ballkan, me lidhje të shumta diplomatike, tregtare dhe kulturore.Shtrihet për
rreth 16,46 km²[4] në nyjën hidrografike me pranë liqenit me të njëjtin emër dhe lumen-
jtë Drin, Bunë dhe Kir në një ultësirë të "mbrojtur" nga liqeni, Alpet Shqiptare në lindje ku spi-
kasin majat e Cukalit (1.722 m), Maranaj (1.576 m), Sheldies (mali Sardonik i Barletit; për nga
Shurdhahu) dhe Taraboshit (rreth 700 m) në perëndim dhe deti Adriatik. Në një rreze prej 45 km
mund të arrihen ranishtet në Adriatik, shëtitjet e alpinizmi në Alpe, e kanotazhi nepër lumenj[5] [6].
Shkodra është një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.Në rrethin e Shkodrës ndodhen
hidrocentralet më të mëdha të vendit: ai i Vaut të Dejës dhe i Komanit të cilët janë përcjellësit
kryesor të energjisë elektrike në shtëpitë e shqiptarëve. Qyteti vizitohet nga turistët gjatë gjithë
vitit dhe ofron turizëm të shumllojshë ku vlen të përmendet ai kulturor, bregdetar, liqenor, lumor e
malor nga Velipoja në Adriatik, Shiroka e Zogaj buzë liqenit, Sarda nëVau Dejës deri
në Razëm, Shkrel, Bogë, Theth, Vermoshi nepër Malësi, shumë e shumë pika të tjera. Qyteti ruan
90 monumente, ku spikasin ato antike e mesjetare. Djep i kulturës,që lindi dijetarë, muzikantë,
poetë dhe piktorë të mëdhenj. Me 110 mijë banorë, sot është një qendër e rëndësishme ekonomike
e tregtare, me universitet dhe institucione të rëndësishme
Liqeni Shkodres Përpara Shirokës shtrihet Liqeni, që është i gjatë rreth 45 km, i gjanë
14 km me thellësi 13 m e sipërfaqe 368 km2. Liqeni është 6 m mbi nivelin e detit. Sasia e ujit nuk është përherë e njëjtë. Gjatë verës
paraqet minimumin, ndërsa gjatë dimrit mbushet prej Kirit e Drinit,
të cilët me rrymën e tyre, në vend që të drejtohen nga deti, drejtohen nga Liqeni.Në bregun e përtejmë, kah Verilindja, në
një fushë të blertë e pjellore, vijnë katundet e Buzës së Ujit, Kas-
tratit,Koplikut, Vrakës e pastaj qyteti i Shkodrës. Sipër këtyre larto-hen si viganë malet e Mbishkodrës ose të Malësisë së Madhe e të
Dukagjinit.Në këtë liqen derdhet Moraça, e cila për disa kohë shihet
se bën herë-herë një si vijë në liqen; prej Liqenit, pikërisht tek Guri i She Njonit, zë fill Buna, e cila, nëpër urë të Bahçallekut, merr me vete Drinin e të dy bashkë, duke gjarpëruar derdhen në Detin Adriatik, pranë Pulajve
dhe Shën Nikollit, duke krijuar një ishull në mes të lumit. Buna ka pasur e ka një rëndësi të madhe se është i
lundrueshëm: verës,deri në Obot e dimrit, deri në Shkodër.Në Liqen, përveç Moraçës, derdhet Cemi, Prroi i Thatë, që del prej Radohine e Prroi i Banushit të Rrjollit. Dikur edhe Kiri, thonë se derdhej në Liqen.
Përveç pjesëve që shtrihen gjatë shpatit të maleve, fundi i Liqenit është krejtësisht baltë e lym dhe i pasur me
bimë ujtëse. Edhe vetë ujët e tij është i pasur me plankton.Këto kushte si edhe ato fiziko-kimike e bëjnë Liqenin e Shkodrës një ndër liqenet më të pasur të Shqipërisë për nga fauna ihtiologjike.Pjesën në të madhe të
pellgut të Mbishkodrës e zë Liqeni homonim. Ky liqen i madh prej 368 km2 mesatarisht ushqehet jo vetëm nga
përrenjtë dhe burimet ekësaj grope, por edhe nga Moraça. Zbrazja e tij bëhet nga Buna, përveç rrjedhjeve nëntokësore të mundshme. Një nga veçoritë kryesore të Liqenit të Shkodrës është amplituda e madhe e luhat-
jeve të tij (2.5 metra mesatarisht dhe deri në 5 metra e më shumë në raste të veçanta) që i detyrohen jo aq fort
regjimit të çrregullt të reshjeve në këtë zonë, sesa lidhjes së
tij të ngushtë me Bunën dhe nëpërmjet saj
me Drinin. Ky i fundit, për shkak të forcës së tij të madhe në stinën e dimrit, e kthen rrjedhjen e Bunës drejt Liqenit,gjë që
rrit së tepërmi amplitudën e luhatjeve të nivelit të Liqenit.
Në luhatjet e mëdha të nivelit të Liqenit nuk duhet mën-januar ndikimi i Shirokut, i cili shtyn ujërat e liqenit nga
bregu perëndimor në atë lindor. Amplituda e madhe e luhat-
jeve të nivelit të Liqenit sjell ndryshime të ndjeshme të vijës së bregut lindor të Liqenit e si pasojë edhe të sipërfaqes së
tij. . Edhe regjimi i temperaturës së ujit të Liqenitështë orig-
jinal për shkak të cektësisë së ujërave të tij.Nga vrojtimet e bëra del se ndryshimi i temperaturës së ujërave sipërfaqësore
dhe atyre të fundit të Liqenit është aq i vogël, sa mund të
flitet për homotermi
Fshati Zogaj Shtrihet përbri Liqenit të Shkodrës, 3-4 km përtej fshatit të Shirokës, bash në kufi me Malin e Zi. Është edhe
ky një fshat i vjetër peshkatarësh, pothuajse me të njëjtat karakteristika, qoftë përsa i përket terrenit e klimës, ashtu edhe traditave ekonomike e kulturore. Por mund të thuhet sa banorët e këtij fshati për një seri faktorësh,
kanë arritur t’i rezistojnë më fort tundimeve të qytetit e nuk kanë pësuar ato ndryshime demografike si të Shi-
rokës. Ndër këto mund të përmendim edhe faktin se distanca me qytetin ka qenë më e madhe. Gjithashtu ku-shtet natyrore të zonës, kanë ofruar më shumë resurse bujqësore e blegtorale
Shtëpitë: Fatkeqësisht nuk ka një studim të mirëfilltë për traditat e këtij fshati në ndërtimin e banesave apo të
veprimtarive të tjera ndihmëse, si: blegtoria, kopshtaria, olivikultura, bletaria, etj.. Në brendësi të Zogajve, vihen re menjëherë disa shtëpi të vjetra një e dykatëshe, të ndërtuara me gurë të malit përbri. Guri
është përdorur kudo, jo vetëm në ndërtim shtëpish, por dhe në shkallë e kalldrëme rrugësh e rrugicash, me një
stil të veçantë, me rrasa të mëdha e të lidhura me kujdes. Peshkimi ka qenë baza ekonomike e familjeve zaganjore. Pothuaj çdo familje kishte një ose disa meshkuj të
përfshirë në këtë veprimtari.
Punimi i qilimave është një traditë e njohur e fshatit Zogaj, që kryhet ekskluzivisht nga gratë. Në çdo shtëpi punoheshin qilima prej leshi, të llojeve e madhësive të ndryshme, sipas një teknologjie tradicionale
të trashëguar brez pas brezi. Qilimat e shendiletat e Zogajve shquhen jo vetëm për cilësi të lartë punimi, por
edhe për trajtim artistik tepër të larmishëm e origjinal, me ngjyra e motive që të befasojnë. Sot ende gra e vajza të këtij fshati endin qilima për treg në tezgjahët e vjetër prej
druri, si pak vende që kanë mundur ta vazhdojnë e ta përtërijnë këtë traditë. Shirokasit, ashtu si banorët e
fshatit fqinj Zogaj, janë shquar gjithnjë si lundërtarë të mirë. Ndërsa zaganjorët në lashtësi janë dalluar për ndërtimine mjeteve të lundrimit të tipit Liburn.Ata janë lundërtarët e vetëm në të
gjithë brigjet e liqenit të Shkodrës që i kanë shkelur dhe njohin çdo pëllëmbë të këtyre brigjeve
Buna: Buna është lum tipik fushor. Ky lum që del nga Liqeni i
Shkodrës, ka një prurje të
madhe, 321m3/s dhe një koeficent të lartë rrjedhjeje (82% në
Shkodër). Kur merr
ujërat e Drinit, prurja e tij më se dyfishohet (671 m3/s). Buna
është një lum i qetë dhe rrjedh nëpër fushë me degëzime të
shumta derisa del në det me një deltë.
Regjimi i Bunës riprodhon besnikërisht atë të Drinit me lu-
hatje të mëdha të nivelit
dhe me fryrje të njëkohshme.
Deri në fillim të shek. XX nëpër Bunë lundronin edhe vapore
me ngarkesë të vogël,
që arrinin deri në tregun e Shkodrës, duke i dhënë këtij qyteti
tiparet e një porti
detar. Përveç transportit të mallrave, ky lum pati një rëndësi të madhe edhe për
peshkim. Sasi të mëdha peshqish, zbritnin nga Liqeni në det e njëkohësisht, sasi
të tjera ngjiteshin nga deti ne Liqen, nëpërmjet Bunës.
Gjatë shekullit të kaluar, me derdhjen e një dege të Drinit (Drinasës) në Bunë, ky
lum i ndryshoi tiparet e tij. Drinasa, në njërën anë shtoi sasinë e ujit dhe e nxitoi
rrjedhën e Bunës, në anën tjetër, me llumin dhe rërën që solli, mbushi shtratin e tij.
Nga kjo, shtrati i Bunës nuk është më në gjendje të përmbledhë të gjithë sasinë e
ujit dhe në vjeshtë e pranverë vërshon fushat djathtas e majtas. Mbushja e shtratit
pakësoi mundësinë e lundrimit të anijeve në pjesën e sipërme, ndërsa sjellja e
ujërave të turbullta, shtimi i rrjedhës dhe pakësimi i thellësisë penguan edhe
vajtjen e ardhjen e peshqve.
Të Dhëna mbi Florën, Faunën dhe Ekosistemet e Zonës.
Vlerësim i habitateve dhe i llojeve me interes në bregun e Liqenit të
Shkodrës; Zona Shirokë – Zogaj Liqeni i Shkodrës dhe kryesisht zona e Shirokë – Zogaj, përbën një kompleks
habitatesh të shumtë, të përshtatshëm për praninë e një larmie organizmash të
gjallë. Ky diversitet i lartë biologjik i dedikohet veprimit të faktorëve favorizues,
kryesisht të karakterit ekologo-gjeografik. Për Liqenin e Shkodrës njihen afër 850 lloje bimore dhe 600 lloje shtazore. Në
pellgun e Liqenit të Shkodrës njihen rreth 1900 lloje bimore dhe ndoshta 3500-
4000 lloje shtazore. Flora dhe fauna e Liqenit ka elemente detare, ndonëse me prevalencë të vogël.
Shkaku i kësaj dukurie duhet të lidhet ndoshta me hyrjen e tyre nëpërmjet Bunës
Si të tillë përmendim bimën Zostera marina, gaforren Echinogammarus veneris, si dhe shumë lloje peshqish që shfaqin dukurinë e migrimit biologjik për në det.
Flora e fauna e Liqenit të Shkodrës karakterizohet nga një endemizëm i ulët. Si
endemike konsiderohet bima Quercus robur scutariensis dhe ndoshta Trapa natans (nënlloji i Liqenit të Shkodrës).
Nga kafshët endemike përmendim peshqit Pachychilon pictum dhe Salmothymus
obtusirostris zetensis, bretkosën Rana shqiperica, oligoketin Peloscolex scodraensis, si dhe disa gaforre amfipodë, kryesisht të gjinisë Niphargus. Numri i
endemikëve shumëfishohet nëse shqyrtojmë krejt florën dhe faunën e pellgut të
Liqenit të Shkodrës. Në kategoritë e larta taksonomike dukuria e endemizmit mungon.
Një interes të veçantë paraqesin reliktet e terciarit, që sot banojnë në Liqenin e Shkodrës. Si të tilla përmendim bimën Utricularia vulgaris dhe ndër kafshët, disa
specie amfipodësh të gjinisë Typhlogammarus.
Fauna autoktone e peshqve karakterizohet gjithashtu si faunë e vjetër terciare. Afër 700 lloje bimësh dhe kafshësh mikroskopike gjenden sipër dhe midis
makrofiteve të bregut. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në rrjetin ushqimor të këtij
ekosistemi. Në disa grupe gjallesash, sidomos Amphipoda, Mollusca, Pisces, Amphibia,
Reptilia, etj., gjen gati aq nënlloje, sa edhe lloje. Në shumë lloje vihen re shfaqjet e
polimorfizmit të individëve në popullatë. Për disa lloje peshqish e amfibësh njihen format hibride. Gjithë këto shembuj shprehin diversitet gjenetik, një zhvillim
evolutiv nëpërmjet dukurisë së përzgjedhjes natyrore. Janë evidentuar 20 lloje bimore dhe 123 shtazore ujore të kërcënuara. Në këtë numër përfshihen llojet në zhdukje, të kërcënuara, të rralla, endemike, me vlera shkencore dhe ato me informacion jo të plotë për kategorizim.
Flora Listohen bimët makrofite të Liqenit në kuptimin jo vetëm të bimëve, të cilat rriten e
zhvillohen në mjedisin e mirëfilltë ujor, por edhe të bimëve të cilat takohen në
brigjet e Liqenit. Një përfshirje e tillë në rastin konkret bëhet e nevojshme për faktin
se fluktacionet e nivelit të ujit shkaktojnë përmbytje të sipërfaqeve të tëra tokësore
duke bërë që për periudha të caktuara të vitit në mjedisin ujor të rriten edhe bimë
të brigjeve të liqenit.
Për më tepër, në disa raste gjatë periudhës së ngrohtë në tokat dhe livadhet e
lagështa e me ujë, edhe në ato jo fare pranë liqenit, por që mbushen me ujë gjatë
dimrit, takohen bimë tipike ujore si lkoni i bardhë dhe lkoni i verdhë. Ndërmjet
bimëve drunore disa janë të introduktuara
Fauna e LiqenitFauna e Liqenit •Liqeni ka nje baze te bollshme ushqimore qe mundeson nje faune mjaft te pasur.
Ketu gjenden rreth 65 lloje peshku ku permendet krapi, ngjala, qefulli,
kubla, gjuhca etj 240 lloje shpendesh si, pelikanet, rosat e egra, shapkat, fllanxat, patat e egra, 240 lloje shpendesh si, pelikanet, rosat e egra, shapkat, fllanxat, patat e egra,
karabullaket, pulbardhat etjkarabullaket, pulbardhat etj
Numeri i larte i llojeve dhe individeve te shpendeve te liqenit vjen dhe prej faktit Numeri i larte i llojeve dhe individeve te shpendeve te liqenit vjen dhe prej faktit
qe liqeni i Shkodres ndodhet ne njeren prej rrugeve te migrimit te shpendeve te qe liqeni i Shkodres ndodhet ne njeren prej rrugeve te migrimit te shpendeve te
Evropes, ate nepermjet rruges se Ballkanit, si dhe mundesise per ti riperterire dhe Evropes, ate nepermjet rruges se Ballkanit, si dhe mundesise per ti riperterire dhe
shtuar kete kapacitet me ane te folezimeve dhe kolonizimit ne kete liqenshtuar kete kapacitet me ane te folezimeve dhe kolonizimit ne kete liqen
Aktivitete ujore sportiveAktivitete ujore sportive