Upload
others
View
4
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Llojet e të dhënave, variablat, operatorët aritmetik
• Variabla është emri i një lokacioni në memorie
• Variabla duhet të deklarohet duke specifikuar emrin e variablës dhe tipin e informatës të cilën ajo do të përmbaj
tipi emri i variablës
int total;
• Më shumë se një variabël mund të deklarohet në një shprehje të vetme, si më poshtë:
int count, temp, result;
Variabala – E dhënë që emërohet përmes një identifikatori
Identifikatori – Një grup i simboleve (unicode) që fillon me një shkronjë ◦ Identifikatori i variablës – adresa e tij!
◦ Variabla – lokacioni memorik që emërohet
◦ Rregullat për shkruarjen e identifikatorëve
◦ Identifikatori i variablës duhet të jetë unik dhe nuk duhet të jetë fjalë e rezervuar
Sintaksa:
Lloji_i_te_dhenave emri_i_variables[=vlera],
…
emri_i_variables[=vlera];
Inicializimi–caktimi i vlerës së variablës me rastin e deklarimit të saj
Lloji vlerës që i caktohet variablës duhet të jetë në përputhje me llojin e deklaruar
Shembuj:
int a, b, c;
int d=3, e, f=5;
byte k=28;
Variablës mund t’i jepet një vlerë fillestare përmes deklarimit:
int sum = 0;
int base = 32, max = 149, total=0;
Kur variabla referencohet në program, atëherë përdoret vlera e saj aktuale
int keys = 88;
System.out.println(“Pianoja ka ” + keys + “ taste.”);
Shtypet si:
Pianoja ka 88 taste
Shprehja e përcaktimit të vlerës ndërron vlerën e një variable
Operatori i përcaktimit është shenja =
total = 55; Shprehja në të djathtë kalkulohet/vlerësohet
dhe rezultati ruhet si vlerë e variablës në të majtë
Vlera e mëparshme e variablës total mbishkruhet me vlerën e re
Një variable mund t’i jepet vetëm një vlerë që përputhet me tipin e deklaruar të variablës.
Lloji i vlerave të cilat mund t’i pranoj variabla
Hapësira memorike që nevojitet për vendosjen e vlerës së variablës në memorie
Operacionet të cilat mund të kryhen në variabël
Ekzistojnë dy kategori të llojeve të të dhënave: ◦ Primitive (të thjeshta)
Numrat e plotë (byte, short, int, long)
Numrat me pikë lëvizëse (float, double)
Simbolet(char)
Logjike (boolean)
Referente (të përbërë) ◦ Vargjet (array)
◦ Klasat(class)
◦ Intefejsat(interface) (Variabla të këtij lloji nuk përmbajnë vlerat reale të të dhënave, por vetëm adresën e lokacionit memorik në të cilin objekti i dhënë gjendet)
Ekzistojnë disa lloje të të dhënave primitive Katër prej tyre simbolizojnë numrat e plotë
(ang. integer): ◦ byte, short, int, long
Dy prej tyre simbolizojnë numrat me presje dhjetore (ang. floating point): ◦ float, double
Njëra simbolizon simbolet (ang. character): ◦ char
Dhe një prej tyre simbolizon vlerat boolean (logjike): ◦ boolean
Konstantet janë identifikues që janë të ngjashëm me variablat por që mban të njëjtën vlerë përgjatë gjithë ekzistencës së saj
Ashtu siç nënkupton vet emri, është konstante, jo variabël
Nëse tentohet të ndryshohet vlera e konstantës kompajleri do të jap compile-time error
Në Java, përdoret fjala e rezervuar final për të deklaruar një konstantë, p.sh.
final int MIN_HEIGHT = 50;
Shembuj
0x23ff // numër i plotë i shprehur në HEX
2.3E-11; // Konstantë me pikë të lëvizshme e llojit double
11.2F; // Konstantat e llojit float në HEX
'c'; // Konstantat që paraqet një simbol
'\u05D0'; // Shprehje e paraqitur përmes kodit Unicode
Konstantet janë të rëndësishme për tri arsye:
Së pari, ato u japin kuptim vlerave të mirëfillta: ◦ P.sh. NUM_ALFABET do të thotë më shumë se vlera 36
Së dyti, ato lehtësojnë mirëmbajtjen e programit ◦ Nëse konstanta përdoret në shumë vende dhe duhet t’i
ndërrohet vlera më vonë, vlera duhet të përmirësohet vetëm në një vend
Së treti, ato formalisht tregojnë se vlerat nuk duhet të ndërrohen, duke iu shmangur gabimeve të shkaktuara nga pakujdesia e programerëve
Përdoren për të shfaqur numrat e plotë (pozitiv dhe negativ)
Lloji më i vogël i të dhënave
Përdorimi: ◦ Për lexim nga datoteka/fajlli
◦ Për komunikim përmes rrjetit
◦ Për të punuar me të dhëna binare të papërpunuara të cilat nuk janë drejtpërdrejt kompatibile me llojet e tjera të të dhënave në Java
Deklarimi i variablavetë llojit byte:
byte b = 23;
Përdorimi: ◦ Shumë i rrallë
Deklarimi i variablave të llojit short:
short a, b;
Përdorimi: ◦ Lloji i të dhënave që përdoret më së shpeshti
( indeksi i unazave, për numërime të ndryshme etj. )
◦ E rëndësishme: Në rast se në një shprehje përdoren variabla të llojit byte, short dhe int, atëherë të gjitha vlerat fillimisht shndërrohen në int e më pastaj llogaritet vlera përfundimtare e shprehjes
Deklarimi i variablavetë llojit int:
int b,c;
Përdorimi: ◦ Në rastet kur operohet me numra të gjatë të plotë
Deklarimi i variablavetë llojit long:
◦long b; ◦ long l1 = 4294967296L;
◦ long l2 = 4545;
Të njohur edhe si numra real
Shembuj:
154.88
1.5488e2
Përdoren tek të gjitha llogaritjet ku është e nevojshme të ngritët preziciteti,ashtu që tregohet edhe pjesa decimale e numrit
Ofron të ashtuquajturën saktësinë e njëfishtë
I përshtatshëm për kompjuterët 32 bitësh
Nuk ofron saktësi të mjaftueshëm kur përdoren numra shumë të vogël dhe numra shumë të mdhënjë
Deklarimi i variablave të llojit float:
float temp;
float g = 12.78f;
Ofron të ashtuquajturën saktësinë e dyfishtë
I përshtatshëm për kompjuterët 64 bitësh
Ofron precizitet të lartë edhe për përdorim të numrave shumë të vogël dhe numra shumë të mdhenjë
Deklarimi i variablave të llojit float:
double pi, fi;
Lloji i të dhënave char: Përmban një simbol prej të ashtuquajturave grupit
të simboleve Unicode Secili simbol zënë hapësirën prej 16 bitave Simbolet vendosen në brendësi të thonjëzave të
njëfishta p.sh. ‘A’, ‘%’, ‘1’ Lloji i të dhënave char përdor edhe simbolet
speciale të cilat gjenden në tastierë, por për përdorimin e tyre duhet përdorur simbole speciale – simbolet e tilla përbëhetn prej shenjës \+ simbolit; p.sh. \r (kalimi në rresht të ri), \t tabulatori horizontal
Deklarimi i variablave të llojit char: char simboli;
char c1 = 65;
char c2 = 'B';
char c3 = '\u0065';
Lloji boolean: ◦ Mund të përmbaj vetëm dy lloje të të dhënave True
dhe False
◦ Këtë lloj të të dhënave e kthejnë të gjithë operatorët e krahasimit dhe poashtu ky lloj i të dhënave përdoret në shprehjet që kanë kushtëzime (if, for)
Zënë hapësirën prej 1 biti në memorie
Deklarimi i variablavetë llojit boolean:
boolean simboli;
boolean bool1 = true;
boolean bool2 = false;
// Të llogaritet syprina e rrethit
public class Rrethi {
public static void main(String[] args)
{
double pi, r, p;
r=10.8; // rrezja e rrethit
pi= 3.1416; // vlera e perfert e pi
p=pi*r*r ; // llogaritja e syprines
System.out.println(“ Syprina e rrethit eshte“+p);
}
}
Rezultati:
Syprina e rrethit eshte 366.436224
// Shembull i përdorim it të llojit char Class ShembullMeSimbole {
public static void main(String [ ] args) {
char ch1, ch2; ch1 = 66; ch2 = ‘Y’; System.out.print(“ch1 dhe ch2: “); System.out.println(ch1 + “ “+ ch2);
} }
Rezultati:
ch1 i ch2: B Y
// Variablate llojitchar sillennjësoj
// sikursenumrate plotë
classShembullChar2{
public static void main(String [ ] args) {
char ch1;
ch1 = 66;
System.out.println(“ch1 përmban“ + ch1);
ch1= ch1 - 1//ngritjae vlerëssëch1 për1
System.out.println(“ch1 tani ka vlerën“ + ch1);
}
}
Rezultati:
ch1 përmban B
ch1 tani ka vlerën A
Operator Përshkirimi Shembull
+ Mbledhja e numrave Bashkimi i stringjeve
7 + 2 “7” + 2
- Ndryshimi 7 - 2
* Shumëzimi 7 * 2
/ Pjestimi 7 / 2
% Mbetja (Modulo) 7 % 2 7.5 % 2
//Shembull i përdorimit të operatorit % -modulo
classModulo {
public static void main(String [] args) {
int a=76;
double b = 76.48;
System.out.println(“
Mbetja e pjestimit a me 10 eshte“ + a%10);
System.out.println(
“Mbetja e pjestimit b me 10 eshte“ + b%10);
}
}