165
Lutja që shëron Në bazë të seminareve të prof. dr. Tomislav Ivančić-it e përgatiti: Andrea von Rechberg

Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja që shëron

Në bazë të seminareve të prof. dr. Tomislav Ivančić-it

e përgatiti:

Andrea von Rechberg

Gjakovë, 2008

Page 2: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Biblioteka: BURIMI I JETËS – Libri 10

Titulli i origjinalit: Molitva koja liječi. Mala kućna ljekarna s lijekovima za liječenje

duha, sakupljenim na seminarima prof. dr. Tomislava Ivančića. Teovizija, Biblioteka “Duhovna medicina” 1, Zagreb, 2000, str. 82.

E përgatiti: Andrea von Rechberg

Nga kroatishtja përktheu: Gjon Alia

Lektura: Fra Lovro Gavran, OFM

Përzemërsisht e falënderojmë z. Dodë Krasniqin,i cili e sponsorizoi botimin e këtij libri

në gjuhën shqipe

Shtypi:

2

Page 3: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Parathënie botimit shqip

Jezu Krishti thotë: “Ejani tek unë të gjithë ju, që jeni të lodhur e të rraskapitur, e unë do t’ju çlodh!” Jezusi gjatë jetës së vet tokësore nuk ka lënë asnjë njeri që e ka lutur për shërim, pa e shëruar. Ai veprën e vet të shpëtimit të njeriut vazhdon edhe tani nga qielli, për të mirën e të gjithë atyre që me gjithë shpirt besojnë në te dhe që me gjithë zemër i luten.

Dashuria e Zotit ndaj nesh është aq e madhe, saqë – edhe kur ne nuk kërkojmë prej tij shërimin e mrekullueshëm – ai na jep ndonjë ilaç natyror, apo ndonjë çaj prej barit të thjeshtë të fushës, apo të malit – vetëm që të na lehtësojë vuajtjen. Sa më tepër do të bëjë Zoti për ata qe i luten me gjithë zemër e me gjithë shpirt! Me të vërtetë, Zoti ynë është i mrekullueshëm dhe i mahnitshëm!

Faleminderit Zotit për Bibliotekën e Provanisë hyjnore “Burimi i jetës”, nëpërmjet të cilës kjo librezë depërton deri te lexuesit. Mirënjohjen e veçantë e meritojnë z. Gjon Alia për përkthimin e këtij libri në gjuhën shqipe, dhe z. Dodë Krasniqi, bashkëpunëtor i prof. Ivančićit, sponsor i këtij botimi, i cili mundësoi që ky libër të jepet lexuesve falas. Zoti i shpërbleftë me bekimet e veta!

Ndërkaq ne të gjithë, që kemi përvojën personale në lidhje me shërimin shpirtëror dhe trupor me anë të lutjes, i lutemi Zotit për të gjithë ju, lexues të dashur, që këto lutje të jenë për ju dhe për të dashurit tuaj burim i bekimit të Zotit dhe i shëndetit shpirtëror, psikik dhe trupor.

M. Svjetlana Rezo, FDC

3

Page 4: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Parathënie botimit kroat

Një person në Gjermani ka qenë i nxitur që nga seminaret e mi për ungjillëzimin e Kishës, të mbajtur në hapësirën gjermane në tri vitet e fundit, të nxjerrë ligjëratat dhe lutjet të cilat mund t’u ndihmojnë lexuesve që në mënyrë më të efektshme dhe më të qëndrueshme të shërojnë traumat e fituara në fushën shpirtërore dhe morale të jetës së tyre. Jam pajtuar me botimin e materialit nga seminaret në këtë mënyrë, i bindur se kjo është shenjë e nevojës së madhe për shërimin e plagëve të njeriut bashkëkohor që deri tani nuk janë shëruar ose janë shëruar pak. Derisa të shkruaj diçka më sistematike dhe themelore, shkencërisht dhe në mënyrë të gjithanshme për shërimin e shpirtit të njeriut, kjo broshurë mund të jetë ndihmë, por edhe urë, derisa ato libra të dalin në dritë.

Materialet janë marrë nga trembëdhjetë seminare që i kam mbajtur në Gjermani dhe nuk janë sistematizuar. Zonja Rechberg i ka renditur në mënyrë të thjeshtë, duke i shkëputur nga kasetat. Pikërisht kjo mungesë sistematizimi të broshurës më duket mjaft e dobishme dhe e mirëseardhur.

Shumë njerëz i lexojnë librat e mi dhe i dëgjojnë kasetat. Ata lexojnë një herë ndonjë recetë për lutje më të mirë ose për shërimin e ndonjë traume të brendshme, e kjo do të thotë se e harrojnë shpejt. Ky libër pikërisht e pengon këtë harresë, duke ofruar lutjet për traumat e ndryshme shpirtërore dhe morale të njeriut, e pastaj gjithmonë i përsërit ndryshe, në formë të re dhe më të pasur. Kështu e detyron lexuesin që të njëjtën sëmundje ta shërojë përherë e më mirë me të njëjtën lutje. Po ashtu e detyron lexuesin që një bar të sëmundjes shpirtërore ta marrë

4

Page 5: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

disa herë duke lexuar broshurën, dhe gjatë leximit përjeton shërim më të thellë. Kështu libri është në vetvete një klinikë e vogël. Kur njeriu fillon të lexojë, takohet me shpjegime të vogla, pastaj has në lutje që duhet t’i lexojë, e atëherë si lumi që ndahet në shumë degë, e takon përsëri atë lutje, por has edhe në lutje të reja, të ndryshme nga ajo; has në plagë të reja që duhet shëruar, me qasje më të thellë dhe më të gjithanshme Zotit dhe mëshirës së tij shëruese. Lexuesi ndjehet sikur motra medicinale i sjell çdo herë bar më të mirë për sëmundjen e tij. Pasi që ta ketë lexuar librin, do të ndjehet tjetër njeri, më i lirë, më i shëndoshë.

Është me rëndësi që të theksohet se mjeku dhe bari janë Jezu Krishti. Ky libër në shumë mënyra dëshiron që të na shpie tek ai. Ata që ndjejnë se nuk mjafton terapia personale që marrin nga kjo broshurë, gjithmonë mund të drejtohen në Qendrën për ndihmë shpirtërore në Zagreb.

Më mbetet që vetëm t’i falënderohem mbledhëses së këtij materiali, zonjës Andrea von Rechberg nga Donzdorfi në Gjermani, pastaj përshkruesve, përkthyesve, lektorit dhe korrektuesit, e sidomos botuesit. Jam i bindur se kjo broshurë do t’i shërbejë sadopak përtëritjes shpirtërore, dhe kjo do të arsyetojë botimin e saj...

Tomislav Ivančić Zagreb, 22 korrik 1994

5

Page 6: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

6

Page 7: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Hyrje Këto lutje janë të mbledhura në seminaret e prof.

Tomislav Ivančićit, të mbajtur në mes të viteve 1990 dhe 1993 në qytetet e ndryshme të Gjermanisë dhe u dedikohen “zemrave të thyera”. Kjo është vetëm një pjesë e pasurisë që na e ofron Shkrimi Shenjt dhe Kisha, të cilën e aplikojnë me sukses më se njëmijë pacientë në vit në “klinikën për shërim shpirtëror” në Zagreb. Që të kuptohen më mirë këto lutje, është më së miri që të merret pjesë në ndonjë prej seminareve posa të ofrohet rasti për këtë, ose të dëgjohen kasetat në të cilat janë të incizuara ato lutje.

Dr. Tomislav Ivančić (lexo: Ivançiq), meshtar i Zagrebit, profesor i teologjisë, më se njëzet vite udhëheq seminaret për ungjillëzim dhe riungjillëzim. Gjatë asaj shërbese ka zbuluar se, përkundër faktit se njeriu ka trupin, psiken dhe shpirtin, atij i ofrohet vetëm shërimi trupor dhe psikik, kurse shërimit të shpirtit nuk i kushtohet kujdes fare. Derisa shërohen plagët somatike (trupore) dhe psikike – lihen pas dore ato shpirtërore. Prandaj, në gushtin e vitit 1990 ai e ka themeluar në Zagreb qendrën katolike për shërimin shpirtëror (Qendra për ndihmën shpirtërore), si organizatë humanitare publike.

Qendra është themeluar në bazë të përvojave nga seminaret për ungjillëzimin e Kishës. Vepron si klinikë shpirtërore, shëron plagët e ndërgjegjes, sëmundjet morale, varësitë e ndryshme, liron nga ndikimet e praktikave okultiste dhe kështu pengon paraqitjen dhe kthimin e sëmundjeve të ndryshme. Qendra u ndihmon edhe njerëzve të cilët kanë vuajtur nga mungesa e dashurisë dhe butësisë në fëmijëri, ndihmon tek fobitë, pasojat e situatave të ndryshme të

7

Page 8: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

stresit, liron nga frika, u jep sigurinë shpirtërore njerëzve dhe mënjanon qëllimet vetëvrasëse, duke ndihmuar që përsëri të gjendet kuptimi i jetës.

Vetëm njeriu, moralisht i shëndoshë, sillet ashtu si duhet me njerëzit, natyrën dhe me të gjitha krijesat, duke i ruajtur, e jo duke i shkatërruar ato. Tekstet e ardhshme do t’u ndihmojnë në jetën e lutjes atyre që tanimë i kanë shijuar në seminare bekimet e lutjes, ndërsa do të jetë udhërrëfyes për rritje në lutje për ata që dëshirojnë që të përparojnë.

Falënderoj prof. Ivančićin që ka lejuar që ky tekst të botohet. Pjesëmarrësit e panumërt në seminaret e tij e kanë gjetur fenë. Në shumë prej tyre e ka zgjuar gëzimin për lutje dhe për leximin e Shkrimit Shenjt dhe ashtu e kanë shijuar bekimin e sakramenteve të Kishës Katolike në një mënyrë të re dhe më të thellë. Në shumë vende janë themeluar bashkësi të lutjes, kurse në to është zhvilluar dëshira për hulumtim dhe zbulim të mëtutjeshëm të pasurisë së Kishës.

Falënderoj edhe bashkëpunëtorët e tij në atdheun e tij, të cilët e kanë mbështetur me lutje të pandërprerë, që seminaret të jenë bekim për bashkësitë e shumta në shtetet e ndryshme.

Të gjithë bashkëpunëtorëve të tij nga Qendra për ndihmë shpirtërore, faleminderit për shërbesën plot dashuri. Zoti i shpërbleftë për të gjitha sakrificat, i ruajttë dhe i drejtoftë në rrugët e tyre.

Andrea von RechbergDonzdorf, Gjermani

8

Page 9: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Shërimi i sëmundjeve shpirtërore

Për shërimin e sëmundjeve trupore dhe psikike kemi mjekët, barnat dhe spitalet. Kur e kemi shpirtin e sëmurë, e kjo do të thotë, kur jemi të zemëruar, xhelozë, përtacë, kryelartë, mendjemëdhenj, kur i përbuzim të tjerët, i urrejmë etj., edhe atëherë na duhet bari. Jezusi ka ardhur që të na lirojë dhe që të na shërojë – të na shërojë moralisht.

Kur Jezusi ka shëruar sëmundjet trupore dhe psikike, ai e ka bërë këtë nga dhembshuria. Kjo ka qenë shenjë e dukshme se ka ardhur Mbretëria e Hyjit. Por gjithmonë u thoshte njerëzve që për këtë të mos i flasin askujt. Përkundrazi, kur kishim të bëjmë me shërimin shpirtëror, p. sh. kur i dëbonte demonët, thoshte: “Kthehu në shtëpinë tënde dhe trego krejt çka bëri Hyji për ty” (Lk. 8, 39).

Sikur t’i shëronte vetëm sëmundjet trupore dhe psikike, pas tyre do të mbetej mëkati dhe e keqja në njerëzit, dhe kështu Jezusi nuk do t’i shpëtonte. Jezusi nuk ka ardhur që të përmirësojë botën – por që të krijoi botën e re. Me ngjalljen e tij është krijuar bota e re këtu në këtë botë. Kjo botë do të shkatërrohet – e atëherë do të jetë qielli i ri dhe toka e re. Me ngjalljen e Jezusit ka filluar edhe krijimi i ri.

Shpirti Shenjt vepron në ne. Të gjitha vuajtjet dhe të këqijat janë prej mëkatit. Është normale që psika jonë dhe trupi ynë do të jenë të shëndoshë kur të lirohemi nga e keqja. Në sferën e shpirtit ndodhen shkaqet e të gjitha sëmundjeve. Prej momentit kur i kemi kundërshtuar Hyjit, kur Adami

9

Page 10: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

dhe Eva janë ngritur kundër Hyjit, ne jemi ndarë nga ai.

Jeta është si lumi i ditëve dhe i kohës. Ai lumë që është ndarë nga burimi i tij, nuk rrjedh më, është shterur. Edhe jeta jonë është e tillë. Njeriu që është në armiqësi me Hyjin, nuk jeton më. Ai vetëm vegjeton, funksionon vetëm trupi i tij. Shpirti është i vdekur, e vdekja shpirtërore është më e rrezikshme se sa ajo trupore. Jezusi ka ardhur që ta mundë këtë vdekje dhe të na kthejë jetën.

10

Page 11: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Parimi i parë për shërimin e shpirtit

Parimi i parë për shërimin e shpirtit është se të gjitha fjalët e Shkrimit Shenjt janë shëruese. Kur Jezusi thotë: “Fal”, ky nuk është vetëm parim etik, por është bar. Kur falim, lirohemi prej urrejtjes. Ajo shkatërron edhe trupin tonë, jo vetëm psiken. Trupi ynë atëherë nuk funksionon si tërësi dhe si i lirë.

Tek fëmija, i cili nuk ka marrë dashuri të mjaftueshme nga prindërit, zgjohet armiqësia ndaj prindërve dhe në protestën kundër tyre krijohet tendosja, ngërçi në organizëm. Po ashtu, nëse njeriu me të vërtetë dëshiron të kënaqet në mënyrë seksuale, kjo nuk është e mundshme në mëkat, sepse në mëkat ndjejmë frikë nga njerëzit, por edhe nga Hyji. Nga mëkati vuan i tërë trupi dhe shpirti. Trupi e ndjen kur jemi në armiqësi me Hyjin. Në këtë botë nuk mund të kënaqemi nëse jemi në mëkat.

Gëzimin e ndjejmë vetëm kur jetojmë në harmoni me ligjin e Hyjit. Vetëm atëherë kënaqemi nga thellësia e shpirtit dhe e trupit. Botën e ka krijuar Hyji, e jo djalli. Prandaj vetëm Hyji mund të japë gëzimin dhe kënaqësinë. Mëkati premton shumë, jep pak, dhe i merr të gjitha. Ai është gjithmonë mashtrim, gënjeshtër dhe vdekje. Shpesh mendojmë se Kisha na i ndalon kënaqësitë e jetës. Kjo nuk është e vërtetë. Përkundrazi, ajo dëshiron që të na e tregojë rrugën drejt lumturisë, gëzimit, lirisë.

Ne jetojmë në botën që është e mirë, por njëkohësisht edhe e errët, e keqe, e dobët dhe

11

Page 12: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

prandaj duhet të dimë cila rrugë është e drejtë. Shkenca, mjekësia dhe fakultetet na i shpjegojnë ligjet e natyrës; Kisha i shtjellon ligjet e jetës. Kisha nuk ndalon as nuk lejon, vetëm thotë: “Nëse dëshiron që të jetosh, përcaktohu – në një anë qëndron vdekja, e në anën tjetër jeta. Nëse dëshiron që të jetosh, zgjidhe anën e vërtetë.” Kjo nuk vërehet aq qartë, sepse kemi të bëjmë me anën shpirtërore. Përkundrazi, anën materialen, do ta kuptojmë menjëherë.

Nëse nuk e fusim në marsh, nuk mund ta ngasim automobilin. Po ashtu, nëse nuk falim, nuk mund të jetojmë. Kur urrejmë, nuk jemi të lumtur, askënd nuk mund ta shikojmë në sy, jemi të thyer në shpirt, nuk mund të kënaqemi në asgjë, jemi të vdekur shpirtërisht. Nuk ia vlen që të mëkatojmë. Nuk mund të themi: “Ja, helmi gjendet vetëm në majën e gishtit tim, jo në trupin tim.” Mjafton që të jemi të helmuar në majën e gishtit. Kjo vlen edhe për mëkat: vetëm me një mëkat jemi të helmuar.

Njeriu është tërësi. Çka vlen nëse trupi është i shëndoshë, e shpirti i papastër! Shpirti na lidh me Hyjin dhe me njerëzit. Kjo do të thotë se kur jemi të shëndoshë në shpirt, mbarë gjithësia është e jona, mbarë historia, të gjithë njerëzit. Atëherë asgjë nuk mund të humbim, atëherë e kemi cakun para vetes. Atëherë e dimë – nuk ka fund, gjithmonë janë vetëm fillimet e reja. Çdo fjalë e Besëlidhjes së Re na shëron, çdo gjë që Jezusi ndalon ose urdhëron, është shëruese. Ajo është gjithmonë bar. Ndoshta ende nuk e kuptojmë si të tillë, por e marrim. A e di ti se çfarë përmbajtje ka tableta që ta jep mjeku? Jo. Ke besim në mjekun. Kur Jezusi thotë: fale të

12

Page 13: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

afërmin, pranoji fajet tua, duaj armiqtë tu, ai nuk shpjegon parimin dhe shembullin etik, por jep recetë.

Armiqësinë mund ta shkatërroj vetëm kur ta dua armikun, vetëm kur ndaj tij ndjej dhembje. Është e tmerrshme që të jesh njeri i keq. Prandaj më dhimbset, prandaj e dua. Nëse dua, jam i lidhur me Hyjin, i cili është dashuri. Nëse jam i lidhur me Hyjin, jam i lidhur me njerëzit, jam si lumi që rrjedh. Nëpër mua forca dhe drita e Hyjit rrjedhin tek armiku dhe e ndryshojnë. Kështu ndodh paqja. Paqja nuk arrihet me armë por me dashuri. Ky është ligji i Shpirtit.

13

Page 14: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Parimi i dytë për shërimin e shpirtit Ti të tjerëve u ndihmon me lutjen tënde vetëm

atëherë kur në lutje ndërrohesh vetë. Kur je në armiqësi me Hyjin, kur je në mëkat, kur e urren dikënd, ti nuk mund t’i ndihmosh askujt. Së pari duhet të kthehesh. Lutja më së pari duhet që të ndihmojë ty. Vetëm atëherë mund t’u ndihmosh të tjerëve. Shumë njerëz luten e luten dhe asgjë nuk ndodh. Ata thonë: “Lutem, por nuk po ndihmon”. Zemra jote duhet të jetë e hapur. Vetëm kur të hapesh, Hyji mund të veprojë.

Çka është lutja?

Lutja është bisedë me Hyjin – thotë KonciliLutja është takim me Hyjin – thonë shenjtërit.Lutja është shikim i Hyjit – thotë Shën Tereza e

Avilës.

Me fjalë të tjera: në lutje ne kontaktojmë me Hyjin. Në lutje i flasim Hyjit dhe dëgjojmë se çka na përgjigjet Hyji. Dhe pyesim veten: a mund njeriu me të vërtetë të komunikojë me Hyjin? Hyji është shpirt, por edhe njeriu ka shpirt. Dhe jo vetëm kaq; secili i krishterë e ka pranuar në pagëzim Shpirtin Shenjt. Kjo është ajo aftësia hyjnore për komunikim me Hyjin.

14

Page 15: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Përveç kësaj Hyji është bërë njeri. Nga kjo rrjedh se me Hyjin mund të flitet në mënyrën që e bëjnë njerëzit. Ashtu si me aftësitë e veta fizike njeriu mund të kontaktojë me botën materiale rreth vetes, ndërsa me aftësitë e veta psikike me botën e gjallë rreth vetes dhe me njerëzit, po ashtu me aftësitë e veta mund të kontaktojë me Hyjin. Lutja, prandaj, është aktivitet i shpirtit. Ajo është me cilësi shpirtërore.

Mëkati është ndarje e njeriut prej Hyjit. Lutja është vendosje e sërishme e lidhjes miqësore në mes Hyjit dhe njeriut. Me lutje njeriu është më së shumti i drejtuar në lirinë që ia ka sjellë Jezu Krishti. Ai me të vërtetë i ka shpaguar fajet tona dhe neve njerëzve na ka dhënë mundësinë që të mund të kontaktojmë me Hyjin. Me lutje ne hyjmë në shëlbim.

Kështu mund të kuptojmë se shëlbimi i botës është lutja. Kur, në të vërtetë, në lutje kontaktojmë me Hyjin dhe me shëlbimin e tij, në ne hyn fuqia Hyjnore dhe jeta Hyjnore vendos lidhje me botën. Kjo do të thotë se bota merr fuqinë që është më e madhe se të gjitha bombat, të gjitha urrejtjet, të gjitha mëkatet dhe sëmundjet. Lutja, është pra, bari që shpëton botën nga shkatërrimi. Lutja është e gjithëpushtetshme. Krahasimi me hardhinë dhe shermendin mund të na ndihmojë që ta kuptojmë parimin e dytë për shërimin shpirtëror.

Jezusi thotë:“Unë jam hardhia, ju jeni shermendet” (Gjn 15, 5)

15

Page 16: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Në hardhi nuk ka kalavesh rrushi, ata rriten në shermend. Nëse në hardhi nuk ka shermend, atëherë hardhia nuk mund të japë rrush. Ti je shermendi, Jezusi është hardhia. Hardhia nuk ka forcë pa shermend, kurse shermendi nuk mund të bëjë asgjë pa hardhi. Kjo do të thotë: Jezusi nuk mund të japë asgjë nëse ti je i tharë si shermend. Kur je shpirtërisht i sëmurë, në të vërtetë je i frenuar, i mbyllur. Nëse nga hardhia në ty nuk hyjnë lëngjet, nuk do të kesh rrush në vete. As të tjerët nuk mund të marrin asgjë nëpërmes teje. Edhe të tjerët duan rrush, e ai mund të rritet vetëm në ty.

Kjo do të thotë: Jezusi nuk mund të kthejë kah Hyji askënd përveç

teje.

Papa Gjon Pali II. në shumë shkrime të tija thotë se Jezusi i mishëruar është lidhur me çdo njeri dhe është bërë njeri, duke marrë natyrën njerëzore. Prandaj Jezusi është sot i pranishëm në çdo njeri. Me pagëzim, në ne ka zënë vend Mbretëria qiellore; mëshira e Hyjit ende nuk është e dukshme, sikurse fëmija në barkun e nënës. Ajo duhet të lindë. Jezusi thotë: “Për të vërtetë po ju them: ka këtu ndër ju asi që nuk do të vdesin para se të shohin se arriti me fuqi Mbretëria e Hyjit.”

Apostujt nuk kanë mundur të bëjnë mrekulli as veprat e Hyjit, derisa nuk e kanë shijuar Shpirtin Shenjt. “Kur apostujt dëgjuan në Jerusalem se Samaria e kishte pranuar Fjalën e Hyjit, i dërguan atje Pjetrin e Gjonin. Këta zbritën atje,u lutën për ta

16

Page 17: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

që të merrnin Shpirtin Shenjt, sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjërin ndër ta: ata vetëm ishin pagëzuar në Emër të Jezusit Zot. Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Shpirtin Shenjt” (Vap 8, 14-17). Duhet lindur në Shpirtin Shenjt. Për këtë ndihmon lutja e atyre që tanimë e kanë atë përvojë.

Të bësh mrekulli, do të thotë të shndërrosh mëkatarin në shenjt, të ndërrosh zemrën e njeriut, ta kthesh atë. Të krishterët bëjnë mrekulli – kjo është gjë normale. Të kesh përvojën e Shpirtit Shenjt, do të thotë të kesh forcën e tij që ta mundësh mëkatin, që të shkëputësh së pari varësinë tënde nga mëkati dhe nga e keqja.

Gjithkush mund të ketë përvojën e Shpirtit Shenjt. Mirëpo, për këtë kërkohet:

1. besimi në fjalën e Hyjit, 2. vendimi personal dhe 3. lutja.

Nëse vetë lutemi me qëndresë, ose të tjerët luten për ne, edhe ne do të fitojmë përvojën e Shpirtit Shenjt.

Të besosh do të thotë që t’i hapesh mëshirës dhe pranisë hyjnore. Feja lind kur të na shpallet fjala e Hyjit dhe ne e pranojmë. Kungimin mund ta marrim vetëm në fe. Nëse e refuzojmë fjalën e Hyjit, nuk mund ta marrim Jezu Krishtin në shëmbëllesën e bukës. Jezusi mund të banojë në ty vetëm nëse në ty banon fjala e tij. “Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën, Ati im do ta dojë, tek ai do të vijmë dhe tek ai do të banojmë” (Gjn. 14, 23)

17

Page 18: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

“Kurse, ai që i dëgjon të gjitha këto fjalë të mia e nuk i shtie në veprim, mund të krahasohet me njeriun e marrë, i cili e ndërtoi shtëpinë e vet mbi rërë” (Mt 7, 26).

Ti fillon të jetosh kur fillon të lutesh. Atje ku njerëzit luten, banon Shpirti Shenjt.

18

Page 19: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Si vjen Shpirti Shenjt te ti? Kur Jezusi zë vend në ty, me të është Trinia e

Shenjtë. Hyji Atë e njeh veten dhe e shpreh atë njohje. Njohja e shprehur e Tij është Biri i tij, Jezu Krishti (Fjala). Edhe Biri është Hyj, vetja e dytë hyjnore. Të duash nuk do të thotë vetëm të japësh dashuri, por edhe ta pranosh atë. Hyji Atë i dorëzohet Birit në dashuri, e Biri e pranon atë dashuri. Pranon në vete Atin e vet dhe i dorëzohet në dashuri atij. Kjo dhënie dhe marrje e ndërsjellë në dashuri, ajo dashuri reciproke në mes tyre, është vetja e tretë Hyjnore – Shpirti Shenjt. Kështu njëri-tjetrin e përfshijnë dhe atje ku është njëri, gjithmonë janë edhe dy të tjerët. Kur Jezusi banon në ty, Ati të sheh në përqafimin e Birit. Ati përqafon Birin dhe së bashku me te, të përqafon e të puth edhe ty. Ajo dashuri është e derdhur në shpirtin tënd.

Në çastin e ngjizjes Hyji të ka dhënë shpirtin tënd të pavdekshëm. Ai shpirt në ty mund të jetë i sëmurë, i çrregulluar, por atë mund ta shërojë Shpirti Shenjt. Kur je anëtar i Kishës, e ke Shpirtin Shenjt, që e ke marrë me pagëzim, e merr me kungim, me krezmim etj. Ky Shpirt Shenjt në ne shpesh nuk mund të veprojë, sepse jemi përplot me plagë. Plagët shkaktojnë të keqen, urrejtjen, dobësinë, kështu edhe pa vetëdije e pengojmë Shpirtin Shenjt që të veprojë.

Mëkati është shkaktari i vuajtjes sate dhe shkaku që ti nuk je në gjendje t’i bësh veprat e Hyjit. Mëkati pengon ndikimin e Hyjit në ty. Nëse nuk hapesh në fe, nuk e pastron shpirtin, nuk je i

19

Page 20: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

kalueshëm për mëshirën e Hyjit, nuk je “kanal”: dmth. jeta e Hyjit nuk mund të rrjedhë nëpër ty deri tek të tjerët. Mëkatet dhe bllokadat e pengojnë. Mëkati lë në ne plagët dhe vrragët, të cilat janë përsëri tokë pjellore për mëkate të mëtejme, por edhe pengesë për mëshirën e Hyjit.

Në lutjet për shërim e lusim Jezusin që t’i prekë plagët tona, të kaluarën tonë dhe kujtesën tonë dhe ashtu ta shërojë. Secili prej nesh është gjithmonë i njëjti njeri i cili në vete bart fëmijërinë, moshën e rritur dhe pleqërinë. Që nga fillimi bartim në vete lindjen dhe vdekjen. Prandaj, gjithmonë e kujtojmë me mall fëmijërinë, dëshirojmë dashurinë, butësinë, mbrojtjen dhe sigurinë. Gjithmonë kemi mbetur fëmijë.

Këto fakte janë shumë të rëndësishme për lutjet e shërimit.

Vendos: A dëshiron vërtetë që të gjitha plagët e tua të shërohen? Lejo që Shpirti Shenjt të vijë tek ti, lidhu me Jezusin. I lidhur, do të thotë: pranoje fjalën e tij. Ti je i lirë prandaj mundesh dhe duhet t’i thuash PO. Ai nuk mund ta japë Shpirtin e vet nëse ti nuk e lut për këtë.

Dallo: Urrejtja është forca e shpirtit të keq, e jo vetë shpirti i keq. Lusim Hyjin për Shpirtin e dashurisë, Shpirtin e së vërtetës, Shpirtin e besnikërisë – por ky nuk është vetë Shpirti Shenjt. Nuk ka shumë shpirtra të shenjtë por është vetëm një. Ka shumë fuqi dhe dhurata të Shpirtit Shenjt. Njësoj është edhe me forcën e shpirtit të keq, p. sh. me urrejtjen. Që ato forca të mos na sundojnë, kemi lutjen e shërimit dhe të lirimit.

20

Page 21: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Që të kuptojmë shërimin e zemrave të thyera, të përkujtohemi se Kisha ka dy detyra: 1. që të shpallë Mbretërinë e Hyjit, ta shpall fjalën

e Hyjit (Lk 9,1-11);2. që të shërojë zemrat e thyera (Lk 9, 1. 2. 6. 11).

Për sëmundje shpirtërore është kompetente Kisha.

Në mesin e shumë “barërave” të cilat Kisha i ka marrë nga Jezusi, janë këto:

Pagëzimi na liron nga të gjitha mëkatet personale dhe shëron atë themeloren – na liron nga mëkati i rrjedhshëm, na shpie nga vdekja në jetë.

Rrëfimi na liron nga të gjitha fajet tona, që i kemi bërë pas pagëzimit. Na liron nga dënimi dhe e kaluara që na fajëson. Rrëfimi është si klinikë, si dush që mënjanon nga ne të gjitha papastërtitë. Nuk ka mëkat privat, të gjithë ne jemi një trup, trupi i Krishtit. Kur lirohemi nga mëkati, mbarë Kisha përjeton lirimin.

Vajimi është bar për sëmundjet e shpirtit. Kur shërohet shpirti, shpesh herë shërohet edhe trupi edhe mendja.

Eukaristia është realiteti më themelor i krishterimit dhe i Kishës, burimi i të gjitha sakramenteve. Në meshë është fjala e Hyjit, Jezusi dhe Shpirti Shenjt, Hyji Atë, i tërë Hyji. Në meshë mund të merren të gjitha hiret të cilat Jezusi i ka fituar për ne me vdekjen dhe me ngjalljen e vet. Në meshë sot ndodh darka e fundit, mundimi dhe

21

Page 22: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Ngjallja e Jezusit. Për këtë arsye ajo mund të të ndërrojë dhe të të shpie prej vdekjes në ngjallje, nga sëmundja në shëndet, nga mëkati në hir. Mesha e shenjtë është “klinikë” që është mirë të shfrytëzohet çdo ditë. Në të ndodhë ndryshimi më i thellë i të gjitha krijesave, botës dhe gjithësisë në përgjithësi. Ajo është qendra e të gjitha krijesave, e mbarë historisë së llojit njerëzor, aty pulson historia e njerëzimit.

Jezusi na ka dhënë në Kishë edhe lutjet, p. sh. lutja Ati ynë. Vetë lutja nuk është kurrfarë metode, por është ardhje në praninë e Hyjit. Kjo do të thotë se Jezusi është para teje, se ti je pranë tij, se ai të shikon. Duhet t’ia thuash të gjitha. Vepron prania e tij e jo fjalët.

Kështu, plagët tona të brendshme mund të shërohen me lutjet e shërimit (p. sh. kujtimet tona) që raportet tona me të tjerët përsëri të jenë të mira, që ashtu të mund të lindë shoqëria e re.

Shumë shërime shpirtërore ndodhin që në rrëfim, më shumë në vajimin e shenjtë, e më së shumti në meshën e shenjtë si dhe me lutjen e ndërmjetësimit.

22

Page 23: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

“Medikamentet” dhe “injeksionet” për shërim shpirtëror

Plagët më të rënda janë plagët dhe vrragët shpirtërore. Pasi që ato kanë shkaqe dhe simptome të ndryshme, këndej ka edhe lutje të ndryshme për shërimin e tyre. Lutjet e ofruara këtu mund të përtërijnë dhe të shërojnë. Këtu nuk kemi të bëjmë me shërim të mrekullueshëm si ka bërë Jezusi. Kemi të bëjmë me shërim me anë të lutjes (“barëra” dhe “injeksione”) të cilat gjithkush mund t’i provojë në vete. Secila nga lutjet e ofruara në të vërtetë është fjala e Hyjit nga Shkrimi shenjt. Në ato fjalë qëndron bari dhe fuqia për betejën kundër sëmundjes shpirtërore.

Lutja është bisedë me HyjinTë përgatitesh për lutje, do të thotë të

vendosësh se tani do të lutesh.Ndaju nga çdo gjë që të pengon.Shiko në Hyjin, drejtohu atij.

Mos mendo tani në lutje, por në Hyjin. Secila lutje të sjell te Hyji, në praninë e tij, së bashku me të gjitha plagët tua. Nëse dëshiron që të shërohesh mund të shërosh edhe të tjerët. Mirëpo, askënd nuk mund ta kthesh te Hyji nëse nuk mund ta pranosh. Së pari duhet ta falësh, ta falësh, ta falësh... ashtu që të bëhesh krejtësisht i rrjedhshëm, që mëshira e Hyjit të mund të rrjedhë nëpër ty tek të tjerët. Parimi themelor i shërimit shpirtëror është që të jesh i lidhur me Hyjin dhe me njerëzit në dashuri.

23

Page 24: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Secila lutje është shëruese, secila e shëron shpirtin tënd, por lutja më e mirë për të gjitha sëmundjet, mjeti me të cilin e pastron shpirtin tënd është lutja Ati ynë.

Ati ynë Ti mund t’i kesh të gjitha që i ka hardhia – të

gjitha që i ka Jezusi. Edhe ti mund të bëhesh i shenjtë. Mund t’i kthesh edhe të tjerët te Hyji ashtu që të pinë verë nga rrushi që rritet në ty. Kështu do të mbushen me Shpirtin Shenjt, por vetëm nëpërmes teje. Është shumë e rëndësishme se sa mund të jesh i rrjedhshëm. A dëshiron që lëngjet të rrjedhin prej Jezusit tek të tjerët nëpër ty?

Lëngjet e Jezusit – ai është Shpirti Shenjt. Shpirti Shenjt është uji i gjallë, thotë Jezusi. Ai është lumi i jetës, ai është vetë jeta.

Thuaje Ati ynë që të jesh i rrjedhshëm. Atëherë Jezu Krishti lutet në ty.

Vendose lidhjen me te, “telefonoji”. Thuaj: “Atë! Ai do të përgjigjet: “Ti.” “Ti.” Ti – ti... lidhja është vendosur. Zgjidhi pastaj këta numra:

1. prano mëkatet tua (na i fal fajet tona),2. fal (si i falim ne fajtorët tonë),3. bjeri mohit (mos na lër të biem në tundim), 4. pranoje tërë jetën tënde (na liro nga i keqi).

24

Page 25: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Aty ku të ndalesh, kërko aq gjatë derisa mos ta gjesh shkakun e ndalesës. Gjeje mëkatin atje ku fshihet, përndryshe nuk mund të shkosh më tutje në atë lutje. Nganjëherë je i bllokuar për shkak të ndonjë imtësie. Ke vështirësi sepse atë lutje nuk e thua çdo ditë.

Kur e lusim kështu Ati ynë, gjithmonë jemi mirë, jemi të liruar nga barra, vështirësitë dhe problemet. Do të ndërrohesh dhe mund të rritesh në lutje. Mund të rritesh në dhuratat e Shpirtit Shenjt. Gjithmonë vlen kjo: vetëm nëse je vetë i shëndoshë mund të “nxjerrësh” shërimin për të tjerët. Ati ynë është kusht për shëndetin tënd. Le të fillojë çdo lutje me të. Secila bashkësi lutjesh në çdo takim do të duhej ta marrë këtë bar.

Pas këtyre katër pikave mund të flasësh me Hyjin, ta lavdërosh, ta falënderosh. Nga ai mund të marrësh krejt çka dëshiron. Thuaj një herë shkurtimisht dhe konkretisht se çka dëshiron, dhe prit – një sekondë apo dy, ndoshta një minutë, pesë minuta apo pesë ditë, një javë. Prit – do të vijë. Nëse Hyji hamendet, do ta japë. Lutu: “U bëftë vullneti yt”. Vullneti i tij është paqja jote, gëzimi yt, jeta jote. Thuaje atëherë, me zë, Ati ynë dhe lëshoje nëpër zemër secilën fjalë.

Shiko në Hyjin

25

Page 26: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Nëse do që të përqendrohesh në lutje, mos mendo në atë që flet por në atë me të cilin flet. Ulu afër tij dhe përshëndete nga zemra. Dëgjo se si Hyji të thërret me emër. Kjo dëgjohet me zemër.

Thuaj: “Zot, ti je këtu; Zotëri, ti je këtu; Atë, ti je këtu. Edhe unë jam këtu.”

Qëndro aq gjatë derisa shpirti yt të mos e vendos lidhjen me Hyjin. Rrezitu në shikimin e tij, pusho, shërohu, kënaqu. Për këtë të duhen pesë apo dhjetë minuta çdo mëngjes. Qëndro ashtu derisa të mos e ndjesh gëzimin dhe forcën.

Pranoji mëkatet »Por, nëse ne ecim në dritë, sikurse Ai është

në dritë, kemi bashkësi njëri me tjetrin dhe gjaku i Jezusit, Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat. Po nëse themi: “Ne nuk kemi mëkat”, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne. Por, nëse i pranojmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë: do të na i falë mëkatet dhe do të na pastrojë nga çdo padrejtësi. Por, nëse themi: “Ne nuk kemi mëkatuar”, e bëjmë Atë rrenacak dhe fjala e tij nuk është në ne« (Gjn. 1,7-10).

Shiko se cilat pjesë tuat kjo dritë e diellit nuk i arrin. Ku janë hijet, bllokadat, negativja në ty? Atë, më fal. Sa herë që e pranon mëkatin e ri, prit derisa e ndjen se është zhdukur. Kështu një nga një me rradhë. Mëkati është armiqësi me Hyjin. Lute Hyjin të të japë dritë që të mund t’i zbulosh të gjitha mëkatet tua.

26

Page 27: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Fal Fali të gjithë që i ke takuar dje dhe ata që do t’i

takosh sot. Thuaj: “Atë, e fal atë njeri nga zemra. I pranoj të gjithë që m’i dërgon”. Numëroji me emër. Hyji është dashuri, e kur ti nuk fal, mbetesh në urrejtje. Dashuria dhe urrejtja nuk mund të bashkëbisedojnë. Nëse nuk i fal, lidhesh për ata njerëz, lidhesh me mëkatin, urrejtjen, djallin. Të falësh do të thotë të ndahesh nga ata. Në vend që t’i hakmerresh armikut, fale. Atëherë Ai është në dorë të Hyjit. Nëse nuk e fal, ti do të humbësh si njeri, do të mbetet shkatërrimi dhe ferri në ty, në njeriun tjetër dhe në mbarë botën.

Bjer mohit T’i mohosh të gjitha, thotë Jezusi. Kjo do të

thotë: mos u lidh për asgjë. Nëse je i lidhur për tokën, njerëzit dhe gjërat, djalli, që ka pushtet në tokë, ka pushtet edhe në ty. Shumë pasuri dhe gëzime mund t’u japësh të tjerëve nëse u bie mohit. Edhe jeta të është dhuruar mbi tokë, vetëm që të mund ta humbasësh. Nuk jetohet nga toka por nga dashuria. Të biesh mohit, do të thotë të heqësh dorë prej krijesave, e të lidhesh për Hyjin, për Krijuesin. Pasi që Hyji i ka të gjitha, të gjitha mund t’i kesh nëse lidhesh me të. Atëherë fillon jeta. Të mohosh nuk do të thotë të humbasësh, por që të fitosh njëqindfish prej Hyjit.

Pranoje kryqin

27

Page 28: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Shiko se çka të frikëson, cilat brenga të mundojnë sot. Shikoji mirë dhe thuaj: “Mirë pra, do t’i pranoj, edhe nëse nuk më shkon për dore asgjë, edhe nëse i shkatërroj të gjitha”. Thjeshtë, hiq dorë prej të gjithave. Mos lejo që të shqetësohesh. Pranoji edhe mossukseset. Atëherë do të jesh i lirë. Nëse pranon negativen, atëherë atë do ta shndërrosh në të mirë. Sa herë që e merr kryqin tënd mbi vete, ai lidhet me Kryqin e Jezusit, dhe e mund të keqen.

28

Page 29: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Mesha e shenjtë

Mesha e shenjtë përbëhet prej pesë pjesësh, pesë “salla” që renditen njëra pas tjetrës. Në meshën e shenjtë mund të vërehen hapat e lutjes Ati ynë: 1) të drejtuarit Atit, 2) të pranuarit e mëkateve, 3) të falurit, 4) mohimi, 5) pranimi i çdo gjëje që vjen prej Zotit, i të gjitha kryqeve. Të gjitha që ndodhin në meshë, janë që të na sjellin te Zoti. Mesha krijon Kishën, ajo është zemra, qendra e Kishës. Me anë të meshës Kisha bëhet Kishë. Nga eukaristia rrjedhin të gjitha sakramentet tjera. Kjo do të thotë se pa meshë s’ka pagëzim. Kur të krishterët kremtojnë meshën, nuk e bëjnë këtë vetëm për vete, por edhe për të gjithë ata që nuk munden. Mesha është besëlidhje e re me Zotin.

Mesha është vdekja dhe ngjallja e Jezu Krishtit. Ajo është Trupi i tij që dorëzohet për ne dhe për mbarë botën dhe Gjaku që derdhet për faljen e mëkateve të besimtarëve, të mbarë botës, të të gjithë njerëzve.

1. Hyjmë në sallën e parë dhe duke shikuar në Zotin fillojmë: Në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt. I pranojmë mëkatet tona dhe lutemi njëri për tjetrin. Këtë “tabletë” të Jakobit e marrim si lutje shërimi, sepse themi: “Edhe ju, vëllezër e motra që t’i luteni për mua Zotit Hyjit tonë”. Pasi që i kemi pranuar mëkatet tona duhet të lutemi njëri për tjetrin. Shën Jakobi thotë: “Rrëfeni mëkatet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri tjetrin që të

29

Page 30: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

shëroheni!” (Jak. 5,16). Kështu në fillim të eukaristisë lirohemi prej mëkateve dhe shërojmë plagët dhe sëmundjet. Pas kësaj jemi të shëndoshë dhe të lirë që ta takojmë Zotin, që ta lëvdojmë dhe nderojmë. Këtu meshtari mund sipas nevojës që të lusë edhe uratën e veçantë të lirimit. Kjo pjesë e meshës përfundon me lutjen e ditës (të përbashkët).

2. Tani hyjmë në sallën e dytë. Këtu Jezu Krishti na flet nëpërmes teksteve të leximeve. Ende jetojmë në mëkat, në tundim dhe nën zgjedhën e ligjit, por në të njëjtën kohë jemi në botën e re. Në leximet e Besëlidhjes së Vjetër na flet Zoti që është ende e vjetra në ne, e pastaj në Besëlidhjen e Re na sjell lajmin e gëzuar se çka mund të jemi. Nëse nuk mund ta pranosh fjalën e Zotit, nuk mund ta pranosh as eukaristinë. Feja vjen nëpërmes fjalës. Vetëm kur të godasë e të prekë fjala e Zotit, mund të lutësh lutjen e besimtarëve. Në atë lutje që e thonë edhe laikët mund të ndihet fuqia e Shpirtit Shenjt. (Fiat – më ndodhtë sipas Fjalës sate).

Kjo pjesë përfundon me lutjen e besimtarëve. Në mes predikimit dhe lutjes së besimtarëve e

thua Besojmën tënde, Po-në tënde fjalës së Zotit. Besojma përmban tërë Ungjillin.

3. Në sallën e tretë Jezusi të tregon tavolinën dhe të thotë: “Të lutem merri tani të gjitha që i ke, të gjitha që paraqesin jetën tënde, të gjitha do t’i shpaguaj tani, ty dhe të gjitha që mi paraqet, të gjitha që i mohon, të gjitha do të jenë të pranuara nga Zoti në altar.” Nëse për ty është diçka më e

30

Page 31: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

rëndësishme se Zoti, nëse atë nuk ia dorëzon, nëse ke ndonjë idhull të cilin nuk dëshiron t’ia dorëzosh, Zoti atë nuk do ta marrë. Ajo mbetet në tokë, nuk vjen në qiell. Të gjithë laikët mund të paraqesin çdo gjë që bëjnë, të gjithë shërbesën e vet mund ta sjellin në altar. Kështu të gjitha ia marrin djallit prej duarve dhe ia sjellin Krishtit. “Që flija jonë dhe e juaja të jetë e pëlqyeshme para Zotit” – lutemi. Kjo do të thotë: “O Zot, na shiko dhe na i trego ato tri salla. Me mëshirën tënde bën që t’i kuptojmë, pastroje zemrën tonë që të shohim se a t’i kemi sjellë më të mirat dhe më të rëndësishmet. Na ndihmo që ta jetojmë meshën e shenjtë”. Salla e tretë përfundon me lutjen e kushtimit të dhuratave.

4. Pasi që Zotit ia kemi dhuruar krejt jetën tonë, hyjmë në sallën e katërt, ku e lusim Shpirtin Shenjt për shndërrimin e dhuratave të bukës dhe të verës. Kjo është salla më mistike dhe më e rëndësishme. Këtu ne nuk mund të bëjmë asgjë. Këtu të gjitha i bën Zoti. “Zoti qoftë me ju; t’i lartësojmë zemrat; është punë e denjë dhe e drejtë që ta lëvdojmë Zotin”. Në fillim e kemi lejuar Zotin që të na lirojë nga mëkati, që të na i shërojë plagët që të mund ta falënderojmë dhe t’i pranojmë dhuratat e tija, nga ai që është i Shenjtë dhe i Mirë (Sanctus).

Kur meshtari i shtrin duart mbi dhurata, kemi të bëjmë me dy gjëra: Me shtrirjen sakramentale të duarve dhe me lutjen për veprimin e Shpirtit Shenjt. Dhuratat shndërrohen në Trupin dhe Gjakun e Krishtit. Lutjet nuk i themi më ne, por lutemi me fjalët e Ungjillit. Jezusi flet: “Ky është Korpi im” –

31

Page 32: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

prandaj e dimë se buka vërtetë është bërë Trupi i Krishtit. Në të gjithë ne ndodh tani ajo që ndodh në altar, dhe ndodh për të gjithë njerëzit e botës, që të gjithë të jenë të shëruar. “Ky është kelku i gjakut tim, që do të derdhet për ju dhe për të gjithë njerëzit për faljen e mëkateve”. Asnjëri nuk guxon të humbet, dhe të gjithë që kanë qenë humbur tani janë shpëtuar. Këtu duhet të qëndrohet për një çast në adhurim. “Kumtojmë vdekjen tënde, o Zot, shpallim ngjalljen tënde dhe presim...” Kjo do të thotë se është shkatërruar forca e djallit, e mëkatit dhe e vdekjes. Tani jetojmë në plotësi. Buka dhe vera bëhen Korpi dhe Gjaku i Krishtit, besimtarët e pranishëm bëhen Trupi i Krishtit – Kisha. Sikur Kisha të mos e kishte eukaristinë, nuk do të ishte Kishë, por bashkësi kishtare. Të krishterët që nuk kanë eukaristi, jetojnë prej eukaristisë që kremtohet tek ne dhe ashtu janë të lidhur me ne në meshë.

Salla e katërt përfundon me: “Nëpër Krishtin, e me Krishtin dhe në Krishtin...”

5. Tani jemi në sallën e pestë. Jemi të rilindur, fëmijët e posa lindur të Hyjit, prandaj mund ta lusim Atin – “Ati ynë”. Pasi që ia kemi dorëzuar jetën tonë, Ai mund të na e dorëzojë veten. Lusim Atë, Qengjin e Hyjit, që të na japë përvujtërinë dhe nënshtrimin e tij, e lusim që të na i marrë fajet tona dhe të na japë paqen e vet që të mund të jemi të denjë që t’i pranojmë dhuratat e tija. “O Qengji i Hyjit, Ti që shlyen mëkatet e botës...”. Ajo që ndodh në meshë, kremtohet për mbarë njerëzimin, për bashkësinë e engjëjve dhe të kryeengjëjve. “O Zot,

32

Page 33: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

thuaje një fjalë të vetme, e shpirti im do të shërohet...” Pra shpirti ynë nuk do të jetë vetëm i lirë dhe i pastër, por edhe i shëndoshë.

Nuk jemi të shëndoshë nëse nuk mund të besojmë se Zotit na do, nëse ikim nga ai dhe nëse i frikësohemi. Ia tregojmë mungesën e besimit tonë, plagët tona dhe ia paraqesim në Kungim. Kur e marrim Kungimin, jemi tërësisht të lidhur me te, mund t’ia themi të gjitha, t’ia besojmë të gjitha, të falënderohemi për çdo gjë. Tani jemi tabernakull, ostensor, tempull i Hyjit, banesë e tij. E bartim me vete në botë, të tjerëve, që ta shenjtërojmë botën mbarë.

“Shkoni në paqe!”

33

Page 34: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja e shërimit

Në këtë lutje kalo me Jezusin të gjitha fazat e jetës sate.

Përshëndete Jezusin në shpirt.Lutu që të veprojë në ty dhe të shërojë.Lute që t’i shërojë të gjitha plagët që i ke trashëguar

nga të parët. Le t’i vendosë Ai duart e veta në ato plagë.

Fali nga zemra të parët e tu.Për shkak të dhembshurisë ndaj tyre, lute Jezusin

që t’i marrë në parajsë dhe që t’i pengojë të gjitha ndikimet negative në ty.

Falëndero Jezusin.

Kalo për të vdekurit këto faza: fali, duaj, falënderoji.Kalo tani nëpër të gjitha situatat jetësore njërën pas

tjetrës.Fillo me çastin e ngjizjes sate në barkun e nënës.Lute Jezusin që ta vendosë dorën e vet në orët e

para të jetës sate dhe t’i shërojë.Fali prindërit nëse atëherë nuk të kanë dashur.Ti je i sigurt se Jezusi ka qenë gjithmonë me ty, ai ta

ka dhënë shpirtin, gjithmonë ke qenë fëmijë i dashur për të. Ai të do.

Falënderoje se mund të ia dorëzosh të gjitha gjërat negative të kujtesës, të mendjes dhe të ndjenjave që t’i shërojë – sepse ai të do.

Shko më tutje: kalo nëntë muajt e parë të jetës sate në kraharorin e nënës, momentin e lindjes sate, kohën prej vitit të parë deri në të shtatin, kohën

34

Page 35: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

prej vitit të shtatë deri në të pesëmbëdhjetin, kohën prej moshës pesëmbëdhjetë vjeçare deri në njëzetepesë vjeçare dhe prej moshës njëzetepesë vjeçare deri tani.

Mos u kthe më në gjërat për të cilat njëherë ke kërkuar shërim.

Lutu për çdo ditë së paku gjysmë ore për një muaj rresht, që të ndjesh shërim të thellë.

35

Page 36: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja e lirimit

Nëse nuk mund të lirohemi nga diçka me lutjet e shërimit, ajo gjë shpesh na bëhet tundim ose anim kah e keqja. Për ato plagë dhe varësi duhet lutja e lirimit. Edhe pas rrëfimit, vajimit dhe lutjes së shërimit, mund të na robërojë diçka dhe mund ta dobësojë qëndrimin tonë ndaj Zotit dhe njerëzve.

Këto pengesa mund të jenë të rrënjosura aq thellë dhe aq fort, sa që na duhet lutja zyrtare e lirimit. Zbulo lëmitë në të cilat të duhet kjo lutje:

A ke pasur lidhje me magjinë e bardhë ose të zezë? A ke abortuar, apo i ke ndihmuar dikujt për këtë? A ka bërë vetëvrasje dikush nga familja jote, a ka

vdekur pa sakramente, a ka humbur jetën në luftë, a ka qenë pjesëtar ose simpatizant i nacizmit?

A ke pasur lidhje me idhujtarinë? A ke qenë në ndonjë sekte jo të krishterë? A të kanë qitur fall në shuplakë, në filxhan, me yje,

me letra, apo dhënë informata për ardhmërinë tënde?

A je i varur nga kafja, alkooli, duhani, droga, seksualiteti, të hollat, automobilat, femrat, meshkujt, birra, puna? Çka të robëron?

A je marrë me spiritizëm? A beson në hajmali dhe idhuj?

A vuan nga sëmundjet që mjekët nuk mund t’i zbulojnë?

A përdor mjete abortive ose kontraceptive?A ke në familjen tënde dikënd që shan, nëm, truan?

36

Page 37: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

A të ka mallkuar dikush apo dëshiron që t’u bëjë dëm fëmijëve tu?

A ndjen urrejtje në vete?A je i paaftë që të falësh, që të jesh i mirë? A je i paaftë që të përmendësh Emrin e Zotit apo të

kuptosh Shkrimin shenjt edhe pse përpiqesh? A je i papërqendruar në meshën Shenjte?

Lute Jezusin që të ndihmojë që të kuptosh këtë, të ndriçojë që të mund të shohësh çdo gjë prej të cilës dëshiron që të lirojë. Përcaktohu kundër të Keqit dhe kundër së keqes. Lute Jezusin që të japë fuqi.

Mbaje në mend se prej çka dëshiron që të lirohesh. Mos diskuto për këtë, por mbaje në mend. Para lutjes së lirimit thuaje Ati ynë, nëpër këto pika:

Pranoji mëkatet tua.Fal.Bjeri mohit çdo gjëje që të rrezikon.Prano çdo gjë që vjen nga Zoti.Falëndero Jezusin që të ka liruar me kryqin dhe

ngjalljen e vet.

Pastaj vazhdon lutja e lirimit, që gjendet në ritualin e Kishës për pagëzimin e të rriturve. (Shih: Rendi i hyrjes së të rriturve në fenë e krishterë).

Që të mund t’i fitojmë dhuratat dhe frytet e Shpirtit Shenjt dhe t’i ruajmë virtytet, na duhen lutjet e shërimit. Në këtë mënyrë zhduken veset, dhe ngjallen virtytet. P. sh. shërojmë mungesën e

37

Page 38: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

durimit që të fitojmë durimin. Virtytet nuk janë vepër e jotja por dhuratë e Zotit.

Lufto kundër tundimit që dëshiron për të ndarë nga lutja, sidomos nga praktika që të lutësh lutjen e shërimit.

38

Page 39: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja për dhuratën e Shpirtit Shenjt

Nëse lutesh për dhuratën e Shpirtit Shenjt për të tjerët Qëndro para Zotit dhe shikoje me shpirtin tënd.Fale atë njeri. Në bashkësi nuk guxon që të ketë

asnjë njeri të cilin nuk mund ta falësh, përndryshe je i mbyllur për mëshirën e Zotit.

Falëndero Zotin për atë njeri.Zgjoje për të dashurinë dhe dhembshurinë.Lutu për dhuratën e Shpirtit Shenjt për atë njeri.

Falëndero Zotin.

Kur të tjerët luten për dhuratën e Shpirtit Shenjt për ty Mos prit kurrfarë emocionesh por lirohu plotësisht.Hapu për Shpirtin Shenjt. Lutu kështu:O Jezus, unë jam i hapur për ty. Po të pranoj plotësisht. Dëshiroj që të jem i shenjtë. Dëshiroj që të jem si ti. Të falënderoj që kam guxim të ndjek dhe të takoj. Të falem nderit për jetën e re.

Nëse diçka të pengon që të vish te Zoti: Vetëdijesohu se qëndron para Zotit. Ai është këtu.

Rrezitu në shikimin e tij. Bëje këtë gjithmonë e gjithkund dhe në çdo rast.

Cakto kohën gjatë ditës kur mund të qëndrosh ashtu para tij.

39

Page 40: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Me këtë mund të shërosh shumë sëmundje.Kalo të gjitha pikat e Atynës njërën pas tjetrës:

pranimin e mëkateve, faljen, braktisjen, pranimin e kryqit. Mund të ndërrosh renditjen.

Kur nuk ndihmon asnjëri nga barërat e përmendura këtu Falëndero Zotin për të gjitha.Kur p. sh. dëshiron që dikënd ta kthesh, falëndero

Zotin që ai person është në kujdesin e Tij. Zoti ka me të planet e veta.

Kur të mundon ndjenja e fajësisë, shpirtligësia, sëmundja, falëndero Zotin për shpëtimin e tij nga këto. Qëndro krejtësisht pranë tij dhe do të jesh i liruar nga të gjitha të këqijat. Tunduesi frikohet kur ti e falënderon Zotin dhe ikën.

40

Page 41: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja e pushimit

Bari shpirtëror kundër lodhjes: pesë minuta pushim të pasdites

A mund të punosh gjatë e të mos lodhesh? Me anë të meditimit, i cili është njëherësh lutje, do të qetësohesh plotësisht. Zoti është këtu, ai e freskon shpirtin tënd, të vë në gjumë.

Shën Tereza e Avilës ka thënë se ai gjumë është lutja më e thellë. Ne jemi thellë në vete dhe në Zotin si në një lloj reje.

Zoti nuk e ka krijuar vetëm punën dhe të qenët zgjuar, por edhe gjumin. Prandaj është e mundur edhe lutja në gjumë, ky është vullneti i tij.

Ky është shërim shpirtëror. Nuk mund ta mbështetësh kokën në krahun e mëkatarit ose të sëmurit, dhe te ai të gjesh shërim. Pra, mbështetu në Zotin, ai është i mirë.Zër vend në karrige sikur të mos kesh ndër mend të

lëvizësh disa vjet. Mendo vetëm në fjalët e Jezusit: “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë, e unë do t’ju çlodh.”

Thuaj: “Mirë, Jezu, ja po vij tek ti”. Afrohu tek ai plotësisht – gjithsesi, jo me trup, por me shpirt shko krejt afër tij. Ai është aq real sa janë reale mendimet tua dhe dashuria jote. Thjeshtë hapu dhe thuaj: “Po, Zoti është para meje, pas meje, afër meje, mbi mua, nën mua, në mua”.

Zoti është gjithkah, kah do që të shikosh.

41

Page 42: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Ose: Zoti ka thënë se ai është Ati yt. Jezusi ka thënë:

“Nëse nuk ktheheni e nuk bëheni si fëmijët, nuk do të hyni në mbretërinë e qiellit.” Bëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të, sa të mund të flesh. Merr frymë në ritmin me të cilin Ai merr frymë, me ritmin e Atit tënd. Lejo që zemra jote të zhytet në zemrën e tij. Dorëzoja shqetësimin tënd. Ai është paqja jote.

Ose: Ti je bija ose biri i Hyjit Atë. Biri i Zotit, Biri i njëlindur

i tij është në ty. Shpirti Shenjt është në ty. Lute Shpirtin Shenjt për dashurinë e tij. Posa të zgjohesh, falëndero Zotin se je zgjuar përsëri dhe bën një pastrim të vogël shpirtëror. Kalo edhe një herë të gjitha pikat e Atynës.

42

Page 43: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja që të mund të falësh dhe të ndihmosh vetes

dhe të tjerëve

Kur e ke vështirë të falësh Vendos me këmbëngulje se do të falësh.Lutu për atë që të ka lënduar.Falëndero Zotin për të, për planin e Zotit për jetën e tij.Ushtro dhembshurinë për atë njeri, dmth.: fillo ta

duash. Kush e di se çfarë vështirësish ka në vete? Ndoshta as nuk është i vetëdijshëm që të ka pikëlluar ose që është i keq.

Thjeshtë thuaj: “Oh, Zot, po e dorëzoj në duart tua”.

Në ty ngadalë zhduket urrejtja; ndjehesh i shëndoshë, urrejtja tërhiqet dhe i lëshon vendin faljes. Fillo së pari me fyerjet e vogla. Për fyerjet e mëdha ke në vete shumë bllokada që të mund t’i shërosh menjëherë me sukses.

Kur dëshiron t’i ndihmosh dikujt, kur dëshiron që me dikënd të kesh marrëdhënie të mira Mohoje, liroju nga varësia prej atij njeriu, hiq dorë

nga çdo interes në lidhje me të. Kjo është me rëndësi, sepse nëse ke çfarëdo interesi në lidhje me të ose i frikohesh, nuk mund të hapesh ndaj Zotit plotësisht. Interesi yt është bllokadë.

43

Page 44: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Nëse tundimet janë shumë të mëdha, nëse në imagjinatë të lajmërohen pamje të ndyta, nëse ke tundim që të mos shkosh në Rrëfim ose në Kungimin e shenjtë

Mos e sulmo të Keqin i vetmuar. Është rrezik, thotë Kisha, sepse u ekspozohesh në mënyrë të drejtpërdrejtë fuqive të këqija, kështu që do ta pësosh edhe më keq. Drejtohu Jezusit. Mos mendo në atë se je i djallosur. I krishteri nuk mund të jetë i djallosur. Shpirti i tij, thellësitë e shpirtit të tij i takojnë Zotit. Djalli nuk mund të posedojë thellësinë e shpirtit tënd, personalitetit tënd, por fuqitë e tij mund të pengojnë fuqitë tua psikike dhe shpirtërore, mund të të lidhin. Por nëse dikush i është kushtuar Djallit shprehimisht, mund të jetë si i djallosur.

Thuaj: “O Zot, të falem nderit për mendimet e mia të marra dhe për pamjet e ndyta”.

Mashtruesi i frikohet lavdërimit, guximit dhe falënderimit tënd. Do të zhduket menjëherë, e ti mund të qeshësh me lehtësi.

Gjithmonë thuaj: “Jezu, thyeje atë fuqi të papastër në mua, të lutem”. Nëse je i shqetësuar, thuaj menjëherë: “Jezusi është Zotëria im. Ai është i gjithëpushtetshëm. Unë i takoj Jezu Krishtit.” Paqja atëherë vjen shpejt.

Kur të mundojnë brenga të rënda,

44

Page 45: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

kur je në rrezik të madh, kur ke shumë frikë Përsërit shpesh: “Jezusi është Zotëria im”. Së paku

dhjetë herë përsërite këtë, derisa nuk ndjen se Jezusi po i shpërndan mjegullën, tundimet dhe brengat, derisa të vetëdijesohesh se Jezusi është vërtetë Zoti dhe Zotëria yt. Lejo që këto fjalë, këto të vërteta të depërtojnë ngadalë në zemrën tënde, derisa brengat dhe frika të zhduken krejtësisht.

Nëse të neveritet mendimi për çfarëdo aktiviteti, kur nuk mund të gjesh forcë që të bësh diçka Thuaj: “Jezu, ti je këtu. Edhe unë jam këtu”. Qëndro në praninë e Zotit. Merr frymë thellë që të shtendosesh.

Kur dëshiron që të mbrohesh nga frika, kur ke rënë në vështirësi, kur je nervoz, kur ke tremë, dridhesh nga frika Thuaj ngadalë: “Jezusi është Zotëria im, Jezusi

është Shpëtimtari im. Zoti është Ati im”. Bëje këtë aq gjatë, derisa e keqja të mos tërhiqet, derisa shpirti yt të mos e gjejë paqen.

Thuaj atëherë: “Në emër të Jezu Krishtit le të largohet nga unë çdo shqetësim, le të zhduket çdo frikë.”

45

Page 46: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Kurrë nuk je vetëm. I lidhur me Jezusin në lutje, kurrë nuk je vetëm.

Kur ndjen frikë Është shumë e rëndësishme që të zbulosh shkakun

e frikës. Ajo rrjedh zakonisht nga ndonjë traumë, shok ose frikë e vjetër që nga fëmijëria (nëse p. sh. nëna jote ka menduar që të abortojë, nëse ka nynykatur ose ka qenë e pakënaqur gjatë shtatzënisë, nëse prindërit nuk të kanë pranuar me dashuri, nëse kanë qenë të sëmurë, nëse ke qenë i vetmuar në fëmijëri).

Lutja klasike për çdo plagë dhe çdo sëmundje

Shko me Jezusin në kohën e ngjizjes sate dhe lutu: “Jezus, ti atëherë ke qenë i pranishëm, ti më ke dëshiruar”. Shko me te në të gjitha situatat e jetës sate kur në ty janë shkaktuar plagët dhe traumat. Lutu: “Jezu, ti atëherë ke qenë i pranishëm, ke qenë pranë meje, ti më ke mbrojtur”. Qëndro ashtu një kohë derisa shpirti yt të qetësohet dhe frika të kalojë. Kur të shërohet shpirti yt, do të shërohen edhe rrënjët e sëmundjes sate. Falëndero Zotin. Fal.

46

Page 47: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Ose: Lexo fjalë të ndryshme nga Shkrimi shenjt dhe

dëgjo se si Jezusi thotë: “Mos ki frikë, unë jam me ty!” Përsëritja këto fjalë shpirtit tënd derisa të kalojë frika.

Kur ke frikë, kur je i shqetësuar, kur je i pakënaqur; si dhe tek sëmundjet psikike Thuaj përsëri: “Jezusi është Zotëri”. Vetë fjala

“Jezus” shëron. Thuaj: “Në emër të Jezusit le të largohet çdo

shqetësim dhe frikë.”

Ose: Pranoje kryqin (pranoje atë gjë prej të cilës

frikohesh).Këtu ndihmon intenca paradoksale. Nëse i

frikohesh p. sh. provimit, rrëfimit, paraqitjes publike etj., vendos: “Pikërisht tani do të shkoj!”

Ose: Sidomos para paraqitjes, nëse i frikohesh publikut:Shikoji mirë njerëzit në fytyrë – pas maskës së

jashtme ata janë fëmijët e Zotit, qenie të dashura.

Ose: Ua fal atë se ua kam frikën.

47

Page 48: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Nëse je i frenuar në fuqitë tua, nëse frika po rritet Përsërit shpesh: “Jezusi është Zotëri, Jezusi është

fitues, sundimtar i qiellit dhe i tokës”.Vetëdijesohu: “Zoti është Ati im, ai më do. Ai është i

gjithëpushtetshëm, askush s’mund të më bëjë gjë të keqe.”

Gjeje veten në përqafimin e tij. Je krejtë-sisht i mbrojtur me mantelin e tij. Qëndro ashtu derisa të ndjesh se frika ka kaluar.

Që të largosh frikën, thuaj: “Po. Le të bëhet.” Prano atë prej të cilës frikohesh. E keqja dëshiron të të paralizojë me frikë ose të të lidhë me dëshirat tua të pavlera. Nëse i mohon ato dëshira, mund të arrish çdo gjë. Do të dalësh fitimtar kur të pranosh frikën. Edhe Jezusi ka dalë fitimtar kur e ka pranuar kryqin.

Kur u frikohesh njerëzve, kur njerëzit të kërcënohen

Thuaj ngadalë dhe vazhdimisht: “O Zot, bekoje atë njeri”. Po ashtu: “Paqja e Zotit qoftë me ty!”

Kur bekon, vetë e pranon bekimin. Armiku yt bëhet miku yt. Në bekim është fuqia e Zotit e cila nëpër ty kalon tek armiku. Paqja e Krishtit është fuqia qiellore, fuqia e vdekjes dhe e ngjalljes së Jezusit, ajo i ndërron dhe i kthen njerëzit.

48

Page 49: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Nëse i frikohesh dikujt, nëse i frikohesh mëkatit, vdekjes, Zotit, nëse i frikohesh frikës sate

Vetëdijesohu dhe thuaj shpesh: “Zoti është i gjithëpushtetshëm”. Përsërite aq gjatë, derisa kjo të mbetet në shpirtin tënd.

Përsërit shpesh: “Gjithçka është në dorën e Zotit, çdo situatë, çdo periudhë, çdo gjë që i frikësohem”. Thuaj shpesh vetit: “Zoti më do”. Zoti e di për mua, ai e di se jam këtu – e kjo mjafton. Mendo për këtë derisa të ndjesh se terri është zhdukur.

Ose: Fale atë njeri. Atëherë në ty vjen paqja kurse terri

shkon tek ai. Tani mund të qeshësh përsëri. Bekoje atë njeri. Pandërprerë përsëritja vetes: “E mohoj frikën”.

Ose: Pranoje tërë atë situatë prej të cilës frikohesh dhe

thuaj: “E mohoj frikën. O Zot, le të më ndodhë sipas vullnesës sate”. Falëndero Zotin për atë njeri prej të cilit frikohesh,falëndero për planin e Zotit me atë njeri.

Kur dikush të urren ty ose familjen tënde, kur dikush shan, truan, ose nëm,

49

Page 50: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

kur dikush ka diçka kundër teje, kurse ti i frikësohesh atij,

kur dikush dëshiron të të bëjë dëm me praktika okultiste ose me fall

Thuaj qetë, sidomos kur frikohesh: “Jezusi është Zotëria im, i Tejetlarti dhe i Gjithëpushtetshmi”. Fale nga zemra atë njeri. Atëherë vjen drita në ty. Nëse nuk fal, në ty është errësirë, dhe nëpër të mund të vijë e keqja tek ti.

Pranoje nëse ke diçka kundër atij personi: “Jezu, ma fal atë mëkat”. Tani arma e tij është e parrezikshme, ai nuk mund të të dëmtojë. Bekoje atë njeri. Kështu i shkatërron fuqitë e errëta dhe armiqësinë në ty. Ai nuk mund të të dëmtojë. Nëse e ke shumë vështirë, thuaj qetë: “Paqja e Zotit qoftë me mua”. Ose: “Në emër të Jezu Krishtit le të largohet nga unë çdo frikë, kjo sëmundje, të gjitha fuqitë e errëta.

50

Page 51: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja e “parashutistit”

Kur çdo gjë të duken e pa kuptim, tek brengat, ndjenja e fajësisë, kur nuk i plotëson pritjet e dikujt Nganjëherë krahasohesh me të tjerët: ata janë më

të arsimuar, kanë më shumë para, janë më të famshëm, e unë nuk kam asgjë, nuk vlej asgjë. Vetëdijesohu: sikur asgjë të mos punoje, Zoti të ka dëshiruar dhe ai është kuptimi i jetës sate. Bëhu i vetëdijshëm se ai të ka dërguar në këtë botë. Shiko se si Zoti prej lartësisë të lëshon në tokë me dorën e vet, sikur të lëshonte ngadalë me parashutë. Ti vjen nga ai, prandaj është me rëndësi që të bësh vetëm atë që ai dëshiron të bësh, dhe jo atë që njerëzit presin që të bësh. Lejo që të lirojë në brendinë tënde. Thuaj: “Dëshiroj atë që Ti kërkon prej meje”. Thuaje këtë deri sa të shohësh jetën tënde, perspektivat tua dhe mundësitë tua. Kjo do të japë paqe, forcë dhe kënaqësi në punë. Sidomos duhet lutur në mëngjes ose në rast të dëshpërimit.

Kur njerëzit të kanë lënduar, kur je i lidhur për njerëzit Vetëdijesohu: “Zoti më ka krijuar”. Përsërite këtë

derisa të jesh në brendi fare i lirë, derisa ta kesh të qartë se je krijesë e Zotit, unikat,

51

Page 52: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

origjinal, që ke dhurata që mund t’i vësh në shërbim të njerëzve.

Ose:

Nganjëherë lëndimet dhe plagët janë në nënvetëdije. Bëhen të dukshme kur ndjen se kundër dikujt dëshiron të thuash diçka negative, ose ai njeri është antipatik për ty, ose të ka lënduar. Plaga është pengesë në mes teje, Zotit dhe atij njeriu.

Fale atë njeri. Bekoje. Falëndero Zotin për të.Atëherë je krejtësisht i kalueshëm për hirin.

Kur frikohesh nga dikush, kur nuk ke guxim qytetar, kur ke frikë që të thuash diçka publikisht, ke frikë të shkosh në qytet ose diçka të

ngjashme. Kur dëshiron që të lirohesh nga urrejtja,

antipatia, moskuptimi Gjithmonë foli vetes: “Thellësitë e mia e duan atë

njeri”. Secili prej nesh e bart maskën. Ajo maskë mund të jetë edhe antipatike, por ajo është e jashtme dhe materiale. Pas saj është diçka e mrekullueshme, sharmante – njeriu, shpirti i pavdekshëm. Njeriu është gati i padukshëm pas asaj maske; mund të shihen

52

Page 53: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

vetëm format trupore dhe shenjat. Por pas saj qenia është e bukur, gjithmonë e re, e dëshiruar prej Zotit. Thuaja këtë shpirtit tënd, derisa të mos largohen të gjitha ferrat e antipatisë, derisa në ty të banojë paqja, drita, fuqia, njerëzia, mirësia, derisa të mund ta shikosh secilin njeri në sy.

Tek kompleksi i inferioritetit, kur mendon se je i pa aftë

për punë, familje, martesë etj., tek demoralizimi

Mënjano çdo nynykatje ndaj vetes. Bëje këtë derisa të zhvillohet feja jote. Vetëdijesohu: “Zoti më ka krijuar”.

Përsërit shpesh, shpallja shpirtit tënd: “Zoti është i Gjithëpushtetshëm”. Bëje këtë derisa shpirti yt të hapet.

Ose:Vërej: “Zoti m’i ka plotësuar dëshirat, pritjet,

perspektivat”. Vërej: “Zoti po ashtu ma ka dhënë forcën që ta plotësoj dëshirën time”. Pandërprerë përsëritja vetes: “Besoj në aftësitë e mia dhe e di se mund t’i zhvilloj”. Bëje këtë derisa të ndjesh se je i gëzuar.

53

Page 54: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Për gëzim dhe kundër ndjenjës së pakuptimësisëPërkujto çdo imtësi në jetën tënde me falënderim.

Falëndero Zotin për çdo gjë, për çdo gjë materiale, çdo ditë, çdo fazë të jetës sate. Do të ndjesh se çdo imtësi ngjall dhe shëron.

Në raste të vështira të jetës sate, te ndjenja e fajësisë, në situata pa kuptim dhe pa qejf, kur nuk je i aftë që të vendosësh raporte

me të tjerët

Lute Ati ynë ngadalë pikë për pikë: Shiko Zotin, prano mëkatet, fal, moho, prano kryqin.

Ose:

Lutja klasike për të gjitha plagët dhe sëmundjet

Kalo me Jezusin të gjitha çastet e jetës sate që nga ngjizja e deri më sot dhe shiko se si Jezusi e vendos dorën e vet në plagët tua, shëron ndjenjën e fajësisë, streset, shokun, sëmundjen. Vetëdijesohu: “Jezusi ka qenë me mua, ai ka qenë mbrojtja ime, ai më do”. Fal. Falëndero Zotin.

54

Page 55: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Kur je i sëmurë fizikisht, mentalisht ose shpirtërisht

(Vërejtje: Të sëmurët mentalë duhet të kenë dikend pranë vetes në atë rast. Lutu me ta.)

Fale personin që të tmerron. Lejo Jezusin që t’i afrohet asaj plage ose sëmundjeje në ty, që ta shërojë ose ta mënjanojë. Jezusi ka ardhur që t’i asgjësojë veprat e të Keqit.

Çdo ditë falëndero Zotin që është më i fortë se sëmundja jote.

Tek të gjitha sëmundjet ose kur asgjë nuk ndihmon në shërim Falëndero Zotin për planin e tij me ty, falëndero se

të afron tek vetja nëpër sëmundje. Mos u falëndero për sëmundje, por për planin e Zotit me sëmundjen!

Kur dëshiron që të lutesh për të sëmurin Fale. Kërko vullnetin e Zotit dhe planin e Zotit për

atë njeri. Përpiqu që të lutesh ashtu që të mos kërkosh shërimin e tij me çdo kusht prej Zotit. Plani i Zotit me atë njeri është më i mirë se shëndeti që ti kërkon për te. Falëndero Zotin për planin e tij, vullnetin e tij për atë të sëmurë (jo për sëmundjen!). Është mëkat të mendosh se Zoti e dëshiron sëmundjen. Ai vetëm lejon sëmundjen, sepse planifikon diçka të përsosur dhe të mirë me atë njeri. Ai dëshiron që atij

55

Page 56: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

njeriu t’i japë fuqi të re, fe të re, shenjtëri të re. Sëmundja nuk është caku, por vetëm thirrja e Zotit që i bën atij njeriu. Prandaj mos thuaj në mënyrë të “devotshme”: “Ndoshta Zoti e dëshiron këtë”. Kurrë mos beso në negativen. Sa herë që qan, ankohesh, të dhimbset vetja, atëherë e pranon se e keqja është e gjithëpushtetshme. Negativja është gjithmonë e dobët.

Kur je i sëmurë, ose kur je i varur (ti ose të tjerët) nga alkooli, seksi, droga, ushqimi, zënkat, puna etj.

Paraqite atë sëmundje së bashku me dhuratat e paraqitura në altar në meshë.

Ka shumë sëmundje shpirtërore të cilat janë të trashëguara, p. sh. alkoolizmi, sharjet, urrejtja, kurvëria.

Fale personin (të gjallë ose të vdekur), prej të cilit e ke trashëguar sëmundjen. Kushtoje meshën e shenjtë për atë person. Te kushtimi i dhuratave, kushtoja Zotit atë person. Kungohu në meshë për të. Në fund të meshës thuaj: “Gjaku i Jezu Krishtit le t’i zhdukë të gjitha ndikimet negative të këtij personi në mua”.

56

Page 57: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Për fëmijët e hendikepuar (fizikisht ose shpirtërisht)

Merri këto “barëra” së paku një muaj. Me butësi, siguri dhe besim do t’i shërosh ato plagë që në fëmijën janë shkaktuar nga stresi, shoku, mospranimi.

Çdo mbrëmje, kur fëmija fle (jo gjatë ditës sepse fëmija atëherë mbrohet nga kjo), vëni duart mbi kokën e fëmijës dhe lutu: “Zoti të do dhe unë të dua”. Dashuria e Zotit do të rrjedhë nëpër dorën tënde. Lutu së paku pesëmbëdhjetë minuta në ditë, varësisht nga ajo sa është dashuria jote në zemër. Lutu shpesh: “Alleluja”

Që të lirohesh nga pesha e mungesës së dashurisë në fëmijëri Kur të tjerët nuk na duan, kur prindërit nuk na

pranojnë, secili prej nesh është i pikëlluar, qoftë nëse kjo vjen nga koha kur kemi qenë në barkun e nënës, qoftë nga fëmijëria. Prandaj shpesh lutu kështu:

Fali prindërit tu. Foli qetë dhe me duresë shpirtit tënd: “Zoti të do!” Tregoja atij dashurinë e Zotit: “Zoti më do”.

Ose: Në shpirt mendoje veten në prehrin dhe përqafimin

e Nënës së Zotit.

57

Page 58: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Merri seriozisht fjalët e Jezusit: “Qe nëna jote!” Ai e ka dhënë Nënën e vet që të jetë edhe nëna jonë. Nëse babai nuk të ka dashur dhe nëse ka qenë i rreptë me ty, merre me mend veten në prehrin e Hyjit Atë. Vetëm kur të ndjesh se je i mbushur me dashuri krejtësisht, mund të pranosh dashurinë, përndryshe do të mbetesh i ngurtë.

Ose:Përsëritja vetes gjithmonë: “Thellësitë e babait tim

(nënës sime) më duan”.

Për shërimin e atyre periudhave në fëmijërinë tonë, kur jemi ndjerë të pa dashur

Nëse ndihemi të papranuar ose të padashur, kjo do të thotë se bartim me vete plagën ose bllokadën.

Shiko – Zoti Atë të do, qëndron para derës sate dhe troket. Pret që ta hapësh dhe ta shohësh, t’i thuash: “Eja!” Shpirti Shenjt dëshiron të vijë në zemrën tënde, dëshiron që ta mbushë qenien tënde. Hape zemrën tënde dhe bëhu i vetëdijshëm se ai është këtu. Braktise shqetësimin, sepse ndryshe nuk mund t’ia hapësh derën. Lutja është hapësirë në të cilën Zoti mund të vijë të të ndihmojë. Nëse pas disa minutash vjen shqetësimi, mos u tendos, vetëm lëre derën hapur, lejo që prania e tij të hyjë thellë në ty. Ashtu do të mbetesh tërë ditën me

58

Page 59: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

të. Shën Pali thotë: “Lutuni gjithmonë”. Duke shikuar në Zotin, Ai mund t’i shërojë të gjitha sëmundjet.

Ose:

Lutja klasike për të gjitha plagët dhe sëmundjet

Qëndro para Zotit dhe lejo të të shndrisë, rrezitu. Shiko të gjitha plagët tua që nga fëmijëria e këndej, vetëdijesohu se Jezusi ka qenë gjithmonë me ty. Fali ata që të kanë lënduar. Jezusi i di të gjitha. I njeh të gjitha detajet, ai të do. Lavdëro Jezusin. Ndjej dhe shiko shpirtin tënd në duart e Hyjit Atë. Prej aty merr fuqinë, paqen dhe butësinë hyjnore.

Shkrimi shenjt flet se na ka formësuar dora e Zotit, se në dorën e tij është i shkruar emri ynë, se Ai kurrë nuk do të na braktisë. Zoti jo vetëm që të do por ai është dashuri. Sikur Zoti vetëm të donte, ndonjëherë ndoshta nuk do të kishte dashur. Por Ai nuk mund të mos të dojë, sepse është dashuri.

Nëse nuk ke pasur baba, ose ai ka qenë shumë i rreptë, i vrazhdë dhe të ka keqtrajtuar; bari më i mirë është që të mbështetesh në kraharorin e Zotit, që të mund të ndjesh dashurinë e tij dhe të kënaqesh në të.

Nëse nëna jote nuk ka ndjerë dashuri dhe butësi për ty, nëse ka qenë e rreptë, depresive, nëse i dhimbej vetvetja, gjithmonë ka vajtuar veten,

59

Page 60: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

atëherë shiko dhe ndjej shpirtin në kraharorin e Nënës së Zotit në të njëjtën mënyrë.Bëje këtë disa ditë nga disa herë, derisa të

ndjesh se në zemrën tënde vjen besimi, derisa të fitosh dashurinë dhe sigurinë, derisa zemra jote dhe krejt trupi yt të rritet dhe të lulëzojë. Atëherë mund të pranosh dashurinë.

Ka shumë pak njerëz që mund të besojnë se Zoti i do. Shumica e kanë frikë Zotin, sepse kanë mëkatuar shpesh dhe frikohen nga dënimi dhe ferri. Nëse nuk lutemi, Zoti na mbetet i panjohur. Me Shpirtin Shenjt vjen edhe dashuria e Zotit, dhe ashtu sigurohemi se edhe neve Zoti na do. Atëherë mund të lirohemi si fëmijë sepse e dimë se jemi të dashur.

Kur nuk ndjehemi mirë, kur ndjejmë ftohtësi në zemër

“Ne i kemi besuar dashurisë së Zotit”, thotë Shën. Gjoni, sepse “Zoti është dashuri. Kush mbetet në dashuri, edhe Zoti mbetet në te”.

Mëkatet, e keqja, nënvetëdija na thonë: “Mos beso”.Të besosh, do të thotë që të hidhesh në dashurinë

e Zotit. Kur e ndjen atë dashuri, je i shpëtuar, gjendesh në një botë tjetër.

60

Page 61: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Dëgjo se si Zoti të thërret me emër (Is 43)“Të kam shkruar në duart e mia” (Is 49). Ai e lexon

në shuplakën e vet emrin tënd dhe të pyet a mund të hyjë te ti. Hape derën dhe do të ndjesh se si të do me butësi dhe besnikëri. Ti je më i rëndësishëm për të se sa jeta e tij në këtë botë. Ai nuk do të braktisë kurrë. Provo të pranosh dashurinë e tij. Ai kurrë nuk do të dënojë, ai ka shumë dëshirë për ty, dëshiron të të shërojë. Dëshiron që t’i prekë të gjitha ndjenjat, mendimet dhe intimitetin tënd. Besoji. Lejoji që të dojë dhe të të shërojë. Thuaj: PO. Atëherë do të fillosh të jetosh.

Ose:Mendo për shëmbëlltyrën e deles së humbur. Zoti

të kërkon. Zoti të gjen. Është i gëzuar që ti i beson. Nuk janë të rëndësishme për të mëkatet tua dhe e kaluara jote. Besoji. Me këtë shëmbëlltyrë do të thotë se si është i butë dhe si të bart në krahë.

Ose:Mendo për shëmbëlltyrën për djalin e humbur.

Kthehu në shtëpi dhe babai yt të hedhet në përqafim dhe të mbulon me puthje. Ai gëzohet, feston. Ai t’i vesh rrobat e reja. I gjithë qielli gëzohet me ty, jo sepse je i mirë, por sepse beson se Zoti është më i fortë se mëkati dhe faji yt. Djali që ka qenë në shtëpi nuk ka mundur që të gëzohet; ai ka qenë me babin tërë kohën, por është i humbur në mëkat dhe

61

Page 62: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

në zili. Jezusi gëzohet për fëmijët e humbur dhe të gjetur. Faji yt është i parëndësishëm për të. I rëndësishëm je vetëm ti.

Tek sëmundjet më të rënda mentale dhe shpirtërore

Kur fëmija të largohet nga shtëpia, kur e akuzon veten, kur ta akuzojnë të tjerët, kur urren, kur ta urrejnë të tjerët, kur nuk mund të falësh... shpesh je fizikisht dhe mentalisht mirë por shpirtërisht je i sëmurë rëndë.

Plagët më të rënda shkaktohen kur të mungon dashuria, sidomos në fëmijëri, në kohën kur nëna të ka bartur në kraharor dhe gjatë pesë viteve të para të jetës.

Qëndro para Zotit dhe lejo të të shndrisë fytyra e tij. Dëgjo se si Zoti të flet nëpërmes fjalëve të Shkrimit shenjt: “... të thirra me emrin tënd” (Is. 43,1) ose: “... të kam shkruar në duart e mia” (Is 49,16). Mendoje veten si fëmijë njëvjeçar, që rri në prehrin e Hyjit Atë. Mendoje veten si fëmijë njëvjeçar i cili rri në prehrin e Nënës së Zotit. Thuaj fjalët: “Zoti më do, ai është dashuri”. Shih atëherë në imagjinatë se si përkulet drejt teje si nënë dhe thuaj: “Zoti më do, gjithmonë”. Përsërite derisa të ndjesh se shpirti yt e ka kuptuar këtë dhe se po largohen prej teje zbrazësia dhe frika.

Thuaj: “Çdo njeri më do. Thellësitë e çdo njeriu më duan.” Përsërite aq shpesh derisa të ndjesh se mund të pranosh dashuri edhe prej njerëzve

62

Page 63: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

dhe të besosh se njerëzit të duan. Tani e ke çelësin me të cilin mund të hapësh derën e zemrave të tyre, nuk duhet që të jesh më i thyer shpirtërisht.

Shiko veten në rolin e djalit të humbur nga Shkrimi shenjt.

Tërë kohën thuaj fjalët nga Shkrimi shenjt, p. sh. “Nëse Zoti është me mua, kush do të jetë kundër meje?” ose: ”Atyre që e duan, Zoti çdo gjë ua kthen në të mirë.” Mbaj afër vetes fjalët e Shkrimit shenjt që kanë të bëjnë me dashurinë.

Lexo psalmet e caktuara, p. sh. Psalmin 91, 27, 34, 37, 85, 42, 63 dhe mendo për to derisa të ndjehesh më mirë.

Nëse nuk ke ndjerë kurrfarë dashurie në jetë

Shumica e plagëve dhe bllokadave mund të zhduket nëse beson se Zoti të do. Kjo është gjëja më e rëndësishme për të besuar në jetë, por është vështirë sepse mëkaton pandërprerë. Prandaj të duhet shërim i vazhdueshëm. Në momentin kur beson se Zoti vërtetë të do, ndjehesh i lirë, i lumtur dhe i plotësuar me Shpirtin Shenjt. Arsyeja na flet: “Zoti të do.” Feja është siguria shpirtërore. Mund të dyshosh ose – të besosh. Përcaktohu për besim. Atëherë do të mund të besosh përherë e më shumë, pa kufi. Vetëm në dashurinë e Zotit je i shpëtuar.

63

Page 64: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Jezusi ka thënë se Ai vetë është bariu i mirë. Së pari mendo në këtë shëmbëlltyrë të Shkrimit shenjt. Imagjinoje dhe lejo që të depërtojë thellë, thellë në shpirtin tënd, si e vërtetë e Zotit. Kur humbet ndonjë dele, bariu i mirë e kërkon derisa ta gjejë. I lumtur, e merr në krahët e vet me dashuri, dhe e bart plot krenari. Thotë i gëzuar: “E kam gjetur, dhe e kam shpëtuar nga shkatërrimi i mëkatit, nga mungesa e besimit”. I thërret të gjithë engjëjt dhe kryeengjëjt dhe të gjithë atëherë festojnë me gëzim shpëtimin e saj.

Hulumto ku ke humbur. A mund të besosh se Jezusi të kërkon. Bëje këtë derisa të fillosh të klithësh nga gëzimi.

Ose shëmbëlltyra tjetër:

Jezusi na flet për mbretërinë qiellore. Zoti është si tregtari që kërkon perlën më të bukur. Kur e gjen, shet gjithçka ka që të blej atë perlë.

Ti je ajo perlë. Jezusi i ka shitur të gjitha që i ka pasur në tokë dhe ka kaluar nëpër vdekje... Të gjitha i ka shitur që të mund të shpërblejë ty.

Shihe veten në rolin e perlës. Shiko se si Jezusi e jep jetën e vet për ty, se si hyn në vdekje dhe ty të merr me vete: “Tani je imi, tani je me mua, atje ku jam unë. Më lejo që të çoj ashtu si çohet fëmija”. Thuaj: “Mirë, tani jam yti, gëzohem për këtë”.

Ose:

64

Page 65: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Shiko kryqin e Krishtit. Thuaj: “Domethënë, kaq shumë më paske dashur!”

Kur nuk mund të besosh që Zoti të do, kur nuk mund të pranosh veten, kur nuk mund ta falësh që të ka krijuar,

e s’të ka pyetur

Duhet ta falësh Zotin, veten dhe të tjerët. A mund ta falësh Zotin? Ai vetëm të do, e ti hidhërohesh në të. Nuk ke mundur të zgjedhësh gjininë as kombin, as trupin, dhe asgjë tjetër. Madje edhe profesionin tënd e kanë zgjedhur të tjerët për ty. Zoti t’i ka dhënë të gjitha pa lejen tënde.

Shiko Jezusin, rrezitu në të, thuaj: “Po, po të fal, e ti më fal mua. Tani jemi përsëri miq të mirë.”

Pranoji të gjitha veçantitë tua: kombësinë, trupin, gjininë, të afërmit, miqtë, bashkëshortin dhe të tjerat. Thuaj: “Kur ti më dhuron diçka, atëherë ajo duhet të jetë e mirë. Më e mira për mua”. Provo të shohësh veten si dhuratë të Zotit. Shpirti Shenjt do të vijë kur të heqësh barrikadat. Vetëm atje ku nuk është Shpirti Shenjt, është keq. Përndryshe nuk ka njeri i cili nuk do të ishte i bukur dhe i mirë.

Fale veten. Thuaje emrin tënd dhe fale veten që turpërohesh. Thuaj p. sh. se i pranon gjymtyrët e tua ashtu si janë. Ky mund të jetë rast që të shërohesh. Thuaj vetes: “Mirë është që ekziston” (shqiptoje emrin tënd). Bëje këtë aq gjatë, derisa të jesh i gëzuar dhe i qetë.

65

Page 66: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Falëndero Zotin për çdo gjë të veçantë që vëren në vete (trupin, shpirtin, kohën, rrethinën, ardhmërinë).

Kundër frikës është efektive sidomos që të thuhet: “Ti, o Zot, je i gjithëpushtetshëm, prandaj askush nuk mund të më bëjë gjë të keqe. Mund të fal dhe të mohoj çdo gjë, sepse ti je Zotëria im”. Lute Jezusin për Shpirtin Shenjt.

Kur nuk mund të besosh se të janë falur mëkatet – tek brejtja e ndërgjegjes

Mëkatet që i kemi pranuar në rrëfim na janë falur, por shumë shpesh mbesin plagët, që i bartim në kujtesë. Ato na shqetësojnë pastaj një kohë të gjatë.

Përsërite shpesh ditë pas dite: “Besoj në faljen e mëkateve” (Besojma).

“O Zot, unë besoj në ty”.

66

Page 67: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Kur të bren ndërgjegjja

Brejtja e ndërgjegjes shkakton, në mes tjerash, sëmundje të rënda, p. sh. kancerin. Ajo shpesh përsëritet kur je i dobët. Le të të bëhet shprehi para rrëfimit që të bësh sa vijon:

Foli shpirtit tënd gjithmonë dhe përsëri: “Besoj në faljen e mëkateve” (Besojma). Bëje këtë derisa të mos e ndjesh më brejtjen e ndërgjegjes, derisa të jetë zhdukur krejtësisht. Në rrëfim Jezusi t’i fal të gjitha mëkatet. Të gjithë i fal.

Ose:Shiko në kryq dhe në Krishtin. Thuaj: “Mëkatet dhe

fajësia ime janë te ti, në kryq. Ti i ke marrë mëkatet e mia në kryq. Më shpëto. Kryqi është vdekja e vdekjes sime.” Lëri në kryq çdo gjë që të mundon. Ndjej se si të pastron nga mëkati dhe fajësia gjaku i Jezu Krishtit. Lejoji që të pastrojë mirë.

Ose: Fshihu në plagët e Jezusit si fëmija në barkun e

nënës. Atje nuk mund të të ndodhë asgjë e keqe. Plagët e

Jezusit janë krenaria jote, mbrojtja jote, shëndeti dhe dashuria (ky ishte bari i Shën. Bernardit nga Clairvaux). Plagët e Zotit janë shenjë se të janë falur mëkatet.

67

Page 68: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Që të lirohesh nga depresioni (Lutja e “parashutistit”)Vërej se si Zoti ngadalë po të lëshon në tokë. Për të

gjitha që i bën në tokë, nuk je përgjegjës para njerëzve por para Zotit. Bëje atë që ai pret prej teje. Ai t’i ka dhënë aftësitë, kualitetet jetësore dhe individualitetin. Prandaj je krejtësisht i lirë dhe nuk je i varur prej asgjëje, sidomos jo nga ato që të tjerët mendojnë dhe flasin për ty. Vetëm Zotit i përgjigjesh.

Ose: Përsëritja vetes, thuaj shumë herë në ditë: “Zoti më

do!” Fjala e Zotit duhet të depërtojë thellë në ty, arsyeja nuk guxon të jetë pengesë për të, duhet ta pranosh me zemër. Ajo duhet të mbijë në ty. Shpirti tani hapet për të vërtetën dhe ajo bëhet realitet. Thuaj shpesh me zë të ulët, ashtu që shpirti yt të mund të dëgjojë. Ashtu si thonë psalmet: “Lavdëroje Zotin, shpirti im!”

Ose:

Nëse ofendimet e njerëzve të bëjnë depresiv, nëse dikush të shpifet, flet kundër teje, ka diçka kundër teje, të është antipatik, është i zemëruar në ty... është shumë më mirë që të mbrohesh nga ofendimet duke u përgjigjur me lutje mbrojtëse.

Kur ofendimet kanë ndodhur, është shumë më vështirë që të shërohen plagët e tyre.

68

Page 69: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Thuaj vetes: “Njerëzit më duan. Thellësitë e të gjithë njerëzve më duan”. Në thellësinë e çdo qenieje banon jeta e Zotit, Shpirti i Zotit... Zoti i ka dhënë çdo njeriu Shpirtin Shenjt, e ka hukatur në secilin, prandaj edhe tek më i keqi gjendet ndonjë shkëndijë e të mirës. Ajo shkëndijë të do. Prandaj askush nuk mund të të lëndojë. Ti e mund të keqen, e ai tjetri me kohë do të bëhet miku yt.

Te depresioni, te mendimet vetëvrasëse, kur të dhimbet vetvetja, kur je i pikëlluar, i lodhur, kur mendon se nuk mund të shërohesh nga sëmundja

Depresioni të shtyn edhe më thellë në sëmundje. Njësoj vlen edhe për frikat, ndjenjën e fajësisë dhe varësinë.

Ndjenja se askush nuk na do, në të vërtetë është zilia ndaj Zotit.

Posa të presësh që dikush të të dojë, të dhimbset vetja. Prej të gjithëve kërkon dashuri, e nynykat kundër çdo gjëje, asgjë nuk të pëlqen.

Dhimbja ndaj vetvetes është mosbesim në dashuri, besim në të keqen. Ajo është mosbesim ndaj Zotit.

Ky është “medikament” shumë i rëndësishëm. Depresioni është sëmundje ngjitëse, e cila shtrihet në të tjerët. Mjekët thonë se ekzistojnë afërsisht njëzetepesë lloje të depresionit. Gati në secilin njeri ekziston vetë-mëshira dhe brejtje të ndërgjegjes. Në çdo njeri është depresioni, pak a shumë i

69

Page 70: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

fshehur. Vetë mëshira çon më thellë në depresion dhe dekurajim.

1. Prano vetë-mëshirën, nynykatjen, pakënaqë-sinë dhe pendohu për to.

2. Thuaj Jezusit: “Zhduki në mua rrënjët e vetë-mëshirës dhe depresionit”.

3. Falëndero Jezusin se ai është gëzimi yt, forca jote, se të do, të shpëton dhe shëron.

4. Lute të të japë gëzimin.

Kur e pranon kritikën negative, lëndimin, ofendimin, bëhesh vetë-mëshirues. Mos e prano fare, por thuaj: “Nuk jam i tillë çfarë thonë. Nëse tanimë e ke pranuar ofendimin, duhet ta shërosh, dhe kjo është më e vështirë dhe zgjat më shumë.

Zoti mund të të ndihmojë, sepse je shpirtërisht i sëmurë. Kur ndjen depresion të thellë, merre shpesh këtë bar.

Nëse dikush qëndron në buzë të vetëvrasjes, duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Nuk guxojmë që të analizojmë asgjë, sepse do të sharrojë më thellë. Në vend të kësaj duhet që t’i tregohet vrima, nëpër të cilën vjen drita, sado e vogël qoftë ajo. Tregoja dashurinë e Zotit ndaj tij dhe lutu për të: “Jezu, liroje nga depresioni!”

70

Page 71: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Tek depresioni dhe mendimet për vetëvrasje që rrjedhin nga brejtja e ndërgjegjes dhe nga shqetësimi

Ndjenja e fajësisë është shkaktari i gati secilit mendim për vetëvrasje. Fajësia e vetëdijshme ose e pavetëdijshme, të cilën e kemi pranuar kurdoherë.

Ka mendime për vetëvrasje shkak i të cilave është okultizmi dhe spiritizmi.

Këtu ndihmojnë shumë lutjet e lirimit. Ka edhe të tjera të cilat janë të trashëguara ose janë shkaktuara ngjashëm si depresionet.

Prandaj janë të nevojshme barnat shpirtërore dhe shëmbëlltyrat nga Shkrimi shenjt që flasin për dashurinë dhe faljen e Zotit.

Pranoja Jezusit mendimet tua për vetëvrasje dhe ndjenjën e fajësisë dhe pendohu për to.

Përsëritja shpesh shpirtit tënd: “Besoj në faljen e mëkateve”.

Shiko në kryq dhe në Jezusin e thuaj: “Të gjitha mëkatet dhe fajësitë e mia janë te ti në kryq, ti i ke marrë mëkatet tona, po ta dorëzoj mëkatin tim, më shpëto!” (Is. 53). Ndjej sesi gjaku i Krishtit pastron dhe merr mëkatin tënd.

Fshehu në plagën e Jezusit. Plagët e Jezusit janë vërtetim se Zoti të ka falur. Shihe veten si keqbërësin në anën e djathtë të kryqit të Jezusit dhe thuaj: “Të bie ndërmend për mua, o Jezu, kur të arrish në Mbretërinë tënde!”

Njihe veten në shëmbëlltyrën mbi djalin e humbur (Lk 15). Ati të pret. Ai t’i fal të gjitha.

71

Page 72: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Njihe veten në shëmbëlltyrën e deles së humbur. Jezusi e kërkon delen e humbur; nuk është hamendur, e ka kërkuar derisa e ka gjetur.

Njihe veten në shëmbëlltyrën mbi tregtarin dhe perlën e vlefshme. Jezusi i ka dhënë të gjitha që të fitojë ty. Ti je margaritari i tij me bukuri dhe vlerë e pakrahasueshme.

Dëgjoje Jezusin se si thotë se delja e gjetur është më e vlefshme për të se nëntëdhjetë e nëntë të tjera që nuk kanë humbur. Përsërite derisa të ndjesh se i gjithë qielli po gëzohet dhe po klith prej gëzimit. Ai që beson është i shpëtuar. Vetëm feja mund të të lirojë.

Tek depresionet Nëse je vetë në depresion, le të lutet dikush

tjetër për ty. Lutu për personat që janë në depresion. Si?

Me zë të ulët dhe me këmbëngulje, çdo ditë. Qëndresa është shumë e rëndësishme.

Mos shiko sëmundjen, por dritën, fenë. “E di, unë jam vetëm rruga nëpër të cilën hiri kalon

prej Jezusit tek i sëmuri”. Lutu si në lojë. Nëse je i tendosur, lutet vetëm gjuha

jote, ajo është vetëm fuqia jote e jo e Zotit. Prandaj lirohu. Ki besim në Zotin. Ai i bën të gjitha, ti je vetëm mjet.

os thuaj: “Tani do të provoj dhe do të lutem tri ditë që të shoh se a shkon”. Mos provo por bëje, përndryshe nuk do të shkojë. Ki besim. E di se çka ka premtuar Jezusi. Mos provo se a flet

72

Page 73: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Zotëria të vërtetën apo rren, sepse ajo nuk është fe. Lutu derisa të ndodh diçka. Nuk të takon ty të vendosësh se a do të ndodhë diçka apo jo. Jezusi e di çka bën, ti vetëm lutu.

Tek ndjenja e fajësisë, kur dikush është aq thellë në depresion, sa që flet për vetëvrasje

Merre këtë seriozisht. Mjekët thonë se kur dikush flet për këtë, ai edhe do të provojë që ta bëjë. Gati gjithmonë pas kësaj qëndron ndjenja e fajësisë.

Mos u mjafto me lutjen e lirimit te njeriu i cili është në depresion të thellë. Ai nuk është i djallosur por ka plagë të thellë, të cilën mezi e bart. Ndihmoji që rregullisht të marrë barëra shpirtërore. Shpesh as rrëfimi nuk mjafton, sepse është bërë vetëm një herë. Këto barëra shpirtërorë janë të përshtatshëm për përdorim të shpeshtë, edhe nga disa herë në ditë.

Thuaj vetes (ose personit të sëmurë): “Vetëvrasja nuk është kurrfarë zgjidhjeje. Dije se me atë mëkat do të ngarkohen edhe pasardhësit e tu”.

Pranoje ndjenjën tënde të fajësisë: “O Jezus, më fal për brejtjen e ndërgjegjes, frikën nga jeta, ndjenjën e fajësisë, mendimet vetëvrasëse, më fal se nuk besoj në faljen tënde”. Pranoja secilën imtësi. Lejo që të lirojë nga brejtja e ndërgjegjes. Përsërit: “Besoj në faljen e mëkateve”.Thuaja këtë shpirtit tënd derisa të

73

Page 74: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

jesh krejt i sigurt se ndjenja e fajësisë është zhdukur krejtësisht.

74

Page 75: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja e shpërbimit (e shpagimit)

Nëse dikënd e ke mashtruar, orientuar në rrugë të këqija, nëse gabimisht i ke edukuar fëmijët e tu

Shpesh vuajmë sepse të tjerët i kemi orientuar në rrugë të gabuar ose fëmijët i kemi edukuar gabimisht, u kemi ngarkuar aq barrë të rënda saqë tani ikin edhe prej nesh edhe prej Zotit.

Shpesh të tjerët vuajnë sepse i kemi pikëlluar ose kanë humbur shumë me fajin tonë. Ndoshta dikush e ka humbur edhe jetën, është sëmurë ose ka bërë vetëvrasje.

Ndoshta ka ndodhur që fëmijët e kanë urryer seksualitetin për shkak të prindërve dhe ashtu janë bërë homoseksualë ose lezbi. Nëse babai me djemtë ose nëna me vajzat kanë qenë shumë të rreptë, ata mund të anojnë kah masturbimi. Fëmijët e tillë mund të lirohen prej kësaj nëse nënës ose babait ja falin plotësisht dhe luten që Zoti ta zhdukë atë fuqi negative në ta. Nëse ti vuan nga kjo, lute Jezusin që ta përmirësojë atë dëm dhe ta fshijë fajësinë. Jezusi bën çdo gjë të re – siç shkruan në letrën Efesianëve dhe në veprën e Shën Ireneut: Zoti çdo gjë vë “nën kryesinë e Krishtit” (Ef 1, 10) .

Nëse i ke bërë dikujt diçka keq, qëndro para Jezusit dhe kërko falje.

75

Page 76: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutu: “Jezus, më shpago tek ai njeri!” Kjo do të thotë: “Përmirësoje atë që unë kam gabuar”.

“O Zot, më shëlbo me gjakun e Jezusit. Shpirti Shenjt le ta përmirësojë gjendjen në atë njeri dhe le t’i ndreqë gabimet”.

Me mëshirën, dashurinë dhe forcën e Jezusit ai njeri mund të kthehet në rrugë të drejtë, mund të shërohet, mund të kthehet në jetë.

Lutu derisa të ndjesh se tani është çdo gjë në duart e Jezusit.

Si mund t’i kthesh të tjerët, si mund t’i ndihmosh dikujt që jeton në lajthitje ose në mëkat, që jeton jetë shkandulluese, që është larguar nga Kisha

Nëse je vetë gyp kalues për mëshirën e Zotit, mund ta ndërrosh dhe ta kthesh çdo njeri. Mund t’i ndihmosh alkoolistit, atij që është i varur nga droga, atij që urren, shkatërron kurorën, grindet, është bërë i keq, nuk mund të besojë më.

Mos heq dorë, qëndro dhe lutu derisa Zoti të bëjë diçka.

Nëse je me të i afërt, prano lëshimet tua në lidhje me të, kur e ke kritikuar, gjykuar, murmuritur kundër tij, marrë në gojë, ke qenë kundër tij.

Qëndro krejtësisht i hapur para Zotit.Fale nga zemra atë njeri, jo vetëm me gojë. Duaje

atë njeri me dhembshuri, si fëmijën e sëmurë.Ai është i sëmurë. Falëndero Zotin për atë njeri dhe

për vullnetin e tij me të, që e çon nëpër atë

76

Page 77: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

sëmundje. (Mos e falëndero për sëmundje, kjo do të ishte gabim.) Zoti do t’ia heqë sëmundjen ose do t’i japë forcën e vet që të mund të jetojë përkundër sëmundjes, të jetojë edhe më i lumtur. Kurrë mos e braktis askënd, mos heq dorë prej tij. Të besosh do të thotë: të kalosh edhe nëpër luginën e vdekjes, por të dish: Nuk frikohem, Zoti im është me mua, e keqja është e dobët. Zoti është i gjithëpushtetshëm.

Dikush që është i vrazhdë, proteston, ikën prej shtëpisë, nuk dëshiron që të dëgjojë asgjë për Kishën... ai është i plagosur. Ai nuk e bën këtë nga shpirtligësia, prandaj nuk ka dobi që t’ia tërheqësh vërejtjen. Vetëm me dashuri mund të vijë në vete. Me dashurinë tënde mund t’ia sjellësh forcën e Zotit, prandaj: fale, duaje, falëndero Zotin për të.

Lutu: “O Atë, bekoje atë njeri.”

Nëse dikush vuan nga skizofrenia ose është depresiv

Duhet që të sëmurit t’i sillet dashuria e Zotit.Mos analizo, mos e merr në pyetje se si ka

qenë në fëmijëri, sepse me këtë do ta shkatërrosh. Vetëm tregoji si do të dalë nga ajo gjendje. Lutu për dhuratën e njohjes që nga simptomat, me Mëshirën e Zotit, të kuptosh se si dhe kur është sëmurë, kur ka vuajtur, kur ka qenë i vetmuar.

77

Page 78: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Luteni së bashku, ngadalë, lutjen klasike të shërimit, me shumë durim dhe shpesh. Lejo që dashuria e Jezusit të depërtojë në jetën e tij që nga ngjizja e këtej. Falëndero Jezusin. Ndihmoji që të falë.

Është me rëndësi që të mësosh nga psikiatri se për çfarë sëmundjeje është fjala, sepse në raste të tilla duhet që të lutet shumë dhe për një kohë të gjatë. Në të shumtën e rasteve i sëmuri nuk dëshiron që ta pranojë se është i sëmurë fare. Është zhytur thellë në depresion dhe atëherë zakonisht nuk mund të bëhet më asgjë. Na mbetet vetëm shumë durim dhe dashuri.

Fale, duaje, falëndero Zotin për të.Falëndero Zotin që ke forcë të qëndrosh.

Nëse ke abortuar, ose nëse fëmija ka vdekur menjëherë pas lindjes, pa u pagëzuar.Të krishterët e parë janë pagëzuar edhe për të

vdekurit (1 Kor 15, 29).

Caktoja emrin fëmijës, pa marrë parasysh femër apo mashkull. Kushtoje Meshën për të. Dorëzoja Zotit.

Nëse fëmijën e ke abortuar me qëllim, lute që të falë. Kungohu për atë qëllim. Në fund të Meshës thuaj: “Në emër të Jezu Krishtit, shko te Jezu Krishti”.

78

Page 79: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Si mund ta përmirësosh situatën e keqe, si mund të lutësh për paqe, sidomos për

paqe në familje, si mund të ndikosh për të mirë

Bekoji njerëzit që të shqetësojnë, madje edhe ata që të shqetësojnë me praktika okultiste ose me magji. Krijo rend në imagjinatën tënde dhe imagjino se si do të duhej të jetë në familjen tënde, mendo se si mbretëron mes jush paqja, harmonia, dashuria dhe mirëkuptimi. Ti mundesh vetëm të dëshirosh, e Zoti mund ta bëjë atë.

Lutu: “Eja, o Shpirt Shenjt dhe realizoje atë tani!” Kur Zoti ka krijuar botën dhe ka shqiptuar fjalët “le të bëhet”, Shpirti Shenjt ka qenë mbi ujërat dhe fjala e Zotit është realizuar. Shpirti Shenjt, shpirti yt dhe shpirti i keq realizojnë atë që “shohin” sytë e tu, imagjinata jote dhe mendimet e tua.

Kur e “sheh” të keqen, vijnë forcat e këqija, kur “sheh” të mirën, pozitiven, nëse edhe lutesh, vjen Shpirti Shenjt, dhe dëshirat tua realizohen. Atëherë vërtetët bëhesh kreativ. Falëndero Zotin, lavdëroje. Falëndero Zotin për të gjitha ato që dëshiron të ringjallësh në zemrën tënde, për të gjitha gjërat materiale që të rrethojnë ose të takojnë dhe për të gjitha të tjerat. Falënderohu edhe atëherë kur e ke vështirë, kur je i sëmurë, kur nuk të shkon për dore ajo që dëshiron. Falëndero Zotin për vullnetin e tij me ty në çdo situatë. Ai i di të gjitha, dhe kur e falënderon, ai të gjitha i kthen në të mirë (Rom 8). Nëse falënderohesh, nëse e do Zotin, ai të gjitha do t’i shpie nga vdekja në jetë. Mos u falëndero për

79

Page 80: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

sëmundje, fatkeqësi, vështirësi, ajo do të ishte gabim.

Kur çdo gjë të duket e keqe, negative në njerëzit dhe në vetvete,

në rast shkurorëzimi, në luftë dhe kur dëgjon lajme të këqija

Përsërit gjithmonë: “Zoti është i gjithëpushtetshëm, Zoti është më i fortë se frika ime, se sëmundja ime, se e keqja në fëmijën tim, se mëkati im”. Përsërite derisa të ndjesh se feja jote është më e madhe se të gjitha të këqijat, se Zoti mund t’i bëjë të gjitha mirë. Me këtë do ti mundësh të gjitha të këqijat.

Përpiqu të depërtosh deri te e vërteta, deri te e mira.

Zoti gjithmonë fiton. Çdo gjë do të bëhet e mirë. Beso në dritë, në të mirë, në të shëndoshë. Për të keqen mos fol as mos mendo.

80

Page 81: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Nëse gjithmonë përjeton mossuksese, p. sh. në punë, në planet e martesës, në zgjedhjen e profesionit,

nëse je gjithmonë i bllokuar dhe mendon: “Unë do të doja, por nuk shkon” ...

Mendo pozitivisht. Ndërroji mendimet tua, qëndri-min tënd. Le të ndodhë kjo në imagjinatën tënde, kurse thuaj me zë: “Martesa ime do të shpëtojë, do të kem sukses në atë punë, fëmijët do të shkojnë rrugës së drejtë”. Zoti e respekton lirinë tënde. Shpirti yt përgatit çdo gjë që është në mendimet tua dhe në imagjinatën tënde: qoftë pozitive apo negative.

Barte me vete vetëm fotografinë e mirë të çdo gjëje. Ti beson aq gjatë sa e bart atë fotografi. “Feja është një mënyrë pasjeje të sendeve që shpresohen, mjet të njihen sendet që nuk shihen (Heb 11, 1).

Pyete veten në çka beson: në të mirën apo të keqen, Në Zotin apo në djallin? Çfarë je? A je i suksesshëm, i lirë, i frikësuar? Si e sheh veten? Çka dëshiron të bëhesh? A dëshirosh të bëhesh shenjt? Të gjitha besoja Jezusit. Përcaktohu: “Zoti është i mirë, prandaj nuk dëshiroj që në vete të kem asnjë gjë negative, as të vogël as të madhe, prej të tjerëve, prej vetëdijes, prej gazetave etj. Nuk dua të di asgjë për atë. Më mirë kafsho gjuhën, se të thuash diçka negative.

81

Page 82: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Mënjano nga imagjinata jote të gjitha të këqijat, të gjitha mossukseset, ndjenjat, fjalët, dhe mbushu me të mirën, suksesin, pozitiven.

Lutu, beko. Zoti është më i fortë se e keqja, më i fortë se të gjitha gjërat negative.

Posa të zgjohesh në mëngjes Para së gjithash, ndoshta sa je ende në shtrat,

shiko Jezusin dhe lejo që të rrezatojë pesë minuta. Pastaj thuaj ngadalë uratën Ati ynë.

Lutja për çdo mëngjes Bëja kushtimin Jezusit, thuaj: “Gjithçka të takon ty,

të gjitha t’i dorëzoj ty”. “Jezus, eja sot me mua kudo që të shkoj. Jezus, më udhëheq, shko para meje”.

Thuaj vetes shpesh gjatë ditës:

“E di se Zoti më do, unë jam i dashuri i tij (e dashura e tij)”.

82

Page 83: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

“Ilaçi” i shën Jakobit apostull (Sakramenti i vajimit)

Nëse je i sëmurë, nëse diçka të mundon, nëse në vete ndjen zbrazëti

“Rrëfeni mëkatet njëri-tjetrit dhe lutuni për njëri-tjetrin që të shëroheni!” (Jak 5, 16).

Edhe pas pranimit të mëkateve në Meshën e shenjtë (“Po i rrëfehem...”) duhet nganjëherë t’i thuhet dikujt që të lutet për ty, sepse ke vështirësi.

Le ta vëjë dorën në krahun tënd dhe le të lutet për ty. Ai, bëhet kështu i kalueshëm për mëshirën e Zotit drejt teje. Kur të lutesh për dikënd, nuk mjafton vetëm të thuash lutjen. Jezusi nuk ka thënë që të bëjmë ashtu. Por thuaj Jezusit: “Tani kjo është dora jote në krahun e tij. Këtë na e ke thënë në letrën e Jakobit. Po bëj atë që ke thënë”.

Por për lutje të frytshme duhet të falësh, përndryshe je i bllokuar dhe Jezusi nuk mund të bëjë asgjë nëpërmjet teje.

83

Page 84: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Lutja shëruese e rruzares

Si të lutet rruzarja mirë Buzët e mia shqiptojnë lutjen “Të falemi Mari”

dhe kjo për shpirtin tim bëhet si barka në të cilën ulem, lundroj dhe shikoj botën rreth vetes. Me këtë rast shikoj historinë e shpëtimit të llojit njerëzor nëpër Jezu Krishtin. Nuk janë me rëndësi fjalët, ato vetëm më bartin, si barkë, të rëndësishme janë ngjarjet e historisë së shpëtimit.

JEZUSI ... – i cili u zu për virtyt të Shpirtit Shenjt...; i cili për ne barti Kryqin e rëndë...; i cili u ngjall së vdekuri... Nuk kemi të bëjmë me përcjelljen e ngjarjeve të veçanta, sepse lutja e shqyrtimit është ende në nivelin e racionales, por lutemi së bashku me Marinë, shikohemi dhe ndjejmë se mbarë historia e shpëtimit është vepër e Jezusit. Ndjej atëherë se si prania e Jezusit më ndërron.

Kur meditoj për ngjizjen e Jezusit nëpërmes të Shpirtit Shenjt, mendoj edhe për ngjizjen time dhe e lus Jezusin që të shërojë të gjitha plagët të cilat atëherë kanë mundur të shkaktohen në mua. Jezusi atëherë ka qenë afër meje, ai më ka dëshiruar dhe dashur në atë çast.

... me të cilin shkove në vizitë Elizabetës... Edhe mua më ka bartur nëna ime gjithandej si edhe ty nëna jote. Ti e ke marrë natyrën njerëzore në vete, nëna të ka lindur, të ka bartur për të kushtuar në tempull. Edhe mua, nëna ime më ka sjellë në kishë në pagëzim. Kisha më ka pranuar si anëtar të vetin të ri.

84

Page 85: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

... të cilin e ke gjetur Tempullin e Jerusalemit... E shoh veten si dymbëdhjetë vjeçar dhe e lus Jezusin që t’i shërojë të gjitha plagët e shkaktuara në fëmijërinë time.

... i cili u djersit gjak për ne. I kujtoj të gjitha frikat e mia dhe ia sjell Jezusit. Ndjej se si më ngushëllon engjëlli, dhe se si është me mua Nëna ime, Nëna e Zotit. Ia paraqes problemet e mia, frikën, mundimet dhe vështirësitë dhe i lejoj Jezusit që t’i shërojë.

... i cili u frushkullua në oborr të Pilatit... Sa më frushkullojnë njerëzit me fjalët e tyre, sa vështirë është që të jetohet me njerëzit nganjëherë! Ndjej se si Jezusi tani i ka marrë mbi vete të gjitha dhe unë jam i lirë. Ai më do.

Kurora prej therrash. Edhe unë dëshiroj që kokën time ta kurorëzoj me sukses. Jezusi e ka bartur për mua kurorën e therrave.

Kryqi i rëndë... Jezusi më ndihmon që të bart kryqin tim.

Vdekja e Jezusit... Nuk është askush tjetër, shikoj në ty, eci me ty.

... i cili u ngjall së vdekuri... E di, çdo gjë përfundon mirë, gjithmonë ekziston dera, të gjitha krijesat janë ngjallur, të gjitha janë të reja.

Jezusi u ngjit në qiell... Jezusi tani është Zotëria i qiellit dhe i tokës, ai është fitimtar, nuk kam kujt t’i frikohem.

Ai na ka dërguar Shpirtin Shenjt. Shikoj se si na udhëheq. Jezusi është i bukur, i ri, i shndërruar, na prin, lutet me ne. Është dërguar që të jetë me ne. Atëherë shoh edhe Nënën e Zotit me të në qiell.

85

Page 86: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Nëna ime është gjithashtu diku në afërsi. Edhe ajo është e kurorëzuar.

Në lutjen e rruzares e shoh tërë Kishën, mbarë botën, të gjithë.

86

Page 87: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Si ta ndryshosh vetveten? Shiko Jezusin dhe thuaj se ia dorëzon krejt

qenien tënde. Dorëzoja së pari trupin tënd, mendimet dhe

kujtimet e tua, arsyen tënde, kujtesën tënde, vullnetin tënd, imagjinatën dhe intuitën, krejt zemrën tënde. Lute tani të të mbushë me praninë e vet. Lute që në ty ta realizojë vullnetin e vet.

Dorëzoja të gjitha raportet e tua me njerëzit, raportin me Të dhe me Atin e tij, me Shpirtin Shenjt, që ai të gjitha këto t’i bëjë të mira dhe që të gjitha ato raporte të jenë në të mirën e të gjithëve.

Dorëzoja të kaluarën dhe të ardhmen tënde, që të lirohesh nga çdo frikë dhe që të mos e bartësh më barrën e çfarëdo faji.

Prano secilin mëkat, një nga një. Bjeri mohit së keqes dhe të Keqit, të gjitha

mëkateve tua në veçanti. Pranoje për Zotërinë tënd. Ai është zotëria i vullnetit tënd – le të largohet nga ti çdo e keqe.

Lute që me praninë e tij të plotësojë tërë qenien tënde.

Falëndero Jezusin që të ka ndërruar, që të ka bërë njeri të ri. Falënderoje për raportin me Atin e tij, lute të të forcojë.

Falëndero Jezusin për raportin e tij me Kishën, le ta përtërijë. Thuaj se do të doje që të ndjehesh gjymtyrë e gjallë e asaj Kishe, e jo që vetëm të shohësh format e saja të jashtme. Falënderoje për Shpirtin Shenjt. Lute që ta mbushë Kishën.

87

Page 88: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Si të adhurosh para të Shenjtërueshmit Sakrament?

Në devotshmëri ndaj Shpërblyesit eukaristik kyçemi në realitetin dhe ndikimin e flisë së shenjtë të Meshës. Pranohemi si Kishë, bëhemi bashkësi e të gjithë atyre që besojnë në mbarë Kishën. Qëndrojmë në aktin e adhurimit para tij dhe ashtu depërtojmë, përherë e më shumë, më thellë në misterin e eukaristisë.

Qëndrojmë para Jezusit në emër të Kishës dhe të mbarë botës.

Posa të hysh, përkulu thellë para Zotërisë në eukaristi.

Qëndro ashtu një kohë në adhurim, falëndero Zotërinë i cili është aty i pranishëm, drejtoje shikimin tënd në bukën eukaristike. Mund të qëndrosh disa minuta në adhurim dhe dëgjo se çka të flet Jezusi në brendi. Qëndro në qetësi të thellë, e cila do të lirojë nga të gjitha shqetësimet dhe ec me hapa të njëjtë si në Meshë të shenjtë:

Prano fajet e tua ashtu që krejt qenien tënde ta pastrosh nga mëkati. Bëje këtë derisa të ndjehesh i lirë dhe i pajtuar me krejt botën, sidomos me ata që i ke lënduar. Pranoji frikat, problemet dhe sëmundjet.

Fale të afërmin. Ajo ndodh në zemër, kur shikon në Zotërinë Tejet të Shenjtë, sepse ai jep forcën për falje. Ushtroje këtë derisa të ndjesh se je

88

Page 89: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

krejtësisht i lirë nga të gjithë që të kanë lënduar, nga të gjithë që i ke antipatikë ose ushqejnë për ty ndjenja armiqësore. Bëje këtë rrënjësisht, edhe në qoftë se zgjat shumë kohë.

Mohoji të gjitha që të lidhin për njerëzit, botën, brengat dhe me veten tënde. Tani je i gatshëm për lutjen e vërtetë. Në çastin kur je i gatshëm që t’i humbësh të gjitha, je i gatshëm të pranosh atë që Zoti të jep. Të humbësh, nuk do të thotë që të heqësh dorë nga çdo gjë, por që zemrën ta zgjidhësh, ta lirosh prej tyre.

Pranoje atë që Zoti kërkon prej teje. Ashtu shkon rrugës së tij dhe plotëson planet që ai ka me ty. Ajo është Mbretëria e tij në të cilën mund të fitosh çdo gjë që shpreson.

89

Page 90: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Fjala e Zotit në bashkësi

Kur luteni në bashkësi, pas leximit të shkurtër nga Shkrimi shenjt, qëndroni një kohë në qetësi. Dëgjo se çka të flet Zotëria, hesht dhe lejo që në ty të depërtojë fjala e Zotit dhe të veprojë.

Atëherë mund të luteni spontanisht. Secili mund t’i thotë mendimet e veta në lidhje me tekstin, të gjitha përshtypjet dhe të gjitha ato që do të dëshironte t’ia thotë Jezusit për veten, botën dhe Kishën. Duhet lejuar që mendimet tua, logjika jote dhe mënyra jote e jetesës të përshtaten me Shkrimin shenjt dhe të ndërrohen në harmoni me të.

Në heshtje i jep Zotit mundësinë që të të plotësojë dhe që t’i përkasësh plotësisht.

Lute që të formojë sipas vullnetit të tij.Shiko nevojat e mbarë botës dhe prano

vullnetin e Zotit për mbarë botën, ndërsa të gjitha mendimet, ndjenjat e tua dhe krejt qenia jote ta pranojnë vullnetin e Zotit dhe t’ia lëshojë Zotit në dorë të gjitha.

Pas gjysmë ore heshtjeje lutuni në mënyrë spontane për të gjitha nevojat e botës dhe të Kishës.

90

Page 91: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Si të rritesh shpirtërisht?

I. Cakto së paku gjysmë ore në ditë për lutje.

Si të lutesh për çdo ditë? Për lutje zgjedhe kohën më të mirë, jo atë kur je

i lodhur. Lufto kundër tundimit që të largon nga kjo, që të shqetëson posa i drejtohesh Zotit.

Vendos me këmbëngulje se do të lutesh dhe largo të gjitha tundimet. Thuaj lutjet e shërimit, edhe pse tërë kohën do të të sulmojë tundimi që të mos i thuash.

Fillo me “lutjen e telefonit” dhe Ati ynë: 1. Atë, pranoj, fali, mohoj, i pranoj të gjitha.

2. Pastaj mund të thuash çka të mundon më së shumti. Kur t’ia thuash Zotit të gjitha, atëherë është mirë. Lutu konkretisht për gjëra shpirtërore: që të rritesh në lutje, lutu për dhurata dhe për Shpirtin Shenjt.

3. Falëndero për secilën veçanti tek vetja, lavdëroje dhe falënderoje Zotin.

4. Thuaje së paku një lutje shërimi në ditë.

5. Lutu për ata që i kanë kontribuar kthimit tënd dhe për ata që ti dëshiron t’i kthesh, për më të afërmit tu.

6. Lutjen mund ta përfundosh me këngë.

91

Page 92: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

II. Lexo çdo ditë Fjalën e Zotit, së pari Besëlidhjen e Re. Lexoje disa herë që nga fillimi deri në fund, që të mund të kuptosh secilën gjë. Egzegeza më e mirë është Shkrimi shenjt vetë për vete. Pas të menduarit lexoje përsëri ngadalë.

III. Shko në Meshën shenjte. Mesha është bari më i mirë. Kalo të pesë fazat me kujdes.

IV. Nëse është e mundur, merr pjesë në ndonjë bashkësi lutjeje. Bashkësia e mirë e lutjes duhet të ketë dy elemente të rëndësishme: lutjen dhe mësimin.

a) Lutja (lutja e njërit për tjetrin; lutja për paqe në botë, për ungjillëzimin e botës dhe për ungjillëzimin e Kishës).

Lutjet e bashkësisë kanë dy qëllime: 1. që pjesëtarët e saj të rriten në fe;2. që të luten për të tjerët dhe t’u ndihmojnë

që të kthehen dhe të rriten në lutje.

Caktoni nijetin mujor të lutjes, caqet e caktuara dhe konkrete. Atëherë do të rritet bashkësia. Lutu për këtë.

b) Mësimi – Së paku njëzet deri dyzet minuta teologji. Për katër vite mund të kalohen të gjitha. Le të përgatitet në fund provim i vogël para meshtarit, që të shihet se a e kanë kuptuar të gjithë. Pa teologji nuk mund të rritesh as në

92

Page 93: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

lutje. Që të mund ta kuptosh Zotin, të duhet mësimi i Kishës, Trupit të Krishtit, Shkrimit shenjt. Përndryshe lutjet tua do të mbesin private, nuk do të arrijnë te Zoti, nuk do të mund të bisedosh me Zotin. Vetëm atëherë kur të dëgjosh Kishën dhe Fjalën e gjallë të Zotit, nga kjo mund të kuptosh se çka Zoti kërkon nga ti dhe çka të flet, dhe atëherë do të dëgjohet lutja jote. Regjistro teologjinë me korrespodencë, studio katekizmin etj.

V. Nëse në jetën e lutjes ke vështirësi, këshillohu me dikënd i cili lutet një kohë të gjatë dhe ka përvojë, ose me meshtarin.

VI. Merr pjesë në seminaret, ushtrimet shpirtërore, ripërtëritjet shpirtërore, bashkësitë biblike dhe vende të tjera ku mund të rritesh në fe.

VII. Mos të të mashtrojë ideja se Jezu Krishtin mund ta gjesh diku jashtë trupit të tij. Vetëm në Kishën Katolike ke plotësinë e të gjithë asaj që Jezusi u ka sjellë njerëzve. Bashkësitë tjera kishtare, “të lira”, kanë vetëm një pjesë të asaj. Është me rëndësi që të dish të dallosh se çka është Trupi i Krishtit. Mirëpo, nëse je p. sh. pjesëtar i Kishës ungjillore, rritu në bashkësinë tënde. Ka gjithmonë të tillë që kërkojnë Kisha “të lira”, sekte dhe bashkësi të krishtera, duke menduar se atje do të fitojnë më shumë. Ata në të vërtetë kërkojnë kënaqësi në fe, dhe jo vetë

93

Page 94: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

fenë. Nëse kërkon visarin e Kishës, nëse punon me qëndresë, do të jesh i pasur. Feja është jetë, e ti duhet të rritesh në të gjitha kohët dhe në të gjitha situatat dhe pikëpamjet. Duhet të bëhesh i gjerë si Zoti. Feja të ndihmon që me ndërgjegje ta kryesh punën tënde dhe të mbash lidhje me të gjithë njerëzit që t’i sjell jeta.Besimtari i vërtetë dëshiron që të jetojë për të gjithë njerëzit.

VIII. Gjithmonë lexo ndonjë libër të mirë shpirtëror, ashtu do të fitosh nxitje. Mendo gjithmonë në atë se rrënjët e fesë sate janë në Kishë, kurse frytet e jetës sate të lutjes shihen në botë, në familjen tënde. Nëse në lutje nuk ndërrohesh, atëherë nuk rritesh në fe.

* * * * * * *

NB! Ky tekst është regjistruar në seminaret e Prof. Dr. Tomislav Ivančićit, dhe janë shfrytëzuar edhe disa publikime të tija.

94

Page 95: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

Përmbajtja

Parathënie botimit shqip 3Parathënie botimit kroat 4Hyrje 7Shërimi i sëmundjeve shpirtërore 9Parimi i parë për shërimin e shpirtit 11Parimi i dytë për shërimin e shpirtit 14Si vjen Shpirti Shenjt te ti 19Mesha e shenjtë 29Lutja e shërimit 34Lutja e lirimit 36Lutja për dhuratën e Shpirtit Shenjt 39Lutja e pushimit 41Lutja që të mund të falësh

dhe të ndihmosh vetes dhe të tjerëve 43Lutja e “parashutistit” 51Lutja e shpërblimit (e shpagimit) 75Lutja shëruese e rruzares 84Si ta ndërrosh veten? 87Si të adhurosh para të Shenjtërueshmit

Sakrament? 88Fjala e Zotit në bashkësi 90Si të rritesh shpirtërisht 91Përmbajtja 95

95

Page 96: Lutja që shëron · Web viewBëhu si fëmijë, ulu në prehrin e babit tënd dhe babait të Jezusit, mbështete kokën në krahun e tij, provo që të kesh aq shumë besim në të,

BIBLIOTEKA “BURIMI I JETËS”

1. Raniero Cantalamessa, Shpirti Shenjt në jetën e Jezu Krishtit. Prishtinë, 2004.

2. Dr. Marica Čunčić, Shërimi me anë të fesë. Prishtinë, 2004.

3. Dario Bentacourt, Ngrihu dhe ec. Prishtinë, 2004.

4. Linda Shubert, Ora e mrekullueshme u uratës. Prishtinë, 2004.

5. P. Rufus Pereira, Lutjet për shërim. Prishtinë, 2005.

6. Jeta e re në Shpirtin Shenjt. Prishtinë, 2005.

7. Motra Emmanuel, Mrekullia e Megjugorjes. Prishtinë, 2005.

8. Zvjezdan Linić, Të lutemi me Shën Françeskun. Prishtinë, 2005.

9. Wilhelm Egger, “Misteri i fesë”. Shpjegimi i shkurtër i Meshës së Shenjtë. Prishtinë, 2006.

10. (Tomislav Ivančić), Lutja që shëron. Gjakovë, 2008.

11. Tomislav Ivančić, Udha mariane e Kryqit, 2008.

12. P. Zvjezdan Linić, OFM, Fjala për një ditë të mirë. Gjakovë, 2008.

96