6
LETERSIA. JONE B PlRHDAJSHMB LKT5ARB-KRITIKB OBGAN I LIDHJB8 SËS SHERIMTASfiVE Tft aHOIPËtKISfl) Vili i IV-IS Tiranë, Shkurl 1950 Nr. 2 LENDA MARK NDOJA . KOLË JAKOVA . ALEKS ÇAÇI . . PASKAL PRODANI PAUSTOVSKI . . N^ZIM HIQMET. Katër Shkurtl N6 Asamblenë e Kooperatlvës së Konsumlt Unë dolla sot (poezi) Kur u ntsëm (poezi) Një natë tetori Gulçim (poezlj IfiQlR NDOU . . jZEROV. V. . . JESTOR IQNAT. ÇESHTJE LETRARE Vepra reaksionare e Fishtës Njeriu i Pararojës aë ietërsinC Sovjetike 100 vjetorl t Lindjes së M. EMINESKUT MAHIR DOMl . . JUBILEU I RILINDASVET Mbledhësit e parë të folklorlt JETA KULTURALE E VËNDIT Në përvjetorln e lV-të të shpalljes së Republlkës Pop. të Shqlpërlsë. Në kryeqytetin e Shqipërlsë dd t’ 1 bgrllret rijë Stitujfi STALINIT. Kooferencë Akademike me rastln e 26-vJetorlt të vdekjes së Leninlt. Mbrëmje përkujtlmore për vdekjeq e Vasil Kolarovlt. Kongresi 1 partizanëve të paqes. Filarmonia Shqiptare. -r Plnakoteka. JETA KULTURALE NDËRKOMBËTARE BASHKIMI SOVJETIK:. Java e letërsisë Taxhlke. — instituti letrar. — Epopeja e popullit Ossetlan. — 200 vjetort 1 llndjes së Radishevit. — 5 vjetorl I vdekjes së A Tolstolt. BULLQARI: Ekspozlta e pik'orëve. — Kongresl I 34 i sallavg’"1— — Korl 1 U. Pop. Shq. në Bullgart. — Mbrëmje me rastin e 482 vjetoiit t ëj- POLONI: Inaugurimi i monumentit të A. Mickleviç.

Mahir Domi. Jubileu i Rilindasvet

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Artikull i Mahir Domit mbi aktivitetin e Thimi mitkos dhe rilindasve te tjere

Citation preview

Page 1: Mahir Domi. Jubileu i Rilindasvet

L E T E R S IA . J O N EB PlRHDAJSHMB LKT5ARB-KRITIKB

O B G A N I L I D H J B 8 SËS S H E R I M T A S f iV E T ft a H O IP Ë tK IS f l )

Vili i IV-IS Tiranë, Shkurl 1950 Nr. 2

L E N D AMARK NDOJA . KOLË JAKOVA . ALEKS ÇAÇI . . PASKAL PRODANI PAUSTOVSKI . . N^ZIM HIQMET.

Katër ShkurtlN6 Asamblenë e Kooperatlvës së Konsumlt Unë dolla sot (poezi)Kur u ntsëm (poezi)Një natë te to ri Gulçim (poezlj

IfiQlR NDOU . . jZEROV. V. . . JESTOR IQ N AT.

ÇESHTJE LETRAREVepra reaksionare e FishtësNjeriu i Pararojës aë ietërsinC Sovjetike100 vjetorl t Lindjes së M. EMINESKUT

MAHIR DOMl . .JUBILEU I RILINDASVET

M bledhësit e parë të folklorlt

JETA KULTURALE E VËNDITNë përvjetorln e lV-të të shpalljes së Republlkës Pop. të Shqlpërlsë. Në kryeqytetin e Shqipërlsë dd t’ 1 bgrllret rijë Stitujfi STALINIT. Kooferencë Akademike me rastln e 26-vJetorlt të vdekjes së Leninlt. Mbrëmje përkujtlmore për vdekjeq e Vasil Kolarovlt.Kongresi 1 partizanëve të paqes.Filarmonia Shqiptare. - r P lnakoteka.

JETA KULTURALE NDËRKOMBËTAREBASHKIMI SOVJETIK:. Java e letërsisë Taxhlke. — instituti letrar. — Epopeja e popullit Ossetlan. — 200 vjetort 1 llndjes së Radishevit. — 5 vjetorl I vdekjes së A Tolstolt. BULLQARI: Ekspozlta e pik 'orëve. — Kongresl I 34 i sal l avg’ " 1— — Korl 1 U. Pop. Shq. në Bullgart. — M brëmje me rastin e 482 vjetoiit tëj- P O L O N I: Inaugurimi i monumentit të A. Mickleviç.

Page 2: Mahir Domi. Jubileu i Rilindasvet

J U B I L E U I R I L I N D A S V E

Folkloristët e parë Shqiptarë:THIMI MITKO dhe SPIRO DINE

Gjer në mezln e shekullit të XIX, me gjlthë se me lëvlzjen e ro- mantizmlt, Ishte ngjallur kudo n’ Evropë një inteiesim I gjërë për ietër-slnë o rale të popujve të ndryshmë e me gjithë se folklori ballkanikklshte tërhequr vërejtjen e botës letrare e shkencore t’ Evropës që në të parët, letërsia popullore shqiptare kishte mbetur e panjohur. Ndërsa folklori serbo-kroat klshte pasur një mbledhës të palodhur, të kujde- sëshëm e sistematik si Vuk Karaxhiçi dhe poezia oraie g reke ishte bërë e njohur me botimet e Faurielit në Francë, të Tommasseut n’ Itali, etjM nga letërsia popullore shqiptare munt të themi se s 'i^h te botuar pothuaj gjë fare, po të lihet m fnjanë ndonjë gjë sporadike. Nga kjopati edhe njerës që t'ja mohonin fuqlnë poetike popullit tonë. Kështu shkrim- tarl frances Prosper Mërimëe çuditej se si mos të ketë poezi popullore një popull sl Shqlptarët që jetojnë pranë dy popujve rr.e poezi aqë të pasur si SUavët e Jugut dhe Grekët.

Këtë paragjykim e hodhl poshtë së pari poetl i math arbëresh e patrlotl ideajList Jeronim De Rada. Arbëreshët e Itallsë Ishin interesuar me kohë për folklorfn; diçka ishte edhe Jbotuar pas vitit 1845 nga F. Staffa, V. Dorsa’ dhe G. Crlspl e nëonjë tjetër: një numur këngësh, më të shumtën në përkthim italisht, edhe përshkrimi i disa zakoneve të jetës famiijare. Po qe botimi 1 Rapsodive të De Radës (1866) që tregoi nëmënyrë bindëse se edhe shqipja kishte një poezi popullore me vleftëartlstlke të padiskutuarshme, të pasur në ndjenja, pasqyrë e historisë tragjike e të lavdishme të një populll të vogël, luftëtar, të papërkulur për lirin e tlj e plot shpresë për një t'a rthm e Jo të largët me sigurin me të mlrë. Pas kërkimesh të gjata që nisin qysh më 1833 e me një punë të kujdesëshme, ai përmblodhi në këtë vëllim këngët që ringjallnin kohën' heroike të Skënderbeut, i shtyrë nga qëlllml patriotik për të pro- vuar të drejtat që kishte populli shqiptar për një jetë kombëtare të lirë. Vepra u prit me entusiazëm nga letrarët e folkloristët më të famshëm të kohës, ndihmoi për të tërhequr vërejtjen e Evropës mbi popullin shqi- pëtar e u bë burim për të gjltha studimet e botimet e ndryshme mbl Shqipërinë.

Porse folklori I Shqipërisë mbetej akoma shumë pak 1 njohur. Për të ishin Interesuar deri diku disa studjoniës të huaj, të cilëve u kishte rënë rasa të qëndrojnë një kohë të gjate*Së Shqipëri sl konsuj e klshln pasë kështu mundësi të mbledhin me ndihmë bashkëpunëtorësh shqiptaië

Page 3: Mahir Domi. Jubileu i Rilindasvet

JUBILEU I R ll INDASVE ^ 63

materlal të ndryshmë nga goja e popullit. Konsulll austriak nS Janinë, Dr. Hahni, në librin e tij Studime Shqiptare, kishte botuar një numur këngësh lirike dashurie, djepi e vaji (rreth 70 copë), proverba, gjë e gjëza dhe më 1864 13 përalla shqipe në përkthimin e tyre gjermanisht. Konsulli frances në Shkodër Hecquard më 1858 kishte dhënë në versio- nin frëngjlsht 12 këngë të Shqipërisë së Veriut. Diçka kishte mbledhur po jo mirë edhe Dozoni, konsull frëng në Janinë, që 1 botol më vonë më 1878: nj’ a 60 këngë të vogla dashurle e fragmente këngësh të tjera, disa proverba e disa përalla.

Kështu materiali i botuar ishte fare i paktë e jo i tillë që të ‘Jepte një lde të saktë të folklorit të Shqipërisë, sidomos epika ishte shumë pak përfaqësuar. Kjo gjëndje u linte shesh të lirë atyre që s’ ja donin të mirën populllt shqipfar, ose që s’ e njihnin mirë, të trlllonin lloj lloj tezash denigronjëse e tendencioze, në kundërshtlm me të vërtetën. Gjer Dozoni arrinte të mendonte se populli shqiptar kishte humbur fuqinë poetike pas pnshtimit turk; poezisë popullore t ’ arbëreshëve t’ ItallsP, pas botimeve të shumta që i ishin bërë, ai s 'k lsh te se si të mos i a njihte bukurinë, po sonës i a mohonte.

Kjo ishte gjëndja kur nisën të punojnë mbledhësit e parë shqiptarë ’Thimi Mitkoja e Spiro Dineja. Përmbledhjet e folklorlt që botuan ata kanë një rëndësi të veçantë për lëndën e madhe që përmbajnë, për kohën kur duallën e për qëlllmet patriotike që patën. Me këto e me veprimtarinë e tyre ata zunë një vënt të mirë në radhën e pionierëve e të punëtorëve të Rilindjes e të letërsisë së saj.

Po bashkë me ta s’ duhet lënë pa u përmsndur një prekursor I fol- kloilt shqlptar dhe I Rilindjes Zef Jubani nga Shkodra (1818-1880). Ky kishte shërbyer si dragoman i konsullatës frënge të Shkodrës dhe nën stjtytjen e Hecquartit, kishte mbledhur lëndë të ndryshme historike, etnografike e folkloristike. Nga këngët popullore që pat mbledhur pjesa më e madhe humbi me rastin e një vërshimi të Klrit në Shkodër e ato të pakta që i shpëtuan i botoi më 1871 nëT rieshte n’ origjinal e në për- kthimin italisht me titullin «Raccoldi di canti popolari e Rapsodie albanesi*. Libri përmban sidomos këngë t’ epikës historike shkodrane, ka lëndë të paktë e Jo të mbledhur me kujdes, po dëshmon për ndjenjat patrlotike të botonjësit, i cili na del si një figurë mjaft interesante me iderat për- parimtare që ka.

Ngjarje të shënuar në historin’ e folklorit shqip formoi botlmi i «Bleils Shqiptare» të Thiml Mitkos n’ Aleksandri të Egjyptit më 1878, dy muaj para Lidhjes së Prizrenit.

Thiml Mitkoja lindi në Korçë më 1815. Mori që I ri, udhën e kur- betit, punoi n’ Athinë, në Filipopoli të Bullgarisë e në Vienë. Më vonë shkoi n 'E g jy p t e u vendos në qytetin Beni Suef, ku u muar me tregëti. Vdiq aty më 1889. S 'duk et të ketë pasë mundësi të marrë ndonjë arësim të plotë, po kishte dashuri të madhe për mësim e dituri. N* mërglm atij

Page 4: Mahir Domi. Jubileu i Rilindasvet

G4 LETËRSIA JONË«i u ngjallën ndjenjat patriotike, dashuria për vëndin e gjuliën shqipe, i

u forcua dëshira për të parë të përparuar e të mësuar popullin shqiptar, për ië punuar për zgjimin e tlj. Mik i math i dijës sl ishte, ai s ’ kishte si të mos vinte re interesin e math që shihej kudo n’ Evropë për letër- sinë orale popullore; ai njohu rëndësinë kombëtare, historike e gjuhësore që kishte ajo dhe ndjeu nevojën e madlje, dobit’ e shumta të mbledhjes së folklorit shqiptar. Dhe i hy;i menjëherë punës, ka të ngjarë aty rreth viteve 1850-1855. Egjypti paraqiste një fushë të mirë për këtë, pse kishte Shqiptarë shumë e nga gjithë anët, Toskë dhe Gegë. «Nga do të shkonje — thotë S. Dineja në Parathënien e «VaIëve të Detit» — do të piqnje Shqiptarë. Këngët e vallet nuk rreshtnin, buzuku dhe tamburaja e bak- Ilamaja buçisnin në të katër anët. Na dukej sikur gjindeshim nëShqipëri». Në sajë të dashurisë së flaktë që vuri në kërkimet e tij, të punës së pa- lodhur e të glatë, të kujdeslt të math që tregoi e të ndihmës së bashkë- punëtorëve, të cilëve dijti t 'u ngjallëinteresin për folklorin, Mitkoja arriti të mbledhë një lëndë të çmuar e shumë të pasur. Që më 1874 ai e kishte gati për botim përmbledhjen folkloristike me titullin «Bleta Shqip- tare», të cilën s’ arriti ta shtypë veçse katër vjet më vonë.

Ky botim nxirrte në shesh pasurinë folkloristike të Shqipërisë, shu- më pak të njohur gjer atëhere. Si as ndonjë tjetër, ai sillte material të* pasur, të ndryshmë e të zgjedhur, të mbledhur me kujdes: këngë rituale të vitit e këngë fëmijësh, këngë alegorike e satirike, k5ngë dasme, këngë dashurie, këngë historike e të trimërisë, proverba, gjëza, përshëndetje, pralla dhe legjenda, duke zënë vëndin e oarë këngët e dasmës, të da- shurisë e të trimërisë — të Jugut, po edhe të Veriut të Shqipërisë. Me të Milkoja sikutse shihet nga Parëthënja, kërkohte të vinte në dukje kombln shqiptar, historinë e traditat heroike e liridashëse të tij, tëngjallte ndër Shqiptarët dashuri për gjuhën shqipe e t ’ i shtynte ata për të lëvruar gjuhën amtare, duke ndihmuar në këtë mënyrë në qytetërimin e përpa- rimin e tyre, i bindur se padija luftohet vetëm me studimin e gjuhës amtare. Janë këto idera që do t’ i gjejmë në bazë të veprimtarisë patrio- tike e letrare të Rilindjes.

«BIeta» i a arrinte më së miri qëllimeve të boiqnjëslt të saj. Nëpër mes të këngëve të luftave të vazhduarshme të popullit shqiptar kundër zgjedhës turke gjatë shekujve XVIII dhe XIX. ringjalleshin e kaluara e Iavdishme e traditat luftarake të tij, vihe^hin në dukje krenaria kombëtare, ndjenja e flaktë e lirisë, që e kishin karakterizuar gjithmonë atë dhe që kishin ardhur duke u kthyer në një dëshirë, gjithënjë më të theksuar, për të shdukur zgjedhën turke, dhe në një ndjenjë kombëtare sa më koshiente. N’ anë tjetër libri i Mitkos Jepte prova bindëse se letërsisë popullore shqipe s' i mungonin as gjenia poetike as bukuritë estetike, se gjuha shqipe i kishte të g|itha mundësitë shprehëse, e zonja të çfaqë idetë më të holla, ndjenjat më delikate. Kështu të gjitha pretendimet e propagandave armike rrëzoheshln përdhe dhe viheshin gurë të shëndoshë

Page 5: Mahir Domi. Jubileu i Rilindasvet

JUBILEU 1 RILINDASVE 65

n€ themelet e zhvlllimlt kultural të populllt tonë e të letërslsë së tlj. Po n’ atë kohë u jepej lëndë e bollshme fllologëve e albanalogëve për kër- kime të reja e studime më të kujdesëshme.

•Bleta Shqiptare* u prlt me entusiazëm e bëri bujë kudo si fndër Shqiplarë ashtu ed h ; ndër të huaj. Për të bënë fjalë revista e fletore të kohës, prej saj morën lëndë botlme të ndryshme dhe ajo u bë Ilbri the- melor për çdo studjonjës të shqipes. Se ç’ rëndësi kombëtare kishte bo- timi I saj e tregon faktl I djegles së saj publikisht në mes t 'A th ln ësn g a njerëzit e megali idhesë.

Mitkoja kishte mbledhur lëndë folkloristike të mëdha, po gjëndja shëndetësore e vështirësitë e botimit e penguan në punën që kishte nisur të bënte. Ndonjë pjesë prej kësaj u botua nga aibanologu G. Meyer, pjesa më e madhe mbeti në dorëshkrim. Mitkoja pati përgatitur për botlm vazhdimin e Bietës «Bleta e Vogël*, po kjo s’u botua.

Th. Mitkoja qe jo vetëm një folklorist me vlerë, por edhe një pa- rlot I çquar që, për të zgjuar ndërgjegjen Jiombëtare të bashkëatdhe- tarëve të tij dhe për të lëxuar gjuhëu shqlpe, në një kohë Jkur kjo s’lshte punuar ende si gjuhë kulture, shkrol dhe vetë në vjershë dhe në prozë, mori pjesë aktlve n’organlzimin e lëvizjes patriotike. Më 1866 kur vjen Spiro Dineja n’ Egjypt dëgjon se Thimi Mitkoja është shqipëtar, «them shqipëtar — shton i pari — se vetëm ky përpiqej për të shkruar gjuhën e vet. Më 1869 në vjershën që shkruan për nder të Dora d’ Istrias, al Jep nga të parët kushtrimin e luftës për të shpëtuar nga skllavëria. Ai mendon për një punë konkrete e sistematike kulturale e politike. Në një letër që i shkruan Th. Krejit më 17-V-1877, I propozon të formohet një shoqëri e të mblidhen ndihma për të ngrltur një shtypëshkronjë në Misir që të shtypë vazhdimisht Iibra shqip dhe një fletore, duke thënë seduke punuar kështu një shoqëri e mirë e duke u ngritur edhe shkolla, shqipja do të vejë përpara. Mitkola qe bashkëpunëtor i rregullt i gazetës gre- qisht-shqip «1 fonl tis Alvanias* (Zëri i Shqipërisë) — që nxirrte n’Athinë më 1879-1880 patrioti Anastas Kulluriotl, arbëresh i Greqlsë — dhe më vonë i së përkohëshmes «Flamuri i Arbërit* të De Radës. Në të parën botoi vjersha të ndryshme patriotike, në të dytën ndërmjet të tjerave, një studim «Tipografia e Korçës*.

Mitkoja pati korrespondencë me shkencëtarë e letrarë të ndryshmë t’ Evropës, shkrol nëpër revlsta të huaja, ku botol pjesa folkloristike ose shkrime të tljat, dhe dija e tij çmohesh ndër të gjithë ata që interesohe- shin për studimet shqiptare.

Mltkoja mbetet si një figurë e çquar në lëvizjen patriotike dhe në historinë e letërsisë shqipe, përgatitës e militant i Rilindjes sonë, dhe si një folklorist I çmuar, vepra e të cilit e ka ruajtur edhe sot vlerën e saj. Ai ndërm jet të tjerave formoi me shëmbullin e veprlm tarln’e punën e tij edhe nxënës. Ndër këta qe edhe Spiro Dineja.

Spiro Dineja lindi në Vithkuqin e Korçës më 1845. Dashuria e gjuhës

Page 6: Mahir Domi. Jubileu i Rilindasvet

66 LETËRSIA JONË

dhe e shkrimlt të saj i u ngjall që fëmi, kur në dimrin e 1854 në shko- Ilën e Trebickës te Dheskali Than Xheka prej Treske, mësonte rë lexonte me një abetare shqip. Më 1845 Vithkuqari Naum Veqilharxhi, nga dë- shira për t’ i shërbyer përparimit të popuilit shqiptar, kishte botuar një abetare me aifabetin origjlnal që kishte sajuar ai vetë dhe kishte patur sukses n 'a n ë t e Korçës.

Spiroja nuk duket të ketë bërë shkollë, përveç asaj të fshatit. Si gjithë të tjerëve të dorës së tij, i u desh të shkoj* në kurbet. Më 1866 vete n’ Egjypt. Aty njihet me Th. Mitkon, i cili e shtyn që t’ i vihet mbledhjes së folklorit dhe Dineja merr kaiemin dhe kudo që gjente shqiptarë do t’ u luteshe t’ i thoshin sa që dinin. Materialin që mblodhi ca i a dha Mitkos, ca u botua në Bletën, ca hyri në «Bietën e VogëUqë mbeti e pabotuar. Punën folkloristike e vazhdoi dhe më vonë, po saqë mbiodhi i mbajti pastaj për vehte.

Ngë dashuria e madhe për atdhenë, si sa e sa të tjerë punëtorë tëRilindjes, S. Dineja zuri të shkruajë dhe vjersha. Tregon vetë se leximi i historisë së Skënderbeut i la përshtypje të madhe, duke e bërë krenar që ishte lindur shqiptar. «Që ahere — thotë — m’ u mbush shpirti me mallëngjim, që ahere zura i shkreti të shkruaj hidhërimet e zëmrës, jo si vjershëtar, se nga vjershëtarëtjam lark si qielli me dhenë, po shkrojta psherëtimat që më dilnin nga zëmra».

Më 1£08 dilte fruti i punës së Spiro Dines, libri «Valët e Detit* me lëndë të begatëshme folkloristike e të tjera. Pjesa e parë prej 400 e ca faqesh përshinte poezi të ndryshme të shkruara në një pjesë të ma- dhe prej vetë auktorit. Janë poezira patriotike e të rastit, më të vjetrat e tyre nisin nga viti 1868. Ato s’ kanë asnjë vlerë artistlke, po janë mjaft interesante për kohën kur u shkrojtën në se Janë të vërteta datat që u vë Dineja. Pjesa e dytë është polhuajse e gjithë e mbushur me material folklori: këngë epike, satirike, vaji, dashurie, dasme, alegorike, proverba e pralia. Megjithëse kjo përbledhje folkloristike*nuk e ka saktësin e asaj të Mitkos, ajo pati vlerë të veçantë për studimet gjuhësore e folkloristike shqiptare, pse shtoi materialin e njohur.

Spiro Dineja mori pjesë aktire në iniciativat e ndryshme e në ve- prlmtarinë patriotike të Rilindjes. Ai Ishte në korespodencë me korifejt e Rilindjes, Naiminj Samiun, Jan Vreton, me De Radën e të tjer#, s ’ u kursye për çështjen kombëtare dhe ndihmoi n’ organizimin e kolonisë shqiptare të Misirit. Vdiq në Shibin el Kom më 1922. Bibliotekën e tij me botime reth Shqipërisë, dorëshkrime e dokumenta të vlefshme të Ri- lindjes, i a fali qytetit të Korçës.

Emërat e Thimi Mitkos e të Spiro Dines i kujtojmë sot me nderim për veprën e tyre e ndjenjat e flakta patrlotike që i frymëzuan ata.