8
Nr 8 Dhjetor 2012 E përmuajshme falas Adresa: Rr. “Vëllezërit Huta” pranë komisariatit nr. 1 Tiranë BOTIM I SPPSH Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit REZOLUTA DISKUTIMI Takimi i Komitetit Ekzekutiv të CESP realizohet në Tiranë S ituata post traumatike te forcat e poli- cisë, parandalimi dhe rehabilitimi i tyre ka qenë tema e diskutimit në mbledhjen e 28-të të Komiteti Ekzekutiv të CESP, të cilën e ka organizuar në Tiranë Sindikata e Punon- jësve të Policisë Shqiptare. Mbledhja më e rëndësishme e Organizatës së Sindikatave të Punonjësve të Policisë në Europë u mbajt në datat 2 dhe 3 nëntor në vendin tonë, ku morën pjesë sindikata të policisë nga 20 vende të Eu- ropës. Mbledhja e 28-të e Komitetit Ekzeku- tiv të CESP u hap nga Kryetari i Sindikatës së Policisë Shqiptare, Sadetin Fishta, ndër- kohë që ishin të ftuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Avokati i Popullit, Igli Totozani si dhe Presidenti i CESP, Branko Prah. Në fund të fjalëve të au- toriteteve, Presidenti dhe Sekretari i Përgjith- shëm i CESP i dorëzuan një pllakë përkujti- more Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Avokatit të Popullit. Menjëherë pas hapjes zyrtare, u organizua një konferencë për shtyp, ku morën pjesë Kryetari i SPPSH- së, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Presi- denti i CESP, Sekretari i Përgjithshëm i CESP, të cilët folën për gjendjen e Policisë Shqip- tare. Midis shpjegimeve të ndryshme ishte dhe niveli i pagave në krahasim me policitë e vendeve anëtare të CESP. Gjithashtu, Sekre- tari i Përgjithshëm i CESP u është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për kushtet e punës së punonjësve të policisë shqiptare, ku u shpreh se CESP e ka mbështetur dhe do e mbështesë në çdo moment sindikatën e poli- cisë shqiptare për të drejtat e anëtarëve të saj. “Ne kemi bërë ankesa te autoritetet shqiptare për çështjen e pagave, të orëve suplementare dhe shumë problemeve të tjera të moszbatimit të ligjit për forcat e policisë, ndërkohë që ky problem do të ngrihet edhe në Këshillin e Eu- ropës”, tha gjatë konferencës për shtyp Sekre- tari i Përgjithshëm i CESP, Gerard Greneron. Mbledhja e 28-të e Komiteti Ekzekutiv të CESP, e cila u organizua në Tiranë nga Sindikata e Punonjësve të Policisë Shqiptare Asistencë profesionale për t’u mbrojtur nga stresi në punë S hpjegimi i tragjedive të sho- qëruara nga lodhja si zbatues i ligjit nuk është gjë e re. Organiza- tat duhet ta njohin këtë problem për të përmirësuar kushtet e punës për personelin e tyre... Faqe 2-3 Raporti plotë i CESP, problemet dhe aktivitetet e policisë europiane V eç temës kryesore në mbledhjen e CESP u diskutuan edhe çështjet kryesore të veçanta të policisë në 21 vende të ndryshme, anëtarë të kësaj organizate. Një nga sindi- katat që ngriti problemet e veta ishte ... Faqe 4 Fishta: Policia jonë, në qendër të krizës ekonomike Faqe 5 Sindikata, padi në Kushtetuese për njohjen e vjetërsisë Faqe 7 Dietat, çdo polici të FNSH i kanë 200-500 mijë lekë borxh Faqe 6 [email protected]

Mbledhja e 28-të e Komiteti Ekzekutiv të CESP, e cila u

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Nr 8 Dhjetor 2012 E përmuajshme

falas

Adresa:Rr. “Vëllezërit Huta” pranë

komisariatit nr. 1 Tiranë

Botim i SPPSHSindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit

REzoluTa DiskuTimi

Takimi i Komitetit Ekzekutiv të CESP realizohet në TiranëSituata post traumatike te forcat e poli-

cisë, parandalimi dhe rehabilitimi i tyre ka qenë tema e diskutimit në mbledhjen

e 28-të të Komiteti Ekzekutiv të CESP, të cilën e ka organizuar në Tiranë Sindikata e Punon-jësve të Policisë Shqiptare. Mbledhja më e rëndësishme e Organizatës së Sindikatave të Punonjësve të Policisë në Europë u mbajt në datat 2 dhe 3 nëntor në vendin tonë, ku morën pjesë sindikata të policisë nga 20 vende të Eu-ropës. Mbledhja e 28-të e Komitetit Ekzeku-tiv të CESP u hap nga Kryetari i Sindikatës së Policisë Shqiptare, Sadetin Fishta, ndër-kohë që ishin të ftuar Drejtori i Përgjithshëm

i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Avokati i Popullit, Igli Totozani si dhe Presidenti i CESP, Branko Prah. Në fund të fjalëve të au-toriteteve, Presidenti dhe Sekretari i Përgjith-shëm i CESP i dorëzuan një pllakë përkujti-more Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Avokatit të Popullit. Menjëherë pas hapjes zyrtare, u organizua një konferencë për shtyp, ku morën pjesë Kryetari i SPPSH-së, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Presi-denti i CESP, Sekretari i Përgjithshëm i CESP, të cilët folën për gjendjen e Policisë Shqip-tare. Midis shpjegimeve të ndryshme ishte dhe niveli i pagave në krahasim me policitë e

vendeve anëtare të CESP. Gjithashtu, Sekre-tari i Përgjithshëm i CESP u është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për kushtet e punës së punonjësve të policisë shqiptare, ku u shpreh se CESP e ka mbështetur dhe do e mbështesë në çdo moment sindikatën e poli-cisë shqiptare për të drejtat e anëtarëve të saj. “Ne kemi bërë ankesa te autoritetet shqiptare për çështjen e pagave, të orëve suplementare dhe shumë problemeve të tjera të moszbatimit të ligjit për forcat e policisë, ndërkohë që ky problem do të ngrihet edhe në Këshillin e Eu-ropës”, tha gjatë konferencës për shtyp Sekre-tari i Përgjithshëm i CESP, Gerard Greneron.

Mbledhja e 28-të e Komiteti Ekzekutiv të CESP, e cila u organizua në Tiranë nga Sindikata e Punonjësve të Policisë Shqiptare

Asistencë profesionale për t’u mbrojtur nga stresi në punëShpjegimi i tragjedive të sho-

qëruara nga lodhja si zbatues i ligjit nuk është gjë e re. Organiza-tat duhet ta njohin këtë problem për të përmirësuar kushtet e punës për personelin e tyre...

Faqe 2-3

Raporti plotë i CESP, problemet dhe aktivitetet e policisë europianeVeç temës kryesore në mbledhjen e CESP

u diskutuan edhe çështjet kryesore të veçanta të policisë në 21 vende të ndryshme, anëtarë të kësaj organizate. Një nga sindi-katat që ngriti problemet e veta ishte ...

Faqe 4

Fishta: Policia jonë, në qendër të krizës ekonomike

Faqe 5

Sindikata, padi në Kushtetuese për njohjen e vjetërsisë

Faqe 7

Dietat, çdo polici të FNSH i kanë 200-500 mijë lekë borxh

Faqe 6

[email protected]

Dhjetor 20122

Prezantimi i temës “Gjendja post trauma-

tike në forcat e policisë, riparimi dhe rehabilitimi i tyre” u prezantua nga zv/sekretarët e përgjith-shëm Michi Lepadat dhe Charalambos Socratous. Në fund të dy prezanti-meve u bë një shkëmbim mendimesh të monito-ruara nga Gert Priem (ANPV). Sipas tyre, punonjësit e zbatimit të ligjit çdo ditë ndeshen me incidente/ngjarje trauma-tike. Këto ngjarje i tejka-lojnë kufijtë e eksperien-cave normale dhe mund të jenë emocionale dhe të kenë ndikim psikologjik edhe mbi oficerin më të kalitur, apo më të trajnuar. Aftësia për të përballuar ngjarjet plot

Shpjegimi i tragjedive të shoqëruara nga lod-hja si zbatues i ligjit

nuk është gjë e re. Organi-zatat duhet ta njohin këtë problem për të përmirësuar kushtet e punës për persone-lin e tyre. Lodhja e madhe që vjen nga puna me turne, nga puna jashtë orarit me dëshirë ose e detyrueshme, nga orët pafund të pritjes për të dëshmuar në gjykatë, kërkesat fizike dhe emocio-nale kur merresh me pub-likun, e kombinuar kjo me përgjegjësitë familjare, i vendos punonjësit e zbatimit të ligjit përballë risqeve seri-oze emocionale. Situata post traumatike te forcat e poli-cisë, parandalimi dhe reha-bilitimi i tyre ka qenë tema e diskutimit në mbledhjen e 28-të të Komiteti Ekzekutiv të CESP, të cilën e ka or-ganizuar në Tiranë Sindika-ta e Punonjësve të Policisë Shqiptare. Mbledhja më e rëndësishme e Organizatës së Sindikatave të Punonjësve të Policisë në Europë u mbajt në datat 2 dhe 3 nëntor në vendin tonë, ku morën pjesë sindikata të policisë nga 20 vende të Europës.

Hapja zyrtareMbledhja e 28-të e Ko-

mi-tetit Ekzekutiv të CESP u hap nga Kryetari i Sindikatës së Policisë Shqiptare, Sadetin Fishta, ndërkohë që ishin të ftuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, Avokati i Popullit, Igli Totozani si dhe Presiden-ti i CESP, Branko Prah. Në fund të fjalëve të autoriteteve, Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm i CESP i dorë-zuan një pllakë përkujtimore Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Avo-katit të Popullit.

KonferencaMenjëherë pas hapjes

zyrtare, u organizua një kon-ferencë për shtyp, ku morën pjesë Kryetari i SPPSH-së, përfaqësuesi i Avokatit të Pop-ullit, Presidenti i CESP, Sekre-tari i Përgjithshëm i CESP, të cilët folën për gjendjen e Poli-cisë Shqiptare. Midis shpjegi-meve të ndryshme ishte dhe niveli i pagave në krahasim me policitë e vendeve anëtare të CESP. Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i CESP u është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve për kushtet e punës së punonjësve të poli-cisë shqiptare, ku u shpreh se CESP e ka mbështetur dhe do e mbështesë në çdo moment sindikatën e policisë shqiptare për të drejtat e anëtarëve të saj. “Ne kemi bërë ankesa te au-toritetet shqiptare për çështjen e pagave, të orëve suplemen-tare dhe shumë problemeve të tjera të moszbatimit të ligjit për forcat e policisë, ndërkohë që ky problem do të ngrihet edhe në Këshillin e Europës”, tha gjatë konferencës për sht-yp Sekretari i Përgjithshëm i CESP, Gerard Greneron.

punimet e brendsHmeMenjëherë pas konfer-

Takimi i Komitetit Ekzekutiv të CESP realizohet në TiranëDiskutohet situata post traumatike te policët dhe rehabilitimi i tyre

encës, CESP nisi punimet e Brendshme, ku Sekretari Përgjithshëm mori prezencën e pjesëmarrësve. Për-faqësuesit e SAP (Itali), SPP (Spanjë), USPFBIH (Bosnjë-Hercegovinë), KCPU (Litu-ania), VPSRMVD (Ukaina), SPH (Kroacia) dhe FRSZ (Hungari) u justifikuan për mungesën e tyre. U për-mend se Lituania dhe Ita-lia kishin deleguar votën e tyre respektivisht nëpërmjet

MPS(FYROM) dhe CPA (Qipro). Më pas u bë një thirrje për vullnetarizëm për të formuar Komitetin që do të shkruante Rezolutën Fi-nale. Ky Komitet u përbë nga përfaqësuesit e SPPSH (Sh-qipëri), CPA (Qipro), ANPV (Holandë) dhe SUP (Mal i Zi). Më tej, u kalua në rapor-tin e thesarit të CESP, ku Jo-hannes Immel tha se Sindika-ta e Shqipërisë kërkoi t’i ulej pagesa në shumën 2500 euro

për tarifën e anëtarësimit për vitin 2012, e cila u votua me unanimitet nga Komiteti Ekzekutiv. Situata e Sindi-katës së Ukrainës, e cila nuk paguar tarifën e anëtarësimit iu bë prezente anëtarëve të Komitetit. Pas diskutimeve të pjesëmarrësve të ndryshëm u vendos se Ukraina duhet të paguajë sa më shpejt tarifën e anëtarësimit. Presidenti i SUP (Mali i Zi) theksoi se ko-legët ukrainas kanë vështirësi

në procedimin e pagesës me transfertë bankare. Sekretari Përgjithshëm propozoi se një anëtar i Byrosë, Ëalter Welting (SGA) Holandë, të mandatohet të takojë Presi-dentin e Sindikatës së Ukrai-nës për të gjetur një zgjid-hje të kësaj situate. Ai do të mbështetet nga Presidenti i SUP (Mal i Zi) dhe Presidenti

i SPPSH(Shqipëri). Walter Welting do të mbajë të infor-muar Sekretarin e Përgjith-shëm dhe atë të Financës për hapat dhe rezultatet e tij. Ky vendim u votua në mënyrë unanime nga Komiteti. Më tej, Sekretari Përgjithshëm nxori nga raporti faktet më të domosdoshme që nga Kon-gresi në Santander.

Tema

Drejtuesi e policisë duhet të sigurojnë ambient profesional dhe të cilësisë së lartë për punonjësit

Traumat në punën e policisë, kërkohet asistencë profesionale

stres është një eksperiencë personale, e cila varet nga eksperienca me traumat, nga zhvillimi i strategjive të përballimit, si dhe nga struktura/rrjeti mbështetës. Kjo duhet bërë duke njo-hur shenjat dhe simptomat e stresit që është një reagim normal ndaj çdo rrethane, pavarësisht nga eksperien-cat personale të punonjësit të policisë, dhe pa evituar apo injoruar aspektin emo-cional. Këto efekte mund të lidhen direkt me natyrën e punës dhe me ambientin e punës së policisë. Ky person mund të vazhdojë me javë apo me muaj që të ri-për-jetoi ngjarjen, mbase edhe me kujtime të dhimbshme apo me makthe. Në disa raste, rindërtimi i ngjarjes mund të shkaktojë tek pa-

cienti rikthimin psikologjik tek skena dhe përjetimin e saj nga fillimi në fund, kësh-tu që nga ana e drejtuesve duhet siguruar një asistencë profesionale.

Forca e policisë prano-jnë që shqetësimi i kësaj force është mirëqenia e pu-nonjësve të saj. Disa vende kanë bërë marrëveshje, ku është rënë dakord që organi-zata të ndryshme të ofro-jnë shërbime mbështetëse, duke përfshirë këtu këshil-limin e oficerëve të policisë, të cilët kalojnë vështirësi psikologjike. Punonjësit e policisë mund të kenë akses tek këto shërbime në mënyrë individuale dhe në një konfidencë shumë strik-te. Drejtuesi e shërbimeve të policisë duhet të siguro-jnë një ambient profesional

dhe të një cilësie të lartë për punonjësit e tyre, sepse është një komponent shumë i rëndësishëm për të rritur eficiencën dhe rendimentin por gjithashtu edhe për të shërbyer si një bazë e fortë mbështetëse për oficerët e forcës së vet. Punëdhënësi duhet të synojë që të mak-simalizojë potencialet e pu-nonjësve për mirëqenien e tyre dhe në të njëjtën kohë të sigurojë gjithashtu edhe struktura për mbështetjen e tyre emocionale, të cilat të jenë efektive dhe me një vizion largpamës. Sindi-katat e Policisë mendojnë se parandalimi është më mirë se kurimi dhe besojnë gjithash-tu se një Punonjës i Policisë, në rrethana të caktuara mund të bëhet viktimë edhe vetë. Punonjësit e policisë duhet

që t’i respektojnë më shumë eksperiencat e kolegëve të tyre dhe duhet që të kenë një qëndrim më pozitiv ndaj tyre dhe të kenë solidaritet ndërmjet tyre. Trajnimi se si dallohet stresi dhe si duhet trajtuar ai duhet të jetë një trajnim i detyrueshëm. Gjëja më e rëndësishme është se agjencitë kanë nevojë që të mësojnë momentin e ndë-rhyrjes së hershme dhe të përgatisin programe të cilat i mbështesin punonjësit e policisë dhe të heqin atë im-azhin e “njeriut të fortë” dhe të pranojnë se mbështetja psikologjike dhe emocionale nevojitet nga secili dhe të sigurojë që largimi nga puna për shkak të zhvillimeve të ndonjë situate të tillë të mos jetë një opsion për tu marrë në konsideratë nga agjencia.

deklarata

Ne kemi bërë ankesa te autoritetet shqiptare për çështjen e pagave, të orëve suplementare dhe shumë problemeve të tjera të moszbatimit të ligjit për forcat e policisë, ndërkohë që ky problem do të ngrihet edhe në Këshillin e Europës

Dhjetor 2012 3

Veç temës kryesore në mbledhjen e CESP u diskutuan edhe

çështjet kryesore të veçanta të policisë në 21 vende të ndryshme, anëtarë të kësaj organizate. Një nga sindi-katat që ngriti problemet e veta ishte edhe ajo e policisë shqiptare, e cila vuri në dukje shqetësimin për mohimin e disa të drejtave të fituara me ligj, por që nuk zbatohen nga shteti shqiptar. Madje, për këtë, CESP ka dërguar shkresa për autoritetet sh-qiptare dhe pritet të ngrejë problemin edhe në Këshillin e Europës, nëpërmjet për-faqësuesit të saj. Gjithashtu, problemet personale të poli-cisë ngritën edhe shtetet e tjera, që tashmë janë rapor-tuar edhe në rezolutën finale të mbledhjes së nëntorit.

sHqipëriaSindikata jonë ka monito-

ruar testin për rekrutimin në polici si dhe testin për ecurinë në karrierë. Ka marrë pjesë aktive në takimet me grupin përgjegjës për politikat e re-krutimit duke sugjeruar pro-jekte afatshkurtra dhe studime për përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimin social ekonomik të punonjësve të policisë. Kjo veprimtari re-zultoi në studimin e trajtimit financiar ekonomik të punon-jësve të policisë për periudhën 2003-2011 si dhe në dhënien e rekomandimeve respektive për situatën aktuale. Prioritetet e SPPSH janë trajtimi financi-ar i punonjësve të policisë në lidhje me rekomandimet nga studimi i ndërmarrë nga sindi-kata, Drejtoria e Përgjithshme e policisë së shtetit, PAMECA III dhe ICITAP. Pagesa për vjetërsi në punë, duke filluar nga koha e implementimit të ligjit të ri për policinë e shtetit; sigurimi i jetës për shkak të

Si pasojë e krizës ekono-mike në tërë Europën,

krimi është rritur kudo. CESP shpreh kundërshtimin e tij të fortë ndaj masave drastike, të cilat e kanë zhytur Europën në një stan-jacion dhe recesion të thellë. Këto masa përtej vendosjes së besimit dhe dhënies së një drite shprese për qytetarët, jo vetëm agravojnë disbal-ancat sociale, por krijojnë më tepër padrejtësi, të cilat po shkatërrojnë sistemin so-cial Europian. Në këtë mo-ment oficerët e policisë së vendeve Europiane, në të cilat TROIKA (Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Mon-etar Ndërkombëtar) kanë ndërhyrë ose janë gati të ndërhyjnë dhe janë përfshirë në të njëjtin proces lufte së

bashku me qytetarët e tjerë kundër kësaj ashpërsie qorre. Kështu shprehet në rezolutën finale CESP, që është Këshil-li Europian i Sindikatave Policore, që mbajti takimin me 21 sindikata në Tiranë.

rezolutaKomiteti Ekzekutiv i

CESP mbështet tërësisht deklaratën e adoptuar nga Komiteti Ekzekutiv i ETUC në takimin e tij të 17 Tetorit 2012 dhe mobilizon 21 sindikatat e saj policore t’i bashkohen lëvizjes Europi-ane sindikale në një veprim-tari një ditore dhe solidariteti në 14 Nëntor 2012 duke përfshirë greva (aty ku e le-jon ligji), demonstrime, mar-shime dhe veprime të tjera në mënyrë që të mundëso-jnë një pjesëmarrje sa më të gjerë të Oficerëve të Policisë

në Europë në vendet e tyre respektive.

Në kontekstin e tensionit të fortë social, tema e takimit të Komitetit Ekzekutiv ishte situata psiko-traumatike te forcat policore. Anëtarët e CESP theksuan se oficerët e policisë janë vazhdim-isht të ekspozuar si pasojë e natyrës së punës së tyre ndaj incidenteve të papara-shikueshme, nga kërcënimi i rrezikut për integritetin e tyre fizik ose nga kontakti me vdekjen (aksidentet në rrugë, vrasjet, vetëvrasjet, dhuna në familje. etj). Ata thanë se aktet e dhunës në vendin e punës dhe ngjarjet traumatike mund të shkak-tojnë një impakt në nivelet e funksionimit psikologjik të tyre dhe shpesh ato çojnë në një stres post-traumatik

dhe çrregullime psikike. Psikologjikisht, gjenerimi i vuajtjes mund të jetë shumë i lartë dhe ecuria e kësaj gjendje të çrregullt mendore, problemet e shqetësimit dhe abuzimi me droga psiko-trope, divorci dhe aktet e vetëvrasjes, mund të bëhen të pranishme midis oficerëve të policisë. Kështu, anëtarët e CESP kërkuan veprime parandaluese, duke përf-shirë një program trajnimi, si mësimi i strategjive efek-tive të menaxhimit të stresit që duhet të jenë të lidhura me punën specifike dhe me vendin e punës si dhe ush-trime simuluese. Gjithashtu u kërkua mbështetje e shpe-jtë post-traumatike, e ofruar nga njerëz të specializuar dhe vlerësim i reagimeve fizike ndaj shqetësimit.

Rezoluta, si të mbrohemi nga stresiTema e takimit të 21 sindikatave të policisë më 2 dhe 3 nëntor në Tiranë

Rekomandimet- Përdorim i mjeteve shkencore për të

parandaluar dhe identifikuar çrreg-ullimin e stresit psiko-traumatik në mënyrë që të merret në konsideratë nga akademitë policore dhe shkollat, pasi dimensionet e rreziqeve post-trauma-tike duhet të lidhen që me programet e trajnimit fillestar, përmes moduleve e mekanizmave bashkëkohorë

- Përcaktimi i ndjekjes së vazhdueshme psikologjike

- Ndihmë për uljen e intensitetit të reagi-meve post-traumatike

- Kthim sa më të shkurtër në punë- Moderim të prevalencës së këtij çrregul-

limi në organizatën e policisë- Ulje të kostos në lidhje me këtë çështje- Pjesëtarë të familjeve të oficerëve të

policisë të prekur nga këto probleme duhet të përfshihen në program

- Kosto totale e trajtimit duhet të mbulo-het nga qeveria

- Profesionistët e kujdesit mental duhet të tregojnë interes në radhët e policisë

- Konsultimet pas një situate që përfshin një shkallë të lartë shqetësimi duhet të jetë e detyrueshme

- Eprorët duhet të mbajnë një qëndrim pozitiv ndaj ndihmës psikologjike Çr-regullimet psikike duhet të njihen nga autoritetet.

Shqipëria ngre problemin e ushqimit, orëve shtesë e dietave

Disa nga problemet e ngritura në rezolutën finale të CESP

detyrës për tërë punonjësit e policisë së shtetit; një vakt ushqim për tërë punonjësit e policisë i cili nuk u jepet atyre që nga viti 2008 dhe që është në kundërshtim me tërë aktet e aprovuara; rroga e 13-të si një shpërblim i detyruar në fund të vitit dhe bazuar në ligjin e policisë së shtetit; pag-esa për orët jashtë orarit dhe dietat brenda afateve kohore dhe ndjekja e transferimeve të pamotivuara në strukturat policore e cila çon në problem serioze sociale për punonjësit e policisë së shtetit.

maltaCESP kërkon që qeveria

malteze të marrë në konsider-atë çështjen e rritjes së dhu-nës ndaj oficerëve të policisë dhe të gjejë rrugën e men-jëhershme ligjore që do të çojë në uljen e efektit të kë-tyre krimeve ndaj oficerëve të policisë. MPA ka mbështetjen

e plotë të tërë anëtarëve të CESP, pasi mirëqenia e anëtarëve tanë është një nga prioritetet tona. CESP de-tyron qeverinë Malteze të nisë negociatat me MPA për kërkesat e saj financiare të përmirësojë marrëdhëniet midis kushteve komplekse të punës dhe të familjes së oficerëve të policisë. CESP e detyron qeverinë malteze të vërë në eficiencë ndryshimet e nevojshme për MPA që të kthehet në Sindikatë Policore të Maltës siç është premtuar prej shumë kohësh.

HolandaNë lidhje me aftësinë

ripërtëritëse të oficerëve të policisë, në Holandë prevalo-jnë politikat e burimeve finan-ciare. Në Hollandë ka mundësi për një shumë financiare e bërë e cila mundësohet në se ka një bazë ligjore dhe kjo mund thuhet edhe shërbimet ne lidhje

me problemet psikologjike.rumaniProlex ka ndërmarrë përp-

jekje në mbrojtje të të drejtave ligjore të oficerëve të policisë rumune dhe në këtë mënyrë janë bërë shumë takime dhe negociata me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme por zgjedhja më e mirë e provuar kanë qenë paraqitja e tyre në gjykatë. Ankesat kryesore kanë qenë emërimet në pozi-cionet drejtuese të personave dhe jo oficerë policie, pa trajn-ime dhe performancë të lartë. Gjithashtu ka pasur ndihmë shumë të dobët mjekësore dhe mungesë e sigurimit të jetës për oficerët e policisë. Byroja Ekzekutive e Sindikatës së Prolex e konsideron të nevo-jshme që një delegacion i CESP të jetë prezent në trem-ujorin e parë të 2013 në Buku-resht, në mënyrë që të kemi një mbështetje ndërkombëtare

në përpjekjet tona.mali i ziSindikata e policisë së

malit të Zi kërkon nga qever-ia e Malit të Zi të nënshkrua-jë një marrëveshje kolektive sa më shpejt të jetë e mundur si dhe të ndihmojë në zgjid-hjen e problemit të shtëpive për oficerët e policisë.

portugaliASPP/PSP vërejnë se

shkurtimet në buxhetin e PSP për vitin 2013, si dhe paqëndrueshmëria sociale në Portugali do të ketë pasoja të mëdha në sektorin e sig-urisë publike dhe për këtë ne apelojmë ndaj qeverisë të rishikojë shkurtimet e saj. CESP e quan të dyshimtë gatishmërinë e qeverisë portugeze për të zgjidhur problemet nisur nga 1 Janari 2013 në lidhje me ecurinë në karrierë gjë që nuk ndo-dhi me zgjidhjen e problemit

të orëve shtesë. CESP do të vazhdojë të bëjë përpjekje në Këshillin e Europës që ta de-tyrojë Portugalinë që shumë shpejt të ndryshojë pagesën për orët shtesë të Policisë Kriminale në përputhje me Kartën Sociale Europiane.

slloveniNë vitin 2012 mbas

ndryshimeve qeveritare, Sll-ovenia u përball me shkur-time të fuqishme financiare në krahasim me vitin 2010 kur masat mbrojtëse në Sll-oveni u ndërmorën për herë të parë. Sindikatat policore në Slloveni organizuan një grevë të përbashkët të tërë punonjësve të policisë sllo-venë. Më 31.5.2012 PSS nënshkroi një marrëveshje për grevë me qeverinë, e cila përfshinte disa pika nga marrëveshja e parë e vitit 2010. Kanë kaluar 5 muaj që nga nënshkrimi i marrëveshjes dhe qeveria ka ndërmarrë disa veprime jo ligjore për të shmangur realizimin e kërkesave të rëna dakord. Me këtë rast, ne do të donim nga lider-shipi i CESP si dhe nga tërë anëtarët e organizatës sonë të na mbështesin me një letër proteste dërguar qeverisë së Sllovenisë. Kjo do të provojë se CESP dhe sindikatat anëtare janë duke ndjekur veprimet e qeverisë sllovene kundër oficerëve të policisë dhe janë informuar rreth shkeljeve të të drejtave sociale. Mesazhi kryesor i CESP duhet t’u tregojë mos-pajtimin me këto veprime të qeverisë dhe mbështetjen e PSS në luftën e saj kundër veprimeve jo ligjore të qeverisë Sllovene. Më 17 Nëntor 2012 u organizua një grevë me tërë anëtarët e sek-torit publik në Slloveni dhe PSS mori pjesë.

Dhjetor 20124

Në mbledhjen e Ko-mitetit Ekzekutiv të CESP që u mbajt në

Tiranë, Sekretari i Përgjith-shëm i kësaj organizate ka mbajtur raportin e plotë të të gjithë aktiviteteve të zhvillu-ara nga Byroja Ekzekutive që nga Kongresi 8 i CESP, i mba-jtur në Santander të Spanjës.

Raporti i CESP, problemet dhe aktivitetet e policisë europianeOrganizata u ankua te autoritetet shqiptare për të drejtat e policisë sonë

Për të përfunduar këtë raport unë do të doja të

kthehesha pas në 7 muajt e parë që pasuan zgjed-hjen e Byrosë së re Ekze-kutive marsin e fundit në Santander. Unë jam i ndërgjegjshëm se kjo pe-riudhë përfshin pushimet megjithatë unë kam thek-suar shumë shpesh një mënyrë shkëmbimi midis Sekretarit të Përgjithshëm dhe anëtarëve. Kështu që vazhdon ende mungesa e informacioneve dhe e përsëris për këtë mua më vjen keq. Duke lënë mën-janë barrierat gjuhësore unë jam i bindur se ma disa përpjekje kjo do të jetë në të mirë të çdokujt që në të ardhmen, të cilën uroj të jetë sa më e afërme,

që anëtarët të informo-jnë Sekretarin e Përgjith-shëm për veprimtaritë e tyre. Po ju kujtoj letrën e dërguar në 22 Shkurt 2012 disa ditë para zgjed-hjeve të Kongresit të 8-të: Me një kontekst shumë të vështirë ekonomik të vendeve tona, disa liderë politikë kanë në mend ose pothuajse kanë filluar të mohojnë të drejta këto që janë fituar me negocim dhe nganjëherë me luftë sindikale. Kështu duhet që tërë anëtarët të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre për të bërë sa më të fortë organizatën tonë. Sot unë e kërkoj përsëri këtë angazhim nga tërë anëtarët”, shprehet sekre-tari i përgjithshëm i CESP.

të CESP-it për të përgatitur takimin e Komitetit Ekzekutiv në Tiranë dhe për të disku-tuar për aktivitetet e kaluara. Propozimet për amendimet në Rregulloren e Brendshme të CESP-it u debatuan si dhe do të prezantohen anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në takimin e Tiranës.

marrëdHëniet mes anëtarëveMë 24 Mars 2012, në

Lisbon të Portugalisë u bë caktimi i Paulo Rodrigues në Presidencën e ASPP/PSP. Sekretari i Përgjithshëm i CESP mori pjesë në takimin për vendosjen e menaxhimit të ASPP/PSP,mbas rizgjed-hjes së Presidentit të saj. Me këtë rast, ai mori fjalën duke theksuar interesin e CESP në mbrojtje të të drejtave sindi-kaliste të forcës Portugeze të Sigurisë Publike. Ai denon-coi pretekstin e krizës për mos marrje parasysh që nga 2004 ankimimet e ASPP/PSP në lidhje me kushtet e higjie-nës dhe sigurisë që oficerët e policisë duhet të durojnë.

prill 2012, garë çiKlizmiMe 3700 çiklistë pjesë-

marrës dhe me rreth 20 mijë vizitorë dhe spektatorë u zhvillua edicioni i XVI ndërkombëtar çiklistik “LA VIA DEL SALE-SELLE ITALIA” në Cervia (Rave-na - Itali). Gara shpërndau dy trofe kryesorë dhe veça-nërisht: trofeu i SAP-it për 7 pjesëmarrës anëtarë të forcave policore të vendeve të CESP-it dhe trofeu tjetër që jepet për tre vjet rresht për oficerë të huaj policie në vrapimin 150km. Me rastin e konferencës për shtyp, zv/sekretari përgjith-shëm, Massimo Denarier foli për CESP në krah të çiklistit të njohur Mario Ci-

Mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm për CESP

Mbledhja

Raporti i Byrosë Ekzekutive të CESP u mbajt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Tiranë, më datat 2 dhe 3 nëntor

Grenereon

sHqipëria dHe anKesatCESP ka ndërhyrë kundër

masave disiplinore të marra ndaj oficerëve të policisë shqiptare dhe kundër Sekre-tares së Përgjithshme të SPPSH, Jonida Burba. Sek-retari i Përgjithshëm i CESP-it shkroi letra autoriteteve shqiptare, Presidentit të Re-publikës, Kryeministrit, Kry-etares së Parlamentit, Minis-trit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së

Në këtë raport janë cilësuar të gjitha marrëdhëniet e mes sindikatave anëtare në këtë organizatë, veprimtaria në ku-adër të organiza-tave jo-qeveritare ndërkombëtare të Këshillit të Europës si dhe korrespondenca me Komite-tin Europian të të Drejtave Sociale. Raporti u mbajt nga Sekretari i Përgjithshëm, Ge-rard Greneron, i cili botohet i plotë, ku flitet edhe për ank-esat e bëra nga policia shqip-tare dhe ato të CESP, drejtuar qeverisë shqiptare.

prill 2012, Kongresi viiiAnëtarët e Byrosë së re

të CESP-it mbajtën takimin e parë në Budapest në vazh-dimësi të vendimit të marrë në Kongresin e VIII të CESP për t’u takuar me anëtarët e FRSZ. Me këtë rast, Presi-denti dhe Sekretari i Përgjith-shëm i CESP takuan Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Hungareze, Jozsef Hatala. Një takim i dytë ishte programuar edhe me Tamas Harangozo, përfaqësues i grupit parlamen-tar socialist. Gjithashtu u or-ganizua edhe një konferencë për shtyp në zyrat qendrore të LIGA-s, në prezencë të anëtarëve të Byrosë si dhe me prezencën e zotërinjve Geza Pongo dhe Gaskó István, Pre-sident i LIGA-s.

sHtator 2012,sindiKata jonëAnëtarët e Byrosë Ekzeku-

tive kërkuan në zyrat qendrore

Ceremonia

CESP përkujtoi 20 vjetorin e masakrës së Capaci dhe Via Amelio (1992-2012). Pishtari përkujtimor u ndez në Lion, në zyrat qendrore të CESP nga ku nisi rrugëtimi drejt Palermos

pollini, i cili ka fituar më së shumti në GIRO OF ITA-LIA. Trofeu i CESP u fitua nga oficeri i policisë, Mar-co Fronza. Bluza e CESP u vesh në fillim nga Mas-simo Denarier me ekipin e SAP të përbërë nga Paolo Pramotton, Roberto Pedotti dhe Ennio Cerise.

maj 2012, dita përKujtimoreDita Përkujtimore 2012

në këtë vit, CESP përkujtoi 20 vjetorin e masakrës së Ca-paci dhe Via Amelio (1992-2012). Pishtari përkujtimor u ndez në Lion, në zyrat qen-drore të CESP nga ku nisi rrugëtimi i tij për në Paler-mo për ceremoninë zyrtare në 23 Mars përballë pemës Falcone. Kjo ceremoni u bë nën kujdesin e oficerit mad-hor Jean-Michel Porez dhe kuestorit të Aostes, Maurizio Celia, familjes Guy Hubert’s , anëtarët e Komitetit të Su-venireve të Policisë së Lionit si dhe të përfaqësuesve të

Shtetit dhe ILO-s për të de-noncuar procedurat e marra ndaj oficerëve të policisë shqiptare, punonjës në aero-portin Nënë Tereza (Tiranë). Veprimi i tij u përforcua edhe nga disa anëtarë CESP-it, të cilët edhe ata drejtuan letra tek autoritetet shqiptare.

anKesa për orët sHtesëNë qershor të këtij viti,

Sekretari i Përgjithshëm i CESP-it takoi Z/Sekretaren e Përgjithshme të SCSI, Chantal Pons-Mesouaki për të diskutuar mbi Ankesën Kolektive nr 68/2011 – CESP kundër Francës në emër të SCSI (pagesa për orë shtesë).

Htator 2012, portugaliaCESP-i i shkruan Am-

basadorit të Portugalisë në Këshillin e Europës, ku Sek-retari i përgjithshëm i CESP-it shprehu habinë e tij ndaj Am-basadorit Portugez në Këshil-lin e Europës për mungesën e pakuptimtë të progresit mbas dënimit të Portugalisë nga Komiteti Eropian për të Drejtat Sociale në 17 Tetor 2011 për shkelje të nenit 4 paragrafi 2 të Kodit Europian të të Drejtave Sociale.

sindikatës. Ndërsa në teat-rin e Aostës dhe në prezencë të autoriteteve Valdotan, Rosanna, u nderua vajza e gjykatësit Antonino Scopel-liti, Z/Prokurori i Përgjith-shëm i Gjykatës Supreme të Kasacionit të vrarë nga Ndrangheta në Campo Cala-bro më 9 Gusht 1991. Në

fund të manifestimit, një grup prej 9 atletësh nga Poli-cia e Shtetit morën pishtarin e Kujtesës për tu bashkuar në Palermo për 20 vjetorin e tragjedisë së Capacit, në prezencë edhe të shumë të rinjve që vinin nga rajone të ndryshme të Italisë.

KorriK 2012, në HungariPresidenti dhe Sekre-

tari Përgjithshëm i CESP takuan drejtuesit e SPH për tu prezantuar atyre veprim-tarinë e organizatës. Në fund të këtij takimi përfaqësuesit e SPH kërkuan të anëtarëso-hen në CESP.

Dhjetor 2012 5

Kërkohet zbatimi i vendimit të këshillit të ministrave dhe i urdhrave të dy ministrave

Padi në gjykatë për çështjen e mostrajtimit ushqimor të policëve

Fishta: Policia, në qendër të krizës ekonomikeFjala e plotë e kryesindikalistit të policisë në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të CESP

Kriza ekonomike ka ndi-kuar edhe në Shqipëri dhe në këtë kohë të vështirë, policia kërkon vëmendje të veçantë, për shumë probleme që lid-hen me të drejtat e fituara me ligj, por të mohuara në mënyrë arbitrare. Kështu është shprehur Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë së Shtetit, Sad-etin Fishta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Sindikatave Evropiane të Policisë, ku ishte pranishëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Shqiptare, Avokati i Popul-lit dhe 21 vende evropiane, anëtare të organizatës CESP. Në fjalën e tij, pasi ka për-shëndetur të gjithë të pran-ishmit, Fishta ka ngritur një sërë problemesh, që janë ak-tuale për policinë shqiptare.

fjala e plotëUnë dua t’ju falënderoj

përzemërsisht dhe t’ju uroj të gjithëve suksese në takimin e Komitetit Ekzekutiv të CESP. Këtë vit, Sindikata e Policisë së Shtetit Shqiptar ka nderin të mirëpresë të gjithë në këtë mbledhje të Komitetit Ekze-kutiv të Sindikatave Policore Europiane.

Në këtë takim, në kryeqytetin tonë të dashur, Ti-ranë, ne kemi pjesëmarrës nga 17 vende dhe unë i përshëndes ata nga thellësia e zemrës.

Gjithashtu unë për-shëndes sindikatat policore të Italia, Lituania, Ukraina, Hungaria, të cilat për shkaqe të arsyeshme nuk marrin pjesë në këtë takim.

Një përshëndetje spe-ciale shkon për përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë të Kroacisë, e cila merr pjesë për herë të parë në një takim të tillë të Komitetit Ekzeku-tiv të CESP.

Gjatë këtyre dy ditëve të punës, ne do të diskutojmë tema të një roli të rëndë-sishëm, me të cilat jemi duke u ballafaquar nga dita në ditë, për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve të policisë. Në mesin e tyre, unë dua të veçoj sëmundjen profesionale të punonjësve të policisë, të shkaktuara nga situatat post-traumatike, për të cilat kërkojmë të merren masa konkrete për parandal-imin dhe rehabilitimin e tyre.

Kriza globale ekono-mike, e cila është e pran-ishme në të gjitha vendet, është duke zgjeruar efektet e saj negative në jetën sho-qërore dhe në atë profesion-ale të anëtarëve tanë.

Efektet negative kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në reduktimin e buxhetit të vendeve dhe rrjedhimisht ndikon te pagat, në zvogëlim-in e pensioneve, te shërbimet shëndetësore dhe fondet so-ciale të këtyre vendeve dhe në veçanti për punonjësit e policisë.

Detyra e sindikatave tona është për të kërkuar të punëd-hënësit realizimin e detyri-meve të ndërsjella që rrjedhin nga marrëveshjet kolektive.

Nën kushtet specifike të një tranzicioni të vështirë, sidomos për policinë sh-qiptare, deri tani, ne mund

të numërojmë mbi 248 pu-nonjësve të policisë të vrarë, të rënë në krye të detyrës dhe për shkak të detyrës, si dhe 300 punonjës policie të plagosur.

Duke marrë parasysh sa-krificën sublime të punon-

jësve të policisë, kërkojmë një vëmendje të veçantë të shtetit për trajtimin e tyre.

Për këtë arsye, ne i kërkojmë qeverisë që të ketë në prioritetet e saj çështjet më problematike të policisë, siç janë përmirësi-

mi i trajtimit financiar të punonjësve të policisë, re-alizimi i sigurimit të jetës për punonjësit e policisë në rastet e aksidenteve, gjatë detyrës dhe për shkak të detyrës, përfitimet për vjetërsi në punë si gjithë

pjesa tjetër e administratës shtetërore dhe përfitimi i trajtimit me një vakt në ditë për policët, në bazë të ak-teve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Unë jam i bindur se në-përmjet shkëmbimit të për-

vojave dhe mendimeve, ne do të arrijmë rezultate të mira, të cilat do të shërbejnë për aktivitetin tonë në sindi-katë, duke krijuar kushte optimale për realizimin e ob-jektivave tona profesionale dhe social-ekonomike.

Fishta

“Për këtë arsye, ne i kërkojmë qeverisë që të ketë në prioritetet e saj çështjet më problematike të policisë, siç janë përmirësimi i trajtimit financiar të punonjësve të policisë, realizimi i sigurimit të jetës për punonjësit e policisë në rastet e aksidenteve, gjatë detyrës dhe për shkak të detyrës, përfitimet për vjetërsi në punë si gjithë pjesa tjetër e administratës shtetërore dhe përfitimi i trajtimit me një vakt në ditë për policët, në bazë të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.”

Sindikata

Pas shumë ankesash për mostrajtimin ushqimor

të policëve, pavarësisht të gjitha akteve të miratu-ara me ligj, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit i është drejtuar gjykatës për zgjidhjen e këtij problemi. Sindikata kishte bërë disa ankesa tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tek Avokati i Popullit dhe tek autoritetet e tjera, por që nuk është gjetur një zgjid-hje mbi këtë shqetësim. Në këto kushte, sindikata i është drejtuar gjykatës, me qëllim që t’i njihet kjo e drejtë e mohuar në mënyrë arbitrare. Sindikata e Poli-cisë është e interesuar për realizimin e zbatimit te akteve qe disiplinojnë të drejtën e punonjësve të policisë për trajtimin me një vakt ushqimor pa pagesë. Për këtë ekziston një bazë e plotë juridike dhe konkretisht: Vendimi nr. 494 date 01.08.2007 i Këshillit të Ministrave,

“Për miratimin e normave të trajtimit me ushqim pa pagese të punonjësve të poli-cisë së shtetit, të studenteve dhe kursantëve në shkollat e policisë dhe të shtetasve të ndaluar, deri në sqarimin e pozitës se tyre, pika 1 dhe 4 e këtij vendimi; Urdhri nr. 432. datë 10.03.2008 i Ministrit të Brendshëm, “Për trajtim pa pagesë të punonjësve të poli-cisë së shtetit..”, pika 2 e 3 e tij dhe urdhri i përbashkët nr. 76/1 datë 24.01.2008 dhe nr. 293/1 datë 31.01.2008 të Ministrit të Brendshëm dhe Ministrit të Shëndetë-sisë. Referuar këtyre akteve të mësipërm, Punonjësit e

Policisë së Shtetit përfitojnë të drejtën e trajtimit me ush-qim për një vakt “Drekë” pa pagese. Në strukturat që nuk kanë infrastrukturën e duhur për ushqim të gatuar, duhen kompensuar për ditët efek-tive të punës në vlerë (lekë) sipas vlerës së racionit bazë ushqimor për vaktin “Drekë” të miratuar edhe nga Minis-tri i Brendshëm. Aktualisht, me përjashtim të Forcave Speciale, atyre të Ndërhyrjes së shpejtë si dhe Qendra e Formimit Policor në Sauk, të gjithë punonjësit e poli-cisë në shkallë vendi, që nga viti 2008 nuk janë trajtuar deri më sot sipas akteve të sipërpërmendura. Sipas përl-logaritjeve për një punonjës, shuma për trajtimin ushqimor arrin 7000 (shtatë mijë lekë) në muaj. Numri i punon-jësve që nuk trajtohen është mbi 5000 vetë. Për këtë, nga ana jonë ka pasur një kor-respodencë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, dhe Ministrin e Brendshëm.

faKtet cenueseMosveprimi i palës së

paditur, duke mos ekzeku-tuar VKM-në përkatëse dhe urdhrin e nxjerrë nga ana e tyre, përbën shkelje ligjore të përcaktuara në ligj. Kuali-fikimi dhe interpretimi si mosekzekutimi në mënyrë të rregullt të të gjitha akteve dhe urdhrave të KM-së, interpreti-mi i mundësisë së investimit në kuadër të kërkesave dhe nevojave të tjera të policisë së shtetit, nuk është interpretim autentik ligjor, dhe as një ar-gumentim i mjaftueshëm për të ligjëruar mos zbatimin e vendimeve përkatëse. Kjo nuk i ka dhënë një mjet ju-

ridik adekuat përfundimit të ekzekutimit të këtyre akteve nënligjore, pasi mesa rezulton nga ky interpretim i dispoz-itës ligjore, nuk jemi përpara ndjekjes së procedurës sipas ligjit me vullnetin e palës së paditur, por kemi të bëjmë me një detajim të buxhetit, është shkelur ligji dhe është devijuar nga objekti dhe mo-tivi i VKM-së dhe urdhrit përkatës. Në këto kushte, në kundërshtim me ligjin nuk është zbatuar VKM-ja për-katëse. Kështu, është cenuar respektimi i parimit të ligjsh-mërisë dhe mbrojtja e intere-save të qytetarëve shqiptarë, përkatësisht të punonjësve të policisë, gjë e cila duhet të jetë në fokus të punës së Min-istrisë së Brendshme, në të kundërt operohet duke justi-fikuar mosveprime të padrejta të palës së paditur. Në këtë kuadër, këto mosveprime janë jo vetëm në mos respektimin e kërkesave të ligjit nga or-ganet proceduese, por edhe në kundërshtim me procedurën e kërkuar nga ligji.

te dhena

Numri i punonjësve që nuk trajtohen është mbi 5000 vetë

te dhena

Shuma për trajtimin ushqimor për një punonjës arrin 7000

Dhjetor 20126

Në këtë fundviti, edhe më keq se vitet e tjera, pu-nonjësit e policisë sh-

qiptare, po përballen me krizë financiare të ndjeshme, pasi u mohohen në mënyrë arbitrare shumë të drejta të fituara me ligj, ndërkohë që për disa prej tyre, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit i është drejtuar gjykatës, me qëllim që të japin zgjidhje një herë e përgjithmonë. Shqetësimet janë ngritur në një konferencë për shtyp nga Kryetari i Sindi-katës, Sadetin Fishta, duke fil-luar që nga borxhet e dietave e deri tek vjetërsia në punë, që i mohohet policisë prej vitesh, në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore.

dietatQë nga janari i këtij viti,

asnjë punonjësi të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë nuk i janë likuiduar dietat për shër-bimet e kryera gjatë kryerjes së detyrës. Aktualisht, Policia e Shtetit i ka borxh çdo pu-nonjësi të FNSH-së vlera të konsiderueshme parash, që variojnë nga 200 mijë deri në 500 mijë lekë të reja, që në fund të këtij viti i mungojnë buxhetit familjar të këtyre efektivëve. Gjithashtu, gjend-ja paraqitet problematike për çështjen e dietave edhe struk-turat e tjera policore, siç janë Forca e Posaçme, Interpol-Tirana etj. Ne kërkojmë që urgjentisht të përllogariten borxhi ndaj këtyre punon-jësve policie dhe likuidimi të bëhet brenda këtij viti.

sHpërblimiNjë tjetër çështje, që

ende nuk ka gjetur zgjidhje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është mungesa e fondit për dhënien e shpërblimit të fundvitit për çdo punonjës policie, siç parashikohet në Ligjin për Policinë e Shtetit, ku thuhet shprehimisht se “punonjësit e policisë përfitojnë çdo vit, në fund të vitit financiar, një shpërblim deri në një pagë mujore”. Por, qeveria sh-qiptare është mjaftuar, duke akorduar vetëm shpërblim prej 10 mijë lekësh, të akor-duar me Vendim të Këshillit të Ministrave për të gjithë administratën shtetërore.

vjetërsiaNdërkaq, që prej vitit

2008, çdo punonjësi policie i është mohuar pagesa për vjetërsi në punë. Kjo është bërë sipas një VKM-je, që bie ndesh me nenin 4 të Ligjit për Policisë së Shtetit dhe paragrafit II të pikës 4, të po kësaj VKM-je. Kjo është një shkelje flagrante e Kodit të Punës, pasi Policia e Shtetit, e cila është pjesë e adminis-tratës shtetërore, përjashtohet arbitrarisht nga përfitimet që vijnë nga vjetërsia në punë.

usHqimiPo kështu, që nga viti

2008, Policisë së Shtetit i është mohuar edhe page-sa për një vakt ushqim për do punonjës, që përfitohet

Dietat, çdo polici të FNSH i kanë 200-500 mijë lekë borxhSindikata e policëve: Qeveria të shlyejë të gjitha borxhet ndaj nesh

me VKM dhe dy urdhra të përbashkët të Ministrit të Brendshëm dhe Minis-trit të Shëndetësisë. Për të dyja këto çështje, ne i jemi drejtuar, respektivisht për vjetërsinë në punë, Gjykatës Kushtetuese, me qëllim rrë-zimin e këtij vendimi absurd dhe për detyrimin për një vakt ushqim, Gjykatës së Tiranës për të njohur borx-hin e akumuluar ndaj pu-nonjësve të policisë në katër vjet dhe detyrimin e shtetit për të zbatuar në vazhdimësi vendimin e miratuar nga vetë qeveria aktuale.

ministriaDuke marrë shkas nga

rasti i fundit që u publikua si në median vizive, ashtu edhe të shkruar, për një punonjës policie, i cili u arrestua në Ri-nas, duam të vëmë në dukje publikimin e pamjeve dhe fotove të këtij punonjësi nga ana e Ministrisë së Brend-shme. Ne e dënojmë këtë akt, pasi bie ndesh me ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe me vetëdije, ky institucion ka diskretit-uar uniformën e Policisë së Shtetit Shqiptar. Kërkojmë që Ministria e Brendshme, konk-retisht Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të tregohet e kujdesshme me ruajtjen e të dhënave person-ale për uniformën zyrtare të policisë sonë.

pensionetDeri më sot, ekzisto-

jnë dhjetëra raste, që gjykata është shprehur me vendim të formës së prerë për përfitimin e pensionit suplementar të punonjësve të policisë, sipas vendimit të dhënë mbi këtë ligj nga Gjykata Kushtetuese. Por, njëkohësisht vërejmë që vazhdon moszbatimi i këtij vendimi unifikues nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme e Sigurimeve Shoqërore. Ne kërkojmë që institucio-net shtetërore të respektojnë aktet ligjore dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të mos u bërë pengesë në zba-

Trajnimi u organizua në datat 6-9 Nëntor në mjediset e Akademisë së Policisë

Forumi i Gruas: Trajnim për çështjet e barazisë gjinore

Aktivitetet

Bashkëpunimi

Forumi i Gruas në Sindikatën e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka organizuar një trajnim për çështjet e Barazisë

Gjinore dhe për Sigurinë e Gruas në Policinë e Shtetit. Tra-jnimi u realizua në kuadër të aktiviteteve të parashikuara në planin vjetor, i cili u referua në datat 6-9 Nëntor 2012 në mjediset e Akademisë së Policisë për trajnimin e trajnerëve. Ky trajnim u mundësua në bashkëpunim me OSBE-në dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe pati si qëllim ngritjen e kapaciteteve të anëtareve të Foru-mit, forcimin e aftësive të tyre për të mbështetur barazinë gjinore dhe of-ruar ndihmë për të trajtuar çështjet që lidhen me të dhe sigurinë. Në këtë tra-jnim morën pjesë 27 punonjëse pol-icie, përfaqësuese të Bordit Drejtues të Forumit, shërbimeve të ndryshme në të gjitha Drejtoritë e Policisë në Qarqe e Drejtoritë Rajonale të Kufirit e Migracionit. Pjesë-marrëset në këtë trajnim pritet të shpërndajnë njohuritë e përfituara tek anëtaret e tjera të Forumit nëpërmjet trajni-

meve të tjera në formë kaskade që do te zhvillohen gjatë vitit në vijim në gjithë qarqet e vendit. Forumi i Gruas në polici u krijua në fund të vitit 2011 dhe deri më sot ka kryer një sërë aktivitetesh të rëndësishme për anëtaret e saj. Forumi i Gruas në Sindikatën e Policisë ka reaguar edhe ndaj prob-lemeve që lidhen me punonjëset në polici. Ajo ka paraqitur ankesën e saj ne lidhje me uniformën, pasi ajo paraqet prob-

leme. Sipas këtij forumi, nuk janë përcak-tuar specifikimet teknike te uniformes i prerjes se xhaketës për gra/vajza. Xhaketa është prerje burrash. Ne këto kushte nuk janë marrë parasysh nevojat e grave në modelimin e uniformës dhe bërjen e saj sa më të përshtatshme për të veshur e krijuar imazh pozitiv në publik. Shumë nga anë-taret e Forumit te Gruas të Sindikatës së Policisë së Shtetit janë ankuar se xhaketa e uniformës së re është shumë e madhe dhe

është prerje burrash. Kjo gjë bën që ato të mos kenë dëshirë të veshin atë, pasi ajo nuk i plotëson nevojat e tyre, por edhe i bën të ndihen keq kur kryejnë detyrën në publik/komunitet.

Duke pas parasysh nevojën domosdoshme të hartimit të Kontratës Kolektive Sektoriale në mes të SPK-së

dhe MPB-së, me qëllim të marrjes së përvojave, Këshilli Drejtues i Sindikatës të Policisë së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 prill të këtij viti unanimisht mori Ven-dim që nga data 24–27 maj 2012 të organizohet një Semi-nar pune në bashkëpunim me Sindikatën e Punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë. Seminari u mbajt në Dur-rës. Me këtë rast, drejtuesit e dy sindikatave ranë dakord për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes dy palëve. Kjo marrëveshje u realizua më 3 Gusht 2012, në Prishtinë. Sadetin Fishta, Kryetar i Sindikatës së Punon-jësve të Policisë së Shtetit dhe Valbona Kamberi, Kryetare e Sindikatës së Policisë së Kosovës firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit në takimin e përbashkët të Kryesive Qen-drore të dy Sindikatave

marrëvesHjaPalët bien dakord të ndihmojnë njëra tjetrën në zhvil-

limin e bashkëpunimit dhe mbështetjes reciproke midis tyre gjithashtu të marrin pjesë në veprimtari të përbashkëta sindikale në mbrojtje të interesave të anëtarësisë.

Në funksion të bashkëpunimit palët bien dakord që dy herë në vit të organizojnë takime të përbashkëta të Këshillave Drejtuese dhe sipas nevojës edhe të Kryesive Ekzekutive të dy Sindikatave.

Palët bien dakord që të bashkëveprojnë në mbro-jtje të interesave social-ekonomike, mbrojtjen në punë, mirëqenien publike, shkëmbimin e eksperiencave të për-bashkëta, përdorimin e përbashkët të resurseve shënde-tësore, shtëpive të pushimit dhe ambienteve të tjera kultu-rore dhe sportive.

Palët do të shkëmbejnë në mënyrë të rregullt informa-cion mbi aktivitetet e tyre me interes të përbashkët, shkëm-bim të delegacioneve të ndërsjella dhe në kuadër të kësaj edhe ekspertë për çështje të ndryshme sindikale.

Palët bien dakord me njëra tjetrën për aktivitete në lidhje me veprimtarinë sindikale si seminare, tryeza dhe konferenca të përbashkëta si dhe për kushtet e pjesëmar-rjes dhe mënyrën e realizimit të tyre. Palët bien dakord për solidaritet të ndërsjellë në çdo veprimtari sindikale.

Marrëveshja hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit të saj.Këtë Marrëveshje në emër të dy Sindikatave e firmosin

Kryetarët e dy Sindikatave.

timin e tyre, duke cenuar të drejtat e përfituara nga pu-nonjësit e policisë.

sigurimi i jetës“Çështja e fundit që dua

të ndaj me ju në këtë fund-viti është ajo e sigurimit të jetës për punonjësit e poli-cisë. Megjithëse në grupin e punës për hartimin e disa ndryshimeve në Ligjin për Policinë e Shtetit, Sindikata ka kërkuar që të shtohen dy nene, me qëllim për t’u ard-hur në ndihmë punonjësve të policisë për pasojat që u shkaktohen gjatë ushtrimit të detyrës, apo për shkak të detyrës, që nga aksidentet e deri te rastet më të rënda, që ata përballen në punën e tyre, këto nuk janë marrë parasysh në draftin përfundimtar, që

i është dërguar ministrit të Brendshëm. Gjithashtu, nuk është marrë në konsideratë ndryshimi i nenit që flet për sigurimin suplementar të punonjësve të policisë, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për ne, këto janë ndërhyrje me dashje në Komisionin për hartimin e këtij projektligji, duke cenuar drejtpërdrejt të drejtat e punonjësve të poli-cisë, të pasqyruara në aktet ligjore në fuqi, ku dihet se Policia e Shtetit është pjesa më e rrezikuar në të gjithë administratën shtetërore, pasi çdo ditë përballet me rreziqe të mëdha, duke filluar që nga krimi i vogël, e deri te ai i or-ganizuar”, u shpreh kryetari i Sindikatës, Sadetin Fishta.

Marrëveshje bashkëpunimi me sindikatën e Kosovës

Dhjetor 2012 7Dhjetor 2012 7

Tri ankesa të sindikatës së policisë për vitin 2012

Ankesë Drejtorit të Përgjithshëm

Pranë Sindikatës se Punonjësve te Policisë se Shtetit kane ardhur disa ankesa nga punonjësit e policisë te

Komisariatit te Policisë Rinas, te cilat bëjnë fjale për ndërprerjen e transportit pa pagese për punonjësit e këtij institucioni qe ne muajin Dhjetor 2011, praktike e cila vazhdon te zbatohet edhe sot. Kjo mase e mare ne mënyrë te njëanshme bie ndesh me Kontratën Kolektive te Pu-nës Nr. 1966 e Nr. 15/1 date 03.04.2009. neni 10-te i saj. Një gjendje e tille jo vetëm qe ka krijuar vështirësi tek punonjësit e policisë te këtij institucioni, por po ndikon negativisht dhe ne cilësinë e shërbimit ne pune te tyre (paraqitja me vonesë ne pune). Sa sipër eshte kerkuar te merren masa për normalizimin e transportit te personelit ne këtë institucion.

KërKesë drejtuar qeverisëSindikata e Punonjësve te Policisë së Shtetit ne

bashkëpunim me partneret ndërkombëtare që asistojnë ne Policinë e Shtetit, PAMECA III dhe Programi ICITAP, me specialistet me te mire te fushave te ndryshme ne Po-licinë e Shtetit, me ndihmën dhe këshillimin e eksperteve ndërkombëtare, ka përgatitur raporti për trajtimin financi-ar te Punonjësve te Policisë se Shtetit nga viti 2003-2011. Ky raport studimor ka për qellim trajtimin e pagave te Punonjësve te Policisë se Shtetit si element baze për një performance me te mire te Policisë se Shtetit.

Burim i këtij studimi është gjendja aktuale e paga-ve dhe e përfitimeve te tjera te Punonjësve te Policisë se Shtetit qe rrjedhin nga aktet ligjore e nënligjore ne fuqi dhe aktualisht ju mohohen per shkak te mungesës se fondeve, si dhe rekomandimet e misioneve te huaja qe asistojnë ne Shqipëri. Ne përfundim te këtij studimi, janë dhënë rekomandimet e nevojshme për te cilat men-dojmë se do te merren ne konsiderate nga ana e Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe Kryeministrit për te ndryshuar gjendjen aktuale te Policisë se Shtetit.

anKesë drejtuar avoKatit të popullitSindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit i është

drejtuar me shkresë nr. 35 datë 21.03. 2012, Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe për dijeni dhe Kryeministrit, për rishikimin e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke iu bërë prezent problemet në Raportin Për Trajtimin Financiar të Punonjësve të Poli-cisë së Shtetit, të realizuar nga grupi i punës i përbërë nga Sindikata e Policisë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë PAMECA III dhe Programi ICITAP si dhe nga specialistët më të mirë të fushave të ndryshme të Policisë së Shtetit. Nisur nga neni 60 i Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë i kemi kërkuar institucionit te Avokatit te Popullit mbështetjen dhe ndërhyrjen për prob-lemet e ngritura nga ana jonë dhe qe parashikohen në ak-tet ligjore e nënligjore dhe qe nuk jepen nga punëdhënësi për mungesë fondesh të planifikuara.

Padi në Kushtetuese për vjetërsinë në punëSindikata kërkon njohjen e viteve të punë së policëve, e mohuar që nga viti 2008

Sindikata e policisë i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese,

por këtë herë, jo për pensio-net suplementare, por për një shqetësim edhe më të madh për të gjithë punonjësit ak-tualë të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për vjetërsinë në punë, që i mohohet policisë që në vitin 2008 në mënyrë arbitrare, duke e cilësuar policinë si një organizatë e krijuar rishtazi dhe duke dis-kriminuar të gjithë punon-jësit, të cilët kanë deri në 30 vjet punë, ose edhe më tepër, e që nuk u njihet asnjë prej tyre. Në këto kushte, Sindi-kata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka kërkuar pranë Gjykatës Kushtetuese shfu-qizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Repub-likës së Shqipërisë, të pikës 4/2 i VKM nr. 1135 datë 05.08.2008 “Për pagat e pu-nonjësit të policisë së shtetit” dhe pezullimin e ekzekutimit të zbatimit të kësaj pike, e cila flet për vjetërsinë në punë, duke i njohur policisë, vetëm vjetërsinë për gradë.

vendimiNë nenit 88 të Ligjit për

Policinë referohet rregullimi i pagave, ku përcaktohet se “Për shkak të përgjegjësisë dhe të rrezikshmërisë së lartë në detyrë, punonjësi i Policisë ka përparësi në trajtimin me pagë Në pikën 3 të këtij neni thuhet se paga mujore e pu-nonjësit të Policisë përbëhet nga paga bazë, që është paga për gradë dhe nga shtesat mbi pagën bazë (në përqindje ose në shumë absolute) për kushte të tjera të veçanta të vendit të punës e të shërbimit, përfshirë profesionin, kualifikimin dhe kohën e qëndrimit në gradë për kompensim të privacion-eve dhe humbjeve që i krijo-hen punonjësit të policisë, për shkak të nevojave të punës e të shërbimit. Ndërsa në pikën 4 thuhet se punonjësi i policisë përfiton edhe të gjitha shtesat e tjera të veçanta mbi pagë, si dhe shpërblimet që përfitojnë punonjësit e tjerë të adminis-tratës publike. Në zbatim të këtij ligji ka dalë edhe VKM nr. 1135, datë 05.08.2008.

KundërsHtimiKjo dispozitë është

kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit. Sipas referimit, pika 4/2 e VKM-së nr. 1135 mban një qëndrim favorizues ndaj punonjësve të policisë që kanë gradën e tyre nga data e hyrjes në fuqi të ligjit, por nga ana tjetër kjo pikë e VKM-së i diskriminon punonjësit e policisë që nuk kanë gradën e caktuar, duke filluar përl-logaritjen e shtesës në ças-tin e marrjes së gradës. Në këtë mënyrë, punonjësve të policisë u nënshtrohen rreg-ulla diskriminuese me njëri-tjetrin brenda strukturave të policisë së shtetit dhe ato i nënshtrohet një procedure diskriminuese dhe që kërkon fonde të cenuara, duke kri-juar disavantazh në mes të vetë punonjësve të policisë Çdo akt normativ duhet t’i

doKumentiPika 2 e VKM kundërshton pikën një të të njëjtit dokument

Ku bazohet kërkesa për vjetërsinë në punë

Në kërkesën e sindikatës kundërshtohet pikërisht përcaktimi i vendosur nga ligjvënësi, në rastin konkret Këshilli i Ministrave, në lidhje me përcak-

timin e çastit te marrjes se gradës, si datë për fillimin e marrjes së shtesës mbi pagë për vjetërsi. Në këtë VKM cenohet parimi i pabarazisë përpara ligjit dhe i barazisë në punë. Përcaktimi i datës së fillimit të marrjes së shtesës me mar-rjen e gradës, nuk lidhet fare me aftësitë apo meritat që ka çdo punonjës i ad-ministratës publike, por vetëm i punonjësve të policisë. Qëllimi i ligjvënësit, përmes këtij kufizimi dhe këtij ligji në tërësi, nuk ka qenë pikërisht respektimi i parimit të barazisë së punonjësve të administratës publike, por cenimi i pu-nonjësve te policisë, megjithëse këto renditen në barazi me punonjësit e ad-ministratës publike. Ligjvënësi duke e lidhur gradën me shtesën për vjetërsi në punë, nuk i ka dhënë mundësi, në mënyrë të barabartë, punonjësve të adminis-tratës për të marrë në mënyrë të barabartë shtesën mbi pagë, duke diskriminu-ar punonjësit e administratës publike. Në lidhje me nenin 4/2 të VKM-së jemi gjithashtu në kushtet e nenit 18 të Kushtetutës, pasi ai ka të bëjë me gjendjen ekonomike të anëtarëve të kërkuesit dhe sjell kosto financiare për anëtarët e sindikatës së policisë. Përmes këtij kufizimi, Këshilli i ministrave ka pasur si qëllim diskriminimin në pagë të punonjësve të policisë. Ndërkohë që neni 18 i Kushtetutës parashikon se çdokush është i barabartë përpara ligjit. Neni 49 i kushtetutës përcakton ‘Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.” Në këto kushte, këto parime themelore kushtetuese janë ato akte dhe dispozita themelore që bien në kundërshtim me atë çka ka kufizuar dispozita e vënë në këtë kërkesë për antikushtetutshmëri, pasi bie në kundërshtim me këto dispozita themelore që bëjnë bazën e së drejtës kushtetuese, siç janë liritë dhe të drejtat themelore të kushtetutës. Pika 4/2 e VKM nr. 1135 parashikon përfitimin e financimeve nga fondet publike vetëm për punonjësit e policisë që kanë grade, duke përcaktuar fillimin e këtij shpërblimi nga momenti i marrjes së gradës. Ndërsa pika një e kësaj pike të VKM-së parashikon që të gjithë pu-nonjësit e policisë përfitojnë 1% të pagës, si shtese pas çdo viti pune. Ndërsa pika 2, nuk është në vijimësinë e këtij akti normativ, duke krijuar një situatë diskriminuese për efektivët e policisë me njëri-tjetrin, duke përcaktuar që për-llogaritja të filloje në momentin e marrjes së gradës.

përmbahet së drejtës. Neni 15 i Kushtetutës përcak-ton “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetër-sueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik”. Në këto të drejta bën pjesë edhe

e ajo për të qenë të barabartë përpara ligjit dhe për të mos u diskriminuar në punë. Në rastin konkret nuk ekziston asnjë arsye e përligjur për diskriminimin e punonjësve të policisë për ndalimin e tyre nga përfitimi i 1% shtesë mbi pagë pas çdo viti pune,

për t’i kufizuar atë në këtë të drejtë për shkak të gradës, duke e lidhur këtë të drejtë me datën e marrjes së gradës nga punonjësi i policisë.

Pika 4/2 e VKM-së mban një qëndrim favorizues ndaj punonjësve të administratës publike, ku megjithëse ligji

i ka njehsuar me punonjësit e administratës, kjo pikë e VKM-së i diskriminon pu-nonjësit e policisë, duke fil-luar përllogaritjen e shtesës në çastin e marrjes së gradës. Në këtë mënyrë, punonjësit e policisë u nënshtrohen rregulla diskriminuese, në

krahasim me punonjësit e tjerë të administratës që e përfitojnë këtë shpërblim për vjetërsinë në punë pa as-një kriter tjetër, duke krijuar në këtë mënyrë disavantazh për këto subjekte të admin-istratës publike, siç janë pu-nonjësit e policisë.

Veprimtaria

Dhjetor 20128

since 2008, state Police is denied the payment of a meal per every police employee that is benefited by a Decision of Coun-cil of ministers and two common orders of minister of interior and minister of Health

Per diems, 200k-500 ALL owed to every policeman of RRFThe Police Union: The government should pay back all it owes us

During this yearend, even worse than other years, the members

of the albanian police force, are facing hard financial cri-sis, especially due to many of their legal rights being denied, meanwhile the Al-banian Police Union has ad-dressed the courts as well, in order to solve these matters once and for all. These con-cerns, ranging from the per diems owed up to the proper valuation of the working ex-perience, which the police force has requested years ago, and has always been denied, oddly, in discord-ance with the legal acts, have been expressed during a press conference by the Chairman of the Union, Sa-detin Fishta.

per diems.Since January 2012, no-

ne of the employees of the Rapid Reaction Forces have been liquidated as about the per diems related to the services provided during the working hours. For the moment, the State Police)owes every employee of the RRF, considerable amounts of money, ranging from 200 ALL up to 500 new ALL, amounts which will be lack-ing in the family budgets of these effectives. Furthermo-re, the situation of the per diems for other police struc-tures, such as Task Force, In-terpol-Tirana etc, is problem-atic as well. We demand firstly the calculation and later on the liquidation of the amounts owed to take place in the time-frame of the year 2012.

reward Another matter at hand,

yet unresolved by the Gen-eral Director of State Police is the funding for the year end reward to every police employee as clearly stated in the State Police Law: “every year, at the end of the financial year, every police employee is rewarded up to one monthly wage”. Mean-while the Albanian govern-ment has sufficed by giving away only the 10 thousand new ALL in accordance with the Decision of Council of Ministers for the whole state administration.

seniority Meanwhile starting form

2008 every police employee is denied the payment of sen-iority. This is done according to a Decision of Council of Ministers which is against the article 4 of the State Po-lice law and paragraph II, point 4 of the same Decision of Council of Ministers. This is a flagrant violation of the Labour Code as State Police is part of state admin which is arbitrarily excluded from the deriving benefits of seniority.

food Likewise, since 2008,

State Police is denied the payment of a meal per eve-ry police employee that is benefited by a Decision of

Women’s Forum: Training for Matters of gender equalityWomen’s Forum has organized a training concerning

the matters of gender equality and security of the Woman inside State Police. The training was realized in the framework of foreseen activities in the annual plan. This activity was done on 6-9 November 2012 in the en-vironments of Police academy in close cooperation with the OSCE, the General Directorate of State Police aim-ing to capacity building of the members of the Forum, the strengthening of their abilities to support the gender equal-ity. This training was followed by 27 female police em-ployees, representatives of the Stirring Body of the Forum from different police services covering all the Regional Police Directorates of Border and Migration. The partici-pants in this activity will spread the knowledge in all the Regional Police Directorates in the form of a cascade.

Council of Ministers and two common orders of Minister of Interior and Minister of Health. We have addressed for both matters respectively for seniority to the Constitu-tional Court aiming to make null this absurd decision as well as for the obligation of

a meal to police employees. We have addressed to Tirana Court aiming to know the debt accumulated towards police employees in these 4 years and the state obliga-tion to implement ongoing the decision approved by the actual Government.

ministryTaking into consideration

the recent case published in media about a police em-ployee who was arrested in Rinas, we want to bring into forth the publication of the photos of this police employ-ee by the Ministry of Interi-or. We do condemn this case as it is against the law ‘For

protection of personal data” and we think that this institu-tion did this on purpose dis-crediting the uniform of Al-banian State Police. We ask that the Ministry of Interior

and more concretely the In-ner Service Directorate need to be more careful to the pro-tection of personal data re-lated to the official uniform of our police.

pensionsUp to now we have a

lot of cases where the court

has expressed itself by a fi-nal decision related to the benefiters of supplementary pension of police employees based on the laws of Consti-tutional Court. At the same time we notice that there is still a failure to the execution of this unified decision by the General Directorate of Social Insurance. We ask by these state institutions to respect the legal acts and decisions of the Constitutional Court in order to prevent the infringe-ment of the rights benefited by the police employees.

life insurance The last matter which I

want to share with you in

this end of the year is that of life insurance per every po-lice employee. We as a Un-ion being part of the work-ing group for some changes in the law of State Police,

we have asked to add two articles aiming to support and help police employ-ees from the consequences caused to them during the execution of the duty or for duty reasons starting from the simple accidents up to more harder cases faced in

their job we do realize that these two articles are not been taken into considera-tion in the final draft deliv-ered to the Minister of Inte-rior. At the same time there in no consideration about the article dealing with the supplementary pension of police employees in accord-ance to the decision of Con-stitutional Court. We con-sider these acts intentional interferences to the work of the above mentioned Com-mission violating directly the rights of police employ-ees reflected in the legal acts in power. On the other hand there is a well-known

fact that the State Police is the most risked part of state admin as it faces day by day with big risks starting from the light crime up to the or-ganized one.

Constitutional Court lawsuit seniority

Union demands recognition of years of work starting from 2008The Union is addressed again to the Constitutional Court

but this time for a serious concern to all police em-ployees. This is the seniority at work which is denied since 2008 in an arbitrarily way defining police as an newly cre-ated organization thus discriminating all police employees who have up to 30 years of work or more by not taking into consideration their working experience. Under this situa-tion the Union has asked by the Constitutional Court the abrogation of the Decision of the Council of Ministers , nr.1135, dt. 05.08.2008 “For salaries of employees of State Police” as implacable to the Constitution of Republic of Albania point 4/2 as well as suspension of enforcement of this point which speaks about the seniority by knowing only the seniority per rank.

decision In the article 88 of the law for State Police it is defined

that “Due to the responsibility and the high risk on duty of the police employee has priority in the salary treat-ment. In the point 3 of the same article is defined that the monthly salary of every police employee is composed by the base salary which is the salary per rank and al-lowances on the base salary (in % or absolute sum) for other special conditions of the working place and service including the qualification and the time per rank for dep-rivation compensations and the loss created to police em-ployee due to the needs of the service. While in point 4 it is said that the police employee benefits all the other spe-cial extras over salary as well as the rewards benefited by the other public admin employees. To the implementation of this law is issued the Decision of Council of Ministers nr.1135, dt. 05.08.2008.

ACtivities

up to now we have a lot of cases where the court has ex-pressed itself by a final decision related to the benefiters of supplementary pension of police employees based on the laws of Constitutional Court