Upload
others
View
2
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Tërheqja e investitorëve strategjikë në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit dhe
zhvillimin e prodhimit në vendburimet ekzistuese, një drejtim i rëndësishëm në zhvillimin e
sektorit hidrokarbur.
Autore: Ing. Adrian Bylyku1, Ing. Anesti Moçi
1, Ing Mcs. Ilia Gjermani
2,
Prof. Dr. Vilson Bare3, Dr. Aleko Stamati
4.
Abstrakt.
Shqipëria është një vënd hidrokarbur mbajtës, ka një shekull që prodhon sasira nafte dhe gazi.
Veprimtaria hidrokarbure në Shqipëri i ka fillimet e saj rreth viteve 1800, kur u kryen eskpeditat
e para gjeologjike, dhe më pas, rreth viteve 1900, kur operacionet u intensifikuan dhe u
kurorëzuan me zbulimin e vëndburimeve të naftës dhe gazit nga bashkëpunimi me industrinë
ndërkombëtare të naftës ne formën e koncesioneve.
Kërkimet për naftë e gas u intensifikuan gjatë periudhës 1944-1990, ku u zbuluan disa
vëndburime të reja nafte dhe gazi, duke arritur prodhimin në 2,25 milion ton në vitin 1974. Në
vitet e fundit, para ndryshimit të sistemit shoqëror, ekonomia e rrënuar nuk mund të mbështeste
më investime në sektorin e kërkimit të naftës dhe gazit, e për pasojë Qeveria Shqiptare ndryshoi
politikën. Përpjekjet e para për të thithur investimet e huaja në kërkimin e hidrokarbureve në
Shqipëri filluan në periudhën 1989-1990.
Ligji Nr.7746, datë 28.07.1993 “Per hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar krijoi
një hapësirë fleksibile dhe një siguri më të madhe për investitorët e huaj në aktivitetin e kërkimit
dhe prodhimit të hidrokarbureve, duke përfshirë dhe klauzola për stabilitetin fiskal. Pas viteve 1990 janë zhvilluar disa raunde liçencimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e
hidrokarbureve dhe janë lidhur një numër marrëveshjesh hidrokarbure me shoqëri të huaja.
Zhvillimi i operacioneve hidrokarbure u bë mundur si rezultat i një legjislacioni specifik dhe
mjaft efektiv, në përputhje të plotë me direktivat e BE. Kuadri ligjor lejon përfshirjen e
klauzolave për stabilitetin fiskal.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer një numër i madh operacionesh hidrokarbure dhe janë
grumbulluar shumë të dhëna. Ekzistenca e këtyre të dhënave gjeologo-gjeofizike dhe jo vetëm,
janë nje faktor shumë i rëndësishëm për tërheqjen e investimeve të tjera për të ardhmen dhe
orientimin e tyre në mënyrë më eficente.
Perspektiva e vëndit tonë është lartë, pasi objektet e thella nën mbihypjet e mëdha janë ende të
pakontrolluara. Kërkimet në thellësi do të hedhin dritë mbi disa ligjesi të reja të cilat do të
diktojnë shtrirjen e kërkimeve përtej zonës tektonike Jonike, në të cilën janë zbuluar të gjitha
rezervat hidrokarbure deri sot.
1 Agjencia Kombetare e Burimeve Natyrore
2 Ministria e Infrastruktures dhe Energjise
3 Konsulent i Shell
4 Bankers Petroleum Albania ltd
Fjalë Kyçe: Raund, Raund Licensim, Raund Negocimi, Hidrokarbure, Kuadër Ligjor, Bllok
Kërkimi, Marrëveshje me Ndarje Prodhimi (PSA), Marrëveshje Hidrokarbure (MH), Kompani,
Investitor.
1. Përmbledhje e shkurtër historike e kërkimeve në Shqipëri
Ekzistenca në territorin Shqiptar e shtratimeve të hidrokarbureve të ngurta, si asfalte dhe bitume,
është e njohur që në kohët antike. Shfrytëzimi i Minierës së Selenicës fillon që nga koha e
pushtimit Otoman. Aktiviteti i kërkimit të naftës dhe gazit në Shqipëri i ka fillimet e tij në vitet
1903-1913, kur janë kryer studimet e para gjeologjike për kërkimin e naftës dhe gazit. Studimi i
parë gjeologjik në Shqipëri është i Coquand (reference "Sulla Geologia dei Petroli Albanesi" me
autore L. Maddalena & S. Zuber) në vitin 1868, i cili përshkruan minierën e bitumit në Selenicë,
duke sinjalizuar praninë e gazit dhe naftës shumë të rëndë, në zonën për rreth minierës. Në vitin
1903 M. A. Gounot përshkruan aktivitetin minerar të Minierës së Selenicës me shkrimin "Note
sur les mines de bitume exploitées en Albanie”.
Në vitin 1917, Plate përshkruan manifestimet e naftës në Luginën e Shushicës në afërsi të
Drashovicës.
Gjatë luftës së parë botërore, ushtritë që pushtuan Shqipërinë (italiane, austro-hungareze,
franceze, etj.) kishin ekspertët e tyre gjeologë të cilët kishin detyrë të studionin gjeologjinë e
Shqipërisë, por mbi të gjitha të zbulonin shtratimet minerare. Kështu pak pas pushtimit italian të
Vlorës, u vu re nga gjeologët e Marinës Mbretërore Italiane, një fenomen interesant në fushën e
Sherishtës, në afërsi të fshatit Drashovicë, në të majtë të Shushicës, midis urave të Penkovës dhe
Drashovicës, se nga burimet e ujit në këtë fushë, rridhte sasi e konsiderueshme e naftës së rëndë.
Ministria e Marinës italiane dërgoj në vitin 1917 një komision teknikësh të naftës dhe gjeologësh
që të kryenin një studim gjeologo-tektonik të rajonit midis Vjosës dhe Gjirit të Vlorës dhe të
konkludonin për të përcaktuar një pikë ku do të bëhej shpimi i parë për kërkim. Në fillim të vitit
1918 u krye shpimi i parë në fushën e Drashovicës. Rezultatet e shpimit ishin shumë interesante,
në thellësinë 71.4, 81, 119 dhe 125m u vunë re manifestime nafte, kurse në thellësinë 101 m u
evidentua një horizont naftëmbajtës me kapacitet prodhimi 3500 litra/ditë (shën. aut. referencë
La questione petrolifera italiana). Shpimi i pusit u ndërpre në thellësinë 200 m, për shkak të
zhvillimeve politike që çuan në luftën e vitit 1920 dhe largimin e italianëve nga Shqipëria. Ky
shpim zbuloi vëndburimin e parë në Shqipëri.
Pavarësisht mbajtjes sekret nga ana e italianëve të rezultateve të marra nga shpimi i pusit në
Drashovicë, entuziazmi për këtë zbulim u përhap me shpejtësi dhe kompanitë e naftës më të
rëndësishme në botë filluan të interesohen. U dërguan në Shqipëri misione të ndryshme
gjeologjike dhe ndërkohe filluan traktativat me qeveritë, pak të qëndrueshme shqiptare, të asaj
kohe, për të marrë koncesione.
Zbulimi i rezervave të naftës në Shqipëri tërhoqi disa prej kompanive më të mëdha të naftës, të
asaj kohe, të përfaqësuara nga kompani të tilla Britanike dhe Italiane si SIMSA apo AIPA
(Azienda Italiana Petroli d’Albania) dhe D’Arcy Exploration Company Ltd. (UK).
Duke vazhduar me studimin e territorit Shqiptar, për veçoritë qe ai ka, kompanitë hasën në
vështirësi për interpretimin e fenomeneve të ndryshme gjeologjike, kështu lindi nevoja për
kryerjen e punimeve sizmike.
Ndërkohë gjeologu Novack kaloj në shërbim të Qeverisë Shqiptare, ku ai vazhdoi studimet e
filluara gjatë luftës. Atij i takon merita që për herë të parë kishte përshkruar në detaje një numër
të madh manifestimesh të naftës në Shqipërinë jugore dhe botuar në revistën Petroleum
Zeitschrift, të shoqëruar me një skicë gjeotektonike të rajoneve, që më pas u kurorëzua me një
hartë gjeologjike të Shqipërisë.
Në 23 Janar 1923, hyri në fuqi Ligji i ri minerar në Shqipëri, i cili mund të jetë i pari për Shtetin
Shqiptar. Këtë Ligj e hartoi zvicerani Giovani Ineichen. Ligji minerar ishte modern për kohën
dhe me një rregjim të pranueshëm për koncesionet e naftës, të cilat lejonin organizimin e punëve
për kërkimin në vënd. Në vitin 1926 Qeveria Shqiptare krijoj një Zyre Shtetrore (Drejtoria
Shqiptare e Minierave) për kërkimet, duke vendosur në krye të saj zviceranin G. Ineichen.
Në Shtator të vitit 1923 Qeveria Shqiptare diskutoj në seancë parlamentare dhënien e
koncesioneve për kërkimin e naftës në Shqipëri, duke patur si objektiv miratimin e koncesionit të
propozuar më parë nga anglezët. Opozita e përfaqesuar nga Luigj Gurakuqi, kundërshtoj këtë
marrëveshje dhe e kritikoj qeverinë e Iljaz Vrionit për qëndrimin që mbante.
Kështu nga Qeveria e Zogut u miratuan koncesionet e naftës sipas këtij rendi kronologjik:
▪ Në 11.03.1925 morri koncesionin e parë shoqeria Anglo Persian Oil C. (APOC), që zhvilloi
kërkime për naftë në rajonet bregdetare të Shqipërisë, në një sipërfaqe prej 34,412 ha ku
përfshiheshin Kryevidhi, Divjaka, Ardënica, Patosi e Buzmadhi. Në vitin 1930 ajo hoqi dorë
nga koncesioni, megjithëse nga disa puse kërkimi në Patos ishte marrë naftë.
▪ Në 12.03.1925 ju dha koncesioni kompanisë italiane “Azienda Italiana-Petroli Albania”
(AIPA) për të bërë kërkime për naftë në rajonet bregdetare nga Semani në gjirin e Vlorës, si
dhe në rajonet e Lushnjës dhe të Kuçovës, në një sipërfaqe prej 47,213 ha.
▪ Në 2.05.1925 ju dha koncesioni kompanisë italiane “Societa Italiana Miniere di Selenizza”
(SIMSA) për kërkimin e naftës rajonin e Penkovës dhe Drashovicës në një sipërfaqe prej 2,148
ha.
▪ “Standard Oil C. of New York”
më 29.6.1925 morri në koncesion
për kërkimin e naftës një sipërfaqe
prej 51,500 ha, ku përfshiheshin
pjesa jugore e kënetës së
Karavastasë dhe pjesa e plazheve të
Vlorës si dhe kodrat në lindje të
Durrësit.
▪ Shoqëria “H. H. Rushton” më
12.08.1925 morri në koncesion
rajonet në veri të Patosit dhe një
pjesë të veçantë në fushën e
Myzeqesë, e cila bëri kërkime për
naftë në një sipërfaqe prej 8,600 ha.
▪ Shoqëria “Syndicat Franco
Albanais” morri në koncesion më
datë 18.12.1925, një sipërfaqe
shumë të çrregullt në total prej
118,193 ha dhe bëri kërkime për
naftë në luginën e lumit të
Shushicës (Vlorë), në Kuçovë, në
fushën e Shkodrës dhe të Korçës.
Ajo shpoi vetëm 6 puse me një
metrazh prej 2,766 ml. në Korçë,
Penkovë dhe Kuçovë, në këtë të
fundit dy puse zbuluan pak naftë.
▪ Shoqëria italiane “Ferrovie dello
Stato del Regno d’Italia” morri në
koncesion 116,825 ha në Dumre, Mallakastrën qëndrore, vargmalin e Dajtit dhe një sipërfaqe
të vogël në afërsi të Vlorës, në të cilat bëri kërkime për naftë.
Nga të gjitha këto koncesione rezulton se në vitin 1925, 13% e territorit shqiptar është dhënë me
koncesion për kërkimin e naftës. Rezultati i këtyre kërkimeve, përveç zbulimit të Drashovicës,
ishte zbulimi i vëndburimit të Patosit dhe Kuçovës, respektivisht në vitet 1927 dhe 1928, nga
APOC dhe AIPA. Këto vëndburime lidhen me depozitmet e flishit dhe të neogenit. Nafta gjëndej
e kurthuar në shtresat ranore të në forme linzash. Në këtë periudhë u kryen 700,000 ml shpime
dhe prodhimi i naftës arriti në rreth 950,000 ton deri në vitin 1944.
Për periudhën deri në vitin 1944 me aktive në punimet e shpim kërkimit, konturimit dhe
shfrytëzimit të naftës e gazit ka qënë shoqëria AIPA kryesisht në vëndburimet e Kuçovës dhe
Patosit. Në fund të vitit 1935 u eksportua për herë të parë nafta bruto shqiptare nga kjo shoqëri
për t’u rafinuar në Itali nga rafineritë e shoqerisë Agip. Në tabelën 1.1 jepet sipas viteve metrazhi
i shpuara si dhe prodhimi i naftës nga shoqëria AIPA:
Metrazhi i shpuar si dhe prodhimi i naftës nga shoqëria AIPA në teritorin shqiptar
Viti
Metrazhi i
përgjithshëm
( m )
Shpim
Kërkime (m)
Shpim Shfrytëzime
(m)
Prodhimi i
naftës (ton)
Shënime
1926 1479 1479 0
1927 1675 1675 0
1928 4027 3290 737
1929 3070 2459 611 750
1930 4407 2960 1447 900
1931 16260 3335 12925 400
1932 5277 3326 1951 1300
1933 10942 6005 4937 1550
1934 15688 4519 11169 9240
1935 26493 5100 21393 13570
1936 50331 2822 47509 44700
1937 96616 2856 93760 81019
1938 109361 8169 101192 112621
1939 82098 2203 79895 133982
1940 80364 5423 74941 144306
1941 67207 2165 65042 148012
1942 77360 2976 74384 142257
1943 44447 44447 102947
1944 mbi 11000
Ska të dhëna të
plota
Shuma 697102 60762 636340 948554
Tabela 1.1
2. Kërkimet gjatë periudhës 1944-1990
Mbas vitit 1944 nga gjelologët shqiptarë u kryen një numër shumë i madh studimesh dhe
projektimesh, të cilat të mbështetura edhe me investime serioze, çuan në zbulimin e një numri të
madh vëndburimesh. Në qershor të vitit 1965 u ngrit Instituti i Naftës dhe Gazit, dhe në vitin
1984 u krijua Instituti Teknologjik i Naftës dhe Gazit. Në këto Institute punonin specialistë të
përgatitur, të cilët nëpërmjet një pune të mirëfillte kërkimore shkencore, arritën të zbulojnë
shumë vëndburime nafte dhe gazi, siç janë Marinëza, Visoka, Ballshi, Hekal-Karbunara, Gorisht-
Koculi, Amonica, Cakran-Mollaj, Finiq-Kranea, Delvina, Divjaka, Ballaj, Frakulla, Povelça,
Panajaja, etj. Më poshtë do të gjeni tabelën me kohën e zbulimit të të gjithë vëndburimeve:
VËNDBURIMI VITI I
ZBULIMIT TIPI I REZERVUARIT
THELLËSIA E
REZERVUARIT (m)
PESHA SPECIFIKE
N/G (API)
PËRMBAJTJA
E SQUFURIT
(%)
Drashovica 1918 Oligoc. flish 100-200 Naftë<10o S’ka të dhëna
Patos 1927 Mess - terigjen Sipërf. deri 1200 Naftë (12-24oAPI) 2.5-6
Kuçova 1928 Mess - terigjen Sipërf. deri 1500 Naftë (13-16oAPI) 4
Marinza 1957 Mess - terigjen 1200-1800 Naftë (12-35oAPI) 4-6
Visoka 1963 Cret/Eoc.Karb 800-1000 Naftë (5-16oAPI) 5-6
Gorisht–Kocul 1965 Cret/Eoc.Karb 1000-2500 Naftë (17oAPI) 6
Ballsh-Hekal 1966 Cret/Eoc.Karb 1000-3000 Naftë (12-24oAPI) 5.7-8.4
Cakran-Mollaj 1977 Cret/Eoc.Karb 3000-4500 Naftë (14-37oAPI)
Kond, 52 oAPI
0.9
Finiq-Krane 1973 Cret/Eoc.Karb 800-2000 Naftë (<10oAPI) 3.7-4.3
Delvina 1989 Cret/Eoc.Karb 2800-3400 Naftë (31oAPI)
Kond, 53 oAPI
0.7
Divjaka 1963 Tort/ terigjen 2400-3000 Gaz & Kondens Na
Ballaj-Kryevidh 1983 Plioc/ terigjen 300-1700 Gaz Na
Zbulimi i gjithë këtyre vëndburimeve bëri të mundur që vitin 1974 prodhimi i naftës të shënojë
kulmin, duke arritur në nivelin 2.25 milion ton.
Në Shqipëri gjatë periudhës 1970-1993 është investuar për zhvillimin e kësaj industrie dhe janë
kryer punime sizmike 2D në tokë në një total prej 18,700 km, si dhe janë shpuar 480 puse
kërkimi dhe rreth 1000 puse shfrytëzimi.
3. Kërkimet pas ndryshimit të sistemit shoqëror, pas vitit 1990.
Në vitet e fundit, para ndryshimit të sistemit shoqëror, ekonomia e rrënuar nuk mund të
mbështeste më me investime sektorin e kërkimit të naftës dhe gazit. Në këto rrethana Qeveria
Frakulla 1965 Mess/ terigjen 300-2500 Gaz Na
Povelca 1987 Mess/ terigjen 1800-3500 Gaz & Kondens Na
Panaja 1988 Mess/ terigjen 2500 Gaz Na
Adriatiku-4 (det) 1994 Mess/ terigjen 2500-3100 Gaz biogjenik&
Kond, 54.3 oAPI Na
Sqepuri
(Shpiragu)
2001 Cret/Eoc.Karb 4950-5465 Naftë (37oAPI) 2,3
Shqiptare ndryshoi politikën e saj të izolimit. Si rezultat, në 1988 Qeveria Shqiptare i hapi dyert
kompanive të huaja të naftës dhe të gazit për të investuar në Shqiperi.
Këtu ndikonte fakti që firmat e huaja nuk pranonin të investonin, megjithë interesin e shfaqur,
për shkak të mungesës së garancive ligjore për investimet e tyre në vëndin tonë. Konkretisht
punën me firmat e huaja e ndiqte Drejtoria e Naftës në Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe
Energjetikës. Më pas, në vitin 1989, Drejtoria e Përgjithshme e Naftës dhe Gazit (DPNG) në
Patos, u autorizua që në emër të shtetit shqiptar të ishte palë në marrëveshjet me firmat e huaja
dhe të zhvillonte aktivitetin me to nëpërmjet një grupi me specialistë të afirmuar në bisedimet me
të huajt. Grupi negociator nga viti 1989 ka qënë drejtuar nga Bejo Sejdini si dhe Aleko Stamati.
Firmat e huaja ishin të specializuara dhe ofronin bashkëpunimin e tyre për kërkimin dhe
nxjerrjen e naftës dhe të gazit në Shqipëri, fillimisht në det dhe pastaj në tokë. Si partner për
bisedimet u prezantua Drejtoria e Përgjithshme e Naftës dhe Gazit (DPNG), si institucion
tekniko-ekonomik i aftë dhe i specializuar me të gjtha mundësitë për të realizuar këtë punë.
Firmat e naftës propozonin të lidheshin në sejcilën prej llojeve të kontratave që përdoreshin në
botë. Firmat me të cilat pala shqiptare ka patur kontakte, demostronin shëmbuj të kontratave që
kishin pasur me vëndet e tjera, ku ato praktikonin kufij të caktuar të përqindjes së ndarjes së
prodhimit, gjatë dhe mbas shlyerjes së shpenzimeve të kryera për operacionet e naftës.
Nga tipet e kontratave që ato ofronin më karakteristike ishin kontratat tip qera, kontratat tip
shoqëri e përbashkët dhe kontratat me ndarje prodhimi.
Gjatë trajtimit të problemeve me firmat e ndryshme u arrit në përfundimin se kontrata më e
përshtatshme për kushtet e shtetit Shqiptar, ishte ajo e tipit me ndarje prodhimi (PSA), si forma
më e aplikuar gjërësisht dhe lejonte një mbikqyrje të vazhdueshme nga ana e Qeverisë.
Politika e Qeverisë Shqiptare për sektorin e naftës dhe të gazit, në mënyrë konstante dhe të
pandryshuar, konsiston dhe synon arritjen e objektivave të mëposhtme:
Hapjen e industrisë së naftës dhe të gazit ndaj konkurrences së lire dhe liberalizimit të
tregut hidrokarbur.
Inkurajimi i investimeve të huaja të naftës dhe të gazit nëpërmjet krijimit të një
legjislacioni më fleksibilitetin e duhur dhe inkurajues;
Inkurajimi i thithjes së investimeve të huaja nëpërmjet hartimit të një legjislacioni
atraktiv në lidhje me regjimin fiskal dhe taksat.
Përpjekjet e para për të thithur investimet e huaja në kërkimin e hidrokarbureve në Shqipëri
filluan në periudhën 1989-1990.
Përfshirja e investitoreve të huaj privatë në aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve
që në fillim të viteve 90 shënoi hapin e parë të pjesëmarrjes së operatorëve privatë në sektorin e
energjisë dhe bëri të domosdoshme hartimin e një ligji që do të rregullonte aktivitetet e
investitorëve privatë vendas dhe të huaj në fushën e naftës dhe gazit natyror. Ligji Nr.7746, datë
28.07.1993 “Per hidrokarburet (kërkim dhe prodhim)” krijoi një hapësirë fleksibile dhe një siguri
më të madhe për investitorët e huaj në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve.
Ligji njeh sovranitetin e Shtetit Shqiptar mbi rezervat e hidrokarbureve, të cilat mbeten pronë e
tij në gjëndjen e tyre natyrore në shtresë. Ligji i jep të drejtën Ministrisë përgjegjëse për
hidrokarbure për tu futur në marrëveshje hidrokarbure me çdo shoqëri vendase apo të huaj me
kushtet që të ketë kapacitete teknike dhe finaciare për të kryer operacione hidrokarbure.
Në Shtator 1993 me VKM 445 u krijua Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve (AKH) me
drejtues Z. Bejo Sejdini. Drejtuesit kryesor të kësaj njësie kanë qënë Bejo Sejdini, Albert Isai,
Fatbardh Ademi, Agron Xhavo. Në vitin 2006 kjo njësi u bashkua me disa njësi të tjera dhe mori
emrin Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore me drejtues të parë z. Milo Kuneshka.
Kontraktorit i jepet e drejta ekskluzive për një periudhë që nuk i kalon 7 vjet, për të kryer
aktivitet në kërkim për rezervat e hidrokarbureve në zonën e kontratës si dhe për një periudhë që
nuk i kalon 25 vjet, për të zhvilluar dhe prodhuar rezervat e hidrokarbureve në zonën e kontratës,
në përputhje me kushtet e një plan zhvillimi të miratuar nga Ministria përgjegjëse për
hidrokarburet, si dhe për ta ripërtërirë këtë të drejtë në masën që parashikohet në marrëveshje.
Ligji parashikon edhe mundësinë që Marrëveshjet Hidrokarbure të përmbajnë klauzola të cilat
njihen me emrin “Kauzola të stabilitetit fiskal“.
Po kështu ky ligj përmban edhe kërkesa për kontratorët të cilët duhet të respektojnë ligjislacionin
shqiptar për ruajtjen e mjedisit për zonën ku kryejnë aktivitet.
Në vitin 1994 Kuvendi miratoi Ligjin Nr.7811, datë 12.04.1994 “Mbi aprovimin e dekretit nr.
782, datë 22.2.1994 “Mbi Sistemin Fiskal në Sektorin e Hidrokarbureve“. Ky ligj, i cili është
specifik dhe aplikohet vetëm për kontraktorët që operojnë në sektorin e kërkimit dhe prodhimit,
krijoi një siguri dhe nxitje më të madhe për investitoret privatë, pasi në bazë të këtij ligji të gjithë
kontraktorët përjashtoheshin nga taksat dhe detyrimet e tjera fiskale, përkundrejt shtetit shqiptar.
Ndërkohë që kontrakotri do të paguajë vetëm tatim mbi fitimin në masën 50%.
Kjo infrastrukturë ligjore në ecuri ka pësuar disa ndryshime dhe përmirësime të cilat do të
përshkruhen më poshtë.
Politika dhe strategjia e ndjekur nga Qeveria për kërkimin dhe shfrytëzimin e vëndburimeve të
naftës dhe gazit nëpërmjet tërheqjes së investimeve të huaja në tokë dhe ne det bënë të mundur
që Shqipëria të orientoi drejtë politikat e saj të zhvillimit energjitik për sektorin e naftës në
përputhje me mundësite e saj reale.
Cili ishte sfondi në të cilin u çel Raundi i Parë i Detit në vitin 1989?
Në planin ndërkombëtar, midis të tjerash do të përmendim:
Së pari, në botë ishin eksploruar afërsisht pjesa kryesore e prospekteve probabël, me
përjashtim të potencialeve hidrokarburmbajtëse të Europës Lindore, Rusisë dhe Kinës.
Këtu duhet të kemi parasysh prospektet relativisht të cekëta dhe me një lloj rrisku jo
shumë të lartë gjeologjik.
Së dyti, në kushtet që çmimi ndërkombëtar i naftës në tregjet botërore ishte relativisht i
lartë, industria dispononte fonde të tepërta për kërkimin dhe zbulimin e rezervave të reja.
Së treti, Shqipëria konsiderohej si një vend interesant përsa i përket mundësisë së
ekzistencës së grumbullimeve hidrokarbure.
Së katërti, vëndi ynë ndodhet në një pozitë tepër të favorëshme gjeografike lidhur me
tregjet e naftës apo rrugëkalimet për në këto tregje.
Në planin kombëtar, mungonin mjetet e nevojëshme financiare për stimulimin dhe zhvillimin e
industrisë hidrokarbure, çka diktonte bashkëpunimin me industrinë ndërkombëtare të naftës.
Për këto arësye, gjatë periudhës 1989 deri në vitin 1998, në territorin Shqiptar janë zhvilluar tre
raunde licensimi për kërkimin e hidrokarbureve.
4. Raundi i parë i licensimit në det
Raundi i parë i licensimit në det është zhvilluar gjatë viteve 1989-1991. Gjatë këtij raundi u
promovua gjithë sipërfaqja detare, e ndarë në 5 blloqe kërkimi, ku u paraqitën në konkurim rreth
105 kompani të huaja nga më të mëdhatë në industrinë e naftës. Në bazë të ndarjes së territorit
detar në pesë blloqe kërkimi:
Për Bllokun Rodoni 1 u zhvilluan bisedime me firmën DEMINEX e cila kërkonte që të ndante
interesat me kompaninë austriake OMW. Specialistët shqiptar të angazhuar me këtë project janë
Zamir Bega dhe Vllasi Janopulli.
Specifika për kompaninë austriake OMW qëndronte në
faktin, se kjo kompani kishte interes që të kryente një
studim të përbashkët nga gjeoshkencetarët e të dy
palëve për një sipërfaqe në tokë 3000 m2, prej nga do të
zgjidhej një sipërfaqe 600-700 km2 që do ti nënshtrohej
më vonë kontratës me ndarje me prodhimi për kërkimin
dhe shfrytëzimin e naftës. Studim u realizua në vitin
1991.
Për Bllokun Adriatiku 2 u zgjodh AGIP, nga pala
shqiptare si Menaxher dhe specialist u caktua Foto Çurri
Për Bllokun Adriatiku 3 u angazhua firma amerikane
OCCIDENTAL PETROLEUM., nga pala shqiptare u
inkuadrua Eduard Maili dhe Ejup Pirro.
Për Bllokun Adriatiku 4 u zgodh CHEVRON. Nga
pala shqiptare nga pala shqiptare u inkuadrua Caush Xhufi
Për Bllokun Joni 5 u zgjodh HAMILTON OIL, menaxher
ka qënë Vladimir Marku.
Miratimi i këtyre marrëveshjeve u bë me vendime të Këshillit të Ministrave, si më poshtë:
Për Bllokun Rodoni-1, me VKM Nr. 152, datë 20.04.1991;
Për Bllokun Adriatiku-2, me VKM Nr. 376 datë 11.10.1991;
Për Bllokun Adriatiku-3, me VKM Nr. 360 datë 21.09.1991;
Për Bllokun Adriatiku-4, me VKM Nr. 334 datë 10.09.1991;
Për Bllokun Joni-5, me VKM Nr. 28 datë 25.01.1992;
Siç shifet më lartë, Marrëveshja e parë për kërkimet në det u nënshkrua më 20 Prill 1991 dhe e
fundit më 25 Janar 1992. Mbështetur në mendimin e specialistëve tanë dhe të ekspertëve të huaj
kushtet e ofruara nga këto 5 kompani, në krahasim me ofertat e kompanive të tjera ishin nga më
të favorshmet.
Nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve u arrit të kryen në det 11.400 km punime sizmike 2D, si dhe
u kryen punime gravimetrike, matje batimetrike dhe u shpuan 6 puse kërkimi me një total prej
22.600 m. Puset e shpuar janë: në bllokun Rodoni 1, u shpua pusi Rodoni 1 me thellësi 4957 m i
cili nuk I takoi gëlqerorët e projektuar. Në bllokun Adriatiku 2 u shpua pusi Adriatik 2X me
thellësi 3930m, për depozitimet ranore, rezultati negative. Në bllokun Adriatiku 3 u shpua pusi
Alban 1X me thellësi 2252m, për depozitimet ranore, për arësye teknike nuk e zgjidhi detyrën e
ngarkuar. Në bllokun Adriatiku 4 u shpua pusi A-41X me thellësi 3500m si dhe pusi A-42X me
thellesi 3692m, për depozitimet gëlqerore. Puset patën rezultate premtuese, për momentin u
vlerësuan jo komerciale. Në bllokun Joni 5, u shpua pusi Joni 5 me thellësi 3298 m, për
depozitimet gëlqerore, objekti u takua, por rezultati ishte negative. Nga shpimi i puseve dhe
punimet e tjera të kryera u hodh dritë mbi ndërtimin gjeologjik të shelfit detar në Shqipëri dhe
perpsektivën e tij. Theksojmë se shpimi i këtyre puseve në det bëhej për herë të parë në Shqipëri.
Investimet e realizuara në kuadër të këtyre marrëveshjeve kapin shumën e 146.7 milion USD. Të
gjithë operacionet e kryera janë realizuar në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe me
investimet e vet kompanive, pasi rriskun e zbatimit të këtyre projekteve e kishin kompanitë.
Raundi i
DETIT
Blloku Kompania Investime Totale në
MIL./USD
Rodoni - 1 OMV 42,15
Adriatiku 2 AGIP 11,88
Adriatiku - 3 OXY 35,66
Adriatiku - 4 CHEVRON 43,21
Joni - 5 HAMILTON 13,78
Deti Total 146,7
Si rezultat i këtyre investimeve janë prognozuar disa Prospekte perspektiv për kërkim Nafte dhe
gazi. Në këto prospekte do të kryhen disa punime shtesë dhe pritet të konkretizohen zbulime të
reja.
5. Raundi i parë i licensimit në Tokë
Menjëherë pas përfundimit të raundit të kontraktimit për detin Qeveria në zbatim të politikave të
saj energjitike, autorizoi Agjensinë Kombëtare të Hidrokarbureve për fillimin e negocimeve për
tërheqjen e investimeve për Operacionet e naftës në tokë. Gjatë vitit 1992 për përgatitjen e të
dhënave për hapjen e Raundit të Parë të konkurimit për zonën e lirë në tokë u angazhua
Ndërmarrja Komplekse Gjeofizike e Naftës dhe Gazit (NKGJNG) Fier, Instituti Gjeologjik dhe
Ndërmarja e Gjeofizikës Kantjerale. Për përgatitjen e paketës janë marrë specialistët Uk
Valbona, Aleko Stamati, Kastriot Bejtaj, Vladimir Veizaj, Kliti verriaj, Angjelin Ikonomi, Tanas
Andoni. U ripërpunuan 4300 km profile seismikë, gjithë të dhënat gravimetrike për zonën e lirë
dhe të dhënat gjeologjike dhe gjeofizike të 22 puseve, me asistencën e kompanisë WESTERN
GEOPHYSICAL. Në bashkëpunim me këtë kompani u realizua hapja e Raundit të Parë të Tokës.
Raundi i parë i licensimit në tokë është zhvilluar në periudhën 1992-1994. Në nëntor-dhjetor të
vitit 1992, në Londër dhe Houston u organizuan seminaret promocionuese për 6-zona kontrate në
tokë, respektivisht blloqet A, B, C, D, E dhe F.
Materialet e këtyre seminareve si dhe gjithë raportet e hartat gjeologjike e gravimetrike u
përgatitën në bashkëpunim të ngushtë midis Albpetrol-it dhe kompanisë së mirënjohur në botë
për këto lloj shërbimesh, Western Geophysical.
Në përfundim të këtyre seminareve të suksesshme, në zbatim të procedurave të raundit, ndër
aplikacionet e paraqitura, u zgjodhën dhe u përfunduan kontrata për 4-blloqe me tre kompani si
më poshtë:
Blloku "B" me SHELL. Në këtë marrëveshje
u inkuadran edhe specialistët shqiptar Uk
Valbona, Adrian Ballauri, Shkëlqim Muskaj,
Ilir Ciko, Kastriot Bejtaj si dhe Vilson Bare
për interpretimin e disa blloqeve.
Blloku "C" me INA Naftaplin. Në këtë
marrëveshje u inkuadra edhe specialisti
shqiptar Luan Nikolla.
Blloku "E" me COREXLAND (ose Coparex).
Në këtë marrëveshje u inkuadra edhe
specialistët shqiptar Alban Çollaku si dhe
Petraq Naço
Blloku "F" me SHELL. Në këtë marrëveshje u
inkuadran edhe specialistët shqiptar Uk
Valbona, Adrian Ballauri, Shkëlqim Muskaj,
Ilir Ciko, Kastriot Bejtaj
Gjatë këtij raundi Kompania INA Naftaplin u licensua edhe
për një marrveshje që ajo lidhi për bllokun e Panajasë me kompaninë shtetërore të naftës
Albpetrol.
Miratimi i këtyre marrëveshjeve u bë me vendim të Këshillit të Ministrave, si më poshtë:
Për Bllokun "B" dhe "F" me Shell, me VKM Nr. 584 datë 05.12.1994;
Për Bllokun "C" me INA Naftaplin, me VKM Nr. 65 datë 25.02.1994;
Për Bllokun "E" me Corexland, me VKM Nr. 248 datë 09.06.1994;
Nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve u arrit të kryen në tokë 1550 km punime sizmike 2D, punime
gravimetrike dhe u shpua 1 pus kërkimi.Pusi u shpua në bllokun C për depozitimet gëlqerore, por
deri në thellesin 5250m pusi nuk e takoi objektin. Nga shpimi i pusit dhe punimet e tjera të
kryera u hodh dritë mbi ndërtimin gjeologjik të këtyre blloqeve dhe perspektivën e tyre.
Investimet e realizuara në kuadër të këtyre marrëveshjeve kapin shumën rreth 44.7 milion USD.
Të gjithë operacionet e kryera janë realizuar ne përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe me
investimet e vet kompanive, pasi rriskun e zbatimit të këtyre projekteve e kishin kompanitë dhe
jo shteti shqiptar.
Raundi i parë i
tokës
Blloku Kompania Investimi Totale në
Mil/USD
“B+F” SHELL 14,0
“C” INA NAFTAPLIN 20,6
6. Raundi i dytë i licensimit në tokë
Pas mbylljes me sukses të Raundit të parë të Licensimit në tokë, dhe në vazhdim të politikës ëe
tërheqjes së investimeve të huaja në Naftë, u vendos që në Nëntor-Dhjetor të vitit 1995 të çelej
Raundi i Dytë i licensimit në tokë.
Mbas diskutimeve midis specialistëve të ish AKH dhe atyre të Institutit të Naftës në Fier, sipas
perspektivës së kërkimit dhe prognozës së vendosjes së strukturave të mundëshme e
gjeologjikisht interesante, u vendos që territori tokësor shqiptar, zona e papërfshire në Raundin e
Parë të Tokës, të ndahej në tetë blloqe kërkimi (1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 dhe 8).
Për përgatitjen e këtij Raundi dhe materialeve të tij u desh për një vit, një angazhim total i
specialistëve të ish AKH dhe atyre të Institutit të Naftës në Fier, si dhe atyre të Ndërmarrjes
Sizmike Albseis e Ndërmarrjes Gjeofizike në Patos. Spacialistët që u aktivizuan për përgatitjen e
paketës ishin: nga AKH Arben Arapi (supervisor) nga institute I Naftës Uk Valbona, Theodhoraq
Shteto, Angjelin Ikonomi dhe shefat e kabineteve, nga ndërmarrja Seismike Vullnet Xhango,
Vilson Silo, Sokol Sinani etj, nga Gjeofizika kanteriale Stefan Baltadori etj. Kjo pakete u përgatit
në bashkëpunim me Gephysical Atlas si dhe ARK
Geophysical.
Seminaret e organizuara për këtë qëllim në Londër
dhe në Houston, në të ashtuquajturit “kryeqytetet
botërore të naftës”, u vlerësuan së tepërmi nga vetë
pjesëmarrësit si dhe nga gazeta prestigjioze
"Financial Times” për shkallën dhe cilësinë e lartë të
përgatitjes së materialeve të paraqitura dhe për
profesionalizmin e lartë të specialistëve tanë, për
sistemin fiskal atraktiv për investimet e huaja në
Shqipëri, bashkëpunimin e frutshëm të investitorëve
të huaj me shtetin shqiptar si dhe të perspektivës
hidrokarburë-mbajtëse të vëndit tonë.
Në këtë kontekst, edhe pse rezultatet e deritanishme
të kërkimit kanë qenë jo ato të pritshmet, është
shumë kuptimplotë fakti që në vëndin tonë
zhvillojnë aktivitetin e vet të kërkimit të
“E” + ”D” COPAREX
INTERNATIONAL
10,1
Totali 44,7
hidrokarbureve kompani nga më prestigjiozet në industrinë ndërkombëtare të naftës. Pa dashur të
bëjmë analizë shkencore dhe teknike të faktit, se sa është gjeologjikisht atraktiv vëndi ynë,
theksojmë konkluzionin dhe bindjen e gjeologëve tanë dhe të gjithë kontraktorëve të huaj se
nëntoka shqiptare plotëson të gjithë kushtet e nevojëshme për gjenerimin dhe akumulimin e
hidrokarbureve.
Gjatë raundit të dytë u promovua edhe gjithë pjesa e mbetur e territorit shqiptar, dhe konkretisht
blloqet 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, prej nga u lidhën këto Kontrata me Ndarje Prodhimi:
Blloku "A" me OCCIDENTAL. Në këtë marrëveshje u inkuadran edhe specialistët
shqiptar Agim Mësonjësi, Fatmir Fezga, Ejup Pirro etj.
Blloku "D" me COREXLAND (ose Coparex). Në këtë marrëveshje u inkuadran edhe
specialistët shqiptar Alban Çollaku si dhe Petraq Naço
Blloku "1" me OMV, Enterprise Oil etj. Në këtë marrëveshje u inkuadran edhe
specialistët shqiptar të Zamir Bega. Vllasi Janopulli, Adrian Ballauri si dhe Ervin
Lula.
Blloku "2" dhe "3" me OCCIDENTAL. Në këtë marrëveshje u inkuadran edhe
specialistët shqiptar Agim Mësonjësi, Fatmir Fezga, Ejup Pirro etj. Këta specialist
së bashku me specialistët e OXY-it projektuan dhe muarrën rezultate positive nga
pusi Shpirag 1. Rezultatet positive u bënë premis për të tërhequr investitor të tjere.
Blloku "4" dhe "5" me OMV, Enterprise Oil etj. Në këtë marrëveshje u inkuadran
edhe specialistët shqiptar Zamir Bega. Vllasi Janopulli, Adrian Ballauri si dhe
Ervin Lula.
Miratimi i këtyre marrëveshjeve u bë me vendim të Këshillit të Ministrave, si më poshtë:
Për Bllokun "A" me OCCIDENTAL, me VKM
Nr. 235 datë 10.04.1998;
Për Bllokun "D" me me COREXLAND, me
VKM Nr. 314 datë 08.07.1999;
Për Bllokun "1" me OMV, me VKM Nr. 235,
datë 10.04.1998;
Blloku "2" dhe "3" me OCCIDENTAL, me
VKM Nr. 395, datë 24.06.1998;
Blloku "4" dhe "5" me OMV, me VKM Nr,
235, datë 10.04.1998;
Nga zbatimi i këtyre marrëveshjeve u arrit të kryen
në tokë 667 km punime sizmike 2D, si dhe u kryen
punime gravimetrike dhe u shpuan 4 puse me një
metrazh prej 14,400m. Puset u shpuan:
Në bllokun “4+5” nga OMV u shpuan puset
Kanina-1 5362m dhe Palokastra-1 2605m. Të dy
puset e takuan objektin e gëlqeroreve, por testimi i
tyre tregoi rezultate negative. Nga shpimi i këtyre puseve dhe punimet e tjera të kryera u hodh
dritë mbi ndërtimin gjeologjik të këtyre blloqeve dhe perpsektivën e tyre. Në bllokun “2+3” u
shpuan për depozitimet gëlqerore pusi Shpirag-1 dhe Shpirag 1ST me thellësi 5333m dhe
5442m, rezultatet ishin positive. Investimet e realizuara në kuadër të këtyre marrëveshjeve kapin
shumën e rreth 121 milion USD. Të gjithë operacionet e kryera janë realizuar në përputhje me
marrëveshjet e nënshkruara dhe me investimet e vet kompanive, pasi rriskun e zbatimit të këtyre
projekteve e kishin kompanitë.
Në vijim proçesi i licensimit ka qënë i hapur dhe një sërë kompanish janë licensuar mbi bazën e
aplikimeve të kryera prej tyre.
Në vitin 2007 u rinegociuan dhe u nënshkruan dy marrëveshje me Kompaninë DWM Petroleum
AG për blloqet “A-B”, dhe “D-E” në tokë.
Miratimi i këtyre marrëveshjeve u bë me vendim të Këshillit të Ministrave, si më poshtë:
Për Bllokun "A-B" dhe "D-E" me DWM Petroleum AG, me VKM Nr. 796 datë
07.11.2007. Në këto marrëveshje u inkuadran edhe specialistët shqiptar Vilson Bare,
Arben Arapi si dhe Agim Mësonjësi. Këta specialist së bashku me specialistët e
Petromanasit projektuan dhe muarrën rezultate positive nga pusi Shpirag 2. Pusi sinjalizoi
praninë e një vëndburimi nafte nëkëtë bllok.
Në vitin 2009 u rinegociua edhe blloku 2-3 në tokë, me kompaninë DWM dhe u
nënshkrua marrëveshja. Kjo marrëveshje u miratua nga Këshilli i Ministrave,
me VKM Nr. 754 datë 08.07.2009. Në këto marrëveshje u inkuadran edhe specialistët
shqiptar Vilson Bare, Arben Arapi si dhe Agim Mësonjësi.
Kompania DWM, në kuadër të marrëveshjeve për blloqet A-B dhe D-E, kreu detyrimet
sipas kontratës për të dy fazat e para të eksplorimit duke përmbushur detyrimet
kontraktuale, përfshirë edhe shpimin e pusit Juban-1 me thellësi 1716m në bllokun A.
Pusi i takoi gëlqerorët sipas projektit por testimi dha rezultate negative. Për arësye të
ndryshme kompania nuk hyri në fazën e tretë të kërkimit. Punimet e kryera rritën sasinë e
të dhënave dhe shtojnë interesin gjeologjik. Interesi gjeologjik për këta blloqe mbetet dhe
disa prospekte të prognozuar mbetën pa u vërtetuar. AKBN i ka shpallur blloqe të lira dhe
është duke diskutuar me kompani të ndryshme që
kanë shfaqur interes.
7. Situata e kërkimit sot
Aktualisht është në fuqi vetëm një Marrëveshje për kërkimin
e naftës në Shqipëri, ajo me kompaninë Shell Upstream
Albania për Blloqet 2-3, në tokë. Kjo marrëveshje është
1
2
3
4
5
6
7
8
F
E
D
C
B
A
Delvina
Velca
Panaja
Stream Oil & Gas
efektive që nga data 08.07.2009. Interesat e pjesëmarrjes sot në këtë kontratë janë 100% te Royal
Dutch Shell.
Si rezultat i operacioneve të kërkimit të kryera nga kompanitë Royal Dutch Shell Plc. dhe
Petromanas Energy Inc, erdhi edhe zbulimi i deklaruar më 4 Nëntor, 2013. Rezultatet pozitive u
njoftuan pas testit të kryer në pusin Shpirag-2. Këto rezultate vërtetuan që pusi Shpirag-2
prodhon naftë dhe gaz në nivelin e 1,500 deri 2,200 bbls/ditë. Nafta është e cilësisë së mirë, pra
është e lehtë (350 deri 37
0 API) dhe përmbajtja e H2S (5,000 ppm), më e ulët nga niveli që pritej.
Ky zbulim materializoi përpjekjet e mëdha të
kompanive që kanë operuar prej vitesh në
Shqipëri dhe në të njëjtën kohë ka hapur një
perspektivë reale për kërkimet e mëtejshme.
Në kuadër të kësaj marrëveshje kompania Shell
ka paraqitur një Plan-Vlerësimi i cili ka si
objektiv të provojë komercialitetin e pusit
Shpiragu-2. Plani i Vlerësimit ka si qëllim të
përcaktojë:
1. Naftëdhënien;
2. Madhësinë e rezervuarit;
3. Qëndrueshmërinë ekonomike të projektit;
Aktualisht kompania është duke shpuar disa puse me detyrë vlerësimi. Në puset
Molishti-1 dhe Shpiragu-3, për arsye teknike, janë pezulluar operacionet
përkohësisht për t'ju rikthyer atyre më vonë dhe përmbushjen e detyrave të tyre gjeologjike.
Kompania ka realizuar një volum punimesh sizmike 2D prej mbi 580 km, ka kryer ripërpunim
mbi 350 km të sizmikës ekzistuese 2D, si dhe ka kryer punime të sizmikës pasive në blloqet 2
dhe 3. Në këtë moment është duke u shpuar pusi Shpiragu-4.
Gjithashtu pas negociatave të zhvilluara për një periudhë gati 2 vjecare, AKBN ka mbyllur
marrëveshjen me kompaninë Shell Upstream Albania për Bllokun 4 në tokë. Marrëveshja e
arritur është nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për t'u ratifikuar më pas
nga Këshilli i Ministrave.
Investimi i kryer nga Shell nga fillimi i operacioneve në këto dy blloqe e deri në fund të vitit
2017 shkon në rreth 355 miljon USD.
Pusi Shpiragu-3, Sonda HL 30
Ndërkohë që ligjislacioni bazë që menaxhon aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit ka pësuar disa
ndryshime. Më të rëndësishme janë ato të kryera gjatë vitit 2017 për ndryshimin e ligjit
7746/1993 të cilat mbulojnë një sërë problematikash, të lindura nga zbatimi i ligjit nr. 7746, datë
28.7.1993 “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar si dhe realizimin e
objektivave të qeverisë, për të realizuar procedurat e lidhjes së Marrëveshjeve Hidrokarbure në
mënyrë të hapur, transparente dhe konkurruese.
Më konkretisht synohet përmirësimi i disa klauzolave të ligjit ekzistuese që kanë të bëjnë me
përcaktimin e procedurave që duhet të ndiqen për lidhjen e Marrëveshjeve Hidrokarbure për
kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve, duke përfshirë si kusht edhe garantimin e
sigurisë kombëtare në rastin e lidhjes apo transferimin e kuotave të Marrëveshjes Hidrokarbure,
të cilat janë futur në bazë të koncepteve të direktivës 94/22/EC, të datës 30 Maj 1994 “Për
kushtet për dhënien dhe përdorimin e autorizimeve për zbulim, kërkim dhe prodhimin e
hidrokarbureve”. Është realizuar ndarja më e qartë e afateve kohore që përfshihen në periudhën e
kërkimit me atë të vlerësimit të një zbulimi, te cilat përkatësisht nuk duhet te jenë më shumë 7
vjet 3 vjet dhe 25 vjet.
Sigurisht me rritjen e stabilitetit të Republikës së Shqipërisë kalohet nga përfshirja në
Marrëveshjet Hidrokarbure të klauzolave të hapura dhe të pakufizuara në kohë, lidhur me
stabilitetin e regjimit fiskal, në aplikimin e tyre në një afat kohor të kufizuar, 12 vjet nga data e
fillimit te prodhimit te hidrokarbureve, dhe përjashtimi nga këto klauzola të çështjeve që lidhen
me sigurinë kombëtare, marrëdhëniet e punës, mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit, mbrojtjen e
shëndetit të njeriut, detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë etj.
Me këtë ligj parashikohet krijimi i Institutit shkencor të hidrokarbureve, i cili do të mundësojë
rritjen e kompetencës teknike dhe shkencore të Palës Shqiptare në industrinë hidrokarbure në
përgjithësi dhe sidomos në aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, duke
garantuar ndërtimin e politikave të tilla, të cilat do të rrisin efektivitetin dhe eficencën e
shfrytëzimit të vendburimeve hidrokarbure të cilat sikundër dihet janë shteruese, jo të
rinovueshme, dhe strategjike për zhvillimin ekonomik, dhe jo vetëm, të vendit. Për këtë arsye do
të behet edhe një riorientim i kompetencave dhe detyrave të AKBN që lidhen me aktivitetin e
kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve, e cila do të përqendrohet më shumë në monitorimin
dhe ndjekjen e operacioneve hidrokarbure.
Rikrijimi i Institutit është domosdoshmëri pasi është ndjere në mënyrë thelbësore mungesa e tij
nga momenti kur ish-Qendra Kombëtare Shkencore e Hidrokarbureve u shkri. Nisur nga
aktiviteti shume intensiv në vendin tone për kërkimin dhe prodhimin e Naftës dhe të gazit,
mungesa e nje institucioni shkencor ka shkaktuar nje boshllëk të karakterit të pjesëmarrjes të
palës shqiptare veçanërisht në procesin e trajtimit të propozimeve dhe me tej implementimit të
tyre nga shoqëritë që kryejnë aktivitet në industrinë e Naftës, sepse realizimi i skenarëve të
ndryshëm zhvillues por edhe kryerja e vlerësimeve oponente kërkon mbi të gjitha njohuri
shkencore për sektorin.
Për këtë shkak pritet rritja e interesimit të kompanive të huaja me reputacion ndërkombëtar për
lidhjen e marrëveshjeve të reja hidrokarbure për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit në
territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo, nisur edhe nga fakti se është e vërtetuar se nëntoka
shqiptare është e pasur me struktura perspektive për naftë dhe gaz, duke përfshirë këtu edhe
pjesën e detit të Shqipërisë.
8. Licencimi i Albpetrol Sh.a. (Kompania Shqiptare shteterore e Naftës dhe Gazit)
Në perputhje me "Ligjin e Hidrokarbureve" dhe "Marrëveshjen midis Ministrise dhe
Albpetrolit", ish Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve (AKH) dhe AKBN sot kane hartuar,
negociuar dhe lëshuar Albpetrol-it Licencat përkatëse, mbi bazen e te cilave Albpetrol ka arritur
Marrëveshjet për kryerjen e operacioneve hidrokarbure në partneritet me disa kompani të huaja,
si me poshte:
- Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vb e naftës ne Marinzë;
- Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vb e naftës në Ballsh-Hekal;
- Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vb e naftës ne Cakran-Mollaj
- Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vb e naftës Kucove
- Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vb e naftës Finiq-Krane.
- Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vb e naftës Drashovicë
- Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vb e naftës Pekisht Murriz
Gjithashtu Albpetrol është licensuar për të kryer në bashkëpunim me kompanitë e huaja edhe
operacione kërkimi të hidrokarbureve në blloqet që i janë lënë atij për eksplorim, si:
- Për eksplorimin dhe prodhimin e hidrokabureve në bllokun e Dumrese;
- Për eksplorimin dhe prodhimin e hidrokabureve në bllokun e Panajase;
- Për eksplorimin dhe prodhimin e hidrokabureve ne bllokun e Velçës;
- Për eksplorimin dhe prodhimin e hidrokabureve ne bllokun e Delvinës.
Nër bllokun e Dumresë u
shpua pusi Dum-7 nga
thellësia 5288 deri në
6119m, Pusi për arësye
teknike nuk e realizoi
detyrën gjeologjike.
Në bllokun e panajasë u
shpua nga kompania Ina
Naftaplin pusi Dajlani-1
me thellësi 3652m, pusi
mbeti i varur në
depozitimet terigjene duke
mos e takuar objektin e
gëlqerorëve për të cilët u
projektua.
Albpetrol është licensuar
nga AKBN dhe ka
nënshkruar 2 kontrata për
Blloqet Delvine dhe
Velçë. Me hollesisht do të
flitet për këtë aktivitet në
kumtesat e tjera.
9. Përfundime
Shqipëria ka kushte të favorshme gjeologjike dhe gjeokimike për zbulimin e vëndburimeve të
reja të Naftës dhe të gazit, duke ofruar mundësi eksplorimi dhe komerciale për kompanitë e
naftës.
Zhvillimi i operacioneve hidrokarbure bëhet i mundur si rezultat i një legjislacioni specifik dhe
mjaft efektiv në këtë fushë. Gjithashtu në këtë fushë ekziston dhe një organizim institucional
mjaft i përshtatshem.
Per zhvillimin e aktivitetit të liçencimit autoritetet kane hartuar procedura të cilat janë të qarta
dhe mundësojne një proces liçencimi mjaft të shpejtë në përputhje të plotë me direktivat e BE që
menaxhojne procesin e licensimit për aktivitetin e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve.
Këto proceduara janë të hapura, transparente dhe konkuruese.
Kuadri ligjor ofron një fleksibilitet të konsiderueshëm për institucionet që menaxhojnë aktivitetin
hidrokarbur në Republikën e Shqipërisë në negocimin e kushteve të pranueshme me kompanitë
e naftës. Këto ligje japin stimuj dhe fleksibilitet të mjaftueshëm për të tërhequr kompanitë
Harta e vendburimeve ekzistuese te Naftës dhe gazit
ndërkombëtare të naftës dhe kështu të stimulojnë eksplorimin e naftës në vend. Në të njëjtën
kohë kuadri ligjor në fuqi lejon edhe përfshirjen e klauzolave për stabilitetin fiskal në
Marrëveshjen Hidrokarbure, me anën e të cilave garantohen aplikimi i kushteve fillesatare
fiskale, për një periudhë deri ne 12 vjet nga fillimi i nxjerres së hidrokarbureve në kuader të një
Marrëveshje Hidrokarbure. Për me tej si të gjitha investimet ndërkombëtare dhe ato të industrisë
së naftës janë plotësisht të mbrojtura sipas ligjit nr.7764, datë 22.11.1993 "Për investimet e
huaja".
Lloji i kontratës, apo Marrëveshjeve Hidrokarbure, është Marrëveshja e Ndarjes së Prodhimit
(P.S.A) midis AKBN, që vepron në emër të Ministrise Përgjegjese për sektorin hidrokarbur dhe
Kontraktuesve. Çdo operacion hidrokarbur për kërkimin dhe prodhimin në Republikën e
Shqipërise kryhet vetem ne kuader te nje Marreveshje Hidrokarbure e cila duhet te miratuhet nga
Këshilli i Ministrave.
P.S.A. parashikon që mbi të aplikohet infrastruktura ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë
në momentin e hyrjes në fuqi të saj. Në marrëveshjen hidrokarbure i jepen të drejta ekskluzive
kontratorëve për të kryer opracione hidrokarbure për tre periudha specifike dhe konkretisht:
Për periudhën e kërkimit, e cila mund të ketë nënperiudha, për një afat kohor jo më shumë se 7
vjet.
Për periudhën e vlerësimit të një zbulimi të bërë gjatë periudhës së kërkimit, për një afat kohor jo
më shumë se 3 vjet.
Për periudhën e zhvillimit dhe prodhimit me një afat kohor jo më shumë se 25 vjetë në përputhje
me një plan zhillimi të miratuar nga autoritetet kompetente.
Referuar Ligji Nr.7811, datë 12.04.1994 si dhe Dekretit të Presidentit Nr.1510, datë 28.06.1996,
Kontraktuesi dhe nënkontraktorët e tij janë të përjashtuar nga detyrimet doganore dhe ato të
TVSH-së për mallrat dhe shërbimet e ofruara gjate periudhave te kerkimit dhe te vleresimit.
Ndërkohe që bazuar në këtë infrastrukturë ligjore kontraktori është i detyruar të paguajë tatimin
mbi fitimin në masën 50%.
Po kështu në Marrëveshjen Hidrokarbure parashikohet edhe pagimi i Rentës Minerare për Naftën
bruto dhe gazin natyror në masën konstante prej 10% të shitjes së realizuar.
Në kantratë parashikohen ndarja e prodhimit ndërmjet Shteti Shqiptar dhe Kontratorëve të cilat
janë objekt i negocimit, dhe përgjithësisht rregullohen nga ecuria e të ashtuquajturit faktorit R, i
cili përcaktohet nga raporti i shpezimeve komulative me të ardhuart komulative për tremujorin
konkret. Ndërkaq për rastin kur Marrëveshjet Hidrokarbure lidhen për zhvillimin dhe prodhimin
e hidrokarbureve nga vëndburimet ekzistuese të Naftës dhe Gazit, perfshihet dhe pagesa për
prodhimin e gjykuar e cila është objekt negocimi.
Nje çështje specifike është edhe përfshirja e koncepteve moderne të limiteve të të ardhurave për
mbulimin e kostove si dhe të kostove ne vetvete. Sigurisht këto përcaktime janë objekt i
negocimit.
Në marrëveshje përcaktohen edhe një fond trajnimi dhe administrimi, i cili përdoret për trajnimin
e punonjësve të strukturave përkatëse dhe për qëllime administrative.
Shpenzimet e kërkimit në të cilat përfshihen shpenzimet kapitale (CAPEX) dhe ato operative
(OPEX) janë të rikuperueshme vetëm në rastin e një zbulimi komercial, por jo para fillimit të
prodhimit.
Pas viteve 1990 janë zhvilluar disa raunde liçencimi për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e
hidrokarbureve dhe janë lidhur një numër marrëveshjesh hidrokarbure me shoqëri të huaja.
Gjatë kësaj periudhe janë kryer një numër i madh operacionesh hidrokarbure dhe janë
grumbulluar shumë të dhëna, të cilat shfrytëzohen për punimet në vazhdim. Pikërisht ekzistenca
e këtyre të dhënave gjeologo-gjeofizike dhe jo vetëm, janë nje faktor shumë i rëndësishëm për
tërheqjen e investimeve të tjera për të ardhmen dhe orientimin e tyre në mënyrë më eficente.
Naftëgazmbajtja e territorit Shqiptar është e provuar, perspektiva e vëndit tonë është lartë, pasi
objektet e thella nën mbihypjet e mëdha janë ende të pakontrolluara. Kërkimet në thellësi do të
hedhin dritë mbi disa ligjesi të reja të cilat do të diktojnë shtrirjen e kërkimeve përtej zonës
tektonike Jonike, në të cilën janë zbuluar të gjitha rezervat hidrokarbure deri sot.
Kjo na bën optimistë dhe permbush edhe një nga synimet e politikave të ndjekura në kerkim, për
ti lene brezave trashëgimi pasuritë minerare që vendi yne i ka.
Literatura e perdorur per materilain:
Arkivi i Hidrokarbureve te AKBN, Fier.
L. Maddalena, S. Zuber: Sulla geologia dei Petroli Albanesi;
Ing. Oreste Jacobini: Svilupo e Risultati dell' Attivita Petrolifera Italiana in Albania;
Niko Kaculini, Universita di Roma SAPENZA, Dottorato di ricerca in storia: AIPA e le
concessioni petrolifere in Albania;
La Revista Italiana del Petrolio No.5, Maggio 1942: I Petroli dell'Albania;
Prof. Ass. Ezio Ritrovato, November 2015, Paper presented in VIIth
International Scientific
Conference on Economic Policy and EU Integration: The Albanian
contribution to the Italian oil industry between the two world’s wars;
Archivio dell Agip: Storia dell Agip in Albania;
Alessandro Sette, 2014, Rivista semestrale di storia e Politica Internazionali: Politica, diplomazia
e petrolio: La rivalita italo-britanica per i giacimenti petroliferi
albanesi (1920-1925);
L. Maddalena, 1938: Criteri geologici dell'esplorazione dei giacimenti petroliferi
dell'Albania;