Upload
others
View
1
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
MESAZH TELEPATIK NGA ATI I PËRJETSHËM PËR
BOTËN TOKËSORE
ALFA DHE OMEGAShkenca Qiellore
Kjo rrotull telepatik është në Spanjisht mes viteve 1975 dhe 1978 në Lima, Peru.
Lavdi dhe gëzim ZOTIT, nga e gjithë bota.
MESAZH TELEPATIK NGA ATI I PËRJETSHËM PËR BOTËN TOKËSORE; MESAZHI I DYTË; MESAZHI I PARË U FSHEH PREJ BOTËS NGA SHKËMBI FETAR.-
Po fëmijë; njerëzit lindin duke kërkuar të vërtetën; po fillon për botën e dijes, Zbulesa ka pritur për shekuj e shekuj me rradhë; Krijuesi juaj shfrytëzon Doktrinat Jetësore për t’i bërë botët të përparojnë; në të shkuarën Ai ju dërgoi Ligjin e Moisiut; pastaj erdhi Doktrina e Krishterë; e treta, që është duke filluar, është doktrina e Qengjit të Perëndisë; kjo Doktrinë do të quhet gjithashtu edhe Shkenca Qiellore; prejardhja e saj gjendet në të njëjtat elemente të natyrës; Shkrimet e Shenjta Telepatike janë mjeti i komunikimit që shfrytëzon
1
2
Krijuesi i Universit; ka qenë gjithmonë kështu; në të Shkuarën doktrinat e profetëve janë marrë përmes telepatisë; sepse gjithçka ka një prejardhje dhe një shkak ekzistence; Doktrina e Qengjit të Perëndisë nuk ka mbarim; sepse Universi nuk e ka; dhe për të njëjtën arsye do të përhapet në të gjithë botën; do të përkthehet në të gjitha gjuhët e botës; ndikimi i saj do të jetë i tillë që do ta bëjë të rrëzohet materializmin shfrytëzues; sepse një moral i ri po vjen në botë; morali që i përket Mijëvjeçarit të Paqes; Doktrinat e Atit të përjetshëm gjithmonë i shndërrojnë botët; ashtu siç ka ndodhur në të Shkuarën e Tokës; Zbulesën e Re e kanë kërkuar shpirtrat njerëzorë të tanishëm; dhe ju është dhuruar; çdo çast i jetuar në ekzistencat tuaja, është kërkuar dhe ju është dhuruar; Zbulesa e Re është vazhdimi i Shkrimeve të Shenjta; tjetër gjë është të studiosh Shkrimet e Shenjta dhe tjetër është të jesh fetar; e para është e përjetshme sepse shpirti yt është gjithmonë në kërkim të prejardhjes së tij; e dyta është tregtia e besimit; fetë janë të parat që do të
3
akuzohen para botës; në Doktrinën e Qengjit të Perëndisë; të ashtuquarturat fe në moralin e tyre njerëzor e kanë përçarë botën e besimit; ato nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë; ato kanë harruar se ka vetëm një Zot; vetëm një të vërtetë; vetëm Shejtani përçan dhe ai përçan veten; shpirtrat fetarë janë të njëjët me Farisetë e epokës Romake; ata i kërkuan Zotit që të lindnin përsëri për të ndrequr gabimet e se Shkuarës; dhe gjyqi iu pranua atyre; mos harroni ju, të gjithë njerëzit fetarë të botës, që çdo shpirt gjykohet në fatin që ai ka zgjedhur; ju shpirtra të shkëmbit bëtë të njëjtën gjë në botë të largëta; ju përçatë tufa të tjera; ju krijuat çoroditje shpirtërore në krijesa të tjera; ju i mbushët shumë planete me tempuj materialë; dhe e bëtë përsëri në Tokë; ja përse ju do të jeni të parët që do të gjykoheni; ju duke shkelur ligjin u bëtë të njëjtë me antikrishtin; dhe çdo shkelës i Urdhëresave, është në fakt i tillë; ju thoni kisha nënë e shenjtë; unë ju them juve që askush në këtë botë nuk është i shenjtë; përulësia e vërtetë nuk ka nevojë për tituj që janë
4
të panjohur në Mbretërinë e Qiejve; edhe planeti juaj mikroskopik është i tillë; vetëm Ati dhe disa profetë e njohin planetin-pluhur të quajtur Tokë; shkaku i kësaj është se Universi i Gjallë i Atit Jehova nuk ka mbarim; dhe kushdo që mendon se është i madh nuk është në të vërtetë; për ju është shkruar fjala prostitutë; sepse ju bëni tregti me Ligjin tim hyjnor; të verbër që udhëheqin të verbër të tjerë; të cilët ua përçojnë gabimet tuaja të verbërve të tjerë; kur Doktrina e Re të përhapet, shkëmbi juaj i egoizmit shpirtëror do të përçahet; fjala shkëmb nuk simbolizon përjetësinë e asgjëje; Toka është relative dhe jo e përjetshme; ju mendoni se kisha juaj është e përjetshme; ngjarjet që do të vijnë do t’ju nxjerrin nga ky gabim; vetëm të përulurit në zemër, e kanë të arritur përjetësinë; jo ata që mësojnë moralin brenda imoralitetit; kur Biri im i Parë tha në të shkuarën e Tokës; mbi këtë shkëmb do të ndërtoj Kishën time, ai tha kështu duke parë të Ardhmen e njerëzimit; sepse Trinia Diellore është kudo; është gjithashtu në kohët e jetës: E Shkuar, e tanishme, dhe e ardhme;
5
Dhe çfarë pa ai? Ai pa të gjitha shkeljet tuaja; ai pa se si ju përndoqët krijesa të pafajshme; sepse ato nuk kishin të njëjtat ide si ju; ai pa se si i dërguat ato në turrën e druve; ai pa se si ju përndoqët studiues e shkrimtarë të mëdhenj; thjesht sepse ata ju bënë të shihni gabimin; ai pa se si ju kurorëzuat mbretër tokësorë; duke e ditur shkëmbi juaj egoist se ka vetëm një Mbret të mbretërve; Ati i shenjtë; Ai i Cili dhuron dhe merr jetën; titulli Mbret është i botës qiellore; demoni quhet mbret-shpirt; Urdhëresat nuk ju mësojnë të bëheni Mbretër; ato ju mësojnë mbi të gjitha të jeni të përulur; ai pa se si ju bekuat krahët me të cilët fëmijët e Atit vrasin njëri-tjetrin; duke e ditur ju demonë që Urdhëresa e shenjtë thotë: Ti nuk do të vrasësh; ai pa tregtinë e besimit; dhe ai pa çdo imoralitet në shpirtrat tuaj; do të kishte qenë më mirë të mos kishit kërkuar të rilindnit përsëri para se të binit përsëri në shkelje; fetë tuaja janë të panjohura në Mbretërinë e Qiejve; dhe çdo moral që pretendon të përçajë besimin e fëmijëve të Atit është i panjohur; i vetmi tempull
6
i njohur në Mbretëri është tempulli i punës; puna është urdhri më i vjetër që ekziston; përpara se planeti juaj mikroskopik të lindte, puna është praktikuar dhe vazhdon të praktikohet në botë vigane; tempulli i punës nuk katandiset asnjëherë në pluhur; tempujt tuaj materialë katandisen në pluhur; dhe bashkë me të adhurimi material në këtë planet zhduket; një adhurim që nuk duhej të ishte mësuar kurrë; për shkak të këtij adhurimi që gjendet në hipokrizi, ju e keni vonuar përparimin e botës për njëzet shekuj; në planin e tyre moral dhe shpirtëror.-
Po bir i vogël; ky vizatim qiellor tregon se çdo drejtësi del në të njëjtën mënyrë që riprodhohen
7
qeniet; të gjithë shpirtrat njerëzorë e panë këtë drejtësi në Mbretërinë e Qiejve; sepse të gjithëve iu lejua të shihnin drejtësinë e vet; çdo gjë ekziston në Mbretërinë e Qiejve; askush nuk vjen i verbër në këtë botë për sa i takon spiritualizmit; drejtësia u përshtatet veprimeve tuaja; sepse çdonjëri premtoi të bënte parajsën e vet; drejtësia ka ligjin e vet në Urdhëresat Jetësore; që është e njëjta shufër me të cilën do të mateni; secila prej ideve tuaja ka një synim; dhe çdo synim bëhet fizik dhe jeton në Mbretëri; synimi gjykohet kur shpirti ka kryer shkelje me të; trupi njerëzor është një produkt i ligjeve magnetike; të dala nga makrokozmosi, dhe të quajtura ligje hyjnore; Kushdo që mohon të qenit hyjnor në mikroskopiken që ai përfaqëson, mohon Atin; I Cili do më të mirën për fëmijët e Tij; dhe kushdo që mohon Atin, mohon përjetësinë e vet; sepse në qiejt e pafund atyre u lexohet mendja; dhe kur ato krijesa qiellore lexojnë në shpirtra, e bëjnë këtë duke gjykuar; kushdo që mohon Atin, Qiejt e Gjallë ua mohojnë
8
hyrjen gjithashtu; çfarëdo që bën aty poshtë ka një pasojë këtu lart; dhe kudo që shkon shpirti yt, Ligji është i njëjtë; urdhrat e mia janë të njëjta aty poshtë dhe këtu lart; ajo çfarë ndryshon është filozofia që jetohet për një çast; drejtësia jote është dhe do të jetë shpirtërore; çfarë është materiale nuk mbetet në kripën tënde të jetës; në dijen tënde; realiteti i vetëm për çdo shpirt është përjetësia që ai jeton; nuk është jeta kalimtare që ai ndjeu kur kishte një trup fizik; një trup prej mishi të cilin e kërkoi; dhe që iu dha atij/asaj; dhënia e një trupi fizik nuk është si dhënia e çfarëdo gjëje; trupi jeton, gjë që për një çast kërkoi një gjeometri fizike të tillë; dhe iu dhurua; trashëgimia është e njëjta për secilin; lënda dhe shpirti kanë të njëjtat të drejta; të dy kërkojnë; ligjet shpirtërore dhe materiale shkrihen me njëri-tjetrin; të njohura në Mbretërinë e Qiejve si Arka e Besëlidhjes; sepse materializimi i një shpirti nuk bëhet kuturu; bëhet me përgjegjësi; të thuash të kundërtën është të përbuzësh vetveten; dhe kushdo që përbuz vetveten, përbuz Atin; I
9
Cili gjendet brenda tij; a nuk ju është mësuar që Krijuesi juaj është kudo? Në atë që është e përfytyrueshme dhe e papërfytyrueshme? Në të vërtetë ju e dini këtë nga goja; por, jo nga dija juaj; nga mundi juaj; në djersën e fytyrës tuaj; nga merita juaj; ai që kërkon do të gjejë; sepse ai shpërblehet sipas nivelit të kërkimit të tij më të madh; sepse ju mund të kërkoni për shumë gjëra në ekzistencat tuaja; dhe nëse nuk kërkoni për Atin I Cili ju dhuroi jetën, ju nuk do të hyni në Mbretërinë e Qiejve; mosmirënjohësit nuk kanë hyrë kurrë; vetëm të përulurit; ata që kaluan nëpër sprovat e veta në jetë; sepse ato ishin sprovat e kërkuara nga vetë të përulurit në Mbretëri; çdo sprovë që dikush kalon në jetë në çdo çast, në çdo sekond, është kërkuar dhe është dhuruar; edhe mënyra dhe veçoritë e vdekjeve tuaja, jeni ju ata që i keni kërkuar; dhe brenda sprovave tuaja ju kërkuat të përmbushni moralin më të lartë, të vetmin; sepse pa atë ju nuk do të hyni kurrë në Mbretërinë e Qiejve; dhe ju kërkuat që një moral i tillë të mësohej në Tokë; dhe
10
Urdhëresat e Shenjta u dhanë për ju; ato janë shufra; sepse sipas tyre ju do të gjykoheni; dhe kështu do të jetë deri në fundin e këtij planeti; shpirtrat njerëzorë nuk mundën kurrë të më studionin edhe mua; por, të mos jetosh në moralin e Urdhëresave të mia është errësirë; sepse nuk do të hyni kurrë atje ku është Ati; është kaq e padëgjuar koha që do të kaloni larg prej dritës, saqë do t’ju duhet të lindni përsëri për të lexuar numrin; çfarë nuk është në evolucionin tuaj mikroskopik; drejtësia që ju kërkuat fillon me gjënë më mikroskopike që mund të perceptojë mendja juaj; kështu është, sepse më të vegjlit, të përulurit, janë të parët në çdo gjë; të parët në Mbretërinë e Qiejve dhe Drejtësinë e saj të Shenjtë; dhe të parët përpara Atit të Shenjtë Jehova; dhe gjëja më mikroskopike që mund të perceptojë mendja juaj; janë idetë tuaja; të njëjtat që prodhoni përditë; të njëjtat që kërkuat në Mbretëri; të njëjtat që i ndjeni por nuk i shihni; të gjitha idetë tuaja udhëtojnë fizikisht në hapësirë; ato kanë të njëjtat të drejta që keni edhe ju; ju
11
kërkuat të lindni në lëndë; edhe ato e kërkuan këtë; ju kërkuat të jetoni në një kohë dhe hapësirë; idetë tuaja, kështu bënë gjithashtu; çfarë është këtu lart është njësoj si atje poshtë; trashëgimia e kërkesave është e njëjta tek gjithsecili; qeniet gjigante kërkojnë dhe qeniet mikroskopike kërkojnë; lënda e gjallë kërkon dhe asgjëja e gjallë kërkon; dhe gjithçka dhurohet prej Atit; sepse Ai është i pafundëm; idetë tuaja udhëtojnë në hapësirë, largësi të padëgjuara; largësi që ju nuk do t’i llogarisni kurrë; vetëm Ati i di; idetë tuaja njihen në Mbretëri, si Fara Galaktike; sepse prej tyre botët tuaja lindin nga parajsa juaj; është shkruar në testamentin tim të lirë: Secili bën parajsën e vet; sepse të gjithë ju keni në formë mikroskopike trashëgiminë e Atit; çfarëdo që ka Ati, e kanë edhe fëmijët; pikërisht siç ndodh me prindërit tokësorë; veçoritë e tyre të trashëgueshme i përçohen pasardhësve; çfarë është këtu lart është njësoj si atje poshtë; trashëgimia që ju dha Ati juaj ishte e pafajsisë dhe pa filozofi; sepse është vullneti juaj i lirë që zgjedh; dhe gjithçka që keni qenë
12
është merita juaj; sepse çdo gjë fitohet në djersën e fytyrës; me mund shpirtëror; nuk ka asgjë në Krijimin e Atit që nuk kushton; çdo gjë kushton dhe do të kushtojë; sepse pa meritën shpirtërore askush nuk mund të hyjë në Mbretërinë e Qiejve; rehatitë e botës suaj nuk vlejnë asgjë në Qiell; çdo rehati e gëzuar në botë është një shpërblim i gëzuar tashmë; dhe është ky shkaku që është shkruar: Dhe ata e morën shpërblimin e tyre; asnjë kënaqësi materiale nuk ka meritë në Qiell; dhe aq më pak kur kënaqësi të tilla janë produkt i një filozofie e cila nuk mori në konsideratë Urdhëresat e Atit; filozofi të tilla i kanë ditët e numëruara; sepse Krijuesi jep dhe merr; filozofia juaj materialiste do të ndërpritet në zgjerimin e saj; meqë çdo gjë ka kohën e vet; sepse gjithçka është relative ndaj Urdhëresave të Atit; një relativitet që ju vetë e kërkuat në sprovat tuaja jetësore; rënia e sistemit tuaj të jetës është rënia e vetë zgjedhës suaj; do të jetë ngjarja më e madhe për të përulurit; të shfrytëzuarit dhe të përbuzurit; meqë të gjithë janë të barabartë para Perëndisë;
13
askush nuk ka lindur i pasur dhe askush nuk ka lindur i varfër; një situatë e tillë është krijuar nga shpirtrat ambiciozë; ata që jetojnë vetëm të tashmen; shpirtrat më të prapambetur në evolucionin e tyre; me këtë mënyrë jetëshkurtër të të menduarit para përjetësisë ata nuk kanë bërë asgjë veçse kanë nënshtruar botën; gjithë këta demonë do të gjykohen nga vetë bota; sepse askush nuk e do dënimin e shpirtit; Drita e Doktrinës së Qengjit të Perëndisë do ta shndërrojë botën; sepse ashtu është shkruar në Mbretërinë e Qiejve; bota Tokë ka bërë të kundërtën e asaj që i është thënë; përgjatë shekujve Urdhëresa ime Hyjnore i ka thënë: Të përulurit janë të parët; në të gjithë rendin e gjërave; Dhe çfarë keni bërë ju me Urdhëresën Qiellore? A janë të përulurit e mi ata që e qeverisin botën, meqë ata janë të parët në gjithçka? Në të vërtetë jo; sepse unë shoh që çdo i përulur përbuzed; ata nuk mund të jenë pjesë e atij imoraliteti që ju e quani shoqëri e lartë; dhe kush ju a dha të drejtën të krijoni një shoqëri të tillë? A ka shans të jetë në Shkrimet e mia? Vërtet
14
ju them juve demonëve të sqimës se çdo pemë filozofike që nuk e ka mbjellë Krijuesi do të shkulet nga rrënjët; kështu është çdo evolucion jetësor; E kush ju krijoi dhe ju bëri mbretër? A nuk e dini se vetëm Ati është Mbret i mbretërve? Dhe titulli mbret nuk është i kësaj bote; i përket botës Qiellore; Shejtani quhet mbret-shpirt; Urdhëresat e Shenjta ju mësojnë që të jeni të përulur mbi të gjitha; ato nuk ju mësojnë ta bëni veten mbret; unë vërtetë ju them ju demonëve të aristokracisë së mallkuar; që askush prej jush nuk do të hyjë në Mbretërinë e Qiejve; dhe bashkë me ju nuk do të hyjnë as fëmijët tuaj deri në brezin e tretë; sepse në Universin e Gjallë të Atit Jehova çdo trashëgimi transmetohet; askush nuk duhej të kishte qenë sqimatar as për një sekond mikroskopik të kohës; sepse edhe një sekond apo më pak shkeljeje dhe ju nuk do të hyni në Mbretërinë e Qiejve; mbretër të mallkuar të botës, pafajsia e pasardhësve tuaj do t’ju mallkojë; sepse për shkakun tuaj ata nuk do të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit; dhe së bashku me ta çdo
15
burrë apo grua që ju ka shërbyer në filozofinë tuaj të mallkuar; asnjë demon i vetëm i quajtur aristokrat nuk do të hyjë në Mbretëri; sepse në Mbretëri vetëm merita e Punës njihet; Filozofia Universale; sepse në Universin e Gjallë të Atit Jehova çdo trashëgimi transmetohet; askush nuk duhej të kishte qenë sqimatar as për një sekond mikroskopik të kohës; sepse edhe një sekond apo më pak shkeljeje dhe ju nuk do të hyni në Mbretërinë e Qiejve; mbretër të mallkuar të botës, pafajsia e pasardhësve tuaj do t’ju mallkojë; sepse për shkakun tuaj ata nuk do të hyjnë në Mbretërinë e Qiellit; dhe së bashku me ta çdo burrë apo grua që ju ka shërbyer në filozofinë tuaj të mallkuar; asnjë demon i vetëm i quajtur aristokrat nuk do të hyjë në Mbretëri; sepse në Mbretëri vetëm merita e Punës njihet; Filozofia Universale; ajo që kërkoi çdo qenie e përulur dhe e ndershme; ata që kanë qenë dhe janë mbretër mbi Tokë, kanë qenë dhe janë shpirtra të mashtruar në sqimë; ata kanë në shpirtrat e tyre ndikimin galaktik të ekzistencave të tjera;
16
ekzistenca ku gjithçka ishte shkëlqim material dhe asgjë prej intelekti; një kripë jete e përshtatshme për errësirën; dhe nuk ka demon që nuk ka qenë mbret në ndonjë botë; kjo filozofi udhëhiqet nga Shejtani; që nga çasti i parë kur ai u rebelua; dhe gjithë legjioni që u rebelua së bashku me të; të gjithë shpirtrat njerëzorë që kërkuan të kenë një tufë, një komb me një mbret si udhëheqës; i përkasin legjionit të Shejtanit; pasi të gjithë ju dolët nga parajsa; madje edhe demoni doli që andej; duke qenë në parajsë, shpirtrat marrin zakone të krijesave të tjera; pikërisht siç ndodh mes jush; sepse çfarë është këtu lart është njësoj si atje poshtë; imituesit e Shejtanit janë të shpërndarë përmes mbretërve fetarë, të pasur, dhe të mallkuarve që krijojnë filozofi force; por, asnjë demon nuk do të mbetet; Fjala jetësore e Atit hyjnor pastron çdo gjë; shndërron çdo gjë; ashtu sikurse Ai shndërroi botën e vjetër me Ligjin e Moisiut; dhe më vonë me Doktrinën e Krishterë; tani Ai e bën këtë me Doktrinën e Qengjit të Perëndisë; dhe nuk ka
17
asgjë më të lehtë për Krijuesin e Universit se sa të shndërrojë botën e mishit me Fjalën e tij Jetësore; e njëjta Fjalë që vetëm pak çaste qiellore më parë tha: Le të ketë dritë dhe pati dritë; e njëjta Fjalë që krijoi çdo Shkrim të Shenjtë; e njëjta Fjalë që ju dha Urdhëresat; dhe e njëjta Fjalë që ju gjykon sipas intelektit fillimisht, dhe pastaj sipas ligjeve fizike; sepse çdo shpirt e kërkoi në atë mënyrë; ata kërkuan të gjykohen në vetë Gjykimin e Fundit; ashtu siç kërkuan të sprovohen në çdo çast të jetës; duke filluar me vështirësitë në interpretimin e Shkrimeve të mia; gjithçka absolutisht gjithçka u kërkua prej jush; edhe detajet më minimale të Shkencës së Qengjit të Perëndisë; kjo ju jep një ide se edhe e padukshmja për ju kontrollohet nga Mbretëria e Qiejve; ndjesitë tuaja të panjohura; drejtësia është për të menduarit tuaj; idetë tuaja; synimet tuaja; ju vetë i kërkuat në atë mënyrë në Mbretëri; dhe ju gjithashtu kërkuat harresën ndaj origjinës suaj; mënyrën dhe detajet se si u krijuat; por, ju do të dini gjithçka; sepse ju kërkuat që të njihni mbi
18
Tokë Dritën e Qengjit të Perëndisë; ju kërkuat të ngushëlloheni nga dija; ju kërkuat një Doktrinë të Re; dhe ju kërkuat habinë në mbërritjen e kësaj Doktrine; Doktrina e Qengjit të Perëndisë; duhej të kishte qenë e ditur shumë kohë më parë; mosbesimi dhe materializmi i shkëmbit fetar e fshehu të vërtetën prej jush; ata kanë Rrotullat e Qengjit; Rrotullat u vunë në duart e tyre; sepse ata u sprovuan; çdo shpirt sprovohet; këta demonë që mësojnë një besim të cilin as ata vetë nuk e besojnë; kërkuan të jenë të parët që do të kishin dijen e së vërtetës; dhe iu dhurua atyre; arsyeja që e fshehën të vërtetën është se kultivuan një shkëmb egoist në zemrat e tyre; janë ata që besojnë më pak; ata janë ndikuar nga ligjet e adhurimit material; një trashëgimi faraonike; e cila çon në lartësimin e personit; vërtet unë ju them ju demonëve të adhurimit se asnjë qenie e rremë e fjalës sime nuk do të hyjë në Mbretërinë e Qiejve; asnjë shkëmb i vetëm egoist nuk do të hyjë; ju do të mallkoheni në këtë brez dhe brezat që do të vijnë; për shkakun tuaj demonë ky
19
njerëzim nuk do të hyjë në Mbretëri; sepse të gjithë sekondat e kaluara qenë kohë e jetuar në shkelje; vetëm një sekond apo më pak i çdo shkeljeje mjafton për të mos hyrë në Mbretërinë e Qiejve; dhe kur ju e fshehët të vërtetën prej botës, ju e larguat edhe më shumë këtë njerëzim prej Mbretërisë; meqë ju e çuat edhe më tej gabimin, numri i sekondave të jetuara në gabim është shumë më i madh; çdo sekond shkeljeje është një parajsë që i mbyllet krijesës; të gjithë ju duhet t’i mblidhni sekondat që ka një minutë, një orë, një ditë, një javë, një vit, dhe numrin e sekondave të viteve që keni jetuar; dhe çdo llogaritje duhet të bëhet nga mosha dymbëdhjetë vjeç; përpara asaj moshe; çdo shpirt është i pafajshëm përpara Zotit; dhe çdokush që ka keqtrajtuar me vepra apo me fjalë për një sekondë apo më pak një nga të pafajshmit e mi, ata nuk do të hyjnë në Mbretërinë e Qiejve; sepse ata në ekzistenca të tjera u ankuan në Mbretëri kur ata, duke qenë të pafajshëm, u keqtrajtuan; për këtë shkak është shkruar: Mos i bëj të tjerëve atë që
20
nuk do të doje të ta bënin ty; Për këtë arsye as një baba i keq as një nënë apo njerkë a njerk apo një burrë a grua që ka qenë kujdestar fëmijësh nuk do të hyjë në Mbretërinë time; fatet e tyre i nënshtrohen drejtësisë së të pafajshmëve të mi; sepse çdo vogëlush është i madh në Mbretërinë e Qiejve; A nuk ju është mësuar që çdo i përulur është i pari përpara Atit? Kjo do të thotë se çdo gjë mikroskopike është e para në Drejtësinë e Atit Jehova; për këtë arsye shpirti yt nuk është i pari në Mbretëri; të parët janë ata që shpirti yt i përbuzi mbi Tokë; shpirtrat tuaj nuk mund të kërkojnë të jenë të parët; sepse juve ju është dhënë urdhër të jeni të përulur mbi gjithçka; i fundit është gjithmonë i përulur; ai nuk përfill asnjë rëndësi për veten; vërtet unë ju them ju se ai që i dha rëndësi vetes në jetë nuk do të hyjë në Mbretërinë e Qiejve; edhe nëse ajo rëndësi e pavend zgjati një sekond apo më pak se një sekond; dhe çdo mendje-keq që e ka bërë në të njëjtën sasi kohe; nuk do të hyjë në Mbretërinë e Qiejve; rënia e këtij njerëzimi shkaktohet nga
koncepti i rremë dhe i rëndomtë, që ju është rrënjosur nga morali i rremë i shkëmbit fetar; kjo prostitutë që për shekuj e shekuj me rradhë ka bërë tregti me besimin; ka bërë gjëra sipas interesave të saj të përkohshme; ajo nuk mori parasysh të përulurit; i përuluri nuk e rrethon veten me luks; ai nuk e shtrembëron vetveten; sepse çdo i përulur ka kaluar përmes asaj që kalojnë kërkuesit e famës; çdo materialist është një shpirt i prapambetur; kush i ndërton shpresat e tij drejt një të tashmeje mikroskopike; aq më shumë, ata janë të paditur ndaj ligjeve të shpirtit; kjo është veçoria e të ashtuquajturve papë; krekët e prostitutës; këto krijesa janë të panjohura në Mbretëri; sepse asnjëri nuk ka hyrë; vetëm të përulurit dhe modestët hyjnë; dhe çdo fe është gjithashtu e panjohur; madje edhe planeti-pluhur i juaj ashtu është; kjo është për shkak të ligjeve të pafundme; njëri nga këta është se Universi është i pafundëm; aq i pafundëm sa çdo fantazi bëhet realitet; ligji tjetër është që çdonjëri bën parajsën e vet; dhe në këtë mënyrë të ashtuquajturit papë
21
22
dhe ndjekësit e tyre, që ushqyen një filozofi adhurimi materialist, krijuan botët e tyre me një filozofi të tillë; sepse çdo botë rrethohet nga një parajsë; dhe çdokush krijon parajsën e vet; adhurimi materialist nuk është një pemë e mbjellë nga Ati i Shenjtë; dhe nuk është i njohur në Mbretëri; ashtu siç nuk njihet asnjë doktrinë apo shkencë apo sekt që nuk i ka llogaritur të përulurit e mi, sepse unë vërtetë ju them juve që ky planet duhej të ishte qeverisur nga të përulurit; sepse ata janë të parët në Mbretëri; ata janë të parët këtu lart dhe duhet të jenë të tillë edhe atje poshtë; dhe është bërë krejt e kundërta; kjo botë qeveriset nga ata që nuk e kërkuan një gjë të tillë në Mbretëri; shpirtrat e errësirës ju qeverisin; sepse në pozicionet e tyre ata nuk e bëjnë në emër të Dritës; ata nuk më përmendin mua në fjalimet e tyre; qëllimi i tyre nuk është Krijuesi; por ajo që është jetëshkurtër; ajo që zgjat vetëm një psherëtimë përpara përjetësisë; Unë i lexoj mendjet e tyre; i shoh llogaritjet e tyre; sepse Unë jam kudo; shoh se si ata ndërtojnë botët e tyre të
23
errësirës; Unë vërtet ju them ju udhëheqësve krenarë dhe sqimatarë që asnjë prej jush nuk do të mbetet; dhe asnjëri që nuk i ka marrë parasysh urdhërat e mia nuk do të mbetet; nëse të përulurit do ta kishin qeverisur botën që nga fillimi, ju siguroj që kjo botë nuk do të kishte pasur asnjë nevojë të gjykohej; janë shkelësit që i krijojnë gjykimet; asnjë shkelës i vetëm nuk do të hyjë në Mbretërinë e Atit; ligji është brenda jush; ka qenë gjithmonë kështu; ju duhet thjesht të mendoni dhe jeni duke krijuar gjykimin tuaj; lënda dhe shpirti mendojnë sipas ligjeve të tyre përkatëse; meqë asnjëri nuk përjashtohet nga trashëgimia; çdokush ka të njëjtat të drejta; askush nuk është më i vogël përpara Atit; këto të drejta manifestohen në të gjitha format e përfytyrueshme; çdo formë që shihni në botën që e keni kërkuar, ju dëshmuat kërkesën për to; sepse para se të vijnë në banesat planetare, paraprakisht bëhen marrëveshje me elementët e natyrës së ardhme; dhe çdo gjë që kanë parë sytë tuaj gjatë ekzistencës suaj është kërkuar prej jush në Marrëveshje Hyjnore; ja
24
përse në Universin e Gjallë të Atit Jehova lënda dhe shpirti kanë të drejtën të kërkojnë gjykim; lënda dhe shpirti kanë vullnet të lirë; duke qenë të pavarura nga njëra-tjetra; nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kishte përsosmëri në drejtësi; nuk do të kishte ekuilibër në të drejtat e secilit; Drejtësia e Atit duke qenë vetëm një, manifestohet në forma të pafundme; sepse asgjë tek Ai nuk ka kufij; çdo drejtësi lind nga të njëjtat vepra të bëra nga krijesa; është kripa e jetës, që i jep formë drejtësisë së saj; kripa e jetës është e njëjta dije e mësuar në një ekzistencë; duke marrë parasysh vullnetin e saj të lirë; shpirtrat nuk përparojnë me të njëjtin hap në arritjen e dijes; disa janë të parët dhe pastaj vijnë të tjerë; ky ligj shpjegon pabarazinë fizike mes jush; çdo dije apo kripë e përfituar e jetës përjetësohet në ju; por çdo gjë është relative në një shkallë të pafundme; ju krijoni vetinë dhe cilësinë e relativiteteve tuaja jetësore vetë; vetia jepet nga filozofia e të menduarit tuaj, dhe cilësia nga hierarkia juaj shpirtërore në Mbretërinë e Qiejve; cilësia më e
25
mirë fitohet me përulësi; e ndjekur nga gëzimi dhe puna; vini re plotësimin e Komunizmit Qiellor në Mbretërinë e Perëndisë; një Komunizëm Qiellor me filozofinë e një fëmije; ai që nuk kultivoi gëzim gjatë jetës së tij, nuk hyn në Mbretërinë e Qiejve; asnjë idiot i vetëm në karakter nuk do të hyjë; edhe nëse kjo idiotësi apo zemërim ka zgjatur vetëm një sekondë apo më pak; të gjithë ju premtuat në Mbretërinë e Qiejve të jeni të gëzuar në jetë; duke imituar vetë Parajsën; ju premtuat të jeni të gëzuar në çfarëdolloj rrethanash; ju nuk kërkuat të jeni idiotë në karakter; sepse ju e dinit se kjo ishte e panjohur në Mbretëri; dhe ju e dinit se duke qenë idiotë, ju nuk do të hynit; nëse në ekzistencat tuaja jeni zemëruar vazhdimisht, kjo është për shkak të sistemit jetësor të padrejtë që zgjodhën njerëzit; dhe krijuesit e këtij sistemi duhet të paguajnë në këtë gjykim; sepse ata e kërkuan këtë gjë; dhe prandaj kjo do t’i jepet atyre; për sa i përket demonëve që krijuan kapitalizmin shfrytëzues, pesha e plotë e Drejtësisë Hyjnore do të bjerë mbi
ta; këta demonë ambicjeje dhe epërsie i premtuan Atit të Përjetshëm ta lëvdonin Ligjin e Tij Hyjnor në këtë botë; jo të bëhen tiranët e vetvetes; sepse ky sistem jete produkt i të cilit është shkenca e të mirave dhe rehatisë, është zgjedha e kësaj bote; një zgjedhë së cilës po i vjen fundi; sepse fillimi i kohëve të reja ka mbërritur; Botë e Re me Kohë të Re; Moral i Ri me Fat të Ri; a nuk ju është mësuar se Krijuesi përtërin gjithçka? Gjykimi i Fundit fillon me Doktrinën e Qengjit të Perëndisë; një fund i dhimbshëm; sepse çdo shkelje e Ligjit të Atit shkakton vetëm dhimbje; ashtu siç keni përjetuar ju padrejtësi në jetët tuaja; padrejtësi që u lind nga një sistem jetësor i cili nuk u krijua nga Ati i Shenjtë dhe që është i panjohur në Mbretërinë e Qiejve.-
Shkruar nga ALFA DHE OMEGA.-
26
Gjykimi Intelektual i Perëndisë për këtë Brez.
ÇFARË DO TË VIJË.-AJO ÇFARË DO TË VIJË, VARET NGA GJITHSECILI; SEPSE ËSHTË SHKRUAR, SE ÇDOKUSH DO TË GJYKOHEJ SIPAS VEPRAVE TË VETA; GJYKIMI HYJNOR I ZOTIT KONSISTON NË IDE PAS IDEJE NGA MOSHA DYMBËDHJETË VJEÇ E MË TEJ; SEPSE VETËM FËMIJËT JANË ATA QË NUK PËRBALLEN ME GJYKIMIN HYJNOR; GJYKIMI HYJNOR I ZOTIT I PËRKET TË ASHTUQUAJTURVE TË RRITUR NË JETËN E SPROVUAR; AJO QË ËSHTË MENDUAR NË NJË SEKOND DO TË JETË E BARASVLEFSHME ME NJË EKZISTENCË; E CILA, , SIPAS MËNYRËS SE SI U MENDUA, MUND TË JETË NJË EKZISTENCË E LEHTË E FITUAR OSE NJË EKZISTENCË E LEHTË E HUMBUR; KËSHTU ËSHTË SEPSE GJËRAT QË JANË TË ZOTIT JANË TË PAKUFIJSHME; I PËRJETSHMI OFRON EKZISTENCA TË TËRA PËR NJË PËRPJEKJE MENDORE MIKROSKOPIKE.-
ALFA DHE OMEGA.-
Si filloi Zbulesa e shumëpritur?
Duke qenë i Dërguari i Atit të Përjetshëm në Peru, mes viteve 1975 dhe 1978, Ai tregoi përvojat e tij në fillimin e Zbulesës dhe Urdhrat Telepatikë që Ai mori nga Ati i Përjetshëm. Në vazhdim janë transkriptime të kasetës, të regjistruara nga i Dërguari Alfa dhe Omega në Lima.-
28
- ALFA DHE OMEGA: Shiko, unë isha si gjithë të tjerët; kam qenë gjithmonë si gjithë të tjerët; vetëm se këtu unë përmbush urdhrat; Ati më tha njëherë, Ai më bëri të shkruaj në një bllok shënimesh që e mbaj ende; Ai më dha një mesazh, Ai më bëri të shkruaj; më kujtohet, përmbajtja thoshte: Zgjidh Bir, a do t’i shërbesh Zotit apo të vazhdosh jetën tënde të rëndomtë?; kjo është një zgjedhje, sepse ti kërkove për vullnet të lirë në jetë, si çdokush tjetër; Ai më dha tre minuta për të menduar; duhet t’i kushtohet vëmendje faktit... që Ai më dha mundësinë të zgjedh; pastaj unë iu përgjigja Atij... kisha ndërmend t’i përgjigjesha telepatikisht-Jo Bir, në të shkruar, ashtu siç e kërkove vetë në të shkruar; çdo ndjesi i kërkohet Zotit, atëherë unë iu përgjigja: Ati Jehova, unë të ndjek ty, sepse njerëzorja nuk është e përjetshme, parapëlqej të ndjek dikë që është i përjetshëm.-- Vëllai: Por i vogël, a ishit i vogël në atë kohë?- Alfa and Omega: Po, isha.- - Brother: Shtatë vjeç, dhe mund ta kuptonit një gjë të tillë që atëherë?
29
30
- ALFA DHE OMEGA: Po, po; pastaj, e mbaj ende atë bllok shënimesh dhe atë fletë, e verdhë për shkak të viteve, e zverdhur; duhet ta kem vënë në valixhe, është diku atje; pastaj Ati më tha: Po Bir, e dija, por ti duhej ta kaloje provën; edhe pse i Përjetshmi e di, ti duhet ta kalosh provën; sepse po nuk e kalove nuk përfiton asnjë përvojë.-- Motra: Por a ju zuri në befasi Ai thjesht ashtu; le të themi... thjesht ashtu, papritmas Ai ju zgjodhi ju?- ALFA DHE OMEGA: Po, do t’ju them këtë, çdo gjë e përfytyrueshme i kërkohet Zotit, ashtu si çdokush tjetër kërkon të shpikë, unë kërkova të zbuloj, gjithsecili në ligjin e vet kërkoi Zotin.-
36
Pergamena dhe Qengji (Apokalipsi 5)
https://www.facebook.com/RevelacionAlfayOmega/
Ju lutem vizitoni https://www.alfayomega.com/sq/
dhe lexoni ÇFARË DO TË VIJË, SHKENCA QIELLORE dhe ORIGJINA HYJNORE E
ENËVE TË ARGJENDTA.
Pergamena dhe Qengji (Apokalipsi 5)
Shkenca QielloreKëtu është Zbulesa e Vulave; dhe do të thotë që vetëm një i dërguar i Atit, mund të shkruajë rrotullat e Qengjit të Perëndisë.-