79
1 AZIZ MUSTAFA MヒSO Tヒ THUASH JO ©Aziz Mustafa

Mëso të thuash jo

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mëso të thuash jo

1

AZIZ MUSTAFA

MËSO TË THUASH JO

©Aziz Mustafa

Page 2: Mëso të thuash jo

2

AZIZ MUSTAFA

MËSO TË THUASH JO(poezi 1999-2004)

SHTËPIA BOTUESEROZAFAPrishtinë

2004

Page 3: Mëso të thuash jo

3

autoportret futuristik

Page 4: Mëso të thuash jo

4

Nëse unë Aziz Mustafa e mashtroj vdekjen deri në vitin 2062pas Krishtit torta ime e ditëlindjes nuk do të mundti zëj 95 qirinjtë Në retrospektivë do të mendoj se si nukpaskam pasur kohë të vdes Kërrusur do të jem nga ecja vertikale sytë 95% tëdëmtuar me ca syze sa fundii shishes së “Coca-Cola”-s Veshët me një aparat auditiv digitalDo të urinoj nëpër një kateter silikoni Folley 20 mm Nuk i paramendojgjërat ireale a do të jenë ende irealeDo kem veshur blue jeans të shekullit njëzetDo të lexoj poezi në orë letrare nëse nuk do të ma kenëhequr laringun e zemrën do ta mbajë gjallë me karditonikënëse nuk do të ketë më dashuri Do të shkruaj ende poezi aponjë prototip të saj për lulet e akuariumeve dhe për fluturiminDo të shkruaj për fëmijët që plaken në mos hën 20 vjeqaredhe për delet kibernetike dhe klonimin në lagjen e poshtmedhe armën gjenetike në vend të fushave të minuara në luftratmes popujve të vegjël në një qoshe të gadishullit që dikur quhej më një emërtë quditshëm Ballkan

Page 5: Mëso të thuash jo

5

Dijarti im do ti ketë atëherë 63 vjet i vdekur dhe nuk do të plaket si unë dhemëma e tij e mirë Do të filloj të pi duhan sepse do gjendet bari për kancerinmushkëror me qeliza të vogla Do të kem kaluar një luftë një meningjit viraldhe kushedi sa labirinte sallash operacioni Tërë arna do të jem pos shpirtitEnde nuk do ta kem shkruar traktatin për amshimin Deri atëherë nuk e di ado të më duhen testiset Ndoshta do të jem klonuar për hatër të një gjeni tëlashtë arian Kohës do t`ia nxjerrin gjuhën Nuk e di a do ta kemi kapërcyervetvehten Nuk di a do të ketë kuptim gruaja gota dhe gjithçka që fillon megermën “g” duke mos futur këtu gomarët Ne do të vazhdojme të bëjmëdashuri të zjarrtë në internet me vetminë tonë të thellë Fëmijët në kushediçfarë valësh do të na thërrasin Nga cili planet vallë do të eksplorojnë tëkaluarën e botës Nuk e di a do të jam ky që jam sotNuk do të jem ndoshta fare njeriDo të jem poezi

(kjo poezi ka ndarë vendin e dytë në konkursin e gazetës “Koha ditore” përvitin 2000)

mëngjez

Page 6: Mëso të thuash jo

6

dashuri në bebëzën e diellit

Page 7: Mëso të thuash jo

7

TË DIELËN NË MËNGJEZ

Ngritu ashtu e virgjërPi ujë dhe merr frymëPërjeto mëngjezinAi le ta sjellë kafen te shtratiTi pije dhe ëndërro ngrohtësinëE gjymtyrëve të mija mendo pastajSe në arabi është ditë pune ështëSi e martë dhe vikendi është largShiko majat e alpeve nga dritaret dhe ndonjëFlutur të vonuar hapja dritaren dhe shpirtinShkruaj në tastaturë për ëndrrat e pacenzuruaraLe të kenë afshe kafshime dhe klithje le të kenëGaz jetë dhe dritë si mëngjezi i të dielësPastaj kur të të marrë malli për frymën timeVëj duart para gojës dhe fryj fortAjo që të kthehet dhe ti mbush mushkëriteËshtë fryma ime dhe puthja dhe shija e jetësSë të dielës në mëngjez

Page 8: Mëso të thuash jo

8

DIELLORE

MirësevjenKrahapur po të presTe hyrja në punëtorinëPër pastrimin e shpirtëraveGjithçka këtu është e verdhëEdhe muret edhe filxhani i nevojtoresMollët tymi i cigares dhe monedhatMos ke frikëKëtu nuk ka gjak vdekje uriTë verdhë janë të gjithë flamujtDhe të gjitha menstruacionet tuaDhe tingujt e një pianos së një hungareziQë vajton shpirtin e mozartit në shenjë tëElvira Madiganit e verdhë si limoni i bashqes sateTë verdhë janë edhe jargovanët edhe zambakëtMirësevjen këta të çmendur me buzëqesh je të verdhaJanë tmerrsisht joagresivë shpirtëra të trazuarTë verbëruar nga verdhësia e hënës së fundgushtitMirësevjenÇmendurakja ime ta mbylla derën dhe përbiva qelësinDo të doja të të përbija edhe ty ashtuSi ti do të më përbijePër të më lindur sërishKështu të verdhë

Page 9: Mëso të thuash jo

9

LIBERTE

dhe sa pa lidhje: kam filluar të shkruaj vargjeqë vetëm ti mund ti lexosh mes rreshtaveqë vetën ti ua din kumtin sekret E ti vazhdotë të mos pëlqejnë edhe më poezitë e mia Vazhdotë më dërgosh sinjale misterioze me gurgullimahormonesh të shfrenuara Që vetëm unë ua diformulën e fshehtë dhe aromën e trëndafiltë o trëndafilprovo të dalësh nga lëkura dhe shiko sa mirë ështëështë më mirë se liria më mirë se orgazmiedhe më tej vazhdo të mbushësh zbrastës irën timetë mjerë më qenjën tënde të qeshur dhe me epshintënd të shfrenuar Bërtit dhe çmendu mbërthyernë kryq në një hapësirë pa lidhje me ca zogj që nuk dijnëtë fluturojnë dhe ca lule që fekondohen në heshtjepo vazhdoj edhe më ta dëgjoj rekuiemin tim dhe ta bartëvdekjen më afër se këmishën për të çmendurSi të më zgjidhë tani dikush kur vetë i kam lidhurduart sytë Vetëm shpirti më ka mbeturi lirë

Page 10: Mëso të thuash jo

10

LETËR DARDANËS

Është tmerr është më shumë se tmerrse si gjërat e mira janë përhere të huajapsikoanalitikët e trentë frojdi sidomospërherë kanë të drejtë e ti Dard-Ana nuk e don atëedhe unë kam filluar ta urrej shkaku ytti nuk i don këto vargje e edhe unëkam filluar ti urrej çuditërisht po më duken disisi pula të nukta dhe vërtetë nuk kam dashurkurrë ti besoj epshit së paku jo në rastin tëndDardana pasha sytë e mi të përgjakurflutura ime nuk është turp të puthësh hijet e natësas të pështysh yjet nuk është turp besomëështë tmerr i thjeshtë se si në mua po fitondjalli e ëngjëlli po më rri strukurnë një varg që kurrë nuk do të botohet të kamparalajmëruar ruaju nga gjenitë dhebudallenjtë ruaju më shumë vetesdhe mos u fut në vorbull marramendja ështënjë sëmundje e keqe më e keqe se AIDS dhe seethet e minjëve të merr mendëte humb drejtimin rrëzohesh dhe keqas përgjakeshtë çmend e ti Dardana nuk ke nevojë për çmendurië mirë çmendu në letër shkruaj poezi të çmendur

Page 11: Mëso të thuash jo

11

gënje veten dhe të tjerët më lehtë e ke në këtë botëmë së miri kalojnë rrencat hajnat dhe të pafytyrëtkëndoje përditë „Yesterday“ përherë do të ketë një djepër një nesër nuk jam i sigurtë këndoje pra e të tësjellë në një pikë dhe në një vend të caktuar ku nenuk kemi qenë kurrë kanë qenë shpirtrat tanë kanë qenëfëmijët tanë kanë qenë shpirtrat e prindërve tanëdjalli e marrtë vetëm hijet tona kanë qenë të betohempër sytë e mi nuk do të ketë kurrë më sotekzistojnë vetëm nesër dhe djee dje do të jetë dymijë vjet më parë nën një dardhëtë Dardhanisë e ngulfatur nga terri e unë e ti Dardanado të jemi të zhbërë një hiq eterik do të jemitmerrsisht të lirë nga njëri-tjetripadurueshëm të lirë

Page 12: Mëso të thuash jo

12

POETËT VDESIN TË PAKUPTUAR

punë e madhe po e morën vesh të gjithë Unë duhet të shkruaj vargje ose tëmasturboj kur nuk të kam ty Apo më duhet ta fus kokën nën jastëk në shpellëkristalesh të qaj me dënesë që nuk kthej sendet të ndodhin edhe një herëkrejt prej fillimit Apo më duhet ti bie murit me kokë për të mos harruar sishijondhembjadhe dashuriadhe liriadhe epshidhe tidhe trëndafilat që nuk janë askund E di se asgjë nuk po them me këto dhe seaskush nuk i kupton këto pos teje por kështu nuk janë kuptuaras profetëtas të çmenduritas poetëtas të agraisuritas memecët

Page 13: Mëso të thuash jo

13

por punë e madhe Në djallrima rregulla vargëzimi metrikmë duhet ta nxijë këtë fletë më duhet ta përballoj këtë natë ta mbush me ankthin seti je me dikend tjetër dhe krejt kjo për botënështë normale Më duhet të mbushë këtë bardhësitë papërballueshme prej letre me mendime të papal osura shpërndarësi fije shkrepse derdhur në dyshemeVetëm ti më fal të lutem E di se do ti lexoshdhe do të njomësh fletët me lotët tu

(kjo poezi ka fituar vendin e parë në konkursin letrar tëmanifestimit „Flaka e Janarit 2002“)

Page 14: Mëso të thuash jo

14

SHPELLA

Kokën të ma presin nuk di në ishim në shpellëapo në bark të nënës Në librat e shenjtë të pluhurosur shkruan se ne jemikrijuar nga një pikë uji që sfidonte gravitetin në një kristal aragoniti nëKosovë Këtu e tetëdhjetëmilion vjet jem i puthur së pari atëherë kur nukekzistonin as puthje as dinosaurë as pika gjaku Vetëm dielli ishte në zenit sisot dhe pezull mbi ajrin tim më mbushje qenjën time e unë të mbarsja me shiEnde nuk ishin zbuluar thikat kafkanat dhe buzëqeshjet e shtirura As edhenjë akord tjetër nuk tingëllon kështu në një kristal të blerë me para tëhuazuara punë e madhe pse moralin e kishin marrë me vete bashkëshortëtbesnikë dhe laviret Unë dhe ti ishim ëmbëlsisht të çmendur shtrëngonimduart njëqindepesëdhjetëmijë vjet para Romeos dhe Xhulietës për vetëmpesë cm largësi Pallavra shpjegimet e spelologëve Unë zemrën tënde e gjejame mija km larg dhe kthjellohesha nga aura Pastaj të falja aragonitin tim tëvetëm në shpellën ku askush nuk dinte gjë për valët telurikeaty ku askush nuk dinte se nuk kishte forcë më të madhe se dashuria

Page 15: Mëso të thuash jo

15

PORTRETI YT NË NJË SFOND NËNTORI

Zgjohesh e brishtë nga gjumi trëndafilorDiellin mbi ballë ma mbulon me qepallëBelbëzon diçka sa për të treguar se nuk je ëngjëllMë hap derën që qon në një labirint rruazash të kuqe gjakuNë një enigmë të pazgjidhur gjenesh: ku jemi parë më parëStalaktitet puthen me stalagmitet e shpellës së gadimes milionaVite ajo puthje ka shijen e buzëve tua aromë mimozash buron Nga gjiri ytështë nëntor dhe qielli i vdekur si hiri i zjarritTë dashurisë sate të parë në prishtinë tollovitet përditshmëriaVrasjet mafia dashuria e blerë me dollarë unë jam i dehurDhe nuk mund të lëviz as gishtin e vogëlPortretin tënd ta vizatoj me mjegull nëntoriMe një kornizë aragonitesh enigmatikeZëri yt më kumbon në vesh si fanitjeBelbëzon diçka tek zgjohesh nga një ëndërr e trishtëNga gjumi trëndafilor zgjohesh e brishtë

Page 16: Mëso të thuash jo

16

E MJEGULLTA

Të fal një varg në vendTë një të puthureDhe të lë të shkelëshZbathur mbi gurët e mozaikut timCopa kujtimesh prej letreE ti më dhuron frymëzënjeMe firomën e epshit tëndMornica trëndafilash më vëNë plagët e qelbëzuaraVdes e ngritem lugatDhe të puthë mes gjinjëshAty ku zë fill babëzia

Page 17: Mëso të thuash jo

17

ADAGIO

Me vjeshtën e vivaldit shikohem në pasqyrëMirë më rrinë thinjat e pranojAshtu si ty e kuqja e buzëveFletë dardhe të egër para rënjesNgjyrë e pikturave të mikut timQë i dhemb shpirti kur i shetShiu që nuk bjen troket prajshëmNë adagjio të minutës së parëTë kohës së dytë dalldisëseVjeshta hyn në rrugën akustikeDeri sa bjen fshisa e mbamendjesDhe fshin pikat e shiut vjeshtorMe pikëza sekretesh dashurie

Page 18: Mëso të thuash jo

18

NË BOTËN E KRISTALEVE

me georg traklin e shkretëhymë në botën e kristalevenë një labirint krizantemashkinezisht dikush na bënte magjiishte viti i dragoit dhe bollatpo ndërzeheshin në toaletetë argjenta zonjat plakanë çanta bartnin shterpësinëe ti arabella më rrinje mbi kokësi një re me shi e mbarsurmë hudhje në kokë pluhurkozmik a rërë të verdhëstalaktite të dheut të Kosovës(ke të drejtë që nuk ma pëlqen poezinëështë plot tym mjegull dhe është terse)më rrinje mbi kokë dhe shikojethikën e re që bleva dje për tëprovuar edhe vetëvrasjenkur të më teprojë vetjakur nuk do të mund më të dashurojfjalët tua të purpurtageorg trakl pin kafe me kipcin timnë një botë kristalesh të huajaëndërrojmë dashuri me ëngjuj tëçmendur dhe ejakulojmë kristalenë blue jeans të shkryer

(kjo poezi ka fituar vendin e tretë në konkursin letrar të manifestimittradicional „Flaka e janarit 2001“, Gjilan)

Page 19: Mëso të thuash jo

19

AJO ËSHTË E IMJA

Ajo është e imja vetëm e imjaAshtu e vogël e zbehtë dhe e brishtëËshtë e imja kur i dridhet flegra e majtë e hundësE askush nuk e vërën këtë as nëna që e ka lindëKurdoherë është e imja edhe kur nuk e kamKur lëmon nënbarkun edhe kur aborton e përgjakurNjerëz të verbër si nuk shihni nënshkrimin e sajNë ballin tim të rrudhur dhe shkëlqimin e syve të sajDhe dhembjen e përbashkët aq të ëmbëlAjo është e imja dhe është hyjnore si dashuria e sajVetë perëndia ma dërgoi dhuratëNë ditëlindjen-ditëvdekjen e hazreti IsësIsha i ri dhe i pamësuarDeshta ta hudhja si një margaritarTë mbështjellë me një gazetë të vjetër

Page 20: Mëso të thuash jo

20

Prandaj jam sëmurë nga moralitisiNga çmenduria jam agraisur në çmendinën time të fildishtëDhe më dëgjoni si qirrem me tërë gurmazin:Ajo është e imja ajo është e imjaEdhe kur duhet me Gabimin e saj të parë dhe të vetëmEdhe kur ledhaton frytet e z .GabimitËshtë e imja kur të fshehtën tonë e mban në gjidhe mbështjell dhembjen dhe të vërtetën me të qeshurën e sajO ajo është Virgjëresha o të verbërQë do të lind një fëmijë të quajtur DashuriPa racë pa komb pa moshë ligj moral gjiniDo të lind një Gjeni që të shpëtojë botënNga urrejtjaAjo është e imjaNjë gjeni

Page 21: Mëso të thuash jo

21

PËR PUTHJEN TËNDE

Vetëm paramendo të lutemNëse mundesh si fryn ventilatoriNë një kënd shkretëtireRrëzë një palme derisa unëPërqëndrohem në arabeska të zbehtaDhe në tinguj të ylbertë pianojeFryn ngrohtë e mes dhjetoriUnë mundohem të ikë nga ti e nuk mundemDua të të mos puthë më e nuk mundemNëpër damarë shkretëtire udhëtoj pa frymëNëpër labirinte ujrash të zeza shkel dathëNëpër gjuhë nepërkash e thonj macashNëpër gjak të tharë hardhucash e jargë kërmijshKaloj dhe vij para tejeNuk më njehAs vetë nëna Shifë nuk do të më njihteSi jam bërë kështu as Morava nuk më lanDeri sa shkel mbi të gjitha dhe vij te tiVetëm për një puthjeTë gjatëMë të gjatë se amshimi

Xhedë, Arabi Saudite, dhjetor 2001.

Page 22: Mëso të thuash jo

22

KREJT ÇKA TË DUHET ËSHTË DASHURIA*( për J.L.)

Dje ishte e dielë me shi qershoriDhe pos dashurisë që ishte një“lojë aq e lehtë për tu luajtur”*Nuk kishte asgjë për të qenëAs verë as gra as detRëra e shkretëtirës nuk llogaritetPër zotin asgjë pos tingujve dhe puthjeve tuaIshte si duket 14 qershor 1967 e unë ishaNjë fetus i çuditshëm shtatëmuajshShkelmak i parehatshëm thotë ShifaAso kohe doja të isha binjak me tyIshte po ajo e dielë pasdite me ajërQind për qind lagështi unë dëgjoja po këta tingujDhe derisa sillesha rreth sistemit tëndDiellor ëndërroja parajsënPastroja shpirtin dhe sytëNga ndytësirat dhe gjakuDhe vargjet mesatareNga dritarja me grila kërkoja atë pamjeTë atij këndi të lënë të DardanisëKu asgjë nuk na duhejPos ajrit dhe dashurisëQë ishin bërë njëSi unë dhe ti

*vargje të këngëve të bendit “Beatles”

Xhedë, Arabi Saudite, dhjetor 2001.

(kjo poezi ka fituar vendin e tretë në konkursin e manifestimit„Flaka e Janarit 2002“)

Page 23: Mëso të thuash jo

23

PARADOKSALE

pret dikë që zakonisht nuk vjen kurrëe din se nuk vjen dhe pret fshin një varg rebeldhe sumbulla djerse në zverk kjo vërtetë ka kuptiminmë të pakuptimtë që është dëgjuar ndonjëherëqirinj të bardhë mundohen të pjellin roman tikë të verdhëti qerasë vetminë tënde me birrë të lirëpërsosë deri të përsosshmëri artin e bjerrakohjesimazhit tënd në pasqyrë ia kthen shpinënnuk të pëlqen profili dhe pyet kush tha sebjondinat janë budallaqe kur esmeret ngjyjnë flokëtti je atje me vetminë tënde dhe me fluiditetine mospranisë së saj dhe kur të gërditet realitetii kthehesh ëndrrës dhe e zhvesh aty në tavolinëdhe qon dashuri me të marrëzishttek pret dikë që nuk vjen kurrë sigurisht

Page 24: Mëso të thuash jo

24

THONJTË

thonjtë i preva zonjushëme dhe të zi Kosovetë të mos përgjakë gërrithjanë kulmin e epshithieroglif në trupin tëndmermer lakuriquji i shadërvanitma shton etjen dherakia shqiptaredjeg për dreq nën një këngëtë zvargur mujezinizonjushë i preva thonjët

Page 25: Mëso të thuash jo

25

DERISA TË PRISJA TY

Kisha kthyer shpinën timeAndej nga duhej të të pritjaDhe e njëjtë ishte për muaE jotja puthje apo thika

Page 26: Mëso të thuash jo

26

MOS MË LË TË IKË MË

Më lidh fort kur të kthehemPa çka në më thënçin mazohistE mos më lë kurrë më të ikëMë mbaj në gji dhe më jep të piNga buzët tua dhe të pi rrezetNga sytë tu diellorDhe mos ke frikë nga prekjaAs nga epshi as nga dashuriaMos ke frikë nga ulurimat e erësDhe përcëllima e rërësAs nga ulërima e ujkutUnë jam përherë fëmijëKurrë nuk rritemMë lidh pra dhe më mbajNë prehrin tënd dhe në ninulat tuaMë mbaj të ri në përshpëritjetTua nën jastëk

Xhedë, Arabi Saudite, janar 2002

Page 27: Mëso të thuash jo

27

SHI MBI ARABI

O perëndi falënderitQë më dërgove këtë shi në shkretëtirëËshtë ditëlindja ime e 2002-të dhe kam filluar të plakemMë janë thinjë bebëzat e dielli shumë vrastarDhe thneglat që më hanë trupin dhe mëkatetDhe kujtimet e ëmbla oh atyre çka tu bëjDhe hënës dhe trëndafilaveFalënderit për këtë begati shiuKur po thahej rrënja ime dardaneE egër si dardha skaj rrugës për ShtimjeTe shtëpia e Çmendur me grila teli xhembaqMu lagen vargjet dhe sytëLotët e mallit i përbivaFsheha kokën nën jastëk dhe kujtovaSi shijojnë loti dhe buzët tuaDhe cicërrimat tua dhe drita e syveDhe beli yt si përdridhetTek vallzon në një teatër kukullashNë një ritëm tangojeTë harruar

Xhedë, Arabi Saudite, 31.dhjetor 2001

Page 28: Mëso të thuash jo

28

PORADEC, VJESHTË

do vij në korrikkur gjethet e vjeshtësdo jenë të harruaradhe purpuri i lëmashkët i liqerit

në korrik një mjellmëdrithërueshëm shkrihetnë kaltërsinë e syve të tu

verë poradeci do pijmëme fund të pijmë buzë gjoliqë ta harxhojmë vdekjen

do vij në korrik e atëherëdo jem dhjetë vjet më i ri se sotmë i ri se ringjallja do jem

një gjeth i blertëdhe një gurgullimë drilonido zbresë mes gjinjve tu

etjen kurrë nuk do mund e shuajmëe gjithë ky ujë përreth

o perëndi

Page 29: Mëso të thuash jo

29

mesditëtraktat për ecjen vertikale

Page 30: Mëso të thuash jo

30

TRIDHJETËETRE1.ja pra bacë dymijëshi ytdhe ditëlindja e fundit e krishtitkush e di sa luftëra do të kish fituar deri tash cezarikushedi sa kurora dafinash do iu ishin tharë në kokëpor aq më bën jam edhe shtatë vjetlarg nga vetëvrasja e xhek londonit dhe endemendoj se është pa lidhje të kesh një gjen të tillëtridhjetëetre shkruhet me arabeska ari në njëfletë të shenjtë të pluhurosur unë asgjë nuk bëjvetëm rregulloj pozën dhe shoh blicin të shkreptijëveshë një këmishë të hekurosur nga një zonjë e fismedhe nisem të kërkoj doruntinën time anemike droguardiku në një faqe interneti në një fushë të minuar me kurthe

Page 31: Mëso të thuash jo

31

2.të dua fatime agaj njëjtë si para njëmbëdhjetë vitesh si në ditën kur të pataprekë flokun për të parën herëtë dua fatime agaj si atëherë kur maleve të kosovës bartnim në shpinë kryqindhe fshiheshim nga ekzekutimi i sigurtëe tash pas pesëmbëdhjetë muajsh shkruaj lirikë urbanepa lule ballkonesh shkruaj për kënaqësinë e fluturimeve të zogjëve dheejakulimet e fluturave fshehem në një nick -name dhe shkruaj metaforë erotikepër ti ikur dënimit me vdekje të dashurisë së ndaluar që rritet në therra skajrrugës për askund

Page 32: Mëso të thuash jo

32

3.tridhjetëetre është emri im dhe deklaroj se i dua dhe i mbroj të gjithë fëmijtë ebotës janë ëngjuj dhe të paprekshëmngre zërin kundër pedofilisë dhe i shpallë luftë deri në pikën e fundit të gjakutluftoj me të gjitha mjetet dhe nuk kam aspak mëshirë për ta do ti kisha pjekur tëgjallë në hell të gjithë ata derra e bij bushtra të prapa në kazan me peshkve ikisha zier mirë të marrin tmerr nga vaji i fëmijës të tmerrohen dhe tu qorrohensytë nga bukuria e buzëqeshjes fëmijrore dhe forca e dashurisë prindore dhe ebukuria dhe arti dhe nga rritja e barit pas shiutngre zërin dhe këlthasë kundër monstrumëve që shesin f oshnje të bilurta për organetransplantimi o zot si duron ku je fshehur kështu e nuk gjëmon tridhjetëetreshirrëshqet prajshëm nëpër mjegull dhjetori të dua botë edhepse je shumë shumë embrapshtë je thjeshtë njëkurvë e poshtër por të dua sepse ende nuk di të urrej...

Dhjetor 2000, Austri

(kjo poezi ka ndarë vendin e dytë në konkursin letrar të manifestimittradicional “Flaka e janarit, 2001”, Gjilan)©Aziz Mustafa

Page 33: Mëso të thuash jo

33

LETËR MIKUT

Të kuptoj pa folur fare të kuptojE di se ulesh i vetëm tavernëE urdhëron kamarierin të heqë tri karrigeAskush nuk të duhet edhe vetvetja të tepron e diVetëmin tënde e shkërdhen kur të duash tiE ti nuk ke kë e sheh në syReinkarnimi nuk vjen nën lëkurë qeniNuk ka kush të përfolë me ty variantin CBoheminë nuk po e shkelim dotKanë filluar mjekrrat të na thinjenDhe shpatullat të na krrusenE jemi në mes të rrugëtimitNuk jetohet nga poezia e dijmëE nuk mund të mos e shkruajmëLiria nuk na doli si e ëndrronimShumë e përgjakur dhe e ashpër na doliVështirë miku im vështirëTa mbajmë vertikalen si mendonimKur Lemba e Merita duan të puthin yjetValma kërkon anijen e mbretëreshës teutë

Page 34: Mëso të thuash jo

34

Të futet fitimtare në rizonBliri e Learti na kërkojnë biletaPër anije kozmike duan të shkelin marsinNuk duan të rrijnë në tavernë dhe të gjuajnë mizaVështirë shumë veshtirë të kapësh ritminMe një fletë të grisur në xhepDhe me një çek të papaguarPërreth shumë lavire dhe hajnaPërdreq shumë goditje nën kërthizëMegjithatë mos ta ndien fortKemi hyrë thellë në botën e kristaleveAni pse disa xhuxhë nuk na e pëlqejnë poezinëNe do të lëmë një grimë dritë ndezëDhe një dritare hapur kah perëndimiTë kuptoj pa folur të kuptoj

Kitzbuhel, Austri, dhjetor 2000.

Page 35: Mëso të thuash jo

35

KUR TË KAM

të kam në dhomë Liritë puthë ethshëm me epshbuzët mi përgjakë me zjarr trëndafilashtë kam përpara të zhveshur të freskët lirikeunë jam posesiv deri në absurd dhe vetëm i ytie ti je e të gjithëve bile edhe e atyre që nuk të meritojnëtë pështyjnë të përgjakin dhe të përdhunojnëtë kam në dhomë Liripërjashta është mjegulla dhe ora policoreqentë kanë dalë nga metaforatbile edhe qeni im i metaltënuk më duhet më kur të kam tye ti je e imja me trup e shpirtprandaj as poezia nuk është si më parëas dashuria as atdheu

Page 36: Mëso të thuash jo

36

tmerrsisht është ndryshe të shkruhet alfabeti i dhembjeskur ty të vjen aromë analgjetiku dhe sedativimehlem magjik me fletë kanabisitë kam në dhomë Liriti je aq e bukur dhe aq hyjnoreunë jam posesiv i dehur dhe i yti dymijë vjet vonesëdhe e ndjej se është tmerrësisht ndryshetë shkruhet edhe kjo poezikur ty të kam Liri

(kjo poezi ka fituar vendin e parë në konkursin letrar të takimeve “KadriKadriu“ në Podujevë, dhjetor 1999)

Page 37: Mëso të thuash jo

37

PO VDESIM NGAPAK EDHE PAS VDEKJES

1.

ndihmë po kërkoj nga ti imzotqë në shpinë ke hudhur gurin e sizifitpesë mijë vjet kaluan e në të të njejtën tavernëpihet verë e lirë këndohet e njëjta këngë elavirja tregon këmbët dhëmbët e prishur dhebrekët ngjyrë rozë para se të bjerë mjegulla

Page 38: Mëso të thuash jo

38

2.

ndihmë imzot po kërkoj derisa po vdes nga vjelljai helmatisur duke pritur alter egon që vjen me njëfletë të grisur në xhep art postmdern për ecjen vertikalepo vdesim ngapak edhe pas vdekjes pa para pa verë pa grakanceri po na i lodron nënat kur po don aivirusin e AIDS-it po e importojmë me dashuri të blerë

Page 39: Mëso të thuash jo

39

3.

ndihmë po kërkoj se nuk e di çka po flasështë ky zëri im apo i kipcit që më rri në pasqyrënë cilin teatër po luajmë kufomat tonatë çmendur nuk po dijmë apo ejakulojmë apo po vdesimkrishti ende nuk ka zbritur nga kryqi e vetëm edhenjë muaj para dymijëshit ka pesmijë vjet që dëgjoheti njëjti ritëm tam-tamesh mbi kafka robërish të dënuarpër të qenë viktima në këtë dhe në botën tjetër

Page 40: Mëso të thuash jo

40

4.

po më pëlcet truri imzot a më kuptonnuk është nga birra leximi i gazetave as nga gripiështë nga diçka pa formë pa trajtë e pa shpirtsi frymëzënja ime që nuk gjen derman te mjeku e te dreqiështë diç që fluturon në ajër më miza dhe duhmëne të palarave pas koitusit të flliqur

Page 41: Mëso të thuash jo

41

5.

më fal imzot për këto fjalë të rënda që nuk i bart as letramë fal unë duhet të ikë se dashuria po pret të blejë këpucënë dyqanet e mbyllura e në mitër bart gjenet e miado t`mi sjellë në jetë bashkë me mimozat e verdha e atëherënuk do të ketë mjegull që del nga meskëmbëve tëlavires në tavernën pesëmijë vjet të vjetër

(kjo poezi ka fituar vendin e parë në konkursin e gazetës “Koha ditore“ përvitin 2000)

Page 42: Mëso të thuash jo

42

VETËM DESHA TË TË THEM

vetëm desha të të themse ngado që vete jam palca jotetë futem nëpër vrima të hundësajër nuk jam e mushkëritë ti mbushme etër të ngrohtë dehës jam vetëmuzika që luan ai që ndoshta quhetperëndi ose ndryshe thënë krejt kjo nuk kalidhje kur nesër udhëtojmë nëpër akullepshi dhe gjumi luftojnë me moralin dhepastaj shkojmë në një birucë të praruar me fije arikërkojmë në grumbull plehu shikojmë mos po gjejmënjë gur të çmuar t´ua hudhim zogjëve të uriturpleh është edhe ky mllefi im kur ka nga ataqë nevojtore quajnë orën letrare e muzat i dhunojnëqosheve të ndyta të qyteteve ku bota na shikonsi një arenë cirku ne jemi lepuj apo vetëm numraminjët eksperimental nuk po i përmendvetë homeri i ka përmendur në iliadënuk jam i krisur pasha çmendinën e Shtimjes pashaeshtrat e atij që kishte thënë se në këtë botë nuk ka vendpër të gjithë ne bashkë të çmendur dhe të menqure pasha bukë e kripë nuk ka ndonjë kufi në mes...

Page 43: Mëso të thuash jo

43

FTESË MUSA RAMADANIT PËR TË VIZITUAR GJILANIN

1.

vetëm tani mund të vishHotel Europa që nuk guxojesytë t’ia hidhje është shëndrruar prapënë Kristal alkemi e pastër ështëliria artistikeshikohet në pasqyrë ushtron vetëbesiminhedh parfum mbi gjinjtë e fryrënjë prezervativ në çantën me lëkurë krokodilidhe pret bandillin në vendin ku mungon ura e Maskataritdhe teqja me eshtra të djegur

Page 44: Mëso të thuash jo

44

2.

vetëm tani mund të vishe të ushtrosh harrimin e harresëste mejhanja përballë Xhamisë së Vjetër ulu vetëmporosit dy kafe një për vete e një për Mikun Mbase të Vetëmgjumin nuk ia prish as ezani as Kori i Gjelave të Vdekuras këmbana e katedrales pije të idhët megjithatëështë diç më e ëmbël se jeta

Page 45: Mëso të thuash jo

45

3.

bën shumë ftohtë e kujtimet nuk të ngrohinas shtrëngimet e duarve të poetëve mediokërqë thurrin dokrra e mrizojnë në ca shoqatanë teatër luajnë burleska me shije të njelmëtsi lotët nga të qeshurat me zorvetëm tani mund të vish në Makondo në Pragënë neverlendin e përrallave të Kasabasë së Trëndafilavefshat global i deleve kibernetike 52 internet -kafeve dhe multimediasvetëm të marrët me vula janë po ata të para tridhjetë viteve

Page 46: Mëso të thuash jo

46

4.

vetëm tani mund të vish e të mbyllësh sytëtë shohësh Lirinë si ta shkelë syrin e shminkuarnuk e di a të pret e zhveshur dhe epshorenë dhomën e hotelit që dikurnuk guxoje t’ia hidhje sytë

Page 47: Mëso të thuash jo

47

MESDITA E AZEM SHKRELIT

vdekjen nën sqetullnjë plis në kokë nga barinjë plis me thinja në kokënjë kafkë një plisnjë copë mermerinjë psalm në buzëtë falem o tokënjëAzem Shkreli

Page 48: Mëso të thuash jo

48

PORTRETI I NJË MJESHTRI

Me shekuj i ka shpallur luftë reumësTmerrohet nga acari e megjithatë hap drit areUdhëton me tren mesnate destinim agora taxh mahallBiletë kthyese nuk ka në xhep sall pluhur kozmikTe shtëpia e kafkës në pragë thurë monolog me ataJozef K. Kush është ky Jusuf K.?A e meriton parajsën Sadek HedajatiPastaj në galerë vizaton parisinTë gjitha kasabatë kanë po atë kalldërmTë mbuluar me asfaltNë xham vizaton lulet dhe diellinAutoprocesion thurrë nga e djathta në të majtëPastaj nga e majta në të djathtë perimetrinDhe vlerën “pi” të shpirtit të kristaltëEdhe një herë në agorë kërkon epiqendrënTek shikon nëpër mjegullën e cigaresBozhur made in kosova

Page 49: Mëso të thuash jo

49

RRUGËS SË MOZARTIT

po ktheheshim nga duhej të ishte kthyerMozarti këtu e dyqind vjet më parëfushave të blerta të Austrisëme kuaj lopë dhe tufa drerëshblerimi mugullonte në fund shtatoripo ktheheshin në drejtim të diellittek përflakej horizontinë drejtim të Salzburgutnga duhej të ishte kthyer Mozarti

dhe mëkat si gabojnë gjenitë

Kitzbühel, Austri, shtator 2000

Page 50: Mëso të thuash jo

50

FLUTURA E SYRIT

Flutura ime në sy shkund krahëtFiken dritat dhe mikroskopi vezullon bluMe të djathtin shoh gjilpërënDhe dhembjen si ikë si hajdutKthehet e zbehtë me penjëtDhjetë zero dhe me tingujtE ngushticave të frikshmeMark Knopfler dhe Anvar MuhamadiKanë të përbashkëtShtetësinë britanike dhe virtuozitetinNë tel gitare gjegjësisht bisturiStrukem nën mbulesë dhe dëgjojZemrën time në monitorDhe mbështetjen e instrumentaresNë krahun tim të djathtë tekMë fshin lotin dhe gjakunE tash si pirat me një sy shkruajMemoare të dobëta sa për të thënëTek dëgjoj të vërteta përrallorePër dënime të llahtarshme me vdekjePër shkak të epsheve të ndaluaraStrukem në një varg si mesazhI kriptuar dhe nuk guxoj as varrit t´ia themTë fshehtat që mbështillen në një akordTë vetëm të eterit muzikor

Xhedë, Arabi Saudite, 8.janar 2002.

Page 51: Mëso të thuash jo

51

TEMPULLI IM

pullazin prej qiellithemelet prej misteritempulli im me ikonavizatuar nga marimangatshpella e njeriut timmë të lashtë se lashtësiakokën time e heq nga trupime duar të mija dhe e vendosme ballë në altarin prej zenitias lindje as perëndimthemelet prej misteripullazin prej qiellinuk i duron tjegullatretë dhe gjërat që bientempulli im pezull

Page 52: Mëso të thuash jo

52

VETMIA

Kur të gjithë më braktisinEdhe miqtë edhe laviret e mia elektronikeKur unë ikë nga të gjithëEdhe nga dashuriaKur të gjithë patjetër shkojnë dikundTë shëtisin të lëvrojnë të tredhinPërjargen shkërdhehenTi vjen e zbehtë si dritë qiriuE heshtur më puthë qerpikët e skuqurDhe bebëzat e lodhuraVetmiTë dorëzohem si qengjTë lë të më marrësh në gjiDhe kënaqem me praninë tënde drithëruese

Page 53: Mëso të thuash jo

53

mbrëmjeqiell pikturuar me terr

Page 54: Mëso të thuash jo

54

DIÇKA SI HISTORI

ishte një kohëkur njerëzit lehnine qentë zgërdhiheshindashuria e kishte emrinnevojtore e në tempujfaleshin e lugetëritngriheshin çdo mëngjezvarnin kravatatlanin dhëmbët me pastai mbrehnin me kujdesshpërlanin trutë e botësdhe hanin historinëpastaj dilnin e shëtitninnëpër avenytë ku nëvend të drurëverreth rrugës kishteportrete zvarranikëshme kokat tatëpjetë

pastaj erdhën poetët

Page 55: Mëso të thuash jo

55

CAMERA OBSCURA

fillon seanca e alkemisënë camera obscuranjë rreze më shumë apo më paknuk është një varr masiv asnjë copë qytet i prerëpërgjysmë me thikë kasapësh

lavirja lëshon syzet e zeza mbi sykuazar brilant apo vrimë e zezësi ngjyra e pubisit të sajkontribut i mjaftueshëm përerrësirën time të thellë

Page 56: Mëso të thuash jo

56

John Lennon lëshon perdet e trashanë varr e pengon çdo dritëqë nuk është dritë reflektorinë rock koncertin me publikëmilionëshe rekuiem i fundit

nga qielli bien copa terriku ta gjej hënën e ti pastrojplagët dhe gjakun nga sytëngritni perdet ju lutempo kryhet seanca e alkemisënë camera obscura

Page 57: Mëso të thuash jo

57

GRUAJA PARA PASQYRËS

ia shkel vetes syrin e shminkuardhezë një të sertë made in usamjegullon pejzazhin me natyrëtë vdekur dhe parafytyronbrekët e saj para ekstazëssë zbraztë pastaj përbin pështymënsa për të bërë diçka që nuk kalidhje me dhembjen nën gjirine majtë dembjen që e mbyllnë kutinë e make-up-itderisa lëshon flokët mbi sydhe ushtron buzëqeshjene krokodilit para pasqyrëssi shtaza prapa grilavelëmon barkun si macen e zezëme fjongo rozë pastaj nënbarkundhe gong bie ora tetëmbëdhjetëedhe një buzëqeshje pasqyrëspara takimit me njëfytyrëqymyr me xhepat

Page 58: Mëso të thuash jo

58

VJEN NËPËR MJEGULL

mjegulla pëshurrë pejzazhin e verdhë të qytetit pa urëti vjen epshore dhe e freskët si aroma e parfumitmarramendës mbi gjinjtë e tu të fryrë epshorë e më kotmundohesh ta fshehësh dhembjen nën brinjtë e majtëlotin në sy dhe helmin në buzë nuk mund të përgjigjeshsi e bartin në supe vdekjen dhe të pa kthyeshmen ato njëzet pranvera tuat dhelojën e ruletit rus me koka njerëzishpëëëëhhhhuuuu! ta pshurrësha jetën ta pshurrësha!vjen e virgjër nëpër orë policore e troket me take në këmbë drenushe nëpër asfaltin e pëshurrur nga mjegullaëndërron se je ëndërr se nuk e pranon varrosjene një pjese të zemrës nën një maje mali me tjetër m jegullsytë i mban qelë edhe kur flen e kurrë nuk mrroleshvjen epshore nëpër mjegullën tënde të dendurmos vallë je kërrusur kështu kaq e re nga dhembjae rëndë sa njëzet pranverat tua bashkë

Page 59: Mëso të thuash jo

59

SKANDAL

Edhe një qerek ore deri në orën policoreQytetari i nderit bën skandalNxjerr haletin dhe pëshurrëNë tavolinën e tavernës që ndërron emratProblemi është në mungesën e shijes artistikeDhe të karrigës për prapanicën e shenjtëNuk është më problem mungesa e lirisëE poeti prapë hyn borxhNxjerr poezi mesatare dhe shkruanProtestë për të drejtat e shtazëveVals postmodern luhet në një sfondTë verdhë si trëndafila harrimiSi shalët e lavires që betohetNë nderin e kastës së sajQë është bjondinë natyraleNë fund të vargut në vend të pikësPrapëseprap ora policore

Page 60: Mëso të thuash jo

60

LECKA

gabohesh nëse mendon se je malleckë jeLeckë e zezëQë me trupintrupin tëndturpin tëndFshin lotët e perëndisëQë qanë për ne mëkatarët

Page 61: Mëso të thuash jo

61

KTHIMI NË MOTIV TË LAGUR

Pse e dashur po më kthen prapëNë atë motiv të lagur e më bënTë të ofroj cilin të duash nga tre ballkonatE banesës sonë në katin e tetëApo pushkën që nuk ia kemi dorëzuarKFOR-it edhepse ka gjashtë ditëQë ka kaluar 19 shtatori 1999Të mjaftojnë për një vrasje të përkryerNëse nuk e di përgjegjen në pyetjen e sfingës:“ku është dallimi mes bushtrës dhe lavires?”Pse e dashur kthehesh si pulë e lagurNga nëntoka ballkanasePas koitusit me gorillat psikopatologjikëTë çmendinës postranzicionaleKërkon të futesh mes neshTë na ofrosh pak buzët dhe të na tregoshSe bota mbaron mes këmbëve tuaKot e ke e dashur se nuk ka mes për neDashurojmë ose urrejmë marrëzishtPastaj ngrejmë këmbët mbi tavolinëPijmë birra dhe pshurremi tërë natën e lumeEventualisht bëjmë dashuri të dehur(edhe AIDS-i nuk është më ai që ishte dikur)A të mjaftojnë këto për të treguarSe ne gjithçka e kemi të paktë pos shpirtit

Page 62: Mëso të thuash jo

62

CANIS LUPUS

Me ujqit e mi jam shikuar në syNë bebza u kam lexuarEpshin mijravjeqarDhe mungesën e buzëvePër tu puthur në bebzaU kam lexuar ëndrratE fjetura dhe klithjetUlërimat në shkretëtirënE tyre pa fund dheGërritjet në druNë hekur në akullPër të qenë homo sapiens siUnë skofiar dhe i prajshëmTek nuk kafshojAs përbihemPështyma në gojë më thahetTek shihem me ty në syUlkonja ime

Xhedë, Arabi Saudite, dhjetor 2001

Page 63: Mëso të thuash jo

63

VAJTIM

Qentë ulëronin vajtueshëmQanin të zotët e vrarë të varrosurNë askundPikë-pikë i shkonte shurraPoetitNë bodrum të ftohtëPa ajërPa liriShkruante një këngë-vajMe letër të zverdhurPergamenë nga lëkura e tij

Page 64: Mëso të thuash jo

64

VARGJET

Vërtet, si mund shkruash vargjeKur nuk të dhemb askundKur gjithçka e ke në pjatëEdhe të vjellurat nga darka e pështirëE qenëve të zgjebosurSi mund të shkruash për vithe lavireshDhe netë të trenta pas shiutMija kilometra nga guri yt i varritDhe nga luleborat e therrës tëndeSi mund të shkruash kur as ëndërrNuk të vijnë të vdekuritTë prerët në fyt si qengjaDhe zërat e të djegurveQe 4 vjet udhëtojnë në tuneletE kohës drejt infinititNëse ekziston diçka e tillëVërtet, si mund të shkruash vargje

Strasbourg, 18.maj 2003

Page 65: Mëso të thuash jo

65

MOS MI TMERRONI ËNGJUJT E MI

Perëndia ka nënshkruar në ballin e tyrePurpuri prush mbi qepallë u rriNë një kënd të një taverne të ndyrëShkruajnë poezi me gjak nga mëlqia e tyreNë lëkurën e tyre të njomë-pergamenë shkruajnëNdaj keni kujdes mos mi frikësoniJanë të brishtë thuaja eterikëMos mi tmeroni në seanca shtrigash me magji të zezëMe kthetrra macash e korbashJanë sall ëngjuj të virgjër janëEdhepse dymijë vjeq janë me Isanë në kryqKanë ndenjur dhe ende rrinëSa kohë mbi botëFluturojnë anije kozmike në formëBrekësh të pshurrta të grave me moral pikëpyetje

Mos mi tmerroni ëngjujt mjekrrat zbardhur i kanëDhe ngjyrat e dritës mbi paletë

Page 66: Mëso të thuash jo

66

KRONIKË KRIMI

mjegulla polli tmerr metafizik të lëmashktëvrasësi serik fillon serinë e parë në qytetin që dikur

ka pasur urën e Musë KotorritUra e Maskatarit e shtrembuar

post festum karrigat me saksi para dyerve dhe nënat në të zezaqajnë bijtë e vrarë

sfond biblik i pashmangshëm për vdekje ballkanasevrasësi serik shkreh rafal automatikumasakra reciklohet te një urë që nuk di si quhet“masakroni veten kur nuk ju masakrojnë të tjerët”thërret një zë nga nëntokamnershëm ushton në veshët e vrarsësit serik një zë me tonedemoniake i ngjizur me mallkimin e lashtë nga koha

e bijëve të ademita paramendohet dot ballkani pa masakravrasësi serik shkreh rafal automatikufeston në një sfond me mjegull

që pjell tmerrmetafiziksolemn

Page 67: Mëso të thuash jo

67

MË LENI TË QETË

nuk kam nevojë për një dekadë kohe të ndalurmatur me klepsidër llamarine të ndryshkurme pluhur kozmik të mykur ngj izur nga atome të pakuptimtanuk kam nevojë për ego katërcipërisht egoistenën sqetull bart një grumbull pleh-kujtimeme baltë e bajga njerëzish të sëmurë nga dijareja e egoizmitnuk kam nevojë për të vjellurat që i servojnëme kafenë në tavernën e ndyrë të qytetit pa urëe me shumë absurdekursehem nga dërdëllitjet e përqyrrtangjyrosur me jargë të fëlliqura shtazorevetëminë time e dua më shumë se veten dhe gjithë juve bashkënuk kam nevojë për hapësira klaustrofobiketë mugët ngjyrosur me qiell të akull tpa një nuancë ngjyre për bemë leni të qetëmë leni të qetëmë lenimë

Page 68: Mëso të thuash jo

68

MONSTRUMI

Ndryshe është nga sa e shihniNë pamje të jashme duket krejt normalShpupuritni pak dhe do shihniSi ecin krimbat nëpër zorret e tijDhe në mendje si i ecin gjarprinjtëFlakë nxjerr nga goja dhe urrejteKur ia prekni copën e coftinësQë e kullufitë me babëziNuk është përrallë babitE ke parë dhe ke menduarSe është njeriMonstrumi

Page 69: Mëso të thuash jo

69

BLASFEMIKE

shenjëtërinë tëndenë pazar e shettë shtunën në mesditëme rënje kambanashnjehson brekët e shituradhe recensionet e bleraturpinuk e ka mbytur këndfatkeqsisht

Page 70: Mëso të thuash jo

70

NËSE SYD BARRET DEL NGA ÇMENDINA

nëse Syd Barret del nga çmendinaç’muzikë të bukur do të bëjmëo perëndi e zezë o perënditë gjëmojë nëntoka nëndeti e nënqielli

nëse Syd Barret i shkretë del ndonjëherëe ne nuk do të jemi më pleqmuzikën më të mirë halofoniketë mbitokës mbidetit dhe mbiqiellitdo t’ua vëjmë në shuplakë

perëndia do ulet e të na puthë në synëpër dej në vend të gjakutdo të na rrjedhin tone harmonikenëse Syd Barret del nga çmendina

Page 71: Mëso të thuash jo

71

MËSO TË THUASH JO

Mëso të thuash joKur të shkulin mollët me rrënjëPlehrat kur ti zbrazin në kokëDhe qenefet e botës para derësMëso të thuash joTë bërtasësh të rrahësh me grusht tavolinënKur të vjellin zorrët në sofërQentë kur shkërdhehen me ceremoniDhe kudrat kur ndërsehen dhe macatKur përmjerrin dhe përjargenJo thuaj o burrë i botësKur të zbrazin rafale automatikuMbi viktima të pafajshmeTë vetmin faj e kanë se kaluan atypariKur një vrasësi të paguarUa qua ta zbrazëMëso të thuash joKur barazojnë xhelatin dhe viktimënKur të robërojnë prapë në emër të bashkëjetesësDhe ndarjeve të reja sfera interesiKur flamurin ta quajnë leckëE gjuhën të paqenë dhe racën

Page 72: Mëso të thuash jo

72

Kur të thonë se ke pikur nga qielliMëso të thuash joKur ti pshurrin vargjet dhe hymninKur ti shkërdhejnë muzat dheLirinë atdheunVirgjërinë e artit ta ndyjnëJo jo jo bërtit si i çmendur nuk është turpShkumo rrah grusht në parlament tavernë nevojtoreKur të thonë se nuk ke kurrizKur të thonë se nuk ke dashuriNuk ke koqe kur të thonëMëso të thush jo të pështysh të kafshosh me dhëmbëKur të shtyjnë të abortosh zhvirgjërohesh kurvnoshMëso të vdesësh duke thënë joSall për hatër të luleve fluturave yjeveJo të fortë të thuash si kështjellë

Nëse don të jesh NJERI

Page 73: Mëso të thuash jo

73

MUNGESË ATDHEU(Luanit, Sokolit dhe Nderimit)

Hasan Ben-Jalalit i mungon atdheuE kërkon në “The Girafe Bar”Ora katër pas mesnatePin birrë bavarie dhe tregon se Allahu falëNëse je i pastërt në zëmërDon të thotë nëse e je i virgjërPor nuk e gjen fjalën e duhurMe frëngjishten e tij të qalëKëmbanat e Katedrales nuk e pengojnë mëNuk e di a i ndien fareAs unë nuk e diHasan Ben-Jalal pin cigareKontribon në tymin e ambientitPunë e madhe se është e ndaluar në spitalJeton momentin në sytë e Valerisë së vejëQë përdredhë shtatin në një ritëm arabJetën e bëjnë momentetAllahu falë nëse nuk bën të këqija të mëdhaNuk është asgjë një birrë dhe një natëMes shalëve të ValerisëJeta vazhdon edhepseHasan Ben-Jalalit i mungon atdheu

Strasbourg, qershor 2003

Page 74: Mëso të thuash jo

74

QIELL PIKTURUAR ME TERR

Bën hapin e parë në tunelNjë pikë gjaku tretet në labirintVjen me një koronare shtatëdhjetëepesë përqind të mbyllurNjë valle gjilançe e luan në Place KleberNë sy zonjash të magjepsura nga koloriti i mëngëve tua të mitanitQëndisur nga nëna jote për pajën e nusërisëFluturon mbi një qiell pikturuar me terrNjë kanjushë e bardhë si flamur të dorëzuarishPara Council of Europe përkulesh para të parit flamur nga e djathtaNjë zog epik ndriqon në të kuqën e terrtëDhe ndjen pastaj një si therrje nën gjirin e majtëËshtë nga krenaria se je ai që jeNdjen ajrin e freskët nga dritarjaE banesës ndërtuar në vitin 1662Dhe lotin e mallitQë të sjell një dallëndyshë e qalë në dritare

Strasbourg, 24.maj 2003

Page 75: Mëso të thuash jo

75

DRITA E FUNDIT

...tek po më fikej drita e fundit e syve të mipashë një torzo gruaje të më afrohej...

pastaj terr terr i dendur dhe ca zëra më tingëllonim në veshnuk dija isha në tokë qiell apo diku në mespezull pa peshënë jomaterial isha shëndrruarkur pashë përballë mejeshikimin e Marie Magdalenësgjakun mbretëror të Davidittek furishëm rrahte damarëtshikim e saj me sytë e përloturthoshte diçka e unë nuk e dëgjojadëgjoja të rrahurat e zemrës së sajnë krahërorin timdhe buzët e saj tek më puthninkyqet keq të gozhduaranuk dija asgjë as kush ishaas në isha majë golgotenë vesh dëgjoja një ninulëdhe zërin më të ëmbëltë nënës sime të virgjërmë këndonte për lulet e shkretëtirësdhe lumejtë e parajsësmë këndonte për diellin e padukshëmaramejisht dhe drithërueshëm...

Page 76: Mëso të thuash jo

76

pastaj pashë shumë dritëmë shumë dritë se që kishaparë gjatë atyre 33 viteve tokësoreduart dhe këmbët nuk i ndejapor mu duk se lëvizadhe po lundroja ashtu gozhduarnë një lundër prej mjegulledhembjen tani e kisha mikdhe gjakun vulëtek mëshirojatë pamëshirët

tek po më fikej drita e fundit e syve të mi...pashë...pashë...pashë...

Page 77: Mëso të thuash jo

77

e fundit

Page 78: Mëso të thuash jo

78

LE TË FLASË HESHTJA

i kam thënë të gjitha që duhet të thuheshinnuk i kam heshtur as ato që nuk duhej thënëshpirtin prapë nuk e shpëtova dotprej tash le të flasë heshtja ime

Page 79: Mëso të thuash jo

79

Shënime për autorin

Aziz Mustafa është i lindur më 1967 në fshatin Malishevë tëGjilanit. Ka kryer fakultetin e Mjekës isë në Zagreb të Kroacisë,kurse specializimin për otorinolaringolog - kirurg të kokës dhe qafësnë Prishtinë, Insbruck dhe Strasbourg. Punon si specialist ORL nëQKU në Prishtinë. Ka publikuar punime shkencore në revistandërkombtare të otorinolaringologji së.

Me shkrime letrare merret që nga shkolla fillore. Ka botuardy përmbledhje me poezi: “Pasaportë kam kafkën time” -“Jeta eRe”, Prishtinë 1996 dhe “Matja e kohës së ndalur” -“Asdreni”,Shkup, 1999. Boton në periodikun letrar. Është anëtar i Lidhjes sëShkrimtarëve të Kosovës. Është i prezentuar edhe në botimetvirtuele letrare në Internet. Është fitues i disa konkurseve letrare.

Jeton në Gjilan, i martuar, baba i dy fëmijëve.

SHENIM:KY LIBER U BOTUA NEN SPONZORIMIN EMINISTRISE SE KULTURES SE K OSOVESSIPAS KONKURSIT PER VITIN 2004.

BOTUES: SHB “ROZAFA”, DHJETOR 2004