24
Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke e ndalur theksin tek nisma e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, refor- ma në drejtësi dhe ajo zgjedhore... Franca është e vendosur për të mos lejuar hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë eVeriut. Shpresat ishin te takimi mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presiden- tit francez, Emanuel Makron... CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected] E Enjte 17 Tetor 2019 Ç m i m i 2 0 l e k ë & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Sulmi mbi gjuhën është sulm mbi vërtetësinë kombëtare Nga Ylli MEÇE Nga Besi BEKTESHI Mashtrimi i madh me sistemin, në orët e ankthit integrues! Nga Bardhyl BEJKO Ndërkombëtarët i kemi miq apo siç thotë Monika armiq? Brenda vitit nisin goditjet në radhët e të ngelurve në veting, zbardhet grupi i punës në PS që do hartojë ligjin special Për dramaturgjinë shqiptare pak bëhet në teatro. Autorë të ndryshëm shprehen se mungon vëmendja për ti dhënë vendin e duhur. Sipas tyre, Ministria e Kulturës në politikat e saj duhet të tregojë më interes për krijimtarinë kombëtare, gjë e cila prej vitesh mungon... MUSTAFA TUKAJ: Dramaturgjia kombëtare në grahmat e fundit, Ministria e Kulturës prej 7 vitesh nuk ka bërë një konkurs Kreu demokrat Lulzim Basha duket se ka mbetur peng i amerikanëve. Lobimet në SHBA përmes rusëve kanë tensionuar shumë mar- rëdhëniet e tij me SHBA dhe zhvillimet e ditëve të fundit tregojnë se ai është në... Basha “peng” i amerikanëve, mungesa e dëshmisë së Nicolas Muzin ngec hetimet për dosjen e lobimeve, SHBA vendos fatin e kreut demokrat Meta zgjedh anëtar të Kushtetueses prokurorin që rrezikohet nga vetingu, strategji për të shtyrë funksionimin e gjykatës dhe shkarkimin e tij ANTONETA DHIMA: Venecia faktoi shkeljet e presidentit, brenda dhjetorit mbyllim reformën zgjedhore, SPAK do hapë dosjet e bujshme Makron s’ndryshon qëndrim pas takimit me Merkel, i prerë kundër zgjerimit, kancelarja këmbëngul te arritja e marrëveshjes Spartak Ngjela: Përçarja e grupit të Hajdarit lojë e Metës dhe PD, presidenti ta harrojë se i shpëton shkarkimit, largimin e tij e duan ndërkombëtarët PS nuk tërhiqet, Balla paralajmëron shkarkimin e Ilir Metës: Venecia u dha përgjigje 8 pyetjeve tona, presidenti ka shkelur Kushtetutën Faqe 4,5 Avokati Spartak Ngjela komentoi ditën e djeshme situatën e krijuar brenda grupit par- lamentar demokrat. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se përçarjet e grupit parlamentar të drejtuar nga Rudina Hajdari është një lojë e pastër e presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke shtuar se kjo... KLSH zbardh skandalet e Spitalit Amerikan dhe të koncesionarëve të tjerë të shëndetësisë, rrisin kostot dhe paguhen pa kryer shërbimet Ndahet nga jeta “Daja” i futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli, ikonë e Partizanit dhe Kombëtares Dje u nda nga jeta një prej ikonave të futbollit shqiptar, ish-lojtar i Partizanit dhe skuadrës kom- bëtare, pedagogu dhe drejtuesi i futbollit, Miço Papadhopulli.“Daja”i futbollit shqiptar... Faqe 20 Faqe 10 Faqe 9 Faqe 6 Faqe 18 Faqe 7 Faqe 3 Faqe 11

Meta zgjedh anëtar të Kushtetueses prokurorin që rrezikohet ......Mashtrimi i madh me sistemin, në orët e ankthit integrues! Nga Bardhyl BEJKO Ndërkombëtarët i kemi miq apo

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke e ndalur theksin tek nisma e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra, refor-ma në drejtësi dhe ajo zgjedhore...

    Franca është e vendosur për të mos lejuar hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresat ishin te takimi mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presiden-tit francez, Emanuel Makron...

    CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 60 00 172, E-mail: [email protected]

    E Enjte 17 Tetor 2019

    Çmimi 20 lekë

    &KOMENT ANALIZEF. 16-17

    Sulmi mbi gjuhën është sulm mbi

    vërtetësinë kombëtare

    Nga Ylli MEÇE

    Nga Besi BEKTESHI

    Mashtrimi i madh me sistemin, në orët e ankthit integrues!

    Nga Bardhyl BEJKO

    Ndërkombëtarët i kemi miq apo siç

    thotë Monika armiq?

    Brenda vitit nisin goditjet në radhët e të ngelurve në veting, zbardhet grupi i punës në PS që do hartojë ligjin special

    Për dramaturgjinë shqiptare pak bëhet në teatro. Autorë të ndryshëm shprehen se mungon vëmendja për ti dhënë vendin e duhur. Sipas tyre, Ministria e Kulturës në politikat e saj duhet të tregojë më interes për krijimtarinë kombëtare, gjë e cila prej vitesh mungon...

    MUSTAFA TUKAJ: Dramaturgjia kombëtare në grahmat e fundit, Ministria e Kulturës prej 7 vitesh nuk

    ka bërë një konkurs

    Kreu demokrat Lulzim Basha duket se ka mbetur peng i amerikanëve. Lobimet në SHBA përmes rusëve kanë tensionuar shumë mar-rëdhëniet e tij me SHBA dhe zhvillimet e ditëve të fundit tregojnë se ai është në...

    Basha “peng” i amerikanëve, mungesa e dëshmisë së

    Nicolas Muzin ngec hetimet për dosjen e lobimeve, SHBA vendos fatin e kreut demokrat

    Meta zgjedh anëtar të Kushtetueses prokurorin që rrezikohet nga vetingu, strategji për të shtyrë funksionimin

    e gjykatës dhe shkarkimin e tij

    ANTONETA DHIMA: Venecia faktoi shkeljet e

    presidentit, brenda dhjetorit mbyllim reformën zgjedhore,

    SPAK do hapë dosjet e bujshme

    Makron s’ndryshon qëndrim pas takimit me Merkel, i prerë kundër zgjerimit, kancelarja këmbëngul

    te arritja e marrëveshjes

    Spartak Ngjela: Përçarja e grupit të Hajdarit lojë e Metës dhe PD, presidenti ta harrojë se i shpëton

    shkarkimit, largimin e tij e duan ndërkombëtarët

    PS nuk tërhiqet, Balla paralajmëron shkarkimin e Ilir Metës: Venecia u dha përgjigje 8 pyetjeve

    tona, presidenti ka shkelur Kushtetutën

    Faqe 4,5

    Avokati Spartak Ngjela komentoi ditën e djeshme situatën e krijuar brenda grupit par-lamentar demokrat. Në një reagim për gazetën

    “SOT”, Ngjela u shpreh se përçarjet e grupit parlamentar të drejtuar nga Rudina Hajdari është një lojë e pastër e presidentit Ilir Meta

    dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke shtuar se kjo...

    KLSH zbardh skandalet e Spitalit Amerikan dhe të koncesionarëve të tjerë të shëndetësisë, rrisin kostot dhe paguhen pa kryer shërbimet

    Ndahet nga jeta “Daja” i futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli, ikonë e

    Partizanit dhe KombëtaresDje u nda nga jeta një prej ikonave të futbollit

    shqiptar, ish-lojtar i Partizanit dhe skuadrës kom-bëtare, pedagogu dhe drejtuesi i futbollit, Miço Papadhopulli. “Daja” i futbollit shqiptar... Faqe 20

    Faqe 10

    Faqe 9

    Faqe 6

    Faqe 18

    Faqe 7

    Faqe 3

    Faqe 1

    1

  • 2 GAZETA SOTE Enjte 17 Tetor 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Deputetja demokrate, Rudina Hajdari nuk e mohoi dje faktin se është takuar disa ditë më parë me ish-kryeministrin Sali Berisha, si dhe me ish-deputetët të tjerë të PD. Sipas saj janë të shumtë ata që e mbështesin betejën e opozitës së re në Parlament. Ndërkohë, gjatë fjalës së saj, Hajdari thumboi kryedemokratin Basha, duke theksuar se nuk ka pse ia di për

    nder kryetarit të Partisë Demokratike pse e futin në listat fituese për depu-tete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. “Unë jam mirënjohëse që jam në listat e PD, por që ai më ka bërë nder mua që më futi ne listë është absurde. Këtë dua ta ndaloj, që në të mendojmë se duhet t’ia dimë për nder kryetarit të partisë”, deklaroi deputet-ja demokrate, Rudina Hajdari.

    Deputetja: S’kam pse ia di për nder Bashës, unë kërkoj meritën

    Shehi dhe Mediu: Do t’i kërkojmë popullit të dalë në rrugë pas 18 tetorit, Venecia i dha të drejtë Metës, Rama kërkon të kapë Presidencën

    Vendimi i kryeministrave të Bashkimit Euro-pian, të cilët do të mblidhen nesër për të vendosur hapjen ose jo të negociatave, duket se do të diktojë edhe axhendën e aksionit të ardhshëm opozitar. Kanë qenë dy aleatët e Bashës, të cilën e kanë pohuar dje një gjë të tillë. Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i LZHK, Dashamir Shehi u shpreh dje se ende nuk është vendosur një datë për negociatat, por një gjë është e sigurtë sipas tij, që pas datës 18 tetor do t’i kërkohet qytetarëve që të dalin në protestë. “Plan konkret nuk kemi se si do të veprohet pas 18 tetorit. Popullit i duhet kërkuar

    të dalë në rrugë mbi kauza dhe jo teza. Mbas disa vitesh kur unë besoj se do të qetësohet ky popull do ti lexoj këto letra që shkruan sot Rama ashtu si letrat e Enver Hoxhës, ku janë shkruar marrëzira”, deklaroi ai. Më tej, zoti Shehi komentoi edhe nismën e mazhorancës për shkarkimin e Metës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se synon të kapë Presidencën. “Opozita i jep mbështetje presidentit, një zhurmë e madhe. Gjithë dëshira e z. Rama ishte që të merrte dhe pushtetin e fundit që herë pas here jep shenja kundërshtie, që ishte presidenti. Rama kërkoi të trembë presidentin”,

    nënvizoi Shehi. Ndërkohë, kreu i Partisë Re-publikane, Fatmir Mediu gjatë një prononcimi për mediat u shpreh ditën e djeshme se aksioni opozitar frymëzohet nga qytetarët. “Aksioni opozitar, historiku politik i opozitës ka treguar se kur ne kemi vepruar në disa plane kemi qenë më të suksesshëm. Pastaj kemi shkuar në një hapje të opozitës në një rikthim të vlerave historike dhe politike të opozitës. Të institucionalizojmë raportet jo vetëm me qytetarët, por dhe raportet me historinë tonë politike”, deklaroi ai. Më tej, Mediu komentoi raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias,

    duke theksuar se Venecia i dha të drejtë presidentit Ilir Meta. “Unë mendoj që Komisioni i Venecias e bëri të qartë se nuk ka asnjë shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit. Presidenti bëri një akt për ti shërbyer interesit kombëtar, ku zgjedhjet nuk janë të partive politike, por të qytetarëve. Tejkalimi i autoritetit të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria apo KQZ, apo veprimet e parlamentit për të përmbushur një axhendë politike në kundërshtim me Kushtetutën e vendit janë të papranueshme dhe po krijon një krizë që vështirë do t’i rikthehet normalitetit”, nënvizoi Mediu.

    Rigels SELIMAN

    Deputetja Rudina Hajdari ka zbardhur dje të fshehtat e sherrit që ka kapluar grupin demokrat, ndërsa ka zbulu-ar edhe prapaskenat e mbledhjes ku u “gatua” shkarkimi i saj nga ky grup. Gjatë një konference për shtyp nga Kryesia e Kuvendit dhe me tone të ashpra, demokratja Rudina Hajdari akuzoi tre deputetët e grupit, Korab Lita, Alban Zeneli dhe Arben Elezin se po kërkojnë ta heqin, duke u ndikuar nga forca politike që janë jashtë Par-lamentit. Hajdari drejtoi gishtin nga kryedemokrati Lulzim Basha, duke theksuar se ai po përdor si patericë tre deputetët e grupit, pasi i frikëso-het miratimit të reformës zgjedhore. Sipas saj, gjithçka që ka ndodhur deri më tani është një plan i mirëmenduar nga kryedemokrati Lulzim Basha me qëllim spostimin e saj si figurë politike dhe sabotimin e reformës zgjedhore. “Kjo është një histori që ndihmon dy persona Edi Ramën e Lulzim Bashën. Shmang vëmendjen nga një situatë e rëndësishme për Shqipërinë. Në vend të merreshim sot me negociatat, merremi me një incident nga tre per-sona që po mundohen të sabotojnë reformën zgjedhore dhe këtu dalim të Lulzim Basha. Është një tentativë për të spostuar rolin tim, por jo nuk do të ndodhë. Opozita në Parlament ka një mbështetje të fortë të ndërkom-bëtarëve. Ne na intereson të hapen negociatat dhe nëse nuk hapen ju i dini shumë mirë fajtorët: Edi Rama e Lulzim Basha. Ata që kërkojnë spostimin tim, janë tre persona që s’kanë dhënë asnjë kontribut në Parla-ment. Ishte një tentativë e programuar shumë mirë nga këta tre persona: Lita, Zeneli dhe Elezi. Janë duke vënë në presion të jashtëzakonshëm opozitën, por nuk kanë për ta shkatërruar opozitën, është një tentativë që po ndodh nga jashtë”, deklaroi Hajdari.

    Ja çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit

    Demokratja Rudina Hajdari gjithashtu ka bërë edhe një version të asaj mbledhjeje për të cilën deputeti Korab Lita theksoi se vetë zonja Ha-jdari ka pranuar që të lëshojë postin e kryetares së grupit. Nga Kryesia e Kuvendit, zonja Hajdari ka konfir-muar se i është kërkuar nga deputetët e grupit që drejton, specifikisht Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi që

    Hajdari: Basha dhe Rama kërkojnë të sabotojnë reformën zgjedhore duke tentuar shkarkimin tim

    Rudina Hajdari zbardh të fshehta dhe drejton gishtin nga Basha: Duan të na përçajnë nga frika e reformës zgjedhore, ja çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit

    Zeneli sfidon Hajdarin: Korab Lita është

    kryetar grupiMëngjesin e djeshëm, deputetja

    Rudina Hajdari deklaroi se shkarkimi i saj si kryetare e grupit të opozitës parlamentare ishte e organizuar nga kreu i PD, Lulzim Basha. Ajo ka konfir-muar se i është kërkuar nga deputetët e grupit, specifikisht Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi që të japë dorëheqjen pasi sipas saj kërkojnë destabilizimin e opozitës parlamen-tare. Po në lidhje me këtë deklaratë të Hajdarit, ka reaguar edhe Alban Zene-li, i cili deklaroi dje se Korab Lita është kryetari legjitim. “Që nga dita e premte, kreu i grupit parlamentar demokrat është Korab Lita. Vlefshmërinë këtij vendimi nuk ia jap unë, por ia jep ligji. Nuk kemi kërkuar largimin e Hajdarit, kemi kërkuar rregullim organizativ të grupit”, deklaroi Zeneli. Në të njëjtën vijë mendimi ka qëndruar dhe deputeti Arben Elezi, i cili është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda rregullave ligjore dhe se Rudina Hajdari është lar-guar nga drejtimi i grupit për shkaqe organizative.

    Bumçi: Rama është arrogant, po sillet si barbar me qytetarët

    Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike Aldo Bumçi foli dje mbi prishjen e banesave nga IMT në zonën e Shkozës që po shemben në kuadër të zgjerimit të Unazës së Re. Gjatë një prononcimi për mediat, Bumçi akuzoi dje qeverinë se po sillet si bar-barët me qytetarët e saj. “Kjo është një histori barbare, e dhunshme dhe e paimagjinueshme, sesi në mes të Europës në prani të gjithë mediave, kjo qeveri nuk pyet për shkelje krim-inale të ligjit dhe për një sjellje kaf-shërore ndaj qytetarëve të saj. Nuk e di se si kemi arritur në këtë pikë që të shkelësh të drejtat themelore të njeriut dhe ta bësh në mënyrën më normale të mundshme! A e keni lënë të ndërtohet?! Po! A ka paguar taksa këto vite? Po! Gjykata vendos që qytetari duhet të dëmshpërblehet. Kohëzgjatja e bën atë pronar efektiv dhe ti duhet të paguash lekët. Nuk ka rëndësi me legalizim apo pa legal-izim. Je i dokumentuar kur banon aty, kanë aplikuar për legalizim disa vite më parë”, deklaroi Bumçi.

    duke qenë se kjo javë është vendimtare për vendin, në pritje të një përgjigje vendimtare nga BE. Kështu që, për të e gjitha kjo ishte një skenar i mirëpër-gatitur dhe urdhëruar nga jashtë dhe që tre deputetët e bënë fakt të kryer dhe nisën procedurat për shkarkimin e saj. “Këta persona që kërkojnë spostimin tim, nuk kanë dhënë asnjë kontribut në Parlament. Mbledhja ishte për një arsye tjetër, kemi pasur takim me dy ambasadorë, ishim për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe kërkesën tonë për ndryshim sistemi.

    Më pas shkuam për një mbledhje të grupit parlamentar. Mbledhja duhet të ishte parashikuar për këtë gjë, pra grupi të mblidhet se ka kërkesë për dorëheqje, por nuk ndodhi kështu, ne u mblodhëm për reformën zgjedhore më pas u ngrit kjo çështje. Dhe meqë doja të trajtoja në mënyrë demokra-tike, u thashë më lini një javë kohë, ta mendojmë dhe të kthjellohemi, por pretenduesi e bëri fakt të kryer. Ishte ky plan i paramenduar që shtyu z. Lita të bënte atë deklaratë”, nënvizoi deputetja Rudina Hajdari.

    të japë dorëheqjen, por theksoi se për shkak të detyrave të saj si kryetare e Komisionit të Integrimit, por edhe të reformës zgjedhore, kërkoi një javë kohë që ta mendonte si propozim,

    Deputetja demokrate Rudina Hajdari deklaroi ditën e djeshme se opozita që është në Parlament ka një mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve dhe se ajo është faktorizuar, për të mbajtur këtë Parla-ment në këmbë e për të çuar përpara reformën në drejtësi. “Pengesa e vetme që po ndodh këtu është pikërisht opozita brenda Parlamentit. Po të ishte pa

    mbështetjen e ndërkombëtareve do ishte një situatë ku do kishte marrëveshjen e radhës. “Nuk mund të më thuhet mua që është kjo akuzë që i behet grave, që ti je e lodhur për të bërë këtë punë. Unë kam de-tyrën time ta çoj deri në fund, në qoftë se unë e marrë përsipër ta bëj këtë detyrë e marr përispër ta bëj më shumë krenari”, deklaroi Hajdari.

    Hajdari: Ndërkombëtarët mbështesin opozitën parlamentare

    Pra, deri tani 7 prokurorë mund

    të quhen zyrtarisht anëtarë të SPAK, ndërsa 3 të tjerë janë ende në pritje. Por duke iu referu-ar kushtit që BE i vendosi Shqipërisë, SPAK do të ngrihet me më pak se 10 prokurorë, çka do të thotë se brenda muajit tetor kjo...

  • 2,5,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 17 Tetor 2019 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Spartak Ngjela: Përçarja e grupit të Hajdarit lojë e Metës dhe PD, presidenti ta harrojë se i shpëton shkarkimit, largimin e tij e duan ndërkombëtarët

    Avokati: Edi Rama nuk ka akses në veting sepse monitorohet nga ONM

    Përçarja e grupit demokrat, Halit Valteri: Puç i PD dhe faktorëve të tjerë politikë, po kërkojnë bllokimin e reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore

    Tensionet e krijuara ditët e fundit bren-da grupit parlamentar demokrat kanë sjellë përçarje mes opozitës parlamentare. Një pjesë e deputetëve kërkojnë largimin e Rudina Hajdarit, ndërsa një pjesë ngrenë akuza se ky është një puç nga faktorët e jashtëm politik. Një gjë të tillë e pohoi ditën e djeshme edhe deputeti i opozitës Halit Valteri. Gjatë një interviste televizive, deputeti akuzoi direkt Partinë Demokratike se qëndron pas këtij puçi. Madje, Valteri ngriti dyshime se një prej kolegëve të tij koordinohet me “faktorë të jashtëm”, për të dobësuar grupin

    parlamentar demokrat. “Ky puç është organizuar nga Partia Demokratike sepse ndodhi fill pas 5 kërkesave që Partia Demokratike kishte për reformën zgjedhore dhe një nga këto kërkesat ishte anashkalimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Një nga tre deputetët ka pasur qën-drime të ndryshme nga grupi dhe nga vendimet që kemi marrë më parë. Janë njerëz që përdoren nga PD dhe faktorë të jashtëm. Janë edhe njerëz që financohen nga njerëzit e drejtësisë, të cilët përdorin karriget e opozitës për t’u mbrojtur. Një nga deklaratat e zotit Korab Lita ishte pse

    kemi denoncuar në Prokurori koncesionet PPP”, u shpreh Valteri. Më tej deputeti deklaroi se de-putetja Rudina Hajdari vijon të mbajë detyrën e kryetares së grupit, duke shtuar se ndaj tyre kanë ndodhur një sërë sulmesh nga faktorët e jashtëm për të bllokuar reformën në drejtësi dhe atë zg-jedhore. “Zonja Hajdari është kryetare e grupit parlamentar demokrat. Kanë ndodhur një sërë sulmesh dhe një stuhi në opozitën në Parlament. Grupe të caktuara jashtë Parlamentit, të cilat për të bllokuar reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi që janë dy hapat ekzistenciale tona,

    kanë tentuar të largojnë zonjën Hajdari dhe të marrin frenat e opozitës shqiptare”, tha deputeti. Valteri tregoi edhe se çfarë ndodhi në mbledhjen që tashmë është kthyer në “mollë sherri” brenda këtij grupi parlamentar. “Është bërë një mbledhje grupi që nuk ka patur në rend dite shkarkimin e Hajdarit. Në atë grup kanë filluar të diskutohen çështje të ndryshme dhe rrjedhimisht u vu në dyshim pozicioni i zonjës Hajdari. Disa deputetë pretendonin se Hajdari është e ngarkuar pasi mban pesë detyra. Hajdari kërkoi një javë kohë për të reflektuar”, tha ai.

    Elisjeda KIKO

    Avokati Spartak Ng-jela komentoi ditën e djeshme situatën e kri-juar brenda grupit par-lamentar demokrat. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se përçarjet e grupit parlamentar të drejtuar nga Rudina Hajdari është një lojë e pastër e presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike. Sipas tij, deputetët e opozitës parlamentare kanë mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke shtuar se kjo është arsyeja pse PD do përçar-jen e grupit. Por duke iu referuar shkarkimit të presidentit Ilir Meta, avokati u shpreh se presidenti nuk mund t’i shpëtojë dot shkarkimit, pasi 90 për qind e deputetëve opozitarë janë pro shkarkimit, ku theksoi se kjo është lojë e SHBA. “Ata janë një grup i cili ka sjellë shqetësim të të dy krahëve, edhe ish-opozitës edhe mazhorancës. Kryesorja është që 90 për qind e opozitës parlamentare ka drejtim nga Uashingtoni dhe kjo i bezdis të dy palët, por më shumë krerët e Partisë Demokratike. Kjo është njëra arsye. Tjetra është se tani do vijnë votimet e rëndësishme, siç është Gjykata Kushtetuese e cila kërkon 2/3 e votave. Për Gjykatën Kushtetuese nuk është dakord Meta se do shkojë të gjykohet te ajo. Por politika e lartë perëndi-more ka vënë veton dhe kërkon me çdo kusht nga politika shqiptare ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pikërisht këtu fillon problemi që të mos e lëmë mazhorancën që të ketë 2/3”, u shpreh Ngjela.

    DetajetMë tej avokati deklaroi se

    PD-LSI janë të vetmit kundër shkarkimit të Metës, pasi sipas tij, më pas fillon procesi antikor-rupsion. “Pra këtu janë dy punto. Puntoja e parë është shkarkimi i Metës nga Kuvendi që kërkon 2/3 dhe puntoja e dytë është Gjykata Kushtetuese, që prapë mbyllet me Metën. Opozita jashtëparla-mentare natyrisht që është me Metën, jo se e do Metën, por se fillon procesi antikorrupsion me shkarkimin e Metës, atëherë bë-jnë këto lloj lojërash banale. Janë dy aspekte të cilat shqetësojnë

    opozitën jashtëparlamentare dhe Metën, është shkarkimi i Metës në Kuvend dhe në Gjykatën Kus-htetuese”, tha Ngjela. Avokati deklaroi më tej se ndonëse mund të ketë pak deputetë të mazhorancës të cilët janë në krah të Metës, ai shtoi se sërish ata do votojnë pro shkarkimit sepse do iu kërkohet llogari nga ndërkombëtarët. “Nuk lëviz dot mazhoranca. Opozita reale në Parlament e mbështet shkarkimin e Metës. Janë rreth 90 për qind e tyre që duan shkarkimin

    e presidentit. Nuk ma merr mendja se janë më shumë se 6-7 deputetë të mazhorancës të cilët mund të lëvizin. Por dhe ata nuk mund të lëvizin dot se do ketë kërkesë nga ndërkombëtarët”, u shpreh Ngjela.

    DrejtësiaAvokati Spartak Ngjela ko-

    mentoi edhe nismën e kryeminis-trit Edi Rama, i cili kërkoi hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e ngelur në veting. Sipas avokatit, shefi i qeverisë nuk ka akses në veting, pasi drejtohet nga ONM.

    Ngjela e cilësoi si një insinuatë të krijuar nga vetë kryeministri Edi Rama. “Këto janë gjëra pa vlerë. Kryeministri nuk ka akses farë në veting, sepse atë e drejton Opera-cioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe aty nuk ka asnjë shqiptar. Janë insinuatë që krijon Rama për ti dhënë mundësi opozitës jashtëpar-lamentare të thotë që reformën në drejtësi e bën Rama. Ata janë bash-kë dhe kjo është një politikë që e kuptojnë dhe breshkat”, u shpreh avokat Spartak Ngjela.

    Këlliçi: Ja çfarë kërkojnë ndërkombëtarët nga opozita

    Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi komentoi ditën e djeshme krizën politike ne vend. Gjatë një interviste televizive, ai zbuloi kërkesën që ndërkombëtarët kanë për opozitën, ku theksoi se partnerët e SHBA-BE kërkojnë që PD-LSI të plotësojnë 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu. “Ka krizë të thellë politike në vend, për të cilën përgjegjësi ka edhe Partia Demokra-tike. Kemi edhe ne përgjegjësinë tonë, por kemi vullnetin për të gjetur zgjidhje. Nga ana tjetër, kemi social-istët që mohojnë të ketë krizë dhe të ketë probleme. Hiqen sikur kemi një vend të begatë dhe një opozitë destruktive. Ndërkombëtarët kanë kërkuar respektimin dhe qasjen konstruktive për plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut. Rama fajë-son këdo për mospranimin në BE, por faji bie fillimisht mbi qeverinë. Gjermania është violinë e parë në të gjitha politikat evropiane, por hapja e negociatave është vendim madhor që i përket të gjitha vendeve të BE-së”, tha Këlliçi.

    Tabaku: Qeveria ka fshehur 600 milionë euro borxh

    Ish-deputetja e Partisë Demokra-tike, Jorida Tabaku shpërtheu ditën e djeshme në sulme të forta në drejtim të qeverisë, duke e akuzuar se ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë euro borxh. Në një dalje për mediat, Tabaku u shpreh se kjo fshe-hje dëshmon manipulimin e qeverisë. “Edi Rama është kampion i vjedhjes së qytetarëve shqiptarë dhe rritjes së borxhit që secili prej nesh duhet të paguajë për vjedhjet e tij. Raporti i Kontrolli të Lartë të Shtetit tregon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë Euro borxh! Kjo do të thotë se çdo shqiptari do t’i duhet të paguajë 200 euro shtesë vetëm prej borxhit të fshehur të Edi Ramës. Fshehja e shifrës së borxhit është tregues jo vetëm i paaftësisë dhe pazotësisë, por kjo fshehje dëshmon manipulimin dhe kriminalizimin e qeverisë deri në pikën që shkatërron tërësisht të dhënat dhe besueshmërinë e publikut”, tha Tabaku.

    • Avokati Spartak Ngjela u shpreh se përçarja e grupit të Rudi-na Hajdarit është lojë e Ilir Metës dhe e PD

    • Avokati Spartak Ngjela u shpreh se opozita parlamentare ka

    mbështetjen e ndërkombëtarëve• Avokati Spartak Ngjela u

    shpreh se shumica e deputetëve të opozitës janë pro shkarkimit të Metës

    • Avokati Spartak Ngjela u shpreh se Edi Rama nuk ka akses

    në procesin e vetingut, sepse moni-torohet nga ONM që drejtohet nga ndërkombëtarët

    • Avokati Spartak Ngjela u shpreh se Rama dhe opozita janë bashkë kundër reformës në drejtësi

    JA MESAZHET E AVOKATIT

    “Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidentit të Republikës është një hap i madh përpara në luftën kundër korrupsionit. Rasti Meta, me anulimin e datës së zgjedhjeve, realisht ka qenë ndihma e madhe juridike që presidenti shqiptar donte t’iu jepte forcave antishtet të Partisë Demokratike. Liderët e Partisë Demokratike ish-in hedhur në sulm të dhunshëm për të shpërbërë shtetin

    shqiptar. Donin që ta dhunonin shtetit institucionalisht dhe në anarkinë e ardhur, të mund të shpëtonin veten dhe pronat e paligjshme, duke shkatërruar Shqipërinë. Ishte forca e politikës amerikane që i shkatërroi plotë-sisht. Por, a do të vijojë kjo politikë force amerikane, deri në përfundimin real të reformës antikorrupsion”, u shpreh dy ditë më parë avokati Spartak Ngjela.

    Shkarkimi i Metës, hapi i parë i goditjes së korrupsionitNGJELA:

  • GAZETA SOT4 E Enjte 17 Tetor 2019

    2,5,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Presidenti nuk ka të drejtë të anulojë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve sepse një kompetencë të tillë nuk ia njeh as Kushtetuta dhe as ligji. Pra, Presidenti anuloi zgjedhjet në mungesë të bazës kushtetuese dhe ligjore...

    PS nuk tërhiqet, Balla paralajmëron shkarkimin e Ilir Metës: Venecia u dha përgjigje 8 pyetjeve

    tona, presidenti ka shkelur Kushtetutën

    Kreu i grupit të PS: Presidenti anuloi zgjedhjet në mungesë të bazës kushtetuese dhe ligjore

    Hyseni dhe Felaj: Venecia ka faktuar se Meta ka shkelur Kushtetutën, komisioni hetimor vijon procedurat

    Dy deputetë të Partisë Socialistë kanë reaguar ditën e djeshme për opinionin e Komisionit të Vene-cias, duke rikujtuar edhe njëherë se Komisioni i Venecias e ka thënë hapur se presidenti e ka shkelur Kushtetutën duke u mohuar qytetarëve të drejtën të zgjedhin. Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni tha dje se Kodi Zgjedhor nuk parashikon të drejtën e presidentit të anulojë apo shtyjë zgjedhjet. “Ky ishte qëndrimi që argumentoi edhe mazhoranca që në fillim, sepse fryma e Kushtetutës nuk e lejonte Presidentin të ushtronte këto kompetenca. Nuk mund të bëj dot analizën e palës tjetër që në kushte dëshpëruese përpiqet të gjejë justifikime. Ne iu dre-

    jtuam për konsulencë Komisionit të Venecias me 8 pyetje dhe të teta pyetjet kanë marrë përgjigje”, tha Hyseni. Sipas tij, Venecia konfirmoi se Presidenti i Republikës nuk ka pasur kompetenca për të anu-luar dhe shtyrë zgjedhjet, madje është ndër rastet e rralla kur Venecia adreson edhe duke iu referuar neneve konkrete. “Zgjedhjet anulohen vetëm në raste të jashtëzakonshme sipas procedurave të për-caktuara me ligj dhe organi nuk është Presidenti as Kryeministri, por Kuvendi i Shqipërisë”, tha Hyseni. Ndërsa Ermonela Felaj, deputete e Partisë Socialiste, deklaroi se Komisioni i Venecias ka thënë që Presi-denti ka ushtruar një kompetencë, për të cilën nuk

    ka një nen në Kushtetutë. “Komisioni i Venecias ka thënë që Presidenti ka ushtruar një kompetencë për të cilën nuk ka një nen në Kushtetutë. Duke vepruar pa bazë ligjore, ka bërë diçka të kundraligjshme. Rruga që duhet të kishte ndjekur është e përshkruar në Kushtetutë, por nuk zgjodhi këtë rrugë dhe veproi jashtë Kushtetutës. Komisioni i Venecias vuri në pah diçka shumë të rëndësishme: që bojkoti i asnjë par-tie nuk mund të pengojë të drejtën e shtetasve për të zgjedhur”, ka deklaruar dje për mediat deputetja Felaj. Hyseni theksoi se Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka shkelur Kushtetutën dhe komisioni hetimor do të vijojë me hapat e nevojshëm duke

    dorëzuar në Kuvend një raport përfundimtar, pastaj është Kuvendi që vendos. Sa i përket çeljes së negociatave, Hyseni tha se skepticizmi i atyre shumë pak vendeve nuk ka të bëjë pothuajse fare me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por ka të bëjë me probleme të brendshme të vetë BE-së, me këndvështrime lidhur me mënyrën se si duhet të eci para BE. Ndërsa Felaj për këtë çështje tha se vende të rëndësishme në BE kanë konsiderata të ndryshme në raport me Bashkimin Europian dhe për këtë arsye, sipas saj, jo vetëm hyrja në BE, por edhe dalja nga aty është po aq e vështirë, siç e tregon rasti i Britanisë së Madhe.

    Arbjona ÇIBUKU

    Partia Socialiste duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Edhe pse Presidenca dhe opozita kanë deklaruar se nuk ka asnjë shkel-je të Kushtetutës dhe vlerësuar Venecian, për socialistët Komisioni faktoi shkeljen e Kushtetutës. Ashtu siç gazeta e tha pak ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi dje se Komisioni Hetimor do të ba-zohet vetëm tek përgjigjet për tetë pyetjet që i drejtoi Venecias. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla deklaroi se thelbi i opinionit përfundimtar të Komi-sionit të Venecias është se dekreti i presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, u bë në mungesë të bazës ligjore dhe se presidenti nuk ka të drejtë të anulojë zgjedhjet. “Nga opozita po thonë se opinioni përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe eksper-tizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe Presidentit të Republikës se vlerësi-mi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesës së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti nuk ka të dre-jtë të anulojë dekretin e datës së zg-jedhjeve, pasi nuk ja njeh as ligji e as Kushtetua. Ky ka qenë thelbi i refer-imit në seancën plenare. Anulimi i zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore, pasi e drejtat e zgjedh-jes nuk mund të kufizohet përveçse me ligj. Presidenti ka cenuar të dre-jtën e qytetarëve për të zgjedhur”, ka deklaruar Balla. Sipas Ballës, opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias shpërben si një udhër-rëfyes për demokracinë. Balla rish-prehu edhe një herë vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias, një institucion i gjithëpranuar për ekspertizën e lartë. “Së dyti dua t’i rikujtoj edhe Presidentit, edhe ku-jtdo tjetër në Shqipëri, që opinionet e Komisionit Venecias, jepen mbi bazën e pyetjeve të palës kërkuese,

    në rastin në fjalë të Kuvendit të Shqipërisë. Praktikë e konsoliduar që Kuvendi e ka ndjekur edhe në të shkuarën, edhe kur kryetar i Kuvendit ishte Ilir Meta, kujtoj ligje të paketës së Reformës në Drejtësi dhe se vlerësimi i Kuvendit për ek-spertizën e Komisionit të Venecias ka mbetur pandryshueshmërish pozitive”, theksoi Balla.

    Opinioni i VeneciasBalla e bëri të qartë se raporti

    i Komisionit të Venecias do balla-faqohet me 8 pyetjet që Kuvendi ka drejtuar dhe ai bëri madje një rezyme të tyre. Pra, edhe pse Vene-cia shprehet se mund të mos kemi shkarkim, Kuvendit nuk i intere-son ky opinion, pasi i interesojnë përgjigjet për 8 pyetjet. Aty kër-

    Flamur Noka: Hakmarrje e Ramës ndaj Klevis Balliut

    Ish-deputeti Flamur Noka ka sul-muar ditën e djeshme kryeministrin Edi Rama duke thënë se ky i fundit po hakmerret ndaj Klevis Balliut dhe banorëve protestues së Unazës së Re. Noka ka qenë bashkë me banorët e Unazës së Re dhe përfaqësues të tjerë të opozitës para Gjykatës së Tiranës ku dje u dha vendimi për lirimin e 10 protestuesve të arrestuar. “Saga e persekutimit nga ana e qeverisë vazhdon. Fakti që sot jemi të gjithë para gjykatës në pritje të së drejtës së këtyre banorëve tregojnë se hak-marrja e kësaj qeverie dhe Edi Ramës ndaj Klevis Balliut dhe banorëve që i hoqën një aferë korruptive nga duart vazhdon. Me sa duket nuk ka të nda-lur kjo hakmarrje. Banorët e Unazës së Re dhe deputeti Balliu përndiqen nga ana tjetër, nuk ka asnjë para drejtësisë nga ata që organizuan këtë megavjedhje dhe këtë megaskandal”, u shpreh Noka. Ndër të tjera ish-de-puteti deklaroi se opozita nuk do të ndalet për këtë kauzë, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë shtoi ai.

    Lulzim Basha takohet me kryeministrin Conte

    Kreu i Partisë Demokratike është takuar ditën e djeshme me kryem-inistrin e Italisë, Giuseppe Conte. Pas takimit me Conten, Basha ka deklaruar se sipas tij vendi gjendet në një izolim dhe se tani është momenti për ndryshim. Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka shkruar se i kishte shprehur mirënjohje Contes për kontributin që Italia i ka dhënë vendit tonë sa i takon luftës kundër krimit. “Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim”, ka theksuar Basha. Ai vijoi duke thënë se ka falënderuar kryeministrin italian për kontributin që ka dhënë vendi i tij për të ndihmuar Shqipërinë.“Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falënderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë veçanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë”, shkruan Basha.

    kohet të dihet nëse Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe jo nëse duhet shkarkuar. “Kushtetuta thotë se Presidenti nuk ushtron dot kompetenca që nuk i janë dhënë shprehimisht me Kushtetutë dhe Ligj. Është pikërisht kjo përmba-jtja e nenit 94 të Kushtetutës, nen që është shkelur nga Presidenti. Këtë analizë Komisioni i Venecias e trajton në paragrafin 45 e vijues të opinionit”, tha Balla. Kreu i grupit

    parlamentar tha po ashtu se anuli-mi i zgjedhjeve nëpërmjet anulimit të dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve nuk mund të bëhet pa bazë ligjore. “Sepse e drejta e nje-riut siç është e drejta e zgjedhjes, nuk mund të kufizohet përveçse me ligj dhe çdo ndërhyrje në këtë të drejtë duhet të jetë në proporcion me qëllimin që synohet të arrihet. Kjo jepet qartë në paragrafin 46 të opinionit”, tha ai.

    Kuvendi i dërgoi 8 pyetje Komisionit të Venecias, për t’i marrë një opinion për presidentin Meta, nëse ky i fundit ka shkelur apo jo Kushtetutën. “A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese”, ishte një nga pyetjet,

    deklaroi Balla. Ndërkohë që është pyetur edhe nëse kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë e tij për të vendo-sur ushtrimin e sovranitetit te popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij.

    PYETJET DËRGUAR KOMISIONIT TË VENECIAS

    “Kushtetuta thotë se presidenti nuk ushtron dot kompetenca që nuk i janë dhënë shprehimisht me Kushtetutë dhe Ligj. Është pikërisht kjo përmbajtja e nenit 94 të Kushtetutës, nen që është shkelur nga Presidenti. Këtë ana-lizë Komisioni i Venecias e tra-jton në paragrafin 45 e vijues të opinionit. Presidenti e ka cenuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur. Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se anulimi i zgjedhjeve në mungesë të një dispozite kushtetuese apo ligjore e bën ndërhyrjen në të drejtën e zg-jedhjes jo proporcionale. Zgjedhjet mund të anulohen vetëm në situata emergjente, por edhe në këtë rast duhet vepruar në përputhje me Kushtetutën, Ligjin ose zgjidhje ligjore ad-hoc”, tha Venecia.

    PËRGJIGJA E OPINIONIT TË VENECIAS

  • 2,5,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 17 Tetor 2019 5

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ilir Meta zgjedh anëtar të Kushtetueses Besnik Muçin, por prokurori rrezikon shkarkimin, dyshime për lidhje me 2 persona të inkriminuar

    Prokurori jep shpjegime për personat e inkriminuar

    KPK konfirmon në detyrë ish- kryeprokurorin Besim Hajdarmataj, por referohet për procedim disiplinor

    Ish- kryeprokurori Besim Hajdarmataj konfirmohet në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por, “ngërçet” që u relatuan se-ancën e shkuar, tek kriteri i aftësive profesion-ale, nuk u lanë pa përmendur. Lidhur me këtë, Komisioni vendosi dje transferimin e një dosje hetimore të vjetër, pranë organit kompetent për respektimin e shkaqeve që mund të bëjnë shkelje disiplinore. Prokurori Hajdarmataj, u hetua në të tri kriteret e rivlerësimit, pasurisë, figurës dhe aftësive personale. KPK, relatoi se

    në llogari të prokurorit, ishin dy shuma parash prej 6 mijë eurosh dhe 4 mijë paundësh të dër-guara nga i vëllai me banim në Angli. Lidhur me këtë, Komisioni konstatoi se vëllai i subjektit, figuron me punësim të ligjshëm në Angli, duke i quajtur dhuratat të justifikuara. Gjithashtu, Komisioni, deklaroi se prokurori Besim Hajdar-mataj, ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, në përputhje me ligjin. Për kriterin e figurës, DSIK dorëzoi pranë Komisionit raportin, ku konstatuan se subjekti i rivlerësimit, është

    i përshtatshëm për të vazhduar detyrën. Pas verifikimeve më të thella të KPK, u konstatua se prokurori nuk ka kontakte me persona të papër-shtatshëm. Por, KPK, shton se pranë Organizatës Ndërkombëtare të Monitorimit, kanë ardhur tre denoncime mbi subjektin, të cilët, pretendojnë se Hajdamataj ka lidhje me M.L., V.H., me persona të skeduar për trafik të lëndëve narkotike. Po ashtu, në denoncimet e bëra, është pretenduar se prokurori Hajdarmataj pushonte e transfer-onte çështjen nga Krimet e Rënda tek Proku-

    roria e Rrethit kundrejt pagesave. Për çështjen “Babale”, prokurori është marrë nën hetim për shpërdorim detyre, gjithashtu, është pretenduar se ka pasuri të fshehta. Por nga hetimi i kryer nga KPK, këto denoncime kanë rezultuar jo të vërteta, edhe personat e konsideruar si persona të rrezikshëm, kanë rezultuar se nuk kanë qenë të proceduar dhe dënuar ndonjëherë. Prokurori Hajdarmataj, i është shtuar listës së aplikimeve për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) më 6 mars.

    Ornela ÇELPICA

    Presidenti Ilir Meta ka ven-dosur të emërojë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, prokurorin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Muçin. Pas listës me katër emra të dërguar nga KED, presidenti zgjodhi emrin e Besnik Muçit, i cili është i treti në renditje, me 81.928 pikë. Sipër tij, ishin Elsa Toska dhe Arta Vorpsi. Por, presidenti vendosi të zgjedhë emrin e Muçit, duke bërë që të rriten dyshimet, sa i takon funk-sionimit të Kushtetueses. Besnik Muçi kaloi shkallën e parë të vetin-gut, Komisioneri Publik, kërkoi shkarkimin e tij në Apel. Pyetja që shtrohet është: A e zgjodhi Meta qëllimisht Muçin, duke shpresuar te shkarkimi i tij? Nëse prokurori shkarkohet, Kushtetuesja mbetet me 4 anëtarë dhe praktikisht nuk mund të merret një vendim. “Duke vlerësuar shumë të rëndësishëm rolin dhe rëndësinë që ka Gjykata Kushtetuese në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, Presidenti i Re-publikës ka vendosur që të shprehet pa vonesë për emërimin e kandidatit të përzgjedhur prej tij, në mënyrë që kjo vendimmarrje të pasohet me një vendimmarrje të Kuvendit të Shqipërisë në zgjedhjen e anëtarit tjetër të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shpejt funksionale, e aftë për të marrë vendime dhe për t’u dhënë zgjidhje kushtetuese një sërë çështjeve që shqetësojnë të gjithë jetën shoqërore në vend”, tha Meta në relacionin e tij.

    Muçi para KPAPor teksa Meta e zgjodhi

    gjykatës, Besnik Muçi rrezikon shkarkimin. Ai dje ishte para trupës së Kolegjit të Apelimit, pasi Komi-sioneri Publik kërkon shkarkimin. Në seancën e mëparshme Komi-sioneri depozitoi dy dokumente të DSIK, ku pretendohej për lidhje me krimin nga Muçi. Dje u mor vendimi që të deklasifikoheshin dokumentet dhe DSIK pretendon se Muçi ka pasur kontakte me dy individë nën hetim. Muçi ka fir-mosur kontrata me ta. Lidhur me këtë, Komisioneri Publik deklaroi se ky informacion, bazuar edhe në marrëdhëniet e pranuara nga vetë

    prokurori, për një interes kontrak-tual pasuror mes tij dhe personit, të proceduar penalisht, mund të shërbejë si rrethanë dhe argument, se Besnik Muçi, mund të vihet lehtë-sisht nën presionin e strukturave kriminale. Menjëherë pas fjalës së Komisionerit, prokurori kërkoi që këto të mos merren si provë, sepse sipas tij, me personat në fjalë, ka vetëm marrëdhënie kontraktuale

    Halimi vlerëson emërimin e Muçit

    Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ka përshëndetur dekretimin e Besnik Muçit si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Halimi, pak orë pas emërimit të Muçit, nga presidenti Ilir Meta, shkruajti në profilin e tij në Facebook, se i gjyqtar i tij është një lajm i mirë për drejtësinë. “Prokurori Muçi nga sot është anëtari i parë i Gjykatës Kus-htetuese, që emërohet pas ndrys-himeve Kushtetuese të 22 korrikut 2016. Ai e ka arritur vetë gjithçka në jetë. Vjen nga një familje e thjeshtë në periferi të Pogradecit, asnjëherë e përfshirë në aktivitete politike. Ndoqi studimet në Tiranë e pastaj Shkollën e Magjistraturës. Arsimim mbresëlënës me meritën e vet”, shkruan Halimi. Ish-ministri, shtoi më tej se Muçi, në detyrën e tij si prokuror në Krimet e Rënda, nuk ka dështuar në asnjë proces, duke përballuar presionet, e duke bërë një jetë të thjeshtë në Tiranë.

    Më 24 tetor vendimi përfundimtar

    për Artur MalajnKolegji i Posaçëm i Apelimit,

    dëgjoi dje parashtrimet përfun-dimtare të palëve, ndaj gjyqtarit Artur Malaj. Komisioneri Pub-lik, seancën e djeshme kërkoi sërish shkarkimin e subjektit të rivlerësimit, duke pretenduar se gjyqtari ka pamjaftueshmëri në deklarimin e pasurive, mungesë burimesh të ligjshme dhe përpjek-je për fshehje të pasurisë. Malaj, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KPK u shpreh se KPA, ka tejkaluar ankimimin dhe se ai nuk mund të procedohej nga ana disiplinore pasi ishte anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Apelimi ndaj gjyqtarit, erdhi nga Komisioneri Publik, me kërkesë të ONM-së. Sipas vëzhguesit ndërkombëtar, vendimi i KPK, është i pajusti-fikueshëm. Sipas Komisionerit, Malaj nuk ka burime të ligjshme për pasurinë e krijuar në një shumë prej 1.7 milionë lekë, ndër-sa janë depozituar edhe prova të reja, që Malaj kërkoi të mos merren parasysh. Vendimi për të, do të jepet me 24 tetor.

    Presidenti Ilir Meta, pas shqyr-timit të listës nga KED, vendosi zgjedhjen e Besnik Muçit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke argu-mentuar se bëri këtë zgjedhje për shkak të përvojës që ka prokurori. “Z. Muçi ka një eksperiencë pune prej më shumë se 20 vitesh, si Prokuror, Avokat dhe Lektor i së Drejtës. Ai ka

    një veprimtari profesionale si proku-ror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Drejtor i Drejtorisë kundër Krimit Financiar, në Departamentin e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Poli-cisë së Shtetit”, u shpreh Meta.

    ARGUMENTET E METËS PËR ZGJEDHJEN E MUÇIT

    dhe asgjë më shumë. Muçi tregon se njëri prej tyre është pronari i apar-tamentit që Muçi ka blerë, që është proceduar penalisht për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa, shtetasi i dytë, pronari i makinës që ka blerë, ka qenë i proceduar penalisht për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Gjithash-tu, subjekti i rivlerësimit, i dorëzoi trupës gjykuese prova, që faktojnë burimin e krijimit të parave që i kishte dhënë vëllai i tij, borxh. Sipas prokurorit, këto dokumente i ka dorëzuar gjatë hetimit nga KPK, por ishin të panoterizuara. Lidhur me këtë, trupi gjykues u shpreh se do të shprehet në një moment të dytë, pasi të kontrollohet nëse provat e dorëzuara sot janë të reja, apo ato që ka dorëzuar më parë.

    Ankimimi i Komisionerit PublikKomisioni i Pavarur i Kual-

    ifikimin e konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Kri-meve të Rënda. Muçi u hetua në të tre kriteret e rivlerësimit dhe gjatë relatimit, u konstatua se subjekti i rivlerësimit ka bërë deklarim të saktë të pasurisë, por ai rrezikoi të penalizohej nga kriteri profe-sional, për shkak të pushimit të hetimeve për një grup që akuzohej për vrasjen e një biznesmeni dhe zhvatjen e pasurisë nga e veja e këtij të fundit. KPK thotë se disa vendime hetimore nuk ishin kryer, ndërsa vlerësoi se megjithatë edhe në këtë rast Muçi arrinte “nivelin minimal”. Disa muaj më vonë, Komisioneri Publik apeloi vendi-min e KPK-së, me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë.

    1. Arta Vorpsi 89.642 pikë2. Elsa Toska 85.428 pikë3. Besnik Muçi 81.928 pikë4. Regleta Panajoti 80.285 pikë

    JA LISTA E KANDIDATËVE

    QË I SHKOI METËS

  • GAZETA SOT6 E Enjte 17 Tetor 2019

    2,5,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Brenda vitit nisin goditjet në radhët e të ngelurve në veting, zbardhet grupi i punës në

    PS që do hartojë ligjin special, panik në drejtësi

    Ja 3 deputetet që do bëjnë gati ndryshimet ligjore

    Lufta ndaj të korruptuarve, nis puna për kapitullin 23, mblidhet grupi ndërinstitucional për afrimin e ligjeve me BE

    Nis puna për të hapur kapitujt që do godasin korrupsionin. Ditën e djeshme u zhvillua një takim në Ministrinë e Drejtësisë, ku fokusi ishte përafrimi i legjislacionit shqiptar në tre fusha kryesore me atë të Bashkimit Europian. Zv/ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka, informoi dje mbi mbledhjen e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Europian për Kapitullin 23, me fokus në çështjet e gjyqësorit dhe të dre-jtave të njeriut. “38 institucionet shtetërore dhe të pavarura, të cilat janë bashkëpërgjegjëse në

    analizën e 126 akteve ligjore të BE dhe shqyr-timin analitik të legjislacionit shqiptar, me qëllim identifikimin e boshllëqeve ligjore, ndanë ecurinë e deritanishme të punës me njëri-tjetrin dhe me përfaqësues të partnerëve tanë ndërkombëtarë si EURALIUS e GIZ dhe ekspertët e nivelit të lartë që po asistojnë procesin”, deklaroi dje Caka. Ndërkohë grupi i punës sipas Cakas diskutoi edhe mbi përgatitjen për takimin e ardhshëm bilateral midis përfaqësuesve të Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e shtetit

    shqiptar do të duhet të prezantojnë kuadrin ligjor kombëtar, nivelin e përafrimit të tij me legjisla-cionin europian, si edhe kapacitet institucionale për zbatimin e këtij legjislacioni. Pas përfundimit të procesit paraprak grupet e punës në bash-këpunim me ekspertët e GIZ dhe EURALIUS dhe Grupin e Ekspertëve Këshillues pranë BE, kanë finalizuar disa akte. Ndërkohë pritet që disa të tjera do te konsolidohen dhe rishikohen përfundimisht nga ekspertët dhe stafi i Ministrisë së Drejtësisë. “Si liderë e procesit për kapitullin

    23 dhe Kriterin Politik, Ministria e Drejtësisë i jep mjaft rëndësi përforcimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional në mënyrë për të garantuar cilësi në përmbajtje edhe në respektim të afateve ligjore. Së bashku me zv. ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Dedja theksuam gjithashtu edhe rëndësinë e pjesëmarrjes dhe përfshirjes së shoqërisë civile në gjithë procesin e përafrimit të legjislacionit për sa i përket gjyqësorit, anti-ko-rrupsionit dhe të drejtave të njeriut”, u shpreh zëvendës ministrja.

    Kliti TOPALLI

    Mazhoranca ka nisur zyrtarisht punë për të hartuar një ligj special, ose për të bërë ndrys-hime në ligjet aktuale me qëllim he-timin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ngelur në veting. Kryeministri Rama deklaroi në sallën e Parla-mentit, të mërkurën e javës së parë, se duhet të ketë hetime për ata që kanë pasur probleme me pasurinë, si dhe për ata gjyqtarë e prokurorë që e dinë se do të ngelin dhe abuzo-jnë me vendimet. Gazeta ka mësuar se është ngritur një grup me 3 depu-tete, të cilave u është lënë detyra të bëjnë gati draftin. Mësohet se grupi drejtohet nga Klotilda Bushka, si ju-riste dhe ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, ndërsa pjesë janë Eglantina Gjermeni dhe Ogerta Manastirliu, të cilat do shohin dhe aspektin e ndikimit social nga ky draft. Puna ka nisur dhe plani është që brenda muajit nëntor propozimet të jenë gati. Sipas informacioneve, deputetët janë duke shqyrtuar mundësitë, që nga hartimi i një ligji të ri e deri te ndërhyrja në ligjin e vetingut. E sigurt është se do har-tohet një dispozitë, e cila detyron prokurorinë që të nisë menjëherë hetimet për këdo gjyqtar e proku-ror që ngel në veting për shkak të shkeljeve. Absurdi deri më tani është se prokuroria ka nisur hetime vetëm për ata gjyqtarë e prokurorë që kanë rezultuar të lidhur me krimin, por për asnjë prej atyre që kanë fshehur pasurinë. Admir Thanza kishte gënjyer në formular-in e dekriminalizimit dhe rezultonte i dënuar, por u hetua nga prokuroria dhe përfundoi në gjykatë. Ndërkohë kemi shumë gjyqtarë e prokurorë që kanë kryer shumë shkelje. Që nga fshehja e pasurisë, pastrimi i parave, evazioni fiskal, falsifikimi i formu-larëve, te falsifikimi i dokumenteve dhe vepra të tjera. Por në asnjë rast nuk ka pasur kallëzim penal qoftë nga komisionet e vetingut, qoftë nga ILDKP. Ndërkohë nuk ka nisur as hetimi kryesisht nga prokuroria. Por duke qenë se Bundestagu gjer-man ka kërkuar që të hetohen të ngelurit në veting, PS ka vendosur ta bëjë me detyrim këtë gjë. Në ligj do parashikohet që në momentin që një gjyqtar dhe prokuror shkarkohet

    dhe rezulton me shkelje, atëherë prokuroria nis menjëherë procedi-min penal ndaj tij.

    Dilemat Gazeta ka mësuar se ligji i so-

    cialistëve mund të mos pritet mirë nga opozita e re dhe nga shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tyre, problemi është se nëse ndodh që një person shkarkohet, por prokuroria e nxjerr atë të pa-fajshëm, atëherë çfarë ndodh? Grupi i deputeteve është duke shqyrtuar të gjitha mundësitë që të mos ketë për-plasje mes ligjeve dhe institucion-eve. Mazhoranca ky dy synime: Të hetohen emrat e ngelur në veting, si dhe ata gjyqtarë e prokurorë që kanë probleme me pasurinë, por që s’kanë dalë para KPK. Për të ngelurit në veting situata është më e thjeshtë, pasi te dispozitat transi-tore mund të vendoset përcaktimi që kushdo ka kryer vepër penale

    Voda: 80 viktima për prostitucion, lypje

    dhe situate rrugePër periudhën janar-shtator të

    këtij viti Policia e Shtetit ka konstat-uar 80 raste të trafikimit të qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt ven-deve të BE. Këto shifra janë bërë publike ditën e djeshme nga zv.min-istrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila teksa raportoi në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare, theksoi, se trafikantët e qenieve njerë-zore kanë lidhje edhe me trafikimin e lëndëve narkotike. Rajonet më të rrezikuara janë Durrësi, Vlora dhe Kukësi. Ndërkohë, zonja Voda foli edhe për masat ligjore për vitin 2018-2019. “Ato janë një sfidë edhe për vetë zyrën e koordinatorit kombëtar, por edhe për institucionet e përfshira në këtë çështje, sepse gjendemi përpara ligjeve të reja të miratuara në kuadër të reformës në drejtësi, ligje të cilat kërkojnë një implementim shumë të mirë dhe patjetër edhe profesionistë me njohuri të plota për t’i zbatuar ato. Një risi është ngritja për herë të parë (sipas modelit amerikan) i një Bordi Këshillimor”, deklaroi Voda.

    Paloka: Shpresoj që gjyqtarët të mos

    shantazhohen me telefonataNënkryetari i Partisë Demokra-

    tike, Edi Paloka së bashku me ish-de-putetë të tjerë demokratë ishin dje në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku u dha masa e sigurisë për Klevis Bal-liun dhe 9 banorë të tjerë të Unazës, të cilët u arrestuan pas protestës së ditës së dielë. Paloka tha se ai shpre-son që gjyqtarët të mos ndihen nën presion në dhënien e vendimit dhe se banorët e Unazës iu kanë treguar shqiptarëve se me reagimin e tyre po mbështesin një kauzë të drejtë. “Në vend që në burg të ishte Dami-an Gjiknuri, Saimir Tahiri, dënohet opozita. Ky shtet ka marrë fund me gjithçka, nesër të gjithë shqiptarët mund të gjenden përpara prangave, me këtë regjim të Edi Ramës. Uroj që gjyqtarët të mos marrin urdhra nga Edi Rama, uroj që të kenë dinjitetin për të dhënë drejtësi, këta njerëz jo vetëm që duhet të lirohen, po t’u kërkohet falje dhe të dëmshpërble-hen”, deklaroi nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

    ndiqet penalisht, njësoj si me lig-jin e dekriminalizimit. Ndërsa sa i takon hetimit të emrave që janë në detyrë, shihet me shqetësim nga deputetët, pasi ka nevojë për shumë ndryshime. Duke qenë se që të gjithë deklarojnë pasuritë çdo vit dhe po ashtu kanë bërë deklarimin në veting, mund të bëhet një “vet-

    ing paralel”. Mbetet të shihet nëse kjo do bëhet nga prokuroria, nga ndonjë komision tjetër apo organet vetingut. Por e sigurt është se shumë shpejt PS do dalë me një paketë ndryshimesh për të ndëshkuar të ngelurit në veting dhe për të hetuar ata që nuk kanë hyrë në veting, por kanë probleme.

    Në seancën parlamentare të javës që lamë pas, kryem-inistri Rama kërkoi që të nisë hetimi ndaj të ngelurve në veting. “Shembja e pushtetit të K-Ç-K-së dhe nga ana tjetër, vendosmëria e transformuar në një ligj special kundër të gjithë atyre që janë me precedentë kriminalë, që janë të përfshirë në aktivitete me krimin e organizuar, që bëjnë të fortin, jo për t’u zgjedhur, por për të zgjedhur çfarë duan ata, duhet të jenë imperativa të këtij Parlamenti. O sot, o kurrë! Shumë shpejt do të sjell këtu ligjet për këtë punë,

    sepse nuk ka rrugë tjetër. Kush e ka rrugën tjetër, nëse ka një rrugë më të butë, me kushtin që të mos më thotë është proces dhe me kushtin që të mos më tregojë të drejtat e njeriut për njerëz që nuk meritojnë jo emrin njeri, por nuk meritojnë krahasimin me asnjë kafshë, atëherë jam shumë dakord ta dëgjoj. Përndryshe është një moment historik dhe deri sa të përfundojë procesi i vetting-ut, shteti nuk mund të jetë në mbrojte, as në tërheqje, as në gjunjë për-para këtyre të K-Ç-K-së”, tha kryeministri Rama.

    JA KËRKESA E KRYEMINISTRIT

    Pak ditë më parë Bundestagu gjerman vendosi 9 kushte ndaj Shqipërisë për hapjen e negociat-ave. Deputetët gjermanë i kërko-jnë Shqipërisë, ndjekje penale të gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e vetingut. Kjo mbetet e papar-ashikueshme në terma kohorë, pasi do të jetë SPAK që do të hetojë dhe procedojë mëkatarët

    e drejtësisë që mbetën në rrjetën e vetingut. Deri më tani për asnjë nga gjyqtarët dhe prokurorët që s’kaluan vetingut nuk është hapur një procedim penal. Të vetmit që janë hetuar janë ata që kanë pasur probleme me dekriminalizimin, pasi sa i takon pasurive, edhe pse kanë kryer fshehje, pastrim par-ash dhe falsifikim dokumentesh, askush nuk është hetuar.

    GJERMANIA KËRKON HETIME

  • GAZETA SOT E Enjte 17 Tetor 2019 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Revista amerikane “Mother Jones”, pak kohë më parë deklaroi se PD ka pasur lidhje me rusët sa i takon lobimeve në SHBA. “Një vit më parë, një firmë skoceze e quajtur Biniatta Trade, e cila u formua nga dy kompani me bazë në Belize, pagoi një lobist republikan dhe ish-ndihmës i fushatës Trump, me emrin Nick Muzin për të punuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë. Në atë kohë, ishin duke u

    zhvilluar zgjedhje parlamentare, ishte dhe PD e krahut të djathtë po sfidon-te një qeveri të drejtuar nga Partia Socialiste. Kjo qeveri u drejtonte nga kryeministri Edi Rama, i cili drejtonte Shqipërinë drejt Bashkimit Europian dhe paralajmëronte për rritjen e ndi-kimit rus në Ballkan. “Rastësisht -ose jo- dy kompanitë shell Belizeane nën drejtimin e Biniatta Trade ishin të dy të lidhur me firmat e kontrolluara nga rusët”, thuhej në artikull.

    PD lidhje me rusët

    Prokuroria ka marrë në dorë dokumentet dhe nga KQZ dhe aty rezulton se PD ka deklaruar rreth 100 mijë euro shpenzime lobimi për disa kompani të tjera. Më konk-retisht ka deklaruar: Konsulenca “Barnes & Thornburg LLP”, 6,385,000 lekë; Konsulenca “Barnes & Thornburg LLP”, 6,200,000 lekë; Konsulenca “Clearpath Strategies” 1,820,109 lekë dhe Konsulenca “Murphy Vogel ASKEW”, 1,534,000 lekë. Pra në total 15.939.109 lekë. Por në KQZ, PD nuk ka deklaruar asnjë pagesë për “Muzin Capitol” dhe

    asnjë kontratë me “Biniatta Trade LP”. Situata është kjo, në Departamentin Amerikan të Drejtësisë figuron që Partia Demokratike Shqiptare ka paguar ndaj Nicolas Muzin plot 525 mijë dollarë, të cilat nuk janë përcaktuar në kontratë. Këto dokumente janë në dorë të prokurorisë. Po ashtu, në SHBA figuron që në emër të PD është bërë dhe një pagesë me vlerë prej 150 mijë dollarësh nga “Biniatta Trade LP”. Kjo pagesë nuk është deklaruar në KQZ dhe nuk figuron që PD të ketë një kontratë me këtë firmë.

    JA DEKLARIMET E PD NË KQZ

    Jorida Tabaku: KLSH zbuloi se qeveria ka manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, po rrezikohet ekonomia

    Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar dje qeverinë se ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 600 milionë Euro borxh. Duke iu referuar raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Tabaku theksoi se llogaritja e saktë e borxhit publik, sipas standardeve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, do të ishte 81%. “Fshehja e shifrës së borx-hit është tregues jo vetëm i paaftësisë dhe pazotësisë, por kjo fshehje dëshmon manip-

    ulimin dhe kriminalizimin e qeverisë deri në pikën që shkatërron tërësisht të dhënat dhe besueshmërinë e publikut. Qeveria ka vazh-duar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në 67.2%”, tha ajo. Në fjalën e saj Tabaku ka sulmuar kryeministrin e vendit Edi Rama, duke e akuzuar se vjedh duke rritur buxhetin dhe në këtë mënyrë merr para nga qytetarët. “E vërteta është se borxhi publik është 71.6% dhe ky sërish nuk është borxhi

    real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standardeve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81%. Por cilat janë borxhet që i janë fshehur shqiptarëve? Detyrimet për investime, vendime gjyqësore etj janë rreth 173 milionë euro”, ka deklaruar ajo. Sipas Tabakut detyrimet për rimbursimin e TVSH janë rreth 169 milionë euro, ndërsa borxhe për tatim fitim

    ndaj biznesit 124 milionë euro. “Totali i borxhit të paraportuar, të fshehur nga qeveria e Edi Ramës vetëm gjatë vitit të kaluar, është 600 milionë euro. Ky manipulim i të dhënave, kjo fshehje e borxhit real dhe detyrimeve është një vepër e rëndë pasi e ka vendosur buxhetin në një rrezik të paprecedentë”, ka deklaruar ndër të tjera ish-deputetja. Duke sqaruar këtë skemë ajo hedh fajin tek kryeministri Rama, teksa shton se ky i fundit ka shkatërruar çdo institucion dhe ka përçudnuar Kushtetutën e vendit.

    Kliti TOPALLI

    Kreu demokrat Lulzim Basha duket se ka mbetur peng i amerikanëve. Lobimet në SHBA përmes rusëve kanë tensionuar shumë marrëdhëniet e tij me SHBA dhe zhvillimet e ditëve të fundit tregojnë se ai është në dorë të Uashing-tonit. Prokuroria ka nisur hetimet ndaj tij për fshehje të financimeve, por afatet janë shtyrë me 3 muaj, pasi prokuroria është në pritje të letër-porosive. Por gazeta ka mësuar se hetimi po mbahet “peng” nga autoritet amerikane, të cilat nuk kanë sjellë të gjitha dokumentet e kërkuara. Fillimisht mbërritën në Tiranë të gjitha kontratat e firmosua mes kreut demokrat dhe kompanisë lobuese. Por prokuroria ka kërkuar dhe një dëshmi të dhënë nga Nikolas Muzin, personi që kontraktoi Bashën për të lobuar në SHBA. Ky i fundit u vendos nën hetim në SHBA dhe u mor në pyetje nga autoritetet amerikane. Por dëshmia e dhënë para hetuesve nuk ka mbërritur në Tiranë. Aty ai jep versionin e tij mbi marrëveshjen me Bashën. Autoritetet amerikane nuk e kanë sjellë dhe duket se Basha është në dorë të tyre. Nëse vjen ajo dëshmi, prokuroria mund të sigurojë prova të forta kundër kreut demokrat. Pra fati i liderit të PD varet nga Uashingtoni.

    Dosja e SHBANë letër-porosinë që prokuroria

    dërgoi fillimisht në SHBA, ishin shkru-ar një sërë pyetjesh, ku së pari kërkohej të dihej nëse ka pasur marrëveshje mes PD dhe kompanive “Biniatta Trade LP” e "Muzin Capitol Partners". Në përgjigje të SHBA, është konfirmuar që ka pasur një marrëveshje të tyre. Më pas është kërkuar të dihet shuma që Muzin ka deklaruar si të ardhura nga pakti me demokratët. Në përgjigje Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka vënë në dis-pozicion të gjitha kontratat. Një pjesë e madhe e tyre dihen, por prokuroria i kërkoi ato në mënyrë zyrtare dhe ato janë të vulosura në mënyrë që të shërbejnë si prova nëse çështja shkon në gjykatë. Në dosje janë të gjitha kon-trata që janë firmosur nga Basha me “Biniatta Trade LP” dhe "Muzin Capitol Partners" për vitin 2017, shoqëruar me vlerat përkatëse dhe me detyrat që PD kishte ngarkuar ndaj kontraktuesve. Po ashtu prokuroria ka marrë një fashikull, ku tregohet se si krejt papri-tur “Muzin Capitol Partners”, ndryshoi bilancet e saj në Departamentin Amer-

    Zbardhen detajet për hetimet ndaj kreut demokrat

    Rekomandimet, KQZ pret delegacionin e ODIHRKryetari i KQZ-së, Klement

    Zguri dhe nënkryetari Denar Biba pritën dje delegacionin e ODIHR, ku të pranishëm ishin, Alexey Gromov, Oleksii Lychovakh dhe koordinatori i projektit, Raul Muresan. Takimi është zhvilluar në kuadër të prak-tikës së ndjekur nga ODIHR mbi paraqitjen e raporteve, pas vëzhgimit të zgjedhjeve dhe prezantimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të raportit final të Misionit Vëzhgues të zgjedhjeve vendore. Sa i përket qëllimit të këtij takimi ishte gjithash-tu identifikimi i fushave, për bash-këpunim dhe hapat e mëtejshëm për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe praktikave, që lidhen me zgjedhjet në përputhje me angazhimet e OS-BE-së. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Zguri i ka falënderuar për angazhimin e tyre zgjedhjet e 30 qershorit dhe rekomandimet e adresuara nga Raporti Final i Misionit të OSBE-ODIHR-it. Ndër të tjera, Zguri tha se ashtu si në të shkuarën, KQZ është i gatshëm të of-rojë edhe në të ardhmen ekspertizën teknike për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

    Pas lirimit nga qelia, Klevis Balliu i

    ribashkohet protestësProtestat tek zona e Unazës së Re

    kanë vazhduar edhe ditën e djeshme. Ndërkohë Klevis Balliu vetëm pak orë pasi u lirua nga qelia iu rikthye pranë banorëve të Astirit.“Në burg nuk na çon ligji, por Edi Rama,” tha Balliu, i cili mori sot nga gjykata masën “detyrim paraqitje. Në burg ne nuk na çon ligji, por Edi Rama. Edi Rama kujton dhe mendon se kjo është çështje e një individi. Mendon se me dy arrestime do t’i frikësojë ata, por nuk e kupton që PD-ja nuk është çështje e dy-tre individëve, por është një ide, një vizion. Ne kemi të drejtën për të protestuar. Si ka mundësi që një projekt që është nën hetim, vazhdon punohet. Gjithë këto forca policie nuk duhet të merreshin me qytetarët e lirë, por me ata që kanë vjedhur 40 milionë euro”, deklaroi Balliu. Duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, Balliu tha se Rama mund t’i arrestojë, e ti fusë në burg, por për të është 1 mijë herë më mirë të shkojë në burg për kauza të drejta.

    mijë dollarë. Po ashtu janë deklaruar disbursime me vlerë 103.109 dollarë, nga kompani të ndryshme përgjatë 8 datave të ndryshme. Deklarimet janë bërë zyrtarisht në një dokument me 13 faqe dhe rezulton se ka pasur dy pagesa nga vetë PD me vlerë 525 mijë dollarë. Një nga “Biniatta Trade LP” në vlerën 150 mijë dollarë. Dhe ka pasur pagesa të ndryshme në vlerën e 103 mijë dollarë. Në total kemi një pagesë

    prej 778 mijë dollarë. Kontrata e katërt që rrezikon të fundosë PD është dhe ajo që “Muzin Capitol” ka firmosur me “Baron Public Affairs”. Kësaj kompa-nie i janë pagur nga 3 herë nga 15 mijë dollarë, pasi ajo ka shërbyer si kom-pani konsulte për “Muzin Capitol”, me qëllim që të realizohej marrëveshja me PD. Pra prokurori ka zbërthyer gjithç-ka dhe Basha mund të përfundojë në gjykatë shumë shpejt.

    Basha “peng” i amerikanëve, mungesa e dëshmisë së Nicolas Muzin ngec hetimet për dosjen e

    lobimeve, SHBA vendos fatin e kreut demokrat

    ikan të Drejtësisë dhe deklaroi e ishte paguar 3 herë nga PD. Dy herë, para janë derdhur nga vetë PD dhe një herë pagesa është bërë nga “Biniatta Trade LP”. Në adresë të Muzin Capitol, PD ka bërë një pagesë në muajin mars dhe një në muajin qershor. Ndërkohë në fund të marsit është bërë një pagesë nga “Biniatta Trade LP”. Gazeta ka mësuar se nuk përputhen deklarimet që ka bërë Nicolas Muzin në Departamentin Amerikan të Drejtësisë me ato që ka deklaruar PD në KQZ.

    Deklarimi i financaveGazeta ka siguruar tabelat e plota

    me të gjitha derdhjet që janë bërë në arkën e kompanisë në emër të Par-tisë Demokratike. Sipas dokumentit, pagesa e parë është kryer më datë 24.03.2017 nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë dollarëve, në emër të PD. Pagesa e dytë është bërë nga vetë Partia Demokratike më 27.03.2017 në vlerën e 25 mijë dollarëve. Ndërsa është deklaruar gjithashtu se në datë 09.06.2017 janë pagur nga PD 500

  • 8 GAZETA SOTE Enjte 17 Tetor 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Kryeministri Rama tha dje në Bruksel se kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me Maqedoninë. “Kjo situatë nuk ka lidhje me Shqipërinë apo me Maqe-doninë e Veriut me atë që kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë, por ka lidhje me çfarë duan dhe çfarë nuk duan vendet anëtare. Ka një bllok të madh për “Po”, i cili kërkon vazhdimin e procesit. Pastaj ka dhe një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit. Është një përplasje qasjesh brenda familjes europiane. Vazhdojnë përpjekjet intensive në të gjitha drejtimet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm. Presidenti Tusk është një avokat i palëkundur i pro-cesit. Kemi shkëmbyer informacionet e orëve të fundit. Përpjekjet vazhdojnë. Më e mira do të ishte një zgjidhje kompromisi, por mund të ndodhë gjithçka, çdo opsion është i hapur. Ka një përpjekje të brendshme të shumë vendeve për të bërë më të mirën dhe për të mos e lënë procesin të hyjë në hulli të panjohur”, tha ai dje.

    RAMA NË BRUKSEL: KJO SITUATË NUK KA LIDHJE ME SHQIPËRINË

    Kryeministri Rama, nga Brukseli i pyetur për ndar-jen e Shqipërisë nga Maqedonia, deklaroi se nuk jemi në këto kushte. “Ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen pas çdo fije bari si i mbyturi. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve. Madje, ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridimensionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na përfshin ne si Shqipëri. Unë mbetem realist. Nuk jam as optimist as pesimist. Në datën 19 dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë. Herët apo vonë do të vijë në tryezë. Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë. Kancelarja e udhëheq frontin e “Po”-së. Më mirë se kaq ne nuk mund të kishim në këtë moment. Të shohim si do të përfundojë në tryezën e Këshillit”, deklaroi Rama.

    KRYEMINISTRI: S’JEMI NË KUSHTET PËR TU NDARË NGA MAQEDONIA

    Kryeministri italian paralajmëron BE: Refuzimi për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, sinjal negativ për rajonin

    Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka deklaruar dje se, nëse Bashkimi Europian do të japë sërish vendim jo pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të dërgonte sinjale negative në këtë rajon. Gjatë konferencës së tij para Senatit, në funksion të Këshillit të ardhshëm Evropian, Conte tha se, “JO-ja”, do t’i largonte këto dy vende nga horizonti europian, duke krijuar pasoja të shumta rajonale. “Refuzim pa dhënë as mundësinë për të kryer “detyrat e shtëpisë”, do t’i largonte ato vende nga horizonti europian.

    Nuk është për t’u shpresuar, veçanërisht duke marrë parasysh që zgjerimi, është një proces që lejon shtetet anëtare, të bëjnë kontrolle shumë më të efektshme, pasi të kenë filluar negociatat e pranimit, sesa një përjashtim që do të ftohte Tiranën dhe Shkupin, në dinamikën e paqëndrueshmërisë politike, me pasoja edhe në nivelin rajonal”, u shpreh Conte. Më tej, kryemi-nistri italian theksoi se një vendim negativ do të ishte dritëshkurtësi nga BE. “Do të ishte dritësh-kurtësi, nga pala europiane, të vendosim për një shtyrje të mëtejshme të hapjes së negociatave,

    pas shtyrjes nga Këshilli Europian në qershorin e kaluar. Në këtë fazë, në çdo rast, sigurisht që nuk i zvogëlon detyrat e Shqipërisë dhe Maqe-donisë së Veriut, të vendosura nga Bashkimi Europian”, tha ndër të tjera, Conte. Ndërsa ku-jtojmë se dy ditë më parë, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, vizitoi Tiranën, ndërsa deklaroi hapur mbështetjen e Italisë për Shqipërinë, në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Conte tha se do të punojë fortë gjatë mbledhjes së Këshillit Europian, që të japin një përgjigje pozitive për Shqipërinë. Gjatë vizitës

    së tij në Tiranë, Conte u takua me kryeministrin e vendit, Edi Rama, dhe me presidentin Ilir Meta. Kryeministri italian, përpos negociatave, foli për krizën politike në Shqipëri, që sipas tij, qeveria të propozojë një platformë që të përfshijë në dia-log edhe opozitën, por pa parakushte. Gjithash-tu, kryeministri foli edhe për investimet italiane në Shqipëri. Ai tha se për Shqipërinë, thelbësore do të jetë që të garantohet një përmirësim i klimës së biznesit dhe një administratë publike gjithnjë e më efikase dhe transparente, që të ndërtohen institucione sa më të shëndetshme.

    Ornela ÇELPICA

    Kryeministri Edi Rama flu-turoi dje drejt Brukselit, për të lobuar për hapjen e negociatave. Në një video të publikuar në “Facebook-un” e tij, kreu i qeverisë, tha se do të takohet me kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste në Bruksel, në një format në funksion të nevojës, për të pasur sa më shumë aleatë. Rama u shpreh ndër të tjera, se nuk është as pesimist dhe as optimist, por që shpreson deri në fund. Më tej, kryeministri deklaroi se Merkel, po përpiqet për të bindur Francën për hapjen e negociatave. “Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një “PO” për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i presidentit Macron dhe i Francës nuk përkon, për momentin të paktën, me atë të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist, as pesimist për rezu-ltatin e këtij procesi, por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë “PO”-në e merituar dhe më e mbështetur se sot, me thënë të drejtën, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces”, deklaroi kryeministri, ndërsa shtoi se Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë në Shqipëri, por, ai kërkon më shumë nga BE, sesa nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Rama gjatë fjalës së tij, lajmëroi se në vizitën e tij, do të takojë kryeministrat e qeverive socialiste dhe progresiste të BE-së, në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane, që sipas Ramës, është në funksion të nevojës që kemi sot, për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme. Ndërkohë, që Rama, takimin e parë pas mbërritjes në Bruksel, e zhvilloi me Donald Tusk. Sot zhvillohet mbledhja e liderëve të Bash-kimit Europian, ku do të diskutohet për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Socialistët europianë letër TuskPresidenti i socialistëve europianë,

    Sergei Stanishev, i ka dërguar dje një letër Donald Tusk, ku i kërkon të mbështesë Shqipërinë, në sfidën për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në letrën drejtuar presiden-tit të Këshillit Europian, janë eviden-tuar të gjitha rezultatet që dy vendet kanë arritur, duke plotësuar të gjitha

    Rama: Kjo situatë s’ka lidhje me ne, është përplasje mes vendeve të BE

    Negociatat, Edi Rama niset me urgjencë drejt Brukselit, socialistët europianë letër

    Donald Tusk të mbështesë ShqipërinëMinistri hungarez:

    Shtyrja e negociatave, vendim katastrofik

    Shtyrja e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Ve-riut me Bashkimin Europian, janë katastrofike. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Lev-ente Magya. Fill pas përfundimit të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të BE, ministri dha një deklaratë për mediat, ku ndër të tjerash, tha se ky vendim do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. “Është katastrofike që Bashkimi Europian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotë-sisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve”, u tha Levente Mag-yar. Më tej, ministri tha se qeveria hungareze, do të bëjë gjithçka për të reaguar, kundër ndaj çdo zhvillimi negativ në Ballkanin Perëndimor nëse BE dështon me negociatat.

    Johannes Hahn: Nëse nuk hapen negociatat,

    rrezikohet besimi tek BEEurokomisioneri Johanes Hahn,

    deklaroi dje se, nëse nuk hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë, do të rrezikohet bes-ueshmëria e Bashkimit Europian. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veri-ut, ai tha se është optimist, se vendet vendimmarrëse, do të japin një dritë jeshile. "Ne nuk po flasim për nisje të menjëhershme të negociatave me këto dy vende. Tashmë Këshilli Europian ka arritur të mbledhë në takimet liderët përkatës dhe mund të arrijë në bindjen e skeptikëve. Maqedonia e Veriut mund të bëhet një anëtare e mirë e BE dhe kjo do të ishte një gjë e mirë edhe për zgjer-imin e BE. Ne nuk mund të humbim mundësinë. Ne duhet t'i kërkojmë liderëve tanë të japin dritën jeshile. Ne duhet të punojmë sepse askush nuk është perfekt. Duhet të bisedo-jmë për të ardhmen e BE. Jam opti-mist që do të ketë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave", tha Hahn.

    Ne nuk mund të lejojmë ringjalljen e nacionalizmit për të minuar përpjekjet drejt paqes dhe pajtimit në këtë rajon, ende të brishtë të demokracive të reja, ku plagët e së kaluarës ende nuk janë shëruar plotësisht”, shkruhet në letrën drejtuar Tusk. Më tej, presidenti i socialistëve europianë, u shpreh se nuk duhet të dështojnë. “Ne nuk duhet të dështojmë. Këtë ia kemi borxh jo vetëm popujve të vendeve të Ball-kanit Perëndimor, por edhe të gjithë qytetarëve të BE-së, të cilët presin

    veprim vendimtar dhe udhëheqje të përgjegjshme, dhe jo vetëm ‘sinjale’”, thuhet ndër të tjera në letër. Bashkimi Europian do të mblidhet sot dhe nesër, ku liderët e BE, do të marrin vendimin përfundimtar për hapjen e negoci-atave mes Bashkimit Europian, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kujtojmë se pak ditë më parë, ministrat e Jashtëm nuk ranë dakord për të dalë me një qëndrim unanim për hapjen e negociatave, dhe vendimi final u takon liderëve të BE-së.

    kushtet që u kërkuan, ndërsa shton se Bashkimi Europian duhet të mbajë fjalën e dhënë, për hapjen e negociat-ave. “Ne duhet të shkojmë në të njëjtin drejtim, megjithëse me një ritëm të ndryshëm, në vend që të mënjanojmë vendet deri në një “kohë të duhur”, e cila duket se nuk do të vijë kurrë ose kurrë nuk do të jetë e përshtatshme për të gjithë. Të mos pranojmë arritjet e të dy vendeve, sëbashku me politikën tonë të zgjerimit dhe angazhimet do të ishte një gabim i rëndë strategjik.

    Ne duhet të shkojmë në të njëjtin drejtim, megjithëse me një

    ritëm të ndryshëm, në vend që të mënjano-

    jmë vendet deri në një “kohë të duhur”, e cila duket se nuk do të vijë kurrë ose kurrë nuk do të jetë e përshtatshme për të gjithë. Të mos pranojmë arritjet e të dy vendeve, sëbashku

    me politikën tonë...

  • 2,5,9,10,11,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 17 Tetor 2019 9

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Makron nuk ndryshon qëndrim pas takimit me Angela Merkel, i prerë kundër zgjerimit,

    kancelarja këmbëngul te arritja e marrëveshjes

    Makron: Negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë pas reformimit të BE

    Integrimi në BE, ambasadori i Britanisë: Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë, nuk kemi zë të fortë sepse po largohemi

    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman komentoi ditën e djeshme çështjen e negociatave. Nga Kukësi dhe Hasi ku ndodhej në një vizitë dy ditore për situatën në zonën veriore të Shqipërisë dhe parandalimin e emigracionit të paligjshëm në Angli, ambas-adori u shpreh se Britania do të japë vlerësim pozitiv dhe do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën ku diskutohet për çeljen e negociatave. Ai tha se Britania do të largohet nga Bashkimi Europian, por shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë

    në familjen europiane është një gjë e mirë. “Britania do të largohet nga Bashkimi Euro-pian, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë. Sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë. Sigurisht që në këtë momentet nuk kemi ndonjë zë të fortë, por jemi pro me zë të qetë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ne mendojmë se është një gjë e mirë anëtarësimi”, tha Norman. Por i pyetur për situatën politike në vend, diplomati anglez u shpreh se duhet të gjendet një rrugë

    për dialog. “Të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë Parlamentit. Nuk i shërben askujt që partitë që kanë el-ektorat të sillen në këtë mënyrë”, u shpreh ai. Ambasadori britanik Duncan Norman u pyet edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku u shpreh se qeveria duhet të gjejë rrugën e duhur që të shkojnë drejt një dialogu me opozitën jashtëparlamentare. "Nuk i kam ndjekur. Nuk kam opinion. Të gjendet një rrugë për dialog me opozitën që është jashtë

    Parlamentit. Nuk i shërben askujt që partitë që kanë elektorat të sillen në këtë mënyrë", u shpreh ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman. Sot dhe nesër janë dy ditë vendimtare ku do të vendoset fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Ndonëse dy vendet kandidate kanë bërë përpa-ra në reformat që u janë vendosur nga unioni, pritet të shihet se sa do vlerësohen nga 28 vendet anëtare dhe se me çfarë vendimi do dalin.

    Elisjeda KIKO

    Franca është e vendosur për të mos lejuar hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedon-inë e Veriut. Shpresat ishin te takimi mes kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Makron, por asgjë nuk ka ndryshuar. Kancelarja udhëtoi dje në Paris për të bindur presidentin francez, por ky i fundit kërkon reformim të BE. Pas takimit mes tyre, Angela Merkel dhe Emanuel Makron dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp. Merkel i për-mendi Makron faktin se për hapjen e negociatave duhet një vendim unanim. “Mes Francës e Gjerman-isë nuk ka diferenca mbi faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë aspiratën të bëhen pjesë e BE. Nga ana franceze ka një kërkesë të cilën unë e mbështes, që është reformimi i procedurave të zgjerimit në BE, që të mos ketë procese automatike e të ri-shikohen procedurat. Në Bundestag ne kemi vendosur, ne mendojmë se negociatat e anëtarësimit mund të fillojnë, por me kusht që të zbato-hen disa aspekte rregullatore. Aty është problemi: Çfarë duhet bërë e përmbushur për të hapur kapitullin e parë të negociatave? Pikërisht këtu ndoshta ne ende kemi mendime të ndryshme. Për këtë do flasim nesër e do shohim nëse do arrijmë një marrëveshje mbi çështjen e zgjer-imit të BE. Ju e dini se vendimet në BE merren në mënyrë unanime, pra jemi të detyruar të kemi qëndrime të përbashkëta dhe shpesh ia kemi arritur kësaj. Pra nuk flas vetëm për një qëndrim franko-gjerman, por për një qëndrim edhe të vendeve të tjera”, u shpreh kancelarja gjermane Angela Merkel.

    Reagon MakronPor pavarësisht të gjitha këtyre

    tentativave, Makron vijon t’i mbetet besnik deklaratave të mëparshme, duke theksuar se duhet reformim i procedurave të pranimit të shteteve në BE. Makron tha se duhet një marrëveshje mirëkuptimi mes të gjitha palëve, por kjo nuk është arritur. “Për çështjen e zgjerimit Evropa është një shtëpi e madhe dhe e bukur në të cilën jetojmë sëbashku. Kemi njerëz që duan të dalin nga kjo shtëpi dhe të tjerë që

    refuzojnë të hedhin para të tjera për të investuar në këtë shtëpi më shumë se 1%. Po ashtu siç ka nga ata që ikin, ne na duhet që të fto-jmë në këtë shtëpi dhe miq të rinj. Jam dakord që një formë nonsensi duhet arritur për këtë çështje dhe nuk jemi ende totalisht në këtë pikë. Nuk mund të ndal së thëni se nuk jemi ende në atë pikë të marrëveshjes. Përshëndes kurajon dhe arritjet që janë bërë nga dy drejtuesit e Shqipërisë dhe Maqe-donisë së Veriut, ata kanë bërë një punë shumë të madhe në vendet e tyre në vitet e fundit. Dhe unë e njoh këtë gjë dhe dua të dërgoj një sinjal pozitiv”, u shpreh presidenti i Francës Emanuel Makron.

    Kërkesat për azilPresidenti i Francës u shpreh

    më tej se Shqipëria e ka shpërdoruar besimin e BE për lëvizjen e lirë, ku ka theksuar edhe kërkesat e larta për azil, që sipas Makron është

    Dedja: Franca do të ndryshojë

    metodologjinë e zgjerimitZv.ministri i Jashtëm, Sokol

    Dedja foli ditën e djeshme hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë në BE. Në një intervistë televizive, ai tha se Franca dëshiron të ndryshojë metodologjinë e zgjerimit të unionit. "Franca ka vënë në pah nev-ojën për të ndryshuar metodologjinë e zgjerimit të BE-së në tërësi. Çeljen ose jo të negociatave duhet ta merrnin ministrat dhe të vendosej formalisht më pas nga Samiti. Në këtë format nuk u morr një vendim, që do të thotë se ka vështirësi të madhe politike të një natyre të përgjithshme. Ishte një diskutim i brendshëm, me dyer të mbyllura dhe e vështirë të flitet për numra të vendeve që janë skeptike, por ka një shumicë që duan çeljen e negociatave, por vendimi nuk u mor se duhet unanimitet. Dy kushte, Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese dhe Reforma Zgjedhore janë që të hidhet hapi për mbajtjen e Konferencës ndërqeveri-tare, kushtet e tjera për një hap përtej kësaj. Gjermania i specifikoi që tani kushtet", tha Dedja.

    Në nëntor hapet shkolla e integrimit europianPër të katërtin vit rresht, Kuvendi

    i Shqipërisë do të organizojë në mua-jin nëntor shkollën e integrimit euro-pian. Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti përmes një postimi tha se shkolla e integrimit evropian do të organizohet në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar, delegacionin e Bashkimit Europian dhe Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe FES. “Misioni ynë për integrimin mbe-tet i pa lëkundur. Kuvendi i Shqipërisë organizon "Shkollën e integrimit euro-pian". Në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të integrimit, delegacionin e Bashkimit Europian dhe Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe FES në datat 18-22 Nëntor 2019 zhvillohet edicioni i katërt. Vazhdojmë traditën”, tha Gjylameti. Kjo shkollë synon të identifikojë dhe angazhojë aktorë të spikatur të të gjitha fushave, duke krijuar një grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit evropian, të cilët mund të kontribuojnë në pro-cesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

    Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë me Bashkimin Euro-pian. “Franca frenon zgjerimin”, thotë “Euroacitve”, ndërsa “Le Monde” thotë se Parisi i mbylli dyert Tiranës dhe Shkupit. “Euroactive” citon një burim të Presidencës franceze, të thotë se qeveria e Em-manuel Makron nuk do të bjerë dakord për hapjen e negociatave në këtë moment. “Këto vende do të

    jenë pjesë e Bashkimit Europian një ditë. Por është shumë herët për të folur mbi hapjen e procesit ligjor drejt zgjerimit”. Në Berlin, një zyrtar i qeverisë tha se kancelarja Merkel do të diskutonte me presiden-tin francez para samitit të 17-18 tetorit. Një burim i cituar nga “Euroactiv”, thotë se Franca mund të ndryshojë pozicion në samit, vetëm në rastin e një skenari hipotetik shkëmbimesh, të tillë si përqafimi i idesë për reformimin e Eurozonës nga Gjermania.

    HAPJA E NEGOCIATAVE, MEDIAT NDËRKOMBËTARE RËNDËSI TË VEÇANTË

    një shqetësim. “Në radhë të dytë të them se ashtu si kancelarja mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Pikë se treti, mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar më pas hapjen e negociatave. Mendoj që duhet ta reformojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme, kemi dhe

    gjëra të çuditshme në këtë proces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil”, tha Makron.

    Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se e kupton rëndësinë strategjike që ka ky ra-jon për Evropën, por shtoi se duhet rishikuar procesi i zgjerimit përpara se të hidhen hapa të tjerë përpara. “Dua të them, se ashtu si kancelarja, mendoj se ky rajon është me një rëndësi strategjike për Europën. Mendoj se kemi ende gjëra të tjera për të finalizuar, më pas të hapim negociatat. Mendoj që duhet ta re-

    formojmë këtë procedurë që është aktualisht e pakthyeshme kemi dhe gjëra të çuditshme në këtë pro-ces. Për shembull kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”, tha Makron.

    Makron: Duhet rishi