8
1 REZULTATET E VEGËZAT E KURIKULËS Të gjithë nxënësit do të: kuptojnë se ekzistojnë tre tipe të ndryshme të mikrobeve. kuptojnë se ato gjinden kudo rreth nesh. Nxënësit më të aftë do të: kuptojnë që bakteret e dobishme gjinden në trupin tonë. kuptojnë që mikrobet kanë madhësi të ndryshme. Pjesa 1.1, Në këtë pjesë nxënësit njoftohen me botën e mikrobeve, së pari duke hulumtuar tipet dhe format e ndryshme të mikrobeve dhe pastaj duke analizuar për së afërmi mikrobet e dobishme dhe të dëmshme. Në këtë aktivitet hyrës nxënësit njoftohen me tipe dhe forma të ndryshme të mikrobeve nëpërmjet lojës interaktive me letra. Aktiviteti shtesë përforcon njohuritë e nxënësve për strukturën e mikrobeve nëpërmjet përgatitjes së posterëve kërkimor. Përndryshe, nxënësit mund të preferojnë të hulumtojnë historinë e mikrobiologjisë duke zhvilluar një poster me histori të mikrobiologjisë. PRITSHME TË MËSIMIT KOMBËTARE Stadi kyç 3 Shkenca Puna shkencore Shkathtësite eksperimentale dhe hulumitmet Struktura dhe funksioni i organizmave të gjallë Qelizat dhe organizimi Ushqimi dhe tretja Gjenetika dhe evoluimi Trashëgimia, kromozomet, ADN dhe gjenet PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqenia Kohëzgjatja e përafërt e mësimit 50 minuta Campylobacter Mikroorganizmat Hyrje

Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

1

REZULTATET E VEGËZAT E KURIKULËS

Të gjithë nxënësit do të:

kuptojnë se ekzistojnë tre tipe të ndryshme të mikrobeve.

kuptojnë se ato gjinden kudo rreth nesh.

Nxënësit më të aftë do të:

kuptojnë që bakteret e dobishme gjinden në trupin tonë.

kuptojnë që mikrobet kanë madhësi të ndryshme.

Pjesa 1.1, Në këtë pjesë nxënësit njoftohen me botën e mikrobeve, së pari duke hulumtuar tipet dhe format e ndryshme të mikrobeve dhe pastaj duke analizuar për së afërmi mikrobet e dobishme dhe të dëmshme. Në këtë aktivitet hyrës nxënësit njoftohen me tipe dhe forma të ndryshme të mikrobeve nëpërmjet lojës interaktive me letra. Aktiviteti shtesë përforcon njohuritë e nxënësve për strukturën e mikrobeve nëpërmjet përgatitjes së posterëve kërkimor. Përndryshe, nxënësit mund të preferojnë të hulumtojnë historinë e mikrobiologjisë duke zhvilluar një poster me histori të mikrobiologjisë.

PRITSHME TË MËSIMIT

KOMBËTARE Stadi kyç 3

Shkenca Puna shkencore Shkathtësite eksperimentale dhe hulumitmet Struktura dhe funksioni i organizmave të gjallë Qelizat dhe organizimi Ushqimi dhe tretja Gjenetika dhe evoluimi Trashëgimia, kromozomet, ADN dhe gjenet PSHE

Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqenia

Kohëzgjatja e përafërt e mësimit

50 minuta

Campylobacter

Mikroorganizmat Hyrje

Page 2: Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

2

Materialet e nevojshme Për çdo nxënës Një kopje e SH 1 Një kopje e SH 2 Një kopje e SH 3 Një kopje e SH 4

Fjalët kyçe Bakteret Qeliza Cilia Citoplazma Sëmundja ADN Flagjela Kërpudha Mikrobi Mikroorganizmi Mikroskopi Patogjeni ARN Viruset

Mikroorganizmat, të cilët gjithashtu njihen edhe si mikrobe, janë gjallesa shumë të imëta, të cilët nuk mund të shihen me sy. Ato ndodhen pothuajse kudo në tokë. Disa mikrobe janë të dobishme dhe disa të tjera mund të jenë të dëmshme për njerëzit (kjo do të sqarohet në seksionet e mëvonshme). Edhepse shumë të vogla, mikrobet kanë formë dhe madhësi të ndryshme. Ekzistojnë 3 grupe kryesore të mikrobeve:

Viruset janë mikrobet më të vogla dhe në përgjithësi janë të dëmshme për njerëzit. Viruset nuk mund të mbijetojnë të vetëm. Ato kanë nevojë për qeliza “nikoqire” për të mbijetuar dhe për t’u shumëzuar. Posa të hyjnë në qelizën nikoqire, ato shumë shpejt shumëzohen dhe gjatë procesit shkatërrojnë qelizën!

Fungjet janë mikroorganizma shumëqelizorë, të cilët mund të jenë të dobishme dhe të dëmshme për njerëzit. Ato sigurojnë ushqimin e tyre duke shpërbërë lëndë organike ose duke jetuar si parazit në një nikoqir. Fungjet kanë madhësi nga mikroskopike deri në shumë të mëdha dhe përfshijnë myshqet, kërpudhat! Fungjet mund të jenë të dëmshme duke shkaktuar infeksion ose helmim pas ngrënies; disa të tjera janë të dobishme ose të padëmshme, p.sh. Penicillium, e cila prodhon antibiotikun penicilinë. Gjithashtu ekzistojnë edhe kërpudha të cilat nuk janë mikrobe dhe të cilat mund të përdoren si ushqim, siç është Agaricus, që njihet me emrin kërpudha e fushës. Fungjet përhapen nëpërmjet ajrit në formë të sporeve të vogla të ngjashme me fara. Kur këto spore ndalojnë në bukë ose fruta, ato hapen dhe rriten në kushte të favorshme (lagështi).

Bakteret janë mikroorganizma njëqelizore që mund të shumëzohen në mënyrë eksponenciale, në çdo 20 minuta. Gjatë rritjes normale të tyre, disa prodhojnë substanca (toksine) të cilat janë shumë të dëmshme për njerëz dhe shkaktojnë sëmundje (Staphylococcus); disa baktere janë plotësisht të padëmshme për njerëzit dhe disa të tjera mund të jenë shumë të dobishme (Lactobacillus në industrinë ushqimore), madje disa janë të domosdoshme për jetën e njeriut, si p.sh. ato të përfshira në rritjen e bimëve (Rhizobacterium). Bakteret e padëmshme quhen jopatogjene, ndërsa ato të dëmshme patogjene. Mbi 70% e baktereve janë jopatogjene. Duke u bazuar në formën e tyre, bakteret mund të ndahen në tri grupe: koke (duken si toptha), bacile (shkopinj) dhe spirale. Koket gjithashtu mund të ndahen në 3 grupe, varësisht nga renditja e tyre: stafilokoke (formë kalaveshi), streptokoke (zinxhirë) dhe diplokoke (çifte). Shkencëtarët shfrytëzojnë këto forma për të dalluar se çfarë infeksioni ka pacienti.

Si qenie të gjalla mikrobet kanë disa kërkesa për rritje, të cilat ndryshojnë varësisht nga vendi ku gjinden ato. P.sh. mikrobet të cilat jetojnë në njerëz preferojnë temperaturën 37oC, mikrobet që jetojnë thellë në det, pranë burimeve termale, preferojnë temperatura shumë më të larta, përderisa mikrobet që jetojnë në regjionet arktike preferojnë temperatura shumë më të ulëta. Mikrobet dallojnë edhe me kërkesat për ushqim. Ndryshimi i përnjëhershëm i mjedisit mund të shkatërrojë shumë mikrobe. Por, mikrobet adaptohen lehtë dhe ndryshimet graduale mund të rezultojnë me përshtatjen e mikrobeve me rrethinën e tyre, p.sh. bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.

1.1 Mikroorganizmat Hyrje

Informata themelore

Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup.

Materialet në internet

Film i aktivitetit.

Fotografi të ndryshme të mikrobeve.

SH 1 në formatin MS PowerPoint.

Animacion për demonstrim të madhësive të ndryshme të mikrobeve

Page 3: Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

3

1. Filloni mësimin duke i pyetur nxënësit se çka dijnë për mikrobet. Shumica e nxënësve tashmë do të dijnë se mikrobet mund të shkaktojnë sëmundje por mund të mos dijnë se ato gjithashtu mund të jenë të dobishme për ne. Pyetni klasën se ku do të kërkonin për të gjetur mikrobet. A mendojnë që mikrobet janë të rëndësishme për ne?

2. Shpjegoni që mikrobet janë qeniet më të vogla të gjalla në tokë dhe që fjala mikroorganizëm përkthehet në mikro: i/e vogël dhe organizëm: jetë. Mikrobet janë aq të vogla, saqë nuk mund të shihen pa mikroskop. Antonie van Leeuwenhoek ka krijuar mikroskopin e parë më 1676 të cilin e ka përdorur për të ekzaminuar gjërat e ndryshme në shtëpinë e tij dhe qeniet e gjalla (bakteret) të cilat i gjeti nga mbetjet e ushqimit në dhëmbët e tij dhe i quajti ‘animalkula’’.

3. Tregoni klasës se ekzistojnë 3 tipe të ndryshme të mikrobeve: bakteret, viruset dhe kërpudhat. Përdorni SH 1 për të demonstruar dallimin e këtyre 3 tipeve në formë dhe strukturë. Aktiviteti i cili mund të gjindet në faqen www.e-bug.eu mund të përdoret për të demonstruar madhësitë e ndryshme të baktereve, viruseve dhe kërpudhave në krahasim me njëra tjetrën.

4. Theksoni se përkundër faktit se shumë mikrobe shkaktojnë sëmundje, disa sosh janë edhe të dobishme për ne. Kërkoni nga nxënësit që të identifikojnë disa mikrobe të dobishme. Nëse nuk munden, atëherë ju jepni shembuj p.sh. Lactobacillus në jogurt, bakteret probiotike në zorrët tona të cilat ndihmojnë tretjen dhe kërpudhën Penicillium, e cila prodhon antibiotikun penicilinë.

5. Bëjeni të qartë se mikrobet ndodhen KUDO - në ajrin që na rrethon, në ushqimin të cilin e hamë, në ujin që e pijmë, në sipërfaqen dhe në brendinë e trupit tonë. Theksoni që edhe pse ka mikrobe të dëmshme që shkaktojnë sëmundje, ka më shumë mikrobe të dobishme të cilat ne mund t’i përdorim në jetën e përditshme.

Në këtë aktivitet, grupet me nga 3-4 nxënës luajnë një lojë me letra, e cila i ndihmon që të mbajnë në mend disa fjalë teknike që kanë të bëjnë me mikrobe si dhe të njoftohen me një varg emrash të mikrobeve, dallimet në madhësi, aftësinë për të shkaktuar dëm dhe nëse mund të shfaqet rezistenca antibiotike. Madhësia dhe numri i specieve të mikrobeve janë të sakta në momentin e zhvillimit të materialit; megjithatë, meqenëse vazhdimisht zbulohen mikrobe të reja dhe ato riklasifikohen, këto numra mund të ndryshojnë. Numrat në titujt e tjerë në letra duhet të përdoren vetëm si udhëzues, ato nuk janë të sakta, meqenëse nuk ka ndonjë formulë për t’i krijuar ato dhe ato mund të ndryshohen p.sh. speciet bakterore mund të zhvillojnë rezistencë në më shumë antibiotikë, duke rezultuar me numër më të lartë në këtë shtyllë dhe me rrezikshmëri më të lartë për njerëz.

Rregullat e lojës

1. Ndarësi duhet të përziej letrat mirë dhe t’i ndajë ato të përmbysura tek secili lojtar. Çdo lojtar mban një letër në mënyrë që ta shoh vetëm atë të sipërmen.

2. Lojtari në anën e majtë të ndarësit fillon duke lexuar një informatë nga letra e tij e sipërme (p.sh. madhësia 50). Në drejtim të akrepave të orës, lojtarët tjerë lexojnë të njëjtën informatë nga letrat e tyre. Lojtari me vlerën më të lartë fiton, duke i marrë letrat e lojtarëve të tjerë dhe duke i vendosur ato në pjesën e poshtme të letrave të tij. Fituesi zgjedh informatën që do ta lexojë nga letra e rradhës.

3. Nëse 2 ose më shumë lojtarë kanë vlerën e njëjtë maksimale, atëherë të gjitha letrat vendosen në mes dhe lojtari zgjedh sërish nga letra e radhës. Fituesi merr të gjitha letrat, edhe ato në mes. Personi i cili në fund mbledh të gjitha letrat është fitues.

1.1 Mikroorganizmat Hyrje

Aktiviteti kryesor

Hyrje

Page 4: Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

4

1. Kontrolloni se sa e kanë kuptuar nxënësit mësimin duke parashtruar pyetjet në vijim:

a. Çka janë mikrobet? Mikrobet janë mikroorganizma të gjallë, shumë të vegjël, që nuk shihen me sy.

b. Ku mund të gjinden mikrobet? Mikrobet mund të gjinden kudo.

c. Cilat janë 3 format e ndryshme të baktereve? Bacile (shkopinj), koke (topthaa) dhe spirale.

d. Cili është dallimi kryesor mes baktereve dhe viruseve? Bakteret janë shumë më komplekse sesa viruset dhe mund të jetojnë praktikisht KUDO, përderisa viruset kanë nevojë të jetojnë në qeliza nikoqire për të mbijetuar.

e. Së bashku me nxënësit klasifikoni mikrobet nga loja me letra në të dobishme dhe të dëmshme për njerëz. Verifikoni njohuritë e nxënësve se pse këto mikrobe mund të jenë të dëmshme ose të dobishme, ose ndonjëherë edhe të dyjat njëkohësisht. Mikrobet të cilat janë të dëmshme për njerëz në përgjithësi janë ato që mund të na shkaktojnë dëm nëpërmjet infeksionit. Megjithatë, ndonjëherë këto mikrobe mund të jenë edhe të dobishme, p.sh. disa shtame të E.coli dhe Salmonella mund të shkaktojnë diare të rëndë te njerëzit kur gëlltiten, por disa shtame të këtyre baktereve janë hulumtuar gjerësisht. Këto hulumtime na kanë treguar shumë për mikrobet në përgjithësi dhe se si mund t’i shfrytëzojmë ato në përparësinë tonë psh. inxhinieria gjenetike, zhvillimi i vaksinave etj.

Ndani klasën në grupe me 3 – 4 nxënës. Çdo grup duhet ta krijoj një poster rreth temave në vijim:

1. Zgjedhni një baktere, virus ose kërpudhë të veçantë, p.sh. Salmonella, Influenza ose Penicillium. Posteri duhet të përmbajë:

a. Strukturën e atij mikrobi

b. Vendet e ndryshme ku mund të gjindet

c. Si ndikojnë te njerëzit, në mënyrë të mirë ose të keqe

d. Ndonjë kërkesë të veçantë për rritjen e atij grupi të mikrobeve

OSE

2. Një poster kronologjik të historisë së mikrobeve. Ky poster mund të përfshijë:

a. 1676: van Leeuwenhoek zbulon ‘animalkulat’ duke përdorur mikroskopin

b. 1796: Jenner zbulon vaksinën kundër lijës

c. 1850: Semmelweis propozoi larjen e duarve në parandalimin e përhapjes së sëmundjes

d. 1861: Pasteur zbuloi se bakteret nuk shfaqen nëpërmjet regjenerimit spontan

e. 1884: Koch publikon postulatet e tij, kriteret e dizajnuara për të përcaktuar marrëdhënien shkakore ndërmjet mikrobit shkaktues dhe sëmundjes

f. 1892: Ivanovski zbulon viruset

g. 1929: Fleming zbulon antibiotikun Penicilinë

1.1 Mikroorganizmat Hyrje

Plenare

Aktivitet plotësues

Page 5: Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

5

Bakteret jetojnë të lira dhe gjinden kudo Kromozomi: Materiali gjenetik (ADN) i qelizës. Muri qelizor: Muri qelizor përbëhet nga peptidoglikani dhe e mban formën e përgjithshme të qelizës bakteriale. Membrana qelizore: Mbulon pjesën e brendshme të murit qelizor dhe siguron një kufi për përmbajtjen e qelizës dhe një barrierë për substancat që hyjnë dhe dalin nga ajo. Citoplazma: Substancë xhelatinoze brenda qelizës që mban përmbajtjen.

Bakteret Sporangia: Trupi që prodhon spore. Sporangiofora: Kërcell filamentoz ku formohet sporangia. Rizoidet: Hifet nën sipërfaqësore janë të specializuara për përthithjen e ushqimit

Kërpudhat Complex

(Bacteriophage – a virus which infects bacteria)

Viruset NUK jetojnë të lira – ato DUHET të jetojnë brenda një tjetër qelize/organizmi të gjallë

Kapsida Shtresë e dyfishtë lipidike që e përmban materialin gjenetik të qelizës. Glikoproteinat Kanë 2 qëllime:

Bashkojnë virusin me qelizën nikoqire.

Transportojnë materialin gjenetik nga virusi në qelizën nikoqire.

Acidi nukleik Material ADN ose ARN, asnjëherë të dyjat. Shumica e viruseve përmbajnë ARN.

Viruset Kromozomi Membrana

qelizore

Citoplazma Muri

qelizor

Kapsida

Acidi nukleik

Glikoproteina

Sporangiofora

Sporangia

Rizoidet

Page 6: Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

6

Tobamovirus janë një grup virusesh që infektojnë bimët. Më i zakonshmi është virusi mozaik i duhanit që infekton duhanin dhe bimët tjera duke dhënë një ç’ngjyrosje mozaike të gjetheve. Ky virus ka qenë shumë i dobishëm në hulumtimet shkencore.

Numri i specieve ................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia max (nm)........................... ...................................

Dobia për njerëz.................................. humans

N/A

34

12

125

18

Tobamovirus

Lyssavirus infekton bimët dhe kafshët. Lyssavirus më i zakonshëm është virusi Rabies (i tërbimit) i cili zakonisht ndërlidhet me qentë. Rabiesi ka qenë përgjegjës për mbi 55,000 vdekje në mbarë botën, por mund të parandalohet me vaksinim.

Numri i specieve .................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)................

Dobia për njerëz....................................

N/A

5

74

10

180

Lyssavirus

Filovirus shkakton një sëmundje të njohur si Ebola. Është një nga viruset më të rrezikshme për njerëz për shkak se nuk ka ndonjë trajtim ose vaksinim parandalues. 50 – 90% e të prekurve vdesin nga sëmundja!

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm).............

Dobia për njerëz....................................

N/A

0

200

1

1500

Ebola

Epstein-Barr virusi është një lloji i Lymphocryptovirus që shkakton “sëmundjen e puthjes” ose ethet gjëndrrore. Pacientët kanë dhimbje në fyt, gjëndrra limfatike të ënjtura dhe lodhje ekstreme. Për t’u bartur, kërkon kontakt të afërt, si puthja ose përdorimi i përbashkët i pijeve.

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)................

Dobia për njerëz....................................

N/A

2

37

7

110

Lymphocryptovirus

Herpes simplex është një nga infeksionet më të vjetra seksualisht të transmetueshme. Në shumë raste, infeksionet me Herpes nuk japin simptome por te 1/3 e njerëzve të infektuar shfaqen simptome të shëmtuara të ngjashme me zgjeben.

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)................

Dobia për njerëz....................................

N/A

2

64

2

200

Simplex Virus

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)................

Dobia për njerëz...................................

N/A

14

28

2

25

Rhinovirus

Ekzistojnë mbi 250 lloje të viruseve të ftohjes (flamës)! Por Rhinovirus është dukshëm më i zakonshmi. Rhinoviruset janë përgjegjës për gati 35% të ftohjeve. Rhinovirus mund të mbijetojë 3 orë jashtë hundës së dikujt. Nëse arrin te gishtat tuaj dhe ju

e fërkoni hundën, jeni sëmurë!

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)............

Dobia për njerëz....................................

N/A

7

21

2

200

Varicellovirus

“Lia e ujit” shkaktohet nga virusi Varicella-Zoster. Është shumë ngjitëse, edhe pse rrallë është serioze dhe përhapet me kontakt direkt (ose kollitje dhe teshtitje). Para se të zbulohet vaksina e lisë gati të gjithë janë sëmurë me këtë sëmundje në fëmijëri.

Gripi është një infeksion i shkaktuar nga Orthomyxoviridae. 40% e popullatës preken nga gripi, por shumica e tyre shërohen plotësisht brenda 2 javëve. Më 1918, para se të ekzistonte vaksina e gripit, kanë vdekur 20 milion njerëz!

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)................ .................................

Dobia për njerëz..................................

N/A

12

146

1

90

Influenza A

Page 7: Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

7

Penicillium është një kërpudhë e cila ka ndryshuar botën! Prej zbulimit të tij, është prodhuar masovikisht antibiotiku për të luftuar infeksionet bakteriale. Fatkeqësisht për shkak të keqpërdorimit të tij, shumë baktere janë bërë rezistent në antibiotikë.

Numri i specieve .................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm).......

Dobia për njerëz.................................

N/A

198

64

16

332, 000

Penicillium

Ndonëse shumë kërpudha mund të shkaktojnë infeksione të shputës, Tinea shkakton sëmundjen më të shpeshtë ‘Shputa e atletit’, që shfaqet me kruarje dhe çarje të lëkurës, zakonisht mes gishtit të 4 dhe 5. Kjo sëmundje prek gati 70% të popullsisë.

Numri i specieve ..................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)........

Dobia për njerëz...................................

N/A

14

43

12

110,000

Tinea

Statchybotrys (ose myku i kashtës) është një kërpudhë e zezë toksike, e cila ndonëse vetë nuk është patogjene, prodhon një numër toksinesh që mund të shkaktojnë probleme të ndryshme shëndetësore nga puçërrzimi e deri te reaksionet jetëkërcënuese te personat me

probleme në frymëmarrje.

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)..........

Dobia për njerëz....................................

N/A

2

83

2

72,000

Stachybotrys

Numri i specieve ..............................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm).

Dobia për njerëz.................................

N/A

124

47

200

101, 000, 000

Aspergillus

Cryptococcus është një kërpudhë që rritet si maja. Më së shumti njihet për shkaktimin e një forme të rëndë të meningjitit dhe meningoencefalitit tek njerëzit me HIV/AIDS. Shumica e Cryptococci jetojnë në tokë dhe

nuk janë të dëmshme për njerëz.

Numri i specieve ..................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)..........

Dobia për njerëz..................................

N/A

37

98

37

7, 500

Cryptococcus

Numri i specieve .................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)...........

Dobia për njerëz.................................

N/A

175

74

44

10,000

Candida

Candida është në mesin e florës normale në gojën dhe traktin gastrointestinal të njerëzve. Në rrethana normale këto kërpudha jetojnë në 80% të popullatës pa shkaktuar efekte të dëmshme, edhe pse rritja e tepërt shkakton kandidozë.

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ................................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)....

Dobia për njerëz...................................

N/A

18

1

4

8,500,000

Verticillium

Verticillium është një kërpudhë e përhapur gjerësisht, e cila jeton në perimet e prishura dhe në tokë. Disa lloje të Verticillium mund të jenë patogjene për insekte, bimë dhe kërpudha tjera, por shumë rrallë shkaktojnë sëmundje në njerëz.

Për së paku 6,000 vjet, Saccharomyces cerevisiae është përdorur për të përgatitur birrën dhe bukën! Gjithashtu përdoret për të përgatitur verën dhe përdoret shumë në kërkime biomjekësore. Për vetëm 6 orë, një qelizë mund të shndërrohet në 1,000,000 qeliza maje.

Numri i specieve .................................

Rreziku për njerëz .................................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm)..........

Dobia për njerëz.................................

N/A

184

1

19

10,000

Saccharomyces

Aspergillus është i dobishëm dhe i dëmshëm për njerëzit. Përdoret shumë në industri dhe mjekësi. Nga kjo kërpudhë prodhohet 99% e acidit citrik në mbarë botën dhe është pjesë e barnave për të cilat prodhuesit thonë që kanë efekt kundër fryerjes!

Page 8: Mikroorganizmat Hyrje - e-Bug intro to...Hyrje Informata themelore Përgatitjet paraprake Preni dhe plastifikoni një palë letra për lojë (SH 2 – SH 4) për çdo grup. Materialet

8

Chlamydia është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (IST) i shkaktuar nga bakterja Chlamydia trachomatis. Mund të

japë simptoma të lehta si sekrecione nga vagina ose penisi e deri te komplikimet serioze, p.sh. infertiliteti ose ënjtja e testikujve.

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike...........................

Madhësia maksimale (nm)..............

Dobia për njerëz....................................

5

1

37

3

1000

Chlamydia

Staphylococcus aureus meticilinë rezistent (MRSA) është baktere përgjegjëse për shkaktimin e infeksioneve spitalore që trajtohen vështirë. Ky është një variacion i Staphylococcus aureus të zakonshëm, i cili ka evoluar për t’u bërë rezistent ndaj antibiotikëve të zakonshëm.

Numri i specieve .................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.........................

Madhësia maksimale (nm).............

Dobia për njerëz..................................

90

20

174

19

1000

Staphylococcus

Shumë Streptococcus janë të padëmshme për njerëzit dhe janë florë normale e gojës dhe duarve. Megjithatë, disa baktere Streptococcus shkaktojnë rreth 15% të dhimbjeve të fytit. Simptomat janë ethe, dhimbjet në fyt dhe ënjtja e gjëndrrave.

Numri i specieve .................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.........................

Madhësia maksimale (nm)..............

Dobia për njerëz............ ......................

20

75

50

21

1000

Streptococcus

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.......................

Madhësia maksimale (nm).............

Dobia për njerëz.......... ......................

N/A

184

54

7

2000

Escherichia

Pseudomonas janë ndër mikrobet më të zakonshme që gjinden kudo. Edhe pse disa mund të shkaktojnë sëmundje në njerëz, speciet tjera janë të përfshira në dekompozim dhe bioremediacion (pastrim i ujit dhe tokës me ndihmën e baktereve).

Numri i specieve ...............................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.........................

Madhësia maksimale (nm).............

Dobia për njerëz.................................

80

150

50

126

5000

Pseudomonas

Numri i specieve ...............................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.........................

Madhësia maksimale (nm)..............

Dobia për njerëz.................................

10

195

0

125

1500

Lactobacillus

Lactobacilli janë shumë të shpeshtë

dhe zakonisht të padëmshëm për njerëz. Janë të pranishëm në vaginë dhe trakt gastrointestinal dhe përbëjnë një pjesë të vogël të florës së zorrëve. Këto baktere përdoren gjerësisht në industrinë ushqimore – përgatitija e jogurtit dhe djathit.

Numri i specieve ...................................

Rreziku për njerëz ............................

Rezistenca antibiotike.........................

Madhësia maksimale (nm).............

Dobia për njerëz.....................................

10

8

115

3

2000

Treponema

Sifilisi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga Treponema. Simptomat fillojnë me puçërrzim lëkuror dhe simptoma të ngjashme me gripin dhe mund të shkaktojnë dëmtimin e trurit dhe vdekjen. Sifilisi mund të shërohet me antibiotikë, por kohëve të fundit shtamet rezistente janë bërë gjithnjë e më të shpeshta.

Salmonella është baktere në formë shkopthi, e cila më së shpeshti shkakton helmime me ushqim dhe ethet tifoide. Simptomet lëvizin nga vjellja në diare dhe madje edhe në vdekje në rastet më të rënda.

Numri i specieve ..................................

Rreziku për njerëz ..............................

Rezistenca antibiotike.........................

Madhësia maksimale (nm)..............

Dobia për njerëz..................................

40

15

89

3

1000

Salmonella

Shumë shtame të E. coli janë të padëmshme dhe një numër i madh sosh ndodhen në zorrët e njerëzve dhe kafshëve. Përveç kësaj E. coli është një nga gjallesat më të studiuara. Megjithatë, në disa raste E. coli shkakton infeksione serioze urinare, abdominale dhe helmime me ushqim.