Upload
trankhue
View
283
Download
13
Embed Size (px)
Citation preview
1
MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS
MINISTRIA E PUNËS E ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE
SHANSEVE TË BARABARTA
BASHKIA E TIRANËS
DREJTORIA ARSIMORE RAJONALE, TIRANË-QYTET
RAPORT STUDIMI
Qasja ‘Shkolla me ushqim’:
Analizë situate dhe vlerësim mbi aspektet socio-ekonomike,
legjislative, të politikave dhe bashkëpunimit ndërinstitucional
Studim i kryer në kuadrin e projektit:
“Shkolla me ushqim”: Parandalimi dhe ulja e braktisjes shkollore duke krijuar
shkolla më miqësore për fëmijët nëpërmjet fuqizimit të bashkëpunimit
ndërinstitucional
UNICEF
Tiranë, 2012
2
Ky material është përgatitur në kuadrin e programit të Arsimit Bazë 2011-2012 të UNICEF-it
(Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët).
Koordinoi e zbatoi projektin Inspektorati Kombëtar i Arsimit Parauniversitar (IKAP)
Grupi i punës Nora Malaj (MASH), Robert Gjedia (IKAP), Novruz
Ahmeti (MASH), Erviola Nelaj (MPÇSSHB), Blerina Zoto
(MPÇSSHB), Diana Dajko (DAR Tiranë), Mine Qypi
(Bashkia Tiranë), Irma Dobroniku (Bashkia Tiranë),
Dave Marku (DAR Tiranë), Genc Burazeri (ISHP)
Nën kujdesin e përgjegjëses së Aurora K. Bushati
Programit të Arsimit Bazë,
UNICEF
Mbështetur nga UNICEF
Rruga “Skënderbej”, Godina e Volkswagenit, Kati i 3-të.
Tiranë, Shqipëri.
Tel: (+335-4) 227 3335
Fax: (+335-4) 243 775
http://www.unicef.org/albania
Copyright © 2012 IKAP & UNICEF
3
TABELA E PËRMBAJTJES
KAPITULLI I: KONTEKSTI SOCIAL DHE EKONOMIK
1.1 Vlerësimi i situatës social-ekonomike
1.2 Fenomeni i braktisjes së shkollave - Analiza e situatës në Tiranë
1.3 Infrastruktura e arsimit 9-vjeçar në Tiranë
KAPITULLI II: KONTEKSTI LEGJISLATIV
2.1. Vlerësimi i legjislacionit dhe i akteve rregullatore ekzistuese
2.1.1. Përgjegjësitë dhe kompetencat e pushtetit qëndror në lidhje me funksionin e arsimit
2.1.2. Përgjegjësitë dhe kompetencat e pushtetit vendor në lidhje me funksionin e arsimit
2.2. Identifikimi i hapësirave për ndryshime legjislative në nivel qëndror e lokal
KAPITULLI III: ANALIZA E POLITIKAVE QËNDRORE & LOKALE PËR ZBUTJEN
E VARFËRISË QË KANË PRERJE ME QASJEN “SHKOLLA ME USHQIM”
3.1. Lidhja e politikave qendrore e lokale me dokumentat strategjikë
3.2. Politikat ekzistuese qëndrore dhe lokale në fushën e arsimit
KAPITULLI IV: NDËRVEPRIMI INSTITUCIONAL
4.1. Vlerësimi i situatës nga pikëpamja e pritshmërisë së programit lidhur me procedurat
zyrtare kaskadë që realizojnë qasjen “Shkolla me ushqim”
4.2. Mangësitë institucionale
4.2.1. Situata aktuale e decentralizimit për shkollën si institucion
KAPITULLI V: REKOMANDIME
5.1. Ushqimi me gatim në shkolla
5.2. Ushqimi me katering
5.3. Rekomandime të përgjithëshme
SHTOJCA 1: Udhëzim mbi qasjen “Shkolla me ushqim” në dobi të uljes së braktisjes shkollore
nëpërmjet përfshirjes së biznesit lokal”
SHTOJCA 2: Standardet e Ushqimit dhe menu për fëmijë të moshës 6-13 vjeçare
4
KAPITULLI I: KONTEKSTI SOCIAL DHE EKONOMIK
1.1. Vlerësimi i situatës social-ekonomike
(Përshkrimi i problemit që adresohet nga kjo politikë)
Fëmijët, për shkak të moshës e të pjekurisë fizike dhe intelektuale janë kategoria më e ekspozuar
ndaj rreziqeve, prandaj kanë nevojë për një mbrojtje dhe kujdes të veçantë nga familja, shoqëria
dhe institucionet shtetërore. Problem përbëjnë fëmijët e familjeve me të ardhura të pakta, të
zonave të thella malore, vajzat në zonat me mentalitet të prapambetur dhe me probleme të tjera
sociale, të cilët karakterizohen nga fenomeni i braktisjes së shkollës.
Shkak për këtë është varfëria dhe kushtet e vështira ekonomike, të cilat i detyrojnë nxënësit e
shkollave 9-vjeçare të lënë librat për të punuar, duke siguruar kështu mbijetesën e tyre dhe të
familjeve. Rreth 66% e familjeve që përfitojnë ndihmë ekonomike janë familje me fëmijë 0-15
vjeç. Fëmijët, të cilët janë piketuar si braktisës të shkollave, vijnë nga familje me të ardhura
mujore me më pak se 30 mijë lekë në muaj, që përpjesëtuar me numrin e lartë të anëtarëve, janë
të pamjaftueshme për të kaluar të paktën një jetë normale. Vetëm në Tiranë numri i fëmijëve në
moshë shkollore që “bredhin” rrugëve si ambulantë është mbi 5 mijë. Në këtë braktisje, në të
shumtën e rasteve, ata janë përkrahur edhe nga prindërit, të cilët përballë urisë, dashje pa dashje,
i kanë hapur udhën analfabetizmit te fëmijët e tyre. Edhe në rastet kur nuk është braktisur arsimi
i detyruar, shumë pak fëmijë ambulantë në rrugët e kryeqytetit, kanë pasur dëshirën për të
ndjekur më tej shkollën.
1.2. Fenomeni i braktisjes së shkollës - Analiza e situatës në Tiranë
Fenomeni i braktisjes së shkollave është më i përhapur tek fëmijët rromë. Aktualisht në Shqipëri
ka rreth 5000 fëmijë rromë të moshës 3-16 vjeç. Niveli i regjistrimit të fëmijëve në shkollë në
moshën e caktuar sipas ligjit është i ulët. Vetëm 27% e fëmijëve në moshën 6 vjeç ndjekin
aktualisht klasën e parë. Rreth 1 në 2 fëmijë rromë në moshë shkolle (6-16 vjeç) e ka braktisur
shkollën. 54% e fëmijëve rromë në moshën e detyrimit shkollor (6-16 vjeç) nuk kanë përfunduar
asnjë klasë shkollë. 43% e fëmijëve rromë të grupmoshës 15-16 vjeç janë analfabetë. Fenomeni
bëhet edhe më shqetësues për vajzat rrome. Rëniet në frekuentiminin e shkollës prej vajzave
rrome pas moshës 11 vjeç janë dukshëm më të larta sesa ato të meshkujve. Në moshën 12 vjeç
vajzat rrome frekuentojnë shkollën në një masë prej 23% më pak se sa djemtë (Studim mbi
arsimimin e komunitetit rrom, Save the Children dhe UNICEF, 2007).
Treguesit statistikorë (sipas MASH) që lidhen me largimet nga sistemi arsimor parauniversitar
(klasa I-XII) janë si më poshtë:
Braktisja e nxënësve në arsimin fillor klasa I-V është 0.55%.
Braktisja e nxënësve në klasat VI-IX është 1.95%
5
Braktisja e nxënësve në total për klasat I-IX është 0.81%
Largimet e nxënësve në arsimin e mesëm janë 2.34%.
Të vlerësuar në kohë, treguesit e braktisjes shkollore kanë pasur tendencë të ulen,
megjithatë, braktisja e shkollës nga nxënësit e shtresave në nevojë mbetet problem.
1.3. Infrastruktura e arsimit 9-vjeçar në Tiranë
Në qytetin e Tiranës janë 59 shkolla 9-vjeçare dhe 3 institute të vendosura në të gjitha zonat e
11 njësive bashkiake. Në vitin e ri shkollor 2010-2011, numri i nxënësve që u regjistruan dhe që
nisën mësimet në shtator në shkollat 9-vjeçare arriti në shifrën 51453. Jo të gjithë ata që u ulën
në bankat e shkollës e çuan deri në fund këtë proces kaq të rëndësishëm. Gjatë këtij viti ka pasur
braktisje të shkollës nga 242 nxënës. Nga statistikat që DAR-Tiranë disponon, rezulton se vetëm
24 shkolla 9-vjeçare kanë nxënës braktisës.
Përsa i përket infrastrukturës së shkollave në përgjithësi është e mirë. Bashkia e Tiranës ka rreth
6-7 vjet që në arsimin parauniversitar ka realizuar investime të ndryshme si në drejtim të
rikonstruksioneve e shtesave të kapaciteteve, ashtu edhe në drejtim të ndërtimit të shkollave të
reja. Shkollat janë godina me 2, 3 dhe 4 kate, ku zhvillojnë mësim cikli i ulët, cikli i lartë i
shkollës 9-vjeçare dhe klasat e parashkollorit, numri i të cilëve është i ndryshëm në shkolla të
ndryshme. Të gjitha ambientet brenda dhe jashtë shkollës janë në funksion të të gjithë procesit
mësimor dhe në funksion të arritjes së një cilësie më të mirë të shërbimit në arsimin
parauniversitar.
Shkollat kanë një numër të caktuar klasash ku zhvillohet mësimi, palestrën për zhvillimin e orës
së edukimit fizik, e cila jo në të gjitha shkollat ekziston dhe ambiente të tjera të cilat janë në
funksion të zhvillimit të këtij procesi si: biblioteka, kabinetet, dhoma e psikologut, e dentistit etj.
Ka shkolla, edhe pse të pakta në numër, që kanë ambiente të tilla, sipërfaqja e të cilave arrin deri
në 100 m2 e që shërbejnë si salla polifunksionale. Gjithashtu nuk mund të lëmë pa përmendur
edhe fast food-et brenda shkollave, të cilat ofrojnë shërbimin e tyre me ushqim tek fëmijët.
Si rezultat i zbatimit të projekteve të infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës kanë përfituar
fëmijët e 27 shkollave 9-vjeçare të rikonstruktuara dhe 7 shkollave të reja. Përfitimi i familjeve
dhe komunitetit do të ishte shumë më i madh nëse në standardet e hartuara nga MASH-i do të
parashikohej hapja e shkollave me ushqim, ashtu siç janë kopshtet me ushqim. Bazuar në
studimin e vitit 2010 të DKS1 mbi plotësimin e standardeve në infrastrukturën e shkollave,
rezulton se: 15 shkolla janë në listën e prioriteteve të investimeve 2010-2013 dhe 23 shkolla kanë
fast food-e ose kafeteri me sipërfaqe 12-50 m2, por që nuk plotësojnë standardet për ushqimin e
nxënësve, pasi duhen hapësirat e nevojshme, pajisjet, mjediset e gatimit, stafi, etj.
1 DKS Drejtoria e Kujdesit Social, Bashkia Tiranë.
6
KAPITULLI II. KONTEKSTI LEGJISLATIV
2.1. Vlerësimi i legjislacionit dhe i akteve rregullatore ekzistuese në kuadër të ofrimit të
ushqimit në shkolla
Baza ligjore: Ligji nr.7952, datë 21.06.1995 për “Sistemin arsimor parauniversitar”(i ndryshuar);
ligji nr.8652, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, (i
ndryshuar); ligji nr.8654, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së
Tiranës”; ligji nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar);
ligji nr.8405, datë 17.09.1998 për “Urbanistikën” (i ndryshuar); Vendimi i Këshillit të Ministrave
nr.632, datë 04.10.2004 për “Miratimin e dokumentit për politikat e decentralizimit në sektorin e
arsimit parauniversitar”; Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.799, datë 22.07.2009 “Për
Miratimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar për periudhën 2009-2013”;
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.998, datë 30.9.2009 për “Kuotat financiare të ushqimit në
mensa e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve dhe të studentëve, në institucionet
arsimore publike për vitin shkollor 2009-2010”, Rregullore higjieno-sanitare e Ministrisë së
Shëndetësisë për “Ndërtimin dhe funksionimin e shkollave dhe konvikteve ”, datë 14.7.1981;
udhëzimi nr.40, datë 17.10.2007 “Për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës.”
Arsimi parashkollor/parauniversitar është funksion i përbashkët2 që kryhet së bashku nga
pushteti vendor dhe ai qëndror, ku pushteti qëndror për çdo rast siguron mbështetje të
mjaftueshme financiare dhe materiale. Ky funksion i përbashkët përmbushet nga një sërë
institucionesh të pushtetit qëndror dhe atij vendor.
2.1.1. Përgjegjësitë dhe kompetencat e pushtetit qëndror në lidhje me funksionin e arsimit:
Këshilli i Ministrave/KM miraton politikat shtetërore të arsimimit laik.
Këshilli i Ministrave miraton me vendim kriteret, detajet e formulës dhe procedurat
për përcaktimin e përfitimit të ndihmës ekonomike3.
Këshilli i Ministrave miraton masën e pagesës shtesë për fëmijët e familjeve në
nevojë, të cilat përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe për fëmijët jetimë që nuk janë në
institucione, por që ndjekin arsimin bazë, deri në mbarimin e arsimit të detyrueshëm4.
Këshilli i Ministrave miraton me vendim masën mujore të ndihmës ekonomike5
sipas strukturës së familjes; përcakton procedurat, dokumentacionin, kohëzgjatjen dhe
kriteret që duhet të plotësojnë familjet dhe individët në nevojë për kushtëzimin e
përfitimit të ndihmës ekonomike, si dhe mënyrat e përllogaritjes së kohëzgjatjes së
përfitimit të kësaj ndihme.
2 Sipas nenit 11, pika 3 të ligjit nr.8652, datë 31.07.2000 për « Organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore »
3 Sipas nenit 10, pika 1 të ligjit nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar)
4 Sipas nenit 10, pika 4 të ligjit nr.9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar)
5 Sipas nenit 10, pika 6 të ligjit nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar)
7
Këshilli i Ministrave miraton me vendim standardet e shërbimeve të përkujdesit
shoqëror.
Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta/MPÇSSHB
nxjerr udhëzim për mënyrën e përllogaritjes së masës së ndihmës ekonomike.
MPÇSSHB harton standardet e shërbimeve të përkujdesit shoqëror dhe kontrollon
zbatimin e tyre.
MPÇSSHB harton dhe paraqet pranë Ministrisë së Financave nevojat për fonde nga
buxheti për ndihmën ekonomike, për shërbimet e përkujdesit shoqëror bazuar në
informacionet, statistikat dhe raportet e grumbulluara.
Ministria e Arsimitdhe e Shkencës6/MASH-i përgjigjet për realizimin e politikës
shtetërore të arsimimit laik, të miratuar nga Këshilli i Ministrave/KM.
MASH-i, nëpërmjet specialistëve të saj dhe institucioneve vartëse, harton dhe përpunon
programet e zhvillimit të arsimit në përputhje me prirjet dhe zhvillimet arsimore
ndërkombëtare, si dhe veçoritë kombëtare, rajonale, sociale ekonomike e
demografike të Shqipërisë.
MASH-i ose institucione të tjera vartëse miratojnë dokumentet themelore arsimore, që
përfshijnë planet, programet dhe tekstet mësimore për institucionet publike arsimore.
MASH-i ka të drejtën e eksperimentimit për përmirësimin e cilësisë në arsim në
përputhje me standardet ndërkombëtare, në bashkëpunim me institucione të
specializuara të vendit dhe të huaja.
2.1.2. Përgjegjësitë dhe kompetencat e pushtetit vendor në lidhje me funksionin e arsimit:
Administron objektet arsimore (objektet e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme)7 si dhe
ushtron kompetencën e investimeve për këto objekte, si funksion i deleguar
(rikonstruksion të objekteve ekzistuese, shtim të kapaciteteve të tyre, rindërtime dhe
ndërtime të objekteve të reja);
Siguron mirëmbajtjen e objekteve arsimore, furnizimin me materiale të konsumit të
përgjithshëm si: ujë, energji elektrike, ngrohje, lyerje dhe shërbime të tjera të këtij
karakteri;
Ushtron si funksion të vetin planifikimin urban, menazhimin e tokës ku përfshihet edhe
planifikimi i objekteve arsimore (kopshte, shkolla);
Siguron mbështetjen me projekte social-arsimore që ndikojnë dukshëm në edukimin e
fëmijëve.
6 Nenet 5, 51, 52.1, 52.2 të ligjit nr.7952, datë 21.6.1995 për “Sistemin arsimor parauniversitar” (i ndryshuar)
7Sipas nenit 8/g, të ligjit nr.8654, datë 31.07.2000 për “Organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”
8
2. Identifikimi i hapësirave për ndryshime legjislative në nivel qëndror e lokal
Kuadri ligjor i referuar, kryesisht ligji nr.7952, datë 21.06.1995 për “Sistemin arsimor
parauniversitar” (i ndryshuar), nuk parashikon rregullim të shprehur në lidhje me ushqimin
në shkolla të ciklit fillor apo të ciklit të lartë, cikle të cilat përbëjnë dhe arsimin bazë, (siç
parashikohet në lidhje me arsimin parashkollor në nenin 19.3), por në të njëjtën kohë nuk ka
përcaktime që e ndalojnë. Në analizë të përcaktimeve ligjore të akteve të lartëpërmendura
mundësimi i realizimit të këtij projekti të arrihet:
Nëpërmjet miratimit të një politike shtetërore, e cila formalizohet në një vendim të
Këshillit të Ministrave dhe zbatohet nga MASH-i
Nëpërmjet një projekti pilot, zbatimi i të cilit mund të sigurohet drejtpërdrejt nga
MASH-i në mbështetje të përcaktimeve të nenit 52.28 të ligjit nr.7952, dt. 21.6.1995 për
“Sistemin arsimor parauniversitar” (i ndryshuar)
2.1. Kuadri ligjor që nevojitet për të mundësuar projektin në kuadrin e një politike
shtetërore:
Amendim i ligjit aktual për arsimin dhe përfshirja e dispozitave ku parashikohet futja e
ushqimit në shkolla (në nenin 22 të shtohet pika 22.5 me përmbajtje: “shkolla e arsimit
bazë publik përfshirë dy ciklet mund të jetë me ushqim ose pa ushqim”)
Vendim i Këshillit të Ministrave/KM në zbatim të ligjit për arsimin, i cili parashikon
futjen e ushqimit në shkolla të arsimit bazë, ciklin fillor dhe atë të lartë; kuotat financiare
të ushqimit; pagesat e prindërve
Vendim i Këshillit të Ministrave/KM që miraton masën e pagesës shtesë për
përballimin e pagesës për shkollat me ushqim për fëmijët e familjeve në nevojë, të
cilat përfitojnë ndihmë ekonomike si dhe për fëmijët jetimë që nuk janë në institucione,
por që ndjekin arsimin bazë, deri në mbarimin e arsimit të detyrueshëm9
Udhëzimet e Ministrave të linjës, të nevojshme për zbatimin e vendimeve të Këshillit të
Ministrave të lartpërmendur
Rregullore higjieno-sanitare e Ministrisë së Shëndetësisë për “Ndërtimin dhe
funksionimin e mensave në shkolla të arsimit bazë”
Standarde të normave dhe kritereve të projektimit për këtë objekt/objekte (mensa,
kuzhina, tualete) të infrastrukturës së shkollës
8 Ministria e Arsimit dhe Shkencës/MASH-i ka të drejtën e eksperimentimit për përmirësimin e cilësisë në arsim në
përputhje me standardet ndërkombëtare, në bashkëpunim me institucione të specializuara të vendit dhe të huaja. 9 Sipas nenit 10, pika 4 të ligjit nr.9355, datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” (i ndryshuar).
9
Vendim të Këshillit Bashkiak, i cili parashikon rimbursim të pjesshëm të pagesave për
ushqim për familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike.
10
KAPITULLI III: ANALIZA E POLITIKAVE QËNDRORE DHE LOKALE
3.1. Lidhja e politikave qendrore e lokale me dokumentat strategjikë
Disa nga dokumentet strategjike që bëjnë të mundur qasjen “Shkollë me ushqim” janë si më
poshtë:
Në fushën e mbrojtjes sociale:
Strategjia sektoriale e mbrojtjes sociale: që synon rrugë për të reduktuar varfërinë dhe për të
ngritur një sistem cilësor të shërbimeve sociale për grupet dhe individët në nevojë,
veçanërisht për fëmijët.
Strategjia ndërsektoriale e përfshirjes sociale: një nga prioritetet e saj strategjike është zbutja
e varfërisë tek fëmijët dhe përmirësimi i shërbimeve ndaj kësaj kategorie, si rritja e aksesit në
arsim, sidomos për fëmijët rromë dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.
Strategjia kombëtare për fëmijët: një nga objektivat e saj është sigurimi i aksesit në arsim,
reduktimi i analfabetizmit të fëmijëve që braktisin shkollën, nëpërmjet programeve të
veçanta.
Dekada e përfshirjes së rromëve: Plani i veprimit kombëtar 2010-2015; një nga fushat
kryesore të këtij plani është arsimi, që ka si qëllim kryesor përmirësimin e situatës arsimore
së minoritetit (si pakicë kulturore) rrom. Në kuadër të objektivit për garantimin e së drejtës së
fëmijëve romë për akses të barabartë, të gjitha nivelet e sistemit arsimor, DAR/ZA-të si dhe
drejtoritë e shkollave, po punojnë për përfshirjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë nëpërmjet
realizimit të politikave arsimore mbështetëse dhe trajnimit të mësuesve që punojnë me
nxënësit e këtyre shtresave, sipas udhëzimeve të MASH-it.
Strategjia afatmesme e shërbimeve sociale për qytetin e Tiranës 2009-2011: “Projekti për
braktisjen zero”, ndërhyrjet me investime për qasjen e ushqimit në shkolla, janë pjesë e kësaj
strategjie. Një nga objektivat specifike të saj është “Zbatimi i programeve alternative të
edukimit dhe argëtimit për fëmijët e familjeve që jetojnë në periferi të Tiranës si dhe fëmijët
me probleme sociale, rromë dhe egjiptianë.” Një ndër objektivat kryesore për Bashkinë e
Tiranës është përmirësimi i infrastrukturës arsimore të qytetit, i cili do të realizohet nëpërmjet
rikonstruksionit të objekteve ekzistuese, shtimit të kapaciteteve të tyre, rindërtimit dhe
ndërtimit të objekteve të reja.
Në fushën e arsimit:
Strategjia kombëtare e arsimit parauniversitar: Një ndër masat kryesore të kësaj strategjie
është reduktimi në zero i braktisjes shkollore nëpërmjet zbatimit të Planit të Veprimit, të
11
shpallur në vitin 2010, për tërheqjen e fëmijëve rromë në shkolla: zbatimin e modelit të
shkollave me drekë për fëmijët rromë.
Në zbatim të objektivit për braktisjen zero në arsimin 9-vjeçar, në MASH funksionon grupi i
punës i ngritur me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 346, datë 23.10.2009. Ky
grup pune harton planin e veprimit “Për reduktimin në zero të braktisjes shkollore”, ku me
prioritet po punohet me fëmijët e minoritetit rrom dhe egjiptian, të shtresave në nevojë,
fëmijët me aftësi të kufizuara etj. Ulja e numrit të nxënësve braktisës paralelisht do të sjellë
dhe uljen e numrit të nxënësve analfabetë. Në përmbushje të këtij objektivi të gjitha
Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore janë udhëzuar nëpërmjet Udhëzimit të
Ministrit Nr. 23, datë 31.08.2009 “Për zbatimin e planeve, programeve dhe teksteve
mësimore të arsimit parauniversitar në vitin shkollor 2009-2010”, që të ndjekin me
përgjegjësi dhe në vijimësi treguesit e braktisjes shkollore dhe realizimin e projekteve
mbështetëse për reduktimin e saj.
12
KAPITULLI IV: NDERVEPRIMI INSTITUCIONAL
4.1. Vlerësimi i situatës nga pikëpamja e pritshmërisë së programit lidhur me procedurat
zyrtare kaskadë që realizojnë qasjen “Shkolla me ushqim”
Sigurimi nga organet kompetente (legjislativi, ekzekutivi) i amendimit të legjislacionit dhe
plotësimi i tij me akte nënligjore që sigurojnë në kuadër të një politike qëndrore zbatimin e
qasjes “Shkolla me ushqim”, pra miratimi i ndryshimeve të ligjit për “Sistemin arsimor
parauniversitar”; miratimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave; udhëzimeve të ministrave të
linjës si dhe rregulloreve nga institucionet përkatëse.
Pushteti qëndror/Këshilli i Ministrave siguron mbështetjen financiare të nevojshme për
zbatimin e projektit nëpërmjet parashikimit të shpenzimeve përkatëse në buxhet. Gjithashtu
delegon pranë pushtetit vendor funksionin e investimeve në objektet shkollore për
infrastrukturën përkatëse për këtë projekt (ambiente ngrënieje (mensa), ambiente gatimi
(kuzhina), ambiente ndihmëse (tualete higjiene për larje duarsh dhe wc).
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, me qëllim përmirësimin e cilësisë në arsim në përputhje me
standardet ndërkombëtare, miraton eksperimentimin në statusin e një projekti pilot të futjes së
ushqimit në shkolla; planifikon stafin profesional të nevojshëm, stafin ndihmës për shpërndarjen
e ushqimit të mensave, si dhe atë sanitar; planifikon procedurat përkatëse në varësi të llojit të
shërbimit të përzgjedhur për pilotim, shërbim me gatim nëpërmjet tenderimeve të produkteve
ushqimore të patrajtuara apo shërbimin katering, ku procesi i tenderimit lejon pjesëmarrje vetëm
të subjekteve, të cilat ofrojnë një lloj shërbimi (kateringu) dhe me kritere të reja prokurimi. Në
këtë shërbim shuma e prokuruar është shumë e madhe dhe procedurat zgjasin rreth 4 muaj.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës/MASH miraton standardet e normave dhe kritereve të
projektimit për infrastrukturën e nevojshme për ofrimin e ushqimit në shkolla; ambiente
ngrënieje (mensa); ambiente gatimi (kuzhina); ambiente ndihmëse (tualete higjiene për larje
duarsh dhe wc).
Ministria e Shëndetësisë/MSH në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik miraton
menunë për grupmoshën që përfshihet në projekt, 6-11 vjeç, si dhe planifikon stafin për
shërbimin shëndetësor dhe mbikëqyrjen e cilësisë së gatimit. Gjithashtu kjo ministri miraton
rregulloren higjieno-sanitare për “Ndërtimin dhe funksionimin e ambienteve të gatimit (kuzhina),
ambienteve ndihmëse (tualete higjiene për larje duarsh dhe wc)”.
Ministria e Punës dhe e Çështjeve Socíale e Shanseve të Barabarta/MPÇSSHB, në bazë të
politikave mbi ndihmën shoqërore, në bashkëpunim me punonjësin social të shkollës, siguron
statistikat dhe informacionin e nevojshëm nëpërmjet regjistrimit të target grupit të fëmijëve në
risk dhe braktisës, ku përfshihen veçanërisht fëmijët e komunitet rom, me qëllim mbështetjejen
sociale për këto kategori duke siguruar përfitimin e ushqimit falas.
13
UNICEF-i lehtëson financimin e projektit pilot (si qasje e integruar!) në shkollat e përzgjedhura
nëpërmjet donatorëve që ofrojnë vlerat e nevojshme financiare për sigurimin e vaktit ushqimor
sipas menusë së përcaktuar dhe miratuar për gjithë numrin e fëmijëve në shkollat përkatëse.
Pushteti vendor/bashkia, në ushtrim të funksioneve të veta të përcaktuara me ligj, planifikon si
dhe projekton mbi bazën e standardeve të miratuara nga Ministria e Arsimit ambiente ngrënieje
(mensa), ambiente gatimi (kuzhina), ambiente ndihmëse (tualete higjiene për larje duarsh dhe
wc), në lidhje organike me godinat e shkollave ekzistuese apo edhe në rastin e ndërtimit të
shkollave të reja. Pushteti vendor siguron gjithashtu investimin e këtyre objekteve nëpërmjet
fondeve të deleguara nga pushteti qëndror apo të siguruara nga të ardhurat e veta, si dhe mund të
sigurojë financim të pjesshëm të pagesës për ushqim për familjet që përfitojnë ndihmë
ekonomike.
Shkolla siguron bazën e të dhënave sociale të çdo nxënësi të ciklit të ulët; gjithashtu
bashkëpunon me bashkinë/njësinë bashkiake dhe përzgjedh mbi bazën e kritereve të përcaktuara
target grupin e fëmijëve në risk dhe braktisës të shkollës për mbështetje sociale dhe përfitimin e
ushqimit falas. Gjithashtu shkollat mund të sigurojnë vetë ofrimin e ushqimit nëpërmjet stafeve
të veta të punësuara pranë saj.
Agjencia/struktura e specializuar me stafin dhe mjetet e nevojshme (drejtues, ekonomistë,
juristë, furnitorë, shoferë) në varësi nga pushteti qëndror apo vendor siguron furnizimin e
shkollave me ushqim si në rastin “shërbim me gatim”, nëpërmjet tenderimeve dhe shpërndarjes,
furnizimit të produkteve ushqimore të patrajtuara, apo në rastin “shërbim katering” nëpërmjet
tenderimeve të produkteve të gatshme.
4.2. Mangësitë institucionale
4.2.1. Situata aktuale e decentralizimit për shkollën si institucion
Mungesa e akteve nënligjore që të përcaktojnë qartë ndarjen e kompetencave midis pushteteve,
pushtetit qëndror dhe atij vendor, në lidhje me këtë funksion të përbashkët duke e decentralizuar
atë edhe në raport me institucionin që ofron mësimdhënien, pra shkollën, që të mund të ushtrojë
funksione vendimmarrëse. Pra, ende sot shkolla në pjesën më të madhe të funksioneve të saj,
funksionon e centralizuar.
Shkollat sot nuk kanë kompetencë për të menazhuar fonde publike si dhe burime njerëzore
për të administruar procese të nevojshme (prokurim, menazhim) për zbatimin e projektit dhe
ofrimin e ushqimit nga vetë shkollat.
14
KAPITULLI V: REKOMANDIME
5.1. Ushqimi me gatim në shkolla
Përparësitë
1. Cilësia e Ushqimit
1.1 Ushqimi është i ngrohtë dhe i sapogatuar.
1.2 Gatuhet edhe jashtë menusë për nxënësit me nevoja të veçanta shëndetësore.
1.3 Kontrolli direkt i cilësisë së furnizimit (përgjegjësi dhe kuzhinierja).
1.4 Ruajtja e kampionit të ushqimit për 24 orë.
1.5 Gatimi në sasi të vogla i ruan vlerat ushqimore.
2. Kostoja
1.1 Kostoja për nxënës është relativisht e ulët dhe e përballueshme nga prindërit.
1.2 Kostoja e shërbimit nuk i faturohet prindit, por përballohet nga buxheti i shtetit.
3. Procedurat e administrimit
3.1 Furnizimi për shumicën e artikujve bëhet në mëngjes herët.
3.2 Furnizimi ka plan rezervë dhe nuk ndodh që nxënësit të mbeten pa ushqim
4. Infrastruktura e kuzhinave ekziston (në shkolla mungon, ka kosto investimi fillestar)
Pikat e dobëta
1. Cilësia e ushqimit
1.1 Përllogaritja e sasisë së furnizimit në bazë të numrit të nxënësve që frekuentojnë (bëhet me
forcën e një dite më përpara).
1.2 Pajisjet e kuzhinave nuk janë profesionale në të gjitha çerdhet dhe kopshtet.
2. Kostoja
2.1 Pajisjet e kuzhinave mungojnë, blerja e tyre ka kosto.
2.2 Në rast të mungesës së pajisjeve profesionale, rritet kostoja e energjisë elektrike ose e gazit.
2.3 Pagesat e stafit ndihmës, kuzhiniere, sanitare ka kosto.
3. Procedurat e administrimit
3.1 Furnizimi bëhet një ose dy ditë më përpara dhe ushqimi është jo i freskët për disa artikuj.
3.2 Magazinimi dhe transporti nuk sigurojnë ruajtjen e cilësisë së ushqimit.
3.3 Mund të ketë firo në procesin e shpërndarjes së furnizimit.
4. Infrastruktura e gatimit të ushqimit në shkolla
4.1. Mungesa e mjediseve të gatimit dhe mensave.
15
4.2. Ndërtimi apo rikonstruksioni i tyre ka kosto të lartë.
5.2. Ushqimi me katering
Përparësitë
1. Cilësia e Ushqimit
1.1 Ushqimi cilësor, gatuar nga kuzhinierë me eksperiencë.
1.2 Përllogaritja e saktë e sasisë së furnizimit në bazë të numrit të fëmijëve që frekuentojnë në
ditën aktuale.
1.3 Kontrolli dhe siguria teknike e produkteve ushqimore është e mbikëqyrur rreptësisht në
mënyrë periodike nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit.
1.4 Pajisjet e kuzhinës janë një set profesional i teknologjisë së fundit që sigurojnë trajtim, ruajtje
dhe procesim të shëndetshëm të të gjitha produkteve ushqimore.
1.5 Ekzistenca e shërbimeve Katering në Tiranë me Certifikatë ISO: 9001: 2000, Certifikatë e
Cilësisë në Menaxhim dhe HACCP, Certifikatë mbi Parandalimin e Rreziqeve dhe
Vetëkontrollin e Higjienës.
2. Kostoja
2.1 Kosto e përballueshme për cilësinë/shërbimin që ofrohet.
2.2 Kostoja e shërbimit i faturohet prindit brenda çmimit.
2.3 Pagesat e ushqimit për fëmijët që braktisin shkollën dhe fëmijët në nevojë të përballohet nga
të ardhurat e bashkisë (fondi i shërbimit social ose nga buxheti shtetit).
3. Procedurat administrative
3.1 Transporti i ushqimit do të kryhet me mjete që ruajnë cilësinë e ushqimit dhe higjienën.
3.2 Kontrata e lidhur me firmën që do të kryejë Kateringun, do të përcaktojë qartë detyrat dhe
përgjegjësitë e firmës.
Pikat e dobëta
1. Cilësia e Ushqimit
1.1 Ushqimi shërbehet minimumi 2-3 orë pas gatimit dhe jo i freskët.
2. Kostoja
2.1 Kostoja e pagesës së ushqimit është më e madhe nga ajo që mund të ofrohet në projektin
pilot në shkolla, pasi mungojnë kuzhinat dhe mensat.
3. Procedurat administrative
3.1 Ushqimi mund të vonohet nga mënyra e transportit dhe trafiku.
16
Me qëllim mundësimin e projektit në fazën pilot dhe në vazhdimësi për të përshtatur shkollat 9-
vjeçare për ofrimin e shërbimit të ushqimit në to, rekomandohet nga institucionet përkatëse të
kryejnë detyrat si më poshtë:
Studimi i fizibilitetit të shkollave për mundësinë e krijimit të ambienteve të reja apo
përshtatjes së ambienteve ekzistuese për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për këtë
projekt (mensa, kuzhina, tualete higjiene), përcatimi i listës prioritare
Planifikim fondesh për ndërtimet e reja ose përshtatjen e planimetrive ekzistuese
Planifikim i fondeve për blerje pajisjesh të kuzhinave profesionale në rastin e aplikimit të
shërbimit me gatim në shkolla
Studim i menusë për grupmoshën 6-11 vjeç dhe 11-16 vjeç sipas gramaturave dhe
kalorive
Studim për koston e shërbimit të ushqimit në shkollat me pagesë nga prindërit,
mbështetja financiare nga pushteti vendor (duke ndjekur shembullin e subvencionimit të
plotë apo uljes së tarifave për fëmijët e familjeve në nevojë), si dhe koston financiare të
personelit nga buxheti i shtetit
Studim i situatës social-ekonomike për familjet e fëmijëve të shkollës, krijimi i të
dhënave me problematikat e tyre dhe evidentimi i target grupit që do të përfitojë nga
lehtësirat financiare që do të ofrojë pushteti qëndror dhe vendor si mbështetje sociale me
fonde të veçanta
Krijimi i një rrjeti koordinimi midis punonjësit social dhe psikologut të shkollës me të
gjithë aktorët e pushtetit vendor, qëndror apo dhe privat që ofrojnë shërbime sociale për
grupet e margjinalizuara në këto njësi bashkiake apo edhe për trajtim dhe për gjetjen e
alternativave të zgjidhjes së problemit
Iniciimi i një politike sociale për kushtet e përfitimit të mbështetjes për familjet në nevojë
nga pushteti vendor
Ngritja e qendrave pas shkolle, futja e ushqimit në shkollat verore falas apo pjesërisht me
kontribut të prindërve dhe shtetit
Ngritja e kapaciteteve të aktorëve brenda shkollës në lidhje me shërbimet e integruara e
ndërinstitucionale për fëmijët braktisës dhe atyre në rrezik braktisjeje ( drejtues, bord,
mësues, pushtet vendor, psikologë të shkollave) për metodat që duhet të përdoren për
afrimin e këtyre nxënësve me shkollën dhe për t`i bërë shkollat sa më miqësore për
fëmijët si dhe përfshirja e komunitetit në zvogëlimin e fenomenit të braktisjes së shkollës.
Realizimi i fushatave ndërgjegjësuese në komunitet për të rritur përfshirjen e komunitetit
në procesin arsimor, si pjesë e zhvillimit të vetë komunitetit
5.3. Rekomandime të përgjithëshme
1. Në nivel qendror - të bashkëpunohet me MASH-in dhe MPÇSSHB-në për zhvillimin e
politikave në shkallë vendi dhe atyre lokale.
2. Bashkitë duhet të përfshijnë në skemën e qasjes “Shkolla me ushqim” për uljen e braktisjes
shkollore duke përfshirë biznesin lokal, çështjen e bonove për ushqim gratis për fëmijët më
të margjinalizuar nga familjet më në nevojë.
3. Fillimisht, kostoja e bonove të planifikohet pjesërisht nga subjekti, pjesërisht nga bashkitë
dhe pjesërisht nga donatorët (duke aplikuar politika favorizuese për subjektet lokale të
17
biznesit), sipas qasjes me kontribute komplementare mes palëve (PQ-PL-biznesi lokal-
donatorët), duke planifikuar kontribute në rritje të pushtetit qendror e lokal.
4. Aplikimi i qasjes të zbatohet fillimisht në formë pilotimi për krijimin e eksperiencave.
5. Bashkitë duhet që të planifikojnë buxhet të posaçëm për të mbuluar shpenzimet e bonove
për fëmijët më të margjinalizuar, familjet më në nevojë (projekte pilot).
6. Puna duhet të koordinohet ngushtë me shërbimin social për identifikimin e familjeve më në
nevojë dhe përzgjedhjen e tyre në bazë të disa kritereve që duhet të caktohen nga një
komision i posaçëm (ad hoc), i cili duhet të konsiderojë me kujdes aspekte të diskriminimit
pozitiv e negativ. 7. Projekti të monitorohet dhe vlerësohet në bazë vjetore nga një grup pune (DAR, bashki,
drejtorë shkollash, qendra shëndetësore publike) para se të rinovohet kontrata e biznesit.
8. Qendra Shëndetësore Publike (Qendra Sanitare) bën kontrollin shëndetësor çdo dy javë të
ushqimit të shitur në shkolla.
9. Në nivel lokal - të kooperohet ngushtë mes të gjithë aktorëve lokalë nëpërmjet Bordit të
Koordinimit Ndërsektorial/BKNS me bazë prefekture, i cili veç MASH-it/DAR-eve,
nevojitet të koordinojë lokalisht ndërhyrjet për të parandaluar dhe zbutur braktisjen
shkollore veçanërisht për ‘fëmijët e padukshëm’ në sistem. Deri tani është ngritur dhe
funksionon vetëm BKNS-ja në Prefekturën e Korçës. Ky model është e nevojshme të
zgjerohet edhe në zona të tjera të vendit.
18
SHTOJCA I
Për një shkollë miqësore gjithëpërfshirëse për fëmijët/SHMPF
Udhëzim mbi qasjen: “Shkolla me ushqim” në dobi të uljes së braktisjes shkollore
nëpërmjet përfshirjes së biznesit lokal”
(Konceptuar në kuadrin e programit të MASH-it “Braktisja zero” 2009-2013)
Aurora K. Bushati, UNICEF - Programi i Arsimit Bazë
Alketa Zalllemi, Bashkia Korçë
Kjo eksperiencë vjen nga një plan bashkëpunimi , ende i pazbatuar, mes Bashkisë Korçë, DAR-it
Korçë dhe UNICEF-it (Programi i Arsimit Bazë) dhe ka të bëjë me mbështetjen e “Kantinave
shkollore” me qëllim që të tërhiqen në shkollë fëmijët që nuk e ndjekin atë si dhe të ulet
braktisja shkollore duke promovuar të ushqyerit e shëndetshëm dhe aplikuar bonuse për fëmijët e
familjeve më në nevojë.
Procedura e mëposhtme është bazuar në Ligjin Nr.9863, dt.28.01.08 “Për Ushqimin", për
përzgjedhjen e biznesit si partner zbatues.
Hapat e nevojshëm për aplikimin e qasjes:
1. Prezantimi i koncept-idesë pranë Këshillit Bashkiak. Vendimi pozitiv i tij kthehet në një
projekt-propozim nga Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Planifikimit Strategjik dhe
Koordinimit me Donatorët (Bashki).
2. Projekti diskutohet me DAR-in dhe lidhet një marrëveshje bashkëpunimi, e cila rregullon
mënyrën e ngritjes, funksionimit dhe monitorimit të projektit nga të dyja palët.
3. Bashkia shpall konkursin, ku bizneset ftohen të paraqesin ofertat e tyre, bazuar në një
formular (hartuar nga Drejtoria e Politikave të Zhvillimit), në të cilin biznesi detajon të gjitha
kushtet, investimet dhe planin e tij individual. Bazuar në Nenin 44/a të Ligjit Nr. 8652,
dt.31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, të V.K.M-së
Nr.1712, dt.24.12.2008 “Për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore” (i
ndyshuar), Udhëzimit Nr.316, dt.08.04.2009 “Për zbatimin e V.K.M-së Nr. 1712 “Për
dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore”, caktohet një datë limit për dorëzimin e
propozimeve nga bizneset lokale.
4. Shkollat grupohen në dy grupe, me nga 3-4 shkolla secili.
5. Ngrihet Komisioni i Vlerësimit (KV) për shqyrtimin e ofertave të konkurentëve. KV-ja e
përbërë nga përfaqësues të DAR-it dhe bashkisë vlerëson ofertat dhe cakton bizneset fituese,
me të cilët më pas lidhet një kontratë/marrëveshje, ku përcaktohet mënyra e ngritjes dhe
funksionimit të biznesit të ushqimit të shëndetshëm brenda çdo shkolle. Kjo kontratë
gjithashtu përcakton strukturën dhe mënyrën e monitorimit të projektit (kontrolli i cilësisë së
ushqimit, etj.) si dhe rinovohet çdo vit në bazë të një vlerësimi paraprak nga KV-ja. Kontrata
me këtë biznes monitorohet nga strukturat përkatëse të bashkisë me qëllim zbatimin e
objektivave për ushqim të shëndetshëm.
19
6. Bashkia jep me qira, me konkurim, një mjedis me sipërfaqe 25-40 m² në shkolla (sipas rastit
specifik). Çmimi dysheme të jetë 150 lekë/m²/muaj. Këto mjedise jepen me qira të
rinovueshme me një afat 1 vjeçar.
7. Konkurenti, i cili renditet i pari në klasifikim, ka të drejtë të përzgjedhë i pari një grup
shkollash në të cilat do të marrë mjedise me qira. Konkurenti, i cili renditet i dyti në
klasifikim, merr me qira mjedise në grupin tjetër të shkollave.
8. Në këto mjedise tregtohen produkte ushqimore për nxënësit e shkollave 9-vjeçare.
9. Pikët vlerësuese:
Niveli i investimit (në lekë) 15 pikë
Niveli i punësimit 15 pikë
Tarifa e qirasë 30 pikë
Higjiena dhe siguria ushqimore 40 pikë
10. Përgjegjësitë e konkurentëve për higjienën dhe sigurinë ushqimore:
Të sigurohen mjedise frigoriferike dhe ftohëse për çdo periudhë të vitit.
Të jenë lehtësisht të pastrueshme materialet e brendshme të tregtimit.
Të garantohet mbrojtja e mjedisit nga ndotjet.
11. Në këto mjedise tregtohen vetëm produkte ushqimore të freskëta si:
fruta
perime
drithëra
lëngje frutash
ujë
qumësht dhe nënprodukte të tij.
Produktet duhet të jenë të certifikuara për cilësinë e tyre nga institucionet përkatëse.
12. Dokumentet dorëzohen në zyrën e protokollit të bashkisë deri në një datë të caktuar.
Konkursi zhvillohet gjithashtu në një datë të caktuar.
13. Dokumentet që duhet të paraqesin konkurentët duhet të përmbajnë:
Kërkesën e subjektit për marrjen me qira të objektit.
Plan-biznesin e hollësishëm për vënien në funksionim të objektit, ku të përshkruhen
qartë: (i) plani i punësimit; (ii) plani i investimeve dhe treguesit që do të realizohen;
(iii) frigoriferët; (iv) plani i pastrimit të mjedisit me qira; (v) ushqimet që do të
tregtojnë si dhe (vi) të vërtetojnë cilësinë e tyre.
Ofertën për tarifën mujore të qirasë.
Certifikatën e regjistrimit të subjektit në Q.K.L ose vendimin e regjistrimit në gjykatë.
NUIS-in dhe vërtetimin nga Dega e Tatimeve për shlyerjen e detyrimeve tatimore dhe
të sigurimeve shoqërore.
Vërtetimin nga institucionet përkatëse që subjekti nuk është në ndjekje penale dhe se
nuk ka proces gjyqësor lidhur me veprimtarinë e tij.
Lejen higjieno-sanitare.
Librezën shëndetësore.
20
SHTOJCA 2. Standardet e Ushqimit
MENU MODEL PËR FËMIJËT 6-8 VJEÇ
Nevojat energjetike mesatare për fëmijët e kësaj moshe janë afërsisht 1565-2275 Kcal/ditë.
Ndarja ditore e kalorazhit mund të bëhet në 4 - 5 pjesë si më poshtë:
Mëngjesi - 15% e kalorive të nevojshme
Dreka – 40% e kalorive të nevojshme
Darka - 35% e kalorive të nevojshme
Mes vakteve - 10% e kalorive të nevojshme
Mëngjesi
1. Qumësht 50 ml ( ose kos i bardhë/ me fruta 250g)
2. Bukë 40g (ose bukë e thekur 40g/ biskota të thata 40g/drithëra 40g)
3. Sheqer 10g (ose marmalatë 30g/ mjaltë 10g)
Paradite
1. Fruta të freskëta 200gr (ose bukë masive 40g/ krekers 25g/ bukë e thekur 25g)
Dreka
Pjatë të parë
1.Oriz ose makarona në lëng perimesh 40g (ose oriz/makarona pilaf 80-90g/ patate 200g)
21
2.Vaj ulliri 7g (ose djathë i grirë 10g/ sugo domate 50g)
Pjatë e dytë:
1. Mish 80g (ose peshk i freskët 120g/ vezë 1/2 kokërr/
proshutë 60g/ djathë i butë 60g/ djathë i fortë 50g)
2.Perime të freskëta 100-150g (ose perime për t’u zier 150-200g)
3. Vaj ulliri për sallatë 8g
4. Bukë masive 60g (ose bukë e zezë 70g)
Pasdite (Zemra)
1. Kos 125g (ose qumësht 150ml)
2. Bukë të thekur 20g (ose biskota të thata 20g)
Darka
1. Makarona supe vegjetale (me perime) 40g
2. Bukë masive 50g (ose patate 150g/ bukë misri 30g)
3. Mish 60g (ose peshk i freskët 100g/ vezë 1 kokërr/
proshutë 30g/ gjizë 70g/ djathë i butë 50g/ djathë i
fortë 30g)
4. Perime të freskëta 100-150g (ose perime për t’u zier 150-200g)
5. Fruta të freskëta të stinës 200g
6. Vaj ulliri 10-15g
22
MENU MODEL PËR FËMIJET 9-13 VJEÇ
Nevojat energjetike mesatare për fëmijët e kësaj moshe janë afërsisht 1985-2380 Kkal/ditë.
Ndarja ditore e kalorazhit mund të bëhet në 4 - 5 pjesë si më poshtë:
Mëngjesi - 15% e kalorive të nevojshme
Dreka – 40% e kalorive të nevojshme
Darka - 35% e kalorive të nevojshme
Mes vakteve - 10% e kalorive të nevojshme
Mëngjesi
1. Qumësht 250 ml ( ose kos i bardhë/ me fruta 250g)
2. Bukë 70g (ose bukë e thekur 50g/ biskota të thata 50gr/
drithëra 50g)
3. Mjaltë 20g (ose marmalatë 30g/ mjaltë 10g)
Paradite
1. Fruta të freskëta 250gr (ose bukë masive 50g/ krekers 30g/ bukë e
thekur 30g)
Dreka
Pjatë e parë
1. Oriz ose makarona në lëng perimesh 40g (ose oriz/makarona pilaf 90g/ patate 250g)
2.Vaj ulliri 7g (ose djath i grirë 10g/ sugo domate 50g)
Pjatë e dytë:
1. Mish 100g (ose peshk i freskët 120g/ vezë 2 kokrra/
proshutë 70g/ djathë i butë 70g/ djathë i fortë 60g)
2. Perime të freskëta 100-150g (ose perime për t’u zier 150-200g)
3. Vaj ulliri për sallatë 8g
4. Bukë masive 70g ( ose bukë e zezë 80g)
Pasdite (zemra)
23
1. Kos 125g (ose qumësht 150ml)
2. Bukë masive 25g (ose biskota të thata 20g)
ose
1. Bukë masive 50g (bukë e thekur 30g)
2. Marmalatë 25g (ose çokokrem 25g/ gjizë 20g/ proshutë 15g)
Darka
1. Makarona supë vegjetale (me perime) 40g
2. Bukë masive 70g (ose patate 200g)
3. Mish 80g (ose peshk i freskët 120g/ vezë 2 kokrra/
proshutë e zier 60g/ gjizë 100g/ djathë i butë 50g/
djathë i fortë 30g)
4. Perime të freskëta 100-150g (ose perime për t’u zier 200g)
5. Fruta të freskëta të stinës 200g
6. Vaj ulliri 15g
Projekti të monitorohet dhe vlerësohet në bazë vjetore nga një grup pune (DAR-i, qeverisja
lokale, Drejtorë shkollash, Qendra Shëndetsore Publike) para se te rinovohet kontrata e biznesit.
Qendra Shëndestore Publike (Qendra Sanitare) është gjithashtu e përfshirë dhe bën kontrollin
shëndetsor çdo dy javë të ushqimit të shitur në shkolla.
* * *