16
USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 11 (82612) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 20 mars 2015 “Suber Junction” Komanda Mbështetëse Para pak ditësh, efektivë të Kompanisë së Tretë dhe të Katërt të Aksioneve Speciale Direkte të Batalionit të Forcave Speciale të Forcave Tokësore, zhvilluan një stërvitje natën me temë “Operacionet në qendrat e banuara”. Kjo stërvitje u zhvillua... Gjatë muajit mars në mjediset e Kompanisë EOD të Batalionit të Xhenios, në vartësi të Komandës së Mbështetjes, u zhvillua trajnimi me temë “Lufta ndaj Pajisjeve të Improvizuara Eksplozive C-IED”. Në këtë trajnim morën pjesë 17 efektiv të Togës EOD të... Trupa të Forcave Speciale zhvilluan stëvitje natën me temë “Operacionet në qendrat e banuara” Trajnohet toga EOD e deklaruar në njësitë e NATO-s “Pool of Forces” 24 MARSI I VITIT 1999, KTHESë Në HISTORINë E BALLKANIT http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] KREMTOHET 40-VJETORI I KRIJIMIT Të INSTITUTIT GJEOGRAFIK DHE INFRASTRUKTURëS USHTARAKE Është kremtuar 40-vjetori i krijimit të Insti- tutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtar- ake (ish-Instituti i Topografisë Ushtarake). Në ceremonië e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, inxhinierë, specialistë dhe veteranë të ish-Institutit tëTopografisë Ushtarake, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake, nënkolonel Armir Çani, i cili pasi i uroi miërseardhjen të pranishmëve në këtë ceremoni festive, foli për historinë e krijimit, arritjet dhe sfidat që i dalin në të ardhmen ky institucioni të rëndësishëm të Forcave tona të Armatosura... faqe 4 » faqe 2 » BAZA AJRORE faqe 3 » Në heliodromin e Farkës, mes zhurmave të helikopterëve “Cougar” faqe 6-7 » faqe 5 » Pilotët e Regjimentit të Helikopterëve Farkë, elita e Forcave tona të Armatosura Kjo luftë i dha fund kalvarit të popullit të kthyer në refugjat Nënkolonel (R) Et’hem Ibrahimi, një ndër ish-boksierët e talentuar shqiptarë NATO, hapa të mëtejshëm në rrugën e sfidave faqe 12-13 faqe 15 PERSONAZH NATO Trashëgimia nënujore dhe Parku Nënujor i Ksamilit faqe 8-9 » ZHVILLIMI I TURIZMIT BREGDETAR

Në heliodromin e Farkës, mes zhurmave të helikopterëve “Cougar” … · 2015. 3. 20. · me detyra specifike. Mund të përmen-dim trajnime C-IED me kontingjentetet e FA të

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 2015 1ushtria

    Viti i 69-të i botimit Nr. 11 (82612) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 20 mars 2015

    “suber Junction”

    Komanda Mbështetëse

    Para pak ditësh, efektivë të Kompanisë së Tretë dhe të Katërt të Aksioneve Speciale Direkte të Batalionit të Forcave Speciale të Forcave Tokësore, zhvilluan një stërvitje natën me temë “Operacionet në qendrat e banuara”. Kjo stërvitje u zhvillua...

    Gjatë muajit mars në mjediset e Kompanisë EOD të Batalionit të Xhenios, në vartësi të Komandës së Mbështetjes, u zhvillua trajnimi me temë “Lufta ndaj Pajisjeve të Improvizuara Eksplozive C-IED”. Në këtë trajnim morën pjesë 17 efektiv të Togës EOD të...

    Trupa të Forcave Speciale zhvilluan stëvitje natën me temë “Operacionet në qendrat e banuara”

    Trajnohet toga EOD e deklaruar në njësitë e NATO-s “Pool of Forces”

    24 mArSi i viTiT 1999, kThESë Në hiSTOriNë E BAllkANiT

    http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

    KrEMtohEt 40-VJEtori i KriJiMit të iNstitutit GJEoGrafiK dhE iNfrastruKturës ushtaraKEËshtë kremtuar 40-vjetori i krijimit të Insti-tutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtar-ake (ish-Instituti i Topografisë Ushtarake). Në ceremonië e zhvilluar me këtë rast ishte i pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, inxhinierë, specialistë dhe veteranë të ish-Institutit

    tëTopografisë Ushtarake, si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Fjalën e rastit e mbajti drejtori i Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake, nënkolonel Armir Çani, i cili pasi i uroi miërseardhjen të pranishmëve në këtë ceremoni festive, foli për historinë e krijimit, arritjet dhe sfidat që i dalin në të ardhmen ky institucioni të rëndësishëm të Forcave tona të Armatosura...

    faqe 4»

    faqe 2»

    Baza aJrorEfaqe 3»

    Në heliodromin e Farkës, mes zhurmave të helikopterëve “Cougar”

    faqe 6-7»

    faqe 5»

    Pilotët e Regjimentit të Helikopterëve Farkë, elita e Forcave tona të Armatosura

    Kjo luftë i dha fund kalvarit të popullit të kthyer në refugjat

    Nënkolonel (R) Et’hem Ibrahimi, një ndër ish-boksierët e talentuar shqiptarë

    NATO, hapa të mëtejshëm në rrugën e sfidave

    faqe 12-13

    faqe 15

    personazh

    nato

    trashëgimia nënujore dhe Parku Nënujor i Ksamilit

    faqe 8-9»

    Zhvillimi i TuriZmiT BrEgDETAr

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 20152 stërvitja

    stafi Kryeredaktor:Muharrem DARDhAAdresA:

    Ministria e Mbrojtjes, Bulevardi “Zhan D’Ark”

    Graphic Designer:Afërdita hysAj

    Korrektore:Anila DODA

    Gazetarë:Mimoza GOlIKjA

    Albert Zholi

    Gazetarë:saimir AlIjAetleva sMAçI

    Para pak ditësh, efektivë të Kompanisë së Tretë dhe të Katërt të Aksioneve Spe-ciale Direkte të Batalionit të Forcave Speciale të Forcave Tokësore, zhvilluan një stërvitje natën me temë “Operacionet në qendrat e banuara”. Kjo stërvitje u zhvillua në interes të stërvitjes “Suber Junction”, e cila do të zhvillohet nga ky efektiv në mua-jin e ardhshëm në Bazën Stërvitore Grafenëahr dhe Hohenfels në Gjermani. Gjatë kësaj stërvitje vëmendja kryesore u fokusua në:- Procesin e planizimit të PVMU,- Kualidimin me armët organike të grupit special,- Qitjen me precizion, qitje transition,- Planizimin për realizimin e detyrave, ditën dhe natën,- Operacionin në qendrat e banuara,- Infiltrimet dhe eksfiltrimet me he-likopter,- Dhëniën e ndihmës së parë në fushën e betejës,- Evakuimin e ëe plagosurve nga fushbeteja,Medevac/Casevax.

    Stërvitja natën me temë “Operacio-net në qendrat e banuara” u zhvillua në ambientet e Batalionit të Xhenios në bazë të një skenari të përcaktuar më parë dhe të detajuar deri në imtesi, duke zbatuar manualet dhe rregulloret që përdoren nga forcat e NATO-s për këto mënyra luftimi. Me qëllim arritjen dhe konsolidimin e procedurave, teknikave dhe taktikave standarde td bashkdvep-rimit me forcat e NATO-s, që marrin pjesë në stërvitjen “Suber Junction” u punua për arritjen e disa objektivave dhe më konkretisht ato ishin:

    • Planizimi dhe procedurat e ven-dimmarrjes ushtarake,

    • Kryerja e stërvitjes në kushtet e pamjes së kufizuar,

    • Zbatimi i procedurave standarde

    të veprimit gjatë operacionit,• Rritja e kapaciteteve operacionale

    të efektivave të Batalionit të Forcave Speciale.

    Stervitja u përmbyll me një de-tyrë komplekse në kushtet e pamjes së kufizuar me qëllim implemen-timin e të gjitha temave mësimore të zhvilluara gjatë kësaj stervitje dhe realizimin sa më të mirë dhe brenda standardeve të kërkuara. Këto veprime u kryen të ndara në katër faza: planizim i mbyllur; infiltrim/afrim në object; zbatim detyre/Aksion Direkt (DA) dhe eks-filtrim/terheqje. Gjatë dinamikës së stërvitjes efektivi veproi i ndarë në tre grupe speciale dhe në tre objekte të ndryshme të pavarur nga njëri-tjetri. Grupi i parë u drejtua nga toger Bledar Adili, grupi i dytë nga toger Dorian Mile dhe grupi i trete nga

    toger Enkel Muci. Ky operacion kishte për qëllim goditjen e grupeve terroriste dhe aktivitetin e tyre. Në këtë stërvitje u praktikuan edhe njëherë procedurat standarde të veprimit (SOP) për kry-erjen e një operacioni, si dhe u tregua një nivel i lartë përgatitje prefesionale dhe fizike nga efektivi i Forcave Spe-ciale. Në këtë stërvitje morën pjesë 42 efektivë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë profesionistë . Përgjatë gjithë stërvitjes u dalluan viçanërsht: rreshter Velirjan Serani, tetar Xhevat Maloku, n/tetar Bledian Musai etj. Në përfundim të stërvitjes u zhvillua analiza pas mis-ionit (AAR), ku e evidencuan arritjet dhe mësimet që dalin prej saj, të cilat padyshim që do të shërbejnë për rritjen e efektivitetit në stërvitjet e ardhëshme që do të zhvillojnë Forcat Speciale.

    Nënkolonel Ediand EleziKapiten Edvin Zguro

    Trupa të Forcave Speciale zhvilluan stëvitje natën

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 2015 3zyrtare

    është një kënaqësi e madhe të shohim dhe të vlerësojmë cilësitë, vlerat dhe kontributet e topografëve dhe specialistëve topogjeodet gjatë historisë 40 vjeçare të IGJIU, përkushtimin, përgjegjëshmërinë dhe profesionalizmin e tyre të lartë.‘

    zv.ministri i mbrojtjes, z. Petro Koçi

    Është kremtuar 40-vjetori i kri-jimit të Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake (ish-Instituti i Topografisë Ushtarake). Në ceremonië e zhvil-luar me këtë rast ishte i pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, inxhinierë, specialistë dhe veteranë të ish-Institutit tëTopografisë Ushtarake, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

    Fjalën e rastit e mbajti drejtori i Institutit Gjeografik dhe Infrastruk-turës Ushtarake, nënkolonel Armir Çani, i cili pasi i uroi miërseardhjen të pranishmëve në këtë ceremoni festive, foli për historinë e krijimit, arritjet dhe sfidat që i dalin në të ardhmen ky institucioni të rëndësishëm të Forcave tona të Armatosura.

    Gjithashtu në këtë ceremoni e mori fjalën edhe ish-drejtori i këtij instituti, kolonel (r) Prof. Myslim Pashaj.

    Në fjalën e tij të përshëndetjes, zv.ministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, theksoi se, është një kënaqësi e madhe të shohim dhe të vlerësojmë cilësitë, vlerat dhe kontributet e topografëve dhe specialistëve topogjeodet gjatë historisë 40 vjeçare të IGJIU, përkush-timin, përgjegjëshmërinë dhe pro-fesionalizmin e tyre të lartë. “Duke vlerësuar fillesat dhe punën e madhe të topogarfëve në vite është kënaqësi tek dëgjojmë për arritje entuziaste si: promovime të reja teknolgjike bashkë-kohore, prodhime të reja hartash sipas standardeve të NATO-s, kualifikim e trajnim bashkëkohor të personelit etj, të cilat ndihmojnë në angazhimet studimore të Minstrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Ppërgjithshëm, por edhe në aspektin kombëtar”, nënvizoi më tej z. Petro Koçi. Në fund të fjalës

    së tij, zv.ministri i Mbrojtjes shprehu mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes për veprimtarinë e Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake, me qël-lim që ajo të jetë më e madhe jo vetëm në të mirë të mbështetjes gjeografike të FA-së, por edhe të mbarë vendit.

    Në fund të pranishmit ndoqën një dokumentar kushtuar 40-vjetorit të krijimit të Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake, përgatitur nga QKMBMMSHP. Instituti i Topoga-rfisë Ushtarake u krijua më 8 mars të vitit 1975 me vendim të Këshillit të Ministrvë dhe do të vepronte si një një institucion ushtarak, kërkimor e prod-hues në fushën e përgatitjes gjeografike të ushtisë shqiptare. Ideatorët kryesor dhe krijuesit e këtij instituti, ata që kontribuan me pasion e profesional-

    izëm për vite e vite me radhë janë: major (r) ing. Dhimo Dhaskali, major (r) ing. Limos Alimuçi, major (r) Ing. Vait Tartari, ing. Çesk Begu, major (r) ing. Thimi Jorganxhi, major (r) ing. Myfit Guxholli, Myslim Haxhiu, Filip Marga, Gani Mustafa, Novruz Xhaferri, Kleanth Dhimitri, Mulla Mullai etj. Nga veprat e rëndësishme që ka realizar Instituti i Topogarfisë Ushtarake para viteve ‘90 mund të

    përmendet, krijimi i Rjetit Gjeodezik të Shqipërisë, krijimi i nivelacionit shtetëror, krijimi i hartave topogafike të shkallëve nga 1:10.000 në 1:50.000 etj. Me kalimin në strukturën e re, vitin e kaluar, Instituti i Gjeografisë Ushtarake u bashkua me Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Veprave Mbrojtëse dhe tashmë quhet Instituti Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake. Aktualisht ai ka lidhje me mjaft institucione dhe

    shërbime homologe të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, me disa prej të cilëve ka nënëshkruar marrëveshje e memorandume mirëkuptimi. Përmes këtij bashkëpunimi janë përfunduar projekte të rëndësishme në fushën e gjeoinformacionit, siç është projekti i përbashkët me Agjencinë e Inteligjencës Gjeohapsimore të SHBA për krijimin e hartave topografike të shkallës 1:50.000 sipas standardeve të NATO-s, projekti i përbashkët me IGJU të Firences në bazë të cilit u realizua fushata e matjeve me GPS të 139 pikave të rrjetit ekzis-tues të triangolacionit dhe nivelacionit shtetëror etj. Aktualisht vijon puna për zbatimin e të tjera projekteve në fushën e përgatitjes dhe të botimit të hartave të reja topogafike, të hartave detare, ajrore etj.

    Kremtohet 40-vjetori i krijimit të Institutit Gjeografik dhe Infrastrukturës Ushtarake

    Ideatorët kryesor dhe kri-juesit e këtij instituti, ata që kontribuan me pasion e profesionalizëm për vite e vite me radhë janë: major (r) ing. Dhimo Dhaskali, major (r) ing. Limos Alimuçi, major (r) Ing. Vait Tartari, ing. Çesk Begu, major (r) ing. Thimi Jorganx-hi, major (r) ing. Myfit Guxholli, Myslim Hax-hiu, Filip Marga, Gani Mustafa, Novruz Xha-ferri, Kleanth Dhimitri, Mulla Mullai etj.

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 20154 trajnime & seminare

    Gjatë muajit mars në mje-diset e Kompanisë EOD të Batalionit të Hhenios, në vartësi të Komandës së Mbështetjes, u zhvillua trajnimi me temë “Lufta ndaj Pajisjeve të Improvizuara Eksplozive C-IED”. Në këtë trajnim morën pjesë 17 efektiv të Togës EOD të deklaruar në njësitë e NATO-s “Pool of Forces”. Trajnimi C-IED (Counter Improvised Explosive Device) u zhvillua në përmbushje të detyrime të Objektivit të Kapacitetit L 6202 N. Programi Trajnimit është miratuar nga komandanti Batalionit të Xhenios, kolonel Gaspër Lala. Ky trajnim u zhvillua në harkun kohor prej 5 ditësh dhe në total 40 orësh.

    Temat e trajnimit ishin përgatitur nga zv.komandanti Kompanisë EOD, kapiten Artan Azizi dhe komandanti i togës së parë EOD, kapiten Vladi-mir Pica, të cilët kanë kryer kursin e Instruktorit C-IED në Grafenëoehr, Gjermani.

    Trajnimi u zhvillua në kabinetin C-IED të Kompanisë EOD, i cili është ngritur posaçërisht për këtë qëllim në përmbushje të detyrimeve të Mar-rëveshjeve Standartizuese (STANAG) 2294 dhe 2295, të cilët janë ratifikuar dhe implementuar në FA të RSH.

    Qëllimi i këtij trajnimi ishte njohja, përvetësimi i njohurive dhe ngritja e nivelit profesional të efektivit të Togës EOD të deklaruar në njësitë e NATO-s “Pool of Forces”. Pjesëmarrësit janë të njohur tashmë me llojin, mënyrën dhe taktikat e përdorura në lidhje me paisjet e improvizuara shpërthyese. Në ditët e sotme përdorimi i këtyre metodave shpërthyese është bërë kërcënues në mbarë botën për shoqërinë civile, duke nisur nga vëndet në konflikt e deri tek ato me demokraci të plotë.

    Kjo njësi anti-eksploziv e FA-së ka një eksperiencë disa vjeçare në trajnime, si dhe ka shërbyer në disa operacione, si brenda dhe jashtë vendit me detyra specifike. Mund të përmen-dim trajnime C-IED me kontingjentetet e FA të RSH dhe Policisë së Shtetit OMLT-A, POMLT-A, MAT dhe KFOR, të cilët më pas janë dislokuar në misionet ISAF dhe KFOR.

    Gjithashtu drejtuesit e këtij tra-jnimi janë të mirëtrajnuar në vendet e NATO-s, kanë eksperiencën dhe njohuritë e duhura në lidhje me TTP (Tactics-Techniques–Procedures) e përdorimit të paisjeve shpërthyese të improvizuara. Temat apo leksionet të cilat u përdorën gjatë trajnimit janë të marra nga Qendra e Trajnimit të C-IED (Training Center’s Counter-Improvised Explosive Device (C-IED) Grafe-nëoehr, Gjermani. Është një literaturë e bollshme dhe e përditësuar në lidhje me ç’montimin apo shpërthimin e kontrol-luar të këtyre paisjeve të improvizuara

    Në KomaNdëN mbështetëse

    Trajnohet toga EOD e deklaruar në njësitë e NATO-s “Pool of Forces”

    shpërthyese. I gjithë ky material u vu në dispozicion për mbarëvajtjen e këtij trajnimi kaq delikat në pamje të pare, aq dhe të rëndësishëm në përmbushjen e

    detyrave dhe misionit të kësaj njësie. Në përfundim të kursit, drejtuesit

    u shprehën të kënaqur nga përvetësimi i dijeve nga ana e pjesëmarrësve. Po

    ashtu ata u shprehën se në këtë njësi do vazhdojë puna për rritjen e mëtejshme profesionale të këtij efektivi e jo vetëm. Vlerësime dhe falënderime pati edhe

    nga komanda eprore për disiplinën dhe përkushtimin e treguar gjatë këtij trajnimi.

    Reshter Bledar Blaceri

    Kjo njësi anti-eksploziv e FA-së ka një eksperiencë disa vjeçare në trajnime, si dhe ka shërbyer në disa operacione, si bren-da dhe jashtë vendit me detyra specifike. Mund të përmendim trajnime C-IED me kontingjentetet e FA të RSH dhe Policisë së Shtetit OMLT-A, POM-LT-A, MAT dhe KFOR, të cilët më pas janë dislokuar në misionet ISAF dhe KFOR.

    zhvillohet seminar per rolin dhe detyrat e detashmentit CiMiCNë ambientet e Qëndrës Stërvitore të Ko-mandës Mbështetëse, nën drejtimin e Drej-torisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak ( J-9) në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së, nga data 9-13 mars 2015 u zhvillua një seminar me pjesëmar-rjen e të gjithë efektivit të degëve të BCU-ve të Komandës Mbështetëse. Seminarin e hapi drejtori i Drejtorisë së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak në SHPFA, kolonel Manushaqe Shehu, e cila në fjalën e saj nënvizoi rëndësinë e këtij seminari me specialistët dhe punonjësit e degëve të BCU-së në Komandën e Mbështjetjes, të cilët realizojnë detyra të rëndësishme dhe delikate, sidomos gjatë operacioneve humanitare të emergjencave civile që kryejnë trupat dhe mjetet e reparteve në vartësi të Komandës së Mbështetjes. Ajo gjithashtu u ndal dhe shperhu vlerësimet e saj për punën e detashmentit të CIMIC, si një strukturë shumë e rëmdësishme për Forcat tona të Armatosura. Më pas seminari ka vijuar nën drejtimin e stafit tjetër të kësaj drejtorie.

    Qëllimi kryesor i këtij seminari ishte: misioni, roli, detyrat dhe nevojat e detashmentit CIMIC në Qëndrën Stërvitore të Komandës Mbështetëse, por dhe jo vetëm. Gjatë seminarit u trajtuan tema të cilat janë më të prekshme dhe që fokusohen në rolin dhe detyrat i kësaj strukture të rëndësishme të Forcave të Armatosura. Me shumë vëmendje dhe interes u ndoqën temat si: trajnimi i efek-tivit pjesëmarrës në Operacione në Mbështetje të Paqes; bashkëpunimi dhe koordinimi me struk-turat lokale vendore e më gjërë; bashkëpunim koherent me OJQ, ON etj; raportet me mediat

    e shkruara dhe ato vizive, si dhe emergjencat civile etj. Njohja dhe përditësimi i vazhdueshëm i kësaj njësie sipas standardeve të NATO-s është gjithashtu në prioritetet e saj. Si një strukturë e vetme në llojin e saj në Forcat e Armatosura, detashmenti i CIMIC po punon për të njohur gjithnjë e më mirë misionin dhe detyrat e tij , si dhe për të krijuar hapësirat e nevojshme për t’i

    shërbyer jo vetëm Komandës Mbështetëse, por gjithë strukturave të Forcave të Armatosura të RSH. Kemi bërë shumë, por kemi edhe më shumë për të bërë, u shpreh shefja e kësaj dege, majore Fioralba Tuci.

    Në përfundim të këtij seminari u shpërndanë certifikata për pjesëmarrësit.

    Rreshter Bledar Blaceri

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 2015 5kosova

    MiMoza GoLiKJa

    Kjo luftë i dha fund kalvarit të popullit të kthyer në refugjat, nisi rrugën për arritjen e paqes dhe të lirisë në Kosovë dhe i dha mundësinë popujve të Ballkanit dhe të gjithë Evropës Juglindore të punojnë për të lenë pas historinë e gjakderdhjeve e të urrejtjeve

    etnike, për tu integruar në Europën demokratike.

    Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në Kosovë vitin e kaluar treguan përmirësim-et e arritura nga Forcat e Sigurisë të Kosovës që parashikuan procedura të sigurta duke shmangur dhunën që kishte ndërprerë zgjedhjet e mëparshme”, do të vlerësonte në raportin vjetor të vitit 2014, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg. Kurse në deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s në Çikago thuhet se, Aleanca e Atlantikut të Veriut do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovës për të garantuar siguri dhe stabiliteti në rajon. “Po e përsërisim këtu se ne mbështesim plotësisht KFOR-in, i cili vazhdon të veprojë me kujdes, në mënyrë të vendosur dhe të paanshme, si dhe në harmoni me mandatin e tij të caktuar nga Kombet e Bashkuara me Rezolutën 1244 për Kosovën”. “NATO do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, ka thënë ish-Sekretari i Përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen. “KFOR-i, ka shtuar ai, ka menaxhuar situatën në terren në pjesën veriore në një mënyrë të matur, në përputhje me mandatin tonë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me kujdes, vendosmëri dhe paanshmëri”.

    Kriza e Kosovës dhe fushata ajrore e NATO-s

    Kriza e thellë e Kosovës nisi në vitin 1997 dhe arriti kulmin në vitin 1999. Kjo krizë kërkonte zgjidhje, sepse kërcënonte paqen e stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit, si dhe plotësonte aspiratën shekullore të pop-ullit kosovar. Vitet 1998-1999 ishin të mbushura me shumë konflikte dhe ngjarje të rënda në Kosovë. Përleshje midis serbeve dhe shqiptarëve në rrugët e Mitrovicës, atentate kundër serbeve dhe romëve në fshatrat e largët malorë, shkëmbime zjarri midis shqiptarëve dhe policisë serbe në Preshevë të Serbisë Jugore. Në vjeshtën e vitit 1998 vargje refugjatësh kosovarë mbizotëronin në pamjet televizive. Qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës kishin marrë ar-ratinë në male për t’i shpëtuar ushtrisë së Millosheviçit, që në mënyrë të qël-limshme digjte shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Qeveritë e vendeve evropiane dhe SHBA u përpoqën me këmbëngulje të bindnin Millosheviçin për zgjidhjen me anë të negociatave. Dhënia e mi-ratimit nga Beogradi për të dërguar në Kosovë vëzhgues të OSBE-së solli për njerëzit e munduar të Kosovës një fazë të shkurtër shtensionimi të gënjeshtërt. Por Millosheviçi e vazhdoi politikën e tij të terrorit sistematik. Njësi të policisë speciale serbe dhe të paraushtarakëve, e mbuluan Kosovën me vrasje, pla-çkitje dhe zjarre. Ushtria jugosllave zuri pozicione në të gjithë Kosovën dhe deri në në kufijtë me vendet fq-inje, Maqedoninë dhe Shqipërinë, me synimin spastrim sistematik etnik shq-iptar. Pamjet e tmerrshme të masakrës së Reçakut, të janarit 1999, janë ende në kujtesë. Realitet i tmerrshëm është se ekspertë të Gjykatës së Hagës për Krime Lufte gjetën në varr jo vetëm 42 të vrarët e Reçakut, por edhe deri në 2100 kufoma. Janë zbuluar qindra varre të tjerë masive. Pas Reçakut përpjekjet për bisedime u intensifikuan. Në shkurt të vitit 1999, pas mbi njëzet ditë bisedimesh në Rambuje të Francës,

    me gjithë trysninë ndërkombëtare që përfshinte edhe kërcënimet për sulme ajrore kundër Serbisë, delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës nuk arritën dot një marrëveshje. Në mes të marsit të vitit 1999, delegacioni i Prishtinës u rikthye në Paris, për të nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga Perëndimi që synonte t’i jepte fund luftës në Ko-sovë, ndërsa Beogradi e refuzoi atë. Pak ditë më vonë më 24 mars të vitit 1999, NATO filloi bombardimet nga ajri kundër forcave serbe duke shënuar fillimin e fundit të luftës gati dy-vjeçare në Kosovë, por edhe fillimin e fundit të okupimit të padrejtë gati një shekul-lor të Kosovës nga Serbia. Fushata e bombardimeve nga ajri zgjati 78 ditë dhe më 10 qershor 1999, NATO në-nëshkroi marrëveshjen me ushtrinë jugosllave për tërheqjen e tyre të plotë nga Kosova, duke i dhënë fund luftës, por edhe sundimit të Beogradit. Duhet nënvizuar se SHBA përballuan 70 % të fuqisë ajrore të përdorur në fushatën e Kosovës.

    Më 24 mars të vitit 1999, ndodhi kthesa e madhe në historinë e Ballkanit, e cila nuk çliroi vetëm shqiptarët e Ko-sovës, por gjithë rajonin. Kosova nuk ishte një vend anëtar i NATO-s, por ajo vlerësohej nga NATO si një vend i vogël, në vijën që ndan Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme, në vijën ndarëse mes islamizmit dhe kristian-izmit, vend pranë aleatëve të Jugut të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, vend pranë aleatëve të rinj të NATO-s, Re-publikës Çeke, Polonisë dhe Hungarisë,

    vend që kufizohej nga demokraci të brishta, si Shqipëria e Maqedonia ku forcat serbe kishin bërë provokacione të vazhdueshme. Barbarizmat serbe po ndodhnin në dyert e NATO-s dhe po të mos vepronte NATO, konflikti, rreziqet dhe kostot do të ishin më të mëdha. Rezoluta 1244 e vitit 1999

    Nga 24 marsi 1999 e deri më 10 qershor 1999, NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi Sllobodan Millo-sheviçin të nënshkruante kapitullimin në Kumanovë. Nënshkrimi i marrëveshjes plus bëri të mundur përcaktimin e fazave për tërheqjen e forcave ajrore ju-gosllave. Ultimatumi i NATO-s parash-tronte një zinxhir veprimesh, të cilat

    do të çonin në zëvendësimin e forcave jugosllave në Kosovë me paqeruajtës ndërkombëtar dhe kthimin e shqiptarëve etnikë të dëbuar. Menjëherë duhet të fillonte ndalimi i zjarrit në Kosovë dhe brenda 24 orëve të para të tërheqjes, jugosllavët duhet të ndërprisnin të gjitha luftimet në Kosovë; të hiqnin nga puna sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore, radarët dhe sistemet e raket-ave të goditjes tokë - ajër. Brenda 48 orëve të para, jugosllavët duhet t’u jepnin forcave të NATO-s të dhënat për vendndodhjen e minave, pajisjeve shpërthyese, eksplozivave të pashpër-thyer dhe minave surprizë. Brenda 72 orëve të para, e gjithë artileria kundërajrore jugosllave, raketat toke ajër dhe avionët duhet të hiqeshin nga

    Kosova. Brenda gjashtë ditëve të para, forcat jugosllave duhet të largoheshin nga pjesa jugore e Kosovës, përgjatë kufirit shqiptar e maqedonas, duke lejuar hyrjen e trupave paqeruajtës ndërkombëtar. Jugosllavët kishin 11 ditë në dispozicion që nga nënshkrimi i marrëveshjes për të përfunduar tërheqjen e tyre nga Kosova. Dhe pas tërheqjes, do të lejoheshin të sillnin një forcë të vogël deri 1000 trupa për të ruajtur vendet kulturore dhe historike në Kosovë dhe për të punuar për pastrimin minave. Rezoluta 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit në mbledhjen e vet të 4011-të, më 10 qershor 1999, parashtronte kushtet e paqes, stabilizimin e rajonit pas krizës si dhe implementimin e një pakti sta-biliteti për Evropën Juglindore me një pjesëmarrje ndërkombëtare të gjerë me qëllim që të nxitej demokracia, prosperiteti ekonomik, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.

    Në këtë luftë u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë, u vranë 15.000 per-sona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së, e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por numri i ras-teve të pasqaruar ka mbetur ende i madh. Vlerësohet se gjatë luftës në Kosovë (1998- 1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre ishin civilë të paar-matosur. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Janë rrëmbyer mbi 3 mijë shqiptarë, ku pas luftës, një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritjeje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rëndë serbe shkatërruan dhe dogjën, pjesërisht ose tërësisht, rreth 1.100 vendbanime shq-iptare, plaçkitën, dogjën e shkatërruan mbi 200.000 shtëpi, banesa, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente. Kjo luftë u shoqërua edhe me masa të tjera shtrënguese e psikologjike, që ndikuan në arritjen e fitores, si vendosja e një embargoje të plotë ekonomike, lufta e gjithan-shme psikologjike duke përdorur të gjitha format e saj, si kërcënimi e përgatitjet për një sulm të mund-shëm tokësor, duke përqendruar forcat tokësore në afërsi të kufirit me Serbinë, por Luftën e NATO-s në ish Jugosllavi dhe konfliktin më të ashpër të historisë Kosovë –Serbi e zgjidhi vetëm strategjia, taktika, metodat dhe teknika e përpikmërisë së lartë ajrore. Si një rast unikal në këtë luftë transmetohet misioni humanitar ajror për Kosovën. Bota s’ka njohur operacione humanitare ajrore në një mjedis, situatë dhe në përmasa të pallogaritshme, në shërbim të 1 milion refugjatëve martirë. Kjo luftë i dha fund kalva-rit të popullit të kthyer në refugjat, nisi rrugën për arritjen e paqes dhe të lirisë në Kosovë dhe i dha mundësinë popujve të Ballkanit dhe të gjithë Evropës Juglindore të punojnë për të lenë pas historinë e gjakderdhjeve e të urrejtjeve etnike, për tu integruar në Evropën demokratike.

    24 marsi i vitit 1999, kthesë në

    historinë e Ballkanit

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 20156 reportazh

    Farka dhe Regjimenti i helikopterëve, një ngjizje që nuk mund të ndahet

    Komuna e Farkës qëndron si një ballkon mbi qytetin e Tiranës, por nuk është kjo që e bën atë shumë të njohur. Në fakt, dy janë gjërat më të rëndësishme që e identifikojnë atë: liqeni mes valëzimit të kodrave dhe Regjimenti i Helikopterëve. I pari i jep asaj më shumë freski dhe ia shton bukurinë natyrore, kurse i dyti i jep Farkës jo vetëm një vlerësim të veçantë strategjik, por e bën atë të ndjehet më krenare dhe të zgjojë më tepër kurioz-itet. Regjimenti i Helikopterëve (sot Baza Ajrore e Helikopterëve), është një njësi ushtarake që nuk ka të dytë në Forcat tona të Armatosura, jo vetëm tani, por përgjatë gjithë historisë së ushtrisë shqiptare. Ky regjiment daton që prej vitit 1967 dhe në parkun e tij në atë kohë ende të pasistemur mirë ishin dislokuar rreth 30 helikopterë të rinj MI-4. Ishte koha kur armatimi ushtarak i ushtrisë shqiptare i përkiste teknologjisë lindore dhe kryesisht mbante vulën e Kinës, aleates poli-tike dhe ushtarake të Shqipërisë pas prishjes me ish-Bashkimin Sovjetik. Edhe pse Regjimenti i Farkës nuk e mban zyrtarisht emrin e komandantit të tij të parë, Lulo Musai, shumë prej pilotëve e identifikojnë me të. Si për t’i kujtuar për komandantin e tyre të parë, një pllakë me emrin e tij gjendet në hyrje të zyrave qëndrore të Bazës. Kjo edhe për të treguar se më 1967, kur u vendos që në Farkë të ngrihej Baza e Helikopterëve, i pari që u ul në lëndinat e saj ishte piloti Lulo Musai. Sigurisht pas tij një numër komandantësh kanë drejtuar këtë regjiment në vite, të gjithë pilotë guximtarë, profesionistë dhe të dashuruar me profesionin e aviatorit. Sot regjimenti drejtohet nga nënkolonel Kuto Hasani, një oficer me një karrierë më se 27 vjeçare në Forcat Ajrore. Po kështu në bazë kanë ndryshuar edhe gjeneratat dhe tipet e helikopterëve. Ata të kohës së miqësisë kinezo–shqiptare tashmë qëndrojnë si dëshmi e kohëve të largëta, kur qielli, ashtu si dhe toka, kishte kufizimet dhe ndalimet e tij. Ndërsa tashmë Forca Ajrore ashtu si gjithë Forcat e Armatosura Shqiptare janë pjesë e NATO-së dhe gjeneratat e reja të helikopterëve janë ndër asetet më të rëndësishme të kësaj baze. Vendin e gjeneratës së vjetër AB 205/206 apo BO-105 e kanë zënë tashmë 4 helikopterët e rinj “Cougar” dhe 1 helikopterë VIP EC 145. Janë helikopterë të prodhur nga kompania e njohur franceze “Eurocopter”, shumëfunksionalë, të përshtatshëm për shërbimet SAR dhe COMBAT SAR, me manovrueshmëri të lartë në kushte

    të vështira të motit dhe që zotërojnë një shpejtësi të lartë. Por padyshim pasuria më e madhe kombëtare janë pilotët, ata burra që shërbejnë aty më aq shumë dashuri dhe përkushtim. Janë rreth 33 pilotë, pjesa dërrmuese e të cilëve kanë përfunduar studimet në Shkollën e Lartë Ushtarake të Aviacionit në Vlorë dhe një numër më i vogël jashtë vendit, kryesisht në Itali dhe Turqi. Grada më e lartë e arritur në efektivët e Regji-mentit të Farkës është kolonel, kurse prurja më e re që vjen nga Akademia Ushtarake në Modena në Itali, Donald Hoxha, mban gradën e n/togerit. Në fakt, pas ndryshimeve që ndodhën në vend, përveç faktit se shumë studentë vazhduan shkollat ushtarake në Itali, Turqi, Greqi, SHBA, Gjermani dhe së fundi edhe në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, pilotët u angazhuan edhe në kurse trajnimi për helikopterë. Në vitin 2004 u dërgua në Itali grupi i parë i pilotëve për të ndjekur kursin e trajnimit për pilot helikopteri. I veçantë ka qenë bashkëpunimi me kompaninë franceze “Eurocopter”, e cila ka degët e saj në shumë prej vendeve anëtare të NATO-s. Prandaj pilotët shqiptarë trajnimin me këtë kompani e kanë zhvilluar në Gjer-mani, në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky trajnim vijon sot në Ba-zën Ajrore të Farkës me një instruktor francez të “Eurocopter”.Kurdoherë të gatshëm për mis-ione luftarake dhe humanitare...

    I gjithë efektivi i Bazës i ndarë në skuadrilje zhvillon çdo ditë stëvitje për misione me natyra të ndryshme. Rrezikshmëria e profesionit të tyre është 50/50, siç pohojnë ata vetë,

    ndërsa përsa i përket vetëmohimit dhe sakrificës ajo shkon në 100%. Sot për sot Baza Ajrore e Farkës është e vetmja në vend që kryen misione në mbështetje të NATO-s, në mbështetje të popullsisë civile në raste emergjencash apo të shërbimeve SAR (Search and rescue), si dhe realizon transportin VIP. Edhe në të kaluarën kontributi i Bazës së Farkës ka qenë i lartë jo vetëm në kry-erjen e trajnimeve mirëfilli ushtarake, të cilat padyshim ishin të kushtëzuara nga koha, por edhe në ndihmesat që ka dhënë për popullsinë në rastet e përm-bytjeve, bllokimit të zonave malore nga dëbora, tërmetet etj. Pilotët dhe teknikët e regjimenti kanë një histori të lavdishme në shërbim të njerëzve në nevojë, duke kryer detyra dhe op-eracione mjaft të vështira. Puna dhe sakrificat e tyre kanë shkuar deri edhe në dhënien e jetës në krye të detyrës. Dhe raste të tilla nuk janë pak. Ng-jarja më më tragjike ka qenë aksidenti i Llogarasë, në nëntor të vitit 1989, kur

    dy helikopterë: MJ-6-44 i drejtuar nga komandanti Vangjel Postoli, piloti Tafil Agaj dhe teknik mekaniku, Pandeli Xhumba dhe MJ-6-50 i drejtuar nga komandanti Agron Galanxhi, piloti Veledin Resuli dhe teknik mekaniku, Enver Haka, teksa po transportonin studentët e plagosur të Institutit të Lartë Bujqësor në aksidentin automobilstik të ndodhur në Himarë, nga moti i keq dhe errësira përplasen në afërsi të Qafës së Llogarasë, duke mbetur të vrarë 21 persona, midis të cilëve 6 pilotët e të dy helikopterëve...

    Në vite Regjimenti i Helikoptrëve ka krijuar dhe forcuar profilin e tij hu-manitar. Për një kryerje sa më të mirë të detyrave dhe me përgjegjësi personeli i Bazës është trajnuar në mënyrë të vazhdueshme për të mbajtur në gatish-mëri të vazhdueshme teknikën e ajrit për të kryer detyrat e lartëpërmendura si: trasnporti i trupave, operacionet e kërkim-shpëtimit, shpërndarjen e ndihmës ushqimore ose transportimin

    e pacientëve në emergjencat civile etj. Regjimenti i Helikopterëve i Farkës është simbol i bashkëpunimit me aleatët jo vetëm në stërvitjet e përbashkëta, ku pilotët tanë kanë treguar profesion-alitet të lartë, por edhe në realizimin e misioneve të përbashkëta. Në bazë kryhen rreth 500 fluturime në vit me fokus operacionet humanitare që janë në shërbim të njerëzve në nevojë, që mund të jenë të sëmurë, që gjenden përballë me fatkeqësitë natyrore, siç ishte rasti i fundit në përmbytjet që solli lumi Vjosa në Memaliaj të Tepelenës, apo në rastet e shuarjes së zjarreve në rajone të ndry-shme të vendit. Puna e tyre nuk mund të jetë 8 orarshe, ajo është në çdo orë të ditës, madje edhe të natës, pavarë-sisht kushteve atmosferike, pavarësisht ditëve të pushimit apo festave. Andaj për çdo ditë ata përgatiten për të përbal-luar me sukseses misionet që mund t’ju ngarkohen. Kush nuk e njeh profesionin e pilotit, ndoshta mendon se ata janë në fluturim vetëm gjatë kohës që duhet të kryejnë një detyrë të caktuar, por në fakt e vërteta është krej ndryshe. Pilotët e Regjimentit të Farkës, bazuar mbi një plan pune, fluturojnë dy herë në javë. Zakonisht fluturimet ndodhin ditën e martë dhe ditën e enjte. Këto fluturime stimulojnë situata të mund-shme që mund të ndodhin gjatë kryerjes së një misioni. Dy ditë përpara flutu-rimit skuadroni përgatitet taktikisht dhe profesionalisht. Pjesa tjetër e bazës që nuk është në planin e fluturimit, kryen aktivitet fizik, ku pjesa më e madhe e kohës i kushtohet përgatitjes fizike. Në ambientet e bazës terrenet sportive nuk mungojnë, ashtu siç nuk mungojnë edhe klasat ku zhvillohet mësimi i anglishtes dhe frëngjishtes. Sepse pilotët e sotëm duhet t’i kryejnë detyrat mbi bazën e standardeve të NATO-s. Sapo futesh në territorin e Regjimentit të krijohet përshtypja e një auditori të madh ku mësimi teorik ndërthuret me praktikën. Fluturimi kërkon të jesh çdo ditë njëlloj në formë, të lësh “jashtë” problematikat e ndryshme familjare e shoqërore, të zhveshësh veten nga emocionet dhe të

    Pilotët e Regjimentit të helikopterëve Farkë, elita e Forcave tona të armatosura

    Në heliodromin e Bazës Ajrore në Farkë, mes zhurmave

    të helikopterëve “Cougar”etLeVa sMaÇi

    Regj iment i i Hel ikopterëve është s imbol i bashkëpunimit me aleatët jo ve tëm në s tër v i t je t e përbashkëta, ku pi lo të t tanë kanë treguar profes ion-al i te t të lar të , por edhe në real iz imin e mis ioneve të përbashkëta

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 2015 7reportazh

    jesh i përqëndruar vetëm në kryerjen e detyrës. Për këtë duhet padyshim një përgatitje shumë e mirë psikologjike, pasi jashtë profesionit edhe pilotët janë njerëz me halle, shqetësime, gëzime e hidhërime, si gjithë të tjerët. E meqë fluturimi kryhet në çift ajo që është ndoshta më e rëndësishme mes pilotëve është miqësia dhe mbështetjta pakushte e njëri-tjetrit. Ata dinë pothu-ajse gjithçka për shoku-shokun, në të mirë dhe në të keq. Njohin pikat e forta dhe të dobta. Tek ndjek mbled-hjen e mëngjesit, apo “brifingun” siç parapëlqejnë ta quajnë me një fjalë të huazuar nga anglishtja, ndien frymën e një skuadre që punon për një qëllim të vetëm. Raportojnë me radhë: specialisti i shërbimit metereologjik, pasi të dhënat për kushtet atmosferike janë ndër fak-torët më të rëndësishëm për të lejuar ose jo kryerjen e fluturimit. Më pas e merr fjalën teknika, e cila një ditë më parë ka vlerësuar të gjithë treguesit e mjetit. Për të kaluar në paraqitjen e planit të fluturimit. Dhe megjithëse pilotët e bazës mesatarisht kanë një karrierë mbi 10 vite në pilotim, përsëritja dhe

    diskutimi i procedurave të veprimit në rast emergjence nuk mungon kurrë në këto mbledhje. Çdo veprim, që ndoshta duket edhe i panevojshëm, konsidero-het shumë i rëndësishëm për realizim e misionit, duke nisur nga saktësia e elementeve të planit të fluturimit e deri te plotësimi i autorizimit për fluturim nga komandanti i bazës. Gjithçka i nështrohet një disipline të lartë ushtar-ake, ku zbatimi i hierarkisë është A-ja e punës. Edhe pse duket sikur piloti është ai që do të kryejë misionin, në fakt pas tij qëndron një grup i madh njerëzish, të gjithë të përkushtuar. Ndalesa tek mjeku i regjimentit është një tjetër hap i domosdoshëm. Duket një rutinë e “bezdishme” por jo për pilotët, që e kanë të qartë se suksesi i tyre nuk është vetëm pjesë individuale.instruktori francez i “Eurocopter”

    Në Bazën Ajrore në Farkë janë sot në dispozicion të Forcave të Armatosura 4 helikopterë “Cougar”, të versionit SAR, MEDEVAC dhe Transport Tru-pash, si dhe një helikopterë EC për trasportin e VIP-ave. Ata tashmë janë trungu dhe zemra e Bazës, që operojnë

    me të njëjtat standarde si në ushtritë e vendeve të Aleancës e për rrjedhojë edhe përgatitja e pilotëve dhe teknikëve duhet të jetë e tillë. Deri para pak kohësh kjo përgatitje është bërë pranë kompanive me zë në fushën e flutu-rimit, si në Angli, Gjermani apo Itali, në mënyrë që pilotët dhe teknikët tanë jo vetëm të garantojnë rritjen e sigurisë dhe cilësisë së shërbimeve ajrore brenda vendit, por të mund të japin kontributin e tyre edhe në kryerjen e operacioneve të përbashkëta në bashkëpunim me komandat e NATO-së.

    Helikopterët janë ndërtuar mbi ba-zën e një marrëveshjeje me kompaninë franceze “Eurocopter”, e cila që prej katër vjetësh ka atashuar në Bazën e Farkës instruktorin e saj, Tieri Solig-nac. Ai është një profesionistë i vërtetë dhe njohës i thellë i helikopterëve “Cougar”. Atë e gjen vazhdimisht në lëvizje, herë në në klasë duke trajnuar pilotët e bazës dhe herë në trajnime praktike pranë helikoptervëve. Në derën e zyrës së tij është vendosur e shtypur në formatin A4 motoja e punës me pilotët: Instruktori trajnon, pilotët

    mësojnë – Instruktori formon dijen te pilotët. Instruktori francez Solignac i ka të qarta synimet e tij. Ai kërkon që të rritet shkalla e njohurive teknike, sepse kjo do të çojë medoemos në rritjen oper-acionalitetit, pasi helikopterët “Cougar” janë të pajisur me paketë moderne, ku përfshihen sistemet e navigimit sateli-tor, instrumente plotësisht digjitale dhe ajo çka është më e rëndësishmja siguria maksimale që ata ofrojnë për pilotët dhe pasagjerët pasi janë të pajisur me dy motorë. Por ai I përgatit pilotët që të dijnë të veprojnë edhe në raste kritike. Kështu, në një ditë stërvitje pilotët e provojnë veten sikur të ishin në fluturim me një motor të fikur. Ky ishte edhe rasti që demostrojnë sot edhe dy pilotët që po trajnohen nga instruktori francez i “Eurocopter”, kapiten Dendard Koçile-ri dhe kapiten Bedri Kaloshi. Përpara kryerjes së manorvrës në zonën e Bizës, ata diskutojnë me njëri –tjetrin planin e fluturimit. Japin këshillat e fundit dhe bëhen gati për fluturim. Për ta është fluturimi i parë me “Cougar”, kështu që edhe emocionet dhe përgjegjësia e detyrës është e madhe. Trajnimi i tyre është parashikuar të jetë rreth tre javë, por duke pasur parasysh edhe detyrat që kryejnë kjo kohë mund të zgjatet. Pas tyre të tjerë pilotë do të kalojnë përmes këtij trajnimi.Një oficere drejton Kullën e Farkës

    Helikopteri FA 633 nuk mund të niset pa marrë autorizimin e Kullës së Fluturimit. Prej aty drejton nën-togere Lisiana Mitre. Në fakt duket surprizuese kjo gjë, pasi kur flitet për helikopterët mendja të shkon natyrshëm tek gjinia mashkullore. Në Shqipëri nuk kemi akoma pilote femra në radhët e Forcave të Armatosura, siç ka bie fjala në Izrael, por kjo nuk do të thotë që në një bazë si kjo e Farkës vajzat e gratë nuk japin kontribute të rëndësishme. Lisiana Mitre është diplomuar oficere në vitin 2012 dhe karrierën e saj si ushtarake e ka filluar pikërisht këtu, në Bazën Ajrore të Farkës. Të punosh në Kullën e Kontrollit të Trafikut Ajror të një baze ushtarake, që për nga natyra dhe misioni është e vetmja e këtij lloji në vendin tonë, është përgjegjësi e madhe. Por ajo ia ka dalë jo vetëm ta kryejë mirë punën e saj, por edhe të lidhet ngushtë me profesionin, aq sa nuk mund ta shohë më veten jashtë Forcave Ajrore. Natyrshëm, e qetë dhe plot kompetencë ajo komunikon me helikopterin ”Cougar” që përgatitet të ngrihet nga heliodromi. Raporton për kushtet atmosferike, jep me saktësi gjendjen e parkimit në Rinas, kur he-likopteri do të bëjë ndalesën e radhës, pastaj përshëndetet me ekuipazhin. Helikopteri bënë lëshimin e motorëve dhe përmes një zhurme të fuqishme fillon dalëngadalë të shkëputet nga toka dhe pastaj humbet nëpër qiell, aty ku ndihet si në “shtëpinë” e tij. Manovrat fillojnë njëlloj sikur të jetë një mision i

    vërtetë lufte. Dyshja e pilotëve të kujton skenat e famshme të filmit “Top Gun”. Me rrotullimet e shpejta, uljet e ngritjet e vrullshme, tek kalon përmes shpateve malore të Bizës dhe kur helikopteri për-shfaqet përsëri në lartësi kupton përse ky profesion të jep kaq shumë adren-alinë, kaq shumë krenari dhe fisnikëri. Edhe ulja është e veçantë, e vrullshme. Ajo pështjellon gjithçka përreth, edhe ato pak gjethe të para të pranverës që kanë filluar të lulëzojnë në mjedisin e gjelbëruar të Bazës së Farkës. Por është aq e përpiktë në heliodrom, sa mund të mrekullohesh, kur realisht i njeh për-masat e tij. Këtu është është mbyllur ky fluturim manovër, për të filluar nesër një tjetër detyrë.Epilog

    Diku në një zonë të largët një i sëmurë ka nevojë për ndihmë. Dëb-ora ka bllokura gjithçka dhe e vet-mja mundësi ndërhyrje është nga ajri. Ndoshta është e thjeshtë një stërvitje për të provuar gatishmërinë, por nuk është e tillë kryreja e këtij misioni. E megjithatë ata, pilotët e Farkës janë aty, të gatshëm për të marrë përsipër çdo detyrë të tillë. Mund të jetë çfarëdo situate, por një gjë është e qartë, për pilotët e Farkës, sakrifica dhe devot-shmëria janë në themelet e punës së tyre. Asnjë arsye nuk mund t’i shmang ata nga përgjegjësitë që kanë dhe asnjë situatë rastësore nuk mund t’i ulë vlerat e padiskutushme që mbartin. Në histori-kun e aviacionit shqiptarë ata kujtohen shpesh si “heronjtë e heshtur”, pasi ashtu të pafjalë, çdo ditë realizojnë de-tyra shumë të vështira, që përveç falën-derimeve do të kishin nevojë edhe për më shumë përkujdesje institucionale. Një detyrë kaq e vështirë, por edhe me shumë fisnikëri në brendi të saj meri-ton të vlerësohet më tepër. Profesioni pilotit kudo në botë ka një trajtim të veçantë, nisur edhe nga vështirësitë e tij. Ai ka qenë dhe ngelet profesion elitar. Jo kushdo mund të bëhet pilotë. Dhe këtu nuk kemi parasysh vetëm parametrat fizikë, por janë një sërë të dhënash që përcaktojnë suksesin në këtë profesion. Këta tregues janë zbatuar gjithmonë në mënyrë të rreptë në Forcat Ajrore, duke mos bërë asnjë tolerancë, qoftë edhe në detaje që në dukje ngjajnë të parëndësishme. Sot ne mund të themi me krenari, që pilotët e Bazës Ajror të Farkës e mbartin me dinjitet uniformën e tyre, janë po njëlloj të përgatitur si kolegët e tyre në vendet e Aleancës, për-dorin po të njëjtën infrastrukturë, kryejnë misione të ngjashme apo të përbashkëta. Tradita e mirë e krijuar në vite vazhdon me brezin e ri, që e duan profesionin e tyre, e duan Shqipërinë, duan Forcat e Armatosura dhe janë të gatshëm në çdo sekondë, çdo minutë, çdo orë, çdo ditë në shërbim të atdheut. Dhe kështu do të jetë në vazhdimësi.

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 20158 speciale

    shqipëria dhe trashëgimia historike nënujore

    Zhvillimi i turizmit bregdetar është i lidhur ngushtësishtë me ek-splorimin e florës dhe faunës nënu-jore, por sidomos të trashëgimisë historike që gjendet në fund të detit. Shqipëria është një vend detar me pozitë gjeografike të favorëshme, fakt të cilin e provon edhe trashëgimia historike në detin e saj. Për gjatë dy luftrave botërore, deti shqiptar ka qënë arenë e betejave detare të fuqive detare rajonale. Sot në breg-detin tonë gjenden mbi 65 objekte nënujore (anije), kryesisht të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Këto relike janë të kombësive të ndryshme: austro-hungareze, italiane, gjermane, franceze, greke, shqiptare etj dhe gjenden të shtrira pothuajse përgjatë bregdetit, por kryesisht në Gjirin e Drinit, Gjirin e Durrësit dhe Gjirin e Vlorës. Po ashtu në fund të detit gjenden edhe disa avionë kryesisht të Luftës së Dytë Botërore.

    Anijet dhe avionët e mbytur janë trashëgimi e mbarë njerëzimit (pavarësisht kombësisë së tyre) dhe gëzojnë status të mbrojtur.Konventa e Mbrojtjes së Trashëgimisë Kultur-ore Nënujore të Parisit 2001, në të cilin Shqipëria ka aderuar me Ligjin Nr.10027, në vitin 2008, garanton mbrojtjen e trashëgimisë historike, por kjo mbrojtje fillon 100 vjetë nga moment i mbytjes. E drejta za-konore ndërkombëtare e detit garaton mbrojtjen e anijeve dhe avionëve ush-tarakë të mbytur dhe nuk lejon eksplo-rimin e tyre brenda 100 vjetëve pa mi-ratimin si të shtetit të territorit edhe të shtetit të flamurit. Zhvillimi i turizmit detar dhe eksplorimi i trashëgimisë historike nënujore kërkon ballancimin e detyrimeve për mbrojtjen e këtyre pasurive dhe zhvillimin e mundësive për zhytjet sportive dhe turistike në këto objekte. Objetet e mbytura, brenda 100 vitesh, konsiderohen si varreza të përbashkëta dhe supozohet që aty gjenden dokumenta dhe ob-jekte me vlera hitorike. Pavarësisht legjislacionit që ekzison për mbrojtjen

    e trashëgimisë nënujore historike dhe traktateve ndërkombëtare që Shqipëria është palë, në njëzet vitet e fundit ka patur dëmtime të rënda të kësaj pasurie, si psh, spitaliri italian “PO” dhe kryqëzori italian “INTREPIDO” në Gjirin e Vlorës, kryqëzorët austro-hungarezë “LIKA” dhe “BENGAZ”, në Gjirin e Durrësit, etj.

    Një nga detyrat e Rojes Bregdetare është kontrolli i zbatimit të ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike në detin shqiptar në bash-këpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. Por, mungesa e një inventari të plotë të pasurive historike në bregdetin

    e Shqipërisë bënë të vështrë përm-bushjen e kësaj detyre. Një ndihmë të madhe në identifikimin e këtyre pasurive historike nënujore ka dhënë Qëndra Kombëtare e Zhytjes e Forcave Detare, studiuesi Adrian Anastasi, si dhe zhytësit pasionant, italiani Çezare Balzi, shqiptari Igli Pustina, malazezi Ilir Capuni, etj.Parku Nënujor Ksamil

    Nga viti 2005, Instituti Arke-ologjisë, në ate kohë nën varesinë e Akademisë së Shkencave, i ka kushtuar një vemendje të veçantë anijeve të mbytura që i përkasin kronologjiksht shekullit të XX. Ato fillojne me Lutfën e Parë Botërore, vazhdojnë në Luftën e

    Dytë dhe përfshinë më vonë edhe disa anije të mbytura të Flotës sonë Luftar-ake. Megjithese i përkasin periudhës bashkohore, aplikimi i metodologjive të kerkimit dhe studimit arkeologjik, i konsideron ato me titull të plotë si pjese të arkeologjise nenujore dhe asaj detare. Kjo ka qënë dhe arsyeja kryesore përse Instituti Arkeologjisë ka zhvilluar projekte dhe aktivitete të veçanta të lidhura me to dhe në bashkepunim me institucione të tjera të vendit apo te huaja. Në këto aktiv-itete, si dhe në takimet e veçanta me përfaqesues të Ministrisë së Kulturës e Ministrisë së Mbrojtjës është diskutuar edhe mundësia e krijimit të zonave të veçanta nënujore me anije të Forcave

    Trashëgimia nënujore dhe Parku Nënujor i Ksamilit

    Kapiten i rangut të parë (r) artur MeÇoLLari*

    Të dhënat e anijeve të mbytura në Parkun Nënujor të Ksamilit janë:

    1. Katër Silurues S 402 “Huchuan” Class. Mbyrtur në koordinatat 39°46’54.90”

    V dhe 20°0’13.61” L më 4 gusht 2010 në orën 09:00.

    2. Katër Silurues S 409 “Huchuan” Class. Mbyrtur në koordinatat 39°46’57.48”

    V dhe 19°59’48.02” L më 5 gusht 2010 në orën 10:00.

    3. Katër Rade A 214. Mbyrtur në koordinatat 39°46’51.15” V dhe 19°59’51.79” L

    më 10 gusht 2010 në orën 09:30.

    4. Katër Silurues S 403 “Huchuan” Class. Mbyrtur në koordinatat 39°46’52.64”

    V dhe 20° 0’4.77” L më 13 gusht 2010 në orën 09:30.

    5. Gjuajtës i Vogël Detar P 423 “Shanghai II” Class. Mbyrtur në koordinatat

    39°47’1.07” V dhe 19°59’59.15” L më 14 gusht 2010 në orën 11:30.

    6. Gjuajtës i Vogël Detar P 422 “Shanghai II” Class. Mbyrtur në koordinatat

    39°46’59.74” V dhe 20° 0’8.78” L më 16 gusht 2010 në orën 06: 30.

    Sot në bregdetin tonë gjenden mbi 65 objekte nënujore (anije), krye-sisht të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Këto relike janë të kom-bësive të ndryshme: austro-hungareze, ital-iane, gjermane, franceze, greke, shqiptare etj dhe gjenden të shtrira pothu-ajse përgjatë bregdetit, por kryesisht në Gjirin e Drinit, Gjirin e Durrësit dhe Gjirin e Vlorës.

    atasheu i shBa, Kapiten i rangut te Dyte Jerry Cornnet dhe komandanti i Motovedetës së Forcave Detare r-224, Lejtnant spart ak shyti Gjiri i tetranisit (Ksamil)

    Ceremnia e përurimit të parkut nënujor, Ksamil

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 2015 9speciale

    Detare dhe tregëtare. Qëllimi ishte të krijoheshin kushtete për zhvillimin e turizmit kulturor nënujor si alternativë e siteve arkeologjike nënjore. Këto diskutime u bënë me konkrete nga viti 2007, në Bazën Detare Sarandë, kur nisi edhe projektin «Albanian Coastal Survey» në bashkëpunim me RPM NF USA me pjesëmarrjen e një anije për kërkimet nënujore “HERCULES”. Gjatë kësaj periudhe Bazen e Sarandës e vizituan shumë drejtues të institu-coneve shtetërore, nga Ambasada e SHBA dhe studiues vendas dhe të huaj. Ndërkohë Forca Detare, nga viti 2005, ishte identifikuar nga Instituti i Arkeologjisë si partneri kryesor për mbeshtetje logjistike në projektet e arkeologjisë nënujore dhe mbrojtjen e trashegimise kulturore nënujore të ven-dit tone. Misioni i Rojes Bregdetare, si një mission kompleks, parashikon si një nga detyrat e saj mbrojtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore nënujore në Shqipëri, në mbështetje të politikave të përcaktuara nga Ministria e Kulturës.

    Në fund të vitit 2009 Ambasada e SHBA dha mështetjen e saj konkrete për ndërtimin e një parku nënujor në Rajonin e Sarandës, duke shfrytëzuar anijet e mbytura në Bazën Detare në vitin 1997. Qëllimi i krijimit të këtij parku ishte promovimi i turizmit bregdetar në Shqiperi dhe njikohesisht pastrimi i Bazës Detare të Sarandës nga

    anijet e mbytura. Për këtë qëllim u krijua një grup

    pune me përfshirjen e Forcave Detare, Shtabit të Pergjithshem, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Kultures dhe Ambasadës së SHBA. Operacioni nxjerrjes së anijeve të mbytura në Sa-randë dhe rimbytja e tyre u planizuan të bëhet me ndihmen e Forcave Detare të SHBA duke përdorur një nga anijet e specializuara për këtë qëllim USS-53 “Grapple”.

    Detyra për krijimin e Parkut Nënu-jor Ksamil iu ngarkua Flotiljes Detare Jugore. Më datën 13 prill 2014 unë si komandant i Flotiljes, atasheu i SHBA, Kapiten i Rangut të Dytë Jerry Cornnet dhe komandanti i Qendrës Kombëtare Polumbare, lejtnant Laçe Hila, bëmë një rikonjicion në Gjirin e Sarandës. Komandanti i Flotiles Detare Jugore përgatiti një plan për nxjerrjen dhe mbytjen e anijeve, i cili parashikonte katër variante për krijmin e parkut nenujor: në Gjirin e Varrezave, Gji-rin e Kasolles, Gjirin e Tetranisit dhe Gjirin e Pasqyave. Në fund, grupi ndërinstucional i punës përcaktoi si vend për krijimin e parkut, Gjirin e Tetranisit (Ksamil).

    Operacioni për krijimin e Parkut Nënujor të Ksamilit u zhvillua në muajin gusht të vitit 2010. Duhet thek-suar se Ambasada e SHBA dhe Forcat Detare të SHBA dhanë një ndihmë të jashtëzakonshme me personel dhe

    logjistike për krijimin e këtij parku.USS-53 “Grapple” dhe personeli zhytës i Forcave Detare të SHBA ishin asetet kryesore të këtij operacioni. Nga Forcat tona Detare u angazhuan kryepolumbar Laçe Hila, polumbarët Sazan Pashollari, Hair Velaj, Muhamet Muçorapaj, etj. Drejtues i Operacionit ishte Kapiten i Rangut të Dytë Bamir Likaj.

    Nga shtatë anije të mbytura që gjendeshin në Bazën e Sarandës, gjashtë prej tyre u nxorrën, u trans-portuan dhe u mbytën në Gjirin e Tetranisit (Ksamil). Dy ekipet, ai amerikan dhe shqiptar, realizuan një operacion tepër të vështirë, por që rezultoj i sukseshëm dhe që krijoj një rajon turistik të veçantë për nga natyra. Njikohësisht ky operacion bëri të mundur edhe pastrimin e plotë të Bazës Detare të Sarandës.

    Në datën 19 tetor 2010 u zhvil-lua ceremnia e përurimit të Parkut Nënujor Ksamil. Në këtë cereoni morrën pjese nga Ministeria e Kultue, Ministria e Mbrojtjes, Ambasada e SHBA dhe Forcat Detare Në vendin ku u mbytën gjashtë anijet dhe u krijua Parku Nënujor, komandanti i USS-53 “Grapple” vendosi në fund të detit një pllakë me mbishkrimin “Kjo gumë i është dedikuar popullit shqiptar nga anija e SHBA “Grapple”, reflekton partneritetin dhe miqësinë ndërmjet Republikës sv Shqipërisë dhe Shteteve

    të Bashkuara të Amerikës”. Në vitin 2011 Forcat Detare i

    kaluan në inventar të plotë anijet e Parkut Nënujor të Ksamilit Ministrisë së Kulturës. Krijimi i këtij parku përbën një pasuri për zhvillimin e turizmit bregdetar në Shqipëri.Zhvil-limi i turizmit nënujor është një nga aktivitetet më tërheqëse në zhvillimin në përgjithësi të turizmit bregdetar. Por ruajtja e pasurive historike të shumta në fundin e detit, kanë nevoj për një vlerësim dhe krijimin e politikave liberale që të lejojnë edhe eksplorimin objekteve të veçanta. Ka shumë grupe turistësh, të cilët për shkak të pasurive historike në ujërat shqiptare, kërkojnë zhvillimin e aktivitetit dhe shkollave të zhytjes.Për këtë qëllim u krijua në Gjirin e Tetranisit (Ksamil) Parku Nënujor

    Kryqëzori italian “intrepidi” i mbytur më 4 prill 1915 në afërsi të Kepit të Gjuhëzës

    me gjashtë anije të dala nga armatimi i Forcave tona Detare. Por Forca Detare ka ende anije që mund të për-doren për këtë qëllim, si: nëndetëse, gjuajtësa detarë, dragamina, anije poluumbare etj. Madje, gjykoj se në të ardhmen është në interes të zhvil-limit të turizmit në Shqipëri krijimi i parqeve të tjera nënujore në Gjirin e Vlorës dhe Durrësit, si dhe lejimi i zhytjeve në objekte të caktuara të mbytura në bregdetin e Shqipërisë.Por është për të ardhur keq që ende Ministria e Kulturës nuk ka një rregullore për shfrytëzimin e Parkut Nënujor të Ksamilit, si dhe të dhënat e anijeve të mbytura ende nuk figurojnë në sitet turistike të vizitueshme të kësaj ministrie.

    *Pedagog për Forcat Detare në Akademinë e Forcave të Armatosura

    pamje nga reliti i spitalierit italian “po”, mbytur në Gjirin e Vlorës

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 201510 dossier

    Kur u krijua Brigada e Nënde-tëseve?

    Brigada e Nëndetëseve u krijua në shtator të vitit 1957 në Durrës, në Shkollën e Instruksionit, ku ndenjëm në pritje për t’u nisur për specializim në ish-Bashkimin Sovjetik, për drejtimin e nëndetëseve. Nisja e efektivit të Brigadës së Nëndetëseve u bë me va-porë pasagjerësh. Udhëtuam disa ditë drejt qytetit të Odesës, e prej andej me një anije luftarake shkuam në bazën e njohur detare në Sevastopol. Pasi mbërritëm në Sevastopol, u sistemuam në shkollën e përgatitjes së nënujësëve ku vazhduam përgatitjen për 5 muaj. Dua të cilësoj se në këtë shkollë, de-tarët ishin të ndarë sipas grupeve të i specialiteteve, ku punonin dhe mësonin me një ndërgjegje të jashtëzakonshme. Ata u ndërgjegjësuan se nga përgatitja e tyre do të varej edhe koha e marrjes në dorëzim të nëndetëseve, ashtu si dhe mbarëvajtja e mëtejshme e lundrimit të tyre në Shqipëri. Koha tregoi se të dy këto komponentë u vlerësuan shumë seriozisht nga ne shqiptarët, çka u vërtetua më mirë pas largimit të sov-jetikëve nga Baza e Pashalimanit, kur nëndetëset tona do të lundronin për një kohë të gjatë në Detin Adriatik, Jon e Mesdhe, të drejtuara me zotësi e profe-sionalizëm nga ne detarët shqiptarët.

    Që në fillim u caktova në nëndetësen e Dytë, e cila u kompletua tërësisht me marinarë dhe nënoficerë dhe pjesërisht me oficerë. Në përbërje të efektivit të nëndetëses së Dytë kishte detarë e nënoficerë shumë të zotë, trima e gux-imtarë dhe me një ndërgjegje shumë të lartë. Sa për ilustrim, po përmend disa nga komandantët e postave luftarake që ndodheshin në Lokalin e Tretë, që drejtoja unë. Duhet thënë se Lokali i Tretë ishte zemra e gjithë nëndetëses. Bilal Neli ishte bocmani i timonave horizontalë, që drejtohen nën ujë, ndërsa Fahri Perona ishte komandanti shërbimit radioteknik (hidroakustike-radiolokacin). Komandanti i grupit hambarist ishte Mehmet Shima, ko-mandant i elektrosiluristit Vasil Pali, i elektroshtrumanit Jani Pali etj. Të dhëna të plota ka Fahri Perona, i cili i ka pasqyruar në librin e tij, që vërtetë duhet vlerësuar e respektuar. Për Brigadën e Nëndetëseve janë shkruar edhe libra të tjerë, p.sh., ka shkruar edhe Petrit Myftiu, një tjetër oficer bashkëkohës i yni, ku flitet për historinë e njësie të veçantë të ushtrisë shqiptare, për ata që shërbyen me përkushtim e de-vocion në këtë armë. Prandaj dhe nuk mund të mos ta them me krenari se ishin ata oficerë dhe marinarë që shkruan një faqe të shkëlqyer në historinë e flotës ushtarake detare shqiptare, duke i

    dhënë kombit shqiptar një krenari që jo të gjithë kombet mund ta kenë përjetuar. Kjo meritë historike do të kujtohet në breza dhe do t’ju takojë pikërisht atyre oficerëve dhe marinarëve të viteve ‘60-’80 të shekullit që kaloi që morën në duar dhe drejtuan me sukses anije të tilla luftarake, siç ishin nëndetëset e Flotës Luftarake Shqiptare.

    Çfarë bëtë kur u kthyet nga Sevastopoli?

    Mbasi u kthyem nga Sevastopoli, (ish-Bashkimi Sovjetik) Brigada e Nën-detëseve u vendos në Pashaliman. Mbaj mend se fillimisht jemi ako-moduar në Orikum, pasi infrastruktura e nevojshme në Pashaliman nuk ishte përgatitur akoma. Për të kuptuar se çfarë vështirësish kapërcyen ata njerëz (oficer e detarë) duhet ta vendosim veten në vitet 1957-1960 dhe jo në ditët e sotme. Mbas ardhjes së nëndetëseve nga Kalingradi nëpërmjet detit Baltik, oqeanit Atlantik, ngushticës së Gjibral-tarit, në detin Mesdhe dhe detit Jon, deri sa mbërritëm në gjirin e Vlorës e më tej në Pashaliman. Fill pas kësaj, filloi përgatitja e efektivit për të marrë në dorëzim nga sovjetikët nëndetëset. Në këtë kohë, ish-komandanti i nën-detëses së dytë, Muharrem Lulodhi, u sëmur dhe kaloi me detyrë në shtabin e Brigadës. Në vend të tij u komandova unë, Shezai Kasaj. Pra, që në fillim të përgatitjes së efektivit, komandant i nëndetëses së dytë kam qemë unë. Punuam me shumë intensitet dhe orar pa orar që efektivi të arrinte përvetësimin e detyrës kursore Nr-1 dhe Nr. 2, derisa arritëm që ta marrim në dorëzim nënde-tësen nga sovjetikët, pra gjithçka kaloi

    në duart e efektivit shqiptar. Në vitin 1959 zëvendës komandant i nëndetëses u emërua Skënder Doçi, i cili më pas u bë komandant në nëndetësen e katërt, ndërsa më vonë unë u transferova në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Si u përgatitën efektivat tona për marrjen në dorëzim të nëndetëseve nga sovjetikët?

    Përgatitja filloi sapo u vendosëm në bazën e Pashalimanit. Por ne të nënde-

    tëses së Dytë patëm disa “privilegje”. Në vitin 1958 u fol se do të vinte për vizitë në Shqipëri shefi i Shtabit të Ush-trisë Kineze dhe parashikohej që ai të vizitonte edhe Brigadën e Nëndetëseve dhe më konkretisht flitej se do të viziton-te edhe një nëndetëse. Për rezultate të larta që kishim arritur në stërvitje, vizita u caktua të bëhej në nëndetësen e Dytë. Kjo bëri që nëndetëses së Dytë t’i jepesh orë plus, si për stërvitjen në bazë ashtu

    edhe për lundrimin në det (mbi dhe nën ujë). Këtë detyrë nëndetësja e kreu me sukses dhe kjo ndikoi jo vetëm në ndërgjegjësimin e efektivit në detyrat e tyre funksionale, por edhe për të marrë nëndetësen më shpejt nga sovjetikët. Ndërkaq, në tremujorin e parë të vitit 1959, do të zhvillohej konferenca e partisë e Flotës Sovjetike në Detin e Zi, nga vareshin edhe efektivat sovjetik që shërbenin në Brigadën e Nëndetëseve në Pashaliman, të cilët do të çonin edhe përfaqësuesit e tyre në këtë konferencë. Këta delegate (sovjetikët) dëshironin të vinin në konferencën e tyre të Partisë me disa rezultate dhe rezultati më i madh do të ishte dhënia e detyrës N. 2 nga një ekuipazh shqiptar. Për këtë qëllim u caktua ekuipazhi i nëndetëses së Dytë. Për lexuesin, detyra Numër 2 përfaqësonte përgatitjen e ekuipazhit për të dalë në det dhe të lundronte mbi dhe nën ujë. Sigurisht për këtë “nder” që ju bë nëndetëses së Dytë, u punua me shumë seriozitet nga efektivi ynë për ta përmbushur me sukses këtë detyrë. Ky ishte një nder për ne shqiptarët, sepse do të regjistronte nëndetësen e Dytë si nëndetësja e parë që do të drejtohej nga shqiptarët për të dalë në det dhe për të lundruar mbi dhe nën ujë. Mund ta them me krenari, se kjo detyrë u plotësua me sukses nga ekuipazhi i nëndetëses së Dytë.

    Si ishte ajo ditë?Më kujtohet se dita kur dolëm në det

    për të dhënë detyrën Numër 2 ishte me mot të keq, me erë të fuqishme dhe me dallgë. Në këto kushte dalja nga baza kërkonte veprime të shpejta, të sakta dhe të guximshme, për të siguruar si bazën lundruese ashtu edhe nëndetësen

    Rrëfimet e ish-komandantit të Nëndetëses së Dytë shqiptare, Shezai Kasaj

    Historia e nëndetëseve shqiptare pjesë e lavdishme e historisë së FA

    Kujtimet e mia bazohen në kujtesën time, e cila mbas kalimit të shumë viteve disa gjëra i ka fshirë, por kurrë ato që lidhen me vitet e shërbimit në Brigadën e Nëndetëseve

    albert zhoLi

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 2015 11dossier

    të mos pësonin asgjë. Nga era e fortë ato rrezikoheshin të dilnin në tokë, ose të përplaseshin, me njëra-tjetrën. Pavarësisht nga këto kushte të vështira ekuipazhi i nëndetëses tregoi nivel të lartë përgatitjeje dhe detyra Nr. 2, në prezencën edhe të shtabit sovjetik dhe atij shqiptar, u realizua me sukses. Be-soj se ne historikun e Brigadës së Nën-detëseve kjo meritë, si nëndetësja e parë që u mor në dorëzim nga sovjetikët, i njihet nëndetëses së Dytë dhe kësisoj brezi që ka shërbyer në atë kohë në këtë nëndetëse s’ka si të mos ndihet krenar. Duhet të mos harrojmë se kjo kohë përkon me kohën kur marrëdhëniet me ish-Bashkimin Sovjetik kishin filluar të acaroheshin dhe sovjetikët nxirrnin çdo lloj pengese, shkaqesh dhe arsyesh, për t’i penguar shqiptarët që të merrnin nëndetëset në dorëzim. Detyra Nr. 2 u dha me sukses dhe nëndetësja e Dytë hyri në histori si nëndetësja e parë që do të drejtohej plotësisht nga oficerë dhe detarë shqiptarë.

    Mund të na sillni ndonjë episod për përgatitjen e lartë të marinarëve shqiptarë?

    Ka shumë, ndonëse kanë kaluar kaq shumë vite. Marinarët tanë ishin mjaft të angazhuar në njohjen e detyrave të tyre, ata ishin përzgjedhur nga djemtë më të mirë dhe më të arsimuar të Shqipërisë. Kështu që shumë shpejtë ata u bënë zot në detyrat e tyre funksionale, duke ia kaluar edhe marinarëve sovjetikë. Ja, po

    tregoj një episod të vogël, por shumë kuptimplotë. Një ditë në lundrim, ko-mandanti rus i motoristëve, i thotë shefit inxhiniero-teknik të Brigadës, i cili edhe ai ishte rus: “Shoku shef! Dublanti im shqiptar e ka përvetësuar postin luftarak shkëlqyeshëm, bile ai ka bërë disa gjëra që edhe unë si bëja dot, prandaj është koha që unë t’ia lë postin atij dhe të iki në Bashkimin Sovjetik”. Shefi rus, i nervozuar ia kthen: “Ashtu! Shumë keq për ty. Mësoi edhe ti ato që bën më mirë shqiptari!”. “Jo shoku shef, - i thotë marinari rus, - Kur u nisëm nga Sevastopuli na u tha që do të qëndroni në Shqipëri deri sa shqiptarët të përvetë-sojnë nëndetëset. Ata tashmë i njohin shumë mirë detyrat e tyre”. Ushtaraku i lartë rus e pa vëngër vartësinë tij dhe i ktheu krahët me përçmim. Pra, edhe në këtë detaj të vogël spikaste qartë qëndrimi antishqiptar i oficerëve rusë, i cili aty nga viti 1960 u bë pothuajse i përditshëm. Ky marinar shqiptar, më kujtohet fort mirë edhe sot, kishte një trup të vogël, por ishte mendjemprehtë, quhej Hysni Peku nga qyteti Durrësit. Më vonë nëndetësja e Dytë kreu me sukses disa lundrime 5 ditore dhe 10 ditore nën ujë në detin Adriatik, Jon dhe Mesdhe. Grupi i marinarëve të parë, të cilët shërbyen në nëndetëse 4 vjet e gjysmë, i kreu me nder të gjithë detyrat, përgatiti pasardhës të zotë, një pjesë qëndruan nënoficerë dhe pjesa tjetër pas lirimit nga ushtria

    punuan e kontribuon me sukses në fronte të ndryshme të prodhimit të ekonomisë të vendit.

    Po për lundrimin nën ujë çfarë

    mund të veçosh?Mbaj mend lundrimin e parë 10

    ditor të nëndetëses nën ujë. Ka qenë muaji korrik i vitit 1959. Marinarët, nënoficerët dhe oficerët bën një punë të madhe përgatitore. Ata punonin e stërviteshin, por nuk e dinin se po përgatiteshin për një lundrim të gjatë nën ujë në detin Mesdhe. Si rregull, për efekt sekreti nuk njoftoheshin lun-drimet e gjata të nëndetëseve, sidomos ato në detin Mesdhe. Mbas përgatitjes intensive në bazë e në det, në fillim të muajit korrik 1959, mbasi nëndetësja u furnizua plotësisht me karburant, ushqime e pjesë rezervë, në mëngjes dolëm nga baza dhe vajtëm si za-konisht në poligonin e diferencimit (poligoni i përgatitjes për dalje nga baza). Mbas diferentimit, nënde-tësja nuk doli më në sipërfaqe, por u nis në gjendje të nënujshme, për të plotësuar detyrën, gjithmonë nën ujë. Pasi kaluam në krah të Karaburunit nëpër Mezokanal, ngushtica midis ishullit të Sazanit dhe Karaburunit, si komandant i nëndetëses, nëpërmjet translacionit të radios i komunikova efektivit se nëndetësja do të kryejë një lundrim krejtësisht nën ujë nga gjiri i Vlorës deri në afërsi të brigjeve

    të Sicilisë, nëpër detin Mesdhe dhe mandej kthimin në bazën e Pashali-manit. Ndërkohë, në lokalin e 4-të u vendos harta e itinerarit të lundrimit. Pa u zgjatur, ky lundrim 10 ditor u krye me sukses. E theksoj me modesti se nëndetësja e Dytë për herë të parë bëri që një nëndetëse shqiptare të çajë me sukses të plotë ujërat e Jonit dhe Mesdheut, pa u diktuar as nga forcat e Flotës së 6-të Amerikane që vepronte në këto ujëra dhe as nga forcat detare greke dhe italiane. Në ditën e dhjetë të lundrimit, nëndetësja në gjendje të nënujshme hyri në gjirin e Vlorës dhe vetëm kur u afrua në distancën 100-200 metra nga Baza dolëm në sipër-faqe. Nuk mund t’i harroj kurrë ato momente. Në bankinë ishin rreshtuar të gjithë ekuipazhet e nëndetëseve, të cilat në atë periudhë ishin 12 të tilla, të cilët na pritën me brohoritje të zgjatura, duke na përgëzuar për suksesin e plotësimit të detyrës. Këtë ndjenjë është vështirë ta konceptosh po qe se nuk ke qenë vetë pjesë e asaj “aventure”. Të qëndrosh 10 ditë në lokalet e nëndetëses në thellësitë e detërave dhe në një moment del në dritën e diellit duke u përballur me shokët e armës që të përshëndesin në bankinën e bazës detare është diçka që nuk di se si ta përshkruaj...

    Po ndonjë detyrë të veçantë mund të na e përshkruani?

    Po kujtoj një episod tjetër i suk-seseve të shumta të nëndetëses së Dytë, pjesëmarrjen në një stërvitje të përbashkët ruso-shqiptare. Për këtë qëllim nga Sevastopoli, bazë e fuqishme detare e ish-Bashkimit Sovjetik në Detin e Zi u nisëm për në detin Mesdhe një kryqëzor dhe një kaçatorperdinier, kurse nga baza e Vlorës, nën ujë, dolëm në detin Mes-dhe dhe zumë pozicion pritje për

    të bërë qitje mësimore kundër anijeve sovjetike që vinin nga Deti Zi. Në kuadrin kësaj stërvitje, nëndetëses së Dytë iu caktua një pozicion i avancuar me detyrë që të zbulonte anijet që vinin nga Deti i Zi, të përcaktonte vendndodhjen, kursin dhe shpejtësinë e tyre dhe këto të dhëna t’ua transme-tonte nëndetëseve të tjera, për të bërë llogaritjet e nevojshme që të dilnin e të sulmonin kundër anijeve që vinin nga Deti i Zi. Këtë detyrë nëndetësja e Dytë, jo vetëm që e kreu me shumë sukses, por i njoftoi nëndetëset se para anijeve sovjetike që vinin nga Deti i Zi, në distancën 6-8 milje, me kurs e shpejtësi të njëjtë, po lundronin edhe një kryqëzor e një kaçatorperdinier (të ngjashëm me atë sovjetik) të Flotës 6-të Amerikane në detin Mesdhe. Siç duket komanda e Flotës së 6-të e kishte kuptuar qëllimin e kësaj stërvitje dhe me sa duket donte që të krijonte ndonjë incident, që në fakt do të ishte një gjë shumë e rrezikshme midis dy flotave. Ky skandal u evi-tua me sukses, falë zgjuarsisë dhe aftësive profesionale të ekuipazhit të nëndetëses së Dytë që njoftoi në kohë për këtë veprim të anijeve të Flotës 6-të Amerikane në detin Mes-dhe. Për këtë ekuipazhi i nëndetëses së Dytë u përgëzua dhe u falënderua si nga komanda sovjetike, ashtu edhe nga komandanti shqiptarë.

    Historia 40 vjeçare e Brigadës së Nëndetëseve është një histori e lavdishme dhe që nuk duhet harruar. Ata marinarë, oficerë dhe nënoficerë të parë që krijuan dhe ngritën këtë njësi, si dhe të gjithë pasardhësit e tyre duhet të ndihen krenarë që kanë qenë pjesë e Brigadës së Nën-detëseve, e cila ka shkruar një faqe të shkëlqyer në historinë e detarisë shqiptare.

    Brigada e Nëndetëseve u krijua në shtator të vi-tit 1957 në Durrës, në Shkollën e Instruksionit, ku ndenjëm në pritje për t’u nisur për special-izim në ish-Bashkimin Sovjetik, për drejtimin e nëndetëseve. Nisja e efektivit të Brigadës së

    Nëndetëseve u bë me vaporë pasagjerësh.

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 201512

    Flet nënkolonel (R) Et’hem Ibrahimi, një ndër ish-boksierët e talentuar shqiptarë

    Ushtria jonë ka tradita të shkëlqyera në fushën e sporteve,

    ajo duhet të mbahet e gjallë

    personazh

    aLBert z. zhoLi

    Në moshë të adoleshencës la qytetin e bukur të Vlorës dhe veshi uniformën e skënderbegasit. Një tip korrekt dhe i disiplinuar, fjalë pak e punëshumë, ra menjëherë në sy të pet-agogut të tij, sot Mjeshtër i Madh Ismet Bellova, i cili i thotë se e ardhmja jote është tek boksi. Dhe syri i mjeshtrit nuk gaboi. Et’hem Ibrahimi u bë një sportist i veçantë, një boksier ndër të rrallët në Shqipëri, i cili për 5 vjet rresht ka fituar vendin e parë në peshat mizë, këndez dhe pupël, që do të thotë në peshat, 51, 54 dhe 57 kilogram. Por asnjëherë ai nuk lë pa përmendur edhe trajnerin e madh, njeriun gojëmëbël, njeriun që i afroi, i stërviti dhe i trajtoi si fëmijët e tij, Ali Kastratin e pazëvendësueshëm, këtë gjigand të sportit shqiptar. Et’hemi u lidh shuam me boksin, me ekipin e “Partizanit” dhe u bë një yll që do të ndiçonte gjatë në këtë sport burrëror. Por, atëhere kur ai ishte në majat e këtij sporti, papritur, pa asnjë motiv dhe pa asnjë sqarim, ky sport në vitin 1964 ndërpritet në mënyrë brutale, duke lënë në mes shumë ëndërra të një brezi boksierësh të talentuar të vendit tonë që me aq dëshirë e pasion ishin futur në rrugën e këtij sporti...

    Zoti Et’hem, ju tashmë jeni një ushtarak i vjetër i ushtrisë shq-iptare, si u inkuadruat në radhët e ushtrisë?

    Në vitin 1957, unë si shumë mosha-tarë të mi erdha nga Vlora heroike për të vazhduar shkollën e mesme në Tiranë. Më kishte dalë e drejta e studimit për në shkollën e mesme ushtarake “Skënder-ebej”, që në atë kohë ishte shumë e lak-muar dhe me emër në mbarë Shqipërinë. Këtu, në këtë shkollë, gjeta një ambient të mrekullueshëm, shokë shumë të mirë nga të gjitha rrethet e vendit. Në shkollë kishte një disiplinë dhe rregull të fortë, këtu përveç arsimimit të përgjithshëm si gjimnaz, kishte dhe një program më të veçantë, më të spikatur, për prob-lemet e përgatitjes fizike të edukatës ushtarake. Shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” ishte fidanishtja e ush-trisë, nxënësit e saj u bënë oficerë të zot dhe që për disa dekada rresht morën në dorë drejtimin e njësive dhe reparteve të ushtrisë shqiptare. Por kjo shkollë ishte edhe një vatër edukimi dhe përgatitjeje për sportistë të të gjitha llojet e sporteve. Skenderbegasit shquheshin edhe në futboll, atletikë, në lojrat me dorë, në sportet e rënda etj.

    Dhe ju ishit një ndër skënderbe-

    gasit që u lidhët me sportin e bukur të “dorezave të zeza”, me boksin? Si ishte ajo kohë?

    Më mirë thuaj u dashurova me këtë sport të bukur dhe burrëror, pikërisht që në bankat e kësaj shkolle. Ne në orët e mësimit të edukimit fizik kishim në program dhe mësimin e sportit të boksit. Profesor Ismet Bellova më pa dhe më perceptoi si një djalë me karakteristika të veçanta dhe specifike për të ushtruar këtë sport. Ai më shikonte vazhdimisht me vëmendje derisa më shprehu këtë ide. Po kështu më vonë, duke më parë në stërvitje, duke më parë në ushtrimet e ndryshme dhe në ndeshje mes shokëve, në këtë konkluzion arriti dhe Mjeshtri i Madh i sporteve të rënda Ali Kastrati. Në atë kohë në shkollën “Skënderbej” u krijua dhe ekipi i të rinjve të boksit të të rinjve të “Partizanit”. Pikërisht në këtë shkollë dolën sportistët e rinj që më vonë do të bënin emër në këtë sport burrëror si Rami Sadushi, Kristaq Laçi, Luftar Hasani, Lavdosh Llanaj, Perlat Kasa, Zenel Balla dhe mjaft të tjerë, të cilët krijuan ekipin e të rinjve të “Partizanit”. Në vitin 1959 ky ekip u shpall kampion në Kapmionatin e Shkodrës. Por në këtë kampionat ne patëm edhe një ngjarje tragjike, që nuk e harroj kurrë. Njërit prej shokëve tanë, Abaz Haxhia, për keqtrajtim të gjyqtarit i ndodhi një fatkeqësi, atij i ra hemoragji cerebrale dhe u nda nga jeta. Për ne ishte një gëzim i madh fitimi i titullit kampion, por ishte dhe një humbje e madhe pasi humbi jetën një nga shokët e boksierët tanë më të mirë. Ai ndërroi jetë pas tre ditësh. Ishte një kampionat i fortë. Ne edhe pse fare te rinj në moshë, fituam pesë vende të

    para, 5 prej boksierëve të rinj morën titullin e merituar. Këta pesë kampionë ishin: Et’hem Ibrahimi, Rami Sadushi, Kristaq Laçi, Perlat Kasa dhe......... Tola. Pra ishte kampionati i vitit 1959, i parë i të rinjve në sporin e boksit.

    Si vazhdoi rrugëtimi juaj dhe i ekipit të “Partizanit” në këtë sport kaq të bukur por dhe kaq të vështirë?

    Ne na gëzoi shumë fakti që dolëm kampionë në Shkodër. Kjo bëri që ne të mobilizoheshim më shumë për të vazhduar rrugën e nisur. Në këtë shkollë ne kishim të gjitha mundësitë për të vazhduar këtë sport burrëror, pasi kishim kushtet, miqësinë, ngrohtësinë, ambientet si rrallë në Shqipëri. Shkolla “Skënderbej” ishte një shkollë tepër e veçantë për kushtet dhe mjediset që të ofronte për ushtrimin e sporteve.

    Ju sa herë e fituat titullin kam-pion?

    Titullin kampion e kam fituar pesë herë. Pra, bëhet fjalë për 5 herë rresht, në vitet 1959-1963. Unë u shpalla kam-pion në peshat mizë, këndez dhe pupël që do të thotë në peshat, 51, 54 dhe 57 kilogram. Pra, në këto pesha thuajse për 5 vjet nuk pata ndonjë rivalitet të madh, unë isha, si të them, absolut.

    Kush ishte nga ekipet e tjera rivalizues me ju?

    Rival të fortë me ne ishin eki-pet e Tiranës, “Vllaznia” e Shkodrës, “Flamurtari” i Vlorës, “Lokomotiva” e Durrësit dhe ekipi i “Skënderbeut” të Korçës, që kishin ekipe të forma-tuara dhe të nivelit të lartë. Ishte ky rivalitet që bëri që ne të stërviteshim në vijimësi, më kërkesë të fortë dhe me mjaft korrektësi. Rivaliteti të bënte

    më të përgjegjshëm në stërvitje. Në të gjitha aktivitet tona boksierët skënder-begas të “Partizanit” dalloheshin për një rezistencë të dukshme gjatë ndeshjes, për një teknikë të lartë dhe për një shoqëri dhe respekt për kundërshtarin. Ne kishim një shoqëri të sinqertë si me kundërshtarët në ring, po ashtu dhe mes nesh si boksierë, pasi kështu ne edukoheshim dhe stërviteshim çdo ditë në shkollë. Pra, kishim kundërshtarë të fortë në ring, por edhe miqësi të sinqertë në jetë.

    Ku dhe si e zhvillonit stërvitjen?Ne stërvitjen e zhvillonim në pal-

    estrën e Shkollës së Bashkuar së bashku me sportistët e tjerë të “Partizanit”, të boksit, mundjes dhe peshëngritjes. Dy shkollat tona ushtarake i ndante vetëm një murë dhe ne komunikonim nëpërmjet palestrës. Për atë kohë, mund të them se palestra jonë ishte më e mira në shkallë vendi dhe që mund të krahasohej me palestrat e vendeve të zhvilluara. Stërvitjen, por edhe me-naxhimin e gjithë palestrës e drejtonte mjeshtri i paharruar Ali Kastrati, një njeri i dashur, energjik, plot pasion, plot temperament dhe me kulturë për sportin

  • ushtriaE prEmtE, 20 mars 2015 13

    ky sport trumbetohej me të madhe dhe bëhej një reklamë fantastike boksierëve të mëdhenj si Muhamet Ali, ndërsa tek ne u mbyllën dyert përfundimisht.

    Në atë periudhë që ju ishit i njohur në këtë sport, po kështu edhe ekipi i “Partizanit” mbizotëronte në boks?

    Nga viti 1947 që filloi Kampionati i parë Kombëtar dhe deri ën vitin 1963, boksi shqiptar kryesohej triumfalisht nga ekipi i lavdishëm i “Partizanit”, i cili nga 17 kampionate të zhvilluara, 15 i fitoi vetëm ky ekip gjigant. Në këtë ekip mernin pjesë emrat më të mëdhenj të sportit shqiptar të boksit si Hysen Sharra, Martin Çepa, Mustafa Allushi, Hazret Ashiku, Ymer Reçi, Niko Milo etj. Ekipi i boksit “Parti-zani” ishte i padiskutueshëm në fitimin e titujve në kampionate pasi kupat fil-luan më vonë. Shumë apo pjesa më e amdhe e sportistëve tanë ishin pjesë e ekipit kombëtar. Shumë prej tyre janë ndeshur me shumë dinjitet në Gjermani, në ish-Bashimin Sovjetik, në Hungari, ku kanë fituar dhe disa medalje, duke pasur parasysh se këto vende kishin një traditë të madhe në këtë sport.

    Për të theksuar është medalja e fituar nga Rami Sadushi, skënderbegasi i talentuar, shoku ynë, (me të cilin kam ardhur nga Vlora në shkollën “Skën-derbej” në një ditë), i cili fitoi Medalje të Argjendtë në kampionatin që u zhvil-lua mes shumë vendeve në Indonezi, pikërisht në vitin 1963, vitin e fundit të zhvillimit të këtij sporti në vendin tonë. Gjithashtu dhe boksieri Hysen Sharra, është fitues i dy medaljeve të boksit në Kampionatin e Ushtrive të vendeve ish-socialiste (Lindjes) në Gjermani dhe një në Indonezi.

    Nga të gjithë këta sportistë boksi-erë sa ishin skënderbegas?

    Mund të them se pjesa dërrmuese e boksierëve të “Partizanit” ishin skënderebgas duke filluar që nga viti 1947 kur filloi dhe kampionati i parë i boksit. Pra, që nga nga viti 1947 deri në vitin 1963 mund të numëroj emra skënderbegasish që ishin boksierë të shqura tek “Partizani”, si Petrit Caslli (një nga legjendat e sporti shqiptar), Ndrek Zefi, Et’hem Ibrahimi, Rami Sadushi, Luftar Hasani, Kristaq Laçi, Perlat Kasa dhe shumë të tjerë, të cilët i dhanë emër “Partizanit” dhe këtij

    personazh

    e boksit. Mund të them i paarritshëm në llojin e tij. Ishte e çuditëshme kërkesa e tij, ai të bënte që edhe kur të bërtiste të ndjeje dashuri për të, kërkonte që të ishim jo vetëm sportisë të dalluar, por edhe nxënës të mirë në mësime. “Ju do të bëheni në radhë të parë oficerë të zot, na thoshte ahpesh ai, pastaj edhe boksierë kampionë”. Dhe këshu ditët tona në atë shkollë dhe më pas në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve kalonin plot ngarkesë, plot aktivitete, me arritje dhe optimizëm.

    Por një ditë sporti i bukur i boksit u ndërpre?

    Eh, ashtu ndodhi vërtetë. Në vitin 1964 në kalendarin sportiv të sporteve në vendin tonë sporti i boksit nuk ishte përfshirë. Pra nuk ishte planifikuar as-gjë, pra u ndërpre. Për çudi, nuk u dha asnjë njoftim zyrtar se përse ndodhi kjo. Të gjithë, por sidomos ne boksierët dhe trajnerët tanë u befasuam, u shtangëm. Askush nuk e besonte se nuk dihej ar-syeja. Pra, ky sport u ndërpre në vitin 1964 dhe për 28 vite radhazi jo vetëm që nuk u zhvillua më, por ishte herezi po të flitej për të. Vitet 1964-1992 ishin vitet pa sportin e boksit në Shqipëri. Në botë

    sporti burrëror. Të gjithë këta kanë qenë sportistët kryesorë të ekipit. Po kështu ekipi i “Partizanit” në boks ka fituar 7 Kupa të Republikës nga 8 kupa që janë zhvilluar në këtë sport. Dua të theksoj se Kupat u zhvilluan disa vite më vonë se Kampionatet. Kupa e parë e Republikës u zhvillua në vitin 1951 dhe pati disa ndërprerje. Bërthama e “Partizanit” ishte shkolla “Skënderbej”. Ata dhanë nj kontribut të çmuar jo vetëm në këtë sport, por në të gjitha sportet e asaj kohe në ekipin me shumë emër siç ishte “Par-tizani”. Mund të them se shumë prej këtyre sportistëve ishin dhe ushtarakë të karrierës, të cilët shënuan rezultate të larta si drejtues të njësive dhe reparteve të ushtrisë, por njëkohësisht vazhdonin sportin e bukur.

    Kur e keni parë veten më keq në ndeshje?

    Ndeshja më deçizive për mua ka qenë me boksierin Halil Petrela i “17 Nëntorit” në Kampionatin e vitit 1963, kur ne ndesheshim në peshën 54 kilogram. Ishte një ndeshje e fortë, e bukur, e ekuilibruar, e cila u cilësua si një nga ndeshjet më të bukura të atyre viteve. Ose më mirë të them u cilësua ndeshja më e bukur e atij kam-pionati, për cilësinë e lartë sportive dhe përgatitjen e lartë fizike. Në këtë ndeshje fitoi Halimi me pikë. Fitorja ishte shumë, shumë e ngushtë ku secili mund të ishte fitues. Dua të theksoj se me këtë boksier të mirë dhe të shkëlqyer kam ruajtur një miqësi të mirë edhe sot e kësaj dite. Takohemi shpesh dhe sjellim në kujtesë atmosferën e atyre viteve të jetës sonë sportive. Po kështu edhe me shumë shokë të tjerë boksierë kemi një miqësi të madhe, e ruajmë atë të pastër dhe me shumë korrektesë. Ne edhe sot shkojmë e vijmë me raste familjarisht në shtëpitë e njeri-tjetrit. Kjo miqësi nuk është vetëm mes ish-boksierëve të “Partizanit”, por me të gjithë boksierët e klubeve të tjera që ne jemi ndeshur.

    Në ato vite, a keni dalë jashtë shtetit me këtë sport?

    Në 17 vjet të kampionateve që ush-trohej ky sport ne zhvilluam një takim me ekipin bullgar të boksit në Tiranë dhe mbas 10 vitesh u bë sërishmi një takim apo një kampionat i vogël në Bull-gari. Pra, ne si sport (boksi) nuk dilnim shpesh jashtë. Në mes të këtyre viteve, në vitin 1958 një ekip i “Partizanit” shkoi në Kampionatin e Ushtrive të Vendeve Lindore (ish-socialiste) që u zhvillua në Gjermaninë Lindore. Në në këtë kampionat u përfaqësuam denjësisht, pavarësisht se vendi ynë i vogël kshte një sport boksi jo shumë

    të kultivuar. Po në vitin 1958, sër-ishmi një ekip i yni shkoi në ish-BS ku zhvilloi vetëm dy ndeshje, ku ne u paraqitëm shumë mirë. Unë në atë kohë isha shumë i ri, 17 apo 18 vjeç dhe kurrsesi nuk kisha mundësi të shkoja.

    Pas viteve ’90, si rifilloi sporti i boksit dhe kush ishin iniciatorët?

    Ishin vitet 1991-92, kur një grup prej 13 vetash, veteranë të boksit dhe specialistë të boksit, u mblodhëm dhe vendosëm të krijonim Shoqatën Shqiptare të Boksit, e cila më vonë u kthye në Federatë e Boksit Shqiptar si të gjitha federatat e tjera sportive të vendit tonë.

    Si po ecën sot boksi shqiptar?Pas vitit 1992 është bërë një një

    punë e kujdesshme në këtë sport. E ringritëm, e zhvilluam, u munduam ta çojmë në nivelet e duhura. Them se po ecet mirë me boksin. Ka mjaft talente të reja, por mungojnë shumë kushtet për stërvitje, por njëkohësisht mungon dhe përgatitja në stadin e kohës e bor-dit drejtues dhe e trajnerëve, të cilët duhet tua lënë vendin atyre që kanë studiuar në shkollat më të përparuara perëndimore. N.q.s. do kishim nj staf të tillë, si dhe trajnerë të tillë, rezultatet do të ishin shumë më të larta se tani. Megjithatë të rinjtë tanë janë të fuqishëm, kanë dëshirë të madhe për tu stërvitur dhe për të garuar, por dhe kushtet ekonomike dhe finan