24
Cyan magenta yellow black VITI III - NR. 66 E premte, 22-03-2013 VEZHGUESIT NDERKOMBETARE ARRESTIMI NE TIRANE Faqe 5 Halimi: 40 vjet ose burg i përjetshëm për pedofilët PEDOFILIA, DJE DY TE DYSHUAR TE TJERE Itali, kapet 1 ton drogë, 10 shqiptarë të arrestuar OPERACIONI NE ORET E PARA TE MENGJESIT Faqe 8 Mehmet Shehu për letrën e Beqir Ballukut: Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI Faqe 6 Faqe 2-3 Faqe 7 Instat: Fermat bujqësore, 40% më pak në pesë vjet DOSSIER Faqe 20-21 Editorial Z gjedhjet shqiptare duket se po vihen nën vëzhgimin e rreptë. Jo vetëm partitë që konkurrojnë dhe aleatët e shumtë, por edhe simotrat e tyre të PPE dhe PSE-së do të kenë vëzhgues. Jo vetëm të përhershmit e OSBE dhe ODHIR, por edhe NATO do të vëzhgojë. Institucionet më të larta europiane si Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian do të kenë të dërguarit e tyre në Shqipëri. Madje këtë rradhë “do të instalohen” tre muaj para zgjedhjeve në vend edhe niveli më i lartë i përfaqësuar ndonjëherë I NDI-së (Instituti Demokratik Amerikan). Të jepet përshtypja se miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, janë lodhur me “çështjen” e zgjedhjeve shqiptare, të cilat prej vitit... Tre muajt e reflektimit vijon në faqe 10 NGA EDMOND ARIZAJ Studimet në Itali Botërori 2014 Dokumentet që duhen plotësuar nga të rinjtë Sot Shqipëri-Norvegji De Biazi pa frikë Faqe 13 Faqe 22 Tetë qytetet ideale për një fundjavë pranvere “FUNDJAVA” Faqe 15-19 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “FUNDJAVA” NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në Shqipëri ZGJEDHJET E QERSHORIT “SURVEJIM” AMERIKAN Sot raporti i parë, probleme me listat, KQZ dhe polarizimi. Takime me Sali Berishën dhe Edi Ramën. Grupi i ekspertëve i pakënaqur me situatën parazgjedhore në vendin tonë www.tonertaxi.info Bojra printeri -50% më lirë Pas një viti hetim intensiv të policisë shqiptare dhe italiane, godetit banda në Vlorë dhe në Venecia Robert Haruni Marinel Haruni Alfor Kurupi

NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

Cyan magenta yellow black

VITI III - NR. 66 E premte, 22-03-2013

VEZHGUESIT NDERKOMBETARE

ARRESTIMI NE TIRANE ► Faqe 5

Halimi: 40 vjet ose burg i përjetshëm për pedofi lët

PEDOFILIA, DJE DY TE DYSHUAR TE TJERE

Itali, kapet 1 ton drogë, 10 shqiptarë të arrestuar

OPERACIONI NE ORET E PARA TE MENGJESIT ► Faqe 8

Mehmet Shehu për letrën e

Beqir Ballukut:Frikacak, hipokrit

dhe demagog

Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik,

Berisha vjedh

ISH-PRESIDENTI

RREGJISTRIMI

► Faqe 6

► Faqe 2-3

► Faqe 7

Instat: Fermat bujqësore,

40% më pak në pesë vjet

DOSSIER ► Faqe 20-21

Editorial

Zgjedhjet shqiptare duket se po vihen nën vëzhgimin e rreptë. Jo vetëm partitë

që konkurrojnë dhe aleatët e shumtë, por edhe simotrat e tyre të PPE dhe PSE-së do të kenë vëzhgues. Jo vetëm të përhershmit e OSBE dhe ODHIR, por edhe NATO do të vëzhgojë. Institucionet më të larta europiane si Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian do të kenë të dërguarit e tyre në Shqipëri. Madje këtë rradhë “do të instalohen” tre muaj para zgjedhjeve në vend edhe niveli më i lartë i përfaqësuar ndonjëherë I NDI-së (Instituti Demokratik Amerikan).

Të jepet përshtypja se miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, janë lodhur me “çështjen” e zgjedhjeve shqiptare, të cilat prej vitit...

Tre muajte refl ektimit

► vijon në faqe 10

NGA EDMOND ARIZAJ

Studimet në Itali Botërori 2014Dokumentet që duhen plotësuar nga të rinjtë

Sot Shqipëri-Norvegji De Biazi pa frikë

► Faqe 13 ► Faqe 22

Tetë qytetet ideale për një fundjavë pranvere

“FUNDJAVA” ► Faqe 15-19

LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “FUNDJAVA”

NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në Shqipëri

ZGJEDHJET E QERSHORIT “SURVEJIM” AMERIKAN

Sot raporti i parë, probleme me listat, KQZ dhe polarizimi. Takime me Sali Berishën dhe Edi Ramën. Grupi i ekspertëve i pakënaqur me situatën parazgjedhore në vendin tonë

www.tonertaxi.infoBojra printeri -50% më lirë

Pas një viti hetim intensiv të policisë shqiptare dhe italiane, godetit banda në Vlorë dhe në Venecia

Robert Haruni Marinel Haruni Alfor Kurupi

Page 2: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

2 E premte, 22 mars 2013

POLITIKE

Rama: Politikat

qeverisëse tani

muhabet rrugësh

Kreu i PS Edi Rama përmes një deklaratën në blogun e tij personal ironizon fushatën

e kreut të qeverisë Berisha. “Rruga është punësim” ishte mbishkrimi i një foltoreje qeveritare përurimesh. S’ka dyshim se qeveria që premtoi 160 mijë vende pune në vitin 2009 dhe që brenda tre vjetësh u humbi shqiptarëve 51 mijë vende pune, e ka një hall të madh me temën e punësimit. Sepse u ka borxh njerëzve

211 mijë vende pune, 160 mijë që ua premtoi për t’u marrë votën e nuk ua dha dhe 51 mijë që i kishin vetë e ua humbi. Dhe me teorinë laje borxhin me borxh së fundi u premton 250 mijë vende të reja pune, pra e rrit premtimin me rreth 45% në raport me 2009”, shkruan Rama. Sipas tij 1 milionë te pspune janë shifër që s’mund ta mbulosh. “Ndërtimi i infrastrukturës mund të nxisë edhe punësimin kjo dihet, por

jo gjithnjë ndodh kështu. E tregon shembulli i disa vendeve afrikane ku qeveri të korruptuara mburren me ndërtime rrugësh, po ku papunësia gëlon si kancer shkatërrues. Sepse nuk mjafton të asfaltosh. As të çash përgjatë rrugës ndonjë tunel, por duhen projekte të qartë. Ndaj edhe është katandisur në pikën ku politika qeverisëse është bërë muhabet rrugësh”, thotë Rama.

Delegacioni i NDI takime me Ramën, Berishën dhe KQZ, sot raporti paraprak

Zgjedhjet, SHBA vëzhgues“VIP”, raportimi në DASH

LajmiSHBA ka vendo-

sur të mbikqyrë në mënyrë të rreptë zgjedhjet në Sh-qipëri, për shkak dhe të rekordeve nega-tive të mëparshme të qeverisë me zgjed-hjet. Sot do japin raportin paraprak, ndërsa hollësitë do dërgohen në senat, kongres e DASH për listat e KQZ.

TIRANE

JAKIN MARENA Zgjedhjet

Sequi takon Lleshin dhe Bibën, në fokus rregullorja e KQZ

Kreu i BE në vendin tonë, Etore Sequi së bashku me ambasadorët e vendeve të

europiane janë takuar dje me dy drejtuesit e KQZ, Lefterie Lleshi e Denar Biba. Mësohet se në takimin që zgjati rreth dy orë, përveç shqetësimit të palëve për ecurinë e procesit parapërgatitor për 23 qershorin ka qenë dhe rregullorja e pamiratuar nga 7 anëratët e këtij institucioni. Ambasadorët fi llimisht kanë dëgjuar nga kryetarja e KQZ Lleshi përmbledhjen e punës së institucionit më të lartë zgjedhor, që nga koha e konstituimit të tij, ndërsa nënkryetari i KQZ Biba ka dhënë këndvështrimin e anëtarëve të opozitës për disa nga çështjet kryesore për të cilat KQZ s’ka gjetur konsensusin, si shpërndarja e mandateve, apo ndarja e vendit në ZAZ. Am-basadorët mësohet të jenë interesuar përmes disa pyetjeve për rregulloren e KQZ, që ende

s’është miratuar nga ky institucion, për masat për votimin e personave me aftësi të kufi zuar apo minoriteteve dhe interesime specifi ke për procesin zgjedhor. Ata kanë marrë opinionin e dy drejtuesve më të lartë të KQZ për procesin e 23 qershorit, ku kryetarja dhe nënkryetari i këtij institucioni kanë shprehur qëndrime të ndryshme për këtë proces.

TIRANE

Amerikanët janë shumë të vendosur për të monitoruar në mënyrë

të vazhdueshme përgatitjen e zgjedhjeve në Shqipëri, por dhe ditën e votimit e procesin e nxjerrjes së rezultatit. Dhe një ndërmarrje të tillë ata kanë vendosur ta bëjnë këtë radhë me një ekip të zgje-ruar të Insitutit Demokratik Amerikan, që për një javë

ka monitoruar situatën par-azgjedhore në vend dhe ku sot pritet të japin para mediave dhe një rezultat paraprak të vëzhgimit të tyre. Më pas një material më i zgjeruar pritet të dërgohet në kongresin ameri-kan, senat e në Departamen-tin Amerikan të Shtetit, për të qënë dhe si bazë e formulimit të raportit përfundimtar për situatën parazgjedhore, ditën e zgjedhjeve dhe paszgjedhore në Shqipëri. Më konkretisht, misioni i NDI ka qenë në Shqipëri në datat 18-22 mars

ku është takuar me zyrtarë të lartë të shtetit, drejtues të KQZ, partive politike e shoqërisë civile. Delegacioni i NDI përbëhet nga Guver-natori Howard Dean, ish-Kreu i Komitetit Kombëtar të Demokratëve në ShBA, znj.Ellen Weintraub, Kryetare e Komisionit Zgjedhor Federal të ShBA, zyrtarja më e rëndë-

sishme e gjithë delegacionit pasi do të jetë personi që në mënyrë të drejtëpërdrejtë do të informojë në lidhje me tërë situatën parazgjedhore në Shqipëri. Njëherësh kanë qënë dhe znj.Lousewies Van der Laan zv. Presidente e Ale-ancës Demokratike Liberale Europiane si dhe Robert Ben-jamin Drejtor Rajonal i NDI

dhe Ana Kadoviç Drejtore e NDI për Shqipërinë. Ky grup i zgjeruar dhe i një niveli shumë të lartë, i pari në këto përmasa tre muaj para zgjedhjeve në vendin tonë, ka marrë infor-macionin fillestar në rrugë të drejtëpërdrejta përmes takimeve me kreun e opozitës Edi Rama, kreun e qeverisë Sali Berisha, drejtuesit e KQZ

por dhe shoqërinë civile, si dhe përmes informacioneve të tërthorta për të patur një ide shumë të qartë në lidhje atë çka ndodh në Shqipëri 3 muaj para zgjedhjeve dhe që do shërbejë për raportin e parë paraprak i cili do të dërgohet në senat, kongres e DASH për Shqipërinë. Burime të besu-eshme brenda këtij delegacioni bëjnë me dije se grupi i NDI i ardhur nga SHBA është shumë i pakënaqur në lidhje me situ-atën parazgjedhore, sidomos me politizimin e tejskajshëm të KQZ, listat paraprake të zgjedhësve në të cilën ka shumë dublikime por dhe janë gjysmë milioni votues që nuk kanë adresë, dokumentet e identi-fi kimit të pasigurtë, tensionimin e situatës politike në mënyrë të tejskajshme, përdorimi i fëmi-jëve në fushatë, mungesën e rolit të shoqërisë civile që shpeshherë bëhet palë e kryesisht ngritjen e toneve nacionaliste në shër-bim të fushatës elektorale. Në përfundim, mësohet se për vetë rëndësinë që kanë këto zgjedhje për integrimin e Shqipërisë në BE, si një vend anëtar i NATO-s por dhe për procedent e më-parshëm negativë që kanë sho-qëruar zgjedhjet në Shqipëri, përfaqësuesit demokratë ameri-kanë mendohet të prezantojnë një raport shumë të ashpër për situatën parazgjedhore në Shqipëri, në instancat e tyre të larta.

LESKAJ: BESIM TE VEZHGUESIT

Deputetja socialiste Val-entina Leskaj ka drekuar me delegacionin e NDI që

ka ardhur për të monitoruar zgjedhjet në Shqipëri. “Një takim me miq të vjetër e të rinj. Në drekën që pata me misionin për vlerësimin e situatës parazgjedhore në Shqipëri që përbëhej nga zyrtarë të lartë politikë nga SHBA e Evropa, ndamë opin-ionet tona për situatën par-azgjedhore. Pasi shprehëm shqetësimet për problemet që lidhen jo vetëm me rekor-det negative të Qeverisë në zgjedhjet e mëparshme po dhe me problemet aktuale me KQZ, mandatet, listat etj, kërkuam rritje të monitorimit nga partnerët ndërkombëtarë. Jam shpresëplotë se përveç masave të PS, rritja e vë-mendjes së ndërkombëtarëve dhe monitorimi kapilar i

zgjedhjeve edhe nga ana e tyre do t’ia vështirësojë manip-ulimin Berishës”, shkruan dhe anëtarja e kryesisë së PSD, Valentina Leskaj në profi lin e saj në rrjetin social. Ndërkohë që sot në ora 09.30 në sallën e konferencave Onufri në Tirana International Hotel, NDI do dalë një deklaratë për shtyp për të ndarë me mediat e publikun shqiptar e komunitetin ndërkombëtar gjetjet e misionit të NDI për vlerësimin e situatës par-azgjedhore në Shqipëri.

“Grup i zgjeruar ka marrë informacion drejtëpërdrejt pas takimeve me kreun e opozitës Rama, atë të qeverisë Berisha, drejtuesit e KQZ por dhe shpqërinë civile”.

“Grupi i NDI i ardhur nga SHBA është shumë i pakënaqur në lidhje me situatën parazgjedhore, me politizimin e tejskajshëm të KQZ, listat paraprake të zgjedhësve”

BerishaBerisha në takim me delegacionin e NDI shprehu shpresën që opozita do përfshihet me vullnet të mirë në procesin zgjedhor e do heqë dorë nga bllokimi, por nënvizoi se deklarimet paraprake të Ramës që vënë në pikëpyetje njohjen e rezultatit, minojnë interesin publik për një proces zgjedhor të gjithëpranuar.

Problem listat, KQZ, polarizimi: Qeveria, rekord negativ më parë

NË FOTO: Delegacioni i NDI në Shqipëri me përfaqësuesit e PS

NË FOTO: Ambasadori amerikan Arvizu në njësinë 5 në zgjedhjet e 8 majit 2011

Ettore Sequi Lefteri Lleshi

Page 3: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

3E premte, 22 mars 2013

POLITIKE

Tryeza, Zogaj: S’jam

larguar nga PS, pres

refl ektimin e Ramës

Preç Zogaj pranon distancën me PS por jo largimin nga koalicioni i majtë, duke pohuar

se vazhdimësia e tij në gjirin e së majtës, varet nga zhvillimet në vijim. Ai komenton mungesën në tryezën e një dite më parë të kryetarit të PS Edi Rama me aleatët, duke pohuar në mënyrë indirekte se pozicionimi aktual i ofruar nga kryetari Rama, nuk e motivon. “Tryeza ishte njohja me planizimin e votave që do të marrë

çdo parti aleate. Unë jam një individ që kam marrë pjesë në këtë tryezë përgjatë 4 viteve. Duke qënë një individ s’kisha ndonjë tërheqje. Unë kam një mendim ndryshe për motive që duhet të frymëzojnë një parti apo njerëzit për të marrë pushtetin. Motivimi im për një vend pune s’është rroba ime”, tha dje Zogaj. Njëherësh ai thotë se ka komunikuar vjimësisht me kreun e opozitës. “Me Ramën kam pasur

dhe kohët e fundit një komunikim të hapur, një komunikim zotërinjsh do ta cilësoja, për zhvillimet më të fundit, për projektin që unë kam paraqitur në kët6ë forcë politike. Dhe duke parë këtë komunikimin e kohëve të fundit dhe të këtij projekti do më duhet të riverifi koj arësyet e mbeturra të qëndrimit tij në këtë tryezë. Unë pres refl ektimin e Ramës ndaj propozimeve të mija”, thotë Zogaj.

Gati emrat për KZAZ

KQZ: Partitë vetëm nga një vëzhgues, koalicionet 3 vëzhgues në 23 qershor TIRANE

KQZ pritet që të shqyrtojë dhe të mira-tojë të hënën një sërë vendimesh të

rëndësishme për procesin zgjedhor rë 23 qershorit që kanë të bëjnë me vëzhguesit e partive e koalicioneve politike. Në ud-hëzimin e ri të hartuar nga administrata e KQZ, propozohet që çdo koalicion ka të drejtë të caktojë jo më shumë se tre vëzhgues në çdo KZAZ, KQV e për çdo tavolinë, ndryshe nga udhëzimi i më-parshëm që lejonte që të ishin vetëm nga një vëzhgues. “Çdo parti mund të kërkojë akreditimin vetëm të një vëzh-guesi në KZAZ e KQV dhe çdo koalicion zgjedhor mund të kërkojë akreditimin e jo më shumë se tre vëzhguesve në KZAZ e KQV. Vëzhguesi/vëzhguesit e subjek-teve zgjedhore, të akredituar në KZAZ,

mund të vëzhgojnë procesin zgjedhor dhe në QV të ZAZ”, thuhet në relacionin e KQZ. Ndërsa një tjetër vendim i rëndësishëm që pritet të miratohet është pikërisht dhe listat me emrat e propozuar nga partitë

për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ. Sipas përcaktimit që ka bërë Kodi dy partitë më të mëdha në Parlament PD dhe PS propo-zojnë për anëtarë dhe sekretarë, ndërsa LSI dhe PBDNJ propozojnë vetëm anëtarë të këtyre komisioneve. “PD e PS kanë të drejtë të paraqesin secila propozim për dy anëtarë të KZAZ. LSI dhe PBDNJ kanë të drejtë të paraqesin secila propozim për një anëtar të KZAZ-së. PD i lind e drejta të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ me numër çift, ndërsa PS të Shqipërisë i lind e drejta të propozojë anëtarin e shtatë në KZAZ me numër tek”, thuhet në relacion. PD e PS kanë propozuar nga 270 emra për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ, ndërsa LSI dhe PBDNJ nga 92 emra vetëm për anëtarë. Do shqyrtohet dhe projektvendi-mi “Për ngritjen dhe thirrjen e mbledhjes së parë të KZAZ për zgjedhjet”.

Alarmohen partnerët, priten trazira pas zgjedhjeve

Zgjedhjet, Shqipëria nën monitorim të rreptë ndërkombëtar

BE-NATO, kryesorë në vëzhgimin e 23 qershorit

TIRANE

JAKIN MARENA

Për vetë specifikën që zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri

kanë për ecurinë e mëtejshme të vendit drejt integrimit në Bashkimin Evropian, për shkak dhe të precedenteve të më-parshëm me zgjedhjet që kanë qënë aspak pozitive, ndërkom-bëtarët kanë vendosur që të “blindojnë” Shqipërinë me vëzhgues. Për më tepër kanë vendosur ta mbajnë nën një vëzhgim të rreptë situatën parazgjedhore, aq më tepër që kanë nisur që tani të sjellë grupe të mëdha monitorimi parazgjedhor. Duke qënë se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, i vetmi organizëm i madh dhe specifi k ku Shqipëria është anëtare me të drejta të plota që nga pranvera e vitit 2009, për herë të parë do të ketë përfaqësues të lartë nga ky organizëm, që teksa kishte një përfaqësues të nivelit të ulët vite më parë, qytetarët shqiptarë drejtëpërdrejt kanë marrë dhe kritikat e pakor-rektuara të tij për procesin zgjedhor. Kështu, përfaqësuesi i NATO-s, Brus Xhorxh ka qenë kritik në raportin që lexoi lid-hur me zgjedhjet parlamentare në vend të vitit 2009, duke theksuar se “ishin larg stand-ardeve” dhe se “ka ende shumë punë për të bërë”. Ndërkohë që këtë radhë pritet të vijë një delegacion i një niveli shumë të lartë nga NATO por dhe nga

Bashkimi Evropian, organizëm tek i cili duam të integrohemi. Mësohet se këto dy institucione përmes përfaqësuesve të tyre do të jenë ata që do të kenë dhe bazën e raportit përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në

Shqipëri, duke qënë se OSBE dhe ODIHR kane qënë në të gjitha zgjedhjet që nga viti 1992 e këtej, përjashtuar zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996 shumë të butë me qeveritë respektive që ka organiziuar zgjedhjet

në Shqipëri. Njëherësh pritet që së shpejti do të dalë dhe raporti paraprak për situatën parazgjedhore në Shqipëri nga ODIHR-i, i cili disa ditë më parë përfundoi misionin e parë vëzhgues në vend. Mëso-

het se vëzhgues do të ketë dhe nga asambleja Parlamentare e OSBE, por është e sigurtë që Grossruk, aq i akuzuar nga opozita nuk do jetë pjesë e këtij delegacioni vëzhgues në zgjed-hjet e 23 qershorit. Do të ketë mision vëzhgues të zgjeruar nga SHBA, pas deklaratave të Klinton që i cilësoi zgjedhjet një test të rëndësishëm për integ-rimin, por dhe nga Komisioni i Venecias, Këshilli i Evropës,

Parlamenti Evropian, si dhe PSE dhe PPE përkatësisht të majtët dhe të djathtët evropi-anë në Parlamentin Evropian. Një dyndje e tillë e vëzhguesve ndërkombëtarë për të monito-ruar zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri vjen për shkak të rekordeve shumë negative që qeveritë shqiptare kanë pasur në vijimësi me zgjedhjet dhe për vetë faktin se situatat para zgjedhore, dita e zgjedhjeve dhe ato pas zgjedhore kanë qënë gjithnjë një burim i sigurtë konfl ikti politik që ka sjellë për pasojë dhe kriza të gjata poli-tike në vend, siç ishte dhe kriza e ardhur pas zgjedhjeve të vitit 2009 por dhe pas zgjedhjeve vendore të 8 majit në Tiranë, ku opozita akuzoi qeverinë që në mënyrë të hapur manipuloi re-zultatin e zgjedhjeve. Pikërisht bazuar në këto shqetësime dhe praktika negative që poli-tika shqiptare ka prodhuar sa herë ka pasur zgjedhje, bazuar dhe në politizimin e KQZ që deri më tani më se njëherë ka vepruar sipas urdhërave poli-tike, e denoncuar jo vetëm nga opozita por e deklaruar dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, situata aspak e favorshme me listat e zgjedhësve, qendrat e votimit, votimet e parala-jmëruara familjare, përfshirja e nxenëseve të shkollave dhe administratës në fushatë, kanë bërë që zgjedhjet e 23 qer-shorit të jenë nën një moni-torim të rreptë ndërkombëtar duke kërkuar të mos lënë asnjë shteg kontestimi më pas nga humbësit.

LISTA E VËZHGUESVE

■ OSBE/ODIHR ■ SHBA-të ■ Bashkimi Evropian ■ NATO-ja ■ Komisioni i Venecias ■ Këshilli i Evropës ■ Parlamenti Evropian ■ Asambleja e OSBE ■ Të majtët Evropianë ■ Të djathtët Evropianë

Misioni vëzhgues i zgjedhjeve të fundit

Page 4: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

4 E premte, 22 mars 2013

AKTUALITET

Korçë, pedofi li

u fal nga amnistia

e 100-Vjetorit

Edhe në qytetin e Korçës ka pasur raste të shumta pedofi lie, por ndryshe nga rasti

i Ardian Prenjasi, ata janë ndëshkuar. Por megjithë vendimet e gjykatave, sot enden të lire, pasi kanë përfi tuar nga amnistia e vitit të kaluar në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Korça është cilësuar si qarku në të cilin vitet e fundit janë shënuar rastet më të shumta të pedofi lisë, por ngjarja më e

bujshme ishte ajo e 7 korrikut të vitit 2011, në fshatin Bitinckë të Devollit. 12-vjeçari Xh.P. u dhunua seksualisht nga dy të rinj, Romario Mulla 17 vjeç dhe Eduard Bufi 21 vjeç, të cilët abuzuan seksualisht me të për orë të tëra në periferi të fshatit. Për pasojë, Mulla u dënua me rreth 7 vjet burg, por sot ai endet i lirë, ndërsa Bufi u dënua me 21 vjet, por me gjykim të shkurtuar ai

vuan dënimin për 14 vjet. Sipas avokatit të Mullës, Nevzat Tarelli, klienti i tij, u la i lirë duke përfi tuar nga amnistia e vjetshme në kuadër të 100-Vjetorit të Pavarësisë, si dhe nga fakti i të qenit i mitur. Në 5 vitet vitet e fundit, në qarkun e Korçës, janë regjistruar të paktën 12 raste të pedofi lisë, konkretisht në fshatin Mbroje, Pocestë, në qytetin e Korçës, Devoll, Bilisht etj.

Të afërmit kërkojnë leje për kërkime private në Sharrë

Ndërpriten kërkimet për trupin e Julian ÇelësTentojnë të djegin internet-kafenë ku luajti 11-vjeçari

LajmiReshjet e dendura të shiut gjatë gjithë ditës së djeshme kanë bërë, që në Sharrë të mos rinisn kërkimet për gjejtjet e mundshme të tru-pit të Julian Çelës. Ndërsa internet-kafeja ku 11-vjeçari është parë herën e fundit, është ten-tuar të digjet.

TIRANE

Qendra e internetit ku është parë për herë të fundit të dilte 11-vjeçari

Julian Çela, për të cilin pedo-fili Ardian Prrenjasi rrëfeu se e ka vrarë më 30 nëntor, të njëjtën ditë kur ai preten-don se e ka rrëmbyer, është tentuar t’i vihet fl aka. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasi Ardian Prrenjasi pranoi, se kishte vrarë vogëlushin 11-vjeçar dhe më pas e ka hed-hur në kazanët e mbeturinavë mbështjellë me një batanije të kuqe. Burime zyrtare nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur, se ngjarja është shënuar dy ditë më pare, në zonën e Laprakës, aty ku jetonte Ju-lian Çela, djali i zyrtarit të lartë të SHISH-it, Skënder Çela. Gjatë një interviste dhënë për televizioni A1 REPORT, disa ditë pas zhdukjes së Julianit, (30 nëntor 2012) pronarja e internetit pati deklaruar, se kishte parë dikë ta thërriste vogëlushin, por nuk kishte mundur ta identifi konte atë. Deri dje në mbrëmje, policia nuk ka konfirmuar zyrtar-isht se kjo ngjarje ka lidhje me zhdukjen e 11-vjeçarit, lidhje të drejtëpërdrejtë me zhdukjen e vogëlushit apo jo, pasi ende nuk dihen autorët, ndërsa pronarët e qendrës së internetit deklarojnë, se nuk kanë konfl ikt me askënd. Megjithatë, policia nuk mo-hon as pistën që mund të lid-het me 11-vjeçarin Çela dhe as

Prokuroria e Elbasanit nuk mund të rishqyrtojë dos-jen e Ardian Prrenjasit, për arsye, se mungon stafi

i nevojshëm dhe një database elektronik, i cili bën të mundur verifi kimin e dosjeve të kaluara. Ky fakt është konfi rmuar nga vetë prokurori i rrethit të Elbasanit, Elvin Gokaj, i pyetur në telefon nga televizioni A1 RE-PORT. Sipas tij, në arshivat e prokurorisë janë rreth 20 mijë dosje dhe është e pamundur të rishqyrtohen në mënyrë manuale. Ai thotë, se deri tani, nga ana e prokurorisë, janë bërë disa kontrolle lidhur me të ar-restuarin Ardian Prenjasi, por nuk ka rezultuar, se ndaj këtij personi ka pasur procedim penal të mëparshëm nga prokuroria e Elbasanit ose prokuroria e Librazhdit. a.q.

Çeshtja “Prenjasi”

Prokurori: E vështirë tëverifi kojmë 20 mijë dosje

motive tjera të mundshme, që mund të mos kenë asnjë lidhje me këtë ngjarje.

KËRKIMETNdërkaq dje, nuk janë zh-

villuar kërkime në vendgrum-bullimin e mbetjeve në Sharrë, aty ku manjaku Prenjasi tha, se kishte hedhur trupin e Julianit,

pasi e kishte mbështjellë me batanije. Shkak është moti me shi, i cili vështirëson kërkimet. Kërkimet e specializuara për gjetjen e trupit të të miturit Julian Çela ishin planifikuar të rinisin dje në vendgrumbul-limin e Sharrës, por nuk kanë nisur për shkak të reshjeve të shiut. Madje, në mesditë, rreth

Dyshimet për 49-vjeçarin

Familja e vajzës 12 vjeçe, e cila u rrezikua

nga dhuna seksuale e një 49-vjeçari disa ditë më parë në Qesarakë, pranë Freskut, ka ikur në Greqi. Siç mësohet në lagjen ku ka ndodhur incidenti, si dhe nga policia, prindrit dhe fëmijët kanë udhëtuar drejt Greqisë 2 javë më parë, ku dhe kishin leje qëndrimi. Burime kofi den-ciale thanë për gazetën, se familja e vajzës, e cila u rrezikua nga dhuna seksu-ale e një 49-vjeçari, sipas denoncimit të nënës së saj, kishte ardhur për të qëndruar disa kohë në Shqipëri, në banesën e blerë. Por, pak ditë pasi nëna e vajzës denoncoi në komisariatin numër 4, 49-vjeçarin A.B, se ka tentuar ta dhunojë seksu-alisht vajzën e saj, familja është larguar drejt Gre-qisë. Ndërkohë, nga policia nuk ka të dhëna të tjera, përveç faktit se i kërkuari,

ende nuk është arrestuar. Ndërsa gruaja e tij, gjatë investigimit të A1 Report, deklaroi, se të shoqit i kishin ngritur kurth, sipas saj, gratë në lagje.

Por dje, në Qesarakë, ku banonte prej disa vitesh 49-vjeçari nga Skrapari, njerëz që e njohin dhe fqinj të tij, kanë deklaruar se, njerëzit e shikonin me dyshime për mënyrën e sjelljes, por askush nuk e ka denoncuar ndonjëherë për ndonjë veprim të turp-shëm, me të mitur apo me të rritur.

Familja e 12-vjeçarës sëngacmuar, ikën në Greqi

orës 13.00, në Sharrë kanë mbërritur dhe disa makina policie me ekspertë, gjë për të cilën u mendua, se mund të ishte ridërguar edhe mosntra i Laprakës, Ardian Prenjasi. Por, në Sharrë kanë mbërritur disa ekspertë policie, pasi prisnin që makineritë të nisnin kërkimet në parcelat e lokalizuara, si vende të mundshme për gjetjen e trupit të Julian Çelës. Vendet janë lokalizuar në bazë të dësh-mive të pedofi lit Prenjasi, si të grafi kut të hedhjes së mbeturi-nave në Sharrë nga kompanitë e pastrimit, nga 30 nëntori 2012 deri në janar 2013. Nga kërkimet e tri ditëve, gjithçka

ka rezultuar pa sukses në këto kërkime, të cilat po shtrihen në parcela të ndryshme brenda perimetrit të vendgrumbullimit të plehrave në Sharrë. Kërkimet u ndërprenë të merkurën në 16.15, ndërkohë që dje nuk u fi lluan për shkak të motit.

DËSHMIAInteresimi i familjarëve gjatë

ditëve të fundit ka qënë shumë i madh, por nuk u gjend asnjë gjurmë e trupit apo veshjeve të fëmijës. Dy ditë ditë më pare, Ardian Prenjasi u dërgua sërish në Sharrë, menjëherë pasi gjykata dha ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për

akuzën e përdhunimit të një të mituri. Me të mbërritur në Sharrë, Ardian Prenjasi ka dhë-në një dëshmi tjetër, për vendin se ku mund të ishte hedhur trupi i 11-vjeçarit, duke dhënë indikacione dhe për dy parcela të tjera. Pedofi li Ardian Prren-jasi momentalisht akuzohet vetëm për marrëdhënie sek-suale me dhunë me të miturin A.C. Ai ka dalë të merkurën para togave të zeza, ku mori “arrest me burg”, ndërkohë që nuk i është ngritur ende akuza për vrasjen e Julian Çelës, pasi ndonëse ai vetë e ka pranuar në dëshminë e tij në polici, nuk ka ende prova shkencore për ta vërtetuar.

Djali i tezes të Julian Çelës, deklaroi për A1 Report, se shpresat e familjes për të gjetur trupin e Julianit kanë nisur të humben dhe duan leje të nisin vetë kërkimet. “Për momentin nuk ka asnjë lloj kërkimi, asnjë lloj gërmimi. Janë ndërprerë, që dje në orën katër dhe vazh-don ende ndërprerja deri sot (dje) që është ora 11.00”. Kështu është shprehur për gazetarët i afërmi i vogëlushit të vrarë Julian Çela. Ai pohon, se nëse shteti nuk do të bëjë gjë ata, si familje do të nisin kërkimet.

Bashkëshortja e A.B.

Internet-kafeja, ku u pa për herë të fundit Julian Çela

NË FOTO:Ardian Prenjasi duke treguar vendin ku e kishte hedhur trupin e Julian Çelës në Sharrë

Page 5: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

5E premte, 22 mars 2013

AKTUALITET

Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime:• Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS.• Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve.• Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit.• Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve.

Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiwan

Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - TiranëTel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95

E-mail: [email protected]:www.salajakustik.com

KABINETI

APARATE DËGJIMI

Tiranë, zbulohen

dy raste të reja

pedofi lie, dy në pranga

Dy raste të reja për tentative pedofi lie, janë zbuluar dje në mbrëmje në komisariatin

numër 3 të Tiranës. Pas zbulimit të monstrës së Laprakës, duket se prindrit dhe njerëzit janë ndërgjegjësuar, duke u dhënë porosi fëmijëve, që për çdo fjalë që u thotë dikush, apo që kryen dikush ndaj tyre, duhet të tregojë. Pasditen e djeshme, një person rreth 68 vjeç, është arrestuar në afërsi të

rrethrrotullimit të Zogut të Zi nga policia e Tiranës për ngacmimin e një të mituri. Pastrullat “Shqiponja” kanë vënë re pas një kazani plehrash një burrë me inicialet P.N, po tentonte të bindte një djalë 15 vjeç të komunitetit rom, për të kryer marrëdhënie seksuale. I moshuari është vënë menjëherë në prangda, ndërsa në polici është marrë dhe dëshmia e të miturit. Rasti i dytë është

shoqëruar po mbrëmë në rrugën “Don Bosko”. Një grua ka denoncuar në polici një burrë 67-vjeçar, gjenealitetet e të cilit nuk janë publikuar. Ai është vënë në pranga, pasi gruaja ka thënë, se ai kishte ngacmuar në ashensor vajzën e saj 13-vjeçare. Ndërsa rasti i tretë u zbulua dy ditë më parë, pasi 49-vjeçari A.B., i shpallur në kërkim, kishte tentuar të kryejë marrëdhënie me në vajzë 12 vjeçe.

Tutori i lypsaveArrestohet nga Komisariati nr.4, Shpëtim Kovaçi, për vjedhje dhe shfrytëzim të miturisht. Kovaçi u arrestua për akuzën e vjedhjes së 70 mijë lekëve në një dyqan, ndërkohë që dyshohet nga policia, se shfrytëzonte të mitur, duke i nxitur për të lypur dhe realizuar vjedhje në zona të ndryshme në Tiranës.

Vepër penale, ngacmimet seksuale në internet

Qeveria draft për ashpërsimin e dënimeve në Kodin Penal

Pedofi lia, burg 40 vite deri te i përjetshmi

TIRANE

ARTEMISA HOXHA Berisha 2-3 vjet më parë janë propozuar metoda shumë të veçanta qëndrimi ndaj pedofi lëve deri në sterilizimin e tyre kimik, çka e vërteta është se ne edhe ne këtë paketë do të shprehim të gjithë qëndrimet, por masa ndaj dhunës dhe krimeve të shëmtuara ndaj fëmijëve do të njohin një rreptësi shumë më të madhe

Ndryshimet në Kodin Penal që janë propozuar nga qeveria, pritet që të shqyrtohen në Kuvend dhe më

pas të kalojnë për votim në seancë plenare. Kjo paketë ndryshimesh kërkon për miratim një shumicë të cilësuar votash nga deputetët në Parlament. Dy ministrat, që janë dhe propozuesit e këtyre ndryshimeve në Kodin Penal, kërkojnë konsensus nga opozita pasi ndryshimet që janë bërë, sipas tyre i shërbejnë shoqërisë dhe pretendohet që të ulet krimi në vend. Kjo do të jetë një tjetër sfi dë në Kuvend nga mazhoranca për opozitën, ku ende kanë mbetur pezull edhe votimi i tre ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me administratën gjyqësore, reformën parlamentare si dhe nëpunësin civil

Konsensusi për 84 vota

Kodi Penal, një tjetër sfi dë për votat e PS

Një mori ngjarjesh të rënda në vendin tonë përfshirë këtu vrasje,

rrëmbime personash apo përd-hunime seksuale me të mitur kanë bërë që dy nga ministrat e qeverisë Berisha, ai i Drejtësisë, Eduard Halimi dhe ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu të paraqesin drafte në Kuvend për ashpërsimin e masva të dënimit për autorë të veprave të ndryshme penale. Në draftin e dorëzuar në Kuvend nga minis-trja Bregu, kërkohet një rritje e masës së burgimit për personat që dhunojnë dhe abuzojnë deri në marrëdhënie seksuale me fëmijë që ende nuk kanë mbushur moshën 14 vjeç. Sipas Bregut, referuar dhe ngjar-jeve të fundit që kanë trondi-tur opinionin publik shqiptar propozohet që pedofi lizmi të ndëshkohet nga 7-15 vite që ka qenë më parë në 28-40 vite ose me burgim të përjetshëm. “Në këtë projektligj krimi makabër i pedofi lisë, kryerja e marrëd-hënieve seksuale ose homo-seksuale me fëmijë të mitur e që s‘kanë mbushur 14 vjeç, dënohej me burgim nga 7-15 vjet. Me votimin e këtij Kodi bëhet nga 28- 40 vjet deri në burgim të përjetshëm. Për monstrat ka vetëm një dënim: më maksimalin që njeh ligji ynë”, thotë Bregu në propoz-imet e saj. Ndër të tjera, sipas ministres së Integrimit, në kod duhet të përfshihen dhe masa ndëshkimore lidhur me ngacmimet seksuale në rrjetet sociale. “Të shtohet si një parim i Kodit Penal, “in-teresi më i lartë i fëmijëve”. Në Shqipëri, me përjashtim të Kodit të Familjes, ka një mungesë referimi për parimin e interesit më të lartë të fëmi-jëve. Nenit 102 t’i shtohet një paragraf me përmbajtje si më poshtë vijon: “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë midis bashkëshortëve apo bashkëjetuesve, pa pël-qimin e njërit prej tyre, për-bën kundërvajtje penale dhe

dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Nenit 121/a ku parashikohet dënimi për “Përndjekjen” (ngacmim-in fizik etj, kjo jo vetëm e lidhur me dhunën në familje), t’i shtohet si vepër penale dhe ngacmimi nëpërmjet mjeteve të komunikimt elektronik, përfshi internetin e njohur si cyber-stalking”, thuhet në draftin e ministres Bregu. Ndërkohë që në draftin e saj, ministrja Bregu propo-zon ashpërsim të dënimeve

edhe në raste të tjera siç janë vrasjet me dashje të perso-nave të afërt, kryerjes së një krimi gjatë ose pas dhënies së urdhrave gjyqësor të mbro-jtjes nga dhuna në familje si dhe të dënime më të rënda në raste të dhunës në familje kur ato kryehen në prezencë të fëmijëve.

HALIMINjë sërë ndryshimesh të

rëndësishme ka paraqitur dhe ministri i Drejtësisë,

Eduard Halimi përsa i për-ket rreptësimit të dënimeve në Kodin Penal për vepra të ndryshme krimi. Sipas ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë pritet që të propo-zohet se duhet të rritet mak-simalja e burgimit 25 vite dhe të bëhet 38 vite e deri te burgimi i përjetshëm, ku më parë ka qenë 25 vite. “Për disa krime të kryera me dashje dhe me rrethana rënduese, dënimi prej 25 vjetësh që ne kemi si dënim maksimal për këtë lloj dënimi, është i ulët. Mendoni dikë që ka vrarë një zyrtar, një polic, një grua, një fëmijë, dhe autori është vetëm 20 vjeç! Diapazoni nga 25 vjet burgim deri në dënimin burgim i përjetshëm është shumë i madh, ndaj ky diapazon duhet të ngushtohet. Ne kemi parashikuar se për disa krime dënimi minimal nuk mund të jetë më i vogël se 28 vjet burgim dhe për disa të tjerë jo më pak se 38 vjet. Vrasja e funksionareve pub-like, vrasja e fëmijeve, vrasja për gjakmarrje dhe hakmar-rje si dhe vrasja e gruas, apo krimi brenda familjes”, thotë Halimi. Sipas tij duhet rritur minimumi edhe i krimit për mbajtjen e armëve, djegien e pyjeve apo aksidentet me makinë me pasojë vdekjen, ku kohët e fundit janë shtuar shumë në në vendin tonë. Lid-hur nga ngjarjet e fundit, edhe vetë kreu i qeverisë ka garan-tuar ndëshkim maksimal për autorët e veprve të ndryshme, të cilat në të shumtën e rasteve janë me pasojë vdekjen.

Ministri i Drejtësisë, Halimi dhe ministrja e Integrimit, Bregu

Page 6: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

6 E premte, 22 mars 2013

POLITIKE

Tahiri: Mitingu i 22

marsit i PD, në shesh

buxhetorët me urdhër

Ndërsa PD ka lajmëruar se më 22 mars do të festojë ardhjen e saj në pushtet, 22 vjet më

parë, deputeti i PS Sajmir Tahiri ka deklaruar se qytetarët po detyrohen të marrin pjesë në këtë aktivitetit. Kreu i degës së PS në Tiranë ka thënë se ka marrë mesazhe nga qindra qytetarë, mësues, mjekë, infermierë, studentë, nxënës, specialistë të administratës, në qendër dhe pushtetin vendor, ku e njoftojnë se janë

të detyruar të marrin pjesë në koncertin festiv të Sali Berishës. “Pas 23 qershorit, askush nuk do jetë i detyruar të bëhet mitingash me zor. Dhe ne u cmendtë ndonjë administrator publik në ethe partizane, do shkarkohet me ceremoni shembullore. Njerëz të skllavëruar nga rroga e shtetit, nga varfëria, nga tmerri për të kapërcyer muajin pa shumë borxhe, nga skamja, nga urdhri i shefi t që të lë pa punë po

s’more pjesë në mitingun e partisë. Të gjithë më thonë të njëjtën gjë: Po detyrohen të marrin pjesë në mitingun e Saliut”, deklaron Tahiri. “Iu them të gjithëve: 22 vjet kështu është abuzuar me ju. 22 vjet kështu është tradhtuar besimi i qytetarëve se politika mund të ndërtojë mirëqenie dhe paqe, pavarësisht votës. 22 vjet kështu është vrarë shpresa. Por kjo praktike do mbarojë”, thotë Tahiri.

Takimi

Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedhKreu i FRD tha se s’do bëjë aleancë me PD-PS. Ai i bëri thirrje Ramës që të mbrojë votën e opozitës TIRANE

Kryetari i Frymes së Re Demokra-tike Bamir Topi, në takim me

drejtuesit në rrethe të kësaj par-tie, ka konsideruar zgjedhjet e 23 qershorit nën rrezikun permanent të Qeverisë për t’i manipuluar. Si shenjë të parë të kësaj ai konsideroi sulmin që pushteti ka ndërrmarrë ndaj medias së pavarur, më së fundi edhe për nxjerrjen e Top Channel nga ambientet e ish-Ekspozites ‘Shqiperia Sot’. Kreu i FRD shprehu bindjen e plote në tentativën e vjed-hjes se zgjedhjeve nga Kryeministri Berisha kur konsideroi këtë një sin-dromë të tij të vjetër të tij. “Diagnoza është vendosur. Eshtë një njeri që vuan nga një sëmundje recidiviste, i përsëritet herë pas herë. Manipulon zgjedhjet dhe frika, fobia për ma-nipulimin e zgjedhjeve prapë është prezent”, tha Topi. Ai i bëri kreut të opozitës Edi Rama të mbrojë votën e shqiptarëve. “Ai mërzitet sa herë unë e marr si objekt diskutimi. Nuk ka përse mërzitet. Eshtë kryetari i opozitës institucionale. Nëse ka bërë

apeloi shqiptarëve ta konsiderojnë 23 qershorin, si një date shumë të rëndësishme për ta, duke iu kundërpërgjigjur masivisht me votë Qeverisë. “Dikush do thotë se ju e keni vendosur, jo ne nuk mund të vendosim asgjë brenda zyrave dhe me një rreth të ngushtë personash. E kemi vendosur për mosbërjen aleancë me dy partitë e vjetra, për çdo aleance tjetër do jete komunikim i brendshëm dhe kolegjialitet i plotë dhe jo vetëm i një individi. FRD për zgjedhjet e 23 qershorit do të marrë pjesë si formacion i plotë politik në të gjitha qarqet e Shqipërisë”, ka qënë deklarata e djeshme e kreut të FRD Bamir Topi, teksa ka ko-mentuar zhvillimet më të fundit të politikës shqiptare dhe përpjekjes për koalicione. Ai ka nënvizuar se janë për përfshirjen sa më të gjërë të femrave në politikë dhe sferën drej-tuese të vendit. “Ne jemi në zbatim të detyrimit për pjesëmarrjen e grave në lista, por e kemi pjesë të fi lozo-fi së sonë se nuk i referohemi 30%, madje e vlerësojnë fi gurën e gruas që përbën 50% të shoqërisë, jo vetëm për numrin por dhe rolin që ka. FRD do

jetë parti e hapur ku aksesi për zonjat do jetë më i mirë se partitë e tjera”, u shpreh Topi. Sipas tij pas zgjedhjeve partia që ai drejton do të jetë parti parlamentare. “FRD më 23 qershor do të arrijë objektivin e saj politik që do ta çojë në Parlament”, tha Topi, duke përcjellë edhe shqetësimin lidhur me listat zgjedhore, të cilat ende nuk janë nxjerrë dhe që sipas kreut të FRD-së justifi kim i pushtetit vendor mbetet mungesa e fondeve. Gjatë fjalës së tij Topi foli edhe për median dhe rolin e saj, ndërsa përmendi sulmin e fundit kryer ndaj TCH. “Ditët e fundit kemi parë presionin ndaj Top Channel që po nxirret brutalisht nga ambientet. Disa media dhunohen ndërsa të tjera stimulohen me paratë e taksa-paguesve. TVSH është një bunker për të sulmuar institucionet që nuk shko-jnë në linjën e pushtetit,” tha Topi. Kreu i FRD-së shprehu shqetësimin për atë që ai e quajti tentativë për paraqitjen e një situate surreale për parashikimin e zgjedhjeve. “Parashi-kimi i zgjedhjeve vazhdon të bëhet sipas vitit 2009”, u shpreh Topi. Sipas tij, shoqëria shqiptare është futur në një situatë pasigurie.

dhjetëra gafa duke i dhënë oksigjen dhe duke ëndërruar të njëjtën gjë si Berisha, ëndrra rreth karriges, pushtetit të pakufi jshëm, minimal-isht të mbrojë votën e qytetarëve sh-qiptarë”, tha Topi. Ai cilësoi situatën ku ndodhen shqiptarët të rrënuar dhe të mjeruar më keq se ndon-jëherë tjetër e sërish nën kërcënimin për vjedhjen e zgjedhjeve. Topi u

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit

Meta: Votoni për LSIky do jetë viti ynë

LSI, Naço:

“Nuk bëjmëkoalicionme PS për vende punë”Zgjedhjet

“Ndryshe nga zgjedhjet e 2005 e 2009 ne hyjmë në këto zgjedhje si të barabartë me të gjithë të tjerët, kemi komisionarë, kemi numërues, kemi anëtarin e KQZ, kemi eksperiencat e duhura e tani do të arrijmë një rezultat maksimal që të kompensojmë edhe ato humbjet e 2005 e të 2009”.

LajmiKryetari i LSI

gjatë takimeve në qarkun e Beratit ka deklaruar se ky është viti i LSI e se par-tia që ai drejton do jetë përcaktuese në qeverisjen e ardh-shme të vendit. Meta ka thënë se ky do të jetë viti i LSI dhe rezultati i saj do jetë i jashtëzakonshëm.

TIRANE

JAKIN MARENA

Ilir Meta ka ftuar qytetarët të votojnë LSI në zgjedhjet e 23 qershorit, duke e kon-

sideruar forcën politike që ai drejton si “e mesmja e artë” mes dy forcave më të mëdha politike në vend. Ai bëri këtë cilësim në takim me banorë të Poliçanit, pasi nënvizoi nevojën për stabilitet politik dhe ekono-mik në vend. “Duhet gjetur një e mesme e artë midis këtyre të dyjave dhe e mesmja e artë është LSI. LSI është ajo që do të përcaktojë akoma më shumë qeverisjen e ardhshme të vendit dhe kjo është pozitive sepse LSI është forcë politike me këmbë në tokë, ndaj çdo votë për LSI-në është një investim i sigurtë që bën çdo qytetar i Poliçanit dhe gjithë Shqipërisë. Jo vetëm kaq, por përmes fuqizimit të LSI-së do normalizohet par-lamenti e do të përmirësohet klima politike në vend sepse LSI ka fi lozofi në e bashkëpun-imit e jo të konfl iktit”, deklaroi Meta. Kryetari i LSI, Meta, i shoqëruar nga deputeti i Qarkut Berat, Nasip Naço, ka zhvilluar një sërë takimesh në këtë qark. Ai mori pjesë në takim me banorë të qytetit të Poliçanit, në Çorovodë, ku vizitoi një punishte artizanale për prodhimin e produkteve me thupra si dhe mori pjesë dhe në ceremoninë e përurimit të urës tip “Bejli” të ndërtuar nga forcat e armatosura në Ko-munën Vendreshë. Në takimin në një punishte artizanale për prodhimin e produkteve me thupra, kreu i LSI Meta, tha se LSI do të bëjë të gjitha për-pjekjet e mundshme për të zgjeruar aktivitete të tilla por dhe aktivitete të llojeve të ndry-shme që hapin vendet e rejat të punës. Sipas tij punësimi është obligimi kryesor i LSI. Ndërsa në përurimin e urës në Komunën Vendreshë, Meta ishte i shoqëruar edhe nga Shefi

i Shtabit të Përgjithshëm For-cave të Armatosura, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi. Meta duke i falënderuar FA tha se kjo urë shumë e rëndësishme për

banorët e kësaj zone. Ndërsa në takimin e madh të zhvilluar me qindra banorë të qytetit të Poliçanit, kryetari i Lëvzijes Socialiste për Integrim tha se

është domosdoshmëri forcimi i stabiliteti të vendit por edhe Shqipëria duhet të ecë më shpejt. Sipas tij për këtë duhet gjetur një e mesme e artë dhe e mesmja e artë është LSI-ja. Lideri i LSI-së tha se përmes fuqizimit të LSI-së do të normalizohet Parlamenti dhe do të përmirësohet klima

politike në vend, sepse LSI ka fi lozofi në e bashkëpunimit e jo të konfl iktit. Sipas tij rezultati i jashtëzakonshëm më 23 qershor do të jetë një “ngjarje e sigurt”. Sipas kryetarit të LSI çdo votë për LSI është një investim për një Shqipëri më të mirë, për një Parlament më normal, për një klimë politikë sa më të mirë. “Ky do të njihet si viti i LSI-së dhe i suksesit të saj, jam i bindur për këtë, dhe unë mezi pres njëkohësisht të vij këtu pas 23 qershorit, sigurisht që do të vij edhe më përpara, për të festuar një fi tore madhështore këtu në Poliçan dhe në të gjithë rrethin e Skraparit dhe në të gjithë Qarkun e Beratit. Atmosfera është shumë entuziaste”, tha Meta. Duke dhënë garanci për stabilitet në vend me qeverisjen e LSI.

Nasip Naço ka thënë se LSI nuk do të prano-

jë të hyjë në koalicion me PS-në, me kushtet që u ka vendosur Rama aleatëve të vet. Sipas tij, koalicionet nuk bëhen me shkëmbim votash apo me vende pune. Ai shpre-het se për shkak të këtyre “lojërave”, PS ka hum-bur dy herë zgjedhjet, ndërkohë që pohon se LSI do të bëjë koaliciom me të gjitha ato parti që që pranojnë idetë dhe platformën e saj politike.

“Ne do jemi përcaktues në qeverisjen e ardhshme”

Bamir Topi

Meta, Naço e Gjunkshi në Çorovodë

Page 7: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

7E premte, 22 mars 2013

EKONOMI

HEC-i Ashta nis

prodhimin, KESH

ndërpret importin

Ka hyrë në proces prodhimi, pas një periudhe ndërtimi prej tre vitesh, HEC-i

Ashta, i fundit mbi kaskadën e Drinit, i ndërtuar me koncension. Më parë, HEC-i ishte planifi kuar të ndërtohej në Bushat. Në përfundim të periudhës koncensionare 35-vjeçare, ky HEC do t’i kalojë në pronësi Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë, nga KESH është njoftuar se aktualisht po

gjenerohen rreth 26 milionë kilovatorë në ditë, nga të cilat 9 milionë eksportohen me një vlerë tregu 55–65 euro për megavatorë. Hidrocentralet e mëdhenj punojnë me kapacitete të plota. Niveli në liqenin e Fierzës arrin në 293.36 metra dhe prurjet në 480 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit arrin në 170.56 metra, ndërsa prurjet anësore sjellin 270 metra kub ujë në

sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës arriti 74 metra dhe prurjet anësore 70 metra kub në sekondë, ndërkohë që shkarkimet nga porta e hidrocentralit të Komanit arrijnë në 300 metra kub ujë në sekondë, ndërsa nga Vau i Dejës në 500 metër kub në sekondë. Sipas KESH-it, është ndalur importi i energjisë pasi CEZ ka nisur të mbulojë nevojat për energjinë e humbur në rrjet.

KURSI I KËMBIMIT VALUTOR Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 21.3.2013

Data 21.3.2013

Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID

Dollari Euro Paund FrangaLEKË

NDRYSHIMI DITOR108.45

+0.19

LEKË

NDRYSHIMI DITOR140.03

+0.08

LEKË

NDRYSHIMI DITOR164.65

+0.67

LEKË

NDRYSHIMI DITOR114.75

+0.17

■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 200 ■ Limon 159 ■ Ullinj 172F

RU

TA

■ Domate 228 ■ Kastravec 180 ■ Spec 250 ■ Spinaq 85 ■ Lakër 49 ■ Lulelakër 292

■ Karrota 135 ■ Patëllxhan 230 ■ Kungull 180 ■ Fasule 257 ■ Qepë 75 ■ Patate 85

Çmimet në lekë/kg

PE

RIM

E

Sektori bankar

Alpha Bank, 15 vjet punë në ShqipëriBanka u shërben 210 mijë klientëve nëpërmjet 42 degëve të shpërndara në gjithë vendin TIRANE

Alpha Bank Albania fi lloi të op-erojë në Shqipëri në janar të vitit

1998 si degë e Alpha Bank A.E., një prej bankave më të mëdha në Greqi dhe më 17 maj 2012 u transformua nga degë e një banke të huaj, në një bankë të pavarur shqiptare me një kapital aksionar prej më shumë se 78 milionë eurosh. Alpha Bank Albania është një nga bankat e para në tregun bankar që ka krijuar një Komitet Risku në nivel Bordi.

Alpha Bank është një nga bankat më të mëdha në vend, me një pjesë tregu të konsiderueshme, si në bi-znesin bankar me shumicë, ashtu

edhe në atë me pakicë. Për 15 vjet banka ka financuar projekte të mëdha infrastruktururore si Rruga e Kombit, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, industrinë e telekomuni-kacionit, si edhe bizneset e vogla dhe të mesme. Gjithashtu Alpha Bank ka qenë banka e parë në Shqipëri që ka realizuar dhënien e kredisë më të madhe ndaj shtetit.

Sot, Alpha Bank ofron shërbim cilësor në më shumë se 210 mijë klientë, nëpërmjet 42 degëve në të gjithë vendin dhe kanaleve të tjera alternative si ATM, Web banking dhe 1.100 terminale POS. Gama e gjerë e produkteve përfshin produkte investimi dhe depozitash, produkte kredie dhe karta krediti

nën markat e American Express® dhe VISA. Të gjitha produktet të krijuara posaçërisht për klientët individë, kombinojnë përfitimin me interesat konkurruese dhe fl ek-sibilitetin e përdorimit të fondeve të tyre në çdo moment për depozitat si dhe ofrojnë kushte konkurruese për produktet e kredisë. Gjithashtu një risi është bashkëpunimi me biznese prestigjioze për t’u ofruar zbritje të konsiderueshme të gjithë klientëve të kartave të kreditit të lëshuara nga Alpha Bank. Kreditimi i biznesit të vogël është prioritet për bankën, ndërkohë që shumë e rëndësishme për të është edhe përgjegjësia so-ciale, e cila mbështetet në një pro-gram të larmishëm sponsorizimi.

Shumica, aktivitete të vogla familjare

INSTAT: Numri i subjekteve 40 për qind më i ulët

Në 5 vjet rrudhen fermat bujqësore

LajmiBanorët kanë braktisur masivisht bujqësinë pesë vitet e fundit. Kjo del nga regjistrimi i kryer prej INSTAT-it në zonat rurale, ku rezulton të kenë “humbur” 40% e fermave

TIRANEGENC KONDI

Legalizimet

Nga 5 prilli hyn në fuqi Akti Normativ

Në total, në pesë vitet e fundit rezulton që njësitë ekonomike bu-

jqësore (fermat) janë rrudhur me të paktën 40% ose 143 mijë ferma më pak. INSTAT ka publikuar dje rezultatet paraprake të Regjistrimit të Njësive Ekonomike Bujqësore, i cili u zhvillua në terren në muajin tetor 2012. Sipas të dhënave, në vend ka gjithsej 324 mijë njësi ekonomike bujqësore. Numri më i madh i tyre është në Fier, me 16% të totalit, i ndjekur nga Elba-sani me 14% dhe Tirana me 13%. Rreth 70% e njësive ekonomike bujqësore në total, i përkasin blegtorisë, sipas INSTAT. Fieri mbetet sërish rajoni me numrin më të madh të njësive ekono-mike në fushën e blegtorisë, me rreth 37 mijë njësi.

Po t’i krahasojmë të dhënat e sotme të Institutit të Statis-tikave me ato të ministrisë së Bujqësisë, rezulton se numri i fermave bujqësore vitin e kaluar është rritur me 8%. Por, në total, në pesë vitet e fundit rezultojnë 143 mijë ferma më pak. Regjistrimi i tyre i fundit, në 2008, në rang vendi tregoi se ekzistonin 467 mijë njësi të tilla. Edhe pse vijojnë të jenë të

regjistruara si ferma, në fakt ato nuk plotësojnë statusin për të qenë të tilla.

Në 99.77% të rasteve, ferma është regjistruar si person fi zik, që do të thotë se shumica e tyre janë thjesht aktivitete të vogla familjare, me të cilat sigurojnë jetesën anëtarët e familjeve në zonat rurale.

Procesi i legalizimit të apartamenteve apo

shtesave pa leje pritet të nisë pas datës 5 prill. Akti Normativ, i miratuar nga Kuvendi dhe i dekretuar nga kreu i shtetit, tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare dhe do të mund të vihet në zbatim që në javën e parë të muajit të ardh-shëm. Pritet që në mbarë vendin të legalizohen më shumë se 70 mijë apar-tamente apo shtesa pal-latesh pa leje dhe vetëm në kryeqytet numërohen rreth 50 mijë përfi tues.

■ Pse janë zhdukur më shumë se një e treta e fermave?Sipas specialistëve, shumica e tyre janë lënë djerrë për shkak të emigrimit të banorëve në zonat afër qyteteve të mëdha, apo migrimit nga vendet e thella malore, jashtë vendit.

■ Nuk kanë dhënë efekt politikat e reja qeveritare në bujqësi?Kostoja e punës dhe e jetesës në zonat rurale është rritur shumë vitet e fundit. Edhe disa incentiva të mëparshme, si ato për çmimin e karburantit, etj janë anuluar nga qeveria, e cila është marrë me reforma në TVSH, që s’kanë ndikim në bujqësi.

■ Ndoshta është zvogëluar numri pasi fermat janë bashkuar?Që nga miratimi i ligjit të kooperimit, kanë qenë shumë pak raste të tilla dhe nuk shpjegojnë dot “fi ron” me 143 mijë ferma. Vetë INSTAT pranon se pothuajse të gjitha njësitë ekonomike bujqësore, sipas formës juridike, janë persona fi zikë dhe jo juridikë.

Page 8: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

8 E premte, 22 mars 2013

AKTUALITET

NJOFTIM PËR REZULTAT KONKURRIMI

REPUBLIK A E SHQIPERISEKOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE

Blv. Dëshmorët e Kombit”, Pallati i Kongreseve, Tiranë, Shqipëri, T/F.+355-4-2281650 E. [email protected], www.cec.org.al

Drejtoria e Burimeve Njerëzore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve njofton se, eprori direkt, nga tre kandidatët e paraqitur me rezultate më të larta, të shpallur nga Komiteti Ad-Hoc, zgjodhi fi tues:

1. Z.Daniel Arapi, në testimin e zhvilluar për pozicionin e punës, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve, në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës Zgjedhore.

2. Z.Anri Murati, në testimin e zhvilluar për pozicionin e punës, Specialist IT, në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.

Itali, trafi ku dhe

arrestimet e

pjestarëve të rrjetit

Operacionet në një kohë. Lënda narkotike transportohej me kamionë

Vlorë-Venecia, 10 nëpranga për 1 ton drogë

Pranga kreut të grupit, hashashi nga LazaratiLajmi

Një rrjet trafi ku droge i përbërë nga 10 shq-iptarë, është shkatër-ruar dje gjatë një op-eracioni të përbashkët mes policisë italiane dhe asaj shqiptare. Operacionet janë zh-dilluar paralelisht në Vlorë dhe Venecia.

VLORE

GRANIT SOKOLAJ

VLERAEuro është shuma që arrinte droga që i është sekuestruar grupuit të trafi kut, deri sa shkonte e ndarë në doza te kon-sumatori Italian.

ITALILëndë narkotike është bllokuar nga policia italiane, por edhe ajo e Vlorës, gjatë një viti, ndërsa në pranga ranë shumë persona.

1 ton 7 mlnUrdhërarrestet e pre-

rë nga prokuroria e Venecias dhe firmo-

sur nga Gjykata Penale e Venecias, janë ekzekutuar mes dy shtetesh në opera-cionion e nisur njëkohësisht në Shqipëri dhe Itali në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Fillimisht lajmi u publikua në media italiane më pas Policia e Vlorës konfirmoi për operacion të përbashkët mes prokurorisë së krimeve të Rënda dhe autoritetit të antimafias të koduar “Un-derground- Al”.

HETIMETOpeacioni ishte fryt i një

hetimi mbi 1-vjeçar, gjatë të cilit, policia e Venecias kishte sekuestruar plot 1 ton mari-uanë. Droga nga Lazarati transportohej në Itali, e fshe-hur në kamionë të ngarkuar me panele bosh alumini në mënyrë që t’i shpëtonin kon-trolleve në dogana dhe pastaj nëpërmjet Kanalit të Otran-tos zbarkonin në Brindisi. Më pas droga mbërrinte në provicën e Venecias, ku mbahej në magazine, të cilat i zotëronin personat nën hetim. Në Venecia u arrestuan 7 persona, ndërsa në Vlorë u arrestuan 7 mes tyre dhe i dyshuari si kapoja i trafikut Robert Haruni, me banim në Vlorë. “Në qëndër të kësaj organizate ishin shtetas shqiptarë dhe drejtuesi i saj ishte pikërisht

Robert Haruni, i arrestuar nga Policia e Vlorës. Në bazë të hetimeve të kry-era dhe të dokumentuara në ngarkim të anëtarëve të

TE ARRESTUARIT

Në Vlorë ■ Robert HARUNI, 35 vjeç ■ Marinel HARUNI, 31 vjeç ■ Alfor KURUPI, 25 vjeç

Në Venecia ■ Luigj MAKAJ, 30 vjeç ■ Jeton MAKAJ, 24 vjeç ■ Klaudio PALUKA, 31 vjeç ■ Ilir AGO, 30 vjeç ■ Lulzim HARUNI, 31 vjeç ■ Leonard ARAPI, 31 vjeç ■ Dritan RROTANI, 37 vjeç

kësaj organizate kriminale, ka rezultuar, se kjo organi-zatë është përgjegjëse për trafikimin e me shumë se 1 ton lëndë narkotike, e llo-jit marijuanë dhe një sasie heroine dhe kokaine, e cila sipas konkludimeve edhe të autoriteteve italiane, kap vlerën e 7 milionë eurove”, thuhet në njoftimin e poli-cisë së Vlorës.

TRAFIKUPolicia e Vlorës informon,

se lënda narkotike pasi sig-urohej në Lazarat, trafikohej drejt Italisë duke përdorur rrugë dhe metoda të ndry-shme të sofistikuara krye-sisht e fshehur në kamionë në pronësi, të të arrestuarve apo të shoqërive të ndryshme të transportit. Ndërkohë, sipas policia italiane, droga fshihej në panelet e aluminit,

të cilat transportoheshin me furgonë drejt Brindizit. Droga mbërrinte në provicën e Venecias, ku mbahej në magazinë, të cilat i zotëronin personat nën hetim. “Urd-hërarrestet janë prerë nga prokuroria e Venecias dhe firmosur nga Gjykata Penale e Venecias. Të 10 personat e arrestuar janë shqiptarë dhe akuzohen për import të sasive të mëdha lënde narkotike”, bëhet e ditur në komunikatën për shtyp të policisë italiane. Në op-eracionin e koduar “Under-ground”, policia sekuestroi 1 ton mariuanë, një sasi rekord e sekuestruar në Veneto dhe një ndër sasitë më të mëdha të drogës së sekuestruar në nivel kombëtar”, informon më tej policia italiane.

ARRESTIMETOperacioni filloi njëkohë-

sisht në Shqipëri dhe Itali, në orën 04:00 të mëngjesit të djeshëm dhe për palën shqiptare, kanë marrë pjesë 50 forca policore. Ndaj këtij grupi kriminal, njësitë Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qar-kut Vlorë, në bashkëpunim me Departamentin Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, kanë zhvil-luar hetime intensive, për një periudhë gati 1–vjeçare dhe kanë shkëmbyer informa-cione reciproke në mënyrë permanente me autoritetet ligjzbatuese italiane. Sipas uni-formave blu, drejtuesi i rrjetit ishte Robert Haruni, 35 vjeç, nga Babica, ku u vu në pranga.

Robert Haruni Marinel Haruni Alfor Kurupi

Policia e Vlorës dhe ajo e Venecias, kanë publikuar dhe rastet e drogës së

transportuar nga banda, si dhe arrestimet e kryera më parë. Madje, dje është mësuar, edhe se pjesë e grupit, ka qenë një grua. Hetimet kishin nisur në 2011, kur ishin sekuestruar vetëm 150 gramë kokainë, të cilat ishin fshehur në disa kavanozë të vegjël të futur në dhe në fshatin Sandonatese. Më 4.5.2012

në Mestre u arrestuan Kol Bushpepa, nga Mirditadhe Prelë Pjolla, nga SHkodra. Në këtë operacion u sekuestruan rreth 64 kg mariuanë. Me 4.5.2012, në Martellago arrestohen burrë e grua, Darian Dodaj nga Lezha dhe Brixhilda Miri nga Kruja, të cilëve iu gjendën 165 kg mariuanë. Po sipas policisë, më 31.7.2012, në portin e Bridinzit, nga policia e Venecias arrestohet një shofer kamioni, Leander Janina, nga Vlora,

që vinte nga Shqipëria. Në kamionin e tij u sekuestruan 308 kg mariuanë. Më 3.8.2012, arrestohet Lulzim Haruni dhe sekuestrohen në garazhin e tij 112 kg mariuanë. Po atë ditë u sekuestruan edhe 146 kg mariuanë, e fshehur në një furgon e fshehur në të njëjtën mënyrë. Gjatë hetimeve është vërtetuar se gjatë periudhës prill-korrik 2012, kanë mbërritur në Mestre edhe 3 ngarkesa të tjera me drogë.

NË FOTO:Heroina e sekuestru-ar dje në |Elbasan

Page 9: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

9E premte, 22 mars 2013

Një i kërkuar për trafi k droge është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi

ishte shpallur në kërkim. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan, kanë bërë të ditur, se është vënë në pranmga Dritan Balla, 23 vjeç, banues ne lagjen “Skenderbej” Elbasan. Sipas komunikatës zyrtare, arrestimi i tij është bërë, pasi Gjykata e Elbasanit, në bazë të vendimit

penal të dhënë në vitin 2011, e ka dënuar këtë person me 4 vjet burg për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, të cilit nga ky dënim i kanë mbetur për të kryer dhe 1 vit e shtatë muaj. Po sipas uniformave blu, me Vendimin Penal të vitit 2012, po të Gjykatës së Elbasanit, është denuar me tre muaj heqje lirie, për “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit”. Dy ditë më parë, policia ka bërë

ekzekutimin e urdhërit të ndalimit. Madje, sipas të njëjtave burime, më datën 03 janar 2013, në aksin rrugor Elbasan-Metarlugji, 23-vjeçari Balla, së bashku me një tjetër, i shpallur në kërki, është ndaluar nga postoblloku i policisë dhe në këtë moment, të dy personat që gjendeshin në makinë, kanë dalë dhe janë larguar. Nga kontrolli i mjetit, u gjetën 3 kilogramë cannabis sattiva.

AKTUALITET

Elbasan, pranga

të kërkuarit për

trafi k hashashi

U prangos në Shqipëri

Mafi a italiane, prokuroria kërkon 16 vjet burg për Prudentinon TIRANE

Plot 156 vjet burg ka kërkuar në total prokuroria italiane në procesin

kundër grupit mafi oz të ashtuquajtur “kupola Sacra Corona Unitta-s”, pjesë e të cilit është edhe Albino Prudentino, personazhi i cili drejtonte operacionet e bandës në Shqipëri. Për Prudentinon, i cili cilësohet nga akuza, si person me njohje dhe lidhje të mira në institucionet shqiptare, Prokuroria kërkoi 16 vjet burg. Grupi kriminal akuzohet për veprimtari të jashtëligjshme në trekëndëshin Pulia-Kalabri-Shqipëri. Veprimtaria përfshinte makina të lojërave të fatit, kazino dhe drogë. Në procesin gjyqësor janë të përf-shirë 10 persona, ndërkohë që hetimi ka nisur prej vitit 2008 dhe kulmin e arriti në fund të shtatorit 2010, me op-

eracionin e koduar “Kalipso”. Veprimtaria kriminale është dokumentuar falë edhe bashkëpunimit me drejtësinë të njërit prej boseve, Ercole Penna. Prudentino, i cili sipas akuzës, në vend të metodës së

dikurshme të gjobës, tashmë detyronte sallat e lojrave të vendosnin makinat e tij të lojërave të fatit, është edhe drejtuesi i një sërë biznesesh në fushën e basteve dhe lojërave të fatit, që konsiderohet nga akuza si fusha e re dhe kryesore e veprimit të organizatës kriminale. Ndërsa vendimi do të jepet më 24 prill. 59-vjeçari Albino Prudentino u arrestua tre vjet më parë në Vlorë, më 29 shtator 2010, ndërsa në dritë dolën një sërë biznesesh, që bosi i Sacra Co-rona Unita-s kishte hapur në vendin tonë. Më të famshmet ishin lokali Piazza Italia, Bet Plus, Casino Italia etj. Pak ditë më parë u arrestua dhe Angelo Prudentino, djali i Albino. Në emrin e Angelos, janë 45 për qind e aksioneve në kompaninë e basteve BET PLUS, ashtu sikurse në emër të gruas së Albino Prudentinos, fi guronte pronësia e restorantit në Vlorë.

Heroinë nga Rusia për shqiptarëtZbulohet baza e trafi kut të narkotikëve. I ndaluari, pronar i një lokali

RrugaIntinerari që përshkonte lënda narkotike, ishte mjaft i gjatë. Sipas policisë, elbasanlliu kishte krijuar një lidhje në Rusi dhe prej andej i vinte në qytet heroinë. Ajo sillej me kamionë ose autobusë, që kalonin transit nëpërmjet vendeve të Lindjes.

TIRANE

ANDI QOSJA

Një bazë heroine është zbuluar dje në Elba-san, brenda të cilës

janë gjetur plot 9 kilogramë lëndë narkotike. Ndërsa bur-ime kofidenciale nga policia e Elbasanit kanë pohuar, se pluhuri ngjyrë kafe, i një cilësie mjaft të lartë, dys-hohet se e ka origjinën nga Rusia. Drejtoria e Policisë së Elbasanit, njoftoi dje, se një sasi prej 9 kilogramësh heroinë është sekuestruar në banesën e një biznesemeni, ndërsa janë gjetur edhe mak-ineri mes së cilave biznes-meni përziente drogën.

OPERACIONI“Në sajë të operacionit

të policisë të koduar “Pun-ishtja”, është vënë në pranga 45-vjeçari Abdyl Muasaagaj, lindur dhe banues në Elba-san, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe disa persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi”, thuhet në njoftimin e policisë së Elbasanit. Të

njëjtat burime kanë pohuar, se në shtëpinë e biznes-menit elbasanas, janë gjetur edhe makineri presuese dhe ngjeshëse, të cilat ishin gati për përdorim të brendshëm. Me këto makineri, i akuzuari e shtonte sasinë e heroinës me përzierës duke e rritur peshën e saj dhe e bënte gati për treg brenda vendit. Por,

shme të Policisë.Operacioni i djeshëm i

policisë është zhvilluar në mëngjes herët, pasi të dhënat e marra, e kanë siguruar policinë, se në banesën e Musaagajt, nuk do të dilnin bosh. Pas ndërhyrjes dhe arrestimit të 45-vjeçarit, policia ka sekuestruar sasinë prej 9 kilogramësh heroinë, katër telefona celularë, një makinë “Benz” me targa TR 0308 L, ngjyrë gri dhe një peshore, e cila mendohet se shërbnte për ndarjen e sasive dhe dozave të lëndës narkotike.

ORIGJINA DHE DESTINACIONI

Shqiptarja.com dhe A1 Re-port, kanë mundur të mësojnë dhe se nga vinte lënda narko-tike. Burime kofidenciale nga policia kanë treguar, se elbasanlliu kishte krijuar prej shumë kohësh një lid-hje me një trafi kant lëndësh narkotike në Rusi. Ky i fundit, dërgonte në Shqipëri sasitë që i kërkoheshin me mjete të ndryshme, kryesisht me autobusë dhe kamionë, që kalonin nëpërmjet Bullgarisë dhe vendeve të tjera lindore. Bashkë me të, dërgohej dhe përzjerësi i heroinë. Më pas, sipas policisë, 45-vjeçari Abdyl Muasaagaj, e përpu-nonte lëndën narkotike në banesën e tij të shndërruar në punishte dhe e bënte gati për treg, në doza me peshë të ndryshme, sipas kërkesave të klientëve. Ndërkohë, policia po heton edhe mundësinë që i arrestuari e dërgonte drogën drejt Italisë, sipas rasteve të ndryshme.

Musaagaj, sipas policisë merrej me biznes. Në të vërtetë, ai kishte në prinësi një lokal të vogël në qytetin e Elbasanit.

nuk përjashtohet as pista, se ai e dërgonte atë në vendet e Perëndimit, kryesisht në Itali. Por, duket se operacio-ni nuk ka qenë i rastësishëm. Policia ka njoftuar, se grupi mbahej nën vëzhgim prej shumë kohësh, ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Elba-sanit, bashkëpunonte dhe me Drejtorinë e Përgjith-

Pas ndërhyrjes dhe arrestimit të 45-vjeçarit, policia ka sekuestruar sasinë prej 9 kg heroinë dhe 4 celularë

Arrestohet biznesmeni Abdyl Muasaagaj. Policia i gjeti në banesë 9 kilogramë lëndë narkotike Në kërkim pjestarët tjerë të rrjetit. Droga për konsum të brendshëm, dyshohet dhe se çohej në Itali

Albino Prudentino gjatë arrestimit

Heroina e sekuestruar dje në |Elbasan

ELBASAN

Page 10: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

10 E premte, 22 mars 2013

Editorial

NGA EDMOND ARIZAJ

vijon nga faqja 1

Tre muajt e refl ektimit

Librat e Jakup Krasniqit i bëjnë të shquhen “mprehtësia, sin-qeriteti dhe kthjelltësia”, tha

dje në Akademinë e Shkencave botuesi i shtëpisë “Dituria”, Petrit Ymeri. Suksesin e librave të Krasni-qit. Petrit Ymeri e ka shpjeguar me faktin se “ai nuk është politikan që merret thjesht me histori, por duke parë disa nga veprat e tij, besoj se është një historian që merret me politikë”. Një nga protagonistët më të shquar të politikës dhe historisë në Kosovë, Jakup Krasniqi është prezantuar dje në Akademinë e Shkencave në Tiranë me botimin e tij “Pavarësi dhe personalitete”. Ai vlerësua si i pari shqiptar i cili bashkon dy pavarësitë shqiptare duke sjellë në mënyrë paralele refleksionet e dokumentuara mbi historinë kombëtare, mbi engjëjt dhe djajtë. Krasniqi shprehu dje keqardhjen lidhur me shkrimin e vonë të historisë së Shqipërisë dhe dëshirën e mëtejshme për të hulumtuar për luftën që është zh-villuar për koncesion, për pasuri të Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas Historianit Pëllumb Xhufi “ky libër i jep përgjigje një sërë py-etjeve dramatike, kush e bëri Sh-qipërinë, apo kush e vrau Hasan Prishtinën”. Në promovimin e librit në ambientet e Akademisë së Shkencave kanë marrë pjesë një sërë personalitetesh të larta. “Ka gjëra shumë interesante që merren me të sotmen dhe të ardh-men e politikës së Shqipërisë, duke parë të shkuarën e largët dhe të shkuarën e afërt. Unë mendoj se

një lexues i kujdesshëm do të lexoj midis rreshtave ide për të cilat poz-icioni politik i Jakup Krasniqit nuk e lejon të t’i thotë shumë hapur”, tha botuesi Petrit Ymeri. Dje në Tiranë, libri i Jakup Krasniqit është vlerësuar për kriticizmin e tij për klasat politike në Shqipëri dhe në Kosovë dhe për të vërtetat historike për fi gurat e Esat Pashës dhe Ahmet Zogut, të cilat u lartësuan me tepri nga kryeministri Sali Berisha me deklaratat për rishikimin e historisë gjatë festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë. Sipas këndvështrimit të Krasniqit në libër politikanëve të sotëm u mungon koherenca e mo-ralitetit historik. Ndërsa botuesi e ka konsideruar librin kërcitës, saqë mund të lexosh mes rreshtave. Studi-uesi Moikom Zeqo në kumtesën e tij ka vlerësuar librin e Jakup Krasniqit si një vepër të rëndësishme, e cila ka hapur një hulli të re në studimet

Jakup Krasniqi sjell në Tiranë librin e pavarësisë

TIRANE

DHURATA HAMZAI

Zeqo: Esat Pasha dhe Ahmet Zogu përshkruhen me vërtetësihistorike. I pyetur nga gazeta se cilat janë risitë në fushën e studimeve historike, Zeqo pohon se “Ky libër hap një hulli të re në studimet his-torike. Së pari, studion në mënyrë të kompletuara dy pavarësitë, pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës”. Libri “Pavarësi dhe personalitete” ndahet në tre pjesë, historia kronologjike, koncep-

tualiteti historik, konkluzionet e moralitetit historik. “nuk mund të ketë një histori pa një moralitet, ndryshe pse duhet të vlerësohet historia”, thotë studiuesi Zeqo. Zeqo përmend edhe v lerat e Jakup Krasniqit si personalitet për vërtetësinë e veprave. “Është shkruar nga një pjesëmarrës në konferencën e Rambujesë, në

UÇK, dhe sot titullar i Kosovës gjatë periudhës së rindërtimit ose afirmimit të shtetit të Kosovës”, tha studiuesi Zeqo, duke komen-tua se Krasniqi pasqyrimin e per-sonaliteteve historike e ka vështruar të njësuar me vlerat që i dhanë kom-bit. “Figurat negative si ajo e Esat Pashës ose Ahmet Zogut nuk mund të jenë fi gura pozitive, ku bëhet fjalë

për Pavarësinë. Ai ruan linjën e negativitetit ose pozitivitetit të fi gu-rave. Libri i Jakup Krasniqit e sheh ndryshimin e ngjarjeve kombëtare të lidhur me ato ndërkombëtare”, tha studiuesi Zeqo. Studiuesi Moikom Zeqo e përmbledh vlerësimin e tij për Librin e Krasniqit me një proverb latin: Atë që e shkruan pena, s’e pret dot as sëpata

...1992, asnjëhërë nuk kanë qenë të pakontestuara nga ven-dasit dhe të pakritikuara nga vëzhguesit. “Formula” e dalë boje tashmë “hapa para, por sërish vërehen probleme”, duket se nuk pi më ujë në zyrat e Bashkimit Europian, apo në Departamentin e Shtetit Amerikan. Nga ana tjetër, paszgjedhjet e vitit 2009, të sho-qëruara me protesta masive, me

akuza masive, me grevë masive urie nga opozita për grabitjen e votës, duket se e kanë bërë punën e saj. Ndërkombëtarët nuk kanë vendosur këtë rradhë t’i besojnë vetëm dy palë syve, por do t’i bëjnë sytë katër.

Gjithë kjo armatë vëzhgue-sish, kjo vëmendje jo e pakët që po i kushtohet zgjedhjeve shqiptare, të dëshpëron. Nuk mund të përkthehet ndryshe vetëm në mosbesim ndaj institu-cioneve zgjedhore, ndaj partive politike, ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Eshtë e pamundur të mos përsërisësh se Shqipëria ka pasur shumë herë shansin të zhvillojë zgjedhje dhe numërime, që do ta hiqnin nga “lista e zezë” e vendeve manipuluese, por çdo herë raportet kanë qenë sërish dëshpëruese, pavarësisht notave që diku-diku përcilleshin si en-tuziaste.

Gjithsesi, pavarësisht këtij markimi ndërkombëtar par-azgjedhor, ende nga partitë poli-tike shqiptare nuk po dëgjojmë në mënyrë të qartë e të prerë, angazhimin maksimal të tyre, me fjalë e me vepra, për një proçes real dhe normal, gjatë fushatës, gjatë votimit e gjatë numërimit. Pikërisht kjo heshtje nga njëra anë dhe gjuha që ashpërsohet përditë nga ana tjetër, madje edhe një ten-dencë për të ndikuar që kjo gjuhë të ashpërsohet, të bën të dyshosh se partia fituese do të rikënaqej me tekstin e zakonshëm të raporteve, mjafton të jetë në pushtet. Eshtë e sigurtë se edhe ata shqiptarë që do të përfitojnë nga ky pushtet, nuk është se do të mërziteshin shumë çfarëdo që të shkruhej në raportet ndërkombëtare.

Por realisht, ky lumë vëzhgue-sish të huaj në nivele të larta, nuk duket se kanë ardhur për pushime.

Nëse problemet zgjedhore në Sh-qipëri do të jenë të papranueshme për ta, është e sigurtë se këtë rradhë kundërveprimi mund të jetë i ashpër për ne. Sot nuk mund të parashikohet se deri ku mund të arrijnë ndërkombëtarët e lodhur nga zgjedhjet shqiptare, por e sigurtë është se raportet e tyre nuk do të jenë më “as mish, as peshk”. Për partinë fituese mes polemikash e akuzash, nuk do të jetë e lehtë të qeverisë përballë një blloku të ashpër ndërkom-bëtar, pavarësisht entuziazmit në vend nga elektorati i vet. Shqipëria mund të rrezikojë se-riozisht të ardhmen e afërt të saj përballë Bashkimit Europian dhe miqësisë së SHBA-ve, deri tani të duruara. A e kemi këtë luks? A mund të rrezikojmë mosvëmendjen e BE-së dhe SHBA-së? Ndoshta partitë politike duhet të refl ektojnë sadopak në këta tre muaj.

Ky libër hap një hulli të re në studimet historike. Studion në mënyrë të kompletuar dy pavarësitë, pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës

Konfl ikti me ThaçinPolitikani dhe historiani Jakup Krasniqi i pyetur dje për jehonën e konfl iktit të tij me zotin Hashim Thaçi, u shpreh se “Demokracia nuk zhvillohet me asnjë vend pa polemika. Ne nuk jemi në konfl ikt me asnjë fi gurë politike në Kosovë, por me Thaçin jemi në konfl ikt për çështje parimore. Unë i kam bërë publike idetë e mia se çfarë mendoj për Kosovën në përgjithësi e në mënyrë të veçantë për ato që ndodhin në Partinë Demokratike. Unë mendoj për demokratizmin e partive në mënyrë institucionale”

KULTURE

PËLLUMB XHUFI: Libri “Pavarësi dhe personalitete” i Krasniqit iu jep përgjigje një sërë pyetjeve dramatike, kush e bëri Shq-ipërinë, apo kush e vrau Hasan Prishtinën

promovimi

NË FOTO:Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi gjatë prezantimit të librit

Page 11: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

11E premte, 22 mars 2013

Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website:

www.MerrJep.al

Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje

Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet!

KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËRTiranë, kërkoj të blej Aparate Fotografi k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotografi ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088

PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC,Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3.TEL. 0686803203

IPHONE 5 FACTORY UNLOCKIphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë.TEL. 0692401666

KULTURE

ARTISTI grek me famë botërore Haris Tsevis më 26 mars vjen me portretin e dizajnuar të Nënë Terezës më Tiranë.

arte pamore

Tsevis sjell veprën ‘Nënë Tereza’ në TiranëPortreti elektronik, në sheshin me emrin e shenjtores TIRANE

DHURATA HAMZAI

“Pranvera Greke e Kul-turës në Shqipëri” do të vijë me një

bum aktivitetesh kulturore në kuadër të festës kombëtare të Greqisë, e cila festohet më 25 mars. Java kulturore greke u prezantua dje nga ambasadori i Greqisë Leo-nidas C.Rokanas. “Ju kam mbledhur për t’ju thënë se festa kombëtare e 25 Marsit i ka rrënjët në vitin 1851, kur ne grekët fi lluam revolucion-in tonë kundër perandorisë otomane”, tha ambasadori i Greqisë në Tiranë, Rokanas, dje në takimin me gazetarët në Ambasadën Greke. Amba-

sadori i Greqisë bëri me këtë rast edhe një prezantim të politikës së tij gjatë qëndrimit në Tiranë. “Politika që do të ndjekë është transparenca, sinqeriteti dhe mirëbesimi dhe do të tregohem i vlefshëm në Shqipëri në favor të miqë-sisë së dy popujve tanë”, tha Rokanas. Festa e 25 Marsit konsiderohet nga populli grek si rilindje e shtetit grek, dhe pranvera e kulturës greke në Tiranë është një aktivitet që zhvillohet për të dytin vit

radhazi në Shqipëri. Amba-sadori i Greqisë në Tiranë Leonidas Rokanas, u ka rrë-fyer gazetarëve filozofinë e punës së tij diplomatike që vjen përmes kontakteve kul-turore. Pse e vënë kulturën në qendër, pra, qytetërimin në marrëdhëniet miqësore mes 2 popujve, tha Rokanas duke shpjeguar se “Filozofi a është kjo: qytetërimi kultura shihet si vlerë e identitetit tonë, por ka edhe ndryshime nga një popull te tjetri. Pra, fi lozofi a

është që diversiteti kulturor i sjell popujt më afër me njëri-tjetrin”.

SI ËSHTË DIZAJNUAR PORTRETI I NËNË TEREZËS

Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas Rokanas rrëfeu disa nga aktivitetet që që do të zhvillohen gjatë këtyre ditëve në Tiranë, siç është mes të tjerash edhe një aktivitet shumë i rëndë-sishëm. Ditën e martë, më 26

mars ora 11:00 në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në një cer-emoni të veçantë ambasadori i Republikës së Greqisë Leo-nidas Rokanas do t’i dhurojë ministrit Aldo Bumcci një mozaik portet dixhital. Kjo është vepër dizajnerit grek me famë botërore, Harris Tsevis, i cili do të jetë i pran-ishëm në këtë aktivitet.

Mozaiku është një por-tret i Nënë Terezës dhe në mënyrë simbolike përbëhet

nga një numër shumë i madh fëmijësh anonimë, të cilët ajo i ka ndihmuar. Duke e parë portretin nga larg shquhet vetëm portreti i shenjtores me origjinë shqiptare, por nëse e sheh shumë nga afër fi gurat e fëmijëve duken. Haris Tsevis ka bërë një varg portretesh ar-tistike të personaliteteve mw

të njohura botërore. Zëdhënë-si i shtypit në këtë ambasadë Alexis Georgiades, nuk i dinte më saktësi përmasat e portret-it që pritet të vijë më 26 mars në Tiranë, por shpjegoi se portreti do të përshtatet dhe do të zmadhohet në variantin elektronik, ku do të ndriçojë dhe zbukurojë sheshin “Nënë Tereza”. “Pasi të zmadhohet dhe të stampohet, tha Alexis Georgiades, -ky portret do të zbukurojë hapësirën publike të sheshit të Tiranës që mban

Në një ceremoni të veçantë ambasadori i Republikës së Greqisë Leonidas Rokanas do t’i dhurojë ministrit Aldo Bumçi një mozaik portet dixhital

Mozaiku është një portret i Nënë Terezës dhe në mënyrë simbolike përbëhet nga një numër i madh fëmijësh anonimë, të cilët ajo i ka ndihmuar

emrin e Nënë Terezës”. Am-basadori grek Rokanas tha se “Potrterti është një dhuratë e popullit grek për popul-lin shqiptar, që synon të nxjerrë në pah respektin reciprok dhe miqësinë mes dy vendeve”.

Vecc këtij evenimenti simbolik do të ketë edhe shfaqje të tjera me pjesëmar-rjen e artistëve shqiptarë që zhvillojnë karrierën në Greqi, si koncerti i violin-istes Ana Majlinda Spiro, koncerti i pianistit shkodran Armir Xhakoviq, Ekspozita e piktorit shqiptar Bujar Arizi. Veç këtyre aktiviteteve do të jetë edhe shfaqja muzikore e Ansamblit grek “Dora Stratou” në Teatrin Kom-bëtar të Operës dhe Baletit. Në Greqi konsiderohet si muzeu i gjallë i koreografisë popullore greke. Një nga shkrimtarët grekë i njohur edhe në Shqipëri, Nikos Ka-zanzaqis, do të përkujtohet përmes filmit të bazuar në romanin e tij “Jeta e Aleksis Zorbas” më 4 prill. Po në këtë datë në Muzeun His-torik Kombëtar do të zhvil-lohet edhe një konferencë me temën “Një dedikim në nderim të prozatorit Nikos Kazanzaqis”.

PërkthimiVepra e Sali Bashotës botohet në frëngjisht

Sh t ë p i a e b o t u e s e “L’Harmattan” në Paris

botoi në gjuhën frënge librin me poezi “Ndiz dritën magjike”(“Allume la lumière magique”) të poetit Sali Ba-shota. Libri është përkthyer në gjuhën frënge nga Frédérique Duversin, ndërsa promovimi i tij u bë para disa ditësh në teatrin Lucernaire të Parisit. Ky botim prej 142 faqesh, i ndarë në 9 cikle me gjithsej 102 poezi, u përfshi në kolonën e njohur

të kësaj shtëpie botuese, në të cilën përfaqësohen “poetë nga pesë kontinente” dhe, gjithsesi, është një afirmim i poetit Bashota në gjuhën frënge, por edhe i vlerave të letërsisë shqipe. Botimi i librit në frëngjisht është bazuar në botimin shqip të Shtëpisë botuese “Rozafa” të Prishtinës, e cila në vitin 2002 i botoi këto poezi të Sali Bashotës, sipas përzgjedhjes dhe parathënies së Ali Podrimjes.

Sali Bashota

Artisti grek Haris Trevis

Page 12: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

12 E premte, 22 mars 2013

Cyan magenta yellow black

Page 13: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

13E premte, 22 mars 2013

SOCIALE

Cyan magenta yellow black

Kule: Universitetet

private jofi timprurës

duhet të marrin fonde

Ministria e Arsimit ka bërë publike pak ditë më parë strategjinë e arsimit të lartë

në vend. Ku në ndër pika më të diskutuara ka qenë mënyra e fi nancimit të universiteteve. Sipas kësaj strategjie, fondet do të shkojnë drejtpërdrejt tek studenti, dhe ky i fundit mund të zgjedhë më pas ku dëshiron të studiojë në universitet publik apo privat. Në lidhje me këtë çështje Rektori i Universitetit

të Tiranës Dhori Kule, shprehet se ky model zbatohet edhe në vende të tjera, por me kusht që universitetet private mos të jenë fi timprurëse “Në momentin që një institucion merr statusin jofi timprurës dhe statusin e të qënurit universitet sipas ligjit nuk ka asnjë lloj sikleti. Pra, kjo është një parakusht i rëndësishëm. Statusi jo fi timprurës, që e kanë në Amerikë, nuk është shqetësim por është

progres “, thotë Kule. Kushti i domosdoshëm që universitete private të përftojnë nga fondi i shteti është të përfi tojnë statusin si jofi timprurës. Debati për mënyrën e fi nancimi të universiteteve tashmë ka fi lluar, por ende nuk ka një qëndrim zyrtar si nga institucion publik ashtu dhe nga ato private. Ndërsa këtë vit universitetet publike kanë pasur problem me fondet e përcaktuar nga MASh.

Aplikimi pranë përfaqësive diplomatike

Ja dokumentet dhe procedurat që duhet të ndiqni

Studimet në Itali nis regjistrimi

LajmiMinistria Italiane e Arsimit, ka hapur dje procedurat e regjistrimit për vitin akademik 2013-2014, për të gjithë të rinjtë shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në vendin fqinj. Procedurat e regjistrimit kryhen pranë përfaqësive diplomatike-konsullore kompetente.

TIRANE

JONIDA LATE RregulliDokumentet shqiptare si dëft-esa e pjekurisë, diploma uni-versitare, lista e provimeve dhe programi i detajuar i studimeve duhet të jenë të legalizuara.

DOKUMENTET

■ Për fazën e parë

■ Formulari i regjistrimit (modeli A);

■ Formulari i autentikimit të fotografi së;

■ Kopje e formularit A1 ose A1Z i Maturës Shtetërore, sipas rastit Dëftesën e Pjekurisë, Diplomën universitare të shoqëruar nga Lista e Notave dhe programi i detajuar i Studimeve;

■ Fotokopje e çertifi katës së njohjes së gjuhës italiane të nivelit B2;

■ Fotokopje e pasaportës;

■ Dy fotografi me ngjyra për dokument.

■ Për fazën e dytë

■ Dëftesa e Pjekurisë apo Diploma Universitare nëse nuk janë dorëzuar gjatë kërkesës për para-regjistrim;

■ Formulari për kërkesën e vizës;

■ Deklaratë mbi të dhënat personale;

■ Pasaportë;

■ Deklaratë për vendbanimin;

■ Sigurim shëndetësor;

■ Vërtetim bankar (bonifi co irrevocabile) me shumën prej 4.500 euro në favor të vetë studentit.

Spitali Amerikan në bashkëpunim me Raiffeisen Bank

ju mundëson financimin nga 100 000 Lekë deri në

700 000 Lekë për Kirurgji Plastike (Estetike).

Dje janë hapur procedu-rat e regjistrimit për vitin akademik 2013-

2014, për të gjithë studentët shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në Itali. Ndryshe nga herët e tjera këtë vit para ku para-regjistrimi ishte vetëm një muaj dhe fi llonte në qer-shor, këtë vit ai do të zgjasë 3 muaj. Faza e parë e regjistrimit përfundon më datën 21 qer-shor të këtij viti. Procedurat e regjistrimit do të kryhen pranë përfaqësive diplomatike-konsullore kompetente. Ar-syeja pse këtë vit është zgjatur procedura e para-regjistrimit sipas njoftimit është “Vendimi i Ministrisë italiane të Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimit për të përshpejtuar procedurat e para-regjistrimit, ka si qël-lim të ndihmojë studentët e huaj, për të zgjedhur kursin e studimit dhe për të përgatitur dokumentacionin e nevo-jshëm” shkruhet në njoftimin e ambasadës Italiane. Në fazën e parë të regjistrimit që është hapur dje duhet të bëhet dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm, dokumentet dorëzohen personalisht nga të interesuarit pranë Ambasadës së Italisë, duke prenotuar një takim nga data 21 mars deri në datën 21 qershor 2013. Për të paraqitur dokumentacionin do të jetë e nevojshme të prenotohet një takim me anë të programit “Prenoto online” i disponueshëm në faqen kryesore të sitit të internetit të Ambasadës, duke selek-sionuar shërbimin “Regjis-trime universitare”. Studentët duhet të paraqiten në datën e takimit të pajisur me këto do-kumente: Formulari i regjis-trimit (modeli A); Formulari i autentikimit të fotografi së; Kopje e formularit A1 ose A1Z i Maturës Shtetërore, sipas rastit Dëftesën e Pjekurisë, Diplomën universitare të sho-qëruar nga Lista e Notave dhe programi i detajuar i Studi-meve; Fotokopje e certifi katës

së njohjes së gjuhës itali-ane të nivelit B2;Fotokopje e pasaportës; Dy fotografi me ngjyra për dokument. Faza e dytë është dërgimi i doku-mentacionit për kërkesën e vizës, që fi llon nga 1 qershori deri më 31 korrik 2013, këto dokumente duhet ti dërgo-jnë përmes Albanian Cou-rier nuk është e nevojshme të paraqiten personalisht në Ambasadë, dokumentacionin e nevojshëm për lëshimin e vizës studim/Universitet janë : Dëftesa e Pjekurisë apo Di-ploma Universitare nëse nuk

janë dorëzuar gjatë kërkesës për para-regjistrim; Formu-lari për kërkesën e vizës; Deklaratë mbi të dhënat per-sonale; Pasaportë; Deklaratë për vendbanimin; Sigurim shëndetësor; Vërtetim bankar (bonifico irrevocabile) me shumën prej 4.500 euro në favor të vetë studentit. Stu-dentët e interesuar të gjitha udhëzimet e të dyja fazave të regjistrimit do ti gjejnë në faqen e internetit Studiare in Italia në adresën http://www.studiare-in-italia.it/studen-tistranieri .

Page 14: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

14 E premte, 22 mars 2013

AKTUALITET

Delijorgji lë

qelinë, gjykata i

hoqi 70 ditë burg

Njëri prej të akuzuarve kryesorë të çështjes Gërdeci, Mihal Delijorgji, ka

lënë mëngjesin e së enjtes përfundimisht qelinë e burgut, duke u shpallur i lirë. Delijorgji la qelinë në burgun e Vaqarrit, në orën 08.30 të mëngjesit, pas vendimit te katër ditëve më parë nga gjykata e Tiranës, qe i uli 70 ditë nga dënimi prej 3 muajsh, që i kishte mbetur. Delijorgji kerkoi liri

me kusht me argumentin, se i ka mbetur vetem pak kohë nga përfundimi i dënimit. Ndërsa 8 të denuarit tjerë, kanë ende disa vite burg për të bërë, prandaj nuk i janë bashkuar një kërkese të tillë. Pas vendimit të Apelit, u dënuan me burg 15 persona, por pas daljes së Delijorgjit, vetem 8 prej tyre jane aktualisht në qeli, pasi 6 të tjerë që nuk u arrestuan kurrë, janë persona të shpallur

në kërkim. Gjykata pranoi kërkesën e Delijorgjit për të ulur ditët e qëndrimit në burg, me argumentat se, përveçse nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore, ka sjellje të mirë në burg, nuk ka kryer asnjë veprim jokorrekt gjatë kohës që ka qëndruar në qeli dhe nuk ka shkelur rregullat. Nga 100 ditë ulje që kërkoi mbrojtja, gjykata vendosi për uljen e 70 ditëve.

Rinis përmbytja e fshatrave pesë shtëpi nën ujë

Imami i Xhamisë së Gurit: Gjendja e turpshme

Rihapen portat, ujipërkeqëson situatën

LajmiPërkeqësohet situ-ate e përmbytjeve në Shkodër. Shkar-kimet e fundit të hi-drocentraleve kanë bërë që të shtohen sipërfaqet e tokës nën ujë. Ndërkohë, e përmbytur është e d h e X h a m i a e Plumbit, gjë që si-pas myftiut, është e turpshme.

SHKODER

ELVIS NABOLLI

LAJME SHKURT

MbledhjaGjykata e Lartë, Kryetarja Beçaj mbyll nesër mandatin

SHKBB: “Lironi policët me diploma false”

Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, përfundon

mandtin e saj kushtetues në datën 23 mars. Në një takim me trupën gjyqësore të Gjykatës së Lartë, Breçaj tha, se ky insti-tucion është përballur me prob-lematika, të cilat kanë penguar dhe vazhdojnë të pengojnë për-mirësimin e efi cencës së kësaj gjykate, në kuadër të admin-istrimit të drejtësisë. Për shkak të kompetencave të gjera që ajo

ka, Gjykata e Lartë vazhdon të jetë e mbingarkuar me gjykimin e çështjeve nga më të thjeshtat deri tek ato më të komplikuarat, të cilat kanë sjellë si rezultat vonesa të ndjeshme në gjykimin e çështjeve, duke e shmaguar atë nga qëllimi i saj kryesor që është gjykimi i çështjeve vetëm për shkaqe ligjore, duke zbehur në të njëjtën kohë kompetenca kushtetuese për unifi kimin e praktikës gjyqësore. Kjo trego-het edhe në analizën e detajuar që i është bërë rregjistrimit të

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve

(SHKBB) kërkon lirimin e 13 punonjësve të policisë së burgut të Fushë-Krujës me argu-mentin se janë me diploma false. Sipas një njoftimi zyrtar të SHKBB-së, nga verifi kimet dhe vep-rimet procedurale të kryera dokumentohet se 13 punonjës policie të Burgut të Fushë-Krujës kishin depozituar diploma të falsifikuara për punësim duke konsumuar tërësisht

elementët veprës penale “falsi-fikim i dokumenteve shkollor”. Pas kryerjes së veprimtarive procedural, SHBB ka referuar

në Prokuroritë e Tiranës dhe Krujës, 13 mate-riale procedurale për fillimin e procedimeve penale në ngarkim të 13 punonjësve të Poli-cisë së Burgut Fushë-Krujë. Në përfundim të njoftimit për shtyp,

SHKBB thekson, se i ka kërkuar drejtorit të Përgjith-shëm të Burgjeve, Gazmend Dibra, lirimin e menjëhershëm të këtyre punonjësve

çështjeve për vitin 2012 kraha-suar me vitet e mëparëshme. Krahasuar me vitin 2011, rezul-ton se pranë Gjykatës së Lartë gjatë vitit 2012 janë regjistruar rreth 581 çështje më shumë, me një efekt në rritjen e pervitshme të numrit të çështjeve gjyqësore të pashqyrtuara, i cili arrin në 9961 çështje.

HEC-etShkak për përmbytjet e mëdha në Shkodër, ishte edhe hapja e portave të hidrocentraleve të Ko-manit dhe Vaut të Dejës. Reshjet e fundit bënë që niveli i ujit në basene të arrijë pikën maksimale, duke detyruar autoritetet hapjen e portave.

SHKODER

Kur të gjithë menuar se më e keqja kaloi, ndo-dhi e kundërta. Ndër-

prerja e reshjeve të shiut dhe përmirësimi i motit, bënë që uji nga shumiza e zonave të përmbytura të largohej. Po ashtu, shumë familje që ishin evakuuar, u rikthyen në banesat e tyre. Por, reshjet e djeshme, kanë bërë që uji të nisë të fi tojë terren, nga rritja e nivelit. Por, situata është përkeqësuar dhe më tepër, kur prurjet në hidrocentrale të rriten dhe portat të hapen, pas niveli ishte në maksi-mum. Për këto arsye, situate mbrëmë është përkeqësuar në rrethin e Shkodrës. Mbrëm-jen e djeshme, në komunën Bushat, 800 hektarë tokë gjendeshin nën ujë; Po ashtu, uji ka hyrë në 5 banesa, ndërsa uji ka izoluar 60 të tjera. Po mbrëmë, forcat speciale, kanë

ndërhyrë dhe kanë evakuuar 2 familje në Malin e Jushit. Po ashtu, siç raportohet nga Shkodra, edhe komuna Dajç është e izoluar nga uji. Shtabi I emergjencave ka bërë të di-tur, se fshatrat më të prekura, janë Mali i Jushit dhe Trush i Poshtëm. Ndërsa në komunën

Bërdicë ka dëme në blegtori ku kanë ngordhur shumë krerë.

Por, si çdo vit, mbytet nga uji edhe xhamia e Plumbit. “Situata në të cilën ndodhet xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës është një turp i madh për të gjithë”. Ka

TIRANE

qenë ky reagimi i myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, gjatë një deklarate për shtyp në lidhje me përm-bytjen e këtij objekti kulti dhe njëkohësisht monumenti kulturor. Sipas myftiut, është i patolerueshëm degradimi i kësaj xhamie nga përmbytjet e njëpasnjëshme, ku gjatë 3 viteve të fundit, ka njohur disa përmbytje dhe kjo, si shkak i mos ndërtimit të projekteve që do evitonin përmbytjen e saj.Xhamia e Plumbit, një prej veprave më të rëndë-sishme kulturore në Shkodër, e ndërtuar në vitin 1773, është

së fundmi nën ujë prej disa ditësh ndërsa niveli i tij ka ardhur duke u rritur. Xhamia e Plumbit në Shkodër është monument kulture me vlera të veçanta arkitektonike dhe kulturore. Është ndër të rral-lat objekte të kultit mysliman në Shqipëri, e ndërtuar sipas stilit osman. Ajo që bie në sy në historinë e Xhamisë së Plumbi, është fakti se ajo ka qenë ndër të paktat objekte fetare, e cila nuk iu nënsh-trua shkatërrimit të ateizmit komunist.

Reshjet e ditëve të fun-dit, mbuluan mijëra hekratë tokë, në Shkodër, Lezhë, Fier e Vlorë. Dhjetra familje u evakuuan nga banesat e tyre, për shkak të përmbytjeve të mëdha, ndërsa u shkatërruan qindra hektarë të mbjella, kryesisht sera, duke shkaktuar dëme të pallogaritshme për fer-merët. Situata në Shkodër ishte e rëndë edhe para 2 ditësh, pasi për shkak të nivelit të prurjeve të Bunës, u rrit mbi normalen niveli i liqenit. Uji rrezikoi disa fshatra, madje disa familje u evakuuan me ndërhyrjen e forcave të FNSH-së.

Xhamia e Plumbit në Shkodër e përmbytur nga reshjet e fundit

■ Tiranë, furgoni përplas makinën e policisëMosrespektimi i sinjalis-tikës rrugore ka bërë, që një furgon të përplasë një makinë policie, pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një efektiv blu. Ngjarja është shënuar në orët e mesditës së djeshme në kryqëzimin e “21 Dhjetorit”, në kryeqytet. Sipas infor-macioneve të publikuara nga policia, mësohet se furgoni i mallrave ka ecur në kahun e kundërt të lëvizjes. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa është shoqëruar për t’u pyetur drejtuesi i furgonit.

■ Durrës, arrestohet 49-vjeçari qëlloi me pistoletëPolicia e Durrësit ka vënë në pranga Halil Maksutin, 49 vjeç, banues në fshatin Rinia. Arrestimi i tij u bë pasi ky person, gjatë një konfl ikti për motive të dobë-ta me shtetasit H.P. dhe M.P. banues në Qerret, ka qëlluar me armë zjarri pis-toletë në ajër. Pas njoftimit në numrat e gatshëm të policisë, menjëherë në vend u afrua duke kryer veprime të nevojshme në funksion të menaxhimit të situatës dhe bllokuar armën e zjarrit.

■ Durrës, pranga të kërkuarit për dhunë në familjeDy ditë më parë, policia vuri në pranga të kërkuarin Andon Shkodra, 55 vjeç, banues në Durres. Ar-restimi i tij u bë, sepse Gjykata e Durrësit, me vendim datë 19.03.2013, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest ne burg” për “Dhunë në familje” dhe “Braktisje e fëmijës së mitur”, vepra për të cilat shpallur në kërkim më datë 20.03.2013.

■ Krujë, ndalohet shoferi i aksidentit me vdekjeNjë i ri është vënë në prangat e policisë, pasi më datën 20, në mbrëmje, ka aksidentuar një person, i cili gjeti vdekjen. Policia e Krujës arrestoi Lorenc Dishën, 26 vjeç, banues në fshatin Nikël të Krujës. Arrestimi i tij u bë, sepse rreth orës 20.15, në vendin e quajtur “Rruga e Luzit”, ka aksidentuar këmbësorin, i cili më pas gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak, Florian Çereku, 37 vjeç, banues në fshatin Luz. Si pasoje e ketij aksi-denti është demtuar lehtë dhe ndodhet në spital dhe vetë shoferi.

FUSHE-KRUJE Burgu

Shpresa Beçaj

Page 15: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

Bimët aromatike po bëhen çdo ditë edhe më të pranishme në

tryezat tona. Por ato nuk kanë vetëm veti aromatike. Që nga lashtësia shumica e tyre janë përdorur si sho-

qërues në gatime, por dhe si protago-nistë kryesorë të shumë pjatave, për të mos harruar faktin që shumica e tyre përdoreshin gjerësisht në të ku-ruarit e njerëzve. Por cilat janë më të përdorurat, ku dhe si e gjejnë vendin në pjatat dhe gatimet tona? Dhe për të qëndruar në këtë temë do t’ju sjell edhe një salcë sublime që vjen

LUGA E ARGJENDTE

NJE GUIDE UDHETIMI

Pesto Genovese dhe bimët aromatike në kuzhinë

DHURATA THANASI

TIRANE

ROVENA RROZHANI

TIRANE

TETE QYTETET IDEALE PER NJE FUNDJAVE PRANVEREFestivale, histori, kultura, tradita, risi dhe kulinari sipas Lonely Planet

Tradita ndërkombëtare. Historia dhe receta origjinale e salcës më sublime

FundjavaFundjavaSUPLEMENTI I SË PREMTES TEVITI II NR: 11 E PREMTE, 22 MARS 2013

pikërisht nga një bimë aromatike, sic është borziloku. Me këtë bimë lidhet historia e Pesto xhenoveze, salcës tipike italiane. Bashkë me recetën dhe pak histori.

HISTORIA E SALCËS SUBLIME Pesto Genovese është një nga salcat

me shije më sublime që ekzistojnë. Ndoshta dhe për faktin që person-alisht më pëlqen shumë dhe një pjesë e jetës sime ështe lidhur më këtë qytet të jashtëzakonshëm në të gjitha dimensionet duke fi lluar nga natyra, njerëzit historia e lashtë e deri tek gatimet. Ligurët janë njerëz punëtorë në... ► vijon në faqe 19

► vijon në faqe 16

QYTETET QE NUK RRESHTEN SE EKSPLORUARI NE STINEN ME TE BUKUR

Shiu mund të vazhdojë të bjerë , por dielli i pranverës tashmë ka dalë! Me apo pa “plakat” sic

i quajmë në gjuhën e përditshme ato grahmat e fundit të dimrit, stina më e gjallëruar e vitit, ka fi lluar dhe dielli jo vetëm që do të shndrijë, por edhe do të ngrohë në ditët që do të vijnë. Bashkë me natyrën, celjen e luleve dhe gjelbërimin, zgjatjen e ditës dhe rritjen e temperaturave vjen dhe dëshira për të kaluar më shumë kohë jashtë shtëpisë. Piknikë, ecje të gjata, ekskursione por edhe fundjava larg rrëmujës dhe rutinës së përditshme. Pranvera është një nga stinët që ka duk në shumë prej vendeve të botës, ku natyra dhe arkitektura, kultura dhe jeta sociale, aktivitetet dhe ngjarjet e ndryshme kulturore shpërthejnë po aq fort dhe bukur sa lulet nëpër pemë. Eshtë stina e fundjavave plot zbulime dhe energji. Shpesh udhëtarë të thjeshtë apo njohës profesionistë të turizmit guida të njohura...

SUPERAVENTURA

FILMI NE KINEMA

Shqipëria në Udhëtimin e Jetës

“Side Effects“ Kur errësira pushton mendjen

Rreth botës për 80 ditë” apo “Dy vjet pushime”? Cilindo nga librat

e Zhyl Vernit që mund t’ju vijnë në mendje, të jeni të sigurtë se këto dy vitet e pushimeve nuk kanë ndonjë lidhje të madhe me historitë shkruara prej tij. Madje është një nga ato gjërat që agjencia angleze...

Emily Taylor është një grua e re e shkatërruar nga depresioni. Pas

daljes nga burgu të bashkëshortit të saj, Martin, mendohet të hedhë pas krahëve të shkuarën e errët, por në fakt gjendja e saj rëndohet akoma më shumë, duke shkuar deri në tentativë vetvrasjeje. Fillon...

► Faqe 17

► Faqe 18

E-MAIL: [email protected]

Cyan magenta yellow black

NË FOTO: Machu Picchu

në Perù

Page 16: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

E premte, 22 mars 2013www.SHQIPTARJA.com16 Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Më të mirët e më të mirëve

8 qytetet për një fundjavë ideale

Festivale në udhëtimInternational Comedy Festival, Melburn- një nga takimet më të

rëndësishme të teatrit ku mblidhen cdo vit mbi 2000 artistë. 27 mars - 21 prill 2013

■ Lizbona, Kinema Indie Festival Internacional de Cinema Independ-ente (Indie Lisboa), këtë vit ka edicionin e dhjetë. Metrazhe të gjatë, animacione, doku-mentare dhe fi lma eksperimantalë nga e gjithë bota. : 18-28 prill 2013

■ Walpurgisnacht, nata e shtrigave Gjermani- Të mbyllësh prillin në majën e një mali në shoqërinë e shtrigave? Sipas mitologjisë së zonës, në malin Harz, mblidhen magjistarë e shtrigave që nuk mungojnë edhe në këto ditë. 30 prill 2013

■ Jazz Festival, Neë Orleans-Muzikë e mirë dhe kuzhinë gjithashtu gjatë këtij festivali që mbledh 500 mijë persona në Neë Orleans. Gjithcka e organizuar më së miri nga muzika deri tek ushqimi. 26 prill- 5 maj 2013

Pashkëtnë InsbrukPashkët, festa fi llon sot në

Insbruk. Do të ketë dëborë por edhe diell pranvere, të pak-tën për nga atmosfera që pritet të fi llojë prej ditës së sotme në Insbruk, e që do të zgjasë deri më 1 prill. Në qendrën historike të qytetit do të vihen tezgat shumëngjyrëshe të Pashkëve me vezë cokollate dhe ëmbëlsira tradi-cionale. Pastaj dekorimet me lepurushët e famshëm, ob-jekte artizanale dhe specialitete të zonës për tu shijuar. Pa harruar këtu edhe kalendarin e pasur me aktivitete dhe lojëra për fëmijë dhe të rritur. Nga llootaria me vezët gjigande tek bandat muzikore dhe grupet e kërcimit për tu mbyllur me gjetjen e vezëve të pashkëve. Me rastin e festës dhe ardhjes së pranverës, shumë hotele ofrojnë paketa nga 69 euro për person për një natë në BB përfshirë një udhëtim në zonën përreth dhe kafen e tortën e mëngjesit.

Tetë janë qytetet më të mirë eu-ropiane, ndër më të dashurat mes atyre që udhëtojnë shumë

dhe të falin magjinë e rikthimit , duke mos shterruar asnjëherë risitë e tyre. Duke lexuar shënimet e au-torëve të Lonely Planet mudn të gjeni frymëzimin tuaj për një udhëtim plot emocion dhe kujtime të bukura

STAMBOLL: KROCERA NË HALIÇ

Për të gjithë vizitorët e këtij qyteti, është I njohur një ekskursion në Bosfor, por janë të paktë ata që dinë mundësinë e një udhëtimi me krocera Haliç, të njohur ndryshe si Briri I Artë. Deri pak kohë më parë kjo zonë ishte shumë e ndotur dhe lagjet periferike në brigjet e saj nuk ofronin asnjë interes. Por tani është ndryshe. Deti është pastruar dhe është ngritur një qendër kulturore. Një ditë për të eksplotuar këtë lagje dhe rrethinat e saj do t’ju zbulojë një fytyrë tjetër të Stambollit. Për akomodim mund të zgjidhni një hotel si Ottoman Hotel ose më lirë akoma Hotel Poem, dhomat e të cilit janë mbushur me poezi të autorëve turkë.

T, NË NDJEKJE TË RISIVE

Qyteti I bukur hungarez ju pret me disa risi që I japin lezet ud-hëtimit tuaj, për shembull Bagni Rácz, të fondacionit turk, janë rihapur pas një kohe të gjatë mbylljeje. Për të vijuar më tej më Bródy House, një hotel I përzier më butikë, klabe e galeri. Gjendet në veri të muzeut kombëtar hun-garez. Tetë dhomat e tij, janë një ekuilibër I përsosur mes stilit antik dhe modern.

PRAGA DHE KUBIZMIKush e ka parë Pragën I ka në

sy linjat e barokut që e kanë bërë të famshme ose ato linjat e Artit të

Ri që ia kanë rifreskuar bukurinë. Këtu mund të shijoni edhe krijimet kubiste. Ndërtesat më interesante janë ngritur në këtë stil dhe mund të soditen nga fortesa Vysehrad: nuk duhet humbur e Villa Libusina dhe godinat e Rasinovos. Ky do të jetë një takim tjetër me personalitetin poliedrik të kryeqytetit cek.

BARCELONA, DËSHIRA TË PAZAKONTA

Barcelona është qyteti klasik

për tu rikthyer por këtë herë mund të shmangen destinacionet e njo-hura. Mund t’I përkushtoheni disa përvojave më të vecanta, të bukura. Ngjituni në bar Eclipse të Hotel Ë Barcelona, përballë detit, me fytyrë nga Port Vell: nga lartësia do të shihni të gjithë qytetin nën këmbët e tua. Mos harroni të shijoni verë mes njerëzit në Eixample, ku patjetër duhet të fokusoheni tek Tapaç 24 (Carrer de la Disputació 269), tem-pulli i tapas dhe bikineve.

PARISI ËSHTË GJITHMONË PRANVERË

Kjo zonjë e vjetër europiane jo vetëm që nuk ka rrudha por në disa lagje është duke fituar edhe më shumë klas. Është me kaq energji dhe sharm sa mund të ndieni atmos-ferën e një pranvere të përjetshme. Shijoni gëzimin e jetës mes aromave të Marché Bastille. Më pas silluni në rrugët e Marais e ndaloni në kafe me krem tek Café Hugo, vendi i preferuar i shkrimtarit francez. Dhe nëse bie shi, ka plot për të parë, mes rrugicave të vogla të mbushura me dyqane për të parë dhe shijuar.

ROMA PLOT SHIJE

Ashtu si klasikët e mëdhenj, Roma dhuron befasi në cdo vizitë edhe kur shikon gjërat më pak të njohura të saj. Kaloni në San Lorenzo, një lagje e rrë-fyer nga Elsa Morante në “La storia” është mkë zonë e gjallë studentore plot me grafi te dhe studio artistësh dhe restorante tendencë. Pa harruar të provoni shije marramendëse në Antica Fabbrica del Cioccolato di Said, në rrugën Tibur-tina. Restoranti aty ka një kuzhinë mjaft të mirë.

LISBONA LARG RRËMUJËSQyteti në Rio Tejo nuk mund të

humbasë në listën tuaj të vendeve që duhen vizituar patjetër edhe pse dielli nuk është aspak i pakët në këtë stinë. Këtu, gjithashtu, kërkoni për perspektivat e pazakonta dhe të dobishme. Në lagjet e qeta dhe të gjelbëruara të Lapa dhe Estrela mund të shmangni rrugët e mbipop-ulluara dhe të humbin mes shesheve të vogla, me bare dhe rrugica pranë lumit si dhe të ndeshni ndërtesa antike, dyqane dhe plot galeri arti

BERLINI DHE TENDENCAT E SË ARDHMES

Nuk ka muaj më të mirë se sa një tjetër i për të

vizituar Berlinin, por perspektiva e pjesë-

marrjes në pran-verën e përjetshme në kryeqytetin gjer-man është një arsye e madhe për të udhë-tuar drejt tij. Një motiv

për udhëtimin tuaj këtë herë mund të jetë përjeti-

mi i qytetit nëpërmjet jetës së përditshme të banorëve.

Pra, jo Tor Brandenburger dhe Mu-seuminsel. Vini në program, megjithatë, një kalimi në Neukölln, lagjja ku duket se kanë lindur tendencat e së ardhmes, një shëtitje në Schöneberg Boutique, populluar nga burrat me kostume dhe kollare, ish hipi dhe emigrantë turq. Dhe relaksim mes bareve të Kotti, një zonë e gjallë dhe e këndshme U-Bahn stacioni Kottbusser Tor.

NJË GUIDË me vendet ku pranvera shkëlqen më shumë. Mes traditës dhe risive të qyteteve që nuk reshtin kurrë së eksploruariDëshironi të udhëtoni

...e të panjohura japin sugjer-ime pafund për të shfrytëzuar sa më mirë këtë stinë. Dikush sugjeron tre ditë në Shën Petërburg, dikush “një Dublin për të pirë”, e dikush “Pran-verë në Paris”. Për të qën-druar pranë atyre që u pëlqen pushimi aktiv, udhëtimi dhe thyerja e rutinës, po ju sjellim disa sugjerime për udhëtimet e pranverës, bazuar mbi guidën e njohur Lonely Planet. Ja disa nga alternativat për fundjavat e pranverës. Dhe jo vetëm. Në këtë speciale ka dhe udhëtim të supershtrenjtë dhe ide për argëtime falas. Pjesat tjetër? Aktivitete dhe festivale në mbarë botën.

vijon nga faqja 15

në onë e me grafite

se sa nvizit

permvnmetu

përherë

mi i qysë përdit

Pra jo Tor Bran

Parisi, kryeqyteti i Frances

Page 17: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

E premte, 22 mars 2013www.SHQIPTARJA.com 17Suplement javor i SHQIPTARJA.com

E PAREALIZUAR më parë. Dy vjet pushime për të kryer turin “Unesco”, një superaventurë mes pasurisë natyrore e kulturore dhe luksit të udhëtimit. Dhe një faturë marramendëse.

730 ditë për të parë 962 pasuri botërore

Rreth botës për 80 ditë” apo “Dy vjet pushime”? Cilindo nga librat e Zhyl

Vernit që mund t’ju vijnë në mendje, të jeni të sigurtë se këto dy vitet e pushimeve nuk kanë ndonjë lidhje të madhe me historitë shkruara prej tij. Madje është një nga ato gjërat që agjencia angleze Veryfi rstTo e ka përfshirë në kategorinë “Never done before”. Është një propozim “i pacipë” që ofron një itinerar ekskluziv të bazuar në listën e pasurive botërore të natyrës dhe kulturës, përpiluar nga Unesco. Janë 962 site të Pasurisë së Njerëzimit, në 157 vende të botës që ofrohen për ata që vërtet mund të kenë një hapësirë bosh prej të paktën 700 ditësh dhe për më tepër të kenë një shumë po aq të pacipë parash sa edhe vetë propozimi. Vende, trajtime luksoze dhe tarifa të përbindshme: 990 mijë stërlina, konvertuar në euro më shumë se 1 milion e 150 mijë kartmonedha. ...një ëndërr e vërtetë për vetëm dy persona, Një tur i konsideruar alla Unesco përderisa agjencia ka marrë për bazë të itinerarit të këtij udhëtimi të cuditshëm, listën e pasurive natyrore dhe kulturore të përpiluar nga kjo organizatë ndërkombëtare.

“Propozimi në kohë kri-zash ndoshta mund të ir-ritonte shumë njerëz, por në të njëjtën kohë do të bëjë shumë të tjerë që të ëndër-rojnë”- shkruajnë mediat e huaja teksa komentojnë ofer-tën e agjencisë angleze. Dhe bëhet fjalë për ekskluzivitet të plotë pasi jo vetëm që do të jetë një cift ai që do të kryejë udhëtimin por do të jenë ata personat e parë, e ndoshta të vetmit që do të kryejnë këtë udhëtim.

Në fakt propozimi i agjen-cisë tingëllon i cuditshëm sidomos për shkak të shumës së parave dhe kohëzgjatjes së udhëtimit. E kush do të kishte kaq kohë të lirë dhe kaq shumë para? Natyrisht që milionerë, manjatë, sheikë, vipa apo trashëgimtarë të pasur mund të marrin në konsideratë këtë udhëtim të jetës të quajtur The Ultimate Journey (Udhëtimi I fundit).

Destinacionet përrallore përfshijnë vende shumë të njohura dhe tashmë të shndërruara në kult si gjiri magjik i Halong në Vietnam, Kanioni I madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i fuqishmi dhe romantiku Taj Mahal në Indi, Petran, sim-boli i Jordanisë, tempujt An-gkor në Kamboxhia, kaskadat Iguazu mes Argjentinës dhe Brazilit, Piramidat egjiptiane, Qytetin e ndaluar në Pekin

dhe Machu Picchu në Perù. Sigurisht që në itinerarin e udhëtimit të jetës ka dhe shumë vende të tjera e për fat të mirë dy personat që do të kryejnë udhëtimin do tlë ndalojnë edhe në Shqipëri, përderisa Butrinti, Berati dhe Gjirokastra janë në listën e trashëgimisë botërore të Unesco-s. Teorikisht janë 157 vende që do të vizitohen në 730 ditë.

Natyrisht që turi është

i personalizueshëm sipas kërkesave të klientëve. I vet-mi kufi zim është siguria, pasi asnjë destinacion i rrezikshëm për jetën e dy udhëtarëve nuk do të përfshihet në itinerar. Aventura superluksoze përf-shin transport nga një vend në tjetrin me biznes klas i cili konsiderohet si minimum i standartit. Cifti i udhëtarëve do të pushojë në hotele luk-soze ndër të cilët përmenden: Sandy Lane (Barbados); Hotel George V (Paris); The Plaza (Neë York); The Taj Mahal Palace (Mumbai); Cipriani Hotel (Venecia); and The Ritz-Carlton Hotel (Moskë)

Por udhëtimi i fundit nuk është i vetmi që agjencia Very-firstto ofron për klientët e saj. Nën konceptin ekskluziv agjencia ofron edhe të tjera përvoja të pazakonta dhe të

shtrenjta. Vlen të përmenet se zgjimi mes një fushe me një milionë petale trënda-filash të kuq vlen 70 mijë stërlina dhe ky është më pak I kushtueshmi. Një udhëtim në hapësirë kushton 105 mijë stërlina ndërsa një propozim martese nëpërmjet një spoti 30 sekondësh në televizionin kombëtar kushton ca më shumë, pra 135 mijë stërlina. Ka dhe një propozim tjetër për dashurinë dhe këtu bëhet fjalë për një fi lm dy minutësh të shkruar nga vetë klienti me ndi-hmën e një skenaristi dhe një regjisori. Ky fi lm propozohet si një mënyrë për të deklaruar dashurinë.

Por duke iu rikthyer për-vojës së propozuar për dy vjet pushime në cdo sit të shpal-

Argëtimet “falas” më të mira në botëFalas” është një fjalë magjike për të gjithë, sidomos për

ata që udhëtojnë me një buxhet të kufi zuar dhe për më tepër në kohë krize ekonomike. Edhe pse mundet të duket më tepër një fjalë jo dhe aq e vërtetë, kudo nëpër botë ka disa vende ku mund të bëhen gjëra fantastike pa shpenzuar asnjë qindarkë. Edhe në qytete si Londra apo Nju Jorku mund të kursesh e të argëtoheshm ndërkohë që në vende të tjera si Kazinonë e Madhe në Montekarlo duhet të paguash vetëm për hyrë brenda saj apo në Las Ramblas të Barcelonës duhet të paguash vetëm për tu ulur disa minuta. Ja një listë që ekspertë të udhëtimit kanë përgatitur më argëtime falas.

■ The Kensington High Street Roof Gardens në LondërJanë një vend joshës mes tre kopshteve të ndryshme. I vetmi difekt është se nga popullariteti që ka shpesh prenotohet për ngjarje speciale duke u mbyllur për pub-likun e lirë.

■ Arti i rrugës në Buenos Aires qyteti është i mbushur me lagje e rrugë të famshmë për artin outdoor, si La Boca, Caminito e Calle Lanín. Në sa-jtin e zyrtar të turizmit të Buenos Aires gjendet një hartë e tureve dhe itinerareve.

■ Bazilika e Shën Pjetrit në VatikanNdër vendet më të mëdha të shenjta të kristianizmit, që mund të marrë deri në 60 mijë vetë, sigurisht pa pagesë, dhe që ka brenda saj kryeveprat e Mikhelanxhelos, Ra-faelos dhe Bramantes.

■ Smithsonian në Washington Muzeu dhe qendra më e madhe e kërkimit në botë. Përf-shin muzetë e Hapësirës, Historisë amerikane, Historisë së natyrës dhe Parkun kombëtar Zoologjik. Po në këtë qytet mund të vizitoni parlamentin ku të sodisni statujat e politikanëve më të njohur.

■ Katedralja Notre Dame në Paris Një nga ikonat më të admiruara të udhëtarëve, që është ndërtuar për dy shekuj. Brenda saj mund të vizitosh pa paguar histori dhe art njëherësh. Ndërsa në Luvër mund të shijoni gjithcka nëse shkoni të premteve pas orës 18.00, të dielën e parë të muajit ose nëse jeni nën 26 vjec.

■ Pazari i madh në StambollKa shumë pazare në botë por shumë pak syresh mund të konkurrojnë Pazarin e Stambollit për nga pasuria dhe gjerësia. I hapur në vitin 1461, ka 58 rrugë dhe më shumë se 4000 dyqane.

■ Xhamia e Hasan II, Kazablanka Më e madhja në Marok me minaren më të lartë në botën dhe cati që hapet. Kush nuk është musliman mund ta vizitojë vetëm në ture me udhërrëfyes.

lur pasuri botërore, ia vlen të përmendet se 5 mijë stërlina nga shuma që do të pagua-jnë udhëtarët do të shkojë për Unesco-n.

Megjithatë ka një pikë të hapur në këtë udhëtim të jetës, duke ditur se për cdo vit Un-esco, shton të paktën 20 site të reja në listën e pasurive botërore. Kur cifti fatlum të ketë mbaruar udhëtimin lista do të ketë paktën 40 vende të reja. Ndoshta kjo do të shtyjë ideuesit dhe drejtuesit e agjen-cisë që të mbajnë sërish në kat-egorinë e përvojave të pakryera më parë, udhëtimin dy vjecar. Gjithsesi një gjë është e sigurtë; për të parë të gjitha pasuritë e njohura të botës, do të duhej një jetë e tërë dhe pa dyshim shumë para.

MumbaiGateway of India- Qëndroni para harkut monumental përballë portit të Mumbait dhe vëzhgo argëtimin e njerëzve gjatë festave. Është vendi më i mirë për të fi lluar një udhëtim në Indi.

ROVENA RROZHANI

Dëshironi të udhëtoni

Shqipëria në Udhëtimin e Jetës

Petra ne Jordani

Page 18: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

E premte, 22 mars 2013www.SHQIPTARJA.com18 Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të shihni një film

Kur errësira pushton mendjenMe aktorët Rooney Mara, Channing Tatum, Jude Law dhe Catherine Zeta Jones.

Trilleri psikologjik mund të jetë fi lmi i fundit për regjisorin Steven Soderbergh

“SIDE EFFECTS“ në një triller postmodern alla Hickok shfaqet premierë këtë fundjavë. Historia e një çifti njujorkez dhe misteri i pilulave

Emily Taylor është një grua e re e shkatër-ruar nga depresioni.

Pas daljes nga burgu të bashkëshortit të saj, Mar-tin, mendohet të hedhë pas krahëve të shkuarën e errët, por në fakt gjendja e saj rën-dohet akoma më shumë, duke shkuar deri në tentativë vet-vrasjeje. Fillon kështu lidhja me doktorin Banks, psikiatër i suksesshëm, që i jep ilacet. Pilula që kanë efektet e tyre anësore, përfshirë dhe hum-bje vetëdije. Një ditë ndërsa Martin gjendet i vdekur në shtëpinë e tij dhe të gjithë dyshimet shkojnë tek Emily, e cila nuk kujton asgjë. Fil-lon kështu një kalvar i gjatë hetimesh, në të cilat përfshi-het edhe psikologu, por teksa duket se situata mund të jetë

nën kontroll ndodh krejt e kundërta.

Minutë pas minute, tensio-ni është i lartë dhe adrenalina

SKEDA E FILMIT

■ Titulli: “Side Effects”

■ Regjia: Steven Soderbergh

■ Skenari: Scott Z. Burns

■ Aktore: Jude Law, Channing Tatum, Cathe-rine Zeta-Jones, Rooney Mara, Vinessa Shaw

■ Gjinia: Trillere pakursyer në trillerin dram-atik “Side Effects” që fi llon sot projeksionet në kinema Mil-lennium. Filmi i drejtuar nga regjisori Steven Soderbergh, sjell në ekranin e madh një

kast të njohur aktorësh. Në rolin e Emily është Rooney Mara ndërsa bashkëshorti i saj interpretohet nga aktori Channing Tatum. Në kast janë edhe aktorët e njohur Jude

Laë dhe Catherine Zeta Jones.Regjisori Soderbegh kthe-

het me një fi lm që eskploron territoret më klasike duke luajtur me konvencionet e trillerit. “Side Effects” ndihet

i frymëzuar nga stili hickoki-an i cili bazuar mbi skena-rin e Scott Z. Burns, sjell një film për të mos u humbur. Kritika e ka vlerësuar më shumti pozitivisht filmin duke mëshuar në stilin post-modern që “Side Effects” sjell në gjininë e trillerit psikologjiko-dramatik

Filmi, i vlerësuar pozi-tivisht edhe gjatë festivalit të Berlinit, mendohet të jetë i fundit për regjisorin Steven Soderbergh. Në prag të 50- vjetorit të tij, ai ka deklaruar se do të tërhiqet nga realizimi i fi lmave. Me-dia ndërkohë shpreson që ky vendim i regjisorit të mos jetë përfundimtar, në të kundërt kritika shprehet se mjeshtëria dhe stili i tij do t’i mungojnë kinemanë.

Page 19: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

E premte, 22 mars 2013www.SHQIPTARJA.com 19Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Lugae argjendtë

Receta nga Dhurata Thanasi

...ekstrem, të mbyllur herëherë të ftohtë, por “të besës” siç do t’i quanim ne shqiptarët. Eksporatorë, luftëtarë të hershëm, ku deti ka qenë element thelbësor i jetës së tyre.

Pesto thuhet të ketë lindur herët, por e njohur “zyrtarisht” është e viteve ‘800. Përbërësit e saj janë elementë të rritur dhe gjendur në territorin e Ligurias dhe e gatuar me përbërës të njëjtë, por të rritur në vende apo ter-ritore të tjera Pesto Xhenovese nuk është e njëjtë dhe ka shije krejtësisht të ndryshme. Borziloku që përdoret është ai i rritur në një qytezë të vogël në veri të Xhenovas, i quajtur Pra’, ku serrat e mbjella me borzilok zënë pothuajse gjithë sipërfaqen e kodrave të tij. Ardhur nga fjala “pesto” që do të thotë shtyp dhe përziej, rrah, Pesto përgatitet në “havanë” mermeri ose prej një guri të quajtur ardezia dhe me pinoli (stika) ligure, që konsidero-hen më të mirat në vlera në të gjithë Italinë, vajin ekstra të virgjër, prod-huar nga ullinjtë taxhiaskë, shumë të famshëm për vajin e lehtë dhe delikat në shije, si dhe kripa e trashë e bregdedit Ligur. Më poshtë po ndaj me ju recetën e vjetër të vjehrrës sime zonjës Maria Delfi na, e cila dhe sot në moshën 86 vjeçare e përgatit “il Pesto Genovese” në havanin e saj shumëshekullor të trasheguaer nga të parët e saj.

SI RUHET PESTOPesto Genovese ruhet në kava-

noza qelqi në vende të ftohta ose fri-gorifer, por edhe në kavanozë plas-tikë dhe konservohet ne ngrirësit e

PROFIL

Dëshiron të qëndrosh në shtëpiPROGRAMACIONET DHE FILMAT NE TV

SOT

E SHTUNE

E DIEL

DIGITALB

VIZION+

KLAN

TOP-CHANNEL

20:06 “Fiks Fare”

20:45 “Film Don Juan DeMarco””

KLAN

VIZION+

DIGITALB

19:00 “Deme anesore” Aksion

TOP-CHANNEL

20:45 Big Brother Albania 6

21:00 AL PAZAR - The Best Of Nr.2

20:05 Jo vetem mode emision

20:15 “Pop-Channel”

20:12 Exclusive

KLAN

VIZION+

DIGITALB

TOP-CHANNEL

20:45 Portokalli

23:00 “Gol” Drame

19:35 Anatomia E Greit serial premiere pj14920:55 X Factor Albania 2 nata 14

21:00 “Xhoda Akbar” Drame

21:00 Lugina e ujqerve - Serial Turk

19:45 Arkitekturë urbane

20:45 APARTAMENTI 2XL

21:05 “Hugo” Hits

21:30 “Riprodhuesi i fi lmave” Komedi

21:00 Zone e Lire

20:10 Kuzey guney ep.5

20:00 Mos e beso po deshe (R) - Emision argetues

21:00 Kuzey guney ep.6-7

20:05 Biznes Familjar serial

19:00 “Seksi dhe qytetit 2” Hits

Cel. 0696070651

RRUGA “MUSTAFAMATOHITI”, PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

LOUNGE BARKARAOKE NIGHT

Pesto Genovese dhe bimët aromatike

Detaj

Info.com

frigoriferit për deri 6-9 muaj. Përdoret si shoqëruese me njoki,

pastë të tipit linguine, supa të ndry-shme, brusketa etj. Xhenovezet në dialekt thone “cu’ Pestu va tattu ben’” në shqip “me Pesto shkon çdo gjë”. Sigurisht varet dhe nga mideja’, pëlqesa dhe shija e çdokujt prej nesh!

PËRGATITJASë pari për përgatitjen e pestos

fi llohet me hedhjen e thelpijve të hudhrës në havan dhe ca kokrrave kripë, ca pika vaj ulliri dhe rrihen mire e mirë derisa hudhra të kthe-het në krem. Pas saj, pak nga pak shtohen fl etët e borzikokut, por jo të gjitha, pinolit, pak djathra dhe vazhdohet dalëngadalë rrahja me havan duke e lëngështuar masën heraherës me vaj ulliri. Masa e për-gatitur duhet të jetë e njëtrajtëshme. Kripa që shtohet vepron si gërryes dhe sëbashku me vajin e ullirit uni-formon gjithë salcën. Vazhdojmë të njëjtën gjë derisa t’i kemi mbaruar të gjitha gjethet dhe përberesit e tjerë dhe kështu kemi përftuar Pesto Xhenoveze. Pestim të këndshëm!

vijon nga faqja 15

Përbërësit:50 gr gjethe borziloku½ gotë uji vaj ulliri ekstra të virgjër (i detyruar)4 lugë gjelle djath parmix-hano regiano 2 luge gjelle djath Pecorino ( romano, toskani, sardo, sipas dëshirës)2 thelpij hudhër1 lugë gjelle pinoli ( stika)1 lugë kafeje kripë e trashë

Erëzat më të njohura në kuzhinë

Borziloku i Prasë

NGA TRADITA ndërkombetare e kuzhinës vjen përgatitja e një salce të njohur, me bazë borzilokun

Eshtë një ndër bimët aro-matike më të njohura falë

dhe aromës se jashtëzakon-shme që ka. Si bimë që rritet gjithandej Mesdheut përdoret gjerësisht në pjata dhe gatime të ndryshme, pije freskuese alkoolike etj. Gjendet dhe kultivohet tashmë gjithandej botës, por merr karakteristikat e tokës dhe ambjentit ku rritet. Një nga varietetet më të mira të saj gjendet në Pra’, një qytezë në gjirin e rivieres Ligure në Itali. Borziloku i Pra’-së është unikal si për formën e gjethes, ngjyrën e gjallë e mbi të gjitha aromën e pazëvendësueshme. Me këtë lloj borziloku përgatitet një nga salcat më unikale në botë : Pesto Xhenoveze.

DAFINA Kjo bimë është një ndër më të lashtat dhe të përdorurat në kuzhinën tonë dhe atë ndërkombëtare. Përdoret shumë në marinim, konservim, por dhe në përgatitjen e pjatave apo gjellëve me mish, supërave me perime apo bathë të thata, për mbështjelljen e djathrave të ndryshëm.

ROZMARINANjë bimë aromatike tjetër mesdhetare është dhe rozmarina. Në kuzhinë i perdorim vetëm gjethet. (personal-isht e përdor dhe kërcellin e drunjtë për përgatitjen e shishqebabeve të

mishit dhe perimeve). Përdoret për të aromatizuar mishin dhe peshkun, por dhe kur kaurdisim qepën, kar-rotën dhe selinonë si bazë për supëra të ndryshme.

SHEREBELA Eshte konsideruar si bima e shëndetit dhe një fjalë e urtë thotë: “Kush ka Sherebelën në bahçe e ka shëndetin në trup!”. Në kuzhine përdoret që nga aromatizimi i gjalpit, ne mbushjet e makaronave ravioli, salcave me mish të grirë etj.

MAJDANOZI Një bimë e mrekullueshme dhe pasuri të antioksidantëve në të. Është mirë që të evitohet skuqja e tij, i freskët demostron vetitë e tij më të mira dhe gjatë shtatëzanisë përdorimi i majdanozit të mos i kalojë kufi jtë e përdorimit normal.

Page 20: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

20 E premte, 22 mars 2013

DOSSIER

LUTJA që ish-ministri i internuar i dërgonte Komandantit nga Roskoveci, u lexua edhe nga shefi i tij në ekzekutiv, i cili nuk e mëshiroi aspak gjenera-lin, duke e shtyrë edhe më shumë drejt greminës

Ekskluzive

Mehmeti e injoronte ish-vartësin e vet me fjalët: “Demagog, llafollog, hipokrit” dhe e zhvlerësonte plotësisht

LETRA PËR HOXHËN: Shehu ‘74: Balluku

hipokrit dhe frikacak!

ARMAND PLAKA

Pjesa e katërt(Vijon nga numri i djeshëm)

Beqir Balluku, ish-ministri tashmë i shkurorëzuar e rrëzuar nga froni, në dukje

shumë i lodhur, i plakur, i stresuar e i sëmurë rëndë, siç dëshmojnë edhe raportet nga ajo kohë, vendos t’i shkruajë një letër të gjatë vetë Enver Hoxhës, ku mundohet t’i japë shpjegime e për më tepër t’a sigurojë se ai do t’i mbetej besnik deri në vdekje kauzës së Partisë së Punës. Fundi i letrës së Bal-lukut në fakt përbën edhe pjesën më të rëndësishme të saj, pasi ai ka mbaruar tashmë me shtjel-limin teknik të çështjes së lindjes, hartimit dhe mbështetjes së të ashtuquajturave “teza të zeza” që binin në kundërshtim me ato të Këshillit të Mbrojtjes. Në faqet 41-46 të letrës, ai tashmë ka vendosur të shpalosë kërkesën e tij për t’u vënë në shërbim të partisë “edhe me punë krahu” nëse ajo do ta kërkonte, duke pranuar se atij nuk mund t’i lindte e drejta të bënte as kërkesën më të vogël ndaj Partisë pas asaj që kishte bërë, dhe në fund i drejtohet Enver Hoxhës me fjalët: “.. të eci përpara si qytetar i thjesht e patriot në rrugën e lavdishme që udhëheq partija me në krye shokun Enver, kjo ësht kërkesa e ime e vetme në kët moment tragjik të jetës t’ime”, duke mos harruar që të shtojë se “i lutem partisë që të më japi mundësinë të fi lloj jetën rishtazi” apo se “fëmijët e mij dhe i tërë rrethi i im familjar ..të ecin në rrugën e jetës si bij e bija të saj e jo si armiq klasor”. Do të ishte e tepërt të komentoje fjalët e Ballukut në këtë letër, duke pasur parasysh gjendjen e tij, e të besosh nëse ato ishin vërtetë ato çka ai mendonte në shpirt e në mendje, apo ishin thjesht mënyra e vetme për të shpëtuar atë çka mund të shpëtonte nga e gjitha kjo tragjedi, ndërkohë që fati i tij tashmë dukej i vulosur. Sidoqoftë, duke pasur parasysh edhe dëshmi të tjera historike si dhe rrëfi met e herpashershme të ish-hetuesit të tij, Kristofor Mertiro, ish-vartësve e kolegëve, si dhe dëshmitarëve të kohës, Beqir Balluku ka besuar deri në fund jo vetëm tek kauza e

PPSH-së dhe tek Enver Hox-ha si lider i saj, por edhe tek mëshira e këtij të fundit, çka na shtyn të besojmë se edhe kjo letër ishte një përpjekje serioze me besimin se ai do të falej.

Më poshtë përmbajtja e plotë e pjesës së fundit të letrës së Beqir Ballukut, (marrë nga Arkiva Qen-drore e Shtetit, shih: F. 14. /AP STR V.1974, D. 250, fl . 1-46 ), e cila ash-tusikurse në tri numrat e mëparshëm, transmetohet nga origjinali, e pakor-rektuar sipas normave aktuale drejtshkrimore të gjuhës shqipe.

* * *

BALLUKU: S’IA MOHOJ MERITAT PETRITIT

Me gjithë pikëpamjet e kritikat që i kam bërë Petritit un nuk kam mohuar kurrë aftësitë e tij eksperiencën e stazhin e gjatë në ushtri pra duke bërë kët propo-zim un kam menduar me bindje e ndërgjegje të plotë se n’përputhshmëri me gjendjen e tij shëndetsore dhe stazhin e gjatë në shtatmadhori ay ësht adapt në

postin e ministrit. Përsa i përket sektorit

të punës ku mund të punoja un i kam thënë

shokut Hysni se un jam i gatshëm kudo që të men-

dojë partija, por pam-varsisht se kam menduar

se mund të kontriboja në aparatin e kryeministrisë

ku të merresha me sektorin ushtarak M.e R. sigurisht

mendoja që në kët rast ky sek-tor të riorganizohej e plotëso-hej, për të përballuar drejtimin

e punës e përgatitjen e organeve shtetrore. Në përfundim të ksaj

letre un i jam drejtuar partisë e shokut Enver me ndjenjën e ndërgjegjen e plotë të pendesës, për gabimet e fajet e rënda që kam bërë, i bindur plotësisht për

drejtësinë e masave ndëshkimore të marra ndaj meje, dhe i lutem asaj nxehtësisht të më fali për dëmet që i kam sjellë.

“RASHË VIKTIMË E PRESIONIT REVIZIONIST”

Partija e shoku Enver qysh në moshën 24 vjeçare me dhan dorën më edukuan dhe më udhëhoqën në luftën fisnike për çlirimin, ndërtimin e mbrojtjen e atdheut t’onë socialist, dhe sot me gjithë moshën t’ime të pjekur e stazhin e gjatë në gjirin e partisë, un rash viktimë I presionit të ideollogjisë borgjezo-revizoniste, dhe në kët moment tragjik të jetës t’ime, ajo bëri të gjitha përpjekjet për të më shpëtuar e korrigjuar nga kjo sëmundje e rëndë, ky qëllim nuk

eë, -

F. D. h-

e et r-

ve të

mjet e ë Petritit

ar kurrë riencën

ë ushtripropo-

duar meje të plotë

sg

dva

seap

ku ush

mentor thej,

e punshtet

letre e shondërgjpër g

b

Periudha kur u shkrua le-tra e Beqir Ballukut përkon

me fazën përpara zhvillimit të Plenumit të 6 të K.Q. PPSH në datat 16-17 dhjetor 1974, i cili realisht vulosi fatin për-fundimtar të tri gjeneralëve “puçistë”. Nisur nga kjo, merret me mend se edhe shpresat e Bal-lukut për t’u mëshiruar mund të ishin të justifikuara, çka e forcon më shumë pikëpamjen e shprehuar më lart se ai mbeti me shpresë se Enver Hoxha do t’a vinte dorën në zemër. Sig-urisht se plenumi paraardhës, mbajtur në datat 25-26 korrik 1974, dhe letërkëmbimet mes

Hoxhës, Kapos dhe Shehut, të cilat do të zbuloheshin shumë vite më vonë në faqet e shtypit shqiptar, kishin shtruar me kohë terrenin për eliminimin e tyre, gjë që do të ndodhte më 5 dhjetor 1975. Gjykimi i tre gjen-eralëve do të zhvillohej në datat 31.01.-05.02.1975 në seanca të Gjykatës Speciale Ushtarake dhe do të ishte thjesht një pohim i akuzave të bëra më parë nëpër forumet apo “gjykatat” e partisë. Gjykata konkludoi në vendimin e saj me dënim më vdekje “me pushkatim” për tre gjener-alët: Balluku, Dume dhe Çako, kurse të akuzuarin e katërt si

pjesëtar “aktiv në komplot”, gjeneral Rrahman Parllakun e dënoi me 25 vjet, shumicën e të cilave ai i vuajti gjatë viteve të mbetura të diktaturës dhe sot është akoma gjallë. Ekzekutimi i tri gjeneralëve dhe dënimi me burg i gjeneral Parllakut nuk do të ishin të vetmit. Ato do të pasoheshin nga një numër dënimesh me afate të ndryshme, degradime e një valë terrori të pashembullt mbi ajkën e kuad-rove të Ushtrisë shqiptare, e cila do të njihte dhe një valë tjetër spastrimesh në vitin 1982-1983, para se Shqipëria të rrëzonte përfundimisht diktaturën.

Dokumenti

Letra e Ballukut u shkrua mes dy plenumeve politike

Beqir Balluku (majtas), Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu në vitet ‘60

Page 21: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

21E premte, 22 mars 2013

DOSSIER

u arrit për fajin tim.Me gjithë se un tani nuk kam

asnji të drejt morale t’i baj partisë edhe kërkesën më të vogël, por me gjithë atë po i drejtohem me lutje zemrës së madhe të kësaj mëme fi snike që të më fali për gabimet e fajet e rënda që kam barë, dhe të mos më rreshtoj në radhët e arm-iqve të saj, por të më konsideroj si ish birin që ka gabuar rëndë, dhe që kërkoi dorën e fuqishme të saj, për të dalë nga bataku i botës së urryer borgjezo-revizoniste, dhe të eci deri në fundin e jetës t’ime me

Letra e Beqir Ballukut nuk do të lexohej vetëm nga

Enver Hoxha. Ajo do të shkon-te me porosi të këtij të fun-dit edhe në duart e Mehmet Shehut, i cili e mori në dorë-zim atë nga Haxhi Kroi, ish-sekretari personal i Hoxhës. Është jo vetëm interesante, por edhe e dhimbshme të mendosh se Shehu, e kthen mbrapsht atë duke e injoruar me arrogancë e mospërfillje. Shehut arsyetimi dhe kërkesat për falje e mëshirë të Ballukut në ato 46 faqe, ndërsa vuante i sëmurë rëndë në internim, i i shin dukur thjesht dhe vetëm: “Demogagji, hipokrizi,

llafollogji, frikë - mbrojtje e trashë”. Paradoksalisht, të njejtën rrugë do të zgjid-hte pas 7 vitesh edhe vetë Shehu, i c i l i ndryshe nga Balluku, nuk mundi ose nuk deshi t’i nënshtrohej dot as “gjyqit të partisë” e as atij të “drejtësisë” së kohës, duke i shkruar personalisht Hoxhës, një letër të gjatë, e cila është zbuluar shumë vite më pas ( nga historiani Paskal Milo në fillimvitet 2000), por gjithsesi para letrës që Balluku i shkroi Hoxhës në vitin 1974, të cilën Shqiptarja.com e botoi të plotë në katër numra rresht vetëm gjatë kësaj jave.

Ndërkohë nuk na dëshmo-het dot përgjigja e Enver

Hoxhës, e cila sigurisht se tashmë njihet nga të gjithë, pasi ajo u përcoll për publikun e djeshëm e atë të sotëm, fare e qartë dhe evidente. “Beqir Balluku të dënohet me vdekje, së bashku me dy gjeneralët e tjerë, vartës të tij, Petrit Dume e Hito Çako!”. Zyrtarisht ky ishte vendimi i Gjykatës së Lartë që u zbatua në mesnatën e 5 dhjetorit 1975, pasi ishte refuzuar kërkesa për falje nga Presidiumi i Kuvendit Popul-lor, e datës 5 nëntor 1975. Por jo vetëm kaq. Mbi ekzekutimin

e tyre më vonë, gjatë viteve të demokracisë dolën fakte të reja e makabre të cilat flisnin për një ekzekutim jo sipas rregul-lave të kohës. Fati i kufomave të tre gjeneralëve të ekzeku-tuar në rrethana të panjohura, do të merrej vesh shumë më vonë, në vitin 2000, më 18 korrik, kur familjarët dhe pasardhësit e tri familjeve të gjeneralëve do t’i gjenin ato në Vranisht të Vlorës, ku ishin ruajtur për 25 vjet rresht nga një njeri fisnik, A. Majko, ish-drejtues lokal, sipas porosisë që ky i fundit kishte marrë nga Kadri Hazbiu.

Ironia e fatit

I njejtë dhe ai i Dumes dhe Çakos

Edhe Shehu i shkroi Hoxhës para vdekjes

“Përgjigja” e Hoxhës dhe fati i Ballukut

kauzën e saj si patriot.

I LUTEM PARTISË, MË LINI TË VDES SI PATRIOT!

Un i lutem nxehtësisht partisë që kët pjesë të shkurtër të jetës t’ime ka kaloj me qëllim në jetë, për kët arsye të ma japi mundësinë që atë ta kaloj në gjirin e shoqërisë t’onë socialiste me dëshirën e gatish-mërinë e zjarrtë që edhe un të jap nji kontribut të vogël në betejën për ndërtimin socialist të vendit kudo që të shifet e arsyeshme, bile me gjithë

moshën e gjendjen shëndetsore jam i gatshëm edhe në punë krahu me qël-lim që kët pjesë të jetës ta ngrys jo në anën tjetër të bar-rikadës, por në anën e partisë e popullit, se pse nga interesat e kauza e tyre nuk ka pasur e nuk do të ketë ndo nji motiv që të më ndaj, un nga rëzimi e penalizimi i ideollogjisë së huaj dua të ngrihem të mos qëndroj në llu-min e saj, por të eci përpara si qytetar i thjesht e patriot në rrugën e lavdishme që udhëheq partija me në krye shokun Enver, kjo ësht kërkesa e ime e vet-me në kët moment tragjik të jetës t’ime.

“JETA IME, NË DORË TË PARTISË”

E siguroj partinë e shokun Enver se me gjithë gabimet e fajet që kam bërë, për shkaqet që

shtjellova më lart të cilat i dënoj me ndërgjegje të plotë, se në zemrën e mendjen t’ime nuk ësht shuar e nuk do të shuhet kurrë dashurija ndaj partisë e shokut Enver. I lu-tem partisë që të më japi mundësi-në të fi lloj jetën rishtazi, i lutem që me shpatën e saj të mpreht, të presi nga rrënjët pjesën e keqe të jetës t’ime që të vetë në varr jo si armik i partisë e popullit, por si qytetar i thjesht patriot, dhe që fëmijët e mij dhe i tërë rrethi i im familjar që jan të lidhur si mishi me kockën me partinë dhe që dënojn me ashpërsi gabimet e fajet e mija të ecin në rrugën e jetës si bij e bija të saj e jo si armiq klasor.

E përfundoj kët letër me ndërgjegje të tronditur dhe i pen-duar për gabimet e fajet që kam bërë dhe i bindur se damet që i kam sjellë partisë nuk lahen as me jetën t’ime e cila ësht në dispozicjon të partisë në ç’do moment.

Afirmoj solemnisht para par-tisë e shokut Enver se me gjithë gabimet e fajet që kam bërë në zemrën e mendjen t’ime aktu-alisht jo vetëm nuk ësht shuar por në të kundërtën ësht shtuar urrejtja kundër armiqve impe-rialisto-revizionistë dhe besimi e vendosmërija për të luftuar e fituar kundër tyre si në fushën politike, ideollogjike dhe për t’i dërmuar e asgjesuar në luftën e armatosur.

Rroft partijaRroft shoku Enver

Me respekt të thellë ndaj par-tisë K.Q e shokut Enver

Ish anëtari i partisë (Beqir Balluku)

Roskovec më 18.9.1974

u arrit për fajin tim.Me gjithë

kauzën j i i

Faksimile e përgjigjes së Mehmet Shehut për letrën e Beqir Ballukut drejtuar Enver Hoxhës, pas rekomandimit që ky i fundit i bënte ish-kryeministrit. Shehu pasi e lexoi letrën e ktheu mbrapsht me shënimin: “Demogagji, hipokrizi, llafollogji, frikë - mbrojtje e trashë”.

Faksimile e letrës përcjellëse të ish-sekretarit personal të Hoxhës, Haxhi Kroi për Mehmet Shehun 24.09.1974

NË FOTO:Petrit Dume dhe Hito Çako

NË FOTO:Beqir Balluku gjatë seancave gjyqësore, shkurt 1975

NË FOTO:Mehmet Shehu natën e (vet)vrasjes, 17 dhjetor 1981

Page 22: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

22 E premte, 22 mars 2013 SPORT

FIFA: Blatter negociator mes Kosovës dhe Serbisë

Henriksen: Presioni është mbi ne, jemi të detyruar që të fi tojmë

ZYRIH

Komiteti ekzekutiv i FIFA-s nuk e ka ndryshuar vendimin për

Kosovës sipas të cilit ajo duhet të të marrë leje në Federatën e Serbisë për të zhvilluar ndeshje brenda dhe jashtë vendit, por gjithmonë për ekipet kombëtare dhe jo për përfaqësuesen. Por komiteti or-

ganizativ i organit më të lartë të futbollit botëror ka vendosur që të ngarkojë kreun e këtij institucioni, Sep Blatter që të vazhdojë negoci-atat mes Kosovës dhe Serbisë për ti dhënë zgjidhje njëherë e mirë kësaj cështje mes dy shteteve për ti dhë-në në fund të drejtë shtetit më të ri në botë, Kosoës që të përfaqësohet në kompeticionet europiane dhe

botërore. Një lajm të tillë e ka konfirmuar për mediat sekretari i përgjithshëm i Federatës Kosovare të Futbollit Erion Saliu. “Blatter tha se është diskutuar gjerë e gjatë kjo çështje dhe është vendosur që vetë vetë presidenti i FIFA-s të autorizohet nga Komiteti Ekzekutiv që të negociojë me palën serbe, por edhe me Federatën e Futbollit të

Kosovës, për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme”, ka thënë Saliu. Tashmë pritet që Blater të ndjekë të njëjtën strategji me Kosovë dhe Serbinë sikur është duke ve-pruar edhe Catherine Ashton me kryeministrat Thaçi e Daçiç për zbatimin e disa marrëveshjeve. Takimet pritet që të nisin së shpejti në Zvicër.

Miqësoret

Norvegji

“S`kemi çfarë humbasim, duhet të guxojmë”

Sot në orën 19:00 Norvegji-Shqipëri në “Ulevall”

De Biasi: Nuk e kemi frikë Norvegjinë

LAJME SHKURT

LajmiShqipëria sot do të luajë në Oslo për-ballë ekipit të Nor-vegjisë për kualifi-kueset e kampionatit botëror Brazil 2014. Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e tretë, ndërsa dy ndeshjet e radhës me nordikët janë de-cizive për shanset tona për kualifiki-min në Brazil.

OSLO

DYLBER BALLA

Pak orë përpara ndeshjes me Shqipërinë që do të zhvillo-

het sonte në Norvegji, mesfush-ori i ekipit nordik, Henriksen shprehet optimist për të marrë një rezultat pozitiv përballë Sh-qipërisë. Henriksen e vlerëson maksimalisht ekipi shqiptar, pa-varësisht se renditet më poshtë në FIFA, por në gripin E është

në vendin e tretë dhe nëse do të marrë një fi tore do të parakalojë automatikisht nordikët. “Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Shqipëria luan një futboll të shpejtë me futbollistë që janë të njohur në disa nga ligat e Ev-ropës. Ne luajmë në shtëpi, por kjo nuk do të thotë se ndeshjen do ta nisim me një gol diferencë,

përkundrazi duhet të bëjmë kujdes nga euforia, pasi kundër-shtari nuk ka se cfarë të humbë dh edo të luftojë me të gjitha forcat deri në fund për të dalë me një rezultat pozitiv. Kjo do të thotë që presioni është mbi ne” shprehet Hekriksen. Mesfushori është një nga pikët më të forta të ekipit kombëtar norvegjes.

ELEMINATORETFORMACIONI I SHQIPERISE

■ Berisha, Cana, Mavraj, Dallku, Agolli, Basha, Bulku, Roshi Vila, Çani, Salihi. Tr: G. De Biasi

■ Formacioni i Norvegjisë

■ Jarstein, Hedenstad, Hangeland, Forrer, Rise, Søderlund, Henriksen, Nordtveit, Jenssen, Ely-ounoussi, Abdellaoue. Tr: Olsen

■ Shqipëri-Qipro 3-1

■ Zvicër-Shqipëri 2-0

■ Shqipëri-Islandë 1-2

■ Shqipëri-Slloveni 1-0

■ Norvegji-Shqipëri sot

■ Shqipëri-Norvegji 7 qershor

■ Slloveni-Shqipëri 6 shtator

■ Islandë-Shqipëri 10 shtator

■ Shqipëri-Zvicër 11 tetor

■ Qipro-Shqipëri 15 tetor

Renditja, Grupi E

■ Zvicra 10 pikë

■ Norvegjia 7 pikë

■ Shqipëria 6 pikë

■ Islanda 6 pikë

■ Sllovenia 3 pikë

■ Qipro 3 pikë

Dje pasdite kombëtar ka mbërritur në Norvegji. Mbrëmë kombëtarja

është akomoduar në njërin prej hoteleve më të mira të Oslos, ndërsa sot është planifikuar një seancë e shkurtër stërvitore para ndeshjes. Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit Gianni De Biasi ka shprehur edhe njëherë tjetër besimin e palëkundur që do të dalin me një rezultat pozitiv nga stadiumi “Ulevall” në Olso. Tekniku italian në përfundim të përgatitjeve tre ditore në Durrës ka deklaru-ar se ekipi është në gjendje shumë të mirë psiko-fizike dhe gati për të treguar vlerat më të mira në fushë. ”Nuk e kemi aspak firkë kundër-shtarin, por vetëm e respek-tojmë. Sot do të zbresim në fushë për të bërë më të mirën dhe për të marrë një rezultat pozitiv. Jemi mirë fi zikisht, shpresojmë që të bëjmë një paraqitje të mirë. Duhet të luajmë më shumë kujdes dhe ta mbajmë kundërshtarin sa më larg zonës së rreptësisë për të shmangur edhe situatat e pakëndshme. Me norvegjezët duhet të luajmë të barabartë duke treeguar karakter dhe identitet në fushë. I kemi të gjitha mundësitë për ta ndalur dhe madje për ta parakaluar në renditje” thotë De Biasi. Përsa i përket fformacionit pritet që Shqipëria të zbresë në fushë me Berishën në portë, Cana-Mavraj në qendër të mbrojtjes, Agolli dhe Lila nga krahët. Mesfusha do të jetë e dendur me 5 futbollistë. Basha para mbrojtjes dhe me

detyrë organizatori, Bulku shkatërrues, Roshi me Vilën nga krahët, ndërsa Çani do të qëndrojë i tërhequr para sul-mit duke lënë të vetëm Sali-

hin. Dilema e vetme e De Bia-sit është se kë do të aktivizojë mes Çanit dhe Sadikut. Valdet Rama premton besnikëri, pa-varësisht se nuk ka udhëtuar

drejt Norvegjisë për ndeshjen e sotme, pasi nuk ka arritur të plotësojnë në kohë të gjithë dokumentacionin, por ka premtuar edhe njëherë që i qëndron vendimit për të luajtur me Shqipërinë. Drejt Norvegjisë për këtë ndeshje kanë udhëtuar një numër i konsiderueshëm tifozësh, dhe drejtuesit e FSHF me në krye presidentin Armando Duka. Ky është momenti ku Shqipëria duhet të japë mak-simumin, pasi vendos për kaulifi kimin, nëse humb i jep lamutumirën botërorit.

■ Botërori 2014, janë ndeshjet më të forta sot në EuropëSot do të zbresin në fushë edhe shumë ekipe të tjera për ndeshje eleminatore të kampionatit botëror Barzil 2014. Kështu disa nga ekipet me peshë në Evropë sot do të kenë ndeshje relativisht të lehta të letër, Në Grupin A ndeshja më e rëndësishme është mes Kroacisë dhe Serbisë. Në grupin B Çekia do të presë ekipin e Danimarkës. Në grupin C Kazakistani ka një ndeshje shumë të vështirë me Gjermaninë. Në grupin D Hollanda ka një ndeshje të lehtë me Estoninë. Në gripin E përvec Shqipërisë në Norvegji do të ndeshjeet edhe Sllovenia me Islanën. Portugali e Ronaldos do luajë në Izrael, Anglia udhë-ton në San Marino, Spanja pret Finlandën dhe Gjeorgjia ushëton në Francë.

■ Gjyqtari: Ja si manipulohet shorti i Champions LeagueIsh-gjyqtari ndërkombëtar turk, Ahmet Çakar preten-don se UEFA ka përdorur një sistem për magnetizimin e goglave për të manipuluar shortin e çerekfi naleve të Ligës së Kampioneve me qëllim që të evitohej për-plasja e klubeve të mëdha. Çakar tregoi si funksionon ky sistem ku disa nga goglat e magnetizuara krijojnë vibracion në momentin kur bëjnë kontakt me një ele-ment metalik që mbahet në dorë nga personi që i tërheq. Në ceremoninë e shortit, shihet ku Sekretari i UEFA, Infantino, lëviz dicka pranë vazos që mban goglat me emrat e ekipeve çerekfi nal-iste sipas Çakar, shërben për të aktivizuar sistemin magnetizues.

■ Ndahet nga jeta rekordmeni olimpik Pietro MenneaSporti italian është në zi, pasi u largua nga jeta në një klinikë në Romë në moshën 60-vjeçare, ish rekordmeni olimpik për garën e 200 metrave Pietro Mennea. Legjenda italiane humbi betejën me jetën pas një lufte të gjatë me kancerin. Mennea ishte fi tues i lo-jërave olimpike Moskë 1980 në 200 metra dhe mbajtës i rekordit botëror në distancë për më shumë se 16 vjet. Mennea ka qenë edhe në Shqipëri para pak kohësh. Mennea është shembulli i brezit të ri.

Ekipi kombëtar në aeroportin e Oslos

Page 23: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

23E premte, 22 mars 2013

FJALEKRYQI SPORTIV

FJALEKRYQI PA SKEME

IPR S K

HORIZONTAL1. Janë meduza. -Janë artet si... vizuale2. Conte trainer -Thurte ditën dhe shthurte natën3. Mbyllin një koment -Eshtë shahu i fundit -Një dru si pisha -Mund të jetë me sahat.4. Një lloj njeriu -Anna e Tolstojt -Fise pa fe5. Një fjalë goxha -Këndojnë me zë të trashë.6. Bëjë një dopjo. -Janë temperaturat më të ulëta. -Fillojnë aktivitetin.7. Mbyllin fushatat. -Gjarpri që u vra nga Apolloni. -Inicialet e Dreiser8. I Prin ushtrisë në marshim. -Inicialet e Mascagni-t -Memoria në computer.9. Jamë moluskët, butakët për bojë -Eshtë anije transporti.

6. Pak literaturë. -Anderson aktore.7. Difton në teori. -Sorvino aktore. -Inicialet e Moravia-s.8. Eshtë mënyrë foljeje që çudit.9. Një sëmundje diktatorësh. -Fillojnë daljen.10. Eshtë si mantel -Një pjesë e kiromantëve.11. Nuk tregon identitetin -Një mjet transporti publik.12. Halili këngëtare.

-Eshtë private kur është imja ose e jotja.13.Të parat në olimpiadë -Ndërmarrje Operative Lokale. -Edouard piktor.14. Mbyllen me epilog -Ekstreme gabimi.15. I famshëm ai i Gilgameshit -Hahen të dytat.16. Tartari pianiste. -Një sulm kardiak.17. Janë në masë -Janë si kaçakë.

P A L A D I N E L M O S T V A NO R A T O R E T E B A N F I K IN O M A D E T A B E N J A M I N

M A L O N E V E R T E T I M IU A N A N A T A R T A R I N I RS T I N A P A N T O M I M A AH I U T S E N D E L A U A L E TT K S A R A N D A M U R A E K LA P T U A N G E L A R I G L A R ER A M O S D U M E B A R A K A TA P A R A T R T U T I A R E N EK A R A T E I S T I O K R A H E T

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME

F E D G A R S T A RR O D A R A F R A N K

K O L A A G I N D ET A B E L A T A R Z R

K A K A W E S L E Y S N E I J D E RA K U M A R E K H A M S I K A S IM P R O S T U I O N

F A L C A O N K A T A IS E T K B U S H I AF T L U I S N A N I B E N

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

K A G K J U R I SA S T R I T R O J E TP R A J O N I T A E

J O N A T H A N P RB A J A M E A L E

M A T E M A T I K AS E N A T J H A T JU S E I D R E J T IK T H J O P L I NS N A M E R I I DE I K U P E L E T OS K U B I K A B U L

DASHI DEMI BINJAKET

MERI

GAFORRJA

LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI

SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT

Kadri Vokopola

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

16 5 8 17 3 18 3 2 2 8

1 8 3 3 16 9 19 3 4 6 5

18 3 6 8 4 2 6 14 4 1 4

4 5 6 9 5 15 8 1 19 19 5

3 3 11 1 14 9 1 6 3 4 5

11 12 3 14 10 3 4 5 14 5 6

6 4 3 11 6 3 6 1 6 7 16

15 4 4 3 7 19 5 14 1 12 4

4 3 5 4 16 1 6 3 12 3 14

3 3 4 3 16 1 1 19 15 2 3

6 3 14 4 1 16 15 8 6 1 14

18F 3 A 13J 5 I 3 4 9 3 6 1

ASTROLOGE - 0900 673 4000

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

DUHET TË NXINI 33 KUTI

1 2 3 4 5 6 7 8 9

10 11 12 13 14

15 16 17

18 19 20 21 22 23

24 25 26

27 28

29 30 31 32

33 34 35 36

37 38 39 40 41

42 43

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV

HORIZONTAL1. Oerter ish-kampion i hedhjes së diskut.3. Nasri te Manchester City.7. Pak reumatizmë.10. Ricardo, që qe portier legjendar spanjoll.12. Pak luftarake.14. Fillojnë njëzëri.16. Kufi zojnë një zabel.17. Diku në qendër.18. Personazhi në foto.23. Në hyrje të sallës.24. Andrea aktore.26. Personazhi në foto.27. Qendër mësimi.28. Personzhi në foto.29. Lemond, ish- kampion i çiklizmit.31. Kufi zojnë lëvizjet.32. Unë dhe ti.33. Janë dyluftimet.34. Fillojnë lejen.

35. Minga i paharruar i futbollit tonë.37. ... devils, siç thirren lojtarët e Manchester Utd.38. Ferdinand mbrojtës anglez.41. Ente Autonome Lokale.42. Pernaska, ish,bomber i yni.43. Sir Charles, ish as i NBA.,

VERTIKAL1. Një pjesë e aziatikëve.2. Armstrong ish- çiklist (inic).3. Të parat në sondazh.4. Mbyllin një sirtar.5. El Pibe de Oro i futbollit.

6. Një Gjergji mesfushor i yni.8. Terihati ish-volejbollist.9. Samir portier i yni.11. Lippi trainer.13. Një puizë freskie.15. Dovana ku luan Teuta.18. Ente Informative Belge.19. Eshtë Topi i Leo Messi-t.20. Centrale Rajonale Turke.

21. Aktorja e fi lmit “10”.22. De Rossi te Roma.25. Indurain, ish as i çiklizmit.26. Federer tenist.28. Një pjesë e relacionit.30. Jupi ish-mesfushor.33. Gjysma e dritës.36. Pak balistike.39. Fise pa fe.40. Derisa janë në fund.

nga zonjanga zonja RIRR PH SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR

10. Gjysmë rajoni. -Ato televizive janë me lajme.11. Borova aktor -Lane aktore. -Maket pa kufi j. 12. Besim pa kufi j. -Neill aktor. -Komandohen nga gjeneralët.

VERTIKAL1. Eshtë kompozim i kënduar -Fillojnë nesër2. Ato të mëdha përfshijnë Kubën. -Skuadër greke3. Ndalet në kufi j -Një fjalë e pamjaftueshme. -Ai i parë bëhet me zoo.4. Perignon i champagne-s. -Një e artë për të parin 5. Mund të kthehen në mllef -Robert Altman. -Kufi jtë e lëvizjes.

Duke qënë se sot hëna do jetë në shenjën e Shigjetarit ju do keni mundësi të jeni më optimist dhe ndoshta të ndermerni udhëtime dhe të kontaktoni me njerëz që janë largë apo vijnë nga largë.Daljet romantike nuk do mungojnë.

Dita e sotme me sa duket me hënën në shenjën e Shigjetarit do ketë të bëjë shumë me cështjet eko-nomike për ju.Sqarimet që keni me të tjerët në këtë drejtim do jenë në favorin tuaj dhe në të njëjtën kohë favorizoheni në dhurime të ndryshme.

Dita e sotme me hënën përball shenjs tuaj do sjell një frymë të re bash-këpunuese e cila e për-mirëson klimin në lidhje me marrëdheniet tuaja në përgjithësi si dhe me marrëdhënien në cift në vecanti

Ka shumë mundësi që të ndjeheni më mirë dhe më të gjallë në ditën e sotme.Dicka e re futet në jetën tuaj dhe e ndryshon më së miri rutinën e përditshme.Nuk do mungojnë disku-time apo takime pune si dhe udhëtime.

Dita e sotme do jetë shumë argëtuese dhe e gëzu-eshme.Marrëdhënie të mira me partnein në cift apo punë krijuese si dhe udhë-time me njerëz të dashur nukdo mungojnë.Mund të bëni blerje të mira dhe pl-anifi koni takime romantike.

Dita e sotme do jetë e përqndruar kryesisht në cështjett familjare.Ndry-shime rregullime sqarime si dhe zhvendosje në disa raste nuk do mungojnë.Mund të ftoni dhe të afërmit tuaj për të festuar apo për të dikutuar

Dita e sotme me sa duket jus jell shume ide lajme dhe energji e cila I për-mirëson planet tuaja apo ju bënë më shkathët për-ball mundësive që do da-lin para jush ditën e sotme.Mund të keni ndonjë udhë-tim me njerëz të afërt.

Dita e sotme jus jell shkëlq-im dhe lajme të mira në aspektin ekonomik.Me sa duket më në fund edhe ju mund të ndjeheni mirë gjatë këtyre ditëve dhe të dini më shumë apo të shpenzoni më shumë.Në planet er-rotike keni përparësi.

Ju do keni mbështetje dhe përkrahje të padiskutuar në ditën e sotme.Mbas disa situatave të paqarta në planin ekonomik apo në lidhje me karrieren.Disa situate në familje duhet ti keni shumë ku-jdes në këtë periudhë.

Dita e sotme do jetë e rëndë-sishme në lidhje me planet që keni përsa I përket kar-rierës dhe së ardhmes tuaj.Disa lajme nuk do ju pëlqejnë dhe ndoshta nuk do jeni dakort edhe me ndryshimet që do ju duhet të bëni me puneën apo në familje.

D i t a e s o t m e d o j u sjellmë shumë se kur njerëz të këndshëm pra-në vetes.Do ndjeheni mirë dhe me dëshirën për të dal apo argëtuar.Nuk do mungojnë flertet dhe situatat e këndshme me partnerin erroik .

Sot hëna do je të në shenjën tuaj dhe k jo ju nxjerr nga bl lokimi shpirtëror apo melankolia që ju kishte mbuluar ditët e fundit.Më së miri do përshtateni me ndryshimet apo do tentoni drejt gjërave të reja në jetën tuaj.

Page 24: NDI për herë të parë me nivelin më të lartë vëzhgues në ... · Frikacak, hipokrit dhe demagog Bamir Topi: Zgjedhjet në rrezik, Berisha vjedh ISH-PRESIDENTI RREGJISTRIMI

24 E premte, 22 mars 2013

Departamenti i Marketingut:Cel: +355696060419

[email protected]

Shpërndarja:Saimir Zenelaj

cel : +355696060418Ermal Kacaniku

cel : +355696088847

• Alba MallteziDrejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BashaDrejtore e Shqiptarja.com

• Genc KondiZv.Kryeredaktor

Politika: Jakin MarenaEkonomia: Genc KondiSociale: Esmeralda KetaKulturë: Admirina Peçi

Design: Altin AliajGenti Manelli

Website: Suela Gera Indrit Maraku

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

LAJMENGA BOTA

Origjina e Lajmit!

VALË UHFSATELITORTOKESOREKANALI 50KANALI 48

NË PREFEKTURAT:TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158

Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi

Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë

GJITHMONE PRANE JUSH!www.shqiptarja.com

GJITHMONE PRANE JUSH!

Cyan magenta yellow black

■ BE kërkon bllokim të kapitaleve në QiproBashkimi Evropian kërkoi dje sërish të bindë drejtuesit qipriotë të vendosin një bllokim të kapitaleve të depozituara në bankat e ishullit mesdhetar për të shmangur falimentimin e tyre. Rreziku që duhet të shmanget është ai i daljes së Qipros nga zona euro, theksuan diplomatët në Bruksel. Ndërkohë që bankat duhet të qendrojnë të mbyllura deri të martën, janë dhënë porosi nga klientët për transferimin e miliarda eurove të vendosura në bankat e ishullit kur të nisin aktivitetet e bankave. Vendimi për vendosjen e një bllokimi të kapitaleve u përket institucioneve qipriote.

■ Ali Ahmeti: S’krijojmë “Shqipëri të vogël”Shqiptarët asnjëherë nuk kanë luftuar për Shqipëri të Madhe apo të Vogël, as nuk kanë punuar për Shqipëri të Madhe. Por kanë punuar e luftuar që të jetojnë të lirë në vendet ku ata jetojnë dhe trashëgim ua kanë lënë të parët e tyre, deklaroi dje lideri i partisë shqiptare në Maqedoni Ali Ahmeti. Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti një tubim në Çair të Shkupit, ku u shpall kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, si dhe programi partiak për zgjedhjet e 24 marsit. Ai foli për provokacion të shtypit lidhur me synimet për ndryshimin e rendit kushtetues në Maqedoni.

■ Barak Obama, pro shtetit për palestinezëtPresidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama zhvilloi dje një vizitë në Bregun Perëndimor, ku u takua me presidentin e autoritetet palestinez Mahmud Abbas. Gjatë kësaj vizite, presidenti Obama deklaroi se është i angazhuar për një shtet të pavarur palestinez. Sipas analistëve të çështjeve ndërkombëtare, palestinezët e akuzojnë Obamën se ka bërë shumë pak për të ndaluar Izraelin që të mos ndërtojë vendbanime, aty ku ata shpresojnë se një ditë do të jetë territori i tyre. Obama kishte deklaruar një ditë më parë se SHBA janë aleat i përjetshëm i Izraelit.

■ Itali, përfundojnë konsultimet për qeverinëTë gjithë liderët politikë italianë u takuan me pres ident in Napolitano, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë për krijimin sa më të shpejtë të një qeverie. Që prej zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme të muajit shkurt, ku asnjë prej koalicioneve nuk fi toi numra të mjaftueshëm për të formuar qeverinë, Italia vazhdon të qeveriset nga një kabinet i përkohshëm teknik. Tre blloqet kryesore politike refuzojnë të formojnë aleanca midis tyre, ndërsa asnjë aleancë tjetër, e një prej këtyre tre koalicioneve me një parti të katërt nuk do të garantonte shumicën.

■ 2014, skocezët në referendum për pavarësinëSkocezët do të votojnë më 18 shtator të vitit të ardhshëm në referendumin për të përcaktuar nëse Skocia duhet të qendrojë në përbërje të Britanisë së Madhe apo duhet të dalë si shtet i pavarur. Në votim, klasa politike nacionaliste, veçanërisht kryeministri Salmond, synon të thërrasë të gjithë personat mbi 16 vjeç. Kjo lëvizje është kritikuar nga mbështetësit e qendrimit brenda Britanisë, si përpjekje për të shfrytëzuar të rinjtë nacionalistë “që s’kuptojnë efektin e votës”.