24
Cyan magenta yellow black ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 257 E MARTË, 31-10-2017 www.shqiptarja.com VENDIMI I QEVERISË 80 MIJE FAMILJE DO MARRIN SHPERBLIM PER VITIN E RI Ministria e Finacave njoſton se do të përfitojnë pensionistët e disa kategori të tjera të popullsisë FAQE 6 MBLEDHJA E GRUPIT PS Rama: Koha të bëjmë shtet me ujin, prerje masive për vjedhësit “Brenda 45 ditëve do nis puna për ‘Rrugën e Arbrit”. Deputetët sulm ministrave: Jeni bërë si pronarë firmash FAQE 8-9 VENDIMI REGJISORI OPINION Shpëton Vetingu, Kushtetuesja rrëzon gjyqtarët Shuhet në moshën 88-vjeçare Mihal Luarasi Bulizmi në shoqërinë e sotme: Më shumë se problem i shkollës FAQE 11 FAQE 16 FAQE 17 nga Rea Shundi DOREHEQJA SURPRIZE NDËRROHET KREU I SHISH, IKËN VISHO AJAZI, PROPOZOHET BENDO Kryeministri i ka propozuar dje Presidentit zëvendësuesin. Helidon Bendo, emigranti me dy emra në krye të SHISH-it FAQE 2-3 FAQE 12 FAQE 20 “5 PYETJE NGA BABARAMO” INTERVISTA GENC GJOKUTAJ: ÇFARE ME KERKOI BERISHA PER FATOS NANON Naser Neziri, mekaniku që u bë aktor në Belgjikë Avokati i njohur si prokurori që hetoi Fatos Nanon krahason çështjen “Tahiri” me ato “Basha” dhe “Nano” Flet aktori shqiptar i lindur në Kumanovë e i rritur në Belgjikë: Shpresoj të performoj në atdhe nga Aurora Allushaj FAQE 4-5 Adriatik Doçi Raporti i KLSH, të gjitha shkeljet që gërryen 1/4 e buxhetit të shtetit për 2016. 1.3 miliardë lekë dëm vetëm për paga dhe shpërblime 820 MILIONE EURO DEM NE BUXHET, JA PERGJEGJESIT Raporti ekskluziv

NDËRROHET KREU I Raporti ekskluziv

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Cyan magenta yellow black

ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 257 E MARTË, 31-10-2017 www.shqiptarja.com

VEND

IMI I

QEV

ERIS

Ë80 MIJE FAMILJE DO MARRIN SHPERBLIM PER VITIN E RIMinistria e Finacave njofton se do të përfitojnë pensionistët e disa kategori të tjera të popullsisë

► FAQE 6

MBLEDHJA E GRUPIT PSRama: Koha të bëjmë shtet me ujin, prerje masive për vjedhësit“Brenda 45 ditëve do nis puna për ‘Rrugën e Arbrit”. Deputetët sulm ministrave: Jeni bërë si pronarë firmash

► FAQE 8-9

VENDIMI REGJISORI OPINION

Shpëton Vetingu, Kushtetuesja rrëzon gjyqtarët

Shuhet në moshën 88-vjeçare Mihal Luarasi

Bulizmi në shoqërinë e sotme: Më shumë se problem i shkollës

► FAQE 11 ► FAQE 16 ► FAQE 17nga Rea Shundi

DOREHEQJA SURPRIZE

NDËRROHET KREU I SHISH, IKËN VISHO AJAZI,

PROPOZOHET BENDOKryeministri i ka propozuar

dje Presidentit zëvendësuesin. Helidon Bendo, emigranti

me dy emra në krye të SHISH-it ► FAQE 2-3

► FAQE 12

► FAQE 20

“5 PYETJE NGA BABARAMO”

INTERVISTA

GENC GJOKUTAJ: ÇFARE ME KERKOI BERISHA

PER FATOS NANON

Naser Neziri, mekaniku që u bë aktor në Belgjikë

Avokati i njohur si prokurori që hetoi Fatos Nanon krahason çështjen “Tahiri”

me ato “Basha” dhe “Nano”

Flet aktori shqiptar i lindur në Kumanovë e i rritur në Belgjikë: Shpresoj të performoj në atdhe

nga Aurora Allushaj ► FAQE 4-5

Adriatik Doçi

Raporti i KLSH, të gjitha shkeljet që gërryen 1/4 e buxhetit të shtetit për 2016. 1.3 miliardë

lekë dëm vetëm për paga dhe shpërblime

820 MILIONE EURO DEM NE BUXHET, JA PERGJEGJESIT

Raporti ekskluziv

2 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.com

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi dorëheqjen e ish-kreut të SHISH,

Visho Ajazi Lika. Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së grupit parlamen-tar demokrat, Basha u shpreh se kreu i SHISH pati presione pas raporteve për implikimin e punonjësve të policisë në kultiv-imin dhe trafikun e drogës. “Kam konstatuar presione ndaj kreut të SHISH. Por një gjë është e sigurt se, një SHISH që harton raporte për përfshirjen e policëve në trafi-kun e drogës, është halë në sytë e narkoshtetit dhe të Edi Ramës. Kjo do të thotë se narkoshteti po përdor gjithçka për të mbyllur aferën e Tahiri por e kundërta do të ndodhë. Tahiri nuk do t’i shpëtojë drejtësisë. Bota perëndimore nuk do lejojë që Shqipëria të kthehet në narkoshtet, në shtet të dështuar dhe të sunduar nga bandat. Kjo çështje nuk do mbyllet por të tjera do hapen në vijim”, u shpreh Basha. Kreu demokrat iu rikthye edhe njëherë çështjes Tahiri, duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos i bëjë presion Prokurorisë, por të lejojë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. “Edi Rama të mos i bëjë presion prokurorisë. Saimir Tahiri duhet të arrestohet. Përdorimi i imunitetit parlament bëhet për të mbrojtur atë dhe Tahirin”, tha Basha.

Basha: Kreu i SHISH pati presione për drogën

Kryetari i PD

DOREHEQJA SURPRIZE

Ndërrohet kreu i SHISH, ikën Visho Ajazi, propozohet Bendo

Kreu i shërbimit Informativ ka dhënë dorëheqjen, kryeministri Rama i ka propozuar dje Presidentit zëvendësuesin

Largohet Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika dhe në vend të tij pritet të emërohet

Helidon Bendo. Visho Ajazi Lika ka dhënë dorëheqjen, duke i paraqitur zyrtarisht largimin nga detyra kryeministrit Edi Rama. Lajmi u mësua dje pasi kryeministri Rama i propozoi Presidentit Ilir Meta emrin e ri, atë të Helidon Bendos, gjatë një takimi të zhvilluar në mesditë. Ka qenë vetë e zyra e shtypit pranë Kryeministrit ka dhënë detaje nga takimi duke konfirmuar se: “Rama i propozoi Metës lirimin e Drejtorit të Sherbimit Informativ, Visho Ajazi, dhe emërim në këtë detyrë të zv.drejtorit të Shërbimit Informativ, Helidon Bendo. Propozimi i kryeministrit për lirim dhe emërim në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, erdhi pas dorëheqjes nga detyra të drejtorit të këtij shërbimi, të cilën kryetari i qeverisë e mirëpriti duke e falen-deruar zotin Visho Ajazi për kontributin e tij”, thuhet në njoftimin e Kryemi-nistrisë. Helidon Bendo, nuk është një I panjohur për shërbimin e intelig-jencës, pasi ai ka një ek-speriencë 20-vjeçare në SHISH. Bendo ka mba-jtur detyrën e zëvendës drejtorit të SHISH që nga prilli i vitit 2016. Visho Ajazi Lika u emërua në detyrën e drejtorit të SHISH në gusht të vitit 2012 nga Kryeministri Sali Berisha dhe me dekret të Bujar Nishanit, por ligji përcakton se mandati i drejtorit të Shërbimit Informativ është i pakufizuar, duke lënë vetëm dy opsione për largimin e tij: ose me vendim-marrje personale të drejtorit të SHISH-it, ose me konsen-sus Kryeministri-Presidencë. Sipas ligjit, shefi i Shërbimit Informativ propozohet nga Kryeministri dhe dekretohet nga Presidenti. Helidon Bendo duhet të marrë dekretin e Pres-identit të Republikës përpara se të ulet në karrigen e drejtorit të ri të SHISH.

KUSH ËSHTË KREU I RI I SHISH

Helidon Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tremujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toun në

kuadër të ligjit të dekriminal-izimit. Nga deklarimet e tij, re-zulton se Helidon Bendo njoihet edhe me një tjetër emër, Johan Bendo. Sipas tij, ky është emri i pagëzimit të tij përgjatë kohës që ai ka qëndruar si emigrant në Greqi. Helidon Bendo ose Johan Bendo ka qëndruar për tre vite si emigrant në Greqi që nga viti 1991 deri në vitin 1993 ku ai ka ndryshuar tre herë vendqëndrimin. Duke parë më tej edhe jetëshkrimin e tij faqen zyrtare të SHISH, Helidon Bendo deklaron se në vitin 1993 ka përfundu-ar studimet për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, por në formularin e dekriminalizimit ai deklaron

se ka qenë emigrant në Greqi, duke bërë të paqartë aktivitetin e këtyre viteve apo mënyrën e përfundimit të shkollës së lartë, pasi për të njëjtën periudhë ka deklaruar dy aktivitete të ndryshme. Në këtë formular ai nuk ka deklaruar të ketë pasur ndonjëherë probleme me ligjin apo të jetë hetuar për ndonjë vepër penale. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Në CV-në e tij Helidon Bendo ka shkruar gjithashtu se i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.

PRITET PRESIDENTI Tashmë pritet qëndrimi i

Presidentit Meta në lidhje me këtë propozim, për t’i hapur

rrugë marrjes së detyrës nga Helidon Bendo. Duhet thek-suar se vetëm nëse është da-kord edhe Presidenti mund të emërohet kreu i ri i SHISH. Aktualiasht Bendo është I ko-manduar nga kryeministri si drejtor I SHISH derisa Meta të dekretojë emërimin e tij zyrtar.

Zbardhet formulari i vetëdeklarimit të kreut të ri të Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), He-

lidon Bendo. Në fomularin e plotësuar në kuadër të dekriminalizimit i cili është siguruar nga Shqiptarja.com, Bendo rezulton me dy emra, Helidon dhe Johan. Ndryshimi i emrit në Johan nga 46-vjeçari është bërë gjatë viteve të emigrimit në Greqi. Në shetin fqinj ai njihet pikërisht me emrin Johan Bendo. Helidon Bendo ka lindur në Korçë në vitin 1971. Ai ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, si zëvendës i Visho Ajazi Likës i cili u dorëhoq dje, nga muaji prill i vitit 2016 me propozim të kryeministrit Rama dhe dekret të ish-presidentit Nishani, ndërsa prej 21 vitesh punonte në SHISH.

Helidon Bendo, emigrantime dy emra në krye të SHISH-it

Formulari i vetëdeklarimit

SHBA. Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda

e jashtë vendit. Report TV ka zbardhur edhe formularin e vetëdeklarimit të Bendos në

Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar

pas dorëheqjes së kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika. Berisha shprehet i habitur me largimin e tij, teksa thotë se “Drejtori i Shërbimit Informativ Visho Ajazi, i shërbeu vendit me in-tegritet dhe përkushtim të veçantë, në drejtimin e këtij shërbimi dha sot papritur dorëheq-jen”. Ish-kryeministri deklaron se kjo nuk është një dorëheqje e thjeshtë, por sipas tij ka lidhje me denoncimet e bëra nga kreu i SHISH për trafikun e drogës e sidomos me çështjen “Tahiri”. “Analistë dhe burime të besueshme konfirmojnë se ai pagoi me dorëheqjen e tij të papritur, çmimin e de-noncimeve në prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumërta që fak-tonin lidhjet e Noriegës, narko-kabinetit dhe vël-laçko Olsit me drogën, trafiqet dhe krimin e bandat e tij… Dorëheqja në kulmim e skandalit të implikimit të Saimir Tahirit në dosjen Habi-laj dëshmon tmerrin e Rames nga dokumentet përveluese që SHISH mund të dorëzonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. I bëj thirje Komisionit të Sigurisë Kombëtare të marrë me urgjencë nga Sherbimi Informativ të gjithë dosjen e implikimit të Ramës, Olsit dhe min-istrave të tij në trafiqe dhe banda kriminale! “

I habitur me dorëheqjen:

Pagoi çmimin e denoncimeve

Helidon Bendo

Godina e SHISH

3www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017DOREHEQJA SURPRIZE

Fatos Klosi: Visho Ajazi largoi profesionistët, mori të politizuarit

Ish-kreu i SHISH flet në Studion e Report TV: Dorëheqja e papritur, krijon pikëpyetjet e veta I

sh-drejtori i SHIK-ut, Fatos Klosi në studion e Report TV ka analizuar dorëheqjen e kreut të Shërbimit Informativ

Shtetëror, Visho Ajazi Lika gjatë ditës së djeshme. Në fjalën e tij ai tha se emërimet në këtë organ janë bërë fatkeqësisht nga politika duke larguar njerëzit profesionistë dhe në vendin e tyre janë zgjedhur njerëz që kanë qenë të implikuar me politikë. Largimin e shefit të SHISH, Klosi e ka cilësuar si të papritur, duke shtuar se në pe-riudhën e demokracisë drejtuesi i këtij institucioni është larguar me shkarkim nga kryeministri, por më parë duhet të merrte dekretimin nga Presidenti i vendit. I pyetur për zyrtarët amerikanë që janë parë gjatë ditës së djeshme teksa vizitonin ambientet e Shërbimit Informa-tiv Shtetëror, ai e ka cilësuar si një diçka të zakonshme, pasi bashkëpunimi me CIA-n ka qenë shumë i ngushtë prej vitesh. Sipas tij, dorëheqja e tij nga drejtimi i këtij institucioni ka patur një kompronis mes presidentit dhe kryeministri, largime të tilla pa kompromis nuk mund të ketë.

Si e keni parë dorëheqjen e Visho Ajazit, a është e papritur, si e keni parë ju këtë vendim në mes të diskutimeve, pra për fatin e tij në këtë pozicion së fundmi?

Për mua është e papritur, sigurisht, aq sa di unë, për punën e SHISH-it, pasi në neni e parë të tij thuhet se puna e tij është sekrete dhe normalisht nuk duhet të komentohet, se nuk dijmë gjë. SHISH-i është përgëzuar për punën e mirë që ka bërë. Kështu që kjo dorëheqje të lë një çikë me dyshime, është kjo e vërteta apo janë ato që janë thënë më parë. Dorëheqja nuk është asnjëherë e thjeshtë, asnjëherë.

Si ndodh kur ndërrohet kreu i SHISH, çfarë procedurash ndiqen, kush është motivacioni, si funksionon?

Kreu i SHISH nuk është hequr me dorëheqje në përi-udhën e demokracisë, është

hequr me shkarkim. Proce-dura është shumë e thjeshtë, kryeministri është shefi direkt i shërbimit, shërbimi është pjesë e ekzekutivit, kështu që varet direkt nga kryeministri. Kryeministri propozon për ta emëruar ose shkarkuar, por në fund vendos Presidenti me

Nuk duhet të çuditemi për këtë veprimet brenda një orë, pasi kanë qenë veprime procedurale dhe i ndjekin dhe mediat. Edhe dorëheqja edhe caktimi i zëvendësuesit, duhet biseduar me presidentin sepse nuk mund të shpallet, pasi presidenti mund të shpall bllof

dhe nuk e pranon.

Ka lidhje kjo dorëheqje me këto ngjarje të bujshme?

Nuk e kemi shembujt e dorëheqjes, për mua është një dicka që nuk e njoh, dhe për mua është një diçka e kot. Unë e quaj të papritur këtë dorëheqjen, është një problem se kë lajmëronte të parin kreu i SHIK-ut, Presidentin apo Kryeministrin. Vendimet në Shqipëri i merr të gjitha Kryem-inistri. Informacionet SHISH i vlejnë atij që merr vendimet. Punëdhënësi i kësaj është vetë kryeministri dhe ai duhet të njoftohet i pari.

Pamë që kishte zyrtarë amerikanë që shkuan në ambi-entet e SHISH?

Marrdhëniet me CIA janë shumë të afërta dhe janë kon-sideruar si të shtëpisë, ato hyn e dalin rregullisht, nuk po them se kanë qenë rastësi, por një vizitë pune. Kjo u ka rënë në sy mediave se kanë qenë të in-teresuara edhe për aktualitetin.

Sa të interesuara janë in-stitucionet ndërkombëtare për këtë?

Padiskutim ka interesa, mbarëvajtja e punës në SHIK ka interes dhe për ta. Të gjithë shërbimet e huaja janë të interesuara për çdo gjë dhe rrjedhimisht duan të kenë shkëmbime mes tyre.

Do doja ta përmbyllnim me një përshkrim tuajin, si kanë ndi-kuar të gjitha këto në imazhin e këtij institucioni?

Është një institucion që ve-pron në mënyrë të fshehtë, por anëtarët nuk janë të fshehur. Ky u kthye kur erdhi Berisha dhe bëri një ndryshim të stafit, është e qartë se ky kthim është i garantuar nga Berisha. Ky është një institucion jo i politizuar dhe e dyta duhet të qendrojë në këtë formë, por fatkeqësisht pati emërime të njerëzve të cilët ishin të implikuar dhe të lidhur me politkën. Pra kishin garanci politike, sepse në fillimet e tyre ikën jashtë sepse e ndjenin veten fajtor.

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nën-tor 1912, u formua Qeveria, me kryeministër Ismail

Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të Shtetit Shqiptar. Ndër to, më 17 Dhjetor 1912, u mor Vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë Vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i msheftë për vise të shkeluna të Shqipërisë”. Për organizimin e tij u ngarkuan persona konkretë, ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri. Vazhdimësinë e shërbimit sekret shqiptar e shohim përsëri pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit (në vitin 1913), gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj.

Konsolidimi i Shërbimit Sekret Shqiptar në Qeverinë e Ahmet Zogut 1921 – 1939 Më 21 janar 1920, Kongresi Kombëtar i Lushnjës bëri organizimin e Këshillit të Naltë dhe risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe krijimin e Ministrisë së Brendshme. Më datë 24 dhjetor 1921, Ministër i Punëve të Brendshme u dekretua Ahmet Zogu, i cili bëri riorganizimin e MPB-së, duke krijuar dhe Seksionin Sekret. Drejtues i këtij Seksioni u caktua Haki Stërmilli. Parë në planin historik, shërbimi kryesor inteligjent shqiptar, gjatë kësaj periudhe, ka patur këto emërtesa: në vitin 1922, Sekretari Sekrete dhe, në vitet 1923-1939, Zyra Sekrete. Në nivel qendror, veprimtaria e shërbimit sekret do të drejtohej nga Zyra Sekrete, ndërsa në nivel vendor drejtohej nga Prefekti, i cili kishte ngritur një zyrë të posaçme që merrej me “çështje rezervate”.

Në konsolidimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar, nga janari 1927, pati rëndësi edhe organizimi i Shërbimit Informativ të Jashtëm, me qendër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e përfaqësuar nga selitë tona diplomatike, duke organizuar një rrjet informativ që vepronte i lidhur me mekanizmin konsullatë – legatë -prefekturë. Klane dhe forca politike të ndryshme, gjatë periudhës 1925 -1939, të shtyra nga interesa të ngushta dhe të përkrahura nga

jashtë, kanë provokuar trazira, komplote, vrasje, kryengrit-je, etj., me qëllim destabilizimin e vendit dhe cenimin e sigurisë kombëtare.

ORGANET E SIGURIMIT TË SHTETIT 1944 – 1991Pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhën dhjetor 1944

– mars 1945, Shteti Shqiptar i kushtoi menjëherë rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit. Këto ishin vijuese të Shërbimit Informativ Ushtarak gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Fillimisht, pas çlirimit të vendit u krijua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila funksionoi deri në vitin 1946, kohë kur u krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1966 u bë riorganizimi në tre drejtori: e para e Kundërzbulimit, e dyta e Udhëheqjes dhe e treta e Zbulimit Politik, strukturë që e ruajtën deri në vitin 1991.

REFORMIMI I SHËRBIMIT SEKRET SHQIPTAR 1991 Pas vitit 1990, me vendosjen e pluralizmit politik në

Shqipëri, Organet e Sigurimit të Shtetit u reformuan, duke iu përshtatur kërkesave të shtetit ligjor. Kështu, në vitin 1991 u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar, me Ligjin nr. 7495, datë 02.07.1991, “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar.” Detyrë parësore e këtij Shërbimi u vendos parandalimi, zbulimi dhe ndërprerja e çdo veprimtarie antikushtetuese që cenon lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse, tërësinë territoriale dhe pasurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë. SHIK-u u krijua si një institucion i depolitizuar dhe si i tillë ai ka pësuar vazhdimisht ndryshime të herëpashershme. Në vitin 1999, me Vendimin nr. 61, datë 22.11.1999, të Gjykatës Kushtetuese të RSH-së, ndryshohet emërtimi nga Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK) në Shërbim Informativ i Shtetit (SHISH).

dekretin edhe për emërimin edhe për shkarkimin. Kjo që ndodhi këtë radhë është mbasi jo e zakontë, pasi është e para dhe duke qenë e para, sigurisht krijon pikëpyetjet e veta.

U duk sikur u ezaurua kaq shpejtë brenda një ore, u la-

jmëruam për mbërritjen zotit Rama në Presidencë dhe më pas patëm menjëherë patëm dhe emrin Helidon Bendo dhe menjeherë patëm dhe reagimin zyrtar, kjo është situatë e kop-situr dhe çfarë mund të themi për këtë figurë që ka 20 vjet për kontributet e dhëna?

Shërbimi ndër viteHistoria e Sigurimit të Shtetit shqiptar nga viti 1912

DREJTUESIT E SHISH-IT NDËR VITE:

01.08.1991 DERI 29.06.1992 Irakli Koçollari

29.06.1992 DERI 09.04.1997 Bashkim Gazidede

09.04.1997 DERI 29.05.1997 Astrit Kodra (me komandim)

29.05.1997 DERI 21.08.1997 Arben Karkini

21.08.1997 DERI 07.08. 2002 Fatos Klosi

07.08. 2002 DERI 18.11.2002 Petrit Myftari (me komandim)

18.11.2002 DERI 27.01.2005 Kujtim Hysenaj

27.01.2005 DERI 09.08.2012 Bahri Shaqiri

09.08.2012 DERI 30. 10. 2017 Visho Ajazi Lika

30.10. 2017 Helidon Bendo (SHISH)Fatos Klosi Visho Ajazi

4 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comRAPORTI EKSKLUZIV

820 milionë euro dëm në buxhet, ja përgjegjësit

Raporti i KLSH, të gjitha shkeljet që gërryen ¼ e buxhetit të shtetit për 2016

Adriatik Doçi TIRANE

Organet e qeverisjes qen-drore dhe vendore, gjatë vitit 2016, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar

820 milionë euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Pra, rreth ¼ e buxhetit të shtetit shqiptar, për vitin që lamë pas, është ‘zhdukur’. Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin vjetor për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2016. Raporti është zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com. “Në total efektet negative në buxhetin e vitit 2016 llogariten në vlerën 109,546 milionë lekë ose 820 milionë euro”, thuhet në raport. Dëmi ekonomik është llogaritur duke përfshirë dëmet e shkaktuara nga të gjitha entet publike, duke përfshirë të ardhurat e munguara, rritjen e detyrimeve, shkeljet e legjisla-cionit tatimor, shkeljet e kodit doganor, keqadministrimin e pronës shtetërore dhe shkeljet e legjislacionit për taksat dhe tarifat vendore. Gjithashtu, janë llogaritur shpenzimet abuzive për paga, sigurime dhe shpërblime, shpenzimet operative, shpenzimet për investime, koncesionet, si dhe borxhi në sektorin e tati-meve, doganave dhe sigurimet shoqërore. “Nga auditimet në zba-tim të buxhetit 2016, KLSH ka konstatuar shkel-je të ligjshmërisë financiare kon-sideruar si dëme ekonomike për buxhetin e shtet-it (të ardhura të munguara apo dëme ekono-mike) në vlerën 19,909 milionë lekë ose 149 mil-ionë euro. Mungesë të ardhurash apo shpenzime jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, eficencës dhe efek-tivitetit në vlerën 38,461 milionë lekë ose 288 milionë euro. Konstatimet kryesore i takojnë fondeve të progra-muara për infrastrukturën rrugore, për shëndetësinë, për sektorin shtetëror të energjisë, në infrastrukturën e etj. Rritja e detyrimeve ndaj tatimeve dhe doganave (borxhi tatimor dhe doganor) si dhe skemës së siguri-meve shoqërore është në vlerë 51,175 milionë lekë ose 383 milionë euro për vitin 2016 dhe përbën mungesë direkte të ardhurash për buxhetin e shtetit”, thuhet gjithashtu në raport. Gjatë vitit 2016, KLSH ka realizuar 1

DËMI EKONOMIK SIPAS INSTITUCIONEVE DHE NATYRËS SË SHKELJEVE PËR VITIN 2016NË FUSHËN E SHPENZIMEVE

Autoriteti Rrugor Shqiptar 173,862 000 lekë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit 16,500 000 lekë

Ministria e Shëndetësisë 9,837 000 lekë Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 4,903 000 lekë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë 194,032 000 lekë

NË FUSHËN E SHPENZIMEVE OPERATIVE

Ministria e Punëve të Jashtme 1,074 000 lekë dhe 18,997 000 lekë

AKBN në vlerën 2,032 000 lekë

Ministria e Mjedisit 23,194 000 lekë

Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës në vlerën 210 000 lekë

Instituti i Statistikave 60 000 lekë

NË FUSHËN E INVESTIMEVEAgjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore 12,005 000 lekë

NË FUSHËN E TË ARDHURAVE Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 15,457 000 lekë

NË FUSHËN E SHKELJES SË LIGJIT Autoriteti Rrugor Shqiptar 88,674 000 lekë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë

241,911 000 lekë e 82,414 000 lekë

Ministria e Punëve të Jashtme 25,761 000 lekë

Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

151,863 000 lekë

361 auditime, nga 1 637 kontrolle të planifikuara. Në nivel ministrish dhe organesh në varësi të tyre, KLSH ka kryer 394 auditime, ndërsa në njësitë e qeverisjes vendore janë ushtruar 359 kontrolle. Të gjitha kontrollet janë kryer nga 386 auditues, të cilët kanë konstatuar 9 421 shkelje.

SHKAQET Në raporte renditen edhe shkak-

tarët që kanë prodhuar këtë abuzim me paratë publike, ku më kryesorja është moszbatimi i rekomandimeve të KLSH në të kaluarën. “Nga të dhënat e raportuara, vërehet nivel

i ulët i zbatimit të rekomandi-meve me 47%, pavarësisht se pranueshmëria e tyre është në m a s ë n 9 9 % . Konstatohet se niveli i zbatimit të rekomandi-meve në nivel ministrish është 22% ndërkohë që në pushtetin vendor ky nivel zbatimi rritet në 29%. Niveli i ulët apo, niveli zero i zbatimit të reko-mandimeve në disa subjekte, tr-

egon se nga titullarët e institucioneve akoma nuk është kuptuar rëndësia e zbatimit të rekomandimeve të Au-ditimit të Brendshëm. Neglizhenca e konstatuar tregon akoma varësinë që këto struktura kanë nga titullarët dhe pamundësinë në këto kushte për të shtuar presionin për zbatimin e rekomandimeve”, thuhet në raport.

DËSHTIMI I VETËKONTROLLIT Referuar raportit, KLSH ka kon-

statuar devijime në funksionimin e strukturave që monitorojnë ven-dosjen e sistemeve të kontrollit dhe sigurojnë që institucionet njohin dhe implementojnë kërkesat për një kornizë të menaxhimit financiar dhe

kontrollit funksionale. “Struktura përgjegjëse për menaxhimin finan-ciar dhe kontrollin nuk ka arritur të vendosë një urë komunikimi të përshtatshme me institucionet pub-like për të udhëhequr nga pikëpamja metodologjike këtë proces, jo vetëm të vështirë, por edhe sfidues. Konsta-tohet se përzgjedhja e personave në borde dhe komitete, në mbështetje të strukturave të Ministrisë së Finan-cave dhe Ekonomisë është realizuar jo në përputhje me kriteret dhe në disa raste konflikti i interesave ka ekspozuar vendimmarrjen ndaj riskut Operacional”, vijon raporti.

PASOJAT Sipas raportit, mangësitë e kon-

statuara në sistemet e kontrollit të brendshëm, në institucionet qen-drore, kanë sjellë si pasojë të ard-hura të munguara në shumën 19,787

Organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, gjatë vitit 2016, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar 820 milionë euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Rreth ¼ e buxhetit të shtetit shqiptar, për vitin që lamë pas, është ‘zhdukur’.

BILANCI

mijë lekë, dëm ekonomik në vlerën 414,507 mijë lekë, si edhe mungesë efektiviteti, eficience dhe ekono-micitetit në fushën e shpenzimeve dhe të ardhura, në shumën 635,232 mijë lekë. “Në fushën e të ardhurave vlera prej 15,457 mijë lekë konstat-uar në Ministrinë e Transportit dhe

Infrastrukturës, nga qiratë që duhej të paguante Koncesionari për për-dorimin e aseteve, pronë shtetërore, në formën e “Royalty Fee”në vlerën 15,457 mijë lekë”, thuhet në raport.

SHKELJET NË SHPENZIME Në fushën e shpenzimeve, KLSH

NË FUSHËN E PAGAVE DHE SHPËRBLIMEVE Bashkia Roskovec 842 000 lekë

Bashkia Mat 502 000 lekë

Bashkia Cërrik 1000 490 lekë

Bashkia Sarandë 2,437 000 lekë

Bashkia Tepelenë 2,120 000 lekë

Bashkia Kavajë 1,332 000 lekë PUNIME TË PAKRYERA

Bashkia Sarandë 46,400 000 lekë

Bashkia Tepelenë 12,867 000 lekë

Bashkia Kavajë 11,400 000 lekë

BORXHET E KRIJUARA Bashkia Fier 362,295 000 lekë

Bashkia Kavajë 191,000 000 lekë

Bashkia Dibër 100,000 000 lekë

Bashkia Devoll 100,000 000 lekë Bashkia Cërrik 91,732 000 lekë

Bashkia Gramsh 82,000 000 lekë

Bashkia Sarandë 78,000 000 lekë

TË ARDHURA TË MUNGUARA PËR BUXHETIN E SHTETIT

Nga shkeljet në zbatimin e legjislacionit tatimor 220,430 000 lekë

Nga shkeljet e legjislacionit në mbledhjen e sigurimeve shoqërore 62,887 000 lekë

Nga shkeljet në zbatimin e kodit doganor 1,388,745 000 lekë

Nga keqadministrimi i pronës shtetërore të dhënë me qera dhe koncesione

19,787 000 lekë

Bujar Leskaj

5www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017RAPORTI EKSKLUZIV

1. Kuadri rregullator është i paplotësuar, ka mbivendosje, dublime kompetencash dhe mungesë të ndarjes së përgjegjësive institucionale.

2. Nuk ka funksionuar bordi, komiteti shkencor me panelet, si dhe drejtorët e përgjithshëm pas vitit 2016 janë emëruar në kundërshtim me kërkesat përkatëse ligjore.

3. Ka shfaqur mangësi në administrimin e shërbimit civil, si dhe nuk ka një shpërndarje racionale të inspektorëve në rajone dhe sipas sektorëve brenda tyre.

4. Ka kapacitete të dobëta inspektuese: nga largimet e paligjshme; mungesa e përputhjes së kritereve të formimit profesional; mungesa e trajnimeve, testimeve, kualifikimeve dhe për pasojë cilësi dhe numër i ulët e inspektimeve.

5. Nuk janë trajtuar siç duhet masat administrative të dënimit me gjobë të subjekteve të gjendur në kundërshtim me ligjin.

6. Pajisjet laboratorike në masë të konsiderueshme janë të amortizuara e jashtë përdorimit dhe laboratorë janë të paautorizuar.

7. Mungojnë investimet në asete e infrastrukturën inspektuese, si dhe në pajisjet laboratorike me shtrirje në të gjithë vendin, të nevojshme dhe të domosdoshme për përmirësimin e sigurisë ushqimore në vend.

Në nivel ministrish dhe organesh në varësi të tyre, KLSH ka kryer 394 auditime, ndërsa në njësitë e qeverisjes vendore janë ushtruar 359 kontrolle. Të gjitha kontrollet janë kryer nga 386 auditues, të cilët kanë konstatuar 9 421 shkelje.

1. Krijimin e menjëhershëm të Këshillit Fiskal, si një autoritet i cili duhet të mbikëqyrë përputhshmërinë me rregullat fiskale, monitorojë konsolidimin fiskal, përfshirë saktësinë e parashikimeve makroekonomike, cilësinë e planifikimit buxhetor afatmesëm, si dhe të japë rekomandime që lidhen me qëndrueshmërinë fiskale dhe makroekonomike.

2. Përzgjedhja e këtij Këshilli t’i largohet praktikave formale të konstatuara gjatë konstituimit të bordeve të ngjashme, ndërkohë që gjykojmë se kriteret e përzgjedhjes së personave duhet të jenë të forta si referuar kapacitetit profesional dhe integritetit të personal, ku kusht me rëndësi është përvoja e konsoliduar në menaxhimin e financave publike.

3. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të marrë të gjitha masat për përmirësimin e faqe

4. metodologjisë së përdorur për parashikimin dhe zbatimin e programit të të ardhurave buxhetore në mënyrë që të eliminoje devijimet e shumta ndërmjet të ardhurave të vlerësuara në Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2016-2018 dhe të ardhurave të mbledhura nga Administrata Tatimore dhe Doganore.

5. Strukturat drejtuese të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të rrisin bashkëpunimin nëpërmjet tyre për deklarimin e saktë të të dhënave duke kryer rakordime të vazhdueshme, në mënyrë që të shmangen diferencat në raportime lidhur me shpenzimet kapitale me financim të huaj.

6. Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat për krijimin e një sistemi të unifikuar të dhënash dhe në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, ministritë e linjës dhe njësitë zbatuese, të mundësojë evidentimin e saktë të projekteve me financim të huaj që në fazën e çeljes së llogarive të tyre, nënshkrimit të kontratave me donatorët dhe ndjekjen e mëtejshme të ecurisë së disbursimeve dhe shpenzimeve kapitale të tyre, nga viti në vit.

7. Të kërkohet që nga strukturat e Auditit të Brendshëm (të njësive shpenzuese përfituese) të jepet siguri për shifrat e paraqitura si projekte me financim të huaj dhe grande në vlerë dhe në natyrë, për çdo vit buxhetor.

8. Të merret në konsideratë që në raportimin mbi raportin e borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto, vlera e cila do të përdoret për llogaritjen e PBB të jetë konsistente dhe në bazë të një përcaktimi zyrtar të pandryshueshëm për kryerjen e analizave në të njëjtën bazë krahasuese dhe mos lënien e hapësirave për interpretim të këtij treguesi.

9. Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masa për vënin në eficencë të sistemit të informatizuar të menaxhimit të dëmshpërblimit të ish të përndjekurve politikë për të mundësuar eliminimin e vonesave në realizimin e pagesave të programuara.

10. Nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të hartohet një kuadër i qartë regullativ (rregullore apo udhëzim), mbi procedurat për argumentimin e pamundësisë së financimit nga buxheti vjetor i shpenzimeve që kërkohen të përballohen nga Fondi Rezervë i Buxhetit të Shtetit, mënyra e llogaritjes së kostos për fondin e kërkuar, si dhe të përcaktohen rregulla të qarta mbi afatet e paraqitjes për mendim, para se të shqyrtohen këto projekt-vendime në Këshillin e Ministrave.

11. Në kushtet kur ristrukturimi i qeverisë, prek edhe shkrirje, ndarje apo bashkime të institucioneve shtetërore, merr rëndësi nxjerrja e një udhëzimi që do të krijojë konsistencën me të cilin do të realizohet transferimi kontabël i aktiveve, të drejtave dhe detyrimeve nga një strukturë në tjetrën. Në mungesë të një veprimi të tillë procesi do të reflektojë konfuzion dhe pasaktësi të mëdha.

12. Të ngrihet një drejtori e veçantë, e mirë organizuar dhe me kapacitete të spikatura në fushën e kontabilitetit, brenda Drejtorisë së Thesarit e cila do të mundësojë përshtatjen e pasqyrave të nxjerra nga sistemi i integruar në formën e Pasqyrave të Konsoliduara të Shtetit. Kjo drejtori duhet të ketë si funksion kontrollin e saktësisë së pasqyrave të përgatitura nga institucionet publike, vënien nën monitorim të këtij proces të rëndësishëm si dhe përmirësimin e Standardeve të Raportimit Financiar dhe cilësisë së Raportimit Financiar përmes rritjes së kapaciteteve profesionale dhe infrastrukturës së IT-së.

Rekomandime të KLSH për organet shtetërore për vitin 2018

DËMI EKONOMIK SIPAS INSTITUCIONEVE DHE NATYRËS SË SHKELJEVE PËR VITIN 2016Nga shkeljet në zbatim të legjislacionet për taksat dhe tarifat vendore

78,395 000 lekë

Nga keqadministrimi i projekteve me financim të huaj 706,103 000 lekë

DËMI EKONOMIK PËR BUXHETIN E SHTETITNë shpenzimet për paga, sigurime dhe shpërblime 133,296 000 lekë

Në shpenzimet operative 18,317 000 lekë

Në fondin e kujdesit shëndetësor 1,409 000 lekë

Në shpenzimet për investime 714,528 000 lekë

Në zbatimin e projekteve me financim të huaj 1,970,490 000 lekë

Në koncesionimin e pronës shtetërore 10,986,885 000 lekë

BORXHI NË DOGANA, TATIME DHE SIGURIME Vlera e borxhit tatimor në sektorin e tatimeve 41,999,457 000 lekë

Vlera e borxhit doganor në sektorin e doganave 3,330,445 000 lekë

Vlera e borxhit në fushën e sigurimeve shoqërore 5,845,560 000 lekë

EFEKTE NEGATIVE NË BUXHET Në shpenzimet për paga, sigurime dhe shpërblime 146, 079 000 lekë

Në shpenzimet operative 1,471,289000 lekë

Në fondin e kujdesit shëndetësor 1,819,750 000 lekë

Në shpenzimet për investime 1,207,379 000 lekë

Shpenzime nga ngritja e platformës së panevojshme në MAS 1,816,175 000 lekë

Konstatime për Autoritetin Kombëtar të Ushqimit

Auditimet

ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare në vlerën 414,507 mijë lekë. “Rreth 96% e dëmit në fushën e shpenzimeve është i lidhur me prokurimet publike, dëm i cili është në vlerën 399,134 mijë lekë. Shkeljet më të mëdha janë konstatuar në Ministrinë e Energjisë dhe indus-

trisë në vlerën 194,032 mijë lekë; në Autoritetin Rrugor Shqiptar në vlerën 173,862 mijë lekë, në Dre-jtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në vlerën 16,500 mijë lekë, në Ministrinë e Shëndetësisë në vlerën 9,837 mijë lekë dhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe

Administrimit të Ujërave në vlerën 4,903 mijë lekë; si edhe në fushën e investimeve hidroenergjetike dhe hidrokarbure nga auditimi në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore është konstatuar dëm ekonomik në vlerën 12,005 mijë lekë”, thuhet në raport.

6 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comBUXHETI FAKTIK 2016

Adresa: Bulevardi“Bajram Curri“, Pall. 21,Shk. 3, Ap. 18, Tiranë, Shqipëri,

Web- WWW.studio-justitia.com, tel. +355 4 2270890

Shoqeria Përmbarimore JUSTITIA:Shpall ankandin e dytë për shitjen e pasurisë së paluajtshme sipas Çertifikatës provizore për regjistrimin karabina:Kati i katërt, klinika të ndryshme, me sip. 300 m2, e ndodhur në zonën kadastrale 8130, regjistruar në ZVRPP Tiranë me nr. 396, date 11.09.2006.Çmimi me të cilin fillon shitja në ankand është 67.200 (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e dyqind) EUR. Ankandi zhvillohet në datën 27.11.2017, në përfundim të orarit zyrtar, ora 16:30 në zyrën e përmbaruesit gjyqësor.

Për vitin 2016, njësitë e vetëqeverisjes vendore në shkallë kombëtare kanë

mbledhur të ardhura rreth 4.5 miliardë lekë më shumë, ose 35 për qind më

shumë se sa në vitin 2015.

Ahmetaj: Arritëm deficitin më të ulët buxhetor në histori

Ministri prezanton në Komisionin parlamentar të Ekonomisë arritjet kryesore

Arritja e nivelit më të ulët të deficitit buxhetor në his-torinë e financave publike në vitin

2016, prej 1.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ka qenë suksesi më i madh i Financave Publike. Ka deklaruar kështu dje, në mbledhjen e Komision-it të Ekonomi-Financave të Kuvendit, ministri Arben Ah-metaj. Sipas tij, nga ana tjetër, kjo është shoqëruar nga rritja e balancës primare më pozi-tive në historikun e financave publike, me një suficit prej 0.7% të PBB, balancë, e cila, me përjashtim të vitit 2010, ka rezultuar sistematikisht me deficit primar. Por, kreu i Ekonomisë dhe Financave ka bërë gjithashtu të ditur një shifër shumë të lartë të borxhit publik: sipas tij, është arritur nga qeveria vitin e kaluar rivendosja e borxhit publik në një trajektore rënëse, por kjo nuk kka bërë më shumë se ta çonte atë në nivelin 72.4% të PBB, pas tetë vitesh (që prej vitit 2007) që ka rezultuar thu-ajse çdo vit me rritje të fortë. Në vitet e fundit të qeverisë Berisha, Kuvendi ndryshoi ligjin organik të Buxhetit, duke hequr kufirin e 60% të PBB si tavan për borxhin, ku u pa që shpenzimet shumë të larta nuk përballoheshin dot me të ardhurat që nuk rriteshin me atë trend.

EKONOMIAGjatë vitit 2016 janë shën-

uar disa tendenca pozitive, vijoi më tej Ahmetja, duke përmendur ndër to faktin që ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3.5%, nga 2.2% në 2015, apo që knsumi final u rrit me afro 3%. Po kështu, një sinjal pozitiv ka qenë ai, që eksporti

Janë trajtuar me ndihmë ekonomike 80.478 familje përfituese të ndihmës ekonomike; janë trajtuar me pagesën e aftësisë së kufizuar 156.396 persona me aftësi të kufizuara. Ndërsa në fushën e pronave gjatë vitit 2016, janë kompensuar rreth 1.500 subjekte në bazë të ligjit të pronave dhe është realizuar kompensimi finaciar për 190 vendime, nga viti 1993 e në vijim.

Sociale

Komisioni

Gjatë prezantimit të Buxhetit Faktik

2016, deputetët e Par-tisë Demokratike kanë braktisur mbledhjen e komisionit parlam-entar të Ekonomisë dhe Financave. Pas debateve me kreun e komisionit Erion Braçe, Edmond Sp-aho, Jorida Taba-ku, Agron Shehaj, Dhurata Çupi dhe Nadire Meçorapaj kanë lënë mbledhjen. Ndryshe nga komi-sioni i Sigurisë, ku PD-LSI ikën bashkë nga mbledhja, tek Komisioni i Ekono-misë vijuan të qën-drojnë dy deputetët e LSI, Edmond Hax-hinasto dhe Përparim Spahiu. Debati lindi gjatë prezantimit të raportit të përgatitur për të njejtën temë nga kreu i KLSH, Bujar Leskaj. Sipas PD, raporti në disa pika bie ndesh me buxhetin faktik të përgatitur nga Min-istria e Financave. Edmond Spaho hodhi akuza për qeverinë pasi, sipas tij, ajo ka lejuar një ekonomi kriminale dhe vendi është tejmbushur me hashash. Pas largimit të demokratëve, dre-jtuesi i komisionit Eri-on Braçe kërkoi që në qendër të debatit të jetë ekonomia dhe jo deklaratat politike.

PD braktis diskutimin:

“Ekonomi kriminale!”; qendron LSI

Shpërblimi i Vitit të Ri, përfitojnë

80 mijë familjeDo të përfitojnë pensionistët e

disa kategori të tjera të popullsisë

TIRANEGarancia

Në ditët e fundit të këtij viti familjet me ndihme ekonomike,

rreth 80 mijë të tilla do të marrin shpërblimin e fundit vitit. Lajmi është njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit, por masa e shpërblimit nuk është përcaktuar ende. Vitin e kaluar kjo kategori përfitoi shpërblim 2500-3000 lekë. Skema e shpërblimeve këtë vit pritet te shtrihet edhe ne kategorinë e pension-istëve siç është bërë traditë

tashmë dhe disa kategori të tjera të popullsisë. Këtë vit qeveria është e lirshme të japë shpërblimet e fundit te vitit për shkak të ecurisë pozitive te të ardhurave bux-hetore. Gjithashtu Ministria e Financave sqaron se mbi 32 mijë familje që janë pjese e ndihmes do ta marrin deri në fund të vitit një pagese mujore dy-trefish më të lartë. Gjatë vitit 2018 pritet të jetësohet një projekt që rrit efikasitetin dhe transparencën e skemës së ndihmës ekonomike nëpërm-jet administrimit të regjistrit elektronik kombëtar dhe për-dorimit të sistemit të pikëzim-it. Brenda vitit 2018, skema do të shkrihet në nivel kombëtar duke përdorur kritere të reja gjithëpërfshirëse. Riintegrimi nëpërmjet krijimit të paketës për krijimin e mundësive për punësim synon të përfshijë në politikat aktive të tregut të punës 5% të përfituesve

Vendorëti mallrave dhe shërbimeve së bashku u rrit në terma realë me rreth 13%.

PUNËSIMI Rritja e numrit të të

punësuarve gjatë 2016 ishte rreth 6.1% krahasuar me një vit më parë, ose rreth 65 mijë të punësuar të rinj vetëm në atë vit. Kështu, shkalla e papunësisë u reduktua me rreth 2 pikë përqindje gjatë 2016 krahasur me 2015, duke zbritur në 15.6% nga 17.5% që ishte në 2015.

BILANCETKrahasuar me vitin 2015,

të ardhurat buxhetore u rri-tën 7.33%, por pa realizuar dot planin për shkak të rënies së çmimit të naftës me 26% në terma vjetorë, rënies 10% të eksporteve të kromit e

bakrit, etj.

POLITIKAT FISKALEViti 2016 shënoi fillimin

e politikave të uljes graduale të normave tatimore dhe zg-jerimin e bazës së taksimit e shoqëruar kjo me luftën ndaj informalitetit. Kemi realizuar ulje të barrës fiskale dhe nivelit tarifor: taksa zero e biznesit te vogël, reduktim i taksës së hotelit dhe stopim i rritjes së planifikuar të akcizës së cigareve. Taksë e re u vendos

vetëm mbi automjetet luksoze.

INFRASTRUKTURA Janë përfunduar rrugë

si Gjinari, Elbasan; Kukës–Krumë; Buzuq–Çorovodë; Unaza Ersekë; Qafë Thanë –Lin, Pogradec/Loti 2; Mi-lot–Lezhë; Kanali i Çukës–Butrint; Ura e Matit, Burrel; Lushnje-Berat; lotet e rrugës Plepa-Rrogozhinë, etj. Ndër-kohë, janë financuar edhe mbi 110 projekte të sektorit të ujësjellës-kanalizimeve.

BUJQËSIAKanë përfunduar punimet

e mirëmbajtjes në infrastruk-turën e ujitjes të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e ujitjes në rreth 40.000 ha, kryesisht në ultësirën perën-dimore Lushnjë, Fier, Kavajë, Lezhë, Shkodër etj. Si dhe janë realizuar punimet për pastrimin e rrjetit të kanaleve kryesore kulluese të cilat kanë mundësuar përmirësimin e kullimit në rreth 50.000 ha të ultësirës perëndimore.

të Ndihmës Ekonomike. Për vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79,891 familje. Gjithashtu parashi-

kohet të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164,410 persona (persona me aftësi të kufizuar, kujdestarë të PAK dhe invalidët e punës).

Ndihma socialePër vitin 2018 janë parashikuar të përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike 79,891 familje. Gjithashtu parashikohet të trajtohen me pagesa të aftësisë së kufizuar 164,410 persona

7www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017PLATFORMA PËR ARSIMIN

Për çdo informacion mund të kontaktoni cel. 0693041355, email: [email protected]

STUDIO PËRMBARIMORE “SPEED SOLUTION” NJOFTON SHPALLJEN E ANKANDIT 2 PËR:

“Apartament”, me sip 71,6 m2, me nr.pasurie 2/9+2-19, Z.k.8260 , Volumi 4, faqe 249 me adresë Rr.”Irfan Tomini” TIRANË. Kjo pasuri është hipotekuar në favor te BANKA E TIRANËS sh.a. Çmimi me të cilin fillon ankandi është 23 520 (njëzet e tre mijë e pesëqind e njëzet ) Euro.

Ankandi do të zhvillohet më datë 10.11.2017, Ora 16:00, pranë Studios Përmbarimore “SPEED SOLUTION” me

Adresë: Bulevardi “Gjergj FISHTA” Kulla. 1, Kati, 2. Nr.3, Tiranë.

Rama: 300 drejtuesit aksident politik, do të zëvendësohen

Kryeministri Rama : Reformimi i DAR, vetëm 4 prej tyre në vend. Ministrja e Arsimit Nikolla: Ndryshimet për t’u bërë mësues

Kristi Gongo TIRANE

Kryeministri Edi Rama, pas de-bateve të shumta mbi Akadem-inë e Shkencave ka deklaruar

se ky institucion do të shkrihet dhe se qeveria nuk do të japi më financime për ‘një nëndetëse që kalbet në rërë’. “Nuk do ta financojmë më Akadem-inë e Shkencave Ka një keqkuptim

të madh pasi është ngritur në hava një akuzë se po i japim dermën studimeve albanologjike, jo, nuk është e vërtetë”, ka thënë Rama i cili ka shtuar se Qendra e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë të financohet ashtu si është financuar edhe më parë. Rama tha se Akademia

e Shkencave do të reformohet dhe fondet që do të shkonin për të, do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitete. “Në kushtet e reja Akademia Sovjetike e Shkencave do të duhet të hyjë në një proces reforme që nuk diktohet nga shteti. Paratë e shpenzuara kot për rroga

dhe shpenzime të pajustifikuara për të tundur flamurin sovjetik mbi çat-inë e Akademisë së Shkencave edhe 27 vjet pas rënies së komunizmit, do të shkojnë për kërkimin shkencor në Universitet”, deklaroi Rama. Sipas asaj që tha kryeministri një fond më shumë se gjysmë milioni dollarë, do të menax-

hohet nga Ministria e Arsimit dhe do të përdoret për bibliotekat shkencore. “Do të financojmë kurset e anglishtes në bibliotekat e Universiteteve për ti dhënë mundësi pedagogëve dhe stu-dentëve që të marrin kurse anglishteje falas për të përmirësuar gjuhën an-gleze”, përfundoi kryeministri Rama.

SHKRIHET ASH / ‘ANGLISHTEJE FALAS PËR PEDAGOGËT E STUDENTËT’

Kryeministri Edi Rama: Kërkimi Shkencor në Universitet

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho është emëruar nga Rama në postin e

këshilltarit të Kryeministrit për marrëdhëniet me Par-lamentin. Në mandatin e parë Rama kishte në kabinetin qeveritar një ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, por në mandatin e dytë ky post u shkri. Ndërsa këtë pozicion, tashmë në nivel këshilltari ja ka besuar Spartak Brahos. Ai ishte në pozicionin e 19 në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Tiranë por nuk arriti të hynte në Kuvend. Spartak Braho mandatin e kaluar ka qenë deputet dhe anëtar i Kryesisë së LSI, por edhe Kryetar i Komisionit të Sigurisë, por në 25 qershor vendosi që përfundimisht të jetë pjesë e PS.

Rama emëron Brahon këshilltar për Parlamentin

Ish-deputeti i LSI

Sistemi, kushtet e PD dhe emigrantët

TIRANEIntervista Bledi Çuçi: Nisim

këtë javë punën për reformën zgjedhoreSocialistët presin ta ni-

sin punën për reformën zgjedhore brenda kësaj

jave. Bashkëkryetari socialist i komisionit të posaçëm, Bledi Çuçi tha në një intervistë për Report TV se ka vend për ndryshim të sistemit zgjedhor, por është ende herët, sipas tij të flitet për një sistem të preferuar. PS shpreh vullnetin për të aplikuar teknologjinë në disa pjesë të procesit zgjedhor.

-Kur do të mblidhet komi-sioni i reformës Zgjedhore?

Pati një zgjatje për shkak të çështjes Tahiri. Por, ne po komunikojmë me bashkëkrye-tarin e komisionit dhe do të vendosim edhe për ditën e mbledhjes këtë javë.

-Kush është objektivi i PS nga kjo reformë?

Objektivi mbetet reflektimi

dhe përkthimi i rekoman-dimeve të OSBE. Objekti i komisionit është i gjerë, do të shqyrtojmë të gjitha re-komandimet nga partitë dhe

nga shoqata dhe vëzhgues, që merren me zgjedhjet.

-A ka vend për ndryshimin e sistemit zgjedhor?

Ne kemi një sistem që funksionon, por gjithmonë vend për ndryshim ka

-Prim apo mazhoritar, kush është alternativa e PS?

Është e shpejtë për të folur për një sistem preferencial, do të shterojmë në komision dhe vendimmarrja i takon parlamentit. Do të bëhet një skaner i të gjithë sistemeve për të parë nëse ka më shumë avantazhe një sistem apo

tjetër për Shqipërinë.

-PD propozon votimin el-ektronik, a është i mundur?

Absolutisht jemi të hapur që çdo lloj aplikimi teknologjik që ndihmon në zgjedhje ne ta aplikojmë në Shqipëri, por duke hedhur hapa të sigurt. Duhet të jemi të matur për të mos e çuar në kolaps.

-Mendoni se do të votojnë emigrantët?

Do të bëjmë të pamun-durën që emigrantët të jenë pjesë e zgjedhjes së par-lamentit të ardhshëm, si shqiptarë të denjë.

Kryeministri Edi Rama ka parala-jmëruar shkarkimin e 300 drejtuesve të shkollave, të cilët

sipas tij janë me nivel nën mesatar dhe janë emëruar poli-tikisht. Nga shkolla e “E Kuqe”, në një takim me mësuesit e Ti-ranës, Rama ka prezantuar plat-formën për rritjen profesionale të mësuesve. Kreu i qeverisë ka deklaruar se mësuesit nën nivel do të zëvendësohen me mësuesit më të mirë. “Drejtuesit janë aty, aksident politik, si një monument i së shkuarës. Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar, mes tyre. Nëse drejtuesit e shkollave futen në një proces normal trajnimi, sigurisht që mund ti rrisim shpejt aftësitë e tyre. Edhe procesin e zgjedhjes së tyre do ta largojmë përfun-dimisht nga duart e partive. Nëse për mësuesit janë bërë disa përpjekje për trajnim, për drejtorët do të themelojmë shkollën e drejtorëve, si ajo e administratës, do të trajnohen dhe testohen. Zëvendësimi i 300 drejtorëve do të bëhen nga mësuesit që kanë dalë më mirë në test” deklaroi kryeministri.

SHKRIRJA E DREJTORIVE ARSIMORE RAJONALE

Kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë se do të shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Ra-jonale, ndërsa do të jenë vetëm 4 prej tyre në të gjithë vendin, të ndara sipas rajoneve. “Po përgatitemi për reformimin e

DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone. Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit. Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant

të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën e edukimit”, tha Rama. Kreu i qeverisë, gjithash-tu vlerësoi arritjet e portalit ‘Mësues për Shqipërinë’, duke deklaruar se falë këtij portali, tani më është e panevojshme ndërhyrja njerëzore për të punësuar mësuesit. “Mësuesit në Shqipëri në kushte drama-tike kanë bërë maksimumin, por nëse nuk ndihmohen nuk përfshihen në sistem të qën-drueshëm e kanë të pamundur që vetëm me përpjekjet e tyre të ndjekin ritmin e kohës. Nga të gjithë të dhënat, kemi një fushë të tërë për të përshkuar për të përmbushur boshllëqet e së shkuarës në trajnimin e mësuesve. Portali ‘Mësues për Shqipërinë” ka dhënë rezultate. Nga zyra në pozita pritëse tani do të merren me programin. Portali do e bëjë të panevo-jshme ndërhyrjen njerëzore,

do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe çdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike. Përfundimisht çdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot për sa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës”, deklaroi kryeministri.

NDRYSHIMET PËR MËSUESIT

Ministrja e Arsimit, Lindita

Nikolla ka qenë e pranishme në prezantimin e platformës për rritjen profesionale të mësuesve. Ajo paralajmëroi se do të ketë një rritje të notës mesatare për ata që duan të bëhen mësues. “Do fillojmë reformë totale në Universitete. Do rrisim notën mesatare për ata që duan të bëhen mësues. Brenda 100 ditëve do trajno-jmë 20 mijë mësuesit e parë”, tha ministrja.

8 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comMBLEDHJA E GRUPIT PS

Rama: Koha të bëjmë shtet me ujin, prerje masive për vjedhësit

Kryeministri: Brenda 45 ditëve do nis puna për ‘Rrugën e Arbrit’, puna nuk do ndalet deri në përfundim

Kristi Gongo TIRANE

Kryeministri Edi Rama njoftoi nis-jen e një aksioni në të gjithë vendin për prerjet e palig-

jshme të ujit të pijshëm dhe për ata të cilët janë d e b i t o r ë . R a m a deklaroi se ka ard-hur koha për të bërë shtet me ujin. Nga mbledhja e grupit parlamentar të Par-tisë Socialiste, kreu i qeverisë theksoi se do t’u lihet një afat disamujor për të rregulluar palig-jshmëritë, të gjithë personave që kanë abuzuar me ujin e pijshëm. Ndërsa, më pas do jetë qeveria ajo që do ndërhyjë duke bërë të njëjtën gjë si me reformën në sektorin energjetik. “Njësoj si me energjinë elektrike, është koha të bëjmë shtet edhe me ujin. Do t’u japim kohë, disa muaj, të gjithë atyre që vazhdojnë të vjedhin ujin, duke përfituar nga lidhjet e paligjshme, pa matëse, duke nxjerrë zorrën e ujit nga lokali dhe duke vaditur rrugën. Në bashkëpunim me kryetarët e bashkive, do fillojmë prerjet masive të lidhjeve të palig-jshme të ujit”, u shpreh Rama.

SHMANGIA E ABUZIMEVE Sipas Ramës, uji duhet të

kursehet dhe sasia e shpen-zuar të tarifohet në mënyrë që të shmangen abuzimet. “Gjithashtu, dua të bëj me dije një fakt rrëqethës se Shqipëria sot harxhon trefish-in e ujit të pijshëm që ka nev-ojë. Mjafton që uji të shitet si mall, të kursehet te derdhjet e panevojshme të tij, jo vetëm ka për të gjithë, por është i gjithi i aksesueshëm nga pikëpamja financiare”. Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do përgatitet një paketë subvencioni për familjet me ndihmë ekonomike, të cilat preken nga tarifimi i ujit të pijshëm. “Njësoj si me energ-jinë elektrike, po përgatisim në bashkëpunim me Minis-trinë e Financave, me Min-istrinë e Energjisë, paketën e subvencionit social për të gjitha familjet me ndihmë ekonomike, që të mos ndjejnë një barrë shtesë për tarifën e

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ndryshimet në

taksa, konkretisht atë për banesën. Rama tha se taksa nuk do rritet, por kush ka shtëpi me vlerë më të mad-he do paguajë më shumë. “Kalojmë nga taksa e sheshtë për ndërtesën, pa rritur taksën, por duke ndryshuar metodologjinë, por kush ka shtëpi me vlerë më të madhe të paguajë më shumë dhe kush ka shtëpi me vlerë më të vogël të paguajë më pak, pavarësisht nga metrat katrorë”. Sipas formulës së re, taksa kalon nga tarifë fikse mbi sipërfaqen që është

aktualisht në taksë sa 0.05 % e vlerës së pronës. Nga 1 janari, taksa nuk do të jetë më fikse mbi sipërfaqen, por do të jetë mbi vlerën.

Rama: Kush ka shtëpi të shtrenjtë paguan më shumë

Taksa e banesës

ujit”, tha Rama.

PREMTIMI Kryeministri Rama bëri

një premtim të madh për të gjithë banorët e Dibrës e më gjerë. Nga Kryesia e Kuven-dit, Rama deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna për

‘Rrugën e Arbrit” dhe nuk do ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm. “Vlen të përmendet këtu për deputetët që kanë bërë përp-jekjet e tyre të vazhdueshme, që vinë nga zona e Dibrës. Procesi për kontratizimin e rrugës së Arbrit është në

veprim. Ministria ka nisur kontratën me kompaninë fituese. Jemi shpresë plotë që në harkun 30-40 ditëshe do të finalizohet kontrata për rrugën e Arbrit dhe puna nuk do ndalet deri në përfun-dimin e këtij aksi të rëndë-sishëm”, tha Rama. Më tej,

“Njësoj si me energjinë elektrike, është koha të bëjmë shtet edhe me ujin. Do t’u japim kohë, disa muaj, të gjithë atyre që vazhdojnë të vjedhin ujin, duke përfituar nga lidhjet e paligjshme”.

RAMA

“Ministria ka nisur kontratën me kompaninë fituese. Jemi shpresë plotë që në harkun 30-40 ditëshe do të finalizohet kontrata për rrugën e Arbrit dhe puna nuk do ndalet deri në përfundimin e këtij aksi të rëndësishëm”.

RRUGA E ARBRIT

kreu i qeverisë deklaroi se do të ketë një financim masiv për infrastrukturën e vendit për të transformuar të gjitha rrugët e vendit. “Financim masiv për infrastrukturën e vendit për të krijuar hapë-sirë për të filluar zbatimin e programin ‘1 miliard’. Kjo

do bëjë që rrugët tona nga veriu në jug në katër vjet të transformohen në mënyrë të qenësishme dhe të kthehen nga shtigje të rrezikshme në akse të sigurta dhe shumë më të shpejta, pas ndërhyrjes standardizuese që do bëhet këtu”, deklaroi Rama.

PRIORITETET/ ‘FINANCIM I DREJTPËRDREJTË NGA KE PËR BUJQËSINË’

Edi Rama: Buxheti i vitit tjetër rritje 4%Buxheti i shtetit për vitin

e ardhshëm dhe prior-itetet e tij kanë qenë në

fokus të fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar mëng-jesin e të hënës. Rama synon që rritja e buxhetit për vitin e ardhshëm të arrijë 4%, ndërsa rritja ekonomike të kapë shifrën 5%. “Sfida është jetësimi i prioriteteve të pro-jektbuxhetit në terrenin e një viti të ri buxhetor ku gjithçka është përmbledhur duhet të zbatohet. Buxheti është programuar për një rritje mbi 4% qysh në vitin e ardhshëm dhe natyrisht është një rritje e bazuar nga njëra anë te rritja e të ardhurave dhe nga ana tjetër tek mundësia për investime”, u shpreh Rama duke theksuar se prioritete të vitit të ardhshëm janë investimet në infrastruk-turë, shëndetësi, arsim dhe bujqësi. Kryeministri thek-

soi gjithashtu se pritet një financim i drejtpërdrejtë nga Komisioni Europian për sektorin bujqësor. “Buxheti i vitit të ardhshëm është bux-heti më i konsiderueshëm për bujqësinë, qoftë në aspektin e mbështetjes së drejtpërdrejtë të prodhimit dhe eksporteve në bujqësi por qoftë edhe

falë përpjekjes, besoj të suk-sesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderueshëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë”, thek-soi Rama. Një tjetër temë e diskutuar gjatë mbledhjes ishte edhe paketa e re fiskale. Rama deklaroi se nuk ka rritje taksash për 97% të popullsisë dhe as për kompanitë. Sipas kryeministrit nga formalizimi i bizneseve ka pasur rritje me 25% e të ardhurave. Rama sqa-roi se 23% e rritjes ka ardhur nga kuponat e ndryshuar gjatë aksionit kundër informalitetit. Mes të tjerash ai pohoi se të gjithë ato biznese që nuk do të kenë të ardhura mbi 20 milionë lekë të vjetra, janë të përjashtuara nga TVSH-ja. Ndërkaq,Rama njoftoi lehtë-

sira edhe për ato hotele që do të ndërtohen në vitet e ardhshme, me një standard 4-5 yje, ndërsa pohoi se ato të përjashtohen nga taksa tatim-fitim për 10 vite. “Në paketën e re fiskale nuk ka rritje taksash, ka vetëm ndry-shime të vogla në funksion të filozofisë tonë ku nëse ka një ndryshim në raport me makinat e shtrenjta kjo është në funksion të shumicës dhe filozofisë tonë, por nuk ka rritje taksash për 97% të popullsisë dhe as për kompanitë. Që do të thotë se i gjithë tam-tami i taksave është thjesht një prop-agandë në kuadrin e të gjithë punës së industrisë së mërzit-jes që sot funksion me emrin opozitë në Shqipëri. Bashkë me të kemi edhe paketën e re për turizmin, përjashtimin komplet nga taksat i hoteleve që do të ndërtohen me katër dhe pesë yje”, tha Rama.

“Falë përpjekjes, besoj të suksesshme, pasi mungon vetëm fjala e fundit e KE, të bërë nga ministri dhe drejtuesja e AZHBR-së, për të marrë dritën jeshile lidhur me një financim të konsiderueshëm dhe të drejtpërdrejtë nga KE për Bujqësinë”.

FINANCIMI

9www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017MBLEDHJA E GRUPIT PS

Deputetët sulm ministrave: Jeni bërë

si pronarë firmashNdreu: Ministrat nuk përgjigjen, s’flasin as

për çështje të ligjshme. Rama-deputetëve: Jo marangozë për poste drejtorësh

Në m b l e d h j e n e grupit parla-mentar të Par-tisë Socialiste, pas largimit të

kryeministrit Edi Rama, deputetët socialistë kanë shpërthyer kundër minis-trave të kabinetit qeveritar. Shqiptarja.com ka mësuar se në mbledhjen me dyer të mbyllura deputetët kanë pas-ur ankesa për marrëdhëniet me përfaqësuesit e qeverisë. Deputetët të cilët kanë pasur rezerva për ministrat kanë qenë Pjerin Ndreu, Mimi Kodheli, Vullnet Sinaj dhe Xhemal Qefalia. Ata men-dojnë se ministrat janë bërë pronarë firmash, duke ngritur edhe shqetësimin se ministrat nuk iu përgjigjen. “Ministrat nuk na përgjigjen, janë bërë si pronarë firmash. Ministrat nuk flasin normalisht edhe për çështje të ligjshme”, është shprehur deputeti Pjerin Ndreu, duke iu dre-jtuar kreu të grupit parla-mentar socialist, Taulant Ballës.

RAMA-DEPUTETËVE: JO MARANGOZË PËR DREJTORË

Ndërsa më herët, në fillim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat për deputetët. Kreu i qeverisë ka shprehur shqetësimin se deputetët nuk propozojnë profesionistë të fushave në pozicionet e larta

Kristi Gongo TIRANE

vendit. Në fokusin e takimit ishte koordinimi i axhendës javore parlamentare dhe qeveritare. Mbledhjet e qeverisë dhe grupit par-lamentar janë tashmë një praktikë e përjavshme gjatë ditës së hënë. Mbledhjen që u zhvillua javën e kaluar, Rama ia dedikoi çështjes Ta-hiri ku theksoi se prokuroria nuk ka prova në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm. Njëkohësisht, kryetari i Par-tisë Socialiste njoftoi edhe pezullimin e Tahirit nga funksionet drejtuese si koor-dinator kombëtar për bash-këqeverisjen dhe kryetar i degës së PS për Tiranën, deri në përfundim të hetimeve.

të administratës shtetërore. Rama u ka tërhequr vëmend-jen deputetëve socialistë që të mos propozojnë marangozë në pozicionet e drejtorëve dhe shefave të sektorëve. “Mos dëgjoj më të fusni ma-rangozë për drejtorë dhe she-fa. As këngëtarë në vend të elektricistëve në OSHEE”, ka

deklaruar Rama në mbledh-jen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist.

MBLEDHJAKryeministri Rama zhvil-

loi këtë të hënë mbledhjen e qeverisë dhe grupit parlam-entar të Partisë Socialiste në ambientet e Kryesisë së Ku-

Rama:Drejtësi pa gjykatës e prokurorë

të korruptuar

VETTINGU

Kryeministri Edi Rama iu ka uruar suksese komi-sionerëve të Vetingut, pas inaugurimit të godinës së

re, që do jetë te ish-godina e ‘Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”. Rama shkruan në ‘Twitter’ se njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës

e prokurorë të korrup-tuar. “Urime, kurajo, suksese komisionerëve të Vetingut!Njerëzit e këtij vendi meritojnë një sistem drejtësie pa gjykatës e prokurorë të korruptuar”, shkruan Rama. Gjithashtu Rama me anë të një statusi në Twitter ka uruar partitë

shqiptare për fitoren në zgjedhjet vendore në vendin fqinj, Maqedoni. “Urime partive shqiptare për zg-jedhjet vendore në Maqedoni e sa më shumë punë e bashkëpunim për të mirën e vendit e të njerëzve pa dallim”, shkruan kryeministri.

Në fokusin e takimit ishte koordinimi i axhendës javore parlamentare dhe qeveritare. Mbledhjet e qeverisë dhe grupit parlamentar janë tashmë një praktikë e përjavshme gjatë ditës së hënë.

MBLEDHJET

The United Nations High Commissionaire for Refugees (UNHCR) Representation in Albania is looking for a:

“SENIOR PROTECTION ASSOCIATE”

Terms of Reference for this position can be found on: www.un.org.al at the section of “Employment and Procurement”.

Interested candidates should send the following documents (in English):

Update P11 entry form andMotivation Letter

to, [email protected] or in the sealed envelope addressed to: UNHCR Albania, Skenderbej Street, Gurten Building, 2nd floor, Tirana, Albania, referring to the External Vacancy Notice: UNHCR/ALB/TIR/17/GS/02, by 14 November 2017, 5:30 p.m. CET.

Kreu i qeverisë ka shprehur shqetësimin se deputetët nuk propozojnë profesionistë të fushave në pozicionet e larta të administratës shtetërore. Rama u ka tërhequr vëmendjen deputetëve socialistë që të mos propozojnë marangozë në pozicionet e drejtorëve dhe shefave të sektorëve.

SHQETËSIMI

Pjerin Ndreu,

Mëngjesin e djeshëm, kryeministri Edi Rama, e ka nisur duke u bërë thirrje qytetarëve për të aplikuar për vendet vakante të Drejtuesve në 24 burgje. “MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al”, shkruan kryeministri. Gjithashtu ai e ka shoqëruar postimin e tij edhe me një fotografi ku përfshihen të gjitha kushtet që i duhet të plotësojë një aplikanti për të fituar pozicionin e drejtuesit në një IVP.

THIRRJE

Kryeministri: Ja kriteret për drejtorët e rinj të burgjeve

10 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comTRAFIKU I DROGËS

Debat për radarët, PD-LSI braktisin

Komisionin e Sigurisë Bllokohet kërkesa për seanca dëgjimore, Luan

Rama: U gjet një pretekst formalisht ligjor

Partia Demokratike dhe Lëvizja Social-iste për Integrim braktisën dje Komi-sionin e Sigurisë

Kombëtare, pas refuzimit nga ana e shumicës për të zhvillu-ar seanca dëgjimore me disa zyrtarë të lartë, për çështjen e mosfunksionimit të radarëve që monitorojnë hapësirën de-tare. Pas braktisjes, deputeti i LSI, Luan Rama, tha se u gjet një pretekst formalisht ligjor për të mos pranuar kërkesën. “Propozimi im u arsyetua mbi bazën e ndjeshmërisë që ka natyrisht kjo çështje jo vetëm për opinionin publik, por pikësëpari për rëndësinë që merr si çështje shumë e ndjeshme që lidhet me sig-urinë kombëtare, pasi janë cenuar standardet e sigurisë kombëtare në monitorimin e hapësirës detare të Repub-likës së Shqipërisë, por janë cenuar standardet e sigurisë edhe në këtë hapësirë të përg-jegjësisë që ushtron Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, në mënyrë paradoksale u gjet një pretekst formalisht ligjor por që nuk qëndron as ky pretekst, që kërkesa referu-ar nenit 36 të Rregullores duhet përgatitur me shkrim dhe duhet paraqitur nga një grup deputetësh”, tha Rama. Deputeti Rama ka kërkuar seancë dëgjimore edhe me Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. “Lidhur me skandalin e mosfunk-sionimit të radarëve që mon-itorojnë hapësirën detare në Republikën e Shqipërisë, por edhe me vullnetin e mirë që gjithë Komisioni të ushtrojë përgjegjësinë kushtetuese të kontrollit civil dhe të ga-rantimit të transparencës se si funksionojnë strukturat e sigurisë, bëra propozim në komision që të përfshihet

në rendin e ditës së punës së Komisionit, një cikël sean-cash dëgjimore me titullarët kryesorë të institucioneve përgjegjëse konkretisht me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, meqenëse ai është i pari që e ka denon-cuar këtë problem, me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, me Drejtorin e Shërbimit Informativ, me Prokurorin e Përgjithshëm dhe me Kryetarin e Kontrol-

lit të Lartë të Shtetit”, pohoi Rama.

RADARËT Deputeti i LSI, Luan Rama

pohoi se qëndrimi refraktar kundër propozimit tregon mungesë vullneti dhe seri-oziteti për të ushtruar atrib-utet kushtetuese të komi-sionit dhe të kuvendit nga ana e shumicës. “Qëndrimi refraktar kundër propozimit tim për të garantuar edhe

njëherë kontrollin civil mbi forcat e armatosura që është përgjegjësi e Kuvendit, për të garantuar transparencën se si janë administruar fon-det publike me kontratat dhe procedurat e prokurimit që janë bërë, dhe mbi të gjitha për të vënë përballë përgjegjësisë në Kuvend apo gjithkund tjetër veprimet apo mosveprimet që kanë çuar në mosfunksionimin e sistemit të radarëve, që janë për-

dorur edhe nga trafikantët e drogës, siç komunikohet apo siç dëshmohet nga përgjimet më të fundit, në thelb dësh-mon papërgjegjshmërinë më e pakta, mungesë vullneti dhe serioziteti për të ushtru-ar atributet kushtetuese të komisionit dhe të kuvendit nga ana e shumicës”, pohoi Rama.

BRAKTISJA E KOMISIONIT Luan Rama ka theksuar

se kjo ishte edhe arsyeja e braktisjes së Komisionit të Sigurisë. “Në këto kushte natyrisht kur ka mungesë an-gazhimi për të garantuar më e pakta transparencën, ku ka mungesë vullneti për të ush-truar të gjitha përgjegjësitë, për diskutim institucional me funksionarët shtetëror që janë përgjegjës dhe në kushtet kur mungesa e fleksi-bilitetit dhe vullnetit nga ana e shumicës është bërë evidente, të qëndruarit në atë komision ishte e pavlerë e panevojshme dhe e padobishme. Unë per-sonalisht, por dhe Lëvizja Socialiste për Integrim jemi të vendosur dhe do ta demon-strojmë këtë vendosmëri në çdo hap të angazhimit tonë parlamentar për të zbardhur deri në një, të vërtetën e mos-funksionimit të sistemit të kontrollit dhe të mos menax-himit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë, të mos funksionimit thënë më shqip të radarëve që janë fikur apo që janë komanduar nga grupet e trafikantëve të drogës”, tha Rama.

FLAMUR NOKAJashtë dyerve të Parla-

mentit, deputeti demokrat, Flamur Noka, deklaroi se opozita ka nisur aksionin kundër qeverisë, por nuk dha detaje se çfarë do ndodhë në ditët në vijim. “Nuk mund të ketë normalitet dhe opozita nuk pranon të bëhet fasadë e organizatave kriminale. Opozi-ta do ndërmarrë aksionin e saj politik për të rrëzuar këtë qeveri kriminale. Ne kemi programin tonë, është bërë publike që qëndrimi jonë është i prerë. Me këtë qeveri nuk pranojmë të ecim në normalitet. Në ditët në vi-jim do bëhet publik aksioni opozitar”, tha Noka.

Dega e PD në qytetin bregdetar është përfshirë

nga debatet në mbledhjen e djeshme. Ka qenë një takim që ka zhvilluar kryetari i ko-manduar i PD dega Durrës Oerd Bylykbashi me grupet e punës, të cilat janë krijuar për të verifikuar problemet në bazë të cilat çuan edhe në humbjen e thellë në zgjedhjet e qershorit. Informacionet e këtyre grupeve do të dërgo-hen në Tiranë te kryetari Ba-sha. Bëhet me dije se procesin e grumbullimit të informa-cioneve për gjendjen në bazë e udhëheq Ferdinand Xhafer-ri. Lidhur me këtë zgjedhje ka pasur polemika pasi Xhaferri konsiderohet si humbësi i zgjedhjeve për kreun e bash-

Braktisja PD dhe LSI

braktisën dje Komisionin

e Sigurisë Kombëtare,

pas refuzimit nga ana e

shumicës për të zhvilluar seanca

dëgjimore me disa zyrtarë të lartë, për

çështjen e mosfunksionimit

të radarëve që monitorojnë

hapësirën detare.

Luan RamaDeputeti i LSI, Luan Rama pohoi se qëndrimi refraktar kundër propozimit tregon mungesë vullneti dhe serioziteti për të ushtruar atributet kushtetuese të komisionit dhe të kuvendit nga ana e shumicës.

Partia Demokratike ka mbledhur dje në mesditë grupin parlamentar. Mbledhja u zhvilluar në se-

linë e opozitës, ndërsa erdhi menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë. Në këtë mbledhje të përjavshme grupi,

demokratët dis-kutuan disa pika të rëndësishme, ku në fokus ishte lufta ndaj krim-it dhe çështja e deputetit Saimir Tahiri. Gjithash-tu, në tryezën e deputetëve të PD

ishte edhe buxheti i vitit 2018, i cili është diskutuar shumë ditët e fundit. Gjithashtu, në mbledhje është diskutuar sjellja e Partisë Demokratike në raport me komisionet parlamentare. Opozita është në dilemë sa i takon raportit me Kuvendit pas çështjes Tahiri. De-putetët e PD janë udhëzuar që të fokusohen vetëm tek kjo çështje, por ditët e fundit kanë nisur diskutimet edhe për buxhetin e vitit 2018.

Mblidhet grupi i PD për aksionin opozitar

Diskutimet

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, nëpërmjet një statusi në

rrjetin social Facebook, është shprehur se për kryeministrin Rama nuk ekzistojnë 80% e shqiptarëve. “Kryeministri zyrë- punë, kaq di, për të tjerat s’ia thotë....Kryeministri në jerm, e ktheu zyrë pune kryem-inistrinë, i nxjerr vetë njof-timet për punësim”, shkruan Vasili duke ju referuar një statusi të mëngjesit të sotëm të kryeministrit, ku kishte publikuar kriteret që duhet të plotësonin drejtuesit e rinj të burgjeve. “80% e shqiptarëve nuk ekzistojë për kryeministrin, ndaj edhe ata nuk kanë asnjë detyrim që ta njohin, edhe ai nuk ekzis-ton më për ta. Ndaj kryeministrit të trafikantëve dhe kriminelëve, 80% e shqiptarëve kanë vetëm një detyrim: Ta përmbysin!”, shkruan Vasili.

Vasili: Shqiptarët të rrëzojnë Edi Ramën

AkuzatANALIZA E HUMBJES

PD e Durrësit kundërshtohet rikthimi i Xhaferrit

kisë në zgjedhjet e vitit 2011 si dhe bojkotues të paktën në 2 fushata elektorale. Debati ka qenë me grupin që i është kundërvënë Lulzim Bashës pas caktimit prej tij të kandi-datëve për deputetë si dhe pas humbjes së thellë në zgjedhjet e qershorit.

11www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017VENDIMI

CEREMONIA / INAUGUROHEN AMBIENTET E REJA

Godina Vetingut, Lu: Ditë plot shpresë për ShqipërinëËshtë zhvilluar dje cer-

emonia e inaugurimit të godinës së re të or-

ganeve të Vetingut. Godina e re e Vetingut do të jetë ish-ndërtesa e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ro-mana Vlahutin. Ambasadori amerikan tha se ishte një ditë shprese për Shqipërinë. “Sot është një ditë për shpresë në Shqipëri”, tha Donald Lu. Nga ana e saj, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, tha se dita e djeshme ishte mjaft

Në ceremoni morën pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ambasadori amerikan tha se ishte një ditë shprese për Shqipërinë.

CEREMONIA

e rëndësishme për vendin. “Jemi shumë të lumtur, sepse në një far mënyre reforma ka startuar”, deklaroi Vla-hutin. Ndërkohë, të pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, am-basadorët nuk dhanë një ko-ment. Ndërkohë përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar

të Monitorimit, Theo Jacobs tha se procesi i Vetingut është një proces i gjatë dhe sfida. Gjatë përurimit të godinës së Vetingut, Theo Jacobs tha se përkushtimi i ONM nuk do të mungojë për të bërë operacionet e nevojshme në drejtësi. Edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj,

përmes një postimi në rrjetet sociale, ka përshëndetur fil-limin e procesit të Vetingut. Xhafaj falënderon të gjithë ata që besuan në këtë akt historik. “Vetingu filloi! 3 vjet punë, impenjim e sakrifica për të mbërritur këtu! Fale-minderit të gjithë atyre që besuan në këtë akt historik për drejtësinë!”, shkruan Xhafaj. Ministri i Brendshëm thotë se Vetingu do t’i japë një fytyrë tjetër sistemit të drejtësisë. “Vetingu për një fytyrë të re drejtësie,force dhe besimin e njerëzve. Të shpresojmë te ata që e kanë marrë përsipër këtë mision historik. Urime”, shkruan Xhafaj.

Shpëton Vetingu, Kushtetuesja

rrëzon gjyqtarëtGjyqtarët kërkuan edhe një mundësi për

të dhënë dorëheqjen për shkak të Vetingut

Adriatik Doçi TIRANE

Ka dështuar përp-jekja e fundit e ar-matës së gjyqtarëve për deformimin dhe rrëzimin e disa

parashikimeve të rëndësishme në ligjin e Vetingut. Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të hedhë poshtë pretendimet e shoqatave të gjyqtarëve për antikushte-tutshmërinë e disa pikave dhe togfjalëshave të ligjit të Vetin-gut. Vendimi i Gjykatës Kus-htetuese vjen në një kohë kur organet e Vetin-gut kanë nisur verifikimin e trefishtë të 68 gjyqtarëve dhe p r o k u r o r ë v e të parë , për ligjshmërinë e pasurive, lidh-jet me krimin d h e a f t ë s i t ë profesionale. Ky është vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese pro ligjit të Vetin-gut. Disa muaj më parë, Kus-htetuesja rrëzoi një tjetër padi të Partisë Demokratike dhe armatës së gjyqtarëve, të cilët kërkonin zhbërjen e ligjit, që synon të largojë nga sistemi i drejtësisë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Më herët, Partia Demokratike zhvilloi një betejë të egër në Komisionin e Venecias për rrëzimin e ligjit. Por, Venecia, konfirmoi në çdo germë lig-jshmërinë e ligjit të Vetingut. Në padinë e fundit, gjyqtarët kërkuan të godisnin kapitul-lin e kontrollit të figurës në ligjin e Vetingun. Gjithash-tu, gjyqtarët kërkuan që të rrëzonin afatin e parashikuar

për dhënien e dorëheqjes jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

NJOFTIMI I KUSHTETUESES

-Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë në datën 30.10.2017 mori në shqyrtim çështjen me palë:

-Kërkues: Shoqata Kom-bëtare e Gjyqtarëve të Repub-likës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

-Subjekt i interesuar: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

-Objekti: 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën

i nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”; nenit 59, pika 1, shprehja “zëvendëskryetari”; nenit 62, pika 8, shprehja “2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar” dhe pika 13, shprehja “2 anëtarë jogjyqtarë dhe 1 anëtar gjyqtar”; nenit 68, pika 6; nenit 76, pika 2; nenit 157, pika 1, shprehja “zëvendëskryetari”; nenit 160, pika 8, shprehja “2 anëtarë joprokurorë” dhe pika 13, shprehja “2 anëtarë joproku-rorë dhe 1 anëtar prokuror”; nenit 166, pika 6; nenit 175, pika 2, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.

2. Shfuqizimi si i papa-jtueshëm me Kushtetutën i nenit 12, pika 2, shkronjat “b” dhe “c”; nenit 42, pika 3, shkronja “a”, “b”, “c”, “ç”, dhe pikat 8 e 9 të tij; nenit 43; nenit

47, pika 2, shkronja “a”, shpre-hja “...nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar në fushën e drejtësisë kriminale...” dhe shkronja “b”, shprehja “...nga të cilat të paktën pesë vjet si gjyqtar për çështjet penale...”, pika 4, shprehja “...nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të për-shtatshme për pozicionin e lirë...”, dhe pika 5, shprehja “nga të cilat të paktën pesë vjet në fushën e së drejtës përkatëse të përshtatshme për pozicionin e lirë”; nenit 53, pikat 11 dhe 12, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

3. Shfuqizimi si i papa-jtueshëm me Kushtetutën i nenit 4, pika 2, shprehja “ose në vlerësimin tërësor të procedurave”; nenit 36, pika

3, shprehja “ose për person-at e dyshuar si të përfshirë në krimin e organizuar për qëllim të këtij ligji”; nenit 37, shkronjat “b”, “c” dhe “ç”; nenit 38, pika 1, shprehja “në informacione konfiden-ciale, si dhe informacione të tjera të disponueshme”, pika 4, shkronja “b”, shprehja “ose personi i lidhur me të”, shkronja “c”, shprehja “ose një person i lidhur me të” dhe shkronja “d”, fjalia e dytë me përmbajtje “Anëtarësia e dyshuar e personit në krimin e organizuar duhet të jetë e njohur, e publikuar ose të jetë një çështje e dokumentuar në regjistrat përkatës”; nenit 39, pika 1, shprehja “ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar”; neni 49, pika 1, shkronja “ç” dhe pika 2; nenit 54; nenit 56, pika 1, shprehja “jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e këtij ligji”; nenit 61, pika 5, të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesit, si dhe parashtrimet e subjektit të interesuar, në mbështetje të neneve 131/1/a dhe 134/1/h të Kushtetutës, si dhe të neneve 49, 51, 51/a, 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

V E N D O S I:

- Pranimin pjesërisht të kërkesës.

- Shfuqizimin si të papa-jtueshëm me Kushtetutën të nenit 76, pika 2, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qever-isjes së sistemit të drejtësisë”.

- Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera për shfu-qizimin e dispozitave të ligjeve nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të hedhë poshtë pretendimet e shoqatave të gjyqtarëve për antikushtetutshmërinë e disa pikave dhe togfjalëshave të ligjit të Vetingut.

VENDIMI

Në padinë e fundit, gjyqtarët kërkuan të godisnin kapitullin e kontrollit të figurës në ligjin e Vetingun. Gjithashtu, gjyqtarët kërkuan që të rrëzonin afatin e parashikuar për dhënien e dorëheqjes jo më vonë se 3 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

KËRKESA

Donald Lu dhe Romana Vlahutin

12 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.com“5 PYETJE NGA BABARAMO”

Genc Gjokutaj: Çfarë më kërkoi Berisha

për Fatos NanonAvokati i njohur si prokurori që hetoi Fatos Nanon

krahason çështjen “Tahiri” me ato “Basha” dhe “Nano”

Genc Gjokutaj, i njohur si prokurori i çësht-jes Nano dhe avokati i Bashës, ishte i ftuar sonte në emisionin “5

pyetje nga Babaramo” në Report Tv. Avokati i njohur ka komentuar çështjen “Tahiri” pas nisjes së heti-meve nga prokuroria shqiptare pas publikimit të përgjimeve nga Italia. Ai e ka krahasuar këtë çështje me atë të Lulzim Bashës duke veçuar ndry-shimet. Duke u ndalur në çështjen e Fatos Nanos, Gjokutaj tha se kjo është “një dallëndyshe e korrupsion-it”, por sipas tij nuk ka ngjashmëri me “Tahrin”. I pyetur nëse ka ndjerë presion politik, referuar edhe ko-menteve të asaj kohe se prokurori i vërtetë i çështjes ishte Berisha, Gjokutaj u shpreh se ka komunikuar me Berishën shkresërisht, pasi ai i ka kërkuar një relacion shpjegues për çështjen.

Që nga paraqitja e kërkesës për Tahirin deri tek heqja e mandatit kanë kaluar 48 orë, në rastin e Bashës vazhdoi 2 muaj dhe Basha vazhdoi të ishte ministër.

Rasti nuk i ngjan rastit. Në rastin e Bashës nuk u kërkua as kontroll banese as arrest. Arresti e bëjnë emergjente që të ecë shpejt. Rasti i Bashës nuk ka qenë kështu, nuk ka pas elementë të tillë. Në rastin konk-ret duhej të mblidhet parlamenti urgjentisht dhe jo të ndërhysh pas 8 ditësh.Kjo pjesë është bërë një pakt mes Berishës dhe Ramës për imunitetin, që ne kemi në drejtë ta ndalojmë. Ky është një precedenti i rrëzikshëm, politika ka bërtitur e madhe. Hera e para që prokuroria vajti dhe kërkoj arrestimin . Provat atje përmenden, ndarja e pushteteve në këtë konsiston të respektohet ndarja dhe hetimi ndërkohë po vijon nga organet kompetente. Provat janë në sinkron njëra me tjetrën dhe duhet dhënë autorizimi, tashi ky njeri ka elemetë fajësimi apo jo elementë fajësimi. Gjykata merr të gjithë fashikullin nga prokuroria dhe i thotë provoje tani fajësinë apo pafajësinë.

Ajo që ndodhi me Nanon a ju duket e ngjashme dosja Nano me atë të Tahirit?

Çështja e Fatos Nanos është një dallëndyshe e korrupsionit. Deri në atë koh një person që vidhte po mos kapej me thes në sup nuk quhej hajdut.

Por si drejtësia shqiptare e mbylli dhe e shpalli të pafajshëm Nanon? Çështja u pushua edhe nga Italianët

Kini durimin të më dëgjoni. Çështja e Nanon u fillua për ndihmat emergjente nga Prokuroria Romës. E pushuan sepse për pjesën e tyre e kishin zbatuar ligjin, pjesa shqiptare Fatos Nano është dënuar 12 vite.

Me gjyq të montuar politik tha opozita…

Kjo thuhet edhe tani në 2017

Si nisi në Shqipëri kjo? Si e more ti dosjen si fillove të hetoje?

Nano doli nga burgu u bë dhe kryeministër. Ironia e fatit është që ka qenë Zef Brozi i vetmi që i mbushi mendjen parlamentit që ti hiqnin imunitetin Nanos. Ai ka bërë kërkesë për mbrojtje ligjshmërie.

Në rigjykim të çështjes, duke dhënë dorëheqjen dy gjyqtarë kanë gje-tur zgjidhjen që prokurori të heqë akuzën. Prokurori nuk mund të tërheqë akuzën në rigjykim. Kjo është pafajësia e Nanon.

Ti si prokuror nga e more indic-ien?

Me Nanon problemi është që të gjithë dëshmitarët e kanë fajësuar në mënyrën më të ashpër të mun-dur.

Kush ka deponuar kundër tij?Ai ka pasur akuzën e vjedhjes dh

falsifikimit të dokumenteve. Dësh-mitarët kanë qenë të shumtë. Ka qenë zinxhiri i kryeministrisë. Ajdin Sajdia ka qenë këshilltarë i Nanos, dhe ky ka firmosur dhe i ka dhënë dy vila pa qira. Ka ar-dhur drejtori juridik i kryeminstrisë, i gjithë zinxhiri i personave ku kalonte vendimi për deri në mbledhje.

Po çlidhje kishin vilat me vjedhjet?

Po ka pas dy aku-za. Kjo e falsifikimit doli rrugës. Në çësht-jen e vjedhjes kanë dëshmuar të shumtë dhe ka qenë katërcip-risht e provuar.

Por që ta akuzosh për vjedhje duhet i gjesh mallin e vjedhur…

Rezultonte që me parat e akor-duara nga italianët mund të blihej 20-fishi i ndihmave që u blenë. Nga gjithë kjo veprimtari ekonomike 9 apo 10 milion dollarë kanë firuar. Ka qenë përgjegjësi e drejtë-për drejtë e zotërisë.

Thonin që prokurori i vërtetë ka qenë Berisha jo ju, a keni pasur presion?

Shiko Nano ankohej për çdo gjë. Berisha përveç se ishte president ishte dhe kryetar i Këshillit të Lartë të drejtësisë, dhe të gjitha kërkesat i shkon atij. Pastaj të gjitha ankesat na kalonin ne. Avokati i Nanon ka bërë një gabim ka ndjekur një rrugë të rekomanduar gabim sepse ai i shkëputi marrëdhëniet me trupin gjykues. Ai duhet të shpjegonte. Kur shkëputi ky marrëdhëniet me trupin gjykues edhe avokatë e tij ju shkëputën çështjes.

Berisha ju ka thirru ju apo eprorin tuaj për t’iu kërkuar sqarime? Ka pasur ndikim politik?

Në bazë të këtyre kërk-esave që kanë qenë mik-se kemi komunikuar me Berishën shkresërisht. Ai ka kërkuar një rela-cion shpjegues për çësht-jen nuk e dimë a e ka dashur për vete apo për takimet me ekspertë të huaj. Atëherë ka qenë një trysni shumë e madhe. Çështje të këtyre për-masave as nuk ishin dëg-juar. Nano veç se zyrtarë ishte kryeministër dhe kryetarë i opozitës gjë e cila i dha të drejtë so-cialistëve ta trajtojnë si

izolim për motive politike.

Berisha ju ka kërkuar shpjegime në bazë të ankesave që i bënte Nano?

Po Nano ose anëtarë të partisë së tij nuk e di.

Kur dilte Berisha thonte: hajduti

Fatos Nano etj... ti intimidoheshe?Absolutisht jo sepse ne kishim

letrat. Ne hetonim çështjen.

Ju hetonit çështjen, por duhet të keni qenë shumë i ri…

Unë nuk jam i Plepave

Qartë, por në fillimet e karrierës njeriu edhe gabohet. Tani në dis-tancë ndjeni që mund të keni gabuar diku ose në të tërën në tërësi?

Unë e kuptoj që procesi ka disa elementë. Konteksti ka qenë i vështirë. Ne patëm një fat që një pjesë e mirë e dokumentacionit të çështjes vinte nga Italia. Dhe kjo ka qenë një pjesë që ne kishim jo mbështetje morale por flitej për ba-zën e ekspertizës. Ata e shpjegonin diferencën mes fakteve dhe provave.

Çfarë roli ka pasur në këtë dosje Kontrolli i Lartë i Shtetit?

Çështja ka filluar në disa burime, kanë qenë dosje dëshmi, provat janë të shumta, provat shkresore, mate-riale, dëshmi, ka pasur përgjime të drejtorit italianë.

Qëndrojmë të precedentët dhe dua të rri tek Basha, çështja e Bashës nuk është gjykuar deri në fund në lidhje me rrugën Durrës –Kukës?

Ka pasur raste të fabrikuara, janë vënë disa filtra procedurial dhe konsistojnë në respektimin e të dre-jtave dhe rregullave ligjore. Vijmë tashmë tek Basha, ka qenë ministër i Jashtëm, dosja është mbajtur dy vjet. Janë ndërprerë afatet se sa herë është thirrur ka vajtur, dosja është mbajtur dy vjet dhe duhej ta përdoreshin për arsye politike këtej fushata dhe këtej kronikën. Pra dua të them se Basha ka qenë gjithmonë prezent, ndërsa edhe kur ka patur takime në samitet ai ka qenë i gat-shëm për t’u paraqitur. Ne kërkuan ndërprerje të hetimit, sepse s’kam pse të bëj 3 vite gjyq ku t’i duhet të tallesh dhe asgjë konkrete dhe të pafaktuar.

Si ndahet se ju thoni se nuk ka përgjegjësi kolektive, por përgjeg-jësi personale?

Sigurisht Basha ishte i pari mes të barabartëve, i cili i është dhenë një kompanie me prokurim të dre-jtpërdrejtë.

Të flasim pak për Reformën në Drejtësi. Në perceptimin tim një pjesë të madhe të drejtësisë e kontrollojnë djemtë e dëshmorët e popullit me target partiake si nga PS dhe nga PD, me këtë reformë largohen duart e politikës, bëhet drejtësia e pavarur?

Reforma sipas opinionit tim nuk mund të përfshijë vetëm gjykatë prokurori. Janë agjencitë e zbatimit të ligjit të cilat prodhojnë provën. Një gjyq nuk mund të lindë pa një provë shkresore. Ne kemi agjenci që lëshojnë për të njëjtin objekt dy lloj dokumentash. Unë them sa më larg të ri politika në këtë proces dhe sa më pranë të jenë ekspertët them që do të ketë një impakt. Unë jam skeptik. Kjo punë ka nevojë për ekspertizë. Skepticizmi më ka lindur tani në Komisionin e Mandateve, kjo tregoi që politika jo vetëm që nuk do heqë dorë nga kontrolli në drejtësi por ka edhe për qëllim ta ndalë kur ajo është kryeneçe

Rasti nuk i ngjan rastit. Në rastin e Bashës nuk u kërkua as kontroll banese as arrest. Arresti e bëjnë emergjente që të ecë shpejt. Rasti i Bashës nuk ka qenë kështu, nuk ka pas elementë të tillë. Në rastin konkret duhej të mblidhet parlamenti urgjentisht dhe jo të ndërhysh pas 8 ditësh

NGJARJA

13www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017SKANDALI I PERGJIMEVE

Skaner tabulateve mes Tahirit-Habilaj nga 2013 deri 2015-n

Ish-ministri ndërpreu kumunikimet me Habilajkur Dritan Zagani komunikoi në media për makinën

Elton QynoTIRANE

Teksa kanë adminis-truar në dosje dësh-minë e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, prokurorët e

Krimeve të Rënda po verifikojnë të gjitha tabulatet telefonike mes Tahirit dhe vllezërve Habilajve. Koha kur prokuroria është përqëndruar për të kontrolluar tabulatet varion nga viti 2013 deri në vitin 2015. Sipas burimeve të prokurorisë kjo është periudha kur Tahiri ka pasur komunikime me vllezërit Habilaj. Ndërkohë pas publikimit në media të miqësisë Habilaj-Tahiri dhe pre-tendimeve të Dritan Zaganit, se makina e ish-ministrit përdorej nga një grup kriminal në Vlorë, prokuroria thotë se komuni-kimet telefonike mes tyre janë ndërprerë. Prokuroria nuk e ka të qartë se se në çfarë forme është është kryer komunikimi mes Habiljave dhe Tahirit, por mes tyre nuk ka pasur më komuni-kime telefonike. Burimet pranë prokurorisë thanë se janë duke verifikuar me imtësi të plotë, të gjitha këto komunikime, dhe se në kohët në vijim do kërkojnë të kryejnë dhe verifikime të tjera në disa drejtime.

DY ORË E 30 MINUTADËSHMI NË PROKURORI

Ish-ministri i Brendshëm

tij te Kodra e Diellit. I pyetur se çfarë kishte sekuestruar në banesën e tij, prokuroria, Tahiri nuk ka kthyer përgjigje. “Nuk mund të ndaj me ju dhe as me opinion publik se çfarë pune bën prokuroria dhe çfarë sekuestron prokuroria në shtëpinë time”-tha Tahiri. Një ditë më parë ishte

Saimir Tahiri

vetë ish-ministri që ka kërkuar nga prokuroria përmes një shkrese që të pyetet për akuzat që ka ngritur ndaj tij. Deputeti Saimir Tahiri akuzohet për përf-shirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike të drejtuar nga Habilajt, akuzë për të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda

e tij, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari. Pas dëshmisë përpara Krimeve të Rënda, Tahiri ka folur për mediat duke deklaruar se është i gatshëm të hetohet deri në fund. Ai kërkoi nga politika që t’i japë fund akuzave në adresë të tij, duke theksuar se tashmë ai e ka betejën me drejtësinë. “Jam i gatshëm t’i shkoj të vërtetës deri në fund dhe jam disponibël t’i përgjigjem për çdo kërkesë Prokurorisë”-u shpreh Tahiri. Ai kërkoi nga politika që të ndalë akuzat në adresë të tij, pasi çështja tashmë i takon drejtësisë. “Unë them se debati politik për këtë histori duhet të mbyllet, unë betejën time e kam përpara drejtësisë”-tha Tahiri.

“NUK PËRGJIGJEMPËR KONTROLLIN”

Dëshmia e Tahirit përpara drejtësisë vjen një ditë pas kontrollit të oficerëve të Pol-icisë Gjyqësore në banesën e

Saimir Tahiri ka dëshmuar për dy orë e 30 minuta në ambjen-tet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për dosjen “Habilaj”, një ditë pasi kërkoi nga organi i akuzës që të pyetej. Tahiri është pyetur këtë të premte nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Ish-ministri ka qenë i shoqëruar nga avokatët

kërkoi dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin e tij, e cila u rrëzua.

HABILAJT TË AFËRTME MINISTRIN TAHIRI

Grupi i Moisi Habilajt ka qënë aktiv që në periudhën kur vendi drejtohej nga ish-kryem-inistri Sali Berisha. Habilajt që para vitit 2013, kanë trafikuar drogë në Itali, dhe se linjat dhe tregun e drogës nuk e kanë fituar gjatë kohës kur në pushtet kanë ardhur socialistët në shtator të 2013. Por gjatë kësaj kohe ky grup ka marrë revansh të madh, për shkak të mbështjes që policia e Vlorës dhe Fierit i bënte këtij grupi. Krerët e këtij grupi Habilajt, bien kushërinj të largët me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe në vitin 2013, Moisi Habilaj, ka blerë makinën tip “Audi” të Tahirit dhe nuk i ka ndryshuar pronësinë këtij automjeti.

TAHIRI BËN 38-VJEÇ FALËNDERON PËR URIMET ME SPOTIN E CNN PËR TË VËRTETËN

Ish-ministri Saimir Tahiri feston dje 38-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e festuar në një situatë të tensionuar për shkak të dosjes “Habilaj”, dhe situatës ku ai ndodhet me drejtësinë. Por, pavarësisht kësaj urimet për të kanë qenë të shumta, e ndërsa falënderon miqtë e tij, Tahiri dha edhe një mesazh. Ai ka postuar një spot të CNN mbi të vërtetën.Në të tregohet një mollë, e shkruhet se sado që të thuhet se ajo është një banane, gjithsesi fakti është që kemi të bëjmë me një mollë. E në fund të saj shkruhet se “mbi të gjitha faktet”.

14 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comSHKARKIMI

U përfol për pasurinëlirohet nga detyra

ambasadori i KataritEdmond Çaça bleu sipërfaqe toke tek ish

stacioni i trenit, me vlerë 1.2 mln euroElton Qyno

TIRANE

Një nga ambasadorët më të përfolur për pas-urinë e tij, Edmond Çaça është liruar nga detyra e ambasadorit të

jashtëzakonshëm në shtetin e Katarit. Vendimi për lirimin e tij është marrë nga presidenti i Republikës Ilir Meta në datën 30 nëntor 2017.Ambasadori shqiptar në Doha të Katarit, gëzon një pasuri të jashtëzakonshme. Mësohet se presidenti Meta ka shfrytëzuar disa informacione, të cilat e kanë bindur për të firmosur dekretin për lirimin e tij nga detyra e ambasadorit. Ky ambasador ka qënë dhe herë të tjera i përfolur, jo për pasurinë, por për re-fuzimin e tij nga Arabia Saudite për të qënë diplomati shqiptar në këtë shtet Islamik. Shaqet e këtij refuzimi në atë periudhë kanë qënë të ndryshme, gjë e cila solli dhe mosdekretimin e tij si ambasador në këtë shtet.

DEKLARATAT E PASURISË KONTRATA 2.1 MLN EURO

Në dy deklaratat e interesave financiare dhe kapitale të bëra nga ky ambasador konstatohen dy troje në Tiranë, apartamente, dhurata në makina dhe ora të shtrenjta, biznese e shumë llogari të majme. Në dokumentacionin që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se Edmond Çaça në 2012, vetëm 33 vjeçar, ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një trualli në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Blerja e truallit është bërë në 29 mars 2012 tek anëtarët e familjes S. Kjo familje kishte vetëm dy ditë që e kishte regjistruar sipërfaqen e tokës prej 8.250 m2 në hipotekë dhe pas kësaj e gjithë prona është blerë nga Edmond Çaça në vlerën prej 2.103.750 euro kundrejt çmimit 255 euro për m2. Sipas kontratës noteriale të firmosur nga Edmond Çaça dhe anëtarët e fisit S., shuma e mësipërme do të paguhej në 8 këste në bankë dhe se pagesa e fundit do të realizohej në 25 dhjetor 2012. Në deklarimet që ambasadori Çaça ka bërë në ILDKPKI ka pohuar se për këtë truall ka paguar vetëm 210 mijë euro, duke blerë vetëm 2.500 metra katrorë, pasi pjesën tjetër e kanë blerë tre investitorë të tjerë që mësohet të jenë shtetasit F.J, K.E. dhe shoqëria I….T. Sipas deklaratës së tij, kjo shumë është paguar për shkak se ai ka bërë dhe rolin e ndërmjetësit për t’u realizuar blerja e këtij trualli. Por në fakt personi i vetëm që ka firmosur në kontratën e 29 marsit 2012 së bashku me pronarët e tokës, në cilësinë e blerësit, ka qënë blerësi Edmond Çaça. Ndërkohë që në këstet

Faksimile e kontratës së shkurtit 2016 kur Edmond Çaça së bashku mebashkëshorten e tij Bjanka Ceka shesin tek 25-vjeçari Olgen Çikopana sipërfaqene tokës në rrugën “Jordan Misja”, kundrejt shumës prej 637.500 euro.

Faksimile e kontratës së gushtit 2013 kur Edmond Çaça

i shet kompaninë e ndërtimit “Alb Konstruksion EIS”

25-vjeçarit Olgen Çikopana.e paguara si- pas kontratës noteri-ale rezulton të mos ketë asnjë pagesë prej 210 mijë euro. Ambasadori Çaça thotë në deklaratën e pasurisë se këtë shumë për blerjen e kësaj prone e ka siguruar nga pagesat dhe shpërblimet të përfituara nga veprimtaria e tij dhe e bashkëshortes si partner dhe

konsulent i jashtëm për organizimin e pelegrinazhit dhe fluturimet me charter me kompaninë “ASAS” në Xheda të Arabisë Saudite. Si dhe

nga të ardhurat vjetore nga pagat si subvencione nga MPJ kuvajtjane për periudhën 2010-2013.

SHITJA TEK NJË 26 VJEÇARGati 4 vite pas kësaj superblerje,

Edmond Çaça, në cilësinë e ambasa-dorit, ka vendosur të heqë dorë nga ky truall në rrugën “Jordan Misja”, duke ia shitur 24-vjeçarit O.Ç. Trualli që në kontratën e shitjes rezulton i blerë me mbi 2 milion e 103 mijë euro dhe i deklaruar nga ambasadori si i blerë me 210 mijë euro, tashmë shitet pjesërisht me një çmim tjetër. Kjo shitje është bërë në bashkëpunim me gruan e ambasadorit Bjan-ka Ceka. Shuma financiare e shënuar në kontratën e 2 shkurtit 2016 është 637.500 euro. Dhe kjo shumë duhet të kalojë në dy këste, fillim-isht janë paguar 150 mijë

euro tek llogaria bankare e bashkëshortes së ambasadorit

dhe pjesa tjetër prej 487.500 euro ështa caktuar afati i datës 31 nëntor 2017 për të paguar. Ish-ambasadori Edmond Çaça me dokumentacion rezulton të jetë larguar nga kjo pasuri, për të cilën tashmë është bërë pronar shtetasi 25 vjeçar O. Ç., megjithëse ky i fundit nuk ka bërë pagesën e plotë prej 637.500 euro.

SHITJA TEK I NJËJTI PERSONI riu O. Ç. nuk është i panjohur

për ish-ambasadorin tonë në Katar Edmond Çaça. 26-vjeçari nuk ka bërë vetëm këtë blerje pasurie tek ambasadori. Në dokumentacioni që

disponon “Shqiptar-

j a . c o m ” duket qartë

që Çaça dhe O. Ç. njihen dhe kanë kryer shitje-blerje dhe më parë. Në 21 gusht 2013 Edmond Çaça vendos të shesë kompaninë e tij “Alb Konstruksion Eis”. Këtë kompani Çaça e ka blerë në tetor të 2010 tek shtetasit E. dhe F. S. kundrejt pagesës prej 10 mijë euro. Mirëpo në shtator të 2013 Çaça këtë kompani ia ka shitur të riut O. Ç. kundrejt një pagese prej vetëm 1 milion lekë të vjetra. Pikërisht pas kësaj shitjeje Çaça është larguar nga kjo kompani. Ndërkohë në deklaratën e pasurisë nuk është deklaruar blerja dhe shitja e kësaj kompanie nga ana e ambasadorit tonë në Katar.

DHURATA, ORA “ROLEX”“BREITLING” DHE BMW 740 LI

Në deklaratën e pasurisë që ish-ambasadori Edmond Çaça dhe bashkëshortja e tij Bjanka Ceka kanë depozituar në ILDKPKI, kanë deklaru-ar se janë pronarë të disa apartament-eve, të disa llogarive bankare që sipas tyre kanë rjedhur si rezultat i punës së zhvilluar në vendet e botës arabe dhe kursime nga familjarët. Mirëpo në deklaratat e pasurisë janë dhe disa dhurata tepër të shtrenja, ku bëhet fjalë për një automjet tip “BMË 740 LI” e dhuruar nga një mik i Edmond Çaçës nga Dubai. Makina ka një vlerë prej 60 mijë euro, ndërkohë që sipas Çaçës ky automjet më pas është shitur prej tij, duke blerë një makinë tjetër prej 30 mijë euro të tipit “Infinity”. Më tej Çaça dhe bashkëshortja e tij Bjanka Ceka deklarojnë se dispono-jnë në formë dhurate ora “Rolex” dhe “Breitling” me vlerë financiare prej 12 mijë euro të dhuruara nga Emiri i Kuvajtit dhe Emiri i Katarit gjatë vizitave të bëra nga Bamir Topi në 2012 dhe Edi Rama në Katar në 2014. Ish- ambasadori dhe bash-këshortja e tij disponojnë dhe disa llogari bankare me shifra financiare të konsiderueshme.

15www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017LAJME TE MIRA

Pas 6 orë ndërhyrje kirurgjikale mjekët italianë në spita-lin Umberto Primo Università la Sa-

pienza në Romë kanë mun-dur me sukses të ndërhy-në në kokën e një të mituri shqiptar. Fëmija i quajtur Arli erdhi në jetë në maternitetin Koco Gliozheni 27 Shkurt 2017 me peshe 1 kilogramë 600gr. Ishte një lindje e par-akohshme shoqëruar me Craniosynostosis, deformime të kafkës së kokës. Ardiani, babai i fëmijës thotë se duhet një ndërhyrje tejet e spe-cializuar e cila nuk mund të realizohej në Shqipëri. “Pas konsultave që patëm me Dr Arben Rrugia drejtor i ma-ternitetit ‘Koço Gliozheni’ e

Mjekët italianë bëjnë mrekulli, shpëton

fëmija shqiptarBabai: Falë ndihmës së Dr. Arben Rrugia u mundësua

operimi në Italia nga Profesor Piero Cascone

Rrugisë përmes telefonatave me kolegët Italian atëherë jeta e djalit tim do të ishte te-jet e rrezikuar” thotë Ardiani babai fëmijës.

Kontaktuar nga Report Tv Arben Rrugia drejtor i mater-nitetit Koco Gliozheni nuk pranoi të komentoi këtë rast por tha se: “Unë bëra atë gjë që duhet të bëjë secili nga ne”. Rasti i Arlit është një histori e cila nxjerr në pah faktin se nëse ka vullnet, bashkëpunim mes mjekësh, zgjidhjet nuk mungojnë edhe atëherë kur ndërhyrja nuk është e mun-dur në Shqipëri.

Rasti i Arlit është një histori e cila nxjerr në pah faktin se nëse ka vullnet, bashkëpunim mes mjekësh, zgjidhjet nuk mungojnë edhe atëherë kur ndërhyrja nuk është e mundur në Shqipëri.

Bashkëpunimi

VIDEO/ BERAT, FËMIJA 7-VJEÇAR KËRKON NDIHMË

PËR KURIM, APELI I BABAIT

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të REPORT TV që shkarkohet falas

BERAT / SËMUNDJA E HEMAGIOMËS NË RAST MOS KURIMI I BLLOKON FRYMËMARRJEN

Fëmija 7-vjeçar kërkon ndihmë për kurim, apeli i babait për organet shtetëroreSiljan Dani, është një

vogëlush nga qyteti i Beratit, i cili nuk i

gëzohet nisjes së klasës së parë si gjithë bashkmos-hatarët e tij. Shkak këtë është bërë një sëmundje që ka nisur ti shfaqet që kur ishte ende foshnjë, ndër-kohë që hemagioma që ka në fytyrë bën që më shumë vite t’i kalojë në dyertë e spitalave se sa në shtëpi. Çdo dy muaj vogëlushi duhet të kryejë një mjekim në spital, i cili kushton një mijë euro, pasi sëmund-ja e hemagiomës në rast mos kurimi i bllokon fry-mëmarrjen dhe nuk e lë të ushqehet. Por problemi më i madh mbetet mundësi për trajtimin mjekësor të tij pas ii jati i tij, si marangoz nuk arrijnë të sigurojë të ardhu-ra e mjaftueshme. “Fëmija ka lindur me problemin e hemagiomës. Simptoma e hemagiomës është një problem që nuk e shpjego-jnë dot as doktorët nga se vijnë. Jam munduar që ta ndjek, që nga momentet që ka lindur. Në moshën 5-6 muajshe i kam bërë një operacion nga jashtë se e ka pasur të dukshme dhe

të arritur diçka. Në këto momente jam komplet i pafuqishëm, nuk kam asnjë lloj mundësie. I bëj thirrje kujtdo që ka një zemër të mirë për të ndihmuar një fëmijë që të jetë njësoj si gjithë të tjerët, të ndihet njësoj si gjithë të tjerët dhe të luajë bashkë me fëmijët e tjerë”. 38 vjeçari Themil-jano Dani, e ka të pamundur që të përballojë kurimin çdo dy muaj të djalit të tij në spital. Ai apelon për ndihmë duke kërkuar që mjekimi të përballohet nga shteti apo ti ofrohet ndihmë nga kush do që mundet

Kompania mediatike Shqiptarja.con kërkon të punësojë agjent marketingu që plotëson kriteret e mëposhtme :

TË JETË I GATSHËM PËR

TË PUNUAR NË TEREN

PERSONAT E INTERESUAR TË DËRGOJNË CV E TYRE NË KËTË ADRESË:

[email protected]

VLERËSOHET TË KETË NJOHURI TË GJUHËVE TË HUAJA

DHE TË KETË PËRVOJË PUNE

TË KETË ARSIM

TË LARTË

OFERTË PUNËSIMI

shpresonin që kjo të ishte rrënja dhe të mos kishte më probleme të tjera mirëpo më vonë filluan të agra-voheshin gjërat. Taji kam filluar shenjat që doktorët i dhanë, ka filluar bllokimi i frymëmarrjes, ka probleme me kapërcimin”.

Vogëlushi që ka dukshëm në faqe ënjtjen e detyron

të qëndrojë gjithë kohën brenda mureve të shtëpisë, pasi nuk mund të përballojë dot mos qënien i barabartë me fëmijt e tjerë. Edhe gjatë intervistës që u zh-villua me të atin, vogëlushi fshihej pas shpinë së ba-bait. I vetmi argëtim për 7 vjeçarin mbetet vetëm televizori, pasi ai ndihet i veçuar nga pjesa tjetër e shokëve të tij. “Jam në një kohë të vështirë se deri tani e kam përballuar me forcat e mia dhe të familjes që më ka ndihmuar jashtë mase, plus edhe shoqëria, mirëpo është shumë e vështirë për

dhe ia prezantoi problemin profesori Claudio Taglia e cili organizoi kontrollin e parë në poliklinikën Umberto Primo të Romës. Operacio-ni që zgjati 6 orë u krye të dielën nga kirurgu Profesor Piero Cascone dhe ekipi i tij në poliklinikën Umberto Primo Università la Sapien-za në Romë” tregon babai i fëmijës. Ardiani mes lotëve tregon se mjekët italian bënë mrekullinë me atë ndërhyr-je kirurgjikale që i shpëtoi jetën Arlit i cili ndodhet në reanimacion. “Nëse nuk do të ishte ndërhyrja e Dr. Arben

vemja zgjidhje ishte dërgimi i Arlit jashtë Shqipërisë për këtë operacion i cili kushtonte 70.000 euro të cilat nuk i ki-sha por u vura në lëvizje për të shitur shtëpinë e të realizoja

operacionin e djalit. Koha nuk premtonte pasi duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Dërgimi me urg-jencë i Arlit në Itali u bë falë Dr. Benit i cili kërkoi ndihmë

Dr. Arben Rrugia

38 vjeçari Themiljano Dani dhe djali i tij

16 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comREGJISORI I NJOHUR

Shuhet në moshën 88-vjeçare

Mihal LuarasiRegjisori ka vuajtur pas viteve ’70

burgjet e diktaturës. U dënua për dramat moderne dhe festivalin e 11-të

Shuhet në moshën 88-vjeçare regjisori i njohur shqiptar Mihal Luarasi. Që nga janari i këtij viti Luarasi ka pasur disa probleme shëndetësore,

por pavarësisht ndihmës së mjekëve shëndeti i tij erdhi duke u përkeqësu-ar. Mihal Luarasi ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të hëne rreth orës 16:30. Regjisori i njohur ka vuajtur pas viteve ’70 burgun e diktaturës, sepse u dënua për ngjitjen në skenë të dramave shqipe “Njollat e murrme të Minush Jeros e dramat e Fadil Paçramit. Ai lindi më 16 shtator të vitit 1929 në Korçë. Ndërsa studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest të Hungarisë. Që nga viti 1957 nisi të ngjiste drama të suksesshme në skenë. Në këtë vit MIhal Luarasi pati sukses të madh me dramën e Shilerit

“Intrigë dhe dashuri” e cila ishte aq spektakolare sa qëndroi në repertor për shtatë vjet dhe u luajt më se 300 herë në skenë. Mihal Luarasi është njeri nga tre regjisoret e shquar të periudhës së ndritur të teatrit shqiptar në vitet 1957-1973: në.

Në vitin 1966 ai ngjiti në skenë për herë të parë në skenë në Teatrin Migjeni të Shkodrës dramën “Cuca e maleve”. Në vitin 1972 ai ngjiti në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dramën “Çështja e inxhinier Saimirit” të Fadil Paçramit, vepër që u dënua. Më në fund në festivalin 11-të në RTVSH në vitin, Luarasi si regjisor i një festivali modern u dënua me tetë vjet heqje lirie, dhe pas lirimit punoi si bojaxhi deri në vitin 1990. Pas viteve ’90 Mihal Luarasi u rikthye fuqishëm në skenë me vepra të suksesshme si “Vdekja e një mbretëreshe” e Rexhep

Qosjes, “Hekurat” të dramaturgut hungarez Arpad, por edhe disa vepra spekatolare në Teatrin e Operës e dhe Baletit, si “Karmen”, “La Traviata”, “Pranvera”, “Opera për tre grosh”, e më gjerë. Luarasi ka synuar më shuam se kushdo të ngjis ën skenë dramën shqipe. “Streha e të harruarve” e Ruzhdi Pulahës e vënë në skenë prej tij pati sukses për një kosh të gjatë në Teatrin Kombëtar.

Mihal Luarasi ka qenë edhe një reg-jisor që me kritikat e tij në intervista mediatike për mediokritetin artistik dhe drejtimin e institucioneve në vitet e tranzicionit postkomunist. Në vitin 2003 ai botoi librin e tij “Teatri Kombëtar në udhëkryq” dhe më pas ka botuar edhe librin mbi teatrin dhe artet e tjera “Kujtesa që nuk fle”. Homazhet për përcjelljen në banesën e fundit të regjisorit

Mihal Luarasi do të mbahen nga ora 12.00-deri në 2.30 në hollin e Teatrit Kombëtar.

KABO: IKE MIK I SHTRENJTË DHE MA ZBRAZE SHPIRTIN

Pas ndarjes nga jeta të regjisorit Mihal Luarasi, profesor Përparim Kabo kujton në një status në Facebook kujtimet, ëndrrat dhe bisedat ndër vite së bashku. “Ike mik i shtrenjtë dhe ma zbraze shpirtin…tek të shihja të shtrirë pa jetë nuk doja ta besoja…Ike mik dhe le një boshllëk te familja jote e mrekullueshme…Ike Mihal Luarasi

dhe teatri është në zi, ike nga kjo botë për të cilën u përpoqe ta bëje më të mirë me artin tënd regjisorial, ta bëje më humane me dramën shqipe, ta bëje një botë me dritë fal përkushtimit dhe kalvarit tënd… Ike Mihal dhe do më mungosh, poezitë nuk do ti lexojmë dot më bashkë por unë do ti dërgoj në qiell…Sa kujtime kemi bashkë, sa ëndrra sa biseda dhe sa brenga….Ike miku im megjithëse tu luta para dy ditësh me poezinë titulluar të Lutem mos fluturo…por ja në këtë vjeshtë ike, lamtumirë mik i shtrenjtë…Më mori malli që tani…” shkruan Përparim Kabo.

Mihal Luarasi, një jetë e shkëlqyer mes artistit, skenës dhe vuajtjet nga diktatura

IN MEMORIAM

Sadik BejkoTIRANE

I dënuar me burg dhe i përzënë nga jeta artistike, ai dhe e shoqja, aktorja Edi Luarasi. I rikthyer në skenë

si regjisor dhe si autor dramash dhe librash në këto vitet e pas ‘90-s

Mihal Luarasi ishte një prej per-sonaliteteve të artit skenik shqiptar me një kontribut që e kalon gjysmëshekul-lin. I lindur në 1929-n në qytetin e Ko-rçës, pjesëmarrës në LNÇL, i arsimuar si regjisor në Akademinë e Teatrit dhe të Filmit në Hungari në 1958, Mihal Luarasi punoi si regjisor në Teatrin Popullor, në Teatrin e Estradës, regjisor i jashtëm në Teatrin e Operës dhe të Baletit, regjisor në teatrin “Çajupi” të Korçës dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve.

Në vitet ’70 të shekullit që shkoi Luarasi, krahas dy figurave të tjera të spikatura të artit skenik shqiptar, Piro Manit dhe K. Spahivoglit, kishte krijuar profilin e tij qartësisht të iden-tifikueshëm.

Ai, siç thuhej atëherë, vinte nga fluksi ideoestetik i Europës Qendrore, nga Hungaria, nga ndikimet estetike të teatrit të Brehtit dhe të estetit tjetër të njohur botërisht, G. Lukaçit. Dy rivalët dhe kolegët e Luarasit, regjisorët Piro Mani dhe Kujtim Spahivogli, të shquar secili më vete, të ravijëzuar qartë, ishin ndjekës të shkollës ruse, të teatrit të Stanislavckit. Edhe dramaturgët e Ti-

dashuria”, autor dhe regjisor, Tiranë 2013, është suksesi i tij më i fundit në skenën e Teatrit, një spektakël i ngjyrosur nga nostalgjia dhe poezia e tekstit, e regjisë. Shqipëria, kur disa nga emrat që përmenda më lart ishin ikona të artit, prej disa dekadash nuk është më. Dhe teatri i sotëm nuk është më aq masiv, me aq peshë në jetën artistike, nuk është aq i magjishëm sa në vitet ‘70.

Luarasi ka lënë të shkruar në librin “Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë” kuj-timet e viteve ’70, kur ishte në kulmin e fuqive të tij krijuese, në pikun kur vlerat kishin prekur majat, dhe mu në këtë vrull vetjak ende në ngjitje e sipër, atë e skualifikojnë, e burgosin, e poshtërojnë. Libri u shkrua fillimisht në 1994-n, në rreth 80 faqe, si reagim ndaj librit të Todi Lubonjës “Nën peshën e dhunës” dhe që atëherë është shpërndarë si dorëshkrim. Me kaq Luarasi është tërhequr. Pas disa vjetësh, për arsye të tjera, dorëshkrimi është rimarrë dhe na vjen tani në këtë botim përfundimtar.

Në këtë vazhdë, diskursi polemist i librit këmbehet me shfletime të kujtesës së Luarasit, me digresione të cilat të çojnë në thelb të ngjarjeve, te ngjizja e atyre shfaqjeve teatrore dhe e spektakleve që në vitet e diktaturës ishin shprehje e lirisë, e forcës krijuese, e guximit të artistëve që ndiznin pishtarin e dritës në terrin e diktaturës. Shumë ujë ka rrjedhur që prej atëherë dhe shumë baltë hodhi diktatura mbi artistët e atyre

viteve. E vërteta është që edhe më pas mendimi kritik nuk u ndal në vlerësimin profesional të atyre ngjarjeve të bujshme si spektakli i dramës “Njollat e murrme”, spektakli i Festivalit të Njëmbëdhjetë në Radio Televizionin Shqiptar etj. Në këtë libër jepet një prerje e hollë e klimës krijuese të kohës dhe e profilit artistik e human të njerëzve që guxuan dhe sfiduan dogmën e realizmit socialist. Dhe kjo qe një vazhdë krijuese. Dhe kjo ndodhi se në vitet ’70 prurjet në talente dhe në pjekuri profesionale krijuese në Tiranë qenë të afta për të ndërmarrë jo akte sfiduese formale, por se artistët e ndienin veten në nivelin më të mirë botëror të artit.

Jo më kot, rreth 25 vjet më pas, dra-ma “Njollat e murrme” u inskenua nga një teatër francez. Janë të dhimbshme faktet se si diktatura i poshtëronte dhe i shpërfytyronte këto talente, i detyronte të pohonin publikisht në mbledhje linçuese të kundërtën e asaj që kishin shprehur pak ditë më parë, pra të mo-honin dhe të kërkonin ndjesë për atë që realisht ndienin e mendonin. Pas gjithë këtij kursi të dhunës psikologjike, ku artistët viheshin kundra vetes e kundra njëri-tjetrit, do të vinin dhe prangat e burgut. Eliminimi nga jeta artistike i më të mirëve. Libri “Korbi korbit nuk ia nxjerr sytë” në këtë mënyrë bëhet një dëshmi për dhunën, për vrasjen e artistit dhe të lirisë krijuese. Dëshmi e sjellë nga njëri prej atyre artistëve që në vitet ’70 ishte në apogjeun e arritjeve historike të artit skenik shqiptar.

ranës së atyre viteve ishin tre: Minush Jero, Ibrahim Uruçi, Fadil Paçrami. Fadil Kraja e Dionis Bubani vinin disi më mbrapa… Më i riu, më tragjiku, yll i shuar ende pa dalë në qiell, ishte Shpëtim Gina. Ky shkroi drama të tipit të teatrit absurd, shkollë teatri e afishuar në Francën e asaj kohe, drama që iu ndaluan si spektakle, ndaj mbase Shpëtim Gina vdiq e shkoi fare i njomë dhe krejt misteriozisht. Plenumi IV i

Partisë, në 1973-n, Spahivoglin e çoi në prodhim, Mihal Luarasin dhe Minush Jeron i rrasën në burg, u përjashtuan përfundimisht nga jeta artistike. Ibra-him Uruçi u degdis fshesaxhi rrugësh në Memaliaj, Fadil Paçrami… në burg, pra, u fshinë edhe këta nga jeta artistike. Nga gjithë të mësipërmit, vetëm Mihal Luarasi mbijetoi deri më sot. Pas ’90-s ai iu kthye jetës skenike si regjisor dhe autor dramash e librash. “Përjetësisht

Mihal Luarasi

17www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017OPINION

Bulizmi është ushtrimi i vazhdueshëm i presion-eve të dhunshme verbale, fizike, psikologjike ose kibernetike te një person

ose grup njerëzisht, kryesisht me qëllim për të fituar pushtet mbi to.

Të prekurit nga bulizmi përballen me përjashtimin nga grupi shoqëror dhe poshtërimin nga të tjerët, duke e bërë edhe “shërimin” e tyre shumë të vështirë. Zgjidhja e këtij problemi qëndrontekeliminimi i përçarjeve dhe veprimi efektiv i menjëhershëm mbi agresorët, duke e bërë të qartë qasjen mostoleruese ndaj dhunës.

Bulizmi si dukuri ka qenë dhe vazhdon të jetëi pranishëm në shoqëri, sepse ne vetë e lejojmë atë. Kufijtë e tij shkojnë përtej mar-rëdhënieve të punës dhe shkollës; kushdo mund të ndikohet dhe preket prej tij dhe shpesh mosnjohja e tij e pengon luftimin. Në thelb, bulizmi është ushtrimi pa dëshiren e tjetrit i pushtetit. Pavarësisht se në linja të përgjithshme është i forti ai që ngacmon më të dobëtin, fare mirë mund të jetë edhe e kundërta.

Në mjedisin e shkollës, bulizmi mund t’i çojë të prekurit aq larg, sa atij mund t’i shkaktohen dëmtime të përhershme psikologjike, ose mund të shkojë edhe drejtvetëvrasjes. Shumë shtete madje, kanë miratuar legjislacion të posaçëm kundërbu-lizmit, qëllimi i menjëhershëm i të cilitështë detyrimi i personelit të shkollës për të ndërhyrë në raste tëtilla. Me vëmendjen e duhur, ashtu si po veprohet dhe sëfundmi nëpër media e shkolla për të sensibilizuar njerëzit, çdo problem mund të re-duktohet ndjeshëm.

Le të kalojmë në një pyetje më të rëndësishme në zgjidhjen e çështjes: Çfarë e bën një njeri të jetë ngac-mues/bulist? Dhe a është e mundur zhbërja e tij? Deri në ç’pikë?

Në radhë të parë, një mjedisi ngushtë, me mungesë të komuni-kimit për qëllimet e përbashkëta dhe për zgjidhjen e ndryshimeve të mendimeve është katalizator i konflikteve, çfarëdo qofshin ato. Kështu, te një fëmijë që ende nuk ka zhvilluar ndjenjën e vetëbesimit (me të drejtë) dhe nuk mbështetet

Bulizmi në shoqërinë e sotme: Më shumë se problem i shkollës

nga Rea Shundi

pak influence (duke iu referuar dhe rastit të fundit abuziv me gazetarët e) mund të indikojë tendenca të gjera të nje egoje të fryre, që e bën të besojë se mund të ushtrohet tek të tjerët, me mungesë modestie, takti, dhe mirësjelljeje.

Për fëmijët, viktima të bulizmit, bashkimi me moshatarët e tyre kundër agresorit mund t’u jeptenjë ambjent ku të ndjeheshin të kuptu-ar. Shpesh vikitmat e bulizmit janë të izoluara dhe të qeta, për shkak të turpit që u shkaktohet. Duke u bashkuar me të tjerët, qoftë mësues, prindër apo moshatarë, do të jetë “ngacmuesi”, ai që do të duhet të përballet me ndjenjën e izolimit. Ka gjithmonë një mënyrë për të dalë nga rrethi vicioz i ngacmimeve. Të prekurit nga bulizmi do të ulnin mundësitë e prekjes nga kjo dukuri, nëse do të fillonin të shihnin se vlera e tyre nuk qëndron te perceptimi i tyre nga të tjerët.

Nga ana tjetër, ngacmuesi du-het të marrë ndihmë, për të gjetur mënyra kanalizimi të ndjenjave të tyre të këqija në rrugë të tjera. Ata mund të mos i kenë aftësitë e nev-ojshme për ta kryer këtë proces. Me ndihmën e më të rriturve dhe më të specializuarve, ata duhet t’i fitojnë këto aftësi. Kjo mund të kërkojë një thellim në psikikën e tyre, për të shqyrtuar problemet e rrënjosura të mohuara. Por sa më shpejt që ata të mund ta njohin vetëveten, aq më shpejt do të mësojnë të krijojnë marrëdhënie të mira dhe paqësore me të tjerët dhe, mbi të gjitha, me vetveten.

nga mësues që ta nxitin atë, pasojat e ngacmimeve të vazhdueshme bëjnë që atij t’i përfundimisht dëshira për të shkuar në shkollë, për të qenë social dhe për t’u kujdesur për veten në mënyrën e duhur. Pra, mësues, nxitni vetëbesimin e duhur te fëmijët!

Nga ana tjetër, ndryshe nga sa mund të thuhet zakonisht për natyrën e ngacmuesve, motivi i veprimeve të tyre nuk vjen tërësisht nga pakënaqësitë a presionet e tyre të brendshme, as nga të ndjerit i papërshtatshëm në atëmjedis. Dhe një tjetër keqkuptim është që “ngacmuesit” ndihen keq me veten e tyre. Ajo që shpesh besohet, është se thellë-thellë ata ndihen aq të pasig-urt dhe të turpëruar me vetveten, saqëky negativitet kërkon të dalë e të dëmtojë të tjerët.

Por më e vërtetë do të ishte që ata, edhe nëse vërtet ndihen keq me veten e tyre, nuk janë të vetëdijshëm për të. Nga ana tjetër, as ne nuk duhet të ndihemi keq për ta.

Duke i sulmuar të tjerët, ngac-muesit (bulistët) bëhen të pavetëdi-jshëm për atë që ndiejnë vetë. Ata gjejnë mënyra specifike për t’i posh-tëruar e turpëruar të tjerët, mënyra të cilat ato i fshehin te vetvetja. Dhe këtë e bëjnë dukë zbuluar intuitivisht dobësitë e një personi dhe duke i sulmuar. Pra, duke sulmuar të tjerët, kjo jo vetëm që i mban larg nga fokusi i vetvetes, por mund t’i duket emocionuese duke i bërë të ndjehen të pushtetshëm. Edhe pse “ngacmuesit” duan t’i ulin poshtë të tjerët që të ndihen vetë lart, ata nuk janë të vetëdijshëm se sa keq ndihen ata me vetveten. Duke i poshtëruar të tjerët, ata zbehin aftësinë për të parë se sa shumë nevojëkanë të ngrenë vetveten lart. Shumica e tyre kanë të rrënjosur ndjesinë e turpit, të cilën zgjedhin të mos e zgjidhin drejtpërdrejt duke e ballafaquar. Ndjenjat e tilla të fshehura, në mung-esë konfrontimi, bëhen problem, i

të bërit keq të tjerëve, nuk është asnjëherë e pranueshme.Dhe duke i transmetuar këtë, ai duhet të mësojë se ngacmimet e tij, po ashtu, nuk janëtë pranueshme.

Bulizmimund të ketë forma shumë të ndryshme, duke u shtirë deri te marrëdhëniet diplomatike mes shteteve e përfaqësuesve të tij. Këtu mund të përmendim mad-je, rastin e liderëve të shquar, si presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që pushtetin e tij ndien se mund ta ushtrojë dhun-shëm te vartësit. Mund të thuhet se ai vazhdimisht ushtron një lloj “bulizmi verbal dhe psikologjik” qoftë në pjesën më vulnerabël të popullit, qoftë në marrëdhënie me kolegët e tij. Nga ana tjetër, për ta luftuar këtë energji negative shfaqet figura e gruas së tij, si dhe gruas së parë të shtetit për momentin, Mel-ania Trump. Pas shumë përfoljesh se djali i tyre David është dashur të përballet me bulizmin si rrjedhojë e rritjes së emrit të familjes së tij, Mel-ania ka marrë përsipër organizimin e shumëlëvizjeve sensibilizuese për ta njohur e për ta luftuar problemin. Pushteti i presidentit nuk do të thotë kurrsesi, që ai mund të kërcënojë hapur dhe pa takt bashkëkombësit e pjesëtarët e senateve të shteteve të tjera, më pak të fuqishëm përsa i përket dëgjueshmërisë. Përkun-drazi, gruaja e parë e shtetit po e përdor këtë për të mirat e saj, ashtu si çdokush prej nesh duhet ta bëjë me pushtetin tonë.

Po ashtu, bulizmi nuk kufizohet vetëm me vendet e zhvilluara. Në Shqipëri kemi udhëheqësit tanë që vazhdimisht ushtrojnë presione të tilla, që fare mirë kategorizohen si bulizëm. Në rastin e kyreministrit Rama, që jo pak herë shfaqet agre-siv dhe i pashqetësuar për njeëzit, “bulist” është emri më i reduktuar që mund t’i cilësohet. Mënyra sesi ai i rregullon marrëdhëniet me vartësit, dhe qëndrimi i tij me ata më me

cili do të vazhdojë të përkeqësohet duke e anashkaluar.

Por, si duhet të mbrohemi prej bulistëve?

Ngacmuesit janë të sigurt në vetvete dhe ky besim është si një mburojëpër ndjenjat e tyre. Është e mundur të jesh dhe të dukesh i sigurt në vetvete, dhe njëkohësisht të mos e kuptosh që ndihesh keq me veten tënde. Por në mënyrë qëata të vazhdojnë të kenë vetëbesim në vetvete, ngacmuesit (bulistët) gjejnë viktima, për t’i bërë ata të ndiejnë të keqen që u përket atyre.

Të kuptosh psikologjinëe një ngacmuesi (budisti) është hapi i parë për të krijuar strategjinë e duhur për t’i luftuar ata. Është e rëndësishme të kuptohet se ata nuk ndiejnë keqardhje për veprimet që bëjnë. Në fakt, ata ndihen të emocionuar dhe tëpushteteshëm, duke u larguar nga problemet e tyre. Si rrjedhojë, ngacmuesit duhet të mësojnë se

Në mjedisin e shkollës, bulizmi mund t’i çojë të prekurit aq larg, sa atij mund t’i shkaktohen dëmtime të përhershme psikologjike, ose mund të shkojë edhe drejtvetëvrasjes.

18 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comSITUATA NË BALLKAN

Rreth 300.000 vetё, sipas tё dhёnave tё policisё, marsh-uan nё rrugёt e kryeqytetit

katalonjas pёr unitetin e Spanjёs. Me protestёn e tyre masive nё Barcelonё kundёr separatistёve katalonjas ata pёrbёjnё njё shumicё, sipas sondazheve, qё po dёshmon njё kthesё aktuale tё opinion-it në rajon. Nё bazё tё kёtyre sondazheve nё zgjedhjet mё 21 dhjetor pёrkrahёsit e pavarёsisё nga Spanja duhet tё llogarisin me njё humbje tё shumicёs nё parlamentin rajonal. Nёse tani do tё votohej, partitё qё synojnё pavarёsinё mund tё merrnin mak-simumi 42.5 pёr qind tё votave e kёsisoj vetёm 65 vende, sikurse del nga njё anketim i publikuar tё

dielёn realizuar me porosi tё gazetёs “El Mundo” nga Instituti prestigjoz Sigma Dos. Pёr shumicёn absolute nё Barcelonё janё tё nevojshme 68 mandate parlamentare.

Kundёrshtarёt e shkёputjes nga pushteti qendror nё Madrid, sipas kёtij sondazhi, mund tё shpresojnё pёr rreth 43.4 pёrqind tё votave. Pёr realizimin e anketimit janё marrё nё pyetje 1.000 qytetarё nga e hёna deri tё enjten.

Qeveria qendrore nё Madrid nёn kryeministrin konservator Mariano Rajoy tё shtunёne vendosi komu-nitetitn autonom tё Katalonjёs nёn administrimin e detyrueshёm, pasi parlamenti rajonal nё Bar-celonё shpalli pavarёsinё. Rajoy, sikurse njoftojnё mediat, ngarkoi

zёvendёsen e tij Soraya Sáenz de Santamaría me drejtimin nё rajon.

Presidenti i rrёzuar rajonal Puigdemont mund tё arrestohet dhe tё akuzohet. Nёse ai dёnohet pёr kryengritje kundёr shtetit ose pёr “rebelim”, atё e kёrcёnojnё deri nё 30 vjet burg. Sekretari i shtetit tё Belgjikёs pёr azilin dhe migracionin e sugjeron vendin e tij si vendstrehim tё mundshёm pёr separatistёt. Katalonjasit, qё ndihen tё pёrndjekur politikisht, mund tё kёrkojnё azil nё Belgjikё, vend i BE-sё, tha Theo Francken nё televizionin flamand VTM News. “Belgjika mund tё jetё edhe njё rrugёdalje e mundshme pёr Pu-igdemont”, tha politikani i partisё nacionaliste flamande N-VA.

Komisioni qendror i zgjedhjeve në Maqedoni publikoi rezultatet e para të zgjedhjeve rajon-

ale të së dielës, nga të cilat rezulton se LSDM-ja e kryem-inistrit Zoran Zaev ka fituar në 17 komuna, BDI në gjashtë, Aleanca për Shqiptarët në tre, Lëvizja Besa në një, PDSH-ja në një dhe VMRO-DPMNE-ja në dy. Mbeten ende për t’u numëruar votat në katër prej 35 komunave ku u votua në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shpalli fitoren në pjesën dërrmuese të komu-nave me shumicë shqiptare në Maqedoni. Sipas tij, BDI-ja ka triumfuar mes të tjerash në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Pllasnicë dhe Kërçovë. Sa i përket komunës së Gos-tivarit, Ahmeti tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la të kuptohej se po përgatiten për humbjen e kësaj komune, ku kandidati

Zgjedhjet në Maqedoni, fiton partia e Zaevit, OK shqiptarët

Gruevski nuk njeh rezultatet, akuza për manipulim, merr vetëm dy komuna

Sa per koalicionin e Zi-jadin Selës së Aleancës për Shqiptarët me Besën, Zaev tha se qëndrimi i LSDM-së nuk ndryshon dhe se pozicionin e tyre e kanë paraqitur përpara zgjedhjeve. “Kjo ishte zgjedhja e Selës,- u shpreh ai -Ne jemi këtu të punojmë në interes të të gjithë qytetarëve pa

dallime politike. Aleanca për Shqiptarët dhe Besa shpallën fitoren në katër komuna, përf-shirë Gostivarin.

LSDM-ja deklaroi se ka fituar thuajse në të gjitha zonat ku garuan kandidatët e saj, ndërsa Gruevski tha se nuk i njeh zgjedhjet vendore të cilat i quajti të falsifikuara.

Ish-menaxheri i fushatës presidenciale të Donald Trumpit, Paul Manafort dhe një ish-partner i tij biznesi, Rick Gates

akuzohen për vepra penale, ndër të cilat komplot kundër Shteteve të Bashkuara, shkel-je të ligjit për regjistrimin si përfaqësues të një qeverie të huaj si dhe akte të tjera penale që lidhen me evazion fiskal dhe larje parash. Aku-zat u ngritën sot në kuadër të procesit hetimor për të zbuluar si ka vepruar Rusia në përpjekjet e saj për të ma-nipuluar zgjedhjet presiden-ciale të 2016-ës. Aktpaditë iu lexuan dje dy të akuzuarve që u dorëzuan vetë tek autoritetet federale për të shmangur bal-lafaqimin me agjentët e FBI-së para kamerave dhe publikut.

Këto janë aktpaditë e para që ngrihen në kuadër të procesit gjithnjë e më të gjerë hetimor që po zhvillon prokurori special Robert Mueller. Prokurorit Mueller i është besuar detyra për të drejtuar hetimet mbi rolin që ka luajtur Rusia në zgjedhjet e vjetshme presidenciale, kontaktet me shtetas ameri-kanë, në veçanti me punonjës të fushatës presidenciale Trump dhe nëse në këto kontakte ka pasur shkelje të ligjit federal.

Aktpadia e paraqitur në gjykatën federale në Uash-ington i akuzon Manafort-in dhe Gates-in se kanë kaluar miliona dollarë në llogari bankare në vendet që shër-bejnë si “parajsa fiskale”, jashtë Shteteve të Bashkuara, pa deklaruar pagesat që kanë

KATALONJA/ PRESIDENTI LOKAL I SHMANGET ARRESTIT NË BRUKSEL

Sondazhet: Ndryshon opinioni për shpalljen e pavarësisë

UASHINGTONSHBA

marrë për punën në interes të qeverisë së Ukrainës. Të dy ata akuzohen se kanë shkelur ligjin që kërkon që kushdo që vepron në emër të një qeverie të huaj të regjistrohet në Departamentin e Drejtësisë si përfaqësues i një shteti tjetër. Akuzat e tjera lidhen me evazion fiskal, fshehje të llogarive bankare, deklarata të rreme para autoriteteve

federale e vepra të tjera.Më parë, të dy të akuzuarit

kishin mohuar se kishin kryer akte të paligjshme. Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë për aktpaditë.

68-vjeçari Manafort u shkarkua nga detyra e menax-herit të fushatës në gusht 2016 pasi dolën fjalë se kishte organizuar një operacion të kamufluar lobizmi në favor

të interesave ruse në Ukrainë. Aktpadia e akuzon Paul Mana-fort-in dhe Rick Gates-in se kanë orkestruar një operacion të fshehtë thuajse për një dekadë për interesat e partisë së Yanukoviçit në Ukrainë dhe për të transferuar fshehtazi miliona dollarë në llogari të huaja bankare.

Ndërkohë aktpadi të tjera priten në ditët në vazhdim në

kuadër të hetimeve nën proku-rorin special Robert Mueller, i cili e mori detyrën në maj për të drejtuar procesin hetimor të Departamentit të Drejtësisë lidhur me ndërhyrjet e Krem-linit në zgjedhjet presidenciale dhe rolin që mund të kenë luajtur punonjës të fushatës Trump.

Manaforti është përmen-dur prej muajsh si një ndër

të dyshuarit.Hetimet e prokurorit Mu-

eller përfshijnë edhe rrethan-at e shkarkimit të drejtorit të FBI-së, James Comey. Hetuesit kanë kërkuar nga Shtëpia e Bardhë dokumente të shumta lidhur me veprimet e Presidentit Trump dhe kanë intervistuar disa zyrtarë ak-tualë dhe të mëparshëm të administratës.

Komplot me rusët, akuza penale menaxherit të fushatës së TrumpitProkurori special heton evazionin fiskal dhe rolin e Moskës në zgjedhje

i partisë së tij Nevzat Bejta garonte me Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët. I hidhur ishte reagimi i kreut të lëvizjes BESA, Bilall Kasami i cili deklaroi se BDI-ja u shndër-rua në degë të LSDM-së, dhe se socialdemokratët e Zoran Zaevit janë bërë tani sovrane të shumicës së shqiptarëve. “Nuk

ka më BDI, por ka një degë më shumë të LSDM-së. U bashkua Zaevi e Boshkovsi për t’ia sigu-ruar fitoren BDI-së”, u shpreh Kasami që kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Shqetësimi i Zaevit nga ana tjetër ishte VMRO-DPME-ja. Ai kërkoi nga partia e Nikolla Gruevskit që të mos hapë prob-

leme, por të njohë rezultatin e zgjedhjeve. “Shpresoj se do të keni fuqi të silleni si sub-jekt i përgjegjshëm politik e do të përfshiheni e të jepni kontribut konstruktiv për reformat. I bëj apel lidershipit të VMRO-DPME-së të ven-dosë në plan të parë interesat e qytetarëve.

19www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017DOSIER

DOKUMENTI I 1948MIT’HAT ZAÇE: “SI I

PUSHKATUAM NE FSHEHTËSI, BUZE LIQENIT, DY DURRSAKE”

Ngjarja makabre e shefave të Sigurimit, zbulohet në një dokument dërguarEnver Hoxhës në Komitetin Qendror, dy vjet pas kryerjes së ekzekutimit...

Një dokument i vitit 1948 zbulon mënyrën se si vepronte Sigurimi i Shtetit, me viktimat që vinte në rreth të

kuq. Skema ishte pothuajse e njëjtë. Arrestoheshin në fshehtësi të plotë, zakonisht natën ose në ambiente ku nuk mund ti shihte askush, dhe mbaheshin të izoluar në qeli të ngushta ku merreshin në pyetje. Të arrestuarit kishin kontakt vetëm me hetuesit dhe drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, në disa raste rekrutoheshin si bashkëpunëtor me dhunë, e në raste të tjera edhe pushkatoheshin në fshehtësi pa treguar kurrë se ku i kishin hedhur trupat.

Një rast i ngjashëm është historia e dy të rinjve nga Durrësi Skënder Çela dhe Mark Toçi. Personi që e tregon skenën e ngjarjes është një shef i lartë i Sigurimit të Shtetit dhe ai është njëri prej të katërve që kanë bërë ekzekutimin. Ai quhet Mit’hat Zaçe dhe bashkëpunëtorët e tij apo bashkë ekzekutorët, janë Beqir Balluku, Panajot Plaku, dhe Bajram Vula.

Ngjarja ka ndodhur një natë dhjetorit 1946, buzë liqenit të Ohrit. Katër drejtuesit e lartë të Sigurimit të Shtetit, pasi i kanë mbajtur një javë nën arrest të fshehtë, pa e ditur askush, i kanë çuar ty të arrestuarit në vendin e ekzekutimit dhe i kanë pushkatuar pa gjyq dhe në fshehtësi të plotë. Mëkati i tyre ishte se “ata ishin anti-parti” dhe kishin dezertu-ar nga strukturat e Sigurimit.

E gjithë dëshmia ku zbulohet ky krim dhe mënyra si funksiononte skena e të gjithë krimeve të kësaj natyre gjatë regjimit komunist, është përshkruar në dokumentin që sjellim sot, nënshkruar nga Mit’hat Zaçe shefi i Sigurimit të Divizionit VIII-të. Zaçe e tregon ngjarjen kriminale dy vjet më vonë dhe jo si një i pendu-ar për aktin çnjerëzor, por për të dëshmuar metodat kriminale me të cilat e drejtonte Koçi Xoxe Sigurimin e shtetit, metoda që u cilësuan në kundërshtim me vijën e Partisë në kohën e dënimit të Xoxes. Ai është më i shqetësuar për emrin e mirë të Partisë dhe Enver Hoxhës, se sa për ekzekutimin pa gjyq, se fundja në atë kohë edhe ai vetë mendonte se ishte “e drejtë që të zhduken dy njerëz anti-Parti dhe që nuk mund të ndreqeshin”. Madje ai zbulon se në këtë kohë, miratimi për vrasjet sekrete vinte direkt nga Komitetit Qendror.

Ja çfarë shkruante në letrën drejtuar Komitetit Qendror “Mit’hat Zaçe.

DOKUMENTI I PLOTËTIRANË 31/X/948

Komitetit Qëndror P.K.Shq.Kapiten II Mit’hat Zaçe ju njoftoj

sa më poshtë:Kamë qënë Shef i Sigurimit të

Divizionit VIII-të deri në Tetor 1947.Në fund të Dhietorit 1946 kish

ardhur në Korçë Koçi Xoxe, me urdhërin e këtij, që i dha shokut Beqir Ballukut dhe Panajot Plakut,

kemi zhdukur Skender Çelën e Mark Toçin që të dy nga Durrësi dhe të përjashtuar si anti-Parti. Shoku Beqir Balluku dhe Panajot Plaku qysh nji javë më parë më kishin urdhëruar mua që Skënder Çelën e Mark Toçin ti arestoja dhe ti mbaja në mënyrë shumë të fshehët, me nji fjalë të mos dinte njeri se këta janë arestuar, më kanë thënë se do ti zhdukim si elementa Anti-Parti dhe që në reparte kishin filluar të bënin punë armike. Unë i themë shokut Panajot Plakut se ne s’kemi urdhër nga lartë, ai më thotë se kemi ne, kemi biseduar me shok të K.Q. atëhere unë i thash se me që ju si përgjegjës i Partis në Divizion, më

urdhëroni unë po veproj. I arestova dhe mbasë nji javë, kur Koçi Xoxe erdhi në Korçë këta dy u pushkatuan prej meje, shokut Beqir Ballukut, Panajot Plakut dhe Bajramë Vulës, buzës së liqenit të Ohërit nja 5 km nga Poradeci, ndërmjet Shën-Naunit dhe Poradecit.

Mbasi u pushkatuan, i themë sho-kut Beqir Ballukut se mua më duhet të lajmëroj shokun Kadri Azbiun si shef i Seksionit Sigurimit të Min-istris Mbrojtjes Kombëtare mbasi këta mund të më ngarkohen mua, që si nuk munda ti ruaj këta njerzë që të mos ikin; pse ne lajmëruam se këta dy kanë dezertuar. Shoku Beqir më thotë s’ka gjë se ju themë unë,

pastaj kur e di Koçi s’ka nevoj ta dij Kadriu. Për këtë, se gjoja ata kanë dezertuar, nga Seksioni Sigurimit më është hequr nji vrejtje dhe u regjistrua si pa zotësija ime për ti ruajtur këta njerzë.

Ju njoftoj për këtë gjë se jamë i bindur që K.Q. dhe sekretari i Përg-jithëshmë i Partis shoku Enver nuk do të dinë as gjë.

Unë qysh atëhere këtë aktë e kamë quajtur si akt kriminel dhe i papajtuarshëm me Partin, këtë ja kamë thënë dhe shokut Panajot Plakut, porse unë nuk shkarkoj nga përgjegjësija veten t’ime si bashk-puntor i nji akti të tillë, dhe kur Koçi urdhëroj vrasjen e tyre, në

atë kohë e kamë quajtur të drejtë se zhduken dy njërzë anti-Parti dhe që nuk mund të ndreqeshin.

Se si e ka shtruar çeshtjen Koçi Xoxe atë natë që këta u pushkatuan e di shoku Beqir Balluku dhe Panajot Plakut, mbasi mua më lanë tek dera, duke pritur sa të dilnin shoku Beqir dhe Panajoti.

Për-veç meje, Beqir Ballukut, Panajot Plakut, Bajramë Vulës, Baki Starjes nuk di tjetër njeri për këtë çeshtje, sigurisht nuk përjashtohet Koçi.

Adresa:Drejtorija e III-të

Ministris M. Kombëtare

20 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comINTERVISTA

Shumëpak ose aspak është folur për të në median shqiptare. Ai është i qetë, symprehtë, fytyrën e ka të rrahur me vaj e uthull, siç

ndodh jo rrallë me ne shqiptarët. Naser Neziri, është një aktor shqiptar. I lindur në Kumanovë e i rritur në Belgjikë, ai ka një histori të rrallë. Nga fëmijëria e tij mban mend fshatin, aromën e tokave dhe vatrën e ngrohtë ku mblidheshin të gjithë bashkë. Në moshën 9 vjeçare mbërrin në Bruksel ku nis një jetë të re sëbashku me familjen. Gjuhën shqipe e ka kultivuar nga babai, ai nuk ka pranuar kurrë që ata të flisnin frëngjisht në sallën e ngrënies, ishin të autorizuar vetëm në dhomën e studimit. Dënoheshin nëse do të guxonin të flisnin frëngjisht në ambientet e tjera të shtëpisë. Në një bashkëbisedim të gjatë, Neziri ka folur për episodet më kulminante të jetës së tij. Studimet për mekanik, punën 11 vjeçare si agjent sigurimi e deri tek rolet si aktor. Në telefilmin më të fundit që po xhiron, ka rolin e një shqiptari.

Do të doja ta nisja këtë intervistë me ju me një pyetje prezantuese: Cili është Naser Neziri?

Jam lindur në Kumanovë më 17 prill 1963 e më pas kam ardhur në Belgjikë në vitin 1972. Jam fëmija i pestë i dy prinërve të mrekullueshëm shqiptarë. Im at ka qenë garazhist e më pas fotograf, ndërsa nëna rrob-aqepse. Kam studiuar për mekanik e kam punuar në garazhin e bababit tim. Kam ndërruar disa profesione derisa realizova ëndrrën time, ak-trimin. Kam punuar si kameraman me Valerie Vanhutvinck, regjizore dhe drejtoreshë e grupit teatral ‘Les Rougisseur’. Kam qenë drejtor foto-grafie në parkun e njohur ‘Walibi’.

Si arritët ta plotësonit ëndrrën tuaj?

Mendoj që nuk ka gjë që nuk arrihet nëse me të vërtetë e do. Në çdo punë që kam bërë kam vendosur vullnetin dhe pasionin tim. Çdo sakrificë e kam parë si një shkallë për tu ngjitur gjithmonë e më lartë, derisa kapa’ hënën’. E kam nisur punën në garazhin e babait tim si mekanik, në të njëjtën kohë ndihmoja edhe nënën në atelienë e saj si rrobaqepës. Kam punuar

Naser Neziri, mekaniku që u bë aktor në Belgjikë

Flet aktori shqiptar i lindur në Kumanovë e i rritur në Belgjikë: Shpresoj të performoj në atdhe

Aurora AllushajTIRANE

manovë çfarë kujtoni?Mbaj mend fshatin, aromën e

tokave dhe vatrën e ngrohtë ku mblidheshin të gjithë bashkë. Çdo herë që kthehem kam të njëjtën ndjesi. Kam shtëpi aty, e hera herës rifreskoj kujtimet dhe dhëmshurinë që kurrë nuk shuhen.

Po gjuhën shqipe si e keni mbajtur kaq të freskët dhe të gjallë?

Qesh. Më thonë shpesh se ne, shqiptarët e Maqedonisë e kemi shqipen e kulluar. Kjo është gjuha ime, e prindërve të mi, e gjakut tim. Babai nuk na ka lejuar kurrë të flasim gjuhë tjetër përveçse shqipes. Në sallon dhe dhomën e ngrënies nuk na është lejuar, dritën jeshile e kishim vetëm në sallën e studimit. Nëse do guxonim të thyenim rregullin, dënoheshim.

Sipas jush cila është veçoria që karakterizon shqiptarin?

Pa u menduar fare të përgjigjem besa, guximi dhe mikëpritja, për këtë jam shumë krenarë. Këtu në Belg-jikë njoh shumë shqiptarë të tillë, më ngrohet zemra teksa i shikoj të rregulluar me biznese dhe aktivitete të llojeve të ndryshme.

Nëse do t’iu jepej roli negativ i një shqiptari a do ta pranonit?

Nuk do ta pranoja kurrë. Aktrimi për mua është një mision, dua t’iu përcjell belgëve virtytet më të mira të popullit tim. Në Francë kam dëg-juar të thonë mos u bëj si shqiptar, ekspozimi në filma si mafioz, vrasës a hajdut jep efekte të tilla.

Si e njihni historinë e Shqipërisë?E njoh nga Skënderbeu, ai

është krenaria jonë. Skënderbeu ka vdekur, si trashëgimi na ka lenë një flamur. Pa flamurin me dy krena ne nuk do të ekzistonim. Do flisnim turqisht.

Keni projekte për të aktruar në Shqipëri? Keni pasur oferta?

Kam pasur një ofertë nga Musa Isufi, për të luajtur në Maqedoni. Në Shqipëri ende, edhe pse projekte në mendjen time kam shumë.

Çfarë do t’i thonit publikut shqiptar, e mbi të gjitha emi-grantëve?

Mos i vrisni ëndrrat, besoni në to. Gjërat që më shumë duam realizo-hen një ditë. Emigrantëve shqiptarë: përcillni virtytet më të mira, ne jemi pasaporta shqiptare në botë.

si agjent sigurimi për 11 vite e si fotograf gjithashtu. Në fund ja arrita qëllimit, hyra në botën e aktrimit.

Cilat kanë qenë hapat e para? Rolet tuaja deri tani?

Filmi i parë është ‘In’ në vitin 2001 i cili ka fituar çmimin si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në Festivalin Internacional të flmit në Bruksel. Kam aktruar në filmin e shkurtër ‘Koro’ të Guldem Durmaz në 2003. Në vitin 2013 kam ideuar ‘Camera Quartier’ me të rinjtë e Schaerbeek, ku kam qenë regjizor, aktor dhe kam-eraman. Në të njëjtin vit kam qenë aktor i pesë filmave me metrazh të shkurtër realizuar nga ‘Bakavaro Chan-nel’. Në vitin 2014 kam marrë pjesë në filmin e parë me me-trazh të gjatë ‘Adil El Arbi dhe Bilal Fallah’ dhe ‘Black’. Në vi-tin 2016 kam filluar te jap leksione për filma dhe aktrim në A.S.B.L ‘Camera Quartier’ në Bruk-sel. Në 2017 kam marrë pjesë në film-in ‘Patser’ në rolin e një kolumbiani, filmi del në kinema në janar të 2018. Kam nisur para pak muajsh rregjistrimin e serialit belg ‘Cham-pion’ që do trasmeto-het në qershor të vitit që vjen në RTBF, kanalin zyrtar belg në gjuhën frënge. Në këtë se-rial luaj rolin e një shqiptari

të quajtur Atila. Jam shumë entuzi-ast, pasi përpos faktit se do të tras-metohet para ndeshjeve të Botërorit, në të do të ketë edhe pjesë ku do të dëgjohet muzikë shqiptare e do të promovohet kultura jonë.

Fakti që ju jeni shqiptar si ka ndikuar në karrierën tuaj?

Personalisht ka qenë një avan-tazh, ne shqiptarët jemi kokëfortë, të vendosur e guximtarë. Në sytë e të tjerëve nuk kam hasur kurrë

probleme. Në vitet kur kam ardhur në Belgjikë, shqiptarët respek-

toheshin shumë. E njëjta gjë vazhdon edhe sot, me ndonjë ndryshim fare të vogël. Fluk-set emigratore i kanë këto.

Si e ke njohur Shqipërinë? Kur ka qenë vizita e parë?

Shqipërinë e kam njohur nga babai im. Ai na fliste gjithmonë për të, kur u rrita fillova të lexoj dhe të kërkoj më shumë informacion për të. Im atë na thoshte gjithmonë: Shqipëria është xhepi ynë, duhet me e mbajt atë vend. Kohë më vonë, kur Shqipërinë e kishte kapluar komunizmi shkoja me push-ime në Korfuz. Nga aty shikoja dritat e Sarandës, e çmallesha deri diku. Vizita e parë ka qenë në Po-gradec, është e çuditshme ndjesia dhe emocioni që

ndjeva aty.

Nga fëmijëria juaj, vitet që keni jetuar në Ku-

Naser Neziri

21www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017DEKLARATA

Zhduken 100 monumente nga inventari i trashëgimisë

Ministrja e Kulturës ka deklaruar se në këto 25 vite kanë humbur objektet e trashëgimisë kulturore

Dhurata HamzaiTIRANE

Mbi 100 monumente prej atyre që janë të regjistruara në listën e inventarit të Pasurive Kulturore

rezultojnë të zhdukura. Kjo është shifra që ka deklaruar vet Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë promovimit të kursit për trajnimin në trashëgiminë kulturore. “Në vitin 2015 ne konstatojmë se në 25 vite inventari i pasurive kulturore të humbte mbi 100 objekte të cilat nuk rezultonin më mbi hartën e Re-publikës së Shqipërisë”, u shpreh Kumbaro. E pyetur nga Report TV se cilat janë objektet e zhdukura, Ministrja Kumbaro përmendi disa prej tyre. “Është një proces që ka vazhduar me dekada, por asnjëherë nuk ishte bërë verifikimi që këto lista që pasuroheshin. Kur ne bëmë këtë kontroll fizik objekt më objekt më të gjithë territorin ku për dy vjet e krehëm të gjithë territorin me specialistët tanë, konstatuam mospërputhje të disa objekteve të cilat ishin zhdukur. Mbaj mend në listën e monumenteve quhej Mulli-ri i Nivicës, por ndërkohë shkuam në territor dhe atë mulli nuk e gjetëm, por gjetëm shtatë të tjerë që nuk figuronin fare. Ose objekte banesa që figuronin në listë por nuk figuronin më, në vend të tyre figuronte pallat. Ose për shembull

xhamia e Gjin Aleksit në Delvinë ose kisha e Karavastas.”, tha Kum-baro. Specialisti i restaurimit Pirro Thomo, që do të zhvillojë trajnimet së bashku me specialistin Lorenco Jurina nga Universtiteti i Milanos, rrëfen se si ka ndodhur zhdukja e shkatërrimi i monumenteve të kulturës. “Mbas kaq kohësh duhet të bëjmë pyetje: ky shteti ynë pse i la mbas kaq kohë pa vëmendje dhe pa mirëmbajtje të vazhdueshme këto monumente? Sepse prishja nuk vjen për një ditë apo për një vit, por vjen ndër vite. Që nga vitet ‘90 deri më tani ka kaluar shumë kohë dhe kjo pyetje duhet të bëhet: Gjatë këtyre viteve a ka pasur një mirëmbajtje të vazhdueshme?”, rrëfen Thomo.

Më tej, restauratori Pirro Thomo e quan normale deklaratën e min-istres së Kulturës për heqjen e disa prej monumenteve nga lista. Por disa historianë të njohur kanë debatuar ashpër ku u mor vendimi që nga kjo listë të hiqej shtëpia ku u themelua Partia, duke e cilësuar si muze që shënonte epokën historike të komunizmit.

VIDEO/ REPORT TV - ZHDUKEN

100 MONUMENTE NGA INVENTARI I TRASHËGIMISË

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të REPORT TV që shkarkohet falas

“VOX MACHINA”

Skulptori Sadik Spahija nis aktivitetin e parë te “Turbina”Vox Machina”, një projekt i

skulptorit të njohur Sadik Spahija do të çel siparin e

aktiviteve në Qendrën e re Kulturore “Turbina”. Ekspozita e Sadik Spahisë realizohet në bashkëpunim me artistë të imazhit, lëviz-jes e tingullit. Në projektin skulptural përsfhihet edhe kompozitori Hajk Zaharjan, i cili ka krijuar pjesë instru-mentale në krijimin e tingujve organike që përkojnë me iluz-ionin vizual të instrumenteve muzikore monumentale, të krijuar nga reliket industriale. E kuruar nga Edi Muka, kjo ekspo-instalacion sonor e sho-qëruar me një performancë nga trupa e baletit, fokusohet në trashëgiminë materiale konkretisht të rrënojave dhe mbetjeve industriale të fabri-kave të mbylluara të para vitit 1990. Këto mbetje industriale konsiderohen nga artisti si produkt shoqëror me një kosto dhe që të vënë në një dilemë ndërmjet asgjësimit dhe transformimit. Projekti është konceptuar si një bash-këveprim i shumë faktorëve njerëzor, ku integrohen jo vetëm eksperienca profe-sionale por dhe përvoja njerëzore të mbarura në këto mbetje industriale. Projektit të Spahisë do t’i bashkohet edhe trupa e baletit e drejtuar nga

Gjergj Prevazi. Kuratori Edi Muka shprehet rreth kësaj eskpozite se “Një numër makinerish industriale janë shkëputur nga konteksti dhe funksioni i tyre fillestar pranë fab-

rikave të ndërtuara ndër vitet e reg-jimit komunist në Shqipëri. Objektet kanë përftuar trajta animiste përmes ndërhyrjeve të artistit. Ato nuk janë

thjesht ready-made (objekte të gjetura) por objekte të shndërruara në mbartëse të një kumti në kohë. Të vendosura jashtë hapësirës së galerisë objektet përftojnë cilësi

monumentesh, por ndërsa monumentet përgjithësisht ngjizen si përkujtimore të një ngjarjeje, epoke apo personi, objektet e paraqitura nga Spahija shkojnë përtej çastit te perkujtimit.”. Sipas Mukës objektet “janë kthyer në qënie me gjymtyre të kalcifikuara e zë hungëritës, pra një “Vox Machina” që na zhvendos në kohë përmes ideologjive të vjetra e të reja, që kontrollu-an dhe kontrollojnë destinin tonë nga e shkuara komuniste në të tashmen globale, të mjegullt e pa trajta.”, thotë kuratori. Ndërsa Sadik Spa-hija shprehet se “Projekti është konceptuar si një ek-spo-strukturash industriale, apo objektesh sa konkrete aq dhe të abstraguara që mbartin më vete procese të tjetërsimit. Ekspozita shtron pyetje mbi impaktin e industrializimit mbi qënien dhe emocionet tona, dhe mbi mënyrën se si ne e prezantojmë këtë në

sjelljen ndaj produktit tonë. Pro-jekti sculptural “Vox machine” me autor Sadik Spahiun, do të çelet më 1 nëntor në orën 18 :00.

Trupa e Teatrit “Zini Sako”, Gjirokastër sjell në datat 1, 2 dhe 3 nëntor në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqjen

“Hënat e fundme” të dramaturgut të njohur italian Furio Bordon. Aktorët e teatrit të Gjirokastrës ngjisin në skenë një nga prob-lemet e mprehta, në qytetërimin e “Homo Sapiensit”, që është në grahmat e fundit të dashurisë. A është ky dhe fundi i dashurisë së fëmijës ndaj prin-dit. Cila është arsyeja që prindërit braktisen në mëshirën e fatit, duke përfunduar të mbyllur në një azil për të moshuar?! Drama trajton edhe shkaqet e kësaj barktisjeje, të cilat nuk janë vetëm për të lehtësuar jetën, por edhe për shkak të mospërputhjes së mad-he në këndvështrimin e saj. “Por, nëse prano-jmë, se pleqëria nuk është një sëmundje… atëherë, duhet gjetur mënyra për trajtimin e merituar të saj.” Ky është mesazhi i dramës “Hënat e fundme”. Sepse dashuria është i vetmi ilaç dhe e vetmja forcë rëndese, sipas Ainshtajnit, që kuron të gjitha problemet, në një shoqëri tejet të sëmurë! Drama ngjitet ne skenë me regji te Vasil Çukllës dhe luajnë aktorët Viktor Çaro, Seliana Dalipaj dhe Aleksandër Kondi.

Teatri i Gjirokastrës vjen me dramën e Bordon-it në Tiranë

“Kujtim Spahivogli”

Mirela Kumbaro

22 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.comKATEGORIA SUPERIORE

A mendoni se ka presion ndaj Prokurorisë

për dosjen “Tahiri”?

Kush ishte Adelajda Xhamani gazetarja e re që u nda nga jeta

Vettingu,Mulaj:Do bëjmë drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen

Publikohet video, Vojsava Ismailaj:

Kastrioti në burg që t’i mbyllin gojën

Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të REPORT TV që shkarkohet falas

SHËNIM: Sondazhet online të Shqiptarja.com, nuk kanë vlerë statistikore. Bëhet fjalë për pyetje

që u bëhen të gjithëve dhe jo kampionëve të përpunuar në mënyrë shkencore. Pra, kanë si qëllim të vetëm të lejojnë lexuesit të shprehin mendimin e tyre rreth temave të aktualitetit.

Megjithatë, çdo lexues, mund të votojë vetëm një herë në ditë

Rezultati i SondazhitPO 36.15%JO

NUK E DI60.77%

3.08%

■ Ikën kreu i SHISH, Visho Ajazi propozohet Helidon Bendo

■ Adelajda vuante nga epilepsia? Mjekja: Pallavra!Do kishte shenja

■ Vettingu, Lu: Sot ditë plot shpresë për Shqipërinë, Vlahutin: Startoi

■ Zbardhen SMS-të e prostitutave: Ruaju se kanë arrestuar ‘Rrushin’

■ Helidon Bendo, emigranti me dy emra në krye të SHISH-it

■ Deputetët e PS sulm ministrave: Janë bërë si pronarë firmash

■ Itali, Bashkia Candela ofron para për të jetuar në qytetin e tyre

■ Përcillet sot për në banesën e fundit Adelajda Xhamani

■ Adria Ferries sjell risi me një traget modern nga Durrësi drejt Ankonës

■ Vettingu,Mulaj:Do bëjmë drejtësi, edhe sikur qiejt të përmbysen

■ Dorëheqja e kreut të SHISH Basha: Pati presione për drogën

■ Petrit Vasili: Detyrimi i 80% të shqiptarëve, të përmbysin Ramën

■ Ikën kreu i SHISH, Visho Ajazi propozohet Helidon Bendo

■ Xhafaj: Vetingu filloi, fytyrë e re drejtësie, akt historik

■ Vasili: Qeveria si grup kriminal kontrollohet nga narkotrafiku

MË TË KOMENTUARA

MË TË KLIKUARA

LAJMET

VIDEOT

I DITESSONDAZHI

MË TË LEXUARALAJMET DJE

1.592TOTALI LIKEKOMENTET E DJESHME340 316

Në fokusin e lexuesit online

Kamza mund Laçin dhe

ngjitet e 4-taNjë gol i sebino Plakut në ’86

vendos fatin e ndeshjes në Laç

Goli i parë sezonal i Sebino Plakut i mjaftoi Kamzës për të marrë fitor-en e 2-të në trans-

fertë dhe për tu konfrimuar si një nga skuadrat surprizë të këtij sezoni. Në Laç në një ndeshje që prodhoi shumë tension vendosi gjithçka një gol i Sebino Plakut me Kamzën që mposhti 1-0 skuadrën e Gentian Mezanit duke u ngji-tur në vendin e 4-t të renditjes në kuotën e 12 pikëve, 1 më shumë se Partizani. Fitore me aromë ishi për Ramadan Ndreun.

Në pjesën e parë shanset

ISIS shënjestron Cristiano Ronaldon. Grupi i terror-istëve islamikë javët e fun-

dit përmes fotomontazheve ka kërcënuar jo në pak raste eventin më të rëndësishëm të futbollit sic është Kupa e Botës, Rusi 2018. Pjesë e mesazheve kërcënuese janë përzgjedhur personazhe të ndryshëm nga Bota e këtij sporti. Më herët ky grupim ek-stremist ka shpërndarë foto me imazhe të Lionel Messis teksa shfaqej me sy të gjakosur apo të sulmuesit Neymar, teknikut Deschamps dhe së fundmi pjesë e fushatës kërcënuese është bërë dhe sulmuesi i Realit të Madridit Cristiano Ronaldo. Në fotomontazhin e publikuar shihet ylli portugez i gjunjëzuar dhe me syrin e maviosur, por nuk mbaron me kaq. Fri-ka shtohet akoma edhe më shumë teksa postimi sho-qërohet dhe me dixhiturën: “Fjalët tona janë ato çka sheh, jo ato që dëgjon, kështu që prit” mbyllet mesazhi i ISIS.

KERCENIMI

Ronaldo, ‘shënjestra’ e rradhës e ISIS

Nga java në javë organizata terroriste ka shtuar sinjalet për një sulm të mundshëm të

Kupës së Botës duke alarmuar jo pak publikun e gjërë, por edhe organizatorët e këtij

eventi, të cilët sigurisht do të rrisin masat për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e kompeticionit.

më të mira i pati pikërisht Kamza me Sebino Plakun që të 30-tën u ndal nga traversa ndërsa disa sekonda më vonë nuk gjeti portën e Selmanit. Në minutën e 62-të kaos to-tal në fushë me Enea Jorgjin që nxorri dy kartona të kuq.

Ndëshkoi fillimisht Nezirin me të verdhin e dytë ndërsa i drejtoi në fytyrë kartonin e kuq direkt Sefgjinajt për një gjest antisportiv ndaj Racic edhe pse Jorgji fillimisht ngatër-roi lojtar duke ndëshkuar Jonuzin por korigjoi gjithçka

pas këshillimit me anësorin. Golin e fitores Kamza e gjeti shumë vonë në të 86-tën me Plakun që i shërbyer nga Frashëri goditi saktë me kokë për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Ndreut.

KATEGORIA SUPERIORE

REZULTATET / JAVA 8

■ Laçi - Kamza 0 - 1 ■ Partizani – Flamurtari 0 - 1 ■ Kukësi - Vllaznia 2 - 2 ■ Skënderbeu - Luftëtari 2 - 0 ■ Lushnja - Teuta Durrës 2 - 1

23www.shqiptarja.com

E MARTË, 31 TETOR 2017???????????QENDRIMET

FJALËKRYQESH

Dite mjaft e bukur dhe sensuale kjo e sotmja për te dashuruarit. Pasioni do rindizet dhe do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dikur. Beqaret duhet te tregohen me realiste dhe te mos i besojnë premtimeve qe do iu bëjnë disa persona. Ne planin financiar nuk duhet te tregoheni te pamatur me shpenzimet. Po i kaluar kufijtë do keni probleme serioze.

Venusi do ndikoje pozitivisht sot ne jetën sentimentale te çifteve. Do tregoheni me te kuptueshëm me partnerin dhe nuk do i kërkoni atij gjera te pamundura. Beqaret do kenë me shume se 70% mundësi te takojnë personin e tyreve te ëndrrave. Ne planin financiar do iu jepet mundësia te kryeni transaksione te rëndësishme dhe situata do jete përsëri e qëndrueshme.

Gjate kësaj dite do ketë disa debate te vogla ne jetën tuaj ne çift, por situata do përmirësohet ndjeshëm ne orët e pasdites. Beqaret do e kërkojnë ngado personin ideal, por do e gjejnë atë shume me pranë sesa e mendonin. Ndonjëherë ne jete ndodhin disa gjera qe as vete nuk mund t’i imagjinosh. financat ne përgjithësi do jene mjaft te qëndrueshme.

Dialogu ne çift do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite, megjithatë serish nuk do ndiheni te plotësuar ne lidhjen qe keni krijuar. Flisni hapur me partnerin dhe shprehini gjithçka qe ndjeni. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sesa te mendojnë për një lidhje me dike qe do iu sjelle vetëm telashe. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente.

Sot planetët nuk do kenë as me te voglin ndikim ne jetën tuaj ne çift. Gjithçka do varet nga sjellja juaj kështu qe mundohuni te tregoheni sa me realiste. Beqaret do fillojnë te ndiejnë shume për një person te cilin kane fare pak kohe qe e njohin. Për financat do jete një dite jo shume e vështirë. Do e dini mire si te veproni ne mënyrë qe mos linde as problemi me i vogël.

Ka shume gjasa qe partneri te shohë dike tjetër sot dhe te mendoje t’iu braktise. Edhe nëse e kuptoni vete këtë gjë, mundohuni te reflektoni me kujdes dhe jo te bini ne depresion. Beqaret do bëjnë për vete shume persona, por do e kenë te vështirë te zgjedhin te duhurin. Ne planin financiar ka ardhur koha te zgjidhni borxhet dhe te riorganizoni situatën.

Duhet te merrni ne kontroll frenat e jetës suaj sentimentale sot sepse keni kohe qe e keni lënë pas dore. Mos mendoni se vetëm një telefonate apo një “Te dua” mund te jete gjithçka për partnerin. Beqaret do kenë një takim te rëndësishëm i cili do ua ndryshoje përfundimisht jetën. Financat do fillojnë te përmirësohen ndjeshëm.

Do ndiheni edhe me te dashuruar se me pare sot dhe do i shprehni gjate gjithë kohës ndjenjat tuaja. Partneri nga ana tjetër do mundohet t’iu mbaje ne pëllëmbe te dorës. Beqaret do kalojnë një dite te zakonshme dhe jo me shume takime. Ne planin financiar do bënit mire te reflektonit mire para çdo lloj shpenzimi. Një gabim i vogël do mund t’iu rrënonte.

Jeta juaj ne çift do jete një rutine e vërtetë gjate kësaj dite. Edhe pse do mundoheni me sa te mundni ta ndryshoni situatën, nuk keni për t’ia dale mbanë. Për beqaret do jete dite e zakonshme. Pjese ma e madhe nuk do dëshirojë te krijoje një lidhje edhe pse mundësitë nuk do mungojnë. Situata ne planin financiar do jete e ndërlikuar sot. Tregohuni te kujdesshëm!

Dashuria për çiftet do shkoje me se miri sot. Nëse kohet e fundit e kishit lënë pas dore partnerin, sot do filloni te përkujdeseni me tepër për te. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por do e kenë te vështirë te gjejnë personin e duhur. Ne planin financiar bëni kujdes nga ndikimi negativ i Marsit. Ai do iu shtyje te shpenzoni kuturu dhe mos mendoni për te ardhmen.

As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se kënaqësitë qe do përjetonit sot do ishin kaq te mëdha. Ne fakt si ju ashtu edhe partneri do tregoheni me te moderuar dhe do mateni mire para se te flisni. Beqaret do jene te kënaqur edhe me ndonjë aventure kalimtare. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Nëse keni menduar te blini diçka me vlere mund ta bëni sot.

Projektet e përbashkëta do jene te favorizuara gjate kësaj dite. Momentet e lumtura dhe plot emocione do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene me humor te mire dhe do tregohen me te hapur ndaj takimeve te reja. Edhe mundësitë për te krijuar një lidhje do jene te mëdha. Financat do kenë goxha përmirësime, prandaj përfitoni për te hequr disa para mënjanë.

Departamenti i Marketingut:Patricia CostantinescuCel: [email protected]

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë Tiranë. E mail: [email protected] Website: www.shqiptarja.com Mobile: +355696060421 Shtypur në shtypshkronjën: KLASS shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Alba MALLTEZI DREJTORE E PËRGJITHSHME E FREE AND FAIR MEDIA GROUP ; Aurel PEPA KRYEREDAKTOR Genc KONDI ADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM ; Admirina PEÇI KRYEREDAKTORE E “RILINDASI” ; DESIGN: Altin ALIAJ, SHPËRNDARJA: Spiro MESHINI CEL: +355696088847

DASHI

LUANI

SHIGJETARI UJORI

VIRGJËRESHA

BRICJAPI PESHQIT

PESHORJA AKREPI

DEMI BINJAKËT GAFORRJA

FJALËKRYQI PA SKEMË

FJALËKRYQI SPORTIVDUHET TË NXINI 38 KUTI

HORIZONTAL1. Harris aktor. -Një mund të jetë mbi xhiro. -Një transporti si kamioni. 2. Është martesë me shumë gra. -Është fluturues me ufo 3. Nuk kanë nder. -E kundërta e zenitit. -Inicialet e Redford. 4. Sergej, liriku i famshëm rus. -Kështu bëhet shpesh diktatori 5. Pak anakronike. -Inicialet e Asimov. -Kërkon edhe…veshë. -Bonus pa ekstreme 6. Formohet një nga dy emra. -Ishin galeritë... të kristianëve.7. Elektrokardiogramë. -Është lokal me… krikëll. -Të parat në stafetë.8. Janë të ndryshme në trarë. -Duhet në ekstreme. -Teket e një drame. -Duken pa zanore. -Ivan Reitman 9. Bëjnë kanal me një ka. -Satelit i Jupiterit. -Është aktiv në Sicilia. -Enden me një nen. -Fillojnë raportin.10. Lou që qe rockstar. -Një pjesë e koncepteve. -Vjen nga zemërimi një i tillë. -Ente Tregtare Korçë. 10. Një zbulues nëndetësesh. -Mbyllin një sirtar.

PËRGJIGJE E FJALËKRYQIT PA SKEMË

PËRGJIGJE E FJALËKRYQIT SPORTIV

A N T I D O P I N G S B R A V A TR O J T A R I T D A S E R E N AS R L E R N A I B A E Z TI R O N I K E T K A M E N I C A

M I N I S U M O N E T A R E ST S T A K O M U N I T E T IA M G J I M N A S T E A LR R E Z J A T H E N R R IE P I D E M I K E I N E R V AT T N E V E R I O P E M E T OO Y E A T S N O R V O I N PM E T R I U T K A P E L A N I

1 2 3 4 5

6 7 8 9

10 11 12 13 14

15 16

17 18 19 20 21

22 23 24 25 26

27 28 29

30 31 32 33 34

35 36 37 38 39 40

41

nga Kadri VOKOPOLA

PARADË

M A S S I I M I L I A N O CN A A K O R E A N A G

S U N D E R L A N D I H OV A N D E R S A R T R E A L

E A J O E H A R T E N A M E S S IS P A R T A O A S A D E B A T I RT O N I R N K A R O G E R RA R A N T O U R E O Z I LM T O N I K R O O S A S C AM A R C O A S E N S I O L T

I KRIPTOGRAFUAR4 3 6 9 1 7 3 P 6 O 7 L 1 I13 6 9 18 15 17 14 4 2 12

1 7 3 1 10 5 5 5 2

3 3 1 13 4 3 19 3 8 16 4 8

3 1 13 4 9 19 12 1 10 1 4

5 4 15 4 7 10 2 8

9 2 7 7 2 10 1 7

9 8 1 12 4 4 7 9 2 2

3 6 5 8 2 8 8 7 2 7

2 5 6 4 17 4 3 1 5 1

7 4 14 4 8 4 11 6 5 10 2

2 7 4 5 10 4 8 1 8 2 9

FJALEKRYQI

L I A M A S M M A K E TA R B E E M L I M AK D E L E G A T E T L

M I T O M A N E T D EK O M U N I T A R E T A NO P E R A T O R E T F T

S N I E N I J G AK E S N N I M A L L IA M I A N T K U O S EP O T E K I P O R EA T N S T I L I T I EK R I M I I S I R T A K I

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

PËRGJIGJE

HORIZONTAL1. Skuadër greke4. Sekonda për shkurt6. Festa pa fe8. Emti i Ribery10. Një hektar i shkurtër11. Mund të jetë një slalom.14. Është për medaljen e parë15. Personazhi në foto17. Qyteti belg me autodromin19. Dries bomber belg21. Shearer ish-bomber22. Fillojnë torturat23. Maurizio trainer24. Ekstreme në takim

PLOTËSONI VENDET BOSH NË MËNYRË QË ÇDO RRESHT E

KOLONË TË KETË NUMRAT NGA 1 9

RG

JIG

JE

SUDOKU -Lidhein brigje.12. Në hyrje të tokës. -Mund të bëjnë stilt ë lirë. -Është gur are.

VERTIKAL1. I famshëm ai i Gilgameshit. -Janë libra... të parë.2. Janë fretërit si Savonarola3. Qytet në SHBA.4. Nuk është… i sëmuri. -Titull edhe mafiozësh5. U hidhte verë perëndive. -Në krye të noterëve.

6. Ishte muza e komedisë. -Të çara ato të Shollohovit.7. Mbyll lutjen. -Inicialet e Basinger. -Eshtë X ajo e sulmit.8. Një pjesë e titanëve. -Iron që këndojnë.9. Inicialet e Adjani. -Janë duar... ariu. -Mbyllin kënde.10. Kështu thirrej Jezu Krishti.11. Kallamata aktore. -Zanat pa kufij.12. Kështu bien ata që merren vesh.

-... amatoria e Ovidit.13. Janë shumë aktivë e energjikë.14. Joan që qe piktor. -Një grup... rock. -Mbyllin krahun.15. Inicialet e Steinbeck. -Pesci aktor. -Gjysmë erotik.16. Një i madh i kinemasë. -Një syzë në komo.17. Një kokë... që paguan për të tjerë. -Qe komunikatë komuniste.

26. Kështu fillon nisja27. Kërkon talent29. Skuadër greke30. Ksështu fillon topitja31. Një top në rrjetë35. Personazhi në foto41. Një big match në serie A

VERTIKAL1. Ai dhe ajo2. Në krye të radhës3. Dorian i Ocar Wilde4. Nevio ish-trainer5. Është i vogël ai i televizorit6. Gerti basketbollist7. Skuadër gjermane8. Gjysmë fidani9. Bushi-ish bomber tami trainer.11. Erik që qe kompozitor12. Prurë pa çifte13. Douglas te Juventus15. Pirro pa zanore16. Muhammad i paharruar i ringut17. Pak stabilitet18. Skuadër luzitane20. Të fundit në tender23. Sikur janë në krye25. Kështu është fituesi i ngushëllimit28. Luca, ish-bomber italian31. Gjysmë gatimi.32. Një britmë në corrida33. Flori pa kufij34. Gjysmë dialog35. Në krye të garës36. Kufizojnë zemërimin37. Hidhen në kufij38. Grand Prix39. Diftong në kuotë40. Dy romake

24 E MARTË, 31 TETOR 2017www.shqiptarja.com???????????

- Ekspozita video-muzeale e periudhës së komunizmit në Shqipëri e ndërtuar brenda bunkerit anti-bërthamor të Luftës së Ftohtë

- The video-museum exhibition of Albania's communist era build inside the anti-nuclear bunker of the Cold War

- Ekspozita e parë video-muzeale e ndërtuar në kujtim të viktimave të terrorit komunist

- The first video-museum exhibition built in memory of the victims of the communist terror

ORARI: 09:00 - 16:00 E hëna pushim

ORARI: 09:00 - 21:00 çdo ditë