44
Rinia e sindikatës Unia kundër racizmit dhe ksenofobisë. Një doracak praktik. Ne bëjmë diçka kundër racizmit! albanisch

Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Rinia e sindikatës Unia kundër racizmitdhe ksenofobisë. Një doracak praktik.

Ne bëjmë diçka kundër racizmit!

alba

nisc

h

Page 2: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Shkurtesat: AVIG: Ligji mbi sigurimin në rast papunësieBIZ: Qendra për informim në lidhje me profesionetBV: Kushtetuta federaleEU: Bashkimi EvropianGAV: KPP, Kontrata e përgjithshme e punësOR: E drejta e obligacioneveSGB: BSZ, Bashkimi Sindikal i ZvicrësStGB: Kodi penal

Ky doracak është botuar në gjuhët: Shqip, Gjermanisht,Frëngjisht, Italisht, Spanjisht , Portugalisht, Serbokroatisht, dhe Turqisht. Mund të porositet në adresën: Zentralsekretariat,Migrationspolitik, Weltpoststrasse 20, CH-3000 Bern [email protected]; T +41 31 350 21 11, Dizajni: Simone Rolli,Shtypshkronja: Printoset Zürich, © Unia, dhjetor 2005

Page 3: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Përmbajtja

Hyrje 4

Askush nuk është racist, apo? 6

Çka është racizmi? 8

Si të këshilloj viktimat e diskriminimit racial? 14

Vetë jam viktimë: çka të bëj? 16

Diskriminimi gjatë shkollimit dhe ngritjes profesionale 18

Racizmi në shkollën profesionale 20

Racizmi në vendin e punës 22

Racizmi nga ana e klientëve 25

Racizmi në rrethin e ngushtë 26

Diskriminimi në pagë 27

Unë jam dëshmitar! 28

Ligjet kundër diskriminimit racial 30

A ia vlen të ndërmerren hapa ligjorë? 36

Adresat e rëndësishme 38

Ne mbrohemi! 43

3

Page 4: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

4

Si sekretar sindikal apo aktivist i ri sindikal sigurishtse je ballafaquar me diskriminimin racial. Ose jekontaktuar nga ndonjë i ri, kolegë pune apo mik, icili ka kërkuar ndihmën tënde, ose ke qenë vetë vik-timë e diskriminimit. Në këtë rast, sigurisht, ia keparashtruar vetes pyetjen: Ishte ky vërtetë racizëm?Çka mund të bëj kundër racizmit? Si mund të ndikojqë të mos ndodhë më? Si ta luftoj? Kujt mund t’idrejtohem? Si mund të vijë deri te e drejta ime?

Për fat të keq, rastet e racizmit dhe diskriminimitjanë duke u shtuar edhe te të rinjtë, në sindikatëdhe në grupe rinore. Ksenofobia bëhet e aftë përsallon (normalitet i modës). Në një shoqëri demo-

Hyrje

4

Page 5: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

5

kratike nuk duhet të ekzistoj racizmi dhe diskrimini-mi, sepse i rrezikon të drejtat qenësore të njerëzvedhe dinjitetin e tyre. Për këtë arsye, të gjithë ata tëcilët duan të angazhohen për një shoqëri të drejtëdhe demokratike duhet të angazhohen kundërracizmit, ta luftojnë edhe mënjanojnë atë.

Ky doracak duhet të të ndihmojë për të vërejturracizmin në vendin e punës, shoqëri dhe arsim dhepër ta luftuar atë me efikasitet. Këtu gjen edhe këshilla dhe adresa, të cilat mund t’i konsultosh nërast nevoje.

Unia, Sindikata jote.

5

Page 6: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

6

Gati askush nuk pranon haptas se ështëracist. Po t’i thuash dikujt: «Këtë që thua tiështë shprehje raciste», atëherë ky do tëmohoj këtë me këmbëngulje. Pastaj fillojnëdiskutimet mbi atë, se çka është racizmi? Dotë parashtrohet menjëherë pyetja: «A guxonnjeriu të thotë diçka kritike, pa u akuzuar seështë racist?».

Kjo pyetje nuk është patjetër pa vend, sepse shpeshmungon vetëdija për problemin dhe mbretëron edherrëmujë e definicioneve: Racizëm, armiqësi ndaj tëhuajve, Ksenofobi, Antisemitizëm, Nacionalizëm etj.,shpesh përzihen. Këtu ekziston nevoja për sqarim tëdefinicioneve.

Në të vërtetë askush nuk është racist, apo?

Page 7: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

7

Një grua: «Unë nuk jam raciste, porkëta Jugo të poshtër, më kupton…»

Një kolegë shegert i thotë Zhan A.Nga Kameruni: «Të zitë nuk mund t’iduroj hiq. Ti je diçka tjetër, se ty tëkam shok»

Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jamracist. Racistët bile i urrej, mirëpo nemund të kujdesemi që vendet epunës të rezervohen për zviceran».

Page 8: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

8

Çka është racizmi?

Ai, i cili, një person e trajton ndryshe vetëm evetëm se ka ngjyrë tjetër të lëkurës ose vjennga një vend tjetër apo i takon ndonjë besimitjetër, vepron si racist.

Diskriminimi është veprim: Diskriminimi është lënieanash e një personi në bazë të ngjyrës së lëkurës,prejardhjes kulturore apo sociale, gjinisë, moshës apobesimit fetar.

Racizmi është qëndrim: Për racizëm flitet atëherëkur njerëzit për shkak të prejardhjes dhe ngjyrës sëlëkurës diskriminohen, vihen në pozitë të keqe osethjeshtë injorohen

Me diskriminim racial kemi të bëjmë, nëse njeriupër shkak të ngjyrës së lëkurës, gjuhës, apo fesë nukmund t’i realizojë të drejtat e tija. Për të diskriminuarnë baza raciale nuk duhet patjetër të ekzistojë ndonjëbindje e fortë raciste; secili është në gjendje të bëjkëtë. Viktima janë edhe të huajt por edhe zviceranët.

Page 9: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

9

Ksenofobia kështu quhet frika prej të huajve. Shpesh përkthehet si «armiqësi kundër të huajve».

Antisemitizmi: Antisemit është ai, i cili diskriminon,keqtrajton, injoron apo fyen një person me prejardhjeçifute. Si antisemit vepron edhe ai, i cili mohon holok-austin (krimet kundër çifutëve në kohën e fashizmit)dhe fajëson çifutët e Zvicrës për politikën e qeverisësë Izraelit.

Nacionalizmi përshkruan ideologjinë politike, e cilafamën, mirëqenien, fuqinë dhe superioritetin e kom-bit të vet e vë në qendër. Nacionalisti e stërmadhonkombin të cilit i takon në krahasim me kombet tjera.Nacionalizmi nuk mund të krahasohet me racizmin,por mund të qoj deri te ai.

Listën e definicioneve të shumta mund ta gjesh nën www.gggfon.ch.

Page 10: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës
Page 11: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Hej, është i gjithë ky racizëm?

Nuk është lehtë të cilësosh ndonjë veprim sivepër raciste apo diskriminuese, sidomosatëherë kur personi i cili vepron në mënyrëraciste është i afërt me ty.

Nëse dyshon, se a bëhet fjalë për racizëm, atëherëparashtroja vetes – nga këndvështrimi i viktimës –këtë pyetje: A do të trajtohesha ndryshe, po të kishapasur ngjyrë tjetër të lëkurës, prejardhje, gjuhë apo fetjetër? Nëse përgjigja është po, atëherë kemi tëbëjmë qartë me diskriminim racial.

11

Page 12: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

12

Diskriminimi racial mund të shprehet haptazidhe fshehtazi

Diskriminimi racial i cili shprehet haptas ndodhëshumë rrallë, sepse keqbërësi ka frikë prej pasojaveligjore. Ky lloj racizmi zbulohet lehtë dhe ndiqetpenalisht, siç tregojnë këta dy shembuj:

«Nuk punësojmë shamia», shkruan një punëd-hënës i tërbuar në adresë të Qendrës për ndër-mjetësim në rast papunësie (RAV) në Cyrih. Unia epërfaqëson zviceranen, me prejardhje nga Maqe-donia, para gjyqit dhe fiton procesin. Viktimës indahet një dëmshpërblim.

«Për këtë vend shkollimi në profesion kemi paraparë një të ri të shkathët dhe ndërgjegjes.Vetëm zviceranë dhe shtetas të BE-së.» Ka edhemë keq. Kur p.sh. në shpalljet për konkurrimshkruhet: «Nuk duam të rinj nga Ballkani».

Page 13: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

13

Racizmi i fshehur është vështirë të dëshmohet,sepse personi i cili diskriminon, veprën e tij e fshehmirë. Mu te kjo formë e racizmit, njerëzit shpesh nukjanë të vetëdijshëm se diskriminojnë. Mirëpo, edhe tekjo formë e racizmit vlen: çfarë ndjenjash lindin te vik-tima dhe cilat janë pasojat?

Page 14: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Si të këshillojë viktimat eracizmit?

Është me rëndësi që viktima të ketë mundë-si, që me fjalët e veta, të përshkruaj se si ndi-het, a e ndjen veten të lënduar apo keqtrajtu-ar. Këtij personi duhet dhënë kurajë për tëvepruar. Së pari duhet ndihmuar të gjej njëperson të besueshëm (kolegë, mik, shok) i,ecili/a mund të ndihmojë. Është me rëndësi qëviktima të mos e ndjejë veten të vetmuar,nëse vendosë të luftojë padrejtësinë.

14

Page 15: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

15

Nuk duhet të sulmohet menjëherë dhe pa u men-duar: Me keqbërësin duhet kërkuar dialogu, për tëqenë në gjendje, që pa paragjykime dhe me fakte,të sqarohen motivet e tija të vërteta. Duhet ikurasaj, që të ballafaqosh atë menjëherë me akuzënse është racist.

Vepro hap pas hapi: Sqaro lëndën, dëgjoi të dypalët, mos akuzo! Edhe pse është tejet me rëndësimarrja me seriozitet e ndjenjave të «viktimës», pa emarrë parasysh edhe këndvështrimin e «keqbërë-sit» vështirë se mund të gjinden zgjidhje. Gjithmonëduhet konsideruar edhe mundësinë e akuzimit tëpa bazë.

Angazhimi kundër racizmit të vërtetë ia vlen gjith-monë! Mirëpo, pasi që në Zvicër mungon mbrojtjakundër pushimit nga puna, lufta kundër rastit metipare raciste mund të qoj deri te humbja e vendit tëpunës -edhe pse viktima ka të drejtë. Kjo duhet tëjetë e qartë prej fillimit. Pra, merri në konsideratëedhe pasojat e mundshme dhe jepi mundësi vik-timës, që ai/ajo të zhvillojë strategjinë e vet dhetë jetë i/e vetëdijshme mbi pasojat e mundshme.

Page 16: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

16

Jam vet viktimë: çka të bëj?

Bisedo me koleget dhe kolegët mbi ngjarjen,krijoni strategjinë e përbashkët apo bëjenitemë bisede në klasë dhe rrethin tuaj. Gjit-hashtu ekzistojnë grupe të ndryshme kundërracizmit (p.sh. Rinia e Sindikatës Unia, kraha-so edhe listën në faqen 41 të këtij doracaku)të cilat ju ndihmojnë për tu angazhuar nëmënyrë aktive kundër racizmit dhe për t’ibërë publike rastet e tilla.

Page 17: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës
Page 18: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Diskriminimi gjatë shkollimit dhe ngritjes profesionale

Dardani, një i ri nga Kosova, lajmërohet nëQendrën për Informacione mbi Profesionetdhe kërkon një formular për regjistrim nëgjimnaz. Këshilltarja i thotë: «Mirëpo, Gjimna-zi është vetëm për nxënës të mirë», dhe atëpa i parë dëftesat e Dardanit. Dardani pyetveten: «Do të më kishte ndodhur kjo, po tëisha zviceran?»

18

Çka duhet bërë?Dardani mund ta pyes këshilltaren: «Pse thoni njëgjë të tillë. A mos jeni e mendimit se nuk jamnxënës i mirë vetëm pse jam i huaj?» Në këtë rast,Dardani duhet patjetër të ndjekë qëllimin e tij përtë shkuar në gjimnaz dhe me këmbëngulje të kër-koj formularin për regjistrim. Dardani mund tapërshkruaj atë çka i ka ndodhur edhe në faqen einternetit www.ncbi.ch gjermanisht, osewww.ciao.ch frëngjisht se vetëm kështu mund tëbëhen publike rastet e tilla.

Page 19: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Sandra, zvicerane, dhe Fatima, nga Algjeriakonkurrojnë për vendin e njëjtë për shkollim nëprofesion të tregtisë. Ato e kanë ndjekur tënjëjtën shkollë dhe i kanë ndihmuar njëra tjet-rës në kompletimin e dosjes për aplikim. Dosjete tyre janë të njëjta. Fatima i ka bile edhe notatmë të mira se Sandra. Por, pranohet vetëmSandra, kurse Fatima as që ftohet për bisedë.

19

Çka duhet bërë?Fatima duhet të kontaktoj ndërmarrjen dhe të kër-koj një bisedë mbi arsyet e refuzimit. Është vësh-tirë për të dëshmuar, se Sandrës i është dhënëpërparësi vetëm pse është zvicerane. Për Fatimenështë më së miri t’i drejtohet degës për çështjejuridike në Unia, për të sqaruar mundësitë e marr-jes së masave ligjore kundër ndërmarrjes. Në rasttë diskriminimeve gjatë kërkimit të vendeve përpërgatitje profesionale mund të ndihmojë edhekëshillimorja «Fairness».

Page 20: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Racizmi në shkollën e profesioneve

Hoze bën shkollën e profesionit në njëpunëtori për përpunimin e metaleve. Punimiaktual duhej të vlerësohej. Kolegu dhe fqinji itij Beati e merr pa dashje punimin e Hozesdhe ia tregon mjeshtërit. Mjeshtri ia jepnotën 6. Beati e vëren gabimin dhe i tregonHozesë. Ky shkon me të njëjtin punim temjeshtri, i cili pa e shikuar si duhet puniminia jep Hozesë notën 4.5. Hoze ia përkujtonmjeshtrit, se të njëjtin punim para pakçastesh e kish vlerësuar me notën 6.Mjeshtri i thotë, se nuk do të diskutoj mbivlerësimin e tij. Edhe pas dëshmimit të Beatitai mbetet kokëfortë.

20

Page 21: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

21

Çka duhet bërë?Diskriminimi shpesh ka të bëj me fuqinë dhepafuqinë. Në këtë rast, mjeshtri është në pozitë tëfuqishme dhe e (keq)përdor atë. Hoze mund tëkërkoj ndihmën e Beatit që së bashku të shkojnëte drejtoria e shkollës dhe të përshkruajnë ngjar-jen- mundësisht me fakte. Me rëndësi është edhedokumentimi i rastit. Të vlefshme janë protokollet,shënimet personale ose edhe këmbimi i letravenë lidhje me rastin. Nëse mjeshtri nuk ndërronmendimin dhe shkolla nuk ndërmerr asgjë,atëherë Hoze mund të qoj rastin deri te instancatmë të larta të arsimit. Edhe padia në gjyq është emundshme. Nëse Hoze është anëtarë i sindikatësatëherë ai i drejtohet degës për çështje juridike nëUnia ose kontakton TikK-un në Zvicrën gjermane,gjegjësisht ACOR-in në Zvicrën franceze.

Page 22: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Racizmi në vendin e punës

Miroslavi: «Në ndërmarrje gjithmonë dëgjojthënie negative kundër vendasve të mi.Ndonjëherë tentoj të buzëqesh, ndonjëherë ithem vetvetes se këta njerëz që flasin keqjanë të marrë dhe se çdo kund ka njerëz tëmirë dhe të këqij. Me kalimin e kohës më nukmund t’i duroj këto thënie. Kjo më stresondhe filloj t’i shikoj kolegët e mi si racistë.Nuk guxoj të them apo të ndërmarr diçka ngafrika se mund të izolohem apo të humb ven-din e punës».

22

Page 23: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

23

Çka duhet bërë?Është me rëndësi që Miroslavi të mos lejojë qëkëto thënie të i drejtohen atij, pa pasur mundësitë reagoj. Ai duhet t’ia bëj të qartë kolegëve sekëto thënie e lëndojnë. Nëse kjo nuk tregon rezultate, atëherë ai duhet t’i drejtohet shefit apokomisionit të ndërmarrjes ose degës për çështjetë personelit.

Ai, i cili i nënshtrohet thënieve të tilla raciste,mund të sëmuret. Nëse Miroslavi nuk gjen për-krahje në ndërmarrje, atëherë ai duhet t’i drejtoh-et sindikatës. Ai munt të kontaktoj TikK-un nëZvicrën gjermane, gjegjësisht ACOR-in në Zvicrënfranceze.

Page 24: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës
Page 25: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Racizmi prej klientëve

Një mysafir i rregullt i thotë pronarit të resto-rantit me zë të lartë, që ta ndiej edhe Aimé,kamerieri me ngjyrë të mbyllët të lëkurës:«Shpresoj se mishi i pjekur nuk është djegdhe nxi sikur ky kamerieri yt!»

25

Çka duhet bërë?Klienti i rregullt e keqpërdor pozitën e tij superiore,sepse asnjë pronar i restorantit nuk ka dëshirë tëhumb një myshteri të mirë. Kamerieri Aimé mundtë kërkoj nga pronari, që ai ta mbrojë nga diskrimi-nimi racist nga klientët. Aimé mund ta lus pronarin, që ai t’ia tërheq vërejtjen klientëve dhetua bëj me dije se këto shprehje fyejnë punëtorin e tij.

Ndodhë që punonjësit të rrezikojnë humbjen evendit të punës apo transferimin në një vend tjetërku nuk kanë më kontakt me klientët. Nëse ndod-hë një gjë e tillë, atëherë Aimé mundet, që mendihmën e sindikatës të ndërmarr hapa ligjorë.

Page 26: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Racizmi në rrethin e ngushtë dhe shoqëri

Markusi tregon një barsoletë (vic, shaka) mbitë huajt: «Në një automobil janë të ulur njëturk, një jugo dhe një zezak. Kush e ngetautomobilin? Polici!». Ai i thotë shokut të tijHakimit: «E di, se ndoshta kjo barsoletë tëlëndon, por mu desh patjetër të ta tregoj seështë aq qesharake!»

26

Çka duhet bërë?Në këtë rast është e nevojshme që sinqerisht dhehaptas të thuhet, se një gjë e tillë lëndon. Thëniesulmuese si «Ti je racist!» ose reagim i dhunshëmapo kërcënim, sigurisht se nuk kontribuojnë nëpërmirësimin e situatës. Nga ana tjetër, nëse men-jëherë i shpreh ndjenjat e tua, atëherë në mesin eshokëve mund të bisedohet me argumente dhepa emocione. Porosite broshurën e vizatuar «IchRassist?!» pranë Stiftung Bildung und Entwicklung(5.– frang, porosia mund të bëhet edhe nëpërmjeti-melit: [email protected]).

Page 27: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Diskriminimi në pagë

Në Zvicër askush nuk flet mbi rrogën e tij.Manueli dyshon se paguhet më pak se sakolegët e tij, sepse është i huaj, edhepse katë njëjtat kualifikime. Mirëpo, nuk di se si tazbuloj këtë.

27

Çka duhet bërë?Nëse dega e tij i nënshtrohet KPP-së, atëherë aimund të pyes në Unia, se cilat paga janë të para-para me KPP. Përndryshe ai mund të konsultojedhe llogaritësin e pagës të BSZ-së www.lohn-sgb.ch. Aty ai mund të shënoj ngritjen profesiona-le, kualifikimet, vendin e punës, degën e ekonomi-ke dhe në bazë të këtyre të dhënave bëhetllogaritja e pagës së zakonshme për degën dheregjionin e tij. Nëse paga e tij nuk përputhet meatë të cilën e parasheh llogaritësi, atëherë aiduhet të bisedoj me shefin e tij. Si anëtarë i sindi-katës mund ti drejtohet seksionit të sindikatësUnia dhe të bisedoj më përpara me sindikatën.

Page 28: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Unë jam dëshmitarë

Jam dëshmitarë i një diskriminimi racial, por nuk jam i kyçur drejtpërsëdrejti. A mundtë bëj diçka?

28

Çka duhet bërë?Është me rëndësi që të mos jemi indiferent, sepseracizmi është i rrezikshëm për çdo shoqëri! Edhesi dëshmitarë duhet të veprosh kundër racizmitdhe të inkurajosh viktimën, që ajo të veproj dhe tëmbrohet. Nëse ti e përkrah, atëherë viktima ka mëshumë guxim të mbrohet. Me rëndësi është edheqitja në shesh e rasteve të racizmit. Këtu mund tëmarrësh ndihmë nga Unia për të rinj dhe grupetqë luftojnë kundër racizmit. Presioni publik ështëmjeti më i përshtatshëm kundër diskriminimit raci-al. Kjo quhet edhe guxim civil! gggfon ofron këshil-la konkrete të veprimit në lidhje me guximin civil.

Page 29: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës
Page 30: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

30

Neni 8 i Kushtetutës federale nën «barazia ligjore», thotë:

1 Të gjithë njerëzit janë të njëjtë para ligjit.

2 Askush nuk guxon të diskriminohet për shkak të prejardhjes, racës, gjinisë, moshës,gjuhës, pozitës shoqërore, mënyrës së jetesës, të fesë, botëkuptimeve apo bindjeve politike si dhe për shkak të metave trupore apo psikike.(…)

Ligjet kundër diskriminimit racial

Page 31: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

31

Hopa, tash të zumë, racist! Për ty tash kujdeset ligji!?! Na vjen keq, por ligjet zvicerane shumë dobët e lufto-jnë racizmin. Ne, sindikatat, punojmë në përmirësi-min e ligjeve kundër racizmit, dhe që racizmi të mosmbetet më «delikt kavalieri». P.sh. ne kërkojmë futjene një neni kundër diskriminimit në KPP, bashkëpuno-jmë me grupet e ndryshme të cilat e luftojnë raciz-min, angazhohemi për ashpërsimin e ligjit kundërracizmit, organizojmë aksione dhe qesim në sheshrastet e diskriminimit racial.

Page 32: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

32

Prapëseprapë ligji ofron disa mundësi për t’u mbrojtur:

Çka thotë ligji?

Para ligjit të gjithë jemi tëbarabartë, askush nukguxon të diskriminohet.

www.ekr-cfr.ch > Themen > rechtliche Grundlagen > Bundesverfassung

Ai, i cili publikisht bënshprehje raciste apo diskri-minon në baza raciale dotë ndëshkohet.

www.ekr-cfr.ch > Themen > rechtliche Grundlagen > Antirassismus Strafnorm

Neni

Kushte-tuta, Neni 8

Kodipenal261 deri(ashtu-quajturnormëpenalekundërracizmit)

Mirëpo, kujdes!

Ky nen i kushtetutës, përfat të keq, nuk zbatohetplotësisht:

P.sh. nuk kemi ligje kundërdiskriminimit. Unia angaz-hohet për këtë.

Është shumë vështirë, qëedhe racistët më të këqij të ndëshkohen. Shprehjetraciste në rrethin privatnuk ndëshkohen.

Këshillohu nga një specia-list (p.sh. Jurist). Afati ingritjes së padisë është ishkurtë.

Page 33: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

33

Neni

OR 328

OR 336rendi. 1a

Çka thotë ligji?

Ndërmarrja është e detyru-ar të të mbrojë kundërracizmit- edhe nga klientëtapo kolegët. www.gewerkschafts-jugend.ch > Lehrlings-rechte A–Z > Persönlich-keitsschutz

Nëse largohesh nga punapër arsye raciste, atëherëlargimi është abuzues: Informacione: www.alk.unia.ch > arbeits-los: was tun? >Kündigungwww.unia.ch > Arbeit &Recht> HintergrundRecht> Kündigungsschutz

Mirëpo, kujdes!

Është vështirë të detyroshpunëdhënësin të bëj diçka.Nise procedurën ligjorevetëm nëse je i sigurt senuk «rrezikon» veten. Kujdes efekti i bumeran-gut. (krahaso më poshtë«AVIG 16»)

Sipas rregullit, largimi ngapuna nuk mund të anulo-het, mirëpo ti ke të drejtëpagese në formë të dëms-hpërblimit prej më sëshumti 3–6 muaj. Kujdes: të duhen prova!

Page 34: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

34

Çka thotë ligji?

Nëse je viktimë e racizmitdhe punëdhënësi yt nukndërmerr asgjë për për-mirësimin e gjendjes, ke tëdrejtë të prishësh kon-tratën e punës.

Nëse në vendin e punës jeviktimë e racizmit, atëherëkjo punë nuk mund të kër-kohet nga ti. Nëse jepanulimin, atëherë Siguriminë rast papunësia nukmund të shkurtojë ditët epagesës.

www.alk.unia.ch > Gesetze > AVIG

Neni

OR 337

AVIG 16Reshti. 2

Mirëpo, kujdes!

Arkës së papunësisë duhett’ia dëshmosh arsyet eprishjes së kontratës ngaana jote. Dëshmi e mirëështë certifikata e mjekutapo letërkëmbimi.

Duhet të kërkosh ngapunëdhënësi, që ai tëparandaloj racizmin.

Vetëm nëse ai bën pak apoasgjë kundër, ke të drejtëtë prishësh kontratën epunës, pa rrezikuar shkurtimin e pagës ngaArka e Papunësisë.

Page 35: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës
Page 36: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

A ia vlen ndërmarrja e hapave ligjore?

Së pari duhet parashtruar pyetja e efektit tëbumerangut: cilat janë pasojat e një procesigjyqësor? A jam i gatshëm t’i bartë këtopasoja?

Procesi gjyqësor kërkon kohë dhe kushton. Shansetpër sukses varen nga rasti dhe dëshmitë: edhe nëseje 100 për qind i bindur se ke të drejtë, gjykatësimund të vendos ndryshe. Për këtë arsye duhet ikurproceseve gjyqësore dhe ato duhet nisur vetëm nësemasat tjera si: mediacioni, dialogu, bisedimet apomarrëveshjet e ndryshme dështojnë.

Nëse rasti nuk është i qartë dhe dëshmitë nuk janë të mjaftueshme atëherë nuk duhet nxitur procesi gjyqësor. Racisti, i cili nga gjyqi shpalleti pafajshëm mund ta ndijë veten të fortë dhe të vazhdoj rrugën e tij.

36

Page 37: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Nëse rasti është i qartë dhe dëshmitë janë të mjaftu-eshme atëherë ia vlen procesi gjyqësor! Norma pena-le kundër racizmit sulmohet vazhdimisht nga racistët,të cilët duan ta anulojnë këtë ligj. Me procese të suk-sesshme gjyqësore mund të mbrohet kjo normë dhetë bëhet vetëdijesimi i politikës dhe masave të gjërambi domosdoshmërinë e kësaj norme.

Sigurimi i dëshmive: Sipas rregullit Ti duhet tëdëshmosh, se racisti është sjellë apo sillet në mënyrëraciste. Për të dëshmuar këtë duhet të kesh materialpër dëshmim: letërkëmbim, i- mel të shtypur, dëshmi-tarë të besueshëm. Grumbulloji të gjitha! Kujdes:nëse dëshmi e vetme është thënia jote, atëherëshanset për sukses janë të pakta.

37

Page 38: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

38

Adresat e rëndësishme

Këshillimoret e specializuaraTikK – Taskforce interkulturelle Konflikte, T 044291 65 75, www.tikk.chACOR – Association Romande contre leRacisme/SOS Racisme Gratis Telefon: 0800 55 44 43, Lausanne: T 021 311 80 57, Fribourg: T 026 424 21 25,www.sos-racisme.ch Së bashku kundër dhunës dhe racizmitT 031 333 33 40, www.gggfon.chKonfliktophon – Shërbim këshillues në rast tëkonflikteve mes të vendasve dhe të ardhurve sidhe viktimave të diskriminimit racial. T 044 242 42 29, www.konfliktophon.ch BaBeRas – Basellandschaftliche Beratungsstelle gegen Rassismus, Oberfeldstrasse 11a, CH-4133 PrattelnIntegres – Integrationsfachstelle Region Schaffhausen, T 052 630 06 40, [email protected]

38

Page 39: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

39

Sindikata Unia: www.unia.ch/jugend

CaBi – Anlaufstelle gegen RassismusVerein Café-Bibliothek/CaBi Antirassismus Treff, Linsebühlstrasse 47, CH-9000 St. Gallen, www.cabi-sg.ch

Lista e këshillimoreveTë radhitura sipas Kantoneve dhe gjuhëve:www.edi.admin.ch/ara > (Anlauf &Beratung)

Lista e të deleguarve për integrimDelegatët Kantonal për integrim ofrojnë pjesërishtkëshillime në raste të diskriminimit racial. www.ekacfe.ch/d/adressen.asp

Diskriminimi gjatë kërkesës së vendshkollimit për ngritje profesionaleNCBI Fairness T 044 432 47 63,[email protected], www.ncbi.ch

39

Page 40: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

40

Projekte kundër racizmit prej shkollave dhe për shkollawww.projetscontreleracisme.ch (fr), www.projekte-gegenrassismus.ch (dt), T 031 389 20 24

Për refugjatëFlüchtlingshilfe Schweiz Bern: T 031 370 75 75,Lausanne: T 021 320 56 41, Lugano: T 091 923 17 76, www.sfh-osar.ch

Formimet e mëtejmeMovendo – Kurse kundër racizmitKurse për njerëz të besueshëm dhe bashkëpunëtorë të sindikatave, T 031 370 00 70, www.movendo.chFondacioni Edukim dhe Tolerancën në CyrihT 044 349 49 66, www.set-toleranz.ch Fondacioni Edukim dhe Zhvillim në BernëT 031 389 20 21, www.globaleducation.ch

Page 41: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

41

Dua të angazhohem kundër racizmit!Shoqata dhe grupime kundër racizmit Sindikata Uniawww.unia.ch/jugend > gegen RassismusSolidaritet pa kufi – T 031 311 07 70, [email protected], www.sosf.chLICRA – T 022 312 08 12, www.licra.chFondacioni kundër racizmit dhe antisemitizmitT 044 218 50 30, www.gra.ch Klartext – Kultura rinore kundër racizmit (Projekte për të rinj): T 033 221 73 00, [email protected] Augenauf – Basel: T 061 681 55 22, Bern: T 031 332 02 35, Zürich: T 044 241 11 77,www.augenauf.ch Antifa – [email protected] www.antifa.ch,[email protected], www.buendnis-gegen-rechts.ch

Këshillime juridike për specialist dhe rrjetëzim i këshillimoreveMERS – T 031 302 01 61, www.humanrights.ch

Page 42: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

42

Page 43: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Ne mbrohemi!

Politika armiqësore kundër të huajve dhe azilkërkues-ve e qarqeve të djathta nxitë armiqësinë ndaj të hua-jve dhe racizmin.

Te masat e gjëra krijohet bindja e përgjithshme se tëhuajt janë vetëm kriminel potencial dhe refugjatë tërrejshëm. Me këtë krijohet «toka pjellore» për racist,nacionalist dhe fashist. Racizmi i fshehtë nën sipërfaqe bëhet kështu realitet normal shoqërorë.

Kundër kësaj duhet të mbrohemi. Sepse,racizmi nuk përputhet me shoqërinë tonëdemokratike, të hapur dhe tolerante. Ai i/ecili/a vëren racizmin, e bën publik, e luftondhe mënjanon, jep një kontribut të rëndësis-hëm në ruajtjen dhe zhvillimin e demokracisësonë.

43

Page 44: Ne bëjmë diçka kundër racizmit! - unia.ch · kam shok» Një sindikalist: «Kurrsesi nuk jam racist. Racistët bile i urrej, mirëpo ne mund të kujdesemi që vendet e punës

Prodhim i Sindikatës Unia, Dega Migracion dhe Rini,përkrahur nga Fondi i projekteve kundër racizmit dhepër të drejta të njeriut si dhe nga Shërbimi për çësht-je të rinisë pranë Ministrisë federale për sigurimesociale. Falënderojmë Rininë sindikale të Austrisë për fotografitë nga fushata «wirgegenvorurteile.at».