16
M M M M M JEDISI JEDISI JEDISI JEDISI JEDISI S S S S S OT OT OT OT OT BOTIM I PËRMUAJSHËM I QENDRËS RAJONALE MJEDISIT (REC) - SHQIPËRI NENTOR 2005 lexoni në faqen 7 Zona përreth lumit Buna merr statusin e mbrotjes lexoni në faqen 4 NUMËR 105 Shkencëtarët më të mëdhenj të botës mesazh politik dhe shoqëror G8 lexoni në faqen 12 Urbanizimi i tokës bujqësore dhe ndikimi në mjedis

NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

MMMMMJEDISIJEDISIJEDISIJEDISIJEDISI S S S S SOTOTOTOTOTBOTIM I PËRMUAJSHËM I QENDRËS RAJONALE TË MJEDISIT (REC) - SHQIPËRI

NENTOR 2005

lexoni në faqen 7

Zona përreth lumit Bunamerr statusin e mbrotjes

lexoni në faqen 4

NU

MËR

105

Shkencëtarët më të mëdhenjtë botës mesazh politik dheshoqëror G8

lexoni në faqen 12

Urbanizimi i tokës bujqësoredhe ndikimi në mjedis

Page 2: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

NË KËTË NUMËR

2 MJEDISI SOT NR. 105

MJEDISI SOT është një botim periodik tëQendrës Rajonale të Mjedisit (REC)Zyra në ShqipëriNë këtë botim të përmuajshëm do të gjeniinformacion mbi probleme mjedisore, lajmetë përzgjedhura, opinione e komente mbi çë-shtje të mjedisit nga vendi e rajoni, informa-cione për aktivitete për mjedisin nga vendi ebota etj.Versionin elektronik të kësaj reviste, mundta gjeni në faqen: http://albania.rec.orgPër të marrë “Mjedisi Sot”, e përditshmeelektronike, me postë eletronike apo revis-tën “MJEDISI SOT” (botim i përmuajshëm),dërgoni emrin dhe adresën tuaj pranë Zyrëssë REC në Shqipëri, në adresat:Kutia Postare 127, Tiranë;Tel/Faks: (04) 239444;ose [email protected]

Qendra Rajonale eMjedisit (REC)për EuropënQendrore e Lindoreështë një organizatë

ndërkombëtare jopartizane, joavokate,jofitimprurëse që mbështet zgjidhjene problemeve mjedisore në EvropënQendrore e Lindore (EQL), duke nxiturbashkëpunimin ndërmjet organizatavejoqeveritare, qeverive, bizneseve eaktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe dukembështetur shkëmbimin e lirë tëinformacionit dhe pjesëmarrjen epublikut në vendimmarrjen mjedisore.REC është krijuar në 1990 nga ShBA,Komisioni Evropian dhe Hungaria. SotREC, bazohet ligjërisht në Kartën e tij,nënshkruar nga 28 vende dheKomisioni Evropian, dhe në njëmarrëveshje ndërkombëtare meqeverinë hungareze. REC ka zyrënqendrore në Szentendre, Hungari dhezyrat e vendeve në secilin prej 15vendeve përfituese.

Shqipëria e ka nënshkruar Kartën eREC në 1993. Zyra e REC përShqipërinë është hapur në 1994. Kjozyrë punon për realizimin e misionittë REC duke mbështetur organizatatjofitimprurëse, institucionet mjedi-sore në të gjitha nivelet, dhe aktorë tëtjerë të interesuar në fushën e mjedi-sit, duke mbështetur proceset pjesë-marrëse e shkëmbimin e lirë tëinformacionit.Fushat kryesore të veprimtarisë janë:Programi i granteve për OJF-të;Planet Lokale të Veprimit në Mjedis,Informacioni Mjedisor; Edukimi Mje-disor; Programi i kualifikimit për OJF-të dhe zyrtarë të mjedisit, nismat dheprogramet vendore e rajonale; etj.Donatorët më të fundit janë: Komi-sioni Europian, Ambasada e Mbretë-risë së Hollandës, SIDA, UNDP, GEF/SGP, Fondacioni SOROS, SDC, etj.

http://albania.rec.org

MMMMMJEDISIJEDISIJEDISIJEDISIJEDISI S S S S SOTOTOTOTOTNUMËR 105 NENTOR 2005

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

Ambasada eAmbasada eAmbasada eAmbasada eAmbasada eMbretërisë së HollandësMbretërisë së HollandësMbretërisë së HollandësMbretërisë së HollandësMbretërisë së Hollandës

në Shqipërinë Shqipërinë Shqipërinë Shqipërinë Shqipëri

Ky botim mbështetet financiarisht nga

Qendra Rajonale e MjedisitZyra në Shqipëri

Opinionet e shprehura në shkrimete kësaj reviste nuk paraqesindomosdoshmërisht opinionet eQendrës Rajonale të Mjedisit (REC)

Kanë kontribuar për këtë numër:Vali Suljoti Taulant Hasa Eduart

Cani Genta Hoxha

Stafi editorialMihallaq Qirjo Alken Myftiu Taulant Hasa Genta Hoxha

Eduart Cani Daniela Tola

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

EDITORIAL 3Sa është kostoja mjedisore e legalizimeve!?○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

NGA VENDI - AKTUALITET 3-4Liqeni i Shkodrës shpallet zonë e mbrojturZona përreth lumit Buna merr statusin e mbrotjesProblematika mjedisore e deltës së lumit Drin në fokusin e aktorëvevendorëTakim kombëtar për ligjin mbi zhurmat në Shqipëri të harmonizuarme legjislacionin e BE○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

PROFIL 13-14Projekti i sekuestrimit të karbonit në Shqipëri bazuar tek komunitetiShkencëtarët më të mëdhenj të botës mesazh politik dhe shoqëror G8Ndahet nga jeta sekretarja e OKB për ndryshimet klimatike○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

NGA BOTA 15Ura e Siçilisë nuk respekton standardet mjedisorePrerja e pyjeve nuk ndikon në përmbytjeEnergjia Bërthamore “frenon” ndryshimet klimatikeAmbientalistët rumun kritika qevrisë për uzinën bërthamoreGjykata: Anglia ka shkelur rregullat për habitatet“GREENPEACE” humb gjyqin për delfinët

○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

TEMA E MUAJIT 6-12Urbanizimi i tokës bujqësore dhe ndikimi në mjedisBathore, realiteti i fushës së grurit tashmë e “mbjellë”me shtëpi“Kënetë” sociale dhe mjedisore ndërmjet dy metropoleveZonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptarDy “ishujt informalë” të Tiranës, në mes të dramës mjedisore dheurbanistikeZonat e”pluhurosura” urbane apo getot mjedisore të Shqipërisë?○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○ ○

Page 3: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

MJEDISI SOT NR. 105 3

2005FORUM

EDIT

OR

IAL

Nëntor

Nga Taulant Hasa

Eksperienca e re e zhvillimiturban gjatë viteve 90-të në Tiranë,por edhe në qytete të tjera tëShqipërisë, krijoi një nga rastet mëunikale të zhvillimit arkitektonikdhe urbanistik në Europë, qoftëpër dinamizmin dhe energjinë esaj apo për parregullsinë dhekaosin total të krijuar, dhe përmungesën e plotë të planeve dhepolitikave të zhvillimit. Prirjadrejt (jo)kulturës së ndërtimit,sidomos lidhur me zënien e hapë-sirave dhe rrëmujës së krijuar ngakrijimi i lagjeve të reja këto vitete fundit ishte performanca urbanee këtyre viteve në tranzicion. Mo-deli i zhvillimit kaotik të Tiranës,gjatë kësaj periudhe, reflekton mësë miri tranzicionin e vështirëpolitik, ekonomik dhe social ngaekonomia e centralizuar drejt sho-qërisë së tregut të lirë. Ky zhvillimsolli një ndryshim i cili mori mevete hapësirat mjedisore përrethmetropolove (në rastin e Tiranësvreshtat me rrush përreth saj,janë zëvendësuar me banesa tëtipit “beton arme”. Ndikimi mje-disor negativ, shkaktuar ngazhvillimi jourban informal iterritorit, është serioz dhe mundtë bëhet i pakthyeshëm. Rrugët epashtruara në këto zona rrisinerozionin, ndotjen bllokojnë sistemine kullimit dhe rrisin ndotjen. Mos tëharrojmë se problemet mjedi-soretë një komuniteti janë jetike për

jetesën edhe kur ajo është në kushteminimale. Vendderdhjet ilegale tëujrave të zeza në zona të tëra banimi,ndotin burimet e ujit të pijshëm,sidomos puset, mëny-ra më ezakonshme e sigurimit të ujit tëpijshëm nga banorët e ar-dhur nëzonën e Bathores, etj.

Sot diskutohet shumë përlegalizimin e ndërtimeve pa leje,por një vëmendje më e madhe iduhet kushtuar edhe diskutimitmbi rolin që luajnë institucionetligjore në procesin e zhvillimitdhe manaxhimit të tokës dhemjedisit dhe mbi arsyet e shpërthimitmasiv të for-mave informale ilegale(ekstra-ligjore), sidomos në aspektine përdorimit të tokës, strehimit dhevetëpunësimit. Për të qenë mëobjektiv, ky debat për legalizimine këtyre zonave duhet të shikohetedhe në aspektin e restaurimit tëkushteve mjedisore, të cilat, edhesipas eksperiencës botërore, nukjanë më pak të rëndësishme sestandardizimi i disa shërbimevepublike. Tashmë duhet pranuarme zë të lartë se urbanizimi masivdhe pa kriter është një nga shkaqetkryesore të procesit të përjashtimitsocial-hapësinor që karakterizonrritjen intensive urbane në Shqipëri.Ky fenomen ka një kosto edhe përmjedisin, i cili nuk ka më shanse tërifitojë hapësirat që dikurgjelbëronte.

Liqeni i Shkodrësshpallet zonë embrojtur

Liqeni i Shkodrës, më i madhinë Ballkan, është shpallur Rezer-vat Natyror i Menaxhuar. Vendi-mi i marrë nga qeveria shqiptarei ka dhënë fund dilemës sëspecialistëve të mjedisit, nëse kyliqen duhej të shpallej “ParkKombëtar”, siç është dhe pjesatjetër e tij që i takon Malit të Zi,apo “Rezervat Natyror i Mena-xhuar”. Këshilli i Ministrave kamiratuar propozimin e bërë ngaMinistri i Mjedisit, Pyjeve dheAdministrimit të Ujërave, LufterXhuveli për dhënien e këtijstatusi special Liqenit të Shko-drës. Marrja e këtij vendimisiguron mbrojtje të veçantë përliqenin, ndërkohë nuk privonnga aktiviteti i peshkimit banorëte zonës së Shirokës dhe të Zogajt.

Bajzë - helmetrrezikojnë banorët

Që nga viti 1991, në stacioninndërkombëtar hekurudhor tëmallrave në Bajzë të komunësKastrat, ndodhen një sasi e ma-dhe helmesh, pesticide të rrezik-shme për shëndetin e banorëvepërreth. Ato kanë mbetur prejvitesh në një prej magazinave tëstacionit, që janë duke u shkatë-rruar dhe muret e tyre janë ha-pur anekënd. Era e rëndë të bienë hundë sapo i afrohesh venditku ndodhen lëndët e rrezikshme,rreth të cilave jetojnë të paktën1000 banorë që i kanë shtëpitëfare pranë. Banorët kanë kohë qëkanë dhënë alarmin pasi jeta etyre është në rrezik nga pesti-cidet. Janë rreth 6 ton mbetje tëngurta dhe rreth 30 ton mbeturi-na lëkurësh të këpucëve mbi tëcilat janë derdhur lëndët helmu-ese në gjendje të lenget, pasikëtyre të fundit iu morën fuçitë.

Sa është kostoja mjedisore e legalizimeve!?

Page 4: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

4 MJEDISI SOT NR. 105

NGA VENDI

Sh

ku

rt

Zona përreth lumit Buna merr statusin e mbrotjes

Pas një nisme të ndërmarrë prej kohësh nga ekspertët e mjedisit nëqytetin e Shkodrës dhe Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), qeveria nëmbledhjen e saj të rradhës ka vendosur shpalljen “Peisazh ujor dhetokësor i mbrojtur” zonën e lumit Buna, së bashku me deltën dhe ishulline Franc Jozefit, rezervatin e Velipojës, lagunën e Vilunit, plazhin eBaks-Rrjollit, kënetën e Domnit, si dhe territoret përreth tyre. Kyterritor kap një sipërfaqe të përgjithshme prej 23.027 ha, të përbërënga 7.799 ha pyje dhe shkurre; 346 ha sipërfaqe lagunore; 496 ha dunaranore, bregdetare; 252 ha toka të kripura dhe 14.134 ha sipërfaqe tëtjera (toka bujqësore, zona të banuara) Në këtë zonë zbatohet shkalla ekatërt e mbrojtjes, në mbështetje të ligjit nr. 8906, datë 6. 06. 2002 “Përzonat e mbrojtura”. REC organizoi paraprakisht një sërë takimesh lokalepër diskutimin e çështjeve që lidheshin me këtë status. Sipas specialistëve qëmorën pjesë në procesin e shpalljes së kësaj zone nën mbrojtje, në këtë zonëmund të ushtrohen veprimtari bujqësore, si dhe mund të përdoret toka përqëllime të ndryshme turistike, sportive, edukative, rikrijuese etj. Këto aktivitetenuk cënojnë natyrën dhe biodiversitetin, mbështetur në zhvillimin eqëndrueshëm dhe menaxhimin e burime natyrore të zonës.

Pylli rreth Borshit, rrezik zhdukjeje

Pothuaj të gjitha faqet e maleve përgjatë vijës bregdetare Borsh-Sarandë ushkrumbua nga zjarret e disa javëve më parë. Ajo që dikur quhej me plotgojën Riviera shqiptare, sot s’është gjë tjetër veçse një varg kodrash krejtësishttë zhveshura, ku vetëm shkurret i kanë shpëtuar djegies. Në komunën e Lukovësmëson se pjesa më e madhe e zjarreve vihen në mënyrë të qëllimshme ngabarinjtë, të cilët duan të krijojne kullotë për bagëtitë. Ndërsa në fshatin Çorrajdhe Fterrë, banorët të thonë të shqetësuar se pemët nuk digjen nga barinjtë,por priten prej vitesh në mënyrë masive. Madje dhe një dru shekullor, siç ështëhilqja. Pamja që mbizotëron në shpatet e maleve të këtyre anëve të krijon idenëse sapo ka përfunduar një “kasaphanë” e tmerrshme. Pemë të shkrumbuara,hilqe të prera, që presin radhën për t’u ngarkuar nëpër kuaj, për t’u djegur pakmë poshtë, rrëzë shpatit të malit. Banorët të thonë se drurët që priten, shërbejnëpër t’u djegur për qymyr. Askush prej tyre nuk di të thotë sesa metra kub drupriten në ditë në këto dy fshatra, ndërkohë që prej dy vitesh, dy firmashfrytëzojnë për qymyr pyjet e kësaj zone. Banorët thonë se firmat jovetëm që nuk kanë marrë pëlqimin e komunitetit, por as kanë kontaktuar mebanorët. “Madje, këto dy firma nuk kanë kursyer as drurët që janë pronë ebanorëve të fshatit”, - thotë Jani Papadhimitri një banor i zonës. Megjithëankesat e bëra, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. Mësohet se banorët e dyfshatrave kanë dërguar një sërë peticionesh në komunën e Lukovës, ku kërkojnëndërprerjen e aktivitetit të dy firmave që shfrytëzojnë pyjet në këto zona.

Pogradec, tre mijë banorë

rrezikohen nga ndotja

Rreth tre mijë banorëve tëfshatit Çërravë në rrethin e

Pogradecit, u rrezikohet rëndëshëndeti nga ndotja që krijojnë,

prej disa vitesh, tri firmaprodhuese të asfaltit dhe

betonit, vetëm 200 metra largfshatit. Drejtuesit e komunësÇërravë kanë paraqitur prej

disa muajsh ankesën e banorëvetë fshatit për ndotjen dhe

asfiksimin e territorit të tyrenga gazrat, tymrat dhe helmet

që krijojnë tri firmat eprodhimit të asfalt-betonit në

këtë fshat në Prefekturën eKorçës. Mësohet se ankesat e

tyre i kanë dërguar deri nëMinistrinë e Mjedisit. Kryetarii komunës, Vladimir Jacelli, ka

thënë se prej disa vitesh trifirma të prodhimit të asfaltit,

Projeksion, Iden Kostruksion,Kryetarit të Komunës dhe Alpa,

kanë çelur aktivitetin e tyre nëkomunën e Çërravës. Sipas

kryekomunarit, dy prej firmave tëmësipërme i kanë marrë liçensat

në ministrinë përkatëse, por firmamë e re ka filluar plotësimin e

dokumenteve vetëm gjatë muajittë fundit. Firmat veprimtarinë e

tyre prodhuese vetëm 200 metralarg fshatit, nga të paktën 2 mijë

metra që përcakton ligji. Përrrjedhojë, djegia e solarit dhe e

gomave të vjetra nga këto firma endotin mjedisin në përmasa

alarmante”.

Page 5: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

MJEDISI SOT NR. 105 5

NGA REC

Më 2 Nëntor 2005, QendraRajonale e Mjedisit (REC)- Shqi-përi, organizoi në qytetin e Lezhëstakimin e parë publik, për disku-timin e problematikës mjedisore,të vërejtur nga grupi punës përhartimin e PRVM për Deltën elumit Drin.

Në takim morën pjesë përfa-qësues të aktorëve të të dy qarqeveqë mbulojnë zonën në projekt menjë numër të konsiderueshëmspecialistësh, autoritetesh vendoredhe banorë të zonës.

I organizuar në mënyrëshpjeguese dhe me diskutime tëshumta, aktiviteti fokusohej nëmarrjen e konsensusit të gjerë mbi

çështjet që shqetësojnë këtë rajon.Çështjet ku u fokusua debati

ishin ato të cilat projekti synon tëintegrojë dhe t’i japë zgjidhje edhenë nivel kombëtar, të tilla si:biodiversiteti, bujqësia, hidro-logjia, dinamika njerëzore, rregu-llimi i territorit, turizmi, gjeolo-gjia dhe energjia.

Të gjitha këto çështje janëmarrë në analizë më parë ngagrupet e ekspertëve të ngritura përkëtë qëllim dhe u paraqitën për tëpranishmit veç e veç për t’i dhënëmundësinë kujtdo që të japëopinionet, problemet dhemendimet e tij për secilën prejtyre.

Problematika mjedisore edeltës së lumit Drin në

fokusin e aktorëve vendorëTakimi i parë publik për diskutimin e raportit mjedisor në kuadërtë përgatitjes së Planit Rajonal të Veprimit në Mjedis për deltëne lumit Drin.

Debati u zhvillua në një frymëkonstruktive me komente dheanaliza nga pikëpamje të ndry-shme në varësi të specialistëve dhebanorëve në takim. Për tëintegruar më tej këtë zhvillim meprojekte të tjera në rajon si dheme nisma të tjera që kanë filluardhe pritet të fillojnë, në takimmorën pjesë dhe përfaqësues tëprojektit për zhvillimin urban tërajonit (projekt i BE) me qendërnë Shkodër si dhe përfaqësuesitndërkombëtarë të projektitELPA, në kuadër të cilit zhvillohetky plan.

Gjatë takimit doli në pahnevoja për integrimin e të gjithadisiplinave ndërsa hartohet njëplan (gjë të cilën ky plan e ka nëfokusin e tij) si dhe nevoja përrishikimin e legjislacionit në fuqi,për të shmangur konfliktet që aika krijuar dhe krijon. Si shumëemergjente u cilësua problemi ipronësisë mbi tokën, pasi kabllokuar të gjitha zhvillimetbujqësore, njerëzore, turistike,mjedisore, hidrologjike, etj., tërajonit dhe më gjerë.

Takim Kombëtar për ligjin mbi zhurmat nëShqipëri të harmonizuar me legjislacionin e BE

Në kuadër te projektit CARDS “Asistencë në hartimin e LigjeveMjedisore në Evropën Juglindore”, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) -Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dheAdministrimit të Ujërave, dhe me mbështetjen e BE, organizuan njëTakim Kombëtar me titull “Për një Ligj mbi Zhurmat në Shqipëri, tëharmonizuar me Legjislacionin e Bashkimit Evropian”.

Takimi synonte paraqitjen e kuadrit ligjor evropian për zhurmat, tëaspekteve teknike e ligjore në hartimin e një ligji për reduktimin ezhurmave, si dhe paraqitjen e përvojave gjatë hartimit të ligjit mbi zhurmatnë Kosovë;

Pjesëmarrës në takim ishin përfaqësues dhe specialistë nga Ministria eMjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve Publike, Transportitdhe Telekomunikacionit, përfaqësues të Institutit te Shëndetit Publik, përfaqësues të Institutit të Mjedisit,përfaqësues nga shoqata të ndryshme mjedisore dhe institucione shkencore, etj.

Të pranishmit theksuan se hartimi i një kuadri ligjor për zhurmat është bërë një domosdoshmëri. Gjatë harti-mit të tij duhen bërë kujdes që ai të jetë një kuadër ligjor i zbatueshëm në praktikë. Nisur nga situata e tanishme,të gjithë të pranishmit theksuan se kuadri ligjor duhet të parashikojë zgjidhje afatgjata të problemit, në përputhjeme legjislacionin evropian në këtë fushë. Në prezantimet e tyre, ekspertët e huaj nga Holanda, theksuan se ështëe nevojshme që trajtimi i çështjeve të zhurmave dhe ndotjes nga ato, të bëhet në bazë të nevojave aktuale në Shqi-përi, duke u bazuar në përvojën e vendeve të tjera dhe në elementët themelorë të kuadrit ligjor evropian, i cili përvetë statusin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE nuk është ende i detyrueshëm për t’u aplikuar.

Përveç aspekteve teknike të procesit të hartimit të ligjit, nga të pranishmit u vlerësua organizimi i një aktivitetitë tillë nga REC, në kuadër të projektit të sipërpërmendur, duke mundësuar rrahjen e mendimeve dhe shkëmbimine përvojave në procese të tilla të hartimit të legjislacionit mjedisor.

http://albania.rec.org

Page 6: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

6 MJEDISI SOT NR. 105

TEMA E MUAJIT

Page 7: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

MJEDISI SOT NR. 105 7

TEMA E MUAJIT

Shqipëria është një vend malor,ku vetëm 16 % e territorit shtrihetnë lartësinë deri në 100 m mbinivelin e detit e, për pasojë, pje-rrësia është një faktor kufizues përzhvillimin e bujqësisë. Vendi ynëka pak tokë bujqësore, 24,4% tëterritorit, nga të cilat 43,3% shtri-hen në zonën fushore, ndërsa pjesatjetër në zonën kodrinore (34%)e malore (27,7%). Në këto kushtepërdorimi racional i tokës bujqë-sore merr një rëndësi të veçantë.

Është fakt që, pas vitit 1991,burimet natyrore në përgjithësi etoka bujqësore në veçanti janë nën“stres” dhe subjekt i një keqmena-xhimi të vazhdueshëm. Degradimidhe humbja e burimeve tokësoreështë rritur dhe pasojat po ndikoj-në direkt në zhvillimin e qëndrue-shëm të vendit. Privatizimi i to-kës, fragmentimi dhe tregu i tokëskanë krijuar premisa për një urba-nizim kaotik e të shpejtë të tokësbujqësore. Ndërtimi i shtëpive tëreja në parcelat e fermerëve, ndër-timet industriale, ndërtimet errugëve dhe autostradave të rejanë përgjithësi, po shtrihen në zo-nën fushore të vendit, atje ku dhendodhen tokat më të mira bujqë-sore. Sot urbanizimi mund të ko-nsiderohet si një nga rreziqet kry-esore për humbjen e pakthyeshmetë tokës.

Zhvillimi urban është i lidhurdirekt me krijimin e fermave tëvogla pas vitit 1991 dhe me rritjene shpejtë të tregut të tokës. Në tëgjithë vendin janë krijuar rreth450,000 ferma të vogla private menjë madhësi mesatare 1,3 ha (58 %me madhësi me të vogël se 1 ha).

Gjithashtu një ndryshim sociali rëndësishëm ka ndodhur në këtovite, lëvizja e shpejtë e popullsisënga zonat malore në ato fushoredhe nga fshati drejt qyteteve krye-sore dhe rrethinave. Në harkunkohor të 14 vjetëve, Shqipëria, nganjë vend me predominim të po-pullsisë rurale, po shkon drejtrritjes së popullsisë që jeton nëzonën urbane.

Ndërtimet sporadike në tokëbujqësore kanë ndikim direkt mbimjedisin përreth, si dhe çojnë nëfragmentimin e mëtejshëm të to-kës bujqësore duke bërë të pamu-ndur zhvillimin në të ardhmen tëfermave të mëdha të mekanizuara.Gjithashtu, ato mund të inter-ferojnë me kanalet e kullimit dheujitjes, apo të shkaktojnë prob-leme për kullimin e tokave. Urba-nizimi, aktualisht, është një procesi pakontrolluar dhe kaotik, qëshpesh ka çuar në një shpenzimrelativisht të lartë e të panevoj-shëm të tokës dhe në mungesën einfrastrukturës së nevojshme.

Nga të dhënat e deritanishmerezulton se rreth 20.000 ha tokëbujqësore janë konvertuar në tokëjobujqësore. Në fakt të dhënat përhumbjen e tokës bujqësore janëdisa vlerësime të shpejta, pasi deritani nuk ka ndonjë monitorim tëkëtij procesi. Është e domosdosh-me që së pari të bëhet një vlerësimi tokës bujqësore të konvertuar nëtokë jobujqësore dhe një monito-rim konstant i këtij procesi, përtë ndihmuar organet vendimma-rrëse në njohjen e situatës dhe nëndërtimin e politikave të nevoj-shme. Në Institutin e Studimit tëTokave, që nga viti 2003, ka filluarmbledhja dhe përpunimi në GIS iinformacionit për tokën në nivelkomune, që përbën një bazë të rë-ndësishme për planifikimin e për-dorimit të tokës. Në fig. 1 jepenndërtimet në tokë bujqësore pas1991 (me kuadrat të kuq) në Ko-munën Maminas, qarku Durrës.Është fakt se toka e zënë nga ndër-timet klasifikohet ndër tokat mëtë mira bujqësore të kësaj komune

Planifikimi i përdorimit tëtokës rurale dhe urbane është njëdomosdoshmëri për të plotësuarkërkesat e shoqërisë për ndërtimetë shoqëruara me të gjithë infra-strukturën e nevojshme dhe dukesiguruar, njëkohësisht, minimi-zimin e humbjes së tokës së vlef-shme bujqësore, si dhe për tëshmangur degradimin dhe ndotjene tokës, ujit e ajrit.

Nga . Prof. As. Valentina Suljoti

Urbanizimi i tokës bujqësore dhe ndikimi në mjedis

Page 8: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

8 MJEDISI SOT NR. 105

TEMA E MUAJIT

Mungesa mitike e kanalizimevetë ujërave të zeza dhe e ujit tëpijshëm, urbanizimi i cili ekzistonvetëm në mendjet e njerëzve,historia mjaft e bukur për të qenëe vërtetë e shërbimeve publike, pafolur për shërbimet shëndetsore qëjanë në dorë të “vullnetarëve” tëcilët kanë pak “haber” nga mjekësia- me pak fjalë kjo është Bathorja,ku jeton një komunitet prej mijërabanorësh. Aty ku dikurshtriheshin fusha të mbjella megrurë tashmë është një zonë e cilapërpiqet të gjejë emërtimin evetvetes midis urbanitetit dheruralitetit?!

Qytet-fshati i BathoresShtëpitë (rreth 5000) janë

ngritur duke iu ngjitur njëra-tjetrës, pa menduar kush dy herë.Ujërat e zeza, në më të shumtën erasteve, mblidhen nëpër gropa tëmbuluara. I vetmi kanal, që ështëhapur disa kohë më parë, përba-llon shumë pak shtëpi, vetëm atoqë janë afër rrugës kryesore. Ështëpikërisht kjo e fundit që ua nxinjetën me të vërtetë njerëzve. Jo mëlarg se 10-12 vjet më parë, rrugaishte e asfaltuar, por që kur shumëshqiptarë braktisën Veriun dheerdhën afër kryeqytetit, ajo filloit’i linte lamtumirën asfaltit, i cili ushkatërrua nga makinat e rënda qësillnin gurë e zhavorr, me të cilëtu ngritën 5 mijë shtëpi, të gjithapa leje ndërtimi. Por dërrma iudha njëherë e mirë në vitin e zhur-mshëm 1997, kur shumë tanke

lëvizën prej koma-ndës së Zall Herrit.Që atëherë rrugaka qenë një mall-kim i vërtetë përbanorët. Mallkim ipluhurosur, që uambyll fort dritaret,kur bën nxehtë dhemallkim gjithëbaltë, që i mbyllnjerëzit brenda,kur bie shi. Sepseatëherë rruga nukkalohet dot, aqshumë baltë mbledh sipër!

Epidemitë në pragBathorja po mbytet nga balta

dhe ujërat e zeza. Banorët thonëse derdhja e ujërave të zeza, ngabanorët e lagjes së stallave, shkak-ton një erë të rëndë për të gjithëzonën. Kjo pasi kanali më parë kafunksionuar si kanal ujitës, ndërsatani është mbushur totalisht ngambetjet e përditshme dhe ujërat ezeza. Në Zall-Herr, disa firmandërtimi kanë hapur disa pika tëpërpunimit të rërës. Makinat e tyretë ngarkuara kalojnë gjatë ditës nërrugën e Bathores, duke lënë pasnjë masë gjigante balte dhe pluhuriqë vështirëson jetën e banorëve.Mjekët e qendrës shëndetësorethonë se gjatë gjithë kohës banorëtvuajnë nga sëmundjet e karakteritgastroenterik, për shkak të papas-tërtive dhe mungesës së ujit tëpijshëm. Deri tani nuk ka pasurndonjë epidemi, por derdhja e ujë-

Reportazh

Mijëra banorë jetojnë prej vitesh në mungesë të plotë tëshërbimeve më jetike. Si gëlon jeta në mes të baltës dhe

pasigurisë për të ardhmen e tyre

Bathore, realiteti i fushës së grurittashmë e “mbjellë”me shtëpi

rave të zeza në kanale të pambu-luar,shitja e mishit dhe produkte-ve të tjeravend e pa vend, krijon mundësinë epërhapjes së epidemive.

Ëndrra e të gjithëve është uji!Prej vitesh, në Bathore, uji i pij-

shëm mbetet një ëndërr për bano-rët e saj. Asnjë investim nuk ështëbërë deri tani për sistemin e ujësje-llësit. E vetmja përçapje nga ana ebanorëve janë disa puse të hapuranë oborret e shtëpive. “Shumë vetëkanë hapur puse për të gjetur ujë.Në fillim mund të gjeje ujë deri në10 m, kurse tani duhet të shposhderi në 40 m dhe zor se gjen ujë.”Banorët shpenzojnë për puse(tuba, pompa, etj), edhe pse uji ipuseve nuk i plotëson të gjitha ku-shtet higjienike të pirjes. Ujin esjell dikush me një bot të madh ngalumi dhe e shet atë për fshatarët,të cilët janë gati të paguajnë çfarëdoçmimi për ta pasur atë.

T.H

Page 9: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

MJEDISI SOT NR. 105 9

TEMA E MUAJIT

Disa herë është përmendurnëpër raporte si një zonë tepër endotur, me një rrezikshmëri tëlartë për shëndetin e njerëzve. Jetanë ish-Kënetë, në periferi të Du-rrësit, rrjedh mes varfërisë së tej-skajshme dhe mungesës së theksuartë shërbimeve publike. Askushnuk është kujtuar për 40 mijë ba-norët që halli i solli të jetojnë mesmoçalit. Gjithë zona vuan munge-sën e shërbimeve më jetike, ku ne-vojat për kujdes shëndetësor e ar-sim janë më imediatet. Megjithëseka 15 vjet që është populluar mebanorë të ardhur nga e gjithë Shqi-përia, përsëri minjtë e insektet janëdëshmi e historisë dhe realitetitmoçalor të zonës.

KënetaKa qenë dikur “rezervati” më i

madh i bretkosave, mushkonjave,minjve, ujërave të mbingopura meinsekte që shkaktonin malarie. Di-kur ajo bënte kërdinë mbi çdo gja-llesë, duke u kthyer në tokë të mbe-tur përjetësisht djerrë. Prandaj,deri në vitet 90-të, askush nuk jeto-nte aty ku nuk mbinte dhe nukmbin ende asgjë. Ka qenë dhe ështënjë zonë tejet e ndotur. Toka nukshërben as për t’u marrë ndopakme bujqësi e për të zbutur disivarfërinë, thonë banorët. Këtë fakttë dhimbshëm për një bujk, e tre-gojnë edhe baçet e shtëpive rreth errotull. Përveç shtëpive nuk kaasgjë! Banorët tregojnë se dëshirae tyre e madhe për të mbjellë diçkaapo për të zbukururar oborret melule, nuk gjen përgjigje nga tokaaspak pjellore. Dhe kjo si pasojë esë shkuarës së saj.Lagjja e re

Tashmë ish-zona e Kënetës nëperiferi të Durrësit, është përshta-tur nga banorët e ngadoardhur nënjë qendër komunitare që numë-

ron 40 mijë banorë, me mbi 20lagje. Me qindra shtëpi, shtrihen100 metra pranë autostradës nëhyrje të Durrësit. Mund të jetë njënga zonat urbane më të çuditshmeqë, përveç shtëpive të ndërtuarapas një sforcoje të madhe, syri nuktë zë asgjë tjetër. Ata kanë mundurtë sajojnë edhe ndonjë kanalizim,por prapë mijëra banorë kalojnëjetën e tyre pa asnjë shërbimpublik prej shumë vitesh. Halli ika detyruar të bëhen “inxhinierë”apo “elektricistë”. Ata kanë hapurvetë rrugët për të ndarë shtëpinëdhe lagjet nga njëra-tjetra. I kanështrirë vetë kabllot për të sjellënëpër shtëpitë e tyre energjinëelektrike. Kanë hapur kanale mekilometra të tëra për të marrë ujine pijshëm. Dhe përsëri ai është njëproblem edhe sot, për banorët eish-Kënetës. Ata kanë ndërtuarvetë kanalizimet e ujërave të zezadhe të bardha, të cilat shpeshherëpërzihen me njëra-tjetrën.

Jeta mes sëmundjeshJeta për banorët e ardhur në

këtë zonë periferike të Durrësit,në këtë ish-moçal, është tepër evështirë. Sikur të mos mjaftoninmungesa e shërbimeve, si arsimi,kujdesi shëndetësor dhe uji i pij-shëm, ndotja e mjedisit, plehrat qës’pastrohen kurrë, infeksionet e

ndryshme janë një tjetër hall përbanorët. Një kanal i madh ështëprova më e qartë e historisë sëzonës. Era e qelbur dhe një armatëe madhe minjsh, janë kontakti iparë me këtë kanal. Kudo shihenvendgrumbullime të plehrave, tëcilat kanë disa vjet që s’i heq njeri.Tashmë ato ngrihen në formëkodrash dhe banorët i djegin herëpas here, ndërsa tymi që nxjerrpërshkon të gjithë zonën. Mbipisllëkun e kanaleve që gjarpërojnënëpër kënetë, kalojnë tubat eujërave të zeza e ato të bardha dhetek-tuk ndonjë kabëll elektrik.Ujërat e kanalit, vatër infeksionesh,dhe mbartëse sëmundjesh, ndo-dhen jo shumë larg prej shtëpivetë ndërtuara pa asnjë rregull. Nëverë dallohet më tepër se kurrë ekaluara dhe realiteti i zonës. Era erëndë dhe insektet, që notojnë nëujin tejet të ndotur, janë mbetjettë ish-Kënetës, të cilat shkaktojnëmjaft sëmundje. Ndërsa në dimërbalta dhe infrastruktura e rrënuartë ngjajnë më shumë me kampet erefugjatëve.

Ish Këneta është një vatër emadhe sëmundjesh infektive.Banorët janë ankuar disa herë përkatastrofën mjedisore që mbizo-tëron jo shumë larg oborreve tështëpive të tyre dhe që shpërndahetkudo në zonë. T. Hasa

T.H

ReportazhRealiteti i mjeruar i ish Kënetës në periferi të Durrësit ku

përveçse bimëve që nuk mbijnë prej kohësh, edhe shpresat ebanorëve për një jetë më të mirë, prej vitesh, kanë mbetur

“djerrë”

“Kënetë” sociale dhe mjedisorendërmjet dy metropoleve

Page 10: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

10 MJEDISI SOT NR. 105

TEMA E MUAJIT

Nëse ka një element që në jetëne përditshme na kujton procesin egjatë të tranzicionit shqiptar këtojanë zonat informale. Pothuajseekzistojnë në të gjitha qytet më tëmëdha të Shqipërisë, Tiranë, Vlorë,Elbasan, Durrës, Shkodër. Megji-thëse të shtrira në rajone të ndry-shme, të gjitha zonat informalekanë të njëjtat probleme. Ato kanëdëmtuar ndjeshëm periferitë e qy-teteve shqiptare si në aspektin ur-banistik ashtu edhe mjedisor. Dhenatyrisht, këto fenomene shoqë-rohen, pothuaj në të gjitha rastetme probleme sociale.

Sipas urbanistëve, të paktën70% e ndërtimeve të bëra pas vitit1990 në Tiranë, janë pa leje ndër-timi. Gjatë kësaj periudhe, Tiranadallohet për degradimin ekstremtë cilësisë së mjediseve urbane, përpushtimin e hapësirave publike ngandërtimet e paligjshme, shoqëruarme një dëmtim serioz të mjedisit.

Migrimi i popullsisëQë nga viti 1990, popullsia e

Bashkisë së Tiranës pothuajse ështëdyfishuar, ndërsa rajoni i Tiranëssë Madhe është trefishuar. Më 1990popullsia e Tiranës vlerësohej rreth374.000 banorë. Sot ajo rezultontë jetë rritur me 350.000 banorëdhe shtrirë në 15.000 ha të tjerë.Çdo vit përdoren për ndërtimemesatarisht rreth 200 ha tokë,kryesisht ndërtime pa leje. Ritmi ishtimit të popullsisë së Tiranësështë nga më të lartët në botë, me5-7% në vit, nga e cila 2% vjen sipasojë e rritjes natyrore (raportilindje-vdekje) dhe 3-5% nga rritjamekanike (raporti ardhje-largimenga qyteti). Llogaritjet e përafërtatregojnë se në fundin e vitit 2005rajoni i Tiranës së Madhe

mendohet të strehojë rreth 1milion banorë dhe nëse nukhartohen politika të drejta zhvi-llimi urban, në vitin 2015 ky nu-mër mund të jetë rreth 1,5 milionbanorë.

Sfondi Informal:Në mes të viteve ‘90-të, Tirana

numëronte të paktën 2,000 kioska,nga të cilat vetëm rreth 500 kishinleje provizore. Shumica u ndërtuanpa projekt, në mënyrë amatore dheshpesh banale, për shkak të kufizi-meve financiare. Këtu dallohenforma të arkitekturës spontane sishtesa anësore ose kati të objekteveekzistuese, ndërtime pa leje në pro-në private ose në tokë të uzurpuar.Të gjitha këto janë shoqëruar mezënie të hapësirave të gjelbra.Shtimi i sipërfaqes së ndërtimit, në100% të rasteve është shoqëruar meshkatërrimin e mjediseve publike,pasi në të shumtën e rasteve atokanë zënë zona të gjelbëruara. Nëperiferi të Tiranës u krijuan lagje

të tëra me ndërtime të paligjshme,si pasojë e lëvizjes së lirë të popull-sisë, kryesisht nga zonat verili-ndore të vendit, ku problemet eko-nomike ishin edhe më të mprehta.Burime jozyrtare japin shifrën erreth 20,000 objekteve informaledhe ilegale në Tiranë. Ato ndahennë ndërtime të paligjshme përqëllime strehimi dhe ndërtime përqëllime biznesi. Në të dyja rastet,kostoja mjedisore ka qenë mjaft elartë. Nëse për rastin e Lanës çdogjë u rikthye në gjendjen e mëpar-shme me një kosto mjaft tëlartë,Bathorja nuk ka asnjë shans të tillë.

Urbanizimi informal dhelëvizja kaotike e popullsisë ështënjë nga dukuritë tipike tëndryshimeve të shpejta tëtranzicionit. Urbanizimi porealizohet kryesisht nëpërmjetproceseve informale, sidomosnëpërmjet krijimit të vendba-nimeve jo-legale nga familje me tëardhura të ulta.

T. H

Ato ndodhen në zonat më mëdha urbane të Shqipërisë. Janë streha15-vjeçare e migruesve, numri i të cilëve ende nuk është përcaktuarpërfundimisht, pasi zonat informale vazhdojnë të rriten më të ardhur...

Zonat informale,pasqyra e tranzicionit shqiptar

Disa nga hapat që ndiqen në botë për urbanizimin e zonaveinformale

1. Për zonat informale duhet të bëhet një planifikim inteligjenturbanistik

2. Zgjerimi i lidhjes së strukturës urbanistike në tërësi3. Demokratizimi i urbanizimit4. Të mos zhvendosen njerëzit nga vendet e tyre, por të lihen

aty ku janë, duke gjetur mënyrën e urbanizimt me mënyrënse si janë vendosur

5. Ndërhyrja duhet bërë vetëm në rastet kur duhen ndërtuarrrugë lidhëse etj

6. Të hapen zona të pastra në zonat ekzistuese7. Të respektohet zhvillimi që ka pasur zona informale8. Të dëgjohen kërkesat e njerëzve që janë vendosur në zonat

informale9. Të jepet mundësi që të lidhen zonat e vjetra me zonat e

reja10. Ndërhyrja bëhet në tri shkallë: kur një zonë ka 500 banorë,

kur një zonë ka 500 deri në 3 500 dhe ndërhyrja në njëzonë me mbi 3 500 banorë.

Page 11: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

MJEDISI SOT NR. 105 11

TEMA E MUAJIT

Ndoshta nuk mund tabesosh kur dikush të thotë sevetëm disa kilometra nga qendrae Tiranës, njerëzit jetojnë në mestë një getoje sociale. Por këtë gjëmund ta vërtetosh sapo kalonAlliasin.

BabrruPër nga numri i banorëve

mund të cilësohet si një qytet mëpopullsi mesatare në Shqipëri.Rreth 20 mijë banorë jetojnë ngaura që ndan Babrrunë me Alliasinderi në afërsi të Paskuqanit.Ndërsa për nga infrastrukturamund të quhet fare mirë një fshatalla shqiptar, ku balta hyn edhebrenda në shtëpitë e tyre sapobie shi. Një pjesë e banorëve qëkanë ngritur shtëpitë poshtë urëssë lumit të Tiranës jetojnëbashkë me ankthin se një ditënatyra mund t’i shpërngulë prejandej; prurjet e lumit do t’i çojnë

përpara. Sa herë që bie shi atajetojnë bashkë me ankthin ekapriçove të lumit. Të gjithë këtabanorë janë vendosur në këtëvend këto 15 vite migrim brendaShqipërisë. Vendin e hardhive, tëcilat ngriheshin deri në vitin ’90,e kanë zënë banorët, pjesë efluksit të madh që populluanrrethinat e Tiranës. Shtëpitë ebanorëve janë të ngritura herënjëkatëshe, herë shumëkatëshe,sipas mundësive. Rruga që çanmes përmes Babrrunë vetëmemrin ka të tillë, sepse për ngafunksioni i ngjan më shumë njështegu fshati, të hapur ngakëmbësorë, por që tani mesvuajtjesh mekanike kalojnëmakinat. Trotuaret dhe ndriçimijanë një nocion i panjohur përkëta banorë. Rruga, në vend tëasfaltit, është e shtruarspontanisht nga shirat me baltë

dhe për të përshkruar njëkilometër të saj duhen disa orë.

PaskuqanDisa kilometra më tej

Babrrusë shtrihet fshati iPaskuqanit, të cilat i ndan vetëmdy kilometra rrugë, por që për t’ipërshkuar duhen më shumë senjë orë. Rruga që lidh këto dyzona është tepër e amortizuar.Ajo thuajse ndodhet në një zonëtepër të izoluar. Paskuqani ështëfshat i Tiranës, por në projektine ri të bashkisë, ai synohet tëfutet brenda vijës së verdhë tëmetropolit. Sipas banorëve zonamund t’i nënshtrohet më vonëplanit për urbanizimin e periferivetë Tiranës. Megjithëse, janëvetëm fjalë, prapë njerëzit ndihentë shqetësuar për fatin e shtëpivetë tyre. Paskuqani ështëpopulluar masivisht këto vitet efundit nga banorë të ardhurkryesisht nga verilindja eShqipërsisë. Banorët e zonësjetojnë mes hallesh tëpanumërta, ku më problematiketjanë infrastruktura mjaft eprapambetur. Nga kodrat ezonës së Paskuqanit shihetmjaft mirë qendra e Tiranës, porpër të shkuar aty nga fshatiduhen disa orë, pasi rruga eshkatërruar e bën mjaft të largëtqytetin, edhe pse në vijë ajroreai është shumë afër.

Babrruja dhePaskuqani, dy ngazonat informale tëmetropolit shqiptar,përveç pasigurisësë emërtimit të tyre,tashmë përballojnëedhe një numër tëmadh problemeshtë cilat kanë tëbëjnë me kaliminnga tokë bujqësorenë zonë urbane.

Dy “ishujt informalë” të Tiranës,në mes të dramës

mjedisore dhe urbanistike

Page 12: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

12 MJEDISI SOT NR. 105

TEMA E MUAJIT

Cilësia e mjedisit urban vlerësohet në bazë të shumëfaktorëve e dukurive me frekuencë dhe amplitudë tëndryshme. Rritja e shërbimeve, intensiteti i jetës,shfrytëzimi intensiv i burimeve natyrore, janë disa ngakërcënimet kryesore për mjedisin, shëndetin dhemirëqenien. Lëvizja e popullsisë është thuajse epakontrolluar e spontane dhe ka çuar në një ndryshimthelbësor të vendbanimeve dhe strukturaveurbanistike në të gjithë vendin.

Pas vitit 1990, si rezultat i krijimit të mundësisësë lëvizjes së lirë të popullsisë, pati një prirje tëtheksuar të lëvizjes drejt zonave, të cilat ofronin mëshumë mundësi, kryesisht drejt qendrave urbane(drejt qyteteve kryesore të vendit dhe sidomos nëTiranë). Si rrjedhim, zonat pritëse ishin ato që morënmbi supe pasojat më të rënda të kësaj lëvizje. Nëqytetet Durrës, Elbasan, Fier e veçanërisht në Tiranëllogaritet se është vendosur më shumë se gjysma e tëgjithë popullsisë së shpërngulur.

Lëvizja e popullsisë gjatë kësaj periudhe kavendosur raporte të reja ndërmjet zonave rurale dheatyre urbane. Ky raport ka ndryshuar nga 36,1% qëzinte popullsia qytetare më 1990, në 45,9% në fundtë vitit 1997. Nga të dhënat rezulton se sot zona mepopullsi më të madhe qytetare është hapësira Tiranë-Durrës-Fier-Elbasan, me gati 44% të të gjithëpopullsisë banuese qytetëse të vendit.

Pasojat e kësaj lëvizjeje kanë qenë:- Zënie pa kriter e tokës së punueshme për qëllime

ndërtimi; për më tepër, në brendësi të sipërfaqeve tëtokës së punueshme janë bërë ndërtime, të cilatpengojnë mekanizimin në bujqësi. Vihet re gjithashtuse ka shumë ndërtime në të dyja anët e rrugëve, parespektuar distancat e duhura nga rruga, pa marrëparasysh zgjerimin perspektiv të rrugëve, gjelbëriminanash tyre, etj.

- Përdorim pa kriter dhe dëmtim i rrjetit tëinfrastrukturës ekzistuese pranë këtyre vendbanimeve(dëmtime kryesisht të rrjetit të furnizimit me ujë, sipasojë e lidhjeve të paligjshme, përdorim i ujit tëpijshëm për ujitje, ndotje e ujit të pijshëm nga rrjetii kanalizimeve, nga pesticidet etj.). Dëmtime tësipërfaqeve të gjelbra, të pyjeve, peizazheve, etj. Sirezultati i prishjes së ekuilibrave në qendrat pritëse,problemet sociale u bënë më të mprehta. Problemetidentifikohen në dy drejtime: brenda kufinjve të shtrirjes

së qyteteve (brenda vijës së verdhë) dhe jashtë këtyrekufinjve, me prirje që të rritet sipërfaqja e qyteteve

Në rastin e parë ndikimi negativ më i rëndësishëm katë bëjë me rëndimin e problemeve urbane, të cilatekzistonin që më parë (rritje e dendësisë së banimit,pakësim i sipërfaqeve të gjelbra, probleme të rrjetitrrugor, mungesa në sistemin e furnizimit me energjielektrike, të furnizimit me ujë, në rrjetin ekanalizimeve, grumbullimin e mbetjeve, etj).

Në rastin e dytë ndikimet negative u shfaqën në zënienpa asnjë lloj kriteri të sipërfaqeve të tëra (toka tëpunueshme, zona të gjelbra etj.), pa u mbështetur në planetë hartuara më parë që të disiplinonin zënien e këtyretrojeve. Në Tiranë ky proces ka ndodhur kryesisht nëzonën e Bathores, të Kamzës, Laprakës, Kombinatit,Yzberishit etj.

Mbetjet urbaneNjë tregues tjetër i kushteve të pafavorshme të

mjedisit të sotëm urban është mënyra e depozitimit dhee trajtimit të mbetjeve të qyteteve. Pothuajse të gjithabashkitë kanë sheshe depozitimi të mbetjeve, por këtosheshe janë jashtë kritereve teknike. Përsa i përket“teknologjisë” së përdorur, duhet thënë se ajo ështëprimitive: vetëm shtyrje dhe lëvizje e mbetjeve mebuldozerë që të krijohet vend i lirë për shkarkimin edepozitimin e mbetjeve të tjera.

Në kushtet e një mungese totale të teknologjive qoftëdhe primitive, shtimi i papritur i numrit të banorëve nëkëto zona, i gjeti disa herë më të papërgatitur njësitë vendore.Fluksi i madh i lëvizjeve dhe shtimi i konsumit, i cili më parëishte në nivelin minimal, kjo kryesisht në lidhje me amballazhe,vuri në rrezik jetën e banorëve, të cilët u “zgjuan” një ditëme grumbuj përpara derës. Ajo që paraqet sfidën më tëmadhe për të ardhmen është fakti se tashmë toka ështëpothuajse e gjitha e zënë, çka do të thotë pasoja edhe më tëmëdha në të ardhmen.

Të gjendura në këtë situatë, njësitë vendore nuk kanëmë mundësitë të menaxhojnë qoftë dhe mbetjettradicionale, pa përmendur këtu përmbushjen estandarteve që pritet të na kërkohen. Problemi socialqë solli me vete lëvizja e pakontrolluar e popullsisë, ishtese banorët “e rinj” nuk u interesuan më për kulturën esjelljes në komunitet. Aspekte të tilla, si ndërtimi i njësistemi infastrukturor modern për grumbullimin embetjeve, diferencimi i llojeve të tyre dhe fushat sanitaretë grumbullimit, mbeten një sfidë shumë e madhe përtu përballur në kohën që jetojmë dhe në të ardhmen.

Lëvizja e dëshpëruar për në qytet,transformimi i këtyre zonave vetëm në shtëpi banimi, pa asnjë kriter

urban është një prej problemeve më të mëdha të zhvillimit tonë

Zonat e”pluhurosura” urbaneapo getot mjedisore të Shqipërisë?

Page 13: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

MJEDISI SOT NR. 105 13

PROFIL PROJEKTI

Projekt

Projekti i sekuestrimit të karbonit në Shqipëri bazuar tek komuniteti

Objektivat e projektit:

Objektivi kryesor i projektit,është rritja e sasisë së karbonit tësekuestruar nëpërmjet pyllëzimitdhe ripyllëzimit të terreneve tepërtë degraduara, duke ndikuar nërritjen e burimeve të jetesës dhe tëtë ardhurave në zonat rurale tëvarfra, në reduktimin e degradimittë tokës, në përmirësimin e cilësisësë ujit dhe në rritjen ebiodiversitetit.

Financimi i projektit

Projekti i propozuar do tëfinancohet nga Kredia Grant prej1,8 milion dollarë, me terma tëaplikueshme për Shqipërinë nëkuadër të Projektit të Zhvillimittë Burimeve Natyrore.

Komponentët e projektit

Projekti do të realizojërimëkëmbjen e pyjeve të degraduarnëpërmjet mbështetjes sëripërtërijes natyrore në 24 komunatë përfshira në projektin e Pyjevetë Shqipërisë (AFP).

Komponentët kryesorë:

Projekti do të realizohetnëpërmjet financimit të punimevetë mëposhtme:

(a) mbështetjes së ripërtëritjesnatyrore apo rimëkëmbjessë pyjeve nëpërmjet

Titulli i projektit: “Sekuestrimit të karbonit në Shqipëri bazuar tekkomuniteti”Financuesit: IDA/GEF, Huaja/Kredia Grant Numër TF 053325 -1,8 milion USDBlerësi i kredive të karbonit: Fondi i BioKarbonit, Banka Botërore,vlera 1,2 milion USDZbatuesi: Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave /Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Pyjor

Fillimi i projektit: 1 nëntor 2006Përfundimi i projektit: 1 nëntor 2018Qëllimi i Projektit: Sekuestrimi i 160.000 t CO2 nëpërmjetmbështetjes së ripërtëritjes natyrore të sipërfaqeve pyjore të degraduara

Shtrirja e projektit: 24 komuna

rrethimit dhe favorizimittë ripërtëritjes natyrore;

(b) mbjelljeve plotësuese merreth 250 fidanë për ha përtë rritur ndryshueshmë-rinë e llojeve;

(c) ricungimit për të nxiturrritjen e llojeve me vlerë;

(d) heqjes së bimëve tëpadëshëruara; dhe

(e) punimeve bazë pyjore nevitin e dytë dhe të tretë.

Fondi i BioKarbonit i BankësBotërore do të bleje kreditë ekarbonit të krijuara nga projektidhe të ardhurat do të kalojnë nëdobi të banorëve të komunave/fshatrave të përfshira në projektnëpërmjet Shoqatave tëPërdoruesve të Pyjeve dheKullotave.

Pasaporta e projektit

Indikatorët kyç përfshijnë:

· Projekti do të mbulojë njësipërfaqe prej 6,050,45 hatë shpërndarë në 24komuna dhe pesë qarqe.

· Mbi 80 mijë banorë do tëpërfitojnë nga ky projektnëpërmjet punësimitafatshkurtër e afatmesëm,që do të realizohetnëpërmjet ri-investimit tëtë ardhurave nga shitja ekredive të karbonit

· Projekti do të ndikojë nëuljen e kostos sëmirëmbajtjes të rrjetit tëkanaleve ujitës e kulluesdhe të trajtimit të ujit sidhe në pakësimin e risqevetë përmbytjeve.

· Në zonat e përfshira nëprojekt synohet tësekuestrohen 160.000 tCO2

Nga Thimaq Lako

Page 14: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

14 MJEDISI SOT NR. 105

PROFIL

Shkencëtarët më të mëdhenj të botësmesazh politik dhe shoqëror G8

Ekspertët e energjisë dhe Klimës të mbledhur nëVenecia në një konferencë botërore, kanë lëshuarnjë mesazh politik dhe shoqëror vendeve të G8 sepsendryshimet klimatike janë një nga emergjencat qëkërcënojnë planetin tonë. “Problemi është gjithmonëe më serioz”, ka thënë nobelisti Karlo Rubia. Nëkonferencën e organizuar nga Fondacioni UmbertoVeronesi të gjithë presidentët e akademive më tëmëdha shkencore në botë i kanë drejtuar një thirrjeliderëve botëror për të marrë masa urgjente pasindryshimet klimatike, mund të shkaktojnë uraganemë të fuqishëm se “Rita” në Teksas. Sipas akademisë tëshkencave amerikane, nëse para disa vitesh mesatarja euraganëve ishte dy në çdo dy vjet tani vinë katër çdo dyvjet. Ndërsa tepmeratura e oqeaneve është shtuar më1.5 gradë dhe sipas Karlo Rubias kjo nuk është rastësore,por një nga shkaktarët mund të jetë konsumi i madh i“dioksidid të karbonit”.

Sipas shkencëtarëve vendet më të pasura janë

shkaktarët kryesor dhe njëkohësisht aktiviteti i tyreprodhues po kthehet në kriminal për të ardhmen enjerëzimit. Sipas shkencëtarëve është mjaft eçuditshme që Kina dhe India si dy vende në zhvillimpo zhvillojnë programe të fuqishme për mbrotjen emjedisit, ndërsa garda e vjetër e G8, akoma nuk pomerret seriozisht me të ardhmen e planetit. SipasMajkëll Greatzel drejtori i Institutit Teknologjik tëLozanës, problemi i energjisë është planetar dheteknologjitë e reja nuk do të mundin të zgjidhinproblemin duke parë që konsumi i energjisë në botëështë tre fishuar, ndërsa rezervat e naftës pas 47 viteshdo të jenë drejt fundit të tyre. Sipas Greatzel, tashmëështë koha që sytë të kthehen nga energjia diellore.Sipas tij, më parë duhet ndryshuar mentaliteti përburimet alternative, që ato të kthehen në buriminkryesor të jetës në tokë. Ndërsa sipas ekologjistit tëfamshëm Paskal Akot, bota duhet ta kuptojë qëndryshimet klimatike janë sfida e vërtet e botës në vitetnë vazhdim.

Marrë nga ANSA

Më 14 Tetor 2005, Joke Waller-Hunter,Sekretarja Ekzekutive e Sekretariatit tëKombeve të Bashkuara për Konventëne Ndryshimeve Klimatike(UNFCCC), ndërroi jetë në moshën 58vjeçare. Me kombësi hollandeze,Waller-Hunter do të kujtohet përpërfshirjen e saj të plotë në çështjen endryshimeve klimatike për të cilën ajopunoi me plot pasion e përkushtim. Ajoishte e angazhuar tërësisht në punën e saj,duke besuar në rëndësinë e parimeve tëUNFCCC-së dhe të Protokollit të Kiotos,marrëveshjes më të madhe për kufizimine shkarkimeve dhe gazrave serë, përgjegjësepër ngrohjen globale. Sekretari i OKB, KofiAnnan, e quajti atë një besimtare tëparimeve të zhvillimit të qëndrueshëm,duke shtuar se ajo e dinte që bashkëpuniminë nivel boteror ishte i rëndësishëm nëçuarjen përpara të çështjes së ndryshimeveklimatike.Përpara se të futej në Sekretariatin OKBnga viti 1998-2002, Joke Waller-Hunterishte drejtoreshë e Drejtorisë përMjedisin në Organizatën për Zhvillimdhe Bashkëpunim Ekonomik, në Paris.Nga viti 1994-1998, ajo ishte drejtoreshae parë e OKB për zhvillimin e

Ndahet nga jeta sekretarja e OKBpër ndryshimet klimatike

qëndrueshem, duke drejtuar punën që çoi në krijimin e një Sekretariati pranë OKBpër Zhvillimin e Qëndrueshëm. Hunter ishte përfshirë aktivisht në përgatitjen eKonferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin, Samiti i Tokës,i mbajtur në Rio de Janeiro në vitin 1992. Me marrjen e detyrës si Sekretare Ekzekutivee UNFCCC në vitin 2002, ajo ndoqi hap pas hapi procesin e hyrjes në fuqi të Protokollittë Kiotos. Nën drejtim e saj, “UNFCCC” bëri më përpara në përgatitjet për zbatimine Protokollit dhe rriti më tepër mbështetjen e tij për zbatimin e Konventës, veçanërishtlidhur me përshtatjen e ndikimeve të ndryshimeve klimatike.

Page 15: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt

MJEDISI SOT NR. 105 15

RAJONI/BOTA

Në bazë të një ankese të bërë nga WWF Itali,Komisioni Europian i ka bërë thirrje Qeverisëitaliane të vlerësojë planet e propozuara përndërtimin e një ure lidhëse midis Siçilisë dhepjesës tjetër të vendit. Sipas KE, planet epropozuara për ndërtimin e kësaj ure nuk kanëmarrë parasysh masat e nevojshme përeleminimin e dëmeve që mund t’i shkaktohenhabitateve në zonë. BE shprehet se qeveriaitaliane nuk ka përgatitur një projekt tëvlefshëm për vlerësimin e ndikimit në mjedistë kësaj ure, sidomos ndaj dy zonave tëmbrojtura që gjenden në rajon. Zona kuparashikohet të ndërtohet ura, është një nga tredrejtimet kryesore më të rëndësishme nëEuropë për migrimin e zogjve

Gjykata: Anglia kashkelur rregullat përhabitatet

Qeveria Britanike është dënuarnga Gjykata Europiane për njësërë shkeljesh gjatë procesit tëadaptimit të direktivës së BE e vitit1992 për habitatet. Vendimi, iquan të pamjaftueshme dhe jo tësaktë hapin e ndërmarrë ngaBritania e Madhe lidhur mevendosjen e një takse tëpërgjithshme për grupet e ruajtjessë natyrës, me synim përputhjenme direktivën në fjalë. Vendimiështë përshëndetur ngaorganizatat mjedisore

Energjia bërthamore “frenon” ndryshimet klimatike

BE duhet t’i rikthehet energjisë bërthamore dhe të mbështesë përhapjene saj në mbarë botën, pasi ajo është e rëndësishme për përballimin endryshimeve klimatike, kjo sipas një grupi prej 25 anëtarësh të ParlamentitEuropian. Deklarata është hapi më i fundit i mbështetjes, që po vjen gjithnjënë rritje, për energjinë bërthamore në kuadër të ndryshimeveklimatike.“Energjia bërthamore duhet të luajë një rol të madh në luftënbotërore kundër ndryshimeve klimatike dhe mbetet shtylla e planeve epolitikave te BE për energjinë dhe mjedisin” thuhet në deklaratën eparlamentarëve europianë.

Ambientalistët rumunëkritika qeverisë për uzinën bërthamore

Organizata mjedisore rumune TERRA Mileniul III, ka shpërndarë njëletër të hapur lidhur me qëndrimin e qeverisë rumune për projektin e ndërtimittë uzinës bërthamore të Belenit, të shprehur nga Ministri i Mjedisit, SulfinaBarbu.“Ne jemi shumë të shqetësuar lidhur me shkujdesjen tuaj, sipërfaqesuese e Ministrisë së Mjedisit dhe Administrimit të Ujrave, që kenitreguar në miratimin e një projekti mjaft të diskutueshëm siç është uzinabërthamore e Belenit”, shprehen ambjentalistët. Minisitrja është shprehur se“nëse bullgarët sjellin në Belenë teknologjinë më të fundit në sektorin eenergjisë bërthamore, nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem”.

Prerja e pyjeve nuk ndikon në përmbytje

Shpyllëzimi dhe prerja e drurëve nuk rrit rrezikun e përmbytjeve tëmëdha, bëhet e ditur në një raport të ri të FAOs. Por organizata e OKB përBujqësinë dhe Ushqimin (FAO) dhe Qendra për Kërkime Ndërkombëtarepër Pyjet (Cifor) janë shprehur se të dhënat e raportit nuk tregojnë asnjëlidhje midis dy faktorëve. Megjithatë, zyrtarët e FAOs dhe Cifor janë shprehurse të dhënat nga Bangladeshi, Nepali, Afrika e Jugut, Tajlanda dhe Amerikakanë treguar se shpeshtësia dhe përhapja e përmbytjeve të mëdha nuk kandryshuar për gjatë dy shekujve të fundit, pavarësisht reduktimeve drastikenë zonat pyjore.

“GREENPEACE”humb gjyqin për delfinët

Greenpeace ka humbur betejëne saj gjyqësore në Gjykatën e Lartëku kërkonte të përmyste njëdekret të qeverisë amerikane mesynim mbrojtjen e delfinëve.Çështja u përqëndrua nëvendimin për bllokimin e rrjetave“dyshe” që përdoren për kapjen epeshkut levrek brenda 12 miljevenga brigjet e Devon dhe Cornwall.Ambjentalistët shprehen se kybllokim i detyron peshkatarët tëshkojnë më në ujëra të thella, kugjenden shumë delfinë.

Fotoja më e mirë për mjedisinKonkurs i zhvilluar nga BBC World

Ura e Siçilisënuk respekton standardet mjedisore

Page 16: NENTOR MJEDISI SOT - archive.rec.orgarchive.rec.org/albania/Projects/Lajmet/Mjedisi Sot105.pdf · Zonat informale, pasqyra e tranzicionit shqiptar ... ekonomia e centralizuar drejt