15
Hapja e minierës së të dhënave në Kosovë nga Lawrence Marzouk

nga Lawrence Marzouk - drejtesianekosove.com€¦Barrack Obama “Ky lloj inovacioni dhe gjenialiteti ka potencialin për ta transformuar mënyrën se si ne i qasemi pothuajse çdo

Embed Size (px)

Citation preview

Hapja e minierës së të dhënave në Kosovë

nga Lawrence Marzouk

Barrack Obama

“Ky lloj inovacioni dhe gjenialiteti ka potencialin për ta

transformuar mënyrën se si ne i qasemi pothuajse çdo gjëje në

jetë.”

maj 2013

Licenca

Atributi

Creative Commons

Kjo licencë ua lejon të tjerëve që ta shpërndajnë, përziejnë, ndajnë dhe përpunojnë këtë punim, madje edhe për

qëllime komerciale, përderisa t’ju japin juve kredit për krijimin origjinal. Kjo është licenca më liberale e

mundshme. Rekomandohet në rast se doni që materialet e licencuara me të të shpërndahen dhe shfrytëzohen sa

më shumë.

Hyrje: Të dhënat përbëjnë fuqi

Cila është rruga më e sigurt për në punë?

Ku do duhej ta lindja foshnjën?

Sa vlen shtëpia ime?

A do më vonohet sot treni?

A do të ketë fëmija im shkollim të mirë në shkollën fillore të lagjes sonë?

Ku është hapësira më e afërt e lirë për parkim?

Për kë do duhej të votoja në zgjedhjet e ardhshme?

Qeveritë anembanë botës i kanë të dhënat që u japin përgjigje këtyre pyetjeve, edhe pse vetëm disa

prej tyre ua japin këto përgjigje qytetarëve të tyre duke ua vënë këto informata në dispozicion

publikut.

Për fat të keq shumë qeveri, autoritete lokale, institucione shëndetësore dhe ndërmarrje publike

vazhdojnë që këto të dhëna t’i mbajnë për vete, duke i privuar tatimpaguesit dhe bizneset nga këto

informata kyçe.

Nga lindja deri në vdekje vendimet tona bazohen në të dhëna, në një formë apo formën tjetër. E sa

më shumë të dhëna të kemi në dispozicion, aq më të mira do të jenë zgjedhjet që i bëjmë.

Argumenti se informatat e tepërta rezultojnë me mungesë të fokusit, sot nuk ka fare kuptim, pasi që

teknologjia është në gjendje të përpunojë dhe filtrojë sasi enorme të fakteve dhe shifrave, në

mënyrë që t’ia lehtësojnë trurit tonë punën.

Interneti dhe avancimet teknologjike kanë bërë që biblioteka të tëra të jenë në dispozicion tonin –

vetëm një klikim larg.

Por shumë nga dokumentet dhe statistikat më të besueshme e më të rëndësishme mbahen të

mbyllura dhe grumbullojnë pluhur të vërtetë ose metaforik.

Shpesh informatat ofrohen në formate të papërshtatshme, ose vetëm për ata që mund të paguajnë

me kartë krediti.

Në vitet e fundit, Lëvizja për të Dhëna të Hapura ka ngritur zërin dhe e ka sfiduar këtë situatë të

palakmueshme duke kërkuar nga organet publike që të vënë në dispozicion publik të dhënat,

dokumentet dhe statistikat të cilat i kanë marrë përmes fondeve të siguruara nga taksapaguesit, në

mënyrë që të njëjtat t’i shërbejnë interesit publik.

Duke përkrahur konceptin e të dhënave të hapura, Kosova do të mund t’i jepte një goditje të rëndë

korrupsionit dhe të shndërrohej në shembull të epokës digjitale.

Asnjë vend nuk mund ta bazojë luftën e të këqijave në poste publike vetëm tek institucionet e rendit

dhe ligjit. Për këtë luftë esenciale janë edhe shoqëria civile, mediat dhe qytetaria në përgjithësi.

Në një vend si Kosova, ku institucionet e rendit dhe ligjit përballen me shumë probleme për arsye

nga më të ndryshmet, vigjilenca e publikut luan rol edhe më të rëndësishëm.

Qeveria e Kosovës veç posedon një gamë të gjerë informatash, të cilat me një shpenzim relativisht të

ulët do të mund t’i vejë në dispozicion të publikut.

Investimet e vogla të nevojshme për t’i vënë këto të dhëna në dispozicion të publikut do të

shpaguheshin nga produktiviteti i shtuar, qeverisja më efektive, niveli më i lartë i taksave të

grumbulluara, si dhe nga një opinion publik më i informuar dhe më i lumtur.

Të dhënat e grumbulluara nga shteti mund të kenë vlerë të madhe edhe në aspektin monetar edhe

në atë social. Një studim i kryer nga Dr. Rufus Pollock nga Universiteti i Kembrixhit në Britani të

Madhe mbi vlerën e informatave që mbahen nga qeveria britanike, vlerësonte se vënia e këtyre të

dhënave në dispozicion të publikut do t’i gjeneronte ekonomisë së vendit të hyra prej 6 miliardë

funtesh.

Por, për tu zhvilluar si duhet, kësaj lëvizjeje i nevojitet përkrahje institucionale.

Në këtë raport, unë e kam pasqyruar gjendjen aktuale në Kosovë sa u përket të dhënave të hapura,

praktikave më të mira nga bota dhe rekomandimeve se si Kosova mund të lëvizë nga mjegulla

relative aktuale, drejt transparencës.

Unë kësaj teme i qasem si gazetare, e jo si ndërmarrëse, eksperte e teknologjisë informative, ose

përkrahëse e qeverisjes së hapur. Për të pasur sukses kjo lëvizje, të gjitha palët duhet të punojnë së

bashku, në mënyrë që të ndriçohen pjesët e errëta të jetës sonë.

Nuk ekziston asnjë argument koherent kundër hapjes së qeverive dhe të dhënave. Dështimi në

hapjen e tyre do të mund të arsyetohej nga mungesa e resurseve, injoranca, ose dëshira e njerëzve

në pushtet për të mbajtur punën e tyre nën vellon e sekretit.

Për t’iu përgjigjur kësaj, ne duhet të sigurohemi që injoranca të mos pranohet si arsyetim, që arsyet

për dedikimin e burimeve të pamjaftueshme për transparencën, janë të paqëndrueshme dhe të

ushtrojmë presion mbi ata që duan të punojnë në errësirë.

Të dhënat e hapura – informata themelore:

Çka janë të dhënat e hapura?

Fondacioni për Njohuri të Hapur (OKF), një organizatë jofitimprurëse e themeluar në vitin 2004 që

angazhohet për promovimin e të dhënave dhe përmbajtjes së hapur, i përkufizon të dhënat e hapura

si: “Të dhëna që mund të shfrytëzohen, ripërdoren dhe rishpërndahen lirshëm nga kushdo, me të

vetmin kusht të mundshëm që t’i atribuohen krijuesit.”

Përveç këtij përkufizimi, ekzistojnë edhe kërkesat vijuese:

Disponueshmëria dhe qasja: Të dhënat duhet të jenë në dispozicion në tërësi dhe të mos kushtojnë

më shtrenjtë se sa kostoja e riprodhimit të tyre, ndërsa preferohet që të jenë të shkarkueshme nga

interneti. Të dhënat duhet të jenë në dispozicion në formë të përshtatshme dhe të modifikueshme.

Rishfrytëzimi dhe rishpërndarja: Të dhënat duhet të ofrohen nën kushte që lejojnë ripërdorimin dhe

rishpërndarjen e tyre, përfshirë ndërthurjen e tyre me grupe tjera të të dhënave.

Pjesëmarrja universale: Të gjithë duhet të jenë në gjendje që të shfrytëzojnë, ripërdorin dhe

rishpërndajnë të dhënat – nuk do duhej të ketë kurrfarë diskriminimi ndaj një sipërmarrjeje, personi,

ose grupi. Për shembull, kufizimi për përdorim ‘jokomercial’ nuk lejon përdorimin ‘komercial’, ndërsa

që ka edhe kufizime tjera (p.sh. vetëm për qëllime arsimore) të cilat nuk janë të lejuara.

Koncepti i të Dhënave të Hapura shpesh përzihet me atë të të Dhënave të Mëdha dhe të Dhënave të

Lidhura, por dallon prej tyre.

Të Dhënat e Mëdha janë të dhëna aq të mëdha dhe komplekse sa që bëhen të vështira për t’u

përpunuar, ndërsa të Dhënat e Lidhura përbëjnë një metodë të publikimit të të dhënave në mënyrë

që ato të mund të ndërlidhen dhe të bëhen më të dobishme.

Të dy këto koncepte janë të rëndësishme dhe ngushtë të lidhura me të Dhënat e Hapura, por Rufus

Pollock, themeluesi dhe bashkëdrejtuesi i Fondacionit për Njohuri të Hapur, thotë se revolucioni i

vërtetë është duke u zhvilluar me të dhënat e vogla dhe jo ngushtë të lidhura mes veti.

Cilave të dhëna po u referohemi?

Të dhënat mund të marrin forma të ndryshme, nga ato mbi orarin e autobusëve e deri te normat e

vdekshmërisë nëpër operacione.

Disa prej grupeve më të popullarizuara të të dhënave janë:

Transporti – oraret, rrugët, statistikat në kohë reale

Moti – të dhënat nga e kaluara dhe prognoza

Shpenzimet qeveritare – tenderët, pagat

Të dhënat mbi shëndetin – normat e mbijetesës, shpenzimet për ilaçe

Krimi – vendi, koha dhe lloji i krimeve

Shkollat – performansa, zonat e mbuluara dhe më shumë

Aksidentet – ku dhe kur?

Çmimet e shtëpive – vëllimet e shitjes dhe çmimet

Të dhënat e kompanive – pronarët, adresat

Kutia e John Snow

Kush është babai i të Dhënave të Hapura dhe lëvizjes aktuale të “gazetarëve të të dhënave”?

Shumë thonë se ishte doktori John Snow, ai që kreu punët fillestare për të zbuluar shkaktarin e

kolerës në Londër në vitet ‘50 të shekullit XIX.

Atëbotë besohej se kjo sëmundje shpërndahej nga duhma helmuese në ajër dhe duke qenë se gjatë

asaj faze nuk kishte njohuri të mjaftueshme mbi bakteret, përhapja e shpejtë e sëmundjes së kolerës

në Soho të Londrës, mbeti mister i pazgjidhur.

Kjo e shtyri dr. Snow-in që të sajojë harta në të cilat vuri vendparaqitjet e sëmundjes dhe kuptoi se

rastet e sëmundjes po grupoheshin rreth një pompe në rrugën Broad, e cila tash njihet si Broadwick.

Pranë saj në rrugën Poland një shtëpi ishte e rrethuar me raste të sëmundjes, por kishte mbetur a

paprekur nga infeksioni, për shkak se posedonte furnizim të vet me ujë.

U zbulua se uji që shkonte në pompë ishte ndotur nga kanalizimi që rridhte në një gropë septike në

afërsi, e ku ishte hedhur një pelenë e mbajtur nga një foshnje e kontaminuar me kolerë.

Grumbullimi i këtyre të dhënave të rëndësishme, duke shfrytëzuar vendosjen e pikave në një hartë

të thjeshtë, ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve që atëherë.

Kjo është fuqia e të dhënave, dhe kjo është arsyeja përse është aq me rëndësi që të njëjtat të jenë të

hapura.

Pse të dhënat e hapura?

Përse do duhej që të dhënat të jenë të hapura? Përgjigjja natyrisht varet në masë nga lloji i të

dhënave dhe qëllimi që doni të arrini me to. Megjithatë, disa nga arsyet më të rëndomta janë:

Transparenca: Qeveritë e hapura janë më pak të korruptuara dhe më të efektshme. Fuqizimet e

shoqërisë civile, gazetarëve dhe grupeve të interesit, për kontrollim më të thuktë të qeverisë janë

thelbësore për luftimin e korrupsionit dhe qeverisjes së dobët, në veçanti në shtetet në zhvillim.

Vlera sociale: Njohuritë për kohën e ardhjes së autobusit, shkollës më të mirë për fëmijët tuaj

dhe vlerës që duhet shpenzuar për një shtëpi të re, ju mundësojnë marrjen e vendimeve më të

mira. Të dhënat përbëjnë mjet për të menaxhuar jetën tuaj në mënyrë më efikase.

Vlera komerciale: Duke i hapur të dhënat, qeveritë mund të nxisin ide të reja afariste dhe t’u

ndihmojnë bizneseve ekzistuese që t’u qasen tregjeve më mirë. Në një raport mbi të Dhënat e

Hapura, Deloitte thekson se ato janë “shtytës kyç për zhvillim, gjenialitet dhe inovacion” në

ekonomi.

Pjesëmarrja dhe angazhimi: Me hapjen e të dhënave, qytetarët janë në gjendje të angazhohen

më aktivisht me qeveritë dhe nuk mbeten duke pritur kohën kur do të dalin para kutive të votimit.

Hapja e të dhënave ndërton një popullatë më të informuar dhe më aktive në aspektin shoqëror.

Qeverisja më e mirë: Përveç përmirësimeve të transparencës, kontrolli i shtuar mbi punën e

qeverisë gjithashtu do të përmirësojë mënyrën me të cilën kjo e fundit funksionon. Gabimet në të

dhëna do të vihen në pah më shpejt, pas hapjes së informatave, ndërsa departamentet ose

organizatat e ndryshme do të mund të shmangin dyfishimet.

Situata në Kosovë

Mund të jetë befasuese për disa, por qasja te informatat në Kosovë është më e mirë se në shumë

vende të zhvilluara. Për shembull, është tepër më lehtë të gjenden informata mbi një kompani në

Kosovë, sesa në Nju Jork.

Gazetarët dhe hulumtuesit kanë në dispozicion mjaft shumë informata e burime, vetëm duhet të

dinë të punojnë me Google dhe të dinë ku të kërkojnë.

Por këto informata gjithashtu janë të shpërndara nëpër faqe të ndryshme të internetit dhe kanë

formate të vështira për përdorim. Po ashtu, ka shumë dikastere qeveritare që nuk publikojnë të

dhëna fare.

Qeveria nuk ka treguar ndonjë interes deri sot për hapjen e të dhënave për publikun, në ndonjë

mënyrë thelbësore.

Storie të suksesit relativ:

Disa organe publike, siç janë Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe Zyra e Auditorit të

Përgjithshëm, i publikojnë të gjitha raportet dhe vendimet në internet, në format PDF, i cili mund të

indeksohet nga Google, që do të thotë se të njëjtit mund të gjenden lehtësisht në internet.

Agjencia e Prokurimit Publik, KRPP, i publikon njoftimet për tenderë dhe dhënie të tenderëve në

internet, në dokumente të formatit Word që gjithashtu mundësojnë gjetjen e lehtë të dokumenteve

përmes kërkuesve në internet siç është Google.

Dikastere tjera qeveritare, si Ministria e Shëndetësisë, ofrojnë disa lista në formatin Excel, ose PDF.

Edhe pse kjo nënkupton se Kosova nuk është shkretëtirë e të dhënave, ekzistojnë disa vështirësi të

theksuara në mënyrën se si ajo i ofron të dhënat.

Problemet me ofrimin e të dhënave

1) Problemet me formatin

Çdo vendim i nxjerrë nga Zyra e Kryeministrit publikohet në internet.

Edhe pse kjo meriton lëvdatë, këto të dhëna ofrohen në formatin e skanuar PDF që nuk mund të

kapen nga kërkuesit në internet. Nuk mund të ketë arsye që në rrethana aktuale dokumentet të

ofrohen në format të tillë.

Ekzistojnë një mori mundësish për t’u siguruar që këto vendime kaq të rëndësishme të mund të

gjenden me lehtësi dhe të jenë të përdorshme.

Faqja e ARBK-së ju mundëson kërkimin pa pagesë të të gjitha kompanive të regjistruara, me të

dhëna mbi pronarët, adresat dhe informata të ngjashme. Por këto të dhëna, edhe pse janë pa

pagesë, nuk janë të lira. Ato mund të gjenden vetëm përmes funksionit të kufizuar të kërkimit të vet

faqes së internetit.

Nëse këto të dhëna do të ofroheshin në format tabele, ato do të mund të analizoheshin më mirë nga

gazetarët, bizneset dhe publiku. BIRN-i në të kaluarën ka kërkuar vënien e bazës së plotë të të

dhënave, në mënyrë që t’i shërbejë më mirë publikut, por ARBK-ja ka refuzuar ta bëjë këtë deri tani.

Agjencia Statistikore e Kosovës prodhon raporte mbi tema të ndryshme, por kryesisht në format

PDF. Kjo bën që përdorimi i tyre i mëtejmë të jetë shumë i vështirë. Nëse të dhënat do të ofroheshin

në formë tabelash, ato do të mund të ripërdoreshin më shpejtë dhe më lehtë.

Këta janë vetëm disa shembuj se si informatat e vendosura në internet në format joadekuat dhe pa

u menduar mirë, janë duke e penguar progresin e Kosovës në këtë drejtim.

2) Udhëzimet obliguese ligjore

Duhet të nxirren udhëzime lidhur me mënyrën se si të dhënat duhet të grumbullohen dhe

publikohen, për të siguruar se ato janë të qasshme dhe të lexueshme në mënyrë elektronike.

Ato duhet ofruar në format të hapur dhe standard që mund të përdoret nga të gjithë, pa marrë

parasysh se a jeni “skllav” i Microsoftit, ose jo.

PDF-të, madje edhe kur janë në format të kërkueshëm, mund të jenë më të vështirë për përdorim.

Dokumentet do duhej të ofrohen në formate tjera.

Qeveria gjithashtu duhet të koordinojë agjencitë e ndryshme, për të siguruar mënyrë të

standardizuar për regjistrimin e të dhënave.

Për shembull, njoftimet për dhënie të tenderit regjistrojnë emrin e kompanisë fituese – që shpesh

ndryshon nga një dokument në tjetrin, duke u vënë atyre prefikse të ndryshme, ose duke e shkruar

ndryshe emrin e kompanisë, në vend se të vendoset numri unik i saj që do të shmangte çfarëdo

konfuzioni. Përcjellja e këtij parimi do ta bënte përpunimin e të dhënave nga KRPP-ja shumë më të

lehtë.

Duke marrë parasysh mjegullinë sa u përket adresave në Kosovë, e cila mbase do të zgjasë edhe për

disa vjet në vijim, bizneset do të mund të jepnin koordinatat e GPS-së, të cilat do të mund të

vendoseshin në harta menjëherë.

ShBA-ja ka ndërmarrë këtë hap më 13 maj të këtij viti, pasi që presidenti Obama miratoi një urdhër

ekzekutiv me të cilin do të sigurohet se “të dhënat e gjeneruara nga qeveria do të vihen në

dispozicion në formate të hapura dhe të lexueshme nga kompjuterët, duke mbrojtur në mënyrë

adekuate privatësinë, konfidencialitetin dhe sigurinë.”

3) Licencimi

Edhe pse të drejtat autoriale private në Kosovë nuk respektohen gjithaq, organet zyrtare mundohen

që ato t’i mbrojnë në web-faqet e tyre.

Qeveria e Kosovës duhet ta udhëheqë këtë proces dhe të deklarojë qartazi se informatat që ajo i

prodhon janë në dispozicion për ripërdorim.

Aktualisht, shumica e web-faqeve zyrtare thonë se informatat mbrohen me të drejta autoriale të

organit publik të caktuar, që nuk nxitë popullatën që ato t’i shfrytëzojnë për përfitime publike.

Shumë licenca të të dhënave të hapura ekzistojnë në rrafshin ndërkombëtar – Kosova do të mund ta

adaptonte ndonjë që i përshtatet më së miri pa kurrfarë shpenzimi shtesë.

4) Bëni të dhënat më të qasshme

Edhe pse formati dhe licencimi janë të rëndësishme, është e qartë se çështja më urgjente për

Kosovën është që të përqafojë transparencën dhe të publikojë më shumë të dhëna.

Është bërë progres sa i përket publikimit të dokumenteve në kuptim të ligjeve të lirisë së informimit.

BIRN-i në të kaluarën ka marrë dokumente si kontrata, lista shpenzimesh, shpenzime të deputetëve,

dokumenteve të shqyrtimit të tenderëve, etj. nga organe të caktuara publike.

Këto janë llojet e dokumenteve që tani shumë shtete i vejnë në internet.

Kosova duhet të fillojë krijimin e një liste të informatave që mbahen nga autoritetet publike dhe t’i

vendosë ato dispozicion të publikut.

Kjo së paku do t’i mundësonte publikut që të kuptojë llojet dhe fushëveprimin e informatave që

grumbullohen, në mënyrë që ai të fillojnë t’u qaset, në bazë të ligjeve për lirinë e informimit.

Qeveria gjithashtu duhet të përpilojë një strategji të qartë lidhur me llojin e informatave që do duhej

t’i vë në dispozicion të publikut, si dhe me mënyrën e realizimit të kësaj.

Për të bërë këtë, duhet përkrahje politike dhe ne do të rekomandonim që në qeveri të krijohet një

post i ri që do të shtynte dhe koordinonte procesin e transparencës dhe përpunimit të të dhënave në

të gjithë dikasteret, ministritë dhe organet publike.

Kosova është mjaft mbrapa shteteve tjera në këtë proces. Por, përparësia e kësaj është se Kosova

mund ta ndjekë shembullin e shteteve tjera.

Statistikat shëndetësore dhe arsimore, si dhe të gjitha shpenzimet e kryera nga organet publike, mbi

një shumë të caktuar, në të kaluarën janë konsideruar si të dhëna, hapja e së cilave është çmuar

shumë.

Plasimi i këtyre të dhënave në internet do vente Kosovën në rrugë të mirë drejt transparencës.

Çka tjetër mund të bëjë Kosova menjëherë? Roli i shoqërisë civile

Është duke u bërë një punë e mirë në Kosovë në kuptim të lirimit të informatave dhe zhvillimit të

mënyrave të reja për t’ia ofruar këto informata publikut, duke anashkaluar institucionet publike.

BIRN-i ka punuar në grumbullimin e të dhënave nga bazat zyrtare të tyre, me qëllim të ripaketimit të

informatave – në veçanti informatave mbi kompani të caktuara dhe tenderë publik, në një format

më të menaxhueshëm. Kjo do të thotë se reporterët e BIRN-it tani mund të kërkojnë kompanitë në

bazë të adresës, ose emrit të njërit nga pronarët.

Grupet si Flossk - Free Libre Open Source Software Kosova – apo Laboratori i Inovacioneve i UNICEF-

it, gjithashtu kanë krijuar aplikacione interesante, si informatazyrtare.org, i cili ju mundëson

parashtrimin e një kërkese në bazë të ligjit për lirinë e informimit, apo prishtinabuses.info, i cili është

i vetmi udhërrëfyes mbi linjat e autobusëve në kryeqytetin e Kosovës.

Vlen të theksohet se asnjë nga këto web-faqe nuk ka pasur përkrahje zyrtare. BIRN-i madje ka

vlerësuar se autoritetet kanë penguar procesin.

Shoqëria civile duhet të punojë bashkërisht për t’i bërë presion qeverisë dhe për të kërkuar hapjen e

saj ndaj publikut.

Praktikat e mira

ZNasichDani.sk

ZNasichDani.sk është një shembull i mrekullueshëm nga Sllovakia se si grupet e të dhënave të

hapura mund të përdoren si vegël e fuqishme për kontroll.

Kjo web-faqe sllovake, e cila është përkrahur me fonde të Institutit për Shoqëri të Hapur, merr të

dhëna nga buletini i prokurimit publik dhe regjistri i bizneseve dhe i bashkon këto lloje të të

dhënave.

Këtë funksion e kryen në kohë reale, që do të thotë se informatat janë gjithmonë të azhurnuara.

Kjo do të thotë se ju mund të lidhni njerëzit me kompanitë, e këto të fundit me vlerat financiare të

kontratave që i kanë marrë nga shteti.

Kësisoj, kjo web-faqe ofron një pasqyrë të individëve që janë të lidhur me kontrata të mëdha

qeveritare.

Edhe pse faqja nuk jep ndonjë indikacion mbi ndonjë keqpërdorim të mundshëm, ose madje as

lidhur me profitin që individi është duke e nxjerrë, ajo përbën një pikënisje interesante për hetimet e

gazetarëve, ose shoqërisë civile.

Një sistem i ngjashëm do të mund të zhvillohej edhe në Kosovë, me relativisht pak ndryshime.

OpenCorporates

OpenCorporates është baza më e madhe e të dhënave mbi kompanitë në botë.

Ky projekt ka të dhëna për 54 milionë kompani, të cilat i ka grumbulluar anekënd botës, duke nxjerrë

të dhëna nga web-faqe qeveritare, regjistra kompanish, dokumente zyrtare dhe të dhëna të nxjerra

sipas ligjeve për lirinë e informimit, duke i spastruar ato dhe duke i vënë në dispozicion të popullatës.

Kjo do të thotë se për herë të parë publiku është në gjendje të kërkojë të dhëna mbi kompani

anembanë botës dhe mbi drejtorët e tyre, duke shfrytëzuar lidhje të cilat më parë nuk ekzistonin.

Ky ekip punës ia filloi duke përpunuar të dhëna nga vetëm tre regjistra kompanish: të Mbretërisë së

Bashkuar, Bermudeve dhe Xhersit.

Projekti OpenCorporates funksionon në bazë të licencës të cilën e ka quajtur “ndaj të ngjashmeve”,

sipas së cilës të gjitha të dhënat e saj janë të lira për të gjithë, por në anën tjetër çfarëdo produkti që

shfrytëzon të dhënat në fjalë, gjithashtu duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve.

Nëse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës do të pajtohej që të hapë të dhënat mbi bizneset,

ato do të mund të bëheshin pjesë e kësaj baze të të dhënave dhe të jenë të hapura për publikun.

My Health London

Myhealthlondon zbulon se si qendrat mjekësore performojnë kundrejt standardeve kombëtare dhe

si ato qëndrojnë krahasuar me qendrat tjera në Londër.

Ky projekt që kushtoi 120.000 funte është zhvilluar me të dhëna nga komisionet lokale mjekësore,

grupet klinike dhe qendrat e pavarura.

Projekti shfrytëzon të dhënat mjekësore në dispozicion të publikut për të ranguar çdo qendër

individuale, në mënyrë që pacientët të mund të marrin vendime më të informuara.

Findtoilet

Kjo është një web-faqe e thjeshtë, e cila shfrytëzon gjeo-lokacionet e të gjitha tualeteve publike në

Danimarkë për t’u ndihmuar njerëzve që ta gjejnë më të afërmin.

Mënyra se si beta.findtoilet.dk/ shfrytëzon të dhënat e hapura, dëshmon se si informatat e

autoriteteve publike mund të shndërrohen me lehtësi në një vegël të dobishme për publikun.

Çka tash? Rekomandimet:

1) Anëtarësimi në Partneritetin për Qeveri të Hapur

Të gjithë fqinjët e Kosovës i janë bashkuar Partneritetit për Qeveri të Hapur, i cili përbën një

“përpjekje globale për qeverisje më të mirë.”

Ai është duke punuar në bërjen e qeverive më transparente, efektive dhe llogaridhënëse.

Për t’u bërë anëtar i këtij partneriteti, çdo shtet duhet të plotësojë kriteret në vijim:

1. Transparenca fiskale

Publikimi me kohë i dokumenteve esenciale buxhetore përbën bazën e llogaridhënies buxhetore dhe

një sistemi të buxhetit të hapur.

2. Qasja në informata

Një ligj për qasjen në informata që garanton të drejtën e publikut për t’u informuar dhe qasjen në të

dhëna qeveritare, është thelbësor për frymën e një qeverisjeje të hapur.

3. Zbulimi i informatave që ndërlidhen me zyrtarë të lartë të zgjedhur dhe publikë.

Rregullat që kërkojnë zbulimin e informatave për të hyrat dhe pasurinë e zyrtarëve të lartë të

zgjedhur dhe publikë janë esenciale për luftën kundër korrupsionit dhe për një qeveri të hapur dhe

llogaridhënëse.

4. Angazhimi qytetar

Qeveria e Hapur nënkupton të qenët të hapur për pjesëmarrje të qytetarëve dha angazhim të tyre në

politikëbërje dhe qeverisje, përfshirë mbrojtjen themelore të lirive qytetare.

Mund të thuhet se Qeveria e Kosovës i plotëson këto katër kritere, së paku formalisht, edhe pse nuk

ka kurrfarë garancie të transparencës së vërtetë.

Kyçja në këtë grup ndërkombëtar, së paku do të dëshmonte zotimin e qeverisë në kuptim të të

dhënave të hapura dhe qeverisjes së hapur dhe do t’i ndihmonte të mësojë praktika më të mira nga

e tërë bota.

2) Krijimi i një komisioni për të shtyrë agjendën e të Dhënave të Hapura

Qeveria do duhej të krijojë një komision me individë kyçë nga politika, shoqëria civile dhe bota e

biznesit, i cili do të shtyjë këtë agjendë përpara.

Nëse kjo skemë fillon së funksionuari, ndryshimi i legjislacionit është thelbësor.

3) Realizimi i një pilot-projekti

Para zbatimit të parimeve të të Dhënave të Hapura në të gjitha sferat e jetës publike, do të ishte e

rrugës që të përzgjidhet një organ publik i vogël, ose i mesëm, për të realizuar një pilot-projekt në të.

Organ i tillë mund të jetë ndonjë dikaster qeveritar, ose komunë, e cila do të mund të vlerësonte

sfidat dhe përfitimet e këtij procesi.