16
GAZETË E PAVARUR. NR. (6)26. QERSHOR 2008. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DINARË. 1.5 EURO REPORTAZH Pasuria njerëzore e Bulqizës NGA: VIRON KONA - FAQE 8 KULTURË “Fjala priu...”, një libër nga Xhafer Martini FAQE 13 TRADITE Në gjurmët e baladës së Rexhës... NGA: JAHE DELIA (SELMANI) - FAQE 15 ARKEOLOGJI Nga: Prof.asoc.dr. ADEM BUNGURI (Pjesa e dytë - Faqe 6) KUMTESE Fisnikëria dibrane Harta arkeologjike e Çidhnës Autostrada Tirane - Durres, Km.9 Tel: +355 48 30 2046 Tel: +355 48 30 2040 www.auroragroup.com.al e-mail: [email protected] koha kalon, cilësia mbetet PROJEKTIM - ZBATIM “Dibra me sytë e të huajve” Shoqata “Lidhja e Intelektualëve Dibranë” organizon në Tiranë sesion shkencor. Marrin pjesë intelektualë e studiues nga Dibra dhe trevat e tjera shqiptare. Prezantohet libri i Agron Tufës Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë Universitet” Në foto:Pjesëmarrës në simpoziumin shkencor “Dibra me sytë e të huajve”, 13 qershor 2008 SHËNIME Kur kërcejnë dibranët, bëhen mbretër... NGA: ABDURAHIM ASHIKU - FAQE 9 Artemisa Repa, sopranoja dibrane që ka pushtuar skenën europiane FAQE 16 Një histori poetike për mbijetesën e genit të lirë NGA DUKAGJIN HATA - FAQE 12 Rreth librit “Qëndresa” të Enver Kaloshit AKTUALITET Nga: REXHEP TORTE - Faqe 4 Shkatërrimtarët e Dibrës së Madhe INTERVISTË Ibrahim Kolari: Investimi në vendlindje më lumturon Faqe 7 ARSIM Gjurmëve të dijes Nga: BASHKIM FRANGU - Faqe 7 DËSHMI Mirto Qormemeti, robi i fundit i Luftës së Dytë Botërore Nga: ATLI DEMA - Faqe 14 Nga: Dr. LAURANT BICA D ibra është një nga qytetet më të vjetër të truallit arbëror. Të pak- tën ajo numëron një qytetari 2000 vjeçare dhe manifeston një qytetërim të spikatur. Asnjëherë nuk është ndër- prerë jeta e këtij qyteti të Shqipërisë Lindore ndër shekuj. Gjithashtu ajo shquhet dhe për një fisnikëri të rrën- jës dhe të mirënjohur. Por më mirë për jetën e vazhduar të këtij qytet dhe për elitën e tij, q sundoi ndër shekuj atë q u quajt Principata e Dibrës, le t’ua lëmë fjalën të huajve. Dibra për herë të parë figuron në hartën e gjeografit të shquar të lashtë- sisë Klaud Ptolemeut të shekullit të dytë të erës sonë, me emrin Deburus. Ajo numërohet si një nga qytetet e vjetër të banuar pa ndërprerje nga shqiptarët dhe ruan një popullsi të mirëfilltë qytetare. Në epokën e Skënderbeut krahina e madhe që përf- shinte, thirrej Principata e Dibrës. Në vitin 1502 një i huaj, Feliks Petani, i referohet Dibrës (Dibri) si qytet me shumë banorë dhe n’atë kohë ajo nji- hej si një qendër e rëndësishme qyteta- re. Gjeografi osman Haxhi Kallfa thotë se shtrihet ndërmjet qyteteve të Ohrit, Kërçovës e Tetovës dhe cakun e “Dibrit”, sipas tij e ven 17 ditë larg nga Stambolli. Pukëvili, tre shekuj më vonë, na bën me dije se ndryshe nga mjaft qytete të tjera, elementi sllav aty mungonte fare. Për francezin tjetër Ami Bue, populli i Dibrës është “i vye- shëm”, me vlera. Dibrën e Madhe, për ndërtesat e bukura të ndërtuara nga duart e mjeshtërve vendës, një arkitekt i huaj e cilësonte “Stambolli i Vogël”... Termin fisnikëri ne do ta përdorim në dy kuptime: - së pari, duke pasur parasysh me të një klasë apo më mirë të themi një shtresë të caktuar sho- qërore të mesjetës së zgjatur feudale shqiptare; - dhe së dyti, në kuptimin e fisnikërisë si një virtyt moral që ka kar- akterizuar Dibrën si qytet e krahinë dhe shqiptarët në përgjithësi të kësaj treve, gjithashtu dhe shtresën e fisme, elitën fisnike të qytetit dhe të Nënte maleve të këtyre anëve. (Vijon në faqen 5) Faqe 3

NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

cyan magenta yellow black 1

GAZETË E PAVARUR. NR. (6)26. QERSHOR 2008. ÇMIMI: 50 LEKË. 20 DINARË. 1.5 EURO

REPORTAZH

Pasurianjerëzoree BulqizësNGA: VIRON KONA - FAQE 8

KULTURË

“Fjala priu...”,një libër ngaXhafer MartiniFAQE 13

TRADITE

Në gjurmëte baladëssë Rexhës...NGA: JAHE DELIA (SELMANI) - FAQE 15

ARKEOLOGJI

Nga: Prof.asoc.dr. ADEM BUNGURI(Pjesa e dytë - Faqe 6)

KUMTESE

Fisnikëriadibrane

Hartaarkeologjikee Çidhnës

Autostrada Tirane - Durres, Km.9Tel: +355 48 30 2046Tel: +355 48 30 2040

www.auroragroup.com.ale-mail: [email protected]

koha kalon, cilësia mbetetP R O J E K T I M - Z B A T I M

“Dibra me sytë e të huajve”Shoqata “Lidhja e Intelektualëve Dibranë” organizon në Tiranë sesion shkencor. Marrin

pjesë intelektualë e studiues nga Dibra dhe trevat e tjera shqiptare. Prezantohet libri i Agron Tufës

Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2

“Dibra do të dijë të mbetetpërherë Universitet”

Në foto:Pjesëmarrës në simpoziumin shkencor “Dibra me sytë e të huajve”, 13 qershor 2008

SHËNIME

Kur kërcejnëdibranët, bëhenmbretër...NGA: ABDURAHIM ASHIKU - FAQE 9

Artemisa Repa,sopranoja dibraneqë ka pushtuarskenën europianeFAQE 16

Një histori poetikepër mbijetesëne genit të lirë

NGA DUKAGJIN HATA - FAQE 12

Rreth librit “Qëndresa”të Enver Kaloshit

AKTUALITET

Nga: REXHEP TORTE - Faqe 4

Shkatërrimtarëte Dibrëssë Madhe

INTERVISTËIbrahim Kolari:Investimi nëvendlindje mëlumturon

Faqe 7

ARSIMGjurmëvetë dijesNga: BASHKIM FRANGU - Faqe 7

DËSHMIMirto Qormemeti,robi i fundit i Luftëssë Dytë Botërore

Nga: ATLI DEMA - Faqe 14

Nga: Dr. LAURANT BICA

Dibra është një nga qytetet më tëvjetër të truallit arbëror. Të pak-

tën ajo numëron një qytetari 2000vjeçare dhe manifeston një qytetërimtë spikatur. Asnjëherë nuk është ndër-prerë jeta e këtij qyteti të ShqipërisëLindore ndër shekuj. Gjithashtu ajoshquhet dhe për një fisnikëri të rrën-jës dhe të mirënjohur. Por më mirëpër jetën e vazhduar të këtij qytet dhepër elitën e tij, q sundoi ndër shekujatë q u quajt Principata e Dibrës, let’ua lëmë fjalën të huajve.

Dibra për herë të parë figuron nëhartën e gjeografit të shquar të lashtë-sisë Klaud Ptolemeut të shekullit tëdytë të erës sonë, me emrin Deburus.Ajo numërohet si një nga qytetet evjetër të banuar pa ndërprerje ngashqiptarët dhe ruan një popullsi tëmirëfilltë qytetare. Në epokën eSkënderbeut krahina e madhe që përf-shinte, thirrej Principata e Dibrës. Nëvitin 1502 një i huaj, Feliks Petani, ireferohet Dibrës (Dibri) si qytet meshumë banorë dhe n’atë kohë ajo nji-hej si një qendër e rëndësishme qyteta-re. Gjeografi osman Haxhi Kallfa thotëse shtrihet ndërmjet qyteteve të Ohrit,Kërçovës e Tetovës dhe cakun e“Dibrit”, sipas tij e ven 17 ditë largnga Stambolli. Pukëvili, tre shekuj mëvonë, na bën me dije se ndryshe ngamjaft qytete të tjera, elementi sllav atymungonte fare. Për francezin tjetërAmi Bue, populli i Dibrës është “i vye-shëm”, me vlera. Dibrën e Madhe, përndërtesat e bukura të ndërtuara ngaduart e mjeshtërve vendës, një arkitekti huaj e cilësonte “Stambolli i Vogël”...

Termin fisnikëri ne do ta përdorimnë dy kuptime: - së pari, duke pasurparasysh me të një klasë apo më mirëtë themi një shtresë të caktuar sho-qërore të mesjetës së zgjatur feudaleshqiptare; - dhe së dyti, në kuptimin efisnikërisë si një virtyt moral që ka kar-akterizuar Dibrën si qytet e krahinëdhe shqiptarët në përgjithësi të kësajtreve, gjithashtu dhe shtresën e fisme,elitën fisnike të qytetit dhe të Nëntemaleve të këtyre anëve.

(Vijon në faqen 5)

Faqe 3

Page 2: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

2 - Qershor 200826nr.

DREJTOR:Rakip Suli

Këshilli Botues:Musa RiçkuShaqir SkarraBujar Karoshi

Redaksia:Në Dibër:Rexhep TorteNë Athinë:Abdurrahim AshikuNë Itali:Selman MziuNë New York:Beqir SinaNë Tiranë:Prof. Dr. Bashkim Lleshi,Naim Plaku

Adresa e gazetës:Rr. “Zenel Baboçi”,Pall. “Ferar”, TiranëTel. (04) 2233 283E-mail: [email protected]

Opinionet dhe komentete botuara nuk shprehindomosdoshmërishtqëndrimin e redaksisë

kryesorePosta e

Redaksia e gazetës falënderonlexuesit dhe bashkëpunëtoret e sajpër mesazhet dhe shkrimet e sjellapër botim.

Redaksia u kujton bashkëpunë-torëve të saj, zotërinjve SelmanMziu, Qeram Cibaku, Ramiz Gjini,Përparim Tomçini, Bernard Zotaj,Xhelal Roçi, Kujtim Boriçi, RexhepTorte, Abdurahim Ashiku, YmerKeta, Beqir Sina, etj., se shkrimet etyre, për arsye vendi nuk janëbotuar në këtë numër. Ato do tëbotohen në numrat e ardhshëm tëgazetës “Rruga e Arbërit”.

Gjithashtu, ju kujtojmëbashkëpunëtorëve se shkrimetderi në dy faqe daktilografikekanë përparësi botimi.

Ju falënderojmë që jenipjesë e gazetës!

Julian Emeri (Ameri): “Dibra ishte veçanërisht shumë interesante. Unë kamstudiuar në Oksford. Por Dibra ishte për mua një universitet tjetër, më irëndësishëm. Në Dibër mësuam politike më tepër se kudo...”

“Dibra jonë me historinë e saj, megjuhën dhe dialektin, folklorin dhetë folmen e saj karakteristike, megjeografinë dhe konfiguracionin, meetnokulturën dhe etnopsikologjinë esaj, me burimet, veçoritë e sajekonomike dhe modalitetet e mjesh-tëritë e shfrytëzimit të tyre. Veçmas,Dibra me mençurinë e saj karakteris-tike, Dibra e nëntë maleve, shtatë te-qeve, shumë xhamive, kishave dhevlerave të tjera unikale të saj, kajoshur e tërhequr vëmendjen e shumëstudiuesve të vendeve të ndryshme tëbotës, që nga shekulli V p.e.s, kurhistoriani i Greqisë së lashtë Hero-doti përmend fisin e doberëve (dmthtë dibranëve) e deri te misionarët an-glezë Rexhinald Hiberti, Julian Emeri,etj., që kaluan nëpër shumë vise tëDibrës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Edhe Dibra, kjo nënë e rreptë tri-mash, madje trimash të mençur e tëditur, ashtu si shumë treva të tjera sh-qiptare, ka qenë gjithnjë vlera ekërkuar, për njohjen dhe fitimin e sëcilës janë përpjekur shumë burrë tëditur të kombeve të huaja.

Shpresa e njohjes dhe më pas ezotërimit të saj, jo rrallë ka ngjallurambiciet dhe ka ndezur zilitë e tyre,të cilat kanë pasur deri në përpjekjete vazhdueshme në lëmin e tregtisë,të diplomacisë dhe deri në luftë përtë siguruar pushtimin e saj.

Fati i një territori me rëndësistrategjike e vlera të tjera... si Dibra,në të cilën banorët e maleve përmesshekujve kanë qenë mbrojtur nganatyra e thyer dhe e ashpër e truallittë tyre, nuk kish si të mos u intereson-te dhe të mos ishte forcë tërheqësepër studiues, arkeologë, gazetarë, et-nografë, e të tjerë, vizitorë nga shumëvende të Evropës e më gjerë.

Të gjitha ata që kaluan nëpër Dibëre që ishin jo pak, por disa dhe qëvinin nga Gjermania, Austria, Italia,Serbia, Hungaria, Franca, Anglia,

Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu, mbajtur në Sesionin Shkencor “Dibra me sytë e të huajve”

“Dibra do të dijë të mbetetpërherë Universitet”

Rusia, Bullgaria, vendet e Lindjes sëMesme, etj., nuk i solli rastësia, nukkaluan nëpër vendin tonë dhe nuk ufokusuan në Dibër për “tebdil hava”,si i thonë fjalës, por për realizimin eqëllimeve dhe të detyrave që u ishinngarkuar.

Shumë prej tyre vëzhguan e hulum-tuan me mençuri, aftësitë dhe virtytdibrane, trimërinë, zgjuarsinë e mpre-htësinë e tyre që shpalosej, veçmasodave e sofrave, kuvendeve e taki-meve, në festa, dasma e morte, nëditë besëlidhjesh e falje gjaqesh.

Ata i testuan dibranët dhe, nëpërgjithësi i vlerësuan, me dashamirë-si e objektivitet.

Madje, mjeshtërisht, shënuan epërshkruan, përgjithësuan me vërtetësidhe botuan e pasqyruan në veprat etyre gjithçka që panë, perceptuan, kon-ceptuan e interpretuan, natyrisht, se-cili sipas profesionit, prirjeve dhe in-teresave të tyre intelektuale, për stu-dime të ndryshme gjuhësore,ekonomike, sociale, etnografike, et-nopsikologjike, etj.

Përfitoj nga ky rast, që në emër tëLID, në shenjë mirënjohjeje të thellë

e të përhershme, t’u shpreh ndjenjate konsideratës së lartë dhe nderim tëveçantë kujtimit të të gjithë atyreudhëtarëve misionarë, studiuesve spe-cialistë të fushave të ndryshme, qënë vëzhgimet e botimet e tyre, pas-qyruan drejt dhe saktë gjithçka qëpanë (dhe prekën) në Dibër me sytë etyre dhe për gjithçka që ata mësuanprej odave auditorë të “Universitetit”dibran dhe prej “ojnave” e ojnakëve,dhe prej gjithë hapësirës gjeo dhe et-nokulturore ekzotike dibrane.

Dibra do të dijë të mbetet përherëUniversitet për të huajt, tamam ash-tu siç e ka cilësuar z.Julian Emeri(Ameri), i deleguari i Qeverisë An-gleze gjatë Luftës Nacionalçlirimtare,i cili, në një intervistë dhënë nëRTSH, me 1 tetor 1991, ndër të tjeraështë shprehur: “Dibra ishte veçanër-isht shumë interesante. Unë kam stu-diuar në Oksford. Por Dibra ishte përmua një universitet tjetër, më i rëndë-sishëm. Në Dibër mësuam politikemë tepër se kudo...”

Në përgjithësi, dibranët, sipas tyre,ashtu si dhe bashkëkombas të tjerë,kanë treguar gjatë gjithë jetës se janë

të zotët, edhe me kordhë, edhe mepenë, edhe me trimëri, edhe memend e me dituri. Dibra ka nxjerrëshumë njerëz të shquar e me nam tëmadh.

Pikërisht për këtë, në jubileun edytë të veprimtarisë së saj, Shoqatajonë LID, e shtyrë nga ndjenja epërgjegjësisë dhe vetëdija profesion-ale, për të pasqyruar në mënyrë sa mëtë plotë edhe këtë tablo të kontributittë dibranëve në zhvillimet historike-kulturore mbarëshqiptare, për të nxjer-rë në pah disa nga veçantitë, speci-fikat e historisë, kulturës dhe trashëgi-misë etnokulturore të kësaj treve, or-ganizon sot këtë sesion shkencor metemë: “Dibra me sytë e të huajve”.

Në këtë sesion ne synojmë që tëkrijojmë edhe një lidhje e komuni-kim sa më të ngushtë e cilësor midisbrezave të ndryshëm të dibranëve,kudo që ata jetojnë e punojnë nëkushtet e globalizimit bashkëkohor.

E veçanta e këtij sesioni është për-pjekja e bërë, që rikrijimin e imazhittë Dibrës dhe të dibranëve, mendë-sive dhe kulturës së saj ta bëjmë nëmënyrë sa më të paanshme, duke lënëqë ta flasin dokumentet dhe studimete jodibranëve dhe të të huajve.

Të nderuar pjesëmarrës! Veprim-taria që zhvillojmë sot dhe pjesëmar-rja në të dëshmon se ne të gjithë eshohim Dibrën nënë edhe me sytëtanë, me sytë e dibranëve.

Organizimi i këtij sesioni, që për-bën një veprimtari serioze, nuk mundtë realizohej pa ndihmën e madhe tëbiznesmenëve dibranë që kanë spon-sorizuar përgatitjen dhe mbajtjen e tij.Nuk mund të realizohej dhe pa ndih-mën e specialistëve që përgatitënkumtesat, historianëve, antropologëve,etnologëve, filozofëve, muzikologëve,gjuhëtarëve të njohur e të tjerë. Tëgjithë këta i falënderojmë thellësishtpër ndihmën bujare dhe për punëncilësore që kanë bërë.”

PREZANTOHET LIBRI: “DIBRA ME SYTE E TE HUAJVE” I AGRON TUFES

Në këtë skicë paraqitëse, kryesisht të karakterit kulturologjik, ecila nuk pretendon të polemizojë me asnjë studiues të his-

torisë, arkeologjisë apo etnokulturës, u munduam të japim një pan-oramë spontane mbi disa kategori thelbësore që cekin disa veçorihistorike e etnokulturore të Dibrës, kryesisht duke u mbështetur tekburime të botuara, interpretime apo dorëshkrime dokumentale. Ukemi kushtuar rëndësi disa aspekteve nga antikiteti, mesjeta dheburimeve që dëshmojnë identitetin e veçantë historik e kulturor tëDibrës dhe dibranëve, kontributit të tyre në historinë e përbashkëtmbarëshqiptare, ndonëse paraqitjen e tyre e kemi sjellë në mënyreeklektike, pasi autori nuk pretendon që anën e tij të fortë shkencoretë ketë profesionin e historianit. Vetë interesimi për historinë, sh-kencat dhe metodologjitë e saj, autori i sheh si pjesë të pandara tëantropologjisë kulturore dhe në tërësi, kulturofilozofisë.

Nuk kemi vazhduar me Kohën e Re, pasqyrimin e kryengritjeveshqiptare pas vdekjes së Skënderbeut, rezistencën dhe përpjekjet edibranëve për pavarësinë e vendit, luftrat kundër okupatorëve etj.,duke iu bashkuar lëvizjeve atdhetare në kontekstin e përgjithshëmtë situatave historike, pasi për këto periudha ekziston një doku-mentacion historik që përshkruan hollësishëm çdo periudhë. Kemi

lënë pa përmendur luftërat më tëtmerrshme, fillikate e të vetmuara tëdibranëve kundër invazioneve serbe,për të njëjtat arsye, duke u kufizuarme këtë etyd hyrës, në cilësinë eguidës apo parathënies, për t’ialëshuar vendin reprezantimit të Di-brës me sytë e të huajve.

Nëse do të theksoja një dukuri his-torike për dibranët si njerëz mevetëdije të pabujë patriotike, sakri-fikues jopatetikë për fatet e Sh-qipërisë, kjo dukuri është me siguriai fakt i pa vënë re dhe i pa artikuluarsi duhet, që varret e djelmënisë di-brane i gjen në të katër cepat e Sh-qipërisë në mbrojtje të tokave sh-qiptare, nga tokat në kufijtë me Gre-qinë, Kosovë, Vlorë, Lumë e Taraboshtë Shkodrës e gjer në Sanxhak të Bos-njës, por nuk mund të thuhet eanasjellta (që të ketë varre vullne-tarësh nga krahina të tjera shqiptarenë mbrojtje të tokës dhe jetës së di-

Kopertina e librit “Dibra me sytë e të huajve”Botimet “m&b”. ISBN: 978-99956-04-12-7

Çmimi: 1000 lekë

Page 3: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

Qershor 2008 - 326nr.

kryesoreNë mjediset e Hotel Tirana International, më 13 qershor 2008,

Shoqata Lidhja e Intelektualëve Dibranë mbajti sesionin shkencor“Dibra me sytë e të huajve”.

Në mjediset e Hotel Tirana International, më 13 qershor 2008,

Shoqata Lidhja e Intelektualëve Di-branë mbajti sesionin shkencor “Di-bra me sytë e të huajve”.

Fjalën e hapjes së këtij sesioni sh-kencor e mbajti kryetari i shoqatësLID, Prof. Dr. Nuri Abdiu, i cili, mestë tjerash tha: “Dibra e nëntë ma-leve, shtatë teqeve, shumë xhamive,kishave dhe vlerave të tjera unikaletë saj, ka joshur e tërhequr vëmend-jen e shumë studiuesve të vendevetë ndryshme të botës, që nga shekul-li V p.e.s, kur historiani i Greqisë sëlashtë Herodoti përmend fisin e do-berëve (dmth të dibranëve) e deri temisionarët anglezë Rexhinald Hib-erti, Julian Emeri, etj., që kaluannëpër shumë vise të Dibrës gjatëLuftës së Dytë Botërore”. Më pas aibëri një përmbledhje të synimit tëkëtij Sesioni Shkencor, duke e vënëtheksin në eksplorimin dhe studimine Dibrës nga të huajt. “Të gjitha ataqë kaluan nëpër Dibër e që ishin jopak, por disa dhe që vinin nga Gjer-mania, Austria, Italia, Serbia, Hun-garia, Franca, Anglia, Rusia, Bullgar-ia, vendet e Lindjes së Mesme, etj.,nuk i solli rastësia, nuk kaluan nëpërvendin tonë dhe nuk u fokusuan nëDibër për “tebdil hava”, por për re-alizimin e qëllimeve dhe të detyraveqë u ishin ngarkuar. Shumë prej tyrevëzhguan e hulumtuan me mençuri,aftësitë dhe virtyt dibrane, trimërinë,zgjuarsinë e mprehtësinë e tyre qëshpalosej, veçmas odave e sofrave,kuvendeve e takimeve, në festa, das-ma e morte, në ditë besëlidhjesh efalje gjaqesh. Ata i testuan dibranëtdhe, në përgjithësi i vlerësuan, medashamirësi e objektivitet.”

“Shoqata LID, - tha në fund të për-shëndetjes së tij Prof. Dr. Nuri Ab-diu, e shtyrë nga ndjenja e përgjegjë-sisë dhe vetëdija profesionale, për tëpasqyruar në mënyrë sa më të plotëedhe këtë tablo të kontributit të di-branëve në zhvillimet historike-kul-turore mbarëshqiptare, për të nxjer-rë në pah disa nga veçantitë, speci-

Shoqata “Lidhja e Intelektualëve Dibranë” organizon në Tiranë sesionin shkencor

“Dibra me sytë e të huajve”

fikat e historisë, kulturës dhetrashëgimisë etnokulturore të kësajtreve, organizon këtë sesion shken-

Prof. Dr. Nuri Abdiu:“Shoqata LID e shtyrë ngandjenja e përgjegjësisëdhe vetëdija profesionale,për të pasqyruar nëmënyrë sa më të plotëedhe këtë tablo të kon-tributit të dibranëve nëzhvillimet historike-kulturore mbarëshqiptare,për të nxjerrë në pah disanga veçantitë, specifikat ehistorisë, kulturës dhetrashëgimisë etnokulturoretë kësaj treve, organizonkëtë sesion shkencor, mesynimin që të krijojë edhenjë lidhje e komunikim samë të ngushtë e cilësormidis brezave të ndryshëmtë dibranëve, kudo që atajetojnë e punojnë nëkushtet e globalizimitbashkëkohor”.

Në foto: Pjesëmarrësit në sallë gjatë simpoziumit shkencor “Dibra me sytë e të huajve”

SPONSORË TË SESIONIT SHKENCOR:“Risku” sh.p.k. - Musa Riçku“Aurora Group” - Rakip Suli“Usluga CO” - Sadri Abazi“M&B - Botime & Studio Grafike” - Bujar Karoshi“Pro Gips” - Uzri Hoxha“Almo Konstruksion” - Shaban BitriShkolla “Sarina 2002” - Liman Hoxha“Pellumbat e Paqes” - Fatmir Kurti“Infinit Plus” - Shehat Kurti“Itali Pamelli” - Demir Rusi“Qendra Franklin” - Shpëtim Cami“Agro Herbel” sh.p.k. - Arif Doçi“Andi Konstruksion” - Latif Muha“Market Rruga e Arbërit” - Musa Kurti

cor, me synimin që të krijojë edhenjë lidhje e komunikim sa më tëngushtë e cilësor midis brezave tëndryshëm të dibranëve, kudo që atajetojnë e punojnë në kushtet e glo-balizimit bashkëkohor”.

Më pas, Agron Tufa prezantoi li-brin “Dibra me sytë e të huajve”, ibotuar nga shtëpia botuese “m&b”.Pasi bëri një pasqyrë të shkurtër tëlibrit, Agron Tufa referoi mbi temën:

“Alegoria, paravolitë alegorike di-brane”.

Mbi “Vlerat e etnokulturës nëDibër” referoi Prof. Mark Tirta; Dr.Laurant Bica referoi mbi “Fisnikërinëdibrane”; Prof. As. Dr. Adem Bun-guri referoi mbi temën “Dibra si një-si e lashtë në konfiguracionin e fiseveilire. Periudha të ndryshme nga an-tikiteti i hershëm - tek periudha post-antike”; Prof. Dr. Vaso Tole mbi

temën “Variacione muzikore dhe for-macione folklorike nga trevat e ndry-shme të Dibrës. Lloje dhe zhanre tëvjetra muzikore. Dukuri të krijim-tarisë së rapsodit popullor HazisNdreut”; Prof. Dr. Ferid Duka metemën “Kastriotët dhe principata etyre. Të tjerë princër dibranë - MoisiGolemi, etj. Timaret”; Dr. ShefqetHoxha me temën “Dibra dhe di-branët në luftërat kundër okupacionitserb” dhe Prof. Dr. Hasan Çipuri:“Arti ushtarak shqiptar në epokën eSkënderbeut.”

“E veçanta e këtij sesioni, tha përgazetën Kryetari i Shoqatës LID, Prof.Nuri Abdiu, është përpjekja e bërë,që rikrijimin e imazhit të Dibrës dhetë dibranëve, mendësive dhe kulturëssë saj ta bëjmë në mënyrë sa më tëpaanshme, duke lënë që ta flasin do-kumentet dhe studimet e jodibranëvedhe të të huajve. Gjithashtu, shtoiai, kjo veprimtari serioze, ky sesionshkencor, nuk mund të realizohejpa ndihmën e madhe të biznes-menëve dibranë që kanë sponsori-zuar përgatitjen dhe mbajtjen e tij.Nuk mund të realizohej dhe pa ndi-hmën e specialistëve që përgatitënkumtesat, historianëve,antropologëve, etnologëve, filozo-fëve, muzikologëve, gjuhëtarëve tënjohur e të tjerë”.

Një kronikë mbi historinë, arke-ologjinë, etnografinë, natyrën dheOdën dibrane, e përgatitur nga gaze-tari i vjetër i Televizionit ShqiptarSami Selishta shoqëroi këtë aktivitet,duke i dhënë një pamje më të plotëhistorisë së Dibrës.

Musa Ricku, njëri nga biznes-menët dhe intelektualët dibranë, qëmbështeti fuqishëm këtë veprimtaridhe sponsorizoi botimin e librit “Di-bra me sytë e të huajve”, tha përgazetën se kjo ishte vetëm një për-pjekje për evidentimin e vlerave di-branë në metropolin shqiptar. Sho-qata LID dhe biznesmenët dibranëdo të organizojnë veprimtari e bot-ime të tjera me më shumë vlerë, përta vendosur Dibrën në vendin që itakon në historinë e Shqipërisë”.

Korresp. “Rruga e Arbërit”

branëve), qoftë edhe në përballimine luftës më të trishtuar të dibranëveme armikun shekullor e më mizorpër etninë tonë – serbët – të pakra-hasueshëm për nga shkalla e egër-sisë dhe masakrave. Këtë të vërtetëhistoriografia shqiptare ia ka borxhDibrës. Dhe po për hir të kësaj tëvërtete duhet të kemi kurajën tathemi hapur se historiografia ko-muniste, e cila nuk la kryengritjefshatare, të rëndësishme a të pa-përfillshme pa përmendur në qin-dra faqe e volume, - për Dibrën utregua koprace e hipokrite, jovetëm duke mos i dhënë mini-mumin e domosdoshëm, por dukeheshtur qëllimshëm, në indiferencëtë qëllimshme, duke i përjashtuar, sihistorinë, si folklorin e këtyre luftërave– qëllimshëm.

I rikthehemi konceptit “Dibra mesytë e të huajve”. Ky rekonstruktimapo përkapje e imazhit të Dibrës dhe

dibranëve realizohet në këtë libër nëdy nivele. Të kuptohemi drejtë: metogfjalëshin “të huaj”, këtu cilësojmëjo shqiptarët e trevave të tjera, të cilëtjanë bashkatdhetarët dhe se përcak-tori “i huaj” për ta, nuk ka funksionpezhorativ. Më saktë, kuptimi i lib-rit “Dibra me sytë e të huajve” qëmerr në dorë lexuesi, anon tek kup-timi “Dibra me sytë e jodibranëve”.Titulli i librit u zgjodh në të mirë tënjë gjesti: për t’u distancuar nga ajotraditë kolerike që është përhapurgjerësisht pas rënies së komunizmitme botime të shumta e kaotike, pafarë vlere, kryesisht lëvdata e hosanapër çdo derë, krahinë, fshat, oxhak,bajrak apo derë të madhe. Na u dukmë interesante të përftonim njëimazh të Dibrës duke mos folë vetëpër të, por duke lënë të tjerët të fla-sin, dorëzanë neutralë, kryesishtudhëtarë të huaj, studiues, alban-ologë, historianë e antropologë, të

cilët nuk kanë arsye, së paku subjek-tive, të lëvdojnë, nisur nga sensibi-litete të patriotizmës krahinore. Mad-je qëllimi është pikërisht ky: qëimazhi i Dibrës të jepet së jashtmi,e para në nivelin e jo dibranëve, edyta – në nivelin e të huajve.

Por arsyeja më e madhe pse jemimjaftuar me kaq në etydin tonë,gjithësesi subjektiv, është ekzisten-ca e dy volumeve të mrekullueshme“Dibra dhe etnokultura e saj”, tëbotuar në vitin 1995 nga Lidhja eHistorianëve shqiptarë dibranë, vol-ume të cilat shterrojnë nga shumëpikëpamje një tërësi të larmishmeproblemesh e aspektesh historiko-kulturore të trevës së Dibrës. Kon-tributi i këtyre dy volumeve solideështë jashtëzakonisht i madh, shken-cor, e mjerisht, i pavënë re dhe ipavlerësuar sa e meritojnë, si përhistorianët dhe etnologët dibranë, sipër emrat e respektuar të shkencave

tona historiografike.Në këtë libër kemi përzgjedhur një

pjesë të teksteve që flasin për peri-udha të ndryshme historike, veçanër-isht për mesjetën, Kastriotët dhe“motin e madh” të Skënderbeut,nëpërmjet të cilave na shpërfaqetDibra dhe dibranët me historinë etyre. Meqenëse një përfshirje e plotëe të gjitha teksteve nuk është e mun-dur në këtë botim modest, libri mbe-tet i hapur për t’u pasuruar më vonëme gjetjet, gjurmimet dhe zbulimete reja dhe se atë mund ta vazhdojëçdo pasionant i këtij koncepsioni.Dhe natyrisht një gjë e tillë është emundur, duke i ditur më së miri kufi-zimet tona. Libri do të mundohet tërealizojë paralelisht parimin kro-nologjik dhe, me sa është e mun-dur, atë tematik.

Agron TufaTiranë, 1 qershor 2008

(Marrë nga libri)

Page 4: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

4 - Qershor 200826nr.

Një vështrim mbi qytetin e Dibrës së Madhe: Gjendja ekonomike katastrofike,mungese e frondeve për punë, kufiri pa regjim të lirë vizash, punësimet partiake,sytë drejt mërgimit, Rruga e Arbërit... aktualitet

Nga Rexhep TORTE

HISTORIA E DHEMBSHMEDibra e Madhe në lulëzimin e vet nëshekullin e 19 dhe fillimshekullin e20 ishte qendër shumë e zhvilluardhe e rëndësishme zejtare,tregtare dhekulturore. Ky qytet përbënte nyjënkryesore të tregut unik shqiptar qoftënga Durrësi për në Sofje,qoftë ngaSelaniku për në Manastir e Kosovë.

Teposhtëza e Dibrës së Madhe fil-loi me vrasjet, djegiet, grabitjet dheshkatërrimet fatale tri herë radhazinga hordhitë serbe dhe me vendosjenpadrejtësisht të kufirit me insistiminhegjemonist ruso-serb dhe mbësh-tetjen e Konferencës së Ambasadorëvenë Londër në vitet 1912/13,dhe kon-firmimin në Konferencën e Paqes nëParis në vitet 1919/20, kur Dibra eMadhe u nda nga trungu stërgjyshërordhe mbeti në Maqedoni.

GJENDJA EKONOMIKEKATASTROFIKE

Me ekonomi tejet të alivanosur,me mungesë stimulimi për zhvillimine ekonomisë së vogël e të mesme,me bujqësi në dekadencë, me paral-izim total të sistemit të ujitjes, meregjim ndërkufitar vizash pengues ejo zhvillues, me më shumë se katërmijë persona që kërkojnë të punëso-hen në Byronë për punësim, me njëmijë e pesëqind përfitues të ndih-mës sociale, me një numër të madhpersonash që trokasin në derën epushtetit vendor për ndihmanjëherëshe për bukën e gojës, qytetpa asfarë kushtesh ku rinia do ta ka-lonte kohën e lirë në mënyrë tëdobishme e të kulturuar dhe jashtëkthetrave devijante e të drogës, metendencë mërgimi të qytetarëve nërritje të vazhdueshme, Dibra e mad-he sot i ngjan një xhehenemiekonomik dhe social, një qyteti nëshkatërrim e sipër, i cili sfidon vetëmfalë këmbëngulësisë dhe guximit vik-timizues patriotik të qytetarëve të sajtë ndershëm e fisnikë.

MUNGESA E FRONTEVEPËR PUNË

Nga orët e mëngjesit qendra eqytetit është pothuajse e vdekur dhemund të takosh tek -tuk ndonjë per-son. Kjo sepse në Dibër të Madhemungojnë fabrikat dhe frontet epunës, që do ta gumëzhinin qytetinnë orët e mëngjezit duke vajtur nëpunë dhe në orët e pasditës duke ukthyer nga puna.

Bujqit e vyer dibranë edhe pse medëshirë të zjarrtë për punë, nuk kanëmundësi stimuluese dhe pikë uji ngaSistemi dhe rrjeti i ujitjes.Veçdrithërave të mbjella në mungesë të

Shkatërrimtarët e Dibrës së MadheDibra e Madhe sot ingjan një xhehenemiekonomik e social dhenjë qyteti në shkatër-rim e sipër, i cilisfidon vetëm falëkëmbëngulësisë dheguximit viktimizuespatriotik të qytetarëvetë saj të ndershëm efisnikë

ujit kanë nguruar të mbjellin ngastratme misër,fasule e zarzavate tjera,edhe pse çmimet e artikujve ushqi-morë çdo ditë shkojnë në rritje. Qe-veritë miskine maqedonase si djeedhe sot nëpërmjet pezullimit tëfondeve dhe mosaprovimit të pro-jekteve zhvillimore, më shumë segjysëm shekulli Dibrën e Madhe sho-hin me sy shkatërrues, xheloz e për-buzës. Se çfarë qëndrimi shkatërruesndaj Dibrës së madhe kanë patur qe-veritë maqedonase,tregojnë qartë seg-mentet rrugore prej 25 kilometravenga Dibra e Madhe drejtim të Shk-upit dhe të Strugës me gjërësi vetëm5 metra.

KUFIRI PA REGJIM TË LIRËVIZASH

Edhe pas gjysëmshekulli të perdessë hekurt të kufirit, edhe pas tetëm-bëdhjetë viteve të demokracisë, mo-sangazhimi sa duhet i Shkupit dheTiranës në drejtim të liberalizimit tëvizave, kanë bërë që në vendalliminkufitar të Bllatës edhe pse i pajisurme personelin kufitar të shërbimit,çdo ditë të kalojnë vetëm dhjetëravizitorë dhe disa automjete, mes tyrevetëm ndonjëri i ngarkuar me tullaose tjegulla, sepse mallrat e tjera janëorientuar për çdoganim në vendkal-imin Qafë Thanë te Struga.

PUNËSIMET PARTIAKENga papunësia e madhe dhe in-

teresimi për të gjetur punë, bijnë nësy punësimet partiake sidomos gjatëfushatës parazgjedhore dhe pasgjed-hore, në pjesën më të madhe dukepunësuar persona që sjellin vota, eduke përjashtuar cilësinë dhe vleratprofesionale. Faktor ky që dashtë padashtë bën që dibranët të jenë pre emanipulimeve dhe e denigrimevepartiake, shpeshherë duke kaluar nganjë parti në tjetrën varësisht nga prem-timet e dhëna.

SYTË DREJT MËRGIMITNë Agjensionin për punësim në

Dibër të Madhe presin punë mëshumë se katër mijë persona, mes tyreedhe me arsim sipëror. Në mungesëtë vendeve adekuate të punës disa tërinj të diplomuar punojnë si shoferëtaksish apo kamarierë, ndërsa pjesamë e madhe ka mbetur e zhgënjyerdhe e dëshpëruar.

Nga varfëria dhe pamundësia përtë gjetur punë shumë qytetarë troka-sin në derën e kryetarit të komunësqoftë edhe për ndihmë të njëhershmesa për të siguruar bukën e gojës për

disa ditë.Kabinetet shkollore në dy shkollat

fillore dhe në atë të mesme janë tëpa pajisur fare, aty mësimi zhvillo-het në mënyrë tejet primitive. Bib-liotekat e shkollave gjithashtu janë palibra të mjaftueshme.

Askush deritani nuk ka krijuarkushte që të rinjtë dibranë kohën elirë ta kalojnë në mënyrë të dobish-me e të kulturuar. Të rinjtë dibranëjanë lënë në mëshirën e rrugëve, tëkafeneve dhe të drogës, që për fat tëkeq kohëve të fundit e ka kapluar edherininë dibrane në nivel tepër shqetë-sues.

Këto rrethana të padurueshme kanëndikuar që prindërit dibranë dhe tërinjtë dibranë të mendojnë për ta brak-tisur Dibrën e Madhe , duke migruar

jashtë vendit nëpërmjet lotarisë ameri-kane ose në të zezë duke paguar shu-ma të mëdha dollarësh.

MËRGATADORËSHTRËNGUAR

Mërgimi i hershëm dhe numri imadh i mërgimtarëve dibranë nëshumë shtete të botës, sidomos nëSHBA dhe dëshmimi i tyre si biznes-menë të suksesshëm, ka bërë që tëposedojnë miliona e miliona dol-larë. Megjithatë përveç dibrano-ameri-kanit Ibrahim Kolari,asnjë dibran tjetërmërgimtar nuk ka investuar në rritjene biznesit dhe të ekonomisë në Dibërtë Madhe. Pjesa dërmuese emërgimtarëve biznismenë dibranëështë e prirur të premtojë shumë e tëmos realizojë asgjë në vendlindje.

RRUGA E ARBËRIT SJELL ZHVILLIMINPozita gjeostrategjike e Dibrës së Madhe fillimi i ndërtimi të Rrugës sëArbërit në segmentin rrugor prej 17 kilometrave nga çezmat e Çerenecitderi në Bulqizë të Shqipërisë, kanë rritur shpresën për një frymëmarrjezhvillimore të Zonës së Dibrës. Ndërtimi i kësaj rruge distancën ngaDibra deri në Tiranë do ta bënte 72 kilometra. Kalimi i kësaj rruge ngaShqipëria për në Maqedoni nëpër Dibër të Madhe do të mundësojëzhvillimin e hovshëm të Dibrës dhe të zonës më gjerë. Pritet që Sh-qipëria dhe Maqedonia sa më shpejt ta ndërtojnë pjesën e vet të kësajrruge në të mirë të Dibrës dhe të tërë qyteteve ku kalon kjo rrugë.

Mbase këta biznesmenë kanë të drejtëkur flasin për burokracinë dhe pasig-urinë e kapitalit në Maqedoni, sepsenuk duan të kenë risk në shpenz-imet e parave të tyre të fituara memund e djersë.

NJË FAKULTET EDHENË DIBËR TË MADHE

Një nga nënshkrueset për hapjene Universitetit të Tetovës në vitin 1994ishte edhe pushteti vendor i Dibrëssë Madhe. Megjithatë kaluan kaqëvite dhe janë hapur fakultete të këtijuniversiteti në Gostivar, Strugë e tashmendohet të hapen edhe në Shkup eKumanovë, ndërkaq për hapjen e njëfakulteti në Dibër të Madhe nuk men-dohet fare. Ka mendime se do të ish-te mirë që në Dibër të Madhe të ha-pet Fakulteti i Kulturës Fizike, sepseekzistojnë mundësi dhe terrene tokë-sore dhe ujore për këtë degë, e para,dhe e dyta, Dibra e Madhe ka në afërsizona të gjera të Shqipërisë prej kumund të vinin shumë të rinj për tëstudjuar në këtë fakultet. Dibra eMadhe e meriton ta ketë një fakultetsepse vënia e nënshkrimit për hapjene UT-së asokohe nuk ishte gjë e lehtëdhe se shumë qytete tona nuk patënguximin ta japin nënshkrimin e tyre.

Qeveria nuk po ia del dot të vërë nën kontrollsituatën e vështirë dhe të rrezikshme që është

krijuar në minierën e Bulqizës, ku shumë banorë tëzonave përreth, në mënyrë të paligjshme shfrytëzojnërezervat e mineraleve duke rrezikuar jetët e tyre. Edhepas paralajmërimeve për denoncime në prokurori dhepërfshirjen e policisë për të normalizuar situatën,duket se gjendja në miniera vazhdon të mbetet kao-tike. Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, GencRuli, ka akuzuar për këtë shoqëritë e ligjshme, qëkanë licenca për të shfrytëzuar minierat apo stoqet emineraleve, pasi, sipas tij, janë ato që i nxisin ban-orët për të mbledhur krom në stoqet e akumuluaranë vite.

Ruli u është drejtuar përfaqësuesve të shoqëriveminerare me tone të ashpra duke i kërcënuar ata mendëshkime të ashpra nëse kjo situatë do të vazhdojë.“Ne kemi informacion të plotë dhe të saktë se kjodukuri po nxitet nga ju. Kemi kontrolluar shifrat eeksportit dhe rezervat tuaja minerare në Portin eDurrësit dhe i kemi krahasuar ato me kapacitetet eminierave që keni në përdorim. Nuk rakordojnë, çkatregon se kromin e mbledhur nga banorët e blini ju”,tha Ruli. Më tej, kreu i Energjetikës ka paralajmëruar

Minierat e kromit, Ministri i Ekonomisë replikon me firmat e licencuara të Bulqizës:

Ju nxisni punën pa kushte sigurie

masa ndëshkuese. “Qeveria nuk ka ndër mend të tole-rojë këtë situatë. Ju paralajmëroj nëse sërish do tëkemi informacione se ju po vazhdoni të nxisni ban-orët të mbledhin stoqet e mineraleve do të heqimlicencat”, kërcënoi Ruli.

Page 5: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

Qershor 2008 - 526nr.

Fjala dhe kuvendi i dibranit shquhet për mendjemprehtësi e lakonizëm,për peshë mendimi, për sinqeritet e dashamirësi, por edhe për këmbëngulje

e qëndresë imponuese, bindëse.kumtesë

1. FISNIKËRIA SI SHTRESËSHOQËRORE(Roli i fisnikërisë dibranenë historinë kombëtaredhe më gjerë)

Natyrisht, ekzistenca e fisnikërisë nukështë një fenomen thjesht shqiptar nëmesjetë, por mbarëeuropian e mëgjerë botëror. Fisnikëria apo klasa drej-tuese, kjo shtresë e shoqërisë shqiptaretë mesjetës, përfshi dhe atë të një re-ligjioni të caktuar, Dibrës, nuk bintemë poshtë se ajo evropiane ose mëmirë të themi nuk dallohej aspak ngaajo, ishte në të njëjtat parametra, bile,duke marrë parasysh që ishte pjesë earistokracisë së Perandorisë Bizantine,e cila arriti majat e një qytetërimi tëshkëlqyer në kulmet e saj; në shumëdrejtime ia kalonte asaj europianop-erëndimore.

Kjo situatë vazhdoi edhe në shek-ujt osmanë. Ndërroi vetëm feja. Fis-nikëria dibrane nuk i ka lënë asgjëmangut asaj evropiane, në sjelljen esaj mondane, në mikpritje, nëveshje, në maniera, në pushimet esaj, në luksin e saj, etj, etj. Familjetprincërore shqiptare të mesjetës ish-in lidhur direkt me oborrin bizantindhe oborret më të shquar mbretëroretë Europës perëndimore e qendrore,si me lidhjet martesore, dinastike,jepnin e merrnin vajza me Francën,Spanjën, Italinë, Gjermaninë, Aus-trinë, Hungarinë, pa folur në Bizant.Një pjesë e tyre si Arianitët etj., kish-in lidhje direkte me oborrin peran-dorak bizantin.

Rrënja e atij regjioni të sotëm qëquhet Maqedoni, e që dje është qua-jtur Vilajet i Manastirit, plus minuskëto apo ato territore sipas ndryshi-meve administrative të kohëve tëndryshme, është ajo që është quaj-tur Dibër e Madhe dhe Dibër e Vogël(pra dy Dibrat), dhe rrënja e Dibraveështë fisnikëria dibrane apo ajo qëdo ta quaja dinastia, familja e mad-he fisnike Gropaj, sipas emrit të fs-hatit nga rridhte apo Çoku (Qoku)sipas mbiemrit të origjinës.

Familja princërore e Gropajve(apo Çokëve, e njëjta gjë) del që nëvitin e largët 1218 (tetë shekuj për-para) në histori. Këtë e kemi nga njëdokument i zbuluar nga Akademia eShkencave të Berlinit, që flet për tëdhe një nga prekursorët e saj sevastiAndrea Gropa (Titulll i një ofiqaribizantin që vjen menjëherë pas per-andorit). Rreth gjashtë dekada mëvonë del prapë një Pal Gropa në vitet1272-1273 në tratativa me An-zhuinët, i cili flet jo vetëm në emërtë vet, por në krye të një grupi bu-jarësh shqiptarë.

Një Andrea Gropa tjetër më pasdo të jetë dhëndër i Andrea Muza-kës, i dinastisë tjetër princërore fqin-je me ta dhe së bashku do të mund-nin Marko Kralin, njri i mbretit serbStefan Dushanit dhe prindi Muzakajdo t’u bashkojë zotërimeve të veta Ko-sturin, ndërsa princi Gropaj do t’ubashkojë feudeve të veta qytetin eOhrit. Kjo në mesin e shekullit XIV.Stefan Dushani do ta linte kokën e

vet duke kaluar lumin Devoll, zotërimi Muzakajve. Gropajt dhe Muzakajt,dy familje të fuqishme feudale të Sh-qipërisë lindore do të hynin në his-tori si armiq të betuar tradicionale tëserbëve, si antiserbë të deklaruar.

Më 1389, në krah të Teodor Koro-na Muzakës, do të luftonte dhe njëfisnik Gropa në betejën e famshmetë Kosovës, të koalicionit ballkanikkundër invadorëve osmanë. Kështudo t’i shohim krah për krah Muzakajte Gropajt në histori të pandarë nganjëri-tjetri. Zaharia Gropa do të ish-te, si të thuash, në periudhën skënder-begiane, mesin e shekullit XV, min-istër i jashtëm i kryetrimit Skënder-be, do të shkonte në misione të cak-tuara në Itali, Romë, Venedik, Raguzëdhe do të dallohej jo vetëm si diplo-mat, por do të ishte një ndër dy gjen-eralët më të shquar të tij në betejatpër 25 vjet rresht me osmanlinjtë.

Gropajt kanë qenë suzerenë të Pa-triarkanës së Ohrit, për sa kohë ekzis-toi ajo deri në vitin 1767, kur ajo umbyll nga Patriarkana e Madhe e Ko-standinopojës. Patriarkana e Ohrit kaqenë nën mbrojtjen dhe kontrollin etyre dhe në shumicën e saj patrikët esaj kanë qenë të gjakut shqiptar.

Pas vdekjes së Skënderbeut, meGropajt u përsërit ajo që u ndodhigjithë princërve shqiptarë. Një pjesëe mirë kaluan detin dhe u vendosënnë Italinë e Jugut. Gjurmë të fisni-këve Gropaj gjejmë në një fshat ar-bëresh midis Brindisit e Barit, nëMonteçilione, ku çdo vit bëhet fes-tivali e parada me veshjet e fisnikërisëshqiptare, si të Vrana Kontit, Muza-kajve, Gropajve e të tjerë. I gjithëfshati dhe ndonjë fshat arbëresh për-reth e mban veten se ka prejardhje

fisnikë. Një pjesë u islamizuan dheruajtën pronat, u bënë pashallarë nëOhër, Dibër, Strugë etj. Në fillimpërdorën fenomenin e laramanisë, sikriptokristinë, dhe më pas u islami-zuan plotësisht, por si besimtarë tësektit bektashi. Nuk është e rastitpërhapja e bektashizmit në këë sh-kallë në zonën e Dibrës.

Një krah i Gropajve apo Çokëvevazhdoi në kryeqytetin e PerandorisëOsmane, aty ku vendosej fati i çdogjëje, dhe i pronave të tyre, apo dhei tërë Perandorisë. Nuk është e rastitqë në shekullin XVI në Perëndimgjejmë një Papë i mbiquajtur PapaÇoka (apo Çoku), dhe po në këtëshekull, në apogjeun e supershtetitosman, gjejmë një kryeministër meorigjinë nga bejlerët e pashallarët eOhrit, Halil Pashë Ohri. KJo famil-je princërore i mbijetoi kohërave sinë Lindje, ashtu dhe në Perëndim.Në vitet ’40, ’50, ’60, të shekullitXIX Iljaz Pashë Dibra (Çoku-Gropaj)përmendet si hero kombëtar i sh-qiptarëve. Dibrës i ra për risk tëluftojë kundër të gjithë fqinjëve gra-bitqarë, edhe bullgarë në lindje, edhenë verilindje në Toplicë, Nish,kundër serbëve, edhe në Thesali eSelanik kundër grekëve, por edhekundër malazezëve.

Një nga ato që është në linjëdirekte, në vijimësi, është fisi nëfillim me mbiemrin Beqiri, e pastaji shndërruar në Hajdaraga, nga famil-jet e parësisë së Dibrës. Po nga Çokëtrrjedhin dhe këto katër oxhaqe tëDibrës: Në Dibër të Madhe ishteshtëpia e Hoxhollit; në Dibër tëPoshtme ishin tre oxhaqe: ai i Ag-ollëve në Dohoshisht, ai i Karahasan-it në Brezhdan dhe ai i Xhilagës në

Deshat. Në Shpalljen e Pavarësisëmë 1912 Ohrin e Strugën i përfaqë-suan Gropajt, Zyhdi Ohri (Çoku) dheXhemal Ohri (Çoku), bejlerë tëOhrit, fis i Hamdi Ohrit, si dheMustafa Barotçia. Në Krah të IsmailQemalit qenë dy fisnikë dibranë. Dynënkryetarët e Kuvednit Kombëtar tëVlorës ishin Vehbi Agolli (Dibra) dheDom Nikollë Kaçori, njëri hoxhë etjetri prift, por të dy atdhetarë të kul-luar. i pari nga oxhaku i Agollëve,rrjedhimisht, siç e kemi thënë mësipër, prapë ishin me rrënjë Çoku(Gropaj). Ai u zgjodh kryetar i Pleqë-sisë (Senatit) në Kuvendin e Vlorës.Pra, në Pavarësi ishin oxhakët e Sh-qipërisë që përfaqësonin popullinshqiptar. Ismail Qemali (Vlorajt),Murat Toptani (Toptanët, Topiajt),Zyhdi e Xhemal Ohri (Çoku), VehbiAgolli (Çoku), Mithat Frashëri(Frashërllinjtë, Dukollarët, etj., etj.Kongresi i Triestes më 1913, ku moripjesë dhe një Faik Konicë etj, figuraeminente atdhetare, ishte vepër veçtë tjerëve e atdhetarit Hamdi Ohri.

Në të njëjtën rrugë eci dhe i fund-mi fisnik i Gropajve. Në gjurmë tëderës së vet fisnikë ishte MentorÇoku, djali i Hamdi Ohrit, që nëAsamblenë Kombëtare të 1943 kuishte deputet i Strugës, deklaroi bur-rërisht se Shqipëria nuk e pranonpushtimin fashist. Ishte ideali ko-mbëtar që në vitin 1944, në kohën egjermanëve, kur këta u prishën mebullgarët dhe vendlindja e tij Ohrimbeti pa zot për pesë ditë rresht, eshtyu të fusë 10 vetë të armatosur tëveshur me kostum kombëtar e qe-leshe të bardha, të ngrenë flamurinshqiptar kuq e zi me shkabëndykrenore, për të treguar se Ohri është

shqiptar, është Shqipëri. Për këtë ide-al fisnik gjatë luftës ai mori dy plafënë trupin e tij. Ishte po ky ideal qëmë 1991, sikurse i ati tetë dekadamë parë më 1913, të bëjë në Triesteme iniciativën e vet takimin Berisha-Nano, për të biseduar e gjetur “gju-hën” midis tyre në emër të sëardhmes së Shqipërisë...

2. FISNIKËRIA SI VIRTYT

Unë fisnikërinë si virtyt moral dota shihja në disa plane, e do tazbërtheja si më poshtë:

Së pari, si një sjellje e caktuar, qëdo ta përfshija në fjalën “zotnillëk”apo “xhentëlmen”.

Së dyti, fisnikërinë unë do ta kup-toja në zakonin e mikpritjes.

Së treti, me fisnikëri unë do tëkuptoja njerëzit mirëbërës, bujarë.

Së katërti, si një ndikim, si njëautoritet moral, shpirtëror.

Së pesti, si burrni.Së gjashti, një ballafaqim me

vështirësitë e jetës, si guxim, sitrimëri.

Së shtati, në kuptimin e virtytit,edhe si pastërti morale.

Së teti, mbajtjen e fjalës së dhënë,besën. Dibrani e ka të rëndë dhëniene fjalës, por kur e jep nuk e tradhtonbesën.

Së nënti, dhe së fundi, do të kup-toja zgjuarsinë, inteligjencën,mençurinë dhe ky është një elementthelbësor i saj.

Unë do të ndalem vetëm në njëaspekt të saj, në atë si “mençuri”.

Është e famshme mençuria di-brane, po dhe ajo që quhet “alego-ria dibrane”. Unë po u përmend dyprofesorë të saj, filozofin Dine Hox-ha, dhe i dyti Haziz Ndreu, edhekëngëtar e folklorist i mirënjohur. Tëparin e kanë quajtur Dekan i “Uni-versitetit të Dibrës”, “Sokrati i Di-brës”, “Profesor i alegorisë dibrane”,dhe atë e njihte mbarë Shqipëria.Vetë mbreti Zog e kishte këshilltarine ve. Ai ishte nga Muhuri i Dibrës.Sipas popullit të këtyre anëve, “Dje-pi i urtësisë së Nëntë maleve të Di-brës është në fshatin Muhur”. Profe-sori i dytë është Haziz Ndreu, i cilika shkruar një vepër të tërë, të mirën-johur, me emrin “Alegoria dibrane”.

Dihet se tek ilirët, në dallim ngatërë popujt e botës, kemi pasur njëperëndi të veçantë që s’e ka pasuraskush, një perëndi për dijen, ditur-inë, që s’e hasim në asnjë populltjetër. Emri i saj është URIDIA(domethënë “Uri për dijen”). Sipasetnologut të njohur Mark Tirta, ështëmjaft domethënëse formula e mirën-johur e proverbiale që thotë se“Mendja”, “Urtia” ka le në Dibër...Fjala dhe kuvendi i dibranit shquhetpër mendjemprehtësi e lakonizëm,për peshë mendimi, për sinqeritet edashamirësi, por edhe për këmbën-gulje e qëndresë imponuese, bindëse.

Fisnikëria dibraneNga: Dr. LAURANT BICA

(Vijon nga faqja 1)

KUSH ËSHTË DR. DR. LAURANT BICADr. Laurant Bica ka lindur më 18 mars 1951 në Korçë. Ka mbaruar atygjimnazin “Themistokli Gërmenji”, dhe më pas Degën e Filozofisë nëFakultetin e Shkencave Politiko-Juridike në Universitetin Shtetëror tëTiranës. Në vitet 1973-1993 punoi si pedagog aty dhe mbrojti diserta-cionin për gradë shkencore “Hasan Tahsini – Jeta, vepra, idetë”. Ngaviti 1994 deri më 2005 jetoi në Republikën e Turqisë ku punoi si ped-agog në profesion të lirë. Dy vitet e fundit punon si pedagog i jashtëmpranë universiteteve “Kristal” dhe “Marin Barleti” në Tiranë. Zotërondisa gjuhë të huaja. Ka një veprimtari të gjerë botuese si në Shqipëri,Kosovë, ashtu edhe në Turqi.

Fisnikëria dibrane nuki ka lënë asgjë mangutasaj evropiane, nësjelljen e saj mondane,në mikpritje, nëveshje, në maniera, nëpushimet e saj, nëluksin e saj..

Page 6: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

6 - Qershor 200826nr.

arkeologjiNë shek. XV Çidhna e Poshtme, së bashku me Çidhnën e Epërme , Sinë e Epër dhee Poshtme, Gurë, Arras, Shashar, në përbërje të Kidhnës së famshme mesjetare, luajti një roltë rëndësishëm në epopenë skënderbejane kundër superfuqisë otomane.

(Vijon nga numri i kaluar)

4. PERIUDHA HELENISTIKE(SHEK . IV - I P.E.S)

Gjetjet e kësaj periudhe janë të pa-kta dhe vijnë nga dy pika të Çidhnëssë Poshtme, përkatësisht nga “Vneshtae Kolës “ dhe “ Kepi i qytetit “.

1. Me emrin “Vneshta e Kolës “(ose“Linajshte”), njihet një tarracë thua-jse eliptike me sipërfaqe te sheshtërreth 10 ha. Ajo ndodhet në pjesënveriore të Çidhnës së Poshtme, midisrrugës automobilistike dhe lagjes“Cani “ në jug dhe shkollës 9 vjecarete fshatit në veri. Tarraca ka lartësiabsolute 620 m dhe relative 10 – 15m, si dhe një pozitë domunuese mbifushën përeth, mbi të cilën zbret menjë pjerësi të theksuar, veç anës perën-dimore, ku kjo pjerësi zbutet mjaft.Në shpatet lindore të kësaj tarrace,hapja e një kanali nxori në dritë disafragmente enësh të periudhës qyteta-re ilire. Enët janë të punuara me çark,kanë fakurë të hollë, baltë shumë tëpastër, me ngjyrë të verdhë në rozë,pjekje të plotë, me gjurmë vernikukafe në të zezë në faqen e jashtme.Ato u takojnë një kupe gjysëmefrikedhe fundit të një kantari, dhe përfaqë-sojnë importe të Apollonisë. Vlen tëpërmendet gjithashtu edhe enë bronzitë tipit hidrie, me trup gjysëmsferik,qafë të shkurtër, grykë cilindrike, dhenjë vegjë tip fluture, e zbukuruar meteknikën e ngulitjes me motivegjeometrike, që i takon importit grektë shek. III-II pes 14.

2. Fortesa e njohur me emrin “Kepii qytetit”, ka një pozitcion mjaftstrategjik buzë lumit Seta, krejt tëngjashëm në pikpamje topografike meatë të qytetit antik të Beratit (Anti-patrea), të vendosur pranë Osumit.Sipërfaqja e brendshme e saj ështëtërësisht shkëmbore, dhe aq sa ështëe admirueshme si fortesë, aq është epamundur si qendër e përhershmebanimi. Vendbanimi i kësaj periud-he duhet të ketë qenë shtrirë si nëshpatet dhe në tarracat e ngushta qështrihen në juglindje të fortesës së“Kepit të qytetit” deri tek lumi i Set-ës, ku janë gjetur fragmente të voglaenësh të periudhës qytetare ilire ash-tu edhe në anën veriore të saj, ku ha-pet një tarracë e gjërë, e mbrojtur ngaerërat dhe mjaft e përshtatshme përbanim, e njohur me emrin “ Shasharii Ruse “, por deri më sot pa gjetje tëlidhura me periudhën në shqyrtim.

Deri vonë, kjo fortesë ruante traktetë fortifikimit te saj antik15. Ato kanëqenë vendosur në faqen juglindore tëfortesës, buzë lumit të Setës, që ishtedhe pjesa më e ekspozuar ndaj sul-meve. Murret e kësaj periudhe ishinndërtuar me blloqe të mëdhenj gurështë lidhur në të thatë. Ato së bashkume toponimin „Kepi i qytetit „ , sidhe ato pak gjetje qeramike, dësh-mojnë ekzistencën aty të një vendba-nimi të fortifikuar të periudhës ilire

Harta arkeologjike ezonës së ÇidhnësNga Prof.asoc.dr. ADEM BUNGURI

si dhe karakterin mbrojtës të kësajfortese në funksion të Çidhnës sëPoshtme. Të bazuar në të dhënat epraqitura më lart, mendojmë semundësitë më të mëdha për një vend-banim të periudhës helenistike, i ofrontarraca e quajtur “Vneshta e Kolës”(“Linajshte”).

Mendimet e shprehura për lokaliz-imin e qytetit ilir Oaenea në Çidh-nën e Poshtme16, deri tani pa mbësh-tetjen e mjaftueshme arkeologjike,bazohen kryesisht në përshkrimin eLivit, sipas te cilit, Oaenea ishte qy-teti më i fortifikuar penest, i mbroj-tur nga njera anë prej lumit Artatusdhe nga ana tjetër, prej nje mali shumëtë lartë që mezi kalohej17. Përveç pozi-cionit strategjik të Çidhnës së Posht-me, në rrugëkalimin e shkurtër qëlidhte pellgun e Dibrës dhe të Pesh-kopisë (Penestinë) me pellgun e Fan-it (viset piruste) dhe më tej me Lezhëndhe Shkodrën (Labeatinë), (transituset labeatis), mendimet e mësipërmejanë ndikuar edhe nga përqasja fone-tike e emrit Artatus me emrin e fs-hatit të sotëm Arras, buzë lumit teSetës dhe “Kepit të qytetit”, si dhenga mali i mezikalueshëm i Runjësnë perëndim. Megjithë tërheqjen ngakjo hiptezë, duhet theksuar se lokali-zimi i qytetit Oaenea, mbetet ende idiskutueshëm midis studiuesëve, përmungesë të të dhënave më të plotaarkeologjike. Për aq sa njohim derimë sot, mendojmë se në Çidhnën ePoshtme, përkatësisht në Vneshtën eKolës, duhet të ketë patur një vend-banim të hapur ilir të periudhëshelenistike, e ndoshta edhe një qytettë kësaj periudhe, por kjo është endee pambështetur plotësisht me mate-rial arkeologjik.

5. PERIUDHA ROMAKE(SHEK. I-IV E. J)

Kjo periudhë njihet nga disa pikatë Çidhnës, si Çidhna e Poshtme,Fushë Alia(Xhiret e Përnezhe), Mus-tafajt etj.

a. Në Çidhnën e Poshtme ajo u bëe njohur nga inventari i disa varrevetë zbuluara në shpatin jugor të Ko-drës së Krashit, ku janë gjetur, disaobjekte metalike (një tokëz rrypibronzi, dy thika hekuri) si dhe frag-mente enësh të shek. III - IV ej. sikotruve, ojnohe dhe kana.

b. Fushë-Alie(Xhiret e Përnezhe)Nga vendbanimi i hapur romak i

njoftuar nga H. Sadiku në vitet 70 tëshekullit të kaluar, i vendosur në

krahun e djathtë të Drinit të Zi, sotnuk ka mbetur asnjë shenjë. Gjurmëte ruajtura të tij, të përfaqësuara ngamure të ndërtuara me llaç gëlqeror,koloneta tullash dhe mozaikë, janëgryer pa mëshirë nga ujrat e Drinit,duke na kujtuar se duhet të jemi mëtë kujdesshëm për ruajtjen dhembrojtjen e trashëgimisë sonë arke-ologjike.

c. MustafajNë arat pranë shtëpisë së H. She-

hut, të fshatit Mustafaj, punimetbujqësore kanë zbuluar një plor hek-uri dhe një peshore balte të pjekur.Plori ka formën e një trekëndëshi dy-brinjishëm me majë të mprehtë dhebisht të gjatë me prerje katërkëndëshe.Ai është identik me një plor të tillëtë zbuluar në vendbanimin e peri-udhës së vonë antike të Sreœnevosnë Pelagoni18 si dhe në vendbanimine Çifllakut të Gjakovës, me konteksttë shek. III-IV e.j19, analogji që nashërbejnë për datimin e plorit tonënë të njëjtën kohë. Gjetja e këtij plorinë Mustafaj dëshmon përhapjen emadhe të zhvillimit të bujqësisë nëperiudhën e vonë perandorake nëzonat fshatare të pellgut të Peshko-pis, me toka të buta dhe rezatim tëmirë diellor

6. PERIUDHA E VONË ANTIKE(SHEK.V-VI PAS KR)

Kalaja e Çidhnës(Kithinas?)Në këtë periudhë është rifortifikuar

kalaja e Kepit të Qytetit, në hyrje tëÇidhnës së Poshtme. Rrënoja mureshtë lidhura me llaç gëlqeror, sipas tekni-kës opus incertum, gjenden në anënveriperëndimore të kësaj fortese, ndër-sa pranë saj, edhe gjurmë banesash,që mund t’i përkasin të njëjtës peri-udhë. Për rëndësinë e saj në sisteminmbrojtës të perandorisë së hershmebizantine, emri i saj regjistrohet nganga Prokopi si një nga 32 kështjellate ndërtuara nga Justiniani në Epirin eRi me emrin Kithinas 20. Mendojmëse jemi afër të vërtetës në se shpre-hemi për identifikimin e kësaj kësh-tjelle në rrënojat e kështjellës së Kepittë Qytetit ose të Çidhnës. Për këtëidentifikim bazohemi kryesisht nëgjurmët e mureve opus incertum tëruajtura në perimetrin veriperëndimortë kështjellës, si dhe në parimin ebarazmit fonetik Çidhëna=Kithinas.

7. PERIUDHA I E MESJETËS SËHERSHME ( SHEK.VII-IX EJ )

Nga një pikë e panjohur e Çidhnës

së Poshtme, në pavionin arkeologjiktë MHP, ruhen dy varëse bronzi tëngjashme me një varëse të Krujës, tëshek.VII - VIII pas Kr21.

8. PERIUDHA II E MESJETËS SËHERSHME-(SHEK.IX-XI EJ)

Kjo periudhë u bë e njohur nga frag-mentet e enëve të mbledhura në faqenlindore të Vneshtës së Kolës, ku mbi-zotërojnë ato me fakturë mesatare, tëpunuara me çark. Ato kanë brumargjilor, përgjithësisht të pastruar, mepak përmbajtje silici, të ngjeshur dhetë pjekur mirë. Sipërfaqja e jashtme,me lëmim mesatar, ka njyrë gri në tëzezë, dhe shumë rallë okër në të ver-dhë. Enët e kësaj kategorie, zakonishtjanë të zbukuruara. Në fragmentet eenëve të kategorisë së parë, ndeshenkryesisht vorbat e kuzhinës, shpeshtë zbukuruara në reliev, në trajtën enjë shiriti plastik horizontal me pre-rje konike dhe gropëzime gishti, dheme rrallë me shtypje oblike në trajtëlitari, i vendosur në shpatullat e vor-bave. Ndeshet gjithashtu edhe zbuku-rimi i inçizuar i valëzuar apo linear, ipërqëndruar në zonën e shpatullave,në një ose në dy rreshta. Vorba meformë të ngjashme dhe zbukurime tënjëjta ndeshen thuajse në të gjithaqendrat mesjetare të vendit tonë ejashtë tij 22.

9. PERIUDHA E MESJETËSPARATURKE (SHEK. XIII – XIV E.J.)

Një aspekt i jetës së kësaj periud-he, është bërë i njohur nga nje thesarmonedhash argjendi i gjetur në ven-din e quajtur’’Pusi’’23. Thesari përm-ban 25 copë monedha veneciane, teprera nga mesi i shek.XIII deri nëfillimin e shek.XIV ( 1253 – 1328 ).Në aspektin kronologjik, monedhatjanë prerje të 6 dozhëve suksesivë tëVenedikut, që kanë drejtuar repub-likën, që nga Ranieri Zeno ( 1253 –1268 ) deri tek Giovani Soranzo ( 1312– 1328 ). Në këtë vijimësi, nuk kaasnjë ndërprerje për një periudhë reth60 vjeçare, gjë që është refleks i sta-bilitetit ekonomik dhe politik të ra-jonit ku është gjetur ky thesar. Zbuli-mi i tij, dëshmon për përfshirjen ezonës së Çidhnës së Poshtme nëmarëdheniet ekonomike tregëtare merepublikën e fuqishme të Venedikut,si dhe për fuqizimin e parisë feudalevendase.

Gjithashtu kësaj periudhe i takojnëedhe disa parete enësh shumë të copë-zuara dhe pa asnjë zbukurim të gjetu-

14 D. Kurti,Tumat IV, V, VI, VII te Burrelit, Iliria 1987, 1, f. 96.;B. Jubani, Tumat e dardanëve alpinë të Çinamakut ,diser-tacion, Tirane 1989, tab. LV, 1

15 Një trakt i tillë u fotografua nga fotografi R.Veseli në vitin1974. Filmi ruhet në arkivin e IMK Tiranë, prej ku e kemimarrë, duke e përkujtuar me nderim autorin. Sipas infor-macionit të dhënë nga studiuesi A. Hoxha, i lindur në këtëfshat, në vitet 80’ të shekullit të kaluar, blloqe të mëdhagurësh të murreve rrethuese të kësaj fortese, janë thyerme mina për qëllime ndërtimi!

16 H.Sadiku, Përpjekje për lokalizimin e disa kështjellave dheqytezave ilire të penestëve, Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve,1969, f. 255. ; K.Frashëri, Në gjurmë të qeteteve peneste,Studime Historike, 1975, 4, f. 145 ; I. Kaca, Kontribut përlokalizimin e disa qyteteve peneste, sipas te dhenave buri-more e arkeologjike, “Dibra dhe dibranët” , Almanak,Peshkopi 1981, f. 71.

17 Livi, XLIII, 19, 7 - 8,18 V. Popoviç, L’Albanie pendant la basse antique, “ Les Illyr-

iens et les Albanais “, Beograd 1988, f. 287, fig. 176, 10.19 L.Përzhita-F.Peja, Qendra dhe gjetje arkeologjike të shek.I-

IV, Harta arkeologjike e Kosovës, I, Prishtinë 2996, f. 157,fig. 6, 18.

20 Prok. Caes. De Aedeficis, IV, 29.21S. Anamali – H. Spahiu, Varreza arbërore e Krujës, Iliria IX

- X, 1979 - 1980, f .171 -172, tab. X, 13, H. Spahiu,Elementete traditës antike në kulturën e varrezave të mesjetës sëhershme shqiptare, Ilira 1986, 1, f. 263, tab..I, 13.

22 D.Komata, Disa tipare të qeramikës mesjetare në Shqipëri,Ilirët dhe gjeneza e Shqiptarëve (13-14 mars 1969) f. 226;Gj.Karaiskaj, Gradishta e Symizës…f. 180 - 181, Tab. IX –X; H.Spahiu-D.Komata, Vep.cit. f. 295 - 296, Tab. IV

23 Monedhat janë blerë nga zbuluesi i tyre z. M. Laci nekonkursin e antikiteteve që muzeu organizoi në vitin 1978.

24S. Anamali, Stelushi, qytet i Skënderbeut në Mat, Studimehistorike 1967, 4, f. 95-112 dhe në Studia Albanica, 1967,2, f. 95-105; A. Bunguri, Kalaja e Koxhaxhikut (Dibër),dorëshkrim.

25 H.Inalçik, Krahina e Krujës dhe e Dibrës rreth vitit 1467,Konferenca II e StudimeveAlbanologjike, Tiranë 1969, f.188.

26 Në gusht të vitit 1466 populli i saj u përball me masakrençnjerezore të sulltan Mehmetit II , i cili, pas dështimit tërrethimit të II të Krujës, gjatë tërheqjes për në Stamboll,kthehet nga Elbasani dhe masakron 8000-gra, pleq e fëm-ijë, të strehuar në Çidhnën e Poshtme, si hakmarje kundërSkënderbeut dhe njerëzve të trojeve e gjakut të tij. ( Shih: G. Biemmi, Historia de vita et gestis Scander-Begh, Bres-cia 1742, f. 453, F. S. Noli, Historia e Skënderbeut, Tiranë1962, f. 111 ). Kjo shpjegon edhe arsyen qe në defterin turkte vitit 1467 Çidhna e Poshtme kishte 8 shtëpi dhe Çidhnae Epërme(Grykënoka) 16 shtëpi. ( Shih : A. Hoxha, Mbilokalizimin e fushës së betejës së Torviollit, StudimeHistorike, 1979, 3, f. 236 dhe Studime për epokën e Skënder-beut, II, Tiranë 1989, f. 572.). Për intensitetin e lartë tëbanimit në periudhën paraturke, dëshmon edhe ekzisten-ca në hapësirën e këtij fshati e rrënojave të 3 kishavekatolike me përmasa të vogla.

ra në një fushë skajore në jug-lindjetë fshatit Çidhën e Poshtme, në ven-din e quajtur’’Kisha e Salës’’, që për-faqëson rrënojat e njerës nga kishatparaosmane të fshatit.

10. PERIUDHA E SKËNDERBEUTKjo periudhë në plan arkeologjik

është përfaqësuar nga dy kala tipiketë Skënderbeut. E para quhet edhekalaja e Skënderbeut, ose Çidhnës .Rrënojat e saj gjenden në një kreshtëshkëmbore me lartësi 1205 m, nëthellësi të luginës së Setës. Ajo kasipërfaqe të vogël dhe një pozicionshumë të mbrojtur nga natyra, nëkontroll të Çidhnës së Poshtme dherrugëve dytësore që lidhnin Çidhnënme Lurën dhe kalanë e Stelushit. Nëpjesën më të lartë të kalasë, dukengjurmët e një kulle rrethore, ndërsanë shpatet e saj jugore dhe lindore,lexohen trakte murresh mesjetarë tëlidhur me llaç gëlqerorë të cilësisë sëdobët, si dhe muret e një stere uji.Aty janë gjetur gjithashtu edhe frag-mente enësh të periudhës mesjetare,me formë dhe dekor të ngjashëm meato të kalasë së Stelushit, të Koxhax-hikut etj, të datuara në shek.XIV-XV24. Kjo kala shërbente si pikë vrojti-mi dhe lajmërimi me anë sinjaleshdhe si vendstrehim në rast reziku, jovetëm brenda mureve mbrojtëse, poredhe në grykat dhe lugjet përreth saj.Kalaja e dytë, e përdorur kryesisht sipikë vrojtimi, por edhe si pritë e parëe sulmeve, është ajo e Kepit të qy-tetit në hyrje të Çidhnës së Poshtme,e vendosur në një pozitë mjaft tëmbrojtur e strategjike.

Në shek. XV Çidhna e Poshtme, sëbashku me Çidhnën e Epërme( Grykë-Nokë) dhe fshatrat Sinë e Epër dhe ePoshtme, Gurë, Arras, Shashar, nëpërbërje të Kidhnës25 së famshmemesjetare, luajti një rol të rëndë-sishëm në epopenë skënderbejanekundër superfuqisë otomane 26.

FUNDemail : [email protected]

Page 7: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

Qershor 2008 - 726nr.

intervistëIntervistë me Ibrahim Kolarin, që njëherësh është edhe kryetar

i Shoqatës Atdhetare Dibrane me seli në New Jork.

Në SHBA kanë emigruar mëshumë se 10 mijë dibranë. Atje

jeton dhe punon edhe një Dibërtjetër, ajo tej Atllantikut. Në mesine këtyre dibranëve ka edhe shumëqë janë dëshmuar të suksesshëm nëbizneset e tyre dhe disponojnë pa-suri që arrin milionadollarë.Megjithatë këto dibrano-amerikanë për fat të keq në vendlind-jen e tyre nuk po investojnë fare ngakapitali i tyre.

Ibrahim Kolari është i vetmi di-brano-amerikan deri më sot, i cilinë Dibër të Madhe ka investuar afër1 milionë euro duke e ngritur bazëne tij të betonit.

Ibrahim Kolari, që njëherësh ësh-të edhe kryetar i Shoqatës AtdhetareDibrane me seli në Njy Jork, ditëmë parë erdhi në vendlindje dhe përlexuesit tanë zhvilluam këtë bisedë.

LIGJI DUHET TË RESPEKTOHET EZBATOHET

I pyetur se çka më së shumti eshqetëson në vendlindjen e tij, Ibra-him Kolari, përgjigjet se: ”Më bren-gos së tepërmi fakti kur shikoj e dëg-joj për punën e institucioneve ad-ministrative në Shqipëri, Maqedonidhe Kosovë, të cilat deritani mëshumë kanë punuar për për interesavetjake se sa për vendin dhe popul-lin. Një gjë e tillë na turpëron tëgjithëve.

Kur flasim për Maqedoninë gjend-ja është e ngjajshme.Rymat dhe par-titë e ndryshme nuk kanë politikë tëpërbashkët korrektuese ndaj qeverisë,ata ngatërrohen e polemizojnë menjëri-tjetrin dhe krijojnë terren përkeqpërdorime. Në Maqedoni dhe nëvendet e Ballkanit, duhet ndjekurshembulli i SHBA-ve, ku janë të pran-ishme shumë parti e kombe të llojl-lojshme, por të gjithë e respektojnëdhe i përmbahen ligjit.

Duke shprehur indinjatën e tij përincidentet parazgjedhore dhe zgjed-hore mes partive shqiptare në Maqe-doni, ai shtoi se: ”U bëj apel politi-kanëve që tu shmangen grindjeve.Është momenti të bashkohemi e tëpunojmë si punohet në vendet edemokratizuara e të zhvilluara.Paraligjit të gjithë duhet të jemi një lloj.Nuk mund të hecet para përderisanuk respektohet e zbatohet ligji. Mekëto sjellje të pamatura të partiveshqiptare vetëm se e turpërojmë dhedëmtojmë tërë popullin shqiptar dhei bëjmë dëm vetvetes”.

NGJARJET E PAKËNDSHMELARGOJNË INVESTUESIT

I pyetur se prej ku informohetmërgata jonë për ngjarjet në vendlind-je, ai shprehet se:”Ne në SHBA i nd-jekim të gjitha kanalet televizive pres-tigjioze në gjuhën shqipe, i ndjekimme vëmëndje të gjitha ngjarjet nëvendlindje. Kur i shohim këto grind-je politike brendashqiptare, te nahumbet edhe interesimi për të inves-tuar në vendlindje.

Unë pesë vite radhazi po mun-

Ibrahim Kolari, dibrano-amerikani investues më i mirë në Dibër të Madhe

Investimi në vendlindjemë lumturon

dohem t’i bindi e të sjell investitorëtë bizneseve tjera në vendlindje, porata nga moszbatimi i ligjit heqin dorënga investimet. Edhe institucionetadministrative e bankare në Maqe-doni janë ato që e pengojnë dhe de-moralizojnë investuesin.

Në tërë botën vlen rregulli se përtë qenë i pasur duhet të përpiqesh etë punosh, ndërsa këtu në Maqedo-ni ndodh e kundërta.

Shembull negativ është edhe fak-ti se për të marrë një kredi për tazhvilluar më tej biznesin në Maqe-doni, edhe pse janë para që vëhennë lëvizje për rritje të biznesit, du-het të paguash 18% tatim për shte-tin, kjo për ne është e pakuptueshmedhe frenuese.Kjo don të thotë se sh-teti merr tatim për paratë që mi jepkredi për ta zhvilluar biznesin. NëMaqedoni nuk kuptohet dhe nuk kabarazpeshë as biznesi, as politika dheas qëllimi i tyre.

Shembull tjetër absurd për muaështë, se si Greqia fqinje e cila nëvazhdimësi vepron ta shkatërrojëMaqedoninë, i ka ble të gjitha ndër-marrjet e rrëndësishme që kanë profittë sigurtë, si Fabrikën e Çimentos,Rafinerinë OKTA, Bankat, Teleko-min, Vodafonin etj., ka bërë monop-ol dhe punon sipas diktatit të saj,duke ofruar edhe çmimet e shërbi-meve më të larta në Evropë. Greqiae cila armiqësinë ndaj Maqedonisëe dëshmoi edhe me veton lidhur meemrin dhe pengoi kandidimin eMaqedonisë në NATO. Për mendi-min tim kjo don të thotë shfrytëzumi rastit dhe i gjendjes nëpër të cilënkalon Maqedonia.

Shembull tjetër negativ është edhefakti se, kudo në Evropë 1 tonelatëçimento kushton 49 euro, ndërsa nëMaqedoni me tatim arrin afër 90euro. E njejta gjë është edhe memallrat që kalojnë nëpër doganatGreke.

Unë mendoj se liderët tanë du-het t’i kritikojnë e frenojnë këto duku-ri ekonomike të dëmshme, e jo tëmerren me njëri-tjetrin.

Marrëveshja e Ohrit, u arrit pasderdhjes së gjakut dhe me shumëviktima e invalidë të luftës, prandajajo duhet të zbatohet pa vonesë dheme përpikmëri”.

JANULLATOSIN E KRITIKUAMASHPËR

I pyetur për vizitën e fundit të Jan-ullatosit në SHBA dhe për për re-agimin e mërgatës shqiptare ndajvizitës së këtij kleriku grek, IbrahimKolari, thekson se:” Me të mësuarse Janullatosi më 8 mars 2008, kish-te ardhur në Boston për nder të 100vjetorit të vdekjes së Fan Nolit, i bin-dur se po të ishte gjallë edhe vetëNoli nuk do të pranonte në asnjëmënyrë që ky prift grek të jetë i ftuarsi mysafir nderi, dhe se ky prift grekvinte plot shpifje dhe propagandëantishqiptare, mora nismën që Sho-qata Atdhetare Dibrane , të cilën edrejtoj, sëbashku edhe me shoqatat

e tjera simotra politike shqiptare, dhee kritikuam këtë person të rrezikshëmdhe priftin Artur Liolin, i cili e kish-te ftuar si mysafir nderi, Janullatosin,i cili në vazhdimësi përpiqet që Sh-qipërinë ta bëjë Greqi. Kritikat tonatë fuqishme i publikuam në stacio-net e atjeshme televizive dhe nëmediat e shkruara “Illyria”dhe “BotaSot”.

INVESTIMIN IA KAM BORXHVENDLINDJES

Në pyetjen tonë se çka e shtyn tëinvestojë në Dibër, ai u përgjigjse:”Unë jam duke investuar në Dibërtashmë 5 vite. Deritani kam inves-tuar afër 1 milion euro.Investimintim ia kam borxh vendlindjes, kukam lindur dhe jam rritur. Malli përvendlindjen më shtyn që pasurinë,zotësinë dhe eksperiencën time tasjell në vendlindje. Kam parë si bëjnëbiznes kombet tjera që jetojnë nëSHBA, si ata interesohen dhe in-vestojnë në vendlindjen e tyre. Nd-jehem shumë krenar që jam shqiptare që jam dibran.Dibranët nëpërgjithësi kanë vlerë të madhe, atakanë treguar zotësi e patriotizëmedhe për fqinjët. Çdo dibran gjatëhistorisë por edhe tani ka dëshuarkulturë, zotësi dhe dinjitet”.

KANDIDATËT PËR PRESIDENTNË SHBA I RESPEKTOJNË

SHQIPTARËTLidhur me qëndrimin e mërgatës

shqiptare ndaj kandidatëve që ga-rojnë për president në SHBA, ai spje-gon se:” Kandidatët që garojnë përkryetar të SHBA-ve janë në favor tëkombit shqiptar.Ky rast duhet shfrytë-

zuar pasi koha dhe momenti i sotëmshkojnë në favor të shqiptarëve.Neduhet të jemi të kujdesshëm ndajqëndrimit të shtetit amerikan, i cilina ka dalë në ndihmë rreth çështjessë përgjithshme shqiptare, e sidomosme rastin e Pavarësisë së Kosovës.

Dëshiroj tu bëj një urim tërë sh-qiptarëve për shtetin e ri të Kosovësqë u deklarua më 17 shkurt dhe përKushtetutën më 15 qershor të këtijviti , ku edhe unë mora pjesë në del-egacionin e kryesuar nga Eliot Engëldhe kongresmenja Mis Smit”.

SH.A.D ME PLOT AKTIVITETE TËDOBISHME

Për aktivitetet e Shoqatës Atd-hetare Dibrane, Ibrahim Kolari, thotëse:”Aktivitetet e shoqatës këtu janëtë shumta dhe të rëndësishme përkomunitetin dibran e më gjerë. Sho-qata viteve të fundit ka filluar të sjellbesim më të madh te dibranët dhemërgata mbarëshqiptare, gjë që dësh-mohet me anëtarësimin dhe me ak-tivitetet tona që gjithnjë vijnë nërritje.Viteve të fundit shoqata i kadyert e hapura në të gjitha institu-cionet e administratës amerikane, ecila shkon në favor të shqiptarëve dhetë shoqatës. Ne kemi krijuar miqësidhe marrëdhënie bashkëpunimi me

Institucionin e emigracionit, meZyrën e avokatit shtetëror që ështëështë në mbrojtje të ligjit, me kon-gresmenë të ndryshëm etj.”.

DIBRA PRET NDIHMËN E TËGJITHËVE

Në pyetjen se çduhet bërë në tëmirë të Dibrës së Madhe , IbrahimKolari, thotë se:”Siç jam shprehuredhe më parë në Dibër të Madheështë më se e nevojshme që pushte-ti vendor, policia, gjyqësia, prokuro-ria dhe Myftiu, të ulen e ta vendosinsëbashku ardhmërinë e këtij qyteti,të cilin unë sot e shoh si qytet tëlënë pas dore, si shtëpi pa zotshtëpie.Kam propozuar që këtyre fak-torëve të sipërpërmendur tu bash-kangjiten edhe aktivistë nga diaspo-ra, sepse përveç ndihmës financireqë shumë mëgimtarë u dërgojnëfamiljeve të tyre, ne ndjejmë edheobligimin moral për zhvillimin sa mëtë shpejtë ekonomik të Dibrës sëMadhe .Ne kemi fituar eksperiencë,kemi atdhedashuri për vendlindjendhe jemi të gatshëm që këto edhe t’imaterializojmë”..Mirëpo për fat tëkeq intervista dhe mesazhet tona ar-rijnë në vesh të shurdhër”, tha nëfund tëbisedës Ibrahim Kolari.

Rexhep TORTE

Në foto: Ibrahim Kolari

”Unë jam duke inves-tuar në Dibër tashmë 5vite. Deritani kaminvestuar afër 1 milioneuro.Investimin tim iakam borxhvendlindjes, ku kamlindur dhe jam rritur.Malli për vendlindjenmë shtyn që pasurinë,zotësinë dhe eksperi-encën time ta sjell nëvendlindje. Kam parësi bëjnë biznes kombettjera që jetojnë nëSHBA, si ata intereso-hen dhe investojnë nëvendlindjen e tyre.Ndjehem shumëkrenar që jam shqiptare që jam dibran.

Stop kaosit nga ndërtimet,nis hartimi i masterplanitpër PeshkopinëPas plot 17 vjetësh tranzicion, më së fundi mund të themi setashmë do t’i jepet fund kaosit të ndërtimeve pa kriter dhe paasnjë lidhje arkitektutore në Peshkopi. Së shpejti qyteti, dikur injohur për veçantinë e ndërtesave, do të ketë një plan zhvillimipër gjithë territorin e tij. “Për herë të parë në planin e ri rregul-lues do të përcaktohet qartë edhe drejtimi i shtrirjes së qytetit,thotë drejtuesi i zyrës urbanistike në Bashkinë Peshkopi, AjetBraha. Ai sqaron se më në fund ky institucion ka vendosur që nështator të këtij viti do të nisë puna për hartimin e planit rregul-lues të qytetit verilindor.

Mungesa e deritanishme e një plani të tillë, si dhe bumi indërtimeve, kanë krijuar një kaos të vërtetë në Peshkopi. Po sipasurbanistit të Bashkisë, gjithçka do të shikohet në prespektivë përtë ardhmen. / M. Lala

Page 8: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

8 - Qershor 200826nr.

cyan magenta yellow black

reportazhBulqiza me syrin e një jodibrani, por që kur qëndron me dibranëtbëhet me dibran se ata. Një reportazh për anët tjetër të qytetit të minatorëve:pasuritë shpirtërore të njerëzve dhe shpresa për ringjalljen e qytetit....

Pasuria njerëzoree BULQIZËSPasuria njerëzoree BULQIZËS

Bulqiza, mjaft e pasur nëkrom, por akoma më e pasurnë vlera njerëzore.

Mbresa nga Bulqizadhe nga shkolla 9-vjeçare“Xhevdet Doda”

NgaVIRONKONA

Për këtë shkrim u bë shkas zhvillimi në Bulqizë i një seminari trajnues me mësuesit

që japin lëndën e edukatës në klasat e teta.Kisha qenë kalimthi në Bulqizë dhe dija seqyteti është afro 1000 metra mbi nivelin edetit, që aty ndodhet një nga vendburimet mëtë mëdha të kromit dhe, sigurisht, kam lexuardhe dëgjuar shpesh për njerëzit e, sidomos kampërjetuar me dhembje aksidentet dhe humb-jet e jetëve të mjaft minatorëve dhe punëtorëvenë minierën e kromit. Ato dy ditë të qëndrim-it aty i dhashë më shumë krahë mendimit se,të njohësh një trevë, krahinë apo qytet, duhettë njohësh në radhë të parë jetën dhetrashëgiminë kulturore, botën shpirtërore dhezakonore të banorëve. Teksa, duke punuar nësektorin e arsimit, kisha edhe privilegjin tënjihja nga afër fisnikërinë e mësuesve dhebotën gjithnjë befasuese dhe të çiltër të fëm-ijëve. Por, kisha edhe një avantazh tjetër plus,sepse dy kolegë të mi Shemsi Muça dhe Be-snik Rama (specialistë të arsimit në MASH)janë me origjinë nga kjo trevë e mbushur plotme histori dhe me banorë mikpritës, bujarë earsimdashës. Prandaj, veçanërisht Shemsiun,por edhe Medinin (ky, specialist i ZA Bul-qizë) i “lodha” me pyetjet e shumta që u bëjagjatë pushimeve pasdite të aktivitetit tonë, teksai tërhiqja që të shkonim në këmbë: “Ja, deriatje tek vendet ku u zhvilluan betejat e Va-jkalit”, te “gurët dhe lapidari i Skënderbeut”...,e, ndërkaq ngjitesha në vende disi të lartë dhefotografoja peizazhet e rrallë e befasues që narrethonin gjithandej e që më tërhiqnin mepamjen disi të ashpër, të thyer, mitologjikedhe madhështore.

* * *Lugina e Bulqizës është si një udhë naty-

rore që lidh Dibrën me luginën e Matit. Ajoka një pasuri të çmuar dhe të pasur historike ekulturore, etnografike e gjuhësore. Aty befa-sohesh nga ngjarjet që dëgjon në biseda tëthjeshta dhe që vijnë si jehonë nga lashtësiailire arbërore, nga periudha e Skënderbeut ederi në ditët tona. Sapo ndeshesh me relievin

e thyer të maleve në dy anët e luginës, të tun-don dëshira për të qëmtuar e mësuar sa mëshumë për këtë trevë historike, ende të paek-sploruar nga arkeologët. Fakti që mjaft zbu-lime arkeologjike të kohëve të fundit janë bërëfare spontanisht, të bëjnë të besosh se organi-zimi i ekspeditave arkeologjike, historike e stu-dimore do të evidentonin mjaft të panjohuraaq të dëshirueshme, duke plotësuar më tejhartën arkeologjike dhe historike të lashtësisëshqiptare me më shumë objekte dhe fakte his-torike. Në vijim të kësaj ideje, më duket seështë një botim mjaft dinjitoz, informues,sensibilizues dhe intrigues gazeta “Rruga eArbërit”, ku lexuesi gjen shkrime cilësore, qëdo t`i kishin zili edhe mjaft nga gazetat qëbotohen në vendin tonë. Në vijim të këtijopinioni, kam dëshirë të përmend shkrimet eAdem Bungurit, që transmetojnë vlera his-torike e arkeologjike dhe të mjaft autorëve tëtjerë dibranë.

Kur ndodhesh në Bulqizë, nxitesh natyr-shëm për të mësuar më shumë hollësi për vend-banimet e hershme ilire arbërore të vendosura(tashmë mjaft prej tyre të zbuluara) në kodradisi të larta, me mbrojtje natyrore apo dhe tëpërforcuara me sisteme fortifikuese, siç ka qenëp.sh kalaja e Krajkës, gjurmët e së cilës gjendennë një kreshtë malore, më vonë kalaja e Sof-raçanit, qyteza e Fushës së Gurës (Stirçkan),ajo e Urës së Qytetit (Peladhi), e Homeshit...Ndërkaq ndihesh po aq i interesuar të mësoshakoma më shumë për Rrugën e re të Arbërit,që parashikohet të jetë një ndër rrugët më tëbukura turistike në trevat shqiptare (Tiranë -Dibër, vetëm 75 km e gjatë, ndërsa ajo ekzis-tuese është 183 km). Kurse qyteti i Bulqizësdo të jetë vetëm 50 km larg Tiranës. Kjo rrugëështë mjaft e lashtë, ashtu si dhe Vija Egnatia,madje, siç shprehen historianët, kjo mund tëkonsiderohet si pjesë apo si degë e saj. Mendërtimin e kësaj rruge do të marrin zhvillimtë ri të gjithë trojet ku banojnë shqiptarët nëShqipëri, Maqedoni, Kosovë.... Në Bulqizëdëgjon histori, legjenda dhe toponimet inter-

esante të vendeve dhe nxitesh nga dëshira tëdish akoma më shumë për Qafën e Buallit, ecila njihet si porta perëndimore e Dibrës dhesi kufi gjeografik midis Dibrës dhe Matit dheqë rruga e re e Arbërit do ta përshkojë këtëQafë nëpërmjet një tuneli prej 800 metra tëgjatë. Pastaj natyrshëm interesohesh për lug-inën e Vajkalit dhe etimologjinë mjaft intere-sante të këtij emri, që shpjegohet me lotët (va-jin) e kalit të Skënderbeut, i cili duke kapërcy-er në shkëmb theu këmbëndhe nisi të lotonte ngadhembja fizike, por edhesepse nuk po e çonte Zo-tin e tij atje për ku ishinnisur. Sikurse entuziazmo-hesh me zbulimin fare ras-tësisht në fshatin Sofraçantë dy përkrenareve bronzitë tipit ilir, përkrenare këtoqë i mbanin ushtarakët ilirmadhorë, gjë që dëshmonpër organizimin e lartë tëushtrisë ilire… E, ashtuduke bashkëbiseduar fjalashkon natyrshëm te legjen-da e Gurëve të Skënder-beut, tek etimologjia eemrit Peladhi, te vend-banimet e hershme të Zer-qanit, Fushë - Bulqizës, Gjoricës, Okshtunit,Ostrenit... dhe legjendat rreth tyre, te Gol-loborda dhe mjeshtrit e saj mjaft të njohur tëndërtimit brenda dhe jashtë vendit, te liqenete mrekullueshëm malorë, ku siç dëgjova nëbiseda, bulqizakë me dashuri për këtë trevëdhe turizmin, ideojnë dhe projektojnë në men-dime dhe më pas në veprime deri edhe njëteleferik që do të bënte të mundur vizitën ngaturistët vendas dhe të huaj të liqeneve tëmrekullueshëm akullnajorë...

* * *Të vjen mirë kur dëgjon se në sfondin e

pasur historik e arkeologjik të Bulqizës, më-

suesit e shkollave, veçanërisht ata të historisë,gjeografisë, letërsisë, kanë orientuar dhe kanëtërhequr vëmendjen e nxënësve te këto zbu-lime, duke zhvilluar me ta biseda rreth të kalu-arës së lashtë ilire e, veçanërisht, për periudhëne lavdishme të Skënderbeut, ku Bulqiza për-mendet për disa nga betejat e njohura të Heroittonë Kombëtar si beteja e Torviollit (qershor1444), dy betejat e Vajkalit (Prill dhe Gusht1465) etj. Në Bulqizë gjen një botë të pasurplot legjenda, fjalë të urta, tregime populloretë rralla dhe të mrekullueshme, të cilat janëmbledhur dhe botuar rreth 25 vjet më parënga Instituti i Kulturës Popullore, (përgatiturnga studiuesi dhe folkloristi i shquar shqiptarQemal Haxhihasani në librin e tij “Epika His-torike 1”). Kërkesat dhe dëshirat e mia për tëditur e mësuar sa më shumë vijojnë tëpafundme, sidomos duke u drejtuar pyetjekolegëve të Zyrës Arsimore: Agimit, Halilit,Rajmondit: për një hartë të Bulqizës dhe tërrugës së re të Arbërit, për disa të dhëna de-mografike, për zhvillimin e arsimit dhe shkol-lat e rrethit, për ndryshimet klimaterike dheefektet e ngrohjes globale në këtë zonë, dikurmjaft të ftohtë, me depozitime kënetore, kuspecialistë dhe teknikë të huaj bashkë me pa-jisjet për minierën sillnin me vete dhe patinapër të rrëshqitur në akull...

* * * Atë mëngjes, duke ecur në rrugën kryesore

të Bulqizës, na tërhoqi vëmendjen gjallëria efëmijëve përballë shkollës 9 - vjeçare “Xhev-det Doda”, e cila ndodhet në një pozicioninteresant gjeografik, vendosur në luginën e

Bulqizës, në lagjen “Minatori”. Shpejt mëso-va se aty zhvillohej një kros masiv nga nxënësite kësaj shkolle në praninë e mësuesve, drej-tuesve të shkollës dhe mjaft banorëve të qy-tetit. Ky kros ishte i inkuadruar në JavënOlimpike dhe ishte shoqëruar edhe me aktiv-itete të tjera sportive si kërcime aerobike,ndeshje hendbolli, volejbolli... Në krye tëkëtyre aktiviteteve ishin mësuesit e pasionuartë edukimit fizik Violeta Kurti dhe Jashar She-hu, teksa pas krosit, ne përjetuam bashkërishtgëzimin dhe emocionin e nxënësve fitues:Eneas, Johanës, Erjonit, Mirjanës, Fatosit, Lu-izës, Nazifit, Sidorelës...

* * *Përshtypja që më shkaktoi aktiviteti sportiv

plot bukuri e gjallëri i atij krosi atë mëngjes,më nxiti të shkruaj edhe për punën që bëhejnë shkollën “Xhevdet Doda”, e cila ka njëmoshë 60 vjeçare dhe është një nga shkollat epara të Bulqizës. Nga bankat e saj kanë dalënjerëz të nderuar dhe me emër, kuadro në qytete nëpër atdhe e, deri edhe deputetë të Kuven-dit të Shqipërisë. Gjatë bisedës, zëvendësdrej-tori i kësaj shkolle z. Selman Alla, duke treguardrejtoreshën znj. Albana Balla, më thotë seAlbana ka qenë nxënëse e kësaj shkolle. Mëpas, për 10 vjet, ajo ishte mësuese e, tani,prej tre vjetësh vijon punën si drejtoreshë eshkollës. Ndjej respekt kur shoh se stafi drej-tues i kësaj shkolle, me drejtoreshë Albanën,zëvendësdrejtor Selmanin, zëvendësdrejtor Fi-qiri Duriçin dhe këshillin e mësuesve,

Mësuesite shkollës9-vjeçare,“XhevdetDoda”

Kur ndodhesh në Bulqizë ...ndihesh i interesuar të mësoshmë shumë për Rrugën e re tëArbërit... Qyteti do të jetëvetëm 50 km larg Tiranës. Mendërtimin e kësaj rruge do tëmarrë zhvillim të ri Bulqizadhe gjithë trojet ku banojnëshqiptarët në Shqipëri, Maqe-doni, Kosovë.... (Vijon në faqen 10)

Page 9: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

Qershor 2008 - 926nr.

cyan magenta yellow black

Lushnja pret valltarët e rinj nga gjithë trevat shqiptare.Mbreti i Festivalit, Besmir Aga nga Dibrashënime

Nga ABDURAHIM ASHIKU

Një miku im, lushnjar, kur pas një udhëtimi dymbëdhjetë orësh, natën, nën ison

e këngës labe nga Athina në Myzeqe, iso qëherë zgjohej e herë dremiste për të marrë forcë,pasi më takoi në sheshin qendror të Lushnjësmë tha se ishte njohur me një dibran...

Qesha dhe i thashë se në Lushnjë ka kaqshumë dibranë, nga ata që i prunë dhe nga ataqë erdhën...

Edhe ai qeshi duke shtuar se fjala ishte përnjë shokë të vjetër timin...

E pyeta se si e kishte emrin...Më tha se nuk e kishte mësuar...Kështu do të kalonte dita e 30 majit: në

takime, biseda me të njohur të vjetër e të rinj,para një filxhani me kafe apo një shisheje tëvogël me dhallë...

...Kur u mblodhëm e bëmë vend në radhëne rezervuar për ne, miku im, duke më tundurkrahësh, zgjati dorën drejt një njeriu...

Ishte vërtet një shoku im i vjetër. Them “ivjetër” në qoftë se do ta quaj “të vjetër” hapë-sirën e dymbëdhjetë vjetëve ndarë e të pa parë.E kisha “parë” atë ditë në mëngjes kur në njëalbum me histori të festivalit të valles folklor-ike tipologjike kombëtare i kishin bërë vendnë një faqe me ngjyra si “mbret” i veprim-tarisë tashmë “pronë” e Lushnjës. Nuk patakohë të thellohem në tiparet që shprehte fo-tografia se dikush ma mori nga dora...

Tani kam kohë ta shoh, madje ta prek, madjeta përqafoj me mall duke i pëshpëritë në veshndonjë nga ato fjalët që rron thellë e kujtongjatë. Mos prisni tua them. Ato i dimë Unëdhe Ai...

Mua natyra ma “shpyllëzoi” kokën. ShabanXhajkut natyra ia kishte mbuluar me dëborë.Nuk e di nga e kishte marrë; nga Korabi, Pratie Kunora e Lurës ku kemi “ngarë revan” aponga Valivari e Bjeshkët e Hynoskës mëngjesevetë fëmijërisë së tij parë nga Trena..

Pak më tutje Veli Vraniçi, i shkurtër (kurështë pranë Shabanit), por i gjatë, shumë i gjatë(kur është pranë këngës e valles), Veliu që iqeshin sytë e i gëzohet zemra, njeriu që tangjit mallin e gëzimin...

Kaq për ta, nga unë, shoku dhe miku i tyrenë mërgim, njeriu që i mungon Dibra dhe iangrenë zemrën peshë dibranët, ata që i duadhe më duan...

Po ata çfarë thonë? Jo për mua, por për fes-tivalin...

Shaban Xhajku: Ështëhera e tretë që vijmë.Kësaj radhe erdhëm me dyvalle vajzash. Është njëvalle e vajzave të Zerqan-it. Quhet e vajzave të Zer-qanit, sepse ato në Zerqannuk venë shami në kokë.Erdhëm edhe me një valletë Zall – Dardhës. Vajzatkëtu mbajnë shami.

Vallja e dytë është valle dyshe. Janë dy valledyshe. Është e “Koxhaxhikut” dhe e “Thuprëssë Fushës” që e kërcejnë Besmir Aga dhe SaimirXhajku. Ndërsa “vallet e treta”, i quaj të tretasepse janë disa valle, disa breza, janë të Mat-

Kur kërcejnëdibranët, bëhenmbretër...Shënime në mbrëmjen e 30 majit 2008, në Lushnjë

it. Në fund e mbyllim me vallen e Zall –Dardhës.

Veli Vraniçi, drejtor iQendrës Kulturore Pesh-kopi:

Si udhëtuat nga Peshko-pia ?

Udhëtuam shumë mirë,megjithëse, kush e ka mar-rë veshtë, nga Shupenzaderi në Bulqizë punohet,por pavarësisht nga tronditjet e shijojmë gëz-imin se do të kemi një rrugë të re, Rrugën eArbrit.

Edhe kjo intervistë është për gazetën “Rru-ga e Arbrit”. Çfarë sollët në Lushnjë?

Kemi sjellë një çift shumë interesant në“Vallen e Koxhaxhikut” dhe “Thuprës di-brane”.

MBRETI DHE MBRETËRESHA E FESTIVALITSkënder Selimi, kryetar i Jurisë nëfjalën përmbyllëse për vlerësimin nëgrupe dhe individë ndër të tjera tha:

...Është menduar që në këtë festi-val të kemi dy pika të larta, “Mbre-tin” dhe “Mbretëreshën” e festivalit...

“Mbret” i festivalit shpallet Be-smir Aga i grupit të Dibrës.

“Mbretëreshë” e festivalit shpal-let Matilda Gjunçaj e grupit të Tuzittë Malit të Zi...

Një “Mbret “ dibran, Besmir Aga,djali i Bexhetit dhe nipi i Baftjarit tënjohur të punës e të ndershmërisë...

Një “Mbretëreshë” tuziane, ngaTuzi i largët në Veri, copë e Sh-qipërisë nën Malin e Zi... I vura pranëe pranë, një “Mbret” dhe një“Mbretëreshë” nën një fotografi...

Si është jeta kulturore në Dibër?E gjallë. Unë mund t’ju them vetëm kaq:

Është nga të paktët qytete që ka kaq shumëaktivitete me shumë pak mbështetje financia-re. Bën tre – katër premiera estrada, dy - trepremiera ansambli, një premierë teatri, pavar-ësisht nga veprimtaritë e tjera si promovime,fjala artistike, data historike për muzeun, vep-rimtari e gjerë e bibliotekës, pa llogaritur këtu

veprimtarinë tashmë të njohur mbarëko-mbëtare “Oda dibrane”...

* * *Dibrën e ftojnë në skenë. Të parën në natën

e tretë të festivalit. Mbi Lushnjë ka rënë muzgui një mbrëmje të ngrohtë pranvere... Dy pre-zantuesit, një vajzë dhe një djalë, simpatikënë pamje e melodikë në zë prezantojnë...

Vajza: Ka ardhur Dibra me valle legjen-dash....

Djali: Program i Grupit të Dibrës. Valle va-jzash e Zerqanit: Kërcejnë Manjola Xhidra, ElcaTorba, Fike Koçja dhe Dorina Mandri. Në curle:Pëllumb Osmani, në lodër Shemsi Tahiri. Vallee Koxhaxhikut dhe e Thuprës së Fushës: Kërce-jnë Besmir Aga dhe Saimir Xhajku. Valle dys-he burrash matjane. Kërcejnë Sadik Gaçi, Ra-mazan Tafa, Algert Xhetani, Emiliano Lela dheXhemal Alia. Valle grash e Zall – Dardhës.Kërcejnë “Grupi i Vajzave”...

Pas kësaj mbi skenë mblidhen dhe përhap-en, si lulet në livadhe, djem e vajza...

...Nuk do të shkruaj më gjatë. Më mbytëndhe më mbysin emocionet e trevës ku linda,Dibrës, e trevës së gjerë ku punova dikur sigazetar i ATSH-së, të atyre vendeve që sot iquajnë “Qarku i Dibrës”...

Po i përcjell më mirë në pamje të gjallafotografike, ashtu siç i fiksova në prova dhenë konkurrim...

Athinë, qershor 2008E-mail: [email protected]

00306938103747.

Nderohet Hazis NdreuNë 80-vjetorin e lindjes, nderohet vepra e “Mjeshtrit të

Madh” që lëvroi në rapsodi, koreografi, histori, etnografietj.

Tek ai, arti gërshetohet në mënyrën më brilante. Ka shke-lur në të gjitha gjinitë e tij dhe ka lënë gjurmë. Këngëtari,aktori, rapsodi, historiani dhe etnografi, Hazis Ndreu, fes-toi 80-vjetorin e lindjes, pa praninë e tij fizike, por medashurinë e shumë miqve të familjes e artistë, dashamirëstë tij, të cilët u mblodhën në Qendrën Kulturore të Ushtrisënë Tiranë dhe e kujtuan me respekt. Teksa dëgjon emrin etij nuk ka se si të mos të kujtohen rapsoditë e bukura tëDibrës, që vijnë në sfond sapo ndriçohet skena. Por jo vetëmkënga, edhe vallet e mrekullueshme, poezitë dhe studimetpër Skënderbeun do të mbeten gjithmonë në mendjen eshqiptarëve.

Moikom Zeqo, Afërdita Jonuzi, Edmond Zhulali, ArjanKadiu, Agim Doci, etj., në referimet etyre vunë në pahtalentin dhe aftësinë e pakrahasueshme të Hazis Ndreut.

“Studimi i tij për Skënderbeun, përmes toponimeve dhegjurmimeve në zonën e Dibrës, nuk ka qenë vetëm një sh-kencë e terrenit. Për Skënderbeun ka disa studime të tipitgojëdhënor, por studimi i Hazis Ndreut është diçka e re

dhe serioze, që më ka bërë shumë përshtypje. Janë studime që lidhen meveriun dhe jugun e vendit, ndaj të gjithë studiuesit duhet të marrin për bazëkëtë libër dhe këtë studim të Hazis Ndreut”, theksoi Moikom Zeqo.

Kujtimin e Hazis Ndreut e përcollën me këngë e humor edhe këngëtarëtCaje Poleshi, Qerim Sula, Ingrit Jushi, por edhe humoristët Behar Mera, VeliRada, Skënder Sallaku, etj.

Page 10: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

10 - Qershor 200826nr.

reportazhVendburimi i mineralit të çmuar u diktua nga një gërmues popullor më 1940.Miniera u krijua më 18 shkurt 1948. Që nga ajo kohë, janë hapur 800 km tunele egaleri dhe janë nxjerrë e eksportuar jashtë vendit mbi 13 milion ton mineral krom.

Pasuria njerëzore e Bulqizës(Vijon nga faqja 8)

Bulqizë, “Qyteti i Ri”

drejtojnë e zbatojnë me nivel cilë-sor programin mësimor edukativ tëshkollës dhe shkolla vijon rrugën etraditave të saj, duke nxjerrë vazhdi-misht nxënës që e bëjnë përherë emë të njohur emrin e saj me rezul-tatet që ata arrijnë jo vetëm aty, poredhe në shkollat ku shkojnë për tëvazhduar më tej studimet, si në sh-kollat e mesme të Bulqizës, ashtuedhe në shkollat e mesme apo dhetë larta të vendit. Edhe më parë, poredhe në këto vite, në këtë shkollëvijnë letra falënderimi nga drejtoritëe shkollave të mesme si ajo Tregtaree Vlorës, e Gjuhëve të huaja dheTeknike të Tiranës, ku letërshkruesitshprehin falënderimet e tyre për nive-lin e përgatitjes dhe cilësitë e dal-lueshme të nxënësve të “XhevdetDodës”. Stendat e vendosura nëmure tregojnë fituesit e shkollës nëkonkurse dhe olimpiada brenda rre-thit dhe në ato kombëtare, aktivite-tet e shumta kulturore, artistike, folk-lorike dhe sportive, por stendat pas-qyrojnë edhe aktivitetet me më tëtalentuarit e shkollës në fusha tëndryshme, me krijuesit e interpre-tuesit e rinj të organizuara nga më-suesit e gjuhës, leximit, muzikës, ki-misë, fizikës, sikurse, në stenda sh-kruhet për konkurset në gjuhënfrënge, për njohjen e lirive dhe tëdrejtave të fëmijëve etj. Mësues dhedrejtues e kanë me merak të përmen-

din olimpiadat e matematikës ngaklasat e dyta deri në klasat e teta, kumorën pjesë 115 nxënës dhe ku përfituesit u ndanë çmime, u shpërn-danë certifikata e dhurata të ndry-shme simbolike, por ata ngulmojnëtë shkruajmë edhe për festën e bukure plot emocion të Abetares, e cila uzhvillua në të gjitha klasat e para...Shkolla përkujton çdo vit edhe fes-tën e minierës. Dhe aty mësoj sevendburimi i mineralit të çmuar udiktua nga një gërmues popullor më1940. Miniera u krijua më 18 shkurt1948 dhe filloi nxjerrja e kromit. Qënga dita e krijimi janë hapur 800 kmtunele e galeri dhe janë nxjerrë e ek-sportuar jashtë vendit mbi 13 mil-ion ton mineral krom. Bulqiza zëvendin e tretë në botë si eksportuesedhe prodhuese e kromit.

* * *Drejtoria e shkollës ka statistika

të qarta dhe të sakta të nxënësve menevoja të veçanta, si ata me vësh-tirësi ekonomike, me prindër të di-vorcuar e, sidomos, për ata nxënësqë kanë mbetur jetimë. Në mënyrëtë herëpashershme me këta nxënëszhvillohen takime të ngrohta e ak-tivitete kulturore artistike dhe sport-ive, ku ata ndihmohen me qëllim qët‘u lehtësohen dhembjet që kanë pë-suar apo vështirësitë e jetesës. Mundtë themi se larmia dhe vijueshmëriae këtyre aktiviteteve është një tjetër

e veçantë për t‘u përgëzuar e kësajshkolle, e mësuesve dhe drejtuesvetë saj. Madje, të krijohet ndjesia seedhe zyrat që merren me statistikado të kishin zili mbajtjen aq saktëdhe të rregullt të dokumentacionitdhe evidencave vit pas viti të frekuen-timit, të përparimit të nxënësve, tëciklit të ulët dhe të lartë apo dhe përçdo vit shkollor. Kështu ndiqen dhekrahasohen rezultatet e 781 nxënësve(396 të ciklit të ulët dhe 385 të ciklittë lartë), nxirren detyra dhe konkluz-ione për ecurinë e mëtejshme të sh-kollës si dhe të gjithë problemet qëka ajo. Punë të veçantë këtu bëjnëdepartamentet, sidomos ato tëmatematikës dhe të ciklit të ulët. At-mosfera që krijohet në shkollë ështëe ngrohtë dhe nxitëse për 34 mësuesitdhe për nxënësit që ata të arrijnëvazhdimisht rezultate gjithnjë e mëtë mira. U bënë disa vite që në këtëshkollë nuk ka asnjë nxënës brak-tisës, ekziston një bashkëpunim emirëkuptim i plotë i shkollës mekomunitetin dhe me pushtetin ven-dor, sidomos me bashkinë, ku edhekryetari i saj z. Roland Keta ka qenënxënës i kësaj shkolle. Gjithçka qëbëhet në shkollë, vihet në funksiontë mësimit dhe të edukimit, duke ebërë “Xhevdet Dodën” një nga sh-kollat e njohura jo vetëm në Bulqizë,por edhe në Qarkun e Dibrës. Edhenjë ekip i M A Sh - it, i cili ka kon-

trolluar veprimtarinë e kësaj shkolle,e ka vlerësuar punën që bëjnë këtumësuesit dhe stafi drejtues.

* * *Thuajse në të gjitha bisedat me

drejtues dhe mësues të shkollës, mespecialistë e drejtues të Zyrës Arsi-more e prindër të nxënësve përmen-det me respekt të veçantë puna plotpërkushtim e ish zëvendësdrejtorit tëkësaj shkolle z. Musa Vladi, i cili unda nga jeta afro një vit më parë.Gjurmët e punës së atij njeriu të mirë,aktiv e të lidhur mjaft ngushtë meshkollën, i gjen në shumë mjedisetë saj. I gjen ato në evidencat dhestatistikat që ndjekin në mënyrëshembullore ecurinë e shkollës, nëstendat, fotografitë e rubrikat ezgjedhura e të realizuara prej tij e tëvendosura në mure, i sheh nëdhomën muze të shkollës, ku me njëpasion të veçantë ai ka bërë të njo-

hur e renditur historinë e pasur tëshkollës që nga themelimi i saj dhenë vazhdimësi. Nuk harrohen ngamësuesit dhe nxënësit veprimtaritëe organizuara prej Musait për tëdrejtat e njeriut, për parandaliminkrimeve, për sigurinë rrugore, përnxënësit me nevoja të veçanta, përmjedisin...Ai mbetet ideatori i kr-ijimit të muzeve nga niveli i sh-kollës, në atë të qytetit dhe tërrethit...Një stendë e bukur dhe eveçantë në korridorin e shkollës ikushtohet Musa Vladit, njeriu të tal-entuar dhe aq të dashur për të gjithë,i cili më shumë sesa në stenda e his-torikë, ka mbetur si një kujtim i rrallënë mendjet dhe shpirtin e kolegëvetë tij mësues, të komunitetit dhe tënxënësve të tij të dashur që ai i don-te aq shumë.

(Fotot që ilustrojnë këtë shkrimjanë të autorit, Viron Kona)

Kalaja e Dodës ka njerëzarsimdashës. Nga kjo zonëkanë mbaruar arsimin e lartëmbi 100 veta.

Gjatë sundimit turk fëmijët mësonin tekhoxha i fshatit. Kulmin e vet mejtepet e

patën në fillim të shekullit XX, kur kthehenpas studimesh në Stamboll dy vëllezërit Feratinga Radomira Vebiu dhe Tahiri, të diplomuarpër dokrinë islame.

Shkolla e parë shqipe hapet në vitin 1922në fshatin Ploshtan. Mësuesi i parë ka qenëBesim Dalliu nga Tirana. Shkolla hapet pasaktivit kombëtar të arsimit të vitit 1922, qëështë aktivi më i rëndësishëm në historinë earsimit kombëtar. Pati mbështetjen e HasanPrishtinës, që ishte edhe deputet i zonës sëDrinit. Mësonin kryesisht djemtë nga fshatratPloshtan, Ceren, Radomirë, Vasije dhe Shul-lan.

Në vitin 1938 në fshatin Rade hapet njëklasë mësimi me mësues Alush Abazin. NëKalis shkolla shqipe hapet në vitin 1922. Sh-kollat qëndrojnë të hapura deri në vitin 1939me pushtimin fashist të vendit.

Në tetor të vitit 1944, pasi forcat partizaneçlirojnë vendin, rihapen shkollat shqipe nëPloshtan me mësues Rifat Domi në Ceren, Ra-domirë, Tejes, Kalis, Vile, në Gjegjan memësues Qazim Domi, në Fshat me mësuesAhmet Brika. Në Çaje shkolla hapet në vitin1947.

Në vitin 1948 në Ploshtan mbi rrënojat ekalasë së mesjetës së mesme tek Hoteli i sh-tetëzuar i Rifat Gjonllakut hapet klasa e pestëe arsimit shtatëvjeçar. Klasa kishte 14 nxënës,të ardhur nga Bushtrica, Çaja, Kalisi 6 veta eKalaja. Ndërtesa e shkollës ishte dykatëshe me9 dhoma, me dysheme dërrase. Drejtor ka qenëQamil Hoxha, mësues Qazim Kuqashi ngaElbasani. Më pas drejtor ka qenë Enver Onuzie Halim Shehu. Në vitin 1953 në Bushtricëhapet shkolla shtatëvjeçare, klasa e pestë.

Në vitin shkollor 1954-1955 shkolla ePloshtanit kishte këto mësues: Eqerem Kruja,drejtor; Iljaz Lumani, mësues biologjie, i ciliishte nga Bosnja, i mbetur në Shkodër. Mëpas ai bëhet drejtor i Bankës Kombëtare – Sa-rajevë; Gani Iskuka, mësues matematike; VeliSpata, mësues fizike; Maliq Lika, mësues his-torie; Xhemali Haraçiu, mësues gjeografie;Fehmi Xhepa, mësues gjuhë-letërsi; XhemalCala, mësues fillore; Axhem Sufa, mësues fil-lore.

Në vitin 1956 shkolla 7/vjeçare transfero-het në Ceren, ku ishte klasa e pestë, e gjashtëdhe e shtatë. Mësonin nxënës nga gjithë zonae Kalasë. Ka qëndruar për 10 vjet në Ceren.

Në vitin 1965 përsëri klasat e larta të ar-simit të detyrueshëm kalojnë në Ploshtan. Në

vitin 1966 krijohet klasa e pestë për fshatratCeren, Tejzë, Kullas, Ujmirë, Radomirë. Kri-johen dy drejtori shkollash: njëra ne Ploshtandhe tjetra në Radomirë.

Në vitin 1976 në Ceren hapet shkolla emesme, klasa e 9-të, profili Agronomi me treherë në javë pasdite. Për shkak mungese kon-tingjentesh, ajo mbyllet pas dy muajsh.

Në vitin 1981 rihapet përsëri në Ceren.Mësim jepnin mësuesit e shkollave tetëvjeçarePloshtan dhe Radomirë. Kishte 20 nxënës pro-fil Agronomi. Në vitin 1983 krijohet Drejto-ria e shkollës së mesme me godinë të re nëCeren. Drejtori parë i shkollës ka qenë Me-tush Skeja, me UT, dega biologji dhe me stu-dime pasuniversitare për psikologji – peda-gogji.

Në shtator 1983 kjo shkolle kishte këtomësues: Metush Skeja, drejtor; Tajar Domi,zootekni; Fadil Daku, matematikë; Rushit Kraj,fizikë; Iljaz Palushi, letërsi; Fiqiri Farruku,agronomi.

Nga shkolla e mesme Ceren kanë dalë 9matura. Matura e parë e vitit 1985, e funditnë vitin 1995. Në vitin 1994 nuk ka pasurmaturë. Gjithsej kanë mbaruar 150 veta ar-simin e mesëm. Nga këto 40 veta kanë mbaruararsimin e lartë. Dy matura kanë qenëagronomi, matura e fundit gjimnaz, të tjeratzootekni.

Metush Skeja ka qenë drejtor i shkollës sëmesme nga viti 1983 deri në vitin 1992, për 9vjet rresht, më pas një vit Fadil Daku. Në vitin1992-1995 ka qenë Iljaz Palushi.

Nxënësit që mbaronin shkollën e mesmeCeren konkurronin shumë mirë me programete shkollave të larta që ndiqnin. Mësues tëardhur nga rrethe të tjera kanë qenë: IsmetKuteli nga Dukati – Vlorë, Petro Koçi – ngaFieri, Leo nga Narta, Fiqiri Farruku nga Durrë-si, Hajri Gurabardhi nga Tirana. Në vitin e

fundit shkolla e mesme kishte këto mësues:Iljaz Palushi – drejtor, Metush Skeja – biologjikimi, Fetah Cala – matematikë, Isa Lita –Fiz-ikë, Burbuqe Domi, Jahe Delia, Shpëtim Bri-ka, Besurim Xhepa.

Gjate kohës që ka qëndruar e hapur shkollae mesme, drejtoria e saj mbulonte dhe arsimin8/vjeçar, klasa e parë deri tek e teta të fshatitCeren, si dhe kishte kopsht fëmijësh, tokë dhebagëti të imëta. Në arsimin 8/vjeçar kishte 210nxënës. Fëmijët merrnin mësim dhe edukimnë institucionet shtetërore për 15 vjet rresht.8 vjet i detyrueshëm, 7 vjet me dëshirë, 3 nëkopsht dhe 4 në shkollë të mesme.

Në vitin 2002 shkolla 8/vjeçare Ceren ka-lon në Radomirë. Disa nga drejtorët e shkollësPloshtan kanë qenë:

- Xhemal Cala, Beqir Shehu, Jahe Delia,Nezim Deda, Abaz Daci, Sulejman Istrefi (dyherë), Rasim Deda, Rushin Mena, Isa Lita,Shaqir Kovaci, Shpëtim Brika.

Në shkollën 8/vjeçare Radomirë kanë qenëdrejtorë: Xhemal Domi dy herë për 15 vjetrresht, Beqir Shehu, Bajram Ndreu, MiftarHalili, Shazivar Koka, Rrahman Gjoka, RasimDeda (9 vjet), Fidane Kadiu.

Në shkollën 8/vjeçare Ceren kanë qenë drej-tor: Iljaz Palushi, Shazivar Koka, Shpëtim Bri-ka dhe Bashkim Ahmati.

Kanë dalë në pension këta mësues: MaliqLika, Xhemal Domi, Xhemal Cala, SulejmanIstrefi, Rifat Selmani, Eshref Perzhilla, ShaqirKovaçi.

Kalaja e Dodës ka njerëz arsimdashës. Ngakjo zonë kanë mbaruar arsimin e lartë mbi100 veta.

HISTORIKU I ARSIMIT NË KALA TË DODËS

NgaMETUSHSKEJA

Shkolla e parë shqipe hapet nëvitin 1922 në fshatin Ploshtan.Mësuesi i parë ka qenë BesimDalliu nga Tirana. Shkolla hapetpas aktivit kombëtar të arsimit tëvitit 1922, që është aktivi më irëndësishëm në historinë e arsimitkombëtar

Page 11: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

Qershor 2008 - 1126nr.

arsim Shkolla pedagogjike e Peshkopisë në vështrimine një ish-nxënësi nga Mati: Kujtimet, nostalgjitë, ëndrrat, miqësitë...

në prag të 60 vjetorit të shkollës

Gjurmëve të dijesGjurmëve të dijes

Në foto: Kolektivi i shkollës pedagogjike “8 Nëntori”, Peshkopi, mësues e nxënës, me drejtor Prof. Dr. Shefik Osmani, viti 1954.

Ndjehesh krenarkur të gjitha forcat ive në sherbimin epopullit tënd. Presimtë takohemi nëpërvjetorin e 60-të tëhapjes së shkollës sëmesme pedagogjiketë Peshkopisë.Drejtuesit e sotëmtë saj shpresojmëtë na e krijojnëkëtë mundësi.

Nga BASHKIM FRANGU, Burrel

Qenka e çuditshme jeta. Sa mëshumë vite kalojnë, aq më

shumë u shtuaka malli dhe nostal-gjia për të kaluarën, për vitet e fëm-ijërisë, sidomos ata të shkollës. Tëtilla ndjenja më ngjallen sot, teksaçoj mendjen shumë kohë më parë,në vitin 1956, atëherë kur ishim mat-urantë. Është pikërisht Peshkopia,qyteti i bukur mikpritës e bujar, qëna e dha këtë kënaqësi, maturantënë shkollën e mesme pedagogjike, ecila hapi dyert në vitin 1948. Atëherëvendi kishte nevojë shumë për më-sues, pasi lufta kundër analfabetizmitishte duke u ngjitur në kulm, dhe psepa kuadro të përgatitur mirë, por qëkishin një vullnet të madh. Pikërishtnë atë kohë për zonat e veriut u men-dua që shkolla për mësues të hapejnë Peshkopi. I pari i ri matjan që sh-keli dyert e saj ishte Nazmi Tafaj, icili pas mbarimit të mësimeve, iupërkushtua arsimit në Mat. Më 1952edhe unë, së bashku me Isuf Nelin eOsman Pëllumbin, vazhdova atë sh-kollë. Në vit të dytë gjetëm BajramÇupin, Gazmend Kurtin dhe AhmetTafajn, ndërsa në të tretin Ali Zajmin.Pra, u bëmë tetë djem nga Mati. Qënë ditët e para ndjemë ngrohtësinë,dashurinë dhe respektin e shokëve,mësuesve e kujdestarit të konviktit.U përfshimë shpejt në jetën plot vrulltë shkollës, klasës, por dhe të qytetittë Peshkopisë. Ishim shumë të moti-vuar për përvetësimin e dijeve me niveltë lartë, siç ishin kërkesat e kohës.Tani, 54 vjet më vonë, kujtoj mo-mente nga ditët e para. Kujtoj më-suesin e nderuar Jorgji Sinjari, bash-këstudent e shok i ngushtë i prof. dr.Aleks Budës, i cili më ngriti nëmësim që në ditët e para. Dhe pseisha ndër më të vegjëlit e klasës, aiu kënaq për përgjigjet e mia të sak-ta. Gjithashtu kujtoj mësuesen JuliaLevani nga Elbasani, ish-mësuese e sh-krimtarit të shquar Ismail Kadare.Mbresa na la që në ditët e para drej-tori i shkollës, prof. dr. Shefik Osmani,për nivelin e lartë të mësimdhënies,elokuencën dhe komunikimin menxënës, kuadro etj. Dhe pse pesha eviteve bën të sajën, kujtesa qëndron.Nuk mund të harroj nivelin e lartë pro-fesional dhe mënyrën e komunikimitme nxënës të mësuesit të talentuar tëfizikës e matematikës, Kleanthi Qen-dro, që më vonë u transferua në ish-Institutin e Lartë Pedagogjik “Ale-ksandër Xhuvani”. Kujtoj mësuesin eedukimit fizik, Ismet Bellova, që mëvonë do ta njihte tërë Shqipëria si spe-cialist sporti dhe komentator indeshjeve të futbollit, mësuesin e gju-hës ruse, Ali Demeti, i cili me aq pa-sion e kompetencë jepte lëndën evështirë. Me nostalgji kujtoj dhe sot,disa vite pas vdekjes, mësuesin e

muzikës, Munir Shehu, që aq shumëdha për muzikën e folklorin, jovetëm në Peshkopi, por dhe në Mat,duke fituar respektin dhe vlerësimine tërë matjanëve. Të vlerësuar e të re-spektuar do të mbeten për ne ish-ped-agogjikasit dhe qytetarët e Peshkopisëmësuesit pasionantë e të aftë LlazarMbreshtanaku e Kadri Shupheja, qëna dhanë lëndët kimi-biologji. Kon-tribute kanë piktori i talentuar AndonLakuriqi, mësuesit Fadil Duhanxhiu,Ismail Erebara etj. Në vitin e tretë etë katërt të mësimeve erdhën dy më-sues të talentuar, Shefki Hafizi e Peri-han Dizdari. Astrit Hoxha nga Pesh-kopia do të zëvendësonte drejtorin eshkollës, Shefki Osmani.

Vitet rrodhën njeri pas tjetrit, merezultate të larta, gjithnjë në ngjitjedhe shkolla jonë pedagogjike do tëzinte vende nderi në shkallë ko-mbëtare. Qyteti krenohej dhegjallërohej nga aktivitetet kulturore-artistike dhe sportive. Në fundjavandjehej atmosfera festive me kon-certe, festivale e ndeshje sportive.

Nuk mund të harrojmë studimet qëbënim gjatë provimeve në natyrën efshatrave të bukur pranë qytetit, si-domos në kohën e qershive nëDohoshisht, Pollozhan, Rrash-napojë, Tomin, Pilaf etj, ku ndjen-im mikpritjen dhe ngrohtësinë ebujqëve të talentuar e duarartë di-branë. Na dukej se ditët, javët, muajte vitet, me vullnetin e pasionin qëne pedagogjikasit kishim për mësime dije, kalonin si pa u ndjerë. Garase kush mësonte më shumë dhe kushdilte në pararojë, shtohej. Në klasëntonë 17 nxënës ishin nga Dibra, 14nga Kukësi dhe të tjerët nga Tropojae Mati. Mirditorë klasa jonë nukkishte. Nuk harrohen disa nga shokëtqë aq shumë i deshëm e na deshën,të cilët fatkeqësisht nuk jetojnë më.Ata janë Basri Spahiu, Halil Vishanga Kukësi, Myfit Trepça, Subi Aba-zi, Sejfulla Shehu nga Peshkopia,Ibrahim Shabani nga Tropoja, Os-man Pëllumbi nga Burreli. Ndjejkeqardhje pse sot me një pjesë nukkemi komunikim.

Duke hedhur shikimin ndër vitesjell ndër mend ish-nxënësin e talen-tuar, Agim Bardulla, pedogog matem-atike në Universitetin e Tiranës, Ab-durrahman Tota, Dalip Tota e HysenS. Shehu nga Kukësi. Me respekt kuj-toj shokun e ngushtë Xhelil Gjoni,që do të ngjitej në maja të larta tëqeverisjes së kohës, Maxhun Pekën,që bëri karrierë dhe prej 45 vjetëshështë i nderuar e i njohur në diplo-maci. I nderuar dhe i respektuar mbe-tet Sefedin Juniku nga qyteti i Pesh-kopisë, portieri i talentuar i shkollësdhe i qytetit, të cilin shpata e diktat-urës e goditi ashpër dhe padrejtësisht.Me mallëngjim kujtoj Hysen HakiShehun nga Peshkopia dhe HysenSulejman Shehun nga Kukësi, poetlirik i shkollës, bashkë me GjergjNdoun, i cili humbi jetën aksiden-talisht pa mbaruar vitin e katërt.

40 nxënës ishim kur morëmmaturën. Secili mbetet në mendjendhe zemrën time. Nuk mund të har-rohen Mehmet Rama nga Margegaji Tropojës, Mehmet e Zaim Hoxha

MATURA V, 1952-19561) Agim Bardulla, Peshkopi2) Genc Bardulla, Peshkopi3) Abdurrahman Tota, Kukës4) Dalip Tota, Kukës5) Hysen Sulejman Shehu, Kukës6) Hysen Haki Shehu, Peshkopi7) Xhelil Gjoni, Peshkopi8) Halil Visha, Kukës9) Basri Spahiu, Kukës10) Sulejman Sinamati, Kukës11) Subi Abazi, Peshkopi12) Sejfulla Shehu, Peshkopi

13) Pëllumb Nurçe, Peshkopi14) Halil Dibra, Peshkopi15) Sefedin Juniku, Peshkopi16) Maxhun Peka, Kukës17) Xhemal Derri, Kukës18) Ibrahim Shabani, Tropojë19) Mehmet Rama (Margjeka),

Tropojë20) Hilmi Palushi, Kukës21) Xhevdet Xholi, Peshkopi22) Hasan Poga, Peshkopi23) Rexhep Fetahu, Peshkopi

24) Ahmet Balliu, Peshkopi25) Nazmi Plaku, Peshkopi26) Lavdrim Kaba, Peshkopi27) Rasim Çiku, Peshkopi28) Bashkim Frangu, Burrel29) Isuf Neli, Burrel30) Osman Pëllumbi, Burrel31) Nezir Jata, Kukës32) Mehmet Hoxha, Kukës33) Zaim Hoxha, Kukës34) Myfit Trepça, Peshkopi35) Qerim Lamaj, Kukës

nga Pakishti i Kukësit, Xhemal Derringa Kruma, Hilmi Palushi - Kukës,shoku i bangës, Nazmi Plaku ngaPeladhia e Bulqizës, Nezir Jata -Kukës, Qerim Lamaj nga Kalisi.Shokë të tjerë të maturës 1956 janëHalit Dibra, Xhevdet Xholi, HasanPoga, Genc Bardulla, PëllumbNurçe, Rasim Çiku etj. Nuk harro-hen dhe ata shokë, që ishin më tërritur, Shemsi Manjani, sportistët emëvonshëm Riza e Lutfi Manjani etj.

Nga ajo shkollë Mati ndër vite kanxjerrë mësues të talentuar, ndër tëcilët përmend Nazmi Tafaj, Esat Sula,diplomati i njohur Abdi Baleta, Xhe-mal Murati, Fran Lena, MuharremDezhgiu, prof. dr. Shaban Çollakuetj. Kontributi i ish-pedagogjikasvetë Peshkopisë është i madh dhe ipazevendësueshëm. Shumë prej tyrekanë kryer studimet e larta dhe kanëdhënë kontribut të çmuar në arsimsi mësues e drejtues. Veçohen Më-suesi i Merituar Beshir Shira, mësuesii talentuar Mustafa Salia, Prengë Për-shqefa, Haxhi Bodini, Gani Ahme-ti, por dhe Ramiz Doçi, Hamdi Ruçi,Nexhmi Çollaku, Qazim Kurti, SaliLikcani, Avni Leka, Qamil Duka,Rexhep Pupla, Fatmir Beta, RustemStana, Hazis Ballabani etj.

U bënë 50 vjet, një gjysëm shek-ulli, qëkur lamë bangat e kësaj sh-kolle dhe u bashkuam me armatën emadhe të mësuesve. Sa shkolla ndër-ruam, sa fshatra e zona shkelëm, sanxënës dora-doras pritëm e përcol-lëm. Tani në pension na ndizet mallipër të gjithë. Ku vallë janë? Të shpërn-darë nëpër atdhe, po dhe nëpër rrugëte kurbetit. Dikush ka shkuar në botëne vërtetë, duke lënë gjurmët pas. Eh,jetë! Ndjehesh krenar kur të gjithaforcat i ve në sherbimin e popullittënd. Presim të takohemi në përvje-torin e 60-të të hapjes së shkollës sëmesme pedagogjike të Peshkopisë.Drejtuesit e sotëm të saj shpresojmëtë na e krijojnë këtë mundësi.

*Maturant i vitit shkollor1952 - 1956

Dibër: Gjimnazet, kalueshmëria 70%

Në mbyllje të vitit shkollor 2007-2008 70% e nxënësve qëvijojnë shkollat e mesme në rrethin e Dibrës kanë rezultuar

kalues, me një notë mesatare 6.5. Kjo shifër, e bërë publike ngaDrejtoria Arsimore, konsiderohet ende e ulët në krahasim menivelin e shkollave dhe rretheve të tjera.

Shkaqet, sipas specialistëve të arsimit, janë tek mospërkushti-mi i vetë nxënësve si dhe te mungesat në kuadrin e nevojshëmmësimdhënës. / M. Lala

LAJMËRIMNë kujtim të 32 dibranëve të zhdukur në ujërat e Otrantos në natën e 9 marsit 1996, po përgatitet një një

libër. Ftojmë të gjithë familjarët, të afërmit dhe të tjerë që kanë dijeni për këtë ngjarje të përcjellin nëadresën e gazetës “Rruga e Arbrit”, fotografi, shënime për jetën e personave, dokumente, kujtime, etj. Le

të jetë ky libër një lapidar për ta.Adresa: “Botimet “m&b”, Rr. “Zenel Baboçi”, Pall. “Ferar”, Tiranë. (Për gazetën “Rruga e Arbërit”) .

E-mail: [email protected]

Page 12: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

12 - Qershor 200826nr.

botimeSaga e Kaloshëve është një sagë e ndërprerë dhunshëm nga një kohë arkaike edepresive, duke sjellë me vete pasojat e një keqpërdorimi të rëndë të të vërtetaveqë lidhen me rolin e Kaloshëve në historinë e Dibrës dhe në atë kombëtare.

Në tetor të 2005 po shëtisja meshokun tim Market Gjergji, mësuesnë pension dhe veteran i LANÇ-itnë rrugën e lagjes sonë Laprakë qëtë çon drejt spitalit ushtarak. ShokuMarket m’u drejtue me një pyetjeduke qeshur:

-Shoku Nuredin, a dëshiron metë prezantue me një burrë dibranshumë të shquar?

- E kam për nder që të njihem etë rri me burra të Dibrës, sepse atakanë thesar mendjen e kemi nevojëme mësue e me përfitue nga zg-juarsia e tyre. Drejt nesh erdhi njëburrë i lartë, ecte drejt, me një fy-tyrë të gëzueshme, tërheqëse. Utakuem miqësisht me dibranin emirë, i cili quhej Mehdi Luca. Uulëm e pimë kafe të tre së bashkudhe tash tre vjet e kemi shoqërinëe pastër dhe s’kalojmë tre ditë pau takue së bashku. Unë ndjejkënaqësi kur rri dhe bisedoj meMehdiun, pasi jam plotësisht ibindur se i ka të tana cilësitë enjë njeriu të shquar. Mendja e tij ehollë di shumë mirë me e ba përveti bashkëbiseduesin. Për MehdiLucën më kanë folur me shumëmirënjohje dhe respekt edheshokët e miqtë e mi Ali Koceku,Rexhep Shahini, Zabit Lleshi e plottë tjerë, por ajo më kryesorja ështëse respektin Mehdi Luca ua im-ponon të gjithëve, ashtu si dhe muame sjelljet dhe virtytet e larta qëka. Gjatë viteve 1934-1939 mbaroiInternatin e “Kastriotit” me notatë mira. Ishin pikërisht vitet kur retëe zeza u endën në qiellin shqiptare Mehdiu tashmë i pjekur e kup-tonte fare mirë se pushtimi fashistishte në prag të derës. Ndaj do tëvinte koha që shumë shpejt Meh-di Luca do të rreshtohej me atoforca që pretendonin se do të çliro-nin vendin. Shtëpia e Mehdiut kaqenë një nga bazat kryesore tëLuftës Nacionalçlirimtare, kambështetur lëvizjen, u bë strehëdhe bazë e sigurt për partizanët.Qysh me ngritjen e çetës parti-zane të Sllovës, Mehdi Luca do tërreshtohej në radhët e saj dhe sidjalë i ri dhe i arsimuar Mehdiuzgjidhet sekretar rinie për zonënReç e Dardhë, detyrë të cilën e kreume devotshmëri, duke propogand-uar me forcë kudo ku shkonte qëtë shtohen radhët partizane me tërinj dhe të reja. Në shtëpinë e tijqëndruan plot 12 partizanë në dim-rin e egër të vitit 1943-1944. Pasçlirimit në 20. 05 1945 mori pjesënë kongresin e 2-të të Rinisë Anti-fashiste në Tiranë me shokë e sho-qe si: Kozma Vjera, Nebi Agolli,Esma Agolli, Sadush Baholli, ArifNezimi, të cilët shkuan në këmbënga Peshkopia në Tiranë...

Pas çlirimit shërbeu në Komi-tetin e Rinisë, në D. P. MB, nëKomitetin. Ekz të rrethit Peshkopisi dhe në ndërrmarrje të ndryshme,deri sa doli në pension në 1985.Gjatë jetës në rini është dalluar nësporte të ndryshme, në gara vrapi-mi, ku në vitin 1948 zuri vendine dytë në Peshkopi. Për merita luftedhe pune sot mban 4 (katër) de-korata të larta. Është një veprimtari shquar për edukimin e brezaveme traditat e mira të LANC-it dhemerr pjesë me veteranët e tjerë nëraste gëzimi dhe për ngushëllimkudo jo vetëm në Laprakë, por dhejashtë saj.

NUREDIN SADIK LUSHAJ

Një histori poetike për mbijetesën e genit të lirëRreth librit “Qëndresa”të Enver Kaloshit

Nga Dukagjin HATA

Historia e kombeve, në thelb, siçthotë Cvajku, nuk është gjë tjetër

veçse është historia e familjeve tëmëdha, të cilat me kontributet e tyrehistorike janë kthyer në pika referimidhe arkitipe të rezistencës ndaj çdohumbjeje kujtese e tjerësimi nacio-nal. Fshirja me gomën e paragjykimitpër një gjysëmshekulli e kontributevedhe vlerave të këtyre familjeve në Sh-qipëri ishte një nga proceset më tëdhimbshme të humbjes së logjikës sëfakteve e të vërtetave historike, mo-himit të genit të fortë kombëtar qësendërtuan në vizionin historik të ven-dit të tyre këto familje dhe individëtmë të shquar të tyre.

Të vërtetat personale e familjaretë pinjollëve të familjeve të mëdha,në rrekjen e tyre qëndrestare për t’imbijetuar zulmës së epërme të tam-tameve komuniste, janë një nga hull-injtë që të çojnë tek e vërteta e kyçurnë “Kutinë e Pandorës së Kuqe” ekëtyre familjeve dhe e atyre shtresavesociale e politike në përgjithësi, qëpushtetmbajtësit i etiketuan si “tëmundurit”, por që në fakt qëndruannë antipod të trumbetimit të “njeriuttë ri” shqiptar, hibridit lejfenist, nëgenin e të cilit u injektua në mënyrëartificiale shthurja morale, hipokriz-ia dhe dyzimi.

Të gjitha këto të bien ndërmendndërsa merr në dorë dhe nis shfletimine librit “Qëndresa” të autorit EnverKaloshi, një rrëfim i dendur për shpir-tin e mbijetesës së njeriut tëparagjykuar dhe të derës e genit tëparagjykuar.

Saga e Kaloshëve është një sagë endërprerë dhunshëm nga një kohë ar-kaike e depresive, nga “një kohë esëmurë”, siç mund të thoshte ErikFrom, duke sjellë me vete pasojat enjë keqpërdorimi të rëndë të të vërteta-ve që lidhen me rolin e Kaloshëve nëhistorinë e Dibrës dhe në atë ko-mbëtare. Kulla e Kaloshëve, ku ulindën e u rritën kapedanë e gjener-alë, burra të besës e të dijes, bujarëtë lindur e fisnikë të shkallës sipërore,pas ardhjes në pushtet të çlirimtarëveqë, duke hedhur valle këndonin njërefren diabolik: “Luaje, more luajekëmbën, Dibrës ia q… t’ëmën”, u sul-mua që nga bedenat me slogane, ci-tate, armë zjarri, rrethim ekonomik,ndjekje e survejime të pinjollëve,burgje politike e vrasje me gjyqe tësajuara ose pa gjyq, ku mjaft nga bijtëe saj mbeten pa një varr ku t’u pre-hen kockat.

Një nga protagonistët e këtij vik-timizimi është dhe autori i këtij lib-ri, Enver Kaloshi, i cili ashtu si Sizifi

me gurin e rëndë të së pamundurës,u rropat në luftë me absurdin, pa pran-uar që të bëhet pjesë e mekanizmavetë këtij absurdi klithës. Bir i një nëneheroinë që e dashuron lirinë dhe sh-kollimin e djalit të saj me çdo qelizëtë trupit e të shpirtit dhe i një babai -ish oficer i Lartë i Mbretërisë, arrati-sur maleve pas ardhjes në pushtetettë komunistëve, plagosur e kapur ngaforcat e Ndjekjes, dënuar me pesëm-bëdhjetë vjet burg politik, me një gjyshtë pushkatuar nga falangat e krimit tëkuq, Llan Destan Ndregjonin, një bur-rë i fisëm që më shumë se jetën e tijdeshi lirinë e trojeve stërgjyshore, kuu përkundën në djepe druri me ninullalufte Kastriotët, me një histori brilantetë kullës legjendë dhe burrave të sajmitikë, që këndohej netëve në maleme lahutë e çifteli, Enver Kaloshirrëfen me zemër në dorë të vërtetat enjë jete që për nga përmasat e dramësdhe aksionit për përftimin e hapësir-ave të së drejtës, në ato kushte ku edrejta notonte në pelgje iluzioneshdhe deziluzionesh, është e denjë përnjë skenar filmi hollivudian.

Duke rrëfyer për veten dhe famil-jen e tij, ai na sjell para syve një copëhistorie poetike, - deri tani vonë edeformuar nga dogmatizimi – na sjellmesazhin e qëndresës së genit të fortëpërballë sfidave të antigenit.

Jeta personale e Enver Kaloshit ësh-të një jetë e mbushur me privime,sfida, luftë për të mbijetuar, drama etragjedi të denja për artin e rrëfimitshekspirian. Dilema “Të rrosh a tëmos rrosh” nuk mund t’i shkonteaskujt më mirë se këtij Hamleti ngaDibra, që endej fshat më fshat e vismë vis në kërkim të dritës, këtij nje-riu të vërtetë që deri në zgrip të ekzis-tencës kërkon të ruajë virgjinitetin ederës dhe racës fisnike, pa iu nënsh-truar makinës diabolike të së keqessonë kolektive. Autori që është dheprotagonisti i këtij rrëfimi është njëshnë kohë dhe hapësirë, identik me

veten e tij më të thellë: fëmijë e i ri,në vendlindje ku lindi, u rrit e u sh-kollua dhe punoi, në rrethin e Krujësku punoi një jetë, tridhjetë vjet, simjeshtër ndërtimi e më vonë si drej-tor Arsimi e kryetar partie në rreth, sidrejtor Arsimi në Ministri, si vizitornë SHBA, Gjermani, Itali, Mal i Zi,Turqi, Kroaci, Kinë etj.

Nje jetë plot tallaze, por pas çdotallazi ai mbledh forcat për të vazhd-uar përpara, i frymëzuar nga ai zëri ipavetëdijshëm i genit, që i thotë selufta është kuptimi i vërtetë i jetësdhe, kur këtë luftë e fiton, jeta bëhetnjëqind herë më e bukur dhe kuptim-plote. Ikonat e jetës së tij janë nënëSibeja, babë Mehmeti, të parët e tijqëndrestarë, piketat e të cilëve në his-torinë e kombit i ndrijnë atij si mete-orë në errësirën e frikshme të një kohetë pakohë.

“Jeta ime i ngjet një rruge të gjatëe të vështirë. Një rruge ndërtuar nëshkëmb e në gurë. Me të përpjeta etatëpjeta. Jetë dhe gurë. Jeta në gurë.I fortë si guri. Po edhe guri thyhet.Edhe njeriu si guri”. Kështu e nisrrëfimin e tij të shtruar Enver Kaloshi,duke na paraqitur faqe pas faqeje njëhistori brilante, të shkruar nga njëshpirt sa i brishtë e delikat, indjeshëm e sugjestionues, aq i fortëe qëndrestar, kuptimi themelor i qenë-sisë të së cilit është kërkimi dhe zbu-limi i vërtetës, edhe kur kur ky zbu-lim është i dhimbshëm dhe tronditës.

Enver Kaloshi tregon jo sikur idrejtohet një lexuesi, por vetvetes sëtij më të thellë, pa zbukuruar asgjë,me një realizëm gri, gati befasues. Ajoçfarë të lë gojëhapur, kur kthen dhefaqene fundit të këtij libri, është sin-qeriteti i autorit, mosmarrja prej tij,për asnjë çast, e ndonjë poze prejheroi, (aq në modë në literaturën ememoristikës).

Autori që është dhe heroi i libritvihet në pozita të rënda sociale, i kush-tëzohet ekzistenca, i kushtëzohet puna,

shkollimi, e ardhmja, e sorollasin tu-tje tëhu, pa i dhënë mundësinë tëshfaqë vlerat e plota të vetvetes, i duketsikur nuk jeton ai por hija e tij që en-det fshat më fshat e vis më vis, dukedhënë dije për të tjerët, ndërkohë qëpër vete është i rrethuar nga survejimi,paragjykimi, përndjekja.

“Qëndresa” është një jetë nësprovë të vazhdueshme, ku rrëfyesi ikësaj historie të trishtë vihet përballëmekanizmave të degradimit moral epërjashtimit social, jo për shkak tëdobësive të tij, por për shkak të epër-sive morale dhe intelektualitetit. Ish-te një kohë që, duke promovuar “nje-riun e ri”, i cili nuk mendonte mekrye të vet, por me urdhër nga lart, edrejtoi tehun e mprehtë të shpatës sëluftës së klasave ndaj të gjithë atyre –njerëz të thjeshtë apo intelektualë- qënuk mund të dirigjoheshin në korin eçmendur të brohoritësve të Drakulës,Përbindëshit, që iu premtonte njëparajsë të rrethuar me bunkerë dhetela me gjëmba.

Enver Kaloshi, duke na zbuluarjetën e tij personale dhe të familjessë tij, nënës Sibe që e shihte në dritëtë syrit, babait Mehmetit, - ish oficeri lartë i Mbretërisë, arratisur malevepas hyrjes triumfale në fundnëntor ’44të komunistëve, plagosur nga forcat eNdjekjes, arrestuar e dënuar mepesëmbëdhjetë vjet burg politik; gjy-shit Llan Detsan Ndregjonit, pushkat-uar nga falangat e Sigurimit, hijen ekullës së fisme ku u lindën e u rritënburra me zë që u bënë flakadanë tëlirisë së Dibrës e të gjithë Shqipërisë,këngët e të cilëve ende këndohet melahutë e çifteli në odat e këtyre anëve,zbulon gamën e atyre ingranazhevetë ndryshkur të dhunës e tjetërsimittë njeriut, zbulon hendekun paradok-sal midis dukjes dhe thelbit të gjërave,në një sistem të ngritur mbi hipokriz-inë dhe dyzimin.

Duke lexuar këtë libër, lexuesi, jovetëm që merr informacione intere-sante për kohën e vënë nën vete nganjë klikë e çmendur dallkaukësh dhekllounësh, xhelatësh dhe duartrokitë-sish të sëmurë, spiunësh dhe shërbë-torësh të pa-paguar, nëpunësish ser-vilë dhe të pështyrë, jo vetëm kuptonfalsitetin dhe idiotësinë e dogmavetë kohës, por, në antipod, në kampintjetër, ndjen dhe thellësitë e shpirtittë qëndresës njerëzore, të atyre që nuku tjetërsuan nga asnjë rrugë kalvari,por mbijetuan për të dëshmuar tëvërtetat e varrosura në arkivat e krim-it komunist.

“Qëndresa” e Enver Kaloshit ësh-të një tjetër dëshmi nga koha e sëmurëqë lamë pas, dëshmi e triumfit tëshpirtit të lirë mbi dogmatizmin dheidiotësinë, dëshmi e mbijetesës së“gjakut blu” edhe në kushtet e dhunësdhe terrorit sistematik, që vihej ngalëvizje nga “gjaku i shprishur”.

“Qëndresa” e EnverKaloshit është një tjetërdëshmi nga koha e sëmurëqë lamë pas, dëshmi etriumfit të shpirtit të lirëmbi dogmatizmin dheidiotësinë, dëshmi embijetesës së “gjakut blu”edhe në kushtet e dhunësdhe terrorit sistematik, qëvihej nga lëvizje nga“gjaku i shprishur”.

Pak radhë përMehdi Lucën

PORTRET

BOTIME TË AUTORËVE DIBRANË“Kanada” - me autorë Shpëtim Camin dhe Kastriot Frashërin“Nëpërmjet këtij libri synojmë të paraqesim një këndvësht-rim rreth Kanadasë në hapsirat mbarëshqiptare. Ne jemipërpjekur që të prezantojmë jo vetëm gjeografinë, kulturën,turizmin, arsimin, komunitetin shqiptar dhe qeverisjen nëKanada, por edhe informacione dhe këshilla se si mund tëjetosh, emigrosh, punosh e studiosh në Kanada”

PREZANTIMI I LIBRIT DO TË BËHET NË MUZEUN HISTORIKKOMBËTAR, NË DITËN E KANADASË, MË 1 KORRIK 2008, ORA19.00. MIQTË DHE DASHAMIRËSIT E AUTORËVE MUND TËMARRIN PJESË. HYRJA ËSHTË E LIRË.

Prof. Dr.Andrea ShundiAgr. Arif Daçi.

“Fjalorshtjellues:Vreshtaria

dhe verëtaria”.ISBN 9993-

912-2-4.Cmimi:

800 lekë

Page 13: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

Qershor 2008 - 1326nr.

botime “Tregime të rralla popullore”, “Ese filozofike me motive popullore“, “Tregime mi-tologjike “, tre libra brenda një titulli risjellin Xhafer Martinin me një botim të ri dhe

dinjitoz, i vlefshëm për të qënë pasuri e çdo biblioteke personale

“Fjala priu...”,një libër i rrallë

Në sa brezadel harami

Një burrë po udhëtonte në një krahinë të largët.Ishte dimër i madh. Perëndimi i diellit e zurinë rrugë. Donte edhe shumë orë me kapun

shtëpinë ku do të shkonte. Duhej gjetur një vend meshpëtue kokën. Në të dyja anët e rrugës nuk kishte gjëtjetër përveç një pylli të dendur. “Duhet të nxitoj qëtë mos më zërë nata në pyll”- tha me vete udhëtari. Potë mos futej në ndonjë katund me dritë, ishte i hum-bur. Ec e ec dhe ja ku dalloi shtëpitë e para të njëkatundi. Nuk mendoi gjatë, por iu afrua një burri, icili po vinte rrugës me një mushkë të ngarkuar medru. E përshëndeti dhe itha:

- Jam shtegtar i largëte kam mbetur jashtë. Athua nuk ju ngushtoj, potë rri sonte tek ju?

- Jo bre bashi i mikut.Po prit pak sa të sh-karkoj mushkën dhe fu-temi brenda, - i tha zotii shtëpisë me ashkzemre.

Pastaj ai shkarkoimushkën, e futi në ahërdhe i vuri torbën me elb. Gjatë kësaj kohe shtegtari imbajti sytë në mushkë. Ajo i pëlqeu shumë. Kur hynëbrenda, zjarri bubullonte, por zoti i shtëpisë lëshoi nëtë edhe një krah me dru të trasha dushku. Udhëtari ungroh, u tha se qe lagur i tëri, nga koka tek këmbët,dhe ndjeu njëfarë mirënjohje për këtë njeri të mirë qëe priti me aq dëlirësi e bujari. Por mirënjohja e tijishte si një vetëtimë, pasi në kokë kishte mendime tëtjera e në zemër dëshira të tjera. Darka u shtrua meato që kishte falë Zoti; biseda qe e ëmbël se zoti ishtëpisë gëzohej shumë kur i shkonin miq, qoftë edhetë panjohur si ai i asaj nate. Ia a hapte shtegun mikutpër muhabet, por ai i asaj nate kishte qëlluar njeri iheshtur. Më mirë të themi u tregua i rezervuar,madjei pasinqertë se nuk i tha as emrin e vërtetë. Pse e bërikëtë, një Zot e di! Por zoti i shtëpisë i besoi, se ishtenjeri pa të keq. Në zemrën e tij kurrë nuk bënte foledyshimi. Mbas darke, miku, duke i hedhur një shikimtë picërrt, e pyeti të zotin e shtëpisë:

-Mos di në sa breza del harami?-Harami del në brezin e shtatë. Ranë me fjetë në

odën e burrave, si është zakon ndër malësi. Gjithash-tu është zakon që zoti i shtëpisë të flejë në një odëme mikun, me ju ndodhë atij për çdo nevojë. Të zotine shtëpisë e zuri gjumi sa vuri kokën në jastëk, kursemiku, megjithëse ishte i lodhur nga rruga e gjatë, kthe-hej e rrotullohej, përpëlitej si zorra në prush.Në odëishte ngrohtë, mbyllja e kapakëve të dritareve bëhej

mjaft puthishëm, zjarri në vatër nuk shuhej, por atij ikishte hyrë akullima në zemër dhe i dukej se ende poecte në muzgun e përborëtuar të atij dimri të ashpër.Mendja i rrinte tek mushka, që ishte e re dhe ebukur.”Sikur të ngrihem natën e t’ja vjedh”, tha mevete. E kishte jeratisur Zoti dorë të keqe, që nuk rrintedot pa vjedhë. Ishte siguruar se harami dilte në brezine shtatë.”Ohu”,-tha me vete.”Mua nuk do më zërë, asdjalin tim jo, as djalin e djalit nuk do ta zërë...pse tëmos e vjedh?!”I zoti i shtëpisë ishte në gjumin më tërëndë, kur miku u ngrit me kujdes, u vesh pa zhurmë

dhe doli jashtë, ku i ftohtiqë të priste si brisk, iarrufiti faqet. Shkoi nëahër. Kur i zoti i shtëpisëu ngrit në mëngjes,mikun nuk e pa në sh-trojen e vet. “Ku shkoiky?”-pyeti veten, por dy-shime nuk kishte nëshpirtin e tij të pastër.Mbase ka dashur të ikherët pa më nxjerrëgjumin, mendoi.Por ekuptoi se kjo nuk arsye

për të ikur pa u përshëndetur me zotin e shtëpisë. Sh-tyri derën ku flinte gruaja me fëmijët.

-Oj grua, më ka humbur miku.-Po ç’të të bëj unë, or burrë?! Prandaj zoti i sh-

tëpisë fle në një odë me mikun me e sigurue mos mei ndodhë e keqja, por edhe mos me ba keq.Gruajakishte të drejtë. Burri ziente nga inati, por nuk kishteç’të bënte. Doli në oborr e hodhi sytë nga udha e madhee katundit. Hiç, asgjë e gjallë. Hyri në ahër për të parëmushkën. Do të shkonte për dru herët dhe do t’i vinteqysh tani torbën me elb. Vuri duart kokës dhe mbetipa mend kur pa mikun të shtrirë sa gjatë gjerë në mestë ahurit. Ai rënkonte thellë. Zoti i shtëpisë iu afruadhe pa se nga balli i zbriste teposhtë, drejt gojës, njërrëke gjaku, që pastaj rrëzohej faqes së majtë e bintenë pleh. Miku ishte gjallë por në grahmat e fundit.

-Ç’të pruri këtu, bre mik?-Më more në qafë,- mezi mundi t’i thoshte ai.-Po pse të mora në qafë, or mik?Pse të prita me

bujari dhe me ashkë zemre, pse të nderova dhe nuk tëlashë jashtë të të hanin ujqit? Pse të besova si vëllai –vëllait?.Për këto të mora në qafë?!

-Më the që harami del në brezin e shtatë, kjo mëbëri ta vjedh mushkën. Po ajo më vrau. Harami mëdoli në çast...

-As ato fjalë nuk i ke pas me hile, lum miku. Po tytë ka zënë harami i të parëve të tu që kanë bërë si ti...

Marrë nga libri “Fjala priu...”

Xhafer Martini

Shkrimtari Xhafer Martini del paralexuesve me një botim të ri, me

një libër disi të veçantë dhe të rrallënë llojin e tij. Në këtë përmbledhjepërfshihen tre libra:

1-Tregime të rralla popullore2-Ese filozofike me motive popu-

llore3-Tregime mitologjikeQë të tre këto libra edhe pse janë

botuar në një përmbledhje të për-bashkët kanë dhe të veçantat e tyre.E përbashkëta qëndron në faktin sekëto libra, qoftë studime, qoftë kr-ijimtari, mbështeten në kulturën epopullit, në folklor dhe në mitet: tre-gojnë mënyrën e qasjes së autoritndaj kësaj kulture. E veçanta qëndronnë faktin se prezantojnë anë të ndry-shme të kaluarës popullore. Në “Tre-gime të rralla popullore” janë përf-shirë një tufë tregimesh që përbëjnështresën më të hershme të folkloritgojor, ku “bashkëjetojnë” në harmonitë plotë shpirti dhe trupi, bota e kë-tushme me botën e përtejme, reali-teti dhe fantazia, perceptimetkonkrete dhe asociacionet. Problem-atika e këtyre tregimeve është shumëe pasur. Trajtohen probleme morale,filozofike, ekonomike, shoqërore,familjare, estetike, fetare, mistike,etj. Në këto tregime kemi një galeritë pafundme tipash dhe karakteresh;në to ndeshën i miri e i keqi, imençuri e budallai, toleranti e in-toleranti, i drejti e i padrejti, i nder-shmi e batakçiu, pajtimtari dhe sher-rnxitësi, shpresëdhënësi e nihilisti,bujari e kopraci, fisniku e vulgari, ipërkori e grykësi, trimi e frikacakuetj., etj. Subjektet janë të popullit,por të plazmuara në formën më tëpërshtatëshme, duke mos tjetërsuarmesazhet, rrethanat, personazhet esituatat. T’i qasesh fjalës së popul-lit është përgjegjësi e madhe, pavar-ësisht nga mënyra dhe qëllimi. Pop-ulli e vlerëson shumë fjalën. Ajo kapërparësi në lidhje me veprimin,sepse i paraprin atij. Populli ka njëthënie: “Fjala priu, forca griu” e ng-jashme pak a shumë me thënien bib-like: “E para është fjala” Populli këtotregime “i thotë me dy fjalë”, se përtë ka rëndësi përcjellja e mesazhit.Por për një shkrimtar kjo nuk duhettë jetë e mjaftueshme, pasi çdo me-sazh e ide duhet të transmetohet menjë formë sa më të përkryer artistike.Marciali poet latin, shprehej përpoezitë e veta të recituara: ”O Fi-dentinë, ato vjersha që do t’irecitosh, janë të miat, por kur i re-

citon ato s’janë më të miat”.Kur kjondodh me recitimin, çfarë mund tëndodh me krijimtarinë gojore të pop-ullit kur e mbledh,për të parën herënjë shkrimtar? Sigurisht ndodh njëtransformim më i madh se sa reciti-mi i një poezie. Këto tregime në tëkaluarën janë lënë jashtë vëmendjessë mbledhësve të folklorit gojor, përarsye se përbënin atë shtresë që nukpërputhej me ideologjinë nga e cilaudhëhiqej jeta jonë. Atëherë edhe nëmbledhjen e publikimin e folkloritmbahej parasysh porosia e Leninit“për dy kulturat”, njëra e popullit tëthjeshtë dhe tjetra e klasave sun-duese. Ndonjë prej këtyre tregimeveështë përfshirë edhe në librin “Esefilozofike me motive popullore”, porme qëllim ilustrimi, sa për të

përcjellë mesazhin. Vetëm këtu para-qiten të plotë dhe me pretendimeartistike. Në “Ese filozofike me mo-tive popullore” jepen disa aspekte tëfilozofisë së popullit, ku pasqyrohetqëndrimi i tij për dukuri nga më tëdebatueshmet si: Liria, Mendja, Fati,Vdekja, Musa, Gjeniu, E drejta dheE vërteta etj. Jepen shembuj konkretnga jeta. Populli nuk i përmbahet njëshkolle të caktuar filozofike, ai kanjë filozofi të vetën, që buron ngapërvoja e gjatë jetësore. Megjithëselibri është shkencor, i mbështetur nëburime të shumta, ndryshon nga li-brat e filozofëve, mbasi problemetdhe dukuritë trajtohen me shembujnga jeta e personaliteteve të shquaraetj. Është e dallueshme mënyra se simerret shkrimtari me këto probleme,

nga mënyra se si merret filozofi. Filo-zofia e popullit ka pika takimi dhendarjeje me shkolla të caktuara filo-zofike dhe këto gjejnë pasqyrimin evetë në libër. Filozofia e popullit nukështë e ngrirë, ajo ka evoluar ngakoha në kohë, duke nxjerrë mësimete mëvonshme nga proceset historiketë çdo periudhe të jetës së popullit.Në filozofinë e popullit zotërondualizmi, ku përqasen të kundërtatqë pranohen të dyja. Populli tëkundërtat nuk i shikon në kontradik-të, por si plotësuese të njëra tjetrës.Kjo është thelbësore në mendiminfilozofik të tij. Lexuesi do ta shikojënë ç’rast ndodh kjo dhe sa mbusha-mendës është qëndrimi i popullit.Populli u jep rëndësi të jashtëzakon-shme rrethanave, kushteve historike-

shoqërore për të përcaktuar dukuritëe ndryshme filozofike. Besojmë qëlibri do të lexohet me kënaqësi mbasifilozofia e popullit, megjithëse ethellë, është shumë e thjeshtë përmënyrën dhe mjetet e paraqitjes sësaj. Në qendër të librit “Tregime mi-tologjike” janë qeniet mitologjike siKuçedra, Dragoi, Xhindet, Lugati,Orët etj. Nuk jepen nëpërmjet tregi-meve me subjekte interesante dhedramatike duke e çuar lexuesin nëmjedise sa realiste aq edhe fantazma-gorike. Edhe në këto tregime dallo-het këndi i shikimit të shkrimtaritnga ai i studiuesit të mitologjisë. Stu-dimi i kësaj fushe i paraqet qenietmitologjike me ato mundësi dhemjete që ka në përdorim shkenca,kurse shkrimtari bën që bëmat dheveprimet e tyre të procedojnë nëmënyrë të natyrshme, saqë ne naduket se kemi të bëjmë me person-azhe të zakonshëm letrarë. Meqë mi-tologjia u përket shtresave shumë tëhershme të kulturës popullore, ësh-të plotësisht e pranueshme që këtoqenie mitologjike, ashtu si kanë për-fytyruar njerëzit e asaj kohe, të moskenë barriera dhe kufij për ekzis-tencën dhe veprimet e tyre, prandajështë fare e natyrshme që të zotërojëçudibërësja dhe e mrekullueshmja sinë përrallat fantastike. Por tregimetmitologjike dallohen nga këto llojpërrallash se, nëse pas personazhevetë këtyre të fundit shihen veprimetdhe qëndrimet e njerëzve, në tregimetmitologjike jepen raportet e qenievemitologjike me njerëzit. Ka ndonjëtregim që në pamjen e parë duket sirealist, për shembull Nënë Pashja.Po ajo është një qenie mitologjike,pasi qumështi i saj është çudibërës,ai i shpëton fëmijët nga vdekja e sig-urt. Letërsia nuk merret me anën ejashtme të qenieve mitologjike, porme thelbin e natyrës së tyre; përletërsinë nuk ka barriera dhe kufij tëparakohshëm. Është e kuptueshme qësecili nga këto libra mund të boto-hej më vete. Por botohen bashkë jovetëm se kanë një tematikë dhe prob-lematikë të përafërt, por se vlerat eveçanta të secilit prej tyre, plotëso-hen nga vlerat e përbashkëta. Qëlli-mi i autorit është të paraqesë njëkompleks kulturor, një sistemvlerash, i cili nuk mund të përfito-het nga bashkimi mekanik i disa prejtyre, por vetëm nga vlera të inte-grueshme, që funksionojnë më mirësë bashku se sa vetëm.

T’i qasesh fjalës sëpopullit është përgjegjë-si e madhe, pavarësishtnga mënyra dhe qëlli-mi. Populli e vlerësonshumë fjalën. Ajo kapërparësi në lidhje meveprimin, sepse i para-prin atij. Populli ka njëthënie: “Fjala priu, forcagriu” e ngjashme pak ashumë me thënienbiblike: “E para ështëfjala” Kopertina e librit të Xhafer Martinit,

“Fjala priu...”

Page 14: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

14 - Qershor 200826nr.

dëshmiPersiatjet e kalvarit të vuajtjeve të gati një shekulli histori janë ngulitur thellë nërrudhat e lëkurës të ballit, të cilat në pamje të parë në miniaturë paraqisnin njëtkurje malore apokaliptike.

Nga ATLI DEMA

Imazhi mbresës i një jete, që shtreson materiale të mbledhura vuajtjesh si rezultat gran-

itesh të pashmangshme, ngjyrat e jetës së Mir-tozan Qormemetit i cili, shkruante dhe lex-onte shqip, sërbisht, gjermanisht dhe arabisht,kanë bashkëjetuar me dhimbën e kohës sëkombit që i takoi. Atëherë tek ai, persiatjet ekalvarit të vuajtjeve të gati një shekulli his-tori janë ngulitur thellë në rrudhat e lëkurës tëballit, të cilat në pamje të parë në miniaturëparaqisnin një tkurje malore apokaliptike.

Edhe pse në fëmijërinë e hershme mbeti paprindër, pas kthimit nga Tirana 1916, vendosette daja i tij në fshatin Ame, kurse në Dibër ukthye më 1948.

Të shkruash për të s’është e lehtë, sepse s’diç’të kapësh më parë: fisnikërinë, trimërinë,talentin, këmbënguljen, vullnetin apo dashu-rinë për kombin.

“Gjatë viteve 1918-1941, Dibra nuk kishshkolla shqip, prandaj mësuesit u shpërngulënnë Shqipëri ku punonin në gati gjithë Sh-qipërinë si Said Najdeni, Haki Sharofi, VebiAgolli, Haki Stërmilli etj... Ata që mbetën nëDibër punonin punë të ndryshme. Një prejtyre ishte edhe Riza Lata nga fshati Ame, qëpunonte hoxhë fshati dhe na mësonte mësimfetar. Por në shtëpinë e tij mbas orëve të ara-bishtes, na mësonte shkronjat shqip dhe vjer-shat e Naimit, Çajupit”, - kujtonte në një frymërrëfimin e jetës zoti Mirtozan, duke u thelluarnë detajet e vuajtjeve. Kur vërente se ne,rrëfimin e ndiqnim me kureshtje, vijon:

“Më 1935 shkova ushtar në Karlovë të Kroa-cisë, por shumë shpejt u sëmura nga njësëmundje ngjitëse, ata pas dy muaj më lëshuannë shtëpi në rehabilitim. Në ushtri më thirënprapë në fund të vitit 1938. Edhe pak ditë duhejqë të përfundoja afatin ushtarak. Filluan luftëratnëpër Europë kështu që gjatë bombardimit tëBeogradit më 6 prill 1941 isha në Petrovare-din (Zrenjanin) deri më 5 maj 1941. Njësitijonë endeshte rreth Beogradit. Atëherë koman-da na la të lirë, ata që mundën të shkojnë nështëpi-shkuan, mirëpo në atë kohë gjermanëte kishin pushtuar vendin tonë dhe nga jugu iafroheshin Beogradit, kështu që ishte e pam-undur të largohemi nga komanda dhe më 5maj 1941 në Mitrovicë të stremit u dorëzuakomplet njësiti jonë (IV Kraleski Puk).

Gjermanët na ngarkuan në kamionë dhe nanxorën diku në Vojvodinë ku i mblodhën tëgjithë robërit e rrethit të Beogradit, afër 200mijë robër. Për dy javë na sistemuan në Gjer-mani sipas profesionit, fesë, kombit, njohu-rive të përgjithshme dhe gjendjes psiko-fizike.Mua më sistemuan në një fabrikë qumështi

Mirto Qormemeti,robi i fundit i Luftëssë Dytë BotëroreNë foto: Mirtozan Qormemetit

në qytetin Krefeld afër Düsseldorfit.Kësaj periudhe të erët iu shtua edhe peri-

udha pas luftës së dytë ku intelegjenca u shuanë forma të ndryshme. Fshatrat e brezit kufitaru internuan në Maqedoninë lindore, një pjesëu burgosën dhe me të dhjetëra të tjerë u vranëpa proçese gyqësore. Në fshatin tim u vranëtre fshatarë të pafajshëm nga policia kufitaredhe shërbimet e fshehta të UDB - së “gabi-misht”. Dhe në çdo fshat tjetër nga dy e ngatre. Familjet që nuk u internuan u burgosën,burrat të cilët nga presionet psiqike (në burg)dhe kërcënimet për zhdukjen e familjeve udetyruan me dashje dhe padashje të bash-këpunojnë me sistemin, një pjesë e mirë e tëcilëve me kalimin e kohës edhe u hyri në qejfbashkëpunimi. Me hapjen e kufirit shtetërorishin të maltretuarit që të parët u shpërngulënnë Amerikë dhe Europë. Kështu që sot janëboshatisur të gjithë fshatrat kufitare si: Spas,Ame, Krifcë, Banisht, Shullan, Jazulli, Kojnarë,Bomovë, Shushicë, Tarranik etj... Sot nga këtofshatra kanë mbetur me qindra tregime përproçeset gjyqësore të montuara.

Pra puna është mbi të gjitha… Jeta ështëkomplekse dhe na mundojnë ligjet e saja. Unëshpesh dëshiroj të arrij më shumë se e kon-ceptoj jetën por esapet s’më dalin dot. Sepsenë të kam shumë episode të cilat kanë diç tëveçantë në rrugë, familje dhe punë. Sot kurmundohem të evokoj kujtime vërrej se jetamë është ngatëruar, dhe më duket e gjatë satre shekuj, sepse në këto vende ka patur luftëratë vazhdushme por edhe gjatë kohës së paqësshqiptarët kanë qenë në luftë me sistemin ko-munist dhe organet e sigurimit. Ky popullgjithë jetën është terorizuar nga pushtete tëndryshme.

Më 1948, kur filluan represionet ndaj fsha-tarëve kufitar e pash të udhës të shpërngulemnë Dibër në trojet ku kisha lindur shton Mirto-ja. Sado kudo në qytet e kishin më të vështirëtë thurnim përralla me agjitatorët nga Shqipëria.

Të gjithë ligjet kanë pasur anekse diskrimin-uese për shqiptarët, por ndalimi i shkollimitnë gjuhën amtare në mbretërinë jugosllave dhekufizimi i natalitetit në vitet 1980 kanë qenëkulminacion i të gjithëve dhe gjenocid i pastër.Njeriu që shifrat i hedh si patare, nënvizon sembi 80% të shqiptarëve të dënuar e din për-mendsh përmbajtjen e ligjit 33, alineja 4 dhe7, vepra kundër popullit dhe shtetit. Bullgarëtnë luftën e parë kanë qenë afër dy vjet,. Unëkam qenë i vogël dhe mbaj mend pak elemente,por si fëmijë kam dëgjuar shumë ndodhi ngamë të moshuarit. Ushtria bullgare 1915-1917nuk ka pasur furnizim të rregullt, por ka grabi-tur popullatën sa që nuk u ka lënë edhe ush-qim për mbijetesë. Në kohën e okupimit bull-gar nga uria njerëzit kanë vdekur nëpër rrugë.Kështu që sëmundjet kanë bërë kërdinë. Në vitin1916 është përhapë tifusi. Nuk e di saktë, porçdo shtëpi ka pasur të vdekur nga tifoja. Unëmbaj mend kur disa njerëz me fytyra të lidhuradhe dorëza të gjata e morrën kufomën e babaitdhe e vorrosën në varr masiv të lyër me gëlqere.Ndërsa ne shkuam në fshat te daja i cili gjith-ashtu gjindej i arratisur në mal. Mbaj mendedhe nëna na jepte disa toptha të zinj me hithadhe pak miell elbi.

Ngase babai punonte si telegrafist në postë

deri atëherë kishim gjëndje mesatarisht të mirëekonomike. Këtë zanat e kishte marrë në Kaironë postën e oborit mbretëror për shkak se gjy-shi kishte shërbyer për shumë vite deri në pen-zion në oborin mbretëror të Kairos. Në fshatkishim vetëm një dajë ngase dy të tjerët ishinvrarë në luftën e Vllajnicës (Gostivar). Dajanë vitet 1918 u vra me sërbët dhe francezëtndërmjet Dibrës dhe Strugës. Kështu qëmbetëm edhe në fshat jetim për rend të dytë.Në kujdesin e gjyshes dhe nënës të cilat narritën duke shitur nga një copë tokë deri sa umëkëmbën.

Bullgarët në Dibër s’kanë qenë të sigurtsepse grykën e Radikës dhe grykën e Drinit tëzi shpeshherë e kanë kontrolluar forcat e JusufNdreut - Xhelilit dhe Dan Camit e HoxhëMuglicës. Kështu që bullgarët kanë krijuar tëashtuquajturën qeverinë e përkohshme të Di-brës me një komision të përzier, shqiptarë,sllav, turq dhe torbesh. Megjithatë para se tëhynë forcat sërbo-franceze kanë lidhur për t’ipushkatuar 200 burra te zgjedhur të Dibrës.Por mekanizmin që e kanë pasur frikë, funk-sionoi. Jusuf Xhelili me Pop Maqellarën udërgoi fjalë se nuk do të lëshon asnjë bullgartë gjallë nga gryka e Radikës dhe Drinit të zinë rast se ekzekutohen dibranët. Ndërsa peri-udhën e administrimit italian, Dibra e kujtonme mall dhe nostalgji.

Dibra e Madhe siç i themi regjionit të Di-brës jashtë kufijve shtetëror, në periudhën eItalisë për radhë të parë në histori ka përjetuarnjë lulëzim kulturor, ekonomik dhe politik.Vështirë se do të këmi ndonjëherë ashtu lulë-zimi. Edhe pse ka qenë periudhë lufte dhemjaft e shkurtër ajo ka lënë kujtime të shumtanë popull.”

Plaku 93 vjeçar pasi shtërngon gishtat fu-qishëm herë të njërës e herë të dorës tjetërsërish hudhet me bisedë në kujtimet e tij gjatëkohës kur ishte rob lufte.

“Pas orarit të punës flenim në baraka usht-arake nën mbikëqyrjen e disa pleqve rezerv-istë. Punonim 8 orë, ndërsa pasdite (në fillimme mbikëqyrje) shëtisnim nëpër qytet, mer-reshim me sport, mësonim gjermanisht ngafletushka e revista speciale për ne. Ushqiminë baraka vinte nga kuzhina ushtarake dhe nukkishte ndryshim nga ushqimi i rekrutëve gjer-man. Ndërsa ne, muslimanëve, na jepnin ush-qim të veçantë dhe nuk na pengonin për namazdhe Ramazan. Pas gjashtë muajsh na dhanënga një kartolinë që të paraqitemi në shtëpi.

Pas një viti më transferuan në Düsseldorfnë një repart të “Krup–it”, ku punoja në kalda-jat qëndrore. Në vitin 1943 na dhanë të drejtëtë pranojmë shtetësinë gjermane dhe tëkalojmë në qytetarë të lirë gjerman. Dhe mekëtë rast një numër i madh sllovenësh, kroat-ësh, hungarezësh dhe gjermanë nga Vojvodi-na u shtetëzuan.

Në fillim të vitit 1944 qeveria e Tiranës ikërkoi Gjermanisë t’i kthen shtetasit shqiptarëqë gjinden në Gjermani si robër lufte jugosllavme pretekst që t’i angazhon në luftë me guer-ilën komuniste. Dhe më 20 maj kërkesa uaprovua dhe të gjithë shqiptarët të cilët ishinme prejardhje nga vendet nën administratënshqiptare u lëshuan në shtëpi me leje pushi-mi 30 ditë. Dhe pas kësaj të paraqiten në ko-

mandaqarkun për udhëzime të mëtutjeshme.Të gjithë robërit nga Maqedonia, nga fun-

di i majit zbarkuam në Prizren nga një trenushtarak, po atë ditë u nisëm për Tetovë nëpërShar, prej ku të gjithë angazhuam karroca (taksi)dhe u shpërndamë nëpër qytete.

Në komandaqarkun e Dibrës nuk u para-qitëm ngase ato nuk e dinin ku e kishin kokën.Gjermanët ishin të demoralizuar nga lufta qëpo humbej, me të cilët komunikoja lirshëmdhe shpesh herë u shërbeja për përkthime tërëndësishme. Në fillim të shtatorit 1944 gjer-manët tërhiqeshin për në veri. Ditën kur unisën u përshëndetëm me oficerët që i njihja,njëri prej tyre më la një makinë shkrimi “Ol-iveti” dhe një pushkë të shkurtër italiane. Nukmë harrohen fjalët të një oficeri fisnik – “Sote tutje do të jetoni me njerëz që s’dinë çkaështë ËC”. E kishte fjalën për rusët.

Disa orë më vonë në qytet u fut pararoja ebrigadës të shtatë sulmuese shqiptare. Në ballëtë së cilës ishin të rinjtë dibranë nga Tirana.Flamurin e mbante Xheladin Krifca, i cili mëvonë u emërua ambasador në Kinë.

Këshillat nacionalçlirimtare i organizontekryetari i këshillit të Dibrës, Aqif Lleshi, bash-këfshatar i imi, i cili nuk më mobilizoi për nëfront me pretekst se gjashtë vjet pa ndërprerjekam qënë ushtar dhe rob lufte. Por, më pro-pozoi dhe zgjodhi kryetar të këshillit naciona-lçlirimtar për fshatrat Ame, Krifcë dhe Ban-isht.

Deri në fund të vitit 1945 brigadat shqiptarekontrollonin Dibrën dhe rrethin. Komandatbrigade ishte Haxhi Lleshi, më të cilin ishimmoshatarë dhe shokë klase në shkollën filloresërbishte në vitet 1922-1927. Kur ai mori ur-dhër të tërhiqet brenda kufijve të 1913 u dukqartë se bashkimi i trojeve shqiptare që aqshumë e kishin propaganduar komunistët ish-te fars dhe se shqiptarëve të jasht Shqipërisëlondineze u mbetej të mendojnë për një shansëtjetër historike.

Më 1951 Aqif Lleshi para se t’i rrethohetshtëpia ai i informuar prej dikujt kaloi përtejkufirit me afër tridhjetë anëtarë të familjes.

Po atë ditë në të gjithë Dibrën filluan in-ternimet masive, arrestimet, bastisjet, por edheekzekutimet në brezin kufitar. Në Veles dheShtip u internuan rreth 60 familje, pronat e tëcilëve iu bashkuan kooperativës me gjithë kaf-shë. Pleqtë, të sëmurët dhe shumë fëmijëvdiqën nga uria, ethet dhe tuberkulozi. In-ternimet zgjatën prej tre deri gjashtë vjet. Di-bra në Veles dhe Shtip la shumë varre.

I ashtuquajturi revolucioni socialist nëDibër ka lënë plagë të pashërueshme më shumëse çdo qytet tjetër shqiptar”.

“Nga Dibra në gjermani kishte edhe robërtë tjerë të luftës, - shton Xha Mirto, - si: NazifMashkulli, Shefki Strikçani, Xhetan Kaja, Kare-man Sela, Hisni Strikçani, Elmaz Duka, HisniMarkja, Kalosh Lleshi, Osman Shehu, BajramFrangu, Aki Tollumi, etj.”

Shënimet tona nuk kanë të ndalur ata do timbeten historisë. Qëllimi i këtij shkrimi, merastin e trevjetorit të vdekjes së MirtoQormemetit, ritushon që përmes robit të fun-dit të Luftës së Dytë Botërore të prezantohetpjesërisht dhimbja dhe vuajtja e popullit tëkëtij nënqielli.

Shënimet tona nuk kanë tëndalur ata do ti mbeten his-torisë. Qëllimi i këtij shkrimi,me rastin e trevjetorit të vde-kjes së Mirto Qormemetit,ritushon që përmes robit tëfundit të Luftës së DytëBotërore të prezantohet pjesër-isht dhimbja dhe vuajtja epopullit të këtij nënqielli.

Page 15: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

Qershor 2008 - 1526nr.

traditë Kënga e Rexhës është shumë e përhapur. Teza mbi origjinën e sajdhe rrjedhimisht edhe vendlindja e baladës. A është Kalaja e Dodës,

katundi Radomirë, vendi ku ka ndodhur tragjedia?

Treva e Kalasë së Dodës është e njohur përpasuri të madhe folklorike. Në repertorin

e shumtë të interpretuesve të kësaj krahine zënënjë vend të rëndësishëm këngët e vallet. Pa uzgjatur shumë për këtë pasuri, e cila kërkonkohë për një studim më të gjatë, nëpërmjetkëtij shkrimi desha të bëj objekt të dhënat përnjë baladë aq të njohur në të gjitha viset tona.Balada, si gjini epike-lirike, ka qenë dhe mbe-tet shumë e dashur, e afërt dhe komunikueseme ndjenjat e popullit tonë. Në shekuj janëkrijuar e kënduar mjaft balada, ku lirikja dheepikja, të pleksura ngushtë, e kanë bërë të dal-lueshme nga këngët e llojeve të tjera. Ne sotdo të ndalemi pikërisht tek kënga e Rexhës.Megjithëse e veçantë, për sa i takon subjektittë saj, ajo mori një përhapje shumë të gjerëgjeografike. Kaq e përhapur është bërë, saqëshumë zona brenda kufijve tanë, por dhe jas-htë ku ka shqiptarë, këtë baladë e kanë bërëpronë të tyre. Këtë baladë si dhe mjaft të tjerai krijoi dhimbja e popullit, në rastin konkret,tragjedia që shkaktoi vdekja e djalit ditën edasmës së tij. Për këtë perlë të krijuar nga njëdhimbje konkrete është folur me të drejtë aqshumë. Nuk është rast unik në llojin e vetvetëm subjekti i thjeshtë, pa hyrje e dalje, poredhe sinteza e dhimbjes që nderet në çdo fjalë.E tëra është kulm i dhimbjes tragjike. Men-dimet e mia nuk shprehin ndonjë gjë të re përkëtë krijim dinjitoz të popullit, por ajo që nabën të themi diçka tjetër: vendndodhja e ng-jarjes e rrjedhimisht edhe vendlindja e bal-adës, që është padyshim Kalaja e Dodës, ka-tundi Radomirë. Me të drejtë dikush mund tëmendojë se vënia e disa kontureve gjeografikee kohore, siç do të shohim më poshtë, e bënmë të rëndomtë ngjarjen dhe jo aq të ndjeshmedhimbjen që shpreh. Me dashamirësipërgjigjemi se s’është ky qëllimi im, por diç-ka më shumë. Edhe pa këto që po shprehim,ajo e ka gjetur vendin në gjerdanin rrezulluestë pasurisë së pafundme folklorike, ajo ështëpronë e të gjithëve, secili që e dëgjon apo ekëndon gjen diçka nga vetja, i lë hapësirëdrithëruese fantazisë së tij. E megjithatë e sho-him me vend të sqarojmë pse mendojmë qëvendlindja e saj e parë nga u përhap ështëRadomira. Sigurisht që gjë të shkruar për këtënuk ka dhe as pritet të ketë kur bëhet fjalë përnjë baladë. Në kujtesën e popullit mbetensentimentet e saj të përgjithshme e jo hollësitë tilla si vendi apo koha që ose nuk përmendenose përmenden shkarazi. Tri janë arsyet që nabëjnë të mbështesim mendimin e mësipërm:Së pari: tek dëshmitë e disa të moshuarve edheata të marra nga transmetimet e para ardhësvetë tyre. Kur e dëgjonte këtë këngë i moshuariV.Gj., vdekur para 30 vjetësh në moshën 90vjeç, me përmallim u drejtohej njerëzve: “Ah,more djem, kjo ngjarje ka ndodhur në këtëvend!” dhe tregonte gojarisht atë dhe theme-let e shtëpisë. Të moshuarit nuk habiteshin,se dhe ato shprehnin të njëjtin mendim, kursene të rinjtë e atëhershëm ndiheshim krenarë.Fisi Rroshi, ku mendohet se ndodhi drama, kaqenë me shumë ndikim për pasuri, por edhepër punë të dobishme që bënte për vetë popu-llin e krahinës.

Sipas dëshmive ky fis u shpërngul nga kykatund afro 250 vjet më parë, edhe kënga du-het të jetë afërsisht e kësaj moshe. Dëshmo-het gjithashtu që në Misir ku emigroi, ai kri-joi një fshat të tërë me emrin Radomirë. Përkëtë fis ka edhe gojëdhëna të tjera interesante,me të cilat nuk është e udhës të zgjatemi nëkëtë shkrim. Së dyti që hedh dritë dhe vërtetonvendndodhjen e ngjarjes tek ky vend e tek kyfis është edhe letërkëmbimi që është ruajturnga një pasardhës i këtij fisi nga Misiri meemrin Rexhë Rroshi, me të afërm të tij në lagjen

Otranto, Port i Dhimbjes dhe ShpresësKushtuar të rënëve të Dibrës, viktima të Otrantos.

Një fjongo të kuqe ia vura detitMbi kaltërsi dallgëshdhimbja e kuçedra m’u shfaq.

Një nënë dibrane mes odës lëshon piskamënKurorë e blertës’ka e s’ka duar foshnjërisht ta mbajë.Një foshnje luan symbyllur me vdekjenNga gji i ftohtë thith jo tambël, por gjak.Baladë vërtet e gjallë.Dramë e tragjedi moderne me valle vdekjen mbi dallgë.

Një burrë krahët zgjate nuk mundet të ndihmojë vëllanë sadopak.Otranto e Zezë.Ti, Port i Dhimbjes, ti, Port i Shpresës, ti, Port i Valëve.S’e dinim që më ëndërr makabredo të na shfaqeshe një ditë, një çast.

Otranto e zezë.Otranto e blertë që na veshe në zi.Për vdekjen u ktheve në djepOi...oi...oi...

Pas nëntë maleshKullë më kullë Dibra mortin dhëmbështrënguar e hap.Këngëligjetme çarçafë të zinj bjeshkët e dheun e ugarit mjegullojnë.E marsi i Otrantoslule rudine, e gjeth, e drurë gjer në palcën e rrënjës i than.E valët e Shpirtitbrigje të rinj këngësh symbyllur kërkojnë e kërkojnë.

Pranverë me lule mollëshdonin të na i linin me Dimrin nga mot përqafuar.Në ca udhë mërgimtarembi Fushë të Korabit u rizgjoka malli i patreturBëjeni një lapidar të blertënë mes të detit, me stërkala ëndrrash plaguar si zjarr i pashuar.Në librin e Historisë dibraneMonumentit të kujtesë le t’i përulemi dhe sot dhe nesër.

O zot, mos më keq!Mos të pafsha më, o Ditë e marsit në Otranto!

Namik Selmani, shkrimtar

Në gjurmët e një baladeNga JAHE DELIA (SELMANI)

Tejs-Radomirë deri 40 vjet më parë. Ky emërështë padyshim emri i Rexhës së këngës tëtrashëguar në atë familje. Argumenti i tretë nëmbrojtje të mendimit tonë është teksti dhemelodia e baladës. Melodia e gjetur vitet efundit, me ndryshim nga ajo që njohim tëgjithë është një tregues tjetër për origjinalite-tin e saj dhe kjo u bë një nxitje më shumë përhulumtimin tonë. Ndërtimi melodik i vargutkalon nga 10 rrokësh në strofë në 12 rrokëshnë interpretimin e dy vargjeve të para, për tëkaluar pastaj në 8 rrokësh në refren. Kjo thyer-je në tekst e në melodi të shkund, të trondit etë ngjeth tërë qenien. Teksti përfshin vargjet easaj që njihen nga të gjithë, por ka dhe disastrofa që besojmë se ende nuk njihen. Ndërti-mi i këtyre vargjeve plus melodinë bëjnë njëvariant tjetër të këngës, pa ndryshuar thelbintragjik të ngjarjes. Në vargjet që mendojmë sejanë të paekspozuara, drama është më e prek-shme dhe kjo shprehet nëpërmjet disa kon-trasteve tepër të fuqishme.

Momenti kur dasma ka arritur kulmin dheshokët e heroit të baladës hedhin valle (kce-

jnë në kurt-oborr), kur motrat “hekin hore”(modeli më i përhapur i valles së grave dhevajzave të krahinës), krijuesi popullor ikundërvë nënën, me stoicizmin e paimagjin-ueshëm, tipike për një nënë shqiptare, e cilaakoma ruan të fshehur të vërtetën e kobshme.Radhisim strofat:

“Shokët e Rexhës po na kcejnë në kurt-ePo Rexha i nanës palë në tabut-eÇou Rexho, çou o biro...Shokët e Rexhës po qesin fishekë,po Rexha i nanës palë në dyshek,Çou Rexho, çou o biro...Motrat e Rexhës po na hekin hore,Po Rexhën e nanës do ta çojnë në vorre,Çou Rexho, çou o biro...Ç’pate, more Rexho, që shkove te kepi,Nusja jote, biro, posi nuse mreti,Çou Rexho, çou o biro...Ç’pate more Rexho që shkove te Çili,Nusen tane bir e muer Haxhi Zeqiri,Çou Rexho, çou o biro...”Siç shihet, në tekst na del edhe një emër.

Sigurisht që nusja e pafajshme nuk do të rrinte

pa u martuar, ndoshta me emrin e përmendurnë baladë, por ky emër nga krijuesi popullorduket sikur përdoret për t’i vënë një kapak mëtë rëndë tragjedisë së ndodhur: si u nis dasmae djalit të vetëm e si përfundoi. Djali u vrakur po merrte kalin e tij, sigurisht për të marrëpjesë në garat burrërore me kuaj që zhvillo-heshin me këtë rast në një vend të caktuar mbifshat. Garat në raste gëzimesh kanë qenë pjesëe jetës së këtij komuniteti deri në vitin 1912,në një vend të caktuar ku fituesin e priste nëfinishin e vendmbërritjes së kalit më të shpe-jtë, një dash i zbukuruar dhe përgëzimet e tur-mës. Erdhi pastaj viti me djegiet, vrasjet epersekutimet serbe dhe u ndërprenë edhe këtogara me kuaj që ishin traditë e kahershme nëtë gjithë Kalanë e Dodës. Kënga e nisur nganjë ngjarje reale shpejt mori përhapje. Në njënga zonat fqinje, besojmë se u përhap edhenë Kosovë e në vise të tjera. Duhet të thek-sojmë pra se kjo baladë nuk është krijim i fan-tazisë, është fiksimi artistik i një momentikulmor tragjik.

“Në vitin 1908 Turqia mori nizamët e parë në zonën e Lurës.Mes tyre, edhe Sul Pekën. Shumica prej tyre nuk u kthyen më nëvatrat e tyre. Mbas disa vitesh ushtarët kanë komunikuar me anëkorrespondence me familjet e tyre nga Turqia në Shqipëri. Këtyreu janë bërë letrat nga njerëz me shkollë, sepse ishin të pashkolluaredhe neve letrat e tyre i lexonim nëpërmes hoxhallarëve e prift-ërinjve. Më vonë u ndërpre ndërlidhja. Ardhja e disa burrave passhumë vitesh deklaruan se gjatë luftës u është ndërpre ndërlidhjadhe nuk dimë asgjë për jetën e tyre. U deklaruan të vdekur. Përkëtë arsye, ceremonia e varrimit të Sul Pekës u bë pa kufomë,ashtu si dhe shume nizamëve të tjerë.

Por, rreth viteve 1982-1984, në Tiranë vjen një grup folkloriknga Turqia. Në atë koncert, takova një burrë nga Korça, i cili ishtepjestar i ansamblit turk, i ikur herët nga Shqipëria. Ai kur morivesh se mbaja emrin e Gjyshit, më shpjegoi se njihte një personnga Shqipëria, që duhej Sul Peka dhe jetonte në Stamboll. Më dhaadresën dhe unë i shkrova me shpresë. Por letrat nga adresa “NisamXhadedesi Nr.24, Kërtall Istambul Turçi” më janë rikthyer me shën-imin “adresa gabim”.

Sipas informatave jo të sakta, Sul Peka i Lurës, shkuar nizam nëTurqi në vitin 1908, ka vdekur në Stamboll në vitin 1986. Ka lënë2 djem, por ne nuk kemi mundur të kemi asnjë lidhje me të. Nërespekt të tij, ju lutem botoni këtë poezi, shkruar me dashuri ngaHaki Koltraka”.

Faleminderit,SUL PEKA, nipi i Sul Pekës së Stambollit

Karakoll në histori LuraKrye vendi me besë, burraKy Sul Peka kësulën në syRreth brezit me dy alltiVepra të nalta bëjnë djemtë e miVepra të nalta ka ba LuraE ka vendin në valle me burra.Ky Sul Peka i stopanitDjemtë e mi roje vatanitSa të jetë jeta ball istikamitBrez pas brezi djalë pas djalitKy Sul Peka kësulën në syNgjeshur brezit dy alltiNdan kanun me drejtësiNë nantë male është përmbi.Ky Sul Peka i karakollitKarshillëk i bën StambollitKarshillëk i bën SerbisëKërkon trojet e Shqipërisë.Ky Sul Peka kësulën në syNgjeshur brezit dy alltiËshtë për Lurën krenariKrenari për Shqipëri.

“Sul Peka, krenaria e Lurës”

Shkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesitShkruajnë lexuesit

HAKIKOLTRAKA:POEZIKUSHTUARSUL PEKËS

Page 16: NGA: VIRON KONA - rrugaearberit.comrrugaearberit.com/arkiva/2008/qershor2008.pdf · Fjala e kryetarit të LID, Prof.Dr. Nuri Abdiu - FAQE 2 “Dibra do të dijë të mbetet përherë

16 - Qershor 200826nr.

cyan magenta yellow black

Grafika: Studio “m&b”. Tel: (04) 2233 283.

kulturëArtemisa Repa dhe Fatrin Krajka dhanë një koncert më 24 qershor.Dy dibranët u duartrokitën gjatë nga spektatorëtqë kishin mbushur sallën në Akademinë e Arteve.

Artemisa Repa, sopranoja dibraneqë ka pushtuar skenën europianeArtemisa Repa, sopranoja dibraneqë ka pushtuar skenën europiane

“Do të ishte një ngjarjee veçantë për mua, qëtë jepja një koncert mepjesë të zgjedhuraklasike, por dhe muziketë përpunuar dibranenë evenimentin epërurimit të Rrugës sëArbërit. Do të ishte meinteres që soliste dhemuzikantë si BashkimPacuku, Arif Vladi, LiriRasha, Isak Shehu e tëtjerë të përfshiheshinnë këtë eveniment”

Artemisa Repa dhe Fatrin Krajkadhanë një koncert më 24 qer-

shor. Dy dibranët u duartrokitën gjatënga spektatorët që kishin mbushursallën në Akademinë e Arteve.

Fatrin Krajka ishte i pari që hapikoncertin, duke luajtur në piano melo-di nga Gluck, Liszt, Copland, Scriabin,ndërsa sopranoja Artemisa Repa kën-doi arie nga Bellini, Vivaldi, Puccini.

Ndërsa për Fatrinin ky ishte kon-certi i parë në Shqipëri, për Ar-temisën nuk ishte i tillë. Ajo ka kën-duar edhe herë të tjera në Shqipëri,ku më i rëndësishmi është festivalindërkombëtar “Marie Kraja”, ku kafituar çmim në vitin 2004.

Koncerti i 24 Qershorit ishte shumëi rëndësishëm për Artemisën, pasi ajovinte nga një premierë muajin e kalu-ar në Operan e Stambollit me “Romeoe Zhuljeta”. Këtë sukses ajo ia përcol-li edhe publikut shqiptar më 24 qer-shor, ku nga 4 arie në program, njëraishte nga premiera e Stambollit.

“Emocionet dhe përgjegjësia qëpërcjell tek publiku shqiptar janë tëjashtëzakonshme. Nga ana profesio-nale i jam mirënjohëse shkollës sh-qiptare të kantos, e cila është evi-dentuar dhe në botë, nga ku mjaftëartistë tanë kanë bërë emër”, - thotëArtemisa. Ndërsa puna me mjeshtërtë muzikës klasike, në Romë, Gjer-mani dhe Stamboll më kanë shtuarsigurinë dhe teknikën interpretuese”.

Vlerat artistike të Artemisës janëvlerësuar shumë edhe në shtypinbotëror. “Sopranoja e re ArtemisaRepa ka marrë pjesë në shumëkonkurse në Shqipëri, Itali dhe Gjer-mani, ku ka fituar dhe çmime. Zëri isaj është i fortë dhe ka mjaft ngjyra,e dalë nga një grua e mrekullueshme,

duke sjellë një surprizë në Opera”,shkruan shtypi turk. “Artemisa ka njëzë melodioz dhe të veçantë”- vlerë-sonë mediat në Gjermani dhe Itali.

Në një intervistë për RTSH ZhaniCiko e vlerësoi lart Artemisën si ngaana e teknikës, ashtu dhe nga ana emuzikalitetit në interpretim.

Pyetjes për planet e saj të ardhs-hme, ajo përgjigjet: “Kam në projektqë nga shtatori në Teatrin e Operasnë Romë të mbaj një koncert me arienga kolosët e muzikës klasike si Ver-di, Rossini, Belini, etj.”

Përveç sukseseve në operatbotërore, të cilat, me talentin që kaArtemisa do të jenë të shpejta e tëshpeshta, ajo kërkon edhe një suk-ses tjetër në Shqipëri. Dhe jo vetëmnë ariet e mrekullueshme që këndon.

ARTEMISA REPA, soprano. E diplomuar në vitin 2002 me notë maksi-male pranë Akademisë së Arteve të Tiranës, është specializuar në vitin2006 pranë Conservatorio di Musica “S. Cecilia” në Romë, ku ështëklasifikuar e para në mes e mëse njëqind këngëtarëve nga kombësi ndry-shme.

Fituese e konkurseve të shumtë ndërkombëtarë, mes të cilëve Col1corsoInternazionale “G. Rossini” në Wildbad (2003), Concorso Lirico “En’icoCaruso” në Milano (2004), Concorso Internazionale “Martinelli-Pertile”në Montagnana (2004), Concorso Internazionale “Zandonai” në Riva delGarda (2004), Konkursin Ndërkombëtar “Marie Kraja” në Tiranë (2004).

Ka ndjekur masterclass-e ne kanto me Mirella Freni, Raina Kabaivans-ka, Katia Ricciarelli, Mietta Sighele, Giovanna Canetti.

Aktualisht studion me Mjeshtren Marinella Meli a Roma dhe Elisabet-ta Di Stefano në Stamboll.

Ka marrë pjesë si soliste në koncerte të shumtë në Itali dhe vende tëtjera në salla të famshme si Auditorio Santa Cecilia del Parco della Mu-sica a Roma (2004) apo në Kishen e Shen Irenes ne Stamboll(2007) -dheka interpretuar role te ndryshme ne opera, mes të cilave Serpina ne Laserva padrona te Pergolesi (2001 ), Carolina ne Il matrimonio segreto teCimarosa (2001 ), Lucy ne Il telefono te Menotti (2003 ), Giulia ne Lascala di seta te Rossini (2003 ), Giulietta ne Capuleti e Montecchi teBelini, ne nje produksion te koheve te fundit te Teatrit te Operes seStambollit (mars 2008).

Ajo ka peng që nuk viziton dot ven-din e saj të origjinës, Dibrën, porshpreson këtë ta bëjë shpesh kur tëkemi Rrugën e Arbërit. Dhe këtë, nënjë mënyrë shumë simbolike. “Dotë ishte një ngjarje e veçantë për

mua, që të jepja një koncert me pjesëtë zgjedhura klasike, por dhe muz-ike të përpunuar dibrane në eveni-mentin e përurimit të Rrugës së Ar-bërit. Do të ishte me interes qësoliste dhe muzikantë si Bashkim

Pacuku, Arif Vladi, Liri Rasha, IsakShehu e të tjerë të përfshiheshin nëkëtë eveniment. Besoj se kjo ditë nukdo jetë e largët, por për këtë duhetmenduar që tani”.

Korresp. i “Rruga e Arbërit”

PAJTOHUNI NË GAZETËN “RRUGA E ARBËRIT”

Pajtimet në Tiranë mund t’i bëni pranë redaksisë së gazetës nënumrat: Cel: 068 31 19 232 ose në numrin fiks 22 33 283.Pajtimet në Peshkopi mund t’i bëni pranë librarisë “Fleta XXI”,pranë Gjimnazit “Said Najdeni”, me nr. tel: 0218 4233.Të interesuarit për abonime duhet të lënë patjetër emrin e saktëdhe adresën ku presin t’ju shkojë gazeta.

- KËRKOHEN KORRESPONDENTË NE RRETHETDIBËR, LEZHË, DURRËS.

- BENI NJOFTIMIN TUAJ TE BIZNESIT

Bëhuni pjesë e gazetës!Numri i radhës së gazetës do të dalë çdo të diel të fundit të muajit.

Tel. (04) 22 33 283. E-mail: [email protected] .org

Bar - Restorant“PËLLUMBAT E PAQES”

vë në dispozicion mjediset e sajpër festa familjare, dasma,

ditëlindje, kokteje, etj.

Mjedise fantastike, të bollshme dhekuzhinë tradicionale.

Sigurojmë DJ për gëzimet tuaja!

Adresa: “Myslim Keta”, TiranëTel. 068 20 80 517