21
VALENTINA LLAPRI NJE BOTE ME E MIRE. POEZI

Nje bote me e mire

Embed Size (px)

DESCRIPTION

poezi

Citation preview

Page 1: Nje bote me e mire

VALENTINA LLAPRI

NJE BOTE ME E MIRE.

POEZI

Page 2: Nje bote me e mire

Vec diellit.

U lodha me fjalet,

i mora dhe diku i mblodha…

U lodha me kujtimet,

i mblodha dhe i fshiva nga mendja ime,

U merzita me njerezit

kaq shume fjale, kaq shume kujtime..

vec diellit kurre nuk ju merzita,

ai thelle ka hyre ne zemren time.

********************************

Page 3: Nje bote me e mire

Ata

Njerezit tane te mire,

Ata qe fizikisht nuk jane me,

Ata qe punuan per kte toke,

Ata qe dhane jeten per te..

Nder dhe krenari

Jehone dhe largpamesi,

Te drejtet , te urtet,

Qe donin kte toke flori..

10 qershor 2015

Page 4: Nje bote me e mire

********************************

CDO DITE

Cdo dite , mijera e qindra gjurme

Shenon hapsira dhe koha,

Gjurme kembesh, gjurme shpirti,

Gjurme jete, gjurme shprese.

Cdo shekull mbart ne vetvete

Historira, grimcat e tyre

Perseriten pas cdo kohe,

Persiatje mendimesh

Brenda kufive te cdo moshe,

Page 5: Nje bote me e mire

Cdo shekull ka qiejt e vet,

Shperndare ne hapsiren

Qe duan diejte,

Sepse ata jane mbret..

Nje diell i mencur ,

Mbi gjithe diejte shekullore…

Me qindra rilindje jetesh

Pertej se vertetes…

********************************

Page 6: Nje bote me e mire

DASHURO GJITHCKA... BEJE ME BESO!

Dashuro gjithçka ,

dhe do të ndjesh trokitjen më të ëmbël të pranverës.

Do të duash fortë lulet e natyrës dhe shijen e manaferrës.

Shikoji me syrin e mirësisë, pemët , lulet ,fushat ,zogjtë,

mos akumulo urrejtje në shpirt,

se pastaj më… se heq dot.

Puno me mendje edhe me shpirt,

Page 7: Nje bote me e mire

ti duash njerëzit natë edhe ditë,

dashurinë për vendin,

rrenjose thellë në shpirt.

Ec në udhë të drejtë ,

Qëndro në ndershmëri,

Se s’ka më të çmuar nga drejtesia e kulluar,

mos u josh nga djalli,

që në lukse gjithnji ka qëndruar…

Njerëzve që vuajnë ,

qëndroju pranë gjithmonë,

Page 8: Nje bote me e mire

falu veç buzqeshje,

mirësi nga zemra do burojnë,

bej mirë nëse ke mundësi,

bëje se e ndjen,

dhe jo per fame, apo rënie në sy.

Zemra e njerzimit, fortë le të jehojë,

dashurinë e pastër, atë të përqafojmë.

Dashurinë për vendin, ruaje si thesar,

prindërit ti duash, se janë margaritarë.

Dashuro gjithçka, bëje më beso..

********************************

Page 9: Nje bote me e mire

Çdo herë.

Çdo herë që lexoje Kadarenë,

mendimi humbet , atje largë dhe thellë.

Një shqiponjë nën pranga, kërkon të fluturojë,

ca hije zinxhirësh, të lidhur e shtrëngojnë…

Si vargonjë të zinjë, k’ta zinxhirë të mjerë,

Page 10: Nje bote me e mire

shtrënguar pas vetes ,e mbajtën përherë.

Edhe tash shikojë, shqipja porsi zog,

do të fluturojë po prapë s’fluturon dot…

shkurt 2014********************************

Dielli, ai i ëmbëli.

Sa fortë po shkëlqen dielli,

i miri, i ëmbëli , i thelli.

Page 11: Nje bote me e mire

Ka dale aq i bukur

në këtë mëngjes,

njerzve që kalojnë,

u thotë mirmëngjes.

Sa hijeshi ka dhe sot natyra,

dhe pse pak e xhveshur,

në k’të stinë të ftohtë,

po dielli aq i ëmbël,

i bukuri ndër hapsira,

mundohet ti ngrohë të gjithë

me rrezen e tij të ngrohtë.

Page 12: Nje bote me e mire

************************** Duaj, natë e ditë

Mos e shkel në besë

njeriun që të dha bukë,

atë natë dimri,

ku ti ecje kuturu.

Mos kërko pasuri:

po mirësi në shpirt,

duajë o njeri,

ti duajë natë e ditë.

********************************

Page 13: Nje bote me e mire

E pastër

Unë s’bëj pakt me djallin,

asnjiherë, gjer sa të vdesë,

do jem e pastër porsi kristali

ashtu do të ngelem,

vërtetë, për besë.

********************************

U bëra mëngjes.

Page 14: Nje bote me e mire

I mblodha mëngjeset të gjitha së bashku,

dhe me to vrapova në rrezet e diellit,

u bëra dhe unë mëngjes, mëngjes i lehtë,

dhe ndjeva mbi faqe, më të ëmblëm vesë.

********************************

Ne…

Nuk ka gjë pa zgjidhje,

Page 15: Nje bote me e mire

dhe ajo më e vështira,

zgjidhet veç me qetësi,

bashkpunim dhe dashuri.

Asgjë në jetë, nuk na mposht dot,

madje as vdekja, që shpesh herë

kërkon t’na gllabërojë në të mistershmen erë.

Po… , as ajo nuk na mposht dot,

ne vdesim dhe rrojmë përjetsishtë.

********************************

Page 16: Nje bote me e mire

NJE BOTE ME E MIRE.

Se di , çdo ditë që kalon,

kam një besim, që kjo botë,

për mirë do t’ndryshojë!.

Njerzimi ka kaq kohë që hulumton,

që nga luftrat botërore,

e keqja vazhdon të dominojë..

Pas fjalës së mire,

nuk kapen të gjithë,

diku ka ende luftëra,

diku ka tepër dritë,

Page 17: Nje bote me e mire

diku mjerimi heq valle,

fëmijet vuajnë për bukë,

diku dinastitë e tërbimit,

po dalin çdo secondë nga trutë,

aty apo këtu ,shthurrja po heq valle,

pakenaqsitë veç shtohen,

pangopësia zapton fusha e male.

Lisat e gjatë të moçëm ,

rënkojnë mes qiellit ngjyrë gri,

nga lartë rrezet e diellit,

shpërndajnë veç mirësi.

Page 18: Nje bote me e mire

Dielli i palodhuri,

i mençuri ndër agime,

nuk flet por vetem qesh,

nga gjiri shpërndan gëzime.

Ai s’njeh kompromise,

punon me pastërti,

dielli zemërmjalti,

që është pikë e flori.

Të mirët shpesh here stepen,

përballë dritës se errët,

ajo si gojë e ujkut,

Page 19: Nje bote me e mire

si fryma e balenës.

Po dritë e Perëndisë,

ndriçimi më i mirë,

atë duhet të ndjekim,

ajo është plotë bekim.

Se di pse thellë në gji,

unë ndjejë një energji,

një forcë të patundur,

besimin më të mire.

Kjo botë do ndryshojë,

ngadalë e me durim,

Page 20: Nje bote me e mire

besojë edhe mendojë,

do bëhet një botë e mirë.

Pa dashuri.

Njeriu pa dashurine

Eshte si yll i shuar, i fikur i mbaruar,

Dashuria eshte mjalt i jetes

Ajo eshte celesi i se vertetes

4 qershor 2015

Page 21: Nje bote me e mire