21
UNIVERSITETI ‘‘HAXHI ZEKA” Studimet Master Departamenti Administrim Biznesi PUNIM SEMINARIK NGA LËNDA: ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN TEMA: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN STUDENTËT: MËSIMDHËNËSI: Shpejtim Rudi Prof.Dr.Shyqyri Llaci Valir Krasniqi PEJË,Janar 2015

Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI ‘‘HAXHI ZEKA”

Studimet Master

Departamenti Administrim Biznesi

PUNIM SEMINARIK

NGA LËNDA: ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN

TEMA: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE

MENAXHMENTIN

STUDENTËT: MËSIMDHËNËSI:

Shpejtim Rudi Prof.Dr.Shyqyri Llaci

Valir Krasniqi

PEJË,Janar 2015

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

1

Përmbajtja

Hyrje..........................................................................................................................................2

Qëllimi i Punimit, Objekti i Punimit, Metodat e Hulumtimit……………………………………………………………..2

Rëndësia e Organizimit...............................................................................................................3

Llojet e Organizimit të Menaxhmentit.........................................................................................3

Organizimi formal.................................................................................................... ...................4

Karakteristikat e organizimit formal......................................................................... ....................4

Skemat organizative (organogramet)..........................................................................................5

Organizimi informal....................................................................................................................7

Karakteristikat e organizimit informal..........................................................................................7

Procesi i organizimit dhe parimet e tij.........................................................................................8

Menaxhmenti-Kuptimi fjales manaxhim....................................................................................9

Definicionet e menaxhimit..................................................................................... ...................9

Menaxhimi dhe Administrimi................................................................................. ..................10

Hierarkia e menaxhimit......................................................................................... ...................11

Shkolla e menaxhimit.............................................................................................. ................12

Historiku i menaxhimit .Figurat................................................................ ................................13

Procesi menaxhues.............................................................................................. ..................15

Menaxhmenti si shkencë ose si art.........................................................................................15

Manaxhimi dhe manaxherializimi i ekonomisë&Zhvillimi i kapitalizmit dhe

kapitalizmi manaxherial.........................................................................................................16

Periodizimi i zhvillimit të manaxhimit.....................................................................................16

Kapitalizmi financiar..............................................................................................................19

Gabimet e menaxhimit.........................................................................................................20

Konkluzion............................................................................................................................20

Literatura................................................................................................................... ...........20

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

2

Hyrje

Si fjalë e parë shtrohet pyetja se ç’është organizimi?.

Organizimi është funksion menaxherial me anë të së cilit drejtuesit synojnë kombinimin e përpjekjeve të

individëve për arritjen e objektivave të përcaktuara.Kurse“fjala organizim” vjen nga fjala greke

“organón”, që do të thotë mjet, vegël, pjesë, gjymtyrë, kurse fjala “organizëm”, e cila rrjedh nga kjo fj alë,

do të thotë gjallesë me pjesët e veta (e përbëre)-organet, atëherë të organizosh do të thotë që pjesët e

organizatës prodhuese (furnizimin, krijimin, shitjen, mjetet e punës, sendet e punës, njerëzit si dhe

elementet e tjera të prodhimtarisë) dhe veprimet e tyre duhet ndërlidhur dhe harmonizuar në kohë dhe

në hapësirë, ashtu që ndërmarrja të mund të funksionojë drejt dhe të arrijë rezultatet sa më të mëdha

afariste. 1

Qëllimi i Punimit

Qëllimi i këtij punimi është që të bëjë me të qarta qëllimet dhe rëndësin e organizimit dhe

menaxhmentit që kanë rëndësi të madhe në një organizatë apo ndërmarrje.

Objekti i Punimit

Si objekt i punimit do të jetë shtjellimi më i hollsishëm i rëndësis së organizimit dhe menaxhmentit në të

cilat bëjnë pjesë dy specifika te organizimit 1organizimi formal dhe organizimi informal me gjitha ato

karakteristikat,avantazhet dhe disavantazhet,skemat,teorite (ne perberjen e tyre ,shkollat,) dhe Faktoret

qe percaktojne strukturen organizative.

Metodat e Hulumtimit

Për të arritur qëllimin e këtij hulumtimi kam përdorur literaturë dhe bërë hulumtime të ndryshme në

literature ekonomike të profesorëve tanë lidhur me organizimin dhe menaxhmentin nëpër të cilat janë

të evidentuara në mënyrë brilante detajet mbi organizimin dhe menaxhimin e ndonje biznesi .

1 Nga Ligjeratat e lendes Organizimi i ndermarrjes.UP “Haxhi Zeka”

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

3

Rëndësia e Organizimit

Duke ditur se me kohë ndryshojnë kushtet e përgjithshme dhe specifike të prodhimtarisë dhe kryerjes së

shërbimeve duhet ditur se asnjë punë kurrë nuk është bërë aq mirë, saqë të mos mund të bëhet edhe

më mirë. Nga kjo del se forma organizative e prodhimtarisë dhe kryerjes së shërbimeve të ndërmarrjes

duhet t’u përshtatet kushteve dhe rrethanave prodhuese dhe të kryerjes së shërbimeve. Këto kushte dhe

rrethana pune ndërrohen me zhvillimin dhe përparimin e forcave teknike teknolgjike dhe me ndryshimin

e marrëdhënieve afariste të cilat kushtëzohen nga këto ndërrime e për këtë arsye organizimi është

shumë i rëndësishem dhe se ndërmarrja e cila punon sipas kritereve të tregut, duhet të ketë organizimin

elastik, në mënyrë që çdo herë të punojë sipas ligjeve të ofertës e të kërkesës e sipas parimeve të

ekonomësisë dhe rentabilësisë. Që të mund të arrijë këtë ndërmarrja duhe t të ketë çdo herë

organizimin racional.

Fjala “racional” vjen nga shprehja latine “ratio” (“racio”), që do të thotë mend, mençuri, kuptim,

kuptimësi, atëherë organizimi racional ka të bëjë me organizimin e mençur, të kuptimtë e të

paramenduar mirë.

Ky lloj organizimi dhe veprimi në përgjithësi nënkupton punën organizative të studiuar mirë. Meqë të

punosh në mënyrë studioze do të thotë të punosh mbi baza shkencore, atëherë të organizohet

prodhimtaria në mënyrë racionale do të thotë të organizohet mbi baza shkencore. Pra racionalizimi

paraqet organizimin shkencor të punës.

Në proceset prodhuese marrin pjesë shumë mjete dhe sende të punës, lloje të ndryshme energjish

prodhuese e shumë njerëz me karakteristika të ndryshme psiko-fiziologjike. Të harmonizohen këto në

kohë dhe në hapësirë është punë e mundimshme e cila kërkon njohuri të caktuar nga disiplinat e

ndryshme shkencore. Mirëpo, për organizimin shkencor të punës pikënisje janë rendi, rregulli e disiplina.

Llojet e Organizimit të Menaxhmentit

1.Organizimi formal dhe

2. Organizimi informal

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

4

Organizimi formal

Përcaktohet si rrjeti i komunikimeve në organizatë;

Përfshin kanale zyrtare nëpërmjet së cilave kalon informacioni

Përbën vendosjen e politikave dhe procedurave të caktuara që përshkruajnë veprimet e

ardhshme.Praktikisht është ai,i cili është hartuar në leter transparent për të tjerët dhe i artikuluar me

norma dhe rregulla të cilat formojnë politiken e ndërmarrjes.

Formalizimi fillon me përcaktimin e politikës së vendimeve (R.Stewart)

Formalizimi është i rëndësishëm (sidomos te organizatat e mëdha dhe të mesme të biznesit) i cili

fillon me përcaktimin e politikes vendimmarrëse dhe me vendosjen e marrëdhënjeve epror-vartës.

Formalizimi v.s. Fleksibiliteti2

Karakteristikat e organizimit formal

Shprehja e ti j bëhet përmes kartes organizative

Ka formë hierarkike

Pasqyron marrëdhënjet Epror-Vartës

Komunikimi është zyrtar dhe ka trajten Lartë-Poshtë

Ka një mision për të pembush

Autoriteti kryesisht është i centralizuar

Shperndarja e autoritetit behet vertikalisht (sa me lartë autoriteti më imadh)

Është i qëndrueshem perveq nese qellimisht ndryshohet

Është statik-reflekton gjendjen vetem per nje moment te caktuar

Është i shkelqyeshem ne radhitje

I qarte dhe i dukshem per tu parë ng të tjerët

I lehte per tu kuptuar dhe shpjeguar

Barasvlereson ”personin” me ”detyren”

Kufizohet me norma dhe rregulla te koduara

Esencial per te vepruar ne situatat e pritshme dhe te njohura nga e kaluara3

2 Prof.dr.Shyqyri Llaci

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

5

Skemat organizative (organogramet)

Paraqitja qrafike e organizimit formal behet permes skemes organizative

Janë format grafike të marrdhënjeve formale-relacionet në mes tyre,

Paraqesin linjën e komunikimit dhe rrjedhjen e autoritetit e të përgjegjësisë përgjatë hierarkisë

Llojet e skemave organizative janë:

Skema organizative horizontale

Skema organizative vertikale

Skema organizative koncentrike

3 Prof.d.Driton Sylqa

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

6

4

4 Prof.dr.Shyqyri Llaci

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

7

Organizimi informal

Organizimi informal është përmbledhje e sjelljeve, bashkëveprimeve, normave, kulturave, lidhjeve

personale dhe profesionale në mes të njerëzve punonjës, përmes së cilave kryhen punët në

organizatë.Ky organizim zhvillohet gradualisht dhe spontanisht si reagim ndaj bashkëveprimit reciprok të

njerëzve dhe dinamikës komplekse sociale të anëtarëve të organizatës.

Njerëzit në procesin e punës krijojnë lidhje informale

Formojnë ide dhe qëndrime që mund të ndihmojnë apo pengojnë arritjen e objektivave

Organizimi informal rrjetat jozyrtare dhe krijimi informal midis punonjësve të cilët ndihmojnë

apo pengojnë objektivat e biznesit në ndërmarrje janë:

Elementet simbolike - të cilët përbëhen nga gjuha dhe zhargoni, përrallat, mitet, legjendat,

ritualet, zakonet.

Elementet kognitive – të cilat përbëhen nga vlerat, besimet, etika, pritjet, ndjenjat , rregullat

formale si dhe mënyra e të menduarit .

është aktivitet individësh pa ndonjë qëllim të caktuar me ndikim në rezultatet e përbashkëta-

Ch.Bernard

Organizimi informal është i përshtatshëm për:

Së pari – duhet të sigurohemi se nuk kanë sens të kundërt me marrdhënjet formale

Së dyti – të kontribojnë sa më shumë për arritjen e objektivave në organizatë

Karakteristikat e organizimit informal

Ka të bëjë me marrëdhënjet ndërmjet njerëzve punonjës

Zhvillohet vazhdimisht;

Lëshon rrënjë nëper të gjithë organizaten

Është dinamik dhe reagues;

Është i shkëlqyeshem për nxitje dhe motivim;

Kërkon njohuri të veçanta për tu dalluar;

Trajton njerëzit në baza individuale;

Ëi rrafshët dhe qarkullues;

Ka karakter të tejdukshem (I padukshem);

Është i lidhur me besimin dhe reciprocitetin;

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

8

Është i vështirë për tu kontrolluar apo detyruar;

Është qenësor për situatat që ndërrojnë shpejt dhe për situatat e paqarta. 5

Procesi i organizimit dhe parimet e tij

1. Përcaktohen objektivat,planet dhe politikat e organizatës

2. Përcaktohen dhe klasifikohen aktivitetet e nevojshme për realizimin e tyre

3. Grupohen aktivitetet në mënyrën më të përshtatshme

4. Delegohen autoriteti tek personat përgjegjës realizimi i efektivitetit më të lartë

5. Lidhja dhe koordinimi i grupeve vertikale & horizontale (marrdhënjeve të autoritetit)

6. Vlerësimi i rezultateve të organizimit

I. Teorite e organizimit

Shkolla (qasja) klasike e menaxhimit;

Shkolla qasja e marredhenieve njerezore;

Shkolla (qasja) e sistemeve;

Shkolla (qasja) situacionale

II. Faktoret qe percaktojne strukturen organizative

Teknologjia

Teknologjia e informacionit

Madhesia e organizates

Kapitali intelektual

Identifikimi i funksioneve kritike

Kultura kombetare

5 Prof.d.Driton Sylqa

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

9

Menaxhmenti

Kuptimi i fjales menaxhim

Fjala menaxhment rrjedh nga fjala angleze “to menage” qe nuk ka kuptim adekuat ne shume gjuhe,ne te

shumeten e rasteve perdoren termat”qeverisje”udheqje”drejtim”

Termi “manaxhim” ka shume dimensione dhe perkufizime,te cilat varjojne me shume sesa pershkrimi qe

u behet funksioneve te tij. Menaxhmenti ne kuptimin e fjales ka keto sinonime: vendosje, rregullim,

planifikim, kontrollim, organizim, drejtim, arritjee qellimeve, realizim , si dhe dominim etj.

Ne qofte se i analizojmë te gjitha keto sinonime vijme ne perfundim se keto perfeshijne

:rregulimin,planifikimin,kontrollin,organizimin,derejtimin apo realizimin.

Mary Parker Follet (1868-1933), e definoi menaxhimin si “arti per realizimin e veprimeve përmes

njerëzve,kurse Henri Fayol konsideronte se menaxhimi perbehet prej pesë funksioneve: Planifikimi,

organizimi , udhëheqja, koordinimi dhe kontrolli.

Mbi menaxhimin janë dhënë lloje te ndryshme të definicioneve nga ato më të thjeshtat si”Menaxhimi

është ajo çka menaxheret bejne”gjer tek ato më të detajuarat

DEFINICIONET E MENAXHIMIT

Sipas Brech e percakton manaxhimin si “Nje proces social qe ka pergjegjesi per planifikimin dhe

rregullimin efektiv dhe ekonomik te operacioneve te nje organizate me qellim qe te arrihet nj e objektiv

apo nje objektivapo nje detyre e dhene.

Nje pergjegjesi e tille perfshine:

a) Vleresimin e gjendjes dhe marrjen e vendimeve per percaktimin e planeve, per perdorimin e te

dhenave per kontrollin e performances dhe te nivelit te progresit kundrejt planeve.

b) Udheheqjen ,integrimin,motivimin dhe mbikeqyrjen e personelit te organizates,i cili kryen

operacionet e saj” (Brech. E. F. 1975)

Sipas P.Drucker-it,manaxhimi ka tri detyra kryesore :

a)Te realizoje qellimin dhe misionin specifik te organizates.

b)Ta beje punen produktive dhe punetorin ta arrije ate.

c)Te menaxhoje impaktet dhe pergjegjesite sociale

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

10

Sipas B.Ramosaj”Menaxhimenti paraqet procesin e orientimit te vetedijshem te aktiviteteve njerezore

kah realizimi i qellimit-qellimeve te caketuara, perkatesishte teresine e nderlidhura te pese funksioneve

:planifikimi, organizimit, kuadrit (personelit), udheheqjes dhe kontrollit.

Manaxhimi eshte procesi i arritjes se objektivave organizative duke punuar me dhe nepermjet njerezve

dhe burimeve te tjera organizative ” (Certo & Certo, 2006)

Ky konceptim i sotem tregon se manaxhimi ka tre karakteristika kryesore :

a) Eshte nje proces qe perfshin ne seri aktivitetesh te vazhdueshme dhe te nderlidhura,

b) Perqendrohet ne arritjen e objektivave organizative, dhe

c) Synon arritjen e ketyre objektivave duke punuar me dhe nepermjet njerzve e burimeve te tjeraa

te organizates

MENAXHIMI DHE ADMINISTRIMI

Termi “manaxhim” ne majft raste ekuivalentohet me termin “administrim”. Fjaloret i trajtojne keto dy

koncepte si te perkembyeshme.keto terma jane perdorur nga autore te ndryshem ne varesi te nevojave

dhe qellimeve te tyre.

Pergjithsisht, administrimi perdoret per organizatat e sektorit publik, por edhe ketu termi “manaxhim”

po merr perdorim gjithnje e me gjer.Ndersa, ne kuptimin e tij me te ngusht, administrimi i refuzohet

kontrollit te drejtimit te perditshem te ndermarrjes, Pra administrimi eshte pjese e procesit te

menaxhimit qe ka te beje me projektimin e sistemeve dhe procedurave me qellim qe te arrihen

objektivat e vendosura. Me fjale te tjera, ne qoftese manaxhimi eshte nje e tere, administrimi eshte

vetem nje pjese perberse e tij.

Ekzistion nje debat i vazhdueshem nese manaxhimi eshte art apo shkence. Pikpamja ma e drejte do te

ishte, qe manaxhimi te trajtohet si shkence dhe si art. Ne manaxhim gjithnje do te jete i nevojshem

gjykimi personal, prandaj si praktik ai eshte art. Nga ana tjeter, cdo manaxher per nxjerrjen e

konkluzioneve te drejta duhet te mbeshtetet edhe ne parimet fondamentale te manaxhimit si shkenc e

ne venien ne jete te teknikave e mjeshterive specifike te tij

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

11

HIERARKIA E MENAXHIMIT

Manaxhimi i një kompanie mund të ndahet ne tri kategori:

1. Niveli i lartë i manaxhimit.

2. Niveli i mesëm i manaxhimit.

3. Niveli i ulët (mbikqyrës) i manaxhimit

Niveli i lartë i manaxhimit.- është niveli më i lartë i hierarkisë manaxheriale. Manaxherët e këtij niveli

kanë përgjegjësi për hartimin e planeve te karakterit afatgjate, për marrjen e vendimeve apo formulimin

e politikave që ndikojnë mbi të gjitha aspektet e organizatës.

Ato zakonisht kanë një pronar-manaxher dhe një ose dy ndihmës-manaxhë. Të gjtha vendimet për

operacionet e biznesit merren nga pronari-manaxher.dhe ne formulimin e3 politikave te organizates.

Niveli i mesëm i manaxhimit- në këtë nivel manaxhimi përfshin të gjitë managjerët, të cilët qëndrojn nën

nivelin e lartë ku përcaktohet politika e përgjithshme e kompanisë, por që janë përgjegjës për hartimin e

planeve të detajuara dhe të procedurave për realizimin e planeve të përgjithshme të projektuara nga

manaxherët kryesorë. . Në një kompani prodhimi, një pozitë të tillë e ka për shembull manaxheri i

departamentit të prodhimit, në një spital shefi i kardiologjisë, në një universitet dekanët e fakulteteve

etj.

Niveli i ulët (mbikqyrës) i manaxhimit- manaxherët e këtij niveli, ose quhen ndryshe manaxherët e nivelit

të parë, përbëjnë bazën e piramidës së manaxhimit, këta persona manaxhojnë punën e punëtorëve, të

cilët kryejnë operacionet bazë të biznesit. Personeli mbikqyrës është direkt përgjegjës për detajim in e

punës tek punëtorët e veqanti dhe për kontrollin e rezultateve të punës së tyre.

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

12

Në figuren 1.1 është paraqitur në mënyrë skematike hierarkia manaxheriale.

Duke qene se ne vendin tone mbizoteron biznesi i vogel,zakonisht firmat shqiptare jane te strukturuara

me nje nivel manaxhimi,ku shpesh pronari i biznesit eshte edhe manaxheri i saj. Vendim – marrja ne

firmat me nje hierarki te tille te kufizuar manaxhimi eshte relativisht e shpejte,shkalla e formalizimit

eshte e vogel dhe komunikimi epror – vartes paraqitet i lehte e pa pagesa.

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

13

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

14

HISTORIKU I MENAXHIMIT…VAZHD

Teknikat baze te menaxhimit - shfaqur ne qytetin Ur (Irak) ne vitet 3000 p.e.s ku prifterinjte

sumeriane ishin te paret qe mbanin te dhena te shkruara si nje mjet i regjistrimit te transaksioneve te

biznesit.

Perkthimet nga papiruset egjiptiane ne vitet 1300 p.e.s njohen rendesine e organizimit dhe

administrimit ne shtetet burokratike.

Te dhena te ngjashme jane gjetur dhe ne Kinen e lashte.

Moisiu mbante vjehrrin e tij, Jethro, si konsulent menaxhimi.

Rreth viteve 400 p.e.s., Sokrati e perkufizonte menaxhimin si nje aftesi e ndare nga njohurite

teknike dhe eksperienca. Platoni promovonte parimet e specializimit, trajnimin e te rinjve per t‘u bere

lidera.

Diokleu (perandor roman) ne vitet 284 e.s. inicioi hierarkite organizative kur riorganizoi

perandorine e tij ne 101 provinca dhe i grupoi ato ne 13 diogjeza. Kjo shenonte fillimin e delegimit te

autoritetit dhe zinxhirin e komandes.Duke perdorur parimin skalar dhe delegimin e autoritetit, Roma ne

menyre eficente u zgjerua ne nje perandori.

Kisha katolike romake perdori disa praktika menaxhimi te tilla si organizimi territorial skalar,

zinxhiri hierarkik i komandes dhe delegimi i pergjegjesive te shperndara per papen, klerin dhe njerezit.

Specializimi, pershkrimet e punes, pavaresia e stafit dhe sherbimi i detyruar i stafit, i atribuohen kishes

se hershme.

6

6 Menaxhimi dhe Organizata,Prof.dr Afrim Selimaj

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

15

Procesi menaxhues

Procesi i menaxhimit perbehet nga 5 faza

1. Identifikimi i problemit

2. Planifikimi

3. Vendosja

4. Zbatimi dhe

5. Kontrollimi

Nivelet hierarkike të veprimeve menaxherike

o Niveli i ultë i menaxhmentit

o Niveli i mesëm i menaxhmentit

o Niveli i lartë i menaxhmentit

Aftësitë e nevojshme për menaxherë të niveleve të ndryshme

o Aftësitë teknike

o Aftësitë menaxherike

o Aftësitë kreative

o Aftësitë e modelimit

Menaxhmenti si shkencë ose si art

• Pjesa “artistike” e menaxhmentit qëndron në gjykimet, kreativitetin, përvojën dhe në

individualitetin të një menaxheri.

• Pjesa “shkencore” përbën njohurit që i ka menaxheri qoftë nga përvojat qoftë nga

eksperimentet.

• Shkenca përbëhet nga metodat shkencore, teoritë, dhe parimet.

- Metodat shkencore – nënkuptojnë përcaktimin e fakteve me ndihmën e projektimit (shkencëtari

kërkon raporte kauzale)

- Teoria – është arkë në të cilën akumulojmë fakte.

- Parimet – në menaxhment janë të vërtetat themelore ndërmjet variablave të varura dhe variablave të

pavarura.

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

16

Manaxhimi dhe manaxherializimi i ekonomisë

Zhvillimi i kapitalizmit dhe kapitalizmi manaxherial

Deri nga mesi i viteve ‘800,me shumë pak përjashtime pronarë menaxhonin dhe manaxherët ishin

pronarët.Para shekullit XlX manaxher rrogetar neper plantacione

Ndermarrjet me 200 punonjes në kohen e Smithit ndermarrje te medha,nderkohe qe sot korporatat

moderne numerojne me dhjetra dhe qindra mijra punonjes.

Sipas studjuesve te manaxhimit deri ne dhjetevjeqaret e fundit (rreth viteve 1870)te shek.XlX

periudha e konsideruar si kapitalizmi personal.Në kete faze,prokupim zhvillimi i teknologjive te reja per

prodhimin e mallrave dhe sherbimeve ne menyr industriale,qe deri ne ate kohe prodhoheshin ne

menyre artizanale.

Fundi i shek .XlX dhe fillimi I shek . XX shfaqet nje tip i ri kapitalizmiku me prodhimin ,shperndarjen e

mallrave mirreshin menaxheret profesionist te cilet kishin pak apo aspak kapital aksionar ne ndermarrjet

ku ishin te punesuar.Te tilla hierarki manaxheriale aktualisht qeverisin sektoret kryesor te ekonomive te

tregut.

Historia, zhvillim i vendeve te ndryshme jo i barabart dhe ne te njejten kohe.

Amerika vendi i cili kaloi me shpejt ne ndarjen e prones nga menaxhimi dhe ne perdorimin ne shkalle

me te gjere te manaxhereve profesionist .Pak me vone Gjermania dhe Japonia e pastaj edhe Britania e

madhe.

Periodizimi i zhvillimit të manaxhimit

Zhvillimi i manaxhimit modern mund te ndahet ne kater faza kryesore

1-Faza e parë vazhdon deri në vitin 1870,duke perfaqesuar periudhen e kapitalizmit personal-

Preokupmi kryesor ishte zhvillimi i teknologjive te reja

Organizim relativisht i thjesht i mbeshtetur kryesisht tek familja per shumicen e burimeve

Pronesia dhe manaxhimi mbi baza familjare

2- Faza e dytë 1870-1940. Mbizoteroi kapitalizmi personal dhe sipersmarres.

Ne kete kohe kapitalizmi personal ishte i pa pershtatshem dukshem sepse ishte koha e revolucionit

industrial zhvillimi i industrise mekanike.Ke karakteristike shkrirjen e shum bizneseve krijim te

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

17

kompanive holding ,investime nderkombetare dhe kartele shum aktive,vartesia e BVM nga bizneset

e medha.

Ne britani ishte bere nje progres imadh intelektual ne shekullin XlX ne fushen e menaxhimit mirpo

nukishin te operacionalizuara , keto njohuri te menaxhimit ishin te pamundesme per ti transmetuar

sepse i shin vetem te nje grup i vogel njerezish.

Faza e tretë,1940-1970, u shfaq kapitalizmi menaxherial si percaktues/ndikues kryesor i naryres se

operacioneve te biznesit.kjo faze ne amerike u shfaq qysh ne vitet e 20e deri ne te 90 pra 1920-

1990.Ne Britani te madhe edhe pse po kryhej ndryshimet strukturore edhe pas vitit 1945 nuk kishte

specialist te maftueshem qe do te mund te sugjeronin dhe tekryenin pune qe ekonomia te shkoj siq

duhetku ng ata do te pritej krijimi i institucioneve te ofertes si shkollat e biznesit, konsulentet e

menaxhimit,monituruesit e jashtem te sistemit.Ku se cili prej tyre ishte ne vartesi te kerkeses per to.

Faza e katert ,e 30 viteve te fundit fillon ne vitet 80 e percaktuar si kapitalizmi manaxherial-financiar.

Kjo per shkak te ndikimit ne rritje te influences financiare,gje qe sot eshte dominuese.Ne te njejten kohe

networket janë bërë veçanerisht ye rendesishme per aktivitetin industrial.Eshte kjo e fundit arsye,qe disa

studijues, preferojne ta emertojne kete fazë si kapitalizmi network.7

7 Prof.dr. Shyqyri Llaci

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

18

Skema 1

Skema 2

Sistemet e biznesit ne 1950

Kapitalizmi personal Kapitalizmi manaxherial

Gjermania

Amerika Britania

Japonia

Sistemet e biznesit ne 1900

Kapitalizmi personal Kapitalizmi manaxherial

Gjermania

Japonia

Amerika Britania

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

19

Skema3

8

Kapitalizmi financiar

-është term qe perdoret per te pershkruar procesin e ndryshimeve strukturale brenda ekonomive

kapitliste ne te cilen roli i finances behet gjithnje e me shume dominues,duke çuar keshtu ne nje “rol ne

rritje te motiveve financiare, te trgjeve financiare,aktoreve financiar dhe institucineve financiare ne

operimin e ekonomive domestikedhe nderkombetare”.(Epstein,2005)Kapitalizmi financiar eshte nje

koncept qe pershkruan nje gjendje, ne te cilen procesi i financiarizmitka ecur kaq shume perpara sa roli i

motiveve financiare,tregjeve,aktoreve dhe institucioneve eshte bere ne menyre te ndjeshme dominant.

8 1.1 Periodizimi i zhvillimit te manaxhimit

Prod.dr.Shyqyri Llaci

Sistemet e biznesit ne 2000

Kapitalizmi personal Kapitalizmi manaxherial

Gjermania

Amerika

Britania

Japonia

Punim seminarik nga lënda ORGANIZIMI DHE MENAXHMENTI MODERN Tema: NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI ORGANIZIMIN DHE MENAXHMENTIN

20

Gabimet e menaxhimit

Gabimet e menaxhimit gati gjithnjë shkaktohen përmes përdorimit te metodave, menyrave dhe

veprimeve te papërshtatshme (managementvoodoo).

Arsyet e perdorimit te menyrave te podobishme ose te papërshtatshme janë te ndryshme. Përvec

tjerash:

- "Ketë e kemi bërë gjithnjë kështu", respektivisht "ketë nuk e kemi bërë asnjëherë kështu".

- Sepse në një menyrë (proces) të dhënë është dhënë ashtu.

- Sepse vepruesi në fakt beson ne metodologji, por nuk e kontrollon objektivisht ndikimin. (verbësia e

ndërmarrjes).

- Sepse vepruesi nuk njeh asnjë alternativë, por dicka duhet te ndodhë (hutimi).

Perdorimi i metodave te papërshtatshme menaxhuese mund te humbas resurse (si kohën dhe kapitalin)

dhe te shkaktoj dëme te metutjeshme.

Konkluzion

Siq e pame me lartë ne kete punim nga njohurite dhe informacionet e evidentuara mund te

konkludojme se me evoluimin e mendjes se njeriut jane paraqitur edhe rregullat apo rregulloret e para

ekonomike organizimi dhe menaxhimi si nje nevoje per lehtesi ekonomitet ,rentabilitet mbarevajtje dhe

realizim te objektivave te puneve afariste per te cilet mund te konkludoim se jane poathuajse baza

themeltare e qëndrueshmërisë, jetëgjatesisë,zhvillimit dhe realizimit te suksesit te biznesit.

Literatura

Menaxhimi dhe prodhimtaria. UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

Menaxhmenti dhe organizimi.Prof.dr Shyqyri Llaci

Njohuritë tona të fituara nga studimet

Tema I : Manaxhimi dhe manaxherializimi i ekonomisë. Prof.dr Shyqyri Llaci

Bazat e organizimit-esenciale nga teoria e organizimit.Prof.dr.Driton Sylqa

Sjellja organizative. Prof.dr.Driton Sylqa

Menaxhimi dhe organizata Prof.dr.Afrim Selimaj

Menaxhimi wikipedia

Faleminderit