1576
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr. i vendimit Data PALËT Faqe 401 (00-2015-3322) 401.10.2015......Manjola Stringa kundër Ali Kaza në mungesë, Lirie Kaza në mungesë, Jonida Kaza në mungesë 11 402 (00-2015-3323) 01.10.2015.....Majlinda Reufi (Roçi) në mungesë kundër Nevruz Roçi në mungesë, Qefsere Roçi në mungesë, Bledar Roçi në mungesë, Brikena Roçi në mungesë, Ardian Çobo, Ilir Çobo............................18 403 (00-2015-3324) 01.10.2015.......Sotir Jani në mungesë kundër Vasil Jani në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë në mungesë...................23 404 (00-2015-3325) 01.10.2015......Shpëtim Palloshi kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë, Bashkia Elbasan në mungesë, Symyr Palloshi (Demiri), Shyqeri Arapi, Albert Palloshi, Arif Stambollxhiu, Ilir Demiri në mungesë, Enkelejda Demiri (Pici) në mungesë...........................30 405 (00-2015-3328) 01.10.2015.....Gëzim Gjyli, në mungesë, Nexhmije Gjyli në mungesë, Lirije Gjyli në mungesë, Dhurata Lusha në mungesë, Zyhra Gjyli në mungesë kundër Firma Ndërtimore “2AF Company” sh.p.k. Durrës në mungesë 38 1

Nr. i vendimit Datagjl.altirana.com/web/tetor_2015_1459.docx · Web viewpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; përfaqësuesin e palës paditëse Manjola Stringa,

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr. i vendimit Data PALËT Faqe

401 (00-2015-3322)401.10.2015Manjola Stringa kundër Ali Kaza në mungesë,

Lirie Kaza në mungesë, Jonida Kaza në mungesë11

402 (00-2015-3323)01.10.2015Majlinda Reufi (Roçi) në mungesë kundër Nevruz Roçi

në mungesë, Qefsere Roçi në mungesë, Bledar Roçi

në mungesë, Brikena Roçi në mungesë, Ardian Çobo,

Ilir Çobo18

403 (00-2015-3324)01.10.2015Sotir Jani në mungesë kundër Vasil Jani në mungesë,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Sarandë në mungesë23

404 (00-2015-3325)01.10.2015Shpëtim Palloshi kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë,

Bashkia Elbasan në mungesë, Symyr Palloshi (Demiri),

Shyqeri Arapi, Albert Palloshi, Arif Stambollxhiu,

Ilir Demiri në mungesë, Enkelejda Demiri (Pici)

në mungesë30

405 (00-2015-3328)01.10.2015Gëzim Gjyli, në mungesë, Nexhmije Gjyli në mungesë,

Lirije Gjyli në mungesë, Dhurata Lusha në mungesë,

Zyhra Gjyli në mungesë kundër Firma Ndërtimore

“2AF Company” sh.p.k. Durrës në mungesë38

406 (00-2015-3377)07.10.2015Todi Bërboti kundër Josif Bërboti43

407 (00-2015-3428)07.10.2015Agron Kulicaj kundër Taulant Balla51

408 (00-2015-3430)07.10.2015Laureta Malo kundër

Shoqëria “Lengo Dhiamandi” sh.p.k.59

409 (00-2015-3431)07.10.2015Avokatura e Shtetit kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave, Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Pjerin Rita,

Leziana Rita, Gjergj Rita, Jorika Rita65

410 (00-2015-3433)07.10.2015Fatime Karafilaj (Brahimi) në mungesë,

Qazim Brahimi në mungesë, Shuajp Brahimi

në mungesë, Myzafere Kavaja (Brahimi) në mungesë,

Sheuqet Brahimi në mungesë, Shpresa Brahimi

në mungesë, Entela Grizhja (Brahimi) në mungesë,

Fatjon Brahimi në mungesë, Fatime Brahimi

në mungesë, Driolë Çuroviç (Brahimi) në mungesë,

Armanda Tafili (Brahimi) në mungesë, Ervin Brahimi

në mungesë, Vjollca Dizdari (Puka) në mungesë,

Esmeralda Krasniqi (Puka) në mungesë, Ergys Puka

në mungesë kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Bashkia Shkodër

në mungesë, S.A.M.T. Shkodër në mungesë71

411 (00-2015-3433)07.10.2015Vasil Zguro në mungesë kundër Bashkia Korçë

në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Korçë në mungesë77

412 (00-2015-3435)07.10.2015Shoqëria “Skënderi G” sh.p.k në mungesë

Jolanda Miloti në mungesë kundër Operatori i Sistemit

të Shpërndarjes (O.S.Sh), Drejtoria e Zonës Shkodër

në mungesë, O.S.SH. Filiali Lezhë në mungesë84

413 (00-2015-3436)07.10.2015Gliqeri Prifti në mungesë kundër Arjan Demçe

në mungesë92

414 (00-2015-3443)07.10.2015Stavri Semanjaku kundër Zyra Rajonale e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Qarku Fier në mungesë,

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Tiranë102

415 (00-2015-3439)07.10.2015Mevla Zeqo, Elvana Hema, Myfarete Shllaku kundër

Pranvera Shllaku, Elida Kanani (Kepucka), Zyra e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier109

416 (00-2015-3440)07.10.2015Dava Hoxha kundër Shoqëria “Pacani” sh.p.k119

417 (00-2015-3441)07.10.2015Besnik Elezi kundër Zyra e Përmbarimit Krujë,

Banka Kombëtare Tregtare127

418 (00-2015-3442)07.10.2015Silvana Lamaj kundër Zamira Papa, Viktor Papa132

419 (00-2015-3413)08.10.2015Irma Baliu në mungesë kundër Guri Merko

në mungesë, Zyra e Përmbarimit Korçë në mungesë138

420 (00-2015-3414)08.10.2015Irma Eqimi Jatru kundër Petrika Eqimi Jatru,

Gavril (Gabriel) Eqimi Jatru145

421 (00-2015-3486)14.10.2015Gjyljana Frroku kundër Kastriot Zefi153

422 (00-2015-3487)14.10.2015Fatos Angoni kundër Komuna Aliko158

423 (00-2015-3488)14.10.2015Fëllanza Sallaku, Dallëndyshe Sallaku Ilmi Sallaku,

Qazim Beqiri kundër Komuna Paskuqan Tiranë,

Mustafa Masha, Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë165

424 (00-2015-3489)14.10.2015Rexhep Bakalli kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë171

425 (00-2015-3490)14.10.2015Konstandin Kostrista kundër Llazar Puqja,

Selman Sakja, Mustafa Mehmeti, Sinan Shala,

Pullum Leçini, Edmond Sinani177

426 (00-2015-3491)14.10.2015Theodhori Zhupali, Vasillo Zhupali kundër

Spiro Nikollo në mungesë, Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Tiranë në mungesë183

427 (00-2015-3492)14.10.2015Vida Gjika, Marie Kica në mungesë kundër

Margarita Zarka në mungesë, Liljana Bocova

në mungesë, Natasha Tashi në mungesë,

Vjollca Baballeku në mungesë, Kaliopi Golemi

në mungesë189

428 (00-2015-3493)14.10.2015Xhelal Stermasi në mungesë kundër Julian Batku

në mungesë, Suela Batku në mungesë, Fire Batku

në mungesë196

429 (00-2015-3501)14.10.2015Kërkues: Kasëm Kasëmi203

430 (00-2015-3502)14.10.2015Lumturi Kume (Buli) në mungesë kundër

“RIGEL” sh.p.k në mungesë210

431 (00-2015-3503)14.10.2015Kujtim Kapollari në mungesë kundër Fitim Veizaj

në mungesë217

432 (00-2015-3504)14.10.2015Shoqëria “Special Gaz 1” sh.a. në mungesë kundër

Beqir Çela në mungesë, Marjanthi Çela në mungesë,

Zyra e Përmbarimit Fier në mungesë222

433 (00-2015-3505)14.10.2015Prokuroria e Rrethit Vlorë në mungesë kundër

Pasqualina Di Gregorio, Zyra e Gjendjes Civile,

Komuna Vllahinë në mungesë226

434 (00-2015-3522)14.10.2015Riza Orhani, Elvira Orhani kundër Shoqëria e

Sigurimeve “Atlantik” sh.a.233

435 (00-2015-418)15.10.2015Tasho Gjoçi në mungesë, Ilia Gjoçi në mungesë,

Dhimitrulla Jeni në mungesë, Eleni Kuri në mungesë

kundër Dhimitër Gjoçi, Komuna Mesopotam

në mungesë238

436 (00-2015-3419)15.10.2015Tajar Lika në mungesë kundër Luan Likani

në mungesë, Shoqëria “Fatjola” sh.p.k në mungesë244

437 (00-2015-3421)15.10.2015Thëllënxa Keçi në mungesë kundër ÇEZ Shpërndarje sh.a.

në mungesë251

438 (00-2015-3420)15.10.2015Elmaz Luzi në mungesë kundër ÇEZ Shpërndarje sh.a.,

Berat në mungesë260

439 (00-2015-3422)15.10.2015Rajmond Hajdini në mungesë kundër Albpetrol sh.a.

Patos në mungesë269

440 (00-2015-3544)21.10.2015Kërkues: Hebib Mema kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë278

441 (00-2015-3562)21.10.2015Gëzim Sinemati, Irma Sinemati kundër

Shoqëria “Raiffeisen Bank” sh.a283

442 (00-2015-3564)21.10.2015Ndue Noka në mungesë kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave (AKKP) Tiranë293

443 (00-2015-3565)21.10.2015Vjollca Kajrani kundër Ylli Sanxhaku300

444 (00-2015-3566)21.10.2015Qefsere Boja, Dëshira Boja, Klodian Boja,

Florenc Boja, Hajrie Boja, Fatmir Boja, Pranvera Boja,

Nurije Boja, Arben Boja kundër Agjencia e Kthimit

Kompensimit të Pronave Tiranë, Usluga Sh.p.k,

Haxhi Risvani, Drita Çela, Semiha Risvani,

Alma Mushi, Manjola Rizo, Lumturi Risvani,

Arjan Risvani, Deniza Bengu, Gerti Boshnjaku,

Jonida Boshnjaku306

445 (00-2015-3621)22.10.2015Asqeri Isufaj në mungesë kundër

Shoqëria Albpetrol sh.a Patos në mungesë315

446 (00-2015-3624)22.10.2015Shtjefën Pjetrani kundër O.S.SH. Drejtoria e Zonës

Shkodër në mungesë320

447 (00-2015-3623)22.10.2015Flamur Përpunja në mungesë kundër

Shoqëria “ERRE.GI-Albania” sh.p.k. në mungesë,

Shoqëria “Eurovini” sh.p.k. në mungesë326

448 (00-2015-3656)28.10.2015Enver Dule kundër Skënder Dule, Hervehe Dule,

Klaedi Dule, Margarita Keri (Dule), Xhafer Dule,

Fatime Bibe (Dule), Trashëgim Dule, Këshilli i Qarkut

Vlorë (Z.A.M.T Sarandë), Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Sarandë335

449 (00-2015-3657)28.10.2015Bekim Shahi kundër Byroja Shqiptare e Sigurimeve340

450 (00-2015-3662)28.10.2015Drita Bajraktari kundër Sherife Gjeci, Riza Vogli,

Orjeta Vogli, Shpresa Vogli, Edlira Vogli,

Servete Vogli Afërdita Vogli, Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave, Zyra Vendore e Regjistrimit347

451 (00-2015-3663)28.10.2015Ministria e Drejtësisë kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompesimit të Pronave Tiranë, Ismail Nelaj,

Fortuz Nelaj,

Trashëgimtarët e Fetanete Murataj: Jonana Manxuraj

(Murataj), Fatbardha Kuqi (Murataj), Violeta Kallojeri

(Murataj), Maksim Murataj, Arif Murataj,

Adrian Muarataj, Arben Murataj, Xhevdet Nelaj,

Lumturie Nelaj, Eva Nelaj, Ender Nelaj, Arben Nelaj,

Fiorentina Nelaj, Lumturi Nelaj, Marjeta Nelaj,

Sirmade Beqo, Rasim Nelaj, Agron Mehmeti,

Seit Mehmeti, Pëllumb Mehmeti, Ëngjëllushe Grucka

(Mehmeti), Skënder Mehmeti, Teuta Mehmeti356

452 (00-2015-3659)28.10.2015Bujar Xhepo kundër Merita Xhepo në mungesë,

Mariglen Xhepo në mungesë, Luljeta Gorosella

në mungesë, Alketa Xhixho në mungesë,

Lumturi Xhepo në mungesë371

453 (00-2015-3164)28.10.2015Kërkuese: Natasha Rombola kundër Thoma Kumaraku375

454 (00-2015-3660)28.10.2015Jetnor (Aleks) Mançellari kundër Pandeli Llukmani,

Julian Ahmetaj382

455 (00-2015-).10.2015 kundër

456 (00-2015-3720)29.10.2015Haxhi Duka në mungesë kundër Bardhyl Miftari

në mungesë, Ramazan Miftari

457 (00-2015-3653)29.10.2015Stavraq Stratobërdha në mungesë, Fillareta Spiru

në mungesë, Josif Stratobërdha në mungesë,

Rinulla Stratobërdha në mungesë, Vilma Kolevica

në mungesë kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Korçë në mungesë,

Gjergji Peleshi në mungesë

458 (00-2015-3654)29.10.2015Flutura Skënderi, Viollza Basha, Mimoza Kapshtica,

Burbuqe Koka,

Trashëgimtarët testamentarë të Fatime Jucja (Xhepa):

Besnik Jucja, Shqype Erebara, Kujtim Jucja,

Fatmir Jucja, Olta Jucja, Orion Jucja kundër

Nisrete Jegeni, në mungesë, Xhevrije Kazazi

në mungesë

459 (00-2015-3655)29.10.2015Ferdinand Nano në mungesë kundër Zyra e

Përmbarimit Krujë në mungesë, Shoqëria “Vasili” shpk

në mungesë, Banka Kombëtare Tregtare Tiranë

Çështje Penale

12 12.10.2015Kërkuese (e dëmtuar akuzuese): Ejona Isufi

Kundër: Genc Pollo, Luçiano Boçi

17/3 08.10.2015Kërkues: Personi nën hetim Mark Frroku

17/4 12.10.2015Kërkues: Personi nën hetim Mark Frroku

29/1 08.10.2015Kërkues: Prokuroria e Përgjithshme

I pandehur: Anton Agustin Leka

33/1 08.10.2015Kërkues: Armando Prenga

Kundër: Prokuroria e Përgjithshme

155 (00-2015-2467)07.10.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnjë

I pandehur: Ylli Trimi

156 (00-2015-2465)07.10.2015Kërkuese: Shpresa Ismailaj

157 (00-2015-2463)07.10.2015Të pandehur: Naim Hotaj, Kristian Gjyrgji, Ajet Hoti,

Sajmir Hoti

158 (00-2015-2466)07.10.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës

I pandehur: Skënder Haziraj

159 (00-2015-2464)07.10.2015I pandehur: Pandeli Ciko në mungesë

160 (00-2015-2556)14.10.2015I pandehur: Dorjan Bajraktari në mungesë

161 (00-2015-2554)14.10.2015I pandehur: Petrit Ndreu

162 (00-2015-2555)14.10.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Lushnje

I pandehur: Artur Dushi

163 (00-2015-2553)14.10.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Dibër

Të pandehur: Arsen (Afrim) Kaza, Gledi (Asqeri) Kaza

164 (00-2015-2552)14.10.2015Të pandehur: Loris Sinani

165 (00-2015-2687)21.10.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Petref Asllani

166 (00-2015-2684)21.10.2015I pandehur: Arben Seferi

167 (00-2015-).10.2015Të pandehur:

168 (00-2015-2685)21.10.2015Kërkues: Kreshnik Bajram Çerçizaj

169 (00-2015-2686)21.10.2015Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë

I pandehur: Mirjan Marku

170 (00-2015-2688)21.10.2015I pandehur: Dhimitër Buzi

171 (00-2015-2691)21.10.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Adrian Mzhika

172 (00-2015-2960)21.10.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës

I pandehur: Përparim Turrja

173 (00-2015-2689)21.10.2015Të pandehur: Gerald Dalti, Samed Ferizi

174 (00-2015-2702)28.10.2015I pandehur: Denis Shala në mungesë

175 (00-2015-).10.2015Të pandehur:

176 (00-2015-2697)28.10.2015I pandehur: Saliman Barçi

177 (00-2015-).10.2015Të pandehur:

178 (00-2015-2698)28.10.2015Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës

Të pandehur: Agron Allamani, Mikelano Karaj

179 (00-2015-2696)28.10.2015Kërkues: Viktor Ymeri

180 (00-2015-2695)28.10.2015I pandehur: Gani Dishani

181 (00-2015-2699)28.10.2015Të pandehur: Moisi Çunaj, Ramadan Braho,

Personi juridik Komunitete sh.p.k

Çështje Administrative

517 (00-2015-3980)01.10.2015Shoqëria Lala 07 sh.p.k. kundër Dega e Doganës

Elbasan, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

518 (00-2015-4580)01.10.2015Shoqëria “Bomira” sh.p.k. kundër Dega e Doganës

Berat

519 (00-2015-3607)01.10.2015Përparim Dusha kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

519 (00-2015-4522)01.10.2015Kiço Grazhdani kundër DRSSH Korçë

520 (00-2015-3508)01.10.2015Ilir Profka kundër Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit

Kombëtar të Punësimit, pranë Ministrisë së Punës dhe

Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta

521 (00-2015-3698)01.10.2015Hysenj Kondi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

522 (00-2015-3608)01.10.2015Shoqëria “Velipoja Ekspres” Shpk kundër Drejtoria

Rajonale e Tatimeve Shkodër, Drejtoria e Përgjithshme

e Tatimeve (Drejtoria e Apelimit Tatimor) Tiranë

523 (00-2015-3316)06.10.2015Genc Hysa kundër Ministria e Financave, Dega e

Thesarit Tiranë

524 (00-2015-4614)06.10.2015Shoqëria “Trefast” shpk Tiranë kundër Bashkia Durrës

525 (00-2015-3317)06.10.2015Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë

pranë Prefektit të Qarkut Elbasan kundër

Ramazan Zdrava

526 (00-2015-3318)06.10.2015Zoi Meço kundër Zyra Regjistrimit Pasurive të

Paluajtshme Vlorë

527 (00-2015-).10.2015 kundër

528 (00-2015-3320)06.10.2015Shoqëria “Adi” Sha kundër Ministria e Ekonomisë,

Tregtisë dhe Energjitikës

529 (00-2015-3321)06.10.2015Shoqëria “Interalb Distribution” Shpk në mungesë

kundër Komisioni i Prokurimeve Publike

530 (00-2015-3333)08.10.2015Pëllumb Saliaj; Harilla Kushi; Mersin Balili kundër

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier;

Bibika Kokalari

531 (00-2015-4435)08.10.2015Foni Olldashi kundër Bashkia Tiranë, Këshilli

Bashkiak Tiranë, Enti Kombëtar i Banesave-Dega

Tiranë

532 (00-2015-4421)08.10.2015Shoqëria “Global Petrolium Albania” sh.a kundër

Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së

Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, Njësia e

Tatimpaguesve të Mëdhenj, Drejtoria Rajonale

Tatimore Tiranë

533 (00-2015-4247)08.10.2015Shoqëria Bomira sh.p.k. kundër Dega e Doganës Berat

534 (00-2015-4616)08.10.2015Shoqëria “Avduli” sh.p.k kundër Drejtoria e Policisë së

Qarkut Vlorë

535 (00-2015-4399)08.10.2015Besim Asllani kundër Drejtoria Rajonale Sigurimeve

Shoqërore Durrës

536 (00-2015-3899)08.10.2015Refaela Palushi kundër Zyra Arsimore Pukë

537 (00-2015-4398)08.10.2015Petro Topuzi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

538 (00-2015-4395)0810.2015Arshi Krasniqi kundër Ministria e Financave Tiranë,

Dega e Thesarit Vlorë

539 (00-2015-4397)08.10.2015Laureta Tozaj kundër Komuna Qendër Vlorë

540 (00-2015-3896)08.10.2015Sulejman Elezi kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Agjensisë së Trajtimit të Kredive pranë Ministrisë së

Financave

541 (00-2015-).10.2015 kundër

542 (00-2015-3400)13.10.2015Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Dyne” Sh.p.k,

“Viki” Sh.p.k dhe “Beta” Sh.p.k në mungesë kundër

Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës

(sot Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë)

543 (00-2015-3401)13.10.2015Lemçe Hasa kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Elbasan

544 (00-2015-).10.2015 kundër

545 (00-2015-).10.2015 kundër

546 (00-2015-3609)15.10.2015Genci Ibrahimaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit Tiranë

547 (00-2015-3610)15.10.2015Kadri Mustafaj kundër Bashkia Bajram Curri, Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Tropojë, Rustem Gjoni, Sali Kuçana, Besnik Buçpapaj,

Meritan Mulaj, Mehmet Kuçana, Kadri Hajdarmataj,

Osman Lushaj, Mehmet Neziri, Behie Osmani

548 (00-2015-3500)20.10.2015Fatmir Brari në mungesë kundër Këshilli i Ministrave,

Ministria e Transportit Tiranë, Autoriteti Rrugor

Shqiptar

549 (00-2015-).10.2015 kundër

550 (00-2015-).10.2015 kundër

551 (00-2015-3498)20.10.2015Bademe Bilali kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër

552 (00-2015-3497)20.10.2015Esmeralda Thomai kundër Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme Vlorë

553 (00-2015-3496)20.10.2015Azbi Ismaili kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë

554 (00-2015-3494)20.10.2015Thoma Lloci kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP) Tiranë, Zyra Vendore

e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP)

Sarandë

555 (00-2015-).10.2015 kundër

556 (00-2015-4431)27.10.2015Kalem Kaja në mungesë kundër Komuna Mbrostar,

Qarku Fier në mungesë

557 (00-2015-4424)27.10.2015Violeta Hasani në mungesë kundër Njësia Bashkiake

Nr.4 Tiranë në mungesë

558 (00-2015-).10.2015 kundër

559 (00-2015-3677)27.10.2015Prefekti i Qarkut Fier kundër Arshin Gishti

560 (00-2015-4492)29.10.2015Stavri Tagani, Alqi Loli kundër Agjencia e Prokurimit

Publik, Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Durrës

561 (00-2015-4490)29.10.2015Votim Bracellari kundër Inspektorati Ndërtimor

Urbanistik Kombëtar

562 (00-2015-4492)29.10.2015Televizioni Privat Kabllor ‘TV AVN’ Fier kundër

Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit

563 (00-2015-4567)29.10.2015Shoqëria “Theos” sh.p.k kundër Inspektorati Shtetëror i

Punës Tiranë pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve

Sociale dhe Shanseve të Barabarta; Drejtoria Rajonale

e Inspektoriatit Shtetëror të Punës Tiranë

564 (00-2015-4526)29.10.2015Shoqëria “Proqual” sh.a kundër Agjencia e Prokurimit

Publik Tiranë

Moskompetenca Civile

00-2015-.10.2015 kundër

00-2015-255308.10.2015Milo Mëhilli kundër Komisioni Vendor i Tokës

Bashkia Himarë

00-2015-.10.2015 kundër

00-2015-334808.10.2015Njazi Aliko, Fatime Aliko, Hamza Aliko,

Bexhet Aliko, Ismail Aliko, Haris Aliko, Lirim Aliko,

Ruzhdi Aliko, Anil Aliko kundër Emro Basha,

Maliq Basha, ZVRPP Gjirokastër,

ALUIZNI Gjirokastër

00-2015-.10.2015 kundër

00-2015-396915.10.2015Hamdi Lamallari kundër Zyra e Gjendjes Civile

Komuna Kala e Dodës

00-2015-.10.2015 kundër

00-2015-397808.10.2015Agim Selishta, Artan Shehu, Lavdrim Selami,

Dylber Beça, Arben Sefullaj, Bardhyl Mazari,

Rasim Muça, Vera Buci, Aqif Shehu, Hamit Manreka

kundër Bashkia Peshkopi

00-2015-409201.10.2015Rifat Gjoni kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë; Agjencia Lokale e Sigurimeve

Shoqërore Kavajë

00-2015-409401.10.2015Nina Lala; Kristo Lala kundër Ministria e Bujqësisë,

Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

00-2015-420115.10.2015Nika Fila (Marangoni) kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Durrës

00-2015-420315.10.2015Age Marku kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër

00-2015-420715.10.2015Razije Kaloshi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Elbasan

00-2015-.10.2015 kundër

00-2015-420915.10.2015Astrit Ferko kundër Enea Ferko, Leonard Koçi,

Natasha Dhana, Mustafa Ferko, Komisioni i

Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Prefekturës

Fier

00-2015-425129.10.2015Athina Fejzo (Mërtiri) kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë

00-2015-425229.10.2015Xhevair Gjeçi kundër Komisioni Vendor i Vlerësimit

të Titujve të Pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Berat

(K.V.V.T.P).

00-2015-425329.10.2015Karafile Hoxhallari kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

00-2015-427829.10.2015Rrushe (Rrushdije) Domi kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Kukës

00-2015-443629.10.2015Shoqëria "Kurum Internacional" sh.a kundër Dega e

Doganës Elbasan, Drejtoria e Përgjithshme e

Doganave, Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Durrës

00-2015-.10.2015 kundër

00-2015-454129.10.2015Leonard Xhelili kundër Shoqëria e Trajtimit të

Studentëve sh.a. Vlorë

00-2015-.10.2015 kundër

00-2015-.10.2015 kundër

00-2015-.10.2015 kundër

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 11115-01944-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015 -3322 i Vendimit (401)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :

Majlinda AndreaKryesuese

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në datën 01.10.2015 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë :

PADITËS: MANJOLA STRINGA, përfaqësuar nga av. Dhimitraq Prifti

TË PADITUR: ALI KAZA (në mungesë)

LIRIE KAZA (në mungesë)

JONIDA KAZA (në mungesë)

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurve të lirojnë dhe dorëzojnë apartamentin e banimit

të ndodhur në Pallatin nr.7, kati i parë i banimit, Rr: “Vaso Pasha”,

regjistruar në ZRVPP Tiranë në regjistrin hipotekor nr.580, datë 07.07.2010,

Zona Kadastrale 8270.

Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile.

Ligji nr.7652, datë 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”.

Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.6823, datë 22.09.2010 ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse…”

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.455, datë 05.03.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.6823, dt. 22.09.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

Kundër vendimit nr.455 datë 05.03.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala paditëse Manjola Stringa, nëpërmjet të cilit kërkon: “Ndryshimin e vendimit nr.455, datë 05.03.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.6823, dt. 22.09.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pranimin e kërkesëpadisë”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; përfaqësuesin e palës paditëse Manjola Stringa, av. Dhimitraq Prifti, i cili kërkoi prishjen e vendimit nr.6823, datë 22.09.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, të vendimit nr.455, datë 05.03.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe pushimin e gjykimit të çështjes; dhe si shqyrtoi në tërësi çështjen, në mungesë të palës së paditur,

V Ё R E N

Se, vendimi nr.6823 datë 22.09.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe vendimi nr.455, datë 05.03.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit material civil dhe si rrjedhojë do të ndryshohen.

A. RRETHANAT E FAKTIT

1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon :

1. Paditësja është pronare e një apartamenti me sipërfaqe 87 m2, në katin e parë të pallatit nr.7, të ndodhur në Rr. “Vaso Pasha” Tiranë. Kjo pronë figuron e regjistruar në ZVRPP Tiranë në Zonën Kadastrale 8270, nr.Regjistri Hipotekor 580, datë 07.07.2000. Ky fakt rezulton i provuar nga vërtetimi i pronësisë lëshuar në datë 22.01.2009. Pronësia mbi këtë send është fituar në bazë të ligjit nr.7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike” si dhe Udhëzimit nr.16, datë 08.08.1992 të ish-Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë “Për kthimin ose kompensimin e pasurive të konfiskuara ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike që kanë fituar pafajësinë”.

1. Të paditurit janë vënë në posedim të pronës objekt gjykimi në bazë të akteve administrative sikundër janë: Vendimi nr.3, datë 29.01.1991 i ish-Komitetit Ekzekutiv në bazë të të cilit u është dhënë leja e banimit për në qytetin e Tiranës si dhe Autorizimit nr.86, datë 24.09.1991 të ish Komitetit Ekzekutiv Pluralist me anë të të cilit është dhënë për banim banesa objekt gjykimi. Më pas, nëpërmjet një veprimi juridik sikundër është kontrata datë 01.10.1991 me ish Ndërmarrjen Komunale Banesa është bërë kalimi në administrim i banesës objekt gjykimi ish banesë shtetërore.

1. Rezulton e provuar se të paditurit kanë fituar statusin e të pastrehut në përputhje të plotë me kriteret që përcakton VKM nr.49, datë 29.01.1993, pasi kanë banuar në banesa shtetërore ish pronë private, kanë pasur lejen e banimit në qytet dhe se aktualisht vazhdojnë të kenë statusin e të pastrehut, gjë e cila faktohet nga shkresa nr.9615, datë 03.08.1995; shkresa nr.5/2 Prot, date 23.10.2009 si dhe shkresa nr.A 20222, datë 23.12.2009 të Bashkisë Tiranë, administruar në këtë proces.

1. Provohet gjithashtu në këtë gjykim se i padituri Ali Kaza si kryefamiljar është interesuar herët për të siguruar strehim, duke aplikuar për marrje kredi bankare pranë ish Bankës së Kursimeve; por nuk i është dhënë kredi bankare duke qenë se nuk kishte garancitë e nevojshme financiare për t’a shlyer atë, fakt ky i cili konfirmohet nga shkresa nr.9615, date 03.08.1995, lëshuar nga Bashkia Tiranë.

1. I padituri Ali Kaza dhe bashkëshortja është vërtetuar se nuk kanë prona të paluajtshme, i padituri është në marrëdhënie punësimi me shoqërinë “Birra Tirana” sh.a. me një pagë mujore neto 46 284 lekë dhe në këtë cilësi bashkë me bashkëshorten e tij zotëron edhe 0.01% të aksioneve të kësaj shoqërie me vlerën 150.000 lekë.

1. Po ashtu, rezulton se sipas shkresës së EKB-së nr.663 prot., datë 01.03.2012 drejtuar BKT-së është përcjellë emri i të paditurit Ali Kaza për përfitimin e një kredie të subvencionuar nga shteti në vlerën 4 374 720 lekë për një periudhë prej 30 vjetësh.

1. Pala e paditur paditëse ka pretenduar se Banka pavarësisht kësaj nuk e ekzekuton këtë kredi pasi nuk ka garanci shlyerjeje.

1. Pala paditëse, duke pretenduar se të paditurit posedojnë pa asnjë tagër pronën e saj, i është drejtuar me padi rivendikimi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

B. PROCEDURAT GJYQËSORE.

1. Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.6823 datë 22.09.2010 ka vendosur: “Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditëse…”

1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.455, datë 05.03.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.6823, dt. 22.09.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.”

1. Kundër vendimit nr.455 datë 05.03.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala paditëse Manjola Stringa, nëpërmjet të cilit kërkon: “Ndryshimin e vendimit nr.455, datë 05.03.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.6823, dt. 22.09.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe pranimin e kërkesëpadisë”. Në shkaqet e rekursit veçohen:

1. Vendimet e dy gjykatave bazohen në vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nr.11 datë 04.04.2007 dhe vendimi nr.26 dt. 02.11.2005, ndërkohë që deri më sot vendimet e kësaj Gjykate, madje pjesa arsyetuese e tyre nuk janë baraz me ligjin në fuqi.

1. Në rastin konkret gjykata ka deklaruar se pronari i ligjshëm i sendit nuk ka çfarë t`i bëjë poseduesit të paligjshëm në keqbesim, duke zbatuar gabim ligjin përkatës. Gjykatat kanë bërë një vlerësim të gabuar të provave duke konkluduar se të paditurit gëzojnë statusin e të pastrehut. Nocioni i të pastrehëve ka vite që ka ndryshuar. Ndërkohë që vendimi nr.11 datë 04.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese ka shfuqizuar nenin 9 të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” duke rekomanduar nevojën për kryerjen e plotësimeve në ligj, deri më sot asnjë plotësim i tillë nuk është kryer. Ligji i sipërcituar është i vetmi në fuqi dhe vetëm këtij ligji mund t`i referohet gjykata për zgjidhjen e kësaj cështjeje.

1. Që prej viti 1992 është vendosur kthimi efektiv i kësaj banese familjes Shijaku dhe është bërë dorëzimi efektiv i kësaj prone nga ish Ndërmarrja Komunale Banesa me procesverbal, por të paditurit vazhdojnë posedimin e paligjshëm edhe pse shteti ka ndërprerë kontratat e qerasë me ta.

1. Gjykata ka shkelur nenet 28 dhe 29 të K.Pr.Civile pasi nuk është shprehur fare për kërkimet e paditëses. Prona e paditëses ka rrjedhur nga ligji nr.7514 dt. 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” dhe nuk mund të pengohet posedimi me dispozita që kanë të bëjnë me pronarët që kanë rifituar pronësinë me anë të legjislacionit për kthimin dhe kompensimin e pronës. Gjykata ka krijuar një situatë juridike sipas interpretimeve të saj duke ndryshuar rrjedhën e pretendimeve dhe duke u bërë pjesë aktive e procesit gjyqësor.

1. I padituri është përfitues i kredisë me interes 0% dhe bankës i është kërkuar fillimi i procedurave të kreditimit. Për këtë qëllim duke qenë përpara këtij fakti kërkuam në Apel riceljen e hetimit gjyqësor ku provuam se të paditurit i është akorduar kredia dhe ndaj që nga ky moment mbaron detyrimi i shtetit për të pastrehun dhe ai duhet të dorëzojë apartamentin.

1. Kundër rekursit të paraqitur nga pala paditëse ka paraqitur kundër-rekurs i padituri Ali Kaza me anë të të cilit kërkon mospranimin e rekursit të palës paditëse. Në shkaqet e rekursit veçohen:

1. Rekursi nuk përmban asnjë shkak ligjor nga ato që parashikon ligji procedural e konkretisht neni 472 i K.Pr.Civile për goditjen e vendimeve.

1. Pretendimi se pala e paditur e posedon sendin pa ndonjë titull dhe se është posedues në keqbesim, është i pavërtetë dhe i pabazuar në prova. Titulli i posedimit ka buruar nga ligji dhe është akorduar nëpërmjet Vendimit nr.3, date 29.01.1991, të ish Komitetit Ekzekutiv në bazë të të cilit u është dhënë leja e banimit për në qytetin e Tiranes si dhe Autorizimit nr.86, datë 24.09.1991 të ish Komitetit Ekzekutiv Pluralist me anë të të cilit është dhënë për banim banesa objekt gjykimi. Më pas, nëpërmjet kontratës datë 01.10.1991 me ish Ndërmarrjen Komunale Banesa është bërë kalimi në administrim i banesës objekt gjykimi. Kalimi i posedimit ndaj të paditurve në datën 24.09.1991 është bërë para hyrjes në fuqi të ligjit nr.7514 datë 30.09.1991 prej të cilit kanë buruar të drejtat e pronësisë së paditëses.

1. Është i pavërtetë dhe abuziv pretendimi i palës paditëse në rekursin e saj se gjykatat kishin dalë tej objektit të kërkimit. Përkundrazi gjykatat i janë përmbajtur plotësisht këtij objekti dhe kanë konkluduar me të drejtë se të paditurit gëzojnë statusin e të pastrehut dhe ende nuk janë akomoduar me kredi për banesë. Pavarësisht se i padituri ka tentuar vazhdimisht të plotësojë dhe ka plotësuar dokumentacionin që të përfitojë kredi, edhe në vitin 2012 i është refuzuar kredia për shkak të mospasjes së garancive të nevojshme financiare të përballimit të saj. Edhe sot të paditurit vazhdojnë të gëzojnë statusin e të pastrehut dhe nuk janë akomoduar me kredi.

1. Gjykata Kushtetuese me dy vendimet e saj nr.11 datë 04.04.2007 dhe nr.26 dt. 02.11.2005, ka shfuqizuar nenin 9 të ligjit nr.9235 datë 29.07.2004 e konkretisht mënyrën si do të siguronin qeramarrësit strehim, afatin përfundimtar të strehimit që ishte viti 2008 dhe dorëzimin e banesës ish pronarit, pavarësisht nëse ishte siguruar apo jo strehim pas vitit 2008. Gjykata Kushtetuese në këto vendime në mënyrë të rëndësishme ka konsideruar si antikushtetues e diskriminues ofrimin e një trajtimi më pak favorizues për këtë kategori sociale të qiramarrësve të pastrehë që banojnë në banesat e ish pronarëve. Ky qëndrim është konsoliduar dhe me trajtimin që i bën Gjykata e Lartë së njëjtës çështje, si p.sh. vendimi nr.938 datë 20.04.2010 me palë paditëse Edlir Vokopola dhe palë të paditur familjen Nushi. Në këtë vendim Gjykata e Lartë bazohet në interpretimin e duhur kushtetues dhe thekson se i takon ligjvënësit të bëjë rregullimet përkatëse në ligj.

C. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR.

1. Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.6823 datë 22.09.2010 ndër të tjera arsyeton se : “...omissis… Gjykata si çmoi në tërësi rrethanat e çështjes si më sipër dhe analizoi pretendimet e palëve, arrin në përfundimin se padia e ngritur është e pabazuar në prova e në ligj dhe si e tillë duhet rrëzuar. Kjo gjykatë arrin në këtë përfundim duke argumentuar si më poshtë vijon: Pikësëpari, vlen të theksohet se në këtë gjykim palët ndërgjyqëse nuk patën debat lidhur me pronësinë e sendit objekt gjykimi si dhe me faktin se të paditurit aktualisht janë posedues të këtij sendi. Po ashtu, rezulton e provuar se të paditurit vazhdojnë të përdorin sendin për strehim “jo për fajin apo meritën e tyre” por për shkaqe të pavarura që kanë të bëjnë me ndryshimet juridike shoqërore të ndodhura në Shqipëri pas ndryshimit të sistemit të shoqërisë. Pikërisht është kjo arsyeja që të paditurit vazhdojnë posedimin e sendit pavarësisht se pronësia prej vitesh i ka kaluar paditëses. Pra, në gjykim rezulton e provuar se të paditurit ndodhen në një marrëdhënie juridike të ligjshme me sendin objekt gjykimi dhe se ata edhe aktualisht vazhdojnë të gëzojnë statusin e “personit të pastrehë”; çka do të thotë se nuk ka rënë shkaku sikundër pretendon pala paditëse (shih për këtë pretendimet me shkrim të paditëses). Një fakt i tillë konfirmohet dhe nga dokumentacioni shkresor, administruar në këtë proces. Po ashtu, referuar legjislacionit që vepron në këtë fushë si dhe praktikës tashmë të konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese (vendimi nr.26, datë 02.11.2005 si dhe vendimi nr.11, datë 04.04.2007 ) ndërhyrja në një rast të tillë do të sillte cënime të parimit të sigurisë juridike si pjesë përbërëse të Shtetit të së Drejtës, garantuar në nenet 15, 17 dhe 18 të Kushtetutës si dhe qëndrim diskriminues të pajustifikuar me një interes publik të ligjshëm pa ju garantuar përfundimisht e drejta e strehimit personit (siç janë të paditurit) në banesën pronë e paditëses (kjo, banesë shtetërore - ish pronë private)…”.

1. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.455, datë 05.03.2012 ndër të tjera arsyeton se: “Për Kolegjin Civil të Gjykatës së Apelit, pas çeljes së hetimit gjyqësor, shtrohet për zgjidhje problemi juridik, nëse e ka zgjidhur konfliktin fakti që palëve të paditura nga Enti Kombëtar i Banesave me shkresën nr.514/1 prot., datë 01.03.2012 i është shënuar emri për të përfituar kredi, akorduar për një afat 30 vjeçar me interes 0% në shumën 4 374 720 lekë, kur pala paditëse pretendon se banka pavarësisht kësaj nuk e ekzekuton këtë kredi pasi nuk ka garanci shlyerjeje. Nga Kolegji Civil i kësaj gjykate çmohet se në interpretim të vendimit nr.26 datë 02.11.2005 si dhe vendimi nr.11, datë 04.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese, kur faktikisht palëve të paditura nuk u është garantuar ekzekutimi i kredisë së akorduar dhe nëpërmjet akteve nënligjore nuk është zgjidhur ky problem, përsëri ndodhemi në të njëjtën situatë të përcaktuar nga gjykata e shkallës së parë, ndaj palët e paditura duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në posedim të sendit të paluajtshëm deri në vënien në efiçiencë të kësaj kredie...”.

D. NË LIDHJE ME REKURSIN E USHTRUAR.

1. Rekursi i paraqitur nga paditësja Manjola Stringa përmban shkaqe nga ato të parashikuara nga neni 472 i Kodit të Procedurës Civile që, cenojnë vendimin nr.455, datë 05.03.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimin nr.6823 datë 22.09.2010 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.455, datë 05.03.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.6823, datë 22.09.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit material civil, nenit 296 të Kodit Civil dhe për këtë shkak duhet të ndryshohen duke u vendosur pranimi i padisë.

1. Pala paditëse Manjola Stringa, i është drejtuar gjykatës duke kërkuar, detyrimin e të paditurve, Ali Kaza, Lirie Kaza, Jonida Kaza, të lirojnë dhe dorëzojnë apartamentin me sipërfaqe 87 m2, në katin e parë të pallatit nr.7, të ndodhur në Rr. “Vaso Pasha” Tiranë. Kjo pronë figuron e regjistruar në ZVRPP Tiranë në Zonën Kadastrale 8270, nr.Regjistri Hipotekor 580, datë 07.07.2000 në emër të paditëses. Ky fakt rezulton i provuar nga vërtetimi i pronësisë lëshuar në datë 22.01.2009.

1. Në nenin 296 të Kodit Civil përcaktohet se: “Pronari ka të drejtë të ngrejë padi për të kërkuar sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtës. Këtë të drejtë e ka edhe çdo bashkëpronar për sendin e përbashkët, me qëllim që ai t’u dorëzohet gjithë bashkëpronarëve.”.

1. Në rrethanat e çështjes konkrete jemi përpara një padie rivendikimi. Padia e rivendikimit, është padia e mbrojtjes së pronësisë, është padia pronarit jo posedues kundër poseduesit jo pronar.

1. Në vendimin unifikues nr.5, datë 31.05.2011 Kolegjet e Bashkuara kanë arsyetuar se: “Në thelb, padia e rivendikimit është padia e pronarit jo posedues ndaj poseduesit jo pronar. Kjo padi ka për qëllim: a) njohjen e së drejtës së pronësisë të paditësit mbi sendin e rivendikuar dhe b) detyrimin e të paditurit t’i kthejë paditësit sendin e rivendikuar.”.

1. Nga shqyrtimi në gjykatat e fakti ka rezultuar e provuar pronësia e paditëses, mbi sendin të cilin kërkon të rivendikojë. Pronësia mbi këtë send është fituar në bazë të ligjit nr.7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike” si dhe Udhëzimit nr.16, datë 08.08.1992 të ish-Ministrisë se Financave dhe Ekonomisë “Për kthimin ose kompensimin e pasurive të konfiskuara ish të dënuarve dhe të përndjekurve politike që kanë fituar pafajësinë”.

1. Përsa i përket posedimit të të paditurve Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se, të paditurit janë vënë në posedim të pronës objekt gjykimi në bazë të akteve administrative sikundër janë: Vendimi nr.3, datë 29.01.1991 i ish-Komitetit Ekzekutiv në bazë të të cilit u është dhënë leja e banimit për në qytetin e Tiranës si dhe Autorizimit nr.86, datë 24.09.1991 të ish Komitetit Ekzekutiv Pluralist me anë të të cilit është dhënë për banim banesa objekt gjykimi. Më pas, nëpërmjet një veprimi juridik sikundër është kontrata datë 01.10.1991 me ish-Ndërmarrjen Komunale Banesa është bërë kalimi në administrim i banesës objekt gjykimi ish-banesë shtetërore.

1. Rezulton e provuar se, të paditurit kanë fituar statusin e të pastrehut në përputhje me kriteret që përcakton VKM nr.49, datë 29.01.1993, pasi kanë banuar në banesa shtetërore ish-pronë private, kanë pasur lejen e banimit në qytet dhe kanë poseduar pronën në cilësinë e personave të pastrehë.

1. Po ashtu rezulton se, sipas shkresës së EKB-së nr.663 prot. datë 01.03.2012 drejtuar BKT-së është përcjellë emri i të paditurit Ali Kaza për përfitimin e një kredie të subvencionuar nga shteti në vlerën 4 374 720 lekë për një periudhë prej 30 vjetësh.

1. Çështja objekt shqyrtimi përbën një mosmarrëveshje në të cilën ballafaqohen interesat e qiramarrësve në banesat e ish-pronarëve për strehim dhe interesat e pronarëve për të gëzuar të qetë pronën e tyre.

1. Me qëllim arritjen e një zgjidhje të drejtë në lidhje me çështjen objekt shqyrtimi ky Kolegj, vlerëson të mbajë në konsideratë, rrethanat e faktit të pranuara gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit Tiranë, nga të cilat ka rezultuar se, të paditurve, iu është dërguar nga Enti Kombëtar i Banesave në Bankën Kombëtare Tregtar, për kreditim, në kushtet deri 30 vjet, me afat 0 (zero)% interes vjetor sipas programit social të trajtimit me kredi të lehtësuar nga shteti, në zbatim të udhëzimit, udhëzimit nr.6257, datë 2.9.2008 “Mbi përcaktimin e masës së subvencionit për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti”, të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.

1. Me shkresën nr.514/1 prot., datë 01.03.2012 ka rezultuar se, të paditurve qëramarrës në banesë ish-pronë private iu është shënuar nga Enti Kombëtar i Banesave emri për të përfituar kredi, akorduar për një afat 30 vjeçar me interes 0% në shumën 4.374.720 lekë.

1. Sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, në kushtet kur është vërtetuar ofrimi i kredisë (përfundimi i procedurave të EKB-së për ofrimin e kredisë ndaj të paditurve), të paditurit, shndërrohen në posedues të paligjshëm, në lidhje me posedimin e apartamentit objekt gjykimi në pronësi të paditëses Manjola Stringa, pasi atyre iu është ofruar zgjidhja e problemit të strehimit përmes përfitimi të kredisë së subvencionuar nga shteti. Në ndryshim nga sa është arsyetuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, ky Kolegj çmon se, vënia në efiçencë e kredisë, nuk mund të cenojë interesat e pronarëve për të gëzuar të qetë pronën e tyre.

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, teksa nevoja e strehimit të qiramarrësve banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuar, është një nevojë e mprehtë sociale, detyrimi për strehim i tyre është një detyrim i cili rëndon mbi autoritetet përgjegjëse shtetëror, dhe nuk duhet të cenojë të drejtën legjitime të pronarëve për të gëzuar të qetë dhe pa asnjë kufizim pronën e tyre.

1. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.11, datë 04.04.2007 dhe nr.26, datë 02.11.2005, ndërkohë që vërtet mbrojnë qiramarrësit e strehuar në banesat e ish-pronarëve dhe synojnë mosdiskriminimin e tyre si kategori sociale, nuk kanë për qëllim të mohojnë të drejtën e ish-pronarëve dhe nga ana tjetër të diskriminojnë pikërisht këtë kategori ish-pronarësh në të drejtën e tyre të pronësisë dhe kërkimit të saj me padi rivendikimi.

1. Gjithashtu duhet mbajtur në konsideratë qëndrimi i mbajtur nga Gjykata Kushtetuese në vijim, Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.1, datë 06.02.2013 ka vlerësuar se: “Në kuadrin e përpjekjeve për të përmbushur objektivat sociale, është e drejtë legjitime e vetë shtetit të rregullojë sistemin e mbrojtjes sociale, duke hartuar dhe zbatuar politikat dhe strategjitë sociale. Në këtë kuptim, ligjvënësi duhet të çmojë vetë, sipas përparësive që ai ka vendosur për zhvillimin ekonomik e shoqëror, se cilat janë format më të përshtatshme për balancimin e interesave duke bërë edhe diferencimet e arsyeshme, pa cenuar parimet dhe normat kushtetuese (shih vendimin nr.9, datë 26.02.2007 të Gjykatës Kushtetuese). Në çdo rast, këto rregullime duhet të përputhen me parimet, vlerat dhe standardet kushtetuese dhe me detyrimet që burojnë nga Karta Sociale Evropiane, që janë barazia, drejtësia sociale, respekti për të drejtat e njeriut dhe ndalimi i diskriminimit, parime që gjenden të mishëruara edhe në Kushtetutë. Gjykata konstaton se mbrojtja sociale e qiramarrësve, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, ka evoluar në përputhje me dinamikën e ndryshimeve të shoqërisë, si rezultat i përmbushjes së objektivave sociale të shtetit dhe, po ashtu, si rrjedhojë e kontrollit kushtetues të ligjeve që pasqyronin politika dhe strategji sociale konkrete, që rregullonin nevoja dhe pritshmëri të realiteteve sociale të cilat ndryshojnë nga realiteti i sotëm social. Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson se konteksti në të cilin është trajtuar më parë e drejta për strehim e qiramarrësve, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, është i ndryshëm nga konteksti i rastit objekt shqyrtimi, ku e drejta për strehim ballafaqohet me të drejtën legjitime të pronarëve për të gëzuar të qetë dhe pa asnjë kufizim pronën e tyre.”.

1. Sa më sipër arrihet në përfundimin se, vendimet e gjykatave të faktit, janë marrë në zbatim të gabuar të ligjit material civil, përkatësisht të nenin 296 të Kodit Civil, pasi duhet të kishin vendosur pranimin e padisë dhe dorëzimin e sendit, përderisa është provuar, e drejta e pronësisë së paditëses Manjola Strina mbi pronën objekt gjykimi, gjithashtu është vërtetuar ofrimi i kredisë (përfundimi i procedurave të EKB-së për ofrimin e kredisë ndaj të paditurve), çka bën që të paditurit të jenë në cilësinë e poseduesve të paligjshëm.

1. Sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.455, datë 05.03.2012 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.6823, datë 22.09.2010 i Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, janë marrë në zbatim të gabuar të të ligjit material civil dhe si rrjedhojë duhet të ndryshohen duke u vendosur pranimi i padisë dhe detyrimi i të paditurve të lirojnë dhe dorëzojnë apartamentin e banimit të ndodhur në Pallatin nr.7, kati i parë i banimit, Rr: “Vaso Pasha”, regjistruar në ZRVPP Tiranë në regjistrin hipotekor nr.580,datë 07.07.2010, Zona Kadastrale 8270.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485, shkronja “d ” të K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Ndryshimin e vendimit nr.455, datë 05.03.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.6823, datë 22.09.2010, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe pranimin e padisë së paditëses Manjola Stringa.

Tiranë, më 01.10. 2015

Nr. 11243-02052-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3323 i Vendimit (402)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :

Majlinda Andrea Kryesuese

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela Fana Anëtare

në datën 01.10.2015 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë:

PADITËS: MAJLINDA REUFI (ROÇI) (në mungesë)

TË PADITUR: NEVRUZ ROÇI (në mungesë)

QEFSERE ROÇI (në mungesë)

BLEDAR ROÇI (në mungesë)

BRIKENA ROÇI (në mungesë)

ARDIAN ÇOBO, përfaqësuar nga av. Hanëme Bakia

ILIR ÇOBO, përfaqësuar nga av. Hanëme Bakia

OBJEKTI:

Pavlefshmëri absolute e aktit noterial kontratë shitblerje

për shitjen e pasurisë së paluajtshme

me nr.5417 Rep., nr.1556 /2 Kol, datë 27.10.2009.

Baza Ligjore: Nenet 153, 154, 154/a,156 të Kodit të Procedurës Civile

dhe 677, 678, 719 të Kodit Civil”.

Gjykata e Shkallës së Parë Përmet me vendimin nr.06, datë 16.01.2012 ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Majlinda Reufi (Roçi).

Shpalljen absolutisht të pavlefshme të kontratës së shitjes nr.5147 rep., nr.1556/2 kol., datë 27.10.2009 të Noterisë Përmet të lidhur midis të paditurve.

- Ky vendim dërgohet për regjistrim në ZVRPP Përmet, pasi të ketë marrë formë të prerë.

- Shpenzimet gjyqësore, vihen në ngarkim të palës së paditur, np përpjesëtim të barabartë midis tyre.”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.187, datë 12.04.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.06 datë 16.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet.”.

Kundër vendimeve të mësipërme, ka paraqitur rekurs personat e tretë Ardian Çobo dhe Ilir Çobo duke kërkuar: “Prishjen e vendimit nr.187, datë 12.04.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.06, datë 16.01.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, dhe pushimin e gjykimit të çështjes”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; përfaqësuesen e të paditurve Ardian Çobo dhe Ilir Çobo, av.Hanëme Bakia, e cila kërkoi: “Ndryshimin e vendimit nr.06, datë 16.01.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet si dhe të vendimit nr.187, datë 12.04.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe rrëzimin e padisë, në mungesë të palëve të tjera pjesëmarrëse, si shqyrtoi në tërësi çështjen,

V Ё R E N

Se, vendimi nr.06, datë 16.01.2012 i Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe vendimi nr.187, datë 12.04.2012 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të material e procedural civil e si rrjedhojë do të prishen dhe çështja do të pushohet.

A. RRETHANAT E FAKTIT

1. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon :

1. Nga provat e administruara në gjykatat e faktit rezulton e provuar se familja bujqësore e kryefamiljar të paditurin Nevruz Roçi sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi me nr.5548,datë 13.10.1996, ka përfituar tokë bujqësore në sipërfaqen prej 4310 m2, nga fondi i tokës së Ish Ndërmarrjes Bujqësore Qilarisht, Përmet, pronë të cilën e kanë regjistruar në ZRPP Përmet.

1. Për pasurinë objekt gjykimi paditësja Majlinda Roçi me vendimin e formës së prerë nr.6, datë 18.01.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet është njohur bashkëpronare në pasurinë prej 4310 m2, nga fondi i tokës së Ish Ndërmarrjes Bujqësore Qilarisht, Përmet në raportet 1/8 pjesë të pandarë trashëgimtarëve të Muahrrem Roci një nga të cilat është dhe paditësja.

1. Me kontratën e shitjes nr.5147 rep., nr.1556/2 kol., datë 27.10.2009 të paditurit Nevruz, Qfsere, Bledar dhe Brikena Roçi i kanë shitur të paditurve Ardian Çobo dhe Ilir Çobo, një sipërfaqe prej 2209 m2 nga sipërfaqja sa sipër prej 4310 m2.

1. Paditësja ka kërkuar konstatimin absolutisht të pavlefshëm të veprimit juridik kontratës së shitjes nr.5147 rep., nr.1556/2 kol., datë 27.10.2009 me pretendimin se kjo kontratë është bërë në shkelje të ligjit, pasi pasuria në bashkëpronësi nuk rezulton të jetë pjesëtuar ndërmjet bashkëpronarëve dhe nuk është respektuar e drejta e parablerjes.

B. PROCEDURAT GJYQËSORE

1. Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, me vendimin nr.06, datë 16.01.2012 ka vendosur:

“-Pranimin e kërkesë padisë së paditëses Majlinda Reufi (Roçi).

- Shpalljen absolutisht të pavlefshme të kontratës së shitjes nr.5147 rep., nr.1556/2 kol., datë 27.10.2009 të Noterisë Përmet të lidhur midis të paditurve.

- Ky vendim dërgohet për regjistrim në ZVRPP Përmet, pasi të ketë marrë formë të prerë.

- Shpenzimet gjyqësore, vihen në ngarkim të palës së paditur, në përpjesëtim të barabartë midis tyre”.

1. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.187, datë 12.04.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.06 datë 16.01.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet”.

1. Kundër vendimeve të mësipërme, ka paraqitur rekurs të paditurit Ardian Çobo dhe Ilir Çobo duke kërkuar: “Prishjen e vendimit nr.187, datë 12.04.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr.06, datë 16.01.2012 të Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, dhe pushimin e gjykimit të çështjes”. Në shkaqet e rekursit veçohen:

1. Vendimet e të dy gjykatave bien në kundërshtim me vendimin unifikues nr.5 datë 20.01.2009 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë si dhe vendimin e mëparshëm nr.13/2006 në të cilin kanë pranuar se kur gjykata konstaton se një veprim juridik është absolutisht i pavlefshëm ajo nuk jep vendim për deklarimin e tij të pavlefshëm, por kufizohet vetëm në vërtetimin e vlefshmërisë dhe duke u nisur nga kjo zgjidh konfliktin e palëve ndërgjyqëse rreth marrëdhënies juridike përkatëse.

1. Në kushtet kur gjykatës nuk i është kërkuar zgjidhja e ndonjë konflikti me objekt, shkak ligjor dhe bazë juridike, elementë thelbësor të një padie, ajo duhej të vendoste rrëzimin e padisë pasi padia mbetet pa objekt.

1. Jo pa shkak paditësja nuk ka kërkuar kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme pasi ne të paditurit sipas vendimit të formës së prerë nr.6, datë 18.01.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet kemi blerë pasuri trashëgimore dhe në të tilla rrethana nuk jemi të detyruar të kthejmë sendin e fituar me kundërshpërblim.

C. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR

1. Gjykata e Shkallës së Parë Përmet, me vendimin nr.06, datë 16.01.2012, ndër të tjera arsyeton se: “...(omissis)... të paditurit Reçi, edhe pse kanë qenë në dijeni për vendimin e formës së prerë nr.6, datë 18.01.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet me të cilën paditësja është njohur bashkëpronare në pasurinë prej 4310 m2, ata kanë qenë në keqbesim dhe në mashtrim të ligjit derisa e kanë mbajtur të fshehtë bashkëpronësinë në redaktimin e kontratës së shitjes objekt gjykimi. Veprimi juridik kontrata e shitjes nr.5147 rep., nr.1556/2 kol., datë 27.10.2009 është në kundërshtim me nenet 200, 204 të Kodit Civil...(...)”.

1. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.187, datë 12.04.2012 ndër të tjera arsyeton se: “...(omissis)... Të paditurit në ankim pretendojnë se padia është pa objekt duke interpretuar në mënyrë të gabuar përcaktimet e vendimeve të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Kështu në vendimin unifikues nr.13/2006 arsyetohet se: Në mbështetje të argumentave që u dhamë më sipër , Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, arritën në përfundimin se për të konsideruar një veprim juridik absolutisht të pavlefshëm nuk është e nevojshme paraqitja e një kërkese të posaçme qoftë kjo padi apo kundërpadi, pasi kjo lloj pavlefshmërie konstatohet pavarësisht nga paraqitja në gjykatë e kërkesës. Pavlefshmëria abslute mund të parashtrohet nga çdo palë ndërgjyqëse që ka interes. Forma e parashtrimit mund të jetë edhe prapësimi, kjo për faktin se veprimi juridik absolutisht i pavlefshëm nuk mund të bëhet e vlefshëm me asnjë veprim të mëpasshëm. Në interpretim të drejtë të këtij përcaktimi, ajo që thuhet është se gjykata ka detyrimin të konstatojë një veprim juridik s absolutisht të pavlefshëm pavarësisht formës së kërkimit të palëve, madje edhe kryesisht. Paditësja ka zgjedhur formën procedurale të kërkimit, ajo i është drejtuar gjykatës me padi të cilën me të drejtë Gjykata e faktit e ka pranuar sa kohë ka konstatuar se veprimi juridik është lidhur në kundërshtim me ligjin.

Sa më sipër vendimi objekt ankimi i Gjykatës së Shkallës së Parë çmohet i drejtë dhe si i tillë duhet të lihet në fuqi…(...)”.

D. NË LIDHJE ME REKURSIN E USHTRUAR.

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.187, datë 12.04.2012 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, dhe vendimi nr.06, datë 16.01.2012 i Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, janë marrë në respektim të gabuar të ligjit procedural civil dhe për këtë shkak duhet të prishen dhe çështja të pushohet.

1. Nga rrethanat e faktit ka rezultuar se, paditësja Majlinda Reufi (Roçi) i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet duke kërkuar, pavlefshmëri absolute të aktit noterial kontratë shitblerje, për shitjen e pasurisë së paluajtshme me nr.5417 Rep., nr.1556/2 Kol., datë 27.10.2009 me palë shitëse të paditurit Nevruz Roçi, Qefsere Roçi, Bledar Roçi, Brikena Roçi dhe palë blerëse Ardian Çobo, Ilir Çobo. Paditësja ka pretenduar se, kjo kontratë është bërë në shkelje të ligjit, pasi pasuria në bashkëpronësi nuk rezulton të jetë pjesëtuar ndërmjet bashkëpronarëve dhe nuk është respektuar e drejta e parablerjes.

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se, në harmoni edhe me qëndrimin unifikues të Gjykatës së Lartë, kërkimi për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një veprimi juridik nuk mund të bëhet si kërkim i mëvetësuar, ai gjithnjë duhet të bëhet gjatë gjykimit në themel të një çështje nga gjykata, ose të paktën si kërkim që shoqëron zgjidhjen e pasojave të ardhura nga ekzekutimi i tij. Pasojat e ardhura nga ekzekutimi (përmbushja) e një veprimi juridik absolutisht të pavlefshëm zgjidhen vetëm mbi kërkesën e palëve ndërgjyqëse dhe në rastin kur gjykata kryesisht konstaton pavlefshmërinë e veprimit juridik ajo zgjidh vetëm ato pasoja që janë objekt kërkimi të padisë apo të kundërpadisë, pa u shprehur për pasojat për të cilat nuk ka kërkesë konkrete nga palët. Kjo nuk pengon po këto palë apo persona të tretë të mund të kërkojnë në një tjetër gjykim zgjidhjen e pasojave të lëna në heshtje nga gjykimi ku veprimi juridik është konstatuar absolutisht i pavlefshëm.”[footnoteRef:2] [2: Vendim Unifikues nr.5, datë 30.10.2012 i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.]

1. Duke patur parasysh përfundimet e mësipërme të këtij vendimi, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson të gabuar qëndrimin e mbajtur nga të dyja gjykatat e faktit, të cilat kanë marrë në shqyrtim dhe kanë zgjidhur një çështje që ka për objekt vetëm konstatimin e pavlefshmërisë së veprimit juridik, pa pasur kërkim nga ana e palës për zgjidhjen e pasojave të ardhura nga kryerja e veprimit juridik.

1. Ashtu sikurse kanë konkluduar edhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nuk mund të paraqitet si padi më vete konstatimi i pavlefshmërisë absolute së një veprimi juridik, sikurse ka vepruar pala paditëse, nëse ky kërkim nuk shoqëron gjykimin e një çështje në themel dhe/ose nuk shoqërohet me zgjidhjen e pasojave.

1. Për rastin konkret, ndryshe nga sa kanë arsyetuar gjykatat e faktit, nga ana e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë çmohet se, jemi para rastit kur padia nuk mund të ngrihet dhe për rrjedhojë vendimet e gjykatave të faktit duhet të prishen dhe të pushohet gjykimi i çështjes.

1. Gjykatat e faktit, duke mos përcaktuar dhe mos identifikuar mungesën e shkakut të padisë, të konfliktit dhe mungesën e interesit për ngritjen e padisë, kanë gabuar në dhënien e vendimeve objekt rekursi.

1. Nga përmbajtja e dispozitave të Kodit të Procedurës Civile në lidhje me anën formalo-juridike të formulimit të kërkesë padisë, si dhe ato të ligjit material ku pala paditëse e mbështet kërkimin, del qartë se padia në kuptimin material nuk plotëson kushtet ligjore për t’u marrë në shqyrtim. Padisë së palës paditëse, i mungon shkaku i cili është i lidhur pazgjidhshmërisht me objektin, ç’ka passjell mungesën e interesit në ngritjen e kësaj padie.

1. Evidentohet se, si në kërkesë padi edhe gjatë gjykimit, nga ana e paditësit është kërkuar vetëm që veprimi juridik, kontrata e shitblerjes e lidhur mes të paditurve, të konstatohet absolutisht e pavlefshme.

1. Për sa më sipër lidhur me zgjidhjen e çështjes konkrete, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, vendimi nr.187, datë 12.04.2012 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe vendimi nr.06, datë 16.01.2012 i Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet nuk gjejnë mbështetje në ligj dhe si të tillë duhet të prishen dhe meqenëse ndodhemi përpara një padie që nuk mund të ngrihet, do të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.187, datë 12.04.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, të vendimit nr.06, datë 16.01.2012, të Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Tiranë, më 01.10.2015

Nr. 11243 – 02126- 00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015 – 3324 i Vendimit (403)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :

Majlinda AndreaKryesuese

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela FanaAnëtare

në datën 01.10.2015 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë:

PADITËS: SOTIR JANI (në mungesë).

I PADITUR:VASIL JANI (në mungesë).

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME SARANDË (në mungesë).

OBJEKTI:

Goditje për falsitet të deklaratës noteriale nr.535 repertori,

nr.131 koleksioni, datë 20.03.1999, për heqje dorë nga pronësia.

Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të regjistrimit hipotekor

në librin numër 3, faqe numër 8, numër 18 indeksi, datë 26.07.199

në favor të Së paditurës Janulla Jani (Aishe Lala).

Detyrimin e ZVRPP, Sarandë të kryejë regjistrimin e pasurisë

edhe në emër të paditësit, sipas vendimit numër 587, datë 30.10.1998,

të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Baza Ligjore: Kodi i Procedurës Civile nenet 32,153,154, 270, 277.

Kodi Civil nenet 92,106. Ligji “Për Noterinë”.

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr.23-201101118 (693) datë 27.05.2011 ka vendosur:

“Pranimin e pjesërisht të kërkesë padisë nr.21321-01774-23-2010 Regjistri Themeltar, datë 14.01.2009 regjistrimi, të paditësit Sotir Jani. Anulimin e deklaratës noterial numër 535 repertori, numër 131 koleksioni, datë 20.03.1999 “Për heqjen dorë nga pronësia” të lidhur nga paditësi Sotir Jani (Sokol Lala) dhe të paditurit Vasil Jani (Krenar Lala), në zyrën e noterisë Sarandë dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme. Fshirjen nga regjistri hipotekor i pasurisë së regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë në librin numër 3, faqe 8, numër 18 indeksi, datë 26.07.1999 në favor të të paditurës Janulla Jani (Aishe Lala). Rrëzimin e kërkesë padisë për kërkimin “Detyrimin e palës së paditur Zyra Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; Sarandë, që të kryejë regjistrimin e kësaj pasurie në emër të paditësit sipas dëshmisë së trashëgimisë nr 587, datë 30.10.1998 “

Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.247, datë 15.05.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1118 (693) datë 27.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për sa i përket rrëzimit të kërkesë padisë për kërkimin “Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Sarandë që të kryejë regjistrimin e kësaj pasurie në emër të paditësit sipas dëshmisë së trashëgimisë nr.587 date 30.10.1998. Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën e pranuar dhe rrëzimin e saj”.

Kundër vendimit nr.247, datë 15.05.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka paraqitur rekurs pala paditëse Sotir Jani i cili kërkon: “Ndryshimin e vendimit nr.247 datë 15.05.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.23-2011- 1118(693) datë 27.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTЁ

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Aleksandër Muskaj; si shqyrtoi në tërësi çështjen, në mungesë të palëve pjesëmarrëse,

V Ё R E N

Se, vendimi nr.247, datë 15.05.2012 i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit material e atij procedural civil e si rrjedhojë do të prishet dhe çështja do të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

I. RRETHANAT E FAKTIT

0. Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nga aktet e dosjes gjyqësore i rezultojnë të pranuara nga gjykatat e faktit rrethanat si vijon :

0. Pala paditëse Sotir Jani dhe i padituri Vasil Jani janë fëmijë të të paditurës Janulla Janit. Ndërgjyqësit sipas vërtetimeve të lëshuar Komuna Lukove, Zyra e Gjendjes Civile me vendim administrativ të pushtetit lokal kanë ndryshuar emrin dhe mbiemrin e tyre, pas kryerjes së veprimit juridik, deklaratës noteriale numër 535 repertori, numër 31 koleksioni, datë 20.03.1999.

0. Nga dëshmia e trashëgimisë ligjore të lëshuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin numër 587, datë 30.10.1998, rezulton që ndërgjyqësit janë trashëgimtar ligjor të trashëgimlënësit Trashgim Lala.

0. Për rrjedhojë trashëgimlënësi ka patur një shtëpi banimi në Fshatin Borsh e Rrethit Sarandë, e cila duke qenë pasuri trashëgimore e trashëgimlënësit dhe bazuar në Kodi Civil në nenin 361, ndërgjyqësit janë bashkëpronarë në pjesë të barabarta 1/3 pjesë secili.

0. Kjo pasuri është regjistruar në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë vetëm në emër të të paditurës Janulla Jani (Aishe Lala), kjo bazuar në vërtetimin hipotekor të lëshuar nga e paditura ZVRPP, Sarandë 16.04.2002. Kjo banesë ka si ambiente banimi një dhomë, një kuzhinë, korridor dhe verandë dhe është e regjistruar në regjistrin hipotekor numër 3, faqe 8, numër 18 indeksi.

0. Sipas praktikës së regjistrimit të kësaj pasurisë, shkak për regjistrimin e saj vetëm në emër të të paditurës Janulla Jani, është bërë në bazë të deklaratës noteriale numër 535 repertori, numër 131 koleksioni, datë 20.03.1999 “Për heqje dorë nga pronësia”.

0. Ky akt noterial ka këtë përmbajtje: “Në të nënshkruarit Sokol dhe Krenar Lala të bijtë e trashëgimit dhe Aishes, datëlindjes 1967 dhe 1971, banues në Borsh, me vullnetin tonë të lirë deklarojmë se: Mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë numër 587 vendimi, datë 30.10.1998, ne jemi njohur si trashëgimtar ligjorë të radhës së parë të trashëgimlënësit Trashgim Lala, mbi një të tretën pjesë të pasurisë së tij. Me këtë deklarim ne heqim dorë nga pjesa jonë e trashëgimisë duke ia kaluar atë nënës tonë të quajtur Aishe Lala. Pra mbas nënshkrimit të kësaj deklarate ne nuk do të kërkojmë më pjesë tek babai jonë, veçanërisht për banesën që ndodhet në fshatin Borsh. Këtë deklarim e bëjmë dhe për efekt hipotekimi të pronës në emër të nënës tonë”.

0. Në bazë të këtij akti noterial ZVRPP, Sarandë ka bërë regjistrimin e pasurisë, pjesë e trashëgimit të trashëgimlënësit Trashgim Lala, në pronësi të të paditurës Janulla Jani (Aishe Lala).

0. Me t’u vënë në dijeni të këtij fakti paditësi Sotir Jani ka investuar gjykatën duke mohuar faktin që ai të ketë hequr dorë nga pasuria trashëgimore. Sipas paditësit kjo deklaratë noteriale është e falsifikuar dhe për këtë arsye ai e goditi për falsitet.

II. PROCEDURAT GJYQËSORE.

0. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr.23-201101118 (693) datë 27.05.2011 ka vendosur:

“Pranimin e pjesërisht të kërkesë padisë nr.21321-01774-23-2010 Regjistri Themeltar, datë 14.01.2009 regjistrimi, të paditësit Sotir Jani.Anulimin e deklaratës noterial numër 535 repertori, numër 131 koleksioni, datë 20.03.1999 “Për heqjen dorë nga pronësia” të lidhur nga paditësi Sotir Jani (Sokol Lala) dhe të paditurit Vasil Jani (Krenar Lala), në zyrën e noterisë Sarandë dhe kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme.Fshirjen nga regjistri hipotekor i pasurisë së regjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Sarandë në librin numër 3, faqe 8, numër 18 indeksi, datë 26.07.1999 në favor të të paditurës Janulla Jani (Aishe Lala).Rrëzimin e kërkesë padisë për kërkimin “Detyrimin e palës së paditur Zyra Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme; Sarandë, që të kryejë regjistrimin e kësaj pasurie në emër të paditësit sipas dëshmisë së trashëgimisë nr 587, datë 30. 10.1998 “

0. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin nr.247, datë 15.05.2012 ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.1118 (693) datë 27.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë për sa i përket rrëzimit të kërkesë padisë për kërkimin “Detyrimin e palës së paditur ZVRPP Sarandë që të kryejë regjistrimin e kësaj pasurie në emër të paditësit sipas dëshmisë së trashëgimisë nr.587 date 30.10.1998. Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën e pranuar dhe rrëzimin e saj”.

0. Kundër këtij vendimi, ka ushtruar rekurs pala paditëse Sotir Jani duke kërkuar: “Ndryshimin e vendimit nr.247 datë 15.05.2012 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr.23-2011- 1118 (693) datë 27.05.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë”. Në shkaqet e rekursit të paraqitur nga pala veçohen:

1. Arsyetim i Gjykatës së Apelit Gjirokastër është i gabuar pasi konkluzioni i eksperteve A. Shehu, Sh. Koçia nuk është kategorik ndërsa konkluzioni i ekspertit Partizan Ballaci është kategorik se nuk është nënshkrimi i paditësit Sotir Jani (Sokol Lala).

1. Gjithashtu Gjykata e Apelit Gjirokastër nuk vlerësoi dhe nuk mori parasysh faktin se paditësi Sotir Jani nuk ka qenë në Shqipëri kur është hartuar deklarata noteriale nr.535 Rep, nr.131 kol, datë 20.03.1999, e dokumentuar kjo me pasaportën ku janë pasqyruar hyrje-daljet e tij në shtetin Grek si dhe në vërtetimin e lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të shtetit Grek ku pasqyrohen ditët e punës.

1. Në reference të nenit 92 të Kodit Civil duhet të goditet për falsitet deklarata noteriale për heqjen dorë nga pronësia. Në kushtet kur deklarata noteriale nr.535 rep, nr.131 kol, datë 20.03.1999 për heqje dorë nga pronësia nuk është nënshkruar nga paditësi Sotir Jani atëherë edhe për regjistrimin në regjistrin hipotekor nr.3 faqe 8, nr.18 indeksi, datë 26.07.1999 në zbatim të ligjit nr.7843 datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” duhet të konstatohet pavlefshmëria absolute e tij dhe njëkohësisht të bëhet fshirja e këtij regjistrimi.

III. ARSYETIMI LIGJOR I VENDIMIT TË ANKIMUAR.

0. Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë me vendimin nr.23-201101118(693) datë 27.05.2011, ndër të tjera arsyeton se: “...(omissis).... “...Në Kodin e Procedurës Civile në nenin 270 parashikohet: “Çdo shkrese mund të goditet për falsitet. Shkresat private mund të goditen për falsitet edhe kur nga krahasimi me të tjera vërtetohet se janë origjinale”. …

Në kohën e përpilimit të kësaj deklarate sipas paditësit ai nuk jetonte në Shqipëri, por në shtetin Grek dhe atë ditë ai pretendojë se ka qenë atje në punë për të cilën është paguar.

Në bazë të këtyre pretendime pala paditëse ishte detyruar të vinte në lëvizje gjykatën. … aktin e ekspertimit i cili ka datën 29.04.2011, dhe në përfundim ka arritur në këtë konkluzion: “Nënshkrimi objekt ekspertimi hedhur në emër të Sokol Lalës (kthyer me pas në Sotir Jani, në dokumentin ‘'Deklaratë noteriale” … nuk është hedhur nga Sokol Lala, por një person tjetër”….

Së pari: Deklarata noteriale “Për heqjen dorë nga pronësia” është veprim juridik i njëanshëm… Në rastin konkret pala paditëse Sotir Jani, në deklaratën e heqjes dorë, nuk ka marrë pjesë, pra nuk ka ushtruar lirinë tij për të shfaqur vullnetin konkret për heqjen dorë nga pronësia. …Në rastin konkret elementët e veprimit juridik nuk ekzistojnë.

Së dyti: nisur nga ky arsyetim gjykata arrin në përfundimin që deklarata për heqjen dorë nga pronësia është një veprim juridik absolutisht i pavlefshëm.

Së treti: Pasojat e ardhur nga kjo deklaratë është veprimi i kryer nga ZVRPP, Sarandë të cilës pasi i është paraqitur nga pala e paditur Vasil Jani dhe Janulla Lala, deklarata noteriale për “Heqjen dorë nga pronësia”, datë 20.03.1999, ka hequr emrin e paditësit Sotir Jani, si bashkëpronarë në pasurinë e fituar me trashëgim nga trashëgimlënësi Trashgim Lala, kjo referuar vendimit te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë numër 587, datë 30.10.1998.

Së katërti: Gjykata rrëzojë pretendimin e palës paditëse për sa i përket kërkimit: “Detyrimin e ZVRPP,Sarandë të kryejë regjistrimin e pasurisë së paluajtshme edhe në emër të paditësit.… Disponimin mbi këtë pasuri si bashkëpronare me dy të paditurit ai e ka pasur dhe një cilësi të tillë vazhdon ta ruajë.

Pala paditëse pasi vendimi të marrë formë të prerë, duhet të aplikojë në ZVRPP, Sarandë për t’u regjistruar si bashkëpronar. Këtë interes paditësi e përmbush duke ndjekur rrugën administrative. Ky kërkim në këtë faze nuk është në juridiksionin gjyqësor, por atë administrativ...(...)”.

0. Gjykata e Apelit Gjirokastër me vendimin civil nr.247 datë 15.05.2012, ndër të tjera arsyeton se: “...(omissis)... Gjykata e Apelit, duke vlerësuar sa është parashtruar në ankimin e paraqitur nga pala e paditur , çmoi se është e nevojshme kryerja e një ri ekspertimi grafik nënshkrimi duke caktuar grup ekspertesh nga Instituti i Policisë Shkencore. Në përfundim rezultoi se grupi i eksperteve kriminalistë me aktin nr.1680 dt. 22.02.2012 ka arritur në konkluzionin se: “ Nënshkrimi (firma) në emër të Sokol Lala i ndodhur në dokumentin Deklarate noteriale për heqjen dore nga pronësia nr.535/131 datë 20.03.1999”, që na është vënë në dispozicion në origjinal, mund të jetë shkruar nga Sokol Lala (Sotir Jani), krahasuar me modelet e vëna në dispozicion”.

Mbi sa sipër Gjykata e Apelit duke vlerësuar përfundimin e eksperteve në të njëjtën kohë konstaton se pretendimi i paditësit për falsitet mbetet i paprovuar, pra padia për ketë pjesë duhet të rrëzohet si e pabazuar në prova e në ligj. Gjithashtu çmohet se, edhe mbi këto përfundime të ekspertimit të nënshkrimit të Sokol Lala ose paditësit Sotir Jani, me të drejtë gjykata ka rrëzuar kërkesë padinë në lidhje me detyrimin e ZVRPP që të kryeje regjistrimin e pasurisë në emër të paditësit sipas dëshmisë së trashëgimisë nr.587 dt. 30.10.1998, sepse nuk rezulton e provuar që ta ketë një të drejtë të tillë.

Mbi rrethanat e rezultuara në ketë gjykim, mbas përsëritjes se pjesshme te hetimit gjyqësor për një zhvillim të rregullt të procesit gjyqësor, Gjykata e Apelit çmon se pala paditëse në lidhje me objektin e mosmarrëveshjes e kërkimet e pretenduara nuk mundi t’i provojë sepse rezultoi që paditësi mund t’a këtë nënshkruar vetë deklaratën objekt kontestimi për falsitet, pra se paditësi nuk mundi të provojë faktet mbi të cilat bazoi pretendimet e tij...(...)”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATЁS SЁ LARTË

0. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, rekursi i paraqitur nga pala paditëse përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.247, datë 15.05.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

0. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon që nga ana e palës paditëse me të drejtë parashtrohen shkaqe që lidhen me lejimin e shkeljeve të rënda procedurale në gjykim, sikurse janë ato me mos zhvillimin e një hetimi të plotë gjyqësor.

0. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i çështjes në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile) është parim themeltar i gjykimit civil dhe përbën një detyrim për gjykatat në të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykatat e shkallës së parë dhe ato të apelit janë gjykata të faktit dhe të ligjit, në ndryshim nga Gjykata e Lartë, e cila është gjykatë ligji. Duke qenë të tilla, në gjykimin në shkallë të parë dhe në apel nuk ka asnjë pengesë, madje është detyrim, që gjykata të lejojë palët të paraqesin kërkimet e prapësimet, provat ku i mbështetin ato dhe të arrijnë në përfundimet përkatëse për zgjidhjen e çështjes, duke çmuar e vlerësuar provat sipas ligjit që është i zbatueshëm për gjykatën.

0. Në ndryshim nga dy gjykatat më të ulëta, Gjykata e Lartë ka për objekt vetëm zbatimin e ligjit material e procedural nga ana e tyre, por pa patur të drejtën të zhvillojë hetimin gjyqësor në drejtim të marrjes së provave, apo vlerësimit e çmimit të atyre që janë vënë në bisedim nga gjykatat më të ulëta.

0. Gjykata e Lartë nuk mund të përsërisë vetë tërësisht a pjesërisht hetimin gjyqësor, për shkakun e thjeshtë se, duke qenë vetëm gjykatë ligji, nuk i lejohet të marrë prova të reja apo të lejojë palët të debatojnë mbi provat, duke hetuar e çmuar ndryshe provat e debatuara në gjykimin në apel e shkallë të parë (vendimi nr.160, datë 06.04.2010 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë).

20.Duke e parë në tërësinë e vet gjykimin e çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se, vendimi Gjykatës së Apelit Gjirokastër, është rrjedhojë e një hetimi të pamjaftueshëm.

1. Nga rrethanat e çështjes konkrete rezulton se, paditësi i është drejtuar gjykatës duke kërkuar, goditjen për falsitet të deklaratës noteriale nr.535 Rep., nr.131 Kol., datë 20.03.1999 për “Heqje Dorë nga Pronësia”.

1. Paditësi ka pretenduar se, deklarata noteriale është e falsifikuar, pasi nuk është e vërtetë që ka lëshuar një deklaratë të tillë, nuk është nënshkrimi i tij në deklaratën për heqjen dorë, për më tepër në kohën e përpilimit ka qenë i larguar jashtë shtetit.

1. Deklarata për “Heqje Dorë nga Pronësia”, hyn në kategorinë e atyre akteve, që duhet të kryhen me akt noterial përndryshe heqja dorë është e pavlefshme.

1. Goditja për fallsitet e një akti zyrtar apo e një shkrese të thjeshtë në gjykimin civil mund të bëhet me anë të ngritjes së këtij kërkimi si objekt kryesor padie (edhe në gjykim më vehte) ose në rrugë incidentale në cilëndo gjendje të shqyrtimit të një padie me shkak ligjor dhe objekt tjetër, e ku paraqitet një dokument nga ndonjëra palë ndërgjyqëse që pretendohet si i fallsifikuar materialisht ose intelektualisht.

1. Goditja për falsitet mund të bëhet si objekt kryesor i padisë, kur është rasti sipas të cilit padia ngrihet për të provuar pavërtetësinë e një akti publik, siç është akti noterial.

1. Gjatë gjykimit në gjykatën e shkallës së parë, me qëllim për të provuar nëse deklarata e heqjes dorë është nënshkruar apo jo nga paditësi, është kryer akti i i ekspertimit.

1. Nga akti i ekspertimit grafik nr.5, datë 29.04.2011, eksperti ka arritur në këtë konkluzion: “Nënshkrimi objekt ekspertimi hedhur në emër të Sokol Lalës (kthyer më pas në Sotir Jani), në dokumentin “Deklaratë noteriale”, nr.535 Rep., nr.131 Kol., datë 20.03.1999, nuk është hedhur nga Sokol Lala, por një person tjetër. ”.

1. Gjatë gjykimit në Gjykatën e Apelit është riçelur pjesërisht hetimi gjyqësor dhe është kryer riekspertimi grafik. Nga akti i ekspertimit nr.1680, datë 22.02.2012 rezulton se: “Nënshkrimi (firma) në emër të Sokol Lala i ndodhur në dokumentin “deklaratë noteriale për heqjen dorë nga pronësia nr.535/131 datë 20.03.1999”, që na është vënë në dispozicion në original, mund të jetë shkruar nga Sokol Lala (Sotir Jani), krahasuar me modelet e vëna në dispozicion.”.

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vëren se, në kushtet kur gjatë gjykimit në fakt, janë administruar dy akte ekspertimi përfundimi i njërit prej të cilëve është kategorik që, deklarata e heqjes dorë nuk është nënshkruar nga paditësi, ndërsa nga akti i ekspertimit tjetër ekspertët përcaktojnë mundësinë që kjo deklaratë të jetë nënshkruar nga paditësi, Gjykata e Apelit, nuk duhej të ishte ndalur në konkluzionin e këtij të fundit, duhet që të kishte riçelur tërësisht hetimin gjyqësor.

1. Paditësi ka pretenduar se, ai nuk ka qenë në Shqipëri në momentin e hartimit të deklaratës dhe për të mbështetur pretendimet e tij, ka paraqitur në cilësinë e provës hyrje-daljet e tij në shtetin Grek si dhe në vërtetimin e lëshuar nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të shtetit Grek ku pasqyrohen ditët e punës. Në këto kushte Gjykata kishte detyrimin të verifikonte rrethanat e faktit, në lidhje me praninë apo jo të paditësit përpara noterit në çastin e hartimit të deklaratës noteriale.

1. Gjykata e Apelit, në gjykimin dhe vendimin saj është mjaftuar vetëm me konkluzionin e ekspertëve, i cili gjithsesi nuk është kategorik, dhe nuk është shprehur se pse akti i ekspertimit të ekspertit të parë i cili paraqeste një përfundim kategorik nuk është i bazuar, në këto kushte gjykata ka ometuar fakte dhe rrethana të tjera të domosdoshme për t’u verifikuar, të cilat do ta orientonin drejt një zgjidhje ligjore të konfliktit.

1. Goditja për falsitet ka si synim që të provohet se paditësi nuk ka pasur asnjëherë ndërmend të heqë dorë nga pronësia.

1. Pavarësisht se paditësi ka kërkuar deklarimin e pavërtetësisë, falsitetit të aktit të heqjes dorë nga pronësia, ky Kolegj vlerëson se kërkimi kryesor i paditësit ka të bëjë me rregullimin e situatës juridike të së drejtës së tij subjektive të pretenduar të cenuar. Pra, interesi i paditësit në këtë gjykim është drejtuar tek pasojat e pavlefshmërisë të kontratës deklaratës së heqjes dorë nga pronësia dhe jo tek goditja për falsitetin e deklaratës në vetvete. Edhe goditja për falsitetin deklaratës së paditësit bëhet në kuadër të realizimit të këtij interesi të paditësit.

1. Deklarata noteriale nr.535 Rep., nr.131 Kol, datë 20.03.1999 “Për heqje dorë nga pronësia” ka këtë përmbajtje: “Ne të nënshkruarit Sokol dhe Krenar Lala të bijtë e trashëgimit dhe Aishes, datëlindjes 1967 dhe 1971, banues në Borsh, me vullnetin tonë të lirë deklarojmë se: Mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë numër 587 vendimi, datë 30.10.1998, ne jemi njohur si trashëgimtar ligjorë të radhës së parë të trashëgimlënësit Trashgim Lala, mbi një të tretën pjesë të pasurisë së tij. Me këtë deklarim ne heqim dorë nga pjesa jonë e trashëgimisë duke ia kaluar atë nënës tonë të quajtur Aishe Lala. Pra mbas nënshkrimit të kësaj deklarate ne nuk do të kërkojmë më pjesë tek babai jonë, veçanërisht për banesën që ndodhet në fshatin Borsh. Këtë deklarim e bëjmë dhe për efekt hipotekimi të pronës në emër të nënës tonë”.

1. Nga sa më sipër Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë në lidhje me faktin nëse prej paditësit është nënshkruar apo jo deklarata si dhe verifikimit të përputhjes së përmbajtjes së këtij akti me parashikimet e Kodit Civil, vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër do të prishet dhe çështja do të kthehet për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

1. Në rigjykim nëse gjykata arrin në konkluzionin se deklarata është e vërtetë dhe nuk është falsifikuar duhet të marrë në shqyrtim, për të zgjidhur drejtë çështjen, nëse në rastin konkret vullneti real i palëve ka qenë për të hequr dorë nga pronësia apo nga trashëgimia.

1. Në rekursin e palës paditëse ngrihen edhe pretendime që lidhen zgjidhjen në themel të çështjes, për të cilat, në rigjykim, duhet të shprehet në mënyrë ezauruese gjykata e apelit, duke çmuar ajo vetë mbi nevojën dhe shkallën e përsëritjes së hetimit gjyqësor në funksion të dhënies përgjigje pretendimeve të palëve.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.247, datë 15.05.2012, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 01.10.2015

Nr. 31001-00175-00-2012 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2015-3325 i Vendimit (404)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, i përbërë prej :

Ardian DvoraniKryesues

Aleksandër Muskaj Anëtar

Mirela FanaAnëtare

në datën 01.10.2015 shqyrtoi në seancë gjyqësore çështjen civile me palë :

PADITËS : SHPËTIM PALLOSHI, përfaqësuar nga av. Unitet Dedja

I PADITUR:AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE TIRANË (në mungesë).

PALË E TRETË:BASHKIA ELBASAN, (në mungesë)

SYMYR PALLOSHI (DEMIRI), përfaqësuar nga av. Spiro Kasa

SHYQERI ARAPI, përfaqësuar nga av. Spiro Kasa

ALBERT PALLOSHI, përfaqësuar nga av. Spiro Kasa

ARIF STAMBOLLXHIU, përfaqësuar nga av. Spiro Kasa

ILIR DEMIRI, (në mungesë).

ENKELEJDA DEMIRI (PICI) (në mungesë).

OBJEKTI:

Ndryshimin e aktit administrativ, vendimit të anës së paditur

nr.75, datë 30.05.2006 i K.K.K.P të Qarkut Elbasan

i lënë në fuqi me vendimin e 200, datë 09.08.2006 Të Komisionit Shtetëror

të K.K.Pronave Tiranë vetëm përsa i përket pjesës së objektit të këtij kërkimi.

Baza Ligjore: Neni 42 i Kushtetutës,

Neni 118 e vijues, 137/3 i K.Pr.Administrative.

Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin nr.1362, datë 20.05. 2008 ka vendosur:

“Pranimin edhe të kësaj pjese të kërkesë-padisë. Ndryshimin e vendimit nr.75, datë 30.05.2006 të marrë nga K.V.K.K.P të Qarkut Elbasan i lënë në fuqi me vendimin nr.200, datë 09.08.2006 të K.Sh.K.Pronës, në kët