17
www.forumiselefi.net Page 1 Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit dhe nga rrjeti i internetit Nga shejh: Ebu Furajhan Xhemal el Harithi

Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

Citation preview

Page 1: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 1

Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit

dhe nga rrjeti i internetit

Nga shejh:

Ebu Furajhan Xhemal el Harithi

Page 2: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 2

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

Lavdia i takon Allahut, Atë e lavdërojmë, prej Tij ndihmë dhe

falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga e keqja e

veteve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush

e humbet, ndërsa atë që Allahu e humbet, nuk ka kush e

udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç

Allahut të Vetëm e të pashok, dhe se Muhammedi është robi dhe

i Dërguari i Tij.

﴾ غه أتى ي إل ت ل ت حق تقبت آيا اتقا انهـ ب انز : آل عشا]﴿ ب أ

102]

“O ju të cilët keni besuar! Kijeni frikë Allahun ashtu si i

takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” [Aal

Imran: 102].

ب ﴿ ثث ي جب ب ص خهق ي احذح فظ ب انبط اتقا سثكى انز خهقكى ي ب أ

كى سقجاب عه كب انهـ السحبو إ ث انز تغبءن اتقا انهـ غبءا ا ﴾ سجبلا كثشا

[1: انغـبء]

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një

njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej

këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe

frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat

e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu

është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” [En-Nisa‟: 1].

ا ﴿ لا عذذا قنا ق آيا اتقا انهـ ب انز [70: الحضاة]﴾ ب أ

Page 3: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 3

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të

vërtetën.” [El Ahzab: 70].

Vërtetë fjala më e drejtë është Libri i Allahut, ndërsa udhëzimi

më i mirë është udhëzimi i Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue

sel-lem. Çështjet më të këqija janë ato të shpikura, ku çdo

shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje

është në Zjarr.

Të dashurit e mi! Në këtë natë, ditën e hënë me datë 6 Safer

1432 h, që përputhet me datën 10 Janar 2011 g, në këtë natë do

të flasim rreth një çështje për të cilën e lus Allahun e Lartë dhe

Madhështor që të më japë sukses lidhur me paralajmërimin prej

saj. Këtë e bëj si këshillim për ymetin, për heqjen e përgjegjësisë

përpara Allahut azze ue xhel-le dhe si çështje që bën pjesë tek

thënia e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

هللا ل ؤي أحذكى حت حت لخ يب حت نفظ

“Pasha Allahun! Nuk beson asnjëri prej jush derisa të

dëshirojë për vëllaun e tij atë që dëshiron për veten e vet.”

Poashtu bën pjesë tek thënia e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

انصحـخ انصحـخ، انذ انصحـخ، انذ انحذث.. انذ

“Feja është këshillë, feja është këshillë, feja është këshillë..

hadithi.”

Tema, siç është bërë publike, është: Paralajmërim nga

përngjasimi me të pamoralshmit. Këtij titulli po i bëj një shtesë

që të bëhet më e qartë përmbajtja e këtij takimi, dhe them:

Page 4: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 4

Paralajmërim nga përngjasimi me të pamoralshmit dhe nga rrjeti

i internetit.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka paralajmëruar nga

pasimi i mosbesimtarëve, i çifutëve dhe të krishterëve. Tek ky

pasim bën pjesë edhe pasimi i njerëzve të pamoralshëm nga

mesi i muslimanëve. Është vërtetuar në hadithin e transmetuar

nga Buhariu dhe Muslimi, nga Ebu Seid el Khudriu radijAllahu

anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

ب ثزساع، حت ن دخها حجش ضت ا ثشجش رساعا ع ي كب قجهكى شجشا نتتجع

ف؟: ب سعل هللا اند انصبس؟ قبل: تجعتى، قهب

“Do të pasoni rrugët e atyre që kanë qënë përpara jush,

pëllëmbë për pëllëmbë, parakrah për parakrah, derisa po të

hyjnë në vrimë të hardhucës, ju do t‟i ndiqni ata.” Thamë: O

i Dërguari i Allahut! A çifutët dhe të krishterët? Tha: “E kush

tjetër?” Dmth e kë tjetër??

Thotë imam Neueuiu (Allahu e mëshiroftë): “Me këtë është për

qëllim përputhja në gjynahe dhe kundravajtje, dhe jo përputhja

në kufër (mosbesim). Ky hadith përmban një mrekulli të qartë të

Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse ka ndodhur ajo

për të cilën ka lajmëruar.”

Them: Po! Ky hadith nuk është argument për ndalesën dhe

kundërshtimin që duhet bërë çifutëve dhe të krishterëve në

mosbesim, përkundrazi bën fjalë për kundërshtimin e Fesë së

Allahut me gjynahe dhe të tjera kundravajtje.

Page 5: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 5

Ka thënë Ibën Battaal: “Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

na ka bërë me dije se ymeti i tij do të pasojë risitë që kanë lidhje

bidatet dhe epshet, sikurse i ka ndodhur popujve të mëparshëm.”

Prej objektivave Sheriatike, bën pjesë edhe dallimi i

personalitetit musliman nga të tjerat, dhe shfaqja e pavarsisë së

tij nga të tjerët, qoftë në besim, sjellje apo paraqitje. Edhe në

paraqitje, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka

paralajmëruar nga të përngjasuarit me mosbesimtarët në veshjen

e tyre, në më shumë se një hadith. Sheriati ka ardhur me qëllim

që muslimanin ta ngrejë në majë të popujve tjerë dhe ta ngrejë

në një mirësi të dallueshme. Kjo është e pamundur, perveçse

atëherë kur muslimani të largohet nga pasimi i verbër. Thotë i

Lartësuari:

﴿ ثبنهـ تؤي كش ان ع ت عشو ثبن خ أخشج نهبط ت يش ش أي ﴾ كتى خ

[110: آل عشا]

“Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju

urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe

besoni Allahun.” [Aal Imran: 110].

Nëse ne pasojmë njerëzit e pamoralshëm, a do të jemi prej

urdhëruesve për mirë dhe ndaluesve nga e keqja?? Sunneti i ka

dhënë një rëndësi të madhe pavarsisë së personalitetit musliman,

dhe dallimit të tij mes grupacioneve, fraksioneve dhe feve të

tjera. Janë përcjellë shumë hadithe që ndalojnë nga përngjasimi

me gjithë armiqtë e Islamit. Prej këtyre haditheve të shumta, po

përmendim disa shkurtimisht, në mënyrë që mos të zgjatemi.

Page 6: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 6

Transmeton Ibën Umeri radijAllahu anhume, nga Pejgamberi

sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se ka thënë:

خبنـفا انششك

“Kundërshtojini idhujtarët.” Muttefekun alejhi

Hadithi tjetër është nga Sheddad ibën Uesi radijAllahu anhu se

ka thënë: ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

خبنـفا اند

“Kundërshtojini çifutët.” Transmetuar nga Ebu Daudi dhe

është saktësuar nga shejh Albani.

Nga es-Serijd ibën Suvejd se ka thënë: Kaloi pranë meje

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ndërsa unë isha i ulur

kështu, kisha vendosur dorën e majtë pas shpine dhe isha

mbështetur mbi të. Tha:

أتقعذ قعذح انغضة عهى؟

“O mos po ulesh sikur ulen ata që Allahu është hidhëruar

me ta?” Transmeton Ebu Daudi dhe është saktësuar nga shejh

Albani.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka paralajmëruar nga

përngjasimi me kundërshtuesit e Sheriatit në përgjithësi, duke

thënë:

ي تشج ثقو ف يى

Page 7: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 7

“Kush i përngjason një populli, ai është prej tyre.” Ky hadith

përmban paralajmërim, ndalim dhe kërcënim. Ai të

paralajmëron nga përngjasimi i kundërshtarëve, dhe poashtu të

kërcënon në rast se përngjasohesh me ata, atëherë je prej tyre.

Hadithi transmetohet nga Ahmedi, Ebu Daudi dhe e ka saktësuar

shejh Albani.

Prej çështjeve në të cilat kanë rënë shumica e muslimanëve sot,

është edhe pasimi i njerëzve të pamoralshëm – qofshin këta

mosbesimtarë apo muslimanë të prishur – në një çështje që është

përhapur në masë, dhe ajo është fotografimi, përvetësimi dhe

shkëmbimi i tyre.

Është transmetuar paralajmërimi nga kjo gjë – dmth nga

fotografimi – në shumë hadithe, të cilat nuk mund të numërohen.

Neve do të mjaftohemi me përmendjen e disa prej tyre, ndërsa të

mençurit i mjafton një shenjë që të kuptojë, dhe fjalët më të

mira, janë ato të pakta dhe gjithëpërfshirëse.

Tek dy Sahihët, nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thënë:

ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: Ka thënë

Allahu i Lartësuar:

خ أ نخهقا ح أ نخهقا حجـ ي أظهى ي رت خهق خهقاب كخهق، فهخهقا رس

شعشح

“A ka më të padrejtë se ai që krijon sikur krijimi Im. Le të

krijojnë një kokërr misri, apo kokërr apo një kokërr elbi.”

Ky është teksti i Muslimit.

Page 8: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 8

Poashtu tek dy Sahihët nga Ibën Mes‟udi radijAllahu anhu se ka

thënë: Ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

إ أشذ انبط عزاثاب و انقبيـخ انصس

“Vërtet njerëzit me ndëshkim më të ashpër Ditën e

Gjykimit, janë fotografuesit/pikturuesit.”

Nga Buhariu dhe Muslimi, nga Ibën Umeri radijAllahu anhume

se ka thënë: ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

أحا يب خهقتى: إ انزـ صع ز انصس عزث و انقبيـخ، قبل نى

“Vërtet atyre të cilët i bëjnë këto figura, Ditën e Gjykimit u

thuhet: Jepini jetë atyre që keni krijuar.”

Transmeton Buhariu në Sahihun e tij, nga Ebu Huxhejfeh

radijAllahu anhu, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

ع ث انذو ث انكهت، كغت انجغ، نع آكم انشثب يكهـ اناشـخ

س انغتشـخ انص

Ka ndaluar nga fitimi i gjakut, fitimi i qenit, fitimi i

prostitucionit dhe ka mallkuar ngrënësin e kamatës, atë që e

ngarkon kamatën, atë që bën tatuazhe, atë që kërkon t‟i

bëhet tatuazh dhe fotografuesin/ pikturuesin.

Nga Ibën Abbasi radijAllahu anhume se ka thënë: kam dëgjuar

Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duke thënë:

س صسح ف انذب كهف أ فخ فب انـشح نظ ثبفخ ي ص

Page 9: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 9

“Kush fotografon një foto/pikturon një pikturë në këtë

dynja, atij i ngarkohet që t‟i fryjë asaj shpirtin dhe nuk

mundet ta bëjë.” Muttefekun alejhi.

Transmeton Muslimi nga Ebu Seid ibën Ebil Hasen se ka thënë:

Erdhi një person tek Ibën Abbasi dhe i tha: Vërtet unë jam që i

bëj këto figura/piktura, më jep fetva rreth tyre. Tha: Afrohu

pranë meje, dhe ai u afrua. Më pas tha: Afrohu pranë meje, dhe

ai u afrua derisa dorën ia vendosi mbi kokë dhe tha: Po të

lajmëroj për atë që kam dëgjuar nga Pejgamberi sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem. E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi

ue sel-lem duke thënë:

ث ف جى ب تعز سب فغا بس جعم نـ نكم صسح ص س ف انـ كم يص

“Çdo pikturues/fotografues është në Zjarr. Çdo figurë që e

ka bërë i jepet shpirt, dhe e ndëshkojnë atë në Xhehennem.”

Dhe ka thënë:

إ ك ل ثذا فبعالا فبصع انشجش ي ل فظ نـ

“Nqs e bën, atëherë bej pemë dhe gjëra që nuk kanë shpirt.”

Ky tekst: “Nqs e bën...” gjendet tek Buhariu.

Transmeton Ebuz-Zubejri nga Xhabiri radijAllahu anhu se ka

thënë:

ع انصس ف انج ، أ صع رنك- صه هللا عه عهى– سعل هللا

“Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka ndaluar nga

mbajtja e fotove/figurave në shtëpi dhe nga bërja e tyre.”

Page 10: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 10

Tek Muslimi dhe të tjerë, nga Aishja radijAllahu anhe se ka

thënë: Hyri tek unë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem,

ndërsa unë kisha vendosur një perde me figura. Pasiqë e shikoi,

e hoqi, i ndryshoi ngjyra e fytyrës dhe tha:

أشذ انبط عزاثاب و انقبيـخ انز ضبئ ثخهق هللا!ب عبئشـخ

“O Aishe! Njerëzit me ndëshkim më të ashpër Ditën e

Gjykimit, janë ata të cilët bëjnë konkurencë në krijimin e

Allahut.” Aishja tha: “Perden e copëtuam dhe me të bëmë një

apo dy jastekë.” Ajo e zbatoi udhëzimin e Pejgamberit sal-

lAllahu alejhi ue sel-lem.

Në Sahihun e Buhariut, nga hadithi i Ebu Talhas radijAllahu

anhu se ka thënë: Kam dëgjuar Pejgamberin sal-lAllahu alejhi

ue sel-lem të thotë:

ل تذخم انالئكخ ثتاب ف كهت ل صسح

“Melaiket nuk hyjnë në një shtëpi ku ka qen apo figurë.” Ka

thënë shejh Ibën Uthejmini lidhur me këtë: “Ky është ndëshkim,

dhe ndëshkimet janë vetëm për veprat e ndaluara (haram).”

Mos të mendojë ndonjëri prej jush se ka dallim mes përvetësimit

dhe ruajtjes për kujtim të fotove/figurave dhe marrjes së tyre si

zbukurim apo diçka tjetër. Kurrësesi! Figura është figurë dhe ka

ardhur paralajmërimi prej saj. Gjithashtu ka ardhur ndalesa për

të dhe kërcënimi rreth saj.

Thotë shejh Ibën Uthejmini: “Sa i përket thënies së tij sal-

lAllahu alejhi ue sel-lem: „Mos lër figurë, vetëm se e ke

Page 11: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 11

mbuluar atë‟ ka mundësi të fortë që qëllimi është për çdo figurë

që është bërë për të fotografuarin, sidomos në kohën kur ajo

bëhet. Është e pamundur që një figurë/fotografi të mos jetë bërë

për shkak të atij që është në figurë/fotografi. Ska dyshim se

figurat/fotografitë e qëllimshme, nuk është e lejuar posedimi i

tyre; sikurse fotografitë që bëhen si kujtim apo për kënaqësinë e

të shikuarit të tyre.” Mbaroi fjala e tij, Allahu e mëshiroftë.

U njohëm me gjykimin e fotografimit/pikturimit dhe nuk

dëshiroj të zgjatem në këtë çështje. Mirëpo, dëshirova ta

përmend këtë hyrje, për shkak të vëmendjes që doja të tërhiqja

dhe paralajmërimit që doja të bëja. Ajo ka lidhje me çfarë

emërtohet sot në internet si Facebook. Nëse dëshiron përkthimin

e saj, ajo do të thotë „kopertina e librit‟, „kopertina e fletores‟

apo e ngjashme.

Facebook-u, ky program i cili ka ndryshuar sjelljet e shumë prej

muslimanëve, deri dhe të atyre që kemi patur mendim për mirë

dhe devotshmëri, e ndoshta ai i llogaritet davetit Islam, e

ndoshta davetit Selefi.

Ky facebook-u, përmban dëme (të këqija) të cilat nuk din veçse

Allahu. Ai përmban kundravajtje fetare dhe ndalesa që Sheriati

nuk është i kënaqur me to, bile i ka bërë haram. Prej këtyre të

këqijave, është tërheqja drej epsheve dhe fillimeve të zinasë,

zhytja në dashurinë e fotografive, dashurinë e muzikës etj. Aty

brënda përhapen fotografitë, këngët, banalitetet, të shëmtuarat,

paturpësitë dhe shumë prej muslimanëve tërhiqen (joshen) dhe i

shkojnë nga pas këtyre gjërave. Në këtë mënyrë, muslimani

Page 12: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 12

Fenë e tij ia shfaq fitneve, epsheve dhe ndalesave. Nëse këto

gjëra godasin zemrën, atëherë e dobësojnë besimin dhe e prishin

atë.

Prej kundravajtjeve që ka ky program, është edhe zhdukja e

rregullave fetare që lidhen me marrdhëniet me njerëzit. Mund të

vëresh një musliman që ka lidhje të panevojshme me njerëzit e

prishur (fussakët), mosbesimtarët, kriminelët, njerëzit e ulët dhe

nuk e din fare se ku janë ata!! Si janë ata?! Lidhje pa rregulla.

Më pas, ata justifikohet me pretekstin se kjo po bëhet për t‟u

njohur, për të shkëmbyer të dhëna dhe të tjera justifikime të

dobëta, bile e rëndojnë çështjen më shumë. Prej kundravajtjeve

fetare, është edhe përzierja mes meshkujve dhe femrave,

shkëmbimi i të dhënave, bisedave, fotografive etj. Kjo gjë është

vazhdueshmëri në gjynahe dhe kënaqje me to. Në këtë mënyrë

humbasin rregullat e bisedës mes dy gjinive, e kjo është çfarë

dëshirojnë njerëzit e të keqes dhe të fesadit nga mesi i

mosbesimtarëve e të tjerëve.

Ata dëshirojnë t‟i prishin zemrat e muslimanëve në mënyrë që të

jenë të njëjta me tyret. Fatkeqsisht ata kanë gjetur njerëz që ia

vejnë veshin dhe kënaqen me fjalët, pretendimet dhe

propagandat e tyre; padyshim që kjo është për të ardhur keq.

Prej kundravajtjeve fetare dhe gjërave të ndaluara që ka

facebook-u, është humbja e rregullave dhe kufijve të miqësimit

dhe armiqsimit (el uelau uel bera’) mes përdoruesve të

programit. Aty mund të vëresh muslimanin që miqësohet me të

krishterin, çifutin, idhujtarin, sufistin, të prishurin, ateistin.. ka

Page 13: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 13

humbur fare miqësimi dhe armiqsimi (el uelau uel bera’). Ku

jemi ne me el uelau uel bera’ ??! Ku jemi ne me këtë rregull

madhështor?!! Themeli dhe baza e Fesë janë el uelau uel bera’;

miqësimi i besimtarëve dhe armiqësimi i kundërshtarëve;

qofshin ata prej mosbesimtarëve apo jo. Kjo bën pjesë tek

rrënimi i parimeve të Fesë. Njeriu arrin të mos ketë miqësim dhe

armiqësim (el uelau uel bera’); hajde se gjithë jemi vëllezër, të

gjithë jemi të dashur, neve bëjmë thirrje drejt përmirësimit të

njerëzimit, drejt ngjashmërisë dhe bashkimit të feve. Ky është

një mendim çifut dhe satanik; prishja e moralit, prishja e akides

dhe prishja e sjelljeve. Nëse parimet e Fesë rrënohen, atëherë

çfarë na mbetet neve?

Poashtu prej kundravajtjeve të këtij programi, është shfaqja e

muslimanin drejt pranimit të dyshimve – dhe nuk po përmend

epshet - . Ndoshta një i krishterë njihet me një musliman të

dobët në Fe, dmth i dobët në dituri, nuk ka dituri të mjaftueshme

që ia mbron Fenë dhe nuk ka dituri të mjaftueshme që ia largon

dyshimet. Ky musliman, e gjen veten e tij përpara një llafollogu

dhe filozofi të krishterë, e kështu krishtërimi hyn në zemrën e tij.

Ai mund të njihet me një rafidi dhe mund të pranojë rafidizmin.

E kështu mund të vazhdosh.. me përkrahje të sufizmit apo

besimeve të prishura.

Më e pakta, edhe pse ndoshta njeriu nuk pranon të bëhet pjestar i

këtyre feve apo besimeve, atij mund t‟i mbesin në zemër

dyshimet dhe ai të qëndrojë mes dyshimeve për shkak se i janë

„hedhur‟ në zemrën e tij përmes facebook-ut.

Page 14: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 14

Gjithashtu prej kundravajtjeve fetare të këtij programi, është

hyjra në bashkësi, fakti se të merren të dhënat, drejtimi

perëndimor që ka ky program dhe reklamimi i zakoneve

perëndimore të cilat e prishin zemrën; sepse ky program ka të

dhëna dhe ka një drejtim. Në këtë çast, ky program drejtohet nga

kompani të mëdha të cilat kanë objektivat e tyre në luftën

kundër njerëzve dhe muslimanëve në përgjithësi.

Poashtu prej dëmeve të këtij programi është edhe humbja e

kohës; humbja e kohës së çmuar që kanë muslimanët, të cilës

nuk mund t‟i jepet një çmim. Mund të vëresh shumë prej

muslimanëve që e humbasin kohën e tyre me këtë program,

sikurse më kanë lajmëruar dhe sikurse kam lexuar raportimet

rreth këtij programi.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë në hadithin e

saktë:

ا و انقبيـخ حت غ ل ع أسثع ع عش فب أفب: ل تضل قذيب عجذا

“Nuk lëvizën këmba e njeriut Ditën e Gjykimit, derisa të

pyetet për katër gjëra: për kohën e tij sesi e ka kaluar.” Ku e

ke kaluar jetën tënde o rob i Allahut?? Në ndjekje të harameve?

Në ndjekjen e programeve të ulëta dhe të prishura?? Në ndjekjen

e artikujve anormalë etj etj??

ع عش فب أفب ع جغذ : ل تضل قذيب عجذ و انقبيـخ حت غ ل ع أسثع

فب أثال ع يبنـ فب أفق فب اكتغج

Page 15: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 15

“Nuk lëvizën këmba e njeriut Ditën e Gjykimit, derisa të

pyetet për katër gjëra: për kohën e tij sesi e ka kaluar, për

trupin e tij për çfarë e ka shfrytëzuar, për pasurinë e tij si e

ka shpenzuar dhe fituar.”

Si do të përgjigjesh Ditën e Gjykimit o rob i Allahut?? E si

qëndron puna me ata të cilët e kalojnë kohën në dëfrime dhe

gjëra të padobishme?!

Prej kundravejtjeve fetare që ka ky program –dhe për të cilën

jam informuar -, është edhe turpërimi i antarit kur ai vendos të

dhënat, fotografitë dhe informacionet e tija private. Padyshim që

kjo është një shkelje e privatësisë familjare, privatësisë

personale dhe degradim. Ka prej burrave që gjatë rregjistrimit,

vendosin disa të dhëna të tyre –sikurse jam njoftuar – dhe e

njëjta vlen edhe për gratë; femrat janë të interesuar për të njohur

femra, burrat për njohjen e burrave.. përzierje.. e për këtë mund

të flasësh sa të duash.

Prej dëmeve që ka fecebook-u, është mundësia që të tjerët të

vjedhin të dhënat tuaja dhe identetin; e kjo dërgon drejt rrënimit

të sigurisë, sepse armiqtë e Fesë i qëndrojnë muslimanëve në

pritë dhe shfrytëzojnë rastet e volitshme. Atyre po i vijnë të

dhënat mbi një pjatë floriri –siç thuhet -. Aty brënda mund të

gjesh kënde për të shkruar, komentuar, për vendosjen e

fotografive, këngëve, për vendosjen.. e për vendosjen.. pra në të

gjen skandale. Të vijnë mesazhe dhe thirrje të shumta. Unë

çuditesha, nuk e njihja këtë program dhe më sillnin thirrje njerëz

që kisha mendim të mirë për ta, e megjithatë i fshija. Kjo derisa

Page 16: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 16

hasa një material që flet për këtë temë e që titullohet: el kaulul

mesbuuk fij hakijkati el meuki’i fejsbuk.

Fitne e re që po i „gëlltit‟ të rinjtë muslimanë. Faktikisht unë e

kam lexuar këtë libër, dhe është rreth 82 faqe, dhe autori quhet

Ebul Fida‟ ibën Mes‟ud. Unë them se ky person ka këshilluar

mjaftueshëm në librin e tij dhe ka sqaruar të metat e këtij

programi, Allahu ia shpërbleftë. Sikur ky program mos të kishte

të keqe tjetër veçse këto fotografi dhe shkëmbimin e tyre,

atëherë do të mjaftonte si ndalesë.

Disa përsona thojnë se e përdorin për të thirrur tek Allahu. A

mos e pranon daveti faktin që të përzihemi me qafirat, idhujtarët,

dyfytyrshat, ateistët, të pafetë, të prishurit dhe kriminelët?? A të

ulemi në një tryezë me ta? Edhe pse jemi pas një ekrani, mirëpo

marrëdhdhëniet me ta janë të drejtpërdrejta, pa dyshim, dhe

largimi nga dyshimet është diçka e kërkuar, e si pra kur

shkatërrimi është diçka e vërtetuar. Aty gjen gënjeshtër,

mashtrime, gjen dhe gjen çfarë nuk mund të numërohet. Po të

dëshiroja të flas për këtë program pasiqë jam njohur me dëmet e

tij, atëherë nuk do të mbaroja.

Vërtet unë frikësohem o vëllezërit e mi muslimanë, veçanërisht

për Ehli Sunnetin; ata të cilët i përkatësohen thirrjes Selefije dhe

vendosin fotografitë e tyre në këtë program, bile i dërgojnë

vëllezërve të tyre ftesa, ndërkohë që mjekrra e tij ka mbuluar

gjoksin, e megjithatë ai i bën ftesë të tjerëve që t‟i bashkangjiten

këtij programi të prishur. Çfarë miqësimi dhe armiqsimi na

qënka ky?!!

Page 17: Paralajmerim i Perngjasimit Me Te Pamoralshmit Ne Rrjetin e Internetit

www.forumiselefi.net Page 17

E lus Allahun e Lartë dhe Madhështor, që këto fjalë të jenë të

sinqerta në drejtim të vëllezërve të mi muslimanë kudo që janë,

dhe kudo që t‟i mbërrijë zëri im.

E lus Allahun e Lartë dhe Madhështor, që të më bëjë mua dhe

juve prej atyre që e dëgjojnë fjalën, dhe marrin më të mirën e

saj, të na bëjë udhëzues dhe të udhëzuar, jo të humbur dhe

humbës.

E lus Allahun e Lartë dhe Madhështor, që këto fjalë t‟i bëjnë

dobi njerëzve që nuk kanë hyrë në këtë program, në mënyrë që

mos të hyjnë.

E lus Allahun subhanehu ue teala, me Emrat e tij të Bukur, që t‟i

bëjnë dobi atyre që kanë hyrë dhe janë rregjistruar në këtë

program, e lus që këto fjalë të shkojnë në zemrat e tyre dhe ta

braktisin këtë program dhe ftesën për tek ai.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin tonë

Muhammed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

Burimi: http://vb.noor-alyaqeen.com/t18225/

Përktheu: Besmir Cacani