21
CASH FLOW

PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

CASH FLOW

Page 2: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Drejtuesit e njësisë ekonomike dhe përdoruesit e tjerë të pasqyrave financiare, janë të interesuar të dijnë se sa është gjendja e parave të lira që ka njësia, të cilat do të shërbejnë për të shlyer të gjitha detyrimet e maturuara të saj.

Përdoruesit e pasqyrave financiare kanë nevojë për informacionin në lidhje me fluksin e parave, me qëllim që të vlerësojnë aftësinë e njësisë për të prodhuar para ose ekuivalentë të parave.

Page 3: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Në baza të kontabilitetit rritës (akrrual) kërkohet që të ardhurat dhe shpenzimet të regjistrohen në periudhën kur ekonomikisht janë kryer transaksionet në lidhje me to, por mbi këtë parim nuk dijmë për rezultatin monetar të njësisë për një periudhë të caktuar kontabël.

Prandaj, në përputhje me SNK duhet ndërtuar pasqyrën e fluksit (rrjedhjes) të parave në mënyrë që të dihet aftësia e njësisë për të prodhuar para apo ekuivalentë parash. Ndërtimi i kësaj pasqyre bëhet duke klasifikuar fluksin e parave që rrjedhin nga tri aktivitete kryesore:

1. nga aktiviteti operativ;2. nga aktiviteti financues;3. nga aktiviteti investues.

Page 4: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Paratë që vijnë nga aktivitetet operative janë më të rëndësishmet. Këto janë aktivitete kryesore nga të cilat shoqëria i nxjerrë të ardhurat.Në këtë grup përfshihen:

paratë e marra nga shitja e mallrave, shërbimeve dhe produkteve; paratë e marra nga qeratë; paratë e paguara për blerjen e mallrave, materialeve, shërbimeve; paratë e paguara në emër të punëtorëve; paratë e marra e të paguara shoqërive të sigurimit për primet,

shpërblimet; paratë e marra nga rimbursimi i taksave ose të paguara për

pagimin e taksave; paratë që rrjedhin nga blerja ose shitja e letrave me vlerë

tregëtare; paradhëniet ose huatë bankare per nevojat e aktivitetit kryesor-

operativ.

Page 5: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Kjo pjesë e pasqyrës jep informacion në lidhje me shumën e shpenzimeve të bëra me qëllim të sigurimit të rezervave të cilat në të ardhmen do të prodhojnë fluksin e parave. Në këto aktivitete hyjnë:

blerja dhe shitja e aktiveve të qëndrueshme; blerja dhe shitja e letrave me vlerë të kapitalit ose borxhit

të shoqërive tjera; dhënia e huave apo avanseve të tretëve dhe marrja e

parave nga këto avanse; blerja ose shitja e kontratave të ardhshme, etj; Operacionet me letra me vlerë të kapitalit dhe të

detyrimeve si dhe kontratat e ardhshme do të konsiderohen si aktivitete investuese nëse mbahen me qëllime tregëtimi e nuk klasifikohen si ekuivalente të parave.

Page 6: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Këto janë aktivitete që kryesisht përfundojnë me ndryshime në madhësinë dhe përbërjen e kapitalit të vet dhe huave të njësisë. Kjo parashikon pretendimet për të ardhmen nga ana e atyre që kanë siguruar burimet e financimit. Këtu hyjnë:

-paratë e marra nga emetimi i aksioneve të kapitalit; -paratë e paguara pronarëve për tërheqjen e

kapitalit; -paratë për blerjen e aksioneve të veta; -paratë e marra nga emetimi i huave me afat të

gjatë ose të shkurtë; -paratë për ripagimin e shumave të marra hua,etj.

Page 7: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Pasqyra e fluksit të parave mund të ndërtohet

me anë të dy metodave:

Metoda direkte; Metoda indirekte

Page 8: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

A= aktivitetet operative B=aktivitetet investuese C=aktivitetet financuese

A+B+C=rrjedhja (fluksi) e keshit

Page 9: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Shitjet me para te gatshme + Inkasimet nga llogarite e arketueshme + Dividenta + Pagesat per blerjen e mallit – Interesi – Taksat – Shpenzimet operative –

Të gjitha transaksionet lidhur me pasurinë afatshkurtër

dhe detyrimet afatshkurtëra rezultojnë nga aktivitetet

operative.

Page 10: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Shitja e pasurisë afatgjatë + Kthimi i investimeve + Shitja e aksioneve të tretëve + Blerja e pasurisë afatgjate – Dhënia e kredive – Blerja e aksioneve nga të tretët -

Pra, nëse blejmë dhe shesim aksione nga njëndërmarrje tjetër, kemi të bëjmë me aktivitet

investiv.

Page 11: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Çfarë do lloj financimi si nga kredia ashtu edhe nga aksionet +

Marrja e kredisë ( kryegjëja ) + Shitja e aksioneve të veta kompanisë + Kthimi i kredisë së marrë (kryegjëja) – Blerja e aksioneve kompanisë –

Vërejtje: vetëm kryegjëja- C interesi-A marrja e dividentës-A dhënia e dividentës-C

Page 12: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Rrjedhat monetare prej aktiviteteve operuese Hyrjet në para Marrjet prej blerësve (klientëve) 177.650

Daljet në para Furnitorëve për blerjen e mallrave 70.240 Pagat e punëtorëve 44.110 Pagesat komunale (uji,hedhurina) 6.430 Pagesat sigurimeve 5.760 Pagesat për furnizime 11.140 Pagesat e kamatave 16.090 Pagesat e tatimit në fitim Totali i pagesave kesh 153.770 Neto keshi prej aktiviteteve operuese

23.880

Page 13: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Rrjedhat monetare prej aktiviteteveInvestuese

Blerjet e mjeteve fikse 53.500

Shitjet e mjeteve fikse 8.190

Neto keshi prej aktiviteteve investive 45.310

Page 14: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Rjedhat monetare prej aktiviteteve financiare

Hyrjet prej emetimit të kapitalit aksionar 25.000 Hyrjet prej emetimit të fletëobligacioneve 32.000 Pagesat për obligacione 20.470 Pagesat për dividevta 5.000 Neto keshi prej aktiviteteve financiare

31.530

Neto rritjet në kesh 10.100

Page 15: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Më poshtë paraqesim pasqyrat financiare (PASH dhe BK) të shoqërisë Edi-sh.p.k. për dy vite, 2008 dhe 2009.

Page 16: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

2008 2009 Të ardhurat nga shitjet 3.000 12.000 Totali 3.000 12.000

Shp. Udhëtimi 100 400 Shp. Energjie 300 1.200 Shp. Pagave 1.300 4.940 Shp. Amortizimi 100 260 Totali 1.800 6.800 FITMI NETO 1.200 5.200

Page 17: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Pasuritë 2008 2009

LL.A. 500 3.000Inventarë 1.000 4.200Keshi 1.500 900Ndërtesa 10.000 10.000Pajisje 500 1.300(zhv. Akumuluar) (100) (360)Pajisje neto 400 940Totali 13.400

19.040

Page 18: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Detyrimet + Kapitali 2008 2009

LL.P. (furnitorët) 1.200 1.640Kapitali i pronarit 11.000 11.000Fit. pashp. në fillim viti 0 1.200Fitimi i vitit 1.200 5.200Fit. pashp. në fund viti 1.200 6.400

Totali 13.400 19.040

Page 19: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Në bazë të informacioneve të mësipërme, ndërtoni pasqyrën e rrjedhjes së keshi me dy metoda:

1. Metodën direkte2. Metodën indirekte

Page 20: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

Ne listen e meposhtme sheno tek çdonjera si fluks I parave nga aktiviteti operativ (O), aktiviteti investues (I), aktiviteti financues (F). Po ashtu nese eshte fluks dales atehere e paraqet ne kllapa.

Keshi i paguar per dividentatKeshi i paguar per interesinKeshi i pranuar prej krediseKeshi i paguar per tatimeKeshi i paguar per blerjen e pajisjeve prodhueseKeshi i paguar per furnitoret dhe punetoretKeshi i grumbulluar nga konsumatoret

Page 21: PASQYRA E RRJEDHJES SË PARASË SË GATSHME

(F) (O) F (O) (I) (O) O