23
¾ Fjala e redaksisë ¾ Ngjarjet kryesore gjatë këtij viti ¾ Shkolla po i afrohet ditëlindjes së saj të parë ¾ Dita e shkollës ¾ 29 prilli ditë e veçantë e shkollës sonë ¾ ,,Ika dhe u Ktheva,, ¾ Këndi nga letërsia ¾ Preokupimet dhe të arriturat tona ¾ Aidsi sëmundje e shekullit ¾ Të rejat nga muzika ¾ Kuriozitete ¾ Sa ndikon interneti në mësime ¾ Edukatë fizike ¾ Humor Pasurtitë e ALG-së Fletushkë e nxënësve të shkollës “Loyola Gymnasium” Qershor 2006; Nr. 1; Viti I - Petrovë – Prizren; Agon Elshani, Ardita Gjoni, Dardan Shabani, Ilir Begaj Mentor Gjergjaj, Yllka Ivezaj dhe të gjithë nxënësit e ALG-së

Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

1

Fjala e redaksisë Ngjarjet kryesore gjatë

këtij viti Shkolla po i afrohet

ditëlindjes së saj të parë Dita e shkollës 29 prilli ditë e veçantë e

shkollës sonë ,,Ika dhe u Ktheva,, Këndi nga letërsia Preokupimet dhe të

arriturat tona Aidsi sëmundje e

shekullit Të rejat nga muzika Kuriozitete Sa ndikon interneti në

mësime Edukatë fizike Humor

Pasurtitë e ALG-së Fletushkë e nxënësve të shkollës “Loyola Gymnasium” Qershor 2006; Nr. 1; Viti I - Petrovë – Prizren; Agon Elshani, Ardita Gjoni, Dardan Shabani, Ilir Begaj Mentor Gjergjaj, Yllka Ivezaj dhe të gjithë nxënësit e ALG-së

Page 2: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

2

FJALA E REDAKSISË

Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla jonë të ketë një „vend takimi“ si dhe ku mund t’i shprehim mendimet, ndjenjat, brengat, të arriturat, sukseset dhe mossukseset tona. Njëkohesisht kjo dëshirë, pra që te kemi një fletushkë, lindi edhe për vetë faktin që ne nxënësit mund t’i shprehim ato gjëra që deri tani „i fshihnim prapa një perdeje“. Por tani erdhi dita kur të gjitha këto gjëra nuk mund të na i mohojë askush... Kjo revistë është e jona dhe vetëm e jona! Dëshira jonë është që kjo revistë të jetë sa më e pasur, prandaj kërkohet bashkëpunimi juaj, që kështu të dëshmojmë se vërtetë jemi pasuri e ALG-së, njëkohësisht edhe e gjithë popullit tonë. REDAKSIA

Page 3: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

3

NGJARJET KRYESORE GJATË KËTIJ VITI - Hapja solemne e shkollës (13.07.2005)

- Fillimi i mësimit (14.07.2005)

- Kremtimi i 28 Nëntorit në këtë objekt

- Programi i shkurtër me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri

- Pushimi dimëror (skijimi në Brezovicë)

- Fillimi i semestrit të dytë, emocionet e reja

- 27 prilli (garat në gjuhën gjermane)

- 29 prilli (Me dyer të hapura, dita e shkollës)

- Më 13.05.2006 u shpërndanë shpërblime garuesve për lexim më të

mirë në gjermanisht, dhuratat u ndanë nga z. Eugen Wollfarth,

udhëheqës i zyrës Ndërlidhëse Qeveritare Gjermane dhe z. Erich

Rabitsch, koordinator për gjuhën gjermane.

- Më 12.05.2006 shkolla jonë organizoi edhe “një trajnim” për

ndihmën e parë me ndihmën dhe përcjelljen e KFOR-it: Medevac kp.

dhe qendrës së CIMIC-ut në Prizren edhe kjo ishte një gjë mjaft

interesante për fëmijët e kësaj shkolle.

- Regjistrimet për vitin e ri shkollor (27.05 provimi i parë pranues)

Page 4: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

4

SHKOLLA PO I AFROHET DITËLINDJES SË

SAJ TË PARË Akoma e kam të freskët hapjen solemne të 13.07.2005

Kjo ishte ditë që bashkoi shumë fëmijë nga krahina të ndryshme të

vendit tonë. Nga kjo ditë filloi një shoqëri e re, mirëpo duke mos

harruar edhe atë të vjetrën...Nuk mund ta harroj atë ditë, secili prej nesh ishte i gëzuar, secilit në fytyrë mund t’i lexoje

dy komponente interesante: gëzimin dhe frikën...

Njoftimi me nxënës dhe arsimtarë të ri pati ndikim shumë të mirë tek ne. Mirëpo përveç se u njoftuam me arsimtarë dhe nxënës, ne patëm mundësi që për herë të parë ta shohim shkollën , e cila ende ishte (dhe është) duke u ndërtuar. Gjithashtu fascinant ishte edhe takimi me drejtorin e kësaj shkolle, p. Happel-in. Atë ditë kishe mundësi të takoje fëmijë nga vende të ndryshme të Kosovës, ajo ditë kishte tubuar plot të ftuar. Që kjo ditë të ishte më e gjallëruar, ishin të ftuar edhe ansambli “AGIMI”. Fjalën përshëndetëse e pati edhe p. Happel, folën edhe shumë të tjerë...

Nga ajo ditë e deri më sot kanë ndodhur shumë gjëra., festime të ndryshme, programe. Një ditë e veçantë ishte edhe dita e shkollës.

Përveç këtyre ditëve, të veçanta kishim edhe plot ditë tjera, megjithëse, çdo ditë në shkollën tonë është e veçantë. Gjatë këtyre muajve nxënësit kanë arritur shumë suksese.

Page 5: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

5

Arsimtarët janë të kënaqur me punën e nxënësve, gjithashtu edhe drejtori me punën e arsimtarëve (kështu më duket!). Tanimë po afrohet edhe fundi i vitit, nxënësit po mundohen që notat e tyre të jenë sa më të mira.

Shumë nxënës tjerë kanë dëshirë që të bëhen pjesë e kësaj shkolle, mirëpo të shohim se sa do të jenë të suksesshëm në provim pranues.

Ne kemi dëshirë që çdo kush që dëshiron të bëhet pjesë e kësaj shkolle të ketë sukses në provimin pranues dhe të pranohet. Tani që po afrohet fundi i vitit, kemi dëshirë që secili prej nxënësve të marrë nota të mira dhe t’i kalojë pushimet mirë.

Ne të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve u urojmë punë të mbarë. Dhe shpresojmë se në të ardhmen do të korrim suksese edhe më të mëdha.

Ardita Gjoni VIIb _

*** 29 PRILLI DITË E VEÇANTË E SHKOLLËS SONË Më 29.04.2006. ishte dita e shkollës,,Loyola Gymnasium”.

Ditë e veçantë për nxënësit e kësaj shkolle. Shumë nxënës ishin munduar ta përgatitnin një program për t’u treguar të ftuarve aftësitë e tyre si dhe për t’i argëtuar.

Page 6: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

6

Edhe pse ishte dita e shkollës, atë ditë u mbajtën tri orë të rregullta mësimi. Deri më orën 12.30 të ftuarit patën mundësi ta vizitojnë shkollën dhe të shikonin nëpër klasa se si zhvillohej mësimi. Po ashtu kishin mundësi edhe ta vizitonin edhe konviktin. Në këtë ditë gjithashtu është mbajtur edhe dita me “Dyer të hapura” siç praktikohet në Perëndim. Kjo ditë ishte ditë prezantimi i një institucioni dhe cilësive të veta. Programi zgjati 45 min. Pas fjalimit të shkurtër të p. Happelit, nxënësit patën mundësi t’i tregonin aftësitë e tyre duke recituar, kënduar, prezantuar vjershat që i kishin shkruar vetë. Na kanë gëzuar pa masë vizitat e prindërve, përfaqësuesve nga ministria të cilët na kujtohen edhe nga hapja solemne e shkollës me ç’rast edhe patën prerë shiritin e shkollës. Shumë mysafirë u ndanë të kënaqur me atë çka kishim përgatitur ne.

Albana Lezi VIIa_

DITA E SHKOLLËS

Kishte kohë që po e prisnim këtë ditë me padurim. Dhe ja erdhi kjo ditë sot. Sot të gjithë jemi të gëzuar: nxënës, profesorë, por edhe prindërit janë të gëzuar. Më duket se edhe shkolla buzëqesh e gëzuar.

Kishim ftuar shumë mysafirë duke filluar nga prindërit e nxënësve e deri të Ministria e Arsimit. Ardhja e mysafirëve filloi nga ora 10.30 ashtu siç e kishim planifikuar.

Shkolla jonë ishte e mbushur plot e përplot me punimet e nxënësve në lëndë të ndryshme. Por nuk guxoj ta harroj hapjen e ekspozitës së piktuarave tona, të krijimeve letrare të shkruara nga ne nxënësit. Prindërit u kënaqën me punimet dhe me arritjet e fëmijëve të tyre.

Atë ditë ne fëmijët konviktor ishim të privilegjuar, ne ishim ata që bëmë prazantimin e shkollës dhe të konviktit, kjo gjë vizitorët i tërhiqte edhe më shumë. Edhe grupi i disa nxënësve të zgjedhur për

Page 7: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

7

prezantimin e shkollës ishte i lumtur dhe krenohej me shkollën e tyre duke u prezantuar vizitorëve dhe mysafirëve të nderuar.

Programi filloi në amfiteatrin e shkollës në ora 12.30 me fjalimin e drejtorit të shkollës p. Walter Happel pastaj vazhduan njerëz të shquar si: znj.Suzana Susuri, përfaqësuse e këshillit të prindërve, zv. ministri i arsimit z.Berisha. Festimin e vazhdoi kori i udhëhequr nga m.Luqe.

Nuk i harrojmë edhe katër poetët tanë vjershat e të cilëve ishin zgjedhur ndër më të mirat në shkollë siç ishin: Agim Margilaj, Alisa Hasani, Lorza Gashi, Rita Temaj. Pastaj një pjesë recitali i përgatitur nga nxënësit dhe m. Luqe. Dhe në fund sigurisht ushqimi dhe pija ishin edhe një shenjë bujarie.

Yllka Ivezaj VIIb_

“IKA DHE U KTHEVA...”

Edhe unë, si gjithë shokët e mi, kur dëgjova për hapjen e një gjimnazi të këtij niveli, më shtyri që të regjistrohem në të. Në fillim të vitit shkollor çdo gjë shkonte mirë, mirëpo sapo filluam testet e para e pashë se ishte vështirë vazhdimi i vitit shkollor.

Ndër gjërat që më demoralizuan më së tepërmi ishte mospërkrahja dhe ofendimet që merrnim çdo ditë nga disa persona, emrat e të cilëve nuk dëshiroj t’i përmendi. Pas kalimit të disa muajve erdha tek përfundimi që ta lë shkollën... Ishte natë. Edhe pse motrat: Hana dhe Shpresa insistonin që të rrija, unë e kisha vendosur definitivisht që të shkoja, vendimi im ishte i prerë. Prindërit kishin ardhur të më merrnin. Pasi që i barta plaçkat e mia, makina për nisje më priste jashtë... nuk kisha mundësi që të përshëndetësha me shokët...

Page 8: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

8

Gjatë kthimit për në shtëpi, njëri shok i dhomës më telefonoi, gjatë bisedës me të, vetvetiu sytë mu mbushën me lot. Kur shkova në shtëpi, nuk mund të rrija pa shokët, thjesht, se cili prej tyre më mungonte...

Pas një bisede me prindërit, vendosa që të rikthehem sërish në shkollë. Me sa duket, ata këtë gjë e prisnin, prandaj edhe menjëherë e pranuan kërkesën time. Kur hyra në oborrin e shkollës në zemër e ndjeva gabimin e bërë; më vinte keq për atë që kishte ndodhë. Babai im bisedoi me motrën Hanë dhe me drejtorin tim të respektuar, që të më pranonin përsëri, ai më dha mundësinë që të rikthehem në shkollë, për çka i jam shumë mirënjohës.

Shfrytëzoj rastin që t’i këshilloj të gjithë shokët e mi, që mos të hezitojnë të përballohen me gjëra të vështira, se asgjë nuk është e vështirë dhe se çdo gjë, qoftë krizë, qoftë çfarë do vështirësie ka rrugëdalje.

Arjan Bala VIIb_

-Këndi nga letërsia- Gjat këtij viti nxënësit patën mundësi që shkathtësitë e tyre t’i

tregojnë edhe në fushën e artit të fjalës. Shumë nxënës u përgjigjën kërkesës që të shkruajnë qoftë prozë qoftë poezi, „ekspozita „ ishte e hapur, të gjitha shkrimet kemi patur rast që t’i lexojmë... Poezitë që fituan, vetë nxënësit i recituan në programin e ditës së shkollës, këto poezi së bashku me disa proza u dërguan edhe për konkurim në garat komunale, pra në Prizren ku edhe u shpërblyen. Si poezi më të bukura u zgjodhën:

Page 9: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

9

NËNË

Çelës i dashurisë; Kyçi që mbyllë dhembjen;

Tik-taku i zemrës Që thyen brengën;

Dora e bujarisë Fol çdo gjë për mua! Krua me ujë të pastër,

Që jep lumturinë, Që s’shterron kurrë.

Me çfarë do të këmbeja?! Me asgjë!!!

Thua ka shumë dashuri, Eros - dashuri mes dy gjinive!? Por me kalimin e kohës venitet.

Agape - dashuri me parime, Duhet ta kultivosh!

Stroge - dashuri që lehtë lind dhe lehtë shuhet. Lind nga qenia jote,

ata që nuk kanë tretën E vdesin nga mungesa e saj Vetëm ti mund të na ngrohë

Nga stroge –dashuri që trashëgohet Që nuk lind dhe nuk vdes

Nënë çelës i artë i dashurisë së zjarrtë.

Lorza Gashi VII/b

Page 10: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

10

NËNA IME Perëndimi kuqëlon , kuqëlon Përtej diskut të diellit - deti Këndej mendimet e mia Lahen në kantierën si lumë. Sa herë matem të shkruaj për nënën time Fjalët s’më vijnë Fjalët si gjej, prej dashurisë Ato janë futur brenda shpirtit - thellë. Këndej edhe urë e vjetër Mendimet e mia nëpër zajet e gurëve Zhaurimë e lumit E merr me vete. Mbi fytyrën e bukur të nënës sime Pëllëmbët kam vendosur Tek vështroj sytë e saj, mendimet e mia ndizen nëpër vegime pa skaj. Rrita Temaj 7/c 2006 MIQËSIA

Po të isha gjigant, Do të të mbaja mbi shpatulla.. Po të isha shqiponjë, Do të të mbaja mbi krah.

Page 11: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

11

Po të isha delfin, Do të të çoja ne mes të dallgëve të detit. Por, unë mund të të mbaj Në zemrën time ty si mik. MIKU

Mik është ai që e njeh melodinë e zemrës tënde Dhe e këndon kur ti Nuk ke fjalë. Agim Margilaj VI/a

***

Në fillim, për ne ishte problem që të adoptoheshim në shkollën tonë të re, në shoqërinë e re dhe me të gjithë arsimtarët e rinjë. Të gjithë ishim

PREOKUPIMET DHE TË ARRITURAT TONA

Page 12: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

12

shumë të gëzuar që po fillonim mësimin në një shkollë ku të gjithë e kishim ëndërruar .

Por më vonë lindi problemi i ri: dy lëndët e reja gj.latine dhe gj.gjermane nuk shkonin ashtu si i kishim menduar. Ato për ne ishin shumë te vështira, sepse në shkollat e mëparshme nuk i kishim këto lëndë. Mirëpo me kalimin e kohës ne filluam të mësohemi me këto dy lëndë dhe për ne u bënë shumë gjëra të zakonshme. Disa muaj më vonë prof.Tanja Becker me kolegët e saj organizuan një garë për lexim në gjuhën gjermane.Prej kësaj gare fitues për klasat e VII-ta dolën: 1.Aneta Nurkollari - VIIc 2.Leutrim Isufi - VIIb 3.Kastriot Thaqi - VIIc Ndërsa për klasat e VI-ta fitues ishin: 1.Pëllumb Ivezaj 2.Florinë Kabashi 3.Muhamed Shala – që të tre nxënës të klasës Via Në këtë muaj, janë mbajtur garat të nivelit komunal për nxënësit e shkollave fillore, për punime nga letërsia dhe arti figuartiv. Në këto gara u prezantuan edhe punimet e disa nxënësve të shkollës sonë. Më 2 dhe 3 qershor është mbledhur komisioni për vlerësimin e këtyre punimeve. Vendin e parë e zuri poezia e Lorza Gashit Dy punime në pikturë të Kristjana Qunit u vlerësuan me vendin e dytë. Vendin e dytë në prozë e zuri Rrita Temaj Vendin e tretë në prozë e zuri Alisa Hasani Vendin e tretë në poezi e zuri Agim Margilaj

Shpresojmë që edhe në të ardhmen nxënësit e shkollës tonë të korrin suksese edhe më të mëdha në mësime.

Aids-i Sëmundje e shekullit

Kjo sëmundje tashmë njihet me emrin AIDS apo Sida. AIDS-i për herë te parë është diagnostifikuar

(zyrtarisht) më 05 qershor 1981 nga dr.Michael Gotlibi.

Page 13: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

13

Shënimet e ndryshme tregojnë që nga shfaqja e kësaj sëmundje mbi 60 milion njerëz janë infektuar, dhe rreth 21 milion kanë vdekur. Shkaktari i

AIDS-it është virusi i quajtur virus i humbjes së imunitetit (HIV). Meqenëse AID-i po përhapet me shpejtësi të madhe, në tërë botë është e nevojshme që njerëzit të njohin grupet e atyre personave që janë më të

rrezikuara nga kjo sëmundje. Rezultatet e kërkimeve shkencore tregojnë se grupi që është i rrezikuar më

së tepërmi janë HOMOSEKSUALET. Pas tyre janë NARKOMANET, kurse një grup që çdo herë e më tepër po

bëhet i rrezikshëm për veten e tyre janë PROSTITUTAT. Ndërsa kategoria egrupmoshave që po brengos më tepër shoqërinë janë FOSHNJET E

LINDURA NGA PRINDËRIT E INFEKTUAR me virusin HIV. Pacientet e sëmurë mesatarisht jetojnë 3 muaj nga momenti i

diagnostifikimit. Prandaj keni kujdes!!!!!

(e huazuar)_

Të rejat nga muzika Grupi “Aurora,, së shpejti do të editojë albumin e ri i cili do t’i ketë afro 21 këngë. Ky album do ta ketë edhe një spot (vetëm) nëse do të ketë donatorë. Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu do ta editojë albumin e ri, i cili do t’i ketë 10 këngë. Këto këngë që do t’i dedikohen të rinjve.

*** A e dini cili është këngëtari që i ka pushtuar shumë zemra te adhuruesve të muzikës??? Ky është Alban Skenderaj i lindur më 20 prill 1982 në Lushnjë, por me prejardhje nga Vlora. Fati deshi që një kohë ai të largohet nga qyteti i tij i dashur, më vonë përsëri u kthye në Vlorë. Albani që në fëmijëri

Page 14: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

14

ishte i interesuar për muzikë, kënga e tij e parë ishte “Like a bird with broken wings,, këngë të cilën e shkroi vetë Albani. Më vonë ai shkroi edhe këngë në gjuhën shqipe “Vetëm ty”, me këtë këngë në vitin 2004 mori pjesë në Top fest dhe zuri vendin e parë, e më vonë editoi albumin e ri “Fllad në shkretëtirë,, me videoklipin e këngës ”Thirrje e dëshpëruar,,. Me këto dy këngë Albani u bë i njohur dhe shumë i adhuruar te dëgjuesit e muzikës argëtuese, ndërsa këngën më të re e ka realizuar në bashkëpunim me rock grupin “Kthjellu,,.

Genta Ismaili këngëtarja nga Kosova që në festivalin e videoclipit europian ,,Euro video 2006,,i sjell Shqipërisë vendin e dytë

Gentiana Ismaili këngëtarja nga Kosova që në festivalin e videoklipit europian “Euro Video 2006” i sjell Shqipërisë pozitën e dytë !!! Me 03.06.2006 në Shqipëri u mbajt një[ festival i madh i videoklipeve evropiane “Euro Video 2006. Në këtë festival Shqipërinë e përfaqësoi këngëtarja e njohu nga Kosova Genta IsmaiIi. Genta përfaqësi Shqipërinë me videoklipin e këngës ,,Posesiv”. Ky videoklip u mirëprit shumë nga publiku europian dhe nga njerëzit njëzet e gjashtë antarët e jurisë që ishin nga 26 shtete që prezantojnë videoklipet e tyre në këtë festival europian .Ndërsa nga fundi i festivalit pas votimit të jurisë u shpallen votat përfundimtare nga kjo u bë e ditur se Genta i sjell Shqipërisë pozitën e dytë. Ndërsa shtetet që u renditën në pozitën e parë ishin Çekia dhe Ukraina.

Page 15: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

15

Në komentet që dha Genta për mediet evropiane tha : As që kam pritur që ne videoklipi i këngës “Posesiv,,do të renditët ne pozitën e dytë me këtë festival kaq madhështor evropian ,,Euro Video 2006”. Kjo fitore nuk është vetëm e imja por është e të gjithë shqiptarëve.

Përgatiti:Mentor Gjergjaj

VII-B

A mund të besoni se ekziston një njeri i cili nuk flenë ditë as natë?!

Po, po ka njeri që nuk flenë ditë as natë, kjo është një gjë e rrallë. Është një njeri qe nuk flenë as ditë as natë. I gjori, për ta shfrytëzuar kohën më mirë, kishte vendosur të merrej me pulla. Ai çdo që punonte e bënte me pulla; deri tash ai ka bërë shumë gjëra me pulla si për shembull: varrin, shtëpinë, rrobat të gjitha i ka mbushur me pulla. Kështu pra ai tash e njëzet vjet merret vetëm me pulla. Ky është një nga rastet e rralla në botë.

Ilir Begaj_

Megjitrhëse në botë ka më shumë se 800 milion telefona gjysma e botës ende nuk ka bërë asnjë telefonatë

1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull

Gjysma e popullsisë së botës është nën moshën 25 vjeçare

Në Zelandën e re ka rreth 4milion njerëz ndërsa 70 milion dele

Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milion qime

Kuriozitete

Page 16: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

16

Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjet të jetës ne banjë.

Agon Elshani VI/b_

SA NDIKON INTERNETI NË MËSIME ???

Në disa raste interneti ndikon pozotitivisht,sepse mund të na ndihmojë të njoftohemi për gjëra të reja që nuk i kemi ditur më parë. Po ashtu në website të ndryshme të internetit mund të lexojmë shumë gjëra të cilat nuk gjenden ne tekste tona mësimore. Por në të shumtën e rasteve interneti ndikon edhe negativisht. PSE??? Sepse shumëprej nesh në internet vetëm humbim kohë, duke luajtur lojëra të ndryshme dhe duke shikuar disa website që në fakt nuk duhej të egzsitonin fare në internet. Por ja që për fat të keq ato egzistojnë. Unë të gjithë nxënësve do t’u sugjeroja: kohën që shfrytëzojmë nëpër internet caffe duke luajtur lojra të ndryshme, ta kalojnë më mirë në website me tema edukativo-mësimore. Në lidhje me këtë temë ja disa komente të nxënësve të shkollës sonë : Shpesh interneti na ndihmon në mësime. Interneti mund të na ndihmojë të gjejmë shumë gjëra. Dhe kjo është mirë, sepse mësojmë shumë gjëra. Keq mund të ndikoj ndonjëherë kur ne rrimë për një kohë të gjatë në internet dhe i harrojmë mësimet. Arta Bytyqi VII-A *** Interneti ka anët pozitive dhe ato negative, ana pozitive është se ne kur dimë ta shfrytëzojmë me kohë të caktuar dhe për nevoja. Kurse ana negative është ajo kur ne rrimë gjithë ditën në internet dhe humbim kohën kot duke luajtur. Si pasojë e qëndrimit për një kohë jo të caktuar në internet vjen rënja në mesime.

Arjan Bala VII-B Interneti në disa raste ndihmon shumë, sepse zgjëron diapazonin tonë. Por e zgjëron atëherë kur shikojmë website të cilat na japin njohuri mbi shkenca si psh:art,sport,histori e shumë shkenca tjera.Ndërsa kur tërë kohën jemi në msn atëhere thjesht ne po humbim kohë.Kjo është gjëja negative e internetit.Edhe unë shpesh humbi kohë duke komunikuar me të afërmit e mi.

Dardan Shabani VII-B *** Interneti tek unë ndikon shumë në mësime.

Page 17: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

17

Do t’i këshilloja të gjithë fëmijët që të mos e përdorin shumë internetin, sepse është i dëmshëm.Gjëra të mira nga ai mund të jenë se ne mund të mësojmë shumë gjëra të reja.

Egzona Emini VI-B Mendoj se interneti është diçka e mirë. Nga interneti mësojmë edhe gjëra të këqija, të cilat nuk janë për moshën tonë. Me një fjalë mendoj se do të ndikonte shumë në rezltatin e mësimeve të mia. Përveç që interneti ndikon edhe keq në mësime ai ndikon keq edhe në të punuarit. Siç e ceka më herët, interneti ka gjëra shume interesante, në të mund të mësojmë psh: për personalitete të shquara etj. Pra ndikon në pasurimin e diturisë tonë.Prandaj mund të themi se interneti është shumë i mirë, por edhe shumë i keq. Brisilda Kastrati VII-B *** Të gjithë e dimë se në çfarç kohe po jetojmë, po ashtu të gjithë jemi të vetëdijshëm për mikun dhe armikun e quajtur internet.Interneti në shikim të parë duket diçka fantastike se gjen gjithçka. Por ka edhe lojëra që shumica e fëmijëve i emitojnë në mënyrë të drejtperdrejtë. Disa prej fëmijëve janë „të verbuar“ nga interneti, aq shumë e dojnë sa as që e marrin librin ne dorë. Ne fëmijët veshtirë i dallojmë gjërat e dobishme nga ato të dëmshme, por duhet ta dijmë se interneti nuk është i kulluar, prandaj edhe duhet mbrojtur nga ai.

Viona Maloku VII-B Interneti tek unë nuk ndikon edhe aq mirë. Ne mund t’i harrojmë mësimet duke komunikuar me të afërmit përmes internetit. Do të ishte dashur që më shumë rëndësi t’i kushtojmë mësimeve se sa internetit. Ai ka shumë gjëra të mira që ne mund t’i mësojmë, por zakonisht duhet ta përdorim kur kemi kohë të lirë, pasi t’i kemi përfunduar mësimet. Engji Susuri VI-C *** Tek shumë fëmijë interneti është bërë një shprehi, ata çdo ditë me orë të tëra rrinë pranë tij. Mua interneti shpesh më nevojitet dhe më ndihmon. Kur na nevojitet interneti ai është shumë i dobishëm. Mirëpo shumë prej nesh, në vend që t’i marrim librat e të mesojnë ne humbim kohë,.Kjo është gjëja negative. Aneta Nurkullari VII-C Interneti tek unë nuk ndikon edhe aq shumë, sepse atë nuk e përdori shumë. Kjo ndodhë sepse nuk kam shumë kohë nga se kam shumë p;r të mësuar.

Page 18: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

18

Por inter.nuk është edhe aq i keq, sepse mund të mësosh shumë gjëra të rëndësishme të cilat të nevojiten gjatë jetës. Internetin e përdori më së shumëti dy orë në ditë. Teuta Sokoli VI-C

Përgatiti dhe intervistoi Mentor Gjergjaj

RËNDËSIA E EDUKATËS FIZIKE NË JETËN TONË

Siç e dimë edhe ne shëndeti është gjëja primare në jetën e një njeriu, Sepse një njeri kur është i freskët fizikisht, ai po ashtu është i freskët edhe psiqikisht. Për këtë arsye specialistët e arsimit kanë konstatuar se nxënësit të cilët janë inteligjent, janë edhe fizikisht të shëndoshë. Që të jesh i shëndetshëm duhet të merresh me sport, përveç kësaj duhet të përdorësh ushqim të shëndoshë (pemë e perime sa më shumë) si dhe të kesh kujdes që mos të marrësh substanca të dëmshme. Një fjalë popullore thotë :”Mendja e shëndoshë me trup të shëndoshë”. Edukata fizike si çdo lëndë tjetër ka veçoritë e saja, veçori të cilat ndikojnë pozitivisht tek nxënësit. Edhe ne si çdo shkollë tjetër e kemi këtë lëndë të domosdoshme. Momentalisht nuk kemi ku të stërvitemi, por ja që Profesori i edukatës fizike u tregua tej mase i shkathtë improvizoi një kabinet të vogël për edukatë fizike, por me vlerë shumë të madhe, sepse aty është vendi ku secili nxënës e gjen freskinë. Edhe pse kushtet janë shumë të vështira për mbajtën e orës së edukatës fizike, profesori ynë, Mentor Ukimeri është në çdo çaste i përgatitur se mos ndoshta ndonjë nxënës lëndohet. Kjo tregon aftësitë e tija profesionale.

D. Shabani

Page 19: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

19

Tashmë kampionati botëror ka filluar dhe hapja solemne u bë në sadiumin më të mirë të Gjermanisë, pra në atë te München-it “Alians Arena“ që konsiderohet jo vetëm si stadiumi më i mirë i Gjermanisë por edhe si stadiumi më i mirë i gjithë botës.Në këtë kampionat, si në çdo kampionat tjetër, që është zhvilluar më parë marrin pjesë 32 ekipe të cilat me mjaft mund kanë arritur të kualifikohen në gupet përkatse.

Page 20: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

20

Ndeshjet e zhvilluar: Rezultatet e arritura

Gjermani vs Kosta Rika 4:2 Poloni vs Ekuador 0:2

Tridad&Tabago vs Suedia 0:0 Argjenita vs Bregu i Fildisht 2:1 Serbi&Mali i Zi vs Holanda 0:1

Meksiko vs Iran 3:1 Italia vs Ghana 2:0

Usa vs Republika Çeke Australia vs Japonia 3:1

Franca vs Zvicrra 0:0 Brazili vs Kroacia 1:0

Dardan Shabani VII-B_

☺ ☺

Frizura Ishim të gjithë në qetësi kur Loqkamani e pyeti Profesorin që të shkoj në tualet dhe profesori e lejoi të shkojë. Kur u kthye i kishte lagur flokët, me një fjalë e kishte rregulluar frizurën me ujë. Shumë shpejt u zbulua se frizura rregullohej çdo orë, disa minuta para përfundimit të orës.

Nëntë Shkurtabiqët e Borbardhës Loyola

Page 21: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

21

Një ditë shkurtabiqët ishin duke luajtur në klasë, kur papritur hyri Princi i Borbardhës i cili quhej Borëbardhi... Borbëbardhi ishte trembur se mos ndoshta do t’i bëjnë gjë keq Borëbardhës, kështu ai i i dëboi jashtë... Shkurtabiqët i trembeshin Borbardhit, sepse para tyre ai dukej si gjigant i hatashëm. Kur dolën jashtë atyre u vinte turp t’i shihte Borbardha prandaj e panë të udhës që të fshihen. Dhe që të nëntë shkurtabiqët u fshihen, disa nën shkallë, disa në WC. Njëri prej tyre së më trimi i priste tek dera e shkollës. Kjo ngjarje nuk do të ishte zbuluar sikur mos të kishin kaluar dy kalimtarë të rastit të cilët u mrekulluan nga dalja e shkurtabiqëve nga birucat...

Sedete! Një ditë prej ditësh në oborrin e “Sulltanit” kishte ardhur “Mbreti” që ta vizitonte “pallatin e sulltanit” të gjithë “turqit” ishin ngritur që ta shikonin mbretin. Nga dritarja e pallatit shihej U bë rrëmujë. Papritmas më i vogli nga “turqit” bërtiti me zë të lartë: Uluni!!! Kur “Sulltani” e dëgjoi këtë tha:”Kush qe ai që tha kështu? “ Asnjë nuk përgjigjej. Dikur më i vogli e pranoi: “ Unë.“ Sulltani pa një pa dy e dëboi nga salla. Pas disa ditëve “Turku i vogël” kur bisedoi me bashkëpunëtoren e tij, e pranoi: “ Unë vetëm po mundohesha ta respektoja Pashain, kurse ai më dëboi nga salla“. Ajo qeshi me të madhe hahahaha..... KANN MAN INS KINO SCHWIMMEN??? Një ditë prej ditësh profesori e pyeti Kicin: - Was möchtest du am Montag machen? Kici iu përgjigj: - Ich möchte ins kino schwimmen. Profesori i habitur nga përgjigjja e pyeti përsëri:

Page 22: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

22

- Si është e mundur që të notosh në kinema?!... Të gjithë qeshën...

Redaksia e “Pasurisë së ALG-së”

• Agon Elshani • Ardita Gjoni • Dardan Shabani • Ilir Begaj • Mentor Gjergjaj • Yllka Ivezaj • Të gjithë nxënësit e ALG-së

Page 23: Pasuritë e ALG-së...Pasuritë e ALG-së 2 FJALA E REDAKSISË Ideja për formimin e kësaj reviste lindi, kur ne nxënësit e shkollës Loyola e pamë të arsyeshme që edhe shkolla

Pasuritë e ALG-së

23