2
Çfarë janë BPK-të? Bifenilet e Poliklorinuara (BPKs) janë lëngje pa ngjyrë, të poliklorinuara. Në varësi të numrit të atomeve të klorit në molekulat e tyre, cilësitë e tyre fizike, kimike dhe toksikologjike ndryshojnë në nivel të konsiderueshëm. vitet ’60 dhe ’70 u arritën kufijtë maksimale të prodhimit të BPK-v e. Midis periudhës 1983-1993, prodhimi i BPK-ve u ndërpre në shumicën e vendeve. BPK është një prej 21 NOQ (Ndotës Organikë të Qëndrueshëm) sipas Konventës së Stokholmit , të cilët kërkojnë masa të menjëhershme ndërkombëtare dhe do të eliminohen deri në vitin 2028. Aplikimi i BPK-ve Për shkak të karakteristikave të tyre, përzierjet e BPK-ve janë përdorur në sisteme të hapura, pjesërisht të hapura dhe të mbyllura. Është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi se aplikimet e BPK-së mund të gjenden në të gjitha industritë dhe të fokusohen jo vetëm në shërbimet publike të energjisë. Aplikimet tipike të BPK-ve në sisteme të mbyllura: Lëngu izolues dhe/ose ftohës në transformatorë Lëngu dielektrik në kondensatorë Lëngu hidraulik në pajisjet ngritëse, kamionët dhe pompat me presion të lartë Sistemet e mbyllura: transformuesit dhe kondensatorët Aplikimet tipike të BPK-ve në sisteme të hapura: Elementë shtesë në ngjitës, veshje mbrojtëse të sipërfaqeve (stukime) dhe bojëra mbrojtëse kundër gërryerjes Lëng lubrifikues në vajra dhe graso Agjent laminues në prodhimin e letrës Aplikime të tjera të ndryshme Sisteme të hapura: veshje mbrojtëse kundër gërryerjes Rreziqet e Shëndetit nga BPK-të BPK-të janë të qëndrueshme dhe transportohen nëpërmjet ajrit- me anë të avullimit dhe rikondensimit- i ashtuquajturi “distilim global”. BPK-të mund të gjenden në çdo pjesë të botës dhe në shumë lëndë (në ajër, ujë, /tokë etj). Për shkak të qëndrueshmërisë së tij kimike dhe biokimike dhe tretshmërisë së tij të lartë në indin yndyror, substanca ka hyrë në zinxhirin ushqimor si një bioakumulator. BPK-të merren kryesisht nëpërmjet stomakut dhe zorrëve, lëkurës dhe frymëmarrjes. Për shkak të toksicitetit të tyre të provuar edhe në përqendrimet e ulëta, pajisja që përmban më shumë se 0.005% BPK konsiderohet mbetje toksike dhe duhet të asgjësohet në një mënyrë të padëmshme për mjedisin në fund të ciklit të saj jetësor ose përpara vitit 2015, cilado që ndodh e para. Ndikimi tek Shëndeti i Njeriut Disa nga dëmet potenciale të lidhura me ekspozimin afatgjatë të dozave të vogla të BPK-ve janë: Dëmtimi i mëlçisë dhe veshkave Ndikon tek hormone e tiroideve dhe efekte të mundshme në zhvillimin e trurit Ndikon në sistemin riprodhues dhe veçanërisht tek fëmijët e palindur Efekte të mundshme kancerogjene BPK-të janë mjaft toksike në rastin e një ekspozimi akut. Simptomat e një helmimi akut përfshijnë: Kloroakne Rënie e flokëve Dhimbje koke Rënie e flokëve Kloroakne BPK-të tek Zjarret Substancat tepër toksike Dioksina dhe Furani formohen në mënyrë të rastësishme dhe shkarkohen nga proceset termale (zjarret) që përfshijnë BPK-të si rezultat i djegies së paplotë. Ndikimet në shëndet të këtyre ekspozimeve janë: Ndikime në sistemin imunitar Deformime të fëmijëve të palindur Kloroakne Rrjeti i Eliminimit të BPK-ve (PEN) PEN është projektuar si një partneritet i barabartë për aktorët nga sektorë të ndryshëm me interes në menaxhimin e qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore të BPK-ve që ndërveprojnë brenda një kuadri vullnetar. Ai ofron shkëmbim informacioni të konsiderueshëm dhe mbështetje për vendet për arritjen e qëllimeve të Konventës së Stokholmit të lidhur me BPK-të. www.pops.int/pen Identifikimi i BPK-ve Emrat tregtarë të BPK-ve Në shumë raste prodhuesi jepte informacion rreth tipit të lëngut dielektrik të përdorur në transformator ose kondensator me anë të identifikimit në pllakë. Ekzistojnë dhjetëra emra tregtarë të BPK-ve, si për shembull Askarel, Soiol, Soitol, Aroklor, Piralen, Kaneklor etj. Kujdes: Transformatorët që kishin qenë fillimisht pa BPK (sipas markave/pllakave) mund të ishin ndotur me BPK gjatë, për shembull punës së mirëmbajtjes. Shpërndarja e ndotjes mund të rezultojë nga përdorimi i serbatorëve të kontaminuar, zorrëve, pompave etj. Marrja e Mostrave dhe Kontrolli i BPK-ve Në rastin e transformatorëve, është e nevojshme të merret një mostër nafte/vaji dhe të kontrollohet për BPK. Vihen në dispozicion komplete të përshtatshme pajimesh testimi për analiza të shpejta dhe të thjeshta në terren. . Marrja e mostrave të transformatorit Pajisja Analizuese L2000DX Ndërsa kondensatorët janë një njësi e mbyllur hermetikisht, ndotja pas prodhimit mund të përjashtohet. Në disa raste ekzistojnë listat që japin informacione rreth përmbajtjes së BPK-ve të kondensatorëve. Me qëllim përcaktimin e sasisë të përmbajtjes së saktë të BPK-së të ndodhur në naftë/vaj, analizat laboratorike me kromatografi të lëngshme do të jenë të nevojshme. Realizuar nga ETI Environmental Technology Ltd. [email protected] www.eti-swiss.com

Pcb brochure albania albanian

  • Upload
    pcbsmed

  • View
    225

  • Download
    4

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Pcb brochure albania albanian

Çfarë janë BPK-të?

Bifenilet e Poliklorinuara (BPKs) janë lëngje pa ngjyrë, të poliklorinuara. Në varësi të numrit të atomeve të klorit në molekulat e tyre, cilësitë e tyre fizike, kimike dhe toksikologjike ndryshojnë në nivel të konsiderueshëm. Në vitet ’60 dhe ’70 u arritën kufijtë maksimale të prodhimit të BPK-v e. Midis periudhës 1983-1993, prodhimi i BPK-ve u ndërpre në shumicën e vendeve. BPK është një prej 21 NOQ (Ndotës Organikë të Qëndrueshëm) sipas Konventës së Stokholmit , të cilët kërkojnë masa të menjëhershme ndërkombëtare dhe do të eliminohen deri në vitin 2028.

Aplikimi i BPK-ve Për shkak të karakteristikave të tyre, përzierjet e BPK-ve janë përdorur në sisteme të hapura, pjesërisht të hapura dhe të mbyllura. Është e rëndësishme të ndërgjegjësohemi se aplikimet e BPK-së mund të gjenden në të gjitha industritë dhe të fokusohen jo vetëm në shërbimet publike të energjisë. Aplikimet tipike të BPK-ve në sisteme të mbyllura:

Lëngu izolues dhe/ose ftohës në transformatorë

Lëngu dielektrik në kondensatorë

Lëngu hidraulik në pajisjet ngritëse, kamionët dhe pompat me presion të lartë

Sistemet e mbyllura: transformuesit dhe kondensatorët

Aplikimet tipike të BPK-ve në sisteme të hapura:

Elementë shtesë në ngjitës, veshje mbrojtëse të sipërfaqeve (stukime) dhe bojëra mbrojtëse kundër gërryerjes

Lëng lubrifikues në vajra dhe graso

Agjent laminues në prodhimin e letrës

Aplikime të tjera të ndryshme

Sisteme të hapura: veshje mbrojtëse kundër gërryerjes

Rreziqet e Shëndetit nga BPK-të

BPK-të janë të qëndrueshme dhe transportohen nëpërmjet ajrit- me anë të avullimit dhe rikondensimit- i ashtuquajturi “distilim global”. BPK-të mund të gjenden në çdo pjesë të botës dhe në shumë lëndë (në ajër, ujë, /tokë etj).

Për shkak të qëndrueshmërisë së tij kimike dhe biokimike dhe tretshmërisë së tij të lartë në indin yndyror, substanca ka hyrë në zinxhirin ushqimor si një bioakumulator. BPK-të merren kryesisht nëpërmjet stomakut dhe zorrëve, lëkurës dhe frymëmarrjes. Për shkak të toksicitetit të tyre të provuar edhe në përqendrimet e ulëta, pajisja që përmban më shumë se 0.005% BPK konsiderohet mbetje toksike dhe duhet të asgjësohet në një mënyrë të padëmshme për mjedisin në fund të ciklit të saj jetësor ose përpara vitit 2015, cilado që ndodh e para.

Ndikimi tek Shëndeti i Njeriut Disa nga dëmet potenciale të lidhura me ekspozimin afatgjatë të dozave të vogla të BPK-ve janë:

Dëmtimi i mëlçisë dhe veshkave

Ndikon tek hormone e tiroideve dhe efekte të mundshme në zhvillimin e trurit

Ndikon në sistemin riprodhues dhe veçanërisht tek fëmijët e palindur

Efekte të mundshme kancerogjene

BPK-të janë mjaft toksike në rastin e një ekspozimi akut. Simptomat e një helmimi akut përfshijnë:

Kloroakne Rënie e flokëve Dhimbje koke

Rënie e flokëve Kloroakne

BPK-të tek Zjarret Substancat tepër toksike Dioksina dhe Furani formohen në mënyrë të rastësishme dhe shkarkohen nga proceset termale (zjarret) që përfshijnë BPK-të si rezultat i djegies së paplotë. Ndikimet në shëndet të këtyre ekspozimeve janë:

Ndikime në sistemin imunitar

Deformime të fëmijëve të palindur

Kloroakne

Rrjeti i Eliminimit të BPK-ve (PEN)

PEN është projektuar si një partneritet i barabartë për aktorët nga sektorë të ndryshëm me interes në menaxhimin e qëndrueshëm nga pikëpamja mjedisore të BPK-ve që ndërveprojnë brenda një kuadri vullnetar. Ai ofron shkëmbim informacioni të konsiderueshëm dhe mbështetje për vendet për arritjen e qëllimeve të Konventës së Stokholmit të lidhur me BPK-të. www.pops.int/pen

Identifikimi i BPK-ve

Emrat tregtarë të BPK-ve Në shumë raste prodhuesi jepte informacion rreth tipit të lëngut dielektrik të përdorur në transformator ose kondensator me anë të identifikimit në pllakë. Ekzistojnë dhjetëra emra tregtarë të BPK-ve, si për shembull Askarel, Soiol, Soitol, Aroklor, Piralen, Kaneklor etj. Kujdes: Transformatorët që kishin qenë fillimisht pa BPK (sipas markave/pllakave) mund të ishin ndotur me BPK gjatë, për shembull punës së mirëmbajtjes. Shpërndarja e ndotjes mund të rezultojë nga përdorimi i serbatorëve të kontaminuar, zorrëve, pompave etj.

Marrja e Mostrave dhe Kontrolli i BPK-ve Në rastin e transformatorëve, është e nevojshme të merret një mostër nafte/vaji dhe të kontrollohet për BPK. Vihen në dispozicion komplete të përshtatshme pajimesh testimi për analiza të shpejta dhe të thjeshta në terren. .

Marrja e mostrave të

transformatorit Pajisja Analizuese L2000DX

Ndërsa kondensatorët janë një njësi e mbyllur hermetikisht, ndotja pas prodhimit mund të përjashtohet. Në disa raste ekzistojnë listat që japin informacione rreth përmbajtjes së BPK-ve të kondensatorëve. Me qëllim përcaktimin e sasisë të përmbajtjes së saktë të BPK-së të ndodhur në naftë/vaj, analizat laboratorike me kromatografi të lëngshme do të jenë të nevojshme.

Realizuar nga ETI Environmental Technology Ltd. – [email protected] – www.eti-swiss.com

Page 2: Pcb brochure albania albanian

Masa Paraprake

Secili mbajtës i pajisjeve që mund të jenë të ndotura duhet të konsiderojë identifikimin e tipit të lëngut izolues në transformatorë, kondensatorë, ndërçelësa, rregullatorë si dhe naftë/vaj rezervë ose i mbetur i ruajtur në vendndodhje. Më tej, duhet të merren masa parandaluese në rast incidentesh.

Masat paraprake për Mbajtësit e BPK-ve

Etiketoni pajisjet elektrike që të dallohen lehtësisht

Instaloni një panel kullimi nën pajisjen që përmban BPK

Kontrolloni shpesh gjendjen e pajisjeve të BPK-së (rrjedhje, përmbytje ose deformim, gërryerje etj.)

Mos ruani materiale të djegshme afër BPK-ve

Përdorni gjithmonë pajisje personale mbrojtëse (PPM) kur trajtoni pajisjet e BPK-së (doreza, veshje pune, maskë frymëmarrjeje etj) dhe ajrosni edhe vendin e punës

BPK-të dhe pajisjet që përmbajnë BPK duhet të asgjësohen vetëm nga kompani të specializuara

Mos shkarkoni asnjëherë BPK në mjedis

Mos i braktisni asnjëherë pajisjet e BPK-ve (për shembull Industria e Minierave)

Mos digjni asnjëherë BPK!

Etiketimi i transformatorit dhe parandalimi i shpërndarjen e ndotjes

Ndihma e Parë

BPK të lëngshme në lëkurë: Përdorni ujë dhe sapun për larje të plotë

BPK të lëngshme në sy: Shpëlani sytë me ujë të vakët për 15 minuta, duke mbajtur në çdo rast sytë hapur

BPK të lëngshme në gojë dhe në stomak: Shpëlani gojën me ujë, mos pini asgjë tjetër, konsultohuni me mjekun menjëherë

Avujt e BPK-ve me përqendrim të lartë: Nxirrini njerëzit e dëmtuar jashtë në zonën e hapur.

Masa Emergjente

Masat Emergjente për Incidentet nga te ftohtit

Telefononi menjëherë Oficerin e Sigurisë

Telefononi menjëherë brigadën zjarrfikëse/kimike

Informoni mjekun përgjegjës dhe furnizoni ekipin e reagimit kimik me pajisje personale mbrojtëse

Fikni aparatin e furnizimit me energji në pajisjen përkatëse dhe kontrolloni tokëzimin

Kufizoni përhapjen dhe kullimin e naftës/vajit duke bllokuar rrjedhjen dhe duke përdorur materiale thithëse (rërë, tallash ose çimento) ose duke pompuar në kontenierët e përshtatshëm. Nëse është e mundur, një panel kullimi mund të vendoset nën rrjedhje

Parandaloni ndotjen e vijave të ujit

Masat Emergjente për Incidente nga nxehtësia Telefononi menjëherë Oficerin e Sigurisë

Telefononi menjëherë brigadën zjarrfikëse/kimike

Informoni mjekun përgjegjës

Fikni aparatin e furnizimit me energji

Mbyllni hermetikisht dhomat ose të gjithë godinën, fikni sistemet e ventilimit

Evakuoni njerëzit nga të gjitha godinat përkatëse dhe në një shkallë më të gjerë në drejtimin e erës.

Asgjësimi i BPK-ve

Në përgjithësi qarkullimi i mbetjeve të materialeve përfshin pajisjet dhe naftën/vajin e ndotur me BPK. Teknologjitë e ndryshme ekzistuese të asgjësimit mund të grupohen në metoda djegieje (dmth incinerimi) dhe jo-djegieje (për shembull pakësimi i metaleve alkaline, shpërbërje me bazë katalitike dhe reduktim kimik në fazën e gazit). Të gjitha llojet e teknologjive të asgjësimit dhe riciklimit të BPK-ve përfshijnë kosto të rëndësishme trajtimi.

Informacion i Mëtejshëm

Për informacion të mëtejshëm ju lutem kontaktoni: Pikën e Kontaktit Medpol pranë Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Rruga “Halil Bega”, nr. 23 Tiranë Shqipëri Tel: +355 4 2224537 Faqja e Internetit: www.moe.gov.al/en/

INFORMACION MBI BPK