22
PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit të Projektit PPRT-AF, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Përgatitur nga: rePlan Inc. Prill 2014

PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

  • Upload
    vannhi

  • View
    281

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË

PROJEKTI I HADES KOSOVË

RAPORT MONITORIMI 1

Përgatitur për: Njësia e Monitorimit të Projektit PPRT-AF, Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor

Përgatitur nga: rePlan Inc.

Prill 2014

Page 2: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raport monitorimi #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan

Pasqyra e përmbajtjes

1 SFONDI DHE GJETJET KRYESORE ...................................................................................................................... 1

2 AKTIVITETET E MONITORIMIT ......................................................................................................................... 3

3 ANGAZHIMI I PALËVE TË PËRFSHIRA ............................................................................................................... 4

3.1 Brengat/ankesat .............................................................................................................................. 4

3.2 Efektshmëria e aktiviteteve të angazhimit ...................................................................................... 5

3.3 Rekomandimet për angazhimin e palëve ........................................................................................ 5

4 TË DREJTAT ..................................................................................................................................................... 6

4.1 Kompensimi për pasuritë e humbura .............................................................................................. 6

4.2 Përkrahja kalimtare/pagesa e qirave .............................................................................................. 6

5 ZHVILLIMI I LOKACIONIT DHE NDARJA E PARCELAVE ...................................................................................... 7

5.1 Zhvillimi i infrastrukturës në Shkabaj të Ri ...................................................................................... 7

5.2 Ndarja e parcelave ........................................................................................................................... 8

5.3 Titujt pronësorë ............................................................................................................................... 9

6 PËLQIMET/LEJET DHE NDËRTIMI ..................................................................................................................... 9

6.1 Lejet e ndërtimit .............................................................................................................................. 9

6.2 Statusi i punëve ndërtimore ............................................................................................................ 9

7 RILOKIMI/VENDOSJA .................................................................................................................................... 10

7.1 Lëvizja ............................................................................................................................................ 10

8 MIRËQENIA ................................................................................................................................................... 10

8.1 Qasja në arsim ............................................................................................................................... 10

8.2 Gjendja shëndetësore ................................................................................................................... 10

8.3 Gjendja e të ardhurave .................................................................................................................. 10

8.4 Rekomandimet për mirëqenie ...................................................................................................... 11

9 VAZHDIMËSIA E REKOMANDIMEVE TË MËHERSHME .................................................................................... 11

10 REKOMANDIMET ........................................................................................................................................ 12

11 AKTIVITETET E PLANIFIKUARA GJATË PERIUDHËS SË ARDHME TË RAPORTIMIT .......................................... 13

SHTOJCA A ........................................................................................................................................................... 17

Matrica e rekomandimeve ...................................................................................................................... 17

SHTOJCA B ........................................................................................................................................................... 18

Page 3: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan ii

Përmbledhje e monitorimit (për njoftim publik) .................................................................................... 18

Page 4: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raport monitorimi #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

April 2014 rePlan 1

1 Sfondi dhe gjetjet kryesore Zhvendosja e lagjes Shalë, që gjendet në fshatin Hade të Komunës së Obiliqit, propozohet për shkak të

zgjerimit të fushës së gërmimit të linjitit për nevojat e operacioneve të termocentraleve të Korporatës

Energjetike të Kosovës (KEK). Vendimi nr. 10/22 i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit 2011 në lidhje me

zgjerimin e mihjes së re1ka përafruar tre palë të përfshira, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor (MMPH), Komunën e Obiliqit dhe KEK-un, në një proces të lehtësuar nga Banka Botërore, për

të orientuar zhvendosjen e familjeve të ndikuara në Lagjen Shalë.

Plani i Veprimit për Zhvendosjen e Shalës2 (PVZH),miratuar nga Qeveria e Kosovës më 2012, përkufizon

politikat dhe procedurat për adresimin dhe kompensimin e ndikimeve në komunitet si dhe lehtësimin e

zhvendosjes së tij, duke përfshirë kompensimin e pasurive dhe jetesës së prekur, ofrimin e parcelave

zëvendësuese, si dhe veprimet e vazhdueshme të monitorimit dhe ndihmës para, gjatë dhe pas

zhvendosjes. PVZH-ja është hartuar në përputhje me legjislacionin në Kosovë dhe standardet

ndërkombëtare (p.sh. politikat mbrojtëse të Bankës Botërore), si dhe në bashkëpunim të afërt me

popullatën e prekur nga projekti (PPP), subjektet qeveritare në nivelin qendror dhe atë lokal, si dhe me

organizatat ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës ka miratuar plotësisht PVZH-në për Shalën, si dhe

Kornizën e Politikave të Zhvendosjes për Fushën e re të Mihjes,3mbi të cilën është bazuar përgatitja e tij.

Zhvendosja e Lagjes Shalë përfshin zhvendosjen fizike të 64 familjeve dhe ndikimet në strukturat

banesore, parcelat e fshatit, aktivitetet përkatëse të jetesës, si dhe infrastrukturën e komunitetit, por

edhe sfidat sociale, psikologjike dhe logjistike të asaj zhvendosjeje. Infrastruktura për krijimin e fshatit

zëvendësues është zhvilluar në afërsi të fshatit Shkabaj, 10 km në lindje, për familjet që kanë zgjedhur të

marrin tokën zëvendësuese.4

Për të siguruar zbatim efektiv të PVZH-së së Shalës, është kontraktuar rePlan për të përgatitur raportet e

monitorimit dhe vlerësimit. Procesi i monitorimit dhe vlerësimit përfshin raportimin mbi indikatorët

kryesorë, si dhe rekomandimet për autoritetet zbatuese (KEK, Qeveria e Kosovës, Komuna e Obiliqit) për

veprimet në drejtim të zbatimit të PVZH-së Shala. Gjatë periudhës së vlerësimit, do të dorëzohen dy

raporte përparimi, në periudhën e shtatorit 2013 dhe korrikut të vitit 2014. rePlan do të sigurojë edhe

1 Qeveria e Kosovës, Korniza e Politikave për Zhvendosje për zonën Fusha e Re e Mihjes në Republikën e Kosovës,

Vendimi nr. 10/22, 21.07.2011 2 Plani i Veprimit për Zhvendosje: http://mzhe.rks-gov.net/repository/docs/Plani_i_veprimit_per_zhvendosje-

Lagjja_ShalaHade_-_ENG.pdf 3 Korniza e Politikave të Zhvendosjes së Republikës së Kosovës për Fushën e Re të Mihjes: http://vvvvvv-

vvds.vvorldbank.org/external/default/VVDSContentServer/WDSP/IB/2011/08/03/000333037_20110803021703/Rendered/PDF/RP11800v20P0970F0ECA0RI0P0976350RPF.pdf 4 Fshati për vendosje do të pranojë edhe familjet e kualifikuara që janë zhvendosur gjatë një evakuimi emergjent të

158 familjeve në vitet 2004/2005, nga një pjesë e Hades, shumë afër pjesës jugore të Lagjes Shalë. Ky proces është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës, si dhe nuk bën pjesë në fushëveprimin e PVZH-së Shalë dhe veprimeve të rePlan-it në monitorim dhe vlerësim.

Page 5: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 2

Auditimin e Përmbylljes së Zhvendosjes në përfundim të kësaj detyre. Ky dokument paraqet raportin e

parë të monitorimit.

Indikatorët vijues janë identifikuar për monitorimin e zbatimit të PVZH-së. Indikatorë të tjerë do të

shtohen si pjesë e Auditimit të Përmbylljes së Zhvendosjes.

Indikatori # Shënime

Familjet e prekura nga projekti 64

Parcelat e ndara në fshatin e vendosjes 52 of 52 Që nga marsi 14

Familjet që ende banojnë në Lagjen Shalë 0 Që nga marsi 14

Familjet e kualifikuara për pagesën e qirave 21

Vendimet për ndarjen e parcelave të mbledhura 45 Që nga marsi 14

Titujt pronësorë të lëshuar për parcelat në fshatin e vendosjes

37 Që nga marsi 14

Lejet ndërtimore të kërkuara dhe të nxjerra 25 Që nga marsi 14

Shtëpitë për vendosje në ndërtim 18 Që nga prilli 18

Shtëpitë me muratim të përfunduar 14 Që nga prilli 18

Shtëpitë për vendosje të përfunduara për banim 0 Që nga prilli 18

Familjet e prekura nga projekti që banojnë në Shkabajn e Ri

0 Që nga prilli 18

Ekzistojnë disa gjetje që janë nxjerrë nga aktivitetet e monitorimit të ndërmarra nga rePlan-i, të

elaboruara hollësisht në këtë raport, të cilat në disa raste kërkojnë masa korrigjuese. Këto gjetje kyçe

përfshijnë si në vijim:

1. Që prej prillit të vitit 2014, familjet e ndikuara nga projekti nuk banojnë më në Lagjen Shalë. Për

shkak të rreziqeve të projektit, 21 familje janë pajtuar me KEK-un që të zhvendosen

përkohësisht dhe kanë filluar të marrin pagesat e qirave dhe të tjera me fillim në janar të vitit

2012. Të tjerët nuk kualifikohen për pagesa të tilla, pasi që teknikisht janë jashtë zonës së

rrezikut, si dhe do të mund të vazhdonin të banonin aty. Në bazë të vizitave dhe intervistave në

terren nga rePlan, të gjithë janë zhvendosur në vendbanime të përkohshme (akomodim i

siguruar privatisht apo me të afërm). Asnjë familje nuk ka përfunduar zhvendosjen e as nuk

është vendosur në shtëpitë në ndërtim në fshatin e vendosjes Shkabaj i Ri.

2. Bordi i KEK-ut ka miratuar pagesën e qirave dhe pagesave tjera deri në fund të prillit 2014, duke

iu përmbajtur kushteve të përcaktuara me PVZH.

3. Komisioni Verifikues ka bërë pranimin teknik të punëve infrastrukturore në fshatin Shkabaj i Ri

në dhjetor të vitit 2013. Punët përfundimtare janë në përfundim e sipër për të kryer

infrastrukturën e komunitetitm si dhe përgatitjen e fshatit për banim. Nuk ka pengesa në

kuptimin e punëve themelore infrastrukturore që mund të pengojnë ndërtimin e shtëpive për

vendosje.

Page 6: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 3

4. Familjet e prekura nga projekti kanë shënuar përparim në kuptimin e ndërtimit të shtëpive të

reja në Shkabajn e Ri (18 shtëpi në ndërtim e sipër), pas pak aktiviteteve deri në fund të vitit

2013. Komuna e Obiliqit ka lëshuar një numër të madh lejesh ndërtimi (25).

5. Duke marrë parasysh nivelin e keqinformimit tek popullata e prekur, si dhe avancimit të

ngadalshëm në përfundimin e zhvendosjes, agjencitë zbatuese (gjegjësisht MMPH dhe KEK)

duhet të vazhdojnë një program të rregullt të konsultimeve publike dhe informimit, për të

motivuar dhe orientuar përfundimin e ndërtimit dhe vendosjes në shtëpitë e reja. Duhet hapur

dyert vazhdimisht për të pasqyruar renditjen e punëve të kryera dhe atyre në vazhdim në

Shkabajn e Ri, si dhe për të qartësuar e adresuar brengat e ndryshme në lidhje me sigurimin e

shërbimeve publike, arsimit, etj.

6. Mekanizmi formal i menaxhimit të ankesave në MMPH nuk është duke u përdorur, si dhe duhet

rifreskuar.

7. Mungojnë prova të dokumentuara në lidhje me jetesën dhe të gjitha programet e vazhdueshme

apo të planifikuara për rivendosjen e jetesës, një çështje kryesore kjo në përfundimin e një

procesi të mirëfilltë të zhvendosjes.

2 Aktivitetet e monitorimit Në periudhën ndërmjet tetorit 2013 dhe marsit 2014, rePlan ka ndërmarrë aktivitetet vijuese si pjesë e

detyrës së rePlan-it në monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të Planit të Veprimit për Zhvendosjen e

Shalës (PVZH):

1. Takimet me Zyrën e Projektit të Hades / Departamenti për Shpronësim, Ministria e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor (MMPH) (shtator 2013,nëntor 2013,janar 2014, shkurt 2014);

2. Takimet me zyrtarët e Komunës së Obiliqit (përfshirë Kryetarin e Komunës dhe Drejtorin e

Planifikimit Urban), (nëntor 2013, janar 2014, shkurt 2014);

3. Takimet me zyrtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) (nëntor 2013, shkurt 2014)

4. Vizitat në fshatin Shkabaj i Ri (tetor 2013,nëntor 2013, dhjetor 2013, janar 2014,shkurt 2014,

mars 2014);

5. Vizitat në Lagjen e Shalës, fshati Hade (nëntor 2013, janar 2014, shkurt 2014);

6. Takimet me anëtarët e familjeve të ndikuara (p.sh. grupe joformale dhe takime sy-më-sy në

fshatrat Shkabaj i Ri dhe Hade, takime formale me komunitetin) (nëntor 2013, dhjetor 2013,

janar 2014, shkurt 2014, prill 2014);

7. Takimet me ekipin mbikëqyrës të BB-së (shkurt 2014)si dhe thirrje konferencash (mars 2014).

Pjesët në vijim paraqesin gjetjet që kanë rezultuar nga këto aktivitete. Të gjitha shifrat janë nga marsi

2014, përveç nëse nuk thuhet shprehimisht ndryshe. Raporti përfundon me një pasqyrë rekomandimesh

për trajtim nga agjencitë zbatuese të PVZH-së (MMPH, KEK dhe Komuna e Obiliqit), si dhe aktivitetet e

Page 7: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 4

planifikuara të rePlan-it në periudhën raportuese deri në gusht të vitit 2014. Shtojca A përmbledh

veprimet e rekomanduara korrigjuese.

3 Angazhimi i palëve të përfshira MMPH – përkatësisht Departamenti për Shpronësim – ka marrë rolin udhëheqës në planifikimin dhe

zbatimin e zhvendosjes, duke përfshirë edhe koordinimin e aktiviteteve të angazhimit të palëve të

projektit, gjegjësisht familjet e prekura, vlerësimin e pronës, monitorimin e pranim-dorëzimit të pasurive

zëvendësuese dhe kompensimeve, si dhe menaxhimin dhe zgjidhjen e ankesave.

Më2014, MMPH-ja ka angazhuar nga Zyrtar të Informimit Publik (ZIP) brenda Projektit të Pastrimit dhe

Rikultivimit të Tokës për të udhëhequr angazhimin ditor me palët e projektit Energjia e Kosovës. ZIP-i

është përgjegjës për zhvillimin dhe udhëheqjen e dialogut të informuar dhe efektiv në lidhje me

procesin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social të Projektit të Energjisë së Kosovës. ZIP duhet

gjithashtu të veprojë si resurs i qasshëm për familjet e prekura të Lagjes Shala, si dhe është vendosur në

Qendrën e Informimit Publik në Komunën e Obiliqit.

Komuna e Obiliqit ka mundësuar procesin e negocimit me familjet e prekura në lidhje me ndarjen e

parcelave dhe aktivitetet ndërtimore në lokacionin Shkabaj të Ri. Departamenti komunal i Kadastrit

është përgjegjës për nxjerrjen e titujve pronësorë dhe shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për leje

ndërtimi.

3.1 Brengat/ankesat

Departamenti i Shpronësimit ka udhëhequr mekanizmin e menaxhimit të ankesave gjatë periudhës së

planifikimit dhe negociatave, sidomos për adresimin e brengave në lidhje me vlerësimin e pasurive.

Menaxhimi i ankesave nuk është prioritizuar në fazën e implementimit të PVZH-së – Departamenti për

Shpronësim raporton që ankesat trajtohen në mënyrë joformale aktualisht, si dhe nuk regjistrohen e

nuk përcillen sistematikisht.

Në mes të vitit 2013, Departamenti për Shpronësim, i përkrahur nga Komuna e Obiliqit, është takuar me

përfaqësuesit e komuniteteve gjatë tri takimeve, për të negociuar zgjidhjen e kërkesave në lidhje me

procesin e ndarjeve të parcelave (miratuar sipas vendimit 2878/13).

Në fund të vitit 2013, familjet e prekura nga projekti kishin brenga në lidhje me gjendjen e punëve në

infrastrukturën e lokacionit të Shkabajt të Ri, përkundër miratimit nga Komiteti Verifikues (p.sh. e

papërfunduar në disa parcela, kyçjet e papërfunduar të kanalizimit jashtë lokacionit). Departamenti për

Shpronësim kontraktoi punë shtesë për të trajtuar ato mangësi në infrastrukturë.

Page 8: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 5

Janë theksuar edhe brenga të tjera joformalisht tek rePlan-i në lidhje me pagesat e qirave, gjendjen e

infrastrukturës brenda dhe përreth lokacionit, pagesat për kyçje në rrjetin elektrik, pagesat e tatimeve

në bartje të parcelave, si dhe çështje të tjera që janë theksuar si më poshtë.

3.2 Efektshmëria e aktiviteteve të angazhimit

Siç është theksuar më parë gjatë vizitës monitoruese të rePlan-it gjatë shtatorit 2013, anëtarët e

familjeve të ndikuara theksojnë që nuk kanë informata konsistente dhe të sakta për statusin e

implementimit të PVZH-së. Departamenti i Shpronësimit vazhdon të angazhojë popullatën e prekur sipas

nevojës, për të shtyrë tutje pranim-dorëzimin e parcelave të reja dhe masat tjera të kompensimit. Palët

e angazhuara gjithashtu marrin informata të projektit duke mbajtur takime individuale dhe telefonata

me Departamentin e Shpronësimit. Agjencitë implementuese gjithashtu kanë pasur negociata me

përfaqësuesit e komunitetit, për çështje si ndarja e parcelave. Megjithatë, që prej përfundimit të

planifikimit të PVZH-së, nuk ka pasur ndonjë forum të vazhdueshëm për pjesëtarët e komunitetit për të

ndarë informatat e projektit dhe për të diskutuar çështjet e palëve të përfshira.

Komunikimi me palët e projektit është komplikuar dhe ngadalësuar për shkak të roleve të ndryshme dhe

përgjegjësive të MMPH-së, KEK-ut dhe Obiliqit, si dhe synimet e tyre të ndryshueshme gjatë procesit të

zhvendosjes. Për shembull, Komuna u tërhoq nga aktivitetet e angazhimit gjatë fushatës para zgjedhjeve

në vitin 2013. Departamenti i Shpronësimit ka kapacitetin për të luajtur rolin qendror në implementim

të PVZH-së dhe angazhimit përkatës. Megjithatë, pjesëmarrja e KEK-ut, komunës dhe autoriteteve të

tjera nevojitet rast pas rasti, si dhe kërkon që agjencitë implementuese të kenë përkushtimin e duhur

për marrëveshjet e përcaktuara me PVZH-në.

3.3 Rekomandimet për angazhimin e palëve

Në kuptimin e statusit të angazhimit të palëve aktualisht, si dhe observimeve të tjera në këtë raport,

rePlan rekomandon si në vijim:

1. Shqyrtimi dhe zbulimi i afateve për përfundimin e punëve në fshatin Shkabaj të Ri dhe rilokimi

– siç theksohet më lart, agjencitë implementuese (MMPH, KEK, Obiliq) janë në kontakt të

shpeshtë me popullatën e ndikuar nga projekti, që zakonisht ka të bëjë me ndërveprimin

procedural (p.sh. kërkesat për leje) si dhe pyetjet që bëhen nga palët. Shpesh, ky angazhim

kufizohet tek një numër përfaqësuesish të komunitetit. Diskutimet e rePlan-it me anëtarët e

familjeve të ndikuara zbulojnë kuptim jo të plotë apo të pabarabartë të progresit të projektit, si

dhe mangësi në kuptimin e informatave të vazhdueshme për projektin. Siç është rekomanduar

në janarin e vitit 2014, në shënimin teknik të rePlan-it për ndërtimin e shtëpive, agjencitë

implementuese duhet të riangazhojnë të gjithë popullatën e ndikuar me takime të hapura që

ofrojnë informata të freskëta për projektin, duke qartësuar që pengesat ndaj ndërtimit janë

hequr, si dhe duke diskutuar hapat finalë në përparimin drejt rilokimit në Shkabaj të Ri. Duhet

Page 9: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 6

ofruar një tabelë e qartë e afateve për hapat e kryer dhe të planifikuar në zhvillimin e Shkabajt

të Ri, si dhe duhen freskuar ato informata si reagim i brengave të ngritura nga familjet e prekura.

2. Rregullimi dhe dokumentimi i aktiviteteve të angazhimit të palëve –pas takimit të hapur,

agjencitë implementuese duhet të përkushtohen për njoftime më të rregullta të informatave të

projektit gjatë zbatimit të PVZH-së (së paku çdo tre muaj). Agjencitë implementuese, të

koordinuara nga MMPH, duhet të mbajnë një regjistër të dokumentuar të këtyre aktiviteteve

me komunitetin dhe grupet e vogla, përgjatë gjithë zbatimit të PVZH-së.

3. Shfrytëzimi i mekanizmit formal të menaxhimit të ankesave për të adresuar brengat e

familjeve – Mekanizmi i projektit për menaxhimin e ankesave, administruar nga MMPH gjatë

vlerësimit të pasurive të ndikuara, duhet rivendosur, duhet promovuar para popullatës së

prekur, si dhe duhet shfrytëzuar për të përcjellur trendet dhe për të udhëzuar veprimet e

mundshme korrigjuese.

4 Të drejtat

4.1 Kompensimi për pasuritë e humbura

KEK është përgjegjës për pagesat kompensuese për familjet e prekura, shpërndarjen e pagesave mujore

për familjet e kualifikuara, si dhe pagesave për nën-kontraktorët e angazhuar nga MMPHtë cilët bëjnë

ndërtimin e lokacionit në Shkabaj të Ri. KEK ka shpërndarë kompensimet e duhura tek të gjitha familjet e

prekura.

4.2 Përkrahja kalimtare/pagesa e qirave

Zgjerimi i ri i mihjes dhe rreziqet përkatëse ndikojnë drejtpërdrejt tek 21 familje, të cilat janë pajtuar me

KEK-un që përkohësisht të zhvendosen dhe të marrin pagesa të qirasë dhe të tjera që prej janarit 2012.

Familjet e zhvendosura përkohësisht aktualisht jetojnë në akomodime private ose me familjarët etyre.

Duke marrë parasysh vonesat në ndërtimin e infrastrukturës nëShkabaj të ri, pagesat e qirave në fakt

janë ofruar deri në fund të nëntorit 2013, në të cilin moment janë ndërprerë nga KEK-u (në bazë të

Vendimit të marrë nga MMPH-ja, që ka udhëzuar KEK-un të paguajë qira deri në fund të nëntorit 2013,

duke besuar që punët në Shkabajn e ri do të përfundoheshin deri në korrik të2013-ës).

Sipas PVZH-së, pagesa e qirave duhet siguruar «deri në katër muaj pas qasjes në parcelat zëvendësuese

(për ndërtim), varësisht nga kushtet sezonale». MMPHka definuar «qasjen në parcela zëvendësuese» si

moment në të cilin përmbushen tri kritere (shih hollësitë në pikën 5 si më poshtë):

1. Ndarja e parcelave, përfunduar në gusht 2013

2. Vënia në dispozicion e titujve pronësorë, dhjetor 2013

3. Infrastruktura themelore në Haden e Re është e gatshme, konfirmuar me raportin e Komitetit

Verifikues të 10 dhjetorit 2013.

Page 10: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 7

4 muajt e pagesave të qirasëkanë filluar me raportin e Komitetit Verifikues të 10 dhjetorit 2013. Në

marsin e vitit 2014, Bordi i KEK-ut miratoi pagesat e qirave për 5 muaj, duke përfshirë këto periudha

kohore:

1. 10 ditë, nga 1 deri më 10 dhjetor, kur u nxor Raporti i Komitetit Verifikues;

2. 4 muaj, nga 10 dhjetori deri në 10 prill, pas qasjes efektive në parcela, sipas PVZH-së;

3. 20 ditë, nga 10 prilli deri më30 prill,për të mbulura vonesat potenciale në ndërtimin e shtëpive

për shkak të kushteve atmosferike, sipas PVZH-së.

Familjet e ndikuara verbalisht kanë shprehur brengat në lidhje me këtë vendim dhe interpretimin e

kritereve të PVZH-së për përcaktimin se kur duhet filluar numërimi i periudhës 4 mujore. Një kriter

kryesor i përcaktimit është nëse infrastruktura bazë në lokacion deri më 10 dhjetor do të ishte e

mjaftueshme për të mundësuar ndërtimin. Mangësitë e gjetura në infrastrukturën e lokacionit në atë

kohë kishin të bënin me infrastrukturën që nevojitej për vendosjen në lokacion, si dhe nuk pengonin

aktivitetet e ndërtimit që të fillojnë. Në fakt, ndërtimi i shtëpive kishte filluar në dhjetor të vitit 2013.

KEK-u ka lejuar familjet e mbetura të vazhdojnë të banojnë në shtëpitë e tyre në Shalë deri sa zona të

nevojitej për qëllimet e mihjes. Megjithatë, vizitat e rePlan-it në terren, në Lagjen Shalë, në fund të vitit

2013, zbuluan që gati të gjitha familjet e mbetura kishin braktisur shtëpitë e tyre vetë, për shkak të

ankesave në lidhje me ndikimet e perceptuara të projektit (si zhurma). Që prej vizitës së rePlan-it në

janar të vitit 2014, asnjë familje nuk shihet të banojë në lagjen e prekur. Shumica e familjeve të

zhvendosura përkohësisht – që kanë zgjedhur të vendosen në fshatin e ri – aktualisht jetojnë në

akomodime të gjetura privatisht apo me familjarët e tyre.

5 Zhvillimi i lokacionit dhe ndarja e parcelave

5.1 Zhvillimi i infrastrukturës nëShkabaj të Ri

Kontraktorët kanë përfunduar pjesën më të madhe të punëve të infrastrukturës bazë në fshatin Shkabaj

i Ri më 2013. Rruga kryesore deri në lokacion është e shtruar me asfalt, si dhe ka trotuarë. Rrugët

anësore janë shtruar me zhavorr gjatë fazës ndërtimore; KEK-u është zotuar të asfaltojë rrugët anësore

pasi të jenë ndërtuar shtëpitë aty. Parcelat kanë marrë njehsorët elektrikë, bashkë me kyçjet në ujë dhe

sanitari.

Komiteti Verifikues, përbërë nga KEK-u dhe MMPH-ja, konfirmoi përshtatshmërinë e infrastrukturës

bazë në lokacionin e vendosjes në dhjetor të vitit 2013 (përfaqësuesit e Komunës së Obiliqit ishin ftuar

të marrin pjesë, por kishin zgjedhur të mos vinin). Përfaqësuesit e popullatës së ndikuar nga projekti

ishin ftuar si vëzhgues. Rishikimi i lokacionit identifikoi nevojat e mbetura të infrastrukturës, duke

përfshirë kyçjet në kanalizim jashtë lokacionit. Është nënshkruar një kontratë e re për plotësimin e

Page 11: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 8

mangësive në infrastrukturën e planifikuar të lokacionit në fillim të vitit 2014, derisa puna në

infrastrukturë rifilloi në fillim të vitit 2014. Instalimi i kyçjeve të kanalizimit të fshatit me rrjetin e

kanalizimit ishte kompletuar pjesërisht në vizitën e rePlan-it në mars të vitit 2014, si dhe do të

përfundojë për vëzhgimin nga Komiteti Verifikues në prill.

Sipas anëtarëve të familjeve të ndikuara, 15 parcela nuk kanë pasur qasje në infrastrukturë në muajin

shkurt 2014 (ujë, kanalizim e energji elektrike). Pesë nga familjet që marrin përkrahje kalimtare kanë

parcela në këtë zonë. rePlan ka vërejtur disa punë të kryera në këto parcela në mars të vitit 2014, si dhe

i është thënë nga kontraktori që punën do të duhej përfunduar në prill.

Familjet e prekura kanë raportuar gjatë vizitave të rePlan-it më2014 (shkurt dhe prill) që energjia

elektrike dhe furnizimi i ujit në lokacion janë shkyçur. Nën-stacionet elektrike duhen përfunduar deri në

prill nga kontraktori.

Kompanitë e furnizimit të energjisë elektrike dhe ujit kishin kërkuar që secila familje të aplikojë për kyçje

(duke paguar tarifën për kyçje në rrjet) dhe të blejnë e të instalojnë njehsorë individualë. Aktualisht,

punëtorët ndërtimorë përdorin gjeneratorë, pasi që nuk kanë furnizim të energjisë elektrike. MMPHka

bërë kërkesë zyrtare tek kompania e shpërndarjes së energjisë për të qartësuar situatën. Të gjitha

familjet e zhvendosura janë përgjegjëse për regjistrimin tek kompanitë publike. Premiumi prej 10%, i

përfshië në kalkulimin e vlerësimit të pasurive, si dhe paguar në para, është dhënë për të mbuluar

shpenzimet e kësaj natyre.

Vizita në terren nga rePlan gjithashtu ka zbuluar që familjet kanë bërë kyçje nga parcelat e tyre deri në

rrjetin kryesor të kanalizimit nën rrugën sekondare me zhavorr. Rruga mund të dëmtohet nëse nuk

shtrohet me kujdes pas secilit gërmim nga secila familje.

5.2 Ndarja e parcelave

Pesëdhjetëedy familje të zhvendosura fizikisht, nga 64 familjet e Lagjes Shalë kanë zgjedhur të marrin

parcela zëvendësuese në fshatin Shkabaj i Ri. Komuna e Obiliqit ka miratuar planin e ndarjes së tokave

për fshatin. Si rezultat i konsultimeve të zgjeruara me familjet e ndikuara, MMPHka finalizuar ndarjen e

parcelave individuale për familjet e ndikuara në gusht të vitit 2013, me vendimin 2878/13.

Së paku një palë ka refuzuar të marrë ndarjen, pasi që një familje e regjistruar si një njësi amvisnore në

kohën e regjistrimit dhe përfundimit të vlerësimit, tashmë pretendon që janë tri familje, të udhëhequra

nga babai dhe dy djemtë e tij të rritur. Lista e mbajtur nga KEK-u për qëllime kompensimi e ka këtë

familje si një të vetme, derisa ndarja e parcelave identifikon tre pronarë. Departamenti i Shpronësimit

në MMPH po e adreson këtë çështje; megjithatë diskutimet me ankuesit deri sot nuk janë dokumentuar.

Page 12: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 9

Përfaqësuesit e komunitetit kanë theksuar brengat e tyre në lidhje me pagesën e taksave për bartjen e

parcelave. Edhe pse ata nuk kanë nevojë të paguajnë taksa për regjistrimin e titujve të tyre, ata kërkojnë

të lirohen nëse dëshirojnë të këmbejnë parcelën e tyre me familjet tjera në lokacion.

5.3 Titujt pronësorë

Vendimi 2878/13 i bën thirrje të gjitha familjet që të mbledhin dokumentacionin e nevojshëm pr të

dëshmuar titujt pronësorë nga zyra kadastrale komunale në Obiliq, si parakusht për kërkesën për leje

ndërtimi. Që prej marsit 2014, 45nga 52 familjet kishin marrë ndarjen e tyre nga MMPH-ja. Gjashtë prej

tyre nuk janë marrë.

Siç është rekomanduar nga rePlan-i në shtator 2013, MMPH ka përfshirë një dokument përshkrues

përcjellës në dosjen e familjes, duke theksuar që familjet që pranojnë dosjet e tyre të kompensimit

pajtohen me përmbajtjen në dokumentet që pranojnë. Dokumenti përshkrues i përfshirë në dosjen e

familjes gjithashtu i mundëson familjeve të shprehin kundërshtimet e tyre ndaj kësaj pakoje negocimi.

Që prej 14 marsit 2014, 37 familje kishin nxjerrë dëshmitë e titujve të tyre pronësore për parcelat e

vendosjes nga Komuna e Obiliqit.

6 Pëlqimet/lejet dhe ndërtimi

6.1 Lejet e ndërtimit

Që prej 14 marsit, 25nga 52 familje kanë aplikuar dhe kanë nxjerrë lejet e ndërtimit në fshatin e

vendosjes nga zyra kadastrale komunale. Komuna ende është duke trajtuar kërkesat tjera për leje, të

cilat janë rritur në numër në javët e fundit.

6.2 Statusi i punëve ndërtimore

Në kohën e vizitës nga rePlan në prill të vitit 2014 nëShkabajn e Ri, në vazhdim ishte ndërtimi i 18

shtëpive, disa që prej dhjetorit të hershëm 2013. Katërmbëdhjetë shtëpi ishin të gatshme për punët e

brendshme. Kjo paraqet përparim nga gjendja në shkurt, kur vetëm gjashtë shtëpi ishin në ndërtim e

sipër.

I njëjti ekip ndërtimi është duke ndërtur pjesën më të madhe të shtëpive. Në bazë të intervistës

joformale me punëtorët e kompanisë ndërtimore në shkurt të vitit 2014, ata kanë theksuar që kanë

qenë në gjendje të punojnë rregullisht gjatë tërë dimrit, me pak ditë ndërprerje për shkak të motit të

keq. Kjo është vërtetuar nga një përfaqësues i komunitetit, i cili është pronar i një prej shtëpive qëështë

duke u ndërtuar, gjatë një takimi me 6 përfaqësues komuniteti, gjithashtu në shkurt të vitit 2013.

Sipas vizitës dhe intervistave joformale, ndërtimi i themeleve, mureve dhe kulmit merr 4 deri në 6 javë.

Page 13: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 10

7 Rilokimi/vendosja

7.1 Lëvizja

Duke marrë parasysh statusin e ndërtimit, asnjë familje aktualisht nuk është vendosur në fshatin Shkabaj

i Ri. Gjatë vizitës së rePlan-it në prill, një familje ka theksuar që planifikon të vendoset për rreth një

muaj.

8 Mirëqenia

8.1 Qasja në arsim

Deri më sot, asnjë familje nuk banon në lokacionin Shkabaj i Ri, kështu që asnjë fëmijë nuk është

regjistruar në atë vend. Fëmijët e Lagjes Shalë janë duke vijuar shkollimin në komunitetet në të cilat

familjet e tyre janë vendosur, ose si zgjidhje e përhershme ose e përkohshme, deri në përfundimin e

shtëpisë nëShkabaj të Ri.

Në afatin e shkurtër, pas zhvendosjes, fëmijët e familjeve të zhvendosura priten të vijojnë shkollën

ekzistuese të Fshatit Shkabaj, deri në ndërtimin e shkollës së në Shkabaj të Ri. Shkolla nëShkabajështë

nën administrimin e Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, derisa fëmijët nga Lagja Shalë më parë kanë vijuar

mësimin në shkollë të administruar nga Drejtoria e Arsimit në Obiliq, si dhe do të mbeten banorë të

Komunës së Obiliqit. Më2014, autoritetet përkatëse kanë bërë një marrëveshje verbale për numrin e

fëmijëve që mund të vijojnë shkollën nëShkabaj.

8.2 Gjendja shëndetësore

Si me arsimin, familjet e prekura aktualisht qasen në shërbime shëndetësore afër vendbanimit të tyre të

përkohshëm. Qendra primare e shëndetëisë nëShkabaj financohet nga Drejtoria e Shëndetësisë në

Komunën e Prishtinës. Qendra primare e shëndetësisë nëShkabaj punon nga 7:00 deri 15:00, me dy

motra medicinale si dhe një mjek të përgjithshëm gjatë ditëve të punës.

8.3 Gjendja e të ardhurave

Planifikimi për PVZH-në 2011 si dhe marrëveshjet e kompensimit individual kanë paraparë prodhimin e

një baze socio-ekonomike për secilën familje. Në atë kohë, familjet e ndikuara nga projekti raportonin

një sërë strategjish të ndryshme të jetesës, duke përfshirë punësimin e paguar, punën e

kohëpaskohshme, përkrahjen nga qeveria dhe nga familja, si dhe aktivitete të tjera të mbijetesës me

bujqësi. Asnjë familje nuk ka raportuar të ardhura nga aktivitetet bujqësore.

Në kohën e paraqitjes publike, PVZH nuk ka pasur hollësi të mëtutjeshme në lidhje me programet e

rikthimit të jetesës, si dhe planifikimit apo zhvillimit të biznesit për individët që kanë marrë kompensim

në para.

Page 14: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 11

Nuk ka të dhëna sasiore për aktivitetet aktuale të jetesës së familjeve, apo gjendjes së të ardhurave tek

familjet e prekura nga projekti. Rivendosja e jetesës është çështje prioritare e procesit të zhvendosjes.

8.4 Rekomandimet për mirëqenie

rePlan rekomandon si në vijim:

1. Të planifikohet hulumtimi socio-ekonomik i familjeve të prekura në përfundim të rilokimit –

aktivitetet e monitorimit dhe vlerësimit deri më sot, siç dokumentohen në këtë raport, kanë

mbledhur të dhëna sasiore në lidhje me përparimin e ndarjes së kompensimeve, pranim-

dorëzimin e aseteve zëvendësuese, si dhe marrjen e lejeve dhe zbatimin e ndërtimeve. Faza e

radhës e monitorimit do të vazhdojë të dokumentojë progresin në këta indikatorë që evoluojnë.

Në përfundim të rilokimit të popullatës nëShkabajn e Ri, rekomandojmë qëMMPHdhe KEK të

bëjnë një hulumtim socio-ekonomik të familjeve të prekura për të vlerësuar ndikimet e asaj

zhvendosjeje, për ta krahasuar me të dhënat agregate dhe ato të nivelit të familjeve që janë

mbledhur si pjesë e PVZH-së në studimin bazë të vitit 2011, si dhe të planifikohen veprimet e

domosdoshme korrigjuese. Hulumtimi do të jetë vegël e rëndësishme në gjetjen e përgjigjeve të

mbetura që kanë të bëjnë me mirëqenien socio-ekonomike dhe planet e ardhshme të popullatës

së zhvendosur, duke përfshirë rivendosjen e jetesës dhe niveleve të të ardhurave, pikat e dobëta

të vazdueshme, si dhe gjendjen e familjeve që nuk kanë zgjedhur të vendosen nëShkabaj të RI.

9 Vazhdimësia e rekomandimeve të mëhershme rePlan ka dorëzuar Planin për Zbatimin e Monitorimit dhe Vlerësimit si fazë e parë e monitorimit dhe

vlerësimit, duke përfshirë rekomandimet në lidhje me përafrimin e palëve. Siç është përcaktuar me

pikën 5 si më lart, që prej shtatorit 2013, MMPHka vendosur mohimet e saj të përgjegjësisë, duke

dokumentuar pajtueshmërinë e familjes në kohën e pranimit të dosjes së dokumenteve të kompensimit.

Në janar të vitit 2014, rePlan ka përgatitur një shënim teknik për shqyrtimin e kritereve dhe

rekomandimeve në lidhje me pagesat e qirasë për familjet e zhvendosura përkohësisht. Në atë kohë,

rePlan rekomandonte që agjencitë e implementimit të projektit të:

1. Konsultojnë të dhënat meteorologjike nga stacioni më i afërt meteorologjik për të përcaktuar

periudhat e ftohta më2013-2014.

2. Dokumentojnë datën në të cilën secila familje ka marrë qasjen efektive (qasja efektive është

përcaktuar të jetë 10 dhjetori 2013, data në të cilën Komiteti Verifikues ka theksuar që

infrastruktura bazë ishte vendosur për ndërtim).

3. Të mbajnë mbledhje me KEK-un, MMPH-në, Komunën e Obiliqit dhe Bankën Botërore për të

shqyrtuar temën e pagesave të qirasë, për t'u pajtuar mbi kriteret e «qasjes», për të diskutuar

Page 15: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 12

pengesat e perceptuara ndaj ndërtimit, si dhe për të identifikuar hapat vijues që duhen

ndërmarrë nga secila organizatë.

4. Të ftojnë familjet e ndikuara që të ndjekin takimin e hapur që do të ofronte informata të reja për

punët e infrastrukturës në lokacionin e vendosjes, duke shqyrtuar hapat për marrjen e titujve

dhe lejeve ndërtimore, duke zbuluar kushtet e vendimit për pagesat e qirasë, si dhe duke

diskutuar sfidat në ndërtimin e mëtutjeshëm të shtëpive.

Siç është theksuar më lart, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm tëMMPH-së ka bërë kërkesë në KEK që të

vazhdojë pagesat deri më30 prill 2014– duke marrë 10 dhjetorin 2013 si datë zyrtare në të cilën

lokacioni i vendosjes është gati për qasjen në ndërtim.

Nuk është mbajtur takimi i hapur (sipas pikës 4 më lart). Derisa nuk duket që familjet janë duke ecur

tutje me titujt pronësorë dhe procesin e lejeve ndërtimore, disa fusha të tjera të brengave dhe

paqartësisë të theksuara në këtë raport meritojnë informim dhe diskutim të gjerë brenda komunitetit.

10 Rekomandimet Në kuptimin e përparimit të arritur në zbatimin e PVZH-së deri më sot, si dhe vështrimeve të

dokumentuara në këtë raport, rePlan rekomandon si në vijim. Rekomandimet janë theksuar në pjesët

përkatëse të raportit, me përjashtim të pikave #6dhe #7 si më poshtë:

1. Shqyrtimi dhe njoftimi i afateve për përfundim të punëve në fshatin Shkabaj i Ri, si dhe rilokimi

2. Rregullimi dhe dokumentimi i aktiviteteve të angazhimit të palëve

3. Shfrytëzimi i mekanizmit formal të menaxhimit të ankesave për trajtimin e brengave të palëve

4. Planifikimi i hulumtimit socio-ekonomik të familjeve të ndikuara në përfundim të rilokimit

5. Përgatitja e shqyrtimit qeveritar të legjislacionit të zhvendosjes, praktikat e rezultatet –

Zhvendosja e lagjes Shalëështë precedent i rëndësishëm për vendin si shembull i praktikave të

mira ndërkombëtare, si dhe një test i hershëm i Kornizës së Politikës së Zhvendosjes për Fushën

e Re të Mihjes. Proceset e planifikimit dhemonitorimit kanë zbuluar mësime të vlefshme për

orientimin e praktikave të ardhme tëzhvendosjes, duke përfshirë edhe kushtet e fazave të

përvetësimit të tokës, shkallës së përvetësimit të asaj toke (p.sh. toka urbane apo rurale, apo të

gjithë komunitetit), planifikimi për rivendosjen e jetesës në nivel komuniteti dhe familjeje,

përzgjedhja e lokacionit, ofrimi i banesave zëvendësuese, procedurat e negocimit, palët

përgjegjëse e të tjera. Punëtoria e zhvendosjes e planifikuar nga MMPH-ja për majin e vitit

2014do të jetë forum i vlefshëm për diskutimin e këtyre temave. Është me rëndësi që këto

mësime të nxjerra dhe rekomandime të barten tek vendim-marrja në nivele të larta të qeverisë,

si dhe të ushqehen ndryshimet potenciale në legjislacionin e zhvendosjes në Kosovë, para

proceseve të ardhme të zhvendosjes.

Page 16: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 13

6. Edhe pse nuk përfshihet në kontratën e rePlan-it për monitorim, ne rekomandojmë

angazhimin e familjeve të evakuuara më 2004/2005 në lidhje me rilokimin në Shkabaj –

Evakuimi i banorëve të Hades më 2004/2005 për shkak të rreziqeve të rrëshqitjes së dheut nuk

është pjesë e kontratës së rePlan-it për monitorim, e as e angazhimit të Bankës Botërore me

Qeverinë e Kosovës. Megjithatë, duke marrë parasysh lidhjen e saj me Lagjen Shalë, Banka

Botërore ka bërë përpjekje në mirëbesim që të monitorojë procesin. Përveç PVZH-së Shalë,

MMPH ka marrë përsipër detyrën e zhvendosjes dhe kompensimit të familjeve të evakuuara.

Këto familje janë kualifikuar për parcela zëvendësuese në Shkabajn e Ri. Angazhimi i rifilluar

duhet të ketë edhe forum me këto familje, duke i njoftuara ata mbi përparimin në lokacion, si

dhe afatet e rilokimit, por edhe zgjidhjen formale të ankesave të tyre, si dhe hulumtimin e

gjendjes së tyre aktuale të banimit.

11 Aktivitetet e planifikuara gjatë periudhës së ardhme të raportimit rePlan planifikon të përfundojë aktivitetet vijuese si pjesë e fazës së ardhshme të monitorimit dhe

vlerësimit në Maj/qershor 2014:

1. Vazhdimi i takimeve me Ekipin e Zhvendosjes, Zyrtarët Komunalë Kadastralë dhe KEK-un, për

zgjidhje problemesh dhe bashkërendim mes tyre;

2. Vizitat në Shkabajn e Ri, për të vëzhguar përparimin në ndërtim dhe takimet me familjet e

prekura dhe ekipet ndërtuese;

3. Konsultime me komunitetin, duke përfshirë mbledhjet e vogla të udhëhequra nga rePlan, si dhe

takimet formale në bashkëpunim me agjencitë implementuese;

4. Dokumentimi i indikatorëve të përparimit në projekt (p.sh. lejet e ndërtimit, përfundimet e

ndërtimit, shpërnguljet);

5. Angazhimi i vazhdueshëm me agjencitë implementuese, Bankën Botërore dhe palët e prekura

në lidhje me pengesat në projekt, si dhe veprimet korrigjuese; si dhe

6. Përgatitja e raportit monitorues 2 deri në qershor të vitit 2014.

Page 17: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 14

Figura 1 Ndërtimi në vazhdim në Shkabaj të Ri

Figura 2 Shtëpia me eksterier të përfunduar

Page 18: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 15

Figura 3 Ndërtimi në vazhdim në Shkabaj të Ri

Figura 4 Ndërtimi në vazhdim në Shkabaj të Ri

Page 19: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 16

Figura 5: Kyçja e parcelave me kanalizimin

Page 20: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 17

SHTOJCA A

Matrica e rekomandimeve

# Çështja Veprimi/rekomandimi Afati Pala përgjegjëse

1 Angazhimi i palëve / ndërtimi / rilokimi

Shqyrtimi dhe njoftimi i afateve për përfundimin e punëve në fshatin e Shkabajt të Ri dhe rilokimi

Maj 2014 MMPH

2 Angazhimi i palëve Rregullimi dhe dokumentimi i aktiviteteve të angazhimit të palëve

Vazhdim MMPH

3 Angazhimi i palëve Shfrytëzimi i mekanizmit formal të menaxhimit të ankesave për të adresuar brengat e palëve

Vazhdim MMPH

4 Monitorimi / mirëqenia Plani për hulumtimin socio-ekonomik të familjeve të prekura në përfundim të rilokimit

Dhjetor 2014 MMPH / KEK

5 Planifikimi i zhvendosjes

Përgatitja e shqyrtimit qeveritar të legjislacionit të zhvendosjes, praktikat dhe rezultatet

Shtator 2014 MMPH

6 Angazhimi i palëve / ndërtimi / rilokimi

Angazhimi i familjeve të evakuuara më 2004/2005 në lidhje me rilokimin nëShkabaj të Ri

Maj 2014 MMPH

Page 21: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 18

SHTOJCA B

Përmbledhje e monitorimit (për njoftim publik)

Zhvendosja e Lagjes Shalë, që gjendet në komunën e Obiliqit në Kosovë, propozohet për shkak të

zgjerimit të fushës së gërmimit të linjitit për nevojat e operacioneve të termocentraleve të Korporatës

Energjetike të Kosovës (KEK). Vendimi nr. 10/22 i Qeverisë së Kosovës në korrik të vitit 2011 në lidhje me

zgjerimin e Fushës së re të Mihjes së Kosovës ka përafruar tri palë kryesore, Ministrinë e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor (MMPH), Komunën e Obiliqit dhe KEK-un, në një proces të lehtësuar nga Banka

Botërore për të udhëhequr zhvendosjen e familjeve të prekura.

Plani i Veprimit për Zhvendosjen e Shalës5 (PVZH), miratuar nga Qeveria e Kosovës më2012, përkufizon

procesin e kompensimit dhe rikthimin e cilësisë së jetës së familjeve të prekura. PVZH është hartuar në

pajtim me legjislacionin e Kosovës6dhe standardet ndërkombëtare, si dhe në bashkëpunim të ngushtë

me njerëzit e prekur nga projekti, palët qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare.

Zhvendosja e lagjes Shalëpërfshin zhvendosjen fizike të 64 familjeve dhe ndikimet në strukturat

banesore, parcelat në fshat, aktivitetet e jetesës dhe infrastrukturën e komunitetit, por edhe sfida

sociale, psikologjike e logjistike në kuptimin e rilokimit. Pesëdhjetëedy nga 64 familjet e prekura kanë

zgjedhur të marrin parcela zëvendësuese dhe të ndërtojnë shtëpitë e tyre në një fshat të vendosjes, të

ndërtuar në afërsi të Shkabajt, 10 km në lindje.

Për të siguruar zbatimin efektiv të PVZH-së për Shalën, organet zbatuese vazhdojnë të monitorojnë, si

dhe sipas nevojës, të përshtasin procesin e zhvendosjes në faza, për të ofruar masa mbrojtëse për

familjet e zhvendosura dhe për të siguruar përputhshmërinë e PVZH-në, ligjin e Kosovës dhe praktikat

më të mira ndërkombëtare. Ky dokument përbën raportin e parë të monitorimit.

Që prej prillit 2014, të gjitha familjet e ndikuara nga projekti kanë dalur nga Lagjja Shalë si dhe janë

vendosur në akomodime të përkohshme. 18 shtëpi janë në ndërtim e sipër në vendin e rilokimit, ku

familja e parë pritet të vendoset në atë komunitet muajin e ardhshëm. Punët themelore të

infrastrukturës janë përfunduar më 2013. KEK-u ka bërë të gjitha pagesat e miratuara të kompensimit

siç përcaktohet me PVZH.

5Plani i Veprimit për Zhvendosjen e lagjes Shalë: http://mzhe.rks-

gov.net/repository/docs/Plani_i_veprimit_per_zhvendosje-Lagjja_ShalaHade_-_ENG.pdf 6Korniza e Politikës së Zhvendosjes së Republikës së Kosovës për Fushën e Re të Mihjes: http://www-

wds.worldbank.org/external/default/WDSContentServer/ËDSP/IB/2011/08/03/000333037_20110803021703/Rendered/PDF/RP11800v20P0970F0ECA0RI0P0976350RPF.pdf

Page 22: PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE - mmph.rks-gov.net · PLANI I VEPRIMIT PËR ZHVENDOSJE LAGJJA SHALË PROJEKTI I HADES KOSOVË RAPORT MONITORIMI 1 Përgatitur për: Njësia e Monitorimit

Raporti i monitorimit #1 Zhvendosja e Lagjes Shalë

Prill 2014 rePlan 19

Indikatorët vijues janë identifikuar për monitorimin e përparimit të zbatimit të PVZH-së:

Indikatori # Shënime

Familjet e prekura nga projekti 64

Parcelat e ndara në fshatin e vendosjes 52 nga 52 Që nga marsi 14

Familjet që ende banojnë në Lagjen Shalë 0 Që nga marsi 14

Familjet e kualifikuara për pagesën e qirave 21

Vendimet për ndarjen e parcelave të mbledhura 45 Që nga marsi 14

Titujt pronësorë të lëshuar për parcelat në fshatin e vendosjes

37 Që nga marsi 14

Lejet ndërtimore të kërkuara dhe të nxjerra 25 Që nga marsi 14

Shtëpitë për vendosje në ndërtim 18 Që nga prilli 18

Shtëpitë me muratim të përfunduar 14 Që nga prilli 18

Shtëpitë për vendosje të përfunduara për banim 0 Që nga prilli 18

Familjet e prekura nga projekti që banojnë në Shkabajn e Ri

0 Që nga prilli 18

Për të avancuar me rilokimin e plotë dhe të kënaqshëm të familjeve nga Shala, ekipi monitorues ka

rekomanduar qëMMPH-ja ta bëjë prioritet angazhimin me familjet e ndikuara nga projekti, duke

përfshirë mbledhjet për të shqyrtuar hapat e mbetur, si dhe për t'u konsultuar për brengat e palëve, si

dhe për shfrytëzimin e mekanizmit formal të menaxhimit të ankesave. Ekipi gjithashtu ka theksuar

rëndësinë e bërjes së vlerësimit të indikatorëve socio-ekonomikë të familjeve të ndikuara pas rilokimit,

për ta krahasuar me studimin bazë të vitit 2011, për të vlerësuar rivendosjen e jetesës dhe kushteve të

jetës, si dhe për të planifikuar veprimet e domosdoshme korrigjuese.

Zhvendosja e Lagjes Shalëështë precedent i rëndësishëm për vendin, si dhe një test i hershëm i Kornizës

së Politikave të Zhvendosjes për Fushën e re të Mihjes nga Qeveria. Monitorimi dhe vlerësimi i

mëtutjeshëm, duke përfshirë kontributet nga popullata e ndikuar nga projekti dhe agjencitë

implementuese, do të përdoren për të ushqyer ligjet dhe praktikat që do të orientojnë zhvendosjet e

mëvonshme në Kosovë.