22
PLATFORMË POLITIKE 2018 / 2022

PLATFORMË POLITIKE - aleanca.eualeanca.eu/wp-content/uploads/2018/03/Platforma-SinglePage.pdf · Politika e jashtme dhe integrimet euro-atlantike 13 11. Arsimi 14 12. Shëndetësi

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

PLATFORMËPOLITIKE2018 / 2022

Përmbajtja1. Hyrje 5

2. Kushtetuta 7

3. Marrëveshja e Ohrit 8

4. Ndarja e pushteteve 8

5. Organizimi i parlamentit 8

6. Formimi i Qeverisë 9

7. Decentralizimi 9

8. Ekonomia dhe Financat 10

9. Shteti i së drejtës 12

10. Politika e jashtme dhe integrimet euro-atlantike 13

11. Arsimi 14

12. Shëndetësi 14

13. Kultura, rinia dhe sport 15

14. Feja dhe barazia e plotë e bashkësive fetare 16

15. Familja 16

16. Dukuritë devijante dhe lufta kundër tyre 17

17. Ambienti jetësor 17

18. Barazia gjinore 18

19. Politika sociale 19

Platformë Politike 2018-2022

4

5

Hyrje

Aleanca për Shqiptarët e vetëdi-jshme për sfidat e shumta me të cilat përballen shoqëritë shumëet-nike në tranzicion të tejzgjatur so-cio-ekonomik, përpiqet për dhe beson në një modul qeverisës biet-nik, europian, demokratik dhe so-cial, i cili mund dhe duhet të garan-tojë një të nesërme më të mirë për gjithë ne. Me këtë, vendit i hapen mundësitë për një zhvillim të qën-drueshëm ekonomik dhe stabilitet politik.

Aleanca për Shqiptarët është e gatshme të marrë përgjegjësitë dhe obligimet që kërkohen për re-alizimin e këtyre synimeve të rëndë-sishme për një shoqëri funksionale dhe demokratike.

Parimet themelore të programit tonë janë:

→ Barazia e plotë e dy komuniteteve më të mëdha

→ Shteti ligjor

→ Shteti i mirëqenies sociale

→ Përzgjedhja e kuadrove qeverisëse sipas standardeve më të mira të meritokracisë

→ Bashkëpunimi i sinqertë, serioz dhe i gjithanshëm me klasën tonë intelektuale

→ Parandalimi i largimit të rinisë së shkolluar dhe shqiptarëve në përgjithësi nga vendlindja

Platformë Politike 2018-2022

6

Parë nga ky këndvështrim, Ale-anca për Shqiptarët, mbetet e hapur ndaj gjithë aktorëve politikë e jopolitikë, që janë të interesuara dhe punojnë për arritjen e bara-zisë së plotë kushtetuese juridike të shqiptarëve dhe maqedonasve këtu; që duan zhvillimin e demokra-cisë së mirëfilltë evropiane si dhe një të ardhme të sigurtë euroat-lantike të vendit; Aleanca është e interesuar jetësisht dhe përpiqet të arrijë bashkimin e aktorëve të lartpërmendur politikë e jopolitikë. Aleanca për Shqiptarët hedh posh-të me vendosmëri politikat e vjet-ra meskine, jodemokratike që kanë penguar faktorizimin përfundimtar të shqiptarëve në RM. Aleanca për Shqiptarët punon për një politikë unifikuese kombëtare tej ndarjeve politike, partiake, klanore, rajonale apo tjera këtu.

Aleanca për Shqiptarët kon-sideron që faktori politik shqiptar këtu nuk ka bërë aq sa duhet dhe nuk ka shfrytëzuar të gjitha hapë-sirat dhe mundësitë ekzistuese të kësaj demokracie për të realizuar barazinë e plotë nacionale mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vend. Aleanca deklaron solemnisht që rruga dhe mënyra e vetme për realizimin e objektivave të saj poli-tike janë demokratike dhe paqësore.

7

Kushtetuta

Zhvillimi i deritanishëm i Repub-likës së Maqedonisë nxori në sipër-faqe dobësitë e aktit më të lartë normativ të shtetit. Kushtetuta e vitit 1991 u shndërrua në katalizator të konflikteve ndëretnike, ndërsa kjo aktualja (kushtetuta e re - e vjetër), e bazuar mbi parimet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, mbeti simbol i një akti normativ që nuk pasqyron re-alitetin objektiv të Republikës së Maqedonisë dhe që çon drejt stag-nimit shoqëror dhe joperspektivës.

Zhvillimet politike dhe tjera në dy dekadat e fundit në Maqedoni, vërtetuan krizën serioze dhe mos-funksionimin e sistemit politik dhe ekonomik. Kushtetuta e miratuar në fillimet e pavarësisë nga një shu-micë etnike dhe nacionaliste maqe-donase duke mbivotuar elementin e konsiderueshëm shqiptar, ishte një nga shkaktarët kryesorë të krizës permanente politike dhe tensioneve etnike gjatë gjithë periudhës së post pavarësisë. Përplasjet e armatosu-ra të vitit 2001 si dhe ndryshimi/ amendimi i kushtetutës së vjetër nuk çoi drejt një barazie të plotë kushtetuese juridike mes komunite-tit maqedonas dhe komunitetit të dytë më të madh këtu, atij shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson që kushtetuta në fuqi është e mangët, e kufizuar dhe në shumë pjesë të saj nuk përfaqëson re-alitetet e sotme politike, sociale dhe etnike në vend. Ndryshimi dhe plotë-simi i saj është i domosdoshëm për të mos thënë urgjencë nacionale.

Aleanca për Shqiptarët men-don që kushtetutat janë të amen-dueshme dhe të ndryshueshme në pajtim me rrethanat shoqërore dhe politike.

Kushtetuta e re, patjetër duhet të reflektojë karakterin shumë etnik dhe shumë kulturor të shoqërisë dhe shtetit të Maqedonisë, toler-ancën dhe bashkëjetesën. Kushte-tuta, gjithashtu duhet të paraqes një kornizë të qëndrueshme nor-mative që do mundësojë përpilimin e ligjeve në përputhje të plotë me standardet evropiane.

Në këtë drejtim, Aleanca për Shqiptarët konsideron që një kushtetutë e re demokratike duhet të definojë vendin si shtet i barabartë i dy komuniteteve më të mëdha këtu, me të drejta të garan-tuara për pakicat e vogla etnike apo tjera.

Platformë Politike 2018-2022

8

Marrëveshja e Ohrit

Sipas nesh, MO është një do-kument i rëndësishëm që ndër-preu konfliktin e vitit 2001 duke u dhënë komuniteteve dhe shoqërisë mundësinë për ndërtimin e një sho-qërie të avancuar demokratike.

Aleanca për Shqiptarët vlerëson MO në pjesën hyrëse ku në mënyrë të përpiktë thuhet: “Një shtet bash-këkohor demokratik në rrjedhën natyrore të zhvillimit dhe krijimit të vet, duhet vazhdimisht të siguro-jë Kushtetutën e tij që tërësisht t’i plotësojë nevojat e të gjithë qytet-arëve të tij në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare, si edhe standardet që vet do të zhvillohen vazhdimisht”.

Sipas formulimit të mësipërm dhe në bazë të MO, kushtetuta aktuale nuk duhet parë si finale, por si një akt juridik që kërkon ndryshime dhe plotësime të shumta në përputhje me rrethanat politike dhe tjera këtu.

Ndarja e pushteteve

Aleanca për Shqiptarët an-gazhohet për një ndarje të mirëfilltë të pushteteve, ndarje që nënkup-ton balancim dhe kontroll të ndërs-jellë. Për Aleancën, e një rëndësie të veçantë është depolitizimi i

gjyqësorit, depolitizimi i organeve të ndjekjes dhe organeve administra-tive në tërësi. Profesionalizimi dhe meritokracia duhet të jenë bazë e funksionimit të organeve në fjalë.

Organizimi i parlamentit

Aleanca për Shqiptarët angazho-het për Parlament dydhomësh: Dhomën e bashkësive etnike dhe Dhomën e përfaqësuesve.

→ Parlamenti duhet të shndërrohet në qendër të vendimmarrjeve politike dhe shprehjes së vullnetit gjithë popullor.

→ Duhet të jetë pasqyrim besnik dhe i realtë i forcës demografike të komuniteteve që jetojnë këtu.

→ Dhoma e bashkësive etnike duhet të reflektojë barazinë e komuniteteve etnike.

→ Parlamenti republikan duhet të jetë vend i ballafaqimit të lirë e të drejtë të ideve politike ku përfaqësuesit politikë kanë të drejtën e vetos për të gjitha çështjet me karakter etnik apo tjetër.

→ Dy dhomat e Parlamentit të jenë plotësisht të barabarta. Në rast mos-pajtueshmërie

9

për çështje të caktuara, të formohet një komision i përbashkët i cili detyrimisht duhet të gjejë një zgjidhje të kapshme për të dyja dhomat.

Formimi i Qeverisë

Nisur nga eksperienca e gjertan-ishme e keqpërdorimit dhe zhvlerë-simit nga partitë politike të votës komunitare shqiptare këtu, Aleanca për Shqiptarët deklaron që do të jetë garant i mbrojtjes së çdo vote të lirë shqiptare këtu.

Pjesëmarrja në qeveri varet dhe kushtëzohet nga një marrëveshje e panegociueshme paraprake mes fituesve të zgjedhjeve të lira nga dy komunitetet më të mëdha etnike këtu.

Aleanca për Shqiptarët deklar-on publikisht dhe solemnisht, që përkrah instrumentin politik Bren-da shqiptar të quajtur “Tryeza e

përbashkët e partive politike shqip-tare” si mekanizëm I dalë nga nën-shkrimi I Deklaratës së përbashkët te partive politike shqiptare. Trye-za e përbashkët e partive politike

parlamentare shërben dhe është në funksion të fuqizimit të verdik-tit të shqiptarëve të shprehur me votë dhe ndërpret në të njëjtën kohë praktikat e deritanishme të garës për pushtet pa marrëvesh-je paraprake me subjektet politike maqedonase.

Decentralizimi

Aleanca për Shqiptarët mendon se një përqëndrim i tepërt i pushte-tit në organet qendrore është i dëmshëm, si për shtetin, ashtu dhe për qytetarët e tij, pa dallim për-katësie etnike e fetare.

Sipas Aleancës, decentral-izimi duhet të shprehet përmes

Platformë Politike 2018-2022

10

regjioneve dhe avancimit të statusit të njësive të qeverisjes lokale.

Ne mendojmë që procesi de-centralizues mund të realizohet me anë të ndarjeve rajonale si dhe avancimit të statusit të njësive të vetëqeverisjes lokale.

Aleanca për Shqiptarët do krijo-jë një klimë afirmative që njësitë e qeverisës lokale të kuptohen si njësi administrative që ndërlidhen me nevojat jetike të qytetarëve në kup-timin “demos” të fjalës, e jo të kup-tohen si njësi që afirmojnë të drejtat nacionale të etniteteve jo shumicë.

Në këtë drejtim, ASH do iniciojë organizimin e ri territorial të vendit.

Ndarja e re territoriale do të ndërtojë një tip të ri të njësive të ad-ministrimit lokal, si njësi funksionale në të gjitha aspektet, madje edhe në atë financiar sepse do të gjen-erojë mjete të mjaftueshme për një funksionim relativisht të pavarur.

ASH do të angazhohet me gjithë kapacitetin e saj njerëzor për fuqizimin e njësive të vetëqeverisjes lokale me anë të zgjerimit dhe shti-mit të kompetencave të tyre. Gjithë kjo në funksion të menaxhimit më të mirë dhe efikas me burimet naty-rore e tjera që ndodhen brenda ku-fijve të tyre administrativë.

Ligji i ri për decentralizimin e pushtetit të parashohë vendim-marrje të plotë të njësive të v.v në të gjithë sektorët që rregullojnë jetën shoqërore në vend me përjash-tim të kompetencave në Ushtri dhe Politike të Jashtme.

Ekonomia dhe Financat

Dështimet e qeverisë me pro-jeksionet për politikat ekonomike i bëjnë qytetarët humbësit më të mëdhenj. Dëmi i politikave të gabuara ekonomike nuk përfundon me financimin e projekteve jo zh-villimore apo rritjen e borxhit pub-lik. Aleanca parasheh ballafaqim të guximshëm me problemet reale ekonomike të vendit duke ofruar al-ternativë për ndryshime rrënjësore të politikave ekonomike.

Platforma ekonomike e Aleancës për Shqiptarët do të ndryshojë poli-tikat jo produktive ekonomike që janë në vazhdimësi prezentë. Do të përpilojmë politika ekonomike që nuk do të favorizojnë grupe të cak-tuara të interesit (biznesit, shtresat e pasura) por do të jenë në funksion të rritjes së mirëqenies së gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të gjithë vendbanimeve në mënyrë të drejt dhe të barabartë. Së këndejmi, në fokus të politikave ekonomike, do të jetë edhe zhvillimi i drejtë dhe

11

i barabartë i rajoneve në vendin tonë. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi do të zbatojmë reformën tatimore në drejtim të fuqizimit të pushtetit lokal përmes

→ Rritjes së përqindjes së TVSH-së që do të ju kthehet komunave deri në 30% dhe ridefinim i kritereve mbi të cilat bëhet kthimi (intervenimi në formulë),

→ Rritja e përqindjes së tatimit

personal në të ardhura deri në masën 35%-40% që do ju mbetet komunave.

→ Zgjerim i të ardhurave burimore të njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe bartjen e një pjese të pasurisë shtetërore në posedim të komunave. Kjo bartje e pasurisë do të u ofronte më shumë mundësi komunave.

→ Shtimit të kompetencave për komunat në menaxhimin e pasurive shtetërore (p.sh ujit, minierave etj). Të bëhet ndarja e të ardhurave në mes pushtetit qendror dhe atij lokal

Politikat ekonomike të Aleancës për Shqiptarët do të jenë në funk-sion të:

Realizimit të normave të qën-drueshme të rritjes ekomomike af-atgjate prej 5% - 7% në përputhje me kriteret dhe standardet e përpi-luara nga FMN dhe Banka Botërore.

Rritjes së investimeve të vendit dhe të huaja në tërë vendin pa seg-regime etnike duke i dhënë përparë-si sektorit të prodhimit dhe zgjerimi i kapaciteteve ekzistuese prodhuese e cila do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjes së kapaciteteve prodhuese vendore me ato në zonat e lira ekonomike

Platformë Politike 2018-2022

12

Promovimit të politikave ekono-mike në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve jo produktive dhe rritja e investimeve kapitale si komponentë zhvillimore e buxhe-tit, veçanërisht fokusim në projekte strategjik..

Përmirësimi i ambientit të bizne-sit, stimulimi i konkurrencës në treg-je (energjia etj), mbështetje e kapi-talit njerëzor përmes investimeve në programe kualitative mësimore mbi bazën e nevojave të tregut etj.

Në tregun e Maqedonisë oper-ojnë lirshëm edhe monopolet dhe oligopolet duke dobësuar konkur-rencën dhe tregun e lirë. Rastet më të theksuara paraqiten në tregun e monopolizuar të energjisë elek-trike, përpunuesit e derivateve të naftës dhe në segmente të caktu-ara të shëndetësisë dhe furnizimit me produkte farmaceutike. Politikat ekonomike të ASH-së do te jenë në funksion të liberalizimit të plotë të tregut dhe eliminimit të barrierave të ndryshme administrative.

Shteti i së drejtës

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se funksionimi i shtetit ligjor është element kyç për demokratizimit të një shoqërie. Shteti ligjor, që nënk-upton barazi të plotë të shtetasve

dhe grupeve etnike para ligjit, është mekanizmi i vetëm që garanton sho-qëri efikase dhe funksionale. Shteti ligjor disponon mekanizma të nevo-jshëm për ndërtimin e kapaciteteve demokratike aq të nevojshme për Maqedoninë në këta momente.

Aleanca për Shqiptarët do ti luftojë të gjitha llojet e stereotipeve që paraqiten si rrjedhojë e sundim-it arbitrar të së drejtës, në ç‘rast e drejta identifikohet me “diktaturën e shumicës”.ASH nuk do lejojë që e drejta të shndërrohet në pronë të një etnie. Tolerancën dhe kon-sensusin, Aleanca do t’i vendos në epiqendër të proceseve politik-bërëse, duke krijuar kushte optimale për sundim të së drejtës dhe funk-sionim efikas të shtetit ligjor.

Aleanca për Shqiptarët zoto-het që ligjet të cilat sillen me me-kanizmin e votimit të dyfishtë ,res-pektivisht parimin e Badenterit në Gjykatën Kushtetuese të vlerësohet Kushtetutshmëria e këtyre ligjeve me pot ë njëjtin mekanizëm.

Aleanca për Shqiptarët në kuadër të depolitizimit dhe depar-tizimit të Gjykatave, si dhe të Këshil-lit Gjyqësor do të iniciojë ndryshime ligjore, ku do të t’ju parandalo-hej, ushtruesve të posteve pub-like politike, të jenë pjesë e Gjykat-ave, si ajo Kushtetuese, Supreme,

13

Administrative, si dhe Këshillit Gjy-qësor, me qëllim që tju jepet hapë-sirë ekspertëve dhe profesorëve Universitar të jenë pjesë e këtyre institucioneve të rëndësishme të Gjyqësorit me ç’rast do ndikohej në pavarësinë e këtyre institucioneve.

Politika e jashtme dhe integrimet euro-atlantike

Përmes politikës së jashtme, Aleanca ka për qëllim të sigurojë një pozitë më të favorshme të vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke promovuar zhvillim të qëndrue-shëm, interesa politike, ekonomike, kulturore dhe ato të sigurisë.

Politika e jashtme do bazohet në parimet e paqes, barazisë, mar-rëdhëniet e mira fqinjësore, rritjen e bashkëpunimit rajonal, multilat-eralizmin aktiv dhe respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare ndërkombëtar, si dhe mbrojtja e in-teresave të qytetarëve tanë nëpër botë.

Po ashtu, Aleanca do të vazh-dojë të punojë në zhvillimin e mar-rëdhënieve miqësore me vendet e tjera, për intensifikimin e bash-këpunimit ekonomik me inkurajimin e investimeve në vendin tonë dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare.

Integrimi I Maqedonisë në BE dhe NATO është përcaktim esencial dhe strategjik I Aleancës për Shqiptarët. Në kuadër të subjektit tonë do ti përkrahim dhe do të iniciojmë ndry-shimin e ligjeve që kanë të bëjnë më legjislacionin e Unionit Evropian. Në kuadër të ndërtimit të konsensusit të brendshëm tregojmë gatishmëri politike për të gjetur mundësi në tejkalimin e problemeve që kanë të bëjnë më çështjen e emrit të Maqe-donisë me Greqinë. Në këtë kontekst vlerësojmë se emri i ri i Maqedonisë duhet të reflektoj karakterin mul-tietnik të Maqedonisë pa ngarkesa historike. Aleanca për Shqiptarët vlerëson se integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO përfundimisht do ta demokratizonte Maqedoninë, do të rrsite nivelin e sigurisë, dhe do të haptë shpresë ekonomike dhe zhvil-limorë për gjithë qytetarët e saj,

Platformë Politike 2018-2022

14

Arsimi

Aleanca për Shqiptarët, për të arritur standardizim, modernizim dhe efikasitet evropian në proces të arsimimit, ka hartuar strate-gji reformuese afat mesme dhe afatgjate.

Aleanca për Shqiptarët zoto-het për riorganizim të tërësishëm të sistemit arsimor fillor në qen-drat urbane me qëllim të rritjes se kualitetit dhe socializimit Riorga-nizimi i rrjetit të shkollave bazuar në reformat bashkëkohore të siste-meve shkollore si dhe një vëmendje të veçantë Aleanca do t’i kushtojë Arsimit universitar.

Mekanizëm vlerësimi për nxënësit që mbarojnë shkollën fillore në shërbim të orientimit në shkollimin e mëtutjeshëm.

Reformat në arsimin e mesëm duhet të orientohet kah profesion-alizimi i arsimit në përputhshmëri me nevojat e tregut vendor.

Do të angazhohemi për depar-tizimin dhe depolitizimin e plotë të arsimit në të gjitha nivelet, ndërsa universiteteve do t’ua kthejë au-tonominë në tërësi. Do ta rishqyr-tojmë arsyeshmërinë për dislokimin e degëve të universiteteve dhe do ta përmirësojë pozitën materiale të institucioneve arsimore - shkencore në përgjithësi. Do ta rishqyrtojmë modelin e studimeve sipas Kartës së Bolonjës, duke ia përshtatur atë specifikave dhe kushteve të vendit, gjithsesi duke i dhënë përparësi as-pektit shkencor hulumtues.

Shëndetësi

Aleanca për Shqiptarët është e vetëdijshme për gjendjen e rëndë në shëndetësinë shqiptare në vend. Vërehet një diskrepancë e madhe në ndarjen e mjeteve buxhetore për institucionet shëndetësore në pjesën perëndimore të vendit. Këto spitale nuk janë të furnizuara me pajisje të nevojshme për kujdesin shëndetësor të popullsisë. Numri i mjekëve për kokë banori në pjesët perëndimore të vëndit është shumë më i ulët se në zonat tjera. Vëre-het një diskriminim i vazhdueshëm i

15

kuadrit shqiptar gjatë procedurave përzgjedhëse për specializime në degë të caktuara të shëndetësisë. Ne garantojmë që ky kaos në shën-detësinë tonë do marrë fund bren-da mandatit të parë qeverisës.

Aleanca për Shqiptarët pas shumë analizave ka ardhur në përfundim se institucionet shën-detësore në Maqedoni (Ministria e shëndetësisë, Fondi i shëndetë-sisë, Oda e mjekëve dhe mjekët e bashkëpunëtorët mjekësorë) nuk zhvillojnë aktivitete të koordinu-ara, gjë që e dëmton funksionimin e shëndetësisë në përgjithësi. E gjithë kjo, sipas Aleancës, ka shka-ktuar një kaos të vërtetë, duke kri-juar pengesa artificiale ndërmjet

mjekëve dhe pacientëve, që si rr-jedhojë ka zvogëlimin e nivelit të besueshmërisë në relacionet pa-cient- mjek. Aleanca vlerëson se këta raporte të krijuara artificialisht ndikuan përfundimisht në dësh-timin reformave të paralajmëru-ara me aq pompozitet nga struk-turat qeverisëse. Për Aleancën, kthimi i dinjitetit të të pacientit dhe familjes së tij do të jetë në qendër të vëmendjes. Aleanca do të kor-rigjojë mënyrën e shpërblimit të punës së mjekut dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë për një motivim më të fuqishëm që të vazhdojnë me punën e tyre profesionale në vend, e jo të mendojnë vazhdimisht se ar-dhmëri më të lumtur do të gjejnë në vendet më të zhvilluara evropiane. Edhe për sa i përket shëndetësisë, Aleanca vlerëson se profesionalizmi gjithashtu duhet të zë vendin krye-sor, e jo njerëzit partiakë e me cilësi të dyshimta profesionale.

Kultura, rinia dhe sport

Aleanca për Shqiptarët në pro-gramin e saj i jep një rëndësi të veçantë zhvillimit dhe mbrojtjes së kulturës materiale dhe shpirtërore të komunitetit tonë këtu. Alean-ca është e mendimit që kultura jonë kombëtare është në gjendje të rëndë si pasojë e mosfinancimit

Platformë Politike 2018-2022

16

në nivelet e duhura nga buxhe-ti shtetëror si dhe mangësive të natyrave tjera. Në këtë kuptim një vëmendje të veçantë do ti kushton gjuhës si komponent bazë e çdo kulture. Barazia e plotë e gjuhës shqipe e rregulluar me ligj e kushte-tutë mbetet prioritet numër një i Aleancës për Shqiptarët.

Aleanca për Shqiptarët do të luftojë me vendosmëri dhe fuqishëm iniciativat etnocentrike të qarqeve të caktuara dhe do jetë gjithnjë në mbrojtje të kulturës shqiptarë, gjith-një duke respektuar dhe vlerësuar kulturat tjera të cilat i sheh si pjesë përbërëse të hapësirës sonë të për-bashkët shumëetnike.

Aleanca do të angazhohet për mbrojtjen e revitalizimin e trashëgi-misë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Feja dhe barazia e plotë e bashkësive fetare

Aleanca për Shqiptarët është e vetëdijshme për rolin pozitiv dhe të rëndësishëm që komunitetet re-ligjioze kanë për të luajtur në sho-qëri. Aleanca për Shqiptarët res-pekton bindjet personale religjioze të gjithsecilit duke i parë ato si vlera pozitive në shoqëri. Aleanca për Shqiptarët do të përpiqet për

barazinë e plotë të komuniteteve religjioze para ligjit. Një ligj i ri për komunitetet religjioze i bazuar në modelet më të mira të demokracive të avancuara perëndimore do të jetë synim yni afatshkurtër në këtë sferë të rëndësishme shoqërore.

Familja

Aleanca për Shqiptarët preok-upim parësor e ka edhe caktimin e vendit të familjes shqiptare në siste-min më të gjerë shoqëror. Aleanca si organizim politik, vlerëson se duhet ta japë kontributin e saj në drejtim të mbrojtjes së vlerave tradicionale të familjes.

Në këtë kuptim, Aleanca për Shqiptarët do të angazhohet në kul-tivimin e vlerave të familjes, duke i respektuar ato në çdo aspekt, por që vlen vetëm për familjet me origjinë nga bashkëshortësitë e lidhura mes dy personave të moshës madhore të gjinive të kundërta. Duke e marrë

17

parasysh këtë, Aleanca për Shqip-tarët do të përkujdeset në veçanti për familjet me një ose pa prindër të fëmijëve, familjet me anëtarë me nevoja të posaçme, familje me fëmi-jë të birësuar, familjet me probleme financiare-materiale dhe çiftet e rinj bashkëshortor të cilët për shkak të kushteve që i imponon zhvillimi bashkëkohor i shoqërisë, vështirë përcaktohen për lindje të fëmijëve. Aleanca për Shqiptarët do të krijojë kushte që familja të jetë në gjendje që në mënyrë të pavarur të marrë vendime dhe të ketë më shumë zg-jidhje në aspektin e punësimit, stre-himit, ngritjes profesionale, edukim-it arsimimit të fëmijëve etj.

Dukuritë devijante dhe lufta kundër tyre

Aleanca për Shqiptarët do t’i luftojë me tërë potencialin e vet dukuritë devijante në shoqëri e sidomos në atë shqiptare në Ma-qedoni. Ajo do t’i shpallë luftë të pa kompromis narkomanisë, alkoolizmit, prostitucionit, lojërave të fatit dhe të gjitha tipave të krim-inalitetit. Andaj, Aleanca do të vihet plotësisht në shërbim të ndërtimit të mekanizmave të kontrollit social, që i rregullojnë sjelljet e individëve dhe grupeve në shoqëri. Aleanca e potencon këtë luftë, e bindur se

shoqëria shqiptare në Maqedoni, kohëve të fundit ballafaqohet me probleme serioze të kësaj natyre.

Ambienti jetësor

Aleanca për Shqiptarët është e shqetësuar për cilësinë e mjedis-it jetësor në trevat e banuara nga një shumicë etnike shqiptare këtu. Ne mendojmë që ndotja e ajrit dhe degradimi i hapësirës publike është e lidhur ngushtësisht sa me cilësinë e qeverisjes lokale aq edhe me poli-tikat e qeverisjeve të ndryshme qendrore që nuk duket të kenë ndjeshmërinë e njëjtë ndaj degrad-imit human dhe ekologjik për pjesë të caktuara të territorit republikan.

Platformë Politike 2018-2022

18

Aleanca për Shqiptarët e ndjek me kujdes gjendjen rreth ndotjes së ajrit, sidomos në vendbanimet e banuara me shqiptare, prandaj preokupim parësor i saj do të jetë ndërmarrja e të gjitha aktiviteteve për vënien e gjendjes nën kontroll dhe tejkalimin e kësaj situate që lë pasoja afatgjate mbi popullatën e vendbanimeve me ndotje ekstreme të ambientit jetësor. Aleanca do t’i inkurajojë të gjitha Shoqatat am-bientaliste, duke ndërtuar me to raporte partneriteti, në drejtim të ndërtimit të një ambienti të shën-dosh jetësor.

Aleanca për Shqiptarët do të angazhohet që zhvillimi të jetë në përputhje me konventat evropiane për sa i përket energjisë së ripër-trirëse, e cila e kap 20% e energjisë së përgjithshme duke mos e prishur eko-sistemin.

Barazia gjinore

Aleanca për Shqiptarët do të an-gazhohet për trajtim plotësisht të barabartë të femrës në shoqëri. Në konceptet politike të Aleancës për Shqiptarët roli i femrës shqiptare zë një vend të rëndësishëm, pran-daj ASH zotohet që deri në Kon-gresin e ardhshëm të saj përfaqë-simi I femrës në strukturat partiake dhe qeverisëse të jetë tërësisht i barabartë më meshkujt.

Aleanca për Shqiptarët do të përkujdeset edhe për të drejtat tjera të femrës siç është e drej-ta e barabartë në familje, e drejta në pronë, lufta kundër dhunës në familje, e drejta e pushimit të lindjes, e drejta për mbrojtje shëndetësore gjatë shtatzënisë dhe lehonisë, stimulimi material pas fëmijës së tretë etj.

19

Politika sociale

Aleanca për Shqiptarët, kujdesin për nevojat dhe problemet e per-sonave me aftësi të kufizuara do ta ketë një nga prioritetet që t’u mundësojë jetë të dinjitetshme dhe të merituar. Aleanca për shqip-tarët do angazhohet në ngritjen e vetëdijes publike, përmes motivimit të institucioneve përkatëse, për t’u kujdesur për këtë kategori që janë barrë për familjen.

Aleanca për Shqiptarët do ku-jdeset për përmirësimin e infra-strukturës, për t’i lehtësuar kësaj kategorie lëvizje sa më të sigurte siç janë: Sinjalizimi special në sema-forë, shtigje për këmbësorë, ud-hëkryqe dhe shtigje speciale për ngjitje në pjerrtësi, ashensorë, si dhe lehtësime në mjedise tjera, nga çerdhet, në shkolla dhe në vendet e punës, që sadopak ky komunitet të ndjehet më i sigurtë për një jetë më dinjitoze. Për tërë këtë përkujdesje, që nga familja, pushteti lokal dhe ai qendror, janë të nevojshme mjete materiale, prandaj për këto projek-te njerëzore dhe shoqërore duhet siguruar buxhet të qëndrueshëm që do ndahet në mënyrë të barabartë në tërë vendin dhe për të gjithë ko-munitetet etnike.

Është më se e nevojshme edhe përkujdesja e personave me moshë të madhe, prandaj Alean-ca për Shqiptarët do angazhohet për themelimin e Institucioneve specialistike (Shtëpi të pleqve), ku nën kujdesie të plotë kjo kategori e shtresës shoqërore, do mund të kalonte një pjesë të jetës. Deri tani edhe në këtë drejtim është bërë pa-drejtësi, nga vet fakti se në asnjë rajon të banuar me shqiptarë nuk janë ngritur institucione të këtilla.

Aleanca për Shqiptarët do an-gazhohet për ndihmë të qën-drueshme sociale dhe përkujdesje që këto ndihma mos të keqpërdorën, por të ndahen në mënyrë dhe objektive.

Platformë Politike 2018-2022

20