15
Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor Plani i punës për vitin 2016 Janar 2016 Kryetari i Komisionit Prishtinë Fikrim DAMKA

Pllaannii ëii vppuun nëëss ppërr viittiin 22001166votaime.org/Uploads/Data/Documents/PlaniiPunes2016... · ligje janë nga fusha e bujqësisë, pylltarisë e zhvillimit rural

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Republika e Kosovës Republika Kosovo-Republic of Kosovo

Kuvendi - Skupština - Assembly

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

PPllaannii ii ppuunnëëss ppëërr vviittiinn 22001166

Janar 2016 Kryetari i Komisionit

Prishtinë Fikrim DAMKA

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

2

PËRMBAJTJA

Tabela e shkurtesave ...................................................................................................................................................... 3

Hyrje .............................................................................................................................................................................. 4

I. Anëtarët e Komisionit dhe përsoneli mbështetës ................................................................................................. 5

II. Fushëveprimtaria e Komisionit ............................................................................................................................ 6

III. Objektivat ........................................................................................................................................................... 7

IV. Rregulla për organizimin e brendshëm ................................................................................................................ 8

V. Plani i punës së Komisionit ................................................................................................................................ 9

VI. Agjenda e punës së Komisionit sipas muajve ...................................................................................................... 11

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

3

TABELA E SHKURTESAVE

KUVENDI Kuvendi i Republikës së Kosovës

KOMISIONI Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

GRUPI I PUNËS Grupi i punës i ngritur nga Komisioni për mbikqyrjen e zbatimit të ligjit ose shqyrtimit të projektligjit

MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

KPMM Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

APK Agjencia e Pyjeve të Kosovës

UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim zyra në Kosovë

USAID Agjencia për Zhvillim e Shteteve te Bashkuara

NDI Instituti Demokratik Kombëtar

KDI Instituti Demokratik i Kosovës

OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Misioni në Kosovë

REC Qendra Rajonale e Mjedisit, zyra në Kosovë

ARRU Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit

AKK Asociacioni i Komunave të Kosovës

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

4

HYRJE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikimit Hapësinor, në bazë të nenit 69 të

Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, është një nga komisionet funksionale. Komisioni në kuadër të

fushëveprimit dhe të përgjegjësive, shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me bujqësinë, pylltarinë, zhvillimin rural dhe

mjedisin e planifikimin hapësinor. Bazuar në këtë Rregullore dhe praktikës së punës së Komisioneve Parlamentare të

Kuvendit të Republikës së Kosovës, Komisioni ka hartuar planin e aktiviteteve për vitin 2016, i cili gjatë

shqyrtimeve të mëvonshme mund të ndryshoj sipas nevojave dhe prioriteteve. Komisioni gjatë vitit 2016 aktivitete

kryesore do t’i ketë shqyrtimin dhe amendamentimin e projektligjeve, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe resorëve

të Qeverisë që bien në kompetencë të tij.

Në Kuvendin e Kosovës deri më sot janë miratuar 59 ligje që lidhen ngushtë me punën e këtij Komisioni, prej tyre 27

ligje janë nga fusha e bujqësisë, pylltarisë e zhvillimit rural dhe 32 nga ajo e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Gjatë vitin 2016, Komisioni planifikon të shqyrtojë 18 projektligje. Prej tyre, 17 projektligje bazuar në programin

legjislativ të qeverisë për vitin 2016 dhe një projektligj të inicuar nga deputetët e Kuvendit në vitin e kaluar, i cili

është në Komision duke u shqyrtuar. Komisioni po ashtu do të mbikqyrë zbatimin e ligjeve dhe do të shqyrtojë

raportet vjetore të Agjencioneve të pavarura.

Për të realizuar planin e vet, Komisioni do të mbajë mbledhje të rregullta, do të formojë grupe punuese për

shqyrtimin e projektligjeve dhe për mbikqyrjen e zbatimit të ligjeve, do të organizojë degjime publike si dhe do të

bëjë vizita nëpër institucionet qendrore dhe nëpër komuna.

Gjithashtu Komisioni do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me organizatat

mbështetesë të Kuvendit, organizatat jo qeveritare vendore e ndërkombëtare nga fusha e Bujqësisë, Pylltarisë,

Zhvillimit Rural dhe Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, sipas nevojës.

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

5

I. ANËTARËT E KOMISIONIT DHE PËRSONELI MBËSHTETËS

Anëtarët e Komisionit: Përsoneli mbështetës:

1. Fikrim DAMKA, Kryetar (G/P – 6+ )

tel.: 044 113 130

e-mail: [email protected]

2. Salih SALIHU, Zëvendëskryetar i parë(G/P – VV )

tel.: 044 210 957

e-mail: [email protected]

3. Srdjan POPOVIC, Zëvendëskryetar i dytë (G/P – LS )

tel.:

e-mail: [email protected]

4. Shaip MUJA, Anëtari 1, (G/P – PDK )

tel.: 044 502 887 e-mail: [email protected]

5. Emilije REXHEPI, Anëtari 2 (G/P – PDK)

tel.: 045 524 819

e-mail: [email protected]

6. Murat HOXHA, Anëtari 3 (G/P – LDK )

tel.: 044 144 819

e-mail: [email protected]

7. Adem SALIHAJ, Anëtari 4 (G/P – LDK)

tel.: 044 555 544

e-mail: [email protected]

8. Lahi BRAHIMAJ Anëtari 5 (G/P – AAK)

tel.: 044 747 576

e-mail: [email protected]

9. Haxhi SHALA Anëtari 6 (G/P – NISMA

tel.: 045 688 885

e-mail: [email protected]

1. Bajram BADIVUKU, Koordinator

tel.: 038-211-184 / ext 10 608

e-mail: [email protected]

2. Ylber SHERIFI, Zyrtar i Lartë i Fushës / Analist

Tel.: 038-213-664 / ext 10 639

Email: [email protected]

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

6

II. FUSHËVEPRIMTARIA E KOMISIONIT

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor, është Komision funksional. Komisioni, në kuadër të

fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me bujqësinë, me pylltarinë, me zhvillimin rural, me

mjedisin dhe me planifikimin hapësinor.

Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:

Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e politikave të zhvillimit të bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të mjedisit dhe

të planifikimit hapësinor;

Angazhimin për konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të mjedisit

dhe të planifikimit hapësinor, duke përcjellë modelet më të avancuara bashkëkohore nga këto fusha;

Shqyrtimin e nivelit të zbatimit të programit të Qeverisë në fushën e bujqësisë, të pylltarisë, të zhvillimit rural, të mjedisit dhe të

planifikimit hapësinor dhe i jep rekomandime Kuvendit;

Bashkëpunimin me komisionet e tjera të Kuvendit, në veçanti me Komisionin për Buxhet e Financa, kur është fjala për financimin

dhe për menaxhimin e programeve nga Qeveria;

Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;

Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet e

Financa, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;

Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;

Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i

barten këtij Komisioni.

Për ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës, me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund

të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur

kjo kërkohet nga Komisioni.

III. OBJEKTIVAT

Komisioni ka për objektiv gjatë këtij viti:

Realizimin e politikave strategjike për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik dhe politiko shoqëror, si dhe krijimin e parakushteve të

plotësimit të kërkesave të standardizimit për proceset integruese në BE-së dhe institucionet tjera ndërkombëtare përmes:

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

7

a) miratimit të infrastrukturës ligjore nën juridiksionin e tij dhe të strategjive politike për fushat përkatëse.

b) mbikëqyrjes së ekzekutivit në zbatimin e ligjeve si dhe

c) hulumtimit të nevojave për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve.

Për realizimin e këtyre politikave, Komisioni shfrytëzon forma dhe metoda pune si janë:

1. Grumbullon informata përmes dëgjimeve publike dhe formave tjera të bashkëpunimit me qëllim të hartimit sa më të mirë të

projektligjeve.

2. Formon nën komisione punuese, kur është e nevojshme, për të rritur efikasitetin dhe ekspertizën e tij.

3. Zgjedh së paku një ligj nën juridiksionin e tij për të mbikëqyrë implementimin e tij.

4. bashkëpunon rregullisht me Institucionet ekzekutive të Republikës së Kosovës,

5. bashkëpunon edhe me organizata relevante ndërkombëtare si: USAID, NDI, UNDP, REC, etj. punon drejt ngritjes së cilësisë së

punës dhe bashkëpunimit me subjektet tjera

6. përmirëson vizibilitetin dhe komunikimin me shoqata e qytetarë.

IV. RREGULLA PËR ORGANIZIMIN E BRENDSHËM

Komisioni themelohet dhe funksionon në bazë të rregullores së Kuvendit;

Dispozitat që rregullojnë kryesimin e Kuvendit janë bazë edhe për kryesimin e Komisionit;

Komisioni ka Kryetarin dhe dy nënkryetarë;

Komisioni ka stafin koordinues;

Komisioni, me dy të tretat e votave, mund të krijojë një ose dy nën-komisione;

Komisioni, për punë apo fusha të caktuara mund të krijojë grupe punuese;

Nën-komisionet dhe grupet punuese i raportojnë komisionit;

Komisioni mund ti caktojë anëtarët e tij si raportues për një çështje ose fushë të caktuar;

Mbledhjet e komisioni i thirr dhe i kryeson kryetari, ose, në mungesë të tij, nënkryetari;

Mbledhjen e Komisionit mund ta thërrasin edhe një e treta e anëtarëve të Komisionit.

Komisioni vendos me konsensus ose me shumicë votash;

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

8

Deputeti qe nuk pajtohet me qëndrimin e shumicës ka te drejte t’i bashkëngjisë qëndrimin e vet raportit te Komisionit;

Mbledhjet e Komisionit janë të hapura, përpos kur Komisioni vendos ndryshe;

Në mbledhje të komisionit mund të ftohen dhe të marrin pjesë përfaqësuese te Qeverisë, përkatësisht ministrisë përkatëse,

përfaqësues të institucioneve dhe asociacioneve të interesuar vendore e ndërkombëtare;

Në punën e komisionit mund të angazhohen edhe këshilltarë ekspertë, në pajtim me udhëzimet procedurale e financiare të

Kryesisë së Kuvendit;

Komisioni në punën e tij mund të shfrytëzojë edhe ndihmën e ekspertëve, institucioneve dhe asociacioneve ndërkombëtar.

Organizimi i brendshëm

Kryetari:

Drejton dhe koordinon punën e gjithmbarshme të Komisionit, në bashkëpunim me nënkryetarët;

Përfaqëson Komisionin, vetëm ose së bashku me nënkryetarët dhe anëtarët e komisionit, varësisht nga natyra e përfaqësimit;

Raporton para Kuvendit për punën e Komisionit dhe paraqet qëndrimet e Komisionit;

Për çështje të caktuara mund ta autorizojë nënkryetarët ose anëtarët raportues që të paraqesin qëndrimet e Komisionit.

Nënkryetarët:

Ndihmojnë kryetarin e Komisionit dhe e zëvendësojnë atë, kur ai mungon;

Në marrëveshje me Kryetarin e Komisionit mbikëqyrin punën e grupeve punuese ose anëtarëve raportues për çështje ose

fusha të caktuara, sipas vendimit të Komisionit;

Në marrëveshje me Kryetarin e Komisionit paraqesin qëndrimet e Komisionit para Kuvendit.

Raportuesit:

1. Anëtarët e komisionit mund të angazhohen për të raportuar për një çështje të caktuar , apo për të mbuluar dhe hulumtuar një

fushë të caktuar dhe për t’i raportuar lidhur me të Komisionit;

2. Me pëlqim të Komisionit dhe Kryetarit të tij, raportuesi mund t’ i paraqesë qëndrimet e Komisionit edhe para Kuvendit.

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

9

V. PLANI I PUNËS SË KOMISIONIT

Gjatë vitin 2016, Komisioni planifikon të shqyrtojë 18 projektligje, 9 projektligje nga fusha e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe

9 nga fusha e bujqësisë, pylltarisë e zhvillimit rural. Prej tyre, 17 projektligje bazuar në programin legjislativ të qeverisë për vitin 2016

dhe një projektligj të inicuar nga deputetët e Kuvendit në vitin e kaluar dhe i cili është në Komision duke u shqyrtuar. Gjithashtu do të

shqyrtohen dhe procedohen Raportet e Agjencive të pavarura dhe strategjitë sektoriale të mjedisit dhe bujqësisë. Komisioni po ashtu

do të mbikqyrë zbatimin e ligjeve nga fusha e bujqësisë dhe mjedisit e planifikimit hapësinor.

a) Shqyrtimi i projektligjeve:

1. Shqyrtimi i projektligjeve nga fusha e mjedisit dhe planifikimit hapësinor (8 projektligje)

1.1. Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 03/L-104 për Mbrojtje nga Rrezatimi Jo-jonizues, Jonizues dhe

Sigurinë Nukleare;

1.2. Projektligji për krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës;

1.3. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-102 për Mbrojtjen nga Zhurma.

1.4. Projektligji për Banimin Social

1.5. Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja

1.6. Projektligji për Përformancën e Energjisë në Ndërtesa

1.7. Projektligji për veprimtarinë hidrometeorologjik

1.8. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-119 për Produktet Biocide

2. Shqyrtimi i projektligjeve nga fusha e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural (9 projektligje)

2.1. Projektligji për Farëra dhe Material Fidanor

2.2. Projektligji për Pyjet

2.3. Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L016 për Ushqimin;

2.4. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-53 pёr Gjuetinë;

2.5. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/21 për Veterinarinë;

2.6. Projektligji per Pijet Alkoolike;

2.7. Projektligji për rregullimin e tregut për prodhime bujqësor

2.8. Projektligji për bujqësi dhe zhvillim rural

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

10

2.9. Projektligji për rrjetin e të dhënave të kontabilitetit në fermë

3. Nisma legjislative e Kuvendit (1 projektligj)

3.1. Projektligji për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij ( vazhdim nga viti 2015)

b) Shqyrtimi i raporteve të agjencive të pavarura

Gjatë këtij viti Komisioni pret dhe planifikon të shqyrtojë 2 raporte të agjencive të pavarura,

Raporti vjetor i punës së Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës (Neni 3, Ligji Nr. 04/L-146 për

Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës );

Raporti vjetor i Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (Neni 10, Ligji Nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të ujit).

c) Mbikqyrja e zbatimit të ligjeve:

Në kuadër të mbikqyrjes së zbatimit të ligjeve në fuqi dhe të institucioneve për zbatimin e politikave strategjike, Komisioni

planifikon të përfundojë 2 mbikqyrje: Ligji Nr. 03/L-029 për Inspekcionin Bujqësor dhe Monitorimi i mjedisit nga ndotja prej

operatoreve të medhenj: Ferronikel, KEK dhe Sharrcem nga viti i kaluar. Gjithashtu do të mbikëqyrë Ligjin Nr. 04/-L-013 për

Kadastër nga fusha e planifikimit hapësinor dhe Ligjin Nr. 03/L-016 për Ushqimin.

d) Vizitat brenda dhe jashtë Kosovës, me qëllim të njohjes më problemet dhe nevojat e sektorit të bujqësisë dhe të mjedisit,

Komisioni do ti vizitojë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Minsitrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural;

Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë; Agjencionin e Pyjeve; Agjencinë e Veterinës dhe ushqimit; Agjencionin Kadastral të

Kosovës; komunat e Kosovës dhe institucionet e tjera, si dhe do të organizojë debate publike me qytetarë. Gjithashtu Komisioni

sipas nevojës do organizoje vizita jashtë vendit, me qëllim të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave.

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

11

VI. AGJENDA E PUNËS SË KOMISIONIT SIPAS MUAJVE

PROGRAMI I PUNËS PËR SESIONIN PRANVEROR (JANAR- 31 KORRIK 2016)

1. Projektligjet e proceduara jashtë Programit legjislativ të Qeverisë për vitin 2016

a) Projektligjet në procedurën e shqyrtimit në komisione parlamentare

Nr. Emërtimi i aktit Sponzorues Propozues Komisioni funksional dhe raportues Shqyrtimi i

dytë

1. Projektligji për Zonën e Rrezikuar

Mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij

Kuvendi Kuvendi Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Mars 2016

2. Projektligjet nga Programi legjislativ i Qeverisë dhe i komisioneve parlamentare për vitin 2016

Nr. Emërtimi i aktit Sponzorues Propozues Afati i

parashtrimit

Shqyrtimi

i parë

Komisioni

funksional dhe

raportues

Shqyrtimi i

dytë

1. Projektligji për krijimin e

Infrastrukturës Kombëtare të

Informacionit Hapësinor në

Republikën e Kosovës

MMPH Qeveria 30.3.2016 Prill 2016 Komisioni për

Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim

Hapësinor

Qershor

2016

2. Projektligji për ndryshimin dhe

plotësimin e Ligjit Nr. 03/L016

për Ushqimin

MBPZHR Qeveria 30.3.2016 Prill 2016 Komisioni për

Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim

Hapësinor

Qershor

2016

3. Projektligji per Pijet Alkoolike MBPZHR Qeveria 31.3.2016 Prill 2016 Komisioni për

Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim

Hapësinor

Qershor

2016

4. Projektligji për Banimin Social MMPH Qeveria 29.4.2016 Maj 2016 Komisioni për

Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim

Hapësinor

Korrik

2016

5. Projektligji për Përformancën e MMPH Qeveria 30.6.2016 Korrik Komisioni për Në sesionin

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

12

Energjisë në Ndërtesa 2016 Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim

Hapësinor

vjeshtor

6. Projektligji për Ndryshimin dhe

Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-53

pёr Gjuetinë

MBPZHR Qeveria 30.6.2016 Korrik

2016

Komisioni për

Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim

Hapësinor

Në sesionin

vjeshtor

3. Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve

Nr. Emertimi i aktit Komisioni funksional dhe raportues Shqyrtimi i raportit në seancë

plenare

1. Ligji nr. 03/L-029 për Inspekcionin Bujqësor Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Mars 2016

2. Monitorimi i mjedisit nga ndotja prej

operatoreve të medhenj: Ferronikel, KEK

dhe Sharrcem

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Prill 2016

3. Ligji nr. 04/-L-013 për Kadastër Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Korrik 2016

4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të agjencive/organeve të pavarura

Nr. Emri i institucionit Afati ligjor i

parashtrimit të raportit

Komisioni funksional dhe

raportues

Shqyrtimi i raportit në

seancë plenare

1. Agjencia për Menaxhimin e

Komplekseve Memoriale të Kosovës

31 mars 2016 Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Maj 2016

2. Autoriteti Rregullator për

Shërbimet e Ujit

31 mars 2016 Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Maj 2016

5. Shqyrtimi i raporteve vjetore të shpenzimeve të ministrive

Nr. Emri i

institucionit

Afati ligjor i parashtrimit të

raportit

Komisioni funksional Shqyrtimi i raportit në

Komision

1. MMPH Mars 2016 Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e

Planifikim Hapësinor

Prill 2016

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

13

2. MBPZHR Mars 2016 Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e

Planifikim Hapësinor

Prill 2016

PROGRAMI I PUNËS PËR SESIONIN VJESHTOR (SHTATOR - 31 DHJETOR 2016)

1. Shqyrtimi i dytë i projektligjeve

Nr. Emërtimi i aktit Sponzorues Propozues Komisioni funksional dhe raportues Shqyrtimi i

dytë

1. Projektligji për Përformancën e Energjisë

në Ndërtesa

MMPH Qeveria Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Tetor 2016

2. Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin

e Ligjit Nr. 02/L-53 pёr Gjuetinë

MBPZHR Qeveria Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Tetor 2016

2. Projektligjet nga Programi legjislativ i Qeverisë dhe i komisioneve parlamentare për vitin 2016

Nr. Emërtimi i aktit Sponzorues Propozues Afati i

parashtrimit

Shqyrtimi

i parë

Komisioni

funksional dhe

raportues

Shqyrtimi

i dytë

1. Projektligji për Ndryshimin dhe

Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/21 për

Veterinarinë

MBPZHR Qeveria 29.7.2016 Shtator

2016

Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Nëntor

2016

2. Projektligji për ndryshimin dhe

plotësimin e Ligjit nr. 02/L-102 për

Mbrojtjen nga Zhurma

MMPH Qeveria 30.9.2016 Tetor 2016 Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Dhjetor

2016

3. Projektligji për Mbrojtjen e Ajrit

nga Ndotja

MMPH Qeveria 30.9.2016 Tetor 2016 Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Dhjetor

2016

4. Projektligji për Veprimtarinë MMPH Qeveria 30.9.2016 Tetor 2016 Komisioni për Dhjetor

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

14

Hidrometeorologjik Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

2016

5. Projektligji për Farëra dhe

Material Fidanor

MBPZHR Qeveria 30.9.2016 Tetor 2016 Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Dhjetor

2016

6. Projektligji për Pyjet MBPZHR Qeveria 30.9.2016 Tetor 2016 Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Dhjetor

2016

7. Projektligji për plotësimin dhe

ndryshimin e Ligjit Nr. 03/L-104

për Mbrojtje nga Rrezatimi Jo-

jonizues, Jonizues dhe Sigurinë

Nukleare

ZKM Qeveria 31.10.2016 Nëntor

2016

Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

8. Projektligji për rrjetin e të dhënave

të kontabilitetit në fermë

MBPZHR Qeveria 31.10.2016 Nëntor

2016

Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Dhjetor

2016

9. Projektligji për Ndryshimin dhe

Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-119 për

Produktet Biocide

MMPH Qeveria 30.11.2016 Dhjetor

2016

Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Dhjetor

2016

10. Projektligji për rregullimin e

tregut për prodhime bujqësore

MBPZHR Qeveria 30.11.2016 Dhjetor

2016

Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Dhjetor

2016

PLANI I PUNËS - 2016

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor

15

11. Projektligji për Bujqësi dhe

Zhvillim Rural

MBPZHR Qeveria 30.11.2016 Dhjetor

2016

Komisioni për

Bujqësi, Pylltari

dhe Mjedis e

Planifikim

Hapësinor

Dhjetor

2016

3. Mbikëqyrja e zbatimit të ligjeve

Nr. Emërtimi i aktit Komisioni funksional dhe raportues Shqyrtimi i raportit në seancë

plenare

1. Ligji Nr. 03/L-016 për Ushqimin Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe

Mjedis e Planifikim Hapësinor

Dhjetor 2016

Përgatitur nga:

Përsoneli Mbështetës i Komisionit

28 janar 2016 Kryetari i Komisionit

Prishtinë Fikrim DAMKA

______________