7
1 LEKSIONI NR.5 POLITIKA E PERBASHKET TREGTARE Ndryshe nga rajonet e tjera, BE-ja ka nje politike te perbashket per tregetine. Shtetet anetare kane rene dakort te lene menjane sovranitetin dhe te ndjekin nje politike te perbashket ne tregetine nderkombetare e cila eshte e krijuar per te qene komplementare me krijimin dhe zhvillimin e tregut te perbashket. Komisioni Europian eshte zeri udheheqes ne politiken tregetare. Ai eshte pergjegjes si per udheheqejen e negociatave tregetare ashtu dhe per implementimin e marrveshjeve tregetare: siguron nese vendet e treta jane kompatibel me rregullat dhe marrveshjet e arritura. Keshilli i Europes vepron si vendimarres. Ai udheheq Komisionin ne veprimtarine e tij dhe ka fjalen e fundit nese adopton apo jo marrveshjet e arritura. Parlamenti Europian monitoron zhvillimet e politikes tregetare dhe informohet rregullisht nga Komisioni Europian. Mekanizmi i marrjes se vendimeve se KE Me shume pergjegjesi tragtare:nga nje Bashkim Doganor ne Treg te vetem dhe nje Eurozone me 12 Antare. Me shume pergjegjesi eskluzive per BE Votim me i kualifikuar BE si nje parner tregtar nuk eshte nje vend, por i perngjan me shume nje kualicioni: mix i federalizimit (pergjegjesi eskluzive, ze i vetem, QMV) dhe mbetje te qeverisjes se brendshme (mbetjet e ndara, pergjegjesi) mix i bashkepunimit (regjimi tregtar) dhe rivalitetet kombetare (nxitja e eksporteve dhe regjimi Investimeve te huaja direkte) sipar nje konkurrence te drejte. Mungese e kostove dhe skema e rishperndarjes se perfitimeve te duhura per zgjerimin e BE, dhe nevoja per balancim te paketes se interesave sulmuese dhe mbrojtese per secilin shtet- antar. Masa rritese: pesha dhe/ose fuqia BE po behet me e madhe: ka nje te katerten e prodhimit boteror dhe nje te pesten e te mirave ne tregun boteror. Me shume vende anetare :nga 6 ne 27 dhe do shkojne ne 30 + BE Me i ndryshem: nga “Franca dhe fqinjet e saj” ne nje mix ekonomish te avancuara dhe ende mbrapa: nga demokraci te vjetra ne te reja: nga ekonomite e tregut te ish ekonomite e planifikuara Egziston gjithmone nje trade off midis dimensioneve (ekonomite e shkalles) dhe diversifikimit (heterogjeniteti I preferencave kolektive), tashme ne zonat tregtare, qendrimi I “tregut te sapo -hapur” akoma mbijeton dhe zhvillohet. Procedurat Komisioni (Komisioneret e tregut) luan rol kryesor ne pergatitjen e mandateve dhe ne drejtimin e negociatave. Duhet thene se me Keshillin ( Ministrat e mardhenieve me jashte) bashkepunojne per mandatet dhe per perfundimet e marrveshjes. Dhe nderkohe 133 Komitetet ushtrojne monitorim te hollesishem mbi punen e negociatave. Parlamenti mund te vendosi disa inpute politike ne disa nga fazat e procedures Politika tregtare daton qe nga viti 1958 kur si nje Bashkim Doganor i sapo formuar, Keshilli Europian negocionte me GATT, per politikat e tij te jashtme me vendet e treta. (Art. 24.6) Ne fillim ishte nje politike tipike merkantiliste, por qe lejonte tashme nje regjim tregu preferencial per ish kolonite e Frances dhe Belgjikes.

Politika Perbashket Tregtare

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Ndryshe nga rajonet e tjera, BE-ja ka nje politike te perbashket per tregetine. Shtetet anetare kane rene dakort te lene menjane sovranitetin dhe te ndjekin nje politike te perbashket ne tregetine nderkombetare e cila eshte e krijuar per te qene komplementare me krijimin dhe zhvillimin e tregut te perbashket.Komisioni Europian eshte zeri udheheqes ne politiken tregetare. Ai eshte pergjegjes si per udheheqejen e negociatave tregetare ashtu dhe per implementimin e marrveshjeve tregetare: siguron nese vendet e treta jane kompatibel me rregullat dhe marrveshjet e arritura. Keshilli i Europes vepron si vendimarres. Ai udheheq Komisionin ne veprimtarine e tij dhe ka fjalen e fundit nese adopton apo jo marrveshjet e arritura. Parlamenti Europian monitoron zhvillimet e politikes tregetare dhe informohet rregullisht nga Komisioni Europian.

Citation preview

Page 1: Politika Perbashket Tregtare

1

LEKSIONI NR.5 POLITIKA E PERBASHKET TREGTARE

Ndryshe nga rajonet e tjera, BE-ja ka nje politike te perbashket per tregetine. Shtetet anetare kane rene dakort te lene menjane sovranitetin dhe te ndjekin nje politike te perbashket ne tregetine nderkombetare e cila eshte e krijuar per te qene komplementare me krijimin dhe zhvillimin e tregut te perbashket.

Komisioni Europian eshte zeri udheheqes ne politiken tregetare. Ai eshte pergjegjes si per udheheqejen e negociatave tregetare ashtu dhe per implementimin e marrveshjeve tregetare: siguron nese vendet e treta jane kompatibel me rregullat dhe marrveshjet e arritura. Keshilli i Europes vepron si vendimarres. Ai udheheq Komisionin ne veprimtarine e tij dhe ka fjalen e fundit nese adopton apo jo marrveshjet e arritura. Parlamenti Europian monitoron zhvillimet e politikes tregetare dhe informohet rregullisht nga Komisioni Europian.

Mekanizmi i marrjes se vendimeve se KE

Me shume pergjegjesi tragtare:nga nje Bashkim Doganor ne Treg te vetem dhe nje Eurozone me 12 Antare.

Me shume pergjegjesi eskluzive per BE

Votim me i kualifikuar

BE si nje parner tregtar nuk eshte nje vend, por i perngjan me shume nje kualicioni:

mix i federalizimit (pergjegjesi eskluzive, ze i vetem, QMV) dhe mbetje te qeverisjes se brendshme (mbetjet e ndara, pergjegjesi)

mix i bashkepunimit (regjimi tregtar) dhe rivalitetet kombetare (nxitja e eksporteve dhe regjimi Investimeve te huaja direkte) sipar nje konkurrence te drejte.

Mungese e kostove dhe skema e rishperndarjes se perfitimeve te duhura per zgjerimin e BE, dhe nevoja per balancim te paketes se interesave sulmuese dhe mbrojtese per secilin shtet- antar.

Masa rritese: pesha dhe/ose fuqia

BE po behet me e madhe: ka nje te katerten e prodhimit boteror dhe nje te pesten e te mirave ne tregun boteror.

Me shume vende anetare :nga 6 ne 27 dhe do shkojne ne 30 + BE

Me i ndryshem: nga “Franca dhe fqinjet e saj” ne nje mix ekonomish te avancuara dhe ende mbrapa: nga demokraci te vjetra ne te reja: nga ekonomite e tregut te ish ekonomite e planifikuara

Egziston gjithmone nje trade off midis dimensioneve (ekonomite e shkalles) dhe diversifikimit (heterogjeniteti I preferencave kolektive), tashme ne zonat tregtare, qendrimi I “tregut te sapo-hapur” akoma mbijeton dhe zhvillohet.

Procedurat

Komisioni (Komisioneret e tregut) luan rol kryesor ne pergatitjen e mandateve dhe ne drejtimin e negociatave.

Duhet thene se me Keshillin ( Ministrat e mardhenieve me jashte) bashkepunojne per mandatet dhe per perfundimet e marrveshjes.

Dhe nderkohe 133 Komitetet ushtrojne monitorim te hollesishem mbi punen e negociatave.

Parlamenti mund te vendosi disa inpute politike ne disa nga fazat e procedures

Politika tregtare daton qe nga viti 1958 kur si nje Bashkim Doganor i sapo formuar, Keshilli Europian negocionte me GATT, per politikat e tij te jashtme me vendet e treta. (Art. 24.6)

Ne fillim ishte nje politike tipike merkantiliste, por qe lejonte tashme nje regjim tregu preferencial per ish kolonite e Frances dhe Belgjikes.

Page 2: Politika Perbashket Tregtare

2

Kjo gje ndryshoi me antaresimin e UK, ne BE, e cila nuk ishte dakort per preferencat reciproke (Konventa e Lome zgjeroi politiken per gjithe Afriken dhe Mesdheun) dhe krijimi i skemes GSP EU ne vitet ’70 (shoku i pare i naftes, duke rritur friken per « fuqine e mallit ».

Gradualisht, me zgjerimet e mevoshme (Spanja dhe Portugalia ne 1986 dhe Vendet e Europes Qendrore dhe Lindore ne 2004) bashkepunimet e reja gjeografike, perfshine progresin e « kooperimit politik » ( politika e perbashket e jashtme ne faze embrionale ne vitet ’70) dhe Politiken e perbashket te Jashtme dhe te Sigurise (qe nga vitet ’90) te cilat e bene politiken tregtare me komplekse.

Pse nje politike tregetare ?

Pyetja ku lind nevoja qe shtyn vendet apo grupimet rajonale ne aplikimin e politikave tregetare sjell shume pergjigje te ndryshme si te ardhura fiskale (doganat), mercantilism (promovim i eksporteve dhe frenim i importeve), interesa specifike, politika e jashtme, zevendesimi i importeve etj.

Pyetja qe vijon eshte a mund te justifikohet ekonomikisht ekzistenca e nje politike tregetare ?

Pergjigja konvencionale ne teorine e tregetise eshte qe, te pakten per vendet e vogla, tregetia e lire eshte me mire, dhe ne rastet kur vende te tjera nuk e praktikojne. Si rrjedhoj, barrierat tradicionale ne tregeti nuk kane justifikim ekonomik. Pervec rasteve te emergjencave ne periudha lufte dhe fatkeqsish natyrore apo me njehere pas tyre, doganat duhe perdorur thjesht per dokumentacionin tregetare dhe ceshtjet fiskale lidhur me to (axhustime fiskale si rimburisime etj..) dhe jo per mbrojtjen e biznesit vendas apo forces punetore vendase kundrejt atyre te huaja.

Ka dy arsye te rendesishme perse receta e tregetise se lire eshte akoma gjeresisht e pranuar.

Se pari, argumenti konvecional (ekuilibri I pergjithshem) per tregetin e lire ka konsistuar gjithmon ne dy element: perfitime alokative dhe perfitime teknike ne eficence. Ekonomistet jane fokusuar kryesisht ne perfitimet alokative te cilat sic eshte provuar shpesh jane minimale. Ne te kundert perfitimet teknike ne eficence jane me te medha dhe vijne si pasoje e ekspozimit aktual dhe potencial ndaj konkurrences qe vjen nga jashte.

Se dyti, me pak politika jane me te influencuara nga Vested interests sesa politika tregetare. Ekonomia politike perpiqet te shpjegoje qe shpesh politikat tregetare, jane te drejtuara nga prodhuesit dhe jo nga konsumatoret apo interesi I pergjithshem ekonomik.

Si konkluzion justifikim ekonomik per te pasur nje politik tregetare eshte I dobet. Eshte e demshme ne rastin e deshtimit te tregjeve pasi ne vend qe te ndihmoje per te nderhyre direkt ne rregullimin e shkaqeve te deshtimit ajo e rendon me tej situaten me kostot qe kane masat proteksioniste te lidhura me politiken tregetare. Politikat tregetare jane instrumenta qe mund te detyrojne vendet te ulen ne tryezen e negociatave por nuk mund te konsiderohen instrumenta te besueshem. Gjithsesi eshte me e rekomandueshme qe keto negociata te zhvillohen ne kontekstin e OBT sidomos duke patur parasysh kostot e larta te luftrave tregetare qe mund te vijne si pasoje e aplikimit te politikave tregetare.

Perdorimi me i mire i politikes tregetare do te ishte liberalizimi gradual duke ndjekur dhe perfitme alokative dhe teknike ne eficence. Zgjidhja me mire per te ndjekur kete politike afatgjate do te ishte pranimi I angazhimeve ligjore multilaterale, nga njera ane si prove kredibiliteti ndaj partnereve tregetare nga ana tjeter si nje lloj justifikimi ndaj lobingjeve te fuqishme te prodhuesve vendas te cilet kerkojne masa proteksioniste.

Perse Komuniteti Europian ka nevoje per nje politike te perbashket tregetare eshte shume e thjeshte.

Externalitetet negative si pasoje e politikave tregetare te ndryshme te vendeve anetare ne nje union me levizje te lire eshte arsyeja e pare.(aplikimi I “subsidiarity” mund te demtonte)

Duke qene se objektivi I pare dhe kryesor eshte krijimi I nje tregu te brendshem me konkurrence te padeformuar eshte e natyrshme qe te kete nje politik te perbashket tregetare.

Nje arsye tjeter mund te jete uniformiteti ligjor ne te gjithe unionin, I cili ul pasigurin dhe kostot e transaksionit. Ky argument mbeshtetet ne problemet e shkaktuara nga trajtimi I ndryshem I doganave te dy ose me shume shteteve anetare.

Page 3: Politika Perbashket Tregtare

3

Dhe se fundmi nje arsy tjeter e rendesishme te pakten ne kendveshtrimin e vendeve te BE-se dhe institucioneve te BE-se eshte e ajo e fuqise se negocimit. Komuniteti nepermjet politikes tregetare dhe instrumentave te saj ka nje fuqi negociuese te konsiderueshme.

Principe, objektiva dhe instrumenta.

Nuk eshte e lehte te deduktosh nje strukture te politikes tregetare duke lexuar traktatin. Ndryshe nga Politika e perbashket agrare dhe politika e konkurrences, politika tregetare eshte bazuar ne objektiva joshume te qarte dhe te shprehur jo ne menyre te drejtperdrejte. Ka nje rang te gjere instrumentash te cilet nuk jane te specifikuar plotesisht.

Gjithashtu nje problem tjeter eshte transparenca, pasi ne ndryshim nga politikat e tjera te perbashketa, nuk ka nje raport vjetor. (u desh raundi I Uruguajit ne GATT qe te plotesohej ky boshllek me nje raport dy vjetor mbi Politiken e Perbashket Tregetare)

Principet.

Sipas Traktatit te Maastricht Principi qe udheheq politiken tregetare te KE eshte “ekonomi e tregut e hapur me konkurrence te lire” (Neni 4 KE). Si do operoje PPT ne lidhje me ekonomine e “hapur” akoma nuk eshte e qarte. Sigurisht nuk do te thote qe KE do te heqe dore nga te gjitha masat proteksioniste si rrjedhoje e ketij principi. Mbase per momentin do te thote qe nuk do te marri masa te tjera ose do te ndjeki politika akoma me proteksioniste nga keto ekzistueset.

Objektivat.

Objektivat qe rezultojne nga c’eshte shkruar ne Traktat jane “zhvillimi I harmonizuar I tregetise boterore, abolicioni progresiv I shtrengimeve ne tregetine nderkombetare dhe ulja e barrierrave doganore”

Vazhdon me tej “Politika e Perbashket Tregetare duhet te marre parasysh efektin favorizues qe abolicioni I detyrimeve doganore midis Shteteve Anetare mund te kete ne rritjen e fuqise se konkurrences ne keto shtete te angazhuara”.

Nga nje lexim I vemendshem te krijohet impresioni I nje angazhimi per uljen e proteksionizmit te jashtem nga ana KE, por perjashtime nga kjo tendence jane reflektuar per nje kohe te gjate ne bujqesi, tekstile dhe veshje, makina, karbon dhe hekur, ndertimi I anijeve dhe me gjeresishte ne fushen e sherbimeve.

Nje lexim i koheve te fundit si pasoje dhe e integrimit te politikes tregetare me ate te jashtme do ti ndante objektivat ne :

Politike: Kryesisht politika e para- zgjerimit dhe fqinjesise por gjithashtu dhe lufta ndaj terrorizmit, embargo e armeve (Kina), monitorimi i teknologjise dual-use, gjendja e ekonomise se tregut te Rusise

Zhvillim: Synon te kombinoje subvencionet me preferencat tregtare ( tarifat) dhe ato te FTA-s ne menyre qe te inkurajoje reformat dhe integrimin rajonal per vendet joantare.

Politika e re tregtare : fokusohet ne konkurrencen dhe hapjen e tregut sipas ceshtjes se globalizimit.

Instrumentat.

Instrumentat e politikes tregetare te KE nuk jane te specifikuara ne menyre te qarte ne Traktat. Kjo dhe per faktin se proteksionizmi modern ka shpikur instrumente nga me te ndryshmit.

Kemi nje liste instrumentash te cilet mund te themi jane instrumentat kryesor te implementimit te PPT ne tregetine e mallrave:

Tarifat e tarifat preferenciale; venia e tarifave per mallrat e importit si per shembull nga rastet me flagrante eshte ai I plehut organik I cili ka nje tarif prej 41,7%, kuptohet kjo eshte nje nga 531 tarifat. Duke patura parasysh « piramiden e preferencave te KE-se » perfshire dhe nje sistem te pergjithesuar per vendet ne zhvillim (Generalised System of Preferences, GSP, traktati i Lome), Zonat e Lira te tregetise dhe bashkimet doganore qe karealizuar KE-ja, konstatojme qe shume pak vende perballen me sistemin e tarifave.

Page 4: Politika Perbashket Tregtare

4

Proteksionizmi me tarifa dallon nga proteksioni me cmime, i cili pervec tarifave inkludon dhe taksa te ndryshme, detyrime anti dumping, cmime dysheme dhe kontrolle vullnetare te eksporteve (voluntary export restraint, VERs). Nje koncept akoma me i gjere i proteksionit nepermjet cmimeve do te perfshinte dhe format e ndryshme te subvencionimit te cmimeve. N.q.s. proteksioni nepermjet cmimeve do te zevendesonte proteksionin nepermjet tarifave, liberalizimi do te kompromentohej me nje kosto te larte ne terma te transparences.

Pasi ne Raundin e Uruguajit (raund negociatash ne OBT) u kerkua shndrrimi ne tarifa i kuotave dhe taksave te ndryshme eshte me e lehte te llogariten mesatare te thjeshta te tarifave perfshire dhe ato te bujqesise.

Karakteristikat themelore te CET (tarifat e perbashketa te jashtme, Common External Tariff) ne ditet e sotme jane:

1. mbeshtetje e forte ne detyrimet mbi vlere per produkte bujqesore, por nje perdorim I gjere I detyrimeve (te larta) specifike ne produktet bujqesore.

2. te gjitha tarifat jane tashme te qarta, tarifat bujqesore jane pothuajse te detyrueshme per te gjithe produktet me pak perjashtime te cilat inkurajojne shume importet.

3. tarifat ne produktet bujqesore tashme jane te uleta me pak perjashtime.

4. ekzistojne akoma rritje te tarifave per produkte te caktuar si per peshkimin, duhanin, lekuren, plastiken dhe tekstilet.

Mbrojtja tarifore eshte bere me pak e rendesishme per KE, pervec bujqesise, ushqimit dhe pak produkteve industriale. CET i sotem shfaq nje varesi ne detyrimet mbi vleren (Ad valorem) per te mirat jo-bujqesore dhe detyrimet specifike per ato te perdorimit ne mase ; te gjitha tarifat e KE jane te lidhura me GATT ; tarifat te larta ne te mirat jo-bujqesore, jane te pakta.

Koutat: ky quhet “volume protection”, tarifa protektive te uleta jane te pavlere nqs do te kishim nje detyrueshmeri kuotash, qe do te thote kerkesa per importe me cmimin boteror do te ishte me e larte se importet e lejuara. Kouta te detyrushme sjellin cmime te larta ne vendet importuese.

KE dhe Shtetet Antare, kane qene te orientuar shume nga kuotat deri vone, por tashme kjo tendence ka ndryshuar. Objekt i kuotave kane qene tekstilet dhe veshjet, produkte lekure, kepuce, celik, TV me ngjyra, disa produkte elektronike ; makinat dhe motorcikletat. Intensiteti u rrit ne vitet ’70 dhe ne gjysmen e pare te viteve ’80, te dyja ne nivel kombetar dhe KE-je. Nga mesi i viteve ’80 perdorimi i kuotave nga KE ra ne menyre drastike : se pari sepse KE-1992 ndaloi te gjith urdherat kombetare ne kete fushe ; dhe se dyti sepse kuotat dhe VER u hoqen gjate dhe ne fund te Raundit te Uruguajit.

Obligimet ose detyrimet anti-dumping. Dumping eshte nje forme diskriminimi nepermjet cmimit, qe do te thote aplikimi I cmimeve te ndryshme ne tregje te ndara gjeografikisht ne nje moment te caktuar (aplikimi I cmimeve me te ulta nga nje eksportues ne KE nderkohe qe aplikon cmime me te larta ne zona te tjera mund te jete me tendence per te konkurruar ne menyre te pandershme prodhuesit e KE-se).

KE-ja normalisht imponon detyrime jo me te larta se sa “marzhi I demtimit”, qe eshte ajo pjese e fenomenit dumping qe mendohet te shkaktuar dem ndaj prodhuesve vendas. Ne menyre qe te merren masa anti-dumping, duhet qe importet te kene shkaktuar deme, dhe Keshilli duhet ta percaktoje ne interest e Komunitetit.

Masat konsistojne ne detyrime anti-dumping (zakonisht me te ulta se marzhi I dumping-ut port e mjaftueshme per te eleminuar demin) ose ne cmime reference (cmime minimale me te larta, subject I monitorimit) per eksportuesit ne fjale. Keto masa nuk jane te krahasueshme me tarifat.

Egzistojne shume probleme ne lidhje me anti-dumping.

Se pari: rregullat e KE jane te bazuara mbi GATT (dumping i referohet cmimeve te eksporteve te cilat jane nen cmimet e tregut te brendshem, te cilat shpesh nuk kane nje justifikim ekonomik).

Se dyti: rregullat lejojne diskrecion te konsiderueshm, megjithse ky diskrecion sa vjen e ulet si rrjedhoje e zhdukjes se tergetise-shteterore dhe shtrengimit te rregullave te GATT.

Se treti: nuk ka mbikqyrje nga OBT per anti-dumping, vecanerisht per situaten delikate te mases se marzhit te dumpingut dhe te demit qe shkakton.

Page 5: Politika Perbashket Tregtare

5

Instrumenta te tjere qe perdoren ne aplikimin e politikes se perbashket tregetare:

Price undertakings (cmim dysheme, referencat)

Barrierrat rregulluese (kryesisht teknike)

Subvencionet e eksporteve (vetem ne produktet bujqesore)

Subvencionet e brendshme

Licencat

Tabela : Instrumentat e Politikes tregtare te KE ne tregjet e produktit Instrumentat Kombetare / KE Shenime

Tarifat KE Lidhje me Gatt, dhe autonome

Tarifat preferenciale KE

Kuotat KE Kane ngelur pak (bujqesore e peshkimi) sipas Raundit Uruguajit

Volume protection Te dyja Hiqet nga OBT ne 1999

Detyrimet anti-dumping KE Maksimumi 5 vjet

Cmimet dysheme, KE

Barrierat rregulluese KE (ne te shumtat e rasteve), kombetare

Shumica teknike

Subvencionet e Exportit KE Vetem bujqesore

Subvencionet e brendshme Te dyja Aplikohen regullat e KE dhe OBT

Licensat Kombetare Egzistojne regulla strikte te KE per gjithe tregun e brendshem

Tabela : Perdorimi i politikes tregtare te KE ne politikat e tjera Politika Intrumentat Kryesore Qellimet

1. Diplomacia tregtare Tarifat, kuotat, volume protections

Tregtimi hapur, rregullime te ngadalshme

2. Politika agrare Taksa te ndryshueshme, specifike, suvencione te eksporteve, tarifa sezonale

Sigurimi i ofertes, aplikimi i sistemit cmim/te ardhur per fermeret e KE

3. Integrimi ekonomik me vendet jo antare

Instrumentat e zones se tregtise se lire dhe Bashkimit Doganor

Preferencializmi, antaresimi i ardhshem

4. Politika e zhvillimit Tarifa preferenciale, kuotat, preference speciale te nogociuara

Promovimi i eksporteve per bamiresi

5. Politika e konkurrences Detyrimet anti-dumping, shfaqja konkurruese per produkte te perqendruara ne treg

Kundra vendosjes se cmimit ne menyre arbirtrare, kunder ndihmes se shtetit, disiplinim me ane te konkurrences potenciale

6. Politika industriale Volume protections, subvencione te shtuara, disa prokurime publike

Konkurrenca e sektoreve/firmave, zhvillimi i produktit

7. Politika e jashtme Embargot, bojkotet, prokurime speciale

Te drejtat e njeriut, luftrat, Resolutat e Kombeve te Bashkuara

Komuniteti Europian eshte mbeshtetes i zjarrte i GATT por kete mbeshtetje e vene ne dyshim partner te tjere te GATT, si SHBA-ja dhe Japonia. Ne pamje te pare KE-ja i kushton rendesi dy elemnteve te GATT ne vecanti ; liberalizimi multilateral i tregetise dhe respekti per ligjin boteror te tregetise. Por

Page 6: Politika Perbashket Tregtare

6

eshte dhe nje element i trete shume i rendesishem i GATT, mosdiskriminimi, i cili eshte nje nder themelet e GATT. Komuniteti Europian ka qene ne menyre konsistente mbeshtetes i ketij parimi, por ne te njejten kohe ne praktik ka qene perdoruesi me i madh i Nenit 24 te GATT per ate qe tashme njihet si « piramida e preferencave ».

Problemet qe kane partneret e GATT/WTO me preferencializmin e KE-se jane te dyfishte;

1. diskriminimi i vendeve jo europiane te OECD-se qe perfshihen nga trajtimi i MFN (Most Favoured Nation) te cilat ne fakt po marrin nje trajtim si vendet me pak te favorizuar per sa i perket aksesit.

2. diskriminim mes vendeve te cilat jane te « favorizuara » qe sjell lindjen e nje piramide apo hierarkie preferencash.

Neni 1 I GATT mbi mos diskriminim synon te parandaloj pikerisht ketekategorizim i partnereve tregetare si miq, me pak miq dhe armiq.

Piramida e preferencave te KE ne vitin 1991

Duke konsideruar piramiden e preferencave te vitit 1991 shohim qe vetem vetem vendet e nivelit te gjashte (vende anetare teOECD jo Europiane dhe Afrika e Jugut) perfituan nga trajtimi i MFN (Most Favorite Nation). Vendet shtete-tregetare ishin subjekt i nje regjimi inferior qe rridhte dhe nga statusi i tyre ne raport me GATT pasi nuk ishin subjekt i trajtimit MFN. Niveli i pare, i dyte dhe i katert kane qene per nje kohe te gjate stabel por pastaj ndryshime te rendesishme kane ndodhur ne kontekstin e « integrimit pan-European ».

Keto ndryshime kane lene dy nivele ; ACP (African – Caribbean – Pacific) dhe GSP (Generalised System of Preferences, per vendet ne zhvillim).

ACP ose Grupi Lome rrjedh nga nje histori e gjate preferncash post – koloniale, aplikuar mbi te gjithe nga Franca, Britania, Belgjika dhe Hollanda.

Page 7: Politika Perbashket Tregtare

7

GSP i referohet Sistemit te Pergjithshem te Preferencave per vendet ne zhvillim.

Ne me pak se nje dekade, piramida eshte pothuajse sheshuar dhe disa nivele jane zhdukur. Nivelet e fundit tashme jane te pakuptimte ne realitetin e sotem me perjashtim te Korese se Veriut. Shtete – tregetare pothuajse nuk ekzistojne me dhe ato vende qe kane qene te tila ne mos jane anetare te BE-se apo OBT-se perfitojne nga trajtimi MFN me marrveshje bilaterale.

Bazuar ne nje vendim te GATT ne 1968, Komuniteti prezantoi GSP-ne per vendet ne zhvillim ne 1971. GSP-ja eshte unilaterale dhe ndryshime te vogla jane bere pothuaj cdo vit.

Motivet ekonomike ne origjin per prezantimin e GSP prej GATT dhe UNCTAD ( UN Conference on Trade and Development) ishin per te perdorur tregetine si mjetin per te influencuar pozitivisht ne rritjen dhe zhvillimin ekonomik te vendeve ne zhvillim. Kishte dy rruge per te arritur nje rritje ekonomike te udhehequr nga eksportet per vendet ne zhvillim, nepermjet reduktimit te tarifave dhe nepermjet aksesit preferencial.

Nje sondazh nga Langhammer & Sapir (1987) ka treguar qe benefitet e GSP kane qene te pakta por jo te parendesishme. Heqja e kuotave nga KE-ja ka nje rendesi te madhe per vendet ne zhvillim te cileve ju garanton nje akses me te lehte ne tregun e KE-se.

Konventa e Lome (Be-ja me 68 vende ACP) kombinon preferencat tregetare me ndihmen per zhvillim ne nje strukture te vetme dhe te perbashket institucionale e bazur ne partneritet dhe barazi.

Konkluzione

Ne rastin me te mire justifikimi ekonomik per te pasur nje politik tregetare eshte I dobet pra nuk ka baze solide. Politikat tregetare nuk jane te mira ne rastet e falimentimit apo deshtimit te tregjeve dhe kjo eshte provuar.

Ne rastin e KE Politika e Perbashket Tregetare eshte e justifikuar per dy arsye:

1. Externalitetet negative si pasoje e politikave tregetare te ndryshme te vendeve anetare ne nje union me levizje te lire.

2. Uniformiteti ligjor ne te gjithe unionin, I cili ul pasigurin dhe kostot e transaksionit.

Principet dhe objektivat jane ne perputhje me tendencen neo liberaliste te ekonomise boterore si dhe ne perputhje me OBT.

Instrumentat jane jo mire te definuar ne traktat dhe rendesia e tyre vjen duke u zbehur.

Integrimi rajonal dhe nje ndryshim drastik ne paradigmen e zhvillimit jane menyra e vetme e vendosjes se CA ne fillimet e FTA gjate negociatave me BE. Por BE duhet te kerkoj me teper. Kjo eshte nje sfide gjeopolitika ne te cilen perballen BE me Ameriken Qendrore.