16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 364 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 18 Prill 2019 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 4 Faqe 4 Faqe 10 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED Këshilli i Agrobi- znesit Shqiptar dhe Enti Kombëtar Rural mbështetën në krijimin e 100 Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor KASH mbështet riaktivizimin e shkollave të mesme profesionale bujqësore dhe kurseve për punonjësit në sektorin e mekanikës bujqësore Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL GIZ RISI ALBANIA JICA mbështet për të rritur aksesin e fermerëve të vegjël për shërbimet dhe informacionet financiare duke dorëzuar pajisjet në FED invest Edona Bilali nga AZ Consulting: Risi Albania më ka bërë të mendoj dhe të dal me një produkt shumë të mirë në përfitim të industrisë së agrobiznesit Shërbimi bankar në zonat rurale, Zana Konini: Projekti, përputhet plotësisht me misionin e FED invest Faqe 5 Faqe 2 Faqe 5 FED INVEST Faqe 2 GIZ mbështet agroturizmin PRODUKTE ME HORMONE, KASH: NUK MBËSHTESIM OPINIONET E PABAZUARA Siguria e produkteve ushqimore dhe atyre bujqësore vendase - Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj shprehet në një intervistë për televizionin “Fax News”. Përdorimi hormoneve në produktet bujqësore, Rrapaj: Është momenti për t’i vënë fre këtij fenomeni që nuk është i bazuar në fakte Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj në disa sektorë të bujqësisë SIGURIA USHQIMORE, RRAPAJ: DUHEN NDARË FAKTET NGA OPINIONET, UDHËTARËT E RRUGËS NUK MUND TË ZËVENDËSOJNË EKSPERTËT Vlorë - Projekti “100 Fshatrat”, Margariti: Investime në identitet

Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 364 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 18 Prill 2019

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 4 Faqe 4 Faqe 10

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

Këshilli i Agrobi-znesit Shqiptar dhe Enti Kombëtar Rural mbështetën në krijimin e 100 Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor

KASH mbështet riaktivizimin e shkollave të mesme profesionale bujqësore dhe kurseve për punonjësit në sektorin e mekanikës bujqësore

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

GiZ

risi albania JICA mbështet për të rritur aksesin e fermerëve të vegjël

për shërbimet dhe informacionet financiare duke dorëzuar

pajisjet në FED invest

Edona Bilali nga AZ Consulting: Risi Albania më ka bërë të

mendoj dhe të dal me një produkt shumë të mirë në përfitim të industrisë së agrobiznesit

Shërbimi bankar në zonat rurale, Zana Konini: Projekti,

përputhet plotësisht me misionin e FED invest

Faqe 5Faqe 2

Faqe 5

Fed invest

Faqe 2

GIZ mbështet agroturizmin

PRODUKTE ME HORMONE, KASH: NUK MBËSHTESIM OPINIONET E PABAZUARA

Siguria e produkteve ushqimore dhe atyre bujqësore vendase - Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj shprehet në një intervistë për televizionin “Fax News”. Përdorimi hormoneve në produktet bujqësore, Rrapaj: Është momenti për t’i vënë fre këtij fenomeni që nuk është i bazuar në fakte

Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj në disa sektorë të bujqësisë

SIGURIA USHQIMORE, RRAPAJ: DUHEN NDARË FAKTET NGA OPINIONET, UDHËTARËT E RRUGËS NUK MUND TË ZËVENDËSOJNË EKSPERTËT

Vlorë - Projekti “100 Fshatrat”, Margariti: Investime në identitet

Page 2: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

2 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

risi albania GiZ

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kashalbania.org E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

GIZ mbështet agroturizmin Edona Bilali nga AZ Consulting: Risi Albania më ka bërë të mendoj dhe të dal me një produkt shumë të mirë në përfitim të industrisë së agrobiznesit

Vlorë - Projekti “100 Fshatrat”, Margariti: Investime në identitetProjekti “100 Fshatrat” syn-

on së pari, të shfrytëzojë resur-set ekzistuese në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Duke folur për këtë in-vestim madhor të Qeverisë shqiptare, në Forumin me të njëjtin emër që u zhvil-lua gjatë ditëve të aktivitetit “South Outdoor Festival” në fshatin Borsh, Himarë, min-istrja e Kulturës, Elva Marga-riti, u ndal tek risitë që ai sjell për Dhërmiun dhe Vunoin, që janë dy fshatrat ku po ndihet dukshëm fryma e modelit të Projektit “100 Fshatrat”.

Sipas ministres Margariti, në këto dy fshatra të bashkisë Himarë, ka pasur një investim shumë të madh, që ka kaluar përmes restaurimit të fasadave, të çative, pjesëve të kalldrëmit, të shesheve, pra rikrijimit të hapësirave komunitare, një tjetër vlerë kjo e programit, që synon rikthimin e ndjesisë komunitare nëpër fshatra, të cilat kishin nisur të abandono-heshin.

“Tani, këtë ndjesi po e rigjejmë sërish tek njëri-tjetri, tek ajo dëshira për të qëndruar së bashku në fshat”, nënvizoi Margariti, duke u shprehur se, Vunoi, shumë shpejt do të ketë edhe aktivitetet e para ekono-mike, të cilat nuk janë thjesht restorante, ose hotele me yje, por mikrodyqane dhe produkte kulinare, produkte të zejtarisë, të artizanatit.

Duke u ndalur tek detajet e zbatimit të këtij projekti, Mar-gariti evidentoi se janë disku-tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja.

Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk është një model i vetëm që replikohet në 100 fshatrat, sepse secili fshat ka karakteristikat e veta dhe mod-eli që gjendet në një zonë, nuk mund të gjendet me të njëjtin gërshetim tek fshatra të tjerë.

“Në këtë drejtim, për të gjithë ata që mund të pyesin se ku duhet të investojnë, unë sugjeroj që, duhet investuar tek identiteti i fshatit, tek ata ele-

mentë unikalë që e bëjnë fsha-tin me të vërtetë karakteristik. Vetëm kështu fshati mund të ecë përpara”, u shpreh minis-trja Margariti.

Ajo shtoi se janë diversifi-kuar tashmë modelet e ndry-shme të zhvillimit, pikat kyçe të zhvillimit të fshatrave dhe janë duke u detajuar projektet.

Shumë shpejt do të realizo-hen aplikimet e para dhe prej këtej pritet të reflektohet një ndërveprim më i madh mes investimeve private dhe atyre shtetërore.

Aktiviteti “South Out-door Festival”, që u zhvillua në fshatin Borsh të Bashkisë Himarë, shënoi edhe çeljen e sezonit turistik veror në këtë njësi vendore.

Ky aktivitet u organizua nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ, në bashkëpunim me bashkinë, si pjesë e projek-tit të madh të promovimit të resurseve turistike të kësaj zone.

Turistët e aventurës nga Gjermania, kamping dhe kanoe në Shkodër

Shqipëria si destinacion tur-istik gjithëvjetor vazhdon të mbetet atraksion i preferuar i turistëve të huaj edhe përgjatë vitit 2019. Vendi ynë tashmë nuk ofron vetëm turizmin e detit dhe të rërës, por ofron mundësi edhe për turistët e huaj që ud-hëtojnë me kampera (rulota) që të kenë mundësi të eksplorojnë vendin tonë dhe mundësi ako-modimi me këto mjete.

Në këtë fillim pranvere turistë të shumtë nga Europa Perëndimore, nga Gjermania dhe Austria kanë zgjedhur Shkodrën për të shijuar natyrën dhe në një nga resortet e zonës i cili ofron mundësi për kamp-ing, si dhe për të shijuar sportin

e kanoes në liqenin e Shkodrës dhe lumit të Kirit.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shq-iptare pronari i këtij resorti, Niko Maraçaj shprehet: “Ideja për këtë resort më ka lindur pasi vetë kam jetuar në qytete të mëdha dhe kam udhëtuar me kamper gjithmonë dhe ideja për të qenë sa më i lidhur me natyrën më bëri të bëj këtë vend këtu në Shkodër”.

“Për momentin po pushojnë në këtë vend 40 turistë kryesisht nga Gjermania, Finlanda e Aus-tria. Gjatë sezonit të verës këtë vend e vizitojnë rreth 100 deri në 200 vizitorë në ditë. Ky resort ofron kamping, kuzhinë tradi-

cionale si dhe panoramën fan-tastike që e rrethon këtë vend siç është liqeni i Shkodrës”, tha Maraçaj. Gjithashtu turistët e shumtë që ndodheshin në këtë resort nga Gjermania dhe Aus-tria u shprehën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se vinin për herë të parë në Shqipëri dhe vendi ynë u duket i mrekul-lueshëm. Atyre gjithashtu për-shtypje mjaft të mirë u kishte bërë dhe mikpritja e njerëzve në vendin tonë, që i cilësojnë si mjaft miqësorë. Turistët dhanë edhe vlerësimet e tyre për kuzhinën shqiptare, e cila sipas tyre të ofron larmishmëri ushqimesh, si dhe një shije të veçantë.

Edona Bilali është një sipër-marrëse e re që drejton një nga kompanitë më të suksesshme, “AZ Consulting”.

Ajo është diplomuar në Ad-ministrim Biznesi në Fakulte-tin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Pasi ka akumuluar një eks-periencë të gjerë duke punuar për shumë vite si në adminis-tratën publike edhe në sektorin privat, ajo vendosi të vazhdojë karrierën si sipërmarrëse dhe që atëhere nuk ka ndaluar.

Çfarë ju ka motivuar ju të kaloni në fushën e konsu-lencës?

Unë kujtoj se gjatë kohës si studente kuptova se kisha aftësi të isha sistematike dhe i bëja gjërat në kohën e duhur. Në fakt unë gjithmonë res-pektoja afatet e projekteve dhe përgatitesha rregullisht gjatë semestrit për provimin final. Në këtë kontekst sezoni i provimeve ishte më shumë si kohë përsëritjeje sesa kohë përgatitjeje. Më vonë duke punuar në detyra të ndryshme si në sektorin publik edhe atë privat, kam patur si objektiv përmirësimin profesional. Unë besoj se në çdo organizatë ka vend për t’i bërë gjërat më mirë, por në atë kohë këtë gjë e bëja pa e kuptuar, përveç detyrave të ngarkuara. Unë kontribuoja për “t’ua lehtësuar jetën”, kolegëve të mi duke bërë punë të tjera, në mënyre spontane me më shumë efika-sitet për procesin e punës. Ky sens për t’i ndihmuar kompan-itë për t’u përmirësuar vazh-dimisht, është ajo ç’ka më ka motivuar që t’i futem fushës së konsultimit.

Si i shikoni tendencat e tregut të konsulencës tani në Shqipëri?

Aplikimi i shërbimeve të konsulencës është rritur në mënyrë të dukshme së fundi në Shqipëri, veçanërisht në

fushën e bujqësisë. Më konk-retisht ka nevojë në treg për ekspertizë që të lehtësojë me-naxhimin e investimeve në fer-ma, si dhe nismat në agropër-punim dhe agroturizëm, për sa i përket strategjisë. Unë personalisht mendoj se këto in-vestime, në afat të gjatë, do të jenë vlerë e shtuar për vendin. Meqë Shqipëria është një vend në zhvillim dhe si e tillë ka burime të kufizuara, ne duhet të investojmë në mënyrë të zgjuar që të krijojmë përparësi konkurruese dhe të dalim në pah në rajon.

Ju e keni zgjeruar gamën e aktivitetit tuaj së fundmi në sektorin e agrobiznesit, duke u shtrirë në më shumë klientë. Si ishte e mundur kjo?

Shumë sipërmarrës ngan-jëherë i humbin zhvillimet e reja në treg ndërkohë që përqendrohen në përmirësimin e punës së brendshme. Kjo është ajo që ne e quajmë “kompani tradicionale” në një farë mënyre. Kompania jonë gjithashtu po ndiqte këtë ritëm ndërkohë që po ecnim drejt përmirësimit të vazhdueshëm dhe kualifikimit të stafit. Që nga koha kur punojmë me Risi Albania (një program financ-uar nga qeveria zvicerane), ne mësuam një mënyrë krejt tjetër si të përditësojmë modelin tonë

të biznesit.Ata na nxitën të mendojmë

jashtë kornizave dhe të vinim me një produkt të shkëlqyer në përfitim të fushës së bujqë-sisë, me shënjestër zonat ru-rale dhe fermerët. Ky produkt është shumë i suksesshmëm dhe ka rritur bazën e klientëve tanë.

Çfarë u rekomandoni ju bi-zneseve të tjerë konsultues në Shqipëri, që mendojnë të japin shërbime në sektorin e agrobi-znesit?

Unë do jepja dy këshilla miqësore. E para, të jeni të për-

gatitur për të bashkëpunuar me të gjithë grupet e interesit. Tani ka shumë programe të ndry-shme dhe skema që mbështesin SME-të për të marrë grante të ndryshme dhe për të patur mundësi investimi.

Në të njëjtën kohë ka një boshllëk në treg për arsye të mungesës së ekspertizës. Ndërkohë që ekspertët do jenë gjithnjë të kërkuar, ata duhet ta përshtasin kulturën e tyre të punës që të përputhen në të gjithë sektorët e përfshirë.

E dyta, të keni gjithnjë mendje të hapur për ide të reja që i shtojnë vlerë biznesit, si në rastin tonë që përshtatëm një mënyrë të re të të bërit biznes, e cila së fundmi përmirësoi performacën tonë.

Edona Bilali: Kur e nisa këtë rrugë (gjashtë vjet më

parë), kishte profesionalistë me 15 ose 20 vjet eksperiencë pune në tregun shqiptar të konsulencës. Megjithatë, ky fakt më inkura-joi më shumë sepse unë besoj fort në vlerat e vazhdimësisë së përmirësimit (në nivelin personal). Unë e dija që të ecësh në këtë rrugë do të paraqesë shumë sfida, por në një farë mënyre isha edhe e intriguar. Unë mendoja që ishte një mundësi e madhe të rritesh si person dhe si profesionalist. Në të vërtetë jam e lumtur të them që shumë nga ata nga të cilët kam mësuar shumë, janë bërë kolegë të mi.

Page 3: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

3 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

intervista

?????????????????PRODUKTE ME HORMONE, KASH: NUK MBËSHTESIM OPINIONET E PABAZUARA

SIGURIA USHQIMORE, RRAPAJ: DUHEN NDARË FAKTET NGA OPINIONET, UDHËTARËT E RRUGËS

NUK MUND TË ZËVENDËSOJNË EKSPERTËT

Rrapaj: Nuk mund të jemi në krah të opinioneve të

pabazuara dhe të pavërteta në rastin konkret. Nuk ka absolutisht dhe nuk është e nevojshme që në këtë situatë të përdoren ato stimulantë që përmenden në emisione të ndryshme. Ne e dimë shumë mirë që ekziston edhe konflik-ti tregtar. Importuesve mund t’i pëlqejnë këto opinone por kjo nuk është e ndershme. Këto opnione nuk ndikojnë pozitivisht për prodhimin vendas kur sapo ka nisur të dalë në treg.

Siguria e produkteve ushqimore dhe atyre bujqësore vendase - Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar (KASH), Agim Rrapaj shprehet në një intervistë për

televizionin “Fax News”. Përdorimi hormoneve në produktet bujqësore, Rrapaj: Është momenti për t’i vënë fre këtij fenomeni që nuk është i bazuar në fakte

Në bazë të analizave të kryera nga Instituti i Veterenarisë së fundmi, nuk ka rezultuar asnjë rast i produkteve tona me sasi pesticidesh mbi normat e lejuara. Opinione të tilla vetëm sa dëmtojnë prodhimin vendas. Kryetari i KASH thekson rëndësinë e angazhimit në reduktimin e informalitetit, si mënyra më e mirë për të shmangur çdo rast abuzues.

Ditët e fundit janë publi-kuar disa lajme që kanë çuar në hapjen e një debati publik mbi sigurinë ushqimore të prodhimeve vendase. A janë lajme që duhen marrë siç janë ofruar apo të bëhemi të zgjuar dhe të shohim se ç’po ndodh realisht. Për këtë tematikë, për të sqaruar konsumatorët të cilët janë shqetësuar për sig-urinë e ushqimeve që ata kon-sumojnë, ka folur kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shq-iptar, Agim Rrapaj. Ai theksoi se KASH do të godasë dhe ka goditur çdo rast abuzimi që është paraqitur me fakte konk-rete por tërhoqi vëmendjen për ndarjen e fakteve nga opinio-net. Nuk mund të marrim për bazë opinionet e kujtdo që flet, por gjithmonë të bazo-hemi në fakte konkrete dhe në interpretimet e ekspertëve. Në bazë të analizave të kryera nga Instituti i Veterenarisë se fundmi, nuk ka rezultuar asnjë rast me sasi pesticidesh mbi normat e lejuara, opinione të tilla vetëm sa dëmtojnë pro-dhimin vendas. Kryetari i KASH theksoi rëndësinë e goditjes së informalitetit, si mënyrë për të shmangur çdo rast abuzues.

Jemi përpara një debati publik që ndodh pothuajse gjithmonë në këtë periud-hë, për të dëmtuar apo për të tërhequr vëmendjen kjo mbetet për t’u parë. Ju si mendoni?

Për sigurinë ushqimore re-alisht duhet të shqetësohemi, pasi ka të bëjë me shëndetin, me të ardhmen, ka të bëjë me atë që ne kemi për qël-lim, që është të ushqehemi mirë. Prodhimi vendas në Shqipëri zë një peshë të kon-siderueshme në ushqyerjen e popullatës, dua të përmend faktin që 1.2 milionë banorë banojnë në zonat rurale dhe kryesisht vetëushqehen me prodhimet e tyre, por një-kohësisht një pjesë e mirë e tregut vendas në zonat urbane ushqehet me këto prodhime. Janë rreth 350 mijë familje që prodhojnë për vetëkonsum, për konsulamtorin në zonat urbane dhe të gjithë këta së bashku që arrijnë 2.8 milionë banorë ushqehen kryesisht me prodhime vendase. Mo-menti që ne hedhim dyshime mbi cilësinë e prodhimeve vendase është momenti më i rëndësishëm që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje. Unë jam pro asaj media apo ku-jtdo që konstaton një fakt, e bën publik, ka mbështetjen tonë të padiskutueshme. Ne si KASH, si fermerë, si prod-hues apo agropërpunues jemi shumë të interesuar që të go-dasim këdo që hedh një pikë bojë tani që prodhimi vendas sapo ka filluar, por nuk mund të pranojmë opinione nga opinionistë që janë rrugëtarë. Një opinionist rrugëtar nuk mund të përcaktojë nëse janë me mbetje apo jo prodhimet

tona. Këtë e përcakton vetëm laboratori. Unë do të isha mjaft i shqetësuar nëse për sigurinë ushqimore do të fliste profesor Kristaq Sinaj, profesor Sherif Lushaj apo znj. Vjollca Ibro, pra, do të flisnin ekspertë të bujqësisë, ushqimit, mikrobiologjisë që

e njohin këtë sektor. Do të më vinte shumë mirë po të flis-nin agronomët e mbrojtjes së bimëve dhe nëse do të kishte fakte do të ishte një kambanë alarmi për ne. Por, kur janë opinione rrugësh që realisht kthehen në përralla, këto opinione vetëm sa dëmtojnë

prodhimin vendas. Ne duhet të jemi mjaft të kujdesshëm. Siguria ushqimore është një element që ne duhet ta kemi në vëmendje çdo ditë, duhet ta ketë në vëmendje prodhue-si, ambalazhuesi, eksportuesi, por edhe ai që e shet. Në ras-tin konkret nuk ka fakte për të krijuar një opinion të tillë për prodhimin vendas që sapo ka filluar.

Unë nuk mund ta besoj dikë që ka një opinion dhe thotë që në darkë hodha stim-uluesin dhe më mëngjes vola 20 ton shalqi apo që thotë se domatet më të mira vijnë nga Italia. Këta janë njerëz që fla-sin pa patur informimin apo kualifikimin e duhur. Ne jemi

shumë të shqetësuar dhe kemi kërkuar kryerjen e analizave. Janë bërë 47 analiza nga In-stituti i Veterenarisë që është laborator i certifikuar dhe asnjë nuk ka dalë me mbetje mbi normat e lejuara. Pra, nuk ka një rast të vetëm që ne të shqetësohemi. Nuk mund

të ngarkojmë fermerët me el-ementë të cilët ata nuk i kanë. Kush mund ta besojë që 1.2 milionë fermerë nuk hëngër-kan nga prodhimet e tyre dhe që këta njerëz me dëshirën e tyre duan të dëmtojnë fëmi-jët e tyre apo që ne kemi në gjirin tonë njerëz që kryejnë

veprime të tilla. Kjo nuk na tërheq vëmendjen për të qenë goditës ndaj çdo fenomeni por shtrojmë pyetjen që pse të merremi me opinione dhe jo me fakte. Nuk mund të jemi në krah të opinioneve të paba-zuara dhe të pavërteta në rastin konkret. Nuk ka absolutisht dhe nuk është e nevojshme që në këtë situatë të përdoren ato stimulantë që përmenden në emisione të ndryshme. Ne e dimë shumë mirë që ekziston edhe konflikti tregtar, impor-tuesve mund t’i pëlqejnë këto opinone por kjo nuk është e ndershme. Këto opnione nuk ndikojnë pozitivisht për pro-dhimin vendas kur sapo ka nisur të dalë në treg.

A janë gjithmonë kaq të pastra prodhimet vendase apo duhet të pranojmë edhe rastet e futjes së këtyre stimu-lantëve?

Në momentin që ne kemi një fakt, ne jemi të pamëshirshëm

ndaj këtij fakti, por duhet të ndajmë faktin nga opinioni. A krijohen opinione mbi baza që i shërbejnë importuesve, që i shërbejnë konkurrencës së pandershme apo për të dëmtuar prodhimin vendas? Në këtë rast po. Opinionet nuk ndihmojnë askënd, por të padrejtët. Këto

opinione janë përhapur në mo-mentin që prodhimet vendase do të zëvendësojnë importet. Tashmë Shqipëria hyn në pro-dhim përpara të tjerëve me pro-dhimet në serra, kjo për arsye të motit dhe jo të stimulantëve. Është e mira e këtij vendi që ne hyjmë në prodhim një muaj para, por kjo shqetëson te tjerët. Ne nuk kemi asnjë lloj barriere për importin e perimeve, të fru-tave por nuk mund të pranojmë një barrierë artificiale të krijuar nga opinionet. Kjo është e rr-ezikshme edhe për ata që ne na sulmojnë edhe pë rata që kanë një elemet mjaft të veçantë siç ështe prodhimi vendas që re-alisht nuk e përballon dot këtë sulm të padrejtë.

Për të mbrojtur konsuma-torin vendas por edhe prod-huesin çfarë duhet të kemi parasysh në këtë periudhë? Duke u nisur nga debatet për rimbursimin e TVSH-së, mungesën e subvencioneve,

disbursimin e fondeve IPARD që ende s’ka filluar, a mund të themi që jemi duke dëmtuar prodhimin vendas?

Prodhimi vendas është jetik për vendin tonë, është jetik për familjen, për jetesën dhe natyr-isht është i shenjtë. Duke qenë i tillë kjo nuk do të thotë që nuk

preket nga elementë të tjerë për goditjen e cilësisë së tij. Unë nuk kam thënë asnjëherë që nuk ka kontrabandë dhe

nuk do e them. Kam nxitur të gjithë ata që janë në terren që të denoncojnë fenomene të kësaj natyre, kam mbështetur të gjithë ata që t’i bëjnë pub-like por elementi tjetër është që duhen nxitur edhe orga-net përgjegjëse si AKU, që të shtojnë kontrollet dhe t’u japin përgjigje elementëve që krijojnë këto opinione. Ka ele-mentë që janë abuzues, por ata janë informalë dhe ne duhet të luftojmë informalitetin. Opinionin e krijon media, por edhe opinionistët e rrugëve. Për mua është momenti për t’i vënë fre këtij fenomeni që nuk është i bazuar në fakte.

A duhet të lëvizë prokuro-ria në këtë rast për të nxjerrë të vërtetën apo do ta lëmë të kalojë në diskutime mediatike gjithsesi?

Po të ketë fakte konkrete lëviz prokuroria, pa fakte, nuk e besoj. Këtu bëhet fjalë për opinione rrugësh, të mbled-hura gjithandej dhe nuk besoj se është aq shqetësuse për ta kaluar në problem ligjor. Kjo është shqetësuese kur kemi fakte konkrete. Do të lëvizte prokuroria nëse media do të paraqiste një fakt konkret apo një emër konkret. Nuk mund të lëvizë prokuroria për opinione rrugësh. Kjo është qesharake. Nëse kemi fakte patjetër që duhet të ndërhyjë prokuroria.

Diçka që unë dua të tërheq vëmendje është që në duhet të bëjmë shumë kujdes me karantinën, në momentin që bëjmë spërkatjen. Ne nuk kemi karantinën e nevojshme. U bëj thirrje të gjithë prodhuesve që të jenë të kujdesshën në këtë drejtim. Dua të përmend dhe një fakt që është shumë i rëndësishëm.

Para disa ditësh ne kemi bërë një konferencë me Glob-al G.A.P e cila është organi-zata më e madhe në botë për certifikimin dhe një kompani shumë e madhe u kishte tele-fonuar dhe thënë që duam të marrim prodhime nga Shq-ipëria por duam prezencën tuaj atje. Zëvendëspresidenti i Global G.A.P ka ardhur në Shqipëri. Ne kemi nisur një proces dhe me mbështetjen e Risi Albanias shumë shpejt do fillojmë zbatimin e atyre krit-

ereve që ka Global G.A.P., pra nuk jemi duke zbritur përsa i përket cilësisë por jemi drejt stabilizimit të situatës.

Page 4: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

4 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

bashKëpunim

(Vijon ne faqen 10)

Potencialet e prodhimit dhe eksportit në fushën e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agrobiznesit

dhe agroturizmit në Shqipëri

Delegacioni shqiptar i krye-suar nga Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar Agim Rrapaj gjatë vizitës zyrtare në Çeki me ftesë të Ministrisë së Bujqësisë të Çekisë parashtroi potencialet dhe resurset që ka Shqipëria, si një mundësi mjaft e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve në fushën e bujqë-sisë dhe agrobiznesit.

Fjala e plotë e kryetarit të KASH në takimin me përfaqësuesit e lartë çekëDëshiroj t’ju informoj

për Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar, për potencialet dhe mundësitë e bashkëpunimit tonë në fushën e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agrobi-znesit dhe agroturizmit krye-sisht në zonat rurale në Shq-ipëri.

KASH është organizata më e madhe në Shqipëri. E theme-luar në vitin 2000, e cila në nivel kombëtar ka në përbërje të saj 22 shoqata kombëtare që operojnë në të gjithë sek-torët e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agropërpunimit, agroturizmit dhe agrobiznesit. Gjithashtu është i organizuar edhe në nivel rajonal me 12 Këshilla Rajonale të Agrobi-znesit.

Shqipëria ka gjithsej 2.8 milionë ha tokë nga e cila: 699.021 ha është tokë bujqë-sore ose 24 % e totalit që mund të kultivohet, ndërsa livadhet e kullotat zënë 16 %, tokat (in-produktive, urbane, sipërfaqe ujore të brendshme) zënë 15 %, pyjet zënë 36 %, ndërsa të tjera 9 %. Në Shqipëri në zonat rurale banojnë në mbi 2500 fshatra rreth 1.2 milionë ban-orë. Pra ka ekspertë me për-vojë nga e kaluara në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë, ka fuqi punëtore për të zhvilluar këta sektorë, që akoma gjendet e vlerësohet në treg me kosto të ulet sepse nuk është shumë e kualifikuar dhe e paazhor-nuar me teknologjitë e reja të prodhimit bujqësor dhe bleg-toral, me një pagë mesatarisht 300 euro në muaj, pagë kjo më e ulët krahasuar me të gjitha vendet e rajonit.

Në zonat rurale ushtrojnë aktivitetin e tyre 352 mijë ferma nga këto 40 000 janë të pajisura me një dokument identifikimi (NIPT). Të cilat mund të kenë akses për të shitur normalisht prodhimet e tyre në treg. Fermerët që nuk janë të pajisur me (NIPT) që janë mbi 300 mijë prodhojnë në një sipërfaqe të kufizuar, në mesatare prej 1,2 ha, një gamë të gjerë lëndësh të para dhe produktesh natyrale me origjinë bimore e shtazore, me destinacion kryesisht për vetëkonsum, për konsum nga blegtoria, dhe bazuar në sipër-faqen e tokës që kultivojnë dhe blegtorisë që mbarështojnë, se-cilit i mbetet edhe një tepricë e vogël prodhimi edhe për ta çuar në treg, por që ky proces shoqërohet me shumë prob-leme e vështirësi.

Fermerët në Shqipëri kanë

në pronësi dhe në përdorim një sipërfaqe toke të mundshme për t’u kultivuar prej 696 000 ha, me një mesatare rreth 2 ha/fermë. Nga e cila sipas statis-tikave zyrtare raportohet se kultivohen mesatarisht rreth 418 mijë ha tokë me një mesa-tare rreth 1,2 ha/fermë. Nga kjo sipërfaqe mbi 50 % mbillet me

foragjere për të ushqyer bleg-torinë. Fermerët kanë në pro-nësi rreth 3.5 milion bagëti të imta dhe 900 mijë gjedhë dhe njëthundrakë.

Tregu për shitblerjen dhe dhënien e tokës bujqësore me qera, megjithë përpjekjet që janë bërë për shumë vite po zhvillohet me ritme të ngadal-ta. Ndërsa ndarja e familjeve fermere në zonat rurale, që kanë përfituar tokë nga ligji 7501/1991 “Për ndarjen e tokës”, po zhvillohet normal-isht si një proces i pandalshëm, i cili po ndikon negativisht dhe do të vazhdojë të ndikojë në parcelizimin e mëtejshëm të tokës edhe në të ardhmen. Faktor që do të ndikojë në zvogëlimin e metejshëm të madhësisë së sipërfaqeve të fermave në Shqipëri.

Ujitja:Shqipëria ka patur para

viteve 90 rreth 400 mijë ha tokë, që ishin të mundshme për t’u ujitur, pasi ishin kryer mjaft investime dhe ekzistojnë burime ujore natyrale gjithëv-jetore.

Gjatë një viti nga të gjithë lumenjtë tanë derdhen në det rreth 39 miliardë m3 ujë. Bu-rime ujore këto që mund të përdoren me efiçencë edhe aktualisht mbasi edhe në kohë thatësire kanë kapacitete të mjaftueshme për t’u përdorur për ujitje.

Raportohet se në Shqipëri vitet e fundit janë ujitur me-satarisht rreth 150 mijë ha nga 400 mijë ha të mundshme. Si-pas të dhënave statistikore nga 418 mijë ha tokë e kultivuar që raportohet, sipas sondazheve dhe rezultateve të censusit të fundit realisht nga fermerët kul-tivohen rreth 300 mijë ha. tokë

në një vit bujqësor. Potencial-isht të pashfrytëzuara në bazë të sondazheve dhe censusit të fundit vlerësohet se janë mbi 100 mijë ha tokë produktive, e cila mund të kultivohet, por që lihet djerrë nga fermerët në çdo vit bujqësor. Veçanërisht në këtë sipërfaqe toke që nuk po kultivohet në vite, vlerëso-

het se ka rezerva e potenciale të mëdha, për të investuar e prodhuar produkte bujqësore e blegtorale të cilësisë së parë dhe natyrale, me kosto të ulët dhe mund të përfitohen nga fermerët nga 100 - 400 milion dollarë të ardhura bruto në një vit bujqësor.

Kjo sipërfaqe toke është e mundur për t’u ujitur dhe kul-tivuar me mekanikë bujqësore, por që nuk kultivohet dhe nuk ujitet për disa mangësi dhe ndër më kryesorët përmendim e veçojmë ato:

Të madhësisë së vogël dhe keqorganizimit të fermës. Të mungesës së kooperimit midis fermerëve dhe mosformaliz-imit të tyre. Mospërdorimit të teknologjisë së përparuar dhe inovacionit. Të mungesës së realizimit të disa investimeve publike të domosdoshme në rrugët rurale, në kanalet kul-lues dhe vaditës. Pamjafuesh-mëri në masën e financimit dhe pengesa në disbursimin e fond-eve të planifikuara. Të disa mangësive të legjislacionit dhe akteve nënligjore që rregulloj-në kryesisht veprimtarinë e fer-mave në zonat rurale.

Tani së fundmi për fermer-ët në Shqipëri po reflektohen ndjeshëm edhe pasojat nega-tive dhe kostoja e madhe që po reflektohet veçanërisht tek fermerët e varfër, si pasojë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, si ajo globale e OBT dhe ajo rajonale siç është CEFTA. Gjithashtu fermerët në Shq-ipëri janë përballur edhe me dëmtime të mëdha si pasojë e ngricave dhe përmbytjeve masive, thatësirës së tejzg-jatur dhe zjarreve, dëmtuesve të bimëve dhe sëmundjeve në blegtori, që këto 3 vitet e fundit kanë qenë më të shpeshta.

I. Përsa i përket situatës në fushën e organizimit, kooperimit dhe formalizimit të sektorit: Në Shqipëri nga 354 mijë

ferma rreth 41 mijë janë të pajisuara me dokument iden-

tifikimi NIPT. Në tre vitet e fundit me nxitjen dhe asistencë të Këshillit Agrobiznesit të Shqiptar dhe Entit Kombëtar Rural u krijuan disa (SHBB) dhe numri arriti në 100 Sho-qëri të Bashkëpunimit Bujqë-sor. Të cilat nuk kanë qenë të gjitha efiçente për disa faktorë e arësye, që duhen analizuar për të gjetur zgjidhje të qën-drueshme e afatgjata.

Për të futur në rrugën e zgjidhjes problemet e organiz-imit të fermës dhe fermerëve, kooperimit dhe formalizimit të sektorit rural kërkohet përveç mbështetjes së institucioneve publike të shtetit shqiptar edhe asistencë nga investitorë të huaj për:

Mbështetjen e SHBB ekz-istuese duke i asistuar nga fondet e buxhetit të shtetit dhe ato të donatorëve, si dhe duke u dhënë asistencë teknike nga ekspertë vendas dhe të huaj me përvojë, për kualifikimin e drejtuesve të tyre, për nxitjen e krijimit të SHBB të reja në çdo fshat, grup fshatrash, apo njësi administrative me veprimtari të spikatur prodhuese e ekspor-tuese, si dhe dhënie garancie për sigurimin e prodhimit dhe marrje kredie me kushte lehtë-suese për të realizuar veprim-tarinë e tyre.

Krijimin e kushteve dhe nxitje të procesit të binjakëz-imit të SHBB-ve shqiptare me simotrat e tyre sipas fushave përkatëse në vende të tjera të zhvilluara që vlerësohen se kanë një histori suksesi.

Mbështetje për realizimin e projektit të propozuar nga Shoqatat e Biznesit dhe Agro-biznesit në Shqipëri, për të mundësuar formalizimin e sektorit përmes realizimit të një Platforme Elektronike që

përfshin Kartën Elektronike të fermerit, Regjistrin Elektronik të Fermës dhe Qendrën Kom-bëtare të Regjistrimit të Agro-biznesit.

Bashkëpunim më të mirë me shoqatat aktive që përfaqë-sojnë realisht bujqësinë dhe agrobiznesin në Shqipëri, për të përmirësuar efiçencën në pro-

cesin e informimit, promovi-mit dhe mbrojtjes së interesave të SHBB edhe në kuadër të zhvillimit të bujqësisë sociale, agrobiznesit dhe atë të zonave rurale në tërësi në Shqipëri.

II. Situata e teknologjisë për punimin e tokës, linjave për përpunimin e produkteve bujqësore dhe inovacionit Në Shqipëri për punimin

e tokës janë të regjistruar 9794 traktor nga të cilët 4013 janë minitraktorë. Shumica e të cilëve janë pa targa, pa leje qarkullimi për rrugët na-cionale, pa dokumentacionin e nevojshëm teknik për t’u regjistruar e lënë si kolateral në institucionet kredidhënëse. Aktualisht në gjendje pune për të punuar e kultivuar tokën me cilësi dhe me kosto të ulët janë rreth 5000 traktorë.

Shqipëria ka 1.24 traktor/100 ha të kultivuar, ndërsa Maqe-donia 6 traktorë/100 ha, Greqia ka 6.6 traktorë/100 ha, Italia 13.2 traktorë/100 ha, Gjërma-nia 10.8 traktorë/100 ha, BE 8.1 traktorë /100 ha. Shqipëria përdor 1.5 makineri të ndry-shme bujqësore për çdo trak-tor. Makineri e pajisje që shër-bejnë për kultivimin e tokës, për shërbimet ndaj bimëve, për vjeljen, grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bu-jqësore e blegtorale. Vendet e rajonit përdorin mesatarisht 5-7 të tilla, ndërsa BE 13 maki-neri bujqësore/traktorë. Kjo situatë e keqe është edhe për faktin se në Shqipëri përdoren shumë tipe traktorësh, të prod-huar shumë vite më parë me

një teknollogji të vjetër.Niveli i përdorimit të fuqisë

KF/ha. Rusia e ka koefiçentin 2.7 Kf/ha, Anglia 3.4 Kf/ha, Japonia 13 Kf/ha kurse Shq-ipëria 0.53 KF/ha. Një tjetër tregues është KW/banor: SHBA ka 0.74 KW/banor, BE 0.37 KW/banor, vendet në zh-villim 0.2 KW/banor, ndërsa Shqipëria 0.08 kW/banor.

Në Shqipëri për aresye të terrenit malor dhe pamundë-sisë për të përdorur mekan-izimin vetëm 54 e familjeve fermere përdorin traktorin ose pajisje të mekanizuara për punimin dhe kultivimin e tokës. Pjesa tjetër vazhdojnë të punojnë sipërfaqe të mëdha toke akoma me dorë ose me kafshë pune. Edhe si rrjed-hojë e këtij fakti Shqipëria ka të angazhuara mesatarisht në fushën e bujqësisë dhe të agrobiznesit 1.5 deri 2 forca pune/ha. Gjithashtu në Shq-ipëri në zonat rurale nuk mund të përjashtohet edhe puna e kontributi i femrave dhe fëmi-jëve, që janë nën moshën e punës dhe i të moshuarve mbi moshën e punës. Por edhe kjo kategori e forcave të punës në bujqësi e blegtori sa vjen e po reduktohet si rrjedhojë e braktisjes për në zonat urbane brenda Shqipërisë dhe në emi-gracion.

Duke vlerësuar strukturën reale të prodhimeve bujqësore në Shqipëri nga rreth 300 mijë fermerë për çdo 1000 ha tokë të kultivuar prej tyre, mesatar-isht përfitojnë të ardhura bruto nga 800 mijë – 1 milion dollar. Ose 5 herë më pak të ardhura e krahasuar kjo me 1000 ha tokë në Izreal, e cila nuk e ka as strukturën dhe prodhimtarinë natyrale të tokës, as burimet e ujit për ujitje si i ka Shqipëria.

Në Shqipëri rreth 50 % e fermerëve kanë probleme e mangësi me rrugët rurale e veçanërisht ato midis fer-mave, që ndikojnë në rritjen e kostove dhe pengojnë fermer-ët veçanërisht në periudhën e vjeljes dhe grumbullimit të prodhimit.

Në Shqipëri të ardhurat mesatare vjetore të fermave llogariten se vijnë 54 % nga blegtoria dhe 46 % nga bujqë-sia, ndërsa shpenzimet mesa-tare vjetore llogariten se re-alizohen 68 % për bujqësinë, 4 % për mekanikën, 16 % për blegtorinë dhe 12 % të tjera. Me blegtori në Shqipëri mer-ren 292 mijë familje fermere nga 354 mijë gjithsej.

Shqipëria që të përmirësojë treguesit e mësipërm dhe të bëhet e krahasueshme me ra-jonin kërkohet:

Të mbështesë me subven-cione dhe kredi me interesa të ulëta fermerët dhe fermat që të importojnë edhe 5000 traktorë të rinj dhe 8 mijë makineri bujqësore të llojeve të ndry-shme. Këto mjete duhen për të plotësuar nevojat e reja për mekanikë bujqësore dhe për të rinovuar parkun e vjetër e të amortizuar, që aktualisht po përdoret për punimin e tokës dhe kultivimin e bimëve por

Page 5: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

5 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

Fed invest

JICA mbështet për të rritur aksesin e fermerëve të vegjël për shërbimet dhe informacionet financiare

duke dorëzuar pajisjet në FED invest

Agjencia Japoneze për Bash-këpunim Ndërkombëtar (JICA) po mbështet përmirësimin e përfshirjes financiare në Shq-ipëri, nëpërmjet zbatimit të pro-jektit të Bashkëpunimit Teknik, Projekti për Përfshirjen Finan-ciare të Familjeve të Vogla në Shqipëri. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë.

Objektivi kryesor i Projektit është përmirësimi i përfshirjes financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri, duke zhvil-luar produkte dhe shërbime të reja financiare dhe jo financia-re, të cilat në mënyrë fleksibile i përgjigjen nevojave të fermer-ëve. Kjo po arrihet duke forcuar kapacitetin e Shoqatës së Kursi-meve dhe Kredive, FED invest, e cila ofron shërbime financiare në zonat rurale të vendit.

Një nga tri rezultatet e këtij projekti është zgjerimi i shër-bimeve financiare dhe jo finan-ciare të investimeve të FED-it duke rinovuar sistemin e tyre bankar (CBS). Pritet që të of-rojë një sërë produktesh dhe shërbimesh financiare si shërbi-met e pagesave, llogaritë rrjed-hëse, zgjidhjet e lëvizshme dhe të internetit për familjet rurale dhe për ata që aktualisht janë të painformuar. Në mënyrë që të ndërtohet njohuria finan-ciare e njohurive teknologjike

të popullsisë së synuar dhe të mundësohet qasja e fermerëve të vegjël në informacionin e tregut për sektorin e bujqësisë,

një numër i konsiderueshëm i pajisjeve, si: servera, stacione pune, PC, printera, që arrijnë në rreth 890.000 Euro , janë proku-ruar.

Në ceremoninë e dorëzimit të sistemit bankar Core, që u zh-villua më datën 24 prill 2019, në selinë e FEDinvest, në Tiranë, merrnin pjesë ministrja e Ekon-omisë dhe Financave, Anila De-

naj, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito, përfaqë-suesi kryesor i Zyrës JICA për Ballkanin, Hideya Kobayashi,

Sekretar i Përgjithshëm i Min-istrisë së Bujqësisë dhe Rural Zhvillim, Enea Hoti, Drejtore-sha e FED Invest, Zana Konini, Shefi i Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, Denis Derralla, si dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe mysafirë të tjerë.

Historiku i ProjektitEkonomia shqiptare bazo-

Ambasadori i Japonisë në Republikën e Shqipërisë, Mako-to Ito, duke marrë fjalën në cer-emoninë e dorëzimit të Sistemit Bankar (CBS) dhe të pajisjeve kompjuterike në zyrën qendrore të FED Invest u shpreh: “ Ky

është hapi i parë drejt forcimit të kapaciteteve të këtij institucioni, i cili do të ndihmojë në përm-bushjen e nevojave të fermerëve dhe atyre shtresave të shoqërisë të cilat aktualisht nuk i përfitojnë këto shërbime”.

“Është kënaqësi të marr pjesë në ceremoninë e sotme të dorëz-imit të pajisjeve, teksa shënojmë finalizimin e kësaj faze të parë të projektit “Përfshirja Financiare e Familjeve të Vogla në Shqipëri”. Më lejoni ta nis fjalën time duke i shprehur vlerësimin tim Min-istrisë së Ekonomisë dhe Finan-cave, Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Shoqatës së Kursim-eve dhe Kredive FED invest për punën e tyre përgjatë këtij një viti e gjysmë që lamë pas”- tha Ambasadori .

Ndërsa vuri në dukje se ka marrë vetëm lajme të mira nga JICA gjatë kësaj kohe. “Sistemi Bankar Qëndror (CBS) dhe rreth 200 kompjutera tashmë

Dixhitalizimi i Sistemit Bankar të FED invest, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Makoto Ito: Hap i parë në forcimin e kapaciteteve të këtij institucioni, që do të ndihmojë në përmbushjen e nevojave të fermerëve

het në një segment të madh bujqësh dhe biznesesh famil-jare dhe 45% e popullsisë je-ton në zonat rurale. Shkalla e përfshirjes financiare në Shq-ipëri është e ulët, vetëm 38% e njerëzve mbi pesëmbëdhjetë vjet llogaritë bankare në insti-tucionet financiare formale, duke lënë shumë familje pa llogaritur në institucionin fi-nanciar formal.

Duke pasur parasysh sfon-din dhe rëndësinë e mësipërme, Qeveria e Shqipërisë, përmes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kërkoi nga JICA që të mbështesë një projekt të ri të bashkëpunimit teknik që trajton përfshirjen finan-ciare të pronarëve të vegjël ruralë në Shqipëri, me fokus në zhvillimin e financimit të FED investimeve produkteve dhe shërbimeve jo financiare. Projekti do të zgjasë për katër vjet, me një buxhet prej rreth 4 milionë Euro (JPY504 milion). Projekti pritet të përmirësojë jetesën e 50,000 fermerëve në shkallë të vogël përmes rritjes së kapacitetit të investimeve të

FED dhe përmirësimit të shër-bimeve të tyre.

Rreth OrganizataveAgjencia Japoneze për

Bashkëpunim Ndërkombëtar

(JICA) në përputhje me viz-ionin e saj të “Zhvillimit gjithëpërfshirës dhe dina-mik”, mbështet zgjidhjen e çështjeve të vendeve në zhvil-lim duke përdorur mjetet më të përshtatshme të metodave të ndryshme të asistencës dhe një qasje të kombinuar rajonale të

vendit dhe çështjeve . JICA, në mesin e agjencisë më të madhe të ndihmës dypalëshe në botë, është përgjegjëse për administrimin e ODA nëpërm-jet bashkëpunimit teknik, kre-dive dhe ndihmës në mënyrë të integruar. Nëpërmjet 100 zyrave në mbarë botën, JICA kontribuon në mirëqenien e njerëzve në nevojë në mbi 150 vende.

Zyra e Ballkanit JICA mb-ulon operacionet në 6 vende

në Ballkan, Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi. Deri më tani në Repub-likën e Shqipërisë, JICA ka zgjeruar projekte të ndryshme në fushat e mjedisit, zhvillim-it të sektorit privat, shëndetit dhe promovimit të turizmit.

janë blerë dhe të gjitha institu-cionet janë duke bashkëpunuar për dixhitalizimin dhe rinovimin e sistemit Bankar të FED invest. Pajisjet e reja, do të ndihmojnë

FED invest-in të rrisë efikasitetin dhe të përmirësojë menaxhimin e operacioneve bankare, si dhe të përmirësojë dukshëm cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbi-meve financiare për klientët ru-

ralë në Shqipëri”- theksoi Am-basadori Ito.

Duke vënë në dukje se, përmirësimi i teknologjisë do t’i mundësojë FED invest-it të zgjerojë dhe përmirësojë kon-taktet me klientët si dhe të rrisë ndikimin e saj në më shumë se 50.000 familje të vogla, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës të këtyre shtresave të shoqërisë, të cilat hasin barriera të ndryshme për krijimin e të ardhurave të qën-drueshme.

“Kjo është një iniciativë me vlerë rreth 4 milionë euro, e cila synon t’i sigurojë mbështetje rreth 50.000 familjeve të vogla që jetojnë në zonat rurale. Unë besoj se ky projekt do t’i sig-

urojë këtyre familjeve dhe ndër-marrjeve të vogla më shumë akses në shërbime financiare, si dhe një mundësi për të rritur të ardhurat, produktivitetin e tyre dhe për të përmirësuar kushtet e

Shërbimi bankar në zonat rurale, Zana Konini: Projekti, përputhet plotësisht me misionin e FED invest

Drejtoreshë e Përgjith-shme e FED invest, Zana Konini tha se qëllimi i pro-jekti, perputhet plotesisht me misionin e FED invest për t’i shërbyer popullsisë në zonat rurale dhe periurbane përmes një game të gjerë shërbimesh financiare, me nje teknologji moderne bankare.

Në fjalën e saj, Konini u shpreh se, ndihej e privi-legjuar t’i urojë mirëseard-hjen personaliteteve të ftuar, në këtë ceremoni të thjeshtë, por siç theksoi ajo, “shumë të rëndësishëm për projektin trepalesh: JICA - Qeveria Shqiptare dhe FED invest”.

Ky projekt ka tre kompo-nente kryesore: Zhvillimin e kapaciteteve të stafit për një qasje me anëtarin në qendër për shërbime financiare e jo financiare duke përmirësuar aksesin përmes përdorimit të teknologjive të reja

“Sot - vijoi në fjalën e saj Drejtoresha Ekzekutive e FED Invest, Konini - jemi mbled-hur për të shënuar përmbylljen e fazës së parë të projektit, që synonte krijimin e infrastruk-

turës së nevojeshme fizike dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore për realizimin e ob-jektivave të projektit.

“Instalimi i teknologjsë “Oracle Flexcube Univer-

sal Banking Software” do të mundësojë zhvillimin, diver-sifikimin dhe përmirësimin e shërbimeve tona financiare për anëtarët e FED invest që sot që flasim janë mbi 63 mijë” – tha Konini

Në emër të institucionit që ajo drejton tashmë me një suskses të garantuar në fush-

ën e mbështetjes financiare të sektorit rural, Konini shprehu sigurinë që FED invest do të vazhdojë të rritet, me objek-tiva të qarta financiare e so-ciale, me target pjesën e pa-

shërbyer të popullsisë.“Falenderojmë edhe një

herë JICA dhe Qeverinë Shq-iptare për këtë projekt kaq të rëndësishëm për zhvillimin tonë, si dhe popullin japonez për ndihmën bujare që na ka ofruar”, tha ajo në mbyllje të fjalës përshëndetëse që mba-jti me këtë rast.

jetesës”, tha Ambasadori.“Sikurse e dini – vijoi në

fjalën e tij zoti Ito – Japonia ka një marrëdhënie të gjatë dhe miqësore me Shqipërinë. Ne i

kemi siguruar mbështetje qever-isë dhe popullit shqiptar për më shumë se 20 vjet, duke synuar zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe ndërtimin e komuniteteve

më të shëndetshme dhe më të begata. Unë shpresoj se do të punoj me Ministrinë e Finan-cave dhe Ekonomisë dhe me FED Invest edhe në vitet në va-zhdim dhe dëshiroj t’i ndihmoj këto institucione në realizimin e qëllimeve të tyre për dix-hitalizimin dhe modernizimin e tregut mikrofinanciar, si dhe gjithëpërfshirjen financiare të popullsisë shqipëtare”, deklaroi Ambasadori Ito.

Page 6: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

6 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

Fed invest

Mbi 50 mijë familje fermere, më shumë akses në shërbimet bankare

Fermerët në të gjithë ven-din pritet të rrisin aksesin në shërbimet financiare bankare, e të pagesave, çka do t’i ndih-mojë ato në rritjen e aktivitetit bujqësor dhe të investimeve të reja.

Qeveria shqiptare dhe Agjencia Japoneze për Bash-këpunim Ndërkombëtar (JICA) po mbështet përmirësimin e përfshirjes financiare në Shq-

ipëri, nëpërmjet zbatimit të projektit “Përfshirja e Finan-ciare e Familjeve të Vogla” në Shqipëri.

Projekti zbatohet në bash-këpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë.

Objektivi kryesor i projektit është përmirësimi i përfshirjes financiare të familjeve të vogla rurale në Shqipëri, duke zhvil-luar produkte dhe shërbime të reja financiare dhe jo-finan-ciare, të cilat në mënyrë flek-sibile i përgjigjen nevojave të fermerëve. Kjo arrihet duke forcuar kapacitetin e institu-cionit të mikrokredisë, e cila ofron shërbime financiare në zonat rurale të vendit.

Në ceremoninë e dorëz-imit të Sistemit Bankar (CBS) dhe pajisjeve kompjuterike në zyrën e mikrofinancës në Ti-ranë, Anila Denaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë u shpreh se “Qeveria Shqiptare dhe Qeveria Japoneze kanë ra-

porte bashkëpunimi të hershme dhe ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me Qeverinë Japoneze nëpërmjet ndihmave dhe bashkëpunimit teknik, ku sektori prioritar në

fokus të qeverisë japoneze ka qenë dhe është ende, kryesisht sektori i bujqësisë por edhe zh-villimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme”.

Fjala e plotë e ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj: Është një kënaqësi prezenca

dhe përfshirja e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në ceremoninë për arritjen e parë të projektit “Përfshirja Finan-ciare e Fermave Familjare në Zonat Rurale në Shqipëri”.

Qeveria Shqiptare dhe Qeveria Japoneze kanë raporte bashkëpunimi të hershme. Mar-rëdhëniet diplomatike ndërmjet dy shteteve janë vendosur në prill të vitit 1922, me njohjen e Shtetit Shqiptar nga Japonia dhe menjëherë pas 8 (tetë) vitesh, në qershor të vitit 1930, është nënshkruar marrëveshja

e parë tregtare. Ndër vite, është ndjerë bashkëpunimi ekonomik me Qeverinë Japoneze nëpërm-jet ndihmave dhe kredive, granteve dhe bashkëpunimit teknik. Sektori prioritar në fokus të qeverisë japoneze ka qenë dhe është ende, kryesisht sektori i bujqësisë por edhe zh-villimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si edhe zhvillimi i kapaciteteve njerëzore duke mundësuar trajnime për stafin e administratës.

Një event i rëndësishëm për ne, është miratimi i dhënë nga Qeveria Japoneze përhapjen e Ambasadës së Japonisë në Ti-ranë, në mars 2016. Aktiviteti zyrtar i Ambasadës ka filluar në janar të vitit 2017.

Ndër projektet që Qeveria Shqiptare ka në bashkëpunim me Qeverinë Japoneze për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka një rëndësi të veçantë projekti i financuar nga Qeveria Japoneze nëpërm-jet JICA “Përfshirja Finan-ciare e Fermave Familjare në Zonat Rurale në Shqipëri”. Ky projekt është i bazuar në mar-rëveshjen e nënshkruar në qer-shor 2017 në formë rekorde diskutimesh ndërmjet MFE, JICA dhe Shoqatës së Kursi-meve dhe Kredive “FEDin-vest” që luan rolin e zbatuesit të projektit.

Projekti “Asistencë Tekni-ke nga Qeveria e Japonisë” është një projekt shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe sektorin bujqësor, jo vetëm për vlerën financiare e cila është e konsiderueshme (3.5 mln euro për një kohëzg-jatje 4 (katër) vjeçare) por ky projekt synon të jetë një nga instrumentët në mbështetje të objektivave të Qeverisë Shqiptare mbi përmirësimin

e jetës së qytetarëve perms një rritjeje ekonomike cilë-sore dhe gjithëpërfshirëse, si dhe për krijimin e një sektori agro-ushqimor efikas, novator e të qëndrueshëm, punësim, përfshirje sociale dhe cilësi më të mire jetese për banorët.

Ekonomitë dhe fermat familjare në Shqipëri, kanë prej vitesh një partner të dedi-kuar financiar vendas, Sho-qërinë e Kursim Kreditit FED invest, i cili është i përfshirë si zbatues i projektit “Përf-shirja Financiare e Fermave Familjare në Zonat Rurale në Shqipëri” dhe jo vetëm nxjerr në pah vlerat e institucionit në këto 25 vite rrugëtimi ku përkrah popullsisë që jeton në zonat rurale, por është dhe një promoter i rëndësishëm në realizimin e misionit tone të sigurimit të një game të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, nëpërmjet një teknologjie moderne bankare, me qëllim zhvillimin, fuqiz-imin e ekonomive familjare dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Dëshiroj të përmend pak-etën fiskale e cila hyri në fuqi me 1 janar 2019 (ligji 96/2018) me karakter lehtësues ku para-shikohet një efekt neto në bux-hetin e shtetit gjatë vitit 2019, me mbi1.4 miliardë lekë.

Disa sektorë si fasoni, bu-jqësia, farmaceutika përftoj-në përjashtime të TVSH-së. Propozimet e bëra kanë ten-dencë përmirësimin e situates së tatimpaguesve.

Ngarkesa fiskale për të punësuarit do të ulet, duke e rritur fashën e të ardhurave, nga 130.000 lekë në muaj në 150.000 lekë në muaj, që tato-hen me normën 13%.

Ndryshime janë bërë edhe

në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, ku themelore është përjashtimi nga TVSH-ja i lëndëve të para për indus-trinë fasone ku gjithashtu pag-esa e TVSH-së për furnizimin e makinave bujqësore, propo-zohet të përjashtohet jo vetëm për importet por edhe për furnizimet e realizuara brenda vendit.

Ndër të tjera për Sektorin e Bujqësisë, dëshiroj të listoj si skemë mbështetëse dhe favori-zuese:

Përjashtimet nga TVSH-ja: • Furnizimi i makinave bu-

jqësore;• Furnizimi i inputeve bu-

jqësore;• Furnizimi i shërbimeve

veterinare, me përjashtim të atyre për kafshët shtëpiake;

• Importi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e barnave.

Skema mbështetëse dhe fa-vorizuese:

• Mundësi financimi dhe in-centive për investimet në serra, në sisteme të avancuara të va-ditjes dhe kullimit, blerjen e makinerive bujqësore;

• Normë e reduktuar e ta-

tim-fitimit (5%) dhe e TVSH-së (6%) për shërbimet e agro-turizmit;

• Skema subvencionimi për fermat bujqësore, për sistemet e grumbullimit dhe të tregtim-it me shumicë, kultivimin e produkteve bujqësore të ori-entuara për eksport;

• Skema të hapura për kom-panitë e huaja në bashkëpro-nësi me shtetas shqiptarë.

Bazuar në politikat lehtë-suese të Qeverisë Shqiptare, bashkëpunimi dhe asis-tenca teknike e Qeverisë Japoneze si edhe eksperienca shumëvjeçare e FedInvest, janë bashkimi i fuqive të duhu-ra për realizimin sa më të mire të projektit “Përfshirja Finan-ciare e Fermave Familjare në Zonat Rurale në Shqipëri” dhe ndikimit pozitiv që do të lënë në shoqërinë shqiptare.

Uroj që në përfundim të këtij projekti të kemi ngritur

një institucion financiar të ar-ritshëm për të gjithë, pavarë-sisht largësisë gjeografike apo barrierave financiare të mund-shme. Të kemi ngritur një institucion financiar që ofron produkte dhe shërbime të kup-tueshme, transparente, të vlef-shme dhe të përballueshme për këdo, përmes zgjidhjeve më të fundit teknologjike, lehtësisht të aksesueshme e të përdor-shme nga çdokush.

Programi Kombëtar për Mbështetjen e Bujqësisë, mbështetje financiare për fermerët shqiptarë

Edhe këtë vit fermerët shq-iptarë do të kenë mundësi që të përfitojnë nga Programi Kom-bëtar për Mbështetjen e Bujqë-sisë, ku aplikimi nga ana e tyre do të bëhet me zero dokumente.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca, gjatë një interviste për ERTV shpjegoi sektorët që do të mbështeten nga kjo skemë, duke sqaruar se tre janë shtyllat kryesore të mbështetjes për bujqësinë.

“Masë për masë, do të kry-hen pagesat për kafshët e ma-trikulluara. Paguhet për tufën bazë 1 mijë lekë për krerë, për dele dhe për dhi, dorëzimin e qumështit që është lënda e parë, 10 lekë për litër. Më pas kemi mbështetjen ndaj anijeve të peshkimit me flamur shq-iptar, me vlerën 20 lekë për açuge dhe 20 lekë për sardelen të peshkuara dhe të tregtuara në stabilimentet e përpunimit.

Mbështetje për mbarështimin e bletarisë me 1 mijë lekë për koshere”, tha Krifca.

“Për bujtinat nga 6 me 10 dhoma do të mbështesim me 5 milionë lekë të reja, investime që rrisin kapacitetet e tyre mik-pritëse. Do të mbështesim edhe ato subjekte të agroturizmit që nuk kanë mundësi të përfitojnë nga programi i IPARD-it me 50 për qind të vlerës së investimit, deri në 10 milionë lekë të reja investime”, shtoi drejtuesja e AZHBR.

Këtë vit një mbështetje të rëndësishme do të marrë dhe sektori i ullirit në vend.

“Mbjellja e ullinjve në vlerën 350 mijë lekë për hektar, për format intensive të mbjelljes, 250 mijë lekë për hektar, për format tradicionale të mbjelljes. Për kultivarin autokton masa e financimit shtohet me 50 mijë lekë të reja për hektar, kjo një masë incentivuese që të prod-

hohen ullinj me prodhimtari të lartë. Gjithashtu mbështetet edhe instalimi i ujitjes me pika që shkon në 250 mijë lekë për hektar, në blerjen e makinerive për vjeljen e ullirit, me 50 për qind të vlerës totale të faturave tatimore, shumë që shkon deri në 5 milionë lekë. Më pas do të mbështesim edhe blerjen e pa-jisjeve për prodhimin e vajit të ullirit në 50 për qind të shumës së vlerës së faturës tatimore, deri në shumën 20 milionë lekë për subjekt”, tha Krifca.

Për të përfituar nga skema e mbështetjes financiare, fermer-ët do të duhet të aplikojnë vetëm me një numër NIPT-i dhe kartë identiteti, sipas pa-rimit me zero dokumente pranë agropikave. Të gjithë fermerët do të kenë kohë për të aplikuar nga 23 prilli, deri në 10 maj, për skemat direkte dhe deri në 17 maj, për skemat e investi-meve.

4052 fermerë dhe 105 sipërmarrje u mbështetën nga Programi Kombëtar për Mbështetjen e Bujqësisë në 2018-n

4052 fermerë si dhe 105 sipër-marrje u mbështetën nga Progra-mi Kombëtar për Mbështetjen e Bujqësisë në vitin 2018, duke i bërë ato modele suksesi.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), Frida Krifca, gjatë një interviste u shpreh se programi për bujqësinë ka ngjallur interes-in e fermerëve shqiptarë për të përfituar, ku aplikimi sipas saj bëhet me zero dokumente.

“Ne kemi mbështetur 105 sipërmarrje me investime gjatë vitit të kaluar, përveçse kemi mbështetur edhe fermerët e veg-jël. Në këto 105 janë padyshim modele suksesi, natyrisht na takon ne që të mbështesim ato jo vetëm financiarisht, por t’i mbështesim edhe me monitorim për zgjidhjen e problematikave të tyre, për mënyrën se si biznesi i tyre është operacional. Për vitin 2018, kemi

pasur një fond të disbursuar prej 1.6 miliardë lekësh. Konkretisht janë mbështetur 4052 fermerë në total, kemi pasur 105 sipërmarrje ku nga ky fond këta kanë marrë 1.1 miliardë lekë dhe kemi pasur 3940 fermerë të vegjël të cilët kanë përfituar nga ky fond 642 milionë lekë. Në një numër to-tal prej 6100 aplikantësh, rreth 80% e tyre kanë marrë pagesë. Ka pasur shumë interes nga ana

e fermerëve. Jemi në një shifër prej 1100 aplikantësh. Është zgjuar besimi dhe flitet për bujqësi pothuajse çdo ditë nga qeveria dhe patjetër që është një sektor me orientim të cak-tuar”, theksoi ajo.

Drejtoresha e AZHBR-së, theksoi gjithashtu se kjo skemë ka tërhequr edhe vëmendjen e emigrantëve të kthyer në ven-din tonë, të cilët e shikojnë bujqësinë si një mundësi mjaft të mirë për të shtuar dhe inves-tuar të ardhurat e tyre.

“Ne shikojmë emigrantë të cilët kthehen dhe sektori i parë që ata merren është bujqësia dhe padyshim kjo është një arsye pse skema ka sukses në aplikime.

Kemi pasur një sesion in-formimi në 12 qarqe përpara se të fillonte ky proces, duke marrë fidbek real nga fermer-ët”, përfundoi Krifca.

Page 7: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

7 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

inFormacione

(Vijon ne faqen 11)

Zhvillohet në Tiranë Festivali i Ushqimit të Provincës kineze Sichuan

Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Shq-ipëri, Zhou Ding ishte i pran-ishëm në Festivalin e Ushqimit të Sichuan-it në Shqipëri. Ai u shpreh: “Sot jemi mbledhur këtu për të kremtuar Festivalin e Ushqimit Sichuan në Shq-ipëri. Së pari, në emër të Am-basadës kineze në Shqipëri, dua t’ju shpreh mirëseard-hjen e ngrohtë delegacionit të Provincës Sichuan dhe të gjithë të ftuarve. Provinca Si-chuan, vlerësuar si Vendi Qiel-lor, është plotë me peizazhe të

bukura dhe njerëz të talentuar. Kultura e lashtë Bashu (Kul-tura Chongqing-Sichuan) është përfaqësuesi i shquar i kulturës kineze. Delegacioni i Sichuan-it na ka sjellë raki dhe ushqim të tyre, që janë të famshëm brenda dhe jashtë vendit. Në Kinë kemi një shprehje, “Ush-qimi është nevojë parësore për njerëzit”. Në Shqipëri ka edhe shprehjen “Dashuria vjen nga stomaku”. Të dyja shprehjet tregojnë rëndësinë e ushqimit në jetë”.

Zhou Ding theksoi se Ku-

zhina e Sichuan-it ka historinë e hershme e të pasur, si dhe shi-jen e veçantë, e cila preferohet nga populli kinez dhe popujt e botës. Rakia e Sichuan-it është gjithashtu e njohur për shijen e pasur dhe aromatike. “Shpresoj që ju, përmes shijimit të kuzhi-nës dhe rakisë së Sichuan-it, të njihni më mirë Kinën dhe Sichuan-in, të forcohet lidhja midis dy popujve tanë, duke sjellë më shumë shkëmbimin e kulturave ushqimore dhe bash-këpunimin turistik mes Kinës dhe Shqipërisë”, tha ai.

Shqipëria, e para me diferencë në rajon për eksport domatesh. Në BE, më shumë domate shqiptare se Greqia, Serbia, Rumania e Kroacia marrë bashkë

Për herë të parë në vitin 2018, eksportet bujqësore shq-iptare kapën vlerën e 300 mil-ionë dollarëve, një dyfishim në harkun kohor të pesë viteve.

Një prej produkteve që ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve është pikërisht do-matja, e vendosur rishtaz në qendër të vëmendjes për cilës-inë e saj.

Pavarësisht disa rasteve të izoluara të keqpërdorimit me hormonet në tregun vendas, në vitin 2018, Shqipëria arriti të eksportonte plot 300 milionë dollarë domate, pothuajse ek-sluzivisht në vende të Bashkimit Europian. Kjo e vendos vendin tonë në vendin e 20-të në botë, sa i përket eksportit të domat-eve dhe të parin me diferencë në rajon. E gjatë vitit të lënë

pas, mosregjistrimi i rasteve të kthimit të domates nga vendet e BE-së, për shkak të keqpër-dorimit të pesticideve, flet qartë për një cilësi të shkëlqyer të këtij produkti shqiptar.

Konkretisht, pas Shqipërisë, e dyta në rajon përsa i për-ket eksportit të domates është Maqedonia e Veriut. Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2017, eksportet e këtij produkti në këtë vend arritën shifrën e 17,1 milionë dollarëve.

Më pas, vjen Greqia, me 14,2 milionë dollarë eksport domatesh, Bullgaria, me 8,2 milionë dollarë dhe Kroacia me 7,9 milionë dollarë.

Serbia, e cila pjesërisht plotëson nevojën e saj për do-mate me produkt shqiptar, ka eksportuar 5,3 milionë dollarë të këtij produkti, ndërsa Ruma-nia dhe Bosnja, të dyja ekspor-tojnë më pak se një milionë dollarë secila.

Përballë debatit të krijuar rishtaz në vendin tonë, natyr-shëm shtrohet pyetja. Nëse domatet tona kanë probleme, përse ato janë më të preferuarat në të gjithë rajonin dhe prano-hen kaq lirisht në vendet e BE-së, ku pa dyshim, kontrollet janë shumë herë më strikte se në Shqipëri?

Rama takim me Kryeministrin kinez Kryeministri Edi Rama zh-

villoi një takim bilateral me Kryeministrin e Republikës Popullore të Kinës, Li Keqiang, gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglin-dore dhe Kinës.

Gjatë këtij takimi, kryemi-nistri Edi Rama i kërkoi homo-logut të tij përshpejtimin e pro-cedurave që do të lejonin hyrjen e disa produkteve ushqimore në tregun kinez.

Nga ana tjetër, Kryeminis-tri Rama duke iu referuar 70-vjetorit të vendosjes së mar-rëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, i kërkoi Kryeministrit Li edhe heqjen e ndërsjelltë të vizave mes dy vendeve, çka do të nxiste jo vetëm rritjen e numrit të turistëve kinezë në Shqipëri,

por edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Nga ana e tij, Kryeministri Li Keqiang konfirmoi heqjen e çdo barriere për importin e verës, mjaltit dhe vajit të ullirit

shqiptar. Gjithashtu, kreu i qeverisë kineze premtoi ndër-marrjen e hapave të nevojshme për heqjen e vizave si dhe njohjen e ndërsjelltë të diplo-mave universitare.

Bujqësisë i ulen kostot. Nis të ndjehet heqja e taksës për inputet bujqësore

Kostot e larta të inputeve bujqësore kanë qenë gjithnjë një barrë e madhe për fermerët.

Ajo rritet, sipas fermerëve, nga çmimet e larta të produk-teve të autorizuara për për-dorim në bujqësinë organike, si ushqim për kafshë, pleh dhe produkte të autorizuara për mbrojtjen e bimëve, si dhe agjentë pastrimi dhe aditivë që

përdoren në prodhimin e ush-qimit.

Por që nga 1 janari, hyri në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së për të gjitha inputet bujqë-sore. Kristofor Gjeçi nga Di-vjaka thotë se në pikën e tij ky vendim u reflektua në ulje çmimesh.

Megjithatë, Kudret Doga, fermer dhe tregtues i inputeve

thotë se çmimet nuk kanë pësuar ende ulje, për shkak të tregtimit të produkteve të vjetra.

E ndërsa kjo është hallka e parë që i vjen në ndihmë fermerëve, një problem tjetër për ata mbetet çmimi i lartë i karburantit, i cili bën që çmimet e mekanikës bujqësore të jenë të larta.

Programi i mbështetjes për bujqësinë 2019, fermerët interes në rritje për aplikime

Fermerët në të gjithë vendin po rrisin interesin për të aplikuar në Programin e Mbështetjes për Bujqësinë 2019, falë proce-durave të thjeshta për një sërë sektorësh që ofrojnë financim të drejtpërdrejtë për fermerët.

Agjencia e Zhvillimit Bu-jqësor dhe Rural (AZHBR) e akredituar nga Bashkimi Euro-pian për zbatimin e programeve financiare në mbështetje të bu-jqësisë shqiptare, bën të ditur se ka arritur në shifra rekord numri i aplikimeve vetëm në 10 ditët e para që është hapur thirrja për aplikime, krahasuar me të njëjtën periudhë të apli-kimeve një vit më parë.

Fermerët aplikojmë për të përfituar mbështetje nga ske-mat: në blegtori, bletari, ull-ishte dhe agroturizëm.

Janë 20 agropika në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnjë, Be-

rat, Fier, Vlorë, Elbasan, Libra-zhd, Pogradec, Korçë, Përmet, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Shkodër, Pukë, Kukës, Dibër dhe Mat, si dhe 16 Agjenci Ra-jonale të Ekstensionit Bujqësor, qendrat ADISA dhe përmes portalit e-Albania, mënyrat për të aplikuar deri më datën 10 maj, për (masat direkte nr. 1-6) dhe për Investimet (masat nr. 7-10) deri më datë 17 maj, në zyrat qendrore të AZHBR.

Skema këtë vit ka në fokus mbështetjen e fermerëve të vegjël, blegtorëve. Mbështeten me financime direkte blegtorët për tufën bazë dhe dorëzimin e qumështit, në bletari, zhvil-limin e sektorit të ullirit, si dhe investime në agroturizëm dhe bujtina.

Skemat Kombëtare në Bujqë-si 2019, mbështesin zhvillimin e sektorit me financime direkte,

duke rritur konkurrueshmërinë e produkteve blegtorale, pesh-kimit dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të të imtave të matrikulluara, si dhe për dorëzimin e qumështit, për açuge dhe sardele të pesh-kuara.

- Mbështetja financiare për tufën bazë është 1000 lekë për çdo krerë dele dhe/ose dhi dhe për dorëzimin e qumështit me 10 lekë/litër, për pagesat për dorëzimin e qumështit/ litër në pikat e përpunimit, për fermat që mbarështojnë lopë dhe/ose të imëta kundrejt faturës tatimore të shitjes, nga 1 janari 2019.

- Mbështetje për mbarësh-timin e bletarisë me 1000 lekë/koshere;

- Mbështetje ndaj anijeve të peshkimit, me vlerë 20 lekë/

Kërkon hyrjen e produkteve bujqësore në tregun kinez

Page 8: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

8 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

Page 9: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

9 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

Page 10: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

10 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

bashKëpunim(Vijon nga faqja 4) Potencialet e prodhimit dhe eksportit në fushën

e bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, agrobiznesit dhe agroturizmit në Shqipëri

me një kosto shumë të lartë dhe me cilësi shumë të ulët.

Të mundësojë pa humbur kohë furnizimin e fermerëve me karburant me çmim të reduktuar. Shqipëria prodhon mbi 1.4 milion ton karburant bruto në vit. Çmimi i kar-burantit për fermerët është më i lartë se për veturat dhe mjetet e tjera të transportit. Kostoja e prodhimit dhe përpunimit të karburantit të prodhuar në vend është 0.4 $/litër. Fermeri në Shqipëri e blen karburantin nga importi mesatarisht me 1.6 $/litër. Fermerët në Shqipëri konsumojnë për bujqësinë dhe agropërpunimin rreth 50 mil-ion litra karburant në vit dhe shpenzojnë mbi 80 milion $/vit.

Të amendojë e plotësojë me rregullore legjislacionin aktual dhe të mbështetet propozimi i bërë nga shoqata” AVALB”, për të mundësuar formalizimin dhe të pajisë me dokumen-tacion të gjithë inventarin e mjeteve të mekanikës bujqë-sore, duke hartuar dhe vënë në funksion të institucioneve fi-nanciare edhe Librin kombëtar të regjistrit për këto mjete.

Të riaktivizojë e mbështesë shkollat e mesme të edukimit profesional dhe të nisin vepri-tarinë kurset e edukimit, për punonjësit në sektorin e me-kanikës bujqësore dhe ata të teknologjisë ushqimore. Për këtë Shqipëria ka nevojë për eksperiencën e ekspertëvë të huaj për të njohur dhe përvetë-suar të rejat më të fundit të teknologjisë.

III. Potenciale dhe disa mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj në disa sektorë të prodhimit, grumbullimit, ruajtjes, përpunimit, ambalazhimit, standartizimit të produkteve dhe lëndëve të para që prodhohen dhe mund të eksportohen nga Shqipëria

Sektori i bujqësisë Në fushën e prodhimit, për-

punimit dhe eksportit të perimeve të freskëta dhe të konservuara.

Shqipëria kultivon perime në 31 176 ha, nga të cilat në serra me ngrohje në 1400 ha. Në serra me ngrohje me lëndë djegëse në 71 ha. Mbjell per-ime të dyta që kultivohen mbas korrjes së disa bimëve si grurë apo foragjere në 1360 ha.

Në Shqipëri prodhohet një gamë e gjerë e perimeve të freskëta si lloje të ndryshme lakrash, sallate, presh, qepë, bostan, lulelakër, brokoli, do-mate, speca, trangull, erëza, luleshtrydhe, etj. në një sasi prej rreth 1.4 milion ton/vit. Nga këto në serra me ngrohje prodhohen mesatarisht 120 mijë ton/vit, nga të cilat në serra me ngrohje diellore prod-hohen rreth 113 mijë ton/vit

dhe në serra me lëndë djegëse prodhohen rreth 7000 mijë ton/vit. Prodhimi perimeve për treg nga serrat me ngrohje me lëndë djegëse është gjithëvjetor dhe mund të programohet në për-puthje me kërkesat e tregut. Prodhimi i perimeve për treg nga serrat me ngrohje diellore fillon në muajin prill – dhjetor. Ndërsa perimet e prodhuara në fushë të hapur fillojnë në mua-jin maj - shtator. Shqipëria ka disa avantazhe veçanërisht për prodhimin e perimeve natyrale me një cilësi shumë të mirë. Ka avantazh hershmërinë sepse ka

klimë të ngrohtë dhe me shumë ditë me diell dhe ka toka të pastra e mjaft produktive, në të cilat përdoren pak plehra kimike e pesticide. Gjithashtu ka shumë burime uji të pastër për ujitjen e perimeve. Ak-tualisht ekspertët e fushës së hortikulturës në Shqipëri për prodhimin e perimeve natyrale vlerësojnë se po të garantohet tregu i shitjes në eksport, mund të prodhohen si në ambiente të hapura dhe në serrat me ngrohje rreth 140 mijë ton per-ime të freskëta natyrale të një cilësie shumë të mirë. Kërkesa e Shqipërisë për bashkëpunim me partnerë të huaj në sektorin e perimeve është:

Të bashkëpunojnë për të garantuar tregun e shitjes veça-nërisht në periudhën pik të pro-dhimit. Për bashkëfinancimin e ndërtimit të serrave me ngrohje, si për ato me plastmas direkt me ngrohje diellore, ato me panele që prodhojnë energji me ngrohje diellore, por edhe ato me ngrohje me lëndë djegëse. Partnerët vendas dhe potencia-let në Shqipëri ekzistojnë për ta dyfishuar si sipërfaqen e mb-jellë dhe atë të prodhimit aktual të perimeve në serra.

Të bashkëpunojnë për ndërtimin dhe bashkëfinan-cimin e depove frigoriferike

dhe linjave të larjes, seleksion-imit, standartizimit dhe pak-etimit të perimeve të frskëta me destinacion eksportin për të plotësuar kuotat e akorduara nga vendet e BE.

Të bashkëpunojnë për ndërtimin dhe bashkëfinan-cimin e linjave të përpunimit, konservimit dhe amballazhimit të perimeve, për arësye se në muajin qershor – korrik – gusht që janë edhe muaj të prodhimit në sasi të mëdha të perimeve dhe mund të grumbullohen me një çmim të leverdisshëm.

Të bashkëpunojë për të

plotësuar kriteret që u kër-kohen fermerëve në Shqipëri nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Shqiptare, për disbur-simin e 94 milion eurove grant, që janë akorduar për fermerët e Shqipërisë, në kuadër të pro-gramit IPARD II, për fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural për periudhen 2018-2020.

Sektori i bimëve medicinaleShqipëria prodhon 10 mijë

e 600 ton bimë mjekësore natyrale dhe të kultivuara në vit. Bimët mjekësore kanë një cilësi shumë të mirë dhe një llojshmëri shumë të madhe. Grumbulluesit dhe eksportues-it tanë kërkojnë:

Të bashkëpunojnë për ndërtimin e ambienteve për ruajtjen në kushte optimale të lëndëve të para, linjave të seleksionimit, të përpunimit dhe paketimit të bimëve medic-inale, të ndërtimit të laborator-eve për prodhimin e esencave sipas kërkesave të tregut. Për financimin e tyre të bashpunoj-në në procesin e vështirë për disbursimin e fondeve të para anëtarësimit në BE siç janë ato të programit IPARD II.

Të bashkëpunojnë për gjetjen e tregut, për të tregtuar një sasi të madhe sherebele dhe

disa bimëve të tjera medicinale të prodhuara e grumbulluara në Shqipëri dhe janë gjendje në magazinë të gatshme për t’u tregtuar si lëndë e parë.

Sektori i pemëtarisë për fruta dhe agrumeShqipëria prodhon rreth 205

mijë ton fruta në vit, me këtë sasi për shumë varitete frutash nuk plotësohen nevojat e vendit kështu që detyrohemi të impor-tojmë. Aktualisht në Shqipëri po shtohen sipërfaqet e mbjella me shegë, fiq, ullinj, mollë etj.

Prodhohen rreth 40 mijë ton agrume nga të cilat 26 mijë ton janë mandarina të varietetit Klementina. Ky varietet man-darinash është mjaft i kërkuar nga tregu si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Prodhimi manda-rinave për pak vite në vijim pritet që të dyfishohet dhe do të shkojë mbi 50 mijë ton/vit. Po kështu do të dyfishohet edhe prodhimi i portokalleve, limo-nave dhe kivit.

Prodhuesit në Shqipëri kërkojnë:Të bashkëpunojnë për të

shtuar/tregtuar sasinë në rritje të agrumeve veçanërisht të varietetit të Mandarinës Kle-mentina, potenciali për eksport duke filluar nga viti që vjen është mbi 30 mijë ton.

Të bashkëpunojnë për të mb-jellë fidanë të rinj mandarinash dhe agrumesh, të ndërtojnë linja seleksionimi, amballazhimi dhe magazinë e depo frigoriferike për ruajtjen e agrumeve.

Sektori i peshkimit dhe akuakulturësI - Nga flota e peshkimit në

Shqipëri zihet 4368 ton peshk, nga e cila: Peshkimi detar 2830 ton, peshkimi bregdetar 580 ton, peshkim në laguna 364

ton, peshkim në ujërat e brend-shme 594 ton.

II – Akuakultura 604 ton III – Molusqet 308 ton N ë Total I + II + III = 4368 + 604 + 308 = 5274 ton

Operatorët në sektorin e peshkimit kanë në pronësi një flotë të vjetër anijesh, nuk kanë një qendër ku t’i riparoj-në anijet. Gjithashtu nuk kanë një qendër të specializuar të grumbullimit, përpunimit dhe ruajtjes së peshkut. Operatorët kanë kapacitete të mjaftueshme për përpunimin, amballazhimin dhe eksportin e sardeles dhe

açuges. Në Shqipëri operatorët e

peshkimit kërkojnë partnerë që:Të bashkëpunojnë për

ripërtëritjen e flotës së pesh-kimit dhe ndërtimin e një plat-forme për riparimin e anijeve të peshkimit.

Të bashkëpunojnë për ndërtimin e një qendre për grumbullimin, përpunimin dhe standartizimin e peshkut.

Të bashkëpunojnë për im-portin e pajisjeve dhe ushqimit për rritjen e peshkut dhe mid-hjeve në afërsi të bregdetit.

Prodhuesit e akuakulturës dhe ata të midhjeve në liqenin e Butrintit kërkojnë partnerë që të bashkëpunojnë për investime në rritjen e prodhimit dhe gjetjen e tregut të produktit.

Sektori i blegtorisë kryesisht për njëthundrakët etj.Shqipëria ka rezerva e po-

tenciale të mëdha për rritjen e prodhimit dhe atë të eksportit në sektorin e blegtorisë. Fermerët kanë në pronësi 2.92 milionë krerë të imta, 503 mijë krerë lopë, 213 mijë njëthundrakë, 181 mijë derra, 292 mijë koshere blete, 8.3 milionë shpendë.

Prodhon 1.16 milionë ton qumësht, 776 milion kokrra

vezë, 160 mijë ton mish peshë e gjallë, 3217 ton lesh, 3300 ton mjalt. Nuk eksporton produkte apo lëndë të para me origjinë shtazore. Importon mbi 200 milionë euro në vit produkte me origjinë shtazore. Fermerët në fushën e blegtorisë kërkojnë të bashkëpunojnë:

Në fushën e veterinarisë për pajisje bashkëkohore për diag-nostikim, mjekim dhe shkëm-bim eksperience, për konsolidi-min e veprimtarisë së SHBB-ve e të stacioneve veterinare pri-vate.

Në fushën e mbarështim-it, transportit, grumbullimit, therjes dhe tregtimit të shitjes së kafshëve të gjalla me synim hapjen e eksportit të tyre.

Në fushën e mjedisit për im-portin e linjave për përpunimin e mbetjeve nga blegtoria dhe veçanërisht atë të prodhimit të plehut organik ekologjik.

Në grumbullimin e tepricës së qumështit nga fermerët, mbasi aktualisht vetëm 11 % e tij grumbullohet dhe del në treg i freskët apo i përpunuar, pjesa më e madhe e qumështit për mungesë tregu përdoret për ushqim të blegtorisë. Në grumbullimin dhe pëpunimin e lëkurëve, mbasi vetëm 20 % e tyre grumbullohet pjesa tjetër shpërdorohet. Në grumbullimin e leshit mbasi vetëm 30 % e prodhimit grumbullohet e shitet në treg, pjesës tjetër nuk i dihet fare destinacioni.

Në fushën e AgroturizmitNdër prioritet e zhvillimit

ekonomik në Shqipëri është edhe përdorimi i potencialeve të mëdha që ka vendi e veça-nërisht zonat rurale për zhvil-limin e agroturizmit.

Në Shqipëri ndodhen 247 liqene të llojeve dhe për-masave të ndryshme, me një sipërfaqe të përgjithshme ujore prej 1210 km.2 dhe me vëllim të përgjithshëm të ujërave prëj afro 60 miliardë m3, 5 liqene artificiale, 670 rezervuare për ujitje e mbi 200 burime nën-tokësore, me prurje 200 l/sek secili. Gjatë një viti nga të gjithë lumenjtë tanë derdhen në det rreth 39 miliardë m3 ujë. Burime ujore këto që mund të përdoren me efiçencë për zh-villimin e agroturizmit.

Zonat Rurale në Shqipëri janë të populluara me mbi 1.2 milionë banorë në rreth 2500 fshatra të cilët kanë potenciale të mëdha për investime në fushën e agroturizmit, si dhe për rikon-struksionin e ndërtimin e shumë banesave për pritjen gjithëvje-tore të turistëve. Gjithashtu sek-tori i investimeve në bujqësi, blegtori, agropërpunim, agro-turizëm dhe agrobiznes për pro-dhimin e produkteve natryrale dhe organike është një sektor që ka potenciale të mëdha e të papërdorura deri tani.

Aktualisht për periudhën 2019 - 2021, zonat rurale në Shqipëri po mbështeten nga fondet grant të BE përmes pro-gramit IPARD II në shumën 94 milionë euro. Problemi jonë është mungesa e eksperi-encës për disbursimin e këtyre fondeve.

Page 11: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

11 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

Këshilla në shërbim të Fermerëve

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

(Vijon nga faqja 7)

KëSHILLA E EKSPERTIT

APARATET E ZBULIMIT TE AFSHIT TEK LOPËTPërgatiti: Xhemaile Dapi, Albi Shehu

Riprodhimi është faktori kryesor në përcaktimin e efikasitetit të riprodhimit të kafshëve, pra për-shkruhet si një matje e aftësisë së lopës për t’u mbarsur dhe për të prodhuar një viç brenda 365 ditëve që është objektivi teknik i fertilitetit dhe kjo kërkon që mesatarisht lopët duhen të fekondo-hen, brenda 85 ditëve pas pjelljes, e cila është e vështirë të arrihet në praktikë, në realitet për shkak dy arsyeve:

• Rritjes së prodhimit të qumështit • Uljes së fertilitetit Për të evidentuar efektivitetin riprodhues në

nivel tufe u ndërtua “Bilanci i Fekonditetit” mbi ba-zën e përpunimit të informacionit në DataBaze, në programin Mikrosoft Excel. Si rezultat i përpunimit të të dhënave u përftuan performancat e riprod-himit për çdo lopë e mëshqerrë.

1. Intervali pjellje-Inseminim I [PSP]2. Intervali pjellje-Inseminim Fekondues [SP]3. Numri i Inseminimeve për Lopë-Mëshqerra 4. Indeksi i Inseminimit për Lopë – Mëshqerra 5. Diferencë Perioda [ndërmjet inseminimeve] 6. Data e parashikimit të pjelljeve7. Intervali Pjellje-Pjellje 8. Data e parashikimit për Mëshqerrat Numri i Inseminimeve për një Inseminim Fekon-

dues quhet [Indeksi] i cili ndryshon në bazë disa faktorëve fizologjikë dhe trajtimit ushqimor.

Mosha mesatare e mëshqerrave në insemin-imin e parë është 15-18 muaj.

një rëndësi e madhe i është dhënë përmirësim-it dhe vëzhgimit të afshit, kapja e tij, nëpërm-jet shfrytëzimit dhe përdorimit të disa pajisjeve matëse për afshin e fshehtë, të cilat kushtojnë lirë dhe kanë efikasitet për fermerët.

A.Tailpaint [lyrja e bishtit të lopës me bojë]. Ly-erja bëhet 10 cm e gjerë mbi bishtin e lopës në formë vize, kur lopët janë në gjëndje afshi por jo barse, d.m.th. të ndërzyera por jo të identifikuara barse. Lopët e lyera me bojë duhet të dalin jashtë pasi boja të jetë tharë.

Kur koha është e lagësht nuk lejohen lopët të dalin jashtë në fushë, por qëndrojnë brenda në

stallë. Rekomandohet që ngjyrosja të përsëritet 3 herë gjatë periudhës së afshit.

• Herët në mëngjez• Para mjeljes së qumështit • Në mbrëmje rreth orës 9-10 darkësMe këtë metodë do të zbulohen 90% e lopëve

në afsh të fshehtë.B.Pressure Strips: Shiriti i shtrënguar mbi kokën

e bishtit të lopëve, e cila ka formën e një dhome plastike e mbushur me një lëndë ngjitëse të shën-dritëshme, kur lopët hidhen mbi njëra tjetrën në kohën e afshit, dhoma plastike e mbushur me lëng ngjyrues plas, dhe kjo bën të mundur ngjyrosjen e lopëve identifikuese në afsh.

Ky aparat në formë butoni vendoset mbi kokën e bishtit të lopës që mat afshin, e cila ndizet në formë flake me anë të indikatorit.

C.Heatëatch System: Ky është një kompleks elektrik i shpërndarë me anë të një radioje që e përcjellin mirë ndjeshmërinë e lopëve në afsh, nëpërmjet sistemit me bazë kompjuterike, ku ma-naxhohet data, e zgjatja e kohës. Këto sisteme

janë të shpejta, por kanë patur një limit në për-dorimin e datave në fermat tregtare, por janë më të shtrenjta.

D.Pedometer: Figura 5. Ky është një aparat që monitoron dhe zbulon afshin në këmbën e lopës gjatë aktivitetit. Ky aparat është i përshtatshëm dhe i përdorshëm, dhe kushton afërsisht 10.000 paund për 100 lopë të tufës.

Rrezultatet nga Kompania Grin Maunt: Intervali i ndërzimit ka qenë reduktuar nga 5 ditë dhe 2% më pak e lopëve ishin (reduktuar) skartuar jo në moshë të vogël, duke lejuar pagesën e këtij sistemi brenda 4-5 viteve.

E.Teaser bulls or (Detector animals): Demat ngacmues ose Kafshët zbulues të afshit. Demat pro-vokues janë të paaftë për ndërzimin e lopëve (janë të

kastruar).F.Milk Progesterone Testing:Testimi i Hormonit të

Progresteronit te qumështi. Përmbajtja e progresteronit në qumësht në kohën

e ciklit estrus, në ditët e shfaqjes të afshit është më e vogël dhe më e ngadaltë.

Matjet e koncentratës së progresteronit në qumësht janë të shpejta dhe në zhvillim për testimin

e lopëve në afsh. Rregullat për një zbulim të mirë të afshit tek lopët.

• Të gjitha këto pajisje duhet të vendosen dy herë në ditë, jo më pak se 30 minuta nga një kohë në tjetrën.

• Të zbulohen afshet e fshehta nëpërmjet verifi-kimit të kapërcimit të lopëve mbi njëra- tjetrën.

• Të mbahen shënime në çdo kohë të ardhjes në afsh të lopëve.

• Në rast se lopa ka ardhur në afsh në mëngjez herët, lopa duhet të ndërzehet në mbrëmje.

• Në rast se lopët kanë ardhur në afsh në mbasdite duhet të ndërzehen në mëngjez të ditës tjetër.

Patos, orientim të rinjve drejt ekonomisë bujqësore dhe blegtorale

Në Zharrëz, ku është përqendruar veprimtaria më e madhe bujqësore dhe bleg-torale e territorit të bashkisë Patos, u zhvillua aktiviteti i radhës i Javës së Europës.

Në këtë aktivitet u bë in-formimi i të rinjve mbi poli-tikat e përbashkëta bujqësore që ka Bashkimi Europian me të gjitha vendet anëtare, ku informimi i të rinjve mbi Ske-

mat Kombëtare Mbështetëse ishte fokusi kryesor i takimit që Këndi i BE-së pranë bashkisë Patos, organizoi me nxënësit maturantë të shkollës “Sotir Çapo” Zharrëz.

Ekononomia bujqësore dhe blegtorale mbulon rreth 60% të ekonomisë së përgjithshme, ndaj orientimi i të rinjve drejt këtyre politikave përforcon më tej këtë sektor jetik për vendin.

Programi i mbështetjes për bujqësinë 2019, fermerët interes në rritje për aplikimekg açuge dhe/ose sardele të peshkuara dhe tregtuara në stabilimentet shqiptare të për-punimit.

Këtë vit skemat kombëtare mbështesin “Zhvillimi i qën-drueshëm i sektorit të ullirit” me buxhet 125 milionë lekë dhe financojnë në mbjellje të reja në ullishte, instalimin e ujitjes me pika, makineri dhe

pajisje për vjeljen e ullirit, si dhe për prodhimin e vajit të ullirit.

Pas suksesit të skemave mbështetëse kombëtare 2018, për investime në agroturizëm dhe bujtina, fondet nga buxheti i shtetit ofrojnë edhe këtë vit mbështetje financiare në:

Mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale, për ngritjen ose rikonstruksionin e ambienteve

për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma dhe mbështetje për investime në agroturizëm.

Fondi i skemave kom-bëtare nga Buxheti i Shtetit, i shtohet fondit të programit të Bashkimit Europian IPARD për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale, me vlerë finan-cimi 50 milionë euro, vetëm për vitin 2019.

Figura 1. Lyerja e bishtit me bojë

Figura 3 C. Electronic mount detectors: Zbulimi i Afshit me një pajisje elektrike

Figura 4. The heatëatch System (Sistemi i zbulimit të afshit)

Figura 6. Demi zbulues

Fig. 5. Pedometer to monitor cow activity (Aparat që monitoron afshin e fshehur gjatë aktivitetit të lopës)

Figura 2. Pressure strips (Shirit me presion)

Page 12: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

12 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019

(Vijon në faqen 13)

(Vijon nga numri i kaluar)

VII. PROCEDURA QË DO TË NDIQET PËR PËRZGJEDHJEN, VERIFIKIMIN DHE PAGESAT PËR MASAT MBËSHTETËSE ME NR.1-6

1. Përveç sa përcaktohet në Kreun IV- Aplikimi on-line, aplikimi për masën mbështetëse 1, bëhet mbi bazën e numrit të deleve dhe/ose dhive të tufës bazë ekzistuese, të vërtetuar nga sistemi RUDA, ndërsa për masën 2 dhe 4 bëhet mbi bazën e parashikimit për sasitë përkatëse të qumështit dhe açugeve dhe/ose sardeleve. Financimi për masën 1, do të bëhet sipas numrit faktik të tufës bazë, në mo-mentin e verifikimit, ndërsa për masat 2 dhe 4 do të bëhet sipas sasive faktike të vërtetuara me faturat përkatëse.

2. Me përfundimin e fazës së aplikimit, sistemi gjeneron automa-tikisht listat e aplikuesve për çdo masë mbështetëse, sipas parimit “Kush vjen i pari renditet i pari”.

3. Me përfundimin e aplikimeve dhe kontrollit administrativ të do-kumenteve që gjenerohen online, AZHBR shpall brenda 10 ditëve pune, listën e aplikimeve të kualifikuara me vizën e financimit në faqen zyrtare të saj www.azhbr.gov.al si dhe listën e printuar në të gjitha pikat e pranimit të aplikimeve.

4. Për aplikantët për masat nr. 2 dhe 4 pagesat bëhen sipas pa-rimit: “Paguhet i pari kush dorëzon faturat i pari”, deri në përfundimin e fondit të parashikuar për masën përkatëse. Për këto masa faturat duhet të dorëzohen në AZHBR të shoqëruara me dokumentacionin e kërkuar nëpërmjet postës zyrtare ose direkt në zyrat qendrore të AZHBR-së nëpërmjet zyrës së protokollit në adresën: AZHBR, Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56. Çdo dorëzim faturash i paplotësuar me të gjitha dokumentat shoqëruese nuk do të konsiderohet në radhë për pagesë derisa të plotësohet i gjithë dokumentacioni i kërkuar.

5. Të gjithë aplikantët, përfshirë edhe ata me mangësi në aplikim, sipas evidentimeve në listat e shpallura, kanë afat deri në 7.6.2019, të dorëzojnë dokumentat e kërkuar në Agropikën më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me Postë në zyrat qendrore të AZHBR-së. Pranuesi i aplikimeve për çdo dokument të paraqitur nga aplikanti/përfaqësuesi ligjor apo çdo dokument tjetër të gjeneruar nga regjistrat publikë, bën skanimin dhe ngarkimin në sistem të do-kumentacionit, i cili bëhet pjesë e dosjes së aplikimit.

6. Dosja origjinale transferohet nga zyrat e aplikimit në AZHBR përmes protokollit në Sektorin e SPAP/AZHBR;

7. DPAP/SPAP bën kontrollin administrativ të dokumentacionit, si të atyre që gjenerohen nga sistemi on-line dhe të atyre që ndodhen në dosjen e aplikimit dhe në përputhje me kriteret, aprovon/skuali-fikon aplikimet përkatëse.

8. Grupi i verifikimit në prani të aplikantit ose të përfaqësuesit ligjor, kryen verifikimet e nevojshme dhe plotëson formularin e verifi-kimit sipas masës përkatëse. Formulari i verifikimit firmoset nga apli-kanti/përfaqësuesi i tij ligjor dhe gjithë grupi i verifikimit. Për çdo rast aplikanti/përfaqësuesi ose ndonjë përfaqësues i grupit të verifikimit mund të bëjë observimet e nevojshme dhe të firmosë.

9. Kur grupi i verifikimit ka mendime të ndryshme në lidhje me gjetjet faktike në terren, një ekip i Drejtorisë së Kontrollit të AZHBR-së qendër, bën riverifikim të rastit, vendimi i argumentuar i të cilit është i pakontestueshëm administrativisht nga palët.

10. Në momentin e verifikimit aplikanti/përfaqësuesi i dorëzon grupit të verifikimit dokumentet e nevojshme të parashikuara në këtë udhëzim.

11. Procedurat e funksionimit të procesit të aplikimit dhe verifiki-meve përcaktohen në Manualin e Procedurave të Implementimit të Skemave Kombëtare 2019. Në këtë manual, brenda 5 ditëve pune nga përfundimi i aplikimeve, përcaktohen edhe afatet konkrete për shqyrtimin e dosjeve të aplikantëve, shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe kohën e disbursimit të fondeve tek fermerët.

Lëvizja e vizës së financimitNëse nga “Kontrolli administrativ” dhe “Kontrolli në terren”, rezul-

tojnë aplikime të refuzuara nga AZHBR për mosplotësim të kritereve të përfitimit apo moskryerje të investimit, bëhet plotësimi i fondit me fitues të tjerë të masës nga aplikantët e radhës.

Për projektet e skualifikuara nga kontrollet administrative dhe në terren, AZHBR njofton aplikantit duke bashkëngjitur edhe arsyen e skualifikimit.

VIII. KRITERET, APLIKIMI DHE DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MASAT 7-10

Shpenzime të papranueshme për masat 7-10:- Blerje e truallit apo ndërtesës;- Shpenzime operative si transporti i makinerive dhe linjave të

ndryshme, elektriciteti, uji, gazi, mirëmbajtje, amortizim dhe kostot e qirasë, etj.

- Detyrimet doganore dhe të importit ose çdo tarifë që ka efekt të njëjtë;

- Blerje, qira ose lizing për tokën apo ndërtesat ekzistuese;- Gjoba apo detyrime gjyqësore;- Kostot operative të aktivitetit;- Makineri dhe pajisje të përdorura;- Detyrime bankare si kosto garancish e të tjera të ngjashme- Kontributet në natyrë;- Kosto të shkëmbimit valutor;- Shpenzime të kryera në objekt para lidhjes së kontratës me

AZHBR-në;- Kosto promovimi për të bërë publik produktin;- Shpenzimet e përgjithshme si hartimi i biznesplanit, tarifat e inx-

hinierëve, arkitektëve, studime fizibiliteti, patenta, liçenca, etj;- Lizing Operacional/financiar për makineri/pajisje;- Aplikuesi i cili ka dhe menaxhon mbi 25% kapital publik në sipër-

marrjen e vet;- Pagesa e TVSH-së.

MASA 7. Blerje e makinerive dhe pajisjeve për vjeljen e ullirit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt.

i. Kriteret e përfitimit:a. Përfitues të kësaj mase mbështetëse mund të jenë:- Fermerë individualë me NIPT aktiv fermeri;- Subjekte me status fizik, juridik ose SHBB të regjistruar në QKB

(NIPT/NUIS aktiv) për aktivitetin që aplikojnë;b. Përfitojnë aplikantët e qarqeve, sipas Aneksit 1;c. Për aplikimet me vlerë investimi të lejuar mbi 1 milion lekë, të

ketë planbiznesin e detajuar 5-vjeçar, sipas modelit standard, të për-caktuar në Aneksin 7 dhe 7.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi:

- nPV, duhet të dalë >=0.- IRR duhet të dalë >= norma e Skontimit.- Norma e skontimit që do të përdoret për përllogaritjen e NPV,

është norma e obligacioneve të thesarit 2-vjeçar të pranuara nga Banka e Shqipërisë në ankandin e fundit para hapjes së aplikimeve.

- në rast se nuk plotësohen këto kritere, ose nuk është plotësuar plan biznesi standard, aplikimi skualifikohet.

d. Aplikanti të ketë jo më pak 0.2 ha ullishte në prodhim;e. Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira për të

paktën 5 vjet nga momenti i aplikimit;f. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR, MBZHR dhe

Tatimeve;g. Aplikanti nuk duhet të jetë në ndjekje penale;h. Aplikanti nuk duhet të jetë dënuar me vendim gjyqësor të

formës së prerë;i. Aplikanti nuk duhet të jetë klasifikuar si kredimarrës me prob-

leme (3-4, 6);j. Pajisjet duhet të jenë të reja dhe me origjinë nga Italia.

ii. AplikimiPeriudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon me

22.04.2019 deri me 17/05/2019. Aplikimet për mbështetje finan-ciare për këtë skemë dorëzohen në AZHBR-Qendër, adresa Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56. Dokumentacioni i dorëzuar firmoset/vuloset dhe dorëzohet në një zarf të mbyllur. Në zarf shkruhet Masa e mbështetjes, Emri i Aplikantit/Subjektit dhe adresa.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet:1. Formulari i aplikimit sipas Aneksit 8;2. Plotëson Regjistrin e Fermës, sipas Aneksit 3.3. Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës biometrike të apli-

kantit apo përfaqësuesit ligjor të firmosur dhe të ortakëve;

4. Dokumenti i dakordësisë së anëtarëve të SHBB apo ortakëve të subjektit para noterit, për objektin që aplikon;

5. Fotokopje të NIPT-it;6. Dokumenti i pronësisë/qiramarrjes së tokës (origjinal ose fo-

tokopje e noterizuar);7. Plan-biznesin e detajuar 5-vjeçar të printuar dhe në CD, sipas

modelit standard të Aneksit 7 dhe 7.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi (Për investimet me vlerë më të vogël se 1 milion lekë nuk kërkohet Plan-biznesi);

8. 3 oferta origjinale me firmë dhe vulë për çdo lloj investimi, të shoqëruar me QKB-të përkatëse të subjekteve ofertuese, me speci-fikimet teknike dhe vlefshmërinë e ofertës. Ofertuesit nuk duhet të jenë në konflikt interesi me aplikantin dhe me njëri-tjetrin;

9. Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se ap-likanti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve sho-qërore, shëndetësore, etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë së 30 ditë nga data e aplikimit. Për aplikantët me nIPT fermeri vërtetimi i pagesës koherente të kontributeve shoqërore, shëndetë-sore, etj. nga Instituti i Sigurimeve;

10. Dëshminë e penalitetit;11. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që aplikanti/subjekti nuk

është nën gjykim/hetim;12. Raportin e kredimarrësit nga Banka e Shqipërisë;

Pranohet për dokument pronësie një nga dokumentet e më-poshtëm:

- Certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme, e rifreskuar jo më herët se 3 muaj para aplikimit;

- Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT ose Njësia Administrative ku ndodhet ngastra. në të dy rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia para noterit e bashkëpronarëve të familjes bujqësore.

Kur aplikuesi merr tokë me qira:- Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të

nënshkruar mes palëve në prani të noterit. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet, duke përfshirë edhe vitin para aplikimit.

I gjithë dokumentacioni i kërkuar kur dorëzohet si fotokopje (me përjashtim të dokumentit të identifikimit dhe QKR-së së aplikantit), të jetë i noterizuar dhe i lëshuar jo me vonë se 3 muaj nga data e aplikimit.

I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i zyrtar i liçensuar.

KRITERET KONKURRUESE1. Sipërfaqja e tokës së mbjellë me ullinj – 60 pikë2. Biznes-plani – 20 pikë3. Statusi i aplikantit – 15 pikë4. Aplikanti Femër - 5 pikë TOTALI 100 pikë

iii. Vlerësimi Vlerësimi i aplikimeve bëhet mbi bazën e kritereve të mëposht-

me:

Për sipërfaqen e mbjellë me ullinj (Max 60 pikë):Vlerësimin maksimal për sipërfaqen e fiton aplikimi me sipërfaqen

maksimale të mbjellë me ullinj, të tjerët vlerësohen në përpjesëtim të drejtë me këtë sipërfaqe.

Aplikimet me sipërfaqe më të vogla llogariten në mënyrë propor-cionale sipas formulës: X=Sipërfaqja për të cilën aplikon (në dynym)*60/ sipërfaqen maksimale.

Biznes-plani/projekti teknik (Max 20 pikë): - Merr 20 pikë biznes plani i konceptuar qartë me të gjithë el-

ementët përbërës- Aplikantët e tjerë vlerësohen me 10 pikë

sKemat e mbështetjes Kombëtare

PËR KRITERET, PROCEDURAT DHE MËNYRËN E ADMINISTRIMIT TË FONDIT TË PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL

MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISËUdhëzim Nr. 3, dt. 15/4/2019

Zbardhet udhëzimi i plotë për masat e mbështetjes dhe kriteret e përfitimit nga skema e mbështetjes kombëtare në bujqësi për vitin 2019

Page 13: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

AGROBIZNESI13 E Premte, 18 Prill 2019

(Vijon nga faqja 12)

(Vijon në faqen 14)

- Aplikanti me vlerë investimi të lejuar nën 1 milion lekë përfiton pikët max të biznes planit.

Për statusin e aplikantit (Max 15pikë): - Subjekte me status juridik i SHBB - 15 pikë- Subjekte me status fizik - 12 pikë- Fermer individual - 10 PikëProjektet vlerësohen me pikë, sipas shkallës së plotësimit të krit-

ereve. Projektet e vlerësuara nën 60 pikë nuk kualifikohen. Aplikantët renditen sipas rendit zbritës të pikëve dhe për aplikantët me pikë të barabarta renditet i pari ai që vjen i pari.

iv. Kërkesa për financim Pas blerjes së makinerive dhe/ose pajisjeve për vjeljen e ullirit,

aplikanti paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Së bashku me kërkesën për financim, aplikanti paraqet edhe do-

kumentacionin e mëposhtëm:1. Kërkesën për pagesë, sipas Aneksit 9;2. Faturën/faturat tatimore të blerjes së makinerive/pajisjeve, sho-

qëruar me specifikimet teknike, dhe vlerën ekonomike të elementëve përbërës;

3. Akt-zhdoganimin nëse makineritë/pajisjet vijnë nga jashtë vendit.4. Transaksionin bankar dhe/ose SWIFT -in për të gjitha pagesat

ndërkombëtare që vërteton transferimin e fondeve nga aplikuesi tek shitësi;

5. Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se ap-likanti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve sho-qërore, shëndetësore, etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë. Për aplikantët me NIPT fermeri vërtetimi i pagesës koherente të kontrib-uteve shoqërore shëndetësore, etj., nga Instituti i Sigurimeve;

6. Vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare, me firmë dhe vulë të njomë,

7. Certifikatën e Origjinës së makinerive/pajisjeve nga Italia; Faturat/akt-zhdoganimet me data para datës së lidhjes së kon-

tratës me AZHBR-në janë të papranueshme.

MASA 8. Blerje e makinerive dhe pajisjeve për pro-dhimin e vajit të ullirit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milio-në) Iekë për subjekt.

i. Kriteret e përfitimit:a. Përfitues të kësaj mase mbështetëse mund të jenë, sub-

jekte me status fizik, juridik ose SHBB të regjistruar në QKB (me NIPT aktiv) për aktivitetin që aplikojnë;

b. Ndërtesa që do të përdoret për investimet, të jetë në pronësi, ose e marrë me qira për një periudhë mbi 9 vjet nga momenti i ap-likimit), në emër të aplikantit/subjektit aplikues. Kontrata e qirasë, bazohet në dispozitat e ligjit 7850, datë 29.07.1994 “Për kodin civil të Republikës së Shqipërisë”, nenet 826-840. Kontrata e qirasë për pasuritë e paluajtshme me natyrë bujqësore për një periudhë mbi 9 vjet, duhet të bëhet me akt noterial dhe të regjistrohet në regjistrin publik;

c. Aplikantët të cilët nuk kanë në pronësi/qira ambiente për instal-imin e linjës nuk janë të pranueshëm;

d. Të ketë plan biznesin e detajuar 5-vjeçar, sipas modelit stan-dard, të përcaktuar në Anekset 7 dhe 7.1, bashkëngjitur këtij ud-hëzimi:

nPV, duhet të dalë >=0.IRR duhet të dalë >= norma e Skontimit. Norma e skontimit që do të përdoret për përllogaritjen e NPV,

është norma e obligacioneve të thesarit 2-vjeçare të pranuara nga Banka e Shqipërisë në ankandin e fundit para hapjes së aplikimeve.

në rast se nuk plotësohen këto kritere, ose nuk është plotësuar plan biznesi standard, aplikimi skualifikohet;

e. Investimi për të cilin aplikanti është kualifikuar, nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës;

f. Makineritë dhe pajisjet duhet të jenë të reja;g. Për investimet ku masa e financimit është me vlerë mbi 10

milionë lekë, investimi përkatës të jetë i siguruar të paktën deri në vlerën e financimit nga AZHBR-ja;

h. Aplikanti nuk duhet të jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimta-rie tjetër të paligjshme;

i. Aplikanti nuk duhet të jetë në ndjekje penale për mashtrim, kor-rupsion apo për çdo lIoj veprimtarie tjetër të paligjshme;

j. Aplikanti nuk duhet të jetë klasifikuar si kredimarrës me prob-leme (3-4,6);

k. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR, MBZHR dhe Tatimeve;

l. Pajisjet duhet të jenë të reja dhe me origjinë nga Italia.

ii. Aplikimi Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon me

22.04.2019 deri me 17/05/2019. Aplikimet për mbështetje financiare për këtë skemë dorëzohen në AZHBR-Qendër, adresa Rruga “Mu-hamet Gjollesha”, Nr. 56. Dokumentacioni i dorëzuar firmoset, vu-loset dhe dorëzohet në një zarf të mbyllur. në zarf shkruhet Masa e mbështetjes, Emri i Aplikantit/Subjektit dhe adresa.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet:1. Formulari i aplikimit sipas Aneksit 8;2. Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës biometrike të apli-

kantit apo përfaqësuesit ligjor të firmosur dhe të ortakëve;3. Dokumenti i pronësisë/qiramarrjes së ndërtesës lëshuar nga

ZRPP shoqëruar me hartë dhe kartelë pasurie të rifreskuar të lësh-uar jo më shumë se 30 ditë nga data e aplikimit. Ndërtesa që do të përdoret për investimet, të jetë në pronësi, ose i marrë me qira për një periudhë mbi 9 vjet nga momenti i aplikimit), në emër të subjektit aplikues. Kontratat mbi 9 vjet duhet të jenë të regjistruara në ZRPP sipas ligjit;

4. Dëshminë e penalitetit;5. Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria që aplikanti/subjekti nuk

është nën gjykim/hetim;6. Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se ap-

likanti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve sho-qërore, shëndetësore, etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga aplikimi;

7. Plan biznesin e detajuar 5-vjeçar të printuar dhe në CD, sipas modelit standard të Aneksit 7 dhe 7.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi;

8. 3 oferta origjinale me firmë dhe vulë për çdo lloj investimi, të shoqëruar me QKB-të përkatëse të subjekteve ofertuese, me specifi-kimet teknike dhe vlefshmërinë e ofertës. Ofertuesit nuk duhet të jenë në konflikt interesi me aplikantin dhe me njëri-tjetrin.

Faturat/akt zhdoganimet me data para datës së lidhjes së kon-tratës me AZHBR-në janë të papranueshme.

I gjithë dokumentacioni i kërkuar kur dorëzohet si fotokopje (me përjashtim të dokumentit të identifikimit), të jetë i noterizuar dhe i lëshuar jo më vonë se 3 muaj nga data e aplikimit. I gjithë dokumen-tacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar.

KRITERET KONKURRUESE1. Kapaciteti përpunues i makinerisë i pajisjes - 55 pikë2. Konceptimi i biznes planit - 20 pikë3. Statusi i aplikantit - 20 pikë4. Aplikant femer - 5 pikë TOTALI - 100 pikë

iii. Vlerësimi Vlerësimi i aplikimeve bëhet mbi bazën e kritereve të mëposht-

me:Kapaciteti përpunues i makinerisë/pajisjes (Max 55 pikë):Vlerësimin maksimal e merr aplikimi me makinerinë/pajisjen me

kapacitet më të lartë (sasi/orë) 55 pikë. Për aplikimet e tjera do përllogaritet me formulën X= kapaciteti

faktik * pikët maksimale (55) i kapacitetit maksimal.Vlerësimi për Biznes planin (Max 20 pikë):- Merr 20 pikë biznes plani i konceptuar qartë me të gjithë el-

ementët përbërës,- Aplikimet e tjera vlerësohen me 10 pikë.Për statusin e aplikantit (Max 20 pikë)- SHBB - 20 pikë- Subjekte me status juridik - 15 pikë- Subjekte me status person fizik - 10 pikë

Aplikante femër: Aplikantet femra marrin 5 pikë Projektet vlerësohen me pikë, sipas shkallës së plotësimit të krit-

ereve. Projektet e vlerësuara nën 60 pikë nuk kualifikohen. Aplikantet renditen sipas rendit zbritës të pikëve dhe për aplikantet me pikë të barabarta renditet i pari ai që vjen i pari.

iv. Kërkesa për financimPas blerjes së makinerive dhe pajisjeve për prodhimin e vajit të

ullirit, aplikanti paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Së bashku me kërkesën për financim, aplikanti paraqet edhe dokumen-tacionin e mëposhtëm:

1. Kërkesën për pagesë, sipas Aneksit 9;2. Faturën/faturat tatimore të blerjes së makinerive/pajisjeve, sho-

qëruar me specifikimet teknike, dhe vlerën ekonomike të elemetëve përbërës;

3. Për investimet ku masa e financimit është me vlerë mbi 10 mil-ionë lekë, dokumenti i sigurimit të investimit nga një kompani sigu-rimi, deri në vlerën e financimit nga AZHBR-ja.

4. Akt zhdoganimin nëse makineritë/pajisjet vijnë nga jashtë vendit.5. Transaksionin bankar dhe/ose SWIFT -in për të gjitha pagesat

ndërkombëtare që vërteton transferimin e fondeve nga aplikuesi tek shitësi

6. Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se ap-likanti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve sho-qërore, shëndetësore, etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë; Vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare, me firmë dhe vulë të njomë.

7. Certifikata e Origjinës së makinerive/pajisjeve nga Italia.8. Vërtetim nga AKU, që konfirmon përmbushjen e standardeve

përkatëse për sigurinë ushqimore.Faturat/akt zhdoganimet me data para datës së lidhjes së kon-

tratës me AZHBR-në janë të papranueshme.

MASA 9. Mbështetje për ngritjen ose rikonstruksion-in e ambienteve për veprimtari të turizmit rural nga 6 deri në 10 dhoma, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 5 000 000 (pesë milionë) lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet, të cilët nuk mund të mbështeten nga Programi IPARD II

ii. Kriteret e përfitimit:a. Përfitues të kësaj mase mbështetëse mund të jenë subjekte

me status fizik, juridik ose SHBB të regjistruar në QKB për aktivitetin që aplikojnë;

b. Investime të pranueshme janë investimet jashtë fermës, por në zona rurale;

c. Të ketë plan biznesin e detajuar 5-vjeçar, sipas modelit stan-dard, të përcaktuar në Aneksin 7 dhe 7.1, bashkëngjitur këtij ud-hëzimi:

- nPV, duhet të dale >=0. - IRR duhet të dalë >= norma e Skontimit. - Norma e skontimit që do të përdoret për përllogaritjen e NPV,

është norma e obligacioneve të thesarit 2-vjeçare të pranuara nga Banka e Shqipërisë në ankandin e fundit para hapjes së aplikimeve.

- në rast se nuk plotësohen këto kritere, ose nuk është plotë-suar plan biznesi standard, aplikimi skualifikohet.

d. Investimi, në përfundim të tij duhet të përmbushë standardet në fushën përkatëse lidhur me akomodimin;

e. Punimet e ndërtimit, materialet dhe produktet duhet të respek-tojnë karakteristikat, arkitektonike, dhe traditën për fshatin/qarkun përkatës;

f. Të ketë projektin arkitektonik dhe konstruktiv, preventivin origji-nal, dhe një përshkrim të investimit;

g. Të ketë 6-10 dhoma; h. Aplikanti nuk duhet të jetë klasifikuar si kredimarrës me prob-

leme (3-4, 6);i. Aplikanti nuk duhet të jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës

së prerë për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme;

J. Aplikanti nuk duhet të jetë në ndjekje penale për mashtrim, kor-rupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme;

k. Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR, MBZHR dhe Tatimeve;

l. Investimi nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës. Leja e ndërtimit/rikonstruksionit sigurohet para lidhjes së kontratës, por jo më vonë se data 7.6.2019

Investime të pranueshme për këtë masë: 1. Ndërtim/rikonstruksion të ndërtesave në zona rurale dhe/ose

shtëpive të vjetra tradicionale, për sigurimin e akomodimit;2. Sistemet e kondicionimit, ajrimit dhe ventilimit për ambientet e

ofrimit të akomodimit dhe/ose ofrimit të ushqimit;3. Mobilje dhe pajisje për objektet akomoduese, në funksion të

bujtinës si dollape, rafte, krevate, TV dhe pajisje kuzhine;4. Makineri/pajisje për prodhimin e energjisë së rinovueshme nga

biomasa, era, dielli dhe gjeotermale për të plotësuar nevojat e en-ergjisë për aktivitetet e zhvillimit të biznesit.

KRITERET KONKURRUESE1. Kapaciteti maksimal (10 dhoma) - 50 pikë2. Plani i Biznesit - 20 pikë3. Aplikant femër - 10 pikë4. Aplikant me status emigrant - 10 pikë5. Investim në 100 fshatrat - 10 pikëTOTALI - 100 pikë

ii. Vlerësimi i aplikimeveKapaciteti maksimal 10 dhomaVlerësimin maksimal e merr aplikimi me kapacitetin maksimal 50

pikë. Për aplikimet e tjera do përllogaritet me formulën X= kapaciteti

sKemat e mbështetjes Kombëtare

Page 14: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

AGROBIZNESI14 E Premte, 18 Prill 2019

(Vijon në faqen 15)

(Vijon nga faqja 13)

aktual * pikët maksimale(50)/ kapacitetin maksimal.

Vlerësimi për Biznes planin (Max 20 pikë).- Merr 20 pikë biznes plani i konceptuar qartë me të gjithë el-

ementët përbërës.- Aplikimet e tjera vlerësohen me 10 pikë.

Aplikantë femër:Aplikantet femra marrin 10 pikë

Aplikant me status emigrant 10 pikë

Investim në 100 fshatrat 10 pikë

Marrin 10 pikë të gjitha investimet që do të kryhen në 100 fshatrat, sipas Aneksit 10. Projektet vlerësohen me pikë, sipas shkallës së plotësimit të kritereve. Projektet e vlerësuara nën 60 pikë nuk kualifikohen. Aplikantët renditen sipas rendit zbritës të pikëve dhe për aplikantët me pikë të barabarta renditet i pari ai që vjen i pari.

iii. AplikimiPeriudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 22.04.2019

deri më 17/05/2019.Aplikimet për mbështetje financiare për këtë skemë dorëzohen

në AZHBR-Qendër, adresa: Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56. Do-kumentacioni i dorëzuar firmoset/ vuloset dhe dorëzohet në një zarf të mbyllur. Në zarf shkruhet Masa e mbështetjes, Emri i Aplikantit/ Subjektit dhe adresa.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet:1. Formulari i aplikimit, sipas Aneksit 8;2. Fotokopje e kartës së identitetit/ pasaportës biometrike të apli-

kantit apo përfaqësuesit ligjor të firmosur dhe të ortakëve;3. Fotokopje të NIPT-it;4. Dokumenti i pronësisë/ qiramarrjes së tokës/ ndërtesës lëshuar

nga ZRPP shoqëruar me hartë dhe kartelë pasurie të rifreskuar të lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e aplikimit. Ndërtesa/ toka që do të përdoret për investimet, të jetë në pronësi, ose i marrë me qira për një periudhë mbi 9 vjet nga momenti i aplikimit), në emër të aplikantit/ subjektit aplikues. Kontratat mbi 9 vjet duhet të jenë të regjistruara në ZRPP sipas ligjit;

5. Certifikata e rezidencës nga një shtet tjetër, në momentin e aplikimit;

6. Projektin arkitekturor të firmosur dhe vulosur/firmë digjitale nga arkitekti, projektin konstruktiv dhe preventivin origjinal të firmosur dhe vulosur/firmë digjitale, nga një inxhinier i liçensuar për ndërtim dhe rikonstruksion. Dokumentacioni i mësipërm duhet të dorëzohet nëse është i detyrueshëm nga legjislacioni në fuqi;

7. Plan biznesin e detajuar 5-vjeçar të printuar dhe në CD, sipas modelit standard të Aneksit 7 dhe 7.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi;

8. Përshkrimi i investimit;9. Dokumenti origjinal ose fotokopje e noterizuar e lejes së

ndërtimit/ rikonstruksionit sipas legjislacionit në fuqi. Ky dokument mund të dorëzohet edhe para lidhjes së kontratës por jo më vonë se data 7.6.2019;

10. 3 oferta origjinale shoqëruar, me datë, firmë dhe vulë për çdo lloj investimi, të shoqëruar me formularin e regjistrimit në QKB të subjekteve ofertuese, me specifikimet teknike të krahasueshme dhe vlefshmërinë e ofertës. Ofertuesit nuk duhet të jenë në konflikt in-teresi me aplikantin dhe me njëri tjetrin;

11. Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se aplikanti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve sho-qërore, shëndetësore, etj.

Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e aplikimit;

12. Dëshminë e penalitetit;13. Vërtetim nga Gjykata/ Prokuroria që aplikanti/ subjekti nuk

është në ndjekje penale për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme;

14. Raportin e kredimarresit nga Banka e Shqipërisë;15. Për aplikantin me statusin emigrant, kopje të firmosur të cer-

tifikatës së residences permanente ose pasaportës nga një shtet tjetër, në momentin e aplikimit.

I gjithë dokumentacioni i kërkuar kur dorëzohet si fotokopje (me përjashtim të kartës së identitetit ose pasaportës biometrike, formu-larin e regjistrimit në QKB të ofertuesve) të jetë i noterizuar dhe i lëshuar jo më parë se 3 muaj nga data e aplikimit.

I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar.

iv. Dokumentacioni dhe kërkesa për financimAplikanti paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim sipas

formatit të Aneksit 9. Financimi do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.

Së bashku me kërkesën për financim, aplikanti paraqet edhe do-kumentacionin e mëposhtëm:

- Situacionin e punimeve të kryera me faturën tatimore, shoqëruar me librezën e masave (për ndërtim ose rikonstruksion);

- Faturën/faturat tatimore punimeve/pajisjeve, shoqëruar me vlerën ekonomike të elementëve përbërës, etj;

- Akt zhdoganimin për pajisjet që vijnë nga jashtë vendit, sho-qëruar me specifikimet teknike dhe vlerën e elementëve përbërës;

- Transaksionin bankar dhe/ose SWIFT-in për të gjitha pagesat ndërkombëtare që vërteton transferimin e fondeve nga aplikanti tek shitësi.

-Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se aplikanti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve shoqërore, shëndetësore, etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë;

- Vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare, me firmë dhe vulë të njomë, Faturat/akt zhdoganimet me data para datës së lidhjes së kontratës me AZHBR-në janë të papranueshme.

MASA 10. Mbështetje për investime në agroturizëm kundrejt planit të biznesit, në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 10 000 000 (dh-jetë milionë) lekë për subjekt. Përfitues janë subjektet, të cilët nuk mund të mbështeten nga Programi IPARD II.

i. Kriteret e përfitimit:a) Përfitues të kësaj mase mbështetëse mund të jenë subjekte

me status fizik, juridik ose SHBB të regjistruar në QKB (me NIPT/NUIS aktiv) për aktivitetin që aplikojnë;

b) Investime të pranueshme janë investimet të cilat përfshijne çdo lloj investimi në shërbim të agroturizmit si veprimtari pritëse, që zh-villohet në një fermë ose njësi tjetër agrokulturore me qëllim për të tërhequr vizitorë, duke u mundësuar atyre pjesëmarrjen në veprim-taritë bujqësore apo veprimtari të tjera ndihmëse, që zhvillohen në atë mjedis bujqësor. Të pranueshme për mbështetje janë investimet që lidhen me akomodimin, ofrimin e ushqimit e pijeve dhe veprimtari argëtuese/shlodhëse, të lidhura me fermën ose mjedisin përreth;

c) Investimi në përfundim duhet të përmbushë standardet në fush-ën përkatëse në përputhje me akomodimin, sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen mjedisore.

d) Punimet e ndërtimit, materialet dhe produktet duhet të respek-tojnë karakteristikat, arkitektonike dhe traditën për fshatin/qarkun përkatës;

e) Të ketë projektin arkitektonik dhe konstruktiv, preventivin origji-nal dhe një relacion shpjegues të investimit;

f) Të ketë plan biznesin e detajuar 5-vjeçar, sipas modelit stan-dard, të përcaktuar në Aneksin nr.7 dhe nr. 7.1, bashkëlidhur këtij udhëzimi, i cili të plotësojë sa më poshtë:

- nPV duhet të dalë >=0. - IRR duhet të dalë >- norma e Skontimit. - Norma e skontimit që do të përdoret për përllogaritjen e NPV,

është norma e obligacioneve 2-vjeçare të thesarit e pranuar nga Ban-ka e Shqipërisë në ankandin e fundit, para hapjes së aplikimeve.

- Në rast të supozimeve të paqarta/pasakta, AZHBR gëzon të drejtën të kërkojë me shkrim informacion shtesë. nëse nuk arsyeto-hen dhe mbështeten supozimet me të dhëna faktike të qarta, atëherë ky aplikim skualifikohet.

- në rast se nuk plotësohen këto kritere, ose nuk është plotësuar plan biznesi standard, aplikimi skualifikohet.

g) Aplikanti nuk duhet të jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme;

h) Aplikanti nuk duhet të jetë në ndjekje penale për mashtrim, kor-rupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme;

i) Aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR, MBZHR dhe Tatimeve;

j) Investimi nuk duhet të fillojë përpara lidhjes së kontratës;k) Ndërtimet për akomodim të mos jenë më shumë se dy kate dhe

me kapacitet akomodues 6-30 dhoma. Rikonstruksionet e objekteve ekzistuese si kulla ose shtëpi lejohen sipas lartësisë dhe kateve ekz-istuese.

1) Aplikanti nuk duhet të jetë klasifikuar si kredimarrës me prob-leme (3-4,6);

m) Në rastet e ndërtimit projekti duhet të përmbajë pjesën kon-struktive, arkitekturore si dhe renderat.

n) Aplikanti duhet të ketë xhiro vjetore dhe total aktivesh mbi 126.41 milion lekë si dhe numër punonjësish mbi 50 punonjës. Mad-hësia e aplikantit përcaktohet duke llogaritur dhe kompanitë partnere dhe të lidhura ku aplikanti ka pjesëmarrje mbi 25% të aksioneve.

o) Në përfundim të investimit dhe përpara financimit të investimit,

aplikanti duhet të paraqesë “Certifikatën e Agroturizmit”, si subjekt i certifikuar Agroturizmi.

Aplikimet në lidhje me ndërtimin dhe rikonstruksionin duhet të shoqërohen me një relacion teknik nga arkitekti duke shpjeguar stilin dhe materialet e propozuara në projekt dhe se si ato përshtaten me zonën përreth dhe investimin.

Investime të pranueshme për këtë masë: 5. Ndërtim/rikonstruksion të ndërtesave në zona rurale dhe/ose

shtëpive të vjetra tradicionale, për sigurimin e akomodimit. 6. Ndërtimi i ambienteve argëtuese dhe sportive në funksion të

ofrim it të shërbimit të akomodimit dhe/ose ushqimit si fusha sporti, kënde lojrash, pishina.

7. Ndërtim/rikonstruksion dhe/ose përshtatjen ndaj standardeve të sigurisë/higjienës të ambienteve për ofrimin/furnizimin/degustimin e ushqimit, si dhe për pika shitje me pakicë për produkte bujqësore dhe artizanale të zonës, muze rural sëbashku me investimet në ob-jekte rekreative.

8. Sistemet e kondicionimit, ajrimit dhe ventilimit për ambientet e ofrimit të akomodimit dhe/ose ofrimit të ushqimit.

9. Mobilje dhe pajisje për objektet akomoduese, në funksion të agroturizmit si dollape, rafte, krevate, TV dhe pajisje kuzhine.

10. Ndërtim/rikonstruksion për zhvillimin e veprimtarive tradicio-nale të artizanatit duke përfshirë, krijimin e punishteve të riparimit apo artizanatit, përfshirë edhe blerjen e pajisjeve për këto punishte.

11. Ndërtim/rikonstruksion ambienteve ndihmëse/pushimi në stane (si dhoma pushimi, vend për kamping, stola etj).

12. Investime në funksion të ekoturizmit, si ndërtim dhe/ose maki-neri/pajisje/mjete për, kampingje, kasolle me materiale natyrore rre-thanore, hipizëm, peshkim sportiv në ujëra të brendshme, shëtitje, rafting, ngjitje në mal, biçikleta të tipit mountain bike, varka, kanoe, sisteme elektronike te aksesimit/markimit të shtigjeve.

13. Makineri/pajisje për prodhimin e energjisë së rinovueshme nga biomasa, era, dielli dhe gjeotermale për të plotësuar nevojat e energjisë për aktivitetet e zhvillimit të biznesit.

ii. Aplikimi Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më

22.04.2019 deri më 17/05/2019. Aplikimet për mbështetje finan-ciare për këtë skemë dorëzohen në AZHBR-Qendër, adresa Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56. Dokumentacioni i dorëzuar firmoset/vuloset dhe dorëzohet në një zarf të mbyllur. Në zarf shkruhet Masa e mbështetjes, Emri i Aplikantit/Subjektit dhe adresa.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet: 1. Formulari i aplikimit, sipas Aneksit 8; 2. Fotokopje e kartës së identitetit/pasaportës biometrike st apli-

kantit apo përfaqësuesit ligjor të firmosur dhe të ortakëve; 3. Fotokopje të NIPT-it; 4. Dokumenti i pronësisë/ qiramarrjes së tokës/ndërtesës lëshuar

nga ZRPP shoqëruar me hartë dhe kartelë pasurie të rifreskuar të lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e aplikimit. Ndërtesa/toka që do të përdoret për investimet, të jetë në pronësi, ose i marrë me qira për një periudhë mbi 9 vjet nga momenti i aplikimit), në emër të aplikantit/subjektit aplikues. Kontratat mbi 9 vjet duhet të jenë të regjistruara në ZRPP sipas ligjit;

5. Certifikata e rezidencës nga një shtet tjetër, në momentin e aplikimit;

6. Projektin arkitekturor të firmosur dhe vulosur/firmë digjitale nga arkitekti, projektin konstruktiv dhe preventivin origjinal të firmosur dhe vulosur/firmë digjitale, nga një inxhinier i liçencuar për ndërtim dhe rikonstruksion. Dokumentacioni i mësipërm duhet të dorëzohet nëse është i detyrueshëm nga legjislacioni në fuqi;

7. Renderat dhe relacioni shpjegues nga arkitekti; 8. Plan biznesin e detajuar 5-vjeçar të printuar dhe në CD, sipas

modelit standard të Aneksit 7 dhe 7.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi; 9. Dokumenti origjinal ose fotokopje e noterizuar e lejes së

ndërtimit/rikonstruksionit sipas legjislacionit në fuqi. Ky dokument mund të dorëzohet edhe para lidhjes së kontratës por jo më vonë se data 7.6.2019;

10.3 oferta origjinale shoqëruar, me datë, firmë dhe vulë për çdo loj investimi, të shoqëruar me formularin e regjistrimit në QKB të subjekteve ofertuese, me specifikimet teknike të krahasueshme dhe vlefshmërinë e ofertës. Ofertuesit nuk duhet të jenë në konflikt interesi me aplikantin dhe me njëri-tjetrin;

11. Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se ap-likanti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve sho-qërore, shëndetësore, etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e aplikimit;

12. Raportin e kredimarresit nga Banka e Shqipërisë; 13. Dëshminë e penalitetit; 31 14. Vërtetim nga Gjykata/Prokuroria që aplikanti/subjekti nuk

është në ndjekje penale për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme;

sKemat e mbështetjes Kombëtare

Page 15: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

AGROBIZNESI15 E Premte, 18 Prill 2019

(Vijon nga faqja 14)

15. Për aplikantin me statusin emigrant, kopje të firmosur të cer-tifikatës së residencës permanente ose pasaportës nga një shtet tjetër, në momentin e aplikimit;

16. Deklaratë nga Aplikanti, ku vërteton respektimin e madhësi së xhiros, totalit të aktivëve dhe numrit të punonjësve, për vitin ushtri-mor 2018, bashkë me pasqyrat financiare të certifikuara të ndërmar-rjeve ku aplikanti zotëron mbi 25% të aksioneve.

I gjithë dokumentacioni i kërkuar kur dorëzohet si fotokopje (me përjashtim të kartës së identitetit ose pasaportës biometrike, formu-larin e regjistrimit në QKB të ofertuesve) të jetë i noterizuar dhe i leshuar jo më parë se 3 muaj nga data e aplikimit. I gjithë dokumen-tacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar.

KRITERET KONKURRUESE: 1. Lloji investimit (Shumëllojshmëri shërbimesh, akomodim, pa-

jisje etj) - 60 pikë2. Plani i biznesit - 20 pikë3. Investim në 100 fshatrat - 10 pikë4. Aplikant femër - 5 pikë5. Aplikant me status emigrant - 5 pikëTOTALI 100 pikë

iii. Vlerësimi i aplikimeve: Lloji i investimit Shumëllojshmëri shërbimesh, ako-

modim, pajisie etj. - 60 pikëVlerësimin maksimal e merr aplikimi me mbi 3 lloje investimesh

– 60 pikëAplikime me 2 lloje investimesh – 50 pikëAplikime me 1 investim – 40 pikë

Vlerësimi për Biznes planin (Max 20 pikë): - Merr 20 pikë biznes plani i konceptuar qartë me të gjithë el-

ementët përbërës. - Aplikimet e tjera vlerësohen me l0 pikë.

Investim në 100 fshatrat - 10 pikë Marrin 10 pikë të gjitha investimet që do të kryhen në 100 fshatrat,

sipas Aneksit 10

Aplikantë femër: Aplikantët femra marrin 5 pikë

Aplikant me status emigrant - 5 pikë Projektet vlerësohen me pikë, sipas shkallës së plotësimit të krit-

ereve. Projektet e vlerësuara nën 60 pikë nuk kualifikohen. Aplikantët renditen sipas rendit zbritës të pikëve dhe për aplikantët me pikë të barabarta renditet i pari ai që vjen i pari.

iv. Dokumentacioni dhe kërkesa për financim Aplikanti paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Finan-

cimi do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara në kontratë. Së bashku me kërkesën për financim sipas formatit të Aneksit 9,

aplikanti paraqet edhe dokumentacionin e mëposhtëm: - Situacionin e punimeve të kryera me faturën tatimore shoqëruar

me librezën e masave (për ndërtim ose rikonstruksion); - Faturën/faturat tatimore për investimet e pranueshme sipas

aneksit të kontratës, shoqëruar me vlerën ekonomike të elementeve përbërës;

- Akt zhdoganimin për pajisjet që vijnë nga jashtë vendit, sho-qëruar me specifikimet teknike dhe vlerën e elementeve përbërës;

- Transaksionin bankar dhe/ose fotokopje e SEIFT -in për të gjitha pagesat ndërkombëtare që vërteton transferimin e fondeve nga ap-likanti tek shitësi.

- Vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Tatimeve që vërteton se aplikan-ti ka përmbushur detyrimet e tatimeve dhe kontributeve shoqërore, shëndetësore, etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më shumë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë; Vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare, me firmë dhe vulë të njomë;

Faturat/akt zhdoganimet me data para datës së lidhjes së kon-tratës me AZHBR-në janë të papranueshme.

IX. PROCEDURAT E APLIKIMIT, PËRZGJED-HJES, VERIFIKIMIT DHE EKZEKUTIMIT TË PAG-ESAVE PËR MASAT 7 - 10

1. AZHBR, nëpërmjet Zyrës së Protokollit, pranon dosjet e apli-kimit me dokumentacionin përkatës dhe plotëson formularin e pra-nimit. një kopje e këtij formulari i jepet aplikantit.

2. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin e

kërkuar sipas masës mbështetëse të finnosur/vulosur. 3. Aplikantet informohen zyrtarisht lidhur me mangësitë në doku-

mentacion të administruar në dosjen e aplikimit, dhe u lihet një afat 10 ditë pune për plotësimin dhe dorëzimin e tyre zyrtar në AZHBR. Dorëzimi i dokumenteve pjesore apo përtej afatit të përcaktuar, është kriter skualifikimi (me përjashtim të dokumentit të lejes së ndërtimit),

4. Mbas plotësimit të dosjes dhe përputhshmërisë së kritereve, aplikimet vlerësohen me pikë, sipas kritereve të vlerësimit për çdo masë përkatëse.

5. Aplikantët renditen sipas rendit zbritës të pikëve. Për aplikimet me pikë të barabarta, zbatohet parimi “Kush vjen i pari renditet i pari”.

6. Për aplikimet e renditur mbi vijën, referuar tavaneve të financimit bëhet kontrolli paraprak në terren, dhe nëse rezultojnë në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim, AZHBR lidh kontratën përkatëse dhe shpall listën e fituesve.

7. Grupi i kontrollit në terren bën verifikimin në vend të aplikimit, duke lajmëruar paraprakisht aplikantin për praninë e tij ose të për-faqësuesit ligjor të pajisur me prokurë.

8. Grupi i kontrollit në prani të aplikantit ose të përfaqësuesit ligjor, kryen verifikimet e nevojshme dhe plotëson raportin e verifikimit si-pas masës përkatëse. Raporti i verifikimit firmoset nga aplikanti/për-faqësuesi i tij ligjor dhe gjithë grupi i verifikimit. Për çdo rast aplikanti ose ndonjë përfaqësues i grupit të verifikimit mund të bëjë observimet e nevojshme dhe të firmosë për to.

Mangësi skualifikuese, për masat 7-10 janë si më poshtë: - Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të afatit; - Mungesa e Planit të Biznesit në të dyja format, elektronike (CD)

dhe i printuar; - Mospërdorimi i modelit standard të Planit të Biznesit; - Mungesa e tri ofertave origjinale me datë, firmë dhe vulë për çdo

lloj investimi, të shoqëruar me specifikimet teknike të krahasueshme dhe vlerën për çdo element përbërës, si dhe vlefshmërinë e ofertës;

- Ofertuesit janë në konflikt interesi (palë të lidhura) me aplikuesin ose me njëri-tjetrin;

- Paraqitja e dokumenteve/deklarimeve të rreme (fiktive). Aplikantët informohen zyrtarisht lidhur me mangësitë e dokumen-

tave (që nuk janë pjesë e dokumentave të renditura më sipër) në dokumentacion të administruar në dosjen e aplikimit dhe u lihet një afat 10 ditë pune për plotësimin dhe dorëzimin e tyre zyrtar në AZH-BR. Dorëzimi i dokumenteve pjesore apo përtej afatit të përcaktuar është kriter skualifikimi, me përjashtim të 34 dokumentit të lejes së ndërtimit, e cila duhet paraqitet para lidhjes së kontratës, por jo më vonë se data 7.6.2019.

Lëvizja e vizës së financimit Nëse nga “Kontrolli administrativ” dhe “Kontrolli në terren”, rezul-

tojnë aplikime të refuzuara nga AZHBR për mosplotësim të kritereve të përfitimit apo moskryerje të investimit, bëhet plotësimi i fondit me fitues të tjerë të masës nga aplikantët e radhës. Për projektet e skual-ifikuara nga kontrollet administrative dhe në terren, AZHBR njofton aplikantin duke bashkëngjitur edhe arsyen e skualifikimit;

X. Pagesa e vlerës së palikuiduar për vitin 2018 dhe mbështetja për UBT

1. në zbatim të VKM-së nr. 128, datë 13.3.2019, të ndryshuar, pika 6, për pagesën e vlerës së palikuiduar për subjektet e shpal-lur fitues nga AZHBR, në zbatim të vendimit nr 72, date 7.2.2018 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2018”, të ndryshuar, har-tohet shtesa e kontratës midis AZHBR dhe Subjekteve, e cila bazuar në Kodin Civil, Neni 690, do të shtrijë efektet e saj si pjesë integrale dhe e pandarë e kontratës bazë. Palët me nënshkrimin e shtesës së kontratës, njohin dhe bien dakord për faktin se ndryshimet e propo-zuara nuk kanë si qëllim ndryshimin e kushteve thelbësore të kon-tratës, por duke gjetur të argumentuar dhe të provuar kërkesën e subjekteve kontraktore, përcakton se afati përfundimtar i realizimit të pagesave të mbartura është data 30.6.2019.

2. në zbatim të VKM-së nr. 128, datë 13.3.2019, të ndryshuar, pika 3, për mbështetjen e Fermës Didaktike Eksperimentale të UBT, zbatohen procedurat e mëposhtme:

- AZHBR njofton zyrtarisht UBT menjëherë pas miratimit të këtij udhëzimi mbi fondin që do të menaxhojë për projektin “Mbështetje për fermën didaktike” brenda vitit buxhetor 2019.

- UBT paraqet në AZHBR kërkesën për çeljen e fondit për ekze-kutimin e vlerës së plotë faktike të projekteve të zbatimit, së bash-ku me vendimin përkatës të Bordit të Administrimit të UBT, sipas shtojcës 1 të VKM nr. 128, datë 13.3.2019, të ndryshuar.

- AZHBR dërgon në MBZHR kërkesën për transferimin e fondeve të kërkuar nga UBT nga llogaria ekonomike 606 “Transfertë në bux-hetet familjare”, të AZHBR-së në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera

transferta të brendshme”, kapitull 01, të UBT-së, për financimin e projekteve për “Mbështetjen e fermës didaktike”, në përputhje me përcaktimet e Ligjit Organik të Buxhetit.

- Mbas kalimit të fondit përkatës në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme”, kapitull 01, AZHBR ekzekuton men-jëherë transferimin e vlerës së plotë faktike të projekteve të zbatimit të UBT-ja, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e këtij fondi.

- UBT raporton në AZHBR çdo datë 10 të muajit pasardhës për përdorimin e fondeve të akorduara.

XI. KONTROLLI PËR ADMINISTRIMIN E FONDIT DHE ÇËSHTJE TË TJERA

1. AZHBR është përgjegjëse për zbatimin, auditimin dhe likujdi-min financiar të përfituesve sipas masave të mbështetjes dhe kriter-eve të përfitueshmërisë.

2. AZHBR gëzon të drejtën për të kërkuar çdo informacion/ doku-mentacion shtesë, në rast se e gjykon të arsyeshme brenda kriter-eve dhe procedurave të miratuara.

3. Për ofertat dhe faturat në valutë të huaj do të zbatohet kursi i këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e çeljes së thirrjes për aplikim. AZHBR ka të drejtë të bëjë korrigjime arithmetike para kon-traktimit, nëse subjektet kanë përdorur kurse të tjera këmbimi. nëse në ofertë janë përfshirë zëra të listuara në shpenzimet e papran-ueshme, AZHBR ka të drejtë t’i fshijë para lidhjes së kontratës.

4. Dokumentat e dorëzuara bëhen pronë e AZHBR-së sipas për-caktimeve nga ligji për ruajtjen e dokumentacionit dhe nuk i kthehen aplikantit.

5. MBZHR, AZHBR dhe AKSHI hartojnë dhe zbatojnë një plan trajnimi me të gjithë stafin që do të përfshihet në procedurën e apli-kimit on line, me 0 dokumenta në aplikim.

6. MBZHR dhe AZHBR hartojnë dhe zbatojnë një plan informimi dhe ndërgjegjësimi me të gjithë grupet e interesit për masat e përfit-imit, kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojnë të gjithë përfituesit potencialë për të përfituar mbështetje financiare nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

7. Alokimi i fondit sipas masave mbështetëse bëhet me Urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas propozimit të AZHBR.

8. Në rastet kur numri i aplikuesve të një mase nuk plotëson tava-nin e financimit për masën përkatëse, rialokimi i fondeve në masat e tjera bëhet me Urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me propozim të AZHBR.

9. Aplikimi, kontrolli administrativ, verifikimi në terren, autorizimi dhe ekzekutimi i pagesës së aplikimeve përshkruhen në “Manualin e procedurave për implementimin e masave kombëtare”, të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i AZHBR-së.

10. Formularët/raportet e verifikimit në terren, sipas masave mbështetëse, përgatiten nga AZHBR në përputhje dhe në zbatim të këtij udhëzimi.

11. Aplikuesit, të cilët skualifikohen gjatë implementimit të masave mbështetëse paraqesin ankesën e tyre brenda 10 ditëve pune nga marrja e njoftimit pranë AZHBR. AZHBR brenda 10 ditëve pune nga marrja e ankesës bën verifikimin përkatës dhe i jep përgjigje ankim-uesit.

12. Për vlerësime të aplikimeve në masat e investimeve, në ras-tet ku përfshihen zëra punimesh ndërtimore, etj, AZHBR mund të kontraktojë me kohë të kufizuar ekspertë të liçencuar të fushës.

13. Mbështetja financiare llogaritet mbi vlerën e faturës tatimore, përjashtuar vlerën e TVSH.

14. Në kontratën që AZHBR do të nënshkruajë me aplikuesin fitues, duhet të përcaktohen qartë penalitetet në rastet kur përfituesi i fondeve të masave mbështetëse nuk pranon të kontrollohet prej inspektorëve të AZHBR-së.

15. Në momentin e aplikimit, aplikanti pranon që të dhënat e tij personale të përdoren vetëm për qëllim të këtij aplikimi. AZHBR ga-ranton mbrojtjen e të dhënave personale të aplikantëve sipas ligjeve në fuqi.

16. Në rast të konstatimit të “kundërvajtjeve administrative”, nga ana e përfituesit në drejtim të tjetërsimit të qëllimit për të cilën janë marrë fondet apo mosmbajtjes së dokumentacionit të përdorur për përfitimin e fondeve për një periudhë 5-vjeçare, AZHBR propo-zon sanksione të përcaktuara në nenin 39 të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.

17. Për menaxhimin e fondeve AZHBR raporton në mënyrë peri-odike në MBZHR, e cila raporton çdo katërmujor në MFE për ecurinë e realizimit të programit të mbështetjes financiare.

18. Për zbatimin e këtij Udhëzimi ngarkohen Agjencia për Zhvil-lim Bujqësor dhe Rural, Ministria e Financës dhe Ekonomisë si dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

sKemat e mbështetjes Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Bledar Çuçi

Ministri i Financave dhe Ekonomisë

Anila Denaj

Page 16: Potenciale dhe mundësi për bashkëpunim me partnerë të huaj ... · tuar dhe po shihet mundësia e aplikimit të formulave të reja. Sipas saj, projekti “100 fshatrat”, nuk

16 AGROBIZNESI E Premte, 18 Prill 2019