26
Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government STRATEGJIA E SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2021- 2030 1

Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

Republika e KosovësRepublika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

STRATEGJIA E SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2021-2030

1

Page 2: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

Përmbajtja

I. Përmbledhje e përgjithshme.......................................................................3

II. Mjedisi i sigurisë globale, rajonale dhe vendore......................................5Rreziqet kryesore që i kanosen Republikës së Kosovës......................................................................6

III. Vlerat, interesat dhe vizioni strategjik i Republikës së Kosovës..............6Vlerat..................................................................................................................................................6

Interesat..............................................................................................................................................6

Vizioni strategjik.................................................................................................................................7

IV. Objektivat strategjike..............................................................................71. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial...............................................................7

1.1. Forcimi i aftësive dhe institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes.............................................7

1.2. Komunikimi dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë..................................................8

1.3. Siguria kibernetike.................................................................................................................9

2. Siguria publike dhe mbrojtja e rendit kushtetues..............................................................9

2.1. Luftimi i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm..............................................................9

2.2. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit...........................................................10

2.3. Forcimi i aftësive për menaxhimin e emergjencave............................................................10

2.4. Migrimi dhe menaxhimi i integruar i kufirit.......................................................................11

3. Anëtarësimi në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë...................................................12

3.1. Zhvillimi i aftësive për të kontribuuar në sigurinë rajonale dhe globale............................12

3.2. Bashkëpunimi me vendet fqinje në fushën e sigurisë..........................................................13

4. Siguria ekonomike dhe energjetike dhe mbrojtja e mjedisit............................................13

4.1. Siguria ekonomike................................................................................................................14

4.2. Siguria energjetike................................................................................................................14

4.3. Mbrojtja e mjedisit................................................................................................................15

V. Zbatimi dhe monitorimi.........................................................................16

2

Page 3: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

I. Përmbledhje e përgjithshme

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë vendi tjetër. Qëllim i përhershëm i Kosovës është mbrojtja e rendit kushtetues nga të gjitha rreziqet që e kërcënojnë sigurinë e vendit, qytetarëve dhe pronës sonë. Thelbi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës është promovimi i këtyre vlerave, gatishmëria për të mbrojtur vendin dhe të gjithë qytetarët e saj nga çdo dëm, aplikimi i politikave të fqinjësisë së mirë dhe sigurisë rajonale, demonstrimi i gatishmërisë për të marrë pjesë në misionet ndërkombëtare paqeruajtëse, integrimi evro-atlantik nëpërmjet anëtarësimit në Paktin Ushtarak të Atlantikut të Veriut (NATO), Bashkimin Evropian (BE) dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), forcimi i sundimit të ligjit, luftimi i të gjitha fenomeneve kriminale dhe arritja e sigurisë ekonomike, energjetike dhe mbrojtja e mjedisit.

Promovimi i politikave paqësore fqinjësore, bazuar në reciprocitet, barazi dhe bashkëpunim, në përputhje të plotë me parimet, zakonet dhe të drejtën ndërkombëtare, do të mbetet kyç për të ardhmen premtuese të Kosovës. Kosova synon të kultivojë paqen në rajon duke përmirësuar më tej marrëdhëniet me Serbinë, derisa të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht e detyrueshme, për normalizimin e

marrëdhënieve nga të dy vendet. Ky është një proces i vazhdueshëm i rëndësisë të madhe për Kosovën që realizohet nëpërmjet dialogut i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thellimi i partneritetit me NATO-n do të vazhdojë të jetë instrumenti kryesor i Kosovës në politikat e sigurisë dhe mbrojtjes. Forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës do të arrihet përmes partneritetit tonë strategjik dypalësh me SHBA dhe partnerët tjerë, aktualë dhe të ardhshëm.

Për arsyet e lartpërmendura, Republika e Kosovës ka hartuar Strategjinë e Sigurisë

2021-2030, si dokumentin kryesor strategjik të vendit në fushën e sigurisë. SSK ofron udhëzimet e nivelit më të lartë për dhjetë vitet e ardhshme, për politikat e

sigurisë, prioritetet dhe zhvillimin e aftësive, si dhe përcakton vizionin, kornizën konceptuale dhe do të ofrojë udhëzimet për strategjitë tjera sektoriale në fushën e sigurisë, të cilat do të përcaktojnë detajet e vizionit dhjetë-vjeçar, objektivat specifikë, identifikimin dhe vlerësimin e kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme. Objektivat strategjike të identifikuara në SSK, janë:

Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial;

Siguria publike dhe mbrojtja e rendit kushtetues;

Anëtarësimi në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë;

Siguria ekonomike dhe energjetike dhe mbrojtja e mjedisit.

Këto objektiva do të zbatohen dhe monitorohen me qasje të kombinuar nëpërmjet Planit të Veprimit të SSK dhe

3

Për një të ardhme të qetë, stabile dhe të begat të vendit

tonë.

Page 4: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

strategjive sektoriale. Planet e veprimit do të hartohen në pajtueshmëri me legjislacionin në fuqi. Zbatimi do të monitorohet nga Sekretariati i Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Zbatimi i strategjive sektoriale, të cilat do të adresojnë objektivat e SSK në detaje, do të bëhet nga institucionet përkatëse. Po ashtu, strategjitë sektoriale do të monitorohen nga Zyra për Planifikim Strategjik, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Kjo qasje do të përmirësojë mbikëqyrjen dhe zbatimin e objektivave të SSK-së dhe do të sigurojë shpërndarjen efektive dhe në kohë të fondeve të nevojshme për planet përkatëse të veprimit. Vlerësimi i zbatimit të SSK, do të bëhet në baza vjetore, për shkak të mundësisë së përcaktimit vjetor të buxhetit dhe do të identifikojë nevojën për ndryshim ose rishikim, në mënyrë që vizioni dhe objektivat strategjike, të përshtaten me rrethanat dhe zhvillimet globale dhe rajonale.

4

Page 5: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

II. Mjedisi i sigurisë globale, rajonale dhe vendore

Mjedisi bashkëkohor i sigurisë në përgjithësi është dinamik dhe ndryshon në vazhdimësi. Vlerësimi i mjedisit të sigurisë është pika fillestare për analizën e kërcënimeve dhe sfidave aktuale dhe të ardhshme, prandaj e nxiti fillimin e hartimit të politikave të sigurisë. Vlerësime të tilla janë të nevojshme që orientimi strategjik i vendit në fushën e sigurisë të vlerësohet dhe rishikohet vazhdimisht, për të qenë në gjendje për parashikimi dhe përgjigje ndaj situatave dhe rrethanave kurdo që është e nevojshme. Prandaj, në SSK do theksohen në mënyrë të përgjithshme, disa nga sfidat kryesore në mjedisin global, rajonal dhe vendor të sigurisë.

Fusha e sigurisë në nivelin global karakterizohet nga një numër i madh kërcënimesh të reja të natyrës ushtarake, politike, ekonomike, ideologjike, kibernetike dhe ndryshimeve sociale dhe klimatike, por edhe nga një "Garë e Madhe për Pushtet". Këto kërcënime globale përbëjnë po ashtu sfidë për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve dhe rajoneve. Sidomos ato vende me një nivel të ulët arsimor, paralelisht me një shkallë të lartë të papunësisë, luftojnë me këto sfida. Për më tepër, varfëria ekstreme, paqëndrueshmëria sociale, mungesa, përdorimi dhe mbrojtja e ulët e burimeve natyrore dhe efektet e ndryshimit të klimës, shpesh përcillen me konflikte destabilizuese ose beteja për pushtet. Mungesa e

kapaciteteve të akterëve për të përballuar sfidat që vijnë nga migrimi, paqëndrueshmëria dhe korrupsioni si rezultat i krimit të organizuar dhe ekstremizmi i dhunshëm, mbetet një sfidë e madhe. Sidoqoftë, përderisa disa prej kërcënimeve ekzistuese kanë rrënjë historike, disa tjera mund të jenë rezultat i përpjekjeve pushtet, kohëve të fundit.

Përmbajtja specifike ose evolucioni i një kërcënimi ose sfide mund të të jetë i ndryshëm dhe varet nga konteksti i veçantë vendor, rajonal dhe global. Nga kërcënimet më të shpeshta dhe të befasishme me të cilat përballen vendet, janë të një natyre

asimetrike dhe mund të bëhen nga akterët shtetërorë dhe jo-shtetërorë. Prandaj, përballimi me sukses i këtyre kërcënimeve kërkon jo vetëm një qasje dhe orientim konvencional në fushën e sigurisë, por edhe një qasje të

ndërthurur dhe të bazuar në ndërkomunikim, nëpërmjet bashkimit të të gjitha kapaciteteve shtetërore për të parandaluar efektet e dëmshme në shoqërinë tonë.

Duke pasur parasysh rrethanat e sigurisë dhe burimet e kërcënimeve dinamike në nivelin ndërkombëtar, rreziqet e tilla e kërcënojnë edhe Kosovën. Kjo situatë vazhdon të paraqesë një pengesë serioze për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit. Rrjedhimisht, akterë të ndryshëm mund të përdorin teknika dhe veprimtari hibride (kur një veprim kryhet nga akterë shtetërorë ose jo-shtetërorë për të minuar ose dëmtuar një objektiv duke kombinuar mjete të hapura dhe të fshehta ushtarake dhe jo-ushtarake, përfshirë këtu edhe mbështetjen e ideologjive ekstreme nacionaliste të grupeve

5

Kosova është e sigurt kur rajoni është i sigurt.

Page 6: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

të caktuara). Këto kërcënime mund të kontribuojnë po ashtu në marrëdhëniet e tensionuara midis vendeve në Ballkanin Perëndimor dhe të sfidojnë stabilitetin politik dhe ekonomik brenda për brenda rajonit. Prandaj, bashkëpunimi rajonal i sigurisë është i nevojshëm, jo vetëm për të trajtuar me sukses kërcënimet e përbashkëta, por edhe për të kapërcyer pengesat historike.

Rreziqet kryesore që i kanosen Republikës së Kosovës

Mjedisi vendor i sigurisë afektohet nga situata globale dhe rajonale dhe kërkon mbikëqyrje, veprim dhe vendimmarrje në kohë reale, në mënyrë që siguria e Kosovës të jetë e garantuar. Prandaj, Kosova do të zhvillojë kapacitetet dhe aftësitë e nevojshme për përballuar sfidat e sigurisë.

Sipas treguesve dhe vlerësimeve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë, mjedisi i sigurisë në Kosovë është relativisht i qëndrueshëm. Për të ruajtur dhe përmirësuar rrugën e Kosovës drejt një ambienti të brendshëm plotësisht të qetë dhe të sigurt, rreziqet e theksuara më poshtë kërkojnë një angazhim të qëndrueshëm në nivel shtetëror për një kohë të gjatë. Këto kërcënime janë ndaj sovranitetit të Kosovës, pavarësisë dhe kohezionit politik, sulmet hibride dhe kibernetike, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, krimi i organizuar (përfshirë krimin e organizuar ndërkufitar) dhe korrupsioni, zhvillimi i paqëndrueshëm ekonomik dhe mbështetja e tepërt në importe, rritja e papunësisë,

ekonomia joformale, trendët negativ demografik, përdorimi dhe mbrojtja e ulët e burimeve natyrore, ndotja e mjedisit, ndryshimet klimatike dhe gatishmëria e ulët për mbrojtje nga fatkeqësive natyrore të shkaktuara nga njeriut, si dhe sëmundjet endemike, epidemike dhe pandemike.

III. Vlerat, interesat dhe vizioni strategjik i Republikës së Kosovës

Vlerat

Vlerat kryesore që e karakterizojnë Kosovën janë parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimi i ligjit, mosdiskriminimit, të drejtës së pronësore, mbrojtjes së mjedisit, drejtësisë sociale, pluralizmit, ndarjes së pushtetit shtetëror dhe ekonomisë së tregut.

Interesat

Interesat e Kosovës ndahen në interesat vitale, kritike, të rëndësishme dhe periferike. Interesat vitale janë drejtpërdrejt të lidhura

me mbrojtjen e vendit tonë nga kërcënimet e jashtme dhe me ekzistencën e Kosovës si një shtet i pavarur dhe sovran. Interesat kritike janë ato interesa që nuk ndërlidhen drejtpërdrejt me integritetin e vendit, por të cilat, në planin afatgjatë, mund të

rrezikojnë mbijetesën e shtetit dhe bëhen interesa vitale. Interesat e rëndësishme janë

6

Parimet e lirisë, paqes dhe demokracisë do të promovohen

dhe kultivohen, si shtylla kryesore të zhvillimit, mbrojtjes

dhe sigurisë së Kosovës.

Page 7: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

ato interesa që nuk janë prioritet por të cilat janë mjaftueshëm të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen, në atë mënyrë sa të mobilizohen kapacitetet e nevojshme për arritjen apo mbrojtjen e tyre. Interesat periferike janë ato interesat që nuk bëjnë pjesë në tri kategorizimet e para, por kërkojnë vëmendje të atillë që të mos përbëjnë rrezik në planin afatgjatë.

Vizioni strategjik

Vizioni strategjik i Kosovës është vendi i qetë, i sigurt dhe i begat për të gjithë qytetarët e saj, i gatshëm dhe i aftë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, për të promovuar dhe mbështetur paqen dhe sigurinë rajonale dhe të jetë plotësisht i integruar në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë.

IV. Objektivat strategjike

Bazuar në mjedisin e sigurisë, vlerat, interesat dhe vizionin strategjik të theksuara më lartë, Kosova ka identifikuar këto objektiva strategjike në fushën e sigurisë:

Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial;

Siguria publike dhe mbrojtja e rendit kushtetues;

Anëtarësimi në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë;

Siguria ekonomike dhe energjetike dhe mbrojtja e mjedisit.

1. Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial

Kosova është e përkushtuar për sigurimin e të gjitha kapaciteteve të nevojshme shtetërore, për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, në respektim dhe bashkëpunim të plotë me praninë ushtarake ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO (KFOR) sipas mandatit të dhënë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Në të njëjtën kohë, Kosova do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e saj dhe do t'i mbrojë ata nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, nëpërmjet përdorimit efektiv të mjeteve në dispozicion të shtetit. Kërcënimet ndaj Kosovës do të adresohen vazhdimisht nëpërmjet një rritje të dukshme të aftësive të ekspertëve në institucionet e sigurisë dhe duke e rritur vetëdijen e publikut. Kosova do të përballet me të gjitha kërcënimet nëpërmjet një planifikimi të qartë shtetëror, duke i përqendruar të gjitha aftësitë në dispozicion dhe duke siguruar bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha institucioneve të sektorit të sigurisë. Prandaj, politikat e orientuara në sektorin e sigurisë të paraqitura në SSK, do të zbërthehen në masa të përshtatshme dhe të planifikuara mirë, me përgjegjësi, kompetenca, veprime dhe afate të qarta për të gjitha institucionet e sektorit të sigurisë.

1.1. Forcimi i aftësive dhe institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes

Forcimi i institucioneve të sigurisë do të arrihet nëpërmjet një rritje të vazhdueshme të aftësive njerëzore, teknologjike dhe buxhetore. Strategjia e Mbrojtjes së Kosovës

7

Page 8: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

do të përcaktojë qëllimet dhe sistemin e mbrojtjes, organizimin e sistemit të mbrojtjes së Kosovës, përparësitë për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e vendit, dhe mënyrë se si do të zhvillohen kapacitetet për t'u përballur me kërcënimet ndaj sovranitetit dhe integritetin territorial. Për këtë qëllim, Kosova do të zbatojë sistemin e mbrojtjes në atë mënyrë, që në kohë paqeje mbrojtja të bëhet duke krijuar një partneritet të besueshëm që kontribuon në krijimin e një mjedisi të sigurt, ndërsa në kohë lufte, për mbrojtjen e territorit të Kosovës do të merret parasysh po ashtu mbështetja e partnerëve dhe aleatëve tanë. Qëllimi i Kosovës është arritja dhe sigurimi i standardeve të NATO-s, për sa i përket pajisjeve ushtarake, menaxhimit dhe doktrinës, duke synuar, mes tjerash, edhe përputhshmërinë dhe ndërveprueshmërinë e sistemeve të mbrojtjes.

Do të bëhen përpjekje të vazhdueshme, në përputhje me nevojat dhe kërkesat e sigurisë së Kosovës, si dhe praktikat e NATO-s, për të rritur buxhetin në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në mbështetje të zbatimit të plotë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Prandaj, FSK do të zhvillojë forcat dhe aftësitë ndërvepruese me standarde të NATO-s, për lëvizshmëri, manovrim dhe mbështetje luftarake për përballim më të lehtë të sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve të identifikuara. Gjithashtu, FSK-ja do të jetë në gjendje të marrë pjesë në operacionet rajonale dhe ndërkombëtare humanitare për ruajtjen e paqes. Sistemi i personelit aktiv dhe rezervë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK, do të zhvillohet dhe modernizohet, si dhe do të zhvillohen aftësitë dhe kapacitetet e inteligjencës së mbrojtjes. MM, në bashkëpunim me institucionet e tjera

përkatëse, gradualisht do të përgatisin Programin e Edukimit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare.

Me qëllim të avancimit të mëtejshëm të aftësive për identifikim dhe paralajmërim të hershëm të kërcënimeve të mundshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë do të zhvillohet dhe forcohet më tej me kapital njerëzor dhe teknologjik.

1.2. Komunikimi dhe bashkëpunimi i institucioneve të sigurisë

Forcimi i komunikimit dhe bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë së Kosovës do të arrihet përmes vendosjes së një sistemi ndërveprues të teknologjisë së komunikimit mes të gjitha institucioneve të sigurisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, në mënyrë që të shmangen vështirësitë e ndërlidhjes pasuese të platformave të ndryshme të komunikimit. Për të përmirësuar performancën dhe për të rritur sigurinë e komunikimeve qeveritare, do të krijohet një sistem i vetëm, i sigurt dhe i klasifikuar ndër-institucional për teknologji informative dhe komunikim.

Ballafaqimi me kërcënimet hibride kërkon rritjen e fleksibilitetit të institucioneve të sigurisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim, Kosova do të zhvillojë aftësitë e saj strategjike të komunikimit, në nivelin më të lartë të qeverisjes. Në mënyrë që të rriten aftësitë ndërinstitucionale dhe bashkëpunimi me partnerët, për ballafaqim me kërcënimet e jashtme, do të ndiqet një qasje gjithëpërfshirëse. Thelbi i kësaj qasje do të jetë krijimi i një qendre të përbashkët për të gjitha institucionet e sigurisë dhe institucionet e zbatimit të ligjit, nëpërmjet të

8

Page 9: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

cilës do të përmirësohet komunikimi, koordinimi, bashkëpunimi dhe shpërndarja në kohë reale e informacionit. Duke pasur parasysh situatën e sigurisë së Kosovës dhe potencialin për të qenë pre e sulmeve hibride, bashkëpunimi me qendrat e ndryshme të ekselencës të akredituara nga NATO është i një dobie të madhe. Prandaj, anëtarësimi në këto organe do të trajtohet me prioritet, pasi që Kosova do të jetë anëtare e NATO-s.

1.3. Siguria kibernetike

Kosova synon të sigurojë një mjedis të sigurt kibernetik, për të parandaluar kërcënimet kibernetike dhe të minimizojë ndikimin që ata mund të kenë në rast të realizimit. Fushat prioritare janë mbrojtja e infrastrukturës kritike të informacionit, avancimi i aftësive të sigurisë kibernetike, avancimi i partneritetit publik-privat, reagimi ndaj incidenteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Në mënyrë që të forcojë aftësitë shtetërore të sigurisë kibernetike dhe të përmirësojë kapacitetet e përgjigjes, Kosova do të përqendrohet në rritjen e ekspertizës, pajisjeve, teknologjisë, ndërlidhjes dhe komunikimit, rishikimin dhe forcimin e kapaciteteve, duke përfshirë krijimin e:

Qendrës së Kosovës për Siguri Publike;

Rrjetit Kombëtar të Fibrit Optike; Qendrën e Rimëkëmbjes së të

Dhënave në rast të fatkeqësive; Forcimi për mbrojtje kibernetike i

sistemeve të menaxhimit civil të trafikut ajror;

Rritjes së vetëdijes së institucioneve publike për rritjen e higjienës më të mirë kibernetike dhe mbrojtjen nga

aktorët armiqësorë (shtetërorë dhe joshtetërorë) dhe

siç tashmë është përmendur më lartë, rritjes së ndërveprueshmërisë mes të gjitha institucioneve, për të rritur sigurinë e rrjetit dhe informacionit, së bashku me rritjen e ekspertizës dhe modernizimit të teknologjisë, janë parimet kryesore të veprimit institucional sa i përket sigurisë kibernetike.

MM dhe FSK janë duke punuar dhe do të punojnë për krijimin e një Qendre Kombëtare të Trajnimit (Laborator) për Sigurinë Kibernetike deri në vitin 2023, e cila, mes tjerash, synon të ofrojë trajnime për të gjitha institucionet e Kosovës në fushën e sigurisë kibernetike.

2. Siguria publike dhe mbrojtja e rendit kushtetues

Rendi kushtetues i Kosovës është i plotë dhe i zbatueshëm në tërë vendin dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim. Institucionet shtetërore do të ushtrojnë kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore në përputhje me vlerat dhe parimet e parashikuara në Kushtetutë, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët dhe banorët e Kosovës.

2.1. Luftimi i terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Kosova është një shoqëri e hapur dhe tolerante. Sidoqoftë, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm që shpesh çon në terrorizëm, mbetet një nga kërcënimet kryesore për sigurinë vendore, rajonale dhe globale, që kërcënon jo vetëm jetën dhe

9

Page 10: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

pronën, por edhe vlerat demokratike dhe bazat e shoqërisë. Kundërpërgjigjet efektive kundër terrorizmit kërkojnë përfshirjen dhe bashkëpunimin e të gjitha institucioneve publike, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare.

Kosova ka për qëllim të kundërshtojë dhe të luftojë ideologjitë ekstremiste të çdo natyre, pasi që ato mund të çojnë në dhunë dhe konflikt me interesat, vlerat demokratike dhe parimet e shoqërisë së Kosovës. Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë aktive në luftën globale kundër terrorizmit dhe financimit të terrorizmit, si dhe të mbështesë rezolutat përkatëse të OKBB-së dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare në këtë fushë. Prandaj, programet e de-radikalizimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit të luftëtarëve që kthehen nga luftërat e huaja, përfshirë ata që janë të burgosur dhe ata që kanë përfunduar dënimet e tyre, do të zhvillohen dhe zbatohen në mënyrë të vazhdueshme.

2.2. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Krimi i organizuar në rajonin e Ballkanit dhe në Kosovën mbetet një nga sfidat kryesore, që shkatërron efektivitetin e institucioneve shtetërore dhe dekurajon investimet e huaja direkte, dëmton reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrezikon anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Prandaj, politikat e brendshme do të vazhdojnë të përqendrohen në parandalimin dhe zvogëlimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, tregtinë dhe

konsumimin e narkotikëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore. Për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Kosova do të rregullojë dhe zbatojë më mirë legjislacionin, komunikimin e duhur publik dhe institucional, krijimin e kushteve më të mira të punës dhe forcimin dhe ruajtjen e integritetit dhe besueshmërisë të policisë dhe sistemit gjyqësor të Kosovës. Për këtë, do të realizohen vlerësime të rregullta në lidhje me efektivitetin e veprimit të shtetit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe do të mbikëqyrët me kujdes dhe do të sigurohet zbatimi i kornizës

aktuale ligjore. Një aspekt i veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është mbrojtja e sinjalizuesve. Kosova do të zbatojë në mënyrë rigoroze ligjet përkatëse për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe do të krijojë strukturat e

nevojshme për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe ndërtimin e kapaciteteve njerëzore për trajtimin e rasteve të tyre.

Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, nëpërmjet forcimit të mekanizmave institucionalë në përputhje me standardet ndërkombëtare, do të mbetet përparësi e vazhdueshme e Kosovës.

2.3. Forcimi i aftësive për menaxhimin e emergjencave

Kosovës do t’i duhet të menaxhojë emergjencat natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu në periudhë 2021-2030. Këto emergjenca përfshijnë epidemitë dhe

10

Të gjitha institucionet e shtetit do të bashkëpunojnë

në luftën kundër fenomeneve kriminale dhe do të përkushtohen për

menaxhimin e suksesshëm të emergjencave.

Page 11: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

pandemitë (sikurse COVID-19), zjarret, derdhjet toksike, rrëshqitjet e dheut, aksidentet rrugore në shkallë të gjerë, aksidentet ajrore dhe hekurudhore dhe tërmetet. Prandaj, për t’u ballafaquar me këto emergjenca, Kosova do të avancojë aspektet teknike, profesionale dhe ligjore, për definimin dhe përcaktimin e Infrastrukturës Kritike dhe do të zhvillojë aftësitë për ta mbrojtur atë. Kjo do të bëhet nëpërmjet masa thelbësore të parandalimit dhe menaxhimit kundër emergjencave natyrore dhe shkaktuara nga njeriu, të tilla si përgatitja e analizave të kërcënimeve për tërë infrastrukturën kritike, nga të cilat do të hartohen politika efektive dhe plane veprimi që do të lehtësojnë menaxhimin më të mirë dhe më të sigurt të emergjencave. Do të rriten aftësitë dhe kapacitetet e autoriteteve civile për të trajtuar emergjenca dhe fatkeqësi natyrore, industriale ose të shkaktuara nga njeriu dhe gatishmëria në nivelin qendror dhe lokal nëpërmjet krijimit të Programit të Ushtrimit dhe Vlerësimit të Gatishmërisë Emergjente.

Me qëllim të avancimit të sistemit të mbrojtjes ndaj gamës së gjerë të emergjencave në Kosovë, do të bëhet një rishikim i vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës i Planit Kombëtar të Reagimit dhe Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Emergjencave, bazuar në mësimet e nxjerra nga situatat reale dhe ushtrimet praktike. Në fushën e trajtimit të substancave të rrezikshme, do të hartohet dhe zbatohet një plan konkret që përcakton përgjegjësitë e të gjitha institucioneve në këtë fushë.

Gjatë vitit 2020 pandemia COVID-19 u përhap në tërë botën. Vendet tjera, përfshirë Kosovën, nuk ishin mjaftueshëm të përgatitura për këtë kërcënim të ri. Pandemia

sfidoi shërbimin shëndetësor të vendit tonë, ekonominë dhe mënyrën e jetës. Mësimet nga pandemia, mes tjerash, ishin:

nevoja për komunikim më të mirë dhe një qasje gjithëpërfshirëse në kohë krize;

institucionet qendrore dhe lokale duhet të përmirësojnë menaxhimin e rrezikut, të promovojnë një kulturë të gatishmërisë dhe të përmirësojnë planifikimin nëpërmjet trajnimit dhe testimit të vazhdueshëm të planeve ekzistuese; dhe

alokime më të mira të buxhetit në sektorin e shëndetit dhe sigurisë.

Këto mësime dhe të tjera, do të përfshihen në planet e ardhshme të menaxhimit të krizave, duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e zhvillimit të kapaciteteve dhe aftësive në institucionet e sigurisë dhe shëndetësisë në mënyrë shëndeti dhe siguria publike, të mbrohen më mirë në të ardhmen. Nëpërmjet kësaj qasjeje, do të avancohet mënyra e trajtimit të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu dhe do të zhvillohet aftësia e rimëkëmbjes.

2.4. Migrimi dhe menaxhimi i integruar i kufirit

Kosova është e përkushtuar për ndërlidhjen e migrimit dhe menaxhimit të kufirit, nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional. Institucionet përkatëse të zbatimit të ligjit do të vazhdojnë angazhimin e tyre për të forcuar kontrollin kufitar, bazuar në analizën e rrezikut, hetimin dhe ndjekjen penale të personave dhe grupeve kriminale të përfshira në kontrabandën e migrantëve dhe identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Për

11

Page 12: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

më tepër, meqenëse lëvizjet migratore kanë një ndikim në të gjitha vendet në rajon dhe më gjerë, institucionet e Kosovës do të angazhohen për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, trajnimeve dhe operacioneve të përbashkëta, si dhe pjesëmarrjes në nismave rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e migrimit.

Paralelisht me parandalimin dhe luftimin e migrimit të parregullt, kontrabandimin e migrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore, institucionet e Kosovës do të forcojnë partneritetin me BE-në dhe shtetet e saj anëtare, nëpërmjet inkurajimit dhe mbështetjes së migracionin të rregullt dhe qarkor, me qëllim zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Në kornizën e menaxhimit dhe kontrollit të kufirit, rendit dhe sigurisë publike, do të mbështetet dhe forcohet Policia e Kosovës, që të krijohen kushte për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në kufijtë e Kosovës, si dhe për zbatimin e kontrollit dhe mbikëqyrjes së kufijve në përputhje me standardet evropiane. Kosova do të angazhohet për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes agjencive dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimin e kapaciteteve institucionale, operative dhe teknike. Kjo do të shoqërohet me trajnimet e duhura, që do të rezultojë në përmirësimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit e informacionit ndërmjet autoriteteve vendore dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë, me qëllim të forcimit të kapaciteteve institucionale dhe operative të autoriteteve kufitare, për të kryer më mirë kontrollin e kufirit.

3. Anëtarësimi në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë

Si një shtet i pavarur dhe sovran, Kosova synon të bëhet anëtare e NATO-s, BE-së, OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit. Intensifikimi i dialogut me NATO-n, BE-në dhe OKB-në për të arritur anëtarësimin e plotë, me përfitimet dhe detyrimet që sillen nga të dy organizatat, mbetet një qëllim i përhershëm. Kosova do të thellojë vazhdimisht partneritetet si me SHBA-në, partnerin e saj kryesor strategjik, por edhe me vendet e tjera të NATO-s dhe vendet tjera, që ofrojnë mbështetje në sektorin e sigurisë.

Kosova është e përkushtuar që nëpërmjet Strategjisë së Mbrojtjes dhe Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, të mbështetës zhvillimin e një force të tipit të këmbësorisë, si forcë profesionale, përfaqësuese dhe të lehtë me 5000 trupa me kohë të plotë dhe 3000 trupa rezervë. FSK-ja do të jetë e aftë për mbrojtje territoriale, duke mbështetur autoritetet civile të Kosovës në kriza, duke zbatuar standardet dhe doktrinën e NATO-s, në mënyrë që FSK-ja të jetë e aftë për ndërveprueshmëri me forcat e NATO-s, si dhe të jetë në gjendje të marrë pjesë në stërvitje dhe në operacionet paqeruajtëse ndërkombëtare të drejtuara nga NATO, BE ose OKB. Kjo qasje do mundësojë ofrimin e një kundërpërgjigje gjithëpërfshirëse ndaj sfidave, rreziqeve dhe kërcënimeve të sigurisë, si dhe do të mundësoj përshtatjen me ndryshimet në mjedisin e ardhshëm të sigurisë.

Qasja e tillë do të mbështesë përpjekjet e Kosovës për t'u bërë anëtare e organizatave të lartpërmendura të sigurisë, nëpërmjet

12

Page 13: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

zhvillimit të programeve të bashkëpunimit të besueshëm, reciprok dhe të shkëmbimit, edhe për personelin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

3.1. Zhvillimi i aftësive për të kontribuuar në sigurinë rajonale dhe globale

Zhvillimi i aftësive të institucioneve të sigurisë do të bëhet në konsultim të plotë me NATO-n. Kosova është e përkushtuar të ruajë dhe avancojë aftësitë e saj të specializuara të sigurisë dhe t'i përdorë ato në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në të gjithë botën. Mirëpo, rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Evropa do të kenë përparësi në rast se do të ketë një kërkesë për ndihmë (siç u demonstrua kur FSK-ja dhe institucionet tjera të sigurisë nga Kosova u vendosën në Shqipëri për të ndihmuar pas tërmetit të nëntorit 2019).

SSK do të ketë një strategji mbështetëse të politikës së jashtme e cila do të adresojë, ndër të tjera, identifikimin e përparësive për veprim diplomatik, zhvillimin e kapacitetit njerëzor dhe buxhetor, zgjerimin e rrjetit të përfaqësimit në disa rajone gjeografike dhe forume ndërkombëtare nga rrjeti aktual, ndërtimin e besimit dhe ngritjen e reputacionit ndërkombëtar të Kosovës. Kosova do të vazhdojë koordinimin ndërkombëtar dhe diplomacinë ndërinstitucionale, në mënyrë që të zbatojë këtë SSK dhe politikat e jashtme. Për këtë qëllim, do të konsiderohet reformimi,

profesionalizimi dhe modernizimi i shërbimit të jashtëm.

Gjithashtu, Kosova do të adresojë vazhdimisht shqetësimet e atyre shteteve që nuk kanë njohur ende shtetin e Kosovës, si dhe atyre që kanë deklaruar tërheqjen e njohjes. Kosova është e vetëdijshme që njohja e plotë si një shtet i pavarur dhe sovran është conditio sine qua non për anëtarësimin e saj në NATO, BE dhe OKB.

3.2. Bashkëpunimi me vendet fqinje në fushën e sigurisë

Kosova ka për qëllim ndërtimin të marrëdhënieve të mira me të gjitha vendet fqinje, gjithmonë duke u bazuar në parimin e reciprocitetit, barazisë dhe bashkëpunimit të

ndërsjellë. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të promovohen, angazhimi për thellimin e marrëdhënieve strategjike me vendet në rajon do të rritet, nëpërmjet, mes tjerash, pjesëmarrjes aktive në bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe në organizatat dhe nismat rajonale në fushën e sigurisë. Kosova është e përkushtuar

fuqishëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë, të lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-të, deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

Kosova është e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të saj strategjik me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi dhe fqinjët tjerë, duke siguruar bashkëpunim të ndërsjellë në fushat e sigurisë dhe

13

Prioritet i Kosovës do të jenë politikat e fqinjësisë së mirë, kultivimi i paqes dhe marrëdhëniet e mira me partnerët strategjikë dhe

vendet mike, si dhe integrimi euro-atlantik.

Page 14: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

mbrojtjes, ekonomisë dhe energjisë, arsimit, arteve, kulturës, politikës së jashtme, sporteve dhe turizmit.

4. Siguria ekonomike dhe energjetike dhe mbrojtja e mjedisit

Në ndjekje të frymës së Synimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm, Kosova është e përkushtuar që të gjenerojë rritje ekonomike dhe të forcojë sundimin e ligjit. Kosova është e përkushtuar për sigurinë energjetike, si një prioritet i përhershëm, për të mundësuar, mes tjerash, reagim të shpejtë ndaj ndryshimeve në bilancin e furnizimit. Mbrojtja e mjedisit dhe ujit do të trajtohet me kujdes dhe përparësi të lartë në mënyrë që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë ujë të pijshëm mjaftueshëm dhe që burimet e Kosovës të jenë të sigurta nga thatësira dhe përmbytja.

Në vitin 2021, Kosova do të përgatis strategjinë dhjetë-vjeçare të zhvillimit, e cila do të adresojë dhe ndërlidhë të gjithë sektorët e zhvillimit me agjendat horizontale, praktikat ndërkombëtare dhe ndihmën e huaj.

4.1. Siguria ekonomike

Kosova është e përkushtuar për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, në mënyrë që të jetë në gjendje të përdorë në mënyrë efektive burimet dhe kapacitetet e saj njerëzore, financiare dhe kapitale, për rritje të vazhdueshme ekonomike.

Kosova aktualisht është në një fazë të rëndësishme të hartimit të një agjende zhvillimore drejt integrimit evropian, zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të situatës ekonomike dhe

sociale të qytetarëve të saj. Është e qartë se, për të përmbushur nevojat e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, kjo do të bëhet në të njëjtën kohë me zhvillimin e fushave, siç janë: sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirë, hapja ndaj tregtisë ndërkombëtare dhe politikave industriale, të cilat ndikojnë në shkallën e konkurrencës dhe inovacionit teknologjik, kapitalit njerëzor dhe mjedisit të pastër, burimeve të qëndrueshme dhe infrastrukturës publike. Prandaj, siguria ekonomike do të avancohet tutje nëpërmjet fuqizimt të sundimit të ligjit, përkatësisht nëpërmjet luftës kundër të gjitha fenomeneve kriminale në vend, si dhe nëpërmjet përmirësimit të komunikimit ndërinstitucional.

Diaspora e Kosovës ka një rëndësi të madhe për vendin tonë në çështjet politike, ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë. Prandaj, Kosova do të krijoj një qasje gjithëpërfshirëse, politika të dhe masa të duhura për diasporën në tërësi, duke u përqendruar në kapitalin njerëzor, për ta integruar plotësisht atë në çdo sektor në zhvillim të vendit tonë, duke përfshirë edhe sektorin e sigurisë.

4.2. Siguria energjetike

Kosova e konsideron sigurinë e energjisë si një aspekt kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj do të bëhen përpjekje të vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve në sektorin e energjisë, për t’u përballur me ndryshimet në furnizimin me energji elektrike në tregjet rajonale, emergjencat e

mundshme natyrore dhe infrastrukturën e vjetërsuar dhe sulme kibernetike dhe hibride. Kjo do të arrihet përmes rritjes

14

Kosova është e përkushtuar për sigurinë energjetike, mjedisin e pastër dhe furnizimin e

me ujë të shëndetshëm, si çështje vitale për sigurinë, zhvillim

Page 15: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

së prodhimit të energjisë, investimeve në infrastrukturën e energjisë, zhvillimit të mëtejshëm të energjisë së ripërtëritshme, përdorimit efikas të burimeve natyrore, përmirësimit të hyrjes në tregjet rajonale të energjisë dhe komunikimit në kohë reale me institucionet përgjegjëse të sigurisë.

Për të mundësuar një fleksibilitet më të lartë të rrjetit, investimet e nevojshme në infrastrukturë do të përcaktohen akomodimin e gjenerimit jo-konstant. Duke përmirësuar infrastrukturën, rreziqet e gjenerimit të pamjaftueshëm të energjisë dhe varësisë së energjisë nga jashtë do të zvogëlohen dhe mekanizmat e emergjencës në kohë krize do të forcohen. Siç u theksua më lartë, komunikimi në kohë reale mes institucioneve të sigurisë mbi kërcënimet e mundshme ndaj infrastrukturës energjetike do të rritet, që e zvogëlon nivelin e rrezikut. Kosova do të hartojë strategjinë sektoriale të energjisë, e cila përmban politikat që adresojnë diversifikimin e kapaciteteve të energjisë, rritjen e burimeve të ripërtëritshme, efikasitetin e energjisë dhe integrimin e tregut të energjisë në përputhje me qëllimet e përcaktuara nga Komuniteti i Energjisë dhe Komisioni Evropian.

4.3. Mbrojtja e mjedisit

Kosova është e përkushtuar për mbrojtjen e mjedisin nëpërmjet mbikëqyrjes të të të drejtave mjedisore dhe duke marrë masa të zbatimit të ligjit për të gjithë, pa dallim. Kosova e njeh seriozitetin e mungesës së ujit të pijshëm, ajrit të pastër dhe mbrojtjes së ekosistemit. Prandaj, është e përkushtuar për përdorimin dhe mbrojtjen e duhur të burimeve natyrore, për të furnizuar të gjithë qytetarët e saj me ujë të pijshëm dhe të

shëndetshëm dhe ajër të pastër. Gjithashtu, Kosova do të angazhohet për mbrojtjen e ujit nëpërmjet rregullimit dhe mbikëqyrjes së aktiviteteve që ndikojnë në përdorimin e ujit në mënyrë proporcionale, efikase dhe efektive, në mënyrë që të arrihen objektiva të mbulueshme ekonomikisht për trupat e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, duke respektuar parimet e menaxhimit të qëndrueshëm. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet mbrojtjes së burimeve ujore të cilat përdoren për sistemet publike të furnizimit me ujë, duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre burimeve për jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Në mënyrë që të mbrohen ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë nga ndotja, përparësi do t'i jepet investimeve në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.

Kosova do të bëj përpjekje për arritjen e niveleve të pranueshme të mbrojtjes së qytetarëve dhe pronës nga efektet e dëmshme të ujit, duke përfshirë përmbytjet dhe erozionin, në një mënyrë të balancuar ekonomikisht dhe me kosto efektive. Për këtë qëllim, Kosova do të angazhohet për zbatimin e masave efektive për të parandaluar degradimin e lumenjve nga përdorimi i pakontrolluar i zhavorrit dhe rërës, si dhe do të kryej analiza dhe rekomandime për thatësirën dhe menaxhimin e përmbytjeve. Po ashtu, do të bëhen analiza dhe rekomandime për sigurinë e digave dhe do të zbatojë programin e plotë të inspektimit të sigurisë për të gjitha digat, dhe do të marrë masa të menjëhershme pas inspektimeve, për sanimin e problemeve eventuale për sigurimin e funksionimit të sigurt të të gjitha strukturave të digave.

Kosova do ta trajtoj me prioritet menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. Për këtë qëllim, do të plotësohet korniza ligjore

15

Kosova është e përkushtuar për sigurinë energjetike, mjedisin e pastër dhe furnizimin e

me ujë të shëndetshëm, si çështje vitale për sigurinë, zhvillim

Page 16: Përmbledhje e përgjithshme · Web viewKushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton rendin kushtetues të shtetit tonë, vlerat, të drejtat dhe parimet shtetërore. Kosova nuk

dhe mbështetja e masave strukturore (të tilla si ndërtimi i impiantit) dhe masave jo-strukturore (të tilla si hartimi i strategjive dhe planeve të veprimit), për të zvogëluar rrezikun për mjedisin dhe ekosistemin nga mbeturinat e rrezikshme.

V. Zbatimi dhe monitorimi

Meqenëse SKK 2021-2030 është dokumenti kryesor për planifikimin e politikave dhjetëvjeçare të sigurisë, zbatimi i saj do të bëhet nga institucionet e sigurisë sipas përgjegjësive të tyre, ndërsa monitorimi do të bëhet nga Këshilli i Sigurisë së Kosovës me mbështetjen të institucioneve tjera të sigurisë. Ndonëse SKK përmban politika të përgjithshme orientuese, zbatimi i saj do të bëhet në mënyrë të kombinuar, nëpërmjet planit të saj të veprimit dhe nëpërmjet strategjive sektoriale, në përputhje me objektivat specifikë të përshkruara brenda SSK. Në këtë mënyrë, zbatimi dhe monitorimi i saj, do të jetë më i lehtë dhe më i saktë, si dhe do të bëhet pjesë e Kornizës së Planifikimit dhe Menaxhimit Strategjik të vendit. Për më tepër, plani i veprimit i secilit institucion do të jetë i lidhur në mënyrë të qartë me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe buxhetin e shtetit. SSK siguron qëndrueshmërinë e planifikimit përmes një qasje gjithëpërfshirëse dhe ndërinstitucionale, nëpërmjet vendosjes së treguesve të ndikimit në të gjitha dokumentet strategjike dhe ndërlidhjes së këtij planifikimi me buxhetin.

Vlerësimi i zbatimit të KSS do të bëhet në baza të rregullta për ta përputhur atë me planin vjetor të buxhetit dhe do të synojë menaxhimin e progresit duke marrë parasysh

çdo ndikim nga rrethanat dhe zhvillimet globale, rajonale ose vendore, si dhe duke marrë parasysh kërcënimet e vjetra apo të reja për sigurinë e Kosovës. Si përfundim, qasja e re e hartimit, zbatimit dhe monitorimit të zbatimit të SSK, do të mundësoj planifikim të qëndrueshëm të politikave të sigurisë, me një buxhet të duhur dhe efektiv, duke përmirësuar kështu përgjegjësinë e institucioneve, duke ulur procedurat e panevojshme të raportimit, përmirësuar të menduarit analitik dhe strategjik, në funksion të mbështetjes për vendimmarrësit e nivelit të lartë.

16