25
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë, më 12.10.2020, ora 11:00 Drejton mbledhjen: Niko Peleshi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: 1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.440 datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” të ndryshuar””. (Komision përgjegjës) 2. Projektligjit "Për regjimin fiskal në sistemin hidrokarbur". (Komision për dhenie mendimi) Marrin pjesë: Niko Peleshi, Arben Pëllumbi, Halil Jakimi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina Gjermeni, Andrea Marto, Ilir Ndraxhi, Tatjana Nurçe, Robert Bitri, Arlind Çaçani, Halit Valteri, Nimet Musaj, Kujtim Gjuzi, Ilir Pendavinji dhe Zef Shtjefni. Mungojnë: Rrahman Rraja, Lefter Koka, Gjetan Gjetani dhe Dritan Bici. Të ftuar: Athanas Karaja - Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Turizëm dhe Mjedis, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Enerjeta Tarelli Drejtor i Drejtorisë Juridike, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Ergis Tafalla - Drejtor i Drejtorisë së Deregulimit, Lejeve dhe licencave dhe monitorimit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Flogers Broqi Përfaqësues i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë, më 12.10.2020, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Niko Peleshi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

1. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.440 datë 7.7.2011 “Për

vlerësimin e ndikimit në mjedis” të ndryshuar””. (Komision përgjegjës)

2. Projektligjit "Për regjimin fiskal në sistemin hidrokarbur". (Komision për dhenie

mendimi)

Marrin pjesë:

Niko Peleshi, Arben Pëllumbi, Halil Jakimi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Eglantina

Gjermeni, Andrea Marto, Ilir Ndraxhi, Tatjana Nurçe, Robert Bitri, Arlind Çaçani, Halit Valteri,

Nimet Musaj, Kujtim Gjuzi, Ilir Pendavinji dhe Zef Shtjefni.

Mungojnë:

Rrahman Rraja, Lefter Koka, Gjetan Gjetani dhe Dritan Bici.

Të ftuar:

Athanas Karaja - Drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe

Përputhshmërisë në Turizëm dhe Mjedis, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Enerjeta Tarelli – Drejtor i Drejtorisë Juridike, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Ergis Tafalla - Drejtor i Drejtorisë së Deregulimit, Lejeve dhe licencave dhe monitorimit,

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Flogers Broqi – Përfaqësues i Qendrës Kombëtare të Biznesit.

Page 2: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

2

Ilir Bejtja - Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ilia Gjermani – Drejtor, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës

Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës

Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë.

Nikolla Lera - Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Makroekonomike dhe Çështjeve

Fiskale, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.

Dorina Çinari - Përfaqësues i Shell Albania.

Erlind Kodhelaj – Përfaqësues i Deloitte.

Xheni Kakariqi – Përfaqësues i Deloitte.

Alban Peza - Përfaqësues i Anio Oil & gas.

Nevila Kulloja – Përfaqësues i Anio Oil & gas.

Arva Luzi – Përfaqësues i Anio Oil & gas.

Page 3: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

3

HAPET MBLEDHJA

Niko Peleshi – Mirëdita!

Fillojmë këtë seancë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, ditë

e hënë, data 12 tetor. Ndjesë për shtyrjen e orarit, por për shkak të përplasjeve të orarit në

Kuvend, na u desh që nga ora 12:00 ta shtyjmë për në orën 13:00.

Sot kemi dy projektligje, vazhdimin e shqyrtimit të projektligjit “Për disa ndryshime dhe

shtesa në ligjin nr. 10440 datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” të ndryshuar””, me

relator zotin Besnik Baraj, ku ne jemi komision përgjegjës. Ju kujtoj që, këtë projektligj e kemi

votuar në parim dhe nen për nen me përjashtim të dy neneve, të cilat kanë ngelur të hapura, pasi

ministrisë përgjegjëse, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit i ngarkuam të sqarojë disa çështje që

janë trajtuar gjerësisht në seancat tona.

Projektligji i dytë është “Për regjimin fiskal në sistemin hidrokarbur”, me relator zotin

Andrea Marto, këtu jemi komision për dhënie mendimi.

Meqenëse pika e parë e rendit të ditës supozohet të jetë më e shkurtër, janë vetëm dy

nene, që shpresoj të kemi një feedback shterues nga ministria, pra kjo pikë do të jetë më e

shkurtër e fillojmë me projektligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.

Kujtoj që kemi lënë nenin 14 dhe nenin 18, për të shqyrtuar dhe miratuar. I kemi kërkuar

ministrisë të na japë argumente më shteruese lidhur me heqjen e licencës për personin juridik,

pra nevojën e heqjes së licencës të personit juridik, në kuadër të deregulimit, siç është thënë,

duhet argumentuar më mirë dhe sqaruar sesi rregullohet në kushtet e heqjes së licencës,

veprimtaria e personave fizikë apo juridikë që do të ushtrojnë këtë aktivitet, pra vlerësimin e

ndikimit në mjedis.

Kemi thirrur në takim edhe përfaqësues nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në mënyrë që

të kemi të gjithë aktorët dhe ta mbyllim pa bërë ndonjë gafë në këtë nen të projektligjit.

Gjithashtu, kemi kërkuar të sqarohet më mirë në nenin 18 çështja e sanksioneve. Ju kujtoj

që neni 18 bën fjalë për sanksione, për ekspertët e certifikuar, të cilët kanë realizuar, kanë kryer

edhe nënshkruar raporte të ndikimi të mjedisit, të cilat rezultojnë me shkelje serioze, pra u hiqet e

drejta, u hiqet certifikata e ushtrimit. Ndërkohë, janë parashikuar edhe masa për personin juridik,

por ka qenë e paqartë sesi do të aplikohen këto, e kam fjalën konkretisht për heqjen e të drejtës së

Page 4: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

4

ushtrimit të kësaj veprimtarie, për subjektet. Pra, si do të jetë kjo heqje, do të jetë e përhershme

apo do të jetë me një fat të caktuar? Po për kompanitë që kanë më shumë se një aktivitet e të

tjera?

Gjithashtu, kemi kërkuar argument, pse hiqet në këtë projektligj detyrimi për

administratorin e kompanisë për të qenë ekspert i certifikuar për vlerësimin në mjedis. Të gjitha

këto çështje, besoj se do të marrin sot përgjigje nga ministria, në konsultim edhe me QKB-në.

Pa humbur kohë, me lejen edhe të relatorit, në rast se nuk ka ndonjë kundërshtim, zotit

Baraj, ia kaloj fjalën përfaqësuesit të ministrisë, zotit Athanas Karaja, për të na prezantuar

feedback-un e ministrisë për këto dy nene.

Besnik Baraj – Dakord, jam unë.

Niko Peleshi – Faleminderit, Besnik!

Zoti Karaja.

Athanas Karaja - Përshëndetje, zoti kryetar!

Përshëndetje të nderuar deputetë!

Atëherë, në vijim të bisedës që bëri zoti kryetar, nga takimi i mëparshëm, problemi

qëndronte te neni 24, për arsye se ne duhet të ishim më shumë specifikë, për të cilësuar ato

problematika që ngritën zotërinjtë deputetë. Duke u konsultuar edhe njëherë si me drejtoritë tona

teknike, po ashtu edhe me grupet e interesit, kuptohet edhe me institucionet, edhe me shefat,

ministrin dhe sekretarin e përgjithshëm, ne vendosëm, për të qenë të qartë të bëjmë një ndryshim.

Ndryshimi konsiston mbi paktin që zhvilluesi për përgatitjen e raportit paraprak dhe raportit të

thelluar të VNM-së, ngarkon ekspertin e certifikuar nga ministri, i cili mund të jetë person fizik

ose person juridik. Pra, për të qenë të qartë, që të jem i qartë edhe vetë, edhe me zotërinjtë

deputetë, ministri nuk certifikon personin juridik apo fizik, ministri certifikon ekspertin. Eksperti

mund të jetë person juridik, mund të jetë person fizik, mund të jetë edhe ekspert, i cili ka

kënaqësinë ta ketë atë (certifikimin) dhe nuk e ushtron si veprimtari. Nga ana tjetër, shuam edhe

faktin që administratori duhet të jetë person i certifikuar. Pra, e hoqëm faktin që administratori

mund të jetë një person që nuk ka certifikatë, e cilësuam dhe mbajtëm ligjin e mëparshëm, ku

administratori i kompanisë ishte i certifikuar.

Me një fjalë, me këtë rregullim që bëmë, për të qenë të qartë, presupozohet fakti që, një

administrator duhet të jetë i certifikuar dhe dy ekspertët që ai do të ketë apo 3, apo më shumë,

duhet të jenë të certifikuar. Në rastin konkret, nuk kemi më përplasje të asaj që mendojnë me të

Page 5: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

5

drejtë të gjithë deputetë e pranishëm që, një biznes, që ka disa aktivitete, administratori është i

certifikuar, atij nuk i humbet si të thuash, licenca për bizneset e tjera. Administratori që është i

certifikuar, i hiqet certifikata dhe në këtë rast ai nuk e ushtron aktivitetin. Nuk e di nëse jam i

qartë, zoti kryetar në shpjegimin që bëra? Në rast se ka ndonjë pyetje, për të qenë në koherencë.

Niko Peleshi – Ideja është që nuk do të ketë më penalitete për kompaninë, por do të

ketë...

Athanas Karaja - Absolutisht e drejtë. Nuk do të ketë asnjë lloj penaliteti dhe i jemi

përmbajtur ligjit të mëparshëm. Ligji i mëparshëm kështu ka qenë, që administratori është i

certifikuar dhe ne iu përmbajtëm...

Niko Peleshi – Thanas, të lutem, më lër të mbaroj fjalën! Thjesht po përsëris ato që the,

po në mënyrë pa ujëra, po i them më shkoqur.

Kompania nuk do të penalizohet, në rast se kemi konstatime të raporteve në ndikimin në

mjedis, në kundërshtim me kërkesat ligjore, por do të penalizohet eksperti, administratori dhe një

apo dy ekspertët që kanë marrë pjesë në raport. Kjo është ideja.

Risia tjetër që sillni ju në këtë propozim është që, administratori në ndryshim nga

projektligji fillestar, duhet të jetë i certifikuar si ekspert. Kompania mund të ketë disa aktivitete,

por në rast se do të ushtrojë edhe aktivitetin e vlerësimit të ndikimit në mjedis, duhet që

administratori i kompanisë të jetë edhe eksperti i certifikuar. Kjo është. Tani, nga QKB-ja kemi

përfaqësues?

Flogers Broqi – Përshëndetje, zoti kryetar!

Faleminderit!

Niko Peleshi – Përshëndetje!

Nuk po i përsëri pikat që thashë në fillim, për të cilat presim një kontribut nga ju. Besoj

se ishit në linjë dhe i keni dëgjuar.

Flogers Broqi – Po, zoti kryetar.

Kjo nisëm është marrë në kuadër të reformës së deregulimit, ku qeveria shqiptare analizoi

të gjithë legjislacionin në fuqi mbi licencat, pra çdo ligj sektorial të vitit 2018 dhe përgjatë 2019-

s, dhe në fund u arrit në konkluzionin e propozimeve për eliminimin e disa licencave apo

thjeshtimin e procedurave administrative për marrjen e disa licencave të tjera. Licenca me kodin

“32/a” për ekspertin për veprimtari të tjera profesionale, lidhur me ndikimin në mjedis, është një

Page 6: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

6

nga ato 21 licenca, për të cilat është propozuar shfuqizimi dhe automatikisht ndryshimi i akteve

ligjore, një nga të cilët është ligji i sotëm.

Po hyj direkt të arsyetoj pse u pa nga ekspertët në atë moment mundësia për propozimin e

eliminimit të kësaj licence.

Në ligjin aktual pajisja e një personi fizik apo një subjekti juridik me këtë licencë fillon

me procedurat pranë Ministrisë së Mjedisit duke u pajisur ekspertët që do të merren me këtë

vlerësim të ndikimit në mjedis me një certifikatë nga ana e ministrisë. Më pas personi fizik, bëhet

fjalë gjithmonë për personin fizik tregtar, aplikonte pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për t’u

pajisur me licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti. E njëjta gjë ishte edhe për personin juridik, por

kishte dy kritere të veçanta ndaj personit fizik, i cili ishte edhe administratori dhe duhej të kishte

patjetër minimalisht dy ekspertë.

Me të njëjtin dokumentacion, me të cilin personi fizik pajisej nga Ministria e Mjedisit,

aplikohej pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit për ta marrë këtë licencë. Qendra Kombëtare e

Biznesit e klasifikonte në bazë të ligjit për licencat si licencë të grupit të dytë, ku futen ato

licenca për të cilat aplikimi dhe miratimi bëhet aty për aty po në Qendrën Kombëtare të Biznesit

dhe nuk kalon në ministrinë e linjës për një vendimmarrje dhe për një rishqyrtim të kërkesave

nga fillimi; lëshohej vetëm një dokument nga Ministria e Mjedisit që ishte certifikata për

ekspertin dhe thjesht vetëm formulari i aplikimit pranë QKB-së.

Është vlerësuar ligjërisht se nuk është aspak vlerë e shtuar pasja e kësaj licence, sepse

juristët e QKB-së nuk janë aspak të profilizuar për të bërë vlerësimin nëse janë ose jo kriteret e

duhura këto që duheshin shqyrtuar për të të pajisur me këtë licencë.

Thënë këtë, duhet të vazhdojmë edhe më tutje, se nuk kishte asnjë kriter tjetër për të parë.

Pra, subjektet thjesht detyroheshin që certifikatën me të cilën ishin pajisur një herë te Ministria e

Mjedisit, e merrnin dhe aplikonin te QKB-ja. Çfarë bënte juristi i QKB-së? Rishikonte firmën që

kishte lëshuar ministri, po themi, i Mjedisit pasi një sektor i tërë pranë asaj ministrie kishte

shqyrtuar aftësitë dhe njohuritë përkatëse të këtij eksperti. Kjo ishte arsyeja. Pra, nuk përbën

aspak vlerë të shtuar në momentin e licencimit.

E njëjta logjikë vlen edhe për personin juridik. Përgjegjësia për hartimin e këtyre VNM-

ve, në bazë të ligjit, në fund i mbetet vetëm ekspertit i cili ka hartuar këtë VNM. Kjo e fundit,

pasi hartohet nga eksperti përkatës, dorëzohet sërish pranë organeve përkatëse në Ministrinë e

Page 7: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

7

Mjedisit, të cilat bëjnë shqyrtimin e kësaj VNM-je. Pra, grupi i punës së deregulimit, pasi i

analizoi të gjitha këto, arriti në konkluzionin që licenca nuk është aspak vlerë e shtuar.

Për sa u përket përgjegjësive, përgjegjësi në këtë rast nuk mban më personi juridik sh.p.k-

ja për sa i përket raportit të hartuar, por për raportin e hartuar kjo sh.p.k thotë që ligji ose

propozimi i ri ligjor duhet ta ketë të punësuar patjetër këtë ekspertin e certifikuar nga Ministria, i

cili është përgjegjës për VNM-në e hartuar në rast se ajo mund të ketë këtë mangësi. Pra, në

vetvete nuk është personi juridik.

Dhe deri dje, propozimi tjetër që ka qenë ishte që edhe administratori i kësaj shoqërie, që

do të ushtrojë këtë aktivitet, duhet të ishte i pajisur me këtë certifikatë. Por ku është vlera e

shtuar? Për aq kohë sa administratori nuk e harton këtë VNM, por e harton eksperti tjetër i

certifikuar, atëherë përse është e nevojshme të mbingarkohen me rregullim subjektet që duhet të

operojnë në këtë fushë, kur ndërkohë administratori në shumicën e rasteve nuk është se e prekte

nga ana teknike hartimin e kësaj VNM-je? Përgjegjësia mbi administratorin nuk bie as sot në rast

se miratohet ky propozim, sepse administratori mban përgjegjësi për sa u përket detyrave që i

vijnë atij nga ligji “Për shoqëritë tregtare”. Administratori është ai që përfaqëson kompaninë me

të tretët. Në rast se ai do të firmosë mbi një VNM, ai firmos mbi tagrat ligjorë që ka: “se kjo

VNM është hartuar nga një ekspert i certifikuar nga ministri dhe unë në përgjegjësinë time të

plotë i kam lidhur edhe kontratën e punës. Dhe zotohem që ky person punon pranë meje dhe çdo

përgjegjësi që do të vijë ndaj tij është bashkërisht e shoqërisë për aq sa ai mban nga ligji “Për

shoqëritë tregtare” dhe personi i certifikuar do të mbajë të gjithë përgjegjësinë e plotë që del nga

ligji “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis””.

Kjo ishte, zoti kryetar, analiza që është bërë kur janë hartuar propozimet për eliminimin e

kësaj licence dhe të mbetej vetëm certifikimi si proces nga ana e ministrisë.

Nëse do të më lejoni, edhe vjet ka kaluar ligji... Domethënë, një nga propozimet e

derregulimit ishte edhe ligji “Për aktivitetin minerar në Republikën e Shqipërisë”, ku në të

njëjtën logjikë është thënë: “Rrëzimi i licencës për ekspertët e vlerësimit dhe vetëm vendosja e

certifikatës për ato shoqëri të cilat do të ushtrojnë aktivitetin e vlerësimit”.

Në këtë kuadër është thënë që çdo shoqëri, person fizik apo person juridik, i cili do të

ushtrojë këtë aktivitet, që në ligj është përcaktuar se ka detyrimin ligjor që, patjetër, të ketë të

punësuar ekspertin teknik, i cili është i pajisur me këtë certifikatë, është ai që mban përgjegjësi

teknike mbi aktin e hartuar.

Page 8: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

8

Jam në dispozicionin tuaj për çdo pyetje.

Faleminderit, zoti kryetar!

Niko Peleshi – Ka pyetje? Diskutime? Komente nga anëtarët e komisionit?

Zoti Karaja, lidhur me propozimin që ekspertit t’i rikthehet, si me thënë, detyrimi për të

qenë ekspert i certifikuar, më falni, administratori duhet të jetë, se Flogersi kishte disa argumente

në të kundërt të saj, ju si e mbroni?

Athanas Karaja – Zoti kryetar, ne kemi pasur takime edhe me Flogersin, që gjej kohën

edhe ta përshëndes, por ne u nisëm nga fakti se ky është një aktivitet specifik dhe duke qenë se

ekspertiza mjedisore është e tipit të veçantë, unë nuk shoh ndonjë pasojë te kjo lloj pjese që ne të

ndërhyjmë ndoshta tek ajo që me të drejtë QKB-ja ngre: shkelni mbi të drejtën kushtetuese të

ligjit e më the, të thashë.

Në rastin konkret eksperti dhe ne po i qëndrojmë ligjit aktual.

Realisht dhe për të qenë më i qartë edhe me zotërinjtë deputetë, ky është një profesion i

tillë që duhet patjetër të jesh specifik në veprimtarinë që bën, se fjala vjen, ta hapim për të gjitha,

pasi ka pasoja.

Me të drejtë ju, zoti kryetar, shtruat pyetjen në seancën e parë se edhe një berber, qoftë

edhe një biznes tjetër, le ta bëjë këtë punë. Por ne themi, jo për t’i kufizuar ata, po realisht për ta

specifikuar që duhet të jenë persona të specializuar ata që e bëjnë këtë lloj dhe, mbi të gjitha, nuk

e ndalon edhe biznesin. Ato biznese që kanë nga 5, 6, 7, 8 apo 10 aktivitete, mund ta mbajnë

edhe këtë si biznes, mjafton që administratori i tyre të jetë i certifikuar.

Niko Peleshi – Më falni, një pyetje.

Athanas Karaja – T’i eliminojmë të gjitha ato hallkat e tjera dhe shqetësimet...

Niko Peleshi – Zoti Athanas, kam një pyetje.

Nuk e di mirë, por jam informuar që më parë nuk ka qenë kusht që administratori të

kishte certifikatë si ekspert mjedisi. Është vendosur kushti në 2015-ën dhe sot jemi në 2020-ën:

ose e rivendosim, ose e mbajmë, ose e heqim.

Besoj se një informacion nga ana juaj se si ka ndikuar heqja dhe vendosja e këtij kushti

në 2015-n do ta ndihmojë vendimmarrjen tonë, pra se si ka qenë tregu para dhe pas. Ka sjellë

ndonjë përmirësim në treg? Ka sjellë ndonjë rritje të cilësisë së raporteve mjedisore apo?

Athanas Karaja – Patjetër që ka sjellë, zoti kryetar, pasi ju e dini që nga dita në ditë

kontrolli sa më i rreptë mjedisor është pjesë e punës së ministrisë. Dhe ndryshimi, jo se unë dua

Page 9: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

9

t’i bëj qejfin ministrisë, është i dukshëm. Madje pjesë e veçantë e këtij ndryshimi mjedisor dhe i

të gjitha këtyre reformave që ndërmarrim është pikërisht edhe fakti që dokumentacioni i

paraqitur nga personat juridikë apo fizikë qofshin, në ditët e sotme e ka përmirësuar shumë

punën e tyre. Fakti që edhe administratori është person i certifikuar nga ministri, është ekspert

mjedisor dhe njohës i mjedisit, ndihmon shumë në dokumentacionet e paraqitura. Në cilësitë e

raportit, dhe po të vihet re edhe rastet tona për heqjen e ...

Niko Peleshi – Dakord, e kuptova. Të dëgjojmë pak përfaqësuesin e QKB-së, anëtarët e

komisionit dhe pastaj do të kalojmë në votim.

Urdhëro, Flogers!

Flogers Broqi – Faleminderit, zoti kryetar!

Unë sugjeroj që duhet të jemi të kujdesshëm në rast se ne do t’ia caktojmë administratorit

edhe këtë detyrë, për arsye se e drejta për ushtrimin e një aktiviteti në Republikën e Shqipërisë

është e lirë, e përcaktuar në Kushtetutë, në ligjin “Për shoqëritë tregtare” dhe në ligjin “Për

licencat, lejet dhe autorizimet”.

Situata është e tillë: Në rast se ne vërtetë do të veprojmë ashtu siç e sqaroi edhe zoti

Karaja, nëpërmjet këtij ligji ne po vendosim një barrierë që për ushtrimin e këtij aktiviteti asnjë

subjekt nuk mund ta ushtrojë nëse nuk ka të punësuar një person të certifikuar nga ministri, por

që administratori të jetë person i certifikuar, në sugjerimin tim si ekspert në të drejtën e biznesit,

është e tepërt.

Një kompani iks, e cila do të zgjerojë fushën e vet të aktivitetit, edhe me këtë fushë

përkatëse, mjafton të zbatojë ligjet e vendosura në Republikën e Shqipërisë, të ketë një, dy, tre

apo katër ekspertë të punësuar, të certifikuar nga ministri, dhe nuk është e thënë që administratori

duhet të jetë i tillë. Administratori mund të jetë një ekonomist, mund të jetë i fushës juridike. Në

gamën e gjerë të aktiviteteve ligjore që ushtron, pse kompania duhet të heqë në këtë moment

administratorin, i cili mund të jetë prej 10 apo 15 vjetësh, vetëm për arsyetimin që administratori

tashmë duhet të jetë i certifikuar për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Niko Peleshi - Flogers, më fal! Në rast se nuk e vendosim këtë kusht, por jemi në kushtet

që një kompani me dy ekspertë të certifikuar ka shkelur, siç e parashikon neni 18 i ligjit, tri herë

në mënyrë flagrante ligjin duke paraqitur raporte të pasakta apo me shkelje të rënda në

projektligjin që ka ardhur nga Këshilli i Ministrave, parashikohen masa jo vetëm për ekspertët,

të cilëve u hiqet certifikata, por edhe moslejim i ushtrimit të aktivitetit për kompaninë. Është e

Page 10: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

10

mundur që një kompanie t’i ndalohet kryerja e aktivitetit në rast se ka disa aktivitete? Pra, mund

t’i hiqet e drejta pjesore për ushtrimin e aktivitetit? E kemi në legjislacion këtë hapësirë dhe në

rast se po, këto lloj heqjesh të drejtash për ushtrimin e aktivitetit si kryhen? Kryhen me ndonjë

vendim QKB-je, vendim gjykate, urdhër ministri, me afat apo pa afat? Sepse në rast se heqim

detyrimin për administratorin për të qenë ekspert, atëherë duhet të kthehemi te masa për

kompaninë. Masa për kompaninë praktikisht merret apo është një gjë utopike?

Flogers Broqi – Faleminderit, zoti kryetar!

Në këtë rast shqetësimi është shumë i drejtë. Propozimi është që, nëse kjo kompani

dorëzon një herë, dy herë apo deri në tri herë raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis në

kundërshtim me ligjin, drejtpërdrejtë këtë përgjegjësi ligjore do ta mbajë eksperti, i cili ka

hartuar dokumentin. Kjo nuk do të thotë që mund të mbyllet e gjithë procedura administrative

këtu.

Pyetja juaj është shumë e drejtë, sepse në këtë moment është shumë e vështirë. Është

vërtetë e lehtë që ne ta vëmë në ligj këtë për penalitete ndaj subjektit, por në realitet është shumë

e vështirë ta zgjedhim. Në rast se i ka dorëzuar tri herë rresht në kundërshtim me ligjin, atëherë

administratori i kësaj kompanie, i cili përfaqëson kompaninë me palë të treta dhe në këtë rast

palë e tretë jemi ne, administrata publike dhe përkatësisht Ministria e Mjedisit, është e gjithë e

drejta që të fillojë procedimi që në nivel administrativ deri në përfundimin në nivel gjyqësor, ku

mund t’i hiqet përfundimisht e drejta për ushtrimin e këtij aktiviteti në bazë të vlerësimit të

gjykatës. Kjo nuk do të thotë që është e parealizueshme, pavarësisht se është e vështirë.

Administratori i kompanisë, në kuadër të marrëdhënieve të ngritura që ka me nëpunësit e tij,

sepse ky ekspert është i vlerësuar vetë me kontrate pune dhe i punësuar pranë kësaj ...

Pra, nëse vërtetohet që administratori është në dijeni të plotë dhe ka toleruar këto gabime,

atëherë patjetër që do të mbaj përgjegjësi administrative dhe mund të propozohet që në këtë

aktivitet nuk mund të ushtrosh më për pesë, tre ...

Kjo mbetet për t’u vlerësuar dhe mund të rregullohet edhe me akte nënligjore, duke e lënë

të hapur (te masat ndëshkimore më duket se ministria e kishte futur te neni 18), që të rregullohet

më pas me vendim të Këshillit të Ministrave se si do të shkohet me masat fundore ose të

detajuara. Pyetja qëndron dhe vështirësia është, por në këndvështrimin e përgjithshëm të ligjit

dhe të frymës mua personalisht më duket se përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë ka vetëm personi

i certifikuar nga ministria për hartimin e këtij raporti të VNM-së.

Page 11: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

11

Niko Peleshi – Ka pyetje apo diskutime nga anëtarët e komisionit?

Besnik Baraj – Niko, mund të bëj ...?

Niko Peleshi – Edhe një herë, zoti Baraj, sepse nuk u dëgjuat deri në fund.

Besnik Baraj – Mund të bëj ...?

Niko Peleshi - Patjetër. Urdhëroni!

Besnik Baraj - Për sa i përket certifikimit të administratorit, mua më duket një kërkesë

relativisht e ekzagjeruar për një arsye. Subjekte të ndryshme mund të kenë aktivitete të ndryshme

dhe secili profil kërkon një certifikim. Për pasojë, nëse do të ndjekim këtë logjikë, do të duhet që

një administrator të ketë katër-pesë licenca: për punime elektrike, për punime hidraulike, për

problematikën e mjedisit, për një problematikë tjetër të sigurisë e të tjera. Kjo do ta vështirësonte

shumë punën e një subjekti në përzgjedhjen e administratorit.

Për mendimin tim duhet të ketë njerëz të licencuar apo të certifikuar brenda ekipit të tij,

por që sigurisht duhet gjetur edhe mënyra ligjore që të pasqyrohet në ligj në mënyrë që të ketë

përgjegjësi edhe administratori. Ka vërtetë përgjegjësi direkte specialisti për mjedisin, por

ndërkohë, kur bëhet diçka që shkel ligjin, përgjegjësi do të ketë edhe administratori. Mund të

mos jenë të njëjta, por padyshim që duhet të ketë. Kjo rrit edhe përgjegjshmërinë për

përzgjedhjen e specialistëve, cilësinë e tyre e të tjera.

Këtë kisha.

Kujtim Gjuzi – Kryetar?

Niko Peleshi – Urdhëro, zoti Gjuzi!

Kujtim Gjuzi – I nderuar kryetar, e mbështes totalisht logjikën që përdori profesor Baraj.

Ne të dy vijmë nga fusha e biznesit dhe e dimë, sepse kemi qenë administratorë. Për shembull,

nëse një administrator ka në drejtimin e vet dhënien e lejeve të drejtimit, ai nuk mund të jetë

edhe i certifikuar, por aty është inxhinieri mekanik, i cili di të gjitha rregullat për dhënien e lejes

së drejtimit. Edhe në këtë rast, e përsëris dhe bashkohem me kolegun Baraj, ne nuk mund të

ngarkojmë dhe tejngarkojmë administratorët, që janë ata që kanë kufizime në lidhje me biznesin

e tyre, që të bëjnë kurse pas kursesh, duke i kthyer ata (ka qenë një film në kohën e diktaturës), si

Kiu-Fiu, që duhet të realizonte të gjitha kurset.

Në këtë kontekst, unë do ta maturoj mirë votën në lidhje me këtë. Prandaj, u bëj ftesë

edhe administratorëve të shtetit, në këtë rast drejtorit përkatës, zoti Karaja, që të jetë më i

Page 12: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

12

vëmendshëm. Kemi dhënë këshillë në rastin e parë, por mesa duket këshilla nuk është pranuar

me modesti.

Ju falenderoj, zoti kryetar!

Niko Peleshi – Flogers, kam një pyetje. Ç’regjistrimi i pjesshëm apo i plotë i një

kompanie, i një shoqërie tregtare, kryhet vetëm me vendim gjykate apo e keni edhe ju si QKB

këtë të drejtë?

Flogers Broqi – Faleminderit, zoti kryetar!

Si koncept juridik nuk mund ta klasifikojmë shfrytëzim të pjesshëm, është vetëm

çregjistrim përfundimtar në bazë të një vendimi gjykate, sepse çregjistrimi vjen edhe për arsye

kur kërkohet nga vetë shoqëria, që është likuidimi apo falimentimi dhe, në raste të tilla,

analogjia përkatëse është që vendosen me vendim gjykate sekuestro nga ana e përmbaruesit. Pra,

në rast se një X aksionar, apo në rast se administratori ka pasur përgjegjësi administrativo-penale

për një çështje, siç është rasti që propozon ministria, që në rast se vijnë 3 raporte të

njëpasnjëshme, atëherë, hiqet edhe certifikata. Në logjikën time juridike, do të ishte e pamundur

që administratori të mos ketë dijeni dhe të mos mbajë përgjegjësi në rastin kur 3 herë vetë

kompania e tij dorëzon pranë ministrisë një raport me mangësi apo të gabuar. Në këtë rast lidhet

drejtpërdrejt edhe përgjegjësia e administratorit, por, për sa i përket regjistrimit të....

Niko Peleshi - Përgjegjësia është e administratorit apo edhe e personit juridik dhe

kompanisë?

Flogers Broqi - Zoti kryetar, në këtë rast përgjegjësia është e administratorit, sepse, siç e

dimë, personi juridik, jemi më pranë sh,p,k-ve apo sh.a-ve, sepse sh.p.k-të krijohen nga

ortakëritë apo nga aksionarët, të cilët nuk kanë vendimmarrje në punën e përditshme në

ushtrimin e aktivitetit të kompanisë, ata mblidhen sipas rastit, një herë në tre muaj, apo një herë

në 6 muaj, zgjedhin politikat që duhen për vazhdimin e aktivitetit të shoqërive, por është

administratori ai që do të mbajë këtë përgjegjësi. Ashtu siç e tha edhe deputeti Gjuzi, është

administratori ai që do të përplaset çdo ditë me inxhinierin e certifikuar, me ekonomistin e të

tjerë. Pra, në këtë rast është përgjegjësia e administratorit. Është shumë e vështirë që të dalë në

përgjegjësitë e ortakërive apo aksionarëve.

Për sa i përket pjesës së çregjistrimit, çregjistrimi bëhet për të gjithë subjektin juridik,

domethënë ose çregjistrohet, ose nuk çregjistrohet dhe nuk mund të ketë të pjesshëm, por kjo

zgjidhet duke regjistruar vendimet e gjykatës, të cilat vendosin sanksione në regjistrin tregtar, për

Page 13: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

13

shembull, kur ky aktivitet nuk mund të ushtrohet për 5 vjet. Pra, janë këto vendime gjykatash, që

regjistrohen në regjistrin kombëtar të biznesit, të cilat i ndalojnë subjektet për ushtrim aktiviteti.

Niko Peleshi- Pra, neni18, sipas variantit të Këshillit të Ministrave, është i pazbatueshëm,

sepse, me sa kuptojmë, nuk mund të vendoset kufizim të kryerjes së një veprimtarie, kufizim i

pjesshëm, për një person juridik. Nuk mund të paguajë, siç thotë Florenci, një kosto personi

juridik, domethënë, pronarët që kufizohen në përgjegjësinë e aksioneve të tyre, të cilët janë

pronarë të sh.p.k-së, por duhet të jetë përgjegjës administratori.

Ju, në variantin e Këshillit të Ministrave, nuk keni parashikuar sanksione për

administratorin. Ju keni parashikuar që administratori nuk ka nevojë të jetë ekspert i certifikuar

dhe nuk ka asnjë sanksion për administratorin, por ka sanksion vetëm për ekspertët dhe për

kompaninë, domethënë qenka i pazbatueshëm. Kështu që ne kemi dy opsione: ose do t’i vëmë

detyrimin administratorit që të jetë, gjithashtu, ekspert i certifikuar nga ministri për të kryer

vlerësime mjedisore dhe pastaj njëlloj si ekspertët e tjerë do të mbajë përgjegjësi në rast

shkeljesh, ose administratori mund të mos jetë detyrimisht ekspert i certifikuar, por duhet t’i

shtojmë në nenin 18 sanksione për administratorin në rast se në mënyrë të përsëritur paraqiten

raporte mjedisore fiktive apo në kundërshtim me ligjin. Pra, përgjegjësia e administratorit duhet

të jetë në çdo rast? Në rast se administratori është i certifikuar si ekspert, është e thjeshtë, sepse i

hiqet licenca, i hiqet e drejta për të ushtruar aktivitetin, por në rast se nuk është i certifikuar, çfarë

sanksionesh do të ketë për administratorin?! Ajo që tha Florgesi, që, nëse pas një hetimi

verifikohet dhe konfirmohet se administratori ka pasur dijeni dhe shkelja është bërë në dijeni të

administratorit, këtu nuk kemi të bëjmë më me një shkelje administrative, nuk bëhet më fjalë për

masa administrative, por bëhet fjalë për masa penale, sepse, nëse kjo është një veprimtari e kryer

në dijeni dhe në bashkëpunim, kjo është kriminale dhe nuk ka punë QKB-ja, por ka punë

prokuroria dhe gjykata. Masat administrative për administratorin duhen parashikuar në këtë

projektligj. Domethënë, këtu kemi një vakum.

Flogers Broqi - Zoti kryetar, për sa i përket propozimit që administratori të jetë i

certifikuar, në rast se ne do të marrim raste nga aktiviteti i përditshëm i kompanive, duhet të jemi

të bindur që administratori i një kompanie, i cili ka punësuar një drejtues të certifikuar nga

ministri, të punësuar për të hartuar këtë VNM, ai nuk e ka hartuar vetë dhe nuk e ka firmosur

këtë në rolin e dhënë nga certifikata e ministrit si ekspert vlerësues i VNM-së, por këtë do ta

Page 14: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

14

firmosë në të ardhmen individi i punësuar, drejtuesi teknik. Edhe në rast se administrata,

Ministria e Mjedisit...

Niko Peleshi- A duhet të mbajë përgjegjësi administratori, apo jo?

Flogers Broqi - Nëse Ministria e Mjedisit vendos, pas 3 gabimeve të bëra nga drejtuesi

teknik i punësuar, t’i heqë certifikatën drejtuesit dhe administratorit dhe, në rast se çështja do të

shkojë deri në procese gjyqësore, ne duhet të jemi të bindur që administratori nuk do të mbajë

përgjegjësi për këtë, por do të kërkojë të drejtën e tij t’i riaktivizohet certifikata. Ai do të thotë që

unë nuk e kam firmosur në rolin e ekspertit, por në rolin e administratorit, ky është i punësuari

im dhe kompania ime e ka bërë këtë punë dhe në gjyq duhet të jemi të bindur për këtë, do ta

fitojë të drejtën e tij, sepse nuk ka firmosur në rolin e ekspertit, por në rolin e administratorit.

Niko Peleshi - Flogers, çfarë përgjegjësie do të mbajë administratori, sepse ju vetë thatë

që administratori duhet të ketë përgjegjësi në rast se kompania e tij paraqet 3 raporte false?

Flogers Broqi- Në rast se janë jo vetëm 3, por edhe 2, administratori mund të rregullohet

me vendim të Këshillit të Ministrave që ky aktivitet ose ky subjekt nuk mund ta ushtrojë më këtë

aktivitet për 1 vit apo 2 vjet, sipas vlerësimeve të ekspertëve të fushës përkatëse. Vetëm në këtë

mënyrë mund të rregullohet kjo pjesë. Administratori patjetër që ka dijeni, sepse kur vjen

relacioni nga Ministria herën e dytë, ai e kupton që është gabimi i shoqërisë që ka përcjellë herën

e parë një akt vlerësimi të gabuar.

Niko Peleshi- Fjalën e ka zoti Pëllumbi, pastaj zoti Bitri.

Arben Pëllumbi - Kryetar, faleminderit!

Edhe unë kisha të njëjtin mendim me Flogersin. Kur bëhet fjalë për të pajisur me licencë

specifike administratorin, në fakt, ne nuk munda t’ia heqim licencën për gabimet që kanë bërë

ekspertët e tjerë, sepse ai nuk firmos si i tillë. Prandaj, besoj se mendimi që të kemi një

administrator të pajisur me certifikatë nuk na e zgjidhë problemin, për të cilin diskutojmë, sepse

ai nuk firmos si ekspert dhe nuk mund t’i heqim një licencë kur ai nuk ka firmosur si ekspert.

Këtu nuk e zgjidhim problemin që kemi me administratorin, sepse ne problemin e kemi me

administratorin, me firmën e tij si administrator dhe jo si ekspert i fushës. Mendoj se duhet të

gjejmë zgjidhjen dhe se kemi një vakum. Sipas mendimit tim, zgjidhjet janë dy. Zgjidhja e parë

është të bëjmë një procedurë administrative, ku edhe administratori ka pasojat e veta, që mund të

jenë nga elemente të gjobës, ose të largimit nga detyra dhe, zgjidhja e dytë mund të jetë që ne të

bëjmë një VKM, e cila të marrë parasysh se çfarë i ndodh kësaj kompanie edhe në rast heqjeje të

Page 15: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

15

përkohshme të së drejtës së ushtrimit të këtij aktiviteti, e cila shkon në QKB, në mënyrë që ata të

marrin masa për t’u mos u pajisur kjo kompani me të drejtën për të kryer këtë aktivitet, por

zgjidhja që administratori të jetë ekspert i fushës nuk na e plotëson këtë për të cilën po

diskutojmë. Kaq kisha.

Niko Peleshi- Zoti Bitri.

Robert Bitri- Në qoftë se diskutohet problemi se çfarë mase duhet të marrim kundrejt

ndërmarrjes, firmës apo administratorit, unë gjykoj se në qoftë se do t’i hiqet tri herë tri licenca

të tre specialistëve, atëherë, kjo firmë nuk duhet të pajiset më me licencë për këtë lloj aktiviteti

dhe të merret masë që kjo firmë të mos punojë më në këtë fushë, pavarësisht se mund ta ketë në

vendimin e gjykatës si aktivitet. Pra, të mos i lejohet që ajo të punësojë, ose të ketë të drejtën të

punësojë për 1 ose 2 vjet në këtë fushë. Kjo mund të jetë vetëm një masë administrative,

pavarësisht se ata nuk mund t’i vësh para përgjegjësisë, përderisa ekspertit, i cili është i

specializuar dhe i licencuar nga ministri, i hiqet licenca. Në qoftë se kjo firmë 3 herë për të

njëjtin problem, jep 3 versione, në qoftë se ajo do të bëjë një dëm të madh në mjedis, mund të

arrijmë deri në arrestimin e administratorit që ka firmosur dhe ka bërë dëmin. Vërtet mund të

firmosë tjetri, në qoftë se t’i bën një dëm që shkatërron sipërfaqe të tëra ose shkatërron

ambientin, i cili është me pasojë vdekjen e njerëzve, automatikisht në këtë rast ka procese të tjera

gjyqësore ose procese penale që e dënojnë administratorin dhe vetë firmën. Kështu që problemi

është i zgjidhur. Në qoftë se ai për 3 herë jep versione të ndryshme, atëherë t’i hiqet e drejta e

ushtrimit të aktivitetit. Pra, mos të lejohet të punësojë asnjë specialist tjetër.

Niko Peleshi – Të bëj një përmbledhje dhe të jap një propozim, më pas vazhdojmë si ta

mendoni ju. I gjithë problemi shkaktohet nga thelbi i këtij projektligji, pra nga heqja e licencës.

Ne po heqim licencën profesionale të ushtrimit të aktivitetit të ndikimit mjedisit për personat

fizikë apo juridikë në kuadrin e derregullimit për reduktimin e burokracisë, por licenca është

edhe një mekanizëm që mua më duket më e derregulluar me licencë se sa pa licencë. Në

momentin kur ne heqim licencën, kur vjen puna te sanksionet, na duhet t’i futemi punës me

gjykatë për t’ia ndaluar aktivitetin një kompanie pjesërisht apo plotësisht, sepse nuk ka mënyrë

tjetër. QKB-ja thotë: “Unë nuk mundem që me një raport nga ministri se kjo kompani ka shkelur

3 herë ligjin “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, me një vendim t’ia kufizoj veprimtarinë në

këtë lloj fushe. Kjo gjë nuk bëhet. E vetmja mënyrë bëhet në gjykatë; do të shkosh në gjykatë,por

atje duhet të vërtetosh që administratori i kompanisë ka pasur dijeni të plotë apo ka pasur

Page 16: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

16

papërgjegjshmëri në përzgjedhjen e ekspertëve, të cilët në mënyrë të përsëritur kanë kryer

shkelje, ose nuk kanë marrë masa, duke qenë se ata një herë, dy herë apo tri herë sillnin raporte

false për t’i ngarkuar administratorit, përfaqësuesit ligjor të personit juridik, legjislacionin. Pra, a

kemi derregulluar, apo e kemi bërë akoma më çorap? Unë mendoj se e kemi bërë çorap, sepse

bëhet i pazbatueshëm presioni institucional pozitiv kundrejt personave fizikë apo juridikë që

kryejnë këtë veprimtari. Atëherë, nuk dua t’i heq atë themelin projektligjit, sepse, po e rikthyem

licencën, projektligji bie përsëri. Nuk pretendoj se e kam studiuar më mirë se sa një ministri e

tërë. Ne këtu në komision e marrim produktin gjysmë të gatshëm dhe e bëjmë të gatshëm.

Ndërkohë që ju merrni lëndën e parë dhe e bëni produkt gjysmë të gatshëm, pra projektligj. Pra,

nuk dua ta rrëzoj në themel, por ajo unë mendoj dhe e propozoj tani, si anëtar i këtij komisioni: e

vetmja gjë që na jep një lloj kontrolli mbi këtë veprimtari, pavarësisht se duket si kufizimi i lirisë

dhe sipërmarrjes, është detyrimi që administratori të jetë ekspert i certifikuar. Doni ta hiqni

licencën për kompaninë?! Në rregull, por duhet të mbajmë ekspertin me certifikatë, pra kërkesën

që administratori të jetë ekspert i certifikuar, sepse vetëm në këtë mënyrë ne rritim përgjegjësinë

ndaj personit juridik dhe kemi se çfarë sanksionesh t’i vëmë një kompanie, në rast se ka shkelje.

Ne themi që ia heqim certifikatën e administratorit që nuk e kryen dot këtë aktivitet. Duhet të

ndërrosh administratorin që ta kryesh këtë aktivitet. Pra, një kompani që mund të ketë 10

aktivitete, mund të ketë ndërtim mund të ketë peshkim dhe vlerësime të ndikimit në mjedis ka

një administrator. Në qoftë se do të kryhet vlerësimi i ndikimit në mjedis, duhet që

administratorin ta këtë edhe ekspert të certifikuar. Në rast se ka shkelje, jemi në kushtet e nenit

18 të ligjit, ne ekspertit i heqim certifikatën. Në rast se i heqim certifikatën, automatikisht

kompania nuk e kryen dot këtë veprimtari, pra kompania duhet të marrë vetë masa të ndërrojë

administratorin, në rast do t’i rikthehet kësaj veprimtarie të vlerësimeve mjedisore. Duket si një

zgjidhje artificiale, por, në kushtet kur ju na hiqni licencën, ne nuk kemi si ta zgjidhim ndryshe.

Unë këtë propozim kam.

Urdhëroni, zoti Bitri!

Robert Bitri – Nuk e detyrojmë dot firmën që të vendosë administratorin ekspert, sepse

ai, duke pasur shumë aktivitete, në finale administratorin e do më shumë për gjërat tjera se sa për

ekspertin. Më mirë i del të marrë një ekspert, por ne mund të kalojmë në një moment tjetër. Nuk

kemi pse ta dënojmë firmën, por dënojmë vetëm atë që firmos dhe kjo rrit përgjegjësinë e atij që

firmos. Më mirë e bëjmë më të rëndë dënimin kundrejt atij që firmosë se sa të mbajmë qëndrim

Page 17: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

17

ndaj firmës ose administratorit të firmës. E heqim dënimin, pra nuk ka pse të dënohet

administratori apo firma. Në qoftë se ne ekspertët i kemi të përgjegjshëm, të ndërgjegjshëm dhe

jo sharlatanë, atëherë nuk ka ekspertë që të firmosë për një gjë që dëmton ambientin. Ne më mirë

forcojmë punën te dhënia e licencës, te personat që duhet të marrin licencën, te përgjegjshmëria

e tyre dhe te ndershmëria e tyre se sa të bëjmë artifica të tilla që bien ndesh ligjërisht, pra nuk

mund të zgjidhen ligjërisht, sepse nuk mund t’i thuash firmës: do të punosh për mjedisin, patjetër

do ta bësh administratorin me licencë dhe të firmosësh. Ai mund të jetë me licencë dhe nuk

firmos, por merr një ekspertë tjetër.

Niko Peleshi – Zoti Bitri, keni të drejtë dhe, pa dyshim, duket si nonsens, por kjo është

çështje politikash të ministrisë, pra, deri ku duan ta rregullojnë tregun, sepse liria e sipërmarrjes

është një gjë, por ka edhe sektorë që janë të rregulluar. Për shembull, farmacitë, ti, pa qenë

farmacist i diplomuar, i certifikuar, nuk mund të ushtrosh aktivitetin e farmacisë, pra nuk mund

ta hapësh dot farmacinë pa qenë farmacist. Ti do të thuash: unë jam inxhinier ndërtimi, punësoj

një farmacist dhe hap një farmaci. Në dijeninë time, nuk e bën dot këtë, edhe vetë administratori

apo pronari i farmacisë duhet të jetë farmacist.

Ta dëgjojmë pak Flogersin se sa e saktë është.

Urdhëroni, zoti Flogers Broqi

Flogers Broqi –Faleminderit, zoti kryetar!

Për sa ai përket aktivitetit të shitjeve të barnave me pakicë, mjafton ta kesh drejtuesin

teknik të pajisur me certifikatën profesionale të farmacistit dhe mund ta hapësh aktivitet. Ajo ka

disa kushte të tjera për sa i përket ruajtjes së barnave, madhësisë të aktivitetit ku do të ushtrohet,

pra duhet mbi 45 metra katrorë, por administratori mund të jetë i çdolloj, por ka detyrimin që

patjetër të ketë drejtues teknik një farmacist të certifikuar nga Urdhri i Farmacistit. Siç tha zoti

Bitri në propozimin e tij, unë do të shtoja që për sa i përket pikës 8 të nenit 18 të këtij

projektligji ne mund ta rregullojmë: “Në rast të paraqitjes nga personat fizikë, juridikë të pajisur

me certifikatë për hartimin e raportit të VNM-së mbi 3 herë të raporteve me mangësi, bazuar në

metodologjinë kombëtare për hartimin e raporteve të vlerësimit të ndikimit në mjedis, ministri

vendos pezullimin apo heqjen e certifikatës”. Mund të shtojmë pikën 8/1 ku të thuhet:

“Subjekteve, person fizik dhe juridik po për të njëjtën shkelje u hiqet e drejta e ushtrimit të

këtij aktiviteti 1 vit deri në 3 vjet”. Kjo është për t’u vlerësuar nga ekspertët e ministrisë, por kjo

mund të shtohet në këtë kuadër dhe asnjë subjekt i tillë nuk do të ketë më të drejtën ta ushtrojë

Page 18: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

18

këtë aktivitet. Kjo është kollaj e gjurmueshme, sepse çdo subjekt në të ardhmen që ka punësuar

një drejtues të ri teknik, por është i njëjti që ka marrë këtë masë, çdo raport vlerësimi, përpara se

të certifikohet përfundimisht, u shkon strukturave përkatëse të ministrisë dhe në një sistem të

tillë ose në një regjistër mund të kontrollohet nëse ka masë për ndalimin e ushtrimit të aktivitetit

të këtij subjekti apo jo. Kjo është e kontrollueshme nga ana administrative, ndërsa nga ana

penale, ashtu siç e theksoi zoti Bitri, ne e kemi fushën e hapur.

Niko Peleshi – Me pjesën penale ne nuk merremi fare, sepse nuk është pjesë e rregullimit

në këtë ligj. Në rast se kjo është e mundur, atëherë kthehemi te varianti origjinal i projektligjit,

pra siç ka ardhur nga Këshilli i Ministrave. Më duket që dhe ju e thatë se është praktikisht e

pamundur ta pezullosh me një urdhër ministri, bazuar edhe te ky ligj, veprimtarinë për një

kompani në mënyrë pjesore. Kjo është e pamundur. Me çfarë akti do të pezullohet? Ju thatë që

çregjistrimi për një pjesë të veprimtarisë apo për të gjithë veprimtarinë bëhet me vendim të

gjykatës apo nuk e di me çfarë tjetër, ose kur e kërkon vetë subjekti. Si mund të bëhet

çregjistrimi? Kemi një vendim ministri për ta pezulluar për një vit aktivitetin e kompanisë

“Alfa” sh.p.k në fushën e vlerësimeve mjedisor, vjen ky urdhër te ju dhe ju bëni ndonjë

çregjistrim të posaçëm, apo si?

Flogers Broqi – Zoti kryetar, kjo pikë nuk ka lidhje me çregjistrimin. Ky subjekt mund

të vazhdojë aktivitete të tjera në fushën e peshkimit apo atë minerare.

Niko Peleshi – Të pjesshëm, po them, vetëm për këtë aktivitet.

Flogers Broqi – Po, pra por nuk ka lidhje. Në këtë pjesë nuk është çregjistrim, por

ndalim për ushtrimin e një aktiviteti.

Niko Peleshi – Ministri nuk merr vendim për lejimin dhe pastaj të marrë vendim për

ndalimin. Nuk e lejon ministri një aktivitet, e lejoni ju, QKB-ja. Si mund ta ndalojë ministri një

aktivitet që nuk e ka lejuar? Koncepti i lejimit ishte licenca. Ju e hiqni fare konceptimin e

lejimit, që do të thotë të licencës dhe e bëni automatike. Në rast se ke ekspertë të certifikuar, ke

të drejtë të bësh raporte mjedisore, por me këtë i keni hequr vetes edhe të drejtën e ndalimit.

Flogers Broqi – Zoti kryetar, duhet të sqarohemi që dhe në variantin siç ishte nuk është

QKB-ja ajo që i heq licencat. Edhe në variantin e parë, pavarësisht se, në interpretim të ligjit nr.

1081, i ka ndarë në 3 grupe licencat: 1-shi dhe 2-shi miratohen apriori në QKB dhe 3-shi në

ministrinë përkatëse, revokimi i licencës ishte po tagër i ministrisë përkatëse dhe jo i QKB-së,

sepse neni 12 i ligjit nr. 10 081 arsyeton: “Çdo institucion me kompetenca inspektuese është ai

Page 19: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

19

institucion që i propozon titullarit të tij revokimin e licencës” dhe ky revokim regjistrohej në

QKB. Ky është një koncept i ndarë. Rastin në fjalë ne po e rregullojmë nëpërmjet ligjit që asnjë

subjekt nuk do ta ushtrojë këtë aktivitet, pra ne nuk po e liberalizojmë; ky nuk është liberalizim.

Robert Bitri – Pse është e domosdoshme ta dënojmë patjetër firmën?

Flogers Broqi – Zoti Bitri, jemi në të njëjtën linjë. Rast pas rasti nuk ka pse mban

përgjegjësi firma.

Niko Peleshi – Si jeni në të njëjtën linjë?! Ti tani bëre gjithë këtë fjalim dhe po na tregon

sesi ministri me urdhër mund dhe duhet t’ia ndalojë ushtrimin e aktivitetit për një periudhë të

caktuar një kompanie, kurse tani thoni: “Nuk duhet të penalizohet kompania”. Nuk e kuptoj:

çfarë qëndrimi keni personalisht?

Flogers Broqi – Në rast se ky është ngërçi, unë propozova që zgjidhja mund të jetë

duke bërë një ndërhyrje në pikën 8 të nenit 18. Pra, në interpretimin se është e pamundur që 3

herë rresht të dorëzohet pranë ministrisë një akt vlerësimi i gabuar dhe administratori i

kompanisë të mos ketë dijeni për këtë gjë. Në këtë rast, pika 8 e nenit 12 thotë : “Mbi 3 herë të

raporteve”, atëherë patjetër në këtë rast duhet të flitet edhe për një masë ndaj subjektit juridik. Ne

jemi vetëm për këtë rast përjashtimor, siç thotë pika 8.

Athanas Karaja – Zoti kryetar, nëse është e mundur, si përfaqësues i ministrisë.

Niko Peleshi – Po, zoti Karaja.

Athanas Karaja – Ne kishim variantin e parë dhe nga të gjithë zotërinjtë deputetë i

deputetëve u ngrit me të drejtë problemi: me administratorin si do të veprojmë? Në kushtet ku

jemi dhe me ato mangësi që ka Flogersi, që e pranon edhe vetë: “Ne nuk bëjmë pezullim të

pjesshëm”, në bisedën para një jave thamë një biznesi që ka 8 aktivitete, si mund t’i bllokojmë

1 biznes? Me të drejtë u krijua ajo ideja tek të gjithë deputetët. Ne nuk kemi një mekanizëm

bllokues që QKB-ja të bllokojë vetëm 1 aktivitet dhe 8 të tjerat t’i lërë. Ajo ikën komplet. Ne në

këtë rast i bie se po marrim në qafë bizneset.

Niko Peleshi – Kam një pyetje? Në rast se heqim penalitetin me “ndalim të aktivitetit”

dhe vendosim penalitet sanksionin “me gjobë” për kompaninë, a është e mundur kjo gjë? Personi

juridik që ka dorëzuar më shumë se 3 raporte të kapura në shkelje të rënda të ligjit, dënohet me

gjobë x”. A mund ta vendosim gjobën?

Robert Bitri – Kjo është zgjidhje.

Page 20: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

20

Flogers Broqi – Teknikisht është e mundur, por nuk mund të jap përgjigje për këtë,

duhet ta japë ministria përkatëse.

Athanas Karaja – Zoti kryetar, me këtë që propozohet nga ana juaj, jam i bindur se

deputetët përsëri do të ndërhyjnë dhe do të thonë: “I vëmë gjobë subjektit”. Ne po pranojmë dhe

vetë deputetët thonë: “Administratori nuk ka përgjegjësi. Përgjegjësinë ta mbajë eksperti”. Si do

ta paguajë kompania mëmë që ka 30 firma një gjobë X lekë? Ai do të thotë: “Nuk është faji im.

E ka ky e ka ai”. Ne asgjë nuk kemi rregulluar në këtë rast.

Nëse do të vëmë një mekanizëm rregullues, dakord, ua linim të gjithëve të drejtën, ashtu

siç e pranon Flogersi, pasi kështu eb kishim variantin e parë. Me të drejtë nga grupi i deputetëve

u shtrua pyetja: “Si do të mbajnë përgjegjësi administratorët?”. Ky ishte i gjithë thelbi, se ashtu e

lamë dhe erdhëm te ky variant, pasi nuk kemi një mekanizëm rregullues midis nesh dhe QKB-së,

por në rastin konkret të QKB-së, që të bëjmë pezullime të pjesshme. Dakord, jemi që ta lëmë

edhe ashtu siç thotë Flogersi, por përsëri ju do të shtroni pyetjen: “Kushdo të mbajë

përgjegjësi?”. Ky administrator që nuk është ekspert dhe ua lë përgjegjësinë këtyre 2 ekspertëve

të tjerë, del pa lagur, se nesër i heq këta 2 ekspertë. Këto janë konkluzione që i kanë nxjerrë

deputetët dhe nesër merr 2 të tjerë dhe vazhdon përsëri biznesin, kurse ne mjaftohemi me heqjen

e ekspertëve të tij, ai fillon një punë tjetër, ky merr 2 të tjerë...

Atëherë, në rastin konkret që ne të mos e dëmtojmë biznesin në tërësi, vendosëm këtë

lloj kushti që të mjaftohemi me heqjen e certifikatës dhe të administratorit, firma në tërësi,

biznesi në tërësi, nuk dëmtohet, sepse mund të bëjë ndërtime, mund të shesë fruta-perime, mund

të bëjë hidrocentrale, mund të bëjë gjithçka. Në rastin konkret ne nuk kemi një mekanizëm

rregullues që ta hiqnim vetëm për këtë pjesë, siç e pranoi edhe Flogersi, i cili thotë që: “Mbyllet i

gjithë aktiviteti”. Si do të bëhet? Hajde ta lëmë, por duhet të gjejmë mekanizmin rregullues. Ai

është i specializuar. Për t’u bërë një konkretizim tjetër zotërinjve deputetë: sot të gjitha firmat

mjedisore e kanë administratorin ekspert mjedisor, pasi shumë pak nga ato firma (merrni

biznesin më të madh që ka Shqipëria dokumentet mjedisore), po ia vëmë: “kompania X”, që

është vetëm për ekspertë mjedisorë. Kjo, që të kuptohemi, sepse krijohet ideja sikur ka. Firmat e

mëdha, në tërësi, nuk kanë interes që ta bëjnë vetë këtë, sepse po qe se administratori nuk merr

vesh një herë, dy herë, ia fut një studimi kot, s’i ti dalë. Përgjithësisht, sot 95 % e tregut operon

me ekspertë të licencuar, që kanë dhe kompanitë, por të regjistruar si persona juridikë, ku edhe

administratori është person i certifikuar.

Page 21: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

21

Tashmë unë e shoh shumë të paqartë zgjidhjen, zoti kryetar, pasi ne nuk kemi

mekanizëm. Atëherë, me të drejtë na thonë deputetët: si do të bëhet me gjithë këto biznese që

kanë me dhjetë firma? Sepse nuk e kemi që të bllokojmë pikërisht këtë. Prandaj, le ta fusim

këtë, se variantin e parë ashtu e kishim. Sepse s’mban më përgjegjësi subjekti...

Robert Bitri – Zoti kryetar, është sjellje e papranueshme ligjore, që ndaj firmës dhe ndaj

administratorit të firmës, pas tri herëve, për të njëjtën çështje, të mbahet një qëndrim me gjobë,

me gjobë goxha të madhe, sepse në finale, është detyrë e tyre, që të zgjedhin qoftë firmën, siç

thotë Nashua, qoftë ekspertin, qoftë firmën mjedisore, sepse në finale, duhet të mbajë edhe ajo

një farë përgjegjësi ligjore. Në qoftë se ajo, në lidhje me dëmin, për të njëjtën çështje, çon tri

herë një mendim të gabuar eksperti, që dëmton mjedisin, ka ndikim në mjedis, atëherë edhe ajo

duhet të mbajë përgjegjësi.

Ti s’po i heq aktivitetin, nuk po e dëmton me masë pezullimi të aktivitetit, por një dëm

ekonomik duhet ta ketë ajo, qoftë dhe për të korrigjuar atë dëm që ajo i shkakton mjedisit. Pra,

në finale, ajo vetëshlyen dëmin që i shkakton mjedisit. Kësisoj, është më se e logjikshme, por

dhe e bazuar ligjërisht.

Kështu e mendoj unë.

Niko Peleshi – Ka pyetje ose komente?

Po, zoti Pëllumbi.

Arben Pëllumbi – Kryetar, unë mendoj se ne duhet t’i ndajmë qartë dhe saktë disa gjëra.

E para, në rast se është paraqitur një studim mjedisor, i cili është perceptuar me gabime,

unë besoj se ai studim nuk ka dalë në terren, nuk është se ka sjellë dëme në mjedis. Kjo sepse

është konstatuar që më përpara se është me probleme, si i tillë. Besoj se e kam të drejtë këtë

logjikë apo jo?

Pra, ai është konstatuar që në pjesën e studimit si i tillë. Nuk ka sjellë dëme në mjedis. Në

rast se dikush e përsërit këtë gjë, kjo do të thotë se ka ekspertë të paaftë për të bërë studime të

sakta në mjedis. Nuk besoj se janë të qëllimshme.

Në rast s ene do të duam të bëjmë penalizimin e administratorit, dhe ta kemi si sot,

atëherë duhet patjetër të vendosim një pikë, ku administratori të firmosë si ekspert i fushës, jo

thjesht si administrator, jo në rolin e administratorit, por në rolin e ekspertit. Në këtë rast, të

heqim një nga ekspertët, që shpk.-ja të mos ketë dy ekspertë, por të ketë administratorin dhe një

ekspert tjetër. Kështu, administratori të firmosë vetë, në rolin e ekspertit.

Page 22: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

22

Në këtë rast ne bëjmë një kufizim, sepse nuk lejojmë çdo lloj kompanie që të merret me

mjedisin, por ky nuk është një kufizim që s’e kemi bërë edhe në raste të tjera. Ju kujtoj, për

shembull, se si është kur një subjekt juridik do të ndërtojë një studio avokatësh. Nuk e bën dot.

Nuk e lejojmë një njeri që s’ka lidhje me avokatinë, që të ndërtojë një studio avokatësh.

Atëherë, në rast se duam që të bëjmë këtë kufizim, që ta kemi situatën më në kontroll, të

heqim njërin nga ekspertët, administratori të jetë vetë ekspert, dhe të firmosë si ekspert e si

administrator. T’i bëjë të dyja firmat. Në këtë rast, ne e kemi nën kontroll. Në rast se bëhet një

gabim i përsëritur, i heqim licencën administratorit. Kompania pastaj, le të gjejë një

administrator tjetër. Ti mund ta gjobitësh, por ajo nuk ka shkaktuar dëme akoma, sepse po pati

shkaktuar dëme në mjedis, nuk ka më gjoba. Sepse, pastaj është e pallogaritshme se cila është

gjoba për dëmin që mund të ketë shkaktuar në mjedis një studim i gabuar mjedisor.

Niko Peleshi – Atëherë, që t’i japim drejtim, edhe unë jam 100 % dakord me propozimin

e zotit Pëllumbi.

A ka propozime të tjera alternative? A ka propozime alternative? Nuk ka.

Atëherë, neni 14 ndryshon nenet 20, 21 dhe 23. 24, më falni! Pra, nenet 20, 21 dhe 24.

Diskutimet tona janë të përqendruara të gjitha te neni 24, kështu që unë po i kaloj sipas neneve.

Pra, po i kaloj në blloqe, po i hedh në votim.

Blloku i parë janë ndryshimet në nenin 20.

Kush është dakord me ndryshimet që neni 14 bën te neni 20, duke përfshirë edhe

rekomandimet e Komisionit të Integrimit, të cilat i keni. Nuk po i lexoj, sepse besoj se nuk e

ndryshojnë thelbin. Janë saktësime të nevojshme nga ky komision.

Pra, kush është dakord me bllokun e nenit 20, brenda nenit 14, pra me ndryshimet në

nenin 20?

Kush është dakord? Kundër? S’ka. Abstenim? 1 abstenim.

Miratohet ky bllok, pra ndryshimet në nenin 20.

Jemi akoma te neni 14.

Kush është dakord me ndryshimet që neni 14 propozon te neni 21, siç janë në variantin e

Këshillit të Ministrave? Kundër? S’ka. Abstenim? 1 abstenim.

Miratohet edhe pjesa e nenit 21 brenda nenit 14.

Tani kalojmë te neni 24, te ndryshimet në nenin 24, që parashikon neni 14. Unë po lexoj

dy pikat e para, sepse pikat 3 dhe 4 janë si në variantin e Këshillit të Ministrave.

Page 23: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

23

Është fjala për dy pikat e para, ku reflektohet propozimi që ka bërë ministria, që plotësoi

dhe saktësoi më tepër zoti Pëllumbi, e ku unë do të vë edhe emrin tim, si propozim i përbashkët.

Këto pika bëhen si më poshtë.

Pika 1: “Zhvilluesi, për përgatitjen e raportit paraprak dhe raportit të thelluar të VNM-së,

ngarkon ekspertin e certifikuar nga ministri, i cili mund ta ushtrojë veprimtarinë si person fizik

ose si person juridik”.

Pika 2: “Të drejtën për përgatitjen e raportit paraprak dhe raportit të thelluar të VNM-së,

e kanë: a- personi fizik, i cili është certifikuar si ekspert nga ministri. b- personi juridik,

administratori i të cilit është certifikuar si ekspert nga ministri, dhe ka të punësuar me kontratë

pune të paktën edhe një ekspert të certifikuar nga ministri.”

Pikat 3, 4 dhe 5 janë si në variantin e Këshillit të Ministrave.

Atëherë, kush është dakord me ndryshimet e nenit 14 tek neni 24?

Pra, kush është dakord me këtë propozim? Kundër? Zoti Gjuzi, kundër?

Kujtim Gjuzi – Abstenim!

Niko Peleshi – Kundër s’ka. 1 abstenim nga zoti Gjuzi.

Miratohet me një abstenim!

Kalojmë në votim nenin 14 në tërësi.

Kush është dakord në tërësi me nenin 14, të riformuluar? Kundër? S’ka. Abstenim? 1

abstenim

Miratohet!

Kalojmë te neni 15. Nenin 15 e kemi miratuar.

Kalojmë te neni 18, sepse të gjithë nenet e tjerë janë miratuar.

Te neni 18 diskutimet janë për pikën 8. Ministria ka sjellë propozimin që pika 8 të

formulohet si më poshtë: “Në rast të paraqitjes nga personi fizik apo juridik sipas përcaktimeve

të këtij ligji…”

(Nuk dëgjohet)

Është hequr. Nuk është juridik, por administratori.

Pra “Në rast të paraqitjes nga personi fizik apo juridik, i pajisur me certifikatë sipas

përcaktimeve të këtij ligji, për hartimin e raportit të VNM-së mbi tri here të raporteve të VNM-së

me mangësi, bazuar në metodologjitë kombëtare për hartimin e raporteve të vlerësimit me

ndikim në mjedis, ministri vendos pezullimin apo heqjen e certifikatës së ekspertit.” Ky është

Page 24: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

24

formulimi që propozon ministria. Nuk ka sanksione për personin juridik, pra për kompaninë, por

sanksionet janë për ekspertët ku përfshihet edhe administratori, sepse me ndryshimin që bëmë te

neni 14, raporti mjedisor duhet të firmoset gjithmonë nga administratori dhe nga një ekspert. Pra,

ekspertët që do të mbajnë përgjegjësi janë administratori dhe eksperti. Në rast se ministri vendos

pezullimin apo heqjen e certifikatës së ekspertit do të thotë se kjo kompani nuk kryhen më

raporte mjedisore, sepse eksperti, të cilit i bie certifikata është vetë administratori i saj dhe quhet

person juridik i pacertifikuar për raporte mjedisore. Në këtë mënyrë zgjedhim ngërçin apo

pikëpyetjen që kishim, se si mund të zbatohet në praktikë ndalimi i së drejtës për të ushtruar këtë

pjesë të veprimtarisë së një kompanie.

A ka propozime? Nuk ka.

Hedhim në votim nenin 18 me pikën 8 të riformuluar. Kush është dakord me këtë

riformulim të nenit 18? Kundër? Nuk ka. Abstenim? Nuk ka.

Miratohet.

Neni 19. Kush është dakord me nenin 19, me variantin e Këshillit të Ministrave? Kush

është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? 1 votë.

Miratohet.

Neni 20. Në këtë nen propozohet të shtohet një nen për aktin nënligjor, të cilin po e lexoj:

“Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e aktit nënligjor, në zbatim të pikës 4 të nenit 24

të ndryshuar me nenin 18 të këtij ligji”. A do të vendosim ndonjë afat këtu? A ka ndonjë

propozim nga kolegët apo nga ministria?

Athanas Karaja – Për 6 muaj.

Niko Peleshi – Atëherë, brenda 6 muajve.

Athanas Karaja – Zoti kryetar, për saktësim ky është neni 14 dhe jo neni 18, pra është

neni 14 i këtij ligji, te neni 20.

Niko Peleshi – Pra nuk është neni 24, por është neni 14?

Athanas Karaja – Është i ndryshuar me nenin 14 të këtij ligji.

Niko Peleshi – Dakord. “Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e aktit nënligjor,

në zbatim të pikës 4 të nenit 24 të ndryshuar me nenin 14 të këtij ligji, brenda 6 muajsh”. Kush

është dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? 1 votë e zotit Gjuzi.

Neni 21 “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”. Kush është

dakord? Kundër? Nuk ka. Abstenim? 1 votë.

Page 25: PROCESVERBAL … · Enea Karakaçi - Drejtor Juridik, Ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës Vasilika Vjero – Zëvendësministre e Financave dhe e Ekonomisë. Nikolla Lera

25

Miratohet me 1 votë abstenim.

Kush është dakord në tërësi me projektligjin? Kundër? Nuk ka. Abstenim? 1 votë.

Miratohet me 1 votë abstenim ky projektligj, që u bë maratonë, por gjithsesi besoj se ia

ka vlejtur.

Faleminderit, Athanas!

Bëre mirë që erdhe, sepse i dhe drejtim me kompetencën tënde.

Athanas Karaja – Faleminderit, zoti kryetar!

Niko Peleshi – Shpresoj të dëgjohemi edhe për projektligje të tjera, që lidhen me punën

tënde, sepse ishe vërtet mbështetës dhe ndihmues.

Faleminderit!

Falënderoj edhe Florencin, se nuk po e lexoj dot mbiemrin, faleminderit për kontributin!